VOAL

VOAL

Blushi: Ja pse nuk do të ketë drejtësi për 21 Janarin

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi në fjalën e mbajtur sot në Kuvend hoqi një paralele mes 14 shtatorit 1998 dhe 21 janarit 2011. Blushi tha se, ndihet i tronditur nga diskutimet e opozitës për ngjarjen ku mbetën të vrarë katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai kujtoi se në të dy raste si në mazhorancë dhe në opozitë, Partia Demokratike zgjodhi t’i zgjidhte çështjet me armë. Blushi tha se kjo vjen për shkak se PD vepron me Kanun.

Më tej, deputeti i PS-së theksoi se e sheh 21 Janarin si ditën e fitores të të gjithë qeverive mbi popullin e vet. Kjo tha Blushi ka shkurtuar listën e protestuesve pasi kanë frikë se mund të vriten.

Blushi e mbylli fjalën e tij duke thënë se, beson se nuk do të ketë drejtësi për këtë ngjarje pasi sot për sot në Shqipëri është e pamundur që populli të fitojë një gjyq ndaj qeverisë së vet.

Pjesë me shkurtime nga fjala e Ben Blushit:

Nuk jam i vetmi që jam shokuar nga ato që kam dëgjuar për 21 Janarin. Pushteti mbrohet me armë kur sulmohet me armë.

Në 20 vjet kam qenë dy herë në bulevard kur ka pasur të shtëna. Një herë më 14 shtator 1998 dhe 21 janar 2011.

Në të dy rastet armët i kishit ju. Unë u pyes sot ca ishte 14 shtatori? A ishte grusht shteti?

Me kë jeni ju me 14 Shtatorin apo 21 Janarin? Thoni që më 21 Janar ju sulmuan, po më 14 shtator kush sulmoi?

Në të dy rastet jeni në krahun e gabuar, si në opozitë dhe në pushtet.

Kjo është zgjidhja juaj historikisht. Sa herë vjen puna për të ndarë diçka ju jeni në krahun e armës. E dini pse? Sepse i shkoni Kanunit!

Ka ardhur koha për të bërë një lavazh shpirtëror që dhuna dhe arma nuk është një instrument për të zgjidhur problemet tona.

Duke mos pranuar që keni vrarë Aleksin, Hekuranin, Faikun dhe Ziverin, i keni vrarë dyfish.

Ju keni ngjallur dyshimin se në Shqipëri në qoftë se proteston kundër qeverisë edhe mund të vritesh.

Ju shkurtuat lisën e njerëzve që mund të reagojnë kundër qeverisë.

E dini çfarë do të bënin këta katër burra? Do të kishin arsye për të protestuar sërish sot. Por, nuk mundet se janë vrarë.

21 Janari është shumë më kaq sa themi ne. Kemi shkurtuar numrin e protestuesve. E kemi kthyer në një ditë aleate me çdo qeveri.

21 Janari në fakt, mund ta them me ironi, por nuk është ironike kjo që do të them, mund të shpallet si “dita e fitores së çdo qeveri kundër popullit të vet”.

Kjo është arsyeja se pse nuk kam besim se për 21 janarin të ketë drejtësi, pasi sot për sot në Shqipëri është fatkeqësisht e pamundur që populli të fitojë një gjyq ndaj qeverisë së vet dhe kjo është çështja.

Atentati në Fier: Agjenti i SHISH-it i tregoi Memushajt ku ishin viktimat

Një punonjës i Shërbimit Informativ shtetëror ka bashkëpunuar me Ilir Memushajn për atentatin e Fierit, ku mbeti i vdekur Denis Kasaj dhe u plagosën Klemend Kastrati dhe Elton Margariti.

Sipas informacioneve të dhëna nga drejtori i Përgjithshëm i Krimit të Organizuar dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Renda, Blerim Tominaj, punonjësi i SHISH-it i dha informacion Ilir Memushajt se ku ndodhej treshja që u sulmua me armë në Levan të Fierit.

Në këtë mënyrë, për punonjësin e SHISH-it, të identifikuar si Florian Bushi është lëshuar një urdhërarrest për bashkëpunim në krimin që i mori jetën Denis Kasajt.

Ai është arrestuar disa orë pasi doli urdhërarresti. Në fakt, ashtu sikurse ka thënë edhe në Polici, Ilir Memushaj kishte për objektiv Klemend Kastratin dhe jo Denis Kasajn.

Kastati dhe Margariti kanë mbetur të plagosur nga atentati që tronditi Fierin. Ky është një rast i paprecedentë, kur një punonjës i SHISH-it bëhet bashkëpunëtor në vrasje.

Çipa foli edhe për vrasjet në Fier dhe Vlorë, si edhe për rrëmbimin e Gazmend Çollakut në Durrës. Sipas Çipës, vrasja e Çollakut nuk ka lidhje me Fierin dhe Vlorën dhe as me tre personat e arrestuar si vrasës me pagesë.

Ai tha se tre të arrestuarit në Manëz, nuk ishin vrasës me pagesë. Objektivi që ata kishin është marrë në mbrojtje nga Policia.

Debat në Kuvend për 21 Janarin, replikat Berisha- Braçe-Patozi-Topalli (Video)

 

5 vjet nga 21 janari, Debat në Kuvend për 21 Janarin, replikat Berisha- Braçe-Patozi-Topalli

Edhe sot pas 5 viteve, që nga 21 janari i vitit 2011, ish-kryeministri i asaj kohë, Sali Berisha i quan ngjarjet e asaj dite si puç dhe përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisa bëri fajtor për krimin, kryeministrin aktual dhe kreun e opozitës në atë kohë, Edi Rama. Po ashtu, ish-kryeministri tha se në këtë ngjarje u përfshinë edhe dy institucione të rëndësishme, Presidenti dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Në replikë me Berishën, deputeti socialist Erjon Braçe thotë se vrasja nuk është hetuar qëllimisht.

Braçe kërkon të mbahet 1 minutë heshtje, e cila pas një hezitimi respektohet dhe nga deputetët e opozitës më pas thotë:  I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre, turpi mbuloftë vrasësit e tyre”

Sali Berisha: Sot është një ditë tjetër, e zezë në historinë tonë. Pas 84 vitesh, si sot 5 vjet më parë falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit, organizuan puçin famzi të 21 janarit. Bënë çdo gjë që të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit me besimin e verbër se kryerkarrieristi  do të mbante një fjalim te zyra.

Komunitetet ndërkombëtare e dënojnë si një përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin.

Në këtë përpjekje, persona të paguar, të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte kreut i ekzekutivit, me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ua lironte zyrën. Pra në këtë puç në të cilën morën pjesë dy krerë të tjerë të instutcioneve, ai i Presidencës dhe Prokurisë së Përgjithshme. Në këtë puç, i cili u shurdhua kreu i inteligjencës, në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Ramës, njëlloj si 84 vjet më parë, kryeministër çka nuk mund të ndodhte.

Për fatkeqësinë më të madhe u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin. Qytetarët e Tiranës do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8 majit.

Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, faqe e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi  Ramën dhe suitën e tij. Ndaj dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e tyre, të shëmtuar, përpjekjen e tyre puçiste dhe për tu thënë se kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë.

Erjon Braçe:  21 janari apo më mirë, krimi shtetëror i 21 janarit ndodhur në mes të bulevardit është një krim i pazbardhur. Është një krim i pahetuar plotësisht. Është një krim i pagjykuar plotësisht.

Pse mendoj se Sali Berisha nuk duhet të fliste sot këtu në sallën e kuvendit, ose mund të fliste por familjarët duhet të degjonin prej tij rrëfimin që i mungon politikës shqiptare, që i mungon prokurisë prej vitesh. Rrëfimin e tij jo vetëm e atij që ka pasur përgjegjësinë, pro që ka marrë përsipër pushkatimin e 4 qytetarëve. Rrëfimin e një njeriu që ka dhënë versione të ndryshme për poziciionin e tij, për veprimet e tij, por nga ana tjetër ka marrë përsipër edhe vrasjet e pushkatrarëve të tij më 21 janar.

Deri më sot, ka autorë të vrasjes së akuzuar nga Prokuroria dhe të shpallur vrasës nga pakujdesia vetëm për Ziver Veizi dhe për Faik Myrtajn. Gjykata e Apelit ka thënë se për Hekuran Dedën nuk ka vrasës, ashtu si për Aleks Nikën Prokuroria e ka dosjen e hapur dhe thotë që nuk ka vrasës. Ashtu si për disa të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarje dhe kanë qenë në të njëjtën vend me të vrarët edhe prokuria edhe gjykata i kanë cështjet e hapura dhe për ta nuk ka vrasës. Pra, nga 4 të vrarë në 21 janar për 2  prej tyre nuk ka vrasës.

As Prokuroria dhe as gjykata nuk kanë marrë përsipër të tregojnë se kush janë njerëzit që vranë më 21 janar.

Ajo që është me e rënda ka të bëjë me faktin se edhe ata që janë dënuar në mënyrë qesharake janë të lirë. Edhe sot që flasim në institucionet e këtij shteti nuk gjendet asnjë prej vrasësve të 21 janarit. Situata rëndohet kur gjykata e lartë që nga prilli i vitit 2013 nuk merr përsipër të gjykojë dosjen që prokuroria ka dërguar për vrasësit e identifikuar.

Kjo cështje është hetuar që në fillim të saj gabim. Kjo çështje sabotuar që ne fillimet e saj.   Për këtë çështje ata që janë përgjegjësit ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha kanë dhënë versione të ndryshme për cka ka ndodhur atë ditë.

Është një histori e hetuar dhe gjykuar qëllimisht keq. Duhej të niste nga komandantët e pushkatarëve. Hetimi duhej të niste me ty, dhe me Lulzim Bashën, duhej të përfshinte gjithë hierarkinë që sic thua ti kishin krijuar perde zjarri. Sigurisht që duhej të përfshinte dhe pushkatarët që zbatuan urdhrat e tua. Nuk lejove ti hetimet. Vure nën thundër Prokurorin e Përgjithshëm, Presidentin, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë. Bujar Nishanin e vure ti në krye të KLD-së për të emëruar ata gjyqtarë që doje ti.

Duhet të vijojmë me reformën në drejtësi. Për të liruar Gjykatën e Lartë e të tjerat që i kontrollon sërish ti.  Ke folur për makinë me tritol dhe nuk gjete. Ke folur për plumba në godinën e kryeministrisë por nuk gjete  Kujtova se do kishit ndonjë pendesë por ju nuk jeni nga ato që pendoheni.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë vrarë me dashje më 21 Janar. Ju keni vrarë me vetëdije të plotë me dashje. Kjo nuk ju lë që të kryeni reformën në drejtësi.

Sali Berisha të çohet e të na thotë të gjithëve në sy, dhe familjarëve dhe tu thotë Nuk ju vrava unë. Nuk e thotë dot.

Braçe kërkon të mbahet 1 minutë heshtje, e cila respektohet dhe nga deputetët e opozitës më pas thotë:  I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre, turpi mbuloftë vrasësit e tyre”

Berisha: Ju i dini kush i futi thikat gjykatësit. I dini i dini por nuk flisnin ju. Kushërirë (i drejtohet ministrisë Milena Harito) mos u përzi në këtë punë se nuk është për ty.
Mos u përziej me ta se janë mafia e gjallë. Keni dy fytyra ju.

Berisha: Bera detyren, nuk u largova nga zyra

Berisha: Sali Berisha bëri atë ditë atë që duhet të bënte çdo zyrtar i këtij shteti. Nuk u largua nga zyra asnjë sekonde të vetme . E gjithë përpjekja e Edi Ramës që ishte ngulur në ndërtesën karshi për të mbajtur një fjalim në ballkonin e zyrës si clirimtar ishte shkaku më themelor i 4 të vrarëve. Për ngjarjen ka deklarata ndërkombëtare jo një por disa. Ka deklarata të misioneve ndërkombëtare të cilat financojnë botërisht se kjo protest dallonte nga të tjerat.

Braçe: Për 21 janarin nuk ka amnisti

Braçe: Për 21 Janarin nuk ka amnisti pavarësisht se çfarë partie është. Nuk ka parti politike që do të të japë amnisti. Harroje. Komandantin e grupeve të Gardës së Republikës e ke emëruar kryetar të PD në Mat 

Balla: Sali Berisha do të futet në burg

Deputeti socialsit Taulant Balla tha se Sali Berisha do të futet në burg për vrasjet e 21 janarit. Ky eshte amaneti i familjarëve tha Balla.

Balla: Isha i sigurt qe vrasësi i 21 janari Sali berisha nuk do rrinte më në sallë. Në emër të familjarëve të 4 të vrarëve për të cilët ne ruajmë gjithë respektin dhe për ne janë 4 dëshmorë u kërkua që të merrja fjalën dhe ti kërkoja atij vrasësi të paktën të heqë dorë nga balta dhe fyerjet. Ka përgjegjësi jo vetëm për vrasjet por edhe për fshehjen e provave.

Sapër amanetin e 4 të vrarëve pjesën eparë të amanetit e kryem më 23 qershor se e nxorëm nga zyra. Pjesa e dytë e amanetit është që Sali Berisha të shkojë në burg dhe do shkojë në burg për vrasje.

Vrasjet kanë këtë hierarki urdhrash. Urdhëri është dhënë nga Berisha dhe Basha dhe i është dhënë Ndrea Prendit. Gjyqtarët tuaj e falën Ndrea Prendin, Prokuroria e kapur prej jush ende nuk e ka marrë Berishën në pyetje për vrasjen dhe fshehjen e provave.

Sipas ekspertizës së FBI serveri i kryeministrisë është fshirë mbrëmjen e 21 janarit.

Astrit Patozi: “Morali juaj dhe i këtij debati u mbyll ditën e 1 prillit kur firmosët koalicionin e turpit. E përdorni këtë debat për të na kompleksuar. Me këtë artificë doni të tërheqni vëmendjen.

 Topalli: Rama debatin po e ndjek nga zyra e tij. Pse u zhduk kryeministri juaj? Ka ikur dhe kryetari i parlamentit. Të vetmit që nuk ikin janë PD.

(I drejtohet Taluant Ballës) Je më i pafytyri në historinë e parlamentarizmit. Vazhdon të lexosh hartimet e Edi Ramës apo të atij Stefanit. Kush nuk e beson sot se nuk do të merrej pushtetit me dhunë.

 Pse nuk e japim me koncesion atë të gjatin. Duhet shpëtu Shqipëria nga qelbësirat, nga bandat që e përdorin Shqipërinë si çiflig.

 

Kush është ish gardisti i ‘grupit të zjarrit’ më 21 Janar që u emërua në krye të PS?

Agron Malaj (ne rreth) me Ramen gjate fushates se 2015

Nëse ka një emër që është përdorur më shumë se kushdo tjetër në seancën e sotme në Parlament ai është një ish gardist i 21 Janarit që tashmë po bën karrierë politikë në Partinë Socialiste.

 

Sali Berisha dhe Jozefina Topalli e përmendën disa herë në fjalimet e tyre në Kuvend si për ti provuar maxhorancës se po luan me viktimat e kësaj tragjedie dhe nuk ka ndërmend të zbardhë ngjarjen.

Po kush është ish gardisti i 21 janarit që u emërua PS-në?

Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri sapo ai mori detyrën.

10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

agron-malaj-2

Agron Malaj

Por teksa në 26 tetor 2013, Agron Malaj u përjashtua nga Garda, pak kush do ta mendonte se ai do të bënte karrierë politike.

Jo në Partinë Demokratike, siç mund të mendohet, por në Partinë Socialiste.

Disa muaj më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.

Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.

Ivica Daçiçi sot në Tiranë – ja axhenda

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri Ditmir Bushati do të jetë mikpritës i dy homologëve të tij Paolo Gentiloni nga Italia dhe Ivica Daçiçi nga Serbia, në kuadër të Trilateralit Shqipëri-Itali-Serbi.

Kjo nismë u iniciua më shumë se një vit më parë dhe vijon takimin e parë trepalësh në nivel Ministrash të Punëve të Jashtme mes Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, të zhvilluar në Romë, më 23 janar 2015.

Ky takim synon shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e një sërë çështjesh të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për rajonin dhe me gjerë, transmeton KosovaPress.

“Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, në frymën e procesit të Berlinit dhe duke pasur parasysh Konferencat e Ballkanit Perëndimor në Paris 2016 dhe Romë 2017, si edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat e përbashkëta që po përballemi sot, do të jenë në fokus të këtij takimi të rëndësishëm, objektiv parësor i të cilit do të jetë përforcimi i urave të komunikimit konstruktiv mbi baza mirëkuptimi”, thuhet në një komunikatë për media.

Gj atë takimit, Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, do të diskutojnë projekte të përbashkëta konkrete, me interes të ndërsjellë, në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, bashkëpunimit rinor etj., duke u fokusuar në identifikimin e metodologjive të reja për realizimin konkret të tyre, por edhe në zgjerimin e mëtejshëm të nismave rajonale.

Takimi trilateral do të paraprihet nga takime të veçanta të Ministrit të jashtëm Bushati me Ministrat Gentiloni dhe Daçiq./KosovaPress/

Agjenda

Takimit i II-të Trepalësh: Shqipëri – Itali – Serbi

E Mërkurë, 20 Janar 2016

Ora 10:00 – 10:55- Takim bilateral ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ditmir Bushati dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Sh.T.Z Paolo Gentiloni me prezencën e d y delegacioneve; Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme.

Ora 11:05 – 11:55 – Takim bilateral midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ditmir Bushati dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Sh.T.Z. Ivica Dacić, me prezencën e dy delegacioneve. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme

Ora 13:00 – Drekë pune Trepalëshe: Shqipëri – Itali – Serbi. Vendi: Pallati i Brigadave – Salla Skënderbej

Ora 15:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp, Ministri Bushati prezanton rezultatet e takimit, pasuar nga pyetje dhe përgjigje. Vendi: Holli i Pallatit të Brigadave.

BIRN – Gënjeshtrat multimilionëshe dyfishuan të ardhurat e OSHEE Nga Gjergj Erebara

Drejtori i OSHEE Adrian Çela, duke folur gjatë një prej ceremonive për prezantimin e suksesit të fushatës së qeverisë për energjinë elektrike. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Gjatë vitit të fundit në mënyrë të përsëritur OSHEE ka shpallur suksese të njëpasnjëshme në njoftimet e saj për shtyp, në deklaratat e drejtorit të përgjithshëm Ardian Çela apo në deklaratat e kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, një dokument i vetë kompanisë i siguruar nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi, tregon se rritja reale e të ardhurave është së paku dy herë më e ulët se sa është pretenduar nga kompania dhe qeveria.

Për periudhën janar-nëntor 2015, OSHEE deklaroi se kishte realizuar të ardhura në masën 59.4 miliardë lekë, me rritje prej 16.5 miliardë lekësh krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Por në dhjetor 2015, një shkresë e dërguar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë te Enti Rregullator i Energjisë, ERE, tregon se në fakt, të ardhurat e pritshme për të gjithë vitin 2015 nga OSHEE janë 54.2 miliardë lekë, plot 5.2 miliardë lekë ose 37 milionë euro më pak se sa qe pretenduar nga OSHEE se kishte arkëtuar për periudhën janar – nëntor.

Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2015, rritja e të ardhurave në krahasim me vitin 2014 rezulton 7 miliardë lekë, dy herë më e vogël ser rritja prej 16.5 miliardë lekësh e deklaruar nga kompania. Ndryshe nga sa deklaroi Çela për rritje të të ardhurave në masën 40 për qind, në shënimin e tabelës së dorëzuar te ERE ka një shënim ku shkruhet se “të ardhurat e vitit 2015 pritet të jenë rreth 15% më të larta se ato të vitit 2014”.

Të dhënat e zbuluara nga BIRN ngrenë pikëpyetje jo vetëm në përdorimin nga ana e OSHEE dhe e drejtuesve të saj të të dhënave të rreme për ta ushqyer publikun me sukseke imagjinare, por edhe mbi vetë fushatën kundër vjedhjes së energjise elektrike të udhëhequr nga kryeminisitri Edi Rama.

Qeveria aktuale nisi në tetor të vitit 2014 një fushatë të gjerë arrestimesh të qytetarëve nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, fushatë që dërgoi në burg disa mijëra qytetarë, me raste, për arsye aspak bindëse ose për shkak të abuzimeve nga ana e vetë kompanisë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se së paku 2,600 shqiptarë janë arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike. Numri i stërmadh i të arrestuarve shkaktoi një mbipopullim të burgjeve ndërsa qeveria u akuzua për shkelje masive tëtë drejtave të njeriut.

Qeveria u vu gjithashtu nën kritika për shkak se, ndërsa qytetarët e thjeshtë u burgosën në masë, ajo nuk pranoi të hetojë dyshimet për shkelje të rënda në procedurat e tenderimit të energjisë elektrike apo aspekte të tjera të menaxhimit të OSHEE, dyshime që u ngritën nga një numër i madh aktorësh, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës, Kontrollin e Lartë të Shtetit apo opozitën politike. KLSH, psh, në një raport të detajuar mbi punën e OSHEE gjatë vitit 2014, zbuloi 9.7 milionë euro dëme të shkaktuara në bilancin e kompanisë vetëm nga procedurat e paligjshme të prokurimit të energjisë elektrike. Ish-administratori i kompanisë, Arben Seferi, u kallëzua në prokurori.

Nën presion për të treguar se fushata e tyre e dhunës po jepte rezultat, përgjatë të gjithë vitit 2015, OSHEE bëri një numër të lartë deklaratash publike mbi sukseset e arritura, të cilat sot rezultojnë vetëm pjesërisht të vërteta.

Gënjeshtrat e përsëritura

Më 14 janar 2015, Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE Adrian Çela, deklaroi me bujë në një ceremoni të posaçme të organizuar nga qeveria, në prani të kryeministrit dhe një numri ministrash se OSHEE kishte arkëtuar 49.1 miliard në vitin 2014, plot 100 milion dollarë më shumë se në vitin 2013.

Për shkak se OSHEE është kompania që i mbledh të ardhurat dhe njëkohësisht, përpilon statistikat për energjinë, deklarata të tilla janë të paverifikueshme në mënyrë të pavarur në kohën kur ato kryhen. Në janar 2015, askush nuk mund të vinte të dyshim këto shifra.

Por në qershor 2015, OSHEE dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit bilancin e saj fiskal të vitit 2014. Bilanci thotë se të ardhurat totale të kompanisë qenë 47.2 miliardë lekë për vitin 2014, d.m.th, 1.9 miliardë lekë (13.5 milionë euro) më pak se sa shifrat e deklaruara në konferencën e janarit.

Në korrik 2015, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaroi se kishte shënuar një rekord historik për sa i përket nivelit të ulët të humbjeve dhe një rekord gjithashtu historik për sa i përket arkëtimeve. Sipas deklaratës, arkëtimet në gjashtëmujorin e parë arritën 34.3 miliardë lekë, 50 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe 82 për qind më shumë se sa në vitin 2013.

Në tetor, administratori Ardian Çela shkoi më tutje: “Në 9-Mujorin e vitit 2015 janë arkëtuar 500 milion USD. Thënë ndryshe, janë 150 milion [dollarë] më shumë se një vit më parë dhe 200 milion [dollarë] më shumë se në vitin 2013”, deklaroi ai, në një fjalim të mbajtur në një ceremoni me rastin e njëvjetorit të nisjes së operacionit të burgosjeve në masë.

Pas deklaratës së tetorit, BIRN iu drejtua OSHEE me një seri pyetjesh për të qartësuar situatën. Mes të tjerash, BIRN pyeti OSHEE-në se çfarë nënkuptonte ajo me arkëtime dhe çfarë kursi këmbimi kishte përdorur administratori Çela kur i deklaroi shifrat e të ardhurave në dollarë.

Në një përgjigje të gjatë dhe jo shpjeguese, OSHEE i tha BIRN se për periudhën janar-shtator 2015, kompania kishte arkëtuar 49.7 miliardë lekë, shifër të cilën Çela e pati përkthyer për konveniencë në 500 milionë USD, pavarësisht se kursi i këmbimit në atë kohë qe 1 USD = me 125 lekë. Nëse do të përdorej kursi i vërtetë, Çela duhej të deklaronte se të ardhurat e kompanisë qenë 400 milionë USD dhe jo 500 milionë. (Kliko këtu për të parë përgjigjet e OSHEE).

Lojë fjalësh

Përgjatë viteve ERE ka krijuar një seri indikatorësh për të matur gjendjen e sistemit elektroenergjetik. Problemi është se mënyra e të shprehurit në deklaratat publike të OSHEE gjatë vitit 2015 duket se ka tendencën t’i deformojë konceptet e ERE duke përdorur termat tjetër për tjetër dhe duke reduktuar mundësinë për të kuptuar se si po ecin me të vërtetë punët në menaxhimin e sistemit.

Këto janë indikatorë teknikë. Ato dallojnë nga treguesit financiarë të cilët hartohen në bazë të parimeve ligjore të kontabilitetit. Në bilanc, të ardhurat përfshijnë arkëtimet faktike plus arkëtimet e pritshme nga faturat e lëshuara dhe të papaguara. Anasjelltas, te shpenzimet përfshihen jo vetëm paratë e paguara, por edhe detyrimet e krijuara ende të pashlyera. Efikasiteti i punës së një administrate zakonisht shikohet duke parë humbjet neto në rrjet, normën e arkëtimeve mbi faturat korrente dhe mbledhjen e detyrimeve të prapambetura.

Administratori Çela përdori fjalën “arkëtime” për të dhënat e 9-mujorit, ndërsa në përgjigjen për BIRN, OSHEE bëri të ditur se me këtë term ajo nënkuptonte “detyrime” të krijuara nga faturat e lëshuara. Ky është një dallim i madh për shkak se energjia e faturuar është një shumë teorike, një pjesë e të cilës ka gjasa që nuk do të mblidhet kurrë ndërsa me “arkëtime” në terminologjinë e krijuar nga ERE, nënkuptohen paratë aktualisht të mbledhura nga faturat e lëshuara.

Nga përgjigjja e OSHEE për BIRN rezulton se për periudhën janar-shtator 2015, kompania ka rritur faturimet të shprehura me kWh me 4.92 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Për të njëjtën periudhë, ajo deklaron se ka rritur arkëtimet për faturat korrente me 38 për qind. OSHEE thotë se rritja më e lartë e të ardhurave në krahasim me faturimet vjen si pasojë e rritjes së të ardhurave nga konsumatorët jofamiljarë, mbi të cilët, çmimet u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2015. Megjithatë, deklaratat publike të OSHEE nuk përputhen me dokumentin e dorëzuar te Enti Rregullator i Energjisë. Diferenca është në rendin e dhjetëramilionë eurove.

Përgjatë viteve, gazetarët janë mësuar me deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm të sistemit elektroenergjetik apo të qeverisë ku termat përdoren në mënyrëjokorrekte, dukshëm për të krijuar në publik përshtypjen e një suksesi të madh. Në vitin 2008 psh, pararendësi i kompanisë aktuale, OSSH, deklaroi një “sukses historik” me humbje në nivelin 34 % të energjisë së hedhur në rrjet. Por një hetim i mëvonshëm nga CEZ zbuloi se 3 për qind e energjisë së deklaruar të shitur përbëhej në fakt nga faturime që OSHEE ia kishte bërë vetë OSHEE si konsum i brendshëm, gjë që nuk qe e vërtetë.

Të dhëna të paaudituara

Pavarësisht shifrave të fryra me tepri në deklaratat publike të OSHEE dhe të zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë, të dhënat që OSHEE ka dorëzuar në ERE për vitin 2015 tregojnë një rezultat shumë pozitiv, ku kompania për herë të parë rezulton me fitime të konsiderueshme për të cilat është bërë nga subjektet më të mëdha të tatimit mbi fitimin.

Sipas të dhënave, të ardhurat e kompanisë qenë 54.2 miliardë lekë për vitin 2015, me rritje prej 7 miliardë lekësh (50 milionë euro) më shumë se sa në vitin 2014. Por suksesi më i madh rezulton se ka ardhur nga krahu i shpenzimeve. OSHEE deklaron se pati shpenzime prej 45.3 miliardë lekësh, plot 6.5 miliardë lekë më pak se sa në vitin 2014. Shpenzimet janë reduktuar në të gjitha zërat, përfshirë shpenzimet për blerjen e energjisë elektrike dhe shpenzimet operative. Kombinimi i shpenzimeve më të ulëta me të ardhurat më të larta kanë krijuar një fitim neto prej 8.9 miliardë lekësh, nga humbjet prej 4.5 miliardësh të vitit 2014.

Problemi është se këto janë të dhëna të paaudituara, gjë që do të thotë se vërtetësia e tyre nuk është e certifikuar në mënyrë të pavarur. OSHEE nuk ka qenë në gjendje të sigurojë bilanc të audituar me sukses në vitet 2013 dhe 2014 për shkak se kompanitë e punësuara si auditues të pavarur kanë gjetur parregullsi në mbajtjen e llogarive dhe pretendime konfliktuale. Në mungesë të një bilanci tëaudituar, rezultati financiar i kompanisë është i dyshimtë.

Terminologjia

Enti Rregullator i Energjisë, i cili raporton çdo vit në Kuvend dhe i publikon raportet në faqen e vet të internetit, përdor këto terma bazë për sistemin elektroenergjetik:

Energjia e furnizuar – do të thotë energjia e hedhur në rrjet e matur me kilovatorë (kWh).

Energjia e faturuar – do të thotë totali i faturave të lëshuara nga OSHEE e shprehur në lekë.

Energjia e arkëtuar – do të thotë sasia e faturave realisht të arkëtuara nga ato fatura që OSHEE ka lëshuar.

Arkëtime korrente –është ajo pjesë e arkëtimeve të faturave të vitit korrent. Ky është një tregues i krijuar për të dalluar efikasitetin e mbledhjes së faturave të lëshuara këtë vit nga pagesat e faturave të lëshuara nga vitet e mëparshme.

Arkëtime të vjetra – është ajo pjesë e arkëtimeve për faturat e lëshuara në një periudhë të mëhershme.

Kë donin të vrisnin tre vrasësit me pagesë të Durrësit

Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu janë tre personat që policia ka vënë sot në pranga pasi kishin planifikuar të kryenin një atentat për të ekzekutuar një person në fshatin Manëz të Durrësit.

Por ndaj kujt kishin planifikuar atentat ata?
Burimet thanë për Panorama se në fshatin Manëz janë dy fise të cilat kanë një konflikt të hapur me njëri¬tjetrin prej vitesh.
Njëri prej këtyre fiseve dyshohet të ketë thirrur, porositur dhe paguar vrasjen e një personi të fisit tjetër me të cilin kanë konflikt.
Por Policia zyrtarisht thotë: “Në thelb është një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishje të pazareve në fushën e lëndëve narkotike dhe lidhet më një tentative vrasje midis tyre”.
Sot tre personat e paguar, kishin vendosur të kryenin krimin, dhe policia i ka kapur në flagrancë, teksa këta po qëndronin në gatishmëri.
Mësohet se në momentin e arrestimit, këtyre personave iu janë gjetur një armë automatike dhe 30 fishekë, 2 maska, 3 doreza dhe dy bidona me benzinë.
Kur kanë pikasur praninë e policisë, ata kanë braktisur automjetin dhe kanë vrapur më këmbë e janë futur në tokat bujqësore në Manëz.
Policia i ka arrestuar në një terren shumë të vëshirë pasi kanë tentuar të futen në pyll.
Ata po mbaheshin prej një jave nën vëzhgim nga policia e cila kishte marrë informacione për një ngjarje kriminale të lidhur me këtë grup

Kryeprokurori Adriatik Llalla, emri që bashkon me emërues të përbashkët LSI me PD

Ja pse nuk duan t’i ndërpritet mandati Kryeprokurorit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndajnë një qëndrim të përbashkët kur vjen fjala te mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Dy ish-aleatët mendojnë se Adriatik Llalla duhet të vazhdojë punën edhe pas reformës në drejtësi dhe për këtë thonë se mbështeten tek opinionet e Komisionit të Venecias.

Reforma në Drejtësi, ishte ajo që i zbuloi më pranë njëra-tjetrës nga sa mendohej. Mes pikave të shumta ku bashkohen PD dhe LSI është edhe ajo mbi mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë që drafti zyrtar i ekspertëve të thirrur nga Fatmir Xhafaj parashikon një ndërprerje të punës së Adriatik Llallës, demokratët dhe lësëistët kanë tjetër mendim.

Partia Demokratike e mbështet arsyetimin e saj për të lejuar që kryeprokurori të përfundojë mandatin, në faktin se edhe vetë Komisioni i Venecias, në sugjerimet e tij drejtuar Tiranës, vëren se zëvendësimi i menjëhershëm i Adriatik Llallës nuk është i domosdoshëm. Ajo që kërkon Venecia është pavarësia e institucionit.

Nga ana tjetër edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ruan të njëjtin arsyetim. Të kontaktuar nga ABC News, zyrtarë të lartë të LSI shpjeguan se qëndrimi i tyre për mos ndërprerjen e mandateve, nuk ka të bëjë vetëm më kryeprokurorin Llalla, por me të gjitha organet kushtetuese.

Një tjetër zyrtar i LSI-së sqaroi se për çështjen e mosndërprerjes së mandateve të drejtuesve është shprehur vetë Komisioni i Venecias, ndërsa shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim i qëndron opinioneve të juristëve përtej Adriatikut.

Qëndrimi i përbashkët për mosndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit Llalla është parë nga analistët si një tjetër provë e një afrimi politik mes PD-së dhe LSI-së. Por dy partitë mbeten të ndara, brenda kuadrit të Reformën në Drejtësi, kur vjen fjala e roli i ministrit të Drejtësisë.

Ndërkohë që demokratët kërkojnë një reduktim të influencës në sistem përmes njeriut të Qeverisë, lësëistët janë për një rol më aktiv të të ministrit të Drejtësisë, i cili në këtë ekzekutiv vjen nga partia e tyre. /abcnews/

 

Tragjedia në Alpet Franceze, mes viktimave edhe i riu Denis Halili

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në alpet franceze, ku humbën jetën 5 ushtarë, zbulohet se mes viktimave është edhe një i ri nga Shqipëria. Burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme pohojnë se në ngjarjen e ndodhur më 18 janar ka humbur jetën 22-vjeçari Denis Halili, me origjinë nga Dibra.

Mësohet se Denis Halili shërbente si legjionar në ushtrinë franceze dhe jetonte prej vitesh në Francë. MPJ deklaron se pas identifikimit të të riut shqiptar ka nisur procedurat për kthimin e trupit në vendlindje.

Pesë ushtarë francezë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi u zunë poshtë nga një ortek teksa ishin duke u stërvitur. Ngjarja ndodhi në Valfrejus, afër kufirit me Italinë, ku rreth 50 ushtarë ishin duke u ushtruar.

Ushtria ka nisur kërkimet me qenë dhe helikopter për nxjerrjen e trupave nga dëbora. Javën e kaluar po në Francë dy nxënës shkolle dhe një turist ukrainas u vranë nga një ortek në të njëtën zonë.

Berisha: Rama rrahu në zyrë Niko Peleshin pak ditë më parë

Një tjetër denoncim ka mbërritur në adresë të Kryeministrit Rama. Ish-Kryeministri Berisha, ka shkruar në Facebook se Rama disa ditë më parë ka rrahur në zyrën e Kryeministrisë zv/kreun e Qeverisë, Niko Peleshi.

Sipas Berishës, ky informacion ka ardhur nga denoncimet që i mbërrijnë në postën elektronike. Berisha e krahason Kryeministrin Rama me diktatorin e Ugandës në vitet ’70, Idi Amin Dadah, i cili ka qenë kampion boksi dhe rrihte ministrat e tij.

 Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

Qytetari dixhital informon rrahjen para pak ditesh nga Edvin Kristaq Rama, ne zyren e tij, te zevendesit te tij Niko Peleshi. Uganda ne vitet 70 ka patur nje diktator qe quhej Idi Amin Dadah, i cili kishte qene dhe kampion boksi. Ai u be famoz edhe per rrahjen qe u bente ministrave te tij ne zyre apo mbledhje te kabinetit.

Agresiviteti ne momente te caktuara i Edi Rames eshte i njohur nga te gjithe. Ai eshte akuzuar publikisht per shfaqje agresiviteti ndaj familjareve, bashkepunetorve dhe zyrtareve ne Bashki dhe ne kryeministri. Thuhet se kjo e Peleshit nuk eshte hera e pare. Po ju rikujtoj te dashur miq ketu fjalet qe u perhapen ne mbare Tiranen per shtrimin ne dajak brenda ne seline e PS te nje udheheqesi kryesor te PS sepse Rama dyshoi se familjaret e tij ndihmuan ne fitoren e z. Luzim Basha ne Bashkine e Tiranes.

Gjithashtu dihet se rrahje me grushta dhe me nxirje te forte te syrit pati dhe Tahiri ne muajin gusht por atehere u tha se nuk e rrahu vet Rama, por Gysi i Rames sepse Saje qorri gjeti lidhje te Gysit me grupin e droges te Ajet Sules ne Durres dhe Rama i tregoi Gysit per informacionin e Tahirit, gje qe Gysi e kuptoi si leje per te shtruar ne dajak Tahirin! sb

“Mirëmëngjes z Berisha Info e sigurt, i gjati ka ka goditur Peleshin ne zyrë para pak ditësh… Dhe nuk është e para herë…Nuk e di kush mund ta nxjerrë në ndonjë portal apo faqe FB… kete informacion, se mediat nuk e japin nga frika,ju lutem me ruani anonimatin se..me shume respekt per ju G.V”

Ish-Presidenti Moisiu: Politika e shkatërroi drejtësinë, sipas mentalitetit ‘çdo gjë e vendos partia’

Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka kritikuar zvarritjet për realizimin e reformës në drejtësi dhe thotë se klasa politike shqiptare nuk është e përshtatshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një intervistë për gazetën ‘Shqiptarja.com’, Moisiu shprehet se Parlamenti duhet t’i votojë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, pasi është politika që ka shkatërruar drejtësinë.

