VOAL

VOAL

Poetët vlonjatë të traditës me një bibliografi të shkurtër: Ali Asllani dhe Petro Marko – MSc. Albert HABAZAJ, poet, bibliograf

December 26, 2021
blank

Komentet

blank

Muzika e filmit ‘Duaje Emrin Tend’ të Maestro Thomas Simaku eshte transmetuar nga Radio – France – France-Musique!

Muzika e filmit ‘Duaje Emrin Tend’ eshte transmetuar nga Radio – France – France-Musique!
Kjo eshte muzika e pare per film, qe e kompozova sapo kisha mbaruar Institutin e larte te Artve, siç quhej atehere.
Regjizoret Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muço po kerkonin nje kompozitor te ri (isha nja 20 e pak) – dhe e gjeten!
Kjo tani eshte nje pjese per piano a botuar nga Univerity of York Music Press.
Programmation musicale
12h27
6 études op 111 : 6. Toccata en Fa maj
Camille Saint Saens
6 études op 111 : 6. Toccata en Fa maj
Interprètes Marie Ange Nguci
Album Marie Ange Nguci : En miroir (2017)
Label MIRARE (MIR362)
12h32
Duaje emrin tënd – pour piano
Thomas Simaku
Duaje emrin tënd – pour piano
Interprètes Marsida Koni
Album Albanie : Musique pour piano (2018)
Label PIANO CLASSICS (PCL10149)

blank

Maestro Bujar Llapaj koncert në Mbretërinë e Bashkuar

Maestro Bujar Llapaj do të japë koncert në Mbretërinë e Bashkuar. Ai e shpreh kënaqësinë e tij në rrjetin social si më poshtë:

“I feel delighted and honored to be invited by the Hertfordshire Chamber Orchestra for two concerts. Dear friends and compatriots living in the UK attached is the necessary information for anyone who wants and has the opportunity to attend these concerts. Thank you!”

“Ndihem i kënaqur dhe i nderuar që jam ftuar nga Orkestra e Dhomës Hertfordshire për dy koncerte. Të dashur miq dhe bashkatdhetarë që jetojnë në MB bashkangjitur është informacioni i nevojshëm për këdo që dëshiron dhe ka mundësi të ndjekë këto koncerte. Faleminderit!”

 

blank

 

 

blank

Violina në art – nga baroku në ditët tona – interpreton Florian Vlashi shoqëruar në violonçel nga Martin Vlashi

Një koncert i rrallë nga një violinist i shquar si Florian Vlashi i shoqëruar në violonçel nga një figlio d’arte që është Martin Vlashi i biri. Koncerti do të mbahet më 29 maj në një qytet turistik, në Vila Nova de Gaia, Portugali, i njohur për guvat e famshme, që e ruajnë verën e vjetër, ku dy artistët do të interpretojnë vepra magjike nga Bach tek Xenakis që koha i ka konservuar duke ua shtuar bukurinë. Rreth koncertit, Florian Vlashi shkruan vetë në rrjetin social  si më poshtë:

“Qe ne krijimin e saj, violina ka pasur nje prani supreme ne veprat e medha te artit: Caravaggio, Rafael, Gentileschi, Matisse, Chagall, Picasso etj.

Thoshte poeti i madh frances Jean Cocteau:

se endrra e tij ishte te degjonte muziken e instrumentave te Picasso-s.

Mbi kete ide eshte ndertuar i gjithe koncerti ku, me tre violina (baroke, klasike dhe elektrike),

do te luaj vepra nga Bach tek Xenakis si dhe nje premiere boterore te shkelqyer te kompozitorit spanjoll Paulino Pereiro,

te cilin e falenderoj shume per dedikimin.

Violina do te tingelloje “brenda” ngjyrave te pikturave dhe here-here e shoqeruar nga “basso continuo” i violonçelit te Martin Vlashit.”

 

blank

 

 

blank

Koncert sinfonik i Orkestrës të RTSH me veprat e Aleksandër Peçit & LVBeethoven violinist Elvin Hoxha Ganiyev dirigjent Murat Cem Orhan

Orkestra Sinfonike e Radio Televizionit Shqiptar shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit më 10 qershor, ora 19:00 një koncert sinfonik me vepra të Maestro Aleksandër Peçi dhe Ludvig Van Beethoven.

