VOAL

VOAL

Pse nuk solidarizohet politika shqiptare me vendimin e Gjykatēs Federale të Zvicrës për dënimin e kriminelit Jeton Lleshi? – Nga Elida Buçpapaj

October 13, 2017
5 Comments
  • author avatar
    Anonymous 9 years ago Reply

    Oj zonjë boll na rrejte
    Edhe ni her po të them
    Facebook ish i deaktivizuar ne kohen kur zwicra filloj te shkruaj per ket rast me që edhe per Mediat zvicrane ish Enver Robelli publicist.
    Kështu që i njejti sikur ju.
    I vetmi person që e dinte emrin e Jeton Lleshit ishit ju burr e grua dhe Mazrekaj.
    Kështu që vet ju publikuat.
    Mbi te gjitha ata foto jan prej tash dhe jo 2002.
    The populli i don Luftetaret e jo tradhtaret.
    Dhe nëse kish dash tju vras u kishte vrar po nuk ishte aj qellim.
    Boll mo se sta var kerkush

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 9 years ago Reply

      Ne jemi njohur me emrin e Jeton Lleshit ne fillim te muajit qershor. Nuk kemi disponuar asnje fakt kunder tij. Fotot jane hulumtuar nga drejtesia zvicerane. Por pas qershorit kur ne morem vesh emrin, ne mund te hulumtonim, por siç thoni dhe vete profili i Jeton Lleshit ishte i deaktivizuar por fotot ishin publikuar nderjohe ne mediat zvicerane. Ne kemi bere ribotim te teksteve nga mediat zvicersne. Nese do t’i kishim te dhenat ne, do t’i botonim ne te paret sepse ai deshi me na hedh ne ere dhe e zbuloi vete Zoti pas 15 vitesh.

  • author avatar
    HOOK 9 years ago Reply

    Politika shqiptare si ajo majtas , apo djathtas jane zhytur ne llumin e krimit dhe korrupsionit deri siper syve! Rama ka vite qe eshte bashkuar me kriminelat, sot e kane fute ne thes !Ndersa Basha ka marre nga Rama 11.4 miljon euro per familjen e tije! Ky Basha del e jep lajme çdo dite per krimin,pa marre asnje aksion politik kunder qeverise se droges dhe kriminelave.Do te deshironte ta rrezonte qeverin per te bere korrupsionin e rradhes; por Opozita eshte e pavlere , e pa besueshme nuk i shkon njeri pas, eshte e shitur dhe eshte e futur deri ne fyt me korrupsionin , prandaj vetem se shahet sa per sy e faqe me Edi Ramen . Pra vazhdon teatri ne politikè! **Medjat jane te kapura nga llumi i pushtetit; disa pronar medjash jane trafikant drogash te lidhur direkt me Ilir Meten! Keto jane arsyet pse politika dhe medjat e Tiranes nuk solidarizohet me denimin e kriminelit ne Zvicer , sepse jane ata vet ne kete pozicion te jashtligjshem! Zonja Buçpapaj duhet ta dini se ne luften Tuaj per drejtesi dhe lirin e fjales keni mbeshtetjen e pjeses dermuese te shqiptareve! Lajmi i mire eshte se klasa politike e korruptuar ne Tirane i ka ditet e numeruara!

Komentet

SULMI I RADHËS MBI KALANË E VJETËR Lidhja Demokratike e Kosovës është histori. Është edhe nostalgji. Nga Xhafer Shatri

SULMI I RADHËS MBI KALANË E VJETËR

Lidhja Demokratike e Kosovës është histori.

Është edhe nostalgji.

Në këtë të dytën po e ngjyej penën për t’i shkruar këta rreshta.

Një plejadë e tërë idealistësh, që vepronin gjithandej në Kosovë e në mërgim, e bënte LDK-në të ishte vetë Kosova. Ata burra e gra të të gjitha moshave e profileve e sfidonin Serbinë me gjithçka. Në tokë e në qiell.

E sfidonin çdo ditë përmes shkollës shqipe;

I refuzonin të gjitha projektet e përpjekjet e pushtuesve për ta nënshtruar Kosovën.

Ky idealizëm i qashtër i kishte rrënjët te Rilindja Kombëtare:

LIRI, DIJE, PËRPARIM, DINJITET!

Ata ishin gjenerata e artë që e shtroi udhën për ta bërë Kosovën shtet.

Kur LDK-ja mbeti pa zot shtëpie, ende pa arritur të shndërrohej nga lëvizje në parti, dolën në shesh përplasjet e të çarat.

Por grushtin kryesor LDK-së ia dha Isa Mustafa, kur, me ndihmën e SHIK-ut, u bë kryetar i saj pa qenë kurrë anëtar.

Këtë puç antishtetëror ajo plejadë idealistësh e ka përjetuar si shpartallim të familjes së vet.

***

Cili ishte qëllimi i puçit?

Kompromisi me Serbinë për copëtimin e Kosovës, si kusht i vetëm që shefi i Isa Mustafës, Hashim Thaçi, t’i shpëtonte burgut. Ky ishte kurthi që Serbia ia kishte ngritur Kosovës, dhe Isa Mustafa e çoi vendin drejt e në të.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Mustafa–Vuçiq, më 25 gusht 2015, është akti më i rëndë i tradhtisë që i është bërë ndonjëherë Kosovës. Kjo marrëveshje famëkeqe, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e shkelte dhe e bënte shesh për pshesh Kushtetutën e Republikës.

Përpjekja e tandemit Thaçi – Mustafa për ta detyruar Kuvendin e Republikës ta miratonte këtë marrëveshje antishqiptare (Parimet e përgjithshme të funksionimit të Zajednicës) e çoi Kosovën në prag të luftës civile.

***

Marrëveshjen e tradhtisë që e nënshkroi Isa Mustafa e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin KO130/15, të datës 23 dhjetor 2015.

Por ky aktgjykim nuk i hiqte edhe spicat që i linin rrugë Zajednicës të bëhej minuese legale e shtetit.

I vetmi gjyqtar që e kundërshtoi aktgjykimin ishte Bekim Sejdiu.

Lexojeni mendimin e tij mospajtues për ta kuptuar arsyen e vërtetë pse po e kundërshtojnë zgjedhjen e tij në krye të shtetit. (Shih webin në aneks.*)

Ky është shkaku i vërtetë pse Isa Mustafa i cyti dhe i mbështeti deputetët „disidentë” për ta minuar zgjedhjen e Bekim Sejdiut në krye të shtetit.

***

LDK-ja është histori. Prandaj nuk mund ta shkatërrojë as Isa Mustafa, as SHIK-u, as lakejtë e tyre.

Mua më vjen keq që në këtë përplasje ranë në provim disa kuadro të rëndësishëm e LDK-istë të kalitur, nga të cilët Kosova ka pritur më shumë. Këta nuk do të duhej të identifikoheshin në asnjë mënyrë me tipa që e kanë bishtin e zënë me derë ose me ata që „për një mi e djegin shtëpinë”. Fundja, në qëndrimin e tyre nuk ka logjikë politike, nuk ka traditë LDK-iste.

Prandaj jam i sigurt se ata, herët a vonë, do të pendohen, sepse qëndrimi i tyre aktual është kundër interesave jetike të vendit, është kundër frymës së LDK-së: SHTETI MBI GJITHÇKA!

Përpjekja e LDK-së për ta nxjerrë shtetin nga ngërçi është akt shtetforcues dhe, kurdo që të mbahen zgjedhjet, elektorati do ta shpërblejë për këtë.

Përndryshe ta çosh vendin në zgjedhjet e katerta brenda dy vitesh dhe të konkurrosh me parti të përçarë është vetëvrasje e dyfishtë.

Por LDK-ja është kala dhe nuk mund të shkatërrohet. Harrojeni përgjithmonë!

Sepse janë 37 vjet histori, 37 vjet përpjekje, 37 vjet shtetndërtim.

***

Edhe zogjtë e dinë se, aktualisht, i vetmi subjekt që mund dhe di ta sfidojë me sukses VV-në është LDK-ja.

Të tjerat janë përralla, luftë për pushtet, inate personale, argatllëk në shërbim të Serbisë.

Dhe ligësi e budallëqe pa hesapë.

*

SECOND OPEN LETTER TO PRESIDENT DONALD J. TRUMP- By Agim Aliçkaj

 

  • The Truth Must Be Told About Richard Grenell’s Political Interventions in Kosova and Their Consequences for Democracy, Albanian Interests, and U.S. Policy

Dear President Trump,

I am an Albanian American from Kosova who was forced to leave my homeland because of persecution under the Serbian regime of Slobodan Milošević. The history of the Albanian people under Serbian expansionist policies has been long and painful, marked by repression, displacement, and repeated efforts to drive Albanians from their ancestral lands.

This policy reached its tragic culmination during the 1990s, when Milošević’s forces committed grave crimes against the Albanian population of Kosova. Thanks to the decisive NATO intervention led by the United States, together with the resistance of the Kosova Liberation Army, the people of Kosova were saved from an even greater humanitarian catastrophe.

My family and I were fortunate to escape persecution and immigrate to the United States—the country of freedom, democracy, and opportunity. Like so many Albanian Americans, we have lived the American Dream.

It is precisely because we love America that we cannot remain silent when actions or statements risk damaging Kosova and its extraordinary relationship with the United States.

I belong to no political party in Kosova. I am politically independent, but I am not indifferent. I support leaders who, in my judgment, strengthen Kosova’s statehood, democracy, and the long-term interests of the Albanian people.

I am writing to you for the second time because I remain deeply concerned about Richard Grenell’s public statements and political interventions regarding Kosova.

My greatest concern is simple: Mr. Grenell’s public interventions can be mistaken for the official policy of your Administration, potentially undermining Kosova’s democratic institutions while also damaging America’s long-term strategic interests in the Balkans.

Mr. Grenell played an important role in the political developments preceding the fall of Albin Kurti’s first government in 2020, during the pandemic, while holding senior positions in your first Administration. Arben Gashi, a senior figure in the LDK, which was then governing in coalition with Kurti’s LVV, has publicly described intense pressure and a countdown connected with bringing down the government. Mr. Grenell has denied ordering such an action. Nevertheless, this episode remains a source of serious concern and debate in Kosova and among Albanian Americans.

The 2020 Washington Agreement did not produce mutual recognition between Kosova and Serbia. Kosova fulfilled its commitment regarding its embassy in Jerusalem; Serbia did not relocate its embassy there. This experience reinforced an important lesson: agreements with Belgrade must be based on reciprocity, accountability, and enforceable commitments.

Since then, Mr. Grenell has made no secret of his strong opposition to Prime Minister Albin Kurti. His repeated statements during sensitive political and electoral periods in Kosova create the impression of an effort to influence not only government policy but also the democratic choices of Kosova’s citizens.

More recently, he has publicly stated that the West does not want to work with Kurti and has made assertions concerning Kosova’s constitutional processes. But the authoritative interpretation of Kosova’s Constitution belongs to the Constitutional Court and the institutions of the Republic of Kosova—not to any foreign political figure.

Kosova must establish its institutions through the Constitution, the free vote of its citizens, and democratic compromise among elected representatives. No foreign politician—American, European, or otherwise—should substitute his or her preferences for the democratic will of Kosova’s citizens.

In this context, Richard Grenell’s open support for the group of six LDK members of Parliament who are refusing to vote for the consensus presidential candidate, Mr. Bekim Sejdiu, who emerged from the political agreement between LDK representatives and Prime Minister Kurti, is, in my view, misguided and harmful to Kosova.

It also creates the impression that Mr. Grenell is supporting the continued obstruction of the formation of Kosova’s institutions by opposition forces following free elections. Such a blockade risks destabilizing the state and creating conditions for removing Prime Minister Kurti from government not through the democratic vote of the people, but through institutional paralysis and political pressure.

This impression is further reinforced by Mr. Grenell’s statements concerning former President Hashim Thaçi and his return to Kosova. Judicial matters must remain in the hands of the competent judicial institutions and should not be used as instruments for political division, partisan mobilization, or political advantage inside Kosova.

Criticism of Prime Minister Kurti is legitimate, and he, like every other political leader, has made mistakes. But in a democracy, political power must change through the vote of the people and constitutional procedures—not through the deliberate obstruction of state institutions or outside political interventions that favor one side over another.

Mr. President,

Kosova should not be divided by outside actors into “pro-Kurti” and “anti-Kurti” camps. Governments and leaders come and go. The alliance between the American and Albanian peoples must endure.

Mr. Grenell’s political relationship with Serbian President Aleksandar Vučić and the leadership in Belgrade also deserves scrutiny. I do not wish to engage in conspiracy theories or make allegations that cannot be documented. Nevertheless, in my assessment, many of his positions and interventions have produced political effects consistent with objectives promoted by Belgrade toward Kosova.

Serbia continues to refuse recognition of the Republic of Kosova and to oppose its membership in international organizations. Political structures and groups connected to Belgrade continue to challenge Kosova’s authority, particularly in the north.

I have personally visited northern Kosova. What I saw there was very different from the picture of permanent chaos and conflict that is often presented from afar. Daily life continues, institutions function, and conditions on the ground are considerably more normal than political rhetoric might suggest.

From my personal conversations with people who live there, I have also formed the impression that many Serbian citizens primarily want security and a normal life. I have heard that some appreciate the professionalism of Kosova’s security institutions but are reluctant to say so publicly because they fear pressure connected to Belgrade. I present this as my personal experience and observation, not as a claim to speak for every Serbian citizen.

Kosova’s Serbian citizens must enjoy their full civil, political, cultural, and national rights. They deserve to live freely, safely, and equally in the Republic of Kosova, without fear of either Prishtina or political pressure from Belgrade.

My deepest concern is that statements by a high-profile American figure such as Richard Grenell may be interpreted in both Kosova and Serbia as representing your Administration even when they do not. This creates confusion, encourages destructive political forces, and risks damaging the extraordinary trust Albanians have placed in the United States for generations.

The people of Kosova love and respect America. But they have also suffered under Serbian rule for more than a century and will never accept a return to Serbian domination in any form.

Serbia may conduct sophisticated diplomacy, make promises, and seek to persuade Washington and European capitals of its Western orientation. Yet its deep historical, political, and strategic ties with Russia remain a reality that American policymakers should not ignore.

When the ambition to dominate another people confronts a people’s determination to live free, history teaches us that freedom ultimately prevails.

The people of Kosova want peace, security, prosperity, and good relations with their neighbors. They want to live freely in their own country. Despite the suffering and crimes of the past, the Albanians of Kosova do not seek revenge.

They seek justice.

President Trump,

You have repeatedly spoken of preventing wars and preserving peace in the Balkans. However, lasting peace cannot be achieved by weakening Kosova or by creating false hopes that Serbia can ever regain control over it.

Peace can only be built upon the reality that the Republic of Kosova is a free, independent, and sovereign state, and that Albanians and Serbs must build their future as neighbors—not as rulers and subjects.

Europe has struggled for years to resolve the conflict between Kosova and Serbia. The United States remains the nation with the greatest authority and influence to help achieve a just and lasting peace.

I therefore respectfully ask you to ensure that your Administration’s policy toward Kosova is determined by the official institutions of the United States and by America’s strategic interests, while respecting Kosova’s sovereignty, democratic institutions, and the will of its people.

I also respectfully ask your Administration to make clear that the personal statements of any individual, regardless of his political prominence or connections, should not automatically be interpreted as official United States policy.

I know that this letter may not please Mr. Grenell. But I rely upon one of the most sacred rights my adopted country has given me: freedom of speech.

As an American citizen of Albanian origin, I believe I have both the right and the moral responsibility to speak when I believe the interests of America, Kosova, and peace in the Balkans may be at risk.

Throughout history, America has played a decisive role in supporting the Albanian people—from defending the existence of the Albanian state to leading the NATO intervention that saved the people of Kosova in 1999.

Albanians remain among the most pro-American people in the world. This friendship does not belong to one government, one political party, or one leader. It has been built through history, sacrifice, freedom, and gratitude.

The Albanian people hope and trust that your Administration will continue this proud American tradition.

God bless the United States of America!

God bless the Albanian nation!

