VOAL

VOAL

Para se të kërkohet bashkimi, do duhej të vizitohet Medvegja, Bujanoci dhe Presheva – Nga Mr.Sc. Refik HASANI

September 13, 2018
blank

Komentet

blank

Po ku ka besë Serbia? Nga Aurel Dasareti

 

Ukraina bëri një gabim të madh kur ia dorëzoi armët e saj bërthamore Rusisë, e cila ashtu si Serbia (të cilës i beson shumë Kurti naiv që me trimëri mund të nënshkruaj gjithçka që i ofrojnë miqtë e Serbisë) janë djallëzor, të pabesë.

PABESË: Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.

Memorandumi i Budapestit

Memorandumi i Budapestit është një marrëveshje e vitit 1994 në të cilën Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Marrëveshja u përfundua si pjesë e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe kushti ishte që Ukraina të hiqte qafe të gjitha armët e saj bërthamore.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, kryeministri i Britanisë së Madhe, John Major dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Detyrimet

Sipas marrëveshjes, palët marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Ata duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës së armatosur kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të Ukrainës (sipas ndalimit të forcës) dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve ekonomike të presionit për të çuar përpara interesat e tyre në një mënyrë që minon sovranitetin e Ukrainës.

Më tej, shtetet marrin përsipër t’i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë menjëherë masat e nevojshme për të mbështetur Ukrainën nëse vendi i nënshtrohet sulmeve ose kërcënimeve për sulme që përfshijnë përdorimin e armëve bërthamore. Ata nuk do të përdorin armë bërthamore kundër Ukrainës, përveç nëse Ukraina, në bashkëpunim me një vend që posedon armë bërthamore, i sulmon ato, territoret e tyre, forcat e tyre të armatosura ose aleatët e tyre.

Nëse krijohet një situatë që i aktualizon këto detyrime, shtetet duhet të konsultohen me njëri-tjetrin.

Zbatimi dhe pasojat

Kokat bërthamore të Ukrainës u transferuan në Rusi për shkatërrim, një proces që u përfundua më 1 korrik 1996. Në vitet në vijim, Ukraina gjithashtu hoqi qafe aeroplanët bombardues dhe kapanonet e raketave që ishin menduar për përdorim me armë bërthamore. Si kompensim, Ukraina mori karburant bërthamor për termocentralet e saj civile bërthamore dhe mbështetjen financiare.

Marrëveshja fitoi rëndësi të përtërirë që nga viti 2014 në lidhje me aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë gjatë krizës në Ukrainë. Në lidhje me krizën, presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama kritikoi Rusinë për mosrespektimin e marrëveshjes. Një përpjekje e Ukrainës për të mbledhur të ashtuquajturin Grupi i Budapestit në Paris më 5 mars 2014 për të diskutuar krizën e vazhdueshme në gadishullin e Krimesë ngeci sepse Rusia nuk u mblodh. Përpjekjet e mëvonshme për të mbledhur shtetet nënshkruese për konsultime gjithashtu kanë dështuar.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme e ardhshme ndërkombëtare e sigurisë për vendin duhet të përmbajë dispozita shumë më specifike sesa Memorandumi i Budapestit për kushtet e ndihmës ushtarake në rast të agresionit të mëtejshëm rus.

 

blank

KOSOVA DUHET TA NËNSHKRUAJË MARRËVESHJEN Nga Xhafer Shatri

Jemi disi si në kohën e Rambujesë, natyrisht në rrethana shumë më të shlirshme, por jo edhe pa rreziqe serioze.
Sipas të gjitha gjasave në Ohër nuk do të ketë nënshkrime, por do të zhvillohet një luftë e ashpër për renditjen, oraret dhe mënyrat e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Pra, për planin e zbatimit të Marrëveshjes. Kjo është një luftë e mundimshme për çdo fjalë, për çdo pikë e për çdo presje, sepse bëhet me një shtet kusar që ka përvojë e traditë të gjatë kusarie.
Vuçiq, siç po e pranon edhe vetë, po shkon në Ohër me dy synime:
– Që të vazhdojë të sillet si huligan, në mënyrë që, duke i kthyer kushtëzimet në shantazh, t’ia lërë fajin Kosovës për mosnënshkrimin e Marrëveshjes.
– Të bëjë çdo gjë të mundshme që Zajednicën ta kthejë në kalë beteje dhe ta përdorë për ta acaruar dhe për ta bërë të pamundur bashkëjetesën në Kosovë.
Por gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar rrënjësisht; ai nuk ka më përballë përfaqësues të shantazhuar të Kosovës që negociojnë fatin e vet, por njerëz të kalitur në beteja të ashpra politike, pikërisht kundër marrëveshjeve që shkaktuan mosmarrëveshje dhe rreziqe serioze… Ka përballë njerëz të vetëdijshëm se nënshkrimi i çfardo dokumenti që dëmton Kosovën do t’i heqë përgjithmonë nga skena politike dhe do t’i nxjerrë para gjyqit të pamëshirshëm të historisë.
Kjo do t’i ndihmojë delegacionit të Kosovës që të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga marrëveshjet e shumta dykuptimëshe të diktuara nga Serbia dhe të mbështetura, shpeshherë, nga ndërmjetësues ndërkombëtarë të pamoralshëm.
Opozita në Kosovë, një pjesë e saj, në dukje është kundër marrëveshjes, por, mendja ma thotë, se do të duhej të ishte shumë më e zëshme dhe shumë më kundërshtuese në takimet me faktorët, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë. Sepse ashtu do t’i forconte pozitat negociuese të Kosovës.
***
Kur njeriu i lexon dhe i dëgjon kanalistët e ndryshëm, bindet se në çfarë përmasash është ndotur ambienti i mendësisë në Kosovë dhe në mërgatë. Se në çfarë përmasash është përmbysur sistemi i vlerave të ne…
Janë posaqërisht të neveritshëm disa mercenarë të përjetshëm dhe disa eksponentë të ish-pushteteve, të cilët edhe pas të gjithë të këqijave që ia kanë bërë vendit, sërish përpiqen të shesin lloç për çeshkek.
***
Përballja aktuale me Serbinë po ndodhë në një atmosferë të rënduar gjeopolitike: Ashpërsimi i luftës në Ukrainë dhe mundësia evidente e shpërthimit të konfliktit për kufij në mes Turqisë dhe Greqisë, i vë aleatët strategjikë të Kosovës në pozitë të palakmueshme dhe, është rrezik që çmimin ta paguajë Kosova. Siç dihet, më 24 korrik 2023, i skadon afati njëshekullor Traktatit të Lozanës dhe me të rreziku për acarimin e gjendjes në këtë zonë të valë “tektonike“ është evident.
Prandaj ngutja dhe serioziteti i shteteve perëndimore për t’ia vënë një kapak vorbës ku “zihet“, qe gati një shekull e gjysmë, konflikti mes Serbisë dhe shqiptarëve.
Fatmirësisht, siç e thash edhe më sipër, për dallim me kohën që iku, sot Kosova është në pozitë shumë më të mirë negociuese. Edhe për faktin se, aktualisht, me të udhëheqin dhe në emër të saj vendosin njerëz shumë më të përgatitur e më të përgjegjshëm se sa ata që na përfaqësonin në dekadën që iku.
Dallimi është shuuumë i madh dhe, absolutisht e në të gjitha pikëpamjet, i pakrahasueshëm.
Prandaj nuk ka vend për panik.
Kjo të gjithe neve, e sidomos organeve të Kosovës, na jep mundësinë që, tash e tutje, t’u kthehemi detyrave të përtditshme: ta bëjmë jetën në Kosovë më të mirë e më të këndshme, që krahas luftës kundër korrupsionit t’i ngremë në këmbë sistemet jetike për vendin: arsimin, shëndetësinë, drejtësinë etj.
Sepse nuk guxojmë të lejojmë që edhe më tutje Serbia ta mbajë peng gjithë jetën tonë.
Koha ka ardhë që me të të merren vetëm organet që e kanë detyrë kushtetuese.
blank

PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS Nga MSc. Agim Aliçkaj

⦁ Asociacioni njëetnik nuk duhet të krijohet pa njohje të pavarësisë edhe nëse Serbia e kallë Evropën

 

Pranimi i propozimit të Unionit Evropian të përkrahur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për “normalizim të marrëdhënieve” me Serbinë është një kompromis tjetër i dhimbshëm i Kosovës, pas planit të Ahtisarit dhe dhjetra marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe ato të targave dhe zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ky duhet të jetë kompromisi i fundit i Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare për hirë të paqes dhe sigurisë në Evropën Juglindore. Nëse ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë nuk e çmojnë këtë, nuk e meritojnë respektin dhe bashkëpunimin e Kosovës.

Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve dhe lejohet të sillet si viktimë. Agresioni serb ndaj Kosovës po vazhdon pandërprerje. Ndermjetësuesit e lavdërojnë Vuçiqin edhe kur ai i refuzon dhe i nënçmon ata, apo kur vë kushte, ose bën kërcënime. Kosova kritikohet edhe kur e kërkon të drejtën e vet për të ekzistuar.

A mundet ndonjë njeri i mençur të na spjegojë pse duhet të bëhet Asociacioni serb, përveçse për t’ja bërë qejfin Vuçiqit dhe për ta ndihmuar të qëndrojë në pushtet. Një kriminel potencial i luftës i shpallur më heret non-grata nga Unioni Evropian, një nxënës i Milosheviqit dhe shërbëtor i Putinit. Perëndimit i duhet një despot dhe kriminel për ta kontrolluar shtetin e kriminalizuar serb, qoftë edhe në kurriz të Kosovës. Por, Kosova duhet të thotë MJAFT. Jo, në kurrizin tim.

Qeverisja aktuale Kurti-Osmani është duke bërë çmos për t’i përmirësuar gabimet katastrofale të qeverisjeve të mëparshme dhe për ta shpëtuar Kosovën nga shkatërrimi. Lëshimet e deritashme të qeverisë Kurti ishin të paevitueshme. Por çdo gjë e ka fundin.

Krijimi i asociacionit serb dhe çfarëdo lëshimi tjetër që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës është tradhëti kombëtare. Nëse sakatohet shteti, nuk na duhet miqësia me askend.

Opozita e Kosovës ishte e dështuar në qeverisje, është e dështuar edhe sot. Nuk e kanë asnjë propozim konkret, si të veprohet me ndërkombëtarët dhe si të detyrohet Serbia për ta njohur Kosovën. Politika e tyre bazohet ekskluzivisht në kundërshtimin e vendimeve të qeverisë Kurti, edhe kur sjellja e tyre është në interes të Serbisë.

Shtrohet pyetja çka fiton Kosova konkretisht para ose krahas implementimit të marrëveshjes evropiane, përveç premtimeve dhe fjalëve të mira. A do ta njohin pesë shtetet e mbetura të Evropës? A do të inkuadrohet në NATO ? A do të pranohet në KE, BE dhe OKB ? Apo sëpaku, a mund të nënshkruhet me Amerikën një Pakt i mbrojtjes dhe ndërhyrjes së saj, në rast se Serbia e cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës?

Përfundimisht, nëse Mediatorët dhe Diplomatët perëndimorë, nuk janë në gjendje të bëjnë presion të mjaftueshëm mbi Serbinë për ta pranuar planin e tyre të kompromisit, dialogu me Serbinë është i kotë. Kosova dhe kombi shqiptar duhet të jenë gati të mbrohen me forcë nga agresioni serb. E vetmja mënyrë për të siguruar ekzistencën kombëtare që ka kuptim, mbetet bashkimi kombëtar shqiptar.

blank

Ish Nënkryetari i Vatrës Sergio Bitiçi: Sipas ligjeve në SHBA, Vatra s’ka mandat për marrëveshje! Edi Rama asht i destinum për në burg!

Vëllezërit Bitiçi (Sergio, Mike, John, Joseph) – Vatranë veterenë, ajka e Shqiptaro-Amerikanëve të respektuar  janë vendosur në Amerikë prej më tepër se gjysmë shekulli. Prej atëhere ata janë në shërbim të kombit dhe Atdheut. Janë arratisur nga diktatura komuniste dhe kanë arsye që të jenë antikomunistë, demokratë, proAmerikanë.

Voal.ch po sjell më poshtë një reagim të ish nënkryetarit të Vatrës z.Sergio Bitici rreth lajmit se Federata Panshqiptare është duke bërë marrëveshje me Edi Ramën. Z.Bitiçi shkruan se veprime të tilla bien ndesh me legjislacionin në SHBA. Më poshtë po e sjellim të plotë reagimin:

“Marreveshja e ketyne njerezve naive asht bumerang i tyne dhe jo efektive,

sepse ata jane te pa mandat simbas ligjit ne SHBA dhe harrojne se ky asht vendi i ligjit te barabart per te gjithe.

Keta nenshkrues le te nguten sepse Rama asht i destinuem per burg.

Sergio Bitici
New York, NY

Valentin Lumaj: Vatra eshte në prag te nenshkrimit te nje marreveshje bashkepunimi me Edi Ramen

 

blank

Shkëmbime mendimesh mes Ylli Manjanit & Elida Buçpapajt në lidhje me “Narrativë: Adi Krasta, Ylli Manjani, Anna Shkreli dhe Barrakudat”

Kanë shkëmbyer mendime Ylli Manjani dhe Elida Buçpapaj, në lidhje me opinionin “Narrativë: Adi Krasta, Ylli Manjani, Anna Shkreli dhe Barrakudat”, të cilat po ia sjellim lexuesit si më poshtë:

 

Kritika është gjëja e duhur në komunikimin publik

 

blank

Fort e nderuar zonjë.

Pikë së pari të falenderoj për vemendjen që më kushton, pavarësisht përbetimit që nuk do ndiqni më emisionin ku unë jap opinionin tim ashtu si e kam.

Faleminderit vërtetë.

Së dyti, kritika është gjëja e duhur në komunikimin publik dhe kritika juaj meriton respekt.

Nga ana tjetër dëshiroj të saktësoj se unë kurrë të vërtetën qe kam nuk them për gjysëm. E them ashtu si kam dhe të plotë, pavarësisht kostos.

Me sa kuptova, kritika Juaj bazohet në ndasinë artificiale “e majta” dhe e “djathta” dhe, mbi këtë bazë përpiqeni që gjeni një konflikt interesi ndërmjet meje që sipas Jush jam “i majti” me Belindin “e djathtë”.

Ky “konflikt interesi” vjen nga fakti se unë fola mirë për prindërit “e majtë” të Annës “pa anë”.

Kështu?

Nëse do ekzistonte vetëm këndvështrimi Juaj në këtë botë, kjo e fundit do ishte shkatërruar me kohë.

Por njerëzit janë të lirë të mendojnë e të shprehin opinionin e tyre siç e kanë. Kjo liri na lejon edhe Ju e mua të komunikojmë edhe kur nuk pëlqehemi në ato që themi.

Ato që unë kam thënë për Belindin dhe prindërit e Annës janë e vërteta ime që buron nga njohje por edhe nga vështrimi kritik.

Ju mund të mos dakordësoheni me mua por unë këtë kam për të thënë.

Konflikti i interesit, si definicion qëndron kur në një mes të një marrdhënie qëndron interesi. Këtë të fundit nuk pashë ta kishe përmendur diku në aesyetimin tënd.

Po ta përsëris, Artan dhe Ledi Shkreli si i njoh unë jetojnë me punën dhe djersën e tyre pa i patur borxh askujt. Mund të mos biesh në një mendje me pikpamjet e tyre, që sjanë detyrimisht të majta, por ata nuk janë hileqarë dhe mashtrues. Janë dy qytetarë të mirë. Këtë të vërtetë e them pa u ndjerë fare në “konflikt interesi”, sepse nuk kam asnjë interes në këtë mes.

