VOAL

VOAL

Ja kush është personi i rrëmbyer pranë Farmacisë nr.10

Personi i marrë peng në ngjarjen e ndodhur pranë Farmacisë nr. 10 rezulton se është Klajdi Gjeçi. 28-vjeçari rezulton person i skeduar nga policia pasi ka precedentë penalë.

I riu u mor peng rreth orës 21:00 në Rrugën e Dibrës nga tre persona me makinë BMW X5. Pasi e kanë dhunuar ata e kanë hipur në automjetin e tyre dhe janë nisur në drejtim të Dajtit.

Më 12 maj të këtij viti, Gjeçi ka plagosur me levë në kokë një person për shkak të një sherri për një femër.
Më 14 shtator 2015, çështja ndaj Gjeçit është pushuar pasi i dëmtuari ka bërë deklaratë noteriale ku tërheq padinë, raporton ‘Panorama’.
Ndërsa në fillim të vitit 2011 është arrestuar me pistoletë.
Më 2 shkurt 2011 gjykata dha vendim për hetim në gjendje të lirë me argumentin se pistoleta nuk plotësonte kriteret e armës së zjarrit.

Nunci Apostolik ia dorëzon Presidentit Nishani mesazhin e Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes

TIRANË – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot, në këtë ditë të shënuar për të krishterët shqiptarë dhe të mbarë botës, në ditën e lindjes së Jezu Krishtit, Nuncin Apostolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Ingles, të cilit i shprehu urimet e rastit, si dhe përshëndetjet më të përzemërta për Papa Françeskun.

Kreut të Shtetit iu dorëzua në mënyrë ceremoniale nga Nunci Apostolik mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes, për të cilën Presidenti Nishani theksoi se ky mesazh i kapërcen dasitë religjioze e të besimit dhe na jep shpresë e inkurajon për ta bërë vitin e ri 2016 një viti më të drejtë e më të paqtë, si dhe na mëson të kapërcejmë indiferencën e të demonstrojmë më shumë mëshirë e solidaritet me njerëzit në nevojë, por edhe me njëri-tjetrin.

Presidenti Nishani e falënderoi edhe njëherë Nuncin Apostolik për mesazhin e Papa Françeskut në 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri, dhe veçanërisht për autorizimin e dhënë për shenjtërimin e Nënë Terezës në vitin e ardhshëm, si dhe i përcolli urimet më të mira e të ngrohta Atit të Shenjtë dhe Nuncit Apostolik për Krishtlindjet dhe një vit të Ri në paqe, harmoni, mirësi e begati.

Fatos Lubonja: Gazetarët që shkojnë tek pritja e Ramës janë “palaço oborri”

Këtë të dielë kryeministri Rama ka thirur një mbrëmje gala për gazetarët e shtypit dhe mbi të gjitha për pronarët e tyre sipas modelit që organizoi një vit më parë në Pallatin e Brigadave

Modeli është i njohur. Kryeministri çohet, mban fjalim dhe tallet me gazetarët që janë të pranishëm, apo me pronarët që janë në hall me bizneset e tyre. Ai i jep të drejtën vetes të të ironizojë me dy Yjet e Ora News, me kreditë e Irfanit, me shkurtësinë e Babaramos, me “fantazinë pa cak” të Nikollë Lesit, me ambiguitetin serbo-shqiptar të Baton Haxhiut, me Shkullakun që nuk i bie rrufeja aty ku s’duhet, me Çanin që nuk konkurohet në diametër, më Fevziun që është po aq legen sa socialistët, me Frangajn si zëdhënësin e Saliut, me Mero Bazen që mërzitet se Sandri zë paradhomën, me idiotësinë e Bushatit që nuk kënaqet me Ramën njësoj si me Obamën, me Muç Nanon që thërret kot më kot: “Ruajuni nga Rama”. Dhe pastaj skenari vazhdon me disa gazetarë që bëjnë sikur vënë në lojë kryeministrin. Pikërisht pasi pa vjet këtë Gala- Gallatë, Fatos Lubonja i quajti “Palaço oborri” ata gazetarë që i shërbenin Ramës si një sfond për këtë shfaqe:

“Në inskenimin e kësaj gala-gallate hynte edhe leja që iu dha disa gazetarëve të merrnin fjalën dhe të thoshin ç’të donin kundër tij – në traditën e palaçove të pallateve që janë të vetmit që i thonë mbretit disa të vërteta të hidhura, sigurisht me dashuri dhe për ta bërë për të qeshur, jo për ta hidhëruar (Ramën)”. Por në shkrimin që bëri për këtë ngjarje problemi i Lubonjës ishte më i thellë. Ai e shikoi atë ceremoni të organizuar në prag të fundvitit, si një rast për të zbërthyer mardhënien e kryeministrit me pushtetin e katërt. Dhe Lubonja mendon se kjo darkë nuk ishte ashtu sic e përshkruan disa, si një hakmarrje e Ramës ndaj gazetarëve. Ai mendon ndryshe: “Më duhet të them se nuk pajtohem me ata që shkruan të revoltuar se darka dhe fjala kanë qenë organizuar si hakmarrje e Kryeministrit ndaj kundërshtarëve. Sipas asaj thënies se çdo e keqe ka një të mirë, unë them se Kryeministri ynë i kësaj radhe nuk është nga ata që mbajnë inat. Kur të ka përfund, shumë-shumë ai dëfrehet duke të tallur, mund të të ulë dhe kalin e tij në tryezë në shembullin e Kaligulës që e bëri kalin e tij senator, por inat nuk mban, sepse të mbash inat do të thotë edhe të kesh ca parime, kurse ai nuk ka të tilla. Sigurisht, në ëndrrën e tij finale, Rama, siç do të thoshte Canetti, për tipat që zgjedhin pushtetin për të zgjidhur problemet me vdekjen, imagjinon një botë me njerëzit të shtrirë të gjithë nën këmbët e tij dhe prandaj, po i dole përpara më këmbë, mund të përdorë çfarëdolloj intrige për të të shtrirë barkas. Por këtë e bën jo nga inati, por nga bindja paranojake se ti je shumë i parëndësishëm, një vegël e thjeshtë të synimit të tij të madh të përjetësisë, që ai mund ta hedhë tej sapo të mos i duhet më”.

Kështu shkruante Lubonja vjet për darkën e famshme të pallatit të brigatave. Tani pyetja është?

A d0 të shkojnë sërish gazetarët pas pronarëve për të duruar talljet në Pallatin e Brigadave? A do të bëjnë ata rolin e “Palaços së pallatit”?

Kjo mbetet të shikohet të dielën. Kamerat do të jenë si gjithmonë aty.

 

Ja c’tha Rama për gazetarët një vit më parë
Për Top Channel: Top Channel-it s’po i përmend asnjëri sepse jemi në një fazë kur Top Channel është i kompleksuar se qeverisin socialistët, socialistët janë të shqetësuar pse Top Channel i gjuan Qeverisë më shumë se Bashkisë.

Për Klanin (Fevziun dhe Canin): Mero jam i bindur se do të shkruajë “ Sandri, jo më në paradhomë, por edhe në krye të vendit”. Pune legenësh ne socialistët Sandër, s’jemi burra që ta heqim shikimin. Por të paktën e kemi edhe një si puna jonë në kullën tënde, kemi Fevziun. Ti me siguri mendove kur thashë unë kemi një si puna jonë, Arian Çanin, por Ariani ha bukë veç, nuk konkurrohet në diametër.

Për Sandër Frangajn: Kam përshtypjen se Saliu me zëdhënësin e vet, Sandrin, e kishin lënë për mandatin e tretë ta hapnin dhe një rrugë ajrore për të fluturuar me avionin qeveritar, pasi fluturuan nja tetë vjet në rrugët imagjinare të Shqipërisë.

Për Baton Haxhiun: Batoni kosovari, që serbët e konsiderojnë ekspertin më të besueshëm për punë Shqipnije, ndërsa shqiptarët si ekspertin më të informumë për punë Serbije.
Për Armand Shkullakun:Armand Shkullaku është ulur (te tavolina me mbishkrimin)  tek “Rrufeja”, ka rënë rrufeja aty ku s’duhet.

Për Fahri Balliun:Sinqerisht e kam ndjerë mungesën e Fahri Balliut sot. Ishte i ftuar si gjithë të tjerët, por nejse, rëndësi ka që të jetë në rregull me dritat dhe për çdo gjë tjetër të bëjë çfarë të dojë.

Për Andi Bushatin:“Dava njerëzish pa karakter si puna jote dhe si puna e Obamës”, – mendon Andi Bushati, me siguri.

Për Ilir Babaramon: Pas 68 vjetësh armiqësie(me serbet), pa kontakte mes kryeministrave dhe pengesat duken aq të mëdha sa dhe Babaramo të ngjan si ciklop.

Për Nikoll Lesin: Mbase kush e bëri kometë atë pëlhurë (dronin) e kishte atë qëllim ose atëherë në qoftë se nuk e kishte, ka patur fantazinë e Nikoll Lesit, fantazi pa cak.
Për Mustafa Nanon: Nëse herën e parë rruga  e kthimit (nga Serbia) për në trojet shqiptare ishte seriozisht epike, herën e dytë ishte thjesht normale, sepse jo vetëm që nuk pamë asnjeri rrugës, por askujt prej nesh nuk i ngjante vetja përveçse si pasagjerë të lodhur të natës, cka e qetëson përfundimisht edhe Mustafa Nanon,  që fill pas herës së parë lëshoi një kushtrim “Ruajuni nga Edi Rama”.

Për Irfan Hysenbelliun: Më kanë thënë që Irfani ka marrë një kredi të re dhe i ka paguar të gjitha faturat e energjisë, unë e përgëzoj për qytetarinë, ngushëllime bankave.
Për Enkel Demin dhe gruan e tij Mesila Doda: Ndërkohë s’dua që sot të paktën, ti dali fjala Enkel Demit, që thotë se fjalimet e mija janë tmerrësisht të gjata dhe jo vetëm janë bosh, por janë aq bosh sa të vjen gjynah për Shqipërinë që ka një kryeministër si puna ime dhe për mobilierinë që i mungon një arredator i aftë si puna ime. E ngatërrova pak në fakt, se më duket këtë të fundit e ka thënë Mesila, por siç do të thoshte Ylli Rakipi, ç’bëri si Keli si Mesila, njësoj është. Nejse, shkurt unë s’dua që ti bëhet qefi as Kelit as Mesilës dhe dua të flas shkurt, edhe pse ne “komunistët” jo vetëm që se mbajmë fjalën, por s’dimë të flasim shkurt..

Për Ylli Rakipin dhe Ylli Ndroqin: Ndërkohë që Ylli Rakipi më porositi sot nja njëqind herë, të lutem mos e harro yllin  e vërtetë se na more në qafë. Në fakt si ta harroj Konsullin e Meksikës, i vetmi i huaj në këtë mjedis të larmishëm mediatik shqiptar.

Nishani kundër dhunës në protesta: edhe bunkeri në mes të Tiranës është dhunë

Në një intervistë për televizionin ‘Klan’ Presidenti i Republikës Bujar Nishani bëri thirrje për një tryezë politike për reformën në drejtësi, tashmë pasi Komisioni i Venecias ka dhënë orientimin e tij mbi standardet e patjetërsueshme që duhet të ndiqen gjatë këtij procesi.

Kreu i shtetit foli edhe për dekriminalizimin, debatin për dekorimet dhe bunkerin, si dhe për fatin e ambasadorëve në pritej të dekretimit prej tij. Presidenti Nishani foli shkurt për protestat e opozitës si një e drejtë e saj demokatike, por i pyetur për djegien e bunkerit më 8 dhjetor, kreu i shtetit dhunën e sheh në dy anë. Ai tha se është kundër dhunës dhe kundër gurëve, por gjithashtu edhe ngritja e bunkerit në qendër të Tiranës është një formë dhune.

Presidenti i Republikës mirëpriti opinionin paraprak të Komisionti të Venecias për reformën në drejtësi, dhe sugjeron edhe një akord mes palëve në një tryezë të posaçme politike. 24 dhjetori shënon një vit nga rezoluta për dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve shtetërore. Tashmë vendi ka një ligj dhe ndryshimet kushetuese  të dekretuara pa vonesë nga kreu i shtetit, i cili bën thirrje për zbatimin e tij.

Ministria e Jashtme: Kemi 9 nëpunës me dyshtetësi, por emrat e tyre nuk i bëjmë publikë

TIRANE – Në diplomacinë shqiptare, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Pirro Vengu nuk është i vetmi nëpunës me dy shtetësi. Në një përgjigje zyrtare drejtuar “Gazeta Shqiptare”, MPJ sqaron se në total janë 9 nëpunës që veç pasaportës shqiptare kanë edhe një tjetër të huaj. Ndërkohë që nuk preferon të bëjë publike emrat dhe funksionet që ata mbajnë në Shërbimin e Jashtëm, MPJ thotë se ky fakt nuk përbën skandal pasi sipas saj “Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike nuk e ndalon mbajtjen e dyshtetësisë për diplomatët. Nga ana tjetër, Ligji ynë nr.23/2015 ‘Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë’ nuk e ndalon një gjë e tillë.

Në nenin 38 të tij përcaktohen rregullat që duhet të plotësojë një individ për t’u angazhuar në shërbimin e jashtëm. Verfikimi i pastërtisë dhe sigurisë të çdo individi i cili angazhohet në shërbimin e jashtëm është objekt i punës së organeve të specializuara në fushën e sigurisë. Ju bëjmë me dije se në shërbimin e jashtëm vetëm 9 nëpunës kanë dyshtetësi. Për sa i përket emrat e nëpunësve me dyshtetësi, informojmë se kjo çështje është objekt i ligjit ‘Për mbrojtjen e të Dhënave Personale’ dhe në këto kushte emrat e nëpunësve, mbajtës së dyshtetësive nuk mund të bëhen të ditura”, – sqaron ministria e Punëve të Jashtme në reagimin e saj zyrtar për “Gazeta Shqiptare”.

PRECEDENTI “VENGU”
Një media greke ishte e para që rreth tri muaj më parë publikoi lajmin që Pirro Vengu, shefi i kabinetit i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, është kërkuar nga ministria e Mbrojtjes e Greqisë për të kryer shërbimin ushtarak në vendin fqinj, pasi Vengu ka bërë letrat e homogjenitetit dhe quhet një greko-shqiptar, pra ka dy shtetësi.

Politika shqiptare u përfshi në debate të ashpra për këtë fakt, deri aty sa opozita kërkoi edhe dorëheqjen e Bushatit, me argumentin se dyshtetësia e shefit të tij të kabinetit përbënte një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare. Nga ana e tij Bushati, e cilësoi Vengun si një nga punonjësit më të devotshëm të institucionit që drejton dhe tha se gjithçka ishte një spekulim. “Mund të them që shefi im i kabinetit është një nga punonjësit më të devotshëm të shtetit shqiptar. CV mund t’ua vendos në dispozicion shqiptarëve. Çdo gjë tjetër është spekulim, pasi idiotët e nevojshëm të fqinjëve vazhdojnë që të gjallojnë”, – tha Bushati. Lidhur me çështjen pati një reagim edhe të kryeministrit, Edi Rama.

I pyetur në emisionin “Opinion” nga gazetari, Blendi Fevziu, shefi i qeverisë tha se “thirrja për ushtar i është bërë në mënyrë automatike siç bëhen ato. E ka refuzuar. Ka paguar edhe detyrimin që duhet të paguash për të mos shkuar ushtar. E ku është problem këtu?”, – tha Rama duke përdorur kësisoj një nga shprehjet tashmë të famshme të Drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj. Kur Partia Socialiste ka qenë në opozitë, Ditmir Bushati ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të faktit se në Shërbimin me Jashtë kishte diplomatë me dyshtetësi. Kjo edhe për faktin se mbajtja e një pasaporte të huaj veç asaj shqiptare binte në kundërshtim me nenin 18 të ligjit të vitit 2003 për “Shërbimin me Jashtë”. Por me ardhjen në pushtet të së majtës, ligji u shfuqizua dhe me ligjin e ri mbajtja e dyshtetësisë nuk parashikon sanksione. TEDI BLUSHI

Kartolinë Kryeministrit, një vizatim i bërë nga vetë Rama në 1983: “Vigjilenca e partisë”

Ish të përndjekurit politikë kanë vendosur që t’i bëjnë Kryeministrit Rama dhuratë një vizatim të bërë nga vetë ai në vitin 1983. Vizatimi tregon një vajzë që personifikon vigjilencën e partisë, ndërsa tjetri armikun e partisë.

“Vizatim nga profesori i arteve socialiste, Edi Rama. Kjo është kartolina që i dërgojmë Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit. Kjo tregon se çfarë mendësie ka Kryeministri i shqiptarëve që është sot. Asgjë nuk e ka rastësore dhe e dinë mirë të gjithë shqiptarët se ai nuk mund të ndahet nga e shkuara e tij komuniste. Dekriminalizim pa dekomunistizim nuk ka. Nën bunkerin që shembën të përndjekurin fshihen katër dhoma nëntokësore, që lidhen me Shtëpinë e Gjetheve dhe Ministrinë e Brendshme dhe mbi ato katër dhoma kërkon të vendosë fotografitë e Enver Hoxhës”, tha presidenti i unionit të të përndjekurve, Besim Ndregjoni, gjatë një takimi në Shkodër.

Sipas tij, Edi Rama, në emër të partisë që përfaqëson që është Partia e Punës së Shqipërisë, duhet t’u kërkojë falje të gjithë të përndjekurve politikë për krimet e komunizmit, jo të rikthejë simbolet e komunizmit, shkruan gazeta ‘Panorama’.

Dy fjalë për hajdutët e politikës! – Nga Blendi Fevziu

Ose: Dy arsye pse qeveria e sotme nuk e ndëshkon atë të djeshme

Kur jua thua në sy atë që është e vërtetë bëhen nervozë, këlthasin, nxehen. Nuk duan ta pranojnë dhe duan të ndyjnë gjithë dynjanë. Kjo është mënyra se si reagon politika kur i kujton korrupsionin dhe pasuritë e pamerituara. Ka nga ata që kërcënohen dhe ngrenë zërin sikur mendojnë se zëri i trashë i rrit pak më shumë edhe nga shtati.

Në një shkrim te djeshëm, unë tentoja të shpjegoja se çfarë kishte parasysh Basha me thënien: arrest qytetar. Një kërkim në internet më çoi tek shpjegimi i terminologjisë dhe ngrita pyetjen nëse Basha kishte pikërisht parasysh arrestimin nga qytetarët të të korruptuarve apo jo?! Nuk e dija që ky shkrim do ngjallte reagime edhe pse e di që sa herë flitet për korrupsionin politika menjëherë reagon. Por meqë dje nuk mbajta qëndrim, sot po mbaj një qëndrim personal.

Jo, nuk jemi njësoj. Ata që punojnë dhe paguhen; ata që bëjnë biznes dhe fitojnë nuk janë njësoj me ata që vjedhin. Ata që paguajnë taksa nuk janë njësoj me politikanët që paguhen nga taksat e qytetarëve. Janë dy lloj dhe dy lloje të ndryshme. Kam parë plot njerëz të pasur dhe ka plot të tillë në Shqipëri e në botë. Nuk kam parë politikanë të pasuruar nga politika në botë dhe e di përse? Sepse këta e kanë vendin në burg! Kam parë plot të tillë në Shqipëri. Që bredhin me makina luksoze; që kanë apartamente me skulptura dhe veranda marramendëse; që vjedhin peshkatarët e lagunave dhe drejtoritë e shtetit; që bëjnë si të përkushtuar dhe jetojnë me një kamje që nuk është e merituar. Po, jetojnë me paratë që ju vjedhin ju, qytetarëve të Shqipërisë dhe sa herë përmendet korrupsioni hidhen në sulm. Bëjnë lobingje për kompani nafte e të tjera dhe i mbajnë milionat nën dyshekë. Janë politikanë që nuk ndëshkohen; janë hajdutë që nuk vuajnë për krimin e tyre! A duhet të zgjidhet kjo dilemë. Patjetër që po. Të parët që duhet ta zgjidhin janë politikanët që e bëjnë detyrën e tyre korrekt; gjyqtarët që i shërbejnë ligjit dhe të gjithë ata që e respektojnë atë. Ata që ju vjedhin nuk duhet t’i falni kurrë. Sepse ata ndyjnë të gjithë me shpresën që në ndotjen e përgjithshme do të shpëtojnë të gjithë. Shihini ku jetojnë dhe sqaroni që apartamente luksoze nuk blihen dot me rroga nga 100 mijë lekë; shihini makinat që ngasin dhe kuptojeni se paratë për t’i blerë ato janë paratë e mundit dhe djersës suaj; janë paratë që ja keni hequr nga goja fëmijëve apo nga kujdesi shëndetësor prindërve pleq për të paguar korrupsionin e këtyre politikanëve. Llogaria është fare e thjeshtë: Kush nuk e justifikon pasurinë me të ardhurat e tij, i ka para të vjedhura. Politika këtë nuk do ta dëgjojë.

