*
Po, vetëm ky titull i shkon kësaj poe-proze.
Asnjë tjetër. Titujt e tjerë, të cilët për etikë, s’po i shkruaj, janë të rëndomtë, kotkoti hovje fishkur, kalimtarë të rrezikshëm rrejshëm. Aq kalimtarë të fishkur e të rëndomtë…sa shumë prej nesh i pikasim n’ajri bosh. I spikasim me gishta. Natyrisht, para gishtit, me sy e para syrit me mendje pa gdhend gravura ngjethëse, t’fildishta *
Dashni, (seks) në orën zero ose orë me zero dashniseks janë ca hamendje ca mahnitje, behare
begatirash, pandehma, pllaquritje. Uji fluturon n’hava e kuturu, uji i gjithi lakuriq i ka parë dhe i sheh po lakuriq si gratë si burrat, si urat dhe skulpturat, si të mpakurit e të mpakurat-thëllime e rropatje të thella, të shpejta e të ngadalta.
Uji frymon dashnori i parë më i ndjeshëm,i prekshëm gjithë puthje e ledhe aty ku Zoti i ka hequr kangjellat gardhet, kupolat të gjitha, ndoshta dhe lëkurën prej pafajësie, prej rrezesh resh për ta prekur gjithçka me frymë e me fllad, thurrimë dhe gishta.
Era, vajzërore, zonjëgrua, gruazonjë dritonjëse. Motake urtë, flokët lëshuar, mbledh pas koke, me sythe në buzë. Me sythe xixa, rreze, inxhi. Bota e do vajzëroren zonjëgrua pa borëbotë përbri.
Era, ujëvara …Aty të ndritura, ndonjëherë me vesë loti kur u plas cipa. Prushi me ngjarje, ngjarje të qara, nuk ua djeg krahët, vithjet, trallisjet, përrallat.
Cilat përralla, cilat endje etje ? Aty ato këputen, ikin bohem brenge. Ato aty kërcejnë hov hardhish. Era ndër gishta mban flutura, ujëvara gurgullon kërcinjsh.
Era, ujëvara … plot farëra.
*
Dashni, (seks) vet’per’ndimi mbi valët e gjiret,ngadalë don të shkoj, nuk ngopet nga hiret. Përcillet per’ndimi në ishullin e muzgut, vala gjen e puth bregun, lë bregun e dallgëzon përunjur. Përunjur vala? Vala jetëgjatë. Nata plot hapa peshkatari, peshkatari mbart s’mbart terr-ankth. Nata dhe rrjetat, fenerët dhe peshqit, cimat dhe gongullat afër së ndjeri, ndjeri thellë vrapth, dashnia luan me fatin dhe terrin lojcakë krahëqafë.Ndih e thurr nata gjallnie, pi frikën e çel dritëza të lume për anijet dhe peshkatarët pa tatuazhe gjumi, pa spiranca në kum.
O lumja natë, e lumja Jetë mbi rrudhë!
*
Çka don sonte me dal, me u tret, me u kosit, me u mjaltue në ashtin kërcell pa retorikë? Mjerue? Kush? Gjurma e urnave, honi pa luzmë ? Dashnive s’thinjet kurrgja, veç thirret : “më mba, të të mba’!..”Trishtimi përcillet lumnie nj’itash, trishtohem gazmendit të mos plas!.Në ishullin e gjurmës Ecja vrap hov, në gjumin e urnës hiri veç kollë.
Si m’thue nj’itash ? Bora vjen dimën, dimni rron çast. Sa dimna kokallë u deshëm tej himnit,himnit kallkan.
Verova në bjeshkë, nj’iheri i mbramë, nj’iheri rrezmë. Nj’iheri gaca-gaca, nj’iheri pa buzë, veç plasa, nj’iheri cikma e fushës pa hanë, dy gishta në tëmth, tri gishta kurban. Tespije- tespije pesë gishtat e tjerë, me gurë xhevahiri, me hundën në qiell.
O i mjeri poet, marrosur sosur nga lavdia gërnetë! Gërnetë e saze, o i mjeri poet me xhufka pate…
*
D’shirim gjithku : “ah”, “oh” , “ububu”!
Si m’thue nj’itash : do mpakemi
nesër, pasnesër veç rrasë?
Ç’ka don me u tret : unaza e reve, reja nën det ? Mjerue? Kush? Andrra e Fatit pa pishë, veç mushkë?
Dashni, (seks), mes mpakjeve rroj,mpak po – jo krejt…
Kangjellat me frymë, kupolat me gishta më vijnë përqark, më rrethojnë pa sfinksa. Pa sfinksa, në bregun e Dyrrahut atlet, ku dashnia rrok e rrok perënditë dhe hamenjtë, hamendjet, rrënojat me rreze e bronz, bronz e rreze Moikom…
Pa tatuazhe gjumi, pa spiranca në kum
e lumja natë, e lumja Jetë mbi rrudhë!
Dashnive përcillem trishtim nj’itash,
trishtohem gazmendit
të mos plas!.