VOAL

VOAL

Shpërthen valixhja pranë teatrit Skampa në Elbasan

Forcat xheniere kanë bërë shpërthimin e kontrolluar në valixhen e dyshimtë që u gjet pranë teatrit Skampa në rrugën “Qemal Stafa”.

Alarmi shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët u larguan menjëherë nga forcat e policisë, të cilët rrethuan zonën, pas një telefonate se në atë zonë kishte një pako të dyshimtë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse në valixhe kishe lëndë plasëse C4, që mendohet se do të shpërthente në mënyrë të telekomanduar nga personat që e kanë lënë pranë teatrit.

Bejtja: “Dëshira e pazakontë e Ramës, që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje”

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja duket komentuar deklaratat e Edi Ramës për negociatat me liderin e opozitës Lulzim Basha, tha se ka zbuluar dëshirën që ka për zgjedhje pa opozitën.

 

Postimi i Andi Bejtes në Facebook:

Nuk e kishim parë ndonjëherë këtë …

Pa i hyrë fare historisë kush ka palë ka të drejtë në këtë histori: A ka të drejtë Kryeministri apo ka të drejtë Kryeopozitari, a ka faj njeri apo kanë faj të dy, sot pamë diçka që nuk e kemi parë ndonjëherë në politikë, apo në të ashtëquajturën diplomaci e negociatave:

Kryeministri thotë një jave pas negociatave të para serioze, se palës tjetër që kemi në negocim, nuk mund t’i bëjmë aq shumë lëshime, sa i bëmë një javë më parë.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë, thyen çdo shkolle politike Europiane, Amerikane apo dhe Ruse. Me kalimin e orëve, kohës, çdo palë lëshon gjithmonë e më shumë, e jo të rrudhet duke hequr ç’ka dhënë në negociata disa kohë më parë.

Kjo është e pazakonte, ç’ka mund të fshehë dhe një dëshirë të pazakonte, ç’ka mund të jetë që me të vërtetë për një dy apo njëmijë arsye të palexuara mirë Kryeministri nuk është dhe aq i interesuar që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.

E paça gabim!

Pas dështimit të negociatave me Bashën, Rama takon ambasadorët

Pas dështimit të negociatave më kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takimin me ambasadorët në Kryeministri.

Ndersa pak me pare kryeministri Rama ishte i pranishem ne nje takim me kandidatet per deputete ne PS per zgjedhjet e 18 Qershorit. Në prezantimin e kandidatëve, Rama tha: S’negociohet 18 qershori.

Takimi i Rames me kandidatet

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatë dhe deputetë. Ky takim erdhi menjehere pas takimit qe kryeministri pati me kryedemokratin Basha dhe Presidentin Nishani. Ai mësohet se ndodhet në restorant “Xibraku” ku do të prezantoje zyrtarisht kandidatët.

Nga ana tjetër behët e ditur se në takim janë edhe deputetet që janë lënë jashtë listës se PS-së, per zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

“Pjesëmarrje masive, nuk na duhen vota që nuk janë tonat. Pjesëmarrje masive për një proces të pastër zgjedhor. PS nuk do të lejojë asnjë abuzim. Duhen zgjedhur komisionarë perfekt, duhen standarde të larta. Vjen apo nuk vjen PD ne duhet te jemi njolloj te motivuar. ” tha Rama.

Pas mbledhjes urgjente me aleatët për ofertën e Ramës, ja ku shkoi Basha

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente me aleatët e PD-së, pak pasi doli nga takimi me Ramën dhe presidentin Nishani. Takimi perfundoi pas 90 minutash, rreth ores 15:55 dhe ‘Panorama’ mesoi se Basha me pas ka takuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Ne takimin me aleatet thuhet se u diskutua oferta qe ka shtruar ne tryezen e negociatave kreu i qeverise. Burimet thane se pritet nje takim i dyte mes dy lidereve politikë.

Teksa presidenca njoftoi se Nishani “vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”.

Manjani – Bashës: Hiq alibinë që përdoret si njollë mbi PD-në

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dhënë një këshillë kreut të PD-së, Lulzim Basha pas takimit që ai pati me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Basha duhet të votojë Vettingun, sepse sipas tij shpëton dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Një këshillë për z. Basha: votoje vetting-un të shpëtojnë zgjedhjet e lira! Hiqe këtë alibi që përdoret padrejtësisht si njollë mbi PD!”, – shkruan Manjani.

Doshi pretendonte se Meta pagoi njerëz për ta vrarë, Prokuroria kërkon dëshminë e Metës, Berishës dhe Ramës (dokument)

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi

Gjykata e Larte çeli sot procesin gjyqësor në ngarkim të Tom Doshit, Durim Bamit dhe Mark Frrokut, sa i takon skenarit të Doshit që pretendonte se Ilir Meta kishte paguar njerëz për ta vrarë.

Prokuroria kerkoi pyetjen si deshmitarë te Ilir Metes, Sali Berishes, Edi Rames, Saimir Tahirit, Spartak Brahos etj.

Ndersa mbrojtja kerkoi dhe pyetjen e Kryeprokurorit Adriatik Llalla si deshmitar.

Gjykata per keto kerkesa do te shprehet me 17 maj.

Prokuroria kerkoi edhe zbardhjen e tabulateve te Monika Kryemadhit me Fation Skenderin dhe Spartak Brahos me kete te fundit.

Majko poston foto me kallashnikov: Më mirë marrëveshje pa nder se…

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko uron sot për një “marrëveshje “pa nder” se sa në një konflikt të “moralshëm”!.

Me anë të një postimi në rrjetin social FB, teksa ka postuar një foto me kallashnikov, e njerez mbi plumba që tentojnë marrëveshje, shkruan se ‘Kriza politike që po ndodh aktualisht duket të jetë ndër më të ultat që ka ndodhur në Shqipëri”.

Sipas tij, “Ajo po shoqërohet nga shfaqje groteske të trimërisë si frikë dhe frikës si trimëri…”

Bregu në mbledhjen e PD: Ky është gjenocid

Mbledhja e PD-së ditën e sotme është shoqëruar me debate. Pas kritikave të Bregut, Topallit dhe Selamit, kreu i PD-së e mblodhi grupin parlamentar me urgjencë.

“Panorama” mëson se çfarë ndodhi brenda në mbledhje. Fillimisht ka qenë Berisha që ka shkëmbyer batuta me Topallin.

“Antikonformiste ke qenë dhe antikonformiste mbete”, mësohet t’i ketë thënë Berisha Topallit për kritikat e saj ndaj lidershipit të PD-së.

Më pas, Patozi ka dalë kundër bojkotit të zgjedhjeve. “Nuk mundemi që ne që jemi 10 veta këtu të vendosim nëse do të votojnë ose jo 600 mijë shqiptarë”, ka thënë Patozi.

Pak më e ashpër ka qenë Bregu: “T’u mohosh të drejtën e votës 600 mijë shqiptarëve është gjenocid”, ka thënë ajo.

Bogdani: Ja sa deputetë marrim, nëse futemi në zgjedhje

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, ku pjesë e diskutimeve përmes një videokonference u bënë edhe ndërkombëtarët.

Gjatës kësaj mbledhje mësohet se ka folur edhe deputeti Gert Bogdani, ku ka lexuar një mesazh që i kishte dërguar një qytetar.

“Nëpërmjet sms-së një qytetar më thoshte se nëse PD do të hyjë në zgjedhje do të marrin pesëdhjetë vende, por do të humbnin qytetarët”, ka thënë Bogdani.

Mbledhja në PD – Berisha- Topallit: E deklasuar ishe, e deklasuar mbete

E ndërsa Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike po zhvillon një mbledhje mjaft të rëndësishme ku po flitet lidhur me situatën politike në vend, mësohet se nga atje nuk kanë munguar batutat mes ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetes Jozefina Topalli.

Berisha i është drejtuar me një gjuhë ironike Topallit duke i thëne se ‘e deklasuar ishe, e deklasuar mbete”. Kujtojmë që thumbimet e Berishës në drejtim të Topallit vijnë në një moment kur kjo e fundit një ditë më parë ka kritikuar lidershipin e PD-së.

Dje e kontaktuar nga “Panorama Online”, Topalli u shpreh se kishte bërë disa herë kërkesë që të mblidhej grupi parlamentarë i kësaj force politike, me qëllim që të diskutohej situatë në të cilën ajo ndodhej dhe te flitej per zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ja si i vërsulen gratë e PD-së Majlinda Bregut

Pavarësisht se ka qenë vetë Lulzim Basha që u ka kërkuar demokratëve të mos sulmojnë Majlinda Bregun, Jozefina Topallin dhe Eduard Selamin, për shkak të kritikave të tyre, një e tillë duket se nuk ka ndodhur.

Disa orë më parë deputetja e PD-së Bregu shkroi në një postim në rrjetin social, një falënderim për të gjithë ata që e mbështetën në pozicionin e saj se PD do duhej të hynte në zgjedhje. Bregu shkruante se ndjente keqardhje për këdo nga ata që nuk kishin lënë llaf pathënë e fyerje pa bërë për personin e saj.

Pikërisht për këtë, deputetja Arbjola Halimi, ka bërë një status të shkurtër, ku i shpjegon Bregut sesi të shkruajë (atë që është një shprehje) në gjuhën letrare.

“Për korrigjim. Ne gjuhe letrare nuk citohet ‘llaf pa thënë’ por ‘fjalë pa thënë’ ku fjala fjale është në shumës”, shkruan Halimi.

Disa minuta më pas edhe një tjetër figurë e PD-së, koordinatorja Silvi Bardhi ka kritikuar Bregun, duke thënë se Partia Demokratike nuk ka nnevojë për këshilltarë part- time.

Sulmet ndaj Majlinda Bregut nisën ditën e djeshme, kohë kur ajo përmes një statusi në rrjetin e saj social tha hapur se është kundër vendimit të PD-së për të mos hyrë në zgjedhje. Bregu ngrinte shqetësimin se vendimi ishte marrë pa miratimin e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, madje se Basha me politikën e tij e ka futur PD-në një kurs të hapur përplasje me ndërkombëtarët./Gazeta Express

Gjykata urdhëron bllokimin e Hidrocentralit mbi Vjosë

Gjykata Administrative vendosi sot ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit mbi Lumin Vjosë pas kërkesës së një komuniteti banorësh të zonës së Mallkastrës, në Jug të Shqipërisë dhe aktivizimit të disa organizatave mjedisore vendase dhe të huaja.

Sipas gjykatës ndërtimi i Hidrocentralit të Poçemit ndikon negativisht në mjedisin dhe jetën e banorëve të fshatit Kutë dhe zonës përreth dhe zbatimi i projektit nuk duhet të bëhet.

Gjatë hetimit gjyqësor është vërejtur se nuk është respektuar praktika ligjore mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të projektit dhe përjashtimi i publikut nga proceset e detyrueshme ligjore të këshillimit dhe diskutimit të projektit. Qeveria mori Korrikun e vitit 2015 një vendim mbi Hidrocentralin e Poçemit për të pranuar një koncesion 35-vjeçar të pakërkuar nga një kompani turke duke i akorduar asaj 8 pikë bonus në tenderin që u zhvillua më vonë.

Hidrocentrali i Poçemit është pjesë e një programi teknik që synonte të shfrytëzonte kaskadën e lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Kaskada e Vjosës sipas projektit të hartuar para viteve nëntëdhjetë lejonte ndërtimin e nëntë hidrocentraleve nga kufiri 350 metra mbi nivelin e detit ku Vjosa hyn në territorin e Shqipërisë deri në kuotën 9 metra mbi det pranë Selenicës në rajonin e Vlorës.

Projekti fillestar i Hidrocentralit të Poçem parashikonte fuqi të instaluar prej 50 MW dhe prodhim vjetor prej 200 milionë kWh. Një tjetër Hidrocentral mbi Lumin Vjosë, ai i Kalivacit në rrethin e Tepelenës është braktisur nga punimet ndërtuese pas problemeve të Kompanisë që kishte fituar koncesionin.

Dhjetëra koncesione Hidrocentralesh, burim konflikti me komunitetet vendore

Pak kohë më parë Grupimi joqeveritar i disa organizatave mjedisore në Shqipëri “Të mbrojmë lumenjtë” kërkoi miratimin e një Moratoriumi 3 vjeçar të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të Hidrocentraleve në të gjithë territorin e vendit. Grupimi vëren se “përgjatë viteve 2002-2016 janë identifikuar 183 marrëveshje koncesionare të firmosura nga qeveritë shqiptare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve.

Sipas Grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” rreth 117 Hidrocentrale janë në punë të licencuar nga ERE,43 të tjera janë në ndërtim dhe 364 Hidrocentrale janë të planifikuara nga Ministria e Energjisë, por nuk kanë filluar akoma të ndërtohen.

Krahas rrezikut për të dëmtuar mjedisin në mënyrë të pakthyeshme duke shkaktuar prishjen e peizazhit, habitateve dhe biodiversitetit, ndryshimin e regjimit të rrjedhës ujore dhe përmbytje, hidrocentralet në shumicën e tyre ndodhen në zona me ndjeshmëri të lartë mjedisore dhe sociale, në zona të mbrojtura natyrore dhe në toka të banuara. Ndërtimi i Hidrocentralev ka shkaktuar debate, kundërshtime, konflikte, protesta dhe padi në lidhje me dëmet.

Reagime të forta kohëte fundit ka pasur për ndërtimin e Hidrocentralit të Poçemit në Lumin e Vjosës ku banorët e kanë dërguar cështjen në gjykatë. Disa HEC-e në Parkun Kombëtar të Lumit të Valbonës dhe Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë po ashtu janë kundërshtuar fuqishëm nga komunitetet e banorëve. Në një studim mbi “Rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri” të kryer nga disa organizata aktive mjedisore, janë evidentuar të paktën 18 raste konfliktesh të lidhura me hidrocentralet gjatë periudhës 2012-2016.

Në 18 rastet e evidentuara janë raportuar 6 viktima të lidhura ngushtë me projektet e hidrocentraleve (tre viktima nga aksidente në punë, një viktimë nga konflikti i lindur nga ndërtimi HEC-it, një i plagosur dhe 1 tentativë vrasje). Studimi i Grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” vlerëson se “në asnjë nga rastet konfliktuale të identifikuara, palët nuk kanë arritur në marrëveshje zyrtare bashkëpunimi për shkak të protestave apo kundërshtive nga banorët vendas”.

“Transformimi apo përvetësimi i territorit dhe ekosistemit nga përdorues të rinj (shoqëritë koncesionare energjetike) i kanë zhvendosur dhe iu kanë hequr të drejtën tradicionale të përdorimit të ujit dhe kanë kërcënuar shtresa të ndryshme të shoqërisë”, thuhet në studimin e sapo publikuar. Sipas studimit “rreth 52% të intervistuarve deklarojnë se komunitetet vendore/fermerët dhe fshatarët janë grupi më i prekur”. “Në 67% të rasteve, reagimi ka nisur pasi makineritë kishin filluar gërmimet në vend”, vlerëson studimi.

Pak kohë më parë me reagimet kundërshtuese të grupeve komuniatre u bashkuan edhe drejtuesit në 5 Bashkitë në Jug të Shqipërisë. Përmes një letre për autoritetet e larta të shtetit ata kundërshtuan planet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e Hidrocentraleve në Luginën e Lumit “Vjosa”. za

Jozefina Topalli: Prej disa javësh kërkoj mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së

Disa nga politikanët e Partisë Demokratike po kritikojnë publikisht kryetarin e partisë, Lulzim Basha, për qëndrimet që po mbahen ndaj zgjedhjeve parlamentare të radhës.

