VOAL

VOAL

Rreth komenteve të Bujar Nishanit për Sandër Lleshin! Nga Elida Buçpapaj

October 28, 2018
21 Comments
  • author avatar
    Martin Cukalla 5 years ago Reply

    Eshte nje gjykim i plote, une jam ne ne mendje dhe shprehem se te semuret nga politizimi i tepruar ne interes te luftes per pushtet ne interes te njeres a tjetres parti dhe qe i kundervihen moralit tradicional shqiptar a interesit te forcimit te shtetit nuk duhet te gjejne hapsira te tepruara ne medja a te ikin pa argumente te ballafaquara. Respekte.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      I nderuar Martin, ju flm shume.
      Ju pershendes
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    QERIMAJ 5 years ago Reply

    Mirënjohje per komentin tuaj zonja Buçpapaj.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Ju flm shumë i nderuar Qerimaj.
      Ju përshëndes,
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    a 5 years ago Reply

    Shumë e saktë Elida, e gjithë ajo që ke shkruar. Por më shumë desha të ve theksin tek një fjali e shkurtër afër fundit: “Prandaj Shqipëria ka nevojë për reformë zgjedhore, por kjo është temë tjetër!” Kjo vërtet është një temë tjetër, veçse është temë urgjente! Sepse PS&PD, pavarësisht nga “konfliktet” që sajojnë (dhe të gjithë e dijmë që fjala “sajojnë” është më e sakta fjalë për të cilësuar sjelljen e tyre), e pra, me gjithë këto gjasme konflikte për to, të dyja këto parti janë në marrëveshje të pa tradhtuar kurrë për të mos lejuar asnjë alternativë tjetër të dalë në skenën politike shqiptare. Siguria për t’u alternuar vetëm me njëra-tjetrën, i bën ato edhe më arrogante, edhe më të pacipa në qeverisje. Prandaj, reforma me ndryshimin e sistemit zgjedhor, pra një proporcional kombëtar me lista të hapura, është hapi më urgjent që duhen detyruar të miratojnë. Të përgëzoj për analizën tënde.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Ju flm shumë,
      Po duhet reformë zgjedhore, që këta burra e gra të arrijnë të bëjnë garë, as të mos jenë të zgjedhur nga njëshi në lista emërore.
      Edhe ramiz alia që ishte i plotfuqishëm humbi në zgjedhjet parlamentare të 1991.
      Ju përshëndes
      Elida

  • author avatar
    Billa.selman 5 years ago Reply

    Shume e sakte ne analizen tuaj, pergezime dhe respekt.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Ju flm i nderuar Selam,
      Përshëndetje
      Elida

  • author avatar

    Gjenersl Sander Lleshin nuk e njohim mbasi nuk ka qene njeri shume publik.Ama Bujar Nishani ,nihet per ate çfar beri ne krye te Shtetit Shqpetar per 5vjet .Ashtu si u be President ashtu doli.
    Tani po qendron ne hije .Gjeneralit i urojme suksese ne punen e tije ne krye te MB.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Po kemi i nderuar Islam, parë se gjatë dy mandateve të PD, gjenerali u vlerësua maksimalisht. E shkarkuan muajin e fundit, pas tetë vitesh vlerësimi. I urojmë punë të mbarë, por që do ta ketë shumë të vështirë . Sa për nishanin, s’ka bërë emër asnjëherë! Ju përshëndes, Elida

  • author avatar
    Anonymous 5 years ago Reply

    100% OK me ju! Ai Jari eshte vertete Nishan, jo thjeshte si puthadores… mua me kujton ameben qe s’ka nje forme te caktuar, perjashto mustaqet kur s’i kishte hequr… nje klloun me marrezine e madheshtise qe e vinte ne siklet ate vete pike se pari… meshiroje, o zot!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Amin!
      Ju përshendes

  • author avatar
    Fatmir 5 years ago Reply

    100% OK me ju! Ai Jari eshte vertete Nishan, jo thjeshte si puthadores… mua me kujton ameben qe s’ka nje forme te caktuar, perjashto mustaqet kur s’i kishte hequr… nje klloun me marrezine e madheshtise qe e vinte ne siklet ate vete pike se pari… meshiroje, o zot!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Ju flm Fatmir,
      Amin!
      Ju përshëndes,
      Elida

  • author avatar
    Hajro Çini 5 years ago Reply

    Kisha kohë që nuk kisha dëgjuar nga kjo frymorja Buçpapaj, por siç duket vitet ikin tutje, truri po ashtu

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Hajro çini po unë jam këtu, sa të dojë Zoti, prej 27 vitesh që shkruaj, kam botuar libra me publicistikë, libra me poezi, jam bashkëbotuese e voal.ch,. portali më i klikuar i diasporës, të bëj thirrje që të komunikosh njerëzisht. Këtu vetëm komunikimi qytetar lejohet, komunikimin antiqytetar e kemi në parlament, atje ku shahen e pështyhen prostitutat e politikës shqiptare duke e lënë popullin në degradë. S’ka burrë nëne që mund të vlerësojë kapter nishanin! Firmosi dekretet për ambasador të të dhëndrit të lenka çukos e kusure, ndërsa nuk e firmosi dekretin për Visar Zhitin.

  • author avatar
    Lexues i voal.ch 5 years ago Reply

    Lida,
    Jo vetem shume e zonja si gazetare por jeni edhe shume trime dhe cka eshte me shume rendesi per kredibilitetin e publicistit jeni shume e drejte.
    Urime te sinqerta.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

      Shume i nderuar Lexues i Voal.ch,
      Shume falenderime dhe mirënjohje!

      Respektet e te falat tona!
      Elida

  • author avatar
    Eugjen Merlika 5 years ago Reply

    Pergezimet me te sinqerta publicistes se mirenjohur, Elida Buçpapaj, qe shquhet per ndershmerine intelektuale, e cila karakterizon njerezit me nje formim moral te shendoshe e me nje gjykim vetiak te matur, qe nuk kushtezohen nga asnje lloj interesi lendor apo varesie mjedisi shoqeror, por i mbeten besnike gjithmone bindjeve te tyre te pavarura dhe parimeve me percaktuese te vlerave madhore te qyteterimit.
    Shkrimi i mesiperm eshte nder me cilesoret e zonjes Buçpapaj, sa i sakte nga argumentet po aq i perpikte nga logjika e arsyetimit, sa i guximshem ne shpalljen e te vertetave te jetes politike shqiptare, po aq qytetar ne frymen atdhetare qe e pershkon. Jam plotesisht ne nje mendje me analizen qe shtjellohet persa i perket dy personazheve te marre ne shqyrtim nga autorja, Bujar Nishanit dhe Sander Lleshit, personazhe larg njeri tjetrit, persa i perket vlerave te verteta morale e intelektuale.
    Me shume te drejte gazetarja i kujton ish Kryetarit te Shtetit episodin skandaloz te jetes se tij politike, ate te mos emerimit te Visar Zhitit si ambasador ne Vatikan. Mjafton vetem ai veprim per te shumezuar me zero çdo lloj opinioni qe ai mund te shfaqe per probleme te ndryshme te politikes e te shtetit. Madje dhe ato fjale qe ai shqiptoi n’adrese te gjeneral Lleshit ne emisionin televiziv mendoj se shkojne ne te njejten hulli me veprimin per diplomatin Zhiti, gje qe verteton se paragjykimet e tij jane te pandreqeshme e teper te demshme.
    Sa i perket gjeneral Lleshit kam bindjen se do te jete njeri nder pushtetaret me shembullore te gjithe eres pas komuniste dhe i uroj sukses te plote ne detyren e re e te veshtire te ministrit te Brendshem ne Shqiperine e problemeve aq te shumta, sidomos t’asaj fushe.
    Urimet me te mira zonjes Elida per angazhimin e saj profesional ne kapjen dhe trajtimin e problemeve me te mprehta te jetes shqiptare e suksese gjithenje e me te medha ne rrugen e saj te vyer ne dobi te publicistikes shqiptare te pavarur e objektive.

  • author avatar
    Elida Buçpapaj 5 years ago Reply

    Shume i nderuar Z. Eugjen Merlika,
    Më emocionuat shumë me komentin tuaj. Kam parasysh Familjen tuaj, gjyshin tuaj, Mustafa Merlikën, njerin nga Firmetaret e Deklarates te Pavaresise, njeri i letrave, dijeve, patriot i madh, kam parasysh kalvarin e Familjes tuaj ne diktature, gjyshen tuaj, Atin tuaj, Nenen tuaj Elena, juve Eugjen qe i provuat te gjitha vuajtjet çnjerezore te kampeve komuniste, perfshi edhe Kampin famekeq te Tepelenes, kam parasysh se si regjimi barbar ju vrau femijerine, adoleshencen, rinine dhe nje pjese te rendesishme te jetes, duke iu mohuar te drejtat universale te njeriut, dhe ju ndihem shume mirenjohese që i marr vleresimet nga Ju.
    Kam vuajtur shumë në diktaturë, na internuan ne nje fshat te humbur te Tiranes, na urdheruan te largoheshim brenda 3 javesh dhe nuk dihet si i shpetuam ketij urdheri, tim ate nuk e pranonin të semure ne spitale, mbetur papune, nëna ime qe punonte nate e dite duke u kujdesur per ne, kemi jetuar Spaçin e urrejtjes klasore ne mes te Tiranes, jemi poshtruar ne menyre të perbindeshme; sapo perfundova gjimnazin, kam punuar ne varrezat e Sharres, ne kombinatin Josif Pashko, regjimi i perbindshem ka bere gjithçka të na depersonalizojne, na kane konsideruar të padenje per shoqerine komuniste; jetonim nën terror e frikë, kur i dhane pune tim eti si hamall ne repartin e plehrave ne Shtypshkronjen e poligrafikut, na u duk sikur e emeruan ne nje detyre të lartë sepse mbetem ne Tirane e Familja nuk na u nda dhe nga keto pozita, sikur im atë ashtu edhe unë e kemi krahasuar vuajtjen tone me vuajtjet tuaja e te gjithe shqiptareve dhe bashkemoshatareve te mij qe e kaluan femijerine e rinine neper kampe internimi, duke i patur prinderit neper burgje, dhe në keto raporte me gjithë kalvarin tone, lotët tanë, tmerret që kemi përjetuar, vuajtje tuaja e Kalvari juaj janë të pakrahasueshme, jeta neper baraka të ndyra, internimi, mohimi i te drejtës të jetës, mohimi i te drejtes te shkollimit, mohimi i te drejtes te levizjes, mohimi i te drejtescte fjalës janë krime kunder njerezimi, të cilat diktatura i kreu ndaj familjareve te “Armiqve të partisë”!
    Familjaret e viktimave, shtresa më vulnerabel ka provuar tortura në formen e traumave permes mizeries, izolimit, ekskomunikimit, presionit psikologjik, duke u konsideruar dhe u trajtuar si armiq të popullit pa kryer asnje akt qe shkelte kushtetuten e diktatures, duke konsideruar faj lidhjen e gjakut dhe trashegimise.

    Ju i nderuar Z.Eugjen i keni përjetuar në lëkurë çka unë përmend me dy fjalë; e keni përjetuar në çdo sekondë të jetës egërsinënë e persekutimit; në çdo periudhe të jetës deri ne 1991. Prej 1991 merrni pjese aktive permes publicistikës dhe librave si dëshmitar i vuajtjeve, pa treguar kurrë dhe asnjehere sensin e hakmarrjes, ndersa trashegimtaret e xhelateve nuk e kane treguar minimalisht sensin e vrasjes te ndergjegjes, permes ndjeses dhe denimit te krimeve të etërve. Mjerisht , bjerres premtimesh u treguan keta 27 vjet edhe ai krah i politikes qe premtoi shtet demokratik dhe drejtesi, ndersa edhe sot e kesaj dite rezultojne 5000 viktima te regjimit qe nuk u dihen varret. Ish presidenti Bujar Nishani e trajtoi Visar Zhitin sikur regjimi kriminal në kushte të tjera, ai nuk e dekretoi si Ambasador në Vatikan, ndersa dekretoi si perfaqedues te Shqipërisë shume bij e trashegimtare te regjimit diktatorial. Prandaj u indinjova rishtas kur Nishani sulmoi per ekstremizëm Sander Lleshin, nga pozitat e nje ekstremisti dhe keqperdoruesi te pushtetit politik. Kur lexova komentin tuaj u preka shume, me shkitën lotët, do te desha ta lexonin edhe Prinderit e mij, ndofta e lexojne prej Qielli.

    Ju shpreh mirenjohjen e thellë. Sot më teper se kurre duhet te jemi bashke, kush ndihet shqiptar, ky eshte emeruesi i përbashkët, si kushtrim per shpetimin e Shqiperise dhe sistemit, per shtetin e se drejtes, shtetin e vlerave, duke filluar tek themeli i shendoshe, denimi i krimeve te diktatures, si krime kunder njerezimit, qendrimi human ndaj viktimave qe edhe sot e kesaj dite kane mbetur viktima si nga historiografet e diktatures ashtu edhe nga papergjegjshmeria e elites politike.

    Viktimat kërkojnë drejtësi, shtet të se drejtës. E përsëris, nuk kemi lexuar në shkrimet tuaja kurre asnje fjale, rrokje a germe qe te jete jehone hakmarrje e Kalvarit dhe ferrit te diktaturës, por si deshmitar i gjallë, deshmoni të vërtetën, dëshmoni me trimeri si perfaqesues i familjeve dhe brazave te tërë të pafajshem që u denuan pa kryer asnje faj; që u ďënuan qe ne barkun e nenave, qe u internuan kur ishin nje apo dy-tre-katër vjeçarë si ju apo kur sapo e kishin nisur adoleshencen, duke u privuar nga e drejta e enderrave. T’i privosh femijeve jeten normale dhe adoleshenteve te drejten per te enderruar te behen kengetare, inxhinuere, gazetare dmth te kryesh krim kunder njerezimit.

    Prandaj ju shpreh falenderimet dhe mirenjohjen për kontributin tuaj, që merr vlere te veçante, kur klasa politike keta 27 vjet permes straregjisë diabolike të heshtjes, amnezisë e ka rehabilituar diktaturen dhe i ka kthyer ne pushtet trashegimtaret e nomenklatures ndersa vijon e mban qendrime mohimi, poshtruese, injoruese ndaj viktimave të regjimit kriminal.

    Prandaj kontributi juaj merr vlere historike, ju flisni me zerin a atyre qe nuk jane me, por ju flisni efhe me zerin e shumicës e shqiptareve te ndershem, që ndajnë me ju të njëjtat qendrime per shtet ligjor e te drejte, alfa e te cilit nis duke sheruar plaget e se shkuares, ku perjashtohen skalionet profitere te politikes që e kanë lene vendin ne degraden e apokalipsit antishtet dhe antidrejtesi.

    Me nderime
    Elida Buçpapaj

    PS
    I nderuar Z.Eugjen Merlika, nese na lejoni, do te desha ta botojmë veçan tek voal.ch komentin tuaj dhe timin.

  • author avatar
    Përparim Hysi 5 years ago Reply

    Ti nuk je ELIDA,por HANKOELIDA! Je aq e përpiktë:si sahat”Omega” për këtë nishanin(enkas po e shkruaj me të vogël) që nuk ka fare integritet.Ngeli miturak që e bëri beli:shkoi e protestoi kundër parkut të lodrave tek liqeni dhe jo vetëm aq:”do protestonte dhe në botë” për këtë ” kimate” sipas tij. Me VISARIN e tregoi që ishte një kone që lihte pas dikujt që e kurdiste në surdinë a pas kuintave. Të përhsëndes me gjithë SKËNDERIN dhe t’u bëftë dritë kudo që shkel e shkruan. Sa për gjeneralin,u duket si gogoli që do t’i hajë:që nga presidentit,tek nishani e diku më tutje.Plevita e vjetër të shkaktoin kollë të rëndë.

