VOAL

VOAL

Florian Raunig: RTSH prej kohësh po punon pa drejtues të zgjedhur

Raunig: RTSH të jetë një transmetues publik vërtet i qëndrueshëm, i pavarur, llogaridhënës dhe cilësor

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig thotë se Shqipëria ka numër të madh mediesh krahasuar me popullsinë dhe tregu duket pluralist në pamje të parë.

Po të shohësh nga afër-thotë ambasadori- ky numër i madh subjektesh ofron përmbajtje të kufizuar dhe besueshmëri të tillë.

Në një forum për median, ai deklaron se transformimi i RTSH-së në një transmetues vërtet në shërbim të publikut ka hasur në vonesa të mëdha.

“Parlamentit iu deshën dy vite që të zgjedhë dhe të emërojë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së. Bordi ka tashmë 7 muaj që punon dhe ende nuk është zgjedhur drejtuesi i institucionit”, deklaroi.

Prezenca e OSBE-së mbështet plotësisht anëtarët e Bordit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. “Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor”, tha gjithashtu.

Ambasadori tha se Televizioni Publik është margjinalizuar krahasuar me disa stacione private. “Vijimi i kësaj situate do të thotë që media publike të mos përmbushë rolin e vet parësor, konkretisht të japë informacion të besueshëm, të veprojë si roje e demokracisë, të ofrojë argëtim cilësor edhe të japë edukim bashkëkohor, në interes të qytetarëve shqiptarë”, shtoi.

Raunig deklaroi se gazetarët nuk janë të pavarur në punën e tyre, ku përveç pjesës profesionale, ata shpesh janë në punë të zezë ose nuk u jepen rrogat në kohë. /Dita/

Buxheti 2016 hedh në rrugë 7 200 nëpunës publikë: largohen 7 100 mësues dhe 500 policë, fryhet Kryeministria

Viti që vjen, pritet të shkaktojë një furtunë të vërtetë në administratën publike. Plot 7200 vende pune do të shkurtohen në institucionet shtetërore dhe këtë e paralajmëron vetë qeveria, në projektbuxhetin 2016, i cili është prezantuar mbrëmë nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Sipas projektbuxhetit të ri, në vitin 2016 do të punojnë në institucionet shtetërore vetëm 81.350 persona. Ndërkohë, në buxhetin 2015, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është parashikuar 88.550 persona. Sektori që do të tronditet më shumë nga ky plan i qeverisë do të jetë arsimi. Në këtë sektor është parashikuar të shkurtohen plot 7.105 vende pune. “Fshesa” e qeverisë në këtë sektor duket se do të “pastrojë” radhët e arsimtarëve, megjithëse përgjatë këtyre dy viteve ata u janë nënshtruar një serie testesh të ndryshme me urdhër nga drejtuesja e dikasterit, Lindita Nikolla, me qëllim matjen e profesionalizmit të tyre dhe mbajtjen e pozicionit të punës sipas meritokracisë. Në shkurtimin e vendeve të punës, Ministria e Arsimit do të ndiqet nga Ministria e Brendshme. Edhe në këtë sektor mjaft të rëndësishëm, qeveria ka planifikuar për vitin e ardhshëm, 504 punonjës më pak se në 2015. Pas Ministrisë së Brendshme radha vijon me Ministrinë e Mjedisit, së cilës do t’i shkurtohen plot 288 vende pune. Po ashtu, në Ministrinë e Zhvillimit Urban janë planifikuar 286 vende pune më pak se në 2015. Për institucionet e tjera qeveritare, konstatohet se për 2016 janë planifikuar 69 vende pune më pak, ndërsa në numrin rezervë që qeveria parashikon çdo vit për institucionet e reja, do të kenë shansin të punësohen 56 punonjës më pak se sivjet.
Institucionet me rritje 
Nëse ministria e Arsimit, Mjedisit, e Brendshme etj., do të goditen fort në numrin e punonjësve që do të kenë në dispozicion për vitin që vjen, e kundërta pritet të ndodhë me Kryeministrinë apo ministri të tjera si ajo e Ekonomisë, Bujqësisë, Mbrojtjes, Mirëqenies Sociale, etj., për të cilat numri i punonjësve pritet të shtohet me qindra vetë. Për vitin 2016, në kryeministri do të shkurtohen plot 359 punonjës, në Ministrinë e ekonomisë 148 punonjës, në Ministrinë e Bujqësisë 128 punonjës, në Ministrinë e Mbrojtjes 248 punonjës, NË Ministrinë e Mirëqenies Sociale 177 punonjës, Tek Shëndetësia 18 punonjës, tek Drejtësia 51 punonjës dhe tek Energjia 11 punonjës.
Kryeministria 3.1 miliardë lekë më shumë, ulen fondet për infrastrukturë dhe arsim 
Ashtu sikurse kishte rekomanduar FMN, qeveria ka parashikuar për vitin e ardhshëm një reduktim të shpenzimeve buxhetore, të cilat priten të jenë 1% më pak se viti 2015. Synimi kryesor është ulja e borxhit publik dhe ruajtja e deficitit. Në projekt­buxhetin e 2016, qeveria ka ulur ndjeshëm fondet për arsimin dhe infrastrukturën, ndërkohë që për vetë administratën kryeministrore është treguar bujare. Kështu sipas tabelave të shpenzimeve për vitin e ardhshëm, qeveria ka shtuar shpenzimet për aparatin kryeministror me mbi 3.1 miliardë lekë nga 715 milionë lekë të buxhetit të rishikuar të këtij viti. Prioritet për 2016 i jepet Ministrisë së Bujqësisë me një rritje të fondeve me 24% ose 5,2 miliardë lekë, krahasuar me këtë vit. Këto fonde do të synojnë zgjerimin e skemave mbështetëse për fermerët, për përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit dhe formalizimin e sektorit të peshkimit. Edhe ministria e Ahmetaj do të ketë në buxhetin e saj 42% më shumë fonde, kjo nisur edhe nga shtimi i numrit të strukturave pranë Ministrisë së Ekonomisë. Mbi 50% janë rritur edhe fondet për Ministrinë e Mjedisit, 19% për atë të Kulturës dhe 20% për Ministrinë e Drejtësisë. Por qeveria nuk ka ndjekur të njëjtin vlerësim për dy ministritë e tjera, atë të Transporteve dhe Infrastrukturës dhe Ministrinë e Arsimit. Sipas shpenzimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm fondet për infrastrukturën janë tkurrur 32% krahasuar me fondet e parashikuara në buxhetin e rishikuar të këtij viti. Ndërkohë fondet për arsimin shkojnë në 3,5 miliardë lekë apo 10% më pak se ky vit, duke shënuar nivelin më të ulët historik për këtë sektor. Nuk preken fondet për Ministrinë e Shëndetësisë të cilat qëndrojnë në po të njëjtat nivele, ndërsa janë shkurtuar me 20% shpenzimet për Ministrinë e Integrimit.   Nga Anila DODAJ

Flamur Noka: Arben Frroku ka financuar fushatën e Sajmir Tahirit

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti demokrat Flamur Noka ka lëshuar akuza të ashpra në adresë të pasardhësit të tij Saimir Tahiri. Sipas Nokës, Tahiri ka patuar marrëdhëniet të ngushta me të akuzuarin kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku.

Sipas Nokës, Arben Frroku është një nga financuesit kryesorë të fushatës së Saimir Tahirit në 2013-ën në zonën e ish-Kombinatit. Madje sipas Nokës, zyrat elektorale të PS-së 2013-ës por edhe të 2015-ës, ishin stacionuar pikërisht në ambientet me nën pronësinë e Arben Frrokut.

Kjo është arsye pse sipas Nokës, policia bëri të mundur arratisjen e Arben Frrokut vetëm pak ditë përpara se Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ta shpallte fajtor për vrasjen e kryekomisar Lamajt.

“Pasi ky zotëria ndërhyri me telefon për lirimin e tij (duke iu drejtuar Tahirit), Rama u takua në Pukë me Arben Frrokun dhe e mësoi si të arratisej”- ka deklaruar ish ministri Flamur Noka. Më pas ai i është drejtuar ministrit Tahiri me pyetjet: “Kush e dha urdhrin të fiket TIMS-i?

Ky dha urdhër dhe e përcolli duke dhënë urdhër që të mos i vulosej pasaporta. Autoritetet kroate kanë deklaruar zyrtarisht se kishte ndërhyre nga zyrtarë të lartë shqiptarë për lirimin e Arben Frrokut i cili pasi u arratis nga Shqipëria u ndalua në Kroaci”- ka deklaruar më tej Noka.

Deklaratë surprizë e deputetit Berisha: Arben Frroku nuk është në Kubë, por në Tiranë

E vërteta është se ky vend drejtohet gjatë këtyre dy viteve tërësisht nga shullazët, nga shullazët në rrugë, nga shullazët në parlament, nga kryeshullazi në krye të qeverisë. Po ku e bazoj këtë akuzë? Ka një akuzë më të rëndë se kjo?! S’do doja kurrë të bëja një akuzë të tillë. Po marrim rastin e Arben Frrokut.

Doni të dini se çfarë akzuash të rënda ka hedhur ai për vrasjen. Një treshe gjykatës politikë, pasi qeveria e monokratëve bëri 1000 e një manovra me dëshmitarin okular të ngjarjes, pasi çuan vrasësit në shtëpinë ku e kishin strehuar, e i thanë o kokën o dëshminë, ai qendroi në dëshminë e tij, qe qytetar i ndershëm.

Treshja e shpalli të pafajshëm, i besoi vrasësit dhe jo dëshmitarit që e pa me sytë e tij, breshërinë tek shkrehte në gjoksin e komisarit. Ndonjëri mund të thonë se kjo nuk është vepër e Edi Ramës, po vepër e tre gjykatësve që morën nga gjysëm milioni euro për këtë veprim. Por le të shkojmë pak më tutje. Se në monokraci nuk është banditi kryesor, por klasa e banditëve.

Po ç’ndodhi më pas? Arben Frroku i liruar u shndërrua menjëhërë në aleat të PS dhe në takim pulbik që bëri me kryebanditin Edi Rama iu tha “Mbathja” dhe të nesërmen kur do të bëhej gjykimi, ai iku. Cunat e krimit, falangat e krimit, e lejuan të kalonte pa vulën shtetërore.

Pse për banditin nuk ka ligj, ligjet janë letër. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja tek u gjend një shtet tjetër që e bllokoi: I tha ti nuk ke vulën e vendit tënd, nuk mund të kalosh. Por monokrati ministër mori në telefon policinë e qeverisë fqinje: Kalojini tha, se nuk ka problem, është i pastër.

Dhe ti që më qesh këtej Shko deklaroje pak atë shtëpinë që ke tek Garda, shko deklaroje pak. Sigurisht që ai ka zgjedhur të drejtojë me banditë. U shpreha se është nisur për në Kubë. Rezulton të jetë në Tiranë I lirë, të mos prekë njeri, sepse kryemobi, kryebanditi, I detyrohet kokë e xhep atij. I detyrohet kokë e xhep.

Berisha-Tahirit: Skafoministër, i kujt është skafi VENUS 140?

 Tahiri: Përballemi në gjykatë

Replikat e ashpra po bëhen në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të bërë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fjalën e tij në sallën e parlamentit Berisha kërkoi që ministri të përgjigjet se i kujt është skafi i modelit Venus ES 140.

“A e dëgjuat të mos e qarkullojë njëherë emrin e Shullazit? Pse. Se Shullazi është vetë dhe. Se ka frikë Edi Ramën. Shullazi është bërë personazh botëror, kombëtar. Në platformën e qeverisë amerikane për luftën kundër krimit ëhstë një gjë fiktive”, tha Berisha në Kuvend.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri u shpreh se, “për ata që s’ka asgjë . lidhjet e tij me Shullazit janë lidhje aq sa ky – e dini si e quan Shullazi këtë. Sajmo qorri. Jua them unë. Ti e di, prandaj po qesh. E ka si punë kështu…si punë hiçi. Të flasë tre orë këtu e të mos ia përmendë emrin.”

Duke folur për akuzat ndaj babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

“Policia shqiptare ndiqte një trafikant droge, me interceptim e të gjitha dhe në fund përfunduan në një apartament që ishte I bashkim Tahirit. E kontrolluan, nuk gjetën mall, por gjetën sasi kolosale ilaçesh pa pullë fiskale, kontrabandë. Po shkoni merrni raportin e Drejtësisë së Përgjithshme të Policisë që e raportoi si sukses, kapjen e këtyre. Ky vjen nga backgroduni i  tij. Zotëri, ke marrë s’ke marrë dozë mua s’më intereson”, tha Berisha.

Më pas ish-kryeministri iu drejtuar Tahirit: I kujt është VENUS ES 140, i kujt është skafi

O skafoministër me numër matrikulle BZDE 107 405? Këtu të kam nxjerrë targën e veturës. Tani unë të pyes ty për skafin.

Së treti, me djalin tim ti ke bërë disa beteja gjyqësore, por tamam si mos, si bandit I ke lejuar vetes të fshehësh të gjitha ligjet e shtetit që të mos veprojë përmbarimi. Dhe flet ky për reformë, ky trafikant do dhe reformë, që përmbarimi të mos të merrte paratë”.

Pas deklaratës së ish-kryeministri Sali Berisha erdhi edhe përgjigja e Saimir Tahirit:

“Jam super i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm dhe i gatshëm që të përballem me ty me tët bijë me tët bir me këdo para drejtësisë për çdo lloj gjëje mjafton që të mos ketë Gjin Gjonëra që drejtësia të bëjë drejtësi. Ndaj na duhet reforma.

Na kujtove këtu çështjet e luftës kundër drogës. Po pse nuk përgëzon policinë për atë që bëmë sot që është shumëfish më shumë se ke bërë ti në 8 vjet? Nëse Raporti Progresi dhe Guardia di Finanza ty të duken përralla për mua nuk janë”.

“Më kujtove këtu vrasësin e dënuar nga gjykata për kryekomisarin Dritan Lame? Ku ishte ti kur vrasësish hante darkë me kreun e policë. Ku ishte ti kur këta i hëngrën darkën e mortit, vrasësit ku ishte që s’more asnjë masë minimumi për ti pezulluar. Ku ishte ti së paku për ta ndaluar në polici?

Unë kam moral të dal përballë. Ku ishit ju kur vrasësit hanin darkë më vrasësit. Ti ke një problem që në TIMS je regjistruar dhe ke dalë por po unë do të çoj në prokurori”, iu drejtuar Tahiri deputetit të PD-së, Flamur Noka.

REPLIKA E BERISHËS ME TAHIRIN

“Ta dish se unë këtu do t’ju sjell faktet nëpërmjet hakersave, po juve ju pëlqen kur ua sjell unë, po, ju pëlqen. Ndaj, trego o skafoministër se ç’ke bërë me të. E dyta, pse ke frikë ti. Përmend çdo gjë, veç emrin Shullaz nuk e përmend. E më çuan një mesash ku më thonë e gabove emrin: Saje qorri e quan!. Sa për Gjin Gjonin, duhet të lash gojën kur përmend emrin e tij. Absolutisht.

