VOAL

VOAL

Rama nis ndryshimin e ministrave të Metës, pritet që Meta të nisë ndryshimin e ministrave të Ramës

Ylli Manjani është ministri i ri i Drejtësisë duke zëvendësuar në këtë Nasip Naçon, i dorëhequr mesditën e sotme.

Zyra e kryeministrit Edi Rama me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se Manjani është konsideruar si kandidatura e duhur për këtë post, për të çuar përpara reformat e nisura. Propozimi i Ramës për të emëruar në krye të drejtësisë shqiptare, nënkryetarin e LSI-së, është dërguar tashmë në Presidencë, për t’u dekretuar nga Bujar Nishani.

Ylli Manjani mban aktualisht postin e zëvendësministrit të Transporteve në qeverinë e drejtuar nga Rama.

Rama ka vlerësuar gjithashtu kontributin e dhënë nga ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naço.

Berat – Arrestohet polici që mbolli dhe ruante 11 mijë rrënjë kanabis

Shërbim i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në  Ministrinë e Brendshme ka arrestuar punonjësin e policisë Ilir Jaho 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim dy kultivues droge me iniciale J.J dhe K.J.

Efektivi i arrestuar së bashku me dy të kërkuarit kishin kultivuar 4 sera me 11.193 bimë kanabis sativa në fshatin Lapardha 2 të Beratit. Mësohet se këto parcela me drogë ishin nën ruajtjen e vet policit Jaho që u arrestua. Autoritetet bëjnë me dije hetimet po vazhdojnë për të mësuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitetet kriminal.

Dyshohet se dy personat që janë shpallur në kërkim janë të afërm të policit të arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

BIRN: Rekord historik – Sivjet aplikuan për në Amerikë 200 mijë shtetas shqiptarë

Çdo vit, mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerikane që hapet nga 1 tetori deri më 3 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit plot 198 625 aplikantë kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje, për t’u zhvendosur në vendin e ëndrrave.

Ky është një rekord historik. Departamenti Amerikan i Shtetit publikon të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Në 2015 pati mbi 27 mijë aplikime më shumë se në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.

 

Përgjatë kësaj periudhe, numri më i vogël i aplikimeve shënohet në vitin 2011 me 87 mijë ëndërrimtarë. Viti 2011 qe edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë, viti kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Europën.

“Kam aplikuar për lotarinë amerikane rregullisht prej dhjetë vjetësh dhe për mua është bërë si një rit të cilin e provoj pavarësisht gjasave të pakta për të fituar”, tha për BIRN, Ervini, një 38-vjeçar nga Tirana i cili punon si operator marketingu, pavarësisht se ka dy diploma bachelor në drejtësi dhe ekonomi dhe një master në financë.

“Dua të emigroj jashtë shtetit sepse nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt, pasi këtu nuk ka vazhdimësi ligjore, gjithçka ndryshon me ndërrimin e partive,” shton ai.

Por këtë vit Ervini nuk do të jetë vetëm. I sapomartuar me një të diplomuar arti, Anxhelën, ata shpresojnë se ndërrimi i statusit nga beqarë në të martuar do t’i sjellë fat.

“Kam aplikuar edhe një herë përpara se të njihesha me Ervinin, por uroj që martesa të jetë një ogur i mirë për ne,” thotë për BIRN Anxhela, një studente 24-vjeçare që është diplomuar në regji filmi, e cila ka humbur së fundmi punën pas falimentit të një televizioni.

“Për mua Shqipëria është vendi ku të jesh artist do të thotë të mos marrësh dot frymë, vendet e punës paguhen keq dhe duhen gjetur me mik,” shton ajo.

aplikimet

Por të martuarit nuk  janë të vetmit që provojnë fatin.

Ina, 22 vjeçe, një studente infermierie në Durrës pranon për BIRN të ketë aplikuar për lotarinë amerikane të këtij viti.

“Unë aspiroj të bëhem infermiere, por këtu shëndetësia është e zhytur në korrupsion dhe paraja ka hyrë mes pacientit dhe mjekut. Unë dua të jem në gjendje t’i ndihmoj njerëzit me pastërti dhe pa e ndotur qëllimin humanitar me para,” thotë ajo.

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar profesionin tim për mua, është emigrimi në SHBA,” përfundon Ina.

“Kemi aplikuar për lotarinë amerikane si familje, pasi dua që vajza jonë të ketë një mundësi më të mirë jetese, të cilën Shqipëria ka provuar se nuk mund t’ia japë,” thotë Alma, një përkthyese 34-vjeçare nga Tirana.

“Represioni i shtetit në kohët e fundit, me ligje të ashpra, gjoba dhe dënime me burg, na bën të duam të zhdukemi nga këtu një orë e më parë,” përfundon ajo.

Por me fatin vijnë dhe supersticionet. Shumë nga të intervistuarit e BIRN u shprehën se besojnë se qytetarët korçarë janë të preferuarit e sistemit përzgjedhës të lotarisë.

“Përvoja ime në lotarinë amerikane më ka bërë të besoj se fati shkon me korçarët, madje njoh njerëz që udhëtojnë deri në Korçë për të bërë aplikimin e tyre, me shpresën që do t’u ecë,” thotë Ervini.

“Këtë vit kam hequr dorë nga aplikimi. Pas gjashtë vjetësh shpresa, e kam humbur besimin se diçka e mirë do të dalë nga kjo lotari e përvitshme,” thotë për BIRN, Vilma, një parukiere 35-vjeçare.

Megjithatë, Lotaria Amerikane nuk është e vetmja lotari ku shqiptarët provojnë fatin për të ndryshuar jetën.

“Do të marr seriozisht aplikimin në Lotarinë Kanadeze, e cila ka kritere më të larta përzgjedhjeje, por shanse më të mira për të fituar,” shton Ervini, me një grimcë shprese në vështrimin e tij.

“Duam patjetër të largohemi nga Shqipëria që ta zgjerojmë familjen tonë në një vend të sigurt dhe me stabilitet ekonomik,” thotë Anxhela, duke ia shtrënguar dorën bashkëshortit të saj. /BIRN/

Nevila Nika: Ka dokumente për përdhunimin e femrave në burgjet e diktaturës

Nika: Alida Hisku tha të vërtetën!

“Ka dokumente që faktojnë përdhunimin e femrave në burgjet e diktaturës”. Kështu shprehet historiania e njohur dhe ish-drejtore e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika në një intervistë për Opinion.al. Sipas saj, në kohën e diktaturës, gratë në biruca edhe janë përdhunuar, edhe pse shton se ‘jo gjithcka faktohet, pasi askush nuk ishte i interesuar të linte gjurmë”. Për denoncimin e këngëtares Alida Hisku, Nika thekson“Alida Hisku tha të vërtetën!”.

Nika shkon edhe më tej kur tregon se në kohën kur ishte drejtore e Arkivit të Shtetit (2008-2013) nga Burgu i Sigurisë së Lartë që ndodhet pranë ka dëgjuar ulërimat e grave që dhunoheshin.

Ajo çka ka nxitur sërish debate kohët e fundit është dhuna në kohën e komunizmit. Kjo mori shkas nga një interviste e Alida Hiskut e cila thoshte se ishte përdhunuar nga hetuesit brenda në biruce… Ju keni studiuar për aëe periudhë të historisë. Si mendoni a ka ekzistuar ky fenomen….pra a përdhunoheshin gratë e arrestuara?

 Ju faleminderit juve që më dhatë këtë mundësi për të dhënë edhe une mendimin tim. Lexova intervisten e znj. Hisku dhe e përgezoj për guximin dhe qytetarinë e saj për të denoncuar publikisht një prej krimeve më të shëmtuara të periudhes së regjimit komunist, atë të dhunimit të grave e vajzave në burgje e kampe internimi.

Ka kaluar gati një çerek shekulli nga rënia e regjimit dhe shumë pak është folur për fatin e gruas shqiptare në atë periudhe.

Znj. Hisku ka treguar të vërtetën!

Edhe pse Kodi Penal dhe ai i Procedures Penale nuk e parashikonte përdorimin e tortures fizike e psikologjike, të gjithë ne tashmë e dimë se ato janë përdorur masivisht në vendet e dënimit. Raste si ai i znj. Hisku ka patur, pasi jo të gjithë ata persona që kanë punuar në organet e drejtesisë të asaj periudhe kanë vepruar konform ligjeve të kohës. Përdorimi i torturave nga më të ndryshmet ka qene norme si për grate ashtu edhe për burrat.

Ju kujtoj këtu se në vitet e para të pas luftës, në mjaft burgje të vendit qelite ishin të përbashketa, pra burra e gra në një qeli.

Disa artistë që e kane jetuar atë periudhe por edhe kanë qenë të dënuar e kanë mohuar, si Maks Velo për shembull. Ndërkohë të tjere e kane pohuar. Si shpjegohet ky diversitet mendimesh?

Mendime të ndryshme midis artistesh apo ish të burgosurish politike është krejt normale të ketë. Gjykoj se ata që e mohojnë e kanë gabim, fenomeni ka ekzistuar, sidomos për ata mbi të cilet rëndonin akuza me karakter  politik, por nuk perjashtohen edhe ato për krime ordinere.

Cilat kane qene format kryesore të presionit që ushtroheshin ne diktature ndaj të burgosurve politikë?

Forma më e rëndomtë e presionit ka qenë familja, të afërmit të dashurit e personit të arrestuar. E njejta gjë ndodhte edhe me familjaret jashtë mureve të burgut e kampit. Frika injektohet në të gjitha variantet, dëbimi, internimi, largimi nga puna, shkolla etj etj.

A ka dokumente që vërtetojnë përdhunimin? Nëse jo dokumente, ndonjë fakt tjeter që e bën të besueshme këtë dëshmi?

Dokumente ka, jo për të gjitha rastet kuptohet sepse askush nuk ishte i interesuar të linte gjurme, qoftë edhe për rrahjet shtazarake që ju bëheshin gjatë hetuesise. Kuptohet se sot mbas kaq vitesh është e vështirë ta provosh me fakte shkencore, pra nga mjekë e laboratorë kriminalistike se çfarë ka ndodhur.

Në këto kushte jemi para faktit se vetëm dëshmitë e të mbijetuarve të atij ferri janë dëshmi e gjallë e të pakundershtueshme.

Unë, kam punuar për shume vite në Arkivin Qendror Shteteror (tek Burgu i Sigurisë së Lartë) dhe  ende sot kujtoj me dhimbje ulerimat e një gruaje që vinin nga burgu i Tiranës.

E pra kane kaluar shumë vjet por nuk mundem ta harroj.

Së fundi dua të shtoj se gruaja shqiptare ka vuajtur të tilla ngjarje edhe në vendet e punes e kudo. Me gjithe fjalet e mëdha për emancipimin tone, jeta e një gruaje ne Shqiperine e para ‘92 nuk ishte fushe me lule.

Skandali me progres raportin – Komisioni Evropian: Shqipëria ngelëse pa shpresë

“Shqipëria nuk është gati për Integrimin në familjen e madhe Europiane”, këtë na thotë vlerësimi nga progres raporti që publikohet zyrtarisht nesër. Komisioni Europian prezanton çdo vit  progres raportin për një nga zonat problematike të Europës që është rajoni i Ballkanit Jugperëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria. Duket se progres raporti për vendin tonë është një tjetër skandal me të cilin edhe opozita do ketë gjithë kohën e mundshme për t’u marrë me deklarata e akuza.

Newsbomb.al ka arritur të mësojë paraprakisht nga diplomatë të Komisionit Europian vlerësimin skandaloz në 5 prioritetet e pikat kyçe që duhet të përmbushë vendi ynë.

Sipas burimeve, ky është vlerësimi që ka marrë Shqipëria:

1-Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar= 3

2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë =1

3-Lufta kundër korrupsionit =2

4-Lufta kundër krimit të organizuar =2

5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut=2

Pra nga 1 deri në 5 që është vlerësimi i Komisionit Europian, Shqipëria ka marrë një vlerësim të ulët ku bie në sy ai për Forcimin e Pavarësisë së Institucioneve të Drejtësisë, e ndërsa duket se kemi përparuar disi në kualifikimin e administratës publike.

Ashtu siç do vit, edhe këtë herë Shqipëria duhet të lexojë vlerësimet sipas të cilave përparimet e bëra në të gjitha fushat janë minimaliste.

Me këtë progres-raport vendit tonë do t’i duhet të rrijë “në stol” edhe vitin e ardhshëm pasi rruga për anëtarësim, duket se do të jetë e gjatë.

UNESCO – Kosova llogarit në 92 vota në Asamblenë e Përgjithshme

Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj llogarit që 92 vende anëtare të UNESCO-s do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pragu prej dy të tretave i votave nga 195 vendet anëtare të UNESCO-s do të jetë vështirë i arritshëm.

Qeveritarët disa orë para se të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, kanë thënë se shpresojnë që Kosova të arrijë numrin e duhur të votave për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në bazë të një liste të hartuar nga Qeveria dhe partnerët e saj, llogaritet se 62 vende anëtare janë deklaruar se do të votojnë pro. Sipas listës ku është kalkuluar dhe komentuar disponimi i vendeve me të drejtë vote, deri më datën 6 të këtij muaji, si vota të garantuara llogariten 32, përderisa nga shifra totale prej 92 shtetesh në të cilat llogarit Kosova, 30 sosh deri më 6 nëntor nuk e kanë konfirmuar votën pro. Megjithatë, Kosova i ka futur në listën jeshile këto 30 vende…

Në Shqipëri ka dhënë dorëheqjen populli – Nga DENIS DYRNJAJA

Populli ka hyrë në një proces të thellë mpirjeje, ku nuk i bëjnë më përshtypje skandalet qeveritare, abuzimet e pushtetit, fiktiviteti i opozitës, degjenerimi i ambientit, rrënimi i kulturës shoqërore dhe sociale, antivlerën e merr si vlerë, pra është në mungesë totale orientimi, e për rrjedhojë edhe reagimi

 

Prej 25 vjetësh shqiptarët jetojnë në demokraci, pasi përmbysën një regjim diktatorial, sikurse ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës, që u instalua dhe mbajti pushtetin për gati 50 vjet.

Në këto dy dekada e gjysmë pluralizëm, sigurisht që mendësia politike ka evoluar në disa aspekte bazike dhe normalisht me të, duhej të bashkërrugëtonte edhe evoluimi i mendësisë së publikut në raport me vlerësimin, gjykimin dhe në fund besimin që populli i jep ose duhet t’u japë forcave politike, si dhe alternativave të tyre në zgjedhje.

Ajo që vihet re është se kjo shqisë e veçantë e publikut, në vend që të vijë duke u forcuar në aspektin e reagimit, ka ardhur duke u atrofizuar dhe sot, pothuajse nuk ekziston fare. Populli ka hyrë në një proces të thellë mpirjeje, ku nuk i bëjnë më përshtypje skandalet qeveritare, abuzimet e pushtetit, fiktiviteti i opozitës, degjenerimi i ambientit, rrënimi i kulturës shoqërore dhe sociale, antivlerën e merr si vlerë, pra është në mungesë totale orientimi, e për rrjedhojë edhe reagimi.

Vidhen prona publike, para publike, abuzimi justifikohet me një kundërabuzim të palës tjetër, shqiptarët tallen nga politikanët e tyre dhe sërish gjithçka kalon në indiferencë. Njerëzit në këtë vend nuk dinë të protestojnë për të kërkuar të drejtat ose për shkeljen e të drejtave të tyre, nuk e kanë kulturë reagimin dhe revoltën solidare.

Rumania, ashtu sikurse Shqipëria, është një vend ballkanik dhe atje në këta 25 vjet, pushteti është rrëzuar me revoltë popullore disa herë, ku spikat përmbysja e regjimit të diktatorit Çaushesku dhe me një çmim shumë të lartë, me jetën e mijëra njerëzve; ndërsa e fundit është protesta e këtyre ditëve, që detyroi kryeministrin Ponta të jepte dorëheqjen pas presionit popullor.

Ndryshe ndodh në Shqipëri, me ne shqiptarët. Këtu, nga e majta në të djathtë, qeveritë në pushtet nuk kanë lënë gjë pa bërë, që nga grabitjet dhe abuzimet spektakolare të parave të popullit e deri te vrasjet me prapavijë shtetërore, me implikim të njerëzve të pushtetit ose afër pushtetit dhe, sërish njerëzit heshtin, kundrojnë ndodhitë dhe skandalet njëri pas tjetrit a thua se ndodhin diku tjetër, jo në vendin e tyre dhe që nuk cenojnë të drejtat apo mirëqenien e tyre.

Të mendosh se protesta më e shquar që ka mbetur në memorie për këtë 10-vjeçar, e paorganizuar nga politika, është ajo kundër armëve kimike. Në këtë korruptim të ndërgjegjes shoqërore, sigurisht një ndikim të fortë dhe negativ, pra kontribuues i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të saj, janë edhe dy faktorë shumë thelbësorë e të domosdoshëm të një demokracie: shoqëria civile dhe sindikatat, të cilat ekzistojnë formalisht në raport me qëllimin që janë krijuar. Këto struktura, në vende të shëndetshme demokratike, janë gjeneratorë kryesorë të reagimit publik, ndërsa në Shqipëri kanë një funksion formal.

Sindikatat janë shndërruar në shtojca të partive politike, përkatësisht në krahët që u interesojnë djathtas ose majtas, ndërsa OJQ-të kanë hallin të kapin fonde nga donatorët për përfitime të atyre që i krijojnë dhe menaxhojnë, duke kompromentuar misionin dhe qëllimin për të cilin janë krijuar.

Në këtë situatë, kur këta faktorë kryesorë, detonatorë të reagimit publik mungojnë, populli duket se ka dhënë dorëheqjen nga reagimi kundër padrejtësisë dhe kjo shfaqet edhe si dorëheqje pa kthim. Ditën kur populli të kthehet në protestë kundër padrejtësive dhe abuzimit, atëherë demokracia mund të ketë shpresë se do të funksionojë edhe në Shqipëri. Për sa kohë populli do të jetë në gjumë, abuzimi do të jetë prelud i çdo dite, muaji e viti në Shqipërinë e shqiptarëve të fjetur që po shijojnë letargjinë e rehatshme, në shtratin e paralizës sociale dhe shoqërore.

Bregdetin në Durrës e ndotën një anije italiane dhe një malazeze

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë pas ndotjes masive të bregdetit të Durrësit, Prokuroria dhe policia nuk kanë mundur ende të zbulojnë përgjegjësit. Hetimet janë shtrirë në dy pista.

Dyshohet se derdhja e naftës dhe vajrave mund të ketë qenë e qëllimshme, për të shkaktuar dëm në gjirin e Durrësit. Por hetuesit dyshojnë gjithashtu se ndonjë anije, për të mos paguar tarifat e derdhjes së vajrave të djegur në depozitat e posaçme, e ka shkarkuar sasinë e vajit të përdorur në det.

Dy janë anijet e dyshuara, një italiane dhe një malazeze. Prokuroria shqiptare ka kërkuar bashkëpunimin e dy porteve në Itali e Mal të Zi, ku janë ankoruar këto anije që kanë kaluar në Durrës.

Hetuesit kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e Shërbimit Informativ për gjetjen e autorëve.

Transcrime: Mafia në Shqipëri me 5 miliardë euro fitim në vit

Mafia në Shqipëri është favorizuar dhe fuqizuar si kurrë më parë në dy vitet e fundit, kur vendi ka rënë nën sundimin e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Edi Rama dhe Ilir Meta.

Një raport i detajuar mbi portofolin e organizatave kriminale në Europë, evidenton mafian shqiptare si nga më të fuqishmet dhe të rrezikshmet.
Transcrime, (Qendra e Hulumtimit mbi Krimin Ndërkombëtar) ka publikuar më 16 Mars të këtij viti , një raport të detajuar mbi veprimtarinë e organizatave kriminale në Europë, ku Shqipëria zë një pjesë të mirë të gjetjeve përsa i përket aktivitetit të lartë kriminal vitet e fundit. Raporti është kryer, bazuar në projektin e financuar nga Komisioni Europian, OCP (Portofoli i Krimit të Organizuar). Raporti i hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe financuar nga KE përqendrohet në natyrën dhe shtrirjen e organizatave kriminale, të ardhurat nga aktivitetet kriminale dhe investimi i tyre në ekonomi, si edhe konfiskimet që kanë bërë autoritetet në Europë.

Prania e vrasësve, trafikantëve të dënuar dhe drogaxhinjve në qeveri, Parlament, çdo nivel të administratës dhe më e rënda në radhët e Policisë së Shtetit ka krijuar një terren tepër të favorshëm për lulëzimin e aktiviteteve të rënda kriminale, si prodhimi dhe trafikimi i drogave, trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore.

Sips raportit, grupet kriminale shqiptare evidentohen me një prani të lartë në Itali, Francë, Greqi, Gjermani, Zvicër, ndërsa në Holandë, Britani të Madhe, Spanjë janë evidentuar si një nga grupet kriminale që po rritin prezencën e tyre në shumë prej aktiviteteve kriminale.

