VOAL

VOAL

Auditimi i KLSH nxjerr në pah abuzimet në kaskadën e Drinit- KESH me fatura të fryra konsulence, shkelje procedurash dhe rimbursimi të TVSH me dëm 13.2 mln euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim në Korporatën Eletroenergjetike Shqiptare, KESH, në lidhje me zbatimin e projektit “Fuqia energjitike dhe siguria e digës në kaskadën e Drinit”.

Sipas auditimit të KLSH, zbatimi i projektit ka hasur problematika serioze në planifikimin e procedurave të shërbimeve të konsulencës dhe në menaxhimin e afateve, duke sjellë tejkalim të afateve të parashikuara në marrëveshjen e huasë. Megjithëse qëllimi i projektit është realizuar brenda vlerës totale të huasë, mosrespektimi i afateve ka sjellë pasoja financiare.  Si rezultat i shtyrjes së disbursimeve dhe mosrespektimit të skedulit të financimit, Ministria e Financave ka paguar ndaj KfW 382,498 euro komisione disbursimi, të cilat përbëjnë kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe për projektin investues.

Marrëveshja e nënhuasë dhe detyrimet e pashlyera të KESH

Në bazë të marrëveshjes së huasë, është lidhur Marrëveshja e Nënhuasë nr. 7551/2, datë 06.01.2016, midis Ministrisë së Financave dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH SHA), ku detyrimet financiare (pagesa e huasë, interesit, komisioneve dhe afatet përkatëse) i janë transferuar KESH SHA.

Auditimi konstaton se për shkak të paaftësisë paguese të KESH SHA, detyrimet ndaj KfW janë shlyer nga Ministria e Financave. Si pasojë, deri më 31.12.2024, KESH SHA ka krijuar një detyrim të mbartur ndaj Ministrisë së Financave në shumën 13,273,274 euro. Nga ana tjetër, disbursimi i huasë nuk është kryer sipas afateve të parashikuara, çka ka detyruar miratimin e ndryshimit të skedulit të pagesave me VKM nr. 405, datë 19.06.2019. Megjithatë, auditimi evidenton se Marrëveshja e Nënhuasë nuk është përshtatur me këto ndryshime, duke krijuar mungesë koherence mbi detyrimet reale që KESH SHA ka ndaj buxhetit të shtetit.

Pagesa të kryera nga Ministria e Financave dhe ekspozimi financiar i KESH

Referuar marrëveshjes së huasë, shlyerja duhej të bëhej në 13 këste të barabarta gjashtëmujore. Nga auditimi rezulton se Ministria e Financave ka paguar 370,584 euro për interesa (deri më 31.12.2024), 12,307,692 euro për principal dhe 594,998 euro për komisione.

Këto pagesa, sipas Marrëveshjes së Nënhuasë, janë detyrim i KESH SHA dhe mosshlyerja e tyre ka ngarkuar buxhetin e shtetit me kosto shtesë. KLSH thekson se mospagesa e detyrimeve të kredisë e ekspozon KESH SHA ndaj pasojave financiare, përfshirë edhe të drejtën e Ministrisë së Financave për konfiskimin e të ardhurave nga shitja e energjisë.

Probleme në kontratat e konsulencës: rritje e pajustifikuar e vlerës dhe afateve

Auditimi ka evidentuar problematika serioze në zbatimin e kontratës së konsulencës midis KESH SHA dhe shoqërisë F, me nr. 200966531, datë 22.11.2017. Kontrata është ndryshuar 5 herë, duke rritur vlerën nga 372,000 euro në 1,526,204 euro, zgjatur afatin nga 10+6 muaj në 96 muaj.

KLSH vlerëson se këto ndryshime kanë deformuar procesin e prokurimit, duke ndikuar negativisht në konkurrencë dhe transparencë. Po ashtu, KESH SHA nuk ka kryer monitorim mbi përmbushjen e zërave të preventivit dhe nuk ka hartuar raporte mbi angazhimin e stafit, kohën dhe mjetet e përdorura.

Shkelje në rimbursimin e TVSH-së dhe procedurat tatimore

Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me rimbursimin e TVSH-së për kontratat e konsulencës. KESH SHA ka rimbursuar TVSH-në e faturave të konsulentëve pa dokumente justifikuese për deklarimin dhe pagesën e saj, në kundërshtim me legjislacionin tatimor shqiptar.

Në projektin “Implementimi i Qendrës së kontrollit dhe monitorimit të HEC-eve në kaskadën e Drinit”, për periudhën 2019–2023, janë paguar 11,673,731 lekë për TVSH të rimbursueshme ndaj një kompanie zvicerane, pa dokumentacion të plotë. Gjithashtu, nuk janë mbajtur relacione për prezencën fizike të stafit të huaj në Shqipëri, çka cenon zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Probleme në marrjen në dorëzim të aktiveve

Në lidhje me dorëzimin e punëve civile dhe pajisjeve, auditimi konstaton se procesi i marrjes në dorëzim është kryer nga Njësia e Menaxhimit të Projekteve sipas kontratës, por nga ana e KESH SHA nuk është respektuar Udhëzimi nr. 30, datë 27.12.2011, për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik, konkretisht pikat 42 dhe 43 mbi marrjen në dorëzim të aktiveve të furnizuara.

Rekomandimet e KLSH-së 

Në përfundim, KLSH rekomandon që KESH SHA dhe Ministria e Financave të reflektojnë të gjitha ndryshimet e marrëveshjes së huasë në marrëveshjen e nënhuasë; të hartohet një skedul i qartë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura; KESH SHA të parashikojë fondet për shlyerjen e huasë në programin e saj ekonomik-financiar; të përmirësohet planifikimi, monitorimi dhe kontrolli i projekteve me financim të huaj, si dhe të respektohet legjislacioni tatimor dhe procedurat për rimbursimin e TVSH-së. Auditimi evidenton se, megjithëse projekti ka rëndësi strategjike për sigurinë energjetike dhe mbrojtjen e popullatës, mangësitë në menaxhim dhe financim kanë sjellë kosto shtesë dhe rreziqe financiare të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. /ekofin

“Vlora prej ditësh pa ujë, institucionet reaguan vetëm pas protestave”- Xhemal Gjunkshi: Frika nga 200 qytetarë mjaftoi që Kryeministri të vepronte me urgjencë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar lidhur me situatën e mungesës së ujit në Vlorë, duke deklaruar se qyteti ka qenë pa furnizim për gjashtë ditë, duke e cilësuar situatën si alarmante për qytetarët.


Sipas tij, uji është një nevojë jetike dhe jo luks, pasi lidhet drejtpërdrejt me jetesën, higjienën dhe nevojat bazë të përditshme.

Gjunkshi thekson se vetëm pas katër ditësh pa ujë qytetarët dolën në protestë, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas tij, punonjës të Bashkisë merrnin pjesë në aktivitete festive.

“Dhe u desh edhe protesta e kësaj të hëne që të reagonte Kryeministri Edi Rama. Madje, reagimi ishte për ta “siguruar” ujin… për gjysmë dite. Këtë duhej ta bënte që ditën e parë, nëse do të kishim një shtet serioz. Por ne nuk kemi shtet serioz. Frika nga 200 protestues mjaftoi që Kryeministri të vepronte me urgjencë. Dhe tani, për një tub uji, u bë një show, sikur në Vlorë po zbarkonte një anije kozmike”, shkruan Gjunkshi në Facebook.

Reagimi:

Prej 6 ditësh, Vlora është pa ujë. Qytetarët janë në hall të madh, sepse pa ujë nuk jetohet. Uji është jetik, sidomos për nevojat bazë, për higjienën, për tualetin. Kjo nuk është luks. Është minimum jetese.

U deshën 4 ditë pa ujë që qytetarët të dilnin në protestë, ndërkohë që punonjës të Bashkisë festonin në një mbrëmje gala. Ky kontrast është fytyra reale e pushtetit sot: qyteti pa ujë, pushteti në festë.

Vetëm pas protestës së parë nisën të “zgjohen” institucionet.

Dhe u desh edhe protesta e kësaj të hëne që të reagonte Kryeministri Edi Rama. Madje, reagimi ishte për ta “siguruar” ujin… për gjysmë dite.

Këtë duhej ta bënte që ditën e parë, nëse do të kishim një shtet serioz. Por ne nuk kemi shtet serioz.

Frika nga 200 protestues mjaftoi që Kryeministri të vepronte me urgjencë. Dhe tani, për një tub uji, u bë një show, sikur në Vlorë po zbarkonte një anije kozmike.

Pastaj sheh keqpërdorimin e Policisë së Shtetit të cilët bëjnë shoqërimin e tubit, a thua se po transportonin armë kimike. Sa qesharakë që janë. Përdorimi i policisë dhe ushtrisë për propagandë është fundi!

E kujt është përgjegjësia që Vlora të rrijë 5 ditë pa ujë?

Patjetër… Saliu. Sepse investimi i ujësjellësit qenka i vitit 2009. Pra, një investim i Sali Berisha “paska faj”, edhe pse kanë kaluar 16 vite.

Ndërkohë, një investim i Edi Ramës, rruga Qukës–Qafë Plloçë, me 360 milionë euro, u shemb 2 muaj pas inaugurimit.

Ky është dallimi:

-investimet e propagandës shemben,

dhe dështimet mbulohen me show.

Ky është Edi Rama: njeriu i skenës, i propagandës, dhe i talljes me qytetarët.

Vlora sot nuk ka nevojë për shfaqje.

Vlora ka nevojë për ujë, për përgjegjësi dhe për shtet. gsh

“Ti thua hallall SPAK, marrtë nga ditët tona!”/ Debat mes Abilekajt dhe Lalës: Pushka top SPAK-ut nëse ka përgjuar GJK-në

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për bilancin e punës së SPAK në vitin 2025, me hetime që kanë tronditur skenën politike.Klodiana Lala dhe Enton Abilekaj kanë debatuar në lidhje me tejkalimin e mundshëm të kompetencave të SPAK, si përshembull aludimet se është përgjuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Debati:

Enton Abilekaj: Ti thua hallall SPAK, marrtë nga ditët tona… Nëse mua do të më hetonin pa vendim gjykate, siç ndodhi me Gjykatën Kushtetuese… Ju dilni me shpatën e SPAK-ut.

Klodiana Lala: Mirë ne jemi të këqinjtë. Nuk ka prokuror që mund të përgjojë pa procedim penal dhe vepër penale të regjistruar. Nëse një prokuror ka përgjuar një gjyqtar të GJK, pushka top le ti bëhet. Nëse ka një gjykatë të kapur dhe të korruptuar, është ajo.

Enton Abilekaj: Këtu dallojmë ne.

Klodiana Lala: E pamë ne çfarë bëri GJK. Prokurorët janë vetë të hetueshëm.

Enton Abilekaj: Po pastaj? Prokuroria është akzua vetë, është palë. Pala që shkon në gjykatë dhe kërkon vendim.

Klodiana Lala: Të gjithë merren me SPAK, por nuk merret njeri me gjykatën që është thelbi.

Prej 5 ditësh mungonte, rikthehet uji i pijshëm në Vlorë

Rikthehet uji në Vlorë! Pas pesë ditësh ndërprerje, defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit u riparua pas mesnate. Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës, konkretisht zona e Lungomares, ka nisur të furnizohet me ujë.

Ndërhyrja për rregullimin e tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin filloi edhe mbushja e depove. Furnizimi me ujë ka nisur në disa zona të qytetit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfshihet gradualisht gjatë orëve në vijim.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara. bw

Shifra rekord prej 90 milionë euro… Kosova investitori kryesor në Shqipëri për 9-mujorin 2025

Për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

KOSOVË- Kosova është investitori kryesor në Shqipëri për këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet nga Kosova për tremujorin e tretë arritën shifrën rekord të 90 milionë eurove, katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar.

Në muajin korrik, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Ndërsa në fillim të muajit shtator, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

Shoqëria blerëse Albi Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

Një tjetër blerje e rëndësishme u shënua në tremujorin e fundit të vitit, kur shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëronte të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë. KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Me blerjen e Global Fast Food Albania, KAN do të kontrollojë markën KFC edhe në tregun shqiptar.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

Stoku i investimeve nga Kosova në fund të 9-mujorit 2025 arriti në 550 milionë euro, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investitori i dytë më i madh edhe për vitin 2025 është Italia, me një fluks total prej 137 milionë eurosh për 9-mujorin e vitit 2025. Investimet italiane kanë rënë me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane në fund të tremujorit të tretë ka arritur tashmë në 1.84 miliardë euro, në rritje me 10.5% krahasuar me një vit më parë.

Hollanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2025. Vlera e investimeve hollandeze për 9-mujorin 2025 megjithatë u rrit në 130 milionë euro, 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.68 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Megjithatë, duke përjashtuar kompaninë Shell (që ndërpreu operacionet në Shqipëri vitin e kaluar), vlerat e larta të investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve, por edhe sepse ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Investitor tjetër i rëndësishëm i huaj ngelet Turqia. Për 9-mujorin 2025, flukset e reja të investimeve të kompanive me kapital turk arritën vlerën e 128 milionë eurove, por me rënie prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve turke në fund të shtatorit 2025 ka arritur në 1.35 miliardë euro, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023./MONITOR

Kërkohet shfuqizimi i ligjit “Për Barazinë Gjinore”/ Avokatët Klodian Rado dhe Isuf Shehu depozitojnë padi në Kushtetuese: Të pezullohet menjëherë zbatimi

Avokatët Klodian Rado e Isuf Shehu si dhe Qendra për Vlera Konservatore kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit nr. 64/2025 “Për barazinë gjinore”, duke argumentuar se ai është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Sipas njoftimit, Koalicioni për Familjen dhe Jetën, bashkë me Diasporën Shqiptare, kanë dërguar një padi në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e këtij ligji. Dokumenti i depozituar përbëhet nga rreth 200 faqe dhe sipas autorëve të tij, ligji dëmton familjen dhe fëmijët.

Ligji “Për barazinë gjinore” u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pas debateve të ashpra dhe kundërshtimeve nga Partia Demokratike, e cila e ka cilësuar si një ligj që kërcënon familjen tradicionale dhe shoqërinë shqiptare.

  • foto galeri

Nga ana tjetër, mazhoranca që propozoi dhe miratoi ligjin e ka përshkruar atë si një instrument që garanton standarde të larta të barazisë gjinore. Sipas tyre, ligji synon të eliminojë diskriminimin me bazë gjinore në sferat sociale, politike dhe ekonomike, duke hequr dallimet, përjashtimet dhe kufizimet ndaj një gjinie të caktuar dhe duke siguruar njohjen e të drejtave të barabarta për burrin dhe gruan.

© BalkanWeb

LIVE/ PD kërkon largimin e qeverisë pas skandaleve

Partia Demokratike ka nisur foltoren saj, teksa në këto momente demokratë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë.

Në mes të pjesëmarrësve është kreu i PD Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, por edhe Partisë së Lirisë.

Kjo është foltorja e gjashtë radhazi e opozitës, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestën e saj kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. bw

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat

 

Partia Demokratike, i ka kërkuar sërish kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të mbledhë Këshillin e Mandateve ditën e martë, më 30 dhjetor, në orën 11:00.

Sipas opozitës, mbledhja është e nevojshme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, i cili kërkon autorizim nga Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku.

Ajo mban njëkohësisht edhe postin e zëvendëskryeministres dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në kërkesën drejtuar Peleshit, deputetët e opozitës theksojnë se thirrja e Këshillit të Mandateve është detyrim ligjor dhe nuk mund të vonohet.

Sipas tyre, mosveprimi mund të pengojë drejtësinë dhe të ndikojë në procesin hetimor.

“Thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë rendin e ditës dhe të mos bëhet pengesë për drejtësinë”, thuhet në kërkesën e tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Ram është shprehur se PS-nuk do ta autorizojë kërkesën e SPAK, për arrestimin e vartëses së tij.

Kujtojmë se Belinda Balluku, është rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, pasi më herët ishte pezulluar nga GJKKO pasi është nën hetim nga SPAK, për çështje që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe.

Vlora prej 5 ditësh pa ujë, Ujësjellësi reagon pas protestës së qytetarëve: Mos e pini nga autobotet

Ujësjellësi i Vlorës ka reaguar pasi qytetarët u ngritën në protestë për shkak se prej pesë ditësh nuk kanë furnizim me ujë. Përmes reagimit, iu kërkohet që të mos e konsumojnë ujin që marrin nga autobotet, por ta përdorin vetëm për nevoja emergjente.

“Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.”, thuhet në reagim.

Shkak për ndërprerjen e ujit është bërë një defekt i shkaktuar në tubacionin kryesor.

Qytetarët protestuan sot para bashkisë duke kërkuar rregullimin e situatës. Ata paralajmërojnë se nëse furnizimi me ujë nuk rinis, protestat do të vijojnë.

reagimi

Berisha vendos kusht qeverinë teknike: Projekti i opozitës, largimi i Ramës nga pushteti! Të pushtojmë çdo ditë sheshin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie teknike, si kushti themelor për garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.


Ai theksoi se opozita mbetet një forcë e bazuar në parime demokratike dhe refuzon dhunën si mjet veprimi politik.

Sipas Berishës, largimi i kryeministrit Rama është i mundur vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm të opozitarëve dhe pjesëmarrjes masive në protesta paqësore.

“Ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë cdo demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne jemi forcë demokratike që drejtohemi nga parimet demokratike, ne nuk biem. Nuk bëhemi parti dhune. Besojmë se paqja është fuqi e jashtëzakonshme.

Ne besojmë se Rama, ky regjim i kalbur largohet vetëm kur opozitarët të lanë mënjanë lodhje dhe dëshpërimin e tyre dhe të dalin në shesh cdo ditë.

Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën nëse ne i pushtojmë sheshin. Këtë nuk e kemi bërë, na ka munguar. E kemi bërë por me qëllime jo kaq sa këto. Sot jemi para këtij momenti”, tha kreu i PD gjate prezantimit te drejtimit te ri te Departamentit Brain Gain. gsh

“Bashkia e kusarëve, ujësjellësi i Lubisë”- Vlonjatët kërkojnë ujë, tentojnë të hyjnë në Bashki, thirrje policisë: Jeni vëllezërit tanë! Hapni rrugën

Vijon me tensione protesta e qytetarëve të Vlorës ndërsa ndodhen sot në ditën e pestë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Të vendosur përpara godiënssë Bashkisë së Vlorës, ata kërkojnë zgjidhje për situatën e vështirë ku ndodhen.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Poshtë kjo qeveri e ndyrë. Poshtë qeveria!”, shprehen ata ndërkohë që në duar mbajnë pankarta ku shkruhet:“Bashkia e kusarëve”, “Ujësjellësi i Lubisë”.

“Po të shkojmë të gjithë edhe çunat (policët) do të na hapin dyert sepse janë vëllezërit tanë”, shprehet një prej tyre. bw

“Le të vijë edhe Belinda, kuçedra…”- 5 ditë pa ujë, banorët protestë në Vlorë: Ose të vijë Rama në Vlorë, ose t’i shkojmë poshtë zyrës

 

“O të vijë Edi Rama në Vlorë, ose t’i shkojmë poshtë zyrës”, kanë qenë këto paralajmërimet e qytetarëve në Vlorë, të cilët janë ngritur në protestë, për shkak se përballen me mungesën e ujit të pijshëm prej pesë ditësh.

Deri tani banorët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Të revoltuar ata kanë kërkuar që të gjendjet zgjidhje e menjëhershme ose do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Përpara bashkisë ka pasur edhe tensione mes protestuesve dhe policisë.

“Vlora është shkatërruar”, shprehet një tjetër qytetar

bw

“I vraftë Zoti, jemi prag epidemie”, qytetarët të revoltuar në Vlorë: Vodhën 50 mln euro investime, të japin llogari ose do bllokojmë akset kryesore

Këtë të hënë qytetarët në Vlorë kanë protestuar përpara bashkisë, për shkak se prej 5 ditësh përballën me mungesën e ujit të pijshëm.

Kanë vjedhur 50 mln euro investime nga ujësjellësit. Nëse nuk vjen asnjë do zbresim poshtë dhe do bllokojmë aksin kryesor. Le të vijë Bela, mos harrojnë”

“Ka katër ditë vetëm propagandë. Janë investuar miliona euro dhe e kanë katandisur Vlorën në këtë derexhe.  Dje donin të bënim mbrëmje gala. Të dalin dhe të japin llogari për keqmenaxhimin  në gjithë këto vite. Edhe ata që kanë qenë para kësaj dhe kjo. Ne jemi vlonjatët e Ismail Qemalit, jo talebanë”, ka thënë i revoltuar një qytetar.

“I vraftë Zoti, jemi në prag të një epidemie”, është shprehur i revoltuar një tjetër qytetar. bw

“Haram votat tona, maskarenj!”- Pesë ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës protestë, tentojnë të futen në godinën e Bashkisë. Ndalohen nga policia

Ka nisur me tensione protesta e qytetarëve të Vlorës, teksa qyteti ndodhet sot në ditën e pestë pa furnizim me ujë të pijshëm. Banorë të shumtë janë mbledhur para godinës së Bashkisë, ku kanë tentuar të futen brenda për të kërkuar zgjidhje për situatën.

Me bidonë uji në duar dhe duke goditur dyert e institucionit, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mungesës së ujit, duke kërkuar një takim me kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini. Qytetarët kanë deklaruar se mungesa e ujit po u vështirëson jetën e përditshme,

“Duam ujë o maskarenj o të degjeneruar, pa ujë nuk ka jetë. Kemi 5 ditë pa ujë. Po zihemi me fëmijët. Duan të lahen. Po vjen 2026 dhe ne jemi pa ujë, t’u vijë turp makarenj. Ju kemi zgjedhur me vota. I paçit haram votat tona. Ngrihuni si në 1997”, shprehen ata. bw

VIDEO- Vlora si në Mesjetë, qyteti prej 5 ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm

Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Ditën e djeshme revolta e banorëve kulmoi me protestën e organizuar në teatrin e qytetit, “Petro Mrko”.

Qytetarët e shumtë shkuan pikërisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundvitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj dhe kanë ndërprerë shfaqjen.

 

“Duam Ujë”, ishte thirrja e tyre. Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambientet ku ishte mbledhur bashkia të festonte.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë, pasi po përballen më këtë situatë shqetësuese në prag të festave. Ata kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00 do të protestojnë para Bashkisë.

Ditën e djeshme Drejtori i Ujësjellësit, Ermal Murati ka bërë me dije se ende nuk është arritur të rregullohet defekti, ndërsa ka shtuar se po punohet për gjetjen e një rruge alternative për furnizimin e qytetarëve me ujë gjatë pasdites.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon. bw

Sinan Idrizi me bodyguardët e tij kërcënon qytetarët në Vlorë

VLORË- Biznesmeni Sinan Idrizi është parë me bodyguardët e tij duke i bërë presion qytetarëve vlonjatë, të cilët shpërthyen portat e teatrit ‘Petro Marku’ dhe prishën mbrëmjen gala të organizuar nga bashkia e Vlorës.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohet Idrizi i cili brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ duke i dalë në mbrojtje narkoregjimit dhe duke i bërë presion qytetarëve që të largohen nga salla.

Një protestë për mungesën e ujit po mbahet në Vlorë. Disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 3 ditë pa ujë. Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara bashkisë./Dosja.al

Videolajm- “Poshtë qeveria!”- Tre ditë pa ujë, qytetarët protestojnë në Teatrin ‘Petro Marko’! Prishin shfaqjen e Bashkisë së Vlorës

 

Qytetarët e Vlorës dolën dje në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, që vazhdon prej tre ditësh në qytet. Dhjetëra banorë u mblodhën para Teatrit “Petro Marko”, pikërisht në kohën kur Bashkia po organizonte një festë për punonjësit e saj.

 

Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror, duke brohoritur “Poshtë qeveria!” dhe duke kërkuar ujin që u mungon prej ditësh.

Situata u tensionua edhe me policinë e vendosur për të mbrojtur ambientet e teatrit, ndërsa qytetarët tentuan të ndërpresin shfaqjen e festën e Bashkisë, duke u futur brenda në teatër me brohoritje dhe me shishet e ujit me vete.

Banorët e Vlorës shprehin zemërimin e tyre për mungesën e shërbimeve bazë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri sa situata të zgjidhet. Panorama

Protestë me tensione në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në festën e bashkisë në Teatrin “Petro Marko” dhe bllokojnë shfaqjen

Qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë të pijshëm për disa ditë, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë dalë mbrëmë në një protestë përpara Teatrit “Petro Marko”, për të shprehur pakënaqësinë ndaj pushtetit lokal dhe qendror.

vlore 2

Qytetarët janë mbledhur pikërisht aty, ndërsa bashkia po zhvillonte një festë fundviti për punonjësit e saj. Në duar mbanin pankarta dhe brohoritnin “Duam ujë”, ndërkohë që situata u tensionua kur disa prej tyre u përplasën me policinë që ruante ambientet e teatrit.

vlore

Protesta e qytetarëve pasqyron indinjatën për mungesën e ujit dhe për mosveprimin e institucioneve për zgjidhjen e problemit.

Panorama

Rama për AKSHI-n që është direkt në vartësinë e tij: “Akuzë e hatashme”/ Balliu: Kjo nuk është propagandë por mafie shtetërore

AKSHI është në varësinë e qeverisë së Edi Ramës, por kryeministri që i emëron, nuk është përgjegjës për vjedhjet dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Tani ai akuzon drejtësinë që informon mediat.

Partia Demokratike, e ka cilësuar deklaratën e Edi Ramës, për skandalin e AKSHI-t si tentativë për të mbrojtur veten.

Rama u shpreh këtë të dielë se akuzat ndaj Mirlinda Karçanajt janë “të hatashme”, ndërsa sipas deputetit demokrat, Klevis Balliu, kjo është një tentativë për të mbrojtur veten.

