Në fund të fundit ai nuk kishte asgjë. Me të vërtetë asgjë. Përveçse një seksi të zvargur, të squllët, si një kërmill në ditët e fundit të tij, gjë që kishte filluar t’i pasqyrohej edhe në fytyrë, e kjo binte sidomos në sy kur qeshte, kur ca dhëmbë që zor se mund të ishin të tijat, përpiqeshin të gjenin një copë krenari mashkullore në atë squllje të përgjithshme. Dhe ç’është më e bukura, kjo squllje e tij sa vinte e bëhej më e dukshme. Kur ulej në kafene për të pirë kafenë me xhin tonik, filxhani dukej sikur ishte brenda një tasi muhalebie. Gishtrinjtë dukeshin si muhalebi e rënë nga luga kur fëmija nuk do të hajë. Por kjo nuk do të kishte rënë shumë në sy falë popullaritetit që ai i kishte krijuar vetes, ja, për këto ditë të këqia, nëse nuk do të kishte bërë seks me dy femra për të cilat nuk mund ta dinte se ishin shoqe, më tepër akoma, mikesha. Ndodhi kështu. Në mëngjes e telefonon Faslliu, kodoshi, ai që ia rregullonte femrat dhe që ia dinte shijet. I thotë se e kishte rregulluar me njërën që vërtetë ishte nga K, po ishte “alamet cope” dhe ia vlente t’i kalonte ca çaste tek “vendi”, para se të shkonte në panairin e përvitshëm. I kishte thënë po, kishte lënë orën me të dhe pjesën tjetër të ditës vendosi të shëtiste pak në shëtitoren e vetme të kryeqytetit. Doli pa e zgjatur shumë, por nuk kishte bërë as ca hapa, kur një zë grykor, për të cilin dyshoi në ishte zë femre apo mashkulli, i kërkoi me shumë përunjësi disa minuta vëmendje nga koha e tij e paçmuar, thjesht për t’i parë ca vjersha. Ndali. E pa. Siç do thoshte edhe Faslliu, që s’kishte fjalë tjetër në të tilla raste “ishte alamet cope”. Ishte femër, e gjatë, bjonde, me ca sy të futur thellë zgavrave e mollëzave të dala, ngjyra nuk përcaktohej, me një lëkurë të vrarë me ca vraja të brendshme si harta të pakopsitura deri në fund, por me një trup të fortë, energjik, muskuloz. Shikimi iu ndal tek forma e seksit të saj që dukej shumë qartë nga lloji i prerjes së pantallonave xhins që kishte veshur. Nuk po ia shqiste dot sytë. Përfytyroi dhe kur tjetra po priste fjalën e tij ai i kërkoi të rrotullohej. Një palë vithe të kërcyera me forma të rrumbullakosura bukur e shokuan krejt. Ai nuk ishte më në gjendje të mendonte për asgjë vetëm e vetëm si të bënte seks me këtë “alamet cope”. E ftoi pa një pa dy dhe tjetra e lumtur pranoi. Nuk bëri zë as kur ai kërkoi që ajo të vinte pas tij “si e panjohur”, po tek e fundit ajo e panjohur ishte, ai nuk i dinte as emrin. Ato minuta që ai hyri në apartament para saj nuk i shkoi kot, u zhvesh, uli grilat “për çdo rast”, nxori një çarçaf të vjetër që e mbante në një sëndyk dhe që kurrë nuk e lante në shtëpi, por ia çonte Faslliut që i shkelte syrin, nxirrte një fletore dhe shënonte dashnoren e rradhës, çelësin e të cilit e ruante po vetë, e shtroi, dhe priti. As që e vrau mendjen për brekët e gruas që nga nxitimi i mëngjesit i kishte lënë tek koka e krevatit. “Brekë për brekë janë” -tha me vete dhe iu desh të ngrihej e të hapte derën e jashtme. Ajo, “alamet copa” hyri brenda dhe me sytë e saj që ishte e vështirë t’ia dalloje ngjyrën, rroku gjithçka dhe vetëm në fund e vuri re se ai ishte lakuriq. Në një rast tjetër ajo, “alamet copa”, do të kishte qeshur me të madhe para asaj që atij sigurisht i dukej trup dhe aq më tepër për atë që varej mes këmbëve leshatore e flashkëta si prej xhelatine në një vitrinë me diell, por puna nuk ia deshte. U përcoll dhe pa e zgjatur la fletoren diku, dhe zbërtheu kopsat, u zhvesh krejt dhe priti. Sytë e atij po e vërenin ngultas. Ajo “alamet copa” ishte ashtu si e