Respectfully,

Agim Aliçkaj

September 4, 2026

LETËR E DYTË PUBLIKE PRESIDENTIT DONALD J. TRUMP- Nga Agim Aliçkaj

 

  • E vërteta duhet thënë për ndërhyrjet politike të Richard Grenellit në Kosovë dhe pasojat e tyre për demokracinë, interesat shqiptare dhe politikën amerikane

I nderuar President Trump,

Jam një shqiptaro-amerikan nga Kosova, i detyruar të largohem nga vendlindja për shkak të përndjekjes nga regjimi serb i Slobodan Millosheviqit. Historia e popullit shqiptar me politikat ekspansioniste serbe është e gjatë dhe e dhimbshme. Për breza të tërë, shqiptarët janë përballur me represion, dëbime dhe përpjekje për t’i larguar nga trojet e tyre.

Kjo politikë arriti kulmin tragjik gjatë viteve 1990–1999, kur forcat e regjimit të Millosheviqit kryen krime të rënda kundër popullsisë shqiptare të Kosovës. Falë ndërhyrjes vendimtare të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, populli shqiptar i Kosovës shpëtoi nga një katastrofë edhe më e madhe humanitare.

Familja ime dhe unë patëm fatin t’i shpëtonim përndjekjes dhe të emigronim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – vendin e lirisë, demokracisë dhe mundësive. Bashkë me shumë shqiptaro-amerikanë, po e përjetojmë ëndrrën amerikane. Por, pikërisht për shkak të dashurisë sonë për Amerikën, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj zhvillimeve që mund ta dëmtojnë Kosovën dhe marrëdhënien e saj të veçantë me Shtetet e Bashkuara.

Dëshiroj të theksoj se nuk i përkas asnjë partie politike në Kosovë. Jam politikisht i pavarur, por nuk jam indiferent. Mbështes ata liderë që, sipas bindjes sime, punojnë për forcimin e shtetit të Kosovës, demokracisë dhe interesave afatgjata të kombit shqiptar.

Me shqetësim të madh po ju drejtohem për herë të dytë lidhur me deklaratat dhe ndërhyrjet politike të Richard Grenellit në çështjet e brendshme të Kosovës. Besoj se qasja e tij ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e tij të afërta me udhëheqjen e Beogradit krijojnë perceptimin se Shtetet e Bashkuara mbështesin qëndrime që mund ta dobësojnë demokracinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Grenell luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike që i paraprinë rrëzimit të qeverisë së parë të Albin Kurtit në vitin 2020, gjatë pandemisë, në kohën kur ai mbante pozita të rëndësishme në administratën tuaj të parë. Arben Gashi, një figurë e rëndësishme e LDK-së, e cila ishte në koalicion me LVV-në, ka deklaruar publikisht se kishte presion dhe një afat të numëruar ditë pas dite për rrëzimin e qeverisë. Grenell e ka mohuar se kishte urdhëruar një veprim të tillë. Megjithatë, ky episod vazhdon të jetë burim debatesh dhe shqetësimesh të forta në Kosovë dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Marrëveshja e Washingtonit e vitit 2020 nuk e solli njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova e përmbushi zotimin e saj lidhur me vendosjen e ambasadës në Jerusalem, ndërsa Serbia nuk e zhvendosi ambasadën e saj atje. Kjo dëshmoi edhe një herë se marrëveshjet me Beogradin duhet të bazohen në reciprocitet, përgjegjësi dhe mekanizma të qartë zbatimi.

Që nga ajo kohë, Grenell nuk e ka fshehur kritikën e tij të fortë ndaj Kryeministrit Albin Kurti. Deklaratat e tij të përsëritura gjatë proceseve politike dhe zgjedhore në Kosovë krijojnë përshtypjen e një përpjekjeje për të ndikuar jo vetëm mbi politikat e qeverisë, por edhe mbi zgjedhjet demokratike të qytetarëve të Kosovës.

Së fundmi, ai ka deklaruar publikisht se Perëndimi nuk dëshiron të bashkëpunojë me Kurtin dhe ka bërë vlerësime lidhur me respektimin e Kushtetutës së Kosovës. Por interpretimi përfundimtar i Kushtetutës i takon Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, jo një zyrtari apo politikani të huaj.

Kosova duhet t’i krijojë institucionet e saj përmes Kushtetutës, votës së lirë dhe kompromisit demokratik ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur. Asnjë politikan i huaj – amerikan, evropian apo tjetër – nuk duhet ta zëvendësojë vullnetin demokratik të qytetarëve të saj.

Në këtë kontekst, mbështetja e hapur e Richard Grenellit për grupin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët po refuzojnë ta votojnë kandidatin konsensual për President, z. Bekim Sejdiu, të dalë nga marrëveshja politike ndërmjet përfaqësuesve të LDK-së dhe Kryeministrit Kurti, është, sipas vlerësimit tim, e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën.

Po ashtu, krijohet përshtypja se Grenell po mbështet bllokadën e krijimit të institucioneve, të cilën opozita po e vazhdon edhe pas zgjedhjeve të lira. Një bllokadë e tillë rrezikon ta destabilizojë shtetin dhe të krijojë kushte për largimin e Kryeministrit Kurti nga qeverisja jo përmes votës demokratike, por përmes paralizimit institucional dhe presionit politik.

Kjo përshtypje forcohet edhe nga deklaratat e Grenellit lidhur me ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe kthimin e tij në Kosovë. Çështjet gjyqësore duhet t’u takojnë institucioneve kompetente të drejtësisë dhe nuk duhet të përdoren si instrument për përçarje, mobilizim partiak apo përfitime politike në Kosovë.

Kritika ndaj Kryeministrit Kurti është legjitime dhe edhe ai, si çdo udhëheqës tjetër, ka bërë gabime. Por ndryshimi i pushtetit në një demokraci duhet të bëhet përmes votës së qytetarëve dhe procedurave kushtetuese, jo përmes bllokimit të qëllimshëm të institucioneve apo ndërhyrjeve të jashtme që favorizojnë njërën palë politike.

  1. President,

Kosova nuk duhet të ndahet nga aktorë të jashtëm ndërmjet “pro-Kurtit” dhe “anti-Kurtit”. “Qeveritë dhe liderët vijnë e shkojnë. Aleanca ndërmjet popullit amerikan dhe popullit shqiptar duhet të mbetet e përhershme.

Marrëdhëniet politike të Richard Grenellit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqjen e Beogradit meritojnë vëmendje. Nuk dëshiroj të merrem me teori konspirative dhe as të bëj akuza që nuk mund të dokumentohen. Megjithatë, shumë prej qëndrimeve dhe ndërhyrjeve të tij kanë prodhuar rezultate që, sipas vlerësimit tim, përputhen me interesat që Beogradi promovon ndaj Kosovës.

Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e Republikës së Kosovës dhe të kundërshtojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Strukturat politike dhe grupet e lidhura me Beogradin vazhdojnë ta sfidojnë autoritetin e shtetit të Kosovës, veçanërisht në veri.

Unë vetë kam vizituar Veriun e Kosovës. Ajo që kam parë atje është shumë më ndryshe nga fotografia e konfliktit të përhershëm që shpesh paraqitet nga jashtë. Jeta vazhdon, institucionet funksionojnë dhe situata në terren është dukshëm më normale sesa mund të krijohet përshtypja nga retorika politike.

Nga bisedat e mia personale me njerëz që jetojnë atje kam krijuar bindjen se shumë qytetarë serbë dëshirojnë para së gjithash siguri dhe jetë normale dhe se ka prej tyre që e vlerësojnë profesionalizmin e forcave të sigurisë së Kosovës, por ngurrojnë ta thonë këtë publikisht nga frika e presioneve që lidhen me Beogradin. Kjo është përvoja dhe përshtypja ime personale, por është një realitet që meriton të dëgjohet.

Qytetarët serbë të Kosovës duhet t’i gëzojnë plotësisht të gjitha të drejtat e tyre qytetare, politike, kulturore dhe kombëtare. Ata duhet të jetojnë të lirë, të sigurt dhe të barabartë në Republikën e Kosovës, pa frikë as nga Prishtina dhe as nga presioni politik i Beogradit.

Shqetësimi im më i madh është se deklaratat e një figure amerikane të profilit të lartë si Richard Grenell mund të interpretohen në Kosovë dhe Serbi si qëndrime zyrtare të administratës suaj, edhe kur nuk janë të tilla. Kjo mund të krijojë konfuzion, t’i inkurajojë forcat destruktive dhe ta dëmtojë besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët kanë ndërtuar ndaj Shteteve të Bashkuara gjatë shumë brezave.

Populli i Kosovës e do dhe e respekton Amerikën. Por ky popull ka vuajtur nën sundimin serb për më shumë se një shekull dhe nuk do ta pranojë rikthimin nën dominimin e Serbisë në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë.

Serbia mund të bëjë propagandë, të ofrojë marrëveshje dhe të përpiqet ta bindë Washingtonin dhe kryeqytetet evropiane për orientimin e saj perëndimor. Por lidhjet e saj të thella historike, politike dhe strategjike me Rusinë vazhdojnë të jenë një realitet që politika amerikane nuk duhet ta injorojë.

Kur ambicia për t’i dominuar popujt e tjerë përballet me etjen e një populli për liri, historia na ka mësuar se, në fund, liria triumfon.

Populli i Kosovës dëshiron paqe, siguri, prosperitet dhe marrëdhënie të mira me fqinjët. Dëshiron të jetojë i lirë në vendin e vet. Edhe pas vuajtjeve dhe krimeve të luftës, shqiptarët e Kosovës nuk kërkojnë hakmarrje. Kërkojnë drejtësi.

  1. President Trump,

Ju keni deklaruar publikisht se dëshironi t’i parandaloni luftërat dhe ta ruani paqen në Ballkan. Por paqja e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet duke dobësuar Kosovën apo duke krijuar iluzione se Serbia mund ta rikthejë atë nën kontrollin e saj.

Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi realitetin se Republika e Kosovës është shtet i lirë, i pavarur dhe sovran dhe se shqiptarët dhe serbët duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre si fqinjë – jo si sundues dhe të sunduar.

Evropa ka treguar për vite me radhë se e ka të vështirë ta zgjidhë përfundimisht konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara mbeten fuqia me autoritetin dhe ndikimin më të madh për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Prandaj ju bëj thirrje që politika e administratës suaj ndaj Kosovës të përcaktohet nga institucionet zyrtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesat strategjike amerikane, duke respektuar sovranitetin, demokracinë dhe vullnetin e popullit të Kosovës.

Po ashtu, do të ishte me rëndësi që administrata juaj ta bëjë të qartë se deklaratat personale të cilitdo individ, pavarësisht pozitës apo afërsisë së tij politike, nuk duhet të interpretohen automatikisht si politikë zyrtare amerikane.

E di se kjo letër mund të mos i pëlqejë z. Grenell. Por mbështetem në një nga të drejtat më të shenjta që më ka dhënë vendi im i adoptuar: lirinë e fjalës. Si qytetar amerikan me prejardhje shqiptare, kam të drejtën dhe detyrimin moral ta shpreh shqetësimin tim kur besoj se rrezikohen interesat e Amerikës, Kosovës dhe paqes në Ballkan.

Gjatë historisë, Amerika ka luajtur një rol vendimtar në mbështetjen e popullit shqiptar – nga mbrojtja e ekzistencës së shtetit shqiptar deri te ndërhyrja që shpëtoi popullin e Kosovës në vitin 1999.

Shqiptarët janë ndër popujt më pro-amerikanë në botë. Kjo miqësi nuk është produkt i një qeverie, një partie apo një lideri. Ajo është ndërtuar mbi histori, sakrificë, liri dhe mirënjohje.

Populli shqiptar shpreson dhe beson se edhe administrata juaj do ta vazhdojë këtë traditë historike.

Zoti e bekoftë kombin amerikan!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Agim Aliçkaj

4 shtator 2026

Rrjeti i Beogradit dhe hija mbi Kosovën- Nga Primakovi te Grenelli dhe “Serbs for Trump” – histori, interesa dhe përputhje politike që ngrenë pyetje të pakëndshme për Kosovën Nga Isuf B.Bajrami

Kosova ndodhet sërish përballë një krize institucionale.
Marrëveshja e arritur më 31 gusht 2026 ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president u paraqit si përpjekje për të kapërcyer ngërçin politik dhe për të shmangur një tjetër cikël zgjedhor. Reuters raportoi se marrëveshja synonte stabilizimin e institucioneve të Kosovës pas një periudhe të zgjatur pasigurie politike.¹
Por marrëveshja nuk siguroi mbështetjen e plotë të grupit parlamentar të LDK-së.
Më 2 shtator 2026 u raportua se gjashtë deputetë të kësaj partie – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri — deklaruan se nuk do ta mbështesnin Bekim Sejdiun për president.²
Në të njëjtën ditë, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, doli publikisht në mbështetje të tyre. Mustafa e cilësoi qëndrimin e gjashtë deputetëve si “të drejtë, legjitim dhe dinjitoz” dhe e lidhi atë me kundërshtimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.³
Pastaj erdhi ndërhyrja e Richard Grenellit. Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi publikoi në rrjetin X fotografinë e gjashtë deputetëve dhe shkroi se Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë “miq të mëdhenj të Amerikës”.⁴
Kjo sekuencë është faktike dhe kronologjike: një marrëveshje për tejkalimin e krizës institucionale; kundërshtimi i saj nga gjashtë deputetë të LDK-së; mbështetja publike e Isa Mustafës; dhe mbështetja publike e Richard Grenellit.
Por për ta kuptuar peshën e saj politike, duhet të kthehemi pas.

Përplasja e vjetër brenda kampit të Rugovës
Në vitet ’90, struktura politike e Kosovës nuk ishte një sistem i vetëm i centralizuar.
Krahas presidencës së Ibrahim Rugovës ekzistonte edhe qeveria në ekzil e drejtuar nga Bujar Bukoshi.
International Crisis Group dokumenton se qeveria e përkohshme në ekzil u formua në vitin 1991 dhe se Bujar Bukoshi ishte kryeministër, ndërsa Isa Mustafa mbante postin e ministrit të Financave.
I njëjti raport dokumenton sistemin e kontributit prej 3 përqindësh, përmes të cilit diaspora financonte veprimtarinë politike, arsimin dhe shëndetësinë e strukturave të Kosovës.⁵
Kjo strukturë financiare nuk ishte e parëndësishme. Ajo përbënte një nga bazat materiale të funksionimit të institucioneve paralele të Kosovës jashtë vendit.
Por raporti i International Crisis Group dokumenton gjithashtu se në vitin 1995 u shfaqën ndarje të thella politike ndërmjet kryeministrit Bujar Bukoshi dhe presidentit Ibrahim Rugova.
Përplasja nuk mbeti vetëm në nivelin e deklarimeve politike.
Në mesin e vitit 1997 u ndërprenë remitancat e huaja, ndërsa kontributet për arsimin dhe shëndetësinë vazhduan.⁶
Kjo është baza dokumentare për të folur për ekzistencën e një vije të ndarjes politike dhe institucionale brenda kampit të atëhershëm të LDK-së. Ajo që dokumentohet është më konkrete: Mustafa ishte pjesë e qeverisë së Bukoshit, Bukoshi dhe Rugova kishin hyrë në konflikt të thellë politik dhe konflikti pati pasoja mbi administrimin dhe rrjedhën e mjeteve të diasporës.⁷
Edhe historia e mëvonshme e Fondit të Republikës së Kosovës tregon se kjo çështje financiare nuk u mbyll me luftën.
Një raport hetimor i publikuar në vitin 2016, bazuar në një dokument të Qendrës së Inteligjencës Financiare të vitit 2012, raportonte 16 transaksione me vlerë 512,936 euro nga fondet e mbajtura jashtë vendit gjatë viteve 2006–2011. Dokumenti e lidhte fondin me Unionin e Fondeve të Republikës së Kosovës dhe identifikonte Isa Mustafën si pjesë të bordit të UFORK-ut.⁸

Rugova, Beogradi dhe Primakovi
Në marsin e vitit 1999, konflikti hyri në fazën e luftës së hapur.
Më 24 mars NATO nisi fushatën ajrore kundër forcave serbe dhe objektivave të Republikës Federale të Jugosllavisë. Në Prishtinë ndodhej Ibrahim Rugova, i cili u bë vetë objekt i presionit të drejtpërdrejtë të aparatit serb.
Sipas dëshmisë së Rugovës të dokumentuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, më 31 mars forcat serbe hynë në shtëpinë e tij dhe e vendosën nën arrest shtëpiak. Rugova dëshmoi se më 2 prill 1999 u detyrua të udhëtonte në Beograd për t’u takuar me Slobodan Millosheviqin dhe për t’u shfaqur në televizion.⁹
Rugova e përshkroi qartë karakterin e atij udhëtimi: ai nuk kishte dashur të shkonte dhe kishte kuptuar se refuzimi do të sillte pasoja. Ai dëshmoi gjithashtu se takimi ishte përdorur për qëllime propagandistike nga regjimi i Millosheviqit.¹⁰
Kjo e rrëzon përfundimisht paraqitjen e atij udhëtimi si një akt normal politik dhe vullnetar të Rugovës. Burimi primar është vetë dëshmia e tij para Tribunalit.
Në të njëjtën periudhë, në anën tjetër të konfliktit ndërkombëtar, Rusia po kërkonte të ndalte ndërhyrjen e NATO-s.
Kryeministri rus Jevgeni Primakov u nis drejt Shteteve të Bashkuara më 23 mars 1999. Pasi mori vesh se NATO kishte filluar sulmet, ai urdhëroi kthimin e avionit në Moskë. Pak ditë më pas, Primakov udhëtoi në Beograd dhe zhvilloi bisedime me Millosheviqin.¹¹
Kështu, në kulmin e luftës, Kosova u bë njëkohësisht objekt i represionit serb, i propagandës së Beogradit dhe i përplasjes së drejtpërdrejtë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë.
Kjo histori ka rëndësi edhe sot, sepse tregon se çështja e Kosovës nuk është trajtuar asnjëherë vetëm si një problem i brendshëm. Ajo ka qenë pjesë e një gare më të gjerë për ndikim ndërmjet Serbisë, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe fuqive evropiane.