Sipas Balliut, Rama ka frikë pasi është edhe vetë i implikuar në këtë skandal tenderash korruptivë, dhe ashtu si në rastin e Ballukut ka frikë mos i dalin të vërtetat.

Sipas tij, kjo nuk është propagandë por mafie shtetërore.

“Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar.

Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore.”, – shprehet Balliu ndër të tjera në një reagim në fb.

Mesazhi i Ervin Salianjit: Koha e këtij pushteti ka mbaruar! Rotacioni është oksigjen për demokracinë! PD duhet të reformohet

Ervin Salianji thotë se rotacioni politik nuk është luks, por një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe ‘oksigjen për demokracinë’.


Teksa publikoi një album me foto nga Shkodra, Salianji tha se ‘një kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij përbën rrezikun më të madh për demokracinë’, ndërsa pushteti aktual është i konsumuar moralisht dhe pa përgjegjësi.

Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka potencialin për ta realizuar ndryshimin, por vetëm përmes reformimit, hapjes ndaj shoqërisë dhe bashkimit të demokratëve me qytetarët.

“Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, shkruan Salianji.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër

Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!

Një Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.

Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.

Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Por të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!

Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron.

Koha e këtij pushteti ka mbaruar.

Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët!

Koha e ndryshimit ka ardhur.

Mirënjohje përjetë për miqtë e mi të vyer shkodranë.

gsh

Vlora po thahet për ujë! Dëmtohet tubacioni kryesor! Situatë e vështirë për qytetarët!

Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët.


Prova e kryer një ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë pasdites.

Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.

“Kemi realizuar pjesërisht një zgjedhje, që dha sërish probleme. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, avaria është shumë serioze. Sot kemi ndryshuar edhe mënyrën e zgjidhjes së problematikës”, tha Murati. gsh

Pak ditë para ndërrimit të viteve rriten çmimet e produkteve në tregun e Beratit, qytetarët: Nuk blejmë dot asgjë, jemi shumë të varfër

BERAT- Çmimet e produkteve ushqimore, blegtorale apo atyre të fruta-perimeve kanë pësuar një rritje të ndjeshme, vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve. Kjo gjë vihet re specifikisht në tregun e qytetit të Beratit, ku secili produkt ka një rritje në krahasim me disa ditë më parë. Në lidhje me këtë situatë, shumë qytetarë shprehen se janë të detyruar ti kufizojnë blerjet, për shkak të kostos së lartë të tyre.

“Nuk blejmë dot asgjë, jemi shumë të varfër. Me këto çmime mezi do të arrijmë të blejmë ndonjë pulë shtëpie”, shprehen qytetarët për Syri.net.

Sipas banorëve, produktet tradicionale të festave përfshirë këtu produket e mishit, peshkut apo gjeli dhe pula e detit, janë bërë të papërballueshme për shumë familje. Edhe frutat dhe perimet janë ndër produktet që kanë shënuar rritjen të konsiderueshme çmimesh në krahasim me më parë.

Mallarat dhe shumëllojshmëria e tyre nuk mungon në treg, por të ardhurat e qytetarëve sa vijnë dhe zbehen. Kjo duke e bërë shpesh tryezën festive të papërballueshme.

“Me të ardhurat që kemi nuk mund të blejmë gjithçka që i duhet një familjeje për festë. Çmimi i gjelit dhe pulës së detit është rritur shumë. Tavolinat tona këtë vit do të jenë bosh, varfëria është e madhe”, thonë qytetarët.

Tregtarët dhe rritësit e shpendëve shprehen se nuk janë ata shkaktarët e rritjes së çmimeve, por tregu dhe zinxhiri i furnizimit. Sipas tyre, çmimet e larta kanë ulur ndjeshëm shitjet dhe fuqinë blerëse./Dosja.al

Berisha nga Korça: Lubia që mezi siguronte bukën rrugëve të Athinës, u bë me 300 apartamente, 15 supermarkete dhe dy jahte!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha nga qyteti i Korçës para mbështetësve të Foltores demokrate, se zv/kryeministrja Belinda Balluku erdhi nga një punëtore e rëndomtë në Greqi si babysiter, në milioneren e radhës duke vjedhur taksat e shqiptarëve.


Ai përmendi pasuritë e ministres që është marrë nën akuzë dhe e pandehur nga SPAK dhe GJKKO, me masë sigurie njëkohësisht, ku kujtoi 300 apartamentet, 2 jahtet dhe 15 supermarketet si pasuri e vendosur deri tani në qeverisje.

Berisha tha se Rama dhe Balluku i kanë ditët e numëruara, teksa theksoi se në qeverisjen e PD nuk i bëhej rezistencë Prokurorisë dhe ish-kryeprokurores “armike e betuar” e tij, Ina Ramës, por hiqej imuniteti i deputetit kur kërkohej. Madje sipas tij, edhe Ilir Meta, ish-zëvendësi i tij më 2011, për një video të montuar dha dorëheqjen dhe u përball me drejtësinë, kurse Rama mbron Ballukun edhe pas këtyre skandaleve.

Fjala e Berishës:

“300 apartamente, e shikoni ju. Lubia që mezi siguronte bukën në rrugët e Athinës si babysiter, tani u vjedh shqiptarëve 300 apartamente. Dhe si, na ndërtoje ti këtë rrugë dhe do m’i kthesh në apartamente. Me dy jahte, me 15 supermarkete.

Ai tani na thotë ne nuk ia heq imunitetin, gjykata s’ka ç’i bën, jo po ligji. Një sjellje e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Imagjinoni në qeverisjen tonë, e kishim armike prokuroren, Ina Ramën, por s’na shkonte kurrë në mendje që të mos hiqnim imunitetin e deputetit të PD, kurrë, edhe pse ishte armike e egër.

Ndodhi me Ilir Metën, edhe pse ia montuan regjistrimit, po, unë kisha shkresën. Ai dha dorëheqjen. Ajo ishte ndryshe, biznesmeni i thoshte se kishte humbur 700 mijë euro, Rama me atë tjetrin ia montuan sikur i kërkonte Meta ato 700 mijë euro. Por ai dha dorëheqjen, ai tha se do e faktoj si qytetar i thjeshtë, do shkoj në prokurori. Kurse ky thotë jam kryeministër, do vjedh siç kam vjedhur. Absolutisht do e përmbysim, siç përmbysëm shtatoren e Enver Hoxhës”.

 

“Ne triumfuam, jemi me mision vendimtar”- Berisha: Dëgjoni sirenat e alarmit që bien në Uashington për korrupsionin!

Kryedemokrati Sali Berisha tha nga Korça sot gjatë takimit të Foltores me mbështetësit e tij se sirenat e alarmit po bien nga Uashingtoni për korrupsionin qeveritar në Shqipëri dhe se triumfi po vjen.


Ai nënvizoi se edhe pas sulmeve të pushtetit ndaj PD, opozita qëndroi në këmbë, mbijetoi si e pamposhtur.

Fjala e Berishës:

“Së fundmi i dëgjoni sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin. Ne triumfuam. Mitë e mi, jo vetëm triumfuam dhe nuk u zhdukëm, por mbrojtëm lirinë, dinjitetin dhe kauzën e çdo shqiptari, në kushte të vështira.

Rama do ishte humbës nëse nuk falte 2 mld euro para zgjedhjeve, nëse nuk jepte licencat për kanabisin, lejet e ndërtimit dhe legalizimet,. Do ishte humbës nëse nuk përdorte fuqinë ekzekutive për çertifikata, legalizime, të mashtronte për vota, apo 100 euro bonusi i pensionistëve.

Rama do ishte humbës nëse nuk do fuste në lista 28 deputetët e krimit.

Por një mësim nuk e ka nxjerrë ai, se ne jemi të pamposhtur, po, po, jemi të pamposhtur. Ne ia kemi provuar atij. Kur ai ka nxjerrë tanket, ne ia kemi djegur ato tanke, kur ai na izoloi, ne u përgjigjëm dhe mbijetuam dhe shifeni ku do përfundojë ai. Në qëndrojmë, jemi të pamposhtur, ne si parti politike kemi pasur qëllimin ja të vdesim, ja të rrojmë për liri, ne kemi rrojtur për liri dhe to e dëshmojmë atë.

Si kryeministër ai paguan dhjetëra e dhjetëra milionë euro për lobistë nga taksat tuaja. Por fal punës së opozitarëve, ne paraqitëm mijëra e mijëra dokumente. Zgjedhjet u dënuan me vdekje, ishin false elektorale. Ne jemi për mision vendimtar, për fatin tuaj dhe të shqiptarëve”.

 

“Protesta e 22 dhjetorit nuk ndalet më”- Berisha: Agasi me ndërmarrje 1 mijë euro, shkoi në 232 mln euro! E bënë “Paketën e maleve” për baronët e drogës 

 

Situata në Shqipëri është përkeqësuar nga qeverisja, aq sa shumë familje shqiptare janë larguar për shkak të abuzimeve dhe aferave korruptive.


Mbështetësit i vunë sot në dukje kryetarit të Partisë Demokratike se vendi po shpopullohet, teksa morën si përgjigje pohuese edhe disa nga konstatimet që kreu i selisë blu bëri, duke përmendur skandalet e korrupsionit dhe lidhjet e krimit me pushtetin.

“Shikoni çfarë ndodh. Ndërmarrja e Agasit regjistrohet me 1 mijë euro dhe shkon në pak muaj në 232 milionë euro. Ne i kemi evidentuar të gjitha këto. Ne kemi paketën tonë, qoftë për pensionet, minimumin jetik dhe ndërhyrjen për shtimin e popullatës. Duhen të paktën 30 vite për ta arritur këtë. Familjet shqiptare kanë ikur, mbi 1 milionë të larguar”, tha Berisha.

Më tej ai kritikoi kryeministrin Rama dhe tha se në vend që të mendojë për familjet, shtimin e popullsisë, rritjen e rrogave dhe pensioneve, ai bën ligje për oligarkët, për baronët e krimit dhe drogës, sikur ishte “paketa e Maleve”.

“Por çfarë bën ky? Ndihmon krimin, ndihmon baronët e drogës. Bën ligje për ta, bëri paketën e maleve ky. Atë ligj e kishim bërë ne, po ky e anuloi atë, dhe ku janë malet? Në Maminas! 20 resorte malore me lartësi nga 10-80 metra në lartësinë e detit, këto janë malet! Të gjithë trafikantët e drogës, njëri aq e tjetri kaq. Por ne do e shkatërrojmë, ne nuk ndalemi më, jo. Protesta e 22 dhjetorit nuk ndalet më, jo, edhe më 1991 nuk u ndalëm ne, derisa fituam”.

Ndërsa qytetarët i kërkuan bashkim opozitar dhe distancim nga ata që kërkojnë ta përçajnë PD-në, Berisha theksoi se ka projekt për ringritjen e opozitës dhe për triumfin, me njerëz të besueshëm, të ligjit, me qeveri teknike dhe me zgjedhje të lira.

“Ne do e arrijmë këtë me njerëz të besueshëm që nuk pengojnë drejtësinë dhe që zhvillojnë zgjedhje të lira. Qeveria teknike arrihet vetëm me protesta, nuk e lëshon pushtetin ai. Siç u arrit në Bangladesh, Sri Lanka etj., ne kemi trashëgiminë tonë, vullnetin tonë. Të jem realist Rama nuk është më ai që ishte, ai kundërmon sot. Ai paguante gazetat, paguante lobistat, e tani nuk i afrohet më njeri, se ka marrë aq shumë erë sa s’i afrohet kush më. PD kërkon qeveri teknike, ku kushti i vetëm është se ligji funksionon dhe të bëhen zgjedhje të lira”, u shpreh Berisha.

“Ergys Agasi është kryeministri hije!”- Berisha: Qeveria dhe Lubia janë me ditët e numëruara! Nëse do kishte dënim me vdekje…

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot nga Korça se “Ergys Agasi është kryeministri hije” i kësaj mazhorance që i ka ditët e numëruara.


Ai hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij Belinda Balluku, duke thënë se dënimi për ta është i sigurt, teksa u bëri thirrje që të jepnin dorëheqjen.

“Ergys Agasi ishte kryeministri në Hije, ai e përdorte atë si njeriun e tij te AKSHI. Ajo vera atje është e Edi Ramës, e hoqën brenda natës nga qilari. Ato një mijë euro i bënë 232 milionë euro, janë taksat tuaja ato. Ne do u tregojmë vendin. Ju garantoj, i ka ditët e numëruara Rama, koha e tij është e numëruar”, tha ai.

Më tej Berisha sulmoi edhe ligjin e barazisë gjinore, që e cilësoi projekt për shkatërrim të familjes nga “bastardi i Xhorxh Sorosit”.

Ndërsa theksoi se qeveria është me ditët e numëruara dhe se demokratët do e përcillnin në “honet e historisë”, ashtu siç u bë me diktaturën komuniste.

