VOAL

VOAL

Gjirokastër – Marijuana kultivohet në sera

Mimoza Hafizi: Pas ‘Elbasanit’ jam e rrezikuar (fjala e plotë)

Deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ka qenë e ashpër në fjalën e saj sot në mbledhjen dyorëshe të Asamblesë së PS-së.

Hafizi, e cila ka dalë hapur pro zgjedhjeve për kryetar në PS ka folur pa rezerva në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Ajo vuri në dukje se statuti është shkelur me gati tre vjet, duke kundërshtuar Ramën për fjalimin e sotëm.

“Deputetët Blushi, Arta por edhe kolegë të tjerë e kanë ngritur zërin prej kohësh, dhe më vjen keq që kryetari sot e mohoi këtë fakt në fjalën e tij”, tha Hafizi.

Ajo shtoi më tej se Rama me referendumin që kërkon të bëjë për garë ose jo për kreun e PS-së kundërshton argumentet e tij.

Gjithashtu, Hafizi tregon se pas incidentit në Elbasan, ajo ndihet në rrezik.

FJALA E PLOTE

Të nderuar antarë të AK,

Ka disa javë që bashkë me kolegë po investohemi për një kauzë të rëndësishme: respektimin e garës në PS, respektimin e normave statutore të partisë sonë. Çdo veprim tonin e kemi komunikuar me transparencë maksimale drejt secilit prej jush, përmes adresave elektronike që i keni patur të depozituara në zyrën e organizimit. Kemi dashur kështu të japim dhe një model të ri transparence dhe respekti.

Gjithkush e di tashmë që mandati i kryetarit të partisë socialiste është shkelur me gati tre vjet, ka shkuar nga katër në shtatë vjet. Deputetët Blushi, Arta por edhe kolegë të tjerë e kanë ngritur zërin prej kohësh, dhe më vjen keq që kryetari sot e mohoi këtë fakt në fjalën e tij. Unë vetë, në momentin e hyrjes së një sfidanti në garë, krahas kryetarit në detyrë, ndalimin e garës e kam quajtur njollë të padenjë mbi PS. Gara deri më tani është refuzuar të hapet. E kam quajtur shkarje drejt autoritarizmit. E kam konsideruar kthim mbrapa në histori. E kam konsideruar zhbërje të vlerave të PS, të kësaj force politike që me shumë mundim lindi si një krijesë demokratike në kaosin e përmbysjes së komunizmit.

Përse gara nuk u pranua që në ditën e parë? Z. Rama u përpoq të jepte sot përgjigje, por më pas me propozimin e tij për referendum ai hodhi poshtë argumentet e veta. Përse paska kohë të shkojë para socialistëve në referendum dhe s’paska kohë të respektojë statutin, pra të shkojë para socialistëve me një kandidat dinjitoz përballë e t’u kërkojë votën? Ne kërkojmë garë dhe që kjo garë të zhvillohet sipas normave të statutit ende në fuqi. Se ky është supozuar të na ketë ruajtur bashkëjetesën prej një dekade. Futja e një norme të re, që kandidati të marrë 10% të firmave të delegatëve të Kongresit nuk ka pikë burrërie, siç i themi ne veriorët. Se kështu kërkoni ta detyroni Benin apo Artën apo këdo tjetër që mund të aspirojë për kryetar me datën 19 Mars, të marrë mbi 100 firma e të votohet nga më shumë se gjysma e delegatëve të atij Kongresi me socialistë që me të drejtë shpresojnë për një vend pune apo që nuk duan të humbin vendin e punës. Se mezi e kanë fituar. Dhe vendet e punës administrohen nga qeveria e kryeministrit.

Miq, deri dje kishim dy variante të zgjedhjes së kryetarit, statuti aktual që është arsyeja dhe statuti i ri, që është imponim i shumicës. Sot u fol për referendum, konfuzioni u rrit, mbase juristët e PS i japin pak dritë kësaj rrëmuje, unë nuk di më se ç’të them.

Gjithkush e ka marrë vesh që organet e Partisë socialiste nuk funksionojnë prej vitesh. Nuk ushtrohet kolegjialiteti i vendimmarrjes as në Kryesi dhe as në Asamble. Këto organe nuk mblidhen, Kryetari i Partisë nuk e ka ushtruar detyrën e vet statutore.

Përse nuk janë mbledhur? Përse është shkelur kolegjialiteti në Partinë Socialiste, normë e vendosur në nenet e para të statutit aktual? Edhe në projekt-statutin që propozohet, kolegjialiteti është norma bazë. A ka kuptim që t’i referohemi përsëri kësaj norme, nëse nuk kemi ndërmend ta respektojmë?

Të nderuar antarë të Asamblesë Kombëtare. Po ndjekim prej disa javësh dhe kemi shterruar të gjitha procedurat institucionale brenda partisë. Nga Asambleja, nga Kryetari i saj e deri te Komisioni i Garancive Statutore. Sinqerisht nuk e di se çfarë mund të bënim më tepër që ju të jeni të informuar e të ndjeshëm ndaj asaj që ka ndodhur dhe po ndodh në Partinë Socialiste. Po marrim me koshiencë të plotë të gjitha kostot politike. Çfarë ka anormale këtu? Përse duhej e kujt i duhej gjithë ky moskuptim ndaj nesh, ky reaksion negativ e hera-herës cinizëm? Përse kjo situatë duhej të degjeneronte në dhunë?

Unë miqtë e mi, dhunën nuk e pranoj. Nuk pranoj që një koleg i yni të lëshohet pre e njerëzve agresivë. Ndjehem keq nga heshtja mbytëse e kolegëve të grupit.

Unë miqtë e mi, pas incidentit të Elbasanit dhe skenave të ditës së hënë në Tiranë, ju them sinqerisht se ndjehem e rrezikuar, për veten apo kolegët e mi që po ndjekin këtë kauzë. Dhe kjo më trishton pa masë. Këtë nuk ia fal mikut im, kryetarit të Partisë Socialiste. Pas mbi një dekade që bashkëpunojmë, pas viteve të tëra që e kam ndjekur me shpresë se do sjellim bashkë në këtë vend më shumë begati, siguri e liri, nuk ia fal që erdhi dita të kem frikë se unë apo njeri nga kolegët e mi do të cënohet fizikisht për arsyen e thjeshtë se nuk jemi dakord me të. Unë prita prej tij ndjesë për skenat e dhunës së ditëve të fundit. Do vazhdoj të pres. Përndryshe, unë e kam të pamundur të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike.

Unë nuk e pranoj më që ai të ndezë dritën informative për mesazhet e tija nëpër aktivitete partiake dhe të ndezë terrin informativ për kolegët që duan të flasin jashtë matricës së tij të preferuar. Nëse vazhdon kështu, unë s’mund të jem më pjesë e aktiviteteve të tija publike.

Miq të nderuar, a do kemi pas këtyre ditëve dhe javëve një Parti Socialiste më të mirë? Dua shumë ta besoj, por kjo varet nga secili prej jush, të nderuar antarë të Asamblesë. Ju ftoj të merrni në dorë fatin e kësaj partie, me guxim, kurajo e ndërgjegje qytetare. Jemi partia më e madhe në vend, populli pret nesh.

Rama: Dua referendum për mandatin tim

Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Rama kritikon deputetin Blushi dhe pranon: Statuti nuk është respektuar. Blushi: Idea e referendumit një marrëzi. Shmang garën

Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama pranoi sot se statuti i kësaj force politike është shkelur me mosorganizimin e zgjedhjeve për drejtuesin e saj në vitin 2013. Ai propozi sot që socialistët të shprehen me referendum për ndërprerjen e mandatit apo rinovimin e tij. Deputeti Ben Blushi, kritik i ashpër ndaj zotit Rama dhe njeriu që e ka ngritur me forcë këtë çështje, e cilësoi propozimin e kryetarit të partisë si një marrëzi, pasi sipas tij kjo do të thoshte sërish shmangie të zgjedhjeve brenda partisë

Mbledhja e sotme e Asamblesë së Partisë Socialiste ishte parapri nga debatet e forta e shpesh dhe tensione të brendshme të rregjistruara ditët e fundit. Në qëndër të tyre ka qenë deputeti Ben Blushi i mbështetur dhe nga disa deputetë të tjerë, i cili është shprehur mjaft kritik lidhur me funksionimin e partisë apo mënyrën e qeverisjes së vendit. Këtyre debateve kryetari socialist Edi Rama i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij, duke pranuar dhe se ka gabuar. Megjithatë ai e quajti të papranueshme që qeveria të sulmohet nga brenda me fakte të pavërteta sipas tij dhe që “të pranojmë që një diskutim legjim për statutin të kthehet në një debat hileqar për qeverisjen. Sepse për statutin mund të kemi opinione të ndryshme. Bujrum, le ta cojmë deri në fund debatin, madje  më fërshëlleni mua sa të doni. Mund të kemi opinione të ndryshme, edhe për qeverisjen sigurisht, ti ballafaqojmë, po e drejtë, për këtë duhet të kishim funksionuar edhe kryesi, edhe asambleja e me radhë. Por ama nuk mund të kemi në këtë parti kurrsesi jo, fakte të ndryshme mbi qeverisjen”, u shpreh zoti Rama.

Ai u ndal në vecanti në cështjen e mandatit të tij si kryetar dhe garën e munguar në shtatorin e 2013 kur i kishte përfunduar katërvjecari i dytë në drejtimin e partisë socialiste. “Statuti nuk është respektuar lidhur me zgjedhjet time si kryetar i PS. Por pse nuk është respektuar. Opinionet janë të ndryshëm, por pse nuk është respektuar këtë nuk mund ta diskutojmë dot”, pranoi zoti Rama.

Sipas tij këtë cështje nuk mund ta zgjidhë kongresi, duke qenë se ai është zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Zgjidhja që zoti Rama ofroi për këtë është: “Shkojmë në referendum dhe ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, as ju, as unë, as ne, por socialistët dhe socialistet në të gjithë Shqipërinë me votë të lirë dhe të fshehtë, në përgjigje të pyetjes nëse mandati im duhet të ndërpritet dhe të shkojmë tek ata për të zgjedhur kryetarin me një anëtar, një votë, apo mandati im rinovohet automatikisht në bazë të modelit të ri statutor sipas modelit laburist”.

Kritiku i tij i ashpër, deputeti Ben Blushi, i cili prej kohësh i mëshon kësaj cështjeje e quajti një marrëzi propozimin e zotit Rama, e për me tepër dhe një shkelje sërish e statutit: “Eshtë një gjë e paarsyeshme. Eshtë marrëzia e një njeriu që kërkon të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Nuk do që të ketë zgjedhje, por do të shkojë pa kandidat. Që Edi Rama të ketë përballë vetes Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë”.

Pavarësisht komenteve të zotit Rama ndaj deklaratave të tij për situatën e vendit, zoti Blushi tha se i qëndron atyre: “Unë do vazhdoj të flas përsa kohë nuk ka zgjedhje, nuk ka kolegjialitet, nuk respektohet statuti. E përsa kohë që mendoj se Rilindja dhe PD-ja janë fatkeqësisht dy parti të djathta. Unë nuk jam dakort që Partia Socialiste të mos jetë më e majtë. Kam hyrë në mënyrë vullnetare në një parti të majtë. Dua të mbetem deri në fund këtu, përsa kohë që kjo është partia ku kam hyrë, e cila duhet të bëjë të paktën dy gjëra. Të respektojë statutin, që nuk po e bën, dhe të respektojë thelbin e ekzistencës së vet, që është një partia e majtë”.

Disa deputatë dhe anëtarë të asamblesë, përfshirë dhe zotin Blushi kanë shpallur platformën e Lëvizjes për Demokraci, brenda partisë, e cila sipas tij është një qasje për një parti më demokratike. Por mbetet ende e paqartë se cfarë përfaqëson një lëvizje e tillë, cfarë ajo synon dhe si do të veprojë.

Fatos Lubonja: Socialistë, ndalni kultin e dhunës që po promovojnë rilindasit

Në një opinion për gazetën “Panorama”, opinionisti , Fatos Lubonja komenton atë çfarë ka ndodhur gjatë javës së shkuar, për incidentin me deputetin e Partisë Socialiste, Ben Blushi në qytetin e Elbasanit si dhe dhunën e ushtruar nga policia bashkiake e Tiranës ndaj protestuesve të shoqërisë civile në Parkun Kombëtar të Liqenit.

“Nuk i shoh pa lidhje me njëra-tjterën, përkundrazi si pasqyrë të njëra-tjetrës.  Në fakt, historia e Shqipërisë është dramatikisht e mbushur me gabimet e mendjeve të ekzaltuara dhe të papjekura politikisht, që, duke menduar se historia fillon me ta, nuk kanë lënë krim e dhunë pa bërë ndaj tyre që i pengonin në rrugën e tyre. E tregon këtë jo vetëm përvoja e komunizmit, por edhe përvoja e këtyre 25 viteve. Gjithësesi më duket se me Edi Ramën dhe pretendimin e tij për Rilindje po përjetojmë një kulm të ri të këtij fenomeni”, shkruan Lubonja, duke shtuar edhe tre elementë të tjerë që sipas tij kryeministri Rama po shpalos siç janë mospërfillja e historisë dhe traditës referuar këtu ndryshimit të arkitekturës  dhe urbanistikës së qëndrës së Tiranës, dhunën verbale e mediatike që sipas opinionistit synon të frikësojë njerëzit  duke nxjerrë figurën e një kryeministri që ngjall frikë dhe urrejtje dhe së treti   shkatërrimin shtetndërtues, duke u mos u konsultuar për asgjë me njerëzit.  Lubonja jep një këshillë për socialistët brenda PS-së, që duhet të ngrenë barrikadë sa s`është vonë ndaj kultit të dhunës që po promovojnë këta rilindas.

Rexhep Qosja vjell Kosovën në Tiranë – Nga Rexhep Shahu

Vjen nga Prishtina e vjell vner në televizionet e Tiranës. Si plakat e kqija s’le kënd pa marrë në gojë, pa i vu bisht gjithkujt.

