VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

A duhet të na shqetësojë zbrazja e shkollave shqipe në Zvicër & shtimi i fëmijëve që frekuentojnë xhamitë e mësojnë arabisht ?! Nga Elida Buçpapaj

By | January 22, 2020
blank
4 Comments
  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    Shumë shqetësuese!

  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    Mjerisht kjo gjendje është dëshpruese, hoxhollarët për interesa të ngushta personale, kanë hapur klasë për mësim fetar, por në fakt aty janë viktima fëmijët, ngase i detyrojnë të mësojnë gjuhën arabe për të lexuar në të ardhmen Kuranin në origjinal. Aq më keq kur këto klasë të mësimit fetar nuk mbikëqyren nga askush, fëmijët duhet të i nënshtrohen rregullave të përrallave arabe të parahistorisë. Ku e marrin këtë të drejtë këta njerëz të mjerë që nëpërkëmbin fazen më të hershme të zhvillimit të jetës pjesën më të rëndësishme të saj që quhet fëmijëria. Këta njerëz mbushin portalet faqet e internetit me pamje trishtuese me fytyra të fëmijëve shqiptarë, duke shfrytëzuar demokracinë e shtetit zviceran ku maksimalisht respektohen të drejtat njeriut, shkelen pamëshirëshme të drejta e fëmijëve tanë.

Komentet

blank

Xhaka është gati për “Euro 2020”

Zvicra i ka nisur në mënyrën më të mirë përgatitjet për Kampionatin Evropian.

Me shqiptarët në formacion, të enjten Zvicra arriti që ta mposhtë 7-0 Lihtenshtajnin, duke treguar se janë gati për “Euro 2020”.

“Përgatitjet shkuan mirë, ka mbetur edhe një javë (për Euro 2020)”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Xhaka luajti 45 minuta në këtë miqësore, u inkuadrua në pjesën e dytë. Derisa Shaqiri dhe Mehmeti 45 minuta të pjesës së parë.

Zvicra gjendet në Grupin A me Italinë, Uellsin dhe Turqinë.

Ndeshjen e parë, Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi me shokë do ta luajnë me 12 qershor kundër Uellsit. /Gazeta Express/

blank

Asimilimi i dhunshëm dhe asimilimi “vullnetar” apo modern i Mërgatës Shqiptare? – Nga Gëzim KASUMAJ, Zvicër

Ku është dallimi?

Në historinë e shqiptarëve kemi pasur dhe kemi këto dy lloje asimilimesh, për fatin tonë të keq.

Asimilimi i dhunshëm!

 

Asimilimi i dhunshëm ndodhur gjatë pushtimeve të ndryshme të etnisë shqiptare në kohë dhe regjione të ndryshme të etnikumit tonë; sot me të madhe dhe me presione të ndryshme shtetërore dhe institucionale, ky asimilim ndodhë në: Greqi, me emigrantët shqiptarë të pas viteve të 90-ta, sikurse edhe në vazhdimësi me shqiptarët-avranitasit autokton, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi si dhe në Mal të Zi. Ky asimilim ka ndodhur dhe ndodhë si rezultat i mosafrimit të qëllimshëm të infrastrukturës shkollore për shqiptarët në këto vende.

Greqia nuk do të njohë etninë shqiptare-avranitase edhe pse vet është vend “europian” dhe nga shtetet për rreth e sidomos nga Shqipëria këmbëngul vazhdimisht në njohjen e minoritetit grek, bile edhe në veri të Shqipërisë, për të cilin kërkon edhe shkollë por edhe financon vet për ta.

Të njëjtën gjë ka bërë Maqedonia (e Veriut) deri vonë edhe pse ky fenomen nuk ka përfunduar ende: Kujtojmë këtu deklaratën e kryeministrit Zaev, i cili tha: “Edhe unë jam shqiptar”!!!

Serbia ka mohuar në vazhdimësi ekzistencën shqiptare. Mjafton të kujtojmë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe presionit që i nënshtrohen ata sot, për të ikur nga vendet e veta. Këtu hyjnë edhe shqiptarët e Sanxhakut i cili është i ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi dhe për pasojë terrori e gjencidi brutal, nga këto dy shtete, këta banorë i quajnë “boshnjakë”, Atyre u kanë ndërruar emra dhe identitet, edhe pse po të kthen 100 vjet prapa edhe kur shikon fotografitë e tyre dalin shqiptar me rrënjë e me degë.

Ky asimilim sistematik është provuar të bëhet edhe në Kosovë deri në Vitet e ‘70-ta.

Nuk e kanë pësuar më mirë as pjesa tjetër e shqiptarëve në Mal të Zi edhe pse ka një përparim të vogël, shumë të vogël që kur Mali i Zi u bë shtet dhe u fut në NATO.

Në Turqi është po ashtu një gjendje e mjerë, një pjesë janë turqizuar edhe pse shumë ende e mbajnë gjallë identitetin, por shteti turk sikur nuk iu ka krijuar atyre mundësi shkollimi e përmes kësaj edhe njohje të identitetit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me arbëreshët në Itali.

Kjo është pjesa e dhunshme e asimilimit, miqë, dhe këtu duhet të bëhen përpjekje nga shtetet tona që të arrihet një mundësi që këta shqiptarë në këto troje, të cilat na i kanë rrëmbyer fqinjët tanë pas largimit të Mbretërisë Otomane, apo janë larguar shqiptarë me shumicë për shkak të presionit dhe marrëveshjeve për shpërngulje të shqiptarëve, si në Turqi etj., të mund të flasin dhe të shprehen shqip pa frikë si dhe të mund të shkollohen shqip!!!

 

Asimilimi modern ose “vullnetar”!

 

Asimilimi modern ose “vullnetar” është një asimilim tjetër që i kanoset qënjes sonë kombëtare.

Shqiptarët kanë emigruar nga trojet e tyre në tërë botën, kryesisht në botën Perëndimore.

Edhe pse ka dallime nga shteti në shtet e këtu duhet përjashtuar shtetet si Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria e shtetet tjera të Lindjes që janë pjesë e Bashkimit Europian, por që nuk e stimulojnë mbajtjen e mësimit shqip. Megjithatë në shumicën e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, sikurse në Itali, Francë, Gjermani, Austri, Shtetet e Beneluxit, Shtetet Skandinave, apo në Zvicër, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por edhe në Amerikë, Kanada, Australi, etj, nuk bëjnë presion që shqiptarët të mos shkollohen në gjuhën e tyre, përkundrazi këto shtete stimulojnë edhe me infrastrukturë shkollore që të mësohet sa më mirë gjuha e parë, pra shqipja, në mënyrë që më lehtë të mësohet gjuha e dytë apo e tretë e vendit përkatës ku gjenden shqiptarët e emigruar.

