VOAL

VOAL

Edi Rama promovon veten e tij – Ekspozita e kryeministrit shqiptar në Hong Kong përçan kritikët Nga Fatjona Mejdini BIRN Tirana

Edi Rama hapi një ekspozitë me punët e tij në Hong Kong, por ndërsa disa thonë se ekspozitat e tij tërheqin vëmendje të mirë për Shqipërinë, të tjerë mendojnë se ai po abuzon me pozicionin e tij për të promovuar veten.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, hapi një ekspozitë personale me vizatimet e tij pas vizitës zyrtare të mërkurën në Hong Kong.

Ekspozita, e quajtur “Calendar Blossoms”, u mbajt në galerinë JaoTsung dhe paraqet dhjetëra punë të Ramës, të pikturuara në tavolinën e tij të zyrës dhe ndonjëherë mbi dokumente të punës.

Kjo është hera e tretë këtë vit që Rama, një piktor me profesion, ka hapur një ekspozitë personale jashtë shtetit pasi ka përfunduar axhendën e tij zyrtare.

Dy të parat u hapën në Berlin në prill dhe në Mynih në shtator, kur ai prezantoi mbi 100 piktura në secilën ekspozitë.

Kryeministri e ka ndarë lajmin për to në median sociale, duke theksuar interesin e madh që ka treguar media lokale për veprat e tij të artit.

Disa media shqiptare supozuan se gjatë ekspozitave në Gjermani, Rama shiti disa nga grafikat e tij për 1,000 euro copa.

Kur u pyet për fitime te tij, kryeministri Rama tha se do të zbulonte fitimet e ekspozitave në deklarimin vjetor të pasurisë që do të publikohet në fillim të 2016.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ka fituar para nga hobet e tij. Në vitin 2014, ai deklaroi rreth 15,000 euro fitime nga libri i tij “Kurban”, shkruar kur ishte lider i socialistëve në opozitë.

Fate Velaj, këshilltari i kryeministrit për Diplomacinë dhe Kulturën Europiane, tha për BIRN se pavarësisht se është kryeministër, Rama merr rregullisht ftesa për të prezantuar punën e tij jashtë shtetit.

“Nuk duhet të harrojmë se Rama është një artist dhe në thellësi të ndërgjegjjes së tij ai do të mbetet i tillë dhe të zgjidhë problemet në mënyrën më artistike të mundshme,” tha ai.

Velaj, edhe vetë një artist, beson se statusi i tij si kryeministër dhe si një artist hedh një dritë pozitive mbi Shqipërinë dhe i bën njerëzit më të interesuar për “një vend për të cilin nuk dinë shumë”.

Por jo të gjithë artistët mendojnë njëlloj. Ardian Isufi, një artist dhe profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se Rama nuk po i bën favore Shqipërisë, por “ka përdorur pushtetin për fitime personale” dhe ka tërhequr vëmendje si artist vetëm për shkak se është kryeministër.

“Në vend që të promovojë artin shqiptar në botë, ai gjen mënyra për të promovuar punët e tij,” tha ai.

Isufi tha se qeveria shqiptare nuk ka një vizion të qartë për artin dhe se artistët nuk kanë mundësi për të prezantuar punët e tyre në galeri të rëndësishme dhe në forume jashtë vendit.

“Ne jemi të përjashtuar nga sistemi global i artit dhe asnjë artist tjetër shqiptar përveç Ramës nuk po mban ekspozita në qendra të rëndësishme si Lodër, Berlin dhe Nju Jork,” vazhdoi ai.

Kryeministri në të shkuarën ka qenë një profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe ka hapur disa ekspozita pikture në vitet 1990 kur jetonte jashtë shtetit.

 

Fatjona Mejdini është gazetare e Balkan Insight për lajmet nga Shqipëria.

30-10-2015 13-25-10

 

Gazetarja Sonila Meço bëri dokumentar me Vilën luksoze të Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u sollën me helikopter (Foto)

Kjo është thjesht vila për fundjava sepse familja e Ilir Metës  jeton në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut.

Këto janë foto gjatë një interviste që Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës i ka dhënë Sonila Meços për Agon Channel.

Monika Kryemadhi është edhe deputete.

Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Ilir Metës.

Që ka 11 WC dhe 2000 metër katror oborr, ku palmat janë sjellë me helikopter.

Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” thonë se kushtojnë 32.000 euro.

Është një dokumentar i gjithë që i kushtohet Vilës në Gjirin e Lalëzit të kryeparlamentarit Ilir Meta që e ka shfaqur Agon Channel, e cila u vu dhe u hoq menjëherë nga Youtube dhe tani nuk ekziston askund. Përse nuk shfaqet ky dokumentar.

Gazetarja Sonila Meço duhet ta ketë një kopje të këtij dokumentari sepse është autorja e tij. /Mbështetur tek Gazeta Express

30-10-2015 11-34-03

30-10-2015 11-33-40

Kuvend, Topalli-Ballës: Je 150 cm, vish taka. Deputeti: Hajde ma mat!

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, dhe nënkryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, kanë shkëmbyer replika të forta, të cilat në disa raste kanë tejkaluar etikën në Kuvend. Ajo që ka acaruar deputetët e PS-së ka qenë deklarata e Topallit se nuk do t’u japë përgjigje deputetëve që janë nën 1 metër e 50 centimetra.

Por kjo thënie është përdorur nga të majtët për ta ftuar Topallin që të kryente matjen në “terren”. Madje, Topalli ka shkuar më tej duke thënë se deputetët e PS-së, Balla dhe Braçe, duhej të vishnin taka që të merrnin përgjigje nga ajo.

Socialisti Balla ka ironizuar më Topallin duke e quajtur “Manushaqe” dhe se askush nuk e do në PD. “Kjo zonja që foli ka histori të trishtueshme sa herë që flet dhe unë e mirëkuptoj se të gjithë shqiptarët i dinë ato historitë e Institutit të Misrit. Edhe pretendimin për t’u bërë e persekutuar”, u shpreh Balla.

REPLIKAT NË KUVEND

Jozefina Topalli: Jemi në vendin më të varfër, edhe raporti i fundit e ka rrokullis Shqipërinë me 35 vendet më poshtë…

Taulant Balla: Ti zonjë që bën si e ndershme, të flasësh ti për shpenzime të pajustifikuara, ku 750 mijë euro në vit harxhonte ajo naftë. S’ke faj ti që s’po bëhet një auditim dhe të përfundosh në Prokurori. Merrte dhe dietën se gjoja banonte në Shkodër dhe banonte në Bllok. Ka marrë dietën 1 milion e 400 mijë muaj për muaj.

Jozefina Topalli: Kam marrë një vendim prej dy vitesh, burrat që janë nën 150 centim të gjatë, nuk u kthej përgjigje.

Erjon Braçe: Hajde mate njëherë.

Taulant Balla: Nuk e di si e bën matjen…

Jozefina Topalli: Fakti që këtu mbron kryeministrin Rama është një gojë e shthurur që di vetëm për të fy dhe për të sharë, mua s’më bën fare përshtypje. Kjo do të thotë që qeveria e 1 milion shuplakave është në dimrin e vetmisë së madhe, askurrkush nuk ia shqetëson burrat nën 150 centimetra. Ngrihuni në kamë që t’ju shohim mirë dhe pastaj flisni. Unë megjithatë do t’ju kërkoj një ndjesë, para pak vitesh, kur kam qenë në karrigen e zonjës Leskaj për njërin këtu i kam thënë rojeve që ta kapshin për zhelesh e ta nxirrnin jashtë. Ju kërkoj ndjesë.

Erjon Braçe: Mos e bëj këtë.

Jozefina Topalli: E kam thënë shumë para kohe, sot është koha që shqiptarët kanë me ju kap të gjithëve prej zhelesh e me ju nxjerr të gjithëve përjashta.

Ilir Beqaj: Mbylle, moj gojën. Ulu aty.

Taulant Balla: Kjo zonja që foli ka histori të trishtueshme sa herë që flet dhe unë e mirëkuptoj se të gjithë shqiptarët i dinë ato historitë e Institutit të misrit. Edhe pretendimin për t’u bërë e persekutuar. Ti, zonjë, ke një problem të madh se edhe në partinë tënde nuk të duan më. Ne jo e jo, se s’të kemi dash ndonjëherë. Por frustrimet e tua për shkak të vuajtjeve personale mbaji për vete, mbaj Saliun, se Luli s’të do.

Sali Berisha: Nuk është vetëm Koço, por është dhe simotra Nushi përfaqësuesja e klanit Nushi. Dy klane kishte bregu; klanin Koleka dhe klanin Nushi…

Milena Harito: Po jemi miq, apo armiq tani?

Sali Berisha: Këto dy klane tani janë pushteti.

Milena Harito: Tani që u more me stërgjyshin tim që ka qenë anëtar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit, më vjen shumë mirë. Në fakt në atë kohë nuk e di ku ka qenë stërgjyshi yt. Në fakt nuk preferoj më ta di.

Jozefina Topalli: Mos maj po na thua që je krenare…

Sali Berisha: Gjyshi im ka qenë më tepër se ata, ai ka qenë i ngarkuari i qeverisë së Sulejman Delvinës, për këtë arsye PD-ja atij i ka dhënë një dekoratë dhe e ka merituar plotësisht. Gjyshi im ka pas një fatkeqësi të madhe, nuk them se është Milena, por është Spiro Koleka tjetër. Spiro Koleka ka qenë xhelat i inteligjencës teknike shqiptare.

Jozefina Topalli: Siç e kam thënë, nuk u përgjigjem këtyre që janë nën 150 centim. Për makinën time unë kam qenë 8 vite kryetare Parlamenti në bazë të ligjit, çdo ish-kryetar Parlamenti ka një status të veçantë për tri vite në mbarim. Makina për të cilën flet zotëria nuk është e Jozefina Topallit, ajo ka targën 0022, është makinë e Parlamentit. Një ndjesi neverie, që t’i dal për zot PS-së, vetëm ky burri që është nën 150 nuk ka. Por tasht s’të jap përgjigje. Vish takat të të jap përgjigje.

Taulant Balla: Do vish ta matësh? Kam moshën e dhëndrit të Jozefinës dhe nuk doja të kaloja në fyerje, as me matje centimetrash me një gjyshe apo nënë si mund të jetë Xhozefina. (Topalli bëhet gati të largohet nga salla) Taulant Balla: Manushaqe, mos ik. Rri, Manushaqe.

Basha denoncon: Tahiri komunikoi me trafikantin: ‘Unë nuk dua, por do t’ju arrestojnë

Basha: E kemi bisedën

Kryetari i PD-së Basha ka bërë një denoncim shokues në “Opinion”. Basha i deklaroi gazetarit Fevziu se shërbimet e huaja kanë regjistruar ministrin Tahiri komunikuar me njerin nga trafikanët.

Sipas Bashës, ministri Tahiri i thotë se unë nuk dua por janë institucionet e tjera që do të arrestojnë. Gjithmonë sipas kreut të opozitës kjo gjë tashmë është e provuar dhe se vetë kreu demokrat e posedon këtë bisedë. Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas Lulzim Bashës operacioni ku merrnin pjesë struktura të Prokurorisë, të Shërbimit Shtetëror Informativ nuk ka gjetur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për aksionin ku u arrestua vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj, ku u kapën 700 kg kanabis në banesën e tij në Durrës. Ku është dashur ndërhyrja në nivele të larta që aksioni të përfundonte me sukses për një sasi të tillë droge që ishte destinuar për tregun e huaj.

Bugajski: Ka ardhur koha të shohim gjyqe dhe arrestime të zyrtarëve të korruptuar

Analisti Janusz Bugajski, studiues në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, thotë se Shqipëria ka shënuar përparim, përfshirë sigurimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, por në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shton se në vend vazhdojnë të ekzistojnë probleme që janë të pranishme si edhe në vende të tjera të rajonit.

Ai përmend si probleme të tilla korrupsionin, polarizimin, institucionet që nuk gëzojnë besim, mungesën e reformave në sistemin gjyqësor, dhe lidhjet me kriminalitetin.

“Të them të drejtën unë do të doja të shihja përsa i takon korrupsionit jo vetëm një hetim në nivelet e larta, por një arrestim, një gjyq të ndonjë zyrtari që ka vjedhur nga shteti nga republika. Për fat të keq këta personazhe shumë dredharakë edhe kur janë hetuar, arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre”, thotë ai.

Ai shton se ka ardhur koha që njerëzit në rajon të marrin hapa të tillë që të shërbejnë si shembull që sado i lartë të jesh si zyrtar, nuk ke imunitet, por thotë se duhet që politikanët dhe vendim-marrësit të kenë vullnet të mirë, vendosmëri dhe besim në vetvete.

Analisti Bugajski thotë se vetëm mund t’i marrë me mend arsyet se pse një gjë e tillë nuk bëhet, që mund të jenë lidhje të veçanta, fakti që dikush mund të përfitojë, që dikujt mund t’i kërkohet që të mos i marrë ato masa.

“Por mendoj se ajo që është e nevojshme është një gjyq i hapur, një proces i hapur, ku një ish-ministër i qeverisë që është e qartë që ka qenë i përfshirë në korrupsion, ka vjedhur nga publiku, të marrë vendimin e drejtësisë”. 

Zoti Bugajski përmend raste kur masa të tilla janë marrë si për shembull arrestimin e kryeministrit të Kroacisë për skandale korrupsioni, shkarkimin e Presidentit të Lituanisë për lidhje me biznese jo të pastra dhe proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë në Rumani.

Ai thotë se populli shqiptar meriton më shumë dhe se kur shqiptarët shkojnë jashtë vendit ata janë të suksesshëm por për një arsye apo për një tjetër, institucionalisht dhe politikisht, në Shqipëri janë të ndrydhur.

‘Moonlight’ – Droga me avionë të vegjël nga Shqipëria në Itali, kapen 500 kg marihuanë

Droga nga Shqipëria në Italia transportohej me avionë të vegjël turizmi. Më pas lënda narkotike furnizonte tregun e Torinos, Milanos, Romës.

Guardia di Finanza në Torino arrestoi 7 persona dhe denoncoi 10 të tjerë si pjesë e organizatës italo- shqiptare të trafikut të drogës” shkruan Repubblica.it

Gjatë operacionit të koduar “Moonlight” policia sekuestroi 500 gramë heroinë të pastër dhe rreth 500 kg marihuanë, e cila nëse do të dilte në treg do të merrej 5 milionë euro, si dhe një avion të vogël të turizmit dhe dy kamionë që përdoreshin për të transportuar drogën.

Në krye të organizatës është një familje shqiptare, e cila prej vitesh jeton në periferi të Milanos, e cila planifikonte importimin e lëndës narkotike përmes kontakteve me kriminelë të tjerë, të cilët merreshin me shitjen e drogës, shkruan Repubblica.it

“Arena Kombëtare”, ky do të jetë stadiumi i ri kombëtare në Tiranë /FOTO

Stadiumi

“Arena Kombëtare”, një ëndërr për të gjithë shqiptarët dhe mundësia për t’i treguar botës se futbolli është duke u zhvilluar me hapa gjigantësh në Shqipëri dhe se investimet në fushën e sportit do të jenë edhe pasqyra më e bukur e vendit. Sigurisht, linfa e re ka ardhur nga kualifikimi historik në Europian, ku kuqezinjtë e De Biazit do të jenë bashkë me skuadrat e tjera për të provuar të magjepsin sërish…

Por, tashmë, deri sa të vijë ai moment, “shkopi magjik” për të ndryshuar infrastrukturën dhe për të mos detyruar më tifozët që t’i futen miqësive (të japin qoftë edhe më shumë, për të siguruar një biletë për në stadium, sepse kapaciteti i tij është shumë i vogël) është në duart e kryeministrit Edi Rama.

Premtimi i tij në konferencën për shtyp në Kryeministri është i bindur se do të jetë një strukturë super moderne, madje edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, e pohoi këtë gjë i ftuar në emisionin “Ora Skaner”, teksa tha se projektet italiane janë prezantuar ashtu si edhe modeli.

E megjithatë, gjithçka do të nisë  nisë që të marrë jetë nga Janari i 2016. Lajmin e konfirmon anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi. Sipas tij projekti nuk do të ndryshojë nga ai që ka paraqitur FSHF, ndërsa po vazhdon puna dhe negociatat për të gjetur një koncesionar.

 

Stadium1

 

“Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa”, mbi rrënojat e të cilit do të ngrihet stadiumi i ri”, është shprehur Dervishi. “Aktualisht jemi duke negociuar për koncesionarin. Ndërsa përsa i përket projektit të stadiumit të ri “Arena Kombëtare” mund të them se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga projekti italian që kemi paraqitur”shprehet ai.