Vjen e thotë në Tiranë se veç ai di në këtë botë, veç ai ka kujtesë dhe gjithë shqiptarët e tjerë janë për temlik e për grazhd.
Unë kam shkrue shumë herë se pse nuk bie dakort me Qosen për shumë gjëra, por unë nuk jam askush para atij.
E megjithatë unë si dreqi dua t’ia them serish Qoses se rrallë kush ta ka kaluar per titist special në Kosovë në kohën e Titos. 
Unë nuk kam njohje dhe as ndonjë dhimbje për ata që vret e pret Qosja. Por di   vetem se Ibrahim Rugova ia ka prishë gjithë jetën gjumin e natës Qoses se ai nuk i shtinte mendt me Qosen.
Lexova se kundër Isa Mustafës ka ngritë akuzë për vrasje të 30 studentëve të Kosovës.  Nuk më dhëmb Isa dhe s’ka mbetë me i dalë avokat unë. Ku ishe deri tani z. Qose? Në cilin cep të zitit të patën vu qoshe që nuk fole me vakt, nuk fole herët. Ku ishe qysh kur Isa u bë kryetar i LDK, apo deshte që LDK të vdesë e ta marrin vrasësit e studentëve. Duhet të kishe folë me vakt ti që je humanist kaq i madh, ti që je kaq shumë zemër bardhë. Duhet të kishe folë se ia ke borxh Kosovës të vërtetën, ua ke borxh nxënësve, studentëve e të gjithëve ne që jemi rritë me fjalën tënde, me librat e tu dhe nuk kemi ditë tjetër më të madh e më të dijshëm se ti.
Nëse Isa ka qenë zyrtar i lartë shqiptar në Jugosllavinë e Titos, ti ke qenë ideolog shumë i njohur shqiptar i Jugosllavisë së Titos, i bashkim-vëllazërimit dhe zyrtarë të nivelit të Isës për ty kane qenë të papërfillshëm, gogla dushku.
Pse nuk del nëpër televizionet e Prishtinës përnatë, pse nuk jep atje intervista, deklarata, opinione. Jo! Atje nuk të lënë me vjellë. Në televizionet e Kosovës nuk mundesh me vjellë, nuk mundesh me derdhë vner e urrejtje kështu si në televizionet e Tiranës. Dhe kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, në Kosovë është vështirë me u ngulë komunizmi edhe pse ka ideolog komunist si shoku i lavdishëm Qose, edhe pse ka parti të majta si e Albinit, edhe pse ka mbetje të LPK e LPKÇK, por asnjëherë në thelb askujt nuk i ka hangër palla për Enver Hoxhën e komunizmin sepse Kosova ia ka pa sherrin komunizmit i cili e ndau nga Shqipëria dhe e bashkoi me Jugosllavinë dhe këtë e di çdo burrë me mend në Kosovë.
Në fakt më erdhi rëndë dhe ndjeva dhimbje kur u ankua te gazetarja e Tiranës se veç asaj dhe Baton Haxhiut që ka bërë trimëri që e ka marrë në intervistë Qosen,  të tjerët kanë frikë me e marrë në bisedë televizive Qosen. Kjo është akuzë e rëndë dhe ose provon se media nuk është e lirë në Kosovë, ose Qosja nuk është më interesant sepse është ngatërrestar dhe nuk e duan në Prishtinë.
Qose merret me vogëlsitë e ditës në Shqipëri, me plehrat, me pastrimin e koshave, me rrugët si reporter terreni, ndërkohë që unë e pres prej dekadash që ai te merret me fatin e shqiptarëve, me shprazjen e trojeve tona prej shqiptarëve, me krimin që kanë bërë qeveritë shqiptare në Tiranë e Prishtinë duke dëbuar shqiptarë prej atdheu për mungesë të shpresës, të punës, të kushteve për mbijetesë. Askush, asnjë shqiptar nuk deshiron të shkojë e të bëhet skllav në asnjë shtet të huaj askund sepse shqiptari e ka pak me tepri krenarinë, por qeveritë aktuale e kanë pshurrë e dhie krenarinë e shqiptarëve. Qosja fle, hesht si aleat i dreqit kur dihet se fjala e tij çon peshë kur nuk ngatërron si plakë e keqe katundi.
Qose të alarmojë si di ai se shqiptarët me qindra mijë do mbetemi në trojet tona e jo me miliona sa duhet të ishim. Rexhep Qosja ka qenë frymëzues dhe ai di të jetë frymëzues. Prej kujt pret me frymezue shqiptarët që të rrinë në vendin e tyre, ta duan vendin e tyre, të mos e lëshojnë vendin e tyre, të mos mbetemi çobanë këtu për serbët e grekët, por për dy breza njerzorë ta dyfishojmë popullsinë në trojet shqiptare. Pse nuk i frymëzon Qosja shqiptarët të dëbojnë qeveritë e tyre për këtë shkak e jo për molla të tharta… Qosja din të frymëzojë e të bindë njerzit se shprazja e hapsirës shqiptare prej shqiptarëve është vetëm në dobi të serbëve e grekëve dhe ndoshta është projekt përfekt i tyre i zbatuar me rigorozitet nga qeveritë shqiptare të Tiranës e Prishtinës dhe ndoshta ka zyrtarë të lartë që paguhen për politikat shpërngulëse. 
Qose jep lavde te pamerituara për figura apo subjekte të ndryshme pa ditë se sytë e popullit shohin më shumë se dy sytë e Qosës e kështu Qosja shemb Qosen e mua më dhemb kjo shembje.
E bën bërllok sot Hashim Thaçin që u bë president i Kosovës dhe thotë e ka bërë president Serbia. Pra, sipas tij deputetët shqiptarë në Kosovë janë mercenarë të Serbisë. Dhuna e pakicës dhe e Qoses është e ëmbël, dhuna e shumicës është e idhtë. Po a je ti Qose që ia ke mbajtë çantën këtij Hashimi në Rambuje? E ke ngritë në qiell këtë Hashim kur ai përmbushte kërkesat e tua dhe financonte botimet e tua. Pse ke heshtë kur nuk është dashtë dhe flet kur nuk duhet për mëkatet e Thaçit…
Deklaron se refuzon të bëhet president i Kosovës dhe të merreë më politikë, por pasi mori vota sa një autobus me njerëz në Kosovë.
Qorton të gjallë e të vdekur pse nuk e mbajmë në kalistrup në qafë gjithë ditën e gjithë natën e lume Adem Demaçin se ai ka bërë 28 vjet burg.
Po Demaçi nuk ka bërë burg për tu bërë president i Kosovës. Ai u bë lider shpirtëror i qëndresës shqiptare që u kalit në burgjet serbe, por nuk ishte e nuk është kusht që pas burgut të bëhej president. Populli në Kosovë sheh e di shumë më shumë se sheh e di Qosja e Demaçi, i cili di me ba burg, por nuk mundet me udhëheqë Kosovën e as politikën pasi i ka mbetë ora të Enver Hoxha. Po Qosja pse nuk është kujtue më herët për Demaçin…
Qose, ky idhnak i madh por jo aq sa Rugova, mund tu binte këmbanave të alarmit se kur u bie ky kembanave ato dëgjohen shumë dhe ngrenë në këmbë njerzinë dhe të apelonte, pse nuk prodhohet asgjë në Shqipëri e në Kosovë, pse shembim të vjetrën dhe varrosim të renë, pse shembim diktaturën e një sistemi e varrosim çdo sistem duke e lënë vendin në dorën e diktaturës së anarkisë, në pornodemokraci deledashësh e pederastësh pinjollë të bllokut komunist me rrënjë në Beograd.
Mua më dhemb Rexhep Qosja ndaj shkruaj. Jo se ma ka zanë diellin apo më ka luajtë gurët e kufinit.

Shqipëria e shtyn ankandin e avionëve ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se do të shtyjë procesin e shitjes e avionëve të vjetër ushtarakë. Ministria ka në plan të shqyrtojë çmimin fillestar të ankandit, pas shtimit të interesit nga muzeumet dhe koleksionistët në disa vende të botës.

Disa avionë të vjetër ushtarak të tipit Mig, dikur krenaria e ushtrisë komuniste shqiptare, tani janë të tepërt në një bazë ushtarake në afërsi të Tiranës.  Të mbuluar nga ndryshku, shumë prej tyre janë me dritare të thyera dhe goma të prishura, por për disa të tjerë, këta MIG ruajnë kujtime të rëndësishme.

Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Vasil Jangari, tregon se janë disa modele të MIG.

“Janë 36 avionë ushtarakë dhe katër helikopterë. Janë të llojeve të ndryshme dhe përveç atyre luftarakë ka edhe nga ata që përdoreshin për trajnim.” 

“Shumica e tyre  janë avionë rusë, por të prodhuar në Kinë.”

Turistët, ngjiten në këto avionë për të bërë foto, ndërsa koleksionistët dhe tregtarët e metaleve kanë filluar të interesohen për ankandin.

Ministria e Mbrojtjes kishte planifikuar në shkurt një ankand të hapur, por ai u shty si rezultat i një interesdi të shtuar.  Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli sqaron:

“Na kushtojnë sepse nuk janë përdorur tash 30 vjet. Po shpenzojmë para vetëm për ruajtjen e tyre. Me shitjen e tyre, përmes një ankandi të hapur, mund të nxjerrim fitime që mund të përdoren për modernizimin e forcave tona të armatosura.” 

Koleksionistët dhe muzeumet nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia kanë shprehur interes mbi ankandin. Për këtë arsye, Ministria i shtyu procedurat për të rishqyrtuar çmimet fillestare të hapjes së ankandit që fillimisht ishin caktuar mes vlerave 8 deri 14 mijë dollarë.

“Prandaj po shtyjmë procesin sepse kishte shumë kërkesa. Ishte e papritur për ne dhe nuk ishim në gjendje të menaxhonim dhe zgjidhnim të gjitha dokumentet që njerëzit po paraqesin për ankandin”, thotë zonja Kodheli.

Ushtria shqiptare do të shesë rreth 40 avionë dhe helikopterë rusë dhe kinezë të prodhuar në vitet 50-të, por që nuk janë përdorur për dhjetëra vite.

Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka filluar të modernizojë armatimin. Sipas qeverisë shqiptare, mjetet ajrore luftarake nuk përputhen me standartet që ka NATO.

Ndërkohë, ushtria shqiptare ka hequr dorë nga makinat ushtarake të transportit, tanket, transportuesit e blinduar, kallashnikovët dhe municionet, kryesisht duke i shitur ato për skrap. Nga ana tjetër, disa nga ish pilotët thonë se do t’u vinte  keq të shihnin që avionët të kishin të njëjtin fat. Një prej tyre është edhe Ilirjan Kola:

“Nuk duhet të shiten për skrap. Avionët mund të dërgohen në muzeume këtu apo jashtë vendit. Do të na krijohej mundësia për t’i vizituar. Kemi përshtypje dhe ndjenja shumë të mira. Ne do të ndiheshim shumë keq nëse shiten për skrap.”

Ankandi do të shërbejë si test për tregun, pas dështimit për shitjen e tyre nga qeveria e mëparshme në vitet 2012-2013. Nëse del me sukses, Shqipëria ka avionë dhe helikopterë të tjerë që mund të nxjerrë në shitje. Ministria e Mbrojtes thotë se ankandi do të zhvillohet këtë muaj por ende nuk është caktuar data.

Konkurrenca i kërkon qeverisë të mos zgjasë kontratën koncesionare të Aeroportit të Rinasit

Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negociatash shumëvjeçare për rishikimin e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Rinasit, Autoriteti i Konkurrencës (AK) i ka rekomanduar qeverisë të mos marrë në konsideratë opsionin për zgjatjen e afateve të kontratës.

Në raportin vjetor për 2015 që AK ka dorëzuar tashmë në Kuvend raportohet se me anë të vendimit të datës 24 dhjetor 2015 “Për disa rekomandime në lidhje me draft-amendamentin e Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur më datë 15 Tetor 2004 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Tirana internacional Aeroport SHPK”, ka rekomanduar mos zgjatjen e afatit të ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.

Autoriteti i ka rekomanduar gjithashtu liberalizimin e shërbimeve (ground handling) sipas anekseve të kontratës koncesionare, rishikimin e  pagesës së shërbimit në tokë dhe e uljes dhe e ngritjes.

Gjithashtu Autoriteti ka kërkuar rishikimin e pagesës për pasagjerët, të Kargos, pagesës së Parkimit të Avionëve dhe rishikimin e pagesës së ndriçimit të aerodromit.

Nëpërmjet këtij vendimi është kërkuar edhe zbatimi i vendimit të 50 Komisionit të Konkurrencës nr. 308, datë 21.02.2014 “Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e shërbimit të transportit ajror”, në mënyrë të veçantë: “Për shkak të pozicionit të kompanisë koncesionare si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, OSHA të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos”.

Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana international Airport (TIA), Z. Rolf Castro-Vasquez ka pohuar për Monitor.al se nuk kanë nënshkruar ende asnjë marrëveshje me qeverinë shqiptare për ndryshimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Rinasit.

Ai pohon se janë ende në negociata në qeverinë shqiptare dhe po shqyrtohen pikat e fundit nga ana e avokateve në Londër. Z. Rolf Castro-Vasquez pohoi se nuk mund të thotë nje afat se kur do të bien dakord, nëse kjo do të jetë shpejt apo vonë në kohë.

Ai shton se e rëndësishme është se çfarë do vendosin aksionarët dhe kreditoret që janë tre, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Intesa Sanpaolo dhe Alpha, sepse janë ata që kanë investuar. Sidomos kreditorë janë shumë “të rreptë”.

“Kemi që nga 2007 që po negociojmë, u ndryshua qeveria, filluam sërish, nuk është e lehtë të ndryshohet një kontratë pas 10 vitesh. Nuk di të jap një afat, por di te them që për momentin nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë”, thotë z. Castro-Vasquez. Ai shton se të gjitha negociatat po i zhvillojnë me ministrin e transporteve, z.Edmond Haxhinasto.

Ministri Arben Ahmetaj tha me herët gjatë shkurtit se është mbyllur negociata me sukses për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit për një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit.

Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana Airport Partners”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese. Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash. /Monitor/

Dokumente – Endri Fuga kërcënon Eduard Ndocajn

Deputeti kaubojs Eduart Ndocaj është kërcënuar me SMS gjatë natës nga këshilltari i Ramës dhe drejtori për mediat në Kryeministri, Endri Fuga.
Ky njihet edhe si nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit Edi Rama, që kujdeset për çdo eveniment, për çdo fjalim apo dalje publike të shefit të Qeverisë.
Fuga përmes një  mesazhi e kërcënon Ndocajn se do t’i digjet mandati nëse vazhdon të ndërhyjë në debatin mes Ramës dhe Blushit.
fuga sms
Ja postimi i plotë i Eduart Ndocajt:
Pas mbarimit të emisionit Opinion të dedikuar për përplasjen Rama-Blushi dhe ku Blendi Fevziu lexon një status të shkruar nga deputeti Ndocaj që mbron parimisht Blushin, me mesazh private po në facebook e z. Ndocaj me emrin “Stafi i Edi Ramës” vjen mesazhi i mëposhtëm.
Po e publikojmë për ta komentuar qytetarët, socialistët dhe mediat!
fuga sms1
Mesazhi:
Përshëndetje Eduart!
Jemi baza e PS , Selia qendrore Tiranë.
Të shkruajmë sepse na çudit ‘loja’ jote mediatike, pra po i kundërvihesh PS për t’u bër i famshëm dhe për të dalë në media!
Mos harro: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama të dha mundësinë të hysh në politike, ti ke të drejtën të japësh mendimet tuaja rreth PS por jepi në kryesi jo në media, sepse kur shan PS në media duket qartë që e bën për Shoë!
Kujdes: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama mund të të heq mandatin Emoticon smile
Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i ‘digj’ edhe ti!
Kujdes me fjalët që thua!
E.F !
fuga sms2

Shkodra mban peng Ramën për dëmshpërblimet e përmbytjeve dhe stadiumin, ndërhyn Garda dhe policia