Një qasje e tillë është e bazuar në kërkimet e shumta shkencore, të cilat janë bërë enkas për këtë çështje dhe kanë dalur në përfundimin se përvetësim-mësimi i gjuhës së parë apo gjuhës amtare është bazë për mësimin e gjuhëve të tjera dhe për rrjedhojë fëmijët do të dalin më të suksesshëm.

Po pse vazhdojmë të asimilohemi vullnetarisht në shtetet që stimulojnë prindërit dhe komunitetin shqiptar për t’i dërguar fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare?

Shqiptarët për fat të keq nuk e vlerësojnë se sa e rëndësishme është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e tyre!

Ata duhet ti dërgojnë fëmijët në shkolla ku mësohet shqip jo për t’u mësuar që të flasin, se për t’a folur ata do ta flasin disi, sikurse për shembull e flasin shqiptarët e Turqisë, ata të Sanxhakut apo Greqisë, apo edhe të Maqedonisë së Veriut nga pjesa ku nuk ka shkolla shqipe atje.

Mërgimtarët duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkollimin shqip që të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë shqip. Aty pastaj ata do të mësojnë edhe gjëra, nga kultura, arti, historia, gjeografia dhe vendi prej të cilit vijnë prindërit e tyre.

Mësimi i rregullt në shkollë-pra mësimi i të shkruarit, të lexuarit dhe të kuptuarit shqip-kjo është ideja bartëse e shkollimit të mësimit plotësues për gjuhën shqipe që këtu e 30 vjet, e organizuar, koordinuar dhe e vënë në jetë nga LIDHJA E ARSMITARËVE dhe PRINDËRVE SHQIPTARË “NAIM FRASHËRI”, shkurt LAPSH, si p.sh. në Zvicër. Fëmijët që shkojnë në këtë shkollë njohin edhe fëmijë të tjerë nga trevat e ndryshme shqiptare e që është një përparësi edhe më e madhe për ta!

Po pse nuk ndodhë kjo ashtu sikurse do të duhej të ndodhte? Arsyet janë të shumta, por injoranca është ajo që për fat të keq nuk jep mundësinë për një mendim të kualifikuar në lidhje me rëndësinë e madhe që ka mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në mërgatë. Në rrugë e qytet, shtëpi mallrash, restorant, pishinë etj., dëgjon biseda ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, të cilat biseda zhvillohen t’a zëmë gjysmë shqip dhe gjysëm gjermanisht, në këtë rast në vendet gjermanëfolëse. Formulimi i tillë i fjalive me disa fjalë nga shqipja dhe disa fjalë nga gjermanishtja, si shembull, krijon huti, dhe ç’orientim të fëmijëve parashkollor, sepse ata me këtë rast nuk dijnë të bëjnë dallimin dhe i mësojnë këto fjalë ashtu si u thuhen nga prindërit. Besojmë se e njëjta gjë ndodhë edhe me shqiptarët në vendet të cilat flasin gjuhë të tjera. Kjo shkakton dëme të pariparueshme në të mësuarit e gjuhës amtare ashtu si duhet.

Shkenca thotë se fëmijëve duhet t’u flitet vetëm në një gjuhë, fillimisht, p.sh në gjuhën e parë apo të nënës. Kur kjo gjuhë është zënë, të tjerat përvetësohen shumë më lehtë.

Po si do ta mësojnë këta  fëmijëtë pafajshëm, t’a flasin gjuhën shqipe kur prindërit e tyre për çështje konformiteti, të pavetëdijshëm apo për arsye të tjera, ua pshtjellojnë edhe më shumë duke mos e folur gjuhën si duhet me fëmijët e tyre. Kur u thuhet këtyre prindërve se këtu apo atje ka një shkollë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe se atje mund t’i dërgojnë fëmijët, atëherë pasojnë arsyetimet si: “Këta po lodhen shumë në shkollën e vendit”, “kanë me shkue në ushtrime n’futboll”, “kanë me shkue në boks e sporte tjera”- dhe për pasojë arsimimi shqip është prioriteti i fundit. Kur tematizohet me prindër çështja e të shkuarit në mësimin shqip ka edhe arsyetime si: “Nuk duan të shkojnë në shkollën e të mësuarit shqip” ose “me shku me zor nuk shkohet”, etj. Për përgjegjie në këtë qëndrim indiferent mund të japim shembullin e kombeve të tjera, të cilët të organizuar i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën e gjuhës amtare deri edhe në 100 km larg nga vendbanimi.

Kombet e tjera kujdesen më mirë për këtë çështje dhe këtë për një fakt të vetëm: se prapa qëndrojnë shtetet e tyre, si Italia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Rusia, etj nëpërmjet shërbimit të tyre diplomatik, dhe atasheve të tyre të arsimit dhe kulturës të vendosur në këto shërbime në vendet ku kanë emigruar qytetarët e tyre, e të cilët kanë vetëm këtë punë; të identifikojnë qytetarët e tyre dhe t’i orientojnë se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre për të marrur arsimin amtarë.

 

***

Sivjet është përvjetori i 30-të i veprimtarisë së LAPSH-it në Zvicër në përgjithësi e në kantonin e Cyrihut në veçanti.

LAPSH-i gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare ka bërë të mundur funksionimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, pikërisht duke pasur për synim evitimin e asimilimit të fëmijëve tanë dhe harresës së gjuhës shqipe, e cila kohëve të fundit, e pas zbulimeve të shumta, po quhet gjuha e parë. Nëpërmjet këtij institucioni arsimor kanë dalur mijëra djemë dhe vajza të pajisur me njohuritë fillestare të shkrim-leximit, kuptimit të asaj që kanë mësuar dhe janë informuar me elementët bazë të kulturës dhe traditës së prindërve dhe të të parëve të tyre. Në Zvicër kemi mjaft të rinjë të cilëve në karrierën e tyre u ka ndihmuar edhe njohja e gjuhës shqipe për t’u sistemuar në vende pune të mira, si në administratë, drejtësi, siguracione, sistemin shëndetësor, etj., dhe neve kjo si LAPSH na bënë të lumtur kur dëgjojmë e kuptojmë për rastet e tilla.

Shumica e nxënësëve shqiptarë në Zvicër vijnë nga Kosova, pastaj Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe së fundmi edhe nga Greqia.

Shteti i Kosovës për arsye të ndryshme nuk ka mundur t’a marr përsipër tërë këtë proces mësimor në tërë botën, gjë që është e kuptueshme, por sigurisht që ka mundur të bëjë më shumë në këtë drejtim qoftë strukturalisht, qoftë financiarisht e qoftë në formën e organizimit.