paramendoi në rrugë. Me këmbë të forta, gjoks të vogël e vithe të kërcyera. I kërkoi të shtrihej. Ajo u shtri. Ai pas saj. Trupi i tij xhelatinoz, I ftohtë, gati-gati I lagësht, fryma e tij “si fryma e gjyshit kur vdiq”-mendoi ajo, dhëmbët që fluturuan nga goja drejt një gote me ujë mbi komodinë pranë një palë brekëve ngjyrë rozë prej të cilave po të përqëndroheshe vinte një aromë karakteristike organi femre “ndoshta të gruas”, e bënë të dridhet një cast. Por kur mendoi se vetëm me një fjalë të tij ajo “alamet copa”, do të bëhej e famshme, vip, e mblodhi veten. Jo më kot ajo e kishte kuptuar se nuk mjaftonte ta bënte me të gjithë, tani pasi kishte mësuar boll nga seksi, ishte në një fazë tjetër, kishte ardhur koha e cilësisë, duhej të dinte me kë ta bënte. Falë zotit kishte një trup të rregullt, këmbë e vithe epshndjellëse, pse të mos i përdorte? Ndryshe nuk kishte për të çarë kurrë në këtë zallamahi kopeje. Si pjesë e saj instikti i kishte thënë të zgjidhte këtë rrugë dhe të mos vonohej më. Dhe ja tek ishte me atë muhalebinë që pikonte nga luga si qyret e katundarëve të saj që s’kishin lënë rradhë pa e shtrirë. Po tani ata do t’i merrnin të keqen. Gati kërceu përpjetë nga sëmbimi i papritur tamam tek organi. Xhelatina e vitrinës me diell kishte rrasur kokën mes këmbëve të saj dhe ajo e lumtur deri diku që ai nuk i kishte kërkuar ta puthte në buzë, ishte lëshuar. “Andej” le të bënte si ta kishte qejfin, asaj aq i bënte, tek e fundit për atë ishte edhe aty, në shtratin e gruas së tij. Kështuqë therrja e tmerrshme që i erdhi nga poshtë e gjeti krejt të papërgatitur, e për këtë i dhimbti edhe më shumë. U ngrit gjysëm ndenjur për të parë se ç’ndodhi. Buzët e gojës pa dhëmbë ishin ngulur si ventuza aq shumë sa asaj i shkuan lotë nga sytë. Zgjati dorën mbi komodinë, mori brekët rozë “ndoshta të gruas”, të vetmet leckë që gjeti afër, dhe fshiu lotët dhe hundët që i kulluan nga e keqja. Ai u shkëput prej saj dhe i kërkoi që ajo të ngrihej më këmbë, mbi krevat. Ajo bëri siç i thanë dhe me vete po mendonte se kur do të mbaronte. Organi po i dhimbte vërtetë. Por ai nuk ngutej. Duke e pyetur se çfarë vjershash shkruante, vazhdonte soditjen. Herë pas here i kërkonte të zbriste nga krevati dhe të bënte ec e jake nëpër dhomë. Pastaj ndalonte dhe i kërkonte thjesht të mos lëvizte sa të studionte bustin e saj. Ajo i bindej dhe dikur guxoi ta pyeste “a bënin poezitë e saj dhe a do ta ndihmonte ai?”. Në këtë pikë ai e përfshiu prej beli dhe me të vetën e shtrëngoi fort iu fërkua duke u spërdredhur me të gjithë trupin. Fryma “si fryma e gjyshit kur vdiq”, iu përplas në fytyrë dhe gati e bllokoi. Një erë si prej mishi të kalbur përzier me erën e rrobave prej javësh palarë, “si vdekje”, ia përzieu zorrët. Si atëhere kur e kishte kapur Vasili, atje tek banjot prej dy muajsh bllokuar të shkollës. Po atëhere ia kishte vlejtur gjithë ai kutërbim. Ata kishin bërë një seks të shpejtë por të zjarrtë. Për çudi ai çast e ndiqte gjithnjë dhe gjithnjë i krijonte ndjesi shumë epshore. Boll ta kujtonte dhe ajo humbte, si atëhere. Kurse sot, përjashto dhimbjen që i vinte nga thithja e dhuntë dhe e papritur nuk po ndodhte asgjë. Sot nuk kishte seks. Të paktën siç e dinte ajo. Hodhi sytë për të gjetur “objektin” me të cilin rëndom bëhej seks, por nuk e gjeti. Përveç një grumbulli pa formë muhalebie të mishtë nuk pa asgjë tjetër. S’pati kohë të mendonte më gjatë se i erdhi i menjëhershëm urdhëri të vishej. Ai vetë duke e harruar krejtësisht “alamet copën”, vrapoi në banjo me gjithë çarçafin e zhubrosur dhe gotën me dhëmbë.