Kurse Belindi, po është djalë i ri që meriton mbështetje. Le ta zëmë se unë qenkam “i majtë” çfarë, nuk kam të drejtë të mbështes një kandidat qoftë edhe “të djathtë”? Seriozisht?!

Nejse, gjykova të komunikoj direkt me Ju, gjithnjë me konsideratë të lartë për vemendjen që më keni kushtuar.

Ju përshëndes.

 

————————

S’kam iluzione për partitë, jane establishmenti i ndyrë, por tek Njeriu besoj

 

 

blank

 

I nderuar Z. Ylli Manjani,

së pari, ad literam, unë nuk iu referova profilit Tuaj, megjithë rezervat, por të A Show.

Ajo që shpreha unë zuri fill ngase aty u fyen portalët, gazetarët për opinionet e tyre si barrakuda, gazetarët u quajtën të poshtër.

Kur televizionet përfaqësojnë partitë, qëllimi i tyre është imponues dhe trushplares sepse heqin kostumin e pushtetit të katërt dhe veshin atë partiak. Dhe ne Shqipëri nuk ka mediume të pavarura.

Reagimi im është shkruar me shumë kujdes, rinia eshte kauza ime sot. Edhe qëllimi se përse unë shkruaj, sipas mendjes time, nuk është kurrë destruktiv, shkatërrues. Edhe në rastin Tuaj, nuk them asgjë kundërshuese, por e shpreh në mënyrë afirmative.

Sot s’kam iluzione për partitë, jane establishmenti i ndyrë, por tek Njeriu besoj.

Natyrisht, jeni i majtë dhe kjo s’ka asgjë të keqe, nuk mbështesni Sali Berishën dhe kjo diçka krejt normale në një sistem pluralist, por unë pyes, nëse do te kete vetëm të majtë a nuk po rrezikojmë të kthehemi në sistem monist!

Dhe këtu e kam hallin sepse PD është fundosur dhe assesi nuk përfaqëson atë kah politik të asaj pjese të elektoratit që përbën opozitën me orientim të djathtë.

Natyrisht, Ju nuk keni asnjë konflikt interesi në kontekstin e asaj që unë shkruaj, as të asaj që Ju thatë, nuk vë në dyshim as ato që Ju shprehni, pra edhe kur i referoheni prindërve të vajzës, unë kam simpati për nënën e vajzës si gjuhëtare, si zonjë pra unë nuk vë në dyshim as integritetin, as ato që thoni Ju.

Ajo që më shqetëson është katapultimi, bijtë e Etërve, trashëgimtarët, nepotizmi. Ketu ne Zvicer kemi 10 vjet Ilir Xhelil Gjonin që vijon luftën e klasave me stil modern.

Por kam parasysh edhe veten time kur në vitin 2011 mbështesja për kryetar bashkie Lulzim Bashën pa asnjë kontribut, me urdhër të Njëshit ! Dhe në kulmin e zhgënjimit kam të drejtë legjitime te dal me konkluzionin se ky tranzicion horrorr ka ndodhur sepse pushteti është shpërdorur nën syte tanë dhe nën opiumin e opinionistëve që i kanë shërbyer interesave vetiake, prandaj partiake por jo kurrë opinionit publik dhe shqiptarëve.

Pra të mos e zhgjas, ndaj Jush nuk shpreh asgjë që mund t’Ju bëj të ndiheni i cënuar.

Kur kam folur për konflikt interesi, favoritizëm, i jam referuar kandidatit, sepse mendoj se nuk mund të përfaqësojë PD, kur në krahun tjetër të politikës, në kontekstin e ngushtë familjar ndodhen zyrtarë të lartë prane Edvin Ramës dhe PS. Raportet mes dhëndërrit dhe vjehërrit, janë si midis babës e birit, tipike shqiptare, diçka shumë e bukur brenda familjes.

Por kryesorja është se PD po vijon trashëgiminë e Lul Bashës, duke ia zgjatur pushtetin atij qe eshte shkaku kryesor i kësaj kataklizme.

Megjithatë, unë nuk mbështes kurrë tezën se është më e mirë e keqja më e vogël. E mira është 180 gradë ndryshe nga e keqja. Dmth ai vend, Atdheu ynë i përbashkët dhe sidomos i Bijve tanë, i të gjithë Bijve tanë pa asnjë dallim shpëton vetëm kur në Shqipëri të vendoset shteti i së drejtës, kur të respektohet çdo gërmë e tij.

Respekte,
Elida Buçpapaj

 

 

 

 

Narrativë: Adi Krasta, Ylli Manjani, Anna Shkreli, Belind Këlliçi dhe Barrakudat – Nga Elida Buçpapaj

blank

Garanti i autonomisë së pallatit të shkencës- Nga ROMEO GURAKUQI

Si “sovran” i vërtetë i vitit të largët 1987, Ai ngjit çdo ditë i qetë dhe i sigurt shkallët e Pallatit të Shkencës në Republikën e Anarkisë.

Askush nuk mund t’i afrohet dot “feudit” të tij. Të gjithë i shohin sytë, humorin, mimikën, ironinë e pandalshme në komunikimin e përhershëm, vështrimin e largët shigjetues, ndërkohë që ecën pa u ndalur dhe adreson kode e mesazhe të shifruara nën dhëmbë.

Është zotëruesi i pakufizuar i një “manastiri” të pakontrollueshëm, në të cilin ligji, drejtësia shtetërore nuk mund të depërtojnë, anëtarësia nuk mund të vetëveprojë. Ai është “ruajtësi i autonomisë” së një institucioni në të cilin erdhi dhe u fut papritmas, tinëzisht, direkt e në majë, kur askush nuk e kishte ftuar dhe menduar se i përkiste. Ëndrrat e njerëzve të fortë bëhen gjithmonë realitet. Ky eshte rasti tipik i realizuar mu ne kupolen e dijes.

Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura heshtin, ose devijojnë sa herë thirren nga publiku për të vënë dorë mbi Autonominë e pretenduar të Kontrollorit Fuqiplotë. Askush nuk mund ta kufizojë në “mbretërimin” e tij, që së fundmi priret të zgjatet drejt përjetësisë. Si në asnjë rast tjetër, ai ka 37 vite që i sillet si një transformers nëpër këmbë Shqipërisë, pa iu nda. Prej ca vitesh, Ai ka marrë për mision, qeverisjen e “drejtë” të shkencës, si pjesë e pasionit të tij “fisnik” të restaurimit të kohëve të arta të Rrethit të Epërm. Të gjithë ata të ngarkuar nga ligja për mbikëqyrje, e dinë tashmë, se duhet t’i rrinë larg ndërtesës ku ai ka konfiguruar “il Comitado Direttivo per la Reconquista”. Një rreth besnikësh të “çertifikuar”, të vendosur në rresht, për të programuar, përzier dhe përfaqësuar, pa pasur një mandat të mirëfilltë të verifikueshëm nga përfaqësia e studiuesve të vendit.

 

Njerëzit e thjeshtë janë mësuar tashmë ta vështrojnë nga larg këtë pallat, si një Tokë Përjetësisht e Zanun nga Ai, i Vëngërti, që mund t’u përgjigjet të gjithëve kur i cënojnë domenin, e kthyem ne privat.

