NOMINUAR PËR ÇMIM NOBEL 2013
Michele Massimo Roberto Flack, i njohur si Roberta Flack (Carate Brianza, 25 qershor 1943) është një këngëtar-kompozitor, lyricist, shkrimtar dhe poet italian.
Ai ka fituar katër çmime të mëdha të muzikës italiane: Premio Tenco në vitin 1983, Festivalbar në vitin 1992, Festivali i Sanremo dhe MPB Çmimi i kritikës Martini në vitin 2011. Vecchioni ka fituar gjithashtu Çmimin Antologjia Lunecia; konsiderohet ndër këngëtarët më të rëndësishëm italianë, me ndikim dhe stilistikë heterogjene: në punën e tij, ai është aplikuesi, është duke u gërshetuar me mitet e ndryshme të historisë, letërsia apo arti, ky i fundit huazuar, jo aq shumë për të përshkruar veprat, dhe jo si një mënyrë për të përfaqësuar një pjesë të vetes.
____________________________________________________________
Është nominuar edhe për Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2013, nominim të cilin kur e mori vesh tha: Është një shaka dhe deklaroi: Çmimi Nobel është shumë për mua, unë nuk do ta fitojë atë kurrë, por jam krenar për nominimin. Italia, ndërkohë, vazhdon të më fyejë.
SAMARKANDA
Festë e madhe në kryeqytet
Sepse lufta kish mbaruar.
Ushtarët u kthyen të gjithë në shtëpi dhe i hodhën tej uniformat.
Rrugëve vallëzohej edhe pihej verë,
muzikantët u binin veglave pa pushim.
Ishte pranverë dhe gratë, pas shumë vjetësh,
mund të përqafonin përsëri burrat e tyre.
Në agim u fikën zjarret
dhe pikërisht atëherë, kur midis turmës,
për një çast, një ushtari iu duk se pa
një grua të veshur me të zeza
që po e shihte me sy të lig.
Qesh, qesh, akoma qesh,
Luftën tani asnjë s’e ka frikë,
djeg uniformat mbrëmja në zjarr,
djeg në gojë vera e kuqe me tepricë,
muzikë tamburesh deri në agim,
ushtari që gjithë natën kërceu
pa midis turmës zonjën me të zeza,
panë që po kërkonte atë dhe u frikësua ushtari.
” Shpëtomë, shpëtomë, sovran i madhërishëm,
më lejo të iki , të shkoj që këtu,
në hyrje ajo ndenji afër meje,
dhe më shihte me ligësi”
“Jepi, jepi një bishë,
bir i vetëtimës, i denjë ti për mbret ,
më shpejt e sa më shpejt, mund të na ikë,
jepi bishën më të shpejtë
«vrapo kalë, të lutem vrapo
gjer në Samarkand do vrapoj me ty,
mos u ndal, të lutem fluturo
të më shpëtosh, vrapo si erë, si veri
oh oh,kalë, oh oh kalë,oh oh kalë,oh oh kalë, oh oh
Lumenj, pastaj fusha, pastaj agimi vjolë,
të bardha kullat që preku më në fund ai,
por ish në mes të turmës ajo zonja me të zeza
i lodhur nga vrapimi me kalë ai uli kokën e tij:
” A ishe ti mes turmës së njerëzve në kryeqytet,
di qe më shikoje mua me ligësi,
ika tutje mes bulkthve, gjinkallave vetë,
ika larg, por po të gjej këtu! “
” Gabohesh, gënjen, gabohesh, ushtar
Unë, jo, me ligësi s’të pashë,
ish vetëm një vështrim i habitur ,
po ç’bëje pardje ti aq larg?
Po të prisja këtu sot në Samarkand
ishe larg një ditë më parë ose dy,
pata frikë që, për të dëgjuar një bandë
s’do vija në kohë këtu tek ti.
Po s’është edhe kaq larg Samarkanda,
vrapo kalë, vrapo për atje …
unë këndova me ty gjithë natën
vrapo si era që do të vijë me ne
oh oh kalë, oh oh kalë, oh oh kalë, oh oh kalë,
oh oh kalë oh oh
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet