VOAL

VOAL

Pas pushimit të çështjes, Agron Tufa paralajmëron Spartak Brahon: Padi të reja dhe më të rënda

Ish-Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale ndaj deputetit socialist, Spartak Braho.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Tufa paralajmëron se së shpejti do të depozitojë një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.

Postimi i plotë:

Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.
Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor.
Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!

RTSH zhduket bashkë me këngët e ‘Festivalit të Këngës’, çfarë po ndodh

Teksa “Festivali i Këngës”, po vazhdon të komentohet në media e rrjete sociale, një tjetër e re ka tërhequr vëmendjen. Të gjitha këngët e Festivalit janë zhdukur nga Youtube dhe i gjithë kanali i RTSH nuk ekziston më në këtë platformë. Nuk dihen ende shkaqet apo personat që mund të jenë pas këtij veprimi. RTSH nuk ka reaguar ende dhe pritet të mësohet në vijim se çfarë ka ndodhur.

Burimi: Anabel.al

Akuza për shpifje, gjykata pushon padinë e Agron Tufës kundër Spartak Brahos

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen mes Agron Tufës, ish-drejtor i ISKS, (sot në azil) dhe Spartak Brahos, deputet i Partisë Socialiste. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjyqtari Sokol Pasho, ka pushuar çështjen, pasi sipas gjykatës nuk provohet vepra penale për fyerje dhe shpifje, dhe se padia e Tufës nuk përmbush kushtet ligjore.

Më 24 prill, Agron Tufa, paditi në gjykatë deputetin socialist Spartak Braho, ish-deputetin socialist Sabit Brokaj, poetin Arben Duka dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Kjo është padia e dytë që bëhej nga Tufa për Brahon, ndërkohë që në këtë padi përfshihen edhe të tjerë emra të cilët janë përfshirë në debatin mes tyre, duke sulmuar Tufën nëpër shkrime në rrjete sociale dhe gazeta. “T’ju gjejnë vendin shpifjeve. Shpifjet ndaj meje për shkak të detyrës. Kam patur presion në rrugë, presion halabak, presion përmes sms-ve. S’jam përzier kurrë me llumin. Kanë 28 ditë front sulm të kuq. Spartak Braho më ka kërcënuar publikisht. Unë kam punët e mia, nuk ia dal dot i vetëm, prandaj kërkova ndihmën e drejtësisë.” -tha Tufa para mediave në muajin prill.

Si nisi përplasja Tufa-Braho që çoi në azil publicistin?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës. E për të vijuar jo më larg se disa javë më parë, kur Tufa botoi historinë e një gruaje, të cilës gjatë regjimit i kishin marrë fëmijën, e sipas Tufës, fëmija u përdor nga diktatori Enver Hoxha për të t’i marrë gjakun, (një teori kjo e paprovuar në fakte, por në histori dhe akuza të ndërsjellta). Ishte kjo histori që solli irritimin dhe kërcënimet e tjera ndaj Tufës nga adhuruesit e diktatorit Enver Hoxha, që e çoi atë në Zvicër ku po qëndron bashkë me gruan dhe 5 fëmijët dhe hera-herës bën reagime për situatën politike në vend. Express

Neodiktatura- Neootomanizmi-Pansllavizmi: trinomi që kërcënon Demokracinë dhe Kombin Shqiptar – Nga Azgan HAKLAJ

 

-Neodiktatura- Neootomanizmi- Pansllavizmi trinomi që kërcënon demokracinë por dhe vetë ekzistencën e Kombit Shqiptar.

-Shqiptarët duhet të jenë të gatshëm për të bërë çdo sakrificë në emër të Atdheut, të lirisë dhe të ardhmes së tij.

-30- vjetori i renies së Murit të Berlinit dhe 30 -vjetori ekzekutimit të çiftit diktatorial Çaushesku mesazh i madh për shqiptarët.

-Shqiptarët duhet të shkulin këtë oktapod kriminal që ka lëshuar metastazat tumorale në trupin e Shqipërisë, ashtu si kalorësit iliro- dardanë shkulnin shigjetat e armikut nga gjokset e tyre.

-Fati i neodiktatorëve i njëjtë me diktatorët.

Shpeshherë përgjatë historisë si asnjë popull tjetër shqiptarëve u është dashur të luftojnë në dy fronte, për të mbrojtur lirinë, trojet e tyre etnike dhe ekzistencën e ardhmërinë e tyre.

Kjo ka ndodhur në antiktet në betejat kundër romakëve, maqedonësve, në Mesjetën e hershme kundër dyndjeve sllave e Perandorisë Bizantine, në Epokën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) kundër turqëve e Venedikut dhe në fund të shekullit të 18- të në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ndaj ushtrive të sulltanit e atyre të Knjaz Nikollës.
Po kështu në disa fronte u ndeshën në luftërat ballkanike dhe ato botërore.
Periudha e Luftës së Ftohtë 1945 -1990 dhe ndarja e Botës në dy blloqe politiko- ushtarake i ngriu konfliktet etnike në Balkan.

Nën gërmadhat e kësaj statukuoje të supërfuqive shqiptarët ishin populli që pagoi çmimin më të rëndë.

Gjysma jonë që njihet si Shqipëria Londineze përjetoj diktaturën më të egër në Europë, atë të kmerëve të kuq hoxhistë në kohën që Kosova, Çamëria e të gjitha viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi ju nënshtruan një dhune të egër, genocidi, kolonizimi e spastrimi etnik nga Jugosllavia Titiste e bandat monarko -fashiste greke.
Sot në shekullin e 21-të me shembien e Murit të Berlinit e shpërbërjen e Perandorisë së Kuqe Sovjetike demonët e shovinizmit e të neokolonializmit janë zgjuar si kurrë më parë dhe shigjetat e arsenalit politik, diplomatik, pse jo dhe ushtarak i kanë drejtuar kundër shqiptarëve.
Qarqet antishqiptare kanë bërë të mundur sponsorizimin e ardhjes dhe mbështetjes për ta mbajtur në pushtet Qeverinë Neokomuniste të Rilindjes dhe Aleanca Rama- Vuçiç- Erdogan- Putin është një realitet i njohur nga opinioni publik vendas dhe ai ndërkombëtar.
E theksova që në titull të shkrimit që kjo aleancë e frymëzuar nga ideologjia komuniste, neootomane e pansllaviste është trinomi që kërcënon e rrezikon seriozisht jo vetëm krijimin e Shtetit Komb të shqiptarëve por edhe demokracinë dhe ekzistencën si shtet e si Komb.

Ja vlen të analizohen tre komponent të ketij trekëndëshi të zi të Bermudës, apo këtij pakti të satanait, jo vetëm sepse na duhet si asnjëherë tjetër të luftojmë në tre fronte, por dhe për të ia bërë të qartë opinionit ndërkombëtar e qendrave vendimmarrëse politike strategjinë e taktikën e kësaj aleance antishqiptare e cila është njëherësh thellësisht e qartësisht një aleancë antiEuropiane e antiAmerikane.
Car Putini e Sulltan Erdogani dy diktatorët më jetëgjatë në Europën e pas Luftës së Ftohtë janë thellësisht antipërendimor në mendime e veprime e madje ata mburren me këtë fakt.
Ata kanë krijuar oligarki politike- ekonomike – ushtarake, kanë shtypur opozitën, liritë dhe të drejtat e njeriut, kanë militarizuar ekonominë dhe me anë të propagandës shtetërore, të fuqishme e të kontrolluar me dorë të hekurt nxisin ëndrrat perandorake e kolonialiste të trashëguara nga historia e tyre e errët dhe e përgjakshme.

Qëllimi i politikës së tyre të jashtme për dominimin e Ballkanit bie së pari në kundërshtim me interesat e shqiptarëve të cilët falë politikës së tyre sot janë ndarë në pesë shtete.
Në kushtet e Epokës së Globalizmit, mediave të fuqishme e ndjeshmërisë së lartë të opinionit publik të neootomanizmit Erdogan e Carit të Kremlit, idhtar i zgjimit të pansllavizmit, ju nevojiten metoda të kamufluara për të fshehur qëllimet e tyre të verteta antishqiptare.

Rusia si fuqi botërore politike dhe militare nën protekstin e mbrojtjes së ortodoksëve të Ballkanit, strategji e ndjekur që nga koha e Katerinës së Madhe e Pjetrit të Madh, nuk ka hezituar ti kurbanizojë shqiptarët sa herë është paraqitur rasti, në Traktatin e Shën Stefanit, në Kongresin e Berlinit e Konferencën e Ambasadorëve të Paqes në Londrër, në fund të Luftës së Dytë Botërore me aneksimin e Kosovës dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB- së duke venë veton kundër rezolutave për Kosovën.
Refuzimi i njohjes së Kosovës si shtet i lirë dhe sovran e madje nxitja për anullimin e njohjeve nga ato shtete ku ka ndikimin politik dhe ekonomik është politikë e jashtme konstante e Rusisë së sotme putiniane.
Cari i Kremlinit dhe sherbimi i fshehtë rus ua kanë imponuar dhe i kanë detyruar të pranojnë platformën e elaboruar në shërbim të interesave të tyre afatgjata antishqiptare kryeministrit të tyre satelit Edi Rama, Presidentit Akeksandër Vuçiç, dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi

Vuçiç e Rama në zbatim të urdhërave të Putinit provuan të organizonin njëri grusht shteti në Mal të Zi e tjetri kryengritjen e armatosur të vitit 2011 në Shqipëri.
Ata sëbashku me Hashim Thaçin organizuan ndarjen e Kosovës.
Qëndresa Homerike e Kryeministrit të Kosovës z Ramush Haradinaj shpetoj Kosovën nga ndarja, Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti ishte promotori i përcaktimit të kursit EuroAtlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqiptarët e Malit të Zi për shkak të vokacionit të tyre përendimor imponuan shumicën e vendosjes së rrugëtimit EuroAtlantik të Republikës Malazeze.

Samiti i Berlinit varrosi ëndrrën e Car dushanëve, të garashaninëve, çubriolloviçëve të Serbisë së madhe.
Ideologjia neootomane e Kalifit të ri të Ankarasë Erdoganit është ajo që mbyll trekëndëshin e zi antishqiptar.
Erdogani erdhi dhe vazhdon të qëndrojë akoma në pushtet duke tundur flamujt e islamizmit e të nacionalizmit.
Ky është binomi i Turqisë neootomane:
Ekspansioni ideologjik- ekonomik e së fundmi kolonialist në territoret që dikur ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane.
Turqia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga praktika e të konsideruarit të trojeve etnike shqiptare si pjesë të demenit të saj.
Ishte kjo arsyeja që kundër kësaj ideologjie vdekjeprurëse për të ardhmen e Kombit Shqiptar luftuan korifejtë e Rilindjes Kombëtare dhe etërit e Pavarësisë të shtetit të ri shqiptar.

Mbreti Zogu i Parë duke njohur mësëmiri Aleancën Otomano – Bizantine e cila në shekuj ka punuar për të shkombëtarizuar shqiptarët e preu me shpat nyjën gordiane që e lidhte Regjionin Shqiptar me Stambollin bizantino- ortodokso- otoman.

Shkeputja e komunitetit musliman shqiptar nga Turqia, vendosja e bektashinjëve në Tiranë, pavarësia e kishës ortodokse shqiptare nga Konstadinopoja e njohur si autoqefale janë kryevepra politike të një udhëheqësi të përgjegjshëm për fatet e popullit të vet.
Deviza e Bektashizmit “Pa Atdhe nuk ka Fe” u bë burim frymëzimi i shqiptarizmit.
Sot shqiptarët duhet të jenë të pregatitur për betejën e radhës në tre fronte, përballë forcave të errësirës dhe të gatshëm për të bërë çdo sakrificë në emër të Atdheut, të lirisë dhe të ardhmes së tij.

Starti i kësaj beteje për mbijetesën e demokracisë të shtetit të së drejtës dhe ardhmërinë e Kombit duhet të fillojë me rrëzimin e regjimit neokomunist, despotik e mafioz të Sulltan Ramës e kalifatit të tij kriminal.
Transplantimi i një kryeministri e i një qeverie bandite në trupin e Shqipërisë është operacion i kryer nga armiqtë tanë shekullorë.
Shqiptarët duhet ta shkulin këtë oktapod kriminal që ka leshuar metastazat tumorale në trupin e Shqipërisë ashtu si kalorësit Iliro- dardanë shkulnin shigjetat e armikut nga gjokset e tyre.