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, deklaroi se ka kërkuar “prej disa javësh mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për të diskutuar se “çfarë do të bëhet me pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për kostot e bojkotit që PD ka vendosur në raport me zgjedhjet”.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, shkroi në rrjetet sociale se kryetari i PD, Lulzim Basha, duhet të heqë dorë nga vendimi për të mos e futur partinë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“PD ka lindur si një parti me vokacion perëndimor. Ajo nuk u largua nga zgjedhjet as në 1997, as nuk u pajtua me bojkotin, që dikur bënte Edi Rama as me bllokimin që partia e tij u bënte rrugëve” – tha zonja Bregu.

“Sot nuk mund të hesht më, sepse edhe ata që kurrë nuk na kanë lënë vetëm më parë, nga presidenti Daul dhe deri te i fundit në PPE më thonë prej disa ditësh që nuk na ndihmojnë më, sepse “ju nuk doni të ndihmoni veten. Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje dhe të jetë në parlament, dhe të votojmë për reformën në drejtësi dhe ato që duhen për zgjedhjet” – theksoi ajo.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha më herët në një fjalim pranë tendës së protesës në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” se kryeministri Rama kërkon të kapë zgjedhjet me çdo kusht, dhe se zgjedhjet e lira janë e vetmja pengesë para zotit Rama për të ruajtur pozicionin e tij dhe klientëve të tij.

“Kjo betejë për të ndalur me çdo kusht zgjedhjet e lira dhe të ndershme, para se të jetë një betejë politike për rilindjen, për Edi Ramën është një betejë ekonomike, për të ruajtur kontrollin mbi të ardhurat, mbi buxhetin, mbi tenderat, mbi koncensionet, mbi pasuritë e shqiptarëve. Ndaj mosbindja civile do të shtrihet në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo fshat për të kulmuar në 18 qershor ku shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që i takon dhe iu takon vetëm atyre dhe kurrë krimit, drogës dhe qeverisë së lidhur me ta”, – tha zoti Basha.

Genc Pollo – Eduard Selamit: Gjallë qenke ti, o zombie digjital?

Reagimi i pare nga rradhet e PD, per komentet e Eduard Selamit, i cili ka leshuar akuza dhe kritika te forta ne drejtim te liderit te partise, Lulzim Basha, eshte i forte. Ai vjen nga Genc Pollo, i cili shkruan ne nje status ne rrjetet sociale pas deklaratave te deputetit Selami ne nje interviste per “VOA”, se kishte kohe te gjate pa e degjuar ate.

Statusi:

Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital?

Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo shkruan se vendimi për të mos hyrë në zgjedhje është marrë pa u konsultuar me grupin parlamentar dhe strukturat drejtuese si dhe dëmton partinë.

Reagimi i plotë i Bregut:

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë. Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij. Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar. Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret! Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull?

Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?! Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht! Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë! Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte.

Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje. E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu. Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”  Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi! Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe!

Korea e Veriut i dërgon mesazh urimi Ilir Metës

Voal.ch shkruan se Koreja e Veriut, vendi më diktatorial në Botë, me të cilin po përballen sot SHBA dhe Perëndimin i ka dërguar urime Ilir Metës pasi u zgjodh president i Shqipërisë.

Sipas agjensisë zyrtare të lajmeve të Koresë të Veriut (KCNA – Official North Korean News Agency), Kim Yong Nam, nr 2 pas Kim Jong Un-i që është kryetari i Presidiumit të të Asamblesë Supreme të Popullit të djelën që shkoi i dërgoi një mesazh urimi Ilir Rexhep Metës për zgjedhjen e tij si president i Shqipërisë.

Kim Yong Nam në mesazhin që i dërgonte Ilir Metës i dëshironte presidentit të zgjedhur sukses në punën e tij për prosperitetin e vendit, duke shprehur besimin se marrëdhëniet e gjata të
miqësisë mes dy vendeve do të zgjerohen në terma të mirë në interesat e dy popujve.

 

Humbëm pluralizmin politik! Nga Artan Fuga

Fituam Presidentin por humbëm pluralizimin politik!
———————-

Presidenti i Republikës u votua nga mazhoranca, por kriza institucionale vazhdon të thellohet me ritme edhe më galopante.

Kështu e ka politika kur ka mbaruar. Kujton se zgjidh një krizë duke prodhuar edhe farën e një krize edhe më të madhe në të ardhmen.

Për të përballur një krizë në rrugë dhe në votimet e ardhshme, u prodhua edhe fara dhe farsa e një krize institucionale edhe më të fortë, edhe më radikale, edhe më tronditëse e me pasoja të pallogaritshme në të ardhmen që nuk dihet ku do të na çojë poqese nuk shihet drejt e në sy.

Ditë të zeza e presin institucionalisht shtetin shqiptar.

Maqedonia ka konflikt, por ama është konflikt mes grupimeve politike që ekzistojnë dhe rivalizojnë lirisht në hapësirën institucionale.

Turqisë i marrim të keqen ne sepse atje ka opozitë, media të pavarura që luftojnë me autoritarizmin, ka ligj.

Shqipëria është shumë më keq. Ne deri tani kishim pluralizëm politik, ndërkaq nuk kemi pasur kurrë shtet të së drejtës.

Tani nuk kemi më as pluralizëm politik.

Nuk na jepen as mundësia të festojmë sepse morëm presidentin e ri, por humbën tërësisht pluralizimin politik.

Ironia cinike ku u arrit të thuhet që Presidenti i ri përfaqëson edhe opozitën sepse as në PD nuk gjendet një person që ta përfaqësojë atë më mirë, nuk e zgjidh çështjen!!!

Loja e fjalëve zëvëndësoi imagjinatën e shëndoshë politike.
Nuk kemi cfarë t’i bëjmë realitetit, e zëvendësojmë me lojë bajate fjalësh.

Ne jemi tanimë politikisht dhe institucionalisht krejt të papërcaktuar.

Jemi shtet pa model.
Pa emër institucional. As pluralizëm politik, as anarki e plotë, as diktaturë tërësore, as autoritarizëm, aristokraci jo e jo, demokraci është të fyesh emrin e përdorur kur mendon se çfarë pushteti kemi.

Me një fjalë jemi në një model shteti të pathënë, pa emër, të papërcaktuar, në çekuilibër, si rezultat i gjithë historisë sonë të gabuar institucionale në këta njëqind vjet, i një klase politike që nuk pati pjekurinë të mendojë për kombin, përtej interesave të vockla meskine të vetëpasurimit, si pasojë e një qytetari që më mirë merr këmbët në kokë dhe ikën në Gjermani a në Askundland sesa lufton dhe rreziston në atdhe, si pasojë e rivaliteteve gjeopolitike botërore që kalojnë këtu mes përmes Lanës që ende vjen era fekale, si pasojë e mungesës së traditave politike qytetare, dhe e modelit të munguar të biznesmenit që nuk është sipërmarrës, pra nuk është marrës – përsipër.

Shqipëria jetime, përtej një retorike paternaliste dhe nacionaliste që fsheh braktisjen totale të saj.

Kulturën e kanë lënë në dorë të atyre që e rrjepin me tendera dhe ja u lënë në dorë lopëve që mbushin vendet arkeologjike dhe monumentale me bajga që i nxjerrin sa nga poshtë sa nga lart.

Arsimi mos o Zot, nxënës që i kanë lënë në mënyrë kriminale në duart e administratorëve injorantë.

Ekonominë dhe financën e bëjnë të paaftë që falimenntojnë bankat kombëtare, i vjedhin, i kërdisin paratë tona pa krijuar vlerë.

Mbaroi edhe pluralizimi politik.

Jemi në ASKUNDLAND!
Në ajër.
Të trullosur nga kanabisi si bletët që nuk kthehen më në fole. Të errësuar nga sytë si lakuriqtë e natës.
Të budallallepsur nga propaganda bajate e llafazanëve që mbushin xhepat duke boshatisur kokat e shqiptarëve.

Presidentin mazhorrranca! Ta gëzojë!
Kryeministrin mazhorranca! Marrtë nga ditët tona!
Kryetarin e Kuvendit që Kuvend i thënçin si është katandisur, mazhorrranca. E paçim me jetë kur ta kemi!
Gjyqtarët do t’i emërojë mazhorrrranca! Hë më të lumtë jo!
Mediat. Mazhorrranca që i censuron nga Bashkia te Qeveria. Rrofshin sa malet!
Bashkitë. Përsëri mazhorrranca. Na marrtë të keqen armiku na martë!
Po administratën? Militantët e mazhorrrancës mbushur. Mbushur zyrat e shtetit dhe të bashkive me militantë të forumeve rinore partiake.
Cfarë do bëhesh kur të rritesh?
Antar partie mo!
Gëzuar Baftjar!
Avokatin e popullit? Pse populli do ta ketë? Mazhorranca përsëri.

Drejtorin e kopshtit zoologjik?
Mazhorranca!
Rojen e pallatit?
Mazhorranca.
Gjobavënësin e veturave parkuar keq në buzëtrotuare? Mazhorranca mo, pse kush?
Pastruesit e rrugëve?
Sigurisht mazhorranca.
Kush jep tenderat?
Mazhorrranca!
Po shkencën kush e bën?
Mazhorranca!

Ne jemi në askund dhe po shkojmë drejt murit.
Po populli?
Celsat e kashtës! Dashke sovranitet për qytetarin. Populist!
Celsat e kashtës dhe asistencën mujore!

Zëri i Amerikës pyet ministrin Bushati: Pse paguani para për lobim tek Trumpi kur jeni në qeveri?

Gjatë javëve të fundit, Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshje me një zyrë lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili po zhvillon një vizitë në SHBA, është pyetur nga Zëri i Amerikës përse PS paguan për lobim tek administrata e Donald Trump, kur është në qeveri.

Zëri i Amerikës: Ju zoti ministër keni qenë gjatë administratës së re amerikane dy herë në Uashington. Pra keni kontakte dhe akses të konsiderueshëm, tek administrata amerikane. Megjithatë sikurse parti të tjera ajo Demokratike dhe LSI-ja edhe Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshje për të zhvilluar lobizëm në Shtetet e Bashkuara. Pse është e nevojshme kjo kur ju e keni tashmë këtë akses?

Ditmir Bushati: Kam përshtypjen që kjo është një praktikë që e ndjekin shumë parti në botë për të patur një përfaqësim më të mirë, për t’i kanalizuar pikëpamjet e tyre në Uashington, kur dihet që Uashigtoni është qendra kryesore e politikëbërjes sot për sot në botë. Përsa i përket raporteve të qeverisë shqiptare me atë amerikane mund të them që partneriteti strategjik ndërmjet nesh do të vijojë të thellohet dhe dua t’ju siguroj që në një të ardhme të afërt ne do të kemi zhvillime në këtë drejtim dhe kontakte në nivele më të larta me administratën e re amerikane.

DEMOKRATËT DHE OPOZITA E BASHKUAR DO TË ZBARKOJNË NE KAVAJË SI DIKUR ALEATËT NË NORMANDI ME OPERACIONIN “OVERLOT” – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Historia e Luftës së Dytë Botërore po përseritet në Shqipēri. Në Atdheun e perëndive Ilire, të perëndorëve të mëdhenj,Dioklicianit, Konstandinit Justinianit ,të kryezotëve të betejave, të Aleksandrit të Madh apo Lekës siç e thërrasin në gjuhën vllaznore dhe të thjeshtë shqiptarët, të Pirros dhe Gjergj Kastriotit.

Atdheun e engjëllit qē pushtoj qiejt Shenjtorës Nanë Terezës po përplasen dy botë.

Ashtu siç zbarkuan miliona ushtarë në Normandi të Francēs për të çliruar Evropën nga tirania e Hitlerit, sot pas shtatë dekadash nga ajo ngjarje madhështore e historisë, në Shqipërinë e vogël, por fisnike dhe liridashëse qindra- mijra shqiptarë të rreshtuar nën flamurin kombëtar, të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të zbarkojnë triumfalisht nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë duke filluar me 7 Maj në Kavajë për të çliruar Atdheun e tyre nga karrikatura më e shëmtuar e Hitlerit Edi Rama.

Ky referendum popullor që do të ngadhnjejë më 7 maj në Kavajë në vendin simbol të demokracisë është sinjifikativ për faktin se na ndan vetëm dy ditë nga 9 Maji kur mbarē bota kremton çdo vit fitoren mbi fashizmin.

Aristoteli i madh na ka lanë një maksimë: Do ta them të vërtetën troç edhe sikur të gjithë të jenē kundër sajë sepse shpejt të gjithë do ta përqafojnë këtë të vërtet. E kam mik Platonin, por më shumë tē vërtetën, shprehej filozofi i madh. E vërteta më bën të lire, na thotë Seneka.
U mbushën dy muaj në çadrën e lirisë që Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e udhëhequr nga korifeu i saj Lulzim Basha po shpalosin një të vërtet të madhe e shumë dimensionale por dhe të dhimbshme tashmē të mbështetur masivisht nga populli shqiptar që e demonstroj me marshimin solemn në sheshin Skënderbej.

Njëzeri, në mënyrë unanime i tha Edi Ramës: Boll më, ik.

Mbi 60 ditë në Shtëpinë e Lirisë po përplasen dy botē, e Ardhmja me të Ahkuaren, Vyrtyti me Vesin, Demokracia me Autokracinë , Republika e Re, që po vjen, me Republikēn e Vjetër – që po jep shpirt.

Qëndrestarët e paepur në Protestën më të gjatë në histori po kërkojnë të vendosur të mbjellin e të konsolidojnë institucionin e votës së lirë, si gurthemel të Republikës së Re.

Kjo kauzë e shtrenjtë dhe e shenjtë e opozitës së mbështetur nga shumica e shqiptarëve do të kurorëzohet me çdo çmim.

Teksa po shkruaj këtë opinion mu kujtua një letërkëmbim i baballarëve të kombit amerikan, Medisonit, Hamiltonit, Xhafersonit, dyqind e kusur vjet më pare: Jemi mbledhur një ansambël perëndishë që po projektojmë të ardhmen e Amerikës.

Pikërisht kjo Çadër sot ka një mision të shenjtë: të hedhë themelet e Republikës së Re nëpërmjet institucionalizimit një herë e përgjithmonë të votës së lirë.

Dhe kjo arrihet me njē Qeveri Teknike me mandat kushtetues që do të realizojë Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme me Shanse të Barabarta konkurimi para verdiktit të sovranit.

Mirepo në çastet e fundit të agonisë dhe të qëndresës së tij të çmendur Edi Rama zgjodhi të trumbetojë me propogandën e tij shurdhuese avokatinë e ministrit të Jashtëm gjerman me emrin biblik Gabriel dhe znj. Mogerini, përfaqsuesve të dy kombeve që nëpërmjet boshtit Romë-Berlin-Tokio, trekëndeshit të zi i shkaktuan botës 100.000 viktima në Luftën e Dytë Botërore.

Z. Gabriel dhe znj Mogerini, kombi i të cilës Italia bashkëjeton prej dekadash me mafjen më të organizuar, më të tmerrshme, më gjakatare në histori, na thanë dy fraza shkurt të padenja për dy kombe si Gjermania e Frederekut të Madh, Otos së Perendorisë së Shenjtë Romake, Bismarkut, arkitektit të realpolitikës, Italia e Garibaldit e Françesko Krispit me gjak shqiptar që sëbashku me Francën e Shumanit, djepin e revolucionit dhe filozofisë Liri- Barazi- Vllazri jenē trinia dhe lokomativa dhe shpresa e shtëpisë sonë të perbashkët: Bashkimi Evropian.

Ata me një gjuhë të akullt dhe arkaike sikur tē vinte nga epoka skllavopronare i thanë opozitës dhe popullit që i mbështet: Nuk ju kuptojmē çfarë doni! Dilni nga Çadra! Votoni ligjet që ju thotë Rama! Shkoni në zgjedhje se ne ju vëzhgojmē!