Kryeministri Edi Rama është përplasur dje me banorët e Shkodrës, ku nuk kanë munguar konfrontimet dhe përleshjet me forcat e policisë dhe Gardës së Republikës. Paraditen e djeshme, shefi i qeverisë kishte planifikuar një takim me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, por sapo mbërriti aty, para bashkisë ishte mbledhur një turmë e madhe qytetarësh, të cilët i kërkuan shpjegime kryeministrit mbi mungesën e dëmshpërblimeve për përmbytjet dhe ndërtimin e stadiumit të ri. Banorët kanë tentuar të takojnë kreun socialist, por kjo ka sjellë përplasje pasi punonjësit e Gardës kanë ndërhyrë duke mos e lejuar një gjë të tillë. Ky veprim i kryeministrit ka irrituar banorët. Shumë prej tyre i kanë kërkuar që t’i dëmshpërblejë për përmbytjet, ndërsa shumë të tjerë që preken nga ndërtimi i stadiumit të ri kanë shfaqur pakënaqësi me masën e dëmshpërblimit. Kreu i qeverisë ka qëndruar për rreth një orë e gjysmë në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi, teksa me qindra qytetarë mbushën sheshin para bashkisë duke këmbëngulur që Rama të jepte shpjegime. Pas daljes së tij nga ambientet e bashkisë ka pasur sërish incidente, pasi banorët i janë vërsulur me inat kryeministrit, teksa kanë ndërhyrë sërish forcat e Gardës dhe të policisë. Kreu i qeverisë ka tentuar të hipë në makinë dhe të largohet, por banorët nuk e kanë lejuar duke bllokuar rrugën dhe automjetin, teksa u duk se e mbajtën peng një moment. Gjatë këtij momenti ka pasur tension dhe thirrje nga më të ndryshmet. Kjo ka detyruar shefin e qeverisë që të qëndrojë dhe t’u japë shpjegime banorëve. Sa u takon familjeve të përmbytura, ai u ka thënë se qeveria është duke shqyrtuar listën e lënë nga Sali Berisha, teksa për stadiumin premtoi se të gjithë do të dëmshpërblehen me çmimin e tregut. Po ashtu, Rama ka thënë se stadiumi do ndërtohet sipas standardeve të UEFA dhe më pas ka hipur në makinë. Nga ana tjetër, banorët e kanë akuzuar për arrogancë dhe inferioritet, teksa kanë tentuar të bllokojnë makinën, por ka ndërhyrë policia. “Nuk mund të na ndaloni ta takojmë. Të drejtat tona do t’i kërkojmë deri në fund. Kërkojmë dëmshpërblimet për përmbytjet”, kanë thënë banorët.
Dhuna ndaj gazetarëve
Përplasjet e kryeministrit Edi Rama me banorët e Shkodrës, kanë sjellë dhe incidente e dhunë nga ana e përfaqësuesve të Gardës së Republikës. Teksa kanë shtyrë disa herë banorët, ata kanë dhunuar dhe gazetarët dhe operatorët e televizioneve. Një gjë e tillë është denoncuar dje publikisht nga gazetari Simon Shkreli, i cili është shprehur në rrjetet sociale se punonjësit e Gardës janë sjellë brutalisht me banorët dhe kanë dhunuar gazetarët. “Isha në punën time dhe duke mbrojtur kameramanin të cilin Garda e kryeministrit po e tërhiqte. Kur papritur një nga gardistët më qëllon me bërryl në brinjë. Për fat jam mirë edhe pse më dhembin pak brinjët. Kjo është sjellja e sotme e Kryeministrit dhe shpurës së tij”, ka deklaruar ai.
Takimi Rama-Ademi
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në fokus të takimit të tyre kanë pasur disa tema të rëndësishme. Më kryesoret kanë qenë mungesa e dëmshpërblimit të banorëve të përmbytur në vitet 2010-2011, stadiumi i ri dhe plani urbanistik i qytetit. Mësohet se Voltana Ademi i ka kërkuar Ramës të ndihmojë familjet e prekura nga përmbytjet dhe të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut banorët që preken nga ndërtim i stadiumit të ri. Kliti Topalli

Voltana Ademi letër të hapur Ramës me 8 pika për Shkodrën

Gjatë viteve 2014-2015 Shkodra është diskriminuar duke marrë përsëri vetëm 1% të fondit total të investimeve nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve krahasuar me Bashki të ngjashme si Fieri (11%) , Durrësi (10%), Vlora (18%), Korça (9%) (bashkëngjitur grafiku i realizimit të investimeve FZHR 2014-2015)
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ia ka “numëruar” Kryeministrit Edi Rama gjithçka që ai ka dhe qeveria nuk kanë bërë për Shkodrën në më shumë se dy vjet qeverisje.Në një letër të hapur, Ademi shkruan për problemin e pazgjidhur të dëmshpërblimit të të përmbyturve; të mungesës së investimeve në kullim; të diskriminimit në financime në krahasuar me bashkitë e drejtuara nga të majtët; cenimin e pronave të qytetarëve përreth stadiumit të ri; dëmshpërblimin e pamjaftueshëm; korrupsionin e lartë në institucinet shtetërore dhe largimet politike nga puna.

LETRA E HAPUR

Z. Kryeministër
Shfrytëzoj mundësinë për t’ju bërë prezent disa shqetësime që lidhen me Shkodrën dhe zhvillimin e saj.

I. Zona e Shkodrës, më saktë e nën-Shkodrës është zona më e prekur dhe më e rrezikuar nga përmbytjet në Ballkan. Prej më shumë se dy vitesh në këtë zonë janë realizuar investime të papërfillshme në vepra kulluese apo pritëse. Nënvizoj se nuk është realizuar dëmshpërblimi i të përmbyturve me pagesat e detyrueshme referuar VKM për dëmshpërblimin nga përmbytjet, gjë që do të duhej të ishte kryer tashmë, si një e drejtë ligjore e secilit, dhe përtej saj do të duhej që zona të përfitonte vazhdimin e investimeve në kuadër të studimeve dhe projekteve të parashikuara për minimizimin e pasojave të përmbytjeve, gjë që është harruar.

II. Sot, aktualisht në vitin 2016, Këshilli i ministrave me VKM nr. 90, datë 04.02.2016 për shpërndarjen e fondit të investimeve për ujitje dhe kullim përsëri Shkodra është diskriminuar duke marrë vetëm 2% të fondit total të investimeve për ujitje dhe kullim, më pak se të gjitha bashkitë. Ndërsa bashkitë Fieri (26%), Korçë (12%), Vlorë (11%) (bashkëngjitur grafiku i fondeve referuar të dhënave të VKM).

III. Gjatë viteve 2014-2015 Shkodra është diskriminuar duke marrë përsëri vetëm 1% të fondit total të investimeve nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve krahasuar me Bashki të ngjashme si Fieri (11%) , Durrësi (10%), Vlora (18%), Korça (9%) (bashkëngjitur grafiku i realizimit të investimeve FZHR 2014-2015). II. Kemi aplikuar në fondet IADSA të konvertimit të borxhit të Qeverisë Italiane. I pa shembullt është rasti i Shkodrës. Vetëm përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në mënyrë të pashembullt insiston dhe insiston në kundërshtim me kriteret e vetëpërcaktuara për të skualifikuar projektin e Bashkisë së Shkodrës, me arsye fiktive, jo ligjore, diskriminuese, për cështje “vula shtrembër apo drejtë”. Nuk 2 kanë patur as durimin të verifikojnë dokumentet e aq më pak të lexojnë projektin!

IV. III. Duke u kthyer tek buxheti i këtij viti, dua të theksoj se procesi i transferimit të funksioneve të reja: ujitje dhe kullim, shërbimi zjarrfikës, dhe sidomos shërbimi ujësjellës po zvarritet. Procesi nuk monitorohet dhe ka ecejake, tërheqje mbrapsht të procedurave, rezistencë për të kryer transferimin/detyrën e përcaktuar me ligj nga ministritë dhe drejtoritë përkatëse. Sigurisht kjo dëmton punën, dëmton shërbimin, shpenzon energji e kohë e mund të panevojshëm, pamundësi për ofrimin e shërbimeve.

V. Z. Kryeministër Unë, ne, dëshirojmë që Stadiumi i ri, vepër e rëndësishme për qytetin tonë, të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke plotësuar të gjitha standartet e nevojshme, të kërkuara nga shteti shqiptar dhe nga UEFA, por në të njëjtën kohë, si Kryetare e Bashkisë Shkodër, insistoj që interesat e qytetarëve të mi, të mos cënohen, prandaj, do ju lutesha që të rishikojmë një tjetër mundësi, një tjetër opsion real, për të zhvendosur parkimin e kërkuar në fazën e dytë, në mënyrë që të shpëtojmë shtëpitë respektive, ku nënvizoj faktin që, kemi të bëjmë me vila disa katëshe, të ndërtuara dhe të restauruara kohët e fundit (foto bashkëngjitur), po ashtu dhe me biznese që kanë punësuar mbi 20 persona. Duke u bazuar në standartet e kërkuara nga UEFA për klasifikimin e Stadiumeve, (material bashkëngjitur), stadiumi i ri, edhe nëse nuk i shtojmë parkimet e kërkuara në fazën e dytë, klasifikohet në kategorinë 4 të stadiumeve, duke u nisur për nga numri i parkimeve aktualisht të planifikuara dhe projektuara. –

Në fq. 13 Artikulli 74, thuhet: Një minimum prej 150 vende parkimi për personat vip, duhet të jetë i mundshëm në një zonë të sigurtë. – Në relacionin e Arkitekturës, (fq 6) se projektit të parë të dorëzuar, specifikohet që numri i parkimeve të parashikuara në projekt, është 210, dhe nga të cilat, parkimet Vip janë 150. (në projekt) Projekti fillestar i Stadiumit, (pra, para se të shtoheshin këto parkime), ishte përgatitur duke respektuar rregullat e nevojshme për këtë kategori Stadiumi. – respektohen dhe distancat e kërkuara nga UEFA, respektivisht, fq 2, artikulli 4, pika 6, thuhet, nuk duhet të ekzistoj asnjë objekt, më pak se 21m, afër fushës së lojës. Në rastin tonë, objektet fillojnë në një largësi mbi 65m nga fusha e lojës.

VI. 3 Dëmshpërblimi i parashikuar referuar VKM për çmimet e referencës së truallit dhe ndërtesës nuk përmbushin kurrsesi shpërblimin për llojin dhe cilësinë e objekteve në fjalë. (foto të shtëpive bashkëngjitur) Alternativa të mundshme të zhvillimit dhe mbështetjes së ndërtimeve dhe funksionimeve të parkingjeve me pagesë dhe krijimit të ambjenteve të shërbimit në funksion të stadiumit me qëllimin për të siguruar vende të tjera shtesë për parkim mund të jetë një opsion që mund të mbështetet në të ardhmen.

VII. Në qarkun e Shkodrës shkalla e korrupsionit në institucionet shtetërore vazhdon të jetë e lartë: Nënvizoj këtu, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, apo institucione të tjera, në shëndetësi dhe arsim, që abuzojnë me të drejtat e njeriut dhe punësimin e tyre, duke marrë rryshfet.

VIII. Sot në Shkodër kemi heqje diskriminuese të njerëzve nga puna apo presion për shkak të vendit të punës. Trajtim i diferencuar i bëhet biznesit duke e klasifikuar atë në të majtë e në të djathtë. Dikush paguan taksat e gjobën e dikush nuk i paguan taksat. Bashkia Shkodër mbetet e angazhuar të punojë për zgjidhjen e një mori problemesh dhe sfidash krijuar së fundmi dhe nga reforma territoriale, për të siguruar shërbime për qytetarët në një nivel më dinjitoz dhe në cdo pjesë të territorit të Bashkisë. Për këtë kërkojmë një trajtim pa paragjykim nga Qeveria Shqiptare si pjesë e përgjegjësisë së përbashkët ndaj qytetarëve.

Dritan Hila takll Edi Ramën për statutin e ri të partisë së vjetër

Ish-zv/ministri i Edi Ramës në ministrinë e Mbrojtjes, Dritan Hila është tallur me kryeministrin dhe kreun e PS-së në një status në profilin e tij në Facebook. Në fakt, Hila tall Ramën për statutin e ri të Partisë Socialiste.

Ja çfarë shkruan Dritan Hila në Facebook:

Statuti i ri i PS (përshtatur nën vëzhgimin e Fatmir Xhafës, nga ai i PD i vitit ’97)

Pika 1: Kryetari emëron veten dhe nderon partinë me kryetarllëkun e tij.

Pika 2: e vetmja mënyrë votimi e lejuar, është duartrokitja

Pika 3: Lala, Gjushi, Koqo etj, emërojnë kryetaret e seksioneve. Anëtarësia ka të drejtë ti votojë.

Pika 4: Kush nuk është dakord, është i lirë të emigrojë.

Pika 5: Ngarkohet Koço Kokëdhima dhe Luan Bregasi, të ndërtojnë kapitalizmin

Aneks: Ngarkohet Taulant Balla dhe Joleza, të djegë gjithë kopjet e statutit të Partisë së Punës, pasi me frymën e tij, mund të infektojë anëtarësinë laburiste. Anëtarësia e re nuk duhet të mësojë se në diktaturë ka pasur votime, qoftë edhe formale, pasi dëmtojnë reformat dhe koncesionet që janë në proces.

Paloka: Djegia e mandateve s’është ide vetëm e Berishës dhe Topallit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se, opsioni i djegies nuk është një rrugë proteste e propozuar vetëm nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Paloka thekson se kjo ide është diskutuar nga mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, por shton se është kërkuar që të mos shkohet menjëherë në këtë masë ekstreme.

“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka për “Neës 24”.

Deputetët e opozitës bojkotuan seancën e fundit parlamentare duke mbajtur qëndrimin se nuk po reflektohen kërkesat e PD-së që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit për tre deputetët të mazhorancës, të cilët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën.

Protesta tek parku, ky është momenti kur qytetari humbet ndjenjat

Kjo foto tregon momentet kur qytetari humbi ndjenjat gjatë përleshjeve mes policisë bashkiake dhe shoqërisë civile.

Qytetari që humbi ndjenjat është Isa Myzyri 31 vjeç dhe u ndihmua fillimisht nga protestuesit e tjerë. Më pas u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Kush është i dyshuari që qëlloi me grusht policin e Bashkisë së Tiranës (fotot)

Policia e Tiranës njoftoi se njëri nga protestuesit me origjinë nga Medvegja, dyshohet të ketë goditur me grusht policin bashkiak dhe për rrjedhojë është shoqëruar në komisariat.

Ai është Aranit Beqiri, 20 vjeçar, nga Medvegja. Studenti medvegjar është bërë shpesh pjesë e lëvizjeve të shoqërisë civile në Tiranë, ku ka qenë pjesëmarrës.

Ai mendohet se ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e sotëm për të qenë pjesë e protestës së organizuar nga shoqëria civile kundër ndërtimit të Këndit të Lojërave për Fëmijë te Parku i Liqenit.

Në profilin e tij në “Facebook” shihet se ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe ka qenë pjesë e protestës së organizuar edhe nga opozita në Prishtinë.

id2id3id4

Ben Blushin e kërcënuan në Elbasan vartësit e Qazim Sejdinit – ja emrat

Të gjithë personat që kërcënuan Ben Blushin në takimin e tensionuar të socialistëve në Elbasan, janë të gjithë punonjës të administratës dhe të Bashkisë së Elbasanit, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’, teksa ka publikuar edhe listën e tyre me emrat përkatës.

