VOAL

VOAL

Ndahet nga jeta ish kryebashkiaku i Tiranës, Tomor Malasi. Karriera në PD nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, te rreshtimi kundër Berishës për 1997

Ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Tomor Malasi është ndarë dje nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Malasi ka qenë një politikan i rëndësishëm i Partisë Demokratike në ditët e para të krijimit të saj.

Ai u emërua kryetar i Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1991 nga Partia Demokratike, post të cilin e mbajti për një vit.

Pas rrëzimit të diktaturës komuniste në dhjetor të vitit 1990, u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste më 31 mars të vitit 1991. Kuvendi i parë pluralist i dalë nga këto zgjedhje, vendosi në shtator të po atij viti, që kryetari i bashkisë së qytetit të caktohej nga partia që kishte fituar shumicën e mandateve të deputetëve në secilin qytet. Partia Demokratike fitoi shumicën e mandateve të deputetëve në qytetet kryesore të Shqipërisë. Tirana ishte qyteti ku PD arriti fitoren më të thellë në këto zgjedhje.

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i bashkisë së Tiranës u caktua nga PD, zoti Tomor Malasi.

Në vitin 1992, kur u ribënë zgjedhjet e përgjithshme, Malasi la Bashkinë për të marrë mandatin e deputetit, deri në vitin 1996.

Gjatë këtyre katër viteve ai ishte edhe nënkryetar i Kuvendit ku shumica i përkiste Partisë Demokratike.

Pas zgjedhjeve të vitit 1996, Malasi u rreshtua në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PD-së të cilët kërkonin që kjo forcë politike dhe ish Presidenti Berisha të mbanin përgjegjësi për fajdet që shkaktuan trazirat e vitit 1997.

Familja e Tomor Malasit ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 13:00.bw

Kandidati për ambasador në Zvicër- “Gazetar periferik që e turr qeveria si qen sulmi”, Salianji shpërthen ndaj Mustafa Nanos: Këtu po legjitimohet lëpirja publike

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka denoncuar qeverinë për emërimin në poste ambasadorësh të kandidatëve që deri tani shiteshin në publik si njerëz të pavarur të medias dhe i suleshin opozitës.

Duke folur në një intervistë në emisionin “Frontline” në News 24, ai e quajti kandidatin për ambasador në Zvicër, analistin Mustafa Nano, një gazetar perifkerik, qeni sulmi që mbron qeverinë dhe islamofob.

“Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash për të gjithë njerëzit që nuk ka ku ti çojë. Janë njerëz që dalin në publik si të pavarur. Pashë atje një gazetar periferik atje që shkonte në Zvicër. Do shkoj në Zvicër thotë Muç Nano se është vend i mrekullueshëm. Ky është certifikimi i lapangjozllëkut në politikë. Janë njerëz që dalin të pavarur, që shesin si parim pavarësinë. E turr qeveria si qen sulmi si të pavarur dhe pastaj i jep një ofiq dhe lë jashtë shërbimit diplomatik që kanë karrierë diplomatike, të rinj që janë arsimuar jashtë, personalitete të rëndësishme publike në këtë vend që duhet të shkojnë. Pse? Sepse këtu po legjitimohet lëpirja publike si të paanshëm. Turrua si qen sulmi kundërshtarëve politikë me petkun e paanësisë dhe pastaj ço atje një njeri që ka probleme me komunitetet fetare, që turret si islamofob në publik dhe gjithë elementët e tjerë”, u shpreh Salianji.

bw

“Gurorja vijon punën sikur s’ka ndodhur gjë”, flasin banorët në Borizanë: Shteti ka futë në hasmëri dy fiset më të mëdha në Krujë

Gazetari Igli  Çelmeta ndodhet sërish sot në Borizanë në Krujë pranë gurores e cila u bë ‘mollë sherri’ për dhunimin barbar të dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, nga anëtarë të fisit të ish-deputetit të PS Rrahman Rraja.

Për News24 kanë folur sot disa prej banorëve, të cilët thonë se pavarësisht dhunës së rëndë dy ditë më parë, gurorja vijon punën pa u shqetësuar.

“Kemi bërë 40 denoncime, por i kanë lënë në sirtar. Në Dukagjin ka 100 vjet që nuk ikën gjakmarrja, tani shteti e ka fut edhe në Krujë. Nuk ka shtet këtu o vlla. Këtu nuk ka kriminelë, por të parët janë policët e Fushë-Krujës dhe të dytët vijnë në Tiranë që nuk i komandojnë të Fushë-Krujës. I bëj thirrje Edi Ramës sepse keni për ta bërë gjakderdhje kot. A mund t’i dalin familjes para me gjithë atë dhunë që kanë bërë? Unë më mirë pranoj vdekjen se atë dhunë barbare, se nesër pasnesër më thotë gruaja ‘mos e ngre zërin se të kanë rrahur e s’ke surrat të më shohësh’.  A ka shtet a jo, a të shkojmë të vrasim veten a çfarë të bëjmë… Prej shtëpie na nxorën. Kanë hyrë në hamësi dy fiset më të mëdha të Krujës, se keni për t’ia dëgjuar krismën po nuk ndërhyri shteti”, tha një nga banorët.

Pas ngjarjeve të rënda në Krujë, deputeti i PS Rrahman Rraja lë mandatin

Deputeti i PS Rrahman Rraja ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Vendimi vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale Rraja u ka kërkuar ndjesë dy viktimave të dhunës, ndërsa mes rreshtash thotë se dështoi si prind.

Reagimi i Rrajas: 

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.

Djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është shpallur në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy persona nga fisi Maja, në një lokal. Konflikt që më pas degradoi në përdorimin e shkopinjve të bejsbolli e shqelma.

Por djali i deputetit të PS, më herët është përfshirë në një tjetër ngjarje të dhunshme. Rasti i Xhisiela Malokut ishte ai që bëri bujë dhe shkaktoi reagime të forta, pasi djali i deputetit të PS, u akuzua për dhunimin e të resë.

Kujtojmë se dhunimi i vajzës në atë kohë u bë publik, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë.

Kujtojmë se ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu gjithashtu në atë kohë deklaroi se pas këtij denoncimi ishte kërcënuar më armë nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja për të mbyllur dosjen.

Ndërsa në dëshminë e saj Xhisiela Maloku rrëfeu dhunën e ushtruar në një dhomë hoteli. Ajo tregoi se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe kishte qenë e lidhur me të deri në vitin 2017.

Maloku po ashtu rrëfeu se konfliktet me ish të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes.

Pjesë nga dëshmia e Xhisiela Malokut në 2018:

Ajo tregoi se 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në një hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës. Si pasojë e dhunës së ushtruar vajza thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk kujton më gjë.

Pyetje: Kur të ka goditur për herë të partë shtetasi Rexhep Rrahja dhe në ç’vend.?

Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe ma  theu, duke më thënë me kë do dalësh sot, Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.

Pyetje: Sa kohë qëndruat në hotel ?

Përgjigje: Unë ndenja me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndenjëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushte dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokes me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija .

Pyetje: Këto përndjekje a i ke kallëzuar?

Përgjigje: nuk më kujtohet data e saktë por mbaj mend që para vitit të ri kam shkuar në komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim, unë sapo po jepja kallëzimin e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona.

Pyetje: Cila ishte arsyeja që nuk dhatë kallëzim në komisariatin nr 6?

Përgjigje: Unë e tërhoqa kallëzimin sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fise kriminelash, rrinë gjithmonë me pistoletë unë nuk e kam babain.

BalkanWeb 

Denoncuan guroren që po iu prishte shtëpitë, por u dhunuan barbarisht nga fisi Rraja, gazetari zbardh detajet: Policia fshehu ngjarjen, 2 vëllezërit e deputetit të PS në kërkim

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me ngjarjen e dhunshme dy ditë më parë në Borizanë të Krujës ku anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy persona. Duket se gjithçka ka nisur pas një proteste të bërë nga banorët e fshatit Borizanë, mes tyre dhe dy të dhunuarit, për një gurore që ishte në përdorim nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në rubrikën e ‘News24’, tha se në konflikt ishin përfshirë 8 persona nga fisi Rraja, ndërsa shtoi se 3 prej tyre janë në kërkim, mes tyre 2 vëllezërit e deputetit të PS-së, Xhelal dhe Flamur Rraja, të cilët rezultojnë ende në Shqipëri, sipas sistemit TIM-s

“Ishte një protestë e banorëve të fshatit Borizan për një gurore. Jashar dhe Bilbil Maja deklaruan se shpërthimet po iu shembin banesat. Në një lokal në Fushë-Krujë u mësynë dhe dhunuan dy personat, me të cilët arritën të dilnin sot nga spitali i Traumës, por me plagë të rënda në kokë e trup. Policia e Shtetit nuk ka reaguar për shumë orë. Nga ora 11 deri në 19:00 nuk kishte asnjë reagim zyrtar apo dhe lëvizje për të arrestuar agresorët. Asnjë nga personat nuk është larguar nga territori shqiptar. Këto persona janë shpallur në kërkim dhe policia po kryen kontrolle.”, tha Çelmeta.

Kurti injoron mediat kur pyetet nëse do e takojë Ramën në Prishtinë Kurti injoron mediat kur pyetet nëse do e takojë Ramën në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ka qenë në një vizitë zyrtare në Prishtinë sot.

Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.

Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.

Nga ana tjetër, Rama është shprehur gjatë vizitës së tij më herët në Maqedoni, në kuadër të turit ballkanik, se nuk beson se Kurti e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

Zhaklina Peto, ish gruaja e Bledi Çuçit kandidate për Ambasadore në Malin e Zi: Nisma Open Balkan ogur i mirë!

Voal.ch po i sjell lexuesit paraqitjen në Kuvend të kandidates për Ambasadore në Malin e Zi. Ajo është Zhaklina Peto, ose ndryshe ish bashkëshortja e Bledi Çuçit, aktualisht Ministër i Brendshëm në qeverinë e Edi Ramës dhe bashkëshorti aktual i Delina Ficos, ish bashkëshortes të Edi Ramës. Zonja Zhaklina Peto vjen nga fusha e drejtësisë. Deri pak kohë përpara kishte të tjera ambicie pasi  garoi për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, por më pas u dha lajmi se u tërhoq nga gara. Shtypi i Tiranës shkruante se  kandidatja Zhaklina Peto, ishte një histori e paprecedentë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përjashtoi 4 herë pasi nuk justifikoi dhe ka fshehur pasurinë. Me këtë profil kësaj here Zhaklina Peto është kandidate për Ambasadore të RSH në Malin e Zi.

