Kam një shqetësim të rëndë familjar (shqetësim shëndetësor),sa tërë natën gjumin e bëj me copa. Vendosa që t’u vë kryq shkrimeve modeste të mia dhe gati bëj vetgjyqësi. Bëj takime imagjinare me njerëz të njohur,po se po, por dhe me të panjohur. Shumica e atyre që vijnë për”vizitë” janë poetë, miq të mi që,mjersisht, janë ndarë nga jeta. Këto momente disi “aluçinante” më bëhen të pranishme dhe sikur më nxjerrin të”pirët” , pa vënë pikë pije në gojë. Por, gjithmonë,ndodh që,duke qarë hallin me të tjerët, sikur lehtësoshesh, freskohesh dhe harron qoftë dhe për një çast.
Zbardhë , pas një gjumi “hiç”,marr vendim:-Nuk do shkruaj qoftë dhe një rresht,se askush nuk ka hallin tim. Pikërisht,po natën, shfaqen “vizitorët”. I pari shfaqet POETI AMERIKAN ,DEAN FANTE. Dëgjo,- më tha,,sa këshillues dhe pak kërcënues,- po heshte bën një akt terrorist!!! Sa më tronditi,aq sikur më mbushi me kurajo dhe m’u shfaq PROFESORI i Madh,MUZAFER XHXAXHIU: “Gjithmonë nga një vijë/ gjithmonë nga një rresht dhe,pak nga pak,u sos një vjershë”.
–
PAPI! Jam këtu tek libraria e Dajë SULË KURANIT, ta ka ruejt romanin”Ipabesi”! Mend dola nga krevati, se këtë ma shkruante, i miri GENC LEKA që diktatura i mori jetën e bukur vetëm se qe POET! Elbasani… Eh,sa herë më shfaqet në gjumë! Me kujtime për Elbasanin , me bashkëshokët e mi dhe,veçanërisht, PROFESORËT e mi,sa herë jap provim.
– Ndal!Ça trimnie ke ba sot? Eh,mor MUSA VYSHKA,o POETI më i bukur i brezit tonë! Pse duhet të ndaheshe ti kaq shpejt nga jeta? Në kafen e fundit që piva me të, më tha:- Përparim, në këtë moshën tonë, është mirë që çdo familje të ketë një nga fëmijët doktor, Unë,- tha,- e kam djalin doktor. Edhe unë,- i thashë,- kam jo vetëm çupën,por dhe dhëndërrin. Por.në fund të fundit,çfarë do të bëjë doktori,kur fundi varet vetëm nga ZOTI. Dhe me MUSANË që kishte një shpirt prej pëllumbi,sikur e zgjata dhe ca. Tanimë,trokita tek NEUROLOGJIA dhe pyeta për djalin e mikut tim,PROFESOR-DOKTOR VYSHKA. Po ne nuk e kemi vetëm kolegë,por e kemi shkencëtarin me të cilin konsultohemi për diagnoza të veçanta,- më tha doktor REDON URUÇI,një nga specialistët më të mirë të këtij spitali.
Eh, mor MUSA VYSHKA! Prehu i qetë,or mik i mirë se pema ka ra nën pemë.
*
– Profesor! E di që po shkruan akoma. Të thashë dikur që,po të kem lekë, unë vetëm do shkruaj poezi dhe do bëj piktura! Nuk bëra as njërën dhe as tjetrën: ika nga kjo botë me kokë prapa.
SPIRO,- thirra sa munda,- po ti je nxënësi im. Do shkruash e do pikturosh. Dhe tak,u kthiella: SPIRO PALI SOTA,ish-nxënësi im,sado me profesion agronom,qe një POET LIRIKi ëmbël.
SPIRO SOTA më ngriti nga Tirana ku jetoj dhe më çoi në FIERIN tim. Tani” loja ime” në teatrin absurd vazhdon.
Oho,- bërtiti POETI ZOI DASHI. Paske ardhur! Sado qeshë në GREQI dhe bëra”Jetë qeni” ja tani tek mora rrugën pa kthim. Dhe sakaq,Poeti NUREDIN BORIÇI.
-Papi,të kujtohet kur mblidhja donacione për SEJFULLA MALESHOVËN? Ia bëra nderin,sado që erdha nga ferri i diktaturës.Tani po iki nga kjo botë ashtu siç erdha. Këtë fat kanë POETËT në regjimet dikktsatoriale,por dhe kur erdhë demokracia,prapë mbeta me gisht në gojë.
Dhe,me të vërtetë, si mund të fleshë gjumë rehat?
*
PAPI,- më shkruante me duar të dridhura,DRITËROI,- nuk e di a do të pëlqejnë poezitë e mia.kur më dhuroi librin e fundit”Prit dhe pak”. Vetëm ky poshtëshënim i DRITËROIT,më mbushi me kurajo; sikur më hoqi një pjesë të sikletit dhe shkrova këtë ese.
Tiranë,29 maj 2026