“Nuk po them ndonjë gjë të re, se drejtësinë në këtë derexhe e ka çuar politika, nisur nga qëllimi për të mbrojtur veten si dhe për të vazhduar me mentalitetin e vjetër, që për çdo gjë vendos partia”, tha Alfred Moisiu.

Ish-Presidenti theksoi gjithashtu se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli e nuk duhet të ishte lënë jashtë kësaj reforme. Sa i përket gjyqtarëve, ai tha se është kundër shkarkimit të tyre, por pasuria e tyre duhet të verifikohet dhe të kalojë në skaner. Kurse për rolin e prokurorëve, ish-Presidenti Moisiu e cilësoi si tepër thelbësore, duke dhënë edhe një shembull simbolik se ministrave duhet t’u hyjë frika nga prokurorët.

“Kur isha në detyrë në bisedë me prokurorin komentoja, se kur një ministër takohet me të duhet t’i hyjnë të dridhurat, në kuptimin simbolik, se prokurori kur bën zullume nuk të fal dhe të nxjerr para përgjegjësisë ligjore. Pra, kështu duhet të jenë prokurorët tanë”, thotë ndër të tjera ish-Presidenti Moisiu për gazetën ‘Shqiptarja.com’.

Shkrimi në ‘The Economist’ – PD: Rama pagoi qindra milionë lekë për të blerë lëvdata për vete

“Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar”, u shpreh sekretarja e Marrdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike.

Me anë të një deklarate për mediat, Duma thekson se, “Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar. Vetëlavdërimi 8 faqësh i Edi Ramës, është padyshim më i shtrenjti në historinë e këtyre viteve, dhe u ka kushtuar shumë taksapaguesve shqiptarë”.
“Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet. E megjithatë, Edi Rama vendos të çojë dëm qindra milionë lekë të shqiptarëve për të blerë lëvdata për vete”, shton Duma.
Shkrimi per Shqiperine ne “The Economist”
Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, sipas PD, “jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh, që ndau me CEZ 600 milionë euro, që fshihet pas 1 milionë dollarëve në ditë evazion në dogana, që ka detyruar 100 mijë bashkqytetarë të ikin në eksod, që mbushi zyrat e Parlamentin me kriminelë e trafikantë, që nuk deklaron pikturat e tij në doganë, që jep pasuritë e vendit me bisedime të fshehta, që shet asetet për një biletë në radhën e parë të NBA, që braktis vendin ditën kur mijëra familje janë nën ujë”.
“Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”, përfundoi Duma.

Shqipëri – reshje të dendura, erëra të fuqishme, bllokim i rrjetit rrugor dhe energjitik

TIRANË – Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka mbizotëruar mot me vranësira dhe reshje, ku në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje bore. Si pasojë e motit të keq, në disa akse rrugore ka patur probleme për qarkullimin e automjeteve në Dibër, Elbasan, Shkodër, etj, ndërsa shumë fshatra kanë mbetur të bllokuar dhe pa energji elektrike.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, në Qarkun Kukës moti në të gjithë qarkun, ka qenë me reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruara me erëra të fuqishme, ndërsa temperaturat e regjistruara janë -4 deri në 5 gradë celsius.

Ndërkohë dëbora ka zbardhur edhe Malin e Dajtit në Qarkun e Tiranës, ku është shfrytëzuar nga shumë qytetarë dhe pushues për të kaluar fundjavën.

Në disa segmente të Rrugës se Kombit trashësia e dëborës është 45 cm, por sipas autoriteteve mbi rrugë nuk ka dëbore sepse 8 borëpastrueset janë vazhdimisht në punë.

Gjithashtu reshje dëbore ka patur edhe në qarkun e Dibrës, Elbasanit, Korçës, Lezhës dhe Beratit, ndërsa meteorologët parashikojnë një mot të acartë edhe në ditët në vijim.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se përfaqësuesit e emergjencave civile të bashkive po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për evakuimin e familjeve, në qoftë se do të rrezikohen nga përmbytjet.

Narkotikët dhe krimet e rënda të përhapura në Jug

Policia dhe Prokuroria po analizojnë këto ditë kriminalitetin dhe situatën e sigurisë  gjatë vitit 2015 në forume të strukturave rajonale  në Gjirokastër, Fier dhe Vlorë.

Kultivimi dhe trafiku i narkotikëve, por dhe disa krime të rënda, kanë qenë në qendër të analizave që janë kryer  me prani të drejtuesve më të lartë të strukturave policore dhe të prokurorisë.

“Viti 2015 tregoi që puna e policisë ishte shumë e mirë në parandalimin dhe në luftën kundër kultivimit”, tha në Gjirokastër Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. “Por  Sfida mbetet, pasi potenciali që të rikultivohet është ende”, tha zoti Tahiri. Ministri i Brendshëm  ka kërkuar mbështetjen  e strukturave të qeverisjes vendore që dolën nga zgjedhjet e qershorit të vitit të shkuar të cilat janë angazhuar pak në freninimin e kultivimit të marijuanës në zonat malore në Jug të Shqipërisë.

Të dhënat policore folën për mjaft vatra të mbjella me marijuanë, sidomos në malësitë e Tepelenës, Në disa operacione organizatorët i shpëtuan arrestimit, ndonëse u bllokuan sasi të mëdha bimësh narkotike. Ndërkohë disa krime  në hapësirën Vlorë – Fier  e kanë bërë Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llala , sic u shpreh vetë ai në takimin me trupën e Prokurorëve,  ta nisë analizën nga  Prokuroria e Vlorës. “Krimet e fundit në Fier dhe në Vlorë janë të lidhura me ngjarje në qytete të tjera” , deklaroi Kryeprokurori.

“Në Prokuroinë e Vlorës nga analiza statistikore rezulton se edhe gjatë vitit 2015, ka vijuar të jetë i lartë numri i hetimeve të pezulluara, kryesisht për mungesë autori. Në përgjithësi, pezullimet lidhen me rastet e kultivimit të lëndës narkotike”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm  Adriatik Llala.

Sipas tij në këtë rajon gjeografik ka pasur aksione të shpeshta anti-marijuanë , por që jo gjithnjë janë shoqëruar me evidentimin e personave përgjegjës. “Është e qartë që ky tregues lidhet drejtëpërdrejt me punën parandaluese të institucioneve të tjera ligjzbatuese, tha Llalla, duke u kërkuar prokurorëve të luajnë rolin koordinues ndërmjet agjencive të tjera ligjzbatuese, për përpunimin sa më të plotë dhe efikas të informacionit nga terreni.

Shqipëria vazhdon të jetë sipas analistëve të sigurisë një vend i origjinës së kultivimit të marijuanës, e cila vit pas viti prodhon një zinxhir efektesh kriminale. Vitin e shkuar ekspertët e sigurise panë me shqetësim investimin e krimit të organizuar në mbjellje dhe ruajtje vatrash me marijuanë në zona të ndryshme të vendit dhe më pas organizimin e transportimit të marijuanës kryesisht drejt Italisë dhe Greqisë fqinje, por edhe vendeve të tjera euopiane.

Sipas analistëve një seri vrasjesh të trafikantëve  shqiptarë të ndodhura jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit  e kanë origjinën pikërisht në “larjet e hesapeve “ mes grupeve që merren me narkotikët.

Artan Hoxha: Blendi nuk dinte gjë se do të nxirrja përgjimet ndërsa për Bazen dhe Bushatin shton

Gazetari investigativ Artan Hoxha që bëri publike përgjimet tek Zululand ka shpjeguar se Fevziu nuk dinte gjë për atë që ai kishte sjellë në emision ndërsa për Bazen dhe Bushatin është shprehur sot në rrjetin social si më poshtë:

…nje koleg I njohur shkruante sot se ishte i shqetesuar pasi edhe pse e kishte marre me dore dosjen e prokurorise, nuk po e gjente dot ate gjysmen e fletes ku ndodhej transkripti i pergjimit te telefonates se kryer me 22.06.2009 saktesisht 6 dite para zgjedhjeve, mes nje biznesmeni ne hetim dhe nje politikani te rendesishem….
pas tij kete dyshim per vertetesine e pergjimit te prokurorise e ngrinte ne nivelin e “duhur”, e kush tjeter vec Lapsit….
Koleg, nje sugjerim, mos u ngutni, merreni me qetesi e dashuri, se ben vaki qe te mos u kene dhene “qellimisht” dosjen e duhur, ose fare “qellimisht” gjate shfletimit me shpejtesi duhet ta keni kaluar pa dashje faqen e duhur….
Sa per sqarim po u nis nje kopje te origjinalit me firme e vule te prokurorise, te miratuar me pas dhe nga Gjykata. “Ekspertet” kete radhe e kane pak problem ta nxjerrin proven “te padegjueshme paster ne audio dhe te pashikueshme qarte ne vidio”…
Sms e pergjuar ndodhet ne fundin e faqes se pare dhe e theksuar me shkronja te zeza nga prokuroria

Artan Hoxha tek Zululand

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar përse i publikoi në këto moment përgjimet e Kastriot Ismailajt në komunikimin që ai kishte me numrin e celularit të Ilir Metës, në vitin 2008. I ftuar në emisionin Zululand të Mustafa Nanos ai tha se nuk kishte patur mundësi t’i publikonte më parë, pasi nuk ishte ftuar më herët në Opinion. “Një nga skekulimet që bëhet është pse në këtë moment. Tani më ftoi Fevziu, nuk kisha ku ta nxirrja”, tha gazetari i cili drejton një emision të tijin në News 24, të titulluar “Xhungël”.Hoxha u shpreh gjithashtu se Fevziu nuk dinte gjë se ai do t’i publikonte përgjimet në emisionin ku ishte ftuar të fliste pikërisht për përgjimet. “Fevziu nuk e dinte fare. Nuk e kam vënë në dijeni, sepse nuk kisha besim, se pot a dinte do të më lejonte ta nxirrja. E pyeta vetëm nëse ishte live emisioni”, tha Hoxha në emisionin Zululand. Në Opinion Hoxha ka publikuar disa herë dokumenta e madje edhe video që lidhen me cështjen DIA dhe me Ilir Metën.

2016-01-14_20-42-50

2016-01-14_20-43-05

Pas telefonatës së ambasadorit Lu, Meta pret 90-minuta Ramën në zyrë

TIRANE – Reforma në Drejtësi ka vënë në lëvizje ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë, të cilët kanë nisur takimet me krerët e politikës shqiptare, pas prishjes së konsensusit për hartimin e drafit. Pas takimit një ditë më parë me kryeministrin Rama, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Pas kësaj bisede, drejt Kryesisë së Kuvendit u drejtua kryeministri Edi Rama, ku zhvilloi një takim kokë më kokë për rreth 90 minuta me kryeparlamentarin Meta.

Sipas gazetares së “News 24”, Eglantina Alliaj, mësohet se Rama hyri në Kryesinë e Kuvendit rreth orës 09:15, ndërsa pas 40 minutash mbërriti edhe Meta.

Ndërkohë, Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta, u takuan mbrëmjen e djeshme në ambientet e “Vila 30” në kryeqytet për afro 90 minuta. Takimi erdhi fill pasi kreu i Qeverisë priti në zyrën e tij ambasadorin amerikan, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Temë kryesore e këtij takimi vijon të jetë Reforma në Drejtësi, për të cilën ka pasur mjaft diskutime gjatë ditëve të fundit pas prishjes së konsensusit me opozitës për hartimin e draftit i cili do t’i paraqitej Komisionit të Venecias. Tashmë takimet konsultative Rama-Meta mbahet çdo ditë të mërkurë, praktikë e cila dje nuk ndodhi.

Zbardhet biseda 3 orëshe Rama-Meta: Reforma peng i kreut të LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk jep votën e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi për të dërguar propozimet e ekspertëve në ‘Venecia’ pa përfshirë edhe opozitën në këtë draft.

Takimi i djeshëm në vilën qeveritare nr.30, i cili zgjati rreth tri orë mes Kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Meta, e ku të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë Manjani, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Ruçi, kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Xhafaj, nuk arriti të gjejë dakordësi mes dy aleatëve të koalicionit qeverisës.

Mësohet se Kryeministri Rama ka kërkuar që Komisioni i Posaçëm i Reformës të mblidhet dhe të miratojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke ia çuar më pas atë Komisionit të Venecias edhe pa propozimet alternative të PD-së, e cila e braktisi grupin e punës të ekspertëve.

Por në këtë pikë ndahen dy aleatët e koalicionit. Kreu i Kuvendit kërkon një reformë gjithëpërfshirëse edhe me kontributin e Partisë Demokratike.

Pas tre orësh takim në vilën 30, Kryeministri Rama ka dalë i shoqëruar nga ministri Manjani dhe kryetari i Grupit të PS, Fatmir Xhafaj, por nuk ka preferuar të flasë për mediat.

Takimi mes Metës dhe Ramës zakonisht është zhvilluar çdo javë në mesditë në zyrën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa dje ajo u zhvillua në mbrëmje pas takimit që Rama pati me dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin, që janë angazhuar në mbarëvajtjen e Reformës në Drejtësi.

Përgjimi i biznesmenit: Reagojnë analistët: Ky skandal është një tjetër këmbanë alarmi për sistemin e dështuar

Publikimi prej gazetarit Artan Hoxha i përgjimeve telefonike nga prokuroria të një biznesmeni që bisedon për afera me politikanë të njohur ka ngjallur reagime të shumta në qarqet e juristëve dhe vëzhguesve të jetës politike.

Ata pohojnë që pak rëndësi se si kanë dalë dokumentat nga institucioni dhe kanë rënë në duar të gazetarit, por është për të ardhur keq që prokuroria herë ka mbyllur hetimet, herë i ka hapur ato, duke treguar pasiguri dhe mungesë profesionalizmi.

Analisti Lutfi Dervishi thotë se media tradicionale vendase ka fshehur kokën si struci, duke shpresuar që skandali do të mbyllet me heshtje, ndërsa institucionet e drejtësisë dhe prokuroria nuk japin asnjë shpjegim, duke nevojën urgjente që ato kanë për t’u reformuar thelbësisht.

“Në historinë e zbulimit të skandaleve dhe ngjarjeve të rënda zakonisht ato kalojnë nëpër tre faza: faza e parë është faza shpjeguese, pra, që dikush duhet të japë shpjegime. Në këtë rast janë persona të prekur dhe ata të përmendur edhe nga ana e drejtësisë. Faza e dytë është faza e hetimit dhe faza e tretë është faza e përgjegjësisë. është shqetësues dhe alarmues fakti që ne ende nuk jemi as në fazën e parë. Elementi i dytë ka të bëjë me median. Media tradicionale ka braktisur dhe është instrumentalizuar për interesa të caktuara dhe harron interesin publik. Në këtë rast kemi një ngjarje me interes publik dhe interesant për publikun dhe megjithatë mediat nuk e ndoqën” – tha zoti Dervishi.

Sipas tij, ky skandal i publikuar nga kolegu Hoxha është një këmbanë alarmi, që bie pikërisht tani kur të gjithë po flasin për reformën në drejtësi.

Juristi Sokol Hazizaj thotë që formalisht prokuroria ka gabuar që nuk asgjësoi dokumentat e atij përgjimi të mbyllur.

Sipas tij, është përgjegjësi e prokurorisë edhe rihapja e çështjes në këtë formë pas disa vitesh në media.

“Se sa serioz ka qenë hetimi i asaj kohe përsëri mendoj se për shkak të fakteve të reja, për shkak të provave të reja, për shkak të një diskutimi pas kaq vitesh mbi provat e asaj kohe – me të cilat proceduralisht nuk ëhstë vepruar korrekt, mund të ketë mangësi. Këto janë detyrime ligjore proceduriale të organit të hetimit. Prokuroria ka vërtetuar në rastin konkret për shkak të mosrespektimit të mosrespektimit të akteve proceduriale, se ka vepruar në kundërshtim me ligjin” – tha zoti Hazizaj.

Ai thotë se prokuroria nuk ka nisur hetime kryesisht mbi të dhënat e përgjimit, duke pushuar hetimet, tregon se aty nuk ka patur fakte bindëse pëe veprimtari të paligjshme.

Por edhe rikthimi pas kaq vitesh i të dhënave nga një hetim i pushuar nga prokuroria nuk është as ligjor dhe as serioz.

Ndërsa analisti Afrim Krasniqi thotë se edhe kjo ngjarje tregoi se elita politike e vendit është tërësisht e korruptuar dhe se ajo ka krijuar një standart të mos-ndëshkimit të korrupsionit.

Zoti Krasniqi thotë se ekziston një “shërbim nderesh” midis prokurorisë, gjyqësorit dhe politikës, duke mbuluar shkeljet e njëri tjetrit.

“Në rastin konkret, më shumë se sa debati mbi gazetarin apo mbi detajet e materialit, do të duhet të kishim një reagim zyrtar të institucioneve përgjegjëse. Ky reagim ende mungon dhe dhe është një zhgënjim i madh, që Shqipëria pas 25 vjetësh nuk ka ende një organ akuze, i cili rasteve të tilla që përbëjnë skandale të mëdha në çdo vend demokratik, nuk i jep një përgjigje ligjore. Do të duhet që menjëherë të informohet publiku, menjëherë të merren provat dhe të provohet nëse vërtet një politikan është i përfshirë apo jo dhe çfarë ka ndodhur me dosjen konkrete dhe çfarë ka ndodhur me individët. është e kotë që ne të flasim për reformën në drejtësi, të dëgjojmë fjalime politikanësh tërë ditën, kur vetë politkanët refuzojnë të hetohen ose të përgjigjen publikisht për skandale ku ata janë përfshirë siç është rasti konkret” – tha zoti Krasniqi.

Analistët komentuan si paradoksale edhe sjelljen e medias vendase ndaj skandalit të zbuluar në rastin e këtij përgjimi nga prokuroria.

Ata pohuan se shtypi në Shqipëri bën shërbime politike dhe nuk informon realisht qytetarët, ja pse gazetat nuk e trajtuan pothuajse fare temën e këtij problematik.

Studiuesit shpresojnë se skandali mbi përgjimin e biznesmenit mund të ndikojë pozitivisht në përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë, gjykatave dhe prokurorisë.

Foto e ditës: Fishta i dhuron me dedikasë Konicës Lahutën e Malsisë

Një komunikim mes gjigandësh. Midis Konicës dhe Fishtës. Këtë e vërteton dedikimi në latinisht që Poeti Kombëtar i shkruan Konicës duke i dhuruar një kopje të botimit luksoz të Lahutës të Malsisë në vitin 1938. Konica e ka mbajtur këtë libër në Bibliotekën e tij, që prej ditës së djeshme zyrtarisht i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, si plotësim i dëshirës të Konicës, e përmbushur me përkushtim nga studjuesi Agron Alibali. Nga Biblioteka e Konicës, dikur 2000 tituj, që tash rezulton e humbur, janë gjetur prej studjuesit Agron Alibali, vetëm 4 tituj, midis tyre Lahuta e Malsisë.
Ja kopertina e librit dhe dedikasa, që po ia ofrojmë lexuesit shqiptar, si një thesar të vërtetë.