Ajo u ngrit, u vesh dhe po priste fjalën e tij, kur nga banjo dëgjoi t’i thoshin “se kishte një alamet seksi dhe se ai do të deshte ta kishte edhe për herë të tjera, ndërkohë ajo le t’ia linte ato më të mirat mbi tryezë dhe të ikte se tani kishte punë.”
Ishte kujtuar për femrën që i kishte gjetur Faslliu. Dhe mezi po priste ta takonte. Faslliu e kishte siguruar në telefon se nuk ishte nga “këto të rrjedhurat e vjershave që vetëm kërkonin reklamë prej tij.” Reklamë koteci . Për pula. Prodhim industrial. Pula të varura prej këmbësh që tani janë me kokë, dhe pas një çasti pa kokë. Pula të paketuara. 360 lekë kilogrami. Pula Patosi. Pula Korçe. Pula Hungareze. Zogj francezë. Ziejnë me një valë. Ushqim BIO. Prodhim që kërkonte çertifikatën ISO. Letërsi ISO. Popull që ha, popull që përtyp, nxënës që ripërtypin.
U dëgjua dera e jashtme. “Alamet copa” kishte ikur. Ndërkohë dhe ai kishte mbaruar me tualetin në banjo. Mori çantën e madhe dhe rrasi brenda saj çarçafin e dashnoreve dhe mori të ikte. I hodhi dhe njëherë sytë dhomës, duhej të ishte në rregull me gruan, kur syri i zuri brekët e saj ngjyrë rozë, që ajo i kishte blerë në përvjetorin e argjendtë të martesës së tyre me shpresën e ca çasteve që të mos ishte vetëm një gjimnastikë e domosdoshme për trupin. I mori dhe i futi në xhep tërhoqi derën dhe doli drejt femrës së Faslliut.
Ky i fundit po e priste te vendi. Xhelatina e vitrinës me diell ia la çantën në dorë. Faslliu i shkeli syrin, e dinte se duhej të lante çarçafin e femrave dhe të shënonte numrin e rradhës në fletore. Ai nuk e zgjati. “Po të pret” -i tha Faslliu dhe në vend të përshëndetjes afroi tre gishtat e njërës dorë tek buzët dhe i puthi. Xhelatina e vitrinës me diell iu afrua derës së shtëpisë. Ishte një shtëpi private, nga të paktat që kishte mbetur në këtë rrëmujë gropash ndërtimesh. Derën e kishte në një nga rrugët kryesore, ishte e rrethuar me avlli të larta dhe çatia ishte e fshehur nga gjethet e pemëve në oborr. Askush nuk banonte, të zotët ishin në Australi dhe çelësat i kishte Faslliu, të cilit i kishte pjellë edhe gjeli me këta çelësa. Duke qenë në një pozicion të favorshëm, ku ruhej fshehtësia e çifteve që vinin, bënin seks dhe iknin, ishte edhe mjaft e lakmuar nga pushteti e gjysëmpushteti. Kuptohet Faslliu mbante shënime të sakta, por për ato nuk e dinte njeri. Le të ishin për çdo rast, ku i dihej si vinin punët. Sot janë këta, nesër vijnë ata, të gjithë duan seks, të gjithëve ua ka qejfi, të gjithë s’ua mban prej grave. Ku i dihet! Privilegjet e vogla nuk i mungonin si nuk i mungonin as dollarët e eurot. Punë e madhe se i kishte rënë, më shumë se një herë, të pastronte veç shisheve bosh të verës e letrave shuk të çokollatave e lëkurëve të portokallit, edhe gjakra. Në listën e gjatë të femrave, një pjesë të të cilave i gjente ai vetë, kishte pasur, jo rrallë, edhe zoçka. Bile kohët e fundit ishte bërë gati si modë që femrat t’i kërkonin sa më të vogla, të virgjëra, u kishte hypur si mani çvirgjërimi! Kishte ndodhur që edhe atij vetë t’i vinte keq, kur në një rast i kishin sjellë një 13-vjeçare të imët, të hajthme me ca sy si bajame, për atë rulin e ziftit, ministrin 200 kilësh. Një çast desh ta përzinte kur mendoi se çdo hynte brenda atij trupi të vogël, dhe ç’është më e keqja që se dinte fare