Partneriteti i hapur i Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, qeveritarëve, parlamentarëve, kryebashkiakëve dhe drejtuesve të niveleve të ndryshme të policisë me krimin e organizuar është evidentuar me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, si nga media, zyrtarë të policisë dhe raportet zyrtare të qeverisë amerikane, Komisionit Europian dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese europiane dhe ndërkombëtare. Ky partneritet qeveri-krim është provuar përmes situatës në territorin shqiptar, ku mbjellja, prodhimi dhe trafikimi i kanabisit është bërë pothuajse një biznes i ligjshëm, laboratorët e heroinës dhe kokainës konkurrojnë laboratorët e qendrave shëndetësore, pakot dhe ngarkesat me drogë dhe armë janë bërë si dërgesat e kartolinave të vitit të ri dikur. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është kapur në flagarancë duke i ofruar kushërinjve makinën e tij personale për trafikimin e drogave drejt Greqisë, është përgjuar duke dhënë llogari para mafiozëve për veprimet e tij, është evidentuar kryekontrollori i të gjitha trafiqeve kriminale në Shqipëri. Nga ana tjetër Kryeministri Rama është shfaqur publikisht si kapobanda e krimit të organizuar shqiptar, jo vetëm duke mbrojtur Tahirin dhe ushtrimin e lirë të aktiviteteve kriminale dhe kriminelëve nëpër rrugët dhe kufirin shqiptar, por duke vënë veton në ligjin për dekriminalizimin i kërkuar me forcë në Partia Demokratike dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarët kontrollojnë tregun e heroinës
Organizatat kriminale shqiptare dhe turke kanë kontrollin e shitjes dhe të shpërndarjes së heroinës në Europë, nga e cila llogaritet se përfitohet deri në 10 miliardë euro në vit. Heroina e prodhuar në Afganistan kalon nëpër Turqi për të përfunduar në Europë përmes tri rrugëve ballkanike, si më të shkurtrat dhe më të preferuarat për trafikantët. Nëpër Shqipëri kalojnë dy prej tri rrugëve kryesore që trafikantët e heroinës përdorin për të furnizuar tregun europian. Rruga jugore kalon nga Greqia në Shqipëri për të përfunduar në Itali. Ndërsa rruga perëndimore përfshin sërish Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera të rajonit tonë.

Ekspertët vlerësojnë katër arsye kryesore pse organizatat kriminale shqiptare kanë lidershipin në trafikun e heroinës. E para ka të bëjë me pozicionin e tyre shoqëror të mirëfavorizuar nga kriminalizimi i qeverisjes dhe varfëria e madhe. E dyta, prania e lartë e emigrantëve shqiptarë në Europë. E treta, bizneset kriminale që operojnë në bazë të lidhjeve të forta familjare, ku policia e ka vështirë të futet dhe të hetojë. E katërta, pozicioni kyç në rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani drejt Europës.

Shqiptarët kontrollojnë shpërndarjen e heroinës në Francë, Gjermani, Itali, Zvicër, Holandë dhe Britani të Madhe, Belgjikë dhe Luksemburg.
Shqiptarët në bashkëpunim me organizatat kriminale kolumbiane dhe italiane janë tepër aktivë në shumë prej vendeve të Europës për tregtimin e kokainës. Laboratorët e shumtë në Shqipëri për përpunimin e kokainës, afërsia me tregjet e Europës, bashkëpunimi me policinë dhe autoritetet e larta qeverisëse i ka favorizuar organizatat kriminale shqiptare, krahasuar me ato rajonale.

Shqipëria është një prej pesë furnizuesve më të mëdhenj të Europës me kanabis. Tregjet italiane, greke, hungareze dhe sllovene janë të mbytura me prodhimin shqiptar, kryesisht vaj hashashi, ku trafikantët shqiptarë bëjnë transportin dhe kontrollojnë shpërndarjen me shumicë dhe pakicë.
Europoli ka evidentuar se grupet kriminale shqiptare vlerësohen si një prej grupeve kriminale më të dhunshme që operojnë në trafikun e qenieve njerëzore me qëllim prostitucioni dhe shfrytëzim të fëmijëve për të lypur në vendet e Europës, kryesisht në Itali, Belgjikë, Francë, Britaninë e Madhe, Irlandë, Gjermani, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe në trafikun e armëve, organizatat kriminale kanë një prezencë të dukshme. Në Greqi, Itali, Bullgari dhe Rumani, kriminelët i drejtohen shqiptarëve për të plotësuar nevojat e tyre për armë. Grupet kriminale në Itali furnizohen sistematikisht me armë dhe municione kryesisht nga shqiptarët, ndërsa portet italiane përdoren për të shpërndarë sasi të tjera drejt Holandës, vendeve të Amerikës dhe Afrikës së Veriut.
Grupet kriminale shqiptare në Francë, Bullgari, Çeki, Sllovaki, Greqi janë nga më aktivet në krimet e grabitjes, zhvatjes dhe shantazhit me gjoba, kryesisht brenda komunitetit të emigrantëve shqiptarë në këto vende. Ndërkaq në Itali, Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Finlandë, Suedi dhe Holandë ata janë të përfshirë aktivisht në biznesin e paligjshëm të fajdeve, të grabitjes së shtëpive, grabitjes së makinave dhe grabitjes së konteinerëve me mallra, gjatë kohës që janë të ankoruara në porte, si edhe kur janë duke u transportuar nëpër Europë.
Grupet kriminale shqiptare, por edhe ato turke dhe europiane kanë gjetur në Shqipëri një treg miqësor për investimet e tyre. Mbështetja që sigurojnë përmes korrupsionit nga zyrtarët e ulët deri tek Kryeministri ka krijuar një parajsë për investimet e tyre kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë, ndërtimit, minierave, karburanteve, hotelerisë dhe kazinove.

Fitimet, mbi 5 miliardë euro në vit
Studimi ka llogaritur se çdo vit në Europë, organizatat kriminale arrijnë të fitojnë afërisht 110 miliardë euro. Nisur nga portofoli i zgjeruar i aktiviteteve kriminale, ku veç tregtisë së drogave merren në konsideratë përfitimet që sjell trafiku i armëve, prostitucioni, grabitjet, fajdet, fiksimi i rezultateve të ndeshjeve, bixhozi, kjo shifër përbën afërsisht 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm të Bashkimit Europian.
Studimi është rajonal dhe nuk jep detaje të hollësishme për organizatat kriminale dhe portofolin e secilës prej tyre, por shifrat e narkotrafikut janë të frikshme.

Grupet kriminale shqiptare me qendër në Shqipëri dhe ato me të cilat koordinohen në Europë kanë pjesën e luanit në trafikun e heroinës. Bashkë me turqit, shqiptarët kontrollojnë një treg që shkon në 10 miliardë euro në vit. Të ardhurat totale të organizatave kriminale europiane në trafikimin e kokainës shkojnë në 7.5 miliardë euro në vit. Ndërkaq, për trafikun e hashashit kemi të bëjmë me një treg që gjeneron afërsisht 7 miliardë euro në vit përfitime.

Nisur nga prezenca e konsoliduar e organizatave kriminale shqiptare në Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, por edhe prania gjithnjë e më e shtuar e tyre në Spanjë, Holandë dhe Britani të Madhe dhe vende të tjera europiane, mund të deduktojmë se përfitimet e mafias shqiptare shkojnë në mbi 5 miliardë euro në vit. Sigurisht se kjo është një pjesë që duhet ndarë edhe me kontigjentet kriminale shqiptare që operojnë në rajon, por është tepër e lartë për të mos parë ndikimin që ka në realitetin shqiptar. Një vend ku kriminelët bredhin me makinën e ministrit të Brendshëm, ku kriminelët drekojnë me Kryeministrin dhe policët e devotshëm burgosen, ku i vihet flaka laboratorit të kriminalistikës dhe digjen provat që kryqëzojnë partnerët e pushtetarëve të lartë, ku Kryeministri terrorizon prokurorë dhe gjykatës që guxojnë të zbatojnë ligjin, është tashmë një shqetësim europian dhe ndërkombëtar. Oligarkët e krimit bëjnë ligjin në këtë vend dhe miliardat e tyre veçse shtohen nën këtë qeverisje./RD

tabela-raportiiiiii11

 

Ndotja me naftë e bregdetit të Durrësit, policia nis hetimet

TIRANË – Një pjesë e bregdetit të Durrësit është ndotur nga një sasi karburanti. Ndotja në fjalë është konstatur sot, ndërsa Policia e Shtteit Shqiptar ka nisur hetimet.

Policia e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Durrës kanë nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si është bërë ndotja e një pjesë të bregdetit të Durrësit.

Nga të dhënat zyrtare të Policisë Shqiptare mësohet se menjëherë për këtë ngjarje është ngritur grupi i posaçëm hetimor. Ekspertët e laboratorit Kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit do të marrin mostra për ekspertim.

Gjithashtu bëhët e ditur se do të verifikohen të gjitha anijet në Portin e  Durrësit dhe çdo mjet lundrues që ka lëvizur në hapesiren detare të ndotur, pergjatë 24 orëve të fundit.

Mjetet e policisë kufitare Durrës kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat teritoriale të Shqipërisë.

Pse Mero Baze nuk e denoncoi zhdukjen e Remzi Hoxhës në kohën kur ndodhi

VOAL – TIRANË, 6 NËNTOR – Në replikat për zhdukjen e Remzi Hoxhës, është përfshirë edhe gazetari Mero Baze. Në një postim në Facebook ai thotë se ditën që është zhdukur biznesmeni Hoxha ka pyetur të gjithë kupolën e shtetit dhe vetëm dy persona i kanë bërë më shumë kundrapyetje se sa i kanë dhënë përgjigje. Mero Baze, megjithatë, nuk shpjegon pse nuk e denoncoi ngjarjen në kohën kur ndodhi.

Më poshtë reagimi i Bazes:

Meqe Berisha ben sikur nuk mban mend

Unë e kam njohur djalin e Remzi Hoxhës ditën që i kanë zhdukur babain, kur ka ardhur në zyrën e gazetës sime, i kapur për dore nga Nexhmedini, xhaxhai i tij, dhe më kërkuan të pyesja çfarë mund të ishte bërë me Remziun. Unë kam pyetur në telefon brenda një ore gjithë kupolën e shtetit, që nga shefi i Komisaritit Nr.3, Gjergj Jorgo e deri tek Sali Berisha.

I pari, Gjergj Jorgo, pranoi se SHIK ka sjellë një kosovar tek qelia, por nuk është në dijeni se kush është. Zakonisht, tha, i mbajnë 24 orë. Pas 24 orëve nuk dinte më asgjë se kush ishte ai që kishin sjellë dhe ku ishte. Aleksandër Meksi si kryeministër dhe Agron Musaraj si ish-ministër Rendi nuk kishin asnjë dijeni, por ishin të qartë në shpjegimet e tyre, se ishte punë e SHIK-ut.

Vetëm dy persona më janë përgjigjur njëlloj dhe më kanë bërë të njëjtat pyetje. Ata ishin Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede. Të dy më kanë pyetur, ende pa më dhënë përgjigje, se ku e njoh Remzi Hoxhën dhe ua kam shpjeguar si ishim njohur. Të dy më kanë pyetur pa më dhënë ende përgjigje ku është, se ku e njihja unë ortakun e Remzi Hoxhës dhe ua kam shpjeguar.

Të dy më kanë lënë të kuptoj të mos përzihem në këtë punë se “mund të jenë lojëra shërbimesh” dhe ai ortaku i tij “të ketë kujdes”. Dhe të dy, në fund më kanë thënë, “ne në fakt nuk dimë gjë ku është”, edhe pse më shumë më kanë drejtuar pyetje ata, sesa unë atyre.

Një kolegut tim gazetar që i kërkova ndihmë ta ripyeste Berishën për këtë çështje, Ylli Rakipit, po ashtu i kishte ribërë disa prej këtyre pyetjeve, pastaj i kishte thënë se mund të ishte agjent i UDB-së dhe nuk duhej përzier në këtë punë. Kjo, e gjitha dy ditët e para. Më pas nuk të jepnin më asnjë përgjigje, pasi mesa duket u kishte vdekur në duar.

Top Story – Rama i gëzohet lirisë së paimagjinuar të vezëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për incidentin me vezë. Rama e cilësoi këtë një liri që deri dje, studentët që protestuan nuk e kishin.

“Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara”, tha Rama në emisionin “Top Story”.

Pati pretendime nga studentët për dhunë gjatë shoqërimit në polici. Por a u goditën vërtetë? Rama e mohoi këtë.

“Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare. Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se grupi që mori përsipër sulmin me vezë ndaj tij, është shprehur kategorikisht kundër reformës në arsim, e cila, shtoi ai, është një reformë që gjithëpërfshirëse, por që nuk mund të kënaqë të gjitha interesat.

Berisha dhe Nishani në alarm – të gjitha bisedat e tyre në Presidencë janë përgjuar

Përgjimi i Presidentit Bujar Nishani, me anë të pajisjeve speciale, të vendosura në zyrat e Presidencës, duket se ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Mjeshtri dhe babai i përgjimeve dhe survejimeve në Shqipëri, tashmë duket se ka rënë vetë pre e përgjimeve. Berisha është alarmuar pasi në zyrat ku ishin instaluar pajisjet, ai mund të ketë biseda të ndryshme me Bujar Nishanin. Sigurisht që Berisha i ka diktuar Nishanit emërime në gjyqësor, kthim ligjesh, sulme politike etj. Të gjitha bisedat e tyre mund të jenë regjistruar.
Në këtë kuadër, pas zbulimit të pajisjeve të përgjimit në ambientet e Presidencës, kreu i shtetit, Bujar Nishani, ka zhvilluar dje një takim kokë më kokë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Prej disa kohësh, presidenti kishte deklaruar se po e mbikëqyrnin atë dhe familjen e tij, por gjetja e përgjuesve brenda në zyrë duket se e ka vënë në alarm edhe njerëzit që kanë hyrë në Presidencë. Me sa duket Berisha i ka kërkuar detaje Nishanit rreth zbulimit të pajisjeve të përgjimit në Presidencë, kohës së instalimit të pajisjeve etj. Ndërkaq, burime për gazetën kanë theksuar se kreu i shtetit ka nisur kërkimet për të zbuluar personat që urdhëruan survejimin e tij. Për ta arritur këtë gjë, duket se Nishani është konsultuar edhe me ish-kryeministrin Berisha. Takimi i djeshëm zgjati për rreth 40 minuta, ndërsa Sali Berisha nuk preferoi të jepte asnjë koment për mediat. Gjithmonë kur ka raste të tilla dhe çështje të nxehta, ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në zyrën e Nishanit. Kohët e fundit vizitat e Berishës në Presidencë kanë qenë të shumta, ndërsa kjo e fundit vjen menjëherë pas zbulimit të pajisjeve përgjuese. Ndërkaq, ka një kureshtje të madhe se kush fshihet pas përgjimeve. Tashmë në lojë ka hyrë edhe Sali Berisha, ndaj shumë shpejt pritet të dalin edhe emrat e parë të implikuar në përgjimin e Presidentit.
Zbulimi i pajisjeve 
Nishani disa herë u shpreh se institucionet shtetërore dhe njerëz brenda tyre kishin urdhëruar survejimin e jetës dhe punës së tij. Pas kontrolleve dhe vëzhgimeve të bëra, ditët e fundit, kreu i shtetit zbuloi se në ambientet e Presidencës ishin vendosur pajisje përgjimi, që do të thotë se një sërë takimesh dhe bisedash që ai ka zhvilluar me persona të ndryshëm janë spiunuar. Kreu i shtetit ka bërë përgjegjës për vendosjen e përgjuesve truprojën e tij dhe shefin e grupit të shoqërimit. Ekspertët e kësaj fushe kishin thënë disa herë se pajisjet mund të vendosen vetëm nga persona të brendshëm. Pas hetimeve të kryera nga njerëzit e besuar të Nishanit, dyshimet e tij kanë qenë pikërisht te personat që e shoqëronin. Por duket se kreu i shtetit ende nuk është i qetë, pasi tani ka nisur kërkimet mbi personat që urdhëruan vendosjen e pajisjeve dhe përgjimin e tij. Edhe takimi me Berishën dyshohet se është fokusuar në këtë aspekt, me qëllim zbulimin e atyre që kanë dashur të përgjojnë çdo takim të tij. Kliti Topalli

SHBA, Britania dhe Gjermania – për Kosovën në UNESCO

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në UNESCO, mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se kjo do të çonte përpara qëllimet e UNESCO-s dhe do të kishte përfitime për të gjitha komunitetet në Kosovë sikundër edhe për komunitetin global.

Me anëtarësimin në UNESCO pasojnë edhe përgjegjësitë solemne. Së këndejmi mirëpresim përkushtimin e qeverisë së Kosovës për t’ju përmbajtur detyrimeve të rrepta dhe formale ndërkombëtare që sjell anëtarësimi, përfshirë mbrojtjen e monumenteve të rëndësishme fetare e kulturore, posaçërisht ato të përfshira në listën e trashëgimisë së UNESCO-s dhe për të mbrojtur trashëgiminë ortodokse serbe”.

Në deklaratë thuhet se “duke respektuar kushtetutën e UNESCO-s dhe duke zbatuar në tërësi detyrimet që përmban ajo për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë, anëtarësimi i Kosovës do të rris transparencën kundrejt zonave të trashëgimisë dhe mirëmbajtjes së tyre. Kjo do të ndihmonte paqen e sigurinë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtarë nëpërmjet arsimit, shkencës e kulturës si dhe zhvillimin ekonomik në të mirë të popullsisë së re të Kosovës dhe të rajonit”.

Në deklaratë, ambasadorët shprehin gatishmërinë për të punuar me qeverinë e Kosovës në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga anëtarësimi duke ndihmuar forcimin e përpjekjeve për integrimin shoqëror dhe për të forcuar mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore e fetare të saj.

Deklarata e publikuar në faqen e internetit të qeverisë britanike, u bë disa ditë para se Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s që po i zhvillon punimet në Paris, të debatojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Kërkesën e ka paraqitur zyrtarisht Shqipëria, ndërsa është mbështetur nga 45 vende. Vendimi përfundimtar pritet të debatohet të hënën më 9 nëntor.

Beogradi kundërshton ashpër anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke ngulur këmbë se siç thuhet, kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe “çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb”.

Kreu i Kishës Ortodokse në Serbi, patriarku Irinej, tha të martën se të gjithë duhet të ngrenë zërin për të mbrojtur Kosovën. “Nëse ndodhë përdorimi i forcës, duhet të bëjmë gjithçka që me dashje apo me forcë ta kthejmë”, tha ai.

Autoritetet në Kosovë dënuan fjalorin e përfaqësuesve serb, ndërsa thanë se me anëtarësimin në UNESCO, Kosova do të rrisë standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore, përshirë respektimin e statusit, të trashëgimisë dhe të pronës së Kishës Ortodokse Serbe.

Kërkesa e Kosovës është futur në rend të ditës më 21 tetor në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, i cili miratoi edhe projekt rezolutën me të cilën rekomandohet pranimi i Kosovës, e cila mori 27 vota, ndërsa 14 vende votuan kundër.

Konferencën e përgjithshme e përbëjnë 195 vende anëtare dhe secili vend ka një votë, ndërkaq që për marrjen e vendimit, nevojiten dy të tretat e votave

Laguna Blu, Rama: Frangaj i ka letrat në rregull

Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmë për herë të parë për debatin e lindur që prej shumë ditësh lidhur me “Lagunën Blu”,  një nga komplekset e shumta turistike me shtëpi banimi në bregdet në zonën mes Durrësit dhe Kavajës, ku ka një përplasje me banorëve të atjeshëm dhe pronarit të Televizionit Klan Aleksandër Frangaj i cili ka nisur punimet për të ndërtuar një vile të re pikërisht në hapësirat që deri dje ishin fusha sportive të kompleksit.

I ftuar në emisionin Top Story, të Sokol Ballës në televizionin Top Channel, zoti Rama u shpreh se “nga pikëpamja e ligjshmërisë, aty nuk ka asnjë centim të shkeljes së ligji. Eshtë një ndërtim me plan të miratuar, me tokë private dhe me të gjitha dokumentet në rregull, pavarësisht se mund të themi çfarë të duam sesi është privatizuar dhe si është bërë plani, të gjitha këto janë bërë nga institucionet e shtetit dhe sot ne jemi shteti. Nuk kam dhënë leje, kjo është e vërteta”, u shpreh kryeministri i cili gjatë gjithë kësaj kohe është vënë nën akuzë për një qëndrim favorizues ndaj zotit Frangaj, pikërisht për shkak të faktit që ai zotëron një nga mediat më të rëndësishme në vend.

Në një ntervistë të dhënë pak ditë më parë për faqen online të emisionit Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, këto argument janë renditur dhe nga vetë zoti Frangaj. “Prej shume vitesh kam blerë tek kompania “Epidam” një investim në kompleksin e ngritur prej saj, ambientet sportive. Më pas, me daljen e ligjit që detyronte të blinin truallin të gjithë disponuesit e objekteve te fshatrat turistike, të cilët kishin ndërruar destinacionin e përdorimit nga rezorte për zhvillim turizmi në shtepi të dyta pranë detit, edhe unë si gjithë banorët e tjerë kam blerë edhe tokën nga shteti, duke u bërë pronar i ligjshëm i investimit dhe i truallit. Kjo procedurë ligjore është aplikuar nga të gjithe banorët e këtij kompleksi si dhe të pothuaj të të gjithë fshatrave turistikë në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2014, në përputhje me studimin urbanistik të Komunës Golem, kam aplikuar dhe kam marrë lejen për strukturë individuale banimi 1 dhe 2 kate nga Kryetari i Komunës Golem. Pra, investimin ia kam blerë pronarit të ligjshëm Epidam shpk, truallin ja kam blerë pronarit të ligjshëm -shtet, lejen e kam marrë pranë autoritetit të ligjshëm Komunë”, ka deklaruar zoti Frangaj.

Por vecanërisht banorët e kompleksit, të cilët kanë organizuar dhe protesta, kanë hedhur hije të forta dyshimi, thuajse ndaj të gjithë hapave të ndjekura nga zoti Frangaj, duke nisur që nga fakti i blerjes së “investimit-ambjente sportive” nga kompania Epidamn e cila kishte patur të drejtën e ndërtimit në atë zonë, dhe të përdorimit për 99 vite, por jo të drejtën e pronësisë. Ambientet sportive rezultojnë të jenë konsideruar si mjedise të përbashkëta të të gjithë banorëve. Më pas hije të forta ka patur edhe mbi mënyrën se si ai fitoi titullin e pronësisë, ku pas refuzimit të legalizimit nga Aluizni, Gjykata i ka dhënë të drejtë zotit Frangaj, pavarësisht se nuk ka patur asnjë objekt për t’u legalizuar, sepse nuk ka patur ndërtim që të hynte në ushtrimin e kompetencës së Aluizni-t. Me titullin e pronësisë nga Gjykata, zoti Frangaj ka marrë leje nga komuna. Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë ndikuar në këtë vendim, ndonëse kryetari i komunës i përkiste partisë së tij.

