VOAL

VOAL

Mjeshtri Bujar Kapexhiu fokusohet tek Charlie Chaplin dhe Sali Berisha nën titullin: Këshillë hallexhiu!

January 22, 2022
blank

Komentet

blank

Kapela e dëshirës-Mirazhi erotik i Dastid Milukës Nga Fulvia Shtepani

Ahhh, Dëshira, ky subjekt i përjetshëm i artit që gjithnjë ka patur vendin qëndror në krijimtarinë artistike. Por si shfaqet dëshira në vizatim dhe në pikturë?

Kjo ekspozite që unë do ta quaja “Kapela e dëshirës”, shkakton për shikuesin një « shok » sensitiv në procesin e stimulimit dhe ndërmjetësimit emocional, pasi ndjehemi totalisht nën pushtetin e një obsesioni afektiv, që ka të bëjë me vlerat hedonistike lidhur me ndjeshmërinë tonë për sublimen dhe magjepsjen, duke u përfshirë e gjitha në një odise të vetme sensoriale e retorike, krijuar dashurisht nga autori i saj Dastid Miluka.

Pas vizitës reale (dhe virtuale) në këtë vend kulti, në këtë arqipelag të ndjesive të dëshirës dhe të kënaqësisë, nën vështrimin e vëmëndshëm të atij që e kundron, ne mund të gjejmë pak a shumë përgjigjet e pyetjes së mëparshme dhe të deshifrojmë krijimin e dëshirës në gjirin e kësaj ekspozite..

Me tablotë e tij të mrekullueshme, artisti provon se eshte kthyer në një admirues të bukurisë femërore dhe i shfaqjes vizuale të shumëpushtetëshmërisë që ka trupi femëror, duke përfshirë këtu edhe identitetin artistik që sugjeron kjo e fundit. Njeriu ështe gdhendur përmes një egzistence të limituar, ai është një krijesë e dëshirës. Subjektet e prezantuara, qofshin nudo apo portrete, na çojnë në intimen, brishtësinë komplekse të sensualitetit. Ato manifestojnë një forcë të madhe poetike dhe ruajnë një karakter rilindës kënaqësie e dëshire, duke përjashtuar me elegance tensionet e pakuptueshme dhe të egzagjeruara midis nudos dhe nuditetit. Në këto tablo gruaja është parë si një qenie e veçantë dhe rrjedhimisht të gjitha elemetet e lidhura me të, që trajtojnë subjektet e dëshirës, të kënaqësisë, seksualitetit apo të dashurisë në aspektin më epshor, evokojnë një lloj erotizmi të ngjizur në universin piktural.

Një perandori kënaqësie shqisash merr formë gjatë kundrimit të trupave e portreteve, duke na dhënë imazhin e pastërtisë, hijeshisë, elegancës dhe dashurisë sensuale. Në ansamblin e veprave të paraqitura, artisti ka ditur të marrë në konsiderate, në kozmosferën e punës së tij, lidhjen delikate që ekziston midis nuditetit, portretit dhe rolit të subjekteve: “Nuditeti ekspozon një rol që nuk është ai i subjektit”, “Portreti nuk e pranon nuditetin sepse ai zbulon atë të subjektit, një lloj tjetër nuditeti intim që nënkupton fshehtësinë e evidentimit e e fshehtë të subjektit.” (Jean-Luc Nancy, Le regard du portrait, Paris, éd. Galilée, 2000).

“Nudo” është themeli i nevojshëm i të gjitha arteve të vizatimit » (E. Bersot). “Gjurma e asaj që ne quajmë delikatesa e bukurisë greke e nudos i shket nganjëherë veprave të disa piktorëve që e transformojnë atë në një gjurmë ngurtësie apo shtrëmbërimi” (Mme. L. Colet). Në këtë ekspozitë, kjo gjurmë delikate e bukurisë së nudos rigjen gjithë shkëlqimet e saj, pasi ajo na shfaqet si një motiv autonom që nuk i nënshtrohet kontekstit dhe preteksit, duke u sublimuar nga një emancipim i befasues.

Një vektor i rëndësishëm i këtij prezatimi të dëshirës duket se është erotizmi. Veprat e kësaj Kapele dëshire na zhysin ne vorbullën e një vizioni që integron dimensionin fizik të trupit, njëkohësisht në aspektin realist dhe në fantazmat që mund të zgjohen prej tij. Erotizmi është një mirazh, ai na çon gjetkë. Eshtë i veçantë tek secili nga ne, dhe kushdo reagon sipas personalitetit të tij përballë erotizmit. Nudo, në vetvete është erotike .

Duke folur për dëshirën dhe erotizmin në raport me nudon, Claire Maingon shkruan: “Gjithnjë ka pak nuditet tek nudo dhe pak nudo në nuditet”. Sipas saj ka dy mënyra për ta kuptuar paraqitjen e dëshirës, ose në prizmin e ideales, ose në prizmin erotik. Personalisht mendoj se këtu artisti ka zgjedhur mënyrën e dytë.

