VOAL

VOAL

A është PD një alternativë më e mirë qeverisëse? – Nga MENTOR KIKIA

Të bësh një protestë, në një vend demokratik, është gjëja më e zakonshme. Ata që duan të dalin në protestë, dalin në protestë, të tjerët merren me jetën e tyre normale, hapin dyqanet, shkojnë në punë, nëse kanë, apo edhe thjeshtë shëtisin. Këtu për një protestë PD ka 2 muaj që organizohet. Kushedi sa energji ka harxhuar, sa kohë i ka marrë medias me njoftimet: Në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor….

Sec ka një mani këtu, që forcën politike e masin në shesh. Ka mbetur mesaduket nga duelet e “sheshit të burrave”. Për mua kjo vjen së pari nga fakti se nuk jemi shoqëri që protestojmë, nuk dimë, nuk duam, nuk e kemi në gen të reagojmë. Ndaj duhet të përgatitemi 2 muaj për të bërë një gjë krejt të zakonshme. Të dalim një orë në rrugë, të protestojmë për taksat, për shkollat, spitalet, mjedisin, e të tjera probleme.

Por, më shumë se kaq, organizimet e protestave janë reminishenca të revolucioneve, organizimit të turmave përmes të cilave tremben e sulmohen kundërshtarët. Hera e fundit kur turma u përdor si mish për top ishte 21 Janari.

Unë nuk mendoj se opozita mund të behët me protesta. Ose ska pse matet me nurmin e mitingashëve që merren me listë qytet më qytet. Një histori që vazhdon në mënyrë të shëmtuar, nga të gjitha partitë, duke u paguar rrugën dhe një sanduic.

Forca e opozitës, e mbi të gjitha cilësia e saj, nuk varet e nuk matet me numrin e protestuesve, mitingashëve e militantëve. Forca e saj varet nga cfarë do të ofrojë ajo më mirë se qeveria, cfarë alternative do të prodhojë. Unë nuk mund ta votoj një parti nisur nga cilësia e hartimeve patetike që mabhen në podiume, apo edhe nga numri i madh i njerëzve që mbledh në shesh.

Ah, se desh harrova: Nuk mund ta votoj një opozitë që bërtet kundër koprrupsionit, ndërkohë që fatura më rëndë e korrupsinit që po paguajmë sot është ajo e kontratave koncensionare të saj, të para dy viteve, dhënë një kopeje sipërmarrësish të babëzitur që sot i kanë hyrë në poture dhe I lëpijnë prapanicën qeverisë së re, dhe po bëjnë të njëjtën gjë.

Jo, ne nuk duhet të zgjedhim më, të keqen më të vogël mes dy të këqijave. Edhe pse nuk e dimë nëse PD mund të quhet e keqja më e vogël.

Protestuesit i vënë zjarrin bunkerit, gurë Bashkisë dhe Ministrisë së Transporteve, thyhen xhama


Pas mbarimit të protestës në shesh, finalizuar me fjalën e liderit te opozitës Lulzim Basha, turma u ndal tek Ministria e Brendshme, për shembjen e bunkerit, i cili po ndërtohet atje. Pasi protestuesit kanë hyrë brenda i kanë vënë flakën atij. Mes tyre janë ndalur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.12348227_10208245006231626_1739759069_n

Të gjithë efektivët e Policisë që ishin vendosur në ruajtje të Kryeministrisë, janë nisur me furgona shpejt e shpejt drejt Ministrisë së Brendshme, për të siguruar rendin dhe qetësinë. Por janë tërhequr duke lënë protestuesit të veprojnë.

12348697_10208245017431906_1712444419_n

Protestuesit pasi kanë shembur rrethimin me llamarina kanë hyrë brenda dhe i kanë vënë flakën bunkerit.

12355268_10208245032192275_313474281_n

Shumë syresh kanë hipur sipër me brohorima. Ndërkohë të tjerë protestues kanë qëlluar me gurë godinat përreth, Ministrinë e Transporteve dhe Bashkinë.

12355295_10208245035672362_1837906198_n

12325130_10208245036432381_734844760_n

Për pasojë shumë prej xhamave të godinës së Transporteve duken të thyer.

bunkeri1

Situata por vijon e nderë prej disa minutash…

A u korruptua nga mafia në Shqipëri, përfaqësuesja italiane e Interpolit? Ja dëshmia e Zaganit

Voal – Ish-oficeri i narkotrafikut Dritan ZAgani ka dhënë një deklaratë të fortë në emisionin “Le Iene”, ku ka ngritur dhe dyshime të forta që kërkojnë përgjigje të menjëhershme. A ka arritur mafia shqiptare në pushtet, trafikantët e veshur me kostum shtetëror, të blejnë, të korruptojnë madje dhe të vënë në shërbim të tyre përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri?”, këto janë disa nga pyetjet që duhet tu japim përgjigje.

Për një kohë të gjatë, në Tiranë, diplomatët e huaj, përfaqsuesit e FMN apo të interpolit qofshin, janë parë si kriteri i së vërtetës, si arbitër mes palëve, por në fakt jo gjithnjë ka qenë kështu.

Edhe dëshmia e Dritan Zaganit, e mbështetur nga gazetari italian ngre një pikpyetje të madhe mbi rrolin e një italianeje, Anna Poggi, deri pak kohë më parë,përfaqësuese e interpolit në Shqipëri. Sipas dëshmisë ajo ka arritur një marrëveshje që në këmbim të një dokumenti që shërbente për të bërë të mundur burgosjen e ish policit të antitrafikut të marrë nënshtetësinë shqiptare. Po pse i duhej nënshtetësia shqipëtare një italianeje është pyetja? Sepse ajo është beqare dhe grave të pamartuara nuk i lejohet të adopotojnë fëmijë në vendin e saj. Por Anna Pogi kishte adoptuar dy të tillë në Shqipëri. Dhe që ti “legalizonte” duhet të merrte nënshtetësinë shqiptare.

Akuza është se në emër të këtij pakti ajo i dha dritën jeshile burgosjes së Zaganit.

Ish polici u arrestua me akuzën se pas përgjimeve ai rrezultonte të kishte marëdhënie trafiku me një shtetas italian Alesandro Giuliani (foto poshte).Por Zagani pretendon se ai bashkëpunonte me një efektiv ntë Guardia di Finanza, një lloj agjenti sekret që komunikonte me burime të ndryshme, përfshirë trafikantë, për të mbledhur informacion mbi trafikun e drogës. Zagani fliste shpesh me Gulianin për trafikun e drogës dhe trafikantët. Sipas tij tashmë të gjitha telefonatat janë konsideruar sikur ata kanë bërë së bashku trafik droge.

Mirëpo kur Anna Pogi u pyet për Giulianin ajo deklaroi me shkrim se ai nuk kishte funksione shtetërore në Itali. Në dokumentin e publikuar nga Le Iene ajo e thotë troç se Guliani nuk kishte asnjë funksion në Itali (dokumenti në foton e madhe lart). Kjo shkresë e saj, sqaron gazetari italian, çoi në arrestimin e Zaganit. Ndërsa vetë Zagani thotë se ajo duhet të kthente nderin që i bënë me birësimin e dy fëmijëve shqiptarë dhe nënshtetësinë (faksimile poshtë).

A ka bazë kjo akuzë?

Faktet duket se të lidhen mirë me njëri tjetrin. Por që ato të bëhen të besueshme duhet shikuar me detaje se si është bëri birësimi i dy fëmijëve të Anna Pogit? A e ka marë ajo sipas procedurave të rregullta nënshtetësinë shqiptare përpara se nisej për të njëjtin mision drejt Sllovenisë?

Për këtë një shtet serioz duhej të niste hetime të qarta. Sepse pyetja qëndron pezull, a e përdorën trafikantët shqiptarë në pushtet dëshpërimin e një nëne që nuk pillte dot, për nevojat e tyre të ulëta./Syri.net

08-12-2015 13-56-47 08-12-2015 13-58-10

Informacion mbi dënimin e të ndjerit Hysen Shoshori, diçka rreth zbulimit dhe arrestimit të tij Nga Kastriot Dervishi

Më poshtë vijnë fragmente nga Dosja e të ndjerit Hysen Shoshori që na i sjell Kastriot Dervishi:

“Në vijim të informacionit mbi dënimin e të ndjerit Hysen Shoshori, diçka rreth zbulimit, arrestimit dhe dënimit të tij.

Hysen Shoshori nuk ka qenë i denoncuar, por i arrestuar në kushtet e flagrancës. Asnjëherë ndaj tij nuk u vu dyshimi më i vogël se shpërndante trakte. Kjo sepse ai vepronte pothuajse vetëm dhe traktet i ndante personalisht pa ia dhënë të tjerëve.

Ai hodhi trakte me përmbajtje antikomuniste nga 4 qershori 1967 deri ditën që u arrestua më 29 gusht 1974. Veprimtaria e Shoshorit zgjati 7 vjet. Traktet nisën pikërisht ditën e zgjedhjeve për këshillave popullore. Ai punonte saraç në uzinën e artilerisë. Revolta e tij nis fill pasi pushteti komunist i shtetëzoi një kopsht të vogël, me të cilin ai ushqehej. Ajo ishte protesta e heshtur e një njeriu që denonconte diktaturën komuniste, jetën e keqe dhe vuajtjen e popullit shqiptar. Si përgjigje ndaj këtij shtetëzimi, ai nis të shkruajë me mjete amatore traktet e t’i shpërndajë vetëm afër lagjes ku banonte.Traktet ishin shkruar me penë të thyer duke përdorur disa lloj letrash. Pas gati 3 vjetësh kërkimesh të pafrytshme, më 10 janar 1970 organet përkatëse të punëve të brendshme, kanë çelur dosjen e kërkimit nr.33, të titulluar “Kafka”. U vu ky emër dhe u quajt problem agjenturialo-operativ sepse traktet e Shoshorit ishin pothuaj të gjitha me dy kafka në të cilat ai ironizonte Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. Në ndjekjen e mundshme të tij, Sigurimi dështoi tërësisht. Asnjëherë nuk mundi ta identifikojë apo të dyshonte rreth tij. Plot 97 persona u dyshuan si shpërndarës të mundshëm traktesh. Ndonjëri edhe mund të arrestohej kot së koti siç e kishin zakon këta të Sigurimit, të cilët e kishin të vështirë të bëheshin njerëz inteligjentë. E si për inat disa vite më vonë Sigurimi i arrestoi dhe i dënoi të vëllanë Hysen Shoshorit.

Po si u zbulua? Hedhja e madhe e trakteve në rrugën “Qemal Stafa” e në zonën rreth saj, bëri që kjo rrugë të kontrollohej më shumë nga forcat e policisë. Pavarësisht se çështjen e ndiqte Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, arrestimi i Shoshorit nuk u bë nga ata, as nga ndonjë denoncim, por nga Policia. Ky arrestim ishte i rastësishëm dhe jo i planifikuar. Ai u pikas rastësisht nga një polic dhe nga një vullnetar i AGBV-së (Anëtar i Grupit të Bashkuar Vullnetar, strukturë ndihmëse e policisë e përbërë kryesisht nga pensionistë ose punonjës të përkushtuar). Më tej vazhdon hetimi dhe dënimi i tij. Në procesin e Shoshorit kanë dalë 18 dëshmitarë. Dy të parët ishin punonjësi i AGBV-së dhe polici që e arrestoi. Të tjerët ishin kalimtarë që kishin lexuar traktet qoftë edhe ish policë, si dhe punëtorë të uzinës ku punonte Shoshori. Drejtpërdrejt me çështjen e tij kishin lidhje vetëm dy personat që e arrestuan dhe një shoku i tij që akuzohej për moskallëzim krimi.

Polici Dushan H. për këtë ngjarje dëshmon:
“Më datën 29 gusht, duke qenë me shërbim me anëtarin e Grupit të Bashkëpunimit Vullnetar, të quajturin Mustafa P., në vendin e quajtur rrugica e ambulancës qendrore…, aty rreth orës 21.15, pashë një person civil të cilin nuk e njihja. Ai persona nuk na shikonte ne, ndërsa ne i shikonim veprimet e tij. Ai duke ecur në rrugicë kthente kokën sa andej këndej dhe kur u afrua afër nesh që ishte një kthesë, unë pashë se një dorë e mbante në xhepin e pantallonave. Si mori kthesën duke ecur, pashë që nxori dorën nga xhepi e vuri te goja dhe e lagu me pështymë dhe me të shpejtë e futi përsëri në xhep. Mua këto veprime të tij më lanë të dyshoja dhe e shikova me vëmendje të madhe. Ai porsa futi dorën në xhep, nxori prej andej një letër të bardhë dhe e hodhi në tokë duke vazhduar ecjen normale. Unë menjëherë shkova dhe pashë se çfarë ishte kjo letër që ishte e shkruar me dorë e me përmbajtje armiqësore. Letrën e futa në xhep, i jap sinjalin anëtarit të AGBV-së, Mustafa P. dhe menjëherë vihem në ndjekje të personit që hodhi letrën. Mustafait i them të më sillte biçikletën…I hipa biçikletës dhe disa e pashë rreth 100 metra në anë të djathtë të rrugës “QemalStafa”. Me qëllim që ta kapja e mos krijoja konfuzion, i afrohem, duke i takuar rrotën e biçikletës. Lë biçikletën dhe e kap atë duke përdorur sambon duke i thënë pse më pengove rrugën. Këtë ia thashë me qëllim që të mos dyshonte derisa unë ta mposhtja. Në këtë kohë erdhi edhe Mustafa P., e kapi dhe ai. Me makinë e shoqëruam në Drejtorinë e Punëve të Brendshme. E kontrolluam e në xhepin e pantallonave i gjetëm disa letra të shkruara me germa të mëdha me përmbajtje armiqësore”.

Personi i AGBV-së, Mustafa P., thotë:
“Më datën 29 gusht 1974, unë si anëtar i Grupit të Bashkimit Vullnetar, u ngarkova nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë me shërbim bashkë me policin Dushan H. në rrugën “Qemal Stafa”, pranë ambulancës qendrore. Aty nga ora 21.15 duke qenë në vrojtim pamë një person që vinte nga prapa ambulancës për të dalë në rrugën “QemalStafa”. Ai person, në cepin e ambulancës hodhi një letër dhe iku. Ne e morëm letrën, e pamë. Ajo kishte përmbajtje armiqësore. Atëherë vepruam në drejtim të atij personi dhe e kapëm disa metra më lart në rrugën “Qemal Stafa”. E kontrolluam. Në xhep kishte disa fletushka të tjera me përmbajtje armiqësore. Menjëherë e shoqëruam në Drejtorinë e Punëve të Brendshme. Në drejtori mësova se personi quhej Hysen Shoshori”.

Në përfundim Hysen Sheshori u dënua me vdekje, por dënimi iu kthye me 25 vjet heqje lirie. Vuajti nëpër kampe dhe së fundi në kampin nr.305 në Përparim të Sarandës. Doli prej burgut me ardhjen demokracisë me një mal me vuajtje mbi shpinë, duke mos merituar asnjëherë keqpërdorjen që iu bë emrin të tij.

Ngjitas janë dy trakte të shpërndara dikur nga Hysen Shoshori

08-12-2015 13-13-06

SHBA e urojnë Shqipërinë për 25 vjetorin e përmbysjes së komunizmit

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përshëndet Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e lëvizjes studentore, që çoi në përmbysjen e komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.

Në krye të këtij tranzicioni historik, thotë zoti Kerry, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një rregjimi përfaqësues.

Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.

Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratitke dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lire. Shtetet e Bashkuara, përfundon zoti Kerry, vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen.

Dokumenti “Tepër Secret”: Mafia shqiptare e lidhur me politikën në vend, 40 milionë euro për të blerë anije të fuqishme

Një dokument i shërbimit sekret italian dhe tejet i rezervuar, ka vënë pak ditë më parë alarmin për rikthimin e mundshëm të mafias së trafikut të klandestinëve. Dokumenti qe ju është shpërndarë edhe shërbimeve të tjera dhe që mban siglën “Tepër sekret” shprehet:

“Disa grupe kriminale shqiptare, të njëjta si në periudhën 1997-2000 dhe të njohura shumë mire nga ne në Shqipëri, kanë pyetur për çmimin dhe kohën e ndërtimit të 40 (20 në fillim dhe 20 më pas) anijeve me motorë shumë të fuqishëm për një aktivitet të tyrin të papërcaktuar në të ardhmen.”

Me pas dokumenti sqaron se një grup i këtyre që ai i quan “Biznesmenë”, sipas të dhënave të shërbimeve sekrete, ka vizituar disa kantiere në Itali e më herët dhe në Greqi, për të parë tipin e anijeve, koston dhe kohën e ndërtimit të tyre. Ky grup sipas dokumentit nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe ka sqaruar se këto anije duhen për qëllime biznesi e mbase edhe turizmi.

Me tek sqarohet se një pjesë e këtyre “Biznesmenëve” kanë edhe lidhje të forta politike.

Një tjetër dokument sqaron se kostoja e një anijeje të tillë mund të shkojë minimalisht në 1 milion Euro, dhe ngre pikëpyetjen se kush do të investoje 40 milion Euro dhe me çfarë përfitimesh?

Ne dokumentin e dytë, thuhet se mundësia më e madhe është që mafia shqiptare po përgatitet për një valë refugjatësh që do të pushtojnë Shqipërinë dhe për këtë do të blihen anije dhe skafe të fuqishme dhe të shpejta për ti dërguar refugjatë në brigjet italiane, njësoj si në vitet 1997-2005.

Ndahet nga jeta gazetari Zef Lleshi, lamtumira e fundit nesër në 14:00 në Mirditë

Gazetari Zef Lleshi nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh. Ai iu dorëzua sëmundjes dhe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Nesër në orën 14:00 do t’i jepet lamtumira e fundit në vendlindjen e tij, në fshatin Rrënjë e Zezë të Rrëshenit,.

Të shumtë kanë qenë kolegët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zef Lleshi.

Vlahutin: Askush nuk mund ta pengojë reformën në drejtësi, të paprekshëm nuk ka

TIRANE – Reforma në drejtësi përmbylli raundin e konsultimeve publike. Në vigjilje të Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e sistemit në vend, ambasadorja e Bashkimit Europian tha se 25 vite më parë duhej më tepër guxim për të dalë në rrugët e Tiranës, për të kërkuar liri sesa duhet sot për të finalizuar reformën në drejtësi, proces që nuk mund të ndalet.
“25 vjet më parë duhej shumë më tepër guxim për të dalë në rrugët e Tiranës e për të kërkuar liri, se sa duhet sot për të realizuar këtë reformë. Prandaj, nuk ka justifikime dhe të gjithë ata që mendojnë se me arrogancë, manipulime apo lobime agresive do ta ndalojnë këtë proces, janë të gabuar. Është koha që brezi juaj të përfundoje atë që studentët nisën 25 vjet më parë. Ajo përpjekje nuk ka mbaruar ende. Dhe mos kini frikë, veçanërisht mos kini frike nga ata që duan të besoni se janë të paprekshëm. Të paprekshëm nuk ka.”, – u shpreh Vlahutin.

Konsultimet publike për reformën në drejtësi u përmbyllën ne Shkollën e Magjistraturës. Tashmë pritet që në javën e dytë dhjetorit Komisioni i Venecias të sjellë në Tiranë opinionin e tij.

Kryeprokurori Llalla: Prokuroria e aftë të pastrojë radhët e veta

Kyeprokurori shqiptar Adriatik Llalla deklaroi në Fier se “Prokuroria  shqiptare është e aftë në radhë të parë për të pastruar radhët e veta nga elementët korruptivë”.  Pas një takimi me trupën e prokurorëve në Fier  zoti Llalla deklaroi se ishte atje “për t`u dhënë atyre mbështetjen pas situatës së ditëve të fundit në këtë organ hetimor”.

Prokuroria e Fierit ka kryer së fundi  hetime dhe urdhëruar arrestime për cështje të rëndësishme. Prokurori i Fierit Petrit Vukaj është vënë në pranga me akuzën për shpërdorim detyre ndërsa 7 zyrtarë të doganeve u arrestuan t shtunen  me akuzën “për shpërdorim detyre”  pas hetimeve disamujore të Prokurorisë së Fierit . Shtatë zyrtarët , mes të cilëve ish – Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Shqiptare si  dhe një biznesmen nafte  akuzohen për  zhdukjen e 4,4 milionë litrave naftë të papërpunuar. Nafta “virgine” që duhej të përpunohej në Rafinerinë e Përpunimit  të Thellë të   në Ballsh dyshohet se u është shpërndarë pikave të karburantit  ku furnizohen   konsumatorët.

I pyetur sot nga gazetarët në Fier se përse arrestimet e zyrtarëve të doganës kishin ardhur me vonesë (biznesmeni i naftës ishte në kërkim policor për këtë  cështje prej disa muajsh)  kryeprokurori Llalla deklaroi se “ pasi u provuan faktet ,u vërtetuan me prova se ishin kryer vepra penale nga këta individë , u morën edhe masat ligjore”.

Të shtëna në Gorozhdec – fshat më shumicë serbe

Policia e Kosovës tha se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri që kanë kaluar pa dëme në njerëz në një fshat të banuar me shumicë serbe në Kosovën perëndimore.

Sipas policisë, të rreth orës 2 e 50 të hënën në rrugën kryesore që përshkon fshatin Gorozhdec, të komunës së Pejës ka ndodhur një incident, ku nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një shtëpi private dhe është dëmtuar me forcë edhe një përmendore në atë fshat, që ishte ngritur për të përkujtuar, sic thuhet, viktimat e sulmeve të NATO-s.

Njësitë e policisë thanë se kanë gjetur një makinë të djegur, ndërsa një shtëpi banimi është qëlluar me katër plumba.

Policia tha se po kryen hetime intensive dhe tash për tash nuk mund të thuhet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të incidentit.

Ndaj incdientit reaguan autoritetet në Beograd, duke akuzuar shqiptarët si autorë të tij

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha se ky ishte “një sulm kundër gjithë popullit serb në Kosovë”.

Ai tha se nuk pret asgjë nga Prishtina, ndërsa është “koha e fundit që komuniteti ndërkombëtare të marrë masa për mbrojtjen e serbëve në Kosovë”.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, dënoi incidentin në Gorozhdec, duke theksuar se “sulmet ndaj popullatës serbe kanë tejkaluar çdo masë”.  Në një komunikatë të zyrës së tij thuhet se “ky është momenti kur në Kosovë të gjithë ata që mendojnë mirë duhet të pyeten ku shpie kjo sjellje. Jemi dëshmitarë se provokimet, frikësimet, dëmtimi i përmendoreve dhe i shenjtoreve por edhe sulmet e armatosura, nuk po ndalen. Ftoj të gjithë kompetentët t’ua presin rrugën autorëve të veprave të tilla”.

Incidenti u dënua edhe nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger.

“I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtij të fundit dhe fakti se ky është një shqetësim që po përsëritet kontribuon në ndjenjën e pasigurisë në mesin e komunitetit serb të Kosovës,” thuhet në një komunikatë të këtij misioni. Në të cilin nxiten agjencitë për zbatimin e ligjit që të hetojnë rastet në mënyrë efektive dhe urgjentisht të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

“Incidentet e tilla duhet të trajtohen si përparësi, në mënyrë që të gjitha komunitetet, pavarësisht nga vendbanimi i tyre, të mund të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura,” thuhet në reagimin e ambasadorit Schlumberger.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson ndërkaq se “incident i sotëm në fshatin Gorazhdec të Pejës, është një incident i rëndë dhe shumë i dyshimtë, që ndodh në një moment tepër të ndjeshëm”.

Pa dashur të paragjykojmë se kush mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së procesit të integrimit të pakicave në sistemin e Kosovës, një shembull i mirë i të cilit ka qenë edhe vetë Gorazhdeci.

“U bëjmë me dije të gjithë atyre që bëjnë kalkulime politike, se sulmet e tilla nuk do të mund t’i minojnë përpjekjet tona që serbët e Kosovës të jenë qytetarë të lirë e të barabartë me gjithë të tjerët, e as përcaktimin tonë se në asnjë situatë nuk do të pranohet rikthimi i ndikimit të shtetit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në reagimin e kësaj partie në të cilin kërkohet nga organet e rendit të bëjnë të pamundurën që ta zbardhin incidentin e fshatit Gorazhdec dhe ta njoftojnë opinionin publik se kush qëndron prapa skenarëve të tillë.

Gratë në Kosovë më pak të korruptuara se burrat, deri tash vetëm dy të dënuara

Gratë janë më pak të korruptuara se burrat në Kosovë, ishte vlerësimi i konferencës së sotme të quajtur “A ka Korrupsioni Gjini?”, të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI)

PRISHTINË – Gratë janë më pak të korruptuara se burrat në Kosovë, ishte vlerësimi i konferencës së sotme  të quajtur “A ka Korrupsioni Gjini?”, të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) të mbajtur në Prishtinë.

