VAJTOJ NËNËN ATJE LARG- Nga ZHULIANA JORGANXHI April 19, 2024 Si sot ti e shtrenjta e Ndritura Mama, u ngjite ne qiell dhe une nuk pata mundesi te te jepja puthjen e fundit. Dhembjen dhe Vajin tim e shpreha keshtu ate dite prilli 1997: Loti- gur u rrukullis… Zemra humbi brenda tij, nëpër mjegull u gremis. . Ç’paskam bërë në këtë botë, Mos t’i derdh ATJE ca lotë?! Nuk shkoj dot t’i qaj mbi kokë, det e qiej s’i çaj , as tokë! . Më s’mendon AJO për mua, jetimmbeturën, mërguar! Dhe në shkofsha si dikur, do të puthem me një gur! . Trieste 18 prill 1997 twitterFollowfacebooklinkedin