Oborri Mbretëror Shqiptar: Minishengeni pa Kosovën – hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare

VOAL – Oborri Mbretëror Shqiptar ka lëshuar këtë deklaratë lidhur me iniciativën e Beogradit, ku eshtë përfshirë Shqipëria, për “minishengenin” ballkanik:

Politika e Jashtme duhet të ketë kredibilitet dhe vazhdimësi. Ajo kurdoherë duhet të bazohet mbi tre parime: Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, vënien në shërbim të plotë të integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike duke mbështetur fuqimisht plotësimin e standarteve integruese, rritjen e rolit të Shqipërisë në rajon duke synuar forcimin e paqes dhe stabilitetit.

Eshtë me rëndësi që Shqipëria të ketë bashkëpunim me vendet e rajonit, por përpjekjet për ta tërhequr atë në konceptin e një mini shengeni pa Kosovën dhe pa një strategji të qartë ekonomike, do të ishin një hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare. Ndërkohë duhet stimuluar integrimi mes shqiptarëve me një vizion të përbashkët, “dy shtete-një Komb” brënda Europës! Hapat drejt një diplomacie të përbashkët, një platforme ekonomike, arsimore dhe kulturore janë të domosdoshëm. Të gjitha këto përpjekje duhet të kenë vetëm një synim, mirqënien e qytetarëve!-

Mini-Shengeni Ballkanik ose dominimi serb në Ballkan – Nga AGIM NESHO

Pas refuzimit nga Franca të hapjes së negociatave për statusin kandidat në Bashkimin Europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, vendet e Ballkanit Perëndimor reaguan me iniciativën e tyre të “Mini-Shengenit Ballkanik”. Dukej që ky ishte një reagim i menduar mirë për t’i treguar Bashkimit se alternativat e tyre mund të jenë të tjera dhe nuk mund të ishin ata të humburit e vetëm në procesin e integrimit.

Kjo iniciativë e iniciuar nga Serbia, por dhe e përkrahur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ishte një martesë interesash (marriage of convenience) ku çdo vend do të plotësonte interesat momentale të pushtetit, sesa një iniciativë e domosdoshme e studiuar mirë, që do të sillte rezultat dhe impakt pozitiv në rajon.

Po të ishte se integrimi rajonal do të ishte një strategji e strukturuar dhe e studiuar në mënyrë themelore, mundësitë kanë qenë të hapura gjatë gjithë kohës së tranzicionit me iniciativën e Berlinit, CEFTA-n, si dhe gjithë iniciativat e tjera rajonale, ku roli drejtues dhe mbikëqyrës i BE-së përbënte një garanci shtesë.

Mini-Shengeni Ballkanik u shërben interesave politike të mbajtjes së pushtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia, që gjithmonë e më shumë po tregon se nuk ka një synim të shpejtë të integrohet në Perëndim, por ndihet komfort me një baraslargim midis Moskës dhe Brukselit, vazhdon të prodhojë iniciativa të dyshimta dhe vetëm në interes të saj.

Marrëveshja me Unionin Euroaziatik, në një kohë kur BE është e qartë me qëndrimet për aleancat joeuropiane, i shërben asaj për të treguar hapur këtë balancë, ashtu siç është shprehur se nuk do të jetë pjesë e arkitekturës mbrojtëse të Europës dhe nuk do të bëhet pjesë e NATO-s.

Ajo po rrit nga dita në ditë investimet ruse në energji, infrastrukturë dhe informacion si dhe ka rritur dukshëm investimet ruse në vend. Ajo që u intereson serbëve është dominimi i Ballkanit Perëndimor si fuqia relativisht më e madhe dhe ekonomia më e zhvilluar dhe e strukturuar në rajon.

Në mungesë të arritjes së një zgjidhje për skenarin e ndryshimit të kufijve në marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje që do të siguronte precedentin për krijimin e Serbisë së Madhe, marrëveshja e mini-Shengenit është një skenar komplementar i shërbyer sipas parimeve të BE-së dhe i mbështetur nga interesat e pushtetit të liderëve rajonalë.

Për të mos pranuar njohjen e Kosovës dhe sovranitetin e Republikës së saj, Serbia është përpjekur që minishengenin ta bazojë në një kompromis me Tiranën duke krijuar boshtin Beograd-Tiranë, ajo që për shumë vende ballkanike është quajtur Mbretëria e re Serbo-Shqiptare që nuk është gjë tjetër vecse një variant i ri i Jugosllavisë së re, ku Kroacia dhe Sllovenia zëvendësohen nga Shqipëria.

Duke hequr dhe anashkaluar Kosovën, Serbët i japin Tiranës mundësinë të bëhet faktori kryesor i hapësirave shqiptare, e gjitha kjo si një kompensim për bujarinë e Tiranës për të mos insistuar që në fillim që nuk ka Shengen Ballkanik pa Republikën e Kosovës.

Ky naivitet i Tiranës më së paku tregon se sa e panxënë është në politikën e jashtme, tashmë e personalizuar nga Kryeministri Rama. Për Kryeministrin Zaev, i cili përballoi në mënyrë të vazhdueshme presionin e faktorit serb dhe shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është një mundësi më shumë për të vazhduar qeverisjen pas zgjedhjeve në pranverën e ardhshme. Kjo iniciativë ballkanike është parë në heshtje pozitivisht nga vendet e BE-së për vetë faktin e mosdhënies më shumë për integrimin e mëtejshëm të tyre.

Për Gjermaninë ky është një kompromis për të fituar kohë në debatin për zgjerimin e BE-së me Francën duke e ditur që kjo iniciativë mund të jetë problematike më vonë nga mundësia e shtrirjes së influencës së fuqive jo-europiane në këtë rajon. Për Francën kjo mund të jetë një ‘leverage’ për Serbinë dhe një mundësi për të negociuar dhe gjetur zgjidhje në marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe pse jo në politikën e saj të ardhshme me Rusinë. Për Shtetet e Bashkuara cdo insiativë bashkëpunimi është një hap pozitiv por kanë thënë qartë me përfaqësuesin e tyre Ambasadorin Grenell se pa Kosovën kjo iniciativë do të jetë e cunguar ose e pamundur.

Kanë thënë atë që Shqipëria duhet ta kishte kryefjalë. Për shumë institucione amerikane politikat e sotme të Serbisë po përafrojnë vendin me një satelit të politikave ruse në Ballkan, prandaj interesat e tyre dhe ato perëndimore në Ballkan duhen mbrojtur me Kosovën, investimin e tyre ne Ballkan.

Kjo që po ndodh krijon një hapësirë për kompeticionin e fuqive të mëdha sot në botë në këtë rajon ku interesat e politikanëve protagonistë të Ballkanit kanë hapur derën e një skenari të dyshimtë, kur këta të fundit nuk ishin të zotët të ndërtonin shtetin ligjor, të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ta bënin rajonin pjesë të Europës së Bashkuar. Presidenti Vuçiç, në konferencën për shtyp në Tiranë, theksoi se: “Ballkani nuk duhet të mbetet pjesë e dëshirave të fuqive të mëdha, duke nënkuptuar BE-në”.

Por iniciativa, në thelb, përveçse ka synim të rrisë dominimin serb, do të rrisë prezencën në rajon të Rusisë, Kinës dhe Turqisë. Këto të fundit, në krahasim me vendet perëndimore, janë regjime joliberale autoritare pa respekt për liritë dhe parimet demokratike që u japin shpresë dhe frymëzim autokratëve ballkanikë të kenë pushtet të pakufizuar.

Meta: Soros kërkoi takim pas akuzave që bëra! Temat që diskutuam dhe qëndrimi im për Shengenin Ballkanik

Kreu i shtetit Ilir Meta dy ditë pas takimit në Presidencë me Alexander Soros, djalin e filantropit të njohur George Soros si dhe Andi Dobrushin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros në Tiranë ka reaguar duke sqaruar arsyet dhe temat e diskutimit. Presidenti shprehet se nga muaji korrik kur bëri disa akuza publike të forta, madje si komplotues për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ‘ka pasur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi. Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim’ thotë ai.

Por cfarë diskutoi Ilir Meta me djalin e Soros? “Tre temat që unë jam përqendruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë. E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit”. Por cili është mendimi dhe qëndrimi i Presidentit në lidhje me minishengenin Ballkanik dhe takimin që u bë dje në Tiranë, teksa Kosova nuk mori pjesë në Samit duke e bojkotuar? “Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim (me djalin e Soros). Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit. Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese. Shqipëria e para! Shqipëria në bashkimin Europian” përfundon Meta.

Trageti me 150 veta në bord, 14 orë nga Brindisi, ankorohet me vështirësinë Vlorë, udhëtarët: U torturuam!

Moti i keq ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve lundruese. Dosja.al mëson se në portin e Vlorës, ka mundur të akorohet trageti “St Damian”, i nisur nga Brindisi i Italisë, (i cili kishte 150 persona në bord) pas 14 orësh udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq.

Udhëtarët pasi zbritën në tokë në orën 08:00, u shprehen se janë torturuar nga udhëtimi i gjatë dhe pritja në radhë e tragetit për t’u akoruar.

“Kemi bërë 7 orë rrugë, jemi edhe 14 orë në rradhë, u torturam”, shprehen ata.

Rama në krah të Vuçiçit sulmon: Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri

“Jeni gabim vëllezër”. Me këtë deklaratë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për mungesën e Kosovës në takimin për Minishengenin ballkanik, duke deklaruar se Kosova mungon se pse nuk është e ftuar, apo pse ka kushte shtesë, por sipas tij sepse ka hyrë në një rrugë qorre, nga e cila duhet të dalë sa më parë.  

Rama ka kujtuar se me heret ka pasur dreka e darka pune mes tyre, nderkohe qe realiteti ka qene po ky. “Çfarë do thoni kur Kosova të ulet në tryezë do thoni i fali krimet. Se ishte deri dje në tavolinë dhe asnjëherë nuk është bërë kjo zhurmë e madhe. Kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që duhet ta udhëheqin Kosovën drejt së ardhmes por janë futur në një rreth vicioz”.

“Ndërkohë që SHBA dhe BE janë sot në tryezë me të gjithë të pranishëm, Kosova mungon, jo se i është vënë kusht, se nuk është ftuar, apo se ne kemi ndryshuar ndonjë qasje a opinion në raport me të drejtën e saj të pamohueshme, por sepse ka hyrë në një rrugë qorre, pa rrugë dhe prej disa kohës po i bie vetes dhe po humb respekt dhe mbështetje dhe reputacion, tani më thoni një gjë të vetme në gjithë këtë përpjekje me të cilën Kosova nuk ka qenë dakord, ka qenë dakord me të gjitha procesi i Berlinit po, CEFTA po, nisma rajonale me të gjitha”- tha Rama ne nje dekarate per mediat, pas mbylljes se takimit.

Pyetur per deklaraten e Vucic qe e quan masakren e Recakut nje trillim, Rama e ka gati pergjigjen: “me atë nuk jam dakord as unë e kam dënuar publikisht, por nuk di ndonjë rast kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur dhe pa vazhduar përpjekjet për dialog, ose jo barrikada qorrash në FB”.

Rama nuk ndien pergjegjesi personale per mungesen e KOsoves, por keqardhje.

“Unë do ndjeja përgjegjësi personale nëse Kosova nuk do ishte e ftuar, apo do kishte kusht për Kosovën, me vjen shumë keq, për ata që bëjnë ndërmjetësin me opinionin publik që nuk doni të dëgjoni se mes kësaj nisme ne clirojmë potencialet. Dje isha hero kur në Beograd kërkova njohjen e Kosovës dhe sot jam tradhtar, unë nuk jam as hero e as tradhtar. Kur ishte Kosova në tavolinë, e kishte njohur Serbia Kosovën, pse ishte në tavolinë. Në Kosovë është rezultat i atyre që duhet ta udhëheqin Kosovën dhe janë futur në rreth vicioz”-tha ai.

Ne pergjigje te pyetjes per ate qe tha Vucic, qe duket se Rama po mbrohet, kryeministri deklaroi: “Nuk jam në asnjë mbrojtje, kam reaguar dhe do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, fyerje, damka, që nuk kanë asnjë lidhje me mua por jam këtu për të cuar para idenë time, që nuk është ide e papërkrahur nga askush, por është e përkrahur nga të gjitha, hapjen e kufijve në ballka e kam kërkuar që në procesin e Berlinit dhe kundërshtari i kërkesës ishte Serbia, sot Serbia e ka pranuar. Ndaj them, Jeni gabim vëllezër”.

Nje pergjigje pati edhe per deklaraten me te fundit dhene nga haradinaj, qe tha se Rama po e ben paktin me Vucicin per heqjen e takses qe Kosova i ka vene Serbise.

“Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri, nga padija apo pse nuk kam ndërmend ta zbuloj, nuk ka asnjë kusht dhe asnjë detyrim”. Panorama

Shpërthim tritoli në makinën e Prokurorit të Vlorës

Raimond Kola

Një shpërthim tritoli dëmtoi mëngjesin e së shtunës makinën e prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, e cila ndodhej e parkuar në lagjen “29 nëntori”, në Vlorë.

Policia tha se nga shpërthimi janë shënuar dëme materiale. Burimet hetimore pohuan se makina e prokurorit ishte parkuar para banesës ku ai jetonte me qera. Hetimet po përfshijnë edhe sekuestrimin e kamerave në zonën përreth, për të zbuluar autorët.

Sipas burimeve të Prokurorisë së Vlorë,s vitet e fundit Prokurori Albert Kuliçi ka hetuar disa nga çështjet e rëndësishme të lidhura me krime ekonomike dhe financiare, përfshirë ato të tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Karaburunit, koncesionin e parkingjeve në Vlorë, ku u morën të pandehur edhe ish zyrtarët e lartë të Bashkisë së Vlorës, sekuestro ndërtimesh me shkelje ligjore, etj.

Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi nuk ka dalë ende në procesin e vetingut për njerëzit e drejtësisë, që po kryhet në Shqipëri. Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci foli për gazetarët pas incidentit duke e vlerësuar prokurorin Kuliçi si “ një nga prokurorët më të mirë në Shqipëri që punonte me pasion”.

“Janë më shumë se 4 milionë të sekuestruara me masa provizore. Është e vetmja pistë, pasi sulmi është për shkak të profesionit të tij. Kam besim tek Policia dhe Prokuroria se kjo ngjarje do të zbardhet”, tha Haluci per gazetarët.

I pyetur nga gazetarët se a kanë lidhje sulmet me ngjarje konkrete zoti Haluci tha “se kanë lidhje konkrete dhe jo konkrete me ngjarjet që ndodhin në Vlorë, pasi çështja e pronave është më e nxehta që Qarkun e Vlorës”.

Pak kohë më parë një tjetër prokuror, ai i Durrësit, Arjan Ndoja, u qëllua me armë zjarri në automjetin me te cilin udhetonte. Nga atentati shoferi i Prokurorit humbi jetën dhe prokurori Ndoja mori plagë jashtë rrezikut për jetën.

‘Turp, turp’, Rama e Vuçiçi u pritën me protesta në Tiranë

Ky është takimi i tretë i krerëve nga Ballkani brenda tre muajve të fundit. Synimi: Progres në nismën e krijimit të një zone Schengen në Ballkanin Perëndimor.

Samiti i Tiranës shënon takimin e tretë brenda tre muajve të fundit të këtij viti për të bërë progres në nismën e krijimit të një zone Schengen në Ballkanin Perëndimor që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e katër lirive: lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Dy samitet që kanë paraprirë samitin e sotëm në Tiranë janë zhvilluar në Novi Sad, Serbi në tetor të këtij viti dhe në Ohër, Maqedonia e Veriut, një muaj më parë, në nëntor.

Për të marrë pjesë në samitin e Tiranës kanë mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vučić, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviҫ. Në samitin e Tiranës ishte ftuar nga Kryeministri Rama dhe Presidenti i Kosovës , Hashim Thaҫi por ai refuzoi pjesëmarrjen. Në një postim në Facebook, ditët e fundit, Thaҫi argumenton mospjesëmarrjen dhe bën me dije që Kosova refuzon të jetë në një samit ku merr pjesë Serbia, ”që ka kryer genocid ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës, ”duke theksuar gjithashtu që ”Kosova nuk merr pjesë në një samit që e konsideron si pjesë të nismave eksperimentale rajonale”.

 

Presidenti Vučić pritet në Tiranë me protesta nga Vetëvendosja

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në Tiranë protestuan të premten para selisë së kryeministrisë kur atje kryeministri Rama po zhvillonte një takim informal me presidentin e Serbisë, Vučić .

Protestuesit në parullat e tyre kishin shkruar që ”një njeri që nuk njeh krimet e luftës në Kosovë nuk duhet të vijë në Shqipëri për lëvizjen e lire të qytetarëve në rajon” Vuçiç komentoi protestën e aktivistëve të  Vetëvendosjes në Tiranë, si ” një tubim normal në një vend demokratik”. DW

Autoriteti i Dosjeve konfirmon: Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka qenë hetues i komunizmit e ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit

 

Një ditë pasi “Gazeta Shqiptare” botoi përgjigjen zyrtare të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit mbi 8 prokurorët e SPAK, ku thuhej se janë emra për të cilët nuk ka dosje tek Ish-Sigurimi i Shtetit, dalin në dritë dokumente të reja. Duke qenë se të enjten Autoriteti vuri në dispozicion vendimet në versionet e tyre të shkurtuara, ‘Gazeta Shqiptare’, në zbatim të ligjit ‘Për të drejtën e informimit’, kërkoi versionin e gjatë të vendimit nr. 185 datë 03.04.2019 sa i takon kreut të SPAK, zotit Arben Kraja.

Arben-Kraja-Olsian-Cela-SPAK-Donika-Prela-Ibrahimi-Gent (2)

Njëherësh, “Gazeta Shqiptare” kërkoi të dinte nëse Autoriteti ka dokumente që vërtetojnë apo hedhin poshtë deklaratat publike, sipas të cilave z. Kraja ka qenë hetues para vitit 1990, pra në kohën e komunizmit. Kërkesa në fjalë u përligj kur studiues të periudhës së diktaturës sinjalizuan dhe kur ish-drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z.Agron Tufa, tha publikisht se “Ish-sigurimi komunist i diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish-hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë ‘krimesh e kriminelësh të komunizmit, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”.

Për sa më sipër, pas kërkesës së “GSH”-së, koordinatori Për të Drejtën e Informimit në AIDSSH, Selami Zalli, thotë se, “duke vlerësuar rëndësinë e rastit dhe në funksion të transparencës maksimale, vë në dispozicion versionin e gjatë e të pashkurtuar të vendimit të muajit prill”, ndonëse refuzoi të vërë në dispozicion procesverbalin e mbledhjes me argumentin se “në procesverbal janë pasqyruar të dhëna personale dhe informacione që kanë të bëjnë me shumë persona, njohja e të cilave nuk është e lejueshme, përveç rrethit të personave të parashikuar me ligjin 45/2015”.

Sipas versionit të gjatë të vendimit, Autoriteti pohon që z.Kraja ka qenë hetues më 1990-ën dhe se ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit. Kujtojmë se gjatë kalimeve të paligjshme të kufirit, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë vrarë.

KËRKESA E ‘GSH’-së
Të nderuar

Për t’i ardhur në ndihmë informacionit të saktë publik, në bazë të ligjit nr. 119/2014 neni 15 pika 1 dhe 2 (Për të drejtën e informimit), kërkojmë të na vihen në dispozicion vendimi i AIDSSH nr. 185 datë 03.04.2019, versioni i gjatë, i pashkurtuar dhe procesverbali i diskutimit (përfshirë mendimet paralele) për z.Arben Kraja, atëkohë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, sot kryetar i SPAK.

Njëherësh kërkojmë nga ana juaj të dimë, nëse keni dokumente që vërtetojnë apo hedhin poshtë deklaratat publike, sipas të cilave, subjekti i vendimit nr.185 datë 03.04.2019 ka qenë hetues para vitit 1990 në vendin tonë.

PËRGJIGJA E AUTORITETIT
E nderuar znj. Nikolli,

Në përgjigje, të kërkesës për informacion nr.1736/2 e datës 19.12.2019, në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në lidhje me vazhdimin e kërkesës për informacion për vënien në dispozicion të vendimit nr. 185 datë 03.04.2019 të AIDSSH, versioni i gjatë, i pashkurtuar dhe procesverbali i diskutimit (përfshirë mendimet paralele) për z.Arben Kraja, atëkohë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, sot kryetar i SPAK, ju informoj sa me poshtë:

Vendimet e marra nga ana e AIDSH–së gjenden të gjitha të publikuara në faqen zyrtare të institucionit tonë, www.autoritetidosjeve.gov.al.

Duke vlerësuar rëndësinë e rastit dhe në funksion të transparencës maksimale, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin e plotë për qëllimin e kërkuar nga ana juaj, i cili përmbush në mënyrë të plotë të gjitha kërkesat tuaja në lidhje me informimin e saktë të publikut, në bazë të parashikimeve të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në lidhje me procesverbalin e mbledhjes dhe diskutimet e bëra, nuk mund t’ju vihen në dispozicion, pasi në vendim është pasqyruar gjithçka e kërkuar, për të përmbushur qëllimin e kërkimit tuaj, si dhe për faktin se diskutimet në këto raste kanë vlerën e dhomës së këshillimit në proces dhe në procesverbal janë pasqyruar të dhëna personale dhe informacione që kanë të bëjnë me shumë persona, njohja e të cilave nuk është e lejueshme, përveç rrethit të personave të parashikuar me ligjin 45/2015.

Me respekt,

Koordinatori Për të Drejtën e Informimit

Selami Zalli
DOKUMENTI I PLOTË

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit me pjesëmarrjen e anëtarëve znj.Gentiana Sula kryetare, Altin Hoxha anëtar, z.Marenglen Kasmi anëtar dhe z.Simon Mirakaj anëtar.

OBJEKT

Kërkesa e paraqitur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me shkresën nr.144 “Kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës, përpara emërimit të kandidatëve për prokuror të Prokurorisë së Posaçme, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

AIDSSH pasi shqyrtoi kërkesën për informacion, paraqitur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shkresën nr.144/1, datë 21.02. 2019 sipas objektit të saj,

VËREN

Nga përmbajtja e shkresës nr. 144/1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimin e figurës së pastërtisë, përpara emërimit të kandidatëve për prokuror të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” sipas listës së dërguar Institucioni Këshilli i Lartë i Prokurorisë në zbatim të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji nr. 45/ 2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste Shqipërisë nenit 34, pika 2, germa g) të ligjit 95/2016 ‘Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’ i ka kërkuar Autoritetit nëse disponon informacion, të dhëna apo dokumente, lidhur me procesin e verifikimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të punonjësve të tyre, me përbërje sipas shkresës së dërguar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Me shkresën nr. 144/1 prot. datë 21.02.2019, institucioni ka dërguar formularët e aplikimit, të plotësuar nga punonjësit që aplikojnë për prokuror të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K.( Arben Kraja – sqarim i voal.ch) ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti. Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K. (Arben Kraja – sqarim i voal.ch) , ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim. Si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun 8 të ‘Krime kundër rendit administrativ’ dhe jo në kreun ‘Krime kundër shtetit’, vepra penale këto, të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977.

Si e tillë, vepra penale “kalim i paligjshëm kufiri” nuk bën pjesë në kategorinë e veprave penale në kuptim të ligjit nr. 7514, datë 30.09 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” dhe si rrjedhim nuk bën pjesë në fushën e veprimit të ligjit nr.45/ 2015 neni 2, sipas të cilit, ‘Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar më 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë dhe që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991.

Për këto arsye, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, vendosi që:

Të informojë Institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për informacionin që kërkohet me shkresën nr., 144/1 prot. datë 21.02.2019, “Kërkesë për verifikimin e figurës së pastërtisë, përpara

emërimit të kandidatëve për Prokuror të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” se:

a).Për zotin Arben Kraja (sqarim i voal.ch), nga verifikimet e kryera deri tani, nuk figuron të ketë materiale, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, në emër të tij, sipas Nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

119.-Vendim-2-634×1024

Denoncimi i Roland Luçi: Hetuesi Kraja më dërgoi vëllain në Spaç për tentativë arratisje!

Nga Roland Luçi:

Arben Kraja, nje nga speciet e kalçifikuara qe as me 1990 nuk e kuptonte se regjimi te cilit i sherbente kishte marr fund, sot eshte shefi i SPAK.