“Ligji që miratoi ky bastard i Xhorxh Sorros është ligj bastard, shkatërron familjen. Ata të dy janë të vdekur politikisht, Rama dhe Lubia. Dënimi i tij i them se është përfundimtar, dënimi i tij politik ëhstë përfundimtar. I them jep dorëheqjen, do i tregojmë vendin që meriton. E kam thënë edhe njëherë më parë, nëse do kishte dënim me vdekje, ajo Lubia, bashkë me Ramën, do kishte jo një dënim, por 3 të tilla, ua them unë juve. Javët që vijnë Ramën do e përcjellim në honet e historisë, në banesën e turpit. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore”, u shpreh kreu i selisë blu.

 

“Partia është e hapur, por…”- Berisha për Salianjin: Kanë kaluar vijat e kuqe, ata janë të pakët! S’na merr dot kush nëpër këmbë, s’ua kemi borxh

Një nga temat e bashkëbiseduara në Foltoren e kryetarit të PD-së Sali Berisha në Korçë, ishte edhe ajo e zërave kundër në parti dhe veçanërisht lëvizja e Ervin Salianjit.


Në diskutimet nga fundi i takimit, një prej qytetarëve të pranishëm në sallë e këshilloi kryedemokratin që të kishte kujdes nga “njerëzit që mban pas vetes”.

Edhe të tjerë më herët kritikuan lëvizjen e Salianjit me qëllim dëmtimin e partisë, sikurse edhe disa zërave të tjerë kundër PD-së që kanë dalë në media.

Berisha i vuri në dijeni mbështetësit se është në dijeni të të gjithë situatës, ka informacionin e nevojshëm dhe konstatoi se ata “kanë kaluar vijat e kuqe” dhe se “po dëmtojmë partinë”.

“I kemi këta, ne pranojmë kritika, i dëgjojmë demokratët, i pranojmë. Ama ka disa që kanë kaluar vijat e kuqe. Nuk na merr dot ne kush nëpër këmbë, ka rregulla. Ne mblidhemi të gjithë bashkë, shkëmbejmë mendime, e patë ju, thotë gjithato, por këtu nuk thotë asnjë fjalë. Ndiq interesin tënd ndryshe, ne jemi parti e hapur, i themi hapur gjërat”, u shpreh ai.

Kreu i selisë blu shpjegoi se opozita ka vetëm interesat e lirisë dhe dinjitetit dhe se askush nuk mund ta marrë peng.

Ai i cilësoi zërat kundër jo vetëm të pakët, por edhe si njerëz që kanë “bizneset dhe interesat e tyre të rregullta”, që mund t’i ndjekin ato, por pa dëmtuar PD-në.

“Kjo opozitë nuk ka interesa të tjera veç lirisë dhe dinjitetit që të na e marrë ndokush peng. Ne e kuptojmë, secili mund të bëjë biznesin e vetë, mund të ketë kontratat e tij të rregullta, e kuptoj, dakord, por të na tërheqë ne, gabon rëndë, e kjo nuk mund të ndodhë kundër. Nuk u ka borxh partia atyre, do ju informoj. Unë i lexoj ato, ti ishe në listë, aq vota more për partinë. Të shprehësh problemet jam dakord, por brenda partisë, por t’i del e flet, kjo s’mund të ndodh. Por këta janë të paktë, ju siguroj”, nënvizoi ai.

Në fund, duke nënkuptuar se këta zëra i bënin shërbim Ramës dhe qeverisë së tij, ai shprehu bindjen se sikurse triumfoi me “Foltoren 1”, po fiton edhe me këtë Foltore të radhës, ku dëgjon zërin e demokratëve brenda partisë.

Berisha e përfundoi fjalën duke thënë se Rama dhe Rilindja janë “kufoma politike që do largohen”

“Ne e fituam Foltoren e parë, do e fitojmë prapë, e kemi fituar. Rama është i dënuar, është kufomë politike, do e largojmë, Rilindja është kufomë politike, do e largojmë”, e mbylli fjalën kryedemokrati, teksa në fund ndau edhe tortën e 35-vjetorit të themelimit të PD-së Korçë dhe ndau certifikata nderi për veteranët e kësaj force.

Takimi me demokratët në Elbasan, deputetët e PD dhe Sali Berisha shtrojnë drekë me muzikë e valle! 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka festuar për fundvit në Elbasan, i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.


Në video shihet teksa deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë demokratë kërcejnë nën tingujt e muzikës së Fatmira Breçanit dedikuar për të.

Kujtojmë që kryedemokrati ishte pasditen e djeshme në Korçë, ku mbajti takimin me demokratët në kuadër të turit të tij të Foltores. gsh

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh! Një mesazh për “kolltukofagët” e PD

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka reaguar me tone të ashpra ndaj mesazhit të shpërndarë nga zyrat e PD-së, që u bënte thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi drejtues të Partisë Demokratike se po përpiqen të ushtrojnë presion mbi bazën dhe të pengojnë mbledhjen e demokratëve të pakënaqur. “Rrogëtarët e PD nuk ju njohin dhe nuk duan t’i shohin sallat plot, që nuk mbushen prej nesh apo prej meje, por prej pakënaqësisë që ka çdo demokrat,” u shpreh ai, duke shtuar se kontributi, sakrifica dhe merita e anëtarëve të partisë po shpërfillen, ndërsa rregullat e përcaktuara në statut, sipas tij, “hidhen në kosh të plehrave”.

Salianji kritikoi ashpër atë që e quajti sjellje të “kolltukofagëve”, të cilët, sipas tij, janë të fiksuar pas karriges dhe mendojnë se mund të ushtrojnë presion përmes deklaratave publike. “Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira në publik, por e kanë gabim,” deklaroi ai.

Në vijim, Salianji theksoi se personalisht nuk i nënshtrohet presionit, duke sjellë si shembull edhe përballjet e tij me qeverinë. “Presionin nuk e njoh. Nuk më bëjnë dot presion as njerëz më të rëndësishëm se këta. Nuk më bëri presion as Rama në burg, ku më vendosi regjimi,” tha ai.

Ai akuzoi disa figura brenda dhe jashtë partisë se, sipas tij, tregohen të butë përballë qeverisë, ndërsa përpiqen të shfaqen të fortë përballë demokratëve. “Shumica që sillen si lepurusha para regjimit dhe para demokratëve duan të duken si tigra, por e kanë gabim,” u shpreh Salianji.

Në përfundim, ai theksoi se forca politike dhe morale, sipas tij, nuk vjen nga rroga apo privilegjet, por nga përballja, qëndresa, sakrifica dhe dëgjimi i zërit të demokratëve.

Takimi në Shkodër u zhvillua në kuadër të turit të tij me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme të vendit.

 

“Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, por kërkojnë të mos takohemi bashkë”, Salianji me tone të forta nga Shkodra: Benet Beci ka qenë drejtor i PD, sot është kryebashkiak i PS

Në fjalën e tij përpara demokratëve, Salianji tha se mesazhi i shpërndarë është kthyer në një praktikë të zakonshme në çdo takim që ai zhvillon në qytete të ndryshme të vendit. “Gjatë ditës së djeshme, ju dhe pothuajse të gjithë demokratët keni parë një mesazh që vjen në emër të PD-së dhe që thotë se ky takim organizohet nga Benet Beci. Mesazhi vjen nga një numër që paguhet nga Partia Demokratike,” u shpreh Salianji.

Ai kritikoi drejtuesit e partisë për, sipas tij, mungesë komunikimi me bazën dhe përdorim të burimeve vetëm për të penguar takime të tilla. “Nuk ju kanë uruar as për Krishtlindje, as për Bajram, nuk kanë bërë thirrje për protesta, por bëjnë thirrje që të mos takohemi bashkë,” deklaroi Salianji, duke i cilësuar këto veprime si të kota dhe të motivuara nga frika për humbjen e pozicioneve drejtuese.

Salianji u ndal edhe te rasti i Benet Becit, duke theksuar se ai nuk është emëruar nga vetë ai apo nga demokratët, por nga drejtues të Partisë Demokratike në të shkuarën. “Siç e dini, Benet Beci nuk është një emërim i imi apo i juaji, por i emëruar nga drejtues të PD-së,” tha ai, duke shtuar se kjo çështje po ngrihet në çdo qytet si shembull i gabimeve të bëra ndër vite.

Sipas Salianjit, gjendja aktuale e Partisë Demokratike është pasojë e emërimeve të padrejta dhe mungesës së promovimit të strukturave që kanë sakrifikuar për partinë. Ai kritikoi ashpër emërimet me lidhje nepotike, duke përmendur rastin e Benet Becit, i cili, sipas tij, nga drejtues në PD përfundoi si kryebashkiak i Partisë Socialiste.

 

“Statuti s’ka rast përjashtimi për askënd”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk ka vetëpërjashtim! Rrogëtarëve të PD nuk u vjen mirë ta mbajnë detyrën me punë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka folur për situatën brenda partisë, pas deklaratave të lidershipit Sali Berisha që pretendon se ai është vetëpërjashtuar nga PD-ja për shkak të takimeve që ka zhvilluar.

Gjatë fjalës së tij para demokratëve shkodranë, Salianji u shpreh se Partia Demokratike duhet të reflektojë dhe të përgatitet për të rrëzuar qeverinë aktuale. “Sot duhet të jemi të sinqertë edhe me veten. PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën. Shqipëria nuk ndryshon duke kthyer politika të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët vite më parë,” tha ai.

Salianji theksoi se e vjetra ka dështuar sepse ka folur shumë dhe ka vepruar pak, duke u mbyllur në interesa të ngushta. Ai solli si shembull situatën aktuale në PD, duke e lidhur me reagimin e lidershipit demokrat në lidhje me takimet e tij.

“PD ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia. Por për shkak se disa zyrtarë dhe punonjës të PD nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë, ata shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë,” tha Salianji.

Ai e quajti këtë situatë si “vetëpërfshirje dhe vetë-aktivizim” dhe nënvizoi se qëllimi i tij është përballja dhe ndryshimi i PD-së. “Ne do ja dalim deri në fund ta ndryshojmë PD. Kjo politikë ka ndryshuar sepse ka harruar se politika është shërbim dhe jo pronë. Ne jemi këtu jo vetëm për PD, por për shtetin e së drejtës dhe politikën e së drejtës,” përfundoi ai. bw

FRPD, LDG dhe deputetët e PD i shkojnë Ramës në Surrel “Jep dorëheqjen, ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin dhe Lubinë” (VIDEO)

Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe i kërkojnë këtij të fundit të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.

Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen këtu, në Surrel.

“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin dhe Lubinë tënde. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, është shprehur deputeti Klevis Balliu. bw

SPAK nuk ndalet, Prokuroria e Posaçme intensifikon hetimet ndaj Ballukut, prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

 

Prokuroria e Posaçme po intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, pas kontrolleve të ushtruara orët e fundit ndaj 34 bashkëpunëtorëve të saj të afërt.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja kundër zv/kryeministres, pasi ka kërkuar autorizim e Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin.

Belinda Balluku akuzohet për abuzime me tenderat duke paracaktuar fituesit në disa raste, nga tuneli i Llogarasë tek Unaza e Madhe, por edhe në projekte energjetike.

Abuzimet e Ballukut, sipas Prokurorisë së Posaçme arrijnë në miliona euro, dëme këto ndaj buxhetit të shtetit. bw

SPAK bën bilancin, kontrolle te 34 njerëz të besuar të Ballukut, në shënjestër shefja e kabinetit Sindi Dushku. Bastisen edhe banesat e biznesmenëve Ilir Shtufi e Rrok Gjoka

SPAK sapo përfundoi 34 kontrollet te njerëz te besuar të zv/kryeministres Belinda Balluku, në kuadër të hetimeve që po zhvillon për numrin 2 të qeverisë.

Në fokus të kontrolleve ka qenë Sindi Dushku, shefe kabineti e Ballukut.

Kontrolle janë ushtruar edhe te bizneset dhe banesat e biznesmenëve Ilir Shtufi e Rrok Gjoka.

Oficerët e BKH dhe prokurorët e SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe te zyrtarë të ARRSH dhe KESH.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimet për Ballukun po intensifikohen pasi SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres.

Më herët janë kryer kontrolle në banesën e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesën e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, si edhe në banesën e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie.

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku. SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë, por mazhoranca socialiste refuzoi dhënien e autorizimit, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të bëhet asnjë hap pa u shprehur Gjykata Kushtetuese në 22 janar. bw

“Besoj ende se do rikthehem në pushtet”- Berisha: Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur! Pikë kthese kur nuk donin të futesha në Parlament!

Kreu i PD-së Sali Berisha rrëfeu në podkastin “Elevate” të Floriana Garos jetën e tij që nga fëmijëria e deri te rikthimi i tretë në politikë.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do hyja në politikë”- Berisha rrëfehet për jetën, rininë, familjen dhe betejat: Ja vizioni im i parë për Shqipërinë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer jetën e tij në 360 gradë, nga rinia dhe familja, politika dhe sfidat, profesioni dhe pasionet.