Në intervistën e tij zoti Frangaj theksonte se “kryeministri nuk mund të shkelë ligjin kundër meje, se ka edhe prokurori, ka edhe gjykatë. Edhe në mos ka sot, do të ketë një ditë. Pronën time nuk e prekin dot”. Në një linjë me të, edhe kryeministri mbrëmë tha se nëse do të ndërhyhej për të bllokuar aktivitetin e zotit Frangaj, “është e sigurt se ai do të fitojë në gjykatë”, u shpreh zoti Rama.

I pyetur se përse dy vjet më parë ai nuk hezitoi të rrafshonte një pallat të tërë të ndërtuar nga të afërm të kryetarit të opozitës Lulzim Basha në bregdetin e Vlorës, i cili gjithashtu ishte ndërtuar po me leje të rregullta të lëshuara nga institucionet shtetërore, zoti Rama tha se të dy rastet nuk mund të krahasoheshin dhe se pallati në Vlorë ishte prishur pasi “pengonte realizimin e një plani zhvillimor në atë pjesë të bregdetit”.

Përgjatë tetë viteve të socialistëve në opozitës televizioni Klan mbajti një qëndrim shumë kritik ndaj tyre duke u rreshtuar haptazi me të djathtën e atëhershme në pushtet. Ndërkohë që tanimë raportet duken të përmbysura dhe pozicioni ndaj qeverisë aktuale socialiste është miqësor.

Video/Dritan Zagani: Nuk kam ikur nga Tahiri, por për të sistemuar fëmijët

dritan zagani 4

Dritan Zagani ka shpjeguar nw intervistwn e parw se pwrse zgjodhi të ikê nga Shqipwria. Ja edhe shpjegimet qw Zagani jep me video.

Zagani, shypi shqiptar gazetat dhe televizionet  kane lajmëruar se ju jeni shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptar, sepse keni thyer urdhërin e arrestit shtëpiak,  cfarë ka ndodhur me ju?

Jam njohur nëpërmjet internetit dje dhe sot me këtë fakt dhe përveç çudisë që e kanë bërë  shumë vonë dy muaj pasi e kanë deklaruar këtë fakt të tillë, sepse po të lexosh me vëmendje shtypin dhe deklaratat e policisë shtetit shqiptar  që me daljen e fazës së parë të intervistës,  me datën 2 shtator mendoja se do ishte bërë një gjë e e tillë, siç shihet e kanë bërë pak me vonesë, sepse kanë dashur të gjejnë alibinë e duhur mendoj unë.

Në lajmet e tjera të përcjella me burim policore, thuhet se Dritan Zagani eshtë në  Zvicër??

Ata  mund të thonë çfarë të duan, unë ia kam bërë me dije ministrit dhe në fun page e tij në fb, se unë nuk kam ik për frikën e tyre apo për frikën e tij, apo për drejtësinë, kam ikur sa të sistemoj fëmijët e mi, në një vend që për momentin  nuk mund ta deklaroj për garancinë e jetës së fëmijëve të mi, të cilët janë minorenë.

Kjo është arsyeja që ju nuk deklaroni se ku  ndodheni?

Kjo është  arsyeja e vetme dhe në momentin e parë që unë të kemi siguruar garancinë e fëmijëve të mi të mitur në vendin në të cilin ndodhem aktualisht, do të kërkoj nëpërmjet avokatit tim dhe paraqitjen në seancat gjyqsore nëse është e mundur.

Autoriteteve të vendit ku ndodheni jua keni bërë prezent këtë shqetësim?

Që ditën e parë, që unë jam prezantuar se kush jam, jam prezantuar me gjithë dokumentacionin gjyqsor që disponoj, ato pak që disponoj sepse shteti nuk mundet të na i japë të gjitha në formë ligjore e të rregullt, por ata pak që kemi mundur të garantojmë, i kam prezantuar të gjitha faktet, çfarë ka ndodhur, në çfraë faze jam dhe çfarë pretendoj unë të ndjek dhe i kam paralajmëruar se në këtë luftë që unë kam pohuar gjatë asaj interviste që do dilte se pa dalë intervista kam bërë kërkesën për mbrojtje, u kam bërë prezent se shumë shpejt do të ndodhe një fakt i tillë. Fakt tjetër që më çudit është se bëhet nga prokuroria një kërkesë  për arrestimin tim ndërkombëtar, kur është e njëjta prokurori që pas kërkesës së avokatit tim për heqjen e masës së arrestit në një seancë gjyqsore, ka qenë dakort me heqjen e masës së arrestit ndaj meje. Dhe ishte gjykata ajo që çuditërisht siç ndodhin gjërat në Shqipëri, e cila kundërshtoi jo vetëm avokatin por edhe prokurorinë dhe nuk më hoqi masën e arrestit. Dhe e njëjta prorkurori për atë që ka pranuar vetë se ka qenë dakort për heqjen e masës, më shpall në kërkim ndërkombëtar. Kjo ngelet për tu parë.

“Opinion” /Video-bombë, Dritan Zagani: Ministri Tahiri i përfshirë në trafik droge

Dritan Zagani rikthehet edhe njëherë në vemendjen e publikut me një videointervistë të papublikuar më parë e cila do të bëhet publike për herë të parë pas pak minutash në “Opinion”. Në këtë intervistë të cilësuar si bombë, Zagani, tregon për lidhjet e politikës me trafikantët e drogës, dekonspirimin e aksioneve, për kushërinjtë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të përshirë në narkotrafik, avionët që fluturojnë me drogë etj

Zagani/Droga të përshirë biznesmenë shqiptarë dhe gjeneralë italianë

Gazetari Basir Çollaku i cili ka intervistuar Dritan Zagani thotë në Opinion se videointervistë që do të publikojë është një material që sjell telashe. “Cdo moment i ndarë është një akuzë më vete. Une do thoja që problemi është me i thëlle se më parë. Ka më shumë emra dhe fakte. Zagani përmend me emer biznesmenë që kanë 20 kg drogë në banesë dhe kanë 3 milion euro cash” Po kështu Zagani thotë se janë të implikuar edhe oficerë të lartë italianë. “Gjenerali F.L italian ka përfituar duke marrë 30 mijë metra katrorë, vetëm nga trafiku i drogës. Droga i është dhuruar nga një trafikant droge”

Çollaku: Lista e pilotëve të drogës, garancia që Zagani thotë të vërtetën

Gazetari Basir Collaku i pyetur nga gazetari Fevziu se kush na garamton që deklrata e Zaganit qëndrojnë u shpreh se: “Një nga garancitë është lista me 11 pilotë, njëri italian, që janë rezidentë në Itali, të cilët ishin në investigim për lidhjet e tyre me trafikun e drogës. Këtë listë ia kanë sjellë Drejtorisë së Policisë Fier, dhe po shikonte se cilat ishin lidhjet dhe 10 ditë pas ardhjes së listës Zagani u arrestua”

 

Opinion: Skandali – Dëshmon ish-doganieri: Ja kush e bën kontrabandën

 

TIRANË- Opinion.al boton të plotë intervistën me ish-inpektorin e Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave I.C. D.  Intervista është bërë nga gazetari Basir Çollaku dhe botohet ekskluzivisht në Opinion.al. Është denoncimi për të cilin lideri i opozitës Lulzim Basha nga studio e ‘Opinion’ akuzoi median se ka frikë ta botojë.
Sot, e enjte, ora 21:00 intervista do te transmetohet me zë dhe me figurë në emisionin “Opinion” në TVKLAN. Aty përmenden emra konkretë  të zyrtarëve të lartë që lejojnë kontrabandën në dogana.

 

INTERVISTA E PLOTE 

Kur keni nisur punë në doganë në sektorin e antikontrabandës?

Kam nisur punë në mars të vitit 2013 dhe jam larguar në qershor të vitit 2015.

Keni konkuruar për të marrë këtë vend pune?

Kam konkuruar në dhjetor të viti 2012 me shkrim dhe pas një muaj me gojë, dhe kam marrë mbi 140 pikë që janë afër maksimales së vlerësimit për kategorinë C2 Ashtu siç jam larguar dhe herën e parë ku gjykata vendosi në favorin tim për largim të padrejtë dhe pas konkursit u riktheva në drejtorinë e antikontrabandës tokësore me detyrën inspektor.

Cila ishte detyra juaj në këtë sektor?

Detyra jonë në sektorin e antikontrabandës konsistonte në kryerjen e shërbimeve në të gjitha pikat doganore që ka Shqipëria, kufitare dhe të qytetevedhe ushtronim kontroll për të gjtiha llojet e mallrave, për të gjitha hyrjet dhe daljet.

Kontrollet ishin me një grafik nga drejtoria, apo edhe rutinë, të punës suaj të përditshme bazuar edhe në informacionet operative që ju merrnit?

Kontrollet ishin edhe nga informacionet që merrnim ne nga eprorët tanë edhe kontrolle të vazhdueshme që organizonim në që rrinim gjtaë gjithë kohës të instaluar nëpër pika doganore.

A keni konstatuar kontrabandën si një problem serioz gjatë punës suaj?

Kontrabanda është një problem serioz dhe këtë unë e kam prekur gjatë punës sime, gjatë detyrës, por, me ata drejtues që na erdhën ne, kontrabanda u shtua.

Cilët drejtues?

Aty erdhen drejtues, në drejtorinë e antikontrabandës, persona të cilët ishin larguar nga detyra për shkelje në vlerën 1.5 milionë dollarë.

Konkretisht?

Konkretisht drejtori antikontrabandës….

Ishte larguar më përpara?

Nga drejtor i doganës së Durrësit, ishte larguar në vititn 2005, për shkelje të konstatuara nag drejtoria e kontrollit të brendëshëm të doganave, dhe arsyeja e largimit ishte 1.5 milione dollarë abuzime si rezultat i shkeljeve të bëra.

Me ardhjen e tij ndryshoi puna?

Me ardhjen e ketij drejtori dhe drejtorit të departamentit hetimor, që mban dhe detyrën e nëndrejtorit të përgjithshëm të doganave, si zgjedhje eksluzive e Kryeministrit, ndoshta edhe ngaqe ishte hetues i vjeter i para 90-tës, ia besoi atij këtë detyrë. Por për fat të keq kontrabanda us htua me ardhjen në detyrë të këtyre dy drejtorëve.

Pse pretendoni se është shtuar kontrabanda në dogana me ardhjen në detyrë të këtyrë dy drejtorëve?

Unë e kam hasur në punën time. Po të tregoj një rast flagrant, të një bisede që unë kam pasur në zyrën e drejtorit të departamentit të hetimit dhe ndër të tjera përmendet në këtë bisedë një rast flagrant i ndodhur para ardhjes së tij në detyrë, unë ja thashë me emër, ja thashë edhe se ku ka ndodhur, dhe me cilën kompani kishte ndodhur incidenti, ku inspektori i antikontrabandës i kishte marrë ryshfet në oren katër të mëngjesit, shoferit të autobuzit, por pas këtij denoncimi nisën pasojat për mua.

Çfarë pasojash?

Pas një muaji, unë u transferova tek drejtoria e antikontrabandës detare, pa asnjë shkak, ndërkohë që vlerësimet e punës për dy vitet e para ishin shumë të mira, vlerësime të cilat janë zhdukur edhe nga dosja. Sepse kur i kam kërkuar për ti bërë pjesë të procesit gjyqesor nuk i kam gjetur, nuk egzistojnë. Dhe pas një muaj te antikontrabanda detare më bëhet një tjetër vlerësim punë me anë të të cilit më largojnë nga detyra.

Arsyeja e largimit?

Zyrtarisht është moskonfirmimi i statusit të nëpunësit civil gje që nuk egziston.

Mendoni se largimi ishte si pasojë e përplasjes me eprorët?

Fakti tregoi se menjëherë pas konstatimit të një kontrabande të kryer në një nga pikat tona doganore dhe unë ia vura në dukje konkretisht drejtorit të departamentit të hetimit, për mua nisën problemet në punë.

Po eprori juaj në sektorin e antikontrabandës?

Eprori im, ishte M. L. fillimisht, me të cilin kam bashkëpunuar, por ai nuk ishte pjesë e linjës së kontrabandës

Informacionet e punës së përditshme ia përcillnit eprorëve?

Po. Unë marr shembullin tim personal. Kam bashkëpunuar me drejtorin e Antikontrabandës, i cili duke mos qenë në linjën e kontrabandës, u largua nga eprorët nga ajo detyrë.

Konkretisht ku me çfarë mallrash bëhet kontrabanda?

Kryesisht me mallrat e akcizës të cilat ishin të vazhdueshme. Unë po ju jap një shembull nëse e kanë vullnetin për ta zbuluar, të marrin muajin dhjetor të vitit 2014, dhe të marrin muajin maj të vitit 2015 dhe të shohin se çfarë mallrash kanë hyrë nga pikat doganore të Kapshticës dhe të Kakavijës, çfarë rezulton nga Greqia dhe çfarë rezulton e shtuar në doganën tonë që ka hyrë këtu.

Po thoni se ajo që ka hyrë dhe ajo që ka mbërritur nuk është e njëjta gjë se paku në dokumentacion?

Sigurisht nuk është as i njëjti mall, dhe as e njëjta sasi, janë dy gjëra që ndryshojnë, nuk ndryshon vetëm sasia, ndryshon edhe lloji i mallit.

Janë ndryshuar dokumentat, dosjet, faturat?

Bëhen fatura të tjera. Nga Greqia del me faturë tjetër sepse nuk mundet të ndryshojë gjë për  mallin që ka të ngarkuar, ndërsa kur hyn në Shqipëri, hyn me faturë tjetër dhe me dokument tjetër.

Kryesisht pikat e kalim kufirit me Greqinë?

Po, Kapshtica dhe Kakavija. Në muajin maj, unë kam informacion se në doganën e Kapshticës, kanë hyrë shumë mallrat ë akcizës, të padeklaruara fare, ndër to cigare.

Sipas informacioneve tuaja sa është kjo sasi?

Sipas informacioneve të mia, vetëm në muajin maj, kohë në të cilën kishte marrë detyrën drejtori i departamentit të hetimit, Z.Sh. ishin mbi 10 kamiona cigare që kishin hyrë në Kapshticë.

Ju informuat?

Une kisha informuar më parë drejtorin tim në një rast, M.L. të cilin më pas e larguan nga drejtor antikontrabande në drejtor informacioni dhe më pas e larguan fare.

Ishte pengese pekontrabandën ky drejtor?

Përderisa u largua nga drejtor antikontrabande dhe me pas edhe nga drejtor informacioni për ta larguar përfundimisht nga puna, kjo ishte arsyeja.

Ku bazoheni kur thoni u shtua antikontrabanda?

Në ato informacione që unë kam pasur dhe në atë që kamë parë vetë konkretisht.

Po pikat e tjera?

Në pikat e tjera ke terminalin e Tiranës. Unë nuk e disponoj atë dokument, por  ka raport që është bërë nga Croën Agents, që i ka shkuar Kryeminsitrit, në atë raport janë të shënuar emrat dhe problematika e doganave. Raport afërsisht në muajt tetor apo nëntor të 2014.

Ju thoni se keni këtë raport, por a keni dijeni se cfarë përmabn raporti?

Raporti përmban problemet e konstatuara nga Crown Agents në pikat doganore dhe faktin se atyre ju sabotohej puna.

Nga doganierët shqiptarë?

Sabotohej në aktkontrollet që bënin. Një rast flagrant është në terminalin e Tiranës, që ishte ditë e shtunë dhe Croën Agents do të kontrollonte një kontenier ditën e hënë sepse të shtunën mbyllej më shpejt puna dhe të dielën ishte pushim. Dhe të hënën kur erdhen anglezët kontenieri kishte mbaruar kontrollin dhe kishte dalë, se kush e kishte bërë kontrollin nuk u mor vesh. Dhe ky është një rast për të cilin është vënë në dijeni edhe kryeminsitri sepse i ka shkuar raporti nga britanikët.

Cila kompani ishte?

Nuk e di kompaninë, por si periudhe ka ndodhur në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014.

Dhe çfarë mallrash ka pasur?

Normalisht që ka pasur mallra akcize që kanë pagesë doganë të lartë, sepse ndryshe nuk do të kishte arsye të ikte pa u kontrolluar.

Doganieret shqiptarë u hidhnin britanikëve?

Normal, kjo ishte detyrë që drejtuesit u linin..

Kishit trysni të silleshit sipas kërkesave të eprorëve?

Trysnia ishte. Rasti konkret që më ka ndodhur mua është një shef antikontrabandë që sot nuk është më në atë detyrë, që u largua në një detyrë tjetër. Ai dërgonte për kontroll vetëm njerëzit e tij të besuar, në pikat doganore që kishte problematika. Quhej M.B.

Gjatë asaj kohë nëse shohim edhe urdhër shërbimet, vetëm katër a pesë grupë te besuara të tij që kontrollonin pikat doganore problematike, ndërsa grupet e tjera bënin shërbime vetëm në Fier, Kukës dhe Shkodër ku nuk kishte ngarkesa dhe problem të kontrabandës. Pse pikërisht në pikat e Kakavijës , Kapshticës, Tiranës, Durrësit, kontrolloheshin vetëm nga këto persona të zgjedhur prej tij. Dhe për aq kohë sa qëndroi ai shef  i Antikontrabandës, vetëm këto grupe të zgjedhura prej tij bënin shërbime kontrolli.

Ju nuk benit pjesë në këto grupe kontroli?

Jo në asnjë rast jo, kur ishte ky shef antikontrabande, ishte e pamundur të shkojë me sherbim në pikat e Kapshticës dhe Kakavijës, në raste të tjera po kam shkuar.

Pas ndryshimit të titullarit të doganës, largimit të zonjës Spiropali, ndryshoi gjendja në dogana?

Me largimin e zonjës Spiropali, gjërat u përkeqësuan, sepse zëvëndësuesja e saj i la dorë të lirë drejtorit të departamentit të hetimit dhe vinte vetëm e firmoste shkresat një orë apo dy orë në ditë dhe gjithë situatën në dorë e kishte shefi i departamenit.

Ç’doni të thoni me i la dorë të lirë?

I la dorë të lirë me të gjitha lëvizjet, me të gjitha emërimet, me të gjitha kontrollet. Shumë ndryshime të bëra brenda doganës janë bërë në këtë kohë nga Z.Sh.

Kjo nuk do të thotë se janë ndryshime për të bërë kontrabandë?

Po kjo e vërtetoi se gjithë emërimet janë bërë prej tij pas ardhjes së drejtorëshë së re. Nëse ishte  komandant grupi  te Antikontrabanda, marr një rast konkret që shkoi përgjegjës në doganën e Tiranës.

Sipas jush të besuarit e eprorëve dërgohen përgjegjës doganash, kjo mund të jetë edhe për të forcuar punën?

Mosrealizimi i të ardhurave tregon se nuk është për të forcuar punën. Unë do të bëja një thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Financave që po bëjnë kontrollin e biznesit të vogël e do ju sekuestrohet malli i padeklaruar,  të bëjnë kontrollin e doganave, ku hyjnë pa asnjë lloj letre dhe ku paguajnë ryshfet dhe hyjnë në Shqipëri dhe pastaj të merret me këta.

Si hyjnë në doganë pa asnjë lloj letre, je keni pasur informacion dhe dijeni kanë qenë raste të përsëritura?

Normalisht që kanë qenë raste të përsëritura. Ka largime nga puna të shumë personave nga pikat doganore dhe një pjesë të tyre që kanë qenë të emëruar nga eprorët ekzistues janë rikthyer, pjesa tjetër nuk është rikthyer për të njëjtin rast. Një rast është për pesë persona të larguar dhe ata  që ishin marrë në punë pas 2013 janë rikthyer ndërsa pjesa tjetër jo dhe vazhdojnë proceset gjyqësore.

Po me mallrat që vinin nga Italia?

Ndoshta në raste e shifra shumë më të vogla se shtet më serioz  dhe skishin mundësi të luanin me letrat.

Probleme me njerëzit që kanë marrë në punë, cfarë problemesh kanë ata?

Janë njerëz të larguar nga puna për bërje të kontrabandës. Madje disa janë rikthyer në detyra më të larta. Për shembull drejtori aktual i antikontrabandës ka qenë  drejtor i doganës së Durrësit sot është drejtor i Antikontrabandës që ishte larguar pas shkeljeve të kapura nga drejtoria e Kontrollit të Brendëshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Si komunikonit me eprorët gjatë shërbimeve të  kontrollit?

Zakonisht komunikonte drejtori Antikontrabandes  me komandantin ose shefin e grupit. Ka pasur raste kur unë isha pjesë e ekipit të kontrollit dhe dy pjestarë të grupit shkonin për kontroll, ndërsa unë qëndroja në hotel. Përderisa me thanë ti rri këtu se ne do të shkojmë në kontroll, mendosj se kishin porosi nga eprorët, në të paktën dy raste me ka ndodhur mua kjo, përpara se të më dërgonin te Aantikontrabanda detare. Dhe une isha prezenet kur K. pergjegjesi ekipit po komunikonte me drejtorin e Antikontrabandes dhe mua nuk me lejuan të shkoj bashkë me to në kontroll që do bënim për një mjet në doganën e Kakavijës.

Bashkëpunimi me Crown Agents?

Unë mendoj se ata mundoheshin të bënin detyrën për aq sa e njihnin  punën dhe terrenin në Shqipëri. Dhe atyre u dilnin pengesa nga drejtues te doganave shqiptare dhe ky është një nga shqetesimet që britanikët i kanë shkruar në raport Kryeministrit, raport i vitit 2014 në gjashtëmujorin e dytë.

Drejtori Sh. gjithnjë ju kembengulni se kishte kompetenca të mëdha?

Derisa ka gjashte apo shtate drejtori në varësi, ka dhe postin e nëndrejtorit të përgjithshëm ai ka kompetencat më të mëdha, megjithësë ai person në dijeninë time nuk kishte punuar asnjëherë në sistemin doganor.

