Ku janë elitat: Big Brother Top Channel analfabetizëm, degradim dhe turp kombëtar –
Sa turp përpara syve tanë dhe brezit më të ri na shfaqet një pamje e tillë e degradimit kombëtar nën sytë e elitave, që pretendojnë se janë, duke nisur nga trupat pedagogjike nëpër Universitetet e Shqipërisë, Artistët apo ata që thotë se janë intelektualë!
Ku janë që heshtin përpara skenave të tilla të një programi që ka shikueshmëri të lartë nga një televizion që pretendon të jetë kombëtar.
A ju kujtohet se çfarë na ka lënë amanet Naim Frashëri se vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë!
Ndërsa errësira që përhapin televizionet e Shqipërisë sjell vetëm skllavëri, që si popull të na shtypin lehtë këta që ia pinë gjakun dhe ia rropën mishin deri në asht Atdheut tonë të shtrenjtë!
