Dita e sotme 6 Tetori 2026 ka shansin historik të shënohet si Dita e Konsensusit Politik e Kuvendit për hir të shtetit dhe Republikës së Kosovës,
si arritja kulmore për liri, demokraci e pavarësi që kurorëzoi sakrificat supreme të gjithë brezave e lëvizjeve për çlirim në ish Jugosllavi.
Shteti i Kosovës ka dy vjet që nëpërkëmbet politikisht si presion ndaj Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit, tre partitë e opozitës, të cilat i kanë humbur katër palë zgjedhje prej 2021 dhe do të humbin edhe të pestat nëse do të jenë shkaku kryesor i krizës institucionale prej mosvotimit të presidentit.
Kuvendi i Kosovës ka shansin që të hyjë në histori duke kurorëzuar një mision kombëtar si përfaqësues i Sovranit, si unitet partish brënda pluralizmit demokratik në mbrojtje të Republikës së Kosovës, dhe vlerave me të cilat identifikohet, ku një vend nderi zë UÇK.
Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Sovranit
nuk mund kurrë t’i mohojë apo sulmojë,
me stilin antishqiptar të Edi Ramës,
Aleatët jetikë të Kosovës apo institucionet e Perëndimit kryesuar nga SHBA,
të cilët si Aleancë Verio-Atlantike iu gjendën në krah popullit të Kosovës
prej kur makineria kriminale e kryekasapit të Ballkanit po i vriste e dëbonte nga vatrat e tyre,
kur ia njohën të parat pavarësinë dhe ndikuan tek njohjet e tjera
e deri sot, nesër e përherë.
6 Tetori 2026 qoftë një ditë e bekuar e Kuvendit të Kosovës, e popullit të Kosovës për sanksionimin e legjitimitetit të institucioneve të shtetit e Republikës, ardhur si rezultat i një marrëveshje politike me dy pika nga PDK me maxhorancën,
sepse pa legjitimitet institucional të shtetit të Kosovës nuk mund të ketë bashkërendim institucional për të ndjekur e mbështetur Katërshen përmes instancave të drejtësisë.
Opozita këto dy vjet përmes obstruksionizmit deri në shprehje antagonizmi brënda një sistemi pluralist, duke shpërfillur votën e Sovranit në demokraci, kanë sulmuar shtetin e Kosovës por edhe kanë vazhduar të defaktorizohen, sepse megjithë cfilitjen e elektoratit, opozita ka vijuar të humbasë votuesit e saj.
Le të shërbejnë këto dy vite të hidhura për demokracinë e Kosovës, që kanë sjellë për pasojë mosfunksionimin e plotë të shtetit, si mësim për never more, duke i lënë vendit unitetin kombëtar, bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional, të pushtetit ligjbërës, me atë ekzekutiv, të drejtësisë deri tek Presidenti i Republikës që të fokusohen tek temat qendrore të interesit kombëtar të Republikës së Kosovës, ku përfshihet forcimi i lidhjeve me Aleatët Perëndimorë, integrimet Euro-Atlantike të Kosovës dhe mbështetja e Katërshes.
Ashtu u bëftë. U bëftë më e mira për çdo qytetar të Republikës së Kosovës në respekt të tempullit të demokracisë që është shteti i së drejtës.
Jemi shqiptarë, jemi vëllezër e motra të një gjaku, kurrë më vëllavrasje!