Dua ti rikthehem dhe nje here me konkretisht problemit te përmendur nga ju për mallrat që hyjnë në doganat tona nga pikat doganore të Greqisë për mospërputhje të dokumentacionit të origjinës dhe atij të mbërritjes?

Unë po ju përmend dy raste flagrante të cilat do të dalin kështu siç them unë. Te kapin muajin dhjetor të viti 2014 dhe muajin maj të vitit 2015, dhe të shohin se cfarë mallrash rezultojnë dalje nga Greqia dhe cfarë mallrash rezultojnë hyrje në Shqipëri, ose nuk do të rezultojnë farë ose do të rezultojnë mallrat ë tjerë që nuk kanë lidhje me ngarkesën

Ju thoni vetëm këto dy muaj?

Jo, kjo është bërë në vazhdimësi në këtë periudhë por këto dy muaj kryesisht. Dokumentacioni ose nuk është i njëjtë ose në doganën shqiptare nuk egziston fare.

Çfarë mund të ketë ndryshuar sipas jush?

Po ju marrë një shembull në muajin dhjetor 2014, nëse rezulton se dalja nga Greqia është fishekzjarre, kur hyn në Shqipëri del se është një mall që ska lidhje farë me ngarkesën e fishekzjarreve. Ky është një artikull që e ka akcizën shumë të lartë dhe duhet të merret leje e posaçme nga Minstria e Mbrojtjes për ti sjellë në territorin shqiptar. Ata, drejtoria, e kanë të drejtën të kërkojnë këtë informacion të pala greke dhe të marrin këtë dokumentacion.

Ndoshta e kanë këtë info?

Edhe mund ta kenë

Janë denoncuar herë tjetër raste të tilla?

Ka pasur raste kur ka qenë një drejtor i pikës doganore të Kakavijës që ku i ka ndodhur një incident i kësaj natyre. Kka kërkuar informacion dhe i ka ardhur informacioni. Dhe rezultoi se kishin dale afërsisht  2000 telefona celulare nga Greqia kishin hyrë në Shqipëri,  dhe për fat të keq kur u kap mjeti në Fier nga policia, me insistimin e drejtoreshës së doganës së Kakavijës makina u gjet bosh. Dhe nuk figuron fare e regjistruar në pikën tonë asnjë lloj malli. Ndoshta kanë kaluar edhe me një mjet udhetimi por mjeti u gjet bosh pasi u kap, ndërkohë që në Greqi ishte dokumentacioni që kishte dalë ky mall.

Dhe ju mendoni se ka shume raste të tjera të ngjashme?

Ka raste te tjera ku mjeti ka regjistruar vetëm targën me pretendimin se po kthehet bosh ose ka regjistruar një mall tjetër.

Krahasimi dokumentacioneve të doganave greke e shqiptare do të nxjerrin diferencat?

100 përqind do të merret vesh se ku janë leket që i mungojnë buxhetit të shtetit. Dy kamiona me mallra industrial kane kaluar në dhjetor në fillim të dhjetorit dhe u pezulluan pese vetë nga puna, ata që i kishin marrë pas vitti 2013, i lanë nja dy muaj të pezulluar i përdorën edhe për zgjedhjet dhe një javë para zgjedhjeve  i kthyen sërish në punë  të tjerët jo. Ata mallra industriale hynë në Shqipëri, përgjegjësi i pikës doganore edhe sot është i papunë. Sipas asaj që është përmendur në raport ata kishin mallra industrialë ndërsa u deklaruan si kamiona bosh në pikën e klaimit doganor. U pezullua përgjegjësi i grupit edhe dy tre doganierë si dhe grupi Antikontrabandës. Atë pjesë që është rikthyer e ka rikthyer në detyrë drejtori departamentit ndërsa të tjerët jo, ndonëse përgjegjësia ishte e njëjtë.

Bizneset e mëdha kalonin më kollaj në dogana?

Po kishte biznese të mëdha të cilat ishin të rregullta dhe s’kishin problem dhe nuk kishe arsye që t’i pengoje. Ndërsa ata që ishin me urdhër dhe do kalonin…ishte e ndërtuar shkalla e hierarkise që ata të mos pengoheshin, ata që ishin vendosur të kalonin do të kalonin. Edhe nësë nuk ishin kompani me emër mund të bënin kontrabandë.

Mallra luksi?

Kam pasur një rast në Kakavijë  informacioni vinte nga qendra dhe kapëm parfume të shtrenjtë dhe subjekti u gjobit  rreth 10 mijë euro

Kontrabanda bëhej nga udhëtarët e apo kompanitë e transporteve?

Në rastet që kam pasur unë nga kompanitë ose shoferët e mjeteve

Raporti i britanikëve për Kryeministrin  çfarë ka konkretisht sipas asaj që ju keni dijeni?

Raporti është për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014, për gjithë problematikat që ata kanë hasur në punën e përditshme dhe te ky raport kanë përmendur edhe emra konkret të doganierëve dhe të drejtuesve të doganave dhe për shkeljet që ata kanë konstatuar, edhe për subjektet problematike që kishin informacion ata, për personat që punojnë në sistemin doganor dhe që janë të implikuar në këto problem. Jo me bën përshtypje se spashë asnjë reagim nga Kryeministri pas këtij raporti i cili eshtë me emra konkrete doganierësh, kompanish, drejtuesish doganash.

E kishit edhe ju emrin aty në raport?

Besoj që jo, sepse po të ishte emri im aty do të isha ende në punë.

Francë, prangoset banda e shqiptarëve, trafikonte qenie njerëzore

Policia franceze ka prangosur anëtarët e një bande e cila merrej me trafik klandestin. Në pranga janë vënë 5 shqiptarë dhe 1 vietnamez, të cilët akuzohen për trafikim qeniesh njerëzore dhe rrezikojnë deri në 10 vjet heqje lirie.

Grupi i cili drejtohej nga shqiptarët kalonte klandestinë me anë të një gomoneje nga ishulli Dunkirk deri në brigjet e Anglisë, 20 emigrantë në çdo rrugë. Mediat britanike dhe franceze bëjnë të ditur se klandestinëve iu kushtonte 10 mijë paund kalimi deri në Angli, teksa peshkatari francez, që këtë punë e bënte jashtë aktivitetit të tij të zakonshëm, paguhej 1000 euro për çdo person.

Gomonia nisej gjatë natës nga ishulli për të përshkuar një distancë prej 90 kilometrash, në një prej rrugëve detare më të ngarkuara me trafik mjetesh lundruese.

Rrjeti u zbulua teksa peshkatari francez gjatë kthimit nga brigjet e Anglisë ka dërguar sinjalin SOS rojës bregdetare franceze, të cilët kanë gjetur në gomone 16 jelekë shpëtimi dhe një sasi të madhe parash.

Në Francë dyshohet se operojnë 200 rrjete trafikantësh me afërsisht 3000 anëtarë.

BERZH, ul parashikimin për Shqipërinë, pothuajse vendnumëro

Banka europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pret një rritje me 2.3 përqind në 2015, nga 2.5 përqind që ishte parashikimi në pranverë

Banka europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka rishikuar me ulje parashikimet e saj për ekonominë shqiptare në 2015. Sipas raportit të fundit të saj, mbi zhvillimet në vendet e Europës jug-lindore, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë në nivelin e 2.3 përqind, nga 2.5 përqind që ishin parashikimet e saj në pranverën e këtij viti.

Në mesin e 2015 dhe autoritetet shqiptare vlerësuan se ekonomia nuk do të rritej në nivelin 3 përqind të parashikuar prej tyre në fillim të vitit, por se do të zbriste në nivelin e 2.7 përqind. Të njejtin riverësim kishte bërë më parë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në tremujorin e parë ekonomia shqiptare u rrit me 2.82 përqind, ndërsa në të dytin me 2.53 përqind.

Sipas BERZH-it,  “Shqipëria ka përballuar me sukses ndikimin e përmbytjeve të rënda në fillim të këtij viti, por qeveria po lufton për të arritur objektivat e miratuara sipas programit me e FMN-ën” shkruhet në raport, i cili vëren se “autoritetet rritën përpjekjet e tyre për uljen e informalitetit në ekonomi dhe promovuan në Prill 2015 Këshillin e Investimeve, i mbështetur nga BERZH, i cili synon përmirësimin e klimës së investimeve në periudhën afatmesme”. BERZH parasheh që rritja ekonomike të arrijë nivelin e 3.3 përqind në 2016 “mbështetur në pritshmëritë për përmirësime të situatës në eurozonë dhe fillimit të ndërtimeve të Trans-Adriatic Pipeline (TAP)”.

Dje dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko vërejti se aktiviteti ekonomik “ka rezultuar në kahun e poshtëm” të pritshmërive, duke deklaruar se rritja pritet të luhatet mes 2.5-2.7 përqind. Sipas tij “në ndryshim nga parashikimet paraardhëse, projeksionet aktuale sugjerojnë se kthimi i ekonomisë në ekuilibër dhe i inflacionit në objektiv do të kërkojë një kohë disi më të gjatë. Gjithashtu, këto projeksione sugjerojnë nevojën për forcimin e stimulit monetar në ekonomi, për të nxitur më tej kërkesën e brendshme dhe për të forcuar më tej kanalin e kredisë”, theksoi ai, ndërsa njoftoi vendimin e Këshillit Mbikqyrës për të ulur sërish normën bazë të interesit, e 14-a radhazi që nga viti 2011, dhe e dyta brenda këtij viti. Norma e interesit ka zbritur në një tjetër minimum historik në kuotën e 1.75 përqind. Guvernatori nxiti qeverinë të vazhdojë me realizimin e reformave strukturore duke theksuar se stimuli monetar “nuk është në gjendje të sigurojë rritje afatgjatë ekonomike dhe nuk duhet parë si një zëvendësues i reformave”.

Zbutet Meta, hetimi ndërkombëtar për CEZ-in futet në kalendarin e Kuvendit

Më në fund, Kuvendi i Shqipërisë ka futur në kalendarin e tij 3-javor të punës, hetimin ndërkombëtar për CEZ-in, kërkesë kjo e paraqitur nga Partia Demokratike. Duket se kreu i Kuvendit Ilir Meta është dorëzuar para presionit të opozitës dhe ka bindur kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin, të mos e refuzojë më kërkesën.

PD-ja ka kërkuar muajt e fundit nisjen e një hetimi ndërkombëtar për marrëveshjen që Qeveria Rama ka nënshkruar me CEZ-in, duke anashkaluar arbitrazhin në Vjenë. Kjo kërkesë, që u refuzua nga Kryeministri Rama dhe mazhoranca në tërësi, ngjalli debate shumë të ashpra brenda dhe jashtë Kuvendit javët e fundit, duke bllokuar zhvillimin normal të seancave.

Sipas PD-së, me këtë marrëveshje, Shqipërisë iu shkaktua një dëm prej 500-600 milionë eurosh, ç’ka u aprovua edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij të fundit të auditimit.

Kryeministri Rama ka insistuar se kërkesa për hetim ndërkombëtar nuk është e ligjshme dhe këtë hetim mund ta zhvillojë vetë Prokuroria Shqiptare me ndihmën e prokurorëve të FBI-së, por opozita e ka refuzuar në mënyrë kategorike këtë mundësi, pasi sipas saj, dihet se cili do të jetë fati i një hetimi në të cilin janë të përfshirë dhe akuzohen dy bashkëqeverisësit e vendit: Edi Rama dhe Ilir Meta.

Kush janë zyrtarisht pronarët e TV Klan dhe Top Channell (foto)

Top Channel dhe Tv Klan janë dy televizionet kombëtare që kanë edhe shikueshmërinë më të madhe. Por kush janë pronarët e dy këtyre televizioneve?

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR. Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Televizione Private Kombëtare, Televizione Private Vendore, Televizione Private Satelitore, Televizione Private me Përsëritës , Platforma Televizive Numerike Satelitore dhe Televizione Kabllor.

Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel.

klan

Televizioni Klan

Përmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit. Sipas ekstraktit të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 shënon një kapital prej 1.23 miliard lek. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milion lek. Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milion lek. Kjo kompani ka tre aksioner jo mazhoritar, përkatësish zonjën Alba Gina me 40 për qind, zotin Aleksandër Frangaj me 40 përqind dhe zotin Ervin Gjikola me 20 për qind të aksioneve.

top-channel

Top Channel

Televizioni tjetër kombëtar Top Channel (K12007002U) ka një kapital aksionar prej 525.4 milion lek zotëruar nga shtatë aksioner jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të zotit Dritan Hoxha ish themelues i kompanisë. Të pestë sëbashku ata zotërojnë vetëm 40 përqind të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40 përqind të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20 përqind.

tring-300x189

Paketa dixhitale

Tre subjekte funksionojnë në vend si platformë numerike satelitore dhe kanë një teknologji në transmetime dixhitale. Tring TV , DIGIT-ALB dhe SUPERSPORT kanë të total kapital aksionar prej 1.2 miliard lek. Kapitalin më të lartë e ka Tring Tv zotëruar nga tre individë.

Televizione private

Televizione Private Lokale. Në shtator 2015 funksionojnë si të licencuara 73 televizione, një prej tyre rezulton subjekt tregtar i ç’regjistruar . Për dy prej tyre sipas informacionit të QKR është vendosur sekuestro konservative, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit Agon Chanell dhe Albanian Screan njohur me emër tregtar ALSAT. 12 kompani që zotërojnë televizione nuk kanë bërë plotësim të të dhënave pranë QKR çka evidenton defekte në funksionim dhe probabilitet për ti dërguar në faliment. Gjithashtu janë 4 kompani zotëruese të licencave për transmetime televizive të Pezulluara dhe një prej tyre në proces Likuidimi.

Ndërpritet seanca plenare – Beqaj i tha ‘kafshë’ deputetes së PD-së

Seanca e sotme plenare është ndërprerë pasi opozita akuzon ministrin Ilir Beqaj se e ka fyer deputeten e djathtë Albina Deda duke i thenë “kafshë”.
Fyerja pa mikrofon e ministrit të Shëndetësisë solli ndërprjen e seancës dhe mbledhjen e Byrorë  për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë.

BIRN – Studiuesja australiane Dr. Shannon Woodcock: Alida Hisku tha të vërtetën… dhe të gjithë e dinë!

Përtej të parit të këtyre të dhënave, unë e di këtë të vërtetë pasi shumë prej jush ma kanë rrëfyer mua. Po, ju! Njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë. Në rrjedhën e kërkimeve mbi një libër për jetën e përditshme në Shqipërinë Socialiste, intervistova qindra njerëz të zakonshëm për realitetin e thjeshtë të tyre në atë kohë. Në shumë prej qindra intervistave të regjistruara, burra dhe gra më treguan për dhunën seksuale në familje, në vendin e punës, në komunitet dhe në burgje. Si burrat, ashtu edhe gratë më treguan pa u nxitur mbi pafuqinë e tyre, kur viktimat femra u kërkuan ndihmë, por ata nuk mund t’i raportonin në Parti nga frika se edhe vetë mund të ndëshkoheshin për denoncimin e krimit.

Lejomëni të jem e qartë; si një historiane austaliane në kërkim të jetës së përditshme në kohën e monizmit, shumë njerëz më folën për dhunën seksuale të burrave kundër vajzave dhe grave. Gjatë intervistave, njerëzit mund të flisnin aq sa donin, shumë ose pak, rreth çdo aspekti të jetës. I gjithë projekti u drejtua nga një kod etike, i aprovuar nga komiteti i etikës në një universitet të Australisë. Shumë njerëz treguan histori të tmerrshme të abuzimit seksual dhe të gjitha gratë që folën me mua, kërkuan që emrat e tyre të mos përdoreshin kurrë, pasi ato kishin frikë. Janë të frikësuara se gazetarët mund të mos i besojnë ato dhe do t’u kërkojnë prova, sikur histori të tilla të mos ishin dëgjuar kurrë më parë; kanë frikë nga turpi që mund t’u shkaktojnë familjeve, kur një numër i madh njerëzish të zakonshëm të shkruajnë komente abuzuese në faqen e tyre të facebook-ut e ndonjëherë-janë të frikësuar se ata që i torturuan do të bëjnë të njëjtën gjë sërish.

Në rast se ju e keni harruar vërtet ose sinqerisht pretendoni se nuk e dini, lejomëni të përmbledh ç’ka unë kam mësuar për historinë shqiptare prej njerëzve që jetojnë atje.

Arkivat e publikuara tregojnë se burrat me pozicione drejtuese si mjekë apo zanatçinj, po aq sa supervizorë të thjeshtë të Partisë shpesh përdorën fuqinë e tyre për të kryer dhunë seksuale apo përdhunime kundër grave, veçanërisht kundër atyre me “biografi të kompromentuar”. Partia u sigurua që në kurrikulumet shkollore të mos kishte edukim seksual dhe shumë burra përfituan prej injorancës mjekësore dhe naivitetit emocional të vajzave të reja, për t’i tërhequr ato në marrëdhënie seksuale e më pas, për t’i braktisur ato. Këto fakte gjenden në arkiva.

Në intervistat për atë kohë në përgjithësi, burrat shpesh më treguan për ndjenjën e pafuqisë përballë dhunës seksuale që anëtarët e Partisë kryenin në vendet e punës apo në fshatra. Disa burra më treguan gjithashtu se gratë ishin përgjithësisht të varfra dhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për familjet e tyre, ato mund të kenë këmbyer favore seksuale në vendin e punës. Unë intervistova një mjek, që kryente aborte ilegale për gratë në Tiranë apo meso-gra që treguan se vajza adoleshente-viktima të përdhunimit ishin lënë shtatzanë prej xhaxhallarëve apo familjarëve të tjerë.

Njëra prej grave të intervistuara rikujtoi tronditjen e saj kur si mësuese e re, u dërgua në një qytet verior dhe shpejt mësoi se shumica e kolegeve të saj kishin lidhje jashtëmartesore. Ekzistojnë gjithashtu shumë histori të grave që u detyruan të martohen me njerëz që i kishin përdhunuar më parë apo që u mashtruan nga një burrë e më pas mbetën peng i dhunës së tij fizike, sikur kjo të ishte thjesht fati i tyre. Kërkesat për divorc me motiv dhunën u pranuan dhe u gjykuan nga komiteti i Partisë; qëllimi thelbësor i të cilëve qe të kthenin gratë në shtëpinë e burrave të tyre, duke mbajtur familjen brenda shtetit. Dhuna seksuale e burrave ndaj grave u përhap në të gjitha aspektet e shoqërisë socialiste shqiptare. Unë i ruaj këto intervista në arkivën dixhitale dhe mbroj anonimitetin e informatorëve të mi-ju e shihni ç’i ndodh një gruaje që flet për të vërtetën e pastër publikisht në Shqipëri.

Lejomëni t’u jap më shumë fakte në lidhje me mungesën specifike të njohurive rreth komenteve të Alida Hiskut. Njerëzit kërkuan drejtësi dhe ekspozuan përdhunuesit e tyre edhe më parë, pa arritur ndonjë rezultat. Arkivat përmbajnë letra të baballarëve të brengosur dhe të nënave të vajzave të përdhunuara. Ankesat u trajtuan zakonisht duke transferuar përdhunuesit në fshatra apo qytete të tjera dhe gjithashtu me largimin e vajzave të pamartuara shtatzëna, në vende ku nuk i njihte askush.

Kjo gjoja do të kursente familjen nga turpi-por e rrënjosi lidhjen e kulturës së turpit me viktimën dhe jo me dhunuesin. Largimi i grave nga vendet e punës apo nga familjet për të lindur fëmijët ishte një çështje “përça e sundo” për Partinë, e cila përdorte turpin tradicional mbi viktimën për të ruajtur kontrollin mbi shoqërinë.

Gratë që u arrestuan për motive politike nuk u ruajtën nga gardiane gra. Ato u morën në pyetje, u torturuan, u rrahën, u kërcënuan me përdhunim e madje u përdhunuan-iu nënshtruan injeksioneve me substanca të panjohura dhe me efekte të shumëfishta mjekësore dhe më vonë, u ruajtën në burgje nga burra. Alida Hisku ishte absolutisht korrekte kur e pyeti gazetaren se si e bënte për kaq gjatë atë punë dhe nuk dinte apo besonte gjërat që ajo thoshte-faktet janë të publikuara, të arritshme dhe merren lehtë. Nëse një historiane australiane mundet të dijë se ato gjëra kanë ndodhur, duhet të mundej edhe një gazetare shqiptare.

Gra që e lexoni këtë shkrim-ju e dini sa e vështirë është të kapërcesh stereotipin gjinor dhe diskriminimin seksist për të pasur sukses në çdo sferë të shoqërisë shqiptare, jashtë dyerve të shtëpisë. Siç po vijon me gratë që u burgosën si armike politike në kohën e Hoxhës, të cilat u torturuan atëherë dhe detyrohen të heshtin sot-kur atyre u jepet vëmendje në shtyp etiketohen si skandaloze-njësoj siç e pamë javën e kaluar. Lejomëni të listoj mënyrat se si ish-gratë e persekutuara janë ndëshkuar për të folurën hapur, njësoj si Alida Hisku.

Gratë u akuzuan se ishin ndëshkuar me të drejtë-ose gënjenin, ose nuk kishin prova të dokumentuara, ose ishin histerike dhe mendërisht të sëmura. Pavarësisht se shumë gra (edhe burra) i kanë përjetuar këto gjëra-injeksionet, burgun, torturat. Së dyti, njerëzit komentojnë “por ju duhet t’i denonconi njerëzit që e bënë këtë. Na trego emrat”! Kjo kërkesë është qartësisht e pamundur, jo vetëm pse vendos nën presion individë tashmë të traumatizuar. Sa prej jush, njerëz të zakonshëm të Shqipërisë mundeni thjesht të ndiqni penalisht dikënd, në një vend që ju sulmon apo lëndon ju? Hamendësoj se askush.

Së treti, këto organizata që përfaqësojnë ish-të përndjekurit politikë duket se vuajnë nga të njëjtat përvoja të heshtjes për gratë, sa edhe zyrtarët e qeverisë apo e gjithë shoqëria shqiptare. Kam eksperiencë personale në bisedat me specialistët e supozuar të historisë së të burgosurve politikë në Shqipërisë, të cilët nuk e dinë ku ka qenë burgu i grave të akuzuara për krime politike. Po ju e dini?