Komentet

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

A kërcejmë drejt jetës apo kërcejmë prej saj?- Nga AUREL DASARETI

 

Mjaftë me grabitësit gjysmë të arsimuar marrë direkt nga rruga.

Krimineli kryesor aktual i shtetit amë, Shqipërisë, është një përzierje e një djalli, një shakaje dhe një tragjedie për mbarë kombin. Pa asnjë (zero) dinjitet njerëzor.

***

Nuk jam aq i shqetësuar për t’i bërë njerëzit të më kuptojnë më. Unë besoj në konflikt. Ka shumë kreativitet në të.

Dhe, nëse këta sunduesit aktual janë nga politikanët më të mirë që ka Shqipëria, atëherë të gjithë duhet të pyesim veten se sa të këqij janë të tjerët…E tmerrshme! 

Këta banditë janë të frikësuar nga humbja e “pushtetit dhe kontrollit”. Është një nga “flamujt e kuq” të një psikopati.

Nëse pas kësaj ligësie gjithëpërfshirëse që ndodhë në trojet pellazge-ilire ke besim te politikanët shqipfolës (me përjashtime nderi), je thjesht një budalla.

Kjo është një përmbledhje e mirë e gjendjes së punëve në politikën shqiptare. Kualifikimet do të thotë pak ose aspak, libri partiak dhe farefisnia do të thotë gjithçka. Kuvendi dhe qeveria duhet të pasqyrojnë disi popullsinë? A nuk duhet t’i lihet qeverisja e vendit më të kualifikuarve – profesionalisht dhe personalisht – dhe jo kundërshtuesve, gjysmë-analfabetëve, hajdutëve, vasalëve, spiunëve, kriminelëve?

Për fat të mirë, ne kemi disa media shqiptare të lira në mbarë botën, të themeluara nga disa patriotë shqiptarë që përshkruajnë realitetin në mbarë botën, përfshirë edhe atë në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, Mal të Zi…

Tash e tutje, kërkesa për ministrat duhet të jetë të kenë kryer shkollën fillore, dhe të paktën 10 vjet në punë praktike, duke përfshirë edhe mësimin e mirësjelljes, se gënjeshtra ka gjithmonë pasoja etj.

Nëse ata kanë ndonjë aftësi në të folur, atëherë shumica dërrmuese e tyre do të jenë në gjendje të bëjnë shumë më mirë se ky grup përfundimisht i madh i krijuesve të shkatërrimit që kanë sunduar dhe plaçkitur për një kohë të gjatë dhe janë bërë miliarderë, kështu që kanë mundësi t`i mbjellin edhe flokët…

Mendoni se sa mund të ishin zbuluar në sektorin publik, elitën, policinë etj., do të kishin qenë në burg nëse të gjitha mediumet të kishin bërë punën e tyre, në vend që të bashkëpunonin realisht me këta kriminelë të korruptuar dhe në disa raste bisha të rrezikshëm, sepse po të kontaktosh me median e ligët do të përballesh me një ngurrim të dhunshëm.

Të gjithë ata që qeverisin janë të korruptuar (me përjashtim qeverisë së Kosovës; por në Kosovë opozita është e korruptuar dhe antikombëtare). Ata janë më të rrezikshmit e vendit.

I gjithë peizazhi politik përbëhet nga politikanë të pakualifikuar. Ka qenë kështu për shumë vite dhe është përkeqësuar në mënyrë dramatike me kalimin e viteve.

PS: Letrën e shkrova brenda 15 minutave. Jam në punë dhe i shfrytëzova këto minuta të pushimit.

Përshëndetje të veçantë themeluesve të portaleve (gazetave) kombëtare që i botojnë letrat e mia: https://www.botasot.info/, https://www.voal.ch/, https://www.zemrashqiptare.net/Zemra.html

https://www.drini.us/

Kalofshi mirë. Respekt për ju, Aurel Dasareti

NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT* Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

“Marrëveshja për Konfederatën Jugosllave do të jetë e mundshme vetëm nëse serbët i pranojnë tri gjëra: Se janë më pak se kinezët, se nuk kanë territor më të madh se Bashkimi Sovjetik, dhe se Serbia nuk është atje ku jeton qoftë edhe vetëm një serb.”
Kjo është thënie e Stipe Mesiçit, e shqiptuar në dhjetor të vitit 1990, të cilën e kam shënuar saktësisht atëherë dhe e sjell këtu fjalë për fjalë, gërmë për gërmë, pikë për pikë e presje për presje. Para se të kem zgjeruar vetë thënien e Mesiçit, do kthyer në zhvillimet e mëvonshme të derisotme.

Stipe Mesiç në atë kohë ishte nënpresident dhe pak ditë më vonë do të fillonte detyrën e presidentit të Jugosllavisë, i fundit para shpërbërjes së federatës. Më herët ai kishte qenë gjyqtar, kryetar bashkie, nënkryetar i parlamentit krotat, kryeministër i Kroacisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në Kroacinë e pavarur do të ishte kryetar i parlamentit, kryetar i Partisë së Kroacisë së Pavarur, më vonë Partisë së Popullit. Pas vdekjes së Tuxhmanit do të ishte dy mandate (10 vjet) president i Kroacisë, duke qenë gjatë gjithë kohës në krye të sondazheve si politikani më popullor i Kroacisë.

Domethënia kuptimplotë e thënies së Mesiçit, saktësia e përkufizimit që Mesiçi ia bën nacionalizmit serb, mjerisht u provua dhe u vërtetua në gjithë periudhën e mëvonshme deri në çastin kur unë jam duke i hedhur këto radhë.

Mesiç i thoshte fjalët e mësipërme në përgjigje të interesimit të gazetarëve nëse ishte e mundur që Jugosllavia të mbijetonte duke u shndërruar në konfederatë, pra në një bashkim të republikave të pavarura, një projekt ky që tashmë tingëllonte vetëm si nostalgji utopistësh të sëmurë.

Qysh në vitet e fundit të jetës të Titos ishte pranuar botërisht se Jugosllavia ishte brejtur në themel nga përplasja mes nacionalizmit serb dhe nacionalizmave republikane. Në kundërpërgjigje të nacionalizmit serb pranohej se ishte ngjallur nacionalizmi sidomos në udhëheqjet e republikave, në elitat e tyre, në intelektualët dhe në masën e rinisë. Kur Mesiç e shqiptonte thënien e lartshënuar, Millosheviçi kishte rreth dy vjet në krye të Serbisë, ia kishte hequr në mars 1989 autonominë Kosovës, duke prishur përfundimisht baraspeshat e konfederatës të krijuara nga Tito. Revanshi nacionalist serb me në krye Millosheviçin ndaj pjesëtarëve të tjerë të federatës kishte nisur pikërisht në Gazimestan më 28 qershor 1989, në shënimin e 600 vjetorit të humbjes së Betejës së Kosovës përballë Osmanëve, me pjesëmarrjen e 1 milion serbëve. Aty kishte lindur edhe sllogani i hedhur nga Millosheviçi se ku ka serbë i thonë Serbi, aty kishte filluar maratona e trenave plot nacionalistë serbë nëpër gjithë territorin e federatës, kishte filluar mbushja e stadiumeve, e shesheve me tubime nga ato që mund të jenë parë vetëm tek fashistët e Musolinit dhe nazistët e Hitlerit në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve 1930.

E pra, çdo logjikë normale, do të thoshte se orekset e nacionalizmit serb, duke pasur nën zotërimin e tyre një hapësirë sa rreth 40% e sipërfaqes së Jugosllavisë, do të ndiheshin të kënaqura.

Mbretëria Serbe, më vonë Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, pastaj Mbretëria Jugosllave e, në fund, Republika Federative Jugosllave, siç provoi koha, ishte një gjeopolitikë e sajuar, ishte një krijesë artificiale e Evropës së Vjetër, në trysninë dhe për hatrin e Rusisë. Kjo miniperandori do të ushqente idenë e Serbisë së Madhe dhe nacionalizmin përkatës, me orekse të pangopshme. Kjo do të sillte dukurinë famëkeqe të “ballkanizimit”, do të sillte serbocentrizmin në trajtimin e rajonit nga ana e Evropës dhe bashkisë ndërkombëtare, pra vënien e interesave serbe në qendër të vëmendjes në dem të interesave të fqinjëve të tyre, madje duke i flijuar këto interesa.

E arnuar si mos më keq nga pjesë të mbetura të Perandorisë Austro-Hungareze, qytetarët e të cilës e ndienin evropianë, si dhe me pjesë të mbetura të Perandorisë Otomane, sajesa artificiale e krijuar nga dy Frankenshtajnë – Evropa e Vjetër dhe Rusia, do të ishte një koniunkturë dyshekullore në duart e serbëve, e financuar nga Lindja dhe Perëndimi. Edhe në periudhën e Titos, serbët arrinin të mbajnë në duart e tyre forcat e armatosura, pra ushtrinë, policinë, shërbimet inteligjente. Në fund të viteve 1980 ata kishin në duart e tyre makinerinë jugosllave të luftës, një nga më të shtrenjtat e kohës. Kjo makineri pothuaj gjatë gjithë viteve 1990 do të përdorej kundër kombeve fqinje – kryesisht kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Kroatët – 12 shekuj katolikë, ndër ta Mesiçi, e ndienin dhe e ndiejnë veten evropianë dhe vendin e tyre Evropë gjatë gjithë kohës, aq sa serbët – 11 shekuj ortodoksë e ndienin dhe e ndiejnë veten shumë më afër rusëve dhe Rusisë.  Kjo kundërthënie kaq e pazgjidhshme do të ishte në qendër të shpërbërjes përfundimtare të federatës së mbisunduar nga serbët. Pamundësia për marrëveshje me serbët do të ishte dhe do të jetë në qendër të destabilitetit që ende vazhdon në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Natyrisht, nacionalizmi më i fuqishëm, i përftuar si pasojë e drejtpërdrejtë e nacionalizmit serb, do të ishte nacionalizmi kroat, i cili do ta gjente veten tek Franjo Tuxhmani, presidenti i çlirimit të Kroacisë dhe konsolidimit të saj shtetëror. Duke folur për presidentin nacionalist kroat Tuxhman, Mesiç thotë se ai ishte ‘udhëhequr nga ideja se kur Millosheviçi rrëmbente një pjesë të Bosnjës, atëherë edhe Kroacia duhej ta rrëmbente një pjesë të saj.

Kroacia do të ndeshej e para me makinerinë serbe të luftës dhe do të shndërrohej në shkollë edhe për disa nga komandantët dhe luftëtarët e shquar shqiptarë, në krye të luftës për liri disa vite më vonë në Kosovë.

Nacionalizmi shqiptar, në prag të mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe të shpërbërjes së Jugosllavisë, do të figuronte si nacionalizmi më i goditur, si gjatë gati një shekulli në Jugosllavi, ashtu edhe gjatë një gjysmë shekulli në Shqipëri. Në Jugosllavi u ushtrua genocid sistematik ndaj çdo shfaqjeje të nacionalizmit shqiptar. Për këtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj, u përdorën edhe partizanët e Shqipërisë dhe qeveria e Shqipërisë e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore.

Fat do të ishte që nacionalizmi shqiptar i ditëve tona do të formulohej nga Ibrahim Rugova, me prejardhje të mirëfilltë nacionaliste shqiptare, Rugovës i ishin vrarë nga partizanët serbo-malazezë gjyshi Rrustemi dhe babai Uka, me të cilin nuk u pa kurrë dhe nuk e njohu kurrë, sepse e la në barkun e nënës. Rugova do të zgjidhte rrugën paqësore të kundërshtimit ndaj serbomëdhenjve dhe do të përcaktohej për Kosovën e pavarur dhe sovrane, të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi bazën e këtij vizioni, oreksi i nacionalizmit shqiptar do të ndjehej i përmbushur me konsolidimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, me realizimin e statusit shtetformues për shqiptarët e Maqedonisë, me shqiptarët e Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës e të tjerë, të cilëve t’iu njihen të drejtat e pakicave kombëtare, sipas standardeve më të përparuara të Bashkimit Evropian.

Antonomia midis kroatëve dhe serbëve, siç e pamë, do të ishte një antonimi e plotë. Ndonëse sllavë të jugut, ata përbënin dy kultura të ndryshme, e para vinte si kulturë dhe qytetërim i mirëfilltë evropian, e dyta vinte nga përvoja bizantine dhe postbizantine (otomane), pra përfaqësonte kulturën më të sofistikuar aziatike.

I njëjti këndvështrim vlen për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, mes Serbisë dhe shqiptarëve. Kjo u provua edhe gjatë dy shekujve të fundit. U provua edhe gjatë dy-tre dekadave të fundit sidomos në Kosovë dhe ndaj Kosovës. Në të njëjtin këndvështrim do parë edhe situata aktuale e përpjekjeve të Brukselit për të bindur Serbinë të nënshkruajë me Kosovën një marrëveshje të hartuar nga Bashkimi Evropian. Kjo marrëveshje i detyron të dyja palët barabar t’i përmbahen fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, duke respektuar ndërsjelltas pavarësinë dhe sovranitetin, çka është në të mirë të të dy vendeve, përkatësisht në të mirë të serbëve dhe të shqiptarëve në tërësi e veçanërisht në të mirë të serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë e në Serbi.

Zyrtarët dhe analistët evropianë dhe perëndimorë pranuan se Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen për shkak të presionit të kishës ortodokse serbe dhe të nacionalistëve serbë. Kështu pranohet se nacionalizmi serb është nacionalizëm i frymëzimit fetar. Ndërkohë që dihet se nacionalizmi me frymëzim fetar është një ndër rreziqet më të mëdha të kohës sonë. Pra, këtë nacionalizëm e udhëheq dogma fetare. E udhëheq edhe dogma e përpunuar nga shkenca serbe. Dihen platformat e prodhuara nga kjo akademi, sidomos në dëm të shqiptarëve. Dihen edhe elaboratet famëkeqe të Cubrilloviqit, Andriqit e të tjerëve, analistët perëndimorë edhe sot citojnë thënien e një ish kryeministri serb, Vlladan Gjoergjeviqit se shqiptarët “kanë bisht si majmunët dhe kur i zë nata në pyll, ngjiten në pemë, e lidhin bishtin në degë dhe flenë”.

Në fakt, në fuqi në Beograd janë pikërisht dy parti nacionaliste. Partia e Sheshelit – nacionaliste e djathtë, ka presidentin e Serbisë, ndërsa partia e Millosheviçit, nacionaliste e majtë, ka kryeministrin e Serbisë, repsektivisht Nikoliqin dhe Daçiqin.

Mjerisht, asgjë nuk pritet nga këto parti të damkës së vjetër, aq sa nuk pritet nga një parti si ajo e Tadiçit, tashmë e Gjilasit. Asgjë nuk pritet as nga brezi më i ri i politikanëve të Serbisë, ndër të cilët, Vuk Jeremiq, i njohur si krahu i djathtë i Tadiçit.