-Aurel Mehja, drejtor i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Elbasanit dhe dhëndri i Qazim Sejdinit

-Andri Mehja, inspektor i Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit dhe vëllai i dhëndrit të Qazim Sejdinit

-Irland Sina, drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Elbasanit

-Xhavahir Budani, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Lel Kaja, drejtor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Besnik Melloholli, inspektor i mjedisit në Bashkinë e Elbasanit

-Xhevahir Kapllani, inspektor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Artan Gashi, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Tasha Gura, inspektore e Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit

-Leta Gjana, mësuese gjimnazi

-Hektor Çiftja, përgjegjës i mediave në PS-në e Elbasanit

-Bardh Qaja, polic në Bashkinë e Elbasanit

Dy ditë më parë, në aktivitetin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste të Elbasanit, deputeti Ben Blushi u kërcënua dhe u godit një moment nga dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Aurel Mehja.

Por, gjatë këtij momenti ka ndërhyrë garda që shoqëronte Kryeministrin Rama. “Do të vras, ke bërë libër kundër gruas sime”, i ka thënë dhëndri i Sejdinit, Ben Blushit.

Ja 14 nga gjykatësit e listës së ambasadorit Lu

Në listën e gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja, kallëzime këto që janë hetuar ose janë në hetim nga organi i akuzës.

Pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Përveç këtyre emrave të kallëzuar nga ILDKPKI, burimet thonë se janë edhe emra të tjerë të gjyqtarëve, që ambasada ka krijuar bindjen se janë të korruptuar, raporton Abc.

Nga një hulumtim i DITA-s, rezulton se ILDKP ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë për akuzat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Kallëzimet e para në nivele të tilla në fakt kanë ndodhur pas vitit 2013, me fillimin e detyrës nga Inspektori i ri Shkëlqim Ganaj.

Më poshtë emrat

Gjyqtarët e kallëzuar nga ILDKP

23 prill 2014 Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

26 shtator 2014 Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

29 shtator 2014 Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

12 nëntor 2014, Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

8 qershor 2015, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

8 qershor 2015, Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

8 qershor 2015, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

9 korrik të 2015-s, Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

9 korrik të 2015-s, Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

2 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

 

Prokurorët e kallëzuar nga ILDKP

12 nëntor 2014, Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan

1 mars 2014, Bardhok Lleshi, me funksion prokuror

Rrëfimi i ish-deputetit të PS: Biseda me Nanon kur Rama donte kreun e partisë më 2004

Ish-deputeti i PS-së, Taulant Dedja rrëfen bisedën me ish-kreun e partisë Fatos Nano në kohën kur kryeministri aktual Rama donte të ishte në krye të socialistëve.

Duke bërë një paralelizëm me incidentin e djeshëm në Elbasan e menyren si u trajtua Blushi, ai sjell ne kujtese vjeshten e vitit 2004, kohe kur Rama erdhi në një konferencë që zhvillohej ne teatrin Skampa ne Elbasan.

Por sipas tij, askush nuk iu afrua, si te ishte ‘lebroz’, por ishte vete Nano që kerkoi te ndihmonim Edin të mblidhte firmat per te garuar si kandidat.

Statusi i Dedjes 

Po te sjell ne vemendje nje fakt te jetuar ne vjeshten 2004. Kur erdhi Rama ne ate kohe ne Elbasan, konferenca zhvillohej ne Teatrin Skampa. Ai hyri ne holl dhe nuk ju afrua askush si te ishte nje lebroz. Isha une i vetmi qe ju afrova dhe e ula te pinim kafe bashke me mikun tim socialist nga Elbasani Sotir Nikolla. Per mua ai ishte para se gjithash ish-shoku im i shkolles dhe jo kryetari i bashkise se Tiranes dhe aspiranti per kryetar i PS. Dhe kujtoj qe ate dite askush nuk e fishkelleu, askush nuk e kundershtoi kur foli. Nga podiumi i asaj konference personalisht kam deklaruar qe PS ka nevoje per te gjithe … Nanon, Mejdanin, Meten, Majkon, Ramen …. Me pas ne Kongres, vete Nano na porositi qe ta ndihmonim Edin te mblidhte firmat e domosdoshme per te kandiduar edhe ai per kryetar. Dhe kjo ishte per te ruajtur dhe dinjitetin e tij si kryebashkiaku i kryeqytetit. I kujtova keto fakte vetem per te nenvizuar filozofine qe dominonte ne ate kohe brenda PS, fale tolerances dhe liberalizmit te Nanos, i cili ishte per gjithperfshirje

Video – Sali Berisha tek Zona e Lirë e Arian Çanit: E respektoj Vetvendosjen,por gazi e dhuna e papranushme

Voal – Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tek Zona e Lirë Arian Çanit u shpreh edhe për Vetvendosjen.

“Vetëvendosja është forca politike e vetme në Kosovë, jo e vogël, e cila thotë se jam për bashkim kombëtar. Unë nuk e qortoj fare atë për atë që shpall ajo, unë kam respekt për Vetëvendosjen, por forma e punës që ndjek ajo është në kundërshtim për idealin e bashkimit kombëtar.”

Sali Berisha i ka quajtur të papranueshme veprimet e fundit në Kuvend në Kosovë, kur opozita përdori gazin lotësjellës.

‘Nuk mund të ketë bashkim kombëtar duke përdorur dhunë në parlamentin e Kosovës. Nuk mund të ketë bashkim kombëtar pa bindur qytetarët e Kosovës, qytetarët e Shqipërisë dhe aleatët tanë. Gazi, dhunë e papranushem’, tha Berisha mbrëmë tek ‘Zona e Lirë’ me Arian Çanin.

http://dai.ly/x3vw56n

 

 

Elbasan: Edi Rama nxjerr Ben Blushin nga salla e takimit

Kandidati për kryetar i PS-së, Ben Blushi është sulmuar gjatë ditës së sotme në Elbasan, ku ishte i pranishëm në një takim të kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

I shoqëruar nga rojet dhe truproja, Blushi është nxjerrë jashtë sallës së takimit dhe më pas, ai ka folur për median.

“Sot isha i paftuar. Sot kjo sallë u kthye në gjyq për një njeri. Më thanë se kam bërë një gabim të madh se kam bërë një libër. Këta kanë bërë gabim në 1973, kur dënuan shkrimtarët të cilët io dënuan se shkruan libra që nuk

Nuk jam ndjerë i kërcënuar për jetën. Këtu kishte njerëz që kërkojnë ti zgjedhin problemet përmes dhunës. Kjo gjë ishte e organizuar. Kjo ishte një sallë e acaruar”, u shpreh Blushi.

Mogherini: “Reforma në drejtësi, thelbësore për negociatat me BE-në”

Ilirian Agolli – Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogerini, deklaroi gjatë një fjale në parlamentin e Shqipërisë se ky vend dhe ky rajon i përket Europës. “Për 25 vjet kam besuar se ju duhet të gjeni vendin tuaj në BE. Unë gjithnjë kam menduar se kjo është në interesin tuaj dhe tonin. Përgjegjësia e brezit tonë ta bëjmë të mundur këtë: Të futim vendet e Ballkanit perëndimor në BE” – tha zonja Mogerini në Parlamentin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se Ballkani perëndimor do të ketë ndryshim dhe se kjo është në duart e drejtuesve të këtyre vendeve. “Kjo është një përgjegjësi që ne e ndajmë bashkë. Rrugëtimi në BE nuk ka formula të gatshme. Këtë rrugë ne duhet ta bëjmë së bashku. Ne duhet të punojmë së bashku për përgjigje të përbashkëta” – tha zonja Mogerini. Ajo renditi si sfida të kontinentit sigurinë, punësimin, mbrojtjen e refugjatëve, duke theksuar se ato janë çështje që nuk zgjidhen vetëm, por me punë së bashku mund të vijnë edhe rezultatet.

“Shqipëria ka ecur përpara. Ishte vend i izoluar 25 vjet më parë dhe ishte vendi i tretë më i varfër në botë. Tani Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidat për në BE. Jeta juaj ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Në një sërë fushash ka shumë për të bërë dhe një numër rezultatesh janë arritur” – citoi ajo raportin e progresit të vitit të kaluar. Ekonomia shqiptare po rritet, ndonëse jo ende me ritmet e pritura.

Konkurrueshmëria duhet të përmirësohet dhe, sipas saj, vendet e Ballkanit perëndimor duhet të rilidhen në gjithë mënyrat e mundshme; me investime në infrastrukturë dhe tek të rinjtë. “Rritja e vërtetë është rritja e kapaciteteve. Këtu ka shumë të rinj që punojnë shumë. Kemi nevojë për shkolla më të mira. BE do të japë 30 milionë euro për trajnimin profesional të tyre. Ky është investimi më i mirë për të ardhmen” – tha ajo.

Zonja Mogerini bëri thirrje për miratimin e reformës në sistemin gjyqësor, si e quajti ajo “një reformë e thellë dhe tërësore”. Kjo reformë, sipas saj, ka të bëjë me barazinë e gjithë qytetarëve para ligjit, që qytetarët të besojë tek institucionet, ka të bëjë me ekonominë, me investitorët e huaj, që duan të punojnë me të njëjtat ligje. “Qytetarët duhet të dinë që vetem idetë e mira mund të sjellin zhvillim. Kjo reformë do të hapë rrugën për të filluar negocitatat e antarësimit në BE, dhe kjo mund të jetë një fillim i ri për të ardhmen. Kjo reformë është nga më të plotat, më tërësoret që është propozuar ndonjëherë. Të gjithë duan të ecin përpara” – tha zonja Mogerini.

Ajo u kërkoi politikanëve shqiptarë që të lënë pas mungesën e besimit dhe mos-dialogut. “Të pranosh kundërshtarin tënd legjitim është thelbësore për çdo demokraci. Interesat e popullit janë më thelbësore se sa ato të partive. Kemi nevojë që politika dhe institucionet të japin rezultate.

Duhet të përqëndrohemi të gjejmë zgjidhjen e sfidave bashkarisht” – tha zonja Mogerini, duke theksuar se me luftërat dhe regjimet totalitare është humbur shumë kohë. Bosnja sapo ka propozuar një hap, Serbia dhe Kosova janë në një dialog dhe Shqipëria ka luajtur një rol për rajonin, për të cilin duhet të jetë krenare.

“Pajtimi dhe dialogu nuk mund të vonohen më tej. Terrorizmi nuk e ka kursyer as Shqipërinë dhe rajonin. Duhet të jemi së bashku. Kriza e refugjatëve është në prag dhe e ardhmja nuk është e lehtë për të gjithë. Duhet të përqafojmë një qasje bashkëpunuese brenda rajonit dhe institucioneve tuaja” – tha zonja Mogerini.

Ajo theksoi se zgjerimi i BE është jetik për ata që hyjnë rishtas dhe për ata që janë anëtarë. “Zgjerimi kërkon që ne të jemi së bashku dhe të gjemë zgjidhje së bashku. Duhet të tregojmë që bashkëjetesa funksionon” – tha zonja Mogerini, duke kujtuar traditën e bashkëjetesës fetare të Shqipërisë. Ajo tha se emigrantët shqiptarë në 91 e zgjuan Italianë, e cila harroi se si emigruan italianët. Emigrantët studiuan jashtë dhe arritën të jenë në shtresën e mesme.

“Ky parlament ka përgjegjësinë të japë rezultate për punën që po bëjmë. Sugjerimi im është:

Çlirohuni nga ajo pjesë e të kaluarës që ju pengon të ecni përpara drejt BE-së” – theksoi zonja Mogerini në mbyllje të fjalës para deputetëve shqiptarë.

Beniamin Bakalli: Një lutje Ambasadorit Lu

Një përshëndetje për Ambasadorin Donald Lu

Qeveria amerikane u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anuluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Ne kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin.

Këto janë fjalët e Ambasadorit Z Donald Lu.

Duke e përshëndetur për këtë iniciative si qytetar amerikan, më shton besimin për një Shqipëri pa korrupsion, për një jetë më të mirë në të ardhmen, për një sistem drejtësie të saktë.

Por si qytetar Shqiptar, që gjithashtu jam, më shton skepticizmin që në ketë vend asgjë nuk mund të ndodhë.

I dashur ambasador,

Teatri politik që po luhet nga kjo klasë politike, nuk mendoj se dëshiron që ju te bëni diçka për popullin tim.

Personalisht mendoj se Shqipëria ka nevojë jo vetëm për reformë në drejtësi por reformë në jetën politike të vendit, aty ku ju duhet të kishit filluar.

Reformat politike, me një qeverisje të pa korruptuar, automatikisht sjellin reforma të tjera në drejtësi, në ekonomi, turizëm dhe në shumë fusha të tjera.

Për vite me radhë ne kemi pasur qeveri të korruptuar. Qeveritarë që interesin personal e kanë vënë mbi interesat kombëtare, që kanë shfrytëzuar të ardhurat kombëtare për interesat e tyre, duhen të zëvendësohen, gjykohen, dënohen.

Dhe këta janë te gjithë qe ju gënjejnë për ditë.

I dashur Ambasador, në dëshironi për një Shqipëri te saktë, ju lutem fillojeni me reformat politike.

Me shume respekt

Beniamin Bakalli

Kongresi i Socialistëve – të sapopranuarit zgjidhen delegatë

Ndërsa dje Ben Blushi i propozonte Partisë Socialiste ndryshimet e tij në statut dhe reflektimin e kolegëve të tij për bërjen e zgjedhjeve për kryetar, një tjetër problematikë është hapur mes socialistëve. Vjetërsia e delegatëve.

Në disa nga zonat e vendit janë mbajtur zgjedhjet për caktimin e delegatëve socialistë për kongresin e 19 marsit, por a kanë të gjithë mbi 12 muaj që janë antarësuar në PS? Akuza janë hedhur në radhët e socialistëve edhe për delegatë të rinj, të sapofutur, me qëllim manipulimi, por ende nuk ka fakte.

Megjithatë nëse i referohemi modelit të laburistëve në Britani, të gjithë delegatët duhet të kenë qenë anëtarë idividualë të partisë prej të paktën 12 muaj nga data e caktuar për zgjedhjen e emrave të delegatëve.

Nuk dihet nëse socialistët do t’i qëndrojnë këtij parimi, zbatuar me përpikmëri nga laburistët, modelit të të cilit ata i referohen shpesh.

Shqipëria rrugë e mundshme për emigrantët

Rrugët alternative të emigrantëve…

Qindra-mijëra njerëz që kanë ikur nga lufta dhe varfëria, kanë kaluar përmes Ballkanit për të arritur në Evropën Perëndimore, vitin e kaluar. Kjo rrugë tani është ngulfatur.

Austria dhe katër shtete të Ballkanit: Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia kanë vendosur sistemin e tyre të kuotave, që përcakton se sa azilkërkues dhe emigrantë ekonomikë do të lejohen të lëvizin nga Greqia, më thellë në Evropë.

Në muajin shkurt, Vjena ka vendosur të pranojë vetëm 80 azilkërkues në ditë, të pranojë një maksimum prej 37,500 vetash në vit dhe të kufizojë në 3,200 numrin e njerëzve që kalojnë tranzit përmes Austrisë në Gjermani dhe gjetkë.