Sepse nuk funksionon kështu. Ju besoni gënjeshtrat tuaja, ju besoni mashtrimet tuaja, por ai pati kurajon t’i nënshtrohet procesit ligjor për akuzat tuaja dhe vërtetoi se ato ishin shpifje të ulëta të kryemobit Edi Rama dhe lejtnantëve të tij. Kurse ti fsheh pasuri, se ke frikë se do ta marrë përmbaruesi.

Ti arrestove Bujar Nelën, përmbaruesin, se ke frikë. Të gjitha janë transparente. Gjithçka çoje ku të duash, por përgjigju vendimeve gjyqësore. Sa për statistikat, dua t’ju komunikoj shqiptarëve se me raportin e KE-së këta mbetën në klasë, se janë i vetmi sekt mbi tokë që festojnë distafën. Ja çfarë thotë progresi dhe dua ta lexoj në anglisht.”

REPLIKA E TAHIRIT

“Nuk shpresoj dhe nuk dua të besoj që vizioni yt për reformën në drejtësi është Gjin Gjoni, një gjyqtar që është simbol  i korrupsionit në drejtësi, që gënjen me pasurinë, që ka qenë në ndekje penale dhe shpëton. Një njeri që i ka marrë shpirtin njerëzve. Apo një njeri si shumë të tjerë në sistemin gjyqësor. Nëse ti i mbron, ne nuk i duam këta. Shpresoj të ndryshoni mendim dhe reforma në drejtësi është detyrim historik”, tha Tahiri.

Prokuroria sfidon ambasadorin amerikan – pezullon dosjen e Emiljano Shullazit

Emiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet t’i shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi dhe vetë kreut të PD Lulzim Basha.

Sipas akuzës, kallëzimi i ish-deputetës Voltana Ademi tashmë me detyrën e kryetares së bashkisë së Shkodrës, do të pezullohet pasi nuk gjendet asnjë provë që fakton që i dyshuari Shullazi e ka kërcënuar atë apo kreun e PD-së, raporton Shqiptarja.com.

Prokuroria është një nga institucionet më të kritikuara, pasi në gjithë këto vite ka qenë inekzistente.

Kritikat e dy ditëve më parë të ambasadorit Donald Lu, u interpretuan edhe si kritika ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili mungonte gjatë atij diskutimi.

Të ndalohen pamjet e krimeve të ISIS-it – Nga MESILA DODA

Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizuale Për dijeni: Komisionit të Medias në Kuvendin e Shqipërisë I nderuar zoti kryetar, prej disa ditësh duket se bota po kalon një kohë tjetër në histori. Megjithëse ende kërkojmë të ngadalësojmë frikën për të ardhmen dhe ta mbajmë atë jashtë përditshmërisë sonë, tashmë kemi kuptuar se kemi një luftë të përbashkët për të jetuar ndaj një armiku, i cili nuk është përballë, por që në mënyrë tinëzare mundohet të godasë normalitetin e popujve të lirë, mënyrën e tyre të jetesës dhe besimit, bashkëjetesën, lirinë, vëllazërinë, të gjitha vlerat mbi të cilat kemi ngritur jetën tonë e të familjeve tona.
E ndërgjegjësuar se ka një fushatë të pafre për të goditur këtë përditshmëri që mund të jetë edhe e vështirë, edhe e palumtur shumë herë, por i vetmi realitet që kemi e të cilin duhet ta ruajmë e mbrojmë me çdo kusht, po ju shkruaj këtë letër, në të cilën kërkoj zyrtarisht nga ju dhe autoriteti që drejtoni të shqyrtoni në mënyrë urgjente shqetësimin tim, për të mos lejuar në mediat e vendit transmetimin e pamjeve filmike të krimeve e torturave të organizatës terroriste ISIS. Emitenti televiziv “Rainews” ka nisur i pari me këtë vendimmarrje, shembulli pozitiv i të cilit nuk mund të lihet dhe trajtohet si rast i izoluar.
Njerëz që ekzekutohen, prerje kokash, djegie të gjalla, fëmijë që kthehen në vrasës, gjenocide mbi foshnje, burra e gra, janë vetëm pak prej atyre skenave, me të cilat ushqehet propaganda e terrorit. Lajme që prodhojnë frikë, pasiguri, ankth e terror te fëmijët, të rinjtë dhe familjet tona.
Pikërisht për këto arsye, por edhe për shkak se shumë herë kjo propagandë e çartur sjell pështjellim e vendimmarrje të gabuara tek të rinjtë tanë, kërkoj nga ana juaj që të fusni si kërkesë të institucionit moslejimin e këtyre pamjeve dhe videove terrorizuese në mediat audiovizive.
I nderuar zoti kryetar, në bazë të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, neni 4 pika b,c; neni 33 ç,d; institucioni që ju drejtoni ka të drejtën e detyrimin të ndërhyjë në transmetime të dëmshme mediatike në mbrojtje të parimeve themelore dhe të drejtave njerëzore, mbi të cilat ne dhe fëmijët tanë kemi bazuar mënyrën tonë të jetesës.
Duke ju falënderuar paraprakisht, shpresoj në një përgjigje të shpejtë dhe efikase nga ana e institucionit tuaj, që më së paku do sillte një normë të re në jetën tonë të trazuar e do përbënte një shembull të mirë reagimi për të mundur mortajën e kohës sonë “Propagandën e Terrorit”.
Mesila Doda
Deputete

Ambasadori Lu: në Shqipëri kriminelët lihen të lirë

Ambasadori amerikan u shpreh se sipas Komisionit europian Shqipëria rezulton të jetë vendi me nivelin më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, duke folur për Reformën në Drejtësi,  ju rikthye kritikave të forta ndaj institucioneve shqiptare të cilat sic tha ai lejojnë që krimineltë të lëvizin lirshëm nëpër rrugë

“Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie, por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi ndërsa ishte në pritje të apelimit në Gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë, si Emiljano Shullazi, që është akuzuar haptazi nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por që nuk është cuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Sokol Mjacaj, i dënuar për vrasjen e një djali 13 vjecar, por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burgu dhe më pas vrau një cift cek në Theth. Këta janë llojet e personave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional”, u shpreh zoti Lu.

Shembujt e marë nga ambasadori amerikan janë një kritikë e fortë jo vetëm për autoritetet gjyqësore. Për rastin e Arben Frrokut pati akuza drejtuar dhe policisë, se lejoi largimin e tij për shkak të lidhjeve me shumicën në pushtet. Vëllai i tij Mark Frroku ishte deputet në parlament, si aleat i së majtës. Më vonë dhe ai u arrestua pasi akuzohet për vrasje nga autoritetet belge. Po ashtu dhe emri i Emiljano Shullazit, një personazh i njohur i botës së krimit, është lakuar disa herë për lidhje me krahë të ndryshëm të politikës shqiptare. Së fundmi, opozita ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për kontakte me Shullazin.

Ambasadori amerikan u shpreh se sipas Komisionit europian Shqipëria rezulton të jetë vendi me nivelin më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda. Reforma në Drejtësi tha ai “synon të trajtojë cështjen e korrupsionit dhe ndikimit politik, të parandalojë që gjykatësit dhe prokurorët të mbrojnë kolegët e tyre të korruptuar dhe të paaftë, të shmangë kapjen politike të sistemit dhe që ky sistem të jetë në përputhje me standartet ndërkombëtare. Unë besoj se kjo reformë i përmbush këto katër qëllime”, nënvizoi zoti Lu.

Ambasadori amerikan foli në një nga takimet e radhës për reformën, ku kishte një prani të madhe prokurorësh. “Së fundi, kam kuptuar se disa personave mund t’ju jetë thënë nga shefat e tyre se cfarë duhet të thonë, ose më keq akoma cfarë nuk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë më kujton më shumë të kaluarën komuniste të Shqipërisë se sa të ardhmen  e saj demokratike. Ky është sistemi juaj i drejtësisë. Jini kurajoz të thoni atë që mendoni ju dhe mos përsërisni verbtazi cfarëdo gjëje që ju kanë thënë të thoni. Mos u trembni nga këta të pafytyrë”, deklaroi ambasadori, duke shtuar se shpresonte që “si rezultat i Refomës në Drejtësi, Shqipëria do të jetë një vend më i sigurtë, me më shumë kriminelë në burg, dhe me më pak njerëz që janë në gjendje të manipulojnë gjykatësit dhe prokurorët”, tha ai.

Javën e shkuar ambasadori Lu mbajti një tjetër fjalë me tone të forta ndaj atyre që sic tha ai i tremben Reformës në Drejtësi. “Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja, kurrë nuk e ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta, sa herë që këta njerëz e kritikojnë reformën në Drejtësi”, ishte shprehur zoti Lu.

I dërguan e-mail kërcënues Tahirit, ja si dëshmuan në polici dy autorët

Një e-mail “kërcënues” i mbërritur në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, shkaktoi një valë shoqërimesh të personave të dyshuar nga Antiterrori. Mesazhi i dërguar në postën elektronike të kreut të ministrisë së Brendshme një ditë pas sulmeve në Paris, krijoi një situatë paniku.

Por, pas hetimeve dhe shoqërimeve që ka kryer policia dhe prokuroria, është zbuluar se autori i emailit nuk ka lidhje me “Brigadat e Kuqe”, madje ato nuk ekzistojnë në Shqipëri. Dërguesi i e-mailit ka pranuar se ka bërë një “shaka pa kripë”, pas së cilës nuk ka asnjë grup, asnjë formacion apo ideologji.

Ditën e djeshme policia ka shoqëruar shtetasit Klodian M. dhe Valter M. Të dy ata mësohet se janë të rinj nga zona e Kasharit, në Tiranë. Shoqërimi i tyre është bërë pasi specialistët e IT në Policinë e Shtetit arritën të zbulonin dërguesin e e-mailit në adresën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dy të rinjve mësohet se u është sekuestruar gjatë shoqërimit edhe një kompjuter lap top dhe dy telefona celularë. Pasi janë shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe janë marrë në pyetje, dy të rinjtë janë verifikuar në të shkuarën dhe të tashmen e tyre.

“Nuk rezultoi që dy të rinjtë të kenë ndonjë lidhje me aktivitete ekstremiste. Për këtë arsye u vendos ndjekja penale e tyre në gjendje të lirë”, thanë burimet nga hetimi.

Sipas tyre, Klodian M. ka thënë se kishte hapur një adresë e-maili, të cilën kohët e fundit e ka përdorur shtetasi Valter M., i cili i kishte ndryshuar edhe fjalëkalimin e hyrjes në këtë postë elektronike në platformën “gmail”.

“Nuk e di çfarë ka bërë pasi nuk hyj dot më në atë adresë, por çfarëdo të ketë dërguar, ka qenë shaka”, mësohet të ketë thënë pronari i adresës së e-mailit nga e cila u dërgua mesazhi për ministrin Tahiri.

Konfliktet për pronat: Në 24 vite 8144 viktima, nga një i vrarë çdo ditë

Bilanc lufte për çështjen e pronave në Shqipëri. Në harkun kohor të 24 viteve numërohen 8144 persona të vrarë për çështje pronësie. Të dhënat bëhen të ditura për ‘Javanews’ nga një raport konfidencial i policisë dhe i Ministrisë së Drejtësisë mbi të dhënat për natyrën e krimeve të zbardhura dhe dënimet penale të dhëna për krime të kryera me motiv pronësinë.

Ajo që bie në sy në këtë raport është fakti se shkalla më e madhe vrasjeve me motiv pronësinë është në fshatra me 4979 të vrarë, ndërsa në qytete numëri i vrasjeve me motiv pronësinë është në shifrat e 3165 personave.

Më shumë se një i vrarë në ditë. Të dhëna tronditëse që zbulojnë një realitet mjaft të ashpër. Ky raport konstatues me vlera statistikore nxjerr në pah faktin se problematika e pronave vijon të jetë kryefjala e një serie zinxhir problemesh me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Ato fillojnë që nga kuadri legjislativ, shkelja e Kushtetutës, shkelja e të drejtave të njeriut, zaptimi në mënyrë të dhunshme e mbajtja me forcë e këtyre pronave, konfliktet e rënda sociale brenda dhe jashtë familjeve shqiptare, dobësitë reaguese dhe ligjzbatuese të shtetit, duke krijuar qartazi idenë se prona nuk shkon më tek i zoti, por tek ai që është më i zoti.

Strasburgu ka rrëzuar 85% e vendimeve të Gjykatave shqiptare

Një fakt tjetër tronditës që del nga ky raport ka të bëjë me argumentin se Gjykata e Strasburgut, gjatë këtyre 15 viteve të fundit, për cështjet e ankimuara në dyert e saj nga shtetasit shqiptarë për pronën, ka gjetur shkelje në 85% të vendimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare!! Vetëm 4% të këtyre vendimeve Strasburgu i ka vlerësuar si të drejta. Një bilanc ky shumë i hidhur për sistemin tonë të drejtësis në lidhje me pronën.

Autopsia

Raporti konfidencial konstaton se problematika e pronësis përfshin edhe mjaft aspekte të tjera si: neglizhencë nga vetë qytetarët në ndjekjen e proceseve të duhura; parregullsi dhe paqartësi dokumentacioni të lëshuara nga institucione të ndryshme; falsifikim të dokumentacioneve nga individë të caktuar, si edhe procedura burokratike të tejzgjatura. Por ajo që bie më shumë në sy është zaptimi i pronës në mënyrë ilegale.

Ky fenomen, konstatohet edhe në raport, është një nga arsyet më tipike nga ku krijohen konflikte që kanë shënuar edhe viktima të panumërta. Janë të shumta rastet ku një individ apo familje ka zaptuar prona në mënyrë ilegale dhe që nuk kanë asnjë dokument për të vërtetuar pronësinë. Shpesh këta individë parqesin një dokument të lëshuar nga kryeplaku i zonës, duke mos lejuar pronarin e vërtetë të gëzojë pronën e tij, edhe në rastet kur ai ka certifikatën e pronësis.

Po përse kemi mbërritur në këtë pikë? Përse gjithnjë e më shumë shqiptarët po i drejtohen Gjykatës së Strasburgut? Përse prona vijon të jetë një pazar politiko-elektoral dhe jo një e drejtë ligjore? Cilat janë pasojat sociale, por edhe ekonomike lidhur me këtë cështje? Janë një numër pikëpyetjesh që ngrihen për këtë çështje. Të cilat, ndonëse thuajse të gjithë ua dimë përgjigjet, vijojmë sërish ti bëjmë.

Pronat, detyrat për qeverinë të lëna nga Gjykata Strasburgut

Hartimi i një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës ish-pronarëve;
Miratimi i hartës së vlerës së pronës;
Përgatitja e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave;
Krijimi i një mekanizmi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare që kthejnë dhe kompensojnë pronën.

Shqipëri – Antiterrori, ja qytetet ku po mbikëqyren radikalët

Sulmet terroriste të së premtes në Paris kanë ngritur në këmbë Policinë dhe shërbimet e inteligjencës në Shqipëri.

Përveç Shërbimit Informativ Shtetëror, edhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë është përfshirë në planin e masave antiterror në Shqipëri. Nisur nga informacionet që SHISH dhe SHIU kanë mbledhur prej më shumë se dy vitesh për grupime ekstremistësh, që dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e ISIS në Siri dhe tashmë janë kthyer, është hartuar një listë me zonat që po mbahen nën vëzhgim pa ndërprerje.

Oficerë civilë dhe agjentë të kamufluar mbajnë nën vëzhgim 24 orë disa lagje në qytetet të ndryshme të vendit, ku ka të dhëna se mund të ketë persona me prirje radikale terroriste.

Mësohet se vëmendja e Policisë dhe e shërbimeve të inteligjencës është përqendruar kryesisht në disa zona të Tiranës, kryesisht pranë disa xhamive, ku edhe më parë janë konstatuar, madje edhe arrestuar persona që kanë rekrutuar të rinj për luftën në Siri, apo kanë qenë edhe vetë atje duke luftuar.

Gjithashtu, të njëjtat masa janë marrë edhe në disa lagje e fshatra të Kavajës, Pogradecit, Librazhdit, Vlorës dhe Kukësit, ku ka pasur disa persona nën hetim e të skeduar për veprime terroriste. Ndërsa shërbimet që janë pjesë e këtij plani masash, kanë në dorë edhe një listë me emra konkretë personash, që konsiderohen të rrezikshëm për policinë.

MASAT NE KUFI
Prej dy ditësh, Policia e Shtetit ka lajmëruar se pas ngjarjeve tragjike të ndodhura në Francë, që prej mesnatës së të premtes duke gdhirë e shtuna, shërbimet kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar. Shërbime shtesë policore u vendosën në objekte që konsiderohen me risk, siç janë ambientet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj.“Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë elementëve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori”, tha policia. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes të veçantë çdo person që hyn në territorin shqiptar apo del prej tij. Masa të rrepta sigurie janë vendosur në të gjitha portet, në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe në pikat e kalimit kufitar me Kosovën dhe Maqedoninë.

Në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendit, verifikimi i dokumenteve të identifikimit dhe të udhëtimit është më i rreptë. Gjithashtu, janë shtuar masat e kontrollit me detektorë dhe qenë kufitarë të stërvitur nga Shkolla e Qenve të Policisë.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë, për persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste.Etleva Delia

Gjykata e Strasburgut: 5.3 milionë euro ‘gjobë’ Shqipërisë për pronat

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg të Francës, mori një vendim të ri kundër Shqipërisë duke e urdhëruar qeverinë shqiptare të kompensojë menjëherë 12 pronarë për një shumë të përgjithshme prej gati 5.3 milionë eurosh më 10 nëntor 2015.

Vendimi i Strasburgut vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka propozuar në kuvend një ligj të ri të debatuar që synon të ulë ndjeshëm koston e kompensimit të pronave në kurriz të pronarëve përmes uljes së ndjeshme të çmimeve të kompensimit dhe riklasifikimit të një pjese të madhe të tokës urbane në “tokë fshati”, projektligj që duket se nuk e ka bindur gjykatën.

Të 12 aplikimet për kompensim, qenë dorëzuar në gjykatën e Strasburgut përgjatë viteve 2008-2011 me pretendimin bazë se qeveria shqiptare nuk e ka zbatuar ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave të vitit 2004, i cili premtonte dëmshpërblim financiar ose kompensim fizik për të gjitha pretendimet e pronësisë të dorëzuara në Agjencitë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Gjykata e Strasburgut nuk gjykon nëse pronat e konfiskuara gjatë komunizmit duhet të kthehen apo jo, por gjykon qeverinë shqiptare për moszbatimin e legjislacionit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Familja Çoka mori dëmshpërblimin më të lartë prej 2.3 milionë eurosh për kompensimin e 16 mijë metrave katrorë tokë të pakthyer dhe pakompensuar nga qeveria shqiptare.

Vendimi i Strasburgut sugjeron gjithashtu që për vlerësimin e kompensimit janë zbatuar dy mënyra të ndryshme. Mënyra e parë është përdorimi i hartës së çmimeve të miratuara nga qeveria shqiptare në vitet 2007 dhe 2008 dhe mënyra e dytë është vlerësimi i pronës për kompensim me ekspertë.

Gjykata ka akorduar në disa raste dëmshpërblim më të madh se sa është kërkuar dhe në disa raste të tjera, dëmshpërblim më të vogël.

Të gjitha çështjet janë përfaqësuar në gjykatë nga avokatë shqiptarë.

Rrezik falimenti

Qeveria shqiptare miratoi në vitin 2004 nën presionin e Bashkimit Europian një ligj që merrte përsipër kompensimin pjesërisht financiar dhe pjesërisht fizik të të gjitha pretendimeve për kompensim të dorëzuara nga pronarët në agjencitë e kthimit dhe kompensimit të pronave. Aktualisht ka rreth 50 mijë hektarë tokë bujqësore dhe 10 mijë hektarë tokë urbane. Kostoja e përgjithshme e kompensimit të këtyre kërkesave mund të arrijë në miliarda euro.

Qeveria socialiste e cila e miratoi ligjin dhe ajo demokratike e cilia qeverisi vendin në periudhën 2005-2013, nuk morën masa për zbatimin e këtij ligji. Kompensimet financiare qenë minimale përgjatë dekadës së fundit ndërsa kompensimet fizike qenë selektive dhe shumë të kufizuar në pak klientë të qeverisë.

Por me kalimin e viteve, disa juristë shqiptarë zbuluan mënyrat për të detyruar qeverinë të paguajë, përmes aplikimit në Gjykatën e Strasburgut, ku argumenti bazë është që qeveria nuk ka respektuar ligjin që ka miratuar vetë.

Pasi gjykata trajtoi një numër çështjesh në favor të pronarëve, ajo e vendosi qeverinë shqiptare në regjim pilot në vitin 2012, gjë që nënkupton bllokimin e gjykimeve të çështjeve të ngjashme për një periudhë kohe duke i kërkuar qeverisë të marrë masa për të zbatar ligjin. Gjykata këshillonte mes të tjerash qeverinë të përqendrohet te kompensimi me prona fizike shtetërore, e vetëdijshme se Shqipëria nuk disponon burimet financiare të nevojshme për kompensim financiar. Qeveria shqiptare nuk e dëgjoi kërcënimin e gjykatës dhe nuk mori masa për zbatimin e ligjit. Në mungesë të përgjigjes, Gjykata kërcënoi se do të pranojë kërkesat e shqiptarëve për kompensim në bllok, duke krijuar një faturë automatike prej qindra milionë eurosh vetëm për çështjet në diskutim, pa marrë parasysh çështjet e tjera që mund të paraqiten. Kjo faturë është e mjaftueshme për ta vendosur Shqipërinë në paaftësi paguese.

Në Gjykatën e Strasburgut, ka aktualisht rreth 400 kërkesa për kompensim.

Legjislacion i vonuar dhe i dyshimtë

Qeveria shqiptare dërgoi për diskutim në parlament këto ditë një projektligj të ri që synon të vendosë mekanizma për zbatimin e ligjit të vitit 2004, ndërsa ka premtuar se do të fuqizojë hetimet administrative për të identifikuar manipulimet e mundshme në dokumentet e pronësisë dhe në kompensimet e pakëta por me përmasa të mëdha të kryera nga qeveria e kaluar.

Projektligji premton 50 miliardë lekë fonde buxhetore për dhjetë vitet e ardhëshme, plus prona publike dhe një formulë nxjerrjesh pronash publike në ankand për kompensim fizik ose për shtimin e fondit financiar. Projektligji i kundërshtuar nga shoqatat e pronarëve ka një nen të debatuar që synon të klasifikojë disa mijëra hektarë tokë urbane, si tokë bujqësore, kullotë apo pyll, me qëllim që të ulë masën e përfitimit nga pronarët. Për shkak se gjykata e Strasburgut po kërkon efektivisht zbatimin e ligjit të vitit 2004, ky ndryshim në kriteret e kompensimit, sipas disa ekspertëve, mund të jetë i papranueshëm për gjykatën.

Flutura Açka vë alarmin: Në Panairin e librit shiten libra shqip që bëjnë thirrje për terrorizëm !

Shkrimtarja Flutura Açka ka vënë alarmin në rrjetin social për faktin se ndërsa në Tiranë është hapur Panairi i Librit, aty shiten libra me përmbajtje terroriste. Zonja Açka sjell edhe një faqe të librit për ta lexuar ne të gjithë, që shohim me sytë e ballit se çfarë shteti është Shqipëria. Ja statusi i Flutura Açkës:

“Ne mes te Parisit, dje, nje te premte te zeze vriten dhjetra njerez nga terrorizmi, ne mes te Tiranes shiten libra… si ky qe po publikoj. Dhe prape mbreme pati deklatata se sa shume perpjekje paskemi bere kunder Terrorizmit. Libra si ky shiten qete-qete ne panair, ne shqip e pa takse…
Ndersa sa per skenat e mbremshme ne Paris jane pershkruar gati besnikerisht nga parashikuesi ogurzi Michel Huellebecq te “Nenshtrimi”. R.I.P. per francezet e thjeshte qe Zoti t’i pranoje, edhe pse i vrane ne emer te tij, pa e pyetur.”

15-11-2015 11-33-16

Militantët e Rilindjes të papunë – administrata plot kushërinj, dashnore ministrash, njerëz të krimit

Sëmundja e emërimeve klienteliste në administratën publike, e trashëguar nga qeveria dhe filozofia e Sali Berishës, kanë infektuar frikshëm pushtetin aktual. Njehsimi i PD me administratën dhe dorëzimi i emërimeve familjare e jo profesionale në administratë, ishte boshti i fushatës së socialistëve për të ardhur në pushtet. Por dy vjet më vonë kemi një realitet më të frikshëm. Përpos emërimeve të shumta familjare përgjatë dy viteve të fundit, në administratë janë katapultuar që nga njerëzit e krimit, e deri tek të dashurat e ministrave. Do të ishte një akt i natyrshëm dhe i pakontestueshëm emërimi i socialistëve në vend të militantëve të Partisë Demokratike. Por socialistët në masën 80 për qind vijojnë të enden rrugëve, ndërsa në vend të tyre vegjetojnë në administratë një rreth i gjerë që nuk ka lidhje me PS. Por edhe ata pak persona që janë emëruar, janë shumica njerëz të afërm të ministrave, deputetëve, drejtorëve, apo zyrtarëve të tjerë të nivelit të lartë. Që kur qeveria “Rama” mori pushtetin, ka pasur me dhjetëra debate dhe akuza për emërime nepotike në administratë. Demokratët kanë akuzuar ministra e deputetë se kanë futur familjarë në shumë institucione. Nga ana tjetër, këta të fundit janë kundërpërgjigjur se dhe PD ka bërë batërdinë kur ishte në qeveri.
Situata
Gazeta “Sot”  ka hartuar një listë me një pjesë të madhe të emërimeve nepotike në administratë. Shumë prej emrave të mëposhtëm janë denoncuar në media, ndërsa shumë të tjerë kanë kaluar pa vëmendje. Por si është situata? Shumë ministra të qeverisë “Rama” sapo morën pushtetin gjëja e parë që bënë ishte emërimi në poste të larta drejtuese të familjarëve dhe të afërmve të tyre. Në këtë mënyrë, kunati i ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është emëruar Drejtor i Investimeve në OSHE, ndërsa vëllai i kunatit të ministrit u emërua shef sektori tek Privatizimet. Gjithashtu, vëllai i ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, u emërua këshilltar në Ministrinë e Financave. Djali i dajës së ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, u emërua drejtor i kompanisë shtetërore ushtarake të import-eksportit (MEICO). Po ashtu edhe deputetë kanë ndërhyrë për të bërë emërime. Ish-punonjës të kompanive të Koço Kokëdhimës dhe bashkëpunëtorë të tij u emëruan në poste drejtuese në Albpetrol.
Emërime në rrethe
Batërdia më e madhe e emërimeve gjatë këtyre dy viteve ka qenë në rrethe. Në dogana, drejtori tatimesh, apo institucione të ndryshme janë emëruar persona që nuk kanë pasur profesionin e duhur, por që për shkak të lidhjeve dhe mbështetjeve politike kanë marrë poste të rëndësishme. Në doganën e Tiranës, u emërua Eranda Cuci, kunata e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në po të njëjtin institucion u emërua Safo Dauti, kunata e ish-ministrit të Marrëdhënieve me Parlamentin, Ilirian Celibashi. Në krye të OSHE në Kavajë u emërua Saimir Roshi, vëllai i kryebashkiakut Elvis Roshi. Nga ana tjetër një batërdi emërimesh është bërë në arsim. Me dhjetëra mësues janë emëruar në shumë shkolla të vendit, disa dhe pa arsim përkatës, falë ndërhyrjeve të deputetëve, për shkak të mbështetjes që ata u ofruan gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit.
Njohjet
Mjaft ish-punonjës të Bashkisë së Tiranës janë rikthyer në punë. Shumë prej tyre kanë marrë poste drejtuese në institucione kyçe të vendit.  Ogerta Manastirli, drejtoresha e QSUT, ka qenë drejtoreshë e Shërbimit të Strehimit në Bashkinë e Tiranës, kur në krye të saj ishte Edi Rama. Belinda Balluku, ish-shefja e zyrës së marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës kur ajo drejtohej nga Edi Rama, u emërua drejtoreshë e ALBCONTROLL. Emërime nepotike ka pasur dhe në diplomaci. Demokratët kanë akuzuar shpesh ministrin Ditmir Bushati për të tilla emërime. Një rast ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Odeta Barbullushi, e cila është kushërirë e parë e Bushatit. Emërime nepolitike ka pasur dhe në shumë sektorë të tjerë. Kliti Topalli

Kërcënohet me jetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Emaili i kërcënimit: Tani e keni radhën ju /FOTO

Voal – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është kërcënuar me jetë nga grupet ekestremiste.

Në emailin e tij personal ka mbërritur një kërcënim ku i thuhet se të gjithë ata që kanë dalë kundër Shtetit Islamik do të ndëshkohen.

Kërcënimi ka ardhur nga një grup i quajtur “Brigada e Kuqe” në orën 10:40 minuta.

“Tani e keni radhën “JU”. Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë të përfshirë në luftën kundër SHTETIT ISLAMIK! Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut!

Allahu Ekber! Allahu është i Madh”, thuhet në mesazhin kërcënues të dërguar në adresën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

14-11-2015 16-05-22


Surrel – Një dron mbi vilën e Ramës alarmon Gardën e Republikës

Forca të shumta të policisë u vunë në alarm dhe kanë rrethuar sot pasdite vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel, pasi u pa se një dron po fluturonte mbi banesën e tij.

Burime të “Panorama” thanë se objekti fluturues mbi vilën e kryeministrit në një orar të pazakontë, alarmoi Gardën e Republikës e cila u vu në gadishmëri dhe rrethoi vilën e Ramës.Në Surrel është parë edhe një prezencë e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit.

Por burime të “Panorama” thonë se droni i përkiste ushtrisë. Kjo pasi në këtë zonë ka reparte ushtarake dhe kanë qenë në stërvitje forcat e ushtrisë. Garda e Republikës thuhet se s’ka qenë në dijeni për vendin se ku do të kalonte droni i ushtrisë së Ministrisë së Mbrojtjes i cili do të kryente stërvitjen ushtarake.

Vetë kryeministri Rama sot pasdite ndodhej në Lezhë.