Papa Françesku takohet me Visar Zhitin ne Selinë e Shenjte

Voal – Papa Françesku pati takimin tradicional si çdo fillim viti me ambasadorët e akredituar pranë Selisë së Shenjtë, në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit. Pasi Shenjteria e Tij Papa Françesku mbajti Fjalen e shkelqyer para Trupit Diplomatik, ai u takua dhe u përshëndet me perfaqesues te vendeve te ndryshme te botes, ambasadore, krerë misionesh.

Papa Françesku u takua edhe me të ngarkuarin me punë të Republikës të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë z.Visar Zhiti dhe zonjën e tij.

Papa Françesku bisedoi me z.Zhiti për Shqiperinë, për viziten e tij nê Tiranë. Z.Zhiti i dhuroi edhe disa libra të tij. Biseda ishte shumë e ngrohtë, ashtu si shihet edhe në foto

Vatikani dhe vetë Papa Françesku ka shprehur shqetësimin për mos përfaqësimin e Shqipërisë në Vatikan në rang ambasadori, ndërkohë që e ka dhënë aprovimin e z.Zhiti që kur ai u emërua nga kryeministri i Shqipërisë.

Zoti Visar Zhiti vazhdon të kryejë detyrën e përfaqësuesit diplomatik te Shqipërisë ne Vatikan si i ngarkuar me punë pas refuzimit qe presidenti i Republikës  Bujar Nishani i beri kandidaturës së tij për ambasador.

Visar Zhiti eshte nje nga intelektualet e shquar të vendit, shkrimtar dhe ish i burgosur politik i diktaturës komuniste.

Me pare ia ka punuar ne shërbimin diplomatik ne ambasadën tone ne Rome dhe ne Ministrinë e Jashtme ne Tiranë.

Ai ishte për pak kohe edhe ministër i Kulturës Rinisë dhe Turizmit në qeverinë Berisha ne vitin 2013 .

Foto e z. Zhiti me zonjën e tij dhe me Papa Fançeskun është bërë nga gazeta zyrtare e Vatikanit “L’osservatore Romana”.

2016-01-13_20-18-58

Ambasadorët Lu e Vlahutin takojnë Ramën për Reformën në Drejtësi

Ambasadorët Lu e Vlahutin sonte në mbrëmje kanë zhvilluar një takim prej afro dy orësh me Kryeministrin Rama.

Ambasadorët i ka çuar në zyrë tema më e nxehtë dhe intensive e momentit: Reforma në Drejtësi.

Nuk dihet ende se çfarë i kanë kërkuar Ambasadorët Kryeministrit, por ajo që duket është presioni i ndërkombëtarëve për realizimin e reformës.

Takimi i Ramës me dy ambasadorët vjen pas dështimit të takimit të sotëm me kreun e Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta.

Meta kërcënon Ramën: Reformë në Drejtësi, referendum ose zgjedhje të parakohshme

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur kryesinë e saj. Gjatë fjalës së tij, kreu i kësaj partie Ilir Meta tha se, LSI-ja që në fillim të nisjes së koalicionit ka qenë me objektivin për bërjen e reformave të mëdha për vendin dhe këto reforma për ti bërë me konsensus.

Në fjalën e tij Meta e vuri theksin tek reforma në drejtësi.

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të qarta për të gjithë ata që janë profesionistë e të paanshëm. Për të gjithë ata që duan të luajnë, ne këto sugjerime do t’ja japim publikut në mënyrë që në fund ata të gjykojnë me vëmendje, të kthejnë dhe pse jo me cdo gjë tjetër të gjithë ata që bëhen pengesë për këtë reformë”, u shpreh gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së.

Nuk u kuptua qartë se për kë e kishte mesazhin kreu i LSI-së, Ilir Meta, pasi fjalën e tij e nisi duke sulmuar opozitën. Meta sot u duk si një peng i kryeministrit Edi Rama në fillimin e fjalimit të tij dhe një shantazhues me referndum ose zgjedhje të parakoshme në fund të fjalës së tij, shkruan Syri.net

Fjala e plotë e Ilir Metës:

“Çështja më madhore për LSI mbetet kurorëzimi me sukses i reformës në drejtësi. Në fillim të këtij mandati qeverisë LSI-ja ishte e pozicionuar qartë në interes të kryesores së reformave të mëdha të shtetit që duhet të bëhen me në konsensus të gjerë politik kemi qenë të bindur se dialogu politik dhe konsensusi janë të domokratike për reformën administrative që përfuindoi me sukses LSI-së kërkoi me forcë garancinë e bashkëpunimit me PD-në si opozitën kryesore, e cila për fat të keq u vetëpërjashtua. PD-ja paragjykoi se mazhoranca e kishte ndërtuar procesin si një farsë.

Pavarësisht ne i dhamë të gjithë kohën e duhur duke shtyrë afatin e këtij komisioni që ajo të përfshihej. 5 variante iu dhanë PD duke iu lutur që të zgjidhte një prej tyre. Jo tha PD, ne do paraqesim variantin tonë. Për reformën në drejtësi, me të njëjtin standard kemi qenë e jemi të pozicioar në kërkim për arritjen e konsensusit. Kom venecias sugjeron qartë hartimin e amendamene kushtetuese nëpërmjet një dialogu konsensual. LSI mbetet e bidur se konsensus në parlament është i domosdoshëm jo thjesht si çështje numrash, por si bashkim vullneti i forcave parlamentare.  Kemi vendosur prej kohësh dhe kemi nisur procesin e reformës në parlament. Tani që ekspertët kanë dhënë kontributin e tyre është koha e celjes së dialogut politik parlamentar me qëllim arritjen me një dokument përfundimtar të certifikuar nga Komisioni i Venecias. Është detyra jonë si LSI dhe mazhorancë të krijojmë hapësirën për opzitën që të jetë substancialisht e përfshirë në dialog dhe të kontribuojë.

Është një detyrim i opozitës të kontribuojë në këtë dialog me profesionalizëm dhe jo populizëm me zgjidhje të qëndrueshme. Përfshirja e opozitës na motivoi që ta vendosnim në Parlament përmes komisionit të posacëm parlamentar. Jemi shpresëplotë që sic kemi arritur vendime konsensusale, edhe për këtë reformë bazike do të arrijmë me këmbëngulje një zgjidhje konsensuale me një dokument të shumëpranuar. Duhet të biem dakort fillimisht për ato cështje që na bashkojnë. Për çështjet që ndahemi, të gjejmë zgjidhjet e duhura  me këmbëngulje dhe pa u lodhur. Për LSI diskutimi dhe debati intensiv e transparent është një bindje e pandryshuar. Vetëm qëndrimi parimor do na udhëheqë në vendimmarrjen tonë politike. Vendi është përballur edhe më parë me vendime të nxituara. Prandaj është e rëndësishme që ky proces të mos jetë përjashtues, por gjithëpërfshirës dhe të marrë në konsideratë punën e deritanishme dhe dialogun konstruktiv të palëve kontribuese. Politika e faktit të kryer provon ndarje dhe shpikje faktorësh. LSI beson se me vullnet të mirë kemi mundësi më të mirë për të arritur aq më shpejt konsensusin e domosdoshëm dhe për të mbyllur një proces jetik.

Me këtë rast dua të shpreh dhe njëherë vullnetin tim si kryetar i LSI dhe si kryetar i Kuvendit, për të punuar natë e ditë bashkë me ministrin e Drejtësisë, anëtarin tonë në komisionin parlamentar, Spartak Braho, ekspertët tanë, ekspertët e deritanishëm, ekspertët ndërkombëtarë e faktorët politikë në mënyrë që të shterojëm çdo hendek që na ndan për të arritur konsensusin për t’i dhënë besueshmërinë kësaj reforme që të jetë reformë e besueshme e të gëzojë mbështetjen e publikut të gjerë”.

Studentja e arrestuar: Ja e vërteta e gjobës për biznesmenin

Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ngjarja për të cilën akuzohet studentja e Ekonomikut, Desilvja Menaj, ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2014.

Ajo ishte denoncuar nga i dashuri i saj biznesmen, i cili pretendonte se Menaj i kishte dërguar mesazhe në celular ku i kërkonte 15 mijë euro.

Vajza u procedua në gjendje të lirë nga ana e Policisë, duke qenë se pretendoi se ishte thjesht një shaka dhe mesazhet nuk kishin asnjë qëllim serioz për përfitim nga ana e shtetasit E.C..

Megjithatë, çështja shkoi për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, me akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Vendim i formës së prerë, që e shpalli fajtore studenten 21- vjeçare, u dha më 26 qershor të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, që e dënoi atë me 1 vit e 4 muaj burgim.

Ndërsa arrestimi i saj, saktësisht vetëdorëzimi në polici, veprim që, sipas Policisë, lidhet me amnistinë që pritet të miratohet dhe nga e cila ajo përfiton, u krye dy ditë më parë.

Ajo u paraqit vetë, e shoqëruar edhe nga avokati, në Komisariatin nr.3, ku më pas oficerët kryen arrestimin.

Dëshmia e studentes: E vërteta e gjobës për biznesmenin

Vendimi që e ka shpallur fajtore për gjobëvënie shtetasen Desilvja Menaj, është dhënë më 26 qershor të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Ky vendim u ekzekutua të hënën nga oficerët e Komisariatit nr.3 të Tiranës.

Gjatë procesit gjyqësor prokurorja i çështjes kërkoi deklarimin fajtore të së pandehurës Desilvja Menja, për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhëni pasurie” dhe kërkoi dënimin e saj me 4 vjet burgim.

Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ajo përfitoi uljen e dënimit me 1 të tretën, duke u dënuar përfundimisht më 1 vit e 4 muaj burgim.

Ndërsa vetë studentja e akuzuar, nëpërmjet avokatit të saj, ishte shprehur se këtë veprim e kishte filluar si lojë dhe nuk kishte asnjë qëllim përfitimi.

Gjatë seancës gjyqësore avokati i së pandehurës u shpreh se klientja e tij nuk ka pasur qëllime përfitimi në veprimet e saj ndaj të dëmtuarit.

Nga ana tjetër, ai kërkoi pezullimin e vendimit me burgim, për shkak të rrezikshmërisë së pakët të klientes së tij dhe rrethanave, në të cilat kishte ndodhur ngjarja.

Ai lexoi edhe një deklaratë të Desilvja Menajt, e cila shprehej se: “Nuk jam dakord me kërkimin e prokurores. Unë e kam filluar këtë veprim si një lojë dhe nuk kam pasur qëllim përfitimi”. Në përfundim Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke e deklaruar fajtore 21-vjeçaren dhe e dënoi atë me 1 vit e 4 muaj burgim.

Paditet për mashtrim gjyqtari Kristaq Traja, ekspert i reformës në drejtësi

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për një çështje penale që ka të paditur Kristaq Trajën, ish gjyqtar shqiptar në Strasburg dhe njëherëzi ekspert pjesëmarrës në draftimin e reformës në drejtësi.

Ka qenë një familje nga Shkodra që ka bërë padi ndaj Kristaq Trajës. Familja Okaj e akuzon Trajën për mashtrim.

Përfaqësuesi i familjes në fjalë ka pretenduar se Kristaq Traja u ka premtuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasbugrut me lëvrimin e shpërblimit nga Ministria e Financave në Tiranë.

Familja në fjalë ka fituar 820.500 euro pas një padie për pronat ndaj Shqipërisë në Strasburg. Vendimi është dhënë në prill 2014 por ende nuk është ekzekutuar për tju dhënë familjes në fjalë.

Familja nga shkodra e nxitur nga vonesa e ekzekutimit të vendimit ka marrë kontakt me Kristaq Trajën. Ai ka kërkuar të paguhej  8210 euro dhemë pas ka kërkuar edhe 5 % të shumës që do të merrte familja nga shkodra.

Traja mësohet se ka marrë shumën paraprake nga familja Okaj dhe nga 16 prilli 2014 deri tani vendimi nuk është ekzekutuar.

Familja ka kërkuar edhe paratë e dhëna paraprakisht por Traja nuk ka pranuar ti kthejë.

Prokuroria ka nisur hetimet pas kësaj padie ndërsa mësohet se cështja është në verifikim paraprak. Në ditët në vazhdim grupi i hetimit pritet të marrë shpjegime nga Kristaq Traja i cili do të thirret për të dhënë dëshminë e tij’

Rama: Vila në Surel, shkarravinat, pushimet në Majemi e të tjera – intervista e plotë tek Eni Vasili

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për udhëtimin e tij në Majemi të SHBA-ve, ku edhe u fotografua duke ndjekur një ndeshje basketbolli në rradhën e parë të pallatit të sportit atje.
Rama, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit sqaroi vizitën e tij atje, teksa gazetaria e pyeti se përse nuk u kthye menjëherë pas përmbytjeve.“Unë qëndrova vetëm dy ditë e gjysmë në Majemi, ndërsa përmbytjet ndodhën ditën e dytë. Pra u ktheva menjëherë. Unë njeri jam, si të gjithë të tjerët të bëj ndonjë ditë pushim”, tha Rama.

Ai më tej shtoi se ishte Linda, bashkëshortja ajo që e pageoi udhëtimin në Majemi. “Shpenzimet i pagoi Linda. Ajo është gruaja e shtëpisë dhe merret me financat”, tha Rama.

Lidhur me përmbytjet, Rama tha se situata e përmbytjeve u përballua nga autoritetet.

Për Pikturat

Kryeministri Rama u ktheu përgjigje edhe akuzave të PD-së se bën ekspozita me pikturat e tij jashtë vendit, duke i kaluar ato pa doganë.

Rama tha se ai nuk shet piktura drejtpërdrejtë dhe se nuk ka kohë të lirë të pikturojë, ashtu sikurse bëjnë piktorët.

Sipas tij, arti kontemporan është i lirë në të gjithë botën. Ai tha se kur është në zyrë nuk pikturon, por shkarravit nëpër copa letrash.

“Këto shkarravina, siç thotë Saliu, i pëlqejnë ekspozitat e huaja dhe i blejnë. Me shitjen e tyre jashtë vendit merren ato dhe jo unë. Por pikturat e mia do të bëhen pjesë e deklaratës së pasurisë”, tha Rama.

INTERVISTA E PLOTË

Ndërsa Shqipëria ishte në përmbytje, kryeministri ishte në Majemi…
Sigurisht ku do që të jem unë është problem për ata që duan ta bëjnë problem. Unë u nisa për një udhëtim familjar, për një fjalë të dhënë një burri të moshuar, që para vitit të ri kaloi një sëmundje sh të rëndë dhe e kam telefonuar në spital dhe i kam thënë se cdo gjë do të shkojë mirë dhe se vitin e ri do ta kalojmë së bashku. Sigurisht ai më kërkoi të mbaja fjalën. Unë s’mund të shkoja të festoja vitin e ri me të atje, por mora 3 ditë të çmuara dhe mora një rrugë shumë të gjatë bashkë me Lindën, ndërkohë që këtu koincidoi me fillimin e reshjeve të rrëmbyera dhe pastaj u ktheva.

Mund të ishit kthyer më parë, mund ta kishit lënë ndeshjen e NBA?
E vërteta është që unë aty kam qëndruar vetëm dy ditë e gjysmë dhe reshjet nisën ditën e dytë. Ajo që është me thjeshta është se asnjë njeri i arsyeshëm mund të merret me gjëra të tilla sepse nuk jemi në kohën kur shkuarja jashtë shtetit ishte një privilegj. Nuk mund të përjashtohet familja ime nga pushimet.

Për përmbytjet nuk ishte një situatë e zakonshme?
Ne nuk jetojmë në epokën e gurit, por në një epokë ku komunikimi në kohë reale është i mundshëm. Unë jam i inkurajuar se përpara se të fillonin periudhat e vështira të motit, ne kemi ngritur një grup emergjence, që kryesohet nga zv.kryeministri. Nëse bëjmë një krahasim kemi pasur një mot njësoj siç ndodhi në përmbytjet e vitit të kaluar, por këtë vit kemi patur më pak sipërfaqe të përmbytura, pasi kemi bërë një punë voluminoze. Kemi pastruar 860 km kanale që nuk ishin prekur kurrë. Kryetari i bashkisë ka qenë në një aktivitete me rëndësi shumë të madhe, të dakordësuar kohë më parë. I pranishëm mes personaliteteve të mëdha, i nderuar dhe respektuar. Fakti që nuk je fizikisht këtu nuk ka ndonjë rëndësi të madhe ditët e sotme, pasi edhe në zyrë këtu,e dhe aty ku isha, unë punën e kam bërë njësoj, pavarësisht se nuk isha në kontakt fizik me banorët. Jemi në situatë të vështirë edhe për shkak të ndryshimeve klimaterike. Edhe në Britaninë e Madhe para pak kohësh është një debat shumë i madh për situatën e përmbytjeve. Por edhe në vendin tonë gjatë këtyre viteve është bërë një dëm shumë i madh i natyrës, janë prishur argjinaturat, janë prerë pyjet, është bërë një shkatërrim i madh. Si mund t’i kërkohet në këto kushte një qeverie që ka një vit e gjysmë në krye të kësaj qeverie.

Edhe kur ndodhi përmbytja në Shkodër i drejtuat gishtin qeverisë së asaj kohe?
Erdhi nga Qeveria pasi pati papërgjegjshmëri absolute në menaxhimin e kaskadës së Drinit. Jemi në dy realitete krejtësisht të ndryshme. Nga ana tjetër mos të harrojmë se kjo është një qeveri që është e para që merr përsipër të qëndrojë pranë njerëzve kur ata kanë probleme, por edhe të sigurojë falë një riorganizimi të rezervave të shtetit, mbështetjen e tyre me ato që janë të nevojshme në ditët e krizës. E pas daljes së diellit kompensojmë dëme.

Edhe qeveritë e mëparshme e kanë bërë këtë zoti Rama?
Nëse do e bënin këtë, nuk do na ishte dashur neve që të dëmshpërblinim banorët në Shkodër, në më një. Kemi vazhduar me një projekt që është masiv, pas përmbytjeve që ndodhën, duke vendosur në dispozicion të atyre zonave miliona e miliona euro për argjinatura dhe rehabilitimin e 26 digave që nuk ishin prekur kurrë dhe për të rehabilituar 16 vepra mbrojtëse të shkatërrua ndër vite.

Këto janë investime që fillojnë sot?
Jo janë projekte që kanë nisur.

