Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet për Zvërnecin, por u shpreh se nuk mund të flas për një projekt të veçantë, por me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri.
TIRANË– Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa deklaroi se në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet për Zvërnecin, por u shpreh se nuk mund të flas për një projekt të veçantë, por me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri.
“Në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Nuk mund të flas për një projekt të veçantë…Me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri”, tha Costa./Dosja.al