 

Në emisionin “Elevate” me Floriana Garo, ish-presidenti dhe kryeministri ndau dekadat e karrierës së tij politike e jo vetëm, duke kombinuar historitë e jetës familjare me atë të braktisjes së profesionit të mjekut për të zgjedhur politikën si një rastësi e madhe dhe që nuk e kishte menduar kurrë më parë.

Nga fëmijëria në Malësinë e Gjakovës, vitet e formimit dhe pasionet e hershme, deri te rrugëtimi si gjimnazist në Tiranë dhe studimet në Mjekësi, Berisha rrëfen momentet që kanë ndikuar në formimin e tij njerëzor dhe profesional. Ai ndalet edhe te njohja me bashkëshorten, krijimi i familjes dhe përjetimi i rolit të babait, një dimension intim, i rrallë për publikun.

Intervista vijon me hyrjen në politikë, sfidat e mëdha të drejtimit të vendit, përjetimet si President dhe Kryeministër, vendimet e vështira, dorëheqjen dhe rikthimin në skenën politike.

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë se mund të merresha me politikë. Dhe në atë kohë çdo lloj kundërshtimi mund të vinte me pasoja nga më të paimagjinueshme. Por pasojat më të rënda do i paguanin fëmijët dhe gruaja. Pra çmimi në atë kohë ishte i madh”, rrëfeu ai.

Por çfarë e nxiti Berishën që të ndiqte rrugën e politikës, pasi pranon se kishte informim vetëm për çështjet e Kosovës, për shkak të familjes së tij.

“Na mungonte dinjiteti njerëzor, sepse ne tjetër mendonim dhe tjetër flisnim, ishte imponuar njeriu diktaturë. Ne diskutonim me miqtë gjithçka kundër, por kur shkonim në kolektiv, flisnim të gjithë ndryshe. Im atë për shembull fliste gjithmonë ato që mendonte. Për sa i përket situatës, një nxitje e madhe për mua ishte uria e shqiptarëve. Ishte uria kronika, 75% e shqiptarëve ishin me uri kronike, me sëmundje nga më të ndryshme. Ishte vetëm buka e misrit. Kjo ishte nxitje e madhe për mua, se kaloi në barbari. Në 1988 thanë se po hapeshin dhe i dhanë fshatarëve një qingj e një kec, një për vete e një për kooperativën. Degradim total. Vendimi i përfshirjes në politikë ishte më i vështiri, më i rëndësishmi, sepse më mori shumë kohë. Ramiz Alia në pamje dukej tolerant, por në të vërtetë ishte një marksist-leninist i bindur”, rrëfen kreu i selisë blu.

I pyetur nëse ishte një vendim i vështirë braktisja e profesionit, ai e pranon, por nuk mund të qëndronte i heshtur përballë asaj situate. Berisha ka rrëfyer edhe vizionin e tij të parë politik, që ishte “Shqipëria si Evropa”.

“Kurrë s’e kisha menduar, unë isha mjek dhe isha i lidhur me të, ishte profesion shumë i bukur. Në atë kohë i gjithë formimi im politik ishte çështja kombëtare, Kosova. Ajo që kishte ndikuar familja tek unë, më shumë se çdo gjë tjetër, ishte Kosova. Kosova ishte brenga e tyre e madhe. 70% të bisedave ishin për Kosovën, sepse pas 45 u ndanë më shumë. Ata flisnin për shitje, unë mendoja dhe thoja e bënë rusët ndarjen, por ata thonin jo, ia bëmë vetes. Ata flisnin për gjithçka për të dhe ndaj i gjithë formimi im ishte për Kosovën. Vizioni im i parë për Shqipërinë kur nisa politikën ishte “Shqipëria në Evropë”. Nuk kam menduar se do ishte një udhëtim i shkurtër”, u shpreh ai.

Një tjetër shkak që Berisha zgjodhi politikën ishte edhe indoktrinomi i popullit në atë kohë nga regjimi diktatorial, madje e krahasoi me “akullnajë” dhe “njerëz të hekurosur nga regjimi”.

“Unë shqiptarët në kohën e regjimit i mendoja si njerëz të hekurosur nga regjimi, si akullnajë. Psikologjia kombëtare në atë periudhë më dukej si akullnajë dhe synimi ishte të shkrinim akullin, se ndryshe shkoje në konflikt. Ishte rënia e Enver Hoxhës dhe ata ishin të indoktrinuar, mijëra shqiptarë rrëmbyen armët, ashtu e mendonin ata, u mobilizuan, ishin të indoktrinuar, kalonin orë të tëra me bust në krah, sikur të ishte gjallë. I tillë ishte indoktrinomi i tyre”, tha ai.

Rinia e Berishës, njohja me Lilin, martesa, familja dhe fëmijët

Berisha rrëfeu edhe pasionet e rinisë, lidhjen me Lirinë, martesën, fëmijët dhe qëndrimi larg tyre për shkak të punës. Ai tha se “Lili ishte fati im”, duke e cilësuar më të rëndësishmen e jetës së tij.

“Lili ishte fati im. Një vit e gjysmë, dy pas njohjes u martuam. Nuk kemi bërë dasmë. Jo, nuk kemi bërë, kushtet ishin të atilla. Ishte nga një familje me tradita, edhe prindërit e mi e donin shumë, Ishim të dy mjekë. Ajo ishte më e zënë, se përveç punës kishte edhe shtëpinë. Ajo e kishte me pasion mjekësinë, por unë i sugjerova pediatrinë. U dashurua me profesionin e vetë, e donte shumë, sepse fëmija i pasqyron gjërat më shumë se i rrituri, ndaj ajo është e dashuruar me profesionin e vetë. Me gjithë dëshirën që kisha për ta ndihmuar, nuk e ndihmoja dot. Dhe shikoja vjehrrën time që i kërkonte të birit të njëjta gjëra si kërkesat që kishte ndaj vajzave dhe e shikoja si pozitive këtë gjë”, tha kryedemokrati.

Kurse për fëmijët shtoi:

“Me fëmijët isha shumë i lidhur, por nuk kisha shumë kohë. Dhe përpiqesha që ta kompensoja me sa të mundesha. Kemi bërë pushime brenda vendit, kemi shkuar në Tropojë, por vendim im i preferuar për pushime ishte Pogradeci. Kemi shkuar 13 vera radhazi atje me familjen, ku ishim me një familje mikëpritëse pogradecare. Shkoja me fëmijët atje, ishte vendi im i preferuar, jetë e qetë familjare. Fëmijët nuk i kam ndikuar në zgjedhjet e tyre, doja t’u sugjeroja edhe mjekësinë, por nuk i kam ndikuar. Të dy u shkolluan në Tiranë dhe bënë masterat jashtë në degët e tyre. Argitës nuk i dhanë më 1990 të drejtën për Juridik dhe më 1991 kaloi nga Biologjia te Fakulteti Juridik. Edhe Shkëlzeni ndoqi rrugën e drejtësisë gjithashtu, Avokatinë, sepse ishte trend në atë kohë”, rrëfeu ai.

Berisha: Nuk e njihja ekonominë e tregut, rroga si president 16 dollarë

Berisha rrëfeu edhe ditët e para të funksionit të tij si President, kalimi i vështirësive social-ekonomike të vendit nëpërmjet tranzicionit total dhe atij politik, ku qytetarët vuanin varfërinë.

Ai pranon se nuk kishte njohuri për ekonominë e tregut dhe është dashur ndihma e amerikanëve me trajnime, deri në stabilizimin e ekonomisë së brendshme dhe zgjerimit të sipërmarrjes private.

“Rroga ime si president ishte 16 dollarë, e shqiptarëve 4-6 dollarë. Ndërhynë dhe amerikanët që na ndihmuan në atë kohë, sikundër edhe me Entin e Banesave. Kisha edhe këshilltarë. Nuk kisha njohuri për ekonominë e tregut. Erdhën edhe përfaqësues amerikanë, na bënë kurse 2-3 mujor për tregun, se ne nuk kishim në atë kohë. Në atë situatë ishte vendi. Nisëm me stabilizimin e monedhës dhe me të ardhurat kryesore nga ekonomia private, sikurse edhe taksat më të ulëta. Filozofia ekonomike e Reganit më frymëzonte në atë kohë. E para, ishte antikomunist, e shpalli komunizmin si të keqe të madhe, u impresionova prej tij. Nuk ka më keq se të pengosh tjetrin të besojë Zotin. Edhe babanë e kisha shumë besimtar dhe gjithmonë thoshte se ashtu si e kishte bërë Enver Hoxha, as Zoti nuk na ndihmonte dot”, rrëfeu ai.

Një tjetër pjesë e karrierës së tij politike, ishte vizita në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për herë të parë.

“Kur shkova për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë kisha emocion sigurisht, ishte takimi i parë, por përsëri Kosova dominoi aty. Ku denoncova faktin se plani serb ishte të dëbonin gjysmën e kosovarëve drejt Rrafshit të Dukagjinit dhe u thashë se kjo nuk mund të ndodhte. Kam ruajtur raporte me ish-presidentin Bush, ka ardhur dy herë dhe kam shkuar për vizitë gjithashtu në Huston, Teksas bashkë me Lilin”, tha Berisha.

Njohja me Nënë Terezën dhe bisedat me të

Berisha rrëfeu edhe njohjen me nënë Terezën, kur e pa për herë të parë, takimi dhe bisedat me bamirësen e madhe shqiptare.

“Nënë Terezën e kam njohur kur kam qenë mjek dhe isha i mahnitur prej saj, pasi kisha parë dokumentarin nga një televizion italian se si ajo merrej me njerëzit lebrozë, me të gjithë të sëmurët, i merrte, i mjekonte dhe si mjek më bënte përshtypje të jashtëzakonshme se si ajo gjente forcë aty ku mjekësia nuk hynte dot dhe i kishte braktisur. Dhe e gjeta se ajo forcën e kishte te përqendrimi. Doja ta kuptoja se ku qëndronte forca e saj dhe ajo ishte përqendrimi. Dashuria ishte gjithçka, dashuria dhe Krishti, ishte shkopi magjik i saj, Leva e Arkimedit e saj. E ftuam për drekë me Lilin, gatoi Lili për të, por nuk e hëngri. E mori për të motrën, tha ma paketoni se do ia dërgoj asaj”, rrëfeu kreu i selisë blu.

Berisha tregoi edhe detajin se si nënë Tereza erdhi në Shqipëri dhe vlerësimi i saj me Urdhrin e Nderit.

“Më mori e më tha se do vinte në Tiranë, do uronte për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. E nderova dhe me urdhrin Nderi i Kombit”, tha Berisha.

Por kush janë momentet me të dashura të Berishës:

“Momentet më të dashura familjare për mua kanë qenë lindja e fëmijëve, martesat e tyre dhe fëmijët e tyre. Këto kanë qenë më të veçantat për mua. Kemi ruajtur një traditë ku çdo fundjavë ne e kalojmë të gjithë bashkë, përveçse kur nuk ndodhemi këtu. Dhe kjo mbetet, e kemi traditë dhe bën diferencë”.

 

Berisha duke iu kthyer viteve më përpara në politikë, u shpreh se në 1997 u rrëzua nga pushteti nga rebelimi komunist, njerëz të cilët i mundi, shtoi ai me votë të lirë në vitin 2005. Të njëjtën Berisha beson se ende do ta bëjë me një rikthim të tretë në pushtet, po me votën e lirë.

Duke folur për vitin 2021, kryedemokrati atëherë i zgjedhur deputet, tha se non-grata e SHBA me anë të Blinken ishte një rrufe në qiell të hapur.

Më tej, Berisha tha se pika e kthesës për kthimin e tij ishte kërkesa për moslejimin e tij për t’u futur në parlament.

Tashmë Berisha tha se demokratët dhe ai ia dolën në kauzën e tyre të drejtë dhe do ia dalin për t’u kthyer në pushtet.0

Berisha: Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën.

Kisha besuar, sikundër besoj dhe sot. Patjetër, le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Vetëm mision. Ministrat e mi, mision. Qeverisja është mision. Anëtarësimi në NATO, mision. Infrastruktura mision. Edhe diktatorin e përzumë me votë. Pse qëndrova? Në 13 dhjetor u thashë mirupafshim. Do mbetem mik i PD-së dhe gjatë gjithë natës mendova se bëra gabim se duhet të qëndroj me Kosovën.

Shkruaja çdo ditë. Facebook ishte gazeta ime. Dhe unë merresha me të. E kam përdorur. Lexoja. Natyrisht kam shkruajtur disa nga kujtimet por nuk jam fans i autobiografive. Ekziston diçka.

Kisha jetuar në diktaturë, një nga mësimet ishte se qëndrimi në kohë të gjatë në karrige nuk është i dobishëm për vendin. Edhe sot e mendoj. Kam dhënë dorëheqjen. Pa ndonjë keqardhje të madhe. mendova se unë përmbusha. 