Jeremiç, i datëlindjes 1975, me shkollim kryesisht perëndimor, në periudhën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ka lobuar kundër njohjes së Kosovës duke udhëtuar personalisht në Argjentinë, Brazil, Kil, Kubë, Xhamajkë, Venezuelë, Meksikë, Egjipt, Libi, Gabon, RD Kongo, Afrikën e Jugut, Ganë, Marok, Algjeri, Lesoto, Namibi, Nigeri, Kinë, Indi, Indonezi, Malajzi, Singapor, Vietnam, Kuvajt, Azerbajxhan, Tailandë, Filipine, Pakistan, Siri, Oman dhe Iran. Gjithashtu ka lobuar në takimet e larta të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Teheran, në Unionin Afrikan në Sharm-el-Sheik dhe në Malabo, në Sesionin e 38të dhe të 40të të rregullt të Organizatës së Shteteve Amerikane , në Forumin Ekonomik Rajonal të Meksikës, në Forumin 2010 të Aleancës së Qytetërimeve në Rio De Zhaneiro, në takimin e Lidhjes Arabe në Egjipt, në Teheran ka takuar ministrat e Jashtëm të Mongolisë, Sri Lankës, Algjerisë, Bruneit, Kenias, Kubës, Iranit, Pakistanit, Butanit, Laosit, Bangladeshit, Singaporit, Venezuelës, Panamasë, Kilit, Kolombisë, Marokut, Sirisë, Tunizisë dhe Bolivisë. Në Meksikë ka pasur takime me Felipe Kalderón, Daniel Ortega, Antonio Saka, Álvaro Kolom Kaballeros, Manuel Zelaya dhe Fernando Araújo Perdomo. Në vitin 2009, ai u takua me prelatin e Vatikanit Pietro Parolin që të ketë konfirmimin dhe miratimin e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë. Kjo madje përbën edhe krenarinë e Jeremiçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ministër i Jashtëm i Serbisë.

Jeremiç, natyrisht, nuk ka si të krenohet me faktin se ai i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jepte mendimin ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar atë “një precedent”, sepse gjykata dha vendimin bumerang për Jeremiçin dhe Serbinë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i cënon ligjet ndërkombëtare.

Ishte hera e parë që një deklaratë pavarësia dërgohej në gjykatë. Dhe gjykata e shpalli opinionin e saj më 22 korrik 2010. Me një votim 10 me 4, ajo deklaroi se “deklarata e pavarësisë e 17 Shkurtit 2008 nuk e shkeli ligjin e përgjithshëm ndërkombëtar, (1)sepse ligji ndërkombëtar nuk përmban ndalim të deklarimit të pavarësisë, (2) deklarata e pavarësisë nuk e shkeli as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përderisa kjo nuk e përshkruan statusin përfundimtar të Kosovës, (3) as vetë Këshilli i Sigurimit nuk ia ka rezervuar vetes vendimin për statusin përfundimtar.”

Në vend që Jeremiçi dhe vetë qeveria e Tadiçit të jepnin dorëheqjen e menjëhershme për këtë humbje të rëndë, atyre iu hodh varka e shpëtimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare me Rezolutën për Kosovën të 9 shtatorit 2010 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rezolutë që ia linte Bashkimit Evropian pajtimin e palëve, pra Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e mënyrës së zbatimit të planit Ahtisari, mbi të cilin ishte shpallur pavarësia e Kosovës dhe ishte bazuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Me përkrahjen e Rusisë, Kinës, shumicës së vendeve në zhvillim dhe një numri të vendeve perëndimore, i kundërshtuar nga vendet kryesore perëndimore, Jeremiç arrit të zgjidhet kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, detyrë të cilën e filloi në shtator të vitit 2012. I pyetur se a do të lejonte anëtarësimin e OKBsë në Kosovë gjatë mandatit të tij në OKB, Jeremiç deklaroi se pa kaluar mbi trupin e tij Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në OKB.

Serb nga babai, boshnjak nga nëna, ortodoks nga babai, mysliman nga nëna, Jeremiç duket se e vuan çmendurisht dyzimin e tij, saqë nuk njeh skrupuj në shërbimet ndaj projekteve të çmendura nacionaliste për Serbinë e Madhe.

Pak muaj pasi ka filluar detyrën në Pallatin e Qelqtë, Jeremiç ka futur në përmbyllje të koncertit të Vitit të Ri në Kombet e Bashkuara këngën e paraqitur si ‘Marshi i Madh i Paqes’, i kënduar nga kori serb ‘Viva Vox’, i cili ishte në fakt një himn serb, i titulluar ‘Marshi për në Lumin Drina’ i kënduar nga ultranacionalistët serbë gjatë luftërave të viteve 1990. Më 15 janar Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës Veriore postonte një letër të hapur në ueb-faqen e vet për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Në të përfshiheshin nënshkrimet e liderëve të Institutit për Hulumtimin e Gjenocidit, të Këshillit Konsultativ për Bosnje dhe Hercegovinën dhe të Institutit Boshnjako-Amerikan për Gjenocid dhe Qendrës Edukative. Në letër thuhej: “Koncerti ishte një ofendim skandaloz i viktimave të gjenocidit në Bosnje e Hercegovinë, sepse orkestra interpretoi këngën famëkeqe dhe nacionaliste serbe “˜Marshi në lumin Drina’. Gjenocidi që ka ndodhur në Srebrenicë dhe në Zepa, si dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës, është kryer nga agresorët serbë, të cilët këndonin këtë këngë, derisa kryenin dhunimet, vrasjet dhe bënin spastrimin etnik të popullatës joserbe.” Sapo mori vesh të vërtetën për këngën e futur kontrabandë nga Mesiçi, e cila nuk ishte as në listën e programit zyrtar, nxiti zëdhënësin e Ban Ki Munit  që të shprehte keqardhjen.

Por skandali më i madh i Jeremiçit në Kombet e Bashkuara është organizimi këto ditë i debatit për rolin e Tribunalit të Hagës, ku praktikisht Jeremiçi, Nikoliqi e Mërkiqi vënë Hagën në bankën e të akuzuarit, ku madje Nikoliqi e konsideron inkuzicion Gjykatën Ndërkombëtare kundër Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Njerëzimit në ish Jugosllavi. Nuk ka pranuar të marrë pjesë presidenti i Tribunalit Theodor Meron, i cili e ka kritikuar debatin duke thënë se “me të vihet në pikëpyetje respekti thelbësor për sundimin e ligjit”. Debati do të bojktohej nga Shtetet e Bashkuara dhe disa nga vendet kryesore perëndimore.

Të nesërmen pikëpamjen e Departamentit të Shtetit se diskutimi i ditës së djeshme për gjykatat penale në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është shndërruar në një polemikë “çekuilibruar” dhe “nxitëse” e përsëriste edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker: “Debati ishte një mundësi për të forcuar sistemin global të gjykatave ndërkombëtare, ndërsa u shndërrua në debat negativ”, tha Reeker, duke shtuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm punën e Tribunalit të Hagës dhe të gjykatave tjera të Kombeve të Bashkuara. Reeker tha se iniciativën për këtë debat, të iniciuar nga Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiç, SHBA fuqimisht e kundërshtonte dhe se diskutimin e bojkotuan shumica e vendeve perëndimore meqë i kishin parasysh përpjekjet për të sulmuar Tribunalin e Hagës.

Fakte të tilla nuk mund të mos përforcojnë bindjen se nacionalizmi serb është i vetmi nacionalizëm revanshist në rajon e më gjerë. Të gjithë nacionalizmat e tjerë i kanë përmbushur ose përkufizuar kënaqshëm objektivat e tyre. I vetmi nacionalizëm që nuk mund të parashikohet as në synimet, as në mjetet, as në skrupujt është nacionalizmi serb.

Rruga e integrimit të Serbisë dhe të serbëve në Evropë dhe në Perëndim është një formë e drejtë edhe për paqësimin dhe përparimin afatgjatë të rajonit e të kontinentit. Kjo nuk do të thotë që integrimi me çdo kusht i tyre t’i vonojë apo t’i mbajë peng si deri sot fqinjtë e tyre. Fakti është se Serbia, nëpërmjet Republikës Serbe, po e mban të paralizuar Bosnjën, duke ia mohur çdo perspektivë asaj. Fakti është se Serbia, nëpërmjet pranisë së saj të shtrirë në formë metastazash, po e mban gjithnjë e më të paralizuar Kosovën. Një autonomi e veriut të Kosovës do të ishte rrënim i Kosovës.

Me rastin e refuzimit nga Beogradi të nënshkrimit të marrëveshjes së propozuar nga Brukseli për fqinjësinë me Kosovën, shumë analistë dhe zyrtarë perëndimorë shfaqën mendimin se Serbia mund ta nënshkruajë marrëveshjen vetëm nën diktat dhe se këtë diktat nuk mund ta ushtrojë Bashkimi Evropian, mund ta ushtrojnë vetëm Shtetet e Bashkuara, prandaj procesin duhet të marrin në dorë Shtetet e Bashkuara.

Shumë analistë, ndërkohë, me të drejtë, shprehen se Serbia nuk është serioze në zbatimin e marrëveshjeve, edhe kur i nënshkruan ato, ashtu si ka ndodhur me marrëveshjet e pjesëshme të nënshkruara me Kosovën, ndonëse atje Kosovën e ka katandisur si mos më keq, me fusnotë.

Prandaj është e domosdoshme që Serbisë, përfundimisht, t’i vihet kusht sine qua non njohja e Kosovës së pavarur dhe sovrane, si pikënisje kryesore për hapat e mëtejshëm integrues të Serbisë në Evropë dhe në Perëndim, sepse çdo marrëveshje është e mundshme, siç thotë Mesiçi “vetëm nëse serbët i pranojnë tri gjëra: Se janë më pak se kinezët, se nuk kanë territor më të madh se Bashkimi Sovjetik, dhe se Serbia nuk është atje ku jeton qoftë edhe vetëm një serb”.

*Ribotim. Është botuar për herë të parë më 14 prill 2013

30-VJET MË PARË ËSHTË INAUGURUAR KISHA E RINOVUAR NË HOT TË MALËSISË SË MADHE Nga Frank Shkreli

Malli për Atdheun – Trashëgimia e At Gjergj Fishtës – Tiranët do harrohen

Demokracia nënkupton harmonizim vullnetesh e qëllimesh

Ishte viti 1994. Ashtu siç kishte ndodhur me shembjen e komunizmit në vendet ish-komuniste anë e mbanë Evropës Lindore e Qendrore, edhe në Shqipëri, më në fund, kishin filluar proceset demokratike. Me ndryshimet politike në vend në fillim të 1990-ave, vihej re edhe hapja e kishave, teqeve dhe xhamive – ente këto që ishin mbyllur ose shkatërruar dhe shumë prej klerikëve jan[ pushkatuar, burgosur ose dërguar në kampe përqendrimi — për pothuaj gjysëm shekulli komunizëm – si pasojë e shpalljes së Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës si shteti i parë ateist në botë në vitin 1967 – duke i shpallur luftë edhe Zotit. Njëra prej objekteve të para fetare që është rinovuar në Shqipëri me ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan – ka qenë edhe Kisha e Shën Gjonit në Hot të Malësisë së Madhe. Autori ka qenë ftuar nga autoritetet kishtare të asaj krahine për të marrë pjesë në ianugurimin e asaj kishe në vitin 1994. Pason fjala e autorit, mbajtur me atë rast në Kishën Katolike të Shën Gjonit – e pa botuar deri më tani:

“Të nderuar klerikë, të dashur besimtarë. Përshëndetjet e mia më të përzemërta të gjithë ju pjesëmarrësve në këtë inaugurim të kësaj kishe të rinovuar pas pothuaj një gjysëm shekulli diktaturë komuniste. Jam jashtzakonisht i kënaqur që gjëndem sot këtu në mesin tuaj me këtë rast të inaugurimit të Kishës së Shën Gjonit — Kishës së Hotit – ku për një kohë ka shërbyer si famullitar, i Madhi At Gjergj Fishta, i cili bëri të pavdekshme tiparet e Shqiptarit – ndërkohë që kujtojmë edhe bajraktarin e Hotit, Mulë Delinë me rastin e kthimit të eshtërave të tij nga mërgimi, që më në fund të pushojë këtu në Hot të Malësisë së Madhe.

Them se jam i kënaqur të jem me ju këtu sot se ndonëse kam vizituar Shqipërinë disa herë me delegacione zyrtare amerikane nga viti 1991, kjo është hera e parë që vizitojë këto anë të Shqipërisë. Jam shumë i përmalluar të vizitojë këto male, pasi jo larg prej këtu, pikërisht në Shkrel, e kam origjinën e familjes dhe të parëve të mi, e nënën nga Vermoshi.

Jam ardhë pra, nga brigjet përtej oqeanit Atlantik, nga trojet e Xhorxh Washingtonit dhe Thomas Xhefersonit, nga Amerika e madhe dhe e largët — strehuasja e të përbuzurëve dhe të shtypurëve – ku jo vetëm mua por edhe mijëra shqiptarë të tjerë, shumë edhe nga Hoti, nga dëboi tufani i egër i komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik. Kemi ardhur dhe jemi mbledhur këtu me ju nga Amerika mike e shqiptarëve për tu thenë këtyre burrave e burrneshave shqiptare në varrezat përjashta: lëkundni eshtrat, çojeni kokën dhe hapni sytë për të parë, mos kini frikë! Gëzonju se ende ka shqiptarë. Emërat e tyre janë të shkruar, jo vetëm në zemërat tuaja, por kujtimi i tyre i kapërcen kufijt e Shqipërisë dhe mbërrin deri në Amerikën e largët.

Dëshmi e kësaj është prania e shumë shqiptarëve këtu të ardhur nga qytete të ndryshme të Amerikës. Për shqiptarët e Amerikës dhe shqiptarët e tjerë jasht Atdheut, për pothuja 50-vjetë shkëputje nga trojet tona – ishte Lahuta e Malësisë e At Gjergj Fishtës që na mbante të lidhur me Shqipërinë dhe ajo që na ndihmoi të ruanim sadopak thesarin kombëtar, gjuhën, historinë, kulturën dhe karakterin. Fjalët e Fishtës qëndrojnë si shtyllë drite për breznitë e tashme dhe të ardhëshme. Veprat e tij venë në dukje shkëlqimin e trashëgimisë stërgjyshore të shqiptarit.

Në këtë periudhë të vështirë të tranzicionit nga komunizmi në demokraci – për të gjithë shqiptarët sot duhet të shë ndrisin figurat historike të Lahutës së At Gjergj Fishtës në Rrëzhanicë e në Deçiq – ashtuqë të vihet në pah përsëri vet-mohimi i Patër Gjonit, guximi e burrëria e Ded Gjo’ Lulit, e po edhe fisnikëria dhe trimëria e Tringës.

Do të harrohen tiranët dhe veprat e tyre. Do harrohen ata që tretën edhe eshtrat e Gjergj Fishtës, por shqiptari kujton sot dhe do të kujtojë gjithmonë bijat dhe bijtë e sajë të denjë. Kujtimi i tyre do të frymëzojë breznitë e reja kah veprat e mira e të mbara sepse qëllimi i tyre dhe bashk-kohësve të tyre ishte vetëm që Shqipëria të vazhdonte në atë rrugë të ngadalshme e të vështirë, por kurrë të ndërprerë të qytetërimit perendimor, sipas traditave më të shëndosha të Kombit. Ata nuk dëshironin që Kombi shqiptar të futej në një rrugë zhdukjeje e të gjithë vlerave dhe pasurive kombëtare me qëllim për të krijuar të ashtuquajturin “njeri të ri”, në bazë të një ideologjie barbare sllavo-komuniste. Të fat të keq, shumë bijë e bija të Malësisë së Madhe kanë renë martir në mbështetje të demokracisë. Pjesëmarrja juaj sot këtu dëshmon se shpirti i tyre nuk është shëndrruar në një ankesë të kotë, ose në një shpirt vëllavrasës. Por, përkundrazi, dëshmon se ajo frymë vazhdon të jetë ndërtuese e një ndërgjegjeje kombëtare me mendime e caqe të mprehta dhe me ndjesi drejtpeshimi e bashkimi të shqiptarëve.