Po i kthehem debatit aktual. Unë besoj se hajdutët nuk janë as vetëm të majtë as vetëm të djathtë. Janë nga të dyja anët dhe kanë një emër, shkelës të ligjit. Por ka dy mënyra se si vetë njerëzit e politikës po tentojnë ta shmangin këtë.

E para sa herë ka një akuzë për korrupsion nga opozita, mazhoranca i kthehet vjedhjeve dhe akuzave të së shkuarës. Sot kjo mazhorancë është në pushtet; sot kjo mazhorancë ka zyrat e shtetit. Letrat janë aty. T’i nxjerrin dhe të ndëshkojnë hajdutët që kanë përmendur dje. Nëse nuk e bëjnë, ka dy shpjegime. Ose duan të vjedhin vetë të pashqetësuar, ose kanë akuzuar kot vetëm për të krijuar klimë.

Dhe e fundit, përpara se të akuzosh të tjerët duhet të përgjigjesh nëse ke vetë përgjegjësi për akuzat që të bëhen apo jo.

E dyta po tenton që ky debat të transferohet duke futur në një thes ata që realisht kanë një pasuri të deklaruar dhe legale. Kjo është betejë thjeshtë mediatike sepse ligjërisht është lehtësisht e verifikueshme. Jo nuk janë njësoj. Nuk janë njësoj ata që bëjnë para me punë dhe ata që bëjnë para me hajdutëri. Ndryshimi mes politikanit hajdut dhe xhepistit të thjeshtë qëndron se i pari nuk ndëshkohet.

Ndaj, po i kthehem sërish asaj që thashë që në fillim. Po, ata politikanë që vjedhin kanë paratë tuaja. Ata kanë bukën e munguar të fëmijëve tuaj; ata janë burimi i varfërisë suaj; ata janë dështimi i projekteve tuaja në jetë; ata janë ata që s’ju lënë të ngrini kokë. Ndëshkojini ata ashtu siç e meritojnë. Mos kini fike prej tyre. Trajtojini si hajdutë ordinerë!

“Misteri i Orës së Gent Strazimirit në protestë”? Ja përgjigjja e Gent Strazimirit për Mero Bazen

Mediat kanë evidentuar këtë pamje, ndër të tjera, nga protestat e fundit e Partisë Demokratike, organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Kjo është ora me të cilën protestoi Gent Strazimiri, deputet i Partisë Demokratike, ish zv ministër i Brendshëm të PD-së.

Por s’vonoi dhe reagoi Strazimiri

“Misteri i Orës në protestë”? Ja përgjigjja e Gent Strazimirit për Mero Bazen

Gazeta Tema ka hamendësuar se ora luks e fotografuar nga Armando Babani në protestën e PD më 17 dhjetor është e deputetit demokrat Gent Strazimiri. Me titullin “Misteri i orës luksoze në protestën e PD-së. A është Gent Strazimiri ”zotëria Chanel J2 Romantic” ?” Tema “pyet” se mos ora luks është e Strazimirit.
Por deputeti i Partisë Demokratike nuk ka përtuar të përgjigjet. Përveçse se e përgënjeshtron “hamendësimin” Strazimiri i bën thirrje autorit të mësohet të jetojë me punë të ndershme. Ja postim i Gent Strazimirit

SQARIM për MJERO HANËMIN dhe sharabajkat HAREMIT kudo ku “shërbejnë”:
Nuk është gustoja ime si design! Janë prodhuar me sa duket për t’u bërë përshtypje ruralëve si ju që mendoni se bashkë me orën “kapni” dhe genin…
Unë këtë “nevojë” nuk e kam!!!
P.S. Gjej një punë…jeto me djersë!!

Visar Zhiti : Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës ua nxorrën sytë para pushkatimit Intervistoi: NEBIL ÇIKA

“Më maternitetin e Tiranës janë bërë kurban 100 foshnje për t’i bërë transfuzion gjaku Enver Hoxhës pasi i bënte mirë për shëndetin

Bisedë me shkrimtarin e njohur Visar Zhiti, i burgosur politik. Pjesëmarrës në revoltën e burgut të Qafë Barit, e cila pasoi revoltën e burgut të Spaçit.
NEBIL ÇIKA: Z. Zhiti, revolta e kryer në burgun Qafës së Barit ka një përputhje me datën që ka ndodhur edhe një revoltë në një burg tjetër komunist, atë të Spaçit. Në një dokument që kam gjetur në arkivën e Ministrisë së Brendshme hidhet dyshimi që nëpërmjet revoltës suaj po përkujtonit revoltën e Spaçit. A ka pasur lidhje revolta që ju kryet në Qafë Bar me atë të Spaçit?

VISAR ZHITI: Kjo është një enigmë. Po aq sa duket si rastësi, aq edhe nuk është rastësi. Edhe policët që na hidheshin për të na goditur na thoshnin që ne donim të përsërisnim revoltën e kryer në Spaç.

NEBIL ÇIKA: Kishte të burgosur që kanë qenë të burgosur edhe në Spaç gjatë revoltës suaj?

VISAR ZHITI: Po kishte edhe të burgosur që kishin qenë në Spaç gjatë kohës së revoltës. Kishte të burgosur që morën pjesë në të dy revoltat. Ata ndjenin një ndjenjë të dyzuar. Kishin edhe frikë pasi kishin përjetuar mjaft tortura, por kishin edhe guxim për të treguar forcën. I burgosuri nuk ka as një gjë dhe u ngrit kundër shtetit komunist që i kishte të gjitha.

NEBIL ÇIKA: Si nisi revolta? Si ishte atmosfera?

VISAR ZHITI: Revolta nisi nga të gjitha rrethanat. Së pari puna që bënim ne ishte tepër e rëndë. Punonim në minierë me tre turne. Herë uji hynte në rroba, pikonte edhe nga tavanet e minierës. Uji ishte me acid që të diqte lëkurën. Herë binin edhe shkëmbinjtë nga sipër. Ajo ishte një minierë që nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Në burg ishin edhe njerëz që kishin qenë inxhinierë me sovjetikët dhe ata na kanë thënë që Qafa e Barit nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Pasi në të kishte temperatura të ulëta, ujë të aciduar. Ajo minierë nuk duhej shfrytëzuar me njerëz, por me makineri. Edhe shteti komunist i kohës nuk po e shfrytëzonte me njerëz, por me të burgosur pasi sipas tyre ne nuk ishim njerëz. Kjo gjë ishte reciproke, sepse as ne nuk i quanim njerëz ata. Përpara se të na fusnin nëpër galeri, oficerët e burgut na bënin kontrolle. Por jo kontrolle siç bëhen në aeroporte. Në mes të dëborës ata na zhvishnin për të na bërë kontroll. Na hiqnin opingat, pasi këpucët ishin shenjë qytetarie dhe nuk duhet të kishim as një lidhje me qytetarinë. Njerëzve i binin të fikët nga të ftohtit. Në një rast njërit i ranë të fikët dhe policët mendonin se mos ishte një mashtrim dhe e dogjën me cigare për ta vërtetuar. Një pjesë tjetër e torturës ishte edhe leximi i librave të Enver Hoxhës. Çdo ditë ishte një torturë për ne dhe ne ishim të gatshëm për të shpërthyer. 22 maji nuk kishte ndonjë gjë e veçantë nga të tjerat. Komunistët kishin një parim makabër. Ata donin që të plotësohej norma e punës ose në të kundërt të nxirrnin shpirtin. Kishte raste që norma e punës nuk plotësohej nga shembjet e shkëmbinjve dhe për pasojë shumë të burgosur nuk mund të plotësonin normën e punës. Ata na rikthenin përsëri në minierë për të plotësonim normën. Më 22 maj komandanti i rojës pyeti se kush nuk e kishte plotësuar normën dhe roja u përgjigj që Ndue Pisha me Ndue Prognin nuk e kishin plotësuar normën. Në atë moment komandanti dha urdhrin që ata të ktheheshin përsëri në minierë. Një nga të burgosurit, Sokol Sokoli, i tha komandanti se ata nuk kishin arsye se përse të ktheheshin në galeri, pasi nuk ishte faji i tyre që ata nuk e kishin plotësuar normën. Edhe dy të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën të njëjtën gjë kërkuan. Komandanti iu përgjigj duke i thënë se duhet të shkonin ose në të kundërt do të fillonte dhuna. Dhe me të vërtetë në atë moment filloi dhuna. Të burgosurit nisën duke u përleshur me policët. U ngrit Sokol Sokoli, një djalë shumë i vuajtur, dhe i kërkoi që mos t’i preknin me dorë. Policët dhanë urdhër që të mblidheshim të gjithë duke na thënë se donim të bënim një revoltë. Shumë herë ia kam bërë vetes këtë pyetje se mos vallë edhe regjimi e donte vetë një revoltë të burgosurish.

NEBIL ÇIKA: Ju mendoni se regjimi komunist donte një revoltë?

VISAR ZHITI: Unë ju thash që ne ishim një barut gati për të shpërthyer. Dëshirë nuk kishim që ta humbnim jetën kot. Shumë shpesh ne flisnim me ushtarakë të burgosur dhe ata na jepnin mendime se si mund të mposhtej regjimi. Për Sandër Sokolin që ishte një ushtarak i specializuar në Kinë dhe komunistët e kishin futur në burg, flitej që kishte dëshirë për të formuar një parti. Dua të them se dëshirat dhe ëndrrat për përmbysje ishin. Donin të tjerë që ta konkretizonin këtë gjë. Mua më dukej e pamundur, se kjo mund të konkretizohej, por në biseda disa persona mendonin se mund të bëhej. Kur ishte periudha që do të bëhej revolta në burg, flitej nëse Enver Hoxha ishte gjallë apo jo. Ne i dinim shumë mirë kinezeritë që kryheshin në atë kohë, pasi në burg kishte nga të gjitha llojet e njerëzve dhe hamendësimet ishin nga më të çuditshme. Shumë veta mendonin që Enveri kishte vdekur dhe ne udhëhiqeshim nga një kufomë. Në atë kohë po përgatitej ardhja e Ramiz Alisë. Për atë thuhej se mos Ramizi ishte shumë liberal, por që nuk ishte e vërtetë. Ai ishte po aq gjakatar sa Enveri dhe më shumë dinak se ai. Kjo gjë i bënte përshtypje njerëzve pasi në të gjithë Europën komuniste as një Ministër Arsimi, siç ka qenë Ramiz Alia, nuk e ka marrë pushtetin pas vdekjes së një diktatori. Të gjithë i trembeshim liberalizimit. Dhe duke parë këtë gjendje që ishim ne “Barut i Thatë” ata vepruan për t’i bërë më dije Ramiz Alisë që sistemi kishte mjaft kundërshtarë. Prandaj mendoj që edhe vetë ata e donin një revoltë. Madje pati edhe thirrje politike në të.

NEBIL ÇIKA: Sa zgjati revolta juaj? A mund të na e tregoni në mënyrë më të detajuar se si ndodhi shtypja e revoltës?

VISAR ZHITI: Te burgosurit i mbyllën në mensë. Policët thanë që të ktheheshin të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën pasi duhet që ta bënin punën me doemos. Po të njëjtët persona që u ngritën në fillim, u kthyen kundër policëve duke i kërkuar atyre që t’i linin të qetë. Policët thirrën emrat e personave që nuk kishin plotësuar normën dhe i morën dhe i futën në birucë. Për ata që nuk e dinë, burgu brenda vetes ka edhe një burg tjetër që është biruca.

NEBIL ÇIKA: Çfarë kushtesh kishte biruca?

VISAR ZHITI: Dihet që kushtet janë më të rënda. Pakësohej ushqimi, hiqeshin veshjet që i burgosuri të kishte ftohtë. Dyshemeja ishte e akullt dhe aty i linin të burgosurit 20 ditë, aty policët i rrihnin të burgosurit. Prej këtyre gjërave të burgosurit kërkuan që policët mos t’i preknin me dorë personat që nuk kishin plotësuar normën. Ata i morën të burgosurit dhe i futën në birucë, ndërsa ne të tjerëve na nxorën në oborr. Kur ishim në oborr filluam të dëgjonim britmat e të burgosurve që ishin brenda në birucë. Kishte filluar rrahja e tyre nga ana e policëve. Në këtë moment të burgosurit shpërthyen derën dhe hynë brenda në mencë përsëri. Gjendja u qetësua përsëri nga policët. Ata filluan të thonin se ne ishim armiq, që duheshim që të riedukoheshim dhe se nuk na lejohej të bënim revolta. Kur u dëgjua një thirrje nga brendia e të burgosurve. “Kriminela” i tha një nga të burgosurit policëve dhe i hodhën një stol të mencës sipër policëve. Aty filloi edhe përleshja me policët. Që të gjithë ne i gjuanim me stola rojet. Policët që deri në atë ditë shiheshin si të pamposhtur e panë veten që edhe ata ishin të thyeshëm. Nuk ishin të fortë sa armët e tyre, pasi policëve nuk u lejohej që të futeshin brenda në burg me armë. Ëndrra e çdo të burgosuri ishte që policët të hynin me armë dhe t’ia rrëmbenim. Dolën jashtë të burgosurit dhe policët. Të burgosurit intensifikuan goditjet dhe i nxorrën jashtë kampit policët. Në përleshje ishte edhe një komisar nga fshatrat e Korçës. Njëri nga të burgosurit rrëmbeu kapelen e tij dhe iku. Në atë moment ai nuk dinte se çfarë të bënte dhe iku me vrap. Ai dha dhe shembullin tek policët e tjerë të cilët ia mbathën së bashku me të. Në atë moment u pa që kampi ishte pa policë. U krijua një gjendje shumë e çuditshme. Për atë moment unë ndjeva lirinë. Ne nuk dinim se çfarë të bënim. Në të tilla çaste dilnin njerëzit e mençur. Mbaj mend një nga të burgosurit Skënder Tufa, i cili ishte vetëm një fëmijë, nuk kishte mbushur as 18 vjeç, tha që të mbushnim ujë pasi mund të na linin pa ujë siç ndodhi edhe në Spaç. Filluan duke u marrë masa për të përballuar rrethimin. Tentuan të vinin policë dhe të burgosurit i sprapsën përsëri, madje i ndoqën deri tek dera e kampit. Ata u afruan aq shumë sa u dha urdhri që policët të gjuanin me armë mbi të burgosurit. Kosta Gjerdeni u godit nga plumb në shpatull. Një mjek që ishte brenda e mjekoi atë.

NEBIL ÇIKA: Si u shtyp revolta?

VISAR ZHITI: U shumëfishua rrethimi. Ndërmjet kullave të rrethimit ishin vendosur ushtarë. Në vendin ku kishte një roje, u vendosën gjashtë roje. Ata kërkuan që ne të dorëzoheshim dhe të dorëzonim organizatorët. Dhanë edhe një ultimatum për t’u dorëzuar ose në të kundërt do të qëllonin mbi të gjithë. Kishte nga ata të burgosur që thonin se ishin shkelur vetë ligjet e komunizmit. Ne nuk ishim dënuar me punë të detyruar por me heqje lirije. Madje ishte shkelur edhe një nga virtytet e socializmit pasi ne punonim dhe nuk paguheshim. Ishim vetëm skllevër në atë kamp përqendrimi. Komunistët nuk e pranonin dialogun. Ndryshe nga revolta e Spaçit ku komunistët pranuan të bisedonin me të burgosurit, këtu ata nuk pranuan. Në Qaf Bar erdhi helikopteri me zv. Ministrin, Zylyftar Ramizi, i cili bërtiste me megafon që ne të dorëzoheshim dhe hynë me qindra forca policie të armatosur brenda në kamp. Sampistët na ulën në mes të oborrit të burgut dhe midis nesh ecnin policë të cilët na shkelnin me këmbë. Ata lexonin emrat e personave që ishin filmuar nga jashtë. Emrat e personave që thirreshin i riarrestonin dhe gjëja më e keqe ishte se personat që merreshin, nuk dihej se ku përfundonin. Që në fillim sampistët fillonin t’i rrihnin të burgosurit me mënyrat më makabre. Këta njerëz që ecnin midis dy gardheve të policëve shpesh herë nuk i preknin këmbët në tokë. Nga të rrahurat të burgosurit vdisnin pa u dënuar me gjyq. Kur ishim në përkujtimoren e revoltës një bashkëvuajtësi im më tha një gjë rrëqethëse për torturat që i kishin bërë Sokol Sokolit. Siç ishte i lidhur me zinxhir, polici i vinte këmbën në fyt dhe e thoshte Sokolit “thuaj rroftë Enver Hoxha”. Ai nuk e pranonte dhe i kthehej duke i thënë “poshtë Enver Hoxha” në këtë moment ai e shtypte më shumë këmbën drejt fytit të tij. Ky u dënua me pushkatim. Ishin dy të dënuar me pushkatim, Sokol Sokloi dhe Tom Ndoja.
Burgu i Qaf Barit kishte policë që nuk kish ishin shumë të stërvitur për tortura. Pas revoltës ata u specializuan më shumë se sa policët e Spaçit. Shumë nga të burgosurit u torturuan. Një ish- oficer i burgosur u fut në arkivol i gjallë dhe i thanë që të firmoste se ishte organizuar një revoltë dhe ishin disa persona që e kishin udhëhequr atë, duke i ofruar faljen nga dënimi. Të gjithë këtë presion ia bënin kur ai ishte brenda në arkivol. Shqipëria në atë kohë kishte kontraktuar disa persona që të mësonin metodat e torturave ku kishin mësuar edhe metodën e arkivolit. Në të cilën brenda në arkivol linin një pemë bambuje e cila u rriste pesë centimetra në ditë duke e ç’puar së gjalli të torturuarin. Mbaj mend që më ka thënë Sandër Sokoli i cili kishte shkuar në Kinë për specializim dhe më pas u burgos. Kur ai kishte qenë në Kinë, specialistët atje ishin habitur nga shqiptarët duke i thënë se nuk kishin nevojë për specializim pasi ishin mjaft të përgatitur. Ata i kishin thënë se shqiptarët ishin më mizorë në tortura. Personi i futur brenda në arkivol nuk pranoi që të firmoste. U dënuan rreth 20 persona me rreth 200 vjet burg, ndërsa dy të tjerë me pushkatim i cili u bë më 9 qershor në orën 12 të natës.

NEBIL ÇIKA: Si e morët vesh për ekzekutimin e shokëve?