Përveç organizuesve, në cilësi të folësve, të ftuar  ishin edhe drejtori i Agjencisë Anti Korrupsion të Kosovës (AAKK), Hasan Preteni dhe kryetarja e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirie Kajtazi.

Sipas Pretenit, drejtori të AAKK-së, meshkujt në Kosovë janë dukshëm më të korruptuar se femrat dhe këtë ai e dëshmoi me statistikat për rastet e dënimeve të femrave dhe meshkujve për shkak të aferave të korrupsionit ku, në mbi 1300 raste të gjykimeve të zyrtarëve të gjitha niveleve të qeverisjes, vetëm 9% janë hapur kundër femrave.

Në fakt, ai tha se për shkak të korrupsionit në Kosovë janë dënuar vetëm dy femra që ishin në pozita udhëheqëse, duke dhënë shembullin e aferës së korrupsionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të njohur si “rasti i pasaportave” dhe dënimi i Natalie Veliaj.

“Është e dhënë publike se deri më tani, vetëm dy femra janë dënuar për korrupsion. Njëra ka dashur që t’iu shmanget vuajtjes së dënimit, kurse tjetra është duke e vuajtur dënimin. Në bazë të evidencës flasim për rastin e pasaportave, aty e kemi një femër që është dënuar në shkallë të parë për korrupsion. Definitivisht, të dënuara ka më pak por, është një element tjetër i cili nuk shkon në favor të gjitha asaj që thamë  më herët se kemi problem edhe me denoncim. Numri shumë i vogël i denoncuesve është femra. Janë evidentuar më pak se 5% të denoncuesve” tha Preteni.

Alexander Chavarria, drejtor i  NDI në Kosovë, deklaroi që hulumtimet kanë treguar se, në shoqëritë transitore, gratë ballafaqohen me diskriminim në të gjitha fushat ndërsa korrupsioni e vështirëson situatën kur ato kërkojnë drejtësi dhe barazi. Po ashtu, ekziston edhe problemi i qasjes së grave në fondet për themelimin e bizneseve të tyre dhe një problem tjetër edhe më i madh është fakti se, gratë nuk janë pronare të pronave dhe patundshmërisë, ka thënë Chavarria.

“Çka duhet të bëjmë për ta ndalur korrupsionin? Së pari, duhet të rrisim numrin e grave në qeveri, Kuvend, gjykata dhe sektorin privat. E dyta, duhet të përmirësojmë qasjen e grave tek informatat dhe e treta, na duhet zbatimi më efikas i ligjit sepse kjo siguron që korrupsioni do të trajtohet në mënyrë të duhur” ka thënë drejtori i NDI

Me konkludimin se gratë janë më pak të korruptuara se meshkujt në Kosovë, u pajtua edhe Lirie Kajtazi, kryetarja e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirie Kajtazi.

Sipas saj, janë dy arsye që ndodh kjo. E para, gratë janë më pak të përfshira në vendimmarrje dhe gjenden në pozita udhëheqëse, në krahasim me meshkujt dhe e dyta, ato janë më të ndjeshme dhe më të sinqerta në punën që e bëjnë.

“Nëse në legjislativ është krijuar kuota, në ekzekutiv jemi shumë larg për me e pa atë fuqinë apo atë qasje të femrave në këtë drejtim” tha Kajtazi.

Ajo shtoi se, çështjet e luftimit të korrupsionit dhe ngritja e debateve për aferat e korrupsionit në Kuvendin e Kosovës janë ngritur më shumë nga deputetet femra se sa kolegët e tyre të gjinisë mashkullore.

Në konferencën e sotme pjesëmarrës ishin të ftuar të shumtë nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, partitë politike parlamentare, gjyqësori, prokuroria, shoqëria civile dhe mediet.

Kjo konferencë është pjesë dhe si rezultat i ngjarjes që u mbajt gjatë “Javës së Gruas 2015” në mars të këtij viti, ndërsa mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. aa

25 vjetori i rrëzimit të komunizmit, Nishani takon me studentët

Në këtë takim Nishani ka mbajtur një fjalim, ku u shpreh se në këtë përvjetor demokracia mbetet ende një sfidë shumë e madhe e tërë shoqërisë për tu ndërtuar

TIRANË – Në prag të 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, Presidenti i vendit, Bujar Nishani, ka zhvilluar sot në Tiranë një takim me studentët e shkëlqyer dhe përfaqësuesit e botës akademike. Në këtë takim Nishani ka mbajtur një fjalim, ku u shpreh se në këtë përvjetor  demokracia mbetet ende një sfidë shumë e madhe e tërë shoqërisë për tu ndërtuar.

Nishani në fjalim e tij u shpreh se periudha e komunizmit solli një realitet ekstremist  të hidhur, të dhunshëm, të dhimbshëm për dekada të tëra  dhe për breza të tërë në Shqipëri. Sipas tij vazhdohet akoma të reflektohen pasoja përmes mentaliteteve, sjelljeve kulturore – sociale dhe institucionale. Ai ka theksuar se ende mbahen të pa çliruara mjaft nga ato pasoja që ai sistem, dhe ajo periudhë i prodhoi dhe konsolidoi.

“Viti 2015 përkon me 25 vjetorin e  rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe 25 vjetorin e hyrjes në një sistem të lirisë. Thirrja simbol ishte ‘Liri-Demokraci’.  Demokracia besoj mbetet ende një sfidë shumë e madhe e tërë shoqërisë për tu ndërtuar. Vetëm studentët mund ta zëvendësonin frikën me shpresën. Ndryshe nga vendet e tjera të regjimit totalitar të lindjes ku elitat intelektuale udhëhoqën ndryshimet, ata që e bënë ketë në Shqipëri ishin studentët. Studentët e sotëm lexojnë dhe njihen përmes dëshmive të ndryshme për sistemin”- u shpreh Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Nishani u shpreh se ky përvjetor domethënës ka një kuptimin historik, formal për më shumë përmbajtësor.

Për nder të Lëvizjes “Dhjetor 1990”, 8 dhjetori është festë zyrtare dhe kremtohet si Dita Kombëtare e Rinisë, ku institucionet e larta shtetërore kanë planifikuar disa aktivitete. 25 vjet më parë nisi lëvizja studentore që solli përmbysjen e regjimit komunist. aa

Nishani në Spaç: e keqja jo vetëm të mos harrohet, por të mos përsëritet

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, vizitoi sot ish burgun famëkeq të Spaçit, ku gjatë regjimit komunist u burgosën me qindra intelektualë dhe klerikë të shquar, kundërshtarë të diktaturës komuniste. Duke folur përpara një grupi ish të burgosurish politikë, Presidenti Nishani tha se, të përndjekurit shqiptarë pësuan dëmtime dhe vuajtje të padrejta dhe, më e keqja është se ende edhe sot, në prag të 25 vjetorit të rrëzimit të rregjimit komunist, atyre ende nuk u është kërkuar falje:

“Ne të gjithë sot, nga ky vend, nga Spaçi, dikur aq i mallkuar, duhet të ngremë zërin bashkërisht dhe të bërtasim deri në kupë të qiellit për drejtësi, gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve, hapjen e dosjeve, pastrimin një herë e përgjithmonë të shoqërisë dhe, sidomos, të politikës tonë nga kriminelët e dikurshëm dhe veglat e tyre, dënimin ligjërisht dhe, sidomos, moralisht të kriminelëve gjakatarë, shkaktarë të gjithë këtyre vuajtjeve të parrëfyeshme dhe jo rilindjen dhe ringjalljen e simboleve aq të urryera të diktaturës, vënien në vend të dinjitetit tuaj të nëpërkëmbur.” – tha Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani bëri thirrje për kthimin e ish burgut të Spaçit në një muze të memories, me qëllim që, siç tha ai,  e keqja jo vetëm të mos harrohet, por edhe të mos përsëritet kurrë më.

Po sot, Presidenti Nishani dekoroi një grup ish  të burgosurish politikë, të cilët nuk jetojnë më.

Belind Këlliçi: Lidhja ime me vajzën e deputetes së PS-së

Belind Kellici dhe Ana Shkreli

Në një prononcim për Panorama Online ai foli për lidhjen me vajzën e deputetes së Partisë Socialiste, Ledi Shamku dhe këshilltarit të kryeministrit, Artan Shkreli.

“Me vajzën na lidh ndjenja, siç ndodh me shumicën dërrmuese prej nesh. Kush është lidhur me partnerë për përfitim a interes ndoshta nuk e kupton ç’do të thotë të ndash ndjenjat me dikë, edhe pse mund të jetë nga “familje e prekur””, thotë Këllici.

Reagimi i plotë

“Miq. Po lexoni këto ditë muhabete kollovarësh? Mos u trishtoni! Vijnë nga jashtë nesh! PD nuk merret me biografi. Me to merrej Fronti Demokratik i Nexhmije Hoxhës të cilit mesa duket i ka prishur planet gara jonë dhe po fut fuqishëm hundët. Këta tipa, theksoj: pa lidhje me FRPD dhe PD, kanë ditë që po ju fryn në vesh se “dhëndrri i rilindjes po ju merr Forumin”.

Së pari, unë jam Belind Këlliçi dhe votohem për këtë që jam. E kam krenari që vij nga e djathta tradicionale që nga të parët e mi, gjyshi me të vëllanë, me kontribute në të Pavarësinë dhe ngritjen e shtetit shqiptar, në të djathtën dhe vetëm të djathtën shqiptare. Jam biri i dy prindërve të  mrekullueshëm, demokratë të orëve të para dhe vet, që fëmijë, jam militant i angazhuar fort në Partinë Demokratike, të cilës prej 6 vitesh, i kam kushtuar gjithçka.

Së dyti, ka kohë që jam i lidhur me një vajzë të mrekullueshme. Është e vërtetë që është e bija e atyre prindërve që shkruan Fronti Demokratik. Me vajzën na lidh ndjenja, siç ndodh me shumicën dërrmuese prej nesh. Kush është lidhur me partnerë për përfitim a interes ndoshta nuk e kupton ç’do të thotë të ndash ndjenjat me dikë, edhe pse mund të jetë nga “familje e prekur”. Unë që kam drejtuar departamentin e Ish të Përndjekurve në PD kam dëgjuar plot raste rrënqethëse kur njëri partner e ka pësuar se tjetri s’kishte “partishmëri”. Por kjo ka ndodhu dikur. Ka ndodhur në kohën dhe partinë e atyre që përmbysëm para 25 vitesh.

Kush ka hyrë si kollovar në shoqëri, politikë, intimitet beson se “krushku” që të ka futur e të mban , të lëviz edhe fijet e të drejton. Të përdor edhe si mashë për të kapur gështenjat që s’i zë dot. Ky sorollop Fronti s’e ka për gjë të tradhëtojë si kauzat ashtu edhe dashuritë. Unë nuk kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar këtë llumnajë. Jemi ndarë që në ’90­ën ne demokratët prej luftës së klasave, rrëmimeve në biografi, intrigave dhe shantazheve të bodrumeve. Unë kam hyrë në një garë ku kërkoj votat e çdo demokrati të ri që në rradhë të parë ka respekt dhe vlerësim për veten, që beson tek vlerat e individit, që kërkon të udhëhiqet nga një drejtues me integritet e dinjitet, që kërkon një politikë të re dhe një FRPD të fuqishëm”.

Belind Këlliçi fiton garën për kreun e FRPD: puna jonë e parë fillon më datë 8 dhjetor

Belind Këlliçi është fitues i zgjedhjeve për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Pas numërimit të 13 kutive mbrëmjen e së dielës në Tiranë, Këlliçi kryesoi në total me 574 vota diferencë ndaj rivalit të tij, Ervin Salianji.

Në rang kombëtar, Belind Këlliçi ka marrë 4706 vota, Ervin Salianji 4132 vota dhe Oriela Nebiaj, 1105 vota.

Pas fitores, Këlliçi u angazhua se do të japë maksimumin në krye të FRPD-së, duke thënë se puna e parë fillon më datë 8 dhjetor, ditë në të cilën opozita pritet të organizojë protestën e saj në Tiranë kundër qeverisë ‘Rama’.

salianji-kellici

Oriela Nebiaj, Ervin Salianji dhe Belind Kellici 3 kandidatet per kreun e FRPD-se

Ndërkohë, me anë të një statusi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Ervin Salianji ka pranuar humbjen dhe ka vlerësuar mbështetjen që i është dhënë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij në FRPD.

“Te dashur Demokrate, mbeshtetes dhe miq; gara per kryetarin e Forumit preku cakun final, por ky nuk eshte fundi, vetem fillimi. Me lejoni qe ne emrin tuaj te pershendes fituesit e kesaj gare. Te pershendes dhe te falenderoj per paanesi kryetarin e PD z. Basha. Per te gjithe ju qe me besuat duke me votuar, duke me bere fitues ne pothuajse gjysmen e konventave, duke me inkurajuar per te vazhduar me tej: FALEMNDERIT nga zemra. Mirenjohje te gjithe atyre qe ishin pjese e stafit tim dhe e bene me mua kete gare duke punuar pa u lodhur. Por, nderkohe qe mbyllem kete perballje ne radhet tona, mos harroni Luften te cilen e kemi gjithmone me kundershtaret. Me 8 Dhjetor te gjithe ne shesh per te protestuar mjerimin e vendit dhe demonstruar forcen e gjithe opozitareve! Faleminderit!”,-thotë Salianji.

Ndërsa pas shpalljes së fituesit të zgjedhjeve, kreu i PD-së, Lulzim Basha, uroi kandidatët për garën e zhvilluar.

“Urimet me te perzemerta Belind Kellicit, Kryetarit te ri te Forumit Rinor te sapozgjedhur me voten e drejtperdrejte te te rinjve dhe te rejave demokrate!!! Urime edhe per Ervin Salianjin dhe Oriela Nebiaj qe shpalosen permes kesaj gare vlerat e tyre politike dhe organizative. Shpirti i gares dhe bashkimi rreth vlerave te demokrateve konfirmuan kete 25 vjetor te Levizjes Studentore se rinia eshte dhe do te mbetet pasuria me e cmuar e Partise Demokratike te Shqiperise! Krenar me FRPD!”,-deklaroi Basha.

Rreth 10 mijë anëtarë të kryeqytetit kishin të drejtën e votës për të zgjedhur njërin mes Ervin Salianjit dhe Belind Këlliçit. Gara mes dy kandidatëve u zhvillua deri në kutitë e fundit.

Belind Këllici është një ish-punonjës i Bashkisë së Tiranës që ka drejtuar së fundmi edhe departamentin e ish të përndjekurve në PD. Por në radhët e demokratëve ai përflitet si njeriu i preferuar i ish-kryeministrit Berisha dhe për të cilin është bërë një fushatë e fortë nga Arben Ristani dhe Flamur Noka.

Ndërsa Ervin Salianji mbështetet përgjithësisht nga të rinjtë e afruar së fundmi në Partinë Demokratike dhe nga kryetari Basha.

Edhe Salianji si Këlliçi ka punuar për rreth dy vite me Lulzim Bashën si avokat i Qytetit të Tiranës, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë drejtues i shtabit të Grida Dumës në Durrës.

Të akuzuarit për terrorizëm dalin në mbrojtje të luftës në Siri

Vazhdon gjyqi ndaj të akuzuarve se kanë rekrutuar dhe kanë nisur luftëtarë shqiptarë drejt Sirisë.

I pandehuri Fadil Myslimani, nga salla e gjyqit, doli për herë të parë në mbrojtje dhe mbështetje të luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak.

Në sallën e gjyqit, ai filloi leximin e një letre të shkruar me dorë, duke mbrojtur luftën e shenjtë, sipas tij, të luftëtarëve të ISIS-it në Lindjen e mesme.

Ai tha se Shqipëria është e pushtuar dhe vetëm ushtarët e ISIS-it do ta çlirojnë këtë vend.

Në fjalën e tij, ai kërkoi nga kryeministri Edi Rama, duke e etiketuar si “piktori mason”, të mos e ngacmojë ISIS-in, pasi ata, siç u shpreh Myslimani, nuk vjedhin, por qeverisin me ligjet e Allahut dhe jo ligjet e Amerikës, NATO-s, OSBE-së e BE-së.

Në sallë nuk munguan tensionet dhe akuzat në drejtim të Prokurorisë, shtetit si dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re, i dyshuar si organizatori i dërgimit të besimtarëve mysliman në Siri, akuzoi komunitetit mysliam si të kapur nga shteti.

Ai tha se Komunitetit Mysliman Shqiptar ka shkelur ligjin e Islamit duke pranuar fe të tjera.

Drejtuesit e Komitetit Mysliman të Shqipërisë janë të paligjshëm e hipokrit,pasi kanë devijuar nga rruga e vërtetë e islamit”, theksoi Balla.

Ndërsa, i ashpër ka qenë reagimi i Gert Pashjas, i cili pasi kërkoi të njihet me një vendim përgjimi i zhvilluar gjatë fazës së hetimit, e grisi atë duke e hedhur në mes të sallës.

Ai tha se heshtja e besimtarëve mysliman dhe heshtja e e tyre, ka një kuptim. Sipas tij, pas mbarimit të procesit gjyqësor janë ata që do të veprojnë dhe do të triumfojnë.

Pashja tha se nuk i tremb burgu, litari apo vdekja duke e cilësuar trupin gjyqësor dhe prokuroren si armiqtë e Allahut.

Pas këtyre fjalëve, i pandehuri Pashja u largua nga salla e gjyqit duke detyruar togat e zeza të ndërpresin seancën për të vazhduar më 15 dhjetor, me marrjen në pyetje të të pandehurve.

Pas deklaratës së imamit të vetëshpallur të xhamisë së Unazës së re në Tiranë, Genc Balla, imami i Xhamisë pranë Urës së Tabakëve, Elvis Naçi, tha se Komunitetit Mysliman është i hapur për të diskutuar me këdo që ka një mendim ndryshe.

Por, teologu e ka ndjerë kërcënimin e mendimit radikal, prandaj Xhaminë pranë Urës së Tabakëve ka vendosur ta ruajë me polici private.

Sipas tij, institucionet duhet ta rregullojnë me ligj edhe veprimtarinë në xhamitë që Komuniteti Mysliman nuk i ka nën juridiksion, ndonëse shprehet se shifra e referuar nga Shërbimi Informativ nuk është e saktë.

Arrestohen 7 zyrtarë të doganave – zhdukën 4.4 milionë litra naftë “virxhin”

Policia arrestoi të shtunën në mbrëmje 7 zyrtarë të doganave, mes të cilëve edhe ish-nëndrejtoresha e Përgjithshme e Doganave,  të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Arrestimet u kryen pas lejes së dhënë nga gjykata e Fierit.

Të shtatë zyrtarët dyshohen si përgjegjës për veprën penale me pasojë zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”, me administrator Adrian Xhillari.

Administratori dyshohet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë” dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia pasi rezulton i larguar pak muaj më parë jashtë Shqipërisë.

Në maj të këtij viti gjykata e fierit kishte dhënë urdhër për arrestimine tij por nuk ak ende të dhëna se si Administratori i shpëtoi arrestimit.

Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje mbi hetimet ku sipas saj ka rezultuar se kompania “Tea Construction & Petrol”, ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” , nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë Rafinerisë së Përpunimit të Naftës, në Ballsh.

Por, sipas Prokuroisë së Fierit rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, hetimet e Prokurorisë kanë vlerësuar se “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Prokuroria ka bërë përgjegjës edhe zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse.

Dy prej zyrtarëve të arrestuar drejtonin aktualisht degët doganore në Fier dhe në Vlorë.

Huffington Post – Shqipëria mund t’ia dalë, por jo me lojtarët dhe aktorët aktualë

“Drama e Shqipërisë”- ky është artikulli i publikuar dje në Huffington Post.

Shkrimi mban për autor Jaime Pozuelo-Monfort, i cili pas një udhëtimi në Shqipëri bën një analizë mbi gjendjen aktuale në vend, ku ndër të tjera thotë se sistemi ka dështuar.

Monfort ka pasur takime me një sërë politikanësh, ambasadorësh, gazetarë dhe njerëz të rëndësishm të jetës publike në vend. Ai cek në shkrim shumë prej problemeve të sotme në Shqipëri.

Sa i përket punësimit në administratën publike i shkruan se meritokracia nuk funksionon, por nevojiten lidhjet e ngushta familjare për t’u punësuar në shtet. Sipas tij sundon mediokriteti dhe jo profesionalizmi.

“Drama, qeverisja e keqe, pandemia e korrupsionit dhe nepotizmi do të shkatërrojnë vendin dhe shoqërine tashmë të lodhur, të hutuar, të humbur në tranzicionin për askund, ku drita është mekur nga errësira që prodhojne interesat partiake dhe ato ndërkombëtare. Shqiperia mund t’ja dalë, por jo me lojtarët dhe aktorët aktuale”, shkruan Monfort në “Huffington Post”.

Më tej në shkrim ai thotë se korrupsioni mbizotëron në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare. Duke iu referuar brezit të lindur pas viteve 90, Monfort shkruan se ata shohin si të vetmen mundësi punësimi bizneset e call centre të ofruar nga italianët.

Më tej ai nënvizon nevojën e krijimit të një rrjeti të fuqishëm ekonomik në Ballkan dhe për këtë ai thotë se Shqipëria duhet të bashkëpunojë me shtetet fqinje si Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

Ervin Salianji, fryma e imazhi i ri i Forumit Rinor Demokrat – Nga RAMIZ LUSHAJ

I riu Ervin Salianji në epilogun e 6 dhjetorit të Tiranës për kreun e Forumit Rinor të PD-së ka një përkatësi moshore me liderin Azem Hajdari – Hero i Demokracisë. Te dy, në kohë të ndryshme, në dy dhjetoriada, erdhën në krye të Rinisë Demokrate Shqiptare në moshën 27 vjeçare, moshë kur pjekuria e genit rinor i jep palcë jete e vepre kohës. Te dy këta juristë e politikanë të rinj erdhën në krye të rinisë blu me sakrifica e sfida në përballje me murtajen e kuqe, me mbetjet e vjetra e prurjet e reja të saj. Ndërkohë, Azem Hajdari mbeti lider i përjetshëm i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, kurse Ervin Salianji po vjen në krye të Forumit Rinor e Demokrat si kryetari ma i ri i tij, me votën e 19 konventave rinore e me votën e sotme rinore të metropolit shqiptar.
 
I riu Ervin Salianji është moshatar me vet Forumin Rinor Demokratik, që niston me Lëvizjen e Dhjetorit ’90, e cila po kremton çerek shekullin e saj. Ervini u rrit kockë e palcë me Forumin Rinor dhe Forumi Rinor e rriti Ervinin si një politikan të ri të prejkohshëm e liderin e tij të sotëm e të nesërm. Tek kjo moshë mbi çerekshekullore e Ervinit peshon demokracia e pastër, sepse Shqipëria e ka të vështirë të ketë një Demokraci të Vërtetë me komunistët e ’41 e të 91-shit, veçmas sot kur etërit e kuq të ’41-shit e kanë pushtetin e vet tek bijtë, nipërit e mbesat e ’91-shit.
I riu Ervin Salianji vjen në krye të Forumit Rinor të PD-së si një lider i formatit të ri, me emrin e tij, me atributet e kontributet e tij.
Ervin Salianji është një politikan i ri i FRPD-së, i PD-së e i kohës panshqiptare me rritje vitale nga bangat e gjimnazit, në auditoret e universitetit, në udhët e jetës politike të derisotme; nga antar i PD-së me ish-kryetar prof. dr. Sali Berishën në Koordinator i PDSH për Durrësin bregdetar, në antar i Këshillit Kombëtar e i Kryesisë së re të PDSH.
Ervin Salianji vjen me një përvojë jetësore si lider i FR të PDSH, pasi ky jurist me shkollim pasuniversitar ka punuar avokat i qytetit të Tiranës, i Metropolit Shqiptar, pranë Bashkisë ma të madhe në Shqipëri e drejtuar nga Lulzim Basha – kryetari aktual i PD, si dhe i zgjedhur në PDSH-së si kryetar i Departamenit të Drejtave të Njeriut e Lirive Themelore.
Ervin Salianji vjen natyrshëm, dinjitar, progresiv, si përfaqësues meritor i viseve shqiptare nga Veriu në Jug, nga Dhjetori në Dhjetor – nga antar i thjeshtë i Forumit Rinor të PD në kandidat e, përndryshe: kryetar i tij.
Zemra punon për vete dhe për trupin tonë. Dhe Forumi Rinor i PD punon për afirmimin e lartësimin të Vetvetes si FRPD dhe për ta mbajt e gjallëruar vet PDSH-në nga baza në krye të saj me gjak të ri, me “gjak blu”. Si gjashtë kandidatët e garës për kreun e FRPD. Siç është në këtë 6 dhjetor 2015 dhe Ervin Salianji, kryetari i ri i pritshëm i FRPD-së, vet fryma e imazhi i ri i Forumit Rinor e Demokrat.

