VOAL

VOAL

Basha – kryediplomatit gjerman: Ja kur do kthehemi në Kuvend

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se opozita do të heqë dorë nga bojkoti kur kryeministri Edi Rama të kthejë sërish në Kuvend paktin që ka shkelur, duke votuar kështu dhe 6 ligjet për reformën në drejtësi.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmark Gabriel, i cili i bëri thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend, Basha tha se ky do të jetë kushti i vetëm. Ndër të tjera ai tha se vettingu do të bëhet sipas ligjit dhe Kushtetutës.

“Shqipëria është bërë shpërndarësi kryesor i drogave. Injorimi i tonelatave të drogës është ndëshkim për Shqipërinë, është inkurajim për të dëmtuar vendin. Ne bëjmë gjithë këtë lëvizje për fatin e Shqipërisë, për vlerat europiane. Diskutuam për reformën në drejtësi dhe çmontova gënjeshtrën e Rasmës se ne nuk duam vettingun. I thash se ne e duam vettingun siç e votuam në korrik. Vettingu nuk do bëhet siç do Rama, apo Nëna Terezë, por siç e do ligji. Pata rastin ta çmontojë gënjeshtrën e Ramës dhe kjo me gënjeshtra, PD do të kthehet për të votuar 6 ligjet kur Rama të c’thyejë paktin. Ne do t’i votojmë të 6 ligjet kur marrëveshja e shkelur të rikthehet dhe këto ligje të mbrojnë qytetarët ”, nënvizoi lideri i PD-së.

Nga ana tjetër ai i qëndroi strikt vendimin të tij se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveria teknike dhe nuk sigurohen standarde. “Ky është një vendim që e kanë marrë shqiptarët. Zgjedhje pa qeveri teknike, pa luftuar drogën dhe pa reformë zgjedhore, zgjedhje fasadë të dituara nga krimi, në Shqipëri nuk ka për të pasur, pasi do sillnin situatë eksplozive në Shqipëri”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i Kinës vizitë në Shqipëri

“Nishani vlerësoi gjithashtu klimën e mirë të bashkëpunimit dhe, duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe u shpreh se, në themel të tyre qëndrojnë marrëdhëniet miqësore mes dy popujve e dy vendeve”

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, priti sot në një takim anëtarin e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe zëvendëskryeministër i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se Nishani përshëndeti vizitën e Gaolit në Tiranë, duke e konsideruar si një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të lartë po i kushtojnë në vitet e fundit marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Nishani vlerësoi gjithashtu klimën e mirë të bashkëpunimit dhe, duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe u shpreh se, në themel të tyre qëndrojnë marrëdhëniet miqësore mes dy popujve e dy vendeve. Presidenti vlerësoi gjithashtu se, në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale. E njohu shkurtimisht zyrtarin e lartë kinez me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke evidentuar progresin në drejtim të paqes dhe stabilitetit pas konflikteve të armatosura e të dhunshme që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, si dhe zhvillimet pozitive në këtë drejtim, veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, duke vlerësuar rolin e Kinës, në arenën ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, “në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si në nivel global ashtu edhe në nivel rajonal”, theksohet se Nishani shprehu besimin se ky rol do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në pavarësinë Kosovës.

Ndërkohë Zhang Gaoli është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Palët vendosën se duhet intensifikuar puna e Komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë e dy vendeve që shqyrton potencialet e mundësitë për bashkëpunim. Në takim u dakorduan që ministrat e linjës të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike në Shqipëri, për të parë hapësirat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi.”, thuhet në njoftim zyrtar nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë.

Ministri gjerman: Shqipëria në udhëkryq, ja çfarë rrezikon vendi nëse opozita nuk hyn në zgjedhje

TIRANE– Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka përcjellë mesazhe të forta ditën e sotme për opozitën dhe politikën shqiptare në tërësi. Gjatë një konference të përbashkët me homologun shqiptar Ditmir Bushati, i dërguari i Merkel është shprehur kundër bojkotit të opozitës.
Gabriel thotë se opozita duhet t’i bashkohet Kuvendit për të vijuar me reformën në drejtësi, ndërsa shton se pjesëmarrja në zgjedhje është për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në të kundërt, sipas tij rrezikohet e ardhmja e shqiptarëve dhe integrimi i vendit në BE.

“Nëse Parlamenti vijon të bllokohet dhe po kështu reforma në drejtësi, atëherë rruga drejt BE po të vështirësohet, dhe edhe jeta e qytetarëve shqiptarë do të bëhet me i vështirë. Interesi kombëtar i një opozite nuk duhet të jetë kaosi i vendit. Kreu i opozitës mund të bëjë propozimet e tij për zgjedhje të lira e të ndershme. Por bojkoti nuk është zgjidhje”, tha ministri gjerman.

Sakaq, ministri i Jashtëm shqiptar, duke u ndalur tek reforma në drejtësi, tha se ajo u votua me unanimitet nga të gjitha palët politike. Për Bushatin, realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR është jo vetëm një kusht për integrimin e vendit, por edhe një çështje me rëndësi për vetë shqiptarët.

“Më 21 korrik të vitit ët kaluar të gjithë aktorët politikë përfshi PD kemi votuar në Parlament paketën e ndryshmeve kushtetuese me unanimitet të plotë. Kjo paketë i ka hapur rrugë reformimit të drejtësisë shqiptare, ngritjes së institucioneve të reja, përmirësimit të institucioneve ekzistuesve, verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe krijimit të një prokurorie të posaçme për të gjurmuar rastet e korrupsion mes zyrtarëve të lartë. Investimi që kanë bërë ndërkombëtarët për këtë proces të rëndësishëm, është momenti që ne ta vlerësojmë dhe t’ua shpërblejmë. Reforma në drejtësi ka një rol kyç edhe për reformat e tjera, dhe për çështjet e sigurisë në një rajon që sot për fat të keq ndihet më i trazuar.

Për zgjedhjet e 18 qershorit përsëris qëndrimin e kryeministrit Rama, se ne jemi të gatshëm të zbatojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR për të krijuar një infrastrukturë zgjedhore sa më të besueshëm që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha ministri Bushati.

Ben Blushi: Rama duhet të hiqet si Kryeministër, me kanabisin ja si vrau bletët

Deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA, duke iu referuar të dhënave të fundi nga shkatërrimi që hashashi i bletëve, shkruan sot se Rama duhet të hiqet nga posti, pasi ka vrarë bletët.

“Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?”-shkruan Blushi.

 

Postimi i Blushit

KRYEMINISTRI QË VRET BLETËT

Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve.

Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur.

Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak.

Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët ?

Imzot Angelo Massafra: Dy familje falin gjakun. Shembull politikës që të dialogojnë

Massafra: Dy familje falin gjakun. Shembull politikës që të dialogojnë

E ndërsa dy familja falën gjakun mes tyre, në hasmëri prej vitesh, Kreu i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare Imzot Angelo Massafra i kërkoi politkanëve shqiptarë se shembujt e pajtimit dhe dialogut i gjejnë mes popullit të tyre. Ai i kërkoi politikë të marrë nga Pashka dritën e munguar për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit.

Dy familje në hasmëri prej vitesh mes njëra tjetrës zgjodhën meshën e të dielës së Pashkëve për të falur gjakun dhe përqafuar pajtimin. Nisur prej kësaj situate, Kreu i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare imzot Angelo Massafra, nuk mundi ta shmangë shqetësimin që buron prej politikës duke iu kujtuar se shembujt e pajtimi ata i gjejnë mes popullit të tyre. Ai kërkoi që edhe politika shqiptare nga Pashka të marrë dritën e munguar, për të gjetur gjuhën e dialogut që sjell bashkëpunimin.

Imzot Angelo Massafra, kreu i Konferences Ipeshkvnore: Pajtimi është një gjë e mundshme, sepse ata që janë vrarë nuk kthehen, janë te zoti. Për Krishtin e kryqëzuar njeriu ka thënë unë fal. Shpresoj që politikanët tanë të bëjnë si këto dy fise, duke respektuar vlerat, duke pajtuar, duke gjetur gjuhën e konsensusit. Dialogu bëhet bashkë dhe bëhet me marrëveshje pajtimi, pajtimi bëhet për të mirën e kombit tonë.

Pashka simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen, prandaj e mira del gjithmonë fitimtare mbylli fjalën e tij arqipeshkevi i Shkodrës.

RAMA IK, TASHMË JENI NJË KUFOMË POLITIKE – Nga AZGAN HAKLAJ

Drama politike e Edi Ramës tashmë ka hyrë në aktin e fundit të saj.

Me antimitingun e organizuar në ditën e 55 të Protestës së Opozitës dëshmoj publikisht dhe para faktorit ndërkombëtar se çfarë mund të bëjnë despotët për të mbajtur pushtetin. Me përpjekjen për të përtërirë një ujdi të re politike me Metën dhe LSI-në në prag të Pashkëve, ai demonstroj se sëbashku me ortakun e tij të krimit dhe korrupsionit është i gatshëm të bëjë krejtësisht të kundërten e rrugëtimit të popullit hebre në ditën e shenjtë të Pashkëve.

Moisiu 3.000 vjet më parë e nxori popullin e tij nga skllavëria dhe tirania e faraonit dhe i priu drejt Tokës së Premtuar.

Binomi Rama-Meta ju bëjnë thirrje shqiptarëve të lirë t’i ndjekin me bindje e përulje për t’i skllavëruar edhe katër vjet të tjerë si punëtorë me mëditje në plantacionet e tyre të drogës dhe Kullën e Babelit që po ngrejnë së fundmi në ortakëri dhe për interes të mafjes ndërkombëtare të pastrimit të parave të familjeve të tyre dhe dishepullit të Sorosit, Erjon Velija.

Katër vjet më parë Rama ju drejtua Opozitës:Ju po largoheni nga Parlamenti me pretekstin se ne paskemi ushtruar dhunë?

S’keni parë asgjë akoma!

Ashtu si Kasandra e Trojës së lashtë ai e paralajmëroj katastrofën që do t’i shkaktonte Shqipërisë.

Opozita dhe shqiptarët kanë parë vërtetë shumë në këto katër vjet të qeverisjes tuaj!

Ata nuk do ta harrojnë kurrë atë që i bëtë Shqipërisë duke e kthyer në vendin kryesor të Europës që eksporton në Perëndimin që duam të shkojmë vetēm drogë e refugjatë duke u renditur të dytët pas Sirisë së diktatorit Asad.

Ju e keni shpallur Opozitën armike pikërisht pēr faktin se ajo ēshtē pengesa e pakapērcyeshme në rrugën tuaj për ta kthyer Shqipërinë në vitin e largët dhe tē mbrapshtë ‘45 ku diktatori Hoxha i dërgonte njerëzit nën forcën e bajonetave në qendrat e votimit.

Hoxha, ashtu si ju, pasi kishte bërë një propagandë shurdhuese duke e cilësuar vetëm organizatën e frontit si patriote e progresiste dhe kundërshtarët e saj nacionalistë e antikomunistë si heretikë dhe armiqë të Shqipërisë ju la votuesve vetëm një alternativë: Të hidhnin kokrrën në kutinë teneqe të frontit ose të përfundonin nē burg dhe familjet e tyre të internoheshin.

Ëndrra juaj për pushkatimin politik tē Opozitës dhe eliminimin e kreut të saj z. Basha nuk do të ndodhë kurrë z Rama.

Diktatori Hoxha, megjithëse ishte despoti më i madh i Europës, nuk guxoj të hynte në zgjedhje pa Opozitën.

Kurse ju sot jo vetëm e ndërmorët një hap të tillë fatal, por përpiqeni të emroni Opozitën fasadë. Në jubileun e 100 vjetorit të Revolucionit Bolshevik, i cili nē 70 vjet shkaktoj 100 miljonë viktima, guxoni t’i riktheni zonjës sē zezē të diktatorit vilën ku ka jetuar dhe sunduar Drakula shqiptar, Enver Hoxha.

Ai ka pushkatuar deputetët e Opozitës, ka pushkatuar 5.700 burra dhe gra të këtij vendi, ka burgosur, internuar dhe skllavëruar nëpër gulagēt e ndërtuar në të katër anët e vendit një të katērtën e popullsisë.

Në “kualicionin” tuaj, me të cilin ju ëndërroni të qeverisni edhe një mandat të dytë, keni jo rastësisht katër parti komuniste.

Etja juaj e shfrenuar për të kapur shtetin e për të kontrolluar të gjitha institucionet e tij na kujton parullën e Leninit dhe të Trockit: Të gjithë pushtetin sovjetëve.

Ju jeni në një mëdyshje të madhe.

I urryer dhe i papranuar nga shqiptarët që u shkaktuat kaq dhimbje e fatkeqsi, i çoroditur në politikën e jashtme jeni krejtësisht i papranueshëm për Europën Perëndimore dhe nuk mund të ndërtoni një shtet sipas modelit të saj.