Projekti – Projekti italian parashikon një kapacitet prej 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Godina do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe facilitete të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj.

Ajo që bie në sy në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi.

Shembja mund të zgjasë për afro 6 muaj dhe me nisjen e Europianit të Francës mund të nisë ndërtimi i stadiumit të ri. Përsa i përket financimit, Dervishi u shpreh se ende nuk është vendosur përfundimisht sesi do të jetë skema, por FSHF dhe qeveria do të japin pjesën më të madhe të shumës.

Kujtojmë që kryeministri Rama pas pritjes së kombëtares më datë 12 tetor nga kthimi nga Armenia deklaroi se si dhuratë për kualifikimin ekipi do të ketë një stadium modern, ndërsa në hyrje të tij në një pllakatë do të shkruhen të gjithë emrat e lojtarëve që bënë ëndrrën realitet, kualifikimin në Francë.

Pjesa e dytë e plotë e intervistës: Alida Hisku:Jam arratisur nga Qafa e Thanës me dy fëmijët –

TIRANE- Alida Hisku ka guxuar të rrëfejë historinë e saj personale në emër të të gjitha grave të përdhunuara në burgje nga prokurorët dhe sigurimsat gjatë diktaturës. Deklaratat e saj kanë qenë tronditëse: “Unë kam qenë vetë dëshmitare. Madje edhe në internim kur duhet të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për t’u vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen, po të mos përdhunonin. Askush nuk shpëtonte”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse i mbante mend përdhunuesit Hisku ka rrëfyer skenat e ferrit “Si t’i merrje vesh, të hidhnin një batanije ne kokë dhe… “, duke shtuar gjatë intervistës se “Mbase mund të them të gjitha të dënuarave dhe të internuarave u ka ndodhur. S’mund të qes emra.”Ky ishte ferri i një artisteje, pasi kolegët në shkollën e Partisë i vodhën ditarin dhe e çuan në duart e Sigurimit të Shtetit. “Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg m’u bënë bashkë me dy muaj në psikiatri. Dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjes në internim. Dhe pastaj më futën në arrest shtëpie….”

Po pse nuk arriti ta mbronte askush artisten, as shoqet e saj, as Vaçe Zela që e zbuloi vet si talent, as Dritëro Agolli, që ajo e kishte njohur si një babaxhan që kur shtypte librat e tij në poligrafik…, as Luan Zhegu që ajo thotë s’e “e kisha si vëlla”.

Ndërsa intervista vijon me pjesën e dytë edhe sot në “Shqiptarja.com”, dje në pjesën e parë të intervistës, rrëfimi i Alida Hiskut ka tronditur opinionin publik, mes komenteve që tregojnë se vijojmë të jemi ende një shoqëri e paemancipuar e maskiliste.

Por ka një pjesë të shoqërisë që është më “e ndriçuar”. Ka shumë zëra që e përkrahën këngëtaren për guximin demaskues. Pas botimit të kësaj interviste, ka reaguar edhe deputetja Mesila Doda, ku ndër të tjera theksoi se “Krimet e komunizmit kanë nevojë të zbardhen dhe të mos bien në harresë”…

Alida Hisku tashmë jeton larg nesh, larg spiunëve, torturave, përdhunimeve, për të mbetur si një “zanë shqiptare” e pranishme në familjen e saj, aty në Gjermaninë e ëndrrave, drejt të cilës u arratis në vitin 1990 me të dy djemtë e saj të vegjël përdore…

Aty me mundin e djersën e saj ka ngritur një parajsë të vogël, të parën ka familjen me bashkëshortin e saj, Thomas, e të dy djemtë e lindur në Shqipëri dhe vajzën 17-vjeçare, të lindur nga martesa në Gjermani. Ka dhe biznesin e saj. Në restorantin e vogël që drejton, në një fshat të bukur gjerman është krenare që i flasin vetëm “Shqiptarja”.

Krenare për emrin e vendit që përfaqëson, të atij vendi që e lëndoi, që e poshtëroi, e që prapë thotë se e merr malli për të. “Nëse dita ka 24 orë, mua më bëhen “48 orë” punë. Punoj që të harroj. Ndryshe ia plas të qarit. Më merr malli për vendin tim…. Dua të harroj”, thotë.

Të mbrojti ndonjëri nga artistët kur të burgosën. Ju kishit miqësi me artistë me pozitë, ose dhe vetë Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve pse nuk të mbrojti?
-Asnjë nuk më mbrojti. Të gjithë kishin frikë. Askujt nuk ia mbante. Të them të drejtën, kur dola nga burgu, u tërhoqa edhe vet nga shoqëria. U mbylla në vetvete se mos u prishja punë kolegëve. Dilja vetëm natën, e maskuar si një grua e zakonshme, me një shami në kokë dhe ulesha e pija një cigare në trotuar me fshesaxhijet.

Dhe ato nuk më njihnin. Askush nuk më njihte në atë gjendje. Vetëm kështu e hiqja mërzinë në atë kohë, vetëm në ato çaste merrja pak ajër pas gjithë atyre që më ndodhën.

Po Dritëro Agolli si kryetar i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve bëri ndonjë reagim. Ai vinte edhe në shtypshkronjë për botimin e librave, njiheshit, nuk të ndihmoi ai?
-Dritëroi ka qenë shumë babaxhan, por edhe ai kishte frikë. I largohej çdo bisede politike. Nuk donte të përfshihej, sepse dhe ai kishte problemet e veta. Dritëroin mezi prisnin ta gjenin me ndonjë dobësi. Por ai ishte babaxhan… Ktheju njëherë historisë dhe kujtohu si ishte atëherë… Mos të mburret kot njeri tani, se ka bërë trimërira. Askujt nuk ia mbante në atë kohë…

Vaçe Zela të ka dashur e vlerësuar shumë, mbi të gjitha këngëtaret, sa qe gjallë. Si kanë qenë marrëdhëniet e tua me të?
-Me Vaçen njihem që fëmijë. Mamaja ime Fiqrete Hisku ka punuar në korin e operës si mezzosoprano, dhe në atë kohë të gjithë artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit i bënin pushimet në plazhin e Durrësit tek Hekurudha. Kanë qenë disa vila që jepeshin për pushime vetëm për artistët atje. Meqë institucionet kulturore mbylleshin vetëm në gusht, mlidheshin të gjithë artistët me familjet e tyre atje. Isha pesë vjeç. Fëmijët mblidheshin në rërë dhe unë u këndoja.

Unë këndoja e entuziazmuar nga Vaçe Zela. Ajo më thoshte “Hajde Alida do ta këndosh Vaçen sot…”

Vaçja e ka zbuluar talentin tim… Atë e kisha zakonisht prapa kurrizit në plazh. Familja ime dhe e Vaçe Zelës e bënin plazhin sëbashku. Sa bëhej pushim aty, Vaçja më thoshte: “Ngriu Alida, këndo këngën e Vaçes tani”. Kur nguroja më thoshte “Hajde Alida se e ke “shpellën” më të madhe se unë ti, e këndon më bukur këngën.

Unë nisja të këndoja këngët e Vaçes me gjithë shpirt e të gjithë sa ishin në plazh më dëgjonin mua. E frymëzuar nga ajo, m’u rrit guximi të këndoj, më doli ndrojtja. Jam ngjitur në skenë që 13 vjeçe, në festivalin e 9-të. Në festivalin dhjetë, kur isha 15 vjeçe mora çmimin e dytë të festivalit me këngën “Shqipëria përshëndet”. Kisha marrë dy çmime njëri pas tjetrit.

Po me këngëtaret e tjera gjatë festivaleve ç’marrëdhënie ke pasur?  
-Shoqe kanë qenë të gjitha për mua. Ema Qazimi, Irma Libohova, Liljana Kondakçi, Luan Zhegu, që e kam pasur si vëlla, kanë qenë shokët më të afërt. Na mblidhte varfëria atëherë. Edhe festivali nuk na fuste cmirën, sepse nuk na jepte askush para për çmimet. Çmimi ishte vetëm një letër. Ne mundoheshim të këndonim sa më bukur për atë popullin tonë të varfër.

Ne këngëtarët ishim bërë një ndër gëzimet e pakta të popullit tonë. Por nuk kishte shpërblime për ne, për asnjë çmim. Na jepnin ndonjë dhuratë për Vitin e Ri. Kujtoj një termus me lule që më kanë dhënë e që m’u thye pas një jave. Madje me Ema Qazimin, me Liljana Kondakçinë dhe me Irma Libohovën ndërronim këpucët, kur dilnim në skenë, sepse kishim një numër këmbe dhe këndonim të gjitha me të njëjtën palë këpuce.

Unë s’kam ç’të tregoj më shumë se këto kujtime. Unë isha pjekur në punë, koha e koncerteve kalonte shpejt dhe unë prapë kthehesha në ndërmarrjen time ku punoja. Isha e edukuar në mënyrë të tillë, që nuk konceptoja si shumë të tjera të bëja karrierë, se ndryshe unë mund të ikja nga shtypshkronja. Edhe pse fitoja çmime në festivale, e quhesha këngëtare si koleget e mia, unë ende vazhdoja të punoja në shtypshkronjë. Kam punuar atje deri në moshën 23-vjeçare.

Isha një punëtore e thjeshtë me përparëse bojë qielli. Isha si një robot që sa lija punën vrapoja në aktivitete, në shkollë, në koncerte. Unë vetëm vrapoja. Kjo kulturë pune, ky ritëm jete ka nisur që në fëmijëri dhe kështu vazhdova të punojë e kështu vazhdoj.

Ku e gjen këtë forcë? 
-E gjej…! E gjej që të harroj. Kam një shtëpi tani të madhe në fshat ku punoj gjithë ditën me biznesin tim të vogël dhe vetë gjermanet më thonë se “Ku e gjen këtë forcë, ti një metër e gjysmë mbi tokë je”. Kështu bëjnë humor disa nga mikeshat e mia. I bëj vetë të gjitha, gatimin, larjet, shërbimin, lyerjet e mureve, gjithçka.

Kur ike nga Shqipëria, pse mendove të shkoje pikërisht në Gjermani?
-Të them të drejtën unë jam arratisur nga Qafa e Thanës. Nuk kam ikur me ambasadën. Kam qenë me dy djemtë këtu në Shqipëri, e ndarë nga burri. Nga Qafëthana ika me një organizim timin me ndihmën e fshatarëve. Ata më ndihmuan të mbanin fëmijët e mi.

Dhe unë kalova gardhin, ku pas kësaj ata më sollën fëmijët atje. Ishte koha kur sa kishin ikur njerëzit nga ambasadat. Fshatarët më ndihmuan pa e ditur kush isha. Isha maskuar si një grua e panjohur me shami në kokë që kishte mbetur me dy fëmijët e donte të ikte. Unë, madje mora një guxim të madh se në rrugë do të prisja në autostop për të shkuar më tej. Kaluan dy maune të mëdha eksporti dhe unë me ato ika.

Çfarë motivi pate?
-M’u mblodh si një paketë gjithçka që më ndodhi, duke menduar fëmijët, të ardhmen time. Unë isha e divorcuar, populli po merrte arratinë, po vinte një situatë me ndryshime tranzitore. Dhe mendova: A mund të ngrihen prapë unë me këto halle e të nis karrierën? Kujt do t’i këndojë unë popullit që po merr arratinë apo popullit që nuk di ku është.

E ka mendjen të më dëgjojë mua që të këndojë? Kështu më erdhi….
Unë kisha forcë psikologjike se edhe puna ime në shtypshkonjë më bëri që të lexoja shumë libra, shumë autorë, shqiptarë e të huaj, madje edhe libra të autorëve të huaj që janë ndalur, por që unë në shtypshkronjë ua arrija t’ua bëja leximin. Kisha nisur të përputhesha në shumë pika me mendimin se është një botë që duhet të gjesh forca e t’i bësh gjërat vet, duke menduar për veten, për fëmijët.

Nuk i hapi populli dyert e dritaret e shtëpisë për demokracinë. Iu hapën nga jashtë. Ndaj vuajti ky popull në tranzicion, se u gjendën të pavetëdijshëm për atë që bënte vendi ynë dhe këtë e shfrytëzuan shumë e shumë të tjerë dhe shumë politikanë.

Si e njohët bashkëshortin tuaj në Gjermani?
-E njoha më vonë duke punuar. Pasi hoqa gjithë ato peripeci, më çuan këta shoferët shqiptarë me maune. Në mes të rrugës së Beogradit deshëm të më përdhunonin. I tha njëri, “ti mbaj fëmijët këtu dhe unë ta çojë këtë në maunen tjetër”. Unë u zbrita nga makina dy shoferëve të Durrësit dhe qëndrova në të ftohtë atje në rrugë me fëmijët përdore. Ata u kthyen e më morën. U erdhi keq…

Kur mbërrita u dhashë dyqind dollarët që u kisha premtuar për transportin dhe u thashë: “Faleminderit dhe mos harroni se keni shpëtuar jetën e dy fëmijëve dhe të një gruaje që quhet Alida Hisku”. Ata u turpëruan, se nuk më kishin njohur, ngaqë unë isha veshur si fshatare. Ja kështu bëjnë shqiptarët…. I kam shkruar të gjitha këto në librin tim në gjermanisht.

Libri im quhet një biografi ose ditar tronditës atje, por unë aty vazhdoj jetën dhe përfaqësoj figurën e kulturën e një gruaje shqiptare. Mua me vjen mirë që unë punoj e pavarur, punoj shumë dhe nuk jam më mes të atyre grave që nënshtrohen ose bëhen dado të burrave gjermanë për të mbijetuar. Kam punuar shumë, vazhdoj të punoj shumë. Gjermania vërtetë është një vend i fuqishëm se ka arritur shumë gjëra me punë, po nuk mund të them se është populli më i lumtur apo i gëzuar….

Pra, unë punoja në një hotel në fshat si pastruese. Pastaj në darkë pasi pastroja dhomat, pastroja dhe kuzhinën dhe atje merrja përsipër shumë punë; bëja sallata, pastrimet, etj. Aty vinte ditë për ditë burri im. Ai pinte një birrë tek banaku. Unë ngaqë kontrolloja gjendjen në kuzhinë se sa njerëz ka, a duan më shërbim, gjendesha gjithmonë e fundit atje. Dhe ai pyeti dikë se kush isha unë. Pastaj kur u prezantuam i tregova se kisha dy fëmijët dhe folëm për ta. Ai vetë sapo ishte divorcuar dhe kishte një vajzë. Nisëm të bashkëbisedonin miqësisht.

Dhe një ditë ai më tha: “A t’i marrë unë fëmijët, t’i çojë tek lodrat. Duke u nisur nga miqësia që krijuam, m’i nxirrte më natyrshëm fëmijët tek lodrat. Dhe një ditë, im bir më thotë: “-Mami pse nuk rrimë ne me xhashi Tomin, se ne s’kemi baba”. Afria me fëmijët më dha zemër dhe kështu nisi bashkëjetesa jonë.

Dhe në këtë bashkëjetesë, unë si një shqiptare që nuk isha edukuar të merrja masa ngela shtatzënë. Me lindjen e vajzës, ne u martuam. Kështu krijova familjen time. E di ti që unë gatuaja me perimet që nxirrte për të hedhur në darkë supermarketi. U hiqja lakrave pjesën e kalbur dhe me pjesën e mirë bëja gatime të shijshme. Këto gatime shijonte bashkëshorti im kur jemi njohur dhe m’i lëvdonte pa masë.

Ja ke thënë këtë?
-Po. Ia kam thënë. Është pjesë e jetës sime, të gjitha ia kam thënë. Tomi është intelektual dhe më ka mbështetur e me ka dhënë kurajë. Ai madje i birësoi edhe dy djemtë e mi, kur u martuam. Djemtë u shkolluan dhe tani kanë nisur jetën e tyre. Unë kam blerë tani në fshat një shtëpi të madhe rreth 600 metra dhe aty kam bërë një restorant që e drejtoj vetë.

Bëhem vetë edhe burrë, edhe grua, vetë kuzhiniere, vetë pastruese. Bashkëshorti im punon gjithë ditën në klinikë. Ja kjo është jeta ime në Gjermani. Shkollova fëmijët dhe punoj gjithë ditën.  Te restoranti çdo gjë e gatuaj në kuzhinën time me duart e mia. Pra kush vjen aty ha nga duart e “shqiptares”. Ky është dhe çelësi i sekretit që unë jam e fortë. Aty gjermanët pasi mësojnë se unë kam qenë artiste në vendin tim, befasohen që jam kaq e thjeshtë atje me fshatarët gjermanë.