se ç’e priste, po Ministri kishte qenë i prerë në kërkesën e tij e donte të virgjër dhe 13 -vjeç. Dhe ata zdapat që punonin për të, pikërisht për atë rul zifti i kishin sjellë atë, sybajamen. Por kur mendoi eurot u tërhoq. E kishte marrë për dore, e kishte futur në dhomë, i kishte dhënë një çokollatë, një limonatë dhe duke dalë i kishte thënë të rrinte urtë dhe të priste se do të vinte një xhaxh’ i madh që do t’i sillte dhurata. Sybajamja ishte bindur. Rruli i ziftit nuk kishte vonuar. Siç kishte treguar vetë pastaj, e kishte ulur sybajamen në prehër. Sikur më kishte rënë një pupël zogu -kishte shtuar dhe kishte vazhduar – kishte marrë një çokollatë dhe kishte filluar t’ia jepte asaj vogëlusheje që i kishte sytë si bajame dhe shikimin e qashtër si çdo fëmijë. Njëherë kishte menduar të ikte, ajo, sybajamja, ishte aq shumë e hajthme, e brishtë, e njomë, aq shumë fëmijë dhe kishte një shikim shkatërrues. Por kur kishte menduar se si ishte tërhequr nga ministria e tij, fshehurazi rojeve e sekretareve që se linin vetëm kurrë, dhe kur mendonte edhe paratë që i kishte dhënë Faslliut, mbeti dhe kishte vendosur të mbaronte atë punë. Me një lëvizje dore të stërvitur e kishte përlarë sybajamen dhe me dorën tjetër i kishte zënë gojën, megjithëse e dinte që edhe po të bërtiste, ajo nuk kishte asnjë mundësi që ta dëgjonte njeri. Ia kishte shqyer rrobat e pakta, kishte zbërthyer të vetat dhe ishte rrëzuar mbi trupin e hajthëm që përpëlitej “si zog në frymën e fundit”, siç i ishte dukur për një çast, ishte rrëzuar pra mbi këtë trup me gjithë 200 kilshin e barkut të tij legjendar që edhe kësaj here po e pengonte. I inatosur që barku edhe kilet e tij nuk po e lejonin të vepronte ashtu siç deshte, bëri si kishte bërë gjithmonë duke harruar 13 -vitet e sybajames.Vetëm pak çaste ishin dashur më pas, pak çaste që gjaku të lante gjithçka, rrulin e ziftit, trupin e hajthëm “si zog në frymën e fundit”, qylymin e dyshemenë e shtëpisë. Sytë e saj kishin ngrirë duke marrë me vete tmerrin e çasteve të fundit, dhe një “pse?”.
Mirë që një klient i tij i përhershëm dhe i vjetër po hidhte beton në gropën e një pallati aty afër. Pas disa ditësh fëmija u shpall i zhdukur dhe fotoja e saj me ata sy “si bajame” siç thoshin gratë që ndalonin ndanë shtyllave e mureve ku ishte ajo foto, mbushi gjithë qytetin. TV. Nëna që qan e s’gjen ngushëllim. Babai i heshtur dhe i zverdhur meit. Gjyshja, e mjera gjyshe. Shef komisariati. Policë. Drejtori shkollës. Kryetari parlamentit. Shefi kabinetit qeveritar. Organizata joqeveritare. Kërkim nga ajri, deti, toka. Asnjë shenjë. E kishte përpirë dheu. Askush nuk i vuri re vrasjet si shpejt e shpejt të disa ndërtuesve. Kaloi si larje hesapesh. Hesap i mbyllur/ Tamam atëhere kur Ministri, rruli i ziftit i kishte punët gati të sheshuara edhe ca dhe kjo do të harrohej, tamam ato ditë ai kishte filluar të dilte rrugëve gjysëm i zhveshur dhe të mbushte muret, lokalet me një vizatim për të cilin askush nuk ishte në gjendje të jepte shpjegim: një sy si bajame. As që e kishte vënë re që edhe në ministri kishte shkuar po ashtu, i zhveshur dhe i kishte mbushur edhe korridoret, muret e zyrës, tryezën e punës me këtë vizatim të çuditshëm. Mirë që i veshën këmishën e forcës dhe tani edhe po të thoshte gjë nuk do ta besonte më njeri.
