Autoportret i despotës së vogël…
(Mbi mjerimin e një presidenteje të rënë)
Autokratët i përkasin një psikologjie unike. Një nga anët karakteriale është dhe dashuria e shpifur kolektive, mbarëpopullore për figurën e tyre.
Ja, shëmbulli tipik në Kosovë ku vogëlsia e saj thotë:
“Kandidimi – kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale”! (V. Osmani)
Gënjeshtra, thonë latinët e vjetër, është nëna e të gjitha të këqijave.
Si ndodhi, në ç’mënyrë, me çfarë barometri politik apo ankete referendare do të zbulohej ky afeksion i turmësve të saj?
E, pra, ajo nuk do të donte, por është dëshira e zjarrtë qytetare. Një detyrim historik që, nga ndjesia e kallur patriotike, nuk mund t’a refuzonte kurrsesi.
A nuk shpalos, ndaj, pikërisht arsyen e kundërt për refleksion zgjedhor, ky vetëprofilim i shpifur, i njohur, i parë e jetuar nga shqiptarë ndër vite paraindipendente? Nga kohët e farsës së diktaturave dhe pushtimit?
Që këtej, një mashtrim i tillë, i lehtëlexueshëm e populist, duhet përballur me murin e ftohtë të ndërgjegjes së zgjuar të njeriut politik të Kosovës!