LAPSH-i në çdo takim me korin tonë diplomatik si dhe ministrat e dikasterveve përkatëse, e ka ngritur këtë qështje, por kjo gjithmonë deri më sot ka mbetur vetëm në nivelin e premtimeve dhe mbështetjes vetëm morale.

Ka ardhur koha dhe bile e fundit që sektorët përkatës të Republikës sonë, nëse jo në tërësi, atëherë parcialisht, e sidomos aty ku koncentrimi i shqiptarëve në Europë është i madh të shikojnë mundësinë se si patjetër të stimulohet, dhe kultivohet dashuria tek prindërit dhe fëmijët për të shkuar në mësimin shqip, ku ai lejohet dhe stimulohet edhe nga vendet e pritjes, sikurse në këtë rast Zvicra, dhe të vë në dispozicion mbështetje së paku të pjesëshme financiare për infrastrukturë koordinim dhe organizim të këtij mësimi.

 

***

Mërgata Shqiptare vërtetë ballafaqohet me sfidat e emigrimit. Këto sfida janë të tipologjive të ndryshme; gjenerata e parë ka sfida që dallohen nga sfidat e gjeneratës së dytë, e ky dallim vazhdon edhe te gjenerata e tretë, që ka dallim nga gjenerata e dytë, e kështu me radhë, sikurse:

Sfida e identitetit si: Kush jemi ne?

Sfida e integrimit në vendin mikpritës: Si të sillemi ne?

Sfida ndaj asimilimit (humbjes së gjuhës dhe kulturës).

Sfida ndaj globalizmit.

Sfida ndaj teknologjisë informative; bota e internetit etj.

Njeriu ynë, për fat të keq është i detyruar të ballafaqohet me sfidat dhe jo për të gjitha sfidat ka një zgjidhje të shpejtë, apo është në dorën e tij se si duhet të veprohet!

Me gjithë vështirësitë, një gjë mërgimtarët tanë në Perëndim e kanë thuajse në dorën e vet. Sfida me identitetin (gjuhën, kulturën) deri diku mund të zbutet nga gjenerata e parë, duke e përcjellë te gjenerata e dytë, e diku-diku edhe te gjenerata e tretë.

Cila është kjo gjë?

Kjo është mundësia për të dërguar fëmijët (gjeneratën e dytë dhe, edhe të tretën) në mësimin plotësues në gjuhën shqipe– aty ku ai është i organizuar. E aty, ku nuk është i organizuar, të bëhen përpjekje për t’u organizuar, sepse kjo është një e drejtë elementare e njeriut (fëmijëve), e cila në vendet perëndimore promovohet në parim. Mjafton të organizohen prindërit në vendin ku jetojnë, të kontaktojnë LAPSH-in kantonal apo atë qendror në Zvicër dhe për një kohë të shkurtë, klasa është gati për nxënësit e rinjë. Vetëm kaq është kjo punë!

E thamë edhe më lart se fëmijët duhet të dërgohen në mësimin shqip dhe atë jo për të mësuar të flasin, se ata disi do të mësojnë të flasin, por DUHET TË DËRGOHEN ATJE TË MËSOJNË TË SHKRUAJNË, TË LEXOJNË DHE TË KUPTOJNË SHQIP. Paralelisht me këtë, ata do të marrin njohuri të çmueshme për të ardhmen e tyre, sepse do të mësojnë çështje nga kultura, historia dhe gjeografia e vendeve prej nga vijnë, e ku flitet shqip, me çka përforcohet vetëbesimi dhe identiteti i tyre. Po kështu ata në klasën ku mësohet shqip do të njihen me njëri-tjetrin, pra do të zgjerojnë rrethin e njohjeve, e kjo është një vlerë e çmuar në jetën e njeriut.

Këtë të drejtë, të dashur prindër, e kemi në dorë vetë dhe duhet ta shfrytëzojmë patjetër aty ku mundësitë ekzistojnë.

E tëra kjo duhet bërë që të mos na përfshijë asimilimi “vullnetar” modern, sepse është vonë kur gjyshi e nipi nuk mund ta kuptojnë më njëri tjetrin në gjuhën shqipe.

 

LAPSH, Zyrih

Gëzim KASUMAJ

Nënkryetar

 

Paraqitja e fëmijëve për të mësuar shqip nga klasa e parë:

 

https://www.lapsh.ch/

https://www.lapsh-zh.ch/index.html

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html

https://www.lapsh-zh.ch/paralelet.html

blank

blank

Bëri shqiponjën në’ Eurovision’ dhe pati reagime në mediat serbe, Gjon Muharremaj: Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë

ZVICER

Gjon Muharremaj gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë. Shqiptari, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, zuri vendin e tretë në edicionin e sivjetshëm.

Në natën finale, 21-vjecari bëri dy krenare, gjë që shkaktoi reagime negative nga Serbia. Sipas mediave të tyre, ky gjest ishte provokim i qartë që duhej të çonte në skualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën.

“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”. “Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dy krenare është simboli i Shqipërisë. Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. Gjithmonë kanë qenë krenar për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra e falënderimit”, vazhdoi ai.

Theksojmë që familja e Gjonit jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, por që me prejardhje janë nga Kosova. Gjon’s Tears ndërkohë ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me 12 pikë. bw

https://youtu.be/jznH_fltcYA

blank

VIDEO – Falë zërit dhe talentit të shqiptarit, Zvicra u kualifikua në finalen e Eurovision Song

VOAL – Falë zërit dhe talentit të Gjon’s Tears, Zvicra u kualifikua në finalen e Eurovision Song Contest, të planifikuar për të Shtunën në mbrëmje në Roterdam.

22-vjeçari nga Fribourg bindi publikun që të votojë për të me Tout l’Univers, i vlerësuar gjithashtu nga ekspertët që parashikojnë një përfundim të mirë të kryqit të kuq në edicionin e 65-të të konkursit ndërkombëtar.

Sidoqoftë, Lotët e Gjonit do të duhet të luftojnë me konkurrencën e 25 finalistëve të tjerë, duke luftuar për të kapërcyer vendosjen e Luca Hänni, i cili në edicionin e fundit ishte ndalur në këmbët e podiumit.

Këngëtari, e cili mori pjesë në versionin francez të talent show “The Voice”, ishte dashur të përfaqësonte Zvicrën vitin e kaluar me Répondez-moi, por konkursi u anulua për shkak të pandemisë.

Gjon Muharremaj (lindur në vitin 1998), i njohur profesionalisht si Gjon’s Tears, është një këngëtar dhe tekstshkrues zviceran me prejardhje kosovare-shqiptare. Ai do ta përfaqësonte Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës 2020 që do të mbahej në Roterdam, Holandë me këngën “Répondez-moi”, por festivali u anulua për shkak të COVID-19. Gjoni, përmes instagramit, tregoi se do ta përfaqësojë Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës 2021.