Nga Hill te Grenelli: shteti amerikan dhe individët amerikanë nuk janë e njëjta gjë
Christopher Hill duhet të vendoset në këtë histori për shkak të rolit të tij diplomatik në çështjen e Kosovës dhe më vonë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
Hill ishte pjesë e diplomacisë amerikane që u angazhua në zgjidhjen e krizës së Kosovës dhe në procesin diplomatik të vitit 1998–1999.
Në vitet e mëvonshme, si ambasador amerikan në Beograd, ai artikuloi publikisht një qasje që theksonte marrëdhëniet amerikano-serbe dhe perspektivën evropiane të Serbisë.
Në një intervistë të vitit 2024 për NIN, Hill deklaroi se Serbia nuk do të duhej të njihte domosdoshmërisht Kosovën për t’u anëtarësuar në BE.¹²
Rasti i Grenellit. Më 25 tetor 2023, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i dorëzoi Richard Grenellit Urdhrin e Flamurit të Serbisë, shkalla e parë.
Presidenca serbe e publikoi vetë ceremoninë dhe deklaroi se dekorata iu dha Grenellit për merita në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.¹³ Ky është dokument zyrtar serb.
Grenelli kishte qenë i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë–Serbi.
Pas largimit nga detyra shtetërore, ai vazhdoi të ishte aktiv politikisht në çështjet e rajonit, këtu duhet bërë ndarja më e rëndësishme: Richard Grenell nuk është më qeveria e Shteteve të Bashkuara. Qëndrimi i tij personal nuk mund të përdoret si sinonim i politikës zyrtare amerikane.
Qëndrimet e institucioneve amerikane duhet të maten përmes dokumenteve dhe përfaqësuesve zyrtarë. Në shkurt 2026, për shembull, në takimin ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe të ngarkuarës me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u theksua rëndësia e përfundimit të proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional për stabilitetin demokratik.¹⁴ Në prill 2026, në një tjetër takim zyrtar, u theksua rëndësia e forcimit të institucioneve demokratike dhe të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA.¹⁵ Pra, vija institucionale amerikane dhe qëndrimet e individëve amerikanë duhet të lexohen në dy plane të ndryshme. Kjo ndarje është thelbësore për të mos i atribuar Washingtonit një qëndrim vetëm sepse një ish-zyrtar amerikan e shpreh atë publikisht.

Vuçiçi, Rama, Sorosi dhe rrjetet politike
Në dekadën e fundit Serbia ka ndërtuar një politikë të jashtme që nuk kufizohet në marrëdhëniet me një qendër të vetme të fuqisë. Aleksandar Vuçiçi ka zhvilluar njëkohësisht marrëdhënie me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën. Në këtë mjedis duhet parë edhe bashkëpunimi i tij politik me kryeministrin shqiptar Edi Rama në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Në dhjetor 2021, Rama, Vuçiçi dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takuan në Tiranë për zhvillimin e “Open Balkan”. Në kuadër të takimit u parashikuan marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, qasjen në tregun e punës, identifikimin elektronik dhe çështje të tjera ekonomike.
Kosova nuk iu bashkua nismës.¹⁶
Në të njëjtin aktivitet në Tiranë ishte i pranishëm edhe Alex Soros. Agjenda e publikuar e takimit e identifikonte atë si pjesëmarrës në aktivitetet përreth samitit.¹⁷

Këto janë marrëdhënie dhe kontakte publike.
Ato nuk provojnë se Sorosi drejtonte “Open Balkan”, se Rama vepronte në emër të tij apo se Vuçiçi ishte pjesë e ndonjë strukture të kontrolluar prej tij. Mjafton të dokumentohen takimet, pjesëmarrësit dhe marrëveshjet.
Në fakt, vetë Edi Rama e kishte mbrojtur publikisht praninë e Alex Sorosit në këtë proces dhe kishte folur pozitivisht për rolin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri.¹⁸
Kjo e vendos çështjen në një kornizë më konkrete: Ballkani Perëndimor është një hapësirë ku politika shtetërore, diplomacia, biznesi, fondacionet dhe rrjetet politike ndërkombëtare takohen shpesh në të njëjtat tryeza.

Dallas dhe përputhja politike e shtatorit 2026
Në këtë kontekst merr rëndësi aktiviteti i paralajmëruar në Dallas.
Më 9 shtator 2026, organizata “Republican Serbs”, përmes nismës “Serbs for Trump”, ka paralajmëruar një aktivitet në Frankie’s Downtown në Dallas, në kuadër të “RNC Week 2026”.
Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, aktiviteti synon mobilizimin politik të komunitetit serbo-amerikan në prag të zgjedhjeve afatmesme amerikane.
Në listën e figurave të ftuara përmenden Richard Grenell, Ron DeSantis, Claudia Tenney, Abe Hamadeh, Anna Paulina Luna, Ken Paxton, Byron Donalds dhe Michael Alfonso.¹⁹
Nga vet fakti që këta emra figurojnë në listën e të ftuarve nuk do të thotë se të gjithë ata ndajnë të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës, apo se përfaqësojnë politikën shtetërore amerikane. Vetë njoftimi i organizatorëve e paraqet listën si të përbërë nga figura të ftuara dhe e lidh aktivitetin me mobilizimin e komunitetit serbo-amerikan.²⁰ Por prania e Grenellit në këtë hapësirë është politikisht domethënëse, për shkak të historisë së tij të dokumentuar me Serbinë: ai ka qenë i dërguar amerikan për dialogun Kosovë–Serbi dhe është dekoruar zyrtarisht nga Vuçiçi.
Ndërkohë, më 1 shtator 2026, ai publikisht mbështeti gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut.²¹
Pra, kemi dy zhvillime që ndodhin pothuajse në të njëjtën kohë: në Shtetet e Bashkuara, një organizatë e komunitetit serbo-amerikan organizon aktivitet politik ku përmendet Grenelli; në Kosovë, Grenelli ndërhyn publikisht në favor të një grupi deputetësh që kundërshton marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit.
Kjo është përputhja që duhet analizuar.
Jo si provë e një urdhri të fshehtë, por si një seri faktesh publike që kanë një peshë të përbashkët politike.

Isa Mustafa dhe konflikti i sotëm me trashëgiminë politike të Rugovës
Në këtë pikë rikthehet Isa Mustafa.
Historia e tij politike e lidh atë me qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit dhe me periudhën e përplasjes së Bukoshit me Rugovën. Sot ai është një prej figurave që mbështet publikisht gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtojnë kandidaturën e Sejdiut.²²
Analisti politik Seb Bytyçi ka deklaruar më 2 shtator se gjashtë deputetët janë të lidhur politikisht me Isa Mustafën dhe se grupi i tyre ka pasur më herët afërsi me struktura opozitare.²³ Kjo duhet paraqitur si deklaratë e një analisti, ajo që dokumentohet drejtpërdrejt është vetë pozicionimi politik i Isa Mustafës.

Këtu shfaqet kontrasti me trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës.
Rugova ndërtoi një projekt politik që e vendosi funksionimin e institucioneve të Kosovës në qendër të veprimit politik. Në kushtet e okupimit serb, institucionet paralele ishin mekanizëm i ruajtjes së subjektivitetit politik të Kosovës.
Sot Kosova është shtet i pavarur dhe anëtar i një sistemi institucional të konsoliduar në kushtet e një demokracie parlamentare. Për këtë arsye, parimi i funksionimit institucional nuk mund të trajtohet si çështje dytësore.
Kur një krizë politike pengon zgjedhjen e presidentit, konstituimin e institucioneve dhe funksionimin normal të shtetit, rezultati është dobësimi institucional i Kosovës.
Kjo është pikërisht ajo që e bën politikisht të rëndësishme përplasjen e shtatorit 2026.

Përfundim
Historia e Kosovës nuk mund të reduktohet në një vijë të vetme që lidh çdo aktor me një qendër të fshehtë.
Faktet tregojnë diçka më të ndërlikuar dhe, në të njëjtën kohë, më konkrete.
Në vitet ’90 ekzistonte një përplasje e dokumentuar ndërmjet Rugovës dhe Bukoshit, në një kohë kur Isa Mustafa ishte ministër i Financave në qeverinë në ekzil.²⁴
Në vitin 1999, Ibrahim Rugova u dërgua me detyrim në Beograd dhe u përdor nga regjimi i Millosheviqit për propagandë.²⁵
Në të njëjtën periudhë, Primakovi udhëtoi në Beograd në përpjekje për të ndikuar në zgjidhjen e konfliktit dhe Rusia u përplas me politikën e NATO-s.²⁶
Në vitet e mëvonshme, Serbia e Vuçiçit ndërtoi marrëdhënie me aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Richard Grenell, ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, u dekorua zyrtarisht nga presidenti serb.²⁷
Në Tiranë, Rama dhe Vuçiçi zhvilluan bashkërisht “Open Balkan”, ndërsa në aktivitetet përreth tij mori pjesë edhe Alex Soros.²⁸
Në shtator 2026, organizata “Republican Serbs/Serbs for Trump” paralajmëroi aktivitetin në Dallas, ku Grenelli figuron në mesin e figurave të ftuara.²⁹
Dhe në Kosovë, gjashtë deputetë të LDK-së – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri – kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut; Isa Mustafa i mbështeti publikisht dhe Richard Grenell doli publikisht në krah të tyre.³⁰
Këto janë faktet.
Ato nuk provojnë ekzistencën e një organizate të vetme që komandon të gjithë këta aktorë. Por ato dokumentojnë marrëdhënie, kontakte, pozicionime dhe përputhje politike që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për Kosovën.
Prandaj, ndarja kryesore duhet të jetë e qartë.

Shtetet e Bashkuara si shtet nuk janë Richard Grenell.
Politika zyrtare amerikane duhet të lexohet përmes institucioneve amerikane dhe përfaqësuesve të tyre në detyrë.
Në vitin 2026, përfaqësuesit zyrtarë amerikanë në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e konsolidimit institucional, stabilitetit demokratik dhe forcimit të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA.³¹
Grenelli, ndërkaq, vepron si individ, jo zyrtar amerikan. Marrëdhënia e tij e dokumentuar me udhëheqjen serbe dhe ndërhyrja e tij publike në krizën politike të Kosovës janë çështje që duhet të gjykohen mbi veprimet e tij konkrete.
E njëjta logjikë vlen edhe për Isa Mustafën dhe gjashtë deputetët e LDK-së.
Nuk është e nevojshme të pretendohet se ata janë pjesë e një mekanizmi të fshehtë serb. Mjafton të analizohet pasoja politike e qëndrimit të tyre: një marrëveshje që synonte të kapërcente ngërçin institucional u përball me kundërshtimin e tyre, ndërsa i njëjti qëndrim mori mbështetje publike nga Grenelli.³²
Kjo përputhje është fakt.
Dhe në një shtet që ka kaluar një luftë, një okupim, një proces të gjatë ndërkombëtar dhe një përpjekje të vazhdueshme për konsolidimin e institucioneve, faktet e tilla nuk mund të trajtohen si detaje anësore.
Sepse dobësimi institucional i Kosovës nuk është një çështje abstrakte.
Është një rezultat i ndërhyrjeve politike.
Dhe çdo rezultat që e lë Kosovën pa institucione funksionale, e dobëson aftësinë e saj për të vepruar si shtet, për të mbrojtur interesat e saj ndërkombëtare dhe për t’u përballur me strategjinë e Serbisë.
Kjo është hija që duhet parë.
Jo përmes teorive, por përmes dokumenteve, marrëdhënieve publike, deklaratave, veprimeve dhe rezultateve konkrete.

Fusnotat,
1. Reuters, “Kosovo parties strike deal to elect president, breaking deadlock”, 31 gusht 2026. Reuters raportoi marrëveshjen ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut dhe e vendosi atë në kontekstin e krizës së zgjatur politike dhe nevojës për funksionimin e institucioneve.

2. KOHA, “Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit”, 2 shtator 2026. Raportimi identifikon gjashtë deputetët: Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri.

3. Isa Mustafa, deklaratë e publikuar më 2 shtator 2026 dhe e raportuar nga mediat kosovare. Mustafa deklaroi se qëndrimi i gjashtë deputetëve ishte “i drejtë, legjitim dhe dinjitoz”.

4. Richard Grenell, postim publik në X, 1 shtator 2026, i raportuar më 2 shtator nga mediat kosovare. Grenell publikoi fotografinë e gjashtë deputetëve dhe i cilësoi ata “miq të mëdhenj të Amerikës”.

5. International Crisis Group, “Kosovo Spring”, 1 mars 1998. Raporti dokumenton qeverinë në ekzil, Bujar Bukoshin si kryeministër dhe Isa Mustafën si ministër të Financave, si dhe sistemin e kontributit prej 3 përqindësh për financimin e veprimtarisë politike, arsimit dhe shëndetësisë.

6. International Crisis Group, “Kosovo Spring”, 1 mars 1998. Raporti dokumenton se në vitin 1995 u shfaqën ndarje të forta politike ndërmjet Bukoshit dhe Rugovës dhe se në mesin e vitit 1997 u ndërprenë remitancat e huaja, ndërsa kontributet për arsim dhe shëndetësi vazhduan.

7. Po aty. Ky është burimi kryesor për të përcaktuar saktësisht natyrën e konfliktit Bukoshi–Rugova dhe rolin institucional të Isa Mustafës.

8. Raportimi i vitit 2016 mbi dokumentin e Qendrës së Inteligjencës Financiare të vitit 2012 lidhur me Fondin e Republikës së Kosovës. Burimi raporton 16 transaksione me vlerë 512,936 euro gjatë viteve 2006–2011 dhe identifikon Isa Mustafën si pjesë të bordit të UFORK-ut.

9. International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia, “Ibrahim Rugova”. Dokumenti i Tribunalit regjistron dëshminë e Rugovës se më 31 mars 1999 forcat serbe hynë në shtëpinë e tij, e vendosën nën arrest shtëpiak dhe më pas e detyruan të udhëtonte në Beograd më 2 prill 1999.

10. Po aty. Rugova dëshmoi se nuk kishte dashur të shkonte në Beograd dhe se takimi me Millosheviqin ishte përdorur kryesisht për qëllime propagandistike.