Siç do ta shihni,  Zhaklina Peto mbështet Ballkanin e Hapur, pasi paraqitja e saj u bë kur Balkani i Hapur ishte ende në fuqi dhe kryeministri Rama nuk e kishte hedhur ende në kosh të plahrave. Merreni me mend se sa janë lodhur shqiptarët duke u marrë me një mall rreckurinë që në fund dora vetë e hodhi në koshin e sendeve pa vlerë, por për tre vjet e promovoi si gjetje dhe zgjidhje.

 

Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi: Nisma Open Balkan ogur i mirë, shpresoj që shumë shpejt të realizohet –

Redaksia 9 Qershor

 

Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Peto gjatë prezantimit të platfromës së saj në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtme vuri theksin tek nisma e Open Balkan. Sipas Petos nisma është një ogur shumë i mirë dhe se shpreson që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.

 

Lista me 12 kandidatë për ambasadorë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik, duken si qoka politike

 

‘Ndihem e vlerësuar për besimin që më jepet përmes kësaj kandidature. Kjo më jep motivim të plotë për ta përmbushur detyrën e si Ambasadore të Malit të Zi, për një përfaqësim sa më dinjitoze, për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo edhe në këndvështrimin rajonal. Kam përfunduar studimet në drejtësi në 1995’, në 1996 nisa pedagoge, sot kam gradën profesor doktor.

Vizioni im për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe objektivat që I konsideroj të rëndësishme. Sdua t’ju lë pa përmendur, që puna që unë do kryej do të mbështetet në etikë profesionale, morale, transparenca, ruajtja e informacionit dhe të tjera me radhë. Veprimtaria ime si ambasadore, do të më lejoj që të angazhohem totalisht për të realizuar objektivat që marrin në konsideratë aktualitetin politik dhe çfarë do të vi në të ardhmen. Dua të evidentoi se këto marrëdhënie zhvillohen në klimë shumë të mirë. Fakt për mua ky si ambasadore më krijon kushte të favorshme për forcuar marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve.  Mes vendeve tona nuk ka një çështje të hapur, por përkundër kësaj, ka një vizion të njëjtë në integrimin në BE. Do vlerësoja shumë qëndrimin e Malit të zi me Kosovën, duke njohur pavarësinë e saj, duke mbështetur kështu Kosovën në kontekstin rajonal. Një tjetër aspekt pozitivë janë dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Kjo është një risi mjaft inovative, mjaft efektive për fuqizimin dy palësh të zhvillimit të vendeve tona. Kjo për faktin se marrëdhënie në fushën ekonomike, edukimit, janë firmosur e një pjesë edhe janë realizuar. Unë do përqendrohesha në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe shtimin e tyre në të ardhmen. Implementimi i diplomacisë parlamentare për ti shërbyer sa më mirë interesit të përbashkët për të përcjell sa më mirë zërin e qytetarëve. Bashkëpunimi mes komisioneve parlamentare, do ishte një alternativë plotësuese e diplomacisë.

Dy vendet tona kanë interes, po thuajse në të njëjtën linjë si anëtare të NATO, sigurisë, pikëpamja mbi Rusinë, Kinën dhe emigracionin e ligjshëm. Mali I zi aspiron për integrimin në BE, Mali i Zi ka çelur kapituj, ne jemi në fazën screening dhe eksperienca malaeleze mund të na vijë në ndihmë. Ruajtja dhe vijimi i mëtejshëm I bashkëpunimit në nivel politikë, do jetë parësore. Nisma Open Balkan një ougur shumë i mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.’- tha Peto./Shqiptarja.com

https://shqiptarja.com/lajm/kandidatja-per-ambasadore-ne-malin-e-zi-nisma-opena-balkan-ogur-i-mire-shpresoj-qe-shume-shpejt-te-realizohet

Deputeti i PD Tomor Alizoti: Kurti burrë i zgjuar, e nisi nga burgu di të bëj politikë, me Ramën bën vetëm gallatë

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, e cilësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si një njeri të zgjuar në politikë, ndërsa për atë të Shqipërisë, Edi Ramën tha se nëse ulesh në tavolinë me atë mund të bësh vetëm gallatë.

“Ai takon vrasësin e shqiptarëve Vuçiçin dhe mos ulet me Kurtin, i cili është një i burgosur politik nga Vuçiçi, mos të ulet në tavolinë”, tha Alizoti drejtuar Ramës.

I pyetur nga Grida Duma se a e ka kërkuar Kurtin ta takojë, deputeti tha:  “Ai mund ta ketë kërkuar por ai duhet të dijë diçka. Ky Open Ballkan e ka çuar deri aty që mos të mos takohet me atë. Shqipëria është 100 e ca vjet shtet. Një politikan i madh është mbi egon e tij dhe mbi pushtetin e tij. Ai nuk është në Parlamnet, nuk po bën batuta me PS-në që i tall nga mëngjesi deri në darkë. Është me një person që është shumë serioz në politikë”.

“Është një njeri që e ka filluar lëvizjen vetëm, nëpër burgjet e Serbisë, është njeri që ka rrezikuar jetën. Nuk pranon gallatën dhe ekzibicionizmin e Ramës”, u shpreh ai për Kurtin në Top Story.

Kurti është më serioz se Rama?

“Absolutisht që po, me Kurtin mund të ulesh të flasësh për të gjithë filozofët e botës, me Ramën mund të bësh vetëm gallatë. Kurti është nga njerëzit më të ditur në këtë vend”, tha Alizoti.

Dijenia të bën politikan më të mirë dhe më serioz?

“Më mirë të ditur se budallenj. Ne kemi shumë budallenj”, përfundoi ai.

PD thirrje BE, SHBA, NATO-s: Ndaloni veprimtarinë konfliktndjellëse të Edi Ramës në rajon

Partia Demokratike e Shqipërisë i ka bërë thirrje Komunitetit Ndërkombëtar, BE, SHBA, NATO-s të ndalojnë veprimtarinë përçarëse konfliktndjellëse të Edi Ramës në rajon.

Në deklaratën e saj zyrtare, theksohet se ‘lidhur me zhvillimet e sotme midis Tiranës dhe Prishtinës, Rama ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë, dhe të vetmin në Europë dhe pas ardhjes së tij në pushtet, ka bërë përpjekje të hapura për ndarjen e Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç’.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Lidhur me zhvillimet e sotme midis Tiranës dhe Prishtinës, Partia Demokratike i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar, BE, SHBA, NATO-s të ndalojnë veprimtarinë përçarëse konfliktndjellëse të Edi Ramës në rajon.

Ky autokrat që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë, dhe të vetmin në Europë dhe pas ardhjes së tij në pushtet, ka bërë përpjekje të hapura për ndarjen e Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Edi Rama, për 4 vite me radhë u bë promtor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit, duke tundur me fanatizëm flamurin e serbomadhisë së Ballkanit të Hapur të Aleksandër Vuçiç. Ai iu kundërvu haptas, nga samiti në samit procesit të Berlinit, dhe mbrojti për 4 vite me radhë me fanatizmin e një vasali projektin e hegjemonisë serbe dhe ruse në Ballkan.

Edi Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon, dhe midis shqiptarëve. Ai kërkon që për të shpëtuar lëkurën e tij të flasë në emër të BE për procesin e Berlinit, atyre që 4 vite me radhë e mbrojtjen këtë proces nga sulmet e Ramës dhe padronit të tij, Vuçiç.

Partia Demokratike deklaron se prapa qendrimive aktuale të autokratit më të korruptuar të Europës, qendron hetimi i tij i hapur penal nga Gjykata e Uashingtonit për aferën e tij të tmerrshme të korruptimit të agjentit të kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e Opozitës shqiptare dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës.

PD dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës.

Faleminderit!

Publikohet raporti për farsën elektorale- Berisha: Manipulimi më i rëndë zgjedhor në historinë 32-vjeçare

Opozita shqiptare publikoi sot raportin për farsën elektorale të 14 majit. Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se ky ishte manipulimi më i rëndë në historinë 32-vjeçare të vendit.

“Sot ne paraqesim në vija të përgjithshme raportin e PD-së për farsën elektorale 14 maj 2023.

Ky raport bazohet në qindra dhe mijëra fakte, dokumente të konstatuara në të katër anët e vendit. Në dhunimet e pashembullta të të drejtës së votës, në shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë të vërtetë elektorale.

Këto që shihni ju këtu dhe të gjitha dosjet tjera janë dokumente zyrtare që dëshmojnë se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare. Këto dokumente do të jenë pjesë e një raporti shumëvëllimësh, i cili do publikohet, me të cilin do njihen mediat, do njihen qytetarët shqiptarë, do njihen demokratët.

Por do njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira.

Do gjenden modalitetet për t’u hedhur edhe në Amazon, në mënyrë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar me këtë farsë të shëmtuar zgjedhore, që ka për aktor kryesor Edi Ramën, një person të inkriminuar kokë e këmbë, i cili ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij, mega-aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për shkak të mega-aferave korruptive të djegësve, të Portit të Durrësit, të Parkut të Butrintit, për shkak të mega-aferave familjare, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarëve të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë shefit të kundërzbulimit të agjencisë më të rëndësishme të zbulimit në botë, FBI, McGonigal,” tha Berisha.

Nesho: Vizita e Klinton ishte e blerë, u mënjanuan qëllimisht figurat kyçe të tranzicionit në Shqipëri

Për të folur mbi vizitën e ish presidentit të SHBA-së, Bill Klinton në Shqipëri, i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon ishte ambasadori Agim Nesho.

Nesho është shprehur se vizita e Klinton në Shqipëri ishte e blerë dhe se u mënjanuan qëllimisht figurat më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar në këto 30 vite.

“Ka pasur një shpërthim i të gjithë intelektualëve më me zë si Lubonja i cili u shpreh s ei vinte turp për atë që Rama bëri më Klinton. Unë nuk jam me ata njerëz që ndaj idenë se miliarderët mund të shpenzojnë para për Ramën. Soros është i vërtetë se i interesojnë fushat e naftës dhe gazit në Shqipëri por jo që të harxhojnë ara për të sjellë Klinton këtu për Ramën. Kjo ishte një vizitë e blerë dhe përmasat e njeriut që erdhi në Shqipëri, dhe më bëri përshtypje prania e Alex Soros.