Në vitin 2011, në moshën 12 vjeç, Muharremaj garoi në sezonin e parë të talent show-t Albanians Got Talent, duke u vendosur i treti në finale. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinalen e Die grössten Schweizer Talente.[5] Në vitin 2019, ai mbajti audicione për sezonin e tetë të konkursit francez të këndimit The Voice: la plus belle voix dhe arriti në gjysmëfinale.

Më 4 mars 2020, u njoftua se transmetuesi zviceran SRG SSR kishte zgjedhur Muharremajn për ta përfaqësuar Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës 2020 që do të mbahet në Roterdam, Holandë me këngën “Répondez-moi”. Pas anulimit të tij për shkak të pandemisë së koronavirusit, SRG SSR njoftoi më 20 mars 2020 se ai do ta përfaqësonte Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës 2021 me një këngë të re.

Muharremaj lindi në Broc, Rrethi i Gruyère nga një baba shqiptar i Kosovës dhe një nënë shqiptare nga Tirana.Elida Buçpapaj/Wikipedia/ATS

ATS-EB

https://youtu.be/M_5mo8st8Mc

blank

Publikohet lista e Zvicrës për Euro 2020, ftohet edhe Andi Zeqiri

Kombëtarja e Zvicrës ka ftuar edhe Andi Zeqirin në listën prej 29 lojtarë për kampionatin europian, Euro 2020

Zvicra në përbërjen e parë ka më së paku kosovarë prej që ata filluan të thërrasin edhe kosovarët, derisa përpos Zeqirit në 11 të parë të Zvicrës është edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

 

Më parë, Zvicra kishte në formacionin e tyre bazë më shumë se katër lojtarë por që forma e dobët e disa prej tyre ka bërë që kombëtarja zvicerane ta raduktojë këtë numër në katër, shkruan GazetaExpress.

Ai ka mundur që të jetë edhe më i vogël, por ftesa për Andi Zeqirin ka qenë një befasi edhe për vetë mediat në Zvicër, pasi që sulmuesi nuk është se ka treguar formë të mirë me Brighton & Hove Albion në sezonin e parë në Premier Ligë.

Kujtojmë se Zeqiri kishte pozuar me fanellë të Kosovës dhe i kishte premtuar Kombëtares kosovare se do të luante për ta, por si duket ai shpejt ndërrojë qëndrim dhe tani do të luajë për helvetikët, të cilët ndeshjen e parë do ta luajnë kundër Wales më 12 qershor.

blank

« Le baiser » SAM-Samedin ASLLANI 2007

« Le baiser » de Sam Asllani présente deux cœurs frêles, qui, envahis par de profonds troubles, transcendent les frontières du réel. Les bouches éperdues des amants inconnus disparaissent à l’instant où le ciel bleu se fond dans la terre rouge. Les corps s’embrasent inexorablement dans l’immensité céleste. Un baiser qui adoucit les tourments et triomphe de l’adversité.
11.05.2021 V.G
blank
blank