Paleta e ngjyrave të përdorura, që na kujton ngjashmërinë me atë të piktorit të famshëm Takashi Murakami, përforcon onirizmin e personazheve, bukurinë e tyre ferike, duke përcjellë kështu thelbin e sharmeve të tyre efemere, të pakapshme dhe proteiforme, të mbeshtjella nga një tis dinjitoz plot pastërti dhe hire.

Më lejoni që personazhet ti quaj “Venuset” e Dastidit. Më ngjan se ato jetojnë në një realitet të pazakonte, në një atmosferë të ngjashme me atë të njëmijë e një netëve. Ato janë të veshura me një bukuri të veçanë, atë çka i jep një gruaje pamjen madhështore të lirisë. Ato janë të gëzuara, delikate, të përkujdesshme, të shpenguara, krenare, moskokëçarëse, plot finesë, gazmore, ëndërrimtare.

Ato proklamojnë jetën, pasi jeta është një lule e magjishme, është festa më e bukur që mund të jetojmë.

Koherenca vizuale, drita, tekstura, kontrastet e ngjyrave, lëvizja, këndvështrimi, trajtimi i hapësirave, gjendja e përkohëshme dhe e çastit, afeksioni që artisti u huazon këtyre grave si objekte, dëshmon se ai i konsideron ato si trashëgmtare të vështrimit të parë të jetësor. (Kheira Chakor).

Raporti i veçantë që shikimi ynë vendos në mënyrë enigmatike me funksionin e tablove gjatë kundrimit, ka të bëjë me vështrimin që artisti kërkon t’i imponojë vizitorëve, një lloj « pasiviteti » i favorshëm për të inkurajuar pjesmarrjen « aktive » të spektatorit.

Të flasësh për nudon në pikturë , edhe pasi ke vështruar me shumë se njëherë këto vepra, nuk është e lehtë. Ai, që përballë veprës së artit nuk ka as autoritetin e një eksperti, as njohuritë e një kritiku apo dijen e një historiani arti, nuk do ta shpjegonte lehtë magjinë apo fanitjen e ushtruar nga « shiu i penelit », kësaj veçantie dalluese të artistit. Sipas S. Freud (Një kujtim fëmijërie i Leonard de Vinci), është e pamundur të zbulosh dinamikën e fshehtë të shpirtit të artistit; ajo në mënyrë të pavetëdijshme, është origjina e shprehisë së krijimeve të tij.

Përkundrazi, sensualiteti i sugjeruar në tablotë e evokuara më sipër, gjen një eko te thelle, duke na zbuluar nje aspekt të paparashikuar të dëshirës si motori përcaktues i motivacioneve njerëzore të erotizimit imagjinativ të trupit. « Çdo art është erotik ». Kjo thënie e Adolph Loos që hap librin mbi Gustav Klimt (La Philosophie, la sexualité et le Désir chez Gustav Klimt), është ilustruar më së miri, në veprat e Dastid Milukes.

Artisti e popullon universin e tij të femrave fantazmagorike, epshndjellëse, perfekte apo me difektet e tyre të mrekullueshme, të pakapshme, tërheqëse, të paqta dhe jashtë kohës. Pozicioni i tyre i shtrirë, flokët e zbukuruara, ndonjëherë me objekte të tjera mitike, vështrimi i pyetës i femrës në plan të parë, janë thellësitë erotike dhe të dëshirueshme, ato na japin një vizion realist të dëshirës dhe të ndarjes bashkarisht të kënaqësisë. Ngjyra e kuqe në faqe, mbi buzë, pranë zemrës, fytyrat me njolla të ngjyrosura që tregojnë gjendjet shpirtërore të personazheve, që përshkohen ka shume gjasë, nga një evokim i mundshëm i kënaqësisë fizike të tyre, janë një revendikim i dëshirës, dhe dëshmojnë për një seksualitet të afirmuar dhe të çliruar nga pa ndjesija e fajit.

Pasqyrë e metamorfozës së shijes, trupi nudo shpreh më së miri, gjithshka që ne lakmojmë, dhe gjithçka që ne i trëmbemi. Si rrjedhojë, mund të konfirmojmë që nudoja ka funksionin( figurativ) e një gremine në të cilën spektatori duhet të përballet me gjashmërinë apo pangjashmërinë e tij me modelin e ekspozuar, sado e thjeshte apo e ndërlikuar qoftë ajo. Nudo, nxjerr në dritë gjithshka, e shfaq atë që fshihet. Nënvizon frustrimet. Bën të fërfëlloj dëshirën. Nudoja detyron menjëherë përballjen tonë me veprën e artit, në voluptetin kompleks të vështrimit tonë. Duke kërkuar thelbesoren që shfaqin këto tablo, kuptojmë se jemi perballë një « materje » të ushqyer po aq nga ana mendore sesa nga ana trupore.

Përmes kësaj ekspozite, shprehje pak a shumë e maskuar e erotizmit dhe sensualitetit, autori na zbulon procesin e tij të krijimit artistik, duke tentuar të kuptoj dhe interpretoj dëshirën e qenies njerëzore, në brendësi dhe përtej saj, pasi arti bën të mundur atë çka jeta shkatërron.