Sot ngjarja tingellon groteske, po dikur ai dergoi tim vella ne Spaç per tentative arratisjeje.
Eshte histori interesante, lexim te kendshem per ata qe kane deshiren dhe durimin te lexojne shkrimin ne linkun me poshte.
———————————————————
E tregoj per here te pare:
Nje polic qe kishte qene me sherbim ne Degen e Brendshme, nje njeri i mire nga Dajçi (Preng Z. te cilin kam rast ta pershendes nqs e lexon), te cilin e kisha pasur nxenes ne shkollen e mesme, del ne mengjes te autobusi qe na çonte ne shkolle dhe me thote se yt vella eshte demtuar ne koke gjate hetuesise ne biruce dhe jane duke e çuar ne spital.
U nisa bashke me te per ne spital dhe duhet te ishte vertet atje se ne koridorin e kirurgjise, para deres se nje dhome ndeshem ne nje polic me automatik qe bente roje, per fat i njohur i mikut e nxenesit tim. Ruante tim vella!
Imagjinoni çfare shteti idiot, imagjinoni çfare hetuesi kafshe, angazhonte police te armatosur me automatike me sherbim 24 oresh qe te ruanin ne spital nje djale te torturuar qe kishte tentuar te arratisej dhe ishte arrestuar ne…Tirane!
Nejse, jo te gjithe ishin ne nivelin e shtazerise se hetuesit tashme te famshem shef te SPAK-ut, rolin e te cilit do ta merrja mbas pak çastesh une!
Po, po, une,sepse polici roje hyri ne dhome dhe une i shoqeruar nga polici tjeter qe me pershperiti ne vesh “ben sikur je shefi” hyme mbas pak. Une nuk e kuptova ne fakt se çfare donte te thoshte, as ja vura fort mendjen fjaleve te tij. Dy policet po rrezikonin shume ne shkembim te nje gjesti human.
Sa hyme ne dhome, polici roje merr drejtqendrim dhe me pershendet me ze te larte “mirdita shef”. Aty e kuptova qe duhej qe te semuret e tjere ne dhome (ishin disa) te mos kuptonin se isha i vellai, te dukesha si hetuesi, mbasi im vella ishte ne hetuesi e nuk lejohej kurrfar kontakti me te.
Ngaqe ne Shkoder nuk isha krejt i panjohur, dikush nga te semuret ne dhome sigurisht qe me njohu se kush isha, por me mirkuptim dinjitoz sollen koken ne anen tjeter dhe une u ula per pak minuta prane tim vellai…i cili ishte i lidhur me pranga ne kembe dhe duar tek hekurat e shtratit!
Nje pamje kjo me makaber se sa plaga qe ai kishte ne koke.

Sme mbetet veçse ta uroj per detyren e re hetues Arben Krajen…

Histori

Hetuesi i diktaturës Kraja, akuzonte më 27 korrik 1990 dy të rinj nga Shkodra se kishin shkelur “normat e moralit komunist” pse donin të arratiseshin nga Shqipëria

2 korriku i ’90 solli një dyndje të paparë nëpër ambasadat e huaja në Tiranë. Regjimi pësoi një goditje të madhe në vend dhe një diskreditim të paparashikuar deri në atë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria u njoh edhe më shumë në sy të ndërkombëtarëve mbi atë që përfaqësonte. Gjendja në vend u duk më shumë çdo herë në ekranet më prestigjioze në botë ku tregoj një popull i vajtuar që kërkonte shpresën matanë kufijve.

Vetëm pak muaj më parë, regjimi kishte hequr nga kodi penal veprën penal të “tradhtisë ndaj atdheut”, duke e kategorizuar atë vetëm në “kalim të paligjshëm të kufirit”. Por Shqipëria është vend i çudira. Shqiptarët që shpresuar se erdhi ndryshimi, morën plumbat në kufi. Të tjerë u dënuar me burg për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata që shpresuan në dhënien e pasaportave të reja, morën vetëm një zhgënjim të ri. Mirëpo 2 korriku ishte një kohë kur edhe hetuesi më i devotshëm do ta kishte të vështirë të formulonte akuza për kalim të paligjshëm të kufirit kur një masë prej 5 – 6 mijë shtetasve e kishin “konsumuar” kolektivisht këtë “vepër penale”. Dy të rinj shkodranë, Beniamin Bizi dhe Arben Luçi, nisen nga Shkodra drejt Durrësit e më pas drejt Tiranës. Në Vorë të Tiranës i zë një patrullë policie, i arreston sikur Vora të ishte vijë kufitare. I dorëzon më pas në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. Kjo ia kalon çështjen për kompetencë Hetuesisë.

Edhe juristi më i thjeshtë ndoshta nuk do të guxonte të niste një çështje penale për një vepër penale të me materialin e nisur “kryesisht” që duket që kjo shkollë hetuesish e prokurorësh të kohës së Enverit ia kanë marrë dorën. Dy të rinjtë punëtorë të arrestuar më 26 korrik 1990 në Vorë, njoftohen me aktakuzë një ditë më vonë për “veprën penale”. Njëri prej tyre nuk e pranon, ndërsa tjetri nën trysninë e përdorur e pranon dhe kërkon të mbyllet kjo çështje. Hetuesi i diktaturë për çështjen penale nr.310 harton edhe planin për hetimin e kësaj çështjeje të nisur “kryesisht”, duke përfshirë edhe pyetjen e familjarëve të personave, etj. E mjera Shqipëri me prokurorë e gjykatës të shkollës moskovito – enveriste që nisnin çështje sipas formulës “kryesisht”, të cilët i kanë ngelur si “dopio-gjashtë” me parimet e partisë në kokë. E keqja nuk ndalet deri këtu se nisin akoma “kryesisht”. Dhe nuk ka si të mos të vijë keq kur ata që kanë firmosur dhe certifikuar ato që njihen si krime të diktaturës komuniste, të dënuara nga disa rezoluta në vendet e BE-së, në Shqipëri, apo në vende të tjera ku sundoi regjimi komunist.

Aktakuzë kundër të pandehurve, Arben Hiqmet Luçi, Beniamin Fahri Bizi

Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkuar me datën 26.07.1990 në qytetin e Tiranës për të hyrë në një ambasadë të huaj e për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.

Hetuesia e Rrethit Shkodër në datën 27.7.1990 ka filluar çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Arben Luçi dhe Beniamin Bizi, për veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe provuar se:

Dy të pandehurit janë banorë të qytetit të Shkodrës dhe kanë shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë të paformuar dhe me karakter të dobët, ata janë bërë pre e propagandës së armiqve të brendshëm e të jashtëm. Të ndikuar nga propaganda që bënte televizioni she stacionet e huaja të radios për shtetasit shqiptarë që u futën në ambasadat e huaja, në fillim të muajit korrik, ata të dy kanë vendosur që me datën 27.7.1990 të ishin në Tiranë dhe atje të futeshin në një ambasadë të huaj duke realizuar kështu qëllimin e tyre për të dalë jashtë shtetit në mënyrë të kundraligjshme. Dy të pandehurit takohen ndërmjet tyre me datën 25.7.1990 në darkë dhe e vendosin që të nesërmen me trenin e orës 14.00 që niset nga Shkodra të shkonin në Tiranë dhe të prisnin që me datë 27.7.1990 të futeshin gjatë ditës në ndonjë ambasadë. Të nesërmen, pra me datë 26.7.1990 janë nisur për në Tiranë me trenin e orës 14.00. Nga shtëpitë e tyre janë larguar pa lënë adresë fare se ku do të shkonin. Pasi kanë arritur në Vorë kanë parë se kishte shumë policë që po kontrollonin personat e dyshimtë që ishin aty. Në këto kushte, i pandehuri Beniamin i ka thënë të pandehurit Arben që të ktheheshin për në Shkodër. Por ky i fundit i vendosur plotësisht për veprën që do të kryente, nuk ka dëgjuar dhe bile ka ndikuar fort tek i pandehuri tjetër për t’ia mbushur mendjen që të vazhdonin rrugën për ku ishin nisur. Dhe kështu të dy të pandehurit zbresin nga treni në Vorë dhe nisen në këmbë, nëpër fusha për të hyrë fshehurazi në Tiranë. Por gjatë rrugës ata u kapën nga një patrullë policie dhe shoqërohen fillimisht për një rajon policie në Tiranë dhe pastaj sillen në Shkodër dhe ndalohen. I pandehuri Beniamin e pranon plotësisht akuzën që i bëhet dhe paraqitet shumë i penduar për veprën që ka kryer. Ndërsa i pandehuri Arbeni mban qëndrim shumë negative gjatë zhvillimit të hetimeve dhe nuk pranon fare që të jetë nisur për të hyrë në ambasadë. Në këto kushte, dy të pandehurit kanë konsumuar plotësisht elementet e veprës penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, nëpërmjet hyrjes në ambasadë të huaj. Vepra e kryer nga të pandehurit paraqet rrezik të theksuar shoqërore. Po kështu, rrezikshmëri të theksuar shoqërore paraqet edhe i pandehuri Arben Luçi, i cili nuk pranon fare akuzën dhe mban një qëndrim shumë negative gjatë hetimit të çështjes.

Duke i konsideruar hetimet e plota dhe akuzën të vërtetuar në bazë të nenit 105 të K. Pr. Penale, ju paraqesim për gjykim të pandehurit:

1-Beniamin Bizi, i biri i Fahriut dhe i Ylfetes, i datëlindjes 1964, lindur dhe banues në Shkodër, me kombësi dhe shtetësi shqiptare me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtore me arsim 8 klasë, i pamartuar, i padënuar, pa imunitet, i arrestuar.

2-Arben Luçi i biri i Hiqmetit dhe i Liries, i datëlindjes 1962 lindur dhe banues në Shkodër, me arsim të mesëm, i paorganizuar, pa imunitet, i padënuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me origjinë nëpunës dhe gjendje shoqërore punëtore, i pamartuar, i arrestuar.

Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.

Akt akuza së bashku me materialet e tjera të dosjes hetimore i kalon për gjykim Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Kjo akt akuzë u përpilua sot më datë 4.8. 1990 nga unë hetuesi Arben Kraja.

Drejtoi Durrësin 12 vjet, asnjë hetim Dakos. Banorët: Jepte leje abuzive, shiste betonin e tij

Teksa 9 persona, shumica ish-zyrtarë në nivele drejtorësh e specialistësh, qëndrojnë pas hekurave si përgjegjës për pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit me 23 jetë të humbura në Durrës, mbi kryebashkiakun që për 12 vite drejtoi qytetin nuk rëndon asnjë akuzë.

Prokuroria dhe policia nuk kanë çelur asnjë hetim për Vangjush Dakon, i cili për 3 mandate dha leje ndërtimi pa fund për pallate që tërmeti i shkatërroi. Banorët e drejtojnë gishtin te njeriu që kishin në krye të bashkisë dhe e bëjnë atë përgjegjësin kryesor të asaj që janë duke përjetuar.

Dëmtimet që la pas tërmeti në pallatin 13 katësh, në lagjen 17 të Durrësit, janë mëse të dukshme, muret e jashtme dhe të brendshme përfunduan në rrugë. Leja për pallatin që tashmë është i pabanueshëm është lëshuar në vitin 2009, kohë kur bashkia drejtohej nga Dako. Banorët kanë jetuar në një pallat, ku tërmeti iu tregoi se shkeljet ishin bërë me të dyja këmbët.

Leje ndërtimi të pazbardhura, pallate pa struktura antisizmike, themele të dobëta, kolona pa sasinë e mjaftueshme të hekurit, punime të kryera pa asnjë mbikëqyrje nga pushteti lokal. Këto janë abuzimet që tërmeti i nxori në pah të bëra kur Dako drejtonte Bashkinë e në të njëjtën kohë vëllai i tij zotëronte kompaninë e betonit, 3D, dhe ishte një ndër furnizuesit kryesor të ndërtuesve në Durrës.

Leja për pallatin 13 katësh është dhënë për 10 kate dhe një papafingo, por ndërtesa u ngrit me 13 kate. Ndërtimi i 3 kateve shtese, të cilët nuk dihet nëse ishin me leje, ishte fundosëse për pallatin, i cili nuk mundi ta mbante peshën gjatë lëkundjeve.

Pas 3 mandateve që firmosi leje të pafundme ndërtimi në Durrës, ish-kryebeashkiaku Vangjush Dako sot fshihet dhe hesht për pasojat tragjike dhe shkatërrimin e qindra pallateve. Realitetet janë të ndryshme dhe aspak të ngjashme në pak metra në lagjet e Durrësit, me pallate të shkatërruara, të cilat gjatë viteve të drejtimit të Dakos kanë abuzuar me lejet dhe cilësinë e ndërtimit, dhe nga ana tjetër pallate që nuk pësuan asnjë dëmtim të strukturës, gjatë tërmetit të 26 nëntorit./Balkan Web

Kreu i SPAK Arben Kraja: Kemi shumë punë, do bëjmë një skuadër të fortë

Një ditë pasi Këshilli i Lartë të Prokurorisë zgjodhi Arben Krajën në krye të SPAK, ky i fundit është prezantuar si drejtues i këtij institucioni. Ka qenë kreu i KLP Gent Ibrahimi ai që prezantoi Krajën para anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Ibrahimi theksoi se nga sot nis një proces i ri në kuadër të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se tashmë SPAK është akronim që do të japë kontributin e tij.