‘Laguna Blu’ – edhe Artan Lame e quan akt kriminal shitjen e tokës shtetërore

Edhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka reaguar për blerjen e Lagunës Blu nga pronari i TV “Klan” Aleksandër Frangaj.

Lame thote se shitja e tokës shtetërore është akt kriminal nga kushdo që e ka shitur, por nuk thënë asnjë emër. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Sipas Lames, askush nuk ka të drejtë ta shesë, pasi është një tokë shtetërore.

Skandal tjetër me CEZ – Biznesmeni kallëzon penalisht ministra, deputetë të LSI e biznesmenë, ja emrat

Një tjetër aferë korruptive dyshohet që është bërë me kompaninë CEZ –shpërndarja në Shqipëri.

Afera përfshinë biznesmen, ministra e deputet. Venigjar Begaj është biznesmeni që ka denoncuar në prokurori shkatërrimin e biznesit të tij nga ndërprerja e një kontrate me CEZ-in si pasojë e ndërhyrjeve politike.

Në kallëzimin 120 faqesh të biznesmenit, thuhet se kompania e tij Certified Solutions Corporation ( CSC shpk) ishte pajisur me licencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në vitin 2010 për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike që i shpërndante CEZ-i në gjithë Shqipërinë.

Sipas Begajt, drejtori i Metrologjisë në atë kohë ishte Gledion Rahovica aktualisht deputet i LSI-së në Berat, i cili i ka dhënë këtë autorizim me kushtin e përfshirjes në biznes me 49 % të aksioneve krushkun e Ministrit Nasip Naço, shtetasin Qirjako Kongoli.

Begaj ka pranuar këtë kusht dhe më pas kësaj kompanie, ku ishte krushku i ministrit aksioner, në vitin 2012 i është dhënë një kontratë ekskluzive 3 vjeçare për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike për të gjithë Shqipërinë.

Një biznes që prodhonte miliona lekë në muaj. Pikërisht për shkak të këtyre milionave, sipas denoncuesit Begaj, në korrik të 2012 atij ju kërkuar që krushku I ministrit Naço, në atë kohë ministër i ekonomisë dhe energjetikës, të merrte 80 % të aksioneve. Duke qenë se Begaj kishte bërë të gjitha investimet në këtë kompani, nuk prnaoi kushtin. Këtu nisi historia e shkatërrimit të biznesit të kompanisë së tij.

Me urdhër nga lart kompania CEZ ndërpreu të gjitha pagesat e kolaudimit të sahatëve. Ndërkohë kishte detyrime të mëdha të pashlyera ndaj kompanisë. Duke qenë se kontrata u ndërpre në mënyrë të njëanshme Begaj u detyrua të kërkonte nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shlyerjen detyrimeve tatimore nga CEZ-i. Bëhej fjalë për mbi 250 milion lekë të reja ose mbi 2.5 milion dollar amerikane detyrime ndaj kompanisë së Begajt.

Drejtoria e Tatimeve nis lëvizjen për të mbledh detyrimet e saj. Koincidencë apo jo në gusht –shtator të 2013 në detabassen e bizneseve të mëdha në drejtorin e tatimeve detyrimet e CEZ-it ndaj kompanisë së Venigjar Begajt rezultonin të fshira. Pikërisht një deputet I LSI-së ishte regjistruar nga kamerat duke hyrë fshehtas tek dhoma e serverave të tatimeve. Është deputeti Spartak Braho që me aktin e tij ka provokuar një skandal shumë të madh.

Ndërkohë kolegët e Brahos, përfshirë edhe ministrin Nasip Naço kishin urdhëruar ndërprerjen e kontratës që nuk pranoi t’i japë 80 % të aksioneve krushkut të tij dhe futën në lojë kompani të tjera, si Hite-tech-test me pronar Piro Xhinarin, kompanin 3G të bashkëshortes së Agron Çelës deputet I LSI-së dhe kompanian HTT të beratasit Genci Gjergjani. Këto tre kompani janë akoma në treg, sipas kallëzimit dhe dyshohet se kanë lidhje me eksponentët e LSI-së.

Sot biznesin dhe vet kallëzuesit Begaj janë totalisht të shkatërruar megjithëse bordi i Entit Rregullator të Energjisë i ka njohur borxhin që CEZ-i i ka atij.

Begajt nuk i janë kthyer asnjë lekë ndërkohë që biznesi i kolaudimit të matësve vazhdon të prodhojë miliona lekë./Abc

Masivi i gështenjave në Tropojë do të shpallet Zonë e Mbrojtur

Tiranë, 28 tetor – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, duke vlerësuar vlerën ekologjike dhe atë ekonomike të masivit të gështenjave në Tropojë, po përgatitet që t’i jap statusin “Zonë e mbrojtur” me qëllim mirëmenaxhimin e sipërfaqes së kultivuar me këtë frut.

Masivi i gështenjave të Tropojës merr edhe vlerën e një parku turistik, ku shumë vizitorë kuriozë ngjiten drejt tij edhe për turizmin e natyrës, të sportit apo ekoturizmin.

Fruti i gështenjës është edhe një vlerë e shtuar në ekonominë e zonës ku rritet, dhe ka një vlerë tepër të rëndësishëm për eksportin shqiptar.

Specialistët e mjedisit në këtë zonë shprehen se: ”do të bëjmë përpjekjet maksimale që ky frut, që konsiderohet i shenjtë për ne, të përpunohet edhe në Tropojë. Sepse është në interes të madh edhe të rritjes së punësimit edhe të rritjes së vlerës së këtij fruti nëqoftëse do të përpunohet këtu në Tropojë”.geshtenjat1

Rrethi i Tropojës ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan, duke u shtrirë rreth alpeve përmbi qytetin e Bajram Currit, bjeshkëve deri në Dragobi dhe vijon me masivin e vargmaleve të Shkelzenit deri në njësinë administrative të Lekbibajt.

Masivi i gështenjës në Tropojë zë një sipërfaqe mbi 2400 hektarë me rendiment mesatar rreth 40 kg për rrënjë.

Qytetarët e Shqipërisë: Rreziku kryesor për ne është Greqia, e dyta është Serbia

Me publikimin e një sondazhi për perceptimin e qytetarëve për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, është inauguruar Qendra për Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe.
Kjo qendër zyrtarizon bashkëpunimin e shoqërisë civile në Tiranë e Beograd dhe konkretisht bashkëpunimin mes Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Shqipëria dhe Lëvizjen Evropiane të Serbisë.
Kjo me bindjen se vetëm bashkëpunimi kapërcen ngërçin e mungesës së komunikimeve të së shkuarës.
“Ky instrument do të ndihmojë në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh Albert Rakipi nga Instituti për Studime Ndërkombëtare.
Me gjithë perceptimin, shoqëria shqiptare në shumicën e saj më të madhe i mendon si “normale” marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. 45.6% e të anketuarve mendojnë kështu, përkundër rreth 29% e të pyeturve që i mendojnë “të këqija”.
Një kuotim më të lartë kanë marrëdhëniet mes dy qeverive. 54.7% e të pyeturve thonë se marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe Tiranës zyrtare i shohin si “normale” marrëdhëniet, ndërsa 18.8% si “të këqija”.
Në shumicë dërrmuese, të anketuarit kanë besimin se marrëdhëniet do të përmirësohen në të ardhmen, ndërsa surprizuese është bindja e qytetarëve shqiptarë, në mbi 90%, se kjo është në të mirë të të dyja vendeve.
Shqiptarët shohin Greqinë si kërcënimin e tyre të parë. 31.6% e të anketuarve e mendojnë këtë, ndërsa Serbinë e shohin të dytën në listën e disa vendeve të përfshira në anketim me 27.8%.
Qytetarët shqiptarë besojnë në shumicën e tyre se mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tashmë kushtet për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, por shumica dërrmuese e të anketuarve, në masën 72%, nuk ka asnjë dyshim se përgjegjëse për ndeshjen ishte Serbia.

Shtyhet për të premten seanca gjyqësor e Ballist Morinës

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë sot seancën ndaj shtetasit Ismail Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballist” Morina.
I dënuar me “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje, Morina është paraqitur këtë paradite në gjykatë.
Ndërkohë, seanca ndaj tij nuk është zhvilluar sot për shkak se mungonte avokati i çështjes, Ardian Visha.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet ditën e premte në orën 09:30. “Ballisti” është arrestuar një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi është kapur me armë.

Ballist Morina – sot Gjykata e Apelit vendos për fatin e tij

TIRANË – Gjykata e Apelit pritet të vendosë sot për fatin e Ismail Morinës, i njohur me nofkën Ballisti, i cili ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg, pasi u kap me dy armë pa leje në Tiranë, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhej në “Elbasan Arena”.

Ballist Morina, njeriu i cili ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, mbërriti në Shqipëri për të ndjekur skuadrën e zemrës. Por gjatë një kontrolli policor në makinën e tij iu gjetën dy armë pa leje, çka bëri që të përfundonte në qeli. Sot Morina do të këmbëngulë në Apel lirinë, pasi pretendon se armët i mbante për vetëmbrojtje, pasi ndihej i rrezikuar për jetën që pas ngjarjes së Beogradit.

Ambasadori amerikan në Tiranë viziton Burgun e Spaçit (Foto)

Një vizitë tepër domethënëse – mirënjohje për ambasadorin Lu!

VOAL – SPAÇ, 27 TETOR – Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu bëri sot një vizitë në Bugun e Spaçit. Të kuptosh politikën e sotme të Shqipërisë dhe të kaluarën e saj të errët komuniste është e domosdoshme të shkosh në Burgun e Spaçit.  Ambasadori Lu, si asnjë ambasador tjetër amerikan e ka kuptuar këtë, pasi siç rrëfehet edhe vet, stërgjyshja e tij ka vdekur në një burg komunist në Kinë. Pas kësaj vizitë tejet të rëndësishme dhe tepër domethënëse, Donald Lu bëri një deklaratë në shqip e në anglisht dhe e shpërndau atë nëpërmjet rrjetit social Facebook:

lu2

Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone.
Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje. Ne patëm fatin të kishim tre njohës të mirë të zonës, të cilët na rrëfyen historitë e atyre që jetuan dhe humbën jetën këtu – Gjet Gjoni, guida jonë vendase, si dhe Nedi Pjetri dhe Jonathan Eaton nga Shoqata e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij.
Dje, unë kisha nderin të takoja Fabian Katin, i cili ka qenë i dënuar politik në Spaç në mesin e viteve ’80-të. Z. Kati ia ka përkushtuar jetën e tij qëllimit për të mos e lënë në harresë tragjedinë e Spaçit. Ai së bashku me ish të burgosur politikë të tjerë në Spaç, po punon për të ndërtuar një muze në ish burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme. Gjithashtu, ai ka bërë disa filma dokumentarë dhe ka shkruar libra mbi ata që u zhdukën dhe ata që i mbijetuan kësaj përvoje çnjerëzore.
Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot.
Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish.”
Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj.

lu3

TEKSTI ANGLISHT
My colleagues and I visited Spaç today and were struck by the irony of the story of human brutality at this prison juxtaposed against the beauty of the rugged mountain landscape of this area.
A visit to the prison at Spaç is a sobering reminder of the sacrifices made by those who fought for freedom and against tyranny, and all too often died in that pursuit. We were fortunate to have three experts tell us the stories of those who lived and died here — Gjet Gjoni, our local guide, and Nedi Petri and Jonathan Eaton of the NGO Cultural Heritage without Borders.
Yesterday, I had the honor of meeting Fabian Kati, who was a political prisoner at Spaç in the mid-1980’s . Mr. Kati has devoted his life to making sure we do not forget the tragedy at Spaç. He, together with other former prisoners at Spaç, is working to establish a museum in the former communist prison so that these important stories will be shared with future generations. He has also produced documentary films and written books about those who perished and survived this brutal ordeal.
My own great-grandmother died in a communist prison in China. She was arrested while helping other families escape from China during the Maoist Revolution in 1947. Today, I remember my great-grandmother ,thousands of Albanians, and countless others from around the world who fought for the freedoms that today we all enjoy.
On our Embassy grounds there is a magnolia tree, planted by our community. Beneath this tree, there’s a plaque, engraved with a quote by Maya Angelou that reads, “History, despite its wrenching pain, cannot be unlived, but if faced with courage, need not be lived again.”
I encourage young Albanians to visit Spaç and to hear the stories of those brave Albanians who survived and perished in this place. Soon it will be your responsibility to retell these stories to your children.
 
lu4

Shqipëria përgatitet për ardhje të emigrantëve

Shqipëria është duke marrë të gjitha masat për ardhjen eventuale të emigrantëve nga Afrika veriore, të cilët kalojnë përmes Shqipërisë për ne Evropë.

Deri tash Shqipëria nuk ka qenë korridor i preferuar për kalimin e emigrantëve. Ata kanë përzgjedhur që përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Kroacisë, që të shkojnë në drejtim të BE-së.

Sipas BBC-së, për Evropën lindore, në rajonin e Korçës dhe Gjirokastrës janë duke u bërë përgatitjet për vendosjen e rreth 5 mijë emigrantëve eventualë.

Meta kundër Ramës – ja axhenda ndërkombëtare e kryetarit të Kuvendit

Nuk e dihet sesi ka ndodhur por dyert e ndërkombëtarëve janë çelur sërish për Ilir Metën pas një embargoje të mirëfillte gati 2-vjeçare politike brenda dhe jashtë vendit. Syri.net ka mësuar se brenda muajit Nëntor Ilir Meta do të ketë një axhendë mjaft interesante takimesh dhe udhëtimesh madje edhe në “tokën e ndaluar” për, Gjermania.

Ilir Meta arriti të siguronte pas shumë përpjekjesh dhe pagesash të majme, një vizë nga ambasada amerikane në Tiranë, pas ftesë-garancisë që i nisi kongresmeni republikan Robert Pittenger për të marrë pjesë një forum për sigurinë në SHBA, edhe pse ky i fundit po përballet nga dy hetime paralele një nga FBI për biznesin e familjes dhe tjetra nga Komisioni i Etikës në Kongresin Amerikan për financime të dyshimta të fushtatës. Por pavarësisht kësaj, me t’u kthyer në Shqipëri, Meta do të ketë në program shumë shpjet një tjetër vizitë shumë të rëndësishme per qetësinë e tij politike në raport me faktorin ndërkombëtar, dhe ai është udhëtimi drejt Gjermanisë. Nuk ka informacione rreth takimeve që Meta do të ketë në Berlin, por e sigurtë është se ato do të jenë të nivelit të lartë.

Më pas brenda muajit të ardhshëm, Meta do të udhëtojë kësaj herë në Itali ku ndër të tjera do të pritet në një takim edhe nga kryeminsitri italian Matteo Renzi. Akoma edhe më tej brenda Nëntorit, Meta do të bëjë edhe një nga udhëtimet e tij më të përzemërta që është ajo drejt Beogradit për tu takuar me vetë kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Në në fund të muajit Nëntor, Meta pritet të udhëtojë edhe drejt Greqisë ku do të takohet atje edhe me kryeministrin grek Alexis Cipras. E gjithë kjo mori takimesh tregon se bariqendra politike europiane po peshon tashmë më shumë drejt Metës sesa drejt Ramës.

Duket se deklaratat shpesh herë kërcënuese të Kryeminsitrit Edi Rama i cili kërkon me pahir nga Brukseli hapjen e negociatave për anëtarësim apo edhe gjuha aspak miqësore që ai vë në zbatim sa herë bëhet fjalë për punët e Brukselit, kanë filluar të japin efektet e veta.

Këtë dobësim të rradhës të marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar po e shfrytëzon në mënyrë të përkryer Ilir Meta i cili po mundohet ti tregojë Perëndimit se ai nuk është si aleati i tij, por di të jetë konstruktiv dhe bashkëpunues. Është shumë interesante të shikohet sesi do të vijojë lakorja e qasjes së Metës me ndërkombëtarët tashmë që ai ka filluar revanshin ndaj aleatit të tij si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Syri.net

Rama kundër Metës – Mediat e majta botojnë fakte për deputetin e LSI-së Agron Çela

Atëhere kur mendohej se mjegulla e aferës CEZ-DIA po shpërndahej sot një tjetër raport ka dalë në dritë që konfrimon sesi Kastriot Ismailaj mbante lidhjet me Ilir Metën dhe përfaqësuesit e LSI-së. Mediat e majta shumë pranë Kryeministrit Edi Rama kanë publikuar sot një raporti (anonim) që nuk saktësohet se cili insititucion e ka hartuar i cili shpjegon sesi, një pjesë e parave që CEZ i ka kaluar në mënyrë abuzive kompanisë fantazmë të Kastriot Ismailaj i kanë kaluar një deputeti aktual të LSI-së në Shkodër, Agron Çela  dhe disa kompanive të përafërta me këtë parti.

Ky raport vjen pikërisht në kohën kur kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndodhet për një vizitë në SHBA ndërsa akoma nuk ka patur një reagim nga LSI.

Kështu mësohet se nga shuma 650 milion lekë të reja që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga CEZ shpërndarja, kompania ku ishte bashkëpronar Agron Çela tashmë deputet i LSI-së në Shkodër, ka përfituar rreth 165 milion lekë. Pasi kompania DIA kishte bërë blerjen e disa motorëve në kompanin e Çelës, që në kohën e pagesave nuk ishte deputet. Ky fakt është denoncuar për herë të parë nga ish nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti dhe më pas është vërtetuar edhe nga ekspertët e prokurorisë.

Një tjetër shumë e dyshimtë është ajo prej rreth 300 milion lekësh që kompania DIA ka paguar në llogari të kompanisë nga Durrësi me emrin “Nereida” në formë detyrimesh për punët që kompania durrsake kishte kryer, edhe kjo e paralajmëruar më parë nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Kur kjo aferë shpërtheu nga agjensia investigative BIRN, u akuzua drejtpërdrejt Ilir Meta si “një ish kryeministër i akuzuar për korrupsion” që kishte përfituar ryshfet nga paratë abuzive të Kastriot Ismailajt. BIRN i referohej mbrojtjes që kishin bërë avokatët e qeverisë shqiptare në procesin e arbitrazhit në Vienë. Mirëpo kur BIRN publikoi investigimin e saj ende nuk dihej se ku ishin shpërndarë, paratë e përfituara abuzivisht nga Kastriot Ismailaj. Tani ekspertët e prokurorisë kanë bërë publik një raport të detajuar për këtë qëllim.

BIRN: Dorëheqjet dhe arrestimet, 28 deputetët e larguar nga Parlamenti

Pranverën e vitit 2013, kryeministri Edi Rama propozoi që ministrat e kabinetit të tij do të jepnin dorëheqjen nga mandati i deputetit, në mënyrë që të krijonin ‘një ekuilibër të ri dhe më shumë kontroll parlamentar ndaj ekzekutivit”.

Dy vjet më vonë,pak vëzhgues besojnë që kontrolli i legjislativit ndaj pushtetit të qeverisë është forcuar; por megjithatë afërsisht 20 për qind e të zgjedhurve të popullit në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit 2013 janë larguar nga Kuvendi.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se28 deputetë kanë dhënë dorëheqjen, mes të cilëve 17 janë ministra të kabinetit “Rama”. Zëvendësimi i tyre në Kuvendin e Shqipërisë solli një fluks të ri dorëheqjesh dhe telashe shtesë për kreun e ekzekutivit me deputetët e rinj.

Përgjatë dy viteve, mazhoranca humbi deputetin Arben Ndoka, i cili e siguroi me vështirësi mandatin e tij falë dorëheqjeve të Mimi Kodhelit, qëu emërua në postin e ministres së Mbrojtjes dhe dy grave të tjera në listën e qarkut të Lezhës.

Ndoka u detyrua gjithashtu të japë dorëheqjen,pasi u vendos në qendër të akuzave të opozitës për shkak të publikimit të vendimit se ai ishte dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Dy deputetë të tjerë të mazhorancës, Mark Frroku dhe Armando Prenga ndodhen nën arrest, ndërkohë që vazhdimësia e mandatit të tyre pritet të përcaktohet me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Mark Frroku, ish aleat i kryeministrit Rama është arrestuar për llogari të drejtësisë belge, pas akuzave të përfshirjes së tij në një vrasje në vitin 1999.

Në të njëjtat rrethana, legjislativi do të përballet edhe me rastin Prenga, i cili është arrestuar pasi akuzohet se qëlloi një shtetas me armë. Ekspertët thonë se rasti “Frroku” do të shërbejë si precedent edhe për rastin Prenga.

Studiues të politikës besojnë se vendimi për ndarjen e mandateve ishte një akt simolik, që në realitet dha efektin e kundërt. Kreu i Institutit të Studimeve Strategjike, Afrim Krasniqi mendon se ky vendim i kryeministrit Rama dobësoi dukshëm pozitën e ministrave dhe futi në parlament personazhe të dorës së dytë, pa peshë në jetën parlamentare dhe atë publike të vendit.

“Shumica e tyre janë anonimë, pa identitet politik dhe rezultat i rastësisë,” argumenton Krasniqi.

Ai mendon gjithashtu se eksperimenti dështoi të prodhonte-siç u premtua-më shumë demokraci.

“Prodhoi më pak demokraci dhe më shumë pushtet të përqendruar tek lideri dhe partia,” thotë ai për BIRN.

Ndocaj në parlament

Ideja e ndarjes së mandateve solli në praktikë pasoja të padëshirueshme edhe për vetë kryeministrin Rama. Dy vjet pas aplikimit të saj, ai është i detyruar të pranojë futjen në Parlament të një ish-aleati që u kthye në kundërshtar të tij.

Të hënën, KQZ shpalli Eduart Ndocaj, kandidatin nga Lezha si deputetin më të ri të parlamentit, i cili në vitin e funditështë përfshirë në polemika publike me kryeministrin Edi Rama.

Zëdhënësja e KQZ-së i tha BIRN se për zëvendësimin e mandatit do të vendoset duke iu referuar nenit 164 të Kodit Zgjedhor, i cili shprehet se “Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse”.

Shpallja e mandatit të Ndocajt erdhi pasi Ndrec Dedaj, aktualisht kryetar iBashkisë së Mirditës dhe emri që pasonte Arben Ndokën në listën e PS-së në qarkun e Lezhës, refuzoi mandatin e deputet.

I kontaktuar nga BIRN, Dedaj tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga posti i kryebashkiakut për hir të një mandati në Kuvendin e Shqipërisë.

“Në rast se do të më lënë t’i ushtroj të dy funksionet, edhe kryetar bashkie edhe deputet   sigurisht që do të pranoj, në të kundërtën unë do të refuzoj mandatin e deputetit,” tha ai.

Frroku në Kushtetuese

Këshilli i Mandateve vendosi të martën t’i kalonte për kompetencë Gjykatës Kushtetuese çështjen për heqjen ose jo të mandatit të deputetit Mark Frroku, pasi nuk ishte në gjendje të cilësonte si të arsyeshme ose jo mungesën e deputetit në parlament.

Formalisht janë mbushur 6 muaj nga dita kur deputeti i partisë Kristian Demokrate u arrestua. Fillimisht ai u akuzua për dëshmi të rreme dhe më vonë për vrasje. Në lidhje më këtë fakt objektiv, Kushtetuta parashikon se “mandati i deputetit mbaron … kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Në vakum ligjor dhe në mungesë të një precedenti, Këshilli i Mandateve kërkoi interpretim kushtetues.

Opozita e kontestoi vendimin e Këshillit të Mandateve duke e cilësuar si akt të mungesës vullnetit të mazhorancës për të realizuar procesin e dekriminalizimit; megjithatë, në mungesë të një precedenti të qartë, ish kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata thotë se është vendimi i duhur.

“Vendimi për të kërkuar interpretim në kushtetuese është mëse i arsyeshëm në kushtet e një rasti pa precedent. Këshilli i mandateve mund të vendoste dhe ndërprerjen e mandatit e të kërkonte miratim në Parlament, por sërish çështja do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese,” i tha Gjata BIRN.

/BIRN/

Raport i BB: gjendja ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të jetë e brishtë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. duke arritur në 1.9 për qind për vitin 2015 nga 1.5 që arriti një vit më parë. Vlerësimet jepen në një raport të ri të botuar sot mbi gjendjen ekomonike dhe parashikimet për të ardhmen në Evropë dhe Azinë Qendrore. Evropa Lindore megjithatë po shënon rritjen më të shpejtë – 3.3 për qind për vitin 2015.

Shqipëri

Sipas Bankës Botërore rritja u përshpejtua për Shqipërinë në vitin 2015 dhe pritet të vazhdojë trajektoren pozitive gjatë tre viteve të ardhshme, megjithëse do të jetë nën potencialin e mundshëm të zhvillimit.

Klima e përmirësuar e biznesit dhe eksportet pritet të jenë faktorët kryesorë nxitës, krahas stabilizimit të  konsumit, besimit të  konsumatorit dhe tregjeve të punës.

Konsolidimi fiskal në masë të madhe është mbështetur tek shpenzimet, ndërsa të ardhurat nuk arritën nivelin e pritshmërive, pavarësisht nga masat e reja tatimore, thuhet në raportin e BB.

Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2015 u ul në 2.7% nga 3% që ishte parashikuar në fillim të vitit për shkak të ndikimit të përmbytjeve në sektorin e bujqësisë dhe pakësimit të prodhimit të naftës në përgjigje të rënies së çmimeve ndërkombëtare.

Në gjysmën e parë të 2015 u bënë konsolidime modeste fiskale për shkak të të ardhurave më të pakta nga parashikimet, duke kushtëzuar kështu një realizim më të ulët të shpenzimeve – veçanërisht të atyre kapitale, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Varfëria pritet të vazhdojë të ulet, ndonëse me ritme të ngadalta. Varfëria, e matur me të ardhura prej 5 dollarësh në ditë, u rrit në 47.5% në vitin 2012 nga 46.7% në vitin 2008 dhe shënoi rënie të lehtë në 46.7% në vitin 2014.

Sipas Bankës Botërore, niveli i papunësisë në tërësi ra nga 17.7% në tremujorin e dytë të 2014 në 17.3% në tremujorin e dytë të 2015. Por mes grupmoshës së re, papunësia u shtua nga 33.5% në 34.2%.

Fluksi i remitancave u ul nga 11.7% të GDP-së në vitin 2008 në 8.4% në vitin 2014 për shkak të kushteve ekonomike në Eurozonë.

Ekonomia shqiptare, sipas Bankës Botërore, pritet të rritjet me 3.4% në vitin 2016 dhe me 3.5% në vitin 2017.

Prespektivat e rritjes për Shqipërinë do të varen nga zbatimi i reformës strukturore në energji, menaxhimin financiar të shpenzimeve publike dhe pensionet.

Tregu gjithmonë i dobët i punës kufizon potencialin e ekonomisë shqiptare. Një nivel i lartë i punësimit informal në Shqipëri pengon rritjen e produktivitetit dhe grumbullimin e të ardhurave.

Zhvillimet në Greqi mund të kenë ndikime më të mëdha nga sa pritej mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe ndaj prespektivës së uljes së varfërisë, duke patur ulje të remitancave, eksporteve dhe investimeve.

Sfida kryesore për Shqipërinë, përfundon raporti i bankës Botërore, është rritja ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, nga njera anë dhe mbrojtja e shtresave të varfëra të shoqërisë nga ana tjetër.

Kosovë

Sipas parashikimit të Bankës Botërore ekonomia në Kosovë po tregon shenja të mëkëmbjes, e  nxitur kryesisht nga kërkesa e brendshme. Rritja pritet të arrijë në 3% në vitin 2015 dhe 3.6% në vitet 2016-2017, por mundësitë e punësimit do të vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Të ardhurat për familjet më të varfëra pritet të shtohen nga rrija e përshpejtuar në bujqësi dhe pakësimi i TVSH-së për ushqimet bazë dhe shërbimet komunale. Por vonesat në zbatimin e disa reformave sociale, si ajo e siguracionit shëndetësor, do të ketë efekte negative.

Ekonomia e Kosovës u rrit me 0.2% në tremujorin e parë të 2015, e nxitur nga shtimi i konsumit privat me 2.3%  dhe rritje e shpenzimeve qeveritare me 1.5%  rritje e konsumit të qeverisë, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Çmimet mbeten të qëndrueshme me deflacion mesatar prej 0.5% gjatë gjysmës së parë të vitit, që duhet të rrisë të ardhurat reale të familjeve.

Megjithatë rritja e pagave në sektorin publik po ndikon duke sjellë çrregullime në tregun e punës. Kështu rritja ekonomike nuk është mbështetur tek krijimi i vendeve të punës.

Sipas raportit të BB, niveli i papunësisë mes të rinjve mbetet i lartë, mbi 61%.

Shumë banorë njoftohet se imigruan ilegalisht në Evropën Perendimore gjatë nëntorit 2014 – qershorit 2015 të shtyrë nga papunësia.

Të ardhurat u rritën me 7% në gjysmën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kryesisht nga përmirësimi i grumbullimit të taksave.

Rritja ekonomike pritet të arrijë 3% në vitin 2015, 3.5% në vitin 2016 dhe 3.7%  në vitin 2017 mbështetur nga shtimi i investimeve të huaja, shtimi i konsumit dhe eksporteve.

Megjithatë, sipas Bankës Botërore kjo rritje mund të rrezikohet nga mosrealizimi i investimeve publike dhe pakënaqësia nga mungesa e vendeve të punës.

Mungesa e sigurisë energjitike mbetet pengesa kryesore për tërheqjen e investime të huaja të drejtpërdrejta.

Dobësitë makroekonomike, papunësia e lartë dhe varfëria kërkojnë reforma strukturore gjithë-përfshirëse për të nxitur rritjen ekonomike dhe për ta bërë atë të prekshme për të gjitha shtresat në Kosovë, përfundon rapaorti i Bankës Botërore.

Zbulohet edhe 1 ton marihuanë në Portin e Durrësit

Lënda narkotike u gjet në brendësi të një kamioni pak përpara imbarkimit të tij në një nga tragetet e linjës për në Itali. Tre persona u arrestuan

Afro 1 tonelatë marihuanë u sekuestrua nga policia shqiptare në portin e Durrësit mbrëmjen e së dielës. Sasia e madhe e drogës u gjet në brendësi të një kamioni të ngarkuar me lëndë drusore, pas njoftimeve që ishin marrë në rrugë operative. E ndarë në pako, marijuana ishte fshehur mes ngarkesës e cila kishte si destinacion Italinë. Gjatë gjithë natës, ndërsa shkarkonte kamionin, policia peshoi drogën e zbuluar, e cila në fund rezultoi të ishte 986 kilogram.

Policia njoftoi se ka arrestuar tre persona. Përvec shoferit dhe pronarit të mjetit Albert Doku, 51 vjeç, dhe Ervin Pëllumbi, 36 vjeç, të dy nga Durrësi, në pranga përfundoi dhe Gani Bushati, 55 vjec, nga Bushati i Shkodrës, i cili dyshohet të jetë personi që ka siguruar furnizimin me marijuhanë.  Veriu i vendi është identifikuar si një nga zonat e kultivimit të cannabis sativa-s.

Një javë më parë po në qytetin e Durrësit, policia zbuloi një tjetër rrjet të trafikut të marijuhanës. Ajo arrestoi 7 persona, mes të cilëve dhe sipërmarrës të fushës së ndërtimeve dhe karburanteve, të cilët përdornin si bazë një vilë të tyre në qytetin bregdetar, në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan 700 kilogram lënë narkotike.

Verën e shkuar autoritetet shqiptare të ndihmuara nga avionë të specializuar të Guardia di Finanza-s italiane, identifikoi një sipërfaqe prej 44 hektarësh të kutivuar me cannabis sativa në zona të ndryshme të vendit, nga Veriu në Jug. Mbi 700 mijë bimë narkotike u asgjësuan gjatë ndërhyrjeve nga toka të policisë shqiptare.

Djali i Valentina Leskajt e merr për 25 vjet hekurudhën Ballsh-Vlorë

Partia Demokratike denoncoi sot marrjen me koncension nga djali i deputetes së PS-së, Valentina Leskaj të hekurudhës Ballsh-Vlorë për 25 vjet.

Deputetja e Vlorës, Liljana Elmazi tha në një konferencë për shtyp se fituesi është shpallur pa tender, si disa biznesmenë të tjerë që kanë marrë së fundmi kontrata nga Qeveria.