Veprat e interpretuara me solist violinistin e shquar Elvin Hoxha Ganiyev dhe nën drejtimin e dirigjentit Murat Cem Orhan janë :

Aleksandër Peçi: Diellore, valle sinfonike, premierë botërore

Aleksandër Peçi: Koncert për violinë dhe orkestër, premierë botërore

L.V.Beethoven: Sinfonia Nr.3 (Heroike)

blank

 

 

blank

Ikona e muzikës shqiptare Justina Aliaj paraqitet përpara publikut me – Kënga e Mjekut”

Voal.ch – Artistja shqiptare Justina Aliaj ka lajmëruar përmes rrjetit social interpretimin nga ana e saj të hitit “Kënga e Mjekut”, kompozuar nga Agim Prodani me poezi të poetit Odise Grillo, interpretuar mrekullisht nga Anita Take ku Justina Aliaj tregon fuqinë dhe potencialin e personalitetit të saj unik në muzikën shqiptare me këtë perlë të muzikës shqiptare.

Voal.ch ju fton që ta ndiqni për të kuptuar fuqinë që ka arti i vërtetë shqiptar,

Justina Aliaj me mrekullinë e zërit dhe interpretimitj ka krijuar një perlë bis, një diamant për fondin e kulturës shqiptare.

Vetë Artistja e shquar justina Aliaj shkruan në rrjetin social si më poshtë:

“Të dashtun miq e mikesha të mija, po ju paraqes këto dy video-klip të fundit të mijat.
Uroj e shpresoj t’i pëlqeni, sado që janë kaq të vështira me i pa pa dhimbje.

E në kujtim e mirënjohje të gjithçkaje që kaluem, u deshtë nga ana jeme me i fiksu kot dhimbje
absurde në këto dy kangë.
Ju due fort.”

blank

PO HARROJMË TË QESHIM… VLERËSIME PËR LIBRIN: “ALI MULA -në pendën e humoristëve: Hasan Buçpapaj, Isa Breçani dhe Ali Syla” Nga HAKI ZLLAMI

Thonë se e qeshura të zgjat jetën, të bën që të çlirohesh nga steset e jetës nga skamja dhe dertet. Vet titulli i kësaj eseje “Po harrojmë të qeshim… na çon tek mendimi filozofik se:
” Njerëzve t’u krijojmë  mundësi që të jenë sa më të lumtur, sa më të gëzuar se vetëm kështu nuk harrojnë të qeshin”.Perkundrazi.Për fatin e mirë, janë të njohura  disa vepra me vlera të mëdha njerëzore në fushën e artit kinematografik, në artin e muzikës, të pikturës apo ndoshta  edhe më shumë në letërsinë artistike që njerëzve ua forcojnë shpirtin duke u krijuar situata të gëzuara, të qeshura, për të mos harruar të qeshurën…

Edhe Ali Mula, “Mjeshtri i Madh i Punës”, një artist që gjithë jetën e tij e lidhi me humorin brilant,  është  ai që me gazmoret e tij bën që mos të harrohet e qeshura, ndaj dhe librin për të cilin po flasim, iu kushtua këtij humoristi në zë.

Ndalem tek disa vlera të librit të  këtyre tre autorëve, të cilët i përgëzoj për një punë te kujdesshme dhe me përkushtim . Ky libër është i llojt të veçantë, si poemë satirike e copëzuar që pjesët i bashkon një temë dhe një ide e përbashkët:
“Humori i Ali Mulës ndër vite”dhe  si ide “Shakatë dhe humori  fshikullojnë përmes të qeshurës, dukuritë e papëlqyera të njerëzve, të pushtetarëve, të partiakëve , në luftën e klasave në shoqërinë tonë”.

Kjo ide përkon me atë që njerëzit të respektohen, pa u ofenduar në asnjë rast,  në çdo shaka theksohet me forcë dashuria dhe respekti për njeriun.

Të tre humoristët tropojanë i kthyen mahitë e Ali Mulës  në vargje që të bëjnë të qeshësh me të madhe. Libri që kemi në duar  është një tjetër vlerë artistike e letërsisë tropojane dhe këtë  të tre autorët e shkruan duke e ndjekur Ali Mulën,siç i thonë fjalës “me bukë në strajcë” hap pas hapi, në të gjitha ato vende e me ato përsonazhe ku “pikonte” humor.

Dhe këto vargje do të lexohen nga brezat. Do të mburremi  me to, ne dhe ata.

Është domethenës fakti se nga vijne keta krijues: njëri nga trualli poetik  Buçpapaj, tjetri nga rrënja e rapsodisë së Tropojës, ku lindi rapsodi popullor Sokol Arifi dhe i treti nga vendi  i istikameve të mejdaneve të Gashit të gurit. Këta të tre poetë që ditën për bukuri t’i bashkonin: metaforët e përsonifikimet, ironitë e sarkazmat, alegoritë e arkaizmat duke i shprehur me asteizëm (me fjalë therëse), në vargjet e këtij libri të gjinisë së veçantë  me 300 e ca faqe e me mijëra  vargje.

Pra, s’ka fare nevojë të ndalem për t’i ndarë vlerat sipas autorëve . Kështu që janë të falenderuar  të tre për punën serioze që bënë. Kemi lexuar raste nga letersia botërore , si vëllezërit Grim, ose në letërsinë tropojane,vëllezërit  Balaj ,këta e të tjerë, i kanë shkruar librat  bashkërisht , dakord se këta i bashkoi gjaku ,nëna,ndërsa  humoristët tanë, i bashkoi vullneti i mirë i përbashkët, për të bërë diçka të bukur.

E pyeta njërin nga këta: si arritët  këtë bashkim?

-Mos më pyet fare se ne të tre ramë dakord për bukuri – m’u përgjigj ai.

Këtu po përmend për punën e vyer redaktorin, poetin me vlera ballkanike e europiane, Mujë Buçpapaj i cili me veprat e tij në poezi, tashmë ecën i sigurt nga suksesi në sukses. Mburrem me të dhe e admiroj për punën që bën me talentin e tij, si më i miri, ish-nxënësi ekselent i mi, për katër vjet në shkollën e mesme të Tropojës.

Faleminderit  poeti ynë Mujo Buçpapaj !

Shkrimtarët satirik Hasan Buçpapaj, Isa Breçani dhe Ali Syla në këtë libër me vargje plot jetë, kanë përcjellë me realizëm bëmat artistike të një njeriu që jetën e tij e bëri  art, si dhe të qindra përsonazheve të çuditshme, diallogje e situata komike që  përfitojnë të qeshura të forta, në të gjitha anët, por edhe shumë besim për të mirën tonë.

Ali Mula del ashtu siç është, si një  artist i madh, gojëembël, origjinal dhe shumë i pranueshëm për  të madhin e të voglin.Shakat e tij  kanë edhe frena.  Rrugëtimi i tij njerëzor gjatë 70 viteve është origjinal , është një shembull për  gjithë krijuesit.

Humori i tij ka një gjuhë të gjatë, të thjeshtë, të kuptueshme, lakonike. Beteja intelektuala e tij përmes gërrithjeve mahitare,  krijoi tablo të gjata nga jeta e përditshme me një vertetësi të pashoqe, shumë  nga aforizmat e mendimet e tij kanë hyrë dhe përdoren me një vertetësi të pashoqe në jetën praktike,në trevat tona.

Me të drejt shtrohet pyetja : përse ka  gjithë këtë shtrirje hapsinore dhe vërtetësi njerëzore, arti i Ali Mulës?

Përgjigjja është më se e qartë:  është art që mbështetet në folklorin tradicional, në krijimtarinë popullore, është një art që shquhet për urtësinë e shprehjes, është origjinal.

Ali Mula , dallohet si improvizuesi më I veçantë e më i shpejtë,  koherent , në betejat e tij intelektuale duke dialoguar me politikanë, intektualë, mjekë, mësues, kuadro të partisë dhe te pushtetit.E veçanta, është se gjithnjë fiton e drejta, gjithnjë  triumfon etika morale e shtresave të ulta.Është shumë i madh ndikimi  i artit alimuljan  tek shkrimtarët tropojan e më gjërë…
Ali Mula, një artist që të sjell  kënaqësi artistike, të bën që të qeshësh, të fal humor,mjafton që Ali Mula të kop gishtat dhe ta bëjnë sallën  gjithë gaz e hare…

Të tillë, artist, Ali Mulën e bëri vetë nëna natyrë , fati e ndihmoi në këtë fushë. Ali Mula gjithkund, në shfaqjen e estradës, Alia në orkestër, Alia në spartakiadë, Alia në klinikë, Alia  në ekipe, Alia në garë pas zagarit…

Aliu e deshi shumë punën, e do shumë vendlindjen aq sa që edhe në Amerikë e Kanada, ëndrrat e tij gjithnjë i shihte në Tropojë..

Shakatë i filloi me njerëzit e tij,  me nënën Bejaze dhe dajën Brahim…

Ai kurrë nuk u tall me njerëzit,shakat e tij  ishin të pastra si uji  i Valbonës,shakatë e Ali Mulës të kafshojnë si qëngji…

Humori i tij si sheqer e mjaltë, humor që të flladit, humor që të ngroh, ai flet më shumë me vehten se sa me të tjerët.Në humorin e tij,  asnjëherë s’gjen njerëz të sëmurë, me të meta trupore ose psiqike,përkundrazi,në batutat  tij , s’ka egoizëm, s’ka ofeza. Humori i tij është mësim,  ai të bën të meditosh.

A mjaftojnë këto për  mahitë e Ali Mulës, sigurisht se  jo, se duhet  te mendosh , të shkruash dhe të flasësh edhe më tepër…

Fati i dhuroi ngjarje jetësore që ngjanin me arra të forta,të cilat I “përtypi” mbasi dhëmbët i ka të fortë , sepse  i ndreq vetë, siç ka ndrequr me dhjetra dhe qindra gjatë karierës së tij në profesionin e dentistit.

