VOAL

VOAL

Liria në rreth vicioz e shtypit dhe mediave vizive… – Nga Lek Dodani

Edhe pse kanë kaluar njëzet e shtatë vjet demokraci tranzitive duket se ende në Shqipëri nuk kemi një shtyp dhe media televizive krejt të çliruara nga censura dhe autocensura. Në mjaft shkrime,editoriale dhe lajme informative vërejmë dy tendenca: një prirje për të thënë gjithçka, duke bërë publike edhe gjëra që përbëjnë sekret shtetëror apo të hetimit e të pranisë së dëshmitarëve, një prirje tjetër për të fshehur disa të vërteta që mund të dëmtojnë grupet e forta të interesit dhe oligrakisë politiko-financiare.

Liria e shtypit dhe mediave në Shqipëri ka njëzet e shtatë vjet që vërtitet në “në enë gjysëmbosh e gjysëmplot”, varet nga çfarë këndi e vështron, gjithmonë problematike dhe e kufizuar, herë herë me probleme madhore të shfaqjes së lirisë së shkrimit, që është një nga liritë më fondamentale të njeriut.

Nuk ka kurrfarë dyshimi: shtypi i lirë është themeli i çdo demokracie, në veçanti i demokracisë së brishtë ose të asaj në zhvillim, siç është demokracia shqiptare. Së bashku me zgjedhjet, ai është mjet kryesor i llogaridhënies.

Shtypi i lirë është shpesh shumë i fuqishëm dhe shpesh ka çuar tek dorëheqjet individuale dhe kolektive, tek ndryshimet e politikave ose reformat legjislative. Reforma e fundit në drejtësi që megjithë vështirësitë po lëviz, është meritë edhe e presionit të fortë të shtypit dhe mediave të lira, të gazetarëve dhe analistëve kurajozë dhe antikonformistë. Këtë duhet ta bëjë shtypi i lirë: t’i këqyrë me kujdes zyrtarët publikë dhe kur gjërat bëhen në mënyrë të gabuar apo bëhen në atë mënyrë që e dëmtojnë interesin publik, ta informojnë opinionin për atë.

Në Shqipëri ka shumë gazetarë të mirë të cilët e bëjnë pikërisht këtë – hetojnë tregime që mund ta dërmojnë qeverinë,opozitën, klanet e ndryshme ekonomike shoqërore politike, për interesin publik.

Gazetarët e fortë dhe shkrimet e forta, opinion mediatik në përgjithësi, krijojnë opinionin publik, ato e përpilojnë agjendën, i shesin analizat për të cilat është i interesuar opinioni.

Është në interesin publik, që institucionet e sundimit të ligjit, të cilat ende janë në hapat e tyre të parë, të lulëzojnë, që ligjet e reja të të lejohen të lëshojnë rrënjë, që oligrakia të vijë duke e zvogëluar rrethin e ndikimit mbi shoqërinë shqiptare dhe një rolparësor në këtë drejtim kuptohet që luajnë shtypi dhe mediat e lira.

Por siç ka kufizime të vendosura nga pronarët dhe grupet e interesit që diktojnë editorailet dhe qëndrimet ndaj çështjeve nga më të ndryshmet, ka dhe një shpërdorim të besimit nga ana e shumë gazetarëve, që gjithçka ia nënshtrojnë sensacionit të lajmit, edhe kur kjo prish punë në një drejtim të rëndësishëm. Është për të ardhur keq që shumë gazetarë mendojnë që po i shërbejnë interesit të opinionit duke botuar informata që duhet të mbahen të fshehta, siç janë dëshmitarët, të dyshuarit ose ndonjë informatë tjetër për hetimin ose gjykimin. Megjithatë, vërtetë në shumë vende anekënd botës ekziston standardi që në raste të tilla përparësi t’i jepet procedurës gjyqësore. Vendet e tjera të rajonit i kanë Kodet e Shtypit që e pranojnë këtë, ndërsa në Shqipëri ka vetëm një ligj që shtypi është ilirë dhe asgjë tjetër e kjo lë vend për shumë spekulime.

Bie fjala, në Bosnjë dhe Hercegovinë Kodi thotë në mënyrë specifike që shtypi i përditshjëm dhe gazetat e botimet periodike duhet në përgjithësi t’i shmangen identifikimit të dëshmitarëve në gjykimet e krimeve të luftës, si edhe identifikimit të të afërmve dhe miqve të tyre. Kodet e Shtypit të Norvegjisë, Austrisë, Shqipërisë, Danimarkës dhe Bullgarisë kanë që të gjitha dispozita të ngjashme lidhur me intimitetin e personave të përfshirë në procedura gjyqësore. Porn ë Shqipëri nuk ruhet intimiteti dhje sekreti, duke bërë që shpesh media të dekonspirojë hetime të forta në lidhje me grupe kriminale, krimin e organizuar etj. Kjo hapësirë ligjore është krijuar ngaqë interesi i opinionit vërtetë mbështetet në realizimin e drejtësisë, duke mundësuar që të gjithë mekanizmat të vihen në funksion të ndëshkimit të autorëve të krimeve. Ndërsa vërtetë është në interesin e opinionit që të dijë më shumë për disa gjykime të mëdha, përparësi duhet t’i jepet realizimit të drejtësisë. Një gjykim i drejtë është gjykimi që është i drejtë në raport me opinionin, me qytetarët. Nuk është e drejtë që opinionit t’i mohohet e drejta për të pasur drejtësi duke i kërcënuar publikisht dëshmitarët, duke e penguar të provuarit dhe gjykimet, në emër të popullit.

Me fuqinë e lirisë së shtypit vjen po ashtu edhe përgjegjësia. Nga aspekti moral dhe etik është e gabuar dhe e papërgjegjshme që të botohen emrat e dëshmitarëve, fotografitë dhe të dhënat personale, të cilat do të mund të shkaktonin frikë për jetët dhe familjet e tyre dhe ta tronditnin opinionin publik deri në atë masë sa ta pengojë drejtësinë. Aktet e tilla i demotivojnë njerëzit që të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet gjyqësore, ndërsa institucionet janë duke u përpjekur shumë që t’iu besohet ky bashkëpunim. Është e pafalshme dhe e turpshme që të botohen informata të pasakta lidhur me ata dëshmitarë, duke çuar në huti ecurinë e hetimit dhe duke dëmtuar kështu interesin publik të zhvillimit të institucioneve të fuqishme të sundimit të ligjit në Shqipëri.

Por kjo është njëra anë. Ana tjetër është pamundësia e gazetarëve dhe analistëve për tëthënë gjithë të vërtetën në lidhje me shumë aspekte të jetës ekonomike, sociale, politike e financiare, që kontrollohen nga grupet e interesit, nga spektre politike dhe të biznesit, që lidhen me afera të forta fitimprurëse, klane të fuqishme oligarkike financiare. Liria e “tepruar” që kanë disa gazetarë, duke dekospiruar hetimet, ngjarjet dhe dëshmitarët, në këtë rastin tjetër, që cituam më lart, përcjell ndrydhje dhe kufizim, pasi shkrimet dhe editorialet diktohen nga botuesit, të cilët janë të lidhur me këto klane dhe nuk mund të sulmojnë veten e tyre. Pra, në të dyja rastet, liria e shtypit dhe mediave është një liri e rrezikuar dhe nën presion dhe gjendet midis dy goditjeve të forta, dy këcënimeve të forta, si midis Shillës dhe Karibdës.

Në mjaft raste nuk ka vend për polemikë të mbështetur në teza dhe argument, por ka hapësirë të pafund për gazetari hetuese, e cila jo rrallë, duke zbuluar fije që duhet të jenë konspirative dhe në përdorim vetëm për organet e drejtësisë, në emër të informimit të publikut, dëmoton prova dhe dekosnpiron aksione të antikrimit.

Shtypi i shkruar dhe mediat televizive duhet të çlirohen nga praktika të tilla penguese për të qenë krejt të çliruara nga jashtësitë e lajmit dhe analizave realiste e kokëforta rreth tij, sepse një liri reale e informimit është alfa dhe omega e një shoqërie të lirë demokratike, me vision evropian, siç mëton të jetë shoqëria shqiptare, në ftesën e madhe që ajo ka për të çelurmë në fund dyert e Brukselit.

Frikë nga përshkallëzimi i protestës në Tiranë, zbardhet urdhri i ri Policisë

Qytetarë të shumtë janë rikthyer sërish përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e familjarëve të tyre të arrestuar pas tubimit që degjeneroi në përplasje mes banorëve të Kukësit dhe Policisë në Rrugën e Kombit.

Po ashtu bëhet me dije se 6 komisariatet e Tiranës do të jenë në gatishmëri.

Për të afërmit e 23 të arrestuarve prangosja e tyre nga policia është e paligjshme.

Në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputetë të opozitës, të cilët thonë se procedura e ndjekur për arrestimin e 23 qytetarëve është në shkelje të ligjit.

Ndërkaq këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë paditur prokurorët dhe policët të cilët lëshuan dhe ekzekutuan urdhërarrestet. Në padi thuhet se ndaj tyre rëndojnë katër vepra penale, ajo e heqjes së paligjshme të lirisë, shpërdorimi I detyrës, kryerja e veprimeve arbitrare dhe mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

Procedohen 8 persona pas protestës në Tiranë, zbardhet akuza

Pas protestes 2-ditore para Drejtorise se Policise ne Tirane, jane proceduar 8 persona me akuzen e tubimit te paligjshem ne kryeqytet.

Personat kane protestuar per lirimin e banoreve nga Kukesi, te cilen po mbahen ne paraburgim.

“Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e Policise.

Nderkohe gjate drekes protestuesit kane vijuar te qendrojne perpara Drejtorise se Policise se Tiranes, te ulur kembekryeq ne rruge.

protestuesit ne tirane

Protestuesit bllokojnë lëvizjen e makinave te Drejtoria e Policisë, u zhvendosën nga trotuari. Deputeti i PD flet për provokime

Policia paraditen e sotme ka zhvendosur protestuesit qe qendroni perpara Drejtorise se Policise Tirane nga trotuari ne rruge.

Kjo eshte bere shkak per bllokimin e qarkullimit normal te makinave. Fillimisht protestuesit qendruan ne trotuar, por policia ka kerkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojne kalimin e qytetareve te tjere.

protest pd policia

Deputeti i PD flet për provokime: Po na kërkojnë…

Protestuesve që qëndrojnë te Drejtoria e Policisë së Tiranës iu bashkuan sërish sot edhe deputetë të PD.

Klevis Balliu tha se të ndaluarit nuk e kanë shkelur ligjin.

“Ka qenë një tubim i qytetarëve të Kukësit për një interes kombëtar. Kjo parti ka një problem historik me Rrugën e Kombit, sot vazhdojnë me trashëgiminë e tyre komuniste për të bllokuar rugën që është për bashkëpunimin e shqiptarëve me kosovarët. Këto arrestime janë arrestime politike të një mentaliteti komunist. Ky është i vetmi kryeministër që rrogat i jep me lekë dhe i takson me euro”.

Sipas Balliu, “Unë kam qenë vetë në Kukës dhe ka pasur provokime nga policia e Shtetit në Kukës, sic po kërkon edhe këtu të bëjmë një hap prapa”.

Të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, ç’do bëjnë deputetët e PD sot

Disa nga 23 protestuesit e arrestuar në Kukës janë transportuar në kryeqytet, duke u izoluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës e në disa prej Komisariateve.

protesta kunder tarifes

Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë mbrëmjen e djeshme, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit kanë nisur një tubim rreth orës 19:00, duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.

Disa prej protestuesve janë futur në korridoret e Drejtorisë së Policisë, duke sjellë edhe një lloj tensionimi të situatës.

Enveristët e vjetër e të rinj po përçajnë paqen sociale – Nga AGRON TUFA*

Historiani i mesjetës, z. Pëllumb Xhufi, fyen dhe denigron ish-të përndjekurit politikë në veçanti, duke mohuar të vërtetat kriminale që përjetuan të internuarit e kampit komunist të përqendrimit në Tepelenë.Në këtë sulm të përllogaritur e të paramenduar në emisionin “Arena” të Televizionit “Ora News” (më 28, 03. 2018), z. Xhufi zbehu, vuri në dyshim e mohoi regjimin genocidial brenda këtij kampi, që ka ekzistuar në periudhën 1949-1953. Xhufi vuri në dyshim dhe mohoi të vërtetat tragjike të këtij kampi mortor përqendrimi:

 

a) së pari, duke e përligjur alibinë e tij, se Kampi i Internimit në Tepelenë u ngrit si reagim i shtetit shqiptar ndaj familjeve të mëdha të Veriut, si reaksion ndaj asaj, se pjesëtarët e këtyre familjeve ishin arratisur në Jugosllavi dhe kërcënonin ekzistencën e shtetit me kalimin e kufirit dhe aktet terroriste të “sponsorizuara nga Jugosllavia”, duke u mbështetur nga dy baza, një në Prizren e një në Ulqin.

Z. Xhufi këtë akuzë nuk e mbështeti në asnjë dokument, por në ca pleq, që i paskëshin thënë, thëniet e supozuara të të cilëve duhen besuar, si e vetmja referencë shkencore e historianit. Kjo, sipas historianit mesjetar, përligj koncentrimin genocidial të familjeve të tyre dhe tok me drejtuesin e emisionit “Arena” shpikën akuzën tjetër, se gjoja të afërmit e këtyre familjeve kanë vrarë në inkursionet e tyre brenda kufirit 1000 ushtarë e policë, duke iu referuar një interviste të studiuesit dhe ish-kryetarit të SHISH-it, z. Irakli Koçollari, dhënë gazetarit Roland Qafoku, po në “Ora News (6.09.2016).

Çuditërisht, në këtë intervistë z. Koçollari nuk thotë asgjë të ngjashme me mendimin e z. Xhufi. Me mungesë dokumentesh, me mungesë referencash, me manipulim thëniesh dhe spekulime të ulëta, z. Xhufi ndërton njëherësh alibinë e fajësisë dhe rideklasimin e viktimave fatkeqe të kampit mortor të Tepelenës, krejt në frymën e PPSH-së dhe diktatorit, sikundërse ka qenë e është nxënës i devotshëm i tyre.

b) së dyti, duke mohuar kushtet ekstreme në kamp, ku përkundër punës sfilitëse, skllavëruese me nga 16 orë, përkundër urisë (me racion prej 550 gramë bukë misri të papjekur mirë), përkundër të ftohtit, mungesës së rrobave, ilaçeve, përkundër epidemive, dhunimeve e përdhunive, që na vijnë përmes dëshmive të dhëna OKB-së nga të arratisurit prej këtij kampi që nga ajo kohë (1955), si dhe prej qindra dëshmive të gjalla që kemi mbledhur nga të mbijetuarit, – z. Xhufi deklaron se kampi i Tepelenës nuk ishte më i keq se kampet e tjera, ai ishte një kamp me “ndërtesa solide, me tulla të ngritura, shumë të rregullta”.

Z. Xhufi refuzoi ta krahasonte Tepelenën me Aushvicin, pavarësisht nga shkalla përpjesëtimore e zvogëlimit, duke shtuar, se krahasuar me Aushvicin, Tepelena ishte “një kamp pushimi”. Në lidhje me këtë pikë, sqarojmë se nazistët i dërgonin hebrenjtë e Aushvicit në gaz e krematorium, ndërsa komunistët e Xhufit jo, ata parapëlqenin t’i vdisnin bashkatdhetarët e tyre nga pak e përditë, me punë rraskapitëse, me uri ulëritëse, me të ftohtë, uri, epidemi, aq sa për një natë vdiqën nga epidemia e dizenterisë 64 foshnja.

Gjithashtu, nuk duhet harruar një hollësi e papërfillshme për oreksin estetik dhe etiko-moral të z. Xhufi në gjithë këtë krahasim: nazistët vërtet i vrisnin hebrenjtë, por ama nuk i përdhunonin femrat hebraike, ndërsa komunistët e Xhufit po, (sa e pahijshme kjo për moralin komunist!), i përdhunonin bashkëatdhetaret e tyre të pambrojtura midis atij mjerimi. Se kështu thonë (jo burimet shqiptare, se atyre s’u beson z. Xhufi), po e thotë troç dokumenti i CIA-s.

dokumenti i CIA per kampin e tepelenes

c) së treti, z. Xhufi vuri në dyshim, shpuri drejt pabesueshmërisë numrin e shifrave të fëmijëve të vdekur (300) dhe nuk e kuptoj si mund ta bëjë këtë një historian, pa pasur një studim apo referencë. Për moralin e njerëzve si z. Xhufi në këtë tragjedi, mjafton të ndërmendim fjalët e F.M. Dostojevskit : “Madje as lumturia më e madhe e botës nuk do t’ia vlente çmimin e një loti në faqet e një fëmije të pafajshëm».

d) së katërti, z. Xhufi përdori manipulueshëm një nga dy dokumentet e CIA-s. Gjithsej janë dy dokumente të CIA-s, tashmë të deklasifikuara e të aksesueshme, por Xhufit dhe drejtuesit të emisionit u interesoi fort t’i referoheshin (qëllimisht) vetëm njërit. Ne i kemi të dy dokumentet e CIA-s, njëri i vitit 1951 dhe i dyti, mban datën 29 maj 1953. Nuk është zor ta kuptosh, se pse z. Xhufi iu përmbajt dokumentit të dytë, të vitit 1953, pasi aty deklarohet se në kapin e Tepelenës vuajnë dënimin 1000 deri 1300 persona, ndërsa në dokumentin e parë, të vitit 1951, raportohet se në kamp ka 3600 të internuar.