“Edi Rama ka vendosur t’i japë mikut dhe donatorit të tij, djalit të Valentina Leskajt, një ekskluzivitet qeveritar, për 25 vite. Hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë. Çdo mall që do transportohet për 25 vite, çdo pasagjer që do udhëtojë për 25 vite në këtë linjë, do paguajë paratë tek biznesmeni Arian Leskaj, mik i vjetër i Bashkisë së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit. Ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim. Kemi të bëjmë me një biznes miliona eurosh në vit, duke ditur se në hekurudhën Leskaj, do të transportohet nafta që prodhohet në Ballsh, e cila shkon në Vlorë për t’u tregtuar më pas në Europë. Me filozofinë pa tender, me fitues të paracaktuar, që janë gjithnjë miqtë e Edi Ramës po jepen çdo ditë ekskluzivitete për dekada të tëra”, deklaroi deputetja e PD-së.

Sipas saj “Çdo ditë, pas çdo tenderi, pas çdo koncesioni, pas çdo pasurie kombëtare po shfaqet një mik i Edi Ramës, që ndan fitimet më të. Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas raportit të punës së OSBE pasuria e tij llogaritet mbi 200 milionë euro. Pasuri e cila po rritet çdo ditë, pasi fondet shpërndahen nga Edi Rama, i cili cakton xhepat se ku duhet të shkojnë paratë e shqiptarëve, duke i ndarë ato me miqtë dhe ndërtuesit e tij personal”.

Corriere Della Sera/ “Jeta në arrati e superpolicit Zagani:Edhe në Zvicër vrasësit po më kërkojnë – Në Shqipëri më duan të vdekur” (video)

Voal – TIRANE- Prestigjiozja italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull të gjatë ish-shefit të Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, i arratisur nga Shqipëria në muajin gusht, ku qëndronte në arrest shtëpie. Gazetarët e Corriere Della Sera e kanë takuar këtë të fundit dhe thonë se ai ndodhet në Zvicër. Zagani ka rrëfyer ndër të tjera se ka persona që duan ta vrasin.

“Prej disa orësh, më i kërkuari nga qeveria shqiptare dhe emri i parë në listën e të kërkuarve dhe të përfshirëve në trafikun e drogës, është një polic i njohur shqiptar, me një karrierë të guximshme në fushën e antidrogës dhe i vlerësuar nga forcat e policisë italiane falë bashkëpunimit për hetime dhe operacione të ndryshme. Pas urdhrit ndërkombëtar të arrestit, Dritan Zagani, 43-vjeçari i martuar dhe baba i tre vajzave ndiqet zyrtarisht nga agjentët e çdo kombi”, -kështu e nis shkrimin e saj gazeta italiane.

IMPLIKIMI I NJERËZVE PRANË QEVERISË NË LIDHJET E DROGËS

Në vitin 2014, kur ndiqte bashkë me Guardia di Finanza, gjurmët e drogës nga Shqipëria në Lombardia, Zagani arriti të zbulojë implikimin e njerëzve që konsideroheshin të afërt me qeverinë dhe çdo gjë mori të tatëpjetën. Ai “padrejtësisht” u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës për “shpërndarjen e informacioneve hetimore” tek italianët, diçka që mbi të gjitha “Unë gjithmonë e kam bërë në kuadrin e objektivave të përbashkëta dhe askush nuk ishte ankuar kurrë”,- citohet të ketë thënë Zagani.

Kjo i kushtoi gjashtë muaj burg në Tiranë dhe nëntë muaj arrest shtëpiak. “Unë u largova sepse donin të më eliminonin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë: Tek ju mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjen këdo. Kjo ka ndodhur disa vite më parë, eliminuan një ish-agjent me një të kaluar të bezdisshme për shefin. Ai merrej me shpërndarjen e gazetave, ishte kthyer pothuajse në një fantazmë, por prapë e gjetën. Tani, disa shokë besnikë, një informator i mirë më ka qëndruar në krah, dhe e di që edhe në Zvicër vrasësit po më kërkojnë “.

NGA POLIC I SHKËLQYER NË “TRADHTAR”
Qeveria shqiptare është e bindur se Zagani është fajtor, edhe përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shqiptare e kanë përsëritur këtë në publik, të vendosur për të mos fshehur asgjë dhe për të vepruar në transparencë të plotë, të bindur se kanë në dorë prova ta sigurta. Fitoret e shkëlqyera të policit në luftën kundër kriminalitetit dhe sjellja e tij prej “tradhtari” duke preferuar ti referohet autoriteteve italiane dhe jo atyre të qeverisë së tij, për hetimet e reja që kishte zbuluar, janë histori të ndryshme. Zagani nuk ka frikë për arsyen e thjeshtë se nuk ka asgjë për të humbur, por kërkon shpëtimin e familjes. “Unë iu luta autoriteteve zvicerane të strehojnë gruan dhe vajzat. Nëse është e nevojshme, unë jam i gatshëm të kthehem në Shqipëri, për të mbrojtur veten. Deri tani nuk më kanë lejuar. Kur më rrasën në burg, në qeli kisha tre kosovarët që sapo ishin arrestuar për drogë … pastaj, në sajë të zemrës së mirë të rojeve më zhvendosën në departamentin e të burgosurve me probleme të mëdha psikologjike … dhe këtu ishte një tjetër ferr … Mora arrest shtëpie, sepse pas gjashtë muajsh skadoi afati brenda të cilit ata duhet të më procedonin … “.

POLICJA TJETËR
Në këtë rast diplomatik ka edhe një tjetër person, sigurisht nga policia, por me kombësi italiane, e cila ndoshta ka një rol të rëndësishëm. Kjo është një zyrtare e cila kishte punuar gjatë samitit të G8 në Xhenova, e cila u dënua për dhunë dhe në vend që të zhduket ishte promovuar, me postin e “Përfaqësuesit italian të hetimeve” në Shqipëri, dhe mbante marrëdhënie të mira me Tiranën. Zagani thotë se është një rastësi e çuditshme që kjo e fundit është hequr nga Shqipëria, sapo nisi kjo çështje. Për çfarë arsyeje? Kjo nuk është pyetja e vetme. Për shembull si do të silleshin autoritetet e Zvicrës me policin e kërkuar dhe për të cilin është shpikur pseudonimi “Serpico”. Serpico, tashmë në pension ka qenë një agjent police në New York, që zbuloi sistemin e korruptuar brenda policisë, duke përfshirë ryshfete dhe favore. Në atë kohë (në vitet gjashtëdhjetë) Serpico kontaktoi New York Times për të zbuluar skemat e korrupsionit dhe emrat. Gazetarët shqiptarë janë duke u marrë me rastin e Zaganit. Por njëri prej tyre, më luftaraku, na tregon se nuk ka më një vend pune dhe vazhdon të këmbëngulë edhe pse “nën kërcënim të rënda”./ (Përktheu redaksia e BalkanWeb)

 

La Repubblica alarmon Italinë – Pritet fluks i refugjatëve nëpërmjet Shqipërisë

“Emigrantët, samiti BE. Ekziston rreziku i një rruge të re Shqipëri- Itali” është artikulli i të përditshmes italiane “La Republica” ku ka përcjellë një informacion konfidencial të marrë nga burime të Bashkimit Evropian mbi rrezikun e hapjes së një rruge të re të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë.
 “Zgjidhje të përbashkëta në shenjë të solidaritetit europian e përgjigje konkrete nga ana e vendeve të BE e ekstra komunitare për t’i bërë ballë krizës së emigrantëve. Takimi i Brukselit përpiqet t’u gjej një sintezë kërkesave të vendeve që gjënden përgjatë rrugës Ballkanike.
Në samit u shfaq preokupimi i BE se skafistët mund të hapin këtë dimër një rrugë të re trafikimi mes Shqipërisë e Italisë, nëse kufijtë ballkanikë të BE do të jenë të mbylluara nga kontrollet e shumta. E referon këtë fakt një burim i BE në prag të mini samitit ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky preokupim ka shtyrë liderët e pranishëm të vendosin shtimin e kontrolleve në rrugët tokësore mes Greqisë e Shqipërisë.
Një rinisje e fluksit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë do të thotë një rikthim në të kaluarën, 20 vjet pas kur gomonet e anijet e shqiptarëve kapërcenin 50 miljet e Detit Adriatik për t’i shpëtuar kaosit në të cilin kishte hyrë vendi pas rrëzimit të regjimit komunist”, shkruan “La Repubblica”.

Berisha: 11 anëtarë të Qeverisë marrin shpërblime nga Greqia

Pas publikimit të lajmit se shefi i kabinetit i ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, u thirr për të kryer detyrimin ushtarak në Greqi, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se 11 anëtarë të kabineteve qeveritare marrin pensione familjare si minoritarë në Greqi.

Duke cituar burime të besueshme pranë tij, Berisha shkruan se vendimet që ata marrin në emër të shtetit shqiptar ngrenë dyshime për konflikte interesi në raport me vendin fqinj.

“Burime te besueshme njoftojne se njembedhjete anetare kabineti qeveritar kane marre apo marrin pensione familjare (per nenen ose babain ose per te dy) si vorio-epiriot nga fondi i pensioneve te Greqise paçka se ne te vertete ata nuk jane me origjine greke. Nuk dihet nese kemi te bejme me fallsifikim dokumentash per origjinen e perfituesve te ketyre pensioneve apo perfitim pensionesh thjesht ne kuadrin e nje politike driteshkurter helenizuese qe ndjekin ne frymen e vjeter autoritet e vendit fqinj.”,-shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Ish-kryeministri kërkon ndërprerjen e pensioneve ndaj zyrtarëve shqiptar nga pala greke, përveç atyre që kanë punuar me kontribute në Greqi.

“Kerkoj nderprerjen e menjehershme te perfitimit te ketyre pensioneve nga te gjithe anetaret e kabinetit dhe zyrtaret e larte shqiptare, pervec rasteve kur familjari ka punuar si emigrant ne Greqi dhe perfiton pensionin ne perputhje me kontributet e tij ne fondin e sigurimeve shoqerore te vendit fqinj”,-thotë Berisha.

BIRN: Pse duhen 8 jaguarë të rinj vetëm për kryeministrin Rama?

Qeveria dhe Garda: Çmimi i makinave sekret shtetëror!!!

Qeveria shqiptare ka ndër mend të blejë 44 makina me qira financiare përmes një procedure prokurimi sekrete të organizuar nga Garda e Republikës. Një vendim i qeverisë i 19 marsit 2015, i cili nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al në atë kohë, urdhëron të gjitha institucionet shtetërore të dorëzojnë te Garda e Republikës fondet që kanë në dispozicion për makinat e titullarëve si dhe ngarkon gardën të kryejë procedurat e prokurimit të mjeteve të reja. (kliko këtu për të lexuar vendimin e qeverisë).

Lajmi u publikua fillimisht nga Vizion Plus, i cili njoftoi pak ditë më parë se makinat që do të blihen janë të markës Jaguar dhe se kushtojnë 95 mijë USD copa.

Vendimi i qeverisë thotë se Garda do të blejë gjithsej 44 automjete, nga të cilat, 8 për kryeministrin, 14 për këshillin e ministrave, 4 për kryetarin e Kuvendit, 2 për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera të linjës.

Vendimi i qeverisë i jep gjithashtu të drejtë Gardës së Republikës që të mos ndjekë procedurat normale të prokurimit me garë duke argumentuar se çështja është sekret shtetëror për arsye sigurie.

Përveç tetë makinave që do të blihen për ‘titullarin e institucionit’ të kryeministrisë, vendimi i qeverisë i kërkon gardës të blejë edhe 14 makina të tjera për ‘aparatin e institucionit’. Kryeministria është i vetmi institucion që do të blejë makina jo vetëm për titullarin, por edhe për aparatin. Ministritë e tjera do të blejnë nga vetëm një makinë secila.

Kostoja e kësaj blerjeje nuk është e qartë dhe transparente. Vendimi thotë se “Garda e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuar për çdo institucion”, pa sqaruar se për sa fonde bëhet fjalë./BIRN

Qeveria deklaroi pas kësaj nëTransparenca.al se marrja me qira e këtyre makinave do të kushtojë më pak se sa mirëmbajtja e flotës aktuale, por refuzoi të publikojë dokumentet dhe nuk sqaroi gjithashtu nëse Garda e Republikës ka bërë ndonjë garë apo jo për blerjen e këtyre makinave. Transparenca.al është një faqe e krijuar nga zyra e kryeministrit ku zakonisht publikohen reagime ndaj akuzave të opozitës, por pa publikuar ndonjë dokument konkret, siç sugjeron emri.

Sipas Transparencës, lizingu i 22 makinave që do të merren nga kryeministria, pritet të kushtojë 494,520 euro në vit, me një kosto mesatare prej rreth 22 mijë euro për makinë për vit.

Vendimi i qeverisë nuk është publikuar në faqen kryeministria.al, siç veprohet zakonisht me vendimet, duke shënuar një rast tjetër të mungesës së transparencës. Qeveria aktuale kur mori detyrën në shtator 2013, synoi fillimisht të mos i publikojë vendimet e veta, një traditë që qe themeluar në vitin 2003 bashkë me krijimin e faqes së parë të qeverisë në internet, keshilliministrave.gov.al.

Lizingu është një instrument financiar në bazë të së cilit, blerësi merr një mall me qira për një periudhë të caktuar. Në varësi të kontratës, malli, në rastin konkret, makina, i rikthehet shitësit në përfundim të kontratës ose i kalon nën pronësi blerësit. Ndryshe nga rasti i makinës së blerë, në lizing, blerësi paguan edhe qiranë financiare, pra një lloj interesi mbi makinën që përdor si dhe ka kufizime në numrin e kilometrave të kryer në varësi të kontratës.

Lizingu është një skemë financiare më e kushtueshme se sa blerja e drejtpërdrejtë e një makine, por kjo nuk është e qartë në rastin e blerjeve që po bën qeveria shqiptare për shkak se të dhënat financiare, vlera e makinës së blerë dhe qiraja e saj nuk janë publike nën arsyetimin se përbëjnë sekret të Gardës së Republikës./ BIRN/

Zbulohet vendimi – qeveria do marrë 44 makina luksoze e jo 26, shumica do përdoren nga Rama

Zbulohet vendimi i qeverisë për marrjen me qira të makinave që do të përdoren në pjesën dërrmuese të saj do të jenë në përdorim nga qeveria. Numri i makinave që do të merren me qira apo do të blihen nuk janë 26 makina, por do të jenë 44 të tilla.

Vendimi është dhënë në datën 19 Mars 2015, por që nuk është bërë publik siç zakonisht është bërë traditë.

E frika e një reagimi ka detyruar qeverinë që ta fshehë për më shumë se 7 muaj një vendim të tillë, që ditët e fundit ka sjellë reagime të shumta, nga media dhe opozita. Marrja me qira e këtyre makinave luksoze “Jaguar”, prodhime të fundit është cilësuar si e panevojshme dhe një skandal nga Partia Demokratike.

Por nëse Garda e Republikës që është edhe subjekti që do të merret me këtë tender të denoncuar,  e ka ruajtur sekretin, vendimi është bërë publik siç e shikoni më poshtë:

Vendimi-Per-Makinat-1

Vendimi-Per-Makinat-2

Denoncimi tek Berisha: Ambasadorja jonë në SHBA, e lidhur me krimin

Deputeti i PD-së Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren shqiptare në SHBA, si të lidhur me trafikantë dhe kriminelë.

Berisha i referohet një denoncimi nga një person anonim që jeton në SHBA. Sipas denoncimit, ambasadorja Floreta Faber kryen takime me kriminelë dhe është e lidhur me Genti Xhixhën, personi i akuzuar se drejtonte rrjetin e kokainës dhe fabrikën në Xibrakë.

Personi që denoncon ambasadoren thotë se ka edhe korrespondencat që faktojnë sipas tij, lidhjen e znj. Faber me kriminelë dhe trafikantë.

“Të dashur miq, ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, mbesa e sul Bushatit dhe kushërira e Ditëziut ministër, që sa ishte në Shqipëri shquhej për falsifikim deklaratash dhe dokumentesh, mban lidhje të forta me elemente kriminale të diasporës shqiptarë në SHBA.

Njësoj si kushëriri i tij ministër, është vëlla me narkotrafikantin Genti Xhixha, Floreta ambasadore ka preferenca të hapura ndaj elementëve të malavitës dhe trafiqeve shqiptare”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se znj. Faber kur ka qenë pjesë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, është përplasur disa herë me Berishën, që në atë kohë ka qenë kryeministër.

DENONCIMI

“I nderuar Z. Berisha,

Uroj te jeni mire dhe me perkushtimin që ju karakterizon. Kemi komunikuar edhe më parë bashkë ku ju kam shprehur shqetësimet e perfaqesimit diplomatik këtu në SHBA, por incidenti i fundit i ambasadores shqiptare këtu ishte i pa precedent. Pasi kishte kërkuar vetë një takim me një grup intelektualësh dhe studentësh në Detroit, Michigan i bojkoton këta të fundit dhe nuk paraqitet në takim.