Procesi krijues i autorit ,është i lidhur në mënyrë intime me fytyrën dhe trupin e gruas. Realizimimi i veprave ngjizet dhe shkrihet në atë që është më sensoriale, më sensuale, më trupore : janë dëshirat e fuzionit, dëshirat e ndjesive, dëshirat e kënaqësisë së gjithëpushtetshme, që dëshmojnë mbi lëvrimin e palodhshëm të punës në aspektin psiqik, në aspektin e të imagjinuarit e të krijimit mendor, të lidhjes, të paraqitjes, si dhe punës në aspektin e simbolizimit.

Krijimi artistik i lësaj « Kapele të dëshirës” integron në aspektin sensorial atë çka është më domethënëse, trupin dhe mendimin, modernitetin dhe prezantimin e tij, duke qëndruar kështu në kufijtë e psikizmit. Nudot dhe portretet e tij na japin përshtypjen se personi që ka pushtetin është femra.

Nudot e ekspozitës nuk përfshihen në një konteks kohor, as narativ. Erosi i përket të gjitha kohëve, të gjitha epokave, ai i shpëton çdo lloj konteksti. « Eros energoumenos » është energjia vitale, deliri hyjnor, një dhunti e fjalës magjike, sepse jeta së pari përçohet përmes trupit.

Portretet dhe nudot në këto vepra arti, manifestohen si rezultat i mekanizmave të projeksionit dhe integrimit, të elementeve psikike dhe aspekteve trupore. Autori i « Dëshirës » na çon saktësisht në thelb te krijimit piktural, atje ku zonat midis trupit dhe mendimit, brënda dhe jashtë, dëshirave të fshehura dhe atyre të dukshme, janë ende flu.

Mishërimi i nudove femërore shndërohet kështu në një lloj metafore trupore: trupi real, trupi imagjinar, trupi fantazmagorik, trupi total apo i pjesshëm, trupi pulsion, trupi dëshirues dhe i dëshiruar. « Zbukurojeni, zbukurojeni », përsëriste papushim Renoir në lidhje me krijimin piktural. Dhe këtu konstatoj me kënaqësi se artisti ndjek përsosshmërisht këshillën e Renoir. Mjafton të përmendim portretet dhe disa nga nudot e tij, duke përfshirë edhe triptikun e tri femrave, nuditeti i të cilave është pikërisht një alegori e bukurisë dhe e delikatesës, pa asnjë lidhje me seksualitetin.

Nuditeti femëror nuk është vetëm objekt i fantazmave të artisit. Ai mund të shihet si një shprehje alegorike e një farë orgazme shpirtërore dhe erotike, përzier me dëshirën e tij për të pikturuar apo fiksuar në kohë, një ëndërr bukurie. Statuti shumëvlerësh i këtyre femrave të paraqitura në tablo, hijeshia e delikatesa e trajtimit të tyre, mëshiron më së shpeshti bindjet artistike të autorit, triumfin e ndjeshmërisë së tij reale dhe imagjinare, duke ditur të shkëpusi me intuitë dhe inteligjencë, disa vizione nga instinkti krijues i kapjes së imazheve duke i përvetësuar ato.

Nën përkëdheljet e penelit të tij, mëkuar me vështrimin e tij admirues, femrat në këto tablo na shfaqen të pavarura dhe thellesisht të ndërgjegjshme për shkallën sipërore të bukurisë së tyre të përsosur. Me një vështrim lumturie dhe ëndërruese, ngjyer nganjëherë me nota narcisizmi në portretet e tyre, në forma trupore të brishta apo voluptive, elegante dhe sensuale, krijimet e Dastid Milukës mishërojnë jo vetëm bukurinë, sensualitetin, feminitetin po gjithashtu, njëkohësisht edhe modernitetin.

Ato nuk janë vepra të heshtura, sepse nuk janë vetëm të bukura. “E bukura nuk përfaqëson asgjë.” (Rodin). Para se të erotizohet, trupi fillimthi është objekti i një pështjelljeje shpirtëriore dhe mendore, që duhet ditur ta zotërosh dhe ta duash me gjithë diversitetin e tij, gjë që artisti e ka arritur me sukses.

Për të përfunduar do doja të thoja dy fjalë për aurën muzikale në ekspozitën « Dëshira ». Tinguj imagjinarë e hyjnorë, gjallojnë në heshtje nga kjo kapelë e dëshirës. Nuk ka art pa një qëllim poetik.

Piktura shquhet për disa lloje sensacionesh të veçanta që rezultojnë, nga mbresat emocionale të frymëzuara nga gërshetimi i linjave, formave, ngjyrave, ditës, hijes, etj..Në këtë optikë ekspozita, «

Dëshira » transformon heshtjen e kundrimit në një ngazëllim shumëshqisor, me një energji jetësore shpërthyese, ku efekti « terapëtik » i lumturisë, bie si një shi magjepsje dhe kënaqësie mbi vizitorët.

blank blank blank blank

 

blank

Një Marilyn Monroe 195 milionëshe

VOAL- Marilyn Monroe nuk pushon së mahnituri botën. 60 vjet pas vdekjes së aktores së famshme, ekrani i Andy Warhol, “Shot Sage Blue Marilyn”, u shit dje, më 9 maj, për 195 milionë dollarë në Christie’s në Nju Jork. Asnjëherë nuk ishte arritur një shifër e tillë për një vepër amerikane.

