VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Letrat e Ernest Koliqit: ‘Si e futa arsimin shqip në Kosovë dhe mora në punë Lasgush Poradecin e Gjergj Kokoshin’

By | November 3, 2015
blank

Komentet

blank

EDHE QIEJT GJUNJËZOHEN… – Poezi nga VASIL TABAKU

 

…sepse zëri im
Udhëton
Mbi shpinën e rrufeve
Nëpër rrugët e muzgjeve
Ku qajnë dashuritë…
Bota
Është ndertuar
Prej gurëve të zjarrtë të yjeve
Dhe puthjet tona
Rendin këmbëzbathur
Mbi drithërimat e vetetimave
Me përqafime zjarri
Ku pak nga pak
Digjet heshtja e virgjër
Mes mijëra dashurive
Unë
Njioha buzët e tua të trandafilta
Që prisnin aty
Ndoshta që nga përtejjeta
Nga përtejdashuria
Dhe zgjonin stuhitë e puthjeve…
Ne nuk e denim
Dashuria jonë
Ishtë djepvarri ynë
Dhimbjeëndërra jonë
Dhe dëshpërimi
I ngritur në një vargmal vuajtjesh
Përtej durimit dhe forcës
Përtej shpresës
Nën ylberët e shëndritëshëm
Të pasioneve të përflakura…
Nuk e denim
Se jeta jonë
Liria e shpirtit rrebel
dhe guximi barbar

përgjoheshin
nga sytë zezanëve
të veshur me pushtet
perandorë të pakurorzuar
O Zot!
Përse e gjithë kjo…
Ne vinim
Nga fushat e pafund të lirisë
Ku kuajt e hazdisur të puthjeve
Pushtonin hapsirat e pafund
Të pasioneve të marra
Dhimbje krenarë
Që nuk njohin asnjë pushtet
Dhe perandori…
Ne jemi dashuria
Jemi liria
Dfhe qiejt madhështor
Ku zgjohen gjithë mrekullitë…
Jemi triumfi I të kaltëres
Magjia e të kuqes së trandafilit
Dhe perëndia e përqafimit….

9 Gusht 2015

blank

Kanga VI (Ferri) – SA M’U KTHYE DRITA E MENDJES QË M’U SHKIM – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga VI

Sa m’u kthye drita e mendjes, qe m’u shkim

Nga mshira per te dy kunett e mjere,

Qe zemren time mbushen me trishtim,

.

Tjera mundime, te munduem te tjere

Shoh rreth e rrotull meje, kahdo rri

Tue ece, tue u sjelle, tue vrejte ne ate gomnere.

.

Une jam n’rrethin e trete, ku bje nje shi

i amshuem, i ftohte, i rande, – ai qofte mallkue;

Qe s’di te ndrroje as ritem, as cilsi.

.

Breshen e uje i ndyte me bore trazue

Derdhen rreke nga ajri i terratisun;

Qelbet mbare toka, uje e llom mbulue.

.

Cerberi i eger, bishe e cakerdisun,

Me ato tri gryka leh si qen taman

Mbi njerez ne batak zhyte e gremisun.

.

Gace syte e tij, e mjekrren zi katran,

Barkun e ajun, duert me thoj te gjate,

Shpirtnat gervish, i lnuer e cope i ban.

.

Si qej i shtyn t’lurojne ajo shtergate;

E tash e pare ne njanin krah tue ra,

Tjetrin kerkojne me mprojte ata te ngrate.

.

Cerberi, ai krymb i madh, porsa na pa,

Dhambet na qiti nga ato goje t’shemtueme;

Gjymtyre s’kish qe s’i dridhej per hata.

.

Prisi, kah toka shplaket tue drejtue, me

Te zezen balte grushtat perplote,

Ua hodhi mbrenda grykave t’deshrueme.

.

Sikur nje qen, qe rri tue lehe furishem,

Qetohet n’cas kur gjellen bren me dhambe,

Se mendjen ka ne te, kah han urishem,

.

Njashtu bulcijt s’i nxoren ma piskame

Djallit Cerber, qe i leh asaj morije,

Qe e shurdhe don t’ishte, mos me e ndi ate gjame.

.

Ecnim mes shpirtnash, mbi te cilet bije

I randi shi, qe i rrzon; filluem me shkele

Mbi ata qe njerez duken, por jane hije.

.

Te shkrryem pertoke mkataret kishin ngele,

Vec njanit, qe u ngrit paksa me ndejte,

Kur na shikoi mes tyne shteg tue çele.

.

“O ti,qe po i bje ferit me hap t’shpejte, – me tha,

– hajt njihme, ne se i zoti je;

ty t’bane ma pare se une u shbana.”

.

Drejte ia ktheva une: “Ai ankthi i madh qe ke

ndoshta s’me le t’kujtoj as si fytyre,

sa m’ duket pa s’te kam ndonjehere mbi dhe.

.