Zonja e Zotëri, askush nuk pohon se demokracia është një sistem i lehtë qeverisjeje, siç është shprehur dikur Vinston Çurçilli. Fjala demokraci nënkupton pjesëmarrje e njerëve të lirë në proceset demokratike. Për më tepër, nënkupton njerëzillëk, respekt dhe tolerancë ndaj mendimeve të njëri tjetrit, sado të kundërta të jenë ato, e jo pështjellim ideshë e panjerzi sjelljesh. Demokracia kërkon hamonizim vullnetesh e qëllimesh nepërmjet diskutimesh të lira e të kthiellta. Demokracia nuk duron që të ngujohemi në “kullat” e ideve tona, duke mos u hapur dritaren ideve të ndryshme dhe qëndrimeve të tjerëve, me qëllim arritjen e objektivave për të mirën e përbashkët.

Kur mendoj për Shqipërinë, e mendoj mbushë me luftëra e përpjekje gjithmonë për mbijetesë, si një vend me histori të lashtë, të vështirë por edhe të lavdishme, me një potencial për një të ardhme madhështore. Mendoj për falëtoret që do të ndërtohen e rindërtohen siç është kjo Kisha e Shën Gjonit që po inaugurohet sot këtu në Hot. Mendoj për brezat e rinjë të shqiptarëve, të cilët pas pothuaj një gjysëm shekulli diktaturë komuniste, me punën e tyre, shpresojnë në premtimet dhe në realizimin e endërrave që sjellë liria dhe demokracia.

Unë besoj se demokracia e re shqiptare — megjithë vështirsitë fillestare që janë kryesisht, pasojë e komunizmit barbar sllavo-aziatik – do të jetë aq e fortë dhe e qendrueshme sa ishte kjo kishë që po ripërtrihet sot – e të cilën ideologjia komuniste enveriste mendonte se do ta zhdukte jo vetëm si ndërtesë,por edhe si institucion.

Zonja e Zotërinj, uroj që të bëhemi të denjë të kujtimit të At Gjergj Fishtës (i cili thuhet se ka shërbyer në këtë kishë për një kohë) dhe i të gjithë atyre patriotëve që e donin Shqipërinë të lirë e demokratike – dhe të kërkojmë ndihmën e Zotit që ky vend, më në fund, të gëzojë lirinë, sot për ju e nesër për pasardhësit tuaj – për një të ardhme më të mirë të mbarë Kombit shqiptar.

Konsideroj se tranzicioni politik nga komunizmi në demokraci do të jetë një moment historik për Shqipërinë dhe për shqiptarët — që pas një gjysëm shekulli komunizëm, më në fund, të kthejnë vëmendjen e tyre kah traditat, vlerat dhe të shfaqin rishtas — ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit – Skenderbe — bashkimin, besën dhe vëllazërimin me njëri tjetrin, me shpresën që t’i sjell Kombit shqiptar agime të reja për brezat e ardhëshëm të shqiptarëve.

Ceremonia e sotëme e inaugurimit të kësaj kishe në Hot të Malësisë së Madhe duhet të jetë një dëshmi e fortë se njerëzimi gjithnjë ringjallet dhe ripërtrihet, ndërkohë që e mira, rishtas, triumfon mbi të keqën. Prandaj, sot në këtë vend dhe në këtë moment, me shpresë dhe me arsye mund të brohorisim me Plautus-in, (dramaturgun romak) se, “Victi, vincimus”: Megjithse të mundur, i kemi mujtë”.

Frank Shkreli

*Fjalim i pa botuar nga autori – mbajtur me rastin e inaugurimit (1994) të Kishës së rinovuar të Shën Gjonit në Hot të Malësisë. Po botohet me rastin e 30-vjetorit të
Inaugurimit.

Autori duke mbajtur fjalimin e rastit në Kishën e rinovuar të Shën Gjonit
në Hot të Malësisë së Madhe pas shembjes së Murit të Berlinit, (21 Gusht 1994)

Në një festë fetare kujtoj Profesor Shefqet Ndroqin- Nga Elida Buçpapaj

Kam patur fatin të njihem me Prof Ndroqin si mjek dhe mik i familjes.

Sot do ta kujtoj në kontekstin e festës së Fiter Bajramit.

Prof.Ndroqi njihet ndryshe si babai i Pneumologjisë shqiptare, i dalluar prej viti 1945 për luftën kundër turberkolozit, minizimin e tij dhe më vonë kurimin e sëmundjeve të mushkërive, që pati në krah emra të shquar mjekësh si Prof.Dhimiter Lito, Prof. Sezai Agalliu, Prof.Elez Selimaj, Prof. Hektor Çoçoli, emra që do të nderonin klinikat më të famshme të botës. Veç kësaj, ky ekip i shkëlqyer akademikësh, me në krye Prof.Ndroqin, edukoi breza të tërë mjekësh dhe, prej 2008, Spitali Universitar mban emrin e tij.

Prof.Ndroqi ishte një tiranas dok, njeri i kulturuar, i civilizuar, studimet i kishte përfunduar në Francë, i nderuar me medaljen Kalorës i Urdhrit të Palmës Akademike të Francës dhe i propozuar për titullin e lartë të Legjioni i Nderit.

Për veprimtarinë e tij shkencore dhe humaniste Prof.Ndroqi nuk do të harrohet kurrë, por unë po e kujtoj sot kur festohet Fiter Bajrami.

Përse do të thoni ju.

Sepse shoh se në rrjetin social kjo festë fetare urohet periodikisht me foto që mbajnë mbishkrime dhe hieroglife arabe deri tek emoji me simbole islame.

Myslimanizmi shqiptar është unik brenda idientitetit europian shqiptar.

Në vitin 1991, kur regjimi diktatorial ndihej shumë i friksuar dhe pa të ardhme, diktatori i fundit Ramiz Alia i hapi burgjet për të burgosurit politikë dhe, po ashtu, lejoi besimin fetar, por pa kërkuar kurrë falje as për krimet kundër njerëzimit dhe as për luftën ndaj përfaqësuesve të fesë, të burgosur, të pushkatuar dhe të masakruar.

Pikërisht në këtë moment, për të mos lejuar që myslimanizmi shqiptar të përzihej me islamizmin arab dhe sektet fondamentaliste të tij, Dr.Shefqet Ndroqi u kujdes personalisht për organizimin e besimit mysliman në Shqipëri.

Ishte fat që një njeri si Prof.Ndroqi, i edukuar dhe shkolluar në Perëndim dhe me rrënjë qytetare tiranase t’i kushtohej këtij misioni kaq të rëndësishëm, pikërisht duke u druajtur nga interferimet fanatike arabe, të cilat e cënonin integritetin e myslimanizmit shqiptar.

Për herë të parë Kuranin, këtë libër të shenjtë, unë e mora në duar si dhuratë nga Prof.Ndroqi dhe e lexova shqip, sikur edhe Biblën që po ashtu kishte filluar të shpërndahej në gjuhën e bukur shqipe.

Pra, Prof. Shefqet Ndroqi, për të shmangur trushplarjen, u mor personalisht me Kuranin, që Libri i Shenjtë të vinte në Shqipëri në gjuhën shqipe dhe t’ju shpërndahej besimtarëve.

Ne jemi shqiptarë, populli më tolerant sa i përket besimeve fetare, me një harmoni religjioze shembullore për gjithë botën. Myslimanizmi shqiptar është kombëtar, element i shqiptarizmës që nuk ka nevojë për arabishten, sikur edhe arabishtja nuk ka nevojë për shqipen. Secila gjuhë përdoret nga popujt e vet, edhe sa i përket liturgjive fetare apo konotacioneve festive. Shqipja, një gjuhë  indoeuropiane, nuk ka lidhje me arabishten që hyn në grupin e gjuhëve semite në familjen gjuhësore afro-aziatike, as hieroglifet nuk kanë asfare afërsi me gërmat tona shqipe. Lutjet ndaj Zotit tingëllojnë bukur shqip, sepse jemi shqiptarë.

Nëse sot do të ishte gjallë, Prof.Shefqet Ndroqi natyrisht që do të alarmohej kur të shihte shqiptarët si këmbejnë urimet me sloganë arabisht dhe jam e sigurt se do të fillonte një lëvizje që të ndalej ky shpërfytyrim.

Prof. Shefqet Ndroqi lindi në Tiranë më 1912 dhe u nda nga jeta në 2001, pra ishte rreth 80 vjeç kur u mor vetë personalisht me institucionalzimin e fesë myslimane në Shqipëri, menjëherë pas rrëzimit të diktaturës.

Dhe gjëja e parë që bëri ishte që libri i shenjtë i myslimanëve shqiptarë, Kurani, të ishte në gjuhën shqipe, që shqiptarët ta kuptonin lutjen dhe t’i luteshin Zotit në gjuhën e bukur amtare, e njëjta detyrë edhe për përfaqësuesit fetarë.

 

 

AT ZEF PLLUMI THIRRJE INTELEKTUALËVE SHQIPTARË – BASHKONI FUQITË MENDORE PËR TË MIRËN E PËRBASHKËT Në 100-vjetorin e lindjes Nga Frank Shkreli

 

At Zef Pllumi
Nga “Armik i Popullit” në “Nderi i Kombit”

Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe nepërmjet korrespondetit Pëllumb Sulo në Shkodër njoftoi se ditën e henë u mbajt në Lezhë edicioni i 8-të i çmimeve të konkursit mbarëkombëtar për letërsinë, “At Zef Pllumi”. VOA shqip transmetoi se këtë vit konkursi në Lezhë përkoi me 100 vjetorin e lindjes së françeskanit At Zef Pllumi, autorit të librit, kryevepra e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, më e njohura ndër veprat dhe shkrimet e shumta të At Zefit. At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në Shëngjin të Lezhë në një familje me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe Në konkurs u paraqitën veprat e 28 shkrimtarëve dhe intelektualëve në kategori të ndryshme, sipas Zërit të Amerikës.

Siç dihet, At Zef Pllumi – si edhe shumë bashkvëllezer ndët më të mirë e klerit katolikë shqiptar – ka kaluar një jetë shumë të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica. Prandaj, është shumë me vend që At Zef Pllumi kujtohet në këso rastesh e përvjetorësh. Ai ishte dhe mbetet ndërgjegja e Kombit që edhe sot – nepërmjet veprave dhe shkrimeve të tija lënë pas — flet dhe dëshmon për krimet e diktaturës sllavo-komuniste në Shqipëri kundër popullit të vet për pothuaj gjysëm shekulli. Ai gjithnjë flet me bindje e fakte, me kujtesë, largpamësi dhe këshilla për të tashmen dhe për të ardhmen e shqiptarëve.

I pyetur me një rast se çfarë këshillash i jepte popullit shqiptar, At Zef Pllumi është përgjigjur: E porosis për tri gjëra, është përgjigjur françeskani shqiptar: “Të kenë fé, kurr të mos e braktisin fenë; të kenë shpresë; e mbi të gjitha, të kenë dashuni…Kjo ashtë porosia e kjo ashtë përshndetja për të gjithë popullin shqiptar”, është shprehur frati shqiptar, para se të ndërronte jetë. Është kjo një thirrje aktuale e At Zef Pllumit për të gjitha kohërat dhe për të gjithë brezat e shqiptarëve – dashuria për njëri tjetrin! Është kjo një thirrje që At Zef Pllumi e bënte, vazhdimisht, sa ishte gjallë dhe një mesazh drejtuar bashk-kombasve të vet, e që ai e ka theksuar, vazhdimisht, pothuaj në të gjitha veprat, shkrimet, deklaratat dhe intervistat, që prej lirimit të tij nga burgjet dhe kampet e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, me 4 Nëntor, 1989. Është ky një mesazh që ai e ka theksuar shpesh duke dëshmuar të kaluarën e hidhët, por gjithmonë duke shikuar nga e ardhmja e Kombit shqiptar – mesazhe e thirrje që ai u ka bërë shpesh, sidomos, intelektualëve shqiptarë – që pas periudhës së gjatë e të errët të komunizmit, të bashkojnë, më në fund, “Jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemrat për atë idealin e përbashkët që, sot për sot, ashtë vetëm Progresi i Kombit”.

Pas shembjes së Murit të Berlinit, në muajin Maj të vitit 1993, është promovuar ribotimi i numrit të parë i revistës së famshme të para luftës të françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës”. Në një ceremoni të rastit në Kuvendin Françeskan ku merrnin pjesë një numër i madh bashkëpunëtorësh, të rinj e të vjetër, të kësaj reviste të famshme, përshfirë studiues të kulturës, artistë, gazetarë, intelektualë të fushave të ndryshme, botues dhe të tjerë, At Zef Pllumi, përshëndeti ribotimin e revistës së famshme shqiptare, Hylli i Dritës. Duke shikuar nga e ardhmja e Shqipërisë post-komuniste dhe e Kombit shqiptar — në traditën më të mirë patriotike dhe atdhetare të françeskanëve shqiptarë për dashurinë ndaj Kombit dhe kulturës shqiptare, At Zef Pllumi iu drejtua intelektualëve shqiptarë me këtë porosi për klasën intelektuale shqiptare, e cila fatkeqësisht mbetet edhe sot e kësaj dite pa u realizuar. Nuk e di nëse intelektualët nga e gjithë Shqipëria të mbledhur në Lezhë.

Ditën e henë për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të çmimeve të konkursit mbarëkombëtar për letërsinë, “At Zef Pllumi”, menduan fare për porosinë e At Zef Pllumit drejtuar intelektualëve të Kombit shqiptar, më 1993, që intelektualët shqiptarë të bashkojnë jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemërat për atë ideal të përbashkët, që sot për sot, ashtë vetëm Progresi i Kombit, sipas porosisë së At Pllumit.

“Miq të nderuem, falë mëshirës së Zotit ia mbërritem kësaj dite. Nata që kaluem qe e gjatë dhe e vështirë. Liria që u fitue duhet të bije edhe dritën” filloi At Zef Pllumi fjalën drejtuar intelektualëve shqiptarë të mbledhur aty dhe vazhdoi: “Sot po jepet rasti, përsëri mbas sa vitesh që bashkëpuntorët e “Hyllit të Dritës” të japin kontributin e vet në kulturën shqiptare me aq dritë sa mund të lëshojë nji yllë. Por, ndërkaq urojmë që kultura shqiptare nesër të ndrisë si diell”, ka shtuar ai, duke nënvizuar optimizmin e tij për të ardhmen. “E ky diell jo vetëm do të ndrisë, por edhe do të ngrohë të gjithë popullin, në qoftë se intelektualët shqiptarë kanë me i bashkue, jo vetëm fuqitë e veta mendore, por edhe zemërat për atë ideal të përbashkët, që sot për sot ashtë vetëm, “Progresi i Kombit”- është shprehur frati i Malësisë dhe i gjithë Shqipërisë. “Ky progres duhet të jetë i gjithanshëm, jo vetëm ekonomik – po ma tepër mendor, shoqënor dhe kulturor”, ndërkohë që At Zefi theksoi se, “Mendoj se duhet t’u kujtoj intelektualëve shqiptarë se sado shkencë që të kenë, sado dije dhe erudicion që të përhapin, kurrë nuk do të mbërijmë në atë nivel kulturor që na duhet – po nuk patëm dashninë për njani tjetrin. Në rast se mungon dashunia”, ka theksuar At Zefi. “Në atë rast, duhet të kemi mirëkuptim. Dhe në qoftë se edhe ky do të mungojë, atëherë do t’i referohemi virtytit të tolerancës. Po mungoi edhe ky virtyt, atëherë jemi xhahilë. Xhahillëku ashtë shkatërrimi i Kombit. Në qoftë se nuk respektohen mendimet e njani tjetrit, don me thanë se nuk respektohet njeriu. Po nuk u respektua njeriu, e drejta dhe liria e mendimit – praktikisht mbërrijmë në përfundimin se nuk duem as Kombin, as Atdheun”, është shprehur At Zef Pllumi. Ai ka përfunduar fjalën e tij të shkurtër me atë rast duke u bërë thirrje intelektualëve shqiptarë – që nga tubimi në Kuvendin e Françeskanëve, në maj të vitit 1993, një Kuvend që sipas tij përfaqëson shumë rryma të mendimit të lirë shqiptar të – “Marrin shembull konkret për atë bashkëpunim të inteligjencës shqiptare, që duhet t’i prijë këtij populli fatkeq, për me ecë përpara me ngulm në rrugën e vërtetë të Progresit Kombëtar.” (At Zef Pllumi, Hylli i Dritës 2-3, Tiranë, 1993).