Robert Handi: Krimi i organizuar dhe korrupsioni i zyrtarëve të lartë – gjithnjë e më i madh (Pjes II e intervistës)

Në gusht 1990, disa muaj para se të vendosej pluralizmi në Shqipëri, një delegacion amerikan bëri vizitën e parë zyrtare në Shqipëri që nga viti 1946, drejtuar nga ish- Senatori demokrat Dennis DeConcini. Kjo vizitë ishte në kuadër të Komisionit të Helsinkit, ose të asaj që atëherë quhej KSBE, nga i cili regjimi komunist donte të merrte miratimin për t’u bërë pjesë e procesit të Helsinkit, duke shpresuar të menaxhonte ndryshimet dhe të mos humbte pushtetin. Përgjigjia ishte negative, pasi reformat ishin të pamjaftueshme, një mesazh i qartë, por vizita kishte një rëndësi të jashtëzakonshme sepse u pa si një rikthim i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand ishte një nga organizatorët e vizitës. Ai shkoi në Shqipëri me delegacionin dhe u rikthye tetë herë të tjera në vend me delegacione Kongresi dhe për të vëzhguar zgjedhje në kuadër të OSBE-së. Gjatë 25 viteve, ai u njoh me protagonistët e politikës shqiptare, ndoqi zhvillimet në vend dhe u bë një nga njohësit dhe analistët më me peshë të zhvillimeve në vend. Në pjesën e dytë të një intervistë që zoti Hand i dha koleges Zërit të Amerikës me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së pluralizmit, ai flet për shpresat që kishin Shtetet e Bashkuara dhe në ç’masë u realizuan ato, sukseset dhe zhgënjimet dhe thotë se megjithë përparimin e shënuar, Shqipëria duhet të kishte ecur përpara me ritme më të shpejta.

Zëri i Amerikës: Kanë kaluar 25 vjet dhe tani kemi avantazhin e kohës. Me siguri, siç po e thoni edhe ju në këtë intervistë, kishte shpresa dhe pritshmëri në lidhje me atë që do të bënin njerëzit dhe drejtimin që do të merrte vendi. Sa i gjerë është hendeku mes asaj që shpresonin Shtetet e Bashkuara dhe situatës ku është Shqipëria sot, sipas këndvështrimit tuaj?

Robert Hand: Është një pyetje shumë e vështirë. Mendoj se në atë kohë, meqë ne ishim të shqetësuar se si do të shkonte tranzicioni, i shihnim gjërat në këndvështrimin afatshkurtër, për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur. Dhe mendoj se përgjithësisht ne patëm sukses në atë përpjekje. Duke e parë më gjerë, nga mesi i viteve 1990 ne filluam të shihnnim se përpjekjet për reforma nuk do të ishin të lehta. Dhe pati një varg ngjarjesh, që nga referendumi për Kushtetutën, gjyqi për Omonian dhe të tjera veprime ku ne ndërhymë direkt dhe thamë “kjo nuk është pozitive, i bëjmë thirrje qeverisë që të bëjë këtë ose atë” që të përpiqeshim të bindim ata që ishin në pushtet në atë kohë, sot Partia Demokratike, që ta çonin vendin përpara në një drejtim pozitiv. Dhe ishte e vështirë do të thoja, ishte irrituese, sepse siç thashë më parë, kishte një mungesë të konceptuari se çfarë është në të vërtetë demokracia, por edhe duke pasur parasysh që nuk kishte kaluar shumë kohë nga një regjim komunist, ishte e dukshme se sa i polarizuar ishte bërë sistemi politik. Ne vazhduam të komunikonim. Por nga mesi i viteve 1990, na u krijua përshtypja se zëri unë nuk po dëgjohej aq sa më parë dhe kjo ishte disi zhgënjyese. Herë pas here ky lloj zhgënjimi vazhdon deri sot. Megjithatë në atë kohë, kishte një ndjesi se duke pasur parasysh se ku ishte Shqipëria, sa brutal kishte qenë regjimi komunist, duhet të ishim të duruar, nuk mund të prisnim që vendi të kishte një demokraci të qëndrueshme dhe të zhvilluar brenda natës. Do të thoja që gjatë dekadës së parë mund ta pranoja atë argument, por në dekadën e fundit ose edhe më gjatë se aq, nuk jam edhe aq i bindur dhe është më shumë çështja nëse ekziston vullneti për të ndërmarrë hapat e mëtejshme për të lëvizur drejt demokracisë. Nuk mundemi thjesht të kërkojmë falje për mungesën e demokracisë dhe t’ia vëmë fajin së kaluarës. Vjen një moment, gjërat duhet të ndryshojnë. Për të mirën e vendit, duhet ecur përpara dhe jo të vazhdojmë të justifikohemi. Ndoshta për këtë arsye kam filluar të shihem si kritik i gjendjes aktuale. Dhe besoj apo të paktën shpresoj që këto qëndrime i kam mbajtur pa pasur parasysh nëse ka qenë një qeveri socaliste apo demokratike në pushtet.

Mendoj se Shqipëria duhet të ishte më përpara nga ç’është, 25 vjet pasi u hap vendi.

Zëri i Amerikës: Do të doja të flisnim pak më konkretisht për përgjegjësitë e protagonistëve të politikës.  Sipas mendimit tuaj, çfarë i bën njerëzit që udhëheqin  një vend të veprojnë në një mënyrë të tillë që nuk e lejon vendin të ecë përpara me ritmin e duhur?

Robert Hand:  Së pari, unë përmenda mungesën e të konceptuarit të demokracisë dhe ende druhem se kjo vazhdon të jetë e pranishme, në kuptimin që ekziston botëkuptimi që nëse ke shumicën e votave, mund të bësh ç’të duash dhe pala tjetër, duhet të mbyllë gojën. Demokracia nuk funksionon kështu. Duhet të përpiqesh të arrish konsensus me palën tjetër. Po ashtu duhet të flasësh më drejtpërdrejt me njerëzit dhe të kuptosh se cilat janë shqetësimet e tyre. Ata mund të kenë votuar për ty por ndoshta arsyeja është thjesht se kundërshtari yt është më i keq dhe jo sepse mbështesin atë që bën ti. Dhe kur je në pushtet ke përgjegjësinë t’u shërbesh këtyre njerëzve. Dhe nuk besoj se kjo është bërë mjaftueshëm në Shqipëri. Eksiston ideja që kush fiton, duhet të marrë të gjitha përfitimet dhe nuk mban edhe përgjegjësitë që vijnë me fitoren. Kjo është kombinuar mendoj me faktin që gjatë viteve, në Shqipëri – dhe e përforcuar në masë të konsiderueshme nga fakti që ishte pranë ish-Jugosllavisë, me shërbërjen dhe dhunën që ka ndodhur atje – krimi i organizuar, korrupsioni mes zyrtarëve ka qenë i pranishëm gjithnjë e më shumë, gjë që ndikon negativisht tek efektiviteti i qeverisë përsa i takon shërbimit ndaj njerëzve. Njerëzit janë mësuar që sapo merr një punë në qeveri, siguron gjithë ato përfitime e megjithatë nuk jam i sigurt që politikanët kanë arritur ta kuptojnë se cilat janë përgjegjësitë ndaj popullit si qeveritarë. Këtu e shoh problemin e vërtetë me Shqipërinë deri tani. Dhe e gjitha kjo është përforcuar edhe më shumë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, që do të thotë se nëse je në qeveri dhe je pjesë e atij sistemi, mund të përfitosh jashtë mase nga ky fakt. Dhe sigurisht kur populli voton që të mos jesh më në qeveri, kjo do të thotë që je i ekspozuar ndaj ndjekjes penale dhe kjo e bën më të vështirë kur mbahen zgjedhjet për këdo që është në pushtet që të ngrejë një sistem në lirë dhe të drejtë sepse si çështje praktike ata duan të qëndrojnë në pushtet për të mbrojtur veten. Dhe mendoj se kjo është intensifikuar me kalimin e viteve. Ajo që do të doja të shihja të ndodhte më shumë sot, është që nëse ka zyrtarë të përfshirë në praktika korruptive, praktika të paligjshme, nuk duhet të pritet derisa të ikin nga pushteti, që të lihet ana tjetër që të hakmerret ndaj tyre, duke i ndjekur penalisht etj. Duhet të ketë përgjegjësi nga udhëheqja që është në fuqi  që të marrë masa për të kontrolluar ata që janë në radhët e saj dhe ta bëjë të qartë se një lloj i tillë qeverisjeje nuk është mënyra e duhur se si duhet të qeveriset Shqipëria dhe sigurisht që do ta pengojë integrimin në Bashkimin Evropian, mes të tjerash.

 

Zëri i Amerikës: Duket se në këtë frymë kanë qenë edhe disa nga fjalimet apo komentet të Ambasadorit aktual amerikan në Shqipëri, Donald Lu dhe kanë qenë veçanërisht specifike për ministra të korruptuar dhe deputetë me të kaluar kriminale. Si do t’i vendosni komentet e tij në kontekstin e asaj që kishin shpresuar Shtetet e Bashkuara që do të arrihej në Shqipëri dhe 25 viteve të fundit?

Robert Hand: Nuk do doja të flisja në emër të ambasadorit dhe nuk mendoj se kam nevojë ta bëj këtë duke pasur parasysh disa nga gjërat që ai ka thënë. Por mendoj se ajo që po shpreh ai me komentet e veta, është një reflektim i zhgënjimit për të cilin fola më lart që vendi nuk ka përparuar sa duhet. Një gjë që do të thoja për politikën amerikane ndaj Shqipërisë, është se është e vërtetë që ndonjëherë për shkak të personalitetit ne mund të jemi më afër një personi ose një tjetri por të paktën nga pikëpamja e Komisionit të Helsinkit, ne mbëshesim vendin si një i tërë, dhe institucionet demokratike dhe ne përpiqemi të mbajmë përgjegjës në veçanti këto që qëllon të jetë në pushtet për momentin. Mendoj se në këtë frymë duhet të shihen edhe komentet e zotit Lu. Ai po thotë: “Mjaft më kështu. Ky është një vend i mrekullueshëm që duhet të ecë përpara dhe në fakt mund të ishte shumë më përpara po të mos ishte korrupsioni dhe mungesës së vullnetit për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët”.  Dhe përsa i takon korrupsionit ai është në gjendje të përmendë emra konkretë dhe duke iu kthyer argumentit se secila palë duhet të mbajë para përgjegjësisë njerëzit e vet për veprimet e veta, kjo është diçka për të cilën mendoj se ai po bën thirrje. Prandaj unë e mbështes me forcë ambasadorin dhe mesazhet e tij dhe shpresoj që kjo të përkthehet në një politikë amerikane që mbështet vendin si një e tërë dhe jo të jenë miq me njërën palë ose tjetrën. Nëse ai po kritikon qeverinë ose zyrtarët e qeverisë aktualisht, nuk do të thotë se po mbështet opozitën, do të thotë se po mbështet Shqipërinë dhe mendoj se ai me sinqeritet mendoj se ai nga kjo niset dhe shpresoj që kështu të interpretohet edhe në vetë Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Meqenëse ka një farë pesimizmi lidhur me atë që mund të kishte arritur Shqipëria, desha ta vendos gjendjen në kontekstin e asaj që kanë kaluar vende të tjera me tranzicione të vështira. A kemi të drejtë të themi që meqenëse Shqipëria erdhi nga rrethana shumë më të vështira se vende të tjera, edhe tranzicioni është më i vështirë?

Robert Hand: Mendoj se disa nga vendet përparuar vërtet me shumë shpejtësi, i konsoliduan demokracinë dhe institucionet dhe për to nuk ka kthim prapa. Ka të tjera ku kemi parë hapa prapa, të tjera që menduam se kishin ecur më përpara nga ç’kishin ecur në fakt. Dhe ne i kritikojmë ato që ecin në drejtimin e gabuar. Për mua të paktën, mënyra se si e shoh unë është se si është prirja. Nuk bëhet fjalë për gjendjen ku je për momentin, por për ku je drejtuar. Pakënaqësia që kam me Shqipërinë është jo se ku është tani sepse nëse e krahasoj me 1990-ën është një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe nëse kam parasysh edhe disa nga ngjarjet e viteve të hershme – fundin e viteve 1990, 1997-a, kur gjërat u përmbysën, pati probleme – por vendi i kapërceu ato dhe pati edhe disa përparime të mëtejshme. Pra pakënaqësia ime nuk është edhe aq se ku ndodhet sot Shqipëria, sepse është një vend thellësisht i ndryshëm nga ai që pashë unë për herë të parë, por ka të bëjë më shumë me faktin që do të doja që prirja të ishte më qartë dhe më me shpejtësi në një drejtim pozitiv nga sa është tani. Por do të thoja, në një frymë pozitive falë ndryshimeve që janë realizuar dhe që vendi është anëtare e NATO-s dhe unë e mbështeta anëtarësimin, edhe me disa probleme dhe tensione politike vitet e fundit, analistët kanë thënë se nuk ka arsye për t’u penduar për anëtarësimin sepse ndihmoi për të kapërcyer më mirë disa nga krizat sesa mund t’i kishte kapërcyer ndryshe. Ne nuk mund ta dime se si do të kishte qenë në rrethana të ndryshme por unë do të thoja që Shqipëria nuk do të kthehet pas dhe shqetësimi im kryesor është se sa shpejt do të vazhdojë të ecë përpara.

 

Në Shqipëri pesë vetë dënohen për trafikim të njerëzve në SHBA

Një gjykatë në Shqipëri i ka dënuar pesë vetë me burg të akuzuar për përgatitjen e më se 600 personave për emigrim ilegal në Shtetet e Bashkuara nëpër Meksikë.

Të dënuarit, që ishin arrestuar vitin e kaluar, janë dënuar me burg në kohëzgjatje prej 9 e deri në 14 vjet, raporton AP nga Tirana.

Ky vendim është mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Gjykata ka gjetur se çdo person e kishte paguar bandën në shumë prej 25 mijë dollarëve amerikanë për t’i dërguar në Meksikë, nëpër Bullgari, Spanjë ose Itali, e pastaj për t’i furnizuar me dokumente të falsifikuara për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët thanë se banda kishte fituar më se 15 milionë dollarë nga aktivitetet e saj ilegale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë tha se vendimi ishte “rezultat i hetimeve të shumë agjencive” ndërmjet dy vendeve.

Qeveria kërkon eshtrat e 6000 viktimave të komunizmit, ja plani

Në konferencën e donatorëve për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi lexoi fjalën e kryeministrit, Edi Rama, i cili nuk mori pjesë për shkak të ndodhej në Kuvend ku po zhvillohet debat mbi buxhetin e vitit 2016.

“Në vende të cilat kanë përjetuar luftëra, si p.sh. ish-Jugosllavia, janë realizuar programe të rëndësishme për gjetjen e personave të zhdukur. Shtete që kanë humbur ushtarë në luftëra të ndryshme, kanë kërkuar e vijojnë të kërkojnë pa pushim trupat e të rëndëve të tyre. Për dekada me radhë. Ndërsa këtu, për fat të keq, ende nuk është kryer ndonjë proces serioz. Për këtë arsye, angazhimin i shtetit në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur nga regjimi komunist është një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme politike, humanitare dhe shoqërore. Rëndësia politike e këtij procesi lidhet, së pari, me faktin se kërkimi i të zhdukurve është një akt i rëndësishëm distancimi politik të shtetit shqiptar nga praktikat antihumane të regjimit komunist”, thuhej në fjalimin e Ramës.

Kryeministri ishte kujdes që t’i referohej edhe At Zef Pllumit, i cili njihej si mik i tij por që ditët e fundit ka marrë kritika nga Françeskanët pasi qeveria ka dekretuar dënuesin e tij.

ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SË PERSONAVE TË ZHDUKUR GJATË REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI

PLANI I VEPRIMIT

1. Ky Plan veprimi përshkruan një strategji graduale për përcaktimin e  rreth 6,000 personave të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist në Shqipëri, në periudhën 1944 – 1991.

Plani udhëzues i veprimit është i bazuar në diskutimet me autoritetet shqiptare dhe reflekton prioritetet e qeverisë e cila udhëhiqet nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), i njohur për ekspertizën në ndihmë të shteteve për të adresuar çështjen e personave të zhdukur si pasojë e konflikteve, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dhunës politike.

2. Në mars 2015 ICMP mori një ftesë zyrtare nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të diskutuar shtigjet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet ICMP dhe autoriteteve shqiptare për të adresuar çështjen e personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist.

Në tetor 2015, një delegacion nga Qeveria Shqiptare realizoi një udhëtim studimor tre ditor në zyrat e ICMP-së në Bosnje dhe Hercegovinë. Delegacioni shqiptar, vizitoi laboratorët e ADN-së së ICMP-së në Sarajevë dhe Tuzla, dhe Sektorin për Koordinim e Identifikim si dhe Projektin e  Identifikimit të Podrinjës në Tuzla; ata u informuan mbi të gjitha aspektet e programeve të ICMP-së që mund të aplikohen në kontekstin shqiptar.

3.Në periudhën 1944-1991, rreth 6,000 persona u ekzekutuan me ose pa urdhër të gjykatës dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve të tyre për varrim. Ka edhe raporte të shumta se të burgosur politikë vdiqën në burgjet apo kampet e punës si rezultat i torturave apo shkaqe të tjera. Megjithatë, trupat e tyre janë ende të humbur.

4.Në pesë vitet e fundit autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë një përpjekje më të organizuar për të adresuar këtë çështje. Në vitin 2010 u zbulua varreza masive afër Malit te Dajtit. Si rezultat i zhvarrimeve nga Instituti Shqiptar i Mjekësisë Ligjore, 13 trupa u gjetën dhe mbetjet, të cilat ende nuk janë identifikuar, janë në kujdestarinë e Institutit.

5. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) është i vetëdijshëm se ka disa vende të njohura të varrezave të mundshme që lidhen me personat e zhdukur në Shqipëri. ICMP është gjithashtu i vetëdijshëm se në paraqitjet mediale, autoritetet shqiptare kanë kërkuar që të ketë një hartë të varrezave të mundshme. Megjithatë, autoritetet duhet të ndërmarrin hetime serioze në mënyrë që të paraqesin të dhëna të besueshme mbi ekzistencën e këtyre vendeve. Miratimi i Ligjit për hapjen e dosjeve nga regjimi komunist mund të shërbejë si një mjet i dobishëm për të ecur përpara me këtë proces.

6. Në aspektin e rezultateve të dëshiruara, Qeveria shqiptare propozon si më poshtë:

• Të sigurojë fonde për zbatimin e planit të veprimit që do të konsistojë në pasjen e kapaciteteve të nevojshme për të mbuluar dhe për të identifikuar deri në 6,000 persona të zhdukur, raste që datojnë nga periudha 1944-1991;

• Të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me ICMP që do të sigurojë një bazë ligjore për ICMP për të ofruar ndihmë për Shqipërinë dhe një marrëveshje teknike për zbatimin e Projektit. Marrëveshja e bashkëpunimit do të rregullojë statusin ligjor të ICMP-së në vend, si dhe do të mundësojë ICMP për transferimin ndërkufitar të mostrave biologjike pranë ICMP. Marrëveshja teknike do të përcaktojë fushën e asistencës së ICMP-së në Shqipëri;

• Për të bërë një angazhim të fortë politik në adresimin e çështjes së personave të zhdukur, duke përfshirë nënshkrimin e Deklaratës mbi rolin e shtetit në adresimin e çështjes së personave të zhdukur si pasojë e abuzimeve të konfliktit të armatosur dhe të drejtave të njeriut; ky hap do të realizohet paralelisht me planin e veprimit;

• Në kuadër të Projektit, për të zhvilluar kapacitetin teknik të Institutit për Integrimin e të Përndjekurve në aspektin e menaxhimit të të dhënave, ruajtjen dhe analizën e mostrave të bëra me personat dhe familjarët e tyre të zhdukur;

• Në kuadër të Projektit, për të zhvilluar kapacitetin teknik të Institutit të Mjekësisë Ligjore në drejtim të arkeologjisë dhe antropologjisë mjeko-ligjore për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe ekzaminimin e eshtrave të njeriut nga varrezat klandestine.

7. ICMP-së në Shqipëri do të jetë një komponent i Programit për Ballkanin Perëndimor.

8. Versioni i parë i planit të veprimit është hartuar nga diskutimet e mëposhtme të mbajtura gjatë një vizite në Tiranë nga një delegacion i ICMP-së, në 1-2 prill 2015. Plani i veprimit do të shërbejë si një udhëzues për të filluar procesin e lokalizimit, gjetjes dhe identifikimin e Personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist. Ky plan mund të përshtatet për të adresuar faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në proces dhe mund të përfshijë faza të ndryshme të zhvillimit harmonik të procesit.

9. Ky plan veprimi i rishikuar propozon zbatimin e projektit në dy faza.

Faza 1 do të përfshijë një vlerësim të nevojave në përgatitje për projektet pilot të Dajtit dhe Ballshit, dhe implementimin e këtyre projekteve pilote.

Faza 2 do të përfshijë: dorëzimin e sistemit të ICMP-së për menaxhimin e të dhënave të identifikimit (bazës së të dhënave), mbledhjen e mostrës referencë të familjeve, krijimin e një regjistri qendrore për personat e zhdukur, trajnim në fushën e aftësive të trajtimit të trupave në morg, si dhe testimin dhe përputhshmërinë e ADN-së.

1.Faza e I: vizitë studimore e ICMP-së për vlerësimin e nevojave të Shqipërisë. ICMP-ja do të punojë me autoritetet për të përcaktuar kërkesat specifike të qeverisë shqiptare me qëllim adresimin e objektivave të Qeverisë në trajtimin e çështjeve të personave të zhdukur.

Vlerësimi do të ketë në fokus të veçantë nevojat dhe kërkesat për zbatimin e projekteve pilot të Dajtit dhe Ballshit, duke përfshirë:

a) Burime që autoritetet shqiptare kanë në dispozicion (përfshirë stafin, lehtësirat dhe pajisjet);
b) Kuadri ligjor ekzistues për trajtimin e çështjes së personave të pagjetur;
c) Statusi dhe natyra e të dhënave të të zhdukurve, familjeve gjatë regjimit komunist;
d) Informacion në dispozicion mbi zhdukjet eventuale dhe vendndodhjen e varreve;
e) Informacioni ekzistues që mundëson lidhjen ndërmjet varrezave të caktuara për familje të veçanta të personave të zhdukur;

f) Organizimi aktual gjyqësor, hetues dhe ligjor dhe menaxhimi i tij;

g) Cila organizatë shtesë gjyqësore, hetimore dhe ligjore është e nevojshme (duke përfshirë për shembull mbrojtjen e të dhënave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore);

h) Burimet e nevojshme për të arritur objektivat e projektit, mungesa e burimeve dhe përcaktimi i këtyre burimeve;
– See more at: http://shqiptarja.com/Sociale/2750/qeveria-kerkon-eshtrat-e-6000-viktima-te-komunizmit-ja-plani-330495.html#sthash.zPSZvD7k.dpuf

Ylli Manjani: Vala e arrestimeve duhet të trokasë në Qeveri

Plas bomba në koalicionin qeverisës. Nis gjuetia ndaj protagonistëve të korrupsionit në qeveri. Ministri i Drejtësisë kërkon arrestimin e disa kolegëve të tij, në kabinetin qeveritar, për korrupsion. Nuk kërkohen më ndryshime në kabinet, por kërkohen arrestime ministrash të përfshirë në veprimtari korruptive. Kërkesa është artikuluar dje nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa komentoi shkarkimin e drejtorit të radhës dhe arrestimin e një prokurori ditët e fundit. Manjani tha se vala e arrestimeve duhet të trokasë në qeveri. Ndërsa paralajmëroi se kanë nisur hetimet për një listë me prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në korrupsion, ministri i Drejtësisë tha se prokurori do të ketë mbështetjen e tij, për të hetuar anëtarë të kabinetit qeveritar. Ministri nuk foli se në cili krah duhet të nisin shembujt e ndëshkimit të korrupsionit, por tashmë dihen emrat e ministrave, të akuzuar muajt dhe javët e fundit për abuzime dhe afera. Ky qëndrim vjen disa ditë pasi ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, theksoi se ministra të korruptuar nuk e duan reformën në drejtësi. Sipas ambasadorit amerikan, ministrat e korruptuar i tremben reformës në drejtësi. Kjo deklaratë nënkupton se disa ministra janë në shënjestër. “Nuk kam ndonjë konstatim ekstra, nuk kam ndonjë konstatim të veçantë për x prokuror apo për y prokuror, përfshirë këtu dhe Prokurorin e Përgjithshëm, i cili është në krye të detyrës dhe ka gjithë mbështetjen time për çdo lloj ndërhyrje të kësaj natyre në elementë si brenda radhëve të saj po ashtu në radhët e gjyqësorit, gjithashtu dhe në radhët e ekzekutivit, kudo qoftë dhe për çfarë do lloj arsye”, tha Manjani.
Listë me prokurorë dhe gjyqtarë 
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi dje se ka një listë me prokurorë dhe gjyqtarë nën hetim. Sipas tij, në listën me prokurorë dhe gjyqtarë që po hetohet, ka emra konkretë që kanë abuzuar me ligjin dhe postin, duke konsumuar veprën e korrupsionit. Lista me prokurorë e gjyqtarë po hetohet nga inspektoratet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas indicieve të Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për parregullsi. “Sigurisht që ka emra të tjerë, sigurisht që ne këtë punë bëjmë, bashkëpunojmë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, sepse ata e nisin procedurën e verifikimit të aseteve. Ka disa vështirësi ligjore, ka disa vështirësi teknike por sidoqoftë ka një listë jo të vogël me gjyqtarë në këtë rast që inspektohen nga të dyja inspektoratet jo thjesht nga inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë”, u shpreh ministri Manjani.

