KOPRACJA E PADENJË
E kërkuam dhe përgjëruam lavdinë
Këtë kopracë të padenjë,
Hutohet, shkroftin ,ndrin
Si kali që do shijë lëmej
E këmbët i dridhen në dobësim.
Është gur i çmuar vërtet lavdia
Në pluhur të shekujve mbuluar,
A gur stërralli që nxjerr shkëndija
me onur egoje qëlluar,
Është bust me hije dështimi
Që vjedh jetën me qëllim,
E ç`është ajo, mos një gënjeshtër agimi
Që i vidhet natës kur ende nuk po gdhin?
Po ata që u shkelën mbi supe
Adhuruesve të pamenduar,ç`janë,
Kujtuan se e gjetën ,kujtuan
Se pranë gjithnjë e kanë,
Këtë korace pafund e anë…
LOJA E MBASDITES
Saç i mesditës gatuan
Bukën e mengjesit me brumë
Rrezesh ,që dhuruan,
Zgjime me shkulm.
Saç i mbasditës, kupolë ndjenje
Dorë e vënë mbi zemrën e ftohtë,
Puls dashurie i rrëmbyer,
Nga një fjalë që s`mund ta thotë…
Kur vjen mbrëmja, ikën saçi,
I ftohur në mungesë rrezesh të ikura,
Atëhere vemë dorën strehë balli,
Të shohim zemrat e uritura…
Me verën enjë qeshje të gramshkundur
Ta ngjërojnë bukën e mëngjesit,
Ky saç bukën na la të qullur,
Nuk e kavurdisi dot nga nge e pangeshme…
NË VETEN TIME..
Kur portë e mendjes nuk hapet
E mbyllur nga një spazmë idilike,
Dhe ndrojtja në bunkerë guacke,
Mallkon daljen e një teshtime,
E ndjej se më duhet të fsheh
Në brendësi të vetes kaq pamundësi,
Edhe një bukuri që më deh,
Në thellësi të vetes e ndry.
Më është bërë vetja skuta- skuta,
Kthesa dhe bërrylë të fshehtash,
Aq sa humb adresat e shënuara
Prej një pahu helmesh,
Që më ferementojnë pamundësitë
Dhe kërkojnë një zjerje e shpërthim,
Dhe kur të fshehta s`u çoj përditë,
Atëhere ngrihem, bëhem trim…
BASHKËFAT
Ti nuk je si të tjerat,më mirë se ato nuk je,
Ti je thjesht, ajo më e mira,
Në bashkëfatin tim,perlë që nuk ta gjeta
Në kishe shkëlqim apo shkëlqimi ish mashtrim.
Dhe erdhe të më gjesh me nge.
Gënjyer nga një rrenë e çastit,
Si një rreze dielli që e shtyn një re
Të përqafojë malet.
Mbulesë e gabimeve të mia,
Zbuluese e tyre me takt e pa takt,
Gjëmon gjaku i dashurive
Në damarin si për parainfarkt.
Putrat goditëse të viteve
E sjellin nganjëherë te ne kafshën,
Sa më tepër dashurisë i avitemi,
S`e bëjmë njeriun ,po fantazmën.
Dëshirat i ngritëm e ngurtësuam
Në një sjellje pa alternativë,
Menduam njëri tjetrin edhe kur munguam
Se unë të desha ty
Dhe ti mua, moj Divë…
FLOKËT
Ikën flokët dhe shkuan të gjejnë
Rrënjët e djalërisë që mbillet në kujtesë,
Dhe unë s`i bindem kësaj moshe,
Moshës së tanishme ia kërkoj flokët me pendesë.
Një paruke, ëndrrave tullace t`u vë,
Ca përfytyrimeve që s`më lënë të qetë,
Ndoshta edhe barit që shkilet me nge
Që jeshilon e më duket i thatë..
.
Shoh si ikin retë e pambukta
Dhe në maja thepash lënurin,
veten nga brinjët që u kruhen
Prej rrezesh që i mbushin…
Dhe zgjasin fijet nëpër kryet
E maleve dhe kreshtave,
Pastaj me to ngatërrojnë pyjet
Dhe mjekrat e thepave…
Nga to do marr ca fije
Të vë në kokën time të zbathur,
Ndoshta si shenjë djalërie
Që s`ka për të ardhur….
Komentet