PËRSIATJE PËR ROMANIN JOSIFOPEDIA TË SHKRIMTARIT RIKARD LJARJA
1
Duke e konsideruar kritikën tekstore më efikase në gykimin e vlerave dhe jovlerave të një vepre letrare, prozë, poezi, dramë, film etj., pozicioni im si kritik është orientuar të analizoj tekstin e çdo vepre sipas vizionit, shestimit, formesimit e realizimit arttistik dhe estetik nga autori. Sipas kësaj qasjeje do të analizoj romanin “Josifopedia” të shkrimtrit Rikard Ljarja duke sfiduar qasjen e gabuar të kritikëve dogmatik që u kërkojnë autorëve pse vepra është shkruar kështu apo ashtu dhe jo siç mendojnë ata, kritikucët.
2
Ljarja është shkrimtar kompleks e në të njejtën kohë edhe i veçantë, vetëvetja. Është i lirë në procesin e hedhjes në kompjuter të mendimeve që i organizon ideja për t’i bërë skanerin artistik diktaturës së proletariatit nga 1948-1990. Nuk programon më përpara si të shkruaj, si do jetë struktura e romanit, personazhet, mjediset, atmosfera, tipat e karakteret. Shndrimi i realitetit historik dhe jetësor në realitet letrar si reflektim i tij, është mishëruar artistikisht çka është vlerë specifike e prozës romaneske të Ljarjes..
3
Protagonisti Josif, shkurt Sifi, është boshti strukturor i veprës me të cilin lidhen personazhet e tjerë, ngjarjet, episodet, situatat, rrethanat, konfliktet dhe mjediset e shumta të ndryshme e të larmishme. Rëfimet e Josifit dhe të autorit plotësojnë njeri-tjetrin. Romanin pershkohet tejembanë nga fije të dukshme si: fijet e kuqe të terrorizmit komunist, fijet e fshehta të pergjimit e spiunimit, fijet e varfërisë dhe mjerimit, fijet e imoralitetit të kuadrove të partisë e të pushtetit, fijet me elemete psikologjike tek perspnazhet dhe fijet e dyshimit për gjithçka. Mëdyshja kështu apo ashtu dhe frika e përgjimit prej spiunëve të shtetit socialist, ku në çdo tre vetë njeri ishte spiun, është element thelbësor i romanit, po edhe i qenies së Rikardit njeri dhe Rikardit shkrimtar si në vizion, përceptim e përjetim dhe i perveçem në mendime, aludime, në fobinë nga spiunët.
4
Subjekti, ngjarjet bëmat e personazheve, janë vendosur në një fshat të vogël në Shqipërinë e Jugut. Po mund t’i vendoste kudo në Shqipërinë socialiste pa liri Romani siç e cika më sipër është reflektim i realitetit të diktaturës së proletariatit, shprehur me gjuhën e artit romanesk, ku realizmi, thjeshtësia, elementet ironikë e satirik e përshkojnë tekstin tejemabanë. Sipas meje është një kronikë historiko-letrare me vlera historike, artistike dhe mesazhe tronditëse për diktaturën e djeshme që flet edhe kohës së sotme, si vazhdim i së djeshmes, ku në realitetin e tanishëm, neodiktura ka pushtuar çdo qelizë në të katër pushtetet. Liria, demokracia dhe drejtesia janë arratisur.
5
Mënyra si është formësuar ronani është unikal. Që nga faqja e parë e gjer tek e fundit nuk ka as kapituj, as ndarje me tre pika. as ndarje me tituj. Autori ka aplikuar si element kryesor strulturor “kryerrjeshtin”. Që në fillim të libritt lexuesit e kujdeshëm dhe të vëmendshëm e pëlqejnë këtë mënyrë strukturimi dhe mdjekin tekstin, çdo të ndodh më tej, marrin kenaqësi dhe shijojnë romanin edhe për faktin se gjithçka rrjedh natyrshëm, si kronologji e një jete të njerëzve në një fshat të humbur ku ngjarjet, episodet, situatat, kujtimet, retrospektivat, lidhen me protagonistin dhe janë, aq të shumta e të larmishme sa dhe interesante e realiste.
Detajet e pafundme dhe të larmishme janë përcaktuese të tipit, karakterit dhe portretit të çdo personazhi, megjithse ato janë te shumtë. Për arritjen e kësaj vlere artistike të romanit, autorin e ka ndihmuar edhe të qënit kineast, ku personalja artistike e çdo personazhi në film, kërkon konkretësi dhe detaje specifike për çdo njerin prej tyre..