VISAR ZHITI: Mbas revoltës së Spaçit burgu ishte shumë makabër. Herë pas here kur zbulohej një grup dhe pushkatohej, neve na thërrisnin dhe na tregonin se kë kishin pushkatuar. Në rastin tonë na mblodhi komisari i burgut dhe na tha që ishte pushkatuar Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Në pushkatimin e tyre nuk ka patur fare skuadër pushkatimi. Ata janë pushkatuar nga dy persona në një fushë afër Shkodrës. Sokol Sokolit i raportuan që Gjykata nuk i kishte falur dhe se do të pushkatoheshin. Sokoli i kishte kërkuar që të mos ta pushkatonin prapa krahëve dhe se do ta hapte vetë gropën e tij të varrit. Tom Ndojës i kanë shtuar 30 rreshta në akuzën e tij në mënyrën më cinike dhe ai përpara pushkatimit ka thënë “Rroftë Drejtësia”. Edhe pse ai e dinte që drejtësi nuk kishte, ai mendonte për drejtësinë e të ardhmes. Dua të theksoj se Tom Ndoja edhe Sokol Sokoli janë martirë të demokracisë, ndërsa me ligjin e sotëm trajtohen si terroristë dhe nuk marrin dëmshpërblimin e merituar. Duke hedhur poshtë të gjithë guximin e tyre për t’i dalë kundër komunizmit. As zoti nuk e dëmshpërblen atë që i ka ndodhur të burgosurve, askush nuk ia kthen jetën. Nëse ligji i konsideron si terrorist do të thotë se shoqëria jonë s’është ende e lirë.NEBIL ÇIKA: Z. Zhiti të dy martirët që ju përmendët kanë titullin ‘Nderi i Kombit” që është edhe titulli më i lartë që mund t’i jepet një personi. Ju mendoni se nuk e marrin dëmshpërblimin familjarët e tyre për shkak të nenit të terrorizmit?

VISAR ZHITI: Po ngaqë është neni i terrorizmit në ligj. Këtë argument më kanë thënë edhe të tjerë. Por ajo që nuk kuptoj është se ligjet i bëjnë njerëzit dhe vet këta njerëz nuk e heqin dot këtë nen nga ligji për të përndjekurit politik? Jam i interesuar dhe mendoj se nuk ka as një pengesë.

NEBIL ÇIKA: Në një dokument që unë kamë parë thuhet se që të dy të burgosurve u janë hequr sytë. Është një ngjarje shumë makabre. Ju si i pranishëm në revoltë a e dini se në çfarë mënyrë i janë hequr sytë, kur ishin të gjallë apo të vdekur?

VISAR ZHITI: Gjatë ekzekutimit të tyre është dhënë një urdhër ku thuhet që t’u hiqen sytë të dy pjesëmarrësve të revoltës dhe t’i çohen Ministrisë së Shëndetësisë. Ky është urdhri më idiot që mund të ketë dhënë qeveria komuniste. Ky ishte vendimi më idiot në Europën komuniste që mund të jap të tilla urdhra pasi nuk kishte as shkencëtar dhe as mjekësi të përparuar që t’u duheshin sytë e dy martirëve. Apo ju deshën për të marrë ndonjë lëndë për të kuruar sytë e Enverit që ishin duke u verbuar. Këtë nuk e di por mund të jetë një mundësi.

NEBIL ÇIKA: Është diskutuar mundësia e trafikimit të organeve të njerëzve në atë kohë.

VISAR ZHITI: Nuk besoj se ishim aq të aftë sa të mund të kryenim trafik organesh. S’di ç’të them. Unë mendoj se është një makabritet dhe se mund të ketë shërbyer në shërimin e syve të diktatorit. Unë di një fakt që ma treguar Lins ( Sokol) Ngjela, ish i burgosur politik. Ai më ka thënë se në maternitetin e Tiranës janë bërë kurban 100 foshnje për t’i bërë transfuzion gjaku Enver Hoxhës pasi i bënte mirë për shëndetin. Ai më ka thënë se në një libër të tij ai (Hoxha) i ka shkruar një telegram ngushëllimi drejtorisë së maternitetit për vdekjen e bebeve në këtë maternitet dhe se ishte shumë i dëshpëruar nga lajmi. Unë e kam kontrolluar dhe me të vërtetë ekziston një telegram i tillë. Kjo diktaturë e çmendur mund të kishte edhe delire të tilla ku mund të bëhej shkencë. Këto gjëra duhet ti vërtetoj një mjek, një jurist pasi nuk janë deklarata të kota.

NEBIL ÇIKA: Visar, në një dëshmi Bedri Blloshmit, vëllai i Vilson Blloshmit, thotë se drejtori i burgut bashkoi dy stola gjatë revoltës dhe ka thyer në mes Sandër Sokolin, një prej bashkëvuajtësve të tu dhe se sot drejtori është me strehim politik në Gjermani. Pyetja ime është nëse jeni përballur ndonjëherë me persekutorët gjatë këtyre viteve demokraci?

VISAR ZHITI: Është e vërtetë ajo që thotë Bedriu. Edmon Caja ishte komandanti i policisë. Për meritën e zhbërjes së revoltës së Qaf Barit u bë komandanti i kampit dhe më pas erdhi duke punuar në Ministrin e Brendshme në Tiranë. Pas viteve 1990 ai vërtet ka ikur në Gjermani dhe merret me tregti. Vjen herë pas herë këtu.
Këtu është kapur një njeri dhe është thyer në mes. Ky është një krim kundër njerëzimit pasi as robërve të luftës nuk mund tu bëhet kjo gjë dhe jo më kundërshtarit politik. A është trajtuar ndonjëherë ky rast si krim kundër njerëzimit pasi është një nga rastet e rralla të cilat kanë edhe autorin edhe viktimën?

NEBIL ÇIKA: A jeni përballur ndonjëherë rastësisht me persekutorët tuaj, në punën tuaj ose në aktivitetin e përditshëm?

VISAR ZHITI: Unë di edhe pseudonimet e disa personave që më kanë akuzuar mua. Janë me pseudonime pasi në dosjen time hetuese nuk janë me emra. Ata punojnë si mësues tani. Unë i di se cilët janë këta persona. Këta të dy nuk i kam kërkuar, por më kanë ardhur lajmet për ata. Kamë parë gjykatësin tim, madje tani ende mund të jetë gjykatës. Edhe operativi që më ka arrestuar është ende sot oficer policie, mbase me gradë më të lartë. Mësuesët që më kanë denoncuar janë ende të tillë. Unë kam pasur raste që të përballem me ta. Ata nuk kanë shenja pendimi. I tremben mendimit të ballafaqimit, por përsëri nuk japin shpjegime përse e kanë bërë atë gjë ndaj meje. Unë jam dënuar për poezi dhe jo për trakte dhe gjëra të tjera. Konfliki nuk është aq fizik me mua, por është ideologjik.

NEBIL ÇIKA: Ju mendoni se nuk ka ndonjë pendesë nga persekutorët?

VISAR ZHITI: Jo nuk kanë ndonjë pendesë. Nuk kamë parë ndonjë persekutorë që të dali në shtyp dhe të tregojë pendesë për veprimet e kryera. Mbase ka dalë ndonjë që ka pranuar se ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit, por jo që të ketë kërkuar falje. Edhe persekutorët e mi duke filluar që nga mësuesit që më akuzuan dhe deri tek hetuesit nuk kanë kërkuar ndonjëherë falje për veprimet që kanë kryer karshi meje.

NEBIL ÇIKA: Visar, në Shqipëri janë gjetur me mijëra eshtra të ushtarëve që kanë pushtuar vendin, si grekët, gjermanë, italianë, të shqiptarëve të rënë gjatë kësaj periudhe. Është një ngërç me eshtrat e 5 mijë personave të pushtakuar me gjyq dhe pa gjyq gjatë diktaturash. Si e shikoni këtë problem?

VISAR ZHITI: Është diçka tepër e dhimbshme. Ata mund të gjenden. Janë dosjet që kanë të faktuar dokumentat se ku janë eshtrat. Edhe në qoftë se nuk janë dosjet të shkruara janë ato të gjalla. Ka shumë dëshmimtarë që kanë parë ose kryer ekzekutimet. Ata duhet të ndërgjegjësohen dhe të ndihmojnë komunitetin për të gjetur eshtrat e atyre martirëve të rënë gjatë diktaturës. Unë kam në familje persona të tillë. Xhaxhai im është pushkatuar në hetuesi dhe nuk është gjetur ende. Duhet bërë shumë në këtë drejtim. Së pari shteti shqiptar do të mbetet me një mëkat. Një shprehje thotë se që të gjitha fabrikat tona ranë pasi ato janë ngritur mbi kufomat e shqiptarëve. Jo vetëm fabrikat, por të gjitha veprat e komunizmit janë ngritur mbi kufomat e martirëve të Shqipërisë. Edhe aeroporti jonë që mban emrin e një personaliteti të shquar shqiptar, Nënë Tereza, është ngritur nga puna e të burgosurve. Pse nuk është vendosur një pllakë, ku të thuhet se kjo vepër është ngritur nga puna e të burgosurve politikë të komunizmit? Këto duhen evidentuar. Në qoftë se ne nuk do të nderojmë vuajtjen njerëzore, sakrificat e tyre, punën e tyre, do të mbetemi me mëkate dhe do të shtiremi sikur jemi në demokraci.

22-12-2015 10-35-48

Marre nga libri “Zërat e Mbijetës” Nebil Çika ( i Riu)/Gazeta Minerva

Tiranë: Rinia opozitare kërkon largimin e qeverisë

Përkrahësit e opozitës kanë protestuar duke ripërsëritur kërkesat e tyre për largimin e qeverisë, ndërsa kanë dominuar fjalimet e studentëve dhe të rinjve

TIRANË – Opozita në Shqipëri ka mbajtur sot protestën e fundit të këtij viti, ku ka ripërsëritur kërkesat për dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) së bashku me forumin rinor të kësaj partie, kanë mbajtur protestën e tyre përpara selisë së Kuvendit në Tiranë.

Protesta që është organizuar nën kujdesin e Forumi Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë ka mbledhur mbështetësit e opozitës para selisë së Kuvendit, në një kohë kur po mbahet edhe seanca e fundit plenare për këtë vit.

Përkrahësit e opozitës kanë protestuar duke ripërsëritur kërkesat e tyre për largimin e qeverisë, ndërsa kanë dominuar fjalimet e studentëve dhe të rinjve.

I fundit që ka folur në protestë ka qenë lideri i opozitës dhe njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Ai ka theksuar në fjalën e tij se ligji për arsimin e lartë, do të shfuqizohet me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, dhe do të hartohet një ligj i ri.

Basha, duke iu drejtuar të rinjve, pjesëmarrës në protestë, u shpreh se: “ Ju folët hapur për të treguar hapur problemet e familjeve tuaja.  Keni ngritur zërin dhe do ta ngrini zërin për padrejtësitë që iu janë bërë rinisë. E përsëris që Partia Demokratike ka qenë dhe është kundër ligjit korruptiv për arsimin dhe do ju jap fjalën se ligji për arsimin e lartë do të shfuqizohet javën e parë të ardhjes në pushtet të PD-së. Rinia shqiptare meriton të arsimohet dhe me Partinë Demokratike do të arsimohet pa asnjë diskriminim”.

Drejtoria e Policisë e Tiranës ka marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe shmangien e incidenteve, duke angazhuar rreth 400 forca policore.

Kjo është protesta e tretë e opozitës për muajin dhjetor, pas asaj të parë të mbajtur më 8 dhjetor, në Ditën Kombëtare të Rinisë.

Ndërkohë Kryeministri i vendit, Edi Rama, nuk do të jetë i pranishëm sot në seancën plenare të Kuvendit, pasi ai po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. aa

Rama në Izrael, pritet nga Netanjahu: Nuk i harrojmë kurrë miqtë

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë dyditore në Izrael.

Ai është pritur sot nga homologu i tij, Benjamin Netanjahu.

Ata nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Netanjahu theksoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, që shënojnë 25-vjetorin e lidhjes diplomatike mes dy vendeve, se miqësia mes shqiptarëve dhe hebrejve daton që nga Holokausti, kur shqiptarët mbrojtën hebrejtë dhe nuk i dorëzuan tek nazistët.

“Ne nuk do i harrojmë kurrë miqtë tanë,” tha Netanjahu, duke theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj.

Gjatë Holokaustit, shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrejtë, raportojnë disa nga mediat e mëdha izraelitë.

73 shqiptarë myslimanë janë vlerësuar nga Izraeli për këto merita.

Meta shtyn vizitën në Beograd

TIRANË – Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka shtyrë vizitën e tij në Serbi për shkak të axhendës së ngjeshur parlamentare. Vizita ishte planifikuar të niste sot dhe do të zgjaste 3 ditë, ndërsa kryeparlamentari Meta do të takohej me krerët e shtetit serb.

Por si duket kryeparlamentari i ka dhënë prioritet seancës së fundit parlamentare për vitin 2015, ku do të diskutohen projektligji “Për amnistinë”; projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimeve të pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave” si dhe pritet të votohet projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”. Pas kësaj seance, deputetët pritet të marrin pushimet e fundvitit, për t’u ritakuar sërish në mes të janarit.

Atentati ndaj dy të rinjve dje në Durrës, merren në polici 33 persona

DURRES – Atentat dy të rinjve në mes të qytetit të Durrësit. Ervin Kodra 33 vjeç dhe Endri Çaushaj 25 vjeç kanë mbetur të vrarë në makinën tip “BMW” me targë AA292IH, që drejtohej nga i riu 33-vjeçar me banim në Durrës. Ka qenë ora rreth 8:30 e mbrëmjes të së dielës, kur makina ku po udhëtonin të rinjtë pasi kaloi shëtitoren “Taulantia”, mori drejtimin në rrugën “Skënderbej”. Teksa ecnin me shpejtësi të ulët, fiks në rreth-rrotullimin te Torra veneciane, të rinjtë u qëlluan me breshëri automatiku ndërsa automjeti u përplas me një makinë tjetër shumë pranë një lokali. Të shumtë janë dëshmitarët që kanë asistuar në momentin e tmerrit, por për fat të mirë nuk kishte viktima rastësore. Pas këqyrjes së vendit janë gjetur mbi 30 gëzhoja dhe në polici janë shoqëruar rreth 30 vetë, dëshmitarë e të afërm të viktimave.

Skena e tmerrit
Ervin Kodra nga Durrësi, që i ngiste makinën, u gjet me kokë të mbështetur në timon pas atentatit, ndërsa Endri Çaushaj kishte rënë në anë me kokën mbështetur në supin e shoferit. Sipas burimeve, vrasësit janë larguar vetëm pasi janë siguruar që objektivi i tyre kishte vdekur. Ka qenë i ati i të ndjerit, Hamdi Kodra, i cili mbërriti në vendngjarje rreth 15 minuta pas atentatit, ai që ka identifikuar të birin. Një prej policëve i ngriti kokën viktimës ndërsa të atin e mbërthyen lotët. “Bëhu i fortë”. Kjo ishte fjalia me të cilët policët që mbërritën në vendngjarje, larguan prej aty babain e viktimës. Trupat e pajetë qëndruan për rreth 2 orë në vendngjarje deri sa u bë këqyrja e vendit nga ekspertët.

Skedimi
Ka një anije peshkimi me emrin e Ervinit. I ati e pati blerë dhe i kish vënë emrin e tij, duke e bërë edhe kapiten. Kështu thonë burime nga policia e Durrësit, për të cilët Ervin Kodra nuk ishte i panjohur. Janë dy ngjarje të skeduara në polici, ku përfshihet i riu që dje mbeti viktimë e atentatit në qendër të Durrësit. Burime të policisë thonë se para disa vitesh Ervini ka plagosur me armë, te bar “Italia” Xhorxh Dedën, i njohur ndryshe si Xhorxhi i Norës. Nuk dihet si i shpëtoi dënimit i riu, por sërish ai u arrestua nga policia e Durrësit dhe u akuzua për moskallëzim krimi bashkë me një shtetas italian, për një vrasje të ndodhur në vitin 2008 pas Pallatit të Kulturës, pranë një dyqani lulesh, ku mbeti i vrarë Sajmir Balla, 30 vjeç. Policia e etiketoi ngjarjen si vrasje për prishje të pazareve të drogës mes palëve. Momentalisht ende nuk kemi asnjë të dyshuar zyrtar për vrasjen e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushajt, ndërsa pistat ku po hetohet janë të shumta.

Haxhinasto: Kosova t’i lehtësojë procedurat doganore me Shqipërinë

Ulje e tarifave doganore me Kosovën dhe lehtësim i procedurave në dogana. Ky ka qenë thelbi i takimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, me anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Parlamentin e Kosovës. Si një rrugë e rëndësishme në zhvillimin e dy vendeve, jo rrallë sipërmarrësit shqiptarë hasin vështirësi në procedurat doganore që krijojnë vonesa dhe kosto për sipërmarrësit e nisur nga kjo, ministri Haxhinasto kërkoi angazhim konkret nga deputetët kosovarë.

Këta të fundit u shpresën se do e ngrënë menjëherë këtë shqetësim në qeveri për t’i dhënë frymëmarrje bashkëveprimit ekonomik mes dy vendeve shqipfolëse. Ministri Haxhinasto ndërkaq e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve në fushën e transportit, duke theksuar se koordinimi në procesin e Berlinit ka qenë intensiv dhe vlerësoi vendosjen e “Rrugës se Kombit” në hartën evropiane, si pjesë e rrjetit bazë.

”Sfidë e përbashkët mbetet rritja e volumit të trafikut ekonomik të biznesit të Kosovës në ‘Rrugën e Kombit’ dhe portet shqiptare”, tha ministri duke kërkuar pikërisht heqjen e pengesave, veçanërisht në pikat kufitare. Nga ana e tij, kryetari i Komisionit Kuvendor kosovar, Muhamet Mustafa, tha se përveç bashkëpunimit mes qeverive, duhet të intensifikohet edhe bashkëpunimi mes 2 parlamenteve. Zoti Mustafa tha se në vepra të përbashkëta duhet bashkëpunim për t’u dhënë vlerën e nevojshme investimeve. Një pikë tjetër e diskutimeve mes palëve ishte dhe linja hekurudhore Shqipëri-Kosovë, gjë që sipas ministrit Haxhinasto, ka rëndësi strategjike dhe ekonomike.

“Koordinim më i mirë duhet bërë edhe për standardet e infrastrukturës, për mirëmbajtjen si dhe taksimin e rrugëve”, përfundoi ministri, duke shprehur besimin se komisionet parlamentare homologe të të dyja vendeve mund të nxisin në mënyrë të vazhdueshme forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Rama në Bibliotekën Kombëtare i quan zhgarravina pikturat e tij

Kryeministri Edi Rama ka garantuar sot mbështetjen financiare të Qeverisë për Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë duke filluar që nga kthimi i ambienteve të saj, që i ishin marrë siç u shpreh për “aktivitete komerciale” , një  premtim ky i bërë në ditën e 95-Vjetorit të Themelimit të këtij institucioni.

Pas fjalës së rastit mbajtur në BK, Rama i ka dhuruar Bibliotekës, “librin tim të zhgarravinave” siç tha, duke u referuar albumit të tij të pikturave të ekspozuara vitet e fundit në botë, por me gjuhën e opozitës. Madje, ai ka shtuar me humor “se po i fut brenda librit, edhe këtë fletën e fundit të fjalimit, që t’i mbetet fondit”.

Kryeministri gjatë fjalës i ka tërhequr vëmendjen me humor, edhe kryetarit të KLSH-së, që ishte i pranishëm.”Duke qënë se jam para një audience të kualifikuar dhe një grupi të heshtur interesi që e ka përjetuar me dhimbje të mëdha gjithë procesin e ndarjes së BK e për këtë shkak të ngushtimit të funksionimit të saj, duke qënë se shoh këtu dhe kryetarin e KLSH-së – që nga pikëpamja e funksionit më duket larg Bibliotekës,  por dikur i lidhur me kulturën si ish-ministër Kulture – kjo tregon sesa mbështetje i japim ne kulturës.”

Më tej, Rama ka vlerësuar vizionin e drejtoreshës aktuale të Bibliotekës Kombëtare , Pr.Dr. Persida Asllani dhe tha se për këtë vizion që ajo ka, do ta mbështesë për të çuar deri në fund projektin jo vetëm të integrimit të BK, por edhe të transformimit të mjediseve me teknologji cilësore për të dhënë më shumë kënaqësi; do të mbështesë hapjen e një muzeu për dinastinë Marubi dhe të disa të tjerëve në rrethe.