Në vitin 1964, Warhol shkrepi një foto që i duhej për posterin e filmit “Niagara”. Titulli i printimit të ekranit, fjalë për fjalë “Shot Sage Blue Marilyn” (Merilin blu goditet nga një shkrepje), është i lidhur me një ngjarje të veçantë. Në fakt, në vitet gjashtëdhjetë, një mike e Andy Warhol e pyeti atë nëse “she could shoot” pamjet (e përkthyer mund të nënkuptojë edhe fotografimin dhe shkrepjen, ed.). Artisti, duke besuar se gruaja donte të fotografonte veprat, pranoi, por ajo mori një armë dhe qëlloi duke i goditur ato.

“Vepra përfaqëson majën absolute të kulturës pop amerikane,” tha Alex Rotter, menaxheri i Christie’s për veprat e shekullit të 20-të dhe 21-të, në shpalljen e hapjes së ankandit. Të ardhurat nga shitja do të dhurohen për bamirësi në favor të fëmijëve. rsi-eb

blank

Bujar Kapexhiu: Rama drejton mbledhjen e thirrur nga Alibeaj

Mjeshtri Bujar Kapexhiu me punimin e fundit, ka ironizuar përpjekjet e Enkelejd Alibeajt për të përçarë grupin parlamentar demokrat. 

Alibeaj, edhe i shkarkuar nga kryetar i grupit parlamentar me vendim të Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, ka thirrjen mbledhjen e deputetëve për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Askush më mirë se Kapexhiu nuk do ta ilustronte këtë moment.

Siç edhe dihet tashmë, Alibeaj nuk përfaqëson më grupin parlamentar, por është shndërruar në ‘lodër’ dhe zëdhënës të Edi Ramës. Ky i fundit, përmes ‘veglës’ Alibeaj, ka marrë atributet e kryetarit të grupit parlamentar të PD. syri.net

blank

Flonja Kodheli për filmin e saj “Ka me Kalu” nderohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bruksel me “The “Be TV” Award

Flonja Kodheli paraqitet me filmin e saj në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar me metrazh të shkurtër në Bruksel dhe nderohet me çmimin “The “Be TV” Award.

Filmi i Flonja Kodhelit titullohet “Ka me kalu” dhe do të fillojë të shfaqet në TV në muajin shtator.

Në filmin e saj “Ka me Kalu”, Flonja Kodheli është skenariste, regjizore, kompozitore dhe aktore.

Flonja Kodheli është një aktore, muzikante, pianiste dhe kompozitore belge me origjinë shqiptare.

Flonja Kodheli ka lindur në Tiranë, Shqipëri. Ajo është e bija e këngëtares dhe aktores së shquar Justina Aliaj. Vëllai i saj Rubin është gjithashtu i lidhur me muzikën dhe kinemanë duke qenë kompozitor filmi.

Familja Kodheli u largua nga Shqipëria në vitin 1993 dhe u vendos në Belgjikë.

Duke luajtur në piano që në moshën 8-vjeçare, Flonja Kodheli ndoqi studimet në Conservatoire Royal de Mons, ku mori një çmim të parë për piano dhe muzikë dhome. Pas përfundimit të studimeve në Konservator, ajo u interesua gjithnjë e më shumë për aktrimin dhe ndoqi seminare të ndryshme aktrimi në Bruksel të drejtuara nga regjisorë të ndryshëm belgë, veçanërisht Frédéric Dumont, Yves Hanchar dhe Stephan Carpiaux. Ajo ndoqi një seminar teatri të drejtuar nga Boris Rabey, një profesor në Akademinë Ruse të Arteve Teatrore, gjë që e bëri atë t’i përkushtohej aktrimit dhe shpejt u transferua në Paris, Francë për të ndjekur një karrierë aktrimi. Në vitin 2010, Kodheli luajti motrën e Ilirit (Guillaume Gouix) në filmin “Një natë pa gjumë” të David Lambert.

Flonja ka luajtur rolin e Julit, tek filmi BOTA.

Përveç shqipes së saj amtare, Kodheli flet rrjedhshëm frëngjisht, italisht dhe anglisht dhe i ka përdorur këto në avantazhin e saj në karrierën e saj të aktrimit.

 

blank blankblank

blank

blank

Kapexhiu ‘thumbon’ deputetët që refuzuan anëtarësinë e PD-së

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike vjen si një risi pasi ai është prodhuar tërësisht nga baza demokrate.

Por teksa shumica dërrmuese e anëtarësisë së PD-së ka zgjedhur këtë rrugë, disa deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin e demokratëve.