Robert Handi: Roli i SHBA tek ngjarjet e vitit 1990 në Shqipëri

Handi: Ishte një revolucion evulocionar
Keida Kostreci

Në gusht 1990, disa muaj para se të vendosej pluralizmi në Shqipëri, një delegacion amerikan bëri vizitën e parë zyrtare në Shqipëri që nga viti 1946, drejtuar nga ish- Senatori demokrat Dennis DeConcini. Kjo vizitë ishte në kuadër të Komisionit të Helsinkit, ose të asaj që atëherë quhej KSBE, nga i cili regjimi komunist donte të merrte miratimin për t’u bërë pjesë e procesit të Helsinkit, duke shpresuar të menaxhonte ndryshimet dhe të mos humbte pushtetin. Përgjigjia ishte negative, pasi reformat ishin të pamjaftueshme, një mesazh i qartë, por vizita kishte një rëndësi të jashtëzakonshme sepse u pa si një rikthim i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Handi ishte një nga organizatorët e vizitës. Ai shkoi në Shqipëri me delegacionin dhe u rikthye tetë herë të tjera në vend me delegacione Kongresi dhe për të vëzhguar zgjedhje në kuadër të OSBE-së. Gjatë 25 viteve, ai u njoh me protagonistët e politikës shqiptare, ndoqi zhvillimet në vend dhe u bë një nga njohësit dhe analistët më me peshë të zhvillimeve në vend. Në pjesën e parë të një intervistë që zoti Hand i dha Zërit të Amerikës me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së pluralizmit, ai sjell kujtimet e tij nga ajo vizitë e pare, bën një  analizë për formën e ndryshimit të sistemit në Shqipëri dhe rrëfen kontaktet ee para me ish-drejtuesit e regjimit dhe ata që u bënë më pas krerët e opozitës së pare demokratike.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, ka kaluar një çerek shekulli që kur u vendos pluralizmi në Shqipëri. A mund të flisni pak për rolin tuaj në vjeshtën dhe dimrin e vitit 1990 dhe çfarë kujtimesh keni nga ajo periudhë?

Robert Hand: Fillimisht dua të them se e kujtoj me nostalgji sepse ishte një periudhë gjatë së cilës kur punonim për procesin e Helsinkit me organizatën që është sot OSBE-ja, ne po shënonim përparime të rëndësishme me shumë nga vendet ish-komuniste, ishim dëshmitarë të rënies së perdes së hekurt, njerëzit mund të udhëtonin lirisht dhe të flisnin lirisht për herë të parë në jetën e tyre. Ajo që e bëri 1990-ën veçanërisht të rëndësishme për mua, ishte që një gjë e tillë u bë realitet edhe për popullin e Shqipërisë. Ne nuk ishim të sigurt se ç’drejtim do të merrte Shqipëria sepse nuk ishte pjesë e procesit të Helsinkit. Ishte i vetmi vend që kishte refuzuar të merrte pjesë në procesin origjinal të Helsinkit. Dhe regjimi komunist atje, ishte më shtypësi në Evropë kështuqë ne ishim vërtet të shqetësuar se asgjë nuk do të ndodhte dhe vendi do të vazhdonte të mbetej i shtypur, apo se nëse do të kishte një ndryshim, do të ishte i ngjashëm me çka kishim parë në Rumani, një vit më parë, që ishte një ndryshim i dhunshëm, gjë që nuk do të na pëlqente ta shihnim (në Shqipëri). Ky ishte konteksti kur Komisioni i Helsinkit, në atë kohë nën drejtimin e Senatorit Dennis DeConcini nga Arizona, mundi të shkonte për herë të parë në Shqipëri në gusht 1990 dhe gjatë asaj vizite ne krijuam kontaktet e para me pjesëtarë të qeverisë, si edhe me disa nga intelektualët e asaj kohe, përfshirë Sali Berishën, Gramoz Pashkon, ata që krijuan Partinë Demokratike më vonë atë vit. Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, kishte një shqetësim real ndërsa dukej se po fillonte ndryshimi, nëse gjendja do të mbetej paqësore, nëse gjërat do të ecnin përpara.

Zëri i Amerikës: Si shihej situata nga Uashingtoni, edhe përpara se sa ju të shkonit në Shqipëri? Çfarë mendohej për Shqipërinë në atë kohë?

Robert Hand: Besoj se gjithkush e dinte që për t’u bërë anëtar i KSBE-së së atëhershme, OSBE-së së tanishme, apo siç i referohem unë Procesi i Helsinkit, duhet të respektoheshin të drejtat e njeriut dhe të zbatoheshin normat demokratike dhe Shqipëria ishte e fundit në këtë drejtim.

Për Shqipërinë, alternativa më e mirë, siç u perceptua në atë kohë nga Shtetet e Bashkuara ishte angazhimi aktiv, të flisnim me njerëzit, me udhëheqjen, t’i inkurajonim që të angazhoheshin

Prandaj ne e dinim se kishim përpara një sfidë të vështirë për ta ndihmuar vendin të ecte përpara. Pyetja ishte se si do ta bënim një gjë të tillë, nga këndvështrimi i hartimit të politikave. Të prisnim dhe të përpiqeshim të përdornim dëshirën për të marrë pjesë në Procesin e Helsinkit si mjet nxitës apo të angazhoheshim në mënyrë aktive dhe t’i përfshinim në proces?

Mendoj se për çdo vend, vendimi është i ndryshëm. Por për Shqipërinë, alternativa më e mirë, siç u perceptua në atë kohë ishte angazhimi aktiv, të flisnim me njerëzit, me udhëheqjen, t’i inkurajonim që të angazhoheshin dhe kjo do të krijonte një shkallë qëndrueshmërie që do të krijonte mundësinë për ndryshim. Ky ishte këndvështrimi nga Uashingtoni dhe ne ishim të angazhuar në mënyrë aktive, me dialog, duke shkruar letra, mënyra të tjera komunikimi. Kjo ishte para se të ekzistonin marrëdhëniet dypalëshe prandaj nuk kishte ambasadë këtu, por ne u përpoqëm t’i transmetonim shqetësimet tona, përfshirë përmes Zërit të Amerikës, që t’u transmetonim shqiptarëve se çfarë mendonte Komisioni i Helsinkit  për këto çështje.

Zëri i Amerikës: Kur flisni për letra dhe kontakte, kujt konkretisht i shkruanit dhe kë kontaktonit?

Robert Hand: Siç e përmenda, kryetari i atëhershëm i Komisionit Dennis DeConcini, që ishte aktiv në atë kohë dhe ishte i angazhuar në mënyrë aktive përsa i takonte Shqipërisë, ishte personi kryesor që komunikonte. Sigurisht që ne si pjesëtarë të personelit të tij, e këshillonim, ndiqnim ngjarjet dhe i thoshim se çfarë të bënte por pjesa më e madhe e komunikimit ishte përmes Senator DeConcinit dhe ai e mori përsipër personalisht vetë këtë rol, nuk është se ne i shkruanim letrat dhe ai thjesht i firmoste, ai ishte shumë i interesuar. Gjithashtu në atë kohë, qeveria shqiptare kishte një delegacion vëzhguesish në disa takime të KSBE-së, kështuqë mund të komunikonim përmes diplomatëve atje dhe përmes diplomatëve në Kombet e Bashkuara.  Kështuqë herë pas here ne shkruanim letra ku shprehnim shqetësimet tona, hartuam një raport për takimin e gushtit dhe nxorrëm një deklaratë për shtyp ku shpreheshim se në ç’nivel mendonim se ishte Shqipëria. Ne thamë qartë në atë kohë se nuk mendonim se Shqipëria ishte gati të ishte anëtare me të drejta të plota në KSBE sepse duhej të përmirësonte gjendjen e të drejtave të njeriut, por ne shprehëm angazhimin tonë që të angazhoheshim në mënyrë aktive në këtë drejtim. Pra përmes deklaratave të ndryshme publike si edhe korrespondencës, ne u përpoqëm të përcillnim mesazhin tonë.

Zëri i Amerikës: Ai ishte në atë kohë shpresa juaj që qeveria të ndryshonte qëndrim dhe të lejonte pluralizmin, apo ishte synimi të ndihmonit ata që u bënë më pas udhëheqësit e opozitës që të vepronin më me forcë për të imponuar ndryshime aq sa ishte e mundur?

Robert Hand: Ne nuk po këshillonim njerëzit që ishin në terren dhe kërkonin ndryshim, njerëzit që demonstronin apo që më pas themeluan Partinë Demokratike se çfarë të bënin. Ne thjesht po u bënim të ditur që ne donim që Shqipëria të bëhej një demokraci dhe shpresonim që njerëzit të shkonin në atë drejtim. Pjesa më e madhe e komunikimit tonë ishte me qeverinë, për të parë se si do të reagonte dhe në fakt përgjegjësia kryesore e Komisionit ishte pikërisht kjo: jo çfarë po ndodhte, por si reagojnë qeveritë, të inkurajonim qeverinë që të krijonte hapje, të lejoheshin zgjedhje pluraliste, të bëhej standard liria e besimit, të lejohej liria e shprehjes, të ndërmerreshin një sërë hapash në drejtim të përpjekjes për respektimin e të drejtave të njeriut dhe vendosjes së demokracisë.

Në këto drejtime ishim përqendruar dhe sigurisht siç e përmenda më parë, ne ishim të shqetësuar se mos reagimi i qeverisë së atëhershme do të ishte më i dhunshëm, më kundër. Kështuqë i nxitëm që të lejonin rrjedhën e ngjarjeve, zhvillimin e ngjarjeve dhe do të thoja që në përgjithësi duket se na a dëgjuan fjalën, megjithëse mund edhe të kenë parë që ato zhvillime ishin të pashmangshme dhe ta kenë kuptuar se ishte më mirë që të lejonin valën e demokracisë sesa të përpiqeshin ta luftonin.

Po, ishte një revolucion por nuk ishte një revolucion në kuptimin e plotë të fjalës, me përmbysje regjimi, ishte një revolucion përmes një procesi gradual

Dhe sigurisht më pas kur u krijua Partia Demokratike, ne kishim qenë që më parë në kontakt dhe ishim takuar me disa nga njerëzit e angazhuar me themelimin e saj dhe menjëherë vendosëm kontakte me ta, veçanërisht siç e përmenda më parë, me Sali Berishën, Gramoz Pashko, si edhe me Azem Hajdarin.

Zëri i Amerikës: Gjatë viteve në Shqipëri, është diskutuar gjithmonë nëse ajo që ndodhi ishte një revolucion apo një krijim i sistemit pluralist nga garda e vjetër. Cila është pikëpamja juaj?

Robert Hand: Është e vështirë ta kategorizosh, sespe ndoshta ishte diçka mes të dyjave. Ishte një revolucion në kuptimin që sistemi ndryshoi. Kaloi nga një shtet komunist njëpartiak në një sistem pluralist, me shumë parti dhe njerëzit kishin mundësi të zgjidhnin. Ky është revolucion. Nuk ishte revolucion, në kuptimin që nuk ishte përmbysje e qeverisë, qeveria siç thashë më parë lejoi valën e ndryshimeve, pra ishte një lloj revolucioni evolucionar. Dhe për t’iu përgjigjur thelbit të pyetjes suaj, qeveria e kuptoi se nëse secili prej tyre donte ta ruante pushtetin, rruga më e mirë ishte të modifikonin qëndrimet e tyre, të bëheshin pak më pluralistë, por njëkohësisht të përdornin burimet dhe kapacitetet që kishte në atë kohë Partia e Punës në Shqipëri, për të mbijetuar në një Shqipëri më demokratike dhe kjo ndoshta solli si rezultat disa ndryshime brenda partisë. Zgjedhjet e para pa dyshim që nuk ishin absolutisht të lira dhe të drejta dhe Shqipëria kishte ende shumë punë për të bërë, që të konsiderohej demokratike. Prandaj do të thoja që po ishte një revolucion por nuk ishte një revolucion në kuptimin e plotë të fjalës, me përmbysje regjimi, ishte një revolucion përmes një procesi gradual. Dhe për këtë, do të thoja që personat e Partisë Demokratike dhe partive më të vogla opozitare, meritojnë vlerësim, sepse ata e dinin që mund të bënin më shumë presion po të donin, ndoshta mund ta kishin realizuar revolucionin por ata e dinin gjithashtu se ekzistonte mundësia për dhunë, ndoshta e dinin që kishte një shans që edhe të mos fitonin.

Ndoshta pjesë e vendimit të Ramiz Alisë dhe njerëzve që ishin në pushtet në atë kohë ishte që t’u bënin lëshime intelektualëve që njihnin ose me të cilët mendonin se mund të punonin

Dhe mendoj se për mënyrën sesi u përgjigj opozita ndaj rezistencës për ndryshim brenda regjimit, në një mënyrë shumë të përgjegjshme që i dha mundësi ndryshimit të ndodhte aq paqësisht sa ndodhi – sigurisht që kishte demonstrata dhe e mbaj mend që pas zgjedhjeve të para, pati edhe të vrarë në këto demonstrata por mund të kishte qenë shumë më keq –  meritën do t’ja atribuoja të dyja palëve, për mënyrën sesi ndërvepruan që parandaloi një skenar të tillë.

Zëri i Amerikës: Më lejoni të shkoj një hap më tej, duke folur për diçka që mund të konsiderohet teori konspiracioni, diçka që është përfolur për vite me radhë dhe kjo është që klasa politike në Shqipëri, u prodhua në takime sekrete të Ramiz Alisë në atë kohë, sepse ata ishin në thelb nga i njëjti brumë. Pra u përcaktua se kush do të ishin në Partinë Socialiste dhe atë Demokratike dhe nuk ishte diçka spontane. Si mendoni ju?

Robert Hand: E kuptoj se pse njerëzit mund ta kenë menduar një gjë të tillë. Mendimi im personal është se nëse nuk ishe një i burgosur politik, i mbyllur në qeli, ose një i ri student, do të ishe në një mënyrë apo një tjetër pjesë e regjimit ose sistemit. Pra çdo intelektual, pavarësisht se nga cila anë shkoi, vendosi të qëndrojë me Partinë e Punës që u kthye në Partinë Socialiste, ose hyri në Partinë Demokratike, shumë prej tyre ishin pjesë. Si person i jashtëm, nuk do t’i gjykoj se sa mund t’u jetë dashur të bëjnë kompromis me regjimin komunist, sepse në Shqipëri ishte pothuajse çështje mbijetese ta bëje një gjë të tillë dhe nuk e di se çfarë do të bëja unë po të jetoja në një sistem të tillë komunist për të mbijetuar, a do të futesha në parti dhe të bëja më të mirën e mundshme apo të dilja kundër dhe të futesha në burg për vite dhe dekada. Dhe kur filluan ndryshimet, vërtet ishin studentët dhe kur dolën nga burgu të burgosurit politikë, ishin edhe zërat e tyre, por pyetja shtrohej nëse ndonjë prej tyre i kishte mundësitë që ta transformonte situatën në dinamikën politike që do të çonte në zgjedhjet shumë partiake, apo nëse do të kishte vetëm protesta në rrugë dhe do të krijohej një krizë bllokuese. Dhe ndoshta pjesë e vendimit të Ramiz Alisë dhe njerëzve që ishin në pushtet në atë kohë ishte që t’u bënin lëshime intelektualëve që njihnin ose me të cilët mendonin se mund të punonin, në vend që të përballeshin me studentë apo ish-të burgosur politikë, me të cilët dialogu mund të ishte praktikisht i pamundur.

Ne kishim kërkuar të vizitonim burgje, të takonim disa njerëz etj dhe kur arritëm në aeroport në fakt na u dha një itinerar i përgatitur nga qeveria dhe na u tha që po të mos na pëlqente të ktheheshim mbrapsht

Të gjitha këto, të paktën në sytë e mi shpjegojnë sepse ngjarjet rodhën në mënyrë të tillë. Nuk mendoj se kjo do të thotë që kishte një konspiracion dhe që u krijua një opozitë artificiale dhe mendoj se mënyra se si është zhvilluar Shqipëria sidomos që nga viti 1992 tregon se këto ishin faktet. Dialogu mes dy palëve vazhdoi, bëri të mundur që ata që ishin në pushtet të qëndronin në pushtet, por pati edhe humbës si rezultat i ndryshimeve demokratike, mes atyre që ishin në elitën komuniste që më parë.

Zëri i Amerikës: A mund të përshkruani pak, se cilat ishin përshtypjet tuaja para dhe pasi shkuat në Shqipëri A e pyesnit veten se kë do takonit, me kë po flisnin, kujt do t’i besonit?

Robert Hand: Ishte e ndërlikuar për arsyet që përmenda më lart. Nuk kishim marrëdhënie dhe kjo e ndërlikonte jashtë mase situatën, përsa i takon organizimit të vizitës sonë të parë atje, madje edhe disa vizita të tjera të mëvonshme, por do të thoja dy gjëra.

Në atë vizitë ne hapëm pak portën dhe dërguam mesazhin njerëzve se Amerika u kthye. Dhe unë gjithmonë kam pasur shpresën që ajo vizitë ushtroi ndikim për ecurinë e Shqipërisë më pas.

Para së gjithash, senatori DeConcini ishte shumë i interesuar të shkonte, më thoshte “Bob më thuaj se çfarë duhet të bëj dhe do ta bëj” dhe kjo sepse ai kishte një përkushtim ndaj Shqipërisë, kishte solidaritet me atë që po u ndodhte shqiptarëve në Jugosllavinë fqinje, në Kosovë, prandaj ishte e ndërlikuar por nuk ndjehesha i irrituar, kisha ndjesinë që gjërat mund të bëheshin. U deshën shumë përpjekje, nuk ishte një vizitë tipike, u desh një kohë e gjatë edhe për të marrë leje për të fluturuar me avionin Air Force One VIP në Tiranë dhe pothuajse nuk shkuam dot për këtë arsye. Mendoj se është fakt historik që ne donim të merrnim me vete përkthyesin tonë, një njeri që audienca e Zërit të Amerikës e njeh mirë, Elez Biberajn dhe na u tha që nuk lejohej të vinte, gjë që na zhgënjeu. Isha i kënaqur që mundi të vinte në udhëtime të mëpasshme. Por ne donim dikë të palës sonë, nuk donim që thjesht t’ia besonim kujtdo që të përkthente, apo përgatiste takime nga pala tjetër. Gjëja që ishte më e çuditshme ishte se kur shkuam atje, nuk e dinim se çfarë do bënim, ne kishim kërkuar të vizitonim burgje, të takonim disa njerëz etj dhe kur arritëm në aeroport në fakt na u dha një itinerar i përgatitur nga qeveria dhe na u tha që po të mos na pëlqente të ktheheshim mbrapsht. Itinerari përfshinte një numër takimesh me qeverinë, sigurisht nuk bëhej fjalë për opozitë. Besoj së kërkuam një takim me Nexhmije Hoxhën dhe ajo e refuzoi kërkesën. Megjithatë kishte nja dy takime që kishim kërkuar, që na u lejuan. Njëri ishte një takim me minoritetin grek dhe një nga senatorët, senator Sarbanes i Merilendit që ishte i shqetësuar për gjendjen e minoritetit grek. Tjetra që mendoj se ishte një arritje e rëndësishme, ishte se ne kishim kërkuar që të mbanim një pritje dhe u dhamë një listë me personat që donim që të ftoheshin, njerëz që ne e dinim që ishin intelektualë në Shqipëri. Pritja u mbajt tek hotel Dajti dhe mendoj që të gjithë ata që ne kishim sugjeruar që të ftoheshin, ishin ftuar dhe pikërisht aty ku takuam disa nga njerëzit që më pas formuan opozitën. Dhe më kujtohet që një diplomat italian tha në atë kohë “Bob, të gjithë në Shqipëri e dinë se amerikanët u kthyen”. Kështu, në atë vizitë ne hapëm pak portën dhe dërguam mesazhin njerëzve se Amerika u kthye. Dhe unë gjithmonë kam pasur shpresën që ajo vizitë ushtroi ndikim për ecurinë e Shqipërisë më pas.

Zëri i Amerikës: Meqenëse në këtë pritje takuat disa nga njerëzit që më pas u bënë protagonistë, a mendoni se bisedat me ta ndihmuan përsa i takon pozitës së tyre ose a u dhatë kurajo të merrnin hapat e mëtejshëm në dimër të atij viti dhe më pas në 1991?

Robert Hand: Nuk besoj se u thamë që nëse bëni këtë, ne do t’ju mbështesim. Ne ishim shumë të kujdesshëm në këtë drejtim. Ne u bëmë të ditur të gjithëve, nga të dyja palët se cilat angazhime të OSBE-së, ishin baza e punës sonë, përsa i takon zgjedhjeve të lira dhe të drejta, shtetit ligjor, respekt për të drejtat e njeriut, lirinë e medias dhe se çfarë prisnim. Ne i inkurajuam që të bënin të gjitha përpjekjet për të zbatuar ato angazhime. Se si do ta realizonin, do të varej prej tyre. Një gjë që ne i inkurajuam ta bënin, që është pak në drejtimin e asaj që po thoni ju, ishte inkurajimi i Institutit Republikan dhe atij Demokratik amerikan dhe të tjera organizata, që të fillonin të angazhoheshin në mënyrë aktive dhe të jepnin më shumë rekomandime të detajuara për mënyrën sesi formohej një parti politike, si të bënin fushatë etj dhe kjo për arsyen se ndryshe nga vendet e tjera me të cilat më është dashur të punoj, si për shembull ish-Jugosllavia, ku kuptohej pak a shumë se çfarë është demokracia dhe ishte thjesht çështja nëse zgjidhnin atë rrugë ose jo, në Shqipëri ishte ndjesia dhe këtu përfshihet edhe opozita se nuk kishin aspak përvojë me demokracinë, nuk e kuptonin se ç’ishte. Ne donim që të kishin një farë ekspertize që ta kuptonin se çfarë ishte demokracia.

Rivrasja e At Zef Pllumit – Nga MARK MARKU

Nuk mund të mos i shkruaja edhe një herë disa radhë për At Zef Pllumin. Jam ndier këto ditë, njësoj si atë ditë shtatori kur një mik  i imi, me të cilin e kishim takuar sa e sa herë Padër Zefin, më dha lajmin se ai kishte ndërruar jetë. Edhe pse e dija se ishte i sëmurë rëndë, mendoja prapëseprapë se do t’ia hidhte edhe kësaj here. Sa herë kishte qenë ai mes jetës dhe vdekjes. Njeriu e kishte nisur sa e sa herë Padër Zefin drejt vdekjes, por Zoti e kishte kthyer asaj rruge duke e sjellë mes nesh.

Do e mbajë edhe këtë herë -mendoja dhe u preka shumë kur e mora vesh se ai e kishte thirrë më në fund mes të shumtëve. Jam ndjerë ligsht dhe këtë e shpreha edhe përmes një shkrimi të botuar me rastin e vdekjes së tij. Nuk e di pse m’u përsëdyt e njëjta gjendje kur mora vesh dekorimin e ishhetuesit të tij, R. Coku, nga qeveria shqiptare. M’u duk sikur Padër Zefin e kishin vrarë edhe një herë.