Por m’thuej ti cili je, qe n’kaq mynxyre

Ke ra, e ky denim mbi krye t’ka mbete?

Ma t’madh do kete, vec jo ne kete menyre!”

.

E ai m’u gjegj: “Qyteti yt i shkrete,

I mbushun sa me u derdhe me inat e smire,

Me fali atje lart nje jete te qete.

.

Ju, qytetaret, Cako m’keni thirre;

Per mkatin aq damprus te grykesise

Ky shi i rrebte po me dermon pa mshire.

.

E s’jam mkatar i vetem mes duhise,

Se gjithe keta njelloj i kane denue

Per t’njajtin faj”, – tha fjalet tue bitise.

.

Dhe une at’here: “O Cak, asht tue m’randue

Kaq vuejtja jote, sapo shkrehem n’vaje;

Por m’thuej, ne e dijsh, se ku ka me mbarue

.

Qyteti im, qe asht perca me rraje;

A gjen njeri te drejte; arsyen m’thuej, oh,

Pse koken njani tjetrit don t’ia haje?”

.

M’u gjegj: “Si t’vloje rremuja per shum kohe,

Do derdhet gjak, ma e egra nder partite

Tjetren do dboje, dhimbje e njerzi pa njohe.

.

Por edhe kjo nga shkambi ka me zbrite

N’te treten vjete; do marre fuqine ne dore

Tjetra, me ndihme t’atij qe sot rri n’prite.

.

Per kohe te gjate, mizore e madheshtore,

Te tjeret kane me shtype, me i lane sa gjalle,

Sado te qjane, te shajne keta te gjore.

.

Dy jane te drejte, por kush nuk i ban mall,

Kreni e smire e koprraci jane ba

Tri xixat, qe mbare zemrat i kane kalle.”

.

Keshtu mbaroi me te pervajshmin za.

E une atbote: “Gjithnje po kerkoj leje

Nder te me bash, tue m’fole edhe paksa.

.

Farinata, Tegiaj, njerz aq te deje,

Rustikuci, Arrigu, Moska e tjere,

Qe botes me i ba mire e paten zeje,

.

Me thuej ku jane, me ban t’i shoh njehere;

Deshire te madhe kam per ta te di,

N’se i gazmon qielli a ferri i mbush me vner.”

.

E ai: “I ke nder shpirtna ma t’keqij,

Per faje tjera vend ma poshte kane zane;

I sheh, ma thelle po t’zdrypesh n’ferr te zi.

.

Te lutem emnin tim, n’harrese te lane,

Kur t’kthjesh ne t’amblen bote, ne drite ma nxjerr;

S’te gjegjem ma, e ma due me t’thane.”

.

Dy syte qe kqyrnin drejte iu bane çakerr,

Me vrejti pak dhe poshte i dha ai krese,

Tue ra me te, si qorrat tjere, ne terr.

.

E prisi tha: “Kurrma kryet s’do ta qese,

Dersa burija e qiellit mos t’ushtoje,

Kur forca anmike me gjikue do zbrese.

.

Varrin e trishte seicili do zbuloje,

Prap mish’n e vet do marre; ka me i shungllue

Nder veshe çka perjetsisht do te degjoje.”

.

Keshtu kaluem neper ate llum, trazue

E shpirtna e shi e breshen, dalngadale

Per jete qe do te vije tue arsyetue.

.

“Pris, kjo torture, – ia solla keto fjale,

– mbas atij gjyqit t’mbrame, valle a do shtohet,

do zbutet, apo mbetet me kete vale?”

.

E ai ma ktheu: “Gezimi edhe ohet

I ndjen ma shum, si shkenca jep mesim,

Nje qenje, kur ma shum perplotesohet.

.

Ndonse gjithe ketta shpirtna plot mallkim

Kurr nuk kalojne n’persosmenine e plote,

Ma t’plote do jene fill mbas atij vendim.”

.

Rrotull iu sollem rruges neper shqote,

Te dy pa da tue bisedue vec mbetem;

N’piken qe zdryp ma thelle mbrritem atbote;

.

T’madhin anmik, Plutonin, aty gjetem.

blank

FËMIJË, FËMIJË – Poezi nga SARA TEASDALE – Përktheu IRENA DONO

Fëmijë, fëmijë, dashuro sa të mundesh
Zërin, sytë dhe shpirtin e një njeriu,
Kurrë mos u frikëso, edhe pse të thyen zemrën.
Nga plaga do të fillojë gëzimi i ri;
Vetëm dashuro me krenari dhe kënaqësi dhe hijeshi,
Edhe kur dashuria është parajsë apo dashuria është ferr.
.
Fëmijë, fëmijë, dashuro sa të mundesh,
Sepse jeta është e shkurtër si një ditë e lumtur,
Mos ki frikë kurrë nga ajo që ndien…
Vetëm nga dashuria jeta bëhet reale;
Dashuro, sepse mëkatet kryesore janë shtatë,
Vetëm nëpërmjet dashurisë do të hysh në parajsë.
blank