Lidhur me situatën e Alida Hiskut-e cila ka tërhequr komentet e saj; unë nuk e di se çfarë gazetarja i tregoi asaj para publikimit dhe çfarë jo. Të mbijetuarve ndaj përvojave traumatike, nëse nuk u tregon draftin final apo nuk kërkon lejen e tyre përpara publikimit, rrezikon t’u shtosh traumën për hir të një historie “skandaloze”. Unë e kuptoj se Alida Hisku, pas përpjekjeve shumëvjeçare për të rindërtuar jetën e saj, duhet të jetë ndjerë e shkatërruar teksa papritur sheh eksperiencën e saj të dhimbshme të debatohet si të qe një çështje e saj personale dhe jo një problem i dhunës seksuale të burrave, e sanksionuar nga shteti shqiptar. Përdhunimi dhe torturat janë traumatike; kujtesa traumatike mund t’u përshtjellojë ju edhe dekada më vonë-e prapë një deklaratë e tillë e qartë duket se nuk është kuptuar nga kaq shumë njerëz që shpërthyen kundër viktimës në forumet publike. Lejomëni t’u pyes atëherë: çfarë fitoni duke sulmuar viktimën?

Kur shkruan komentin tënd të vogël për t’i treguar dikujt që ka përjetuar dhunë seksuale se ajo nuk ka ndodhur-je duke i dërguar një mesazh të gjitha grave. Ky mesazh është: “nëse je një viktimë e dhunës seksuale mos fol-e nëse flet, unë do të sulmoj derisa të heshtësh sërish”. Je duke mbrojtur të shkuarën, të tashmën dhe të ardhmen e përdhunuesit duke i dërguar atij mesazhin: “mos u bëj merak shoku, unë do të sulmoj çdo viktimë që flet, për të mbrojtur të gjithë burrat dhunues të Shqipërisë”.

Kjo forcon normën shoqërore të fajësimit të viktimës së dhunës seksuale në Shqipërinë e sotme-nxënëse shkolle që prostituon në hotele (zuskë!), grua e re e vrarë në makinë të shpejtë me burrë të fuqishëm (zuskë!), gra që bëjnë seks me shefat për të mbajtur punën (zuskë!).

Ju ndoshta nuk e dini pasi nuk doni të dëgjoni-por gratë që u hetuan dhe torturuan nga regjimi në atë kohë ishin gjithashtu të akuzuara si zuska. Akuzat tuaja nuk janë të reja-ato nuk kanë ndryshuar prej kohëve të socializmit apo para tyre-ju jeni duke fajësuar gratë dhe mbrojtur burrat që i lënduan ato. Dhuna seksuale nuk ka të bëjë me seksin; ka lidhje me pushtetin. Edhe pse ju nuk keni kryer ndonjë përdhunim, kur shkruani komente pas dëshmisë së një gruaje duke e akuzuar si gënjeshtare apo të çmendur-apo se është një kurvë, ju jeni duke përjetësuar kulturën e sanksionuar të dhunës seksuale.

Pse e bëjnë burrat këtë? Sepse duke i mbajtur gratë nën heshtje dhe frikë është një sistem prej të cilit ata përfitojnë. E pse duhet që një historian australiane të shkruajë këtu për dhunën seksuale kundër grave në Shqipëri? Unë e di që ka mijëra prej jush atje që e dinë se dhuna seksuale kundër grave ka ndodhur dhe sërish ndodh në shkallë të gjerë. Unë e di këtë sepse ato vetë ma kanë thënë.

Ju u ulët me mua të frikësuara se unë nuk do t’u besoja dhe guxuat të më tregonit se çfarë kishit parë dhe përjetuar. E di, sepse çdo herë që publikoja ndonjë artikull, njerëzit më dërgonin e-maile duke më treguar më shumë dhunë. E di, sepse miqtë e mi në Shqipëri dhe familjet e tyre më treguan për çdo skandal ku një grua u lëndua dhe nuk u bë drejtësi ndaj autorit të krimit; dhe konkluzioni zakonisht është më mirë të heshtësh, ose viktima do të turpërohet më tej. Unë njoh gra që janë ende të frikësuara dhe të lënduara.

E di gjithashtu që shumë prej jush heshtin, pasi nuk kanë ku të flasin. Shumë prej jush kanë frikë me të drejtë; të jesh shoqërisht e pranuar si një grua në Shqipëri mbështetet në shumë akte të vogla të heshtjes. Po flas këtu për t’u thënë se kjo heshtje nuk mund të zgjasë. Ju flas ju që po lexoni dhe e dini, madje edhe me dëshirën e pështirë për t’i njoruar këto histori, se dhuna seksuale ishte atëherë -dhe është ende sot një pjesë e përditshme e përvojës së shumë grave. Ju flas ju që po lexoni dhe në të shkuarën keni diskutuar për këto histori të dhunës seksuale me miqtë tuaj apo të afërmit. Nëse nuk dini se çfarë të bëni, por doni që zëri juaj të dëgjohet më shkruani direkt tek emaili më poshtë. Më thoni gjithashtu nëse e dini se Alida Hisku tha të vërtetën. Më thoni nëse keni dëgjuar për histori të ngjashme. Më thoni nëse keni frikë t’u tregoni të tjerëve dhe arsyet e kësaj frike. Unë nuk do t’i ndaj emrat tuaj dhe as historitë tuaja, pa ma kërkuar ju ta bëj. Unë do t’u numëroj dhe do ta di që ne jemi shumë. Dhe ju që do të më shkruani se unë jam e çmendur, gënjeshtare apo kurvë? Do t’u numëroj ju gjithashtu dhe nuk do të hesht!/reporter.al

[email protected]

RRETH AUTORES

Shannon-Woodcock

Dr. Shannon Woodcock është historiane e pavarur, hulumton temat e përditshmërisë nën diktaturë, dhunë dhe racizëm si dhe lëvizjet seksuale post-socialiste në Shqipëri dhe Rumani. Botimet e saj më të fundit përfshijnë “Imoraliteti në Familje: Nxitja e Ankesave të Grave për të Përforcuar Pushtetin e Partisë në Revolucionin Kulturor Shqiptar” tek Perpekja 2014 (https://www.academia.edu/8083789/Imoraliteti_në_Familje_Nxitja_e_Ankesave_të_Grave_për_të_Përforcuar_Pushtetin_e_Partisë_në_Revolucionin_Kulturor_Shqiptar) dhe “Against a Wall’: Albania’s Women Political Prisoners’ Struggle to be Heard” bazohet në intervista gojore, ashtu si edhe hulumtimet e saj aktuale mbi gruan në burgjet e Shqipërisë komuniste (https://www.academia.edu/9148631/Against_a_Wall_Albania_s_Women_Political_Prisoners_Struggle_to_be_Heard). Libri i saj i ardhshëm i titulluar Life is War: Surviving everyday life in communist Albania, dhe do të botohet në prill 2016 nga Hammeron Press (UK).

 

 

Skandali – Nora Malaj emëroi motrën e Aldo Bares

Braçe përplaset me ndjekësit në Facebook: Shko mor budalla…

 

Në listat e publikuara sot nga Lapsi.al, krahas emërimeve të tjera partiake në sektorin e arsimit në Lushnje nga deputetët e PS-së dhe LSI-së, është edhe një emërim i bërë nga zv.ministria e Arsimit Nora Malaj. Kjo e fundit ka emëruar në Drejtorinë Arsimore, motrën e Aldo Bares, kreut të ish bandës famëkeqe të Lushnjes.

Pëllumbesha Gjonaj është emëruar nga Nora Malaj në pozicionin e Inspektores së Kurrikulave dhe Maturës Shtetërore në Drejtorinë Arsimore Lushnje. Në listat e siguruara nga Lapsi.al, kishte shumë emërime të tjera partiake nga deputetët, Erjon Brace, Petrit Vasili e Taulant Balla.

Ndërkohë telashet skanë të sosur edhe për deputetin socialist Erjon Braçe emri i të cilit është i lidhur me një seri emërimesh politike në administratën publike në Lushnje.

Braçe është sulmuar ashpër nga ndjekësit e tij në Facebook ndërsa reagimi i Braçes përpos anatemimit të tyre si “budallenj” ka qenë se nuk ka pasur mundësi por po të kishte mundësi do të kishte emëruar çdo socialist të aftë. Braçe i quan këto lista si shpifje, ndërsa mbrohet se me firmën e tij s’ka asnjë letër, asnjë emërim. Shihni më poshtë disa prej komenteve të tij me ndjekësit në Facebook.

noranora2nora3nora4

Me dom Simon Jubanin kujtojmë 25 vjetorin e Meshës publike në Shkodër

Voal – Me dom Simon Jubanin kujtojmë 25 vjetorine Meshës publike në Shkodër që shënoi fillimin e rënies së komunizmit në Shqipëri. Pra, sot, me 4 nëntor, kujtojmë 25 përvjetorin e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varrezat e Shkodrës, më 4 nëntor 1990, nga prifti dom Simon Jubani. Kremtimi i kësaj Meshe, për Shqipërinë, shënoi fillimin e rënies së regjimit të diktaturës ateiste komuniste, hapjen e shtegut drejt rifitimit të lirisë qytetare e fetare dhe hapat e parë të një shoqërie demokratike në Vend.

Prifti dom Simon Jubani, njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët shqiptarë, që ka vuajtur gjithë jetën, i persekutuar në burgjet komuniste, po edhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste në emër të Zotit e të Atdheut.Dom Simoni e sfidoi publikisht diktaturën ateiste komuniste, me aktin  e shenjtë të kremtimit të Eukaristisë – Meshës, akt ky të cilin regjimi i paTënzon e kishte ndaluar rreptësishtë, duke menduar se do t’ua ndalonte besimin qytetarëve, për çka mbylli Kisha e Tempuj kulti, për çka vrau priftërinj, klerikë të feve të ndryshme dhe qytetarë besimtarë që besonin në Zotin.

Po, dom Simon Jubani e sfidoi regjimin diktatorial ateist me aktin më të shenjtë të krishterë, me kremtimin e Eukaristisë (Meshës) që sjell, kremton, përkujton e shpall praninë e Krishtit Zot në mesin e popullit të tij. Eukaristia përherë kujtoi e vazhdon të na kujtojë se e Mira ngadhënjen mbi të keqen, Drita mbi errësirën, Dashuria mbi urrejtjen, Ringjallja mbi vdekjen. Qe pikërisht Eukaristia Shenjte që kumtoi Agimin e një epoke të re për shqiptarët.

Kështu, data e 4 nëntorit 1990, që mbeti e paharruar në mendjen dhe zemrën e shkodranëve e të të gjithë shqiptarëve, dëshmoi se populli shqiptar që nuk e kishte harruar Zotin, që nuk e kishte mohuar fenë e as vlerat më fisnike, edhe pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror.

Atë ditë të 4 nëntorit 1990, një grup i vogël besimtarësh, në sa pastronin, nën një shi të imtë vjeshte, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në altarin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën e djegur të Varrezës së Shkodrës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë.

Sot, pas 25 vjetësh, po kujtojmë Meshën kremtuar në varreza të Shkodrës nga dom Simon Jubani,  atë akt të shenjtë e atë ngjarje historike për Shqipërinë. /RV

BIRN: ‘Alida Hisku tha të vërtetën, edhe Enveri e dinte për përdhunuesit’

Alida Hisku tha të vërtetën; gjatë regjimit komunist gratë ishin viktima të dhunës seksuale sistematike prej atyre që mbroheshin nga pushteti i Partisë: në fshatra, burgje dhe kryeqytet. Të gjitha gratë ishin vulnerabël ndaj dhunës seksuale dhe një numër i madh prej tyre u bënë viktima të dhunës partiake, që në mënyrë specifike i sulmoi ato si gra. Ekzistojnë të dhëna arkivore rreth kësaj çështjeje dhe vetë Enver Hoxha u vu në dijeni dhe iu përgjigj ankesave që gratë i drejtuan atij për përdhunime nga anëtarë të Partisë së të gjitha niveleve. Këto prova janë tashmë të publikuara.

Shannon Woodcock
Shannon Woodcock

Përtej të parit të këtyre të dhënave, unë e di këtë të vërtetë pasi shumë prej jush ma kanë rrëfyer mua. Po, ju! Njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë. Në rrjedhën e kërkimeve mbi një libër për jetën e përditshme në Shqipërinë Socialiste, intervistova qindra njerëz të zakonshëm për realitetin e thjeshtë të tyre në atë kohë. Në shumë prej qindra intervistave të regjistruara, burra dhe gra më treguan për dhunën seksuale në familje, në vendin e punës, në komunitet dhe në burgje. Si burrat, ashtu edhe gratë më treguan pa u nxitur mbi pafuqinë e tyre, kur viktimat femra u kërkuan ndihmë, por ata nuk mund t’i raportonin në Parti nga frika se edhe vetë mund të ndëshkoheshin për denoncimin e krimit.

Lejomëni të jem e qartë; si një historiane austaliane në kërkim të jetës së përditshme në kohën e monizmit, shumë njerëz më folën për dhunën seksuale të burrave kundër vajzave dhe grave. Gjatë intervistave, njerëzit mund të flisnin aq sa donin, shumë ose pak, rreth çdo aspekti të jetës. I gjithë projekti u drejtua nga një kod etike, i aprovuar nga komiteti i etikës në një universitet të Australisë. Shumë njerëz treguan histori të tmerrshme të abuzimit seksual dhe të gjitha gratë që folën me mua, kërkuan që emrat e tyre të mos përdoreshin kurrë, pasi ato kishin frikë. Janë të frikësuara se gazetarët mund të mos i besojnë ato dhe do t’u kërkojnë prova, sikur histori të tilla të mos ishin dëgjuar kurrë më parë; kanë frikë nga turpi që mund t’u shkaktojnë familjeve, kur një numër i madh njerëzish të zakonshëm të shkruajnë komente abuzuese në faqen e tyre të facebook-ut e ndonjëherë-janë të frikësuar se ata që i torturuan do të bëjnë të njëjtën gjë sërish.

Në rast se ju e keni harruar vërtet ose sinqerisht pretendoni se nuk e dini, lejomëni të përmbledh ç’ka unë kam mësuar për historinë shqiptare prej njerëzve që jetojnë atje.

Arkivat e publikuara tregojnë se burrat me pozicione drejtuese si mjekë apo zanatçinj, po aq sa supervizorë të thjeshtë të Partisë shpesh përdorën fuqinë e tyre për të kryer dhunë seksuale apo përdhunime kundër grave, veçanërisht kundër atyre me “biografi të kompromentuar”. Partia u sigurua që në kurrikulumet shkollore të mos kishte edukim seksual dhe shumë burra përfituan prej injorancës mjekësore dhe naivitetit emocional të vajzave të reja, për t’i tërhequr ato në marrëdhënie seksuale e më pas, për t’i braktisur ato. Këto fakte gjenden në arkiva.

Në intervistat për atë kohë në përgjithësi, burrat shpesh më treguan për ndjenjën e pafuqisë përballë dhunës seksuale që anëtarët e Partisë kryenin në vendet e punës apo në fshatra. Disa burra më treguan gjithashtu se gratë ishin përgjithësisht të varfra dhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për familjet e tyre, ato mund të kenë këmbyer favore seksuale në vendin e punës. Unë intervistova një mjek, që kryente aborte ilegale për gratë në Tiranë apo meso-gra që treguan se vajza adoleshente-viktima të përdhunimit ishin lënë shtatzanë prej xhaxhallarëve apo familjarëve të tjerë.

Njëra prej grave të intervistuara rikujtoi tronditjen e saj kur si mësuese e re, u dërgua në një qytet verior dhe shpejt mësoi se shumica e kolegeve të saj kishin lidhje jashtëmartesore. Ekzistojnë gjithashtu shumë histori të grave që u detyruan të martohen me njerëz që i kishin përdhunuar më parë apo që u mashtruan nga një burrë e më pas mbetën peng i dhunës së tij fizike, sikur kjo të ishte thjesht fati i tyre. Kërkesat për divorc me motiv dhunën u pranuan dhe u gjykuan nga komiteti i Partisë; qëllimi thelbësor i të cilëve qe të kthenin gratë në shtëpinë e burrave të tyre, duke mbajtur familjen brenda shtetit. Dhuna seksuale e burrave ndaj grave u përhap në të gjitha aspektet e shoqërisë socialiste shqiptare. Unë i ruaj këto intervista në arkivën dixhitale dhe mbroj anonimitetin e informatorëve të mi-ju e shihni ç’i ndodh një gruaje që flet për të vërtetën e pastër publikisht në Shqipëri.

Lejomëni t’u jap më shumë fakte në lidhje me mungesën specifike të njohurive rreth komenteve të Alida Hiskut. Njerëzit kërkuan drejtësi dhe ekspozuan përdhunuesit e tyre edhe më parë, pa arritur ndonjë rezultat. Arkivat përmbajnë letra të baballarëve të brengosur dhe të nënave të vajzave të përdhunuara. Ankesat u trajtuan zakonisht duke transferuar përdhunuesit në fshatra apo qytete të tjera dhe gjithashtu me largimin e vajzave të pamartuara shtatzëna, në vende ku nuk i njihte askush.

Kjo gjoja do të kursente familjen nga turpi-por e rrënjosi lidhjen e kulturës së turpit me viktimën dhe jo me dhunuesin. Largimi i grave nga vendet e punës apo nga familjet për të lindur fëmijët ishte një çështje “përça e sundo” për Partinë, e cila përdorte turpin tradicional mbi viktimën për të ruajtur kontrollin mbi shoqërinë.

Gratë që u arrestuan për motive politike nuk u ruajtën nga gardiane gra. Ato u morën në pyetje, u torturuan, u rrahën, u kërcënuan me përdhunim e madje u përdhunuan-iu nënshtruan injeksioneve me substanca të panjohura dhe me efekte të shumëfishta mjekësore dhe më vonë, u ruajtën në burgje nga burra. Alida Hisku ishte absolutisht korrekte kur e pyeti gazetaren se si e bënte për kaq gjatë atë punë dhe nuk dinte apo besonte gjërat që ajo thoshte-faktet janë të publikuara, të arritshme dhe merren lehtë. Nëse një historiane australiane mundet të dijë se ato gjëra kanë ndodhur, duhet të mundej edhe një gazetare shqiptare.

Gra që e lexoni këtë shkrim-ju e dini sa e vështirë është të kapërcesh stereotipin gjinor dhe diskriminimin seksist për të pasur sukses në çdo sferë të shoqërisë shqiptare, jashtë dyerve të shtëpisë. Siç po vijon me gratë që u burgosën si armike politike në kohën e Hoxhës, të cilat u torturuan atëherë dhe detyrohen të heshtin sot-kur atyre u jepet vëmendje në shtyp etiketohen si skandaloze-njësoj siç e pamë javën e kaluar. Lejomëni të listoj mënyrat se si ish-gratë e persekutuara janë ndëshkuar për të folurën hapur, njësoj si Alida Hisku.

Gratë u akuzuan se ishin ndëshkuar me të drejtë-ose gënjenin, ose nuk kishin prova të dokumentuara, ose ishin histerike dhe mendërisht të sëmura. Pavarësisht se shumë gra (edhe burra) i kanë përjetuar këto gjëra-injeksionet, burgun, torturat. Së dyti, njerëzit komentojnë “por ju duhet t’i denonconi njerëzit që e bënë këtë. Na trego emrat”! Kjo kërkesë është qartësisht e pamundur, jo vetëm pse vendos nën presion individë tashmë të traumatizuar. Sa prej jush, njerëz të zakonshëm të Shqipërisë mundeni thjesht të ndiqni penalisht dikënd, në një vend që ju sulmon apo lëndon ju? Hamendësoj se askush.

Së treti, këto organizata që përfaqësojnë ish-të përndjekurit politikë duket se vuajnë nga të njëjtat përvoja të heshtjes për gratë, sa edhe zyrtarët e qeverisë apo e gjithë shoqëria shqiptare. Kam eksperiencë personale në bisedat me specialistët e supozuar të historisë së të burgosurve politikë në Shqipërisë, të cilët nuk e dinë ku ka qenë burgu i grave të akuzuara për krime politike. Po ju e dini?

Lidhur me situatën e Alida Hiskut-e cila ka tërhequr komentet e saj; unë nuk e di se çfarë gazetarja i tregoi asaj para publikimit dhe çfarë jo. Të mbijetuarve ndaj përvojave traumatike, nëse nuk u tregon draftin final apo nuk kërkon lejen e tyre përpara publikimit, rrezikon t’u shtosh traumën për hir të një historie “skandaloze”. Unë e kuptoj se Alida Hisku, pas përpjekjeve shumëvjeçare për të rindërtuar jetën e saj, duhet të jetë ndjerë e shkatërruar teksa papritur sheh eksperiencën e saj të dhimbshme të debatohet si të qe një çështje e saj personale dhe jo një problem i dhunës seksuale të burrave, e sanksionuar nga shteti shqiptar. Përdhunimi dhe torturat janë traumatike; kujtesa traumatike mund t’u përshtjellojë ju edhe dekada më vonë-e prapë një deklaratë e tillë e qartë duket se nuk është kuptuar nga kaq shumë njerëz që shpërthyen kundër viktimës në forumet publike. Lejomëni t’u pyes atëherë: çfarë fitoni duke sulmuar viktimën?

Kur shkruan komentin tënd të vogël për t’i treguar dikujt që ka përjetuar dhunë seksuale se ajo nuk ka ndodhur-je duke i dërguar një mesazh të gjitha grave. Ky mesazh është: “nëse je një viktimë e dhunës seksuale mos fol-e nëse flet, unë do të sulmoj derisa të heshtësh sërish”. Je duke mbrojtur të shkuarën, të tashmën dhe të ardhmen e përdhunuesit duke i dërguar atij mesazhin: “mos u bëj merak shoku, unë do të sulmoj çdo viktimë që flet, për të mbrojtur të gjithë burrat dhunues të Shqipërisë”.

Kjo forcon normën shoqërore të fajësimit të viktimës së dhunës seksuale në Shqipërinë e sotme-nxënëse shkolle që prostituon në hotele (zuskë!), grua e re e vrarë në makinë të shpejtë me burrë të fuqishëm (zuskë!), gra që bëjnë seks me shefat për të mbajtur punën (zuskë!).

Ju ndoshta nuk e dini pasi nuk doni të dëgjoni-por gratë që u hetuan dhe torturuan nga regjimi në atë kohë ishin gjithashtu të akuzuara si zuska. Akuzat tuaja nuk janë të reja-ato nuk kanë ndryshuar prej kohëve të socializmit apo para tyre-ju jeni duke fajësuar gratë dhe mbrojtur burrat që i lënduan ato. Dhuna seksuale nuk ka të bëjë me seksin; ka lidhje me pushtetin. Edhe pse ju nuk keni kryer ndonjë përdhunim, kur shkruani komente pas dëshmisë së një gruaje duke e akuzuar si gënjeshtare apo të çmendur-apo se është një kurvë, ju jeni duke përjetësuar kulturën e sanksionuar të dhunës seksuale.

Pse e bëjnë burrat këtë? Sepse duke i mbajtur gratë nën heshtje dhe frikë është një sistem prej të cilit ata përfitojnë. E pse duhet që një historian australiane të shkruajë këtu për dhunën seksuale kundër grave në Shqipëri? Unë e di që ka mijëra prej jush atje që e dinë se dhuna seksuale kundër grave ka ndodhur dhe sërish ndodh në shkallë të gjerë. Unë e di këtë sepse ato vetë ma kanë thënë.

Ju u ulët me mua të frikësuara se unë nuk do t’u besoja dhe guxuat të më tregonit se çfarë kishit parë dhe përjetuar. E di, sepse çdo herë që publikoja ndonjë artikull, njerëzit më dërgonin e-maile duke më treguar më shumë dhunë. E di, sepse miqtë e mi në Shqipëri dhe familjet e tyre më treguan për çdo skandal ku një grua u lëndua dhe nuk u bë drejtësi ndaj autorit të krimit; dhe konkluzioni zakonisht është më mirë të heshtësh, ose viktima do të turpërohet më tej. Unë njoh gra që janë ende të frikësuara dhe të lënduara.

E di gjithashtu që shumë prej jush heshtin, pasi nuk kanë ku të flasin. Shumë prej jush kanë frikë me të drejtë; të jesh shoqërisht e pranuar si një grua në Shqipëri mbështetet në shumë akte të vogla të heshtjes. Po flas këtu për t’u thënë se kjo heshtje nuk mund të zgjasë. Ju flas ju që po lexoni dhe e dini, madje edhe me dëshirën e pështirë për t’i njoruar këto histori, se dhuna seksuale ishte atëherë -dhe është ende sot një pjesë e përditshme e përvojës së shumë grave. Ju flas ju që po lexoni dhe në të shkuarën keni diskutuar për këto histori të dhunës seksuale me miqtë tuaj apo të afërmit. Nëse nuk dini se çfarë të bëni, por doni që zëri juaj të dëgjohet më shkruani direkt tek emaili më poshtë. Më thoni gjithashtu nëse e dini se Alida Hisku tha të vërtetën. Më thoni nëse keni dëgjuar për histori të ngjashme. Më thoni nëse keni frikë t’u tregoni të tjerëve dhe arsyet e kësaj frike. Unë nuk do t’i ndaj emrat tuaj dhe as historitë tuaja, pa ma kërkuar ju ta bëj. Unë do t’u numëroj dhe do ta di që ne jemi shumë. Dhe ju që do të më shkruani se unë jam e çmendur, gënjeshtare apo kurvë? Do t’u numëroj ju gjithashtu dhe nuk do të hesht!

* Dr. Shannon Woodcock është historiane e pavarur, hulumton temat e përditshmërisë nën diktaturë, dhunë dhe racizëm si dhe lëvizjet seksuale post-socialiste në Shqipëri dhe Rumani. Botimet e saj më të fundit përfshijnë “Imoraliteti në Familje: Nxitja e Ankesave të Grave për të Përforcuar Pushtetin e Partisë në Revolucionin Kulturor Shqiptar” tek Perpekja 2014

BIRN

Berisha-Bashës: Të isha në vendin tënd, bëja revolucion demokratik

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se do të bënte një revolucion demokratik nëse do të ishte në krye të PD.

Duke folur për ABC News, Berisha tha se do të ndiqte një linjë tjetër opozitarizmi nëse do të kishte në dorë të vendoste.

“E kam thënë edhe më herët. Unë do të bëja gjithçka që vendi të shkonte në një revolucion demokratik. Situata ekonomike është e papranueshme dhe kjo do të thotë më shumë mbështetje nga qytetarët”, u shpreh ish-Kryeministri.

Puto e Xhufi: Lef Nosi të qëndrojë – si dëshmi e kohës

“Për Lef Nosin nuk kam sajuar asgjë nuk kam sajuar asgjë dhe kjo nuk më bën fare kreativ në raport me veten. Lef Nosi ka qenë një patriot për hir të së vërtetës, filantrop, njeri që ka pasur pasion kulturën, pullat, folklorin. Është i vetmi kolaboracionist në Evropë që ka një bust në mes të qytetit. Mund të ndodhi në Francë që një ka bashkëpunuar me pushtuesit, në muze, por jo në shesh publik. Shpresoj që qytetarët e Elbasanit të çohen dhe ta tërheqin zvarrë bustin e Lef Nosit. Ka qenë kolaboracionist. Është çështje dinjiteti”.

Këto deklarata të politikanit Ben Blushi, të bëra në media nën petkun e shkrimtarit të librit “Kandidati” kanë ngjallur reagime të forta. Kundër këtij mendimi janë shprehur më herët emra si Arben Llalla, Mesila Dode, Romeo Gurakuqi etj. Për të gjetur kuptimin e “kolaboracionizmit” mjafton t’i referohesh Wikipedia­s, enciklopedisë online ku sqarohet se “kolaboracionizmi është bashkëpunimi me armikun kundër vendit tënd në kohë lufte, qoftë në mënyrë të pavullnetshme për shkak të nevojës apo edhe vullnetarisht, në mënyrë servile apo duke e mbështetur ideologjikisht”. Kuptimi i “bashkëpunimit tradhtar me armikun” apo njohur ndryshe si kolaboracionizmi, referuar po Wikipedia­s daton nga 1940, fillimisht në lidhje me Qeverinë Vichy të francezëve të cilët bashkëpunuan me nazistët gjermanë në periudhën ’40 – ‘44. Madje në linkun “https://en.m.wikipedia.org/wiki/Collaborationism” lehtësisht mund të informohesh edhe se kush kanë qenë kolaboracionistët në Europë dhe cili ka qenë fati i tyre pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Sot, GSH sjell mendimin e dy historianëve me emër, Arben Puto dhe Pëllumb Xhufi. Edhe pse e pranojnë pozicionimin (e gabuar) e Lef Nosit gjatë pushtimit, njëri hapur e tjetri tangent, historianët e njohur, nuk bien dakord me heqjen e shtatores së tij nga Elbasani. Ata argumentojnë edhe pse nuk bien dakord me heqjen e shtatores, ashtu sikundër japin edhe detaje, vlerësime e ndoshta vërejtje për figurën historike e rolin e tij në kohë të ndryshme. Historiani Arben Puto është pyetur, se çfarë figure ka qenë sipas tij Lef Nosi, a ka qenë kolaboracionist(bashkëpunëtor me pushtuesin në kohë lufte) dhe cilat janë meritat e tij në historinë e Shqipërisë. Mandej, pyetja tjetër ka qenë lidhur me deklaratën e Ben Blushit, pra: është hedhur ideja nga Ben Blushi që të hiqet shtatorja e tij në Elbasan, pikërisht për shkak të bashkëpunimit që ai ka pasur me pushtuesin. Dhe përgjigjet e Putos kanë qenë si më poshtë. Njësoj, edhe prof. Pëllumb Xhufit i është kërkuar një mendim mbi Lef Nosin dhe nëse duhet hequr shtatorja e tij nga qyteti i Elbasanit. Botojmë më poshtë mendimet e tyre.

ARBEN PUTO

Para së gjithash duhet thënë, që Lef Nosi ka qenë një personalitet që i ka shërbyer Pavarësisë. Tërë dokumentet e Pavarësisë, Lef Nosi i ka ruajtur dhe pastaj, doemos, i ka dorëzuar. Por, nga ana tjetër, se është edhe ana tjetër e medaljes, ai u fut në qeveri nën okupacionin gjerman. U bë anëtar i regjencës së Mehdi Frashërit, ky ka qenë në regjencë bashkë me Anton Arapin e të tjerë. Sigurisht, u akuzua, dhe me të drejtë u akuzua për pjesëmarrje në kolaboracionizëm. Dhe kolaboracionizmi, dihet, do t’i shkaktonte dëme shumë të mëdha Shqipërisë, nëse nuk do të ishte lufta partizane. Pikërisht për këtë ai ka një njollë të zezë shumë të fortë. Lidhur me pyetjen tuaj për shtatoren, unë personalisht nuk jam për këtë. Përmendoret ngrihen në një kohë të caktuar. Një kohë kur opinioni i përgjithshëm nuk e hedh poshtë, dhe tani: do ta hedhim poshtë monumentin e Zogut? Nuk është për t’u hedhur poshtë. Insistoj që përmendoret e kohës duhet të jenë atje, ashtu sikurse duhet të jenë aty ­këtu edhe bunkerët. Pse? Se janë dëshmi të kohës. Në vendet e tjera të përparuara ka lloj­-lloj përmendoresh që e kapërcejnë kohën.

PËLLUMB XHUFI

Elbasanasit nxituan ta ngrenë një shtatore të Lef Nosit. Por tani nuk bën që ajo të hiqet. Në fund të fundit, “nxitimi” për Nosin është më fisnik se “nxitimi” për Gensherin, ish-ministrin e Jashtëm gjerman tashmë të harruar edhe nga vetë gjermanët. Ju kujtohet? Në 1992, në dallgën e një ekstazë demokratikase, bashkiakët e Elbasanit i vunë emrin e Gensherit një sheshi kryesor të qytetit, në mos më kryesorit. Ndërkaq mendoj se me më shumë arsye, qytetarët e Elbasanit duhet të “nxitojnë” të vendosin në vende më të dukshme se ajo e Lef Nosit dhe e Gensherit përmendoret dhe emrat e K. Kristoforidhit, A. Xhuvanit, Aqif Pashës, A. Budës, H. Cekës, M. Domit e sigurisht Dh. Shuteriqit e të ndonjë tjetri. Duke lënë mënjanë angazhimin politik, Lef Nosi ishte gardian i heshtur i antikiteteve (vlerave) shqiptare, këta të tjerët ishin lëvruesit, studiuesit e propaganduesit e mëdhenj të gjuhës, historisë e k

Shënohet në Shkodër 25 vjetori i Meshës së 4 nëntorit 1990, merr pjesë Rama

Shkodra po shënon vigjiljen e Meshës së parë, kremtuar më 4 nëntor 1990 nga dom Simon Jubani, në varrezat e qytetit, në prag të rënies së regjimit komunist e rifitimin e lirisë qytetare në Shqipëri.
…Farë e hedhur nga apostujt, pemë e rritur me gjak martirësh, fllad lirie, pranverë shpirtërore, shpresë që mbështolle gjitha kohërat… këto fjalë pasqyrojnë Logon e zgjedhur, për 25 Vjetorin e Meshës së parë, nga kryedioqeza e Shkodrës, e cila për këtë jubile ka organizuar programe dhe kremtime të ndryshme, për të kujtuar e kremtuar atë ngjarje të paharrueshme e vendimtare, që ishte Mesha e 4 nëntorit 1990, për Kishën, për të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri dhe për mbarë shoqërinë qytetare.
Logo-ja e 25 vjetorit të Meshës së Parë ka në qendër një pemë të përbërë me rrënjët, trugun dhe kurorën me gjethe. Pema e jetës. Pema ka formën e  një çinari që ndodhet në vendin ku u pushkatuan një numër i madh martirësh të njohur e të panjohur. Sikur të kishte gojë çfarë nuk do të fliste për torturat e qëndresën deri në klithje «Rroftë Krishti Mbret».
Një pemë që na kujton edhe lashtësinë e këtyre trojeve, të ungjillëzuara nga apostujt të cilët mbjellën së pari besimin në një popull që më përpara ishte paganë. E kaluara e historia është vetëdija e një populli që kërkon të orientohet drejt të ardhmes prandaj kjo logo kërkon të na kujtojë rrënjët tona e jo vetëm kaq por edhe Shpresën (Zotin) që na ka mbështjellë gjatë gjithë historisë sonë.
Logoja është historia në miniaturë e Shqipërisë, që nxit të gjithë qytetarët të frymëzohen e të marrin mesazhin e jetës, të shpresës e të qëndresës. Liria është sfidë e përditshme, që kërkon dhurim të përditshëm e kjo na kujton drunin e jetës, Kryqin, shkruhen në Logo-n e 25-vjetorit të Meshës së Parë.
Në kuadrin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje, kremtuar në varreza të Shkodrës nga dom Simon Jubani, më 4 nëntor 1990,  kryedioqeza e Shkodër-Pultit, me famullinë e Kishës Katedrale të Shën Shtjefnit, ka organizuar për sot, 3 nëntor, pasdite në ora 14.00, një procesioni me stendat e martireve nga kuvendi i Motrave Klarise deri tek varrezat e Rrmajt, në Shkodër.
Është ky një përshkim simbolik tejet domethënës i asaj udhe të kalvarit që përshkuan martirët në kohën e regjimit komunist. Kështu, e tërë dioqeza së bashku me stendat e martirëve në duar përshkon rrugën që përshkuan martirët drejt pushkatimit. Rruga e memories u ndriçua me lutje e falënderim drejtuar Hyjit për fenë, dëshminë e gjakun e martirëve.
Sot, me 4 nëntor, do të kremtohet Mesha solemne tek varrezat e Rremajt, në orën 10.00. Pas Meshës vijon inaugurimi i kapelës së Varrezave, restauruar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Gjithnjë nesër, në orën 17.00 do të mbahet një koncert me pjesëmarrjen e koreve të ndryshme, aktivitet që organizohet gjithnjë nga kryedioqeza e Shkodrës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Këto programe e kremtime të larmishme përkujtimore, me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, për Kishën e për mbarë Shqipërinë, nënvizojnë kështu edhe një herë se liria e rifituar qytetare dhe fillimi i procesit demokratik të Vendit pati zanafillën në aktin e shenjtë të Eukaristisë, akt falënderimi e shpëtimi./radiovatikani

Berisha: Po të më qëllonin mua me vezë

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në studion e abcnews edhe incidentin e goditjes me vezë të kreut të qeverisë Edi Rama. Ai vlerësoi rolin që kanë marrë studentët në këtë lëvizje. “Opinioni im është se kjo është lëvizja më e rëndësishme pas vitit 1990. Kjo lëvizje e cila mbron një të drejtë kushtetuese e të rinjve, e fëmijëve, e prindërve. Motoja e tyre është arsim publik fals”. Do të flisnit kështu nëse do t’ju qëllonin me vezë? – pyeti gazetarja Mirela Milori. “Nëse bëja këtë ligj, le të më qëllonin me vezë dhe çfarë të donin…”-tha Berisha.

Qëlluan Ramën, komunikata e studentëve: Jemi dhunuar në makinat e policisë dhe tek komisariati nr. 2

Lëvizja për Universitetin, anëtarët e së cilës qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama ka lëshuar një komunikatë në faqen e tyre në Facebook, ku tregojnë se si nisi aksioni dhe më pas dhunën e ushtruar nda policia ndaj studentëve. Ata kanë treguar se, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë dhunuar psikologjikisht.

KOMUNIKATË E LËVIZJES PËR UNIVERSITETIN

Vëmendja e jashtëzakonshme publike dhe solidariteti e entuziazmi i madh shoqëror që shkaktoi aksioni ynë i djeshëm na shtyn të japim publikisht dëshminë tonë për ngjarjen dhe të sqarojmë përmbledhtas qëndrimet tona.

Dinamika e ngjarjes

Dje, më 2 nëntor 2015, në orët e paradites kemi mësuar se kryeministri Rama do të vinte në Fakultetin e Shkencave Sociale për të marrë pjesë në një takim të huaj për mjediset universitare dhe në të cilin, për më tepër, nuk ishin të ftuar studentë dhe pedagogë. Të indinjuar nga shpërfillja kryeministrore që i trajton mjediset universitare si zyra partie për propagandë dhe të fyer nga prania e tij në vendin e krimit qeveritar, vatrën e rezistencës universitare ndaj ligjit të arsimit të lartë, aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin janë organizuar aty për aty për t’i shprehur kryeministrit publikisht indinjatën dhe mllefin e tyre ndaj padrejtësive që po i bën qeveria jetës universitare publike. Me të dalë prej takimit, studentët i janë drejtuar me akuza dhe kritika kryeministrit, i cili është përgjigjur me batuta fyese. Në ato çaste, civilë me pamje badigardësh kanë shtyrë dhe kërcënuar studentët, madje studenten Vitori Çipi e kanë pështyrë dhe shtyrë duke e rrëzuar. Fill pas këtij konfrontimi të parë, disa prej aktivistëve kanë qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit. Menjëherë shpura e badigardëve, policëve dhe të tjerë keqbërësve të pranishëm u është sulur dhunshëm studentëve dhe, në kundërshtim me ligjin për paprekshmërinë policore të mjediseve universitare, kanë marrë zvarrë, qëlluar me shpulla dhe grushte studentët e pranishëm. Tetë prej tyre, Klodi Hoxha, Anita Lushi, Bora Mema, Liri Kuçi, Vitori Çipi (nga Lëvizja Për Universitetin), Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj (nga Klubi Politik i Studentëve në Kosovë) janë futur me dhunë në makinat policore. Brenda makinave studentët meshkuj janë qëlluar edhe me grushte. Me grusht janë qëlluar në shpinë edhe studentët Bora Mema dhe Valton Marku në korridoret e komisariatit nr. 2 të Tiranës nga një civil që hamendësohet të jetë punonjës policie. Si në mjediset e komisariatit nr. 2, ashtu edhe në ato të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, studentët janë dhunuar psikologjikisht me kërcënime nga punonjësit e policisë.

Pas orës 13 aktivistë të tjerë të Lëvizjes Për Universitetin, universitarë dhe qytetarë të Tiranës janë mbledhur në shenjë proteste përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në ndihmë të studentëve kanë ardhur edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit të cilët i kanë kërkuar policisë të zbatojnë detyrimin ligjor dhe t’i lejojë të vizitojnë të ndaluarit për të inspektuar nëse ndaj tyre ishte ushtruar dhe po ushtrohej dhunë fizike dhe psikologjike. Avokatët nuk janë lejuar të kryejnë detyrën e tyre për më se një orë. Si rezultat i presionit qytetar përpara Drejtorisë së Policisë dhe të opinionit publik të shprehur në të gjitha mediat, aktivistët studentorë janë liruar në orën 19.30 dhe ndaj tyre pritet që policia të ngrejë akuzën e kundërshtimit të forcave policore. Sot studentët e lënduar kanë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore dhe do ta ndjekin çështjen ndaj Policisë së Shtetit edhe penalisht për të vënë përpara ligjit të gjithë urdhërdhënësit dhe ushtruesit e dhunës.

Qëndrimi përmbajtësor

Arsyeja kryesore e konfrontimit me kryeministrin ishte dhe do të jetë kundërshtia jonë e papajtueshme me ligjin klientelist për arsimin e lartë, i sponsorizuar nga një grusht universitetesh private. Siç e kemi shpallur në dhjetëra protesta, zaptime, aksione simbolike, shkrime e qëndrime publike, ligji i arsimit të lartë ka qenë klientelist në nxitje, antidemokratik në procedurë hartimi dhe shkatërrimtar në përmbajtje. Përmes tij, qeveria do të kanalizojë drejt universiteteve private të kthyera formalisht në fondacione një pjesë të fondeve shtetërore, edhe kështu të pamjaftueshme për universitetet publike. Kjo reformë nga pikëpamja financiare pritet t’i rrisë edhe më papërballueshëm tarifat duke përjashtuar nga e drejta për studim pjesën më të madhe të studentëve të cilët u përkasin shtresave të varfra dhe të mesme. Po ashtu kundërshtojmë cenimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike nga bordet me shumicë përfaqësimi qeveritar dhe zmbrapsjen e të drejtave studentore si në rastin e zgjedhjeve. I fundit, por jo për nga rëndësia, është kundërshtimi ynë ndaj komercializimit të jetës universitare publike që do t’i kthejë universitetet publike në kopje edhe më të shëmtuara të atyre private. Sidoqoftë përpjekja jonë ka shkuar edhe në drejtim të kritikës ndaj autoriteteve burokratike të atrofizuara dhe të komprometuara të universiteteve publike të cilat, të kapura e të frikësuara nga qeveria për të palarat e tyre, ose kanë dalë në krah të qeverisë në kurriz të të drejtave universitare, ose kanë heshtur dhe e kanë lënë në baltë universitetin.

Qëndrimet e mësipërme i kemi artikuluar dhe ngritur për dy vjet me radhë, të shpërfillur dhe ofenduar nga qeveritarët dhe të margjinalizuar nga mediat. Kemi gjetur solidaritetin e shumë studentëve dhe pedagogëve, ashtu sikundër kemi hasur frikën dhe ngurrimin e një pjese prej tyre për të na mbështetur edhe publikisht, jo vetëm në biseda konfidenciale.

Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin kishte për qëllim jo vetëm ballafaqimin me personin që sintetizon keqbërjen sistemore ndaj arsimit të lartë publik në Shqipëri, por edhe inkurajimin e të shumtëve që mendojnë si ne, por nuk guxojnë të na bashkohen publikisht ose nuk kanë shpresë se në një vend ku mbyt dëshpërimi social mund të ndryshojnë gjërat. Ne shpallim se nuk kemi frikë dhe se organizimi, vendosmëria dhe kthjelltësia intelektuale e rezistencës do t’i sjellë frytet e veta.

