VOAL

VOAL

Zgjedhjet lokale. Arrihet marrëveshja mes PD-së dhe PL-së, ja teksti i plotë

Zbardhet marrëveshja që u firmos mesditën e sotme nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zgjedhjeve vendore që pritet të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

TEKSTI I PLOTE

Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

I. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;

II. të asgjësimit të pluralizmit politik në nivel vendor;

III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;

IV. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;

V. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

Vendosin:

1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.

3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.

6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.

syri.net

Agron Tufa sqaron dosjen për të cilën akuzohet kreu i Partisë së Lirisë: Ja kush është I.M nga Librazhdi

Shkrimtari Agron Tufa e ka konsideruar ligjin e miratuar në Kuvend për hapjen e dosjeve, propagandë e qeverisë. Ai u shpreh se gjithçka nisi nga një e-mail anonim me qëllimin e vetëm për të goditur kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Tufa tha se prej kohësh ka denoncuar me emra dhe mbiemra mbi bazën e dokumenteve origjinale edhe njerëz të njohur në politikës, por nuk u morën parasysh nga Autoriteti i Dosjeve.

Sipas tij, e gjithë skema u bë për të goditur Metën për interesa politike, ndërkohë që I.M për të cilin përflitet Meta është një person nga Librazhdi që vetëm emrin ka të përbashkët me ish-presidentin.

“Personi që vazhdon të mbahet ende në gojë, është një emër tjetër homonim dhe është nga Librazhdi. Për këtë kam burime të tjera. Turpi i votimit të këtij ligji është se po bëhet një lojë. Ky ligj i mbyll hermetikisht dosjet ngre një çështje njerëzore për ndërgjegjen qytetare: pse kufizohen vetëm tek bashkëpunëtorët, po për oficerë e sigurimit të shtetit që sot drejtojnë institucione të shoqërisë”, tha Tufa.bw

Ish-drejtori i SHIK: Asnjë dosje e ish-Sigurimit nuk mund të fshihet, zhduket apo sajohet nga fillimi

Ish-drejtori i SHIK, Irakli Koçollari, është shprehur se është e pamundur që një dosje e ish-Sigurimit të Shtetit të eliminohet, fshihet apo të zhduket.

Po ashtu ai tha se është e pamundur që një e tillë të sajohet nga fillimi. Sipas Koçollarit, materialet janë të mikrofilmuara të gjitha.

Blendi Fevziu: Meqenëse çështja e hapjes së dosjeve, kontrollit, verifikimit të figurave, përfundimisht u mor një vendim nga parlamenti edhe pse është shumë vonë se 32 vjet kanë vdekur bashkëpunëtorë, kanë vdekur personat e ruajtur. Ju jeni i sigurt që asnjë dosje nuk mund të eliminohet, nuk mund të fshihet, nuk mund të zhduket? Dhe nuk mund të sajohet nga fillimi.

Irakli Koçollari: Absolutisht jo! Është e pamundur. Verifikohet menjëherë.

Blendi Fevziu: Pra nuk sajohet dot dosje, nuk fshihet dot dosje, nuk fshihet dot bashkëpunëtor, nuk fshihet dot skedë bashkëpunëtori.

Irakli Koçollari: Jo!

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që materialet janë dhe në skeda, dhe në mikrofilma?

Irakli Koçollari: Patjetër. Të mikrofilmuara të tëra. Edhe nëse ai ka hequr dy fletë do të gjendet diku. Një profesionist di ta gjejë.bw

Fluksi i refugjatëve rrëzikon rikthimin e vizave, Hohmann: Shqetesim për vendet e BE-së

Ambasadorja e Bashkimit europian në Shqipëri, Christine Hohmann, ka konfirmuar shqetesimin e vendeve anëtare të unionit mbi numrin e lartë të refugjatëve që kalojnë nga Shqipëria.

E pyetur nga Syri Tv në lidhje me raportin e Frontex dhe propozimin e qeverisë çeke që nuk përjashton as rikthimin e vizave si mundësi, ambasadorja deklaroi se pret që kjo çështje të diskutohhet në takimin e ministrave të rajonit që do mbahet javën e ardhshme.

Ka një diskutim që bëhet mes shteteve të Bashkimit Europian sa i përket numrit të lartë të kalimeve të të jashtëligjshme të kufirit. Javën e ardhshme do të kemi një takim mes ministrave të punëve të Brendshme të rajonit dhe atyre të Drejtësisë. Dhe ajo që është pres unë është që kjo çështje të diskutohet në këtë takim.

Ambasadorja konfirmoi se Bashkimi Europian është kundër miratimit të amnistisë fiskale duke theksuar se vazhdojnë diskutimet me qeverinë per këtë nismë.

‘Banorëve të Astirit po iu bëhet gjyq politik’, Balliu: Prokuroria nuk merret me aferat e qeverisë

Qindra banorë të zonës së Astirit në Tiranë të cilët kanë protestuar për banesat e tyre vijojnë të kenë çështje të hapura në gjykatë.

Këtë të mërkurë, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, theksoi se banorëve po iu bëhet gjyq politik, ndërsa kërkoi që prokuroria të hetojë aferat e qeverisë.

Banorët e Unazës së Re vijojnë të kenë çështje të hapura në gjykatë për shkak të protestave të organizuara 3 vite më parë, kur dolën në mbrojtje të banesave të tyre.

Nga gjykata Penale e Tiranës, ish deputeti Demokrat Klevis Balliu i cili ka mbështetur kauzën e banorëve të kësaj zone, deklaroi se gjyqet ndaj tyre janë politik.

Ish deputeti Balliu dhe banorët të cilët kishin seancën gjyqësore të radhës u shprehën se prokuroria duhet të hetojë aferat e mazhorancës socialiste,  ndërsa shtuan se qytetarët duhet të ngrihen në protesta ndaj qeverisë Rama. syri.net

Tjetërsimi i pronave në bregdet, SPAK merr të pandehur ish-kreun e bashkisë Lezhë dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë

Tjetërsuan prona me vlerë 13 mln euro në bregdet, SPAK merr të pandehur ish-kryetarin e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë si dhe përfituesin e tyre. Prokuroria Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.29/7 të vitit 2019.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.29/7, viti 2019. Gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Veprimtaria e kundraligjshme ka filluar me përcaktimin e parcelës, e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek certifikata e pronësisë. Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kundraligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundraligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Këto prona kanë rezultuar se janë produkt i veprave penale të përshkruara më sipër. Me vendimin nr.345 datë 28.07.2022 Gjykata së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e këtyre pronave.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka vendosur marrjen në cilësinë e të pandehurit dhe ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.29/7 të vitit 2019, në ngarkim të:

1. Fran Frrokaj (me detyrë/në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Bashkisë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2. Gjok Ndoka (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3. Sokol Toma (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4. Bledar Cara (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5. Nikolin Shtjefni (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

6. Sokol Vocaj (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

7. Gjovalin Marku (me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, nëpunës në Bashkinë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

8. Luigj Paloka (me detyrë “topograf” në kohën e kryerjes së veprës penale), i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

9. Adiona Martini (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nëpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

10. Juxhina Mema (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nëpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

11. Altin Mikaj (përfitues i pronave të tjetërsuara në mënyrë të paligjshme), i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë, gërma “c” i Kodit Penal. bw

Energjia: HEC-et e vegjël “i kursyen” shtetit 250 milionë euro në 8 muaj

Prodhuesit me përparësi të energjisë ku përfshihen të gjithë hidrocentralet me kapacitet të instaluar deri në 15 MW i kanë kursyer shtetit këtë vit nga energjia që kanë dhënë në rrjet 250 milionë euro. Shifrat e raportuara për 8 mujorin nga kompanitë publike të energjisë i klasifikojnë prodhuesit me përparësi të energjisë në dy grupe: ata të lidhur në rrjetin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe ata të lidhur në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Të parët kanë hedhur në rrjet gjatë janar-gusht 606,203 MWh energji ndërsa të dytët 748,785 MWh.

Aktualisht energjinë e tyre e ble kompania publike e shpërndarjes me një çmim të miratuar nga Enti sipas formulës : Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kwh X bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.2 X normën mesatare të këmbimit në Euro/Lekë për vitin e fundit.

Për vitin 2023 ky çmim parashikohet të jetë dukshëm më i lartë sesa aktualisht pasi një nga treguesit e bursës pritet që të ndryshojë në mënyrë të dukshme dhe që është çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë i energjisë elektrike në profilin bandë.

Për vitin 2022 ky çmim ishte 8.5652/kWh lekë çka do të thotë se sasia e energjisë që është dhënë në rrjet nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë në 8 muaj është paguar nga OSHEE me një vlerë totale prej 100 milionë euro.