Ballkani i Hapur ka qenë një rikthim i dominancës serbe si një pagesë e perëndimit për të mbajtur afër Vuçiçin dhe Soros e kanalizojë  jo duke qenë vetë drejtpërdrejtë.Rama ishte një vegël që po luhej nga të tjerët dhe faktori e pjesa kryesore nuk ishte ai. Ballkani i Hapur nuk është mbyllur dhe nesër mund të kemi një rikthim të kësaj ideje.

Rama është nj kameleon që nuk ka formë. Mënyra sesi i zhvillua takimi me Klinton tregoi se takimi ishte i blerë pasi u mënjanuan figura të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë këtyre viteve të tranzicionit si Berisha dhe Meta. “

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen presidentit Clinton por mungonte në ceremoni

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen presidentit Clinton por mungonte në ceremoni.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj i uroi mirëseardhjen presidentit Bill Clinton përmes rrjetit social, por vetë nuk ishte i pranishëm.

Normalisht dekorimet i bën kreu i shtetit, ndërsa siç u pa, edhe këtë kompetencë e ka rrëmbyer kryeministri.

Më poshtë po sjellim përshëndetjen e Presidentit Begaj presidentit Clinton:

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!

Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.
Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.
Ju faleminderit nga zemra!”

 

Do të performojë sonte në sheshin ‘Skënderbej’, Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë

Këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias pritet të mbaj mbrëmjen e sotme koncertin e tij të parë në Shqipëri.

Ylli do të performojë para publikut shqiptar në sheshin Skënderbej. Së fudnmi në rrjet po qarkullojnë pamjet të Enriques, i cili tashmë ka mbërritur në kryeqytet.

Image

Koncerti i yllit të muzikës latine do të nisë në orën 21:30, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle dhe pritet të dhurojë një super performancë para të gjithë fansave të tij.

Enrique ka publikuar gjithashtu pamje të sheshit ku do të mbahet dhe koncerti, teksa shkruan:

“Tirana, shihemi sonte” syri.net

Gjyqi ndaj McGonigal- Berisha: Ky është dokumenti fatal për Ramën, aty thuhet se ka zbulime të reja

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha të premten se ka zhvillime të rëndësishme nga procesi McGonigal në SHBA. Ai publikoi një dokument ku thuhet se ka zbulime të reja.

“Duhet të theksoj se ky dokument publik informon se ka zbulime të reja.

Më 24 korrik të vitit 2023, palët- thotë dokumenti, do mund të njihen, të shqyrtojnë zbulimet e reja.

Sikundër ka edhe një shprehje fatale për Edi Ramën se thotë se qeveria po vazhdon të sjellë zbulime. Kur thotë qeveria, është fjala për prokurorin, sepse prokuroria është degë e Ministrisë së Drejtësisë në sistemin amerikan.

Këto zbulime tregojnë se qeveria duket e interesuar për ta përfshirë këtë çështjen e McGonigal në Uashington të Edi Ramës me çështjen ruse, të agjenturës ruse në Nju Jork.

Pse u ndala në këtë moment?

U ndala sepse ju keni konstatuar disa veprime të pakontrolluara, të papërgjegjshme të Edi Ramës, në mënyrë që të krijojë me çdo kusht përpara datës 26 korrik, rrethana lehtësuese.

Por e vërteta është se koha po punon për rrethana rënduese. Qartësisht rënduese, sepse vetë fakti që kërkohet shkrirja e dosjeve në një, mbi bazën e zbulimeve të reja, tregon se Edi Rama ka dalë shumë i implikuar.

Këtë problem desha të sjell përpara publikut, sepse para disa ditësh kur unë bëra prononcimin ditën e martë, nuk arrita ta zbërthej këtë dokument siç duhet, veçanërisht pjesën e zbulimeve të reja,” tha Berisha.

Nikollë Lesi: Lulzim Basha do bëjë koalicion me Ramën dhe Tom Doshin

Gazetari Nikollë Lesi ka zbuluar skenarin duke thënë se nuk përjashtohet mundësia që Lulzim Basha pas rikthimit në PD të bëjë koalicion me kryeministrin Edi Rama.

Lesi u shpreh, në një dalje televizive se, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë vit, Rama do futej në koalicion bashkë me Lulzim Bashën dhe Tom Doshin me qëllim që të marrë mbi 90 mandate për të ndryshuar Kushtetutën.

“Rama mund të bëjë zgjedhje që nesër, në 2025 i ka të fituara pa asnjë hezitim, se kemi një opozitë të shkatërruar e dërrmuar”.

Paska zgjedhje nga vjeshta, por kjo do të thotë që Rama do i fitojë bindshëm, e gjen opozitën se sakatuar dhe mund të fitojë mbi 80 e ca mandate. Plus ca vota do marrë Basha, i thonë rreth 90. Ti mendon se Basha do bëjë koalicion?

“Gjithçka mund të ndodhë. Nëse Rama hyn në zgjedhje këtë vit, bashkë me Bashën dhe Tom Doshin merr mbi 94 deputetë, kap 100 deputetë dhe ndryshon Kushtetutën për 2027”, u shpreh Lesi.

syri.net

Mozaiku i lashtë ilir, zbulohet poshtë ujërave të zeza në Durrës!

Në “Durrësin e mozaikëve” ka dalë edhe njëherë tjetër në dritë, një mozaik tepër i rrallë, që mendohet se daton në shek. I të e.s. Ky është mozaiku i Meandrit, dikur dyshemeja luksoze e një banese antike, që prej vitesh ishte zhytur në ujërat e zeza të pallatit, në nëntokën e të cilit u zbulua.

Me nisjen e punimeve për riforcimin e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.11 të Durrësit, pati shpresë edhe për mozaikun me një moshë rreth 1900-vjeçare.

“Ne kemi gati 2 muaj që po punojmë këtu dhe kur kemi ardhur, në gjendjen fillestare, këtu ka qenë 60 cm uji dhe këtu ka qenë gjithë fekale. Për 2 javë rresht kemi punuar pa ndërprerë, me 2 turne, për ta çuar në këtë gjendje që është sot”, thotë Leonard Kalia, drejtues i punimeve. Me gjithë punën e bërë, monumenti i kulturës i Kategorisë së Parë rrezikon sërish.

“Ka prurje çdo ditë. Çdo herë që bie shi, këtu mbytesh”, shprehet Kalia. Prandaj përfaqësuesit e kompanisë nënvizojnë si emergjente gjetjen e një zgjidhje konkrete.

“Kjo ka nevojë për një ndërhyrje nga bashkia, se këtë problem e kanë edhe pallatet ngjitur. Duhet një bashkëveprim, sepse këtu ka shkarkime tubash dhe disnivel. Ne kur kemi ardhur këtu e kemi hequr vetë komplet ujin edhe pse është një punë që nuk na takonte.

Duhet të veprojë sa më shpejt edhe bashkia, sepse nëse ne mbarojmë punë dhe ata e lënë në atë gjendje, atëherë këtu me shumë mundësi gjatë dimrit mund të ketë ujë prapë”, thekson Redi Vila, inxhinier. I zbuluar për herë të parë në vitin 2005, mozaiku i Meandrit është i punuar në teknikën bardhezi dhe ka në brendësi simbolin e diellit në lëvizje. Për vetë rëndësinë që ka objekti, bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka kërkuar zhvendosjen e tij drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit.dita

Emërimi i katër familjarëve të Ermonela Felajt, si i ndryshoi PS ligjet e Reformës në Drejtësi pasi opozita dogji mandatet

Nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj është vënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak se katër familjarë të saj janë emëruar, ose presin të emërohen në sistemin e ri të drejtësisë.

Kështu pas bashkëshortit, prokuror, në sistemin e ri të Drejtësisë janë emëruar edhe vëllai i saj Armando Felaj me bashkëshorten e tij Alma Felaj, ndërkohë që pret të emërohet edhe motra e deputetes socialiste Eranda Felaj.

Këto emërime u bënë pas ndryshimit të ligjit të vitit 2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetëm tre vjet më vonë në korrik 2019. Pak muaj pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, ata që zunë vendet më pas, bashkuan votat me PS-në për të ndryshuar një sërë ligjesh të reformës në drejtësi, mes të cilin edhe ligjin që i mundësonte Ermonela Felajt emërimin e katër të afërmve të saj në sistem.

BalkanWeb konsultoi me juristë të fushës ndryshimin e nenit 8 të ligjit të vitit 2016, i cili qëllimisht parashikonte ndalimin e emërimeve në sistemin e drejtësisë, të të afërmve, sipas parashikimeve në Kodin e Procedurës Civile.

Ky kod parashikon si lidhje të afërta familjare jo vetëm ato të gjakut, por edhe krushqitë.

“Këshillat marrin masa për të shmangur papajtueshmërinë ambientale që krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose persona të tjerë në lidhje të ngushtë nga gjaku ose me ligj, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile”, thuhej në pikën 1 të nenit 8 të ligjit të vitit 2016.

Por tre vjet më vonë falë edhe votave të deputetëve që plotësuan vendet bosh të opozitës, ky nen u ndryshua duke hequr referimin te Kodi i Procedurës Civile, e për rrjedhojë ndalimin e emërimeve të atyre që kanë lidhje krushqie.

“Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë”, thuhet në nenin e ndryshuar të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas këtij ndryshimi, u është hapur rruga edhe emërimeve me lidhje të afërta krushqie, mes të tjerash edhe lidhja e bashkëshortit të Ermonela Felajt me kunatin dhe kunatën e tij.

Rama dekoroi sot Yuri Kimin, reagon Berisha: Ish-ambasadorja, në sinkron me kryeministrin për sulmet ndaj opozitës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dekorimin që kreu i qeverisë Edi Rama i bëri ish-ambasadores Yuri Kim dhe dedikimin që i bëri në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Berisha u shpreh se ish-ambasadorja Kim ka qenë në sinkron me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për sulmet ndaj opozitës si dhe bëri presion ndaj gjykatave në mënyrë që të hapeshin procese gjyqësore ndaj saj.