U kujdesa t’i pyes me radhë përfaqësuesit e popullit, nga pozita dhe opozita, socialistë shumëngjyrësh, jo revolucionarë, revolucionarë, indipendentë, asnjanës të pa zë, por të gjithë më dhanë të njëjtën përgjigje: është krejtësisht e kotë. Lidhja e qenies së tij në atë maje të “elitave” është e shkurtër. Ai është tanimë në domenin e vet të paprekshëm, si pjesë e një kompromisi paqësor mes grupeve të interesit të ‘pushtetit të njerëzve të lumtur’, të një vendi, që i ka thënë lamtumirë drejtësisë, ligjit, rendit shtetëror dhe shqiptarisë: secili zot në feudin e vet me autoritet të pakufizuar për çdo lloj arbitrariteti ndaj të drejtave të individëve, në zotimin me fokus personal të kësaj hapësire publike, por me kushtin e bashkimit të ‘armëve’, ditën kur i thërret nevoja përjetësuese e kësaj status quo-je absurde, që promovon në çdo qelizë të vet, padrejtësinë, tarafin, krahinarizmin dhe nepotizmin.

Në ndërtesën e “Autonomistit” gjen çdo gjë që duhet: nga “Policia e Krim-Mendimit” që merret me kontrollin e tezave dhe pikëpamjeve, tek Seksionet e saj të thelluara, që shqyrtojnë Dymendimin, Formimin, Prejardhjen, Komisionet e konfirmimit të Rigjuhës, të Rihistorisë, të Censurës, të Çmimeve për Studiuesit e besueshëm, të Antiplazhiaturës, të Vështirësimit të të Drejtës, deri tek “Seksioni i Ri i Trillit”, ose siç e quajnë nganjëherë, Komisioni ad hoc i Rinumërimit, Korrigjimit dhe Fiksimit Analitik të Fakteve Zgjedhore, të Shpjegimit të Skemës Neroniane të Fletës së Votimit, tek Paradhoma e Madhërisë së Tij, ose Vendi i Ruajtjes së Sigurtë të Dokumenteve të hartuara nga Shefi pa Gjurmë, “Arkiva e Idiotësisë”, “Furra e Fshehtë” ku shkatërrohen mbetjet, etj. etj. etj..

Të hysh në ndërtesë, jo vetëm duhet të mbash hundët, por do të duhet ma së pari, të kalosh në shqyrtimin e “Agjentëve të Policisë së Mendimit”, që sillen vigjilues nëpër ballkon, oborr dhe qoshkat e pallatit, jo vetëm ditët kur gëlon jeta shkencore, por në çdo kohë. Ata vijnë çdo herë kur ka kongrese për popullin, që ka luftuar dhe për popullin që hante, pinte dhe bënte sehir, kur ka ndodhina “shkencore” dhe vakina. Janë “vullnetarë” jo anetare, të moshave të ndryshme, që ngjajnë të trembur, por që trimërohen sa herë i bashkon mosha dhe hallet e përbashkëta të mbijetesës, në këto kohë të pangjashme ankthi për të nesërmen, kur “armiqtë e kllasës” po orvaten të njollosin “fitorjet” dhe prishin skemat e konsoliduara të udhëheqjes. Janë ata që në një kohë, u kandiduan shkencerisht per eficencen e ekonomise kooperativiste, kaluan në filtrin e Seksioneve të Vjetra të Trillit, ndërsa sot monitorojnë pallatin, selektojnë anëtarësinë, udhëzojnë atë të ecin sipas preferences së krye-autonomistit. Ata i gjen çdo ditë nëpër korridoret edhe pse nuk bëjnë pjesë në atë sistem. Kujdesen për “pastërtinë” e organizatës dhe kontrollin e kupolës. Trushpërlarja e përgjithshme, që mbart ky ekip vullnetarësh monitorues të vijës, është mahnitëse. Entuziazmi i tyre naiv, për t’u shënuar dhe mbajtur mend, si provë e gabimit të rëndë të diletantëve shtet-riformues të 32 viteve më parë, që i lejuan të kenë një zë në destabilizimin e shoqërisë demokratike dhe çorientimin e mëtejshëm të sistemit të edukimit. Vijnë të falen, të duken, të informohen dhe të shprehin besnikërinë ndaj kauzës, që po ri jetësohet nga fitoret sovjetike ndër betejat e stepave të largëta.

blank

 

Një shumicë influente e tyre ndodhet nën mbrojtjen e “Kolegjit të Detit Azov”, atij me bordero të hapura dhe “transparente” për të gjithë besnikët e “kupolës së kohëve të arta”, me “vepra kërkimore të përvitshme”, “fabrikë e vërtetë e dijes avanguardë”, “diplomave cilësore”, e “çmimeve të pafundme shkencore”, e anetaresimit te pangupun nder bordet institucionale qe mban buxheti i vendit me te varfer te Europes, etj.. Edhe ky “feud” i ri në qendër të Tiranës është njëlloj i pakontrollueshëm nga degët e arsimit dhe të financave shtetërorë. Mishmashi i konfliktit të interesave parlamentare, të qeverisjes, të kontrollit e administrimit të drejtësisë dhe programimit të vijës shkencore të partisë, është i krejtësisht i pazbërthyeshëm ne kete hapesire. Këmbët e shtetit ligjor nuk guxojnë të shtrihen në këtë ndërtesë të kristaltë më numra që nuk korrespondojnë me auditoret e kufizuar. Ai është ndërtuar enkas për shpërblimin e anëtarëve të Rrethit të Epërm të mësuar me sundim dhe urdhnim.

blank

 

Edhe bashkësia e shkëmbimeve, lavdërimeve, vlerësimeve, anëtarësimeve, projektimeve dhe drejtimit të ardhshëm tek Institucioni mëmë Autonom, rrotullohet në këtë bosht të “feudalëve” të plotfuqishëm dhe të paprekshëm, të rrumcakëve, që presin të kapin maja të reja, pasi “sovrani” aktual të përmbyllë ditët e tij të lumtura dhe të vendoset, pas gjysmë shekulli në qafën e Shqipërisë, në fronin e nderit të përjetshëm.

Unë mendoj se Publiku mund të informohet, qe në “Pallatin e Lulëzimit të Shkencës” është themeluar, pa u ndjerë dhe pa u kuptuar, me një kompromis dhe kod heshtjeje, një strukturë autonome drejtuese, një Direktorat jollogaridhenes ndaj anëtarësisë, i lirë dhe i pakontrollueshëm për të bërë çdo gjë, i shquar për mentalitetin klanor, për mungesën e plotë të kërkimit shkencor dhe i shmangur tërësisht nga detyrimi i bërjes së transparencës.

Askush nuk do të imagjinonte para tre dekadash, që në qendër të Tiranës, do të krijohej një organizëm publik i drejtuar me kaq egërsi dhe paragjykim me spektër të ngatërruem, nga pjesa fundore e anëtarëve të Regjimit të Urrejtësve me sfond kulturor dhe krahinor, me frymëzim nga diktatori, që e përçau dhe e ndau Shqipërinë e lanun trashëgim prej etërve tanë. Mirëpo, për fat të keq, atë e kemi sot një realitet veprues, që punon me plan të qartë vetëm në funksion të përjetësimit të rolit të një individi të së kaluemes jo të lavdishme dhe entourage rreth tij, që nuk lejon as të mendosh, as të konkurrosh për ta zëvendësuar, sepse kur i teket, mbledh njerëzit e rrethit të besuar dhe të rrëzon “demokratikisht” me “zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Publiku duhet të njoftohet po ashtu, se në këtë Pallat është krijuar një sistem i pilotuar dhe i paracaktuar anëtarësimesh, që ka çuar në një përmbysje irracionale të hierarkisë profesionale dhe intelektuale, në një çrregullim të parimeve vlerësuese të përzgjedhjes drejtuese dhe në një “autonomi” sjelljesh të pakontrolluara, nën etiketën e institucionit të pavarur/autonom.

Madje, këto ditë, nën maskën e përmirësimit të legjislacionit mbi akademizmen, Autonomisti dhe rrethi i ngushtë shoqërues, kanë startuar një përmbysje të ligjit pararendës, që pengonte krijimin e pushteteve të përjetshme në shkencë: me ndihmën e një “perfaqesuesi” te pilotuar te “popullit”, është propozuar një nismë për heqjen e pengesave ligjore për rizgjedhjen e “Garantit të vetëm Autonomist”. Veprime të tilla, që nuk përmirësojnë demokracinë zgjedhore dhe nuk rrisin kualitetin, mund të përkufizohen mirëfilli si grushte ndaj rendit legjislativ në fushën e qeverisjes së shkencës, të përcaktuar në një kohë me konsensus, si e mirë e përbashkët e shoqërisë intelektuale të vendit.