Reagim ndaj Partisë Demokratike

Gjatë ditës së djeshme kemi vërejtur me keqardhje se Partia Demokratike ka tentuar ta instrumentalizojë protestën tonë. Kur na kanë kontaktuar u jemi përgjigjur se nuk duhet të na afrohen pasi protesta jonë nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, e cila si pushtetmbajtëse aktuale ka përgjegjësinë kryesore në mjerimin ku po zhytet edhe më arsimi i lartë në Shqipëri, por kundër një sistemi të tërë politik të kalbëzuar nga korrupsioni, klientelizmi, privatizimi dhe përvetësimi i publikes, pjesë themelore e të cilit është edhe Partia Demokratike. Po ashtu i kujtojmë opinionit publik se të njëjtën reformë klienteliste ka tentuar ta çojë përpara edhe qeveria e Partisë Demokratike në vitet 2010-2013, e shprehur në tre dokumente të miratuara nga Ministria e asokohshme e Arsimit dhe Shkencës. Edhe asokohe një pjesë jona e ka kundërshtuar qeverinë në kuadrin e lëvizjes Universiteti Në Rrezik.

Si do të vazhdojmë?

Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin ishte vetëm aksioni i radhës në procesin e gjatë që e kemi nisur prej vitesh dhe do ta vazhdojmë derisa të kemi frymë për çlirimin e jetës universitare nga kolonizimi i qeverisë dhe i interesave të privatëve të fuqishëm. Përmes organizimit në çdo fakultet, ne do të synojmë një masivizim të tillë të rezistencës i cili do të mundësojë bllokimin e jetës universitare publike duke e pamundësuar jetësimin e ligjit të arsimit të lartë. Po ashtu po mendojmë forma rezistence edhe më krijuese dhe të papritura. I japin fjalën kryeministrit se “nuk ka parë gjë akoma”.

Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!



Klodi Hoxha: kryeministri kamarieri i universiteteve e klientelave private dhe gangsteri me studentët e universiteteve publike

*Një nga studentet që qëlloi kryeministrin me vezë

Përshëndetje

Unë jam Klodi Hoxha, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, aktiviste e lëvizjes studentore “Për Universitetin” dhe e “Organizatës Politike”.

Ditën e djeshme, sëbashku me disa shokë dhe shoqe të idesë së përbashkët, të vetëdijshëm për situatën kritike në të cilën po katandiset universiteti dhe shoqëria prej reformave dhunuese qeveritare, ramë dakord se duhej bërë diçka, se kryeministri nuk mund të sillej më me arrogancë lart e poshtë, sidomos ndaj Fakultetit që dy viteve të fundit ka qenë pararojë e kundërshtimit të reformave në arsim, por që është shpërfillur me injorim.

Si aktivistë të lëvizjes studentore ne kemi dy vite që organizojmë dhe ngremë dallgë protestash studentore kundër reformës në arsim, në kushtet e mpirjes shoqërore dhe kompromisit të heshtur të klases politike, që tashmë mblidhet rreth të njëjtave interesa klienteliste. Për mendimin tonë, kjo reformë është e padrejtë dhe zhvatëse. Siç dhe reformat e tjera në energjitikë, pensione, ndihma sociale, ekonomi, punë etj. Është e papranueshme që gjatë dy viteve rezistence studentore – ku kemi kundërshtuar përmes të gjitha formave të mundshme të organizimit demokratik e paqësor, tryeza publike dhe diskutime të hapura, zaptime fakultetesh dhe protesta me mijëra në rrugë – të vazhdojmë të shpërfillemi prej një kryeministri që bën kamarierin në universitetet e klientelave private, dhe gangsterin me studentët e universiteteve publike.

Gjithashtu më duhet të sqarohem rreth spekulimeve të bëra ndaj meje nga media dhe personazhe cinike.

Së pari, meqë dje është përfolur me të madhe në televizone dhe gazeta se une isha studentja që godita me vezë ndaj kryeministrit Rama, nuk është e vërtetë. Sepse dje kanë qëlluar të gjithë mbështetësit dhe njerëzit që bashkohen me idetë, kauzën dhe kërkesat tona të drejta.

Së dyti, për sa i përket propagandës gazetareske të pushtetit rreth prapavijës së mundshme partiake të aktit tonë, them se i injoroj dhe distancohem me neveri prej tyre. Ne jemi po ata që e përzumë përdhunshëm Berishën gjatë protestave kundër armëve kimike, që nuk e lëmë të livadhiset i qetë kur rrugët na piqen me të, dhe që mendojmë se kjo forcë i ka bërë dëme te mëdha dhe nuk i pergjigjet zërit të revoltës dhe ëndrrave të popullit shqiptar. Si e gjithë klasa politike në vend!

Së treti, për shkak të ideve në të cilat besoj, dhe simbolikave të tyre, njerëz cinikë e dashakeqë kanë spekuluar me stigmatizime dhe klishe historike, gjë që në fund të fundit, tregon injorancë të plotë konceptuale të tyre. Grushti (me laps ose jo ) është simbol i lëvizjes ndërkombëtare të studentëve, të cilët, përpiqen çdo ditë anembanë botës për arsim publik falas, si e drejtë dhe domosdoshmëri shoqërore. Po ashtu, në ditët e sotme, grushti po ngrihet kudo, nga lëvizjet studentore dhe shoqërore të vendeve ballkanike; nga Laburistët në Angli dhe Demokratët në Amerikë (Jeremy Corbyn dhe Bernie Sanders), në Greqi dhe Belgjikë; në Portugali dhe Irlandë; kudo ku shfaqet kriza e reformave të dhimbshme represive. Grushti është bashkim rreth një përpjekjeje dhe ëndrre të përbashkët.

Dhe së fundmi falendëroj gjithë miqtë, shokët, shoqet dhe familjarët që na mbështetën dhe po vazhdojnë të na mbështesin si dje me qëndrimin para drejtorisë së policisë gjatë kohës që qëndronim brenda si dhe nga facebook-u. Faleminderit nga zemra dhe të gjithë bashkë do jemi çdo ditë edhe më të fuqishëm për t’i dhënë grusht padrejtësive.

‪#‎PërUniversitetin‬ ‪#‎PërShoqërinë‬

03-11-2015 16-52-36

PD distancohet nga Laguna Blu – Frangaj hakmerret

 

“Partia Demokratike ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për keqinformimin që redaksia e lajmeve të Televizionit Klan i bëri dje publikut në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna nga Edi Rama si dhe për aktin e shëmtuar të censurimit të deklaratës dhe dokumenteve zyrtare të paraqitura”, thuhet në një deklaratë të selisë blu.

Sipas PD-së, “censurimi i deklaratave të opozitës kompromenton rëndë integritetin dhe besueshmërinë e mediave dhe është treguesi më i vërtetë i gjendjes dramatike të lirisë së medias në regjimin e korruptuar dhe oligarkik të Edi Ramës dhe klientelës së tij”.

Partia Demokratike i kërkon TV Klan dhe mediave të lira në vend të pasqyrojnë pa censurë deklaratën dhe dokumentet shoqëruese si më poshtë;

Edi Rama  gënjen. Letra të cilën i referohet nuk është asgjë tjetër vetëm kalimi i kërkesave të bëra nga Shoqata e Ndërtuesve për leje zhvillimore Ministrisë së Zhvillimit Urban. Kjo pasi me datë 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV dhe lejeve, nga organet e pushtetit vendor në të gjithë territorin.  Në këto kushte Bashkia i kalon 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve, Qeverisë. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk është marrë në shqyrtim dhe aq më pak miratuar nga Bashkia e Tiranës. Me datë 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej  tyre, dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi. Me datë 21.05. 2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së ku i argumenton se  vendimmarrja e saj është  në kundërshtim me ligjin. Më pas me një ndryshim në VKM Nr. 408, Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimi brenda territorit të qyteteve, duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.  Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë  09.09. 2015 ku i pajis me leje ndërtimi vetë 6 ndërtues prej 30 kërkesave të dërguar nga Shoqata e Ndërtuesve.

Çfarë ka ndodhur :

  1. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore.
  2. Bashkia ka hartuar 30 PDV, faza e parë ku nuk përcaktohet asnjë gjurmë ndërtimi, vetëm treguesit e zhvillimit dhe infrastruktura rrugore.
  3. 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV-ve dhe lejeve nga organet e pushtetit vendorë në të gjithë territorin.
  4. 01.10 2014 Edi Rama miraton ligjin e ri të planifikimit të territorit i cili shfuqizon ligjin nr. 10119 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi, përfshirë VKM Nr. 502 që është rregullorja e urbanistikes, duke bllokuar procesin deri në daljen e akteve të reja nënligjore.
  5. Në dhjetor 2014 Shoqata e Ndërtuesve sjell kërkesë në Bashki për të marrë në konsideratë projektet e hartuara prej tyre konform ligjit të vjetër.
  6. 10.12 2014 Bashkia ia përcjell kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve Ministrisë së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermenit, pasi kërkesa e Shoqatës së Ndërtuesve nuk ishte më në kompetencë të bashkisë për shkak të shfuqizimit të ligjit të vjetër dhe mosmiratimit të akteve nënligjore të ligjit të ri.
  7. Me 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej tyre dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi.
  8. Me 21.05.2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së, ku i argumenton se vendimmarrja e saj është në kundërshtim me ligjin.
  9. Më pas me një ndryshim në VKM Nr.408 Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimin brenda territorit të qyteteve duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.
  10. Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë 09.09. 2015 ku pajis me leje ndërtimi 6 ndërtues prej 30 qer kishte paraqitur shoqata e ndërtuesve.

Harta e investimeve: Qeveria Rama lë jashtë katër qarqet e Veriut

Qeveria shqiptare ka bërë publike hartën e investimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Në tabelat e shpërndarjes së fondeve vihet re se Qarku i Kukësit dhe i Lezhës janë përjashtuar nga investimet qeveritare për tre vjet resht. Pra, Qarku i Kukësit dhe i Lezhës, nuk janë në axhendën e qeverisë së majtë për investime në rrugë dhe projekte të tjera. Përkundër përjashtimit të këtyre dy qarqeve, janë dy qarqe të tjera, për të cilat është parashikuar një fond minimal për investime, në kuadër të zhvillimit të rajoneve të Shqipërisë.
Kështu, në shifra totale, qeveria shqiptare ka parashikuar investime për Bashkinë e Bulqizës një fond prej 4.864.231 lekë të reja për vitin 2015 dhe një shumë dhe një shumë prej 43.778.077 lekë për vitin 2016. Në këtë shumë, qeveria ka planifikuar për përfundimin e fazës së dytë të rrugës “Pedonale”, lagjja “Minatori”. Një investim është parashikuar edhe për Bashkinë e Matit, ku është parashikuar rehabilitimi i fasadave dhe sheshit të qytetit “Ulëz”. Për këtë bashki janë alokuar nga buxheti i shtetit mbi 9 milionë lekë këtë vit dhe për vitin e ardhshëm shifra e investimeve shkon në 38.749.537 lekë. Ndërkohë, në Shkodër është parashikuar ndërtimi i pedonales në fshatin turistik Razëm dhe rikualifikimi urban i ambienteve të jashtme të katedrales së Shën Shtjefnit. Shifra e investimeve për këto dy projekte është mbi 29 milionë lekë për vitin e ardhshëm.
Projektet në Jug
Ndryshe nga qarqet e Veriut, duket se qeveria shqiptare ka favorizuar rajonet jugore të Shqipërisë. Në Tiranë, Korçë. Fier dhe Gjirokastër, bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara në Fletoren Zyrtare, janë përqendruar shuma më e madha të fondit për investime. Konkretisht, në qarkun e Korçës është planifikuar sistemim, asfaltim i rrugëve të brendshme të fshatit Maliq, ndërtimi në Korçë i kompleksit multifunksional, sportiv dhe kulturor, rikualifikimi i sheshit “Rilindja” dhe i fasadave në Bashkinë e Kolonjës. Shuma totale e investimeve në Qarkun e Korçës është 396.954.875 lekë. Në qarkun e Fierit është planifikuar rikonstruksioni i rrugës “Mujo Ulqinaku”, dhe rehabilitimi i fasadave të saj, rikonstruksioni i rrugës së Agim-Ndërmenas-Hasturkas, Libofshe, etj. Në Gjirokastër është planifikuar rikonstruksioni i bulevardit “18 shtatori” dhe degëzimeve të rr. “Rexhep Qosja” dhe “Gole Gushi”. Po ashtu, është parashikuar që në Bashkinë e Këlcyrës asfaltimi i Ynazës, Këlcyrë-Qendër. Ndërkohë, sa i përket bashkisë së Përmetit është planifikuar rijetësimi i bllokut të banimit ndërmjet rrugëve “Tefta Tashko Koço”, “Elena Gjika” dhe “Vasil Papadhopuli”.
Fondi për Tiranën
Bashkia e Tiranës ka marrë pjesën e luanit nga fondi për investime në rrugë dhe infrastrukturë. Në projektet për tre vitet e ardhshme qeveria ka planifikuar edhe ndryshimin e sheshit “Skëndërbej”. Kjo është paralajmëruar kjo që ditën e parë që Erion Veliaj u shpall kryebashkiak i kryeqytetit. Shifra limit e rikualifikimit të sheshit “Skëndërbej” është 1.014.543.261 lekë. Erneta Shevroja

Qeveria Rama me një rekord famëkeq – në 1 vit, një miliard dollarë abuzime

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dëgjuan dje raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e buxhetit të vitit 2014. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha se për zbatimin e buxhetit të vitit 2014 janë audituar 129 institucione nga ku është konstatuar një dëm ekonomik në shumën prej 108,8 miliardë lekësh ose 1 miliard dollarë.

Pjesa më e madhe e shkeljes është për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kompanisë CEZ me qeverinë në vlerën e 479 milionë eurove. Nga 481 tenderët e audituar, në 399 prej tyre janë konstatuar 1,254 shkelje të procedurave të prokurimit, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën e 939 milionë lekë.

Pra, nga tenderët e kontrolluara, 80 për qind e tyre janë gjetur me shkelje. Sipas kryetarit të KLSH-së, shkeljet më të mëdha në tenderë janë gjetur në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Arsimit.

“Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme janë evidentuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh në procedurat e prokurimeve publike të realizuara, të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 85 milionë lekë.

Nga auditimi në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve rezultoi se vetëm për një procedurë prokurimi me objekt ‘Ndërtimi i objektit, Tirana Olimpik Park’, sekretari i Përgjithshëm i MAS ka ndikuar në vendosjen e kritereve diskriminuese, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, duke paracaktuar fituesin e garës, duke i shkaktuar shtetit një kosto shtesë në vlerën prej 79 milionë lekësh, vetëm nga një procedurë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, si rezultat i moszbatimit të kritereve ligjore gjatë zhvillimit të procedurave u konstatua një dëm ekonomik prej rreth 130 milionë lekë”. Dëme të larta sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit janë konstatuar edhe nga kompania “Alpetrol” dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në përdorimin pa kriter të burimeve të naftës.

Në Komisionin e Ekonomisë deputetët u përfshinë në debat edhe për auditin e CEZ, ku kreu i Komisionit nuk lejoi deputetët të adresonin pyetje rreth këtij auditi pa u miratuar nga Kuvendi kërkesa e KLSH-së.

Leskaj i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një komisioni ad hoc të pavarur, me ekspertë dhe teknikë që do të vlerësonin me detaje dëmin nën drejtimin e çekëve dhe do të përcaktonin mundësinë për një rimëkëmbje të Operatorit të Shpërndarjes, duke përcaktuar përgjegjësitë institucionale dhe individuale që çuan në këtë situatë.

Në lidhje më këtë çështje, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të paraqesë argumente më të hollësishme, por pasi kërkesa e tij për t’u dëgjuar të aprovohet nga Kryesia e Kuvendit. DORINA AZO

Pse Enver Hoxha është një kriminel lufte Nga Agron Tufa dhe Çelo Hoxha *

 

I

Në rezolutën e Këshillit të Europës (KE), të miratuar më 25.01.2006, për “Krimet e Regjimeve Totalitare Komuniste”, si krime cilësohen: vrasjet individuale dhe kolektive, ekzekutimet, vdekjet në kampet e internimit, uria, deportimi, torturat, puna skllavëruese dhe forma të tjera masive të terrorit fizik.

Në fakt, gjithçka pati nisur më parë, që në vitin 2003, me propozimin e Presidentit të atëhershëm të Asamblesë së Këshillit të Europës, Rene Van der Linden, i cili mbajti fjalimin “Mbi domosdoshmërinë e dënimit të regjimeve totalitare”. Pas një debati të nxehtë u vendos që tema të ndahej në dy nëntema: moslejimi i heroizimit të nazizmit dhe domosdoshmëria e dënimit të krimeve të komunizmit. Në rezolutën e hartuar dhe të miratuar nga Presidenca e KE më 25 janar 2006 thuhet, ndërmjet të tjerash, se “rënia e regjimeve totalitare në Europën Qendrore dhe Lindore nuk tërhoqi vëmendjen e hetimeve ndërkombëtare për krimet e kryera nga këto regjime, të cilat tejkalojnë dyfishin e viktimave të shkaktuara nga nazizmi. Si rezultat, shoqëritë e këtyre vendeve dhe shoqëritë e Europës Perëndimore nuk janë njohur me krimet që kanë kryer regjimet totalitare komuniste në vendet e tyre. Partitë komuniste ose ato që kanë ndjekur trashëgiminë e komunizmit ekzistojnë me një bazë ligjore në disa prej këtyre vendeve, madje pa e distancuar veten nga krimet masive të komunizmit të kryera në të kaluarën”. Në lidhje me këtë çështje, Presidenca e Asamblesë së KE bën thirrje në rezolutën e saj për të vënë në zbatim një sërë masash për dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit. Rezoluta e KE iu dërgua të gjitha parlamenteve të vendeve anëtare, e, ndër to, natyrisht, edhe Parlamentit shqiptar.

Në vitin 2010, Komisioni i BE për Çështjet e Drejtësisë në Bruksel qe përfshirë në analizën e të ashtuquajturës “Deklarata e Pragës”, të hartur nga 6 ministrat e Jashtëm të ish-vendeve komuniste të BE-së, në shtypin tonë dolën avokatët e diktaturës. Thelbin e “Deklaratës së Pragës” e formuloi presidenti i Institutit Shtetëror për Hetimin e Krimeve të Komunizmit, shkrimtari rumun Marius Oprea. Ja çfarë parashtron shkrimtari rumun në këtë deklaratë, që përfshiu qëndrimin e 6 ministrave të vendeve ish-komuniste: “Ne kërkojmë që krimet komuniste të trajtohen njësoj si holokausti, që do të thotë se krimet nga koha e regjimit komunist duhet të trajtohen para drejtësisë në të njëjtën mënyrë. Veprat e tyre nuk duhet të deklarohen se u ka kaluar koha; me këtë problem konfrontohemi të gjithë në ish-vendet komuniste. Ne kërkojmë drejtësinë ligjore, jo vetëm dëmshpërblim moral. Ata që kanë kryer vrasje e gjenocid në emër të komunizmit, duhet të dënohen.”.

Menjëherë pas rezolutës së KE, në të gjitha parlamentet e vendeve ish-komuniste, u miratua nga njëra anë, një ligj i posaçëm i quajtur “Ligji i lustracionit” dhe, nga ana tjetër, u ngritën me shpejtësi institute studimore të posaçme që merren me studimin e krimeve dhe pasojave që kanë shkaktuar regjimet totalitare komuniste. Në Shqipëri, siç e dimë, një ligj i tillë i lustracionit u miratua në Parlament, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në fund të vitit 2009. Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist që nuk e ka miratuar këtë ligj. Përkundrazi, ka vazhduar edhe më tej t’i ngopë gjykatat, sidomos Gjykatën Kushtetuese me gjyqtarë që vijnë direkt nga përvojat e përgjakshme të regjimit komunist. Por duhet thënë se Parlamenti shqiptar miratoi ngritjen e një Instituti Studimesh për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, një institucion i pavarur dhe shtetëror, me ligjin dhe buxhetin përkatës, i cili u mishërua nga pushteti ekzekutiv (kryeministria) me një staf tejet të vogël, që në realitet nuk ia mbështeti asnjëherë veprimtarinë studimore e dëshmuese, duke injoruar edhe detyrimin që i caktonte ligji, ndonëse një pjesë të mbështetjes për produktin studimor, dëshmues e botues ky institut e gjeti vetë nëpërmjet bashkëpunimeve me fondacionet e huaja.