11. U.S. Department of State, dokumentacioni i marsit 1999 mbi krizën e Kosovës dhe misionin e Primakovit në Beograd; dokumentet historike amerikane regjistrojnë kthimin e Primakovit pas fillimit të bombardimeve dhe misionin e tij diplomatik në Beograd. Për kronologjinë e misionit përdoret edhe dokumentacioni i Office of the High Representative për 30 marsin 1999.

12. NIN, “Christopher Hill for NIN: Serbia will not be required to recognize Kosovo in order to join the EU”, 13 qershor 2024. Intervista dokumenton qëndrimin publik të Christopher Hill lidhur me Serbinë, Kosovën dhe perspektivën evropiane.

13. Presidenca e Republikës së Serbisë, “Uručenje odlikovanja Ričardu Grenelu”, 25 tetor 2023. Dokumenti zyrtar konfirmon se Aleksandar Vuçiçi i dha Richard Grenellit Urdhrin e Flamurit të Serbisë, shkalla e parë.

14. Presidenti i Republikës së Kosovës, “Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati”, 26 shkurt 2026. Dokumenti zyrtar thekson rëndësinë e përfundimit të proceseve kushtetuese dhe konsolidimit institucional për stabilitetin demokratik.

15. Presidenti i Republikës së Kosovës, “Acting President Haxhiu receives the Charge d’Affaires of the United States of America to Kosovo, Anu Prattipati”, 15 prill 2026. Dokumenti thekson forcimin e institucioneve demokratike dhe partneritetin strategjik Kosovë–SHBA.

16. Dokumentacioni publik dhe raportimet mbi samitin e “Open Balkan” në Tiranë në dhjetor 2021. Në takim morën pjesë Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev; u diskutuan dhe u përgatitën marrëveshje për lëvizjen e lirë, tregun e punës, identifikimin elektronik dhe çështje të tjera ekonomike. Kosova nuk iu bashkua nismës.

17. Agjenda e publikuar për takimin e “Open Balkan” në Tiranë në dhjetor 2021 dokumenton pjesëmarrjen e Alex Sorosit në aktivitetet përreth takimit.

18. Raportimi i 6 nëntorit 2021 mbi deklaratën e Edi Ramës lidhur me praninë e Alex Sorosit në aktivitetet e “Open Balkan”. Rama e vlerësoi publikisht rolin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri.

19. Njoftimi publik për aktivitetin e “Republican Serbs/Serbs for Trump” në Dallas, 9 shtator 2026. Raportimet e 4 shtatorit identifikojnë aktivitetin, vendin, orarin dhe listën e figurave të përmendura nga organizatorët.

20. I njëjti njoftim sqaron se lista e figurave është listë e të ftuarve dhe se pjesëmarrja varet nga agjenda. Për këtë arsye, artikulli nuk e paraqet pjesëmarrjen e secilit si fakt të kryer.

21. Richard Grenell, postim publik i 1 shtatorit 2026, i dokumentuar nga raportimet e 2 shtatorit.

22. Isa Mustafa, deklaratë publike e 2 shtatorit 2026 mbi qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së.

23. KOHA, “Bytyqi: 6 deputetët e LDK-së që kundërshtojnë Sejdiun janë të lidhur me Isa Mustafën, PDK-në dhe AAK-në”, 2 shtator 2026. Burimi dokumenton deklaratën e analistit Seb Bytyqi për lidhjen politike të grupit me Isa Mustafën.

24. International Crisis Group, “Kosovo Spring”, 1 mars 1998. Raporti identifikon Isa Mustafën si ministër të Financave në qeverinë e Bukoshit dhe dokumenton konfliktin politik Bukoshi–Rugova.

25. ICTY, “Ibrahim Rugova”. Dëshmia e Rugovës dokumenton arrestimin shtëpiak dhe detyrimin për të shkuar në Beograd më 2 prill 1999.

26. Dokumentacioni historik mbi misionin e Jevgeni Primakovit në Beograd gjatë luftës së Kosovës, në mars 1999. Për këtë pjesë duhet përdorur dokumentacioni bashkëkohor diplomatik, jo interpretime të mëvonshme.

27. Presidenca e Republikës së Serbisë, 25 tetor 2023. Dokumenti zyrtar konfirmon dekorimin e Richard Grenellit nga Aleksandar Vuçiçi.

28. Dokumentacioni mbi “Open Balkan” dhe agjenda e takimit të Tiranës në dhjetor 2021.

29. Njoftimi i aktivitetit “Republican Serbs/Serbs for Trump” në Dallas, 9 shtator 2026.

30. Raportimet e 2 shtatorit 2026 mbi gjashtë deputetët dhe mbështetjen publike të Richard Grenellit.

31. Dokumentacioni zyrtar i institucioneve të Kosovës mbi takimet me përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë gjatë vitit 2026, ku theksohen konsolidimi institucional, stabiliteti demokratik dhe partneriteti strategjik Kosovë–SHBA.

32. Reuters dhe raportimet e 2 shtatorit 2026 mbi marrëveshjen për Bekim Sejdiun, kundërshtimin e gjashtë deputetëve, qëndrimin e Isa Mustafës dhe reagimin publik të Richard Grenellit. R Reuters

Prishtinë,05.09.2026

SALI BERISHA RIKTHEHET NË AMERIKË: NGA “NON-GRATA” TE NJË KAPITULL I RI POLITIK Nga Frank Shkreli

Vizita e Dr. Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara nuk është thjesht një udhëtim i një politikani shqiptar përtej Atlantikut. Ajo ka një peshë të veçantë politike dhe simbolike, sepse vjen pas pesë vitesh në të cilat marrëdhënia e tij me Uashingtonin zyrtar ishte shënuar nga një prej goditjeve më të forta politike të karrierës së tij: shpallja “persona non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në maj të vitit 2021, Departamenti i Shtetit e shpalli Berishën të papërshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar për përfshirje në “korrupsion të rëndësishëm” dhe duke e lidhur masën me përdorimin e pushtetit për përfitime personale, familjare dhe politike.  Berisha i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe e ka kundërshtuar vendimin amerikan.

Pesë vjet më pas, panorama ka ndryshuar. Në qershor 2026, Departamenti i Shtetit konfirmoi se ishin dhënë përjashtime për disa persona të prekur nga masat e mëparshme të parashikuara nga neni 7031(c), duke argumentuar se këto përjashtime i shërbenin një “interesi bindës kombëtar”.  Në atë kohë, Berisha e konsideroi këtë zhvillim si fundin e një padrejtësie ndaj tij. Megjithatë, ky zhvillim nuk duhet interpretuar si një certifikatë pafajësie apo si një deklaratë amerikane se të gjitha akuzat e vitit 2021 ishin të pavërteta. Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i debatit.  Çfarë do të thotë rikthimi në Amerikë?

Berisha tashmë shkon në SHBA në një cilësi krejt tjetër nga ajo e viteve të fundit: Ai po viziton Amerikën javën që vjen si kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës shqiptare.  Pjesëmarrja e tij në një aktivitet të Partisë Republikane amerikane dhe takimet me shqiptarët e Amerikës i japin vizitës së tij një dimension të dyfishtë. Nga njëra anë është marrëdhënia e tij me politikën amerikane. Nga ana tjetër është marrëdhënia e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan, i cili historikisht ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Për Berishën dhe mbështetësit e tij, rikthimi në SHBA është një moment simbolik: një politikan që për vite nuk mund të shkelte në territorin amerikan tani është përsëri atje.  Është e kuptueshme që kjo të interpretohet prej tyre si një fitore politike.  Por një analizë serioze duhet të ndalet këtu dhe të bëjë dallimin midis heqjes së një pengese për hyrjen në SHBA dhe një mbështetjeje zyrtare të administratës amerikane për Sali Berishën ose Partinë Demokratike.  Këto janë dy gjëra të ndryshme.

Dhe ky dallim është i rëndësishëm pikërisht për të mos e kthyer analizën politike në propagandë.

Mbështetësit e Berishës kanë arsye ta shohin vizitën me optimizëm.

Për pesë vite, “non grata” amerikane ishte përdorur si argument politik kundër tij. Ajo ndikoi në marrëdhëniet e tij me faktorë politikë brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe u bë një prej temave kryesore të përplasjes brenda së djathtës shqiptare.  Tani situata ka ndryshuar. Berisha mund të udhëtojë në SHBA, të marrë pjesë në aktivitete politike dhe të takohet me përfaqësues të diasporës.  Për demokratët shqiptarë, ky është padyshim një zhvillim që krijon hapësirë të re politike. Por mbi të gjitha, është një test.  Sepse pyetja nuk është vetëm nëse Berisha mund të rikthehet fizikisht në Amerikë.  Pyetja është nëse ai mund të ndërtojë një marrëdhënie të re, të qëndrueshme dhe institucionale me Uashingtonin zyratr. E kjo nuk arrihet me fotografi, as nuk arrihet me deklarata triumfaliste.  Dhe për më tepër, nuk përcaktohet nga një vizitë e vetme.

Ndërkohë që kundërshtarët e Berishës kanë një argument po aq të rëndësishëm duke thenë se politika amerikane nuk duhet interpretuar përmes optikës së politikës së brendshme shqiptare.  Fakti që një masë udhëtimi është hequr nuk do të thotë domosdoshmërisht se SHBA-ja ka ndryshuar çdo vlerësim që ka pasur për periudhën e gjatë të veprimtarisë politike të Berishës.  Po kështu, pjesëmarrja në një aktivitet të Partisë Republikane amerikane nuk është automatikisht një mbështetje e administratës amerikane për Partinë Demokratike shqiptare. Kjo duhet thënë qartë. Historikisht, partitë politike amerikane kanë marrëdhënie ndërkombëtare dhe lidhje me parti simotra në vende të ndryshme. Një ftesë, një takim apo një pjesëmarrje në një aktivitet politik është me rëndësi, por nuk duhet ekzagjeruar.

Por ka edhe një element tjetër në këtë mes e që është diaspora shqiptaro=-amerikane.  Ndoshta një nga aspektet më interesante të kësaj vizite është takimi i Berishës me diasporën shqiptare në Amerikë.

Për dekada, shqiptarët e Amerikës kanë qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm të çështjeve shqiptare. Ata kanë ndërtuar ura me institucionet amerikane dhe kanë ndikuar në mënyra të ndryshme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.  Pikërisht për këtë arsye, çdo lider shqiptar që shkon në SHBA duhet ta shohë diasporën jo thjesht si një elektorat jashtë kufijve të Shqipërisë, por si një pjesë të rëndësishme të lidhjes historike shqiptaro-amerikane.  Berisha ka një histori të gjatë marrëdhëniesh me komunitetin shqiptaro-amerikan. Takimi me diasporën, në këtë kuptim, mund të jetë edhe më i rëndësishëm se një pjesë e takimeve politike.  Sepse një lider opozitar shqiptar që kërkon të rikthehet në pushtet ka nevojë jo vetëm për mbështetje brenda Shqipërisë, por edhe për të treguar se mund të ndërtojë marrëdhënie serioze, institucionale dhe të besueshme me aleatët strategjikë të vendit.

Një pyetje e rëndësishme është nëse kjo përben vërtetë një “rehabilitim” i Berishës nga administrata amerikane?  Ma merr mendja se kjo është pyetja që do të dominojë debatin në Tiranë.  Përgjigjja ime do të ishte se nuk duhet nxituar.  Po, heqja e pengesës për hyrjen në SHBA është një fakt i rëndësishëm. Vizita e Berishës në Amerikë është një fakt tjetër i rëndësishëm.  Pjesëmarrja e tij në një aktivitet të së djathtës amerikane është gjithashtu një zhvillim që meriton vëmendje. Por nga këto fakte nuk mund të nxirret automatikisht përfundimi se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një “vulë” politike për Berishën.  Në të njëjtën kohë, do të ishte po aq e pasaktë të pretendohej se vizita nuk ka asnjë rëndësi.

Ka rëndësi. Dhe jo pak.

Sepse një lider i opozitës shqiptare po rikthehet në një vend ku për pesë vite kishte qenë i ndaluar të udhëtonte.  Një kapitull i ri, por jo domosdoshmërisht, një faqe e bardhë.   Sali Berisha është një nga figurat më të rëndësishme dhe më të debatueshme të historisë politike shqiptare të tri dekadave të fundit.  Ai ka qenë president, kryeministër, themelues dhe lider historik i së djathtës shqiptare dhe sot është përsëri në krye të opozitës.  Prandaj, rikthimi i tij në SHBA nuk mund të ndahet nga kjo histori.  Por politika është edhe art i përshtatjes me rrethanat e reja.

Berisha ka një mundësi për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet me Uashingtonin.  Nëse do të jetë vërtet një kapitull i ri, këtë nuk do ta përcaktojë ceremonia e pritjes, një konferencë, një fotografi apo një takim.  Do ta përcaktojnë kontaktet e ardhshme, mesazhet politike, marrëdhëniet institucionale dhe rezultatet konkrete. Në këtë kuptim, vizita e Berishës në Amerikë duhet parë me interes, por edhe me maturi.

As si triumf i pakushtëzuar. As si një vizitë pa rëndësi. Por si një mundësi për një fillim të ri. Dhe ndoshta ky është aspekti më interesant i gjithë kësaj historie:  A do të jetë rikthimi i Sali Berishës në Amerikë thjesht rikthimi i një politikani që tani mund të udhëtojë përsëri në SHBA, apo fillimi i një marrëdhënieje të re politike me Uashingtonin zyrtar?

Besoj se përgjigjen nuk do ta japë kjo vizitë.  Përgjigjen do ta japë ajo që do të ndodhë pas saj.

 

Frank Shkreli

Vetëm në Shqipëri ndodh që mësimdhënës universitetesh shprehen aktivisht dhe vazhdimisht kundër protestave- Nga ARBEN KALLAMATA

Vetëm në Shqipërinë e sotme ndodh që mësimdhënës universitetesh me shumicë shprehen aktivisht dhe vazhdimisht kundër protestave të të rinjve dhe në mbështetje të korrupsionit.

Zakonisht auditorët e universiteteve janë mjedise ku farkëtohet mendimi më i përparuar intelektual i kohës, ku pedagogët e shohin të arsyeshme të ushqejnë standardet më të larta morale te të rinjtë që kanë përballë.

Edhe në vitin 1990të, megjithë shtypjen e egër komuniste, pjesa më e madhe e pedagogëve u rreshtuan krah studentëve protestues.

Të tjerët, më së shumti, heshtën.

Ndërsa sot në rrjetet sociale sheh një tufë mjeranësh që mbrojnë me fanatizëm një klasë politike të paskrupullt, të korruptuar deri në palcë, një sistem ekonomik e shoqëror të bazuar te krimi dhe vjedhja e hapur, një kalbëzim të të gjitha vlerave morale.

Është sistemi që i ka lidhur të gjithë punonjësit e administrates shtetërore, përfshirë edhe rrogëtarët e universiteteve, me vargonjtë e varësisë së plotë ekonomike dhe prej të cilëve as ata që e mbajnë veten për intelektualë nuk guxojnë të shkëputen.

Ndaj, me të njëjtin zell si edhe ata sahanlëpirësit që zenë karriget e parlamentit jo të zgjedhur nga populli por të emëruar nga kreu i partisë, ata zbatojnë urdhërat e kryebanditit që i mban të prangosur.

Për të ardhur keq.

 

PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT- Nga Refik HASANI

 

Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë e autoktonë në Serbi

 

 

Pasivizimi, fshirja ose pezullimi i adresave të banimit të qytetarëve shqiptar në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është bërë një çështje tepër serioze e të drejtave themelore të njeriut, të drejtave kolektive, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik i institucioneve.

 

Kjo praktikë nuk duhet parë vetëm si një çështje teknike apo administrative, kur zbatimi i saj prek në mënyrë të veçantë shqiptarët etnik e autokton dhe jan prekur e përballen me vështirësi të shumta,  dhe tani jemi në procese të bazuara për të kundërshtuar vendimet administrative të pasivizimit, kështu lind një shqetësim i ligjshëm për diskriminim dhe për cenimin e ushtrimit efektiv të të drejtave themelore dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi.