Porosia e At Zef Pllumit në 100-vjetorin e lindjes së tij që i drejtohet edhe sot klasës intelektuale të shqiptarëve, për bashkpunim, mirëkuptim dhe tolerancë – është më aktuale se kurrë. Është një thirrje që intelektualët shqiptarë si grup – gjë që nuk ka ndodhur deri tani, për fat të keq – të bashkojnë fuqitë mendore e intelektuale, me mendje e zemër të punojnë dhe t[ veprojnë së bashku për të mirën e përbashkët, ashtuqë të jenë edhe shembull i politikës, duke lëshuar sadopak dritë në rrugën e vështirë tranzicionit politik drejtë përparimit të Kombit shqiptar. Konfliktet dhe grindjet në jetën politike, shoqërore dhe intelektuale ndër shqiptarët nuk durohen më. Ato po e çojnë Shqipërinë dhe shqiptarët drejtë një gremine të pafund, si shtet dhe si komb. “Shamjet dhe fyemjet nuk i përmban asnji kod njerëzor: janë arma e të mundurit, e atij që nuk ia del me anë të logjikës të përqafojë fitoren: shamja e fyemja janë dhunë!”, na porosit At Zef Pllumi në 100-vjetorin e lindjes.

Frank Shkreli

Populli rus prehet në gjumin e skllavërisë- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Revoltat e fuqishme që shpërthyen në Kiev më 21 nëntor 2013 për shkak të mosnënshkrimit nga ana e presidentit Janukoviç të marrëveshjes për asocimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian, vazhduan pa ndërpreje, deri në largimin e tij fshehurazi nga vendi më 24 shkurt 2014. Janukoviçi, si agjent i regjur i bandës së Kremlinit, nuk mund ta nënshkruante atë marrëveshje, sepse nuk e lejonte Putini.
Duke e ndier rrezikun që i vinte pushtetit të tij nga liritë dhe të drejtat kushtetuese që gëzonte populli fqinj ukrainas, në mars të vitit 2014, kryefashisti Putin pushtoi Krimenë, më 07 prill aneksoi Donjeckun, kurse më 27 prill – Lluganskun, të cilët më pas i shpalli të ashtuquajtura republika popullore në përbërje të Rusisë. Megjithatë, banda kriminale e Putinit nuk u kënaq me zaptimin e këtyre territoreve ukrainase, sepse ishte i bindur që fqinjësia me Ukrainën, infeksioni politik që vinte prej saj, ishte përherë kërcënues për kolltukun e tij. Prandaj edhe filloi përgatitjet për pushtimin e plotë të saj.
Populli trim dhe liridashës ukrainas e përzuri me dajak presidentin Janukoviç, i cili u arratis për në Rusi, ndërsa populli rus nuk ka qenë kurrë i aftë t’i rrëzojë diktatorët e vet nga pushteti, sepse, sipas psikologjisë së tij prej skllavi, diktatorëve ai u ka ndenjur tradicionalisht lepe-peqe, i ka himnizuar, ua ka ngritur lart kultin e tyre, pavarësisht se ata kanë qenë njerëz pa kurrfarë vlere.
Viktor Kaspruk është politolog, analist, gazetar për problemet ndërkombëtare dhe publicist i mirënjohur ukrainas. Ja çfarë pati deklaruar ai para dhjetë vjetësh, kur Rusia fashiste pushtoi Krimenë:
“Gjithë vitet e qeverisjes së Putinit, janë vitet e turpit të popullit, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë turpi i inteligjencies, e cila, në shumicën e vet dërrmuese, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere” (Citohet sipas: “Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit”. Faqja e internetit “argumentua.com”. 07 mars 2014).
Ky intelektual i shquar ukrainas ka nxjerrë në pah atë tipar shumëshekullor të popullit rus, të cilin e kanë theksuar edhe intelektualë rusë më shumë se një shekull më parë, një tipar ky, që mishërohet më së miri në ndjenjat e tij prej skllavi. Njëri nga ata intelektualë, ka qenë Nikollaj Çernjishevski (1828-1889), i njohur si kritik letrar, filozof-materialist dhe shkrimtar, i cili ja se si është shprehur për delemiletin rus:
“Një komb i mjerë, një komb skllevërish, që poshtë deri lart të gjithë janë vetëm skllevër” (Faqja e internetit “Adskije novosti”. 17 shkurt 2015).
Populli rus, gjatë shekujve, ka jetuar në kushtet e shtypjes dhe të shfrytëzimit. Gjatë 240 vjetëve (1240-1480) ka qenë nën sundimin e tataromongolëve, deri në vitin 1861 – nën pushtetin e egër të së drejtës së bujkrobërisë. Pas Revolucionit të Tetorit 2017, kur populli u gjend nën diktaturën komuniste sovjetike gjatë një periudhe 74-vjeçare, ai nuk gëzonte më as kurrfarë të drejtash, as lirinë qytetare, as lirinë e ndërgjegjes. Pra, gjatë periudhave qindravjeçare, popullit i është futur në gjak ndjenja e skllavit dhe himnizimi i kultit të diktatorëve, të cilët, në ndërgjegjen e tij prej skllavi, janë figura të shenjta, janë zëdhënësit e Zotit në Tokë, domethënë, vullneti i tyre është vullneti i Zotit. Për pasojë, populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë historike të kaliste brenda vetes ndërgjegjen shoqërore, përveç ndërgjegjes së skllavit.
Pikërisht ndërgjegjja prej skllavi e bën popullin rus të mbështetë krimet e rënda të diktatorëve të vet kundër popujve të tjerë dhe të mos i bëjnë kurrfarë përshtypjesh humbjet e rënda që ka pësuar ushtria e tij fashiste pas sulmit të 24 shkurtit të vitit 2022 kundër Ukrainës. Në emisionin e lajme të kanalit televiziv ukrainas “Freedom” të datës 08 prill 2024, u transmetua një njoftim i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në të cilin thuhej se deri më 08 prill, në Ukrainë janë vrarë 448 401 ushtarë dhe oficerë rusë.
Dy fakte tëpër domethënëse nga e kaluara historike e Rusisë, dëshmojnë më së miri se deri në ç’shkallë ka degraduar ndërgjegjja prej skllavi e popullit rus, i cili, duke qenë i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal, s’e ka për gjë të vetëposhtërohet me vetësakrifikim para kryediktatorëve të vet kriminelë.
Fakti i parë lidhet me rastin e kurorëzimit të Nikollajt II (1868-1918) në fronin e perandorit. Ja çfarë thuhej tre vjet më parë në një faqe interneti:
“125 vjet më parë, më 18 (30) maj 1896, gjatë festimeve popullore me rastin e kurorëzimit të perandorit Nikollaj II, në fushën Hodinskoje në Moskë ndodhi një tragjedi e tmerrshme: duke u shtrënguar pas njëri-tjetrit se kush e kush të arrinte të merrte dhuratat e carit, midis tyre edhe gjëra për të ngrënë, njerëzit rrëzuan përtokë shoku-shokun, të cilët i shtypi vala e njerëzve të tjerë që s’kishte të sosur, me pasojë vdekjen e 1389 vetave dhe sakatimin e 1300 të tjerëve. Që asokohe, katastrofa në fushën Hodinskoje, është regjistruar në histori si tragjedia më e madhe në historinë botërore” (Citohet sipas: ““Gropat u mbushën me kufoma, turma ecte, duke shkelur mbi to”. Si u shndërrua kurorëzimi i Nikollajt II në një nga tragjeditë më të mëdhaja në historinë e Rusisë”. Faqja e internetit “Lenta.ru”. 30 maj 2021).
Fakti i dytë lidhet me datën 09 mars 1953, ditën e përcjelljes së kufomës së Stalinit për në Sallën me kolona të Pallatit të Kombësive, ku do t’i jepnin lamtumirën e fundit banorët e Moskës, lamtumirë që vazhdoi dy ditë. Ja si përshkruhet në internet ajo ngjarje:
“Nuk dihet me saktësi se sa njerëz kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën Stalinit më 09 mars 1953. Drejt Sallës me kolona të Pallatit të Kombësive, ku ishte vendosr trupi i tij, po vinin varganë-varganë dhjetra ose madje qindra-mijëra qytetarë sovjetikë. Në fytyrat e tyre lexohej trishtimi. Shumë prej tyre vinin dhe largoheshin me sy të përlotur. Pamjet nga ceremonia mortore transmetoheshin në televizion. Ngjarja pasqyrohej gjerësisht. E vetmja gjë që qe anashkaluar, ishte shtypja e njerëzve përreth Pallatit të Kombësive, me pasoja vdekjen e disa qindra deri në 2-3 mijë njerëzve. Se si ndodhi që ceremonia e varrimit të Stalinit ishte shkaku i një morie të madhe vdekjesh, autoritetet zyrtare parapëlqyen të heshtin. Numri i saktë i të vdekurve qe mbajtur sekret. Dëshmitarët e asaj ngjarjeje kanë pasë rrëfyer gjëra të tmerrshme. Studiuesje e letërsisë, Elena Pasternak, ka kujtuar më vonë se në rrugën Trubnaja në Moskë qe vënë re një mizëri njerësish, të shtrënguar pas njëri-tjetrit. Moskovitët që banonin në pallatet aty pranë, kishin mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre, sepse gjatë rrugës po lëvizte një vargan i pafund njerëzish. Njerëzit ishin të shtrënguar pas njëri-tjetrit në një mënyrë të tmerrshme. Banorët e kateve të poshtme dëgjonin jo vetëm klithmat e njerëzve të shtypur nga turmat, por edhe ca kërcitje, ca thyerje eshtrash që t’i ngrinin leshrat e kokës përpjetë. Kur turma filloi të rrallohet, nga brenda saj nisën të nxirrnin me karroca pirgje veshmbathjesh, kalloshesh dhe, çka ishte më e tmerrshme, copa kufomash të njerëzve të shqyer” (Citohet sipas: ”Sa njerëz vdiqën gjatë ceremonisë mortore kur vdiq Stalini”. Faqja e internetit ”Rambler”. 10 gusht 2018).
Mbarë bota po vëren në Ukrainë më shumë se dy vjet se çfarë krimesh të përbindshme po kryen ushtria fashiste ruse, e cila, duke mos qenë e aftë t’i mposhtë forcat e armatosura të Ukrainës, tërë mllefin e vet, tamam si një egërsirë e tërbuar, po e nxjerr kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës. Ndërkohë, populli rus është rreshtuar në krah të bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, dhe as që do t’ia dijë se ç’po ndodh me bijtë e vet nëpër “thertoret” e Ukrainës, ku kufomat e tyre po plehërojnë fushat dhe qentë ushqehen me mishin e tyre.
Ky qëndrim soditës i popullit rus të çon vetvetiu në përfundimin se ai është i aftë vetëm për përvetësimin e zejes së skllavërisë, e cila përputhet me ato pikëpamje, me ato ide, me ato stereotipe që plotësojnë dhe strukturojnë ndërgjegjen e tij. Populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë historike për të kalitur në qenien e vet një tjetër ndërgjegje shoqërore, përveç ndërgjegjes së skllavit. Pikërisht për këtë arsye, kryekrimineli Putin e filloi agresionin fashist kundër Ukrainës, duke qenë i bindur plotësisht se një agresion i tillë bëhej i mundur në saje të ndërgjegjes prej skllavi të popullit rus, në saje të kultit të lartë të individit që ai gëzon në radhët e popullit rus. Popullit rus nuk i bën përshtypje dhe as që do t’ia dijë absolutisht për krimet e rënda politike që ka kryer dhe vazhdon të kryejë Putini. Sot në Rusi ka aq të burgosur politikë, sa nuk ka pasur gjatë gjithë historisë së saj.
Kryeopozitari Boris Njemcov (1959-2015), personalitet politik dhe shtetëror rus, reformator, autor i disa referateve për përmasat e korrupsionit në Rusi, kritik aktiv i regjimit politik të Putinit, u pushkatua jo larg Kremlinit më 27 duke u gdhirë 28 shkurti i vitit 2015.
Kryeopozitari tjetër, Aleksej Navalni (1976-2024), ishte dënuar me 19 vjet burg dhe ishte internuar në një kamp përqendrimi, të quajtur “Ujku polar”, i cili ndodhet në veri të Siberisë, përtej rrethit polar. Më 16 shkurt 2024, Aleksej Navalni vdiq papritur ng një dozë helmi.
Nënkuptohet që, pas vrasjes së dy kryeopozitarëve, populli rus nuk mund të ngrihej në protesta të fuqishme në mbarë Rusinë për përmbysjen e kryekriminelit Putin, sepse kulti i tij është shumë më i shtrenjtë në ndërgjegjen e tij prej skllavi, sesa jeta e kundërshtarëve politikë të bandës së Kremlinit. Prandaj ai popull, i ushqyer jo vetëm me ndjenjën e skllavit, por edhe me frymën e shovinizmit rusomadh, kërkon përjetësimin e pushtetit të Putinit.
Deputetja e parlamentit rus, Valentina Tereshkova (1937), e para kozmonaute në botë e vitit 1963, e cila mbështeti sulmin e ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, më 10 mars të vitit 2020 doli me propozimin për ta shfuqizuar ligjin për afatin e mandatit presidencial, mandat, i cili duhet të jetë i pakufizuar për presidentin Putin. Gjatë komunikimit me gazetarët, deputetja deklaroi:
“Daljen me një propozim të tillë ma patën kërkuar njerëzit e thjeshtë” (Citohet sipas: “Putini është thjesht kozmos: kryesorja për Valentina Tereshkovën, e cila doli me propozimin për zgjatjen pa afat të mandateve presidenciale”. Faqja e internetit “splntk”. 11 mars 2020).
Më lart cituam fjalët e politologut dhe të gazetarit ukrainas Viktor Kaspruk, i cili thekson se populli rus tërhiqet zvarrë para Putinit i cili është një njeri pa kurrfarë vlere.
Figurën e Putinit dhe formimin e tij, si ish-student i Institutit të zbulimit “Andropov”, e ka përshkruar në një mënyrë shteruese ish-shoku i klasës së tij në atë institut, Juri Shvec (1953), ish-zbulues sovjetik në vitet 1980-1990, larguar në vitin 1993 për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si veprimtar politik, gazetar dhe analist ekonomik dhe ushtarak.
Në një intervistë që gazetarja Natalia Dvali ia pati marrë për Portalin ukrainas “Gordon” më 28 prill 2015, Juri Shvec ka theksuar se që të pranoheshe në Institutin e zbulimit “Andropov”, çdo student duhej t’i nënshtrohej testit të intelektit. Pas atij testi, Putini pati rezultuar me aftësi poshtë mesatares. Ndër të tjera, Juri Shvec ja çfarë i pati deklaruar gazetares:
“Në Institutin “Andropov” studentët i pajisnin jo vetëm me dije, por edhe i studionin për të kuptuar nëse ata ishin të përshtatshëm për të punuar në zbulim ose jo. Studentin Putin gjatë një viti e patën studiuar në atë mënyrë, siç nuk e studion asnjë laborator në botë. Për t’u shprehur në një mënyrë figurative, mund të thuhet se atë e patën përshkuar me të gjitha rentgenët e mundshëm, duke ia kthyer të brendshmet nga jashtë… Kështu që… zbuluesi Putin merrej me budallallëqe: zbulonte thashethemet e studentëve për profesorët, thashethemet e profesorëve për rektorët etj… Gjatë vazhdimit të institutit, atë e patën studiuar dhjetra pedagogë dhe instruktorë profesionistë dhe secili prej tyre, pas përfundimit të studimeve, shkruante për çdo student karakteristikën përkatëse. Unë kam lexuar disa nga ato karakteristika: ato ishin tronditëse për nga thellësia e përshkrimit të aftësive të tij intelektuale dhe psikologjike… Meqë ra fjala, a e dini se sa shumë dëshmon për njeriun nofka e tij? Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë “Botoks”” (botox – ilaç për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” – E.Y.)… Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e tij. Një njeri të tillë nuk mund ta dërgoje si zbulues jashtë vendit, sepse atij i lexohej në fytyrë shprehja: “Rekrutomë mua”. Ai prandaj edhe shkoi në KGB dhe u mor me xhudo, për të kompensuar sadopak kompleksin e inferioritetit”.
Gazetarja ndërhyri me pyetjen në vijim:
“Por megjithatë, në dallim nga shokët më të talentuar të klasës, pikërisht Putini është ai që për 15 vjet po drejton pa ndërprerje njërin nga shtetet më të mëdhenj të botës, apo jo?”.
Përgjigjja e Juri Shvecit është tepër domethënëse për realitetet ruse, ku një popull me psikologji prej skllavi e ka në traditën e tij t’i ketë sa më shumë për zemër sundimtarët e vet të paaftë, me komlekse të tmerrshme inferioriteti, çka mundohen ta kompensojnë me diktaturë të egër, për t’ia rritur autoritetin vetes:
“Po ai prandaj edhe u ngrit në pozitë se në këtë mes kemi të bëjmë me një traditë tashmë të kristalizuar të sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani rus, kur në sipërfaqe dilnin… mbeturinat. Si shpjegohet që në vitin 1953 Nikita Hrushovin e emëruan Sekretar të Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Se ai ka qenë një njeri absolutisht i neveritshëm, një gaztor i Stalinit. Por atë e emëruan si kukull, prapa shpinës të së cilës rrinin njerëz seriozë… E njëjta histori po ndodh edhe me Putinin. Atë e zgjodhën si një kukull të bindur, e cila, në postin e kreut të Federatës Ruse, duhej t’u garantonte sigurinë dhe kuletën atyre që u zuri vendin. Unë kam komunikuar me Boris Bjerezovskin (1946-2013. sipërmarrës rus – E.Y.), i cili pati luajtuar një rol jo të vogël që Putini të bëhej president. Borisi më ka thënë:
“Më jepni mua një kanal televiziv dhe unë trungun kam për ta bërë president të Rusisë”.
Ja kjo është e tërë përgjigjja se si Putini u bë president”.
Këto fjalë dëshmojnë më së miri se oligarku Bjerezovski e ka njohur deri në themel filozofinë prej skllavi të popullit rus, i cili diktatorët e vet i konsideron si zëdhënësit e Hyjnisë në Tokë. Përkrahja që populli rus, në shumicën dërrmuese, i jep kryekriminelit Putin për agresionin fashist kundë Ukrainës, zbulon plotësisht natyrën e tij shoviniste për ringjalljen e perandorisë sovjetike.
Zbigniev Brzhezinski (Zbigniev Brzeziński – 1928-2017), politolog amerikan, sociolog dhe personalitet shtetëror me origjinë polake, ka thënë:
“Nëse rusët do të jenë kaq të marrë, që të provojnë të ringjallin perandorinë e vet, ata do të përplasen në të tilla konflikte, saqë Çeçenia dhe Afganistani do t’u duken si piknik”.
Koha do ta vërtetojë me siguri se pas përfundimit të luftës kundër Ukrainës, Rusinë fashiste e pret shpërbërja tërësore, e shoqëruar me krijimin e disa shteteve të pavarura.
Kaliforni, 08 prill 2024