Në dokumentet e fundit të KESH dhe FSHU teksa diskutohej vendosja e fashës 800 Kwh për familjarët një ndër pikat që parashtrohej ishte ajo e kostos së energjisë në tregun e lirë në 6 muajt e parë të vitit por edhe parashikimi në vijim ku pavarësisht luhatjeve me ditë, mesatarisht 1 kWh energji ka kushtuar 30 lekë/KWh. Nëse të njëjtën sasi energjie OSHEE do ta siguronte me çmim tregu atëherë kostoja e blerjes do të ishte 350 milionë euro pra 250 milionë euro më shumë që tashmë janë kursyer.

Ndërkohë që HEC-et e vegjël që në kohë normaliteti dhe pa krizën e energjisë kishin një çmim më të lartë se tregu sipas kontratave duket se tashmë me krizën kanë parë një mundësi për të dalë në treg të lirë. Pranë institucioneve janë paraqitur disa kërkesa nga subjekte të ndryshme për të dalë nga marrëveshja me shtetin por vendosja e gjendjes së emergjencës e cila është zgjatur me një vendim të fundit të qeverisë deri në mes të vitit të ardhshëm e komplikon pak situatën.

Vendimit nr.584, datë 8.10.2021 i Këshillit të Ministrave, të ndryshuar që parashikonte situatën e emergjencës i është shtuar një pikë të re ku përcaktohet “vendosja e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

Vendosja e shërbimit të detyrimit publik i bën këto subjekte më të varura në vendimmarrje për hapat që mund të hedhin pasi me ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” në raste emergjente qeveria ka të drejtë të marrë masa shtesë. Gjithsesi për çdo rast kur vendosja e detyrimit të shërbimit publik sjell kosto shtesë ligji parashikon se kjo vlerësohet nga Ministria e Financave dhe ERE, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë dhe Komitetit për Emergjencat Civile, kompensohet nga Buxheti i Shtetit./Monitor/

Berisha: PD po përgatitet për protesta të fuqishme. Kjo betejë do përfundojë me rrëzimin e qeverisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me studentët në selinë blu se opozita po përgatitet për protesta të fuqishme. 

Kjo betejë, tha Berisha, do të përfundojë me rrëzimin e qeverisë që ka marrë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e shqiptarëve.

“PD po përgatitemi për protesta të fuqishme. Duhet të mbështesim çdo protestë të drejtë. Ju ftoj të jeni aty ku është kauza e drejtë. Kauza e Kurtit i përket çdo shqiptari, çdo të riu shqiptar. E patë ju? Po kthehej duke folur në telefon. Po kthehej rrugës. Pse duhet ta ndaloje? Kishte kallashnikov ai? Na mashtruan, thanë se po rrinte pranë një objekti të dyshimtë. Ai po kalonte në mes të rrugës dhe i dalin banditët për t’i marrë shpirtin. Dhe s’i japin ndihmën. Pasi e çojnë në agoni e lënë në komisariat pa i dhënë ndihmën. Nuk mund t’i pranojmë këto gjëra. Unë kam besim të madh tek ju se kjo betejë do të nisë dhe do të përfundojë me rrëzimin e kësaj qeverie e cila ka marrë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e shqiptarëve“, u shpreh Berisha. syri.net

Berisha: Lear Kurtin e kanë vrarë! Policia e mbushur me kriminelë dhe të droguar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me studentë e të rinj në selinë blu.

Berisha komentoi vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Sipas Berishës, që në momentin kur lexoi komunikatën e policisë, kuptoi se Learin e kishin vrarë.

“Shikoni çfarë bëri me Lear Kurtin. Pasi e mbytën e vrarë për së dyti. Dua t’ju rrëfej me sinqeritet. Jam zgjuar në mëngjes atë ditë dhe lexoj, sigurisht, ngjarje tronditëse. Humb jetën 32-vjeçari.

Lexova komunikatën e policisë dhe ua them me sinqeritet që nga komunikata kuptova se e kanë mbytur, se i kanë marrë shpirtin. Seç kishin shkruar aty u ndal këtu, u ndal aty, s’u ndal këtu, ndodhi kjo, e dërguam në spital, që vdiq aty dhe e mbyllnin me vdekje natyrale.

Nuk ka vdekje natyrale për të rinjtë. Vdekja natyrale është për moshat e thyera, i riu s’ka vdekje natyrale. Atij i morën shpirtin dhe na thonë vdekje natyrale.

Dhe pastaj futi të njëjtin njeri që bëri gjithçka për të mbuluar vrasjen e Klodian Rashës, për të mbuluar edhe këtë vrasje.

Dhe flet e bërtet si e si të mbulojë krimin. Ti në vend që të kërkosh me çdo gjë të dalë e vërteta, ky bëhet palë me jetën e një 32-vjeçari, por secili i ri mund ta pësojë si ai sepse e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar.”-tha Berisha. syri.net

Begaj: Zgjedhjet vendore më 14 maj 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.

Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.

Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë.

Ndër të tjera, Presidenti Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.

Me këtë rast, Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike.

Hohmann: Nuk është bërë progres për lirinë e medias, pritet mbrojtje më e mirë për gazetarët

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christine Hohmann, deklaroi se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për të avancuar me reformat kyçe. Në nisje të Shkollës së Integrimit Europian,  ambasadorja deklaroi se nuk është bërë aspak progres sa i përket lirisë së medias. 

Nga SYRI TV

Bashkimi Europian kërkon përpjekje më të mëdha nga Shqipëria në reformat  kyçe,  kryesisht në ato fusha ku është bërë pak progres. Disa javë pas publikimit te  progres-raportit të Komisionit Europian, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christine Hohmann ngriti shqetësimin për lirinë e medias, duke thënë se nuk është bërë asnjë përparim në këtë  sektor.

Hohmann tha: “Ka dhe fusha ku ka pasur pak ecuri ose aspak, që është liria e fjalës. Pritet mbrojtje më e mirë e gazetarëve, të fuqizohet pavarësia e transmetuesit publik si dhe qëndrueshmëria financiare në sektor. Nuk ka hapësirë këtu për interpretim pasi hapësirat janë bërë të qarta. Por në këtë fazë që ne jemi, BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet e veta për të trajtuar këto reforma kyçe, por edhe që të sjellë në tryezë të gjithë aktorët e rëndësishëm, edhe nga shoqëria civile.”

Deklaratat e shefes së Delegacionit të BE-së në Shqipëri u bënë në nisje të edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian.

Revoltë në Kurbin për rrugën që po rrafshon tokat bujqësore: ‘Me se do të jetojmë?!’

Banorët e fshatit Prozhme të Kurbinit janë ngritur sot në protestë për një projekt infrastrukturor që kalon mespërmes tokës së tyre bujqësore.

Një zonjë e moshuar tregoi para kamerave se ajo merr vetëm 8 mijë lekë pension dhe ka këtë tokë, që e mbjell për të rritur dy jetimë. Asnjë dëmshpërblim, asgjë nuk i është dhënë për tokën bujqësore që ia rrafshuan.

“Me se do të jetoj unë?! – rrëfeu ajo para kamerave. – Po flas hapur, me 8 mijë lekë pension e këtë tokë po rrit dy jetimë”.

Prej 4 vitesh firma “Euroteorema” po zbaton projektin e financuar nga ARRSH-ja për ndërtimin e rrugëve dytësore pranë mbikalimit të Rrugës së Kombit në Fushë-Milot, Kurbin.

Banorët që në fillim kanë ngritur shqetësimin se ky projekt nuk është konsultuar me ata, siç dhe e parashikon ligji. Për pasojë projekti është shpërdorues dhe kalon mes përmes tokave bujqësore duke mos marrë parasysh rrugët ekzistuese dhe me kosto më të ulët, por edhe me akses më të shkurtër për banorët.

Si pasojë e këtij falsifikimi, banorët janë ankuar në ARRSH me anë të një shkrese zyrtare, po ankesa e tyre nuk u morë parasysh me argumentin se nuk e ndryshojnë dot projektin. Ndaj edhe ata vendosën ta shprehin revoltën e tyre. syri.net

‘Protestat do bëjnë histori në Shqipëri’- Balliu: Të shkojmë të bashkuar në zgjedhje

Demokratët kërkojnë përshpejtimin e negociatave për bashkimin e partisë.

Pas takimit të parë mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit palët mësohet se kanë qëndruar në kontakt përmes telefonatave, por ende pa rezultat konkret.

Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu thekson se çdo vonesë në këtë proces, është në dëm të demokratëve.

“Çdo ditë që humbi kohë me hatërmbetjet personale është një goditje që ju bëjmë qytetarëve. Nëse thua se Rama është rrezik kombëtar nuk duhet të mbetesh pre e hatërmbetjeve të së kaluarës të partisë tënde. Paralelisht me tentativat për të kapërcyer konfliktet e vjetra që çuan në ndarjen e ashpër të demokratëve mes vetes, kanë vijuar takimet në të gjitha nivelet për zhvillimin e primareve dhe organizimin e protestave. Para datës 4 dhjetor si afat  përfundimtar kur Partia Demokratike ka premtuar daljen e kandidatëve për garën e bashkive, procesi do të përqendrohet në tri qarqet kryesore duke i parë rezultatin e tyre influencues për bashkitë e tjera”, tha ai për Ora News.