 

Si pasoj e gjithë këtij spastrimi etnik-lexo diskriminim  që quhet pasivizim, bazuar në hulumtimin  ku sipas Ligjit mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin  (’’Gazeta Zyrtare e RS”), [1] me nr. 87/2011,që po vazhdon të zbatohet në mënyrë selektive e diskriminuese që na targetojnë vetëm neve shqiptarëve etnik e autokton në Serbi, dhe për të cilën kërkohet nga  BE-ja, të ndalojn këto praktika margjinalizuese e diskriminuese të bëjn trysni dhe ky Ligj  të ndryshohet, mbrenda  kësaj legjislatutra të Parlamentit të Serbisë, pasi është në kundërshtim me të gjitha aktet dhe konventa Evropiane dhe ndërkombëtare[2].

 

Kjo praktikë nuk duhet kuptuar e trajtuar thjesht si një procedurë administrative për verifikimin e vendbanimit. Serbia, pasivizimin  po zbatohet në mënyrë të njëanshme, disproporcionale,  ose pa mundësi efektive për kundërshtim ligjor, (në shumë raste të pasivizuarve fare nuk ju lëshohen vendime, mbi pasivizimin e adresave), kjo prodhon pasoja të drejtpërdrejta mbi pamundësin e ushtrimin e të drejtave civile, politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptar etnik e autokton në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë. Pikërisht për këtë arsye, çështja e pasivizimit të adresave në në këtë Krahinë kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet evropiane dhe mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive.

 

Pasivizimi i adresave dhe i vendbanimit ka rëndësi të madhe në marrëdhëniet e qytetarit me administratën publike dhe në ushtrimin praktik të një sërë të drejtash. Kur një qytetari i pasivizohet adresa, mund të shfaqen pengesa serioze në dokumentacionin personal, në dëshmimin e vendbanimit, në ushtrimin e të drejtës së votës dhe në procedura të tjera administrative.

 

Sa është numri i qytetarëve shqiptar etnik e autokton në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë i të pasivizuarve, dhe numri në raport me shtetasit e tjerë në Serbi? 

Numri i të pasivizuarve, fare nuk dihet zyrtarisht, pasi ka  një munges të pashembullt të transparencës, ndihet një munges e qasjes për të pasur një statistikë të pubikuar zyrtare.  Bazuar në shenime dhe statistikë jo  të verifikuar sakt, del konstatimi i mbështetur në disa të dhëna nga Shoqata shqiptare  që jan marr aktivisht me pasivizimin del  se çdo i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Komuna e Preshevës, Medvegjës,  dhe Bujanocit-është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u pasivizuar adresat. Kur kësaj i shtojm edhe shqiptarët etnik e autokton, që jan jashta këtyre 3 komunave, del se numri i shtetasëve të Serbisë nga përkatësia nacionale e shqiptarëve jan mbi 50-70 mijë qytetar të pasivizuar, jan  fshirë nga rexhistrat civil-jan  pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat. Me pasivizimin e adresave, si një spastrim etnike me mjetet administrative, është  prekur më së shmti Komuna e  Medvegjës, sipas të dhënave rezultojn se  85 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në Komunën e Medvegjës, kurse në Bashkësin Lokale të Zarbicës dhe Bashkësin Lokale të Muhocit,rezultojn se mbi 80 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në këto 2 Bashkësi Lokale që njihet si  Malësi e Bujanocit.

Pasivizimi rrezikon  në përfaqësimin proporcional e demokratik të shqiptarëve në Serbi

Një nga aspektet më shqetësuese është ndikimi i mundshëm i pasivizimit mbi pjesëmarrjen politike të shqiptarëve, për të ushtruar të drejtën ligjore të votës, dhe për të qen i votuar. Nëse qytetarë të regjistruar më parë në një komunë nuk figurojnë më me adresë aktive dhe kjo ndikon në regjistrimin ose ushtrimin e të drejtës së votës, atëherë pasojat nuk janë më vetëm individuale, kalojn dhe jan edhe kolektive, dhe:

  1. zvogëlimi artificial i popullsisë,
  2. shpërndarjen e burimeve dhe buxheteve publike/Ndikimi në buxhet dhe investime/,
  3. rrezikimi i përdorimit të gjuhës dhe simboleve,
  4. pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale,Këshillin Kombëtar Shqiptar  dhe zgjedhje parlamentare,
  5. përfaqësimin proporcional në Polici, Gjykatë, Prokurori, dhe institucione lokale dhe qendrore,
  6. vendimmarjen, peshën institucionale të shqiptarëve etnik dhe autokton,

Për këtë arsye, duhet  një transparencë[3], përmesë një statistike zyrtare e  të dokumentuar e ndryshimeve në numrin e qytetarëve me adresë aktive dhe e ndikimit të tyre në proceset zgjedhore dhe institucionale.

 

Çështja e pronës dhe e të drejtave pasurore që barten e trashëgohen

Çështja e pronës dhe e trashëgimisë, paraqet vështirësi të lartë administrative që prek dokumentacionin personal, dëshmimin e vendbanimit apo qasjen në procedura administrative mund të krijojë e shfaqë probleme serioze praktike për qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre që trashëgohen e barten. Pasivizimi i adresës duhet kuptuar dhe shqyrtuar  edhe nga ky prizëm prandaj është e domosdoshme që institucionet të publikojn dhe garantojnë se pasivizimi i adresës nuk përdoret në mënyrë që qytetarëve t’u krijohen pengesa të pajustifikuara në mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre pronësore të trashëguara.

 

Përmes heshtjes administrative-Serbia rrezikon shpopullimin e shqiptarëve, si  një spastrim etnik-diskriminim

Bashkimi Evropian, do të duhej të kupton se pasivizimi i adresave është duke prodhuar një efekt të prekshëm, si të tillë që qytetarët shqiptar etnik e autokton po largohen në heshtje dhe administrativisht nga vendbanimet dhe lokalitetet e  tyre, edhe atëherë kur ata vazhdojnë të kenë lidhje reale me këto vendbanime. Një praktikë e tillë po zhvillohet në përmasa të mëdha dhe po prek e dëmton kryesisht nacionalitetin shqiptar në Serbi, kjo është domosdoshmëri se duhet të hetohet se kemi të bëjmë me një mekenzëm shtetëror, drejtpërdrejt apo tërthorazi, kontribuon në dobësimin demografik, politik dhe institucional të Shqiptarëve enik e autkton. Prandaj, termi shpopullim administrativ, i quajtur në gjuhën zyrtare si pasivizim  i adresave meriton vëmendje dhe pasi është një shqetësim  serioz.

 

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, jan duke kërkuar në realizim të drejtës se  çdo procedurë administrative të zbatohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe jodiskriminuese.

 

Mbështeturse çdo i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Krahina  e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që jan pasivizuar adresat, ky numër po e humbim statusin aktiv të adresës.

 

Si rrjedhoj e pasivizimit të adresave, po përballemi me pengesa në dokumentacion, në pjesëmarrjen politike apo në marrëdhëniet me institucionet publike, atëherë lind nevoja për një hetim të pavarur. Nuk mjafton që një praktikë të jetë e parashikuar formalisht me ligj. Ajo duhet të jetë edhe në përputhje me parimet e barazisë, proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mosdiskriminimit, që jan të zbatueshme edhe nga BE-ja.

 

Mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces i pasivizimit të adresave, e ka trajtuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë, dhe në bazë të grumbullimit të emrave është krijuar, punuar  një rexhistër, si data bazë, një statistik  e përafërt, ku jan evidentuar në bazë të vullnetit të secilit, me emra dhe mbiemra, dhe shenime përkatëse mbi   të pasivizuarit[4].

Pasojat e pasivizimit të adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik

Një qytetar që përballet me pasivizimin e adresës mund të hasë vështirësi në marrëdhëniet e tij me institucionet shtetërore.Ndër pasojat që duhet të analizohen me kujdes janë:

  1. vështirësitë në pajisjen ose përditësimin e dokumenteve personale,
  2. pengesat në dëshmimin e vendbanimit,
  3. ndikimi mbi regjistrimin në listat zgjedhore dhe ushtrimin e të drejtës së votës,
  4. vështirësitë në procedura administrative dhe juridike,
  5. ndikimi i mundshëm në qasjen në shërbime publike dhe sociale,
  6. pasojat në marrëdhëniet pronësore dhe në procedurat që kërkojnë dëshmimin e statusit dhe adresës së banimit,
  7. Pamundësia për pronësi dhe punësim,
  8. Problemet me lirinë e lëvizjesetj

Këto pasoja duhet shqyrtuar[5]rast pas rasti dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Pasi pasivzimi  është duke prekur në mënyrë disproporcionale, vetëm shiqiptarët etnik e autkton, si  të një  etnikumi të caktuar, atëherë kemi një diskriminim shumë më të gjerë se një procedurë administrative.

 

Serbia i bartë të gjitha përgjegjësit mbi pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik

Pasivizimi i adresave ka ndikuar gjithashtu në zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet lokale, duke sjellë një përkeqësim të dukshëm të situatës demografike dhe shoqërore në Rajon, ka krijuar një ambient të pasigurisë për shumë individë dhe familje shqiptare, jemi të privuar nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike, ka për qëllim të reduktojë ndikimin e pakicës shqiptare në Serbi. Pasivizimi i adresave cilësohet si një mjet që ndihmon në arritjen e qëllimeve politike të autoriteteve serbe për të kontrolluar dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të këtyre 3 komunave. Republika e Serbisë duhet të sigurojë që të gjitha procedurat administrative të jenë transparente,[6] të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike.Çdo qytetar duhet të ketë, të drejtën,si të:

  1. informohet për arsyen e pasivizimit,
  2. ketë qasje në vendimin administrative,
  3. për ankim dhe shqyrtim gjyqësor efektiv në gjitha instancat gjyqësore,
  4. për trajtim me proritet të lëndëve dhe tretman të barabartë,
  5. që vendbanimi i tij real të merret seriozisht në procedurat administrative.

Pa këto garanci, krijohet pasiguri juridike dhe dobësohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.

 

Bashkimi Evropian,  ka përgjegjësi mbi pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik në Serbi

Bashkimi Evropian nuk duhet ta trajtojë këtë çështje vetëm si një problem të brendshëm administrativ të Serbisë.

Respektimi i të drejtave të njeriut, respektomi i të drejtave kolektive, sundimi i ligjit, mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces të pasivizimit të adresave,mosdiskriminimi dhe mbrojtja efektive e pakicave kombëtare janë pjesë e standardeve evropiane.Prandaj, institucionet e Bashkimit Evropian duhet të kërkojnë nga autoritetet më të larta  serbe,si:

  1. publikimin e të dhënave të plota për numrin e adresave të pasivizuara në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
  2. transparencë mbi kriteret dhe procedurat e përdorura për pasivizim,
  3. analizë të ndikimit të kësaj praktike mbi shqiptarët etnik e autokton,
  4. sigurimin e mjeteve efektive juridike për qytetarët e prekur,
  5. monitorim të pavarur në zbatimin e kësaj procedure,
  6. dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shqiptarëve  në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

 

 

 

 

Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është një çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës

Çështja e shqiptarëve etnik e autokton të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të politikës së brendshme të Serbisë. Po ashtu përmesë kësaj trajtese të hulumtuar  shfrytëzoj rastin të apeloj, meqë tani informacionet e themelore e të nevojshme i posedon BE-ja, pasi është alarmuar  e sinjalizuar dhe do të duhej ndërmarrë veprime konkrete e emergjente duke ngritur një Komision i ngarkuar për hetimin e pasivizimit, të ndalojnë menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar e garantuar paraqitjen e numrit të sakt  të pasivizuarave.

Jo standarde të dyfishta

Bashkimi Evropian, nuk mund të ketë standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve.Nëse  kërkon respektimin e të drejtave të një komuniteti në një pjesë të rajonit, të njëjtat parime duhet të zbatohen edhe për shqiptarët etnik e autokton edhe në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.Të drejtat e njeriut nuk mund të varen nga përkatësia etnike, nga vendndodhja gjeografike apo nga interesat politike të momentit.

Një Evropë e bazuar në sundimin e ligjit duhet të jetë konsistente në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë komuniteteve. Ajo lidhet drejtpërdrejt me parimet evropiane të demokracisë, të drejtave të njeriut, mbrojtjes së pakicave dhe sundimit të ligjit. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian duhet të tregojë interes të veçantë dhe të kërkojë të dhëna të verifikueshme, transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Pasivizimi i adresave në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe gjithëandej në Serbi nuk duhet të trajtohet thjesht si një procedurë administrative. Pasi  zbatimi i tij prek në mënyrë disproporcionale vetëm shqiptarët etnik e autokton, ai cenonë jo vetëm të drejtat individuale të qytetarëve-si të drejtën për pjesëmarrje politike dhe qasje efektive në shërbime publike-por edhe të drejtat kolektive të  shqiptarëve të kësaj Krahine, duke ndikuar në përfaqësimin politik, strukturën demografike dhe realizimin e barabartë të të drejtave proporcionale. Për këtë arsye, pasivizimi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë, të pa anshëm të ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës, monitorim ndërkombëtar dhe mosdiskriminimit, nuk duhet të mjaftohemi me deklarata politike, BE-ja, do të duhej kërkon zyrtarisht nga Serbia, si:

 

  1. Sa shtetas të Serbisë në përgjithësi, ju është pasivizuar adresa,
  2. Sa shtetas të Serbisë,nga nacionaliteti shqiptar  ju është pasivizuar adresa,
  3. Sa është përpjestimi i qytetarëve shqiptar-në raport me nacionalitetet tjera në Serbi,
  4. Cila është pasqyra e sipas vendbanimeve dhe lokaliteteve, të qytetarëve që jan pasivizuar,
  5. Mbi çfarë kriteresh janë pasivizuar adresat,
  6. Sa qytetarë (sipas përkatësisë nacionale),  kanë parashtruar ankimim në Institicionin e Avokatit të Popullit, kan apeluar,në Gjykatën Supreme, Kushtetuese, Gjykatën  e Strasburgut,
  7. Sa vendime janë rrëzuar nga instancat e gjyqësore,

 

Çfarë ndikimi ka pasur kjo praktikë në listat zgjedhore dhe në përfaqësimin proporcional, dhe mbi të gjitha:

A po zbatohet kjo praktikë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, apo po prodhon një efekt disproporcional ndaj shqiptarëve të krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

 

Kështu Serbia, të ndëshkohet për këto veprime, gjithë të pasivizuarve t’ju kthehen adresat, mbrenda këtij viti kalendarik  dhe të kompenzohen për dëmet e shkaktuara, për këto vite. Pastrimi etnik, përmesë pasivizimit është një  diskrinimim klasik, po ndryshon strukturën etnike, formë e legalizimit të pastrimit etnik,është shkelje është në kundërshtim të gjitha dispozitave ligjore ndërkombetare.

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk kërkojnë privilegje,kërkojnë barazi para ligjit, siguri juridike, mbrojtje të të drejtave individuale dhe kolektive  dhe trajtim të barabartë me çdo qytetar tjetër nga BE-ja.Janë standarde themelore të një shoqërie demokratike dhe të një Evrope që pretendon se respekton të drejtat e njeriut dhe të drejta Kolektive.

 

Më 3 shtator 2026

 

 

Duke përdorur një qasje studimore, vështrimi  argumenton se veprimi  i Serbisë,  prodhon efekte të dëmshme dhe përbën shkeljen e të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj  me të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.

*Autori, përveç këtij vështrimi, ka realizuar edhe një studim më të gjerë si hulumtim mbi pasivizimin e adresave-si një  formë e spastrimit etnik-diskriminim, i prezantuar në trajtesa dhe kumtesa shkencore. Vështrimi përfshin referenca kredibile për temën  e trajtuar, që jan edh burimet kryesore nga hulumtimi mbi pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si spastrimin etnik-diskriminimin sistematik.