Kush jam unë? Nga Aurel Dasareti

 Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Të dashur bashkatdhetarë,
Kjo letër e mëposhtme është shkruar para 11 viteve (më 06.04.2013). E dërgoj për botim për disa arsye që do t`i them pas një kohe të shkurtër. (PS: Populli më i vjetër i Evropës, shqiptarët, janë gati të zhdukin identitetin e vetvetes pellazg/ilir dhe shndërrohen në zero).
I dërgoj letrat e mia në disa grupe, përafërsisht 1000 persona. Dhe vetëm me disa prej jush kam pasur rastin të takohem personalisht. Ka shumë të tjerë që më pyesin të njëjtën gjë. Prandaj po dërgoj këtë letër. Të gjithë kanë të drejtën e kujtimeve, por edhe sqarimeve, si shkrimtarët ashtu edhe lexuesit…
***
Bota shqiptare nuk kërkon nga gjenitë vepra dhe vlera, por adresa dhe personalitete që t`i adhurojë e pastaj t`i flakë tutje, t`i stolisë dhe pastaj t`i zhveshë, tu gëzohet e pastaj t`i tradhtojë.
Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve dhe kolonizatorëve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.
Prandaj edhe paraqitja ime në dhomat e diskutimeve, që së bashku me ju, të jap kontributin tim i cili është vetëm një pikë uji që derdhet në lumin e madh. Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem
Kur dikush vendos t`i bëjë portretin vetvetes publikisht, është si të tregojë një anekdotë apo të shkruaj  “nekrologjinë” (Përkujtim i shkurtër, që zakonisht botohet në shtyp për një njeri, i cili ka vdekur pak kohë më parë dhe që përshkruan jetën e veprimtarinë e tij).
Shumë simpatizues të shkrimeve të mia 12 vite me radhë më pyesin kush jam unë. Është mirësjellje të përgjigjem në kureshtjen, prandaj do të përsëris disa gjëra dhe po shtojë pak. Por jo në detaje. Mbaj një profil të ulët.
Aurel Dasareti, lindur Nëntor 1976, Sydney, Australi. Prej moshës 8 vjeçare kryesisht jetojë në USA (Kaliforni, Arizona), pjesën tjetër në Australi. Dy nënshtetësi. Njeri i rëndomtë, familjar. I martuar, gruaja ekonomiste (udhëheqë biznesin e përbashkët familjar), dy fëmijë nën moshën 3 vjeçare. Kam ndjekur studimet në një shkollë legjendare të themeluar në vitin 1802. Titujt më të lartë në shkencat psikologjike-ushtarake. Pëlqej shahun, notin, vrapimin, mjeshtër në aftësitë sportive luftarake. Motra antropologe, vëllai inxhinier i elektroteknikës. Nëna, psikiatër (arbëreshë) ka lindur në Australi, stërgjyshërit e saj kanë ikur prej Shqipërie në Itali (Venedik) nëse nuk gaboj aty nga viti 1512. Babai (psikolog), ka lindur në Amerikë, ndërsa gjyshi im me prejardhje nga Shkodra ka emigruar në vitin 1943. Katolik. Gjuhën shqipe kam filluar ta mësoj nga mosha 8 vjeçare. Tokën shqiptare për herë të parë e shkela në vitin 1994. Zotëroj në nivelin më të lartë gjuhën: anglishte, shqipe, italishte, latinishte, frëngjishte, gjermane. Në moshën e fëmijërisë, gjithë familja ime më e afërt, me bindje e arsye e kanë ndryshuar (amerikanizuar) identitetin por kjo nuk më bënë të mos jem më Aureli. Nuk është kjo hera e parë për ne, edhe stërgjyshi im (great-grandfather) e ka ndryshuar identitetin në vitin 1883. Asgjë interesante, nuk jemi as të parët e as të fundit në këtë aspekt. Nuk dua të bëjë vetveten dhe familjen objekt diskutimi dhe spekulimesh. Do të ishte joserioze ta paraqes në internet emrin/mbiemrin e tanishëm dhe fotografi që t`u bëjë të ditur të padëshirueshmëve: “Shikoni mirë si dukem, emrat, adresat e sakta…na vizitoni!”.
***
Qeveritari-politikani-zyrtari i trojeve arbërore është person i paguar nga unë e ti, person publik, prandaj fotografia, jeta-vepra e tyre doemos të dalin sa më shumë publikisht në skenë. Të tillët kanë obligim ligjor të shpalosin mbi tryezë të gjitha kartat. Opinioni ka të drejtë legjitime të shoh se kush dhe si i udhëheqë, si i përfaqëson në botë. Unë nuk paguhem nga shoqëria shqiptare e as që përfaqësoj zyrtarisht interesat e tyre. Unë jam nga masat, për të cilat vlen e kundërta e këtij parimi / obligimi. Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që s`mund të dalin në dritë. Por, do të ishte kënaqësi të takohem fizikisht me motra dhe vëllezër shqiptar. Alternativa: chat, email.
Nevojitet të kemi disa bindje për të na udhëhequr në jetë. Nuk mund të mbështetemi vetëm te arsyeja. Qëndrimi i arsyeshëm ka vlera, por ka edhe kufizime. Nëse ngulim këmbë për të qëndruar brenda caqeve të arsyes, nuk mund ta përballojmë realitetin ku jetojmë. Në të kundërtën, bindja në gabueshmërinë tonë vetjake, mund të na shpjerë më përpara, duke na udhëhequr në jetë.
Jeta ime aktuale është fakt, në këtë aspekt unë s`kam mundësi ta qeras vetveten; por unë kam respekt për fatin dhe aspiratën time. Dymbëdhjetë vite me radhë për to jam duke folur.
Politika nuk përputhet, parimisht, me prirjet e mia, ndryshe prej kohësh do të isha një revolucionar. Megjithatë, isha pjesëmarrës aktiv (2 vjet) në luftërat e Ballkanit dhe kam dhënë ndihma të konsiderueshme ekonomike në Fondin “Vendlindja thërret”…
Prej vitit 2001 e deri tani, kam publikuar me qindra shkrime (falas) në faqe të ndryshme të internetit shqiptar por nuk kam dashur të shfrytëzoj identitetin e (great-grandfather) stërgjyshit tim nga Shkodra për motive reklamimi komercial. Unë asnjëherë nuk kam shfrytëzuar rastin të reklamoj biznesin e përbashkët të familjes sime, as 2  doktrinat e mia në gjuhën anglishte.  Atdhedashuria e pastër pa përfitime materiale ishte dhe mbetet në mua. Po të doja do të fitoja shuma të mëdha me aktivitete të kësaj natyre. I kam dyert e hapura të pranoj ofertat e disa politikanëve shumë pasanik për të propaganduar nëpër mediumet shqiptare dhe gjetiu “vlerat” personale të tyre dhe të partive që ata i kanë shndërruar në prona private.
Tani numërohen në gishta shqiptarët që nuk e kanë botuar ndonjë libër. Askush më nuk pyetën për kualitet dhe curriculum vitae të vërtetë, autori mund të jetë gjeni ama mund të jetë edhe shakaxhi, i pakualifikuar por me tituj akademik e diploma false. S`ka dert, nëse paguan disa qindra euro për botimin e “veprës” fantazon se edhe ai  bëhet Rilindës i famshëm. Kalemxhi e jo mahi, por për Shqipërinë tragjedi.
Para 2 javësh e shikova një film fëmijëror së bashku me nipin tim 6 vjeçar (djalin e vëllait). “Xhaxhi, edhe unë do të bëhem aktor”– më tha. “Qysh ashtu?”– e pyeta. “Si bre qysh ashtu, kur mundet të aktroje ky gaztori (clown) pse jo unë?!” – më çuditi me përgjigjen.
Planifikoj të shkruaj edhe 2 libra, të bëhen 5-6 e jo më shumë, përndryshe do të rrezikoja të bëhem një matuf.
***
Nëse ndonjë i panjohur të pyetën a mund të tregosh pak se kush je ti, çfarë do të thuash? Kush jeni ju? Çfarë është identiteti juaj?
Shumë prej nesh do të dëshironin të përmendin emrin, gjininë, vendin ku jetojmë, me çka merremi (profesionin) ose çka studiojmë, interesat tona, ndoshta me ke jetojmë dhe jo më pak  cilësitë personale që ne besojmë se janë tipike për ne. Si e shihni ju veten dhe si ju mendoni se të tjerët ju shohin.
I gjithë ky informacion për ju, ajo që ne e quajmë identitetin tuaj, ju e keni grumbulluar nëpër të kaluarën tuaj.
Të gjithë sukseset dhe mossukseset e juaja, zgjedhjet që ju keni bërë në situata të ndryshme, të gjitha reagimet dhe mungesat e reagimeve nga njerëz të tjerë rreth jush. Dikush ka komentuar se keni qenë të këndshëm, apo dikush nuk e tha kurrë atë. Dikush të deshi ty aq shumë sa që je ndjerë me të vërtetë i vlefshëm, ose dikush nuk e bëri  këtë. Ti je i(e) bukur – apo jo. Ti  je i zgjuar – apo jo. Si e kuptoni ju botën e jashtme se është përgjigjur në sjelljen tuaj dhe ka dhënë reagime për atë që ju bëni, pamjen tuaj dhe atë që jeni; e gjithë kjo përcakton në një masë të madhe atë që ju e mendoni si identitetin tuaj.
Gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën tënde ka ndihmuar të vendosësh se çka mendon ti se je sot. Ju identifikoheni me të kaluarën. E kaluara nuk ekziston më, ajo ekziston vetëm në mendjen tuaj, në kujtimet tuaja të asaj që ka ndodhur. Këto kujtime mund të jenë të vërteta, por shpesh ato janë të gabuara dhe vetëm interpretimi  juaj të asaj që ka ndodhur një herë prapa në kohë. Pra, me të vërtetë nuk është e kaluara ajo me të cilën ju identifikoheni, por mendimet tuaja në lidhje me të kaluarën.
Për shembull, nëse ju e shikoni veten si të aftë dhe i zgjuar, kjo është ndoshta për shkak të disa kujtimeve nga e kaluara, ku ju ishit duke bërë diçka dhe bërët  diçka të zgjuar, apo dikush në atë kohë ju ka thënë se jeni shumë të talentuar dhe të zgjuar. Por, ndoshta ndonjë person tjetër do të ndjehet jo i aftë e jo i zgjuar, edhe pse ai (ajo) kishte bërë pikërisht të njëjtën gjë, sepse ai e mbanë mend mirë një kohë kur ai dështoi dhe bëri ndonjë budallallëk, ose e di cilët janë më të mirë dhe më të zgjuar. Prandaj janë mendimet tona, bazuar në të kaluarën, e cila formon identitetin tonë.
Çfarë ndodh nëse ju në një moment mbaroni  për tu identifikuar me mendimet tuaja në lidhje me të kaluarën, kush jeni ju? Nuk është e lehtë për të braktisur të kaluarën në këtë mënyrë. Por nëse ti  përqendrohesh për këtë moment, atëherë e kaluara zhduket nga mendja juaj për një kohë. Provoje këtë!  Të jesh plotësisht i pranishëm në atë që ti je duke bërë tani. Kush je ti?
Papritmas ti nuk je më i mirë ose më i keq se të tjerët. Ti nuk je më i sjellshëm, më i zgjuar, më budalla, më i bukur, më i shëmtuar, më i këndshëm ose më i mërzitshëm se të tjerët.  Egoja juaj fillon plasaritjet dhe ju mund të vëreni se si është vetëm të jesh. Ju do të vini re se egoja juaj, mendimet tuaja se kush jeni, mendimet tuaja se kush janë njerëzit tjerë dhe të gjitha vlerësimet që ju gjithmonë i keni pas për vetveten dhe për të tjerët, janë një pengesë për dashuri dhe dhembshuri. Ti ke mundësinë, tani, të jesh plotësisht i pranishëm në këtë moment. Ju mund të vëreni se ka diçka më shumë në ju se ajo çfarë keni menduar se ishte identiteti juaj. Dhe se këtë  “më shumë” ti mund ta ndjesh thellë brenda  kur ju jeni të pranishëm në të tashmen, vetëm mirësinë.
Në të menduar, s`kanë rëndësi objektet pak a shumë rastësore të mendimit, por interpretimi, shkalla e ngrohtësisë  dhe kthjelltësisë me të cilat dikush përjeton dhe thellohet në problemet e kohës që jeton.
Faleminderit që më kuptuat,  ju don shumë, të gjithëve,
Aurel Dasareti

KRYENGRITJA ANTI-OSMANE E MALËSISË SË MADHE Gjergj Fishta: “Mësyn Turku me furi, e pret Malësia me trimëri” 6 Prill, 1911 Frank Shkreli

 

Sipas lajmeve të fundit, mësohet se Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj po viziton Malësinë e Madhe këto ditë për të lartësuar, me praninë e tij si figura përbashkuese Kombit, kujtimin e – Kryengritjes së Malësisë së Madhe – kësaj ngjarjeje të madhe historike, që sipas historianëve, për nga rëndësia historike, ka ndryshuar përgjithmonë historinë dhe ka shënuar për shekuj me germa ari, kujtimin e këtyre burrave dhe burrneshave malësore, që me trimërinë dhe guximin e tyre, pas pesë shekujsh robërie otomane, shpalosën Flamurin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeu, në trojet shqiptare.