Ndërkohë Faslliu ishte përmendur nga makthi i peshës së asaj që dinte dhe falë Zotit, siç thoshte me vete, tani kishte mbetur i vetmi që e dinte ngjarjen, pra ishte përmendur dhe i kishte kthyer shpinën xhelatinës së vitrinës me diell, kështu që askush nuk e vuri re rrënqethjen e tij. Nxitoi hapat, kishte punë për të bërë dhe ndërgjegjja nuk përfshihej në të.
Xhelatina e vitrinës me diell nuk dinte asgjë për femrën që po e priste veç atyre që i kishte thënë Faslliu në telefon. Por edhe sikur atij nuk i interesonte as kush ishte, as nga vinte, as çfarë bënte, as çfarë kërkonte. Nga ajo ai kërkonte vetëm disa çaste dhe aq. Secili në punë të tij. E dinte që Faslliu do t’ia kishte bërë të qartë asaj fshehtësinë e takimit e të identitetit. Në këtë pikë ishte i qetë. Nuk trokiti. Thjesht hapi derën dhe hyri brenda. “Alamet copën” e kishte hequr nga kujtesa. Në kolltuk po rrinte me të vërtetë një bukuroshe “Qeni, di t’i zgjedhë”- tha me vete për Faslliun. Iu afrua, i buzëqeshi dhe e kundroi nga afër. Nuk i kishte më shumë se 25-30. Vajza kishte supeve nje penuar ngjyrëvjollcë, njëlloj me ngjyrën e syve. Nuk folën. Iu afrua, e ngriti në këmbë, ia hoqi penuarin. Ishte e zhveshur pa asnjë rrobë në trup. I zgjati duart dhe filloi ta prekte me ngadalë. Vajza nuk po pipëtinte. Nuk mund ta përmbante të rrënqethurën e brendshme e të pavullnetshme që ndjente sa herë që gishtat e tij “si muhalebi e ngrirë në lugë” -mendoi ajo, i kalonin nga supet, nëpër gjoks, shpinë bark, dhe prapë supe, gjoks, shpinë, bark. Lëkura ishte shumë e bukur, farfuritëse, si vetë ajo. Ishte si e derdhur, si një punim i Rilindjes, Botiçeli, Rafaelo. Nuk ishte zhveshur ende, bile as xhaketën nuk e kishte hequr akoma. Pastaj nuk e mori vesh se si i erdhi. U përmend vetëm kur e pa veten sipër saj, gjithë djersë, duke u munduar të bënte ritin. I gjithë trupi i tij, me gjithë qimet e këmbëve të shtrembëra e të flashkëta, dridhej si të ishte nën rrymë dhe ishte mbledhur i gjithi për sulmin e shumëpritur, por hiç. Vajza nga ana e saj po priste. Nuk fliste, siç e kishin porositur, dhe vetëm e shikonte. Dha e dha e dikur i pafuqishëm, ndali. Iu kujtua “alamet copa”. E urdhëroi edhe atë të hypte mbi krevat me këmbë të hapura. Ai nën të nuk po ngopej së pari. “O, Zot, kjo edhe organin e paska klas, ku e ku me “alamet copën”- mendoi. E urdhëroi të shtrihej dhe ta lejonte të shikonte seksin e saj. Zgjati dorën dhe nga një nga xhepat e xhaketës që kishte hedhur nxori një laps dhe letër. I kishte mbetur kjo që nga koha e shkollës që kur i pëlqente ndonjë organ seksual femëror ai e vizatonte. Mbahej më i miri në Akademinë me emër në të gjithë botën për këtë lloj vizatimi. Po atëhere kishte qenë kohë tjetër, edhe ai kishte qenë një djalë i ri dhe shumë bukurosh, me ca sy të lektisur, të kaltër sikur qielli, siç i kishte thënë një polake. Bile shumë herë kishte ndodhur që shoqet e tij të kursit thërrisnin mikeshat e tyre dhe pozonin nudo për të. E dinin që me vete do të merrnin edhe sekset e tyre të vizatuara prej tij. Sigurisht pasi i kishte provuar. Kaq shumë iu hap nami sa filluan t’i vinin dhe dama plakë të