Ishte një rrufe në qiell të hapur. Më kishte thënë Rama po censurohesh, se ke dekonspiruar kundër politikës së jashtme SHBA. Vendimi ishte për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ishte një fyerje e rëndë dinjitetit tim. Ishte beteja për dinjitetin tim. Kur ata kërkuan të mos hyj në parlament. atë se bënë dot. Kur në tërbim, Yuri Kim bënte çdo gjë që të kontrollonte Lulzim Bashën si kryetar partie. Kjo nuk mund të ndodhte. U vendosëm në një izolim të paprecedent. Nga burokratë të korruptuar europianë dhe botëror. Ne ia dolëm dhe do ia dalim. Është kauzë e drejtë.

Për të qenë i suksesshëm duhet të ketë moral dhe empati. Jashtë moralit dhe empatisë e kam të vështirë të mendoj. Mund të kesh sukses por do jesh problem i madh.

Dosja “Balluku”- SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë (EMRAT)

Dosja “Balluku”. Kontrolle të reja janë kryer lidhur me çështjen që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorë të saj.

Mësohet se Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë. Mësohet se është kontrolluar e banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços. Mes personave që janë kryer kontrolle është edhe Sindi Dushku ish-vartësja e Ballukut. Kontrolle janë kryer edhe në zyrën e Bashkim Ulajt, Rrok Gjoka, Ilir Shtufi.

Ndërsa më herët janë kryer kontrolle në banesën e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesën e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, si edhe në banesën e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë. bw

“Ermal Beqiri bleu një jaht luksoz, e regjistroi në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”- Dosja e AKSHI-t: Kush është Xhenila Tamizi që bënte trajnime! “EA Solution” u themelua fiktivisht për të kaluar pagesat drejt Ergys Agasit

Nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion (SPAK) për Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) rezulton se biznesmenit Ermal Beqiri ka blerë një jaht luksoz Predator 50 Skyfall në emër të Xhenila Tamizit.


Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje. gsh

“Bashkimit po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kashar” Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund të bëhet “ushtar”, është shumë i izoluar

Në vijim të hetimit për aferën e tunelit të Llogarasë, nga këqyrja e të dhënave të aparatit celular “BlackBerry”, model “BBF100-6”, i sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetases Belinda Balluku dhe shtetasit Evis Berberi.
Sipas aktit të ekspertimit, komunikimet janë zhvilluar në datën 15.06.2021, rreth orës 12:43-12:46.

 

Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”.

Në vijim, në komunikim përmendet se “vinçi për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Evis Berberi: Si shkoi?

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Në një tjetër mesazh, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës me Thumanë-Kashar”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.

Po sipas të dhënave hetimore, në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.

BW

“Çdo natë në shesh”- Berisha zbulon skenarët e opozitës më 2026: Rruga është qëndresa! Në janar nisim betejën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.

 

Ai fton të gjithë demokratët që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

Në 2026 – tha Berisha- futemi si misionarë për të përmbushur diktaturën e dytë në Shqipëri.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinë të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.

“Skandali i Ballukut tregoi se pushteti u kap në flagrancë”- Adriatik Lapaj: Më 4 janar të dalim në protestë masive

Adriatik Lapaj foli mbrëmë para Kryeministrisë, në vijim të protestës, duke e vënë theksin te skandali që përfshin zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilin e cilësoi si provë të qartë të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.


Lapaj deklaroi se ka nisur organizimi për protestën e 4 janarit, në orën 12:00, ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjitha shtresat shoqërore dhe nga çdo cep i vendit, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e asaj që ai e quajti “klikë në pushtet”.

Sipas tij, rasti i zv/kryeministres Balluku është prej muajsh i njohur publikisht, por institucionet kanë heshtur.

Ai theksoi se protestat e javëve të fundit kanë thyer kontrollin e debatit publik dhe kanë rikthyer reagimin qytetar.

Në përfundim, ai u shpreh i bindur se ndryshimi është i mundur dhe se Shqipëria mund të drejtohet nga njerëz të pakorruptuar, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestën e 4 janarit.

Adriatik Lapaj: Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet. Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike.

Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re. Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…

Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”. Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim

“Firmosa nën trysni”, dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut. SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

Vartësja e Belinda Ballukut iu rrëfeu prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë.

Pas kësaj dëshmie SPAK thotë se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj. E kjo sipas prokurorisë provohet nga përgjimet.

Këto fakte janë pasqyruar ne kërkesën që SPAK ka dorëzuar në kuvend për leje për të arrestuar zv.kryeministen.

Dëshmia

Datë 10 nëntor 2025

E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues.

Ajo deklaron se kètë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë.

Ajo deklaron se menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, në orën 17:05, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email.

Pasi ai kishte folur dhe kjo procedurë ishte mbyllur, do të anulohej, pasi nuk ishte asnjëri nga operatorët ekonomik në rregull.

E pandehura Mirzeta Kashnica deklaron se në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021, për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo ka nënshkruar, pasi është trysnuar nga shtetasi Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurèn.

Ajo deklaron se shtetasi Evis Berberi ishte anëtar i komisionit, si dhe personi që diktonte vendimmarrjen e komisionit. Në lidhje me procedurën e prokurimit të rishpallur me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” ajo deklaron se sa herë mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë të komisionit i kishin marrë vendimet me njëri-tjetrin dhe e intimidonin atë në lidhje me qëndrimet e saj.

SPAK thekson se Balluku po frikëson dëshmitarët e kjo ësjtë një nga arsyet që kërkon dhe leje për arrest.

SPAK

Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj).

Keshilli i mandateve dhe imuniteteve zhvilloi një mbledhje por socialistët thonë se do të votojnë pasi të shprehet gjykata Kushtetuese. Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente dhe dorëzimin e. Ballukut të drejtesia. bw

Nga VKM-të e personalizuara te shkeljet e rënda ligjore, si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria që, me rregull, duhet jo vetëm të menaxhonte por edhe të garantonte mosvjedhjen e këtyre fondeve. Për Belinda Ballukun kemi folur dhe do të flasim gjatë. Por sot do të ndalemi te arsyeja se përse ju, të nderuar qytetarë, nuk i keni mësuar deri më sot këto vjedhje.

Kjo arsye është zbuluar sërish nga dosja e SPAK, ku miliona euro të vjedhura nga ju janë përdorur për të blerë mediat që të bllokonin informacionin se si po vidheni dhe nga ana tjetër fokusin ta mbanin te sulmet ndaj opozitës. Do t’ju sjellim në vijim një prej përgjimeve më skandaloze, se si pronarë mediash bëjnë rolin e sekserit të tenderave. E madje ankohen se përse paratë e korrupsionit u vonohen dhe nuk shkojnë me urgjencë në xhepat e tyre.

Fjala e lirë dhe kapja e mediave ka qenë fjalë kyçe thuajse në çdo raport të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për faktin se si financohen apo se si janë kapur mediat nga pushteti për të bërë propagandën, që thuajse në çdo rast përdoren për të mbyllur gojën përballë skandaleve korruptive, për të sulmuar opozitën apo për t’i shërbyer qeverisë në momentet e saj delikate.

Dosja e korrupsionit të zv. kryeministres Belinda Balluku është një nga panoramat më të qarta se si mediat blihen nëpërmjet parave që u vidhen shqiptarëve dhe më pas përdoren për t’u bërë atyre propagandë proqeveritare.

Etalon në korrupsionin mediatik, sipas asaj që zbulojnë prokurorët e SPAK, është sërish biznesmeni italian Carlo Bollino, që siç ka rezultuar në shumë dosje të së shkuarës, emri i tij rezulton si përfitues i një pjese të pagesave të korrupsionit.

Nga mesazhet e siguruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, SPAK ka siguruar edhe rastin korruptiv, ku Carlo Bollino i ankohet zv. kryeministres Belinda Balluku se ai nuk kishte marrë pagesat siç kishte rënë dakord me të, mesazh të cilin Balluku ia bën forward Berberit që t’i japë zgjidhje.

CARLO BOLLINO

Buonasera Belinda, sento il dovere di informarti che nulla di quello che siamo detti è avvenuto, né il vecchio (il cui valore è stato addirittura spalmato tra “piani di liquidazione” nei prossimi tre anni), né il nuovo…

Pasi i dërgon Evis Berberit mesazhin e biznesmenit italian Carlo Bollino, pronar i televizionit Report TV dhe Shqiptarja.com, Belinda Balluku urdhëron vartësin e saj të zgjidhë gjithçka e të mos krijojë probleme.

Belinda Balluku

Merre, zgjidhe këtë, se s’ta kam fare, por fare terezinë!

Pas urdhrit nga shefja e tij, Evis Berberi i përgjigjet Belinda Ballukut me një mesazh sqarues për të gjitha pagesat që janë bërë ndaj Carlo Bollinos kohët e fundit, ku siç do të shikoni bëhet fjalë për fatura të majme deri në 700 mijë euro.

Evis Berberi

Ja kam pranuar projektin në këshill teknik, ka marrë 28 milionë lekë të rinj nga 70 milionë të rinj dhe pagesën e mbetur ia kam shtrirë në tre vjet. Tani do marrë 3 milionë të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për gjithë projektet dhe nëse duhet ia japim në qershor 39 milionë të rinj që është diferenca. Për gjënë e re s’di për çfarë flet, pasi s’kam diskutuar gjë tjetër me të.

Pas këtij sqarimi, Belinda Balluku urdhëron Berberin që të thërrasë përfaqësuesin e Carlos dhe ta sqarojë, dhe për faktin se nëse i shkruan më ankesa zv. kryeministres duhet ta harrojë bashkëpunimin.

Belinda Balluku

Thirre atë plehrën që e përfaqëson dhe thuaji: kjo është skema, çfarë halli ke. Shko sqaro Carlon, thuaji mos shkruaj më tek min, ose pastaj harroje bashkëpunimin.

Nga verifikimet e kryera rezulton se kompania që ka përfituar tenderin, nga e cila Carlo Bollino nuk kishte marrë pjesën e tij, është Archi Space e Rais Petrelës, një personazh i njohur për afrimitetin me Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, me të cilin as vetë Carlo Bollino nuk e ka fshehur miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin.

Plug ka arritur të zbulojë se Carlo Bollino dhe Rais Petrela kanë një marrëdhënie të ngushtë biznesi mes tyre. Kjo marrëdhënie lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e godinës së Report TV, në pronësi të Carlo Bollinos, tek e cila do të ndalemi gjerësisht në këtë emision. Sipas asaj që reklamon vetë Petrela, kompania Archi Space ka bërë projektin e godinës së televizionit Report TV, godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore e për më tepër edhe me fonde shtetërore. Por ndërsa Rais Petrela bënte projektin e godinës së Report TV, në të njëjtën periudhë Carlo Bollino bënte sekserin tek Edi Rama që kompania Archi Space të përfitonte tenderat e supervizimit në Unazën e Madhe të Tiranës apo në projekte të tjera të ARRSH. Pra duket qartë se marrëdhënia e tyre e biznesit dhe financiare ka qenë e mirëkoordinuar, ku njëri bënte projektet dhe tjetri kujdesej për lekët.

Nga mënyra se si shfaqet në këto përgjime, Carlo Bollino bën rolin e sekserit të tenderave. Por situata bëhet edhe më e rëndë për mënyrën se si shpërndahen këto fonde për kapjen e mediave, pasi në përgjim del se ato shpërndahen edhe me ndërhyrjen e vetë kryeministrit Edi Rama. Për këtë fakt, prova janë komunikimet e Belinda Ballukut me Evis Berberin, ku qartazi shprehet se për tenderat e supervizimit të loteve të Unazës, përfituesit kanë rënë dakord me kryeministrin Edi Rama, ku siç u provua, njëri prej tyre është edhe Carlo Bollino.

Pas bisedës së mësipërme, Belinda Balluku vijon bisedën me Evis Berberin për tenderat e hapur për supervizimin e punimeve të mirëmbajtjes të loteve të Unazës.

Belinda Balluku: “Ke një supervizion mirëmbajtjeje”.

Evis Berberi: “Po”.

Pa skanimin, Balluku i dërgon edhe fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17.03.2022, dhe konkretisht:

  • Loti 4: Kontrata D “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
  • Loti 3: Kontrata C “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Juglindor”;
  • Loti 2: Kontrata B “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Verilindor”;
  • Loti 1: Kontrata A “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”; si dhe “Supervizion për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore të shtruara me VKM nr. 600, datë 13.10.2021”.

Belinda Balluku: “Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën. E dyta, pse ia ke bërë për 3 vite? Se është çmenduri. Merru me këto se do më çmendesh. Sqaroji atij kurvë që nuk do hapen procese të reja se nuk lejojnë financat.”

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda Balluku: “Ça janë këto supervizione që paske hapur ti???”

Evis Berberi: “Po, pa, për tre vite. Janë të mirëmbajtjes.”

Belinda Balluku: “Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? E po një do ta marrë ky super k… se ia ka premtuar R?”

Evis Berberi: “Po, BB i kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodohesh më shumë.”

Belinda Balluku: “S’më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti.”

Evis Berberi: “Po kë të doje.”

Belinda Balluku: “Jo, kë të doje jo.”

Evis Berberi: “Të vi në mijë.”