6
Në portretimin e personazheve vlerësoj së pari, Josifin, si personazhi më i skalitur i romanit. Që kur lindi, erdhi në këtë botë si një fëmi i veçantë dhe i bukur imitonte kafshët e njerëzit, herë pëlliste si gomar e herë lifte si qen, po me zërin e tij të bukur këndonte dhe si bilbil. Kur u rrit studjoi në Akademinë e Arteve. E emëruruan pergjegjes i Vatrës së Kulturës në fshatin e tij. Gjeti një sallë si stallë ku mblidheshin kooperativistët. Shkrimtari Ljarja përshkruan thjeshte gjendjen psikologjike në atë moment të të Josifit, por edhe perkushtimin maksimal për ta bërë këtë vatër që t’i vinte era kulturë në shërbim të njerëzve të fshatit.. Rrëfimet dhe përshkrimet janë realiste dhe me vertetësi artistike, pa letrarizma në paraqitjen e mjediseve të pafundme që përmban romani.
***
Të thjeshta dh realiste janë përshkrimet për Vatrën Kulturës, ato në Kafe Tirana, ku në një tavolinë në një qoshe shkruant Dhimitër Shuteriqi; aty pinte kafe edhe Ismail Kadare e Dritëro Agolli dhe poeti e perkthyes i talentuar Rober Zhvarc; përshkruan mjediset kur Josifi lëvizte nëpër fshat, kur udhtone me autobus të vjetër karrikature; stallën e lopëve, por edhe mjedise luksoze, kur bënte seks me sekretarn e partisë të Rajonit, e te tjera, e të tjera.
7
Ndër personazhet lirikë, dramatikë e tragjikë, i portretizuar si asnjë tjetër është figura e Frosinës që e thërrisnin Fro-ja. Fro-ja. e jashtëzakonshme! Që kur e pa për herë të parë Josifin, këtë djalë të bukur dhe të gjatë, e imagjinon edhe si mashkull të fortë, paçka se ishte veshur si bojaxhi duke lyer me gelqere muret e sallës te Vatrës së Kulturës. Diçka lëvizi brenda saj. Vinte pothuajse çdo ditë dhe e ndihmote te fshinte sallën. Fro-.ja në moshën e adoleshencës vishej si djalë dhe lozte futboll me djemtë, ata që e ngacmonin i zhdëpte me grushta. Djemtë e admironin, ajo refuzonte çdo njerin që ia shfaqte dashurinë apo tjetrin që ia kërkonte. Disa u bënë xheloz kur ajo krijoi marëdhënie të afërta me Josifin, i cili në fillim pëlqente trupin e hedhur të saj, shalët e gjata dhe te pasmet rrubumllake, por shpejt filloi ta dashurojë dhe të kryej marrëdhënie seksusuale pasionante me të. Në subkoshiencën e tij po programohej grueja e ardhshme. Por, ah, ajo natë e errët fatale kur ajo po kthehej në shtëpi, tre djem të fshatit befas në pritë e kapën, e përdhunuan e toruturuan.. Ajo nuk e përballoi poshtërimin. U çmend dhe tragjikisht i dha fund jetës rrethuar nga tre qentë që e kishin shoqëruar.
8
Një personazh tjetër ish- sekretari i organizatës së partisë që u çmend, portretizohet nëpërmjet rrefimit artistik të autorit: “Josifit iu kujtua prifti që s’ishte burrë i keq. Ndihmonte njerëzinë të lidheshin me perëndinë. U mësonte udhëm e drejtë. Dhe e pushkatuan. ( terroristët komunistë M.P.). I erdhi keq edhe për ish-sekretarin e organizatës së partisë që kishte luajtur nga fiqiri… Ishte bërë kockë e lëkurë….e kishin quajtur armik që deshte të përmbyste pushtetin popullor, që deshte ttë sabotonte kooperativën, të helmonte bagëtinë, të helmonte dhe rininë kooperativiste me idetë borgjzo-revizioniste…. Ishte dobësuar kockë e lëkure, i dridhej i gjithë trupi; kokërdhokët e syve i kishin dalë përjashta, që të kallnin frikë… thotë autori. Kjo ndodhi pasi u pushkatua mësuesi iletërsis për vjershën “Kur do të vijë pranvera”.
I dukeshin gjithë njerëzit të dyshimtë që e survëjonin; herë pas here i sulej ndonjërit që kalonte pranë tij, me ulurima duke e sharë me fjalë të pista e të ndyra e duke pëfunduar me sharjet: spiun, spiun, spiun….”