Në dokumentin e CIA-s të vitit 1951 thuhet: “…Ka 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, i cili është ngritur në fillim të vitit 1949 dhe është më i madhi dhe më i vjetri në Shqipëri, dhe 2000 në kampin e Bedenit në Kavajë. Rreth 70 për qind e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është mes fëmijëve”. Ndërsa në dokumentin e CIA-s të vitit 1954 thuhet: “Në kampin e përqendrimit të Tepelenës mbahen rreth 1000 deri në 1300 persona, më së shumti familje të njerëzve që janë arratisur në Jugosllavi. ….”

Pse nuk u ndal dhe te dokumenti i dytë z, Xhufi? Pra, nëse në fillim kanë qenë 3600 të internuar, pse mbetën më 1953 rreth 1000 – 1300 frymë? Ku të kenë shkuar vallë? Në ndonjë kamp pushimi? Mes këtyre 2600 -2300 të internuarve, që paskan firasur, mos ndoshta, rastësisht, gjenden aty dhe ata 300 e kusur fëmijë të vdekur në kamp, që z. Xhufi i trembet ta besojë?

Për të gjitha këto që vërejtëm e të tjera, pa llogaritur cinizmin dhe mungesën njerëzore katastrofike të gjindshmërisë ndaj tragjedisë së kampit të Tepelenës, pa llogaritur sulmin mbi institucionet, Bashkinë e Tepelenës dhe mediave, i bëj thirrje opinionit qytetar, institucioneve dhe forumeve mediatike, të mos jenë indiferentë nga këto fyerje e kërcënime, të mbrojmë standardet tona të lirive demokratike, t’i kundërpërgjigjemi në mënyrë dinjitoze, si njerëz intelektualisht të lirë, revanshit enverist, që kërkon të na rikthejë edhe një herë në izolacionin stalinist të komunizmit.

Nisur nga precedentët e shpeshtë që kanë ngjarë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit me ngjalljen e nostalgjisë recidiviste të veglave e trashëgimisë së diktaturës komuniste, ISKK shtron nevojën urgjente për të hartuar e propozuar një projektligj të mirëmenduar, i cili të përfshijë hiç më pak e hiç më shumë nga ato sa kanë bërë tashmë shoqëritë ish-komuniste të BE-së. Me miratimin e një ligji të tillë gjendet një zgjidhje universale për çdo kundravajtje ligjore. Dhe askush nuk mund të guxojë të përbaltë kujtimin e sakrificave, as të prekë dinjitetin e pjesës më të martizuar të Shqipërisë.

Vetëm një ligj i tillë mund ta ndryshojë thelbësisht edhe gjendjen me anën e një dekomunistizimi organik të të gjithë shoqërisë dhe institucioneve, duke nisur nga kurrikulat shkollore e duke mbaruar me pastrimin e hapësirës publike nga simbolet e propaganda komuniste. Vetëm një ligj i tillë do t’i japë fund mashtrimit, manipulimit dhe spekulimit të trashëgimisë enveriste.

*Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK)

Modifikimi i Piramidës, a do t’i qëndrojë kohës?! – Nga Ben Andoni

Me shumë gjasë dhe me angazhimin e ri të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, piramida do të kthehet në një tip qendre rinore shumëfunksionale. Pothuajse e ardhmja e afërt e Piramidës është përshfaqur nga ajo që vetë kryebashkiaku ka kumtuar këtë javë pas takimit me dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, të cilët nënshkruan me të marrëveshjen e bashkëpunimit për kthimin e Piramidës në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës, referuan burimet e Bashkisë.

“Hedhim hapin e parë zyrtar për formalizimin e një marrëveshje midis Bashkisë Tiranës dhe AADF për të transformuar Piramidën e Tiranës, ndërtesën më ikonike të qytetit tonë, në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore”, theksoi Erion Veliaj, cituar nga e gjithë media.
Piramida, sipas tij, do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës. Më pas, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se projekti është i ndarë në dy faza: së pari, nis puna për rehabilitimin e godinës dhe së dyti, mirë menaxhimi i saj, duke qenë se do të mirëpresë deri në 5 mijë të rinj në ditë. “Vendosja e kësaj ndërtese në shërbim të të rinjve të Tiranës do të ketë një efekt transformues për qytetin tonë. Për këtë projekt janë bashkuar më të mirët e pushtetit vendor, me më të mirët nga bota e filantropisë edhe projekteve të guximshme, si AADF”, tha ai.

Bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata, ka qenë i kënaqur me bashkëpunimin dhe ka deklaruar se: “Jemi duke kërkuar shumë për të gjetur modele në fushën e arsimit, të qëndrueshme dhe moderne, të cilat bota i ka provuar. Një ndër këto është projekti “TUMO”, të cilin e kemi parë në disa vende, kemi folur me ta dhe për kënaqësinë tonë të madhe, jo vetëm që kanë pranuar të vijnë, por kanë pranuar edhe ta menaxhojnë në vitet e para, padiskutim nën kujdesin tonë të përbashkët, financimin tonë të përbashkët. Të falenderojmë shumë ty edhe bashkinë, për një lloj ‘agresiviteti’ dhe një lloj precizioni në suksesin e projekteve të përbashkëta”. Shumë shpejt priten edhe studiot e arkitektëve që do të japin propozimin e tyre. Dhe, në vrullin e kryetarit të Tiranës, mendohet se projekti do të marrë shpejt frymë.

Është fare e mirë dhe e lavdërueshme që Bashkia e Tiranës merr flamurin për t’i dhuruar kryeqytetasve të rinj, por edhe moshatarëve të tyre nga i gjithë vendi këtë projekt të këndshëm inovacioni. Veçse, në atë trend që ka pasur Piramida dhe në pamundësinë për t’i gjetur realisht predispozitën e funksionit, mund të gjykojmë se destinacioni i saj i të ardhmes duhet menduar realisht. Ne kishim dhe një Ministri Inovacioni, që i përgjigjet disa ideve të funksionit të Piramidës, por që misioni i saj i mandatit të shkuar nuk pati fare impaktin e pritur. Kurse një ndërtesë që i përgjigjet këtij trendi, duhet realisht të jetë dhe në konceptimin e saj krejt ndryshe. Pra me një arkitekturë moderne dhe e konceptuar në një qendër tjetër.

Me pak fjalë, propozimi që të vjen si më i arsyeshëm është ai i bërjes së një dege të Bibliotekës Kombëtare ose vetë Korpusi kryesor i Bibliotekës. Jo thjesht për vendin por edhe veçantinë e godinës, e cila mund të modifikohet shumë lehtë. Ajo, ndoshta mund të jetë Biblioteka e Qytetit, me të gjithë aksesorët e saj të nevojshëm të edukimit. Aty mund të kemi Muzeun historik të shkrimtarëve shqiptarë dhe mund të kemi po ashtu edhe Arkivin e Letrave shqipe. Dhe, në një kohë kur është rritur ndërgjegjësimi dhe aty mund të kemi veprën e Kadaresë dhe trashëgiminë e madhe të Norbert Joklit, që ka gjasë që një ditë sipas amanetit të tij të jetë në Shqipëri. Mund të kemi gjetjet e reja që do të bëhen të autorëve të huaj dhe të vendit të Albanologjisë, por mund të kemi edhe pasurimin e vazhdueshëm të fondit.

Piramida, duke marrë parasysh peshën që ka gjuha shqipe për ruajtjen e identitetit shqiptar, mund të jetë pika kulmore e ruajtjes së të gjithë trashëgimisë albanologjike, por edhe e krijimeve më të mira në shekuj, kushtuar asaj. Pesha specifike dhe karakteristikat e veçanta të saj arkitektonike realisht mund të shërbejnë si një atraksion i gjallë.
S’është shumë për t’u bërë, por është e mjaftë për t’i dhuruar studimeve të Shqipërisë një nga gjërat më të jashtëzakonshme të viteve të Demokracisë. Në të gjithë logjikën, institucione të tilla zakonisht përmbajnë mbi vete jo thjesht realizimet arkitekturore, por edhe mirënjohjen që ka një vend për trashëgiminë e tij. Dhe, kush më tepër se një godinë kaq e veçantë mund ta përmbushë këtë mision!
Ministria e Kulturës deri më tani me fuqinë e saj nuk ka mundur të përballë nevojën e Bibliotekës Kombëtare për ristrukturim dhe gjetjen e një hapësire të nevojshme, ndërkohë që Ekzekutivi mund ta bëjë Piramidën që funksionet albanologjike, t’i kryejë si askush tjetër. Për më tepër, Piramida, mund ta vendosë Shqipërinë në hartën e botës për zgjedhjet që i takojnë zgjidhjeve të Bibliotekave Kombëtare. Për fat, për një Bibliotekë Kombëtare askush nuk do ta ngrejë kartonin kundër. Mendojeni dhe njëherë, kurrë nuk është vonë për të bërë një gjë që mbetet në histori të brezave!

Pas protestës në Kukës, shpërthen edhe në Kavajë

Teksa në Tiranë zhvillohet protesta kundër tarifës në Rrugën e Kombit, një tjetër protestë është ndezur në Kavajë.

Bëhet fjalë për rreth 40 subjekte që operojnë në plazhin e Spillesë. Punonjësit dhe familjarët e tyre protestojnë kundër prishjes së objekteve të tyre të shërbimit në një nga plazhet me të bukura të Adriatikut, në Spile.

Subjektet kanë kontarata qiraje me Bashkinë e Rrogozhinës, për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit për periudha 3+1 vjeçare, me të drejtë rinovimi.

Përfaqësues të IKMT-së i kanë njoftuar verbalisht për prishjen e tyre pas nisjes së procedimit penal për kryetarin e bashkisë Beqir Nuredini për shpërdorim detyre, në lidhje me lejet e dhëna në bregdet.

Protestuesit kërkojnë mbrojtjen e bizneseve të tyre nga shteti në prag të sezonit turistik, gjë që do të shmangte pasojat për familjet e tyre, të punësuarit, komunitetin e zonës dhe turistët e shumtë që priten. Në të kundërt ata kërkojnë të dëmshpërblehen për prishjet. /Top Channel

Limit.al: 46 TË SHPALLUR NË KËRKIM NË QARKUN E KUKËSIT (emrat)

Organet e Drejtësisë dhe të Policisë kanë shpallur në kërkim 46 vetë të Qarkut të Kukësit.

Po qarkullon një listë emërore e tyre. Tek emrat e disave ka dhe shënime të vecanta. Gjatë natës së  djeshme, në të gdhirë të  1 prillit 2018, u ekzekutuan 23 urdhër-ndalime për pjesmarrës në Protestën tek Tuneli i Kalimashit.  Pra, sipas kësaj Liste janë dhe 23 të tjerë që mund të ndalohen gjatë orëve në vazhdim deri në ditën e nesërme.

Lista emërore e të shpallurëve në kërkim:

Deri tani njoftohet publikisht se janë ekzekutuar urdhër-ndalimet për këta shtetas:

1.-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

2.-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

3.-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

4.-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

5.- Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

6.- Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

7.- Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

8.- Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

9.- Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

10.- Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

11.- Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

12.-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

13.- Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

14.- Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

15.-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

16.-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

17.-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

18.-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

19.-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

20.-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

21.-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

22.-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

23.-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Materialet për të ndaluarit u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal.

Po vazhon puna për ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Institucionet e shtetit dhe Politika janë përfshirë në debate politike rreth kësaj cështjeje që ende nuk ka asnjë zgjidhje…!

Protesta për Rrugën e Kombit, këshilli bashkiak i Kukësit: Nuk negociojmë nëse nuk lirohen të arrestuarit

KUKES – Këshilli Bashkiak i Kukësit ka reaguar pas protestës së djeshme të zhvilluar kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Ky këshill ka paraqitur një deklaratë me 5 pika ku kërkon kryesisht lirimin e banorëve të arrestuar gjatë protestës.

“Ngjarjet e ditës së djeshme të ndikuara nga rrethana të bëra të njohura para fillimit të protestës degjeneruan në akte të dhunshme. Si rrjedhojë situata doli jashtë kontrolli. Distancohemi nga çdo akt dhune. Ne anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkojmë: 1-lirimin e të gjithë të ndaluarve nga forcat e rendit; 2- ndalimin e arrestimeve të mëtejshme; 3-largimin e forcave speciale nga Kukësi të cilat janë munduar të ushtrojnë terror gjatë arrestimeve; 4-deklarojmë se tarifa për Rrugën e  Kombit është e panegociueshme; 5-çdo tentativë për negociata nuk merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuearve,” shkruhet në deklaratën e siguruar nga BalkanWeb.

kukes

Ashtu siç paralajmëroi edhe policia dje, Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 23 urdhër arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.

Siç raportoi edhe pak më herët ‘BalkanWeb’, pas mesnate, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Familjarët e të arrestuarve u mblodhën mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.

Shqipëri, besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Besimtarët janë mbledhur së bashku në meshën e mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, duke kryer ritet e tyre fetare, ndërsa pjesë ishin edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shqipëri

TIRANË – Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve, ku në Shqipëri janë mbajtur meshat tradicionale. Besimtarët janë mbledhur së bashku në meshën e mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, duke kryer ritet e tyre fetare, ndërsa pjesë ishin edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shqipëri.

Një nga traditat e Pashkëve është veza me ngjyra, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat mes besimtarëve për të shprehur urimet njëri-tjetrit.

Ndërkohë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri i vendit, Edi Rama kanë shprehur urimet e tyre për festën e Pashkëve, duke përcjellë mesazhet e urimit për besimtarët katolikë.

“Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, optimizmit, vlerësimit të sakrificës dhe përpjekjeve për një të nesërme më të mirë, duke punuar së bashku për këtë qëllim. Të reflektojmë të gjithë për më shumë vëmendje dhe solidaritet, ndaj shtresave më në nevojë të shoqërisë sonë”, thuhet në mesazhin e urimit të Metës, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.

Ndërsa Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale.

Rama flet për Kukësin, sulmon median dhe opozitën: Dizinformuat! Dëmet do i paguajë buxheti

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar median e vendit dhe opozitën si “zjarrnxitësit” e vërtetë që kanë dezinformuar opinionin publik në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit, një shpjegim ky i cili vjen një ditë pas protestës dhe situatës së tensionuar që u shkaktua në qytetin verior.

Rama ka dalë për herë të dytë në një dalje Live, kësaj here përballë gazetarëve, por ashtu si edhe dje, kryeministri nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij duke thënë se kemi të bëjmë me një fushatë manipulimi të opinionit publik. Kreu i qeverisë është shprehur se kontrata është bërë që prej dy vitesh dhe se me shumë siguri askush nuk e ka lexuar, duke nënkuptuar se është faji i “tjetrit”.

“Kam komunikuar dje se në jo më shumë se 60 ditë, mund tjetë dhe më parë ne do të përfundojmë diskutimin e nisur prej disa javësh me kompaninë përsa i përket sistemit që do të përdoret për përdoruesit e shpeshtë të rrugës dhe mënyrës sesi do të adresohet nevoja e banorëve.

Dhe nga ana tjetër kam thënë që ndërkohë do të ndërmarrim një komunikim intensiv shpjegues jo sepse nuk e bëmë më parë por sepse dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik e posacërisht njerëzve në Kukës ka triumfuar gjatë shpjegimit tonë.

Nëse unë do t;ju pyes juve, por edhe atyre që marrin përsipër informimin, a e keni lexuar kontratën, me siguri ju nuk e keni lexuar kontratën.

Fakti i thjeshtë që lidhet me kontratën e shkruar shumë kohë më parë, për faktin se ka një sistem të posacëm për banorët, trajtohet sikur unë paskam bërë një tërheqje. Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë në rastin kur ti duyhet të tërhiqesh, por këtu ka nevojë për të luftuar dizinformimin, një dizinfomim që bëhet nga zjarrnxitësit e Tiranës.

Më vjen shumë keq që në këtë proces pasi kjo kontratë është nëshkruar që prej dy vitesh dhe pasi ka një vit që kompania ka filluar punë dhe ka bërë goxha punë deri më tani, ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që do duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët.”-tha Rama.

Protesta te Rruga e Kombit, Rama në konferencë tjetër për mediat

Një ditë pas protestave masive, ku qindra persona dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, mësohet se Kryeministri  Rama do të dalë në një konferencë tjetër për mediat në orën 10:30.

 

Është hera e parë që kryeministri i vendit për të njëjtën çështje do të mbajë një tjetër dalje për mediat. Një nga arsyet që mund ta ketë detyruar kryeministrin e vendit është edhe reagimi i shumtë negativ në rrjetet sociale.

Nga këto protesta mësohet se rreth mesnatës janë shoqëruar disa banorë të Kukësit.