Njeriu i ri socialist i rilindjes socialiste, thashë me vete, nuk paska të ngopur me vrasjen e njerëzve si Padër Zefi. Dhe njerëz si Padër Zefi nuk paskan të ngopur duke i falur vrasësit e tyre. Dhe mendova ta botoj edhe një herë atë që kisha shkruar për ditën kur ndërroi jetë. Nuk di formë tjetër si ta shpreh revoltën dhe përbuzjen ndaj atyre që e kryen këtë akt, veçse duke shkruar për njeriun që e rivranë, sepse, siç thoshte Padër Zefi, njeriu, i gjallë apo i vdekur qoftë ai, rivdes sa herë vdes morali i një shoqërie.

I FUNDMI I FRANÇESKANËVE SHQIPTARË

Nga njerëzit që njoh, janë të pakët ata që i kanë shpëtuar tundimit për t’u takuar me fratin e çuditshëm, Zef Pllumi. Dhe akoma më të pakët ata që janë takuar dhe që nuk u ka lënë përshtypje të pashlyeshme takimi me të. Në kishën e vogël françeskane që gjendej në një rrugicë diku afër Pazarit të Ri, hynin e dilnin besimtarë e jobesimtarë, shkrimtarë e deputetë, studentë e intelektualë, demokratë e komunistë, myslimanë, katolikë apo ortodoksë.

Të ndryshëm ishin, por, para At Zefit ndiheshin të gjithë njëlloj. Dhe ai njësoj i trajtonte. Frati françeskan, i sapodalë nga burgu, i mahniste njësoj të gjithë: tradicional dhe modern, me një intelekt të jashtëzakonshëm, origjinal, jashtëzakonisht origjinal, i kulturuar, tepër i kulturuar. Nuk rrente kurrë, nuk shtirej, nuk bishtnonte. Nuk besoj të ketë pasur njeri në faqe të dheut ku tiparet fizike ta shprehnin aq mirë karakterin e brendshëm dhe personalitetin e njeriut.

Tipare të theksuara, karakter i fortë. Me gjithë vitet e gjata të burgut (25 vjet), Padër Zefi atëherë (ishin vitet ‘93- ‘94) 70-vjeçar dukesh mjaft i ri dhe dukesh sikur sapo e kishte nisur jetën. Donte të ringrinte Kishën françeskane, domethënë Kishën françeskane, ashtu siç kishte qenë ajo në kohën e françeskanëve të mëdhenj Gjeçovi, Fishta, Palaj, Kurti, Shllaku, Prendushi, Harapi e të tjerë, domethënë kishën e besimit dhe të dijes, kishën e atdhetarisë dhe të kulturës.

Sapo kishte rifilluar botimin e Hyllit të Dritës, kishte sjellë një shtypshkronjë ku kishte filluar botimin e veprave të ndaluara të françeskanëve të ndaluar. Më kujtohet se asokohe ishte shumë i dhënë pas të rinjve dhe shkollimit të tyre. Kishte krijuar lidhje me disa prej universiteteve më të mira të Europës si ai i Padovës në Itali, apo i Luvenit në Belgjikë dhe siguronte bursa për dhjetëra të rinj myslimanë, katolikë apo ortodoksë, që i niste universiteteve të Europës.

Besonte plaku se ata një ditë do të ktheheshin dhe do të bënin Shqipërinë. Sepse vetëm tek ata kishte shpresë. Të tjerët frati i gjykonte si viktima të komunizmit. I priste dhe i përcillte, debatonte me ta, bashkëpunonte pa kurrfarë paragjykimi por, nuk priste shumë prej tyre. E dinte se diku do ta tradhtonin, se dikur do ta rrenin, se diku do t’i prishnin punë, se diku do të mundoheshin të përfitonin prej tij dhe se po të ndodheshin në të njëjtat kushte që ishin ndodhur xhelatët e tij, do të bënin të njëjtën gjë që kishin bërë ata: domethënë ta spiunonin, ta fusnin në burg, t’ia digjnin librat dhe kishën, ta torturonin atë dhe besimtarët e tij.

Por ai, megjithatë, i donte. Jo vetëm se ishte prift. Jo vetëm se kështu i thoshte doktrina apo vokacioni fetar. I donte sepse ishte superior ndaj të gjithëve. Sepse ishte i mbijetuari i fundit i një brezi njerëzish të mëdhenj të Kishës Katolike, që njësoj si Jezu Krishti ishin kryqëzuar në altarin e shenjtë. Ishin pasardhës i denjë i atyre meshtarëve epikë që kishin mbrojtur fe e atdhe dhe që kishin mbajtur gjallë kulturën shqipe dhe besimin katolik në malet shqiptare për shekuj me radhë.

Bir i atyre meshtarëve që në vitin 1933 i shkruanin Mbretit Zog se: “Ne jemi këtu në Shqipëri prej dy mijë vjetësh, katolikë atëherë, katolikë sot, shqiptarë atëherë, shqiptarë sot dhe gjithmonë”. Ndoshta një nga arsyet pse At Zef Pllumi ishte aq mbresëlënës për ata që e takonin kishte të bënte pikërisht me faktin se ai ishte mishërim i gjallë i etërve të mëdhenj të Kishës shqiptare. Jo vetëm pse i kishte njohur të gjithë me radhë, që nga Fishta e deri te Harapi, jo vetëm pse kishte qenë nxënës i tyre, jo vetëm pse ishte i mbushur plot me kujtime nga afria me ta.

Kishe përshtypjen se Padër Zefi ishte një shumatore e cilësive më të spikatura të tyre. Ishte një ekstrat i çuditshëm i një shqiptari ku ngërtheheshin tradicionalja me modernen, inteligjenca natyrore me kulturën, aftësia abstraguese me shprehitë praktike, vizionarja me pragmatikën, vokacioni fetar me shpirtin qytetar, karakteri kryengritës etj. Kjo e bënte atë njëfarë guruje të çuditshëm të të gjithëve. Kjo bënte që ai të ngjallte respekt të thellë si te Nënë Tereza, ashtu edhe tek Ismail Kadareja e Sabri Hamiti, si te Sali Berisha, ashtu edhe tek Edi Rama e Ilir Meta, si te të rinjtë, ashtu edhe te të vjetrit, si te bashkë- vuajtësit e tij, ashtu edhe te xhelatët e tij.

Por më mbresëlënës se individualiteti është vepra e tij. Dhe është ky ngushëllimi i vetëm në këtë humbje të madhe. Fati e ndihmoi që ai të ishte aq jetëgjatë, sa të përfundonte veprën e tij kryesore Rrno për me tregue, një nga veprat më të rëndësishme të kulturës shqipe të shekullit XX. Kjo vepër është dëshmia më rrëqethëse e burgjeve komuniste. Aty gjen të fiksuar detaj pas detaji jo tragjedinë e jetës së një personi, por tragjedinë e një populli, aty njeh më mirë se në të gjitha kryeveprat e letërsisë botërore egërsinë dhe barbarinë njerëzore, mjerimin dhe trishtimin e njeriut, mënyrën se si përballen mes tyre diktaturat dhe individët, se si tjetërsohen, poshtërohen dhe se si qëndrojnë njerëzit.

Rrno për me tregue është një nga kryeveprat e letërsisë botërore që dëshmojnë për krimet e diktaturave komuniste. Suksesi që ky libër ka pasur që me botimin e parë dhe suksesi që ky libër vazhdon të ketë në ditët tona (libri më i shitur), është njëfarë ngushëllimi. At Zef Pllumi vazhdon të na flasë. Ata që e kanë njohur nuk do të kenë mundësi për ta takuar në kishën e vogël françeskane diku në një rrugicë të Tiranës.

Nuk do të kenë mundësi ta gjejnë në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër ku ai kaloi vitet e fundit në mes fretërve simpatikë françeskanë që u përkujdesën për At Zefin në vitet e fundit të jetës. Por ata që e kanë njohur dhe ata që s’e kanë njohur e kanë një mundë- si për ta vazhduar bashkëbisedimin me të duke shfletuar librin e tij të jetës Rrno për me tregue dhe librat e tjerë të tij. Nga altari i kulturës, At Zef Pllumi do ta vazhdojë meshtarinë e tij.

ETIKA E SHKRIMIT TË AT ZEF PLLUMIT

Duket si një paradoks fakti që pikërisht në Shqipëri, në vendin që ka përjetuar krimet më të mëdha të regjimit komunist, dëshmitë për këto krime janë më të pakta se në çdo vend tjetër të ish-kampit komunist të Lindjes. Kjo mungesë reflekton sa frikën për ta thënë të vërtetën edhe pasi shkaktarët e kësaj frike e kanë humbur pjesërisht pushtetin në shoqërinë shqiptare dhe në opinionin publik, aq edhe mungesën e vetëdijes dhe të pendesës për atë që ka ndodhur.

Mungesa e kësaj vetëdijeje normalisht ekziston tek autorët e këtyre krimeve dhe kjo nuk ka pse të na habisë, por e çuditshme është se ajo ekziston edhe te publiku. Duket se ata që nuk kanë pranuar t’i ndajnë vuajtjet me të persekutuarit, tashmë e kanë shumë të vështirë të ndajnë me ta të paktën të vërtetën e këtyre vuajtjeve. Kampet e përqendrimit, -thotë Anah Arendt tek Origjina e totalitarizmit, janë institucioni kryesor i regjimeve totalitare. Rrjedhimisht edhe përshkrimi i tyre është kusht i domosdoshëm për të njohur natyrën e këtyre regjimeve. E vërteton këtë leximi i Primo Levit, Solzhenicinit, Shalamovit dhe autorëve të tjerë që kanë arritur t’i mbijetojnë terrorit të kampeve naziste dhe komuniste dhe të dëshmojnë për të.

Leximi i dëshmive të këtyre autorëve e ka tronditur botën dhe ka shërbyer si një moment vetëdijesimi për krimet e kryera nga regjimet autoritare. Por shoqëria shqiptare ka mbetur e pandjeshme ndaj dëshmive të tilla. Ajo ka pasur frikë të përballet me këtë lloj leximi. Kjo ka ndodhur sepse në Shqipëri ka pasur një politikë harrimi të krimeve të komunizmit. Kjo politikë e ndarë në katër etapa a) fshehja dhe manipulimi i provave b) relativizimi i krimeve dhe shpërndarja e fajit c) harrimi i asaj që ka ndodhur, d. venerimi i krimit dhe autorëve të tyre (faza që po kalojmë sot me dekorimin e persekutorëve) ka bërë që dëshmitë e burgjeve shqiptare në mos të zhduken, të jenë një kategori e margjinalizuar e shkrimeve për diktaturën.

Duket se kësaj politike nuk i kanë rezistuar as një pjesë e të mbijetuarve të burgjeve dhe kampeve komuniste në Shqipëri. Përveç dëshmive të Petro Markos, Fatos Lubonjës, Kalakullës, Agim Mustës, Maks Velos dhe të ndonjë tjetri, krimet dhe terrori komunist janë përshkruar shumë pak nga viktimat e mbijetuara të këtij terrori. Kjo sepse, siç thotë një disident rus, të dënuarit e komunizmit e kanë përjetuar dy herë izolimin: një herë në kohën kur kanë qenë të dënuar dhe një herë pas daljes nga burgu. Dënimi i pasdaljes nga burgu si duket vazhdon edhe kësaj dite.

Një nga format më elegante të zgjatjes së këtij dënimi është përpjekja për ta mbyllur parantezën e burgjeve shqiptare. At Zef Pllumi me librin e tij Rrno vetëm për me tregue, na e hap edhe një herë këtë parantezë. Vëllimi i parë i librit të tij, i botuar në vitin 1995, doli pikërisht në momentin kur dukej sikur politika e harrimit kishte triumfuar. Libri i tij ishte mahnitës, sepse ndryshonte kryekreje nga retorika e përgjithshme mbisunduese antikomuniste e asaj kohe. Kjo retorikë kishte prodhuar një ligjërim fals, manipulues, fshehës dhe justifikues të krimeve komuniste.

Pre e këtij ligjërimi të shpikur nga arkitektët e terrorit komunist ishin si të majtët, ashtu edhe të djathtët, dhe thelbi i tij qëndronte në një denoncim të përgjithshëm, të paadresuar të krimeve komuniste. Qëllimi i shpikësve të kësaj retorike ishte fshehja e mozaikut të krimeve të diktaturës komuniste pas të cilave konturoheshin qartas autorë dhe fajtorë konkretë. Rrno vetëm për me tregue e denoncon krimin komunist duke e përshkruar atë ashtu siç ka ndodhur dhe ky është akti i parë moral i autorit. Në këtë kuptim, e konsideroj këtë libër një kthesë morale në shkrimet shqipe për diktaturën. At Zef Pllumi nuk sajon, nuk i bishtnon asaj që ka ndodhur.

Rrëfimi i tij është i pamëshirshëm, i ashpër, i drejtpërdrejtë. Gjuha është po aq e drejtpërdrejtë dhe duket sikur autori i ka kthyer statusin e saj primordial: të thënën. Ajo thotë në mënyrë transparente atë që ka ndodhur. Dhe ajo që ka ndodhur është e tmerrshme. Prandaj duhet thënë. Tërësisht e kundërta e ligjërimit mbizotërues. Ligjërimi mbizotërues thoshte se, meqenëse ajo e vërtetë ishte e tmerrshme, ajo nuk duhej thënë. Akti i dytë i fortë moral është se libri i tij është një libër jokomunist për krimet komuniste.

Gjejmë në këtë libër gjurmët e një dije tashmë të zhdukur, të dijes së traditës shqiptare dhe botërore që buron nga një mendësi jototalitare, plurale dhe që prodhon një qasje të pandotur ndaj realitetit dhe reales. Ky realitet është përshkruar nga një mendje jokomuniste dhe kjo vihet re në përshkrimin e fakteve dhe në portretizmin e figurave, në momentet e refleksionit, në gjithë strukturën e veprës. Ja pse ajo është një vepër kaq papërcaktueshmërisht mbresëlënëse.

Duket se je në një kohë tjetër. Në një kohë tjetër të pandotur nga komunizmi. Akti i tretë moral dhe që buron nga i dyti ka të bëjë me faktin se kjo vepër është vepra e parë ose modeli i parë i veprës së shkruar në Shqipëri pas gati 50 vjetësh, që është e kundërta e modelit të veprës së realizmit socialist. Mjafton të shohësh për këtë se si shfaqen në këtë vepër figura e të mbijetuarit, figura e persekutorëve dhe figura e regjimit. Në ndryshim nga pjesa më e madhe e shkrimeve për kampet, ky libër nuk ka si qëllim ta ngrejë autorin në rangun e heroit.

I vetëdijshëm me sa duket për kotësinë e një gjëje të tillë (At Zefi thotë diku se fjala hero nuk ka lidhje me shqipen), ai merr përsipër të dëshmojë. Dëshmitari është një njeri, një njeri që ka vuajtur, një njeri që është frikësuar, një njeri që ka qëndruar. Bashkëvuajtësit e tij gjithashtu. Ka prej tyre që janë thyer, ka prej tyre që kanë bashkëpunuar dhe janë përdorur nga xhelatët, ashtu siç ka të tjerë që kanë rezistuar me heroizëm. Ai i dëshmon edhe vuajtjet, edhe heroizmin, edhe thyerjen e tyre.

E njëjta gjë ndodh me figurën e persekutorit. Ai nuk është vetë regjimi. Ai është në ndonjë rast edhe i mirë, siç ndodh me operativin e Sigurimit në Dukagjin, në shumë raste edhe i zgjuar, e në më të shumtën e rasteve një instrument vrastar i kontrolluar nga regjimi. Vizatimi i tij nuk është monokron. Kjo është e shpjegueshme. Autori ka dashur të na sjellë të gjallë dhe në mënyrë joskematike figurën e të persekutuarit, të persekutorit dhe të regjimit.

Ai nuk ka dashur as t’i zbukurojë, as t’i përkeqësojë ato. Ceslav Milosh, duke komentuar etikën e shkrimeve të kampeve naziste në epokën sovjetike, e shpjegon kontradiktën e këtij përshkrimi dhe kjo kontradiktë sipas tij kishte të bënte me faktin se të mbijetuarit i përshkruanin kampet jo ashtu si i kishin parë, por siç duhej t’i kishin parë. Libri Rrno vetëm për me tregue është në këtë kuptim krejt e kundërta. Në këtë libër nuk është ideologjia ajo që e përcakton shkrimin, por fakti.

Me veprën e tij, Padër Zefi dëshmon se nuk ka pasur asnjëherë frikë të përballet me të vërtetën, as kur ishte në burg, as kur ishte jashtë tij. Nuk ka gjë më të turpshme në botë se të harrosh krimet – thotë Shalamovi në një letër dërguar Pastërnakut në vitin 1956. Libri Rrno për me tregue e shpëton shoqërinë shqiptare prej këtij turpi. Ajo është, mbi të gjitha, një dëshmi se morali i shkrimit ekziston ende në shkretëtirën morale të quajtur Shqipëri, që ka lënë pas komunizmi.

Rama – opozitës: Doni të bëni revolucion, zjarri ju ndizet vetëm në pantallonat e lagura

Berisha – Ramës: E ke bërë parlamentin halé!

TIRANË-  Kuvendi nisi shqyrtimin në parim të projektbuxhetit të vitit 2016 dhe paketës fiskale që shoqëron atë në një seancë të posaçme parlamentare . P/buxheti po prezantohet nga kryeministri Edi Rama, ndersa punimet e seances do te vijojne me diskutime te nje numri te madh deputetesh nga te dy palet.

RINIS SEANCA, RAMA RIMERR FJALËN
Ora 13:10- Parlamenti ka rinisur seancën pas një pushimi të shkurtër, për shkak të situatës së acaruar në sallë. Kryeministri Edi Rama ka rimarrë fjalën duke thënë se çmimet janë më të ulëta se në vitin 2013 dhe se kjo qeveri ka rritur pagesën e papunësisë dhe të ndihmës ekonomike.

“Pas ndërprerjes publicitare po e rimarr fjalën. E gjithë propaganda që duan t’i fusin në kokë shqiptarëve se rriten çmime… të dhënat tregojnë se sot blihet më lirë se në vitin 2013, buka, drithërat, vaji, sheqeri. Ne e kemi rritur pagesën e papunësisë. Ka patur rritje të ndihmës ekonomike. Problemi i pronës nuk do të ekzistojë më si problem. Zgjidhja nuk është ideale”, ka thënë Rama.
Duke iu drejtuar opozitës, Rama tha “Vijnë sot na kërkojnë llogari për gjitha gjërat e pabëra dhe gjithë horrllëqet që i kanë bërë vetë. Duke bërë të rënin nga qielli”.

OPOZITA BLLOKON FOLTOREN PAS FJALIMIT TE RAMES, META NDERPRET SEANCEN
Ora 13:00
-Kreu i Kuvendit Ilir Meta është detyruar të ndërpresë seancën ku po diskutohet projektbuxheti pasi deputetët e opozitës janë çuar më këmbë të indinjuar nga fjalori dhe gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama.
Opozita është çuar më këmbë dhe i është afruar foltores ku qëndronte Rama, i cili është rrethuar menjëherë nga forcat e sigurisë së parlamentit. Pas acarimit të situatës, Meta ka ndërprerë seancën për 10 minuta pushim.
(Deputetët e opozitës flasin nga vendi)
Rama: Ulu! (Nokës).
Meta: Zoti Berisha, të lutem qetësoje grupin. Keni nevojë për pushim! (ndërpritet seanca)“E BËTË SHTETIN KASHTË E KOQE, FUT NGA MBRAPA”! FJALIMI I RAMËS ACARON OPOZITËN”
Ora 11:40-Edhe pse i mungoi Parlamentit dy seanca parlamentare, pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama tek seanca e sotme maratonë e Kuvendit la gjurmë që në nisje të fjalimit. Gjuha e kryeministrit plot figura ka shkaktuar reagime tek deputetët e opozitës që e kanë qeshur e nënqeshur nga vendi. “E bëtë Shqipërinë çorap, prandaj nuk bëni dot ju luftë ndaj informaliteti, prandaj nuk bëni shtet. E bëtë shtetin kashtë e koqe”. “E thoni pse gjobat. Gjobat nuk janë për të varfrit, por për ata që shkelin ligjin. Pse burg, po burgu për çfarë është bërë? Për ju? Për të pritur kur është radha për të bërë drejtësi. Qeshni, qeshni se i vetmi pushtet që keni në dorë është të qeshni. E keni pushtetin t’i jepni urdhër gojës të shqyhet pa arsye. Qeshni dhe prisni revolucionin, ndërkohë që revolucioni fiskal vazhdon”. Mandej Rama ka ironizuar thirrjen e opozitës që protesta e 8 Dhjetorit të kthehet në një revolucion. “Doni në ndizni zjarrin e revolucionit. Zjarri juaj mund të ndizet vetëm në pantallona të lagura”. Pasi deputetet e opozites kane ngritur zerin nga vendit, Rama ka shqiptuar: “Si një skuth për t’ua futur nga mbrapa, atë që medemek ua heq nga para”. “Goja nuk është e formuar për atë veprimtari, ka të tjera territore që e bëjnë atë veprimtari”.

RAMA: DO KEMI SUFICIT PRIMAR, NUK KRIJOJMË BORXHE TË REJA PËR SHQIPTARËT. REVOLUCIONIT PIJINI LËNGUN
Ora 11:20-Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën i pari në nisje të seancës plenare ku diskutohet projektbuxheti për vitin 2016. Rama i është përgjigjur edhe opozitës për akuzat për mosrealizimin e atë ardhurave në tatime e dogana, ndërsa deklaroi se të ardhurat për periudhën 2014-2015 janë 330 mln dollarë më shumë se periudhën 2008-2013 të qeverisjes së kaluar. Rama ka parashtruar edhe faktorët që sipas tij bënë që të mos realizohej parashikimi për mbledhjen e të ardhurave në tatime e dogana.

“Çdo vit kur i vjen radha këtij diskutimi, kryeministri i radhës thotë se sa i mirë, dhe sa më i mirë se herët e tjera projektbuxheti i ri. Unë sot nuk do them se sa i mirë është pr/buxheti apo sa më i mirë se herët e tjera është. Unë sot dua të vendos një pasqyrë të realitetit: Ku ishim para 2 vjetësh dhe ku jemi sot kur po paraqesim projektbuxhetin e vitit të tretë. E di që ka njerëz që e kanë zët të dëgjojnë ku ishim 2 vjet më parë. Ka njerëz që duan të dëgjojnë se çfarë do bëjmë. Të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe cilido që përqendrohet në një pikë e ka të vështirë të parafytyrojë të nesërmen. Ndaj do mundohem t’i lidh gjërat bashkë. Ka edhe plot njerëz që nuk duan të dëgjojnë. Si mund t’ua mohojmë të drejtën kundërshtarëve të gënjejnë për borxhin, të shpifin për të ardhurat, të sajojnë për të varfrit apo të llafollogojnë për të ikurit. Si mund t’ua mohojmë të drejtën për t’u thënë shqiptarëve ngrihuni në revolucion se këtë vit janë vjedhur në dogana e tatime 1 mln dollarë? Vitin e shkuar u mblodhën më shumë të ardhura se në 5 vjetët paraardhëse të marra së bashku. Fakt që ishte parashikuar të mblidhnim më shumë. Pse nuk u realizuan? Të ardhurat tatimore mesatare për 2006-2013 janë 23.3% dhe 23.1% nëse nuk përfshin 2008-ën kur u hap edhe gropa e madhe në arkën e shtetit shqiptar me gjithë atë procedurë ende sot për tu gjykuar nga drejtësia, për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Në 2013, 22.2 % të PBB-së. Në 2014-2015 të ardhurat tatimore janë 24% e këtij prodhimi në raport me PBB-në. Pra, janë në përqindje më shumë se sa në të gjithë vitet e qeverisjes së mëparshme të marra së bashku. Në vitin 2014-2015 të ardhurat 598 mln dollarë. Të ardhurat nga tatimet e doganat për 2014-2015 janë 330 mln dollarë më të larta se 2008-2013. Jemi në kushtet kur krahasimi me ku ishim është fare i qartë. Nga ana tjetër u detyrohem të gjithë shqiptarëve një shpjegim pse parashikimi ynë nuk u realizua. Ka një sërë faktorësh që nuk kanë lidhje as me qeverinë shqiptare, as me administrimin e tatimeve e doganave. Së pari rënia e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare. Askush nuk mund të ngarkojë me përgjegjësi qeverinë që nuk parashikoi një rënie në bursë të çmimit të karburanteve. Rënia e të ardhurave nga renta patën një efekt në parashikimin tonë prej 42 mln dollarësh. Përgjysmimi i importit të energjisë elektrike për periudhën janar-nëntor. Rënia e sasisë së importit të cigareve, ishte një rënie më e madhe se sa parashikimi ynë i mëparshëm kur vendosëm të rrisim akcizën dhe efekti është 35 mln dollarë më pak në raport me parashikimin. Gjithashtu ndikoi politika jonë e rritjes së përjashtimeve me qëllim stimulimin e sipërmarrjes përmes heqjes së taksës si dhe rimbursimet e akcizës për industrinë e peshkimit me një efekt prej 13 mln dollarësh. Rënia e importit të fruta-perimeve për shkak të rritjes së prodhimeve të vendit, përtej parashikimeve si rezultat i modelit tonë ekonomik, ka një efekt të konsiderueshëm në të ardhurat buxhetore por ka një efekt të konsiderueshëm pozitiv në ekonominë tonë. Këtyre faktorëve i është shtuar edhe efekti i kursit të këmbimit të euros me lekun”, tha Rama, duke këshilluar opozitën “të gjejë një arsye më shumë për të luajtur luftash me qeverinë”.