II

Në Shqipëri ka probleme të tmerrshme me trashëgiminë e komunizmit. Gjithë hapësira publike, institucionale dhe arsimore vazhdon të mbetet e ndotur me mendësinë, veprimin dhe simbolet e saj. Shoqëria jonë vazhdon t’i shëmbëllejë një restaurimi të komunizmit në të gjitha sferat e saj. Klasa politike nuk tregon as vetëdije, as vullnet për të dënuar as të shkuarën, as recidivet totalitare të së shkuarës, duke ngjallur një fëlligështi epidemike mbarëshoqërore në lidhje me vlerat demokratike të lirisë. Përkundrazi, e shkuara e përgjakshme që shkaktoi tragjedinë tonë, përkrahet me të gjitha mënyrat, rehabilitohet, glorifikohet dhe përnderohet zyrtarisht, nga institucionet e kulturës, shkencës, arsimit, medias e deri në nivelet më të larta të shtetit. Provokimet janë bërë të zakonshme dhe duket se elitës sonë intelektuale i ka ngordhur përfundimisht nervi moral. Në pushtetet postkomuniste ka një ligjësi djallëzore: ajo që u nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme nuk është as e tashmja, as e ardhmja, por ndryshohet pandërprerë vetëm e shkuara. Patosi më i fundit recidivist zyrtar u dëshmua me rastin e 29 Nëntorit, mitit zyrtar komunist të Ditës së Çlirimit, ku me një performancë demonstrative gjatë homazhit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u valëviten simbolet komuniste dhe formati i madh i portretit të diktatorit Enver Hoxha. Paradoksale, ta mendosh, që Shqipëria, e cila ngre solemnisht portretet e Enver Hoxhës, organizon në Akademinë e Shkencave sesione përkujtimore për familjen e tij, është pikërisht në ditët e pritjes së miratimit si vend kandidat i BE! Nuk e di cili mentor ua ka mbushur mendjen se dyert e BE duhen mësyrë me portretet e diktatorit! Po cila ishte arsyeja që jubileu i “Çlirimit” u nderua me simbolet komuniste dhe me portretin valëvitës të diktatorit? Avokatët e së Keqes thonë se “Enver Hoxha ishte një hero i Luftës”; se roli i tij gjatë Luftës Çlirimtare ka qenë vendimtar etj. etj. Ne që merremi me studimet e dokumenteve në arkiva, të na ndiejnë, por ky Enveri i tyre i dashur na del veçse një kriminel. Një kriminel që shënoi një të çarë të dhimbshme në jetën e kombit, që nxiti një luftë vëllavrasëse, që miratoi dhe ndihmoi masakrën e përllogaritur mbi partizanë kosovarë të Shaban Polluzhës dhe bashkëpjesëmori në kalvarin e vdekjes së tri eshalonëve me partizanë kosovarë sipas itinerarit Prizren-Shkodër-Tivar-Dubrovnik, ku i priti masakrimi i kobshëm serbo-malazez mbi katërmijë e dyqind të rinj kosovarë.

Ne e kuptojmë fare mirë që establishmenti i historianëve komunistë, që i ka marrë gradat me shërbime militante ndaj diktaturës, vazhdon të njëjtën iso, sidomos në kushtet e një kuraje të gjestit politik. Por mendojmë se nuk bëjmë keq t’u dokumentojmë se portreti i udhëheqësit të tyre nuk ka qenë aspak portret heroi, por portreti i një krimineli gjakatar. Dhe duke gjykuar mbi meritat e tij vetëm të kohës së luftës (e cila nuk ishte aspak “antifashiste” dhe sidomos jo “çlirimtare”), po rreshtojmë më poshtë,  po për këtë periudhë, një vështrim të shpejtë të pjesës së dukshme, të dokumentueshme të krimeve të Enver Hoxhës gjatë kësaj lufte.

III

Lufta është një veprimtari kriminale, ngado që ta rrotullosh, por shoqëria njerëzore s’ka mundur kurrë t’i shmanget dhe s’duket se do t’i shmanget edhe në të ardhmen. Megjithatë, edhe në barbarinë e saj kanë vepruar gjithmonë disa parime, norma e zakone, e më vonë ligje. Disa veprimtari, brenda kasaphanës së madhe, janë të ndaluara, sepse, për ironi, konsiderohen krime. Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, edhe në Shqipëri pati gjyqe që dënuan (ose pretenduan se dënonin) krimet e luftës. Fatkeqësia ishte se gjyqet i organizuan fituesit dhe ata dënuan kundërshtarët politikë, jo kriminelët e vërtetë. Ne po japim fillimisht përkufizimin e kriminelëve të luftës, sipas ligjit të krijuar nga komunistët, dhe lexuesi, pasi të lexojë faktet, le të bëjë ballafaqimin e tyre me ligjin dhe të arrijë në përfundimet e tij. Ligji i 23 janarit 1945, mbi të cilin vepruan gjithë gjykatat ushtarake komuniste, nenin 14, e përkufizon kështu krimin e luftës: “Si kriminela lufte, qofshin shqiptarë ose të huaj, konsiderohen: Ata që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, seksekutuar ose ndihmuar në vepra kriminale, si vrasje, tortura, turpërim femrash, shpërngulje të detyrueshme popullsish, dërgim në fusha përqendrimi, dërgim popullsish në punë të detyrueshme, grabitje, djegie, vjedhje, shkatërrim, plaçkitje të pasunis shtetnore e private; ata që kanë qenë bashkëpunëtorë ose ndihmësa të aparatit terrorist dhe formacioneve terroriste t’okupatorit; ata që kanë urdhëruar dhe ndihmuar mobilizimin e popullit shqiptar për ushtrinë e armikut” (Gazeta Zyrtare, nr 3-bis, 23 janar 1945).

Faktet në lidhje me veprimtarinë e Enver Hoxhës po i rendisim më poshtë.

1. Enver Hoxha ka qenë përgjegjës, si anëtar i Komitetit Qendror Provizor të PKSH, për aktet terroriste të kryera nga komunistët e Gjirokastrës, si pasojë e të cilave u vranë 11 persona dhe u plagosën 5 të tjerë. KQP u vendos në dijeni për këto krime, të cilat atij i prezantoheshin si suksese, më 14 nëntor 1942.

2. Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për PUSHKATIMin e gjashtë xhandarëve të marrë rob nga Brigada I te postkomanda te Varri i Bamit në Tiranë. Ai është vënë në dijeni nga Gogo Nushi në tetor 1943 për  vrasjen e xhandarëve, dhe po brenda atij muaji i ka kthyer përgjigje se vrasja e tyre ishte direktivë e PKSH. Nushi ishte shprehur kundër këtij akti (Xhandarët ishin shqiptarë, forca të ruajtjes së rendit, plus që, pasi u kapën robër ata duheshin trajtuar si robër lufte).

3. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për PUSHKATIMin e 130 robërve italianë (i vranë për t’u marrë rrobat) në Orenjë, në tetor 1943, dhe 63 robërve ballistë në Matjan të Lushnjës. Për këto krime, Shtabi i Përgjithshëm është vënë në dijeni nga autorët kryesorë të këtij veprimi: Mehmet Shehu dhe Tuk Jakova, komandanti dhe komisari i Brigadës I, më 29 tetor 1943. Në korrespodencën me Shehun, Enver Hoxha nuk i përmend më italianët e masakruar, megjithëse vrasja e robërve ishte krim lufte. Për fshatarët  myzeqarë, ai i tërheq vërejtjen Mehmet Shehut, në letrën e 5 nëntorit 1943, por duke e trajtuar çështjen si një problem politik dhe jo si një krim. Sipas tij, fshatarët s’duheshin vrarë se ashtu mbillej urrejtje në popull ndaj ushtrisë partizane, jo se vrasja e tyre ishte  krim lufte. Për këto krime nuk u ndëshkua askush, duke u inkriminuar kështu gjithë Shtabi i Përgjithshëm, anëtar dhe komisar i të cilit ishte dhe Enver Hoxha.

4. Enver Hoxha është urdhëruesi i vrasjes së partizanit Tele Baçit, pjesë e batalionit “Reshit Çollaku”. Më 24 mars 1944, ai i shkroi Tuk Jakovës: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, t’i bëni gjyq dhe ta pushkatoni”. Dhe ashtu ndodhi.

5. Enver Hoxha ka përgjegjësi për grabitjen (shiko ligjin për grabitjen dhe plaçkitjen e pasurisë) e 400-500 kokë bagëti në fshatin Bozhigrad të Korçës, nga batalioni “Fuat Babani”, në prill 1944. Ai urdhëroi më vonë që këto bagëti të ktheheshin, për arsye politike, por krimi nuk u dënua, dhe në të njëjtën letër, 3 maj 1944, Hoxha porosiste që të grabiteshin vetëm bagëtitë e “ndonjë armiku të popullit”. Ai s’kishte asnjë tagër ligjor të përcaktonte kush ishte armik i popullit dhe kush jo.

6. Enver Hoxha ka lëshuar urdhër më 1 qershor 1944 për spastrimin e zonës së Çermenikës, Zaranikës, Tiranë dhe Dibrës, nga kundërshtarët politikë, i cili u shoqërua me humbje jetësh, si nga banorët e këtyre zonave ashtu edhe nga partizanët, dhe shkatërrimin e pronës.

7. Enver Hoxha ka urdhëruar më 1 qershor 1944 vrasjen e Abaz Kupit.

8. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, që më së shumti ai ishte vetë shtabi, ka përgjegjësi për urdhrin, 1 qershor 1944, e djegies së shtëpive të kundërshtarëve politikë, që cilësohen si “tradhtarë” ose “reaksionarë”. Shtabi s’kishte asnjë lloj legjitimiteti dhe tagri ligjor, ai vetë ishte një organizmi i paligjshëm sa kundërshtarët e vet politikë.

9. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtar i KQ të PKSH, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për mobilizimin me forcë të popullsisë në radhët e ushtrisë partizane. Kjo vërtetohet me letrën e Liri Gegës për Shtabin e Përgjithshëm, 16 qershor 1944; nga raportet e Brigadës VIII për KQ të PKSH, 7 korrik 1944, 10 korrik 1944 dhe 17 korrik 1944; nga raporti i Sami Gjeberos, anëtar i sektorit politik në Brigadën VII, 25 korrik 1944.

10. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha ka përgjegjësi për këto vepra kriminale të kryera nga Brigada II, në zonën e Dangëllisë, dhe të raportuara në Shtab me letrën e 2 qershorit 1944, nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi. Në Frashër, Përmet: a) sekuestrimin e pasurisë dhe zaptimin e një pjese të shtëpisë (nga partizanët) së Mazllëm Skënderit, partizan i dezertuar; b) sekuestrimin e pasurisë së Hodo Skënderit, se ishte “aspirant në radhët e legalitetit”; c) sekuestrimin e shtëpisë së Seid Skënderit, kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar që kishte kaluar me Ballin. Në Zavalan, Kolonjë: a) djegien e shtëpisë së Izet Hysniut dhe sekuestrimin e bereqetit; b) sekuestrimin e një pjese të pasurisë së tundshme të Halit Kamberit, i akuzuar si ballist dhe pjesëmarrës në djegie shtëpish. Në Piskal: a) Sabri Nuredinit, ballist i akuzuar si pjesëmarrës në djegie shtëpish, iu sekuestrua pasuria, shtëpia nuk iu dogj se i ishte djegur nga gjermanët (kjo specifikohet në dokument nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi); b) Shaqir Mysliut, partizan dezertor, “ju sekuestruan të pestë dhënt qi kishte”. Në Bablaz: Qazim Goblarës iu sekuestrua pasuria, iu dogj shtëpia dhe iu mor peng djali Xhevir Goblara, me kushtin që të lirohej kur të braktisnin Ballin Kombëtar babai dhe dy vëllezërit e tjerë të tij. Në Radovickë: Avni Radovickës, ballist, iu sekuestrua pjesa e pasurisë së tij, shtëpia nuk iu dogj se në të jetonin dhe familjet e dy vëllezërve të tij partizanë (në dokument specifikohet: “çky nuk akuzohet për faje të rënda”). Në Miçan: Nexhip Mustafait dhe Fadil Abdurramanit iu sekuestrua pasuria dhe, nëse nuk braktisnin Ballin brenda 15 ditësh, do t’iu sekuestrohej dhe bereqeti.

11. Si komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi, i informuar nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi, ai ka qenë në dijeni për këto krime në zonën e Kolonjës dhe, përderisa nuk ka marrë asnjë masë ndaj kriminelëve, i ka aprovuar ato: a) për “internimin e disa nga baballarët e vëllezërit e elemntave të përlyer në punërat e Ballit Kombëtar”, internimi është, në fakt, pengmarrje, sepse bëhet derisa “të dorëzohen në forcat t’ona vëllezërit ose djemt e tyre”;  b) për djegien e pesë shtëpive në fshatin Qafëzez, të cilat u përkisnin personave të akuzuar nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi si strehues të ballistëve dhe informatorë të Ballit; c) për ekzekutimin përpara popullit, me qëllim përhapje terrori, të Dalip Çaushit, i akuzuar si strehues i ballistëve.

12. Si anëtar i KQ të PKSH, ka pasur përgjegjësi, sepse ka aprovuar krimet e Brigadës V, për të cilat e ka vënë në dijeni Manush Myftiu, zv/komisar i brigadës, me raportin e 5 gushtit 1944: a) PUSHKATIMin e 15 vetëve të pafajshëm, njerëz që i morën në shtëpira ose i ndeshën në rrugë, në Kurdari, Kukës; b) djegia e fshatit Sinë në Dibër, “pa asnjë arsye, vetëm për hakmarrje të shokëve të vrarë” (pasi i dogjën shtëpitë, shkruan Myftiu, partizanët shkatërruan dhe gjithçka që kishte shpëtuar nga zjarri).

13. Si komandant i UNÇ, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për vrasjen e partizanit Neki (mungon mbiemri) dhe e ka dënuar vrasësin Nuri Huta. Masa që mori, në dokument të shkruar prej vetë Hoxhës, Nuri Hutës i hoqi vërejtje (20 gusht 1944) dhe e këshilloi të mos provokonte më ngjarje të tilla (pra, vrasësi ishte dhe provokatori). Ngjarja ka ndodhur në Brigadën II. Dokumenti i ShP, nr. 10/rezervat. Për këtë krim janë përgjegjës dhe Beqir Balluku, Vasil Konomi dhe Kiço Ngjela.

14. Si anëtar i KQ të PKSH, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për vrasjen e Dr. Rashës, i cili u vra vetëm se Kristo Themelko, komisar i Çetës së Pezës, autor i raportit për KQ (8 shtator 1944), mendonte se ai ishte “agjent i Gestapos dhe i rrezikshëm”. Myslim Peza, komandanti i çetës, ishte kundër.

15. Si anëtar i SHP dhe komisari i tij, Enver Hoxha ka përgjegjësi për djegien e krejt fshatit Starovë, me përjashtim të pak shtëpive “qi qëndronin mirë”, nga Brigada I dhe IV në rrethin e Pogradecit, prill 1944.

IV

enver zai

 

Lista e krimeve për të cilat Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi direkte ose indirekte si një nga drejtuesit kryesorë të UNÇ është e gjatë, por dhe kaq mjaftojnë që çdo gjykatë, e përbërë nga juristë natyrisht, do ta shpallte kriminel lufte, në të gjallë apo pas vdekjes, duke u bazuar vetëm në ligjin ushtarak të vetë KANÇ-it, i datës 23 janar 1945, që e kemi cituar në hyrje të artikullit. Për të kuptuar më mirë personalitetin kriminal të Enver Hoxhës, mjaftojmë të citojmë vetë atë, nga një letër që i shkruan Gogo Nushit në lidhje me bashkëpunimin e partizanëve të Beratit (me në krye Gjin Markun) me gjermanët: “Për çështjen e Beratit do të na bëni shumë mirë të mos na shkruani asgjë, pse organizata e Beratit ose, më mirë, udhëheqësit e Beratit janë të tërë rebelë. I kanë prerë krejt lidhjet me ne dhe me Shtabin dhe kur do t’i lidhim këto penjë do ti lyejmë ca me gjak.” Ky citim tregon dimensionin real (makabër, në cilësi) të natyrës kriminale të Enver Hoxhës.   Në 15 argumentet historike të mësipërme, duhet pasur parasysh që, kur përmenden ballistët e akuzuar për djegie shtëpish apo krime të tjera, akuzat janë bërë nga kundërshtarët e tyre dhe ata nuk i kanë shoqëruar akuzat me prova. Përveç kësaj, edhe sikur t’i marrim të mirëqena akuzat, ballistët dhe partizanët kishin të njëjtin autoritet ligjor, ose, e thënë ndryshe, asnjëra palë s’kishte tagër ligjor për veprime të tilla. E dyta, në tekst është përmendur shpesh fjala sekuestrim, ngaqë kjo fjalë është përdorur në dokumentet origjinale, por realisht sekuestrimi, rekuizimi dhe konfiskimi janë eufemizma për grabitjen. Çdo hajdut mund të pretendojë që nuk vjedh, por sekuestron, megjithatë prokuroria nuk do ta merrte parasysh këtë justifikim. Si drejtues i PKSH, Enver Hoxha ka qenë përgjegjës për shumë krime, por ne u ndalëm te krimet e luftës, edhe te këto vetëm aty ku ai ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Prej këtyre fakteve, ai rezulton se ka qenë kriminel lufte dhe një kriminel lufte nuk mund të nderohet. Jo vetëm kaq, një luftë e drejtuar nga një kriminel lufte, i cili kishte në varësi ca kriminelë të tjerë, nuk ka asgjë për t’u krenuar.

* Drejtori dhe n/drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK)

Lirohen studentët që e qëlluan Ramën me vezë – do të ndiqen në gjendje të lirë

Janë liruar pas më shumë se 6 orësh qëndrim në Drejtorinë e Policisë, 8 studentët që qëlluan kryeministrin Rama me vezë gjatë mesditës së sotme.

Studentet pas daljes nga komisariati i policise
Studentet pas daljes nga komisariati i policise

Pas daljes nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, studentët thanë se do të vazhdojnë protestat kundër Ligjit për Arsimin e Lartë si edhe konfirmuan se ndaj tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit.


Një nga studentet që u shoqërua nga policia deklaroi pas daljes nga komisariati se do të ndiqen në gjendje të lirë për mosbindje të forcave të rendit. Sipas studentes, brenda ambienteve të komisariatit nuk u ushtrua dhunë ndaj tyre.

“Nuk kishte dhunë në ambientet e policisë. Do të hetohemi në vazhdim për kontestim të policisë dhe mosbindje, ndërkohë ka qenë vetë policia që ka ushtruar dhunë. Ne do të ndiqemi penalisht në gjendje të lirë.

Kjo është beteja e parë. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj. Kjo reformë nuk kalon në universitet. Arsimi është e drejt si për të pasurit ashtu edhe për të varfërit”,-tha njëra nga studentet pas daljes nga ambientet e policisë.

Studentët merren në pyetje

Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë nga incidenti i mesditës së sotme, ku disa studentë qëlluan kryeministrin Rama me vezë gjatë një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale, ende asnjëri prej 8 të shoqëruarve nuk është liruar.

Studentet para policiseStudentët vazhdojnë të jenë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë dhe sipas burimeve të “Panoramës” ata po merren në pyetje për incidentin.

Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se ndaj tyre do të ngrihet ndonjë akuzë. Pritet që ata të lirohen pasi të përfundojë marrja në pyetje.

Ndërkohë, disa studentë të tjerë pretendojnë se janë dhunuar nga Policia, por kjo e fundit e mohon kategorikisht pretendimin.

Policia: S’kemi ushtruar dhunë

Policia e Tiranës ka reaguar në një deklaratë zyrtare duke sqaruar pretendimet se 8 studentët e shoqëruar janë dhunuar pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme, “ku disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit”, siç thekson deklarata.

“Në zbatim të ligjit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, së bashku me forcat e Sigurisë së Gardës së Republikës duke shoqëruar studentët në rajonin më të afërt. Pas kësaj, 8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Momente nga video ku studentet gjuajne Ramen me veze
Momente nga video ku studentet gjuajne Ramen me veze

Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve.

Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike.

Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin.

Ndërkohë po vijon marrja e tyre në pyetje deri në sqarimin e plotë të gjithë rrethanave të incidentit”,- thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

NGJARJA

Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë, sapo ka dalë nga takimi me biznesin e vogël, zhvilluar sot në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet.
rama makine

Sipas burimeve, vezet kanë rënë mbi automjetin e Ramës dhe nuk e kanë prekur aspak kryeministrin.

Policia ka shoqëruar 8 persona si të dyshuar për sulmin. Mësohet se 5 prej studentëve janë nga “Lëvizja për Universitetin” dhe tre nga “Klubi Politik i Studenteve” Prishtinë.

“Me date 02.11.2015, ne bulevardin “Gjergj Fishta”, ne mjediset e Fakultetit te Shkencave Sociale, eshte goditur ne veze ne drejtim te Kryeministrit, i cili ishte ne nje aktivitet te organizuar nga ky fakultet. Policia ka bere shoqerimin e 9 shtetasve per verifikimin dhe zbardhjen e ketij veprimi”-njofton zyrtarisht Policia.

Shokët përpara Policisë, me pankarta e vezë

Pas ndalimit, para Drejtorisë së Policisë Tiranë u mblodhën shokët e studentëve të cilët kërkonin lirimin e tyre. Ata me një mgafon bënin thirrje që studentët që qëlluan Ramën të lirohen nga Komisariati.

Shoket e studenteve kerkojne lirimin e tyre
Shoket e studenteve kerkojne lirimin e tyre
Studentet para Drejtorise se Policise
Studentet para Drejtorise se Policise

“Nuk ka qeveri, nuk ka polici dhe as ushtri qe ta na detyroje me force te mos themi te verteten. Sot tete aktiviste te Levizjes Per Universitetin jane arrestuar forcerisht dhe po mbahen brenda ambienteve te Drejtorise se Policise pa asnje informacion mbi gjendjen e tyre. Permes komunikimeve qe kemi pasur, studentet e shoqeruar kane thene se policia ka ushtruar dhune gjate rruges per ne komisariat. Qeveria pra eshte e gatshme te ushtroje dhune policore mbi trupat studentor vetem e vetem per te mbrojtur interesat private te atyre qe kaluar fshehurazi ligjin per Arsimin e Larte. Kjo eshte e patolerueshme per ne. Ne nuk do frikesohemi, ne nuk do nenshtrohemi. ‪#‎RezistencaVazhdon‬“,- shkruajnë ata tek faqja e tyre në Facebook ku lajmërojnë aksionet e tyre.

Me vete kanë marrë edhe një bikerinë me disa vezë.

protestaaaa
protesta333ë

Tiranë: Studentët protestojnë këmbëkryq para Drejtorisë së Policisë (foto dhe video)

TIRANË – Një grup studentësh dhe pedagogësh të Lëvizjes për Universitetin janë te ulur pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë duke protestuar për lirimin e shokëve të tyre të ndaluar nga Policia e Shtetit sepse kane qëlluar me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.

Ata me megafon apo përmes rrjeteve sociale po bëjnë thirrje për mbështetje nga studentë të tjerë dhe qytetarë.
Në fakt, rreth e rrotull ka mjaft indiferencë, por entuziazmi dhe vendosmëria e pjesëmarrëseve duket e palëkundur.

studd

studd2


Send this to a friend