Shumë suksese artisti i madh Ali Mula ! Të paçim me jetë të gjatë dhe me humorin tënd gazmor!

Bajram Curri,  më 3 maj 2014

blank

Maestro Aleksandër Peçi i zhgënjyer për këngën shqiptare në Eurosong: E dini kush ishte minister kulture, deputet ne kohe te Beethoven, Çajkovskit, Migjenit??

Ka reaguar i zhgënjyer Maestro i shquar Aleksandër Peçi rreth performancës shqiptare në Eurosong 2022 si më poshtë:

“….Ronela ka ze te mire dhe mjaft energji por kompozicioni i kenges eshte jashteqitje kompozicionale.

Pislleku i Lanes me gjithë jashteqitjet e njerezve perveçse shkon ne det ka depertuar edhe neper kenge.

Kenga eshte akt kompozicional qe e prodhon shpirti, truri, inteligjenca kompozicionale mjeshteria dhe jo organ tjeter i trupit i destinuar per jashteqitje.

E drejte kur flisni per injorance.

Mjeshteria eshte Ari i Artit.

Dhe perpara mjeshterise se Krijuesit të perulen si para Zotit drejtore, ministra, ministre kulture drejtore artistike, dekane, rektore, deputete, kryepelamentare, drejtore institucionesh etc etc…..

….Qe sot jane e neser harrohen e mbetet vlera qe prodhon mjeshteria e krijuesit.

Ja ato kenge te arta te Limoz Dizdari qe po vuan ne menyre te pamerituar e gjithe neve te tjereve.

E dini kush ishte minister kulture, deputet ne kohe te Beethoven, Çajkovski, Migjenit??

Sigurisht s’ka si ta dini se krijuesi i ka mbuluar me vlerat qe i ka lene njerezimit!”

blank

Dje në Teatrin Migjeni Inva Mula dhe Genc Tukiçi në koncertin “Për ty Babë” –

 
Dje në Shkodër sopranoja me famë botërore Inva Mula bashkë me pianistin e shquar Genc Tukiçi u kthyen në skenën e Teatrit Migjeni  pas shumë vitesh për një koncert shumë të veçantë.
Koncerti i mbuluar nga Bashkia e Shkodrës titullohet “Për ty babë”- dhe u kushtohej dy Etërve të tyre, te dy Artista të Popullit, Avni Mulës dhe Ibrahim Tukiçit, Artistë dhe Miq të pandarë.
Drejtor Artistik i shfaqjes Florent Boshnjaku.
Ja çfarë shkruan në ditarin e tij Avni Mula për Ibrahim Tukiçin dhe miqësinë e tyre:
“Ibrahim Tukiçi shoku i fëmijërisë, i rinisë dhe i pleqërisë.
U njoha në moshën shtatëvjeçare në Shkodër, në klasën e parë. Ai nga lagjja “Rus”, unë nga lagjja “Parrucë”.
Na bashkoi edhe festa e mevludit, më xhaminë e bukur “Fusha e Qeles”, ku këndonim rituale fetare.
Kështu për çudi, për afro 70 vjet, nuk u ndamë asnjëherë. Fëmijërinë dhe rininë bashkë.
Paradite në shkollë, pasdite unë furxhi e ai kovaç.
Pas çlirimit unë mësues, ai mekanik.
Për gjashtë vjet na bashkoi Ansambli Artistik i Ushtrisë.
Në studimet e larta nga viti 1952 në të njëjtin konservator në Moskë, me të njëjtin profesor, unë bariton, ai tenor.
Të dy profesionistë, solist lirik, në TOB më 1957. Me dhjetëra e qindra koncerte dhe role të përbashkëta, brenda e jashtë shtetit.
Të dy Artistë të Merituar, Artistë të Popullit.
Unë kompozitor, ai edhe solist me Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Por papritmas më iku shoku, miku, vëllai.
Ai është legjenda e këngës popullore qytetare, e këngës shkodrane e mbarë kombëtare. Zë timbrik, i fuqishëm, dramatik e lirik në interpretim, i thjeshtë, i dashur, besnik, kavalier e patriot.
Këngëtar si Ibrahimi një herë lindin. Unë me dy vajza: një pianiste e një këngëtare. Ibrahimi me dy djem dhe një vajzë. Një pianist, Genci, tjetri kompozitor, Davidi dhe Lejla, mjeke. Sikur na ka lindur një nënë.”
blank
blank
blank