Pra shkurt dhe qartë varjani në qafë mëlçitë ujkut.

Zotëria i Berlinit dhe znj. e Romēs po t’i kishin thirrur kujtesës historike të kombeve të tyre nuk do të guxonin për t’u treguar aq arrogant, të njëanshëm dhe të paduruar, pa e dëgjuar akoma udhëheqesin e Opozitēs sē Bashkuar z. Lulzim Basha për të shprehur publikisht, pa asnjë sens diplomatik mirësjelljeje e respekti ndaj qytetarëve shqiptarë përkrahjen për z Rama.

Gabrieli e Mogerini mund të simpatizojnë personalisht z. Rama deri në marrëzi për ekstravagancën e tij, për biseksualitetin e tij politik dhe moral, për lukun e tij alla Versaçe, për ngjyrat e ndezura të këmishave e kostumeve, të kravatave ylberore të blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ta simpatizojnë edhe për të gjitha të zezat që i ka sjellur me qeverisjen e tij autokratike, plutokratike duke institucionalizuar krimin në pushtet.

E theksoj deri këtu është çështje simpatie personale.

Por kur ke veshur kostumin e ministrit të Jashtëm Gjerman dhe fundin e Komisioneres për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian. Ështe e papranueshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Gjermaninë dhe Italinë dy kombe mike të sotme, por dhe dy shtete pushtuese të Shqipërisë jo më larg së 70 vjet.

Ata duhet të dinë mirë vuajtjen e popullit shqiptarë nga Hitleri dhe Musolini.

Duhet të mendojnë se shqiptarët kanë përjetuar diktaturën më të egër në Evropë dhe se pjesë e makinerisë shtypëse e pushkatuese ka qenë babai dhe daja i Edi Ramës.

Shqiptarët janë krenarë që në luftën e dytë botërore çliruan Atdheun e tyre nga baballarët e gjyshët e Gabrielit dhe Mogerinit dhe u rreshtuan me fitimtarët.

Ajo ishte një betejë patriotike e një kombi të lashtë e fisnik frytet e të cilës i korrën dhe shijuan me të pabesë diktatori Hoxha dhe kori i korbave, oborrtarë të tij vampirë ku babai dhe daja i Edi Ramës ishin violina të para.

Biri kombit Gjerman dhe bija e kombit Italian që i dhanë botës kaq shumë gjeni por dhe idologjitë e shtetit nazist dhe fashist, koktejn më të hidhur në historinë e njerzimit na thanë troç: Nënshtrohuni!

Braktisni shtëpinë e lirisë, ëndrrën për një Republikë të Re të dalë nga vota e lirë. Ëndrrën për njē Shqipëri pa drogē, për një parlament pa bandit. Braktisni ëndrrën për një drejtësi të pavarur dhe shkoni urtë e butē si delet në vathë se bariu juaj do të jetë prapë Edi Rama.

Benjaminët e Ramës harrojnë se problemi i PD-së e Opozitës së Bashkuar nuk është thjesht Edi Rama, por filozofija e tij sunduese gjenetike.Të ishte vetëm i atij do ja kishte mbathur me kohë pa u menduar dy herë.

Qeveria e tij është një bandē mafjoze dhe Rama është thjesht kryetari i kupolës dhe po të ikë ai në vend të tij kurorëzohet kapoja i ri.

PD dhe Opozita e Bashkuar duan ta shkulin të keqen nga rrënja e kjo bëhet duke largur Ramën bashkë me bandën e tij kriminale në parlamentin e drejtuar nga Ponc Pilati Ilir Meta bashkëfajtorë njësoj me Ramën.

Opozita kërkon çlirimin e shtetit, parlamentit qeverisë,pushtetit vendor, shërbimit diplomatik, medias nga krimi dhe sigurimi i shtetit tentakulat e të cilëve e kanë mbërthyer prej 26 vjetësh shtetin e sē drejtës për tē cilin kemi ëndërruar.

Në Shqipëri thonë çudia më e madhe zgjat tre ditë. Gabrieli dhe Mogerini erdhën bënë detyrën ndaj mikut të tyre që është në grahmat e fundit në reanimacionin e spitalit të politikës i dhanë oksigjenin e fundit.

Tani është radha e shqiptarëve të ja heqin qesen e fundit të këtij oksigjeni që i sollën miqtë e tij të paguar dhe ta varrosin politikisht Ramën por bashkë me tē dhe dhimbjen tonë që na shkaktoj me vaje e kuje sipas traditēs së lashtë.

Shqiptarët e kanë zgjedh rrugën dhe prijësin e tyre z Lulzim Basha, simbol i Shqipërisë Evropiane që u ba barrikada e pakapërcyeshme e Ramës dhe kmerëve të kuq . Basha do të jetē gjenerali i operacionit të Ri “Overlot”.

Qindra- mijra shqiptarë do të vërshojnë në sheshet e Shqipërisë duke filluar nga Kavaja ashtu siç zbarkuan aleatët perëndimorë nē brigjet e Normandisë të udhëhequr nga Ajzenaueri i madh.

Shqiptarët janë tē vendosur të çlirojnë Atdheun e tyre nga njeriu bunkier Edi Rama e banda e tij politike.

Ju shpresoni se do ju mbështesë Evropa dhe se do të arrini një fitore si tē Pirros por ne nuk do ta lejojmë z Rama.

Me 18 qershor nuk do tē ketë zgjedhje me ju kryeministër.

Ky është pakti i shenjtë i besëlidhur mes popullit opozitarë tashmë shumicë dhe z Lulzim Basha të cilët kanë vendosur e janë betuar para familjes, flamurit , e vetë Zotit për ti dalë zot Atdheut lirisë dhe demokracisë.

Evropa që mendon Rama se e ka aleatë dhe do ta shpëtojë nga gremina është Evropë sipas modelit made in Rama ekziston vetëm në fantazinë e tij haluçinante.

Evropa e vërtet e që ne kemi parë është krejt ndryshe; Ministri i Financave të Francës dha dorëheqje sepse nuk justifikon dot një apartament me dy dhoma.

Ministri i brendshëm belg dha dorëheqje sepse një protestuese vdiq në duart e policisë nē demostratë, një minister transporti dha dorëheqje se u shemb një urë.

Kurse ju për një mandat katër vjeçarë keni shkatërruar shtetin e së drejtës, institucionet publike, policinë, arsimin shëndetsinë keni kthyer institucionet e shtetit inkubatorë krimi e laboratorē droge.

Si llupës i pangopur i pushtetit kërkon të blesh edhe fjalën e lirë, mediat e shkruara dhe vizive, portalet, diplomatët e korruptuar madje edhe zgjedhjet.

Por lideri i opozitës nē emër të ansamblit opozitar e të popullit shumicë që e mbështet e ka deklaruar solemnisht kurrrë nuk do të ndodhë.

Përpjekja juaj e dëshpēruar për tē rezistuar me çdo çmim edhe se tashmē edhe ti e ke tē qartë fundin politik na kujton Hitlerin në pranverēn e vitit 1946 kur ai i shpartalluar nga të gjitha frontet shpresonte ta shpëtonte mrekullia e Zotit.

Para disa ditësh ju na thatē Opozita ështē e lirë të vrasë vehten.

Ne po të themi je i lirë si Hitleri të zgjedhësh fundin tënd. Rama ik.

Tani nuk të shpëton as Zoti. Për Gabrielin dhe Mogerinin nuk bëhet fjalë.

Rama: S’ka kompromis për Vettingun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale një statusi të mëhershëm të Lulzim Bashës në lidhje me Vettingun.

“Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të Parlamentit të ri”, shkruan Rama.

“Ne do të vazhdojmë me bukë dhe Çadra e Frikës nga Drejtësia le të vazhdojë me gurë. Durimi ynë do të soset vetëm kur të soset kufiri i fundëm i mundësisë për të hyrë të gjithë në zgjedhje. Domethënë deri ditën dhe orën e paraqitjes së emrave të skuadrave për betejën e 18 qershorit”, shton më tej Kryeministri, shkruan TCH.

“Nëse Lulëzimi dhe Çadra e Frikës nga drejtësia, mund ta vonojnë plotësimin e komisioneve të Vetingut dhe nisjen e punës së tyre, duke mos u paraqitur në punë deri në ditën e fundit të këtij Kuvendi, dita e parë e Kuvendit të Ri do të shënojë edhe fundin e kësaj pengmarrjeje të turpshme të drejtësisë!”, përfundon reagimi i Kryeministrit.

Kokëdhima: “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike

“Zgjidhja” do të kthehet në parti politike. Duke folur përpara anëtarëve të PS-së dhe mbështetësve të lëvizjes ‘Zgjidhja” në Lushnjë, drejtuesi i lëvizjes Koço Kokëdhima, u shpreh se Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të lëvizjes “Zgjidhja”.

“Deri në datën 29 prill ne do marrim vendimet. “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike. Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të “Zgjidhjes”.

Kokëdhima investoi gati 20 vjet pasuritë dhe gjithçka kishte për të mirën dhe bashkimin e të majtës, për fuqizimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste. Rama po e përçan përfundimisht PS-në, ndërsa unë lufova deri në fund për ta mbajtur atë të bashkuar. Historia do ta gjykojë Ramën si problemin dhe mua si zgjidhjen për të majtën dhe për Shqipërinë”-u shpreh Kokëdhima, i cili nisi në nëntorin e kaluar lëvizjen brenda PS-së për demokratizimin, shumimin dhe modernizimin e saj.

Kokëdhima u shpreh se lëvizja “Zgjidhja” i ofroi Ramës bashkëpunim për të qëndruar në Partinë Socialiste dhe për të shkuar të bashkuar në zgjedhje, por të gjitha ftesave, ai ju përgjigj me refuzim dhe me gjuhën e tij të drunjtë e të drurit, siç ndodhi me shkarkimin e Sadrit Danajt dhe të dhjetëra mbështetësve të tjerë të lëvizjes “Zgjidhja”.