Ka ardhur koha, që ky organizëm dhe ky grupim i ngushtë kontrollorësh, i ndërtuar në kurriz te interesit publik, të anëtarësisë së studiuesve, njerëzve të tij dhe shoqërisë që priret të përparojë mbi konkurrencën e lirë, të çmontohet; nuk do të duhet të lejohet më tutje të vijojë kështu i pakufizuar, as nga anëtarësia, as nga deputetët e vërtetë të Parlamentit, as nga trupi politik vendimmarrës dhe drejtues i shtetit, i drejtuar nga institucioni i KM të vendit.

blank

Viktima duhet të japë, psikopati duhet të marrë, fqinjësia ideale e ëndrrave- Nga Aurel Dasareti*

Ndryshe nga konfliktet e rëndomta, nuk ka marrëveshje të vërtetë me një psikopat, as pajtimi nuk është i mundur. Njëri mohon të gjitha fajet, tjetri ka një prirje të natyrshme për të fajësuar veten.
***
Të gjithë ju në thelb mund të përfundoni si viktima të një psikopati. Psikologët dhe psikiatrit mund po aq lehtë të përfundojnë si viktima. Psikopati është një mjeshtër në gjetjen e pikave të dobëta të individit dhe në një mënyrë inteligjente zotëron presionin në këto pika në manipulimin dhe shtypjen e viktimës së tyre. Për fat të keq, nuk është paqja dhe qetësia ajo që psikopati dëshiron. Psikopati lulëzon në “betejë”. Psikopati asnjëherë nuk është i kënaqur. Viktimat janë të ekspozuar vazhdimisht pritjeve të reja që duhet të plotësohen. Jo për hir të pritjeve, por për të parandaluar viktimën për të liruar veten dhe për të marrë energji për të parë se ai është duke u mbajtur poshtë. Psikopati nuk është i interesuar në zgjidhjet. Ata janë të interesuar në okupimin e ndërgjegjësimit të viktimës me një ndjenjë të vazhdueshme të pasigurisë për vetë-mjaftueshmërinë.

Është e habitshme për të parë se si viktimat e psikopatit ngadalë-ngadalë e ndryshojnë sjelljen. Nga të qenit plot energji, shndërrohen në indiferentë pa asnjë interesim në kërkimin e zgjidhjes, në depresion dhe ankth. E vetmja mënyrë për ta luftuar këtë të keqe është për të bërë diçka. Është naivitet të besohet se biseda dhe të kuptuarit ndihmon. Vetëm ata që e kuptojnë në detaje lojën narciste të psikopatëve i shmangen tragjedisë të mbeten viktima të dishepujve të errëta të një mendjeje njerëzore.

Lojtarët naiv ose me pagesë.

Këta janë njerëz që psikopati i merr në “anën e tij” në një lojë kundër viktimës. Ata mund të jenë mjekë, psikologët, mësuesit, politikanët, ndërmjetësuesit e palëve në konflikt, dhe të gjithë mund të përfundojë si lojtarët, shokët naiv të psikopatit! Dhe, sa më status të lartë që kanë naivët, aq më shumë gëzohen psikopatët! Sa më i lartë që të jetë statusi i personit naiv të cilin psikopati e mashtron, aq më tepër rritet vetëbesimi i psikopatit. Dhe ajo që është e veçantë është se këta naiv ose ndërmjetësues të paguar e korruptuar, “nuk e shohin” se janë duke u shfrytëzuar – si bashkëpunëtorë kundër viktimës!

Psikopatët zgjedhin viktimat e tyre mes njerëzve që janë plot energji (dhe histori të lavdishme) dhe që e shijojnë jetën. Përpiqen të merrnin pak nga forcat (pronat) e tyre. Nëse ziliqari nuk do të verbohej nga urrejtja, ai mund të kishte mësuar pak se si të fitonte cilësi të tilla. Njerëzore.

Problemi për të huajt (me konflikt interesi) është shpesh se viktima është në konflikt me psikopatin dhe kështu pretendimet e viktimës priren të mos merren seriozisht. Njerëzit që jetojnë në fqinjësi (afërsi) me psikopatë shpesh i nënshtrohen kritikave dhe mosrespektimit. Kjo mund ta bëjë viktimën të trishtuar dhe të dëshpëruar shumë herë. Njerëzit që janë dukur të fortë dhe të sigurt, gradualisht mund të duken më të pasigurt dhe të ngatërruar. Është e zakonshme që njerëzit që kanë jetuar afër një psikopati të mos besohen kur tregojnë historinë e tyre të ngatërresave që krijon psikopati. Kjo shpesh përjetohet si një abuzim i ri. Të gjithë e kanë të vështirë ta marrin seriozisht.

“Një zonjë kaq e bukur që i përket kombit hyjnor dhe e suksesshme, nuk mund të jetë e tillë!” Dyfishimi i sjelljes së psikopatit e bën të vështirë për të huajt që t’i ekspozojnë ato.
Nëse dikush është i vendosur ekskluzivisht në një betejë të vazhdueshme për të thyer vetëvlerësimin tuaj, atëherë mos u përfshini në bisedime e muhabete pazari. Psikopatët kanë pak kënaqësi për të torturuar njerëzit që nuk e gjejnë veten të kërcejnë (vallëzojnë) sipas muzikës së tyre. Atëherë ata kërkojnë mënyra të reja.

Është e rëndësishme që ata që kanë qenë viktima të psikopatit të kuptojnë faktin se shumë nga pritshmëritë (favoret) që u janë bërë, kanë qenë krejtësisht të paarsyeshme. Kuptueshmëria mund të jetë kur pacientit (viktimës) i shfaqet papritur se është ai që i ka interpretuar gabimisht vëzhgimet e tij.

Nëse pacienti (viktima) ka qenë për një kohë të gjatë nën ndikimin e një psikopati (agresori) në familje, në fqinjësi, në vendin e punës ose në një organizatë, është krejtësisht normale të ketë një krizë nervore. Modeli i leximit të viktimës ishte i pasaktë. Një sërë informacionesh ishin regjistruar, por nuk kishin asnjë kuptim kur u shfaqën, sepse ishin shkëputur nga konteksti dhe bëheshin të kuptueshme vetëm në një logjikë psikopatike. Konflikti bëhet e vetmja gjë për të cilën mendoni, veçanërisht nëse nuk jeni dëgjuar (nga ndërmjetësit) dhe jeni vetëm.

Njeriu normal (nëse nuk bashkëpunon me të afërmit e tij) kurrë nuk e fiton betejën kundër një psikopati.

Një sulm psikopatik ka për qëllim kryesisht elemente lënduese te personi tjetër, ku ka një pikë të dobët ose diçka të sëmurë. Të gjithë njerëzit kanë një pikë të dobët që mund të bëhet një spirancë për një psikopat. Ata kanë intuitë të mirë kur bëhet fjalë për dobësitë e njerëzve të tjerë, vende ku një person tjetër mund të lëndohet. Për shembull, kur feja e viktimës është ndryshe nga ajo e psikopatit dhe rrethit më të gjerë.

Viktima ideale është një person (komb) i ndërgjegjshëm me një prirje të natyrshme për të qortuar veten. Viktimat duken naive dhe sylesh (që nuk kupton se çfarë bëhet rreth tij, që mashtrohet lehtë). Ata nuk mund ta bëjnë veten të besojnë se tjetri (fqinji) është në thelb shkatërrues dhe përpiqen të gjejnë shpjegime logjike se është një keqkuptim. Për dikë që nuk është psikopat, është e pamundur të kuptojë se dikush mund të jetë kaq manipulues dhe plot vullnet të keq.

