VOAL

VOAL

Ftesë: Promovim i librit “Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari” të autorit Eugjen Merlika

VOAL – Universiteti Europian i Tiranës dhe UET Press organizojnë promovimin e librit “DEMOKRATURA SHQIPTARE Në vështrimin e një të mërguari” të autorit të mirënjohur Eugjen Merlika. Libri përmban shkrime te viteve 2004-2017.

Promovimi bëhet ditën e premte, datë 27 prill 2018, ora 13.00, në Hollin e UET.

Jeni të ftuar të merrni pjesë.

 

 

 

Pas ‘nuk keni parë gjë akoma’, Tahiri kërcënon sërish me shprehjen e Ramës ‘Nuk ka bir kurve që…’

Ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka shperthyer sot ne nje prononcim per gazetaret, ku teksa ka garantuar se i intereson vetem drejtesia, ka perdorur shprehjen e famshme te Rames, (ne kohen e hetimit nga opozita, kur ishte kryebashkiak i Tiranes) duke thene se “nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë”.

 

Pyetje pergjigje

Ju filmoi Berisha dhe kerkoi largimin tuaj….

Kam motiv ta mirëkuptojëj njeriun që fshiu filmimet e kryeministrisë në 21 janar dhe sot më filmoi mua.

Pse nuk folët sot në seancë?

Nuk ishte opozita, nuk ka sens…

Ju mbron Rama?

As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë…

Keni komunikim me Ramën?

Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë.

Doshi i pret fjalën Ramës, e ironizon keq: Ç’ndodh me Kuvendin nëse bëhet vettingu

Kryeministri  Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme ka folur për reformën në drejtësi që sipas  tij, ishte kjo reformë që ndikoi në rekomandimin e KE.

Kur Rama tha se nuk do të shpëtojnë as politikanët nga drejtësia e çliruar, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi.

 

“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, ndërsa Rama vijoi me tej me fjalën e tij.

Por Doshipasi mbaroi seanca në një deklaratë për mediat, foli edhe njëherë për Vettingun dhe tha se  duhet bërë për politikanët

“Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë ku janë të ardhurate këtyre politikanëve, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del”, tha Doshi jashtë ambienteve të Kuvendit.

Intervista – Xhaçka: Shqipëria ka propozuar opsione për baza tokësore

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka ndodhet në Washington, ku dje u takua në Pentagon me Sekretarin amerikantë Mbrojtjes James Mattis. Sekretari Mattis e falenderoi Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO si një vend aleat, kontributi i së cilës, siç u shpreh ai, shkon përtej madhësisë së sajshtet”. Ai vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa në misione të ndryshme të NATO-s, si dhe rolin e Shqipërisë për të mos lejuar, siç u shpreh “ndikimin e dëmshëm rus në rajon”. Në takim Ministrja Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre! Cilat janë pritshmëritë tuaja nga kërkesa drejtuar sekretarit Mattis, e cila nuk bëhet për herë të parë?

Olta Xhaçka: Në radhë të parë unë dua të theksoj angazhimin operacional të forcave të armatosura gjatë këtyre viteve si vend aleat i NATO-s. falë këtij angazhimi, falë seriozitetit dhe përparimit që forcat e armatosura kanë realizuar gjatë këtyre viteve, ne jemi për NATO-n dhe për SHBA-të një aleat i denjë, një faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët e kolektive.

Në këtë kuadër, diksutuam me sekretarin Mattis mbi sfidat e shumëfishta që paraqet sot e gjithë situata e sigurisë, jo vetëm në rajon, por edhe në botë, por diskutuam edhe për Ballkanin perëndimor dhe për specifikat e rajonit tonë.

Kërkesa jonë, kërkesa e ministrisë së mbrojtjes në takimin me sekretarin Mattis vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të saj në Ballkanin perëndimor. Duke pasur këtë parasysh, duke patur parasysh edhe rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkan, bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, qofshin këto baza ushtarake, apo kapacitete ajrore, detare e tokësore si mundësi për të ofruar një garanci për NATO-n dhe për SHBA-të për të përballur sfida që vijnë nga Lindja dhe nga jugu

Zëri i Amerikës: A keni ju ndonjë sinjal se NATO ka interes që të ketë një bazë të tillë kaq të zgjerura në rajon?

Olta Xhaçka: Me sekretarin Mattis këto ishin disa mundësi për të eksploruar zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve me NATO-n dhe me SHBA-të. Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa. Çështëjet e sigurisë dhe të mbrojtjes janë shqetësime të përbashkëta të aleatëve të NATO-s dhe Ballkani perëndimor është një rajon shumë i rëndëishëm për NATO-n dhe për SHBA-të dhe të gjithë bashkë do të gjejmë zgjidhjet më të mira. Unë mendoj që një prani e NATO-s apo e SHBA-ve në një vend, i cili ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve me angazhimin dhe kontributin e tij se mund të jetë një aleat shumë i denjë dhe mund të jetë një pikë kontakti apo një gjurmë shumë e mirë për rajoni, do të ishte edhe një mundësi e mirë për të sjellë një standard të ri për forcat e armatosura.

Zëri i Amerikës: Kjo duhet për t’u bërë ballë rreziqeve që vijnë nga Rusia, si thoni ju?

Olta Xhaçka: Pa diskutim, nga Rusia edhe nga jugu, që kanë të bëjnë me influencën ruse, apo që kanë të bëjnë me ekstremizmin fetar, që ne i kemi parë përmes influencës së vet në Ballkanin perëndimor. Nga ana tjetër, një mundësi, një kapacitet i shtuar i NATO-s apo i SHBA-ve në rajon do të sillte një standard tjetër për ata sektorë të ekonomisë, infrastrukturës

Zëri i Amerikës: Kjo është bërë edhe më herët, zonja ministre, dhe duket se nuk ka ndonjë sinjal, por edhe nga sekretari Mattis nuk është se ka një aprovim të kërkesës që ju bëtë.

Olta Xhaçka: Ne nuk po diskutojmë për aprovim, ne po diskutojmë për të eksploruar mundësi të reja, për të thelluar bashkëpunimin me SHBA-të dhe me NATO-n ne funksion të sigurisë dhe të sfidave të përbashkëta. Sfidat që kemi sot janë multidimensionale, janë ndryshe nga ato që kemi patur dje, dhe sot jemi në rrethana të tjera që diktojnë vendime të tjera. Bashkë me aleatët do të gjykojmë se kush është më e mira.

Zëri i Amerikës: Ju folët dje për një rritje të ndikimit rus në Shqipëri. Në bisedën me zotin Mattis përmendët se janë vënë re qëllime dhe interesa edhe nga vende të tjera në rritje, duke përmendur Kinën, Iranin dhe Turqinë. A mund të shpjegoni se çfarë nënkuptoni me këtë?

Olta Xhaçka: Ndoshta këto nuk janë çështje për t’u biseduar dhe eksploruar në një studio televizive, por është e vërtetë ajo që ju thashë pak më parë: influenca ruse në rritje, pra, rreziqet që vijnë nga lindja, por edhe rreziqet që vijnë nga jugu përmes ekstremizmit fetar, apo ërmes aktorëve të tjerë joqeveritarë, të cilët përpiqen të destabilizojnë rajonin në funksion të interesave të tyre. Këto janë çështje të sigurisë, që bashkë me aleatët ne i konsiderojmë; ka për t’u marrë seriozisht, ka për të mos u marrë seriozisht.

Por kërkesa ime ka të bëjë me faktin që një prani e NATO-s ose e SHBA-ve për Ballkanin perëndimor unë besoj që në këtë moment do të ishte shumë e domosdoshme. Janë rrethant që diktojnë vendime dhe nëse rrethanat janë të tilla, që kërcënimet dhe sfidat që vijnë nga lindja dhe nga jugu janë të tilla për të na diktuar këtë vendim unë shpresoj që ata do ta konsideronin me seriozitet.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre! Ju patët një takim edhe me përfaqësues të kompanisë Lockhed Martin, e cila është një kompani e njohur sa i takon industrisë ushtarake. Gjatë takimit me zotin Mattis ju u shprehët, po ju citoj, që i keni kërkuar kësaj kompanie që të përfshihet më shumë në sistemin e survejimit dtar. Çfarë nënkuptoni?

Olta Xhaçka: I kam kërkuar kësaj kompanie që të konsiderojë rritjen e kapaciteteve tona dhe ndoshta një investim më të madh në vendin tonë. Bëhet fjalë për gjigandin Lockhed Martin, që është ndoshta kompania më e fuqishme dhe më serioze në gjithë industrinë ushtarake botërore. Lockhed Martin sot është i përfshirë në sitemin e vëzhgimit detar, është ai disajnuesi i këtij sistemi, si dhe kemi nënshkruar një kontratë për sistemin e integruar ajror, për të cilin Lockhed Martin ka disa muaj që punon.

Zëri i Amerikës: Po menaxhimin e sistemit kush e kryen?

Olta Xhaçka: Menaxhimin e kryen Lockhed Martin dhe partneri i saj italian Gem Electronica, i cili mirëmban sistemin e radarëve detarë, ndërsa Lockhed Martin është disajnuesi dhe zhvilluesi i gjithë projektit për sistemin e integruar të vëzhgimit ajror. I kam kërkuar që të bëjmë një vlerësim shumë më të mirë të kapaciteteve të sistemit të vëzhgimit ajër-tokë-det, dhe për t’i integruar ato nënsuazën e gjigandit Lockhed Martin. Gjithashtu kam kërkuar sekretarit Mattis dhe kompanisë Lockhed Martin për të patur një prani të shtuar të investimeve amerikane ushtarake në vendin tonë, e cila është e mirëpritur.

Zëri i Amerikës: Si u përgjigjeni zërave kritikë, që kanë folur për fikjen e qëllimshme të radarëve?

Olta Xhaçka: Tërësisht të pavërteta. Radarët nuk fiken. Kjo është e pamundur. Nuk ekziston.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre! A ka një mungesë transparence të qeverisjes së Partisë Socialiste, duke përmendur rastin më të fundit, atë të vendosjes së tarifës në rrugën e Kombit, e cila u nxiti dhe atë që opozita e ka quajtur si mosbindje civile. Qeveria e vendosi tarifën, më pas u tërhoq dhe pranoi që nuk ëhstë konsultuar për këtë temë. Si e konsideroni ju këtë?

Olta Xhaçka: Nuk është mungesë transparence. Në fakt ky ka qenë një vendim i dhjetorit 2016. Shpallja e ofertës, gara, konkurrimi, pastaj negociimi i kontratës ka ndodhur në dhjetor 2016. Vlen të thuhet që në 2011 qeveria Berisha pati parashikuar një tarifë edhe më të shtrenjtë mbi 8 euro për përdoruesit e rrugës. Mund të ketë patur probleme të transparencës, ose më mirë të them, të një diskutimi më të mirë me banorët e zonës. Për këtë kryeministri Rama, ministri i transporteve dhe ai i ekonomisë kanë thënë se mund të kishin bërë një punë më të mirë me komunikimin e gjithë detajeve të kontratës. Por ajo është një rrugë shumë e shtrenjtë, për të cilën ende nuk ka përfunduar investimi. Duhet të ishte rruga Durrës – Kukës, por nuk është e tillë. Ajo është një rrugë që kërkon shumë investim jo vetëm për ta mirëmbajtur, por edhe për të përfunduar. Tarifa jonë është më e lirë se e fqinjëve tanë në rajon: Greqia e ka tarifën 0.07 euro për kilometër, Maqedonia e ka 0.06 euro për kilometër, ndërsa Shqipëria është 0.04 euro për kilometër, bashkë me të gjitha masat që kontrata parashikon për banorët që do të jenë përdorues të shpeshtë dhe pa mundësi financiare.

Zëri i Amerikës: Por qeveria u tërhoq dhe tha se do të bëjë një studim për qytetarë e asaj zone…

Olta Xhaçka: Kjo qeveri e ka përparësi interesin e qytetarëve. Për ne është e rëndësishme që të ketë një diskutim publik dhe një konsultim publik për ato që po bëjmë, që gjithë banorët dhe taksapaguesit të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes dhe investimit për këto vepra madhore. Këtë qeveria e ka bërë edhe në këtë situatë, e cila ka qenë thellësisht e motivuar nga politika.

Zëri i Amerikës: Por nga ana tjetër, konsultimi mund të ishte bërë përpara, apo jo?

Olta Xhaçka: Kjo është një kontratë e mbyllur qysh në dhjetor 2016, dhe mund të shihet lehtë me një kërkim në internet. Nëse gjatë kësaj kohe nuk është bërë mjaftueshëm për të patur një konsultim publik dhe një informim publik, për këtë kërkojmë ndjesë. Por për çdo gjë tjetër kemi interesin e banorëve, e taksapaguesve parësor dhe të rëndësishëm për mënyrën se si qeverisim.

Zëri i Amerikës: Falemnderit, zonja ministre!

Sot në 19 vjetorin e rënies së Komandant Veteranit Sali Çekajt në Betejën e Koshares – Nga Azgan HAKLAJ

Prillet e dhimbshëm por të lavdishëm në Enciklopedinë Shqiptare – Tropoja Oaz lirie

E titullova keshtu këtë opinion timin sepse në historinë e Kombit Shqiptar, gjatë sagës së gjatë përmes kasandrash me sakrificë kristiane per mbijetesë, ka shumë prille të përgjakshme.
Nuk e kam fjalën për romanin e gjeniut të letrave Shqipe Ismail Kadare “Prilli i thyer” por për prille luftrash e sakrificash në shekuj të shqiptarëve për liri, pavarsi e demokraci.
Kam shkruar për shkrirjen e akujve të janarit nga gjaku i derdhur dhe lotët e dhimbjes, për janarin tragjik të Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut), Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Ibrahim Rugovës, të renies heroike të trinomit të lirisë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zenullahu.
Kam shkruar për janarin e Kongresit të lushnjes që çertifikoi e konsolidoi Shtetin Shqiptar.
Kam folur për Shkurtin e Kryengritjes së parë antikomuniste të udhëhequr nga vigani i bjeshkëve Prek Cali 73 vite më parë.
Për shkurtin e pavarsisë Kosovës që këtë vit shënoi 10 vjetorin.
Kam shkruar për marset e lavdishëm të Gjergj Kastriotit, të Prek Calit, të Jasharajve e Haradinajve, për marset si projektues të nëntorëve të pavarsisë.
Për nëntorët e pavarsisë të Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit.
Për nëntorin e UÇK-së.
Sot do të flas për prillin e Shtimes dhe Slivovës, të betejave legjendare të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kunder ushtrive turke.
Për prillin e Kryengritjes së Malsisë Madhe të udhëhequr nga Ded Gjon Luli, që kulmoi me ngritjen e Flamurit Kombëtar të Gjergj Kastriotit pas 500 vjetësh robëri në bjeshkët e Deçiçit në Bratilë me dt 6 prill 1911.
Për mars- prillin e masakrës së Tivarit.
Per 2 prillin, masakrën e diktaturës komuniste që vrau martirët e demokracisë në Shkodër.
Do të risjell në kujtesë prillet e përgjakshme të Koshares dhe Maznikut, ku ranë qindra deshmorë për të mbetur në memorien historike
flakadan lirie.
Në kalendarin historik të Kombit Shqiptar nuk ka ditë, javë, muaj, vit që të mos jenë të shquar data të rendesishme të sakrificës sublime për liri e pavarësi, çlirim kombëtar e demokraci.
Me dt 18 prill të vitit 1881 Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit që këtë vit shenon 140 vjetorin e saj, u ndesh me ushtritë turke në Shtime dhe Slivovë.
Rreth 4000 luftëtarë, vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione të Armatës së Dervish Pashës me rreth 15000 ushtarë, officer të paisur me armatimin më të mirë të kohës,
Betejat ishin të përgjakshme me heroizem të madh të shqiptarëve ndonse në kushte të pabarabarta, por qendrestar, të paepur e të pathyeshem deri në flijim për Atdheun.
Me dt 21 prillin Mic Sokoli i vuni gjoksin topit të sulltanit.
Luftimet ishin të tmerrshme e pati shumë të vrarë.
Me dt 21 prill për shkak të epërsisë së armikut ushtria e lidhjes terhiqet.
Me dt 22 dhe 23 prill zhvilluan ndeshje në Dukel dhe Suharekë për të penguar ushtritë osmane të hynin në Prizren.
Në maj u bënë përleshjet e fundit në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit.
Shqiptarët vazhduan rezistencën me kuvende e kryengritje, për liri e pavarsi, e do të veçoj Lidhjen e Pejës me besa besë të Haxhi Zekës, kryengritjet e viteve 1908-1909-1910-1911.
Në Kuvendin e Junikut të vitit të 21-25 Maj të vitit 1912 u hartua platforma e Kryengritjes së Pergjithshme që u finalizua me shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë në Vlorën e Ismail Qemalit me 28 nëntor 1912.
Këshilli Kombëtar që doli nga zgjedhjet e dt 5 mars filloi punimet me dt 21 prill 1921.
Ai përbëhej nga 78 deputet.
Statuti i Lushnjes që njihet në histori si statuti I Shtetit Shqiptar e shnderroi këtë akt në kushtetutë të mirëfilltë.
Ky keshill kombëtar mori emrin parlament.
7 prilli është dita e pushtimit fashist.
Shqiptarët u perpoqën në menyrë sporadike por nuk i rezistuan Romës së Musolinit.
U deshën vite lufte për të çliruar Shqipërinë.
Pas përfundimit të luftës Dytë Botërore shqiptarët edhe pse u çliruan mbetën të ndarë përsëri, e ranë në kthetrat e komunizmit gjakatarë.
Ne mars- prillin 1945 ndodhi masakra mizore e Tivarit.
Platforma e këtij veprimi çnjerzorë e lëvizjes nacionalçlirimtare të jugosllavisë u ba projekti famëkeq i Çubriolloviçit 7 mars 1937 dhe 3 Nëntorit 1944.
Ky projekt i spastrimit etnik gjeti zbatim me zhdukje e shperngulje të shqiptarëve dhe zëvendësimi i tyre me kolonë serbë.
Masakra e Drenicës ishte prologu i masakres së Tivarit.
Në muajt mars- prill u ba mobilizimi i dhunshëm i rekrutëve në të gjitha qytetet e Kosovës për ti nisur në frontin e Sremit e të Adriatikut.
Shumicën i përqendruan në qytetin e Prizrenit dhe i çarmatosën se ju thanë do ju armatosim në Kroaci e Slloveni.
Kolonat e para u nisën me 24-27 mars dhe të dytat me 19- 24 prill 1945.
Enver Hoxha, babai shpirtëror i Edi Ramës lejoi shqiptarët të mobilizuar me dhunë, pa armë në dorë të kalojnë në rrugën e vdekjes apo Golgota Shqiptare siç e ka quajtur Zekiria Cana rrugëtimin e tmerrshëm Prizren-Kukës-Pukë-Shkodër -Tivar- Dubrovnik -Rjekë.
Xhelatët e Aleksandër Rankoviçit janë shquar për krimet e tyre kundër mijra shqiptarëve të rekrutuar dhunshëm, nga Kukesi në Ulqin.
Me dt 31 mars dhe 1 prill filloi kasaphana e përgjakshme.
Ata janë rrethuar nga të gjitha anët në Tivar nga ushtarët malazezë dhe janë qelluar në menyrë të pamëshirshme me breshëritë vdekjeprurëse të armëve ku mbetën të vrarë mijra vetë.
Asnjë penë nuk mund ta përshkruaj saktë këtë masakër barbare dhe numrin e të vrarëve.
Enver Hoxha në vend që të denonconte këtë masakër dekoroi skenaristët dhe regjizorët e saj, binomin Tito- Rankoviç.
Me dt 24 prill me dekretin 48 nga Presidiumi I Kuvendit Popullor caktohet dt 25 prill dita e forcave kufitare dhe shqiptarët mbetën të ndarë me mur berlinez.
Pikërisht me 31 mars 2018 Edi Rama vendosi traun Rrugës së Kombit mbi themelet e Golgotës Shqiptare.
Rrembimet e protestuesve në mesnatë nga shteti maskë dhe burgosjet e tyre politike të dyshes Rama Xhafa të kujtojnë Gestapon e Hitlerit.
2 prilli i vitit 1991 është prilli i përgjakshëm i demokracisë.
Falangat e Kuçdrës komuniste që po jepte shpirt realizuan masakrën e Shkodrës.
U përgjak Shkodra, djepi kulturës, dijes dhe demokracisë.
Mbetën në fushën e nderit, pishtarët e demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku.
Urdhëruesi i masakrës së 2 prillit Gramoz Ruçi sot është Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.
Sa herë të flas për prillin e Betejës së Koshares kam prapë për të thanë.
Me dt 9 prill filloi kjo betejë homerike që shembi kufirin mes shqiptarëve.
Me dt 11 ra njeri prej hartuesve të platformës së operacionit shigjeta, poeti dramaturgu, i pari që shembi piramidën, Komandant Katana Agim Ramadani.
Me 16 prill në malet e Maznikut ranë në një betejë tjeter të UÇK-së me ushtrinë gjakatare serbe herojtë e Kombit tonë Shkelzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Hasim Halilaj.
Po keto ditë të prillit 13 vite me parë u vra mizorisht deshmori i Atdheut Enver Haradinaj.
Kjo vrasje barbare siç e ka cilësuar Presidenti Rugova kishte si qellim destabilizimin e Kosovës.
Dita e varrimit u shpall ditë zie nga Presidenti Rugova dhe u denua nga kryeministri Kosumi, kryeministri Nano, partitë politike në Kosovë dhe mbarë opinioni publik në hapsirën shqiptare.
19 vite më parë si sot në Betejën e Koshares ra njeri prej hartuesve të operacionit shigjeta figura poliedrike shumë dimensionale, juristi, politikani, intelektuali, oficeri gueril Komandant Veterani, Sali Çekaj që bëri gjithça mundi për çlirimin e Kosovës.
Vepra e tij u derdh në bronx dhe në këngë.
“Më ka rritë nëna n’zhguna veku
Ma thonë emrin Sali Çeku
I thonë Sali Çeku trimit veteran
I kendon dyfeku një kendim dardan
Jo nuk e ndal hapin ky kollos i Kombit
Jo nuk e ndal vrapin ka bekim prej Zotit.”
Atë ditë u plagos djaloshi nga Shkupi Nuhi Tahiri i cili mori plagë të rënda dhe iu nenshtrue 9 operacioneve por fatmirësisht mbijetoi.
Në inagurimin e shtatores së Sali Çekajt në Deçanin legjendarë Presidenti Rugova në pershëndetjen e tij vlersoi lart rolin dhe kontributin e Sali Çekajt.
Rugova çmoi shumë mbështetjen e Tropojës për çlirimin e Kosovës.
Ai tha se Tropoja në shekuj ka qenë djep i patriotizmi dhe nacionalizmit.
Në shekuj mbeti kështjellë e pamposhtur, barrikadë e invadorëve të ndryshëm.
Tropoja është Oaz lirie.
Ai vleresoi Betejën e Koshares dhe thyrjen e kufirit.
” Kosova ka liri se pati Koshare,
Ka Koshare se pati Tropojë” tha Presidenti
Beteja e Koshares është unike, simotër e Betejës Spartane të Termopileve përballë ushtrive perse të Kserksit.
Nderim per herojtë e gjallë dhe të vdekur të kësaj beteje,
114 deshmorët e saj prehen në lendinat e Koshares.
Lavdi deshmorëve të Atdheut.