Kuvendi do shqyrtojë sot në parim në një seancë të posaçme plenare projektbuxhetin e vitit 2016 si dhe paketën fiskale që shoqëron atë, pas diskutimit prej rreth 2 javësh të tij në të gjitha komisionet parlamentare.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, duke nënvizuar tre karakteristika, e quajti projektbuxhetin e vitit 2016, si buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave. Ky, tha kreu i financave publike, është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi dhe mirëqënieje për qytetarët. Sipas tij, rritja reale ekonomike për vitin 2016 është 3.4 për qind, i treti vit radhazi me rritje reale ekonomike.

Por, opozita tha se ky është buxhet i varfërisë, i cili braktis ekonominë dhe ngrin përfitimet për qytetarët. “Inflacioni do jetë 2.5 për qind, zero rritje pagash. U bë viti i tretë që për të gjitha kategoritë e administratës publike rritja është zero. Ndërsa pensionet rriten me 1.1 miliarde, aq është kontigjenca, që do të thotë me 0.8 për qind”, deklaroi gjatë debateve ish-ministri i Financave në qeverisjen e djathtë, deputet i PD-së, Ridvan Bode. Sipas opozitës, qeveria vitin e ardhshëm do ta përkeqësojë sërish mbledhjen e taksave.

Lidhur me investimet, qeveria tha se investimet publike, të pushtetit qendror dhe vendor, do jenë 6 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ose 92 miliardë lekë, por sipas opozitës, në raport me PBB-në, investimet janë në minimumin historik.

Në vitin 2016 shpenzimet totale parashikohen në masën e 452 125 milionë lekëve, ndërsa të ardhurat planifikohen 417 694 milionë lekë. P/buxheti i 2016-ës ka nivelin më të ulët të defiçitit buxhetor, prej 2.2 për qind e Prodhimit Kombëtar, çka bën të mundur që për herë të parë pas shumë vitesh rritje Shqipëria të ulë borxhin publik nga 72.6 për qind në 70.9 për qind të prodhimit kombëtar.

Pas diskutimeve të projektbuxhetit për vitin që vjen e paketes fiskale në komisionet e përhershme parlamentare, Kuvendi miraton sot në seancë të posaçme plenare këtë draft. Më pas p/buxheti rikthehet sërish për diskutim nen për nen në komisionet parlamentare për t’u miratuar nen për nen dhe në tërësi në datën 17 dhjetor.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kundërshtarët gënjejnë në lidhje me borxhet. Sipas tij opozita përbëhet nga një çetë spekulantësh që i ngelet vetëm të shkulin flokët, pasi kanë bërë çdo gjë tjetër sipas tij.

“Nuk prekemi nga lotët e krokodilit, faktet flasin qartë. Borxhi i marrë në këto 2 vite është ulur ndjeshëm në krahasim me 8 vitet e kaluara. Janë marrë borxh 2,8% e prodhimit të përgjithshëm kombëtare, në 8 vitet e kaluara borxhi nuk është ulur nën 3%, mesatarja është 4,2%, shtuar edhe borxhin e fshehur arrin në 4,6%. Këtë vit, 2015 kostoja e borxhit u ul në 2,8% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, shifra kokëforta që flasin vetë më shumë se gjithë këta që vetëm flokët s’kanë lënë pa shkulur në publik. Janë çetë spekulantësh me një synim, shpif, shpif, gënje, gënje, akuzo, akuzo se diçka do mbetet. Notën për punën që kemi bërë me borxhin nuk mund ta vënë kundërshtarët por as ne vetë, mjafton ti referohemi agjencive ndërkombëtare të vlerësimit që ia kanë rritur notën”,- tha Rama.

Rama sqaroi se qeveria e tij nuk e rriti borxhin nga 64.4% në 75% për vetëm e legalizoi atë. “Nuk mund të hynim në procesin e shtetndërtimit, t’ju kërkonim shqiptarëve detyrimet pa iu kthyer detyrimet që shteti iu kishte bizneseve që u përfshinë në projekte publike”. Sipas kryeministrit, objektiv i kësaj qeverie mbetet ulja e vazhdueshme e borxhit drejt nivelit 60% .

“Pas vitesh të tëra me deficit primar, nuk do krijojmë borxhe të reja për shqiptarët..2016 do jetë viti i parë me suficit primar +0,3%, do të thotë se efekti i gjithë këtij aktiviteti shkon për uljen e borxhit. Sot në vetëm 2 vjet jemi në gjendje të themi se është shmangur çdo lloj mundësie për krizë nga borxhi”

Rama tha ndër të tjera se mosrritja e rrogave dhe pensioneve lidhet me faktin se qeveria ka lënë më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve vetëm nga taksa e sheshtë.

“Vetëm nga kalimi prej taksës së sheshtë që iu merrte frymën shqiptarëve me taksa të ulëta e të mesme të ardhurat neto në rrogë janë 7,5%, do të thotë rritje e të ardhurave e barabartë me sa i rritët ju në 4 vite të marra së bashku. Rritjen e rrogave dhe pensioneve në mandatin e dytë e patët vetëm 1,5% , ndërkohë që vetëm nga ky ndryshim rrogat janë rritur 7,5% si fuqi blerëse. Pra ju kemi lënë në xhep 7,5% para më shumë shqiptarëve”.

Në lidhje me taksat e biznesit të vogël, Rama tha se qeveria nuk po kopjon ato që i quajti idera ndjellëse të opozitës, pasi gjithçka po bëhet është e shkruar në program.

“Poër biznesin e vogël gjoja po ju kopjojmë juve me idera kaq ndjellëse. Po juve këtu ishit pse nuk i bëtë këto? Juve ia nxitë jetën biznesit të vogël, sa paguante furra e bukës në Surrel aq edhe Sheraton, më shumë paguante furrxhiu i Surrelit se sa Sheratoni. Ne e hoqëm taksën që ditën e parë atë taksën e sheshtë.. Kemi thënë heqje e taksës dhe përgjysmimi i tatim fitimi nga 10% e bëmë 7,5% me idenë që në procesin e reformës të kishim mundësi dhe të ardhura, të shkonim në 5%”.

Ndërsa duke folur për 8 dhjetorin që opozita parashikon të kthejë në protestë, Rama tha se: Revolucioni nuk do ndodhë, pijini lëngun”.

RAMA: KUSH MERRET ME BIZNES NUK KA ASNJË QINDARKË RRITJE MË SHUMË SIGURIMESH

Kryeministri Rama ka folur për më shumë se një orë në parlament për arritjet e qeverisë së tij në 2 vite, pa kaluar tek buxheti i ri. Ai ka renditur disa fakte që sipas tij ndajnë këtë qeveri nga ajo e mëparshmja. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk do të ketë rritje të sigurimeve për biznesin.

“Të gjithë ata që kanë të ardhura në 50 mln u përjashtuan nga taksat. Sigurimet nuk janë taksa por garanci për pensionin dhe shëndetin e tyre. Detyrimi i dytë faturë tatimore dhe detyrimi i tretë kuponi. Për çfarë arsye duhet t’ju dëgjojnë juve këta njerëz. Se ju i latë pa pension? Mijëra gjyshër do të ishin pa pensione, u desh reforma jonë. Kështu i latë ju, pa fatura, pa kuponë. Edhe kasat që i vutë, i latë si televizorë. Pse i thoni mos i bëni, doni që ata të marrin ato gjobat, që pastaj të dilni ju e t’i mbroni berberët. I nxisni që të shkelin ligjin që të bëhen heronj të luftës për demokraci. Doni në ndizni zjarrin e revolucionit. Zjarri juaj mund të ndizet vetëm në pantallona të lagura. Ju thoni ju kanë hequr taksën se duan t’ju rrisin sigurimet. Njëri thotë 10 herë, tjetri 5 herë. Ka vetëm një kategori. Si mendoni ju, mund ta pranojë dot një shtet si princip që avokatë, dentistë të deklarojnë rrogë minimale sikur punojnë në fason. Studio avokatie që deklarojnë fitime si fason. Ka ndonjë logjikë që të pranohet kjo. Jo, nuk ka. Kush merret me biznes në Republikën e Shqipërisë nuk ka asnjë qindarkë rritje më shumë sigurimesh, sepse ka bërë zgjedhjen e duhur më 23 qershor, ka zgjedhur ASHE. Nuk do të pranojmë dentistë, avokatë që paguajnë si fason. Për këtë kemi vendosur një pagë mesatare, si një referencë, pagë mesatare dhe to paguajë sigurimet mbi atë pagë. Nuk do të jenë njësoj sigurimet e një avokati në Tiranë me një të një avokati në një zonë më të varfër, apo në Tropojë po themi”, tha Rama.

Kryeministri tha se kjo qeveri ka falur 23 mln dollarë gjoba elektorale. “Gjoba elektorale që i vutë ju, kur iu ikte karrigia dhe po ju linte pantallonat me ajër poshtë. I kemi falur. Ashtu sikurse 20 mln dollarë kanë përfituar shqiptarët nga heqja e taksës së ilaçeve. Ne kemi hequr nga buxheti 150 mln dollarë dhe i kemi lënë në xhepat e shqiptarëve, në formën e 50 masave fiskale lehtësuese qoftë për të stimuluar biznesin e vogël, qoftë për të stimuluar investimet në bujqësi e me radhë. Ka një aspekt shumë të qartë, shumë të rëndësishëm që ndan në formën më të papajtueshme këtë qeveri nga gjithë konglomerati që ka si materie bazë opozitën por që përbehet nga shumë materie të dembelizmit ideologjik. Jeni të papërsëritshëm në llojin tuaj, sepse ju vetëm flisni për atë që s’dini. Vijmë tek raporti i kësaj qeverie me varfërinë dhe të varfrit. Në shifra dhe fakte, si mundtë luftohet varfëria me rritje ekonomike 0. Ju e kishit këtë pretendim.

Kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe solide. Në po punojmë me këmbëngulje që të kapërcejmë parashikimet, duke rritur numrin e një sërë projektesh të mëdha që janë në proces”, u shpreh kryeministri.

KUVENDI NIS DISKUTIMIN NË PARIM TË P/BUXHETIT DHE PAKETËS FISKALE
Ora 11:00-Projektbuxheti dhe paketa fiskale erdhën në seancën e sotme plenare pas rrreth 2 javësh diskutime në komisionet e perhershme parlamentare, ku ministri i Financave, Shkëlqim Cani, duke nënvizuar tre karakteristika, e quajti projektbuxhetin e vitit 2016, si buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave. Ky, tha kreu i financave publike, është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi dhe mirëqënieje për qytetarët. Sipas tij, rritja reale ekonomike për vitin 2016 është 3.4 për qind, i treti vit radhazi me rritje reale ekonomike.

Kuvendi çmendet prapë – opozita bllokon foltoren, përplasje Berisha-Balla

* Opozita proteston kundër fyerjeve të Ballës, dëmtohet fonia e Kuvendit, Leskaj: 10 minuta pushim

* Debat i ashpër në Kuvend, Berisha: Djali im s’ka lidhje me demontimin e armëve. Balla: Ti je shpifës

TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë rinisi punimet pas disa minutash ndërprerje mbrëmjen e së enjtes për shkak të tensioneve që u shkaktuan pas replikave Berisha­-Balla.

Deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e deputetit Taulant Balla për akuzat ndaj Berishës, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, tha se deputeti u “fye me libër shtëpie” nga ish-kryeministri.

Ruçi kërkoi nga nënkryetarja e seancës që të respektohet Rregullorja e Kuvendit në mënyrë të barabartë, ndërsa Berisha tha se akuzat e bërai kishte me fakte.

Më herët, diskutimet për projektligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen ‘CEZ’”, në Kuvendin e Shqipërisë, shkaktuan tensione mes deputetëve të pozitës dhe të opozitës duke çuar edhe në ndërprerjen e punimeve.

Fillimisht, ishte ish­kryeministri Sali Berisha i cili në replikë të akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla, iu drejtua atij me fjalët “përdhunues”, “kriminel”, “çakall”, etj.

Nga ana e tij, deputeti Balla e quajti ish­-kryeministrin mashtrues dhe shpifës. Pas këtyre replikave në distancë, deputetët e opozitës u çuan në këmbë dhe disa prej tyre shkuan pranë foltores së Kuvendit në të cilën Balla po replikonte ndaj Berishës.

Deputetët e opozitës kërkuan mbylljen e seancës, ndërsa nënkryetarja Valentina Leskaj, u kërkoi atyre që t’i linin hapësirë deputetit Balla të vazhdonte fjalën e tij.

Pjesë nga replikat mes Berishës dhe Ballës në Kuvend:
Edi Rama sikur të ishte një plak 90­vjeçar me prostatë, hyn dhe del e nga karrigia nuk rri dot. Zonja më falni…

Sonte ka arritur të bindë dhe ata që kërkuan publikisht dhe botërisht hetim ndërkombëtar nga krahu i tij për CEZ­in. Mendon se duke u shërbyer nga një çakall që e mban peng me dokumentet e përdhunuesit, me Timsin që kalonte trafikantë të drogës, me klaninHoxha të drogës që para disa muajsh u arrestua… të çonin te qershia ty ata (Ballës)…

“Meqenëse shpifësi tha këtu se më akuzoi për drogë në bazë të një sms-je e kam akuzuar dy javë para dhe nuk kam 1, por 5 burime dhe bëhet fjalë për Xhyrën. Janë një seri mesazhesh të cilat i kam denoncuar në parlament. Ky mendon se duke bërë hokatarin mund ti shpëtojë kësaj akuze, sepse këto janë gjëra të rëndë. Asnjë akuzë nuk e bëj të pabazë, në mënyrë absolut do të them çdo gjë që ka bazë të vërtetë. Ja ku i keni të dhënat”- tha Berisha.

Taulant Balla ndërhyn jashtë mikrofonit…

Berisha­Leskajt: Sa herë të më ndërpresë seancën, do kërkoj pesë minuta kohë.

Kam fol publikisht për stefan fylen, nuk ka qenë e lehtë, por interesi publik… e gjithë afera e CEZ është drejtuar nga ministri i LSI. ata nuk flasin dot asnjë fjalë.

s’ka asnjë pengesë ligjore. marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit. urdhëroni t’i drejtohemi OKB­së. nuk doni praktikën që u ndoq me Azem Hajdarin, praktikë që solli dënimin e autorëve të vrasjes. nuk doni praktikën e ndjekur për krimet e luftës. Lexojeni marrëveshjen.

Në të gjithë jetën time më janë bërë presione nga shumë … sot më thonë oficeri i tij se Shkëlzeni ka firmosur një letër… së pari duhet të dish një gjë që Shkëlzeni, po të kisha 10 të tjerë si Shkëlzeni ata për kohë që janë me mua do të respektojnë standardet. Shkëlzeni me të gjithë ato që keni thënë s’keni gjet implikimin më të vogël. Po, çfarë bëtë për rastin e demontimit të armëve. Në atë rast falsifikuat një fakt sikur gjoja nga Ministria e Drejtësisë u dërgua nga Shkëlzeni në ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërhyn Balla…

Berisha: Mashtrues dhe hajdutë s’më impresionojnë mua, por ai fakt u hetua nga Ina Rama dhe fakti pasi iu gjet origjinali, u faktua që ishte një falsitet absolut. Për hir të së vërtetës punonjës të përgjegjshëm treguan me gisht falsifikatorin, por unë e mbylla se isha kryeministër. U përpoq të përdorni Aldo Bumçin, por ndershmëria e tij… Aldo Bumçi është një njeri i ndershëm, një personalitet dhe dështuat në mënyrën më të turpshme.

Edhe njëherë Ina Rama dhe djali im ka qenë tek prokurorët më fanatikët tuajt, më ekstremistët, kanë respektuar ligjin, por janë detyruar në fund të thonë se faksi ishte falsifikim.

Ke 10 ditë afat për të çuar dokumentin në prokurori në rastin tjetër unë do të çoj në prokurori si falsifikator. Nuk e dërgove do të paditesh për falsifikator dhe pak më shumë.

Blushi kundër mazhorancës: Jam me pronarët e ligjshëm, jo me qeverinë obeze

Deputeti socialist Ben Blushi u shpreh kundër ligjit për pronat që u diskutua sot në orët e para të mëngjesit në parlamentin e Shqipërisë.

Sipas tij, ligji i ri nuk e zgjidh problemin e pronarëve, por për mënyrën si është formuluar dhe pritet të zbatohet, do t’i krijojë shtetit prona të tepërta nga pronarët, të cilëve fizikisht do t’ua kthejë atë, aty ku është mundësia jo në mënyrë të plotë.

“Sikur në këta 25 vjet do kishim zgjidhur çështjen e pronës, sot do të kishim më pak konflikte në këtë parlament, dhe Shqipërisë do ti kishim kursyer të paktën 3 mijë jetë.

Kjo është një nga faturat më të dhimbshme të konflikteve sociale që ka krijuar mungesa e kthimit të pronës.

Të paktën 3 mijë jetë me statistikë janë marrë për shkak të sherreve për pronat e pakthyera, për të mos thënë këtu se ccfarë ka humbur ekonomia jonë, mungesë investimesh në turizëm në bujqësi, miliarda euro që i kanë marrë padrejtësisht dhe që duhet ti kishin marrë ata që kanë prona.

Kam përshtypjen se ne si klasë politike kemi një problem, nuk jemi sa duhet të ndjeshëm për çështjen e pronës se shumica në këtë parlament nuk janë konfiskuar nga shteti para vitit ‘44 edhe ata që kanë pasur prona nuk kanë qenë të ndjeshëm.

Imagjinoni të gjithëve ne këtu në këtë sallë të na merreshin shtëpitë, pra shteti të kthehej kundër jush, t’ju merrte shtëpitë, tokat, pronat gjithshka që keni dhe t’ua sekuestrojë.

Dhe pas 20 apo 30 vjetësh kur shteti të kthehet në ekuilibër, nipërit apo bijtë e këtij parlamenti të futeshin në një kalvar gjyqesh dhe të mos i gëzojnë pronat që keni lënë trashëgim ju.

E pra kjo ka ndodhur në këto 25 vjet. Një brez e humbi mundësinë që të gëzonte pronën që kishte vënë, u persekutua dhe vazhdon të persekutohet, bijtë apo nipërit e tyre akoma nuk po i gëzojnë edhe pas 70 vjetësh. Pra ky është një detyrim të drejte, them unë.

Dikush tha këtu se kjo është çështje politike. Kjo nuk është çështje politike.

Po të ishte kështu s’do kisha folur fare sonte. Besoj se çështja e pronës është çështje e të drejtës universale.

Është njëlloj si liria e besimit, liria e lëvizjes apo si fjala e lirë. Edhe prona hyn tek e drejta themelore e njeriut.

Nuk është një e drejtë relative që mund të negociohet mes palëve. Po të ishte konsideruar si e tillë që në vitin 1991 apo 1992 kur u ndërhy për herë të parë për të zgjidhur çështjen e pronës, dhe kthimi dhe kompensimi i pronës të kishte qenë automatik, do ti kishim kursyer vetes kaq shumë andralla që do të vazhdojnë për fat të keq.

Sigurisht nuk është dita për të bërë gjyq, por është dita për ta thënë që për fat të keq pronarët menduan se u përfaqësuan nga Partia Demokratike, duke i trajtuar edhe më keq.

Është paradoks se partia që pretendonte të përfaqësonte pronarët, në fakt pretendoi se përfaqësonte edhe ata që zaptuan pronat e tyre.

Është e pamundur të pretedosh se përfaqëson edhe pronarët edhe ata që kërkuan legalizim mbi pronat që i zaptuan pronarëve.

Ky është absurdi i parë politik. Të vijmë tek ligji. Unë jam në dilemë nëse ky ligj e zgjidh ose jo. Pse? E para në parim. Ligji nuk e kthen pronën. Ligji e trajton dhe kompenson financiarisht”, tha Blushi.

Bushati në Beograd kërkoi anëtarësimin e Kosovës në OSBE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë fjalimit të tij në Beograd ka kërkuar që Kosova të bëhet anëtare e OSBE-së.

Bushati në takimin e këshillit ministror në OSBE në Beograd, ka përshëndetur iniciativën serbe për bashkëpunim rajonal, duke shtuar se ky është prioritet i Shqipërisë, por se, siç ka potencuar, ka dallime në disa qëndrime mes këtyre dy shteteve, transmeton lajmi.net.

Ai ka shprehur bindjen se Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në.
“Kosova është realitet i pakthyeshëm dhe tendenca për ta quajtur ndryshe, nuk është në përputhje me parimet e organizatës”, ka thënë Bushati.

Grabitja spektakolare, hajdutët vodhën lekët e bankës me uniformat e RENEA-s

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare sot në Kashar, të një automjeti që po transportonte paratë e një banke në drejtim të Rinasit për t’u transportuar jashtë shtetit.

Kanë qenë 5 persona të cilët të veshur me uniformat e forcave speciale të RENEA-s, i kanë zënë pritë automjeteve të bankës në zonën e Kasharit.

ren2

foto nga vendi i ngjarjes

Makina e blinduar që transportonte një shumë të madhe parash, që dyshohet se është rreth 100 mijë euro, ku ndodhej shoferi dhe një polic i kompanisë private të sigurisë, po lëvizte në drejtim të Rinasit, e ndjekur nga një tjetër automjet brenda të cilit ndodheshin edhe katër policë të tjerë privat.

Autorët i kanë dalë përballë, dhe i kanë prerë rrugën. Kanë dalë nga autmojeti i tyre dhe në vendin ku kthehesh për në Domje, kanë qëlluar në ajër dhe kanë nxjerrë të gjashtë personat nga makinat e i kanë shtrirë përtokë.

ren3

Kanë marrë lekët dhe janë larguar në drejtim të Tiranës, por dyshohet se në Vorë, kanë braktisur automjetin me të cilin bënë grabitjen, i kanë vënë flakën dhe më pas janë larguar me një tjetër automjet.

Nisur nga përshkrimi që kanë bërë në polici të grabiturit, pasi të gjashtë personat që transportonin lekët janë shoqëruar në polici, dyshohet se kemi të bëjmë me një grup profesionist grabitësish, të cilët edhe disa kohë më parë kanë kryer një grabitje të parave të një tjetër banke me një tjetër skenar.

 

Edhe në grabitjen e mëparshme, autorët automjetit të tyre i kanë vënë flakën dhe e kanë braktisur në të njëjtën zonë që u gjet edhe sot makina e djegur.

Që kryeministri i ardhshëm të mos jetë aksident! – Nga ANDI BEJTJA*

Një miku im, biznesmen i mesëm, sapo kishte paguar një shumë jo të vogël parash, për të bërë plan-biznesin një vjeçar duke paguar dhe ekspertë të huaj bazuar në sistemin e taksave që kishte bërë publike me bujë qeveria, duke programuar çdo gjë në detaje. Ndërkohë Brenda dy javësh u detyrua ta hedhë këtë plan-biznes në kosh dhe të fusë sërish dorën në xhep për bërë gati një plan-biznes tjetër, kuptohet duke qenë edhe më i paqartë për të ardhmen e biznesit të tij.

Që nga armët kimike e deri së fundmi tek tenderi i famshëm i jaguarëve, Edi Rama, si kryeministër, përveç këtyre dy rasteve, është tërhequr edhe në më shumë se 30 raste të tjera në vendime të shpallura me bujë, duke dëshmuar se jo vetëm nuk ka patur besim edhe vetë te këto premtime e vendime që ka shpallur se do ndërmarrë, por mbi të gjitha se është i paaftë të mendojë ekonomikisht për këtë vend që i ra në dorë.