Ervis Martinaj, i përmendur edhe për vrasjen e Artan Santos

Vrasja e ndodhur në parkingun e një nga lokaleve të njohur në Linzë, është kryer nga persona me precedentë të rëndë kriminal, por që në shumë raste kanë përfituar nga hapësirat ligjore.

Në mesin e të shpallurve në kërkim është edhe 33 vjeçari Ervis Martinaj, i lindur në Burrel dhe me banim në zonën e Laçit.

Martinaj njihet edhe si një nga personat që në disa zona të kryeqytetit dhe rretheve ka aktivitet në biznesin e lojrave të fatit.

Veprimtari për të cilën është proceduar disa herë penalisht për vepra të ndryshme penale në këtë fushë.

Sipas skedarit të policisë, Ervis Martinaj është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi është hetuar për vepra të rënda penale, por deri më tani është poceduar e dënuar për vepra të lehta.

Hetuesit thonë se emri i tij është lakuar në disa vrasje ende të pazbardhura.

Mes tyre, vrasja e Elvis Doçit, e ndodhur në tetor të 2013, vetëm pak ditë para nisjes së operacionit të policisë “Marrëzia e fundit” ku u bllokuan mijëra makineta të lojrave të fatit.

Në atë kohë, dyshohej se Doçi kishte dijeni për operacionin që do të ndërrmerrte policia në luftën kundër paligjshmërisë së lojrave të fatit.

Policia dhe prokuroria, bazuar në këto informacione ka hetuar për disa muaj Martinajn për këtë ngjarje, por që nuk është arritur të gjendet asnjë provë që implikonte 33 vjeçarin.

Emri i Ervis Martinajt është përfolur edhe për ngjarjen ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo, raporton ABC News.

Policia thotë se pas informacioneve operative, dyshohet se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe.

Bazuar në këtë informacion, efektivët e ndërhyrjes së shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta.

Ndërkohë në magazine u gjetën dhe sekuestruan shumë makineta të lojrave të fatit.

Për organizimin e paligjshëm të lojrave të fatit, prokuroria e ka proceduar dhe dënuar disa herë Martinajn, i cili është edhe në process gjyqësor pranë Gjykatës së Tiranës.

Gjatë vitit 2014 Martinaj është dënuar dy herë po për të njejtën vepër penale me gjoba, nga 60 deri 200 mijë lekë të reja.

Edhe shokët e tij, Emiljano Nina rezulton i dënuar për vjedhje duke mos përjashtuar të kaluarën kriminale edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë vrasje, Mirsad Kuçanaj, Bujar Hasani e Oliver Gjoka.

Ashtu siç ishte edhe viktima i shpallur në kërkim Enton Nikaj i dënuar me 14 vjet burg për vrasje.

LSI braktis Kuvendin, kthehet për Ylli Manjanin që merr 81 vota

Parlamenti ka miratuar dje vetëm me votat e maxhorancës emërimin e Ylli Manjanit si ministër i ri i Drejtësisë. Manjani u emërua me 81 vota pro dhe me 27 vota kundër të opozitës. Ndërkohë që me unanimitet u realizua shkarkimi i Nasip Naços, i cili mori 104 vota pro dhe vetëm dy vota abstenim.

Më herët gjatë seancës ra në sy fakti se ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë qëndruar në sallë. Ata janë paraqitur vetëm gjatë procesit të votimit. Për ish-kryeministrin Berisha ky ishte treguesi i prishjes së aleancës.

Madje, ai e ka krahasuar atë me divorcin e një çifti. “Ju jeni bërë si puna e atij çiftit që ndahet, por nuk e shpall. Dhe i thonë njëritjetrit s’po e shpallim për shkak të fëmijëve. Ju s’e shpallni për shkak të parave”, tha dje Berisha.

Debati dje në sallën e Parlamentit ka përplasur dhe ish-kryeministrin me deputeten Valentina Leskaj, e cila akuzohet nga PD-ja se djemtë e saj kanë përfituar tenderë të ndryshëm. Berisha e ka quajtur Leskajn si “zonja lokomotivë” dhe “zonja antistres”. Por deputetja e PS-së ka reaguar duke sqaruar se djemtë e saj nuk kanë përfituar para publike.

Sipas Leskajt, akuzat janë politike dhe se nuk do t’ia arrijnë qëllimit për t’i dëmtuar familjen. “Unë eci me çdo hap me ligjin. Djali im që është biznesmen, edhe pse ka punuar kaq shumë, jeton në një shtëpi të kohës së Enverit. Nuk jeton në një vilë shumë luksoze siç jeton djali juaj, edhe pse s’ka punuar asnjë ditë”, tha Leskaj. Por Berisha ka thënë se nëse socialistët do të zbulojnë që fëmijët e tij kanë përfituar para publike, atëherë t’i dënojnë.

Identifikohen vrasësit e Enton Nikajt ja pesë autorët

Katër prej autorëve majtas, dhe viktima Nikaj me Gaxherin djathtas

Policia ka identifikuar edhe katër persona të tjerë, të cilët morën pjesë në vrasjen në restorantin në Linzë ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj 30 vjeç dhe mbeti i plagosur pronari i lokalit.

Kështu, përveç Elvis Martinajt, i cili u identifikua mbrëmjen e djeshme, janë shpallur në kërkim edhe katër të tjerë, të cilët janë: Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç, Oliver Gjoka 29 vjeç, Emiljano Nina 20 vjeç dhe Bujar Hasani 32 vjeç.

Këta persona u konfliktuan mesditën e djeshme në lokalin e Ismet Gaxherit, i cili mbeti i plagosur gjithashtu.

Gaxheri i pati marrë një borxh Martinajt dhe nuk ia kishte shlyer, ndaj ky i fundit kishte shkuar, bashkë personat e sipërpërmendur që t’i kujtonte borxhin.

Pasi kanë pritur dy orë në lokal, janë përballur me Gaxherin dhe viktimën, Enton Nikajn. Sipas Policisë, Nikaj kishte njohje me Martinajn.

Aty ka nisur konflikti fizik për borxhin që degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Pas krimit autorët janë larguar me automjetin tip “Mercedes Benz” me targa AA 725 MD, i cili figuron i regjistruar në pronësi të shtetasit Enton Nikaj.

Gjatë këqyrjes të vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.

Berisha: Politikani bëhet si qeni kur i vjen mortja, shkon e shu..ron në derë të xhamisë

TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit u mbështet tek një shprehje popullore sa i takon projektligjit më të ri për shpifjen. Sipas Berishës, ‘qenit kur I vjen ngordhja shkon e bën shu..ën në derë të xhamisë, edhe politikanit kur i vjen mortja shkon e vë ligjin për shpifjen.’.

Sakaq, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se nuk i dëgjojnë qytetarët. Duke sjellë në vëmendje protestën e studentëve një ditë më parë, Berisha tha se kryeministri Rama ia mbathi për tu shpëtuar vezëve.

“Veza është bërë fjala e qytetarëve me ju. Ngado që shkoni iu ndjekin vezët. Për të shpëtuar nga vezët iku dje nga kryeministria , ja mbathi.”- tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Ish-kryeministri e konsideroi të papranueshme që biznesmenët të futen në burg për një kupon tatimor, ndërsa akuzoi qeverinë se po ushtron terror ndaj biznesit.

“Përgjigjen më të shkëlqyer ja dhanë biznesmenët e Shkodrës dje, që me ketë regjim armiqësor ndaj biznesit ne po falimentojmë. A gjeni kund në botë të dënosh tjetrin për kuponin tatimor. Të dënosh tjetrin 10 mln lekë se nuk i korrespondojnë letrat me pllakat, i dalin pak më pak. A gjeni kund në botë një terror të tillë ndaj biznesit mo? Mirë ai, po ju si ka mundësi të heshtni në këtë mënyrë. Gjeni një dhe na thoni, po ndjekim këtë shembull. Por ndjek shembullin e Kolekës, shembullin e Enver Hoxhes, që e kënaqin vetëm hekurat, burgu për të tjerët”- deklaroi Berisha.

“Me këtë qeveri s’ka asnjë shpresë. Shpresa e vetme është të ngrihemi në një revolucion demokratik. Të ngrihemi ndaj çmendurisë së një njeriu që po rrënon çdo ditë qenien morale, shpirtërore dhe materiale të këtij vendi”- përfundoi Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se jep makinën e tij, e cila përdoret për trafik droge. Berisha ndër të tjera pohoi se Kushtetuta është një leckë.

“Për shkak të përfshirjes se Ramës me krimit, nuk mund të jetë ndryshe një qeveri. Shqiptarët kanë investuar në auto-claba, në sterlizator. Të gjitha këto i merr Beqaj-Rama. Në konflikt të plotë interes, sepse ka qenë në një kazino dhe ka punuar aty. E mori dhe bëri vendim për raste emergjente dhe emëroi Zani Cakulin. Zonja këtu, krenarja këtu na thotë Administrata, etj etj. Pra, jemi në kushtet e një demokraci, harrojeni oligarkinë. Ka njerëz që vjedhin çdo gjë. Kushtetuta është një leckë e pavlerë dhe s’ka drejtësi. Kryebanditi I thotë gjykatësit që të presë këmbët ty. Të marrë jetën, të marrë shpirtin. Vendi me nivele me të ulta të diplomimit.”, pohoi ai.

Sakaq, ish-kryeministri Berisha theksoi se një prej studentëve që mori pjesë në protestë gjatë ditës kur ndodhi incidenti kur u qëllua me vezë Rama, është pështyrë sipas tij nga një badigard apo punonjës I Gardës. “Studentët në protestë, një tallje dhe cinizëm ekstrem ndaj tyre. Unë kërkoj që parlamenti të marrë në hetim, sepse në radhën e parë kur e gjuajtën me vezë, një nga rojet ose punonjës të tij të gardës ka pështyrë në surrat një vajzë. Edi Rama sapo erdhi në pushtet javën e parë shpalli dy projekte parësore, piramidën e diktatorit dhe vilën e Enver Hoxhës. Nuk po flas më për ty, sepse kam shumë arsye të flas,…Po vazhdove, e di vetë ti. (I drejtohet një prej ministreve të kabinetit)”, tha Berisha.

BIRN: Qeveria po blindon zyrtarët përballë qytetarëve

Voal – Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, e konsideron kërcënim për demokracikë rikthimin e dënimit me burg për shpifjen. Sipas BIRN, kjo nismë nuk ka për qëllim të ndalojë shpifjen, por të ndalojë njerëzit që të ngrenë akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve. “Shqipëria, si një vend që ëndërron të bëhet demokratik, po bën pikërisht të kundërtën, po blindon zyrtarët përballë qytetarëve, po i armatos ata me kërcënimin me burg”, shkruan BIRN. Në këtë mënyrë, nismën e kryeministrit, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, që ka denoncuar disa zyrtarë të qeverisë për përfshirje në afera korruptive me tenderat publikë, e quan një hap të madh pas për lirinë e shprehjes dhe mendimit. “Nuk është fjala për shpifjen, por për atë që qeveria e konsideron si shpifje. Rrjedhimisht, propozimi i qeverisë është një projektligj që synon të kërcënojë çdo qytetar të mos e hapë gojën. Ai nuk synon asgjë tjetër veçse mbylljen e gojës së qytetarëve ndaj korrupsionit të pushtetarëve”, thekson gazetari i BIRN, Gjergj Erebara në një prej shkrimevë të këtij rrjeti mbi nismën e kryeministrit shqiptar.

Më poshtë po ju sjellim të plota të dy shkrimet e BIRN

Kriminalizimi i “shpifjes” ndaj zyrtarëve të lartë, kërcënim për demokracinë

Projektligji i mbështetur nga kryeministri Edi Rama për të kriminalizuar shpifjen kundër zyrtarëve të lartë i kthen orën mbrapsht demokracisë së brishtë shqiptare.

Nisma më e fundit e qeverisë shqiptare për të kriminalizuar shpifjen, e cila u mbajt e fshehur nga qeveria deri sa u dërgua në parlament, nuk është një rrufe në qiell të hapur për një maxhorancë që duket se ka pak tolerancë për zërat kritikë dhe për gazetarinë e pavarur.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama nuk synon të dekriminalizojë çfarëdolloj shpifjeje! Propozimi i tij synon të kriminalizojë vetëm atë lloj fjale, shkrimi apo deklarate që shënjestron drejtuesit e shtetit. Shpifja, sipas propozimit të qeverisë, janë vetëm ato “sjellje që manifestohen përkundrejt funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur, në rastin kur ndaj këtyre të fundit shpifet me qëllim dhe publikisht lidhur me fakte të cilat ligji i parashikon si vepra penale”.

Propozimi synon të dënojë atë që qeveria e quan “shpifje ndaj zyrtarëve të lartë” me gjobë deri në tri vjet burg. Qeveria pretendon se kjo masë është e nevojshme për të ndaluar “abuzimet me lirinë e fjalës”. Propozimi është bërë në atë pjesë të kodit penal që flet për “krimet kundër shtetit”. Kjo nënkupton  që nëse ndonjë qytetar thotë se ky apo ai ministër është hajdut, kjo konsiderohet shpifje dhe krim kundër shtetit dhe mund të dënohet me deri tri vjet burg. Por e kundërta, kur një zyrtar konsideron hajdut një qytetar, kjo nuk konsiderohet shpifje dhe as nuk dënohet.

Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, zyrtarët dhe personat publikë gëzojnë shumë më pak mbrojtje ligjore ndaj akuzave publike, qoftë ajo fyerje apo shpifje, se sa qytetarët privatë. Shqipëria, si një vend që ëndërron të bëhet demokratik, po bën pikërisht të kundërtën, po blindon zyrtarët përballë qytetarëve, po i armatos ata me kërcënimin me burg.

Situata bëhet akoma më paradoksale kur merret parasysh se propozimi bëhet nga kryeministri aktual, njeriu që u godit në mënyrë barbare në vitin 1996 për lirinë e fjalës, apo të njëjtit njeri që shkoi në Paris më herët këtë vit në solidaritet me viktimat e sulmit terrorist ndaj karikaturistëve të Charlie Hebdo.

Propozimi u kalua fshehtazi në qeveri, hyri në procedurë parlamentare pa e marrë vesh askush dhe u zbulua rastësisht më 11 nëntor 2015, plot tri javë pasi qe dorëzuar në Kuvend.

Mënyra se si u propozua projektligji, mënyra se si u mbajt i fshehur për shumë javë dhe mungesa e debatit publik për nevojën apo mungesën e nevojës së një ndryshimi të tillë, përbën një shqetësim më vete.

BIRN Albania, si organizatë për zhvillimin e medias, mendon se projektligji i propozuar nga kryeministri Edi Rama është një hap i madh pas për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit.

Liria e shprehjes është sakaq nga liritë më të dobëta që gëzojnë shqiptarët. Për shkak të pushtetit disproporcional të partitizmit në Shqipëri, shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë frikë të flasin, kanë frikë të ngrenë zërin, kanë frikë të protestojnë. Për shkak të pushtetit pa kufij ligjorë të partitizmit në Shqipëri, çdokujt i rrezikohet vendi i punës, mirëqënia apo edhe ndihma ekonomike në rast se ngre zërin. Gazetarët, të cilët duhet të jenë zëdhënës të zërit të qytetarëve përballë autoriteteve, shumë shpesh mbyllin sytë dhe heshtin si pasojë e frikës nga autoritetet.