Ju ëndrroni të ndërtoni Republikën e Sovjetëve apo Rajhun e Tretë sipas modelit nacional-socialist-Hitlerian.

Kjo ëndërr e çmendur është varrosur njëherë e përgjithmonë me shpërbërjen e Perandorisë së Kuqe dhe shembjen e Murit tē Berlinit.

Shkoni drejt zgjidhjes tuaj sëbashku me Metën, me aleatët tuaj komunistë dhe me ata që ju frymëzojnë për të futur ashtu si Odiseu me Kalin e Trojës aventurierë të të gjitha llojeve se mbase do të arrish të shkatërrosh shtëpinë e socialistëve, por edhe për këtë veprim kriminal do të mbani përgjegjësi historike.

Ju mund ta shkatërroni partinë, në të cilën hyjtë nga dritarja, por kurrë Partinë Demokratike, Opozitën rreth saj, dhe shtëpinë tonē tē përbashkët: Shqipërinë.

Jubileu i 100-vjetorit të Revolucionit të zi të Tetorit, në vigjilje të të cilit ju rehabilitoni simbolet e diktaturës dhe bijtë e tyre, e bën të shenjtë dhe madhështore Kauzën e Opozitës dhe betejën e saj të gjatë dhe të vendosur për t’i kthyer pushtetin atij që i takon: Popullit sovran dhe të lirë, për të zgjedhur me vullnetin e tij, me votë tē lirē dhë të ndershme Parlamentin dhe qeverinë, e cila do të jetē shërbëtorja e tyre.

Me Republikën e Re që po lind nga Tenda e Lirisë ju vërtet nuk do të jeni ma sundimtarë, por njē qytetarë krejt i lirë dhe jam i bindur se kështu do të ndiheni ma mirë duke lanë pas si një ëndërr të keqe kohën kur ju e qeverisët vendin tuaj nē një mënyrë të papërgjegjshmë si askush tjetër në historinë e shtetit shqiptar.

Ju e takuat senatorin amerikan Xhon Mekejn dhe u shprehët se kaluat dy orë të paharrueshme.

Vetëm ju mund ta dini se si jeni ndjerë përballë atij burri të shquar,
kombi i të cilit ka patur në krye të vendit korifej të tillë si Washingtonin, Xhafersonin, Franklinin, Abraham Linkolnin, Xhon Kenedin dhe Reganin.

Nuk e di nëse i kërkuat ndjesë për fyerjet ndaj Presidentit Trump, fitoren e të cilit e cilësuat “fatkeqsi për njerëzimin”!.

Nëse, ne, Opozita e Bashkuar dhe Populli Shqiptar nuk do t’ju themi troç atë shprehjen e famshme shqiptare: -ndalu beg se ka hendek, nuk është fare çudi që ju pas një viti, ashtu si miqtë tuaj Vuçiç dhe Erdogan, ta çonit prapë Shqipërinë në kthetrat e përgjakura të Lindjes ku ajo vuajti pēr 6 shekuj.

Ne jemi këtu për të thënë solemnisht: Dorëzohu pa kushte, ashtu siç i thanë liderët e Botës së Lirë, Hitlerit, Sadamit dhe Millosheviçit.

Rama ik.

Tashmë jeni kthyer në një kufomë politike.

Bastija juaj e krimit ka rënë.

Rajshtagu juaj (parlamenti i krimit) po bié

Qeverinë Teknike, me bazë të gjërë politike, me mandat kushtetues për të garantuar Votën e Lirë nuk e shmang dot.

Republika e Re po lind…

Qeveria jep me koncension blloqet e lira të naftës në detin shqiptar

Ministria e Energjisë dhe Industrisë do te nxjerrë thirrjen për 3 blloqe në Detin Adriatik, të cilat më parë administroheshin nga kompania Emanuelle Energy dhe dy të tjera në rajonin e Vlorës : Gorisht – Kocul dhe Cakran – Mollaj.

Marrëveshjet Hidrokarbure do të bëhen në bazë të modelit të ri që ka miratuar kuvendi, ku taksa e tatimit mbi fitimin do të merret që në fuçinë e parë të naftës që do të shitet.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka interes të japë me koncesion blloqet e lira të naftës, por për shkak të çmimit të ulët në tregjet ndërkombëtare, eksplorimi i kompanive të huaja në këtë fushë nuk ka patur interes.

Zyrtarë të ministrisë së Energjisë kanë 1 vit e gjysmë që po negociojnë për t’i dhënë Shell dhe Delek Group bllokun 4 në Gjirokastër dhe atë të Dumresë, por ende pa finalizuar asnjë marrëveshje, edhe pse afati është tejkaluar disa herë./ TV KLAN

Romeo Karaj dorëzon megadosjen e CEZ në ambasadën e SHBA dhe BE

 Një zhvillim i papritur ka ndodhur këto dy ditë, ndërsa politika është mbytur me akuza e bllokim dhe ku Reforma në Drejtësi ka ngecur tek Vettingu.

Romeo Karaj, dëshmitari kyç i aferës CEZ si dhe krijuesi i dosjes ku ka zbërthyer gjithë çfarë ka ndodhur me kompaninë e energjisë, ka mësyrë në ambasadat e SHBA-së dhe BE-së pas zvarritjes së prokurorisë për të hetuar çështjen.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se Karaj ka shprehur shqetësimin për rrezikun që mund t’u kërcënohet këtyre dokumenteve pasi dhe vetë ai pretendon se është i rrezikuar për jetën e tij.

Edhe pse ruhet me një eskortë të veçantë, mësohet se Romeo Karaj ka thënë se është më i shqetësuar për fashikujt që zotëron ndaj i ka dorëzuar në dy selitë më të rëndësishme diplomatike.

I pyetur nga DITA për arsyet pse ka shkuar në dy ambasadat dhe çfarë ka dorëzuar, karaj është shprehur se takimet kanë qenë konfidenciale dhe nuk dua t’i komentoj për momentin.

Karaj ka në duar një dosje të madhe korrupsioni të cilën po e bën publike dhe prezente në të gjithë faktorët që do të ndikojnë në të ardhmen e Drejtësisë së re.

Pas padisë së regjistruar pranë organit të prokurorisë, Karaj ka ndërmarrë një tur informimi për të gjithë faktorin ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit. Burimet nuk arrijnë të saktësojnë se çfarë është folur në ambasadën e shtetit më të madh mik të Shqipërisë, por duket se është më afër se kurrë hapja dhe gjykimi i kësaj megadosjeje, e cila do të marrë me vete një pjesë të politikës shqiptare.

Dje, dëshmitari i CEZ ka qëndruar për mbi dy orë në ambasadën e SHBA-së, ndërkohë që dy ditë më parë, Karaj është parë në ambasaddën e Bashkimit Europian në Tiranë.

Ish-juristi i njohur tashmë për padinë e regjistruar në Prokurori ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për aferën e madhe në shitjen e CEZ-Shpërndarje-s, duket se është i vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës së tij në mbrojtje të pasurisë kombëtare.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj vizite në kancelarinë më të rëndësishme të BE-së në Tiranë por kur dëgjon tonet me të cilat lidershipi i Partisë Demokratike ka folur kundër ambasadorëve dhe eksponentëve të Europës këtu, kupton se situata është tejet serioze.

Padisë së Romeo Karajt i është bashkangjitur ditët e fundit edhe padia e komisionit të posaçëm parlamentar që mori “Ok” në Kuvend dhe i shkoi Prokurorisë.

Për herë të parë, dosja e CEZ-it ka brenda dhe djalin e Berishës, Shkëlzen Berisha, i cili akuzohet për përfshirje në aferat e privatizimit të kësaj kompanie. Madje për herë të parë pas kaq vitesh, ky i fundit doli dhe foli në publik pikërisht pas dolën fakte për implikimet e tij, duke u paraqitur rregullisht në komisionin hetimor. Por Shkëlzen Berisha i ka mohuar të gjithë akuzat që i janë bërë.

Ndërkohë, politikisht, është aluduar se çadra e opozitës u ngrit fill pas nisjes së hetimeve ndaj  të birit të ish-kryeministrit Berisha; e thënë kjo nga një ish-këshilltar i këtij të fundit, shqiptaro-amerikani Grid Rroji.

Banesa ku ishte ndërtuar laboratori i drogës në Fier, në pronësi të biznesmenit Pirro Bare

Një laborator droge modern është zbuluar ditën e djeshme nga Policia e Fierit, ku në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 10 persona.

Mësohet se një shtëpi tre katëshe ishte shndërruar në laborator të vërtetë, ku aty kultivoheshin mijëra bimë kanabis sativa.

Burime nga policia thanë për ‘Gazeta Express’, se shtëpia tre katëshe është në pronësi të biznesmenit të njohur të gazit, Pirro Bare.

Po ashtu, të njëjtat burime saktësuan se Bare prej disa kohësh e kishte dhënë me qira banesën, dhe nga hetimet e deritanishme mësohet se Bare nuk ishte në dijen të aktivitet kriminal që zhvillohej në shtëpinë tre katëshe.

Burime nga grupi hetimor thanë për ‘Gazeta Express’, se do të jenë hetimet përfundimtare që do të përcaktojnë nëse biznesmeni i njohur është i përfshirë ose kishte dijeni për laboratorin e drogës, dhe më pas do të procedohet më tej sipas ligjit.

Pirro Bare nuk është një emër i padëgjuar më parë ku përveç se është një ndër biznesmenët më të njohur në Shqipëri, tre vite më parë një vrasës më pagesë ishte paguar për vrasjen e tij.

Ngjarja në fjalë, u zbulua pas arrestimit të vrasësit me pagesë, Ilir Sinanaj, i cili dëshmoi se ndaj Bares, biznesmeni Ilir Karçini kishte paguar një shumë të madhe parash për ekzekutimin e tij.

Për këtë ngjarje Ilir Karçini u prangos, ndërsa dy vite më vonë u la i lirë.

Konsekuenca e verbër çon në greminë – Nga LUAN RAMA

Paradoksalisht gjendemi në një situatë anormale, krijuar prej anormalitetit  dhe papërgjeshmërisë politike.

Klima politike është e tensionuar. Reformat e rëndësishme, përkatësisht reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë bllokuar, ndërkohë që besimi qytetar te politika ka pësuar rënie alarmante.

Në këtë kontekst pyetja e parë është: A e kemi luksin të mendojmë si në kushte normale? Më drejtpërdrejtë kjo do të thotë: A shërben më si përligjje parimi, Kushtetuta?

Kaq ardhur puna që situata nuk zgjidhet më me “kush ka të drejtë”. Pyetja e vërtetë është: Kush do ta shpëtojë vendin dhe si?

Situatat e jashtëzakonshme nuk zgjidhen me mjete të zakonshme. E ne, praktikisht në aspektin politik, por edhe institucional e funksional të tyre, jemi në situatë të jashtëzakonshme. E tillë përkufizohet jo një situatë që prodhon konflikt, siç jemi mësuar për fat të keq rëndom në historinë tonë të afërt, por një situatë në të cilën një krizë prodhon tjetrën. Kriza e bashkëpunimit mazhorancë-opozitë apo opozitë-mazhorancë prodhoi krizën politike. Kriza politike, e ushqyer edhe prej mosbesimit e retorikës përjashtuese e konfliktuale, prodhoi bllokimin e vetingut, ndërkohë që kriza e vetingut dhe instrumentalizimi i vetingut si mjet kërcënimi për tjetrin po prodhon deligjitimimin e institucioneve të drejtësisë edhe mund të na çojë në një kolaps fatal të tyre. Për këtë shkak, sot sistemi i drejtësisë është i çoroditur, më e pakta. Dhe i gjithë ky deligjitimim prodhon krizë institucionesh, krizë sistemi, krizë zgjedhjesh. Praktikisht kemi përpara kriza evidente: krizë mospjesëmarrjeje, krizë Presidenti, krizë përfaqësimi.

Përgjegjësia e mazhorancës, pra edhe e jona si pjesë e kësaj mazhorance, është ta evitojë, ta neutralizojë dhe ta zgjidhë krizën. Si? Mund të pyesni ju me të drejtë. Edhe kështu si ju mund të pyesin edhe qytetarët.

Dialogu mbetet rruga e vetme. Dialogu dhe kompromisi që vjen prej tolerancës së dyanshme.

Edhe Selia e Shenjtë, përveç Konklavës që është një “Parlamenti i mbyllur” që nuk del jashtë sallës deri sa të ketë krijuar shumicën për të zgjedhur Papën, ka një mjet rezervë që është Konvokimi. Konvokimi është kur palët merren vesh jashtë për një emër dhe thonë “zgjidhet filani” dhe të gjithë thërrasin njëzëri emrin e tij. Pra Konvokim do të thotë mbivotim ose konsensus.

Pra kur Konklava (Parlamenti i Kardinalëve) hyn në krizë dhe nga oxhaku  nuk del tym i bardhë braktiset “Kushtetuta” dhe hyn në fuqi Konvokimi.