“Është bukur që po përtojmë një stinë nisjesh, e inaugurimit. Sot bëjmë një mbyllje të procesit dhe hapim një tjetër. Sot mbyllet një derë, hapet një tjetër. Ne kemi ndjerë peshën e punës. Tashmë këto institucione janë të krijuara. Tashmë presim që dritat e skenës të zhvendosen atje ku duhet të jenë. Do të japim kontributin tonë për reformën në drejtësi. Jam i lumtur që gjatë një procesi të gjatë, transparent, kemi SPAK-un. SPAK është akronim që ndoshta dhe fëmijët e kanë mësuar. Jam optimist që ky akronim do të japë kontributin. Jam i lumtur që të prezantoj zotin Kraja në këtë detyrë. Falënderoj zonjën Prela për kontributin e saj. Tashmë gjithçka është në vendin e vet. Zoti Kraja është në krye të detyrës. Të gjithë mund të shkojnë të festojnë të qetë festat dhe të nisim nga puna vitin e ri.”, -tha Ibrahimi.

Ndërkohë, drejtuesi i SPAK në fjalën e tij të parë pas marrjes së kësaj detyre pohoi se në këtë institucion do të krijojë një skuadër të fortë, ndërsa shtoi se “nuk është koha për llafe, pasi ka shumë punë”.

“Dy fjalë shkurt se nuk dua ta zgjasë. Kemi shumë punë për të bërë. Falënderoj KLP për këtë proces transparent. Unë thash edhe dje, i falënderoj ata që votuan për mua dhe ata që votuan për kandidatët e tjerë. Do të bëjmë një skuadër të fortë dhe do ta drejtojë me kompetencë. Koha është për punë, nuk kemi shumë llafe. Dhe do fillojmë nga puna.”, pohoi drejtuesi i SPAK.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
(BalkanWeb)

Nisma për shkarkimin e Metës- PS shtyn me 4 muaj Komisionin

Në Komisionin Hetimor për shkeljet e Presidentit Meta është miratuar shtyrja me 4 muaj e afatit të hetimit të veprimeve të tij.

Në Kuvend kaloi projekt-ligji për një shtesë në përmbajtjen e këtij hetimi, pas anulimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit edhe ajo e dekretimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila çoi më pas në një përplasje me kreun e KED, Ardian Dvoranin.

Mazhoranca pretendon se Meta ka bërë dy shkelje të tjera sa i takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, arsye për të cilën kërkoi edhe shtyrje me 4 muaj këtë komision.

Ndërkohë nga ana tjetër, anëtari i Komisionit të Posaçëm Hetimor, Arben Zeneli ka dalë kundër këtij propozimi pasi kërkon që Komisioni të mbarojë fillimisht për atë çfarë u mblodh fillimisht, pra për anulimin e dekretit të 30 qershorit.

“Të mbarojmë fillimisht për atë çfarë u mblodhëm. Më pas përfundojmë, dhe vijojmë me shtesat.”- tha Zeneli. Halit Valteri gjithashtu deklaroi; “Nuk mund të merremi se çfarë bën sot Meta apo çfarë do bëjë Meta. Nuk bëhet kjo punë shto ujë e shto miell. Jemi kundra shtimit të objekteve të hetimit për Presidentit në këtë Komision.”
(BalkanWeb)

Meta: “S’mund të vijojmë me një qeverisje për një Shqipëri pa shqiptarë”

Duke sjellë në vëmendje shifrat e numrit të rritur të azilkërkuesve shqiptarë për vitin 2019, që tha se e kanë tronditur kur i ka lexuar, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shqiptarëve t’i thërrasin mendjes tha ai e mos të largohen e të humbasin atheun përgjithmonë.

Por përgjegjësi të drejtpërdrejtë tha kreu i shtetit për këtë situatë ka konflikti politik që e quajti skizofrenik dhe artificial, ndaj bëri thirrje t’i jepet fund një qeverisje për Shqipërinë pa shqiptarë, tha Meta.

“Shqetësimi më i madh është një tërmet i përditshëm që lidhet me hemoragjinë e vendit të pandalshme në atë që e quaj pa e tepruar shpopullim.

Ka qenë tronditëse për mua të lexoja statistikat zyrtare të azilit të muajit nëntor që tregonte qartë një rritje mjaft shqetësuese në gati 16 % në 10 muajt e këtij viti në krahasim me një vit më parë, jo vetëm kaq por kjo rritje është shume herë me e lartë se se Serbia apo Mali i Zi.

Të gjitha këto duhet të na bëjnë që të reflektojmë sa më shpejt sepse kjo humbje e besimit është përgjegjësi e drejtperdrejte e këtij konflikti skizofrenik artificial që s’mund të vijiojë më të jetë mënyrë qeverisje për një Shqipëri pa shqiptarë.

Politika duhet të refklektojë e para dhe shqitparët duhet ti thërrasin mendjes se mund të ikin në gjithë botën për një punë pagë e arsim më të mirë por do humbasin përgjithmonë atdheun e tyre.

Shpresoj që ky fund viti dhe ky tërmet me shumë pasoja që na mësoi se më e rëndësishmne se cdo gjë është jeta e shëndeti e dashuria për njeri- tjetrin të na ndihmojë të reflektojmë për një politike të re që do drejtohet me një mënyrë gjithëpërfshirëse me votim të lirë”.

Presidenti i shqetësuar – Kambana alarmi: Nga përkeqësimi i lirisë së medias te politika e përçarë artificialisht

Mesazhe të forta ka dhënë sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa ka folur për kambana alarmi lidhur me përkeqesimin e lirisë së medias, politikës së përcarë artificialisht dhe shpopullimit të vendit, mes rritjes së dhimbshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë nëpër botë.

“Liria e medias është përkeqësuar, kushtet e punës gjithashtu, pas shumë viteve gazetarët u janë kthyer protestave, shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, kurse pronarë e drejtues mediash e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve se e bëjnë vetë”-tha Meta, duke iu referuar raporteve të fundit që dëshmojnë për një media shqiptare pjesërisht e lirë.

“Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes së urrejtjes nuk duhet kurrsesi të keqpërdoren me qëllim mbytjen mbytjen e kriktikës ndaj qeverisjes dhe të zgjedhurve, të bindjeve të ndryshme politike, të përkatësisë së besimit fetar apo të kërkesës për llogaridhënie. Ka pasur përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve. Nuk harrojnë dot dramën që shkaktoi mohimi i kësaj lirie në 50 vite të diktaturës, kalvari i vrasjeve, dënimit dhe cenimit të dinjitetit njerëzor. Pas përmbysjes së regjimit ndodhi revolucion i jashtëzakonshëm mediatik, me një numër të madh mediash. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka korrelacion mes lirive civile dhe demokracisë, sa më e konsoliduar demokracia aq më të mbrojtura janë liritë e individit. Kamabana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit, cenimi i lirive, mungesa e llogaridhënies dhe varfëria janë kushtet kryesore. Polarizimi artificial i jetës politike në vend dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga politika është ajo që i demotivon shqiptarët që kanë kërkesa të larta që të ikin nga vendi”- tha Meta.

Sipas tij, raporti i para një muaji tregoi se numri i azilkërkuesve për 10 muaj është rritur me 16% krahasuar me vitin e kaluar, në raportoi ne Serbinë e kemi 8.2 herë dhe 11 herë më i lartë me Malin e Zi.

“Tronditës eshte largimi i Agron Tufës, që u kërcënua familjarisht për shkak të detyrës dhe mendimeve të tij, më tronditës mosreagimi per kete largim nga ana e institucioneve dhe nuk reagon askush. As media, gazetarët dhe pedagogët nuk janë e nuk mund të jenë armiqtë nga të cilët duhet të ruhemi. Dhe nuk duhet të trajtohen si të tille”- tha Meta.

Ne fund e ka mbyllur fjalen e tij me nje urim:

“Uroj që viti i ardhëm ti gjejë mediat dhe gazetarët më të lirë, më aktivë dhe më afër të vërtetës, kjo nuk mund të ndodhe më një urim dhe dëshirë, do reflektim të tillë të shoqërisë dhe politikës, sepse një mjedis i përcarë artificial dhe përjashtues nxit urrejtjen. Te urojmë që tërmeti të shërbejë si moment ringritje dhe bashkëpunimi se dialogu na siguron demokraci të qëndrueshme dhe frymëzuese për të rinjtë që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre”- tha Presidenti, gjate fjales se mbajtur në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”.

Lutfi Dervishi për anëtarët e SPAK: Më ngjajnë si delet që …

Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka reaguar kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi.

 

Në një postim në facebook, Patozi thotë se kaq gëzim sa u shpreh për ngritjen e SPAK nuk ka pasur njerëzia as në marrjen e rrogave në kohën e diktaturës, me në krye Enver Hoxhën.

Gjithashtu Patozi zbulon edhe se çfarë i ka thënë Lutfi Dervishi pas betimit të anëtarëve të SPAK tek Presidenti Ilir Meta.

“URIM VONUAR PËR I SPAK-un

Kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot për ngritjen e SPAK-it, në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave.
A thua se këta prokurorët e e rinj, që u betuan paradite në Presidencë, do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve ata fatkeqët e goditur më shumë nga tërmeti.
Ndërsa Lutfi Dervishi me tha se i ngjajnë me delet, që emocionohen nga takimi i parë me ujkun”, shkruan Patozi.

Agron Tufa: “Kreu i SPAK, hetues i diktaturës komuniste, imagjinoni se me çfarë drejtësie do të… “

Ish-kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, thotë se kreu i SPAK i zgjedhur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është hetues i periudhës së diktaturës komuniste.

 

Arben Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP-së, pavarësisht së në mbledhjen e mëparshme të këtij institucioni ishte renditur i pari me pikë Altin Dumani.

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!
Ka vend një pyetje këtu:
– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos valle ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?
Per këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten
Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”
Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë. 
, shkruan Tufa në facebook.

Aktualisht, ai ndodhet në Zvicër ku ka kërkuar azil politik bashkë me familjen, ndërsa vazhdimisht ka denoncuar që ish-hetues dhe ish-sigurimsa të diktaturës kanë pozicione të larta shtetërore.

Besnik Mustafaj: SPAK të nisë punën me qeveritarët në pushtet

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, duke folur për ngritjen e SPAK, deklaroi se shqiptarët kanë pritshmëri të larta nga struktura antikorrupsion.

Lajm i mirë, por i vonuar. Unë shpresoj që prokurorët në SPAK do të kenë integritetin dhe profesionalizmin për drejtësi. Për ngritjen e SPAK, u gëzua jo vetëm Taulant Balla dhe maxhoranca, por edhe opozita. Gjithë populli po pret, e shpresojmë që të mos na zhgënjejnë”, tha ai.

Besnik Mustafaj theksoi se SPAK duhet të nisë me qeveritarët të cilët aktualisht janë në pushtet.

Uroj që SPAK të mos zhgënjejë. Puna duhet nisur nga politikanët që janë në pushtet. Në mendimin tim, SPAK duhet të fillojë me njerëzit që janë në pushtet. SPAK e ka mbështetjen e elitave intelektuale, e ka mbështetjen e popullit”, tha Mustafaj.

Ai e konsideroi ligjin antishpifje si mjaft të rrezikshëm, duke thënë se Rama dëshiron t’ju ikë kritikave.

“Ky është një ligj jashtëzakonisht i rrezikshëm. Legjislacioni shqiptar e dënon shpifjen. Kryeministri do të ndëshkojë fjalën e lirë dhe të fusë frikën. Në 25 vende të BE penalizohet shpifja, por ama penalizohet nga ligji, gjykata dhe jo nga AMA. Pastaj në lgij nuk përcaktohet se çfarë është shpifje. Me këtë kriter, që kryeministri quan shpifje, AMA do të penalizojë. Ky ligj demoralizon gazetarinë investigative”, u shpreh Mustafaj.

Për ndëshkimin e Salianjit, Mustafaj deklaroi se është një përpjekje e qeverisë për të dekurajuar opozitën.

“Ndëshkimi i Salianjit është mirëfillti një përpjekje, që ta dekurajojë opozitën që të denoncojë aferat korruptive të mëdha. Ndëshkimi në procesin e vettingut, bën që Rama të ndikojë në vendim. Kryeministri ia doli të ketë ndikim. Unë besoj se e vërteta të dalë.”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj theksoi se qeveria duhet të ketë një plan më të qarë sa i takon situatës nga tërmeti.

“Qeveria po ecën shumë ngadalë në ndihma. Ndihamt nuk dihet sesi po menaxhohen. Gjithë zelli i kryeministrit të javës së parë është fikur. Nuk mund të thuash që qeveria po menaxhon mirë situatën pas tërmetit, vetëm pasi ai shkon në një familje për ta ndihmuar, në praninë e kamerave. Qeveria nuk ka vizion të qeverisë për riparim të dëmeve materiale. Shohim vetëm premtime pa koherencë. Kryeministri bën petulla me ujë. Ai që quhet Komitet duhet të dilte me program të qartë. Duhet të dilte para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Solidariteti duhet brenda parimeve të BE”, tha Mustafaj.