DITA – Poezi nga DRITËRO AGOLLI

Në fillim e imët, si degë panje e lagur,
Vjen dita e brishtë, e mekët, e zbehtë,
Vështron në dritare,kalon e drojtur pragun,
E dobët , e mitur , e lehtë.
.
Dhe ti mendon:a mund të përkëmbet,
A mund të rritet një gjë kaq e gjorë?
Ndërsa ti mendon , mugëtira rreth teje shëmbet
Dhe dita e merr pushtetin në dorë.
1987
blank

MALLI RINUER – Poezi nga MIGJENI

Valët muzikore fluturojnë nga përndimi
shkrepen e përtrihen
për muret e dhomës seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda në zemrën teme
dhe zgjqjnë ndijesina që mblue ka hini.
Ndijesitë e mia me valët muzikore
shkëmbejnë puthje të nxehta
posi dy dashnorë
e pa mshirë shëgjeta
më ther në krahnor
edhe më merr malli përjetë ma gazmore.
Malli rinuer përjetë ma shkumbuese
flen pa fat në mue,
një tingull pëmdimi
asht ngushllim për mue
kur më mshtjell mashtrimi
me melankolinë e vet aq trishtuese.
Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme
më falin rytmin
e një dansit të largët,
më kujtojnë përqafimin
e çiftave të shkathët
që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.
blank

Buzë lumit – Poezi nga MIRKO GASHI

 

Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret

Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia leshon freret

blank

MËNGJES I PËRLOTUR NGA SHIU – Poezi nga VASIL TABAKU

 

Në krahët e mi
Një e qarë fëmije
Mbështetet ngadalë
Me dhimbje…
Mbi gurët e rrugës
Psherëtima e një nëne
Më ndjek gjithë drithërimë
Mbi duart e mardhura
Uria dhe heshtja
Përpëliten mes trishtimit
Këmbët e zbathura
Shkelin me drojtje
Mbi zemren time
Ku prushëron dashuria
Ndjej fërgëllimat e dhimbëshme
Të Shqipërisë sime
Sytë e përlotur
Si një akuzë e rëndë
Më mbërthejnë
Nëpër gozhdët e dhimbjes
E madhe vuajtja
Trishtimi
I papërballueshëm
Ndërsa varfëria
Ndërton
Qytetet e drithshëm
Të vendit tim
Unë rend, iki
Po ku të iki
Shqipëria ime
Jam unë pengu yt
Dhimbja jote
Dashuria dhe brenga
Malli dhe heshtja
Shpresa dhe kenga
Mëngjesi i përlotur nga shiu
Dhe dita që pret diellin …

24 tetor 2015

blank

Më 17 shtator 1825 lindi Pashko Vasa, veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Pashko Vasa (Shkodër, 17 shtator 1825 – Bejrut, 29 qershor 1892) i njohur gjithashtu si Vaso Pasha e Vaso Pashë Shkodrani, qe nëpunës i konsullatës britanike në Shkodër, oficer kalorësie në Bolonjë, revolucionar i Risorgimento-s, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Më 1978, me rastin e një qind vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, eshtrat e tij u atdhesuan dhe tani prehen në varrezat e dëshmorëve të Shkodrës.

Biografia

Lindi në Shkodër, i biri Mhill (Hilë) Gjokë Vasës dhe Drande Gjergjes, e motra do të ishte e ëma e Imzot Luigj Bumçit. Të parët e fisit të tij, nga i ati ishin shpërngulur prej Mirditës dhe ishin zhvendosur në qytet, në atë shtëpi ku sot është shtëpia-muzé e Pashko Vasës.

Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsulatës britanike nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirsojë dijet e tij në gjuhët e huaja: Italishte, Frëngjishte, Turqishte dhe Greqishte. Gjithashtu kishte njohuri në Anglishte e Serbishte dhe më vonë mësoi edhe Arabishten.

Viti italian

Më 1847 vajti në Itali, ku ziente lufta kryengritëse për liri, ku mori pjesë gjallërisht në radhët e forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u caktua si oficer i Rojës Qytetare. I frymëzuar nga atdhetarët e shquar italianë, si Mazzini, Garibaldi, Gioberti, dhe të vendeve tjera si Mickieviçi etj. Idetë që e ushqyen për këtë qëllim solidar ai i shpreh në dy letra, që i dërgon në qershor dhe korrik 1848, nga Bolonja Nikolo Tomazeut. Në shpalljen e Republikës Venedikase jetëshkurtër, nga Daniele Manin, mori pjesë përkrah popullsisë kryengritëse të atij qyteti që u rrethua nga austriakët në Mestre. Ndërkohë që austriakët hynë me 28 gusht 1849 dhe Pashko Vasa u largua me disa shokë tjerë për në Ankona. Aty austriakët e kapën dhe e detyruan, si shtetas osman, të kthehej në Stamboll.