Katër vendet e Ballkanit e kanë ndjekur, duke kufizuar numrin e migrantëve që hyjnë në territorin e tyre në 580 në ditë. Ato i justifikojnë këto kufizime duke thënë se mijëra migrantë, të penguar për të kaluar në shtete të tjera, do të bllokohen në territoret e tyre.

Austria dhe katër shtetet e Ballkanit i kanë koordinuar veprimet e tyre përmes një takimi të shefave të policive të tyre, duke krijuar një përgjigje të njëanshme ndaj krizës me migrantë dhe duke mos pritur një zgjidhje më të gjerë nga Bashkimi Evropian.

Bllokimi i rrugës ballkanike ka lënë rreth 22,000 mijë emigrantë në Greqi, plus 2,000 që arrijnë çdo ditë përmes Detit Mesdhe.

Greqia është zemëruar me vendimin e njëanshëm të Austrisë dhe të katër vendeve të Ballkanit, duke thënë se ai qëllimisht e shndërron krizën me migrantë në një “problem grek”.

Greqia, ekonomia e së cilës po lufon me një krizë të vazhdueshme të borxheve, është në mesin e vendeve të BE-së të pajisura më së keqi për t’u marrë me mijëra emigrantë.

Kjo do të thotë se migrantët duhet të lëvizin, por ku dhe si?

Bllokimi i rrugës ballkanike mund të bëjë që mijëra migrantë të kërkojnë rrugë të reja drejt Evropës.

Një rrugë e re e mundshme do të ishte kalimi nga Greqia në Shqipëri dhe pastaj përmes Detit Adriatik në Itali. Grupet kriminale në Shqipëri vazhdimisht kanë bërë kontrabanda përmes ujit në Itali. Tani, ato mund t’i kthehen trafikimit me njerëz.

Një tjetër rrugë për emigrantët mund të kalojë kah Rumania. Migrantët mund të lëvizin, përmes tokës, nga Turqia, në Bullgari, e pastaj Rumani, ose të marrin anijet direkt nga Turqia për në Rumani, përmes Detit të Zi. Qëllimi në të dyja rastet do të ishte arritja në Hungari dhe hyrja në zonën Schengen.

Rruga e tretë e mundshme është përmes Kaukazit dhe pastaj Rusisë dhe Bjellorusisë për në Poloni. Polonia po ashtu është në zonën Schengen.

Sipas një marrëveshjeje të arritur midis Brukselit dhe Turqisë në muajin nëntor, Bashkimi Evropian është zotuar se do të sigurojë fillimisht tri miliardë euro për Turqinë, me qëllim që kjo e fundit të strehojë dhe të kujdeset për rreth dy milionë refugjatë. Në këmbim, Turqia po ashtu është duke rritur patrullimet në Detin Egje, me mbështetjen e NATO-s, dhe është pajtuar që, nisur nga ky vit, të ripranojë migrantët, të cilëve u refuzohen kërkesat për azil në shtetet e BE-së.

Gjatë vitit 2015, mbi një milion migrantë, përfshirë të tillë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë hyrë në Evropë. Këtë vit, numrat pritet të rriten. Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, 131,724 migrantë kanë kaluar Detin Mesdhe, gati sa numri total i migrantëve që kanë hyrë në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Derisa fluksi vazhdon, shtetet e Evropës Perëndimore, që janë destinacionet kryesore, kanë thënë se nuk munë të vazhdojnë të pranojnë numra të tillë të njerëzve. Ato janë zotuar se do të bëjnë klasifikime më të ashpra të azilkërkuesve nga migrantët ekonomikë. (v.tela)

DASH: Shqipëria burim kryesor marijuane

Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.

Gjatë vitit 2015, thuhet në raport,  autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014. Ky sukses i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë.

Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë,  substancash kimike bazë, ose drogash sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika të përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i narkotikëve të tjerë nuk është i shpeshtë, thekson raporti i DASH.

Sipas policisë shqiptare, thuhet në raport, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2015, u kapën 6.87 tonë marijuanë, u shkatërruan 689,815 bimë marijuane në një sipërfaqe prej 44 hektarësh, sipas identifikimit nga ajri të autoriteteve italiane. Autoritet po ashtu kapën 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë.

Shqipëria vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve.

Raporti vjetor i DASH për narkotikët, përgatitet për Kongresin, në kuadër të ligjit për ndihmat për vendet e tjera dhe pasqyron përpjekjet e një sërë vendesh kryesore për të luftuar gjithë aspektet e trafikut të drogave. 

Kukës – ndotja e Liqenit të Fierzës

Pëllumb Sulo – Krijuar 38 vite më pare, në funksion të hidrocentralit më të madh të Shqipërisë, ujëmbledhësi i Fierzës ose, siç quhet nga banorët, Liqeni i Fierzës ka një sipërfaqe të pasqyrës së ujërave prej 72,5 km², ku pjesa më e madhe shtrihet në territorin e Shqipërisë dhe një pjesë e vogël në Kosovë. Liqeni shërben jo vetëm si furnizues dhe rregullator i tre hidrocentraleve më të mëdhej të vendit, por edhe si burim jetese për banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës, Pukës dhe një pjese të Kosovës. Por, prej vitesh, liqeni vazhdon të dëmtohet për shkak të mbeturinave që vazhdojnë të lidhen në ujrat e tij.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile në Kukës, Rifat Demalija, thotë se situata është dramatike për shkak të mbeturinave që vazhdojnë të hidhen përgjatë gjithë brigjeve të liqenit dhe që grumbullohen pranë qytetit të Kukësit.

“Situata në kupën e Liqenit të Fierzës, pa e tepruar, është dramatike për shkak të ndotjes, e cila nuk është e kohëve të fundit, por ka vite që kjo gjendje sa vjen e përkeqësohet. Ndotja vjen prej fshatrave të ndryshme që lagen nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi. Kryesisht, më problematike është zona e Drinit të Bardhë rrjedha e të cilit kalon nëpër disa fshatra të Kosovës. Pra, burimi nuk është vetëm Kukësi, por edhe Kosova dhe, patjetër, pjesa e Drinit të Zi”.

Zoti Demalija thotë se, pa zgjidhur problemin e mbeturinave, nuk mund të përmirësohet situata në Liqenin e Fierzës. Zgjidhjet e pjesëshme, si pastrimi i kupës së liqenit nga mbeturinat, sipas tij janë zgjidhje të përkohëshme, ndaj është e domosdoshme që, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, njësitë vendore të marrin masa për të krijuar venddepozitime të mbeturinave.

“Kjo situatë është prej vitesh dhe nga të gjitha qeveritë nuk ka pasur një angazhim serioz, megjithëse ankesat e qytetarëve dhe shoqërisë civile kanë qenë të herë pas herëshme, por faktikisht asgjë serioze nuk është bërë deri më sot. Liqeni është edhe një burim i turismit për qytetin e Kukësit. Ndaj, unë do t’i bëja thirrje sa nuk është vonë njerëzve përgjegjës; edhe qytetarët, edhe shoqëria civile edhe pushtetarët ta marrin seriozisht dhe t’i japin zgjidhje një herë e përgjithmonë dhe jo zgjidhje momentale, sot për nesër”.

Rreth tre vite më parë, ministrat e mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës u takuan në Kukës duke parë nga afër situatën e krijuar në liqen, por megjith premtimet për zgjidhje të situatës, ajo vazhdon të përsëritet çdo vit, me të njëjtin ritëm, duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e këtij liqeni, por edhe të ardhmen e turizmit në Verilindje të Shqipërisë.

Reportazh nga Kapshtica: Shqipëria përgatitet të presë valën tronditëse të refugjatëve

Voal – Shtypi italian po i kushton një vëmendje të veçantë situatës së refugjatëve në kufijtë grekë për shkak se Italia druhet se një ndryshim i mundshëm i itinerarit të refugjatëve do të përfshijë edhe atë vetë. Korrespondentë të shumtë janë mbledhur në Kapshticë në pritje të ngjarjeve që mund të zhvillohen me shpejtësi nëse refugjatët dynden në kufirin shqiptar. Frika e italianëve është se pasi të hyjnë në Shqipëri, refugjatët do të lidhen me trafikantët që do i dërgojnë në Itali me skafe. Sipas tyre, trafikantët po përgatiten për biznesin e ri, ndaj edhe “shpërthimi” në kufij do të jetë i afërt. Më poshtë reportazhi në gazetën italiane “La Stampa”:

Nga Nikolo Zancan, i dërguar në Kapshticë

Shiu bie pa pushim në malet e ashpra të Shqipërisë, këtij kufiri të ri të Europës. Thuhet se 55 refugjatët e parë qëndrojnë të fshehur në 40 kilometra distancë, gati të hapin një rrugë të re.

“Jemi në gatishmëri, i presim”, thotë Mariel Temo i zyrës doganore. Prej 14 vjetësh ai merret me kontrollin e mallrave në doganë, të kamionëve që vijnë nga Stambolli përmes Selanikut në Greqi e ndjekin rrugën e Tiranës, të ngarkuar me gjithçka mund të përmbajë tregu.

Por tashmë këtu, në këtë cep të largët të Ballkanit, të gjithë presin të shfaqn burra, gra e fëmijë nga ana tjetër e kufirit. Të njëjtët që Italia i pret të shfaqen në brigjet pulieze, jo pa shqetësim. Skenari është tashmë konkret në pikën që policia shqiptare në ditët e kaluara, ka sekuestruar 12 gomone gati për përdorim. “Pasi, si thotë një zyrtar i antikrimit në Vlorë, – trafikantët e drogës po pajisen për t’iu përshtatur biznesit të ri”.

Ndoshta do të ndodhë vërtet, ky lloj rikthimi në histori. Shqipëria, Italia. Deti është në mes dhe shpresa për të bashkuar dy tokat. Ende askush nuk mund të thojë me saktësi se kur do ndodhë. Dje, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi: “Nuk do ngremë mure, por as mund t’i presim të gjithë”.

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh Europës gjatë një interviste në emisionin televiziv Top Story, një nga më të ndjekurit: “Nuk kemi forcën ekonomike për të mbajtur të vetëm peshën e kësaj emergjence. Por do të bëjnë pjesën tonë”. Ajo që po ndodh këti është se në pranverë mund të përfshijë edhe Italinë drejtpërdrejt, nuk është gjë tjetër veçse një efekt domino në kufij. Rezultati është izolimi i tmerrshëm në të cilin sot gjendet Greqia.

Duke e parë nga veriu në jug situate është e tillë: Austria ka pezulluar Shengenin me një vendim të njëanshëm, Hungaria është mbyllur pas mureve dhe ksenofobisë, Sllovenia ka ndërtuar pengesa dhe dy kampe pritjeje, ku refugjatët grumbullohen dhe nisen me trena specialë, Kroacia dhe Serbia po kthejnë pas edhe sirianët e afganët: vetëm dje 300 persona janë rikthyer në Maqedoni. Maqedonia, nga ana e saj, ka blinduar kufirin në jug me Greqinë. Dhe pikërisht në zonën mes fshatit maqedonas, Gevgelija dhe atij grek të Idomenit, ku kanë kaluar përherë refugjatët, situata është bërë shpërthyese. Pasi ata nuk mund të kalojnë më.

Nuk kalojnë më 100 persona në ditë, por vetëm sirianët dhe irakianët me dokumente të rregullta e origjinale. Sa më shumë kalojnë, aq më shumë mbërrijnë, dhe përfundimi është katastrofa humanitare. Në një kamp me kapacitet maksiman prej 1500 vendesh, tashmë janë grumbulluar mbi 8 mijë persona.

“Druhen se kufiri mund të mbyllet fare”, thonë aktivistë të Mjekëve pa Kufij. Sipas tyre, askush nuk mendonte se mund të gjente një trajtim të tillë në Europë.

Ja përse Greqia trembet dhe me të drejtë, mos shndërrohet në një “magazinë shpirtërash”.  Dhe kjo është arsyeja përse 300 kilometra më larg në drejtimin verilindje në kufirin shqiptar, po përgatiten. Të gjithë ngrenë hipoteza për një ndryshim të itinerarit. Pasi uji nuk mund të mbahet për shumë kohë e asnjë mur nuk mund ta bllokojë.

“Ka ditë në të cilat flitet për një emergjencë të mundshme”, shpjegon Mariel Temo në doganën e Kapshticës. “Këtu nuk ka arritur askush, por disa kamionistë më kanë sinjalizuar për një kamp me 500 refugjatë shumë afër kufirit grek”.

Kjo do të ishte një rrugë shumë e vështirë drejt Europës. Ngjitje, shira, rrugë treni të lëna pasdore, qenë rrugësh e varfëri. Qeveria ka caktuar dy kazerma të vjetra në zonë për pritjen e parë. askush nuk di të thojë me siguri se çfarë do të ndodhë. Prej muajsh, debati politik në Shqipëri është përqëndruar në reformën e sistemit të Drejtësisë. Diskutohet edhe për ligje antikorrupsion dhe papunësinë e të rinjve. Tashmë po shihet me shqetësim nga kufiri grek. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

2016-03-01_21-02-57

Berisha – ambasadorit Lu: Parlamenti i inkriminuar, po mendoj të lë mandatin

Ish kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e SHBA në vendin tonë, zotin Donald Lu si dhe shefin e OPDAT, zotin Jon Simbert. Ambasadori Lu  i dorëzoi zotit Berisha dokumentin e opinionit të Komisionit të Venecias të datës 26 shkurt 2016.

Në takim u diskutua gjerësisht për reformën në drejtësi. Zoti Berisha theksoi se, në bindjen e tij, dokumenti  i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe kompletuar reformën në drejtësi.

Zoti Berisha shprehu mendimin se është me shumë rëndësi që të fillohet, pa humbur kohë, me krijimin, sipas rekomandimeve të Venecias, të njësisë antikorrupsion, pasi Komisioni i Venecias ka folur qartë se kjo njësi nuk mund të ndërtohet siç dëshironte Edi Rama, por sipas parimeve të hetimit të pavarur.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet në Parlament. Zoti Berisha u shpreh se, nëse disa muaj më parë kishte shprehur mundësinë e dorëzimit të mandatit, kjo ishte një mundësi hipotetike, por në kushtet e krijuara, me sjelljen nga Rama të Prengës në Parlament, ai e gjen shumë të vështirë pranimin e një parlamenti të tillë, të përgjakur.

Në këtë kontekst, zoti Berisha theksoi se qëndrimi i Ramës pas vizitës së Sekretarit Kerry, në të cilën ai lavdëroi forcat politike në Shqipëri për ligjin e dekriminalizimit, është i papranueshëm. Shfaqja,  të nesërmen, e Ramës me Rroshin, dërgimi i ministrit tek Bushi dhe kthimi i Prengës në Parlament, janë të gjitha mesazhe të besnikërisë së Ramës ndaj kriminelëve dhe krimit, dhe kjo e bën vendin shumë të pasigurtë.

Po kështu, zoti Berisha theksoi se kjo qeveri ka zhdukur ligjin e konfliktit të interesit dhe sot pasuritë publike po rrëmbehen me shpejtësi të madhe nga vëllezërit, fëmijët, baballarët e Ramës, ministrave të tij dhe qeveritarëve të tjerë. Ai u shpreh se kjo përbën një problem madhor për vendin ndaj dhe theksoi se është emergjente çdo plotësim ligjor i nevojshëm për të mbrojtur pasuritë publike të vendit.