Teksa kapja nga ana e tij e partisë më të madhe në vend nuk mund të thuhet se ishte rastësi, pasi ishte një strategji e mirëmenduar nga ana e tij, që nga lëpirjet që i bëri Fatos Nanos, strategjia me Mjaftin, lufta me Nanon më pas, e deri tek mbajtja e Partisë me “një pallat një vote”, mund të jetë një rekord pozitiv për karrierën e tij personale, por ulja në karrigen e Kryeministrit edhe pse sërish një rekord personal për të, ishte një fatkeqësi për shqiptarët.

Edi Rama e mori Shqipërinë në pikiatën e një krize ekonomike europiane e botërore dhe ngriti çdo strategji bazuar në premtime populiste për të marrë maksimumin e votave, e jo për të gjetur një model apo për të gjetur një shteg për të dalë nga kjo krizë.

Në vend të një kabineti ku të dalloheshin ekonomistët ai ngriti një kabinet ku bien më shumë në sy ministrat që kanë mbaruar për anglisht dhe vuri ministra që në jetën e tyre nuk kishin menaxhuar më shumë se 20 veta. Dhe siç thotë një nga ministrat e qeverisë të tij në konfidencë “këta lloj ministrash po lënë nam jo vetëm se nuk dine të qeverisin po se janë të paaftë të mbajnë dhe lekun që po vjedhin”.

Unë kam qenë nga ata që nuk jam marrë ndonjëherë as me jetën private të Edi Ramës, madje as me korrupsionin e përfolur të tij, as me vilën në Surrel, madje as me korrupsionin e ministrave të tij, që si rrallë here e si asnjë kryeministër në botë del i mbron vetë publikisht, por shifra e raport progresit se në një vit kjo qeveri rreth 45 për qind të tenderave i ka bërë me prokurim të drejtpërdrejtë, nuk ka si të më lërë indiferent.

Kam thënë që në krye të dy viteve, se kjo qeveri i ka paketat ekonomike gabim, se me politikën “prish dhe mbyll”, në vend të hapë një shteg po i`a merr frymën këtij vendi ku sipas Bankës Botërore rreth 400 mijë persona jetojnë jo me më shumë se 2.5 dollarë në ditë, kam bërë thirrje për një tryezë mbarëkombëtare ekonomike, por tani nuk ka më kohë të presim rezultatet sepse humnera është afër dhe po ramë të gjithë bashkë, asnjë lider sado mendjendritur dhe vizionar nuk na shpëton dot.

Përveç korrupsionit, përveç energjive që i harxhon të gjitha me intriga ndaj partnerëve të tij të koalicionit, ekonomikisht Edi Rama dhe kjo qeveri ka hyrë në një rrugë pa krye ekonomikisht. Ai mori borxh të jashtëm për të larë një borxh të brendshëm pa e kaluar nëpërmjet investimeve, duke e çuar borxhin e jashtëm gati te 75 përqindëshi.

Dhe kur nuk e kalon borxhin nëpërmjet investimeve gjithkush e ka të vështirë ta gjejë si do lahen këto borxhe. I keni pare restorantet së fundmi, sjellin faturë për çdo artikull sapo e sjellin, veç e veç për ujin, për verën, për pulën? Kjo është mënyra e larjes së borxhit?

Duke shtrydhur dhe terrorizuar?

Jo vetëm biznesi po punon në këtë klimë terrori. I keni parë mjekët, gati janë shpallur armiq të popullit. Nga koha e Enver Hoxhës kur pacienti ngrihej në këmbë kur kalonte mjeku tani kemi pacientët që i kapin nga veshi mjekët dhe pse: për shkak të terrorit të përhapur nga teza e shëndetësisë falas. Shëndetësia është e pamundur të funksionojë kështu. Praktikisht po jetojmë një paradoks të madh: Shteti ka rënë, por koalicioni funksionon.

Edhe Ilir Meta si një lider me përvojë, produkt natyral i politikës dhe jo i medias si Edi Rama, e sheh këtë, por si njeri i fjalës së mbajtur vazhdon të bashkëjetojë me këtë paaftësi që po na çon në greminë. Unë kam respekt për të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe për të gjithë llojet e besave, por besoj të gjithë jeni dakord që nuk mund të digjet Shqipëria për një besë skraparlliu!

Sa më shumë ta vazhdojë këtë bashkëjetesë aq më shumë do jetë faj por përpara Shqipërisë, shqiptarëve madje edhe fëmijëve të vet. Liderin aksidental e patë, e provuat.

Do ishte papjekuri e madhe të votonim sërish një të ngjashëm.

Marre nga syri.net

Partia Demokratike kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Partia Demokratike e opozitës kërkoi sot krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse sipas saj, qeveria socialiste e zhytur në korrupsion po e keqqeveris vendin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se drejtuesit e koalicionit qeveritar, kryetari i parlamentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, këshilli i ministrave dhe administrata e tyre janë të zhytura në një seri skandalesh korruptive.

Ai kërkoi sërish hetim ndërkombëtar për çështjen CEZ-DIA, ku dyshohet se në aferën korruptive miliona euro janë përfshirë kryesuesit e koalicionit qeveritar.

Zoti Basha përmendi edhe abuzimet e qeverisë me tendera dhe prokurorime të fondeve publike, të cilat nuk hetohen për të ndëshkuar shkelësit e ligjit.

Drejtuesit e shumicës, tha ai, e mbushën parlamentin me deputetë të inkriminuar, për të cilët tani po rezistojnë miratimin e një ligji për dekriminalizimin e institucioneve.

Drejtuesi i opozitës tha se ndërkohë që korrupsioni po lulëzon në çdo sektor të qeverisjes socialiste, shumica e tyre parlamentare miratoi një ligj për procedurat tatimore, i cili gjobit rëndë bizneset për shkelje të rëndomta, pasi burgosi tretgtarë të vegjël për kupona tatimorë..

“Shumica socialiste po ashtu është gati të miratojë një projekt-ligj për kthimin e kompensimin e pronave, i cili është në fakt një ligj për rishtetëzimin e tyre, duke i kompensuar me vlera minimale” – tha zoti Basha.

Ai u bëri thirrje pronarëve që po humbin pronat, tregtarëve që po gjobiten, qytetarëve, që po vuajnë shtrëngesat e qeverisë dhe rritjen e çmimeve, që të mblidhen së bashku në kryeqytet për të protestuar në 8 dhjetor,

“Nuk po kërkojmë për të ikur ata dhe për të ardhur ne, por për të afruar zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët të zgjedhin përsëri se kush ka projektin më të mirë qeverisës” – tha zoti Basha.

Koalicioni socialist është tashmë në gjysmën e mandatit qeverisës të marrë në 2013 me shumicë dërrmuese të votave.

Të majtët po ashtu fituan thellë edhe zgjedhjet vendore të para pak muajve, duke marrë shumicën e 61 bashkive të reja të rindara sipas ligjit për refomën administrative territoriale.

Drejtuesit socialistë janë shprehur se reformat që po ndjekin janë të dhimbshme, por janë të domosdoshme për të shpëtuar ekonominë nga vështirësitë që krijoi keqqeverisja e demokratëve.

Mori 29 mijë euro për të ndryshuar akuzën – pranga ish prokurorit të çështjes Hajdari

 Arrestohet dhe 29-vjeçari që i premtoi paratë

 TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga pasditen e sotme prokurorin Haxhi Giu, i cili ushtronte detyrën në organin e akuzës në Krujë. Arrestimi i tij vjen pas një hetimi dy mujor nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Task Forcën. Sipas burimeve nga Policia, Giu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Aktualisht Giu ishte me detyrë në qytetin e Krujës, ndërsa emri i tij është i njohur pasi ka përfaqësuar akuzën në çështjen e Azem Hajdarit.

Gjatë arrestimit, në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 29 mijë euro. Policia sqaron se prokurori Giu tentoi të zbuste masën e dënimit për një të akuzuar për trafik, duke ndryshuar veprën penale nga “trafik” në “moskallëzim krimi”.

Gjatë të njëjtit operacion, policia ka arrestuar në Shkodër Aleks Shporin, i cili akuzohet për korrupsion aktiv. Ky shtetas dyshohet se i pagoi 29 mijë euro Prokurorit për të ndryshuar akuzën për vëllain e tij, i cili ndodhej në burgun e Krujës, të cilat janë sekuestruar si provë materiale.

POLICIA
Zyrtarisht policia bën të ditur se më datën 02.12.2015, nga specialistët e Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë pas një hetimi dy mujor, në kuadër të Operacionit policor “REFORMA”u bë i mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasit e poshtë shënuar:

1- Haxhi Giu, 55 vjeç, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së ndaj te cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë.

Më datë 02.12.2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” të parashikuara nga neni 319/ç dhe 319 i Kodit Penal.

2- Aleks Shpori, 29 vjeç, ndaj të cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendim datë 02.12.2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” të parashikuar nga neni 319 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal viti 2015 të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë ka rezultuar se shtetasi Aleks Shpori ka pasur vëllain e tij Gj. Sh nën hetim me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi ai në bashkëpunim me shtetasit I.R, A. B, B. Xh.P, A. B janë arrestuar në flagrancë më datën 29.08.2014 për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të komisariatit të Policisë Krujë.

Gjatë fazës së gjykimit shtetasi Aleks Shpori është takuar disa herë me prokurorin e kësaj çështjeje shtetasin Haxhi Giu të cilit i ka afruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për vëllai e tij Gj.Sh.

Nisur nga fakti që nuk është bërë e mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Gj. Sh, nga ana e prokurorit të çështjes Haxhi Giu është kthyer mbrapsht shuma prej 29.000 euro tek vëllai i tij Aleks Shpori.

Nga ana jonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma 29.000 euro, DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange) ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Materialet ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ” të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 319 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

PROKURORIA
Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë lejen e gjykatës për të urdhëruar arrestimin e shtetasit Haxhi Giu, me funksion “Prokuror” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Korrupsioni pasiv i prokurorit”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se prokurori Haxhi Giu, ka marrë përsipër që, në këmbim të një shume parash (euro), të zbusë akuzën për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar dhe i akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë. Shuma e saktë që i është premtuar prokurorit do të jetë objekt i hetimit të mëtejshëm.

Ndërkohë që çështja kundër Paulin Shporit dhe të tjerëve po zhvillohej në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, vëllai i të akuzuarit, shtetasi Aleks Shpori, në muajin Shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu.

Nga hetimi rezulton se prokurori Haxhi Giu ia ka bërë të qartë shtetasit Aleks Shpori se pozita procedurale e të vëllait të tij është e vështirë dhe nuk mund ta ndihmojë. Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks Shpori, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks Shpori depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.

Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori. Prokurori Giu dërgon një informacion në Prokurorinë e Përgjithshme, sipas të cilit, nga shqyrtimi i elementëve të dosjes hetimore, duhet zbutur pozita procedurale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, në veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Kjo kërkesë e prokurorit Giu nuk u pranua nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit dhe materialin hetimor të dosjes, konkludoi se shtetasi Paulin Shpori duhej akuzuar deri në përfundim të gjykimit për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, pra, me të njëjtën akuzë për të cilën po gjykohej deri në atë moment.

Në këto kushte, prokurori Giu vijon procesin gjyqësor dhe në përfundim, shtetasi Paulin Shpori dënohet me 8 vite burgim për veprën e “trafikut të lëndëve narkotike”.
Pas dhënies së vendimit, prokurori i çështjes takohet sërish me shtetasin Aleks Shpori në të njëjtën pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku i bën të ditur se, pavarësisht tentativave konkrete, nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar Paulinin. Ndërkohë, shtetasi Aleks Shpori ka tërhequr nga pika e këmbimit valutor shumën që kishte lënë “garanci” dhe është larguar pa e kryer “pagesën” ndaj prokurorit, për shkak se nuk u arrit të zbutej akuza për vëllain e tij.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Haxhi Giu, me funksion “prokuror”, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda.
Po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për shtetasin Aleks Shpori, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit…”.

Kriminelë honoris causa – Nga AGRON GJEKMARKAJ

Një titull i ri honorifik ësh të prodhuar me rastin e 29 Nëntorit, festës së Çlirimit të vendit! Mbase një ditë mund të klasifikohet si urdhri “Krimineli Honoris Causa”. Origjinal, trazues, i turpshëm erdhi ai në këtë përvjetor për të shtuar ende më pikëllimin e një shoqërie depresive. Dhuratë e qeverisë për popullin e vet. Thuhet se doli fabrike vjet, por u zbulua tani, pasi u mbajt gjatë sekret.

Në këtë rast koncepti kohë nuk i vjen në ndihmë askujt. Projektuesit dhe realizuesit nuk janë më reflektues a më pak të fajshëm dhe ata që u dëshpëruan nga e “pandodhura” nuk ndihen më të qetë. Të paret nuk e bënë rastësisht dhe të dytët s’kanë pse befasohen. Në mes qëndron krimi dhe krenaria shqiptare sui generis që lind prej tij. Qenkëshin dekoruar si veteranë të kategorisë së parë pikërisht ata, të cilët diktatura i përdori për shërbimet e “kategorisë së parë” për mynxyrat, për punët më të ndyra.

Madje, ajo (diktatura) i përdori, i pagoi, i shpërbleu po nuk guxoi që t’i nderonte me medalje. U la njollat e gjakut mbi gjokset e llërët e tyre për të trembur një popull, i cili me frikën merrej vesh pa vështirësi, por jo dekorata. Perversitet i madh t’i përziesh ata me luftën. Lufta kundër okupatorit meriton respektin më të thellë, të rënët dhe idealistët më të madhin nderim, pa bishtnim e dilema.

Çfarëdo balte që hidhet mbi to, është flirt me robërinë, qoftë kur flitet për luftëra të vjetra, qoftë kur flasim për më të fundit. Ndërsa për të gjithë ata që i vunë asaj damkën e një robë- rie të re me gjakderdhjen civile, me zellin e pafre, si vegla të pista të tiranisë, duke masakruar jo vetëm kundërshtarët, por edhe komunistët, partizanët, personalitetet, komandantët, të cilët besonin se luftuan për lirinë universale në mungesë të një Norembergu, që nuk u bë kurrë, mbetej shpresa se përbuzja do t’i merrte në gjirin e saj. Për disa vjet kjo përshtypje e rremë u valëvit sa andej-këndej si zgalem i tredhur.

Me ardhjen në pushtet të maxhorancës “rilindase” u kuptua shpejt se një brengë e madhe i paskësh munduar ofiqarët e saj, të parin Edi Ramën e më pas djemkat e çupat që morën pushtetin në dorë. Nevoja për t’i dhënë legjitimitet trashëgimisë së tyre politike, historive personale, riktheu mes nesh mbiemrat e Bllokut famëkeq në qeveri, në diplomaci, në kthimin e pronave, në ushtri, në pika kyçe të ekonomisë kombëtare, ku tenderët dhe koncesionet plaçkisin me yrysh Shqipërinë.

Ky brez që na qeveris është rritur me dramën e poshtërimit të etërve. I kanë parë ata të strukur, të fyer, të frikur e të gërryer nga ankthi i gjumit të prishur kujtimesh të përgjakura. Duhet të jetë ndjesi e rëndë të mos guxosh të projektosh prindin si model moral në jetë, të justifikohesh për të apo të jetosh ditën me shpresën se dikush nuk ta nxë me gojë. Një sindromë kësodore me gjasë të krijon frustrim, të mbush me ndjenjë hakmarrjeje ndaj shoqërisë, ndjesi, e cila një ditë ia beh edhe nëpërmjet medaljeve “të nderit”.

Bijtë u bëjnë portretin etërve të bindur se pushteti krijon hierarki vlerash. Si dritëshkurtësi e madhe mendore dhe mjerim etik shfaqet ajo. Enver Hoxha i pat dhënë vetes të gjitha nishanet e kësaj toke, e futi vetën në tekste historie e letërsie, si Beng Bengu shqiptar, pushtoi këngët dhe malet me parulla, filmat dhe sheshet me statuja, por pesë më hiç.

Historia ka ligjësitë e veta, sado të mundohet lidershipi qeverisës të funksionojë si pastrim kimik për pallton e tij në muzeun antiatomik. Njërin prej të dekoruarve mediat e përmendin si hetuesin e At Zef Pllumit, çka dëshmon emancipimin, respektin e gazetarëve dhe të lexuesve për fratin rezistent, teksa të gjithë ne duhet të shtyhemi pak në imagjinatë për të bërë listën e gjithë atyre që kaluan në dorën e këtij hetuesi nga Jugu në Veri. Nga njëra anë rri medalja e Edi Ramës, në tjetrën rrëfimi i At Zef Pllumit, si dy realitete kombëtare. Kush ka më tepër gjasa t’i mbijetojë të vërtetës?!

Edhe pse e di përgjigjen, Rama ka preferuar t’i japë medaljet e veta, duke rrugëtuar për kah origjina, duke përgënjeshtruar retorikën e vet ornamentuar gënjeshtrash. Opinioni publik i kujton atij Pllumin si katarsis, ndonëse nuk bëhet fjalë vetëm për të, po për një popull të tërë, ndërsa ai na kujton hetuesin e tij si virtyt, të cilit kombi iu detyroka. Secila palë ofron idhujt dhe modelet e veta.

Frati i kujtimeve kishte vokacion lirinë dhe ushtrimin e saj, ndërsa Rama xhelatin e tij, si konsideratë e pasme mbi At Zef Pllumin që e citon nganjëherë. Ndershmëria ia kërkon që, tash e tutje t’i referohet hetuesit ndër fjalime. Mes të medaljuarve është edhe Ragip Beqja, numri dy i Sigurimit të Shtetit, autori i veprës me dy vëllime “Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik” dhe “Veprimtaria reaksionare e klerit katolik”.

Dy libra të alibisë dhe të masakrave të diktaturës të cilët, me gjasë, në prag të reformës në Drejtësi, Ministria që mban këtë emër mund t’i botojë si doracakë a manualë udhërrëfimi, në daçin me parathënien e vjetër a me ndonjë të re nga vetë Kryeministri katolik, si frymëzim për drejtësinë popullore të reformuar.

Fatmirësisht i kemi librat e Pllumit, Sami Repishtit, Arshi Pipës, Dom Simon Jubanit, Pjetër Arbnorit, Agim Mustës, Spartak Ngjelës, Fatos Lubonjës, Maks Velos, Bashkim Shehut, Engjëll Çobes, Uran Butkës etj., përndryshe kulti i harresës dhe përligjja e krimit do të sponsorizohej nga ribotimi i librave si ai i Beqes, me “të drejtë”, pas nji medaljeje kaq hijerëndë. Secili prej beneficiarve në listën e shpallur ka kontribute shembullore në mekanizmin e dhunës, të luftës së klasave, në ndarjen Veri-Jug, në pushkatime, dënime, internime, tortura, gjyqe si terrorizëm i qartë ndaj shqiptarëve.

Edi Rama, ky shpikës i jashtëzakonshëm, sapo i ka dhuruar bashkëkohësisë modelin e vlerësimit honoris causa për krimet e diktaturës dhe instrumentet e saj të mplakur, në pamundësi për t’i bërë deputetë. Kryeministri po teston shoqërinë deri ku mban ajo, me një akt të paprecedentë në Europën e postfashizmit dhe komunizmit. Mes kundërshtarëve të diktaturës dhe veglave të saj, ai e ka bërë zgjedhjen e tij shpirtërore, e cila duhet marrë seriozisht. Mark Marku, në një shkrim të djeshëm për këtë fenomen, të titulluar “Edi Rama o tungjatjeta”, shkruante se At Zef Pllumi do të shqyente sytë nga habia.

Unë i them jo, frati nuk do të habitej aspak sepse ai, Mark Marku, në një ese magjistrale të vitit 2007, kur Pllumi i dorëzohej Mbretërisë së Atit e pat zbuluar enigmën, duke konstatuar se ai “e dinte se diku do ta tradhtonin, se dikur do ta rrenin, se diku do t’i prishin punë, se në ndonjë rast do të mundoheshin të përfitonin prej tij dhe se po të ndodheshin në të njëjtat kushte që ishin ndodhur xhelatët e tij, do të bënin të njëjtën gjë që kishin bërë ata: domethënë ta spiunonin, ta fusnin në burg, t’ia digjnin librat dhe kishën, ta torturonin atë dhe besimtarët e tij.

Por ai, megjithatë, i donte. Jo vetëm se ishte prift. Jo vetëm se kështu i thoshte doktrina apo vokacioni fetar. I donte sepse ishte superior ndaj të gjithëve”.

Misioni i antikrimit nuk duhet të kthehet në një mision të pamundur!… – Nga Irakli Premti

Situata kriminale në Shqipëri, për shkak të shumë shkaqeve dhe shumë problematikave, të trashëguara dhe të fituara, vazhdon të paraqitet dramatike dhe të jetë pasqyrë e vetë krizës së shoqërisë shqiptare, në këtë tranzicion të gjatë e të vështirë. Shumë analistë e lidhin këtë me qeverisjen e keqe, gjatë këtyre njëzet e katër viteve, me varfërinë, mungesën e punësimit dhe afirmimit të prirjeve e talenteve të individit, në thelb me mungesën e shpresës dhe të një vizioni për ardhmërinë.

Krimi është shtrirë nga rruga deri në Parlament, nga krimi i rrugës dhe ai ordiner deri te krimi i organizuar dhe përfshin grupe të ndryshme moshore e shtresimesh sociale, ku sidomos shfaqen me tendenca kriminale të rinjtë e papunë, pa shkollimin dhe kualifikimin e duhur, të lidhur që në moshë të mitur me bandat dhe gruper e organizuara kriminale.

Elementët kriminalë po intensifikojnë veprimet e tyre të keqbërjes, vjedhjeve, vrasjeve, hakmarrjeve e gjakmarjeve, sidomos në zonat e varfëra rurale ku dhe kontrolli i strukturave të shtetit për rendin publik janë më pak të pranishme dhe më pak efikase. Nga ana tjetër, në këto zona varfëria është më e madhe se në zonat urbane, shkollimi, edukimi dhe zënia e të rinjve me veprimtari shoqërisht të dobishme është shumë më e pakët se në zonat urbane.

Ngaqë gjatë këtyre njëzet e katër viteve ligji dhe e drejta jo gjithmonë kanë shkuar në të njëjtin krah, ka pasur shumë dëshpërim të individëve, që duke u përballur me keqbërësit janë ndier të braktisur nga shteti dhe shoqëria. Në gjithë këtë histori ku shembujt janë aq të shumtë sa është e pamundur të rreshtohen në një shkrim, duhet veçuar një dukuri alarmante: instiutcionet e antikrimit, në një  mënyrë apo në një tjetër, kanë qenë gati të paralizuara, të mpira e pa vetëdije të plotë veprimi kundër këtij dimensioni agresiv që ushtrohet ndaj shoqërisë së brishtë shqiptare. Çuditërisht, sa më shumë zhvillohet teknologjia dhe sofistikohet praktika e antikrimit, aq më shumë del në pah dhe evidentohet keqbërja, vrasjet, rrëmbimet, pengmarrjet, trafikimi, rrethimi i të drejtave qytetare me ndalesa të dhushme, gjithësesi të pajustifiklara për një shoqëri të hapur, që synon të arrijë në kuotat e niveleve europiane, si në të gjitha drejtimet, edhe në atë të rendit dhe stabilitetit të jetës qytetare.

Sot shoqëria shqiptare, për fat të keq, ende vazhdon të ndodhet në një udhëkryq të trishtë, për shkak të trashëgimisë së botës kriminale si pasojë e pandëshkueshmërisë institucionale, e mundësive të kufizuara të institucioneve të ligjit për të frenuar, bllokuar apo më së paku tkurur përmasat e krimit, që po bën kërdinë.

Elementi shoqërisht i rrezikshëm në Shqipëri e ka përshpejtuar tempin kriminal, duke e kthyer zejen e keqbërjes në një mjet për përligjien e botës së krimit. Shteti me tërë energjinë e ligjit dhe të së drejtës lypset ta bllokojë funksionimin e krimit- sipas qepjes së re të mafies. Vrasjet në seri, që po mbajnë peng familje të tëra, individë të implikuar në zejet e krimit të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet e gjakut me të inkriminuarit, duke e zhytur atë në pellgun e ndotur të instikteve barbare, po shndërrohen në një “normalitet të sëmurë” në këtë vend, amullisë dhe katrahurës së të cilit, nuk po i duket fundi askund. Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra që po shkojnë drejt shuarjes, për viktimat e radhës që mbushin kronikat e zeza nën okelion ” larje hesapesh”.