Me shkas: PSE TË DISTANCOHEM UNË, NGA KUSH, NGA ÇKA?! – Nga DEMË JASHARI

Të distancohem pse e mbroj bijën e heroit Jusuf Gërvalla, Donikën, e zgjedhur me votën e popullit?!
Donikë Gërvalla, në vitet ’90-ta, veçmas gjatë luftës vetëmbrojtëse nga shfarosja dhe çlirimtare në Kosovë, ishte zëdhënësja, përfaqësuesja, mbrojtësja dhe arsyetuesja më e denjë e përpjekjeve për shtet e liri.
Ajo e kishte derën hapur në Qeverinë dhe Parlamentin e Gjermanisë dhe në përfaqësitë diplomatike të shteteve perëndimore atje dhe gjithandej, duke na përfaqësuar dinjitetshëm.
Tash këto dyer për Donikën janë të hapura krah e krah për përfaqësim në dimensionin e synuar ndër breza – DIPLOMACI SHTERËRORE.
Tani, në funkcionin shtetëror diplomatik, shumë dinjitetshëm, profesionalisht dhe denjësisht, Donikës i bëhen kurthe, i kurdisen prapaskena, i mvishen fjalë e veprime të pabaza e hipotetike…
Ajo tha, siç po thoni edhe ju e ne, se, sikur të ishte në dijeni për krimet e ndonjërit dhe të kishte fakte për to, ajo do ti denonconte, madje edhe publikisht.
Krimi është krim dhe kryesi i krimit, gjithkund në botë, është kriminel.
Donika e ka mbrojtur dhe e mbronë luftën çlirimtare dhe UÇK-në!
Ajo ka gjak edhe personal dhe përpjekje e angazhime të vazhdueshme familjare, madje ndër breza, në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Prandaj, vazhdoj që edhe më tutje t’a konsideroj moment historik dhe privilegj të jashtzakonshëm VOTËN për Donika Gërvallën!
Këtu, si person i pa parti, është edhe vota ime!
Kam qenë, madje edhe publikisht, ndonjëherë kritikues i veprimeve të Albin Kurtit në etapa të caktuara kohore.
Albin Kurti nuk është tradhtar, nuk është i zënë pick nga e kaluara dhe nuk është i zhytur në krim !
Do vazhdoj, madje edhe më ashpër , ta kritikoj Albin Kurtin për çdo lëshim e devijim eventual, apo për mosrealizim të angazhimeve që ka marrë.
Tani, Albin Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës – me votën e popullit.
Dhe unë, në këtë fillim të mbarë, do t’a përkrah me sa mundem !
Presidentja e Kosovës, Shkëlqesia e saj, Zonja Vjosa Osmani, pas Presidentit Historik Ibrahim Rugova, është më e votuara. Dhe kjo na bënë shumë nder si komb dhe si shtet.
Është krenari dhe knaqësi të shohësh nivelin intelektual dhe politik përfaqësues të Presidentes !
Madje, pos tjerash, është besim dhe shpresë dhe si të këtillë nuk duhet bërë përpjekje për ta mbytur në embrion!
E kam shprehur, edhe publikisht, qëndrimin tim kundër formimit të Gjykatës Speciale nga ana e Parlamentit të Kosovës, nën presionin kërcnues të shefave të PDK-së dhe LDK-së.
Jam kundërshtuar dhe më kanë kërkuar të distancohem.
Nuk e bëra.
Paraqitjen e Jakup Krasniqit në gjykatë (« unë nuk jam as musliman e as i krishter, unë jam shqiptar ! ») e kam quajtur qëndrim epik e heroik.
Edhe për këtë disa më kritikuan.
Edhe nga LDK-ja e Isa Mustafës kam qenë i diferencuar. Për këtë nuk jam mërzitur kurrë sepse Isa Mustafa këtë zanat dhe punë ka pasur: diferencimin, spiunimin, përndjekjen dhe veprimin kundërshqiptar që para vitit 1981
Tani më kërkohet, nga parapolitika e humbësve të zgjedhjeve, që të distancohem nga qëndrimet përkrahëse për Donikën(sic.).
JO!
Unë e kam mendimin dhe qëndrimin e pavarur dhe nuk i nënshtrohem politikave kalkuluese e dezorientuese.
Përpiqem t’i qëndroj, me aq sa mundem, i paluhatshëm vetëm interesit kombëtar. Përjetësisht!
E kam përjetuar burgun, persekutimin, distancimin dhe linçimin që nga viti 1979
Ekzistencën e sigurova me punë krahu gjithandej.
Nuk ka arë a livadh në fshatrat përreth Strofcit në të cilën nuk kam prashitur e kositur.
Edhe sot, edhe në gjumë, i mbajë mend kufinjt e tyre.
Nuk ka shtresë toke dhe qymyri, që nga Sibofci, Zhilivoda, Bivolaku e deri te Livadhet e Frashnit në Strofc, që nuk e kam përdorur me krahtë e mi e që nuk e kam në kujtesë.
Nuk ka fshirje lëme me « dresh » në miqësi, shoqëri e vllaznillak ku nuk kam ndihmuar e thithur mjegulla të dendura e të pamatura pluhur.
Nuk ka shtëpi miku, shoku a vllaznillaku të ndërtuar e në të cilën nuk ka pikuar djersa ime, që nga prerja e tullave e tutje.
Prandaj, gjithmonë dhe gjithnjë kam qenë dhe do të jem në anën e ndërtimtarëve e jo të shkatrrimtarëve !
* * *
Që nga 11 qershori 1989 gjindem në Zvicër.
Ika nga përndjekjet e pushtuesit dhe veglat e bashkpunëtorët, shumë prej tyre vullnetar të cilët sikur bënin garë mes vete se cili më shumë dhe më shpejt do të më spiunonte.
Vendet perëndimore, veçmas Zvicra e Gjermania, nuk i kanë akorduar strehim politik secilit kërkues, pa verifikim të hollësishëm, të hetuar e verifikuar mirë.
Unë i jam shumë mirënjohës Zvicrës për strehimin e shumë të tjerëve të rrezikuar dhe për strehimin tim.
Mirënjohës edhe për mbajtjen dhe strehimin e përkohshëm të rinisë së rrezikuar në fillim të viteve ’90-ta dhe të strehimit të përkohshëm të kategorive tjera sociale para dhe gjatë luftës së fundit.
Këtu nuk e kemi synuar e as gjetur parajsën e as luksin. Këtu kemi gjetur sigurinë, lirinë e shprehjes dhe mundësinë e punës. Dhe nuk kemi zgjedhur punë.
Enëlarës, ndihmës në kuzhinë – më vonë kuzhinier apo kamarier, ndihmës murator (baltaxhi), murator, armirues, punëtor ndërtimi, punëtor shërbimesh komunale, pastrues rrugësh e nevojtoresh publike, pastrues(e) në spitale, shtëpi të moshuarish – banesash e shtëpishë private, punëtore në qendrat për pastrim e hekurosje rrobash – shtrojë mbulojë spitalesh e tekstilesh tjera spitalore, mirëmbajtje kopshtijesh, në bujqësi e agrikulturë, në blegtori, etj. ,…
Nuk ka rrugë, autostradë, urë, hekurudhë, digë apo tunel në Zvicër, ndërtuar që nga vitet ’60-ta ku nuk kanë derdhur djersën shqiptarët. Disa kanë lënë edhe jetën.
Kemi qenë të mbrojturit e Zotit sepse, krahasuar kushtet dhe rrethanat, shumë pak kemi pësuar në fatkeqësi pune.
Të punosh me vite të tëra në këta sektorë me rrezikshmëri të lartë e mendjen në Kosovë, vetëm i madhi Zot që na ka ruejtë!
Paratë këtu nuk i kemi mbledhur me rrametë gjatë fshirjes së rrugëve e parqeve, por i kemi fituar me mund, djersë e gjak.
Nuk kemi jetuar dhe shumica absolute as sot nuk jetojmë në luks.
Në Zvicër, Gjermani e gjetiu, shumë gjatë jemi ushqyer me standarde Kosove: krelana me duqa, pasul, pite, laknor, long, turshi e rasoj.
Paratë e kursyera, madje edhe kreditë, nuk kanë pasur destinacion tjetër pos familjes në Kosovë dhe kontribute për përpjekjet dhe luftën vetmbrojtëse e çlirimtare.
Ky standard na ka përcjellur edhe pas lufte sepse është dashur të vazhdohet me ndihmë Kosovës dhe familjarëve të mbetur atje.
Kemi ndarë kafshatën me ju dhe ishim të lumtur që po mundemi ta bëjmë këtë.
Secili sipas kaçikut të vet!
E them publikisht, pa mburrje, se më shumë se njëqindmijë franga zvicerane është kontributi financiar, logjistik e teknik, imi – fëmijëve dhe gruas, dhënë luftës vetmbrojtëse e çlirimtare. Pa i llogaritur të tjerat.
Flas vetëm për ato që mund t’i dëshmoj.
* *
Nuk kam qenë anëtar LKJ-së, të LKK-së e as i ndonjë organizimi politik të Jugoslavisë e Serbisë.
Që nga nisma e deri në vitin 2016 isha veprimtar themeltar, i zgjedhur në funkcione udhëheqëse dhe kontribues në kuadër të Degës së LDK-së në Zvicër. nuk kam qenë i heshtak e komformist. Kam mbajtur qëndrim afrues dhe bashkues me subjektet tjera shqiptare në perëndim. Si kritikues parimor dhe në vazhdimësi i veprimeve të Isa Mustafës dhe klientelës së tij, në vitin 2016 u diferencuam nga ky klan.
Po këtë vit, duke mos pare ndonjë perspective positive për reforma dhe ndryshime në partinë të cilën prej vitesh e kontrollonte dhe kishte ngulfatur i katapultuari Isa Mustafa me klikën shkatërrimtare, kam dhënë dorëheqje nga LDK.
***
Nuk kemi mundur si duhet ta përcjellim rritën e fëmijëve tanë, i kemi lënë në gjumë kur shkonim në punë dhe i gjenim në gjumë kur ktheheshim natën vonë pas pune dhe takimeve për organizim veprues për Kosovën.
Vikende dhe pushime tjera për ne s’ka pasur.
Ka pasur vetëm punë, aktivitet, angazhim dhe kontribut.
Veshmbatheshim dhe ende veshmbathemi nëpër shitore të dorës së dytë apo me veshmbathje të ricikluara e të dhuruara.
Ka edhe edhe nga ata që kanë shikuar vetëm punët e veta dhe fmiljes, por nuk janë shumë.
Tash kohërat dhe gjërat kanë ndryshuar, veçmas me krijimin e brezit të dytë dhe këtij të tretit që po zhvillohet.
Shqiptari në Zvicër, në Gjermani e shtete tjera perëndimore, është pjesë integrale e shoqërisë vendore tradicionale deri në vendimmarrje madhore të interest shtetëror.
Pos të përfshirë në të gjitha proceset dhe në jetën shoqërore, politike, institucionale deri në nivelet më të larta, jemi sipërmarrës shumë të sukseshëm dhe të shumtë në Zvicër.
Dhe, jemi edhe sportistë të shkëlqyeshëm dhe krenari e secilit.
Nuk indentifikohemi më si shtresë e as kategori inferiore.
Pyes:
Pse gjithë ky mllef, gjithë kjo urrejtje, gjithë kjo armiqësi e gjithë ky inat për mërgimtarët???!!!
Fundja, ne rrënjët i kemi atje.
Ato nuk do të mund të na i këpusni.
Kurrë!
Ne ju duam edhe kur ju na urreni dhe përbuzni.
Se ne e dojmë pafundësisht Kosovën.
Ne jetojmë dhe frymojmë me ju, me Kosovën dhe për Kosovën !
Falë me shnet nga unë Gërrnaqi mërgimtarë.
blank