Ai ka shtuar se në 32 vite, zonja Kim ishte ambasadorja që gënjeu më shumë dhe publikisht se çdo ambasador tjetër shqiptarët dhe se u soll me opozitën si një “McGonigal politik”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, Edi Rama i kushton sot një lirikë politike, apoteozë të vërtetë, ambasadores Yuri Kim, e cila gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e tij dhe siç vlerësuan media, analistë dhe politikanë, si sekretare e Partisë Socialiste, por dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore. Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist.
Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës.
Ajo është ambasadorja që me qëndrimet e saj si guvernatore dhe antiopozitare, dëmtoi më shumë se kushdo tjetër reputacionin e vendit të madh të lirisë në Shqipëri dhe u sulmua me dhjetëra herë nga personalitete, media e politikanë të të gjithë spektrit politik opozitar dhe të pavarur, për partinzanship-in në qëndrimet e saj, për shkeljen flagrante të “Konventës së Vienës” gjithnjë në interes të qeverisë së Edi Ramës. Yuri Kim është ambasadorja që në 32 vite gënjeu më shumë dhe publikisht se çdo ambasador tjetër shqiptarët, gjithnjë kundër opozitës dhe në mbështetje të autorit të lirikës politike të sotme. Në vitet e saj në Shqipëri shpërtheu skandali me i madh në marrëdhëniet midis dy vendeve, skandali McGonigal. Ish – shefi i kundërzbulimit të FBI-së për Neë York-un i cili u korruptua nga Rama dhe u përdor prej tij gjatë kohës që ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare për shkatërrimin e saj si dhe për shndërrimin në biznes korruptiv të sanksioneve të qeverisë amerikane në Shqipëri.
Ajo nuk reagoi ndaj asnjë skandali të qeverisë Edi Rama, shkatërrimin e paligjeshëm të Teatrit Kombëtar, shkeljes së marrëveshjes së qershorit 2020 për ligjin elektoral, aferës korruptive të inceneratorëve. Zonja Yuri Kim nuk u tha shqiptarëve kurrë asnjë fjalë të vetme për superskandalin Rama – McGonigal sepse ajo vetë, sipas dëshmive në një farë mënyre, u bë pjesë e skemës së gjobvënies së biznesmenëve shqiptarë nga grupi gjobvënës i drejtuar direkt nga McGonigal. Ajo si asnjë ambasador tjetër, përdori pushtetin e saj si përfaqësuese e vendit të madh të lirisë për të promovuar dhe mbështetur afera të hapura korruptive qindra milionë dollarë në Shqipëri. Ish ambasadorja Yuri Kim me qëndrimet e saj nuk respektoi standardet etike të ambasadorit. Ajo u përfol si asnjë ambasador tjetër i SHBA-së në 32 vite për afera rozë dhe prona të cilat nuk i përgenjështroi vetë, por për këto të fundit habitshëm preferoi si për të provuar lidhjet e saj të ngushta me Edi Ramën që këtë përgënjeshtrim t’ia besojë vetë Edi Ramës.
Të dashur miq, ambasadorja Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri bëri përpjekje të hapura antikushtetuese që te emëronte kryetarin e Partisë Demokratike forcës konservatore të vendit duke përdorur kërcenime të hapura ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe habitshëm duke mbështetur njeriun që në një raport të bërë publik, kumuniteti inteligjent i SHBA e kishte akuzuar direkt se ka pranuar 500 mijë dollarë financime ruse. E gjitha kjo për të mbeshtetur dhe konsoliduar pushtetin e autorit të lirikës politike Edi Rama. Por në luftën e saj politike pa asnjë princip, Zonja Kim shkoi deri atje sa të falsikojë në mënyrën më të neveritshme marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në 100 vjetorin e tyre, duke dëshmuar një kulturë të ekstremit të majtë të cilën shqiptarët nuk e kanë harruar akoma nga koha e diktaturës hoxhiste. Ajo e bëri këtë vetëm e vetëm se promotor kryesor në Shqipëri i marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane nga vizita e Sekretarit Baker në qershor të vitit 1991 dhe në vitin 2013 kishte qenë Partia Demokratike.
Duke i uruar suksese ambasadorit të ri të SHBA në misionin e tij në Shqipëri uroj gjithashtu që ish ambasadorja Yuri Kim, që u soll ndaj opozitës shqiptare si një McGonigal politik, të mos jetë një e tillë per intersat e Edi Ramës në Washington. #sb

bw

Katër familjarë të deputetes Ermonela Felaj në të njëjtën prokurori, Stojani në KLP: Krijojnë pol të fuqishëm dhe ndikues!

Anëtarja e 4 e familjes së deputetes socialiste Ermonela Felaj, është një hap larg emërimit në prokurorinë e Tiranës, institucion ku ndërkohë ushtrojnë detyrën, bashkëshorti i deputetes Bledar Valikaj, vëllai i saj Armando Felaj dhe kunata Alma Felaj.

Së fundi edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj, kandidon për 3 pozicione vakante në prokurorinë e Tiranës dhe është renditur e para, por disa nga anëtarët e qeverisë së prokurorisë shprehen shqetësim ne lidhje me emërimin e saj.

Njëri prej tyre ishte anëtari Sokol Stojani; “E kam me merak se katër vetë familjarë në një prokurori është ‘too much’.

“Kemi të bëjmë me shumë njerëz brenda familjes. meraku im është perceptimi që krijohet se një familje ushtron funksionin në një institucion”,

Anëtarja Eloida Goxha, relatore e çështjes tha se prokurorja Felaj ka dorëzuar deklaratë përmes së cilës shprehet se nuk ka papajtueshmëri ambientale.

Por sërish Stojani këmbëngul se kjo çështje duhet parë me gjerë. I pyetur nga kreu i KLP-së Alfred Balla, nëse meraku i tij është moral apo ligjor, anëtari Stojani dha këtë shpjegim.

Mund të krijojnë një pol tjetër dhe të krijojnë disekuilibra brenda prokurorisë.

Shqetësim ngriti edhe Nurihan Seiti e cila u shpreh se nuk e kupton sesi prokurorja e di që në të njëjtin institucion ka kunatin vëllain, etj, dhe sërish bën kërkesën.

Anëtari Bujar Sheshi u shpreh se ndryshimet e ligjit ne 2021 bënë të mundur një gjë të tillë, pasi më herët ndalohej kategorikisht.

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë i miratuar në 2016 si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, parashikoi shmangien e nepotizmit në sistemin e drejtësisë. Në të njëjtin institucion ndalohej të ushtronin detyrën bashkëshorti bashkëjetuesi ose të afërmit e magjistratit deri në shkallën e dytën, për të shmangur papajtueshmërinë ambientale. Ligji pësoi ndryshime ndër vite dhe i fundit ka qenë ai i vitit 2021.bw

Epoka e rrjeteve sociale, parapëlqehen Facebook dhe Instagram. Ja sa përdorues janë regjistruar në Shqipëri

Me mediat sociale që po bëhen gjithnjë e më të pranishme në jetët tona, nuk është çudi që përdoruesit e tyre po rriten në mënyrë të qëndrueshme çdo vit.

Ka rreth 8 miliardë njerëz në botë dhe 4.9 miliardë prej tyre përdorin mediat sociale këtë vit. Këto shifra nënkuptojnë gjithashtu se mbi dy të tretat e përdoruesve të internetit dhe një në tre persona në botë janë në platformat e mediave sociale.

Sipas DataReportal, në Shqipëri kishte 2.27 milionë përdorues të internetit në fillim të vitit 2023, ndërsa penetrimi i internetit ishte 80.1 për qind. Shqipëria ishte shtëpia e 1.60 milionë përdoruesve të mediave sociale në janar 2023, që barazohet me 56.4 për qind të popullsisë totale.

Të dhënat tregojnë se, një total prej 3.47 milionë lidhje celulare celulare ishin aktive në Shqipëri në fillim të vitit 2023, me këtë shifër ekuivalente me 122.2 për qind të popullsisë totale.

Ndërkohë, të dhënat e publikuara në mjetet e planifikimit të reklamave të platformave kryesore të mediave sociale tregojnë se në Shqipëri kishte 1.55 milionë përdorues të moshës 18 vjeç e lart që përdornin mediat sociale në fillim të vitit 2023, që ishte ekuivalente me 68.0 për qind të popullsisë së përgjithshme 18 vjeç e lart. në atë kohë.

Më gjerësisht, 70.4 përqind e bazës totale të përdoruesve të internetit në Shqipëri (pavarësisht moshës) përdori të paktën një platformë të mediave sociale në janar 2023. Për këtë periudhë, 42.4 për qind e përdoruesve të mediave sociale në Shqipëri ishin femra, ndërsa 57.6 për qind meshkuj.

Të dhënat e publikuara në burimet e reklamave të Metës tregojnë se Facebook kishte 1.10 milionë përdorues në Shqipëri në fillim të vitit 2023, duke u ulur me 104 mijë (-8.7 për qind) midis 2022 dhe 2023.

Numrat e publikuar në mjetet e reklamimit të Metës tregojnë se Instagram kishte 1.03 milionë përdorues në Shqipëri në fillim të vitit 2023, përdorimi u ul me 170 mijë (-14,1 për qind) midis 2022 dhe 2023.

Shifrat e publikuara në burimet e reklamave të LinkedIn tregojnë se LinkedIn kishte 520.0 mijë “anëtarë” në Shqipëri në fillim të vitit 2023, rritje me 40 mijë (+8,3 për qind) midis 2022 dhe 2023.

Numrat e publikuar në burimet e reklamave të Twitter tregojnë se Twitter kishte 136.9 mijë përdorues në Shqipëri në fillim të vitit 2023, me rritje me 42 mijë (+45.0 për qind) midis fillimit të 2022 dhe fillimit të 2023.

Në Botë

Kina ka më shumë përdorues të mediave sociale në mbarë botën, me rreth 1021 milionë (1.02 miliardë) përdorues që nga viti 2023.

Statista parashikon që numri i përdoruesve kinezë të mediave sociale do të arrijë në 1.21 miliardë në vitin 2027.

India ka bazën e dytë më të madhe të përdoruesve të mediave sociale me 755.47 milionë përdorues. Shtetet e Bashkuara dhe Indonezia pasojnë me përkatësisht 302.25 dhe 217.53 milionë përdorues. Monitor

Refugjatët afganë në Shqipëri të zhgënjyer, shpresat dhe ‘sytë’ nga Amerika, 23-vjeçarja: Kur erdha këtu, u dëshpërova!

Frozan Azizi, 23 vjeçe, sapo ishte diplomuar për gazetari në Afganistan dhe kishte filluar karrierën e saj atje, kur në verën e vitit 2021 iu desh të largohej nga vendi i saj, pasi talibanët morën pushtetin.

Ajo erdhi në Shqipëri. Prej dy vitesh ajo jeton në Rafaelo, një resort në Shëngjin, një nga vendet ku janë vendosur refugjatët afganë, dhe ndërsa pret të shkojë në SHBA, po përpiqet të jetojë jetën më të mirë që mundet. Prindërit e saj janë ende në Afganistan.

Ajo tha për BIRN se tani është e lumtur dhe ka gjithmonë gjëra për të bërë, pavarësisht rrethanave, por jo gjithmonë ka qenë kështu.