Njëkohësisht, Balliu shprehet se përballja e parë me kryeministrin nëpërmjet protestave qytetare është parësore.

“Ai ta provojë të inskenojë apo t’i provokojë demokratët të gjithëve ne bashkë dhe do të marrë një përgjigje të merituar. Unë mund të them që protestat që do të fillojnë do të jenë protesta që do të bëjnë histori në Shqipëri dhe do të mbahen mend për një kohë të gjatë“, tha ai.

Partia Demokratike duket se nuk i ka zgjidhur ende problemet e brendshme ndërkohë që mazhoranca ka hedhur hapat e parë të përgatitjes për fushatën që po afron. syri.net

Ligji për Dosjet- Simon Mirakaj: Votimi tregoi se brenda PD-së nuk mund të ketë bashkëpunim

Simon Mirakaj ish anëtari i Autoritetit të Dosjeve i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 foli për projektligjin e hapjes së Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, teksa deklaroi se kjo lëvije u nxit nga letra anonime që mbërriti në parlament për shtetasin me iniciale I. M.

Sipas tij së bashku me ligjin për hapjes e Dosjeve në parlament duhet të votohej edhe ligji i lustracionit, të cilin kryeministri Rama tha se nuk do të ndodhte.

Mirakaj shtoi se ky ligj nuk i shërben demokracisë në vend, por partisë dhe se ajo që ndodhi brenda PD-së me votimin e ligjit tregoi se nuk mund të ketë bashkëpunim mes palëve.

“Shumë zhurmë për asgjë. Mbrëmë u votua ligji i Dosjeve. Ky ligj dënon ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit që të mos jenë më pjesë e administratës së lartë dhe parlamentit. Çdo qytetar është mbështetës i ligjit besoj dhe ligji duhet të shkonte në parlament bashkë me ligjin e lustracionit, është një ligj. Në një moment Alibeaj pyet kryeministrin për ligjin e lustracionit dhe ai i tha ta harrojnë. Ligji i lustracionit përjashton dhunuesit, ish-sigurimsat që kanë dhënë dënime politike. Ligji i mbrëshëm dënon të dënuarin dhe jo ata që kanë ushtruar presion për dënimet.

Shumica e bashkëunëtorëve janë bërë me dhunë, kanë firmosur pas presioneve. Ky që e ka detyruar atë që firmosi nuk dënohet. Kryeministri tha të harrohet ligji i lustracionit. Rama e di mirë se ligji përfshin ato që thamë, ata janë votues të së majtës dhe kështu ligji i mbrëmshëm nuk i shërben demokracisë. Opozita duhet të kërkonte nëse kanë ndodhur krime në sistem dhe të dënojë ato krime.

Opozitës ka kohë që trumpeton që kemi bërë një projektligj por para se të votohej kjo ata duhet të kërkonin shkallë-shkallë të dënojmë krimet e sistemit dhe komunizmit, të bëjmë një ligj për simbolet e komunizmit, këto i shërbejnë komunizmit. Ky ligj nuk i shërben demokracisë por partisë.

Rama tha se nëse në Kuvend nuk do vinte letra anonime me inicialet I. M ne nuk do kishim dalë në këtë debat, por gjërat do iknin. Ky ligj nuk po i shërben demokracisë por kanë amrrë spunto nga letra anonime. Nuk jam pro hapjes së Dosjeve pasi e kam kaluar vetë në kurriz atë sistem dhe e di si janë bërë njerëzit pjesëtarë të ish-Sgurimit, janë bërë me dhunë, mbështes që parlamentitë mos ketë bashkëpuntorët e sistemit. Nuk bëhen arsyetime se në çfarë kushtesh janë hedhur firmat e ish-bashkkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Kur doli kjo ideja e bashkëpunimit brenda spektrit të PD isha optimist por votimi mbrëmë tregoi të kundërtën, nuk mund të ketë bashkëpunim. Grupi i Alibeajt e votoi, grupi tjetër jo. E mira do ishte në shërbim të shoqërisë, ketu ka dy palë që votojnë kundër njëri-tjetrit. Duhej bërë një diskutim për votimin e ketij ligji delikat, pa mllefe politike”, u shpreh Mirakaj.bw

Rumania shqyrton mundësinë e përgatitjes për strehat e mbrojtjes bërthamore

VOA/Marrë nga Associated Press

Luftimet rreth centraleve bërthamore të Ukrainës dhe kërcënimet e Rusisë për përdorim të armëve bërthamore taktike kanë ringjallur frikën bërthamore në Evropë. Kjo është e pranishme veçanërisht në vende si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën dhe do të përballeshin me pasoja më të mëdha në rast të një ekspozimi ndaj rrezatimit.

Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik u dha një ndjesi sigurie qeverive, duke bërë që ato të mos u kushtonin shumë rëndësi planeve të tyre të mbrojtjes civile. Disa qendra të vjetra strehimi sot cilësohen si muze ose relike të një epoke më të hershme të frikës bërthamore që sot nuk ofrojnë mbrojtje të vërtetë.

Në Rumani, ish-miniera e madhe nëntokësore e kripës, “Salina Turda” tani një pikë turistike, është në listën e qeverisë si një nga objektet që mund të shërbejnë si qendër strehimi.

“Kjo minierë kripe është në kategorinë e hapësirave që mund të përdoren përkohësisht, që nuk janë qendra të duhura strehimi, por që mund të shërbejnë për mbrojtje. Unë përfaqësoj rajonin e Bukureshtit dhe Ilfovit dhe ne nuk kemi këtë lloj hapësire, por kemi hapësira të tjera në pjesën tjetër të vendit si stacionet nëntokësore të trenave”, thotë Lejtnant Koloneli Vasile Daniel, zëdhënës i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente.

Pas ndërprerjes së shfrytëzimit, miniera e kripës “Salina Turda” u bë një qendër strehimi kundër sulmeve ajrore për popullsinë e qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Analisti rumun i Forumit të Ekspertëve në Bukuresht, Sorin Ionita nuk mendon se “popullatat në Evropën Lindore kanë frikë të madhe sepse kjo mund të jetë një përvojë shumë hipotetike” duke iu referuar një sulmi të mundshëm me armë bërthamore.

“Një sulm bërthamor, përveç faktit që nuk do të sillte një avantazh të madh ushtarak për Rusinë, për shumë arsye të tjera, nuk ka shumë të ngjarë të ndodhë. Në aspektin politik, përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja të kufizuara dhe do të shkaktonte një nivel më të lartë të përshkallëzimit të luftës”, thotë analisti rumun Sorin Ionita.

Ndërsa Cristian Parvulescu, dekan i fakultetit të shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Rumanisë thotë se sistemi i mbrojtës nga raketat dhe prania e trupave të NATO-s në vend janë faktorë të rëndësishëm për Rumaninë.

“Përveç faktit që Rumania është anëtare e NATO-s dhe më shumë trupa të NATO-s janë dislokuar në vend si masë mbrojtëse, kemi edhe mburojën Deveselu, e cila ka krijuar tensione me Rusinë. Ky sistem i mbrojtjes ajrore mund të interceptojë raketat balistike që mund të lëshohen nga territori rus. Kështu që Rumania është e mbrojtur mirë dhe mund të interceptojë shumicën e raketave balistike, por ky rrezik në të vërtetë nuk ekziston”, thotë ai.

Zëdhënësi i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente, Vasile Daniel thotë se koncepti i strehimit në raste të një sulmi bërthamor nuk është i rregulluar me ligj. Ndërsa analisti Sorin Ionita thotë se strehimi i njerëzve në minierën e kripës “Salina Turda” do të ndeshej me shumë probleme praktike sepse nuk janë bërë përgatitjet e duhura për një gjë të tillë. Sipas, tij nuk është mbajtur asnjë stërvitje për strehimin e njerëzve në këto objekte.

Shehaj-Ramës: Krekosesh si i fortë rruge. Je kapur duke vjedhur bregdetin me Xhaçkën e Gjiknurin

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar sërish në lidhje me kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij krekoset si i fortë rrugëve pasi rroganca që i ka sjellë pasurim përrallor duke vjedhur shqiptarët prej 20 vjetësh.

‘Vulgariteti i del nga frustrimi që është kapur publikisht duke u vjedhur shqiptarëve bregdetin dhe pasuritë për të shpërblyer Xhackën, Gjiknurin e kompani’, shkruan Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

Edi Rama krekoset si i fortë rruge. Është arroganca që i ka sjellë pasurim përrallor duke vjedhur shqiptarët prej 20 vjetësh. Vulgariteti i del nga frustrimi që është kapur publikisht duke u vjedhur shqiptarëve bregdetin dhe pasuritë për të shpërblyer Xhackën, Gjiknurin e kompani. Turp që kemi një ministre që vjedh me bashkëshortin dhe përfaqëson Shqipërinë! Fatkeqësi që kemi një Kryeministër që frymëzon, komandon dhe mbron me dhunën e shtetit grabitjen e Shqipërisë. syri.net

Protesta për Teatrin, ‘ashtu siç ishte dhe aty ku ishte’

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një protestë para sheshit të Teatrit Kombëtar.