Policia ka mësyrë për kontroll rreth orë 3 të mëngjesit, kanë bërë me dije sot familjarët të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të interesohen për të afërmit e tyre.

Protesta në “Rrugën e Kombit”, reagon Meta: Hiqni dorë nga dhuna ndaj qytetarëve

Pas 4 orësh protestë për heqjen taksës për rrugën “Rrugën e Kombit” ku shumë qytetarë të Kukësit, por dhe ata të Kosovës kanë dalë në rrugë duke u përplasur me forcat e policisë, ndërsa kanë shkatërruar sportelet ku do të kryheshin pagesat, ka reaguar Presidenti i vendit Ilir Meta.

Presidenti bën thirrje që të mos përdoret dhuna ndaj qytetarëve dhe për këtë çështje të gjendet një zgjidhje e menjëhershme.

Meta ka shprehur keqardhje për personat e lënduar gjatë kësaj proteste, teksa bën thirrje që të gjendet gjuha e dialogut dhe jo e shkatërrimit.

Tare-Dervishi, vazhdojnë përplasjet në Facebook

“Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave”, ishte deklarata e fortë e ish kreut të Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishit, i cili ka marrë përgjigjen e studiuesit Auron Tare.

 

“Ne fakt bera nje postim per detyren e atyre qe kerkojne te merren me histori duke permendur se sa i kujdeshsem duhet te jesh ne botimin e dokumentacionit arkivor. Kushdo qe ka njohuri mbi arkivat e di mire se sa i rendesishem eshte konteksti kohor, burimi, ballafaqimi i referencave etj per tju afruar sado pak me te verteten. as me shume ne shqiperine e trazuar dhe te perdorur gjate periudhes komuniste. per kete arsye ju referova personazheve te shkolles time qe te edukuar ne menyre komuniste nuk deshironin ballafaqimin e mendimeve por perserisnin librat e Enverit. fatkeqesiht shikoj te njejten metodologji me disa personazhe qe kerkojne te shkruajne histori. Nuk permenda emra duke mos dashur polemika personale pasi ideja eshte tek metodat e perdorura. mirepo shikoj nje postim (me poshte) nga Z Dervishi. Sigurisht menyra e argumentimit eshte totalish feminore dhe qesharake. NUk e mar seriozisht pasi nuk ka arsye qe ta marr seriozisht nje personazh qe nuk kupton ndryshimin midis nje arkeologu dhe nje administratori te trashegimise. I vetmi problem qe kam ne fakt eshte me menyren komuniste qe perdor ne botimin dhe interpretimin e dokmentacionit qe ka marre me vete kur ka ikur nga detyra shteterore. Per sa i perket epiteteve qe me vesh mua si enverist etj etj me bejne te ve buzen ne gaz pasi duket qe nuk ka argumenta per ceshtjen e perdorimit te dokumentave dhe perdor parrulla te njohura. me vjen per te vjelle kur shikoj nje “anti” komunist qe sillet si komunist par ekselence. jo komunist i 30 por si ata te 80 te indokrinuar deri ne palce.

tare per dervishin4

Më tej ai ka publikuar edhe një tjetër ragim ku i bën disa pyetje zotit Dervishi:

Disa pyetje per zotin Dervishi.
Dokumentat qe citoni nga arkivi i CIA-s a i keni marre personalisht nga arkivi amerikan? ne se jo cili eshte burimi nga i keni marre?
kur ka qene vizita juaj e fundit ne arkivin amerikan?
a ju kujtohet adresa ku ndodhen keto dokumenta qe ju citoni?
perkthimi i dokumenti eshte bere nga ju?
cfare niveli eshte njohja e anglishtes tuaj? cilat jane burimet referencuese per intepretimin e ketyre dokumentave?

per te gjithe at a qe kane interes per te kuptuar se si “shkruhet” historia sot mund ti drejtoje keto pyetje z Dervishi.

tare per dervishin

REAGIMI I KASTRIOT DERVISHIT

Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave

Auron Tare mori sot në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës, vrasjen, grabitjen dhe djegien e kufomës së klerikut At Lekë Luli. Meqë këtë tekst të mjerë komunist e ka postuar në fb, po i kthej një përgjigje, në përputhje me lëndën që po referoj.
Beqir Ajazi, ish i dënuar politik në regjimin komunist, më tregonte shpesh histori nga kampet dhe burgjet e diktaturës. Siç edhe dihet, në vitet e para të pasluftës, me vendosjen e një regjimi injorantësh, hajdutësh dhe kriminelësh, inteligjencia shqiptare ishte në varr, arrati ose në burgje. Ajazit i qëlloi “fati” të ishte në burg. Në varr i çuan babanë dhe vëllanë. Ndër të tjera, ai shpesh tregonte se në burgje, oficerët e nënoficerët, të gjithë injorantë e dallkaukë të kategorisë së parë, vazhdimisht i flisnin atij dhe të tjerëve me tallje e ironi duke i quajtur “pseudointelektualë borgjezë, feudalë dhe reaksionarë”.
E rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i AuronTares në fb, i cili më quante “pseudohistorian” sepse bëra të njohur një krim makabër komunist kundër një klerik antifashist katolik (sipas referimit të vrasësit kryesor). Nëse nuk do të bëja të njohura këto krime, por do adhurojë kriminelë komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do isha “historian”. Kallëpi enverist, nuk duron dot faktin e bërjes të njohura të krimeve të komunizmit, sidomos atyre të kryera gjatë luftës nga bandat e Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës, Velimir Stojniçit, etj, sepse është e vetmja fije bari ku kërkojnë të mbajnë një lloj “lavdie” që kurrkund nuk ka ekzistuar. Dhe me gërrci e mërrci, kapen gjithnjë pas gjërave të parëndësishme, por duke përligjur tërësisht krimet e kryera nga komunistët, sepse në thelb kanë adhurim për këto krime. Jam shumë i lumtur që në vlerësimin e Auron Tares jam “pseudohistorian”, sepse ndryshe do më vinte keq për veten. Por Tares nuk di çfarë t’i them. Nisem ta quaj oficer, por nuk e mbajt mend të veshur kështu, me përjashtim të pamjes prej rebeli me kallashnikov në dorë në mars 1997, kur luftonte kundër…Shqipërisë. Dua ta quaj arkeolog, por nuk është as i tillë. T’i them studiues prapë kam frikë se i kam lexuar gafa fillestarësh në ndonjë shkrim që më ka rastisur. T’i them drejtor i suksesshëm i një agjencie që mbron gjasme bregdetin, nuk më lë pisllëku i plazheve dhe vdekshmëritë e larta të verës që shkoi. Çfarë ta quaj pra? Auroni ka disa “pseudo” përpara: pseudooficer, pseudostudiues, pseudoarkeolog, pseudodrejtor. Por është në një gjë i vërtetë: enverist, adhurues i krimit me i mizerjes komuniste.
Kam bërë të ditur faktin e vrasjes, grabitjes dhe djegies së kufomës së klerikut At Lekë Luli nga komunistët në korrik 1944. Auroni kënaqet që e kanë vrarë dhe djegur. Nuk i del ky fakt, por diskuton llojin e burimeve, etj. Për të dokumentuar këtë vrasje janë shfrytëzuar gjithë burimet e mundshme, raporti i Nënprefekturës së Tropojës, kujtimet e vrasësve, etj. Këta të fundit, me shumë krenari kanë rrëfyer se si e vranë, dogjën dhe vodhën, Atë Lulin dhe shoqëruesin e tij, duke i akuzuar se ishin “ndërlidhës” të anglezëve dhe gjermanëve (!). Pjesa e postuar prej meje në fb është nxjerrë nga libri im kushtuar persekutimit të klerit katolik shqiptar që del pas disa javëve. Po bëj një ndryshim të vogël tashmë, duke futur edhe emrin e Auron Tares në cilësinë e avokatit të krimeve në fjalë. Rrjeti social nuk është libër për të vendosur referenca e detaje të tjera, të cilat në libër janë të plota. Sigurisht, në asnjë rrethanë, profesionalizmi nuk ma lejon të shtoj apo vendos gjëra të paqena.
Tare as ia ka idenë se Atë Luli ka qenë një ndër antifashistët e orëve të para. Në kohën kur ai ishte në aktivitet antifashist, idhulli i Tares shiste cigare në dyqanin “Flora” e rrinte në prehrin e jugosllavëve të tij të dashur.
Nuk e di në ka këtë qëndrim edhe shefi i Tares, kryeministri i vendit. Nëse e ka të tillë, vizita e vitit 2014 e Papa Françeskut paska qenë një hipokrizi nga ana e qeverisë.
Dhe meqë ka nisur tekstin agjitativ në stil soroist nga e kaluara e vet, unë nuk kam qenë skënderbegas dhe nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam vjedhur shokut 100 lekë.

Trau pa alternativë dhe taksa e dyfishtë e Rrugës së Kombit hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj projektit të bashkimit kombëtar – Nga AZGAN HAKLAJ

Rruga e Kombit është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm nga pikëpamja kombëtare në historinë e Shqipërisë.

Realizimi i kësaj vepre është triumfi përballë pengesave të shumta të cilat kishin të bënin jo vetëm me koston e lartë, por në radhë të parë me vendosmërinë e të majtës për ta penguar me çdo mjet politik këtë vepër të madhe të pagëzuar me emrin kuptimplotë “Rruga e Kombit”.

Kjo kryevepër e inxhinierisë, megjithëse kalonte në një terren të vështirë malor ku u desh të lëvizeshin sasi kolosale prej 32.000.000 m kub dhéra dhe shkëmb, të ndërtoheshin mure, ura e Tuneli i Thirrës, më i gjati në Ballkan, ia doli të shkurtonte tre herë kohën e udhëtimit Tiranë-Prishtinë e anasjellltas.

Kur poeti i madh Dritëro Agolli e përshkoi “Rrugën e Kombit” një dekadë më parë gjatë vizitës  së tij në Prishtinë tha i entuziazmuar :-“Pas 10 vjetësh askush nuk do të pyesë sa ka kushtuar kjo rrugë”. Patriarku socialist kishte parasysh sulmet e egra që i  bënte e majta z. Lulzim Basha, finalizuesit  të kësaj vepre të Qeverisë Berisha.

Edi Rama e Qeveria e tij koncesionare e shetitëse me demonstrime paternaliste  në  5 vjet qeverisje nuk kanë ndërtuar as një km rrugë të re Ai groposi 100 milionë euro në Rrugën Tiranë–Elbasan-Gjinar, bajpasin e Fierit, Lungonorën e Vlorës e vepra të të tjera që janë iniciativa të Qeverisë Berisha,  e që kanë ndodhur ditën për diell me bekimin e plotë të Ramës e misionarëve të tij të korruptuar.

Prangosja e disa drejtorëve  sekser  dhe e zyrtarëve  të niveleve të ulta ishte një tymnajë për të mbuluar megaskandalin gjigand dhe vjedhjen kolosale që Rama e banda e tij u bëjnë qytetarëve shqiptarë prej 5 vjetësh.

Natyrshëm lind pyetja”-“Përse Edi Rama i ve taksë të dyfishtë  Rrugës së Kombit”?! Urrejtja e tij patologjike ndaj shqiptarëve dhe ndaj atyre të Veriut në veçanti është vetëm një anë e problemit që ai ka me veriorët.

Ai është i  bindur që dëmi që i shkaktohet ekonomisë, turizmit, lëvizjes së lirë dhe imazhit të Shqipërisë është shumëfish më i madh se përfitimi që ka shteti e shqiptarët nga kjo taksë që fillon nga 5 -22 euro që shkon në xhepat e dyshes Salillari-Kastrati.

Kryeministri  Rama e urren Kosovën njësoj si babai i tij shpirtëror Enver Hoxha e daja i tij, Spiro Koleka.

Ai nuk dëshiron që Shqiptarët e anës tjetër të kufirit të vijnë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Shëngjin, Vlorë lirshëm si vllau tek vllau e të ndihen natyrshëm si në shtëpinë e tyre.

 Preteksi se “Rruga e Kombit” kërkon shpenzime të mëdha e të pa përballueshme për buxhetin e shtetit është një mashtrim i madh, një ҫorbë që ju serviret shqiptarëve nga kazanët e “guzhinës së Rilindjes”. Por ky preteks dëshmon dhe një të vërtetë se nuk mund të vesh taksë të dyfishtë, në një rrugë të papërfunduar, pa alternativë dhe që bie ndesh me deklarimin e bashkimit doganor.

Një dekadë pas ndërtimit të saj “Rruga e Kombit” i ka sjellë Shqipërisë dhe ekonomisë së saj fitime, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë , pa llogaritur miliona euro që Kosova importon nga Shqipëria në materiale ndërtimoi e produkte agro-ushqimore.

Nga ana tjetër është taksa skandaloze qindra mijëra eurosh e fshehur tek çmimi i karburanteve, të cilën qytetarët tanë i paguajnë” Edvin Sulltanit” për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.

Shtoj këtu edhe taksën e qarkullimit të automjeteve i bie që  kryehajduti zhvat kaq shumë lekë nga populli i vet, sa mund të shtronte të gjitha rrugët me tapet të kuq. Rama vjedh këtë taksë që dikur e vodhi kryeministri Majko, sot ministër në kabinetin e tij. Shqiptarët nuk e kanë harruar ende taksën Majko . Vepra të tilla të mëdha kombet e qytetëruara, perandoritë e mbretëritë e tyre i kanë ndërtuar qysh në lashtësi, por askush nuk është kujtuar të vendosë taksë në rrugën që lidh dy pjesët e një kombi.

Këtë s”e bënë as romakët, me të famshmen “Rrugën Egnatia”, as Shteti i Arbrit dhe as i Skënderbeut.

Nuk është rastësi ndërtimi i Kalasë së Rodonit e i Portit të saj nga Heroi ynë Kombëtar, strategu e burrështetasi gjenial në kushtet e rënda të luftës për ekzistencë i lidhi trojet shqiptare me detin duke siguruar një komunikim të pandërprerë për nevojat ekonomike e ushtarake të shtetasve të tij .

Në kufirin shqiptar që Rama kërkon të bllokojë e të vendosi barrierë janë derdhur lumenj gjaku në betejat për liri e bashkim kombëtar, për shembjen e “Mureve të Berlinit” mes shqiptarëve.

I kujtoj këtu Ramës, betejat legjendare të UҪK-së, e po ndalem tek shembia e kufirit mes shqiptarëve në Koshare. Agim Ramadanin, komandant i pathyeshëm që ra në Koshare, kishte shkruar:

        M’u shterrshin sytë nëse pushoj

        Lirinë tande tuj ëndrrue.

        Mallkuar qoftë gjaku im,

        Nëse më vrasin  pa luftue.

Luan Haradinaj ra në kufirin që ndante shqiptarët.

Për të fituar lirinë dhe për të shembur kuijtë e barrierrat luftuan Jasharajt e Haradinajt. Ranë për të mbetur në altar Komandanti legjendar  Adem Jashari me Hamzën e Shabanin e gjithë familjen. Ranë Bedri Shala, Bekim Berisha,  Ardian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Fehmi e Xheve Lladrovci, Yll Morina, Urim Rexha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Njazi Azemi, Agron Rama, Iljaz Kodra, vëllezërit Gursel e Bajram Sulejmani, Shkëlzen Haradinaj, Tahir Sinani, Fadil Nimani, Ismet Jashari, e mijëra e mijëra të tjerë dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën për të shembur kufirin mes shqiptarëve .

Me të drejtë Kosova i ka vendosur emrin Rrugës së Kombit  “Ibrahim Rrugova”, në shenjë nderimi për kontributin e tij për Kosovën e për Atdheun.

Kryeministri do të taksojë gjimnazistët, studentët, veteranët e qytetarët e Shqipërisë, e vetëm kur të japin para për kryekusarin do të vizitojnë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën e Bacës Isë, bukuritë e Rrozhajës, Plavë-Gucinë e Ali Pashë Gucisw,  Sanxhakun që po sllavizohet, Shkupin e Nënë Terezës,  Preshevën e Ridvan Qazimit ,  kullat legjendare të Prekazit e të Gllogjanit, ku është shkruar epopeja e re e lavdishme e Kombit Shqiptar.

Në anën tjetër të rinjtë e të rejat e Kosovës, shqiptarët e Malit të Zi, Preshevarët, Shqiptarët e Maqedonisë duhet të paguajnë haraҫe kryetaksidarit  Rama, për të vizituar Krujën, kështjellën e qëndresës shqiptare, Lezhën e Besëlidhjes  së  Gjergj Kastriotit  Skënderbeut, Shkodrën e  Ulqinin e Teutës, Vlorën e Flamurit të  Plakut të urtë Ismail Qemalit.

Dhuratat e konҫesionet që Edi Rama u ka bërë armiqve shekullore të shqiptarëve , grekëve e turqëve, e kanë damkosur si kampion të tradhëtisë. Grekëve u dhuroi Detin e turqëve Aeroportin dhe Hidrocentralet, mafias ndërkombëtare të drogës dhe trafiqeve Bregdetin. Rama dënoi me vdekje  Çështjen Ҫame, duke e përjashtuar nga bisedimet dypalëshe të qeverive Tiranë-Athinë, e cila të sjell në mend vargjet e Bilal Xhaferrit:

Dhe kudo tokë Ҫame

Mbuluar nga retë,

Rënkon e mbytur në gjak e lot,

E mbetur e shkretë

             Pa Zot.