 

[1]https://www.paragraf.rs/propisi/zakon_o_prebivalistu_i_boravistu_gradjana.html,

[2] Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut,  Deklaratën Universale për të drejta e njeriut,Konventën Evropiane për  mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore  të njeriut dhe protokollit të saj, Konventën Ndërkombëtare  për të drejtat civile e politike  dhe protokollit të saj, Konventën Kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen Pakicave Kombëtare, Konventën për të drejtat e fëmijës, Konventën për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor,

[3] zakona o državnoj upravu (Sl..GLASNIK R.Srbije br.79/05 i 10/07),

[4] https://pasivizimi.com/,

[5]Zakona o ministarstvima R.Srbije (Sl.Glasnik R.Srbije br.16/11),

[6]Zakona o opštem upravnom postupku (Sl.glasnik R.Srbije’’ br.18/16).

Rreziku i Anarkisë së Dirigjuar: Si e Shndërron një Autokrat Krizën Politike në Mekanizëm Mbijetese? Nga Kastriot Haxhiaj

Kur një regjim përballet njëkohësisht me presion të vazhdueshëm protestash, dosje korrupsioni të pambyllura dhe sinjale se mbrojtja diplomatike perëndimore po dobësohet, logjika e pushtetit ndryshon në themel.

Për një autokrat të konsoliduar, humbja e postit nuk është thjesht një rotacion politik i zakonshëm, por një kërcënim ekzistencial, ndaj shteti i nënshtrohet tërësisht llogjikës së mbijetesës personale të drejtuesit.

Për të mbrojtur pushtetin dhe imunitetin që vjen me të, aparati në fuqi nuk zgjedh konfliktin e hapur, i cili do të tërhiqte reagim të shpejtë ndërkombëtar. Në vend të kësaj, përdoret një krizë e projektuar me kujdes, një “anarki të kontrolluar”, me qëllim që të neutralizojë opozitën, të dekurajojë qytetarët dhe, njëkohësisht, t’i paraqitet kancelarive perëndimore si i vetmi garantues i mundshëm i stabilitetit rajonal.

Kjo strategji zbatohet përmes pesë boshteve kryesore taktike.

Provokimi i dhunës së kontrolluar dhe krijimi i një “rreziku ekstremist”

Në vend që protestat të shtypen frontalisht, strukturat e sigurisë lejojnë, ose vetë provokojnë, incidente të shkallëzuara. Përdorimi i elementëve të infiltruar për të sulmuar institucione apo kordonë policorë i shërben një qëllimi të qartë, ndryshimit të menjëhershëm të narrativës publike.

Përmes kësajj alibie, një protestë qytetare kundër korrupsionit paraqitet si “tentativë për destabilizim të dhunshëm”. Kjo u jep autoriteteve bazë ligjore dhe politike për të vendosur masa të jashtëzakonshme, për të ndaluar tubime, për të ushtruar presion mbi organizatorët dhe për të goditur strukturat organizative të opozitës.

Fabrikimi i një kërcënimi të jashtëm dhe i “sulmit hibrid”

për të zhvendosur vëmendjen nga pakënaqësitë e brendshme dhe kërkesat e opozitës, regjimi ndërton ose përshkallëzon narrativa sigurie rajonale. Përmes kanaleve jozyrtare me aktorë të tjerë rajonalë, mund të koordinohen ose të nxiten tensione në pika të ndjeshme.

Kësaj i shtohet cilësimi i opozitës si instrument i financuar apo i drejtuar nga aktorë të huaj armiqësorë. Duke e paraqitur veten “nën sulm hibrid”, pushteti bën thirrje për unitet kombëtar, ndërsa rivalët politikë stigmatizohen si rrezik për sigurinë e vendit.

Aktivizimi i strukturave paralele dhe presioni asimetrik

Aty ku forcat zyrtare të rendit hezitojnë ose krijojnë kosto imazhi në Perëndim, hyjnë në lojë strukturat informale të pushtetit, rrjete të lidhura me shërbimet e inteligjencës, segmente private sigurie dhe aktorë të krimit të organizuar.

Këto përdoren për të shantazhuar figura të opozitës, për të penguar veprimtarinë e saj në terren dhe për të kontrolluar nyje kyçe urbane.

Instrumentalizimi i drejtësisë dhe goditja selektive

Për të goditur rivalët pa humbur fasadën e “reformave” përpara vëzhguesve ndërkombëtarë, aparati shtetëror e përdor drejtësinë si armë asimetrike. Përmes dosjeve të përzgjedhura dhe rrjedhjeve të kontrolluara nga inteligjenca, synohen figura financiare dhe politike të opozitës, si dhe media kritike.

Masa izoluese ndaj drejtuesve të opozitës, kufizimi i lëvizjes së tyre apo hapja e proceseve gjyqësore pa fund të parashikueshëm synojnë kapitullimin e drejtimit politik të lëvizjes opozitare, duke e lënë atë pa koordinim operativ në terren.

Dilema e rreme për Perëndimin: “Unë ose kaosi”

Rezultati strategjik i gjithë kësaj nuk është vetëm kontrolli i brendshëm, por vendosja e aleatëve perëndimorë përpara një dileme cinike: “unë ose vakumi”. Duke e paraqitur opozitën si element të rrezikshëm e të paparashikueshëm, pushteti paraqet veten si i vetmi faktor që parandalon kaosin. Qëllimi është që kancelaritë perëndimore të zgjedhin stabilitetin afatshkurtër në vend të standardeve demokratike. (Photo courtesy Balkanweb)

Rreziku i Anarkisë së Dirigjuar: Si e Shndërron një Autokrat Krizën Politike në Mekanizëm Mbijetese?- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

 

Kur një regjim përballet njëkohësisht me presion të vazhdueshëm protestash, dosje korrupsioni të pambyllura dhe sinjale se mbrojtja diplomatike perëndimore po dobësohet, logjika e pushtetit ndryshon në themel.

Për një autokrat të konsoliduar, humbja e postit nuk është thjesht një rotacion politik i zakonshëm, por një kërcënim ekzistencial, ndaj shteti i nënshtrohet tërësisht llogjikës së mbijetesës personale të drejtuesit.

Për të mbrojtur pushtetin dhe imunitetin që vjen me të, aparati në fuqi nuk zgjedh konfliktin e hapur, i cili do të tërhiqte reagim të shpejtë ndërkombëtar. Në vend të kësaj, përdoret një krizë e projektuar me kujdes, një “anarki të kontrolluar”, me qëllim që të neutralizojë opozitën, të dekurajojë qytetarët dhe, njëkohësisht, t’i paraqitet kancelarive perëndimore si i vetmi garantues i mundshëm i stabilitetit rajonal.

Kjo strategji zbatohet përmes pesë boshteve kryesore taktike.

Provokimi i dhunës së kontrolluar dhe krijimi i një “rreziku ekstremist”

Në vend që protestat të shtypen frontalisht, strukturat e sigurisë lejojnë, ose vetë provokojnë, incidente të shkallëzuara. Përdorimi i elementëve të infiltruar për të sulmuar institucione apo kordonë policorë i shërben një qëllimi të qartë, ndryshimit të menjëhershëm të narrativës publike.

Përmes kësajj alibie, një protestë qytetare kundër korrupsionit paraqitet si “tentativë për destabilizim të dhunshëm”. Kjo u jep autoriteteve bazë ligjore dhe politike për të vendosur masa të jashtëzakonshme, për të ndaluar tubime, për të ushtruar presion mbi organizatorët dhe për të goditur strukturat organizative të opozitës.

Fabrikimi i një kërcënimi të jashtëm dhe i “sulmit hibrid”

për të zhvendosur vëmendjen nga pakënaqësitë e brendshme dhe kërkesat e opozitës, regjimi ndërton ose përshkallëzon narrativa sigurie rajonale. Përmes kanaleve jozyrtare me aktorë të tjerë rajonalë, mund të koordinohen ose të nxiten tensione në pika të ndjeshme.

Kësaj i shtohet cilësimi i opozitës si instrument i financuar apo i drejtuar nga aktorë të huaj armiqësorë. Duke e paraqitur veten “nën sulm hibrid”, pushteti bën thirrje për unitet kombëtar, ndërsa rivalët politikë stigmatizohen si rrezik për sigurinë e vendit.

Aktivizimi i strukturave paralele dhe presioni asimetrik

Aty ku forcat zyrtare të rendit hezitojnë ose krijojnë kosto imazhi në Perëndim, hyjnë në lojë strukturat informale të pushtetit, rrjete të lidhura me shërbimet e inteligjencës, segmente private sigurie dhe aktorë të krimit të organizuar.

Këto përdoren për të shantazhuar figura të opozitës, për të penguar veprimtarinë e saj në terren dhe për të kontrolluar nyje kyçe urbane.

Instrumentalizimi i drejtësisë dhe goditja selektive

Për të goditur rivalët pa humbur fasadën e “reformave” përpara vëzhguesve ndërkombëtarë, aparati shtetëror e përdor drejtësinë si armë asimetrike. Përmes dosjeve të përzgjedhura dhe rrjedhjeve të kontrolluara nga inteligjenca, synohen figura financiare dhe politike të opozitës, si dhe media kritike.

Masa izoluese ndaj drejtuesve të opozitës, kufizimi i lëvizjes së tyre apo hapja e proceseve gjyqësore pa fund të parashikueshëm synojnë kapitullimin e drejtimit politik të lëvizjes opozitare, duke e lënë atë pa koordinim operativ në terren.

Dilema e rreme për Perëndimin: “Unë ose kaosi”

Rezultati strategjik i gjithë kësaj nuk është vetëm kontrolli i brendshëm, por vendosja e aleatëve perëndimorë përpara një dileme cinike: “unë ose vakumi”. Duke e paraqitur opozitën si element të rrezikshëm e të paparashikueshëm, pushteti paraqet veten si i vetmi faktor që parandalon kaosin. Qëllimi është që kancelaritë perëndimore të zgjedhin stabilitetin afatshkurtër në vend të standardeve demokratike. (Photo courtesy Balkanweb)

NGA PARALAJMËRIMI TE REAGIMI: GJKKO, MEDIA DHE BETEJA PËR TRANSPARENCËN- Nga Frank Shkreli

Kufizimet e reja ndaj medias nga GJKKO – një shqetësim që e ngrita më 6 gusht dhe që sot kërkon vëmendjen e të gjithëve
Më 6 gusht, në një shkrim të botuar në Gazeta Telegraf, trajtova kufizimet e reja që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – GJKKO – kishte vendosur ndaj medias. Titulli i atij shkrimi ishte njëkohësisht edhe pyetja që shtroja: “Një drejtësi që vepron me integritet nuk ka arsye t’i frikësohet transparencës!?”
Sot, pas reagimit të kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipës, mendoj se është e nevojshme t’i rikthehem kësaj teme.  Jo për të përsëritur atë që kam shkruar më parë, por sepse zhvillimet e fundit tregojnë se shqetësimi nuk ishte thjesht teorik. Çështja e kufizimeve ndaj gazetarëve dhe e mënyrës se si media do të mund të ndjekë e të raportojë mbi veprimtarinë e GJKKO-së është bërë tashmë një problem publik që kërkon debat dhe sqarim. Reagimi i Aleksandër Çipës është i prerë. Në cilësinë e kryetarit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, ai ka kundërshtuar kufizimet e reja, duke i konsideruar ato të papranueshme për median dhe duke paralajmëruar se Unioni do t’i kundërshtojë ato në rrugët institucionale dhe ligjore. Dhe këtu duhet të ndalemi se nuk bëhet fjalë për privilegje të gazetarëve. Bëhet fjalë për të drejtën e publikut për t’u informuar. GJKKO nuk është një institucion çfarëdo. Aty trajtohen çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, procese që shpesh kanë një interes të jashtëzakonshëm publik dhe që prekin drejtpërdrejt jetën politike e shoqërore të vendit.
Në këto rrethana, transparenca nuk duhet të shihet si një barrë për drejtësinë, se transparenca është pjesë e besimit te drejtësia. Sigurisht, një gjykatë ka të drejtë të vendosë rregulla për funksionimin e saj. Duhet të garantojë rendin në sallë, sigurinë e pjesëmarrësve dhe zhvillimin normal të proceseve. Askush nuk e kundërshton këtë. Por pyetja është deri ku mund të shkojnë këto kufizime pa cenuar të drejtën e medias për të informuar publikun? Kjo është çështja që duhet diskutuar. Kur gazetarëve u vendosen procedura të reja akreditimi, kufizime në numër, kërkesa për regjistrim paraprak apo pengesa në përdorimin e mjeteve të punës, nuk kemi të bëjmë më vetëm me organizimin e brendshëm të një gjykate. Kemi të bëjmë me mënyrën se si informacioni, nga një institucion publik, siç është GJKKO arrin te qytetari. Dhe ky është një dallim shumë i rëndësishëm. Përt një vend demokratik gazetari nuk është kërcënim për drejëtsinë.
 
Një prej parimeve themelore të një demokracie funksionale është që institucionet publike të jenë të hapura ndaj kontrollit të opinionit publik dhe të medias. Gazetari nuk hyn në sallën e gjyqit për të penguar drejtësinë. Ai hyn për të parë, për të dëgjuar, për të raportuar dhe për t’i treguar publikut se çfarë po ndodh. Në këtë kuptim, gazetari është një urë midis institucionit dhe qytetarit.  Prandaj, çdo përpjekje për ta kufizuar këtë rol duhet të shqyrtohet me shumë kujdes. Në një demokraci të shëndetshme, gjykata dhe media nuk duhet të shihen si palë kundërshtare. Ato kanë role të ndryshme, por të dyja i shërbejnë publikut.  Drejtësia jep vendime. Media i bën ato të njohura. Dhe qytetari ka të drejtë të dijë se si funksionon drejtësia në emër të tij.
 
Kam shkruar shumë herë për lirinë e shtypit dhe për rrezikun e censurës.  Por përvoja e hidhur e historisë shqiptare na mëson se ekziston edhe një rrezik tjetër, ndoshta më i vështirë për t’u dalluar: vetëcensura. Ajo fillon atëherë kur gazetari mësohet me kufizimet e imponuara. Kur pranon një pengesë sot dhe një tjetër nesër dhe kur procedurat burokratike bëhen aq të shumta sa gazetari fillon të mendojë nëse ia vlen të ndjekë një çështje me interes për publikun.  Kjo është arsyeja pse çdo kufizim ndaj medias duhet parë me seriozitet që në fillim dhe jo vetëm pasi të jetë bërë normë.  Pikërisht për këtë arsye e ngrita këtë shqetësim në shkrimin tim të 6 gushtit.  Sot, reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë tregon se problemi nuk është vetëm një shqetësim individual. Është bërë, tanimë një shqetësim i komunitetit të medias.
Si përfundim, drejtësia duhet të fitojë besimin, jo të shmangë vëzhgimin. Shqipëria ka kaluar dhe po kalon një proces të rëndësishëm reformimi të sistemit të drejtësisë. Qytetarët kanë investuar shumë shpresë në këtë proces. Por reforma në drejtësi nuk mund të matet vetëm me numrin e proceseve, hetimeve apo vendimeve. Ajo duhet të matet edhe me besimin e qytetarëve. Dhe besimi nuk ndërtohet me dyer të mbyllura. Ndërtohet me transparencë. Një drejtësi që vepron me integritet nuk duhet të ketë arsye t’i frikësohet gazetarit që vëzhgon, pyet dhe raporton. Përkundrazi, një drejtësi e sigurt në integritetin e saj duhet ta shohë median si një aleate në ndërtimin e besimit publik. Prandaj, shqetësimi i Aleksandër Çipës në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë duhet marrë seriozisht. Nuk mjafton që komuniteti i gazetarëve të reagojë. As nuk mjafton që institucionet të mbrojnë rregulloren e tyre. Për ndryshimin e rregullores duhett dialog. Duhet dëgjuar argumenti dhe shqetsimet e medias. Mbi të gjitha, duhet parë nëse kufizimet janë vërtetë të domosdoshme, proporcionale dhe në përputhje me parimet kushtetuese dhe evropiane për lirinë e shtypit dhe të drejtën e informimit. Sepse pyetja kryesore nuk është nëse gazetarët duan apo nuk duan të respektojnë rregullat e një gjykate. Pyetja është më e madhe: A po ndërton Shqipëria një drejtësi që kërkon të fitojë besimin e qytetarëve përmes transparencës, apo një drejtësi që, gradualisht, po e kufizon syrin e publikut mbi veprimtarinë e saj?
Kjo pyetje nuk është kundër drejtësisë. Përkundrazi. Është në mbrojtje të drejtësisë.  Sepse drejtësia e vërtetë nuk ka frikë nga transparenca.  Dhe një media e lirë nuk është armike e drejtësisë. Është një nga garancitë që qytetari të mos mbetet jashtë dyerve të institucioneve që vendosin për fatin e tij. Më 6 gusht ngrita një shqetësim. Sot, reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë e bën atë shqetësim edhe më aktual.  Prandaj është koha që kjo çështje të mos lihet të kalojë në heshtje. Sepse heshtja, në çështjet që prekin lirinë e shtypit, nuk është asnjëherë përgjigjja e duhur. Një drejtësi e fortë nuk ka nevojë të mbyllet ndaj medias. Ka nevojë të jetë e hapur përpara publikut. Dhe një demokraci e shëndetshme nuk duhet të ketë frikë nga pyetjet e gazetarëve. Sepse aty ku ka transparencë, ka edhe më shumë besim. (Shënim: Për hir të transparencës editoriale, në redaktimin e këtij shkrimi është përdorur si ndihmë, ai).
Frank Shkreli

Komunistët, këta vrasës të dashurisë- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Ne shqiptarët e dimë fare mirë se si komunistët e patën vrarë dashurinë në kohën e diktaturës së egër, me kriminelin Enver Hoxha në krye.