Axhenda e saj e përgatitur nga disa individe me precedentë penalë në SHBA e drejton ambasadoren për darkë tek kolegu i tyre i sapo dalë nga burgu federal ne SHBA. Ambasadorja mendjeshkurter bojkoton studentet dhe intelektualet per te vizituar dhe darkuar me kriminelet.

Edhe pse kuptojme qarte qe ambasadorja ndjek linjen kriminale te qeverise që përfaqëson pjeses së shëndoshë dhe intelektuale te diasporës i vjen keq per një përfaqësim kaq të dobët dhe injorim flagrant te vlerave që përfaqëson.

Sot ne televizionet lokale ka dale dhe një deklaratë për shtyp e këtij incidenti. Kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore Shqiptare ne Detroit Z D.B. diaponon të gjithe korrespondencen te cilën mund tua dërgojmë. Besojmë që do të jeni zëri ynë për këtë incident të shëmtuar.

Borxhi i qeverisë rrezikon sistemin bankar – alarmin e jep Banka e Shqipërisë

Borxhi i qeverisë rrezikon sistemin bankar në vend. Alarmi vjen nga vetë Banka e Shqipërisë, e cila kërkon që, si qeveria ashtu dhe bankat të kenë kujdes nga rritja e borxhit të brendshëm publik në sektorin bankar, i cili aktualisht ka arritur në 57 përqind. Shqetësimi i Bankës Qendrore konstatohet në Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015.
“Sektori bankar zotëron rreth 57% të totalit të borxhit të brendshëm emetuar nga qeveria shqiptare. Kjo madhësi, reflekton varësinë e palëve ndaj performancës së njëri-tjetrit, si dhe evidenton nevojën për të vlerësuar rreziqet potenciale nga ky ekspozim”, thotë shprehimisht BSH në raportin e saj më të fundit. Por bankat e nivelit të dytë duket se e kanë nuhatur prej kohësh këtë rrezik. Siç konstatohet dhe nga ekspertët e BSH, bankat kanë reaguar ndaj rrezikut që u kanoset nga qeveria, duke rrudhur investimin e tyre në letrat me vlerë. “Ritmi vjetor i rritjes së investimeve të bankave në tituj, të cilat përbëhen kryesisht nga letrat me vlerë të qeverisë, është ngadalësuar. Në qershor 2015, ky portofol vlerësohet në 321.4 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 2% (nga 8.7% një vit më parë) dhe përfaqëson 24.5% të totalit të aktiveve”, thuhet më tej në raport.
Bankat bojkotojnë qeverinë 
Frika e bankave ndaj qeverisë, duket se ka detyruar këtë të fundit të kërkojë borxh në tregun e huaj. Në fakt qeveria ka deklaruar më parë se ka kërkuar treg të huaj borxhi, pasi dëshironte t’u linte mundësi kreditimi individëve dhe bizneseve në vend, por në raportin e BSH, thuhet tjetër gjë. Sipas këtij raporti, në fakt kanë qenë bankat ato që kanë braktisur investimet në letrat me vlerë të qeverisë. “Gjatë periudhës, aktivet e sektorit bankar shqiptar u zgjeruan me 1.5%, duke u ngjitur në nivelin 1,313 miliardë lekë dhe duke përbërë rreth 92.7% të PBB-së. Zgjerimi i aktiveve u evidentua në formën e investimeve ndërbankare, kryesisht në subjekte jorezidente, dhe në zgjerimin e lehtë të portofolit të kredisë. Në të njëjtën kohë, sektori ka tkurrur portofolin e investimeve në letra me vlerë, si ndaj subjekteve jorezidente, ashtu edhe ndaj qeverisë shqiptare. Ky zhvillim reflekton edhe preferencën e shfaqur nga qeveria për financimin e deficitit me burime të huaja. Në terma vjetorë, aktivet e sektorit bankar u rritën me 4.8%, nga 4.1% që ishin një vit më parë. Kontributin më të lartë në këtë ecuri e dha zgjerimi i portofolit të kredisë, me rreth 6%. Edhe portofoli i investimeve ndërbankare dhe ai i letrave me vlerë janë zgjeruar respektivisht me 4.4% dhe 2%”, citon raporti, sipas të cilit, kërkesa për huamarrje nga qeveria dhe preferenca e investitorëve kanë mbështetur rritjen e vëllimit të emetimeve në formën e obligacioneve.
Emetimet e titujve të borxhit të qeverisë në formën e obligacioneve u rritën në 55.9 miliardë lekë, rreth 7.2 miliardë lekë më shumë se gjashtë muaj më parë dhe 18.6 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Kjo rritje është ndikuar pozitivisht nga zgjerimi i emetimit të titujve me afat maturimi 2- dhe 3-vjeçar (për rreth 15.5 miliardë lekë), dhe është ndikuar negativisht nga tkurrja e emetimit të titujve 5-, 7- dhe 10-vjeçarë të cilët ranë me mbi 8 miliardë lekë. Gjatë periudhës, norma e ponderuar e kthimit nga obligacionet shënoi rënie me 0.4 pikë përqindjeje, në nivelin 6.1%. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015, situata në tregjet financiare ka qenë e qëndrueshme.

Në Shqipëri kremtohet Dita e Ashures

Ceremonia në nder të kësaj dite, ka filluar me fjalën e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe më pas besimtarët, por edhe qytetarë të shumtë kanë vizituar ambientet e selisë së Kryegjyshatës…

TIRANË – Besimtarët bektashianë në të gjithë Shqipërinë kanë kremtuar sot Festën e Ashurës, ku është organizuar edhe një ceremoni e veçantë në selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë.

Ceremonia në nder të kësaj dite, ka filluar me fjalën e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe më pas  besimtarët, por edhe qytetarë të shumtë kanë vizituar ambientet e selisë së Kryegjyshatës për të shijuar ashuren he për të shkëmbyer urimet me njëri-tjetrin.

Selinë e Kryegjyshatës e kanë vizituar edhe personalitetet shtetërore, si ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Blendi Klosi, deputetë të Kuvendit, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, ku me tyre ishte edhe ambasadori i Turqisë në Shqipërisë, Hidayet Bayraktar.

Besimtarët e  shumtë që vijnë nga të gjithë qytetet e Shqipëria vizituan edhe Faltoren Qendrore të Komunitetit Bektashi (Odeoni) që u inaugurua në fillim të muajt shtator të këtij viti.

Kjo ditë nga bektashinjtë ka nisur të kremtohet në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist dhe rihapjes së institucioneve të besimit në vend, për të vazhduar pa ndërprerë.

Shikoni ku jemi si komb:Savra, gulagu i shqiptarëve – Familja e Lavdi Kabës 75 vjet në internim diktaturë e tranzicion Nga Agim Pipa


Savra është një lagje e jashtme e qytetit të Lushnjes, vetëm 3 kilometra larg saj. Një lagje e varfër dhe pa formë, larg, shumë larg Europës, ku duam të shkojmë. Një lagje e ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste dhe shëndrruar në një geto për mbi 1.500 jetë njerëzish. Pikërisht këtu, regjimi i egër komunist, ngriti një kamp internimi për kundërshtarët e tij politik. Njerëzit, që vuajtën këtu ferrin dantesk për më shumë se 40 vjet, qysh nga koha e krijimit të kampit, e quajtën Savrën gulagun shqiptar, pas atij të Spaçit, Gradishtës dhe Tepelenës.Njeriu, që shoqëron grupin e xhirimit të A1 Report dhe të Shqiptarja.com në një udhëtim të trishtë, por të nevojshëm në këtë lagje të harruar, është mësuesi i vjetër i fshatit, Vasfi Belliu. Ndërgjegja e tij e rënduar, edhe për shkak të moshës, nuk është e qetë. Si dëshmitar i kohës së diktaturës këmbët e sjellin herë pas here në ish kampin e internimit, ku jeta vazhdon të paraqitet si një gërmadhë e së shkuarës. Pamje e rëndë, trishtuese. Një mëhallë me shtëpi dhe baranga të pabanueshme, që shërbyen si strehë përmbi 70 familje me njerëz të pafajshëm.

Njerëz që, si gladiatorët në rendin skllavopronar, i nxirrnin çdo ditë në sheshet e mizeries të ndesheshin me vdekjen. Hijet e së djeshmes në kasollet, që duket sikur po japin shpirt, lëkunden si fantazma në dhomat e rënduara me kujtime të trishta. Në çdo kasolle çdo objekt, çdo send, fsheh mijra sekrete nga jeta e vështirë e banorëve të internuar nga regjimi i egër komunist. Lagjia, ose kampi i internimit, edhe sot e kësaj dite, është disi e veçuar nga dy lagjet e tjera të Savrës dhe pothuaj askush nuk është kujdesur më për këtë pjesëz Shqipërie, ku memoria e historisë është gati të shfaqë tragjeditë e mijra njerëzve, që jëtuan nën diktaturë, në një qiell gri dhe nën një pushtet absolut nën ndikimin e vdekjes.

Në këto baranga, që u ngjajnë fantazmave, deri 24 vite më parë kanë jetuar familjet e internuara të 5 ishkryeministrave shqiptarë të para Luftës së Dytë Botërore. Në Savër jetuan familjet e Koço Kotes, të Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Mërlikës dhe Fiqiri Dines. Por edhe të Hasan Dostit e Abaz Kupit, si edhe familja e ishprefektit të Tiranës, Qazim Mulletit dhe dhjetra familje të tjera të njerëzve të deklasuar, që diktatura e egër i vuri nën kthetrat e vdekjes.

Behari dhe Lavdiu, miq në të dy kohët

Në Savër nuk ka qetësi. Koha duket sikur ka ngelur në vend, gulagu i djeshëm vuan edhe sot mungesën e infrastrukturës dhe banorët e shfaqin me trishtim atë që po ndodh ende në Savër. E trishtuar edhe një  grua e thyer në moshë. E internuar dikur në Roskovec të Fierit, ajo jeton një tjetër dramë, atë të varfërisë dhe kushteve të këqia të jetesës; dramë që Bukuroshe Çako e quan një internim të dytë, por të ftohtë dhe jo të egër dhe ballpërballë me vdekjen, si në diktaturë. Pas vitit 1990, të internuarit e braktisën gulagun e Savrës dhe u shpërndanë në Tiranë, në Europë dhe në Amerikë.I vetmi dëshmitar i asaj kohe, i mbetur ende gjallë në Savër, është pikërisht një burrë i braktisur, reth të 50-tave. I harruar nga të gjitha qeveritë dhe pushtetet. Ky është Lavdi Kaba, lindur i internuar, qysh në bark të nënës së tij të mirë dhe të pafajshme, ashtu si dhe krijesa e saj. Familja e Lavdiut, ardhur këtu nga fillimi i viteve ’60 të shekullit të kaluar nga Dibra, ishte një prej të shumtave, të internuara në Savër, pasi babai i tij u shpall armik i popullit dhe i diktaturës komuniste.Ah, dhe për fat të keq, ai dhe familja e Lavdiut, jetojnë ende si në kohën e diktaturës, në një internim të dytë, rrethuar nga skamja dhe varfëria e thellë, papunësia dhe mungesa e perspektivës. Në të njëjtën kasolle, në kasollen ku jetoi kohën e internimit pra, mes mjerimit dhe standarteve mizerabël. Nuk është në gjendje të shfaqet para kameras dhe qëndron larg saj. Shtëpia ku jeton Lavdiu i harruar nga të gjitha qeveritë, pas rënies së diktaturës, është e njëjta shtëpi, e njëjta kasolle. Me mure balte dhe me kallama. Me tavanin, që ka vite që është amortizuar krejtësisht dhe, po të mos ishin fqinjët, Behari dhe disa burra të tjerë të fshatit, ndoshta…ndoshta ai tavan do të ishte bërë shkak i mbylljes së jetës dhe i tragjedisë pafund të Lavdiut, gruas dhe dy fëmijëve të tij.O Zot, çfarë tmerri! Kasollja, në anë të kopshtit ka një tjetër barangë me çati teneqeje dhe dritareza, ku merimangat jetojnë të pashqetësuara dhe, poshtë saj, një biçikletë e kohës së “nemces”, prehet e qetë, bashkë me një tufë objektesh dhe sendesh pune, përdorur në arat e Savrës, kur Lavdiu dhe prindërit punonin në kooperativë, rrethuar nga togat e ushtarëve. Në dhomën e ndenjes, vetëm dy divanë të vjetër, gjithë po ata të kohës së internimit. Një televizor i dhuruar mbi një tavolinë pa shkëlqim, disa varëse rrobash, një raft i vogël enësh, dy komodina, mbi njërën prej të cilave qëndron një makinë qepëse dhe, në qoshen e murit, nga ana e derës, një pemë e vogël krishtlindjesh, ende e pambledhur.Ndërsa ngjitur me dhomën e ndenies, dhoma e gjumit të dy fëmijëve. Unë psherëtij gjatë. Në dhomë ka vetëm një krevat dopio, vendosur aty qyshse dy fëmijët ishin akoma të vegjël. Sot, që djali është rritur dhe mëson në gjimnaz, fle poshtë, në dysheme; ndërsa lart, fle e motra. Lavdiu nuk është në shtëpi. As zonja e tij, e cila ka dalë të bëjë ndonjë lek me ndonjë punë pastrim shtëpish në qytet. Lavdiu është në qendër të fshatit dhe, pasi ne kryejmë xhirimet në shtëpinë e tij, nisemi ta takojmë. Trishtimi është i madh, rruga deri në qendër, akoma më e trishtuar.Lagjen e kampit e ndan me qendrën një rrugë mbushur me baltë, ashtu si edhe mjaft rrugica të tjera të fshatit. Thonë se Bashkia e qytetit ka ndërmarë një operacion të gjerë për hapjen e kanaleve të ujrave të zeza, që janë bërë gangrenë dhe vatër e infeksioneve për banorët e fshatit. Dhe se, së shpejti, edhe rrugët do të asfaltohen. Behari beson pak në premtimet e pushtetarëve, por gjene është optimist, se qeveria e re do të bëjë diçka për Savrën e tij. Ashtu siç do të bëjë edhe për Lavdiun, banorin e vetëm ngelur në fshat nga kampi i internimit qysh prej kohës së diktaturës.

Rrëfim rrënqethës
Lavdiu është aty, në një kafene të vogël, me tavolina dhe karrike të ndyra, në qendër të lagjes, që i ngjan një fshati. Bën ftohtë, fryn erë dhe ai ka veshur një xhiakovento të trashë, që gati sa nuk i mbulon këmbët. Ai ka ftohtë. Ai ka uri. Ai është zhytur thuajse në melankoli të plotë. Afrohemi me Beharin dhe, pas prezantimit, Lavdiu më sheh mosbesues. “Nuk kam ç’them më, ju i patë të gjitha tek shtëpia. Ju lutem, më lini rehat. Ohhhh…” Ai, ve pëllëmbën e dorës së djathtë mbi fytyrë dhe unë shoh, si ai burrë i lodhur nga jeta, qan. Më mblidhet një lëmsh në grykë dhe nuk mund të flas më.

Pas disa minutash, e pyes: “Keni pasur vizitorë në shtëpi? Deputeti i zonës? Kryetari i Bashkisë? Ose kryeplaku i lagjes?” “Jo, nuk ka ardhur askush…Por, do vijnë…Gati e kam votën. Unë, votoj. Ata, nuk vijnë…” “Dhe punë, nuk mundesh të shkosh?” “Ku është puna? Unë jam jetim; unë jetoj me ndihma. Unë…” – dhe ai përmbytet sërish në lot.

Kurrë, kurrë nuk kisha parë një burrë të lënduar aq shumë. Vendosa të mos e pyes më. Ose më saktë, nuk dija ç’ta pyesja më. Ai njeri ishte këtu, në Savër, qysh prej ditës së lindjes, i internuar. Dhe vazhdonte të jetonte një tjetër internim, një tjetër izolim, atë të shpirtit të tij të plagosur. Për shkak të harrimit. Të braktisjes, të varfërisë dhe skamjes, të injorimit dhe përbuzjes, gati-gati prej të gjithëve. O Zot, si ka mundësi? Si?