Fjala e plote e Koço Kokedhima ne Lushnje
Të gjithë e kemi ndjekur shkarkimin e Kryetarit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj. Ajo është një ngjarje e shëmtuar, e paligjëshme dhe plot manipulime. Opinioni publik do t’i mbajë mend sjelljet e Gjiknurit që përdori edhe badigardët për të dhunuar e mposhtur qëndresën e Sadritit ndaj një procesi të falsifikuar zgjedhor. Feruz Bashon e panë të gjithë me zë e me figurë kur e fshehu në kanotieren e tij votën e pavlefshme për ta zëvendësuar më pas me një votë tjetër të vlefshme.
Për ta bërë këtë maskaradë, Rama e emëroi Feruz Bashon drejtor të OSHEE-së. Ky emërim ishte në vazhdën e emërimeve skandaloze të Ramës në administratë. Unë si deputet punova 3 vite me Feruzin. Ai mbante detyrën e kryetarit të PS-së për qytetin e Sarandës. Meqenëse për shkak të reformës ai do ikte nga drejtimi i PS-së, ne e përfshimë në listën e këshilltarëve të bashkisë së Sarandës në zgjedhjet vendore të vitit 2015.
Në kohën e qeverisë “Nano”, Feruz Basho kishte punuar drejtor i Pyjores. Në Sarandë qarkullonin shumë legjenda për bëmat e Feruzit me keca e qengja. Unë i konsiderova këto legjenda dhe nuk lejova që Feruzi të emërohej drejtor. Negociova me një kompani private dhe rregullova një punë të mirëpaguar për Feruzin. Bashkëshortja e Feruzit punon përgjegjëse në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Sarandë, ndërkohë që vajza e tij u punësua në vitin 2015 në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë.
Feruzi nuk duhej vendosur në shtet ku punonin edhe dy pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, aq më shumë të vendosej drejtor OSHEE-je kur në gjithë jetën e tij ishtë marrë vetëm me kullota, me pyje, me dhi e me dhen.
Saranda nuk është një vend i humbur, është një vend ku ka specialistë e menaxherë të përgatitur edhe nga fusha e energjitikës. Por Ramës i duhej sjellja kamikaze e Feruzit për të falsifikuar procesin e votimit në Këshillin e Qarkut Vlorë dhe prandaj e vendosi drejtor në shtet. I bëj thirje prokurorisë së Vlorës të marrë të pandehur personat përgjegjës që manipuluan votimin për shkarkimin e Sadrit Danajt.
Sadrit Danaj u soll si shqiponjë. Ai, i vetëm, u përball për mbi 4 orë me një bandë pushtetarësh të skllavëruar dhe agresivë, servilë të kapur, frikacakë e pa personalitet. Sadriti tregoi një shembull frymëzues guximi e qytetarie për të gjithë popullin tonë të nëpërkëmbur. Të tillë janë anëtarët e Zgjidhjes. Ata nuk tremben, e marrin në sy rrezikun, nuk intimidohen, nuk thyhen dhe nuk tërhiqen përpara këtyre burracakëve të turpshëm të tiranisë së skamjes dhe korrupsionit. Zgjidhja është e vendosur për t’u ndeshur dhëmbë për dhëmbë me kundërshtarët dhe armiqtë e lirisë së popullit tonë, për të fituar mbi ata që kanë bërë e bëjnë gjithë këto vepra të rënda në dëm të interesave të popullit dhe të njerëzve tanë.
Unë dua ta siguroj Edi Ramën se nuk do t’i harrojmë asnjëherë dhe për asnjë çast arrogancën, brutalitetin dhe arbitraritetin që ushtroi paturpësisht mbi drejtuesit e “Zgjidhjes”, mbi Nertilën, Jolën, Irenën, Silvanën, Tedin, Arditin, Gjergjin, Brigelsin, Thomain, Klementinën, Marinelën, Eltonin, Sadritin e sa e sa të tjerë, të cilët i kërcënoi, i shantazhoi, i shpalli armiq të partisë, i shkarkoi nga funksionet dhe i pushoi nga puna. Këta janë luftëtarë të demokracisë. Këta kanë respekt për lirinë e tyre dhe për lirinë e popullit. Më kot përpiqen ta izolojnë “Zgjidhjen”. Ajo nuk izolohet. Mbështetësit e “Zgjidhjes” shtohen çdo ditë me qindra e me mijëra. Më kot përpiqen të na trembin. Ata e kanë lepurin në bark! Ata tremben nga idetë e “Zgjidhjes”! Dhe nuk e kanë gabim! Bëjnë mirë që tremben dhe tmerrohen nga platforma dhe shqiponjat e “Zgjidhjes”.
Në vitin 1991 në Shqipëri u vendos pluralizmi, por jo demokracia. Shqipëria nuk është një vend demokratik. Në këto 26 vite këtu është në fuqi partitokracia ose sundimi i kryetarëve. “Zgjidhja” do e shembë regjimin e partitokracisë! Do e shembë pushtetin e kryetarëve. Do të vendosë demokracinë dhe sundimin e popullit. “Zgjidhja” do të luftojë deri në fund për pastrimin e zgjedhjeve. Në këtë vend kryetarët nuk do të munden më të vjedhin, trafikojnë apo blejnë votat tona! Nuk do të jetë më si tani kur populli voton dhe kryetarët numërojnë votat. “Zgjidhja” do t’i reformojë partitë politike. Edhe Partinë Socialiste. Nuk do jetë më si tani që populli voton, kryetari zgjedh! Do t’ia marrim pushtetin abuziv kryetarit dhe do t’ua kthejmë socialistëve të bazës. Zgjidhja do ta rindërtojë të majtën në Shqipëri.
Janë këto motive të ndritura që i bëjnë anëtarët e “Zgjidhjes” që të jenë shqiponja! Shqiponjat e “Zgjidhjes” për lirinë e Shqipërisë. Shkurt, “Shqiponjat e Zgjidhjes”! Në solidaritet të thellë e të plotë me të gjithë shoqet dhe shokët tanë që janë goditur e persekutuar nga kjo qeveri, ju ftoj të bëjmë me duar simbolin e shqiponjës. Nderim e mirënjohje për Shqiponjat e Zgjidhjes! Shëmbulli i tyre na frymëzon, na trimëron dhe është një apel i fuqishëm për të gjithë të majtët dhe qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë, që të mos frikësohen nga brutaliteti dhe represioni i qeverisë.
Zgjidhja nuk do të ndalet. Bashkohuni me “Zgjidhjen”! I ftoj të gjithë burrat dhe gratë e këtij vendi, të rinjtë e të rejat e universiteteve, shkollave, qyteteve dhe fshatrave që të bashkohen me ‘Zgjidhjen” dhe ta përmbysim rregjimin dhe klasën politike të korruptuar të Shqipërisë, të pastrojmë përçudnimin dhe kalbëzimin e sistemit tonë politik dhe të vendosim një demokraci kushtetuese të denjë për popullin tonë. Këta që drejtojnë prej 25 vitesh, të majtët e të djathtët, janë kusarë dhe rrënjëdalë. Ne nuk trembemi nga askush dhe nga asgjë. Ta ngrejmë popullin në këmbë. Të bashkuar si një trup i vetëm me popullin tonë, me nevojat dhe idealet e tij do ta thyejmë në mes kastën sunduese të këtij tranzicioni!
Është shumë e qartë se lidershipi i PS-së ka likuiduar dhe eleminuar çdo liri mendimi, shprehjeje dhe demokracie të brendshme në parti. Ky lidership, mori nën kontroll dhe drejtim një parti politike të mirëfilltë, të organizuar dhe me hapësira për mendimin ndryshe dhe debatin. Mori partinë më të mirë në vend dhe e ktheu në një bashkësi parapolitike, në një parti ku mendon, flet dhe vendos vetëm kryetari, pa asgjë të përbashkët me partitë e majta europiane, përveç dorës që shtërngon trëndafilin te simboli i PS-së, e ktheu PS-në në një parti antidemokratike. Rama e ktheu partinë në një bandë të inkriminuar. Asnjë armik i të majtës shqiptare nuk do ta bënte më mirë se Rama një plan për shkatërrimin e partisë më të rëndësishme politike në vend, Partisë Socialiste.
Lidershipi i Partisë Socialiste përjashtoi nga funksionet, si të gjithë drejtuesit e tjerë të “Zgjidhjes”, edhe mua, sepse nuk dëshiron që të lejojë asnjë liri për mendimin ndryshe dhe debatin në parti. Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë në këtë derexhe Partia Socialiste.
Në emrin tuaj dhe të të gjithë anëtarëve të “Zgjidhjes”, në çdo fjalim u kam kujtuar drejtuesve të Partisë Socialiste se dora ime e bashkëpunimit qëndron e shtrirë. Këtë nuk e kemi bërë nga pozitat e të dobëtit. Nuk e kemi bërë as me hipokrizi. E kemi bërë me urtësi dhe sinqeritet për të ndihmuar përmirësimin e qeverisjes dhe Partinë Socialiste që të reformohej dhe të kapërcente situatën e rëndë në të cilën ndodhet.
Lidershipi i PS-së gjithmonë ka bërë të paditurin dhe ka thënë se nuk e di kush është apo ku është “Zgjidhja”. Nuk i ka parë akoma lidershipi i PS-së mijëra e mijëra, dhjetëra mijëra socialistët dhe qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë që mbushin sallat e mitingjet tona. Ai na përjashtoi pa asnjë procedurë, pa asnjë letër, duke na mbyllur dyert e forumeve të partisë brutalisht e forcërisht, me badigardët dhe të fortët e qeverisë.
Ne i ofruam atij bashkëpunim për të qëndruar në Partinë Socialistë dhe për të shkuar të bashkuar në zgjedhje. Në fund të marsit i propozuam një platformë për asamblenë dhe kongresin e jashtëzakonshëm që do t’i hapte rrugën demokratizimit dhe kohezionit të brendshëm të Partisë Socialiste. Edhe gjatë këtij muaji i kërkuam të pranojë “Zgjidhjen” dhe të diskutojmë në një kongres pune një plan të jashtëzakonshëm reagimi mbi situatën e brendshme, krizën politike dhe përmirësimit rrënjësor të qeverisjes së vendit.
Të gjitha ftesave tona, Edi Rama ju përgjigj me refuzim dhe me gjuhën e tij të drunjtë e të drurit, siç e patë edhe në shkarkimin e Sadrit Danajt, me motivacionin se: “ti Sadrit nuk i pëlqen kryetarit të partisë”!
Përgjigjia e fundit refuzuese e Ramës për “Zgjidhjen” vjen me vendimin e tij që kongresi i Partisë Socialiste i 29 prillit nuk do jetë një kongres pune, por një spektakël për sukseset e qeverisë! Ai i shkoi deri në fund planit të tij për të na likuiduar politikisht, për të na larguar nga PS-ja dhe për të mos na llogaritur se jemi gjallë. Por ne jemi këtu! Jemi në këmbë! Jemi të fortë e të vendosur, më të fortë se kurrë! Jemi në krah të socialistëve dhe qytetatëve të thjeshtë të Shqipërisë.
E ftoj për herë të fundit Edi Ramën të mos e përçajë edhe një herë Partinë Socialiste. Ai duhet ta dijë se kjo çarje do të jetë me pasoja për zgjedhjet e ardhshme. Me “Zgjidhjen” po bashkohen çdo ditë të gjithë socialistët e vërtetë, qytetarët e vendit që duan një Shqipëri normale dhe një qeverisje për popullin, ata që duan ministra dhe kryeministra të pjekur, të zotë, të aftë e me kontribute, me integritet, të përgjegjshëm, të ndershëm dhe punëtorë.
Me “Zgjidhjen” do bashkohen ata që duan që në këtë vend të marrë fund manipulimi dhe vjedhja e zgjedhjeve. Ata që duan që kandidatët për deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë, president apo kryeministra t’i zgjedhë populli dhe baza e partive përmes primareve mikse. Ata që duan që në Partinë Socialiste të mos ketë vend vetëm për kryetarin dhe servilët e tij, që në këtë parti përfaqësuesit të mos i emërojë kryetari, por t’i zgjedhë baza. Ata që duan që në këtë vend të respektohen e të jenë të shenjta liria e opinioneve dhe e shprehjes, liria e konkurencës në ekonomi dhe në politikë, liria e mediave, liritë politike e njerëzore.
Duke e përçarë Partinë Socialiste, Edi Rama do të jetë i humburi më i madh. Me “Zgjidhjen” po vjen baza e partisë, po vijnë ata që janë krenarë për trashëgiminë e ndritur të së majtës shqiptare, ata që kanë respekt e nderim për luftën Nacional-Çlirimtare, për heronjtë, dëshmorët, familjet e dëshmorëve dhe veteranët e kësaj lufte, ata që janë krenarë për veteranët e rindërtimit të vendit të dalë nga lufta, për ish-ushtarakët dhe mbrojtësit e atdheut tonë në dekadat e shkuara.
Me Partinë Socialiste të Udhëheqjes do të mbeten vetëm klientët e pushtetit, të paaftët që kanë zënë vende e poste me lekë, me tarafe e pa meritë, të punësuarit e kryeministrit dhe ata që janë katapultuar në PS, por që nuk kanë asnjë lidhje me të majtën, të korruptuarit dhe bosët e hashashit. Ndërkohë është e qartë për të gjithë se “Zgjidhja” bëri gjithçka kishte në dorë për të mos u shkëputur nga PS-ja. Rama nuk na la asnjë shteg tjetër veçse të shkëputemi nga PS-ja. Çdo shqiptar dhe çdo i majtë e di shumë mirë se Edi Rama po e përçan Partinë Socialiste dhe po e detyron “Zgjidhjen” të shkëputet nga Partia Socialiste.
Deri në datën 29 prill ne do marrim vendimet. “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike. Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të “Zgjidhjes”. Kokëdhima investoi gati 20 vjet pasuritë dhe gjithçka kishte për të mirën dhe bashkimin e të majtës, për fuqizimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste. Rama po e përçan përfundimisht PS-në, ndërsa unë lufova deri në fund për ta mbajtur atë të bashkuar. Historia do ta gjykojë Ramën si problemin dhe mua si zgjidhjen për të majtën dhe për Shqipërinë. Për shumicën e plagëve të rënda të popullit tonë, të ekonomisë dhe të sistemit politik në Shqipëri. Çdo socialist dhe qytetar në Shqipëri do ja faturojë Ramës këtë përçarje të Partisë Socialiste, jo mua.
Deri sot Zgjidhja ka regjistruar në bazat e saj të të dhënave 15 mijë anëtarë. Në fund të muajit prill presim të kemi 20-25 mijë anëtarë. Në pak javë “Zgjidhja” do të jetë formacioni i katërt politik i vendit. Çdo anëtar I zgjidhjes do punojë për të rekrutuar një anëtar të ri jashtë lidhjeve të tij të gjakut. Ne nuk duam rekrutime formale. Anëtarët e Zgjidhjes janë misjonarë. Ata do zgjidhin situatën e vështirë që ka populli ynë. Ata do të ndryshojnë sistemin politik në Shqipëri, do thyajnë në mes partitokracinë dhe do vendosin Demokracinë kushtetuese, sundimin e ligjit, lirinë e konkurencës në ekonomi, politikë e kudo dhe do begatojnë vendin. Anëtarët e Zgjidhjes do I kthejnë popullit pushtetin e grabitur nga kryetarët!
Një antar i “Zgjidhjes” nuk është një numur, nuk është një vegël që e përdorin kryetarët dhe servilët e kryetarëve për pushtetin e tyre, nuk është as “një përdorimësh”, dhe as “shumë përdorimësh”! Një antar i zgjidhjes është një luftëtar i ndërgjegjshëm për ta shkulur nga rrënjët varfërinë, maskarallëkun dhe korrupsionin e pushtetarëve, arrogancën, paaftësinë dhe tutkunët e qeverisë, nëpërkëmbjen dhe përbuzjen ndaj njerëzve të thjeshtë.
Një anëtar i Zgjidhjes është vetë Zgjidhja. Ja pse ti je Zgjidhja! Unë jam Zgjidhja! Ne jemi Zgjidhja! I ftoj të gjithë anëtarët e Zgjidhjes kudo që janë të zhvillojë një rekrutim cilësor, të rekrutaojë në 10 ditët e ardhëshme një anëtar të ri të Zgjidhjes, një luftëtar të vendosur për kauzat tona të lirisë e përparimit! Kjo është fushata më e rëndësishme e Zgjidhjes për 10 ditët e fundit të prillit. Shtoi shqiponjat e Zgjidhjes me një shqiponjë të re.
Zgjidhja është platform politike më demokratike, është alternativa dhe programi politik që i duhet Shqipërisë për të dalë nga tranzicioni dhe për të përmbysur e përtërirë këtë klasë politike që vetëm na vjedh e na mashtron pa fund. I keni dëgjuar politikanët në këto vite se çfarë thonë? Çdo vit thonë se ekonomia u rit 3 për qind, 4 për qind, dy për qind etj. Këta janë vetëm mashtresa të paskrupullt. Në 10 vitet e fundit, nga viti 2006 e deri në sot në ballkanin përëndimor janë ritur vetëm 300 mijë vende pune. Vetëm dy shtete nuk kanë përfituar asnjë vend pune nga kjo ritje, vetëm Shqipëria dhe Bosnja.
Qeveritë tona na kanë dëndur me mashtrime. Të marrim edhe treguesin tjetër atë të ritjes ekonomike. Në këto vite ekonomia jonë është ritur vetëm në mashtrimet e qeverisë. Në vitin 2006 Shqipëria bëri 4203 dollarë të ardhura për frymë. Në vitin 2016 të ardhurat tona për frymë janë 4200 dollarë amerikanë. Qeveritë tona vetëm na manipulojnë. Këta pseftër janë të pandreqshëm. Populli ynë varfërohet, oligarkët e qeverisë pasurohen. Të fuqizojmë Zgjidhjen që ta përmbysim tiraninë e skamjes dhe korrupsionit. Çdo shqiponjë e Zgjidhjes të rekrutojë një anëtar të ri, të shtojë ushtrinë tonë të shqiponjave me një shqiponjë të re. Kam besim të palëkundur se ju do e plotësoni këtë detyrë të shenjtë që do e bëjë Zgjidhjen në pak kohë ndër forcën politike që do i japë tonin transformimeve të mëdha politike të muajve dhe viteve të ardhëshme në vend. Përpara se të mbushni formularin e anëtarit të ri, shpjegojini me durim 5 kushtet që duhet të plotësojë një anëtar i Zgjidhjes, 5 kushtet se si mund të bëhesh një shqiponjë e re e Zgjidhjes. Ky është vendimi më i rëndësishëm që po marrim sot për të gjithë anëtarët e Zgjidhjes në Shqipëri. Drejtuesit e strukturave tona në çdo nivel të planifikojnë këtë superaksion të këtyre 10 ditëve. Rroftë Zgjidhja! Rrofshin shqiponjat e Zgjidhjes!
Të dashur pjesëmarrës!
Kriza është tani e qartë dhe e plotë. Nuk e di se çdo të thonë drejtuesit e qeverisë tani. Për javë të tëra ata thoshin se Shqipëria s’ka krizë, PD ka krizë, Kriza e PD-së nuk është dhe nuk do kthehet në krizë politike për vendin. Pas kaq javësh këto deklarata është pak të thuhet se duken qesharake. Tani nuk ka dyshim askush se kemi një krizë të rëndësishme, zgjedhjet e 18 qershorit kanë rënë përfundimisht. Rama thoshte se në 18 qershor do bëhen zgjedhjet. Tani vetëm bufi e beson se zgjedhjet mund të bëhen përpara vjeshtës. Siç duken gjasat do të ndodhin të gjitha parashikimet dhe konkluzionet e përcaktimet që ka bërë “Zgjidhja”.
Të gjitha deklaratat e Ramës duket se kanë rënë në ujë dhe nuk rezistuan dot asnjë ditë. Ai e ka lënë në errësirë PS-në, pa vizion, pa strategji, pa plan. E transferoi iniciativën dhe kauzën për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në duart e PD-së, duke e vënë në një pozitë shumë të ulët e të pamerituar morale e politike PS-në. Tani do të pranojë me siguri Reformën Zgjedhore, votimin elektronik dhe një paketë tjetër masash ligjore.
Ajo që nuk po e dëgjojmë akoma nga opozita është artikulimi i vullnetit që administrata zgjedhore të mos jetë më partiake. Të jesh komisioner apo numërues i PS-së apo PD-së është diçka me shumë rëndësi për personat në fjalë. Numëruesit dhe komisionerët kanë privilegje të veçanta në punësime dhe në përfitime të tjera nga pushteti përveç faktit se shumë përtej tyre tradicionalisht kanë nxjerrë edhe shumë përfitime të paligjshme duke bërë pazare me votat e pambrojtura të partive të vogla dhe të kandidatëve të pavarur.
Në zgjedhjet e vitit 2013 Feruz Basho kishte përfshirë në listat e komisionerëve të PS-së disa të fortë. Kur e kontrollova listën unë i hoqa këta persona të cilët ishin në fakt militantë socialistë prej vitesh. Pasi unë i zëvendësova, në mbrëmje vonë erdhën në grup dhe, pasi rrëzuan me shkelma derën e jashtme të selisë të PS-së, protestuan gjatë për t’u rivendosur në lista. Sigurisht që unë nuk bëra asnjë tërheqje. Komisionerët dhe numëruesit janë një barrë e rëndë për partitë politike, procesin zgjedhor dhe popullin shqiptar.
Në asnjë vend demokratik në botë nuk ndodh që dy apo 4 partitë e mëdha të numërojnë votat e partive të tjera. Komisionet e votimit duhet të jenë shtetërore dhe të ngrihen me gjykatës, prokurorë, noterë, avokatë, pedagogë të universiteteve, studentë të ekselencës të fakulteteve juridike etj. Votimi dhe numurimi elektronik krijon kushte që departizimi i administratës zgjedhore të bëhet me reformën zgjedhore të këtij viti. Kjo reformë do të kursejë edhe gjithë atë energji të pashembullt njerëzore që harxhohet me ditë e netë të tëra në qendrat e numërimit dhe ato skena të shëmtuara kur numëruesit ja shtrojnë me pula e me raki në tavolinat e numërimit!
Na duhet ta zgjidhim një herë e përgjithmonë çështjen e zgjedhjeve. Shqipëria meriton zgjedhje të lira e të ndershme me standarde si në çdo vend tjetër europian. Nuk duhet të dëgjohet më kënga e OSBE/ODIHR-it se zgjedhjet e radhës ishin me probleme, por të pranueshme. OSBE/ODIHR-i nuk e ka ndihmuar Shqipërinë ta zgjidhë këtë problem madhor të demokracisë që nuk e lë Shqipërinë të ngrejë kokë prej 20 vitesh. Data 18 qershor nuk ka ndonjë rëndësi shumë të madhe. Vendimtare është të bëjmë zgjedhje plotësisht të lira e të ndershme dhe të pakontestuara edhe po qe se na duhet t’i shtyjmë për në vjeshtë.
Dhe së fundi, dëshiroj t’ju drejtohem edhe një herë Lulzim Bashës dhe Edi Ramës që të kërkojnë ndjesë publike për krimet elektorale që kanë kryer ndër vite Partia Demoktratike dhe Partia Socialiste, të cilat, të dyja vjedhin, manipulojnë, blejnë dhe trafikojnë vota.
Në qershor të vitin 2013 i thirra në takim drejtuesit e Partisë Socialiste në Sarandë dhe ju kërkova që të përgatiteshin për të mbrojtur çdo votë nga vjedhja, manipulimi apo trafikimi. Feruzi më thotë aty për aty: Shef, mos u shqetëso për votat këtej. Mendoni për andej lart, nga Shqipëria e mesme dhe nga veriu ju se këtej poshtë nuk na i vjedhin dot ata të PD-së, këtej ju a vjedhim ne atyre. I mblodha gjithë drejtuesit, komisionerët dhe numëruesit dhe ju deklarova se po u prek një votë e aleatëve të koalicioni tonë, kjo është tradhëti ndaj koalicionit dhe ndaj Partisë Socialiste. Po u prek një votë e opozitës kjo do të konsiderohet si tradhëti ndaj Atdheut! Ja dolëm me shumë sforco të bënim një proces të ndershëm. Nuk dinim nga të ruheshim më parë.
Kriza aktuale nuk është thjeshtë krizë e Partisë Demokratike, është krizë e shkaktuar nga fakti se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Prandaj kjo është krizë politike dhe institucionale e mirëfilltë me pasoja të rënda në jetën e vendit. Nga mënyra se si do zgjidhet kjo krizë do të varet paqja dhe stabiliteti afatgjatë e Shqipërisë. Duhet bërë ç’është e mundur që të zgjidhet një herë e përgjithmonë problemi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, me standarde të njëjta si në demokracitë më të zhvilluara.
Reforma Zgjedhore është mëma e të gjitha reformave. Sot nuk ka asgjë më të rëndësishme në axhendën politike të vendit se sa reforma zgjedhore, pastrimi i zgjedhjeve dhe zgjidhja e krizës. PS-ja është duke e humbur shansin që të udhëhiqte procesin e reformës zgjedhore dhe ta çonte vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.
Asnjë manovër nuk e zgjidh këtë krizë. Asnjë artificë nuk bën punë. Duhet konsensus me opozitën. Të bëhet reforma zgjedhore, të vendoset votimi dhe numërimi elektronik, të departizohet administrata zgjedhore, të përmirësohet legjislacioni për mbrojtjen e pastërtisë dhe integritetit të zgjedhjeve, të caktohet një datë e re e zgjedhjeve për në tetor dhe të vendoset një qeveri e të majtës së bashkuar që i jep besim opozitës. Me këtë kompromis opozita të kthehet në parlament dhe të vazhdojë puna për zgjedhjen e presidentit dhe për reformat e tjera.
Këto nuk duhen bërë për vetëm për dakordësi me Partinë Demokratike, as thjesht për të kapërcyer krizën e rëndësishme. Kjo formulë është artikuluar për herë të parë nga “Zgjidhja” si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund qeverisjes nga rregjimet e urryera hibride antidemokratike, antipopullore dhe antikombëtare që kanë sunduar vendin këto 26 vite dhe për t’i hapur popullit tonë rrugën e demokracisë, lirisë, prosperitetit dhe mirëqenies, për të ndërtuar përfundimisht shtetin modern në shqipëri.
Socialistët dhe qytetarët e thjeshtë nuk i duan zgjedhjet e manipuluara. Ata duan zgjedhje të lira e të ndershme. Ne e bëjmë këtë luftë për këta socialistë e qytetarë të thjeshtë dhe për faktin se pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk do ketë as shtet modern shqiptar dhe as zhvillim. Por unë këtu dua të deklaroj se këtë luftë do e bëjmë me të njëjtën vendosmëri edhe në mbështetje të kërkesave të drejta të vëllezërve dhe motrave tona, anëtarë e simpatizantë të thjeshtë të Partisë Demokratike sepse jemi të sigurtë se ashtu si socialistët e ndershëm të bazës ata as nuk kanë përgjegjësi dhe as nuk kanë përfituar nga krimet elektorale të Partisë Demokratike në të shkuarën. Kërkesat e anëtarëve të thjeshtë të Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme janë të drejta dhe gëzojnë mbështetjen e socialistëve dhe të qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisë, gëzojnë mbështetjen e anëtarëve të “Zgjidhjes”. “Zgjidhja” qëndron në pararojë të të gjitha formacioneve politike shqiptare që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme. Mos u shqetësoni. Mos u manipuloni. Mos u turbulloni. Ka ardhur ora e ndryshimeve të mëdha. Po vjen koha e përmbysjeve të mëdha. Pas instalimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do shembim partitokracinë. Do i rrëzojmë dhe shembim pa mëshirë kryetarët që na përdorën, na mashtruan, na vodhën, na përbuzën, na shkelën, na prenë në besë e na rraskapitën në mjerim.

Strasburgu mbyll ’21 Janarin’, 109 mijë € dëmshpërblim familjarëve

Gjykata e Strasburgut ka pushuar dosjen e 21 janarit, të hapur prej familjarëve të viktimave që në vitin 2013.

Pushimi i çështjes ka ardhur pas tërheqjes së familjarëve të cilët pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare. Në dhjetor të vitit 2016, Qeveria Shqiptare i dërgoi një letër Gjykatës së Strasburgut, ku i bënte me dije se ishte e gatshme të rihapte çështjen e 21 janarit, si dhe të negocionte me familjarët e viktimave masën përkatëse të dëmshpërblimit. Qeveria propozoi një dëmshpërblim prej 93,600 eurosh për familjarët e Ziver Veizit: përkatësisht, 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi.

Për Zabit Dedën, vëllain e një prej viktimave të tjera të 21 janarit qeveria ka propozuar një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh. Në total, katër të afërmit janë dëmshpërblyer me 109 mijë euro, shifër edhe e pranuar prej tyre.  Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideron çështjen si një marrëveshje mirëkuptimin mes palëve, shkak për të cilin nuk ka nevojë për një ekzaminim të mëtejshëm të padisë së të afërmve të 21 janarit, shkruan shqiptarja.com “Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut.

Ben Blushi: Ja pse Meta nuk hyn në koalicion me Ramën

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka shpjeguar sot arsyet që e pengojnë LSI-në, sipas tij, që të hyjë në koalicion me PS për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti Blushi tha se LSI i druhet një procesi zgjedhor në të cilin nuk merr pjesë PD, pasi në këtë mënyrë do të ishin automakisht të humbur.

 

Sipas Blushit, nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, atëherë LSI ose detyrohet të jetë opozita, ose nuk i duhet Rilindjes për qeverinë, pasi kjo e fundit do t’i ketë mandatet e nevojshme, që vijnë si rezultat i mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje.

Pse mendoni ju se Meta do të bëhet president?

Unë nuk e kam thënë këtë gjë, sepse nuk e di. Por kam lexuar veprime amatoreske të Ramës dhe Metës. Dhe më keq se kaq, brutale dhe arbitrare. Këto janë në dëm të procesit. Raundi i parë i presidentit u dogj. Po kështu edhe raundi i sotëm u zgjodh. As solemnitet dhe prestigj nuk i dhanë këtij momenti. Kur një president zgjidhjet njëherë në 5 vite. As nuk shkova fare. Një shumicë që thotë se ka votat nuk ka aftësinë t’i japë prestigj çështjes së presidentit. Të prezantojnë një kandidat e t’ia paraqesin njerëzve. Jo se nuk kanë një kandidat, po kërkojnë këtë ta lidhin me krizën e zgjedhjeve, gjejnë argumenti banal se po presin opozitën. dhe në këtë mënyrë, heqim mundësinë që kërkesa e PD të bjerë. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme s’ka vlerë kërkesa e PD. E gjithë kjo krizë është e brendshme në mazhorancë. Ato nuk po merren vesh për koalicionin. Kush i pengonte të regjistroheshin dje. Nëse i kërkojnë PD të respektojë kushtetutën dhe kodin zgjedhor, le ta respektojnë vetë. E kanë shkelur me konsensus ligjin. LSI druan, apo ka frikë të hyjë në zgjedhje në kushtet që PD nuk hyn, se është në opozitë vetë. Rilindja është më e madhe se LSI. Në kushtet ku mungon PD, mandatet e tyre do jenë më shumë. LSI druan se nëse hyn pa PD do të jetë vetë në opozitë, ose do të jetë totalisht e panevojshme se Rilindja do t’i ketë votat vetë.

Dimri me borë kthehet në Shqipëri, ja si do të jetë në ditët e ardhshme

Masat e ftohta ajrore rikthyen reshjet e borës gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm në zonat malore.

Reshjet do të jenë të pranishme me intensitet të ulët deri në mesditë, në verilindje dhe juglindje të vendit.

Sipas redaksisë së motit në Top Channel, kjo situatë meteorologjike u pasua nga rënie e ndjeshme e temperaturave ku sot termometri vlerën më të ulët e ka regjistruar me 0 gradë celcius në qytetin e Kukësit.

Përveç Kukësit, reshje ka pasur në disa fshatra të Bulqizës, në zonat e thella malore të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, ku në Qafë të Thorës, po në zonën e Thethit, ka prani më të madhe bore, madje raportohet për segmente në këtë aks që janë vështirë të kalohen.

Reshjet e borës janë rikthyer në rajonin juglindor të vendit. Në dy fshatrat malore, Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e borës ka arritur deri në disa centimetra. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 5 cm, ndërsa janë duke vazhduar reshjet. Në Dardhë, bora ka arritur 15 cm. Po punohet për pastrimin e rrugës së Dardhës.

Në Elbasan, në lartësinë mbi 1 mijë metra, në fshatrat e Librazhdit ka pasur reshje të pakta dëbore. Dëborë raportohet  edhe në zona të Gjirokastrës.

Zbardhet pasuria e Alfred Pezës, nga aksionet bankare tek kredia në dollarë

Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij Mirela Ndini gëzojnë një pasuri qindra milione lekë, para këto që ata pretendojnë se i kanë vënë falë punës së tyre disa vjeçare, ku njëri ka shërbyer në tregun mediatik dhe tjetri pjesë e aministratës së Ministrisë së Jashtme.

Hetimi i kryer nga Prokuroria ka nxjerrë zbuluar të gjithë asetet financiare të deputetit të PS Alfred Peza, ndërkohë që nga akti i ekspertimit kontabël, janë dhënë shifra shumë më të ulta nga ato që pretendon se ka deputeti Peza. Sipas ekspertit kontabël pasuria neto, e cila është diferenca mes totalit të pasurisë dhe detyrimeve, rezulton të jetë në shumën 135.088.522 lekë.

Diferenca mes aseteve neto dhe të ardhurave neto për periudhën deri në datën 31.12.2015 është 84.142.557 lekë (asete neto – të ardhura neto: 135.088.522 lekë – 50.945.965 lekë = 84.142.557 lekë). Pra shuma 84.142.557 lekë përfaqëson vlerën e aseteve në pronësi të shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini, e cila nuk justifikohet me burimet financiare të njohura dhe të dokumentuara në dosjen penale.Ky hetim ka nxjerë zbuluar dhe disa media të cilat nuk i kanë vënë në dispozicion prokurorisë dokumentat e kërkuara, për pagesat që kanë bërë për llogari të Alfred Pezës,gjatë kohës kur ishte kryeredaktor.

Dosja e prokurorisë e ekspertimi financiar
Nga aktet e administruara rezulton se Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimin penal Nr.1, në datën 15 shkurt 2017, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”,në ngarkim të shtetasit Alfred Peza.Procedimi penal për këto vepra ka nisur kryesisht dhe ka si objekt hetimin e pasurisë së shtetasit Alfred Peza, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, bashkëshortja e të cilit shtetasja Mirela Ndini rezulton të ketë blerë vlerën e aksioneve në masën 1 për qind, pranë një banke të nivelit të dytë në vlerën e 113.000.000 lekë, në datën 17 mars 2015. Kjo shumë të hollash, si vlerë blerjes së aksioneve, është paguar duke kryer transfertën bankare në llogarinë e bankës —– sh.a., nga —– Bank, në shumën prej 109.709.987 lekë dhe pjesa tjetër, në shumën prej 4.424.001 lekë, është kryer me veprimin pakësim depozite nga llogaria bankare e shtetases Mirela Ndini në këtë bankë. Referuar praktikës së marrë nga banka —- dhe dokumenteve të administruara në dosje rezulton se në datën 27 mars 2015, shtetasja Mirela Ndini ka deklaruar se me kontratën e blerjes së aksioneve, është bërë aksionere e Bankës —-, ajo ka blerë 1% të aksioneve të Bankës —- që i korrespondon një numri prej 523.638 aksione nga paketa e aksioneve të zotëruara nga shtetasi Aleksandër Pilo në vlerën 113.000.000 lekë. Burimi i të ardhurave është nga puna dhe kursimet në vite.

Në datën 28 shkurt 2017 është disponuar me urdhër për regjistrimin e emrit të personit që atribuohet vepra penale,duke marrë si person nën hetim shtetasin Alfred Peza, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”. Në kuadër të hetimeve është kryer marrja e deklarimeve të interesave private si subjekte të ILDKPKI-së të shtetasve Mirela Ndini dhe Alfred Peza.