9
Në rrafshin moral dhe imoral portreti i Sekretares së Komitetit të Partisë Rajonit: jepet me gjyra të ndezuara… Sapo Josifi hyri në zyrën e saj dhe u prezantua kush ishte, ajo pa djalin bukurosh Josif dhe desh e hëngri me sytë që i prushëronin. Nuk e la të mbaronte. U ngrit nga tavolina, i shrëngoi dorën fort sikur ta kishte mik të vjetër dhe kishin kaq kohë pa u parë. Menjëherë Iu hodh në qafë duke flakur pallton e autoriteti, u ngjitën trup me trup. Ndjeu menjëherë mashkullin energjik thote auroi Josifi u befasua. Sekretarja porositi kryetarin e koperativës që t’i plotësonin çdo kërkesë…”Do ta bëjmë model Vatrën tuaj të Kulturës”
10
Pasi kaluan dy-tre ditë sekretarja i telefonoi; Të vish në ora shtatë mbasdite kur zyrat janë mbyllur. Sa trokiti në derë Sifi sekretarja e hapi menjëherë dhe e mbylli me çels. “Duke buzëqeshur lehtë ajo e “qortoi” me një zë përkëdhelës si psherëtimë: duhej të të thërrisja unë?..Ti duhej të vije apo e ke mendjen atje tek ato vajzat e akademisë!”. Kishte veshur fustan të gjatë, shumë të gjërë, të bardhë dhe me ca lulka te vogla të kuqe …E sheh gjatë në dritën e syrit. Frymëmarrja iu shpeshtua, Edhe Josifi u nxeh”. Ao ia mori dorën dhe rrethoi belin saj. U ngjeshën të dy. Pastaj Josifi dorën e kaloi te gjoksi i saj i ndezur; pastaj dora rrëshqiti poshtë e më poshtë, ajo flakëronte e tëra… kapi penisin e trashe e të gjatë të tij, kur dora e Josifit sapo kish mbrritur te seksi i saj. Hoqën duar dhe futën te njeri-tjetri veglat…Oh-ohet pushtuan zyrën dhe u spërkat kolluolu i sekretares…“C’të bënte Sifi i shkretë, refuzohej sekretarja e partsë?!”…
Kur Josifi po do largohej, ajo i tha se shpejt do të trasferohem në Tiranë dhe do të të marr edhe ty në zyrën timer, të punojmë bashkë…Nuk të lë në fshat…
10
Në këtë shkrim të shkurtër nuk mund të argumetoheshin gjerë e thellë vlerat e këtij romani. Kërkohet një studim serioz për këtë roman kompleks e shumëdimsinal antidiktaturë. POr ashtu si në çdo roman madje edhe kryevepër nuk të përsosmëni edhe “Josifopedia’ e Ljarjes nuk është i përsosur. Siç njihet nga te diturit përsosmëria është pa limit. Parë nga kjo optikë, mendoj se shkrimtari i talentuar Ljarja mund të ishte më i kujdeshëm në përsëritjet që viihen re aty këtu, jo ato që janë të domosdoshme për theksimin e të rëndësishmes, por ato që tejkalojne sensin e masës. Kjo do të ishte vlerë e shtuar e këtij romani unik në llojin e vet. Gjithashtu do të mendoja se titulli i romanit “Josifopedia” të ishte më i bukur dhe provokativ. Rikardi do të më kundërshtojë, por ne mirëkuptohemi si gjithnji.
11
Në përfundim të këtij shkrimi do të theksoj, (si për ata që e dijnë dhe për të tjerë që s’e dinë apo e refuzojnë) se: Cdo vepër artistike komunikon me lexuesin nëpërmjet artitikes, estetikes dhe mesazhit, nënvizoj m e s a z h i t.. Sa më të vlerta të jenë dy të parat aq më i fuqishëm do të jenë mesazhet. që burojnë nga një realitet i caktuar historik dhe jetësor. Nga teksti i romanit “Josifopedia” formuloj dy mesazhe të rëndësishmë dhe thelbësore.
Së pari: a). Nga skaneri artistik që i bën shkrimtari Ljarja diktaturës komuniste në raportet me lirinë, drejtesinë, demokracië, mirëqenien e popullit dhe zvhimin progrsit të vendit formuloj mesazhin: E KEQJA TË NJIHET, TË REFUZOHET DHE TË MOS HARROHET.
b). Nga nënshtresat semantike te tekstit te ronanit “Josifoedia” që i flet nën mutaf realitetit të sotëm, formuloj mesazhin: NEODIKTATURA që ka pushtuar të katër pushtetet, nuk ikën vetë. POPULL ZGJOH !… HESHTJA ËSHTË VRASTARE !
Komentet