Pra, siç duket qartë nga ky komunikim, pagesa për të vjetrën u zgjidh, por sipas asaj që ka ndarë me kryeministrin Edi Rama, për Carlo Bollinon u zgjidh edhe tenderi i ri, që do të jetë objekt investigimi në një tjetër emision.

Ndërsa pagesat e tenderave abuzivë pa garë e me flamuj të kuq vijonin të çonin para korrupsioni në llogari të Carlo Bollinos, mediat e tij kishin arritur deri aty sa këtë akt korruptiv ta cilësonin mrekulli. Por siç u pa, mrekullia e vetme janë milionat e vjedhura shqiptarëve për të përfunduar në xhepat e biznesmenit italian, që po me ato para organizonte sulme publike ndaj opozitës.

Siç e thamë që në fillim të emisionit, Carlo Bollino është etaloni se si paratë e korrupsionit blejnë mediat për të sulmuar opozitën dhe për t’i bërë lavazh truri opinionit publik sipas propagandës qeveritare. Por fatkeqësisht, mesazhet e Belinda Ballukut faktojnë se jo vetëm Report TV dhe Shqiptarja.com, por pjesa më e madhe e mediave përfitojnë para krimi dhe korrupsioni për t’i shërbyer qeverisë. Në komunikimet me Berberin, Belinda Balluku zbulon se drejtorit të ARRSH-së i kishte lënë në patronazh vetëm pagesat për Carlo Bollinon, pasi drejtorët e tjerë paguanin për pjesën më të madhe të mediave.

Belinda Balluku: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat. Ty një të kam lënë, ngelë duke e bërë çorap.”

Evis Berberi: “Kuptova.”

Por, historia është më e rëndë se kaq. Shembja e ndërtesave dhe leja e ndërtimit janë një aferë më vete. Pasi mori në zotërim të gjithë pronën së bashku me godinat, Carlo Bollino, me vendim të qeverisë, shemb objektet ekzistuese, ndonëse kushtonin qindra mijëra euro, dhe ndërton objektin e ri pa i paguar asnjë lek dëmshpërblim shtetit. Por Plug zbuloi se godinat u shembën nën pretendimin e dëmtimit nga tërmeti, ndërsa në të vërtetë Carlo Bollino kishte aplikuar për leje ndërtimi te qeveria shumë më parë se të binte tërmeti.

Pas ndryshimit të kontratës më 19 shkurt, qeveria i hap rrugë kantierit për godinën e re të Karlo Bolinos. Në datën 6 maj të vitit 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, vendoset shembja e 3 objekteve me emërtimet “Objekti nr. 1” 2 kat, “Objekti nr. 2” 1 kat, “Objekti nr. 3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m².

Për të gjitha këto veprime, kryeministri Edi Rama u shpreh më parë se janë kryer në zbatim të ligjit, duke mohuar të ketë kryer shkelje. Megjithatë, i pyetur nga gazetarja e Syri Televizion, Ambrozia Meta, se pse u dha leja e ndërtimit për një godinë të re, ndërkohë që objekti i kontratës ishte rikonstruksioni i godinave ekzistuese, kreu i qeverisë nuk dha përgjigje…

Në datën 14 dhjetor të vitit 2019, kur Shqipëria ishte në gjendje të jashtëzakonshme dhe ende nuk kishte përfunduar procesi i kërkim-shpëtimit nga rrënojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, shoqëria MTSC e Carlo Bollinos i dërgon një shkresë Ministrisë së Financave ku i kërkon autorizimin për të prishur godinat, me pretendimin se tashmë janë shumë të dëmtuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. Bashkëlidhur kërkesës, Carlo Bollino vendos edhe një akt inspektimi paraprak të Institutit të Ndërtimit, që mbante datën 13 dhjetor 2019.

Deri këtu, duket se gjithçka ka qenë në rregull, pra Carlo Bollino kërkon shembjen e godinave me një pretekst të arsyeshëm. Mirëpo, ajo që nxjerr zbuluar këtë kërkesë është pikërisht aplikimi për leje ndërtimi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, disa ditë përpara se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një shkresë që Agjencia e Zhvillimit të Territorit i dërgon Ministrisë së Financave në datën 29 maj 2020 nxjerr një të dhënë shumë të rëndësishme, e cila tregon pikërisht datën se kur Carlo Bollino aplikoi për leje ndërtimi në qeveri. AZHT i thotë Ministrisë së Financave se shoqëria MTSC ka protokolluar në datën 11 nëntor 2019, pranë kësaj agjencie, kërkesën për nisjen e procedurave për lëshimin e lejes së ndërtimit për objektin “Godinë multi-screen e televizionit Report TV”, si dhe ambientet ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit.

Nga sa qartësohet, rezulton se aplikimi apo propozimi për Leje Ndërtimi, pranë KKT-së, nga subjekti apo Ministria e Financave, është bërë në datën 11.11.2019. Nëse ky aplikim apo propozim do të ishte në përputhje me të drejtat që qiramarrësi kishte sipas kontratës së qirasë, atëherë do të duhej që në Lejen e Ndërtimit të kishim të miratuar rikonstruksionin e 3 godinave dhe jo “ndërtimin e një objekti të ri”.

Për më tepër, është për t’u evidentuar se, në datën e aplikimit, ende nuk kishte ndodhur tërmeti i 26 nëntorit 2019, që rezulton të jetë përdorur si arsye për vendimmarrjen e prishjes së godinave. Pra, KKT ligjërisht mundej dhe duhej të kishte miratuar lejen vetëm për rikonstruksionin e godinave në përputhje me kontratën e qirasë, miratuar me VKM. Kjo edhe për faktin se Akt-Ekspertiza e Institutit të Ndërtimit është kryer pasi subjekti i ka dërguar një kërkesë në datën 27.01.2020.

Duket qartë se tërmeti i 26 nëntorit ishte vetëm preteksti i duhur në kohën e duhur që përdori Carlo Bollino për të realizuar idenë e tij. Siç u përmend më sipër, Bollino aplikoi për leje ndërtimi më 11 nëntor 2019, pra dy javë përpara se të ndodhte tërmeti. Administrata e qeverisë Rama duket se, pas kërkesës së Carlo Bollinos për leje ndërtimi, është vënë menjëherë në lëvizje. Dhe pikërisht, kur vendi ishte në kulmin e përballimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria gjeti kohë që të miratonte lejen e ndërtimit për godinën e re të Report Televizion.

Në datën 13 janar të vitit 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, miratohet leja e ndërtimit. Sipas të dhënave zyrtare të lejes së miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit me firmë të kryeministrit Edi Rama, sipërfaqja e përgjithshme e truallit ishte 4021.5 metra katrorë, pra aq sa ishte lidhur në kontratën e qirasë të muajit tetor të vitit 2019. Nga kjo, sipërfaqe e zënë nga struktura (gjurma) ishte 1180.9 metra katrorë, ndërsa sipërfaqe ndërtimore ishte parashikuar 3048.9 metra katrorë…

Këto të dhëna janë të rëndësishme për të treguar atë se çfarë do të ndodhë deri në muajin gusht 2020. Fillimisht duhet të themi se Carlo Bollino, publikisht deri më 13 janar, kishte kryer dy veprime: kishte lidhur kontratën për marrjen në përdorim të ish-repartit të orëve në ish-uzinën mekanike dhe kishte siguruar lejen e ndërtimit me firmën e kryeministrit Edi Rama. Leja nuk u zbardh pas datës 13 janar 2020, pasi në fakt Carlo Bollino nuk kishte marrë në zotërim të gjithë pronën.

Që leja e ndërtimit të zbardhej, Carlo Bollinos i duhej fillimisht të siguronte edhe sipërfaqen tjetër ndërtimore, pasi në kontratën e muajit tetor 2019 Bollino mori në përdorim vetëm katin e parë të godinës kryesore të ish-repartit të orëve. Për këtë arsye, pasi mori lejen e ndërtimit, në datën 10 shkurt 2020, shoqëria MTSC i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një shkresë të re, ku kërkon pa konkurrim një shtesë sipërfaqe prej 872.6 metrash katrorë.

Brenda dy ditëve, në datën 12.02.2020, Ndërmarrja Industriale nr. 1 Tiranë mbledh Këshillin Drejtues, miraton dhe përcjell në ministri praktikën e plotë. Në datën 17.02.2020 Ministria e Financave dërgon në Këshillin e Ministrave, për shqyrtim dhe miratim, projektvendimin, i cili miratohet me vendimin nr. 157, datë 19.02.2020. Më pas firmoset aneks-kontrata e re, e cila i jep Carlo Bollinos të gjitha godinat e repartit të orëve.

Pra, siç rezulton, kompania MTSC sh.p.k., në momentin e marrjes së Lejes së Ndërtimit në datën 13.01.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike dhe jo rikonstruksionin e tre godinave të ndryshme ekzistuese shtetërore, siç parashikohej në kontratën e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që Leja e Ndërtimit ishte dhënë 30 ditë më parë, në datën 13.01.2020.

Pasi aplikoi për leje ndërtimi dhe pasi ndodhi tërmeti i 26 nëntorit 2019, Carlo Bollino kërkoi shembjen e objekteve. Kërkesa e drejtuar Ministrisë së Financave do të merrte rrugë dy muaj pasi u miratua shtesa e kontratës, e cila i jepte kontrollin e plotë Bollinos mbi ndërtesat ekzistuese.

Dy muaj pasi Ministria ia dërgoi për kompetencë kërkesën e subjektit MTSC për prishjen e godinave si pasojë e tërmetit, Ndërmarrja Industriale nr. 1 Tiranë i përgjigjet ministrisë ku i kërkon caktimin e një eksperti për të vijuar procedurat në lidhje me kërkesën e kryer nga kompania e Carlo Bollinos për shembjen e godinave.

Gjatë periudhës mars–maj 2020, Ndërmarrja Industriale nr. 1 dhe Ministria e Financave, ndonëse vendi ynë ishte i gjithi në izolim, ndërmarrin disa veprime për të nxjerrë jashtë përdorimit godinat e marra me qira nga shoqëria “MTSC”. Nga data 10 mars deri në datën 6 maj 2020, kur u miratua VKM për shembjen e godinave, janë ndërmarrë të paktën 10 akte zyrtare për procedurat e shembjes së godinave. Një prej këtyre akteve është ekspertimi i vlerës së godinave nga eksperti Arian Lako, i cili përcaktoi se objektet ekzistuese kapnin vlerën e rreth 35 milionë lekëve, apo rreth 350 mijë euro.

Siç rezulton nga përmbajtja e kontratës së qirasë, ku duhet theksuar se qëllimi i kësaj kontrate është rikonstruksioni i tre godinave shtetërore dhe rikthimi i tyre te pala shtet, kur afati i qiradhënies të përfundonte, rikthimi te pala shtet do të ishte me përfitimin e kthimit të një godine me parametra cilësorë dhe bashkëkohorë. Por ndërkohë që ky qëllim jepet në dispozitat hyrëse dhe specifike të kontratës (neni 2 i draftit të kontratës), qëllimi real i saj jepet në nenin 10, ku parashikohet në një dispozitë të fundit, tranzitore/kalimtare, se: “Kontrata e qirasë do të ishte e vlefshme deri në çastin që prona publike e dhënë me qira privatizohet sipas akteve ligjore në fuqi”.

Kujtojmë këtu se të gjitha aktet për Carlo Bollinon, të kryera nga Ministria e Financave e drejtuar nga Anila Denaj, janë ndërmarrë në një kohë kur administrata publike punonte nga shtëpia, për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë veprohej në kohë rekord për të miratuar vendime në shërbim të kësaj paligjshmërie, duke i shkaktuar dëm financiar shtetit në vlerën 34.958.426 lekë.

Por le të kthehemi përsëri te ngjarjet e majit 2020. Fill pasi u miratua me firmë të kryeministrit Edi Rama shembja e godinave të ish-repartit të orëve, ndonëse kontrata parashikonte rikonstruksionin e tyre, për të mbuluar paligjshmërinë e deritanishme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit i kërkon Ministrisë së Financave të amendojë kontratën me Carlo Bollinon, në mënyrë që ajo të ishte në përputhje me lejen e ndërtimit.

Sikurse jeni në dijeni, pjesë e dokumentacionit që disponojmë lidhur me aplikimin e sipërcituar, është Kontrata e Qirasë nr. 2604 Rep., nr. 727 Kol., datë 14.10.2019. Ndërkohë, me Vendimin nr. 368, datë 06.05.2020, Këshilli i Ministrave ka vendosur shembjen e objekteve. Për sa më sipër, duke qenë se në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë “MTSC” sh.p.k. parashikohet dhënia me qira e pronës shtetërore “Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana (Reparti i Orëve)”, për rikonstruksion total të sipërfaqes ndërtimore, si dhe bazuar në Vendimin nr. 368, datë 06.05.2020, lutemi që, në cilësinë e autoritetit kompetent për administrimin e pronës shtetërore, të bëni amendimin e objektit të kontratës së qirasë në përputhje me aplikimin për leje ndërtimi.