23 të vdekur, televizioni zviceran hulumton gjakmarrjen mes dy familjeve të mëdha të Pejës

Vrasja e një babai në Frasses në vitin 2013 është në zemër të një hakmarrjeje midis dy klaneve. Më shumë se 23 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci. “Mise au Point” e hetoi këtë seri atentatesh të cilat vazhduan në Kosovë, shkruan Radio Televizioni Zviceran (RTS), transmeton Gazeta Express.

Një grup vrasësish vranë ftohtë një baba në Frasses të Zvicrës në vitin 2013. Selim E. u kthye nga një mbrëmje me gruan dhe katër fëmijët e tij. Ka kaluar ora 11:00 e mëngjesit. Burri vritet para shtëpisë së tij, ndërsa parkon veturën. Gruaja e tij, e tronditur, nuk i dallon fytyrat e vrasësve, por shpjegon se i kishte parë ata.

 

Sipas dokumenteve të gjykatës, komandoja vrasës u largua dhe shpëtoi nga armët afër Villars-sur-Glâne. U arrestuan dy të dyshuar, B.L. dhe F.A., të cilët u gjenden falë gjurmëve të ADN-së në armë. Në vitin 2019, dy të pandehurit u dënuan me 20 vjet burg për të parin dhe një dënim me 9 vjet për të dytin.

Familja e viktimës, megjithatë, kritikon gjykimin. Vëllai i Selimit bën thirrje: “Ne jemi të zemëruar kundër drejtësisë zvicerane. Të gjithë fajtorët nuk janë arrestuar. Është skandal, ata mbrohen nga prokurori”.

Të dënuarit njohin një pjesë të fakteve, por refuzojnë të pranojnë se janë autorët e të shtënave. B.L. pretendon pafajësinë e tij. Sipas tij, ai ishte vetëm shoferi i komandos. B.L. shpreson për një gjykim të ri dhe për mundësinë për ta dhënë versionin e tij të ngjarjes. Sidoqoftë, një gjykim i ri duket i pamundur. Gjatë gjykimit të tij në apel, B.L. ishte arratisur në Kosovë. Që atëherë ai është kthyer në burg.

Një luftë klanore mes kosovarëve

Motivet dhe cytësit e vrasjes mbeten mister. Dy të dyshuarit nuk i dhanë detaje policisë. Për prokurorin e Fribourgut, Fabien Gasser, një luftë klanore do të ishte në zanafillën e vrasjes në Frasses. Çelësat e mirëkuptimit do të gjendeshin në Kosovë.

Një ekip nga programi “Mise au Point” shkoi për të hetuar në Pejë. Ky qytet është skena e një lufte midis dy klaneve, familjes K. dhe familjes E., të cilët jetojnë dhjetë minuta me makinë nga njëra-tjetra. Ata kanë luftuar për vite me radhë me armë dhe sulme shpërthyese.

Biznes i suksesshëm në ndërtimtari

Selim E., viktimë e vrasjes në Frasses, është pjesë e familjes E. që është armike e betuar e familjes K. Ai ka jetuar në Zvicër për vite me radhë, ka katër fëmijë dhe ka arritur të krijojë një biznes shumë të suksesshëm me të vëllezërit, GE Construction.

Së bashku, ata importojnë makineri ndërtimi nga Spanja. Rënia e tregut të ndërtimit në Spanjë në vitin 2009 la shumë automjete në shitje. Familja E. mund t’i blejë këto automjete në të holla dhe t’i eksportojë në Zvicër, disa prej të cilave vlejnë gati 100,000 franga. Ato kryesisht i shiten një kompanie të madhe ndërtimore zvicerane. GE Construction i ndërpreu aktivitetet e saj disa vjet pas vdekjes së Selim E.

Lidhjet midis mafies dhe politikës

Një pjesë e madhe e familjes E. po jetonte në Kosovë në atë kohë dhe mund të llogariste në një mbështetje të konsiderueshme lokale. Halla e Selimit është e martuar me vëllain e politikanit të njohur Xhavit Haliti. Sipas dokumenteve konfidenciale nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), ai ka një marrëdhënie biznesi me familjen E. Burri është ish-arkëtar i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), një politikan i pasur dhe i fuqishëm.

Në vitin 2011, gazeta britanike The Guardian akuzoi politikanin për pastrim parash dhe lidhje me mafien shqiptare. Xhavit Haliti i ka hedhur poshtë këto akuza të cilat i konsideron shpifëse.

Një vrasje hakmarrje në Frasses

Lufta midis dy familjeve është një histori sulmesh dhe hakmarrjeje. Në këtë kronologji makabre, një anëtar i familjes K. vritet disa muaj para vrasjes së Selim E. Ai vritet në stilin Kalashnikov në një kafene në Pejë. Ky krim nuk është sqaruar kurrë dhe askush nuk është gjykuar.

Por gjithçka tregon se familja K. do ta kishte bërë vetë drejtësinë duke organizuar vrasjen e Frasses.

Spektri i një koleksioni stërgjyshor ligjesh

Pa ndërhyrjen e shtetit, të dy familjet filluan një hakmarrje të pafund. Sociologu Birol Urcan vëren se ky lloj konflikti tashmë ka ekzistuar në rajon në të kaluarën. Këto vrasje gjaku janë kodifikuar nga Kanuni, një koleksion ligjesh që për qindra vjet ka rregulluar jetën në shoqëri në Shqipëri dhe Kosovë.