Këto janë feedback-e..
Jo ju teme. Këtë herë kemi pasur 5 mijë hektarë të përmbytura. Këtë herë kemi dëmshpërblyer. Nuk po them se s’do kemi përmbytje. Kam një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që na dëgjojnë. Në buxhetin 2016 kemi vendosur masën më të madhe të vendosur ndonjëherë për ujitjen, 40 milionë dollarë, për vaditjen. Për herë të parë do investojmë për flotën. Këtë flotë që kemi trashëguar, është një flotë që ka gjithsej 67 mjete, nga të cilat 16 mund të punojnë. Shumë prej tyre kanë emra kinez, sovjetik, të kohës së xhaxhit. Kemi vendosur këtë vit për bashkitë këtë buxhet.

Gjithë këto miliona dollarë, garantojnë se s’do kemi përmbytjeve vitin tjetër?
Kur të kem një telefonatë me Zotin, do t’ju them.

Atëherë për çfarë janë këto investime?
Ne kemi bërë një projekt me Veliajn, për të shmangur të gjitha këto përmbytje. Ju keni parë përmbytjet dhe në Gjermani. Atë që nuk mund të shmanget, duhet të zvogëlojmë mundësitë. Ndryshimet e klimës shkaktojnë këto dëme. Kjo është fatura e gjithë asaj gostie, pasi hëngrëm infrastrukturën , shkatërruam argjinatura dhe diga, dhe ndërtuam shtëpia.

Është herët t’ja vëmë fajin kundërshtarëve politikë…
Nuk kam problem t’i vë fajin, atij që e ka. Zhvillimi ishte katrastrofik dhe punë e madhe se ça vjen nesër dhe kuptim i mbrapsht nga se vjen nesër. Ajo që po bëjmë ne është se po nxjerrim shtetin nga uji që e kanë futur.

Ndalemi pak te pastrimi i territorit. Cila është përgjegjësia juaj si ish-kryebashkiak i Tiranës?
E them unë dhe e thonë çdo shqiptar që ka dy fije mend në kokë. Nuk mundet dot një kryetar bashkie të bëjë gjënë e duhur nëse punon me një qeveri që nuk kupton që çfarë nevojash ka qyteti dhe çfarë është kryeqyteti. Përjashto periudhën e shkurtuar kur kam punuar me Ilir Metën si kryetar qeverie, gjithë periudha tjetër ka qenë për t;’u harruar nga pikëpamja e bashkëpunimit me qeverinë, dhe këtu nuk fus vetëm qeveritë e partisë tjetër. Mungesa e ideve por të administruar këto qytete ka një faturë.

Sa keni paguar për ato bileta në NBA?
Në radhë të parë e mësova se biletat nuk shiten janë të rezervuara, dhe4 janë kompani apo korporata që i rezervojnë në mënyrë vjetore. Fati ishte që dikush që kishte një rezervim të tillë na dha mundësinë për të parë atë ndeshje. Unë jam i gëzuar që më jepet mundësia për të parë një ndeshje të tillë live. Ku është mëkati që kam bërë këtu?

Kush i pagoi shpenzimet tuaja?
Kjo është një vizitë private, dhe i paguan pjesa më e mirë e familjes që merret me aspektin familjar, zonja ime. Ajo mban llogaritë e familjes. E kemi financiar vetë.

Keni arsye të shisni piktura? Si qëndron raporti artist-politikan?
Jam marrë që 3 vjeç me pikturë, dhe që kur kam filluar të flas kam patur prirjen që të konteston. Kjo më çoi në pritjen që të merrem me art, por edhe të mos jem pa reagim ndaj situata të ndryshme. Fati e deshi të jem aktiv në politikë, dhe kjo vazhdon të shoqërojë çdo ditë të jetës sime. Unë nuk jam si Çurçilli që shkëputej nga zyra për të pikturuar në zyrën e tij apo në natyrë, por unë nuk e bëj këtë. Nuk jam një fenomen i veçantë, se ka patur shumë njerëz. Se dhe ju mbase shkarravisni kur jeni në takime. Por kjo është diçka që për mua përbën interes për galeritë apo muzeumet.

A mund t’ju pyes për artin tuaj?
Ajo që është e rëndësishme besoj se në këtë aspekt jo për ndonjë zgjedhjen time por se pikërisht kështu ka ndodhur i shërbej kësaj pune dhe imazhit të këtij vendi. Kur isha në Gjermani dhe pata ekspozitën time ishte gjysma e qeverisë e Landit të Bavarisë. Kemi shtruar edhe një darkë kur kemi pasur mundësinë të flasim për 3 orë për Shqipërinë. Pas 3 orësh dhe asaj atmosfere ju siguroj se ata njerëz jo vetëm që kanë dalë me një mendim të mirë për Shqipërinë por kanë shprehur dëshirë për ta vizituar.

Pra po bëni edhe marketing?
Unë marketingun e bëj çdo ditë, edhe tani. Nëse kalon në kanalet tuaja, nuk mund të lexohet.

Kemi 60 minuta për akuza për mediat…
Jo akuza, por nëse ju keni gjithë lirinë për të akuzuar politikën shqiptare, unë kam lirinë të akuzoj median shqiptare për një mediokritet alarmant.
Unë kam opinionin tim dhe nuk më ndalon kush ta shpreh. Pavarësisht se kam respekt për të gjitha mediat. Qysh se jemi në qeveri nuk ka një pronar medie ose një gazetar që të thotë se unë kam vështirësi për shkak të linjës time editoriale. Unë kam thënë që bota shqiptare mediatike është e mbushur me këneta. Në tërësi media shqiptare, sidomos elektronikja ka krijuar shumë vlerë por nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve ndaj publikut është mizerabël.

Unë jam përfaqësuese e mediave, nuk jam këtu për të kontestuar..
Ju nuk keni pse ta kontestoni ju zgjidhni ta vendosni veten në toka të thata. Unë e kam dëgjuar shumë nga ju që kur dalin jashtë thonë se ashtu është.

Sa janë të ardhurat nga këto piktura?
Jo çdo ekspozitë që bëj është komerciale. Kam bërë ekspozita edhe kur kam qenë në opozitë. Puna ime ka ngjallur interes në disa galeri shumë të rëndësishme që janë të artit bashkëkohor dhe që shesin piktura. Ekspozita në muzeun e shkollës së arteve në Stamboll ishte jokomerciale. Kam bërë ekspozitën por nuk kam pranuar të shes piktura. Për sa i përket të ardhurave, siç kam deklaruar të ardhurat nga libri ashtu do deklaroj edhe të ardhurat nga galeritë komerciale.

Po nëse një qytetar shqiptar interesohet, a mund të blejë një pikturë tuajën?
Nuk shes asnjëherë një pikturë në mënyrë të drejtpërdrejt. Në rastin kur galeria ka interes dhe kur unë kam rënë dakord me galerinë dhe këtë pjesë e administron Linda, unë me dy gjëra nuk kam pasur lidhje asnjëherë, me lekun dhe mirëorganizimin e jetës time private. Fatmirësisht kam zgjedhur gjysmën time më të mirë që e plotëson këtë deficencë.

Ndalemi tek pikturat që nxirren pa doganë, këto kanë qenë dhe akuzat e PD-së, ku jeni keni nxjerr jashtë vepra të tilla…
Ka një rregull të përgjithshëm që veprat e artit kontemporan lëvizin lirisht në të gjithë botën dhe kur nuk janë pjesë e fondit kombëtar. Edhe një artist francez mund ta bëjë këtë. Por jashtë Francës nuk mund të dalin ato vepra që janë vepra të fondit kombëtar. Edhe unë s’më është dashur të deklaroj piktura dhe askujt si janë dashur. Në këtë rast bëhet fjalë për letra që gjenden në tavolinën time që unë xhgaravis. Siç thotë dhe doktori, ato janë letra që unë aty zhgaravis.

Kalojmë tek reforma në drejtësi. Ka pasur disa zhvillime dje, duket se totalisht mungon konsensusi me opozitën. Basha tha ‘Rama e hoqi maskën, zhbëri kompromisin për të çimentuar kapjen e drejtësisë’. Cila është loja që po luhet?
Loja që po luhet, dhe në rastin e lojtarit në fjalë, është sa herë që sfondi ka qenë bardh e blu, me atë draprin. Kam qenë dhe jam dhe do mbetem i bindur se procesi që kemi organizuar është shembullor. Këtë se them vetëm unë, por partnerët tanë dhe për këtë kemi marrë vlerësime, dhe unë po ashtu. Dhe nga homologët e mi, ku është folur për reformën në drejtësi, jemi vlerësuar. Është një proces shembullor, me një grup ekspertësh të nivelit të lartë dhe më vjen keq dhe ndihem keq para tyre, pasi gojët e shthurura që bëjnë punën e tyre të përditshme i kanë anatemuar, pasi në njohjen time ata janë persona që nuk e kanë kapërcyer një ditë të vetme derën e PS dhe portën e politikës. Janë ekspert shqiptar që janë përzgjedhur si më të mirët, ka qenë e hapur tryeza e ekspertëve, Ata kanë ardhur si kofini pas të vejturit (anëtarët e PD). Është bërë një analizë e sistemit, që është shembullore dhe ne me atë analizë kemi prodhuar në Bruksel e Uashingtoni seriozitetin për të bërë këtë reformë. Ky është një gur themeli. Është çuar drafti në Venecia e për ë marrë mendimet. Reformën në drejtësi e kanë pretenduar të tjerët, por se kanë bërë. Ajo është historike. Çfarë kam thënë: Është Venecia që ne duhet të biem dakord për të gjetur konsensusit.

Sa i takon kërkesën së opozitës për votimin me 2/3?
Na kërkohet konsensusi, dhe na vihet kushti me 2/3. Ça është kjo shumicë, që na u dashka edhe për zgjedhjen e kreut të dhomës së noterëve. Unë nuk e kam lexuar as nenin 55, e as gazetën 55. Me vetëdije të plotë kam thënë se politikanët e kanë bërë çorap sa herë i kanë hyrë kësaj pune, dhe ndaj duhet që kjo t’i besohet ekspertëve tanë dhe atyre ndërkombëtarë. Le t’i lëmë ata të na propozojnë një produkt. E shoh këtë diskutimin, jo i ra maska jo po kush. Nuk e kuptoj kujt i ra maska, kush ka maska. Shqiptarët e dinë këtë. Madje edhe kjo shumicë 3/5 sesi më duket. Ne po bëjmë ndryshimin e Kushtetutës, pasi ne edhe Presidentin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë. Kur kemi qenë në opozitë i propozuam qeverisë votimin me 3/5, unë edhe aterë e kam kundërshtuar argumentin. Edhe pse mendoj se nuk është gjëja më e zgjuar që mund të bëjmë për të ardhmen, prapë 3/5 është mirë.

Këto sistemE kanë edhe mekanizmat e tyre të zhbllokimit?
Unë nuk këmbëngul në asgjë. Unë nuk kam folur fare. Unë po bëj vetëm komente për ato që dëgjoj. Unë do flas vetëm pasi të flasë Komisioni i Venecias. Në duhet të lëmë të përfundojë ky proces si është nisur, e të marrim edhe opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Pastaj do të flasë edhe vullneti politik.

Lidhur me nenin 55?
Jemi PS, LSI dhe PDIU që i është bashkuar koalicionit të fundmi. Në leximin e ekspertëve kjo lexohet se duhen 3/5, dhe në leximin e PD duhen 2/3. Le t’ia dërgojnë Komisionit të Venecias. Ne nuk e pranojmë këtë.

Nëqoftëse ekspertët gabojnë, kjo është një pyetje retorike. Përgjegjësia politike shprehet me vullnetin politik. Dhe vullnetin politik çdo forcë e shpreh siç e ndjen. Unë ndihem shumë i çliruar që mbështes me vullnet të plotë politik këta ekspertë. Sigurisht që kjo çështje do diskutohet. Ekspertët e këtij vendi që kanë 1 vit që merren me këtë punë, plus ndërkombëtarë, ne mendojmë të mbështesim këtë produkt. PD do një produkt tjetër, bujrëm s’ka problem.

Po çfarë do të ndodhë se PD është jashtë procesit?
Ata hyjnë dhe dalin sipas motit nën qiellin e SHQUP-it. Ne nuk ua kemi mbyllur kurrë derën. Komisioni i Venecias sipas PD-së i ka reflektuar shqetësimet e PD-së herën e parë. Shumë mirë erdhën me komisionin e Venecias.

Domethënë do shkohet me dy drafte, një draft i Ministrisë së Drejtësisë?
Nuk ka draft Ministria e Drejtësisë. Në grupin e ekspertëve janë përfshirë edhe dy ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Ekspertët janë të zgjedhur nga komisioni i posaçëm parlamentar dhe janë të pavarur.

Ja ku jemi Venecia po, pse të rrimë ne të bëjme me nj-tj muhabete pa lidhje si e ka menduar Venecia? E thotë Venecia vetë, kush shkon më afër. Do vijë drafti nga Venecia dhe aty do gjejmë konsensusin. Sepse tek Venecia nuk kam dëgjuar ndonjë që thotë nuk e pranoj.

Keni qëndrime të kundërta me Metën?
Ju shikoni të kundërta aty ku s’janë. Pa le pastaj kur bëhet fjalë për një reformë si kjo. Është normale që të ketë debat, diskutime. Për sa i përket pozicionit tim ka qenë koherent nga A tek Zh edhe unë edhe Ilir Meta. Kemi mbajtur qëndrim të qartë, ky është një proces që kërkon ekspertë. Unë jam shprehur për konsensus. Konsensusi nuk është që më jep çelësat e shtëpisë që ta vendos unë kur hyn e kur del. Konsensusi është tek Venecia. Unë e kam thënë që ditën e parë, që unë të ulem me Saliun, me Lulin etj. etj. e të gjejmë mirëkuptim… Kemi rënë dakord që Venecia është pikë referimi t’ia çojmë Venecias. Nuk është draft i Ministrisë së Drejtësisë, është i ekspertëve.

Është i qeverisë?
Ju i mendoni vetë, i thoni vetë, i komentoni vetë, i ktheni në të vërteta dhe kërkoni dhe llogari. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë në proces dhe kanë nxjerrë opinionet e tyre dhe i kanë dhënë me shkrim. Mbi opinionet e tyre është punuar.

Ministri i Drejtësisë e pranon këtë…
Ku e keni dëgjuar këtë?
Ma ka thënë vetë në telefon…madje tha dhe që mund ta thoja publikisht…
Unë kam folur me ministrin në takime…
Zoti Rama, ju thoni se e ardhmja do ketë konsensus politik
Se dimë. Unë them se Venecia është një premis që do kërkojë të dorëzohemi.
Zoti Thano ka shkruar në media …
As më shumë të ndjekës gazeta dhe sa më shumë të shohësh se çfarë thotë media, marr një përmbledhje çdo ditë.

Në kohën që ju ishit në opozitë nuk i shihnit protagonizmat e ambasadorëve.
Unë si shoh ato asnjëherë. Ata kanë gjetur pa bëjnë, sepse çtë bëjmë tjetër.
Ju po e quani pa rol presidentin Nishani?
Jo s’po e quaj pa rol. Ai ka zgjedhur të ketë një rol. Vakumi i madh ka lënë mungesa e një presidenti të Republikës, e bëjnë ambasadorët. Nuk më mbetet veçse t’i falënderoj Lu dhe Vlahutin për kontributin që po japin. Ne kemi pasur një kryeministër që e përdorte selinë e Kryeministrisë si llogore për të gjuajtur me top presidentët.

Ishit te Presidenti për takim. Cili ishte qëndrimi juaj për ato që biseduat? Nishani thotë se ju jeni përgatitur për të blerë vota.
Nëse nuk ju them për çfarë folëm, si t’ju them për qëndrimin tim. Presidenti flet për skenarë imagjinarë. Është i pari Presidenti që e mbledh këshillin e sigurisë, pasi dy të tjerëve para as i shkonin në takim e as i njihnin për komandant të FA. Është presidenti i parë pas shumë viteve që gëzon respektin institucional të Qeverisë. Më shumë se kaq ç’mund t’ju them,.

A jeni i gatshëm për të bërë pazar për vota në Parlament?
Unë nuk jam i gatshëm të braktis popullin shqiptar në këtë reformë. Ose të bëhet reformë siç duhet, ose s’ka ç’i duhet njeriu. Nuk mund të bëjmë një farsë. Nevoja për vota nuk mund të bëjë prishjen e reformës. Këtu kanë ndodhur shumë gjëra, po unë s’mund t’i përgjigjem pyetjeve të tilla. Se kanë ndodhur këto që kanë ndodhur, ndaj jemi këtu ku jemi.

Nëse ju nuk do arrini konsensus me opozitën, si do ta zgjidhni?
Me nëse nuk flitet, me nëse nuk flas. Jemi të angazhuar shumë seriozisht. Patjetër që do kërkojmë konsensus, por konsensusi arrihet tek Komisioni i Venecias.

Do ishit i gatshëm të çonit vendin në zgjedhje të parakohshme nëse nuk funksion?
Prapë nëqoftëse, humbasim kohë kur kemi gjëra në tavolinë për të folur.

Ju keni paralajmëruar tërmet…
Tërmet do të thotë që kjo reformë të ndajë shapin nga sheqeri, ndarjen e atyre që meritojnë të jenë në këtë sistem, me integritet nga ata që nuk e meritojnë.

Ju i quani gjykatat gagarel, kryeparlamentari jo. A ndaheni këtu me Metën?
Unë jam piktor, ai nuk është. Ndahemi me ngjyrat. Unë mund të mos jem një politikan shumë i zoti, shumë profesionist, por kam shumë dëshirë t’u qëndroj besnik bindjeve të mia dhe njerëzve që më kanë besuar. Unë jam një politikan i bindjeve jo i konsensusit. Unë këto bindje kam dhe absolutisht nuk mendoj që unë kam të drejtë dhe dikush nuk ka. Aq më tepër kur ka shumë ngjyra, por përzierja e ngjyrave bashkë bën të zezën. Kjo reformë duhet ta shprishë këtë përzierje të mos kemi më të zezë në sistem.

Ambasadori Lu foli për prishje pushimesh? Kush do të shkojë në burg?
Pyesni ambasadorin Lu. Unë nuk i trembem asgjëje.

Ai foli edhe për ministra të korruptuar. Kush janë ministrat e korruptuar?
Pyesni ambasadorin Lu, në dijeninë time nuk ka ministra të korruptuar në këtë qeveri. Nëse ka, kush ka prova t’i bëjë publike. Para çdo prove unë unë nuk do ta shkarkoj por do ta kallëzoj ministrin në prokurori.

A është politika problemi kryesor?
Parlamentet nuk janë akademi të shkencave apo klubet e intelektualëve të botës. Parlamentet janë shprehje të shoqërisë. Ka njerëz nga të gjitha shtresat përfaqësuese. kështu është edhe parlamenti i Francës dhe kur jetoja atje shikoja deputetë që thosha se si ka mundësi që ky të jetë deputet në Francë. Parlamentet janë shprehje e shoqërisë. Nuk luftohet korrupsioni me propagandë dhe as vetëm me ndëshkim. Korrupsioni luftohet me modernizim. Belgjika funksionoi për 9 muaj pa qeveri. Ne duhet të ndërtojmë sistemin. nuk kemi ndërtuar një sistem drejtësie që të jetë i mbrojtur. Qeveria jonë dhe kjo shumicë po hedh bazën për të ndërtuar sisteme që kanë vetëmbrojtje nga korrupsioni. Pse nuk imagjinojmë dot ne një shqiptar në Gjermani që mund të dalë në rrugë pa rrip sigurimi? Shqiptarët deri para pak kohësh pa rrip sigurimi edhe të huajt, pse? Sistemi.