Mbetet për t’u parë se si mund të funksionojë kriminalizimi i shpifjes në kuadër të nismave të shumta të qeverisë për “denoncimin e korrupsionit”, përmes aplikacioneve në internet si ai i hapur së fundmi stopkorrupsionit.al.

Klima e lirisë së shprehjes sakaq është shumë e keqe dhe aspak e përshtatshme për të kryer debatet e nevojshme për një shoqëri demokratike.

Shpifja është një akt i shëmtuar, ndaj kujtdoqoftë, përfshirë edhe zyrtarët e lartë. Legjislacioni aktual shqiptar i hartuar në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Europës dhe OSBE-së, i jep të drejtë palës së prekur nga shpifja t’i drejtohet gjykatës, ose t’i drejtohet prokurorisë për kallëzim penal, por sipas kodit penal aktual, kjo vepër dënohet me gjobë kur është penale dhe me dëmshpërblim kur është padi civile. Ne mendojmë se legjislacioni aktual është mëse i mjaftueshëm dhe se nga viti 2012, kur u krye kjo reformë, deri më sot, nuk ka ndodhur kurrfarë spekulimi i jashtëzakonshëm me lirinë e shprehjes për të sugjeruar nevojën për ndonjë ashpërsim ligjor. Shqiptarët vuajnë aktualisht nga mungesa e lirisë, jo nga tepria e lirisë.

BIRN Albania mendon se nisma të tilla ligjore janë dyfish alarmante. E para për shkak të rrezikut që qytetarët dhe gazetarët t’i frikësohen burgut sa herë që shkruajnë apo hapin gojën për të kritikuar autoritetet, duke thelluar edhe më tej nivelin ekzistues të ushtrimit të vetëcenzurës dhe; e dyta për shkak se propozimi, më shumë se sa për kërcënimin me gjobë apo burg, është një sinjal i hidhur për mënyrën thellësisht difektoze se si qeveria aktuale mendon për lirinë e shprehjes.

Propozimi i projektligjit bashkë me relacionin përkatës do të mbetet një njollë e zezë mbi qeverinë aktuale. Kjo njollë do të rëndojë mbi qeverinë edhe nëse ajo e tërheq menjëherë projektligjin dhe kërkon ndjesë të thellë. Klasifikimi i shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë si “krim kundër shtetit” është një masë që ne gjykojmë se mund të ndërmerret vetëm nëpër vende autokratike si Rusia, Turqia, Egjipti apo Azerbajxhani.

BIRN Albania inkurajon fort qeverinë të tërheqë menjëherë projektligjin në fjalë, inkurajon fort Kuvendin e Shqipërisë të mos e votojë atë, inkurajon shoqërinë shqiptare të kundërshtojë me forcë këtë propozim. / BIRN/

Nuk është fjala për shpifjen, por për atë që qeveria e gjykon si “shpifje”

Propozimi hileqar i qeverisë për dënimin me burg të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë si krim kundër shtetit synon t’i mbyllë gojën njerëzve të denoncojnë korrupsionin, jo të dënojë shpifjen.

Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me tre vjet burg të shpifjes, nuk synon të dënojë shpifjen, synon të ndalojë njerëzit të ngrenë akuza për korrupsion. Bashkë me propozimin për dënimin me deri në tre vjet burg, qeveria ka dhënë edhe përkufizimin e asaj që ajo gjykon se përbën “shpifje”. Ky përkufizim që mbartet në pjesën e dytë të fjalisë të nenit 238, shpifja konsiston në: atribuimin ndaj një zyrtari të lartë të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale.

Kjo do të thotë se, nëse shan një ministër me fjalë të pista, sa të duash e si të duash, kjo nuk përbën shpifje, nuk dënohet. Nëse i thua “idiot”, kjo nuk përbën shpifje, sepse të qenit idiot nuk është vepër penale. Shpifja, sipas përkufizimit në fjalë është nëse i thua që ministri “ka manipuluar tenderin”. Kjo përbën vepër penale sepse manipulimi i tenderit përbën vepër penale.

Imagjinoni se çfarë do të ndodhë nëpër qytetet e mjera të Shqipërisë, ku sakaq njerëzit e kanë frikën në bark, kur një qytetar të ngrihet për të thënë se kryebashkiaku bej ka bërë një vilë luksose që nuk përkon me të ardhurat e tij si kryebashkiak. Ose të thotë se mësuesit po pushohen nga puna për të punësuar militantë partiakë. Kjo përbën shpifje dhe dënohet me deri tre vjet burg. Ka pak rëndësi se sa e bazuar apo e pabazuar është akuza e ngritur. Siç e dimë shumë mirë ne dhe siç na e kujton shpesh kryeministri, prokuroria dhe gjykatat janë institucione të korruptuara deri në palcë. Ka shumë pak gjasa që një prokuror të hetojë mbi akuzat, e bazuara apo të pabazuara qofshin, të ngritura nga media apo nga individët. Rrjedhimisht ka shumë pak gjasa që akuzat për korrupsion të cerfitikohen si të vërteta nga gjykatat. Por e kundërta është shumë e lehtë. Për shkak se korrupsioni nuk dënohet, akuzat për korrupsion janë lehtësisht të identifikueshme si “shpifje” sipas përkufizimit të qeverisë.

Propozimi i qeverisë nuk dënon shpifjen. Vetë përdorimi i fjalës shpifje në propozimin në fjalë është i pavend. Propozimi synon të dënojë akuzat ndaj zyrtarëve, të drejtën e qytetarëve për të ngritur dyshime se një tender u manipulua, se një qytetar u pushua pa të drejtë nga puna, se një punësim u bë mbi kritere politike.

Rrjedhimisht, propozimi i qeverisë është një projektligj që synon të kërcënojë çdo qytetar të mos e hapë gojën. Ai nuk synon asgjë tjetër veçse mbylljen e gojës së qytetarëve ndaj korrupsionit të pushtetarëve.

Vetë klasifikimi i shpifjes te kapitulli i “krimeve kundër shtetit” është një çudi më vete. Sipas konceptit të qeverisë, pushtetari është vetë shteti. D.m.th, shteti nuk është ajo tërësi ligjesh dhe institucionesh që duhet të garantojë liritë dhe mirëqënien e nënshtetasve. Shteti është zyrtarët e lartë të emëruar apo të zgjedhur.

Në fund, duhet të theksojmë gjithashtu se propozimi vështirë se do të sjellë edhe guximin e këtyre pushtetarëve që i thonë vetes “shtet” të dënojnë njerëz me këtë ligj. Thjeshtë ideja se dikush mund të hyjë në burg pse quajti një politikan “hajdut” mjafton për ta çuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE pesëmbëdhjetë vjet pas.

Gazetarët, të cilët mund të bien pre e këtij ligji të parët, për shkak të detyrimit që kanë për të informuar publikun për tenderët e manipuluar të qeverisë, për inaktivitetin e prokurorisë dhe padrejtësitë e pafundme të sistemit të drejtësisë, nuk duken fare të shqetësuar nga ky propozim. Përkundrazi, gazetarët duken thjeshtë të neveritur. Ideja që disa politikanë i japin vetes të drejtën të mendojnë se kanë vetë shteti, se kanë të drejtë të vjedhin, kanë imunitet ndaj ndëshkimit dhe në fund, pretendojnë se duhet të kenë imunitet edhe ndaj akuzave se po vjedhin. / Gjergj Erebara – BIRN/

Vrasja në restorantin ‘Muraga’ – Vrasësi dhe viktima me precedentë penalë

Zbardhet dinamika e vrasjes së ndodhur mesditën e sotme në restorantin “Muraga” në Dajt. Policia e Tiranës ka sqaruar të gjithë ngjarjen, duke u shprehur se është në kërkim të autorëve të këtij krimin.

Deklarata e Policisë së Tiranës:

Më datë 11.11.2015, në orën 14:10 minuta në Sallën Operative ka mbërritur një telefonate se, në fshatin e quajtur Mëzes,në rrugën e Dajtit, në Restorantin me mbishkrimin “MURAGA”, ka persona të qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, si edhe Prokurori i gatshëm.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Enton Nikaj, 30 vjeç, (në foton lart) është qëlluar me arme zjarri pistolete i cili me pas ka ndërruar jetë si edhe ka mbetur i plagosur Ismet Gaxheri (pronar i restorantit në fjalë) i cili dyshohet të jetë goditur me qytën e pistoletës.

Viktima, Enton Nikaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal

I plagosur, Ismet Gaxheri, banues në Tiranë me precedentë të mëparshëm penal.

Pas këtij veprimi autoret e dyshuar janë larguar nga ambientet e restorantit me një automjet, të dhëna të tjera nuk mund të jepen për arsye hetimi.

Gjatë këqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restorant.

Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Sot, të gjithë gatitu Berishës, ndërsa Basha fliste në mbledhjen e grupit

Sali Berisha pavarësisht se nuk është më kreu i PD vazhdon të ketë ndikim të madh te demokratët. Një pjesë madje ka kritikuar kreun e saj aktual Lulzim Bashën për mosforcimin e pozitave të tij si kryetar i të djathtës.

Kjo është një foto e shkrepur sot gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD. Sapo është shfaqur Sali Berisha, demokratët kanë qenë të gjithë me sy tek ai. Edhe Topalli duket e gjitha e kthyer në pozicionin nga ku mund ta shihte më mirë liderin historik.

E ndërsa, Lulzim Basha mbante fjalimin e tij për largimin e qeverisë Rama-Meta, kamerat fokusonin demokratët me sy nga celularët e tyre.

Qindra studentë në protestë para Kryeministrisë kundër ligjit të arsimit të lartë

Voal – Qindra studentë kanë dalë në protestë sot përpara Kryeministrisë kundër reformës në arsimin e lartë, që ata e konsiderojnë si reformë “klienteliste”.

Studentët marshuan në Bulevard dhe më pas u ndalën para ndërtesës së qeverisë.

“Për Universitetin, për Shqipërinë”, është pankarta kryesore e tyre.

Dhjetëra forca policie janë vënë gardh për selisë së Kryeministrisë për të ruajtur sigurinë.

“Në orën 11, studentë e pedagogë, aktivistë e qytetarë, popull mbarë, do marshojmë kundër dhunës shumëpërmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike. Sa më të shumtë e të vendosur të bëhemi nesër, aq më e afërt është dita kur universiteti dhe shoqëria do të çlirohen nga kontrolli i pushtetarëve, zhvatja e të privilegjuarve dhe manipulimi i gjithanshëm. Nesër është e pamundur të jesh spektator”, thuhet në njoftim.

“Shpërfillja ndihmon dhunuesit. Nëse nuk je dakord me qëndrimet e Lëvizjes Për Universitetin, por prapëseprapë je kundër dhunuesve të trefishtë, bashkoju protestës me pankartën tënde, thirr parullën tënde e folu publikisht të gjithëve sipas botëkuptimit tënd. Bulevardi dhe sheshi janë ende publike, u takojnë të gjithëve barazisht. Për universitetin, për shoqërinë”, thuhet më tej.

protest

Sot protestë: Pedagogu i shkencave sociale: Ta quash Edi Ramën derr, fyen derrin

Voal – Qindra studentë u mblodhën sot në protestë përpara kryeministrisüe për të kundërshtuar ligjin për Arsimin e Lartë.

Mes tyre edhe pedagogë të shumtë që kanë sulmuar deklaratat e kryeministrit i cili i quajti ‘pula qüe kakarisin’ vajzat që e qëlluan me vezë.

«Vajzat që qëlluan me vezë ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quasj ashtu, sepse fyej derrin, » tha Arlind Qorri, një nga pedagogët në Universitetin e Shkencave Sociale, njëkohësisht organizator i protestës së studentëve përballë kryeministrisë.

11-11-2015 14-30-3711-11-2015 14-31-02

Studentët ironizojnë Ramën: S’duam luks qeveritar, për piktura, Jaguar

Ndryshe nga hera e kaluar kur gjuajtën me vezë kryeministrin Edi Rama, në protestën e sotme, pedagogë, studentët e fakultetit të Tiranës, por jo vetëm, kishin zgjedhur që të ulur këmbëkryq përpara godinës së Kryeministrisë, të “këndonin” për qeveritarët dhe pushtetin që sipas tyre po u heq mundësinë e studimeve të larta në arsim publik falas.

Në vargjet e tyre, pushtetarët quhen arrogantë, injorantë dhe derra.

Ndërsa paralajmërojnë se do të vijojnë sulmet me vezë në rast se kërkesat e tyre nuk dëgjohen.

Ja disa prej vargjeve të tyre:

S’duam luks qeveritar,
për piktura, Jaguar,
por shkollim me dinjitet,
ku studenti ka te drejte.S’duam rrena, duam dije,
as reklama qeverie,
por reforma per konvikte,
pergjysmim te cdo tarife.

Hakerat i vjedhin 215 mijë euro kompanisë farmaceutike në Tiranë

TIRANË – Hakerat kanë arritur t’i vjedhin 215 mijë euro nëpërmjet internetit një kompanie farmaceutike në Tiranë. Denoncimi për këtë rast është bërë nga financierja e kompanisë farmaceutike e cila ka deklaruar në polici se është mashtruar nëpërmjet një e-maili për një faturë borxhi që kompania duhet të paguante.

Financierja 35-vjeç me iniciale L.T ka deklaruar në polici se sipas e-mailit të ardhur, kompania duhet të bënte transaksionin në një bankë në Sofje të Bullgarisë.

Por pa kaluar shumë kohë nga bërja e pagesës është kuptuar mashtrimi, pasi kompanisë farmaceutike nuk i rezultonte asnjë borxh për t’u paguar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

FMN miratoi dy këste kredie për Shqipërinë

Në Tiranë, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi në nivel ekspertësh dy këste kredie për Shqipërinë, pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Përfaqësues të FMN-së deklaruan në Tiranë se gjithçka po ecte sipas planit: të dhënat kryesore të ekonomisë po fitojnë qëndrueshmëri dhe reformat strukturore po japin rezultatet e para.

Sfidë kryesore mbetet, sipas tyre, kreditimi më i madh, rritja e investimeve dhe forcimi i sistemit fiskal.

FMN dhe Shqipëria miratuan sot së bashku rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërsa në janar pritet të lëshohen këstet e radhës të marrëveshjes financare, pas aprovimit zyrtar nga bordi drejtues i Fondit.

Pas një misioni dyjavor në Tiranë, përfaqësuesja e FMN Anita Tuludhar deklaroi se Shqipëria është tashmë mbi një bazë të sigurtë për ndjekur reformat ekonomike dhe ka arritur të gjithë objektivat sipas planit të përbashkët të punës.

“Kjo është një arritje me rëndësi për Shqipërinë në rrugën e përpjekjeve për të arritur qëndrueshmërinë fiskale njëkohësisht me reformat strukturore që po kryen qeveria – tha zonja Tuludhar.

Sipas saj reformat strukturore kanë qenë shumë të forta dhe të nevojshme, si ajo në fushën e energjisë etj., tani ato do të sjellin një rritje më të fortë në periudhën afatmesme.