Në verën e vitit 2021, Shqipëria hapi dyert e saj për mijëra shtetas afganë pasi vendi ra nën kontrollin e talebanëve.

 

Ata do të qëndronin në vend deri në plotësimin e dokumentacionit për të shkuar në SHBA, sipas një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Shumica dërrmuese e refugjatëve që mbërritën në Shqipëri ishin gazetarë, ish-zyrtarë qeveritarë dhe aktivistë dhe punonjës organizatash joqeveritare. Ata janë të akomoduar në qytetet bregdetare të Durrësit dhe Shëngjinit.

Ndërkohë që refugjatët e rinj vazhdojnë të mbërrijnë në Shqipëri dhe presin të shkojnë në vende të tjera, “të vjetrit” që mbërritën në vitin 2021 po përjetojnë përvoja të përziera. Disa po përpiqen të bëjnë një jetë normale, por të tjerë thonë se pritja e gjatë u ka shkaktuar stres, ankth dhe depresion.

Vitin e kaluar, Ministria e Jashtme i tha BIRN se Shqipëria kishte strehuar gjithsej 2,400 refugjatë.

Pasi Shqipëria pranoi kërkesën e SHBA-së për të pritur afganët, qeveria ngriti një grup pune për të menaxhuar qëndrimin e tyre në Shqipëri në vitin 2021. Me statusin e mbrojtjes së përkohshme ata kishin të drejtë të qëndronin fillimisht për një vit në vend, por afati u shty deri në gusht 2023.

Publiku shqiptar nuk e kundërshtoi vendimin për të pritur afganët, por me kalimin e kohës ankthi dhe shqetësimi po rritet mes shumë refugjatëve që presin të largohen ndërsa po kontrollohen për viza amerikane.

“Kur erdha në Shqipëri u ndjeva shumë e dëshpëruar. Po mendoja se gjithçka që kisha më parë e kisha humbur dhe tani nuk kam më asgjë dhe si mund të vazhdoj jetën time kur nuk kam asgjë, nuk kam asnjë qëllim, nuk ka shpresë për mua. Por tani, ndihem e relaksuar dhe dita ditës po gjej vendin tim dhe ndihem sikur kam lirinë të bëj gjithçka që dua”, tha Azizi për BIRN.

Ajo po punon me organizatën Save the Children si ndërmjetëse, duke ndihmuar në edukimin e fëmijëve afganë dhe duke organizuar aktivitete të ndryshme për fëmijët.

“Në fillim isha në depresion, nuk punoja askund dhe thjesht ndenja në dhomën time për gjashtë muaj, vetëm flija, haja dhe flija prapë. Pa shpresë. Thjesht mbyllja derën, si në burg”, tha ajo për BIRN, duke kujtuar kohën kur erdhi në Shqipëri.

“Por tani e nis ditën me një mëngjes të mirë dhe shkoj në punë dhe jam e kënaqur me punën time dhe bëj disa aktivitete për veten time. Studioj, bëj kurse online, mësoj anglisht dhe më pas bëj disa vizatime në dhomën time, lexoj libra dhe bëj foto. Dua të bëhem fotografe, kam disa njohuri për fotografinë dhe dua ta vazhdoj”, tha ajo.

E pyetur nëse planifikon të largohet së shpejti dhe pse i gjithë procesi po merr kaq shumë kohë, ajo tha se pritja është e vështirë, por ajo po përpiqet të bëjë më të mirën që mundet ndërkohë.

“Të presësh është shumë e vështirë. Na është bërë zakon… Kam një shpresë që një ditë do të shkoj, por ndërsa qëndroj, dua ta shfrytëzoj mirë kohën time”, tha ajo për BIRN.

Azizi tha se qëllimi i saj në jetë tani është t’u japë zë grave, veçanërisht grave afgane që ende jetojnë në Afganistan.

“Afganistani tani është një vend ku askush nuk mund të flasë, të luajë muzikë ose të ecë pa probleme, nuk ka liri, nuk ka të drejta për gratë. Të gjitha shkollat janë mbyllur. Ata jetojnë, por jo si të tjerët që kanë një jetë. Situata është shumë e keqe. Në të ardhmen, dua të jem një gazetare ndërkombëtare dhe të ngre zërin e grave që jetojnë në Afganistan. Në situatën në të cilën jetojnë, nuk ka të drejta për gratë”, tha ajo për BIRN.

E pyetur se si e kishte ndryshuar e gjithë kjo eksperiencë, ajo thotë se e ka ndryshuar shumë nga ana mendore. “Në të kaluarën kam qenë një person tjetër dhe tani jam krejtësisht tjetër njeri. Në të kaluarën doja një jetë të thjeshtë për veten time, por tani jo”, tha ajo për BIRN.

“Të gjithë jemi në depresion, koha jonë është e çuar dëm”
Ndërsa disa refugjatë po përpiqen të bëjnë një jetë normale dhe të gjejnë një punë duke qëndruar në Shqipëri, askush nuk e sheh atë si destinacionin e tyre përfundimtar.

Disa thonë gjithashtu se periudha e pritjes u ka shkaktuar probleme mendore pasi situata është e paqartë për ta.

Një tjetër refugjate afgane, e cila nuk donte të identifikohej, tha për BIRN se të gjithë refugjatët e tjerë si ajo po përjetonin depresion, stres dhe zhgënjim, sepse nuk e dinin se kur do të largoheshin.

“Ka refugjatë që kanë dy vjet që presin që janë në depresion. Pse qeveria e Shqipërisë pranoi të merrte më shumë njerëz të tjerë?” pyeti ajo.

“Si qenie njerëzore, ky është diskriminim. Refugjatët kanë fëmijë, koha e tyre është e humbur dhe të gjithë janë në depresion”, shtoi ajo.

E pyetur për statusin e procedurës së largimit të saj, ajo tha se nuk po marrin shumë informacione. “Ata nuk japin shpjegime. Ata thjesht thonë: “Është në proces.”

Në prill të këtij viti, qeveria zgjati afatin e qëndrimit të refugjatëve afganë në Shqipëri. Fillimisht u miratua për një vit. Afati për mbrojtje tani është shtyrë deri më 24 gusht të këtij viti. Një vendim i qeverisë parashikoi “dhënien e mbrojtjes së përkohshme” dhe ngriti një grup pune për të menaxhuar fluksin e kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare.

Mesazhi i vetëm është: ‘Duhet të presësh’

Zarafsani është 21 vjeçe dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm 26 ditë më parë. Ajo sapo mbaroi shkollën në Afganistan, por nuk mundi të vazhdonte shkollimin atje për shkak të talebanëve.

Ajo thotë se mendja e saj është pjesërisht ende në Afganistan, sepse motra e saj kishte mbetur atje. Ajo tha për BIRN se në Shqipëri, “ajo ndihet si kur ishte në Afganistan para talebanëve”, por se tani, “atje është si një burg, nuk mund të shkoj askund”.

“E mbarova të gjithë procesin për të shkuar në Amerikë, jam në pritje të miratimit”, tha ajo, duke shtuar se për vizë i është marrë pasaporta, por se nuk ka asnjë lajm se kur do ta marrë.

Abdul Mafoiz është 38 vjeç dhe familja e tij prej shtatë anëtarësh jeton në Shëngjin prej më shumë se dy muajsh. Ai ka qenë inxhinier në Afganistan. Ai është i lumtur që është në Shqipëri dhe jo në Afganistan në këtë moment, “sepse të jetosh me talebanët ishte shumë e vështirë”, tha ai për BIRN.

Ai shtoi se udhëtimi i tyre në Shqipëri ishte sfidues, sidomos për shkak të “problemeve financiare”, sepse nuk kanë “para për shpenzime, sepse ne nuk punojmë në Shqipëri dhe e kemi të vështirë”.

Para se të vinte në Shqipëri, i thanë se pas dy muajsh do të shkonte në Amerikë. Por, “tani ka më shumë se dy muaj dhe nuk më japin as pasaportë as vizë”. Thjesht thonë se ‘duhet të presësh’”./BIRN

Shtëpia e Libohovitëve ose Toptanasve në Tiranë bëhet muze për hebrejtë, ja si do shndërrohet

Shtëpia e Libohovitëve ose e Toptanasve në anë të shëtitores në Tiranë do të jetë streha e muzeut “Besa”, kushtuar shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Godina, monument kulture i kategorisë I, do të shndërrohet sipas një projekt-ideje të përzgjedhur me konkurs ndërkombëtar, ku u shpall fituese studioja zvicerane “Oppenheim Architecture”. Ministrja u ndal te nocioni.

“Besa nuk është thjesht një kod, nuk është thjesht një fjalë e dhënë, por një mënyrë jetese, që ka ekzistuar dhe vazhdon ende të gjallojë edhe nën trysnitë e modernitetit.

Ndaj dhe ky është një muze që “shpirtërisht” është i lidhur me një tjetër, që ne po ngremë në Vlorë, Muzeun Hebraik Shqiptar, sepse pa konceptin e Besës nuk do të ekzistonte dhe ajo sakrificë sublime e shqiptarëve gjatë pushtimit nazist. Një muze, që përbën një sfidë si nga ana arkitekturore ashtu edhe në konceptimin muzeal, pasi nga njëra anë bëhet fjalë për një muze që do të ngrihet në një godinë-monument kulture dhe nga ana tjetër duhet të rrokë dimensionin shpirtëror të një kombi”.

Sipas jurisë ndërkombëtare të kryesuar nga vetë ministrja, projekti fitues kap thelbin e Besës dhe e komunikon atë me guxim mbi dhe nën tokë.

Godina dy katëshe parashikohet të restaurohet dhe muzealizohet ndërsa në oborrin e saj do të ketë obelisqe dhe hapësira nëntokësore që do përdoren në funksion të muzeut. Kjo nënkupton edhe gërmime arkeologjike duke qenë se zona shtrihet në kalanë e dikurshme të Tiranës.bw

“Gjykimi për Mcgonigal nis në tetor”, Berisha: Ramën s’ka forcë që e shpëton, i është ‘skanuar’ çdo email apo komunikim

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi për çështjen McGonigal, ndërsa theksoi se gjykimi do të nisë në muajin tetor.