Aktori Edmond Budina e nisi fjalën e tij me një minutë heshje për vrasjen e të riut Lear Kurti nga policia. Budina kërkoi nga SPAK të reagojë për kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Budina: “Të mbajmë një minutë heshtje për djalin që u vra nga policia. Jemi këtu në vendin e krimit. Kjo këtu pas nesh është skenë krimi pasi këtu mëngjesin e 17 majit u krye një krim nga pushteti mafioz. U shemb teatri me njerëzit brenda. Dua të them dy gjëra. Kryeministri jonë u bëri presion pedagogëve kur i tha se do të kontrollojmë edhe makinat se si i keni blerë.

Por unë i them kryeministrit se po ti si i ke bërë sarajet e tua në Surrel? Njëherë na thua se e ke bërë me para e emigracionit, dhe ne e kemi provuar emigracionin në kurriz, njëherë me paratë e gruas dhe në fund me paratë e librit, pastaj me paratë e pikturave. O burrë mos të ka ikur mendja dhe e ke bërë me paratë e 20% e kullave që janë ngritur në Tiranë, apo me paratë e inceneratorëve apo me paratë që prishte teatrin?

Ne jemi këtu për të protestuar dhe për t’i thënë se ne nuk dorëzohemi. Lufta jonë për ta çuar këtë çështje deri në fund do të vazhdojë. Për Ramën, dritë janë vendimet në favor të tij, por hije ato që janë kundër tij. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kthehet prona e Teatrit Kombëtar dhe jo trualli, dhe të gjithë ata që kanë gisht në prishjen e teatrit do të paguajnë. Duhet të paguajnë qoftë nga ana monetare qoftë nga ana penale.

Jemi këtu për t’i bërë thirrje SPAK se ne do të vazhdojmë të protestojmë. Sepse është i kapur nga ky pushtet i mafies. I bëjmë thirrje edhe diplomacive të huaja dhe Ambasadës Amerikane t’i thërrasë mendjes të mos bëjë show, por të deëgjojë zërin e qyetetarëve sepse çdo gjë që është bërë në Teatrin Kombëtar është e kundraligjshme”. rsi-eb

LISTA- Bashkuan votat me maxhorancën, ja deputetët e zgjedhur nga PD që votuan pro ligjit për hapjen e dosjeve. Kush janë dy ligjvënësit e PS që abstenuan

Kuvendi miratoi dje projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro dhe 2 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Deputetët e grupit të Alibeaj bashkuan votat me maxhorancën, duke votuar pro ligjit për hapjen e Dosjeve.

Ajo që bie në sy nga votimi, është abstenimi i dy figurave të maxhorancës, deputetëve Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço.

Deputetët e PD që votuan pro ligjit

1. Gazment Bardhi,
2. Bledjon Nallbati
3. Agron Gjekmarkaj
4. Lulzim Basha
5. Merita Bakiu
6. Desantila Tahiraj
7. Emila Koliqi
8. Mesila Doda
9. Saimir Korreshi
10. Nusret Avdulla
11. Kreshnik Çollaku
12. Eralda Bano
13. Seladin Jakupllari
14. Andia Ulliri
15. Flamur Hoxha
16. Flutura Açka
17. Jorida Tabaku
18. Lefter Gështenja
19. Arbi Agalliu
20. Helidon Bushati
21. Ilda Dhori
22. Orjola Pampuri
23. Enkelejd Alibeaj
24. Dhurata Tyli Çupi
25. Dashnor Sula

Damian Gjiknuri abstenim
Nasip Naço abstenim

 

Nisma u ndërmor nga grupi parlamentar socialist në vijim të shkresës së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit drejtuar Kuvendit, lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar në detyra shtetërore dhe publike.bw

Grupi i Alibeajt bashkon votat me Ramën- Miratohet ligji për dosjet e ish-Sigurimit

Kuvendi i Shqipërisë votoi në mesnatë me unanimitet projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. 

Ndryshimet ligjore u miratuan me 94 vota pro, 1 abstenim.

Një pjesë e opozitës ka bashkuar votat me mazhorancën.

Votave të PDIU dhe Fatmir Mediut pro projektligjit iu bashkuan edhe ato të grupit të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn.

Përllogariten 12 vota nga radhët e PD që kanë votuar projektligjin e Edi Ramës dhe qëllimi është shndërrimi i tij në armë kundër Ilir Metës me akuza qesharake dhe të stisura.

Çfarë parashikon ligji
Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjuetia e shtrigave
Në fakt, ligjin e dosjeve PS po e shfrytëzon si gjeti shtrigash, pas akuzave qesharake që u ngritën në adresë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nisma erdhi pasi Autoriteti i Dosjeve i dërgoi informacion Kuvendit se një politikan i nivelit të lartë ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit duke spiunuar një qytetar që kishte tentuar arratisjen nga vendi.

Sipas pretendimeve të ngritura të Autoriteti i Dosjeve, bëhet fjalë për një politikan me iniciale I.M., për të cilin, mazhoranca ka akuzuar ish-presidentin Ilir Meta. Kjo solli reagimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, i cili i mohoi të gjitha akuzat, madje e ndoqi këtë çështje edhe në rrugë ligjore duke paditur Autoritetin e Dosjeve për shpifje dhe falsifikim dokumentesh.

Edhe vetë Edi Rama sot nga foltorja e Kuvendit u shpreh se përgatiti ligjin si hakmarrje ndaj Ilir Metës, pasi ky i fundit me të lënë Presidencën, iu rikthye politikës aktive dhe u pozicionua në oponencë me qeverinë socialiste. Madje, duke e atakuar në vazhdimësi ekzekutivin e Edi Ramës si më të korruptuarin në histori nga afera e inceneratorëve, koncesionet, PPP, tenderat korruptivë etj.  syri.net

7 minutat e arrestimit- Zhduken kamerat që filmuan ndalimin e Laer Kurtit nga policia

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi zbuloi detaje të reja në Çim Peka Live, për ngjarjen e rëndë ku 32-vjeçari Laer Kurti humbi jetën në duart e policisë. 

Ai thotë se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth vendit ku u arrestua nga efektivët i riu.

Romir Saraçi: Aty ka patur dy biznese, një pikë ushqimore, objektivi i kameras nuk kap vendin ku ka ndodhur ngjarja. Më tej është një kioskë të cilës në momentin që ne i kemi shkuar për të pyetur nëse është filmuar, na kanë thënë se këtu nuk kemi as serverin se na i ka marrë policia. Por kjo nuk mund të fshihet sepse komisariati nr.3 është i pajisur me kamera në çdo cep. Sipas burimeve tona nga brenda komisariatit nr.3 viktimën e kanë marrë dhe e kanë ulur në një karrige. Këtu kanë parë se po nxjerr shkumë nga goja. Kanë menduar se është epileptik dhe kanë njoftuar urgjencën. Nuk ka një kartelë mjekësore që ai ka qenë epileptik, nuk është trajtuar. Pamje në vendngjarje, për 7 minutëshin që flet policia nuk ka pamje.

Berisha: Këtu po ndodh një politikë e dekapitimit të elitës kombëtare

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ngriti sërish në Kuvend shqetësimin se në vend po shkatërrohet elita kombëtare.

“Sigurisht, sepse këta që kam pas, ja kërcasin biftekut 1 mijë euro. Marrin helikopterin taksi 15 mijë euro deri në Dibër. Marrin avionin taksi, 300 mijë euro për Nju Jork. Shkojnë dhe bëjnë fundjavë në Paris me avion taksi.

Sigurisht se paguajnë shoferin 4 herë më shumë se lektorin në universitet. I japin kuzhinierit të vet 500 mln lekë për librin e kuzhinës. Se i merr universiteteve 700 mln lekë në kundërshtim me çdo ligj, duke shkelmuar autonominë dhe çdo gjë. Po, po. Kjo është e vërteta.

Dhe prandaj pedagogët dalin, del elita e kombit, ajka e kombit janë ata. Absolutisht njëri prej tyre ka mend 3 herë më shumë se gjithë këta që janë pas shpinës time dhe rrinë e çuçurisin sa herë dal këtu.

Këtu po ndodh një politikë e dekapitimit të elitës kombëtare. E qëllimshme. Ç’ka ky me kombin shqiptar është shumë e vështirë ta marrësh vesh, por anti shqiptar si ky kombi nuk ka pasur në 110 vite të shtetit shqiptar,” tha Berisha. syri.net

‘Denoncova Xhaçkën dhe Gjiknurin’- Shehaj: Rama dërgoi policinë në biznesin tim për të më mbyllur gojën!