Rimëkëmbja ekonomike pritet të vazhdojë këtë vit me 2.5 – 2.7 për qind ndërsa vitin tjetër 3 – 3.5 për qind. Inflacioni pritet të mbetet i ulët, sepse ekonomia po zhvillohet nën potencial.

Reformat po sjellin konsolidim fiskal. përmbushja e detyrimeve tatimore duhet të vazhdojë nga subjektet.

Vitin e ardhshëm, sipas saj, do të rritet kreditimi; banka duhet të zgjidhin çështjen e kreditimeve të vonuara dhe të shtojnë kreditë e reja; Sektori bankar mbetet likuid dhe e përballoi krizën greke

Ndërsa ministri i financave Shkëlqim Cani tha se rritja rreth 2.7 për qind e ekonomisë erdhi prej paqëndrueshmërisë së faktorëve të jashtëm.

Ai tha se eurobondin e emetuar me sukses nga Shqipëria, në vlera gati dyfish nga shuma e parashikuar, të cilat do të ndihmojnë shlyerjen e borxheve dhe kreditim më të madh.

Ministri Cani tha se buxheti i vitit 2016 nuk rrit taksat, madje mund të ulë taksat në disa sektorë jetikë si bujqësia.

Parashikimet u ulën, sipas tij, sepse u ulën edhe shumë çmime të paparashikuara në bursat botërore si nafta, kromi, bakri, ndërsa dhanë efekt të përkohshëm edhe ristrukturimi i ekonomisë.

Reforma kundër informalitetit vendosi mbi baza ligjore, siguroi konkurrencën e ndershme.

Bilanci i shkëmbimeve tregtare është përmirësuar dhe pati rritje e prodhimit të brendshëm dhe të turizmit.

Sistemi bankar i vendit mbetet i qëndrueshëm, me nivele të mira kapitali dhe likuiditeti, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Zhvillimet ekonomike në Greqi, sipas tij, nuk lanë pasoja në treguesit e shëndetit financiar.

Zyrtarët pohuan se ekonomia mbetet nën potencialin e saj, ritmet e rritjes janë ende të pamjaftueshme, ndërsa pasiguria ka tkurrur konsumin dhe kreditimin.

‘Pulëbardha’ e Xhoanës – Fatos Nano hedh në gjyq Bashkinë e Tiranës

Ish-Kryeministri Fatos Nano ka paditur Bashkinë e Tiranës për prishjen kontratës për restorantin “Pulëbardha” dhe agjencisë së udhëtimeve “Joy Travel”, të cilat ndodhen pranë stadiumit “Dinamo”.

Dy bizneset janë në pronësi të bashkëshortes së Nanos dhe janë paralajmëruar se do të shemben nga Bashkia në lidhje me aksionin e Veliajt për lirimin e hapësirave publike. Fatos Nano është shprehur kundër këtij aksioni dhe ka hedhur në gjyq Bashkinë për prishjen e kontratës.

Disa ditë më parë, Bashkia e Tiranës vendosi të zgjidhë kontratën mes Ministrisë së Financave dhe restorantit ‘Pulëbardha’ që figuron me NIPT sekondar të kompanisë “Joy Travel” në pronësi të Xhoana Nanos.

Bashkia argumenton se objekti në stadiumin “Selman Stërmasi” ka pasur një kontratë 20-vjeçare për përdorimin si restorant për udhëtarët, ndërkohë që nuk shfrytëzohet për këtë qëllim. Vendimi është marrë nga bashkia më datë 23 tetor dhe i është drejtuar administratores së “Joy Travel”.

Po ashtu sipas shkresës zyrtare të bashkisë, për shkak të mospërdorimit të objektit me qëllimin e nënshkruar në kontratë, bashkisë e cila ka në pronësi stadiumin, i lind e drejta e prishjes së kësaj kontrate. Dhe vetë kryetari i bashkisë Veliaj ka deklaruar më herët se çdo ndërtim pa leje dhe jo konform ligjit, ku i referohej dhe restorant ‘Pulëbardhës’, do të prishej.

Cani: Marrja e eurobondit 450 milionë euro bëhet për lehtësimin e borxhit publik

Një nga mënyrat kryesore për të nxitur kreditim, sipas ministrit të Financave të Shqipëris është që qeveria të tërhiqet nga marrja e kredive në tregun e brendshëm

TIRANË – Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani nëpërmjet një konference për mediat ka shpjeguar se marrja e eurobondit prej 450 milionë euro me një afat pesëvjeçar ka si synim lehtësimin e borxhit publik. Sipas tij, e mirë tjetër e këtij eurobdoni është heqja dorë nga marrja e kredive në tregun e brendshëm.

“Eurobondi është pjesë e një strategjie të gjerë që synon dhe realizoi lehtësimin e  borxhit publik. Shqipëria arriti që të marrë 450 milionë euro me një normë interesi prej 5.75 përqind dhe kjo është një ngjarje për disa arsye, por arsye kryesore është që nuk është e lehtë të marrësh një borxh,. Marrja e eurobondit bëhet për dy qëllime kryesore, ku së pari për të zëvendësuar eurobondin e vitit 2010”- u shpreh Cani.

Një nga mënyrat kryesore për të nxitur kreditim, sipas Canit është që qeveria të tërhiqet nga marrja e kredive në tregun brendshëm, dhe të bëjë presion tek bankat që ti mbajnë normat e interesit të ulta. Me këtë shpjegon ministri i Financave të Shqipërisë, nxitet zhvillimi i ekonomisë, dhe i vihet në  ndihmë biznesit dhe rritjes ekonomike.

“Pavarësisht nga sa thuhet ka 24 vite rresht, që Shqipëria kur bën buxhetin e vitit të radhës del me defiçit. Ashtu siç do jetë edhe buxheti i vitit 2015 dhe 2016. Në 25 vite ne do dalim me deficit. Kjo do të thotë që të ardhurat që realizojmë nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet. Ne nuk kemi arrit në asnjë vit të dalim me sufiçit. Kjo ndodh në shumë vende, edhe në vendet e zhvilluara. Për të qenë korrekt, ne po shpjegojmë eurobondin. Duke e pranuar që ne nga viti në vit ne do marrim borxh deri në 2020 do jemi ndër vendet që do të dalim me defiçit. Rëndësi ka që niveli i rritjes ekonomike të jetë më i lartë se sa niveli i borxhit që marrim. Në këtë rast duket se ekonomia është në ecje”-u shpreh Cani.

Ndërkohë ost në mbyllje të bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp mes FMN-së, ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko.

Rama-Vlahutin: Rruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi

TIRANË – Raport-progresi i Komisionit Europian për Shqipërinë, është komentuar edhe nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, ku në këndvështrimin e tij raporti vlerëson reformat e kryera përgjatë një viti. Rama gjatë një konference për mediat me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin ka bërë një rezyme të vlerësimeve që bën ky progres-raport, duke e vënë theksin tek reforma në drejtësi.

Në raportin e Komisionit Europian publikuar sot arrihet në përfundimin se Shqipëria ka bërë përparim të vazhdueshëm për sa i përket kritereve politike, duke konsoliduar reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe administratës publike.

Vlahutin u shpreh se nëse do të duhej të përmblidhte raportin në një frazë, është një progres shumë i qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria për prioritete kyçe, që do të çojnë deri në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas saj nuk ka pasur kthim prapa për zbatimin e reformave për BE-në.

Për s ai përket zhvillimeve pozitive, ka përmendur disa prej tyre, si progresi që është bërë në administratën publike, miratimi i ndarjes së re territoriale-administrative , plani i veprimit për luftën kundër korrupsioni, bashkëpunimi i mirë ndërkombëtar në luftën kundër drogës, rregullimi i tregut të energjisë, dhe veprimet e ndërmarra kundër informalitetit.

“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë, për sa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe  e shikojmë Shqipërinë si një partner të fortë për ne. Ky raport e tregon qartë që gjëja më e rëndësishme është reforma në gjyqësor” – u shpreh ambasadorja e BE-së në Shqipëri.

Prioritetet sa i përket të ardhmes janë miratuar qartë, si miratimi i paketës në reformës në gjyqësor, ku sipas saj do të jetë kyçe për një opinion pozitiv për hapjen e negociate për anëtarësim në BE.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në kriterin politik vlerësohet shprehja e vullnetit për ndërmarrjen dhe zbatimin e reformave.

“Për ne është e qartë dhe ky raport e thotë se rruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi, e cila mbetet sot sfida më  madhe  jo vetëm kësaj qeverie, por e shoqërisë shqiptare dhe shtetit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.  Vlerësohet ecuria e mirë e përgatitjes së reformës në drejtësi dhe për realizimin e një reforme gjithëpërfshirëse, kjo është një reformë me rëndësi historike dhe kombëtare për Shqipërinë.  Progres- raporti rekomandon përfundimin  në kohë të reformës në drejtësisë, që do të thotë nëse reforma në drejtësi do të mbyllet pa humbur kohë të çmuar dhe duke e adresuar fuqimisht në muajt në vijim, atëherë rruga jonë për negociata është e hapur”- u shpreh Rama.

Rama u shpreh se nga ana tjetër në progres raport është e qartë se kjo lidhet me konsolidimin e rezultateve, ku theks veçante kanë hetimet, gjykimet dhe ndëshkimet, i gjithë zinxhiri i pushtetit gjyqësor në Shqipëri.

“Ne nuk i shohim reformat si detyrë që na i ka vënë Brukseli, pro si detyrë e shtruar para nesh, nga fëmijët tanë, nga gjenerata tjetër që nuk mund  t’i trashëgojmë një pushtet të kalbur gjyqësor, kalbëzimi i të cilit ka pasoja në të gjithë sferën e jetës së vendit. Ne konstatojmë se angazhimi ynë për një administratë profesionale vlerësohet në raport, ky përmendet reforma solide e administratës publike, çka faktikisht e bën këtë prioritet në vlerësimin më të lartë. Ne jemi larg të qenurit i kënaqur si funksion sot administrata publike dhe synojmë që këtë administratë ta përgatisim që qytetarët shqiptarë të kenë një shërbim të denjë” – deklaroi Rama

Sipas Ramës në raport vlerësohet edhe ecuria e deritanishme e masave anti-korrupsion, por sipas tij  në kuadër të zbatimit të politikave anti-korrupsion, kërkohen rezultatet që kanë të bëjnë edhe me hetimin, me gjykimin dhe me dënimin në të gjitha nivelet.

Dëshmia e Bledar Xhulit, priftit shqiptar emigrant para Papa Françeskut në Firencë (video)

Shtypi italian i bën sot jehonë takimit të një prifti shqiptar me emrin Bledar Xhuli me Papa Françeskun. Është historia e një të riu shqiptar që ikën nga Shqipëria sepse aty nuk ka asnjë shpresë. Këtë histori e përcjell edhe Don Jeton Thaqi në faqen e tij në Facebook. Është një histori që ia vlen të dëgjohet prej nesh:

“…Bledar Xhuli tregon historinë e dhimbshme të cilën e përjetoi kohë më parë. Në moshën 16 vjeçare ai braktisë Shqipërinë dhe emigron ilegalisht në Itali. Atje bredh rrugëve për ca kohë dhe nuk gjënë dot një sistemim. Fjetjen e bënë nën urë dhe ushqimin në mensat e të varfëve që jepte Caritasi. Një ditë troketë në dyert e një kishe dhe takon një prift, i cili e dëgjon me vëmendje historinë dhe vuajtjet e tij. Pas përpjekjeve të dështuara për një sistemim, prifti pohon: Kur ti me trokite në derë, më trokiti Krishti. Prandaj të pranojë në shtëpinë time. Ky djalosh i ri kërkon që të shkollohet, kryen studimet dhe gjatë studimeve, priftit i lajmërohet një sëmundje dhe prej të cilës edhe vdesë.

Porosia e priftit para se të vdiste ishte: që djaloshi të vazhdonte studimet. Ky bëri ashtu dhe në përfundim të studimeve vendos të merr një vendim. Vendos në shenjë falënderimi të bëhet prift. Fillon edhe një fakultet tjetër: Filozofi dhe Teologji. I përfundon më sukses, shugurohet meshtar. Për disa vite punon si ndihmës famullitar, ndërsa tani është famullitar në Ipeshkvinë e Firencës.

Sot pati rastin të falënderojë Papën për vizitën që e bëri në Shqipëri dhe ndër të tjera rikujtoj shembullin e priftit që dikur e pranoi: deri sa prifti me thonjte që Krishti po troket nëpërmjet meje, unë e kuptova që Krishti ishte i pranishëm në atë që më pranoi.”

Miq, vijon në statusin e tij Jeton Thaqi, “këtë histori e pata dëgjuar më parë, por sot e degjoi edhe Papa, e sa herë që e kujtoj me bënë të ndihem shumë i emocionuar. Por mbi të gjitha më bënë të mendoj së sa duhet të jemi të kujdesshëm ta dëgjojmë Krishtin që është i pranishëm në jetët e atyre që pa rezervë punojnë për kauzën e ungjillit, duke e pranuar dhe dashur ate që është në nevojë.

Bledar, Zoti të ka bekuar nëpërmjet vuatjeve tua. Rrnofsh sa malet e Shqipërisë!”

Nevila Nika: Alida Hisku tha të vërtetën! Kam dëgjuar ulërima nga burgu

TIRANE- Historiania dhe ish-drejtore e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika në një intervistë për Opinion.al shprehet se në kohën e diktaturës, gratë në birucë mund të jenë përdhunuar. “Alida Hisku tha të vërtetën!”, shprehet ajo.

1. Ajo çka ka nxitur sërish debate kohët e fundit është dhuna në kohën e komunizmit. Kjo mori shkas nga një interviste e Alida Hiskut e cila thoshte se ishte përdhunuar nga hetuesit brenda në biruce… Ju keni studiuar për aëe periudhë të historisë. Si mendoni a ka ekzistuar ky fenomen….pra a përdhunoheshin gratë e arrestuara?

Ju faleminderit juve që më dhatë këtë mundësi për të dhënë edhe unë mendimin tim. Lexova intervistën e znj. Hisku dhe e përgëzoj për guximin dhe qytetarinë e saj për të denoncuar publikisht një prej krimeve më të shëmtuara të periudhës së regjimit komunist, atë të dhunimit të grave e vajzave në burgje e kampe internimi. Ka kaluar gati një çerek shekulli nga rënia e regjimit dhe shumë pak është folur për fatin e gruas shqiptare në atë periudhe. Znj. Hisku ka treguar të vërtetën! Edhe pse Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale nuk e parashikonte përdorimin e tortures fizike e psikologjike, të gjithë ne tashmë e dimë se ato janë përdorur masivisht në vendet e dënimit. Raste si ai i znj. Hisku ka patur, pasi jo të gjithë ata persona që kanë punuar në organet e drejtësisë të asaj periudhe kanë vepruar konform ligjeve të kohës. Përdorimi i torturave nga më të ndryshmet ka qene norme si për gratë ashtu edhe për burrat. Ju kujtoj këtu se në vitet e para të pas luftës, në mjaft burgje të vendit qelitë ishin të përbashkëta, pra burra e gra në një qeli.

2. Disa artistë që e kane jetuar atë periudhe por edhe kanë qenë të dënuar e kanë mohuar, si Maks Velo për shembull. Ndërkohë të tjerë e kanë pohuar. Si shpjegohet ky diversitet mendimesh?