Apel
Njerëz me pushtet dhe njerëz të ligjit! Ejani në Savër! Ejani ballpërballë me Lavdiun dhe flisni me të! Shikojeni të vërtetën e gulagut shqiptar në sy dhe më pas reflektoni dhe çlirojani prangat e skamjes, të varfërisë dhe të mizeries dëshmitarit të vetëm të mbetur ende gjallë në ishkampin e internimit, në Savër. Që ai të mos mbajë më emrin gladiator në luftë me vdekjen dhe të keqen. Njerëz, duajeni njeriun e mirë Lavdi Kaba dhe të gjithë ata, që vuajtën nën diktaturë në kampet e tmerrshme të internimit, këto lagje të errta të ferrit dantesk, që shfaqen herë pas here në realitetin dhe kujtesën tonë të përbashkët… –

24-10-2015 11-50-53
24-10-2015 12-02-33

Historia e Pirro Vengut – Nga MENTOR KIKIA

Pakkush e di se kush janë shefat e kabinetit të ministrave. Dhe në fakt s’kemi pse ta dimë, pasi ky nivel nëpunësish nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje. Por, prej disa ditësh, ne kemi mësuar se shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm është një 30-vjeçar, Pirro Vengu quhet. Dhe shkaku pse ai është bërë publik është se ka edhe nënshtetësi greke. Dhe, meqë është nënshtetas i atij vendi, ai e ka trajtuar si gjithë shtetasit e tjerë, duke i dërguar një fletëthirrje për të kryer shërbimin ushtarak. Sipas ministrisë, ai e ka refuzuar shërbimin, duke paguar faturën financiare që parashikohet në të tilla raste.

Pasi u mësua kjo, në ‘kazanin’ e politikës sonë shpërtheu ‘skandali’. Opozita bëri debat në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe madje kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, pasi mu në majën e diplomacisë shqiptare punonte një nënshtetas grek. Madje një nënshtetas që kishte dhe një fletëthirrje për ushtar. Dhe kur vjen fjala për ushtarët grekë, ne kemi parasysh ata komandot që këndonin këngë marshimi “me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë lidhëse për këpucët tona”.

Tani ky “Pirro greku”, ndoshta nuk do të këndonte kështu këngësh për “ne shqiptarët”, por ama sekretet e diplomacisë sonë mund t’ua përcjellë grekëve, të cilët mund të zbulojnë se çfarë kemi në plan ne për politikën e jashtme, në rajon e më gjerë.

Tani, përtej ironisë, shqetësimi është shumë i madh, për faktin se si mundet që një çështje e tillë të marrë kaq shumë vëmendje. Po e lëmë mënjanë median, e cila e ka për “detyrë” të jetë shpesh edhe më e ndjeshme seç duhet, por opozitës nuk i falet. Kur vjen fjala te raportet me grekët, shumë shqiptarë bëhen të ndjeshëm shumë, dhe në rrjetet sociale patriotizmi derdhet lumë me sharje. Por partia që synon të marrë drejtimin e vendit, nuk mund të jetë në të njëjtin nivel me politikën e “Facebook”-ut.

Mund të ketë edhe nga ata lexues që tani mund të më kryqëzojnë edhe mua që po kritikoj reagimin e opozitës, pasi mund të mendojnë se, kur një shqiptar me nënshtetësi greke është një drejtues i lartë në Ministrinë e Jashtme, nuk është gjë e pakët.

Unë mendoj se është jo e pakët, por është një hiçgjë.

Pirro Vengu (me nënë minoritare greke) është një nga ata shqiptarë që është rritur ne Greqi, pasi familja e tij kishte emigruar si mijëra familje të tjera nga Shqipëria. Pastaj është shkolluar në Greqi e më pas në Francë dhe ka punuar në institucionet politike të Europës në Francë. Me një CV të admirueshme për moshën që ka, ai ka pranuar ftesën e ministrit Bushati që të jetë në stafin e tij të ngushtë.

Sa shqiptarë ka që kanë emigruar në moshë të vogël me familjet, apo kanë lindur në emigracion dhe që janë shkolluar në shkolla të mira jashtë vendit? Sa shqiptarë ka që punojnë në institucione apo kompani ndërkombëtare në shtete të ndryshme? Sa shqiptarë ka që mbajnë sot nënshtetësinë greke, italiane, franceze, gjermane, amerikane apo britanike? Askush nuk i ka numëruar, por ka sa të duash. Ka mes tyre shumë të aftë dhe që çdo parti, para apo sapo merr pushtetin, i fton këta njerëz të zotë që të kthehen në Shqipëri. Çdo qeveri ka hartuar madje edhe programe për “thithjen e trurit”. Por ne harrojmë që këta “trutë” që na janë shpërndarë anekënd botës, mund të kenë, ndoshta jo të gjithë, edhe nënshtetësinë e vendeve ku jetojnë e punojnë aktualisht. Dhe kjo nuk ka asgjë të keqe. Edhe në qoftë kjo nënshtetësi greke apo edhe serbe, po të duam. Sepse, së pari, ai është një shtetas shqiptar dhe si i tillë mund të punojë në çdo vend të mundshëm pune.

Por, a duhet të kujdeset qeveria për pastërtinë e figurave që janë në krye të diplomacisë dhe jo vetëm? Pa dyshim që po! Dhe për këtë ka struktura të tjera, të posaçme, shteti. Ndaj ka shërbim sekret, edhe brenda shërbimit diplomatik, edhe brenda Ministrisë së Jashtme e kudo tjetër, struktura që janë përgjegjëse për sigurinë kombëtare. Nëse Vengu do të kishte bashkëpunuar me ndonjë shërbim grek, duke i përcjellë atij dokumente sekrete të Ministrisë së Jashtme shqiptare, atëherë ministri i Jashtëm jo thjesht duhej të jepte dorëheqjen, por edhe duhej hetuar për këtë emërim. Ndërsa Vengu, pa dyshim që duhej arrestuar. Por deri tani nuk ka asnjë dyshim të tillë; kjo ndoshta edhe për faktin se grekët s’kanë ngelur t’i marrin vesh gjërat nga Pirroja.

Atëherë, përse e gjitha kjo zhurmë? Një argument për të bërë opozitë ndoshta? Por siç duket, kjo është një çështje nga e cila nuk del kapital politik, sado ta shtrydhësh. Edhe sepse Pirro Vengu nuk është Pirro Dhima, sepse Vengu u formua në Greqi e Francë dhe u kthye të punojë në Shqipëri. Madje mendoj që, nëse do të vijnë më shumë njerëz të tillë, që janë diplomuar në universitetet e Europës dhe jo në kampingjet e rinisë politike në gjirin e Jalës, do të kemi një administratë shumë më të mirë.

Unë nuk jam i lumtur! – Nga Erjon Braçe

UNE NUK JAM I LUMTUR: Me ngre nervat ineficenca dhe vonesa pas voneses per prodhimin e bujqit!

Ne fshat, per bujqit eshte nje e mire afatgjate formalizimi, paisja me Nipt (numer identifikimi fiskal); nuk ka asnje kosto e nuk sjell asnje pasoje fiskale, tatime e taksa.

Por, qe te arrije tek Nipt­i, nje bujk duhet te lere diten e tij te punes, te shkoje ne drejtorine e llahtarshme te Bujqesise ­te prese ne radhe e nese i vjen radha ate dite, te shkoje me pas ne drejtorine rajonale te Tatimeve­te prese ne radhe, jo nje dite, mbase dy e kushedi edhe tre, per te bere aplikimin, vetem per aplikimin.

Numri i Nipt­it do kohe, sistemi nuk krijon mundesi.

Por kjo kohe eshte kohe pune per cdo bujk dhe puna per bujkun eshte e vetmja mundesi per te ardhura.

Dhe jo vetem:

Mungesa e Nipt­it per bujkun e blegtorin, per shkak te kontrollit te drejte mbi grumbulluesit qe abuzojne rende, do te thote edhe produkt ne ruajtje.

Ashtu sic edhe masa tjeter e domosdoshme per te kontrolluar grumbulluesit, ajo e pageses per bujqit e blegtoret vetem permes Bankes:

Po vonon pagesat tamam per bujqit e blegtoret prodhues.

Dhe jo vetem:

Por rrit kot me kot kostot e bujkut me komisionet bankare.

Zgjidhjet janë aty mes bujqve.

Dhe nuk ka përse administrate të vonohet.

E thjeshte:

Aplikimi per Nipt te zgjerohet e afrohet ne zyrat e bashkive te reja!!

Pagesat e parave te behen edhe permes Postes:

Pagesat e parave te diferencohen­shumat deri ne 100 mije leke te paguhen ne dore, mbi kete nivel ne Banke e

Poste!!

Po te degjosh zgjidh, nuk vonon, as prodhimin e as parate per bujqit!!

PËRJETËSISHT “TË INTERNUAR” Nga Tanush Kaso

Disa vite më parë, një televizion privat dha një emision me pamje nga vendinternimet e kohës së diktaturës, ku, për fat të keq, kanë mbetur ende në ato barake të vjetra, disa familje ish- të internuara për motive politike. Nuk pati asnjë reagim nga pushtetarët dhe as nga ish-të përndjekur me pushtet asokohe. Si ta kuptojmë këtë, tani në kushtet e një shteti, që thuhet se është “demokratik”? Dënimi me internim jepej nga shteti diktatorial, për ato familje ose individë, që gjoja paraqisnin “rrezikshmëri”, meqenëse ndonjë nga të afërmit e tyre ishte arratisur brenda ose jashtë shtetit.

Kështu, rreth treqind familje ishin ato, të cilat në gushtin e vitit 1949 u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës, si hakmarrje e verbër e shtetit komunist, për vrasjen e Bardhok Bibës, kryekomunistit të Mirditës, nga të arratisurit e “Komitetit të Maleve”. Shumë të moshuar, gra e fëmijë të pafajshëm, gjetën vdekjen nga keqtrajtimi, nga uria dhe nga sëmundjet në atë kamp Edhe në vendinternime të tjera, si në “Porto Palermo”, në rrethin e Krujës, të Beratit, të Lushnjës (Çermë, Grabian, Pluk, Savër, etj.), kanë vuajtur pa asnjë faj, shumë baballarë, nëna, gra, motra, vëllezër dhe fëmijë të atyre që ishin etiketuar si “armiq të popullit” vetëm sepse nuk pajtoheshin me ideologjinë sllavo-komuniste. Shumë vajza e djem u plakën në internim. Atje humbën shumë talente dhe u shkrinë shumë jetë njerëzore, sepse ashtu donte regjimi i diktaturës komuniste.

Por, erdhi një ditë kur Evropa dhe tërë bota e dënoi komunizmin si një ideologji mashtruese, barbare dhe rrënuese e të gjitha vlerave njerëzore. Popujt e përmbysën atë, së bashku me simbolet dhe monumentet e diktatorëve. (Në të vërtetë ra ideologjia komuniste, por jo ish-komunistët, të cilët u bënë edhe më të fuqishëm sesa ishin më parë). Megjithatë, mbas vitit 1991 pati njëfarë lehtësimi nga pesha e rëndë e diktaturës. Ra “perdja e hekurt” dhe kloni me tela me gjemba, që e kishin izoluar hermetikisht Shqipërinë nga Evropa dhe bota e qytetëruar. Shqiptarët filluan të lëvizin lirisht, brenda dhe jashtë vendit. Po kështu edhe ish- të përndjekurit politikë. Më 20 shtator 1991, ish- të burgosurit politikë zhvilluan grevën e tyre të parë të urisë, me pesë kërkesa jetike: 1) Pafajësia, për të gjithë të dënuarit politikë nga regjimi komunist. 2) Dëmshpërblimi, sipas normave ndërkombëtare. 3) Strehimi, në kushte normale jetese. 4) Punësimi, me përparësi, brenda e jashtë vendit. 5) Shkollimi, me përparësi, brenda e jashtë vendit. Kjo grevë pati një jehonë të madhe, në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Për rrjedhojë, mbas dhjetë ditëve, më 30 shtator 1991, Kuvendi i Shqipërisë i pranoi të gjitha kërkesat dhe miratoi njëzëri (pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim), Ligjin nr. 7514 Për Pafajësinë, Rehabilitimin dhe Dëmshpërblimin e ish- të Dënuarve dhe të Përndjekurve nga Regjimi Komunist. Filloi zbatimi i tij; por, kurrë nuk u zbatua ashtu siç duhej. Përfituan më shumë ata ish- të përndjekur politikë (të vërtetë e të pavërtetë), që u treguan “më të shkathët” dhe që u kapën fort mbas ndonjë partie e pas pushtetit.

Shumica e tyre u larguan nga vendinternimet, morën shtëpi falas në Tiranë e në ndonjë qytet të madh, privatizuan edhe disa objekte e pasuri shtetërore me “letra me vlerë”. Ish-të përndjekurit e ndershëm e të vërtetë, që vuajtën me vite të tëra për motive politike, morën vetëm “ca çikërrima”, ose asgjë. Ekonomikisht mbetën atje ku ishin. Disa u katandisën edhe më keq. U shkatërruan familjarisht. Arritën deri në vetëvrasje. Në zbatim të “Katovicës”, qeveria dha disa shtëpi për ish-të përndjekurit politikë. Por, në shpërndarjen e tyre u zbatua “ligji i xhunglës”: fituan “më të fortët”, falsifikatorët dhe mashtruesit. Qeveria asnjëherë nuk e kontrolloishpërndarjen e tyre. I la ish- të përndjekurit që të kacafyten midis tyre. Kështu, pati edhe një vrasje gjatë ndarjes së shtëpive të “CAFOD”-it, tishtë dhuruara nga ajo shoqëri fetare, bamirëse, angleze. Turma të përndjekurish vrapuan drejt kryeqytetit. Nuk pritën të strehoheshin në qytetet e tyre.

Në atë rrëmujë “qeverisjeje pa qeveri”, u pushtuan shkolla, konvikte, Kopshte e Çerdhe fëmijësh, nga të përndjekur e të papërndjekur politikë. Edhe këtë, e la vetë qeveria “Meksi” që të ndodhte, për të krijuar imazhin e keq për shtresën e ish- të përndjekurve politikë. Dhe ia arriti qëllimit. Ajo nuk ndërhyri asnjëherë për lirimin e atyre objekteve dhe për strehimin në banesa normale të familjeve në nevojë, të ish të përndjekurve politikë. Duke parë këtë zallamahi, ish- të internuarit e ndershëm, të pafuqishëm, pa miq e pa përkrahjen e “nënës parti”, mbetën atje ku ishin e ku janë edhe sot e kësaj dite. Me keqardhe të thellë i shohim ato fytyra të përvuajtura nënash e grash fatkeqe, të mbetura përjetësisht “në internim”, teksa na i paraqesin në faqet e rrjeteve sociale ish= të përndjekurit e vërtetë politikë, si Kujtim Çekani, Bedra Kaba e ndonjë tjetër. Po çfarë ndihme konkrete mund të japin tani, shokët tanë të nderuar të facebook-ut, dhe ne të tjerët, që nuk kemi as pushtet dhe as para, për largimin nga ato vendinternime ogurzeza, të atyre pak familjeve fatkeqe dhe për krijimin atyre, të kushteve normale të jetesës? Vetëm dëshira e mirë dhe fjalët e shkrimet, mendoj se nuk mjaftojnë.

Këtë do të kishin mundur ta bënin fare mirë vite më parë, disa ish-të internuar, ish-të burgosur e ish-të përndjekur politikë, të cilët ishin pjesëtarë të qeverisjes demokratike, deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, funksionarë të Ministrisë së Punës dhe Emigracionit, drejtues të ish-Komitetit Shtetëror të ish të Përndjekurve Politikë dhe të Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Por, ata nuk e bënë! U kujdesën vetëm për vete e për rrethin e tyre familjar. E kam thënë dhe e përsëris, se nuk i falet ish- të internuarve si Simon Miraka, harresa dhe mosinteresimi për rregullimin e përmirësimin e jetës së atyre bashkëvuajtësve të mbetur ende në vendinternimet e dikurshme, si edhe për të tjerë që po vuajnë nga papunësia, mungesa e strehimit dhe nga varfëria kronike. Përmendim këtë person, sepse ka qenë për më shumë se dhjetë vjet drejtor i përgjithshëm i Institutit të Integrimit, gjatë qeverisjes demokratike dhe socialiste.

Ky institucion qeveritar ka pasur dhe mund të siguronte fonde të mjaftueshme, për të sistemuar me strehim në ndonjë qytet, edhe ato pak familje, që, për turpin tonë, vazhdojnë të mbeten përjetësisht “të internuar”. Kur ishte në atë post, zëri i tij dëgjohej nga pushtetarët e çdo ngjyre, më tepër sesa zëri i secilit nga ne. Tani, fjalët dhe shkrimet e tij i merr era. Ato, më së shumti tingëllojnë si hipokrizi.