Shqiptarët që kërkojnë azil..Gjatë 2015 janë larguar drejt Gjermanisë 55 mijë shqiptarë, pas Sirisë. Ju keni thënë se nuk vinë nga Shqipëria, por nga Greqia..
Jo se kam thënë kështu.. Ju të bëni gjëmën, në një mijë e një mijë raste. Unë kam thënë se nuk janë vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Greqia.

Është e njëjta gjë..
Jo nuk është e njëjta gjë.

(Ritransmetohet një insert me rrëfime nga azilantët shqiptar)
Asnjëherë ata që ikin nga Greqia nuk e tregojnë. Papunësia nuk është krijuar këto 2 -3 vite, por është krijuar para shumë vitesh. Dhe nuk luftohet as për 2 e as për 4 e më shumë. Kemi 170 mijë njerëz më shumë në punë, janë vende të reja pune, apo të formalizuara. Janë njerëz që kanë dalë nga skllavëria dhe paguajnë taksa. Nga ana tjetër, meqë shqiptarët s’janë pjesë e BE dhe s’janë pjesë e lëvizjes së lirë për punë, ndaj ata lëvizin për punë dhe do vazhdojnë të shkojnë. Në 2014-ën janë gati 1 milion të ardhur në Gjermani nga vendet e Be-së, Pra njerëz që ikin për punë dhe jo për azil politik. Më thoni ju mua se çfarë tu themi…

A është kjo Rilindja?
Lerë mo Rilindjen, ça lidhje ka?

Domethënë ju nuk jeni kuptuar nga populli?
Lëreni popullin ta thotë me votë se sa i kuptuar jam unë për punën e rilindjes. Nëse nuk më kuptojnë jam unë i moskuptuari i madh, dhe do vijë dikush tjetër që do e kuptojë populli. Padyshim që në Gjermani do të bëhet jetë më e mirë se në Shqipëri, edhe në të ardhmen. Unë s’jam politikan që them renditemi të dytët pas Gjermanisë. Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermani as për 20 vite. Është normale që në një botë kaq të hapur, të ndodhë kjo. Jemi në një fazë kur po mbjellin, dhe po bëjmë një operacion shumë të rëndësishëm. Nëse do kishim paguar dritat që në vitin 1992 nuk do ishim këtu ku jemi. Nëse do kishim investuar, apo kështu me radhë. Ne po ndryshojmë modelin e zhvillimit ekonomik. Kjo është një fjalë goje e thënë, por ka në mes një det të tërë me punë për të bërë. Edhe në bujqësi kemi një rritje të ndjeshme të eksporteve. Unë di që ne kemi rezultate të mjaftueshme edhe në këto dy vite.

Ka njerëz në burg për 30 mijë lekë?
Jemi jashtë nuk jemi në burg. Kemi ndryshuar qasjen me sektorin më të rëndësishëm që është energjia. Flasim për herë të parë për investime që do të ndryshojnë shërbimin me energji. Po liberalizojmë tregun e energjisë.

Tani jepen HEC-e si Skavica siç thotë opozita…Keni qenë në Turqi keni bërë bisedime?
Unë kam shkuar në Turqi, në Kinë dhe me kë kam mundur kam bërë bisedime hajde investoni në Shqipëri. Po patjetër që kam qenë. Unë këtë detyrë kam, unë po të mos isha, më mirë të mos jem, që mos qofsha sipas atyre të errësirës.

Atë e dini ju…
A shkoi Grida në Durrës, nuk fitoi. Edhe ata kanë ardhur të shohim do fitojnë nëse jo.

A ja keni dhënë firmës turke Skavicën?
Nuk ja kemi dhënë.

Zoti Rama doja të kaloja tek korrupsioni. Nëse keni diçka për të shtuar për Skavicën…
Unë kisha për të shtuar diçka të vetme për freskim kujtese. Janë trajtuar nga këta që flasin 164 kontrata, për 439 HEC-e me të njëjtën procedurë dhe përjashto një rast të koncesionit të HEC-it të Ashtës që është bërë pa bonus në 163 raste i është dhënë bonusi dikujt që ka bërë një propozim dhe ka hyrë në proces. Nga shtatori i 2013 deri tani janë bërë 6 kontrata. Ne jemi komplet tjetër gjë. Ne nuk i japim askujt garanci shtetërore që do ta blejmë energjinë me çmim fiks. Për Skavicën, se ka dy pjesë, Skavica dhe Katundi i ri, është një projekt i riparë për të shmangur përmbytjet.

Sipas studimeve duhet vepruar kështu?
Sipas studimeve duhet vepruar kështu siç po bëjmë ne. I vetmi që ka marrë riskun është ky, që ka pranuar të ndërtojë pa paguar në një çmim fiks.
A ka shtëpi, a ka familje që nuk merr frymë lirisht, mbasi lan borxhet dhe shpëton nga rreziku që të mbetej rrugëve. Shqipërinë e gjetëm si një shtëpi me borxhe. Babai e kishte hedhur në zara. Gjetëm një radhë të madhe me borxhlinj. Unë po ju them fakte. Nuk po bëj propagandë.

Po flisni për qeverinë e kaluar…
Jo unë po flas për këtë qeveri. E di pse nuk është opozitë sepse një opozitë ka një vizion të shpallur, nuk është vizion Edi Rama është hajduti i Ballkanit. Ata thanë kemi program, na e vodhi Edi Rama tani kanë leva, shishe me benzinë. Ekipi i opozitës janë këtë recituesit?

Duhet ta pëlqeni ju edhe ekipin e opozitës?
Kjo është qeveria e ikur me 1 mln vota. Qeveria e re punën më të madhe e ka të zhbëjë çfarë është bërë keq. Të pastrojë të gjitha llojet e mbetjeve që lanë ata.

160 ditë pushime, këtë e thotë PD..Transparenca. al i është përgjigjur, por nuk ka kundërshtuar ditët, por shpenzimet.
Unë mund të them shumë gjerë të vërteta për paraardhësin tim. Nuk mund të them se ka qenë një turis i pasionuar.

Në atë kohë atakonit zonjën Topalli
Lërë se ajo është kategori tjetër. Nëse do merremi numrin e udhëtimeve të ish-kryeministrit dhe të mijat, janë aty afër. Më tepër unë kam qenë në instanca shumë më të rëndësishëm. Ai sidomos në këto 3 vitet e fundit ishte i padëshiruar. Nga pikëpamja e udhëtimeve të mija personale, janë në gjysmë e gishtave të njërës dorë. Nuk është kënaqësi e veçantë të marrësh avionin e të udhëtosh jashtë, është e lodhshme. Nga pikëpamja e parave të shpenzuara, unë jam më dobët. Pasi nuk udhëtoj në Biznes-class. Vetëm kur kaloj oqeanin, se s’kam si rri për shkak të trupit dhe gjatësisë time, pasi do dal i paketuar. Do bëj skuadër me bracën dhe Finon.

Ju keni një shtëpi pak të çuditshme…
Është shtëpia ime ndaj, sepse unë jam pak më ndryshe. Jam i çuditshëm.

A është e vërtet se është 88 m e gjatë?
Sa i takon llogarive, janë të gjitha në dosjen time. Unë nuk jam vetëm, jam i martuar fatmirësisht. Po t shihni dosjen, është qartësisht e thjesht dhe shpjegon qartë. Kur Saliu thotë këto 57 motra, avokat Ngjela thotë se s’di të bëjë tri-dimensionalen. Unë kujtoja se tallej avokati, pro ka një pikëpamje reale.

(Rama tregon një foto nga telefoni i tij)

Pse e mbani këtë foto?
Më kujton Saliun, dhe më jep kënaqësi. Është një shtëpi që është ndërtuar me materiale të thjeshta. S’ka suva, dhe s’ka kolona. S’ka abazhur, është me poça të thjesht. S’ka brenda mobilie të sjella nga firmat, dhe janë bërë me bojra nga unë. Pjesa e jetueshme është 250 m katrorë. Është e ndërtuar ndryshe, sepse është shtëpia ime. Isha pa shtëpi, e më thoshin se ka 200 shtëpi. Pastaj u bëra unë me shtëpi, fal gruas, dhe e them me mburrje. Shtëpi është ndërtuar kur isha në opozitë.

Është blerë toka në atë kohë..
Jo shtëpia është bërë kur isha në opozitë.

Do riktheheni piktor?
Unë mund të kthehem shumë gjëra në jetën time të tretë.

Do donim të na ftonit në shtëpinë tuaj
Se kam shtëpinë studio, si kjo e juaja.

Refuzimin tuaj e marrim me sportivitet…

Është një person që është në biznes që nga viti 1991 dhe nuk është bërë biznesmen se është miku im. Kur unë jam futur në politikë, ai ishte një nga taksapaguesit më të rëndësishëm të këtij shteti.

Flitet edhe për një garë tek aviacioni civil?
Mund të fitojë 1-2-3 gara, ça të keqeje ka.

Po fitojnë disa miq të kryeministrit gara në çdo vend të botës do përbënte lajm?
Ou, në çdo vend të botës. Po do përbënte lajm nëse do dilte nga hiçi dhe do bëhej biznesmen. Këtu ju keni një përgjegjësi se kriminalizoni koncepte që janë koncepte bazë. Koncesioni, bashkëpunimi me biznesin është krim më vete?!

A e dini sa mungesa barnash ka në vend?
Mos më ikni nga dega në degë. Tre partneritete publik-privat ka bërë Ilir Beqaj. Më thoni se ky njeri duhet të kryqëzohet? Ju kam sfiduar dhe ju sfidoj vazhdimisht, ju gazetarë, analistë. Më bini një dosje.

Po nuk po i bën dot këto hetime prokuroria zoti Rama…
473 mijë persona kanë bërë check up. Një hap tjetër drejt shëndetësisë falas, mjeku i familjes është falas. Kjo bëhet hap pas hapi. Check-up-i për të parë se ku është situata, gjendjen. Sot me check up krijojmë një ide të qartë të situatës.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj?
Del ai me bllok në dorë. Vilma Nushi…Ja dha përgjigjen Andi Bushati në mënyrë perfekte. Berisha gënjen çdo ditë. Unë do isha shumë kurioz se çdo të ndodhte nëse do kisha shkruar një çarçaf kriminalizues. Ja doli prapë (Për foton e Berishës) Hiqeni çe doni?

Asnjë parti e majtë në botë nuk i bënë këtë që i jep privatit shumë të tilla lekësh…
Paratë e shtetit nuk shkojnë tek privati. Ato përdoren shumë efikase tek publiku, që ti shërbejë si shërbëtor. Shrëderi është i majtë, dhe futi konceptin e financimit privat të infrastrukturës sociale. Sot në Turqi nuk ndërtohen më spitale me lekët e shtetit, por me të privatit.

Zoti Rama çfarë premtoni se do flasim për rendin, kriminalitetin, një herë tjetër.
Patjetër që do vi gjithmonë.

Ju mendoheni dhe reflektoni, shqiptari i 2016 është më i kënaqur sesa ai i 2013-ës?
Sot ekonomia shqiptare ka marrë kthesën dhe po rritet. Ekonomia për të matur kënaqësinë, e shoh kur reformat të japin reagim. Për të filluar të vrapojmë na duhet akoma shumë durim dhe shumë punë. Nuk di unë rrugë tjetër, Nëse do dini një rrugë tjetër, unë jam i hapur ta lë rrugën.
Faleminderit zoti kryeministër për prezencës tuaj.
Faleminderit juve!

Emisioni investigativ Fiks Fare zbulon restorantin superluksoz i kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë

Korçë – Emisioni investigativ “Fiks Fare”, në “Top Channel” mbrëmjen e së martës ka udhëtuar në qytetin e Korçës, ku në vijimin e denoncimeve lidhur sistemin e drejtësisë, ka sjellë për shikuesit pronat disa miliona euro që janë në pronësi të gjyqtarëve apo prokurorëve.

Ndërtesa e parë është një lokal superluksoz, i vendosur në shëtitoren “Republika” të qytetit të Korçës, i cili siç thuhet dhe nga vetë banorët, por edhe punonjësit, se është në pronësi të Kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti.

Në Gjykatën e Apelit Korçë
Fiksi: Entela Prifti, kryetarja e gjykatës…
Polici: Po këtu është, por nuk ka ardhur.
Fiksi: Në çfarë ore vjen zakonisht ajo?
Polici: Po, kur ka gjyqe. Mundet të vijë tani, mundet të vijë pas gjysmë ore, orar të ri nuk di.

Në lokalin “Find Four”, bulevardi “Republika” në Korçë
Fiksi: Shumë e bukur kjo vila, e kujt është? Qenka e re.
Kamarierja: Është bar, restorant, piceri…
Fiksi: Ore gjithë kjo vilë, pronari kush është i godinës?
Kamarierja: Pronari i godinës është Petrit Tare, drejtori i ujësjellësit, e ka si godinë. (Bashkëshorti i Entela Priftit, kryetares së Gjykatës së Apelit, Korçë)
Fiksi: Është bërë gjithçka me dorë, e shikoj unë.
Kamarierja: Punimet e kësaj kanë zgjatur katër vjet e gjysmë.

Objekti i dytë, është një pikë karburanti në pronësi të Irma Ballit, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë.
Bisede me vëllain e prokurores Irma Balli
Fiksi­: Keni pronarë të tjerë?
Vëllai i prokurores­: Ka, ka pronarë të tjerë… Kam dy motrat…
Fiksi­: Ju jeni pronar?
Vëllai i prokurores­: Me motrat…
Fiksi­: Me na u prezantu…
Vëllai i prokurores­: Unë Petraq Robi e kam
Fiksi­: Po motrat apo mbajnë mbiemrin tënd? Njëlloj e kanë?
Vëllai i prokurores­: Jo, motra është e martuar, ajo e ka Balli, është në
Prokurorinë e Apelit… Është prokurore e Apelit…
Fiksi­: Si e ka emrin motra?
Vëllai i prokurores­: Irma….
2016-01-13_08-49-01

Gazetari Artan Hoxha tek Zëri Amerikës: Emri i afishuar në përgjime është i Ilir Metës

Gazetari i News24 nxjerr dokumentat e organit të akuzës dhe bisedat e përgjuara gjatë hetimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, mes tyre dhe mesazhe e komunikime me kreun e LSI-së Ilir Meta

Armand Mero

Që prej vitit 2008 biznesmeni Katriot Ismailaj ishte nën hetim nga prokuroria nën dyshimin e pastrimit të parave. Në rrugë zyrtare telefoni i tij ishte vënë në përgjim. Sipas dokumentave të publikuar mbrëmë në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, nga gazetari I Neës24 Artan Hoxha, gjatë përgjimeve janë regjistruar dhe bisedat e tij me kryetarin e LSI-së Ilir Meta: “Ekziston në transkriptimin e bërë nga organi i akuzës, nga bisedat e përgjuara, dhe biseda që janë kryer mes biznesmenit në fjalë dhe një politikani, që në rastin konkret e në bazë të numrit të telefonit të afishuar aty, është kryetari aktual i parlamentit Ilir Meta”.

Sipas gazetarit Hoxha ka biseda të bëra pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009: “Janë kërkuar shifra të tilla të mëdha parash në prag të zgjedhjeve dhe po ashtu është influencuar që kanidatë për deputetë në disa zona të vendit, të ndihmohen duke marrë tregti bankare, në banka të nivelit të dytë, për të përballuar fushatën zgjedhore të qershorit 2009. Në datën 22 qershor të atij viti ku kërkohet sipas mesazhit “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.

Zoti Meta nuk e ka fshehur se ka patur njohje me biznesmenin duke saktësuar, pikërisht pak ditë më parë, se nuk mund të ishte në dijeni të aktivitetit të tij, sikundër dhe të biznesmenëve të tjerë me të cilët ka njohje. Ndërsa në parlament, në rastin e debatit për cështjen e CEZ, ai tha se Ismailaj nuk i kishte kërkuar asnjë herë favore dhe se ai nuk i kishte bërë favore atij.

Normalisht përgjimi i njerëzve me imunitet është i ndaluar, pa një autorizim të vecantë, por duket se në këtë rast prokuroria ka vlerësuar se bisedat me zotin Meta kanë dalë nga regjistrimi i biznesmenit nën hetim.

Në fund të vitit 2010 cëshja ndaj Kastriot Ismailajt u mbyll. “Kur është pushuar hetimi, kishte ndryshuar situate. Zoti Meta nuk ishte më në opozitës, por ishte pjesë e rëndësishme e qeverisë Berisha-Meta, pas zgjedhjevetë 2009-ës, ishte zëvendëskryeministër. Ndërkohë biznesmeni i cili ishte nën hetim Ismailaj, kishte krijuar kompaninë DIA dhe kishte lidhur marrëveshjen me kompaninë CEZ, për të mbledhur borxhet”, nënvizon Hoxha.

Sipas prokurorit të cështjes Gentjan Osmani, i cili sot drejton njësinë Task Forcë Antikorrupsion pranë prokurorisë së krimeve të Rënda, pavarësisht se ekzistonin dyshimet për pastrim parash, nuk kish qenë e mundur gjetja e provave. Në 2015 hetimi do të rihapet për të kërkuar pikërisht provat e munguara, ndërkohë që biznesmeni Ismailaj kishte hedhur në gjyq shtetin shqiptar për cështjen CEZ-DIA duke kërkuar 135 milion euro.

Gazetari Hoxha thotë se dokumentat që ai disponon janë zyrtare: “Janë të gjitha dokumenta zyrtare, që publikohen pasi janë vendime të prokurorisë dhe nuk janë dokumente Top Sekret, publikimi i të cilave mund të përbënte problem”.

Lidhur më këtë cështje nuk patur asnjë prononcim. Zyra e shtypit e kryetarit të Parlamentit e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se nuk ka asnjë koment apo reagim.

Reforma në Drejtësi, mbyllet rishikimi projektit nga ekspertët

Ekspertët deklaruan se kanë marrë parasysh disa nga propozimet e përfaqësuesve të së djathtës, të cilët u larguan të dielën. Asnjë ndryshim për pikën kryesore të kundërshtimeve. Mbetet në fuqi skema me 3/5 e votave për emërimet nga parlamenti

Në Shqipëri grupi i ekspertëve të nivelit të lartë mbylli mbrëmë rishikimin e projektit të ndryshimeve kushtetuese mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Kostitucionalisti Sokol Sadushi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Euralius (misioni i Bashkimit europian i asistencës për Drejtësi) dhe Opdat (misioni amerikan) njoftoi se “Puna e grupit të ekspertëve është e përfunduar dhe ne e kemi draftin gati për t’ia dorëzuar Komisionit ad hoc”, u shpreh ai. Tani do të jetë ky Komision i cili do të duhet të miratojë për t’ja kaluar më pas Komisionit të Venecias për vlerësimin përfundimtar.

Përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë dy ditët e fundit në takimet e ekspertëve. Ata u larguan duke akuzuar se nga ana e shumicës nuk u morën parasysh alternativat e propozuara prej tyre, kundër përzgjedhjes me tre të pestat e votave të anëtarëve të disa institucioneve të Drejtësisë nga ana e parlamentit. Opozita i referohet pikëpyetjeve të ngritura nga Komisioni i Venecias për këtë cështje, për të cilën dje u prononcua sërish dhe kryetari demokrat Lulzim Basha: “Në bazë të këtij rekomandimi të qartë, të zezë mbi të bardhë të Venecias, ekspertët tanë bënë propozimet përkatëse dhe  me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë u arrit një formulë kompromisi, e pas kësaj ekspertët e Edi Ramës u tërhoqën për t’u konsultuar qartësisht me Edi Ramën. Të nesërmen, me rikthimin e ekspertëve në tryezën e punës ishte e qartë se vullneti i Edi Ramës ishte kapja e drejtësisë dhe jo reforma në drejtësi.  U zhbë formula e kompromisit të së shtunës dhe me kokëfortësi u insistua në shumicën prej 3/5 që është shumica që disponohet nga dyshja Rama –Meta”, deklaroi kryetari i opozitës.

“Një pjesë e vërejtjeve të tyre janë përfshirë në materialin tonë, ndërsa pjesa tjetër jo. Ne e konsiderojmë punën të plotë”, shpjegoi zoti Sadushi duke saktësuar se në variantin përfundimtar i cili do t’i shkojë Komisionit ad hoc ekziston vetëm një opsion. “Do jetë me 3 të pestat”. Ndërkohë, ekspertët kanë pranuar disa nga propozimet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë, të cilat janë paraqitur si variante alternative. Zoti Sadushi nuk shpjegoi se cilat ishin konsideruar të vlefshme. Dy ekspertët e përzgjedhur prej Ministrisë kishin dorëzuar të dielën në mbrëmje një paketë me ndërhyrje kushtetuese të cilat në thelb ishin tërësisht të ndryshme nga projekti mbi të cilin po punohej.

Gjatë ditës së djeshme tema e reformës në Drejtësi duket se ka qenë në qendër të një takimi që ambasadori amerikan Donald Lu pati me presidentin Bujar Nishani. Javën e shkuar presidenti kërkoi një tryezë të drejtuesve kryesorë politik të vendit, ndërsa dje, në një intervistë për të përditshmen “Panorama” ai kritikonte me nota të forta procesin e reformës. Sipas tij ai ishte “një proces i mbyllur, aspak profesional, i njëanshëm dhe pa asnjë objektiv të deklaruar qartë”. Presidenti është i mendimit se një vit e gjysëm punë e ekspertëve të huaj dhe vendas të angazhuar nga Komisioni ad hoc i parlamentit shqiptar ishte një kohë e cila “shkoi dëm. Komisioni i Venecias e rrëzoi të gjithë themelin e asaj që ishte shkruar dhe palët u ulën të nisin nga pika zero”, shprehet zoti Nishani, I cili shkon më tej kur hedh dyshime se shumica mund të kërkojë të korruptojë deputetë të opozitës për të garantuar votat e nevojshme për miratimin e reformës.

Mbi takimin mes presidentit Nishani dhe ambasadorit amerikan nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar. Ndërkohë që pasditen e djeshme, diplomati amerikan është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama. Ambasadori Lu ka qenë një mbështetës i fortë i procesit të reformës, ndërsa në mënyrë të përsëritur ka nënvizuar publikisht se projekti i ndryshimeve kushtetuese mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe se ekspertët e saj dhe të Bashkimit europian janë pjesë e hartimit të këtyre ndryshimeve. Madje ai është shprehur se Shtetet e Bashkuara bashkëndajnë pronësinë mbi projektin e hartuar.

Vatikani pret emërimin e Ambasadorit – Presidenti nuk e firmos emrin e Visar Zhitit

Akoma Shqiperia nuk ka ambasador në Vatikan. Seksioni në shqip i Radio Vatikanit raporton se në fjalimin tradicional drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, Papa Françesku nënvizoi me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej.

Radio Vatikani organi zyrtar i selisë së shenjtë shpreh shqetësimin për mospërfaqësimin e Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan. “Vendi i shqiponjave”, siç e quajti Papa Françesku, Shqipërinë, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, ende nuk përfaqësohet pranë Selisë së Shenjtë me një ambasador. Radio Vatikani thote se ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Vatikanit është larguar prej muajsh dhe Visar Zhiti i emëruar nga kryeministri Rama si ambasador pranë Selisë së Shenjtë, vijon të mbetet i ngarkuar me punë.

Shqipëria ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë më 7 shtator 1991, në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë .

Ne vendin me fuqinë më të madhe në botë, ku falen presidentët më të mëdhenj të globit, Shqiperia e vogël nuk emëron si ambasador një njeri të madh si Visar Zhiti.

Shqetësimi im është nuk është personal, por publik Nga Entela KASI

“Atje në shtëpinë e prindërve të mi në fshat, në kodrën që  të  drejton kah mali i Moravës, gjendet një tunel, një tip vendstrehimi për kohë lufte, i ndërtuar në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar dhe e rrethuar me vetveten sfidonte rrezikun e madh botëror.  Sot, janë ende në modë bunkerët dhe kërpudhat. Them të kultivoj ca kërpudha aty brenda, pasi trustin e lulelakrës e ka përkufizuar qartë Brehti, tek Arturo Ui….

Sigurisht që nuk do të mungojë ajri i pastër i Moravës, ku herë pas here do të ngjitem për të  lexuar Njeriun e natyrës, së  Rusoit,  për të kuptuar qytetarin shqiptar të shekullit të XXI….Nuk besoj që ky status të lexohet si ‘ arrati, agjitacion dhe propagandë apo sabotim’.

Pas publikimit të statusit tim të lartpërmendur nga mediat shqiptare online, gazetarja Sh. M, e gazetës Shqip, mu drejtua pikërisht me këtë pyetje që unë po e sjell më poshtë. Pas pyetjes të saj në atë mbrëmje i dhashë këtë përgjigje të shkurtër.”

Sh. M.- Prej disa orësh në mediat sociale qarkullon lajmi se jeni shkarkuar nga detyra. MAS pretendon zyrtarisht se motivacioni që e çoi DAR Tiranë në marrjen e këtij vendimi, është fakti që ju nuk jeni paraqitur në mësim as dy javë përpara se të publikonit letrën drejtuar kryeministrit Rama dhe as dy muaj pas publikimit të saj. Burime zyrtare në këtë institucion pretendojnë se iu është komunikuar vazhdimisht që duhet të ktheheni në shkollë, por që sipas tyre nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje nga ju, shkaku që çoi në shkarkimin tuaj nga detyra, në shkollën “Qemal Stafa”.

Ku konsiston e vërteta? Pse ky vendim për largimin tuaj nga puna, pas një jete përvojë në arsim?

E. K : Pyetjes  tuaj në lidhje me vendimin për largimin tim nga puna pas një përvoje në arsim duhet ti përgjigjen drejtuesit e Institucioneve të Arsimit në Shqipëri. Mbase ju si media duhet të bëni investigimin tuaj, në shërbim të së vërtetës.

Sot e shoh të arsyeshme ti përgjigjem pyetjeve të shumta që mund të kenë mediat për këtë çështje.

MAS sipas referencës që jep paska pretendimin se unë nuk jam paraqitur në punë dy javë para publikimit të letrës drejtuar kryeministrit dhe publikut. Letra është publikuar në datën 25.11.2015. Unë nuk jam paraqitur në punë në datën 23.11.2015, dhe po atë ditë kam njoftuar  Institucionin të merrte masa për zëvendësimin e orëve të mia mësimore, për të mos pasur kosto mungesa ime tek nxënësit. Ndërkohë kisha një problem shëndetësor dhe isha me raport mjekësor, të cilin  ju mund ta verifikoni në shërbimin e mjekut të familjes. Data 23 dhe 25 krijojnë një diferencë prej dy ditësh, jo dy javësh.

Në letrën time publike i kam kërkuar institucioneve ta lexojnë dhe po atje kam shkruar se nuk i kthehesha ushtrimit të detyrës deri sa prej atij institucioni të larosheshin drejtuesit të cilët nuk krijonin thjesht një shqetësim personal por një shqetësim publik.

Kam pritur që të ketë reagim zyrtar dhe publik, gjë që nuk ndodhi. Duke cituar titullaren në intervistën e saj në TV News 24, të dt. 26. 11. 2015 ajo pretendon se nuk ka dijeni për gjëra të cilat unë I kisha bërë publike, madje ajo thekson se është e ofenduar prej letrës sime, ndërkohë që  isha një mësuese me vlerësim shumë mirë nga drejtoria e shkollës. Për më tepër më prisnin të kthehesha në punë ditën e hënë, ndërsa shkolla fillonte ditën e martë për shkak të pushimeve të festave të Nëntorit.
Në fund të intervistës ajo u shpreh për dosjet e diktaturës. Po ju sqaroj edhe një herë, unë nuk kthehesha në punë deri ditën që do të largoheshin individët që përmendja si shembull konkret në atë letër zyrtare, e përveç kësaj unë nuk mund të kthehesha në institucion integriteti i të cilit po vihej në dyshim pikërisht prej drejtuesve të tij.

Ajo thotë në media që nuk ka dijeni! Unë kam një pyetje publike për të, të njëjtën pyetje që i kam ndërtuar në mëngjesin e ditës së hënë, dt 2. 11.2015, së cilës ajo nuk pati kohë apo dëshirë të përgjigjej.

Në datën 1.11.2015, në orën 21:01, ditën e diel, në telefonin tim mbërriti pikërisht ky mesazh: ‘Nesër, të dielën, brenda orës 10 të sjellësh në shkollë të gjitha dokumentet që u kemi kërkuar të gjithë mësueseve ku ju jeni nga të vetmet që nuk jeni treguar korrekte, duke na penguar si drejtori për të kryer detyrat.’

Si e kisha penguar unë institucionin?

Cila ishte karta ime e performancës ne lidhje me korrektesën për të cilën akuzohesha po nga drejtoria?

Dhe cilat ishin këto dokumente që duhej ti dorëzoja në ditën e diel, e cila ishte ditë pushimi?

Përse një mesazh i tillë më dërgohej në emër të drejtorisë së gjimnazit në mbrëmje vonë?

Cili ishte qëndrimi zyrtar i drejtuesve për këtë çështje të cilën duhej të ma sqaronte me shkrim, dhe përse ajo asnjëherë nuk iu përgjigj zyrtarisht kërkesës që i bëra unë?

Po atë ditë, pas mbarimit të mësimit në turnin e paradites, unë isha duke fotokopjuar në Sekretarinë e shkollës disa dokumente pune që na ishin kërkuar ti plotësonim e dorëzonim brenda ditës. Bashkëdrejtuesi i institucionit, dërguesi i mesazhit që citova më lart, nuk e pati aspak problem të shkelte të gjitha rregullat e etikës, duke më ulëritur në fytyrë në mes të kolegëve që prisnin radhën për të përdorur fotokopjen, në mënyrën më banale të mundshme, ( ndërsa tymi i duhanit po i përzihej me alkoolin që kishte konsumuar).

Sa herë kishte njoftuar drejtoria, prindërit e gjimnazistëve që konsumonin duhan duke i kujtuar gjobat që duhet të paguanin sipas ligjit anti – duhan, dhe përse asnjëherë kjo drejtori nuk I kujtoi nëndrejtorit të Institucionit zyrtarisht se ai po shkelte të njëjtin ligj që e thyenin minorenët? Përse qytetarët shqiptarë nuk ishin të barabartë përballë ligjit?

Me çfarë morali ky staf drejtues, pasi thyente ligjet e shtetit, iu kujtonte zyrtarisht ligjet e shtetit komunitetit dhe gjimnazistëve të Shkollës ‘Qemal Stafa’?

Pse ky staf kishte fuqi të mbyllte derën e shkollës para orës 8:00 dhe linte për gjashtë orë të tëra jashtë shkollës gjimnazistët duke na kërkuar të vendosnim 6 mungesa ditore ndërsa nxënësit ishin lënë jashtë derës po prej nesh?

Bazuar në cilin ligj të Republikës së Shqipërisë ky anëtar i stafit drejtues ngrinte zërin dhe fyente brenda institucionit komunitetin të cilit duhej ti shërbehej? Për atë se çfarë bënte ky individ brenda zyrës së tij me nxënësit apo prindërit e tyre nuk mundem të flas unë. Kjo u takon atyre!

Nëse drejtoria nuk ka dijeni, le ti kthehet dokumenteve të punës, mbledhjeve me protokoll të mbajtura nga sekretaria, po ashtu edhe bllokut të shënimeve të individit në fjalë apo edhe dokumenteve të saj zyrtare dhe jozyrtare. Unë po i sjell në vëmendje vetëm një dokument zyrtar, raportin e drejtorisë së shkollës për këshillin pedagogjik i cili ishte analiza e punës një vjeçare të institucionit. Isha e listuar në vendin e parë për mungesa në punë, ndërsa kisha munguar rreth dy javë të plota në një vit për arsye serioze të shëndetit, dhe këto ky dokument  nuk e specifikonte aspak.

Pas kësaj, në fund të mbledhjes, nëndrejtori , u ngrit dhe me zë të lartë tha: Në këtë shkollë ka mësues që e marrin rrogën kot! Ndërsa ai fyente mësues të caktuar, titullarja e pa shqetësuar për këtë akuzë publike të bashkëdrejtuesit jo vetëm që heshti, por as që mbajti qëndrim zyrtar, për ta përgënjeshtruar me kartën e performancës të mësuesve, të cilët ai nënkuptonte apo akuzonte.

Sot unë e kam përsëri të njëjtën pyetje: Cilët janë mësuesit që e marrin rrogën kot duke i shkaktuar një dëm kaq të madh Gjimnazit ‘Qemal Stafa’ , buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë?

Këto pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Dikush duhet ti përgjigjet zyrtarisht pyetjeve të mia. Dhe para se ti përgjigjet le të marrë kohën e duhur. Kështu do ti shërbehej jo vetëm së vërtetës, për çka unë citoj në letrën time publike, por do të krijohej mundësia që ngjarje të tilla të merrnin një herë e përgjithmonë fund në arsimin shqiptar të vitit 2016. Shqetësimi im është nuk është personal, por publik.

Vangjeli: Berisha rrëmbeu me furgon Fevziun dhe Bushatin më 1996

Analisti dhe këshilltari i Kuvendit, Lorenc Vangjeli ka komentuar gjithashtu debatin në distancë mes deputetit të PD-së, Sali Berisha dhe gazetarëve Blendi Fevziu dhe Andi Bushati.

Në një shkrim të tijin botuar në “Javaneës”, Vangjeli thotë se në vitin 1996, Berisha ka urdhëruar rrëmbimin e Andi Bushatit dhe Blendi Fevziut.

Në vitet ‘90-­të, atëherë kur digjeshin gazeta, rriheshin gazetarë dhe burgoseshin të tjerë për fjalën e lirë, për shkak të lirisë së fjalës dhe për hir të lirisë përtej fjalëve, Berisha u pikturua si tiran i medias. Por në asnjë rast ai nuk mundi të fitojë ndaj njerëzve të saj.

As kur i digjte gazetën Nikollës, as kur burgoste Sandrin e Martinin, as kur rrihte një listë të gjatë me gazetarë dhe as kur furgoni i tij i policisë rrëmbente Fevziun me të tjerë në mes të ditës e në mes të Tiranës.

Vetë Fevziu dhe gazetarë të tjerë nuk kanë folur kurrë për këtë episod kriminal që ishte epilog i dhunës po kriminale që u bë kundër opozitës në 28 maj 1996 në sheshin Skënderbej.

Por nëse ai furgon do të kishte përfunduar aty për ku ishte nisur, disa portrete mediatikë të sotëm nuk do të ishin me gjasë të tillë. Ishte dhe Bushati në atë furgon, sa për një kujtesë të së djeshmes për të kuptuar më mirë ca histori të shkëputura të së sotmes”, shkruan Vangjeli.

Deputeti i PD-së: Si i largoi Veliaj 550 punonjës të Bashkisë brenda një jave

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës se po shkarkon në mënyrë antiligjore punonjës të administratës së Bashkisë. Sipas tij, në një javë të vetme, janë shkarkuar 550 punonjës të Bashkisë. Ai tha se vetëm më 31 dhjetor të vitit që lamë pas u shkarkuan 350 punonjës.

“Te dashur miq, dje arriti ne 550 numri i punonjësve të UKT te perzene ditet e fundit ne menyre antiligjore nga puna.

Vetem me dt 31 dhjetor, moren urdherin e debimit nga puna 350 punonjes te UKT. Kjo ishte kartolina e zeze qe ata dhe familjet e tyre moren nga Erion Veliaj.

Motivacioni nuk eshte dhene me asnje shkrese bashkelidhur qe te vertetoje motivin e lirimit, dhe pjesa derrmuese e punonjesve kane qene me kontrate te perhershme, keshtu qe praktika e ndjekur eshte teresisht e jashtligjshme.

Gjithashtu, para dy muajve, ne shkelje flagrante te ligjit te sherbimit civil Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkise 120 punonjes te gjithe me status te nepunesit civil.

Ai ndermorri kete veprim nderkohe qe rriti me qindra vete numerin e punonjesve te Bashkise se Tiranes. Rekrutimet e reja po behen kundrejt ryshfetit prej 6 mije euro per person”, shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Forumi i Trashëgimisë jep alarmin: po degradon kisha arbërore e Rodonit

TIRANE – Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dhënë alarmin për kishën e Shna Ndojit në Kepin e Rodonit, duke cituar Frederik Stamatin. Sipas Forumit, kisha në fjalë ku ruhen gjurmët e fundit të shqipes arbërore, gjurmë e drejtpërdrejtë e Skënderbeut, është dëmtuar tej mase, nga lagështira e jo vetëm.

Më poshtë postimi i Forumit: “Alarm që vjen nga Frederik Stamati, kimist restaurator, vëzhgues i hollë i problemeve e patologjive të artefakteve artistike. Një nga kishat më të rëndësishme të Shqipërisë për vjetërsinë dhe historinë e saj, kisha e Shna Ndojit në Kepin e Rodonit po degradon përditë. Do të ishte një nga humbjet më fatale rënia e suvasë ose degradimi i mëtejshëm i saj, pasi aty ndodhet gjurma e vetme e shqipes arbërore të kuqe në sfond të verdhë e gjetur brenda kufijve të Shqipërisë së sotme.