“Nëse një anëtar i një familjeje vret një anëtar të një familjeje tjetër, ata janë në një gjakmarrje”, shpjegon Birol Urcan. Secili anëtar i familjes së viktimës e ka për detyrë ta vrasë një anëtar të familjes tjetër. Çdokush mund të jetë në shënjestër, por vetëm meshkujt.

“Padyshim që ka mbaruar, ishte 200 vjet më parë”, thotë sociologu. “Por aktualisht, ekziston ende kjo ndjenjë turpi (…) Sidoqoftë, asnjë nga familjet nuk i respekton rregullat dhe kodet e Kanunit”, shpjegon ai.

Sjellja kriminale vazhdon

Sulmi i fundit daton nga viti 2019 dhe la një të plagosur. Në rrjetet sociale, të dy familjet provokojnë rregullisht njëra-tjetrën. Djali i Naser K. ka publikuar disa video ku ai tallet me familjen E.

Sidoqoftë, sipas policisë së Pejës, situata është stabilizuar në vitet e fundit. Një pjesë e madhe e anëtarëve të këtyre familjeve vdiqën. Të mbijetuarit fshihen dhe vështirë dalin.

Edhe banorët e Pejës u mobilizuan për ta ndaluar këtë masakër. Protesta të mëdha për paqe dhe fundin e pandëshkueshmërisë janë zhvilluar në qytet në vitet e fundit. Ndërhyrja e shoqërisë civile është një dritë shprese për t’i dhënë fund kësaj lufte midis këtyre dy familjeve.

Për ta parë storien e përgatitur nga televizioni zviceran

blank

Artisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën sivjet në “Eurovision”: Me shumë qejf do të përfaqësoja edhe vendin tim

KOSOVE

Zvicra këtë VIT përfaqësohet nga një shqiptar në festivalin e madh evropian, “Eurovision Song Contest 2021”.

Ai është Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, i cili këtë vit do të përfaqësojë Zvicrën me këngën “Tout l’Univers”.

Gjoni, i cili me prejardhje është nga Suhareka e Kosovës, rrëfen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, rrugëtimin e tij muzikor në Zvicër dhe synimet për ta përfaqësuar sa më denjësisht shtetin në të cilin jeton, në festivalin e madh të këngës “Eurovision”.

Gjon Muharremaj nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi të gjithë e mbajnë mend vogëlushin që dikur kishte impresionuar publikun e spektaklit “Albanian Got Talent”:, rreth një dekadë më parë – kompeticion ky në të cilin ai kishte arritur deri në finale, duke u renditur i treti.

Gjon, jeni zgjedhur përfaqësuesi i Zvicrës sivjet në “Eurovision”. Na trego pak sa të lumtur ju ka bërë ky fakt?
Jam ndjerë shumë krenar dhe me fat se është eveniment shumë unik dhe do më japë shumë eksperiencë në artin tim.

Ju ishit parashikuar ta përfaqësonit vitin e kaluar shtetin zviceran në “Eurovision”, por pandemia pamundësoi mbajtjen e tij. A ju zhgënjeu shumë fakti që “Eurovisioni” nuk u mbajt vitin e kaluar?

Kur më erdhi lajmi i anulimit të “Eurovision 2020” isha shumë i frustruar se nuk kisha shkuar deri në fund të eksperiencës dhe të procesit të “Eurovision”-it. Kur erdhi puna të shkoja prapë këtë vit, 2021, ishte për mua si një kënaqësi të këndoja në atë skenën e Rotterdamit.

Kënga përfaqësuese titullohet “Tout l’Univers”. A mund të na tregosh pse ky titull dhe cila është domethënia e tekstit të këngës?

Ideja e këngës lindi mes bashkëpunimit tim me Wouter Hardy, producent i “Arcade” (kënga fituese e vitit 2019) dhe me Nina Sampermans, shkrimtare dhe kompozitore. Kënga ishte fillimisht e shkruar në gjuhën angleze dhe u përkthyer me Xavier Michel në frëngjisht. Tema flet për ciklin e jetës nga prishja e çdo gjëje e deri te rindërtimi, dhe për t’ia dalë mbanë këtij procesi duhet ta kërkojmë energjinë dhe fuqinë në fund të vetvetes. Doja të dilja me një mesazh pozitiv dhe plot shpresë edhe në momentet më të komplikuara të jetës.

Jeni shqiptari i parë që jeni zgjedhur si përfaqësues i Zvicrës ndonjëherë në “Eurovision”. Si erdhi deri të përzgjedhja juaj si përfaqësues i shtetit zviceran në “Eurovision 2021”?

Kënga “Répondez-moi” është kompozuar tek një “Writting camp” në Cyrih me një duet zviceran qe quhen Aliose. Në atë moment qe lindi kjo këngë që fliste për origjinë, identitet dhe pikëpyetje të jetës, u binda të provoja të merrja pjesë tek konkursi ku ishin 600 këngë të regjistruara. Diferenca më e madhe qe kisha me të tjerët, më thanë televizioni i Zvicrës, ishte fuqia e zërit tim live dhe bukuria e temës që trajtonte teksti.

Ti je me prejardhje shqiptare, por jeton dhe vepron në Zvicër? Cila është historia juaj e familjes dhe sa shpesh vini në vendlindje?
Unë jam lindur në Zvicër nga prindër që kanë imigruar. Babai im është nga Suhareka në Kosovë dhe mamaja nga Tirana në Shqipëri. Jemi një familje e madhe, kështu që vija çdo vit të shikoja kushërinjtë e mi dhe familjen e gjerë. E kemi pas si traditë në pushimet e verës dhe të dimrit.

A do të kishit dëshirë që në ndonjë të ardhme ta përfaqësonit edhe Shqipërinë ose Kosovën në “Eurovision”?

Pse jo. Me gjithë qejf.
A e ke dëgjuar këngën përfaqësuese të shtetit shqiptar sivjet në “Eurovision”, a ju ka pëlqyer dhe a ke pasur rastin të kontaktosh apo të njihesh me Anxhela Peristerin?

Më ka pëlqyer shumë. Besoj me të vërtetë që është një këngëtare me shumë talent dhe kemi folur së bashku disa herë.

Ju do të ngjiteni në natën e dytë gjysmëfinale në skenën e Rotterdamit për të kënduar live këngën tuaj. Do jeni i vetëm në skenë, apo keni menduar ta shoqëroni paraqitjen tuaj edhe me performancë me balerinë?

Për momentin është shumë herët për të dhënë sekrete të performancës time, por shpresoj që do t’ju pëlqejë dhe i besoj bashkëpunëtores Sacha Jean-Baptiste për atë.