Zyrtar osman

Më 1850 u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas u emërua me rrogë nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë. Në vitin 1856 kaloi në Shkodër si përkthyes në shërbim të administratës lokale (sipas AQSH qe sekretar i Bibë Dodë Pashës gjatë viteve 1951-1957), ku me ofiqin e zyrtarit osman shkoi në Cetinë t’i uronte princ Nikollës shërim të shpejtë. Gjatë luftës me Malin e Zi më 1860-61 kreu detyrën e sekretarit dhe përkthyesit të Ahmet Xhevdet Pashës, kur ky u dërgua me misioni të veçantë në viset shqiptare. Më pas punoi për verifikimin e gjendjes së marrëveshjes kufitare dhe në komisionin përkatës.

Ndoqi Ahmet Xhevdet Pashën në Bosnie, ku Vasa u bë përkthyes pranë divizionit ushtarak për njëzet muaj. Në tetor të 1863 pasi qe graduar nëpunës i gradës së tretë u kthye në Stamboll ku punoi stazhier për zyrën e korrespondencës me vendet e huaja. Më 1865 për herë të dytë u emërua përkthyes në Sanxhakun e Shkodrës. Më 1866 u dërgua në Halep me postin e zv/drejtorit për çështjet politike, ku do të emërohej drejtor më 1868. Në korrik të atij viti iu akordua grada e dytë e klasit special dhe u caktua me punë si kryesekretar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në shtator të 1869 merr gradën e parë të klasit të dytë dhe emërohet anëtar i Gjykatës Penale dhe Civile te Ministria e Drejtësisë. Më 1875 emërohet anëtar i Zyrës së Krimeve te Gjykata e Apelit dhe po atë vit u emërua kryetar i Komisionit të Reformave në Hercegovinë dhe më tej atë vit anëtar i Komisionit për Mbledhjen e Taksave në Bullgari.

Më 1876 u caktua nëpunës për borxhet tek zyra e zv/valiut të vilajetit të Manastirit dhe në gusht të 1877 këshilltar i Vilajetit të Kosovës. Më 1878 u emërua komisar i Rodopeve, brenda vitit emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit dhe drejtor i zyrës së shtypit dhe botimeve. Në shtator të 1879 u emërua këshilltar i Vilajetit të Edernes, ku punonte edhe Ismail Qemali.

Më 10 korrik 1883 me titullin vezir, u emërua mytesarif i Malit të Libanit me qendër në Beirut, post që e mbajti derisa ndërroi jetë më 26 qershor 1892.

Çështja kombëtare

Lidhja e Prizrenit

Për më tepër: Lidhja e Prizrenit

Krijimi i alfabetit shqip

Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si Hoxhë Hasan Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, ai luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull «L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte anëtar i Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.

Vepra

Për atë çka pa e përjetoi në Itali, botoi pas një viti librin La mia prigionia, episodio storico dell’assedio di Venezia, 1850 (Burgimi im, episod historik nga rrethimi i Venedikut). Titull i ngjashëm me atë të kujtimeve të famshme të dramaturgut italian Silvio Pellico, Le mie prigioni (Burgjet e mija), botuar më 1832. Më 1873 botoi një përmbledhje me vjersha në italisht “Rose e spine”. Për përvojën e tij në Bosnie la veprën «Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi» (shqip Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut) më 1865. Ndërsa më 1872 «Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions de l’Albanie» (shqip Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë).

Tituj të veprave

  • La mia prigionia, episodio storico dell’assedio di Venezia, Kostantinopojë, 1850.
  • La Bosnie et l’Herzégovine pendant la mission de Djevdet Efendi. Kostantinopojë, 1865.
  • Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions de l’Albanie. Kostantinopojë, 1872.
  • Rose e spine. Konstantinopojë, 1873. – përkthyer me titullin “Trëndafila dhe gjëmba”.
  • La vérité sur l’Albanie et les Albanais. Etude historique et critique. Paris, 1879.
  • Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent appendre cette langue sans l’aide d’un maître. Ludgate Hill, 1887.
  • Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise. Paris, 1890.
blank

Kanga IV – MA KPUTI MENJIHERË GJUMIN E RANDË (Komedia Hyjnore, Ferri) – nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga IV

Ma kputi menjihere gjumin e rande

Nje bumbullime e madhe, sa qe u drodha

Si nje njeri, qe fjete dikush e trand.

.

E synin e pushuem rrotull e solla,

Ngritun ne kambe, e ngulte hodha shikimin

Me pa se ne cfare vendi une u ndodha.

.

U gjeta me nje fjale une ne kalimin

E shtegut drejt humneres se paane,

Qe t’vuejtjeve pa numer mbledh gjemimin.

.

E erret ish, pa fund, mjegull e tane;

Sado t’ia ngulshe syte asaj gremine,

Nuk mujshe me dallue nje send me thane.

.

“Po zbresim tash n’nje bote qorrue terrine,

filloi t’me flase poeti krejt i mekun,

– Une do te prij e ti m’eja mbas shpine.”