Lagështira po e bren përditë, me shpejtësi që është rritur pa masë vitet e fundit. Zotërinjtë që kujdesen për monumentet fatkeqësisht nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij monumenti, kështu që duhet ngritur një organizëm qytetar për marrjen nën mbrojtje të monumentit-dëshmitar. Puna nuk pret, pasi kjo gjurmë e drejtpërdrejtë e Gjergj Kastriotit duhet shpëtuar”.

Bujar Nishani: Ismail Kadare më injoroi për dekoratën

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Bujar Nishani për të marrë dekoratën e “Urdhërit të Flamurit” me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij – raporton Facebook Spy, suplementi i fundjavës në DITA.

Nishani e zbuloi në një darkë me gazetarët se i është drejtuar me një letër Kadaresë, por nuk ka marrë një përgjigje nga shkrimtari.

“Eshtë një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që kemi “Urdhrin e Flamurit”, pikërisht në vitin e 80 të lindjes së tij. Por nuk kam pasur një përgjigje pozitive, duke e lënë këtë aktivitet të zhvillohet në një kohë të dytë”– u ka thënë Nishani gazetarëve. / Dita /

Në Tiranë merret peng një person, po ecte me fëmijën në rrugë

Një person është marrë peng pranë shkollës ‘Bajram Curri’, kur po ecte në rrugë së bashku me fëmijën e tij. Pengu është identifikuar si Ylber Kerri. Sipas informacioneve të para, Kerri është konfliktuar fillimisht me disa persona, të cilët po udhëtonin me një automjet tip ‘Benz’.

Policia u lajmëruar për pengmarrjen pas një telefonate të mbërritur në sallën operative dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu morën në komisariat fëmijën e personit  që u rrëmbye.

Sipas deklarimeve të fëmijës në polici, babai i tij u mor me forcë nga tre persona të panjohur pas debateve, të cilët e futën në makinë dhe u larguan në drejtim të paditur. Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e pengmarrësve.

Përmbytjet në Tiranë, fotoja që zgjodhi “The Guardian”

Kjo foto e realizuar në Tiranë nga Hektor Pustina, ka tërhequr vëmendjen e medies prestigjioze “The Guardian”.

“Pulat po mbajnë këmbët e tyre të thata duke qëndruar mbi një grumbull bari, pasi koteci i tyre është përmbytur pas ditëve të reshjeve të dendura”, shkruhet përbri fotos.

Lu dhe Vlahutin rikthejnë në tryezë PD

Dita e djeshme ishte mjaft intensive në përpjekjet ndërkombëtare për zhbllokimin e ngërçit në Reformën në Drejtësi. Paraditen e djeshme, krerët e mazhorancës zhvilluan takimin javor të tyre në vilën qeveritare me fokus Reformën në Drejtësi. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Rama, kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe krerët e grupeve parlamentare diskutuan rreth qëndrimit të mazhorancës ndaj opinionit të Komisionit të Venecias dhe kthimit të tij në projekt-amendamente kushtetuese.

Takimi erdhi pas një bisede të gjatë treorëshe të enjten pasdite të kryeparlamentarit Meta me ambasadorin amerikan Donald Lu. Pas takimit, kreu i Kuvendit i kërkoi opozitës kthimin në punën për draftin e reformës dhe u tregua i gatshëm për çdo tryezë politike. Ndërkaq, Kryeministri Rama shmangu çdo koment, por u drejtua për në Presidencë, ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit, Bujar Nishani.

Nuk pati asnjë informacion zyrtar pas këtij takimi që zgjati rreth 120 minuta. Por Presidenti Nishani, në takimin me përfaqësuesit e mediave, të enjten në mbrëmje, u tregua i gatshëm të ulë në një tryezë liderët politikë për Reformën në Drejtësi. “I ftoj të gjitha ata (liderët politikë) të ulen në një tryezë koordinimi për t’u lënë më pas hapësirën ekspertëve që të jetësojnë vullnetin e tyre politik. Shpreh me këtë rast gatishmërinë e institucionit të Presidentit për të dhënë ndihmesën e nevojshme koordinativ mes palëve në këtë problematikë”, tha Nishani.

Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE­-së në Tiranë, Vlahutin, dje në mesditë u takuan në kryesinë e Kuvendit me kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe ekspertët e maxhorancës dhe opozitës për këtë reformë. Produkt i këtij takimi ishte tërheqja nga ana e maxhorancës së draftit të përgatitur nga ekspertët e saj bazuar në opinionin e ‘Venecias’. Opozita e mirëpriti këtë veprim dhe pranoi të kthehet menjëherë në punën për draftin e projekt­ amendamenteve kushtetuese.

Eksperti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha pas takimit se “u ra dakord së pari për tërheqjen e draftit të pakonsultuar që qarkulloi ditët e fundit”. Së dyti,­ vijoi Alibeaj,­ u ra dakord që dokumenti i vetëm që do të diskutohet për të arritur draftimin e Reformës kushtetuese në Drejtësi, do të jetë ai i opinioneve të Komisionit të Venecias. “U ra dakord që në kushte barazie, ekspertët e opozitës dhe të qeverisë të vijojnë punën e tyre të përbashkëta për të draftuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, rekomandime të cilat mund të jenë të tilla që mund të ofrojnë disa variante që mund të jenë të përbashkëta me ekspertët e qeverisë dhe opozitës”, tha Alibeaj.

BIRN: Korrupsioni, më shumë “peshq të vegjël” të dënuar Nga Lindita Çela, Gjergj Erebara

Në shtator 2015, pas një konference mbi luftën kundër korrupsionit që u zhvillua në Rumani, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla, deklaroi se institucioni i tij kishte “nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”.

Deklarata e tij erdhi pas vizitës në Rumani, një vend që është bërë shembull pozitiv i luftës kundër korrupsionit, ku një agjenci e specializuar ka arritur të dënojë për korrupsion vetëm gjatë vitit 2014, 24 kryebashkiakë, pesë deputetë, dy ish-ministra, një ish-kryeministër dhe rreth 1 mijë zyrtarë të tjerë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim ligjor në verën e vitit 2015, ku i vendosi hetimet për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë nën juridiksionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me supozimin se një hetim më i specializuar do të sillte më shumë rezultat. Kryeprokurori Lalla deklaroi në atë rast se për këtë arsye, ai po shtonte kapacitetet njerëzore, “pasi numri i hetimeve për korrupsionin në nivele të larta po pëson një rritje të ndjeshme”.

Të martën Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se Lalla po e ristrukturonte njësinë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda “për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”.

Shkurt, as ndryshimi ligjor për vendosjen e hetimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe as njësia e specializuar Task Forcë, nuk sollën të dënuar.

Dënime të vogla

Qeveria shqiptare ka shprehur deri tani në mënyrë të përsëritur vullnetin e saj për të luftuar korrupsionin, duke krijuar portale dhe duke ftuar qytetarët ta denoncojnë korrupsionin. Psh. qeveria thotë se në një portal të hapur prej saj, stopkorrupsionit.al, ka marrë mbi 10 mijë denoncime nga qytetarët, denoncime që kanë prodhuar deri tani 92 masa disiplinore dhe 71 kallëzime penale.

Ministria e Brendshme ka hapur disa portale për të mbledhur denoncime, si Komisariati Dixhital, Denonco Korrupsionin etj.

Por të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi te Ministria e Drejtësisë, paraqesin një situatë më të zakonshme. Në Shqipëri, disa qindra njerëz në vit gjykohen për korrupsion, shumica dërrmuese e të cilëve janë, ose qytetarë që tentojnë të korruptojnë dikë, ose zyrtarë të vegjël dhe që, në tërësi, dënohen me më pak se 2 vjet burg.

Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Drejtësisë, në vitin 2014 nëpër gjykatat e shkallës së parë, pati 242 të gjykuar për korrupsion dhe gjykatat kanë gjetur fajtorë 195 persona. Në periudhën nëntëmujore janar-shtator 2015, pati 287 të gjykuar dhe 190 të dënuar. Në krahasim me vitet e shkuara, ka një rritje të numrit të çështjeve dhe të dënimeve, por djalli duket se qëndron te detajet.

Ministria e Drejtësisë i kushton një kapitull të veçantë gjyqeve për “korrupsion” në raportet e saj vjetore. Si total, çështjet për korrupsion janë rritur, veçanërisht në vitin 2015. Por në këtë kategori, përfshihen vepra të ndryshme penale, përfshirë çështjet për korrupsion aktiv, d.m.th. rastet kur qytetarët tentojnë të korruptojnë zyrtarët dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, sërish kur qytetarët ndikojnë zyrtarët.

Korrupsioni pasiv

E ndarë sipas veprave penale, rezultati nuk është shumë inkurajues. Disa vepra penale, veçanërisht ajo që dënon dhënien e ryshfetit nga qytetarët te zyrtarët, duket se janë më lehtë të dënueshme. Ndryshe nga vepra penale që dënon pranimin e ryshfetit nga zyrtarët.

Gjatë këtij viti, në gjykatat e shkallës së parë, për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, (neni 259 i Kodit Penal), u dënuan 16 persona ndërsa në vitin 2014, qenë dënuar 17 persona. Situata nuk duket shumë e përmirësuar në krahasim me vitin 2013, kur qenë dënuar 19 persona apo me vitin 2012, kur për korrupsion pasiv qenë dënuar 15 persona. Ndryshe ka ndodhur me veprat penale të nenit 244, i cili dënon dhënien e ryshfeti nga qytetarët për te zyrtarët. Për këtë vepër penale, numri i dënimeve të dhëna nga gjykatat e faktit është katërfishuar, nga 10 të dënuar për të gjithë vitin 2014, në 41 të dënuar në vitin 2015.

Vepra tjetër penale që i përket qytetarëve është Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj zyrtarëve, përcaktuar në nenin 245/1 të Kodit Penal. Për periudhën janar-shtator 2015, për këtë vepër penale janë dënuar 15 shtetas, nga 34 që qenë dënuar në vitin 2014 dhe 32 në vitin 2013.

Shpërdorimi i detyrës

Shumica dërrmuese e zyrtarëve që kanë kaluar nga sistemi i burgjeve janë dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248). Në periudhën janar-shtator 2015 u dënuan për këtë vepër 115 zyrtarë, nga 124 që qenë dënuar në vitin 2014 dhe 84 në vitin 2013. Por gjykatat e Apelit duket se u treguan më të buta, pasi në vitin 2014, dënuan 53 nga 107 të akuzuar të sjellë për gjykim, duke shpallur të pafajshëm të tjerët. Edhe për këtë vepër penale nuk ka të dhëna për rezultatet e rekurseve në Gjykatë të Lartë.

Dënime të shkurtra

Sistemi i statistikave të drejtësisë që mblidhen nga Ministria e Drejtësisë nuk përcakton masën mesatare të dënimit të dhënë nga gjykatat por i ndan dënimet në kategori sipas kohëzgjatjes. Kategoritë janë: a) dënime me gjobë; b) dënime me deri 2 vjet burg; c) dënime me 2 deri në 5 vjet burg e me rradhë. Statistikat e Ministrisë për periudhën nëntëmujore janar-shtator – 2015, tregojnë se masa kryesore e dënimit ka qenë ajo me më pak se 2 vjet burg, me vetëm 3 raste të shpërdorimit të detyrës që janë dënuar me 2 deri në 5 vjet burg dhe me 2 raste të korrupsionit pasiv të dënuar gjithashtu me 2 deri në 5 vjet burg. Statistikat nuk lejojnë gjithashtu që të mund të shikohet se si ndryshon masa e dënimit nga gjykatat e shkallës së parë te gjykatat e apelit, ndërkohë që perceptimi i përgjithshëm është që apeli zakonisht jep dënime më të lehta se sa gjykatat e faktit. Dënimi me deri në 2 vjet burg është gjithashtu i çuditshëm, për shkak se neni 259 i Kodit Penal, i cili dënon korrupsionin pasiv të zyrtarëve, sanksionon masë dënimi nga 2 deri në 8 vjet burg. Dënimet e lehta për veprat penale të korrupsionit ranë në sy edhe të zyrtarëve të Brukselit, të cilët, në raportin e fundit të progresit vërejtën se “sanksionet e imponuara në rastet e korrupsionit kanë tendencën të jenë haptazi të lehta”.

Zyrtarët e lartë në pikëpyetje

Shqipëria ka një vepër penale të posaçme që synon të dënojë krahasimisht më ashpër ata që marrin ryshfet dhe që janë zyrtarë të lartë të emëruar apo të zgjedhur. Diferenca është e madhe pasi kodi penal dënon zyrtarët e zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet burg ndërsa zyrtarët e lartë, duhet të dënohen, sipas nenit 260 me 4 deri në 12 vjet burg. Por ndërsa me termin “zyrtarë të zgjedhur” është e kuptueshme se për kë bëhet fjalë, për zyrtarët e lartë, çështja mbetet e hapur për diskutim. Kjo është aq e diskutueshme sa në Raportin e Progresit të vitit 2014, Komisioni Europian thotë se Shqipërisë i duhen “përpjekje të mëtejshme për të qartësuar përkufizimin e ‘zyrtarit të lartë të shtetit’ dhe të ‘korrupsionit në shkallë të gjerë’.

Pavarësisht këtyre defekteve, për nenin 260, i cili duhet të dënojë zyrtarët e lartë, zyrtarisht ka pasur zero të dënuar më 2014 dhe zero të dënuar më 2015.

Si për ironi, gjatë kohëve të fundit, ka pasur më shumë gjykatës e prokurorë të dënuar për korrupsion se sa ka pasur zyrtarë të lartë. Ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, u dënua me 3 vjet burgim. Ai qe arrestuar pasi emisioni investigativ Fiks Fare arriti të regjistrojë momentin e shkëmbimit të parave. Prokurori Pëllumb Prençi, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, u dënua gjithashtu me tre vjet burg. Të njëjtin fat pati edhe gjyqtarja Parashqevi Ademi u dënua me katër vjet burg pas një hetimi të simuluar, ku personit të cilit iu kërkua ryshfeti, i dorëzoi një avokati sekser një shumë parash tëmarkuara dhe të regjistruara nga policia.  Ish-gjyqtari i Pogradecit DhimitërPojanaku u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg për një ryshfet të vogël. Ndërkohë, gjykatësi tjetër, Gjin Gjoni i Gjykatës së Apelit Tiranë, shpëtoi kur Prokuroria e Elbasanit vendosi të pushojë hetimet në prill të këtij viti. Edhe një gjykatës dhe dy prokurorë të tjerë janë aktualisht nën hetim.

I vetmi dënim i ashpër për korrupsion duket se është ai i ish-drejtoreshës arsimore të Lushnjës Luiza Tabaku, e cila u dënua me 9 vjet burg për krijimin e një rrjeti të marrjes së ryshfetit për punësimet nëpër shkolla. Ajo kërkonte 5 mijë euro në këmbim të një vendi pune./reporter.al

Propaganda (vetizoluese) e bar-ngrënies? – Nga REZART PALLUQI

Javën e kaluar mediat shqiptare në Kosovë, shfaqën një djalë i cili kishte refuzuar lejen e qëndrimit të Merkel, ndërsa sot gazeta e mirënjohur Balkan, na shfaq një qytetar nga Korça, i cili refuzon të emigrojë në Amerikë, ngaqë atje, sipas tij, që të gjashtë kushërinjtë e tij janë çmendur prej ilaçeve që pinë. A mos po ringjallet motoja: bar do të hamë dhe dorën armikut nuk do tia shtrijmë?

 

Qytetarët e lartpërmendur u sollën në hapësirat mediatike me bujë të madhe. Qytetari korçar u shfaq i filmuar. Aty ai bën debat me një djalë të ri, dhe atë e akuzon se ai është dembel dhe se di vetëm të pijë drogë. Ky është një diskretitim i rrezikshëm i rinisë shqiptare, sepse ajo identifikohet me një grup të vogël të rinjsh që për arsyet e tyre emocionale dhe psiko-sociale rrëshqitën në humerën e drogëpirjes.

 

Unë nuk jam pro emigrimit kronik të shqiptarëve. Madje jam përpjekur që nëpërmjet romanit tim të dytë, “Dallëndyshet pa fole” që atë ta frenoj duke ua bëre të mundshme jetesën dy personazhëve të mi, ish emigrantë, të cilët në sajë të kursimeve në emigracion dhe ekpseriencës së tyre profesionale, ditën edhe pse me përpjekje titanike të hedhin rrënjët e tyre në atdhe.

 

Por në rastin tonë, rinia nuk ka eksperiencë profesionale evropiane, as kursime të bollshme, si dy personazhet e mi në roman. Rinia pra nuk përkrahet pa kushte, por me kushte, duke e uzurpuar atë në djepet partiakë. Atëherë, rinisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë të mercenarizohet politikisht ose tia mbathë jasht Shqipërisë. Por videoja histerike e qytetarit korçar, që po bën bujë të madhe në rrjetet internetike, e tremb rininë tonë. Po të emigrosh jasht Shqipërisë, çmendesh, bëhesh për ilaçe. Atëherë, ajo do të zgjedhë të rrijë në Shqipëri, dhe hajë barin e Partisë dhe dorën të mos ia shtrijë armiqve neurozë. A po shkojmë drejt një vetizolimi enverist?

 

Bullgaria, arriti të anëtarësohet në BE, JO vetëm në saj të reformave politike dhe juridike, por edhe në sajë të përkrahjes financiare që ajo u ofroi emigrantëve bullgarë. Në gazetat e mëdha bullgare , në vitet 1998-1999, ajo iu bë thirrje për disa muaj emigrantëve bullgarë, që të kthehen në atdhe, të investojnë atje, sepse qeveria do t’i përkrahë duke mos paguar tatime gjatë 3 viteve të para, shitur tokë kundrejt çmimeve të ulëta e shumë lehtësira të tjera.

 

Po qeveria shqiptare përse nuk e ka bërë dhe nuk e bën këtë ndaj emigrantëve shqiptarë? Përse po e mbyt biznesin e vogël me tatime dhe ushtri spiunësh?

 

Kjo propagandë e pështirë mediatike, përkon për fat të keq me këmbënguljen e madhe që po bën ambasadori amerikan për zbatimin e reformës së drejtësisë shqiptare.

Ndaj lind pyetja: a po përpiqet qeveria aktuale dhe simotra e saj, opozita ta sulmojë ambasadorin amerikan? Nga njëra anë, politikanët shqiptarë, e tallin sy në sy ambasadorin amerikan, duke e zvarritur pafundësisht reformën e drejtësisë, nga ana tjetër, ata e shpallin Amerikën në sytë e shqiptarëve një vend psikopatik, ku njerëzit çmenden nga ilaçet që u duhen të pijnë?

 

Atëherë, përderisa Amerika paska ca doktorrë diabolikë që qytetarët dhe emigrantët e saj i detyrojnë të pinë ilaçe, shqiptarëve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të rrinë aty ku janë, në atdhe, të hanë bar e dorën armikut të mos ua shtrijnë.

Rrjedhimisht, edhe ambasadori amerikan na qënkërka një figurë politike që përfaqëson Amerikën, spitalin gjigant, të mbushur me njerëz çmendurakë!!!

 

Rezart Palluqi

08-01-2016


Send this to a friend