Patriarku i Moskës viziton për herë të parë Shqipërinë, ja axhenda

Patriarku i Moskës, Kiril do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në fund të muajit Prill. Vizita e Patriarkut rus Kiril në Shqipëri do të zhvillohet në datat 28-30 Prill dhe do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Patriarku i Moskës do të takohet gjithashtu edhe me Presidentin Ilir Meta dhe autoritetet të tjera të shtetit shqiptar, shkruan tvklan.al. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, i cili shtoi gjithashtu se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më shumë se 50 vitesh.

Edhe vet kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka folur për këtë vizitë. “Shpresoj se në fund të muajit do të zhvillohet vizita ime zyrtare në Shqipëri”, tha Kiril duke folur gjatë një pritje në Ministrinë e Jashtme ruse me rastin e Pashkëve Ortodokse. Është hera e parë që Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë viziton vendin tonë.

Federica Mogherini vizitë në Shqipëri

Vizita e Mogherinit realizohet pasi Komisioni Evropian (KE) ka vendosur të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), për Shqipërinë

TIRANË – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, po viziton Shqipërinë.

Mogherini është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, pa praninë e mediave, ndërsa vizita e saj po realizohet pasi Komisioni Evropian (KE) ka vendosur të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), për Shqipërinë.

Shefja e diplomacisë evropiane është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama, ndërsa në përfundim të takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Mogherini sot do të realizojë një vizitë edhe në Maqedoni, për të cilën KE rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. aa

DASH reagon për Tom Doshin: Arsyet pse i ndalohet hyrja në SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin që deputetit socialist Tom Doshit dhe familjes së tij t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Por në një email për WSJ, një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit ka thënë se korrupsioni shkakton kosto të konsiderueshme në ekonomi, shoqëri dhe siguri.

Ajo nuk ka dhënë detaje të shumta, ndërsa sipas WSJ korrupsionin deputeti shqiptar e ka bërë në kohën kur ai ishte pjesë e Partisë Socialiste.

“Duke sfiduar besimin në sundimin e ligjit, korrupsioni dëmton interesat e SHBA-së për sigurinë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme, si dhe ato të vendeve partnere”, ka thënë zëdhënësja e DASH.

WSJ i ka shkruar dhe deputetit Tom Doshi në Facebook por ai nuk ka pranuar të komentojë. Po ashtu edhe ambasada amerikane në Tiranë nuk ka pranuar të jap detaje.

Artan Hoxha: Çfarë “fshihet” pas shpalljes “non grata” të Tom Doshit nga SHBA

Gazetari Artan Hoxha të martën në darkë ka deklaruar se ‘ndëshkimi’ i deputetit Tom Doshi nga SHBA-të, ka ardhur për shkak të korrupsionit.

Hoxha tregoi në studion e emisionit “Opinion” se kishte kontaktuar me kolegë të tij në SHBA, të cilët i kanë shpjeguar se rasti i shpalljes “non grata” të zyrtarëve të ndryshëm, ka të bëjë me rastet kur ata bëhen pengesë apo dalin kundër qëndrimeve të SHBA-ve.

Në rast se Shtetet e Bashkuara, po mbështesin një reformë në një shtet demokratik, dhe në rast se një zyrtar i kundërvihet, nuk është rast i korrupsionit, por pengesë. E për këtë edhe Lu e ka shpjeguar se Llalla është bërë barrierë”, – tha Hoxha.

Por, në rastin Doshi, gazetari Artan Hoxha tha se nuk ka të bëjë me këtë problem, për shkak se ai është ndër deputetët e paktë që ka dalë hapur pro qëndrimit të SHBA-ve dhe linjës së saj edhe në rastin e armëve kimike.

Sipas tij, Doshi është ndëshkuar për shkak të korrupsionit dhe është një shenjë për të gjithë politikanët e tjerë.

Vlahutin dorëzon raportin e Komisionit Evropian tek Meta

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, u ka dorëzuar krerëve të shtetit raportin e rekomandimeve të KE për çeljen e negociatave.

Presidenti i vendit Ilir Meta i pranishëm në këtë takim, u shpreh se ky raport është një akt inkurajues për Shqipërinë dhe e detyron atë që të punojë më fortë në vazhdim.

Meta thekso gjithashtu  se vendimi i KE ka bërë bashkë aktorët politik dhe qytetarët shqiptarë, pasi rekomandimet për çeljen e negociatave ishte diçka e shumëpritur për të gjithë.

Sipas tij, ky raporti i KE duhet të jetë moment reflektimi dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt BE.

“Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Doshi reagon: S’kam frikë nga vendimi i SHBA-ve, ndërsa gruaja dhe fëmijët nuk kanë nevojë për vizë, janë nënshtetas australianë

Deputeti Tom Doshi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një lidhje telefonike për News24, Doshi theksoi se nuk ka frikë nga ky vendim i SHBA-ve, ndërsa thekson se ai është i pastër.

Ai ka shtuar se e gjithë pasuria e tij është publike, dhe në asnjë mandat si deputet nuk është përfshirë në afera korruptive dhe tendera, ashtu siç akuzohet nga SHBA.

“Nuk isha informuar për këtë ndalim, e mora vesh nga televizori. Unë korrupsione nuk kam firmosur ndonjëherë. I them Kryeministrit se unë nuk kam pasur ndonjëherë, dhe nuk jam marrë asnjëherë as me tendera. Unë e kam bërë publike pasurinë time. Jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri. Unë jam i pastër, dhe nuk kam frikë! As nuk e kam ndërmend të merrem me këtë punë, jam i pastër. Gruaja dhe fëmijët e mi nuk kanë nevojë për vizë, ato janë nënshtetas australianë.” ka theksuar Doshi

Kujtojmë se këtë të hënë, DASH ka njoftuar shpalljen “non grata” të Doshit dhe familjes së tij, lidhur me informacionet se deputeti është i përfshirë në afera të mëdha korruptive.

PD nxjerr videon: Si u rrëmbyen kuksianët në mes të natës

Partia Demokratike ka publikuar një video, në të cilën duket se qytetarët e Kukësit të cilët protestuan për tarifën në Rrugën e Kombit janë arrestuar na oran 01:50 të natës.

 

Kjo video është bërë publike nga Edi Paloka, i cili tha se qytetarët janë rrëmbyer gjatë natës, dhe janë flasifikuar fletë-arrestet.

“Sot kemi disa prova që  tregojnë se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin enë mes të natës. asnjë shtet nuk mund ta bëj këtë rrëmbim, por dhe prokuroria ka falsifikuar flet arrestet”, tha Paloka.

 

Por ndërkohë pak ditë pas arrestimit të kuksianëve Berisha publiko disa dokuemente dhe deklaronte se ishin të flasfiikuara.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruante se janë falsifikime monstruoze.

Postimi i plotë

Fallsifikime monstruoze nga kryeprokurori Edvin Kristaq Rama!

Lexoni aktin e firmosur nga prokuroria e partise per protestuesit guximtare!

Te dashur miq, kryeprokurori Rama urdheron prokurorine kriminale te Partise te falksifikoje ne menyre monstruoze:

1-oren e ekzekutimit nga narkopolicia te arrestimeve te protestuesve guximtare. Ata jane arrestuar nga ora 3 e mengjesit kurse narkoprokuroret e Rames shkruajne duke fallsifikuar te verteten se protestuesit jane ndaluar midis ores 10-12 te dates 1 Prill, duke konsumuar keshtu krimin e shemtuar te mashtrimit per shkak te detyres

2-Protestuesit guximtare jane marre ne pyetje pa pranine e avoketerve

3- Burime te besueshme hedhin poshte akuzat ndaj protestuesve dhe i vleresojne ato si politike. Keto akte antiligjore deshmojne edhe nje here pafytyresine e Edvin Kristaq Rames dhe domosdoshmerine jetike te vazhdimit te revoltes qytetare per lirimin e protestuesve guximtare dhe kunder rritjes se taksave qe po rrenojne jeten e qytetareve!

Ketu me poshte keni dokumentin e fallsifikimit. Sb

b1

Raporti nga EU Observer: Shqipëria gati për të hapur negociatat

Shqipëria duket se është shumë afër hapjes se negociatave, lajm që do të mësohet ditën e nesërme në raportin vjetor të Komisionit Evropian.

Në këtë konkluzion ka arritur dhe EU Observer, e cila në parashikimet citon raporte të brendshme të Bashkimit Evropian.

Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet e pranimit në BE, por abuzimet e të drejtave të njeriut nënkuptojnë se negociatat e Turqisë duhet të mbesin në pritje, është kjo nisja e një shkrimi nga EU Observer.

“Në dritën e progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë”, komisioni do të thotë në raportin e saj të zgjerimit vjetor, që do të dalë të martën, thuhet me tej në këtë shkrim.

Manjani: “Nëse me arrestimin e Llallës hapen negociatat, atëherë me prangosjen e Ramës hyjmë në BE”

TIRANE – Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar lajmet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë, duke shtuar se ata “janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik”.

Duke u ndalur tek integrimi europian i vendit dhe reforma në drejtësi, ish-ministri i LSI duke ironizuar thotë se:

“Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!”.

POSTIMI I PLOTE
Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!

Pas deklaratës së Ramës për nënën, reagon ashpër deputeti Paloka

Kryeministri Rama ka bërë publik dje faktin se nëna e tij, Aneta Rama, po përballet me një sëmundje shumë të vështirë.

I pranishëm dje në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, dhënë nga Urdhri i Stomatologut për Aneta Ramën, në 100- vjetorin e këtij shërbimi në Vlorë, kreu i qeverisë ka shpjeguar arsyen e mungesës së saj në marrjen e këtij titulli.

“Urdhri i Stomatologut nderon nënën time, Anetën, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme, sepse prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë, me një sëmundje shumë të vështirë. Më takon mua që në emër të saj, të falënderoj nga zemra këdo që pati mirësinë të kujtohet për figurën dhe kontributin e saj në këtë fushë, si një ndër gratë e para që shkulën dhëmbët e burrave në Shqipëri”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

Por këtë deklaratë e ka komentuar deputeti demokrat Edi Paloka, i cili mesa duket e sheh si një përpjekje të kryeministrit për të përfituar duke ngjallur mëshirë me rolin e viktimës.

Ja çfarë shkruan Paloka në postimin e tij në FB:

“I turpshem ne cdo akt qe ndermerr…Kur nuk ben dot “te fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimes qe te ngjalle meshiren e te tjereve.
Per hir te karriges eshte gati te perdore dhe familjen madje dhe duke sajuar situata te paqena sic beri ne emisionin e Eni Vasilit apo dje ne Vlore”.

eci paloka per ramen

Nga Gorbaçovi tek Putini – Rusia, një histori politike e tranzicionit

Profesori veteran i historisë në Fakultetin Filologjik nuk e ka pasur të vështirë të tregojë paradokset sllave. Një jetë e tërë në katedrën e historinë moderne të shekullit XX e ka bërë jo thjesht një vëzhgues të hollë por edhe analist të mirë historik. Adem Mezini e fillon historinë prej nga koha kur gati tridhjetë vjet më parë, Mikhail Gorbaçov u bë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ashtu si mund të merret me mënd gjithçka fillon me shpjegimin e fjalëve më popullore të viteve ’80 “Glasnost” dhe “Perestrojka”, baza e teorive të politikanit 54-vjeçar rus të asokohe. Shqiptarët, përveçse e anatemojnë sistemin e ri rus, mundohen me sa më shumë të jetë e mundur të përdorin stigmën për një realitet që nuk e njohin.

Por nuk është kështu në botë. Që nga koha e Stalinit ardhja e Gorbaçovit shikohet si risi. Politikani i ri e ka të qartë se gjendja e vështirë ekonomike e Rusisë mund të kalojë vetëm nëse vendi rrit produktivitetin dhe duke e përshpejtuar rritjen ekonomike. Ai e di mirë se shteti i tij është tejet i dëgjuar për burokracinë qesharake dhe censurën e tij. Pikërisht këto shpall se duhet t’i eliminojë pak e nga pak. Autori na e jep shumë të qartë këtë tablo.
Cilët ishin dëshmitarët e kësaj gjendje? A ishte realisht vërtetë Gorbaçovi një komunist? A kanë të ardhme idetë komuniste në një botë universale? Këto janë pyetje që gjejnë vend në librin interesant të studiuesit të shkencave të historisë politike. Një lexues me interesa gjen gjithashtu përgjigje edhe për pyetjet interesante që lidhen me Rusinë, fatin e saj në kohët moderne, si edhe metamorfozën e frikshme që kishte ngërthyer breza të tërë të cilët besonin në plotë gati tetë dekada me radhë se vendi i tyre ishte fanar ndriçues.

Në fakt burokratët e shumtë të shtetit rus që e kishin vjelë shtetin e madh nuk e dinin se Glasnosti, që është varianti rus i transparencës, kërkonte një lloj pasqyre drejtësie dhe transparence në të gjithë Bashkimin Sovjetik si dhe për lirinë e informacionit, që deri atëherë ishte shtypur. Duhet thënë se burokratët do bënin çmos ta pengonin kurse Perestrojka, që kishte të bënte me konceptin e ristrukturimit të shtetit përbënte një lloj transformimi të shtetit drejt një tregu të lirë. Kjo është koha e Gorbaçovit dhe tezat e tij janë të jashtëzakonshme për ta shkundur Rusinë. Vetë Gorbi na pasqyrohet shumë interesant në librin e studiuesit të njohur. Jo më kot, Perëndimi e kapi me erë se përballë kishte një bashkëbisedues interesant, ndaj edhe u afrua ta ndihë me të gjitha mënyrat. Fatkeqësisht fryma liberale e Gorbaçobit nuk mund t’i shkonte frymës ruse. Rezultati ishte gati katastrofik. Rusia filloi të ndryshojë shpejt, por për fat të keq në formë kaotike.