Mjeshtri i madh, Bujar Kapexhiu i ka ‘thumbuar’ këta deputetë që refuzuan votuesit e tij. syri.net

blank

Grafisti i shquar Avni Delvina: Qingji i urte pi dy nena …. qumesht pa hesap !

Grafisti i shquar Avni Delvina sjelle Grafiken nga cikli “Pak siklet”, me diçiturën:
“Ti fus i frene une, se shume drejt e kisha marre kete pune ! …. Sic thote i madhi Makiaveli : Qingji i urte pi dy nena …. qumesht pa hesap !”
blank
blank

Alibeaj- SHBA më garantoi se do jem gjithmonë në opozitë

Ndonjëherë një karikaturë flet shumë më tepër se mijëra fjalë.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu publikoi pak minuta pas një takimi në kryesinë e Kuvendit mes tre deputetëve të PD dhe dy zyrtarëve amerikanë, një punim me titullin: Shifra demokratike.

Në karikaturë shihet në një anë Sali Berisha, që ka me vete shumicën e anëtarësisë, kurse në krahun tjetër janë dy të përkëdhelurit e Edi Ramës dhe Yuri Kim, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Se sa mbështetës kanë ata pas vetes, kjo nuk ka nevojë për shumë koment.

Kapexhiu e vendos me pikëpyetje, por thelbi i kësaj karikature është te fakti se opozitë nuk mund të jesh kurrë nëse nuk ke mbështetje.

Aq më keq, pushteti është vetëm një ëndërr vere.

Jo më kot, Alibeaj vrapoi të mos u përgjigjej gazetarëve pas takimit të sotëm në kryesinë e Kuvendit.

E vetmja fjali që tha, ishte se i kishin premtuar se do ishte në opozitë.

Problemi është se ai është pjesë e atij grupi që i ngjan një krijese hibride që nuk është as në opozitë dhe as në pozitë.

Një krijesë që vjen si pengesë e cila hiqet vetëm me votë. syri.net

blank

Perla e Kapexhiut- Alibeaj dhe Bardhi në xhepin e Ramës

Artisti i madh Bujar Kapexhiu ka publikuar perlën e radhës, një karikaturë e cila shpjegon më së miri procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

‘Bashkëbisedim presidencial’ e ka quajtur Kapexhiu karikaturën e tij, ku kryeministri Rama ka në xhep deputetët e PD-së Alibeaj dhe Bardhi.

Si negociator mes palëve është deputeti socialist Taulant Balla i cili është brenda pantallonave të Ramës, ndërkohë që Alibeaj dhe Bardhi vazhdojnë lojën e tyre në kurriz të demokratëve.

syri.net

blank

Bashkimi Europian i ‘gris’ Ramës dhe Vuçiçit nismën e Ballkanit të Hapur

Sot Bashkimi Europian e bëri të qartë jo vetëm që nuk e pranon nismën e Ballkanit të Hapur, por se ajo bie ndesh me rrugën e integrimit evropian të vendit.

Raportuesja e BE, Isabela Santos tha se nisma e ndërrmarrë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç del kundër rrugës europiane.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu e ka ironizuar këtë situatë me karikaturën më të fundit.

Ajo titullohet: Non-grata europiane. syri.net

blank

1 vit pas 25 prillit- Kapexhiu ‘godet’ shkatërruesit e PD-së

Një vit më parë, shqiptarët do të votonin në zgjedhjet parlamentare.

Por ajo që u zbuluar më pas, dukej që ishte një skemë e përgatitur nga dyshja Rama-Basha, me ndihmën edhe të ambasadores Yuri Kim.

E pikërisht sot në 1 vjetorin e 25 prillit, karikaturisti Bujar Kapexhiu ka goditur njerëzit që po shkatërrojnë Partinë Demokratike, sërish me bekimin e ambasadores.

Kapexhiu ka goditur Lulzim Bashën dhe marionetat e tij që po bëjnë çfarë është e mundur për të shkatërruar PD-në, si Enkelejd Alibeajn edhe Gazmend Bardhin. syri.net

blank

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Në ndihmë të popullit të shkretë gjerman

VOAL- Po i sjellim lexuesit grafikën më të re sarkastike të piktorit të shquar Avni Delvina, titulluar “Në ndihmë të popullit të shkretë gjerman”, për eksodin masiv të mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë, duke e shoqëruar me shënimin e tij:
Mirnjohja eshte nje karakteristike e shqiptarve. Ndihmat qe Gjermania i dha ne fillimet e demokracise, ai po ja kthen me tufa te tera mjekesh qe po ja dergon te kompletuar e te gatshem ne Gjermani(edhe me provim gjuhe) …. Ne grafike eshte nje hyrje triumfuese e nje gomone emigrantesh te ngarkuar edhe me mjeke ne lumin e Berlinit prane Katedrales……. Mjeket nuk kane cju duhen shqiptarve, sepse ata jane te dhene me shume pas mjekesise popullore.
blank