 

Në Malësi shënohet përvjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe, (6 Prill, 1911), ose Kryengritjes së Ded Gjo Lulit, siç njihet ndryshe.  Kjo kryengritje e malësoreve kundër Perandorisë Osmane, perveç se çoi në ngritjen e parë të flamurit kombetar në tokën shqiptare, c’prej kohës se Gjergj Kastriotit, sipas historianëve, ka një rendësi të veçantë në lëvizjen e rilindjes kombëtare shqiptare. Sipas tyre, veprimtaritë kryengritëse dhe luftërat e malësoreve tërhoqën, si asnjëherë më parë, vëmendjen e shteteve evropiane si edhe të opinonit publik të kohës në Evropë, mbi ato që po ndodhnin në Malësi dhe në trojet shqiptare.  Lëvizja e kryesuar nga prijsi i Malesisë së Madhe, Ded Gjon Luli dallohet nga lëvizje të tjera të shqiptarëve për liri, pikërisht, nga jehona e amdhe që bëri lufta e malësorëve në ato vite, anë e mbanë Evropës. Ndërsa, kryengritësve të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit e Shkrelit iu bashkuan edhe shumë përfaqsues patriotë nga krahina të tjera të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.

 

Është meritë e kryengritjes së Malesise së Madhe fakti se kjo lëvizje nuk ishte e lokalizuar, por kishte qellime mbarëkombetare, gjë që gjeti ndihmen dhe përkrahjen edhe të Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët me patriotë të tjerë të kohës, duke parë luftën serioze të Malësorëve për liri e pavarësi, shkuan në Podgoricë, ku përpiluan Memorandumin për t’ua dërguar fuqive të mëdha të asaj kohe, përfshir Perandorinë osmane, e që përmbante, ndër te tjera, kërkesat e Shqiptarëve për një Shqipëri, me administratë, gjuhë e buxhet të vetin. Por, edhe që Shqipëria të drejtohej nga një guvernator shqiptar.  Memorandumi në fjalë, në të vertetë, ishte një pasqyrim, jo vetëm i kërkesave të Malësorve, por edhe i të gjithë shqiptarëve.  Nënshkrimi i përfaqësuesve të malësorëve të kërkesave të shpallura e në Memorandum i benë kryengritsit Malesorë t’i paraqiteshin botës së atëhershme si përfaqsues edhe të kërkesave por edhe të aspiratave të mbarë Kombit shqiptar për liri e pavarësi, pas pesë shekuj robëri.  Lufta për liri e Malësorëve, në fillim të shekullit të kaluar dhe ngritja e flamurit te Skenderbeut ne Deçiq që pasoi, ishte simbol i vellazërimit të kombit shqiptar rreth një Flamuri të vetëm dhe tregoi se Shqiptaret kishin një Atdhe të vetëm e të përbashkët, që dëshironte liri dhe dritë, për të dalur nga errësira shekullore e robërisë osmane.  Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve në Malësinë e Madhe, gazetat anë mbanë Evropës, ndoshta për herë të parë, shkruanin për Shqipërinë si një entitet, jo më si një frazë e zbrazët gjeografike, por flisnin për një popull që ishte në prak të lirisë dhe të çlirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit robërues turk. Për më tepër, Kryengritja e Malësorve, në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe kryengritjet e tjera anti-osmane në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, ose vilajeteve të asaj kohe, duke çuar, më në fund, në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor, 1912. Kjo, falë sakrificave dhe derdhjes së gjakut të dëshmorëve si Ded Gjo Luli me Malësorët, të cilët luftuan dhe vdiqën për idealin e shenjtë të lirisë, pavarësisë dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.

 

Malësorët e vitit 1911 dhe prijësi i tyre u bënë zëdhënësit e drejtëpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare dhe platformës së tyre për liri. Në të njëjtën kohë, ata ishin vijues të traditës së tyre shekullore për rezistencë ndaj okupatorit! Kur ekzistenca e këtij kombi të lashtë ishte në rrezik nga pesha e pushtimit të gjatë por edhe nga konjukturat politike të kohës, nën shembullin e heronjve antikë të atyre trojeve, në skenën e përgjakshme të Ballkanit, në Malin Deçiç, ngjitet Dedë Gjo Luli si fuqi shpirtërore, patriotike e pse jo edhe ushtarake e një populli që do t’i thonte lamtumirë së keqes 5-shekullore otomane, një herë e përgjithmonë.

 

Me pushkën e qëndresës dhe me emblemën e identitetit shqiptar, me Flamurin kuq e zi në dorë, ai do t’i përcillte shqiptarëve dhe botës mbarë, porosinë e Gjergj Kastriotit — Skënderbeut se kjo tokë ka zot, se kjo tokë ka malësorë, se këto troje kanë identitet kombëtar: shqiptarë dje, shqiptarë sot, shqiptarë përgjithmonë!

 

Dedë Gjo Luli ngjitmas me fatin historic të Shqipërisë eci nëpër rrugë të vështira, rrugë që më në fund e çuan atë dhe malësorët e tij drejt Bratilës së Deçiqit, majë nga e cila shihej horizonti i Shqipërisë. Ajo ishte rruga e atdhedashurisë, rruga e cila e çoi, eventualisht dhe për fat të keq, drejt një vdekjeje prej martiri që pushtuesit e trojeve shqiptare ia kurdisën në vitin 1915, atëhere kur vendi përsëri ishte pranë një gremine tjetër.

 

Në panteonin e Atdheut, aty ku përjetësia dhe mirënjohja e brezave bëhen një, burrat e sojit të Dedë Gjo Lulit janë pushkë të ngrehuna të Shqipërisë siç do t’i quante Ismail Qemali asokohe, por edhe modele për çdo bir shqiptari! Rojtar i përjetshëm i fateve të Shqipërisë mbetet ai. Kryengritja që filloi më 24 Mars të vitit 1911, e që kulmoi me ngritjen e Falmurit shqiptar me 6 prill, 1911, e ndezi flakë gjithë Shqipërinë, flakë që nuk u shua, kryengritje pas kryengritjeje, deri në shpalljen e Pavarësisë me 28 nëntor 1912. Shtizë e atij flamuri ishte Dedë Gjo Luli!

 

Një meritë tjetër e këtyre burrave në krye me Ded Gjon Lulin, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë Kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt e ndarë dhe e përçarë, e harruar nga bota perëndimore, e lakmuar dhe e pushtuar nga armiqtë shekullorë të tij. Dedë Gjon Luli me malësorët e tij i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjët; lakmues të tokave shqiptare, nëpër kancelaritë e Evropës, bërtisnin duke thënë se nuk kishte komb shqiptar. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet, që paralajmëruan Pavarësinë kombëtare të shqiptarëve një vit më vonë. Ata ishin lajmëtarët e kombit, që njoftuan Evropën dhe botën se toka e Gjergj Kastriotit, më në fund, kishte zot.

 

Memorandumi dhe kryengritja e malësorëve, mund të konsiderohet edhe fillimi si fillimi i përpjekjeje, që sot do ta quanim, “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare”, që pasqyronte dëshirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim, për bashkim, për liri e pavarësi, anë e mbanë trojeve të veta shekullore. Ishte pra një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe për sot, se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet, pa ndërhyrje dhe influenca nga jashtë, në paqe e siguri me fqinjët, si pjesë e familjes së madhe evropiane.

 

Në botën aktuale shqiptare të korrupcionit e konflikteve politike, koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të shumë llojshme personale e partiake, përfshirë interesat dhe influencat e huaja që nuk prajnë kurrë së vepruari kundër interesave shqiptare, është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq me 6 prill, 1911, u bë thjesht për ideale të larta kombëtare dhe jo për interesa personale as partiake. Kryengritja e malësorëve nuk ishte një ndërmarrje për përfitime të përkohëshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje, për mbijetesën e identitetit kombëtar të shqiptarëve, pavarësinë dhe lirinë e kombit shqiptar. Si e tillë, kryengritja e Malësisë së Madhe që shënohohet sot kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarë-kombëtar për ruajtjen e identitetit dhe të vlerave, vetive e karakteristikave që kanë dalluar gjithmonë shqiptarët nga të gjithë popujt e tjerë: dashuria për Atdheun, nderi, besa dhe burrëria shqiptare!

 

Me shpresë për ditë më të mira e të bukura për Malësinë e Madhe dhe për të gjithë shqiptarët: Gëzuar 6 Prillin, Malësisë së Madhe dhe mbarë Kombit shqiptar!

 

Frank Shkreli

KJO RINI SHQIPTARE, ME TË VËRTETË, ËSHTË NJË KRENARI KOMBËTARE Nga Frank Shkreli

Universiteti i Prishtinës njoftoi javën që kaloi, atë që u quajt në portalin e këtij institucioni të lartë të dijes në Republikën e Kosovës, “Një arritje historike e studentëve”, të kësaj qendre të njohur akademike shqiptare. Bëhet fjalë, pra, për një grup të zgjedhur studentësh të Fakultetit Juridik të këtij Universiteti, të cilët përfaqësuan Universitetin e Prishtinës në garën ndërkombëtare, “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, ku morën pjesë mbi 350- universitete botërore. Objektivi i kësaj gare është të trajnojë liderët e ardhdëshëm më të mirë në fushën e drejtësisë dhe në metodat e zgjidhjeve alternative të konflikteve.

Arritja e studentëve shqiptarë cilësohet si historike se ata kanë zenë vendin e tretë duke arritur të dilnin të tretët më të mirë në botë, nga radhët e disa qindra universitetesh botërore — ndër më të njohurat ndërkombëtarisht — që morën pjesë në këtë garë prestigjoze botërore. Ishin, pra, këta studentët e Universitetit të Prishtinës, të Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës që shkëlqyen në Vjenë të Austrisë!

Kjo garë nuk është do-si-do, por është gara më e madhe botërore në fushën e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit – është pra një garë serioze në fushën e drejtësisë ndërkombëtare. Prandaj, me të drejtë Universiteti i Prishtinës e cilëson suksesin e studentëve të vet në skenën ndërkombëtare, si një arritje “historike e cila ngre lartë punën e studentëve tanë dhe emrin e Universitetit të Prishtinës, si dhe na bën të gjithëve shumë krenarë”, siç thuhet në deklaratën e Universitetit shtetëror të Kosovës.

Ky grup studentësh shqiptarë të Universitetit të Prishtinës i bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo që jemi. Ndaj i dërgojmë atyre secilit/secilës, trajnerëve të tyre dhe Universitetit të Prishtinës urimet dhe përgëzimet me të sinqerta: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe trajnerëve të tyre: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj. Suksesi i tyre është një triumf i vërtetë për ta si individë, për entin akademik që ata përfqësojnë, për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët. E para e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani shprehi krenarinë e saj të veçant për këtë grup studentësh shqiptarë dardanë, duke nënvijuar se ajo kishte trajnuar shumë prej tyre, në të kaluarën.

“Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë. Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë–të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë shtetin tonë. Prandaj sot, në prezencë të disa prej ish- pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë të udhëhequra nga Donikë Qerimi e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë”, ka shkruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani në faqen e saj fejsbuk.

Në ceremoninë e zhvilluar javën që kaloi në presidencë, mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Jeffrey Hovenier, i cili në faqen e ambasadës amerikane në Republikën e Kosovës, uroi grupin e studentëve të universitetit të Prishtinës për suksesin e tyre në skenën botërore: “Urime grupit të Kosovës që mori pjesë në garën Moot Court për suksesin e tyre në skenën botërore. Të gjithë ne celebrojmë arritjet e tyre, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë krenare për susksesin e tyre pasi për një kohë të gjatë kanë ndihmuar studentët juridikë të Kosovës për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, përfshir edhe këtë”, thuhet në urimin e Ambasadorit amerikan në Prishtinë. U.S. Embassy Pristina, Kosovo

Ndër urimet e shumta në drejtim të grupit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës ishte edhe Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Kosovës, Zonja Albulena Haxhiu, e cila shprehu krenarinë e të gjithëve për këtë grup të talentuar stidentësh juridikë shqiptarë. Ata, “Na bënë krenarë të gjithëve”, tha ajo. “Ata na treguan edhe njëherë potencialin që ka rinia jonë. Ata janë shembulli më i mirë i përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit bashkë me trajnerët e tyre të palodhshëm, të cilët i përgëzoj, poashtu. Performancë fantastike ekipi ka treguar që në garat përgatitore. Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit”, është shprehur, me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Me shembëllin e tyre, ky grup studentësh të talentuar të Kosovës dardane, të pakën në nivelin e kësaj gare ndërkombëtare, në të cilën morën pjesë, me suksesin e tyre i treguan vetes por edhe brezit të shokëve e shoqeve studentë/studente si dhe rinisë shqiptare, në përgjithësi, se megjith vështirsitë nepër të cilat ka kaluar dhe po kalon aktualisht rinia shqiptare dhe Kombi shqiptar, në përgjithësi, ka ende forca të mëdha në gjirin e këtij populli të lasht e të vuajtur, që frymëzojnë! Megjithëse sot shqiptarët gjënden ende përballë pasojave të një errësire të kaluar shekullore të komunizmit sllavo-aziatik dhe luftërave çfarosëse të armiqëve të kombit kundër shqiptarëve, ky grup studentësh shqiptarë, me suksesin e tyre në këtë garë, na jep shpresë se fuqia krijuese nuk u shterret kurrë shqiptarëve. Ata kanë nevojë vetëm për liri dhe mundësi veprimi e shkollimi dhe mund të garojnë me më të mirët e botës. Edhe përball vështirsive të jetës, shpresa nuk i ka lenë kurrë shqiptarët. Se këta studentë u treguan kolegëve të vet ndërkombëtarë në garën e Vjenës se kur shqiptarët, megjithëse për dekada, të mbërthyer në një errësirë shekullore të cilës nuk i shihej fundi, sot në liri dhe kur u jepet mundësia, ata ndriçojnë dhe shpërndajnë rreze drite e qytetërimi — edhe në skenën ndërkombëtare — duke bërë krenar Kombin shqiptar të cilit i përkasin, me të gjithë aftësinë intelektuale, si dhe me fisnikërinë dhe me zgjuarsinë e tyre intelektuale.