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka bërë ditën e sotme një denoncim në Kuvend në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Shehaj u shpreh se kreu i qeverisë ka dërguar policinë në biznesin e tij në Tiranë për t’i mbyllur gojën, pasi ka denocuar ministren Olta Xhaçka si investitore strategjike, si dhe lidhjet e Damian Gjiknurit dhe kushëririt të tij dhe shpalljen e tyre investitorë strategjikë.

Në fjalën e tij, Shahaj theksoi se ai nuk do të heshtë do e kërkojë të drejtën e tij deri në Strasburg.

Shehaj: Që ditën e parë jam munduar të bëj detyrën time si deputet në këtë Kuvend, duke shmangur fjalët e bukura, ironitë dhe ofendimet. Dhe kam folur për arsyet konkrete pse Shqipëria është një nga vendet më të varfëra në Europë dhe pse shqiptarët ikin nga vendi.

Kam folur për PPP, për korrupsionin, për inceneatorët, për modelin oligarkik të qeverisjes Rama, duke iu qendruar vetëm fakteve dhe provave.

Nga marsi i këtij viti, jam munduar të sjell në vemendje rastin flagrant të abuzimit me pushtetin, atë të resortit të ministres Xhaçka.

Kërkova interpelancë me kryeministrin Rama për t’i kërkuar shpjegime, në lidhje me firmën e tij, në shpalljen investitor strategjik me mashtrim të burrit dhe kunatës së ministres.

Dorëzova kërkesën për heqjen e mandatit të Xhackës, si pasojë e shkeljes së Kushtetutës.

I kërkova shpjegime ministres së Turizmit për zvogëlimit e Parkut të Butrintit për të mundësuar resortin e kushëririt të Gjiknurit, dhe shpalljen e tij si investitor strategjik.

Dorëzova në Parlament një projektligj për ndalimin e kompanive offshore në kontratat publike.

Dhe më në fund erdhi reagimi i Qeverisë, nëpërmjet dhunës dhe Policisë.

Jam menduar gjatë, nëse duhet të perdorja këtë sallë për të denoncuar një akt të pashembullt, në një shtet demokratik dhe kandidat për anëtarsim në Bashkimin Evropian, përdorimin e shtetit dhe policisë për të sulmuar një kundërshtar politik.

Por vendosa se po, sepse është pikërisht kjo sallë shkaku i sulmit. Gjithçka ka nisur nga këtu, nga denoncimet që unë kam bërë nga kjo foltore, për aferat e kësaj qeverie dhe ministrave të saj.

Këto foto tregojnë Policinë e Shtetit brenda ambienteve të biznesit tim.

Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush.

Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor.

Ky është shteti policor i Edi Ramës që nëpërmjet dhunës dhe përdorimit politik të policisë, do të intimidojë dhe t’i mbyllë gojën deputetëve të Opozitës dhe kujdo që tenton të ngrejë zërin.

Prej dy javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe rreth 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë.

Policia ka vendosur shiritin dhe nuk lejon asnjë të hyjë, dhe nuk ka dhënë asnjë shkresë apo arsye për bllokimin e biznesit dhe të ambjenteve.

Përfaqësuesi i kompanisë ka bërë kërkesë në Polici për t’u njohur me aktin e bllokimit të biznesit por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Pasi nuk është marrë asnjë përgjigje nga Policia, i është bërë një kërkesë Prokurorisë për të marrë informacione rreth bllokimit të biznesit dhe kjo është përgjigja e Prokurorisë.

Në lidhje me kërkesën për informacion mbi sekuestron e ambienteve ku ushtrohet aktiviteti, Prokuroria thotë tekstualisht:

“Në aktet e referuara në Prokurori nga policia nuk ndodhen akte proceduriale që lidhen me sekuestrimin e objektit, si dhe nuk janë nxjerrë akte të kësaj natyre proceduriale nga ana e organit të Prokurorisë”.

Me pak fjalë, Prokuroria thotë që nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe që në Prokurori nuk është referuar nga policia asnjë akt që lidhet me sekuestro.

Me një pretekts banal, ju mbyllni një biznes me qindra të rinj të punësuar, dhe kjo tregon qartë se ju nuk e keni idenë se cfare do te thote te besh biznes te ndershëm. Ju nuk e keni idenë se sa sakrifica dhe se çfarë përkushtimi i duhet nje biznesi per te mbijetuar ne treg dhe per tu zhvilluar.

Sepse ju biznes quani vetëm marrjen e parave publike permes tenderave qe shperndani tek familjarët dhe ortakët tuaj. Per ju biznes eshte e barabarte me afere. Ju quani biznesmene kushërinjtë dhe te afermit tuaj investitorë strategjikë, qe marrin prone publike dhe pastrojne parate e korrupsionit.

Ky është koncepti juaj i biznesit dhe nuk ka lidhje me biznesin e vërtetë. Biznesi i vërtetë bëhet me djersë dhe përkushtim.

Por në fakt, thelbi këtu nuk është mbyllja e nje biznesi të ndershëm, ky është një sulm i pastër politik.

Një hakmarrje e verbër e Edi Ramës ndaj denoncimeve për aferat e rënda korruptive që unë kam bërë nga kjo foltore dhe njëkohësisht edhe një presion për të më mbyllur gojën.

Por po ua them këtu publikisht.

Harrojeni se me këto sulme apo presione kriminale, mund të më detyroni që unë të hesht kur Edi Rama firmos dhe bën Olta Xhackën investitore strategjike.

Harrojeni se do të hesht kur kushërinjtë e Damian Gjiknurit marrin më firmën e Edi Ramës statusin e investitorit strategjik dhe u jepet leje për të ndërtuar në mes të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Nuk më intimidoni. Përkundrazi më motivoni më shumë të vazhdoj denoncimet për guackat tuaja offshore, koncesionet korruptive dhe grabitjet e pasurive publike me qeveritarët strategjikë.

Edi Rama, Xhaçka apo Gjiknuri  duhet ta kenë të qartë.

Unë nuk kam ndërmend të hesht, do vazhdoj të them atë që qytetarët e ndershëm duan, të vërtetën, dhe do jua them në sy, ashtu siç është.

Shpesh e kam pyetur veten pse duhet të merrem me ju. Kur zbulova kompaninë tuaj offshore në Delavare, edhe mund të heshtja, por vendosa të flas. Isha i bindur se kjo ishte gjëja e duhur. Sepse kam marrë besimin e njerëzve për të bërë detyrën time. Sepse besoj se kjo është një kauzë e drejtë, jam dhe dua të qendroj në anën e duhur, në anën e qytetarëve, kundër babëzisë së këtij pushteti thellësisht të korruptuar.

Nuk mund të pretendoni të pasuroheni duke vjedhur me emrin tuaj, me familjarë apo me kompani offshore dhe ne të gjithë të heshtim, të trembemi apo akoma më keq; të shitemi.

Sepse une nuk ndërtoj, nuk marr leje ndërtimi, nuk paguhem me tendera apo koncesione dhe nuk bëj asnjë biznes me qeverine tuaj apo me oligarkët e tu.

Madje bizneset e mia nuk punojnë fare për tregun shqiptar, por ofrojnë shërbime për tregjet e huaja.

Nxjerrja e punonjësve jashtë me polici dhe dhunimi i paligjshëm i ambienteve ishte e vetmja gjë që Edi Rama mund të bënte ndaj meje, dhe atë bëri.

Nuk pres dhe nuk ju kërkoj të tërhiqeni, nuk bëj pazare me ju, unë të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg.

Ju garantoj se do i shkoj deri në fund.  Por për një gjë të jeni të sigurt, unë nuk tërhiqem. Sepse nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk jam në shitje, sepse them thjeshtë të vërtetën, sepse këtë duan shqiptarët.

Unë nuk hesht. Këtu më keni.

Vdiq në duart e policisë pas shoqërimit në komisariat, del fotoja e 32-vjeçarit

SYRI TV ka siguruar fotografinë e 32-vjeçarit Laer Kurti që vdiq në duart e Policisë së Tiranës.

Laer Kurti dyshohet se ka humbur jetën pas shoqërimit të tij nga patrulla.

Duke iu referuar burimeve edhe nga Spitali i Traumës, i riu kishte shkuar i vdekur në spital.

Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, ka konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas, të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Laer Kurti, tentoi të largohej, por u kap më pas.

Pagat e pedagogëve të bëhen sa në Kosovë/ Ish-deputeti kundër Ramës

Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se pagat e pedagogëve duhet të rriten. Përmes një reagimi në FB, Baraj u shpreh se duhet të marrë fund baltosja ndaj profesorëve, pasi kryeministri sulmoi sërish pedagoget.  