Nga deklarimet rezulton se shtetasja Mirela Ndini ka qenë dy herë, në periudha të ndryshme kohore, subjekt i deklarimit pranë këtij institucioni si nëpunëse e lartë e Ministrisë së Transportit e Infrastrukturës dhe Ministrisë së Jashtme, ndërkohë shtetasi Alfred Peza është bërë subjekt i deklarimit pranë ILDKPKI-së duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.Mbi hetimet e kryera është kërkuar konfirmim nga institucionet shtetërore, mediat e ndryshme në vend, duke përfshirë televizione, gazeta për të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që ata disponojnë dhe që lidhet kryesisht me punësimin e shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini, si dhe çdo lloj pagese tjetër që këta shtetas mund të kenë përfituar nga puna dhe shërbimet e tyre. Gjatë hetimit janë administruar si akte:

– Shkresë përpiluar nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Gazetës “Shekulli”, nga e cila përftohet e dhëna se Alfred Peza, ka qenë kryeredaktor i Gazetës “Shekulli” në periudhën qershor 1998–janar 1999. Për këtë periudhë, gazeta nuk disponon listë-pagesa, për shkak të mbarimit të afatit dhjetëvjeçar për ruajtjen e tyre.
Shkresë përpiluar nga drejtori i gazetës “Koha Jonë”, në bazë të së cilës rezulton se për periudhën nga 11 maji i vitit 1991 deri në datën 3 mars 1997 arkiva dhe financa e gazetës “Koha Jonë” nuk zotëron asnjë dokument, pasi në datën 3 mars 1997, redaksia e gazetës “Koha Jonë” është djegur. Nga data 12 prill 1997 deri në mars 1998, kohë kur zoti Alfred Peza ka punuar në redaksi, një herë si kryeredaktor dhe një pjesë kohe si zëvendëskryeredaktor, arkivi i redaksisë së gazetës “Koha Jonë” nuk zotëron dokumente. Saktësisht dokumentet për pagën e Alfred Peza duhet të jenë në Zyrën e Sigurimeve Shoqërore Lezhë dhe Tiranë.

-Procesverbal për këqyrje dhe marrje prove, datë 23 janar 2017, nga i cili u përftua e dhëna se në Institutin e Sigurimeve Shoqërore është marrë praktika e tatimit të të ardhurave në burim për shtetasit Alfred Peza dhe shtetasen Mirela Ndini.

-Shkresë e vitit 2017, e Universitetit Europian të Tiranës, nga e cila përftohet e dhëna se Alfred Peza nuk ka qenë asnjëherë i punësuar pranë këtij institucioni, por ka pasur kontratë për kalim të drejtash pasurore të autorit, për botimin e veprës me titull “Ditari i 23 Qershorit”. Me Peza është nënshkruar kontrata e datës 1 tetor 2013 “Për kalim të drejtash pasurore të autorit”, në shumën 300.000 lekë neto dhe amendim i kësaj kontrate nënshkruar në datën 1 tetor 2014, në shumën prej 8.000 euro.
-Procesverbal për marrjen dhe këqyrjen e provës, nga i cili u përftua e dhëna se në televizionin “Vizion Plus” është marrë praktika e listë-pagesave të shtetasit Alfred Peza për periudhën prill 2001 – janar 2013.

-Procesverbal për marrjen dhe këqyrjen e provës,nga i cili u përftua e dhëna se në televizionin “Ora Neës” është marrë praktika e listë-pagesave të shtetasit Alfred Peza për periudhën mars 2007–dhjetor 2010.

-Shkresë nga e cila përftohet e dhëna në lidhje me pagën neto për shtetasin Alfred Peza, të përfituara nga shtetasi Alfred Peza, për periudhën shtator 2013–dhjetor 2016 si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

-Shkresë datë 7 prill 2017, nga e cila përftohet e dhëna në lidhje me të ardhurat e përfituara nga shtetasi Alfred Peza nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë, për vitin akademik 2006-2007.

-Shkresë në 21 shkurt 2017, nga e cila përftohet e dhëna në lidhje me pagën neto për periudhën 2006-2017 për shtetasen Mirela Ndini,si punonjëse pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

-Shkresë,6 mras 2017,nga e cila rezultoi se gazetari Alfred Peza ka qenë i kontraktuar nga Instituti Shqiptar i Medias në vitin 2010 për kryerjen e katër dokumentarëve televizivë, pjesë e projektit të UNICEF-it. Totali i pagesës ka qenë 200.000 lekë, nga i cili janë zbritur detyrimet tatimore në masën 10 për qind.

-Shkresë datë 22 shkurt 2017, nga e cila u përftua e dhëna në lidhje me të ardhurat bruto për periudhën 6 gusht 2002– 16 maj 2006 për shtetasen Mirela Ndini,e cila ka ushtruar funksionet e Këshilltares së Ministrisë pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

-Procesverbal për marrjen dhe këqyrjen e provës, nga i cili u përftua e dhëna në lidhje me praktikën e marrë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për shtetasin Alfred Peza për periudhën janar 2012–korrik 2016 dhe shtetasen Mirela Ndini për periudhën dhjetor 2012–korrik 2016. Në kuadër të hetimeve është kërkuar informacion nga institucionet bankare në lidhje me transaksionet monetare, pagesat apo arkëtimet e kryera nga shtetasit Alfred Peza dhe Mirela Ndini.

Apartamenti dubleks
Në kuadër të hetimeve është kërkuar informacion nga Zyrat e Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve në lidhje me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat figurojnë të regjistruara në emër të shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini.
Me anë të shkresës datë 08.03.2017 është marrë në cilësinë e provës dosja civile Nr. 3228, Vendimi datë 21.04.2010 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nëpërmjet procesverbalit për këqyrje dhe marrje prove u përftua e dhëna se në zyrën noteriale të Noteres Famtira Shehu është marrë si provë:“Praktika e prishjes së aktmarrëveshjes noteriale të shtetasve Aleksandër Pilo me Alfred Peza”; “Aktmarrëveshje noteriale Nr. 5325 Rep., datë 01.07.2004 të noteres Majlinda Lleshi”; “Kontratë noteriale në emër të shtetasve Aleksandër Pilo me shtetasen Mirela Ndini. Nga këto dokumente rezulton se shtetasja Mirela Ndini në datën 2010, po në të njëjtën datën që është anuluar kontrata e shtetasit Alfred Peza për të njëjtën pasuri,ka blerë nga shtetasi Aleksandër Pilo apartament dubleks me sipërfaqe ndërtimore 198 m2 dhe 48 m2 verandë.

Pronat e tjera
Në lidhje me këtë hetim janë marrë deklarime nga shtetasi Alfred Peza në datën 10 shkurt 2017,i pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin dhe në datën 7 prill 2017,në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Edhe shtetasja Mirela Ndini në datën 16 shkurt 2017 është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin.Me grumbullimin e të gjitha akteve të lartpërmendura, në datën 1 mars 2017 është disponuar nga organi i akuzës me vendim kryerja e një ekspertimi kontabël, nga një grup ekspertësh. Mbi pyetjet e drejtuara nga organi i akuzës është vënë në dispozicion akti i ekspertimit kontabël nga i cili njoftohen këto fakte: Në lidhje me vlerësimin në total të të gjitha pasurive të paluajtshme të shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini, bazuar në dokumentacionin që ndodhet në dosjen hetimore marrë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, transaksioneve bankare të kryera nga ana e tyre që tregojnë veprimet juridike të kryera në lidhje me këto pasuri, ekspertët kanë konkluduar:

– Sipas shkresës datë 23 janar 2017 të ZVRPP Kavajë, rezulton se shtetasit Alfred Peza dhe Mirela Ndini, janë bashkëpronarë të pasurisë me Nr. 1/462,të ndodhur në zonën kadastrale 3101 Qerret, truall me sipërfaqe 383,6 m2,nga kjo–ndërtesë me sipërfaqe 71,6 m2 (godinë banimi me 2 kate, kati përdhes me sipërfaqe 71,6 m2 dhe kati i parë me sipërfaqe 87,07 m2, verandë me sipërfaqe 15,45 m2). Kjo pronë është fituar sipas kontratës së shitblerjes me Nr.9392 datë 21.10.2015 në shumën 50.000 euro. Konfirmohet transfertë bankare nga llogaria e shtetases Mirela Ndini nëpërmjet —- Bank,kalim sipas kontratës shuma 50.000 euro. Çmimi i blerjes 6.984.000 lekë (konvertuar në kursin e Bankës së Shqipërisë në datën 21.10.2015 –1 euro – 139,68 lekë).

– Sipas shkresës Nr. 750/1 Prot., datë 19.01.2017 dhe Nr. 230/1 Prot., datë 17.02.2017, të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, rezulton që shtetasi Alfred Peza ka në pronësi mjetin me targë AA 737 ME, Mercedes Benz, tip 164, ML 320 CDI, prodhim i vitit 2007, që sipas kontratës së shitblerjes së automjetit datë 11 gusht 2015 është blerë me vlerën 12.000 euro, e konvertuar me kursin e datës së blerjes që i përket 139,45 lekë, vlera është 1.673.400 lekë.

-Kontratë shitblerje automjeti me Tirana Leasing sh.a., blerë nga shtetasja Mirela Ndini, automjeti i markës Benz, tipi B180 CDI, me targa TR1948T, viti i prodhimit 2009, me vlerë blerje 16.497 euro. Shtetasja Mirela Ndini ka depozituar në llogarinë e Tirana Leasing shumën prej 16.496 euro për blerjen e automjetit me targë TR1948T dhe nuk ka detyrim të pashlyer.

Në lidhje me transaksionet e kryera nëpërmjet bankave nga ana e këtyre shtetasve dhe përcaktimin e burimit të tyre, ekspertët kanë konkluduar se:
Te ardhurat nga paga e Fred Pezës
Në numrin e llogarisë bazë të —- Bank të shtetasit Alfred Peza për periudhën kohore 14.12.2007 – 03.11.2011, ka kaluar paga e shtetasit Alfred Peza dhe honoraret në vlerën 2.253.833 lekë për paga dhe honorare në vlerën 28.350 lekë.

-Në llogarinë bazë të ——Bank, rezulton se për shtetasin Alfred Peza, për periudhën nga data 17.02.2009 deri në datën 31.12.2015, në këtë llogari janë kryer transaksionet:

-Ka kaluar paga nga Ora Neës përkatësisht në datën 17.02.2009 dhe në datën 19.03.2009 gjithsej në vlerën 127.390 lekë

-Kanë kaluar të ardhura nga Media Vizion: paga në vlerën 10.100.000 lekë dhe dieta e honorare në shumën 20.000 lekë

-Kanë kaluar të ardhura nga Kuvendi paga në vlerën 3.144.229 lekë dhe dieta e honorare në shumën 2.298.824 lekë dhe e drejtë autori në vlerën 300.000 lekë. Gjendja në fund e kësaj llogarie mbetet në shumën 101.078.64 lekë.

Kredia 22 mijë USD
Në numrin e llogarisë së shtetasit Alfred Peza, në datën 11 janar 2000, ka marrë kredi në vlerën 22.000 USD, shumë të cilën e ka likuiduar në fund të vitit 2003. Bazuar në mandatarkëtimin e Bankës Amerikane, në datën 16 maj 2003, rezulton që shtetasi Alfred Peza ka derdhur shumën 15.050 USD. Në llogarinë në — Banks, rezulton se ka kaluar paga e shtetasit Alfred Peza në vlerën 87.397.51 lekë, kanë kaluar shuma nga UET. —-Bank në këtë llogari ka kaluar paga për muajt gusht 2007–tetor 2007 në vlerën 193.926 lekë për shtetasin Alfred Peza. Në numrin e llogarisë bankare të —-Bank të shtetases Mirela Ndini,për periudhën nga data 28 dhjetor 2005 deri në datën 15 dhjetor 2015, në këtë llogari janë kryer transaksionet në datën 28 dhjetor 2005 është derdhur dhe ka kaluar në llogarinë depozitë shuma 3.000.000 lekë, shumë e cila në datën 28 qershor 2006 ka përfituar interesa në vlerën 40.389.04 lekë.

Në datën 9 qershor 2006 është tërhequr nga shtetasja Mirela Ndini vlera 3.039.000 lekë. Në llogarinë rrjedhëse në bankën e nivelit të dytë, rezulton se nga shtetasja Mirela Ndini nga kjo llogari janë kryer transaksione të ndryshme gjatë periudhës 1 janar 2004–23 mars 2015. Në këtë llogari janë kredituar të ardhurat nga paga dhe shpërblime, dhe janë bërë derdhje Cash nga shtetasja Mirela ndini dhe transfertë bankare nga shtetasi Alfred Peza. Të ardhurat nga paga e shtetases Mirela Ndini janë në vlerën 3.818.978 lekë.

Shumat e tjera në këtë llogari derdhur Cash dhe me transfertë bankare janë në vlerën 76.937.200 lekë për periudhën 2006-2012. Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion rezulton se këto shuma kanë kaluar në depozita me afat me kontratat e depozitës me afat ku rezultojnë të hapura 14 të tilla, në datat: 08.02.2006, 29.06.2006, 21.06.2007, 21.06.2007, 28.12.2007, 08.02.2008, 23.06.2008, 26.06.2008, 30.06.2008, 18.02.2009, 29.12.2010, 16.02.2012, 20.07.2012, 20.07.2012, 20.07.2012, 20.07.2012. Në akt rezultojnë të pasqyruara edhe kërkesat për thyerje të depozitave.

Tetë transaksione për aksione në bankë
Në lidhje me blerjen e 1% të aksioneve në një bankë të nivelit të dytë rezulton se në datën 23 mars 2015 nga llogaria depozitë kanë kaluar vlerat: 4.636.771,08 lekë, 25.311.234,53 lekë, 4.944.432,79 lekë, 24.528.887,37 lekë, 16.965.250,20 lekë, 11.461.944,52 lekë, 7.701.816,15 lekë dhe 15.062.058,73 lekë, gjithsej në shumën 109.709.987,38 lekë, shumë e cila ka kaluar për blerje aksionesh në një bankë të nivelit të dytë. Nga një tjetër bankë, konfirmohet se shtetasja Mirela Ndini ka përfituar nga produktet e depozitave të ardhura bruto nga interesat në shumën 33.144.447 lekë.

Të ardhurat neto nga interesat bankare janë në shumën 29.829.999 lekë.Në bankën ku Ndini është aksionere rezulton se në llogari kanë kaluar paga e dieta nga Ministria e Jashtme për vitin 2009-2015 si dhe rezultojnë të kryera disa transferta (akt ekspertimi kontabël, f. 14-16, i cili ka qenë pasqyrim në f. 171, volumi 1). Në datën 25 mars 2015 janë transferuar nga llogaritë e tjera vlerat 109.709.987,38 lekë dhe 4.424.001,86 lekë dhe shuma prej 113.000.000 lekë janë paguar aksionet për në bankë.Në datën 3 nënëtor 2015 është transferuar në këtë llogari vlera 6.998.500 lekë me përshkrimin “kaluar sipas kontratës premtim shitje” transferuar “Debitim për çekun tuaj” në llogarinë e një shtetasi vlera 7.000.000 lekë.

Në numrin e llogarisë në euro, shtetasja Mirela Ndini ka kryer transaksionet: në datën 30 shtator 2015 ka derdhur në llogari shumën 30.023 euro dhe po në këtë datë shuma 50.000 euro i është transferuar me përshkrimin “kalim sipas kontratës Rep. 8707, Kol. 2795, datë 30.09.2015”.

Të ardhurat nga puna 18 vjeçare
Në lidhje me vlerën e të ardhurave të realizuara nga ana e shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini si rezultat i punësimit, ushtrimit të aktivitetit tregtar-administrator i kompanisë “Ora Neës” dhe çfarëdolloj shërbimi tjetër të kryer nga ana e tyre, është arritur në konkluzionin:Të ardhurat totale nga pagat dhe interesat bankare për këta shtetas janë 63.154.549 lekë, nga të cilat shuma prej 33.324.550 lekë përfshin të ardhurat nga paga dhe shuma prej 29.829.999 lekë të ardhurat nga interesat bankare.