Më 17 Prill u nda nga jeta piktori shqiptar me famë botërore Omer Kaleshi

Omer Kaleshi: “Do të bëhem piktor, jo do të shoh galeritë, afresket, nëpër kisha që janë rreth Shkupit, manastiret, ikonat. Kiameti të bëhet thashë, por unë do të bëhem piktor. Nuk mund të më ndalonin. Siç thotë Ismail Kadare, në një libër: “Nëpër familje ka fëmijë që, babai merret me muzikë, dhe nëna me pikturë, me art. Edhe djali vjen nga një familje që të dy prindërit i ka artistë. Ka njerëz që artistin nuk e lënë të bëhet, “Mos shko ti në akademi, mos u bëj artist!” ka edhe nga ata fëmijë që nuk mund t’i ndalojë asnjë.” Më duket se unë jam prej tyre, nuk me ndaluan dot. Nuk kishte mundësi, unë thashë: Kur të shkojmë në Turqi, sepse mendonim të shkonim në Turqi atëherë. Atëherë ishte Jugosllavia. Shkova në Turqi, në akademi. Kisha pak probleme, se gjuhën turke nuk e dija.”

Omer Kaleshi: Nuk kam fëmijë, kur të iki pikturat do t’ua lë shqiptarëve të mi!

 

Omer Kaleshi (Kërçova,1932 – , 17 prill 2022) piktori shqiptar me famë botërore nga Maqedonia e Veriut që jetoi në Paris. Vëllai i tij ka qenë historiani dhe orientalisti i shquar Hasan Kaleshi.

U lind në Serbicë të Kërçovës, asokohe nën hyqmin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene e sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i biri i Myderris Adem efendiut. Më 1950 u diplomua në Liceun Teknik të Shkupit në degën elektrike, ndërsa pas 6 vjetëve emigroi në Turqi ku nisi dhe kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Më 1961 mori pjesë në Festivalin Universitar të organizuar nga Galeria e Stambollit.

Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, etj., në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.

1962 – Gjatë pesë muajve, bashkë me shokët e tij studentë, Ergin Kolbek dhe Oktay Anilanmert udhëton nëpër Turqi. Disa përshtypje të këtij udhëtimi e frymëzojnë në krijimin e tablove të tij shumë vite më vonë si, Barinjtë, Dervishët, etj.

1963 – Stamboll, hapet ekspozita e parë personale e tij në galerinë e Robert Collège. Ankara, merr pjesë në Ekspozitën Shtetërore të Pikturës dhe Skulpturës. Udhëton nëpër Evropë (Francë, Itali, Jugosllavi, etj.)

1964 – Ekspozitë personale në Galerinë e Qytetit të Stambollit Ankara, merr pjesë në Ekspozitën Shtetërore të Pikturës dhe Skulpturës. Udhëton në Itali, Austri, Gjermani, Belgjikë, Angli, Francë, Spanjë, Jugosllavi dhe Greqi.

1965 – Mbaron studimet universitare të Akademisë së Arteve të Bukura, në atelierin e piktorit Bedri Rrahmi. Ankara, ekspozitë personale në Qëndrën Kulturore Gjermane. Ankara, merr pjesë në Ekspozitën Shtetërore të Pikturës dhe Skulpturës. Beograd, ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Shkup, (Maqedoni), ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Vendoset në Paris.

1967 – Hagë, ekspozitë bashkë me piktoren Nuray Ataç në «Galeri Sfinx». Udhëtim nëpër Hollandë.

1968 – Paris, merr pjesë në Salon des Indépendants (Salloni i Artistëve të Pavarur), Grand Palais. Paris, merr pjesë në Salon International de Peinture (Salloni Internacional i Pikturës).

1969 – Prishtinë, ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Shkup, ekspozitë personale në Galerija Kulturnog Centra. Paris, merr pjesë në Salon des Indépendants, Grand Palais.

1970 – Paris, merr pjesë në Salon des Indépendants, Grand Palais.

1971 – Lecce (Italie), merr pjesë në Sallonin Ndërkombëtar të Pikturës. Gjatë dy vjetëve merret me punët për krijimin e atelierit të tij.

1973 – Paris, merr pjesë në Salon de Mai, (Salloni i majit), në Musée d’Art Moderne.

1974 – Paris, merr pjesë në Salon de Mai në Musée d’Art Moderne. Paris, merr pjesë në Salon Réalités Nouvelles, Parc Floréal.

1975 – Stamboll, ekspozitë personale në Muzeun e Pikturës dhe Skulpturës, (Musée de Peinture et de Sculpture). Ankara, ekspozitë personale në Centre Culturel Français.

1976 – Paris, ekspozitë personale në Centre Culturel 17. Ankara, merr pjesë në ekspozitën kolektive në Galerie d’Art Vakko. Udhëton në Tunizi.

1977 – Stamboll, ekspozitë kolektive në Galerie d’Art Maçka.

1979 – Paris, merr pjesë në ekspozitën «Nouveau Salon de Paris».

1980 – Paris, merr pjesë në ekspozitën në Institut Audiovisuel. Udhëton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadaja.