“M. Gorbaçovi nuk arriti të perceptojë dhe të zgjidhë raportet kontradiktore dhe interesant midis forcave të ndryshme e politike të shoqërisë sovjetike. Studiuesi i njohur i historisë moderne E. Hobsbawm në veprën kapitale “Epoka e ekstremeve” ka theksuar se në shoqërinë sovjetike ekzistonin tri forca: a)shtresa e komunistëve reformatorë dhe radikalë, burokracia tradicionale partiake dhe shtetërore me ide dhe koncepte konservatore dhe c) shtresat e gjera të punonjësve të qytetit dhe fshatit”, shkruan Adem Mezini.

Dhe, shqiptarëve u mjafton situata në vendin e madh për ta marrë me mënd katrahurën ruse. Duhet thënë se nëse para Gorbaçovit kishte pak mundësi zgjedhje, në kohën e Gorbaçovit filloi tmerri i rradhave dhe triskave, të cilat duhet të administroheshin me forcë se nuk përmbaheshin më.
Të gjithë rrugën e zhvillimit politik nga Gorbaçovi deri te ardhja e diktuar e Putinit meritojnë vëmendjen e autorit që e trajton me shumë kujdes por edhe me mjaft durim, duke treguar etapat, faktorët dhe ato që ndikuan në administratën që krijuan burrat e shtetit rus që ndajnë këtë segment tejet interesante për historinë ruse.

Ndërkohë vizita e 1 shkurtit të vitit 1992 të Jelcin në SHBA ku u nënshkrua midis dy vendeve “Deklarata për përfundimin e luftës së Ftohtë” është ajo që ndryshoj gjërat. Fraza që shkruhet aty sipas të cilës “të dy vendet nuk e shihnin njëra-tjetrën si kundërshtar potencial” do përbëjë thelbin e marrëdhënieve mes tyre. Në vitin 1992 Rusia u pranua në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Dhe ato iu zotuan vendin t’i jepnin deri 24 miliardë dollarë për të realizuar Reformat e Tregut. Paradoksi ishte se vetë armikja e saj më e madhe SHBA-ja ndikoi shumë që të realizoheshin këto afrime dhe e ndihmoi në terrenin administrativ Rusinë.

Të gjitha këto veçanti por më shumë njohuritë e thella të profesorit dhe shikimi i tij shumë i thukët mund t’i kuptosh në konkluzionet e librit ku thuhet se “Janë të rralla vendet që në harkun kohor të një shekulli të kenë njohur si Rusia dy tranzicione radikale me drejtim të kundër, që përfshinin transformime e reforma, të cilat ndryshuan natyrën e rendit politik dhe shoqëror”
Libri lexohet me një frymë nga studiuesit por nga ana tjetër është shumë ndihës për njerëzit që i pëlqen politika e jashtme dhe jo vetëm. Adem Mezini me thjeshtësinë sesi ka zbërthyer historinë politike të shtetit për gati tre dekadat e fundit na ka dhënë një çelës për të penetruar në shumë nga të panjohurat që na rrethojnë sot lidhur me Rusinë dhe rolin e saj në botë.

Kisha françeskane i detyron banorët të paguajnë për te Kepi i Rodonit

Kalimi me pagesë në rrugët që të çojnë në zonën turistike të Kepit të Rodonit nga ana e Kishës Françeskane e cila pretendon pronësinë e zonës, ka sjellë reagimin e banorëve të Ishmit.

Banorët kryesisht të fshatit Shetaj protestuan, duke kundërshtuar tarifimin e rrugës nëpërmjet të cilës ata shkojnë në punë, në tokat e tyre apo në plazh.

Ata thonë se krahas tarifës hyrëse prej 100 lekë të reja, kisha i detyron ata të paguajnë edhe 200 lekëshin e parkimit.

Banorët thanë se i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë, ndërsa kanë dërguar peticione të vazhdueshme institucioneve për heqjen e traut dhe tarifave për banorët.

Të penalizuar janë edhe turistët, apo besimtarët të cilët shkojnë në Kishën e Shën Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare.

Noka sulmon Ramën: Sëmuri dhe nënën e tij për t’u viktimizuar para shqiptarëve

TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, ku foli për situatën aktuale politike dhe planet e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Noka, një prej deputetëve të përjashtuar për 10 ditë nga parlamenti pas tensioneve të shkaktuara në seancën e së enjtes, tha se gjëja kryesore është largimi i Edi Ramës, shkruan BalkanWeb.

Madje deputeti i PD ironizoi dhe foton e postuar nga Rama në Facebook me nënë e tij, ku jepte lajmin se vuan nga një sëmundje, duke thënë se “sëmur edhe nënën e tij për t’u viktimizuar para shqiptarëve”

“Ky kryeministër është bërë i padurueshëm. Largimi i tij është bërë emergjencë kombëtare. Shqiptarët sot në pamundësi për të jetuar këtu, marrin arratinë. As pushtuesit më barbarë nuk kanë përzënë kaq shqiptarë nga vendi.

Kur ai na thotë pylli, unë i them pylli i satëme. Nuk ka pasur Shqipëria më rrugaç e më banal se ky Është mjeshtër i viktimizimit. Sëmuri dhe nënën e tij, për t’u viktimizuar para shqiptarëve

A keni dëgjuar ndonjëherë këtë kryeministër të flasë për zhvillime ekonomike, për punësimin, për të mirën e vendit. Ai s’bën gjë tjetër veçse shan. Viktimizimin e bën bukur, por nuk ka patur kryeministër më banal që përdor këtë lloj fjalori ndaj opozitës dhe shqiptarëve.

Sa të jetë ajo mazhorancë dhe ky kryministër nuk ka më vlerë fjala, do të ketë veprim opozitar, do të vazhdojmë pa normalitet,” tha Noka.

Ambasadori Lu e akuzoi si të korruptuar, ja si i përgjigjet Adriatik Llalla

Pas deklaratave të Ambasadorirn Donald Lu i cili e akuzoi per korrupsion, ka ardhur një reagim nga ish-kyeprokurori Adriatik Lallla.

Llalla ka hedhur poshte akuzat duke i cilesuar ato si te pabaza dhe se do te provohen te paverteta nese do te paraqiten para cdo gjykate.

“Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënyrw të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit”, shpreht ai.

Reagimi

Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.

Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënyrw të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit. Natyrisht, kurdo që ka qenë e nevojshme unë kam dhënë këndvështrimin tim për propozimet konkrete gjatë hartimit të reformës. Qëndrimet e mia kanë reflektuar gjithmonë shqetësimin tim të thellë për detyrimin tim si Prokuror i Përgjithshëm për të siguruar se prokuroritë vazhdonin të luftonin krimin dhe korrupsionin edhe gjatë kohës që hartohej reforma dhe për të ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë që janë të ndershëm dhe të pa korruptuar.

Natyrisht, është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përgjithshëm, por unë nuk kam ndërmarrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshrië kurrë në veprime korruptive.

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.

Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik. Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrëmbërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Rama jep sqarime për “vizitën e sotme në Shkodër”

Shkodranët organizuan një protestë këtë të shtunë kundër skemës së re që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për TVSH-në tek bizneset e vogla.

Protesta e mbështetur nga partia Demokratike, u tha se frikësoi kryeministrin Edi Rama, i cili anuloi një vizitë që kishte programuar për sot në qytetin e Shkodrës. Ishte vetë deputeti demokrat Bardh Spahia që e ngriti këtë pretendim. Por kryeministria reagoi duke thënë se vizita e kreut të qeverisë në Shkodër, ishte e stisur nga Partia Demokratike.

“Kryeministri Edi Rama nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj”, thotë kryeministria.

Zyra e shtypit sqaron se sot “kryeministri është në Vlore për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlorë, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Urdhri i Stomatologut, si gruaja e parë në këtë shërbim”.

AXHENDA

Ora 09:00 nisja nga Tirana

Ora 10:30 inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE

Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla industriale)

Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne

Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër

Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez.

Atentat sarandiotit në kryeqytetin e Kolumbisë, dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës

Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë një lajm të hidhur, pasi një shqiptar në Kolumbi është vrarë.

Sipas postimit të Hoxhës në Facebook, thuhet se shqiptari jetonte ne Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë, dhe vrasja ka ardhur pas një atentati.

 

Postimi i Hoxhës

Serish nje lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Ne Ameriken e Jugut nje tjeter shqiptar ka humbur jeten ne nje atentat. Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe kater atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysem me pare. Kete radhe viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…

30698727_1630464970324498_2683845477526405120_n

kolumbio

Berisha: Romana Vlahutin i ka kërkuar Llallës arrestimin tim

I ftuar mbrëmjen e së enjtes në kanalin ABC Sali Berisha tha se, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Llalla arrestimin e tij.

 “Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar, as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 për qind“, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se Vlahutin u ka thënë ambasadorëve të tjerë të BE-së se Berisha mund ta përgjonte, duke qenë se të dy i kanë zyrat në të njëjtën ndërtesë, pranë Pallatit të Kongreseve.

“Se kur ke fiksime dhe komplekse, atëherë nuk di të ndalesh. Çfarë ka bërë kjo zonja që e di nga burimet? U thotë një ditë para disa muajsh ambasadorëve të BE-së, hiqini telefonat se këtu nja katër kate më poshtë është Sali Berisha dhe na regjistron. Tani, që një ambasadore të thotë kështu ka dy arsye. Ose është e sëmurë dhe ka obsesione, sëmuret çdo njeri.

Që t’i thotë mendja asaj se Sali Berisha mund të na përgjojë, ajo duhet të ketë një ‘berishofobi’ 10 herë më të madhe se Edi Rama dhe kjo është një gjë e turpshme. Ose pastaj ajo bën një provokacion aq banal, sa ka pasur prej atyre që edhe kanë qeshur.”

Berisha tha fakti që beson se Vlahutin i ka kërkuar Llallës arrestimin e tij, nuk mund ta bëjë të besojë të njëjtën gjë për Ambasadorin Donald Lu për arrestimin e Ilir Metës.

Abuzimi me Rrugën e Kombit dhe kostoja e katërfishtë e taksapaguesve për mirëmbajtjen e saj – Nga Adri Nurellari

Çështja e vendosjes së pagesës për Rrugën e Kombit ka shkaktuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme te qytetarët e të gjitha krahëve politik për arsye të ndryshme objektive. Megjithatë besoj se elementi kryesor që ka shkaktuar pakënaqësisë më të madhe ishte dimensioni i kostos së shtuar që kjo kontratë koncesionare sjell. Fatkeqësisht sikur mos të mjaftonte sasia e madhe e parave, e paguar tashmë nga qytetarët për ta ndërtuar këtë rrugë, vënia në jetë e pagesës për përdorimin e kësaj rruge faktikisht përbën një tatim të katërfishtë për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Ne paguajmë tashmë dy herë për mirëmbajtjen e kësaj rruge nëpërmjet taksës së makinave dhe taksës së qarkullimit tek karburantet, mirëpo prej sot e tutje do paguajmë çdo herë që kjo rrugë përdoret si dhe për ato fitime të munguara të kompanisë koncesionare. Pra, shqiptarët e kanë paguar shumëfish ndërtimin e kësaj rruge dhe do e paguajnë shumëfish mirëmbajtjen e saj që do të thotë abuzim me ndërtimin e abuzim me mirëmbajtjen.

Personalisht unë jam kundër kësaj takse për arsye patriotike, kjo rrugë jo më kot është quajtur Rrugë e Kombit, sepse nuk është ndërtuar me ndonjë iluzion se do e justifikojë veten ekonomikisht, por me bindjen se duhet për dimensionin gjeopolitik e interesat tona kombëtare. Kjo është arsyeja perse shqiptarët kanë qenë të gatshëm të paguajnë taksën Majko për ndërtimin e kësaj rruge, ndërkohë që ato para nuk u përkthyen në asnjë kilometër rrugë nga qeveria e asokohshme socialiste.

Po ashtu shqiptarët gëlltitën edhe abuzimet e bëra nga qeveria e PD-së me këtë rrugë, me proceset gjyqësore të lëna në mes apo me kreditë komerciale të rënda të marra që ende paguhen nga buxheti edhe sot. Po ashtu, kapërdinë edhe papërgjegjshmërinë e hapjes se ngutshme për qëllime elektorale të tunelit të parë të Thirrës që mandej u shemb dhe solli një dëm tjetër prej 30 milionë eurosh për të cilën askush nuk u vu para përgjegjësisë. Shqiptarët për hir të domethënies së rrugës heshtën për urat e paguara, por që ende ngelen të pa ndërtuara të kësaj rruge që i kanë marrë jetën dhjetëra qytetarëve.

Argumenti naiv i përdorur nga qeveria për të justifikuar këtë koncesion është që këtu bëhet fjalë për të zgjedhur midis dy lloj pagesash ose mënyrës së pagesës së mirëmbajtjes së rrugës nga të gjithë ne ose nga vetëm përdoruesit. Në pamje të parë kjo duket si një zgjedhje parimore, nëse qeveria bashkë me vendosjen e pagesës për rrugën, do të ulte tatimet që iu merren qytetarëve për qarkullimin, mirëpo nuk po propozohet kjo gjë.

Po ashtu nuk është e vërtetë se Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk paguajnë për rrugën se faktikisht shtetasit e Shqipërisë e paguajnë goxha rëndë mirëmbajtjen e rrugës, vetëm se ato para që paguajnë nuk shkojnë për rrugët, por për sektorë të tjerë të qeverisë.  Deri tani Shqipëria ka pasur një qasje të ngjashme me vende të ndryshme të Evropës, si: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Zvicra etj. ku qytetarët  paguajnë  shuma të caktuara fikse në formën e vinjetave me afate, pavarësisht nëse i përdorin apo jo autostradat. Po ashtu ka vende si Finlanda, Estonia, Ukraina, Qipro dhe Estonia ku nuk paguhen aspak tolle për rrugët. Megjithatë nëse kërkohet që autostradën ta paguajnë përdoruesit, atëherë duhet që mos-përdoruesit e rrugës të mos paguajnë më për qarkullimin.

Një pjese e mirë e qytetarëve me të drejtë janë të indinjuar për përmasën e tarifës së rrugës, e cila është më e larta në rajon. Mirëpo edhe këtu ka një pandershmëri të madhe, sepse llogaritja e pagesës për kilometër linear dhe krahasimi me vendet e tjera bëhet duke llogaritur 110  kilometrat Milot-Morinë.

Faktikisht në këtë distancë vetëm 60 kilometrat e ndërtuara nga Bechtel & Enka nga Rrësheni deri në kthesën e Kolshit afër Kalimashit janë kilometra autostradë, pjesa tjetër është rrugë që nuk meriton të quhet autostradë. Pra, faktikisht tarifa i bie të jetë 8.4 euro për 100 kilometra autostradë, që jo vetëm e rendit si më të lartën në rajon, por e bën tarifë të ngjashme me tollet e rrugëve që paguhen në Spanjë e Itali.

Konkretisht kjo tarifë rrugore nuk po shton veç një barrë të re qytetarëve, por dy kosto njëherësh duke shkaktuar një kosto të katërfishtë për mirëmbajtjen e rrugëve.  Po shton pagesën për kalimin e rrugës, por edhe pagesën për fitimin e munguar që do paguhet gjithsesi nga taksapaguesit. Deri sot qytetarët paguajnë dyfish për mirëmbajtjen e rrugëve pasi paguajnë në formën e taksës së regjistrimit të automjeteve (që faktikisht është me lartë se ajo e vendeve fqinje ) si dhe paguajnë si taksë mbi qarkullim nëpërmjet karburantit.

Qytetarët paguajnë sot jo vetëm 32.4 lekë për litër karburant, por edhe dëmin  ekonomik të tërthortë që shkaktohet prej kostos që karburanti i shtrenjtë shton në çmimin e prodhimeve apo shërbimeve në Shqipëri. Së bashku këto dy taksa fusin në buxhetin e shtetit diku tek 150-160 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve ndërkohë që faktikisht në vitin 2016 buxheti i shtetit kishte dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 22 milionë euro pra më pak se 1/7 e totalit që mbledh për këtë qëllim. Kjo do të thotë që qytetarët jo vetëm që tashmë i paguajnë ato 5-6 milionë euro të parashikuara se duhen për ta mirëmbajtur autostradën, por paguan mjaftueshëm para që brenda tre katër vitesh të përfundohen edhe urat e ngelura në pjesën e Kukësit. Pagesa e tretë është e përdoruesit të rrugës, ndërsa pagesa e katërt është ajo që qytetarët do paguajnë për të kompensuar fitimet e parashikuara për kompaninë koncesionare.

Studimi mbi të cilin është bazuar koncesioni analizon periudhën 2014-15 kur lëvizën rreth 5000 automjete në ditë dhe parashikon që pas vendosjes së tarifës së rrugës ka për të pasur një rënie të lehtë dhe diferenca e shkaktuar nga kjo rënie sipas kontratës paguhet nga buxheti i shtetit. Nëse ajo shtohet përtej parashikimit, atëherë fitimet do ndahen përgjysmë mes shtetit dhe kompanisë mirëpo gjasat që kjo gjë të ndodhi janë shumë të vogla.

Deri në fund të koncesionit, kompania ka të garantuara 400 milionë euro të ardhura që nëse nuk i merr nga trafiku do i marrë nga buxheti. Vetë fakti që kompania nuk ka asnjë risk në këtë biznes dhe i ka të ardhurat të garantuara nga shteti lë të kuptohet se çfarë lloj marrëveshje abuzive është kjo dhe dëshmon se nuk kemi të bëjmë me një sipërmarrje të mirëfilltë private. Logjika e Partneritetit Privat Publik të shumëpërmendur ka në thelb të sajën idenë që shërbime publike jo vetëm që sigurojnë investime private, por edhe përfitojnë  filozofisë së efikasitetit dhe konkurrencës të sektorit privat. Mirëpo në këtë rast duke qenë se rruga është ndërtuar nga buxheti shtetëror ne s’kemi asgjë që të bëj me liberalizmin, pra asnjë nga të mirat e sektorit privat pasi nuk ka as konkurrencë, as risk, e as investim. Nejse ky dimension etik është një problem tjetër më vete i këtij koncesioni, dhe shkon përtej qëllimit të këtij artikulli, i cili synon të merret më shumë koston e katërt që kjo rrugë do të sjellë për xhepat e qytetarëve.

