Mbrëmë disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve të 7 qershorit, KQZ e Kosovës projektoi rezultatet.
U vu re një abstenim i ndjeshëm në pjesmarrje që shkoi në 36% nga 46-47 % në dy palë zgjedhjet mbajtur në 2025.
Zgjedhjet i fitoi VV me aleatë.
Kjo është fitorja e pestë rradhazi e VV prej 2019.
Nuk janë numëruar ende votat e diasporës që pritet të jenë më së shumti në favor të VV-Guxo me partitë e koalicionit.
Opozita edhe prej këtyre zgjedhjeve ka dalë edhe më e njollosur nga loja me kartën e obstruksionizmit dhe sfilitjes së popullit nga shkuarja tre herë në kutitë e votimit brënda 16 muajsh.
Pra opozita ka dalë me këpucë të kuqe, partitë e opozitës janë diskretituar shterrshëm.
Po ju sjell disa shifra me u sqaru:
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025
PDK asht votu nga mbi 196.000 qytetarë
LDK nga mbi 171.000
AAK nga mbi 66.000
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
PDK asht votu nga mbi 192.000 qytetarë
LDK nga mbi 126.000
AAK nga mbi 52.000
Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026
PDK asht votu nga mbi 145.000 qytetarë
LDK asht votu nga mbi 121.000
AAK asht votu nga mbi 49.000
Pra shifni e shkruni.
Bedri Hamza ka humbur 51.000 votues në krahasim me zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe 47.000 votues me ato të dhjetorit 2025
Lumir Abdixhiku me Vjosa Osmani kanë humbur 50.000 votues nga zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe 4-5 mijë votues nga zgjedhjet e dhjetorit 2025.
Pra dy kandidatët për presidente dhe kryeministër ishin dështimi më eklatant i këtyre zgjedhjeve.
Binomi Osmani-Abdixhiku e çuan LDK në greminë!
Por më bëri përshtypje mbrëmë se si të dy rrejshin përpara gazetarëve, pa u skuqur, luanin me përqindjen duke nënvleftësuar votuesit – sepse në shkurt 2025 LDK kishte dalë me rezultat mbi 18 % por ishte votuar nga mbi 171.000 qytetarë të Kosovës, ndërsa në zgjedhjet e djeshme LDK arriti rezultatin mbi 17% por u votua me 50.000 qytetarë më pak krahasuar me 9 shkurtin 2025 dhe rreth 5000 votues më pak nga 28 dhjetori 2025.
Pra karta e pompuar se Vjosa Osmani do të mblidhte vota për LDK doli fiasko.
Tash Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku i ka hypur mbi shpinë LDK
dhe i bjen LDK me vendosur me i mbajtë mbi shpinë si me qenë gomar
apo me i gjujt atje ku e meritojnë.
Një këshillë dashamire për Osmanin dhe Abdixhikun,
jepni dorëheqje dhe shkoni menjëherë tek psikologu!
Bedri Hamza po ashtu duhet me dhanë dorëheqjen.
Si konkluzion: plani i opozitës dështoi!
——-
Zgjedhjet në Kosovë 9 Shkurt 2025

Zgjedhjet në Kosovë 28 Dhjetor 2025

Zgjedhjet në Kosovë 7 Qershor 2026 – Rezultat provizor sepse nuk janë numëruar ende votot e diasporës ato me postë etj.