Mendime të ndryshme midis artistesh apo ish të burgosurish politike është krejt normale të ketë. Gjykoj se ata që e mohojnë e kanë gabim, fenomeni ka ekzistuar, sidomos për ata mbi të cilët rëndonin akuza me karakter politik, por nuk përjashtohen edhe ato për krime ordinere.

3.Cilat kane qene format kryesore të presionit që ushtroheshin ne diktature ndaj të burgosurve politikë?

Forma më e rëndomtë e presionit ka qenë familja, të afërmit të dashurit e personit të arrestuar. E njëjta gjë ndodhte edhe me familjaret jashtë mureve të burgut e kampit. Frika injektohet në të gjitha variantet, dëbimi, internimi, largimi nga puna, shkolla etj etj.

4. A ka dokumente që vërtetojnë përdhunimin? Nëse jo dokumente, ndonjë fakt tjetër që e bën të besueshme këtë dëshmi?

Dokumente ka, jo për të gjitha rastet kuptohet sepse askush nuk ishte i interesuar të linte gjurme, qoftë edhe për rrahjet shtazarake që ju bëheshin gjatë hetuesisë. Kuptohet se sot mbas kaq vitesh është e vështirë ta provosh me fakte shkencore, pra nga mjekë e laboratorë kriminalistike se çfarë ka ndodhur.
Në këto kushte jemi para faktit se vetëm dëshmitë e të mbijetuarve të atij ferri janë dëshmi e gjallë e të pakundërshtueshme.
Unë, kam punuar për shume vite në Arkivin Qendror Shtetëror d (tek Burgu i Sigurisë së Lartë) dhe ende sot kujtoj me dhimbje ulërimat e një gruaje që vinin nga burgu i Tiranës. Bëhet fjalë për fundin e viteve ’70 dhe fillimet e viteve ’80. E pra kane kaluar shumë vjet por nuk mundem ta harroj.
Së fundi dua të shtoj se gruaja shqiptare ka vuajtur të tilla ngjarje edhe në vendet e punës e kudo. Me gjithë fjalët e mëdha për emancipimin tone, jeta e një gruaje ne Shqipërinë e para ‘92 nuk ishte fushe me lule.

Raporti i Komisionit Evropian: Qeveria Rama dështon në 5 kushtet e vendosura nga BE-ja

Komisioni Europian ka publikuar progres-raportin për Shqipërinë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, ku theksi vihet tek reforma në drejtësi. Në raport thuhet se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 5 prioritetet kyçe të Bashkimit Europian.

1. Mungon reforma në drejtësi

2. Lufta kundër krimit të organizuar

3. Mungon lufta ndaj korrupsionit

4. Nuk është bërë reforma në administratën publike

5. Mungojnë të drejtat themelore të njeriut

 

1-Reforma në administratën publike

Shqipëria është e përgatitur mesatarisht për reformën në administratën publike. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet:

-Të tregojë transparencë për rekrutimet në punë të bazuar në meritë profesionale

-Të japë informacion të saktë për shërbimet publike përmes Burimeve Njerëzore

-Të përgatitet për zbatimin e Kodit të ri të Procedurave Administrative

2-Reforma në Drejtësi

Vendimet gjyqësore nuk zbatohen gjithmonë. Është e pamjaftueshme llogaridhënia e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë është i përhapur.

Vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:

-Të miratojë strategji të re të reformës në gjyqësor dhe të vazhdojë përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimi

-Të plotësojë vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatat Administrative

-Të unifikohet sistemi elektronik i Gjykatave dhe të sigurohet se është efektiv

-Të publikohen të gjitha vendimet e Gjykatave me arsyetimet brenda një afati të arsyeshëm

3-Lufta kundër korrupsionit

Është bërë përparim, megjithatë korrupsioni është i përhapur. Duhet të bëhen hetime dhe ndjekje penale sidomos në rastet kur janë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë. Në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:

-Të tregojë përparim për numrin e hetimeve penale kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe të rasteve të referuara në Prokuroria nga ILDKP

-Të ndryshojë legjislacioni përkatës në fushën e përgjigmeve dhe mbikëqyrjes.

-Të shtohen përpjekjet për të siguruar qasje të drejtëpërdrejtë në bazat e të dhënave për prokurorët dhe policinë

4-Lufta kundër krimit të organizuar

Numri i dënimeve të formës së prerë mbetet i papërfillshëm në krahasim me vlerën e parashikuar të tregut kriminal rajonal dhe të brendshëm të drogës. Vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet:

-Të tregojë përparim të mëtejshëm për hetimet proaktive, të ndjekjeve penale e dënimeve për çmontimin e rrjeteve kriminale

-Të dryshojë legjislacioni për fushën e përgjimeve dhe mbikëqyrjes

-Të krijohet një politikë efektive e burimeve njerëzore për shpërndarjen e meritave në Policinë e Shtetit

5-Të drejtat e njeriut

Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është plotësisht në përputhje me standardet evropiane.

Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet:

-Të krijojë strategjinë për të drejtat e pronës dhe proceset e regjistrimit të pasurive

-Përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve dhe egjiptianëve

-Të tregojë progres në luftën kundër diskriminimit

-Të përmirësojë legjislacionin për drejtësinë e të miturve në përputhje me standardet ndërkombëtare

Kriteret politike

Zgjedhjet lokale në qershor të vitit 2015 janë zhvilluar pa incidente të mëdha. Shqetësimet janë për mungesën e profesionalizmit dhe politizimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor.

Për Shqipërinë, Komisioni Europian nuk hap negociatat e anëtarësimit për shkak të mospërputhjes së 5 kushteve të vendosura.

Bëhet fjalë për reformën në administratën publike, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit, reformën në gjyqësor dhe të drejtat themelore. Reforma e drejtësisë është kryefjala e pesë kushteve. Në dhjetor 2014 rezoluta e përbashkët i dha fund bojkotit 6-mujor të partisë kryesore opozitare. Ka mangësi thelbësore në sistemin gjyqësor në lidhje me pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ka të bëjë me zbatimin e vendimeve, bashkëpunimin ndërinstitucional. Hapat e ardhshëm në reformën e drejtësisë janë vendimtarë. Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, megjithatë korrupsioni është ende i përhapur. Duhen bërë më shumë përpjekje për krijimin e një historiku solid të ndekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet. Hetimet pro-aktive dhe bashkëpunimi ndërisntitucional duhet të përmirësohet.

Shqipëria ka bërë disa operacione për shkatërrimin e parcelave me lëndë narkotike kanabis sativa, megjithatë puna për çmontimin e organizatave kriminale mbetet e papërfillshme. Më shumë punë duhet bërë edhe për hetimet financiare kundër pastrimit të parave dhe masat për konfiskimin e aseteve.

Komunitetet rome dhe egjiptiane po përballen me kushte shumë të vështira të jetesës dhe politika sociale përjashtuese e diskriminuese. Sistemi i drejtësisë për të miturit nuk vepron në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Qeveria

Qeveria ka ruajtur fokusin e saj në adresimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave, duke ndjekur një sërë reformash të nevojshme. Disa përparime janë bërë në nivelin e qeverisjes vendore me zbatimin e reformës territoriale dhe me miratimin e strategjisë së decentralizimit. Duhen bërë përpjekje për funksionet dhe përgjegjësitë e njësive të sapo krijuara të qeverisjes vendore. Është i domosdoshëm implementimi i shpejtë i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kriteret ekonomike

Është bërë progres në pëmirësimin e stabilitetit makroekonomik. Inflacioni mbetet i ulët. Megjithatë, mbeten sfida të konsiderueshme. Duhen përpjekje për të mbështetuer konsolidimin fiskal, për të përmirësuar klimën e biznesit, të përmirësohet menaxhimi i buxhetit. Niveli i papunësisë është 17.5% dhe shifrat e punësimit informal mbeten të larta.

Arsimi

Shqipëria duhet të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë dhe të vazhdojë ristrukturimin e arsimit dhe të formimit profesional.

Monitor: 270 milionë euro dalin nga Shqipëria, bankat nuk i besojnë ekonomisë së vendit, i transferojnë investimet jashtë

Në mungesë të kreditimit të ekonomisë dhe investimit në letra me vlerë të qeverisë, bankat po preferojnë të vendosin paratë në institucionet jashtë vendit, edhe pse me interesa ndëshkuese…

Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.32 trilionë lekë në fund të 9-mujorit 2015, duke shënuar një rritje me 2.4%, apo me 31 miliardë lekë, në krahasim me dhjetorin 2014, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Me bazë vjetore, (T III 2015/ T III 2014) aktivet e sistemit janë rritur me 4.1%.

Fondet, që bankat marrin nga depozituesit, i investojnë kryesisht në katër drejtime, marrëdhënie me bankën qendrore, hua për ekonominë, blerje të letrave me vlerë të qeverisë, ose i depozitojnë jashtë vendit.

Në 9 muajt e këtij viti, forma e investimit që ka dominuar në sistemin bankar ka qenë ajo e vendosjes së parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare”. Ky zë është zgjeruar ndjeshëm me 16.4% apo me 30 miliardë lekë në vlerë absolute (207 milionë euro), në raport me fundin e 2014-s, duke ndikuar në 100% të rritjes së totalit të aktiveve. Ndonëse interesat e euros janë negative, sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre, sesa të japin hua në tregun e brendshëm, apo të blejnë letra me vlerë të qeverisë.

Ky proces (vendosja e parave të lira te mëmat, në vend që të investohen në kredi apo letra me vlerë të qeverisë vendase) njihet si ‘deleveraging’, apo ulja e varësisë së aktiveve të bankave me kapital perëndimor nga investimet në tregun e letrave me vlerë apo kredi dhe po ndodh në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës Lindore që nga viti 2010. Pas një ngadalësimi në 2013-n dhe gjysmën e parë të 2014-s, ky proces është përshpejtuar sërish vitin e fundit, duke reflektuar një rritje të perceptimit të riskut të bankave perëndimore për tregun shqiptar.

Megjithëse në depozitat interbankare paguhet “interes 0″ apo “interesa negative” , bankat janë të detyruara të mbajnë në llogari depozite fonde të tepërta që mbledhin nga klientët, teksa mungojnë projektet e besueshme nga aplikantët për kredi. Bankat janë të detyruara edhe me ligj të marrin depozitat e klientëve, edhe pse nuk kanë ku t’i investojnë, ndërkohë që alternativat e investimeve janë të limituara. Në shtator, kredia e re në euro ishte në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit, çka duket se i ka detyruar bankat që fondet e lira t’i vendosin jashtë vendit.

Huaja dhënë sektorit privat (neto, duke hequr provigjionimet për huatë me probleme) shënoi një rënie me 0.4% në fund të shtatorit në raport me dhjetorin 2014-s, si rrjedhojë e tkurrjes së fortë në tremujorin e tretë . Edhe Shoqata e Bankave konstatoi në deklaratën e saj të fundit se huaja për bizneset është tkurrur, ndërsa për individët ecuria ka qenë më pozitive.
Një tjetër zë që ka shënuar rënie ka qenë ai i veprimeve me letrat me vlerë, me bankat që kanë ulur investimet në letrat me vlerë me 2.6% në krahasim me fundin e 2014-s. Bankat me kapital të huaj vazhduan të ashtuquajturin proces të ‘deleveraging’, duke ulur ekspozimin në investimin me letrat me vlerë të qeverisë, në linjë me orientimin e mëmave.

Në nëntor të këtij viti, bankat kanë shfaqur interes t ë lartë për të blerë eurobondin e qeverisë shqiptare. Kjo e fundit emetoi tw premten 450 milionë euro me kupon 5.75%. Nuk dihet ende se sa nga kjo shumë është blerë nga bankat tregtare në Shqipëri, por këto të fundit kanë preferuar këtë alternativë investimi në raport me kredinë në euro, që ka një interes rreth 5% dhe risk më të lartë, apo dhe vendosjen jashtë me interesa negative./Monitor

Zagani: Mijëra hektarë tokë në Vlorë u dhurohen diplomatëve nga trafikantët

Ish-specialisti i anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, ka thënë se bashkëpunimi i tij me oficerin e Interforcës italine, Xhuliani, nuk ka qenë zyrtar, por shoqëror. Zagani deklaroi se akuzat ndaj tij për shitjen e informacioneve ndaj palës italianë nuk qëndrojnë, pasi ai nuk ka dhënë informacione zyrtare.

Në një intervistë të publikuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” (pjesë e papublikuar e intervistës së realizuar më parë nga gazetari Basir Çollaku), Zagani thotë se ka diskutuar me mikun e tij italian për mënyrën e shitjes së informacioneve të tij te trafikantët.

Në disa pjesë të intervistave të publikuara më parë, Zagani ka përfshirë në lidhje të trafikun e drogës emra drejtuesish të lartë të shtetit dhe të policisë.

Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, Dritan Zagani ndodhet në arrati në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Pjesë nga intervista e Dritan Zaganit e publikuar në “Opinion”:

…Dhe çfarë bëtë?

Dhe unë veprova disi në kokën timë qofte dhe administrativisht jo fort korrekt, por asnjëherë e jashtëligjshme.

Duke parë shitjen e informacioneve, mosveprimin e krimeve të rënda, me prokurorinë e Fierit nuk e kapja dot, ndonëse prokuroria pretendon se unë kam kryer veprime jashtë juridiksionit, shefat e mi kanë qenë në dijeni dhe më kanë aprovuar kryerjen e vepimeve, madje nuk kam shkuar asnjëherë me makinën time, por me makinën e shtetit dhe me karburantin e shtetit.

Po autoritetet italiane?

Autoritetet italiane nëpërmjet bisedave, siç kam shpjeguar më herët qe miku kolegu im Giuliani punonte këtu për shtetin shqiptar, nuk punoja unën për shtetin Italian, por punonte ai këtu për shtetin shqiptar. Vazhdimisht komunikoja me të në telefon, për mua Giuliani ka qenë dhe një shkollë profesionale.

Në bisedat me të kam diskutuar edhe faktin se po më shiten informacionet dhe nuk dija si të bëja kasha ngelur mes katër rrugëve dhe I thashë jam bërë të lë punën nuk punohet më, pas ndërrimit të pushteteve janë fuqizuar disa kriminelë sa nuk po marr vesh se çfarë bëhet, nuk di kujt it dërgoj informacionin, që jo vetëm ma shesin por nuk caj dot përpara por po ngelem në vendnumëro. Keto kane qene biseda miqesore me nje koleg te besueshem.

Dhe ne diskutim e siper si here te tjera kur unë kisha nevojë për ta sqaruar ndonjë informacion, Giuliani me ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë mund dihej nga pala italiane për këtë trafikant dhe I kam kërkuar ndihmë nëse mund ta quaj, që nëse unë arrij të marr informacionin që ai është në det me drogë, por që nuk po e kap dot, sepse nuk po më lënë, të të bie në qafë të ma arrestosh ti atje.

E kam kërkuar unë se plasa, nuk duroja dot më. Dhe kjo është dijenia, ata interpretojnë bisedat e mia miqësore me kolegun dhe mikun tim Giuliani, sikur janë raportime policore.