Planifikimi i qarkullimit dhe përllogaritja e fitimit të garantuar në kontratë është bërë duke marrë të mirëqenë se situatë infrastrukturore në rajon do të qëndrojë e pandryshuar dhe Rrugës së Kombit domosdoshmërish do t’i shtohet trafiku në të ardhmen.  Planifikuesit kanë marrë të mirëqenë se bashkëkombësit e Kosovës dhe Maqedonisë nuk kanë rrugë tjetër ku të shkojnë, dhe dashur padashur do të duhet ta përdorin rrugën e kombit në të ardhmen.

Mirëpo po të analizohen projektet infrastrukturore të rajonit shikohet qartazi se rruga e kombit shumë shpejt do të konkurrohet nga rrugëtime të tjera alternative se gjasat janë shumë të mëdha që trafiku aktual në rrugën e kombit të vijë duke u zvogëluar dhe që fitimi I munguar i garantuar dhe paguar nga buxheti i shtetit për koncesionarin, të vijë duke u shtuar duke përbërë një barrë të katërt për taksapaguesit.

Kur flitet për përdoruesit e rrugës nga Kosova sot, dihet se Rrugës së Kombit, porti i Durrësit ka tërhequr një pjesë të mirë të bizneseve të Kosovës.

Mirëpo  Mali i Zi është duke ndërtuar me financimin e bankës kineze Exim, autostradën Tivar Boljare, e cila do ta konkurrojë drejtpërdrejtë autostradën dhe portin tonë. Ky projekt gjigand që vitin që vjen pret përurimin e pjesës më të vështirë, është pjesë e korridorit pan-evropian 11 që do të jetë 164 kilometra i gjatë dhe do të ketë 50 tunele dhe 95 ura. Banorët e rajonit të Pejës, ku janë të përqendruara bizneset kryesore të Kosovës, mund të udhëtojnë deri në Berane që është 79 km larg e mandej të lidhen me këtë autostradë e të udhëtojnë 127km të tjera me shpejtësi të lartë për të mbërritur në portin e Tivarit.  Me gjasa ky itinerar do të zgjasë dy orë e gjysmë nga katër orë që duhen tani për të mbërritur në Durrës.

Këtu duhet pasur parasysh që një pjesë domethënëse e trafikut të Rrugës së Kombit përbëhet nga emigrantët e Kosovës dhe Maqedonisë që kthehen në atdhe për pushime duke ardhur prej veriut të Evropës në Kroaci e Mal të Zi e për të kaluar më tutje në Rrugën e Kombit. Për këta udhëtarë është më e leverdishme dhe e shpejtë që të marrin këtë autostradë në Tivar e të vijojnë për verilindje të Malit të zi sesa të vazhdojnë në itinerarin Tivar-Ulqin-Muriqan-Morinë ku cilësia e rrugës dhe prania e dy kufijve do e bëjnë udhëtimin më të gjatë.  Autostrada për Pejë,  gjithashtu, pritet që të mbarojë vitin që vjen duke e bërë më atraktiv këtë alternativë.  Pra, ndërtimi i kësaj autostrade mund të nxisë shumë që të evitojnë tërësisht hyrjen transit në Shqipëri. Nga ana tjetër, ekziston edhe projekti i autostradës Nish-Merdare-Prishtinë që do ketë efekt të ngjashëm. Ndërtimi i kësaj rruge do të bindë shumë bashkatdhetarë tanë që të mos vijnë për pushime nga bregu i Adriatikut, por  të shkojnë në Kosovë nëpërmjet Serbisë.

Kur vjen puna për lidhjen mes Kosovës dhe Malit të Zi ekziston një tjetër rrugë alternative që është në ndërtim e sipër që do rivalizojë rrugën e kombit. Dihet që përveç emigrantëve, janë dhjetëra e mijëra qytetarë të Kosovës shkojnë tradicionalisht në bregdetin malazez kaluar nëpërmjet rrugës së kombit. Kjo rrugë është projekti i rrugës Deçan Plavë që është duke u ndërtuar aktualisht në Kosovë, por edhe rruga Podgoricë-Cemi i Trieshit në Mal të Zi.

Republika e Shqipërisë e ka përfunduar tashmë vitin e kaluar rrugën Shkodër-Vermosh ndërkohë që pritet përurimi i pikës së re kufitare të Grabomit, e cila do e bëjë distancën Podgoricë-Cemi i Trieshit-Grabom-Plave 84 kilometra. Me përfundimin e rrugës Deçan Plavë atëherë distanca Deçan-Plavë-Podgoricë bëhet 133 kilometra (distanca Deçan-Podgoricë aktualisht nga Rruga e Kombit është 257km.

Porti i Durrësit është duke u kërcënuar jo vetëm nga porti i Tivarit, por edhe nga ai i Selanikut për shkak të autostradave të reja që janë duke u ndërtuar në drejtim të Egjeut. Autostrada Arbën Xhaferri, Prishtinë-Hani i Elezit është afër përfundimit dhe po ashtu Maqedonia e ka përfunduar tashmë e pret ta vendosi në përdorim autostradën Demir Kapija-Smokvica në kuadër të korridorit të 10-të.

Falë këtyre dy projekteve udhëtimi drejt Selanikut prej Prishtinës ka për të zgjatur më pak se tre orë e gjysmë çka është koha e njëjtë që nevojitet sot për të shkuar në Durrës. Këtu duhet pasur parasysh që Kosova është duke rehabilituar edhe hekurudhat me fondet e BERZH-it, çka do i mundësojë edhe lidhje funksionale cilësore hekurudhore me portin e Selanikut.

Një tjetër alternativë që ka për të shkaktuar uljen e trafikut në rrugën e kombit, ka për të qenë projekti i rrugës së Arbrit, me shpresën që do vihen në jetë. Një pjesë e mirë e përdoruesve të Rrugës së Kombit janë bashkëkombës të Maqedonisë Perëndimore, të cilët vijnë në Shqipëri apo Evropën e Veriut duke transituar në Kosovë. Sot distanca Shkup-Tiranë është 292 kilometra qoftë nëse merret Rruga e Kombit e qoftë nëse ndërmerret rruga që të nxjerr në Qafë-Thanë. Mirëpo me rrugën e Arbrit kjo distancë bëhet 210 kilometra, kështu që kuptohet se do jetë alternativë shumë më e leverdishme.

Edhe sikur mos të bëhet fjalë për rrugën e Arbrit si alternativë, faktikisht investimi që po bëhet në modernizimin e korridorit të 8-të do të jetë konkurrencë për Rrugën e Kombit, por edhe për leverdishmërinë e hamendësuar të koncesionit të Rrugës së Arbrit. Konkretisht Maqedonia po përfundon autostradën Kërçovë-Ohër që do të lehtësojë pjesën më të vështirë malore të korridorit 8-të duke shkurtuar së paku gjysmë ore në shpejtësi. Kjo do të thotë që tetovarëve apo gostivarasve do iu leverdisë më shumë që të vijnë në Tiranë nëpërmjet autostradës që çon në Strugë për të futur në Shqipëri në Qafë Thanë sesa të vazhdojnë të udhëtojnë nëpërmjet Kosovës ku përveç distancës më të gjatë do duhet të presin të kalojnë jo një po dy kufij ndërshtetëror.

Një tjetër kërcënim për trafikun e parashikuar të rrugës është vetë procesi i liberalizimit të vizave që pritet të ndodhi në fund të këtij viti në Kosovë. Deri tani Republika e Shqipërisë ka përfituar nga turistët e “garantuar” që vijnë nga Kosova, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushime jo vetëm për shkak të lidhjes patriotike dhe çmimeve të ulta, por edhe si pasojë e izolimit pra e pamundësisë për të udhëtuar pa viza shengen. Republika e Shqipërisë përfiton më shumë se 500 milionë euro në vit prej këtij turizmi.  Kjo gjë ka për të ndryshuar së shpejti dhe nuk ka dyshim që mijëra qytetarë të Kosovës që deri më sot e kanë pasur të pamundur zonën shengen, paratë që do të shpenzonin në Shqipëri do I kursejnë për të eksploruar perëndimin ose për të vizituar të afërmit e tyre në diasporë. Po ashtu në mungesë të vizave shumë kosovarë do jenë të tunduar që t’i rikthehen traditës së dikurshme të kohës së Jugosllavisë për të kaluar verën në bregdetin bullgar të Detit të Zi apo në brigjet greke të Egjeut.

Këtu duhet llogaritur edhe konkurrenca që vjen nga Turqia si pasojë e uljes drastike të çmimeve që kanë ndodhur aty pas sulmeve terroriste, pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016 dhe si pasojë përkeqësimit të imazhit që ndodhi në sytë e botës perëndimore.  Rënia e kërkesës në perëndim për ofertën turistike të Turqisë bëri që çmimet të uleshin ndjeshëm në Turqi gjë që u shoqërua me një rritje prej 40% të numri të turistëve kosovarë që përzgjodhën Turqinë për të kaluar verën. Kjo gjë u reflektua në prurjet e turistëve kosovarë në Shqipëri. Sipas INSTAT-it, në vitin 2017 hynë 1.7 milionë shtetas nga Kosova, me një rënie të ndjeshme prej 19% nga viti i mëparshëm.

Në vitin 2016 pesha specifike e turistëve të Kosovës në Shqipëri përbënte  45% të totalit të vizitorëve të huaj ndërsa në vitin 2017 ra në 34%.

Me pak fjalë trafiku aktual i rrugës së kombit që vjen prej bashkëkombësve tanë të Kosovës dhe Maqedonisë do të konkurrohet nga disa itinerare alternative njëherazi: nga autostrada e re Tivar-Beranë që del në Pejë, nga autostrada e re Nish-Merdare-Prishtinë që pritet të ndërtohet së shpejti, nga autostrada Arbën Xhaferri dhe ajo Demir Kapi- Gjevgjeli që e lidh Prishtinën më shpejt me korridorin e 10-të dhe Selaniku, nga Rruga e Arbrit si dhe nga modernizimi i korridorit të 8-të nëpërmjet ndërtimit të autostradës Kërçovë-Strugë.

Po ashtu liberalizimi i vizave për kosovarët me siguri që ka për të sjellë një ulje të vizitorëve në bregdetin e Shqipërisë që do të zvogëlojë edhe më shumë qarkullimin në Rrugën e Kombit. Të gjitha këto elemente ka shumë mundësi që të përkthehen në një qarkullim edhe më të zvogëluar në Rrugën e Kombit çka do të shtojë ndjeshëm fitimin e munguar që do të kompensohet nga buxhetit i shteti, pra do të rrisë barrën e katërt të taksapaguesve për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

“Arrestoni Berishën e Metën”, Çani: Kam burime që Llalla ka regjistruar bisedat me Lu e Vlahutin

Gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, duke komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës, thotë se ka zëra që thonë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka regjistruar bisedat me dy ambasadorët.

Çani: Ndoshta edhe Vlahutin mund ta mohojë siç e mohoi edhe zt.Lu. Nga burime të mia të pa konfirmuara ende, thonë se Llalla mund t’i ketë regjistruar këto biseda. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këtu afera bëhet shumë më interesante se ç’mund ta imagjinojmë dot. Nëse do të na rezultojë që Llalla i ka regjistruar bisedat, këtu nuk do të jemi më në një inertësi politike, por do kemi diçka të re.

Dalja e kësaj gjëje do kthjellonte mendjet e shumë shqiptarëve që mitizojnë ndërkombëtarët.

Shkarkohet Besim Trezhnjeva, Gjyqtarit i Apelit te Durresit “fshehu pasurinë”

Gjyqtarit i Apelit te Durresit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, eshte shkarkuar nga detyra, pas hetimit nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.

 

Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkepunues me Komisionin. Nderkohe qe KPK duke iu referuar te dhenave nga ILDKP thekson se ai ka feshur pasurine.

Trezhnjeva u mbrojt nga avokati Fatmir Braka, i cili kerkoi te caktohej nje grup ekspertimi per per te bere rivleresimin e pasurise se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhena per pasurine nuk qendrojne, por kjo nuk u pranua.

Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre nje kredi prej 50 mije euro, per te blere nje apartament ne Tirane, por ka mashtruar duke blere nje tjeter apartament ne Durres”- thuhet ne vleresimin e KPK.

Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes ne nje shume te konsiderurshme te ardhurash, si dhe jane administruar 11 denoncime publike per gjyqtarin ne KPK.

SKEDA 

Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva është një ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor-institucioni i ri që pritet të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai është gjyqtari i tretë që do të përballet të mërkurën me seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas Fatos Lulos që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tushës, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

Trezhnjeva ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor dhe ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës si dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga viti 2003 deri në vitin 2014. [Kliko këtu për skedën në PDF] 

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Trezhnjeva zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014 kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë ose 4.3 herë më e lartë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014 ka qenë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshortes, e cila zotëron një farmaci.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4.1 milionë lekësh.

Në analizën e mësipërme u morën në konsideratë edhe llogaritë bankare në emër të aktivitetit privat të bashkëshortes së Z.Treshnjeva, të cilat gjenden në deklaratat që ai ka dorëzuar në ILDKPKI, ndonëse nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë.

Si “flamuj të kuq” janë identifikuar gjithashtu edhe gjendja akumulative në cash prej 3.1 milionë lekësh në fund të vitit 2014 apo luhatje e vlerave të likuiditeve në bankë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklara e pasurisë para fillimit të detyrës  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

BURIMI: BIRN

Mazhoranca krijon precedent, përjashton ministrin e saj nga Parlamenti

Për herë të parë në historinë e Kuvendit shqiptar, mazhoranca përjashton ministrin e saj për 10 ditë nga Kuvendi.

Kjo ndodhi sot me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili është parë sot gjatë tensioneve në Kuvend, të qëllojë me ujë deputetët e opozitës.

Pas mbylljes së seancës, ministri Bushati reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh i keqeardhur për reagimin e tij, që e cileson instiktiv, që ishte sikunder thote, reagim ndaj “agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!”

VIDEO E RE/ Bushati i hedh ujë deputetëve të PD-së, tensioni në sallën e Kuvendit

Një video e publikuar nga News 24 tregon momentet kur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati hap shishen e ujit dhe ia derdh deputetëve demokratë të cilët ndodheshin në foltoren e Kuvendit.

 

Kjo solli acarimin e situatës edhe më tej, teksa disa deputetë të PD-së nisën të gjuajnë me letra e shishe drejt ministrave dhe Bushatit në veçanti.

Akademia e Shkencave nderon shkrimtarin Ismail Kadare me çmimin e Karrierës

TIRANE- Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar dhe një nga zërat më të njohur të letërsisë bashkëkohore është nderuar me një çmim nga Akademia e Shkencave.

Kadare, njëherazi anëtar i Akademisë së Shkencave dhe shumë herë kandidat për çmimin Nobel, ka rrëmbyer sot Çmimin e Karrierës. Shkrimtarit iu dha ky çmim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë krijuese dhe Akademike.

Mësohet se çmimi i akorduar sot pritet t’i dorëzohet shkrimtarit Kadare në një ceremoni solemne në Akademinë e Shkencave

ÇMIMET E AKADEMISE SE SHKENCAVE:
Çmimi i Karrierës: Ismail Kadare
Çmimi për studiuesin më të suksesshëm– Grupi i studiuesve rus Aleksandër Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova, Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës.
Çmimi Çabej – Kolec Topalli për fjalorin etimologjik të shqipes
Çmimi Radovicka – Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprën Hortikultura

Letra e plotë e Llallës në Kongresin e SHBA: Ja pse më kërkoi Lu të arrestoja Metën

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, në muajin maj të vitit 2017, i ka dërguar një letër zyrtare Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ka thënë se Ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Metës, asokohe në rolin e kryetarit të Parlamentit.

“Në mënyrë jo diplomatike dhe kundër çdo norme të parashikuar nga Konventa e Vjenës, Ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm që të arrestonte Kryetarin e Kuvendit, gjithashtu Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në vlerësimin e zotit Lu, kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën e Drejtësisë. Arrestimi i tij i mundshëm do të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Një kërkesë e tillë, krejtësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpresë takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, përfshirë edhe zyrtarët, bëhet vetëm në bazë të provave”, thuhet në letrën e Llallës. Por, në letër theksohet se Adriatik Llalla ka thënë se ky mund të ishte një precedent i rrezikshëm dhe mund të sillte trazira sociale.

Sipas tij, Lu është shprehur se: “Në qëndrimin pasues të diplomatit Lu, përshtypja ishte se rreziku potencial i paqëndrueshmërisë nuk ishte një çështje prioriteti për të”. Në letër është bërë një listë e të gjithë ekspertëve të nivelit të lartë të lidhur me “Soros”, si dhe të problemeve të kriminalitetit dhe drogës në Shqipëri.

PËRFSHIRJA ZYRTARE E “SOROS”

Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë kishte për detyrë hartimin e projektligjeve kushtetuese dhe ligjore, të cilat më pas do të shqyrtohen nga ligjvënësit e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Që nga fillimi i punës së Ekspertëve të Nivelit të Lartë, u konstatua se opinionet e paraqitura nga shumica e juristëve me përvojë dhe përfaqësuesve të institucioneve në këtë grup, nuk u vlerësuan nga një grup thelbësor më i vogël brenda tyre. Në fakt, pavarësisht nga numri i konsiderueshëm i ekspertëve, vendimmarrjet në lidhje me opinionet që duheshin paraqitur në Komisionin Parlamentar ishin përgatitur nga vetëm pesë ekspertë.