Shembullin më tragjik të vrasjes së dashurisë e kanë dhënë vetë Nexhmije dhe Enver Hoxha, dy figurat më kriminale të vëndit tonë që nga vitet e luftës së dytë botërore. Dihet që volejbollisti emblematik i skuadrës së “Dinamos”, krenaria e sportit shqiptar, Asllan Rusi, pati dashuruar Pranvera Hoxhën, e cila në vitin 1975 stërvitej me ekipin e volejbollit të vajzave të “Dinamos”. Asllan Rusi qe njohur me Pranverën në plazhin e Durrësit. Me urdhër të Nexhmijes dhe të Enverit, Asllanin e pati arrestuar policia, të cilin e çoi me dhunë në spitalin psikiatrik. Aty i injektuan ilaçe shkatërruese, të cilat e çuan drejt vdekjes në vitin 1983.

Kryekrimineli Enver Hoxha ishte ai, i cili vrau dashurinë e të birit të Mehmet Shehut, Skënderit,  me vajzën bukuroshe, Silva Turdiun, të bijën e Profesorit të nderuar të Universitetit të Tiranës, Qazim Turdiu. Ajo fejesë i pati shërbyer Enver Hoxhës si vjegë për eliminimin e Mehmet Shehut, për t’i hapur rrugën drejt kryepushtetit partiak një tjetër kryekrimineli, Ramiz Alisë.

Vrasjen e dashurisë e kreu edhe kryeservili i diktatorit Enver Hoxha, shkrimtari Ismail Kadare. Ky vrau dashurinë e së bijës me një shokun e klasës në Liceun Artistik “Jordan Misja”, i cili ishte një nxënës mjaft i talentuar. Krimi i Kadaresë ishte i dyfishtë: gjatë dashurisë me të dashurin e vet, vajza kishte mbetur shtatzanë, por Kadareja e detyroi ta abortonte. Dhe, paskëtaj, me mbështetjen e organeve shtetopartiake të diktaturës, të dashurin e vajzës e detyroi të shtrohet në spitalin psikiatrik, ku, ashtu si edhe Asllan Rusit, i injektuan të njëjtat ilaçe vrastare, të cilat e katandisën në një gjendje të tillë organizmin e tij, saqë për vite të tëra vazhdon të dergjet invalid në Nju Jork.

Temën e dashurive të vrara gjatë diktaturës së përbindshme komuniste, e ka pasë trajtuar me një art të jashtëzakonshëm shkrimtarja e shquar, Vilhelme Vranari Haxhiraj, kjo ikonë vezulluese në galaktikën e letrave shqipe, e cila, më 29 prill 2026, u largua për në jetën e amshuar, duke u lënë  lexuesve si trashëgimi të përjetshme 72 vepra letrare të të gjitha gjinive, të cilat i pati krijuar gjatë 29 vjetëve.

Dashuritë e vrara janë dëshmia më e qartë e natyrës kriminale të diktaturës komuniste në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniane.

Në Esenë që do të sjellim më poshtë, bëhet fjalë për vrasjen e dashurisë së bijës së Stalinit, Svjetllana Alillujevës, e cila nuk pati pranuar kurrë të mbante mbiemrin e të atit, por vetëm të nënës. Kjo Ese, me titull “Arratisja e vajzës së Stalinit në Perëndim dhe rrëfimet e saj”,  është botuar në Youtub kanalin rus “Dëshmitari i fundit”. Ja përmbajtja e saj në vijim: 

28 shkurt 1926. Moskë. Apartamenti në Kremlin. Josif Stalinit dhe së shoqes së tij, Nadjezhda Alillujevës, u lindi një vajzë. Ia patën vënë emrin Svjetllana. E vetmja vajzë e udhëheqësit. Stalini asokohe ishte 47 vjeç. Ishte Sekretar i Përgjithshëm i partisë, njeriu më i pushtetshëm i vendit. Nadjezhda ishte 25 vjeçe, e re, e bukur, idealiste. Ata kanë një djalë, Vasilin, ai është 5 vjeç. Kanë edhe Jakovin, djalin e Stalinit nga martesa e parë, ai është 19 vjeç. Por Svjetllana është e veçantë. Që në ditët e para, Stalini e adhuronte të bijën, e quante Svjetonka, me përkëdheli, e mbante në dorë, luante me të, e puthte. Kjo duket e pabesueshme: Stalini, diktator i egër, vrasës i miliona njerëzve, por për Svjetllanën ishte një prind i dashur. Më vonë, Svjetllana, në kujtimet e veta, do të shkruante:

“Në fëmijëri nuk e kam ditur se kush ishte babai im në të vërtetë. Për mua ai ishte thjesht një babush i dashur, gazmor, luante me mua, më lexonte libra, unë isha e lumtur, absolutisht e lumtur”.

Kremlini, në vitet 1920-1930, ishte një qytet brenda një qyteti. Këtu jetonin të gjithë udhëheqësit: Stalini, Molotovi, Voroshillovi, Kaganoviçi. Fëmijët e tyre rriten së bashku, luajnë në oborrin e Kremlinit. Svjetllana ishte princesha e asaj bote. Asaj s’i mungon asgjë: lojrat më të bukura, rrobat më të bukura, mësueset, dadot, kujdestaret, truprojat më të mira. Ajo nuk di ç’është uria, nuk di ç’është frika, Një herë për një herë. Por në këtë kafaz të artë vihej re një plasaritje. Dhe kjo plasaritje ishte nëna e Svjetllanës, Nadjezhda Alillujeva. Kush ishte Nadjezhda? Ishte e bija e një revolucionari, qe rritur në një familje bolshevike, qe njohur me Stalinin kur ishte 16 vjeçe, kurse ai – 38 vjeç. U martua në moshën 17 vjeçe, me një diferencë moshe prej 22 vitesh.

Vitet e para të martesës ishin të lumtura. Nadjezhda besonte në idetë e revolucionit, i besonte Stalinit. I lindi dy fëmijë – Vasilin dhe Svjetllanën. Por, me kalimin e kohës, gjithçka ndryshoi. Stalini erdhi e u bë gjithnjë e më i egër, gjithnjë e më paranojak. Ai i bërtiste Nadjezhdës, e poshtëronte në sytë e të tjerëve,  shkonte me fëmra të tjera, haptazi. Nadjezhda vuante, po vërente se ç’po ndodhte brenda vendit: gjithandej uri, represione, pushkatime. Ajo po e kuptonte: i shoqi ishte një përbindësh. Por ajo ndodhej në grackë: ta braktiste Stalinin, ishte e pamundur, ai s’do ta lëshonte. Të thoshte të vërtetën? Po kujt? Të gjithë kishin frikë. Nadjezhda po binte në depresion gjithnjë e më thellë.

8 nëntor 1932. Kremlin. Banket për nder të përvjetorit të Revolucionit të Tetorit. Stalini i dehur, arrogant. E fyen Nadjezhdën në sytë e të gjithëve, i turret me ulërima:

– Ej, moj, pse nuk pi!

Nadjezhda nuk pranon të pijë. Stalini i flak në fytyrë një bisht cigareje, në praninë e të gjithëve. Nadjezhda çohet më këmbë, largohet nga banketi, shkon në dhomën e vet dhe merr në dorë pistoletën.

9 nëntor 1932. Mëngjez. Pastruesja e gjen të vdekur Nadjezhda Alillujevën. Nga një plumb në zemër. Ishte 31 vjeçe. Versioni zyrtar: “Nadjezhda vdiq nga apendiciti”. Kështu njoftohej nëpër gazeta. Kështu i thanë popullit. Gënjeshtra. Të vërtetën e mësuan vetëm ata lartë. Nadjezhda ia kishte hequr vetes. Kjo ishte vetëvrasje. Por Stalini kishte dhënë urdhër të heshtej: askush nuk duhet ta dijë të vërtetën, veçanërisht fëmijët.

Svjetllana ishte 6 vjeçe. Asaj i thanë: “mamaja qe sëmurë dhe vdiq”. Svjetllana qante, nuk kuptonte. Cila ishte arsyeja që mamaja nuk i pati dhënë lamtumirën? Pse e patën larguar aq shpejtë kufomën e saj? Të vërtetën Svjetllana do ta mësonte vetëm dhjetë vjet më vonë, në vitin 1942, kur ajo do të mbushte 16 vjeçe. Ajo do të lexonte rastësisht në një revistë të huaj. Atje shkruhej:

“E shoqja e Stalinit ka vrarë veten”.

Svjetllana kujtonte ato çaste:

“Unë isha e shokuar, shkova me vrap te babi dhe e pyeta se nuk mund ta besoja. Ai më tha se ajo ishte armike…”.

Patën qarkulluar shumë mendime për arsyet e vetëvrasjes së Nadjezhda Alillujevës. Arsyet ishin të shumta. Thuhej se ajo nuk e pati duruar dot jetën me një tiran, i cili qe bërë edhe më i egër, edhe më i pamëshirshëm, se ajo pati mësuar të vërtetën për përmasat e urisë në Ukrainë dhe përgjatë Vollgës, për vdekjen e miliona njerëzve nga uria për shkak të kolektivizimit të detyruar dhe të grumbullimit po të detyruar të drithit nga ana e shtetit, për shpalljen kulakë të miliona fshatarëve që tokën e kishin në pronësi.

Po le t’i kthehemi përsëri nga fillimi jetës së Svjetllanës.

Pas vetëvrasjes së nënës, jeta e vogëlushes qe kthyer në një plagë të vërtetë, që nuk u shërua kurrë. Ajo pati humbur jo vetëm nënën, por edhe ndjesinë e pasigurisë për jetën e vet. Shtëpia nuk i dukej më si shtëpi, i ati qe tjetërsuar, qe bërë më i huaj, më i zymtë, ose asaj i dukej ndryshe. Me kalimin e viteve, ajo mësoi të vërtetën për vdekjen e nënës. Moshën e pararinisë së vet ajo e pati përjetuar gjatë vitëve ’30, të cilat, në historinë e Bashkimit Sovjetik, njihen si vitet e terrorit të tmerrshëm, sidomos vitet 1937-1938, kur u pushkatuan dhe u internuan në kampet e punëve të detyruara miliona njerëz, midis tyre edhe ushtarakë të lartë. Kësisoj, Kremlini qe shndërruar në një “ishull stabiliteti fantazmagorik” mes detit të një terrori të tmerrshëm, por edhe atje frika u kishte hyrë njerëzve në palcë. Svjetllana shikonte se si ndryshonin fytyrat e njerëzve rreth të atit, në të cilat lexoheshin açik servilizmi, frika, besnikëria e shtirur. Ajo vazhdonte shkollën. Shokët e klasës silleshin ndaj saj herë me frikë, herë me respekt, mësuesit i serviloseshin, miq të vërtetë nuk kishte. Si mund të kishte miq të tillë, kur të gjithë e dinin se kush ishte i ati i saj. Pra, pararinia e saj kaloi në kushtet e një izolimi të tmerrshëm.

Në moshën 16-vjeçare Svjetllana ra në dashuri. Ishte dashuria e parë, e çiltër, përvëluese. Aleksej Kapler, kinoregjisor, skenarist, i talentuar, joshës, bukurosh, 23 vjet më i madh se Svjetllana. Për Svjetllanën ai ishte bota mbarë, ai i fliste për kinematografinë, për letërsinë, për jetën përtej caqeve të mureve të Kremlinit. Ai i dhuronte ndjesinë se ajo ishte thjesht jo e bija e Stalinit, por një vajzë plot gjallëri, e prirur për të dashuruar dhe për të qenë e dashuruar. Ata takoheshin fshehurazi, por në Bashkimin Sovjetik, aq më tepër në rrethin e Stalinit, të fshehtat ishin të ndaluara.

Viti 1943. Stalini vihet në dijeni për dashurin e së bijës. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Kaplerin e arrestojnë dhe e dëbojnë për në kampet e internimit në veri të vendit, me një afat pesëvjeçarë. Svjetllanës nuk i lejohet as ta kujtojë emrin e tij. Stalini e thërret dhe i thotë me një ton të ftohtë se ky njeri është spiun britanik, se ai e ka shfrytëzuar. Ajo nuk beson, por ç’mund të bënte, ajo merr mësimin e parë, i ati e kishte gjithçka nën kontroll: jetën e saj, ndjenjat e saj, zgjedhjen e saj. Nëse dashuria e Kaplerit për Svjetllanën ishte e çiltër ose jo, ajo nuk do ta mësonte me saktësi, por, për atë dashuri, ai vuajti vite të tëra nëpër kampe internimi.

Lufta përfundoi në vitin  1945. Svjetllana hyn në Universitetin e Moskës, në fakultetin e historisë, vazhdon  mësimet, bën një jetë studentore, aq sa kjo ishte e mundur për vajzën e Stalinit. Dhe bie përsëri në dashuri. Grigor Morozovi, shok kursi, student hebre, i zgjuar, i urtë, i rregullt. Stalini është kundër në mënyrë kategorike: hebre! Antisemitizmi i të atit në vitet e pasluftës vjen e ashpërsohet. Por Svjetllana, 19-vjeçare, ngul këmbë në të vetën. Ajo martohet për inat të të atit, për të vërtetuar se vendimet mund t’i marrë vetë. Dasma bëhet pa pjesëmarrjen e të atit. I ati madje nuk pati dëshiruar të takohej me dhëndrin. I tha së bijës:

– Bëj ç’të duash, por këtë njeri nuk dua ta shikoj në shtëpinë time.

Po atë vit, pra, më 1945, Svjetllana lindi djalë. I vunë emrin Josif, për nder të gjyshit, i cili nuk donte ta njihte për nip. Svjetllana mundohej të ishte bashkëshorte shembullore, nënë shembullore, por martesa pëson plasaritje përfundimisht: presioni i ushtruar tej mase nga jashtë, mosmarrëveshjet e shumta nga brenda. Në vitin 1948 ata u ndanë. Morozovi largohet nga jeta e saj. Josifi i vogël mbetet me të ëmën.

Mandej vjen martesa e dytë: Juri Zhdanov, i biri i Andrea Zhdanovit, i cili njihej si njëri nga ideologët e partisë, bashkëpunëtori më i ngushtë i Stalinit. Kjo martesë qe më e pranueshme për të atin. Në vitin 1950 u lindi një vajzë, së cilës i vunë emrin Ekaterina. Pra, Svjetllana mundohet të konsolidojë një jetë familjare normale. Por edhe kjo martesë merr tatëpjetën: shumë politikë në këtë mes, shumë presion nga ana e sistemit komunist. Zhdanovi, plaku, në rrethana të çuditshme,  vdes në vitin 1949. Qarkulluan fjalë për helmim. Atmosfera në familje vjen e bëhet e padurueshme. Ndarja është e pashmangshme.