Na e tregojnë drejtimin plumbat që vërshëllejnë në errësirë.

Na ndriçojnë rrugët flakët që gjithë tokën kanë përpirë.

Mirëpo sot i themi këtij Esat Pashë të Dytë që kurrë nuk kanë për ta falur Shqiptarët Ҫamërinë.

Edi Rama po jetëson planin djallëzor të kolonizimit të Alpeve asetet  më të bukur e më të ҫmuar të Kombit, me hotele me 5 Yje për të shndërruar  ato në lavatriҫe gjigande të pastrimit të parave të krimit. Taksa 0 për këta   përbindësha, që presin të mbijnë në peisazhin mahnitës të Alpeve është vula e testamentit të besëlidhjes që “pejgameri Rama” ka nënshkruar me qarqet anti-shqiptare që e sollën në pushtet..

Me hakmarrje të pamëshirshme shkatërroi bukuritë turistike duke betontizuar luginat e lumenjve sidomos atë të Valbonës. Është neveritëse deri në përshtirosje kur sheh në ekran dordolecët e tij që mundohen të mbrojnë timonierin e tyre mbas çdo mëkati që bën . Kështu ndodhi në rastin e Marrëveshjes së fshehtë për Detin, me pabesinë ndaj Ҫështjes Kombëtare Ҫame.

Kur u hakmor ndaj Universitetit, Akademisë së Shkencave, Teatrit Kombëtar, Galerisë së Arteve, simboleve më të rëndësishme të një shteti.

Nuk do të ҫuditesha aspak kur të dëgjoj të thotë do të bëjmë Muzeun Kombëtar supermarkatë për domate e speca.

Teksa shikoja para dy ditësh në televizion  zv/ministrin e tij  qyp, siҫ i  thonë anët tona një burri të paditur, të  jepte  alternativë të Rrugës së Kombit një udhëtim prej Magelani rreth Pukës për të mbëritur në Kosovë, e për të përligjur taksën e “Rrugës së Kombit”.

Mendova me vete: A ka lexuar ndonjë libër ky njeri ? A ka shfletuar ndonjë  hartë kjo daulle e Qeverisë?!

Një javë pas mbërritjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë, këngëtarja e madhe Shkurte Fejza i drejtohej  Gjergjit të madh me vargjet:

              Kur kalove nëpër kufi

             A i  ke pa  do gurw të zi?

             Që përgjysë ne na kan’ nda.

Mirë se erdhe, Gjergj vëlla.

Dhe pikërisht në Vitin e Gjergj Kastriotit që ai vetë ka shpallur, ndaj shqiptarëve ka bërë mjaft zullume . Përdhosja, fyerja që kryeministri iu bën simboleve kombëtare. Shembja e kullës së heroit të rezistencës antikomuniste Prek Calit. Lufta e paprinciptë ndaj shtresës së tw përsekutuarve. Opozita që i bën Opozitës. Goditja e botës akademike e asaj të artit. Shkatërrimi i Sovranitetit Kombëtar. Goditja e shkatërrimi i projektit të Bashkimit  Kombëtar,  ndonëse prezantohet si udhëheqësi i këtij projekti. Ideja e tij për Tregun e Përbashkët Ballkanik, që ka si qëllim Jugosllavinë e Re.

Përpjekja për shkëmbim territoresh në Kosovë. Pozimi si patriot i madh në Preshevë, e shpallja “Qytetar Nderi” në qytetin e Ulqinit, ndërkohë taksimi që po u bën sot për lëvizjen e lirë në Rrugën e Kombit, nxjerr lakuriq paftyrësinë e tij para një kombi të tërë.

            Të gjitha këto  janë bonuset e mëdha që Rama u jep armiqëve tanë shekullore si hakmarrje ndaj grushteve vdekjeprurëse që iu dha atyre kryetrimi i historisë dhe i ushtrisë së tij fitimtare, Gjergj Kastrioti.

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet: “Udhën e madhe dhe udhën e katundit s”ka burrë që e ndal”. Aty kalojnë njerëzit e bagëtitë . Kalon  i  gjalli dhe i  vdekuri

Vetëm kur Shqiptarët të marrin vendimin me referendum taksidari Rama do të marrë para, ndryshe vendos Populli Sovran e i  tregon vendin burrit  të  fortë që bllokon jo një rrugë katundi, por Rrugën e një Kombi të tërë. Modeli alla Putinist e  Erdoganist nuk mund të zbatohet kurrë në trojet tona , të një kombi që lufton prej 2.000 vjetësh për lirinë dhe dinjitetin e tij .

Kur Shqipëria lëngonte nën thundrën e Sulltanit, në preludin e Kryengritjes  së Malwsisë së  Madhe dhe të Shpalljes së Pavarësisë,  i madhi Ndre Mjeda, poeti rilindas, i  drejtohej maleve kala të lirisë dhe shpendit simbol të shqiptarëve, shqiponjës  , me vargjet lapidare:

O  Shqipe,  o zogjtë e malevet, kallxoni:

A shndrit  rreze lirie mbi ato maje,

Mbi bjeshkë të thepisuna e nd”ograji,

Kur del gurra e gjimon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndokund kah  fluturoni

Nëpër shkrepa me ushtue kënga e saj.

Zgjodha këtë fund poetik  kushtuar Lirisë  prej rilindasit të madh Mjeda, për t’i thënë “Sulltan Ramës “,  se për tradhëtitë që i ka bërë popullit shqiptar në Vitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të marrë përgjigje solemne nga Sovrani Popull. Ky Sovran do të këndojë në mënyrë referendare këngën e lirisë duke shkuar deri në vendimin e mosbindjes civile.

Zyrtare – Rusia dëbon 2 diplomatë shqiptarë, dalin emrat

Pas dëbimit të dy diplomatëve shqiptarë nga Ministria e Jashtme ruse, si përgjigje që Rusia po u jep të gjithë vendeve të cilët mbështetën Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Përmes një deklarate thuhet se ky vendim nuk ishte surprizë, pas vendimit të marrë nga pala shqiptare pak ditë më parë për dëbimin e dy diplomatët rusë, ndërsa shtohet se kanalet diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Sipas burimeve të Report Tv emrat e diplomatëve që janë dëbuar nga ambasada e Shqipërisë në Moskë janë; Albert Jerasi, që mban detyrën e zv/ambasadorit dhe Arben Doçi, këshilltar. Diplomatët që janë dëbuar kanë afat që të largohen nga Moska deri në datë 5 prill.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Me datë 30 mars 2018, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse.

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Ministria e Jashtme ruse thërret ambasadorin shqiptar. Sa diplomatë do të dëbojë Moska?

Rreth katër ditë  më parë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i komunikoi ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, dëbimin e dy diplomatëve, Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

 

Ndërsa sot burime për “Panorama” bëjnë me dije se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thirrur në zyrë ambasadorin e Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni për t’i komunikuar dëbimin e dy diplomatëve shqiptarë atje.

Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë vjen si përgjigje që Rusia po u jep të gjithë vendeve të cilët mbështetën Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Shqipëria në sintoni me një sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, duke nisur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës shpallën të paktë 150 diplomatë “non grata”

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera europiane kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës.

Më herët gjatë së hënës ishte presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, që bëri të ditur se 14 shtete të BE-së kishin vendosur të dëbonin diplomatët rusë, respektivisht si në vijim: Franca (4); Gjermania (4); Polonia (4); Republika Çeke (3); Lituania (3); Danimarka (2); Holanda (2); Italia (2); Estonia (1); Kroacia (1); Finlanda (1); Letonia (1); Rumania (1). Nga jashtë BE-së, Ukraina (13) dhe Kanadaja (4).

Xhufi thirrje kryebashkiakut të Tepelenës: Qyteti jo simbol i represionit komunist, mos harro kush jemi

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi është i mendimit se kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, bazuar në dokumente të CIA-s amerikane, shprehet se trajtimi i të izoluarve në atë kamp ishte më i mirë se në burgjet e Spaçit dhe Burrelit.

Janë pikërisht këto dy burgje që mund të kthehen në muze si simbole të represionit të egër komunist.

 

Si është historia e kampit të familjeve në Tepelenë? Kur është ndërtuar dhe cili ka qenë qëllimi i tij?

Ky kamp ka dy histori, ka historinë e njerëzve që kanë jetuar dhe e që e kanë vuajtur, pa dyshim, kanë kujtime të dhimbshme dhe të forta, por është dhe historia e historianëve, të cilët janë të ftohtë dhe flasin përmes gjuhës së dokumenteve. Unë kam vënë re që ka pasur një tentativë mistifikimi të historisë së kampit të Tepelenës. Është quajtur Aushvici shqiptar, është quajtur kampi i shfarosjes në masë dhe kjo ka ngjallur reagime dhe jo vetëm mes shqiptarëve.

Në premisë, dua të them se do të kisha dashur shumë dhe do të kisha uruar shumë që për të bërë një pasqyrë dhe një rishikim të historisë së diktaturës, të restauroheshin burgjet e Burrelit dhe të Spaçit, për mua, ata janë dy simbolet e represionit komunist. Në këtë kuptim, më duket se ka një shpërpjesëtim, por edhe një dhunë dhe padrejtësi që u bëhet të gjithë atyre të burgosurve politikë, shumë prej të cilëve edhe kanë vdekur në këto dy burgje. Në raport me ta, kampi i Tepelenës ishte një kamp i ngritur për një kohë të caktuar.

Kur u ngrit ai?

Ishte viti 1948 kur regjimi i Enver Hoxhës prish marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos. Lidhjet me Bashkimin Sovjetik akoma nuk ishin shumë të forta, sepse me Shqipërinë merrej Jugosllavia. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Shqipëria u konsiderua nga Perëndimi si hallka më e dobët e sistemit komunist. Në këtë kohë pati një bashkëpunim me Titon, SHBA, CIA-n, shërbimet angleze, italiane dhe greke për të organizuar të arratisurit politikë, grupet që tashmë ishin nëpër shtete të ndryshme të Europës dhe në SHBA, por dhe të arratisurit që vazhdimisht largoheshin dhe strehoheshin në kampet e pritjes në Prizren, Ulqin, por dhe në jug, në Greqi, në kampin e Lavrios, afër Athinës.

Cili ishte qëllimi i këtij kampi?

Qëllimi i krijimit të tij ishte për të zhvendosur familjet e të arratisurve politikë dhe që futeshin nga Jugosllavia vazhdimisht të armatosur, në mënyrë që të mos shërbenin si bazë për këto banda, të cilët do t’i përdornin këto familje si baza, si strehë për të vazhduar më tej me misionin e tyre.

Këto familje të shpërngulura në këtë kamp ishin kryesisht nga veriu i vendit?

Ishin kryesisht nga Veriu, por kishte dhe nga Jugu, sepse ishte dhe kampi i Lavrios afër Athinës, i cili përgatiste njerëz të armatosur për të hyrë në Shqipëri. Në vitin 1953 kur ky aktivitet i organizuar i CIA-s, UDB-së apo dhe shërbimeve të tjera nuk dha rezultat, ky operacion pushoi menjëherë dhe kampi u shpërnda.

kampi i tepelenes

Si ishte jeta dhe trajtimi i këtyre familjeve, grave dhe fëmijëve që mbaheshin në këtë kamp?

Për jetën e familjeve të kampit ka dokumente të CIA-s që vinin nga dorë e parë, që ishin njerëz nga ky kamp të cilët i çonin informacionet në Jugosllavi. Por sipas raportit të CIA-s, kushtet në këtë kamp nuk janë fort të këqija, siç mund të ishte kampi i Maliqit. Thuhet që jetojnë në këto dy kapanone, por kanë qenë kapanone me tulla, ndërtime të kohës italiane, aty më pas u strehua edhe ushtria shqiptare dhe unë i kam parë nga afër. Sigurisht që flinin një numër i madh personash në një kapanon, tregohen oraret e aktivitetit ditor, ushqimi, por dhe orare të zbavitjes, apo çlodhjes.

Personat e kampit dërgoheshin herët në mëngjes në punë, kryesisht në shpyllëzimet e shpateve, pasi Tepelena është një territor si në gropë. Raporti thotë që gjatë natës në kamp kishte 5 policë, ndërsa gjatë ditës vetëm 1 polic. Kur ti i thua Aushvic këtij kampi, krahasoji mirë parametrat. Sigurisht jemi në 1953 dhe kushtet ishin të vështira, kishte zi buke dhe prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë kishte ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Nuk them se nuk ka pasur vdekshmëri të fëmijëve, sigurisht ka pasur dhe në kamp, për këto kushte, por vdekshmëria ka qenë e lartë në rang republike. Sigurisht ai ishte kamp izolimi, nuk ishte kamp pushimi, por t’i thuash ishte kamp i shfarosjes në masë, është t’i dhunosh historinë, por edhe të lëndosh edhe ndjenjat e atyre që kanë vdekur në burgjet e komunizmit.

Ka pasur dhe një kamp të ngjashëm në Maliq të Korçës?

Po, ka pasur dhe një kamp në Maliq, por kushtet aty ishin shumë më të këqija se kampi i Tepelenës, gjithmonë sipas raportit të CIA-s. Në Maliq ishin strehuar familje kryesisht nga Jugu, nga zona e Korçës që kishte dhe aty shumë të arratisur dhe ktheheshin me grupe të armatosura, që në atë kohë i quanim diversantë. Qëllimi i tyre ishte që të ngrinin dhe të inkurajonin rezistencën kundër regjimit në popull, të ngrinin pakënaqësi popullore dhe të krijohej një kryengritje e brendshme, sepse këto grupe ishin të vogla dhe të izoluara dhe nuk mund të arrinin të bënin aksione të shkallë të gjerë.

Por qëllimi ishte të nxisnin popullin, por kur u pa që kjo praktikë nuk pati jehonë, madje shkaktoi dhe reaksion të brendshëm, sepse këto grupe të armatosura kanë bërë dhe krime, që në ditët e sotme mund të cilësohen si terrorizëm, sepse janë vrarë ushtarakë, oficerë, punëtorë partie, zyrtarë, por janë vrarë dhe njerëz të thjeshtë, vajza që shkonin në shkollë dhe gra që punonin në ara. Cuca e Maleve nuk ka qenë një krijim artistik, por realisht ka folur.

Pra, ju mendoni se nuk është ky kampi simbol për të kujtuar represionin e egër komunist?

E kam thënë dhe e them se simboli i represionit komunist në Shqipëri është burgu i Spaçit dhe Burrelit. Këmbëngul që ato dy burgje duhet të rindërtohen siç kanë qenë, duke i kthyer në muze dhe aty të çohen me patjetër nxënësit e shkollave në radhë të parë, sepse nuk jemi ne 60-vjeçarët t’i tregojmë njëri-tjetrit, t’i tregojmë se cili ka qenë dhe cili është. E rëndësishme është që atje të shkojnë shkollat, të njihen me pjesën më të egër të regjimit komunist dhe aty të bëhet edukimi i tyre real me historinë dhe jo të krijojmë mite që më kujtojnë mitet që u krijuan pas çlirimit nga udhëheqja komuniste, që tregonte heroizmat e saj për rreth 45 vjet.

Në ç’kuptim e thoni këtë?

Ka një popull që është shumë i ndjeshëm, kur ti i zë në gojë Aushvicin, duke e transferuar Aushvicin edhe në Shqipëri, ti e thyen atë popull. Pra, është e padrejtë që të krijohet një mit i paqenë. Aushvici, Mathausen apo Birkinau, nuk kanë të ngjashëm as në Shqipëri e as në ndonjë vend tjetër të Europës për mizorinë që është ushtruar aty ndaj racës njerëzore. Ndaj, çdo krahasim i realiteteve te tjera represive, siç është edhe kampi i Tepelenës, me kampet e mësipërme të shfarosjes në masë, është antihistorik e spekulativ!

Unë kam gjithë respektin e duhur për të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur aty, ku kanë kaluar një jetë të vështirë, por ta kapërcesh masën dhe ta kthesh kampin e Tepelenës në një kamp shfarosjeje, në një kohë kur nëse donin t’i shfarosnin, i vrisnin pa gjyqe siç edhe ka ndodhur. Por ne nuk duhet të fyejmë popujt e tjerë duke larë hesapet me njëri-tjetrin se kjo është dhe për përdorim të brendshëm. Unë dyshoj që ka dhe një arsye nga iniciatorët që e kanë marrë përsipër. Mund të them se ndonjëri prej tyre nuk është njeriu i duhur.

Cilët janë iniciatorët e këtij projekti?

Është Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, i cili ka një detyrë shumë specifike dhe të rëndësishme, që duhet ta bëjë mirë. Janë ish-të përndjekurit politikë, që kanë qenë dhe duhet ta kërkojnë këtë, por duhet të ketë një filtër.

Është dhe Bashkia Tepelenë?