Ky grup i vogël, i cili kishte mbështetjen e plotë të kryetarit të Komisionit Parlamentar, përbëhej nga:

– Kristaq Traja, bashkangjitur Komisionit si ekspert i Fondacionit Soros-Shqipëri

– Aurela Anastasi, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, mbështetur nga Fondacioni Soros

– Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros. Kushëri i afërt i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj

– Genti lbrahimi, avokat, botues i publikimeve ligjore, i mbështetur në të gjitha rastet nga Fondacioni Soros. Bashkëshorti i një zyrtareje të rëndësishme në misionin OPDAT dhe gjithashtu anëtar i ngushtë i familjes së ministrit shqiptar të Mbrojtjes, i cili është gjithashtu një figurë e rëndësishme në Partinë Socialiste. (Është e rëndësishme të theksohet lidhja familjare për faktin se, në një vend me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, këto lidhje kanë një ndikim të fortë)

– Rainer Deville, avokat gjerman, shef i misionit EURALIUS të Bashkimit Europian, në Tiranë. Për të krijuar një profil të qartë për z. Deville, mund të citohet një deklaratë publike e paraqitur në nëntor të vitit 2015: (cit. “Përhapja e korrupsionit në drejtësi në Shqipëri është shumë e madhe, Zgjidhja e parë do të ishte të shkarkoje të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë dhe të vendosje të rinj në të gjithë sistemin, por ne nuk mund ta bëjmë këtë. Nuk ka më tolerancë për korrupsionin. Gjithkush që ka qenë i përfshirë në korrupsion më parë, është më mirë që të largohet nga detyra tani, përpara Reformës në Drejtësi…”

Angazhimi i këtij grupi të vogël ekspertësh, në mungesë të transparencës së plotë, ka nxitur reagimin negativ të anëtarëve të tjerë të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i cili bojkotoi takimet e punës. Gjithashtu, opozita parlamentare publikisht shprehu mospëlqimin e kësaj sjelljeje nga ekspertët, që konsideroheshin “të preferuarit” nga shumica e ekspertëve. Një figurë e rëndësishme diplomatike u shfaq në publik në mbështetje të “grupit të vogël” – ambasadori i SHBA, Donald Lu.

* * *

Përfshirja zyrtare e Fondacionit Soros në veprimtarinë e Komisionit të Reformës së Drejtësisë filloi të ketë efekte publike. Një sërë anketash nga organizata joqeveritare nën varësinë e Soros, një fushatë ndërgjegjësimi që synonte denigrimin e të gjithë trupit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shfaq intensive në hapësirën publike shqiptare. Ambasadori Lu ishte i pranishëm në pothuajse çdo veprimtari të organizatave joqeveritare, që vepronin nën ombrellën e Sorosit. Mediat dhe fushatat publike të organizuara nga Fondacioni Soros, me praninë e diplomatit Lu, u orientuan gjithashtu në krijimin e imazhit që opozita e krahut të djathtë dhe një pjesë e koalicionit të majtë ishin kundër Reformës së Drejtësisë. Qëllimi i këtyre aranzhimeve ishte krijimi i perceptimit se forca kryesore drejtuese për realizimin e Reformës së Drejtësisë ishte Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste që ai udhëheq. Këto fushata me burime të forta financiare, gjithashtu synojnë të krijojnë perceptimin se një nga kundërshtarët e Reformës së Drejtësisë ishte kryetari i Parlamentit, z. Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati kryesor qeverisës i Partisë Socialiste.

* * *

Megjithatë, i përballur me prokurorë në takime të ndryshme, më 20 maj, ambasadori Lu kërkoi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm. Në këtë takim, Ambasadori Lu kërkoi ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm që të ndikojë te prokurorët, që të mos e kundërshtojnë projektin e tij të Reformës së Drejtësisë. Gjithashtu, në mënyrë jo diplomatike dhe kundër çdo norme të parashikuar nga Konventa e Vjenës, Ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm që të arrestonte kryetarin e Kuvendit, gjithashtu kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në vlerësimin e zotit Lu, kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën e Drejtësisë. Arrestimi i tij i mundshëm do të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian. Një kërkesë e tillë, krejtësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpresë takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, përfshirë edhe zyrtarët, bëhet vetëm në bazë të provave.

Prokurori i Përgjithshëm shprehu qëndrimin e tij se nëse kërkesa ishte jo logjike, e pajustifikuar dhe në mungesë të plotë të provave për të akuzuar zyrtarë të lartë për korrupsion, ata do të rrezikonin të shkaktonin paqëndrueshmëri të madhe politike dhe sociale në Shqipëri. Në qëndrimin pasues të diplomatit Lu, përshtypja ishte se rreziku potencial i paqëndrueshmërisë nuk ishte një çështje prioriteti për të. Në muajt e ardhshëm, diskutimi i Reformës së Drejtësisë po krijonte një polarizim të fortë politik. Në nëntor të vitit 2015, grupi “i vogël” i Ekspertëve të Nivelit të Lartë përfundoi draftin mbi ndryshimet kushtetuese dhe ligjore. Ky draft u kundërshtua nga opozita, e cila e përshkroi atë si tërësisht jo transparent dhe synonte fuqizimin e pozitave të Kryeministrit Edi Rama.

* * *

Në një përpjekje për të krijuar idenë në publik se populli shqiptar kërkonte miratimin e Draftit të Reformës së Drejtë- sisë, ambasadori Lu mori pjesë në një protestë të organizuar nga “Shoqëria Civile”, por që në realitet u organizua nga Fondacioni Soros. Në një shfaqje të pakuptimtë, diplomati Lu udhëhoqi një grup prej rreth 30-40 personash, të gjithë anëtarë të Fondacionit Soros ose administratës publike.

Po ashtu, ambasadori Lu, në një përpjekje të kohëve të fundit, filloi të ushtronte presion të hapur dhe publik mbi disa deputetë të Parlamentit shqiptar për të miratuar projektin e mbështetur prej tij. Në mediat shqiptare u publikuan disa mesazhe telefonike, në të cilat ambasadori Lu u thoshte deputetëve se nëse nuk e miratonin draftin e Kushtetutën, do të merreshin masa ndaj tyre. Sipas këtyre mesazheve, ambasadori Lu i njoftoi ata se nëse këta deputetë nuk e votonin draftin, ata duhet të ishin të pranishëm në Ambasadën e SHBA në Tiranë në një orar të caktuar, për t’u njohur me dënimet.

Ekzistenca e këtyre mesazheve kërcënuese u konfirmua publikisht nga disa ligjvënës dhe nuk u mohua nga ambasadori Lu. Në bazë të këtij “presioni” ishte fakti se ambasadori Lu deklaroi se kishte informacione komprometuese për këta deputetë. Mesazhi ishte i qartë, që nëse ata e miratonin draftkushtetutën e mbështetur prej tij, informacioni komprometues për deputetët nuk do të publikohej.

* * *

Ambasadori i SHBA në Tiranë u kthye në skenën politike, duke i bërë thirrje opozitës që të mos pengonte zbatimin e ligjit të vetingut (Verifikimit). Në shtator 2016, në një takim publik, Lu deklaroi se “… i njoh njerëzit që pengojnë Reformën e Drejtësisë. Ata janë politikanë të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë të lartë që nuk duan të reformojnë sistemin…”. Në këtë shprehje u tha qartë se ambasadori Lu i referohej Prokurorit të Përgjithshëm, i cili nuk e kishte mbështetur më parë versionin e tij të përmbysur të Reformës së Drejtësisë.

* * *

Më 31 dhjetor 2016, nëpërmjet një akti jo normal, ambasadori Lu njoftoi Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë me e-mail, se viza diplomatike e SHBA-së i është revokuar. Shkaku i këtij veprimi, sipas ambasadorit Lu, ishte një udhëtim jo-protokollar i gruas së Prokurorit të Përgjithshëm në SHBA. Zonja e Prokurorit të Përgjithshëm, në shtatzë- ni, ishte përballur me probleme shëndetësore që kërkonin trajtim të thellë në një klinikë të specializuar. Për këtë arsye, zonja kishte udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe pastaj do të kthehej në Shqipëri. Zonja e Prokurorit të Përgjithshëm e lindi fëmijën e tretë të çiftit më 31 dhjetor 2016. Pak orë pas lindjes së fëmijës, ambasadori Lu u kujdes personalisht për të njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm për revokimin e vizës diplomatike, sepse, sipas tij, “është abuzuar me vizën diplomatike”. Prokurori i Përgjithshëm nuk kërkoi sqarime të mëtejshme nga ambasadori Lu për këtë veprim, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit. Ambasadori Lu e kishte bërë të qartë muaj më parë, që nëse ai nuk deklarohej publikisht në favor të draftit të Reformës së Drejtësisë, të mbështetur nga diplomati, ai (Prokurori i Përgjithshëm) “… do të kishte pasoja negative personale…”.

* * *

Siç doli më vonë, vizat u anuluan për disa nga gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë, të cilët sapo ishin zgjedhur anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë e re, e krijuar brenda Reformës së Drejtësisë. Fakti që vizat u revokuan për disa nga anëtarët e kësaj strukture, krijuan përshtypjen se ambasadori Lu kishte vepruar kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk e mbështetën projektin e tij të Reformës së Drejtësisë. Me anulimin e vizës së udhëtimit dhe të publikimit në mënyrë joformale, gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e KED u shenjestruan për largimin nga kjo strukturë. Gjithashtu, gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët “u penalizuan” me heqjen e vizave, janë kryesisht ata që kanë hetuar ose gjykuar njerëzit politikë ose biznesmenë të lidhur me të majtën në pushtet. Gjithashtu, disa prokurorë të “penalizuar”, kanë pasur hetime në vazhdim ndaj ligjvënësve të krahut të majtë, të dyshuar për bashkëpunim me krimin e organizuar.

* * *

Rasti më flagrant është një hetim i “Bankers Petroleum”. Kjo kompani e naftës në pronësi kanadeze vepron në zonën e Fierit, në pjesën qendrore të Shqipërisë. Më 1 prill 2015, në zonën ku operonte kompania, ndodhën disa shpërthime të fuqishme që shkatërruan mbi 200 shtëpi të familjeve. Prokuroria e Qarkut të Fierit nisi një hetim, duke dyshuar se shpërthimet ishin rezultat i aktivitetit të kompanisë së naftës, nga “Bankers Petroleum”. Në korrik 2015, fillimisht gjatë një takimi dhe pas një letreje zyrtare, ambasadori Lu i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm që të pezullojë hetimin për “Bankers Petroleum”. Ky pretendim, edhe formal, ishte i pakuptimtë, sepse ambasadori amerikan nuk ka asnjë pozitë për të mbrojtur interesat e kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila nuk kishte asnjë aksion në kapitalin amerikan. Ky fakt, i cili ndodhi në vitin 2015, por u zbulua publikisht në shkurt 2017, nuk është mohuar nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

* * *

Por dy vjet më vonë, në vitin 2016, u zbulua se kultivimi i kanabisit sativa narkotik u përhap në pothuajse të gjitha rajonet e Shqipërisë. Përhapja, ndonëse në përmasa tragjike, u mohua nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Opozita e krahut të djathtë akuzoi qeverinë se po lejonte kultivimin e narkotikëve gjigantë, duke mbështetur trafikantët. Sipas opozitës, trafikantët do të mbështesnin Partinë Socialiste, në mënyrë që të mbajnë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 2017. Një sërë hetimesh të Prokurorisë dolën në përfundimin se trafikantët kishin mbështetjen e strukturave lokale të Policisë. Disa hetime kanë rezultuar të suksesshme, por shumica e tyre kanë dështuar për shkak të hetimeve të minuara nga policët e implikuar në trafikim. Në disa raste, prokurorët janë detyruar të mos kryejnë veprime hetuese në terren, pasi ata janë përballur me trafikantë të armatosur.

* * *

Gjatë gjithë vitit 2016 dhe në muajt e parë të vitit 2017, ambasadori Lu nuk e përmendi problemin me narkotikët në asnjë rast. Për më tepër, ambasadori Lu ka shprehur më shumë se një herë në takimet jopublike se “Drogat nuk janë problemi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

* * *

Në maj 2017, një raport i Departamentit të Shtetit referonte se “… kultivimi i narkotikëve në Shqipëri gjatë 2016 u rrit me 5 herë…”. Raporti i Departamentit të Shtetit u vlerësua nga një komentator publik në Shqipëri si një “goditje e rëndë jo vetëm për Qeverinë, por edhe për ambasadorin Lu, i cili kurrë nuk foli për fenomenin e kultivimit të narkotikëve”.

PANORAMA

Zbardhet takimi i Lusë në zyrën e Metës

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta në zyrën e ketij te fundit.

Panorama meson se takimi mes tyre ka zgjatur rreth 60 minuta.

 

Interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici u shpreh:

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.

***

Takimi vjen nje dite pas raportit te Freedom House per vendin tone, ne te cilin mes te tjerash permendej edhe kreu i shtetit, zgjedhja e te cilit si President, sipas raportit ishte nje goditje per luften kunder korrupsionit.

Po dje, kujtojme se dolen ne drite te dhena rreth letres se ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla per Kongresin Amerikan dhe kerkesen qe sipas tij Lu i kishte bere per arrestimin e Metes.

Cfare tha Llalla

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, në muajin maj të vitit 2017, i ka dërguar një letër zyrtare Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ka thënë se Ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Metës, asokohe në rolin e kryetarit të Parlamentit.

Reagimi i ambasadorit Lu

Ne reagimin per “News 24”, ambadadori Lu sqaroi situaten duke leshuar akuza te forta ne adrese te Llalles.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar/ Ambasadori Donald Lu

Raporti i FH dhe reagimi i Presidences 

Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh:

Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.

Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.
Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House.

Thirrja e Lu: Zgjidhni problemin e “fëmijëve të rrugës”, jam gati të jap paratë e mia

Kjo e enjte shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Romë, një kohë e cila njëkohësisht i kujton ambasadorit Donald Lu një moment ku politika shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për të zgjidhur plagën e “fëmijëve të rrugës”.

Gjatë një aktiviteti kushtuar kësaj dite, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë ka dhënë shembullin e fëmijëve të tij, të cilët i kanë dhënë kursimet e mbledhura për fëmijët në nevojë në Amerikë. Qindra dollarët e tyre të kursyera për 3 vite i shkuan një OJQ-je, shtoi Lu, dhe i shërbyen atyre fëmijëve që nuk kishin mundësi për të shkuar në shkollë.

E ashtu si të vegjlit e tij, Donald Lu u shpreh se edhe ai vetë është i gatshëm që të japë monedhat e tij për fëmijët shqiptarë.

Donald Lu: Jam shumë krenar për fëmijët e mi sepse kursyen monedha për 3 vite dhe dhuruan qindra dollarë për një OJQ që mbështeste fëmijët në rrugë për të shkuar në shkollë dhe për të zhvilluar aftësitë që një ditë të mund të largoheshin nga rruga. 

E ndaj me këtë histori me ju sepse Shqipëria për shumë vite ka pasur një problem, një problem për të mbështetur fëmijët e saj në rrugë. Ky është një problem që Shqipëria me mbështetjen e partnerëve duhet të jetë e aftë ta zgjidhë. Nuk keni 11 milionë fëmijë për tu kujdesur keni disa qindra. 

Ndërkohë që Shqipëria normalizohet dhe ekonomia e saj përmirësohet , vendi vazhdon ti afrohet anëtarësimit në BE shpresojmë që Shqipëria të mund të kujtojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, kanë të drejtë të mos jenë të uritur, të mbrohen nga abuzimi. 

Siç më mësuan fëmijët e mi, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur UNICEF dhe OJQ shqiptare për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë . Shpresoj që  do ta bëjmë bashkë këtë.  /Gazeta Express

BIRN e nxjerr zbuluar: Si gënjeu Erion Veliaj për çmimin nga Komisioni Europian

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të hënën, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu falenderimet e tij për gjithë ata që bënë të mundur që ai t ënderohej me çmimin ‘kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom.”

“Marrja e çmimit “kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom” nga Komisioni Europian, më frymëzon për të vazhduar edhe më tej në këtë fushë të madhe të emancipimit, që të gjithë kemi nevojë,” shkroi Veliaj në Facebook.

“Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me komunitetin rom dhe besoj që ishte mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre aktivistëve rom dhe jo rom në bashkinë e Tiranës, që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë,” shtoi Veliaj në një video gjithashtu e postuar në rrjetin social.

Çmimi ‘kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom’ është pjesë e një projekti në Ballkanin Perendimor dhe Turqi, i cili ka si qëllim të mobilizojë komunitetet rome dhe të forcojë kapacitet e tyre në dialog me autoritet publike.

Ndryshe nga sa pretendon Veliaj, ky çmim nuk ka lidhje me Komisionin Europian, por jepet nga një OJF shqiptare në bashkëpunim me një rrjet organizatash simotra në rajon. Çmimi jepet nga organizata ‘Roma Active Albania’ dhe rrjeti i organizatave ‘European Roma Grassroots Organization’, ERGO. [Link njoftimi]

Ceremonia e dhënies së çmimit u organizua në Parlamentin Europian si pjesë e ‘Javës Rome 2018.”

Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj të mërkurën një kërkese nga BIRN në lidhje me deklaratën e kryetarit Veliaj se çmimi i ishte dhënë nga Komisioni Europian.

Përveç Veliajt, çmimin si ‘miqësor me komunitetin rom’ e kanë marrë edhe kryebashkiaku Mico Micićc nga bashkia e Bijeljinas në Bosnje Herzegovinë; kryebashkiaku Blagoj Bochvarski i qytetit Stip në Maqedoni; Burim Berisha, kreybashkiaku i qytezës së Fushë-Kosovës; Snežana Matijevic, kreybashkiake e Tivatit në Mal të Zi; Latinka Vasiljković nga bashkia Odžaci në Serbia; si dhe Osman Genç, nga bashkia Canik dhe Hayri İnönü nga bashkia Şişli në Turqi.

Sipas një njoftimi për shtyp të ERGO për shpërndarjen e çmimeve, përzgjedhja e fituesve ishte bërë nga 7 juritë e pavaruara, të cilat përzgjodhën fituesit nga 49 aplikime.

Marrëdhënia e kryetarit të bashkisë së Tiranës me komunitetin rom nuk ka qenë gjithmonë e qetë, siç mund të sugjerojë çmimi i akorduar nga OJF-të. Bashkia e Tiranës është akuzuar për zhvendosjen e dhunshme të komunitetit rom nga zona e Liqenit Artificial në vitin 2015.