“Gjej rastin ta përgëzoj drejtoren,  – tha ai, – sepse falë vizionit të saj të zhvillimit dhe ndërkohë të zgjerimit të interesit për BK, duke shtrirë aktivitetin në të gjithë moshat dhe punuar në kushte të papërshtatshme për shkaqe financiare, për një projekt kuptimplotë ne kemi gjetur këtu një partner të shkëlqyer për ta mbështetur jo vetëm në kuptimin moral, por dhe financiar.”

Pallati i drejtësisë në gheton e padrejtësisë – Nga Luan Droboniku

Reforma e radhës në Drejtësi njësoj si shumë të tjera këto dekada të errëta, luhet në dhomat e aksionerëve, pronarë të ghetos. Ashtu si shprehet që në rreshtat e parë, objektivi i reformës, është “rikthimi i besimit” tek qytetarët, por më pas roli i qytetarit në vendimarrje nuk përmendet gjëkundi. Pushteti rindahet përsëri mes aksionerëve sepse për ata nuk ka qytetarë por vetëm banorë.

Arkitektë dhe inxhinierë janë mbledhur rreth pallatit të drejtësisë për ta shpëtuar atë nga degradimi total. Përpjekjet e tyre kujtojnë skenat e filmit “Idiocracy” ku të marrët përdornin litarë për të drejtuar pallatin që po binte.

Pallati i Drejtësisë ashtu si qytet-shteti shqiptar, është ngritur mbi themele autarkie dhe fasada demokracie. Ndryshe nga ajo që thuhet, ai funksionon edhe pse jo për shumicën e banorëve të tij. Dhe deri sa ai funksonon, përse duhet të ndryshohet nga vetë ata që e krijuan atë?

Por atëherë kush duhet të rrëzojë gheton dhe të ndërtojë një qytet të denjë? Këtë zakonisht e bëjnë banorët e tij, kur zbulojnë se janë edhe qytetarë edhe sovranë.

Ky do të ishte realisht fundi i qytetit-gheto dhe një rrezik i tillë duhet të evitohet me çdo kusht nga aksionerët e ghetos. Dhe në fakt, për 25 vite ky rrezik është neutralizuar me sukses nga pushteti dhe qarku i tij mediatik. Banorët nuk u lejuan kurrë të kuptojnë zgjidhjen, të ndërgjegjësohen si qytetarë sovranë por si kompensim mund të braktisnin gheton, për të gjetur dinjitet diku gjetkë.

Reforma e radhës në Drejtësi njësoj si shumë të tjera këto dekada të errëta, luhet në dhomat e aksionerëve, pronarë të ghetos. Ashtu si shprehet që në rreshtat e parë, objektivi i reformës, është “rikthimi i besimit” tek qytetarët, por më pas roli i qytetarit në vendimarrje nuk përmendet gjëkundi. Pushteti rindahet përsëri mes aksionerëve sepse për ata nuk ka qytetarë por vetëm banorë.

Prestigjatorët e reformës nxjerrin nga kapelja e tyre komisione pa fund duke e fshehur përfundimisht autorin nga skena e krimit magjistral. Administrimi i Drejtësisë, tashmë nga komisione dhe aksionierë ardhur nga gjyqësia, avokatia, akademia, shoqëria synon të pasurojë spektaklin e kaosit dhe të hutojë pa fund banorët e ghetos.

Sponsorizuesit e brendshëm dhe të jashtëm do vazhdojnë të promovojnë këtë spektakël, duke lavdëruar kaosin si “stabilitet” dhe anatemuar ndryshimin e vërtetë si “revolucion”. Korporata është gati ti delegojë pushtetin të huajve, që tani do të jene pjesë e sistemit të drejtësisë por nuk guxon kurrsesi të përfshijë në të “banorët”. Me ketë cedim të sovranitetit fundoset edhe idea për bashkim kombëtar, sepse njësoj si Kosova pranojmë që jemi shtete disfunksionalë.

Problemi është se banorët e ghetos ngadalë po zgjohen nga hipnoza e spektaklit dhe po pretendojnë të jenë qytetarë sovranë dhe autoktonë. Por ndërtimi i qytetit të tyre është i lidhur fatalisht me çbërjen e korporatës së aksionerëve të ghetos.

Kjo perspektivë e re kërkon që të gjitha fijet që mbajnë në këmbë korporatën të priten dhe të zëvendësohen me fije që togëzojnë direkt shtetin me sovranin. Pushtetarët e lartë nuk duhet të zgjedhin më njëri tjetrin, por të zgjidhen dhe shkarkohen direkt nga qytetarët.

Kapja e shtetit shqiptar nuk është rast unik në botë, prandaj duhet të mësojmë nga popujt e tjerë si janë çliruar.

Ndoshta, para kësaj sfide u ndodhën qytetarët amerikanë në kohën e Progressive Era, ku të gjitha format e pushtetit ishin të korruptuara dhe prandaj populli i zëvendësoi me institucione të kontrolluara nga qytetarët. Ende sot qytetarët e mbi 30 shteteve amerikane (si shumë shtete në botë), vazhdojnë të zgjedhin dhe shkarkojnë prokurorët, gjykatësit, governatorët deri tek sherifi, që tek ne do të ishte drejtori i përgjithshëm i policisë. Zgjedhja dhe shkarkimi në çdo kohë (pa mandat të bardhë) i pushtetarëve prej popullit, higjenizon makinën shtetërore nga çdo rast korrupsioni apo paaftësie drejtimi.

Por nuk janë vetëm qytetarët amerikanë, por dhe shumica e vendeve evropiane që lejojnë qytetarët vendimarrës në administrimin e drejtësisë duke parashikuar krijimin e jurive qytetare. Gjyqtari nuk do jetë më “Zot” i proçesit, por noter i verdiktit të jurisë që gjykon të ngjashmit e vet.

Sistemi shqiptar i drejtësisë, ka provuar në fakt të gjitha format e përzierjes së pushteteve nga brenda, por nuk funksionojnë thjesht sepse të gjitha format e pushtetit kanë ADN të kompromentuar. Kështu as parlamenti i inkriminuar nuk shpëton dot magjistraturën dhe as kjo e fundit nuk e shpëton dot botën politike. Makina shtetërore duhet të ndërrojë motorrët e saj duke kthyer në radhë të parë partitë politike brenda shtratit kushtetues, ku të jetë populli që kontrollon partitë dhe jo e kundërta si në regjimin komunist. Duhet të zhduket figura e liderrit absolut dhe të shenjtërohet ligji dhe përgjegjësia e pushtetarëve në çdo nivel.

Në këtë drerjtim, një tjetër mekanizëm në higjenizimin e makinës shtetërore do të ishte zbatimi jo vetëm i përgjegjësisë penale por dhe asaj civile për të gjithë funksionarët e shtetit duke përfshirë edhe gjykatësit. Vetëm kështu, gjykatësit do mendohen 10 herë përpara se tëshkaktojnë një dëm të padrejtë qytetarëve, sepse do paguanin nga rroga e tyre dëmshpërblimin. Tjetër fren ndaj papërgjegjshëmrisë së pushtetit do të ishte transaprenca proaktive. Transmetimi online i seancave gjyqësore, do të ulte diskrecionalitetin e magjsitratëve dhe do rriste kontrollin e qytetarëve mbi makinën shtetërore. Me këtë optikë dhe inspektoriati i lartë i kontrollit të pasurive, është pa sens, sepse detyrimi i publikimit on line i pasurive duhet të bëhet për të gjithë pushtetarët dhe jo me kampione si sot, dënim me burgim dhe jo gjoba për shkelësit.

Këto do të ishin masa për zhdukjen e korporatës dhe çlirimin e qytetit nga aksionierët, por normalisht këto nuk gjenden në reformën e tyre.

Do preferonim që miqtë tanë ndërkombëtarë të na sillnin modelet e tyre të sukseshme, ku qytetarët kontrollojnë pushtetin dhe jo e kundërta. Por ata kanë qejf të përsërisin se të drejtat fitohen dhe nuk dhurohen. Kështu që ne po u kthejmë mbrapsht dhuratën e stabilitetit dhe po rimarrim të drejtën tonë për të qeverisur si popull sovran dhe me dinjitet.

Letër Prof. Shenasi Ramës në New York – Nga KOLEC TRABOINI

– Pas vizitës së tij në Shqipëri –

Në shtyp e në libra por edhe në biseda në Tiranë apo jashtë atdheut, e kam thënë mbi njëqind herë që në vitin 1993 e përkëtej, që partitë në vitin 1990-1991 i formoi PPSH. Kam ikur nga Shqipëria pikërisht se e pashë se në partitë e formuara hynë të gjithë beniaminët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Komunistë dhe spiun sigurimi. Tani po avancohet disi e po thuhet nga ju, Prof. Shenasi Rama, se PD e ka formuar Sigurimi i Shtetit. Unë nuk besoj se e ka formuar Sigurimi i Shtetit, por e ka formuar Ramiz Alia dhe PPSH, ndërsa Sigurimi ka bërë diversionin (ka porositur bluzat e bardha), duke futur brenda ish agjentë. Plotë agjentë. Sa të mos merrte frymë demokracia e vërtetë, duke krijuar barriera që të mos mund të depërtonin ato forca që konsideroheshin si klasa të përmbysura të cilat realisht u shmangën dhe u neutralizuan politikisht. A e dini vallë se në fillim të janarit 1991, po të shkoje në zyrat e PD të sapoformuar që ishin në rrugën Fortuzi, të shihnin me bisht të syrit… Po ky çfarë do këtu… Sepse ishin të listuar të gjithë prej komunistëve se kush do të jetë e kush të mos jetë ne atë parti e forumet e saj. E themi hapur edhe Sali Berisha por edhe Edi Rama ( të dy me pardesy të bardha sigurimi)kanë qenë në listën për të kryesuar partinë gjoja opozitare( Opozitar por vëllezër trumbetonin në mitingje sajesat e Ramiz Alisë). Kjo tashmë është e ditur prej të gjithëve. Nuk besoj se ja vlen që të rrimë të merremi ende me një histori që ka marrë dhenë, që tashmë duket si drita e diellit. Dy partitë kryesore janë pjella të Partisë së Punës së Shqipërisë, pra komunistëve dhe nuk kanë asgjë demokratike në frymën e tyre. Një PPSH e ndarë për gjysmë. Duhet thëne ca të vërteta e të mos rrekemi me lojëra fjalësh pa fund, pra, a kemi këllqe për një formacion të ri politik. Nëse po, flisni hapur. Retorika e demaskimit nuk na shpëton si popull. Jemi në zgrip të kaosit. Nuk shkohet më tej kështu. Kemi nevojë për zgjidhje. Dhe nëse do t’ia nisni kësaj pune, siç po aludohet në intervistat që jepni, duke dhëne shprese, mos i bëni listat e anëtarësisë të formacionit të ri siç i bëri Partia e Punës në dhjetor 1990, sepse në ndodhtë kështu do të kalojmë fatalist nga një dështim në një tjetër. Nuk mendoj se bërthamën e një formacioni të ri politik, siç aludohet, duhet ta përbëjnë ajo pjesë e studentëve që nuk përfituan pushtet e as trajtim ekonomik nga rrjedhimet e vitit 1990-1991( që u bënë të pakënaqur dhe aq) se atëherë do mbetemi në të njëjtin pellg. Se vërtetë ku ishin këta gjatë dy dekadave e gjysmë. Përse vegjetuan politikisht kaq gjatë. Mos harroni se sot janë 25 vjeçar ata që lindën në vitin 1990. Nuk mund ti përjashtojmë. Nuk mund të mbetemi peng i të kaluarës. Ka sot djem e vajza plot Shqipëria. Prandaj pyetja shtrohet drejtpërdrejtë kemi apo s’kemi këllqe për të hapur lojën politike me një formacion të ri për të përballuar tre mostrat politike që e kanë shaluar mizorisht Shqipërinë. Bëhen zgjedhje e asgjë nuk ndodh veç ndërrohen kalorësit e Ramiz Alisë, që edhe pse ka vdekur, në ideologjinë e këtyre partive është më i gjallë se të gjallët.

E mirëpres si shumë intelektuale të tjerë një formacion të ri politik, por nuk rri dot pa thënë se, as mos të mendohet të bëhet një parti pas kuintave se do të dështohej ende pa nisur. Shembulli partisë së kuq e zinjve të Kreshnik Spahiut, që u nis me vrull e u zgërlaq aq shpejt, është një mësim i mirë se si s’duhet të bëhet një formacion politik në të cilin flet veç kryetari dhe të tjerët janë veç duartrokitës.

 

Kolec Traboini

Tiranë, 20 dhjetor 2015

Majlinda Bregu me këpucë 1800 eurosh në protestë (foto)

Voal – Portali Opinion.al ka pikasur gjatë protestës së opozitës përpara Parlamentit, këpucët e ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Ja si shkruan tekstualisht opinion.al:

“Deputetes Demokrate Majlinda Bregu i ka pëlqyer gjithnjë që të tregojë sa shumë kujdeset për pamjen e saj të jashtme. Këtë herë, rradhën e kanë këpucët e fundit që ka blerë.

Në këtë foto, të publikuar nga deputetja në Instagram, mund të shihni se sa elegante duken këmbët e ish-Ministres, me këto këpucë luksi.

Për hir të së vërtetës duket se fotoja është postuar në kohë të papërshtatshme, kur opozita proteston kundër luksit qeveritar.

Të jetë kjo vallë, një formë proteste e Majlinda Bregut? Dhe e ilustron me foton më poshtë”

20-12-2015 08-55-50Ja si shkruan më tej lapsi.al dhe mapo.al:

“Një titull jo pak tërheqës zgjodhi portali opinion.al për të treguar pasionin e deputetes demokrate për modën. Majlinda Bregu në ditët e protestës së opozitës, postoi në IG disa foto që të ngjajnë sikur po viziton profilin e një blogger-e fashion’i. Por jo, këpucët Zanotti zbukurar me gurë Zwarovski e që kushtojnë 1800 eu, janë veshur nga ish-ministrja e Integrimit. Shpenzimet e luksit të deputetes demokrate janë bërë shpesh objekt diskutimi në media, mjaftojmë të kujtojmë makinën “Jaguar”, e cila u tha se kushton 60 mijë eu.”

Zanotti2

Kush e helmuaka Linda Ramën?

Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda Rama ka ftuar mbrëmë gazetaret femra në prag të ndërrimt të viteve, ku ajo ka mbajtur edhe një fjalim. Duke folur para gazetareve, Linda Rama i ka ngjarë edhe në këtë pjesë bashkëshortit të saj, Edit.

Ajo ka kritikuar opinionistët që flasin nëpër studiot televizive, që sipas saj ata helmojnë jetën e të tjerëve me komentet dhe deklaratat që bëjnë, e sigurisht që këtu e ka fjalën për ata që kritikojnë Qeverinë e burrit të saj.

“Kam filluar të besoj se i gjithë humori i ditës së njerëzve në kafenenë e vogël tek rruga e punës time, ku pi prej 15 vitesh me të njëjtët miq kafenë time të mëngjesit, do të përcaktohet nga fakti se si janë gdhirë ata që sot janë të kudondodhur nëpër studio, blogje, gazeta.  Të cilët edhe kur nuk janë aty, mjafton të teshtijnë në profilin e tyre, dhe fap, shfaqen kudo ku është e mundur të na shfaqet lajmi që duan të na japin apo mendimi dhe përjetimi që duan të na tregojnë : jo vetëm në televizor, por edhe në tavolinë, në çantë, në xhep, përmes telefonit që lajmëron se dikush erdhi pa pyetur, drejt e në jetën tënde. Ma thoni ju nëse e mendojnë gjatë apo shkurt, efektin që fjala ka në mendjet apo botën emocionale të atyre që e dëgjojnë. Por përshtypja ime është se e vetmja gjë që me siguri mendojnë, është që fjala e lëshuar të bëjë sa më shumë efekt negativ tek ne, në raport me dikë, apo me disa të tjerë”, ka thënë Linda Rama gjatë darkës me gazetare femra.

Mbetet për t’u parë nëse edhe Kryeministri Rama do të përdorë të njëjtën gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve në mbrëmjen e fundvitit me shtypin.

Rama dy ditë në Izrael – takim me Netanjahun dhe Rivlinin

Kryeministri Edi Rama udhëton të dielën drejt Izraelit për një vizitë zyrtare. Në axhendën ende të papublikuar nga Kryeministria, Syri.net ka mësuar se shefi i qeverisë shqiptare do të pritet në takim nga homologu i tij izraelit Benjamin Netanjahu gjatë të hënës, ndësa ditën e martë ai do të ketë një tjetër takim me Presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Ky do të jetë takimi i parë i Ramës me Netanjahun ndërsa të dy shefat e qeverive kanë asistuar në marshin përkujtimor të viktimave të Charlie Hebdo gati një vit më parë në Paris.

Presidenti Nishani përshëndet autorizimin e Papa Françeskut për shenjtërimin e Nënë Terezës

TIRANE – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani përshëndet autorizimin e dhënë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke e vlerësuar atë për mrekullinë e saj të dytë.

“Ky autorizim për Kongregacionin për Kauzën e Shenjtorëve nuk na lumturon vetëm ne shqiptarëve, por të gjithë botën mbarë, e veçanërisht ata që e kanë ndjerë mrekullinë, mirësinë dhe dashurinë e saj.” – vuri në dukje Kreu i Shtetit shqiptar.

Në pritje të shenjtërimit të Nënë Terezës vitin e ardhshëm, Presidenti Nishani shpreh gjithashtu falënderimet më të ndjera dhe mirënjohjen më të thellë në emër të gjithë shqiptarëve për këtë vendim të rëndësishëm të Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë.

Në ditën e tij të lindjes Papa Françesku jep firmën për shenjtërimin e Nënë Terezës !

PEREGRINUS/

Aprovimi i Papës ka ardhur në ditën e ditëlindjes së tij. Françesku ka miratuar këtë pasdite, të enjten me datë 17 dhjetor, njohjen e mrekullisë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti. Mbyllet kështu iter-i i procesit super miro për “apostullen e të varfërve” që do të shenjtërohet me shumë mundësi me datë 4 shtator, në Vitin e Shenjtë të Mëshirës.

Data do të bëhet publike në Koncistorin e ardhshëm. Pikërisht tre ditë më parë, rasti i shërimit të jashtëzakonshëm iu nënshtrua vlerësimit përfundimtar në mbledhjen e fundit të ipeshkëvinjëve dhe kardinalëve të mbledhur në Kongregacion, të cilët pasi kanë dëgjuar parashtrimin e një “relatori”, kanë shprehur gjykimin e tyre plotësisht pozitiv për t’ia paraqitur më pas miratimit të Atit të Shenjtë. Pikërisht, kjo shkallë e fundit e procedurës së gjykimit, në fazën romane të procesit rreth mrekullisë, që ka nisur në qeshor të këtij viti në dioqezën e Santos në Brazil, do të çojë Nënë Terezën në nderet e altareve të Kishës Universale.

Shërimi i jashtëzakonshëm, që ka ndodhur me datë 9 dhjetor 2008, ka të bëjë me një njeri, sot 42 vjeç, i cili ishte në fund të jetës së tij nga ‘apsese multiple cerebrale me hidrocefali obstructive” që tashmë “i ishte nënshtruar transplantit të veshkave dhe një terapie me imunodepresorë” sikurse thotë diagnoza. Një rast klinik skajshmërisht kritik me një prognozë me pasoja të rrezikshme për jetën që  përballë një terapie të paefektshme dhe pa ndërhyrje kirugjike u zgjidh me shumë shpejtësi në mënyrë të plotë dhe të përhershme. Në shyrtimin kolegjial të Konsultës mjekësore, me datë 10 dhjetor të këtij viti, zgjidhja e sëmundjes ishte deklaruar njëzëri shkencërisht e pashpjegueshme me shtatë vota por ndër shtatë eskpertë mjekësorë.