Për periudhën 2003-2015 shpenzimi për konsumim familjar, i llogaritur sipas ekspertëve rezulton të jetë në total 10.433.124 lekë. Duke bërë krahasim me të ardhurat e siguruara nga ana e këtyre shtetasve si rezultat i aktivitetit të tyre tregtar me totalin e pasurive efektive në pronësi të tyre, konkludohet se totali i të ardhurave për periudhën 1997-2015 për shtetasit Alfred Peza dhe Mirela Ndini është në shumën 63.154.549 lekë. Pasuria totale në emër të shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, konsiston në pasuri të paluajtshme,pasuri të luajtshme, likuiditete, pjesë në Kapital / Aksione. Gjendja e pasurisë neto, në datën 31.12.2015 paraqitet:

Pasuri të paluajtshme 18.045.557 lekë

Pasuri të luajtshme 3.939.288 lekë

Likuiditete në bankë 103.677 lekë

Aksione (1% —– sh.a.) 113.000.000 lekë.

Totali i të ardhurave të përfituara nga shtetasit Alfred Peza dhe Mirela Ndini deri në datën 31 dhjetor 2015 është 53.154.549 lekë, ndërsa pasuria neto gjendje në datën 31 dhjetor 2015 është 135.088.522 lekë. Mbi pyetjen se a ka përputhje mes të ardhurave të siguruara nga burimet e mundshme të ligjshme të krijimit të pasurive me vlerën efektive të tyre, ekspertët kanë konkluduar se:Nga të dhënat e pasqyruara rezulton se të ardhurat e krijuara nga marrëdhëniet e punës së shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini dhe nga interesat bankare të depozitave, deri në datën 31 dhjetor 2015 janë në shumën 63.154.549 lekë. Shpenzimet e kryera kanë rezultuar në total një vlerë prej 12.208.584 lekë (shpenzime konsumi familjar / detyrim për ushqim). Pra e ardhura neto rezulton të jetë 50.945.965 lekë. Pasuria neto, e cila është diferenca mes totalit të pasurisë dhe detyrimeve, rezulton të jetë në shumën 135.088.522 lekë. Diferenca mes aseteve neto dhe të ardhurave neto për periudhën deri në datën 31.12.2015 është 84.142.557 lekë (asete neto – të ardhura neto: 135.088.522 lekë – 50.945.965 lekë = 84.142.557 lekë). Pra shuma 84.142.557 lekë përfaqëson vlerën e aseteve në pronësi të shtetasve Alfred Peza dhe Mirela Ndini, e cila nuk justifikohet me burimet financiare të njohura dhe të dokumentuara në dosjen penale.

Ndërkohë rezulton se deri në datën 10 mars 2004 çifti ka pasur në pronësi
– Apartament 110 m2, zotëron 50%, Rr. “Frosina Plaku”, sipas deklaratës së shtetases Mirela Ndini. Çmimi i blerjes 5.000.000 lekë.

– Shtetasja Mirela Ndini në bashkëpronësi ka pasuri me nr. 29/55+1-10, pjesa takuese 3.157 lekë. Burim: Për blerjen e apartamentit rezulton të jetë marrë kredi bankare në shumën 22.000 USD, kredi e cila është paguar plotësisht deri në qershor 2003. Të ardhurat e përfituara për periudhën 1997-2003 janë në shumën 2.834.434 lekë.

Deri në datën 31.12.2004, rezulton të ketë në pronësi:
– Blerja apartamenti në datën 15.07.2004 në shumën 10.000.000 lekë: 60 milionë nga shitja e apartamentit të vjetër dhe 40 milionë me kursimet – vetëdeklaruar nga Mirela Ndini./Shqiptarja.com

Presidenti i ri, dështon votimi i parë – asnjë kandidaturë

Në Shqipëri parlamenti dështoi sonte të zgjidhte në votimin e parë, presidentin e ri të vendit.

Asnjë nga forcat politike nuk propozoi ndonjë kandidaturë.

“Raundi i parë i zgjedhjes së presidentit quhet i ezauruar. Kjo procedurë është shprehje e vullnetit, që të afrohet edhe opozita për një figurë konsensuale” – tha kryetari i parlamentit, Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama tha menjëherë pas seancës se “socialistët i kanë numrat për ta zgjedhur Presidentin e Republikës, por po mundohemi t’i japim një shans opozitës për të gjetur një figurë sa më shumë përfaqësuese dhe sa më shumë gjithëpërfshirëse”.

“Ne duam t’i japim atij institucion dinjitetin dhe autoritetin për të qëndruar mbi palët. Më mirë një president pak ditë më vonë se sa një president i zgjedhur në një sallë të boshatisur nga krahu i opozitës që nuk vjen në punë” – tha zoti Rama.

Fundjavën e shkuar shumica në pushtet deklaroi se nuk do të paraqiste asnjë emër e nuk do të mbështeste asnjë kandidaturë për president, në përpjekje për të dialoguar dhe për të kërkuar edhe konsensusin e opozitës, e cila ndërkohë ka bojkotuar parlamentin.

Sipas Kushtetutës shqiptare, për zgjedhjen e presidentit të vendit zhvillohen deri 5 raunde votimi.

Në tre të parat kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë presidenti mund të zgjidhet dhe më shumicën e thjeshtë prej 70+1 deputetësh.

E majta, i ka edhe e vetme 84 votat e nevojshme për të zgjedhur kreun e ri të Shtetit në dy raundet e ardhshme. Votimi i radhës duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve.

Spartak Ngjela: Dy alternativat për likuidimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës

TIRANE– Avokati Spartak Ngjela teksa ka komentuar situatën politike në vend, pohoi se opozita ka gjetur rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj.

Për këtë arsye sipas Ngjelës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të dorëhiqen.

Ngjela theksoi se ata duhet të zëvendësohen me lidership të ri dhe të papërlyer nga balta korruptive e pushtetit.

MESAZHI I NGJELËS
Asnjë rrugë nuk të çon dot në prishjen e zgjedhjeve:
as bojkotimi i procesit zgjedhor nga Partia Demokratike;
as destabilizimi i rendit shoqëror në Shqipëri nga krerët e çadrës.
Shqipëria nuk mund ta ndryshojë rrugën e saj antiruse në Ballkanin Perëndimor.
Pardje foli zv. kancelari gjerman Gabriel. Në, prima facie, ai tha se ishte kundër qëndrimit të opozitës.
Kurse Çadra hesht. Por politika e lartë perëndimore e deklaroi që “gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi”.
Në fakt kjo është e vërteta, e cila ka krijuar opinionin e politikës perëndimore.Të njëjtën gjë do të thotë edhe politika e lartë amerikane këto ditë, patjetër.
Po opozita çdo të bëjë?
Në fakt opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe, pikerisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht.
Tani nuk ka më asnjë shpresë me këtë rrugë, por jane shtresat e saj shoqërore që nuk duhet ta vuajnë mungesën e përfaqësimit.
Politika amerikanë dhe europiano-perëndimore është e vendosur kundër korrupsionit.
Lidërshipi i ngushtë i Partisë Demokratike nuk ka më të ardhme politike në Shqipëri. Por jo Partia Demokratike.
Atëherë, cila është Rruga?
Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët; dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit.
Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese.
Por a ka kohë lidërshipi i ri për përgatitjen elektorale?
Kjo duhet parë. Por në fakt, edhe nëse nuk a ka atë aftësia, sepse ka me vete forcën politike të entuziazmit të reformimit të PD që i jep mundësinë politikë të barazimit të situatës elektorale.
Çdo rrugë tjetër është falimentim tërësor politik i Partisë Demokratike, sepse reforma shqiptare është ingredienti kryesor i gjeopolitikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi, ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi.

Zbardhet pasuria e Ramës, ja sa fiton me të birin dhe gruan

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar 1.2 milionë lekë të ardhura për vitin 2016 nga shitja e pikturave. Në formularin e deklarimit të pasurive, thuhet se kreu i Qeverisë ka pasur rrogë vjetore për 2016 në shumën 2 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat nga honorarët ishin 204 mijë lekë. Për një vit Rama ka shlyer 35 mijë euro të një kredie të marrë në vitin 2013 në shumën 80 mijë euro. Atij i kanë ngelur pa shlyer edhe 30 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja, Lindita Rama ka deklaruar pakësimin e një llogarie bankare me 600 mijë lekë, ndërsa të ardhurat nga paga dhe puna si eksperte i ka pasur 3.1 milionë lekë. Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga qiraja e një apartamenti në shumën 2 milionë lekë si dhe të ardhura nga honorarë në shumën 814 mijë lekë.

Djali i kryeministrit Gregor Rama ka deklaruar shtesë llogarie 14 mijë euro. Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit për vitin 2016 kanë qenë 25 mijë euro. Gregor Rama ka deklaruar te kategoria e detyrimeve dhe një kontratë qeraje 2 vjeçare, për të cilën duhet të paguajë 432 mijë lekë.

Pasuria e familjes Berisha, Argita të ardhura nga qiratë, Shkëlzeni nga shitblerjet

Fëmijët e kryeministrit Berisha kanë deklaruar shuma të mëdha kryesisht nga mësimdhënia dhe konsulenca juridike. Panorama Online ka siguruar sot deklarimin e pasurisë së familjes së ish kryeministrit Berisha për vitin 2016, ku si çdo vit tjetër kanë deklaruar pasurinë e tyre edhe Shkëlzeni dhe Argita Malltezi.

Ish kryeministri Berisha ka deklaruar një shtesë llogarie prej 1 milion lekë të reja, ndërkohë që pagën vjetore si deputet dhe shpërblimet e ka pasur 1.3 milionë lekë. Ndërsa të ardhurat nga ish pozicioni si kryeministër, Berisha i ka 647 mijë lekë.

Argita Malltezi, ndër të tjera ka deklaruar shtesa në katër llogari me 34 mijë euro, 15 mijë euro, 659 mijë lekë dhe 1.3 milion lekë. Të ardhurat nga rroga neto në fakultet për Argita Berishën kanë qenë 1 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private ishte 1.1 milion lekë. Ajo ka përfituar gjithashtu të ardhura nga qiratë në shumën 34 mijë euro si dhe honorarë dhe shpërblime në shumën 642 mijë lekë.

Shkëlzen Berisha ka deklaruar pakësimin e një llogarie me 174 mijë euro si dhe në një llogari në lekë, ka shtuar 2.1 milionë. Ai ka krijuar 600 mijë euro të ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme. Në formularin e të ardhurave për vitin 2016, Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura nga konsulenca 3 milionë lekë, të ardhura nga punësimi 961 mijë lekë si dhe të ardhura nga qiraja 47.956 euro. Në ditët e fundit të 2016 ai ka mbyllur kredinë 252 mijë euro si dhe ka shlyer 12 mijë euro kredi të cilën e ka marrë për blerjen e një makine.

Meta dhe Kryemadhi shitën 4 apartamente, ja sa përfituan!

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë shitur katër apartamente vitin e kaluar. Sipas deklarimit të pasurisë, të cilin po e publikon sot Panorama Online, rezulton se tre apartamente në total kapin shumën e 204 mijë eurove, ndërsa apartamenti tjetër 345 mijë euro, nga të cilat 100 mijë janë arkëtuar në vitin 2016, ndërsa 245 mijë në vitet e ardhshme. Por blerësi i këtij apartamenti ka marrë përsipër edhe shlyerjen e një kredie prej 155 mijë euro të familjes Meta. Të ardhurat e kreut të Kuvendit vitin e kaluar kanë qenë 1.9 milionë lekë, po aq sa të deputetes Kryemadh

Kuvendi miratoi dy komisionet ad hoc të reformës gjyqësore

Parlamenti në Tiranë miratoi në pak minuta mbrëmjen e të martës emrat e anëtarëve për dy komisione të përzgjedhjes paraprake për gjyqtarë dhe prokurorë, megjithë mungesën e deputetëve të opozitës.

Emrat e propozuar morën 82 votat e deputetëve të majtë në sallën e boshatisur nga krahu i djathtë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se “vetingu është një proces pa kthim” dhe se në “këtë reformë nuk ka kthim pas”.

Zoti Rama shprehu zhgënjim për mungesën e Partisë Demokratike në këtë proces votimi, që, sipas tij, e afron Shqipërinë me Europën, edhe pse ajo nga fillimet ka kërkuar “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ndërsa dhe tani po pengon integrimin, duke mos iu bashkuar reformës në drejtësi.

“Gjykatat do të kthehen nga pazar i gjësë së gjallë në institucione ku njerëzit janë të barabartë para ligjit. Opozita po thotë se Gjermania, BE-ja dhe SHBA-të janë të painformuar për zhvilimet. Ne kemi propozuar që partitë popullore europiane, aleate të PD-së, të na lehtësojnë komunikimin me opozitën. Kjo nuk është krizë politike, por krizë nervore e PD-së” – tha zoti Rama.

Opozita deklaroi më parë se ishte gati t’i bashkohej procesit të vetingut me kusht që 6 ligjet e këtij procesi të ktheheshin pas për rishikim.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha dje pas takimeve me ministra të Holandës dhe Gjermanisë se e vetmja rrugë mbetet një qeveri teknike, me mandat politik për të luftuar drogën dhe paratë e drogës, për të zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut për të miratuar 7 ligjet me konsensus. SHBA e detyruan për ligjin për të cilin ishin përgjegjës për SPAK-un dhe BKH-në, BE dështoi ta detyronte t’i përmbahej marrëveshjes” – tha zoti Basha.

Ai tha se 6 ligjet janë kaluar pa miratimin e opozitës sepse ajo u përjashtua nga Edi Rama me qëllim kapjen e drejtësisë.

Nis numërimi mbrapsht, çfarë do ndodhë nesër me koalicionin PS-LSI?

Data 19 Prill është afati i fundit i përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Partia Socialiste prej disa ditësh ka nisur negociatat me forcat e vogla politike që janë regjistruar ndërkohë në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Me shumë gjasa koalicioni i PS-së do të përbëhet nga më shumë se 35 parti politike.

Por problemi më i madh i partisë së Edi Ramës është se çfarë do të bëjë LSI-ja dhe PDIU-ja.

Zyrtarisht afati i regjistrimit të koalicioneve përfundon nesër në orën 23:59 minuta.

Kjo do të thotë që dita e nesërme do të jetë e gjatë për negociata mes PS-së, LSI-së, por edhe PDIU-së.

LSI-ja dhe PDIU kanë deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, ndryshe nga PS-ja e cila është shprehur e vendosur për të mos u tërhequr nag 18 Qershori.

Se çfarë do të ndodhë me fatin e koalicionit të majtë, kjo pritet të vendoset nesër, vetëm pak orë pasi të jetë konsumuar në Kuvend raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit.

Peza: Prokuroria po më heton si gazetar, jo si deputet

Ka reaguar deputeti i PS Alfred Peza lidhur me hetimet që ka ndërmarrë Prokuroria për pasuritë e tij dhe bashkëshortes së tij.

Deputeti socialist bëri me dije se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e politikanit, përveç rrogës së tij, nuk ka pasur shtim të pasurisë.

“Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është vërtetuar 4-cipërisht se nuk ka shtim të pasurisë time përveç rrogës së deputetit. Kjo duhet kuptuar mirë se  kemi të bëjmë me një fakt . Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin Alfred Peza. Por po heton se si e ka vënë pasurinë një gazetar në Republikën e Shqipërisë. Kjo është e paprecedentë. Këto mund të ishin hetuar fare mirë në dhjetorin e 2012-s.

Në një vend si Shqipëria prokuroria gjen kohë dhe heton si e ka vënë pasurinë një personi që nuk ka patur asnjë pozicion publik dhe nuk ka vënë asnjë qindarkë.