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Ka lobime kundër opozitës tek ndërkombëtarët!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se qeveria dhe Edi Rama lobojnë në institucione ndërkombëtare kundër opozitës dhe individëve të caktuar të saj.  

 

Sipas Kryemadhit kjo është e ligjshme në disa vende, madje edhe ajo po të kishte mundësi do të lobonte, por nuk kishte ndërmend të harxhonte asnjë lek.

“Normale që ka kundër opozitës dhe kundër individëve të caktuar. Kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Edhe unë po të kem mundësi do të loboja kundër Edi Ramës, por s’kam ndërmend se nuk harxhoj asnjë kacidhe lek për të lobuar kundër Ramës”, tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se nuk priste që ambasadorët e vendeve ndërkombëtare të mbështesnin opozitën, por nuk do lejonte që ambasadorët për çdo protestë të opozitës të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore.

“Ambasadorët këtu janë ambasadorë të shteteve të tyre. Qeveritë bashkëpunojnë me qeveri. Qeveritë nuk bashkëpunojnë me opozitën. Unë jam shumë e bindur që ambasadorët këtu do të bëjnë punën e qeverisë së tyre. Mos harroni që kanë një kryeministër që thotë do bëni kështu siç them unë, ose përndryshe ju përzura nga Shqipëria dhe i bën letër ministrit të Jashtëm. E ç’ fuqi ka një ambasador apo një diplomat, kur një kryeministër i çon letër ministrit të Jashtëm të një vendi të caktuar? Për t’u kapur dhe për t’u shantazhuar janë shumë të thjeshtë ambasadorët këtu. Shqipëria një vend i vogël është dhe të gjithë e dimë se çfarë bëhet.

Kështu që nuk pres që ambasadorët këtu të jenë në krah të opozitës. Por ama nuk do të lejoj që ambasadorët këtu për çdo protestë të opozitës, të dalin dhe të bëjnë sikur këtu do bëhet lufta e tretë botërore. Ndërkohë nuk thonë një fjalë për atë që ndodh me ligjin, për lirinë e shprehjes. Por nuk i gjykoj, nuk i paragjykoj dhe as nuk i intimidoj për këtë gjë. Por di të them që kompani lobiste që paguhen me para antishqiptare, sigurisht që lobojnë në institucione ndërkombëtare, sepse nuk është se është e paligjshme jashtë. Është e ligjshme si në Bruksel, në Ëashington, kudo për kompanitë lobiste”, u shpreh Kryemadhi, në një intervistë për Ora News.

Arben Kraja zgjidhet kryetar i SPAK (video)

Me gjashtë vota pro, Arben Karaja është zgjedhur kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Për zgjedhjen e tij votuan pro Sandër Beci, Vatë Staka, Beluri, Sheshi, Nurihan Sejti dhe Alfred Balla.

Kraja nuk ka mundur të marrë votën e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, vota e të cilit ka shkuar për Edvin Kondilin, respektivisht edhe e vetmja votë.

Për zgjedhjen e Arben Krajës në krye të SPAK është vlerësuar eksperienca në drejtim dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj letër KLD-së: Më kërcënon banda kriminale e Fatmir Xhafajt

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, ndihet i kërcënuar personalisht dhe familjarisht nga ajo që ai e konsideron si “banda kriminale e Fatmir Xhafaj”, ish-ministrit të Brendshëm.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në Tetor 2019 ku kërkonte mbrojtje fizike, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit të kryeqytetit prezanton detaje tronditëse se si, zyrtarë të lartë policorë, nën drejtimin e Xhafajt, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, i kanë ushtruar atij dhe familjarëve të tij të afërt presion kriminal.

Rreth 2 muaj pas kësaj kërkese, Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk ka vendosur mbi kërkesën e Alaudim Malaj, ndërkohë që gjyqtari Malaj vijon të jetë i kërcënuar edhe për shkak të mos-reagimit të institucioneve ligjzbatuese ndaj personave të kallëzuar prej tij.

“Boldnews.al” ka siguruar, në mënyrë ekskluzive, shkresën që gjyqtari Alaudin Malaj i dërgon Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe disa institucioneve të larta shtetërore e ambasadave kryesore në Tiranë, në të cilën kërkon marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit fizik të tij, familjarëve të tij dhe pasurisë së tyre.

Në dokument, gjyqtari Malaj jep detaje mbi ngjarjet kërcënuese dhe emrat e personave, duke përfshirë Fatmir Xhafajn, drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, disa zyrtarë të tjerë policorë dhe personazhe, të identifikuar prej tij si me rekorde kriminale.

Përplasja ndërmjet Alaudin Malaj dhe Fatmir Xhafaj ka ndodhur për shkak të vëllait trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj. Gjyqtari Malaj, në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, në 25 Nëntor 2019, deklaroi se arrestimet e paligjshme të familjarëve të tij janë bërë nga Fatmir Xhafaj, pasi “…unë i nxora vendimin se vëllai i tij ishte dënuar në Itali. Dhe jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund të pranoja të drejtohesha nga një ministër i Brendshëm që vëllanë e ka të dënuar. Le të rrijë ministër Turizmi dhe jo i Brendshëm …”.

“Xhafaj, pjesë e grupit të strukturuar kriminal”

Alaudin Malaj informon Këshillin e Lartë Gjyqësor se, në datë 22 Tetor 2019, ai ka dorëzuar një kallëzim penal për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” kundër Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, kryepolicit Ardi Veliu, si edhe punonjësve të policisë Gentjan Shehu e Alket Sulejmani.

Sipas Malajt, vëllai i tij, Agroni, në maj 2019 kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për këtë kërkesë, prokuroria e drejtuar nga Donika Prela, nuk ka kryer asnjë veprim, çështja ishte pushuar dhe ajo që ishte më e rënda, dokumentat ishin zhdukur.

“Mbi interesimin tim personal, më rezultoi se kjo kërkesë ishte zhdukur në Prokurori”, thotë Alaudim Malaj në shkresën për KLGJ-në. “Në këto kushte, u detyrova të dorëzoj sërish atë kërkesë, si edhe kallëzimin ndaj Xhafajt, Veliut, etj..”, në datën 15 Tetor 2019.

Gjyqtari Malaj deklaron se një shtetas nga Vlora, M.M., me ndihmën e oficerëve të Policisë së qytetit, ka ndërhyrë me dhunë në godinën në pronësi të kompanisë së bashkëshortes së tij, dhe ka pushtuar një apartament.

Për këtë rast, por edhe për përplasje të tjera të mëparshme me këtë person, gjyqtari Malaj ka dorëzuar kallëzimet penale në Policinë e Vlorës. Sipas tij, “këtë shtetas (M.M.) e kam kallëzuar disa herë në polici, por ndaj tij nuk është kryer asnjë veprim. Ndërkohë që dokumentat që policia ka dërguar ndaj tij në prokurori janë pa asnjë akt, me qëllim për t’u pushuar ndjekja penale ndaj tij”.

Ai i referon Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe një kërcënim serioz për jetën e tij. “Shtetasi M.M më ka kërcënuar me armë. Por, megjithëse ai e hodhi pistoletën në sytë e punonjësve të policisë, ndaj tij nuk u bë as, arrestim, as ndalim, madje as shoqërim, por vetëm e pyet, pavarësisht kallëzimit tim”, shprehet gjyqtari Malaj.

Sipas tij, kjo tregon se M.M “ka nxitjen dhe mbështetjen e autoriteteve policore për kërcënimin dhe eliminimin tim fizik”, thotë Alaudin Malaj.

Gjyqtari i Apelit, Malaj, është i bindur se pas këtyre veprimeve policore, qëndron Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, për të cilin ka konsideratën se është person me predentë të shumtë kriminal.

Faktet e gjyqtarit për Fatmir Xhafaj

Në shkresën drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera të larta dhe ambasadave, gjyqtari Alaudin Malaj rendit ato që ai i konsideron si “precedentët kriminalë”.

Ai i rikujton Këshillit të Lartë Gjyqësor se vëllai i Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj, është kreu i një grupi trafikantësh. Gjithashtu, Malaj sjell në vëmendjen e KLGJ-së veprimet e ish-ministrit të Brendshëm për fabrikimin e provave në çështjen penale “Alizoti/Geron”, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ard Veliu dhe zyrtarë të tjerë të uniformave blu.

Alaudin Malaj hedh dyshime edhe mbi vdekjen e shoferit të Fatmir Xhafaj, punonjës i Gardës që u gjet i vdekur në garazhin e atij institucioni.

Po ashtu, gjyqtari Malaj i referon Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe disa veprime anti-ligjore të kryera nga Policia e Shtetit kundër familjarëve të tij të afërt.

“Vëllai im është mbajtur i arrestuar 12 orë, për një vepër penale që nuk kishte asnjë lidhje. Djali i tezes time, E.Z., është shoqëruar dhe mbajtur për rreth 20 orë në polici, gjithashtu pa kryer asnjë vepër penale dhe në kundërshtim me ligjin”, deklaron gjyqtari Malaj.

“Në ditën e kësaj kërkese, (22 Tetor 2019), babai im dhe djali i tezes, janë rrethuar nga 20 punonjës policorë. Kushëriri im është shoqëruar nga policia dhe është mbajtur për rreth 4 orë në komisariat, ku pyetej nëse kishte konflikt me ndokënd”, vijon Malaj, i cili i konsideron të gjithë këto veprime si forma presioni ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Heshtja e KLGJ

Në përfundim të shkresës së tij, gjyqtari Alaudin Malaj kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të merrnin në konsideratë kërkesën për mbrojtje të posaçme, për të shërbyer “si mbrojtje përballë kësaj politike kriminale të Fatmir Xhafaj dhe bandës së tij, e cila, për përfitim politik, mund të shtyj dhe nxis nëpërmjet organeve shtetërore vrasjen dhe përçmimin në publik të gjyqtarëve”.

Rreth 2 muaj pas kësaj kërkese, “Boldnews.al” ka mësuar se ndaj gjyqtarit Alaudin Malaj nuk është ndërmarrë asnjë mbrojtje e posaçme. Këshilli i Lartë Gjyqësor është diskret për rastet konkrete mbi kërkesat e gjyqtarëve për mbrojtje të posaçme.

KLGJ, në një komunikim zyrtar të mëhershëm me “Boldnews.al”, iu referua ligjit “Për informacionin e klasifikuar sekret”, duke deklaruar se “emrat e gjyqtarëve (që janë në mbrojtje apo kanë bërë kërkese, shën.red.) dhe gjykatat ku ata ushtrojnë detyrën nuk mund të bëhen publikë, ndërsa afati i ruajtjes së klasifikimit është 10 vjet”.

Rasti “Alaudin Malaj”, si edhe të tjerë të publikuar më parë nga “Boldnews.al” dëshmojnë faktin që institucionet ekzekutive e kanë të lehtë të ushtrojnë presion, kërcënime e shantazhe ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që këta të fundit shpenzojnë javë e muaj me kërkesa për mbrojtje, të cilat, si në çështjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, nuk pranohen ose vonohen shumë.

Një ditë pas dënimit nga gjykata, Presidenti Meta pret ish deputetin Ervin Salianji

Një ditë pasi gjykata e dënoi me 1 vit burg për çështjen e ‘Babale’, ish deputeti i PD Ervin Salianji është thirrur nga kreu i shtetit. Lajmin e bën me dije zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi Salianjin, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi Salianjin se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent”.

Promovohet libri “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”

Është promovuar dje libri “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912) të studiuesit Paulin Marku. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në bazë të memorandumit të nënshkruar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Akademia e Studimeve Albanologjike. Të ftuarit e nderit në këtë aktivitet ishin: Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, Akademiku Beqir Meta, Drejtor i Institutit të Historisë dhe Dr. Paulin Marku, autori i librit.
Dokumentet diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve Dr. Paulin Marku i ka hulumtuar në Arkivin Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Në vëllimin e parë (janar-qershor 1912) janë përzgjedhur, përkthyer dhe përgatitur për botim, telegrame, relacione dhe informacione të ndryshme të diplomatëve italianë, në të cilat evidentohet qartë këndvështrimi dhe roli që pati Italia në çështjen shqiptare gjatë vitit 1912. Këto dokumente hedhin dritë mbi një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, atë të pragut të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Cutillo theksoi se ishte tejet i nderuar për ftesën në këtë panel. “Ky është një moment historik për Shqipërinë, ku Italia luajti një rol të rëndësishëm. Po afron koha që unë të largohem nga Tirana, dhe më bëhet qejfi që do kthehem në Romë me një kujtim të tillë historik. Ju falënderoj të gjithëve edhe i uroj suksese të mëtejshme autorit”, përfundoi ambasadori Alberto Cutillo.