Shqetësime për shkelje të të drejtave të njeriut kanë shoqëruar edhe projektet e bashkisë për zonën e Bregut të Lumit – zonë e populluar nga komunitetit rom, si dhe fushata kundër ricikluesveindividual në Tiranë, një pjesë e mirë e të cilëve janë anëtarë të komuniteti rom./BIRN

Blendi Fevziu ….ose Mercenari milioner i Neodiktatures Nga Adriatik Riza Dosti

Debat i kote dhe pa sens…
….Ne fund te fundit as qe behet fjale per faje, fajtore, apo edhe per te denuar njeri..e per te vene kend perpara pergjegjesise..por thjesht behet fjale per te mos harruar se cfare ka ngjare ne te kaluaren ….tha Faqeziu rreth debatit te nxehte te ketyre diteve mbi Kampin famekeq komunist te internimit ne Tepelene dhe krimet e komunizmit ne Shqiperi……

Me keto dy fraza te poshtera sa me s’ka, fyese, ofenduese, poshteruese, cinike e arrogante dhe te denja per nje pinjoll rrugac a kelysh te fshehur te komunizmit …si AI e te llojit te TIJ……e ka mbyllur emisionin e tij Bordello – Opinion te se Henes ne mbremjen e 9 Prillit 2018…faqeziu Blendi Fevziu…

Ky palaco, skuth e urjahip i peshtire..i pa bythe e faqezi …e karagjoz deri ne neveri..aventurier i pa fytyre e i pa moral . ne fakt ka vite qe po i ben nje sherbim te denje prej renegati, mercenari , antinjeriu e antishqiptari …politikes antikombetare shqiptare te te gjitha ngjyrave..

Dje mik per koke i Saliut e sot vella brek e bythe i Edvinit…

Ne kohen e Diktatures u fsheh nen lloj -lloj emrash e mbiemrash sic fshihet nje vemje e ndyre dhe nje Gjarper i peshtire …nderkohe qe prinderit e tij te respektuar per shkak te biografise
se tyre ”me cen”..regjimi i degdisi ne nje nga ato lloj ”shtepite e pushimit” te Xhufit..diku andej nga fshatrat e Lushnjes ku me pare te cante Mushkonja se sa Ujku…

Me te ardhur e ”ashtuquajtura demokraci”.. shqiptare e tipit ujku -mjegull do..Fevzua me shoke dolen prej ferrave e shkurreve ku ishin fshehur dhe nisen te tundin shallin e bardhe te te persekutuarit politik… dhe u vune ne sherbim te gjithkujt qe ju dilte perpara vetem e vetem te rrembenin c’te mundnin e te perfitonin sa te mundnin…te vidhnin e te grabisnin pa limit…

…Dhe erdhen radhazi …emisioni i tij Bordello..qe ai ka vite qe e shfrytezon si nje arme vdekjeprurese ne favor te tij e sidomos Bossit te tij …

..Fevziu bleu e ndertoi shtepi e vila komode ne Qerret, ne Lalez, ne Lunder e ne Tirane…

Nisi ti nderroje makinat luksoze si Mbreti- Grate…mori edhe disa prej pronave te Toptaneve …dhe bash aty ku ka qene edhe selia e PD sot , ka pjese e aksione ne njeren prej qendrave me te shtrenjta e me luksoze tregetare te kryeqytetit shqiptar..

Dhe Fevzua ja pa mire hajrin Opinionit te tij fale edhe karakterit te tij pacavure.. nisi te vere ne kycet e dores ore te shtrenjta ,,ti nderroje kostumet e veshjet firmato me shume e me shpesh se askush tjeter…e natyrisht per sherbimet e tij te cmuara qe me nje gur vriste jo nje e dy por disa zogj..Sandri ja beri rrogen disa here e fish me te larte se sa te nje Ministri a Deputeti shqiptar..

Dhe ohooo Faqeziu nisi te na vere per pushime sa ne Vjene e Paris aq edhe ne Ibiza e Dubai….mjaft te shante ate per te cilin ishte paguar apo te lavderonte dike per te cilin i ishin ofruar miliona dhe Skuthi , Urjahipi e Neperka duke flakur tej cdo moral njerezor e profesional ishte gati te shiste kedo e te bente gjithcka…

Dhe tek shihja Bordellon e tij te mbremshme tek shqiptoi ato fjali poshteruese ndaj te gjithe ne shjqiptareve e jo vetem ndaj atyre qe vuajten e humben jeten neper burgjet e kampet e tmerreshme te diktatures …mu kujtuan edhe Prinderit e tij te gjore te internuar per vite me radhe…dhe i thashe vetes ..kur ky monster e bastard shkel me kembe vuajtjet e persekutimet e atyre qe i kane bere koken c’presin me shqiptaret e gjore prej tij..

Ajo zonja e nderuar qe kishe mbreme ne studion tende te pegere.. [ qe une nuk e di se si kishte pranuar ti pergjigjej fteses tende] e qe ti nuk denjove as ta prezantoje se cila ishte por kalimthi u more vec me librin e botimet e saj..quhet Fatbardha Saraci [ Mulleti ] dhe eshte mbesa e figures se shquar patriotike shqiptare Qazim Mulleti..

Ata perfaqesuesit e respektuar te familjes Miraka …duhet te te kishin peshtyre ne fytyre ty servilin e ndyre te politikes e politikaneve bastarde shqiptare.. e jo te kishin folur per mikrofonin tend te felliqur..dhe kete duhet ta benin ne emer te atyre vuajtjeve te llahtareshme qe ka hequr familja e fisi i tyre per gati permbi 4 dekada..

Por ligesise e shpirtit tend cingun e sterre duket se nuk i beri asnje lloj pershtypje edhe Dokumentari teper prekes e i dhimbshem… Femijet e Diktatures.. i realizuar nga kolegja trime , guximtare dhe e profesioniste e vertete Anila Godole nen perkujdesjen e fondacionit gjerman Konrad Adenauer..

Por ti o vemje e ndyre ..nuk je nga ato kokrra ..qe ti vesh gjoksin se keqes,,te reshtohesh ne krah te vendit e popullit tend ..te thuash me guxim e kurajo te verteten qe ka ndodhur ne ate vend e mbi ate popull… e as te thuash e permendesh emrat e fajtoreve dhe te krimineleve ..nje pjese te te cileve i ke te ftuar nderi here pas here ne studion tende…sepse nuk te lene tashme dot as karakteri yt mocal e i peshtire por as edhe ata qe te pasuruan e te futen ne kete vallen e Luges se Corbes se prishur..ndaj do mbetesh ky qe je ..i Pabythe e i pa Burre…..Bisht Qeni…

Ti nuk ke as minimumin e guximit njerezor e lere me pastaj profesional as te distancohesh prej tyre e lere me ti denosh krimet e tyre ..sepse keshtu je gatuar…e mveshur ..me lekure gjarperi e hiene …

Ndaj ti je e mbetesh njeri prej te keqijave te medha e teper te rrezikeshme e te demeshme te vendit e popullit tim ….nje prej atyre monstrave te poshtra e bastarde dhe vemjeve te neveriteshme qe prodhoi me aq shumice post-komunizmi shqiptar i pas 90..

Ti je i te njejtit gen mbrojtes- kriminal si i Rames, Velise, Rucit, Braces, Xhufit, Muc Nanos, Meros, Lorencit, Klosit, Milos, Beqirit, Auronit, etj etj miq te hershem te studios tende antishqiptare..pa harruar qe deri dje ishe po ti qe i lepije bythen Berishes e gjithe shpures se tij…deri ne neveri…

Shihni me kujdes se ku i promovon librat e tij Faqeziu…ne Pallatin e Brigadave…shihni se ku i feston pervjetoret e emisionit te tij …te cilat ja drejton e dirigjon vete kryeministri palaco i vendit te tij Rama…shihni me kujdes se cilet jane miqte e tej te afert e te ftuarit e tij te nderit dhe c’perfaqesojne ata ne te djeshmen por edhe ne te sotmen e Shqiperise e te shqiptareve…

Dhe jane po keta miq e perkrahes te tij qe Fevzua po i ndihmon dita -dites e prej gati me shume se 20 vjetesh qe te rivendosin ne Shqiperi Neodiktaturen dhe te instalojne ne krye te saj Diktatorin e ri ..

Ndaj o shqiptare te mire e te ndershem…patriote e nacionaliste
qe ju dhimbset vetja juaj, familja juaj Atdheu e populli juaj..nuk mendoj se Rama e diktatura e re e tij mund te permbysen e te largohen duke i bllokuar rruget njeri-tjetrit e as duke ulur qepenat e duke mos i sherbyer njeri-tjetrit.. se keshtu ju pelqen politikaneve tane zullum-medhenj per te arritur qellimet e tyre te mbrapshta te pushtet-marrjes apo per te larguar asesi edhe pushtet-mbajtesit e sotem delenxhinj..

Ai vend e ai popull vjen ne din vetem duke e nisur luften pikerisht ndaj monstrave te tipit Fevzo me shoke qe jane mbeshtetesit e propaganduesit e fuqishem te mbajtjes ne kembe te cdo lloj klike antishqiptare e te korruptuar koke e kembe, te pasuruar me gjakun e shqiptareve e te lidhur koke e kembe me Dreqin e Djallin kunder Shqiperise e shqiptareve …

Jane Fevzite me shoke ..oligarket e vertete te atij vendi ..te cilet e duan plumbin ballit e litarin ne fyt …sepse fale tyre dje dhe sot Berisha, Nano, Rama, Meta, Basha , Ruci , Xhafa , Ahmetaj, Gjiknuri ,Monika, Gjinushi, Neritani, Paskali etj etj u bene te pasur e fuqiplote dhe e shkelen dhe po e shkelin perdite me kembe ate vend e ate popull..si kurre me pare ne historine e tyre …

Ndaj me shume se kurre Shoqata e vertete e te persekutuarve politike por edhe te gjithe shqiptaret e ndershem duhet ti denoncojne Fevzite e ndjekesit e tyre qe kane kohe qe jane vene ne mbrojtje te krimeve kunder njerezimit e te masakres masive komuniste ndaj shqiptareve …dhe jo ti padisin ne gjykatat e korruptuara te Tiranes por ne Hage .. atje ku e kane vendin monstrat e sojit te tyre…

Ne te kundert cdo dite do te degjojme fyerjet e renda qe na ben Faqeziu…. Merua, Lenci, Xhufi..Auroni ..e deri tek Muci qe na e nxjerr Enver kriminelin.. anti osman, antifetar, antimysliman.. antishqiptar…por Europian e Demokrat…////////Gazeta Atdheu

A.R.DOSTI

Freedom House: Demokracia në Shqipëri në vend-numëro

Freedom House – Albania
 Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”, sipas organizatës Freedom House.

Shqipëria është në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithshme, falë zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan të qeta.

Në kapitullin për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të organizatës Freedom House “Vendet në Tranizicion” – një përmbledhje të së cilit e përgatiti Zëri i Amerikës – thuhet se përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, u zbeh nga dyshimet se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.

Arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, “i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” , si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”, thuhet në raport.

Përparim në zgjedhje por polarizimi politik vazhdon

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit shënuan përparim, pasi ofruan garanci të gjera për opozitën. Falë këtij përmirësimi, rezultati i përgjithshëm i indeksit të demokracisë u përmirësua në 4.11 nga 4.14 që ishte një vit më parë. Sipas Freedom House numri 1 përfaqëson nivelin më të lartë të demokracisë dhe numri 7 më të ulëtin.

“Fushata zgjedhore, si dhe numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kishte shumë më pak probleme sesa në zgjedhjet e kaluara. Për këtë arsye, asnjë nga partitë kryesore nuk i kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve”, thotë raporti.

Por zgjedhjeve u parapriu një bllokim politik mes opozitës dhe qeverisë gjatë katër muajve të parë të vitit 2017 “që e vuri të gjithë procesin zgjedhor në rrezik”.

Në raport thuhet se qeverisja demokratike në Shqipëri, u karakterizua nga ngecja në vend për shkak të polarizimit të thellë mes partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike dhe Partisë Socialiste në pushtet, si edhe nga prirjet autoritare në vitin 2017.

Bojkotimi i parlamentit nga Partia Demokratike gjatë katër muajve të parë të 2017-ës, e frenoi reformën e kodit zgjedhor që ishte rekomanduar nga OSBE/ODIHR-i.

Po ashtu rrezikoi ta hidhte të gjithë procesin zgjedhor në kaos pasi PD-ja refuzoi të emëronte përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe i regjistroi kandidatët e vet, shumë pas afateve të përcaktuara në kodin zgjedhor.

“Marrëveshja e majit mes PS-së dhe PD-së, që i dha fund bojkotit, megjithëse u hapi rrugë zgjedhjeve të qeta, e sforcoi sistemin zgjedhor, pasi logjika politike iu imponua kodit zgjedhor”, thuhet në raport.

Ndërkohë raporti thotë se Partia Demokratike e opozitës dukej se ishte në një proces shpërbërjeje pas humbjes më të thellë në 25 vjet, ndërsa presidenti i ri Ilir Meta nuk e kishte besueshmërinë për të mos lejuar abuzime të mundshme me pushtetin nga ekzekutivi.

Lufta kundër korrupsionit dhe kundër kanabisit

Freedom House thotë se në vitin 2017 pati një farë përparimi kundër korrupsionit dhe rryshfeteve, veçanërisht në radhët e policisë, si edhe në luftën kundër drogës, që u vu re në reduktimin e kultivimit të kanabisit. Por përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, thuhet në raport, u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës.

“Megjithë këto njoftime, shumica socialiste në parlamentin e Shqipërisë votoi kundër kërkesës së prokurorëve për t’i hequr Tahirit imunitetin parlamentar, që ai të mund të arrestohej”.

Në raport thuhet se kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në Shqipëri, pjesërisht falë ndërhyrjes së policisë shqiptare.

“Ndërsa zyrtarët e qeverisë ia atribuan këtë strategjisë së tyre kundër kanabisit, analistët e pavarur argumentuan se mbiprodhimi gjatë tre viteve të mëparshme, krijoi rezerva të pashitura të kanabisit që e shkurajoi kultivimin e mëtejshëm në vitin 2017”, thuhet në raport.

“Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste. Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”.

Përparimi i bërë në vitin 2017 për të ulur korrupsionin në nivele të ulta, thuhet në raportin e Freedom House, u zbeh nga humbja e terrenit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kapjes së shtetit.

Raporti flet për strategjitë e miratuara kundër korrupsionit nga qeveria, përfshirë reformën në drejtësi që ka sy synim vetingun mes gjykatësve dhe prokurorëve në gjithë nivelet.

“Strategjia e qeverisë kundër korrupsionit u përqendrua pothuajse ekskluzivisht tek korrupsioni administrativ dhe neglizhoi korrupsionin politik dhe publik-privat, si kapja e shtetit”, thotë raporti që thekson se “institucione kyçe të anti-korrupsionit si Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektori i Përgjithshëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pronave dhe Konfliktit të Interesave nuk patën pavarësi pasi janë zgjedhur me shumicë të thjeshtë parlamentare të së njëjtës parti që u duhet ta kontrollojnë”.

Ndërsa duke folur për kapjen e shtetit, raporti thotë se ende nuk ka masa rregulluese për lobimin, nuk ka kufizime për zyrtarët që kalojnë në sektorin privat pas jetës publike – përveç drejtorëve të policisë – dhe një kuadër të pamjaftueshëm ligjor për konfliktet e interesave.

Reforma në Drejtësi

Bojkotimi i parlamentit nga opozita dëmtoi gjithashtu edhe reformën e drejtësisë, pasi Partia Demokratike nuk i paraqiti tre kandidaturat e veta në Komisionin Parlamentar përgjegjës për përzgjedhjen e anëtarëve të organizmave që do të kishin përgjegjësinë të kontrollonin figurat e gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo pengoi krijimin e dy institucioneve kyçe të drejtësisë: Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe vonoi procesin e vetingut që filloi më në fund më 26 tetor. Raporti thotë se mungesa e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shkaktoi bllokimin serioz në zgjedhjet e pasuesit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla kur atij i mbaroi mandati, gjë që solli si rezultat zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të përkohëshme, Arta Marku nga Partia Socialiste në fuqi, me një shumicë të thjeshtë votash, që u kundërshtua me forcë nga partitë opozitare në parlament.

Shqetësime për prirje autoritare në qeverisje

Më 13 shtator, parlamenti miratoi qeverinë e dytë të udhëhequr nga Edi Rama, që përbëhej pothuajse plotësisht nga besnikë të tij. Kjo, shkaktoi frikë mes analistëve politikë se Rama mund të qeveriste me grusht të hekurt, duke pasur parasysh shumicën e tij prej 74 vendesh dhe kontrollin e tij të fortë mbi ekzekutivin.

Raporti thotë se një numër ngjarjesh në vitin 2017 duket se i konfirmuan shqetësime të tilla, përfshirë amendamentet e propozuara për ligjin e taksave që i jepnin autoritet të pashembullt (qeverisë) për të përcaktuar nivelet e taksave për biznese të ndryshme si edhe përdorimi i shumicës së thjeshtë për të zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të përkohëshme.

“Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të Përgjithshme të përkohëshme me një shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar në dhjetor, duke shpërfillur kundërshtimet e ashpra të dy partive kryesore opozitare, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore”, thotë raporti.

Shoqëria Civile dhe Media

Në raportin e Freedom House shprehet gjithashtu shqetësim për mangësitë financiare dhe humbjen e besimit të publikut tek organizatat e shoqërisë civile. Sipas organizatës, komuniteti Roma mbetet më i diskriminuari, pasuar nga ai LGBT që “vuan nga nivele të larta të homofobisë”.

Media vazhdon të vuajë nga autocensura dhe lidhjet e ngushta mes politikës, biznesit dhe medias.

Raporti përmend faktin që parlamenti miratoi amendamente në ligjin për Mediat Audiovizuale, duke detyruar organet e medias që të ofronin kohë falas në valët televizive gjatë fushatës zgjedhore.

“Në relievin e medias shqiptare pavarësia editoriale vazhdoi të jetë e kufizuar, pasi pronarët e medias gjithnjë e më shumë vazhduan të përcaktojnë përmbajtjen”.

Sipas raportit, legjislacioni shqiptar mbeti i heshtur për të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë e redaktorëve. Si shembuj përmendet fakti që kontratat e drejtorit të televizionit ABC News dhe drejtorit të botimeve të MAPO-s, Alfred Lela nuk u ripërtërinë për shkak të poliitkës editoriale të pronarëve.

“Në vitin 2017, pronarët e mediave vazhduan të përdorin mediat e tyre për t’i bërë shantazhe qeverisë ose për ta detyruar atë që t’u bënte favore ekonomike”, thuhet në raport.

“Kështu më 30 mars, parlamenti miratoi një ligj që jepte 5 milionë Euro për organet e medias në mënyrë që të lehtësonin kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale. Dy përfituesit kryesorë të këtij fondi ishin familjet Hoxha dhe Frangaj, që kanë në pronësi dy stacionet kryesore televizive në Shqipëri, Top Channel dhe Klan”, thotë raporti.

Ndërkohë në vitin 2017 shumë gazetarë vazhduan të punonin pa kontrata, të mos merrnin rrogat në kohë dhe nën rrezikun e pushimit arbitrar nga puna.