I takon kësaj klase politike aktuale – e mbërthyer në konflikte të brendshme të pakuptimta e të pafund për dekada tani, në dëm të interesave të Kombit dhe të brezave të ardhëshëm — anë e mbanë trojeve shqiptare — që t’i japë rinisë shqiptare liritë, mundësitë, drejtësinë dhe ligjet e nevojshme, për të përparuar dhe për tu zhvilluar në vendin e vet. Mundësisht, për të ndaluar shpërnguljen katastrofike në masë e më të mirëve të Kombit. Me këto politika zhgënjyese në veprim tani — për klasën politike të këtyre dekadave të fundit — historia ka rezervuar dënime të rënda, nëqoftse nuk ndryshoni drejtimin dhe rrugën e gabuar që i kini dhenë Kombit, para se të jetë tepër vonë.

U lumtë studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe iu priftë për së mbari! Suksese dhe përparime gjithmonë paçin – në nivel kombëtar e ndërkombëtar – bsi dhe në jetën personale dhe në veprimtarinë e tyre profesionale në shërbim të shoqërisë ku jetojnë, aty në Dardaninë e vjetër e në Kosovën e Re. Por edhe në shërbim për të mirën dhe në interes të mbarë Kombit Shqiptar, të cilin ju e përfaqësuat aq denjësisht në garën ndërkombëtare “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë! Shpresa e Kombit është se brezi i juaj, më në fund, do të jetë ai që bën “Ndryshimin e Madh” për të cilin shpiptarët kanë pritur me shekuj!

Frank Shkreli

Studentët e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Juridik, që morën pjesë në garën“Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë para një jave, duke zenë vendin e tretë midis mbi 350-universiteteve botërore.

Si një titull ndriçoi errësirën: ‘Gjarpri tregon dhëmbët’ dhe fuqia e fjalës në zemrën e konfliktit Nga Xhevdet Mazrekaj

Ndonjëherë, një titull mund të thotë më shumë se mijëra fjalë. “Gjarpri tregon dhëmbët”, një reflektim i thellë i shkruar nga Skënder Buçpapaj, kryeredaktor i gazetës “Bota Sot” në atë kohë, shërben si dëshmi e kësaj. Ky titull reflekton një moment të veçantë historik dhe një qasje të guximshme në gazetari, simbolizuar nga sfidat dhe konfliktet e asaj periudhe.

Ky artikull, që aludonte tek Hashim Thaçi, i njohur me pseudonimin “Gjarpri” gjatë luftës, shërbeu si një katalizator për një ndryshim të perceptimit publik. Në atë kohë, pasojat e luftës e kishin lënë vendin në një gjendje të brishtë, ndërsa përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë ishin të mbuluara nga frika dhe pasiguria.

Veçanërisht, reagimi i Baton Haxhiut ndaj këtij shkrimi, duke hyrë në redaksinë e “Bota Sot” në Prishtinë me një kopje të gazetës në dorë dhe duke bërë thirrje për protesta dhe peticione, nënvizon ndjeshmërinë dhe tensionet e periudhës. Ky incident dëshmon për sfidat me të cilat përballen mediat dhe gazetarët në detyrën e tyre për të informuar publikun, veçanërisht në kushte të vështira.

Në periudhën kur u shkrua “Gjarpri tregon dhëmbët”, figura e Hashim Thaçit shihej si e paprekshme, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë mbizotërohej nga një atmosferë frike. Raportimet nga terreni, të mbledhura nga gazetarët dhe te dëshmuara nga rrjeti i distribuimit të gazetës përmes kiosqeve, zbulonin një panoramë ku kalimtarët shpesh nuk i afroheshin as kioskave që ekspozonin ‘Bota Sot’, nga frika. Më tej, u raportua se disa grupe vepronin më radikal, duke marrë gazetat direkt nga kioskët pa ndonjë përgjigje nga shitësit dhe më pas duke i djegur ato haptazi në rrugë.

Përmes një titulli të thjeshtë por influencues, miti i “gjarprit” u sfidua dhe u çmontua, duke i dhënë Hashim Thaçit një imazh të ri në sytë e publikut. Ky moment u bë pikë kthese, ku artikulli nxiti një epokë të re të qetësisë në mesin e qytetarëve të zakonshëm. Ata gradualisht filluan të ndjejnë se leximi i gazetës “Bota Sot” ishte jo vetëm më i qasshëm, por edhe i dëshiruar, duke shënuar një ndryshim të madh në perceptimin dhe pranimin e saj nga publiku.

P.S. Fillimisht, nuk ishte qëllimi im të përfshija Baton Haxhiun në këtë shkrim, duke qenë se e kam trajtuar temën e tij në disa artikuj të mëparshëm dhe nuk dëshiroja të krijonte përshtypjen e një fokusimi të tepruar mbi të. Sidoqoftë, ndërsa zhvilloja shkrimin, u bë e qartë se reagimi i Baton Haxhiut pas publikimit të artikullit – hyrja e tij dramatike në redaksinë e “Bota Sot” në Prishtinë, me një kopje të gazetës në dorë, duke u bërë thirrje gazetarëve për të organizuar një protestë ose peticion kundër publikimit të disa autorëve nga redaksia qendrore në Zürich – ishte një element kyç që ilustron ndikimin dhe rëndësinë e veprës. Kjo situatë veçanërisht thekson përkushtimin e redaksisë ndaj trajtimit të temave të ndjeshme dhe pasqyron peshën e dialogut të hapur dhe të sinqertë.

Shqipëria e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes- Nga SHABAN MURATI

Figurat e sklerozuara të nomenklaturës së lartë komuniste drejtojnë sot qeverinë, politikën, ekonominë dhe shkencën në Shqipëri. Është qark i mbyllur si sekt, që qarkullon brenda vetes frenat e pushtetit, pavarësisht se janë brezi i fëmijve, dhëndurrëve, nipave e mbesave me burrat e tyre. Kjo strukturë e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes. Me kriteret e ideologjisë stalinisto-komuniste Shqipëria është sot një shtet monolitik revizionist, që u bë i tillë nga halli i rrethanave ndërkombëtare, dhe ashtu revizionist do të mbetet, sepse duhet te ruhet monopoli i një partie, duke e ndarë në dy skuadra apo portofole: PS-PD. Kjo shpjegon pse lejohen nja 100 partiçka fantazma po të nomeklaturës, për t’u krijuar naivëve iluzionin e demokracisë. Nuk e ndryshon këtë realitet as fakti që për nevoja gjeostrategjike atlantike e bënë Shqipërnë anëtare të NATO-s, dhe as mundësia, që ndonjëherë Shqipëria të bëhet anëtare e BE.
Pa u shkatërruar kjo strukturë e fuqishme kanceroze e nomenklaturës së të kaluarës, Shqipëria nuk bëhet dot as shtet demokratik, as shtet me standart të lartë jetese dhe as shtet normal europian.

Çfarë duhet të bëjmë kur “gjeniu” i Shqipërisë është bastard? Nga Aurel Dasareti

Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ky djall shpesh përshkruhet si një mi i ndyrë dhe me erë të keqe, shërbëtori i zotërisë së tij, kryekriminelit të radhës në Serbinë naziste-fashiste-terroriste.
Qëllimet e tij djallëzore janë: Shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët e saj autoktonë-vendës (me anë të varfërisë) dhe zëvendësimi i tyre me afrikanë-aziatikë, ndarja e Kosovës, dalja e Rusisë në detin Adriatik të Shqipërisë dhe fuqizimi i Serbisë. Dhe, ky është diktatori më i “lezetshëm” në botë, kryemafiozi gjakprishur që ka kapur të gjitha pushtetet dhe e çon Shqipërinë drejtë vdekjes.
***
Indiferenca është më e rënda nga sëmundjet e shpirtit.
Njerëzit që duken plotësisht të paprekur dhe të ftohtë – kjo më provokon aq shumë saqë bëhem plotësisht i dëshpëruar.
Shqiptarët kozmopolitë (i vetmi popull në botë pa vetëdije kombëtare), janë të rrethuar nga armiqtë pushtues nazifashistë dhe në vend që të kujdesen për hallet e veta, kthimin e tokave të tyre të grabitura nga terroristët etj, ata luftojnë për të zgjidhur problemet e të gjithë njerëzve të globit.
Në bukën e madhe, ju jeni thërrime të vogla. Mos vazhdoni të jeni një fenomen i veçantë në tokë me të cilët tallet e gjithë bota. Kujdesuni për tufën tuaj.
Çdo shqiptar që nuk shqetësohet fare, pra është indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore të popullit të tij, është indiferent edhe ndaj prindërve, fëmijëve dhe nipërve të tij.
Indiferenca, “verbëria”, e të gjithë individëve që me dashje nuk shohin, prandaj nuk i përgjigjen tradhtisë kombëtare, vjedhjeve masive me të cilat të varfrit e djeshëm me pantallona të grisura që i lidhnin me sixhim papritmas u bënë milioner (pas një pasurie të lehtë fshihet një krim i rëndë), krimit gjithëpërfshirës dhe pisllëqeve të tjera që ka kryer dhe vazhdon të kryej kryemafiozi dhe bajgat rreth tij, e kanë fajin për atë tragjedi kombëtare që po ndodh atje. Të jetosh normalisht nën drejtimin e gjakprishurit është të pranosh iluzione.
E ardhmja nuk u përket atyre kokëmishëve që ende nuk i kanë humbur iluzionet se kinse kazani i nevojitet shtetit banane, Shqipërisë.
Shqiptarët jetojnë në një botë fantazie, një botë iluzionesh. Detyra më e rëndësishme për mbijetesën është gjetja e realitetit.
Duhet të ekzistojë një ndërgjegje e fortë dhe e përhapur kombëtare shqiptare, e mbushur me një përmbajtje të gjerë kulturore. Kuadri ekzistues për këtë ndërgjegjësim është: një shtet që funksionon mirë në çdo aspekt.
***
Shqiptarët ferrin e hasin çdo ditë në tokën e tyre.
Kisha dhe xhamia duhet të thonë me zë të lartë dhe publikisht se ferri nuk ekziston. Shqiptarët përjetojnë ferrin atje dhe tani, ndërsa jetojnë, të shkaktuar nga qeveritarët, zyrtarët dhe politikanët e tyre, e ndjejnë në jetën e tyre dhe e shohin në TV, por të kërcënosh se njerëzit do të digjen në ferr pas vdekjes është e shëmtuar.
Situata në Shqipëri është e ndërlikuar, kaotike, dhe nuk ka asnjë përfundim. Gjithçka nga tokat dhe pasuritë tjera shtetërore është shitur, përvetësime të paligjshme të pronave dhe titujve “akademik”, gjithçka është vjedhur, gjithçka u jepet armiqve të kombit.
Nudistit të gërditshëm, një sugjerim: Kur do të jesh në ferr, dhe flakët po shpërthejnë rreth teje dhe ndihesh shumë rëndë, atëherë është mirë të takosh zagarët e regjimit që janë fqinjët e tu dhe ndajnë të njëjtin fat. Dhe, meqenëse ti vet mburresh se ka shumë dhoma në shtëpinë tënde të ferrit (madje më shumë se ajo në Surrel), në të njëjtën kohë, ju (secili kriminel e hajdut prej jush) duhet t’i luteni Zotit:
“Jo, Zoti im! Unë u futa në natë. Zbrit nga qielli në formën më të tmerrshme që mund të marrësh; fluturo këtu përpara harkut të gjuajtjes dhe më thuaj se është vërtet kështu; më thuaj se jam fajtor për zjarrin e ferrit që më përvëlon”.
***
Shqiptarit pa vetëdije kombëtare, jeta i kishte dhënë arsye të besonte se asnjë humbje nuk ishte përfundimtare.
Hidhërimi është gjendja shpirtërore që ndodh kur dikush e ka shtrembëruar tërbimin nga zhgënjimi.
Kërkoj gjëra të mëdha që krijojnë lëvizje. Nuk ka rëndësi sa kushton, nuk dua të vdes pa u lyer me të gjitha ngjyrat në kutinë time të ngjyrave, nuk dua të jetoj në pastel.
***
Më mirë të bëhesh avull se sa të mbetesh pluhur.
Shqiptarë! Jini të guximshëm dhe mospërfillës përballë të gjithë djajve që duan t’ju shfarosin.
Derdhni gjithë shpirtin dhe zgjuarsinë tuaj, mbajeni trupin tuaj në lëvizje në mënyrë që të avullojë sepse avulli është më i mirë se pluhuri në të cilin gjendeni.
Të qenit i pranishëm në jetë është shumë më jetike për ne sesa të lundrojmë në sipërfaqe.
Nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërceni, asnjë armik me të cilin nuk mund të përballeni, asnjë frikë që nuk mund ta hiqni, pavarësisht se sa e pamundur mund të duket ndonjëherë.
Asgjë nuk është më e dëmshme për një person shpirtëror sesa mungesa e rezistencës.
Çfarë po pritni?! Nga çfarë vuani? Duhet përzënë këtë të poshtër. Antishqiptari më i rrezikshëm i vendit që në bashkëpunim me armiqtë e jashtëm më të përbetuar kryen spastrimin etnik të vendit, sillet si një egërsirë gjëmuese për të gjetur dikë që ta përpijë.
***
Nëse njerëzimi nuk mund të jetojë me rreziqet dhe përgjegjësitë e natyrshme në liri, ai ndoshta do të kthehet në autoritarizëm.
Kjo është ideja qendrore e “Arratisjes nga liria”, një vepër historike e një prej mendimtarëve më të shquar të kohës sonë dhe një libër që është po aq në kohë sa kur u botua për herë të parë në 1941. Pak libra kanë hedhur një dritë të tillë mbi forcat që formojnë shoqëria moderne apo depërtuar aq thellë në shkaqet e sistemeve autoritare. Nëse ngritja e demokracisë i la disa njerëz të lirë, në të njëjtën kohë lindi një shoqëri në të cilën individi ndihet i tjetërsuar dhe i çnjerëzor. Duke përdorur njohuritë e psikanalizës, Erich Fromm (1900-1980) analizon sëmundjen e qytetërimit bashkëkohor siç dëshmohet nga gatishmëria e tij për t’iu nënshtruar sundimit totalitar.
Ai kritikon një kulturë ku prodhimi dhe konsumi maksimal janë bërë kuptimi i jetës. Në vend të një shoqërie ku njerëzit janë bërë skllevër të teknologjisë, Fromm mbrojti një socializëm humanist. Ky socializëm ndryshonte shumë nga komunizmi sovjetik dhe nga kapitalizmi (i egër) perëndimor. Në librat e tij ai përvijonte masa konkrete me synimin për të krijuar një shoqëri më humane.
***
Ju nuk e shihni realitetin e jetës derisa të qëndroni në buzë të shkëmbit.
Ai që është dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë kurrë vullnetarisht.
Mafiozi shqipfolës ka përfituar për 25 vjet. Rezistoni!
“Historia e lirisë është një histori rezistence” Thomas Woodrow Wilson (1856 -1924) Presidenti i 28-të i ShBA-së.
***
Një njeri vjen në botë – një shpirt zbret në tokë, ai nxit një re pluhuri rreth vetes, mbledh pluhur dhe e tërheq zvarrë përreth. Kur koha e tij këtu poshtë mbaron, ai përsëri pluhuroset dhe kthehet në gjirin e së përjetshmes.


Send this to a friend