Bashkia e Tepelenës dhe kryetari i saj e ka përqafuar me shumë dashuri këtë nismë, por për fat të keq është vështrim shumë miop, për ta parë si destinacion historiko-turistik. Nëpërmjet gazetës suaj, kryetarit të Bashkisë së Tepelenës do të doja t’i thosha se këmbëngulja për të bërë në mes të Tepelenës një memorial për kujtimin e viktimave dhe të izoluarve në kampin e Tepelenës, ka dhe një risk tjetër dhe më duket se ka dhe një paragjykim, sepse dikush kërkon që ta identifikojë Tepelenën se ka njerëz me prapamendime qoftë fetare, qoftë krahinore, do ta bëjë Tepelenën si simbol të represionit komunist.

Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës dua t’i them se para se të angazhohet për kampin e Tepelenës, duhet të angazhohet në shumë punë të tjera. Sepse Tepelena ka qenë vatra e kryengritjeve dhe luftërave për liri dhe demokraci të popullit shqiptar dhe kjo që nga kohët e para të Skënderbeut dhe nuk ka përfillur organizimin e një konference shkencore për këtë histori të pasur. Ja ku jam unë që kam bërë një libër me 1500 faqe për historinë e vjetër të Shqipërisë dhe nuk kujtohet të bëjë një konferencë shkencore për luftëra që na kanë bashkuar ne shqiptarëve dhe përqafon një projekt që është një realitet, ai kamp, por është mistifikuar.

“Kokaina në Xibrakë”, Ermal Hoxha dhe grupi i tij kërkojnë pafajësi

Grupi i kokainës në Xibrakë, ku bënte pjesë Ermal Hoxha dhe disa persona të tjerë kanë kërkuar rekurs në gjykatën e lartë.

Mësohet se ata kanë dorëzuar kërkesën për pafajësi pranë kësaj gjykate. Praktikisht të gjithë anëtarët e tjerë të bandës, që nga vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez.

Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.

Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi.

Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundështuar vendimin.

Nëntë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur cdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

Dervishi – Xhufit: Je kuadër i agjitpropit komunist

Historiani Kastriot Dervishi duket se është vënë në qendër të sulmit së fundmi ku pas deklaratave të studiuesit Auron Tare është kritikuar edhe nga historian Pëllumb Xhufi.

 

Xhufi ka deklaruar në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme se njerëz si Kastriot Dervishi e përdhosin historinë sepse mundohen të interpretojnë dokumente të së kaluarës dhe i keqinterpretojnë ato.

“ Kanë dalë kohët e fundit persona që botojnë dokumenta te selektuar qëllimisht. Madje është edhe njëri që i boton këto. Ka një fotografi shumë të bukur si edhe një dosje të madhe me dokumente. Ky ka botuar një dokument, një letër të një të internuari në kampin e Tepelenës që i bënte njē letër pozitive Enver Hoxhës.

Tani ky e bën interpretimin, ky fshatari paska qenë kodosh i madh, është tallur me Enver Hoxhën. Ai i ziu mund ta ketë bërë që të dalë nga kampi dhe interpretimi i tij ishte se, ky fshatari ka bërë ironi të thellë. Kjo quhet përdhosje e historisë,”- ka deklaruar Xhufi.

E ndërsa në  reagimin e tij Dervishi shkruan se njrëz si Xhufi dhe Tare janë njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit.

“Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri,” shkruan Drevishi.

Reagimi i plotë:

 

Xhufit dhe avokatëve të mesjetës komuniste

Për të ardhur keq që shokët e një ndërmarrje agjitpropi komunist, Auron Tare, Pëllumb Xhufi, etj, kanë vënë në mënyrë diletante këto ditë të më përmendin në komentet apo postimete tyre të mjera. Madje për këtë sajojnë edhe emisione të kota pa asnjë bosht e rend të duhur. Po ua them hapur se as më nevojitet dhe as më hyjnë në punë vlerësimet nga njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit. E kundërta do më bënte të më vriste ndërgjegjja.

Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri. Xhufi që dikur rrezatonte lumturi kur fotografohej në krah të Enver Hoxhës, që përzgjidhej si përkthyes special për familjen Popa në ambasadën italiane, apo qëndronte i mrekulluar si përkthyes i Ramiz Alisë (mbajti edhe fjalimin në varrimin e tij), nuk është personi që mund t’i besosh për ato që thotë.

Dy fjalë për kampin e Tepelenës. Xhufi i kënaqur për dërrmën që iu dha partia “armiqve të popullit” (gra, pleq dhe fëmijë) aludoi krejt kot se kampi është hapur në vitin 1949 për familjarët e të arratisurve në Jugosllavi. Nuk e di nëse këtë e ka dëgjuar nga ndonjë polic i kampit nga Progonati nga rrëfime familjare. Në të vërtetë, të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë qysh në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas të zhvendosur në Tepelenë. Në vitet e para pas lufte, elementi nacionalist nuk mund të arratisej në Jugosllavi pasi ishte një regjim i përbashkët, si këtu e atje. Dhe pikërisht në kohën kur babai i Pëllumbit, Muharem Xhufaj ishte drejtues komunist i brigadës së 5-të dhe luftonte kundër shqiptarëve në Kosovë (nuk kishte asnjë nazist në këtë kohë atje). Tani Muharremi me yll të kuq në ballë që luftonte krah për krah brigadave të shokut Tito kundër elementit nacionalist në Kosovë çfarë i bie që të jetë?

Ta sqaroj edhe punën e “dokumentit të CIA-s” që Xhufi nuk di as ta kuptojë dhe as ta interpretojë. Në vitet 1949-1953, në kuadër të armiqësimit me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen prej Xhufit sikur të ishin lëvizje të mëdha. Pas vitit 1953 Tito dhe Enveri u “pajtuan” midis tyre, etj (histori e gjatë, që nuk lidhet me kampin e Tepelenës).

Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin.Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit:

-Babanë sekretar në komitet partie

-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Dajën prokuror

-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

Pse Shqipëria nuk bëhet dot me Kosovën?! – Nga BEN ANDONI

Jemi dy vende, me gati përbërje popullsie të njëjtë, me histori deri diku të ngjashme, por gjithmonë e më shumë larg me njëra-tjetrën. Për ta afruar këtë realitet ka takime qeverie, konferenca dhe punë burokratësh, por dy njësitë gjithnjë shtyhen kundrejt vetes. Ka shumë arsye, por në mënyrë të thjeshtë mund të rendisim pak syresh.

Shqipëria me Kosovën e ka shumë të vështirë të bashkëpunojnë, sepse shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë Kosovën si pjesë të natyrshme të Shqipërisë. Në historinë e tyre moderne, Kosova ka qenë nën autoritetin administrativ shqiptar në kohën e fashizmit, porse koha e pakët e bashkëpunimit, diferencat e thella të mënyrave të jetesës, kulturës dhe predispozitës nuk është se lanë aq gjurmë. Përjashtim bëri iniciativa e ish-Ministrit shqiptar të Arsimit Ernest Koliqi që dërgoi në Kosovë shumë arsimtarë nga Shqipëria, një pjesë e të cilëve edhe mbetën në vend. Sa i përket disa dhjetëra komunistëve, që u çuan nga Tirana zyrtare, ata nuk mundën të përcillnin dot më shumë sesa ideologjinë dhe përpjekjen që Kosova t’i dedikohej më shumë antifashizmit dhe ku ta dish, në të ardhmen t’i bashkohej Shqipërisë. Kjo nuk funksionoi ashtu si nuk funksionoi vetë komunizmi alla shqiptar në Kosovë. Ndërkohë përfshirja e njësive kosovare dhe e ministrave të saj në qeveritë kuislinge shqiptare ka qenë e hidhur. Më e hidhur akoma kujtesa që lanë ata.

Nga ana tjetër, veç episodeve, Kosova ka qenë e pareshtur sa i përket kontributit patriotik ndaj Shqipërisë. Jo vetëm individualisht, por një grup i madh luftëtarësh kanë qenë të përfshirë në historinë e vendit tonë, si edhe janë flijuar për Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një idil që ka mbajtur ëndrrat e njerëzve në kohë të ndryshme në Kosovë, kurse prosperiteti i saj i imagjinuar kulturor-ekonomik ishte një ëndërr për kosovarët për të ardhmen e tyre në një mundësi hipotetike. Vetëm se kur e kanë prekur këtë realitet shikimi i kosovarëve ka qenë gati patologjik. Lufta më e madhe e brendshme e jo pak individëve mbeti përkthimi i këtij realiteti të zymtë në vendin e tyre. Një pjesë jo e vogël e njerëzve të rezistencës së vërtetë kosovare kundër Titos, Rankoviçit dhe pastaj Millosheviçit janë ushqyer nga Shqipëria, moralisht, ideologjikisht, madje ka evidenca dhe financiarisht. Ky është ende një lëmi ku do të duhet të punojnë në të ardhmen historianët kur të fashitet pak zelli nacionalist.

Por të kthehemi në argumentin bazë: Shqipëria kurrë se ka parë Kosovën si qendër kulturore. Që do të thotë, shumë individëve u ka pëlqyer që i kanë botuar autorët e këtej kufirit, që i nderojnë, porse kurrë nuk e kanë vlerësuar poezinë, prozën, dramën, pikturën dhe skulpturën kosovare në lartësitë që i takon. Sot e kësaj dite, kultura kosovare nuk llogaritet në sistemet e kulturës shqiptare, pothuaj ata si janë art i huaj për ne. Kur neve na duhet të shpallim elementët modernistë të kulturës në disiplina të ndryshme, që në Kosovë kanë qenë organikisht, neve nuk i pranojmë si tonat. Për letërsinë dhe artin kosovar ne flasim njësoj si për vendet e tjera të Ballkanit.

Në ditët tona, Shqipëria i ka vendosur barriera vazhdimisht nga ana ekonomike, kurse kuota e fundit e pagesës në Udhën e Kombit është gati vrastare. Aq e fortë sa e bëri Haradinajn kryeministrin kosovar të apelonte dhe t’ia thoshte hapur zotit Rama se duhet ta mirëmbante më parë rrugën dhe pastaj të kërkonte këtë tarifë.

Sa i përket politikës, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë një faktor, që mund të thuhet se ka fashitur problematika në Kosovë, kurse përfaqësimi ynë diplomatik dhe anasjelltas shpesh ka qenë shumë i dobët. Megjithatë, edhe në pak raste, janë vlerësuar ndërhyrjet e Shqipërisë dhe artikulimi i çështjes së Kosovës para Beogradit. Ndërkohë nga deklaratat e shumë deputetëve në Kosovë, kuptohet gjithnjë e më shumë se politika shqiptare nuk honepset në Kosovë për nivelin e ulët, ashtu si ajo kosovare gati përçmohet në Tiranë.

Problemet shtyhen në arsim dhe kontributet e përbashkëta që megjithëse ekzistojnë marrëveshje, ato duket se nuk funksionojnë, pasi elementi kryesor gjuha standarde është e panegociueshme për Shqiptarët e Shqipërisë ndërsa shpërfillet natyrshëm dhe nuk kultivohet në Kosovë.

Mbi të gjitha, Shqipëria s’ka qenë kurrë e sinqertë me Kosovën. I premtoi me bujë se do “t’i dhuronte” portin e Shëngjinit dhe kjo nuk u bë asnjëherë dhe me sa duket zvarritje do ketë dhe atributet që duan t’i japin Portit të Durrësit. Mbi të gjitha, me morinë e mbledhjeve që bënë dy qeveritë respektive duket se i kanë shtyrë më larg vendet e tyre, shumë më larg sesa ishin në kohët e para kur Kosova filloi edhe zyrtarisht mëvetësinë e saj. E mbi të gjitha fare, mënyra e jetesës së kosovarëve dhe ajo e shqiptarëve është krejt e kundërt dhe për fat të keq nuk po afrohet, sepse janë një grup maskarenjsh që nuk e duan dhe ta inkurajojnë tregun e përbashkët, që pengojnë integrimet dhe kanë përcjellë këtë imazh jo të mirë. Me pak fjalë: Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari. /Homo Albanicus – Gazeta Shqiptare/

Marijuana në Shqipëri, në prill fillojnë fluturimet ajrore mbi sipërfaqet e mbjella

Në Shqipëri, fluturimet e avionëve të Guardia di Finanza-s italiane për identifikimin e sipërfaqeve të mbjella me marijuanë do të shtrihen këtë vit në një periudhë më të gjatë kohe, duke nisur që muajin e ardhshëm e për t’u përmbyllur në muajin tetor. Drejtuesit më të lartë të Policisë shqiptare biseduan në detaje me një delegacion të lartë të Policisë dhe Guardia di Finanza-s italiane, gjatë një takimi në Tiranë. Këtë herë, operacioni nga ajri do të financohet në një pjesë të madhe nga Bashkimi europian në kuadër të projektit SANCAS, Support to anti cannabis strategy (Mbështetje për strategjinë anti cannabis), por do të jetë sërish pala italiane ajo e cila do të ketë rolin koordinues.

Përveç shtrirjes më të gjatë në kohë, do të shtohen edhe orët e fluturimit. Vitin e kaluar, avionët e pajisur me një teknologji të lartë, kryen 53 misione, për më shumë se 129 orë fluturimi, të cilat këtë herë do të shtohen me 30 përqind.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ardi Veliu tha se “Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më”, duke nënvizuar se ”puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar”. Ai bëri të ditur dhe elementët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren duke nisur nga “eksperienca e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017 dhe një analizë e plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit dhe rrugët e trafikimit të kanabisit”.

Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti, sipas njoftimit të Policisë, është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre. Për këtë komponent janë në dispozicion për mbështetje operative, për hetime të përbashkëta, Departamenti i Policisë Kriminale dhe tashmë Task-Forca e krijuar së fundmi.

Idrizi: “Ministri grek kërkoi të mos përmendet Çamëria se do ngrihej nga tavolina”

TIRANE– Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar për vizitën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë si dhe takimin që ka zhvilluar me ministrin Ditmir Bushati. Përmes një deklarate, Idrizi thotë se Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet çështja çame, pasi në të kundërt do të çohej nga tavolina. Sipas tij, çështja çame është dhe mbështetet me dokumente detyruese dhe nuk është çështje dëshirash.

“PDIU është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë të çështje të pazgjidhura, duke përfshirë edhe çështjen çame”- thotë ndër të tjera Idrizi.

Deklarata e plotë:
Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çamë është dhe mbështet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.
Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë.

Kokë më kokë Kotzias-Bushati

Ministri Bushati në një prononcim për mediat para takimit tha se ka firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator dhe do të diskutohet për datat e takimeve mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Greqisë

TIRANË – Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me homologun e tij, Ditmir Bushati.  Takimi mes dy ministrave u mbajt pa praninë e mediave për disa orë, ndërkohë mësohet se në fokus të vizitës ishin diskutimet paraprake në prag të fillimit të negociatave zyrtare mes Shqipërisë dhe Greqisë për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Në një njoftim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë thuhet se takimi i sotëm është në kuadër të dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

“Bushati dhe Kotzias u dakorduan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim. Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke”, theksohet në njoftim.

Ministri Bushati në një prononcim për mediat para takimit tha se ka firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator dhe do të diskutohet për datat e takimeve mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Greqisë.

Reagon PDIU 

Ndërkohë në lidhje me takimin Bushati-Kotzias, ka reaguar kryetari i Partisë Drejtësi Integrim Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, i cili duke iu referuar bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve thekson se çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe rezolutën për çështjen çame.

“Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çame është dhe mbështet me dokumente detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin shqiptar. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”, shprehet Idrizi, thuhet në njoftimin e PDIU-së.

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar mes zyrtarëve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, janë mbajtur disa takime dhe raunde bisedimesh, mbi çështjet e hapura mes dy vendeve, me fokus arritjen e marrëveshjes për kufizimin e zonave detare dhe shfuqizimin e ligjit të luftës nga Greqia.

Ndërkohë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse do të ketë një takim mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras.

Arkitekti danez nxjerr blof ministren Kumbaro, ja çfarë shkruan për Teatrin Kombëtar

Nderkohë që zien debati per ceshtjen e Teatrit te ri Kombetar, prokjekti per te cilin u be publik ne nje takim te posacem edhe me artiste nga vete kryeministri Rama, ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro edhe dje ne seancen degjimore ne Komisionin e Medias tha se ende nuk ka nje projekt final per Teatrin e ri dhe priten edhe sugjerime dhe propozime.

Por ndryshe deklaron ai qe ka firmen e godines se re te Teatrit Kombetar, arkitekti  danez Bjarke Ingels.

Ai ka shkruar ne faqen e tij ne Facebook, jo pa krenari se eshte i lumtur te pasi u perzgjodh per dizenjimin e Teatrit te ri Kombetar te Shqiperisë.

“Jam i lumtur t’u njoftoj se jemi zgjedhur për të dizenjuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë”, shkruan ai qe me daten 14 mars.

arkitekti

Berisha: Ja pse unë dhe Olldashi nuk vendosëm taksë në Rrugën e Kombit!

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, në qeverisjen e të cilit u ndërtua Rruga e Kombit, nga foltorja e Kuvendit ka sqaruar vendimin që ka marrë me ish-ministrin Sokol Olldashi, për mosvendosjen e taksës në rrugën e Kombit.