Benito Musolini kishte një slogan: “Ne jemi të vendosur të shkojmë gjithnjë përpara”. Ata që janë marrë me studimin e historisë së totalitarizmit pohojnë se dështimi erdhi sepse nuk u bë asnjëherë pyetja: Mirë të vendosur të shkojmë gjithnjë përpara, po në kthesa?!

Zgjedhjet nuk janë çështje formale, janë çështje përmbajtjesore. Politika është arti i së mundshmes dhe arti i të bërit politikë është arti i zgjedhjes së prioriteteve. Sipas kësaj logjike kush janë prioritare, zgjedhjet apo pushteti i përkohshëm?

Opozita e ka maksimalizuar kërkesën e vet. Kjo është e drejta e saj. Ajo kërkon qeveri teknike, por në thelb kupton dhe artikulon një qeveri pa Edi Ramën. Pra, një qeveri tjetër e së majtës mund të ishte një zgjidhje kompromisi. Edi Rama mund ta “shkelë” statutin e PS-së që përcakton Kryeministër kryetarin, pikërisht në emër të Kushtetutës që kërkon qeveri të shumicës si shprehje të vullnetit të shumicës që pa LSI-në nuk do të ishte dot e tillë. Çfarë sakrilegji mund të jetë një qeveri tjetër e së njëjtës shumicë që të gjenerojë besim se zgjedhjet do të jenë më në fund realisht të ndershme, të drejta e të barabarta, përfundimisht të pakontestuara më në fund në Shqipërinë e vitit 2017, anëtare e NATO-s dhe aspirante për në BE.

Ka vdekur koha e Konsekuencës. Konsekuenca e verbër të çon në greminë.

Mazhoranca jonë e ka detyrim, e ka përgjegjësi politike, edhe kushtetuese gjithashtu, të bëjë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar që vendi të shkojë në drejtime të panjohura, të pakontrolluara dhe me pasoja të paparashikueshme.

Duke ju referuar një njeriu shumë të nderuar, shkrimtarit Zija Çela, më lejoni të perifrazoj teksa iu drejtohej edhe Edi Ramës edhe Lulzim Bashës për nevojën e dialogut mes tyre. Por, “nëse lëviz vetëm njëri, ndërkohë që tjetri s’tundet nga vendi, pritja deri sa i vetmi ta përshkojë të gjithë rrugën do të jetë e gjatë”. Po Shqipëria jonë nuk mund të presë aq gjatë. Prandaj është e udhës të ulen së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të negociojnë zgjidhjen e krizës. Më pas, si rezultat i bisedimeve mund të vijnë edhe heqjet dorë nga kjo apo nga ajo tezë, mund të vijnë edhe dorëheqjet ose edhe dorështrëngimet. Por në vend që të takohen ata vazhdojnë të gjuhen me fjalë në distancë.

Filozofi bashkëkohës Kierkegaard thotë: mendja është si një parashutë, nëse hapet në momentin e duhur të shpëton, ndryshe e ke kot. Edhe çadra është një parashutë. Por, edhe mendja e mbyllur për alternativë është njësoj si parashuta e Kirkegaard-it.

Vendi ka nevojë për zgjedhje, zgjedhjet kanë nevojë për zgjidhje. Zgjidhjet i ofrojnë udhëheqësit, jo udhëmbyllësit.

Rama dhe Meta takohen nesër, vendoset a do ketë koalicion

Nesër aleanca e majtë organizon paradite takimin e parë zyrtar ku do të flitet për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për katër vitet e ardhshme.

Ky takim mes palëve pritet të mbahet në Hotel Tirana, dhe të do jenë përballë njëra-tjetrës vetëm Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Dy kryetarët Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, po ende është e paqartë axhenda e takimit, ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme nuk munguan replikat mes deputetëve të dy krahëve, si Luan Rama me Pjerin Ndreun.

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën.

Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës? – Nga BLENDI FEVZIU

Kush e kërcënon Lulzim Bashën? Kjo ishte pyetja që bënte dje një media e rëndësishme në vend, duke ju referuar faktit që eskorta e Bashës ishte përforcuar edhe me efektive të një policie private. Basha nuk e komentoi lajmin, por sot në mëngjes, befas, masat ndaj tij ishin përforcuar ndjeshëm nga vetë Grada e Republikës, që është përgjegjëse për sigurinë e tij fizike. Masat janë shtuar në kohën që ai është në lëvizje por edhe në banesë. Opinion.al ka tentuar prej disa ditësh të zbulojë misterin e këtyre lajmeve, sipas një kronologjie që ka qenë befasuese edhe për ne vetë.

Mbrëmjen e së hënës, një burim i besueshëm i yni, nga një prej vendeve fqinjë, i tha Opinion.al se në ditët e fundit, pa e përcaktuar ekzaktësisht kur, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik. Po sipas të njëjtit burim, atentati synonte destabilizimin e situatës politike në vend dhe me gjasë, ishte organizuar diku jashtë Shqipërie. Për 48 orë ne u interesuam në gjithë burimet tona dhe mësuam në linjë konfidenciale se informacioni kishte mbërritur realisht në Shqipëri, në një rrugë pak të çuditshme dhe të largët. Por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, ai kishte emrat konkretë të personave të kontaktuar për atëntatin, madje sqaronte se për të qenë kontaktuar dy grupe të ndryshme, pa pasur dijeni për njëri – tjetrin. Emrat konkretë të personave janë në informacionin zyrtar, i tha Opinion.al një burim i rezervuar. Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gadishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë. Informacioni duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.

Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend. Asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet. I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.

Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitetit. Por njëkohësisht , përdorimi politik i saj, pra qoftë edhe i informacionit do ishte tejet i papranueshëm në një [ështje të tillë kaq delikate.

Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjeshtë ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabilizimi i vendit në një moment delikat.

Këshilli i Europës refuzon për të dytën herë: kësaj here refuzoi kandidaturat e Aurela Anastasit, Sokol Berberit dhe Aleksandër Muskajn

 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka refuzuar për herë të dytë tre kandidaturat e paraqitura nga Qeveria shqiptare për gjykatën europiane të njeriut në Strasburg.

Pasi janë intervistuar nga komisioni me datën 6 prill të tre kandidatët e propozuar nga qeveria shqiptare, Aurela Anastasit, Sokol Berberit dhe Aleksandër Muskajt, ata janë refuzuar.

Në argumentin e paraqitur nga asambleja thuhet se këta tre emra nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar për të zëvendësuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku.

Kjo është hera e dytë brenda disa muajve që Këshilli i Europës i kthen mbrapsht qeverisë shqiptarë e propozimet e saj për në Strasburg, ndërsa i kërkon sërish të paraqesë një listë të re kandidatësh.

Por emri i Sokol Berberit refuzohet për herë të dytë, pasi edhe në refuzimin e parë të këtij emri nga asambleja por edhe të ish kryeprokurores Ina Rama dhe të konstitucionlistit Gent Ibrahimi as nuk janë marrë farë në intervistë nga komiteti duke i refuzuar ata në bllok.

Arsyeja e refuzimit herën e parë nuk kishte lidhje me aftësitë e tyre por me procedurat e ndjekura nga qeveria shqiptare ne përzgjedhjen e tyre.

Në këto kushte qeveria shqiptare duhet të rinisë procedurën e saj për përzgjedhjen e kandidaturave që do ti dërgojë asamblesë për zëvendësimin e Ledi Bjankut në gjykatën e Strasburgut të cilit prej disa muajsh tashmë i ka përfunduar mandati.

Shqipëri, nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit

Në Shqipëri parlamenti nis sot procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kushtetuta shqiptare parashikon mundësinë deri në 5 votime për zgjedhjen e kreut të Shtetit

Votimi i parë është parashikuar javën e ardhshme, më 19 prill. Në tre raundet e para të votimit kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë presidenti mund të zgjidhet dhe më shumicën e thjeshtë prej 70+1 deputetësh.

Shumica aktuale e majtë i kontrollon e vetme 84 vota. Eshtë ende e paqartë nëse ajo do të tentojë që ta zgjedhë kreun e Shtetit që në raundin e parë. Kryeministri Edi Rama la sot të hapur dhe mundësinë që të presë propozime dhe nga palët e tjera. Ai u shpreh se “i takon koalicionit qeverisës dhe në radhë të parë aksit strategjik PS-LSI – siç theksoi ai – të përcaktojë se kush është zgjedhja më e mirë, me vullnetin e plotë për t’u hapur ndaj të gjitha palëve në mënyrë që t’i japim vendit një president dinjitoz”, deklaroi zoti Rama.

Deri tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare. Mandati i presidentit aktual Bujar Nishani përfundon 24 korrikun e ardhshëm.

Rama: Gati të takohem në çdo dhomë ku Basha ndihet komod. Presidenti nga PS-LSI

Kreu i qeverisë Edi Rama, duke vlerësuar nismën e presidentit për tryezë partish për zgjidhjen e krizës, ka deklaruar se PS dhe ai është i gatshëm të ulet në tryezë dialogu pa asnjë kusht, dhe në cdo dhomë ku Basha të ndihet komod.

 

‘Ka një nismë të presidentit të vendit që ne e kemi përkrahur pa asnjë ngurrim, ne jemi të gatshëm, të ulemi në tryezë dialogu pa kushte dhe si ndodhi në përpjekjen e mëparshme përsëri ka një vonesë, që shpresoj të mos jetë vonesa që paralajmëron dështimin e kësaj përpjekjeje tjetër dhe nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se për sa na takon dialogu është preferenca e parë ka qenë dhe do të mbetet, koha nuk pret, PD dhe kreu i aj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu, nga tryeza ku të gjitha partitë parlamentare të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres në cdo drejtim. Eshtë frikë e pajustifikueshme dhe në raport me publikun dhe zgjedhësit e PD, ndërkohë që shqetësimi im është se jemi në një situatë ku po rritet në mënyrë të ndjeshme vëmendja e partnerëve tanë jo për mirë, por se askush nuk e percepton dot se cfarë domethënë e gjithë kjo dhe gjithkush pret të bëjmë zgjedhje të lira në datën e caktuar nga Kushtetuta”- tha Rama.

Pyetur nga gazetarët se për thirrjen e eurodeputetit Kukan, që “Meta, Rama e Basha të mbyllen në dhomë e të gjejnë zgjidhje. A do ishit gati që të mbylleshit në këtë dhomë e të mos dilnit që atje pa dalë tymi i bardhë?”, Rama u përgjigj:

“I bie që dhoma të jetë me oxhak, unë nuk e vë këtë kusht, por jam gati të shkoj në cdo dhomë ku kreu i PD ndjehet në komoditetin e tij për dialog”.

Rama ka theksuar se nuk sheh krizë politike, as shoqërore. “Shoh krizë dramatike të PD për të cilën jemi të shqetësuar dhe të kontribuojmë që të dalë nga qerthulli ku ka hyrë. Nuk kam asnjë shqetësim për ecurinë e mëtejshme të procesit të reformave, bashkëpunimit e partneritetit që do të konfirmohet në momentin e duhur sipas pikëpamjes sime. Ky vend ka zot dhe zot është populli sovran që në 18 qershor duhet të bëjë zgjedhjen e tij”- tha ai.

Pyetur për Presidentin dhe zgjedhjen e tij, Rama u përgjigj:

“I takon këtij koalicioni dhe PS-LSI të përcaktojnë në këtë moment se kush është zgjedhja më e mirë e me vullnetin për tu hapur ndaj palëve të tjera për tu dhënë vendit një president sa më dinjitoz”.

Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të kullës 350 metër të lartë në Tiranë

Është miratuar ditën e sotme në Kuvend projektvendimi i qeverisë, që i hap rrugë ndërtimit të kullës më të lartë në Tiranë.

Ndërtesa do të ketë një lartësi prej 350 metrash, dhe do të ndërtohet në Bulevardin e ri të Tiranës.

Kulla do të ndërtohet nga kompani e njohur arabe “Al Habtoor Investment”, e cila ka premtuar se do të investojë 250 milionë dollarë ndaj qeveria shqiptare e përjashton nga çdo lloj takse për 15 vjet.

Po kështu kompanisë nga Dubai do ti falen plot 25 mijë metrave katrorë truall. Ndërsa, qeveria në këmbim do të marrë disa ambiente që do t’i përdorë për Bashkinë e Tiranës.

Kullat parashikohet që të përfundoi së nderuari brenda 3 viteve.

Fevziu: Ja zyrtarët e lartë që janë në dijeni të skenarit për vrasjen e Bashës

Duke zbuluar skenarin për eleminimin fizik të liderit të PD-së, Lulzim Basha, nga vrasës me pagesë jashtë Shqipërie, gazetari Blendi Fevziu shkruan se zyrtarë të lartë të vendit janë vënë në dijeni dhe kanë zhvilluar takime

‘Informacioni duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre. Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend”- shkruan Fezviu.

Sipas tij, asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet.

I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.

lidhur me sa janë informuar.