.

Nga ngjyra e tij e zbete fort mbeta i prekun

E thashe: “Kur tutesh ti, po une at’here?

Sa here qe kam ra ngusht, ty te kam ndjeke un!”

.

E ai: “Ankthi i ketyne njerzve t’mjere,

Qe jane ketu, ne ftyre me pasqyrohet,

Ti dhimbjen mos ma merr per frike e tmer.

.

Te shkojme, se rruge e gjate prej nes kerkohet.”

E hyni ai, e hyna une mbas tij

Ne honin qe prej rrethit t’pare qarkohet.

.

Ketu, per cka e mundun ish me ndi,

S’kish vaje dhe lotet s’rridhnin porsi gurra, –

Pshertimat vetem dridhnin ate ajri.

.

Vuejtje pa dhimbje ndjenin ato turra

Njerzish te panumrimm e cete-e-cete,

Femije te vegjel edhe gra e burra.

.

Mesuesi i mire m’u suell: “Ti s’po m’pyet

Çfare shpirtnash jane keta qe po shikon?

Para se t’vesh ma tutje, ta them vete.

.

Keta s’mkatnuen, e gjithashtu s’mjafton

Qe kane merita, mbasi s’u pagezuen;

Pagzimi asht porta e fese qe ti beson.

.

Pse para krishtenimit t’gjithe jetuen,

Zotin s’adhruen si duhet n’lutje t’veta;

Ne mes te tyne gjindem edhe une.

.

Jo per mekat, na vec per kto te meta

Kem’ humbe e ne kete mase jemi ndeshkue,

Pa shprese gjallojme, deshrue na kalon jeta.”

.

Nga keto fjale fort zemra m’u gandue,

Njerz njohta aty, qe gzuen t’madh vleresim,

E pezull tash n’ate Limb jane tue qendrue.

.

“Tregome, Mesues, tregome, o zoti im,

– thashe une, se doja t’kisha siguri

per fene qe ngadhenon mbi cdo dyshim, –

.

a nxuer njeri kendej merita e tij

o e ndonje tjetri, n’qiell lumnine me rroke?”

Ai, qe kuptoi cka thashe me mshehtesi,

.

Gjegji: “I ri une ishe ne kete toke,

Kur nje t’pushtetshem pashe ketu se ra

Me shenje t’fitores vu kunore mbi koke.

.

Hijen e atij qe babe njerzimi ka,

T’birin, Abelin, e Noen na e mori,

Mois ligjevusin, binde gjithmone pa za.

.

Patriarke Abramin, mbret Davidin nxori,

Izraelin me ate bij mejhere

E me Rakelen qe kaq vjet ia bori;

.

Ne qiell i çoi keta e shum te tjere;

E due ta dijsh se para tyne s’jane

Shelbue kurr shpirtna njerzish ne sketere.”

.

Pse fliste, ecjen na s’e kishim lane,

Neper nje pyll per te kalue na u donte,

Veçse nje pyll prej njerzish anembane.

.

S’e kishim lane aq larg rrugen, qe t’çonte

Ai vend, ku une zgjova, kur nje shkulm

Flake emisferin nisi te ndriçonte.

.

Ende s’kishim arrite tamam n’ate kulm,

Megjithate mund t’shihej ndonje fije

Ç’njerz kishte aty, mbulue me lavd e zulme.

.

“O ti, qe na nderon e art e dije,

kush jane keta rrethue me kaq nderime,

qe s’jane sikur te tjeret zhyte nder hije?”

.

“Nami i tyne, – I gjegji fjales sime,

– qe ende kumbon n’ate bote e s’shuhet ma,

nxjerrun u ka nga qielli lehtesime.”

.

Nderkaq degjova befas si nje za:

“Rrugen leshonia t’lartit nder poete,

u kthye hija e tij, qe nes u nda.”

.
Porsa ai za pushoi e mbet i qete,

Kater hije t’madhnueshme kah na rrane,

Trishtim as gaz n’fytyra s’u pashe vete.

.

Mesuesi i mire spjegim desh me me dhane:

“Ma kqyr njate me shpate ne dore,

– ma bani, – para te treve vjen si zot i rande.

.

Ai asht Homeri, nder poete sovrani,

Tjetri Horaci, i njohtun per satire,

Ovidi i treti, e ne fund Lukani.

.

Mbasi, njashtu si zani pare m’ka thirre

Nje emen qe te gjithve na bashkon,

Me presin me nderim, edhe bajne mire.”

.

Te bukren shkolle pashe prisin kah rrethon,

Shkoll’n e atij zot te kanges ma te ngritun,

Qe mbi te tjere si shqipja fluturon.

.

Si biseduen paksa krye m’krye avitun

Kah une u sollen e me pershendeten;

Buzqeshi per kete nder mesuesi i ndritun.

.