SYRI TV

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, ka kundërshtuar  qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me protestën e pedagogëve, duke thënë se pagat e tyre duhet të rriten dhe kjo kategori e shoqërisë duhet të mbështetet nga qeveria. Pas sulmeve të kryeministrit Rama ndaj pedagogëve, ish-deputeti socialist ka kërkuar që mos të hidhet baltë, ndaj profesorëve, duke theksuar se pagat e tyre duhet të arrijnë të paktën në nivelin e pedagogëve në Kosovë.

“Standardin e çdo vendi e përcaktojnë kryesisht tre shërbime publike, ai arsimor, shëndetësor dhe shërbimi policor (siguria). Minimalisht, pagat duhet të jenë sa në Kosovë dhe vendet fqinje. Edhe sot, mendoj, profesorati është pjesa më e ndershme. Ai ka nevojë të përkrahet me fonde, me ndryshime ligjore, me heqjen e burokracisë, dhënien e më shumë kompetencave departamentit dhe profesoratit. Pyll pa derra nuk ka, por kurrë nuk mund të hidhet baltë mbi ta në tërësi. Kjo është njësoj si të baltosësh të tërë shoqërinë shqiptare. Mjaft më me baltosje!!!”

Deklaratat e ish-deputetit Besnik Baraj, u bënë përmes një reagimi në FB, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi sërish kërkesat e pedagogëve për rritje page duke nisur një fushatë sulmesh ndaj tyre.

Fshehu dënimin që kishte në Greqi, SPAK kërkon një vit burg për Qerim Ismailajn

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për ish kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailajn, i cili u akuzua për falsifikim, vepër e parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nëse jep pëlqimin i pandehuri, do të aplikohet neni 63 i Kodit Penal (punë në interes publik për 150 orë).

Kujtojmë se ai akuzohet se fshehu problemet që kishte pasur me drejtësinë në Greqi, ku kishte pasur një dënim të vjetër pre 1 viti burg.bw

SPAK ‘harron’ koncesionet skandaloze, Ilir Beqja u jep leksion rektorëve…

Boldnews.al

Ilir Beqja, një prej ministrave më të akuzuar për korrupsion gjatë qeverisjes së Edi Ramës, u shfaq në krah të shefit të tij dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi, në një takim me rektorët e universiteteve të Shqipërisë.

Qëllimi zyrtar i takimit ishte rritja e performancës së shkollave të larta, ndërkohë që e vërteta që fshihet pas saj është tentative e kryeministrit Rama për të sfumuar grevën e pedagogëve, të cilët kërkojnë trajtim më dinjitoz financiar.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ndërmjet kreut të qeverisë dhe rektorëve e zuri fjala e Ilir Beqjas, i cili mban prej pak kohësh postin e drejtuesit të Agjencisë së Planifikimit Strategjik të Ndihmës së Huaj. Për opozitën, ky institucion i krijuar nga Rama në vitin 2021, është “një mekanizëm për të vjedhur fondet e BE”.

Kjo bindje iu forcua më shumë opozitës, kur në krye të saj u emërua Ilir Beqja. Ai ishte ministër i Shëndetësisë në mandatin e parë të Edi Ramës, në periudhën 2013-2017. Gjatë asaj kohe, ministria e Shëndetësisë miratoi disa koncesione shumë të debatueshme, të cilat u kushtojnë qindra milionë euro taksave të qytetarëve shqiptarë.

Nën drejtimin e tij, u miratua kontrata koncesionare të Kontrolli Bazë (Check Up), Hemodializës, Laboratorëve dhe Sterilizimin e Seteve Kirurgjikale.

Për të gjitha këto kontrata koncesionare, Ilir Beqja është kallëzuar pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), një institucion i krijuar pas miratimit të Reformës në Drejtësi, me objekt hetimin e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë.

Nga sa mësohet nga burime brenda SPAK-ut, hetim po zhvillohet vetëm për procedurat e dhënies me koncesion të shërbimit të sterilizimit të seteve kirurgjikale, bazuar në një kallëzim të dorëzuar në verën e vitit 2020 nga “Nisma Thurje”.

Pas më shumë se dy vitesh, Prokuroria Speciale ende nuk ka arritur në një konkluzion nëse ekzistojnë ose jo shkeljet penale. Veprimet e prokurorëve specialë janë shumë të ngadalta, përkundër pritshmërive të opinionit publik mbi hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Në korrik 2022, pra më shumë se 24 muaj nga kallëzimi, Ilir Beqja u thirr për të dhënë deklarimet e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore të SPAK-ut. Pak orë para tij, në dyert e Prokurorisë Speciale ishte paraqitur edh eish-zëvendësi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj.

Këto lëvizje të verës krijuan idenë se SPAK-u tashmë kishte ndezur motorët dhe mund të arrinte në një konkluzion sa më të shpejtë, të paktën për njërin prej 4 koncesioneve e shumëdebatuar në Sektorin e Shëndetësisë.

Por, siç “vapa ikën me gushtin”, edhe veprimet e Prokurorisë së Posaçme u rikthyen apatike pas përfundimit të stinës së verës. Tashmë që Ilir Beqja pritej të kalonte më shpesh dyert e drejtësisë, ai shfaqet përballë rektorëve, duke u dhënë leksione për mënyrën e menaxhimit financiar të universiteteve.

Bie sistemi TIMS, kaos në pikat kufitare, sportelet rikthejnë regjistrat

Nuk ndalen problemet në pikat kufitare, teksa orët e vona të kësaj mbrëmjeje ka rënë sistemi TIMS në Portin e Durrësit dhe ne piken kufitare te Kakavijës në Gjiroakstër dhe në atë të Kapshticës dhe Qafë Thanës. 

Me dhjetëra qytetarë, mes tyre të moshuar dhe fëmijë të cilët ishin në pritje për tu nisur drejt Italisë përmes Portit të Durrësit janë njoftuar  për rënien e sistemit TIMS dhe puna e punonjëse të pikës kufitare do të vijojë me regjistra, ç’ka pritet të shkaktojë kaos dhe radhë të gjata në ndër pikat kufitare më të rëndësishme në vend.

Shumica prej pasagjerëve janë nxjerrë jashtë traut të portit, duke shkaktuar kaos në menaxhimin e situatës, teksa nisja e trageteve pritet të vonojë më orë të tëra.

E njëjta situatë kaosi është edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër dhë në ato të Kapshticës dhe Qafë Thanës në Korçë ku punonjësit doganore po punojnë manualisht nëpër sportele.

Nuk dihen nëse rënia e sistemit lidhet me sulmet kibernetike të hacker-ave iranianë, të cilët pak ditë më parë sulmuan sistemet në të gjitha pikat kufitare të vendit duke shkaktuar kaos në to.

Pasagjerët në Portin e Durrësit kanë sjellë video dhe foto në redaksinë e Syri Tv që pasqyrojnë kaosin në Portin e Durrësit.

Berisha: Kjo qeveri i ka kaluar linjat e kuqe! Me Tiranën në krye fillon beteja për shpëtimin e Shqipërisë

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka njoftuar se regjimi i Edi Ramës do të përballet shumë shpejtë me qytetarët pasi kjo qeveri i ka kaluar linjat e kuqe.

Berisha ka theksuar se do të zhvillojë takime me të gjithë faktorët për shpëtimin e Shqipërisë, me aleatët me sindikatat dhe do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për ndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur.

Berisha: Nuk shkon më në këtë mënyrë. Ky do të përballet me qytetarët. Ndaj dhe nesër do të takohem me kryetarët e degëve të Tiranës të ndajmë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Primaret janë primare, protestat janë protesta. Nuk shtyhet më pa protesta. Përkundrazi ky ka një cinizëm ekstrem ndaj qytetarëve shqiptarë. Janë të vetmit të Evropë dhe botë që po t’ua përpjestosh naftën me rrogat dalin dy herë tre herë se çdo qytetar tjetër në botë sepse ky e taton naftën 1.2 euro. Kjo është logjika e një njeriu që udhëhiqet nga fugat e tij psikike dhe jo nga logjika njerëzore. Ndërkohë që shitet me 1.2 euro në Kanada dhe ShBA. Kjo qeveri i ka kaluar linjat e kuqe. Ndaj dhe duhet sytë mendjet zemrat e shqitparëve janë të përqëndruara te opozita dhe PD, ne nuk do ti zhgënjejmë. Tirana në krye dhe beteja fillon. Do të mar takim me të gjithë faktorët për shpëtimin e Shqipërisë, me aleatët me sindikatat dhe do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për ndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur. Ka filluar përsëri të grumbullojë kartate ID-së në zona të ndyshme po përgatisin prap kasaphanën zgjedhore. syri.net

Rama ua nis fjalimin skandaloz edhe krerëve të qeverive të vendeve të Këshillit të Evropës

Pas fjalimit të turpshëm dhe skandaloz që mbajti në Asmablenë e Këshillit të Evropës kreu i qeverisë shqiptare nuk ndalet në paturpësinë e  tij.