Berisha duke iu referuar kësaj çështje tha se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

“Nuk ka forcë që shpëton. Ndaj ai vërtitet. Për ironi të tij, për fatin më të zi të tij, mund t’ju them se e vetmja gjë globale është kalimi te afera McGonigal. Gjykimi i çështjes nis në tetor. Dhe është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’u them këtu se Mcgonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar në dokumentin që kam në i-pade. Nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën. Kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces. Këto kisha unë për aferën e tmerrshme nga e cila Rama nuk shpëton dot. Kjo është publike. Është e qartë, më është dërguar nga një mik. Ata më kanë informuar se pasi e kanë zbërthyer. McGonigal ka dërguar të dhënë për opozitën në një kohë kur qenë në detyrë. Bilalit për 70 mijë dollarë, e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin që kishte dhënë dollarët, e dënuan me 5 vite burg. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, por jashtë. Pasi do të kishte qenë më e rëndë. Rama është i pashpresë. Atij sipas urdhrit të dhënë, që ka botuar Insider, i është hetuar çdo e-mail, çdo komunikim.”, tha Berisha.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje SPAK, që të hetojë tenderat që ka dhënë ish-kryebashkiaku Gjici.

“I bëj thirrje ‘Skapit’ të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Ramës. Të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. Të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici në 100 mln euro sepse lajmet gumëzhijnë, sepse flitet se qenkan të lidhur këta të dy. Ftoj të bëjnë një hetim, për të kuptuar si anë nga qielli 100 mln euro.bw

Berisha: Kërkesa e Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën u paraqit në shtator 2018 nga Beogradi. Ka si qëllim përfshirjen e Rusisë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç.

Në një postim në “Facebook” një ditë pas lirimit nga Serbia të tre policëve kosovarë që pasoi me deklaratën e kryeministrit Edi Rama “mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit”, Berisha thekson se Rama flet si zëdhënës i Vuçiç.

Sipas tij, pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qëndron, së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal.

POSTIMI I PLOTË
Rama flet si zëdhënës i Vuçiç.
Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç. Kjo kërkesë ka si qëllim madhor përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publiksht dhe periodikisht edhe Kremlini.

Kjo kërkesë e Beogradit vinte pas kërkesave të përseritura të Sergei Lavrov që Rusia duhet të thirret të marrë pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE.

Kështu Rama nuk po bën gjë tjeter veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.

Së pari është e vërtetë se Vuçiç ka probleme të forta të brendshme tani. Ai përballet me një valë të fuqishme protestash të opozitës dhe qytetarëve serb, të cilët prej javësh janë ngritur kundër pushtetit autokratik të Vuçiç dhe dështimit të tij, për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendin e tyre. Por krahasimi i Ramës është trillim i pastër sepse Kurti nuk duket të ketë asnjë problem të brendshëm të ngjashëm me ato të Vuçiç. Përveç këtyre, serbomadhi Vuçiç nuk firmos marrëveshjen e Ohrit sepse nuk e lejon Rusia, të cilën Rama kërkon të ulet në sofër nëpërmjet konferencës ndërkombëtare.

Së fundmi, siguroj komunitetin ndërkombëtar se angazhimi i Edi Ramës në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton atë. Kjo sepse Rama është i njohur tashmë si argat i Vuçiçit.

Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qendron:
së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe, së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për New York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij. #sb

Falsifikimi- SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit. Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.

Më herët, Hajdari është kallëzuar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në SPAK se komisionerët e KZAZ Kuçovë me urdhër të kryebashkiakur socialist kanë manipuluar proçesin e votimit. syri.net

Kultivimi i kanabisit, pezullohet zv.drejtori i Policisë së Shkodrës dhe 12 efektivë të tjerë, zbardhen emrat

Zëvendës drejtori Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 12 efektivë, pasi favorizuan kultivimin e kanabisit.

Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve

EMRAT dhe Funksionet: 

 

Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit);-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit);

-Pëllumb Shpati – Ish shef krimesh në Shkodër, aktualisht polic në fushën e Krimit Ekonomik (Arrest shtëpie);

-Ilir Hasaj – Shef i SPZ Shkodër me gradë komisar (Ndalim dalje jashtë shtetit);

-Taulant Kurtaj – Arrest shtëpie;

-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Nazmi Beqiri ¬- Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

Ndërkohë prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle me dronë me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se disa operacione janë kryer edhe në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë.

NJOFTIMI I PLOTE:

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

– Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar P. SH., aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
– Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor T. K., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komuniktet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues H. K., aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar A. SH., aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar D. GJ., aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar I. H., aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. M., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist I Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin A. D., me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor V. N., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor GJ. G., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor N. B., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor S. P., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. C., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

(BalkanWeb)

‘Furtunë arrestesh’ në Policinë e Shkodrës, mes tyre zv.drejtorë krimesh dhe punonjës Policie

Hetimet për kanabis kanë ‘fundosur’ disa ish-drejtues dhe punonjës të Policisë në Shkodër.

Burime nga mediat bëjnë të ditur se janë dhënë disa masa arresti për drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se janë përfshirë në hetimet për aksionin e uniformave blu për kanabisin në Obot të Velipojës gjatë muajve gusht-shtator.

Masat ‘arrest shtëpie’ janë dhënë për:

-H.K – zëvëndësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës;

-Dedim Gjeta ish-shef krimesh

-Pëllumb Shpati, ish-shef krimesh aktualisht polic tek krimi ekonomik

-Ilir Hasa, shef shkoder me grade komisar.

Këto persona akuzohen për shpërdorim detyre. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje dhe një njoftim zyrtar nga autoritetet./ dita

Berisha: Ftoj DASH dhe Kongresin e SHBA-ve të hetojë për pronat e Yuri Kim në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë edhe njëherë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Kongresit të ShBA-ve që të hetojnë pronat e Yuri Kim në Shqipëri.

Berisha e quajti një zhvillim pozitiv largimin e saj, duke theksuar se qëndrimi i Yuri Kim në Shqipëri ishte një hile e neveritshme që ajo me Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, i bëri vendit të vet, haptas.

Berisha: Së pari unë nga largimi i saj është një zhvillim shumë pozitiv. Zgjatja e qëndrimit të saj ishte një akt, një hile e neveritshme që ajo me Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, i bëri vendit të vet, haptas. Ajo për të zgjatur qëndrimin, për ti bërë shërbimet e fundit në këto zgjedhje dhe kundër opozitës, i kërkoi Ramës dhe Xhaçkës, që të thonë se po ikën. Shefat e saj pastaj thanë se nuk mund të na diktojnë se kur ikën, e kur rrin, etj. Së dyti, meqenëse ajo po ikën, i thashë në parlament mesazhin që kisha. Por një gjë që nuk mu kujtua në atë moment, po ja them tani. Ftoj përsëri Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Kongresin e SHBA dhe FBI-në, të hetojnë për pronat e saj në Shqipëri. Sikundër theksoj se, zëdhënësi i saj Edi Rama, aludoi se unë e kisha fjalën për Yuri Kim polakun. Unë nuk ngatërroj një polak me një amerikane kurrë. Nuk e kam patur kurrë fjalën për Yuri Kim polak. Por me të u dekonspirua një gjë, u tregua komunikimi që kanë ata të dy kundër meje. Tani nuk doli kush tjetër me më përgënjeshtruar mua veç Edi Ramës. Tani vetëkuptohet kjo, por unë nuk e kisha fjalën për një Yuri Kim polak. E them me përgjegjësi të plotë.

Studentët në protestë: Universiteti mbyll derën për mediat

Studentët e mjekësisë vijuan edhe sot protestat kundër kontratave të detyrueshme.

Por universiteti mbylli dyert për të penguar protestën.

Më pas, mediat nuk u lejuan që të futen në ambientet e universitetit për të pasqyruar protestën.

Studentët kundërshtojnë propozimin e ministrisë për një kontratë punë trevjeçare në Shqipëri, ose të paguajnë një tarifë prej 5 mijë eurosh.

Sipas tyre, ata janë të bashkuar në protestë dhe nuk ka tentativa për t’i përçarë. Studentët deklaruan se kanë biseduar me ministrinë, por nuk kanë arritur në asnjë konkluzion, ndaj janë në nivelet e protestave.

“Nuk ka konsultime, nuk ka pasur tentativa për diskutime. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave pa përgjigje. U dërguan emaili tek të gjithë studentët dhe sipas dëshirës janë mbledhur për ta diskutuar”, tha një student.

Studentët e mjekësisë u shprehën të vendosur se do të protestojnë derisa ky vendim të anulohet.syri.net

Nën hetim për “Shpërdorim detyre”- Pas më shumë se pesë orësh, ish-ministri Arben Ahmetaj përfundon dëshminë në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka përfunduar dëshminë në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj tij.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

 

Më herët janë arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan.

Sipas gazetares Lala, pyetja e Ahmetajt ka të bëjë me një sekuestrim dhe marrjen e një dokumentacioni në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK një javë më parë ka zbarkuar në Kuvend për të marrë të gjithë dokumentacionin e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

Kandidati për Avokat Populli, Ndregjoni: Opozita të shohë kontributin tim, jo interesat personale

Besim Ndregjoni, kreu i ish-të përndjekurve politik ishte këtë mesditë i ftuar në “News24”, foli lidhur me kandidimin e tij për Avokat Populli.

“Unë kandidova për Avokat Populli, u bë siç u bë ai votim, dhe rikandidova sërish tani dhe dhashë performancën time aty, ku u mirëprita nga komisioni i ligjeve dhe 45 deputetë që kanë votuar që të jem kandidat. Mora një mirënjohje dhe për përvojën time 32-vjeçare për mbrojtjen që  i kam bërë të drejtave të njeriut. Opozita aktuale nuk është se ka ndonjë gjë me mua, por këto shohin në vendosjen e këtyre kandidaturave interesave politike, dhe jo kontributin. Unë u bëj apel të dy grupeve politike që të demokratizojnë institucionit të Avokatit të Popullit”, tha ai.

Sa i përket situatës politike të opozitës ai tha: Është një situatë paradoksale, që pas 32 vitesh pluralizëm, sot vendi ndodhet pa opozitë. Opozita kohët e fundit është kthyer si kooperativat bujqësore, zihen se kush do të vihet kryetar.bw

Hetimet ndaj tij, ish-ministri Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj tij.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.bw

Mali i Zi heq dorë nga marrëveshja që e shpëtoi nga borxhi kinez

Lela Shçepanoviq

Në një shfaqje të besimit në financat e tij, Mali i Zi ka vendosur t’i japë fund një marrëveshjeje me bankat perëndimore, që e mbronin shtetin nga rritja e borxhit për një kredi kundërthënëse kineze prej gati 1 miliard dollarësh për ndërtimin e një autostrade.