Parashikimi për vitin 2018

Sipas Freedom House, 2018-a paraqet mundësi për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri, por edhe rrezikun e autoritarizmit. Me një shumicë të gjerë, Partia Socialiste në pushtet dhe kryeministri i saj kanë një shans të vërtetë për të kryer reforma të rëndësishme, që kanë mundësinë të ulin korrupsionin në sistemin gjyqësor dhe rryshfetete në administratën publike, dhe njëkohësisht të përmirësojnë qeverisjen e mirë. Nga ana tjetër, kontrolli i plotë që ka kryeministri Rama mbi Partinë Socialiste dhe shumica e konsiderueshme që ai ka në parlament, e kombinuar me një kontroll të fortë mbi ekzekutivin, mund t’u hapë rrugën prirjejve autoritare që mund t’i vendosin institucionet shtetërore nën kontrollin e kryeministrit.

SI E ZBONIM FRIKËN DHE ERRËSIRËN ME KËNGË – Nga KOLEC TRABOINI


– Kur me Bashkim Golemin bënim gara me këngët italiane –

Me Bashkim Golemin isha shok në rini. Ishim njohur në rrethin letrar të klubit të rinisë së qytetit të Shkodrës, për të cilën përkujdeseshin Hasan Lekaj dhe Ferdinand Bushati duke botuar çdo vit një almanak letrar me krijime të letrarëve të rinj. Pasioni për letërsinë ishte ajo çfarë na bashkonte me shumë nga bashkëmoshatarët tanë. Mbaj mend se në rrethin letrar vinin të rinj të talentuar si Alfred Çapaliku, Tonin Shtjefni, Dod Kaçaj, Bashkim Golemi, Mehmet Gucia, Burhan Kurti, Rudina Lohja, Suzana Jegeni, Riza Lahi, Valentina Ago, Xhahid Bushati, Shyqyri Mollaj, Fejzi Gushta, Marta Qesteri, Arben Shehi, Terezina Mozali, Bedri Islami, Fluturak Germenji e tjerë. Dod Kaçaj ishte asokohe student në Insitutin e lartë pedagogjik në Shkodër dhe më të rrija e flisnim për letërsinë. Me Dodën me bashkonte edhe prejardhja e familjeve tona nga Malësia e Madhe, unë nga Traboini i Hotit e ai nga Bajza e Kastratit. Edhe me Shyqyri Mollën nga Dobraçi, që ishte kushuri me Haxhi Hajdarin i cili u vra me murtajë në shpellë nga diktatura, ruaja një miqësi të mirë si krijues, ai kishte arritur të botonte madje një roman, por më pas punët do ti shkonin keq e më keq. Nuk do ta linin të botonte. Tani është në Amerikë dhe dhe vazhdon të botojë, kurrë pa harruar të vijë të më sjellë librat e tij. Alfred Çapaliku ishte një tjetër miku im letrar, një djalë i sinqertë me të cilin kur diskutonim për letërsinë harroheshim. I kishim shtëpijat afër, unë ngjitur me shtëpinë e Cin Daisë e Rrok Zadejës, dy baballarët e korifejve të muzikës Tish Daija e Çesk Zadeja që sigurisht jetonin në Tiranë e kur shfaqeshin në rrugën tonë konsiderohej festë.

Me Alfredi Çapalikun, që tashmë është profesor në Universitetin e Shkodrës,  hynim e dilnim në shtëpinë e tij, se shtëpia e tim eti ishte thuajse e rrënuar që kurse vdiq Dada Katrinë në fillim të qershorit 1964 e cila ishte vajza e Motres Tone. Dada Katrinë ishte një mrekulli e jetës sime, me atë më lidhte çdo fijëz e pejëz qe ka lidhje me artin, pa nxitjen e saj mbase nuk do të isha asgje. Ajo sikur edhe shtëpisë i jepte forcë për tu mbajtur në këmbë e përballuar shkatrrimin tek këndonte krejt natyrshëm këngë italiane se ajo nga babai italiane qe. Ishte e bija e Andrea Skanjetit  të parë, mësuesit mirëbërës të babait tim mbetur jetim qysh i vogël. Që të vazhdojmë me atë botë rinore pasionuar marramendshëm pas letërsisë, nëna e Alfredit na qeraste me ëmbëlsira ndërsa dëgjonte e drithëruar( ah zemra e nënave shkodrane) të përmendnim emra shkrimtaresh të mëdhenj. Emra shkrimtarësh si Koliqi e Fishta, dhe të huaj sigurisht, madje të ndaluar. 

Por me Bashkim Golemin ndodhte ndryshe. Megjithëse ishte një letrar i talentuar në krijimet poetike, prirjet e tij muzikore spikasnin. Deri në vitin 1970 për të cilat referohen këto kujtime, kishte më shumë hapësire dëgjimi dhe nuk ishin aq shumë të rrezikshme, siç ndodhi më vonë me nervozizmin patologjik të udhëheqjes politike moniste që merrte masa drastike. Terrori mbi intelektualë e krijues do të riniste veçmas pas festivalit të 11 me përndjekje të  paparë në kuadrin e luftës kundër shfaqjeve të huaja. Por edhe para vitit 1970, të cilit i referohemi,  nuk ishte krejt e lehtë. Organet e partisë dhe të frontit, veglat e tyre, veçmas spiunët e shumtë që aktivizonin bënin punën e vet përgjuese. Kishte edhe vullnetarë në përgjimet e spiunimet e kohës. Mjerë kush binte në vështrimin e rrjetën e tyre.

Diktatura ka qenë vërtetë e frikshme por në mes miqsh e shokësh kishte një qasje tjetër. Veçmas tek të rinjtë e brezit tonë. Ndjeje paksa liri më tepër brenda pamundësisë së kohës. Dhe të mendosh se çfarë ndodhte rrotull, pikërisht në atë kohë. Një djalë jetim, moshatar me ne, qe kishte qenë në jetimoren e Shkodrës ku  unë e kisha njohur,  Skënder Daja, e burgosën se ishte i pasionuar pas këngëve italiane të Adriano Çelentanos. Më pas e pushkatuan në Spaç. Edhe atje para se ta ekzekutonin këndoi Çelentanon. A e dinë italianët këtë? A e di Çelentano? Gjithsesi edhe në kohërat më të qeta në atë dreq luftë klasash e shfaqjeve të huaja,  nuk qenë pa rrezik dëgjimi e komentimi i këngëve italiane.  Por gjithsesi e sado e rëndë të këtë qenë ushtruar dhuna  psikofizike, në rininë tonë i kemi dhënë sado pak liri vetes, brenda asaj pamundësie të përgjithshme që të zinte frymën e ti mbyste liritë dhunshëm.

Këto më vinë në mendje kur kujtoj kohën që me Bashkim Golemin rrinim tek Truma e Dugajve të Reja, ku hidhnim ndonje sy edhe nga vajzat e Institutit e diskutonim me orë të tëra për këngët italiane madje edhe konkuronim me njeri tjetrin se kush di më shumë emra këngëtarësh apo kush ruante në kujtesë tekstet e këngëve dhe vijën melodike. Miku im i rinisë Bashkim Golemi ishte pasionant, i sinqertë, energjik, me fantazinë që e çonte kudo në hapësira lirie. Ndjehej kjo edhe në ato garat që bënim me njëri-tjetrin për çfarë dinim e nuk dinin për Domeniko Madunjon, Adriano Celentanon, Nikola di Barin, Iva Xanikin, Ornela Vanonin, Katerina Kazelin, Luçio Batisti e Luçio Dala e plot të tjerë. E në të gjitha rastet, falë prirjeve të tij muzikore që më habisnin, i fitonte shoku im i rinisë Bashkim Golemi. Shpesh më vinte e hidhur humbja ( eh rini e çashtër si qielli i luleve të majit), nervozohesha nga padija ime përballë shokut që i dinte aq mirë e i përsëriste aq bukur. E unë, që isha rritur në shtëpi me  këngët italiane të përditshme të Dadës sime Katrinë, mbetesha pas.  Hatër mbetje e sinqertë, rinore, e atëhershme sigurisht. Flakë kashte. Pjesëz e asaj kohe të ngushtë ku jetonim si në një grackë për shpirtin e ndaluar, por tani më vjen për të qeshur për mënyrën se si e përballonim errësirën me tinguj të bukur që u jepnin dritë e gëzim ditëve tona  në mungesë të lirisë.

Duke admiruar këngët që vinin si jehonë që përtej detit (që komunistët dhe sigurimi i konsideronin si bajlozë të zinj sipër dallgëve), na dukej se ne po e sfidonin ndalimin dhe tiraninë. Edhe aq ishte një guxim i madh për kohën që përpiqej ti lidhte njerëzit në shtratin e Prokustit, për ti pasur më pas ushtarë pa tru, shtetas të bindur e të verbër të diktaturës. Fatlumturisht shpëtuam pa u bërë ushtarë prej plumbi, e mbase-mbase shpëtimtarë të ndjesive lirike qenë tingujt e fjala, të cilat i ngrohnin shpirtrat njerëzorë në kohën e ngricës më të madhe në jetën e atyre shqiptareve qe patën fatin e keq të lindnin e të jetonin nën një diktaturë të egër në gjysmën së dytë të shekullit XX.

Ishte koha kur rinia ime hidhte shtat përmes ndalimesh në Shkodër.

 ____________ ☸ ____________

Dy poezi nga krijmet e Bashkim Golemit nxjerrë nga almanaku letrar vjetor “Shtigje të çeluna”  nr. 3 viti 1970, organ i rrethit letrar të Klubit të Rinisë Shkodër, të cilat kanë frymën e asaj kohe rinore e të asaj gjendje ku ndodheshim e ku kërkonim ta zbonim zymtësinë e jetës me këngë e me vargje.

Bashkim Golemi

PËR QYTETIN TIM

Qytet i lindjes, qytet i lashtë

Më je i dashtun, me je i shtrenjtë.

Me rrugë të ngushta, me mure t’naltë

Me gjuhën e bukur, me gjuhë e mprehtë.

Tek ec n’ këto rrugë m’kujtohet fëminia…

Këto rrugë t’ vjetra ku brodha dikur.

Këto shpija me gur

Të mdhejë, të randë

Anash me mur

Të naltë, të gjanë.

Shpërthei fëminia si pranver’ e re

Mbas një dimni të ashpër, të gjatë

Ç ‘çeli ajo nën qiellin pa re

Mbi rrugët e vjetra

Çmpleksen andrrat, zë flet zemra

Ti po vjen plot gaz e jetë.

Hyn pa frikë në zemrën time

Kështu e dashtun, kështu e qetë.

Çmpleksi flokët, le t’rrëshqasin!

Përmbi supe le të bijnë

Kështu ma bukur dijn’ të flasin

Sytë ma shumë, kshtu do të ndrijnë.

Nuk thermohen andrrat kurrë!

Ndonjëherë fshihen mbas ndonj’reje

Do t’shpërthejn’ ato  dikur

Posi pllumba përreth teje.

____________ ☸ ____________

Gjendet i vdekur në banesë këngëtari i njohur shqiptar (video)

Është ndarë nga jeta artisti i njohur shqiptar.

Vilson Shaho nga qyteti i Fierit ndërroi jetë në banesën e tij. Ishin familjarët të cilët gjetën trupin e pajetë të këngëtarit të njohur të muzikës kanto. Mendohet që Shaho të jetë ndarë nga jeta disa ditë më parë, por mungesa e tij tek të afërmit dhe miqtë i vuri ata në lëvizje. Kështu, morën lajmin tragjik të vdekjes së tij. Policia e njoftuar për ngjarjen. Nga hetimet paraprake ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale.

Shaho i përket brezit të këngëtarëve të vjetër. Më poshtë është një interpretim i tij në Festivalin e 1-rë të Interpretuesve, në vitin 1983.

INSTAT: Rritje ‘spektakolare’ e çmimit të ushqimeve në muajin mars

Rritja e çmimeve në grupin e artikujve ushqimore me 3.1 për qind në muajin mars ka qenë me e larta ndër të gjitha grupet e artikujve të tjerë të shportës së mallrave të konsumit.

INSTAT raportoi sot se në mars 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %.  Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,45 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin Mars 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,8 %, “Transporti” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 15,4 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 7,7 %, “peshk” me 4,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,8 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është +0,3 %. Krahasuar me muajin Shkurt 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, etj.
Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan një ulje prej 0,9 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %. /Monitor

Kastriot Dervishi: ‘Fëmijët e persekutorëve’: Nuk janë kot ministra, deputetë, ambasadorë…

Historiani Kastriot Dervishi shkruan sot se për të kuptuar më mirë diktaturën komuniste, shoqërisë shqiptare do i duhej një dokumentar me titull “Fëmijët e persekutorëve”.

Sipas tij, debati duhet te rrahe te sotmen e te merret me te, jo me te shkuaren. “E vetmja “meritë” e tyre është vepra kriminale e paraardhësve. Nuk janë rastësisht ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, etj”- shkruan ai ne nje postim ne FB.

 

Postimi i Kastriot Dervishit 

“Fëmijët e diktaturës” dhe “fëmijët e persekutorëve”

Për të kuptuar më mirë diktaturën komuniste, shoqërisë shqiptare do i duhej një dokumentar me titull “Fëmijët e persekutorëve”, duke mos u marrë shumë me të djeshmen, por me të sotmen, pasi e vetmja “meritë” e tyre është vepra kriminale e paraardhësve. Nuk janë rastësisht ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, etj. E vetmja “meritë” e tyre është vepra e paraardhësve. Kështu edhe dokumentari “Fëmijët e diktaturës” do ketë më shumë kuptim kur ballafaqohet me fëmijët e persekutorëve.

Mimi Kodheli: Tarifa për Rrugën e Kombit duhet të jetë zero…

Ish ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste e qarkut të Kukësit Mimi Kodheli ka deklaruar sot për News 24 se tarifa e Rrugës së Kombit për banorët në zonë duhet të jetë zero.

Ndonëse tha ajo llogaritë matematikore mund ta nxjerrin edhe 5 euro tarifën, Kodheli u shpreh se banorët e Kukësit duhet të paguajnë shumë më pak.

E pyetur nëse mendimin e saj ia ka thënë edhe kryeministrit Rama, Kodheli tha se ka bërë diskutime që i quajti konstruktive me dy ministrat respektivë, Ahmetaj dhe Gjiknuri.

“Jam e bindur që kam thënë e bërë gjënë e duhur jo vetëm për faktin që kjo është një tarifë që duhet të rishikohet por edhe për faktin që deri kur të mbërrijmë tek vendosja e tarifave duhet të kemi disa gjëra parasysh. Në gjykimin tim si politikan por dhe si ekonomist nuk janë marrë parasysh. Duhet që të gjitha rrugët dytësore duhet të funksionojnë mirë.
Nuk është vetëm Rruga e Kukësit që do tarifohet por dhe rrugë të tjera. Ndaj duhet të ketë një plan. Kjo tarifë më së pari nuk duhet të bjerë në kurrizin e qytetarëve të Kukësit. Mbetet qarku më i varfër në Shqipëri. Çdo qytetar kuksian do të ishte i gatshëm për hatër të përfundimit të rrugës e mirëmbajtjes të paguante një shumë parash që nuk është asnjëherë 5 euro, sepse deri dje kanë paguar 10 mijë lekë të vjetra. Pra mund të ia lejojnë vetes të bëjnë një pagesë modeste, asnjëherë 5 euro. Ajo është një rrugë e rrezikshme e projektuar keq. Flas si shofere jo si politikane. Pra, për të kaluar një qytetar kuksian nga njëra pjesë e pronës tek tjetra, duhet të kalojë rrugën dhe nuk ka urë kalimi. Ka shumë arsye për të cilat tarifa duhet ridiskutuar, duhet reduktuar për qytetarët e Kukësit. Në gjykimin tim nuk duhet të jetë 5 euro.
Unë kam folur me ministrat respektivë dhe në diskutimet tona besoj konstruktive, ka një përllogaritje që mund të dalë edhe 5 euro. Problemi është që kësaj përllogaritje duhen shtuar disa efekte që jo domosdoshmërisht matematika arrin t’i shpjegojë. Kam thënë që nuk duhet të paguajnë, duhet të jetë zero tarifa për rastet që flisni”, tha Kodheli.