Këtë mëngjes ai ka njoftuar me një shënim në faqen e tij në facebook se ua ka nisur edhe një letër arrogante të gjithë kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, bashkë me fjalimin e tij.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtme, drejtuar kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur ndërkombëtarisht me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë.

————————————————————

I/E dashur …

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju shkruaj për të kërkuar vëmendjen tuaj për një çështje thelbësore, jo vetëm për vendin dhe popullin që përfaqësoj, por për të gjithë ne. Kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlera bazë në themel të çdo sistemi demokratik – ato vlera të cilat i nderojmë në punën tonë të përditshme e që kërcënohen gjithmonë e më shumë në situatën politike aktuale.

Ashtu siç mund të jeni në dijeni, në vitin 2008, një ish-prokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (GjNPIJ), Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime, “Zonja Prokurore”. Aty, ajo pretendonte se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kishin kryer krime të tmerrshme, përfshi, mbi të gjitha, trafikim të shfrenuar të organeve njerëzore.

Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar. Përkundrazi, ajo u çua më tej nga të tjerë, konkretisht nga anëtarët e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit në Këshillin e Europës, të cilët e instrumentalizuan atë për të ushqyer më tej narrativën ruse mbi Kosovën. Më pas, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iu paraqit një raport (sërish, në mungesë provash). Nisur nga raporti dhe serioziteti i akuzave, në janar 2011, Asambleja miratoi rezolutën 1782, titulluar “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, të gjitha përpjekjet për hetime të bëra qysh atëherë, kombëtarisht, në rajon a ndërkombëtarisht, për të provuar pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore, ia kanë dalë të vërtetojnë atë që dihej: nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.

Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.

Më 13 tetor 2022, i paraqita këto argumente përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t’i bërë thirrje për hartimin e një raporti vijues. Çështja ka një rëndësi sipërore, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e individëve të akuzuar padrejtësisht për krime që nuk i kanë kryer kurrë. Ajo nuk ka thjesht të bëjë me mbrojtjen e procesit të rregullt ligjor përmes procedurave të gjykatës, një proces i rregullt që duhet të jetë i drejtë e i pa të meta. Por ka të bëjë me qytetarët e vendit tim, Shqipërisë, që vazhdojnë të jenë shënjestër e stereotipeve të rrezikshme e të pabaza si ky dhe viktima të armiqësisë e të ksenofobisë që akuza të tilla ushqejnë. Ka të bëjë gjithashtu me të vërtetën dhe drejtësinë, pa të cilat minohet vetë integriteti e besueshmëria e politikës ndërkombëtare dhe e institucioneve të saj.

Për dijeninë tuaj, po ju bashkëlidh një kopje të fjalës sime të mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe një kopje të rezolutës së miratuar për këtë çështje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.

Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht nga zemra për ndihmën.

Sinqerisht, Edi Rama

Reagim Epidamnit, i biri i Moikom Zeqos: “Turp Alda Bardhyli ose Alda Qyli dhe të tjerët s’kanë … sy n’ballë”

Ka reaguar në rrjetin social  Epidamn Zeqo, i biri i Moikom Zeqos, personalitetit poliedrik dhe një prej figurave më të ndritura e identifikuese të kulturës shqiptare, largimi nga jeta i së cilit ka shkaktuar në boshësi të madhe në mendësinë e elitës. Vetë Epidamn Zeqo ka bërë IB në Oxford, për studime historike e politike. Ai ka gjithashtu një M.A. Modern History and International në University of St Andrews dhe një master të dytë për politikat ekonomike The London School of Economics and Political Science – LSE.

Ja çfarë shkruan Epidamn Zeqo:
“Skandal: Foto e Moikomit është hequr qëllimisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit!
Në fakt, s’kanë faj. Moikomi agronom dhe tullaxhi nuk e meriton.
Ka të tjerë që vetëm marrin nga ky vend pa histori.
Turp Alda Bardhyli ose Alda Qyli dhe të tjerët s’kanë … sy n’ballë!”
Scandal: Director Alda and Co. have removed my father’s Moikom Zeqo photo from the Albanian National Center of Books and Reading, which I personally delivered last year after the director asked me for it.

Publikohet një tjetër databaze me numrat e telefonave të shqiptarëve, hakerat iranianë akuzojnë MEK

Një tjetër databaze është publikuar ditën e sotme nga hakerat iraniane. Bëhet fjalë për numrat telefonikë të shqiptarëve.

Në databazën e dërguar në ‘Homeland Justice’ shihet një listë prej 14 milionë numra celularë.

Duket se bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, nga viti 2018 deri në vitin 2022, ndërsa nuk dihet se nga janë marrë.

Përveç publikimit të numrave hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe se kur është regjistruar numri i celularit.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit.

Gjithashtu ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.bw

BIRN: Ministria e Financave mban të fshehtë raportin për koncesionet

Ministria e Financave vazhdon të mbajë të fshehtë raportin e performancës së koncesioneve për vitin 2021 – një detyrim ligjor ky i papërmbushur edhe dy muaj pas dorëzimit të buxhetit faktik në Kuvend.

Në fund të shtatorit, një zëdhënëse e ministrisë i tha BIRN se po raporti po përgatitej dhe do të bëhej publik ‘shumë shpejt’. Por dy javë më pas, Ministria e Financave dhe ministrja Delina Ibrahimaj nuk iu përgjigjen pyetjes se kur do të publikohet raporti dhe pse është shkelur detyrimi ligjor.

Mungesën e transparencës për kontratat koncensionare, kryeministri Edi Rama e cilësoi “një problem teknik” të ministrisë, i pyetur nga BIRN gjatë një konferencë shtypi javën që shkoi. Por sipas opozitës, kjo përbën një tentativë për të fshehur problematikat që kanë disa nga kontratat koncensionare, ndërkohë që qeveria vijon t’i paguajë ato rregullisht pavarësisht vonesave në punime.

“Ky raport mungon nga pikëpamja e raportimit,” tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku për BIRN. “Gjykimi im është se raporti i fundit i performancës ka shkaktuar shumë zhurmë dhe qeveria po tregohet e kujdesshme, sepse pagesat nga buxheti i shtetit vazhdojnë edhe pse disa kontrata kanë probleme, si për shembull kanë gjoba që nuk janë zbatuar,” shtoi Tabaku.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në vitin 2019 ndryshime në ligjin për koncesionet, duke i ngarkuar Ministrisë së Financave detyrimin e hartimit dhe publikimit të një raporti të detajuar mbi ecurinë e koncesioneve kryesore. Një raport i tillë u publikua në vitin 2020 për ecurinë e koncesioneve deri në vitin 2019 dhe në vitin 2021 për ecurinë deri në vitin 2020.

Raportet e viteve të kaluara kanë vënë në dukje faturat e paguara nga buxheti i shtetit për këto kontrata si dhe, në raste të rralla, të dhënat mbi ecurinë e investimeve sipas kontratës, të kryera nga partnerët privatë të qeverisë.

Qeveria shqiptare po zbaton një dyzinë kontratash koncesionare kontroverse, të cilat i janë dhënë kryesisht kompanive vendëse me procedura me shkallë shumë të ulët konkurrence. Gjatë vitit të kaluar, këto kontrata përfituan së bashku 11.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit si dhe një sasi jo të njohur të ardhurash të paguara nga shqiptarët përmes tarifave të shërbimeve, të cilat ofrohen në kushtet e monopolit faktik.

Disa nga këto kontrata koncesionesh duket se kanë ngecur. Afati i dorëzimit të kontratës për ndërtimin e Rrugës së Arbrit u shty me 17 muaj, ndërsa ecuria e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është gjithashtu e panjohur. Ministria nuk ka bërë të ditur nëse deklaratat e kompanisë koncesionare në raportin e vitit 2020 se incineratori po pret 30 milionë euro pajisje, është materializuar apo jo./Reporter.al

Stina e protestave- Të verbrit: Linda t’ia lidhë sytë Ramës dhe ta kuptojë ai

Një tjetër protestë u zhvillua në Tiranë këtë të shtunë.

“Jemi të harruar, të braktisur totalisht nga kjo qeveri që e kemi votuar. Me plot gojën i kemi votuar dhe jemi të braktisur. Po mbijetojmë. Vetëm ditën e votave kujtohen”.

Kështu deklaruan disa prej protestuesve të verbër që morën sot pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ata thanë se pagesa nuk mjafton për asgjë dhe se ata që shërbejnë si kujdestar të të verbërve nuk janë as të siguruar. Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.

Me çfarë të jetoj, me 130 mijë lekë? Më thotë se nëse nesër ky vdes unë nuk kam as vjetërsi pune. Po shikojmë nga fëmijët të na ndihmojë. Ne kemi marrë 6%. Thuaj 10 mijë lekë, sa të dalësh poshtë pallatit prishen. Vetëm një orë të rrijë kryeministri si këta. Një orë bashkëshortja t’ia lidhë sytë e t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë. Është shtresa më inteligjente, por janë të mbyllur”, tha protestuesja.