Refuzohen tre kandidatët nga Shqipëria për Gjykatën e Strasburgut

VOAL – Refuzohen sërish kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut.

Komisioni i GJEDNJ i intervistoi tre kandidatët e dërguar nga Shqipëria më 6 prill 2017 dhe i refuzoi të tre, duke kërkuar kandidatura të reja nga Shqipëria për në Gjykatën e Strasburgut.

Tre kandidatët e rrëzuar janë A. Muska, A. Anastasi dhe S. Berberi.

“Kandidaturat nuk janë mjaft mirë të kualifikuara,” thuhet në përgjigjen e Komisionit të Posaçëm.

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë të veçantë

Në Shqipëri parlamenti mblidhet sot në një seancë të veçantë për të votuar anëtarët e Komisionit të posaçëm i cili do të duhet të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në seancë pritet të miratohen vetëm emrat e anëtarëve të shumicës, dy nga Partia socialiste dhe një nga Lëvizja socialiste për Integrim. Tre anëtarët e tjerë i përkasin opozitës, e cila prej disa javësh ka bojkotur parlamentin, paralelisht me protestën për të kërkuar një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor.

Për pasojë, funksionimi i Komisionit të posaçëm bëhet i pamundur, dhe i gjithë procesi i rivlerësimit mbetet i bllokuar. Pa ecur më tej me këtë fazë, edhe zbatimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi kalon në ngërç, pasi nuk mund të ngrihen as institucionet e reja të parashikuara prej saj. Ligji për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve ka qenë ndër më të debatuarit.

Ai u kundërshtua me forcë nga opozita e cila bëri ankimim edhe në Gjykatën kushtetuese. Çështja shkoi në Komisionin e Venecias, i cili solli një vlerësim pozitiv, e më pas dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e opozitës.

EDI RAMA NUK VLEN AS PËR KRYEMINISTËR AS PËR KURBAN. KUR TIRANITË NUK DORËZOHEN PËRMBYSEN – Nga Azgan Haklaj

Në foto: Azgan Haklaj duke folur në mikrofon tek Shtëpia e Lirisë, tek Çadra e Protestës.

Zhan Zhak Rusoi, filozofi dhe iluministi i madh francez i ka lanë si testament njerëzimit veprën e vet monumentale “Kontratën Sociale”, ku shpjegon qartë se shteti është një kontratë sociale, juridike, morale e shoqërore mes qytetarëve të lirë dhe atyre që i qeverisin. Të drejtat hyjnore natyrale të njeriut: liria, siguria e jetës, e pronës dhe barazia para ligjit janë të panegociueshme e të padhunueshme, na mëson filozofi i madh.

 

E bëra këtë hyrje për faktin e thjeshtë e të hidhur se Rama megjithë dekoratën e “Legjionit të Nderit” (dekoratë, thjesht politike) që ia dha para disa ditësh Presidenti i Francës nuk ka mësuar asgjë nga Franca, Tempulli i Lirisë e Simbol i Republikës, sepse në të kundërt ai duhet të mendonte: A mund të jem Legjionar i Francës unë, kryeministri i Shqipërisë, kur mijëra qytetarë, protestojnë para zyrës time ditë-natë, protestojnë para godinës së mbuluar me ferexhe, para qeverisë maskë dhe kërkojnē dorëheqjen time për shkak se kam shkelur kontratën sociale me popullin tim.

 

Dua të bëj një vepër për Atdheun tim pastaj le të vdes, të bëhem Kurban, thoshte shkrimtari, publicisti, politikani brilant, Viktor Hygo.Po ju a e keni bërë këtë z. Rama, që keni pranuar të dekoroheni?! Sigurisht vepra juaj ēshtē e shëmtuar, publikisht keni deklaruar se Opozita është e lirë të varë vehten. Pra, ju, kërkoni asgjësimin fizik të Opozitës njëres shtyllë të demokracisë.

 

Edi Rama, sëbashku me ortakun e tij – Ilir Meta, vrasës dhe persekutorë të Opozitës, mendojnë se mund të qeverisin Shqipërinë si konsuj të Romës së lashtë!

 

Është e pamundur të analizosh në një shkrim të vetëm “bëmat e Ramës”, për këtë duhen analiza e libra shumë voluminozē.

 

Nuk më ka habit aspak fakti se ky Don Kishot i politikēs është përpjekur të luaj me Kartën e Nacionalizmit, por këtë mantel e zhveshi dhe doli si dikur lakuriq në Francë.

 

Pasi e bëri vëlla Erdoganin, kërcënoj se do ta privatizojë Akropolin e Athinës dhe i tregoj vendin në Beograd mikut të tij Vuçiç, duke u mburrur për këtë, por nuk pati guximin e burrërinë të fliste dy fjalë për shqiptarin e madh, emblemën e patriotizmit të qëndresës e njëherësh të nacionalizmit modern shqiptar, z. Ramush Haradinaj, i cili mbahet peng në Francë për t’i bërē qejfin mikut të tij Vuçiç, politikanëve në Kosovë tē lidhur me Beogradin.

 

Kur z. Rama u dekorua m’u rikujtua njē sentencë e Perandorit të Francës, Napoleon Bonaparti, që pata cituar tek një shkrim për Kalorësin e Lirisë, Ramush Haradinaj: Dekorata më e madhe që merr njeriu në jetë është një plagë në shërbim të Atdheut. Ramush Haradinaj e ka tejkaluar këtë sentence, sepse ka disa plagë në trup dhe se ka vënë kurban në themelet e Kosovës vëllezërit e tij: Luanin, Shkëlzenin, Enverin. Ramush Haradinaj shkoj dy herë në Hagë si dorëzan i Kosovës. Pas një beteje të gjatë gati një dekadë u kthye triumfues duke e çertifikuar kauzën e shenjtë të UÇK-së, luftën e saj për çlirimin e Kosovës.

 

Simbolikat e Ramës janē aq naive sa janë edhe zhgarravinat e tij , pikturat me tē cilat shetit nëpër Evropë ashtu si serbët me eshtrat e Car Llazarit. Këtë e ban me paratë tona, sigurisht, në një kohë kur shtëpia ku lindi Homeri Shqiptar, Gjergj Fishta, akademiku gjenial i kulturës, patriotizmit, konstruktori i Shqipërisē Evropiane është shembur për dhé.

 

Edi Rama proklamon atë të cilës nuk i beson as vetë ai: Unë jam kryeministēr i Rilindjes, arkitekt i shtetit të ri dhe vizionar i madh Evropian. Sa për opozitën që ka mbi 50 ditë, mbi 1.200 orë, që proteston në Shtëpinë e Lirisë, me qytetari, me kurajo të pashoqe e që i thotë në protestēn më e madhe në historinē shqiptare: “Ik”!, ai nuk don të ja dijë.

 

Por nē ditën e 50-të të kësaj Proteste, Lideri i Opozitës së Bashkuar, arkitekti i Republikës së Re, z. Lulzim Basha, i tha qartē: Tiranitë që nuk dorëzohen përmbysen. Nuk do të ketë zgjedhje farsë me Ty, as Qeveri fasadë për të shpëtuar klanin tand kleptokratik.

 

Rama ka ëndērruar se “protestuesit mjeranë” apo “çadristë të ngujuar”, siç i quan ai, t’i vinin flakën Kryeministrisë, institucioneve e mbarë Shqipërisë për t’i treguar botës se PD dhe Opozita, të cilën ai e përbuzë me neveri dhe e ka shpallur “të keqen e madhe të këtij vendi”, protestuesit i cilëson se “janë tribalë, vandalē, janë talebanët e Evropës” dhe vetëvehten e tij “shpëtimtari i qytetrimit Evropian”(!)….

 

Tomas Hobs ka një maksimë: E Drejta Morale është burim i të gjitha të drejtave. Ju keni humbur të drejtën morale z. Rama, sepse keni dhunuar Kontratën Sociale me popullin tend, ndaj Opozita e Bashkuar, shqiptarët, do të të flakin të bindur thellēsisht se nuk vlen për Kryeministër dhe as për kurban.

 

Midis qindra e mijëra protestuesve tē varfëruar e tē poshtëruar nga Rama, mes njerëzve që ai dhe sekserët e tij u zhvatën pronat dhe u rrafshuan shtëpitë, mes qindra biznesmenëve që qeveria u falimentoj bizneset e sipërmarrjet vetëm se ishin mbështetës të PD-së, mes qindra të rinjëve dhe të rejave që u shkatërroj ëndrrën ka padyshim koka të nxehta, të cilët duan ta bajnë kurban z Rama. Edhe vetë z. Rama, ndoshta ëndërron të bëhet kurban e të muroset në Sheshin “Skënderbej” dhe, ashtu si prifti shovinist Sebastianos që u varros në Konicë, të mbetet në histori.

 

Ai nuk do të ketë kurrë këtë fat për tē qënē kurban i Republikēs së Re dhe i Shqipërisē sē Nesërme Evropiane. Legjenda e Rozafës nuk mund tē përseritet. Kurbani është simbol i shenjtë për Njerëzimin.

 

Kur Profeti Abraham doli në Kodrat e Sinait dhe në shenjë besnikërie ndaj Zotit deshti të bante kurban djalin e tij, Krijuesi i Gjithësisë e zbriti nga Qielli një dash e i tha Profetit: T’i tregove besnikërinë ndaj Meje, por nuk dua kurbanë njerëzish.
Kurbani, z. Rama, duhet të jetë i shëndetshëm, pa sëmundje, i pastër dhe i taksur për t’u sakrifikuar në Ditën e Shenjtë.

 

Fati i shqiptarëve ështē në duart e tyre

Ju nuk vleni as për Kryeministër, as për Kurban.

Ikni, ikni, ikni, që tē mos gjykoheni…

 

Filozofi i lashtë Konfuci na ka lanë një fjalë të urtë: Diellit që perëndon e burrit që bié i mbyllet dera. Ju keni rënë z. Rama e shqiptarët njëzëri, solemnisht, do t’ua mbyllin derën.

 

Tiranë, 9 prill 2017

Bullizmi në Shqipëri ka prekur mbi 20 për qind të nxënësve

Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit, publikuan sot studimin e parë kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat e Shqipërisë.

Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar.

Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal dhe dhe pjesa tjetër nga bullizmi fizik.

Pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bullizmi janë djemtë.

Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.

Bullizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për qind edhe në prani të mësuesve.

Mësuesit e anketuar mendojnë se nxënësit bien pre e bullizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tretërt janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri.

Basha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga përçarja

TIRANE – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj shqiptarëve. Basha në një status në Facebook i bën thirrje kreut të qeverisë që të heqë dorë nga kërcënimet dhe mos të kërkojë të përçajë shqiptarët.

Edhe më herët në një bashkëbisedim me artistët në çadrën e protestës, Basha tha se shqiptarët nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës, demokratë e socialistë janë të bashkuar në kauzën e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:

Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur,” shkruan Basha në Facebook.

Blushi: Këtë javë mund të bjerë qeveria dhe Parlamenti

Deputeti Ben Blushi parashikon një të ardhme jo të mirë për Shqipërinë javën që vjen. Sipas tij, Shqipëria mund të mos ketë qeveri, as veting dhe as President, çka do ta rrëzonte komplet shtetin shqiptar.

Blushi shkruan në FB se edhe vetë kriza ka hyrë në një krizë.

STATUSI

KRIZA PO HYN NË KRIZË

Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë.

Meta: “As me arrogancën e njërës palë, as me ultimatumet e tjetrës”

Në një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Ilir Meta shprehu mesazhe të qarta për liderët e PS dhe PD, Rama e Basha që të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit me arrogancën e kokëfortësinë e tyre.

Meta tha se atij nuk i dhimbset karrigia e tij apo e ministrave të LSI-së për t’i dhënë një zgjidhje Shqipërisë.

“Çdo politikan mund të jetë peng i të kaluarës së tij, por kjo asnjëherë nuk mund të jetë një fatkeqësi për vendin e çdo politikani.

E ardhmja e vendit nuk mund të merret peng nga askush që mendon më shumë për karrigen dhe pushtetin e tij se sa për paqen dhe stabilitetin e vendit të tij dhe qytetarëve të tij.

Ndaj nuk kemi asnjë minutë për të humbur  as me arrogancën e njërës palë, as për ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të pranuara nga të gjithë.

Nuk na dhimbsen as karriget tona, as të Ilir Metës as të ministrave të LSI-së për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë e për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017.

Të mos pengohet nga arroganca dhe kokëfortësia që vetëm vonon Shqipërinë të jetë vend normal” tha Meta.