KË SHQETËSON E VËRTETA MBI “AUSCHWITZ-IN SHQIPTAR” TË TEPELENËS – Nga AGRON TUFA

(Kundërpërgjigje Pëllumb Xhufit)

Në debatet e ditëve të fundit me historianin komunist të Mesjetës, i cili “arratiset” prej asaj epoke për t’u rreshtuar në majë të falangave të frustruara enveriste, kam marrë qindra mesazhe falenderimi, sikundërse dhe disa dhjetra të tjerë, që më thonë: “Pashë Zotin, ç’merresh me një kufomë ideologjike si ai?”; “ç’merresh me një astral të ulët?”, etj. Më duhet t’u sqaroj këtyre të dytëve, se polemikat me z. Xhufi janë të detyrueshme jo për vlerën nominale që paraqet ai vetë, por për përdhosjen që shkakton ky trashëgimtar i enverizmit , tok me inerte të ngjashme me të, me të cilat është ndotur tejpërtej horizonti ynë shoqëror postkomunist. Është, pra, instinkti higjenik, që ka lindur bashkë me të parat formacione urbane, për t’u dhënë drejtimin e duhur ujërave të zeza. E bëj këtë edhe në respekt të mbi 10.000 të vrarëve e të pushkatuarve anembanë atdheut tonë të shumëvuajtur, që nuk gjetën eshtrat e të dashurve të tyre, në respekt të dhjetramijërave të dënuar të komunizmit, por edhe si homazh të qindramijërave të internuar nga diktatura dhe zgjatimit të hidhur të fateve të tyre familjarëve – nga Jugu në Veri të atdheut tonë të gjakosur, të fyer, të terorrizuar nga makina grirëse e luftës së klasave dhe mallkimit të biografisë.
1. Po ia nis, pikësëpari, nga habia më e madhe logjike e këtij kankari të enverizmit, të cilën ky e shtron në pyetjen retorike: “Çfarë do Tufa t’i tregojë botës? Që shqiptarët se përveç antikomunistë qëndrestarë, janë kafshë me fytyrë njeriu?”.
Përgjigjem unë: “Pse me i fye “vëllezërit tonë të vegjël” – kafshët, aq rëndë, duke i krahasuar nga bishat sadiste e perverse, xhelatë të diktaturës, operativë sigurimi, komandantë burgjesh e kampesh, hetues, prokurorë, gjykatës, sekretarë partie e Komitete partish, që shtjellonin vazhdimisht skenarë meshash të zeza? Kafshët as nuk i masakrojnë, as nuk i vrasin të ngjashmin e tyre, kurse gjithë ajo plojë kombëtare, gjithë ajo vëllavrasje, prologun e së cilës e nisën komunistët që gjatë Luftës së Dytë Botërore, e bënë dofarë trajtash antropomorfe që nuk kishin gjë të përbashkët me Njeriun. Dhe kjo plojë nuk rreshti për afro gjysëm shekulli, në PAQE. Në këtë pikëpamje s’ke pse u bie më qafe kafshëve.
Elaboratet shqiptarocide serbe nga “Naçertanie” e I. Garashaninit (1844), deri tek pasardhësit e tij, V. Gjeorgjeviçi, N. Pashiqi, A. Rankoviqi, D. Qosiçi, do ta kishin zili atë çfarë u shkaktoi shqiptarëve nxënësi i tyre i tejzellshëm, Enver Hoxha, me regjimin tij terrorist, me humbjen e gjysmës së atdheut (Kosovë, Maqedoni perëndimore dhe viset shqiptare të Malit të Zi), për të cilat u premtua gjatë luftës se do të shprehnin vullnetin e vetvendosjes. Çfarë vijoi në fakt? Edhe pse popullsia e atyre viseve ia bashkangjit lëvizjes antifashiste çlirimtare, pasoi tragjedia e spastrimit etnik me eleminimin e 6000 partizanëve të Shaban Polluzhës, rirekrutimin, mandej, të 50 mijë të rinjve nga e gjithë Kosova dhe, siç dihet gjerësisht, epilogu tragjik kulmon me masakrat e 6 eshalonëve të nisura në itinerarin Prizren-Kukës-Pukë-Shkodër-Tivar-Dubrovnik. Ata u masakruan të pambrojtur, të paarmatosur. Mbi 3000 të rinj kosovarë. Me idenë se do të armatoseshin në destinacion – frontin antinazist të Triestes. E këtu një rol të theksuar luajnë komandantët partizanë të dërguar nga Enver Hoxha e Dushan Mugosha në bashkëpunim me emisarët jugosllavë. Të gozhdojnë kabllogramet e komandantëve e komisarëve shqiptarë Ramiz Alia, Gafurr Çuçi e Rahman Parllaku (tek të cilët dorëzoheshin partizanët kosovarë, me idenë se u bien në dorë vëllezërve të tyre, siç rezultoi, kainianë), kabllograme të cilët marrin “gjegje aproksimativisht” nga Enver Hoxha (lexo: Dushan Mugosha). Një hekatombë me gjak të pafajshëm shqiptarësh! Këtu nis e thellohet ajo “çarje” e pariparueshme kombëtare, që kishte nisur nga vjeshta e vitit 1943 me prishjen e Marrëveshjes së Mukjes. Gjithçka tjetër që pasoi gjatë e pas Luftës së Dytë, qe një ngrehinë shqiptarocidi mbi fundamentin e krimeve të luftës, tashmë në paqe, siç ia donte e zeza zemër jugosllavëve. E Xhufi, kërkon të shtrojë një kozmetikë mbi fytyrën e masakruar të atdheut tonë, të mos ngrihet perdja e krimeve, të mos dalin përgjegjësit e tyre. Po kjo nuk është e shëndetshme. Ne na duhet e VËRTETA. Ajo është vetëmjaftueshme, pa qenë nëvoja për folje ndihmëse a gjysmëndihmëse të prapagandës enveriste, sikundër është Xhufi me shokë.
2. Z. Xhufi, në makiavelikën e tij e tij të ulët, thebësisht vulgare e banale, përmes pedagogjisë së manipulimit, mashtrimit dhe alibisë, kërkon të theksojë atë që unë sidomos nuk e kam thënë dhe as që mund të imagjonohet edhe në makthin më të keq. Ai bën pyetjen e dytë retorike: “Çfarë duan Tufa me tufë t’i tregojnë botës mbarë? Që shqiptarët s’mund të bëhen bashkë; se shqiptarët vazhdojnë të jetojnë në epokën e barbarisë dhe se, përveç atyre, “antkomunistëve qëndrestarë” gjithë të tjerët (sidomos “jugorët”) janë kafshë me fytyrë njeriu”. Si duket, kjo është metoda e akuzës dhe fajësisë, që ka funksionuar në organizatat e partisë dhe luftës së klasave ku është (de)formuar, kalitur e ngalitur, frymëzuar e selitur personaliteti katastrofik i Xhufit. Kush s’e kupton këtë? Aq më tepër për një si unë që formim ka interpretimin e teksteve. A është nevoja vallë, të pohoj se kurrë, në asnjë rast, në asnjë aludim, nuk e kam shprehur një ide kaq të ulët e të neveritshme? Ne, që patëm fatin të mos rriteshim nën çadrën e PPSH-së, prindërit tanë të thjeshtë, që nuk iu përkulën diktaturës, na kanë mësuar, se vendi ynë nuk është aq i madh, sa të ngremë njërën gjysmë të atdheut kundër tjetrës. E kundërta, po: në idealet tona ne na dhemb qëoftë edhe një pëllëmbë tokë shqiptare nga Tivari e Mitrovica, nga Medvegja e Shkupi, deri në Konicë e Prevezë. Tingëllon kaq qesharake kjo alibi e Xhufit për një si unë, që familjen e tij e ka gjysëm veriore e gjysëm jugore. E sa për cilësorin “injorantë”, më falni për modestinë, por unë e mbuloj kokë e këmbë Xhufin vetëm me librat e botuar deri më tash, të çmuar e të vlerësuar brenda e jashtë atdheut. Ingnorantus (në kuptimin latin të fjalës) është ai që nuk lexon, që nuk dëgjon, që nuk kupton, që nuk mendon, që i ka ngordhur kurreshtja për të vërtetën. Si të sillesh me të?
3. Fjalori i Xhufit është tërësej i kohës dhe shijes së komunizmit, nëse ia hyjmë një procedure “dekonstruktiviste”. Ai më quan “antagonist” (“antagonisti im kryesor”). Shkenca ideologjike komuniste me “antagonist” kishte parasysh dy palë, që të gjitha pikëpamjet i kanë të papajtueshme, klasore, botëkuptimore e me radhë. Deri në vdekje. Me një fjalë, armik i përbetuar. Ruajnë Zot ta kondisideroj unë z. Xhufi, antagonist (aq më pak, kryesor). Unë mendoj se me z. Xhufi na ndajnë botëkuptimet, por nëse ndodh që qenia shqiptare të vihet në rrezik, hamendësoj se, njëlloj si unë, pa asnjë rezervë, do të bënte të njëjtën gjë edhe z. Xhufi në mbrojtje të patries. Kjo është pikëpamja ime, ndonëse shpresa se oponenti im (kurrësesi jo “antagonisti”), pak gjasë ka të përfitojë në rishikimin e pozicioneve të veta. Sepse, mjerisht, përvoja e deritashme më ka sugjeruar, që nëse ti vazhdon të argumentosh me dokumenta, me fakte, me dëshmi, me të gjitha mënyrat që ushqejnë arsyen, mos u lodh: në vend të mirëkuptimit nga oponentit komunist lind gjithmonë, pashmangshëm, MURI. Ti kujton se je duke ushqyer arsyen e mendimin me fakte sistematike, që e ndriçojnë atë, por ajme! Më kot! Regimi botëkuptimor i një komunisti këlthet: Aq më keq për faktet! E kotë kjo punë: ti kujton se po të dëgjojnë, por jo: ndërsa t’i flet, prore e papushim në trurin e një komunisti vërtitet i njëjti “disk” me po ato të vërteta të ngulitura në jetë të jetëve.
4. Z. Xhufi rren “si komunist” kur thotë si i paskam thënë (“këlysh blloku” – “siç ka qef të shprehesh ti” – shtom ai). Le ta dëshmojë këtë Xhufi, të folur apo të shkruar, ndryshe, si quhet një njeri i tillë kur nuk e provon? Një analizë psikoanalitike do t’ia shpërfaqte më mirë rrënjët, sepse mor i uruar, “kur s’ke pula, pse bën ysh?”. Në psikoanalizën e sotme, ka një term (nocion), që e shpjegon mirë këtë natyrë të Xhufit: quhet “egofallocentrizëm”.
5. Dhe një sqarim rreth idiomës së Xhufit “djalli fshihet në detaje”, për dy mbiemrat e Xhufit. Unë i kërkova Xhufit ta sqarojë dhe aq, si kundër-reagim i alibisë djallëzore, që vetë Xhufi lëshonte, pa pasur bazë, mbi shkollimin tim dhe ndoshta, për ndonjë frymëzim “prosllav”. Çfaj kam unë pse Xhufit çdo shpifje i kthehet boomerang? E sa për frymëzimin tim “prosllav”, Xhufi përdor armët e shëmtuara të goditjes nën brez. Ai harron se ka të bëjë me nipin e njërit gjysh që ka luftuar me sërbë e malazezë në Tarabosh të Shkodrës dhe të një tjetrit që, në të njëjtin vit, ka luftar për mbrojtjen e Dibrës, përkrah vulnetarëve Elez Isuf Ndreut, e mandej, gjatë pushtimit, ka qenë partizan. Le t’i vërifikojë Xhufi, se nuk janë ngjarje aq të largëta sa mesjeta. Nuk po flas për polemikat e mia në shtypin rus në mars 1999 (njëra me titull “Falsifikimi i historisë – shkas për spastrime etnike”, e përkthyer mandej dhe e botuar në shtypin tonë), e që për këtë arsye, u munduan ta përjashtojnë nga Instituti “Gorki” (kufizuar me “paralajmërim përjashtimi”).
6. Sipas Xhufit unë qenkam një person me rrezikshmëri të madhe për të gjitha krahët, si për të përndjekurit, ashtu dhe për të tjerët, sepse, ndër të tjera, thotë Xhufi “ky njeri po hedh në erë një nga veprat më fisnike e më të vlerësuara botërisht të shqipatrëve, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore”. Dhe kujt ia thotë këtë? Bash personit, që në gusht 2012, në qëndrimin e tij në seminarin tetëditor në Auschwitz, mbajti pikërisht 30 minuta ligjëratën qëndrore me materiale audiovizuale mbi shembullin e vetmuar shqiptar të mbrojtjes së hebrenjve. Por Xhufi thotë njërën gjysëm e nuk thotë, se me iniciativën e kujt u shpëtuan hebrenjtë. Populli është një koncept abstrakt, pa kallëzuar protagonistët e asaj ndërmmarrjeje. Nuk i thotë, se s’ia nxë goja, që këtë ta ketë bërë qeveria “kuislinge, kolaboracioniste” shqiptare, me personazhë të tillë si Mustafa Merlika Kruja, Mark Gjomarkaj, Ejëll Çoba, Xhevat Korça, etj., të cilët u shpërndanë hebrenjve nëpër viset e Kosovës ku ishin pasaporta shqiptare me emra myslimanë dhe madje, i sollën në Shqipëri të organizuar, me autobusët e shqërisë italiane SAT. Nuk e thotë as se vetë kjo qeveri “kolaboracioniste” i shpërndau nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë. Të paktën sot ka në shqip një literaturë të bollshme dhe z. Xhufi, po të mos ishte përtac, të kishte lexuar së paku librin monografik të Shaban Sinanit “Hebrenjtë në Shqipëri – prania she shpëtimi” (“Naimi”, 2009). Sipas mentalietit të z. Xhufi, ky lloj kolaboracioni i qeverisë së asaj kohe, duhet mbajtur fshehtë, sepse çdo gjë e saj duhet sharë me kundërvënien dikotomike bardhë e zi. Po kjo është një histori tjetër. Veçse nuk pamë njëherë që sivëllezërit e Xhufit të merren me kolaboracionizmin poshtërues të PKSH-së (PPSH) me jugosllavët, sovjetikët, kinezët, me dreqin e me të birin…
7. Si një argumnt përmbledhës mbi “Auschëitz-in shqiptar, kampin e shfarosjes së Tepelenës. Duhet të dimë një gjë: këtë çështje, tok me krahasimin “Aushvic”, e ka hapur Xhufi, siç e thotë dhe vetë, dhe jo unë. Pra vetë Xhufi ma faturon, pa e artikuluar unë. Meqë e bën vetë Xhufi krahasimin, atëherë mua ç’më mbetet? Të përforcoj krahasimin e tij! Ja krahssimi, natyrisht, me shkallën zvogëluese demografike, por jo cilësore:
– Nazistët i koncentruan hebrenjtë në Aucshwitiz në bazë të një platformës raciste për shfrytëzim e zhdukje;
– Komunistët e Enver Hoxhës i koncentruan familjet e mëdha nacionaliste të Veriut (mandej dhe të jugut) në Turan-Bënçë për t’i shfrytëzuar si skllevër dhe për një zhdukje të ngadaltë, çka konfirmohet nga dëshmitë;
– Nazistët i mblidhnin hebrenjtë pa dallim, familjarisht;
– Komunistët shqiptarë merrnin familjet e kundërshtarëve, të paftë e të pambrojtur (foshnja, fëmijë, gra e pleq);
– Puna në kampet naziste, nuk krahasohet dot më bartjen e një gjysmë metro kub drush për grua në një distancë 7-10 km faqe mali, as me hapjen e kanaleve, e punë të tjera të rënda nga 16 orë;
– Nazistët u jepnin rroba hebrenjve (Pelixhet, palltot, pizhamat me vija), komunistët shqiptarë, jo;
– Kushtet e jetesës në kapanonet naziste prapë ishin prapë më mirë se sa në kampin e komunist shqiptar Turanit dhe Bënçës;
– Nazistët gjithë gjenocidin ia bënin një kombi tjetër;
– Komunistët shqiptarë ua bënin shqiptarëve;
– Nazistët nuk i dhunonin (rrihnin) dhe nuk i përdhunonin hebrejkat;
– Komunistët shqiptarë, siç dëshmojnë dëshmitarët (që përputhen me raportet e CIA-s dhe OKB-së), edhe dhunonin (rrihnin) edhe i përdhunonin (çnderonin);
– Nazistët e Aucshwitiz-it e kampeve të tjera, po, i dërgonin hebrenjtë në gaz e krematorium;
– Komunistët shqiptarë nuk kishin gaz e krematorium; ata i mbanin si skllevër këto familje që të vdisnin në kushte natyrore nga uria, sfilitja dhe epidmitë. Kush të mbijetonte, të mbahej në cilësinë e pengut, derisa diktatura të ndjehej e sigurtë në slang-un e vet;
– Nazistët i kryen të gjitha këto krime të pashëmbullta gjenocidi mbi hebrenjtë në një kontekst (fjalës “kontekst” përpiqen t’i mveshin një funksion mistik z. Xhufi dhe bashkëmendimtarët e tij), pra, në kontekstit e pikut të luftës së Dytë Botërore;
– Komunistët shqiptar e ushtruan gjenocidin e tyre mbi bashkatdhetarët jashtë çdo konteksti lufte, në Paqe.
8. Ka një dallim: “Bibla” e versionit të Xhufit thotë, se kampi i përqendrimit të Tepelenës me të internuarit nga familjet e mëdha të Veriut, erdhi si reaksion i ngjarjeve pas prishjes së PKSH me Jugosllavinë, më 1948, për shkak se të prindërit e këtyre familjeve përdoreshin si “banda” terroriste kundër Shqipërisë. E në këtë logjikë të tij, qeveria shqiptare u internoi familjet në kampet e Turanit dhe Bënçës, në Tepelenë. Ky është një mashtrim i vetëdijshëm, i paskrupullt, që ka për qëllim induktimin e fajësisë historike mbi këto familje patriotike të Shqipërisë. Nuk e di pse nervozon Xhufin fisnikëria shqiptare qoftë e Veriut, qoftë e Jugut. Me gjasë, historia morale e Shqipërisë fillon për të me ardhjen në skenë të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist.
Por unë, duke iu përmbajtur të vërtetes, kam theksuar disa herë, ndryshe nga ç’ia ka ënda Xhufit, se këto familje fisnike e patriotike të Veriut, që kishin një përvojë të hidhur luftrash me sllavët në mbrojtje të atdheut, ishin ajka nacionaliste antijugosllave, të cilët u internuan pa asnjë provë fajësie nga regjimi pro-jugosllav i Enver Hoxhës, jo në vitin 1949, siç këmbëngul Xhufi, por në vitin 1945. Është po ky kontigjent të internuarish, peng terrorist i tipit Al-Qaeda, gjithsej ferrishte, kalamaj, gra e pleq (çka s’ka qenë në konstruktin etnopsikik të shqiptarit) që u vendosën në Berat (kala) dhe Kuçovë (me lëvizje sezonale si skllevër pune), të cilët në vitin 1949 u dërguan në Turan, e mbas afro 6 muajsh, i zbritën në ish-kazermat italiane të Bënçës. Ja, pra, trajektorja e saktë e historikut, pa asnjë të çarë ku mund të fusë hundën diversioniste Xhufi. E pikërisht, në gusht të vitit 1949, kampit mortor të Bënçës i bashkohen dhe qindra familje mirditore, që u dërguan fill pas vrasjes së Bardhok Bibës e masakrës primitive hakmarrëse të Valmerit (më 14 burra të pushkatuar, pa gjyq, të hedhur bashkërisht në një gropë). Sigurisht, pas vitit 1951 aty vijnë shumë familje të tjera nacionaliste nga krahina të Jugut (20 familje nga Dukati i Vlorës), siç dëshmon me rrëfime e vizatime autori ynë i mbijetuar nga ky kamp, z. Musa Çapani. Toka të përmbyset, nuk ndryshon ky fakt që gjendet si në dokumentat e shtetit komunist, ashtu dhe në raportet e CIA-s. Të mos flasim për qindra dëshmitarët e mbijetuar.
Duke e përfundur këtë kundërpërgjigje (të fundit) me Xhufin – shpifës për nga sajesat, të lodhur për nga argumentat, dembel e të palexuar rreth çështjes, kontradiktor për nga logjika dhe tepër grotesk e qesharak për nga patosi, më vijnë ndërmend sofistët e lashtë grekë, të cilët, sapo e kapnin kundërshtarin e tij në kundërthënie, i kthenin shpinën dhe nuk e përfillnin më në jetë të jetëve.


Send this to a friend