KUR FLASIM PËR AGIM MATON- Nga Timo Mërkuri

Kur flasim për Agim Maton nuk ia kërkojmë datëlindjen në certifikatën e gjendjes civile, ku me një kaligrafi fine është shënuar data 12 mars 1947. Kjo është datëlindja e njeriut, ndërsa ne te Agim Mato shohim poetin, ndaj për të gjetur ditëlindjen e tij, lexojmë vargjet që ai vetë ka shkruar me ngjyra deti: “[…] u mblodhën aromat e tokës, gjithë dritat, gjithë rënkimet e detit, meditimet e ullinjve, dhe krijuan mua… biri i brigjeve të gjelbra. Biri i rërës dhe i detit…” dhe aty kërkojmë një datë.
Agim Mato ishte një poet që jetën e tij e shtriu dhe e shkriu në vargje, madje dhe dhimbjen e persekutimit si bir i një të dënuari politik, si një krijues që iu hoq e drejta e botimit, madje gjithë privacionet e kohës çuditërisht i derdhi në vargje që rrëzëllejnë si ar i derdhur në kurora dafinash.
Është i vërtetë fakti që për gati 30 vjet ai heshti (si bilbili në degë) së botuari, por poeti nuk heshti kurrë së krijuari. Ai mblidhte në shpirtin e tij poezinë, siç mbledh mali në basemet brenda shpateve e gërxheve ujërat e shiut për burimet, poezi që do shpërthente me vrull pas viteve ..2009 kur pa dhe ndjeu që koha dhe shokët prisnin vargun e tij poetik.
Ai erdhi me vrullin e ujërave pranverore, me ngjyrat dhe meloditë e kësaj stine, madje këto i solli si: “[…] biri i brigjeve të gjelbra, biri i rërës dhe i detit / Fytyrën time nuk mund ta ndash kurrsesi / nga buzëqeshja e portokalleve dhe trungjet e menduara të ullinjve …”, pa turfulluar hakmarrje e përmbytje.
Agim Mato u rikthye si poet jonian, me shikimin e tij plot dritë drejt të nesërmes, pavarësisht se mund të shkruante për të djeshmen a për të sotmen. Vargu i tij kishte një hapësirë të kaltër deti, plot jod e lule të vockla ulliri që ndjellin paqen edhe në mes të rrebeshit. Fjala poetike e tij është si një pulëbardhë, që me lojën e saj mbi valë, tërheq shikimin e meditimin, ngjall shpresë e buzëqeshje edhe te njerëzit e dëshpëruar.
Me poezinë e tij ai i dha formë e jetë stilit modern të poezisë joniane, duke i ngritur hymne jetës në mes të mortit, ngjyrosi me kaltërsinë e detit shpirtin e njerëzve, mbolli në jetët e tyre një … ulli, pavarësisht se prej tyre pati hequr …të zitë e ullirit.
Kur flasim për poezinë e Agim Matos, flasim për një hapësirë të kaltër, gati qiellore, plot yllësi metaforike apo njelmësi detare, që të fton t’i lexosh dhe rilexosh dhe të pyesësh veten se nga vjen kjo ngrohtësi në këto poezi. Ai e shihte veten si pjesë të detit, madje deti fillonte te zemra e tij për të vazhduar më tej, nëpër brigje. Kudo që shkonte, detin e merrte (metaforikisht) me vete, me valët e stërkalat e tij, me anijet e sandalet e peshkatarëve, me pulëbardhat mbi valë e myshqet në fund të detit. “Gjithë ditën fjalosemi me detin” pohon poeti te “Ode e fëmijërisë” se: -“Jemi ende fëmijët e tu të përjetshëm / shtangur para magjive jonike”.
Madje edhe ngritja në rang kombëtar dhe roli i një “institucioni poetik” të Klubit të Krijuesve Jonianë dhe të Manifestimeve poetike “Trirema joniane” lidhet me punën dhe përkushtimin e tij, veçse duhet të saktësojmë se: ky fakt s’ka të bëjë me ndonjë talent apo aftësi drejtuese e organizuese të lindur a të fshehur të Agim Matos. Kjo ka të bëjë thjeshtë me intuitën poetike të tij për rinovimin e përvojës së arritur, gjetjen dhe krijimin e kontakteve me poetët e duhur që lëvronin forma dhe stile të reja poetike në një nivel sipëror.
Kjo dëshmon faktin që “Klubi i Krijuesve Jonianë” u shndërrua në një qendër promovimi e prezantimi të poetëve shqiptarë dhe krijimeve të tyre, ndërkohë që poetët më në zë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia Jugore ishin “në shtëpinë e tyre” në Manifestimet e Triremës sonë Joniane apo në ngjarjet tona promovuese. Saranda mirëpriti poetë nga Spanja, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Qipro, Franca, Rusia, Siria, Tunizia etj. të cilët nxitonin plot dëshirë dhe kuriozitet drejt këtij qyteti me Klubin e Krijuesve Jonianë si “Farin e vetmuar në Jug”.
Në qoftë se Agim Mato mbylli sytë në 10 maj 2021, me këtë akt ai nuk shkoi drejt harresës, por hyri në mesin e atyre poetëve, të cilëve pikërisht në ditën që pushojnë së frymuari fillon e u përcaktohet pavdekësia.
Tashmë ne do hyjmë plot kujdes e vëmendje brenda vargjeve të tij, si në një galeri mali për të arritur, gjetur e marrë poezinë e vërtetë, si një madem xeherori të rrallë. Do të pasurohet së tepërmi ai që do gjejë qoftë edhe një copë të vogël nga ky “mineral”.
Pra, ju them: datëlindja e njeriut Agim Mato është një datë e regjistruar në gjendjen civile, datëlindja e poetit Agim Mato është në vitin 1969, kur botoi librin e parë poetik JUG, ndërsa prej 10 Majit 2021 filloi …”e vazhdon përjetësia” e tij.
Sarandë, prill 2022
blank

Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”: Në Gjakovë sot Dita Qëndrore e Mitingut të Poezisë 2022

Erdh Dita Qëndrore e Mitingut të Poezisë 2022, pas një muaji promovimesh të çdo javshme!
Të hënën me 9 Maj, në ora 18:00, në Pallati i Kulturës, ” Asim Vokshi”( salla solemne),
Do të jetë Mbremja qëndrore e poezisë,
Do të këtë festë krijuesish dhe do të ndahet Çmimi” Teki Dervishi” proza më e mirë 2021-2022 prozatorit elitar shqiptar Z. Zija Çela i cili e nderon mitingun me praninë e tij fisnike!
Dhe Çmimi ” Ali Podrimja” poezia më e mirë ndërmjet dy mitingjeve, që ndahet pasë deklamimit të poezive nga poetet e pranishëm, nga juria e klubit.
Festa letrare në Gjakovë po shënonë mitingun e poezisë të 58-tin me radhë! Urime, Gjakovë! Urime letërsisë bashkëkohore shqipe!
Pjesëmarrja e juaj publikë artëdashës na nderon!
Jeni të ftuar!
Klubi letrar”Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
blank
blank

Në Trieste u organizua nga Comunità San Egidio koncert bamirësie për Ukrainën – mes artistëve edhe basi shqiptar Hektor Leka

U zhvillua në Trieste me date 1 maj 2022 në ambientet e kishës Evangjeliste Luterane të koncerti i bamirësisë për mbledhje fondesh në ndihmë të fëmijëve ukrainas.

Ky event u organizua nga Comunità San Egidio shumë aktiv në fushën e ndihmave kundrejt popujve në vështirësi dhe nga kompleksi koral Auricorale Vivavoce e Triestes.

U ekzekutua Mesha Requiem e W. A. Mozart nën drejtimin e Maestro Severino Zannerini.

Kuarteti solisti ishte i përbërë nga soprano Monica Cesar, mexosopranoja Giacinta Simon, tenori Fabio Benussi dhe basi shqiptar Hektor Leka.

Koncerti u mbyll me dy pjesë bis nga i njëjti Requiem dhe në fund kori ekzekutoi Ave verum të kompozitorit Saliburgez.

blank

 

blank

blank

DILOIADA-BALADË PËR TMERRIN PA FUND –  Nga Tonine Hido, studiuese, “Mësuese e Merituar”, “Ambasadore e Paqes “

(Pikëpamje për poemën-baladë  të tmerrit pa fund : “DILOIADA” të autorëve Jorgo S. Telo  Eduard M. Dilo)

 

                                blank

blank

Libri “DILOIADA”  me autorë Jorgo S. Telo dhe Eduard M. Dilo e pa dritën e botimit në fillimviti (2009), si për të thënë: “Po shkrijnë akujt e dimrit të acartë, nga lotët e paterur të dhimbjeve…”

Atë vuajtje të përbashkët, hedhur në mijëra faqe librash e gazetash, në mijëra kujtime përmes ekraneve të televizorit për kohën pa stinë të diktaturës komuniste në Shqipëri, më të mistershmen e globit, ku “dhe vetë Zoti ç’hoqi”, autorët e japin përmes poemës – baladë, krejt të veçantë për nga materiali faktik e shumë origjinale për nga kompozimi…

Si poetë autorët përcjellin një muzikë rrënqethëse, një melodi të trishtë, kompozuar mjediseve të blerta të shpirtit, kontributeve, fisnikërisë dhe madhështisë së familjes Dilo në Sheperin e Zagorisë e të Çajupit, pikërisht për “Lisin” me degëshumë, të “Mësuesit të Popullit” Ilia Dilo, gjuhëtarit. albanologut, shkencëtarit… muzikë  – përballë goditjeve çnjerëzore, amorale, me të cilat diktatura “shpërblente” vlerat e patriotëve, kontributet e njerëzve të shquar në dituri dhe humanizëm; goditje të “luftëklasës”, ku të “grinin vampirët” për  të “vrarë” shpirtin” e për të “ckulur rrënjët” e familjeve fisnike që nderoheshin dhe u dëgjohej fjala me peshë…