5 mars 1953. Kjo ishte dita që ndryshoi gjithçka. Stalini ndodhej në fundin e jetës. Svjetllana kishte mbushur 27 vjeçe. Ajo ndodhet pranë të atit në vilën më të afërt. E shikon në minutat e fundit, ai rri shtrirë në divan, pati një goditje në tru, merr frymë me zor, mjekët vijnë vërdallë. Por të gjithë e kanë të qartë: fundi i tij është i pashmangshëm. Svjetllana i ka kapur dorën. Çfarë ndien ajo në këto minuta? Trishtim, sigurisht. Gjithsesi, ky është babai i saj, njeriu,  cili e pati dashur sipas mënyrës së vet. Lehtësim? Po, me siguri. Çlirim? Ka mundësi. Por kryesor është faji, faji për këtë lehtësim, faji për arsye se diku në thellësi të shpirtit ajo është e gëzuar që mishmashit po i vjen fundi. Stalini po largohet drejt jetës së amshuar, vendi po mban zi, miliona njerëz qajnë. Edhe Svjetllana qan, por lotët e saj janë tjetërlloj. Këta janë lotët e vajzës dhe, njëkohësisht, lotët e viktimës, sepse ajo është, gjithashtu, viktimë, viktimë e atij që pati lindur me këtë emër.

Pas ceremonisë mortore zyrtare, pas gënjeshtrave që vazhduan me ditë të tëra, ajo, për herë të parë, pas shumë vjetësh,  mund të marrë frymë relativisht lirshëm. Babai u largua për në atë jetë, kontrolli është dobësuar, por emri ka mbetur. Ajo, përgjithmonë, quhet vajza e Stalinit.

Vitet 1950-1960. Koha e lirshmërisë hrushoviane, demaskimi i kultit të individit. Svjetllana jeton në Moskë, punon përkthyese, jep mësim në një institut, mundohet të bëjë një jetë të zakonshme, si të një qytetareje sovjetike. Por kjo është një kotashpresë (iluzion): të gjithë e dinë se kush është ajo. KGB-ja e përgjon  hap pas hapi: ku shkon, me kë takohet, çfarë thotë, gjithçka është nën kontroll. Ajo nuk është e arrestuar, por edhe e lirë nuk është, ka status të veçantë, është në vëmendje të veçantë.

Fëmijët, Josifi dhe Katerina, po rriteshin. Ajo mundohet të jetë nënë e kujdesshme, t’u sigurojë fëmjëri normale. Por si mund t’jua siguronte këtë normalitet, kur dihej që ajo ishte e bija e një tirani, kurse ata – nipi dhe mbesa e tij.

Svjetllana lexon libra pa pushim nga letërsia perëndimore – filozofi, poezi, kujtime, të cilat i siguron përmes të njohurve, njihet më së miri me të gjitha krimet e të atit, me përmasat e represioneve, si rezultat i të cilave qenë vrarë miliona njerëz, miliona të tjerë qenë dëbuar nëpër kampet famëkeqe të internimit. Sigurisht, për disa gjëra ajo kishte pasur dijeni më herët, por tani po njihej me hollësira. Dhe çdo hollësi rëndonte si gur në zemrën e saj. Të gjitha këto i kishte bërë babai i saj, i cili e pati quajtur dikur pëllumbeshkë. Si ta shtynte jetën me të gjitha faktet që kishte mësuar? Si ta pajtonte dashurinë për të atin me tmerrin e një tirani?

Viti 1963. Një takim fatndjellës. Bradzhesh Sink, një komunist ky indian, vjen në Bashkimin Sovjetik për t’u kuruar. Svjetllana, si përkthyese, njihet me të përmes miqve të përbashkët. Ajo miqësohet me komunistin indian, i cili vazhdon kurimin në spital. Ai është shumë më i madh në moshë, intelektual me përvojë të pasur nga kontaktet e tij nëpër shumë vende të botës. Ata e pëlqejnë njëri-tjetrin, miqësohen, por për Svjetllanën ai shërbente si një dritare drejt një bote tjetër, përtej kufijve të Bashkimit Sovjetik, drejt një bote, ku njeriu e ndien se ç’është vetvetja. Duke u njohur nga afër, ata bien në dashuri me njëri-tjetrin. Svjetllana donte të martohej me të, por KGB-ja nuk e lejon, me pretekstin se e bija e Stalinit nuk mund të martohet me një të huaj. Kjo ishte e palejueshme. Svjetllana qe lutur, i pati shkruar letra Brezhnjevit, Kosiginit. Përgjigjet ishin të njëjta: jo.

Tetor i vitit 1966. Bradzheshi ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Para se të vdiste, kishte lënë porosi në spital që kufoma të kremohej dhe hiri i saj të dërgohej në Hindi. Svjetllana është e vrarë shpirtërisht. I vetmi njeri që e dashuronte, u largua në amshim. Ajo kërkon leje ta çojë hirin e kufomës së tij në Hindi, në atdhe. Këtë herë KGB-ja pranon. Menduan: le të shkojë, le të qetësohet, do të kthehet. Ata nuk e dinin që ajo nuk do të kthehej më.

Dhjetor 1966. Svjetllana vjen me aeroplan në Hindi. Kishte sjellë me vete një kuti me hirin e Bradzheshit dhe një valixhe të vogël me dorëshkrime – një libër ky, të cilin  ajo e kishte shkruar gjatë disa vjetëve. Ishin 20 letra, drejtuar një miku. Svjetllana, sipas traditave hindiane, e hedh hirin e kufomës së Bradzheshit në lumin Gang. Mandej vazhdon jetën në Hindi: një muaj, dy. Ambasada sovjetike fillon të nevrikoset: kur do të kthehet? Svjetllana shtyn kohën. Së shpejti, – thotë, – edhe pak.

6 mars 1967. Një ditë vendimtare. Svjetllana del nga hoteli, merr një taksi. Niset jo për në ambasadën sovjetike, por për në ambasadën amerikane. Në dorë mban një dosje, në të cilën  ndodhet një material prej 300 faqesh. Një bombë e vërtetë. Për hirë të lirisë, ajo vendosi të sakrifikojë gjithçka: atdheun, fëmijët, lumturinë. E megjithatë, nuk u pendua.

Në ambasadën amerikane takon një bashkëpunëtor të CIA-s. Svjetllana i thotë:

– Unë jam Svjetllana Alillujeva, e bija e Josif Stalinit. Kërkoj strehim politik.

Ai nuk beson, mendon se ky është provokim. Telefonon në Vashington. Bëjnë verifikimin e duhur. E vërtetojnë: është pikërisht ajo. Në Vashington – shok. Presidentit Lindon Xhonson i raportohet personalisht:

– Zoti President, e bija e Stalinit kërkon strehim politik në SHBA. Xhonsoni reagon:

– Ju seriozisht e keni?

– Absolutisht, zotëri.

– Kjo është bombë propagandistike. E bija e armikut të Amerikës arratiset për në Amerikë! Dhuratë më e mirë në luftën e ftohtë nuk mund të gjendet. Por ka një problem: Bashkimi Sovjetik do të tërbohet. Kjo mund t‘i ashpërsojë marrëdhëniet.

Xhonsoni mendon, pastaj thotë:

– Pranojeni, por pa zhurmë e pa bujë.

Svjetllanën e nisin fshehurazi nga Hindia për në Zvicër, mandej për në SHBA. Këtu ajo ndërroi emrin, u quajt Llana Piters.

Më 20 prill 1967 ajo zhvillon një konferencë shtypi në Nju Jork. E ndjek gjithë bota. Rrëfen të vërtetën për regjimin sovjetik. Aty ajo deklaron se nuk është kundër popullit, por ajo nuk mund të pranonte që ta kontrollonin në çdo sekondë të jetës së saj.

Po atë vit del nga shtypi libri i saj me titull “20 letra , dërguar një shoku”, kujtime këto nga jeta e Stalinit, për fëmijërinë, për sjelljen e të atit në familje. Libri bëhet një bestseller në mbarë botën, përkthehet në dhjetra gjuhë të huaja.

Në vitin 1969 botohet libri i dytë i saj, përsëri me kujtime, të cilin e përshkon fund e krye ideja se ç’do të thotë të jesh bijë e një tirani.

KGB-ja fillon operacionin për demaskimin e saj. Gazetat shkruanin se Svjetllana Alillujeva është tradhtare, ajo është e sëmurë psikike, atë e pati rrëmbyer CIA-ja, por askush nuk besonte, sepse Svjetllana thoshte të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë ishte më e tmerrshme se çdolloj propagande.

Moskë, Kremlin. Brezhnjevi është bërë bishë.

– Si e latë dhe u shpëtoi pa e kapur?! KGB-ja e mbante nën vëzhgim. Si qe e mundur që ajo të arratisej!?

Kreu i KGB-së, Juri Andropov, justifikohet:

– Shoku Brezhnjev, kjo ishte një gjë e papritur për ne, ajo dukej besnike.

Brezhnjevi:

– Besnike!? Ajo u arratis në Amerikë, me dorëshkrime, ajo ka për t’u rrëfyer atyre gjithçka.

Dhe Brezhnjevi kishte të drejtë: Svjetllana dinte shumë e shumë gjëra. Ajo pati jetuar në Kremlin që kur kishte lindur deri në moshën 27-vjeçare. Ajo ishte e adhuruara e Stalinit, vajza e vetme. Ajo e dinte se si funksiononte sistemi nga brenda. Dhe këtë ajo tani kishte për t’ia rrëfyer gjithë botës.

Në vitin 1970 martohet me Uiliam Uesli Piterin, arkitekt amerikan, nxënës i të famshmit Frenk Llojd Rajtit. I ndizet dëshira për një jetë familjare normale. Në vitin 1971 u lindi një vajzë, së cilës i vunë emrin Olga, i vetmi fëmijë i Svjetllanës që pati lindur në Perëndim, i lirë nga e kaluara sovjetike. Svjetllana, më në fund, e ndien veten të lumtur. Por s’qe e thënë: në vitin 1973 vjen ndarja me bashkëshortin. Përsëri vetmia.

Në vitin 1984, kur kishin kaluar 17 vjet pas ndarjes me fëmijët dhe largimit nga atdheu, Svjetllana Alillujeva kthehet në Bashkimin Sovjetk. Fëmijët, të cilët tashmë kishin krijuar familjet e veta, nën presionin  e KGB-së, e kishin mohuar, nuk e njihnin për nënë, prandaj edhe nuk pranuan të takoheshin me të.

Në vitin 1985, në krye të vendit erdhi Gorbaçovi. Filloi hapja dhe riorganizimi (gllasnost dhe perestrojka). Nga sa vuri re, të gjitha ishin fjalë boshe. Asaj i rikthyen shtetësinë dhe i dhanë një apartment në Moskë. I patën  vendosur kudo aparate përgjimi. Gjithandej KGB-ja e ndiqte në çdo hap. Gazetat dhe televizionet propagandonin  me të madhe se e bija e Stalinit u kthye në atdhe se nuk i ka pëlqyer bota kapitaliste në Amerikë.

Në vitin 1986 Svjetllana Alillujeva u largua përsëri nga Bashimi Sovjetik për në SHBA, sepse u bind  për të dytën herë: nuk kishte ndryshuar asgjë në atdheun e saj, ku njeriu vazhdonte të mos i përkiste vetvetes, ku njeriu vazhdonte të ishte përherë nën përgjimin e KGB-së në çdo qelizë të jetës së tij. Në moshën 85-vjeçare ndërroi jetë në një azil më 22 nëntor 2011, në shtetin Viskonsi.

 

Kaliforni, 02 shtator 2026

 

 

 

Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati- Nga FATON BISLIMI

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Miq, dashamirë e përkrahës anekënd botës shqiptare,

Kam heshtur këto ditë, sepse në momente të rëndësishme për vendin tim kam besuar gjithmonë se para se të flasësh, duhet së pari të dëgjosh.

Dhe këto ditë kam dëgjuar shumë.

Kam marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga njerëz që dashurinë për Kosovën e kanë dëshmuar me jetë e me vepra; nga miq të dëshmuar të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë ambasadorin William Walker dhe ish-kongresmenin Joe DioGuardi; nga familjet e heronjve Sali Çekaj dhe Agim Ramadani; nga shqiptarët e Luginës së Preshevës; nga miq e kolegë të mi nga Harvard Kennedy School; dhe, mbi të gjitha, nga qytetarë e atdhedashës të shumtë të Kosovës, nga çdo kënd i vendit dhe nga diaspora jonë.

I jam nga zemra mirënjohës çdo vatre shqiptare, për çdo përkrahje, për çdo fjalë të mirë dhe për çdo shtrëngim dore që kam marrë këto ditë në mbështetje të propozimit që emri im të konsiderohet për President të Republikës së Kosovës.

Për secilin prej jush, faleminderit nga zemra!

Një besim i tillë nuk është dekoratë. Është përgjegjësi. E kam marrë si nder, por mbi të gjitha si amanet për të vazhduar t’i shërbej vendit tim me të njëjtën përkushtim me të cilin kam punuar gjatë gjithë jetës sime publike. Ky amanet nuk do të humbet asnjëherë!

Unë nuk e kam parë asnjëherë shërbimin ndaj Kosovës si çështje të një pozite. Për mua ai ka qenë dhe mbetet mision. Pozitat janë të përkohshme. Përgjegjësia ndaj vendit është shumë më e madhe se çdo pozitë dhe shumë më jetëgjatë se çdo moment politik.

Propozimi që m’u bë këto ditë ishte një nga nderimet më të mëdha të jetës sime publike. Fakti që ai erdhi nga njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, shtetësinë dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës e bën atë edhe më domethënës për mua. Ku ka nder më të madh në politikë se sa kur një mik i Kosovës si ambasadori Walker dhe një mbrojtës i saj historik në SHBA si Joe DioGuardi të japin besimin; kur familjet e heronjve Sali Çekaj e Agim Ramadani ta japin bekimin; kur kolegët e Harvardit dhe shqiptarët e Luginës bashkë me ata nga Kosova qëndrojnë pranë teje!

Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie dhe nuk është ndërtuar kundër asnjë partie apo individi. Ajo ka qenë një ofertë për t’i shërbyer Republikës së Kosovës në një moment kur vendit i duhet unitet, seriozitet institucional dhe besim në të ardhmen.

Dhe ajo ofertë qëndron! Nuk tërhiqem nga asnjë përgjegjësi që e kam marrë si amanet të brezave e si mision për të ardhmen e shtetit!

Nëse elitat politike nuk e konsiderojnë atë, atëherë fjalën do ta ketë populli. Dhe kur të vijë ajo ditë, në cilëndo fushëbetejë demokratike, unë do të jem aty. I qetë. I përgatitur. Pa borxhe ndaj askujt, përveç Kosovës.

Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati.

Kjo përgjigje nuk ka ndryshuar.

Jam rritur në një familje të edukuar me frymën dhe amanetin e Besëlidhjes së Madhe, me bindjen se sfidat na forcojnë dhe se dashuria për vendin dhe për njëri-tjetrin është ndër forcat më të mëdha që kemi.

Jam arsimuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin që qëndroi pranë Kosovës në momentet më të vështira të historisë sonë moderne. Atje kam njohur nga afër institucionet dhe traditën e një demokracie që beson se shteti është më i fortë atëherë kur parimet janë mbi individët dhe kur interesi i vendit qëndron mbi interesin e momentit.

Për njëzet e pesë vjet kam trokitur në dyert e institucioneve, universiteteve, kancelarive dhe diplomacisë ndërkombëtare, shpesh pa poste dhe pa tituj, me një qëllim të vetëm: të jap kontributin tim që Kosova të jetë më e fortë, më e sigurt dhe më e respektuar në botë.

Këtë do të vazhdoj ta bëj.

Detyra ime ndaj Kosovës vazhdon. Besimi im në atë që mund të bëhet Kosova vazhdon. Dhe gatishmëria ime për t’i shërbyer Republikës me tërë dijen, përvojën dhe forcën time mbetet e plotë dhe e palëkundur.

Sepse në fund të fundit, pyetja nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm se kush e merr një pozitë. Pyetja më e rëndësishme është: Çfarë është më e mira për Kosovën?

Përgjigjja ime ka qenë e njëjtë për më shumë se dy dekada:

Kosova e Para!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, popullin tonë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I juaji,

Faton Bislim


Send this to a friend