Beqir Meta tha se: “Pa ndihmën e arkivit në Itali nuk do të mundeshim kurrë të zotëronim këtë libër unik. Do doja të falënderoja përzemërsisht autorin. Këto burime kanë interes të madh për historinë e vendit tonë. Paulini vendos një gur bazik në këtë periudhë historike, por në një të ardhme të shpejtë do ketë gurë të tjerë të radhës”.
Autori i librit, Dr. Paulin Marku, falënderoi përzemërsisht gjithë të pranishmit në këtë aktivitet. “Kjo e sotmja, është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Kemi patur mungesë në dokumentacionin italian të kësaj periudhe. Falë mbështetjes së Departamentit, mu propozua të merresha me nxjerrjen në dritë të këtij dokumentacioni. Ka patur vështirësi në hulumtim, por si për çdo historian, kjo transformohet në kënaqësi”. Andrea Llukani, duke referuar fjalimin e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçit (në mungesë të tij) theksoi se: “Populli shqiptar ka një histori të lashtë dhe me karakteristika të veçanta. Një vend të rëndësishëm zë Lëvizja Kombëtare Shqiptare. Ajo dha një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe afirmimin e kombit shqiptar që u finalizua në vitin 1912 me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë periudhë, dokumentet e huaja kanë peshë të pazëvendësueshme dhe na japin mundësinë të shohim në brendësi politikën e një shteti dhe të hulumtojmë në mënyrë të detajuar”.

EMRAT- Kush janë 18 gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme, çfarë vendosi KLGJ-ja

Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti në detyrë 12 gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe 6 të Gjykatës së Apelit, duke i bërë ata gjyqtarë të posaçëm.

 

Gjykata e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të fillojnë punën sot, ndërsa zyrtarisht, dy gjykatat e Krimeve të Rënda do të shkrihen.

“Sot, më datë 18.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën miratoi vendimin për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe disa vendimeve të tjera individuale për sistemimin në pozicion të gjyqtarëve të Gjykatave për Krimet e Rënda, të cilat nga dita e nesërme pushojnë së funksionuari si të tilla”, njoftoi dje KLGJ-ja.

Më tej, Këshilli, në kushtet e pushimit së funksionuari të Gjykatave për Krimet e Rënda, vendosi transferimin e gjashtë gjyqtarëve, konkretisht Fehmi Petku, Gjovalin Përnoca, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti, Dhurata Haveri (të Gjykatës së Apelit) dhe Luan Hasneziri (i Gjykatës së Shkallës së Parë), pranë disa Gjykatave të Apelit apo të Shkallës së Parë me juridiksion të përgjithshëm, duke filluar nga data 19.12.2019 dhe deri në përfundimin për ata të procesit të rivlerësimit kalimtar përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku në rast të konfirmimit në detyrë nga ky i fundit, gjyqtarët e transferuar gëzojnë të drejtën e zgjedhjes për t’u transferuar në çdo pozicion që do të jetë i lirë në atë moment apo që pritet të bëhet i lirë brenda gjashtë muajve, respektivisht në Gjykatat e Apelit apo të Shkallës së Parë me juridiksionin të përgjithshëm.

Në përfundim, po për shkak të pushimit të funksionimit të Gjykatave për Krimet e Rënda, Këshilli vendosi edhe transferimin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, z. Dritan Hallunaj, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, detyrë, ushtrimin e së cilës e fillon pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë të Tiranës.

GJYQTARET E POSAÇEM

GJYKATA E APELIT

Albana Boksi
Nertina Kosova
Saida Dollani
Dhimitër Lara;
Sokol Binaj
Nure Dreni

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË
Daniela Shirka
Etleva Dede
Flora Haredinaj
Ilirjana Olldashi
Irena Gjokaj
Marsela Balili
Miliana Muçaj
Ardit Mustafaj
Bib Ndreca
Fran Prendi
Klodian Kurushi
Sandër Simoni

PANORAMA

Ambasada e SHBA: SPAK- hetim zyrtarëve, bosëve të krimit dhe atyre që ishin të paprekshëm

Hap te rendesishem në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK), e ka quajtur ambasada amerikane ne Tirane, betimin e tete prokuroreve te SPAK, mengjesin e sotem te Presidenti Meta.

 

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, ambasada e SHBA ne Tirane thekson se “Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm’.

Postimi i ambasades amerikane 

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.

Emrat: 8 anëtarët e SPAK bëjnë betimin tek Presidenti, nis punën Prokuroria kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u betuan sot para Presidentit të Republikës.

Në Presidencë u zhvillua ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.

¨

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Profesorët e sizmologjisë ofruan hartë të re sizmike më 2013, llogaritën fuqinë e tërmeteve që mund të ndodhin

Shqipëria është një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Energjia e çliruar nga tërmetet e brezit ku ndodhet Shqipëria është rreth 15% e energjisë totale të çliruar nga tërmetet e gjithë botës. Si një vend sizmik ku tërmetet kanë demonstruar lojën e tyre demoniake që në kohërat e lashta, për vendin tonë një shkencë si sizmologjia është domosdoshmëri.



Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Eduard Sulstarova, Prof.Shyqyri Aliaj, Prof.Siasi Koçiu dhe Prof. Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike qe shoqëronte botimin e tyre të përbashkët me titull “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Akademikët kanë theksuar faktin se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet 7 ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet 8 ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet 9 ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën 7.

Sizmologët në botimin e Akademisë së Shkencave kanë renditur 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

Sipas tyre në Ultësirën Pranadriatike pra në zonën bregdetare duke pasur në konsideratë potencialin e lartë sizmik të brezit tërmetor Adriatiko-Jonik, mund të ndodhin në të ardhmen tërmete me magnitudë 7.00, më tej listohen edhe 8 zona të tjera.

Në botim analizohen edhe faktorët e truallit që ndikojnë në intensitetin e tërmeteve. Profesorët sugjerojnë të shmangen trojet e buta dhe të ngopura me ujë. Për bazamentet e godinave, kjo do të reduktonte dëmin potencial nga tërmetet. Në faqen 65 të librit përmendet edhe zona e ish-Kënetës në Durrës për të cilën shkruhet se ka kushte shumë të dobëta ku trualli përbëhet nga leshterikë, rëra pluhrorë etj që përfundojnë në argjile të dobëta të rrjedhshme.

Pikërisht tek Ish-Këneta në Durrës, lëkundjet e forta bënë që katet e para të disa banesave të futeshin nën tokë. Historia e ndërtimeve këtu u shënjua me një tragjedi për familjen Lala e cila humbi 8 anëtarë pasi banesa 4 katëshe u zhyt nga lëkundjet.

Nga studimi i tërmeteve te ndryshëm të vendit tonë rezulton si rregull se trojet e dobëta me nivel të cekët të ujërave nëntokësore e rrisin intensitetin sizmik dy ballë në krahasim me intensitetin në trojet e fortë shkëmborë, raporton “BalkanWeb”.

Sipas analizës rrezikun më të lartë sizmik në Shqipëri e ka rajoni kufitar Shqipëri- Mal i Zi, trekëndëshi Vlorë-Lushnjë dhe Tepelenë, zona kufitare Shqipëri- Greqi si dhe Korçë-Pogradeci. Studimit ia rrisin vlerën edhe hartat e rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për te gjithë qytetet e vendit.

Në studim arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi.

Në një postim të datës 9 dhjetor 2019 Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një shkrim, lidhur me studimin sizmologjik në fjalë. Meta e shoqëroi shkrimin me diçiturën “Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët”./ BW

Rama s’tërhiqet: Nesër “antishpifje” miratohet. Keqardhje për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave mbi miratimin e paketës anti-shpifje, ndërsa thekson edhe njëherë se projekti është dakordësuar edhe me OSBE.

Në twitter, në përgjigje të reagimeve kundër paketës, Rama shkruan se ndjen “keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë”.

 

Reagimi i plotë:

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://www.parlament.al/News/Index/9800

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore Antishpifje

“Paketa antishpifje”, KiE: Nevojë për përmirësim urgjent

Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, tha sot se ndryshimet ligjore, pjesë e së ashtuquajturës “Paketë antishpifje”, të propozuara nga qeveria shqiptare “kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”. Përmes një deklarate ajo shprehu “shqetësim të thellë” që parlamenti shqiptar vijoi me shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara.

“Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të ekzagjeruara dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe ndërhyrja e një rregullimi nga Shteti të mediave online, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend” – thekson zonja Mijatovic, e cila më parë ka mbulluar dhe funksionin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e mediave.

Në deklaratën e saj për situatën e krijuar në Shqipëri, Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut nënvizon se “është me rëndësi të madhe të sigurohet që interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe që të mbizotërojë vetë-rregullimi nga ana e mediave, përfshirë mediat online”, shprehet zonja Mijatovic ndërsa i bën “thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë projekt-ligjet aktuale dhe t’i bëjnë ato në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës ” zëri i amerikës

Shkatërrimi i pyjeve po kërcënon speciet e rralla të Shqipërisë

Shkatërrimi i pyjeve dhe kullotave në male dhe shndërrimi i tokës bujqësore në troje banesash po dëmton florën dhe faunën shqiptare dhe disa nga habitatet më të rralla në Europë, cilëson një studim i PNUD mbi ndikimin e faktorëve njerëzore dhe klimaterikë në mjedis.

Degradimi i habitateve po shndërrohet në rrezik për pasurinë natyrore të vendit lajmëron programi i Kombeve të Bashkuara.

Shndërrimi i tokës së punueshme bujqësore në toka e përdorur për ndërtimin e banesave çon në degradimi i habitateve. Ndërkohë në zonat pyjore prerjet e paligjshme dhe shkatërrimi i livadheve dhe kullotave kanë një ndikim të madh në humbjen e habitatit.

Humbje të mëdha janë evidentuar në zonën bregdetare të Shqipërisë. Përmbytjet e shpeshta kanë denatyruar kushtet për rritjen e bimëve dhe kafshëve në këto zona.

Shqipëria ka tashmë një ligj për biodiversitetin dhe ligjin për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, të cilat përmbajnë dispozita për mbrojtjen e biodiversitetit brenda zonave të mbrojtura, si dhe jashtë tyre. Por pavarësisht institucioneve të shumta dhe ligjeve të posaçme ende mungojnë inventarët e sakta mbi speciet dhe sidomos ato të kërcënuara.

Shqipëria brenda territorit të saj ka ekosisteme detare, zona bregdetare, liqene, lumenj, shkurre me gjelbërim të përhershëm, pyje me gjethe të gjera, pisha, kullota alpine dh livadhe. Gjithashtu në Shqipëria gjenden edhe ekosistemet e maleve të larta.

Shqipëria është gjithashtu e njohur për rrjetin e pasur hidrografik e përbërë nga lumenj, liqene, ligatinat, ujërat nëntokësorë dhe detet.

Në Shqipëri ka 3200 bimë të larta, 800 lloje kërpudhash, 313 lloje peshqish, 323 lloje zogj, 36 lloje zvarranikë, etj. Shqipëria numëron 150 lloj speciesh krejtësisht të sajat që nuk rriten e zhvillohen në asnjë vend tjetër. Në Shqipëri gjenden edhe 400 specie bimore ballkanike të rralla dhe 18% e specieve të rralla europiane.

Programi NAPA menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjeteve të tjera natyrore si Natura2000. Gjithashtu ky program monitoron florën dhe faunën në këto zona. Qeveria e Shqipërisë ka krijuar një sistem përfaqësues të Zonave të Mbrojtura (ZM), i cili mbulon pothuajse 16% të territorit shqiptar. Sistemi i zonave të mbrojtura konsiston kryesisht në 15 parqe kombëtare, në disa rezerva natyrore të menaxhuara dhe peizazhe të mbrojtura, në të cilat gjendet shumica e specieve.

PNUD vë në dukje se programi NAPA nuk ka prodhuar ndonjë raport monitorimi mbi biodiversitetin që në vitin 2017./monitor

Ndërtimi i një godine në Valbonë, KPA riçel hetimin gjyqësor për anëtarin e KLP

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 16 dhjetor që të riçelë hetimin për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Arben Dollapaj, duke pranuar një pjesë të kërkesave për hetim të bëra nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, konkretisht për të verifikuar lidhur me procedurat e  ndërtimit të godinës në Valbonë të Tropojës dhe për konkflikt të mundshëm interesi me shitësin e banesës në Tiranë.