1981 – Paris, ekspozon bashkë me piktorët Gül Derman dhe Günèr Somtürk në Galerie «Régine Lussan». Paris, merr pjesë në ekspozitën L’Art Contemporain Turc, UNESCO. Paris, merr pjesë në Nouveau Salon de Paris.

1982 – Paris, merr pjesë në Salon des Artistes Français, Grand Palais. Paris, ekspozitë kolektive në Galerie M.J.C. Udhëton në Kosovë.

1983 – Paris, merr pjesë në Salon d’Art Plastique A.P.A.C. Paris, merr pjesë në ekspozitën e organizuar në Corbeil.

1984 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie Baraz.

1985 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie d’Art Artizan. Paris, merr pjesë në ekspozitën e Centre International d’Art Contemporain.

1986 – Stamboll, merr pjesë në ekspozitën «Artistët Turq në Paris» (Artistes Turcs de Paris), në Galerie d’Art TEM. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Insanlar në Galerie d’Art TEM. Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM.

1987 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie MI-GE. Londër, merr pjesë në ekspozitën Eclats de l’Art de Peinture vivante Turque I, (Shkëlqime të Pikturës së Sotme Turke I), me Galerinë MI-GE. Chantilly, merr pjesë në ekspozitën Piktorë të Sotëm Turq në Paris, (Peintres Turcs Vivant à Paris). Amiens, merr pjesë në ekspozitën Peintres Turcs Vivant à Paris.

1988 – Paris, ekspozitë personale në Qëndrën Kulturore të Anadollit (Centre Culturel Anatolie). Stamboll, ekspozitë personale në galerinë d’Art TEM. Ankara, ekspozitë personale në galerinë MI-GE.

Hagë, merr pjesë në ekspozitën Eclats de l’Art de Peinture vivante Turque II, me galerinë MI-GE.

Ankara, merr pjesë në Bienalen e II-të «ASIE-EUROPE».

Paris, merr pjesë në ekspozitën Piktorë të Mesdheut (Peintres Méditerranéens), në Institut du Monde Arabe.

1989 – Paris, ekspozitë personale në Zyrën e Turizmit të Turqisë. Reims, merr pjesë në një ekspozitë bashkë me piktorët e njohur turq Abedin Dino, Selim Turan, Kemal Bastuji. Udhëton në Shqipëri.

1990 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie d’Art Sanat Yapim. Paris, ekspozon në ekspozitën PARISTANBUL, në Cité Internationale des Arts. Paris, ekspozon në Artistes Turcs de Paris, në Espace A.G.F. Richelieu. Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Stamboll, ekspozitë kolektive në Galerie d’Art Arkeon. Ankara, nderohet me Çmimin e Pikturës nga Instituti i Artit.

1991 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie d’Art Sanat Yapim. Stamboll, merr pjesë me Galerie d’Art TEM, (Centre Culturel ATATURK), Nga Celebi tek Gurbiiz, Pesë vjet në Shërbim të Artit. Moskë, merr pjesë në ekspozitën Eclats de l’Art de Peinture Vivante Turque III, Galerie MI GE. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Les Tiroirs në Galerie M. D. Paris, ekspozitë personale në Galerie ART 50. Stamboll, merr pjesë në Panairin e I-rë të Artit të Stambollit, TUYAP. Paris, UNESCO, ekspozohen dhjetë tablo me rastin e Konferencës franko-turke Yunus Emre.

1992 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie Halkbank. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Galerie d’Art Almelek. Izmir, merr pjesë në ekspozitën e Galerie d’Art Tuval. Mulhouse, merr pjesë në ekspozitën Les Tiroirs në Centre d’Art International.

1993 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, ekspozitë personale në Galerie ART 50. Flavigny, merr pjesë në ekspozitën e galerisë La Licorne Bleue, «Një vështrim i Jacques Lacarrière mbi katër artistë bashkëkohorë». Stamboll, Panairi i III-të i Artit me «Tem Sanat Galerisi», TUYAP.

1995 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, ekspozitë personale në Galerie ART 50.

1996 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie MI-GE ART. Udhëton në Egjipt, Spanjë dhe në Zvicër. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Autoportreti në pikturën turke të Galerisë Yapi-Kredi, Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Artit Bashkëkohor Turk, Habitat II. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Vështrimi mbi njeriun në pikturën turke, në Muzeun e pikturës dhe të Skulpturës. Stamboll, merr pjesë në Panairin e Gjashtë të Artit, «Tem Sanat Galerisi», TUYAP. Shkup, ekspozitë personale në Muzeun e Qytetit.

1997 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Centre d’Art Artemis.

1998 – Paris, merr pjesë në ekspozitën Francë-Greqi-Turqi, në Saint-Loubès, dhe prezantuar në La Coupole. Almaty, merr pjesë në ekspozitën e organizuar nga Universiteti Mimar Sinan të Stambollit.