Si e percepton rinia shqiptare të kaluarën diktatoriale?

Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen, kjo ishte ftesa për të rinjtë që kanë lindur në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Ata u nxitën të tregojnë atë që nuk e kanë përjetuar, apo atë që nuk ka ndodhur ende përmes pjesmarrjes në një konkurs me gjuhën e kodeve kreative e fantazisë. Një konkurs unik në llojin e vet, ku aplikuan rreth 200 të rinj që pranuan të rëfejnë të shkuarën dhe të ardhmen, pa tabu e steriotipe. Organizatorja Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media e Kulturë kujton se një vit më parë kur gjjthçka ishte thjesht një ide, kishte ngurrim dhe skepticizën nëse do afroheshin të rinjtë, me mendimin se ata janë indiferentë e të mënjanuar për tema të tilla.

“Kjo vjen dhe ngaqë ata nuk ftohen të flasin e të debatojnë në orët e mësimit për këto. Por edhe pse kur bëhet fjalë për trajtimin e së shkuarës në Shqipëri ka politizim të çështjes. Fakt është që jemi të befasuar nga gadishmëria e tyre për të marrë pjesë në konkurs, për t’u shprehur.”

Ide e pikëpamje reflektive, të strukturuara lirshëm

Duke trajtuar probleme nga më të ndryshmet, afër dhe larg vendbanimit të tyre, konkurentët prezantuan ide e pikëpamje reflektive, të strukturuara lirshëm në vlerësim dhe ballafaqim me botën e tyre, duke formuluar mesazhe të drejtëpërdrejta për bashkëmoshatarët, prindërit, mësuesit, autoritetet.

Diana Marku nga Puka ishte një prej fituesve të konkursit. Ajo kishte në qendër të esesë integrimin në hapësirat urbane të familjeve nga zonat rurale dhe të parapambetura. Vetë familja e saj u zhvendos nga Puka për në kryeqytet në vitin 1993 dhe vetë ajo lindi një vit më vonë. Veç vështirësive social kulturore familjet e ardhura në kryeqytet hasën dhe në paragjykime të shumta, thotë Diana për Deutsche Welle-n.

“Babai shpesh përsërit historinë e shpërnguljes dramatike në Tiranë. Kur shoferi i automjetit e pyeste atë se ku do të ndalonte, ai nuk dinte të përgjigjej. Ishte një lëvizje e kushtëzuar nga mjerimi dhe mungesa e shpresës. Por dhe mjaft halle dhe mundime të tjera na prisnin. Mesazhi im është për mosparagjykimin mbi baza krahinore, fetare, gjinore, sociale etj. Kështu e shoh unë të ardhmen, kjo është e mirë për njerëzimin brenda dhe jashtë Shqipërisë”.

Ermelinda Lupi nga Vlora prezantoi një krijim të sajin si reflektim për evolimin e pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare. Rrugëtimi i saj fillon para vitit 1990 e deri në ditët e sotme, në evidentimin e metamorfozës së femrës, roli dhe ndikimi i saj në familje dhe komunitet. “Ka ndryshime të mëdha, ashtu si ka vend për ndërgjegjësim për njerëzit, se të drejtat dhe liritë e tyre nëpërkëmben ose injorohen. Mesazhi im është në favor të thyerjes së tabuve dhe mospranimit të sjelljeve patriarkale për femrën.” Thotë Lupi për Deutsche Welle-n.

Albanien Veranstaltung Born in the '90 in der Deutschen Botschaft in Tirana Aktiviteti “Born in the ’90” zhvilluar në mjediset e Ambasadës së RFGJ në Titranë

Të vëmendshëm që negativitetet të mos përsëriten në të ardhmen

Klajdi Marku nga Lezha është fitues i vendit të dytë në kategorinë e multimedias. Ai thotë se pjesmarrja në një konkurs me tematikë e tillë e intrigoi që në momentet e para. Doja tu tregoja prindërve të mi por dhe shokëve e miqve të mi mbi komunizmin. Kam bërë një asociacion të tillë, se si do të ishte jeta në atë kohë po të kishte rrjete sociale, shprehet Marku për Deutsche Welle-n.

“Nga ky këndvështrim ne krijuam një realitet tjetër me diktaturë dhe me rrjete sociale, një qasje që na ka zbavitur. Një fantazi që e përshkruan regjimin komunist, ashtu si nuk ishte. Përmes kësaj mënyre mua dhe miqve të mi, që kemi lindur pas vitit 1990 na janë ngulitur mjaft nga skenat më absurde dhe të pabesueshme që na kanë treguar prindërit. E treguar me art, me krijim, e kaluara është më mbresëlënëse, që ndergjëgjëson njerëzit të jenë të vëmendshëm që negativitetet të mos përsëriten më në të ardhmen”.

Por nëse në të shprehur të rinjtë gëlojnë me një fluks të paparë dhe original propozimesh, kur vjen pun ate veprimi dhe reagimi qytetar në terren ata janë ende apatikë, mendon publicisti dhe shkrimtari i njohur Fatos Lubonja, i cili ishte kryetar i jurisë së konkursit. Sipas tij, aksioni i të rinjve në terren për dukuri dhe fenomene negative nuk është në shkallën e duhur.

“Kjo është një sfidë e shoqërisë, e vetë të rinjve për të qenë aktivë në përballjen me problemet më të mprehta të vendit, si një zë i fuqishëm për drejtësinë, demokracinë, transparencën”.

Ky event u organizua nga Instituti për Demokraci, Media e Kulturë, në kuadër të kalendarit Tetori Gjerman 2015, mbështetur nga Ambasada Gjemane në Tiranë, Ministria e Mirëqënies Sociale e Rinisë, si dhe Telekom Albania.

Reforma në Drejtësi sot në Komisionin e Venecias

Ekspertët do të bëjnë prezantimin. Kryetari i Komisionit parlamentar Xhafaj, eviton praninë: “Mospjesëmarrja, një kontribut shtesë për të shmangur cfarëdo lloj insinuate që do të politizonte apo do të përdorej për të cënuar vlerat e reformës”

 

Komisioni i Venecias, një organ i specializuar i Këshillit të Euopës në fushën e legjislacionit pritet të marrë në shqyrtim projektin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar për reformën në Drejtësi. Komisioni do të njihet sot me thelbin e këtyre ndryshimeve gjatë punimeve të sesionit të tij. Për prezantimin e projektit ishte ftuar kryetari i Komisionit ad Hoc Fatmir Xhafa, por ai e evitoi pjesmarrjen.

Në një letër dërguar kryetarit të Komisionit të Venecias, zoti Xhafaj shpjegon se “reforma është konceptuar dhe është duke u realizuar si një reformë e ekspertëve dhe profesionistëve të fushës së drejtësisë. Projekti me ndryshimet kushtetuese që i është përcjellë Komisionit të Venecias për opinion është në thelb fryt i punës së Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë,  (vendas e ndërkombëtar).Për këtë arsye mendoj që fjala në këtë sesion plenar të Komisionit të Venecias duhet të jetë për ta, për të përcjellë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, analizën, vlerësimin dhe zgjidhjet që ata kanë propozuar në këtë paketë të ndryshimeve kushtetuese”, shkruan zoti Xhafa.

Por anga ana tjetër edhe mosbesimi politik që ka shoqëruar procesin e reformës, me opozitën që vetëm në tre muajt e fundit ju bashkua komisionit, ka qenë një tjetër arsye. Edhe në letrën e tij zoti Xhafa shpjegon se “kjo është një reformë e thellë që synon ndryshime thelbësore në organizimin dhe funksionimin e institucioneve aktuale të sistemit. Eshtë normale që rreth saj të jenë prezente edhe debatet dhe kundërshtitë rreth tyre. Dëshiroj ta shoh mospjesëmarrjen time në atë tryezë të nderuar si një kontribut shtesë për të shmangur në këtë mënyrë cfarëdo lloj insinuate që do të politizonte apo do të përdorej për të cënuar vlerat e larta, paanësinë dhe profesionalizmin e kësaj reforme jetike për të ardhmen e vendit”.

Paraqitja e propozimeve për ndryshime kushtetuese të cilat synojnë të sjellin ndryshime gati radikale në të gjithë sistemin e Drejtësisë shqiptare do të bëhet nga grupi i ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, Rainer Deville, Shef i Misionit EURALIUS të Bashkimit europian në Shqiperi, dhe Jon Smibert, Këshilltar Ligjor i misionit OPDAT të SHBA-ve në Shqipëri.

Nga ana e tij Komisioni i Venecias, pritet të japë një opinion mbi këto propozime brenda muajit dhjetor. Këtij Komisioni do t’i duhet të vlerësojë edhe një numër jo të vogël propozimesh të dërguara edhe nga opozita shqiptare, e cila ka hedhur dyshime mbi projektin e hartuar nga ekspertët e angazhuar nga Komisioni parlamentar. Propozime të tjera ka paraqitur edhe Lëvizja socialiste për Integrim, aleate e socialistëve. Realizimi i reformës në Drejtësi konsiderohet si një moment kyc që Shqipëria të bëjë përpara në procesin e integrimit europian dhe të mundësojë hapje e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Presidenti Nishani: E vërteta e përgjimit të familjes sime

Presidenti Bujar Nishani shprehet se do të kërkojë hetim për tentativën që iu bë për tu përgjuar dhe ai dhe familja.
Në një intervistë për Gazetën Shqiptare ai shprehet se hetimin do ta kërkojë në një moment kur drejtësia të mos jetë kaq e ndikuar nga qeveria.

“Natyrisht që ky qëndrim dhe reagim ka brenda mosbesimin. Unë e kam deklaruar dhe herë të tjera: konstatoj një ndikim dhe interferim jo të paktë të politikës, të qeverisë mbi institucionet e drejtësisë. E kam shprehur disa herë këtë shqetësim. Kjo është një çështje e rëndë, por jo më e rënda në realitetin shqiptar, e cila nuk duhet të shmangë vëmendjen nga çështjet që janë vërtet shumë serioze dhe në interes të publikut dhe të shtetit shqiptar që meritojnë një trajtim parësor”, deklaroi Nishani.

Sipas kreut të shtetit “është një çështje që ka problematika të rënda në vetvete. Pa diskutim që është dhe doza e një mosbesimi për shkak se përfshirja në të e pjesëtarëve të administratës shtetërore dhe ndikimi që ka vendosur qeveria mbi drejtësinë, më rezervojnë që unë të hedh hapa të tjerë. Por është një çështje e cila nuk ka rrezik të prezumimit dhe të moshetimit. Në momentin më të përshtatshëm dhe unë mendoj që do të ketë një të tillë, jo vetëm që do të bëhet publike, por do të kërkohet në mënyrë transparente e të drejtpërdrejtë hetimi i të gjithë elementëve”.

Meta 90 minuta me Ramën – nuk tërhiqet nga ndryshimet në Qeveri

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta duket se është i vendosur që ndryshimet në qeveri duhen në çdo moment.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, aleatin e tij kryesor në një nga rezidencat qeveritare në Tiranë, Meta nuk iu nda shprehjes së tij të njëjtë: “Impulset duhen në çdo moment”,- teksa u pyet nëse me kryeministrin ishte folur për ndryshime në qeveri.
Do të prezantohet në Komisionin e Venecias drafti i hartuar për reformën në drejtësi, ka marrë kjo çështje vëmendjen në takimin informal që ju kishit?

Është një gjë shumë pozitive që nëse do të prezantohet drafti. Me sa jam unë në dijeni nga ekspertët ndërkombëtar që kanë punuar me draftin dhe natyrisht që do të jetë një hap pozitiv që Komisioni i Venecias të shprehet sa më shpejt, ndërkohë ne të vazhdojmë punën, të gjithë aktorët, të gjithë faktorët për ta çuar përpara këtë reformë.

Cili do të jetë përgjigja juaj për letrën që ju ka dërguar KLSH?

Nuk e kam marrë ende një letër të tillë, patjetër që kur ta marr do të konsultohemi…

I qëndroni ende idesë për impulse të reja në qeveri?

Impulset duhet në çdo moment…

Po përsa i takon letrës së dërguar nga z. Bylykbashi për komisionin e dekriminalizimit…

Besoj se jemi sqaruar dje me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me pretendimet z. Bylykbashi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që e ka anashkaluar komisionin përmes propozimeve të drejtpërdrejta të projektit në Parlament. Është një ide gjithmonë e mirëpritur që të marri një rol të rëndësishëm ky komision dhe z. Bylykbashi dhe z. Balla të mblidhen sa më shpejt, sepse pothuajse gjithçka është rënë dakord dhe nuk e kuptoj pse po vonohet mbyllja e procesit të dekriminalizimit.
***

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka folur pas takimit në rezidencën qeveritare për komisionin e dekriminalizimit.

“Një nga temat që u fol ishte që përfaqësuesit tanë të shpejtojnë punën që a ka mundësi që brenda javës të miratohet ligji për dekriminalizimin. Nuk kuptohet me kushte dhe pa kushte kjo, puna po vazhdon”,- tha Ruçi.

Një ditë më parë kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se në asnjë nga takimet me Metën nuk i është kërkuar nga aleati i tij të ndërmarrë ndryshime në Qeveri.

Nga ana e tij Meta e ka shprehur disa herë publikisht se Qeveria ka nevojë për impulse të reja.

Mësohet se së bashku me krerët e dy partive të mëdha ishin edhe Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të PS-së dhe Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Takimit i janë bashkuar edhe Petrit Vasili e ministri i Drejtësise, Nasip Naço.

PD denoncon qeverinë: Jaguarët për Ditmirin, Damianin, Sajmirin dhe Beqen…

Partia Demokratike ka denoncuar tenderin e Qeverisë për të blerë 29 makina të reja luksoze me xhama të zinj. Përmes deputetit Edmond Spaho, në një deklaratë nga selia blu, PD thekson se kjo është një formë ‘shpërblimi i Ramës për ministrat e tij që e kanë kryer me sukses misionin e vjedhjes së shqiptarëve’.

“Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zvhatjes, e plackitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë.
Shpërmblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do merren makinat.

Një jaguar i ri për Mimin dhe kushërirën ministre, për Ditmirin e Peleshin, për tërë bravo-cunat, e qeverisë, është mesazhi i Edi Ramës, për mijëra familje që nuk mbyllin dot muajin, për mijëra që kanë mbyllur dyqanet, për mijëra që po ikin nga sytë këmbët.

Ky është mesazhi i tij; nuk më intereson fare gjendja juaj, jeta juaj. Çfarë duhet tani është nga një jaguar për të dhe ministrat e tij që janë sot fytyrat më të urryera në vend, simboli i vjedhjes, korrupsionit e pasurimit me taksat e shqiptarëve, shkaktarët e mjerimit.

Një jaguar luksoz për Saimir Tahirin, i cili e ndan makinën e tij private me bandën e drogës, më pas thotë e kam shitur por pranon që ka shkelur ligjin duke mos e deklaruar, dhe në fund e merr sërish narko-taksinë kur shkon vetë me pushime.

Një jaguar luksoz për Ilir Beqën, kampionin e korrupsionit që jo vetëm ka marrë 28 tendera për kompaninë e tij private, rreth 11 milionë euro, por po shpërndan qindra milionë euro me koncesionet në shendetësi, tek miqtë e tij e të kryeministrit.

Një jaguar luksoz për Damianin që është në kallëzim penal për 479 milionë euro, dëmin më të madh të shkaktuar vendit në gjithë historinë e tij, me marrëveshjen kriminale të CEZ-it”,- tha Spaho.

Në kulmin e krizës dhe në kohën kur buxheti është shkurtuar për shkak se financat nuk arrijnë dot të mbledhin të ardhurat në arkën e shtetit, qeveria ka gjetur kohën për të pajisur me 29 automjete luksoze personalitetet e larta.

Me anë të këtij vendimi, Këshilli i Ministrave i ka ngarkuar si detyrë Gardës së Republikës që të zhvillojë një tender për marrjen e automjeteve, por pa përcaktuar fondin limit që do t’i zbritet buxhetit. Në fakt, përpara se të miratohet shuma e parave që duhet të vihet në dispozicion, Garda, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Transporteve duhet fillimisht të përcaktojnë detajet teknike dhe llojin e automjeteve, më pas kostoja për blerjen e tyre i ngarkohet institucioneve, të cilat do t’i përdorin. Pjesa më e madhe e makinave që do të blihen janë të tipit “jaguar” me fuqi motorike të mëdha, ndërkohë që specifikimet janë nga më absurdet.


Send this to a friend