“Është e vërtetë që në 2011 qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashin, bëmë të gjitha studimet dhe asgjë s’ka të fshehtë. Është po kaq e vërtetë, që pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve? Në asnjë mënyrë! Përkundrazi, sado fonde të sillnin në parlament unë do ti votoj, sepse është jetike. Por të caktosh 5 mln dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton në këtë vend.

Kthehemi prapë tek taksa. Doli vlera, ishte e papranueshme. U vendos, jo ta mirëmbajë drejtoria e rrugëve, kurrë. Unë jam dhe do jem që mirëmbajtja e rrugëve tu jepet kompanive private, të cilat kanë fuqi disa herë më të madhe, ekspertizë kanë sesa drejtoria e rrugëve.

Po kush ishte dallimi? Dallimi ishte thelbësor. Do ti jepnim koncesionarit, siç i jepni ju ndrikull Nushit ne do jepnim paratë për të mirëmbajtur rrugën e kombit, rrugën Tiranë-Durrës, rrugën Durrës-Fier, Fier-Vlorë e me radhë.

Kjo ishte drejtimi i politikë sonë, ata të cilët duan të fshihen pas shpatullave të mia si minj, se burri nuk e bën atë kurrë, e pyes pse nuk e vura unë atë taksën? Kush më pengonte mua, ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim që për mesataren e mirëmbajtjes. Nuk vumë bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do ishte me tarifë dhe nuk u vendos”, – u shpreh Berisha.

Skandali – Dhjetëra gjyqtarë e prokurorë u punësuan në “Kristal” në shkelje të rregulloreve

Ndonëse ishte nën hetim prej vitit 2012 për shitje diplomash, universiteti “Kristal” u kthye në një punëdhënës të madh për dhjetëra prokurorë dhe gjykatës, të cilët u përfshinë në mësimdhënie në kundërshtim me rregulloret dhe ngrejnë dyshime për konflikt interesi.
Në korrik të 2014-s, universiteti “Kristal” gjendej në prag të mbylljes dhe në mes të një procesi gjyqësor, por presidenti i tij Ahmet Muçaj përshkruhej si sponsor bujar në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Emri i Muçajt u lakua në KLD gjatë procedimit disiplinor për “fshehje pasurie” të Ken Dhimës, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Vlorës, i cili pretendonte se kishte përfituar 59 mijë euro dhurata dhe sponsorizime nga presidenti i “Kristalit” gjatë viteve 2008-2011.
Procesverbali i zbardhur i mbledhjes së 7 korrikut 2014 të KLD-së ekspozon habinë e gjyqtarit Dhima se pse ishte i vetmi i akuzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kur sipas tij nga Muçaj kishin përfituar deri edhe “ministra dhe zv. ministra”.
“…Kam sjellë këtu Ahmet Muçaj, pasuria e tij është 30-40 milionë euro tani. Si mund të dyshojmë [nëse] më ka dhënë mua Ahmet Muçaj 50 mijë euro? Jo vetëm mua, por u ka dhënë ministrave dhe zv.ministrave, u ka blerë edhe shtëpia. Ç’ne u dyshokam unë?” replikoi Dhima përballë anëtarëve të KLD-së.
Gjyqtari Dhima e kaloi pa pasoja procedimin disiplinor, ndërkohë që argumentet e tij për miqësinë familjare me Muçajn e “Kristalit” dhe mungesën e shqetësimit për konflikt interesi në marrjen e parave u pranuan si normale nga shumica e anëtarëve të KLD-së.
Paralelisht me detyrën e tij si gjyqtar, Dhima punoi për 5 vjet edhe si pedagog i së drejtës romake në universitetin “Kristal”. Ai nuk ishte i vetmi.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se universiteti “Kristal” bashkë me rrjetin e vet të fakulteteve në rrethe u kthye në një punëdhënës të madh për dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë të Shqipërisë përgjatë viteve 2006-2014.

Të paktën 30 gjyqtarë dhe 17 prokurorë kanë punuar për një ose më shumë vite si pedagogë në universitetin “Kristal” dhe kanë deklaruar të ardhura të përfituara prej tij në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.
Gjyqtarët dhe prokurorët e punësuar nga Ahmet Muçaj përbëjnë rreth 5 për qind të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. BIRN mësoi se pjesa më e madhe e tyre e kreu këtë aktivitet në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Ish-presidenti i universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj u arrestua në fillim të marsit teksa po tentonte të shiste një diplomë juridiku, thuajse katër vjet pas mbylljes së universitetit të tij. Ai po hetohet nën masën e “arrestit shtëpiak” për veprat penale të korrupsionit në sektorin privat dhe falsifikim të diplomave.
Telashet e Muçajt me drejtësinë erdhën pas dy hetimeve për shitje diplomash, të cilat u mbyllën që të dyja nga Prokuroria.

E pyetur nga BIRN nëse 17 prokurorët e përfshirë në mësimdhënie e kishin kryer këtë aktivitet në përputhje me ligjin dhe nëse ishin evidentuar shqetësime për konflikt interesi mes tyre, Prokuroria e Përgjithshme u rezervua të përgjigjej vetëm me një pasazh të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 39 i këtij ligji përcakton që funksioni i prokurorit është i papajtueshëm me çdo veprimtari tjetër publike, me përjashtim të mësimdhënies, e cila rregullohet me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se vetëm dy gjyqtarë nga 30 gjithsej kishin respektuar urdhrin e KLD-së dhe kishin marrë autorizim për të dhënë mësim në universitetin “Kristal”.
“Nga kontrolli manual i dokumentacionit arkivor dhe konkretisht vendimarrjes së KLD-së për periudhën 2006-2014 rezultojnë vetëm dy gjyqtarë të kenë marrë autorizim për ushtrimin e mësimdhënies në universitetin jo-publik Kristal,” u përgjigj KLD.
Hetimet e mbyllura
Universiteti “Kristal” u hap në vitin 2005 dhe përgjatë 7 viteve të operimit të tij i shumëfishoi filialet e veta duke u shtrirë edhe në qytete të vogla si Kukësi apo Përmeti. Ai u mbyll në gusht 2014 nga qeveria “Rama” së bashku me 22 universitete të tjera private, pas konstatimit të parregullsive dhe reputacionit si një ndër “fabrikat e diplomave” në Shqipëri.
Universiteti i themeluar nga Muçaj u vendos për herë të parë në qendër të një hetimi në vitin 2012, kur autoritetet italiane zbuluan se Renzo Bossi, djali i ish-kreut të Lega Nord ishte diplomuar në “Kristal” pa qenë asnjë ditë në Shqipëri.

Hetimi zgjati 7 muaj dhe Prokuroria dështoi të zbulonte mënyrën se si Bossi dhe një shtetas tjetër italian ishin pajisur me diplomë të “Kristalit”. E vetmja që u penalizua ishte një sekretare e universitetit, e cila u shpall nga gjykata përgjegjëse për falsifikimin e dy diplomave.
Pas heqjes përfundimtare të licensës në vitin 2014, “Kristal” u kallëzua sërish në Prokurori nga Ministria e Arsimit, e cila e akuzonte universitetin për refuzim të urdhrit për të dorëzuar regjistrat si dhe ngrinte dyshime se ai vazhdonte të shpërndante diploma në kundërshtim me ligjin.
Por edhe ky hetim u pushua në vitin 2015 nga Prokuroria e Tiranës, me argumentin se shkeljet e konstatuara ishin kundravajtje administrative dhe nuk përmbanin elementë të veprave penale të mashtrimit apo të shpërdorimit të detyrës.

Pushimi i procedimit penal u motivua nga Prokuroria e Tiranës me argumentin se “fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.

Tre vjet pas mbylljes së këtij hetimi, ish-presidenti i Kristalit u arrestua nga policia e Tiranës duke shitur një diplomë të falsifikuar për 2500 euro. Megjithatë, dyshohet se përmasat e këtij fenomeni janë shumë herë më të mëdha.

Ministria e Arsimit deklaroi më 8 mars se kishte marrë kërkesa për verifikim diplomash nga institucione dhe individë që prej mbylljes së universitetit “Kristal”.

“Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara.Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon,” tha Ministria e Arsimit.

Shkeljet në mësimdhënie

Përballjet e universitetit “Kristal” me drejtësinë nuk i penguan gjyqtarët dhe prokurorët që t’i vazhdonin kontratat e mësimdhënies me të deri në verën e vitit 2014. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se 13 gjyqtarë dhe 9 prokurorë jepnin mësim në këtë universitet në vitin akademik 2012-2013; kohë kur universiteti ishte përfshirë në stuhinë e rastit “Bossi”.
Një pjesë me e vogël e vazhduan këtë aktivitet deri në mbyllje të tij.

Mësimdhënia është ndër të pakëtat aktivitetete të lejueshme për gjyqtarët dhe prokurorët, por ajo rregullohet përmes një vendimi të KLD-së dhe urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat kanë synimin të garantojnë që detyra e gjyqtarit dhe prokurorit është e pacënueshme dhe ka epërsi mbi veprimtaritë e tjera.

Në 2011, KLD nxorri një vendim për ushtrimin e aktivitetit akademik, duke i detyruar gjyqtarët që të kërkonin autorizim rreth 45 ditë përpara mësimdhënies si dhe normon numrin e orëve të lejuara të mësimit apo shumat e lejuara të pagesës nga universitetet publike dhe private.
Megjithatë, një inspektim i kryer nga Inspektoriati i KLD-së në vitin 2014 zbuloi se një përqindje e lartë e gjyqtarëve e kryenin aktivitetin e mësimdhënies në shkelje të rregullave të mësipërme.

Sipas inspektimit, nga 42 gjyqtarë që jepnin mësim në vitin akademik 2012-2013, 37 prej tyre nuk kishin kërkuar autorizim pranë KLD-së, ndonëse orët e mësimit realizoheshin edhe brenda orarit zyrtar. 13 prej gjyqtarëve të gjetur me shkelje jepnin mësim në universitetin “Kristal”, mes të cilëve edhe anëtarë të KLD-së apo kryetarë gjykatash.

Inspektoriati i KLD-së ka analizuar edhe treguesit sasiorë dhe shpejtësinë në gjykim të gjyqtarëve të përfshirë në mësimdhënie.

“Në 42 gjyqtarët e inspektuar, 9 prej tyre kanë patur vonesa mbi 30 ditë në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, nga të cilët 8 gjyqtarë ushtrojnë veprimtarinë akademike brenda orarit zyrtar… Për pjesën tjetër të gjyqtarëve [26 gjyqtarë] janë paraqitur një deri në 7 aneksa, duke përfshirë edhe pretendime për zvarritje gjykimi,” thuhet në raportin e Inspektoriatit.
Raporti i Inspektoriatit të KLD-së nuk u shoqërua me masa ndaj gjyqtarëve, por adresoi një sërë rekomandimesh për reformimin e rregulloreve për aktivitetin akademik. Ndërkohë, ështe e paqartë nëse Prokuroria e Përgjithshme ka nxjerrë ndonjëherë urdhra për rregullimin e këtij aktiviteti apo të ketë kryer ndonjë verifikim për të konstatuar probleme të ngjashme dhe konflikt të mundshëm interesi./Reporter.al

Kotziasi sot shkurtimisht në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvillojë sot një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Burime për Ora Neës bëjnë me dije se kryediplomati grek do të takohet me Ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.

Vonesa me dhënien e autorizimit nga Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vienës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzheë Nimetz

Një shoqëri e hapur dhe një shtet i së drejtës?! – Nga Av. Sergjio Mazreku

A jemi ne një shoqëri e hapur dhe e çliruar nga çdo mendësi dhe praktikë komuniste sot, njëzet e shtatë vjet pas rënies së murit Stalinist gjysëmshekullor dhe nisjes së startit të lirisë e të demokracisë? A është demokracia jonë një demokraci funksionale apo një amalgamë përzierjesh dhe rudimentesh të shoqërive të indoktrinuara dhe ku pushteti i elitave politike është absolut?! A po ndërtojmë ne shqiptarët një shtet të së drejtës apo ligjin e bën klani më i fortë dhe çdo reformë synon paprekshmërinë e “peshqve të mëdhenj”?! Këto pyetje nuk anojnë detyrimisht nga njëra anë, por kanë diçka nga të dyja anët. E vërteta kurrë nuk mund të jetë bardhë e zi dhe as kritizerët e tranzicionit, as lustraxhinjtë e tij, nuk kanë plotësisht të drejtë, por vetëm pjesërisht.

Që në krye të herës duhet thënë se këto vite të tranzicionit postkomunist, pavarësisht çfarë thuhet e çfarë konsiderohen edne si plagë, janë arritur përmirësime të mëdha të jetës së shqiptarëve, që nga mendësitë deri tek mënyra e jetesës, kushtet e jetesës dhe infrastruktura sociale e psikolgjike eshëndetit të tyre fizik, shpirtëror e mental.

Raportet mes individit dhe shoqërisë, në këtë epokë të hapjes dhe çlirimit të energjive, qoftë të individit, qoftë të grupeve dhe shtresave shoqërore, kanë pësuar një ndryshim pozitiv, duke i bërë raportet dhe interesat e ndërsjella më atraktive dhe më luajale. Kështu, nëse zbulimi i plagëve të shoqërisë aktuale shqiptare na çon tek deformimi i raporteve të sotme mes individit dhe shoqërisë, mes individualizmit ekstrem, që na mban peng dhe kolektivizmit dogmatik, që i përket të kaluarës së afërt, kjo na bën të kuptojmë njëherësh dhe rëndësinë e këtij raporti, që mund të konsiderohet “Leva e Arkimedit” për ecjen përpara të dy vektorëve: individit dhe shoqërisë. Për inerci të një realiteti të dyzuar, ku na bie të përpëlitemi, ngaqë ende nuk jemi mësuar plotësisht me rregullat dhe lojën e ekonomisë së tregut dhe sfidat e lirisë, individi sot ndihet i dizilizionuar, ndërsa shoqëria, nën një shtypje të shumëfishtë, për shkak të presionit që vjen nga rudimentet e strukturave ish-komuniste, nga vegjetimi për hir të një inercie ideologjike, e cila në një farë mënyre, rreket për të na angazhuar në aventurën e saj të pakuptimtë dhe nga e cila nuk fiton askush. Kjo ka ndodhur për shkak të deformimit të mësimeve të së kaluarës komuniste, të cilën politika e ka përdorur si “mace të zezë”, për të trembur çdo reformim real të individit dhe shoqërisë, duke e reduktuar gjithçka vetëm në shërbim të lobingjeve të rrotacionit politik, pa marrë mesazhe të drejtpërdrejta për atë kohë, tashmë të mbetur në të kaluarën e pakthyeshme dhe rrisqet e avantazhet e pashembullta që na ofron kjo kohë që jetojmë, pra koha e demokracisë.

Ndoshta, karakteri ynë i fortë, i ndikuar prej grykash të thepisura me gurë e shkëmbinj, por edhe i butë njëherazi, si pllajat dhe lëndinat e mbuluara me bar e tërfil, na ka bërë ta shfaqim edhe jetën tonë mes ekstremesh.Ne jemi endur midis shpirtit të vrazhdë e të egër dhe shpirtit të butë poetik njëherësh, si midis Shillës dhe Karibdës, në kërkim të identitetit tonë psikik, etik, social e kombëtar. Mes të kaluarës së mungesave të skajshme, por me një fasadë të çngjyrosur sigurie për individin, nga njëra anë, dhe të sotmes së tejngarkuar dhe stresante, por me tregje të mbushura plot dhe mundësi të pafundme realizimi të individit, shoqëria shqiptare ka pranuar këtë fundit.

Në një kohë jo dhe aq të lagët, lamë peng jetën tonë personale si qenie individuale humane, për hir të fiksacioneve dhe dogmave, por në këtë kuadër, edhe jetën tonë shoqërore, duke u identifikuar kështu, jo vetëm si individë, por edhe si qenie sociale me një vektor të humbur të historisë së vjetër e të re. Në këtë tranzicion të vështirë, përtej çdo limiti, por me farin e shpresës të ndezur, kërkojmë të vetëplotësohemi, duke u përballuar me vetveten dhe të tjerët, të çliruar nga izmat dhe tabutë e kota.

Pra, duke luftuar për këtë vetëpërmbushje, nuk bëjmë tjetër veçse konfirmojmë, se jeta e gjithkujt është personale, është dhurata që i përket çdonjërit, por është edhe sociale, përderisa njeriu, nuk mund të jetojë pa tërësinë e elementëve të jetës shoqërore, të krijuara e të vendosura në kohë dhe prej kohësh.

Por lind me të drejtë pyetja: Përse jeta jonë shqiptare ka njohur vetëm ekstreme?! Nga njëra anë, ka ndodhur një shoqërizim ekstrem në disa periudha të historisë sonë dhe individualizëm po kaq ekstrem në të tjera kohë. Shoqërizim mbi bazën e gjakut, mbi bazën e familjes së madhe, si dhe të fisit, për të përballuar punët e shumta, por edhe rreziqet dhe mbrojtjen e jetës, nderit dhe pasurisë së brezave tanë. Shoqërizim, mbi baza etnie, feje dhe idesh, si dhe shpërbërje sa herë këto janë dyshuar dhe goditur deri në braktisje, për të mos qenë pjesë e humbjes totale, substancë që mund të ngelte si një precipitat ngjyrosës në vetëdijen tonë kolektive. Ajo që ka përbërë themelin, në të gjitha kohërat dhe që ka siguruar jetën shoqërore, është gjithë veprimtaria, që ka të bëjë me nevojat për ushqimin shpirtëror, ku do të veçoja arsimimin, për ushqimin fizik, d.m.th. të ushqyerit, si dhe gjithçka tjetër, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës fizike, shpirtërore, mentale, etnopsikike të elementëve të saj.