Ballë për ballë me sulmin psikopatik, viktimat fillimisht tregojnë mirëkuptim dhe përpiqen të përshtaten. Ata kuptojnë dhe falin edhe gjëra që nuk falen (torturat, masakrat, gjenocidet).Viktima është e bindur se zgjidhjen do ta gjejnë me bisedime. Por duke bërë këtë, ata bëjnë të mundur që psikopatët, të cilët refuzojnë çdo dialog, t’u shkaktojnë disfatat më të mëdha. Viktima nuk e sheh se është manipuluar, vetëm kur dhuna bëhet shumë e dukshme që misteri i lind me ndihmën e jashtme. Marrëdhënia fillon me sharmin dhe joshjen dhe përfundon me sjellje të tmerrshme psikopatike. Megjithatë, psikopatët lënë gjurmë tmerruese që interpretohen vetëm më pas, kur viktima është pjesërisht jashtë fuqisë së tjetrit dhe fillon të kuptojë manipulimin.

Viktimat shpesh thonë se ajo që duket kaq e frikshme nuk janë domosdoshmërish sulmet e hapura, por situatat ku ata vetë nuk janë të sigurt nëse janë pjesërisht fajtorë.

Shpesh dëgjon se nëse një person është bërë viktimë, kjo ndodhi sepse ai person kishte dobësi dhe mangësi. Ne do të shohim që është e kundërta, viktimat zakonisht zgjidhen sepse kanë diçka shtesë që sulmuesi do të donte ta kapte, për ta marrë prej tij. Personi bëhet objekt urrejtjeje sapo refuzon ose nuk ka asgjë më shumë për të dhënë.

Viktima është viktimë sepse personi në fjalë është caktuar nga psikopati. Personi i pafajshëm bëhet qengji kurban, është “fajtor” për gjithçka që është e gabuar. Tani e tutje ai është objektivi i sulmeve, sepse në këtë mënyrë sulmuesi i shmanget përgjegjësisë apo depresionit që i shkakton viktimës. Viktima është vetë i pafajshëm për krimin për të cilin duhet të paguajë. Por edhe ata që janë dëshmitarë të sulmeve (të kryera nga psikopati) dyshojnë për viktimën. Gjithçka ndodh sikur nuk mund të kishte viktima të pafajshme.

Edhe nëse viktima e di pjesën e saj të përgjegjësisë për vendosjen e dhunës, ajo gjithashtu sheh se mjafton që të jenë aty në bisedime (marrëveshje ) me “ndërmjetësues” për të nisur procesin shkatërrues, fajin e mbajnë vetëm ata, e vërteta kthehet përmbys, sulmuesi (fajtori i pistë) gjithmonë del i pastër (lirohet nga akuzat-krimet e bëra) dhe përfiton favore.

Aktet e vogla psikopatike janë aq të zakonshme sa duken normale. Fillon me pak mungesë respekti, gënjeshtra apo manipulimi. Kur shihni çdo detaj veç e veç, ato duken të padëmshme, por së bashku krijojnë një proces shkatërrues. Viktima rrëmbehet në këtë lojë poshtëruese dhe mund të reagojë edhe me një akt hakmarrjeje agresive, sepse të gjithë ne mund të përdorim metoda të tilla për t’u mbrojtur. Kjo është ajo që e bën të gabuar të flitet për pjesëmarrjen e viktimës.

Përmbysjet, sulmet poshtë zonës së brezit janë famëkeqe. Një proces i tillë është i mundur vetëm kur pala tjetër (viktima) është shumë tolerant. Viktima bën përpjekje të mëdha për ta bërë jetën e përditshme sa më normale. Pavarësisht se çfarë bën viktima, ai nuk dëgjohet. Fuqia e dikujt zakonisht nuk është e dukshme për vëzhguesit e jashtëm. Ata rreth tyre nuk kuptojnë asgjë (ose bëjnë sikur nuk kuptojnë) dhe shtyhen ta gjykojnë viktimën negativisht.

Mbi viktimën, sulmuesi është i tensionuar, trupi i tij është i ngurtë dhe vështrimi i tij dridhet. Mesazhi i psikopatit është qëllimisht i pasaktë dhe i paqartë për të ruajtur konfuzionin. Ai mund të thotë: Unë kurrë nuk e kam bërë këtë, dhe në këtë mënyrë shmang të gjitha akuzat. Duke përdorur aludime, ai (terroristi-psikopati-nazisti-agresori-pushtuesi-primitivi-jonjerëzori) e përcjell mesazhin pa e kompromentuar veten. Duke u shprehur pa vija logjike lidhëse, ai mban pohime të ndryshme dhe kontradiktore.

Vërejtjet keqdashëse ose shpifjet (mashtrimet-manipulimet) shpesh lindin nga zilia dhe etja për të përvetësuar pronat e tjetrit. Nuk është e pazakontë që viktima të marrë fjalë për fjalë kritikat dhe shpifjet e psikopatit ndaj mjedisit dhe që viktima të përfundojë duke besuar se kritika është e bazuar.

Nëse viktima reagon me pakujdesje dhe bie në kurth, dhe përfundon duke ngritur zërin, është viktima ajo që shfaqet agresive dhe sulmuesi merr pozicionin e viktimës. Jo rrallëherë, gjyqtarët që duhet të gjykojnë në çështje të ndërlikuara janë vetë të hutuar dhe kështu të manipuluar, sado skeptikë dhe të kujdesshëm të jenë. Çdo shenjë emocioni ose dhimbje tek viktima çon në më shumë dhunë nga sulmuesi ose në një manovër diversioni (indiferencë, befasi e rreme, etj.)

Pasi psikopati ka zgjedhur një pre, ai nuk e lë kurrë të shkojë. Psikopati bëhet gjithnjë e më abuziv dhe i dhunshëm, viktima bëhet gjithnjë e më e pafuqishme dhe e dhunuar. Psikopati përpiqet ta shtyjë personin tjetër që të marrë masa kundër tij, në mënyrë që më pas të mund ta akuzojë atë për të keqen. E rëndësishme është që viktima të duket se është përgjegjëse për atë që po ndodh. Ai që reagon ndaj provokimit është ai që shfaqet agresiv dhe përgjegjës për krizën. Për të huajt dashakeq të zhytur në konflikt interesi, viktima duket se është “agresori”. Pra, shqiptarët (viktimë) na qenkan agresor, ndërkaq agresori i vërtetë, serbët e egër, që kanë kryer shumë pushtime pronash, masakra dhe gjenocide ndaj tyre na qenkan viktimë, prandaj edhe duhet të shpërblehet edhe më tej me pronën e viktimës.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Narrativë: Adi Krasta, Ylli Manjani, Anna Shkreli, Belind Këlliçi dhe Barrakudat – Nga Elida Buçpapaj

Nuk e ndjek më A Krasta Show, sepse nuk dua të dëgjoj të vërtetat e thëna përgjysmë. Si metoda më perfide e manipulimit të fakteve. “Një gjysmë e vërtetë është për të fshehur një mashtrim të madh.” Kështu thosh Benjamin Franklin. Dhe mashtrimet më të mëdha, trushplarjet më klasike bëhen kur miksohen rrenat me të vërtetat. Metodologji e opinionbërësve të televizioneve të Tiranës, aty ku ngrihen kështjella me tulla rrenash.

Mbrëmë duke bërë zapping nga një lavatriçe tek tjetra, u shfaq Ylli Manjani që po fliste përballë Krastës i alarmuar për masakrën e vulave . Masakër e vërtetë, që mund të shmangej nëse në Tiranë do të mblidhej një komision ad hoc me personalitete me integritet për të bërë numërimin e të pranishëmve në dy Kuvendet e Jashtëzakonshme të PD, të 11 Dhjetorit 2021 dhe të 18 Dhjetorit 2021, njëri në Stadium dhe tjetri në Pallatin e Kongreseve.