“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit. syri.net

Engjëll Agaçi në SPAK, gazetarja zbardh detajet: U pyet për inceneratorin e Tiranës dhe…

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për News24 ka bërë me dije se burime jo zyrtare njoftojnë se Agaçi është marrë në pyetje për Inceneratorët.

“Agaçi u paraqit në SPK ku qëndroi për një orë. SPAK nuk preferoi të jepte komente por Neës24 filmoi Agaçin kur la prokurorinë. Ai nuk pranoi të jepte detaje nga marrja në pyetje.

Burime konfirmuar se mbërriti në përfundim të orarit zyrtar dhe mori kontakt me Dritan Prençin, i cili heton inceneratori e Tiranës dhe mendohet se Agaçi është marrë në pyetje mbi këtë çështje.Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, tha ajo.bw

 

 

BIRN: Qeveria këmbëngul t’i paguajë inceneratorët pavarësisht kritikave të BE

Qeveria shqiptare këmbëngul të vijojë strategjinë e incenerimit të mbetjeve urbane, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian se kjo metodë është në kundërshtim me legjislacionin dhe strategjitë europiane për menaxhimin e mbetjeve.

“Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

 

Por zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, tha të enjten se qeveria do të vijonte strategjinë e incenerimit, edhe pse dy inceneratorë janë sekuestruar nga drejtësia dhe i treti nuk është ndërtuar ende, pavarësisht pagesave prej dhjetëra milionë euro për incenerimin.

 

“Shqipëria nuk e ka shpikur inceneratorin, përdoren në çdo vend të Europës si pjesë e riciklimit, ndarjes së të gjitha mbetjeve,” tha Balluku, e pyetur nga BIRN nëse qeveria do vijonte të paguante për këto koncesione edhe pse bien në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

 

Balluku devijoi në përgjigjen e saj duke folur për mbrojtjen e lumit Vjosa nga qeveria, por edhe për këtë rast, Bashkimi Europian vë në dukje se mbrojtja nuk ka përfshirë degët e këtij lumi dhe ripërsërit shqetësimin për aeroportin e Vlorës.

 

“Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

Në raport pranohet se totali i sipërfaqes së mbrojtur është rritur, por “kjo rritje ka ndodhur në brendësi të vendit, ndërkohë që zona bregdetare nën mbrojtje është tkurrur”.

 

Brukseli shpreh shqetësimin se Investimet Strategjike në bregdet po i rrezikojnë zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin, ndërkohë qeveria shqiptare nëpërmjet Komitetit të Investimeve Strategjike, vetëm gjatë vitit 2021-2022 dha disa leje për resorte turistike brenda ose ngjitur me zonat e mbrojtura.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Ministrja Balluku tha se progres-raporti paraqiste “sfida, mangësi, problematika”, por kërkoi nga mediat që të lexohen pa keqinterpretime dhe i quajte shqetësimet e BE-së për rreziqet që mbartin nismat për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta si “vlerësime hipotetike”./Reporter.al/

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli thirret në SPAK

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli shkon në SPAK. Nuk dihen ende arsyet se pse Leli është thirrur ne SPAK. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

VOA: Shqipëria i kërkon Strasburgut rishqyrtimin e rezolutës me pretendime për trafik organesh nga UÇK-ja

Ilirian Agolli

Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij sot para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës se spastrimi etnik i Milosheviçit në Kosovë shkaktoi mijëra të vrarë e të zhdukur dhe qindra mijëra të shpërngulur.

NATO dhe bashkësia ndërkombëtare ndërhynë dhe paqja u vendos. Por institucionet europiane humbën busullën dhe pranuan pretendime të paqena, nga kujtimet e ish prokurores Carla del Ponte, e deri tek mocione nga diplomatë rusë e serbë, që arritën të futnin në një raport të KE për gjoja trafikim të organeve njerëzore, një lajm i rremë me akuza të turpshme”, tha ai.

Fjala e kryeministrit Rama bazohet dhe pason një Rezolutë që Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik, ku thuhet se raporti i hartuar nga i dërguari i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty përmban pretendime, të cilat mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Kjo rezolutë e Tiranës i është dërguar zyrtarisht Këshillit të Europës dhe vendeve anëtare, dhe Shqipëria kërkon tani ndryshimin e dokumentit të miratuar në Strasburg 11 vite më parë.

Zoti Rama shtoi se lajme të tilla të rreme janë sajuar në Kremlin kundër Kosovës, dhe se Europa duhet të respektojë dinjitetin e kombit shqiptar, duke i hedhur poshtë ato.

Ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë. Ky lajm i rremë mizor ariti të shndërrohej në një raport dhe u transformua në një rezolutë nga kaq shumë njerëz, të cilët u keqorientuan dhe i minuan të vërtetën dhe drejtësinë”, tha zoti Rama.

Përveç këtyre deklarimeve të kryeministrit Rama, Shqipëria duhet të ndjekë disa procedura konkrete për të vënë në lëvizje Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Hapi i parë është paraqitja e një mocioni për Rezolutë. Këtë Shqipëria mund ta bënte qysh tani në kuadër të këtij sesioni të Asamblesë, por “Zëri i Amerikës” ka mësuar zyrtarisht se ende nuk është paraqitur një kërkesë e tillë.

Kërkesa, sipas rregullit, merret në shqyrtim nga Byroja parlamentare, e cila verifikon nëse është në respekt të procedurave të saj. Më pas ia kalon një prej Komiteteve të saj, i cili mund të caktojë dy relatorë për të hartuar një raport.

Ky dokument do të duhet të miratohet po nga Komiteti për t’u përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë, ku do të duhen dy të tretat e votave. Rruga pritet të jetë e gjatë dhe e vështirë, madje deri tani nuk rezulton që Asambleja Parlamentare të jetë përballur më parë kërkesa për rishikimin e rezolutave të saj.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e një Gjykate të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që ka vënë nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik të Prishtinës.

‘Janë terrorizues të Klosit’- Burime: Babë e bir i vrau polici bashkiak, Besnik Mjeshtri, militant i PS

Kush është autori i vërtetë i krimit tronditës në Klos?

Sipas policisë, Fiqiri Mjeshtri pasi vrau babë e bir Ilir dhe Kenado Shira, kreu vetëvrasje disa minuta pas krimit.

Për ngjarjen e rëndë është arrestuar edhe Besnik Mjeshtri. Ky i fundit rezulton polic i bashkisë së Klosit.

Një burim për Syri.net bëri të ditur se arma e përdorur në krim është pikërisht e Besnik Mjeshtrit, eksponent i Partisë Socialiste.

Ka dyshime se vrasja e dyfishtë është kryer pikërisht nga Besnik Mjeshtri me armën e shërbimit.

I njëjti burim thekson se vrasësi Fiqiri Mjeshtri dhe oficeri i policisë bashkiake, Besnik Mjeshtri, falë lidhjeve politike me partinë në pushtet, terrorizonin qytetarët e bashkisë së Klosit.

Detajet që po zbardhen pas ngjarjes mund të përmbysin hetimet e deritanishme, pasi policia dhe prokuroria shpallën Fiqiri Mjeshtri autor të vrasjes së dyfishtë, i cili më pas i dha fund jetës.

 

Shqipëri: Hakerat publikuan të dhënat e rreth 7 mijë efektivëve të Policisë së Shtetit

Të dhënat e rreth 7 mijë efektivëve të policisë të publikuara nga hakerat sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit.

Pyetje: Hetimet për sulmet kibernetike, janë bërë publike edhe emrat e punonjësve të Policisë kohët e fundit?

Muhamet Rrumbullaku: Nuk kanë të bëjnë fare. Është një listë emrash, pavarësisht se identifikohen dhe janë punonjës policie, nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit.

Pyetje: I druheni publikimit të informacioneve sensitive të Policisë?

Muhamet Rrumbullaku: Ne disponojmë 100 për qind informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar, pavarësisht deklaratave, ne jemi në të drejtën tonë, ne jemi në informacionin tonë, nuk kemi asgjë të ekspozuar.

Pyetje: Sa e rrezikshme është publikimi i “Deep Sea” pasi është pretenduar që e kanë dhe mund ta shesin nëpërmjet bit coin?

Muhamet Rrumbullaku: Duhet të kenë informacionin e duhur në lidhje me sistemin “Deep Sea”, është motor kërkimi, nuk ka infromacion, s’ka databazë, nuk ka të dhëna. Ekspertiza do të japë fjalën e fundit.

Pyetje: Ka një frikë mes punonjësve të policisë për emrat që kanë dalë, çfarë masat duhet të merren?

Muhamet Rrumbullaku: Nuk ka asnjë lloj frike nga askush, punonjësit e policisë nuk janë në presion e askujt dhe të asnjë indicia tjetër në lidhje me to. Gjithsecili prej tyre vazhdon të kryejë funksionet përkatëse.

/Gazeta Express


Send this to a friend