Mungesa e shoqërizimit na ka bërë të pavetëdijshëm aq dhe si duhet, se prolemet e mëdha, siç janë mungesa e shtetit të së drejtës, mungesa e rregullave dhe lojës së ndershme të tregut, mosfunksionimi si duhet i dhënies së pronave pronarëve legjitimë, për shkak të një kaste gjyqtarësh të korruptuar etj zgjidhen me një shoqërizim të ideve dhe qasjeve, si presion ndaj klasave dhe elitave politike, për të ndërmarrë reforma të forta që të mund të na çonin drejt shtetit real të së drejtës. Qasjet inidviduale mund të zgjidhin përkohësisht çështjet tona indivudale, por “thembra e Akilit” mbetet aty, e pacënuar,kërcënuese dhe problematike.

Ajo që do të doja të evidentoja është se shoqërizimi i bën mirë gjithë shoqërisë, është i shëndetshëm për një shoqëri njerëzore dhe mban më të sigurta themelet e saj për të ardhmen që ajo ndërton. Kjo, për aq kohë sa ky shoqërizim nuk bëhet në emër të kauzave false, që shërbejnë për të ngritur në majë të pushtetit dallkaukët e radhës.

Pra raporti mes kolektives dhe individuales, tek ajo që shoqëria detyrohet të bëjë për të garantuar lirinë dhe standardet e individit dhe, nga ana tjetër, se sa ky individ ka detyrime për të përmbushur obligimet e tij morale e ligjore ndaj kësaj shoqërie, në këtë hapësirë po ndërlokohen gjithnjë e më shumë faktorët nxitës dhe kandari po anon gjithnjë e më shumë tek ndërgjegjësimi kolektiv, për të bërë presion mbi ata që kanë në dorë ligjet dhe zbatimin e ligjshmërisë,mbi pushtetin ekzekutiv dhe të gjitha pushtetet, që të ndikojnë në përmirësimin e standardeve.

Pra, në thelb, individi nuk është lënë në hije, me liri abstrakte e të përfytyruar, por ka një liri reale, që lidhet me ekzistencën e tij normale dhe dinjitoze, siç janë puna, prona, shërbimet e ndryshme etj. si rrjedhojë edhe shoqëria nuk është në hije dhe në krizë, për arsye se nuk ka humbur legjitimitetin e idealitetit dhe nuk ndihet e braktisur, e lënë në mëshirën e fatit, por ka një orientim që buron nga vetë starti i lirisë.

Ka pasur dhe raste ku individi ka rënë në grackën e dogmave; thënë ndryshe, strategjia e “tokës së zezë”, që aplikua në Shqipëri pas viteve ’90, në emër të një lufte fantazmë kundër komunizmit, bëri që individi të çoroditej disi dhe të ndihej i traumatizuar, i mbështjellë në një koracë egocentrizmi deri në patologji, ndërkohë që shoqëria, e mbetur pa prona publike, pa kapitale të përbashkëta, që mund të shërbenin për edukimin dhe prosperitetin e saj, pa idealitetin e çdo shoqërie normale për vetëpërmbushjen e saj, u ndodh udhëkryq. Por tashmë kjo ka kaluar. Rruga demokratike, me gjithë kthesat dhe sprovat e vështira që i duhet të përballojë, është e pakthyeshme. Individi është bërë i përgjegjshëm, se lufta kundër idealitetit të shoqërisë është luftë kundër vetvetes, kundër familjes, kundër vetë lirisë, që nuk mund të identifikohet kurrsesi me anarki dhe kaos. Lufta për kauzat kolektive, siç janë ndërtimi i një shoqërie thellësisht të hapur dhe të një shteti demokratik të së drejtës, është dhe luftë për triumfin e kauzave individuale e grupale të gjithëkujt në këtë vend, që ka nevojë të shijojë frutat e bekuara të lirisë, sigurisë dhe prosporitetit.

Deklarata e fortë e Lames: Të majtë e të djathtë kanë “shqyer” pronat në bregdet

“Të majtë dhe të djathtë kanë shqyer pronat në bregdet”.

Kështu është shprehur kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një dalje për mediat, duke shtuar se në 27 vjet, në të gjithë bregdetin e jugut, nuk është bërë regjistrimi me qëllim që të tjetërsohen pronat.

“I gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Nuk ka ndodhur më kot, Është lënë jetë e mot i paregjistruar për tu “shqyer” dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksionuar. Duke filluar që nga Vlora që vetë qyteti nuk është dixhitalizuar. Në zonën e Orikumit ka një pjesë të regjistruar, pastaj Karaburun e datëpjetë është jashtë sistemit. Në Porto Palermo ka dy zona të hedhura dhe pastaj përsëri janë të pahedhura duke përfshirë edhe Sarandën. Ka qenë mënyra për ta lënë jashtë sistemit dhe për ta shqyer pronën si kanë mundur dhe dashur në të gjitha këto vite.”, tha Lame.

Ndërsa, ai ka bërë me dije edhe zonat më problematike, ku sipas të parit të ALUIZNI-t, ato janë Velipoja, Shëngjini, Ishulli Lezhës, Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës, bregdeti i Semanit, i Nartës, Orikumi dhe gjithë bregdeti i jugut.

“Nuk po hyj në hollësirat se kush e mban përgjegjësinë. Përgjegjësinë e ka njësia administrative që e ka bërë. Përgjithësisht në rang Republike pa bërë ndarje PD dhe PS, i kuq apo i blu sepse hajdutëria nuk ka ngjyrë, aty ku janë përzier njësoj administratat vendore me këtë proces dhe asnjëherë nuk e kanë denoncuar dhe nuk kanë krijuar një filtër frenimi ndaj procesit.”, -u shpreh ai.

Jo më rruga, por poshtërsia e Kombit. Makutëri banditësh që vjedhin me VKM – Nga Ergys Mërtiri

Pagesa për rrugën e kombit është një vjedhje e pastër e bërë paturpsisht ditën për diell. Rrugë me pagesë ka kudo, por ato janë të tilla sepse janë ndërtuar për të qenë fitimprurëse. Rruga e kombit është ndërtuar me taksat tona dhe jo me kapital privat, ndaj dhe nuk ka përse të jetë me pagesë.

Paratë që ne do të paguajmë nuk do të shkojnë për të shlyer kapitalin fillestar të shpenzuar për ndërtimin e saj dhe fitimet normale të ndërtuesit, por janë para shqeto të fituara kot, pa asnjë djersë e mund nga koncensionari.

Por nuk mjafton kaq. Kostoja që ne paguajmë është e çmendur dhe e pakrahasueshme me asnjë vend në Europë.
Një aritmetikë e thjeshtë. Rruga nga Kukësi në Rrëshen, ku mbaron pak a shumë autostrada, është rreth 70 km. Të paguash 5 euro për këtë disntancë i bie që me 1 euro bëjmë rreth 14 km. Pak a shumë, 100 lekë të vjetra kilometri.

Kjo i bie të jetë më shume se trefishi i pagesës së udhëtimit me autobus. Për të shkuar për shembull nga Tirana në Shkodër, një rrugë prej rreth 100 km, paguan rreth 3 mijë lekë të vjetra, pra rreth 30 lekë të vjetra kilometri. Pra në këtë rast i bie që bishti të jetë më i rëndë se sqepari.

Por përveç kësaj, shqiptarët po tejkalojnë me disa fish pagesën e rrugës në krahasim edhe me vendet nordike.
Bie fjala. Pagesa e rrugës në Norvegji, për të shkuar nga Oslo në Bergen, një rrugë prej 500 km, është 10 euro. Shqiptarët paguajnë nga 5 euro për 70 km, në një rrugë të ndërtuar nga buxheti i shtetit!
Kjo nuk është thjesht vjedhje. Kjo është një makutëri e pacipë e disa banditëve që vjedhin me VKM.

Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

Në Shqipëria Ministria e Jashtme njoftoi sot pasdite dëbimin e dy diplomatëve rus. Në një njoftim të shkurtër shpjegohet se kjo masë ju bë e ditur ambasadorit të Federatës ruse në Tiranë Aleksander Karpushin “të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”.

Vendimi i Tiranës pason masat e ngjashme të marra sot ndaj diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa prej vendeve kryesore të Bashkimit europian në përgjigje të një sulmi me agjent nervor ndaj një ish-spiuni rus në qytetin anglez të Salisburyt.

BUTIKË SUPER TË SHTRENJTË NË NJË VEND SUPER TË VARFËR?! – Nga KOLEC TRABOINI

Në rrugën “Myslym Shyri”, pyeta në një dyqan pa asnjë blerës brenda veç dy vajzave të bukura, shitëse a pronare nuk e mora vesh, pyeta pra sa është ajo xhaketinë pranverore në vitrinë. Të dyja një zëri më thanë:

” Është markë, është Angelo Nardelli dhe kushton 500 Euro”.

“Nuk kemi ulje”, u nguten të më njoftojnë që të mos tentoja të nisja atë dialogun klasik blerës-shitës, e ku shpresohet të gjendet një zgjidhje për të mbetur të kënaqur dy palët. Ky është shpirti i tregtisë, mbajtja e kontakteve e krijimit të iluzioneve se je i fituar duke boshatisur xhepin e kuleten. Aq më tepër e bënte të mundur dialogun blerës-shitës se dyqanet e rrobave kanë nisur të mbyllën e të hapën pranë e pranë, apo siç thuhet në zhargon popullor b/b, dyqane të shumta celularësh. Pesë të tille në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ku dyqane – furra buke janë veç dy.

Në fakt nuk kisha ndërmend të bleja Nardellin e as Tardelin, por xhaketinën, që ishte prej doku blu (me perzierje poliester) pa astar si ato që mbanin kinezët në vitet 1970, me xhepa të mëdhenj dhe me spaleta. Më pelqeu si prerje dhe qepje.

Pra afro 650 dollarë në kursin e ditës në këmbim valutor se dollari kish marrë të tatpjetën atë ditë e Euro ngrihej artificialisht, si ato stimultantët e peshngritseve tonas që na nderuam si shtetsi të ishim si drogaxhi të pandreqëshëm.

Mu duk sikur po me binte tavani në kokë. Nuk isha ne Paris, as në Romë e Milano, as në Londër, as në Boston, New York apo Washington DC ku kam shkuar dhe kam parë edhe çmime të larta edhe çmime të ulta, sepse shpesh herë bëjnë ulje drastike, veçmas në USA. Isha në Tiranën e sallahaneve ku pranë shtëpive përdhese të shfaqen gjigandë që ngrihen drejt qiellit si të marrë e ku shitja e apartamenteve ja kalon edhe Parisit.

Dhe e dini sa bënte nje Down Jackets e tillë ne Web-Sitin e kompanise Angelo Tardelli? Thjeshtë e saktë 242 Euro dhe mund ta bleje Via Internet.

Kam përshtypjen se dyqane të tilla të shumta tek ne, që na i quajnë dhe butikë dhe janë supër të shtrenjta (thuhet se edhe politikanët e deputetët kanë të tillë butikë), me çmime jashtë mundësive të blerësve shqiptarë, kanë diçka që është ex-comerciale. Diçka si money laundering machine.

Sepse mbahen edhe pa pasur asnjë shitje me ditë e javë të tëra.

E këmbë njeriu të hyjë brenda nuk sheh, veç këmbëve të bukura të shitesve.

26 mars 2018

PD përkujton të zhdukurit gjatë komunizmit, kërkon falje, zotohet…

TIRANE- Partia Demokratike ka përkujtuar sot të personat e vrarë dhe zhdukur gjatë kohës së komunizmit. Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha kërkoi falje në emër të PD që nuk janë gjetur ende eshtrat e personave të ekzekutuar pa gjyq gjatë kohës së komunizmit, ndërsa u zotua se do PD do i kërkojë Parlamentit të ndërmarrë të gjitha masat për hartimin e një ligji të posaçëm.

“Përsëris kërkesën e PD për falje që nuk kemi gjetur eshtrat e paraardhëseve tuaj të ekzekutuar pa gjyq. Ndjesë dhe reflektim për të çuar këtë proces drejt përfundimit. Unë zotohem sot se ne do i kërkojmë parlamentit shqiptar që të ndërmarrë gjithë angazhimin për hartimin e ligjit për gjetjen e eshtrave dhe nderimin e gjithë të vrarëve pa gjyq. Po punojmë për hartimin e këtij ligji”- tha Basha.

Opozita akuzoi kryeministrin Rama për abuzime me pronat në Dhërmi

Partia Demokratike e opozitës publikoi sot disa dokumenta, që provojnë, sipas saj, përzjerjen e kryeministrit Edi Rama në manovrat e përvetësimit të pronave në bregdetin shqiptar. Një përfaqësues i opozitës deklaroi sot se dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.

“Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën” – tha deputeti i partisë demokratike të opozitës, Enkelejd Alibeaj.

Ai theksoi sot në një konferencë shtypi se deputeti socialist Alket Hyseni ka grabitur në bregdet 11 mijë metra katrorë tokë në bashkëpunënim me kryeministrin Edi Rama nga pronat e familjes Bua në Dhërmi.​ Në kohën e dhënies së lejeve për ndërtim dhe zhvillim pronat ishin pezulluar me vendim gjyqësor, ndërsa deputeti i ri Alket Hyseni drejtonte për paradoks Zyrën Kundër Pastrimit të Parave.

“Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni. Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni” – tha zoti Alibeaj.

Deputeti socialist Alket Hyseni ishte disa vite më parë kryetar i Task Forcës për të parë tjetërsimin e pronave bregdetare nga Vlora në Butrint, dhe sipas opozitës, ai bëri pikërisht të kundërtën e detyrës, ai vetë bleu me 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumenta të falsifikuara, duke e ditur fare mirë se ajo pronë ishte në proces gjyqësor dhe se qysh nga viti 2015 e deri sot në vazhdim Gjykata e Vlorës vendosi të pezullojë çdo veprim mbi atë pronë.

Por edhe pas këtij vendimi gjykate, i cili është ende në fuqi, prona kaloi nga fallsifikuesi i parë, tek blerësi Alket Hyseni, e nga ky tek një ndërtue, që, PD e konsideron mik të kryeministrit, i cili u dha leje ndërtimi dhe zhvillimi mbi pronën e një familje të hershme, që endet në gjykata për të drejtat e saj.

Qeveria vendosi të pezullojë transaksionet me pronat bregdetare pas zbulimit të disa raste shkeljesh që u zbuluan në Kavajë, Rrogozhinë dhe Lezhë, për të cilat u kryen në seri arrestimesh.

Autoritetet janë shprehur se kanë nëpër duar disa cështje hetimore me abuzimet në bregdet, ku mendohet se do të bëhet turizëm elitar, ndërsa banorët e hershëm të atyre krahinave po enden gjykatave prej afro 3 dekadash.

Trumpi hedh poshtë aludimet se nuk po krijon dot ekipin e avokatëve mbrojtës

Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë sot pretendimet se po has në vështirësi për të krijuar një ekip ligjor që do ta mbrojë gjatë procesit hetimor për Rusinë. Pak pasi komentoi Presidenti për këtë çështje, u njoftua se dy juristë të tjerë, për të cilët ishte njoftuar se do t’i bashkoheshin ekipit të avokatëve mbrojtës të tij, nuk do të jenë realisht pjesë e këtij ekipi.

Ish-prokurori federal, Joseph DiGenova dhe bashkëshortja e tij Victoria Toensing, patën rënë dakort javën e kaluar për të ndihmuar në përfaqësimin ligjor të Presidentit. Por, vetëm pak orë pasi Presidenti Trump shkruajti në Twitter se është shumë i kënaqur me ekipin e tij ligjor, avokati i tij personal, Jay Sekulow, tha se DiGenova dhe Toensing nuk do të jenë pjesë e ekipit të avokatëve që po mbrojnë Presidentin Trump përballë akuzave se fushata e tij elektorale e vitit 2016 bashkëpunoi me Rusinë për të ndihmuar në fitoren e tij dhe në vazhdim për të penguar drejtësinë dhe procesin hetimor.

Në një deklaratë të zotit Sekulow thuhet se “Presidenti është i zhgënjyer që konfliktet (e interesit) i penguan Joe DiGenovan dhe Victoria Toensing që t’i bashkohen ekipit të posaçëm ligjor të Presidentit. Sidoqoftë, këto konflikte nuk i pengojnë ata që të ndihmojnë Presidentin për çështje të tjera ligjore. Presidenti mirëpret bashkëpunimin me ta”.