Në fund të fundit e shkruajnë dhe e deklarojnë diçka të tillë, por deri më sot që flasim edhe përse janë bërë disa séance edhe përse kam kërkuar direkt edhe nëpërmjet avokatit këto prova që ata kanë për të më provuar këtë fakt, nuk më është paraqit asnjë provë. Vetëm fjalë, fjalë të stisura nga prokurori Anton Martini dhe te stisura nga SHKB-ja nga zoti Arben Skëndo dhe Zamir Shtylla, dy sigurimsa mjeshtra për të bërë intriga.
***

Gjatë kohës që ishit në detyrë, a ka pasur të dhëna për trafikun e drogës me avion, për pista të tjera që përputhen me kohën e rrezimit të avionit në Divjakë?

Lidhur me avionët, unë kam qenë out deri në një moment kur më thirri shefi im I sektorit në zyre që do ta them për hjir të së vërtetës  dhe më rezulton ndër të vetmit kolegë që ka qenë korrekt në drejtim të asaj që është bërë dhe thënë në punën operative dhe profesionale zoti Skënder Hitaj.

Deri në atë moment kur më ka thirrur shefi Skënder Hitaj në zyrë dhe më ka bërë present një informacion që kishte ardhur në rrugë zyrtare për drejtorinë e policisë Fier, nga sherbmi informative shtetëror dega Lushnje për një informacion për nëj fakt të tillë, të dhënat për një avion që është ulur dhe ngritur në një zonë të Divjakës, por jo pikërisht atje ku bëhet fjalë që më pas u rrëzua Riformato, porn ë fshatin adriatik, unë dhe shefi im jemi vënë në dijeni nëpërmjet këtij informacioni që ka ardhur në mënyrë zyrtrae, SHISH, Posta secrete, cikluar nga drejtori për sektorin e krimit të organizuar, cikluar nga shefi sekrorit dhe nioftuar unë si shefi I seksionit I linjës direkte të antidrogës

Çndodhi?

Pas këtij informacioni më thirri shefi dhe më tha na del detyrë emergjente ta verifikojmë dhe ti japim një përgjigje këtij informacioni, sepse e kërkon edhe qendra lart, sa më shpejt të ejtë e mundur. Ngela pak I habitur sepse nuk e besoja që të vinin avione dhe të merrnin hashash.

Kjo ka ndodhur afërsisht një muaj para se të arrestohem diku në mars apo prill 2014. Ishte periudha kur sapo kisha parë targën e minsitrit kur po më shiteshin informacionet dhe ndihesha jo I tradhëtuar, por I shpartalluar dhe nuk kisha dëshirë më të merresha me punë dhe I thashë shefit të dërgojmë ndonjë officer të bëjë verifikimin.

Por ai më tha jo d të shkojmë ne të dy të bëjmë verifkimin dhe bëmë verifikimin që e kam sqaruar dhe më parë që të mos biem në përsëritje. Pas verifikimit kam mbetur pak I shokuar profesionalisht dhe mësova këtë që ishte në të vëertetë ashtu siç e kihhte shkruar SHISH fjalë për fjalë nuk mungonte asnjë detaj.

Hetuat më tej?

U interesova me lidhjet dhe njohjet e mia të punës operative  dhe verifikova jo vetëm që ishte e vërtete që vinte në Divjakë për arsye të motit, sepse në pranverë zona e Vlorës, ku vinte zakonisht avionic bëhej llucë dhe ai nuk mund të ulej dot në zonën e Pishporës ku kisha informacion, kur kishte qenë moti i thatë në Vlorë kishte ardhur disa herë të tjera.

Kur e verifikova mësova që ishte e vërtetë dhe funksiononte si linjë. Në Vlorë mësova që ishte e vërtetë që vinte edhe për hashash. Ishte linjë dhe ka funksionuar shumë herë. Dhe nga ajo që mu tha se që në fushatën zgjedhore ka nisur të vijë, për herë të parë në Vlorë dhe ishte prefeksionuar si linjë që njihej mirë nga trafikantët e Vlorës.

Trafikantët e vlorës përveç trafikut në rrugë tradicionalë që ishin mësuar edhe nga policia jo vetëm nga trafikantët për të cilët tashmë ishte njohur dhe funksiononte linja ajrore

Në këto memomente  I thashë shefit ky është info shumë interesant dhe do interesohem andej matanë, do tëp yes pak mikun tim se si qendron ky problem nëse kanë të dhëna edhe italianët, të pyes nëse a ka shtetas shqiptarë që nëse nuk kanë vetë avionë a përdorin avionë të tillë, që janë të pajisur me leje drejtimi për këto lloj avionësh, meqe linja ishte shqipëri ita;I dhe droga ishte mall lazarati, patjetër shqiptarë ishin në mes

Kërkova ndihmë Giulianit për një fakt të tillë nëse kishin dijeni për këtë dhe të më orientonte ku mund të filloja hetimet dhe të më ndihmonte më njohjet dhe mundësitë q ëka ai për peerrsonat shqiptarë, shtetas shqiptarë që kanë patenta të tilla që drejtojnë të tillë mjete se për shtetas italianë e dija që ka. Deri në atë moment nuk e kisha menduar, ishte e thjeshtë të merrej një patent e tillë të blihej një avion apo merrej me qera për t’u përdorur.

Ju erdhi përgjigja?

Me Giulianin nuk kam folur direkt atë ditë por pasi disa ditë hetimesh që bëmë ne dhe gjithmonë kam folur me të nëpërmjet telefonit të punës dhe e- mailit të punës, që ishin zyrtrae si mete pune i kërkova ndihme për pilotët dhe nëse kishte ndonjë të dhënë apo fakte rreth kësaj cështje trafiku që na kishin dlaë në fakte në lidhje me Italinë.

Pas disa ditësh me merr në telefon miku im dhe thotë se kam kërkuar bvërë një sondazh dhe kam arritur të gjej 11 shtetas shqiptarë ta kam dërguar listën e ke ne e- mailin tënd të punës.

Ky email me 11 emra pilotësh që po hetonit për lidhje me trafikun, eshtë në adresën tuaj të emailit zyrtar të punës?

Po po, është. Në adresën time zyrtarë të emailit të punës I cili nuk mund të hapet në anë të tjera dhe persona të tjerë

Eproret kanë dijeni pas mberritjes së këtij emaili?

Normale që po, edhe mund të fshijnë të dhenat nga server qëndror por gjithnjë mbetet gjurmë. Unë e kam deklaruar, sapo më mori Guiliani në telefon une e dija se ihha dhe në përgjim.

I kam thënë shefit tim menjëherë, shefi me ka ardhur nga miku im, një listë me 11 persona, nga këta unë momentalisht nuk arrij të identifikoj më emër mbiemër asnjërin prej tyre se cfarë përfaqësojnë. Kjo për arsye se së pari kanë shtrirje në të gjithë shqipërinë

Bëtë verifikime, kishin biznese këta pilote në shqipëri?

Ky është diskutimi që po të them. Në këto moment I them shefin të shoh çfarë përfaqësojnë se mund të jnë dhe njerëz të pastër, të shoh a lidhen me çështjen që ne hetojmë dhe sat ë arrij të dërgoj me email që ta përcjellësh ti lartbëj verifikimet përkatse do të përpiloj një informacion, do ta shoqëroj së bashku me listën dhe do ta përcjellësh ti lart se se kam ndërmend me u marrë më me këto muhabete

***

Përveç kontakteve dhe bashkëpunimeve me Giulianin, italianët kanë dhe një zyrë në Shqipëri atë të Interforcës, keni pasur bashkëpunim me këtë zyrë, ka qenë drejtuese e kësaj zyrë në atë kohë Anna Poggi e cila ka marrë nënshtetësinë shqiptare me 10 korrik 2015 me dekret të Presidentit, pas propozimit të Ministrit të Brendshëm z. Tahiri, ndoshta për procedurë kjo?

Me zonjën Poggi nuk njihem, nuk jam takuar me të. Di kush është, kam dëgjuar shumë për të kur punoja te kufiri dhe nuk kam pasur asnjëherë marëdhënie pune, nuk më lidhte as puna dhe as funksioni organik i detyrës, sepse lidhjet me Interforcën edhe nëse do kryeheshin do bëheshin nëpërmjet shefit të sektorit dhe jo shefit të seksionit që isha unë. Por ajo q ëmë bën çudi gjëra që kanë dalë në pah gjatë fazës hetimore, kur jam arrestuar dhe më pas, më çudisin faktet, që Prokuroria e krimeve të rënda, ndër akuzat absurd që rradhit është edhe një letër, një kthim përgjigje nga interforca zyra që mbulonte zonja në fjalë, e cila mban dtaën…ndër prova prokuroria më rradhit dhe përgjigje e ardhur nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane në Tiranë,  interforcës, me datë 4 shkurt 2014, me nr….xy.., është protokolli i një shkresë të ardhur nga kjo zyrë, më paraqitën si provë, ndonëse me gjithë insistimin tim dhe të avokatit tim, edhe kjo si shumë prova të tjera të pretenduara nuk më bëhen prezent për të parë se çfarë është shkruar.

Eshtë në dosje apo është zhdukur nga dosja?

Me ata që kam parë unë nuk ekziston, nuk e din ë është zhdukur, apo është hequr, apo nuk ka qenë asnjëherë, nuk jam njohur me të.

Çfarë pretendohet në atë shkresë sipas prokurorisë?

Nga kjo shkresë pretendohet se ka të dhëna për implikimin tim dhe kolegun tim për implikim në trafikun e drogës në drejtim të Italisë, por sa është e vërtetë dhe çfarë ëstë e vërtetë në këtë shkresë pa e parë dhe pa e lexuar…!!! Kjo shkresë ka qenë motive që unë të marr vesh kush është çështja Poggi lidhur me çështjen time.

Sipas kësaj shkrese, ju dhe z. Giuliani isit të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës  dhe nuk ishit të autorizuar për hetime?

Këto janë fjalë në dosje pa u prezantuar shkresa.

Kjo shkresë i është përcjellë edhe Romës, vartëse e së cilës ishte Poggi?

Normalisht zonja ka qenë nëpunëse e Romës,  dhe jo nëpunëse e Minsitrisë së brendëshme në Tiranë, kështu që duhet të jetë edhe atje. Por prokuroria ndonëse e shënon si argument dhe me nr prorkolli mua nuk ma vënë në dispozicion dhe unë nuk di se çfarë ka saktësisht ajo shkresë.

Sipas kësaj shkresë dërguar nga Poggi në Tiranë dhe Romë, atëherë duhej të niste hetimi për trafik droge edhe për kolegun tuaj Italian Alessandro Giuliani?

Normale.nëse është e vërtetë ashtu siç thonë. Ose kjo është keqpërdorur dhe nuk egziston si fakt dhe është keqpërdorur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ose ose (te 1 e 2 minuta një fikje kamere për montazhin…) nthuhet në shkresën e prokurorisë vazhdon të japë informacione për një shtetas Italian të panjohur dhe të paautorizuar për një punë të tillë, kjo duke iu referuar shkresës së zonjës Poggi.

Po ka pasur interesim nga Poggi në Romë se çfarë përfaqëson Alessandro Giuliani në këtë çështje?

Po, Poggi është interesuar edhe në rrugë zyrtare dhe sipas bisedës sime me mikun tim ajo ka marrë edhe përgjigje nga Roma zyrtare

Cila është përgjigja me aq sa keni ju dijeni?

Që Giuliani jo vetëm që është funksionar i policisë, i guardia di finanza në Shqipëri, por ka qenë dhe i autorizuar për të hetuar dhe investiguar trafikun e drogës, pra bie zyrtraisht pretendimi dhe ky sipas meje është shkaku që prokuroria I bën favore zonës poggi dhe nuk ma prezanton mua shkresën e dërguar prej saj në prokurorinë për krime të rënda. Se së pari nuk është provë, është një falsitet, një gjë e rreme, e dyta, po të paraqitet,  jo vetëm që bie si prove, por bie edhe si akuzë dhe nxjerr lakrat pastaj, se përse Poggi ka qenë e miretrajtuar në Shqipëri.

***
Kemi pare se ka pasur interes dhe nga shtypi italian për çështjen tuaj?Siç jeni vënë në dijeni po. Për momentin mund të them vetëm ato që janë bërë publike dhe se çfarë do të bëhet publike do ta mësojmë shumë shpejt.

Dua ta mbyllim me mometin e dhuratës së tokës me vendim qeverie, e vetmja dhuratë në këtë histori??

Më habit fakti që shtetit shqiptar dhe funksionarët e lartë deri te ministri merren me dokumente dhe procedurë të rregullt ligjore të bërë nga shteti shqiptar për shtetas dhe funksionarë të shtetit shqiptar sepse edhe unë jam shtetas shqiptar dhe ish-funksionar i shtetit shqiptar. Lidhur me shit- blerjen me tokë siç pretendohet ajo është lehtësisht e verifikueshme me dokumenta dhe e kontrollueshme në çdo kohë. Por shtetit shqiptar dhe instanc atë tilla që kanë  në dorë të merren me hetime bëjnë mirë të hetojnë për mijëra hektarë tokë në bregdet në Vlorë, që ju dhurohen shtetasve të huaj diplomat në shqipëri, nga element të dyshimtë trafikantë drogë të cilët as nuk përmenden e lërë pastaj të hetohen këto fakte dhe merren me tokën time

Kjo është nje akuzë e re që ngrini ju, kush janë këto diplomate të huaj?

Bëni një hetim shumë të thjeshtë se edhe ti si gazetar mund ta marrësh vesh, kur e kam marrë vesh unë nga arresti i shtëpisë  edhe ti si gazetar në terren gjithë ditën mund ta gjesh shumë thjeshtë.

Naço pengoi klimën e koalicionit – ja letra e ish ministrit drejtuar Ramës

Zbardhet letra e dorëheqjes së ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dërguar kryeministrit Rama. Në letër thuhet se për mirëfunksionimin e drejtësisës dhe përmirësim të mirëqeverisjes është nevojitur një bashkëpunim me i madh.

Letra e plotë:

I nderuar z. Kryeministër

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.

Duke shpresuar që  në çdo rast  ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë,

Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si Kryeministër

Me konsideratë, ministri Nasip Naço

Shqipëria refuzon organizatën Islamike

Voal – Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konference të dërguar nga homologu i tij iranian.

Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.

Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni.

Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në sesionin e 7-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku madje është nderuar dhe me një çmim të veçantë. Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim.

Kontradikta

Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por parlamenti shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.

Rama nis ndryshimin e ministrave të Metës, pritet që Meta të nisë ndryshimin e ministrave të Ramës

Ylli Manjani është ministri i ri i Drejtësisë duke zëvendësuar në këtë Nasip Naçon, i dorëhequr mesditën e sotme.

Zyra e kryeministrit Edi Rama me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se Manjani është konsideruar si kandidatura e duhur për këtë post, për të çuar përpara reformat e nisura. Propozimi i Ramës për të emëruar në krye të drejtësisë shqiptare, nënkryetarin e LSI-së, është dërguar tashmë në Presidencë, për t’u dekretuar nga Bujar Nishani.

Ylli Manjani mban aktualisht postin e zëvendësministrit të Transporteve në qeverinë e drejtuar nga Rama.

Rama ka vlerësuar gjithashtu kontributin e dhënë nga ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naço.


Send this to a friend