Skandali me certifikatat, shkarkohet konsullja shqiptare në Milano

Konsullja shqiptare në Milano të Italisë është shkarkuar nga detyra me vendim të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Shkarkimi i konsulles Luljeta Çobani u bë pas denoncimit në emisionin ‘Stop’ në tv Klan, ku qytetarët paguanin një shumë parash prej 1 mijë Euro për të marrë certifikatë martese, pa patur asnjë lloj vërtetimi apo dokumenti, nga njësia administrative përkatëse në Shqipëri.

Ja përgjimet e publikuara nga emisioni ‘Stop’:

Qytetarja: Do ulemi këtu?

Sekseri: Ulemi këtu, pimë një gjë edhe unë shife sa kam lënë punën.

Sekseri: Unë e kryj. Unë kisha një vit pa shku aty, shkova dje i takova ata.

Sekseri: Se këtë veç ky xxxx e kryen.

Qytetarja: Konsull është ai apo konsull…

Sekseri: Femër.

Qytetarja: Është femër, ëhëë

Qytetarja: Do e realizosh dot, thua?

Sekseri: E ke të kryme kët, s’bëhet fjalë që s’do të thotë jo…

Sekseri: Unë tash nesër, veç i çoj këto (dokumentat) edhe lekët, edhe…

Qytetarja: Faleminderit!

Sekseri: Mbaji, mbaji (dokumentat) se kur të dalim mbrapa.

Sekseri: Nesër më mëngjes unë shkoj e t’ia çoj. Që do t’a kryj, a je t’u kuptu?

Sekseri: Vllanë tem i kam pagu për Zotin lekë.

Qytetarja: Më the në telefon për 800 euro. Sa i ke dhënë?

Sekseri: Unë ia kam dhënë e di… 800 euro njëherë, 200 euro njëherë.

Sekseri: 1000 euro marrin. E din edhe …

Qytetarja: 1000 euro.

Sekseri: Po, 1000 euro duhen patjetër me t’i kry.

Qytetarja: Tani, 1000 euro të t’i jap unë ty dhe do t’ia japësh xxxxx?

Sekseri: Xxxxx.

Qytetarja: Apo Konsulles?

Sekseri: Xxxxx i merr.

Sekseri: Xxxxx ia jep Konsulles, e dinë ata.

Qytetarja: Unë e kam gjetur dmth, një çun për të bërë martesën.

Sekseri: Shyqyr.

Qytetarja: Nesër e marr (Nulaostën) unë?

Sekseri: Po një ditë. Mos e marr nesër, pasnesër.

Qytetarja: Unë e kam idenë që është mashkull Konsulli?

Sekseri: Jo jo.

Qytetarja: Është femër?

Sekseri: Femër është.

Sekseri: Lulu, Luli, Lujeta se qysh e ka.

Qytetarja: A të t’i le unë këto letrat (dokumentat) ty?

Qytetarja: Po i le këtu.

Sekseri: Futi drejt, drejt, drejt!

Qytetarja: Të t’i le dhe lekët?

Sekseri: Kur të ulesh.

Qytetarja: Jo mo s’ka problem. Unë për të dhënë kam.

Sekseri: Po m’i jep.

Qytetarja: Sa? 1000 euro?

Sekseri: 1000 euro ke me dhënë.

Qytetarja: Prit se i kam kështu, tani. T’i numëroj.

Sekseri: Sido që t’i kesh…

Qytetarja: 100, 200, 300, 400

Sekseri: 500

Qytetarja: 500

Sekseri: Ja dhe 100 këtu, 600.

Qytetarja: Edhe 100, 600.

Qytetarja: Tani, 700, 800. 2,4, 850.

Qytetarja: Mbaji këto 850!

Qytetarja: 2,4,6,8,10.

Sekseri: Ça, ke më tepër aty!

Qytetarja: Prit më fal! 2,4,6,8,10.

Sekseri: 950.

Qytetarja: 2,4. Në rregull i ke, 1000 euro?

Sekseri: Po.

Qytetarja: Numëroi edhe njëherë!

Sekseri: S’kam ça i numëroj se i ke numëru ka herë.

Sekseri: Nesër shkoj unë aty, rri e qetë.

Sekseri: Tash nesër të marr në telefon, rri e qetë tash.

Sekseri: Të marr në telefon sa të dal prej Xxxxx, ça më thotë.

Sekseri: Të Konsullata. Ça do me e bo fill, po pres e po e marr.

Sekseri: Në mos e bo fill, vi të marr ty kur të jesh nesër, pasnesër.

Sekseri: Vimë e marrim bashkë, ose vjen ti (në Konsullatë).

Sekseri: A je t’u kuptu? Gjo më tepër?!

Sekseri: Unë kam shku e kam bo direkt të Konsullja, për vetë, për vëllain tem.

Sekseri: 800 euri ia dhashë Konsulles e 200 euro ia dhashë këtij Xxxxx, se a je t’u më kuptu?

Qytetarja: 800 ia dhe…

Sekseri: Po po ia dhashë Konsulles.

Qytetarja: Konsulles.

Sekseri: Dhe 200 euro ia dhashë këtij, (Xxxxx) aty ky. A je tu më kuptu?

Qytetarja: Është normale, një kafe.

Sekseri: Kafe merr dhe ai.

Milano, Itali/ Konsullata Shqiptare; Konsullata Kosovare

Punonjësja: Hajde!

Qytetarja: Unë jam mikesha e xxxx.

Punonjësja: Për ça erdhe ti?

Qytetarja: Për Nulaostrën.

Punonjësja: Për dokumentin.

Punonjësja: Po e dashur, po.

Qytetarja: Shumë faleminderit.

Punonjësja: Asnjë gjë.

Punonjësja: Tu bë vetëm për xxxx.

Qytetarja: E di.

Punonjësja: No comment!

Qytetarja: Gjithçka u likujdua me xxxxxx?

Punonjësja: Po po, patjetër!

Qytetarja: Jam në rregull e kam fjalën. Ju detyrohem gjë tjetër?

Punonjësja: Absolutisht.

Qytetarja: Ta shoh pak, se mos kanë bërë ndonjë gabim në emër?

Punonjësja: Ky është ….

Qytetarja: Rikardo…

Punonjësja: Komunën, emri jot. Ky është xxxx aaaa bbbb Stato Civile nubile… Datëlindja jote. Xxx je ti?

Qytetarja: Po

Qytetarja: Të falenderoj më gjithë shpirt! Sidomos xxxxx.

Punonjësja: Futi në çantë! Nuk mbahen dokumentat në dorë.

Punonjësja: Në rregull je?

Kreu i PD në Peqin: Ja si më dhunoi deputeti i mazhorancës

 Deputeti me rreth te kuq, Aqif Rakipi

Kreu i PD-së në Peqin, Diell Çela ka sqaruar sot se si ka ndodhur ngjarja për të cilën deputeti Arben Ristani akuzoi deputetin e mazhorancës Aqif Rakipi.

Në një komunikim telefonik, Çela ka pranuar për “Panorama” se akuzat e hedhura dje nga selia e PD-së për zotin Rakipi janë të vërteta, duke nënvizuar se i qëndron deklaratës që ka bërë Ristani një ditë më parë.

Partia Demokratike ka denoncuar deputetin Aqif Rakipi dhe vëllanë e tij sepse sipas saj, kanë rrahur barbarisht kryetarin e PD-së së Peqinit për motive të pastra politike.

Sipas deputetit Arben Ristani, ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës në një lokal Pajovë të Peqinit, ku kryetari i degës së PD në këtë qytet, Diell Çela, “është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij”.

Arsyeja për këtë ngjarje sipas PD është: “Ngjarja vjen në kuadrin e një kriminaliteti në rritje brenda mazhorancës qeverisëse, dhe pason goditjen me armë dy ditë më parë në Ersekë të anëtarit të PD nga kryetari i PS atje’.

Diell-Cela-400x400

Zoti Dielli Çela, Arben Risani ka bërë një deklaratë dje në lidhje me deputetin Aqif Rakipi për një ngjarje që ka ndodhur në Pajovë. A është e vërtetë?

Po është e vërtetë, i qëndroj cdo thënie të tij, por s’kam bërë as kallëzim asgjë.

A mund të na tregoni ndonjë detaj se si ka ndodhur ngjarja kur dhe ku?

Siç ka thënë Ristani, në Pajovë në 6 të darkës, në lidhje me një protestë që PD do zhvillojë të enjten para bashkisë. Meqënëse Bashkinë e ka PDIU-ja këta u acaruan, ‘nuk ju lejojmë do ju vrasim do ju bëjmë’

Ju ka kërcënuar?

Po nuk hyn tek kërcënimet por atë që ka thënë Arben Ristani është e vërtetë në cdo detaj.

Po cfarë i thoni ju zotit Aqif pasi ai dje në një komunikim telefonik me Panorama tha se ka qenë në Tiranë në momentin kur akuzohet për ngjarjen?

Po ca i them, vetëm burrë nuk është, kaq.

Flutura Açka: protestoj me Tinka Kurtin

Voal – Nga një vend ku ka mbetur ende pak natyrë, protestoj me Tinka Kurtin:

– për betonizimin e vendit
– për kompensimin qesharak 260 lekë të dritave
– për taksën e stolit poshtë pallatit
– për fyerjen në radhët e ISGSH-së
– dhe për gjithçka që po na e bén def, ta urrejmë Atdheun

Një rrëfim i vërtetë

Tek kaloja me makinë nëpër njërën nga urat e Lanës, një prej këtyre ditëve të vrënjtura, vërejta tek çapitej Tinka Kurti nëpër zebrat imagjinare për të kapërcyer anës tjetër të urës. Hapa dritaren dhe e thirra. Mes klithmave dhe borive të shoferëve të paduruar, ndala makinën në urë dhe e prita që ta merrja me vete.

Po shkonte tek ISGSH për të dorëzuar një letër që dëshmonte se ishte e ve, ndryshe nuk do t’i jepej kompensimi prej 260 lekësh për energjinë elektrike.

“Tinkë moj, ti ke 25 vjet e ve, akoma nuk e di ky shtet?”

Me humorin e saj, më tregoi se një ditë më parë e kishin fyer në radhë tek ISGSH.

Njëfarë djaloshi që mbakërka radhën aty, e kishte shtyrë tutje, kur artistja 84-vjeçare ishte lutur që të dorëzonte dokumentet. Dikush aty afër, i kishte vërejtur trimoshit tonë se po shtynte Tinka Kurtin. “Nuk më duhet fare se kush është kjo, nuk do ta lë edhe sikur të jetë vetë presidenti apo kryeministri!”

Kështu e di radhën e rëndësisë në këtë komb, ky kokërr gomari, i cili ka hyrë aty si militant, jo si njeri që t’i shërbejë pa i fyer njerësit, veçmas të moshuarit.

I thashë Tinkës, se meqenëse ishte aq e mërzitur, do ta rrëmbeja dhe do ta çoja diku larg, jashtë Tiranës.

“Jo pa dorëzuar këtë dokument që ma rrezikon kompensimin! Dashke të më lësh pa bukë më duket!” E kishte fjalën për dëshminë e vejanësisë së saj. Unë prita jashtë deri sa ajo mbaroi (me drita të ndezura), pasi ISGSH nuk ka parkim.

Po cili institicion ka, në fakt? Se mos menduan Kryebashkiakët e Tiranës ndonjëri për këtë! As policia aty afër, dyshoj se nuk ka. Hodha sytë përtej xhamave të errët (ISGSH me xhama të zinj!) dhe një turmë njerëzish lëvrinte të mbaronte punë aty. Moshë e dytë, e tretë, e katërt mbase që torturohej për të drejtën e vet elementare.

Kur Tinka hyri në makinë, lëshoi një ofsh të moshës, dhe tha: “As hasmin mos e pafsh këtu”. Po pse, ku? Nuk e pyeta atë, sepse po më shpjegonte se i duhej ai kompensim (260 lekë në muaj!!!!) pasi së shpejti do të niste të paguante Taksën e Stolit, që lirisht mund të quhet edhe Taksa e By… Ngjitur me pallatin e saj, Bashkia po ngre ca stola, ku mund të ulen pleqtë e lagjes gjatë ditës. Por për mirëmbajtjen e tyre, u kishte thënë një fqinj, militant i njohur i partisë aty rrotull, duhej të paguanin taksë.

Se si do të emërtohet kjo taksë, nuk e di; se sa herë do të ulet Tinka Kurti 84-vjeçare në ato stola nuk e di; se ku do të parkojnë tani të mjerët fqinjë të saj aty, nuk e di. Ajo që di është se, si qytetarë të Tiranës dhe qytetatë të këtij vendi, kemi nevojë për parkim, për një park pa beton dhe pa taksë, kemi nevojë për dinjitet në radhët e gjata të tipit socialist.

Shkurt, kemi nevojë të mos e urrejmë Atdheun, siç po na shtyn përditë ta bëjmë Shpirtgrymta Politikë. Atë ditë (dita që po përshkruaj) me Tinkën shkuam diku në një lagunë ku ende nuk ka mbërritur betoni. Do të kishte mbërritur, po të mos e kishin fotografuar me armë në dorë para komisariatit një kokorroç të parlamentit tonë, strehë kriminelësh me damkë. (Sepse, për mua, kriminelë nuk janë vetëm ata që vrasin njerëz!)

Atë ditë, dhe ç’ndodhi atë dite, ne e harruam; ka mbetur vetëm kjo foto e Protestës sonë.

Po ditët e tjera, ç’bën Tinka Kurti, miqtë dhe mikeshat e saj, ç’bën Mosha e Tretë e këtij vendi, që me pensionin e turpshëm nuk ka para as për një kafe në ditë.

Asgjë, mbase po numëron lekët dhe po i ndan veç dhe për Taksën e Stolit, ku do ta vërë ndonjëherë by… për pak rreze dielli. Aferim, o Lali i Bashkisë!

Projektopinioni përfundimtar i Venecias: Të garantohet me Kushtetutë përfshirja e opozitës

Reforma në Drejtësi, Komisioni: Varianti i rishikuar i ndryshimeve kushtetuese në përputhje me standartet. Projekt-opinioni përgjigje dhe diskutimeve për shumicën me dy të tretat apo tre të pestat, në zgjedhjet nga ana e parlamentit

Komisioni i Venecias ka paraqitur projekt-opinionin e tij përfundimtar mbi ndryshimet kushtetuese të rishikuara në bazë të sugjerimeve të mëparshme prej tij. Komisioni thotë se varianti i rishikuar është përmirësuar krahasuar me dokumentin e parë, jo vetëm në detaje por edhe sa i përket parimeve të rëndësishme, duke shtuar se “ka marrë parasysh pjesën dërrmuese të rekomandimeve” të bëra prej tij në opinionin e saj të ndërmjetëm, ndërsa saktëson se “propozimet e tanishme janë përgjithësisht të arsyeshme. Mbeten megjithatë disa probleme teknike të cilat nuk duken të pazgjidhshme”

Një ndër pikat e cila kishte shkaktuar më shumë debat ishte ajo që lidhet me shumicën e nevojshme, për zgjedhjen nga ana e parlamentit, të anëtarëve të disa institucioneve të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, (që zëvendëson Këshillin aktual të  Lartë të Drejtësisë i cili shkrihet) apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë (një organi i ri që do të ketë kompetenca të gjera në veprimtarinë e Prokurorisë). Opozita ka këmbëngulur për zgjedhjen e tyre me dy të tretat, e jo me tre të pestat sic eshtë propozuar në variantin e Ekspertëve të Nivelit të lartë. Komisioni i Venecias thotë se të dy variantet janë legjitime. Ai thekson megjithatë si më të pranueshëm variantin me tre të pestat, po ku të garantohet përfshirja dhe e opozitës, duke dhënë edhe disa alternativa për arritjen e këtij qëllimi. Edhe në rastin e Gjykatës Kushtetuese, Venecia sugjeron zgjedhjen me një shumicë të cilësuar  nga ana e parlamentit të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni shprehet se “në rast se palët, gjatë procesit politik, nuk bien dakort për shumicën e cilësuar për zgjedhjen e anëtareve të institucioneve të Drejtësisë, ato mund të zgjedhin një sistem proporcional që i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive, ose cfarëdo modeli tjetër I cili do të siguronte një influencë të caktuar opozitës në procesin e zgjedhjeve”.