1999 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie Art TEM. Nanterre, ekspozita personale Drama Ballkanike (Drame balkanique), në Théâtre des Amandiers. Udhëton në Tailandë dhe në Kinë. Paris, ekspozitë personale në Galerie Zafira. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën Portrete Artistësh në Qëndrën Kulturore të Yapi Kredi. Paris, merr pjesë në ekspozitën Koka turqish (Tëtes de Turcs), në Galerie «Zafira». Shkup, merr pjesë në ekspozitën e Teatar Dramski. Paris, merr pjesë në ekspozitën e Bashkisë së Parisit XI.

2000 – Paris, ekspozita personale Drame Balkanique, në Qëndrën Kulturore ELELE. Paris, merr pjesë në ekspozitën Turquoise 2000 – Regard sur l’Art Contemporain Turc, në l’Espace Pierre Cardin. Stamboll, merr pjesë me Galerie TEM në «Panairin e X-të» të TUYAP. Strasbourg, merr pjesë në ekspozitën e Centre Européen de la Jeune Création. Athinë, merr pjesë në ekspozitën Njëzet piktorë turq, njëzet piktorë grekë, (Vingt peintres turcs, vingt peintres grecs) në Galerie AENEON.

2001 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, ekspozitë personale në Galerie Zafira. Udhëtim në Hungari dhe në Republika Çeke.

2002 – Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Arteve Plastike të Universitetit të Marmarasë me Galerie d’Art TEM. Caen, ekspozitë personale në kuadrin e Takimit të Dytë rreth kulturës së Ballkanit-Shqipëria, (La II-ème Rencontre autour de la Culture des Balkans – Albanie, në Bibliothèque municipale de Falaise. Ankara, merr pjesë në ekspozitën Ankart me Galerie TEM. Paris, ekspozitë personale në UNESCO.

2003 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Udhëton me Jacques Lacarrière në Maqedoni dhe Shqipëri. Stamboll, merr pjesë në Panairin Internacional të Artit Kontemporan në Qëndrën Lütfi Kirdar me Galerie d’Art TEM.

2004 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie Arda. Shkup, ekspozitë personale në Muzeun e Qytetit. Tiranë, ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Prishtinë, ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Universitetit Yeditepe me Galerie d’Art TEM. Prag, merr pjesë në ekspozitën e Artit Bashkëkohor Turk të Galerie d’Art TEM në Panairin Internacional të Pragës. Tiranë, merr pjesë në ekspozitën Ngjyra të Shqipërisë në Galeria Kombëtare e Arteve.

2005 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Epinay-sur-Seine, France, ekspozitë personale në Maison du Théâtre et de la Dance. Namur, Belgjik, merr pjesë në ekspozitën e Galerie d’Art Petenier.

2006 – Udhëton në Rusi, ku viziton Moskën dhe Shën Peterburgun. Hagë, ekspozitë personale Mbresa nga Ballkani në Ambasadën e Republikës Shqiptare. Stamboll, pjesmarrje në ekspozitën «Stambolli Kontemporan» në Qëndrën Lütfi Kirdar me Galerie d’Art TEM.

2007 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM. Paris, merr pjesë në ekspozitën Hommage à Fikret Moualla në Bashkinë e Parisit VIII-të. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën «Modern Turk 2» nga vitet 1950 në1970 me galerinë TEM. Paris, ekspozita e tij personale «Homazh për Jacques Lacarrière», («Hommage à Jacques Lacarrière») në Ambasadën e Republikës Turke.

2008 – Ankara, ekspozitë personale në Galerie Arda. Stamboll, merr pjesë në ekspozitën «Contemporari Istanbul» në Qëndrën Lütfi Kirdar me Galerie TEM Stamboll, merr pjesë në ekspozitën e Galerisë Almelek. Udhëton në Arabinë Saudite, ku viziton Meka dhe Medina.

2009 – Stamboll, ekspozitë personale në Galerie d’Art TEM Ankara, merr pjesë në ekspozitën Ankart me Galerie d’Art TEM. Kërçovë, Maqedoni, nderohet me titullin Qytetar Nderi i Kërçovës. Stamboll, ekspozitë personale në Institutin Francez. Izmir, merr pjesë në Ekspozitën e Tretë të EGEART në Ege Universiti, Ataturk Kultur Merkezi. Paris merr pjesë në ekspozitën “Entre-deux: Istanbul-Paris”, organizuar në Cité International des Arts.

2010 – Paris, ekspozitë personale në Bashkinë e Parisit XIII, në galeritë Bièvre, Athèna dhe Antichambre. Stamboll, ekspozitë personale në Galeri d’Art TEM. 2011 – Prishtinë, Kosovë – Pjesmarrje në ekspozitën e Galerisë Kombëtare. Ankara – Ekspozitë personale në galerinë GROUP SANAT. 2013 – Paris, ekspozita Ngjyrat e Shqipërisë në sallën e ekspozitave të Bashkisë së Parisit VII, në festat e 28-29 nëntorit krahas tre piktorëve të tjerë shqiptarë Artur Muharremi, Bujar Luca dhe Zamir Mati në Francë. Pjesë e një studimi nga diplomati kulturor dhe studjuesi i arteve Luan Rama,Paris.


Send this to a friend