I njëzëshëm ka qenë edhe votimi i konsultorëve teologjikë që sipas praktikës janë të thirrur të shprehin dhe të shtrijnë mendimin e tyre rreth lidhjes së fortë shkak – pasojë ndërmjet lutjes drejtuar Nënë Terezës dhe shërimit të papritur.

Në kohën e fakteve i shëruari, me profesion inxhenjer, ishte 35 vjeç dhe ishte martuar prej pak kohësh. Kishte filluar kalvarin e tij në muajt e parë të vitit 2008. Në fund të vitit iu diagnostikuan 8 apsese në tru. Kurat spitalore nuk dhanë asnjë efekt dhe kuadri klinik precipitoi edhe më shumë për shkak të lindjes së një hidrocefalie. Ndërhyrja kirurgjikale mund t’ia zgjaste pak jetën. Me 9 nëntor, tashmë në koma, pacienti hyri në sallën e operimit. Për shkak të disa problemeve teknike operimi u shty. U kthye në sallën e operimit, dhe vetëm pas vetëm një gjysëm ore mungese, kirurgu befasisht e gjeti pacientin të ulur, të zgjuar, dhe asintomatik, i cili tërësisht i vetëdijshëm e pyeti: “Çfarë po bëj unë këtu?” “Nuk kam parë kurrë një rast si ky – thotë mjeku në dëshminë e tij – e përveç kësaj, raste të ngjashme me këtë, në 17 vjet profesion kanë vdekur të gjithë. Nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor”. Analizat e mëpasshme kanë ripohuar shërimin përfundimtar të sëmundjes cerebrale në një kohë të shkurtër, pa asnjë pasojë dhe i shëruari ka mundur të rifillojë punën e tij dhe aktivitetet e tija normale.

Dëshmitë referojnë që iu drejtuan shumë lutje nënë Terezës, në mënyrë të veçantë përgjatë krizës së rëndë të datës 9 dhjetor. Nusja e këtij profesionist të ri, pasi e vlerësoi shumë të rëndë situatën, u kishte kërkuar të njohurve të saj që të lusnin të Lumen Nënë Tereza ndaj të cilës ishte e devotshme: “Thojini Nënë Terezës që ta shërojë”. Pikërisht në atë gjysëm ore pritjeje për ndërhyrjen kirugjikale gjendej me një meshtar dhe familjarë të tjerë duke iu lutur Nënë Terezës në kishëzën e Spitalit.

Ka mrekulli e mrekulli. Nuk janë të gjitha sigurisht të njëjta. E kjo është padyshim e jashtëzakonshme, i përket shkallës së pare, për sa i përket substancës, sipas përkufizimit dhe klasifikimit të mrekullive që është vendosur prej Shën Tomë Akuinit. Çka do të thotë se një shërim i tillë tejkalon mundësitë e natyrës për sa i përket substancës, d.m.th. është e pamundur, nuk mund të verifikohet kurrë. Shkalla e parë e mrekullive është ajo që i përket ngjalljes së të vdekurve ose rikthimit tërësor, ku jo vetëm shihet shërimi i plotë, por edhe kthimi në funksionin integral i të gjitha organeve të shkatërruara nga sëmundja. Nuk janë të shumta rastet e njohura që i përkasin shkallës së parë. Pjesa më e madhe e fakteve të paraqiturar në Kongregatën për Shenjtërit i përkasin shkallës së tretë, që ka të bëjë me mënyrën, kur d.m.th. shërimi i një sëmundjeje, që mjekësisë do t’i duhej ta realizonte në një kohë të gjatë, ndodh menjëherë.

E thirrur pra Nënë Tereza ka ndërhyrë menjëhërë, duke u kujdesur edhe një herë për një person në gjendje ekstreme, sikurse kishte bërë edhe kur ishte në jetë, duke iu kushtuar atyre që ishin duke vdekur dhe përkujdesjes së atyre që ishin në kushte vuajtjesh ekstreme.

Apostullja e të varfërve

Gjatë udhëtimit të tij në shtator të vitit 2014 në Tiranë Papa Françesku ka treguar për takimin e tij me nënë Terezën e Kalkutës në Sinodin e vitit 1994. Kjo murgeshë ishte një grua që nuk e linte veten të impresionohej fort dhe “thonte gjithmonë atë që donte të thonte”, i ka thënë Papa Françesku meshtarit që ka qenë përkthyesi i tij gjatë udhëtimit në tokën shqiptare(don David Gjugja sh.p.), sikurse më pas e ka treguar edhe gjatë Konferencës së shtypit në Tiranë Drejtori i Sallës së shtypit të Vatikanit. Duke kujtuar rrethanat e atij takimi me “apostullen e të varfërve” papa Bergoglio kishte thënë se “ishte e ulur pikërisht pas meje gjatë punimeve të Sinodit. Kam admiruar forcën e saj, vendosmërinë e ndërhyrjeve të saj pa u impresionuar nga asembleja e ipeshkëvinjëve. Thonte atë çka kishte ndër mend të thonte”. Françesku më pas ka shtuar duke buzëqeshur një batutë: “Do ta kisha frikë nëse do të ishte eprorja ime”.

18-12-2015 08-06-01

Marre nga Avvenire

Protestuesit: Edi Rama, kujdes nga veriorët se nga veriorët do të vijë fundi!

* Protestuesit me qese me vezë, patate, mandarina e domate në duar
* Policia gardh para parlamentit

TIRANE- Partia Demokratike kërkon sërish sot largimin e qeverisë dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. 9 ditë pas protestës së parë, opozita ka thirrur sërish qytetarët në tubim para parlamentit kësaj radhe, kundër qeverisë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi dje se protesta e sotme e opozitës përpara parlamentit do të jetë tërësisht paqësore, ndërkohë që ajo do të jetë e ndërthurur me aksionin opozitar që do të bëjnë deputetët e PD-së në Kuvend për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2016.

Ndërkohë sot rreth 10:00 protestuesit nisën të mblidheshin para parlamentit. Ata mbanin në duar, vezë, miell, mandarina, patate, domate etj. Madje duke tentuar të qëllojnë drejt parlamentit, ata kanë qëlluar me miell e vezë edhe policinë që ndodhej kordon para institucionit. Deputetët hynë në sallën e seancave, shumica nga dera anësore. Madje ata ndryshe nga herët e tjera nuk i kanë parkuar as automjetet para parlamentit.

Ora 10:25- Fatmir Hoxha, ish-i përndjekur politik kërkoi nga kryeministri heqjen e dekoratave për ish-punonjësit e sigurimit në diktaturë dhe figura të tjera të asaj kohe. “Edi Rama të tërheqë dekoratat ose do ta shpallim non grata si antishqiptar”, tha ai.

Ora 10:19- Protestuesit qëllojnë me vezë e miell policinë para parlamentit. Protestuesit mbajnë në duar parulla të shumta: “Edi Rama, kujdes nga veriorët se nga veriorët do të vijë fundi!”; “Azem je gjallë”; “Rama do të varim me litar”; “200 milion euro pasuri”, etj.

Ora 9:58- Protestuesit kanë nisur të mblidhen para parlamentit, ndërsa disa prej tyre kanë në duar vezë dhe patate. Gjithashtu gazetarët tanë nga terreni raportojnë se protestuesit kanë në duar edhe bilbila.

Ora 9:43- Gazetarja Elda Menga tha se protesta e PD-së do të nisë në orën 10:00. Qytetarëve që do të protestojnë do t’u bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Deputetët do të dalin herë pas here nga parlamenti për t’ju drejtuar protestuesve.

Ora 9:40- Policia ka rrethuar Parlamentin. Efektivët janë vendosur gardh para parlamentit për të mos lejuar qytetarët të hyjnë brenda ambienteve të parlamentit. Deputetët kanë filluar të hyjnë në parlament. Një pjesë e mirë e tyre kanë hyrë nga dera anësore, jo kryesorja. Sot në buxhet do të diskutohet projektbuxheti nen për nen.

PD sot në protestë, zogj e vezë ndaj deputetëve

Voal – Seanca plenare pritet të nisë sot në orën 10:00, por demokratët kanë planifikuar që ta bllokojnë atë me të gjitha format. Për të realizuar synimin e tyre opozitarët do të zbarkojnë të armatosur me vezë dhe me zogj para orës 09:00 para Kuvendit, ndërsa nga podiumi që do të ngrihet, turma do të kontrollohet nga fjalimet që demokratët do të mbajnë. Në “selinë blu” organizatorët e protestës kanë kopsitur skenarin final të protestës, ku bie në sy përpjekja për t’i bllokuar hyrjen deputetëve për t’u futur në Kuvend. Mësohet se krahas mënyrës fizike për t’i ndalur, demokratët do të gjuajnë ndaj deputetëve të majtë me vezë dhe me zogj të ngordhur. Edhe pse zyrtarisht demokratët nuk ka një skenar të deklaruar nga Basha për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 17 dhjetorit, një nga detajet e zbuluar është se në podium ai do të jetë i pranishëm në shumicën e kohës, i shoqëruar me koordinatorët, sekretariatet dhe me dhjetëra të rinj të FRPD-së.

Tashmë demokratët kanë përcaktuar si prioritet largimin e qeverisë, e kjo presupozohet se nis me protestën masive të qytetarëve, me kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike dhe më pas ndjekjen e procedurave për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Për të realizuar skenarin, demokratët janë shumë të motivuar, pasi me datën 21 do të zhvillojnë një tjetër protestë, por këtë radhë para godinës së kryeministrisë. Në protestën e 17 dhjetorit, të lajmëruar nga opozita do të jetë të njëjtat parulla që u hapën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” me 8 dhjetor, protestë e cila u përshkallëzua me thyerje të xhamave të ministrisë së Transporteve, veprave publike dhe në fund me djegien e bunkeritmuze në hyrje të tuneleve nëntokësore pranë kompleksit të ministrive. Mësohet se në protestën e 17 dhjetorit do të përdoren tymuese dhe do të hidhen sende në mjediset e Kuvendit.

Thirrja e Bashës

Në mbledhjen e grupit Parlamentar, të zhvilluar dje në mesditë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën para Parlamentit, për të dik- tuar krijimin e një qeverie teknike. Ashtu si në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe me krerët e degëve dy ditë më parë kreu i opozitës Lulzim Basha bëri të ditur se në protestën e 17 dhjetorit dhe në atë të datës 21 para kryeministrisë demokratët, thjesht nuk do të protestojnë, por do të kërkojnë zgjidhje. Në vijim të fjalës së tij ai tha se e enjtja do të jetë një ditë aksioni për largimin e qeverisë “Rama”. Kreu i opozitës tha se aksioni do të përqendrohet në dy drejtime: në kundërshtimin e ligjeve që varfërojnë shqiptarët nga deputetët demokratë në sallë dhe në protestën e qytetarëve jashtë sallës.

“Në shënjestër është projektbuxheti dhe paketa fiskale, dy dokumente si dokumente vdekjeje të ekonomisë shqiptare. Do të bëjmë çmos t’i ndalojmë. Deputetët tanë do të bëjnë çmos në foltoren e Kuvendit të argumentojnë pse është buxhet i varfërisë dhe recensionit më të thellë, dhe paketa fiskale është një përpjekje e mjerë për të qepur interesat e kontrabandistëve të oborrit qeveritar me ndonjë ide të keqkopjuar dhe për qëllime demagogjike nga program i PDsë. Në fakt, përveç amatorizmit, fillin që e përshkon këtë projektbuxhet e paketë fiskale, është paniku. Banda dhe oligarkët janë në panik, shtyjnë ditët dhe vjedhin ku të munden. Me këtë bindje qytetarët do të vijojnë protestat me akte paqësore për largimin e qeverisë Rama-Meta, jo vetëm për shkak të dështimeve të saj në raport me premtimet elektorale, por mbi të gjitha sepse kjo është tashmë një qeveri e rrezikut kombëtar”, u shpreh Basha.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka krijuar një shtet të padrejtë që vjedh dhe dhunon qytetarët. “Kjo që po themi nuk është vetëm një prognozë, thjesht një parashikim por një realitet që po ndodh, do të thellohet sa më gjatë. Ndaj ju drejtohem: ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni nesër masivisht të protestojmë dhe të largojmë me bashkim qeverinë-fatkeqësinë. Të diktojmë një marrëveshje të një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhje të reja, të votojmë më pas gjithsekush për partinë dhe programin e zgjedhjes tuaj persona. Kjo është zgjidhja”, theksoi Basha.

Vokshi kërkon shpalljen “non grata” të Ramës

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ashpërsuar tonet duke ftuar shoqërinë civile që të nisë nënshkrimin e një peticioni për shpalljen nongrata të kryeministrit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila, përmes deputetes Olta Xhaçka, ka thënë se PD-ja u trembet reformave të qeverisë. Kjo, sipas Vokshit, duhet të vijë si përgjigje ndaj thirrjeve raciste që bëri Rama gjatë një takimi në Sarandë, kundër veriorëve. Albana Vokshi ka deklaruar se Rama ka kohë 24 orë që të largohet nga vendi, pasi në të kundërtën do të ketë pasoja.

“Inkurajoj shoqërinë civile të angazhohet në mbledhjen e firmave për të shpallur Edi Ramën person non grata” ka thënë Vokshi. Ajo shtoi se Kryeministri shkeli Kushtetutën, ndaj ai duhet të japë dorëheqjen për thirrjet raciste. “Ai ka afat 24 orë që të ikë nga Tirana! Më pas populli merr fatet e tij në dorë”, është shprehur deputetja Vokshi në një intervistë. “Era e revolucionit demokratik në Shqipëri ka nisur dhe shqiptarët, me besimin në Zot, do ta fitojnë këtë betejë për të drejtën! Agjendat e lëvizjeve popullore janë të qarta: nuk ka kthim prapa deri në largimin e qeverisë më të korruptuar në Shqipëri. Diktaturat janë sistemet që rrëzohen me revolucione, që hapin më pas rrugën për të përgatitur rotacionet e pushteteve me votë të ndershme“, ka vijuar ajo.

“Protesta e PD-së të mos degjenerojë në dhunë”

Ambasadori i Italisë në Shqipëri ka reaguar një ditë përpara protestës së Partisë Demokratike, të paralajmëruar për këtë të enjte, duke theksuar se protestat janë pjesë e demokracisë, por nuk duhet që këto protesta të degjenerojnë në dhunë. Alberto Cutillo ka qenë i drejtpërdrejtë, kur ka thënë se vetë opozita nuk duhet të lejojë që protestat të kalojnë në akte dhune. “Protestat janë pjesë e demokracisë dhe e jetës demokratike të një vendi, mjafton që këto protesta të mos degradojnë dhe të shkojnë drejt dhunës dhe kjo është një përgjegjësi e opozitës, që duhet të ketë parasysh se u duhet përmbajtur ligjeve. Protestat, deri në momentin kur nuk janë të dhunshme, nuk e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në Europë”, ka thënë Cutillo. Këtë deklaratë ambasadori i Italisë e ka bërë nga Shkodra, si vizitë e tij e parë pas emërimit si ambasador në vendin tonë, duke theksuar se Bashkimi Europian duhet që të bëjë pjesë të tij edhe Shqipërinë.

“Rruga për në Europë është shumë e vështirë dhe është e përbërë nga reforma shumë domethënëse dhe të thella që kërkojnë impenjim të madh nga vendet që mund t’i kryejnë prandaj kërkojnë angazhim. Disa prej reformave kanë më shumë rëndësi dhe në rastin e Shqipërisë, reforma në drejtësi nga BE është cilësuar si reforma më e qenësishme që procesi të shkojë përpara. Prandaj një pjesë e këtyre reformave kërkon një bashkim të gjitha forcave politike, sepse nuk janë reforma që mund të bëhen nga njëra pjesë e politikës, prandaj duhet që forcat politike shqiptare të gjejnë gjuhën e përbashkët për kalimin e këtyre reformave. Ambasadori nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen më së shumti të debatuar këto ditë, atë të reformës në Drejtësi, duke i bërë apel palëve politike që të bashkëpunojnë. “Sistemi i drejtësisë pa element korruptiv është një sistem që të gjithë e duam nga SHBA, Evropa, prandaj pastrimi i sistemit të drejtësisë nga elementët korruptivë është një proçes që duhet të konsiderohet normal dhe demokratik”, ka shtuar ambasadori Cutillo.

Olta Xhaçka

Pas deklararës së deputetes demokrate Albana Vokshi, ka reaguar deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka e cila ka thënë se Bashkimi Europian vijon që të mbështesë reformat e qeverisë, ndërkohë që PD-ja s’ka asnjë kauzë për të protestuar, veç ardhjes në pushtet me pahir. Sipas Xhaçkës, deklarata e Vokshit ka nxjerrë në pah arsyen e vërtetë të protestave, atë të thirrjeve skandaloze, për shpalljen non-grata të Kryeministrit, duke theksuar qartësisht se PD nuk ka një kauzë për të protestuar. Ajo shtoi se të tilla deklarata tregojnë se Partia Demokratike kërkon të marrë pushtetin me forcë.

“Rruga që Partia Demokratike ka zgjedhur për të tentuar destabilizimin e vendit, për të organizuar turbullira dhe protesta të dhunshme mu në prag të festave të fundvitit, është përmes parasë së piset dhe blerjes së njerëzve më në nevojë. Në një tjetër të përditshme, një prej protestuesve të 8 Dhjetorit, pranon se kishte ardhur në Tiranë jo për të protestuar, por për të gjuajtur dhe sulmuar institucionet me gurë. I riu, vetëm 16 vjeç, pranon në intervistë se zyrtarë të PD-së mbushnin autobusët në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, të cilët i paguanin 10 mijë lekë për të marrë pjesë në protestë. Pas kësaj dëshmie, ku e gjejnë kurajon përfaqësues te PD-së që bëjnë thirrje për revolucion”, tha deputetja socialiste./Shekulli

Nishani refuzon Bushatin, nuk e dekreton vajzën e Ismail Lleshit në OSBE

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin, kandidaten e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadore në OSBE.

Burime të gazetës “Panorama” pranë Presidencës, bënë të ditur se argumenti që do të përdorë Bujar Nishani për të rrëzuar propozimin e Bushatit do të jetë fakti se ajo nuk përmbush standardet profesionale për t’u emëruar në nivel ambasadori në një organizatë si OSBE-ja.

Ravesa Lleshi aktualisht mban postin e Këshilltares së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe për këtë arsye pritet të refuzohet nga Presidenti.

“Presidenti nuk do ta dekretojë kandidaturën për Ambasador në OSBE, pasi nuk përmbush standardin profesional për të qenë në nivelin e ambasadorit”, bënë të ditur burime pranë Presidencës.

PREZANTIMI

Gjatë prezantimit të kandidaturës, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, tha se Ravesa Lleshi vjen nga jashtë shërbimit diplomatik dhe nuk ka grada.

“Jeta e Ravesës i është përkushtuar të drejtës ndërkombëtare. Prej dy vjetësh është kolege dhe këshilltare në kabinetin e ministrit Bushati. Ka të gjitha vlerat njerëzore dhe profesionale për të kryer detyrat e këtij niveli. Shpreh bindjen se do ta plotësojë më së miri këtë detyrë, nëse ju dhe Presidenti do ta miratojnë. Ravesa nuk vjen nga karriera diplomatike. I referohet nenit përkatës, që thotë se duhet të ketë një aktivitet të paktën prej 10 vjetësh në marrëdhëniet me jashtë, nga të cilat 3 vjet në pozicione drejtuese, të cilat Ravesa i ka plotësuar”, tha dje Qirjako Qirko. Ravesa Lleshi është vajza e Ismail Lleshit, ish-funksionar i lartë i PPSH-së në kohën e regjimit komunist, koleg me Sulejman Bushatin, babain e ministrit aktual të Jashtëm.

PËRPLASJA

Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015-s, për të zëvendësuar ambasadorin e asaj kohe në detyrë, Spiro Koçin.