Ndërkohë, nga aktet e administruara rezulton gjithashtu se Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj, i është përgjigjur AZHT-së në datën 10 qershor 2020:

“Në nëntor të vitit 2019, vendi ynë u përball me një fatkeqësi natyrore që solli pasoja të rënda në shumë objekte ndërtimore. Ndër të tjera, edhe prona e marrë me qira nga subjekti pësoi dëmtime strukturore, e certifikuar kjo nga raporti i inspektimit të Institutit të Ndërtimit, si dhe nga aktet e monitorimit të kontratës të mbajtura nga Njësia Monitoruese. Në këto akte u konstatuan dëmet e shkaktuara si dhe gjendja për shkak të amortizimit të objekteve të pasurisë të dhënë me qira. Ndodhur në kushte të reja nga ato të cilat ishin në kohën e dhënies së kësaj pasurie me qira, subjekti qiramarrës “MTSC” sh.p.k. paraqiti pranë MFE-së kërkesën për prishjen e objekteve të marra me qira, me qëllim përmbushjen e objektit të kontratës dhe realizimin e investimit sipas planit të biznesit. Në referencë të rrethanave faktike dhe veprimeve procedurale ligjore të parashtruara më sipër, ka dalë VKM nr. 368, datë 06.05.2020, për prishje objekti dhe është krijuar një situatë e re ku trualli tashmë është i lirë. Për rrjedhojë, kërkesa juaj për amendim të kontratës nuk është veprim juridik i nevojshëm.”

Pra, siç rezulton nga faktet e dhëna më sipër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AZHT dhe subjekti “MTSC” kanë bashkëpunuar midis tyre për të reklamuar fakte dhe rrethana të pavërteta, me qëllim falsifikimin e dokumentacionit, për të justifikuar jo vetëm plotësimin e dosjes për t’u pajisur me leje ndërtimi, por për të arritur qëllimin kryesor: përfitimin prej Carlo Bollinos të pasurisë shtetërore truall.

Kjo evidentohet lehtësisht edhe në krahasim të fakteve, ku zonja Denaj, pasi dha një përgjigje negative për AZHT-në, çuditërisht, po zonja Ministre Denaj vihet në lëvizje vetëm me një kërkesë të subjektit “MTSC”, i cili në datën 11.07.2020 i kërkon MFE-së të saktësojë nenin 2 dhe nenin 5, pika 5.7 të kontratës, shprehimisht:

“Pas urdhrit të shembjes së tre objekteve ekzistuese, gjë që ishte e paparashikuar në momentin e nënshkrimit të kontratës, ne kërkojmë që të saktësohet neni 2 dhe neni 5.7 i kontratës nr. 2604 Rep., nr. 727 Kol., duke shtuar në rreshtin e dytë, pas fjalës ‘rikonstruksionin’, fjalën ‘minimalisht të totalit’ (duke hequr fjalën ‘total’).”

Në datën 17.07.2020, vetëm gjashtë ditë më pas, zonja Anila Denaj dërgon propozimin e saj për projektvendimin për marrje mendimi prej Ministrisë së Drejtësisë. Në datën 21.07.2020, Anila Denaj e dërgon për shqyrtim dhe miratim këtë projektvendim në Këshillin e Ministrave. Në projektvendim kërkohet amendimi i kontratës në nenin 2 dhe nenin 5, pika 5.7, ku në rreshtin e dytë, pas fjalës “rikonstruksion”, shtohet “minimalisht të totalit” dhe hiqet fjala “total”.

Vetëm një ditë më pas, Këshilli i Ministrave miraton VKM nr. 589, datë 22.07.2020, dokument publik i botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë nr. 139, datë 29.07.2020.

Në datën 24.07.2020, palët firmosin aktin noterial nr. 1145 Rep., nr. 420 Kol., amendimin e kontratës:

“Neni 1

Në nenin 2 ‘Qëllimi i përdorimit’ dhe në fjalinë e parë të pikës 5.7 të nenit 5 ‘Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit’, fjalët ‘rikonstruksionin total’ zëvendësohen me ‘rikonstruksionin minimalisht të totalit’.”

Por edhe ky akt nuk ishte i mjaftueshëm për të mbuluar paligjshmëritë e bëra më parë dhe nuk mund të zbardhej leja e miratuar në janar 2020. Në datën 04.08.2020, palët firmosin një amendim tjetër kontrate, nr. 1205 Rep., nr. 438 Kol., në kundërshtim flagrant me VKM nr. 589, datë 22.07.2020, ku citohet:

“Neni 1

Objekti i kësaj kontrate është dhënia me qira e pasurisë shtetërore Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana (Reparti i Orëve), me sipërfaqe të përgjithshme të pronës 4021.5 m² dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimore 3048.9 m²…

Neni 2

Fjalët ‘rikonstruksion total’ zëvendësohen me ‘rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese’.”

Konstatohet qartë se në këtë aneks-kontratë janë falsifikuar jo vetëm pikat objekt ndryshimi të VKM nr. 589, por janë ndryshuar edhe të dhënat e pronës, duke vendosur sipërfaqe ndërtimore 3048.9 m² dhe jo 2497.04 m², siç ishte miratuar me VKM nr. 157, datë 19.02.2020.

Pra, provohet qartësisht se Leja e Ndërtimit e KKT-së, datë 13.01.2020, ka diktuar ndryshimin e kontratës së qirasë, dhe jo e kundërta. Leja e ndërtimit është miratuar vetëm pasi kontrata e qirasë është falsifikuar në datën 04.08.2020. /EMISIONI PLUG

Profili i Mirlinda Karçanajt/ Fijet që e lidhin shefen e AKSHI-t me Ramën

 

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik.

Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte.

E megjithëatë, emri i një prej grave më jetëgjata të pushtetit të rilindjes ka qenë i lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetërve shqiptare, për ti përdorur patronazhistët e PS në zgjedhje, ai është lakuar me rënien e sistemit informatik të vendit dhe vjedhjen e të dhënave nga hakerat iranianë, me rjedhjen e pagave të qindra mijra punëonjësve, etj.

Pyetja që shtrohej për të gjithë ata që e njihnin, por dhe për të tjerët që nuk ia identifikonin dot fytyrën është e njëjtë: Si po rreziston kaq gjatë kjo grua?

Disa e lidhnin mbijetesën e saj me afërsinë që ajo kishte me bashkëshorten e kryeministrit. Të tjerë me tenderat që i jepte kunatit të Ramës, Armand Frangu.

Por, në një farë mënyre të gjithë gabohen, pasi lidhja e saj daton shumë më herët, që prej kohës kur ajo punonte në Bashkinë e Tiranës. “Ishte e vetmja që kur Rama ishte i nervozuar i hynte në zyrë dhe arrinte ta qetësonte”, i tregoi Lapsit, një punonjëse e bashkisë, në fillim të viteve 2000, pra në kohën kur Karçanaj punoi si drejtore e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, nga maji 2007 deri në shtator 2011.

Kur Ramës i vodhën ato dhjetë votat e famshme dhe e nxorën nga bashkia, prej aty u largua edhe ajo, për tiu rikthyer përkohësisht zanatit të saj si lektore në Fakultetin e Ekonomisë. Por ky udhëtim në shkretëtirë nuk zgjati shumë. Me ardhjen e Ramës në pushtet, ajo ishte një nga zyrtaret e para të rikthyera në administratë që në vitin 2013.

Në katër vitet e dyta të pushtetit fuqia që do i jepej asaj do të zmadhohej tepër. Në 2017, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kaloi direkt nën kontrollin e kryeministrit. Ironia e fatit: kjo lëvizje u bë në emër të luftës kundër korrupsionit për të mbledhur në një dorë të gjithë tenderat për të dixhitalizuar sistemet dhe për të zhdukur rryshfetet e vogla nëpër sportelet e shtetit.

Pas këtij momenti AKSHI do të kryente çdo procedurë prokurimi që lidhej me infrastrukturën e IT për çdo njësi të qeverisë, që nga blerja e kompjuterëve dhe deri te implementimi e mirëmbajtja e sistemeve. Kështu dalë ngadalë, do të krijohej ai që më pas Arben Ahmetaj do ta quante “kopshti privat i kryeministrit”.

Që kur ndodhi ndryshimi i vitit 2017, kjo agjensi, e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, nën vartësi direkte nga Edi Rama ka menaxhuar mbi gjysëm miliardi Euro.

Duke përshkruar këtë hop marramendës gazetarja Ola Xama ka vënë re: “Në 2017-n buxheti i AKSHI-t ishte 5 milion euro, ndërsa për vitin 2026 planifikohet të jetë 189 milion euro, rritje me 38 herë….”. më pas ajo ka komentuar: ” fabula është kjo: nuk marrim më 2 mijë lekë të vjetra për të lëshuar certifikatën, por vjedhim miliona euro me tenderat e sistemeve që do të eliminojnë korrupsionin e administratës së ulët! Qytetarët varfërohen më shumë, por ndihen më pak të vjedhur”.

Kjo para është pak a shumë filozofia që polli atë që po përjetojmë sot duke parë fotot dhe përgjimet e ralizuara nga “kordinatori i Ramës me krimin”, Ergys Agasi.

Dosja e SPAK që ka çuar në arrest shtëpie Mirlinda Karçanajn, për shkelje të barazisë në tendera dhe për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal tregon se si përdoreshin këto qindra miliona euro: për tendera të paracaktuar, për vendosje të kritereve siç i donin fituesit e percaktuar dhe për pengmarrje ndaj atyre që ankoheshin. Në përgjime dëgjohen fraza të tilla: “tenderi realisht kushton 2 milionë euro, po do e bëjmë 4”.

Si rezultat i kësaj skeme grabitëse, në ngritur nën hundën dhe me bashkëpunimin e Kërçanajt, sipas llogarisë së prokurorëve dyshohet se Ergys Agasi ka futur në xhep rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t, ndërsa partneri tjëtër i tij Ermal Beqiri, me kompaninë SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.

Të tre këta personazhe rrezulton të jenë takuar disa herë sipas filmimeve që disponojnë prokurorët. Ndonëse është munduar ti relativizojë këto takime drejtoresha e AKSh-it nuk i ka mohuar ato në dëshminë e saj të dhënë për SPAK: “As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohuri tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjidhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim” është rrefyer ajo.

Ndërkohë, duke lexuar mbi 200 faqet e dosjes të detajuar të SPAK me provat e kësaj bande të dyshuar si kriminale, të lind një pyetje: Ku e gjenin ata guximin të vidhnin ditën për diell dhe të shkonin deri aty sa të rrëmbenin njerëz? Kush ia jepte fuqinë për të përdorur si shantazhues oficerë të lartë policie, apo pushtetin për të kontrolluar aplikimet e tenderave përmes Komisionit të Prokurimit Publik?

Vetëm kur shtron këtë pyetje e kupton ata që nuk gjendet mes rreshtave të dosjes së SPAK. Erdys Agasi është tashmë i njohur botërisht si eminenca gri e Edi Ramës në mbajtjen e lidhjeve me krimin. Ajo që bashkëpunonte me Agasin, Kërçanaj qe njeriu që u mor nga rama nën vartësinë e tij personale, për të menaxhuar një fond 540 milionë euro (nga 2017 deri sot). Prandaj profili i drejtoreshës së AKSH, që prej 2011 kur ajo filloi punë në bashkinë e Tiranës shërben shumë për të kuptuar gjenezën e batërdisë që na ka shpërthyer sot para syve./Lapsi.al/

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Gjykata konsideron të paligjshëm ndalimin, lirohen 4 protestuesit

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet janë liruar pasi gjykata e cilësoi të paligjshëm arrestimin.

Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdhërimin e lirimit te menjëhershëm të tyre. 3. Rrëzimin e kërkesës për vendosje masë sigurimi.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga PD-ja, ku qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj skandaleve të qeverisë. bw

“Surreli është zonë krimi”- Berisha nxjerr fotot: Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Ramës, policia i ka gjobitur makinën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.


Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur.

Po ashti Berisha me dokumente tregon se në disa raste makina e Ergys Agasit ka qenë në Surrel, madje i janë vendosur edhe gjoba nga ana e policisë.

Kyreopozitari tha se është fyerje per shqiptaret qe Edi Rama te vazhdoje te qëndrojë ne pushtet.

“Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Ky tani…ja ku është dëshmia. Ka lënë makinën aty. Ja morën apo jo me karotrec këtë nuk do ta them, por aty nuk mund të parkojë askush.

Ajo që flet më shumë se cdo gjë tjetër janë fitimet 22 mln herë më shumë brenda 4 muajve sesa kapitali fillestar i investuar ne EA Solution

Nuk ka provokim më të madhe se shqiptarët. Nuk ka fyerje më të madhe sesa Rama qëndron në pushtet”, tha Berisha. gsh

gjobat per agasin

Në bashkëpunim më SHBA, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar sistemet moderne të mbrojtjes Javelin, falë bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndër të tjera, shprehet se Javelin-ët do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ardhja e sistemeve , falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shprehet Vengu. gsh

 


Send this to a friend