Vrasja e ish zyrtarit të policisë, shpërblim për informatorët

Policia ka njoftuar sot se ka vënë një shpërblim prej 3 milion lekësh për këdo që do të japë informacion rreth autorëve të vrasjes së ish zyrtarit të policisë Artan Çuku. Deri tani për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa të paktën 11 persona janë shoqëruar. Çuku ka qenë një oficer karriere. Ai ka shërbyer në detyra të ndryshme. Në vitet 2009-2011, ai ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ndërsa më pas, Drejtor në Policinë e Vlorës në vitet 2012-2013. Në vjeshtën e vitit 2013 ai ishte pjesë e një numri të madh drejtuesish të policisë të cilët u lëvizën nga detyra, pas zgjedhjeve të atij viti, duke u emëruar në Akdeminë e policisë, ndërsa në 2014 u liruan nga radhët e uniformave blu.

Çuku u qëllua në hyrje të pallatit ku ai banonte, në një zonë të populluar të kryeqytetit, nga të paktën dy atentatorë, të cilët kanë përdorur armë të ndryshme. Policia tha se kishte gjetur në vendngjarje 2 gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Pas vrasjes autorët dyshohet se janë larguar në drejtime të kundërta për të humbur gjurmët.

Autoritetet po hetojnë në disa pista, si ajo që lidhet me aktivitetin e tij në polici, ashtu dhe me aktivitetin e tij privat. Çuku zotëronte një kompani private sigurie, dhe konkurrenca në këtë sektor mund të jetë një nga dyshimet. Sikundër është rihapur dhe dosja e një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2005, kur ai shërbente si shef komisariati në Tiranë dhe një i ri i shoqëruar në mjediset e komisariatit vrau veten pasi sipas variantit zyrtar të kohës, kishte mundur t’i merrte Çukut nga brezi pistoletën.

Në mesditë në Drejtorinë e policisë së kryeqytetit u zhvilluan dhe homazhet për nder të ish zyrtarit që humbi jetën.

Është ekzekutuar me armë zjarri ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Është ekzekutuar me armë zjarri ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e liqenit artificial në Tiranë, në derë të shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.

Cuku ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit, si zv/drejtor I Policisë së Tiranës, zv/drejtor i Fierit, si dhe së fundmi edhe drejtor i Vlorës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia e Tiranës ka ngritur postblloqe të shumta dhe po kontrollon të gjithë zonën përreth.

Pas ‘Qeverisë së Besimit’ të Metës, Basha ‘kokë më kokë’ me Kokëdhimën

Ish-deputeti socialist, aktualisht kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Kokëdhima, një nga kritikët dhe akuzuesit e ashpër të kryeministrit Rama do të takohet me kreun e PD-së, Lulzim Basha në ora 15.00.

Takimi mes tyre do të mbahet në hotel Rogner dhe vjen në një situatë tejet të acaruar politike, kur opozita është prej kohësh jashtë Kuvendit dhe prej 50 ditësh kërkon dorëheqjen e Ramës si kryeministër.

Kujtojmë se më herët Kokëdhima ka zhvilluar takim edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta, i cili këmbëngul për zgjidhje përmes dialogut dhe është shprehur për një qeveri të Besimit.

Mustafaj: “Shqipëria në prag të skenarit maqedonas, Meta do Kryeministrinë”

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka analizuar sot mundësitë që ekzistojnë për realizimin e një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, që do mundësonte zgjidhjen e ngërçit politik.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mustafaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të cilat siç u shpreh, të çojnë tek një ambicie serioze e tij për të marrë postin e kreut të ekzekutivit. “Kam dëgjuar me vëmendje deklaratat e tij të fundit, nga ato që thotë e artikulon duket qartë se ambicien për kryeministër e ka shumë serioze, nuk e ka sa për të shuar kureshtjen”,- tha Mustafaj.

E duke mos parë një rrugëdalje të qartë nga kriza, ish-ministri demokrat thotë se ka shumë gjasa që Shqipëria të shkojë drejt një skenari maqedonas. “Basha ka thënë se qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të realizuar qëllimet që ka, më kryesorja është shkëputja e lidhjeve me narkotrafikun, që të mos financojnë zgjedhjet. Por kjo duket disi e largët”,- shtoi ish-ministri i PD.

Mustafaj u ndal mandej gjerësisht tek thirrjet e Ramës drejtuar Bashës për dialog, duke theksuar se kryeministri po tallet me ftesat e tij për liderin e opozitës, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Ne kemi parë situata të ngjashme kur opozita bojkotoi zgjedhjet. Nuk ishte në parlament, qeveria ishte jofunksionale. Nëse Rama e ushqen veten me iluzionin se mund të bëjë pa opozitën, duhet parë gjendja e tij psikike, siç thotë Lubonja. Kam përvojë të gjatë si negociator, qoftë kush isha diplomat, por dhe kur isha në opozitë, kur punoja si këshilltar i Berishës. Në këtë rast vetëm ftesa nuk janë ato që dërgon Rama. Për mua ato janë në mënyrë të drejtpërdrejtë tentativa të Ramës për të sabotuar dialogun. S’duhet të thotë ‘Hë mo Lul ku do shihemi?’. Këto janë fyerje të drejtpërdrejta, të fodullëkut të tij. Basha kësaj here po sillet si një njeri që do negociata. Nuk besoj se nga ana formale Basha po bëhet pengesë”, – deklaroi Mustafaj.

Ndër të tjera ai tha se nuk duhet të vendosen kushte për t’u ulur në një tryezë për dialog.
“Kjo është pengesë. Nëse i kërkohet palës që të vij pa kushte dhe ti nuk duhet të vësh kushte. Kushti është pengesë për arritjen e marrëveshjes. Edhe unë nuk do ulesha në tryezë me ato talljet e Ramës”, – tha ai.

Basha përgjigje ftesës së Ramës: Në çadër të vish, ja si të vish…

Pas statusit të radhës në Facebook ku Kryeministri Edi Rama i kujton kreut të PD-së Lulzim Basha se është në pritje të nisjes së një dialogu, ky i fundit thotë se “ një shteg ia lëmë po të vijë me dorëheqjen e firmosur”.

“Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje.Mos ki frikë!,” shkroi pak më parë kryeministri Edi Rama.

Kësaj deklarate, Basha iu përgjigj duke thënë se negociatori i PD ka 36 orë që është në funksion të zgjidhjes dhe pret të dërguarin e PS.

“Bëjmë dialog për zgjidhjen e krizës politike përmes qeverisë teknike. Negociatori i PD ka 36 orë pret në funksion të zgjidhjes, por Rama bën monolog, monologje shtepër për t’i hedhur hi syve të njerëzve. Unë them një shteg për bisedime t’ia lëmë, por të vijë me dorëheqje të firmosur” tha Basha.

Blushi: Funerali i Rilindjes zgjati shumë, u sul si bisha ne pyll për të shfarosur të gjithë

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka mbajtur sot një fjalë të gjatë në Kuvend për zhvillimet dhe krizën politike.

Ai tha se zgjidhje pa zgjedhje nuk mund të ketë edhe anasjelltas. Blushi tha se “funerali i Rilindjes” po zgjat pak si shumë.

Blushi mendon se Rilindja ka rënë përfundimisht.

Fjala e Plotë

Shpresoj qe sot gjysma e qeverise nuk ka ardhur me fjalime te gatshme kunder meje,jo sepse nuk kishte kush tua shkruante,por sepse njeriut qe i shkruante traktet kunder meje po i dridhet dora ndersa atyre qe i lexonin keto trakte po i merret goja sepse jane duke ikur.Ndoshta pas dy javesh shumica e ketyre qe qeverisin sot nuk do jene me.

Kam sot nje lajm te mire per te gjithe shqiptaret  dhe vecanerisht per socialistet :

Rilindja po bije.

Me vjen mire sot qe dy vjet me pare shpalla Funeralin e Rilindjes si nje proces te pakthyeshem natyral.Natyrisht ky funeral zgjati pak si shume por sidoqofte dy vjet nuk jane shume per varrosur nje te keqe. Me ndihmen tone te pakursyer dhe pa dyshim edhe timen, smund ta mohoj,dy shtyllat e Rilindjes, kanabistet dhe krenaristet e bene vete pjesen e mbetur.Disa nga pesha dhe frika e krimit u kapen, te tjeret,krenaristet kryesisht nga idiotesia iken,u shperndane neper pyll duke e lene rilindjen vetem.Sot ajo po ngordh eshte shtrire pa fryme dhe eshte bere gati ta varrosim.

Me vjen mire qe mora pjese ne gjahun e saj dhe nuk kam asnje vrasje ndergjegje.Asnje keqardhje dhe asnje emocion.

Per ata qe erdhen me vonese ne gjuetine e Rlindjes kam nje pershendetje.

Per Ilir Meten. qe megjithese eshte toleruesi me i madh i vesit ne kete vend,sepse edhe ai me te drejte u tremb nga terbimi i Rlindjes por sigurisht edhe per Lulzim Bashen qe si nje djale i ri u tremb nga ulerimat dhe u fut ne cader.

Sifoqofte ne gjah askush nuk i zgjedh dot aleatet.Ata jane te gjithe te vlefshem.

Per ata qe nuk e kuptojne kete politike te letrarizuar ajo qe po ndodh eshte kjo:

Mendoni se jemi ne nje pyll. ku nje bishe e uritur dhe e marre i eshte sulur te gjitha kafsheve te tjera per ti shfarosur.Fati i madh i kafsheve te tjera eshte se bisha kishte vetem oreks por nuk kishte intuite dhe as mend dhe as eksperience.Oreksi te con ne majmje por nuk te con ne fitore.Tani te gjitha kafshet e pyllit tone, jane sulur kunder kesaj bishe qe eshte Rilindja dhe duan ta zbojne nga pylli.Pasi ta vrasin.

Une mendoj se rruge tjeter nuk ka.

Per te gjithe ju miq te mij socialiste qe sot jeni te hutuar dhe nuk dini ku po shkoni po jua them pse erdhet deri ne kete pike,deri aty ku duket sikur nuk ka me rruge dhe nuk ia vlen me te ecesh.

Per shkak te nje njeriu.Edi Rames.

Ky erdhi ne pushtet me votat e socialisteve dhe qeverisi me nje grup keqberesish qe u quajten Rilindja.Cfare ishte Rlindja:mbeturinat e korruptuara te PD,mbetjet e degraduara te PS,gjithfaresoj mediokrish, banditesh, trafikantesh, gjobaxhinjsh, dallaveraxhinjsh, drogaxhinjsh, pazarxhinjsh, kumarxhinshj,vulaxhinshj,kazanxhinjsh,delenxhinshj,pra me shume xhinj se xhinde.Kjo eshte Rilindja e pare ne bote qe nuk ka nje poet por vetem xhinde.Edhe nje piktor qe pati, ky bente piktura me xhinde dhe me bisha se nuk i kam pare asnje pikture me fytyre njeriu. P.sh po ti kerkosh te vizatoje Mark Frrokun e qan,po ti kerkosh te vizatoje Pandin se ben dot.Ky eshte ndryshimi.A e keni  pare pra te vizatoje dot nje njeri?aq me pak nje njeri duke qeshur?Jo.vetem kafshime shpime,deformime trallime dallime,rrallime,mballime,ime,ime,ime ime.Cdo gje ime,ime dhe vetem ime.Asnjeri se ka pare te vizatoje asnjeri.Ky nuk ka aftesine te vizatoje nje fytyre njeriu por vetem fytyra perbindshash.

Pra e kuptoni kush ishte motoja e Rlindjes?:Rilindja gjithshka,LSI dicka,PDiu packa,te tjeret cka,PS ska, PD skap dhe vete Rlindja kap. Kaq ishte dhe kaq eshte.

Edi Rama ne keto kater vjet nuk e drejtoi arsyeja por grykesija.Ky donte te kishte gjithshka dhe prandaj sot eshte afer per ti humbur te gjitha.Edi Rama po ua humb pushtetin dhe serish po i le socialistet ne rruge.me vjen keq por kjo eshte fatura e nje partije qe tradheton lirine e vet.

Edi Rama donte cdo gje edhe qeverine,edhe partine,edhe drejtesine,edhe ekonomine,edhe prokurorine,edhe garancine,edhe tradhetine,edhe neverine,edhe hajnine,edhe lavdine,edhe bezdine,edhe manine,edhe marrezine,edhe Shqiperine.Te gjitha keto smund ti kishte dhe natyrisht nuk do ti kete sepse nuk do ta lejojme ti kete.

Thene keto le te kthehemi te ceshtja e dites.

Do kete apo jo zgjedhje ne Shqiperi,dhe nese po si dhe nese si, kur?

Une di te them sot se zgjedhje duhet te kete.Te gjithe ata qe vonojne zgjidhjen e kesaj krize e shtyjne 18 qershorin dhe e veshtiresojne zgjidhjen e krizes deri ndoshta ne moszgjidhje.Kriza me e keqe eshte kriza e zgjatur.

Une mund te them sot se partia qe kam nderin te drejtoj,LIBRA eshte e vendosur te hyje ne zgjedhje kurdo qe ato do mbahen dhe ne kete pike ne kemi nje ndryshim me te gjithe ju te tjeret.