Por asokohe kreu i shtetit e ka refuzuar këshilltaren e Bushatit, duke thënë se nuk mund të zëvendësohej një ambasador karriere me persona që janë jashtë sistemit diplomatik. Por pas ndryshimit të projektligjit të shërbimit diplomatik dhe heqjen e kufirit të emërimeve nga jashtë karrierës diplomatike, emri i këshilltares së Bushatit është dërguar sërish për dekret te Presidenti.

Kësaj radhe edhe për shkak të dorëheqjes së ambasadorit Spiro Koçi. Ky i fundit u kthye në atdhe pa pritur urdhrin e Presidentit, për shkak se Ministria e Jashtme i ka ndërprerë marrëdhëniet financiare. Ambasadorit në detyrë iu ndalua paga dhe nuk iu pagua qiraja e banesës në Vjenë, çka e detyroi atë të kthehej në Shqipëri.

Zbulohet pensioni i Nexhmijes dhe Aranit Çelës – Marrin shpërblim special që nga viti 1991

Aranit Çela i arrestuar ne vitet ’90 – Nexhmije Hoxha

E veja e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, është një nga 1 mijë veteranët e Kategorisë së Parë, e cila prej 20 vitesh merr një shpërblim prej 3911 lekësh të rinj.

Nexhmije Hoxha, e cila ka qenë në krah të bashkëshortit të saj për 41 vjet dhe e pranishme në të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme për vendin, ka qenë anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.

Sipas biografisë zyrtare, Nexhmije Xhuglini (Hoxha) është përfshirë në rezistencën kundër pushtuesit të huaj me grupet rinore të gjimnazeve të Tiranës e më pas në brigadat partizane.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për gazetën “Panorama” se Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, është përfshirë në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë, duke përfituar shumën prej 3911 lekësh të rinj. Ai ka një pension prej 26.576 lekësh, ku bashkë me shpërblimin e veteranit përfiton 30.487 lekë.

Çela ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë për shumë vite në sistemin komunist, por mbi të gjitha ai ka qenë kryetar i trupës gjykuese në proceset më të rëndësishme politike, që nga grupet armiqësore brenda partisë dhe qeverisë e deri te dënimet politike për krime kundër shtetit, propaganda dhe agjitacioni apo dhe arratisjet jashtë vendit.

Firma e Aranit Çelës është hedhur në të gjitha dënimet me vdekje për disa dekada në shtetin shqiptar komunist. Aranit Çela, me origjinë nga Kuçi i Vlorës, ka qenë partizan në Brigadën e Pestë që operonte në zonën e Vlorës.

Si Nexhmije Hoxha, edhe Aranit Çela kanë dalë në pension në vitin 1991 dhe aktualisht marrin pensionin më të lartë, afërsisht dyfishi i pensionit minimal edhe për shkak se të dy në kohën e komunizmit, kanë qenë zyrtarë me paga të larta mbi 1 mijë lekë të rinj në muaj.

Dy personazhet e spikatura të periudhës komuniste janë përjashtuar nga lista e veteranëve që morën dekoratën me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit një vit më parë. Në vitin 1994 është miratuar ligji 78/74 për statusin e veteranëve të LANÇ.

Bazuar në këtë ligj, ka dalë një VKM, e cila përcaktonte komisionin që do të ngrihej dhe që do të merrej se kush do ta përfitonte këtë status. Bazuar në këtë ligj, disa VKM kanë pasuruar vazhdimisht listën e emrave të përfituesve të statusit të veteranit të luftës. ARISTIR LUMEZI

Zëri i Amerikës – ja skema e punësimeve nëpër spitale, nga pastruesja tek drejtori me urdhër të ‘kryedeputetit’

Ndonëse e ka nisur si një shofer ambulance, një profesion që kërkon përkushtim e sakrificë në çdo kohë, Fatmirit i është dashur të bëjë komisionerin partiak në zgjedhje për 20 vjet, të ndryshojë profile pune,sa herë kanë ndërruar qeverisjet dhe pas gati 30 vjetësh në administratë, të dalë në protestë pasi po humbet vendin e punës.

“Kam qenë shofer, para shtatë vitesh Partia Demokratike më hoqi dhe më vuri oksigjenist. Kam qenë komisionier i Partisë Socialiste për 20 vjet, çdo gjë për mua është partiake, po të isha i LSI-së nuk do isha hequr, do isha lart, pohon Fatmiri për Zërin e Amerikës, duke treguar zyrat e administratës që aktualisht drejtohen nga një përfaqësuese e LSI-së .”

Në Shqipëri sa here ndërrohen pushtetet, ndërtimi i administratës vlerësohet si një “gur prove” për qeveritë. Gjendja e administratës publike ka vazhduar të përkeqësohet ndërsa buxheti i shtetit detyrohet të përballojë dëmshpërblimet gjyqësore, që janë pasoja të drejtpërdrejta të ndikimit të partive në emërimet dhe lirimet e nëpunësve.

 

Dëmi në buxhet nga pushimet e padrejta nga puna

Gati 2,9 miliardë lekë janë shpenzimet për vendimet gjyqësore për largimet nga puna për vitin 2015, në bazë të shqyrtimit të të dhënave të shpenzimeve që publikohen nga Ministria e Financave.

Por kjo mendohet të jetë vetëm një kosto e pjesshme e shlyerjes së vendimeve gjyqësore, për shkak se nëpunësit që kanë fituar gjyqet, kanë marrë vetëm gjysmën e masës së dëmshpërblimit. Një pjesë tjetër nuk kanë arritur të marrin asnjë pjesë dëmshpërblimin për shkak të mungesës së fondeve.

Sipas portalit joqeveritar spending.data.al, i cili i referohet Zyrës Qendrore të Thesarit, në 3,683 pagesa në formë dëmshpërblimi, nga Janari deri në 15 Dhjetor të vitit 2015, vihet resevendimet gjyqësore i përkasin kryesisht vitit 2013 dhe gjysmëssëparë të vitit 2014. Vetëm Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka paguar 173 milionë lekë për 216 pagesa, ndërsa Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve 129 milionë lekëpër 109 pagesa.

Tradita e “prishjes dhe rindërtimit” të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të shtetit sa herë ndryshojnë qeveritë, flet për punësimin e militantëve të partive që janë kryesisht ata që numërojnë votat, apo mbajnë peshën e mitingjeve dhe fushatave elektorale të partive.

Ndërkohë përgjatë vitit2015 Aparati i Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave ka paguar 89 milionëlekëduke kryer 117 pagesapër të pushuarit nga puna dhe në sistemin e pagesave vijojnë institucionet e tjera qëndrore dhe vendore me transaksione në një numër më të vogël.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare buxheti i shtetit pagoi gjatë vitit 2014 rreth 3.3 miliardë lekëpër të shlyer detyrimet e vendosura me vendim gjykatendaj punonjësve të administratës publike të hequr nga puna padrejtësisht. Përgjatë periudhës mars – dhjetor 2014 u kryen rreth 4800 transaksione financiarepër të paguar vendimet e gjykatave për të liruarit nga detyra. Atëherë zyrtarët e qeverisë deklaruan selargimet nga puna i përkisnin periudhës së qeverisjes së demokratëve ndërsa demokratëtfolën se aleanca e reqeverisëse(PS-LSI)po kryentelargime masive të nëpunësve.

Një e ardhme “e zymtë” për buxhetin nga dëmshpërblimet

Kostoja e pushimeve të padrejta nga puna, që për të dy vitet 2014-2015 i kalon të 50 milionë dollarët, pritet të rritet në mënyrë të ndjeshme edhe në muajt në vijim.

Përveç detyrimeve të prapambetura, një numër i madh çështjesh vazhdojnë të jenë në dyert e gjykatave administrative. Sipas statistikave për periudhën Janar – Shtator 2014 në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë mbërritën531 çështje nga të cilat u shqyrtuan 439.

Në një studim mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, aprovuar në Mars të këtij viti nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë,thuhet se nga të dhënat e përcjella nga gjykatat administrative të shkallës së parë, rreth 85–90% e çështjeve gjyqësore janë ankimuar.

Gjykata Administrative e Apelit ka shtatë gjyqtarë, që në total duhet të përballojnë rreth 10.000 çështje gjyqësore, që presin për t`u shqyrtuar.

Nuk ka të dhëna se sa prej tyre u përkasin padive të të pushuarve nga puna, por pothuajse në të gjitha rastet e mbërritura në këtë gjykatë, është shkelur afati njëmujor ligjor i trajtimit të çështjeve që vijnë nga gjykata e shkallës së parë për shkak të mbingarkesës.

Nga një shqyrtim i bazës elektronike të të dhënave të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me pushimet nga puna, vërehet se gjyqtarët kanë trajtuar këtë vit kryesisht çështje të prapambetura dhe ato që i përkasin regjistrimit në këtë gjykatë në gjysmën e parë të vitit 2014.

Skema e emërimeve partiake

Skema e futjes në punë të nëpunësve apo emërimit të titullarëve është e thjeshtë: që nga pozicioni më i thjeshtë i punës në nivelin e mirëmbajtjes sanitare (pastrueses) dhe deri tek titullarët e institucioneve, emrat e përkrahësve partiakë duket se aprovohen nga “kryedeputeti” i zonës që delegohet nga krerët e partive qeverisëse për çdo rajon për t`u marrë me listat e punësimeve të militantëve partiakë.

Këto lista burojnë nga aparatet partiake vendore mbi bazë të kontributit që jepet në fushatë dhe referuar nivelit të arsimimit të tyre. Më pas institucionet shtetërore, por edhe vendore, vihen në lëvizje për të zbatuar listat e “kryedeputetit” të zonës duke plotësuar vendet e reja që krijohen nga reformat apo duke larguar militantët e forcës tjetër politike.

Në një masë të vogël, sipas vendeve që shpallen në faqen elektronike të Departamentit të Administratës Publike, ndiqen konkurset si një praktikë rekrutimi. Prej qershorit të vitit 2015 deri në mes të dhjetorit,në këtë faqe u shpallën 400 pozicione të lira për pranim në Shërbimin Civil.

Përvoja tregon se nëpër ministri, jo rrallë herë është vepruar me emërime të komanduara, mandati i të cilëve duhet të jetë shumë i shkurtër dhe më pas të shpallet konkursi, por në praktikë emërimet e komanduara zgjasin me vite.

Skema e listave të punësimeve nga “kryedeputetët” sipas dëshmive nga vetë aparatet partiake u përdor si nga demokratët katërvjeçarin e fundit të qeverisjes dhe vijon të përdoret nga socialistët dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Shtypi shqiptar ka botuar së fundi të dhëna që dëshmojnë për rolin e disa prej anëtarëve të parlamentit në hartimin e listave të militantëve partiakë të propozuar për të hyrë në administratën publike, më pas shumë prej emrave rezulton nga vëzhgime se janë emëruar. Këto lista të publikuara nuk janë përgënjeshtruar prej këtyre deputetëve.

Në Shqipëri, sipas Ligjit për Buxhetin për vitin 2015 numri i përgjithshëm në organikë ishte 88 mijë e 550.

Zoti Kryeministër nesër do të jetë shumë vonë nëse reflektimi i njimendë vonon Nga Romeo Gurakuqi

Falja e pare pranohet dhe i hape rrugen shume kerkesave per falje e korigjime te tjera, qe duhet te ndodhin, SOT Zoti Kryemnister.

Neser do te jete shume vone: ne qofte se reflektimi i njimendte vonon.

Nga njera ane ju i nderuar Kryeminister keni kerkue falje dhe keni bere nje shpjegim te hollesishem mbi nje te vertete te hidhur,

keni aprovuar nje Ligj per hapjen e dosjeve qe nuk e beri ne 25 vite askush tjeter veprues,

keni ndertuar nje komision per gjetjen e 6000 te zhdukurve nga diktatura,

keni kompensuar mire dhe qarte nje pjese te ish persekutuarve politike;

Ne anen tjeter ekipi i drejtuar nga ju ka zhveshur nga administrata e larte e Shtetit “Shqiperine Liberale e jo komuniste”, te gjithe pasardhesit jo puthadore te Shqiperise asnjanese dhe femijet e te persekutuarve politike,

Keni krijuar dhe vazhdoni te mbani ne Qeveri nje kompozite te pabalancuar,

keni ndertuar nje perfaqesim ne diplomacine shqiptare teresisht te perzgjedhur me kujdes biografik,

keni ndertuar borde drejtuese ne te gjitha ministrite duke shmangur specialistet dhe duke vendosur pergjithesisht intelektuale militante, te brezit te vjeter ose besnike te rinj;

vazhdoni emerimin nga Qarku i familjes te ish nomenklatures,

ne drejtimin e doganave regjionale, ministrine e puneve te jashtme e kudo.

Shihni emerimet ne ministrine e puneve te jashtme:

Serish nje emerim brenda ‘familjes”: Syrinet online njofton: ” Vajza e Ismail Leshit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë socialiste të vitit 2000 dhe mbesa e Haxhi Lleshit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në periudhën 1953-1982, Ravesa Lleshi është propozuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që të jetë ambasadore e Shqipërisë në OSBE në Vjenë”.

Eshte nje nga qindra emerime te ketij lloji.

Shqiptaret prisnin te mbylleshin zyrat e punesimit politik ne rajonet e Tiranes dhe te çlirohej biznesi nga trysnia qe te hapte vende pune.

Nderkohe Pandeli Majko me shoke e shoqe, vazhdojne te presin çdo te merkure, ne selite rajonale, militante me dosje, te gatshem per punesim politik.

I shoh çdo te merkure poshte pallatit ku banoj ne Tirane: trishtim, mjerim, kthim mbrapa ne kohen e Frontit Demokratik.

Nje liste e tere diskretituese doli se fundmi, mbi domenet e punesimit te deputeteve te fuqishem te PS,

dhe Kryeministri im ende nuk ka kerkuar falje per kete dhe nuk ka shkarkuar askend qe mban pergjegjesi.

Falja e pare pranohet dhe i hap rrugen shume faljeve te tjera ne radhe dhe korigjimeve ne perberjen e qeverise,

ndryshimeve ne administraten e larte,

ndryshimeve ne diplomaci dhe ne drejtimin e Ministrise se Puneve te Jashtme.

Duhet nje reflektim shume, shume me i thelle nga ana e Kryeministrit.

Duhet nje sistem qe askush nuk duhet persekutuar tash e mbrapa, perfshire edhe te emeruarit Tuaj i nderuar Shkelqesi.

Shqiperia eshte e te Gjitheve dhe juve ju takonte ta krijonit se paku imazhin e nje Shqiperie Gjitheperfshirese, Zoti Kryeminister.

Dhe ju ende nuk e keni bere.

Madje ka ndodhur e kunderta qe s’kishte ndodhur asnjehere

Përveç At Zef Pllumit dhe Prof. Sami Repishtit ja edhe lista e 92 të torturarve nga xhelati Shyqyri Çoku

Dje kryeministri Rama iu kërkoi falje familejeve të At Zef Pllumit dhe Profesor Sami Repishtit, dy të torturuarve më të famshëm nga hetuesi Shyqyri Çoku. Por lisa e të torturuarve nga ky hetues famëkeq është e gjatë, ajo përmban të paktën 92 emra që iu përkasin njerëzve të pafajshëm, viktima të mizorisë komuniste dhe xhelatëve si Shyqyri Çoku:

Për Shyqyri Çokun publiku nuk kishte dëgjuar ndonjëherë më parë më shumë sesa këto ditë. Ai rezulton të ketë qenë një prej hetuesve më aktivë të diktaturës në veri të vendit. U bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” si veteran të Kategorisë së Parë me rastin e 70 –vjetorit të Çlirimit.

Rama, kërkoi falje dje në Shkodër, por nuk tha nëse do t’i hiqej dekorata hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit, Sami Repishtit e dhjetëra të tjerëve. Për më tepër fajësoi Berishën që si president i kishte dhënë atij statusin e veteranit të Kategorisë së Parë.

Edhe pse kërkoi falje, ai nuk mori asnjë përgjegjësi për aktin.

Po kush është Shyqyri Çoku, hetuesi që e shpie debatin politik edhe një herë në pjesët e errëta ta diktaturës komuniste?

Sipas gazetarit Aristir Lumezi, të gazetës Panorama, ai ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë (më poshtë lista e plotë). “Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike. Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë. Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”, shkruan Panorama.

At Zef Pllumi e përmend Shyqyri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i Rrno vetëm për me tregue. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997 (burimi Wikipedia).

Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.

Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti, i cili pati një reagim të ashpër pas lajmit se “xhelati” i tij ishte dekoruar, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ministres së Mbrojtjes.

Reagim të ashpër pati edhe në media. Por këtë “faj”, falja e kërkuar nga Rama e la pa autor. Pas gjithë kësaj zhurme dhe drejtimit të gishtit nga vetë të persekutuarit nga Çoku drejt qeverisë, kryeministri e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe e degdisi në vitin 1994, ndonëse dekorimet janë akte nominale dhe jo kolektive. Pasi, Shyqyri Çoku nuk u dekorua si anëtar i ndonjë çete, por si person me kontribute të veçanta në çlirimin e Atdheut.

ramakrkr

Ambasadori britanik: Në vend të kriminelëve, burgjet mbushur me vjedhës të energjisë

Shqetësues e ka quajtur ambasadori i Britanisë në vendin tonë mbipopullimin e burgjeve me të dënuar për vepra të lehta penale, ndërkohë që sipas tij, duhet të burgosen individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Deklarata është bërë sot gjatë fjalës së mbajtur në tryezën ku u prezantua dokumenti për uljen e mbipopullimit në burgje.

Ambasadori Cannon vecoi burgosjen për abuzim me energjinë elektrike si fenomen, duke shtuar se burgosja në raste të tilla duhet të përdoret më rrallë.

Deklarata e ambasadorit 

Gjykatat shqiptare kanë në dispozicion një larmishmëri dënimesh alternative por ato përdoren shumë rrallë.

Ndërkohë masat e dënimit vijojnë të mbeten ekskluzivisht dënimet me burgim.
Është shqetësues që vepra me rrezkshmëri  më të ulët dënohen me burgim. Është me rëndësi sepse sistemi i burgjeve është i mbipopulluar dhe i mbushur me shkelës ligji për vepra më me pak rëndësi në vend të shërbejë për burgosjen e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kjo do të thotë që hapësirat bëhen më të pakta dhe pakësohen burimet financiare. Arsyeja e dytë më e rëndësishme është se këto individë që burgosen për vepra me më pak rrezikshmëri mund të shkojnë drejt veprave me të rënda penale.

Ndonjëherë nuk ka tjetër alternativë për shkelësit e ligjit. Mund të jetë rasti kur një person përsërit një vepër penale, edhe pse e një rëndësie dytësore si psh refuzon të paguajë gjobat. Një tjetër shembull është kur shkeljet bëhen mbizotëruese dhe shoqërisë duhet dhënë një mesazh se për këto shkelje do merren masa.

Shembulli më i qartë në Shqipëri është vjedhja e energjisë elektrike. Në të tilla rasti, dënimi me burgim duhet të jetë një sanksion i përdorur më rrallë.

OKB: Shqipëria vendi më i keq i rajonit për të jetuar. Vendi më i mirë në botë Norvegjia

Organizata e Zhvillimit Njerëzor të Kombeve të Bashkuara ka bërë studimin për vitin 2015 në lidhje me nivelin e jetesës. Kështu vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia, e ndjekur nga Australia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania, Irlanda, SHBA, Kanada dhe Zelanda e Re.

Sipas raportit të OKB-së,nga të 20 vendet më të mira për të jetuar, 11 prej tyre gjendën në Evropë dhe 4 në Azi.

Ndër vendet e rajonit vendi më i mirë për të jetuar është Sllovenia në vendin e 25 e ndjekur nga Kroacia e cila zë vendin 47, 49-Mali i Zi dhe Serbia në të 66-tën.