Këto ndryshime të fundit në ekipin ligjor të Presidentit Trump vijnë vetëm dy ditë pasi avokati i tij kryesor, John Dowd, dha dorëheqjen, ndërsa një tjetër avokat i rëndësishëm në Uashington, Theodore Olson, refuzoi t’i bashkohej ekipit mbrojtës të Presidentit Trump.

Në Twitter, Presidenti Trump shkruajti se “shumë juristë dhe firma të rëndësishme ligjore duan të më përfaqësojnë në çështjen e Rusisë. Mos i besoni historitë e lajmeve të rreme se është e vështirë të gjendet një jurist për këtë gjë. Fama & pasuria nuk refuzohen kurrë nga juristët, megjithëse disa mund të kenë mendime të dyta. Problemi është se një avokati të ri apo firme të re ligjore mund t’i duhen muaj për t’ja marrë dorën (ndoshta edhe vetëm për arsyen se mund të faturojnë më shumë shpenzime), gjë që nuk do të ishte e drejtë për vendin tonë të mrekullueshëm – dhe unë jam shumë i kënaqur me ekipin tim ligjor aktual”.

Presidenti Trump shtoi se “mbi të gjitha, nuk pati bashkëpunim me Rusinë, por vetëm nga Hillary mashtruesja dhe demokratët!”.

Nëndetësja turke viziton Shqipërinë

DURRËS – Që prej datës 22 mars në Portin e Durrësit qëndron për vizitë nëndetësja turke TCG PREVEZE S 353, e cila qëndron në Shqipëri në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Nëndetësja është vizituar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, nga drejtues të Forcave Detare të Shqipërisë, si dhe ushtarakë të Shqipërisë e Turqisë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, në një prononcim për AA tha se bashkëpunimi në fushën ushtarake mes dy vendeve është i shkëlqyer, duke shtuar se Turqia çdo vit jep një ndihmë financiare të konsiderueshme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Kjo vizitë dëshmon që bashkëpunimi ushtarak me Turqinë po vazhdon të intensifikohet. Demonstrimi më i mirë janë vizitat e nivelit të lartë që po kryhen ndërmjet ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Turqisë apo në nivele të tjera më të larta siç është takimi i kryeministrit Rama me presidentin Erdoğan. Ky është një bashkëpunim ushtarak në shërbim të paqes dhe stabilitetit dhe është një shenjë se Turqia vazhdon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kjo është një ndihmë vëllazërore dhe e vazhdueshme e Republikës së Turqisë që ne e mirëpresim. Ne i jemi mirënjohës Turqisë dhe komunikimi ynë është i vazhdueshëm dhe intensiv”, theksoi Koçi.

Ambasadori Yörük, duke folur për AA theksoi se vizita e nëndetëses turke në Shqipëri është pasqyrim i marrëdhënieve të mira mes Turqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, përfshirë edhe fushën ushtarake.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të përkryer. Marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes, në fushën ushtarake midis dy vendeve janë tepër intensive dhe tepër frytdhënëse në të mirë të të dy vendeve. Edhe falë mbështetjes dhe ndihmës që dha Turqia, sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, është një aleat i ynë në NATO. Dëshirojmë që këtë bashkëpunim shumë të mirë në fushën ushtarake ta diversifikojmë dhe ta thellojmë akoma më shumë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në fushën ushtarake sot në Portin e Izmirit ne presim një anije të Forcave Detare të Shqipërisë”, tha ambasadori i Turqisë në Tiranë.

Qëllimi i vizitës së nëndetëses turke është për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për të informuar autoritetet shqiptare për mundësitë dhe aftësitë ushtarake të Republikës së Turqisë.

Nëndetësja TCG PREVEZE, e cila do të qëndrojë në Portin e Durrësit deri më 25 mars, është e gjatë 62 metra dhe peshon 1.400 tonë.

Monitor: Shqiptarët thyejnë rekord për pushime, shifra e çmendur e shpenzimit

Vitin e kaluar, Shqipëria ishte “zbulimi” i të huajve, që u dyndën në vend, nga jugu në veri, duke shfrytëzuar alternativat e turizmit malor, detar, aventuresk e kulturor. Por, edhe shqiptarët nuk kanë mbetur pas, duke eksploruar vendet e ndryshme të botës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ashtu dhe të të huajve në Shqipëri kanë arritur nivele rekord në vitin 2017.

Të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Fluksi më i lartë ka qenë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 421 dhe 588 milionë euro, që përkon dhe me periudhën kulmore turistike (maj-shtator).

As shqiptarët që kanë ikur jashtë nuk janë kursyer. Në total kanë dalë jashtë vendit në formën e shpenzimeve të atyre që kanë udhëtuar, rreth 1.3 miliardë euro në 2017-n, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ashtu si dhe në rastin e të huajve, shpenzimet më të larta ishin në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 341 dhe 407 milionë euro.

Pozitive është gjithsesi, se bilanci neto, pra diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga të huajt dhe atyre që dalin nga shqiptarët jashtë, ka arritur në një rekord pozitiv prej 445 milionë lekësh. Në periudhën 2015-2017, bilanci është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa në 2013-n ai ishte negativ prej 7 milionë eurosh, duke nënkuptuar që shqiptarët jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt tek ne.

Shqiptarët në Antalia u rritën me 53%

Të dhënat e Tirana International Airport tregojnë se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me charter drejt Antalias dhe kthim ishte rreth 63 mijë persona në vitin 2017, me një rritje të fortë prej 53% në krahasim me një vit më parë.

Në gati dy vjet, shqiptarët që preferojnë të shkojnë me pushime në Turqi pothuajse janë dyfishuar. Në 2015-n, numri i pasagjerëve që udhëtuan me charter ishte rreth 35 mijë. Ai shënoi rritje me 18% një vit më pas, në 2016-n, edhe pse Turqia u përfshi në një valë terrorizmi, që largoi pushuesit e huaj, por jo ata shqiptarë, që u joshën nga tarifat më të ulëta. Ndërsa në 2017-n, kur situata u qetësua, rritja ishte edhe më e lartë.

Në total, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë në vitin 2017 ishin 5.18 milionë në vitin 2017 (81% e daljeve ishin përmes tokës), me një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2016.

Numri i të huajve arriti rekord në 2017-n

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT.

Në total, Në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Në vend të parë ishin shtetasit nga Kosova me 1.7 milionë hyrje, ndonëse me një rënie prej 19%. Në vend të dytë për nga numri i hyrjeve ishin maqedonasit, që u rritën me 18.5%, me 671 mijë persona. Në vend të tretë ishin grekët, me një rritje prej 19%, me gati 490 mijë shtetas të hyrë. Në vend të katërt ishin fqinjët malazezë, me rritje 17% dhe rreth 380 mijë shtetas që hynë në kufirin shqiptar. Edhe 363 mijë italianë erdhën në Shqipëri në 2017-n, një pjesë për biznes e të tjerë për pushime.

Rritja ka vijuar edhe për dy muajt e parë të vitit 2018, ku numri i hyrjeve të të huajve ishte 423 mijë, me një rritje prej 18%.

Monitor

Reforma në Drejtësi – Mustafaj: Rama do kurbanë

Prej dy ditësh vetingu për gjyqësorin ka dhënë edhe rezultatet e para nga ku Komisioni i pavarur i kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Pas procesit të rivlerësimit kalimtar dhe një seance dëgjimore me avokatin e gjyqtarit, ky komision pretendoi pasuri të pajustifikuar nga ana e gjyqtarit. Avokati i Lulos e konsideroi të pabazuar vendimin dhe tha se do ta ankimojë.

Për Reformën në drejtësi foli edhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj. i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ai shprehu shqetësime  për ndjekjen e procesit.

“Unë shpreh shqetësime, sepse nëse ky proces ndiqet thjeshtë me standarde pulitane, pulitanizmi nuk prodhon realisht një  sistem funksionues. Pulitanët për mendimin tim janë njerëz dyshues në shumë aspekte, por unë shpresoj që institucionet e reja në sajë të Vettingut do të  jenë të drejta.

Unë njoh shumë mirë profilin njerëzor dhe politik të Edi Ramës. Nëse ai do të arrijë të  ketë ndikimin e tij në këto institucione do të ketë kurbane. Do ketë të sakrifikuar shumë por nuk do të jenë kurban, njësoj që do të jenë të drejta por me kushtin që Rama të mos ketë ndikim në to. Por duket e vështirë” tha Mustafaj.

E ndërsa për situatën e krtijuar në Partinë Demokratike dhe zërat për rikthimin e Berishës, Mustafaj i konsideroi jo një zgjidhje për PD.

“Rikthimi i Berishës unë mendoj se nuk është zgjidhja, për arsye se ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Për arsye se ka njerëz aty që mendojnë se Berisha ësh5të një kapitull i mbyllur. Problemi është se kjo është shenjë e një dëshpërimi të madh.

Sfida që ka tani PD është kapërcimi i këtij dëshpërimi. Kapërcimi i këtij do të shoqërohet me bashkimin e disa rrymave” shtoi Mustafaj.

Teatri Kombëtar – Lubonja: Pse heshin Shkreli dhe Lame që dikur mbronin trashëgimin kulturore

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një objekti të ri të rrethuar më kulla vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Ky debat u zhvendos mbrëmë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News 24” ku analisti Fatos Lubonja mbrojti idenë se prishja e godinës aktuale është shkatërrimi i historisë që po i bëhet kryeqytetit.

Lubonja përmendi ndër të tjera edhe heshtjen e arkitektit Artan Shkreli dhe studiuesit Artan Lame të cilët kanë qenë shpesh herë aktivë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Lubonja tha se në kohën kur Rama ishte në opozitë të dy ata duke themeluar edhe forumin e trashëgimisë ishin në mbrojtje të trashëgimisë e ndërsa sot heshtin.

“E ke dëgjuar atë shprehjen “fjala është argjend dhe heshtja është flori”, tani nga njëherë bën inversion, sepse heshtja mund të jetë flori për personin vetë se i intereson, por për publikun mund të bëhet argjend. Heshtja edhe flori fjala. Ne kemi nevojë për njerëz, dhe aq më tepër në këto debate. Aq më tepër për njerëz që kanë peshë publike , që janë të angazhuar lidhur me këtë temë, që kanë folur. Janë specialistë, janë edhe arkitektë, Shkrelin përmendët ju, Lamen përmend unë gjithmonë.

Ata kanë një forum i trashëgimisë, që kanë themeluar dhe ai forumi i trashëgimisë nëse ju kujtohet në periudhën kur Rama ishte në opozitë ishte shumë aktiv. Më kujtohet atëherë që bëheshin shumë protesta. Dy që më kujtohet, janë protestat kur u prishëm kangjellat e parkut që u morën, u prishën kangjellat e periudhës italiane dhe me sa kujtoj unë, Lame tha “do shkoj të lidhem atje”.

Pati shumë njerëz. Tjetër nëse ju kujtohet, kësaj here ishin kangjellat e presidencës, dhe u protestua se u konsiderua si një kujtim ndaj kujtesës. Krim ndaj kujtesës, ndaj së asaj ndërtese që ishte ndërtuar atje.

Tani nuk flet gjë farë më forumi për trashëgimi, që duket sikur janë instrumente pushteti këta.

Sikur nuk kanë më parime. Dhe pastaj vijnë në pushtet dhe heshtin. Tani pse heshtin është termë e gjatë edhe pse mendoj që edhe me heshtjen ata flasin në mënyrë të argjendtë jo në mënyrë të florinjtë.

Se më përpara më kujtohet që dilte Shkreli dhe e mbronte Ramën vazhdimisht për këto vendime se ka qenë njëri i afërt i tij.  Para se të vinte në pushtet. Tema është shumë e gjatë, heshtje kjo, largim ky. Ç’ është ky? Është reagim përtej kullave. Pse heshtin?” tha Lubonja.

Ai tha gjithashtu se ne arkitekturën e kemi konsideruar në mënyrë të mbrapshtë, dhe se e kimi shkaktërruar duke ndërtuar pallate pa vlerë.

Këtu ka një problem me këta rilindësit, që këta i kemi pasur një një studio, dhe kemi pasur atë Vangjush Dakon e Durrësit që po ngre një velierë tek kulla veneciane, tha që ne po ndërtojmë këtu për turistët që do vijnë pas 300 vjetësh. Se Veliera do të mbetej dhe kulla veneciane i ka ikur koha. Ky është problemi se midis të tjerave këtu ne e kemi konsideruar arkitekturën tonë në një mënyrë të mbrapshtë. Kudo që lexon për arkitekturën thonë se është si një libër ku ti ke historinë tënde.

Dhe është kapitullin e parë, kapitulli, osman, kapitulli i arkeologjisë greko-romake si Butrinti, ke pastaj arkitekturën italiane, pastaj edhe sovjetike, edhe të Enver Hoxhës. Normalisht kjo është historia që duhet të ruhet. Ne arkitekturën osmane e shkatërruam. Pastaj edhe arkitekturën italiane me ndërtesa shumë të bukura dhe ato i prishën Shkatërron përsëri dhe fillon nga zero. Tirana historike ka humbur ato që thotë Shkreli. Ka shkatërruar vendin e kujtesës, rrugicat dhe vendin ku kanë jetuar njerëzi dhe janë zëvendësuar me pallate pa asnjë vlerë.

Shqipëri, kremtohet Dita e Nevruzit

TIRANË – Në Shqipëri është kremtuar Dita e Nevruzit, ku janë organizuar aktivitete dhe ceremoni të ndryshme.

Ceremonia tradicionale është organizuar në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, me pjesëmarrjen e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe shumë besimtarëve bektashi të ardhur nga disa qytete të vendit.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, gjatë fjalës në ceremoni përcolli mesazhet e urimit për të gjithë besimtarët bektashi.

Ndërkohë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë tradicionale mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili theksoi se ndodhet në këtë ceremoni “për të ndarë mesazhet optimiste të Festës së Sulltan Nevruzit.”

“Shembulli frymëzues i Imam Aliut, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. Ky manifestim i kapërcen edhe kufijtë tanë kombëtarë, duke dhuruar mesazhe të qarta mbi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe mes vendeve, për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve”, tha Meta.

Në fund të ceremonisë është mbajtur një koncert me këngë dhe valle popullore nga zonat e ndryshme të Shqipërisë.

Për komunitetin bektashi kjo festë simbolizon ditën e shpresës dhe ripërtëritjes që përkon edhe me ardhjen e stinës së pranverës. Festa e Nevruzit kremtohet edhe në vende të tjera në botë. aa

Fuqia blerëse, Shqipëria ndër vendet më të varfra të kontinentit

Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të Europës për nga fuqia blerëse, bashkë me fqinjët ballkanas, duke përjashtuar Malin e Zi.

Një indeks i GfK që mat paritetin e fuqisë blerëse (PPP) vitin e shkuar, e nxjerr vendin tonë në vendet me aftësi blerëse më të ulët në të gjithë Europën, shkruan Monitor.

Sipas të dhënave, europianët kanë në dispozicion mesatarisht 13,937 € për person në dispozicion për shpenzime dhe kursime në vitin 2017.

Të ardhurat neto të disponueshme në mesin e 42 vendeve të hulumtuara ndryshojnë shumë: Lihtenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë fuqinë më të lartë blerëse mesatare, ndërsa Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina kanë më të ulëtat. Në të njëjtin grup me këto shtete bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia.

Në 2017, europianët kanë një total prej rreth 9.4 miliardë eurosh për shpenzimet për ushqim, akomodim, shpenzime jetese, shërbime, kosto të energjisë, kursime private të pensionit, sigurime, pushime, lëvizje dhe blerje të tjera të konsumatorëve.

Kjo përkon me një fuqi blerëse mesatare për frymë prej 13,937 €, që tregon një rritje të moderuar prej 1,9 për qind dhe një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me shifrat e vitit të kaluar. Por disa vende devijojnë nga kjo vlerë mesatare: Për shembull, Islanda ka një rritje të lartë mbi mesataren prej më shumë se 37 për qind, ndërsa vende si Lihtenshtajni dhe Zvicra kanë norma të ngadalësuara të rritjes.

Studimi “GfK Power Purchasing Power Europe 2017” është i disponueshëm për 42 vende europiane në nivele të detajuara rajonale si komunat dhe kodet postare, së bashku me të dhëna të përshtatshme për banorët dhe familjet, si dhe hartat dixhitale.

Fuqia blerëse është një masë e të ardhurave të disponueshme pas zbritjes së taksave dhe kontributeve.

Studimi tregon nivelet e fuqisë blerëse për person, në vit, në euro dhe si një vlerë indeksi. Fuqia Blerëse e GfK bazohet në të ardhurat nominale të disponueshme të popullsisë, që do të thotë se vlerat nuk janë përshtatur për inflacionin.

Studimi bazohet në statistikat mbi të ardhurat dhe nivelet e taksave, përfitimet qeveritare dhe parashikimet nga institutet ekonomike.

Konsumatorët përdorin fuqinë e tyre të përgjithshme blerëse për të mbuluar shpenzimet që lidhen me ushqimin, jetesën, shërbimet, energjinë, pensionet private dhe primet e sigurimit, si dhe shpenzime të tjera, të tilla si pushimet, lëvizshmëria dhe blerjet e konsumatorëve, shkruan Monitor.


Send this to a friend