Mediat në Kosovë kanë goditur me karikaturën e fundjavës, teksa paraqesin kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si engjëllin mbrojtës të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Gazeta më e madhe në Kosovë, Koha Ditore përmes karikaturistit Jeton Mikullovci ka goditur me këtë karikaturë, teksa e ka ironizuar Ramën si një ‘engjëll’ që lutet për autokracinë e Vuçiç.

Karikatura nga Mikullovci vjen një ditë pas editorialit të medias gjermane, që dy udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç i dërguan letër Bashkimit Evopian që të dyja venet të pranohen në BE, me një gjysmë-anëtarësim pa të drejtë vetoje në një nga vendet e unionit.
Pavarësisht tentativave që Rama dhe Vuçiç janë përpjekur të shmangin atë se çfarë ndodh në politikën e të dy vendeve, nuk ia kanë dalë dot të bindin vendet euroskeptike që t’i japin dritën jeshile Shqipërisë dhe Serbisë, një një kohë kur këto të fundit përballen me protesta masive ndaj qeverive të korruptuara.