 

Gjatë seancës së të hënës, Ballhysa renditi një listë të gjatë që konsideronte se duheshin verifikuar.   Ai tha se është e nevojshme të hetohet pasuria faktike lidhur me ndërtesën në Valbonë ku të evidentohet investimi dhe përllogaritja e shpenzimeve për strukturën e të verifikohet leja ndërtimore. Komisioneri kërkoi që lidhur me këtë pasuri të cilësohen si persona të tjerë të lidhur motra dhe vëllai.

Ballhysa tha se Dollapaj ka paraqitur 10 prova lidhur me këtë pasuri, ndër to: një ekspertim nga një inxhinier; deklarimet e motrës dhe të vëllait; një ekstrakt historik të subjektit të vëllait; lëvizje e llogarive të motrës në USD; SËIFT code nga e njëjta bankë dhe mandate pagese doganore në emër të vëllait.

“Vlerësojmë se subjekti në mënyrë deklarative ka pranuar se pjesa e vëllait dhe e motrës është përdorur së fundmi si bujtinë, ndërsa pjesa e tij është ende e papërfunduar”, pohoi Ballhysa.

Ai theksoi se ekspertimi dhe aktet e dorëzuara nuk kënaqin nevojat e hetimit pasi rezultojnë shuma të ndryshme investimi; s’ka të dhëna për vlerat e investimeve të kryera nga familjarët dhe se nuk identifikohet vlera totale e investimit. “Identifikohet leja ndërimore, por nuk ka verifikim se si është zbatuar”, pohoi Ballhysa. Ai shtoi se objekti ka përfunduar dhe se mund të regjistrohet për pjesët takuese dhe se deklarata noteriale e familjarëve të Dollapajt nuk mund të merrej me fuqi të plotë provuese pasi është se është bërë gjatë procesit të vetingut. Sipas Ballhysës, duhet administruar dosja e plotë nga Bashkia Tropojë për këtë ndërtesë dhe duhet hetuar për të ardhurat e ligjshme të Dollapajt për pjesën e tij.

Komisioneri theksoi më tej në qëndrimin e tij, si për shkak se vetë Dollapaj ka deklaruar se investimi ka qenë i përbashkët me motrën dhe vëllanë, atëherë ka marrëdhënie interesi dhe duhet të cilësohen si persona të tjerë të lidhur.

Ballhysa evidentoi se shuma 25 mijë USD e deklaruar si hua e marrë nga vëllai subjektit prej kunatit që jeton në SHBA, është dërguar nga një person tjetër. Ai kërkoi që të mos konsiderohet kjo vlerë. Komisioneri pohoi se edhe aktet e zhdoganimit janë kryer nga një person që nuk është investitor në ndërtesën në Valbonë. Komisioneri tha se nuk mund të konsiderohen si të ardhura të ligjshme edhe dhuratat nga motrat që jetojnë në USA, nëse nuk verifikohet burimi i ligjshëm i tyre.

Lidhur me ndërtesën në Tiranë, Ballhysa u ndal fillimisht në nevojën e verifikimit të mundësisë së prokurorit Dollapaj për të plotësuar kushtet për marrjen e kredisë së butë.

Ai kërkoi gjithashtu që të konsiderohet si person tjetër i lidhur edhe kunati H.S. që jeton në USA, i cili i ka dhënë hua 25 mijë USD vëllait të prokurorit Dollapaj për blerjen e shtëpisë në Tiranë. Ballhysa këmbënguli për verifikimin e konkliktit të mundshëm të interesit pasi, duke argumentuar se shtëpia është blerë më lirë nga kostoja e ndërtimit.

Pasi u tërhoq për rreth dy orë e gjysmë për të konsultuar dokumentacionin e dorëzuar nga Dollapaj dhe qëndrimin e Komisionerit, trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo anëtarë, vendosi të riçelë hetimin dhe të lejojë marrjen e provave për një pjesë të kërkesave të Ballhysës.

Kolegji vendosi t’i kërkojë të dhëna disa institucioneve lidhur me ndërtimin dhe zhvillimin e ndërtesës në Valbonë. Konkretisht u vendos t’i kërkohet informacion ZVRPP Tropojë për regjistrimin e kësaj pasurie; Bashkisë Tropojë dokumentacioni i praktikës së dhënies së lejes së ndërtimit; Ministrisë së Turizmit të dhëna për pajisjen me certifikatë për operimin në fushën e turizmit dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Kukës dokumentet për regjistrim e aktivitetit si “bujtinë” në Valbonë.

Ndërsa lidhur me shtëpinë në Tiranë Kolegji vendosi t’i kërkojë të Ministrisë së Drejtësisë të dhëna për gjendjen gjyqësore të shtetasit Kosovar që i ka shitur banesën vëllait të prokurorit Dollapaj. Gjithashtu, u vendos t’i kërkohet prokurorive Durrës, Tiranë dhe asaj të Përgjithshme informacion nëse prokurori Dollapaj ka hetuar ndonjë çështje ku ka qenë subjekt shtetasi Kosovar në fjalë.

Kryesuesi Adrian Hajdari shtoi se Kolegji kishte vendosur që t’i kërkojë Komisionerit Publik të japë vlerësimin e tij në lidhje me denoncimet e publikut dhe që subjekti të ndihet i lirë të depozitojë çdo provë.

Më pas ju dha fjala mbrojtësit të prokurorit Arben Dollapaj, avokatit Viktor Gumi i cili duke ju referuar qëndrimeve të Komisionerit për dhuratat e dërguara nga motrat e Dollapajt për nënën e tyre, tha se në seancën e 4 dhjetorit kishin depozituar dokumente të shtetasve amerikanë. Ai shpjegoi se praktika e deklarimit të të ardhurave në shtetin amerikan jepet për 6 vitet e fundit. Sipas avokatit Gumi, duke qenë se mbesa e ka dhënë dhuratën në vitin 2013, përfshihet në gjashtë vitet e fundit. Kurse motrat e që i kanë dhënë dhuratat në vitin 2006 nuk mund të kenë dokumente për atë periudhë.

Prokuori Arben Dollapaj tha në fund të seancës se edhe pse huaja i ishte dërguar vëllait nga një person tjetër dhe jo nga kunati, ata në atë periudhë kishin qenë bashkëpronarë. “Për transparencë do të përpiqem të sjellë prova e deklarata noteriale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë gjë”, theksoi prokurori Dollapaj edhe pse për këtë qëndrim të Komisionerit nuk u riçel hetimi.

Kolegji vendosi të shtyjë seancën e radhës për më datë 16 janar 2020, ora 10:00.

Gjatë seancës së 4 dhjetorit, prokurori Arben Dollapaj u shpreh se ishte i hapur për riçeljen e hetimit gjyqësor dhe për çdo lloj verifikimi në Valbonë e në Tiranë.

/BIRN/

Arben Malaj: “Më kanë kërcënuar familjen”

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i pezulluar nga detyra e anëtarit të bordit të Këshillit Mbikqyrës tregoi se familja e tij është kërcënuar njësoj si familja e një tjetër profesori.

“Për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj, me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër”, tha Malaj.

 

Më tej Malaj u shpreh se mesazhi për shkarkimin e tij zv.kryeministrit Erion Braçe, nga Edi Rama i ka mbërritur në mes të natës. Ish-ministri Malaj tha se në parlament me poezinë e Reshat Arbanës do të rrëfejë se çfarë është duke bërë keq Komisioni i Ekonomisë dhe pse duhet ndaluar sa më shpejt.

“Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj. Jo jo, s’janë të lehta. Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do t’ia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam i majtë i përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nuk i kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale”, tha Malaj.

Deklarata ‘bombë’ e Sekretarit të PPE: Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika, PPE mbështet programin e PD

TIRANË

I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD-së Christian Kremer zv.sekretar i Pergjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri, që sipas tij,  është lidhja e krimit të organizuar me politikën.
Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjta sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë,  BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohet në Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”- deklaroi Kremer duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociatave duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.
“Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Bruksel por qëndrimi i PPE është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë probleme. Ne e konsiderojmë një gabim të madh historik mosnisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë. Ju mund të mbështetni në solidaritetin tonë edhe në muajt në vijim kur të trajtohet çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian” – tha Kremer.

Duke folur në emër të Unionit të djathtë europianë Kremer garantoi mbështetje totale për programin e Partisë Demokratike.
“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”, – deklaroi zv.sekretari i PPE.

Zv.sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europiane Christian Kremer në krye të fjalës së tij shprehu dhimbjen dhe solidaritetin tim për viktimat dhe të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

PD – Ramës: Fati yt është i lidhur me Vangjush Dakon

“Ku është fletë-arresti i Vangjushit?”,- me këtë pyetje të shkruar në pankartën që mbahet në dorë nga një i ri, Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, shoqëron reagimin ku refuzohet edhe njëherë tjetër ftesa për bashkëpunim, e bërë nga kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar sot, Rama kërkoi bashkëpunimin e Lulzim Bashës pas tragjedisë së tërmetit, por PD rendit disa arsye për të cilët thotë se pengojnë bashkëpunimin.

Një prej tyre, sipas PD-së, është edhe lidhja e Ramës me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn.

Reagimi i plotë

Edi Rama vazhdon të bëjë show mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës.

Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar. Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë.

Në këtë kohë fatkeqësie, shqiptarët kanë parë se e vetmja forcë e përgjegjshme, që ka ngritur zërin për interesin e tyre është opozita. Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë.

Mima skanon Durrësin: Qytet fantazmë pas tërmetit, biznesi në gjendje kastrofike

Tërmeti i 26 nëntorit e ka shndërruar pjesërisht Durrësin në një qytet fantazëm. Kur kanë kaluar tre javë nga tërmeti, ish-deputeti demokrat, Florian Mima, i cili e ka prekur nga afër terrenin thotë se situata mbetet po ajo.

I ftuar në RTV Ora ai thotë se veç qytetarëve që kanë humbur shtëpitë, ka edhe të tjerë që ende nuk e dinë nëse banesat e tyre janë apo jo të sigurta për të vazhduar jetesën në to.

Mima: Jemi përditë në Durrës, një qytete që në zona të caktuara ka marrë pamjen e një qyteti fantazëm. Fytyra njerëzish të trishtuar dhe të pasigurtë, ende nuk kanë marrë një copë letër që ky pallat është i banueshëm apo jo. Edhe ku ka pasur vizita të grupeve nuk është lënë një copë letër, s’ka një vlerësim. Kanë kaluar tre javë dhe nuk kemi një mistri të hedhur për ato ndërtesa që mund të riparohen.

E njëjta situatë edhe me biznesin.

Mima: Biznesi në Durrës është në gjendje kastrofike. Njerëzit kanë frenuar blerjet. Vizituam dje një biznes me 400 punëtorë, ka hyrë dhjetori dhe nuk ka një ditë pune të regjistruar. Kontraktorët në Itali e kërcënojnë se do prishin kontratën.Është i detyruar të paguajë pagën e këtij muaji vetëm që të mos i largohen punëtorët.250 milion lekë të vjetra ishte fatura e pagës për dhjetorin. Besoj se fatura nëse përfshin futjen e rreziqeve të tjera që mund të ndodhin në këtë vend dhe nuk janë në dorën tonë, fatura mund të jetë e rangut të miliarda dollarëve.

“Mund të jemi pranë një tragjedie, të vijnë ekspertët”, tërmeti dëmtoi dy kullat e Azotikut në Fier

Dy kullat e ish-repartit të Urës në Azotikun e Fierit, rrezikojnë të shemben pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, ato kanë pësuar spostime të konsiderueshme.

Një kullë është spostuar 10 deri në 12 gradë ndërsa tjetra 7 deri në 8 gradë. Kullat kanë një lartësi prej 60 metrash dhe janë ndërtuar në vitet 70-80.

I pyetur nga Report TV Drejtori i Azotikut Adnand Çupa thotë se kullat mund të shemben ndaj kërkon vlerësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre nga ekspertët.

“Mbas tërmetit të 26 nënëtorit, që fatmirësisht e kurseu qarkun e Fierit, përfitoj nga rasti që në ish-uzinën e plerave të ish-Azotikut në Fier.Ky tërmet nuk ka kaluar pa pasoja.

Kulla ka pësuar një devijancë më të madhe pas tërmetit. Ajo që na shqetëson është që në një tërmet tjetër mund të ndodhemi pranë një tragjedie. Kërkoj që grupet e ekspertëve të verifikojnë, të bëjnë dhe prova laboratorike”, tha drejtori i Aziotikut Fier Adnand Çupa.

Shembja e kullave mund të shkaktonte një tragjedi të vërtetë pasi në këtë zonë periferike jetojnë familje rome dhe pranë kullave qarkullojnë makina të shumta.

Në këtë zonë janë edhe 8 kulla të ftohjes që janë tejet të amortizuara të ndërtuara rreth 50 vite më parë.


Send this to a friend