Ne jemi ne opozite me te gjitha partite ketu ne parlament dhe ne cader por nuk jemi ne opozite me kushtetuten e vendit.Ne duam te kete zgjedhje sepse eshte e vetmja menyre qe Shqiperia te ndryshoje.

Ne duhet te ishim te vetmit qe duhet te kishim frike nga zgjedhjet.Ne nuk kemi qene ne pushtet,nuk kemi numerues,nuk kemi para per te blere vota,nuk kemi pushtet,nuk kemi banda,nuk kemi trafikante,nuk kemi bashki private,nuk kemi tendera,nuk kemi koncesione,nuk kemi televizione dhe nuk kemi frike.Kjo na ndryshon nga gjithe ju te tjeret.

Ka shume njerez keto dite qe habiten pse LIBRA do zgjedhje.Po a ka opozite ne bote qe nuk do zgjedhje?Une besoj qe nuk ka.Cudija ne Shqiperi eshte qe edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje.Imagjinoni sikur ne daten 18 qershor shqiptaret te shkojne ne zgjedhje dhe akush te mos garoje.

Cfare vendi do ishte ky?

Asnje shkrimtar dhe asnje fantazist nuk do mund ta imagjinonte nje situata kur populli shkon te votoje dhe askush nuk merr pjese ne gare.Shteti jo vetem do binte por do behej shteti me qesharak ne bote.

Megjithate dua ti jap sot nje pergjigje te gjithe atyre qe vene ne dyshim pozicionin e LIBRAs

LIBRA nuk vjen nga parate e pista prandaj nuk ka frike nga te pakten dy gjera:nga reforma ne drejtesi dhe nga zgjedhjet.Ka shume parti qe kane frike ose nga njera,ose nga tjetra ose nga te dyja.Kjo eshte frika nga gjykimi.Ne nuk kemi frike te gjykohemi perkundrazi mezi po presim qe kjo te ndodhe per te gjithe, pa perjashtim.

Ata qe thone se Libra nuk duhet te hyje ne zgjedhje meqe ne zgjedhje nuk hyn Partia Demokratike ne fakt i bejne nje nder te madh Edi Rames njeriut per shkak te te cilit jane futur ne cader.

Tani imagjionin per nje cast se cfare do te ndodhe nese PD dhe pastaj LSI dhe LIBRA nuk marrin pjese ne zgjedhje.Edi Rama nga kryeminister mund te behet pronar i ketij vendi.Nga nje gruevski prej llamarine mund te behet te behet nje erdogan prej celiku.

Pse?Ja pse.

Nese PD nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama perfundon me te pakten 80 mandate te vetat.Ska nevoje per askend per te qeverisur dhe eshte jashte kontrollit.

Nese LSI nuk hyn ne zgjedhje edi rama perfundon me 100 mandate per vete dhe Riliindjen dhe askush nuk e kushtezon me madje mund te ndryshoje edhe kushtetuten e vendit dhe te na ktheje ne nje republike presidenciale si ajo e erdoganit dhe ne kete rast te gjithe jemi me te rrezikuar se sot.Marrezine dhe urine e tij per pushtet nuk do ta frenonim dot.

Nese LIBRA nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama do perfundonte me 120 nga 140 deputete dhe jo vetem Shqiperia, por ai i pari do ishte jo vetem jashte kontrollit por edhe jashte orbites.

Nese ne nuk hyjme ne zgjedhje Edi Rama do bente nje referendum per vete sic e beri dhe une jam deshmitari dhe shkaktari i ketij deformimi.Ky beri nje referendum duke me ikur nga zgjedhjet brenda Partise Socialiste.Heren e dyte nuk do ta lejoj.Nese ndodh do ishte fatale.Sic u shkaterrua partia socialiste dhe mbeti pa mendim ashtu do shkaterrohet shqiperia se do mbetet pa kundershtare.Kjo do ishte Shqiperia ideale e Edi Rames sigurisht e sponsorizuar nga inreresa materiale.

Une nuk kam ndermend ta lejoj.Ju mund te zgjidhni.

LIBRA kerkon ta shmange kete gje dhe prandaj them se duhet te hyjme ne zgjedhje.Sigurisht dua qe ne zgjedhje te vije Partia Demokraike me cdo cmim dhe ne duhet te bejme gjithshka qe ajo te vije dhe pa dyshim gjishka qe sistemi te persoset.

Po cfare mund te behet?

Ka disa gjera.

Se pari duhet te beni disa ndryshime ne sistem.

Ka kolege, ketu qe kane propozuar qe te gjitha partite te garojne me vete me platformat e tyre dhe mos jene te detyruara te bejne koalicione parazgjedhore cka mund ta lehtesonte lojen politike.Kjo kerkon nje ndryshim sistemi te cilin duhet ta pranojme.Pasi sistemi qe kemi eshte i pandershem.Nje partie ne koalicion i duhen 5 mije vota per nje deputet nje partije pa koalicion i duhen 12 mije.

Se dyti duhet te hiqni dore nga numerimi militant i votes.

Nese nuk bejme dot numerim elektronik duhet qe votat ti numerojne jo militantet por qytetaret e zakonshem.Asnje parti ska te drejte te numeroje votat e nje partie tjeter por qytetaret e mire te zgjedhur me short nje nate me pare. mund ta kryejne kete proces.

Se tret

Pranoni monitorimin e rolit te policise ne zgjedhje.Ka shume dyshime per policine dhe ato duhet te shtendosen.Policia duhet te zbatoj ligjin dhe te jete e mbikeqyrur vazhdimisht per te mos bere deme.

Se katërti

Pranoni ndryshimin e menyres se zgjedhjes se presidentit:presidendi duhet ti takoje popullit dhe ta zgjedhe ai,Ajo qe po na mungon me shume ne kete krize eshte nje president mbi palet qe mund te negocionte kete krize.Nje president partish nuk e ben dot kete gje,nje president i popullit mund ta beje.Presidenti qe po vjen nese nuk ka kohe te jete i popullit nuk duhet te jete ne asnje menyre i shumices se Rilindjes,ndryshe cdo tentaive per ekuliber politik do prishej dhe therrmohej keq.

Së pesti, pranoni te vijme nje nje parlament me te vogel pas disa muajsh.Nuk kemi nevoje per me shume se 100 depuetet dhe hajde bejme nje perpjekje per te nxjerre jashte qe ketej injonrantet,banditet,kriminelet dhe evazoret.duhet te dalin jashte kriminnlete qe merojne prokuroret,injorantet qe emrojne mesuesit dhe evazoret qe emrojne taksidaret.

Së gjashti duhet ti japim te drejte emgranteve te votojne.ata duhet te votojne me cdo kusht aty ku jane dhe madje te kene disa deputete ne kuvendin e shqiperise.

Une besoj se nuk ka rruge tjeter.Nese duam ta zgjidhim kete krize duhet te mendojme me shume per shqiperine dhe me pak per qeverine.

Ne te kundert do jete shume vone.Cdo minute qe kalon i shtyn zgjedhjet per te mos thene qe ato jane shtyre edhe tani qe flasim.Megjithate e rendesishme eshte te kete zgjidhje dhe pastaj te kete edhe zgjedhje ne menyre qe te kete serish zgjidhje.

Zgjidhje pa zgjedhje nuk ka dhe zgjedhje pa zgjidhje nuk do mund te kete.

Rama: Bojkoti i opozitës për të penguar reformën në drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi bojkoti i deputetëve të opozitës nisi kur Kuvendi duhej të vazhdonte me zbatimin, sipas tij, të ligjit themelor për reformën në drejtësi

TIRANË – Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, është zhvilluar përsëri pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët vazhdojnë bojkotin që kur filloi protesta e opozitës më 18 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë seancës, mbajti një fjalim kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi bojkoti i deputetëve të opozitës nisi kur Kuvendi duhej të vazhdonte me zbatimin, sipas tij, të ligjit themelor për reformën në drejtësi, që njihet si “Vetingu”. Sipas tij, ky bojkot lidhet me pengimin e reformës në drejtësi.

“Çadrës nuk i dha jetë përpjekja për të patur zgjedhje më të mira, por frika nga Vetingu. Bojkoti nisi jo rastësisht, por në javën kur ky Parlament duhej të merrte në shqyrtim dhe të vazhdonte me zbatimin e ligjit themelor për të bërë reformën në drejtësi. Kjo nuk është një përpjekje për garantuar zgjedhje të lira, por kjo është një përpjekje për mos lejuar Partinë Socialiste që të hyjë në zgjedhje. Frika nga drejtësia nuk është një frikë e zakonshme që prodhon reagime zakonshme, frika nga drejtësia është një frikë e jashtëzakonshme që prodhon reagime jashtëzakonshme. Ata që motivohen nga kjo frikë nuk e kanë aspak problem të çojnë vendin në destabilitet”, theksoi Rama në fjalën e tij.

Ai ka shtuar se “Një epokë e re për drejtësinë, është një epoke e re për politikën, qeverisjen, raportin mes shtetit dhe qytetarit. Populli nuk do ta lejonte cenimin e hapësirës ku partitë konkurrojnë, si në aleancë, por edhe veç, apo kundër njëra-tjetrës.”

Kujtojmë se protesta e opozitës po vazhdon që prej datës 18 shkurt me çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me kërkesën për krijimin e qeverisë teknike.

Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një konferencë për mediat disa ditë më parë deklaroi se “vendi në këto momente ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri të besimit për zgjedhje të pranuara nga të gjithë, që do të garantojë mos-përfshirjen e administratës publike në zgjedhje dhe në veçanti të Policisë së Shtetit.”

Këshilltari i Metës sulmon ‘BIRN’ pas investigimit për 300 mijë USD lobim në SHBA: Media sorosiane, suksese në jetë

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Departamentin e Drejtësisë në SHBA tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS. Por sipas saj, shpezimet e raportuara nga LSI në KQZ nën zërin konsulenca për vitin 2016, janë tre herë më të vogla se pagesat që ajo ka bërë për GSIS.

Pas daljes se ketij lajmi ne media, ka reaguar edhe keshilltari i kreut te Kuvendit Ilir Meta, Emiljano Aleksi, i cili ne nje status ne Facebook, shkruan:

statusi i emiljanos per birn

“E mirëkuptojmë dhimbjen e thellë dhe spekulimet e mediave sorosiane që kanë 15 vjet që shpifin pa u lodhur kundër Ilir Metës dhe 12 vjet që shpifin kundër LSI-së.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në jetë!”

Rrëfen negociatori: Si u arrit pakti Nano-Berisha më 2002, Rama tentoi ta prishte

Marrëveshja politike mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002 për reformën zgjedhore rrezikoi të prishej nga një vendimmarrje e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.

Në një rrëfim për “Panoramën”, ish-eksperti i OSBEsë në vitin 2002 dhe deputeti aktual i PD-së, Oerd Bylykbashi, tregon prapaskenat e asaj marrëveshjeje historike, e cila sipas tij ka lënë gjurmë në vendosjen e konsensualitetit politik në Shqipëri.

Bylykbashi rrëfen se situata politike pas zgjedhjeve të vitit 2001, për shkak të problematikave të mëdha që ato shfaqën, ishte tejet e tensionuar. Për këtë arsye, në dhjetor të po atij viti, palët nisën takimet e para informale për të arritur një pakt të rëndësishëm politik për reformën zgjedhore, por edhe për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

“Negociatat e para kanë filluar në muajin dhjetor 2001, dy muaj pasi kishte dalë raporti i OSBEODIHR- it. Në atë kohë, PD kishte mbyllur Kuvendin e saj, ndërkohë që në PS ishte përplasja Nano-Meta. Në dhjetor filluan kontaktet e para, fillimisht me opozitë(PD), sepse zgjedhja e Presidentit po shkonte drejt një vendimi të njëanshëm, kur PS i kishte 84 votat. Gjatë janarit negociatat vazhduan. Maxhoranca e asaj kohe kishte filluar t’i jepte garancitë e para opozitës. Në fund të janarit 2002, PD mbylli bojkotin e Parlamentit, pasi filloi të merrte këto garanci”, rrëfen Bylykbashi.

Deputeti demokrat sqaron se situata politike në vend në atë kohë ishte tejet e tensionuar, edhe për shkak se PD kishte bojkotuar këshillat bashkiakë në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Tirana dhe Durrësi.

“Nisën negociatat për të përmbyllur bojkotin e pushtetit vendor. Pasi që nga tetori i vitit 2000 deri në janar të vitit 2002 PD bojkotonte Këshillat Bashkiakë të bashkive më të mëdha në vend. Më 22 shkurt është bërë një takim publik në Kuvend që drejtohej nga Namik Dokle, i cili mbante edhe postin e kreut të Kuvendit. Nga përfaqësuesit e PD-së, në rolin e negociatorve ishin Jozefina Topalli dhe Ilir Rusmajli, kurse për PS-në Blendi Klosi dhe Taulant Dedja. Pjesë e negociatave ishte edhe përfaqësuesi i OSBE-së Geert Ahrens dhe danezi Jorgen Grunnet i Këshillit të Europës. Pas këtij takimi, vazhduan negociatat. Është bërë takimi tjetër më 17 mars të po atij viti. Ky takim është bërë në OSBE, në zyrat e ambasadorit të OSBE-së, Geert Ahrens. Edhe në këtë tryezë, për palët politike kanë qenë të njëjtët negociatorë. Atë ditë është bërë draftimi i protokoll- marrëveshjes midis PSPD. Ky protokoll në themel kishte reformën bipartizane konsensuale. Termi bipartizan u huazua nga raporti i OSBE/ODIHR”, shton Bylykashi.