Ky është vendimi i fundit në sagën e autostradës kontroverse Bar-Bolare në Mal të Zi – që është ndërtuar nga Korporata Rruga dhe Ura e Kinës [CRBC] dhe është financuar nga Banka Eksport-Import e Kinës me një kredi të madhe – që ka krijuar një rrezik afatgjatë ekonomik, duke e ngarkuar shtetin me borxhe ndaj Pekinin, që dikur arritën vlerën e më shumë se një të tretës së buxhetit të këtij shteti.

Ministria e Financave e Malit të Zi tha përmes një deklarate se po largohej nga marrëveshja “për shkak të kushteve favorizuese të tregut”.

Me largimin nga kjo marrëveshje, që e konvertoi borxhin e saj në bankën kineze nga dollari në euro, ministria tha më 14 qershor se ajo fitoi “afërsisht 64 milionë dollarë”, për shkak të rritjes së vlerës së dollarit kohëve të fundit. Ky institucion tha se do të përdorë këto para për të ndihmuar në pagesën e ardhshme të borxhit ndaj Kinës, që duhet të bëhet në janar.

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, pas këtij njoftimi tha për Radio Mali i Zi se për shkak të pasigurisë në rritje në tregjet botërore, ishte shumë e rrezikshme që shteti të vazhdonte të qëndronte në këtë marrëveshje.

“Gjatë marrëveshjes mbrojtëse, ne morëm pasigurinë e jashtme të tregjeve të huaja dhe luftën në Ukrainë, që ishte pasojë për Evropën, si një raport i paqëndrueshëm i valutës me botën”, tha ai.

Ndërtimi i autostradës është përballur me vonesa, me kosto në rritje, shqetësime mjedisore, me kritika mbi praktikat e dyshimta të huadhënies kineze dhe me korrupsionin lokal.

Sipas planit origjinal të nënshkruar më 2014, 41 kilometra – që u hapën për qarkullim në korrik të vitit 2022 – do të ishin pjesë e autostradës prej 163 kilometrash që do të lidhë bregdetin në Adriatik të Malit të Zi me Serbinë fqinje. Projekti synonte të transformonte shtetin në një qendër transportin për rajonin më të gjerë dhe të forconte aktivitetin ekonomik. Por, ende ka pyetje nëse 122 kilometrat e mbetura të autostradës do të përfundojnë.

Çështja e autostradës u bë lajm botëror në prill të vitit 2021, kur zyrtarët në Mal të Zi i kërkuan Bashkimit Evropian ndihmë që të paguajnë një kredi të madhe pasi kësti i parë duhej të paguhej atë verë. Përderisa Brukseli po shqyrtonte vendimin për këtë çështje, avokuesit evropianë për ndihmë financiare brenda BE-së paralajmëruan se Mali i Zi – shtet me 620.000 banorë – ishte në rrezik që të merrej nën kontroll financiar nga Kina.

Në korrik të vitit 2021 u arrit marrëveshja – me ndihmën e BE-së – midis Malit të Zi dhe katër institucioneve financiare perëndimore: Goldman Sachs, Merrill Lynch, Societe Generale dhe Deutsche Bank.

Marrëveshja 14-vjeçare, e cila përfshinte edhe një klauzolë të ndërprerjes së akordit pas dy vjetësh, u dizajnua për të mbrojtur shtetin nga luhatja e kursit të këmbimit euro-dollar, që ndikoi drejtpërdrejt në shumën e borxhit.

Për shkak se Mali i Zi, që përdor euro, nuk u mbrojt nga luhatjet e monedhës dhe nuk arriti të përfshinte masa mbrojtëse në planet e saj fillestare, çmimi i projektit vazhdoi të rritej. Përderisa vlera e dollarit u rrit kundrejt euros, kostoja e autostradës u rrit dhe një herë arriti në më shumë se 100 milionë dollarë.

Pse Mali i Zi po heq dorë nga marrëveshja?

Marrëveshja me institucionet financiare perëndimore u arrit para se Mali i Zi të paguante këstin e parë, prandaj Podgorica i pagoi katër këstet e saj të para, në vlerë prej 158 milionë dollarësh, me euro, me një normë më të ulët interesi, tha Ministria e Financave.

Marrëveshja nënkuptonte që Mali i Zi do të paguante me euro me një normë interesi prej 0.88 për qind, në vend se me dollarë me një normë interesi prej 2 për qind, ashtu siç ishte paraparë më 2014, kur për herë të parë u bë publik projekti. Kjo nënkupton që Podgorica i ka paguar Bankës Eksport-Import të Kinës 25 milionë dollarë (23 milionë euro) më pak, nëse borxhi do të vazhdonte të ishte i lidhur me kursin e këmbimit të dollarit.

Derisa Qeveria e Malit të Zi e ka justifikuar vendimin e saj si të nevojshëm duke pasur parasysh parashikimet e zymta për tregun e eurozonës, që hyri në recesion në tremujorin e parë të këtij viti, jo të gjithë brenda këtij shteti e kanë pranuar këtë shpjegim zyrtar.

Millojko Spanjiq, që ishte ministër i Financave në kohën kur u arrit marrëveshja me institucionet perëndimore, tha se beson se Qeveria u largua nga marrëveshja sepse po i mbarojnë financat shtetërore dhe asaj i duheshin 64 milionë dollarë, që i fitoi nga largimi nga marrëveshja, që të mund të bëjë pagesën e këstit të ardhshëm të borxhit.

“Arsyeja e vërtetë për largimin e kësaj qeverie nga marrëveshja mbrojtëse është se nuk ka para në Thesarin e saj”, tha ai gjatë një paraqitjeje më 16 qershor në Radio Televizionin e Malit të Zi.

Ky pretendim i Spajiqit është vështirë të verifikohet. Por, një analizë e kryer nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë e buxhetit të Ministrisë së Financave në katër muajt e fundit shfaqi të ardhura më të larta sesa ishin planifikuar, teksa shpenzimet ishin të vogla. Sezoni i verës, ku pritet të ketë numër të lartë të turistëve në Mal të Zi, mund të rrisë edhe më shumë të ardhurat e shtetit.

Mirza Mulleskoviq, analist i ekonomisë dhe themelues i firmës konsulente me seli në Podgoricë, Inteligencija MNE, tha se është e vështirë të thuhet se si do të ndikojë për shtetin heqja dorë nga marrëveshja. Ai shtoi se është e vështirë të parashikohen ndryshimet në treg për shkak të ngjarjeve botërore.

“Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë në nivel botëror, veçmas sa i përket rreziqeve që paraqesin valutat”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

“Çdo ngjarje mund të çrregullojë gjithçka”.

Çfarë do të ndodhë me autostradën?

E ardhmja e dy seksioneve të mbetura të autostradës është e paqartë, por pasojat nga projekti ende nuk janë ndierë në mbarë vendin.

Ministria e Investimeve Kapitale e Malit të Zi në prill i tha REL-it se ka nisur procedurat, siç parashikohen në kontratën e saj me CRBC-në për ndëshkimet, pasi ka pasur vonesa për vite të tëra, për ndërtimin e 41 kilometrave të parë të autostradës. Ministria megjithatë nuk tregoi se sa para dëmshpërblim dëshiron të marrë nga kompania kineze. Po ashtu, ky institucion nuk dha më shumë detaje për këtë çështje.

Projekti është përballur edhe me kritika të vazhdueshme nga Rrjeti për Afirmimin Sektorit Joqeveritar (MANS), organizatë ballkanike. Ky rrjet ka ngritur shqetësime lidhur me korrupsionin dhe transparencën mbi mënyrën se si janë shpërndarë kontratat e ndërtimit te kompanitë kineze dhe ato vendase. Organizata ka ngritur kallëzim penal ndaj CRBC-së për dëmtim mjedisor në shtratin e lumit Tara. Megjithatë, ky kallëzim është hedhur poshtë.

Pavarësisht trazirave politike që ka sjellë kjo autostradë, kompanitë kineze dhe huadhënësit kinezë ende kanë hapësirë për bashkëpunim në Mal të Zi.

Në mars, Podgorica sërish ktheu sytë kah një konsorcium kinez dhe i dha kontrata për ndërtimin e një autostrade në vlerë prej 59 milionë dollarësh. Kjo autostradë synon të përmirësojë lidhjet mes qyteteve bregdetare të Budvës dhe Tivatit.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Dyshimet e Prokurorisë: Nga Manza, MEK organizoi sulme kibernetike ndaj Iranit

Kampi Ashraf në Manzë

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka dyshime se organizata Muxhahedinët e popullit iranian (MEK), anëtarë të shumtë të së cilës janë strehuar në zonën e Manzës, pranë Durrësit, në Kampin Ashraf 3, ka përdorur territorin shqiptar për të kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit, në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Kjo është arsyeja, pse Gjykata e posaçme, me anë të një vendimi të datës 19 Qershor, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të ushtruar kontroll në mjediset e Kampit.

Prokuroria ka rregjistruar procedimin penal për një sërë veprash penale: “Provokim i luftës”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, Keqpërdorimi i pajisjeve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sinjalizimi është marrë nga Njësia e Hetimit të Krimit Kompjuterik, pranë policisë së shtetit e cila ka monitoruar disa faqe online dhe rrjete sociale ku janë publikuar shkrime mbi sulme kibernetike ndaj institucioneve iraniane, shoqëruar me publikimin e dokumentave dhe të dhënave të shumta personale, përfshirë foto e video të dyshuara se janë hakeruar nga sistemet kompjuterike qeveritare ne Republikën Islamike të Iranit.

Po ashtu janë monitoruar dhe të dhënat e publikuara në rrjetin sociali Telegram nga ashtuquajturi grupi “JusticeHomeland”, në të cilin ka patur mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë për shkak se “nuk po i vë fre aktivitetit terrorist të MEK-ut. Ishte ky grup që pas sulmit masiv kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë në korrik të vitit të kaluar, publikoi në vazhdimësi dokumenta dhe të dhëna të hakeruara nga institucione dhe agjenci zyrtare të Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë “gjatë fundit të vitit 2022 është konstatuar një rritje e retorikës kërcënuese nga Republika e Iranit dhe strukturave të tyre të Inteligjencës për të kryer sulme të mundshme, përfshi dhe sulme me dronë ndaj organizatës MEK në Shqipëri”

Informacionet e përcjella Gjykatës në kërkesën për kryerjen e kontrolleve në Kampin Ashraf 3, dëshmojnë se “Ministria e Jashtme iraniane i ka përcjellë “Notë verbale” Ministrisë së Jashtme shqiptare ku thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe të dokumentuar, e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Iranit, për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampin e organizatës MEK në Durrës”.