Mbi këtë shtyllë të fuqishme: heroi, familja, përndjekja – torturë e “djajve të kuq”, “fuksave”, që i bindeshin “timonit – padron”, qëndresa, përcjellja e vlerave në kohët e vështira, siç ishin mëkuar “ të ishin vetvetja” – era e lirisë përtej oqeanit etj. ecnin shtruar, gërshetuar me njëra – tjetrën; shpjegojnë njëra – tjetrën në përqasje e përplasje kohësh, tipash, ngjarjesh reale…ecin për rrugë të drejtë, pa devijime shpifjesh, insinuatash, imagjinate delirante, hakmarrjeje, siç do të pritej natyrshëm prej çdo lexuesi….

Me dinjitetin gjenetik të babait të ndritur Ilia Dilo Sheperit dhe nënës së mençur, të dashur, të duruar e largpamëse, Sava Ruci (degë e trimit që mbrojti flamurin kombëtar përkrah Ismail Qemalit në Vlorë më 1912), të dhjetë fëmijët – yje të rrënjës, krijojnë një ansambël drite njerëzore, bëmash, qëndrese, që rrallë gjendet në një portret të vetëm.

Pikërisht në prologun mbresëlënës, mpleksur mitikja me realen përmes metaforave mjaft impresionuese, krijohet kuadri lokal e kohor i poemës – baladë me një antitezë të pashoqe që më shumë kuptohet në sintoninë e qëllimit autorial:

……………………..

“Fillikat vajton shtëpia…

 

Mbledhur lotët e përgjakur,

Nga çdo rrënjë del një bisk.

Ngjizur bisqet e përflakur

Te kondisma – obelisk.”

 

Kështu paraqitet tema që do të shtjellojë libri; duke vendosur një përmendore për rrënjët dhe degët e familjes Dilo, që t’i mbetet vend i shenjtë, për t’u lutur para bustit në bronx të mësuesit të madh Ilia Dilo Sheperi, që barbarisht e zhvarrosën pas 30 vjetëve, pasi kish vdekur, por hijerëndë imponohet: “Fali, o Zot, se nuk dijnë ç’bëjnë!”

Nëse libri voluminoz “Rrno vetëm për të tregue” i At Zef Pllumit, “Nder i Kombit” është quajtur “akuzë-skaner” për diktaturën e gjatë barbare 50-vjeçare në Shqipëri, ushtruar prej antinjerëzores, mizorisë, krimeve të paimagjinueshme, gjithë këtë helm e gjejmë të mbledhur për jetën e një familjeje të vetme, të familjes në zë: Ilia Dilo Sheperi: prindër, dhjetë fëmijë me bashkëshortët e tyre e fëmijët, të bukur në shpirt e mendje, të ditur e plot kulturë, krijues e zbatues në fushat përkatëse të diplomimit… por… të përjashtuar, të përndjekur, të gjykuar me dëshmitarë që nuk lexonin dot as shpifjet e porositura, të burgosur e të internuar, të masakruar gjer në djegie së gjalli të nuses – nënë, Kaliopit, mu në prag të shtëpisë (nga vëllezër- hije të nazizmit në krematoriume).

Ç’gjumë bëjnë përbindësha të tillë, kur edhe për dërrasa të arkimortit (se nuk ishte qendra funerale si tani), s’e ndihmoi asnjë nga fshati familjen zemërplazur nga dhimbja, sa që me duart që do t’i mbanin lule – përcjelljeje me lot të ngrirë shpirtërorë, shkulën hunjtë rrethues të oborrit, për të rehatuar trupin e dashur në kuti kaq fyese, primitive. Me se, me ç’alfabet artikulojnë fjalët e buzëqeshjet e shtira këta monstra që përdhosin kodin e jetës e të vdekjes?!!… Kur në vend të fjalës së mirë, që shoqëron tradicionalisht lamtumirën e fundit për këdo, kriminelët “këshillonin” t’i hidhnin gëlqere varrit të Dilenjve, që të mos u gjendej as nami e as nishani  për kockat që preheshin qetësisht…

Se krimineli… kthehet në vendin e krimit… (me fjalët, intrigat, vrasjen pas shpine)

Në një paralele m’u kujtua familja JASHARI në Kosovë, masakruar nga forcat serbe. Kështu në Zagori dhe jashtë saj janë masakruar mbi tri duzina dilenj:burra e gra… veç prej shqiptarëve, ndoshta dhe bashkëfshatarëve, sepse krimbat s’e durojnë madhështinë e lisave, rritur në diell vlerash, që dhe kur i presin si Ilia Dilo Sheperin, gjejnë forcën t’i përqeshin kuçedrat mizore, duke thënë para vdekjes:

 

 

“Edhe po ma pretë fytin nga inati,

Bindjet dot s’m’i vrisni, vrisni vetëm shtatin.