Karriera jote ka nisur në Shqipëri. Ju para 11 viteve keni qenë pjesë e spektaklit të talenteve “Albanian’s Got Talent”, ku shkuat deri në finalen e madhe. Si ka qenë për ty kjo eksperiencë dhe si e kujton?

E kujtoj si një suvenir shumë të bukur dhe mbresëlënës, dhe jam ndjerë me fat që jam mirëpritur si në Shqiperi dhe Kosovë. Të gjithë ma përkujtojnë akoma interpretimin e “Je t’aime” nga Lara Fabian që iu pëlqeu shumë publikut të Shqipërisë së madhe.

Gjon, faleminderit shumë për intervistën. Shumë suksese në “Eurovision”. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për të gjithë shqiptarët?
Besoni në ëndrrat tuaja dhe punoni sa më shumë për ti i arritur qëllimet tuaja. Mos dyshoni në vetvete sepse asnjëri nuk do t’i besojë projektit tuaj më shumë se ju. Faleminderit shumë për mbështetjen, dashurinë dhe përkrahjen tuaj. Faleminderit juve për intervistën.

blank

Foto dhe shkëmbime midis poetëve Manush Peshkëpia dhe Lasgush Poradeci Nga Elida Buçpapaj

 

Dy bij poetësh, Marie Gusho e bija e poetit Lasgush Poradecit dhe Gëzim Peshkëpia, monument i gjallë, ish i burgosur politik, i biri i poetit, financierit, gazetarit Manush Peshkëpia pushkatuar pa gjyq nga regjimi totalitarist,  shkëmbejnë fotot dhe kujtime nga korrespeondenca midis prindërve të tyre. Dhe kështu njeriu arrin të ndërtojë copëza jete.

Z.Gëzim më tregon se familja e tij kishte albume të tëra fotografish, i jati ishte filatelist i apasionuar,  por  pas pushkatimit të babait, një ditë përpara se t’i internonin, erdhi policia, i nxori nga shtëpia nënën, gjyshen dhe dy fëmijët, dyllosi dyret dhe sekuestroi gjithçka, sikur shtetëzoi edhe shtëpinë,  kështu që atij i kanë mbetur shumë pak foto të familjes nga ajo periudhë, prandaj kopjet e fotove që ia dha Marie Gusho i sheh si një dhuratë të madhe.

Janë tre foto, një kartolinë dhe një kartvizitë.

Në dy foto kanë dalë bashkë të dy poetët Lasgush Poradeci që diktatura e vrau së gjalli dhe Manush Peshkëpia që diktatura e shpalli Armik të Popullit dhe e pushkatoi  pas torturash mizore duke u gëdhirë 27 shkurti i 1951 për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike;

Fotot janë bërë në oborrin e një shtëpie, nuk është oborri i shtëpisë të Manushit, ndofta është shtëpia e Lasgushit apo e ndonjë miku të tyre. Këto dy foto janë më të herëshme, Manushi duket shumë i ri, po ashtu edhe Lazgushi, që dallohet nga flokët.

Fotoja e tretë ku Manushi mban syze dhe pi cigare  është bërë në ndonjë kafe, ndofta në oborrin e Kursalit. Personi i tretë duke që është mik i tyre por nuk dihet kush është.

Ndërsa kartolina është dërguar nga Zvicra, Manush Peshkëpia ia ka nisur Lasgush Poradecit nga Berna, më 22 korrik 1938, kur është vetëm 28 vjeçar.

Kartolina është vulosur nga Posta e Tiranës më 27 korrik 1938.

Në kartolinë Manush Peshkëpia shkruan: “Asnjë qiell nuk është më i kaltër se ky i Nicës. Shumë të fala Manush Peshkëpia”!

Duket sikur poeti ndodhet në qiellin e shtatë. Ka vizituar Nicën, qytetin bregdetar buzë Rivierës franceze dhe me ato mbresa nga Berna alpine i dërgon kartolinën Lazgushit.

Në një cep të kartolinës është edhe një përshëndetje në gjermanisht Freundliche Grüsse” që i drejtohet poetit Lazgushit nga një zonjë zvicerane, me emrin Irene, gazetare në Radion e Bernës.

Nuk mund të mos bierë në sy vlerësimi më i lartë që ka Manush Peshkëpia për Lasgush Poradecin që shprehet shumë qartë në adresë,  ku Peshkëpia shkruan në gjermanisht se këtë kartolinë ai ia dërgon Heines të Shqipërisë – “Heinrich Heine von Albanien”.

Ndërsa karvizita ku poeti i uron poetit vitin e ri 1941, daton 29.12.1940, kohë Manush Peshkëpia si financier punonte tek Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe pas pushtimit italian bashkë me të vëllain Nexhat Peshkëpinë ishin transferuar në Elbasan.

 

blank

blank blank

blank

blank

 

 

 

blank

BISHZ uron Vjosa Omanin: Ju priftë e mbara e shëndeti e nderuara  Kryetare e Republikës së Kosovës!

             Kuvendaret-ët e përgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes votimit të fshehtë, sipas rregullave dhe përgjegjësive të përcaktuara të Kuvendit dhe të Kushtetutës, më 4 Bleror (Prill) 2021 zgjodhën  Kryetare të shtetit të Republikës së Kosovës, Znj. Dr.Vjosa Osmani- Sadriu.

 

         BISHZ, i dëshiron shëndet Znj. Vjosa Osmani – Sadriu, për të jetësuar sa më mirë e në plotëni, të gjitha punët dhe detyrimet që e presin si Kryetare e shtetit të Kosovës, përmes bashkëpunimit me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në veçanti dhe me qytetarët në përgjithësi.

 

Ju priftë e mbara e shëndeti e nderuara  Kryetare e Republikës së Kosovës

Znj. Vjosa  Osmani- Sadriu.

 

Abas Fejzullahi, Kryetar  i BISHZ

blank

blank

Granit Xhaka i thur poezi për ditëlindje vëllait të tij, Taulantit

Luajnë në klube e kombëtare të ndryshme, por lidhja që kanë mes vete dy vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka është jashtëzakonisht e fortë.

Granit Xhaka edhe njëherë ka treguar dashurinë e madhe që e ka për vëllain e tij, Taulantin.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook Granit Xhaka i thuri edhe një poezi.

“Gjaki jem vllau jem, m’jape keshilla kur kisha nevoj e m’jape men, jom rrit me ty jom rrit me luana ti je pjesa jem e dyt se na ka ba nana, syni kurr stu ka trem trupi mu ka terqeth n 2014 kur emri yt u permen, rrnofsh me familje e me klevisin e kena ba krenar kejt farefisin. HAPPY BIRTHDAY” – shkroi Granit Xhaka në Facebook.

blank


Send this to a friend