Komisioni nuk e sheh me vend ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili përfundon në mesin e vitit 2017, “përsa kohë – nënvizon Venecia – ai do të duhet t’i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe kontrollit”. Opinioni i Komisionit e quan “të pranueshëm mekanizmin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, siç është parashikuar, përmes propozimeve me disa kandidatura të ardhura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, me tre të pestat e parlamentit”, ndërkohë që sugjeron si variant alternativ përfshirjen e një dispozita kalimtare, sipas së cilës, zgjedhja e tyre, për herë të parë, të mund të bëhet me dy të tretat.

Komisioni i Venecias vlerëson ndryshimet e paraqitura lidhur me Prokurorinë speciale e cila do të duhet të përqëndrohet në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve të niveleve të larta. Prokuroria speciale është parashikuar të funksionojë si një organ i pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme, megjithatë  Venecia kërkon që të qartësohet mënyra e zgjedhjes së drejtuesit të kësaj prokurorie dhe ndaj kujt ai përgjigjet për veprimtarinë e tij.

Përsa i përket masave të parashikuara për procesin e  kontrollit dhe verifikimit të figurës, të cilit do të duhet t’i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët, Komisioni e konsideron “jo vetëm të justifikuar por edhe të nevojshëm” në situatën në të cilin ndodhet gjyqësori shqiptar. Komisioni vlerëson dhe parashikimet të cilat sigurojnë që gjyqtarët dhe prokurorët të mund të ankohen ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi i cili do të kalojë në sitë, përfaqësuesit e të gjitha shkallëve të gjyqësorit, si nga pikëpamja profesionale ashtu dhe ajo e integritetit, përmes vlerësimeve dhe të pasurive të tyre. Ky Komision, do të ketë asistencën direkte të vëzhguesve ndërkombëtarë të propozuar nga Bashkimi europian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët parashikohet të kenë kompetenca mjaft të gjera në të gjithë procesin. Venecia sugjeron që kompetencat e vëzhguesve ndërkombëtar të qartësohen e që ata të mos kenë fuqi vendimmarrëse.

Komisioni vlerëson pozitivisht variantin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, dhe punën e bërë nga Ekspertët e Nivelit të Lartë të cilët punuan në mbështetje të Komisionit të posacëm parlamentar për Reformën në Drejtësi. Sipas Venecias, dokumenti i rishikuar, “përmban propozime të vlefshme për rikonceptimin institucional të sistemit gjyqësor shqiptar. Teksti është gjerësisht koherent dhe në përshtatje me standartet europiane” nënvizon Komisioni i Venecias i cili “shpreson se projekt ndryshimet kushtetuese do të përmbyllen pa vonesa të mëtejshme dhe do t’i nënshtrohet votimit në parlament”.

Komisioni i Venecias, tërheq vëmendjen në faktin se reforma nuk duhet të ndalet në nivelin e ndryshimeve kushtetuese dhe se kërkohet një paketë e gjerë ligjesh për zbatimin e tyre në mënyrë që të rregullojë veprimtarinë e organeve gjyqësore.

Parku Kombëtar i Valbonës – rreziqet që i kanosen

Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, është një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme në Shqipëri. Me përmirësimin, vitet e fundit, të infrastrukturës rrugore dhe investimet e vetë banorëve, në këtë pjesë të Alpeve shqiptare po zhvillohet me shpejtësi turizmi. Ndërkohë, banorët e Luginës së Valbonës po kundërshtojnë ndërtimin, brenda Parkut Kombëtar, të tre hidrocentraleve. Korrespondentet e Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo dhe Ilirian Agolli,  përgatitën kronikën:

Vlerësuar si mrekullia e alpeve shqiptare Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Peisazhi malor, ujrat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit  po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, kjo edhe falë përmirësimit të rrugës automobilistike, furnizimit me energji, dhe investimeve të vetë banorëve për pritjen e pushuesve.

Por banorët janë të shqetësuar se Parku kombëtar do të dëmtohet nga ngritja e tre hidrocentraleve në Luginën e Valbonës.

Drejtuesi i shoqatës së turizmit në Valbonë, Alfred Selimaj, thotë se koncensionet e dhëna për ndërtimin e tre hidrocentraleve, atë të Valbonës, Dragobisë dhe Çeremit, do të dëmtojnë turizmin dhe vetë ekosistemin e Parkut Kombëtar.

“Spontanisht e kemi marrë vesh se do të ndërtohen dy hidrocentrale këtu. Shqetësimi i parë është moskonsultimi me komunitetin, pasi nuk kemi pasë asnjë informacion. Lumi do të devijohet rreth 7 kilometra përmes tubave dhe tuneleve. Nëse cënohet lumi, shkatërrohet natyra, dhe atëherë kuptohet se kjo do të ndikojë në fushën e turizmit”.

Edhe bashkëshortja e Alfredit, Catherine Bohne, e njohur gjërësisht si “amerikania e Valbonës”, e cila i është përkushtuar ruajtjes së ekosistemit të Luginës, shpreh të njëjtin shqetësim. Ajo thotë se, me ndërtimin e hidrocentraleve dëmtohet turizmi, ekosistemi natyror, por edhe vetë e ardhmja e Parkut Kombëtar. Sipas saj, qeveria shqiptare nuk ka respektuar Konventën Ahrus, të cilën e ka nënshkruar, konventë që parashikon informimin e banorëve.

“Ne kemi punuar bashkë me Ministrinë e Mjedisit për të shkruar dokumentin e zonimit, planin e menaxhimit për të mbrojtur këtë zonë. UNDP ka investuar, ka bërë një projekt shumë të madh për të zhvilluar këtë zonë. Kurse një ministri tjetër ka punuar për ta prishur. Është çmenduri dhe qeveria e Shqipërisë nuk mund të vazhdojë më kështu”.  

Tre kontratat konçensionare dhe vendimet për hidrocentralet në Valbonë janë miratuar nga dy qeveritë e fundit: ajo demokrate në gusht të vitit 2013 dhe ajo socialiste në prill të vitit 2014.

Madje në dhjetor të vitit 2014, Enti Rregullator i Energjisë, ERE, vendosi nisjen e procedurave për licensimin e aktivitetit të prodhimit të energjisë nga HEC-et “Çeremi” dhe “Dragobia’, ende pa filluar puna për ndërtimin e tyre.

Zëri i Amerikës u interesua pranë Ministrisë së Energjitikës dhe Ministrisë së Mjedisit për të marrë reagimin e tyre në lidhje me ndërtimin e tre HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës, por zyrtarët nuk pranuan të komentojnë mbi këto projekte.

Perfaqësuesit e shoqatave ambientaliste në Tiranë e cilësojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar si një krim mjedisor kombëtar.

“Duke ndërtuar këto lloj hecesh, ne pikërisht prishim zemrën e asaj zone që është Lumi i Valbonës, i cili kalon pikërisht në atë luginë. Për këtë shkak, jo vetëm komuniteti lokal, por edhe i gjithë komuniteti i shoqërisë civile është shprehur kundra këtyre ndërtimeve. Dhe, përgjithësisht, të gjitha këto ndërtime janë të atilla që, efekti i tyre financiar në përfitimin energjitik, në vlerësimin e shumicës së specialistëve është shumë më i vogël në krahasim me efektin financiar që mund të ketë pjesa e zhvillimit të turizmit apo zhvillimit të qendrueshëm të kësaj zone”, thotë Rezart Kapedani i shoqatës “REC Albania”.

Për mjekun njohur Din Selimaj, vendimi i qeverisë për dhënien e koncensioneve për ndërtimin e tre hidrocentraleve, brenda Parkut Kombëtar të Valbonës, është marrë pa u  konsultuar me komunitetin vendas dhe, si i tillë, ai po kundërshtohet masivisht prej banorëve.

“Komuniteti i Valbonës është krejt kundër. Në vend që të investohet në stabilizimin e Luginës së Valbonës, në vend që të stabilizohen më mirë  projektet e zhvillimit duke i dhënë përparësi lidhur me ndërtimet, llojin e materialit me të cilin do të ndërtohet, nivelin e kateve, hapësirave të gjelbërta, etj, vijnë ndërtohen hidrocentrale, pra thahet lumi”.

Banorët e Valbonës kanë nënshkruar një peticion drejtuar Kryeministrit Rama, përmes të cilit shprehin shqetësimin dhe kundërshtimin e tyre për ndërtimin e 3 hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar.

Ndërsa përfaqesuesi i shoqatës “ECO Albania”, Olsi Nika, thote se ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë është i papranueshëm:

“Pavarësisht nga masat që kompanitë që do të ndërtojnë në Valbonë për të respektuar  standartet mjedisore, pavarësisht gjithçkaje tjetër, kuadrin ligjor që ata do të respektojnë; rregullat, lejet e ndërtimit, lejet mjedisore, etj, për ne është përfundimisht një vend ku nuk duhet të ndërtohen hidrocentrale”.

Catherine Bohne, “aerikania e Valbonës”, kjo grua që prej vitesh është dashuruar me alpet shqiptare, nga vendi ku po ndërtohet kanali, që do të devijojë ujrat e Valbonës lëshon një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare:

“Kam një apel që të gjithë njerëzit, ata që janë në shoqata, në qeveri, të gjithë njerëzit, në qoftëse bashkëpunojmë me besim edhe me shpresa, ne mund ta mbrojmë këtë thesar, Valbonën.”

JO VEZË! – Nga REXHEP SHAHU


Jo vezë, po argumente. Derdhni breshëri argumentesh e jo vezë!
Jo shaka me vezë, jo tallje me vezë.
Hidh vezë dhe lëpij, hidh vezë dhe pajtohu, shfryhu, shkllahu, shkordhu, derdhu, jooo.
Vezët i duhën kryeministrit, edhe ashtu të paziera, të pa skuqura, edhe omëletë, qoftë edhe sklluke, vezët i shërbejnë kryeministrit, e ushqejnë kryeministrin, ia shtojnë jetën politike, ia vështirësojnë qeverisjen demokratike.
Vezët ju i çoni aty, ju i gjuani drejt kryeministrit, por i gatuan siç don për vete kryeministri, ngopet pushteti i tij me vezët tuaja. Nëse nuk e dini këtë, nëse nuk e kuptoni se vezët i bëjne mirë kryeministrit, lereni fare, çelni zogj si klloçka në karriget e kuvendit.
Me kauzat nuk bëhet më shaka, kauzat nuk janë qershia të pshurrme që t’u kthehemi t’I hamë si të pa pshurrme. Kauzat duhen caktuar, fiksuar dhe nuk duhen tradhëtuar më. 
Ik nga parlamenti, ik nga kuvendi, lerja gjithë kuvendin, lerja gjithë shtetin, lerja gjithë jetën politike të zyrave kësaj mazhorance imorale.
Ik nga kuvendi dhe shko te qytetari, te qytetarët e tallur e të përvëluar nga cinizmi qeveritar.
Ik për arsyen e thjeshtë, të vogël në dukje, por ik se je opozitë e mashtruar, e fyer, e denigruar, e dhunuar, e tallur, e përbuzur. Ik se kryeministri gjithë kohën të përgojon, edhe pse ëshët stërbetuar se nuk do të merret me opozitën, por nuk di të bëjë gjë tjetër në këtë fytyrë toke veçse të përgojojë opozitën. Përgojon liderin e opozitës, nuk ia zë emrin liderit të PD sikur goja e tij e madhe është aq e lame dhe e pastër dhe i bëhet me mut nëse ia përmend emrin liderit të opozitës.
Ik si reagim ndaj mashtrimeve që janë bërë në këtë vend, nga mashtrimi për 300 mijë vende pune që nuk bëhen dot as për 10 vjet, ik nga mashtrimi e fyerja aktuale brutale se ka çelur 26 mijë vende pune dhe nuk ka fuqi punëtore shqiptare të specializuar sikur teknologjia dhe zhvillimi në Shqipëri ia kalon Gjermanisë e japonisë. Mashtrim tallës spektakular për gjithë shqiptarët. I quan dembelë shqiptarët dhe vendet e punës i ka vetëm në deklaratat mashtruese që bën. Ik opozite e dashur nga parlamenti ku mashtron ky kryeministër, ku reciton e aktron mashtrime monstruoze si 26 mijë vendet e punes që vajtojnë se s’ka punetorë në Shqipëri.
Ik dhe shko te njerzit, te pabuksit, tek të tallurit. Ik, por ik e mos u kthe nga mashtrimi, ik e mos u mashtro, ik dhe kthehu vetëm kur të bëhet i dinjitetshëm ky parlament, kur të sjellësh edhe vetë meritorë në këtë parlament e jo rastësorë, jo ata që blejnë e financojnë mandate.
Ik nga ky kuvend, por ik seriozisht dhe mos bëj sikur se nuk të beson askush kur bën sikur. Ik dhe dil ne sheshe, dil me njerzit e vertetë, jo me deledashët që ke filluar t’i kesh qejf, dh eke filluar t’I zevendësosh me qëndrestarët që janë shpirti yt, dil me qëndrestarët, jo me kukullat e manekinët, jo me ata që lodhen gjithë ditën e lume vetëm e vetëm t’i shohë koridoreve kryetari, vetëm t’ua hedhë sytë kryetari dhe këte ata e kanë punë të vetme te partia.
Jo me këta, por dil se atje në shesh i ke njerzit, atje në sheshet e talljes, fyerjes, skamjes. Thirri e mblidhi të mashtruarit që janë të skuqur nga mashtrimi që u është bërë, bëji bashkë se janë gati por kërkojnë vetëm të mos mashtrohen më, kurrë më, nga askush.
Dil në sheshe dhe gjeji prindërit e fëmijëve që ndjehen si fëmije armiqsh, si fëmijë të daklasuarish sepse qeveria u ka heqë babain ose nenën nga puna dhe shihesh me sy të keq, shihesh si i deklasuar, me biografi të keqe.
Dil në sheshe se do të të vijnë pas gjithë të rinjtë që kanë prindër të përbuzur, të dëbuar dhe hakmarrja për baballarët është e do të jetë e përbindshme – shoh fëmijët e mi se çfarë urrjetje kanë për shkencëtarin botëror të kastarvecit, atë panaritin e panaritit… që kur është në pushtet PD, thotë jam mik i Lul Bashës, e tani që është PS në pushtet, ai panarir panariti thotë se kuron imazhin e Ilir Metës në arenën ndërkombëtare dhe në qarqet akademike… 
Dil opozitë e dashur në sheshe dhe vetëm mos gënje, vetëm këtë bëj, mos gënje, mos mashtro, mos tall e poshtro më askënd se edhe ti ke poshtruar kur ke qenë në pushtet.
Mjaft ke tallë edhe ti edhe deputetët e tu, mjaft kanë tallë…
Kërko ndjesë të thellë, të ndershme për mashtrimet që ke bërë, thuaj me falni se kam mashtruar, me falni se kam përbuzur, më falni se kam hedhur njerëz në rruge me keq se lopa bajgën. Dhe premto se nuk mund të ndodhë më kurrë që të flakësh njerëz në rrugë siç nuk ka bërë as diktatura komuniste e cila të bënte njëmijë e një të zeza por pa një rrogë të qelbur nuk të linte, e cila edhe kur dilje nga burgu, të sistemonte me një rroge e punë të te qelbur qoftë edhe në internim, fermë a në kooperativë. Ndërsa sot në demokraci luajnë kurvash partitë politike sa herë marrin pushtetin, flakin njerëz në rrugë pa asnjë përgjegjësi. Thuaju njerzve, do ju heq nga puna, por pa një punë nuk u lë se ta këndojnë të gjithë po pa zë atë që thoshte shkodrani në diktaturë: rrogën mos ma prek, te rroga mos ha mut…
Dhe nuk të duhet asgjë më shumë e dashur opozitë  se sa ndershmëria, asgjë më shumë se të dëbosh servilat, të paktën sa je ende në opozitë se kur të jesh në pushtet shumicën e servilave do e kesh në brekë. Por sot të paktën dil në shesh dhe mos paracakto me shkelje syri ministrat e nesërm, deputetët e nesërm, ambasadorët e nesërm, drejtorët e nesërm, sepse këta që të sillen si pordha nëpër brekë kanë ardhë vetëm për këtë shkak – të punësohen nesër në administratën e lartë si biznesi më i mirë i mundshëm për tu bërë elitë dhe pasanik. Qartëso e këmbëngul që të zgjedhurit vendorë si kryebashkiakë ndonëse pakicë në shkallë vendi të jenë modele frymëzimi dhe shprehu, a janë të tillë aktualisht, a po e justifikojnë besimin e dhënë nga partia e pastaj nga qytetarët e vendit që i kanë zgjedhë. Këta të zgjedhur janë modeli që të japin krahë ose t’i presin krahët. Se ata që rendin të hyjnë nën sqetulla nuk besojne dot se një ditë nuk do të jenë politikanët më të pasurit e vendit.
Se u zgjata, por unë thashë : Jo me vezë!
Jo me vezë sepse është shaka, shaka bajate, e vjetër, aspak origjinale, tejet e konsumuar. 
Bëjeni parlamentin në udhët e sheshet e vendit me njerzit e përbuzur e të tallur që janë shumë edhe nga ata njëmilionë maskarejtë e këtij vendi që u bënë bashkë dikur nën thirrjen, maskarej të vendit bashkohuni ta shporrim malokun Berisha.
Urinë ndoshta e durojnë njerzit gjatë, por talljen e përbuzjen nuk e hanë dot. As me vezë…

Zëri i Amerikës: Tension në parlament, vezë kryeministrit

Voal – Tension në sallën e parlamentit shqiptar në nisje të seancës së sotme. Opozita ka bllokuar zhvillimin e punimeve, ndërsa disa prej deputetëve të saj tyre kanë qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. E djathta kërkoi me ngulm realizimin e disa kërkesave të saj. E para lidhet me një ndryshim në ligjin për dekriminalizimin, sipas të cilit “të zgjedhurit dhe funksionarët e arrestuar në kushte flagrance plagosje apo vrasje me dashje, pezullohen nga pjesmarrja në parlament deri në një vendim përfundimtar të gjykatës”. Kjo kërkesë erdhi ndërsa deputeti Armando Prenga, i përfshirë vjeshtën e kaluar në një konflikt të armatosur, u rikthye këtë javë të merrte pjesë në komisionet parlamentare pasi gjykata vendosi për të masën “detyrim për paraqitje”.

Prenga fillimisht u arrestua, dhe pas disa muajsh, u la në arrest shtëpiak. Ai u përjashtua menjëherë nga radhët e grupit parlamentar socialist. Prania e tij në parlament provokoi një reagim të fortë të opozitës. E djathta propozoi gjithashtu votimin me shpejtësi të akteve të nevojshme për vënien në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.“Kushtet që shpalosim sot, nuk janë një tekë. Janë rruga drejt normalitetit. Janë kthimi i normalitetit në vend. Eshtë marrëveshja politike e 24 dhjetorit të vitit 2014 që votuam me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian. Të ndalim dhunimin e kësaj marrëveshje, dhe kjo kërkon: Miratimin e amendamentit në ligjin e dekriminalizimit që largon nga ky Kuvend deri në gjykimin final Armando Prengën; miratimin e vendimit që fut në zbatim ligjin për dekriminalizimin; dërgimin nga ky Kuvend në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin, të cilët në dhunim të Kushtetutës kanë konsumuar paratë e publikut shqiptar, dhe pasurinë publike ndërkohë që janë vetë deputetë; Heqjen e pengesës të komisioneve hetimore parlamentare ndalimin e zhvlerësimit të tyre, duke hequr instrumentin e kuorumit që e ke përdorur deri më sot vetëm për bllokim. Pa këto, pa realizimin e këtyre kushteve ky institucion dhe kjo foltore nuk do të funksionojnë”, deklaroi kryetari i grupit demokrat Edi Paloka.

Këtë qëndrim opozita e kishte paralajmëruar dhe më parë. Sot për shkak të frikës së zhvillimit të ngjarjeve të ngjashme me ato në parlamentin e Kosovës, deputetët ju nënshtruan kontrolleve të rrepta. Tre prej tyre, përfaqësues të opozitës, u gjetën me vezë nëpër canta. Në sallën e parlamentit, deputetët e opozitës më pas, rrethuan foltoren, duke mbajtur në duar parulla me mbishkrimin “Jashtë kriminelët”. Pas një ndërprerje të seancës, shumica kaloi me shpejtësi votimin për dekretet e presidentit për ndryshimet në qeveri, duke mbyllur brenda një kohe shumë të shkurtër punimet e parlamentit. Deputetët e opozitës kanë qëndruar të grumbulluar para foltores mëgjithëse seanca u deklarua e mbyllur. Dhe ky ka qenë momenti kur në drejtim të kryeministrit është qëlluar disa herë me vezë.

Amnesty International: Në Shqipëri gjendje e rëndë e të drejtave të njeriut

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International nxori raportin e saj vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku analizon 160 vende, ndër të cilat edhe Shqipërinë.

Ndër problemet kryesore që nënvizon AI në Shqipëri, janë gjendja e komuniteteve roma dhe egjiptase, sidomos për sa i përket të drejtës për strehim; situata e rëndë ekonomike që ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe mbrojtja e pamjaftueshme e viktimave të dhunës në familje.

Organizata ndërkombëtare shpreh shqetësim për shkatërrimin në korrik të banesave të shumë familjeve rome, pasi ishin identifikuar si ndërtime të paligjshme dhe autoritetet nuk kishin lejuar legalizimin e ndërtimeve në përputhje me ligjin e vitit 2014.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave, një temë që ngrihet shpesh në raportet ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, përfshihet edhe në raportin e sivjetshëm të Amnesty Internationa. Organizata thotë se megjithë kërkesat e shumta pranë autoritete të grave dhe vajzave për mbrojtje nga dhuna në familje, vetëm një përqindje e vogël e këtyre kërkesave janë miratuar, pasi viktimat tërheqin padinë si rezultat i presionit nga të afërmit.

Kultura e pandëshkueshmërisë mbetet problem, vëren në raportin e saj Amnesty International, duke përmendur ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe zëvendësin e tij Agron Kuliçaj që nuk zbatuan urdhër-arrestet për anëtarë të Gardës Kombëtare të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në janar 2011. Nga kultura e mësndëshkimit përfitoi edhe Aleks Nika, megjithë shpalljen fajtor në këtë incident, thuhet më tej në raport.

Ndër probleme të tjera në Shqipëri, raporti ngre gjendjen e vështirë ekonomike që ka shtyrë mijëra vetë gjatë vitit të kaluar të kërkonin strehim në Evropën Perëndimore. Po ashtu mbetet problem, thekson Amnesty International, gjendja në burgje dhe qendra para-burgimi ku të burgosurit dhe të ndaluarit keqtrajtohen dhe mbahen në kushte të papërshtatshme.

Amnesty International nxjerr çdo vit një raport mbi respektimin e të drejtave të njeriut në botë. Në prezantimin e raportit të sivjetshëm, organizata thekson se shumë nga të drejtat e njeriut janë aktualisht nën kërcënimin e masave të ashpra për hir të sigurisë kombëtare, apo nën presionin e interesave afat-shkurtra kombëtare. Një prirje e rrezikshme, thekson organizata, vërehet aktualisht ku qeveritë po përpiqen të kufizojnë shumë të drejta duke i cilësuar si kërcënime ndaj sigurisë. Kjo prirje, thekson Amnesty International po vë në rrezik përparimet e bëra në botë gjatë 70 viteve të fundit.

Presidenti Nishani kërkoi rrëzimin e ligjit të pronave si antikushtetues

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i kërkoi sot Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e kompensimit të pronave” si dhe pezullimin e zbatimit të tij.

Presidenti vlerëson se skema e ofruar në këtë ligj për kompensimin e pronarëve bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive siç e kërkon Gjykata Europiane për të Drejtat Njerëzore.

Qeveria propozoi këtë ligj për të zgjidhur çështjen e pronarëve të vjetër, duke eliminuar në praktikë zvarritjet burokratike, për të sjellë barazi mes gjithë ish-pronarëve, të cilëve u është njohur prona për kompensim, për një shpërblim të drejtë.

Qeveria synoi të gjejë një balancë mes interesit publik dhe të drejtës së pronës, brenda mundësive të shtetit social.

Ligji pretendohet nga qeveria se sjell një formulë efikase dhe realiste për kompensimin e pronarëve, një afat të arsyeshëm dhe të përcaktuar kohor për përfundimin e të gjithë procesit, një zgjidhje të drejtë, duke respektuar normat kushtetuese për të gjithë pronarët, por gjithashtu edhe për të gjithë qytetarët, duke mbajtur në konsideratë interesin publik.

Ligji u miratua në 5 dhjetor 2015 me 78 vota nga parlamenti. Presidenti Nishani e ktheu atë për rishqyrtim në parlament. Por ai rrëzoi dekretin e presidentit dhe ligji u miratua dhe u botua në Fletoren Zyrtare në fillim të shkurtit.

Rama në Londër: Nëse Britania del nga BE, ne jemi gati ta zëvendësojmë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në takimin e organizuar nga BERZH me vendet e rajonit të Ballkanit, i organizuar në Londër të Britanisë së Madhe. Gjatë konferencës për shtyp, Rama nuk ka nguruar të bëjë edhe batuta me pyetjet që i vinin nga gazetarët e pranishëm.

Gazetarët kanë kryeministrat nëse mendojnë se Britania e Madhe do të dalë apo jo nga Bashkimi Europian dhe përgjigja e Ramës ishte: “Nëse Britania largohet, ne jemi gati ta zëvendësojmë… Por ajo nuk do të largohet.”

Rama ka kritikuar gjithashtu BE-në për standardin e dyfishtë që po përdor me Shqipërinë dhe Serbinë sa i përket procesit të anëtarësimit.

Europol: Shqiptarët rol kryesor në organizatat e trafikut të njerëzve

Organizatat e trafikimit të njerëzve kanë përfituar rreth 6 miliardë euro vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e kësaj shume ka ardhur nga trafikimi i emigrantëve për në Evropë, ka thënë agjencia policore e BE-së Europol në një raport të lëshuar të hënën.

Raporti, duke e cilësuar trafikimin me njerëz si një prej “tregjeve kriminale me rritjen më të shpejtë në Evropë”, thotë: “Ky qarkullim (prej 6 miliardë eurove) pritet të dyfishohet apo trefishohet nëse shkalla e krizës aktuale me emigrantë rritet vitin e ardhshëm”.

Europol dhe forcat policore në vendet në Evropë dhe jashtë saj kanë identifikuar më shumë se 12 mijë të dyshuar aktivë në banda të përfshira në trafikimin me emigrantë që nga viti 2015. Bandat, pjesëtarë të së cilave vijnë nga vende si Kosova, Bullgaria, Egjipti, Hungaria dhe Iraku, janë të përfshira në një shkallë të gjerë të aktiviteteve kriminale përfshi falsifikimin e dokumenteve dhe ryshfetin zyrtar, thotë raporti.

Të ashtuquajturat “pika të nxehta” ku aktivitetet e bandave janë të përqendruara përfshijnë qytete përgjatë shtigjeve ballkanike nga Lindja e Mesme, siç janë Stambolli, Izmiri, Athina dhe Budapesti por edhe çerdhe të mëdha kontinentale si Berlini, Calais, Zeebrugge dhe Frankfurti.

Por Europol thotë se ka pak dëshmi se “të dyshuarit terroristë” kanë shfrytëzuar rrjetet e trafikimit për të hyrë në kontinent në një shkallë të konsiderueshme.

“Shumë më pak se 0.01 për qind e të dyshuarve terroristë kanë pasur lidhje me emigrantët”, ka thënë drejtori i Europolit, Rob Eainëright, gjatë një konference për media.

Rreth një milion emigrantë kanë arritur në Evropë vitin e kaluar, shumica prej të cilëve kanë ikur nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, ka thënë agjencia në raportin e lëshuar sot tani që është duke themeluar një qendër të re për të koordinuar luftën e gjerë evropiane kundër trafikantëve.

Qendra Evropiane për Trafikim të Emigrantëve, që do të vendoset në Hagë, do t’ju ndihmojnë forcave policore brenda dhe jashtë Evropës që të shpërndajnë informacione dhe të ndihmojnë me zbarkimin e shpejtë të forcave emergjente policore në rast të hapjes së shtigjeve të reja të emigrantëve.

Kodheli: Shqipëria e përgatitur për një fluks refugjatësh

Duke folur para deputetëve, Kodheli theksoi se Shiqpëria është e përgatitur dhe ka marrë masat e duhura për një fluks të mundëshëm refugjatësh nga Siria.

Ministrja e Mbrojtjes tha se, në bazë të informacioneve të mbledhura rezulton se refugjatët mund ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, vetëm për të kaluar, pasi nuk janë të interesuar të stacionohen këtu.

Ndërkohë, në komision ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Socialite, Armando Prenga, i vënë nën akuzë nga prokuroria për plagosje, kanosje dhe armbajtje pa leje.

Kështu, Prenga merr pjesë në punimet e Parlamentit pas më shumë se 5 muaj mungesë, pasi vetëm pak ditë më parë Gjykata e Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.


Send this to a friend