Duke vënë në dukje faktin se muxhahedinët në Shqipëri, janë strehuar për arsye humanitare, dhe atyre u ndalohet kryerja e çfarëdolloji aktiviteti politik, si dhe duke marrë parasysh, se Shqipëria është gjetur nën sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, si kundërpërgjigje ndaj veprimtarisë së MEK-ut në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar kryerjen e kontrollit në mjediset e Kampit në Manzë me qëllim “gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga Shqipëria”. Sipas Prokurorisë madje, “ka dyshime se pjestarë të organizatës MEK, janë të përfshirë në aktvitet kriminal të terrorizmit dhe të financimit të terrorizmit”.

Ndërhyrja ditën e pardjeshme e policisë, hasi sipas saj në rezistencën e fortë të anëtarëve të MEK-ut, siç dallohet dhe në disa video të shpërndara nga policia, ku mjetet e saj pengohen të avancojnë brenda kampit ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor.

Anëtarët e MEK-ut akuzuan policinë se ka përdorur dhunë, nga e cila sipas tyre ka gjetur vdekjen dhe një prej banorëve të kampit. Akuzat u hodhën poshtë nga autoritetet, të cilat saktësuan se askush nuk mund të injorojë një vendim gjykate, e aq më keq, të mundohet të pengojë zbatimin e vendimit.

Policia e Shqipërisë: Gjashtë drejtues të MEK-ut nën hetime

Kampi i Manzës i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, 21 qershor 2023.

Jetmira Delia-Kaci

Gjashtë drejtues të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri, janë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Durrësit.

Policia e Shqipërisë bëri të ditur se rasti me gjashtë iranianët (të moshave nga 61-73 vjeç) është proceduar dhe ata dyshohen për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

“Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale konform ligjit, shërbimet e Policisë janë ndeshur me kundërshtimin e dhunshëm dhe të vazhdueshëm të shtetasve që strehohen në rezidencë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aty shtohet se shtetasit iranianë “tentuan të pengonin shërbimet e Policisë për të vazhduar kontrollet dhe për të sekuestruar provat materiale – objekt i vendimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Policia sqaroi, gjithashtu, se po vazhdojnë hetimet e detajuara për të dokumentuar me prova ligjore veprimet e kundërligjshme të kryera nga shtetasit rezidentë në kampin e Manzës, gjatë zhvillimit të operacionit të kryer nga Policia e Shtetit për kontrollin në ambientet e brendshme të kampit.

Në kampin e Manzës së Durrësit, Policia e Shqipërisë më 20 qershor kreu një aksion, gjatë të cilit mbetën të lënduar 15 zyrtarë policorë dhe 21 anëtarë të MEK-ut. Policia tha se kontrolli u krye sipas urdhrit të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), por nuk tregoi se për çfarë hetimi bëhet fjalë.

Më 2013, autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksionin policor.

Situatë e qetë në kampin e Manzës

Të mërkurën situata në kampin iranian në Manzë ishte e qetë. Nuk ka pasur prani të policisë së shtetit dhe as protesta apo ndonjë reagim nga pjesëtarët e këtij komuniteti.

I gjithë perimetri jashtë kampit mbikëqyret nga një kompani private e sigurisë (Arb Security), e cila nuk lejon futjen e personave të paautorizuar nga drejtuesit e MEK-ut.

Në hyrje të kampit janë vendosur tabela paralajmëruese se ndalohen fotografimet dhe filmimet brenda ambienteve. Nga ky urdhër pati përjashtim vetëm ditën e martë pas aksionit të Policisë së Shtetit, kur përfaqësues të MEK-ut ftuan të gjithë gazetarët të hynin në ambientet e brendshme dhe të filmonin gjithçka për të provuar, sipas tyre, pretendimet se ka pasur dhunë gjatë operacionit. Ata thanë për mediat se ka pasur edhe një viktimë.

Gjatë ditës së mërkurë, derisa media të ndryshme raportonin para kampit, punonjësit e sigurisë kërkuan të dhëna për çdo punonjës të mediave.

Çfarë u sekuestrua?

Një ditë më parë, më 20 qershor, rreth një mijë forca të Policisë së Shqipërisë ndërhynë në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit për të kryer një kontroll në 127 objektet që shtrihen në një sipërfaqe prej 40 hektarësh.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, bënë të ditur se rezistenca e pjesëtarëve të kampit të Manzës nisi kur u konstatuan 17 ambiente ku ishin instaluar serverë dhe pajisje kompjuterike.

Si pasojë e rezistencës dhe protestave, mbetën të plagosur 36 persona, në mesin e të cilëve 15 efektivë policie dhe 21 anëtarë të MEK-ut. Policia hodhi poshtë pretendimet e organizatës MEK se një prej pjesëtarëve të tij, banor i kampit, humbi jetën si pasojë e dhunës nga ana e policisë.

“Asnjë person nuk është lënduar nga policia dhe as prekur me dorë prej efektivëve të policisë. Përkundrazi, Policia mbeti viktimë e dhunës së tyre. Nga ana jonë është përdorur thjesht sprej individual, i cili nuk ka sjellë asnjë lloj pasoje jetësore për rezidentët”, tha Rrumbullaku një ditë më parë në një konferencë për mediat pas aksionit në Manzë të Durrësit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 2 tabletë, 3 karta memorie dhe materiale shkencore të shumta, të cilat anëtarët e MEK-ut tentuan t’i asgjësojnë me djegie.

Policia publikoi edhe video të realizuara me dron të momentit kur disa anëtarë të MEK po tentonin të digjnin materiale të ndryshme, ndërsa të tjera pamje treguan iranianët që u dolën para makinave të policisë duke tentuar t’i pengojnë ato për të hyrë brenda kampit.

Më 2013, autoritetet shqiptare ishin dakorduar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

Por, zëdhënësi i DASH-it ka theksuar se SHBA-ja nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un dhe nuk kontribuon në financimin e kësaj organizate.

Irani i konsideron si terroristë pjesëtarët e kësaj organizate. Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pasi e fajësoi atë se qëndron prapa një sulmi kibernetik që ndodhi në korrik të vitit 2022.

Mjeku brenda kampit MEK: Një i vdekur… mbi 150 të plagosur

Tashmë është konfirmuar një viktimë nga përplasja mes policisë dhe muxhahedinëve në kampin MEK në Manz i identifikuar si Ali Mostashari.

Në një prononcim për mediat, mjeku i spitalit brenda kampit MEK ka konfirmuar se ka një viktimë si pasojë e gazit lotsjellës dhe goditjeve me shkop.

Mjeku: Kemi një person të vdekur. Na kanë sulmuar dhe deri tani një person ka humbur jetën. 150 persona të tjerë janë të plagosur. Ka vdekur nga gazi lotsjellës dhe nga goditjet me shkop, i vdekuri ka pasur probleme edhe me zemrën. Nuk e dimë qëllimin e këtij sulmi. Jemi prej 7 vitesh që jemi në paqe dhe jetojmë në Shqipëri. Është e çuditshme.  Kemi persona të plagosur në kokë. Viktima është i moshës 70 vjeçare. 

Pyetje: Personi që vdekur, ka humbur jetën nga arma e zjarrit apo gazi lotsjellës.

Mjeku: Jo nuk është përdorur armë zjarri, vetëm gaz lotsjellës dhe goditje me shkop.

Pyetje: Trupi i viktimës është ambientet e morgut në kampin MEK apo është transferuar në Durrës.

Mjeku: Trupi i viktimës është ende në morgun e kampit të MEK.

syri.net

124 përjashtime në emër të ‘bashkimit’, 155 e bojkotojnë- Basha kyç KK-në, merr vendime me 30% të anëtarëve

Partia e vulës ka mbledhur sot me dyer të mbyllura Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.

Nga 453 anëtarë që kishte në total Këshilli, kanë mbetur 329 pasi 124 anëtarë janë përjashtuar si pjesë e grupimit të Rithemelimit që kanë kandiduar me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Gjithashtu 155 anëtarë kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas burimeve për mediat, në total në mbledhje ishin 174 anëtarë, pra 30% e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë 39 nga 46 deputetët e kanë bojkotuar gjithashtu mbledhjen e KK-së, mes të cilëve edhe 17 deputetët që deklaroi ditën e djeshme Gazment Bardhi, të cilët kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin më parë zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë.

Sipas të gjitha llogarive, mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të partisë së vulës është zhvilluar me 174 persona të pranishëm, por të paidentifikuar si anëtarë të këshillit.

Të pranishëm në takimin e këshillit të vulës ishin 7 deputetë, që kanë qenë më herët ‘pro’ 29 korrikut.

Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Çollaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu pritet të votojnë ‘pro’ mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e PD-së në 29 korrik. syri.net

Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manzë, mbi 1 mijë iranianë protestë kundër aksionit të policisë: Po na trajtojnë si terroristë

Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Mbi 1 mijë banorë shtetas iranianë të kampit Ashraf 3 kanë dalë në rrugë, ndërkohë që ka forca të shumta policie në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në rrugë ka dhe qindra gra që flasin në gjuhën e tyre kundër operacionit.

Sipas një prej muxhahedinëve dy njerëz janë vrarë dhe u dërguan në spital dhe po kështu ka dhe disa të plagosur. Dyshohet se ka pasur rezistencë ndaj policisë, e cila ka ndërmarrë një operacion për kontrollin e kampit.

“Nuk ndihemi më të sigurt këtu. Policia na sulmuan ne. Na kanë shkelur të drejtat tona të njeriut. Policia na vrau vëllain tonë. Ata erdhën në mëngjes ishin në krevate. Pse na trajtojnë si terroristë ne”, tha një grua muxhahedine.

Në vend është parë dhe një ambulancë. Ndërkohë nga ana e policisë shqiptare nuk ka informacion zyrtar. Një efektiv policie ka humbur ndjenjat dhe po i jepet ndihma e parë.bw

Kontrollet në kampin e MEK- Një person ka humbur jetën, 36 të plagosur

Një person thuhet se ka humbur jetën sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes opozitës iraniane dhe policisë.

Ky fakt konfirmohet dhe nga zëdhënësi i MEK, i cili pohon viktimë ka ngelur një banor i kampit ASHRAF. Sipas tij, banori i vrarë është Ali Mostashari.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj. Po kështu ai shton se 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen.

Nuk dihet nëse viktima ka humbur jetën për shkaqe shëndetësore apo është vrarë.

Burime jo zyrtare nga SPAK konfirmojnë se urdhëri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima deri në këtë moment. Por konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara nga SPAK për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes. syri.net


Send this to a friend