Kështu del nga 137 faqe të deklasifikuara të cilat i zotëron Washington Post, i cili saktëson se agjencia e filloi ta mbajë para syve ‘Gabon’ kur, më 1961, mori një dhomë në Hotel Webster, në Manhattan, bashkë me gruan dhe djalin e madh, Rodrigo Garcia.

Garcia Marquez punonte për agjencinë kubane Prensa Latina, ashtu siç bënin edhe shkrimtarë e intelektualë të tjerë të së majtës latinoamerikane.

Sipas dokumenteve të FBI-së, urdhërin për të hapur dosje për nobelistin e ardhshëm e dha jo kush tjetër por vetë J. Edgar Hoover, kreu tejet i fuqishëm shumëvjeçar i 007 amerikanë. Interesimin e tij e ka nxitu pikërisht afërsia e ‘Gabos’ me ishullin komunist, me sa duket sidomos miqësia e tij, e paluhatur kurrë, me Fidel Kastron.

Kur Nobeli kolombian vdiq, më 14 prill të vitit të shkuar, Havana ishte ndër të parat që ia dërgoi një mesazh ngushëllimi gruas: “E dashur Mercedes, bota, mbi të gjitha popujt e Amerikës sonë, kanë humbur fizikisht një intelektual i madh,” nënvizonte presidenti Raul Kastro.

Përshëndetja e ‘lider maximo’ kuban ishte më konciz dhe më i fortë – “Nga Fidel Castro Ruiz, mikut tim të dashur” – duke vënë pah pikën kyçe të marrëdhënieve midis të dyve, në një miqësi tejet të gjaë dhe të thellë, e cila – siç saktësonte Fidel – u zhvillua “përgjatë qindra orëve të bisedave, diskutimeve, gjithnjë e më interesante e më frymëzuese”.

Ndërsa Lufta e Ftohtë mbaronte, kur ‘Gabo’ tashmë kishte arritur një famë botërore, shkrimtari nga Arakataka ia arritit nga ana e tij të krijojë një kanal komunikimi midis Fidelit e presidentit Bill Clinton, një admirues i madh i librave të tij.

Lajmi se autori i ‘Njëqind vjet vetmi’ ishte për shumë kohë nën lenten zmadhuese të FBI-së nuk i ka befasuar mediat kolombiane as të birin Rodrigo, i cili, duke komentuar artikullin e Washington Post, i ka rënë shkurt duke kujtuar lidhjet e babait me Kubën dhe duke theksuar se “do të kishte qenë diçka e pazankonshme nëse nuk do të kishte qenë i spiunuar”. sda-ats