Sapo Manjani mbaroi së foluri për vulat dhe strategjinë e fushatës të opozitës që kjo të jetë sa më efikase, tashmë kandidatët e PD do të garojnë nën siglën e LSI/PL, pra PD de jure nuk ekziston,  kërceu menjëherë tek kandidati Belind Këlliçi, sipas atij proverbit, se gjuha shkon atje ku dhëmb dhembi. Lavdëro Manjani Belindin e mos pusho. Por ajo çka shquhej qartë në lavdërimet ishte se oferta e tij nuk bëhej për elektoratin e PD, por për atë të PS. “Po ja, tha Manjani, “Belindi është çun i ri, çun Tirone, ai nuk është Berisha non grata,” (siç dihet elektorati i PD nuk pyet fare se Berisha është non grata – sepse me akuzën “Berisha non grata” Edi Rama ka ushqyer elektoratin e majtë). Dhe Manjani vazhdoi “edhe vajza me të cilën Belindi bashkëjeton vjen nga dy prindër që gjithë jetën kanë jetuar me djersën e tyre, unë i njoh shumë mirë ata dhe më vjen mirë që më jepet rasti ta shpreh këtë konsideratë!” Këtu Ylli Manjani u ndal dhe nuk shkoi më tutje për të bërë ndonjë sqarim për publikun, se ju duk e tepërt. Ai vetë ka qenë ministër i LSI nën qeverisjen e Edi Ramës dhe me prindërit e vajzës, si zyrtarë publikë të PS, i mban të lidhur emëruesi i përbashkët i të njëjtit krah të politikës, i së majtës.

Ndërsa Manjani po e mbyllte seancën e hiponozës apatike për audiencën, Krasta lajmëroi se të ftuarit e rradhës ishin Anna Shkreli dhe Belind Këlliçi.

Prania e Anna Shkrelit ishte arsye për të hequr dorë nga zapping. Anna ishte elokuente, sidomos kur foli për fenomenin e tëhuajzimit, kur humbasim pikat e referimit në qytetin ku kemi lindur, aty ku duhet të gërshetohet e shkuara, e sotshmja dhe e ardhmja e qytetit, i cili bëhet eternel dhe ky fenomen ndodh kur është në zhdukje trashëgimia kulturore dhe shpirtërore, pra edhe qyteti edhe ne ndihemi edhe pa identitet, edhe të huaj.

Natyrisht, shkëlqimi i Anna Shkrelit nuk i neutralizon faktet.

Nuk do ta kisha shkruar këtë narrativë, sepse ishte një temë me të cilën isha marrë, por ma frymëzoi provokimi i Adi Krastës, i cili gjatë një paranteze në bisedën me Annën hapi temën e “njerëzve të botës së propagandës, të portaleve, të titujve si Barrakuda, për ato të shkreta klikime, botë globale që është bërë e shëmtuar”. “Të shëmtuarit, Barrakuda” sipas Adi Krastës, janë ata që shkruajnë se prindërit e Anna Shkrelit janë zyrtarë publikë të PS! Ndërsa të bukurit janë Adi Krasta, Ylli Manjani me gjithë lavatriçe, atje ku fusin për të larë kostume dhe i nxjerrin fustane. Në gazetari ka një rregull fix, çdo gazetar i ndershëm duhet t’i shqiptojë të vërtetat sikur janë- të tharta apo të hidhura. Por Krastës aq i bën, ai si “desert”, së bashku me Annën, përdorën për këtë kontigjentin Barrakuda edhe cilësorin “gazetarë të poshtër”, megjithëse Anna bëri ç’është e mundur që ky cilësor të kishte një tigëllim sa më ëmbël, por pa i humbur kuptimi aspak.

Adi Krasta i krahasoi titujt e lajmeve të gazetarëve të portaleve me Barracuda, që është një peshk i madh, grabitqar, i njohur për pamjen e tij të frikshme dhe sjelljen e egër. Nuk e di se me çfarë peshku do t’i krahasonte këto prodhimet derogatore e përçmuese të gjuhës së tij dhe veten Adi Krasta.

Por fakti që flet për degradën që ka sot Shqipëria, është kur të rinjtë bëhen pjesë e lojës së ujqve të politikës shqiptare.

Kopeja me ujq e politikës shqiptare përbën establishmentin, kastën me të njëjtët emra që kanë të gjitha pushtetet në mënyrë ciklike, me rotacion, ata përfitojnë gjithçka, privilegje, ofiqe, projekte, poste etj etj pa garë, pa meritokraci, me një sistem zgjedhor që prodhon veç diktaturë mafioze. Natyrisht që Shqipëria nuk ka parë ujk më të zi se Edvin Rama dhe keqqeverisje më tragjike se këta dhjetë vite, të shoqëruar me shpopullim, shkombëtarizim dhe zhdukje të trashëgimisë identifikuese!

E, megjithatë, largimi i Edvin Ramës apo i Erion Veliajt nga pushteti bëhet nga emra që nuk kanë asnjë hije kontraverse, sikur është konflikti i interesit apo favoritizmi. Favoritizmi është paradhoma e korrupsionit dhe armiku i besueshmërisë të elektoratit.

Për Belind Këlliçin nuk do të shtoj asgjë, aq më tepër për Anna Shkrelin, veç do të risjell pjesë nga CV e arkitektit Artan Shkreli, i cili prej vitit 2000 është zyrtar i lartë publik pranë Edi Ramës, që nga bashkia e Tiranës deri tek qeveria e tij si më poshtë:

2001-2011 Artan Shkreli është anetar i KRRT-se (Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës) pranë Bashkise Tirane, periudhë kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie.
– 2003 ai është këshilltar për Urbanistiken dhe Trashegiminë pranë kryeministrit Fatos Nano.
– 2008 ai kryetar i Shoqates se Arkitekteve te Shqipërise (SHASH).
– 2013 ai keshilltar per territorin prane kryeministrit Edi Rama.
– 2017 ai është zvendesminister ne Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise.
– 2019 Anëtar i Komisionit të Përhershëm të Artit dhe Trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave.
-2021 ai është drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Ndërtimeve.

Dhe këtu po e mbyll me pyetjen retorike për Krastën dhe Manjanin: a ka konflikt interesi apo favoritizëm eksplicit në rastin e Belind Këlliçit?!

Sepse demokracia ndërtohet mbi parime të pacënueshme.

Ndërsa si kandidat, është e qartë se Belind Këlliçi nuk ngjan fare si përfaqësues i PD-së, por si një favorit i katapultuar i së majtës përmes aleancës PD-LSI, thënë ndryshe i PL se tani PD mbeti pa vulë, pa regjistër dhe në Tiranë e papërfaqësuar!

blank

Pajtohem plotësisht me dashamirin e madh të shqiptarëve, z William Walker- Nga Aurel Dasareti

 

Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian…”- William Walker.  

Presidentja Osmani duhet të thotë realitetin: cili asociacion është më pak i keq, dhe jo (pa dashje) të manipuloj miletin me marifetin: “cili asociacion është më i miri”.

Kjo i vjen sikur thuash se të gjitha asociacionet serbe në Kosovën shqiptare janë të mirë.

 

Në gjuhën shqipe thuhet:

  • i mirë
  • më i mirë
  • shumë më i mirë

 

  • i keq
  • më i keq
  • shumë më i keq

Apo jo?

Ndërkaq, shakaxhiu sllovak, Mirosllav Lajçak, i ashtuquajtur “ndërmjetës”, vendi i të cilit nuk e ka njohur Kosovën si shtet sovran, meqë është i zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallet i paaftë (i pakualifikuar) për ndërmjetësim. Le të krijojë shoqatën (asociacionin e hungarezëve) paraprakisht në vendin e tij.