Alfred Peza është personi i parë në Shqipëri,  që për periudhën kur ishte gazetar, i kërkohet llogari nëse i ka paguar apo jo taksat ndër vite, së bashku me bashkëshorten e tij. Prokuroria deri më tani nuk ka paraqitur asnjë provë. Akuzat e Prokurorisë nuk qëndrojnë’, tha Peza.

Basha – Ramës: Ti i ke të gjitha, edhe Metën, pse nuk e lëshon karriken…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur nga cadra e lirisë kushtin e palëkundshëm e për të cilin nuk bëhet pazar, garancia për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike.

 

Ai ka ironizuar me deklaratat e vazhdueshme të Ramës, sipas të cilit Basha nuk ka as platformë e as lidership, duke e ftuar atë të lirojë karrigen për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira.

“Nuk ka prill pa plaka, do ikin edhe plakat e prillit, ajo që nuk do ikë, bëhet më e fortë e më e madhe cdo ditë është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme”- tha ai.

Basha më tej iu drejtua Ramës: “Ti thua që Basha nuk ka as platforme, as lidership, po mirë ti i ke të gjitha edhe Ilir Meta të ka thënë do të vijë me ty, liroje pra karrigen tu japim shiqptarëve zgjedhje të lira”.

Sipas kryedemokratit, Rama ka frike të ndahet nga karrigia e pushtetit sepse me të ka lidhur fatin e tij politik. “Refuzon të dale para popullit si kryetar i nje force politike qe ka program dhe ekip. Ai nuk do të dalë në garë në kushte te barabarta”- tha Basha.

Ndajme me antaret e kesaj proteste domosdoshmerine per zgjedhje te lira e te ndershme edhe nese nuk ndajme te njejtat opinione per menyren si duhet qeverisur.

Partia Socialiste punëson lobist në SHBA, firmën e lidhur me Donald Trump

 

Tashmë tre partitë më të mëdha në Shqipëri, PD, LSI dhe së fundmi PS, kanë kontrata me kompanitë lobiste përkatëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Newsbomb.al ka mësuar se Partia Socialiste ka nënshkruar së fundmi kontratë me firmën Ballard Partners, që njihet për lidhjet me presidentin Donald Trump.

Kontrata me firmën me bazë në Florida është për “udhëzim, këshillim dhe ndihmë për diplomacinë e jashtme në komunikimin me zyrtarët e qeverisë amerikane”, që lidhet me rritjen e marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Kontrata e Partisë Socialiste me firmën e njohur lobuese amerikane vjen në një kohë kur Shqipëria është në një krizë të thellë politike, ndërkohë që raundi i parë i votimit të presidentit të ri mbahet këtë javë. Nga ana tjetër partitë opozitare refuzojnë të kthehen në parlament dhe kanë deklaruar se do të bojkotojnë zgjedhjet.

Detaje lidhur me kohëzgjatjen e kontratës mes PD dhe Ballard Partners, apo sesa e PD e paguan firmën nuk janë bërë të ditura.

Brian Ballard, themeluesi i firmës, ka lobuar për Organizatën Trump dhe ka shërbyer si kryetar i financave në Florida gjatë fushatës së Trump. Ai më pas shërbeu si zyrtar lartë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar në mabjtjen e inagurimit presidentit të zgjedhur, transmeton Newsbomb.al.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në SHBA, më 22 mars nënshkroi kontratë tre mujore me firmën lobuese “Stonington Strategies,” të cilën e paguan 25 mijë dollarë në muaj.

Poashtu Lëvizja Socialiste për Integrim ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me firmën McKeon Group. Kontrata e LSI është nënshkruar në janar dhe përfundon në korrik. /Newsbomb.al

Pasuria e deputetit Alfred Peza, i sekuestrohen aksionet e gruas në bankë

Pas kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të gruas së deputetit Alfred Peza.

 

Njoftimi i plote 

Aksionet janë regjistruar në emër të shtetases Mirela Ndini, bashkëshorte e deputetit Alfred Peza, në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre nga Prokuroria e Përgjithshme për veprat penale;

  1. Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal;
  2. Pastrimi të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
  3. Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, parashikuar nga 257/a të Kodit Penal.

Procedimi penal për këto vepra penale ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka si objekt hetimin e pasurive të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza, bashkëshortja e të cilit, shtetësja Mirela Ndini, ka blerë vlerën e aksioneve në masën 1%, pranë nje banke ne Tirane , në vlerën e 113.000.000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekë, më datë 17/03/2015.

Nga hetimi i zhvilluar  në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se shtetasi Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij, Mirela Ndini, posedojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe likujditete, të cilat janë tjetërsuar, duke kryer blerjen e masës prej 1% të aksioneve.

Në funksion të hetimit të deritanishëm janë krijuar dyshime të arsyeshme se bashkëshortët Alfred Peza dhe Mirela Ndini kanë krijuar dhe shtuar depozita bankare me të ardhura të pambuluara dhe të paevidentuara në rregjistrat publikë, gjë e cila përbën shkak për ekzistencën e një dyshimi të bazuar në lidhje me ligjshmërinë e tyre.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore rezulton se, pavarësisht se aksionet në Bankë janë blerë nga shtetasja Mirela Ndini, vlera financiare është realizuar në bazë të kontributit financiar të të dy bashkëshortëve.

Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre (pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare) është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja.

Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.

Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria vlerëson se ekziston rreziku i tjetërsimit të vlerës prej 1% të aksioneve të Bankës, nëpërmjet kalimit të pronësisë, pasi procedura e ndjekur në rastin konkret mund të kryhet thjesht mbi bazën e vullnetit dhe nuk ka rregulla apo procedurë ligjore të përcaktuar nga Banka ne fjale apo Banka e Shqipërisë për tjetërsimin e aksioneve.

Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit ligjor, ka përcjellë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda referimin për hetim pasuror, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Në bazë të këtij referimi, si struktura kompetente për këto raste, Prokuroria për Krime të Rënda, regjistroi procedimin penal per hetim pasuror, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (Antimafia).

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi vendosjen e sekuestros ndaj aksioneve të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

Rama – Bashës: Më 3 maj në Kavajë do të ketë votime, asgjë tjetër

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazh të prerë PD-së, teksa ka folur për zgjedhjet vendore në Kavajë. Nga emisioni DritaremeRudinën, në Vizion Plus, Rama paralajmëroi se ky qytet nuk do të bëhet sheshi ku PD do të rrëzojë shtetin.

Rama tha se në 7 maj, nuk do të ndodhë asgjë, përveçse se zgjedhje. Sipas tij PD, duhet të heqë dorë nga këto provokime, pasi i ka shumë borxhe këtij qyteti.

“Kavaja nuk do të bëhet sheshi ku PD do të bëjë përsheshin e ’97 dhe as sheshi ku do të rrëzojë shtetin që ne po ndërtojmë. Dhe as shteti ku PD do të pengojë qytetarët e një qyteti, të cilit PD i ka borxhe shumë të mëdha dhe që duhet t’ia kursejë këto provokime dhe duhet t’ia kursejë këto lloj shfaqjesh të cilat trembin dhe fusin ankthin tek njerëzit e zakonshëm. E kam thënë dhe përsëris, ky vend ka zot dhe zot është populli sovran. Nuk mund të bëjë askush lodra me popullin dhe mbi të gjitha ne nuk do të lejojmë kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapa dhe që ky vend të destabilizohet, vetëm se disa në PD janë të tmerruar nga Vettingu dhe nga reforma në drejtësi. Nëse kanë arsyet e tyre të tmerrohen le të gjejnë një mënyrë tjetër, por nuk mund të marrin peng popullin që të mos shkojnë para drejtësisë. Do të shikoni se në Kavajë nuk do të ndodhë asgjë dhe do të ndodhin zgjedhje”, tha kryeministri, transmeton dritare.net.

PD ka njoftuar se do të mbajë një protestë masive në Kavajë më 7 maj, për të pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, PS ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Kavajën, Klodian Shehi, i cili është aktualisht nënkryetar i kësaj bashkie.

Fevziu: Gabriel në Tiranë, si ia “mbylli derën vetes” Gjermania

Kjo për arsyen se së shpejti pritet të vijë në Tiranë një tjetër zyrtar i lartë gjerman,  ZvPresidenti i PPE-së në Europë McCallister, i cili ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësuesin mes palëve për të zgjidhur krizën. Por sipas Fevziut, deklaratat e Ministrit Gjerman të kësaj të hëne, do t’ja vështirësojnë mjaft punën kolegut të tij gjerman, i cili është shprehur se do të negociojë me kushtin që palët të bien dakort të ulen në tryezë dhe të kenë të rakorduar se për çfarë do të diskutojnë.

Nga Blendi Fevziu 

E ka lënë mënjanë diplomacinë dhe ka folur me tone të ashpra kryediplomati gjerman në Tiranë. Sigmar Gabriel, që mban njëkohësisht postin e zëvendëskancelarit dhe që njihet edhe si një ndër figurat kryesore të Partisë Socialdemokrate ka bërë disa deklarata të paralajmëruara edhe më herët nga disa gazetarë, por që në Tiranë kanë sjellë një situatë të re. I pyetur për protestën e opozitës ai ka deklaruar:

“…Kush bojkoton parlamentin që të pengojë reformën në drejtësi, i bën dëm vendit dhe reputacionit të Shqipërisë.

I bëj apel atyre që e kanë çuar Shqipërinë në udhëkryq. Udhëkryqi është reforma në drejtësi, zbatimi i saj dhe i një rruge më të komplikuar.

Elitat politike dhe ekonomike për shkak të interesave të tyre synojnë ndalimin e rrugës drejt Bashkimit Europian. Çështja është, do vazhdojmë drejt BE-së apo do të vendosim në krye interesat e elitave lokale?

Kush dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE, të punojë të konsolidohet ligjet dhe parlamentit. Kush nuk e bën këtë, ai e largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian”

Por kjo nuk ishte deklarata më e fortë e Gabriel. Duke ju referuar kërkesës së opozitës për qeveri teknike ai ka shtuar:

“Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë pse pak para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi”.

Deklarata e dytë e Gabriel ka krijuar një lloj ngërçi me atë që pritet të ndodhë javën e ardhshme. Duke ju referuar burimeve tona, në datat 24 apo 25 Prill pritet të vijë në Tiranë David McAllister, një politikan gjerman, anëtar i partisë së Kancelares Merkel. McAllister është ftuar si ndërmjetës për të gjetur një zgjidhje mes palëve, nisur edhe nga fakti që ai është zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane dhe Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Parlamentin Europian. McAllister mund të kishte mbërritur në Tiranë më herët, por ai kishte konfirmuar një vizitë pune në Pakistan dhe për këtë arsye vizita në Tiranë u shty për thuajse një javë. Gjatë kësaj jave supozohej të mos kishte zhvillime. Burime të besueshme i kanë thënë opinion.al se McAllister nuk dëshiron që vizita në Tiranë të jetë një përpjekje e pafrytshme. Pra një dështim, apo thjeshtë një vizitë rutinë. Ai do së pari që palët përafrojnë qëndrimet dhe të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme. PD ka deklaruar gjithnjë javët e fundit që ajo ulet në një tryezë vetëm nëse opsioni i Qeverisë teknike është i hapur. Madje Basha ka qenë edhe më konkret kur ka thënë që pranon të flasë vetëm për modalitetet e qeverisë teknike. Por nëse një tjetër gjerman, madje kryediplomati i saj, Gabriel, bën një deklaratë të tillë, duket se negociata mes palëve vështirësohet mjaft. Nëse Gabriel deklaron se Qeveria Teknike është e pakuptueshme për Gjermaninë dhe Europën, ai me gjasë i ka mbyllur një derë ndërmjëtësimit të McAllister. Pas kësaj, negocimi do jetë më i vështirë dhe shanset që të dështojë më të mëdha. Madje nuk dihet nëse në këto rrethana ai do ta pranojë rolin e ndërmjetësuesit. Aq më tepër që si Gabriel ashtu edhe McAllister do flasin në emër të Kancelares Merkel.

A kanë rakorduar mes tyre politikanët e Gjermanisë dhe a ka ndonjë ndryshim në orët e fundit? Vështirë që t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje që duket se do marrë përgjigje vetëm javën e ardhshme!

Andi Bushati: Basha pa rrugëdalje

Analisti Andi Bushati shkruan sot se rruga që po ndjek opozita për tiu përgjigjur zërave që vijnë nga Perëndimi nuk është ajo e duhura.

Në një shkrim të botuar në lapsi.al, Bushati thotë se opozita tani është e rrethuar dhe në dukje Basha nuk ka rrugëdalje.

“Në këtë betejë propogande ajo ka zgjedhur rrugën më të gabuar për të qenë bindëse. Kur flasin ambasadorët gjithmonë del dikush që thotë se ata punojnë për Ramën. Kur flasin kancelaritë perendimore, ngrihet Lulzim Basha dhe pretendon se ato janë influencuar nga lobistët që ushqehen me paratë e kanabisit. Madje edhe kur numri dy i qeverisë gjermane, Ministri i jashtëm i Gabriel, zbarkon në Tiranë për të folur troç, shpërndahen zëra se ai nuk qenkesh i partisë së Merkelit, por një i majtë social demokrat më afër Ramës dhe Metës”, shkruan Bushati.

Sipas tij “Faktet duhen pranuar ashtu sikurse janë dhe PD-ja nëse do të ketë sukses, duhet të zgjedhë një rrugë tjetër. Jo mohimin e tyre, por përballjen me to. Lulzim Basha dhe njerëzit e tij nuk mund të sillen sot sikur nuk janë të rethuar, por duhet të tregojnë se si kanë ndërmend ta çajnë këtë rrethim. Pra, kur shefi i diplomacisë gjermane zbarkon në Tiranë, dënon ashpër bojkotin, i bën thirrje pakicës që të pranojë shumicën, bën apel që politikanët të shkojnë në zgjedhje dhe aty t’i shpalosin obsionet dhe kritikat e tyre, këto mendime nuk mund të anashkalohen. Përkundrazi mbi ato duhet debatuar”.

Bushati thotë se opozita duhet të përballet me faktet, të pranojë për momentin që nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të thotë se ajo po lufton për të larguar një sozi të Gruevskit.

“Në vendin që drejton Edi Rama, ku mediat i ka kullufitur, ku oligarkët që po i nginj me kulla financojnë drejtëpërdrejtë atë, ku kriminelët janë në paradhomë të politikës dhe ku partia në pushtet është partia e klientëve të kryeministrit, duket qartë që zemra nuk mund të punojë normalisht pa u furnizuar me gjak. Prandaj, vetëm zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Por për të treguar të gjithë këtë histori duhet një rrugë e gjatë. Duhen së pari argumenta, pastaj rrezistencë dhe forcë. Këto janë sfidat reale të Bashës dhe PD-së sot. Synimi i tyre duhet të jetë t’i tregojnë perëndimit se këtu po krijohet një model tjetër Gruevski.  Ndoshta më i sofistikuar në propogandë, por po aq i rrezikshëm në zhdukjen e lirive dhe hapsirave demokratike. Por, kjo rrugë e vështirë, e cila mban mbi vete edhe riskun e një hara-kiri, që mund të hajë edhe kokën e Bashës, është rrugë me një kalim. Ajo e detyron opozitën të përballet me faktet. Ti pranojë publikut dhe vetes se ajo aktualisht nuk ka përkrahjen perendimore. Por se ajo po lufton, po përpiqet, madje është e gatshme edhe të sakrifikojë për të treguar se në Tiranë po skicohet një sozi vetëm estetikisht e ndryshme me satrapin maqdon. T’i bindë se pikërisht për këtë, këtu vlejnë më shumë recetat e Shkupit sesa ato të vendeve normale”, vijon më tej Bushati.


Send this to a friend