pasura. Krijohej një marrëdhënie e çuditshme. Për nga natyra i donte femrat dhe nuk i refuzonte, kështu pat bërë edhe me damat. Bënte seks, vizatonte sekse. Ishte bërë ekspert. Me të parën e njihte një seks të bukur, një seks të vullkantë, një seks të butë, po kjo që kishte para syve ishte të gjitha sekset bashkë. I tha të mos lëvizte dhe me dorën e stërvitur mbaroi punë shpejt. Seksi vet as që e dinte ku ishte. I dha një të puthur, të lehtë, të butë seksit më të bukur që kishte parë ndonjëherë, u vesh pa fjalë dhe doli. Prej asaj dite u mbyll në shtëpi. Mbyllte me çelës derën e studios së tij dhe rrinte ashtu para copës së letrës ku ishte vizatuar seksi i bukuroshes. Me orë, me ditë. Nuk u përgjigjej telefonatave, të trokiturave të gruas, të vajzës, të të afërmve që ndërrroheshin pas derës me shpresën se ndonjëri do të ishte më i privelegjuar se të tjerët dhe dera do të hapej. Hiç, asgjë. Faslliu shkonte e vinte pa i dhënë dum kësaj që po ndodhte. E kishte pyetur edhe K., e bukur se çfarë kishte ndodhur. Ajo ia kishte treguar. Faslliu e porositi të mos i tregonte njeriu tjetër se e merrte lumi, ai kishte pozita shumë të forta dhe të zhdukte. Ishte hera e parë që K., i ndodhte diçka e tillë. Ishte një eksperiencë për të cilën duhej të pyeste, po Faslliu ia kishte bërë të qartë heshtjen. Kështu që nuk i ngelej të fliste veçse me Lindën, mikeshën e saj më të mirë që kur kishte ardhur në kryeqytet. Linda donte të bënte karrierë të madhe, kurse ajo jo. Mjaftohej me pagesat relativisht të majme. Klientët vinin mbaronin punë iknin, vinin të tjerë, riktheheshin të vjetrit. Ata paguanin, ajo bënte punën, ishte e bukur, e re, dhe dinte të trajtonte. Kishte ecur jo keq, ishte bërë me shtëpi të sajën dhe jetonte mirë. As që e mbante mend se nga kishte ardhur. Kurse Linda donte karrierë, donte të bëhej VIP. Për këtë kishte shkuar edhe tek X-i që ai ta prezantonte në ndonjë televizion.
Ishin ulur para televizorit në shtëpinë e K. Sapo ia kishte treguar Lindës çfarë i kishte ndodhur, pasi i kishte marrë më parë fjalën se nuk do t’ia tregonte asnjë njeriu. Kur në ekran u shfaq ai. “Për këtë e kisha fjalën” -i tha K., Lindës. “Alamet copa” nuk u ndie. Si një rrufe i kaloi mendimi se ky ishte rasti. Të nesërmen në një gazetë thashethemesh ajo paraqiti të dy eksperiencat në një të vetme, sikur i kishte ndodhur asaj vetë. Suksesi qe i menjëhershëm. Intervista. Emisione. Emisione të orës 20, të orës 21. E kërkuar. Gjithandej. Zë i ri. Talent. VIP! Alamet cope!
K., gjeti një treg të ri më fitimprurës dhe nuk e zgjati të fluturonte jashtë vendit, po shkonte 30 -vjeç dhe i kishte ditët të numëruara, duhet të fitonte sa më shumë, sidomos kohë. VIP-IN e kishte harruar krejt, por nuk harronte ta ndërronte kanalin televiziv kur qëllonte ajo në ekran.
Xhelatina e vitrinës me diell brenda një kohe fare të shkurtër u shkri dhe pas një jave heshtjeje e gjetën me gishtat “si muhalebi e ngrirë” siç tha e shoqja kur e gjetën pasi shkallmuan derën, mbi një fletë vizatimi ku ishte vizatuar me laps një organ seksual femëror, organi më i bukur në botë.
MIMOZA EREBARA
29, NËNTOR, 2008
Komentet