Krimi në Shqipëri është cilësuar nga ekspertë e sociologë të ndryshëm si një fenomen gjithnjë e në rritje. Me kalimin e viteve ai është kthyer në një fenomen që dominon shoqerinë shqiptare që në themelet e saj.Vendi ynë goditet thuajse çdo ditë  nga krimi i rrugës, krimi i organizuar dhe ai në familje.

Me 2 nëntor 2011, plagosën me armë zjarri në fshatin Dom Gjon të Mirditës, Gëzim Laska 30 vjeç dhe Martin Laska, 32 vjeç nga bashkëfshatari i tyre Dedë Ndoj, 34 vjeç. Megjithëse autori prangoset nga policia, rrethi i të keqes nuk mbyllet, por vazhdojnë presionet e palës që ka vrarë mbi kushëririn e parë të dy vëllezërve të ekzekutuar, Alekasndër Mark Laska, me banim në Lezhë, ndaj të cilët janë bërë dy tentative për ta ekzekutuar, por që kanë dështuar vetëm falë ndërhyrjes në kohë të policisë lokale.

Në Zogaj të Dibrës, Midis vitit 1882-1999, ndodhin dy vrasje për motive pronësie, vriten vëllezërit Iljas dhe Afrim Suti. Vrasësit u zbuluan, por drejtësia as sot e kësaj dite nuk e ka thënë fjalën e saj për ndëshkimin e tyre. Edhe pse vëllezërit Hekuran Suti dhe Nazmi Suta ankohen dhe ngrejnë zërin kundër organeve të drejtësisë që nuk veprojnë, rruga e ankimit të tyre është mbyllur, përkundrazi presioni i familjarëve të vrasësve ndaj tyre rritet, duke bërë që ata herë pas here t’i nënshtrohen presionit dhe tentaivave për t’i ekzekutuar.

Kjo apati, mosveprim apo ngritje e flamurit të bardhë para krimit nuk shtë një rast i veçantë, por një psikolgji që mban peng një drejtësi të vërtetë dhe të pakorruptuar, që të ketë tempull ku të falet vetëm ligjin dhe të drejtën. Në këtë mënyrë, krimi pajiset me një alibi të fortë dhe vepron si një strukturë e pavaruar, duke paralizuar shtetin në luftën e tij për të siguruar normalitetin dhe shenjtërinë e lirive dhe të të drejtave të banorëve të këtij vendi.

Shoqëria shqiptare asnjëherë nuk ka qënë më e zbuluar ndaj krimit të organizuar dhe mafies, të cilat duke i ofruar botës së krimit “dorashkat” e një mbështetje të këtij soj, i kanë hedhur asaj në fyt një lak të egër. Kështu, dalëngadalë, por në mënyrë simetrike, po krijohet një përligjje kolektive ndaj krimeve mafioze të motivuara në emër të kësaj psikolgjie dhe alibive të përdorura në këto raste, për fat të keq, po fitojnë terren dhe qytetari.

Lypset të ridimensionohet dhe të plotësohet spektri ligjor, të zhdërvjellësohen institucionet e antikrimit. Lypset që të unifikohet qëndrimi i spektreve politike kundër mekanizmave kriminalë të shoqërisë shqiptare, një unifikim real dhe jo fasadë, që mund ta ngushtonte ndjeshëm rrethin e veprimit të këtyre mekanizmave. Shoqëria shqiptare jeton periudhën e një krize vertikale, ku janë mpleksur të gjitha rrethanat e disfavorshme të një tranzicioni të çuditshëm, që po shtyhet në kalendat mitike të fqinjëve tanë të Jugut, por dhe shansin e fundit për të dalë nga tuneli i errët, ku duan ta mbajnë të mbërthyer vendin mafia dhe protagonistët me “jaka të bardha”.

Misioni i drejtësisë në këtë drejtim është një mision i shenjtë që vetëm sa ka filluar, por nuk mungojnë juristët e zotë, të ndershëm e të përkushtuar, që mund ta çojnë atë përpara, duke u bërë modele në një vend që ka aq shumë për modele në të gjitha fushat e jetës, por veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

 

Dokument – Pasi doli nga burgu, PS e emëroi drejtor të burgut të sigurisë së lartë në Tiranë

​Ndoshta vlerësuan se dënimi me burg në CV, ishte një përparësi që e ndihmonte për menaxhimin e burgut. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe përzgjedhja e menaxhimin e burgut, drejtor i burgut 313 në Tiranë, i emëruar në këtë post, në vitin 2013.

Një nga burgjet e sigurisë së lartë, iu la në menaxhim një ish të burgosuri. Lapsi.al siguroi vendimin e dënimit të tij në vitin 1994, kur Allushi është dënuar nga gjykata me një kohë relativisht të shkurtër dënimi, e barasvlershme me kohën që e paraburgimit.

Vepra penale në vetvete nuk përbën një krim të rëndë. Gjykata e dënoi për sjellje të padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi.

Në atë kohë 21 vjeçar, Saimir Allushi është ndaluar nga policia pasi ecte me shpejtësi me mjetin e tij dhe në një zonë të populluar ka nisur të xhirojë gomat e mjetit dhe të bëjë rrotullime me makinë në rrugë.

Është e vërtetë se vitet e fundit, në media u publikuan histori vrasësish, pengmarrësish apo trafikantë që arritën poste të larta në politikë apo administratë, por në asnjë rast nuk kishte ndodhur që një ish të burgosuri t’i besohej drejtimi i burgut.

saimir-allushi

Selamet e Selamit janë vetëm një zhgënjim eduardian – Nga RAMIZ LUSHAJ

 
 
1.
Eduard Selami është mësuar kryehere me selame në politikën e ditës, po as kësi rasti nuk mujti me na e çue as lezmën, kur tha së fundit në një intervistë në “Zëri i Amerikës” se “lidershipi i ri aktual i Partisë Demokratike më ka zhgënjyer mua”. Ky selam i vjetër iu kthye vet Selamit të rilindur. Shpesh herë ata që ia mësuan harkun Eduardit i ka gjuajt me shigjeta, saqë kjo shibë e tij e selamtë i ka zhgënjyer shumë jo vetëm krahëtarët bajemirë. Ai nuk na zhgënjeu vetëm me etiketimet adresore në intervistë, por i ka zhgënjyer me mijëra vetë në elitën e pushtetit e të shtetit dhe në popullin demokrat me veprimtarinë e tij politike në Shqipëri kur bante lidershipin në PD, kur iku emigrant përtej Atlantikut, edhe pas 18 viteve të kthimit të tij nga Amerika. Befasia është se Selami ende lozon e lazdron, pozon e pompon me të tilla zhgënjime hileçore, që kanë emrin e tij përveçor: “Zhgënjimi Eduardian”.
 
Ky, Eduardi i selameve, ka’i’herë e ka zhgënjyer dhe vet Lulzim Bashën, qëkur Selami ishte ndër dy-tre emrat kryesorë të shtabit të Elektoriadës 23 qershor 2013 në Qarkun e Elbasanit pasi arritën të fitojnë vetëm katër deputetë të PD-së. Ndër ta dhe Eduardi.
 
 Kjo ishte një humbje politike në zonën elektorale fitimtare të Lulzim Bashës, kësokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe me nismen e të cilit u jetësua Tuneli i Krrabës, i përuruar në kulmin e zgjedhjeve 2013, etj. Në Elektoriadën e 28 qershorit 2009 Lulzim Basha – kryesues liste kishte arrit fitore të madhe me 7 deputetë demokratë në Qarkun e Elbasanit, ndërkohë që PD kishte humbur vazhdimisht aty: 11 me 0 më 1997; 11 me 1 më 2001 dhe 9 me 2 më 2005, në vitin e ardhjes në pushtet.
 
 
2.
Eduardi i kumton selamet përtej vetëvetes me përgjithësimet pa kut: “lidershipi aktual i PD më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të Partisë Demokratike”. A ka krye analiza e sondazhe Eduard Selami kur flet kaq hapët me opinione jo reale, pa kandar maturie politike, pa tagër moral ndaj lidershipit të PD e antarësisë mbi njëqindmijëshe të saj.
E, pse e themi këtë? Për disa arsye: Eduard Selami erdhi nga Amerika me një emër të madh që ia jepnin vetëvetiu ky vendi i madh amerikan, ky miku ynë i madh amerikan, rikthimi nga diaspora shqiptare si një nga ish-drejtuesit kryesorë në Shqipërinë postkomuniste, etj. por emri po i zvogëlohet shpejt dhe me të tilla opinione, përcaktime e qëndrime ndaj lidershipit e partisë së vet demokratike.
 
Sigurisht nuk e di saktësisht se sa e ka ndjerë veten e tij kryetar i PD Eduard Selami në vitet ’90 kur ishte në pushtetin e shtetin e kohës, por me lidershipin e ri të shekullit të ri, në këto vite që PD është në opozitë të vështirë, mendoj se Eduard Selami do e ketë (ri)ndjerë veten faktikisht si “kryetar i PD”, si një nga kryetarët historik të PD, pasi në cilësinë e  ish-kryetar të PD-së e ka një zyrë të veten në selinë e re të PD-së. Mirëpo, Eduard Selami  sado që të merret me kritika të tilla të sojit të vet nuk do të mundet të bahet oponencë politike as si djehit, Azem Hajdari i PD-së dhe as si Ben Blushi i sotëm i PS-së. Përndryshe: Eduard Selami nuk ka me mujt me u rikthye kryetar  në PD aq sa mamuthët kanë me u rikthye jetësisht në epokën dixhitale e në këtë botë globale.
 
           
            3.
          Në vargavijë të kritikave politike mediatike tek “Zëri i Amerikës”, deputeti demokrat Eduard Selami, ish kryetar i PD-së,  personalitet politik shqiptar, fjalaflet, sipas tij, se  “lidershipi aktual i PD nuk ngjall shpresë e besim”, se “duan ta shikojnë dhe një herë PD si parti e shpresës për shqiptarët”, se “ ne kishim një shpresë që për 1 vit, për dy vjet, të ishim ata që i jepnin një drejtim tjetër”, etj.
 
            E drejta dhe e vërteta flet ndryshe: Lidershipi Lulzim Basha është parë e votuar gjithnjë në strukturat e Partisë Demokratike si “Njeri i Shpresës”.  Lulzim Basha në korrik 2011 kur u zgjodh antar i Kryesisë së PD ishte ma i votuari i Këshillit Kombëtar të PD-së. Lulzim Basha në tjetrin korrik 2013, kur u zgjodh kryetar i ri i derisotëm i Partisë Demokratike, sipas parimit “Një antar – Një Votë”, mori mbi 80 për qind të votave nga antarësia e vjetër dhe e re e PD-së në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa, për ju ish kryetari i hershëm i PD-së, z. Eduard Selami, duhet thanë se në vitin 2013 erdhët në Shqipërinë Londineze, si të thuash, i mirëpritur dhe si “Njeri i Shpresës”, por vitin e kaluar kur konkuruat për Sekretar i Përgjithshëm i PD nga 270 vota të Këshillit Kombëtar të PD nuk morët as 80 prej tyre, dolët i treti në listë, pas Arben Ristanit e Enkelejd Alibeajt. Pra, ju z. Eduard Selami, edhe kësaj here, iu ranë kreditet në provën e votës.
 
Diçka tjetër: as ju z. Eduard Selami e as ndonjë tjetër në PD, nuk mund të bani rolin e profetit që të thoni se kishim shpresë që për 1 vit apo 2 vjet të riktheheshim në pushtet. Aq ma tepër kjo nuk mund t’i kërkohet veç lidershipit Lulzim Basha, pasi nuk është e as nuk duhet të jetë Gjergj Elez Alia që do të shkojnë të luftojnë kundër “dy bajlozave të kuq” Rama-Meta e t’i flakin ata nga zyrat sepse ky vet, dikush apo shumkush tjetër ka andrra apo shpresë për t’u ulur në karriket e pushtetit e të shtetit shqiptar. Gjithkush e din se si vihet në pushtet dhe askush nuk ka përse të bajnë fajtor një njeri të vetëm për një fakt e mosrealitet të tillë. Natyrisht, as lidershipin Lulzim Basha, që është imazhi, fryma e shpresa e PD së sotme në opozitë e në të nesërmen në pushtet.
E, në përmbyllje z. Eduard Selami due të them se kur flisni për zhgënjimin tuaj e për humbje shprese tek të tjerët duhet të keni ma mirë parasysh disa fakte vetjake: Ju, z. Eduard Selami, ishit në krye të Partisë Demokratike si “Njeri i Shpresës” dhe u larguat prej andej pa shpresë…Ju, z. Eduard Selimi, shkuat në Amerikë në “Vendin e Shpresës së Madhe” dhe atje punuat deri në mbijetesë dhe u kthyet prej andej pa shpresë…Ju, z. Eduard Selami rierdhët në Partinë Demokratike si “Njeri i Shpresës…”, po pas dy vitesh prapë jeni në kërkim të Shpresës, akuzoni të tjerët për Shpresën, ndjeheni “të zhgënjyer” nga “Njerëzit e Shpresës”. Mirëpo, selamet e tua Selam nuk kanë të bajnë me lidershipin e Shpresës në PD dhe as me rikthimin e Shpresës në PD, tek kjo forcë politike e djathtë në ecje drejt pushtetit, tek kjo pasuri kombëtare shqiptare e Dhjetorit ’90 e Dhjetorit 2015, por këto selame politike mediatike janë e mbeten vetëm një “Zhgënjim Eduardian”!
 
 
                                      Ramiz LUSHAJ

Lazarat – 15 për qind e banorëve aplikuan Lotarinë Amerikane

Forcat e Policise ne Lazarat

“Toka e premtuar”, për lazaratasit nuk është më fshati i tyre, por Amerika. Rreth 15 për qind e banorëve kanë plotësuar lotarinë këtë vit, me shpresën se fati do t’i përzgjedhë e ata të largohen njëherë e mirë nga vendi. Fshati famëkeq, tashmë nuk prodhon asgjë për ta, veç skamjes dhe dita-ditës po zvogëlohet për shkak të migrimit drejt zonave urbane.

Mjaft prej banorëve nuk kanë para as të blejnë ushqimet e shportës. Borxhet e shënuara në bllokun e një shitëseje arrijnë në miliona. Shumë të tjerë i janë kthyer epokës së bukës së misrit.

SHPRESA NE AMERIKE

Shpresa për një jetë më të mirë ka humbur fare dhe e ardhmja duket e zymtë në Lazarat. Askush nuk guxon më të mbjellë bimën e ndaluar, e cila u sillte të ardhura deri në luks. Të vetmit banorë, që i kanë varur shpresat tek ardhmja në këtë fshat, kanë përveshur mëngët duke zënë zonat malore, kryesisht në malin Sopot mbi Lazarat, për të korrur bimë medicinale e më pas ta shesin në tregun vendës sipas çmimeve të vendosura.

Edhe vilat luksoze janë braktisur. Të zotët e tyre i janë drejtuar Tiranës apo qendrave të tjera urbane. Të tjerë presin me shpresën se fati do të jetë me ta e do t’u bjerë Lotaria Amerikane.

Nga të dhënat e fundit, nga Lazarati këtë vit kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane qindra persona. Shifrat janë katastrofike në raport me popullsinë e fshatit, duke përbërë gati 15 për qind të popullsisë zyrtare, të cilët kërkojnë të largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. “Një dëshirë e tillë për emigrim në këto përmasa, nuk është parë ndonjëherë”, shprehen banorët.

FSHATI NE VARFERI

Bejdo Shkurti, pensionist lazaratas, shprehet se fshati i tij po përjeton periudhën më të vështirë ekonomike e sociale. “Fëmijët tanë na braktisën këtu dhe nuk i kemi më krahë të na bëjnë hyzmet. Krahas kësaj, nuk jetojmë dot normalisht, sepse herë me drita e herë pa drita, herë me ujë e herë pa ujë, herë me bukë e herë pa bukë. Kështu është situata në këtë fshat”, shprehet pensionisti lazaratas.

Ndërkaq, në dyqanet ushqimore listat e borxheve për ushqimet e papaguara kanë tejkaluar parashikimet. Tana Basha shprehet se borxhet e klientëve të saj për ushqimet e blera në dyqan i kalojnë 8 milionë lekëve të vjetër.

“Varfëria e madhe në fshat na detyron që diku të falim dhe të ‘harrojmë’ sepse jemi tanët dhe ua dimë hallet njerëzve”, shprehet Tana. Çmimi i lirë i miellit të misrit ka gjetur vend në tryezat e lazaratasve. Ata po i rikthehen edhe shëllirës, ushqim ky që gjerësisht përdorej nga ta në kohën e diktaturës, si një fshat i goditur asokohe nga sistemi. Nëse deri dje hallet e tyre qaheshin te kryetari i komunës, sot nuk kanë se ku të diskutojnë apo të zgjidhin një problem, qoftë edhe të zakonshëm. Banorët thonë se kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, nuk u ka shkuar për vizitë as për të parë nga afër hallet e tyre, pasi ata nuk ia dhanë votën asaj 21 qershorin e kaluar në zgjedhjet vendore, duke i dhënë vetëm 50 vota nga 2100 votues. PIRO NASE

Nata e Bardhë me John Newman në Tiranë, britaniku performon hitet e tij deri në mesnatë

Në koncertin më të madh festiv të organizuar ndonjëherë për Natën e Bardhë, Newman performoi për publikun shqiptar këngët që kanë kryesuar për javë të tëra top listat britanike. Publiku shqiptar shijoi ritmin e këngëve të famshme ‘Love Me Again”, “Cheating”, ‘Losing Sleep”, “Out of My Head” etj, këngë qe e ka bërë britanikun një nga këngetaret me te dashur dhe te famshem ne bote.

John Newman numëron katër albume muzikore në repertorin e tij dhe mbi 480 milionë klikime në kanalin zyrtar në youtube. Këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues i këngëve të tij dhe shumë artistëve me famë botërore. Hiti i tij “Love Me Again” u rendit i pari në “UK Singles Chart” në korrik 2013 dhe ka mbi 355 milionë klikime në Youtube. I nominuar për tre çmime Brit Aëards, fitues i Best International Video nga Los Premios 40 Principales në 2013, Newman nisi të shkruajë muzikë që në moshën 14 vjeçare. Pika kulminante e festimeve në Natën e Bardhë do të rezervojë për ju pikërisht performancën e këtij artisti të talentuar, i cili ka emocionuar gjithë botën me tingujt e tij.

Një sërë aktivitetesh janë hapur për qytetarët prej orës 18.00 të pasdites së 29 Nëntorit, deri në orën 4 të mëngjesit të 30 nëntorit, duke sjellë kështu një frymë ndryshe nga vitet e tjerë, ku përveç muzikës e koncerteve festive në kryeqytet, kjo festë është konceptuar edhe si një natë e gjatë për të sjellë artin pranë publikut. Forcat e rendit, kane marre te gjitha masat qe festimet te kremtohen brenda te gjitha normave dhe pa incidente

NEWMAN: DO VIJ SERISH NE SHQIPERI
Në një intervistë para koncertit Newman theksoi se ështe kenaqesi ardhja ne Shqiperi. “Përshëndetje Shqipëri! Është hera ime e parë këtu dhe mendoj se do të vij sërish. Është shumë emocionuese të jesh në Tiranë, gjithnjë e kam parë si një vend të ngrohtë. Të gjithë sillen shumë mirë. Nga publiku shqiptar pres të jetë i çmendur, t’ia kalojmë mirë dhe do përpiqem të jap në skenë 110 përqind nga vetja ime”, tha ai.

Sa për projektet muzikore, Newman tha se po punon për albumin e tij të tretë, përmes të cilit pret një sukses edhe më të madh.
“Dështova të bëhem mekanik. Po punoj për albumin e radhës. Jam në kërkim të përsosmërisë. Dua që albumi im i tretë të jetë më i miri. Kam mësuar shumë nga albumi im i dytë, pashë tek ai çfarë shkoi dhe ku gabova, ndaj dua shumë që muzika që do të bëj nesër të jetë edhe më e mirë”, vazhdoi Newman.

VELIAJ I DHURON SAHATIN E TIRANES
Pak para se këngëtari i famshëm të ngjitej në skenë kryebashkiaku Veliaj i ka dhuruar “Sahatin e Tiranës” këngëtarit të famshëm britanik. “S’ka mbaruar ende, nata e bardhë nis pas pak me John Newman dhe mbyllet me surprizë”, shkroi Veliaj në Facebook.

Programi festiv per “Natën e Bardhë” ne kryeqytet nga ora 18.00-04.00
“Natë e Gjatë në Muze”.
• Koncert në pjesën para Galerisë Kombëtare të Arteve me liceistët;
• Koncert me instrumente muzikore në ambientet e Galerisë.
• Performanca dhe video-projeksione artistike
• Bashkëpunimi me galeritë e artit të qytetit, artistë, etj; si një mapaturë e eventit në qytet.
• Animacione për fëmijët
• Ekspozitë me fëmijët në GKA
• Korridori i një jehone të Pavarësisë, korridor 10 metra i lartë dhe i gjatë 43 metra, me 21 projektorë

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
“Nata e Bardhë Muzeale” 18.00-04.00
• Ekspozitë me materialet arkivore me vlera të rralla në hollet e TKOB
• Koncert me artistët lirikë edhe balerinët tanë
• Sfilatë të kostumeve kombëtare së bashku me valët përkatëse të trevës folklorike.
• Këngë polifonike
• Këngë qytetare të keënduara nga solistët e ansamblit
• Valle festive të ndryshme
• Melodi të ndryshme orkestrale, solistike nga kuarteti i harqeve të artistëve të rinj.

MUZEU HISTORIK KOMBETAR
“Nata e Bardhë në Muze” 18.00-02.00
• Do të ketë shfaqje filmash artistikë dhe dokumentarë shqiptarë, me temë nga Pavarësia dhe Lufta II Botërore.
• Do të projektohet logo me shkrimin: 28-29 NËNTOR 2013, e cila do të vendoset mbi sfondin e Flamurit Kombëtar. Po në këtë mjedis do të transmetohen këngë patriotike dhe partizane.
• Do të hapet një ekspozitë me vepra arti, me tematikë nga lufta për liri e pavarësi e popullit shqiptar.
• Do të shfaqen filma me tematika përkatëse.
• Do të ekzekutojë pjesë patriotike dhe partizane.
• MHK do tëqendrojë i hapur deri në orën 2.00 të datës 30 nëntor 2013.
• Bashkëpunim me drejtoritë arsimore për vizita të organizura në MHK, sipas një grafiku të hartuar së bashku.
• Vendosja e programit ne tabelën e reklamës tek hyrja e veprimtarive.

CIRKU KOMBETAR
“Nata e Bardhë”
• Kllounët “LOLI” dhe “VUXI” do të realizojnë një program me lojëra të larmishme, pantomima, kuplete dhe kombinime prestigjatori.
• Do të luajnë të alternuar së bashku Studio e Cirkut Kombëtar dhe grupi i valleve Popullore “Trad Folk Tirana”.
• Numra akrobatikë fëminorë dhe për të rinj të profileve të ndryshëm të cirkut si dhe kërcime popullore nga të gjitha trevat shqiptare.
• Artistët profesionistë të Cirkut Kombëtar dotejapin nje shfaqe. Në kete shfaqje do të luhen numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglime, pantomima, numrailuzioni, numra me kafshë, etj.

RRJETI I KINEMAVE
Kinematë do të shfaqin filma për të gjitha grupmoshat me çmim të reduktuar.

QENDRA KOMBËTARE E FËMIJËVE
10.00 KONCERT I MADH FESTIV ME FEMIJET E QENDRES KOMBETARE PER FEMIJE / nën drejtimin e Kompozitorit XhavitUjkani.

11.30 SHFAQJA “KESULKUQJA”/ Trupa e Teatrit të Kukullave.

13.00 SHFAQJA E FILMAVE VIZATIMOR PER FEMIJE /Nga Kinemaja Shqiptare/Në hollet e Teatrit të Kukullave.

17.00 MBREMJE POETIKE. “Mirësevini të festojmë së bashku”
Përgatitur nga shkrimtarja AdelinaMamaçi dhe Plator Perja
Të Ftuar: Enada&GertiVaso
Rovena Roxhari
Me pjesë baleti: “Vdekja e mjelmës” / “Gëzimi i Fluturës”
“Bluez Girls”/ “Shopenianë”
Piano: Fëmijë të Qendrës Kombëtare për Fëmijë

18.00 PREMIERA “PRINCESHA TEUTE”
Pas Shfaqjes KOKTEJ
Në Vazhdim “NOSTALGJIA E FILMIT PER FEMIJE NEPERMJET SYRIT TE
REGJISORES SE MIRENJOHUR XHANFISE KEKO.
“Qyteti më i bukur në botë”, “Mimoza Llastica”, “Një vonesë e vogël”


Send this to a friend