Numri i popullsisë së Sllovakisë: 5.447.000 (pesë milion e gjysmë)

Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Sllovakisë u krijuan në vitin 1993. Të dy vendet kanë një kufi të përbashkët 676 km; në Sllovaki jetojnë rreth 514,000 hungarezë, të cilët përbëjnë rreth 10% të popullsisë, kryesisht në jug të vendit, dhe rreth 17,000 sllovakë jetojnë në Hungari (d.m.th. rreth 0,17% të popullsisë).

Të dy popujt (sllovakët dhe hungarezët) janë ardhacak në Evropë.

Për ndryshim të shqiptarëve (pellazg-ilir) që janë autokton, ndërkaq serbo-sllavët ardhacak.

 

Shëndet, Aurel Dasareti

blank

Serbia, fillimisht,  do të duhej të formojë bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore!!- Nga Refik Hasani

Përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson:
,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”
I kujtojm  gjithë opinionit  duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,se  në Serbin Jugore,    është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc , kan mbajtur  e organizuar Referendumin  e datës 1 e 2 Mars 1992, dhe    shqiptarët në Republikën e Serbisë, përveqë referendumit ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqën  luftën e  armatosur përmes  Ushtria Çlirimtare  për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë  të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëvshja e Konçulit.
Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht  të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbi, e tek atëherë të kërkoj  kushte për krijimin e  Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.
Pakica  Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kan të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.
Kemi  dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.
Serbia vetë e ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’  përmesë 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.
Refik HASANI 🖋
blank

Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës…- Nga Aurel Dasareti 

 

Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje.

Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre…

Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij.

  • A e pranoni asociacionin?
  • A jeni kundër asociacionit?

***

PS: Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.

Shëndet, Aurel Dasareti 

blank

Në një vjetorin e shuarjes – NJË VIT PA KRYETARIN HAKI RUGOVA- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
Haki Rugova
     Një analist istogas, që ka bërë emër me “INSAJDER-IN” e tij, përgjatë një fushate zgjedhore, në debat, deklaronte: “Popullata istogase është paqësore dhe nuk ka vota për “komandantët”, nuk e duron mujëshinë, kapadaillëkun e tyre”. Ishte një konstatim i saktë, i provuar. Nuk ishte fjala, thjeshtë, për kandidatin në garë, por për partinë që përfaqënonte, me “komandantët” namkeq, të babëzitur për pushtet e para dhe diç më keq!
     Fadil Ferati ka lënë gjurmë të një kryetari të urtë, të mençur e punëtor. I pasuar nga kolegu i tij, Haki Rugova, drejtimi i Istogut ishte në duar të sigurta. Zvetnimi i shkëlqimit të rezultatit zgjedhor, në një rast zgjedhor, për kreun e komunës, ishte reflektim i degradimit partiak në qendër dhe assesi lokal.
     U bë një vit nga amshimi i kryetarit komunal, Haki Rugova. Zyrtarët e rinj komunalë të Istogut vazhdojnë suksesshëm traditën urtake të drejtimit.
     Kam shoqëruar në fushatat zgjedhore kryetarin Haki Rugova. I matur e fjalëpak. I shmangej çfarëdo premtimi pa mbulesë faktike financiare, përkundër rivalëve të tij, që premtonn “lugën e floririt!” Në fjalën tonë, zotimi i vetëm i yni ishte se kryetari do ta menaxhojë paranë publike me korrektesë dhe pa abuzime. Por, kryetari nuk punëson, sepse është privatizuar gjithçka dhe as nuk hapë fabrika, sepse kërkohen miliona buxhet.
     I telefonova vëllait inxhinier Ibish Rugova, kryetar i Degs të LDK-së në Austri, me sugjërimin për kryetarin Haki, të fillojë hapjen e rrugëve të bjeshkëve, me koston e lirë dhe dobinë e madhe, në zhvillimin e sektorit të blegtorisë dhe të turizmit.
     Përgjigja ishte: “-A keni komunikim me kryetarin?” – Po, u gjegja unë, por ju si inxhinier, madje, edhe si
vëlla, mund të ndikoni më shumë, duke i qenë edhe i zanatit, parashikoni koston e përballueshme komunale.
Megjithatë, inxhinier Ibishi ngulmoi që unë të provojë komunikimin e drejtëpërdrejtë me Kryetarin.
     Dhe, vërtet, bisedova me kryetar Hakiun, i cili më dëgjoi vëmendshëm. Shumë shpejt projektoi 4 (katër) rrugët e bjeshkëve, të cilat përfshinin komplet Podgurin, nga Kaliçani, kufi me Pejën, deri në Kërninë, kufi me Skënderaj dhe në çdo dy vjetë, ndërtonte një rrugë. Tani, pasuesit e kryetar Hakiut, kryetari Ilir Ferati, me shokë, vazhdojnë përmirësimin dhe asfaltimin e tyre, natyrisht, në dy syrësh, me participimin financiar edhe nga Ministria përkatëse.
     Në vitin 2016, i shkrova kryetarit Haki Rugova, që lokacioni i ish- Ndërmarrjes “Radusha”, të bëhet pronë e komunës, për ta bërë parkun e vetëm të qytetit të Istogut, ngaqë rrezikohej të betonohej me pallate shumëkatshe. Dhe, kryetar Hakiu e realizoi me sukses. Por, me gjithë insistimin tim, për ta vënë në diskutim publik projektin fillestar, se si duhej të ishte sa më funksional Parku i qytetit, kjo nuk ndodhi. Nuk hasa as në mirëkuptimin e Kryetarit dhe as të shefit të Radio-Fontanës, Zeqir Mehmetaj! Megjithatë, puna e madhe ndërtuese është bërë dhe ndërhyrjet çbetonuese janë më të thjeshta, të mundshme.
     Kryetari Haki Rugova ishte një organizator i kujdesshëm dhe mbështetës moral e financiar i të gjitha veprimtarive, në kuadrin e komunës, me fshatrat e saj. Ishte pjesë e aktiviteteve sportive, kulturore, artistike, letrare e, deri në organizimin e festës e të qethurave të deleve në bjeshkë; e festës të vjeljës të mollëve në kompleksin shumë hektarësh në fshatin Kovragë dhe të tjera.
     Në bisedë me kryetarin Haki Rugova, për planet e së ardhmes, ai shpalosi disa nga projektet, që presin të realizohen: Ngritja e bustit të kryetarit Fadil Ferati, në hapësirën e lokacionit të Komunës; ngritja e shtatorës të heroit të Demokracisë, Shaban Manaj dhe një serë projektesh tjera. Dhe, ndonëse Kryetari, tashmë, është amshuar, pojektet e tij mbeten -amanet-, porosi shenjtërore për kryetarin e ri, Feratin junior, me shokë.
     Drejtësia e kapur nga rivalët politikë, ngriti një akuzë absurde, për kryetarin Haki, për një nënshkrim, kinse, nepotik, të cilësuar si konflikt interesi! Realisht, në shtetet me demokraci të zhvilluar dhe drejtësi të dëshmuar, kjo akuzë nuk qëndron. Sepse firma e liçensuar, e cila plotëson kushtete e tenderimit, paguan tatimet e shtetit, nuk ka asfare rëndësi lidhja familjare e zyrtarit nënshkrues. Pafajësia e dhënë nga Gjykata, është dëshmi e një intrige politike, madje nga më mizoret.
     Përndryshe, për profesionalizmin sipëror dhe korrektësinë kulmore, që ka Firma -MA-KON-, e vëllezërve Rugova, po të mos ishte kryetar vëllai i tyre, me siguri do të ishte e parë favorite e meritore, në shumë projekte vendore komunale.
     Një vit pa kryetarin Haki Rugova. Për familjen e gjerë Rugova, miq e dashamirë, kolegët numerikë komunalë e partiakë anekënd Kosovës, si dhe komunitetin istogas, me rrethinë, përkujtohet me dhimbje e respekt të madh.
     I përjetshëm kujtimi për kryetarin shumëvjeçarë Haki Rugova!

Send this to a friend