E nder dhe ma te madh me dhane kur n’ceten

E tyne me radhiten aq te zgjedhun,

Te gjashte mes asaj dije e pashe veten.

.

Kah drita shkuem ashtu se bashku mbledhun

E per ç’u fol me duket heshtja ar,

Si dukej ar atje fjala tue rrjedhun.

.

Ne fund ia behem te nje kshtjell krenar,

Shtate here me t’larta ledhe i rrethuem,

Mbrojte nga nje lum i bukur, qe pa fare

.

Mundi, per toke si t’ishim, e kaluem;

Shtate dyer me ata mendtare pershkuem pa u ndale

Dhe arritem n’nje livadh te gjelberuem.

.

Njerz pashe atje, qe t’vrenin thelle, ngadale,

Ç’i madh autoritet n’ato tipare!

Rralle flisnin, por u kish hije cdo fjale.

.

Ma tutje u shtyme at’here n’ate toke bujare,

Te ‘j vend I larte, I hapet, plot me drite,

Prej ku te gjithe I shihnim kjartas fare.

.

Ngri n’kambe atje mbi bar te blere qe shndrit

M’u cfaqen shpirtna for ne za mbi toke,

Per cka une mburrem edhe ne kete dite.

.

Elektren pashe se bashku me sa shoke,

Njofta nder ta Hektorin edhe Enene,

Sy-orrl Cezarin, arm’t kreshnike rroke.

.

Kamilen pashe, e pashe Pentesilene

Nga ana tjeter; dhe njate mbret Latinin

Me bij’n e vet, Lavinjen, aty e vren.

.

E pash dhe Brutin, qe deboi Tarkuinin,

Lukrecjen, Juljen, Marcjen, Korneline;

Te vetem, ne nje ane, pashe Saladinin.

.

Pashe mjeshtrin, qe meson ata qe dijne,

– Ma nalt kur e drejtova vrejtjen time,

– Mes filozofesh tjere e kish seline.

.

T’gjithe e kundrojne e t’gjithe i bajne nderime,

Te dy i pashe – Sokrat edhe Platon,

Qe jane ma afer tij ne meritime.

.

Pashe Demokrit, – me rast boten perfton, –

Diogen, Anaksagore edhe njate Talin,

Heraklit, Empedokel e Zenon;

.

E pshe dhe ate qe me hiti mblodh “quale”-in,

Per Dioskoridin flas, verejta Orfene,

Tulin me Linon dhe Seneke moralin;

.

Euklidin gjeometer, Ptolomene,

Galjen e Avicene e Hipokrat,

Te madhin kmentues, Averroene.

.

S’mund t’i permend te gjithe e t’shprehi ate

Qe tema e madhe lyp e nxit te shtillet,

Sa syni sheh, shpesh goja s’ka takat.

.

Vec dy nga t’gjashtet mbetem; tash i siellet

Nje rruge tjeter prisi mendjedrite,

Me m’qite nga ajri i qete n’ajrine qe dridhet;

.

Dhe mbrritem te nje vend qe gja s’e ndrit.

blank

AUTOPORTRET – Poezi nga ADAM ZAGAJEWSKI – Përktheu IRENA DONO

Midis kompjuterit, një lapsi dhe një makine shkrimi,
kalon gjysma e ditës sime. Një ditë do të jetë gjysmë shekulli.
Unë jetoj në qytete të çuditshme dhe ndonjëherë flas
me të panjohur rreth gjërave të çuditshme për mua.
Dëgjoj shumë muzikë: Bach, Mahler, Chopin, Shostakoviç.
Shoh tre elemente në muzikë: dobësinë, fuqinë dhe dhimbjen.
I katërti nuk ka emër.
Lexoj poetë, të gjallë e të vdekur, që më mësojnë
këmbënguljen, besimin dhe krenarinë. Përpiqem të kuptoj.
filozofët e mëdhenj– por zakonisht kap vetëm
copëza të mendimeve të tyre të çmuara.
Më pëlqen të bëj shëtitje të gjata në rrugët e Parisit
dhe të shikoj njerëz si unë, të ngacmuar nga zilia,
zemërimi, dëshira; për të gjurmuar një monedhë argjendi
që kalon dorë më dorë dhe ngadalë
humbet formën e saj të rrumbullakët (profili i perandorit është fshirë).
Pranë meje pemët nuk shprehin asgjë
përveçse një përsosmërie të gjelbër, shpërfillëse.
Zogjtë e zinj enden fushave,
duke pritur me durim si vejushat spanjolle.
Unë nuk jam më i ri, por gjithmonë dikush tjetër është më i vjetër.
Më pëlqen gjumi i thellë, kur nuk ndiej se ekzistoj,
dhe xhiroja e shpejtë me biçikletë në rrugët e vendit kur plepat dhe shtëpitë
mbivendosen në ditët me diell.
Ndonjëherë në muze pikturat më flasin
dhe ironia zhduket papritmas.
Më pëlqen të kundroj fytyrën e gruas sime.
Çdo të diel i telefonoj babait.
Çdo javë takohem me miqtë,
duke dhënë kështu prova për besnikërinë time.
Vendi im e çliroi veten nga një e keqe. Uroj
që ta pasojë një tjetër çlirim.
Mund të ndihmoj për këtë? Nuk e di.
Unë në të vërtetë nuk jam një fëmijë oqeani,
sikurse shkruante Antonio Machado për veten e tij,
por një fëmijë ajri, fringo i ri dhe violonçeli
dhe jo të gjitha rrugët e botës së madhe
kryqëzohen me shtigjet e jetës që deri më tash
më përket mua.
blank