Fytin do ta kem si “a-ja” e shqipes.

Boll ju kam duruar përmes kërcënimesh…!”

 

Se heroi ynë, Ilia Dilo Sheperi  qe një det diturie që e vuri jetën në shërbim të shkollave shqipe në krahinë e jashtë saj, në përgatitjen e një gramatike  plot vlerë në planin shkencor e praktik për mësimin dhe ruajtjen  e gjuhës amtare; me “detin e diturisë” Mësuesi i Popullit qëndroi si burrë ndaj Patrikanës, udhëhoqi shoqatën “Kandili”  me Petro Hariton e Çerçiz Topullin tok…

Kështu, me vlagën e rrënjës familjare, gjejmë në libër gjelbërimin e hijshëm të dhjetë degëve me gjethe – lule të Dilajve, me ngjyrimet e veçanta personale të secilit, mbledhur në kornizën – flori të fisit, diçiturën e së cilës lexojmë në besimin e madhështisë shpirtërore të Qirjakos, ekonomist, gazetar, që refuzoi postin e ministrit te financave në kohën e pushtimit fashist, sepse…”jeta është e përkohshme dhe e vërteta është e përjetshme…”

E, ndonëse u trajtuan gjatë dekadave të “murtajës komuniste” si “reaksionarë” prej më antikombëtarëve, duruan me thikën për kockë me dinjitet, se pas “vdekjes” do të çelë jeta si lulja  xanës së  verdhë në Çajupin e ajërit, e ujërave të pastra dhe dilenjtë besuan se do ta shihnin atë pranverë… Dhe e panë të gjymtuar, thotë balada, të rralluar në emra dhe shtëpi, por arritën kohën që prisnin e që e ndienin thellë në parathënien e vuajtjes së tyre…

Nga Zagoria e rrënjës gjer në Amerikë, përtej oqeanit, një ylber  jete dhe vdekjeje, shprese dhe ringjalljeje; kujtimet e derdhura në vargjet e baladës do ta mbushnin hapësirën me lot të paterur, me derte të pathëna, me këngë të pakënduara që Rovena – mbesë nuk i përqafon dot të mbledhura në pentagramin e melodisë së mallit…

Prandaj jetë – vdekja, gjenden pranishëm dorëpërdore në poemë ( si në librat e tjerë të Jorgo Telos) dhe ndjehen si etaloni për “një jetë e ardhur së vdekuri” për familjen Dilo, por që s’kërkon hakmarrje edhe kur  “djalli” shkon të prishi qetësinë qiellore të “shpirtit – engjëll”, të mësuesit Ilia Dilo Sheperi, duke kërkuar “çertifikatë të përsekutuari”(shënimi im) . Babai i të martirizuarve përcjell inkuizitorin të lajë gjynahet te “tokësorët”…

Kështu autorët me realizëm, larg faljes së krimeve vetëm në qiell, japin mesazhin e vyer se mirësia investohet në jetën e të gjallëve, për t’u ngjitur në pavdekshmërinë e qiellit… edhe në bronxin e shtatoreve hijerënda… E keqja përvëluese shkrumbon së pari zjarrvënësin, qoftë edhe pas shumë viteshthjesht çështje kohe…

Kjo filozofi përcillet natyrshëm si një baladë e kreshnikëve të kohës moderne: me emra të njohur, me ngjarje të jetuara, përmes një gjuhe të pasur në shprehje të krahinës, me figura pikante që vulosin  mirë portrete, ide, mesazhe në mënyrë konçize dhe shpesh të lënë pa frymë nga forca sugjestive që mbartin…

Vërtet poema-baladë i kushtohet një fisi të vetëm, Dilajve në Sheper të Zagorisë, por ajo që ka ngjarë dhe përshkruhet artistikisht në libër ka forcë njohëse, përgjithësuese të pallogaritshme për arsyen e thjeshtë, se nuk mund të ketë qetësi shpirtërore dhe paqe në shoqërinë postkomuniste, pa gjetur guri vendin e vlerave apo antivlerave… realisht, jo me ligje pa zbatim, jo përmes shoqatave persekutorësh ndaj ish të persekutuarve, por me drejtësi, me bazën e së vërtetës, që është e përjetshme…

Krahina e Dilajve, gjithë Shqipëria, ka nevojë për libra të tillë, jo për zjarre urrejtjeje hakmarrëse, por të mos harrojmë ç’ka ndodhur, se ndryshe e kaluara përsëritet me forma të reja, në emra të rinj në kohën moderne të demokracisë.


Send this to a friend