Maqedonia renditet vendin e 81 ndërsa vendin e fundit nga shtetet e rajonit atë 85 e ndajnë Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Lista është përpiluar bazuar në kushtet ekzistuese në vendet

prp

BE – Dokumenti për Shqipërinë: Presim largimin e të inkriminuarve nga funksionet publike

Bashkimi Europian vlerëson “përparimin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në trajtimin e 5 përparësive kyce për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”, ndërsa vë theksin te reforma në Drejtësi e cmon “angazhimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe përputhshmërinë e saj me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së”. Këto elementë vihen në dukje në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës, lidhur me përfundimet që pritet të miratohen sot nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare. Edhe një herë, Bashkimi europian “nënvizon se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për  reformat që lidhen me Bashkimin europian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt BE-së”.

Lidhur me 5 përparësitë kyce Këshilli vlerëson “në vecanti, reformën në administratën publike dhe  përgatitjen e një reforme të plotë të sistemit gjyqësor”, duke inkurajuar Shqipërinë “të vazhdojë përpjekjet e saj”. Në raportin e Progresit të paraqitur muajin e kaluar nga Komisioni europian, përcaktoheshin qartë detyrat e mbetura për plotësimin e të gjithë prioriteteve të identifikuara si kusht për hapjen e bisedimeve. Megjithatë ky hap do të kërkojë kohën e vet, pasi më parë, Komisioni do të duhet që fillimisht t’i rekomandojë vendeve anëtare hapjen e bisedimeve. Këshilli duket se lë hapur mundësinë, sic ka ndodhur dhe në të kaluarën, që nëse këto përparësi përmbushen, t’i drejtohet menjëherë vendeve anëtare.  “Komisioni ftohet të raportojë, përvec Raportit të Progresit për vitin 2016, në mënyrë gjithë përfshirëse dhe të detajuar, mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e 5 përparësive kyce”, theksohet në përfundimet e Këshillit, ku nënvizohet gjithashtu se “duhet të garantohet dhe zbatimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i 5 përparësive”.

“Këshilli vëren do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për këto 5 përparësi – shkruhet mes përfundimeve – në vecanti, miratimi i paketës së reformës gjyqësore si dhe përparim i mëtejshëm në krijimin e një bazë solide provash për hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë trafikun e armëve dhe të drogës”. Duke u ndalur vecanërisht te reforma në Drejtësi, Këshilli nënvizon se ajo “ është kyce për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se kjo reformë, mund të jetë transformuese dhe për reformat e tjera”.

Lidhur me procesin e dekriminalizimit, për të cilin palët në Shqipëri kanë ranë tanimë dakort, “Këshilli pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me aktivitet kriminal nga funksionet publike, gjë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike”.

Në përfundimet mbi Shqipërinë përmendet dhe nevoja për “një legjislacion efikas dhe masa për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat antidiskriminuese”, ndërsa lidhur me ekonominë theksohet se “Shqipëria duhet të vazhdojë reformat e saj ekonomike që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë të trajtojë  informalitetin e lartë në ekonomi e të përmirësojë klimën e biznesit dhe të investimeve, ku nevojiten përpjekje të mëtejshme”.

 

/Zëri i Amerikës/

Letër Kryeministrit Edi Rama – Nga Pirro Fotiadhi

Fort i nderuari zoti Edi Rama. I nderuari z. Kryeminister.

Deshiroja t’u pergjigjesha drejtpersedrejti,lidhur me nje postimin tuaj te oreve te fundit,lidhur me investimet e reja ne kuadrin e programit te Rilindjes Urbane,sic i quani,pas vizites tuaj dje ne Himare.Por fatkeqesisht nuk e prisja prej jush qe te isha i bllokuar.Cuditerisht,nuk e fsheh,se ndihem paksa i zhgenjyer,per Juve si mik,si bashkeideatore te dikurshem,si intelektual mbi te gjitha i lire,te bllokoni zerin,opinionet e lira,mendime dhe opsione krejt te pa ndikuara nga politika e sotme.Befas mendova,ka te drejte Kryebashkiaku i sotshem i Himares,Jorgo Goro qe bllokon adresen elektronike te Bashkise se Himares,per zera te qytetareve sic jam edhe une.Befas ka plotesisht te drejte,teksa ndjek shembullin tuaj.Befas ka plotesisht te drejte qe paguan punonjes te Bashkise se Himares,sic eshte nje pinjoll i papergjegjeshem himariot,Theodhoros Gumas,qe te kercenoje,shantazhoje e fyej krejt pa asnje te drejte, individe dhe qytetare himariote,qe nuk i shkojne pas berihajit te KRYETARIT te tij.
Gjithesesi fakti i bllokimit me hidheron paksa,por nga ana tjeter nuk me le pa iu drejtuar e rradhitur disa mendime ketej nga adresa jone. Duke shpresuar se dikush prej bashkepunetoreve apo dashamiresve tuaj,mundet edhe z. Goro t’ju bej me dije per keto opinione e mendime.

I nderuari zoti Kryeminister,

Ju bej me dije se pervijoni dhe kembengulni te ecni ne nje rruge sa hipotetike,aq te percudnuar,po aq te genjeshtert dhe bllofe lidhur me Himaren.Duket i perzgjedhuri dhe i diktuari juaj per Kryebashkiak, nuk e ka ende guximin qytetar t’ju bej te ditur OPINIONET DHE SHQETESIMET THELBESORE qe ka sot Himara dhe himariotet.Duket qe z.Goro i pelqen te harxhoje kohe e propagandoje boten e tij krejt te shtiruar e enderruese.Pasi ne ditet e sotme,HIMARA DHE HIMARIOTET PRIORITARE DHE EMERGJENTE KANE RIKTHIMIN E PRONAVE TE TYRE LEGJITIME TEK HIMARIOTET.NDALIMIN E MENJEHERSHEM TE GRABITJEVE TE PASURIVE TONA TE SHENJTA.Kete kerkojne prej jush me urgjence HIMARA dhe himariotet. Nderkohe sa per Himaren e RE,qe Reklamon e propagandon krejt pa asnje sukses,me te drejte cilido prej nesh HIMARIOTET JU DREJTOHET JUVE ASHTU SIKUNDER EDHE ZOTIT GORO,KU E GJETI KETE HIMARE TE RE IMAGJINARE ZOTI GORO?? MOS VALLE IA LA TRASHEGIM NDONJE KATRAGJYSH…..?; MOS VALLE E KA MANDATUAR OSE AUTORIZUAR NDOKUSH PREJ HIMARIOTEVE PER TE DEFORMUAR DHE PERDHOSUR EMRIN E SHENJTE E TE NDERUAR TE HIMARES SIPAS OREKSEVE TE TIJ TE SEMURA E PERVERSE INDIVIDUALE ???

ZOTI RAMA,Ju drejtohem dhe sugjeroj,se eshte ne nderin tuaj,te nderhyni e Lironi dhe clironi HIMAREN SA ME PARE NGA KETO UTOPIRA TEPER PERCUDNUESE DHE TEPER FYERESE QE KREJT I PAAUTORIZUAR SHPREH ZOTI GORO.HIMARA E KA EMRIN E SAJ HISTORIK NDER SHEKUJ E SHEKUJ.KURRESESI NJE PINJOLL MARIONETE HIMARIOTE SIC MUND TE JETE AKTUALISHT ZOTI GORO,NUK MUND TE SHTREMBEROJ AS DEFORMOJ KETE REALITET HISTORIK.ASNJE EMERTIM I PERDORUR ENKAS DHE TINEZISHT PREJ TIJ OSE NDONJE TJETRI.
Nderkohe lidhur me Projektet qe ju promovoni,me lejoni t’ju shpreh se Projekte ZHVILLIMI,Plane zhvillimi qe mbeshteten mbi TROJE DHE TOKA TE GRABITURA TE HIMARIOTEVE PREJ PUSHTETIT QENDROR DHE BASHKEPUNETORIT Tuaj TE PERULUR,KRYEBASHKIAKUT HIMARIOT, JORGO GORO, nuk mund te realizohen.Ne Troje te Grabitura,asnje lloj zhvillimi nuk mund te vije prej TOKAVE TE TJETERSUARA.Ky eshte THELBI I GJITHE ZHVILLIMIT APO PROJEKTEVE,PER SOT DHE PER DITET NE VIJIM.NESE REALISHT PREJ JUSH EKZISTON DESHIRA E VULLNETI PER PROJEKTE ZHVILLUESE NE HIMARE,ATEHERE ME URGJENCE DUHET TE BENI TE PAMUNDUREN per t’u kthyer menjehere PRONAT E GRABITURA PADREJTESISHT HIMARES DHE HIMARIOTEVE.

Ardhmeria dhe progresi i Himares kurresesi nuk mund te konceptohet me keto mentalitete percudnuese e varrmihese qe i perkasin se kaluares fatale dhe te deshtuar,pasoja te cilat i ka vuajtur edhe Himara sepse keto menyra mendimi dhe konceptimi i diktuan partite shqiptare,per te realizuar sa me mire interesat e tyre mafiozo-grabitqare-kriminale ne Himare,permes Kryetareve te bashkive te perdorur e nenshtruar prej tyre.
Vitet pasojne njeri tjetrin dhe qeveritë shkojnë e vijnë,nderkohe qe HIMARA DHE HIMARIOTET VUAJNE MBI SHPINEN E TYRE KETO PASOJA KAOTIKE E KATASTROFALE.Per rrjedhoje,investime ose resorte turistike ne Himare pa zgjidhur ceshtjen e PRONESISE,pa marre ne HIMARIOTET AUTOKTONE pronat tona te mohuara e tjetersuara kriminalisht prej qeverive shqiptare me bekimin e Kryebashkiakeve himariote,perfshire edhe zotin Goro,asnjehere nuk do te kete.
Nëse juve zoti zoti Edi Rama si Kryeminister se bashku me z.Jorgo Goro deshironi ti sherbeni Himares,nese deshironi realisht dhe konkretisht të kontribuoni ne ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë,Shtetin e së Drejtës,mos humbni kohë me promovime Projektesh. Ne HIMARIOTET JU SUGJEROJME Solemnisht dhe SA ME PARE se misioni dhe kompetencat tuaja të konsistojnë në atë që,me urgjencë të kërkoni prej Parlamentit shqiptar :

1.- Abrogimin e ligjit famekeq 7501 dhe kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm bregdetas, sipas disponimit të tyre para kryerjes së reformës agrare nga sistemi diktatorial monist,mos dhënien e asnjë titulli pronësie në Bregdet pa vërtetuar fillimisht origjinën e pronës, siç parashikon neni 41 i Kushtetutës;
2.- Anullimin e dispozitave ligjore dhe të konçesioneve respektive abuzuese për krijimin e fshatrave turistike në Bregdetin Jonian,mos kryerjen e asnje lloj investimi,nga konçesionarët e ndryshëm në Bregdet pa dijeninë,pëlqimin dhe miratimin e marrëveshjet me pronarët dhe trashëgimtarët e ligjshëm të trojeve dhe pronave. Paralelisht,të hartohet dhe miratohet në Parlament, një Ligj që të zbatojë konkretisht, njohjen e të drejtës së pronës, konform nenit 181 të Kushtetutës, që subjektet e shpronësuara në zonat turistike, të kompensohen vetëm duke iu referuar nenit 42 të Kushtetutës, atëherë kur prona e tyre shfrytëzohet, (vërtet !!!) për nevoja të interesit publik, por jo siç po cilëson Pushteti Shqiptar Fshatrat Turistikë.
3. Vendosjen perpara pergjegjesise ligjore gjithe abuzuesve me Trojet e Shenjta himariote,ciletdo qoshin ata,politikane,shtetare,funksionare te pushtetit vendor, funksionare te sistemit te drejtesise etj, qe ndikuan e krijuan kete kaos me deme te pallogaritshme per HIMAREN DHE CILINDO QYTETAR HIMARIOT.

Per rrjedhoje,investime,shetitore ose resorte turistike ne Himare pa zgjidhur ceshtjen e PRONESISE, pa marre ne HIMARIOTET AUTOKTONE pronat tona te mohuara e tjetersuara kriminalisht prej qeverive shqiptare me bekimin e Kryebashkiakeve himariote,perfshire edhe zotin Jorgo Goro,asnjehere nuk do te kete. Ne i denoncojme dhe denojme me ashpersi, keto politika fatale kryenece te dritanishme, qe synojne zaptimin e hapur e tjetersimin e PRONAVE TE SHENJTA TE HIMARIOTEVE, ne i denoncojme publikisht dhe si te papranueshme, politika te cilat synojne qe te humbasim dhe denigrohemi ne si komunitet,humbjen e identitetit tonë si njerëz,si qytetare dhe bregdetas te Himares.

Cilido pretendim per investime eshte nje imazh i rreme mediatik qe synon te legjitimoje interesat oligarkike kunder Himares dhe vullnetit te himarioteve.
Kategorikisht ne deshirojme dhe aspirojme progresin e Himares,duke pasur unitet mendimi dhe veprimi mes qytetareve himariote,Juve si Kryeminister ashtu sikunder edhe me Institucionin Drejtues Vendor te Himares, qe Himara te ece perpara e zhvillohet pikerisht per Himariotet dhe Himaren dhe per asnje lloj interesi oligarkik i kujtdo ngjyre politike shqiptare.

Pasi realisht ju pyesim,c’vlere kane ato projekte,ato programe,nese nuk kane konsensusin dhe miratimin e komunitetit te qytetareve himariote???!!

Per t’i kthyer Himares tone,shkelqimin e saj te dikurshem dhe krenarine e saj te munguar..!!!

Me respekt e konsiderate

Pirro FOTIADHI

Athine,14.12.2015

Shqipëria shënon 60 vjetorin e anëtarësimit në OKB

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, përfaqësues të agjencive të OKB-së në Tiranë, diplomat të akredituar në këtë vend si dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar

TIRANË – Është shënuar sot me anë të një ceremonie në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë 60 vjetori i anëtarësimit të vendit në OKB.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, përfaqësues të agjencive të OKB-së në Tiranë, diplomat të akredituar në këtë vend si dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

Ministri Bushati në një fjalim të mbajtur në këtë eveniment uroi për detyrën e re Brian J. Williams si Koordinator Rezident të OKB-së në Tiranë.

“Janë 6 dekada të ndara në dy epoka, në dy rrugëtime me kahe dhe shpejtësi të ndryshme të Shqipërisë në OKB” tha Bushati dhe më tej vuri në dukje se përiudha e pare u shënua nga logjika e luftës së ftohtë dhe nënvizoi faktin se Shqipëria e 55-ës nuk ka asnjë gjë të përbashkët me atë të pas viteve 1990.

Në vijim të fjalës së tij Bushati u shpreh se: “Trasformimi është i gjithanshëm, por nëse do të kërkonim një element që lidh 6 dekadat e pranisë sonë në OKB të sistemeve dhe ideologjive, është qendrimi i pandryshueshëm i Shqipërisë në drejtim të paqes dhe sigursië. Kjo është pjesë e AND-së sonë si komb për të qenë në harmoni dhe në paqe me të tjerët’’.

“Prania dhe roli jonë në OKB gjatë çerek shekullit të fundit përkon me përpjekjet e pandalshme për një shtet ndërtim-demokratik dhe perëndimorë” tha kreu i diplomacisë shqiptare dhe më tej shtoi se veprimi i Shqipërisë në OKB është i gjithanshëm dhe i shtrirë në të gjithë spektrin e organizatës.

Bushati përmendi pjesmarrjen me trupa ushtarake në misionet e OKB-së si dhe theksoi se Shqipëria shtë promotor i të drejtave të njeriut në këtë organizatë gjithmonë në veprim me shtetet e tjera dhe me një përpjekje kolegtive për një OKB të efektshme e koherente.

Ministri Bushati çmoi rolin e zyrës së OKB-së në Tiranë duke e quajtuar atë si një ndihmës kyç për zhvillimet dhe trasformimet në vend.

Kujtojmë se Shqipëria u anëtarësua në OKB në vitin 1955 dhe që nga ai vit ka vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha me këtë organizatë.

Dokument: Pasuria marramendëse e ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Luli Faber kushërira e ministrit Bushati

Pyje, kullota, ullishte, llogari bankare, apartamente, makina dhe të ardhura nga të bashkëshorti. Kjo është pasuria mijëra euroshe e ambasadores shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber.

Kjo e fundit është emëruar disa muaj më parë në këtë detyrë me propozim të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati i cili ka edhe lidhje gjaku me të.

Floreta Luli Faber është kushërira e ministrit Bushati. Ajo është mbajtëse e më shuam se 10 llogarive bankare ku janë më shumë se 250 milionë lekë.

pasuria e ambasadores

Pas Prishtinës – caku i Metës është Beogradi

Takime me Nikoliçin, Vuçiçin, Gojkoviçin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do të vizitojë Serbinë nga data 21 deri me 23 dhjetorë, një vizitë që do të jetë edhe si kthim i vizitës së mëhershme të kryeparlamentares serbe, Maja Gojkoviç, e cila qëndroi në prill në Tiranë.

Meta, gjatë kësaj vizite do të takohet më të gjithë krerët e shtetit të Serbisë, Presidentin Tomislav Nikoliç, po ashtu do të takohet edhe me Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç dhe homologen e tij në Beograd.

Kjo vizitë pritet të ketë qëllimin e bisedave për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe të Serbisë, në mënyrë që të vazhdohen aktivitetet që janë nisur vitin e kaluar, raporton TCH.

Kjo do të jetë hera e tretë që Meta viziton Beogradin, pas vizitës së parë si ministër i Jashtëm, por edhe asaj si kryetar partie i ftuar nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç.

Shqipëria, shteti më pak kreativ në rajon, i 116-ti në botë

A janë shqiptarët njerëz kreativë? Studimi më i fundit i Institutit kanadez të prosperitetit Martin tregon se Shqipëria renditet e 116-ta, mes 139 ekonomi botërore për nivelin e kreativitetit. E grupuar në fund të listës të ekzaminuar, Shqipëria “kapërcehet” edhe nga konkurrentët rajonalë, si Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina…

Të shumtë kanë qenë studimet që lidhen me matjet e inovacionit, kreativitetit dhe qasjet ndaj kërkimeve shkencore dhe teknologjisë.

Por, studimi më i fundit i Institutit të Prosperitetit Martin, në raportin e bërë publik këtë vit, me titull: Indeksi Global i Kreativitetit, ka prezantuar për herë të parë një model të ri të studimit të zhvillimit ekonomik. E quajtur edhe si 3T (Teknologji, Talent dhe Tolerancë), këto të tre faktorë bëjnë rankimin e 139 shteteve të ekzaminuara. Tre shtetet që kryesojnë në këtë listë janë: Austria, SHBA dhe Zelanda e Re. Në fund të listës gjenden: Gana dhe Iraku.

Studimi vendos në qendër të saj ekonominë e dijes, ku konsumi dhe prodhimi i kapitalit njerëzor, 3 T dhe kreativiteti në përgjithësi lidhen ngushtësisht me zhvillimin ekonomik dhe social.

Shqipëria renditet e 116-ta, mes 139 ekonomi botërore për nivelin e kreativitetit, e fundit në rajon për këtë aspekt. Duke u nisur nga tre faktorët që vendosin këtë rankim, Shqipëria ka këtë performancë:

Teknologji – Bazuar në kërkime dhe investime për zhvillim, patenta të ndryshme shpikjeje. Shqipëria renditet e 83-ta në botë sipas këtij treguesi, e fundit në rajon. Kroacia renditet e 60-ta, Serbia e 70-ta, Maqedonia e 76-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 77-ta.

Talenti – Pjesëmarrja e individëve në orë mësimore ose jo që kanë lidhje me kreativitetin. Duket se vendi ynë mban sërish vendin e fundit në rajon dhe të 90-tin në listën botërore. Maqedonia ka performancën më të mirë në rajon, e 63-ta, ndjekur më pas nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.

Toleranca – Trajtimi i emigrantëve, racizmi mbi minoritetet dhe shoqatat LGBT. Shqipëria renditet e 118-ta në botë, në zonën më të diskutuar për mungesë tolerance ndaj këtyre grupeve.(monitor)

Korçë – Ujë me krimba, gjysma e banorëve përfundon në spital

KORÇE – Konsumonin ujë me krimba, shtrohen në spital për shkak të intoksikimit. Situata alarmante është shënuar në fshatin Shamoll të qytetit të Korçës, ku banorë, mes tyre fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej disa ditësh janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit të Korçës në gjendje shëndetësore të rënduar. Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thonë për gazetën se pacientët janë paraqitur në urgjencë me diarre, të vjella, temperaturë dhe dridhje të trupit.

Fillimisht është dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas është konstatuar se gjendja shëndetësore ishte serioze, ndaj pacientët e intoksikuar duhej të qëndronin disa ditë nën vëzhgimin dhe kujdesin e bluzave të bardha derisa gjendje e tyre të përmirësohej. Edhe pse banorët e fshatit Shamoll, 20 kilometra larg qytetit, kanë dy vite që jetojnë nën kërcënimin e ujit të ndotur dhe me orar të reduktuar, askush nuk interesohet për një zgjidhje të situatës. Banorët e lidhin shtrimin e të afërmeve të tyre në spital me ujin e ndotur. Sipas tyre, uji që rrjedh në çezmat e 450 familjeve është tërësisht i papastër, i pushtuar nga krimba me ngjyrë të kuqe dhe baktere të ndryshme.

Në këto kushte, dhjetëra familje detyrohen që të konsumojnë ujin e ndotur, duke e kulluar dhe zierë, ndërsa një pjesë tjetër udhëtojnë kilometra në ditë për të mbushur ujë në fshatin më të afërt. Të kërcënuar nga niveli i lartë i ndotjes të ujit të pijshëm, banorët shprehen se jeta e tyre është në rrezik, pasi në çdo moment janë të rrezikuar nga shpërthimi i epidemisë, sepse çdo ditë ka raste të të infektuarve nga konsumimi i ujit të ndotur. Një-45 vjeçar nga fshati Shamoll, i cili në gjendje të rëndë shëndetësore është detyruar të shtrohet prej 10 ditësh në spitalin e Korçës, për shkak të konsumimit të ujit të ndotur.

“Kemi mëse dy vjet që pimë ujë të papastër, plot me krimba dhe mbeturina, vetëm ujë që nuk mund të quhet, por pisllëk. U sëmurëm me dhembje barku dhe të vjella. Marrim ilaçe çdo ditë, poer përsëri kemi me shqetësime shëndetësore. Uji vjen me orar të reduktuar, vetëm tri orë në ditë dhe aq sa vjen, është i papastër. Ne e kullojmë me napë dhe më pas e ziejmë. S’kemi zgjidhje tjetër, e pimë ashtu siç është, të ndotur, duke rrezikuar seriozisht shëndetin tonë. Për shkak të ndotjes unë kam qëndruar disa ditë në spital dhe përsëri jam i sëmurë. Kam pasur të vjella, heqje barku, të dridhura trupi dhe temperaturë. Kam shkuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe atje më kanë shtruar, pasi isha shumë rëndë. Kam qëndruar rreth 10 ditë i shtruar dhe kam marrë serume e medikamente sepse nuk më lëshonin ethet dhe të vjellat.
Kam qenë shumë keq dhe tani detyrohem ta ble ujin, sepse nëse konsumoj ujë të ndotur, jeta ime është në rrezik. Kemi mëse dy vjet që na sorollatin sa në një zyrë tek një tjetër dhe askush nuk merr përgjegjësinë. Komuna, Shëndeti Publik, prefekturë, të gjithë qëndrojnë indiferentë, pavarësisht se po helmohemi të gjithë pak nga pak. Ne paguajmë rregullisht taksa dhe çfarë marrin shpërblim? Krimba. Askush nuk do t’ia dijë se po lëmë paratë spitaleve, por secili shikon xhepin e vet dhe nuk u behet vonë. Nuk duam asgjë përveç ujë të pastër dhe pa pisllëqe. Jemi të gatshëm të paguajmë 2-fishin e vlerës, vetëm të kemi ujë si gjithë të tjerët. Duket sikur po jetojmë në mesjetë dhe jo në vitin 2015, nuk kemi ujin që është jetik për njeriun.

Zbulohen milionat, ja pasuria dhe pronat e diplomatëve të Shqipërisë

Bardhyl Canaj, ambasador ne Izrael; Faber, ambasadore ne SHBA

Zbardhen deklaratat e pasurive të ambasadorëve të emëruar rishtas, por edhe të atyre që vijojnë të mbajnë detyrën që nga koha kur në pushtet ishte e djathta.

Në deklaratat e dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit para nisjes së detyrës, të ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë në Izrael, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Rusi, renditen pasuritë e shumta të trashëguara nga familja, por edhe llogaritë bankare brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa ambasadorët që kanë mbajtur të njëjtin funksion edhe para vitit 2014, kanë deklaruar të ardhurat dhe llogaritë bankare për vitin 2014.

Deklaratat e pasurive Bardhyl Canaj, ambasador në Izrael

(Deklaratë para fillimit të detyrës)

Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip. 68.2 m2 në Tiranë. Pronar i një ap. banimi me sip. 99.3 m2 në Tiranë, vlera 500 000. Pronar i një ap. banimi me sip. 59.5 m2 në Tiranë, vlera 1 900 000 lekë. Pronar i një ap. banimi me sip. 68.22 m2 në Durrës, vlera 25 925 dollarë. Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip 90 m2 në Vlorë, vlera 4 600 000 lekë. Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip 66.3 m2 në Tiranë, vlera 47 645 euro. Pronar me 50 % i një garazhi me sip 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë. Pronar me 50 % i një garazhi me sip. 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë. Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip 157 m2 në Tiranë, vlera 12 380 000 lekë. Pronar me 50 % i një njësie me sip 68.7 m2 në Tiranë, vlera 11 048 750 lekë. Pronar me 50 % i një are me sip. 8064 m2 në Durrës, vlera 10 886 500 lekë. Pronar me 50 % i një bodrumi me sip. 140 m2 në Tiranë, vlera 5 040 000 lekë.

Pronar me 50 % i një njësie me sip 120 m2 në Tiranë, vlera 12 300 000 lekë. Pronar me 50 % i një garazhi me sip. 50 m2 në Tiranë, vlera 1 800 000 lekë. Pronar me 50 % i një garazhi me sip. 43 m2 në Tiranë, vlera 1 548 000 lekë. Pronar me 50 % i një bodrumi me sip. 192 m2 në Tiranë, vlera 6 912 000 lekë. Pronar i një automjeti, vlera 48 000 euro. Depozitë në “BKT”, 18 000 000 lekë. Depozitë në “BKT”, 250 000 euro. Bono thesari, 10 000 000 lekë. Llogari bankare në “BKT”, 653 294 lekë. Gjendja cash, 1 400 000 lekë. Të ardhura nga shitja e aksioneve të shoqërisë “RIOFARMA” shpk, 180 000 euro. Të ardhura nga paga si atashe ekonomik në ambasadën e Izraelit, 8 680 dollarë. Të ardhura nga interesat bankare, 2 648 euro + 366 193 lekë.

Bashkëshortja, Alma Canaj

Pronare e një ap. banimi me sip. 113 m2 në Durrës, vlera 3 000 000 lekë. Pronare e një objekti me sip. 31 m2, vlera 1 400 000 lekë. Gjendja e llogarisë në “BKT”, 35 632 lekë. Pronare e 50 % të kapitalit të shoqërisë “EPIGRAMMA”, vlera 50 000 lekë. Gjendja cash, 1 200 000 lekë. Të ardhura nga paga në shoqërinë “EPIGRAMMA” shpk, 400 000 lekë.

Djali, Ezjon Canaj

Pronar i një motori, vlera 1 700 euro. Depozitë bankare, 25 000 euro. Llogari bankare, 29 459 lekë. Të ardhura nga paga në ministrinë e brendshme, 336 000 lekë. Djali, Klesti Canaj Gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Paris, Francë, 100 euro. Depozitë për sigurim jete në një bankë në Paris, Francë, 1 800 euro. Pronar me 50 % i aksioneve të blera nëpërmjet një llogarie investimi në Francë, vlera 2 200 euro. Gjendja e llogarisë në një bankë në Paris, Francë, 400 euro, pjesa takuese 50 %. Të ardhura nga paga mujore si menaxher shitjesh pranë kompanisë “YNOV” në Paris, Francë, 27 260 euro.

Fatos Reka, ambasador në Maqedoni (Deklaratë para fillimit të detyrës)

Pronar i një ap. 105 m2 në Tiranë, vlera 27 000 dollarë. Pronar i një ap. 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro. Ap. 70 m2,, në Durrës, vlera 35500 euro. Pronar i një ap. 67.5 m2 në Durrës trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 87.3 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 94.1 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 38.5 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 23.1 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i 1/6 së një trualli prej 595.48 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna. Pronar i 1/6 së një trualli prej 321.88 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna. Pronar i 1/6 së një shtëpie dykatëshe me sip. 186.60 m2 në Durrës, trashëguar nga nëna.

 Pronar i një autoveture, vlera 8 000 euro. Pronar i një ap. 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i 1/5 së një dyqani 40 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i 1/5 së një dyqani 28 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 267.122 lekë. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në “ProCredit Bank”, 2 872 950 lekë. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, 684 558 lekë. Gjendja e depozitës bankare në “Credins Bank”, 20 546.2 euro. Obligacion 2-vjeçar, 20 000 euro. Gjendja e depozitës bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, 30 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo Bank:, 1 394 euro. Bono thesari në Bankën e Shqipërisë për llogari të qeverisë, 12 110 000 lekë. Të ardhura nga paga për periudhën 1 janar- 20 korrik 2015, 98 874 lekë. Bashkëshortja, të ardhura nga paga për periudhën 1 janar-20 korrik 2015, 1 647 120 lekë. Vajza, të ardhura nga paga për periudhën 1 janar-20 korrik 2015, 225 000 lekë. Të ardhura nga interesat e investimit në bono thesari, 169 787 lekë. Të ardhura nga llogari bankare në “Procredit Bank”, 5 614 lekë. Të ardhura nga interesat e obligacionit në “Credins Bank”, 315 euro. Kredi bankare marrë nga bashkëshortja në Bankën e Shqipërisë, 7 600 00 lekë me normën interesi 0.5 %, detyrimi financiar i pashlyer 5 760 005 lekë.

Ja pasuritë e ambasadorëve të emëruar nga Berisha

Zbardhen pasuritë e ambasadorëve të emëruar që nga koha kur qeveriste e djathta. Në deklaratat e pasurive për vitin 2014 renditen të ardhurat nga pagat por dhe llogaritë bankare,

Mal Berisha, ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë

Mal Berisha
Mal Berisha

Të ardhura nga pensioni i akorduar nga OKB, 11 000 dollarë Pronar i një automjeti “Vosksëagen”, vlera 300 000 lekë. Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 28 654 euro.

Djali, Erion Berisha

Të ardhura nga kompanitë në pronësi, “American global Consulting”, shpk, 1 000 000 lekë. Kredi bankare në “Tirana Bank”, 300 000 euro, detyrimi financiar i shlyer në 2014, 121 700 euro. Kredi bankare në “ProCredit Bank”, 148 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 135 597 euro.

Neritan Ceka, ambasador në Itali

Të ardhura nga paga si ambasador, 22 545 euro. Bashkëshortja, të ardhura nga botimet e librave, 715 090 lekë. Bashkëshortja, aksione nga shoqëria “Alb-Invest” shpk, 240 000 lekë. Vajza, Olgita Ceka, paga te Instituti i Arkeologjisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 720 000 lekë. Djali, Egin Ceka, paga nga kompania “Besa Technologies GMBH” në Vjenë, Austri, 18 400 euro. Nusja e djalit, paga në ambasadën e Kanadasë në Vjenë, Austri, 32 200 euro. Të ardhura nga qiraja e dy apartamenteve, 480 000 lekë.

Dashnor Dervishi, ambasador në Greqi

Gjendja e depozitës bankare në “Credins Bank”, 1078 euro, pjesa takuese 33 %. Gjendja e depozitës bankare në “Credins Bank”, 1066 euro, pjesa takuese 33 %. Të ardhura nga paga si ambasador, 21 600 euro. Djali, Dael Dervishi, të ardhura nga paga si drejtor ekzekutiv i AKBN-së, 1 568 029 lekë. Bashkëshortja, Elvira Dervishi Përfitim i 1/3 të shumës së derdhur nga Qendra e Studimeve Albanologjike, si trashëgimi nga babai, vlera 153 543 lekë. Përfitim i 1/3 së shumës së depozitës në “Credins Bank”, trashëguar nga babai 4 356 euro. Gjendja e depozitës në “Credins Bank”, pakësuar me 15 800 euro. Të ardhura nga pensioni, 345 800 lekë.

Djali, Eldi Derishi

Të ardhura nga paga si kontrollor i trafikut ajror në “Albcontrol”, 1 991 866 lekë. Të ardhura nga shitja e një ap. me sip. 67.4 m2 në Golem, Kavajë, vlera 65 000 euro. Pronar i një ap. me sip 71.3 m2 në Tiranë, blerë 40 000 euro. Pronar i një ap. me sip. 88.6 m2 në Kallam, Dhërmi, blerë 29 954 euro. Kontratë huaje me nënë për blerje ap, detyrimi financiar i pashlyer, 10 000 euro. Kontratë huaje me nënën për blerje ap., detyrimi financiar i pashlyer, 6 000 euro.

Ferit Hoxha, përfaqësues i Përhershëm pranë OKB

Gjendja e llogarisë bankare, 14 000 dollarë. Të ardhura nga paga, 27 024 dollarë. Bashkëshortja, Armelle Montenot, të ardhura nga mësimdhënia në EFNY, 7 360 dollarë.

Kujtim Xhani, ambasador në Kinë

Llogari bankare në Kinë, 2 516 dollarë. Gjendja cash, 5 000 dollarë + 60 000 yuan kinez. Llogari bankare në Kinë, 11 472 yuan kinez. Llogari bankare në “Raiffeisen Bank”, 236 549 lekë. Të ardhura nga paga si ambasador, 27 850 dollarë. Djali, Glendi Xhani, të ardhura nga mësimdhënia në Kinë, 143 000 yuan kinez. Djali, Klodian Xhani, të ardhura nga mësimdhënia në Kinë, 35 000 yuan kinez. Kredi për strehim 5 000 000 lekë, marrë në 2006, detyrimi financiar i pashlyer, 2 269 946 lekë.

Pronat dhe llogaritë bankare të Tolës, Sakiqit, Filos dhe Tares

Dritan Tola, ambasador në Francë

tolPronar me 50 % i një ap. me sip. 128 m2, 50 000 dollarë. Pronar i një garazhi, në Tiranë, vlera 30 000 euro. Pronar me 50 % i një ullishte me sip. 6188 m2 në Tiranë, 2 000 000 lekë. Kontratë sipërmarrje për dhënie trualli për ndërtim në Tiranë. Pronar i një automjeti “Citroen C4”, vlera 24 500 euro. Pronar me 50 % i një automjeti historik “Citroën Rosalie”, 2 000 euro. Pronar i 1/3 së një ap, përfituar nga privatizimin i banesave shtetërore në vitin 1992. Gjendja e depozitës bankare, 1 500 000 lekë. Të ardhura nga paga si ambasaros, 1 888 euro/muaj. Bashkëshortja, të ardhura për periudhën mars 2014-mars 2015, 100 000 lekë. Zotërues aksionesh në Arkën e Përkthyesve në Gjenevë, vlera 5 000 euro.

Bashkëshortja, Luena Tolica

Pronare e një automjet “Fiat”, vlera 14 000 euro. Gjendja e llogarisë bankare në “Societe Generale Albania”, 1 000 euro. Të ardhura nga profesioni i noteres, 100 000 lekë.

Adia Sakiqi, ambasadore në Mbretërinë e Holandës

Pronare me 50 % e një shtëpie 240 m2 në Bruksel, vlera 320 000 euro. Pronare me 50 % e një makine “Skoda Cambia”, vlera 15 000 euro. Gjendja e llogarisë së përbashkët rrjedhëse në bankën “AMRO”, në Holandë, 2 008, 44 euro. Gjendja e llogarisë së përbashkët të kursimeve në bankën “AMRO” në Holandë, 1 000 euro. Gjendja e llogarisë së përbashkët të kursimeve, me bashkëshortin, në bankën “Belfius”, në Belgjikë, 15 116 euro. Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankën “BNP Paribas”, në Belgjikë, 1 346, 56 euro. Gjendja e llogarisë në bankën “BNP Paribas”, në Belgjikë, 6 419, 48 dollarë. Gjendja e llogarisë së kursimeve, 22 035,19 euro. Kredi e përbashkët në bankën “Belfius”, 150 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 128 869,35 euro.

Bashkëshorti, Tom Vandecasteele

Të ardhura nga lëshimi me qira i shtëpisë në Bruksel, 3 896.20 euro.

Ernal Filo, ambasador në Malin e Zi

Pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe garazhi me sip. 210 m2, dhuratë nga babai, vlera 60 000 000 lireta italiane. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Berlin, Gjermani, 16 700 euro, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 276 lekë. Pronar i një automjeti “Renault Megane”, vlera 12 900 euro. Gjendja e llogarisë bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, 6 106 dollarë, pjesa takuese 50 %. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 33 700 lekë. Gjendja e llogarisë bankare në “Crnogorska Komercijalna Banka”, 38 euro. Gjendja cash, 800 euro. Të ardhura nga paga si ambasador 1 janar- 28 shkurt 2015, 3 554 euro. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si specialiste për mbrojtjen e fëmijëve janar-shkrut 2015, 67 466 lekë. Djali, Joel Filo, gjendja e llogarisë bankare, 2 200 euro.

Agron Tare, konsull i përgjithshëm në Stamboll

Të ardhura nga paga, 1446 euro. Kredi bankare në bankën “Societe Generale”, detyrimi financiar i pashlyer 33 000 euro.

Faber dhe Gazioni

Floreta Faber, ambasadore në SHBA (Deklaratë para fillimit të detyrës) Pronare me 50 % e një ap. me sip. 83 m2 në Shkodër, vlera 4 772 500 lekë. Pronare me 50 % e një ap. me sip 122 m2 në Shkodër, vlera 7 015 000 lekë. Pronare me 50 % e një makine “Shevrolet”, vlera 7 800 euro. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 584400 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 9800 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 77800 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 88100 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 547200 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 8200 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone ullishte në Durrës me sip. 500 m2, e trashëguar. Gjendja e llogarisë bankare, 62 671 lekë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 100 200 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 771.71 euro, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 514 819 lekë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 15 540 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 254 euro, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 32 041 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 5 406 dollarë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare, 23 146 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 240 000 lekë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 2 522 056 lekë, pjesa takuese 50 %. Të ardhura nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, 657 455 lekë. Të ardhura nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, 10 000 dollarë. Të ardhura nga shitja e një ap. në Shkodër i trashëguar nga prindërit, 2 248 404 lekë. Bashkëshorti, Edmond Faber, të ardhura nga puna te Spitali i Qendrës së Traumës, Laprakë, 274 412 lekë. Arben Gazioni, ambasador në Federatën Ruse (Deklaratë para fillimit të detyrës) I pastrehë (deri në marrjen e detyrës aktuale më 16.01.2015, ka jetuar në Tiranë, në apartamentin e vjehrrës) Gjendja e depozitës bankare në bankën “Credins”, 580 000 lekë. Gjendja e depozitës bankare në bankën “BNP Paribas”, në Bruksel, 11 000 euro. Të ardhura nga paga si ministër këshilltar në misionin e Shqipërisë në BE-së, Bruksel, 13 033,18 euro. Bashkëshortja Albana Gazioni, të ardhura nga paga si financiare në misionin e Shqipërisë në BE, 2 316,45 euro.

Marre nga Shekulli 


Send this to a friend