Vëllimi i parë i “Frenkenstein” shitet në ankand për 1.17 milion dollarë

Një botim i parë i setit Frankenstein të Mary Shelley vendosi një rekord të ri botëror për një vepër të shtypur nga një grua, pasi u shit në ankand për 1.17 milion dollarë.

Kopja me tre vëllime e Frankenstein, e cila mban ende kopertinat e saj origjinale nga printimi më 1818, ishte parashikuar të shitej për 200-300 mijë dollarë nga shtëpia e ankandeve Christie’s, por shitja u mbyll me një ofertë shumë herë më të lartë se kjo.

Shuma u raportua nga Fine Books Magazine si një rekord i ri botëror për çmimin më të lartë të arritur nga një vepër të shtypur nga një grua.

Christie tha se botimi ishte një nga vetëm 500 të shtypurat në qarkullimin e parë të Frankenstein, dhe kopja e shitur ishte e para që u ofrua në ankand që nga viti 1985.

blank

Komedia Hyjnore – Kanga III – KËNDEJ KALOHET NË QYTET T’MJERIMIT – nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga III

“KENDEJ KALOHET NE QYTET T’MJERIMIT,

KENDEJ KALOHET N’DHIMBJEN PA KUFI,

KENDEJ KALOHET N’SHPIRTNAT HUMBUN SHQIMIT.

.

KRIJUESIN TIM E SHTY’ DREJTSIJA E TIJ:

VETE PUSHTETI HYJNOR ME KA SAJUE,

MA E LARTA DIJE, E PARA DASHUNI.

.

PARA MJE GJA TJETER S’U KRIJUE

VECSE E PERJETSHME, – E UNE QENDROJ PERJETE:

O JU QE HYNI MBRENDE, KENI MBARUE!>>

.

Ja, keto fjale, me shkronja t’zeza, vete

I pashe te shkrueme mbi nje porte; me droje

Peshprita: <<Pris, a e sheh ç’me paska gjete!>>

.

Prisi m’u gjegj, si ai qe ka pervoje:

<<Ktu cdo dyshim mbas shpine duhet lane,

cdo frike e perpelitje te mbaroje!

.

Na kemi arrijte n’ate vend ku t’pata thane,

Ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,

Qe fillin e arsyes humbun e kane.>>

.

Pastaj mbi timen doren tue e vendosun,

Gzueshem ne ftyre, qe shpirtni lart t’ma mbaje,

Me futi mbrenda jetes se pasosun.

.

Aty te fshame, klithje, gjame e vaje,

Neper ajr te pa yj perhere kumbonin,

Sa une qysh ne fillim nisa te qaj.

.

Gjuhe t’ndryshme, t’folme-tmer gjithkah gjemonin,

Fjale dhimbje per hata, britje nga mnija,

Vikatje e zane shue e shplake ushtonin.

.

Perftohej nje potere, qe kurr qetija

S’e shuen neper ate ajr gjithmone te ndyte,

Njashtu si rana kur shperthen stuhija.

.

E une, qe ndjeja si me zjente kryet

Nga tmeri, thashe: <<Ç’degjoj, mesues I ndjere?

Ç’jane, valle, keta qe e keqja I paska mbyte?>>

.

E ai m’u gjegj: <<N’kete gjendje kaq te mjere

Gjithe shpirtnat e fatzezve jane ngujuem,,

Qe mire as keq nuk bane te thuesh nje here.

.

Me rradhet e asaj frote jane te trazuem

Te engjujve, qe vec kerkuen vetmine,

Me Zotin s’qene, po as kunder s’kane luftuem.

.

I debuen qiejte, se u prishnin bukurine,

E as ferrit s’mund t’I futen thellesisht,

Se der mkataret nuk ua duen shoqnine.>>

.

E une: <<O pris, cka kane qe kaq tmersisht

Bertasin pa ia da edhe renkojne?>>

M’u gjegj: <<Ja, po ta them ty shkurtimisht:

.

Keta as qe te vdesin nuk shpresojne,

Ma poshte jeten e tyne s’ke ku e co,

Cdo fat, pervec ketij, ata deshrojne.

.

Emnin e tyne n’bote mos e kerko!

Meshira e drejtesija nuk I qas:

Mos t’flasim ma per ta, por kqyr e shko!>>

.