Sipas ish-ekspertit të OSBE-së, i cili ka qenë prezent përgjatë gjithë zhvillimit të këtyre negociatave në tryezën e negociatave, ka pasur një debat të fortë në lidhje me hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001.

“Debati i gjatë në atë tryezë ka qenë në lidhje me hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001. Gjithashtu, mbi bazën e asaj marrëveshjeje u vendos zgjedhja e Presidentit në mënyrë konsensuale, u ndërrua kreu i Shërbimit Informativ. Më 17 mars është bërë ky takim, në datën 18, me një vendim të Kuvendit të Shqipërisë, është shkarkuar Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi. Ky shkarkim nuk ishte pjesë e marrëveshjes, pasi si akt ka ndodhur përpara firmosjes së marrëveshjes zyrtare, por ka ndodhur në kohën kur po zhvilloheshin negociatat”, sqaron Bylykbashi.

NGËRÇI

Atëherë kur u mendua se palët po shkonin drejt një marrëveshjeje konsensuale dhe PD vendosi të rikthejë këshilltarët e saj në këshillat bashkiakë, pakti rrezikoi të prishej. Kreu i Bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama, vendosi të ndërmerrte hapin për shkarkimin nga detyra të këshilltarëve të djathtë për shkak të mungesës së tyre në mbledhjet e këshillit për mbi 6 muaj.

“Në shkurt, kur PD vendosi të rikthehej në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Edi Rama vuri në lëvizje Këshillin Bashkiak për të shkarkuar 22 anëtarët e opozitës në këshill. Preteksti që u zgjodh për këtë shkarkim ishte mungesa e betimit dhe mungesa për 6 muaj me radhë në mbledhje. Rama nuk donte që të ishin më Ilir Rusmajli, Njazi Kosovrasti, Ferdinant Poni. Kjo ishte një lëvizje e Ramës për të prishur konsensusin që po bëhej. Në këtë rast ka pasur një ndërhyrje të fortë nga OSBE-ja. I rrëzuan Ramës tezat juridike në atë që ata pretendonin për të shkarkuar këshilltarët e djathtë. OSBE ndërhyri edhe te Kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko, i cili e kishte marrë këtë detyrë pas dorëheqjes së Metës. Majko influencoi fort te kjo vendimmarrje e Ramës, i cili i kujtoi këtij të fundit që palët ishin në një proces negociatash për një marrëveshje politike dhe nuk mund të ndaheshin për këtë gjë”, rrëfen ish-eksperti i OSBE-së.

MARRËVESHJA

Përpara se të hidhnin firmat në marrëveshjen e dakordësuar nga Topalli e Klosi, dy kryetarët e partive kryesore në vend, Fatos Nano dhe Sali Berisha, shtrënguan duart në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

“Në mars, situata ishte stabilizuar. Këshilltarët u kthyen në postet e tyre. Përpara takimit publik Nano-Berisha, është bërë një tjetër takim në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku Nano dhe Berisha shtrënguan dorën për herë të parë. Ishte vendosur që marrëveshja do të firmosej nga Jozefina Topalli dhe Blendi Klosi. Mua më është lënë detyra që të merrja firmën e palëve dhe brenda një ore është dakordësuar që Nano e Berisha ta firmosnin marrëveshjen. Dokumenti ishte i certifikuar nga të dyja palët, kishin rënë dakord. Në ditët e para të prillit u vendos që do të ishin Nano e Berisha, dy kryetarët, që do të firmosnin marrëveshjen. Si Nano dhe Berisha në atë kohë ishin kryetarë partish, pasi Nano nuk ishte bërë ende Kryeministër. Ra dakord që firmat do të hidheshin në zyrat e OSBE-së. Në takim ka qenë i pranishëm kreu i Kuvendit të asaj kohe, Namik Dokle, kryetarët e partive Nano e Berisha dhe dëshmitarët e marrëveshjes u quajtën Geert Ahrens i OSBE-së dhe danezi Jorgen Grunnet i Këshillit të Europës. Aty u hodhën firmat. Ishte marrëveshja e parë e madhe politike. Firmat janë hedhur më 5 prill 2002″, sqaron Bylykbashi.

Në rrëfimin e tij, deputeti demokrat, i cili ka marrë pjesë në disa marrëveshje historike që janë nënshkruar në Shqipëri, tregon edhe ndryshimin mes realizimit të negociatave me Fatos Nanon dhe Edi Ramën.

“Nano bënte marrëveshje. E ka treguar edhe më vonë. Ndërkohë që Edi Rama nuk bën marrëveshje nëse nuk është në pozitë të vështirë dhe kur ndihet i dobët. Edhe Edi Rama ka bërë marrëveshje të mëdha. Ajo e vitit 2008 për ndryshimet kushtetuese dhe për Kodin Zgjedhor në vitin 2012. Por Rama ka karakteristikën që nuk firmos kurrë një marrëveshje vetë. Gjithmonë i është dukur komprometim prezenca e firmës së tij në marrëveshje. Nga ana tjetër, sapo u bë Kryeministër, marrëveshjen e fundit që kishte firmosur përpara se të merrte postin në lidhje me tri ligjet e zhbëri pasi ndryshoi ligjin e nëpunësit civil. Vazhdoi me reformën e njëanshme territoriale, që kishte vetëm qëllim elektoral për kapjen e pushtetit dhe me të cilën shkatërroi një nga themelet e stabilitetit politik e demokratik; vazhdoi më tej me reformën e njëanshme të drejtësisë, ku theu edhe konsensusin kushtetues të 22 korrikut 2016, dhe e përmbylli me mosbërjen e një reforme konsensuale zgjedhore, për herë të parë pas 15 vitesh”, mbyll rrëfimin e tij Bylykbashi.

Djali i deputetit Mhill Fufi dënohet me 16-vite burg në Angli, kreu i bandës së kokainës (DETAJET E PLOTA)

Djali i Deputetit Mhill Fufi është dënuar për trafik drogë nga një Gjykatë në Britani. Mediat britanike shkruajnë se dy prej të dënuarve kanë qenë ish- futbollistë profesionistë, pjesë e një bande e krimit të organizuar, u burgosën me një total prej 44 vitesh pasi u kapën me kokainë me vlerë 2 mln £.

Shpërndarësit shqiptarë të drogës ishin nën vëzhgim nga oficerët e infiltruar të policisë, kur blenë dërgesën prej 20 kg drogë në Peterborough dhe e dërguan në një shtëpi të izoluar në qendër të Londrës.

Ata u arrestuan pasi i shitën paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar.

Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata.

Në gjykatën e “Old Baileyt” u deklarua se kryetari i bandës, Amarildo Fufi, 25 vjeç, dora e tij e djathtë, Basmir Berberi, 31 vjeç dhe “ushtari këmbësor i përbetuar” Mario Xhafa, 26 vjeç, kanë qenë futbollistë profesionistë shqiptarë para se të ktheheshin në kriminelë.

Fufi, i cili dikur ka luajtur për Partizanin e Tiranës thuhet se vjen nga një familje e shquar dhe e pasur në Shqipëri dhe kishte në pronësi një avion Cessna.

Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, por karriera e tij përfundoi dy vite më parë, kur ai pësoi një lëndim të rëndë në gju. Xhafa gjithashtu pësoi një dëmtim në gju, gjatë një ndeshjeje për skuadrën italiane Benevento Calcio në Serinë C.

Të tre, së bashku me Kamado Dishan, 27 vjeç, u deklaruan fajtorë për shpërndarje droge.

Gjyqtari, Recorder Max Hill QC, e dënoi Fufin me 16 vite burg, Berberin me 12 vite burg dhe Xhafën e Dishën me 8 vite burg secilin.

Marius Pali, një lavazhier shqiptar i cili u kap në tentativë e sipër për të blerë 1 kg kokainë nga banda, u dënua me 5 vite burg.

“Kjo është një tregti shkatërruese droge dhe një vepër penale e cila të bën të pasur, por për ata që kapen shkakton varfëri, lëndime dhe ndonjëherë vdekje. Kjo është arsyeja pse gjykata duhet të marrë një këndvështrim serioz kur kap njerëz të përfshirë në një komplot për të furnizuar drogë të këtij lloji. Ajo çfarë policia zbuloi nga gjithë mbikëqyrja, ishte një rrjet i vogël i krimit të organizuar që përfshinte blerjen dhe shitjen e sasive të mëdha të kokainës me një pastërti prej 80%”, u tha Recorder Hill shqiptarëve.

Fufi kishte bërë të mundur kalimin e Berberit nga Shqipëria për në Britani të Madhe, në maj të vitit të kaluar, në mënyrë që ai të shpërngulej atje.

Pasi kishin siguruar një shtëpi në Mansfield House në Great North Road, Finchley dhe një apartament në Winkley, Musëell Hill, Disha solli 20 kg kokainë nga Peterborough.

Droga u kthye në Londër dhe Xhafa i dorëzoi paketa 1-kilogramëshe Palit dhe një klienti tjetër të paidentifikuar në një Mercedes të zi.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, u zbuluan paketat 1-kilogramëshe të kokainës, të mbështjella me kujdes.

Në apartamentin në Winkley u gjetën pasaporta dhe dokumente regjistrimi për një makinë blu të tipit “Ford Mondeo” sëbashku me disa mijëra paund në para të thata.

Disha kishte në posedim një shumë prej një  116.000 £ në para të thata.

Fufi dhe Berberi pranuan akuzat e shpërndarjes së drogës së klasit A, gjithashtu Disha dhe Pali pranuan kryerjen e kësaj vepre penale. (E.K/SHUPLAKA)

Ndryshimi i Nenit 449 që amniston politikanët

Parlamenti Shqiptar i ka hapur rrugë një ‘amnistie’ nga e cila përfitojnë politikanët dhe njerëzit e drejtësisë por jo vetëm.

Dosjet e personave me pushtet dhe të çdo qytetari të thjeshtë, të cilët kanë blerë pafajësinë tek gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara, nuk mund të rihapen më kurrë.
Për këdo  politikan që është dënuar apo shpallur i pafajshëm nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.

Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars.

Varianti i miratuar nga Parlamenti:
Neni 256
Neni 449 ndryshon si më poshtë:
Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.”

Varianti i dorëzuar nga hartuesit:
Neni 256
Neni 449 ndryshon si vijon:
Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë, lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kane marrë formë të prerë.

Varianti që ishte në fuqi:
Neni 449
Vendimet që mund të rishikohen

…Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.


Ndryshimi i Nenit 449, a u amnistuan përfundimisht 21 janari dhe Gërdeci?

Në disa portale është botuar gjatë ditës së sotme një lajm mbi ndryshimin e Nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale.

Neni 449 para ndryshimit thotë se “vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit”.

Neni 449 pas ndryshimit thotë se “nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit”.

Pra, kush është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova apo fakte të reja për atë vepër penale.

Ndryshimi ka ngjallur reagime të shumta duke u konsideruar një ‘amnisti’, nga e cila përfitojnë ata që kanë blerë pafajësinë tek gjykatat, pasi çështjet nuk mund të rihapen më.

A mbyllet çdo shteg për të çuar para drejtësisë të gjykuarit për ngjarjet e ’97, për Gërdecin, 21 Janarin, për vrasjet e bujshme, për skandalin me rrugën Durrës-Kukës etj?

Megjithëse anëtarë të majtë të Komisionit të Ligjeve thonë se ndryshimi nuk amniston krimet e politikës, nuk është saktësisht kështu.

Juristë të pyetur nga DITA thanë se dosjet me procedurë si ato të rrugës Durrës-Kukës nuk preken nga ndryshimi, ato mund të rihapen dhe gjykohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çështjet që janë gjykuar.

Rigjykimi i këtyre çështjeve komplikohet.

Një shembull: Gardistët që vranë në 21 janar, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Asnjë rigjykim nuk mund t’i ridënojë ata për një vepër që rëndon pozitën e tyre pra u rrit dënimin.

Po Sali Berisha a mund të gjykohet për 21 janarin?

Pra a mund të rihapet 21 janari me akuzë të re dhe të pandehur të rinj?

Dita pyeti një juriste të njohur nëse kjo është e mundur.

Përgjigja është që teorikisht kjo është e mundur por një rihetim dhe një rigjykim i çështjes do mari patjetër në konsideratë procesin e mëparshëm. Kjo do të thotë që Berisha nuk mund të gjykohet ta zemë për urdhër-dhënie pasi kjo zhvlerëson dënimin e gardistëve për vrasje nga pakujdesia, dënim i cili nuk mund të rishikohet sepse rëndon pozitën e të dënuarve.

Rigjykimet bëhen, pra, shumë të interpretueshme. Në të gjitha rastet, ndryshimi në fjalë e komplikon rigjykimin.

E njëjta gjë mund të thuhet për dënimet e formës së prerë për anëtarë të gjykatave që janë akuzuar për korrupsion.

Nëse ata kanë marë pafajësi, asnjë rigjykim nuk mund të bëhet dhe sita e Vettingut këtu mund të ngecë – tha i njëjti jurist për Dita.

Referuar procesverbalit të votimit, rezulton se ndryshimi i bërë nga Komisioni i Ligjeve është votuar në parlament nga deputetët e PS, LSI dhe PDIU dhe është miratuar në seancën e 30 marsit.

Deputetët që ndryshuan nenin në Komisionin e Ligjeve janë:

Vasilika Hysi,

Dashamir Peza,

Pandeli Majko,

Ulsi Manja,

Vexhi Muçmataj,

Luan Rama,

Silva Çaka,

Anila Agalliu,

Edmond Leka,

Tahir Muhedini,

Adelina Rista

Disa prej tyre të pyetur pse e kanë votuar këtë ndryshim thonë se kanë zbatuar një direktivë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por asnjë prej deputetëve të pyetur nuk dëshironte të deklarohej publikisht mbi ndryshimin dhe kërkuan të citohen në kushte anonimati.

Edhe Idrizi i prerë: Zgjedhjet pa opozitën as nuk duhen menduar

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në studione Ora Neës ka shpjeguar 7 pikat e paktit kombëtar të hedhur në tregun politik nga PDIU. Situatë delikate dhe me risk për shkeljen e afateve kushtetuese dhe dalje jashtë sistemit e ka përshkruar Idrizi situatën dukë kërkuar një ulje urgjente për dialog të Ramës dhe Bashës.

As nuk duhet menduar për zgjedhje pa opozitën është shprehur Idrizi, ndërsa një president konsensual do të ishte zgjidhja e ngërçit.

Me shtatë pikat e planit kombëtar për daljen nga kriza ne po provokojmë ambientin politik shqiptar për të stimuluar dialogun. Kjo deklaratë e liderit të PDIU, Shpëtim Idrizi u bë nga studio e lajmeve të Ora Neës ku saktësoi se situata vërtetë është delikate edhe mund të shkelen afatet kushtetuese.

Për zgjedhjet pa opozitën, Idrizi është i prerë dhe thotë se kjo as nuk duhet menduar. Ndërsa një president konsensual do të ishte zgjidhja e ngërçit

Optimist për zgjidhjen e situatës së krijuar, kreu i PDIU thekson se nuk mund të konceptohet që Rama dhe Basha të mos i japin zgjidhje kësaj krize.
Pakti kombëtar të cilin kreu i PDIU Shpëtim Idrizi e hodhi në tregun politik, pati interes tek të gjitha palët me të vetmen pikëpytje si të kthehet opozita në parlament.

Pjesë nga deklaratat e Idrizit

Idrizi: Duhet të ulet urgjent Rama me Bashën. Ia kemi detyrim shqiptarëve që mos t’i lemë në këtë krizë e cila po del nga institucionet. Imagjinoni njerëzit janë të interesuar të dëgjojnë debate për ekonominë, për taksat për aksesin në punësim. Nëse nuk ndërhyhet sot ka mundësi që të kaperceje dhe te dale jashtë sistemit.

Besoj që një president nga populli do të ishte një lloj garancia. Por meqë këtë nuk na u dha mundësia që populli shqiptar të votojë për këtë gjë, atëherë një president konsensual.

Thirrja që ne kemi bërë, eshte të ulet Rama me Bashën. Unë nuk e kuptoj ku është vështirësia këtu. Është ulur Hashim Thaçi me Vuçiçin dhe nuk ulen dy lideret shqiptarë.
Idrizi tha gjithashtu se në këtë situatë ku ndodhet vendit një president i zgjidhur nga populli do të ishte garant që palët të uleshin në një tryezë.

Idrizi: Ne kemi propozuar në paketën e ndryshimeve kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli dhe besoj që ky është rasti që ne të kuptojmë që një president i zgjedhur nga populli sot mund të ishte garant, mund të ishte njeriu i cili do të jepte garanci shtesë për palët, apo do të thërriste palët në një tryezë.

Idrizi tha se me Ilir Metën kishte diskutuar për paktin kombëtar që kreu i PDIU propozoi, por theksoi se nuk kanë diskutuar për qeverine e besimit.

Idrizi: Dje isha me zotin Meta me të cilin ndamë të njëjtin shqetësim dhe me erdhi mirë që Meta ishte i vëmendshëm dhe ishte pozitiv dhe suportues për një paketë të cilën ai mund ta pasurojë. Jemi në një situatë shumë delikate dhe ne riskojmë që pas ca kohësh të dalim jashtë afateve kushtetuese

E diskutoi me ju Meta “qeverine e besimit” dhe a jeni ju dakord?

Idrizi: Nuk është një gjë që është diskutuar gjatë bisedës tonë. Ky është një qëndim i LSI aq më shumë i marrë në forume. Ajo që më bën përshtypje terminologjia e përdorur, pra ne sesbën duhet të kthejmë besimin tek forcat politike për të hyrë në zgjedhje në kushte kur të gjithë aktorët kanë garancinë që zgjedhjet të jenë të drejta, transparente dhe qytetarët do të kenë akses të barabaratë. Kur flasim për qeveri Besimi, Meta tha se mund të jetë dhe kjo qeveria e besimit. E rëndësishme është që të gjitha palët të krijojnë një klimë besimi dhe ne të bëjmë zgjidhje normale.

Idrizi tha se pakti kombëtar me 7 pika synon provokimin e dialogut politik.

Idrizi: Ne nuk po themi që këto zgjidhin krizën, ne në një farë mënyrë po provokojmë ambientin shqiptar për të stimuluar dialogun politik i cili është i nevojshme në këto momente dhe nuk besoj se janë në kushtet shqiptarët që të mblidhen prap te “korkodili” apo të vijë prap pelikani, apo të rreshtojë të gjithë kafshët

Idrizi tha gjithashtu se zgjedhjet pa opozitën nuk duhet të mendohen.

Nuk do ta mendojmë këtë gjë, në sensin që unë dua të besoj prapë në vullnetin dhe përgjegjshmërinë e forcave politike shqiptare. Po e përsëris është një krizë e stisur konfilktualiteti e përsëritur. Ne skena të tilla i kemi parë, para katër vjetësh kanë qenë ca të tjerë që e kishin zënë bulevardin. Ne mund të bëjmë zgjedhje por qytetarët nuk bëjnë dot zgjidhje.

Mustafa Nano: Meta dhe LSI janë absolutisht në mbështetje të kërkesave të çadrës

“Me deklaraten e tij per nje qeveri besimi, Ilir Meta dhe LSI-ja është absolutisht në mbështetje të kërkesave të çadrës”.

Ky eshte perfundimi ne te cilin duket se e con analiza e tij Mustafa Nanon, i cili ne nje shkrim per “Mapo”, me titull “Rama duhet rrëzuar me vota o në parlament, o më 18 qershor”, nenvizon se “sinjalet e djeshme, reagimet e PS-së, heshtja ulëritëse e LSI-së, entuziazmi që ka shpërthyer mes njerëzve të PD-së, por edhe koha më e madhe në dispozicion për të lexuar këto rebuse më kanë bërë të mendoj se LSI-ja është absolutisht në mbështetje të kërkesave të çadrës. Madje, personalisht, në këto rrethana, kam filluar të mendoj se çadra është ngritur me ok-in e Metës.

 

Sipas Nanos, Meta “nuk duhet të mjaftohet me frazat se “zgjedhjet pa opozitën as që duhen menduar”, por duhet të na thotë qartë se cila është receta e tij për të bërë zgjedhje me opozitën. Duhet të na e thotë qartë se çfarë mendon ai vetë mbi shqetësimet e opozitës, a janë këto edhe shqetësime të tijat, a është edhe ai që nuk ka besim te qeveria Rama për sa iu takon zgjedhjeve. Nëse edhe ai mendon se qeveria “Rama” është e prirur dhe e përgatitur për të manipuluar zgjedhjet, zgjidhja nuk është që vendet e LSI-së në kabinetin qeveritar t’ia lëshojë PD-së!!! Zgjidhja është tjetër. Ai duhet të dalë me një paketë propozimesh që synojnë minimizimin e rolit elektoral të qeverisë.

Nëse Ilir Metës kjo i duket një zgjidhje shumë e butë, atëherë duhet të bëjë tjetrën që është më e fortë, e që të gjithë, lsi-stë, pd-istë, ps-istë, janë duke e pritur me gëzim: Duhet të shpallë fundin e koalicionit PS-LSI. Ky koalicion nuk ka më asnjë arsye të qëndrojë më këmbë. Ka njerëz që janë me idenë se ky koalicion as që duhej krijuar, por unë mendoj se për një gjë ia ka vlejtur: në saje të këtij koalicioni është bërë e mundur të shporret njëherë e mirë nga zyrat e shtetit Sali Berisha, s’ka gjë se, sa të ketë shpirt, atë do ta kemi nëpër këmbë, qoftë edhe në trajtën e zombie-zuar të vetën, që është Basha. E tok me këtë shpallje, Meta duhet të synojë rrëzimin e kësaj qeverie. Për këtë, ai duhet të largohet nga mazhoranca, e krahas kësaj të punojë në parlament për identifikimin e votave të tjera anti-Rama. Blushi u tregua i gatshëm menjëherë që t’i bashkojë votat me LSI-në. Ndoshta mund të ketë edhe vota të tjera. Dhe kjo do ishte mënyra e vetme, me të cilën mund të rrëzohet një qeveri mes dy zgjedhjesh. Nëse edhe në këtë mënyrë nuk rrëzohet, atëherë ta gëzojmë të gjithë këtë qeveri, e të bëhemi gati për zgjedhjet e datës 18 qershor”, shkruan Nano.

Gjika – Ramës: Largo Metën dhe Idrizin, e ke të garantuar fitoren

Ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika tashmë ka dalë hapur pro Edi Ramës, pas dollisë që ky i fundit ngriti pak javë më parë gjatë një vizite në qytetin bregdetar.

Gjika e ka lënë pas tashmë, hetimin që u ndërmor ndaj tij dhe disa ditë burg që bëri, duke konfirmuar mbështetjen për kreun e ekzekutivit.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Gjika e krahason krizën politike me një ndeshje futbolli, ku tre lojtarë nuk i binden më trajnerit.

Në këtë rast Gjika thotë se lojtarët, që në rastin konkret janë Meta dhe Idrizi, duhen lënë jashtë ‘skuadrës’.

Statusi i Gjikës

Mqs me shume marr vesh nga futbolli se sa nga politika, edhe situaten e fundit do ta krahasoj me sportin!

Imagjinoni nje ndeshje futbolli midis dy ekipeve, ku njeri nga te cilat, per me shume se 85 minuta, e dominon bindshem ekipin kundershtar!

Me loje dhe me rezultat!

Ne 5 minutat e fundit te lojes, tre nga lojtaret e ekipit fitues, refuzojne te luajne, qendrojne statik ne mesfushe, as andej dhe as ketej, as marrin dhe as japin top, madje i kerkojne gjyqtarit ta mbylli lojen para afatit!

Eshte refuzim per te luajtur, mungese fuqie per te vazhduar, keqardhje per ekipin kundershtar qe po humb keqazi, kompromis e kompromentim, apo nuk u pelqen me ngjyra e fanelles qe mbajten veshur nga fillimi i ndeshjes?!

Si duhet te veproje trajneri ne kete rast?

Ti lere ne loje akoma keta tre lojtare sepse rezultati i ndeshjes eshte pozitiv?

Apo ti nxjerre nga loja te tre njeheresh ne respekt te pjeses tjeter te ekipit dhe mbi te gjitha ne respekt te tifozeve dhe publikut, te cilet haptazi po fershellejne gjestet jo sportive te ketyre lojtareve te shitur?

Qe ndeshja te quhet “fair play”, trajneri duhet ti nxjerre nga loja patjeter!

Edhe sikur ti kete bere zevendesimet!

Rezultati dhe mbeshtetja e publikut ia garanton fitoren trajnerit!

Dhe pertej rezultatit, ne kete menyre trajneri ruan dhe mbron ekipin e tij, publikun mbeshtetes dhe mbi te gjitha i konsolidon gares ndershmerine dhe seriozitetin!

Nje ekip, apo me shume akoma nje kampionat i tere, nuk mund te mbahet peng as nga ekipi qe humb, dhe aq me pak nga tre lojtaret e lodhur apo te shitur, te cilet vetequhen “play maker”!


Send this to a friend