Une, tue veshtrue, nje flamur pata rase Te shoh;

ky siellej nga ai tufan I bartun,

Sikur te qe denue perjete te ngase.

.

Vrullshem I shkonin pas, varg I pamatun,

Shpirtnat, sa une s’do kisha pase guxim

T’besoj se vdekja kaq shume paska cartun.

.

Mbasi disa dallova n’ate kalim,

Une hijen e atij njoha dhe pashe,

Qe per dobsi kreu t’randin mospranim.

.

Vesh mora edhe bindun qeshe se rashe

Mes shpirtnash, qe kurrkund nje vend s’u lane,

As Zoti e as djajte s’kane si me I dashe.

.

Keta fatzez, qe n’jete jetue nuk kane,

Lakur vraponin, ndersa I thernin thelle

Miza e anza, qe vlonin nga cdo ane.

.

Fytyrat ua bajshin gjak me rrjedhe,

E gjaku, ra perdhe, me lot perlye,

Thithej nga krymbat majun me ate gjelle.

.

E ma pertej kur une leshova ‘I sy,

Pashe buze nje lumi t’madh nje tjeter cete

E thashe: <<Mesues, a ban me me rrefye

.

Kush jane ata e valle cka do te jete,

Qe m’ate ane nguten te kalojne, perore

Si po I dalloj permes drites se zbete?>>

.

E ai: <<Do te kuptojsh cdo gja pa zore

Vetem at’here kur na te kemi ra

Te rrjedha e trishte e Akeronit t’gjore.>>

.

Atbote sy-ule edhe turpnue sa s’ka,

Tue drashte une se po flas e nuk po di,

Deri te bregu I lumit s’bana za.

.

E ja po vjen kah na, permbi nje ani,

Nje plak per moshe me qyme te zbardhueme,

Tue brite: <<Mjere ju, o shpirtna te keqij!

.

Mos mbani shprese se shihni ma qielle t’lume;

Vi te ju coj sa jeni n’tjetrin balle,

Ne zjarr e n’akull, n’erresine t’amshueme.

.

E ti cka lyp ketu, o njeri I gjalle?

Shpejt, hiqu shpirtnash qe njehere kane vdeke!>>

Por, kur ai pa se fjal’t s’ia bana mall,

.

Shtoi: <<N’tjera udhe e porte ke me preke

Bregun, e jo ketu; me dale pertej,

Nje dru ma e lehte ty ka me te terhjeke.>>

.

E prisi atij: <<Karon, ti mos u nxej;

Keshtu u vendos atje ku asht fuqija

Per me vendose, e mos e shtyj ma tej!>>

.

Lundrarit te kenetes s’ndyte qetija

I kthei n’ate ftyre tane lesh, te cueme peshe,

E syte-hata I qitshin flake e shkndija.

.

Por ata shpirtna, lodhe e kpute, krejt cveshe,

Nderruen fytyre e kercelluen me dhambe,

Porsa fjalet e vrashta u rane nder veshe.

.

Prindet e Zotin rrijshin vec tue name,

Gjinine njerzore e vendin edhe motin

Dhe faren me te pare e me te mbrame.

.

Fort tue denese, s’ua priste loti lotin,

N’fund u bashkuen n’ate ugurzeze bregore,

Qe shpirtnat mbledh, ata qe s’dreshten Zotin.

.

Karonti djalle, me synin gace perore,

Me gisht u ban e t’gjithe n’ate shenje i mblidhen;

Kujdo vonohet, rrem ia kris pa ndore.

.

Si gjetht, qe vjeshtes kputen edhe hidhen

Pale-pale, e dega ka mundsi me pa

Petkat e veta ka mbi toke mbeshtiellen,

.

E keqja fare e Adamit njashtu, pra,

I rraset bregut nje nga nje pa fjale

N’ate shenje, si zogu ryse me u thirre me za.

.

Keshtu kalojne permbi te zymten vale;

E, pa ndeshe bregun tjeter ceta e pare,

Nje cete e re, kendej, gati asht me dale.

.

<<O biri im, – me tha prisi bujar,

– ketu I ke ata qe kane mbarue

ne mni te Zotit, ardhe prej botes mbare;

.

e jane te gatshem lumin me e kalue,

se drejtsija hyjnore u grah pa mshire,

keshtu vete frika ne deshire asht shndrrue.

.

Nje here me thane nuk bje ksajt shpirt i mire;

E pse Karonti pat ankim per ty,

Tani mund ta kuptosh arsyen ma mire.>>

.

E errta fushe, si ai kto fjale pat krye,

U dridh aq fort, sa, kur mendoj ate tmer,

Dhe sot fillojne te dridhnat me me hy.

.

Nga toka lot-e-gjame shperthei nje ere,

Qe vetetiu me aq te flaket drite,

Sa s’pashe as ndjeva gja ma n’ate sketere;

.

Dhe rashe si ai qe gjumi e kapit


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend