VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Leter e hapur Ambasadorit Borchardt: Mos e mbështetni kastën politike që është dënimi kapital për popullin shqiptar! – Nga Elida Buçpapaj

By | May 18, 2019
blank
5 Comments
  • author avatar
    Fatmir 2 years ago Reply

    Te lumte moj vsjze.

  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Shum I mir ky shkrim por ashte nji fjal e vjeter e popullit me difto se me ke rrin e te diftoj se kush je

  • author avatar
    Fritz Radovani 2 years ago Reply

    Gjithmone analiza te sakta!
    Asht momenti ma kritik per Shqipnine!
    Zgjohuni Shqiptare, se po humni gjithshka!
    Ju falemnderes zj. Bucpapaj!

  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Si gjithmonë,nga pendë e mprehte dalin tema e analiza te sakta e të mirëpritura nga opinioni i shëndetshëm,sepse, pikërisht ate edhe e mbroni me etiken e Juaj të pastër si publiciste,atdhetare dhe shkrimtare e denjë që je. Një si ndihmë,pastaj si jehonë,pastaj alarmë e pse jo edhe kritikë bashkësisë Evropiane,per neglizhencën që tregohet ndaj një populli me shume halle,e këto halle bile,vete Evropa ua ka shkaktuar historikisht me llojllojshmërinë e presioneve politike,ekonomike e psikologjike. Prandaj,pendat e areta te kombit tone,si z.Elida,duhet pa tjetër të shtojnë (këso) kërkesa e letra të ngjajshme,e cila ka domethgënjen ma të fuqishme se demostratat ne Tirane e Prishtinë që po rrenojnë çdo gjë për karrikat e veta…..

    Prandaj,zonja e nderuar Elida Buçpapaj,te falenderoj për këtë shkrim të fuqishëm për të mirën e gjithë neve! Vërtetë jemi në hall si popull kah t’ia mbajmë në këto kohë?…..

    TB. Gjakovë

Komentet

blank

Kurti viziton Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, të pranishëm edhe Agim Çeku e Sylejman Selimi

Kryeministri Kurti në shënim të 22-vjetorit të çlirimit të Kosovës ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Divjakë ku të pranishëm ishin edhe ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi e Agim Çeku, raporton Gazeta Express.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se datën 12 qershor e kujtojmë gjithmonë, dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur,  por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë

 

“Në këtë ditë dhe në vazhdimësi i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave, të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë”, tha ai.

blank

Në këtë manifestim të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të Kosovës, të burgosur politik dhe familjarë të dëshmorëve.

Fjalimi i plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani,

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zotëri Glauk Konjufca,

Të nderuar gjeneralë-komandantë Agim Çeku dhe Sylejman Selimi,

I nderuari gjeneralmajor i FSK-së, zotëri Enver Cikaqi,

Të nderuar ministra e deputetë,

Të dashur luftëtarë të UÇK-së, veteranë e invalidë, familjarë të dëshmorëve,

Të dashur të burgosur politik,

Të nderuar pjesëmarrës,

Pas ofensivave të ushtrisë serbe të vjeshtës së vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvendoset nga Likoci këtu në Divjakë. Këto vargmale, me fshatrat Divjakë, Berishë e Kleqkë, u shndërruan në bazat më të mëdha dhe më të fuqishme organizative të UÇK-së, të udhëhequra nga Shtabi i Përgjithshëm, i cili u vendos këtu. Kjo shtëpi dhe ky vend, jo rastësisht u bënë strehë e UÇK-së. Në këto vise dhe shtëpi, u strehuan dhe u zhvilluan aktivitetet e organizatave e veprimtarëve të shumtë, të cilët punonin për lirinë e atdheut, siç ishte për shembull edhe Afrim Zhitia.

Riorganizimi i Ushtrisë Çlirimtare me vendosjen e Shtabit të Përgjithshëm në Divjakë, shënoi një hap të rëndësishëm në mbajtjen e linjave komunikuese më të lehta edhe me zonat e tjera, por jo vetëm: konfiguracioni i këtij vendi si pozicion mjaft strategjik i mundësoi UÇK-së të zhvillojë një strategji luftarake sulmuese, por edhe mbrojtëse të pozicioneve të veta duke mos lejuar përparim të forcave serbe në drejtim të bazave kyçe të UÇK-së, siç ishte Shtabi i Përgjithshëm, Spitali Ushtarak, selia e Radios “Kosova e Lirë” dhe agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.

Ky vend këtu nuk u shkel asnjëherë nga forcat serbe, edhe pse pati mësymje të shumta, jo vetëm nga këmbësoria, por edhe nga ajri. Falë rezistencës dhe luftës së organizuar të njësive të UÇK-së që vepronin në këto vargmale, siç ishte Brigada 121 “Ismet Jashari”, Njësia Speciale pranë Shtabit, Njësia e Logjistikës e të tjera, jo vetëm se mbrojtën hapësirat ku vepronin, por u bënë mburoja për qindra mijëra shqiptarë civilë që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të cilët strehohëshin nëpër të gjitha këto gryka malesh përreth kësaj zone.

Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë që udhëhiqej nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Agim Çeku, i cili po e pasonte Gjeneral Sylejman Selimin, ishte baza e parë e UÇK-së e cila mirëpriti oficerët e parë të NATO-s kur ata zbarkuan nga ajri qysh më 10 qershor 1999. Ky vend dhe kjo shtëpi Shtab, shënon një moment historik të miqësisë dhe bashkëpunimit me NATO-n. Kjo shtëpi ishte e plakut Nezir Zogaj, i burgosur politik me neve të tjerëve që ishim rob lufte, edhe pas mbarimit të luftës, me Nait Hasanin, Bislim Zogajn, Enver Dugollin, e shumë e shumë të tjerë nëpër burgjet e Serbisë. Baca Nezë është i paharrueshëm edhe pas vdekjes, ashtu siç është kjo shtëpi edhe pas çlirimit.

12 Qershori, është dita e çlirimit të Kosovës, prandaj e kujtojmë gjithmonë dhe krenohemi përherë që për lirinë e Kosovës organizuam luftën çlirimtare, duke fituar jo vetëm lirinë e shumëpritur, por edhe miqësinë dhe mbështetjen e NATO-s me të cilët u rreshtuam drejt dhe dolëm fitimtarë.

Në këtë ditë dhe në vazhdimësi, i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë, heronjtë dhe dëshmorët, luftëtarët dhe patriotët e të gjithë brezave e të të gjitha kohërave të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë lirinë.

Lavdi të gjithë atyre!

blank

Kosovë, protestë kundër liturgjisë në Kishën Ortodokse Serbe brenda kampusit universitar

Prishtinë

Dhjetëra studentë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë protestuar lidhur me liturgjinë e mbajtur dje nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe në objektin e papërfunduar të kishës e cila ndodhet në oborrin e kampusit universitar në kryeqytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Rituali i tyre u mbajt pa njoftimin e institucioneve të Kosovës në kishën e cila është paditur nga Universiteti i Prishtinës i cili pretendon se këtë pronë e ka pasur në shfrytëzim të lirë dhe të papenguar nga dhjetori i vitit 1975 dhe se e njëjta ka qenë pjesë e kampusit të universitetit.

Studentët në protestë thanë se objekti në fjalë nuk është kishë por “objekt trashëgimie e kriminelit Millosheviq dhe Arkanit”. “Krimi nuk duhet të gjej strehim në kishë”, “Kisha të mallkojë kriminelët që vranë 1324 fëmijë”, kanë qenë disa nga mesazhet përçuese të studentëve në këtë protestë.

Erblin Hoxha, kryetari i Parlamentit Studentor, tha se kjo kishë është simbol i fashizmit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë.

“Ne përfaqësuesit e studentëve e kundërshtojmë edhe objektin ilegal dhe liturgjinë që përpiqet ta rikthejë memorien për ekzistencën e kësaj trashëgimie kriminale. Kundërshtojmë fuqishëm provokimin nga vijuesit e ideatorëve të këtij objekti, sepse kryen krime dhe gjenocid ndaj popullit të Kosovës”, tha Hoxha.

Ai madje tha se liturgjia e mbajtur dje erdhi në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në ditën e fillimit të tërheqjes së forcave kriminale serbe nga Kosova si dhe në prag të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës.

“Nga institucionet e Republikës së Kosovës, kërkojmë lirimin e kampusit universitar nga simbolet e krimit të Millosheviqit dhe Arkanit, që në këtë objekt nuk e kishin për motiv promovimin e paqes dhe fjalës së Zotit por urrejtjen, dëbimin masiv dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Ky objekt duhet të trajtohet si çdo objekt tjetër ilegal dhe të largohet nga kampusi universitar në pajtim me ligjin”, tha Hoxha.

Nëse nuk largohet objekti në fjalë nga kampusi i UP-së, studentët kërkuan që ai të shpallet muze për pasqyrimin e gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare.

“Institucionet nuk do të tolerojnë veprime që cenojnë sigurinë publike”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se për aktivitetin e Dioqezës së Rashkë-Prizrenit, Policia e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht.

Ai tha se prona ku është e ngritur struktura e papërfunduar e kësaj kishe është në procedurë kontestimore, ku paditës është Universiteti i Prishtinës (UP).

Çeku ka thënë se asnjë palë që është pjesë e procedurës gjyqësore “nuk guxon të ushtrojë presion mbi gjykatat”. Ai po ashtu ka paralajmëruar se institucionet s’do të tolerojnë veprime që cenojnë sigurinë publike apo të nxisin konflikte duke rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve.

“Bëjmë thirrje që situatat e tilla të mos përsëriten dhe palët e interesit në këtë rast gjyqësor të përmbahen nga ushtrimi i presionit të drejtpërdrejt ose të tërthortë mbi institucionet e drejtësisë. Liria e veprimtarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe ajo mbrohet me të gjithë mekanizmat institucionalë. Mirëpo veprimtaria fetare nuk mund të përdoret për qëllime politike dhe as të cenojë rendin, ligjin dhe drejtësinë. Për paqen që e gëzojmë sot kemi paguar çmim të lartë, prandaj institucionet e Kosovës nuk do të tolerojnë veprime që cenojnë sigurinë publike, që ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit dhe që nxisin konflikte duke e rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve”, ka shkruar ai të enjten në mbrëmje në rrjetet sociale.

Sot gjatë ditës edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar rreth ceremonisë fetare të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe, duke thënë se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.

UP-ja ka theksuar se procesi dhe lokacioni i ndërtimit të kishës janë në procedurë kontestimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e quajtur këtë veprim si “tentim për ndikim në procesin gjyqësor”.

“UP-ja fton të gjithë aktorët e përfshirë në proceset nëpër të cilët po kalon Kosova, t’i kontribuojnë qartësimit të kësaj situate, në përputhje me normat ligjore. UP-ja rithekson edhe një herë qëndrimin që kampusi universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike si dhe dënon çdo sjellje e cila paraqet provokim për studentët, stafin dhe qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Objekti i nisur për Kishë Ortodokse në hapësirat e UP-së, kishte filluar në vitin 1992 në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, e në gurthemelin e saj, ishte bërë publike se kishin marrë pjesë edhe njerëz me të kaluar të rëndë kriminale. Ky objekt, përkundër që kishte nisur ndërtimin me 1992, nuk kishte arritur të përfundohej asnjëherë.

blank

Amerika, Vatra, Dielli  janë në opozitë të plotë me vargonjtë dhe instrumentat e diktaturës ! – Nga Elida Buçpapaj

Botuesit e voal.ch kanë një bashkëpunim prej tri dekadash me komunitetin shqiptar në SHBA, me të gjithë përfaqësuesit kryesorë të këtij komuniteti, emra dhe organizma me të cilët identifikohet ky komunitet, të tillë si Prof.Sami Repishti, Elez Biberaj, Frank Shkreli, ish-Kongresmeni JoeDioGuardi dhe Shirley DioGuardi, ish-kryetarët e Vatrës nga Agim Karagjozi, Dr.Buçaj deri tek Elmi Berisha. Gjithashtu janë plot e plot emra të nderuar e të shkëlqyer që kanë dhënë kontributin e tyre, pa zhurmë të realizohej ky realitet që kemi arritur sot. Jemi miq me ta dhe krenohemi.

Pra kontributi i shumicës ka qenë vullnetar sipas të famshmes sentencë të JFKennedy.

Kanë dhënë pa marrë.

Kanë dhënë me dëshirën e vullnetin për t’i parë të lirë, në një sistem demokratik, të faktorizuar shqiptarët në Ballkan dhe të integruar në NATO dhe BE.

Më duhet të theksoj se botuesit e voal.ch kanë një respekt të padiskutueshëm për kryetarin e Vatrës Elmi Berisha, i cili është një nga kontribuesit e çështjes kombëtare bashkë me të shquarin Xhim Xhema, figura që nuk janë shfaqur kurrë në publik për të bërë gala, e mbedhur fonde, por që kanë kontribuar pa u kursyer dhe pa pra.

Botuesit e voal.ch janë në bashkëpunim të ngushtë prej gati një dekade me Diellin, gazetën më të vjetër shqiptare, krijesa e emrave të ndritur Konica dhe Noli dhe duam që Dielli e Vatra të jetë përjetë.

Kur sheh kohëzgjatjen e bashkëpunimit me qindra e qindra shkrimet tona të botuara tek Dielli dhe po ashtu me qindra e qindra shkrime të Diellit të botuar tek voal.ch – do të thotë që ka qenë një bashkëpunim serioz, aty këtu me ndonjë diskutim, por që është zgjidhur. Pra kemi patur një komunikim shumë qytetar si midis editorësh dhe kolegësh.

Kësaj here sharra ngeli në gozhdë.

Nuk po e zgjas, po hidhem drejt e në temë.

Më datën 21 maj i dërgova editorit të Dielli Dalip Greca shkrimin tim: Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi

– https://www.voal.ch/ambasadori-i-shqiperise-ilir-xhelil-gjoni-lufte-klasash-edhe-me-poetin-e-vdekur-vehbi-skenderi-nga-elida-bucpapaj-e-bija-poete-botuese-gazetare/

Prita të botohet. Nuk u botua. Më 25 maj i nisa Dalipit dy shkrime të tjera, të cilat i botoi menjëherë. Pas botimit të tyre, ia dërgova edhe një herë shkrimin e mësipërm.

Reagimi i Dalip Grecës ishte i papërshtatshëm, i palogjikshëm, i papërgjegjshëm.

Dalip Greca gjeti një arsye aspak të arsyeshme për të mos e botuar shkrimin për ambasadorin Ilir Xhelil Gjoni,

që ishte e pajustifikuar pasi më 25 maj i njëjti Dalip Greca më kishte botuar dy shkrime që ia kisha nisur po unë, ndërsa shkrimin e 21 majit jo.

Si editorë të voal.ch  nuk jemi përfshirë kurrë as në politikat botuese të Diellit, të cilat duhet të kenë në themel idealet e Etërve Themelues dhe as në problemet që mund të jenë shfaqur në Vatër, pasi e dimë se aty ka plot burime njerëzore që t’i zgjidhin.

Më duhet të them se ndaj ish kryearit të Vatrës Dritan Mishto një grup Vatranësh ngritën përpara dy vjetësh shqetësimin se i jati i Mishtos kishte qenë prokuror i kohës të diktaturës i ngatërruar me ish-Sigurimin e Shtetit.

Natyrisht asnjëherë ne nuk mund të jemi dakord që bijtë të vuajnë për bëmat e prindërve, po ashtu mbrojmë tezën se nuk ka faje kolektive, ndërkohë që jemi për një transparencë të plotë, por ne nuk jemi përfshirë në asnjë kontekst me “çështjen Mishto” dhe me asnjë çështje tjetër.

I vetmi kontributi jonë janë opinionet tona të botuara tek Dielli, natyrisht pa pagesë.

Ndërkohë si botues ne nuk mund të ndalojmë, as të censurojmë lirinë e shprehjes, pa të cilën nuk ka demokraci, aq më tepër, kur sot liria e shprehjes është më e rrezikuar se kurrë më parë.

Edhe një herë nxjerr në spikamë vështirësitë e gazetarëve shqiptarë qoftë edhe në Perëndim që përballen me brutalitetin e shtetit shqiptar monist të Edi Ramës, i cili ka mjete të pafundme për të ngulfatur fjalën e lirë dhe për të sulmuar gazetarët, pasi zyrtarët e tij abuzojnë duke shpërdorur dhe e përvetësuar pushtetin si zyrtarë politikë.

Ne gazetarët kemi vetëm kompjuterat, ata kanë të gjitha mjetet, që natyrisht i përdorin si shkelësa të ligjit!

Ndërsa botuesit e voal.ch nuk kanë bërë asnjë lloj shkelje përveçse kanë ushtruar detyrimin e tyre për t’i krijuar hapësirë lirisë të fjalës dhe mendimit.

Duke respektuar etikën profesionale, qendrojmë shumë korrekt në pozicionin tonë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vijojmë të shprehim anomali që i kemi parë tek Dielli, ashtu edhe tek Vatra, nga persona që janë aty përpara se shoqata të drejtohej nga Elmi Berisha, për të cilin edhe një herë nënvizojmë se kemi respekt të plotë.

Ndërkohë i bëjmë thirrje editorit të Diellit që të heqë dorë nga roli i censorit, sepse Amerika, Vatra, Dielli  janë në opozitë të plotë me vargonjtë dhe instrumentat e diktaturës, që ne shqiptarët i kemi provuar për gjysmë shekulli nga regjimi më brutal dhe stalinist në Europë, mbetjet e të cilit edhe sot e kësaj dite nuk e lënë demokracinë shqiptare të ngrejë kokën.

 

Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi Nga Elida Buçpapaj, e bija, poete, botuese, gazetare

blank

PRESS RELEASE UGPSHD STANDS WITH JOURNALISTS OPPOSING NEW MEDIA RESTRICTIONS

UGPSHD ( ALBANIAN DIASPORA UNION OF PROFESSIONAL JOURNALISTS) expresses concern about the government’s new media regulation to restrict accredited journalists’ access to parliamentary sessions. Under the regulation, accredited journalists would only have access to the newsroom, the building where parliamentary sessions are held, and the press briefing room. It was signed by the Speaker of the Parliament on June 2 unilaterally only weeks before the end of his term. This decision has been met with protest and indignation by members of the press impacted by the new restrictions.

UGPSHD supports the note of protest by journalists who cover the parliament stating that the decision to limit accredited journalists’ access to the premises is a “violation of the free press, it erodes transparency and constitutes an act of blatant discrimination.” Accredited journalists who have covered the parliament for years were not consulted before the drafting of this regulation, which, as they rightly claim, is in violation of the media rights guaranteed by the Constitution of the Republic of Albania.

UGPSHD amplifies the legitimate concerns of journalists who denounce the government’s new regulation that “causes information to be controlled, manipulated, incomplete and at real risk of censorship.” Our Tirana colleagues stress that by recognizing broader freedom of movement inside the parliament to only journalists from the public broadcaster TVSH (ATV) and public news agency ATSH/ATA, the new regulation breaches the equal treatment and anti-discrimination media laws.

UGPSHD takes a stand against the new regulation and the potential risks associated with it. We join with our journalist colleagues in calling the Speaker’s Office to withdraw the regulation and start a public debate on Parliament, its accredited journalists, and other legitimate subjects.

The decision by the Chief Parliamentarian to restrict access to certain journalists in offices and coverage of official business follows a number of acts that dangerously take the country away from the path that leads Albania to Europe and the West, pushing it instead Eastward, toward autocracies and dictatorships that pose a real danger to democracy and the future of the region.

Seen together these acts paint a dark picture of a Neo-dictatorship that targets freedom of speech and free press as pillars of democracy. Albania’s top lawmaker and his enablers, whose term ends this September, claimed that the EU was made aware of and was supportive of the new media restrictions. The EU officials denied that claim and denounced the regulation.

UGPSHD strongly condemns the escalation of anti-democratic decisions such as the one drafted by Albania’s chief legislator, supports the journalists’ right to perform their duties guaranteed by the Constitution, calls on all factors domestic and international to protect and defend freedom of speech, freedom of thought, a free and independent media, and lastly calls for everyone to join together to speak up for the rights of journalists in order to bring an end to the tense situation and dark perspectives facing the media, the country and the people in Albania.

blank

Rregullorja e re- Gazetarët nuk tërhiqen: Mos të largohemi fizikisht nga komisionet!

Gazetarët nuk tërhiqen dhe kërkojnë që të vijojnë të jenë prezentë fizikisht në komisionet parlamentare të Kuvendit. Në mbledhjen që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit po diskutohet për rregulloren e re, një prej të cilave është dhe ndalimi fizik i mediave në komisione për të kaluar në një ‘newsroom’.

Sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj thekson para gazetarëve se sistemi i ri siguron 100% transparencë si për gazetarin dhe për publikun.

Ai shton se Kuvendi është orientuar drejt kësaj qasje për shkak se gazetari tashmë mund të sigurojë pamjet  e personit që flet në kohë reale, pamjen e përgjithshme të komisionit përkatës, transmetimin e çdo bisede me dhe pa mikrofon.

‘’Kemi gjykuar, dhe në vijim të filozofisë në kuadër të transparencësë, kushteve komode, seriozitetit që Parlamenti  duhet të përfaqësojë, kemi gjykuar se ky system siguron 100% transparencë tek gazetari dhe publiku.

Çfarë nuk do bëj polemikë me askënd, por sipas vështrimit tim, dhe profesioni im nuk lejon njohuri më shumë. Nëse ju siguroni pamjet e personit që flet në kohë reale, siguroni pamjen e përgjithshme të komisionit, transmetimin e çdo bisede me dhe pa mikrofon, besoj se këto ishina rsyet që na kanë orientuar drejt kësaj qasje që ju thoni ka qenë dikur, nuk e di, i besoj fjalës suaj, keni qenë punonjës i Kuvendit. Kështu që nëse keni ndonjë propozim.’’- tha Gjonçaj.

Ndërsa nga krahu tjetër, gazetarja Esiona Konomi, propozoi që gazetarët të mos jenë të pranishëm me kamerat e tyre në mbledhjet e komisionit, por të marrin plane në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Gjithashtu ajo kërkoi, që në momentin që gazetarët janë të akredituar, të mos trajtohen si kriminelë nga punonjësit e Gardës.

Genci Gjonçaj: Intervista do të jepet ose këtu, ose aty, ose këtu. Në vende që kanë logon e Kuvendit mbrapa. S’kemi thënë që dalja e gazetarëve është rekomandim i BE. Ne kemi thënë që ky sistem i ri, ofron komoditete nga gazetarët. Ne këtë e kemi parë në ndihmë të gazetarit, jo në mënyrën që e qasni ju. Nuk ekziston asnjë shqetësim në lidhje me bezdisjen e gazetarit, jo! Qëllimi ynë ka qenë të jemi sa më transparentë me publikun, për të krijuar kushte deçente.

Esiona Konomi: Ju keni një eksperiencë nga Gjykata Administrative. Në kulturën tonë, ngjarjet nuk zhvillohet vetëm në komisione, edhe në korridoret. Ju kujtoj rastet e Ndoka, Prenga. Në një demokraci liberale, Kuvendi kontrollon qeverinë dhe jo e anasjelltas. Ne sot nuk futemi dot në asnjë institucion, marrim informacion të gatshëm. Grupet e ëhatsapit i kanë të mbyllura, sa ato flasin, e ne nuk pyesim. I vetmi vend që kemi zhvilluar agjendën tonë, pyetjet më të mira, janë ato që deputetët nuk duan të përgjigjen dhe ne ekemi bërë në korridoret e Kuvendit.

Dikush mjaftohet me atë kanal, e ne duam të kemi kamerën tonë. Propozimi im është i tillë, që secili nga ne të zgjedhë vetë. Për mua është shumë e rëndësishme të lejohemi lirshëm në Kuvend dhe të mos marrim leje. Në korridor unë ta kem kamerën, ndërsa në komision jo. Në këtë rregullore, të specifikohet që Garda e Republikës nuk ka asnjë detyrim ndaj nesh. Unë të kem autorizimin dhe të kem lirinë time. Mos na trajtoni si keqbërës, për aq sa kohë jam e akredituar.

Genci Gjonçaj: Unë jam shërbyes civil dhe përgjigjem për poziciononin që kam. Sa i përkon pjesës që ju kërkuat, ju nuk do të ndaloheni për të marrë plane, për një moment të caktuar. Kamera gjatë gjithë mbledhjes së komisionit. Sa i takon pjesës edhe ju bashkoheni me propozimet e deritanishme, ju kërkoni prezencën e gazetarit.

blank

Sali Berisha nuk përjashton rikthimin si kryetar i PD: Kurrë mos thuaj kurrë…

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk e përjashton që një ditë të rikthehet si kryetar i Partisë Demokratike.

Në Syri Tv, Berisha ka deklaruar ‘’kurrë mos thuaj kurrë’’ kur është pyetur për këtë mundësi.

Më tej ai ka shtuar se nuk përjashton asnjë të drejtë të tij kushtetuese. Kjo deklaratë vjen pak ditë para zgjedhjeve për kryetar në PD, ku kandidojnë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi apo Fatbardh Kadilli.

Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD në vitin 2013 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Disa javë më parë ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA për përfshirje në korrupsion, teksa ka vendosur që ‘betejën’ e tij ta çoj në Francë me një padi për shpifje në Gjykatë për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

 

Pyetje: Keni thënë që Sali Berisha kurrë nuk do të kthehet në funksionet e PD?

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë, Never say never

Pyetje: Këtë shprehjeje e keni përdorur me Ramiz Alinë?

Berisha: E kam përdorur atëherë dhe sot e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam ndërruar dhe i kam hequr pengesat e mia

Pyetje: Nuk përjashtoni edhe drejtimin e drejtimin e PD në të ardhmen?

Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më. Kategorikisht

blank

Shaip Kamberi: Shqiptarët duan Kushtetutë të qytetarëve, jo të “popullit serb”

Nemanja Stevanoviq

Pas thirrjes së zyrtarëve të Serbisë që përfaqësuesit e shqiptarëve të marrin pjesë në ndryshimin e Kushtetutës – pjesës për drejtësinë – shefi i grupit parlamentar SDA Sanxhak – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se ai do të merrte pjesë në propozimet për të ndryshuar këtë pjesë të aktit më të lartë juridik, porse nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme.

“Nëse procedura e ndryshimit të Kushtetutës tashmë ka filluar, do të ishte më mirë të ndryshohej e gjithë Kushtetuta, sesa vetëm një pjesë e caktuar”, tha Kamberi, për të shtuar se ndryshimet janë të nevojshme edhe në pjesë të tjera të Kushtetutës, me qëllim harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë evropian.

Serbia, në kuadër të procesit të integrimit në BE, është zotuar se do të ndryshojë pjesën për drejtësinë në Kushtetutë, për të siguruar pavarësinë e saj.

Në seancën e 7 qershorit, deputetët e Parlamentit të Serbisë miratuan propozimin e qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën në këtë pjesë. Referendumi mbi ndryshimet pritet të mbahet në vjeshtë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë votuan kundër propozimit të qeverisë.

Çfarë sugjerojnë përfaqësuesit shqiptarë?

Kamberi tha se nisma për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë “nuk është e menduar mirë, sepse ajo u referohet ndryshimeve që duhet të harmonizojnë legjislacionin e brendshëm në fushën e drejtësisë dhe ato kanë të bëjnë me Kapitujt 23 dhe 24”.

Sipas tij, i gjithë legjislacioni i brendshëm duhet të harmonizohet me atë evropian, përfshirë Kapitullin 35, i cili u referohet negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kapitulli 35 përfshin të gjithë procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, përkatësisht zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse shkon kështu me nga dy-tre kapituj, atëherë do të kalojnë dekada derisa legjislacioni i brendshëm dhe Kushtetuta të harmonizohen me Bashkimin Evropian. Mendoj se nuk duhet shpenzuar as kohë, as energji, as mjete”, tha Kamberi.

Sipas tij, propozim i përfaqësuesve shqiptarë është hapja e një debati publik në nivel kombëtar për çështjen e ndryshimit të Kushtetutës, sepse “debati në kuvend nuk është i mjaftueshëm”.

Duhet të përfshihen të gjithë aktorët, si dhe përfaqësuesit e pakicave, u shpreh Kamberi.

Një ankesë e shqiptarëve me Kushtetutën aktuale të Serbisë është edhe përcaktimi i Serbisë si shtet i popullit serb.

Kamberi, në një fjalim në Kuvendin e Serbisë më 7 qershor, ka përmendur si ilustrim përkufizimin e Kosovës si shtet të të gjithë qytetarëve dhe ka thënë se në Serbi jetojnë shumë pakica.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ndaj fjalimit të Kamberit, duke thënë se nuk është në rregull që në Kuvendin e Serbisë të përmendet Kushtetuta e Kosovës, sepse për institucionet e Serbisë, “Kosova është krahinë autonome”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kamberi tha se nëse Serbia “konceptohet si një shtet i popullit serb dhe të tjerëve që jetojnë atje, kjo do të thotë që ne kemi popuj të rendit të parë dhe të dytë”.

Thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në ndryshimin e Kushtetutës

Pas seancës së Kuvendit të Serbisë më 7 qershor, ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Shoqëror në Qeverinë e Serbisë, Gordana Çomiq, u bëri thirrje përfaqësuesve politikë të shqiptarëve që të marrin pjesë në diskutimet dhe vendimet për propozim-ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Çomiq tha se përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të vendosin se si do të duket gjyqësori dhe si do të ndikojnë ndryshimet në pozicionin e pakicave kombëtare.

Sipas saj, duhet të sqarohet se çfarë do të thotë pavarësia e gjyqësorit dhe çfarë do të thotë detyrimi dhe angazhimi i shtetit për të pasur përfaqësues të pakicave kombëtare në të gjitha shërbimet publike, sepse “kjo është mirë si për shumicën, ashtu edhe për pakicën”.

Kamberi tha se përfaqësuesit e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë do ta shqyrtojnë mundësinë që në seancën për tekstin e ndryshimit të Kushtetutës, të japin komente.

“Kam pasur mundësinë të shikoj vlerësimet e publikut, veçanërisht nga gjyqësori, se çfarë mendojnë ata për propozimin e qeverisë dhe çfarë ndryshimesh duhet të bëhen në fushën e drejtësisë, në mënyrë që gjyqësori të jetë përfundimisht i lirë nga ndikimi politik”, tha Kamberi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, i tha Radios Evropa e Lirë se shqiptarët kërkojnë më shumë barazi dhe më shumë liri, në mënyrë që t’i gëzojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive.

“Atë që e ka thënë zoti Kamberi në parlament, ne e mbështesim plotësisht, sepse nuk duhet të ketë ndryshime kozmetike në Kushtetutë, por Kushtetuta duhet të jetë mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë”, tha Mustafa.

Në Serbi, sipas regjistrimit të fundit më 2011, 0.08 për qind e popullsisë është shqiptare.

Duke komentuar Kushtetutën, Mustafa tha se pakicat janë qytetarë të klasës së dytë dhe se disa zyrtarë i konsiderojnë shqiptarët si qytetarë të klasës së tretë.

“Pas ndryshimeve në vitin 2001, kur shqiptarët besuan në demokraci dhe në garancitë e bashkësisë ndërkombëtare që në procesin e demokratizimit të Serbisë të kërkojnë të drejtat e tyre civile – kjo nuk ka ndodhur dhe ne nuk besojmë se do të ndodhë ndonjëherë me një mentalitet të tillë në qeveri, ku anëtarët kanë qasje të keqe ndaj shqiptarëve”, tha Mustafa.

Pse po ndryshon Kushtetuta e Serbisë?

Kushtetuta aktuale e Serbisë është miratuar pas një referendumi në tetor të vitit 2006.

Qysh në mars të vitit 2007, Komisioni i Venecias – një organ këshillimor në fushën e së drejtës kushtetuese të Këshillit të Evropës – e ka kritikuar Serbinë dhe ka thënë se Kushtetuta e re “i ka të gjitha tiparet e shkrimit të nxituar, që nuk është afër standardeve të mëparshme”.

Shqetësime janë shprehur edhe për “rolin e madh të Parlamentit në emërimet në gjyqësor”.

Kushtetuta e Serbisë

Kushtetuta e Serbisë

Në raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së, të publikuar në tetor të vitit 2020, Serbia është kritikuar për mungesë përparimi në fushën e drejtësisë.

Kryeministrja Bërnabiq ka thënë në fund të tetorit, 2020, se detyra e qeverisë së saj është të përshpejtojë pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe se hapi i parë drejt kësaj është ndryshimi i Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha më 6 qershor se referendumi për ndryshimet në Kushtetutë mund të mbahet në vjeshtën e këtij viti.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Kurti: Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë përshtatur t’ia mohojnë shtetësinë

Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka thënë se refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM), Kurti para të pranishmëve në fjalën e tij ka thënë se qasja aktuale ndaj bashkëpunimit rajonal ndikohet negativisht nga mosmarrëveshjet politike që e kanë penguar bashkëpunimin dhe i kanë ngritur dyshimet dhe pasiguritë në lidhje me të ardhmen.

“Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; ne do të angazhohemi vetëm si të barabartë”, tha ai.

Sipas kryeministrit kosovar, për t’i zgjidhur këto probleme, së pari “duhet të pranohet hapur burimi i tyre”.

Kurti ka folur edhe rreth procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE). Ai theksoi se edhe pse është zgjeruar në masë të madhe, BE-ja sot nuk është Evropë.

“Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia mbeten jashtë BE-së. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në Evropë, por BE-ja akoma nuk është Evropë”, shtoi ai.

Samiti që bëri bashkë në takim liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, kishte në fokus zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve të paraqitur për rajonin nga Komisioni Evropian si edhe rrugën përpara për në samitin e Procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit.

blank

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD): Veprimi i kreut të Kuvendit ndaj gazetarëve, një atentat i neodiktatures së sotme kundër lirisë së shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) po i ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh veprimet që e kufizojnë dhe e ndalojnë mbulimin e zhvillimeve në Kuvendin e Shqipërisë nga mediat të cilat nuk janë në shërbim të regjimit aktual. Këto veprime zënë fill nga një vendim famëkeq i datës 2 qershor 2021, i ndërmarrë nga kreu i Kuvendit në mënyrë të njëanshme dhe në fshehtësi të plotë, vendim i cili shkaktoi zemërimin dhe protestën e ligjshme të gazetarëve të përjashtuar nga e drejta për të qëndruar në mjediset e brendshme dhe për të pasqyruar veprimtarinë e institucionit.

Pajtohemi plotësisht me shqetësimin e ngritur në letrën e protestës drejtuar Kuvendit ku gazetarët e përjashtuar denoncojnë me të drejtë se vendimi në fjalë i kreut të Kuvendit bie ndesh me parimet e lirisë së shtypit, pengon transparencën dhe krijon diskriminim mes mediave. Asnjë nga gazetarët nënshkrues të letrës, të cilët prej vitesh janë të akredituar në Kuvend, nuk janë thirrur për shkëmbim mendimesh dhe për konsultim publik për këtë rregullore, e cila iu mohon atyre një të drejtë që, siç e theksojnë gazetarët protestues, ua garanton mediave Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

I bashkohemi shqetësimit të ligjshëm të gazetarëve të përjashtuar nga mbulimi i zhvillimeve në Kuvendin e Shqipërisë se ky sistem i krijuar prej regjimit “e bën informacionin të kontrolluar, të manipulueshëm, të pa plotë, dhe me rrezik real për censurë”. Kjo rregullore, theksojnë kolegët tanë në Tiranë, iu jep mediave qeveritare dhe proqeveritare hapësirë të pakufizuar për të lëvizur në mejdiset e Kuvendit, “në kundërshtim me legjislacionin shqiptar të barazisë dhe të mbrojtjes nga diskriminimi”.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) e cilëson si një akt krejtësisht të papranueshëm rregulloren e re dhe të gjitha pasojat që vijnë prej saj, duke iu bashkuar me forcë kërkesës së gazetarëve protestues për tërheqjen e vendimit të Byrosë së parlamentit dhe nisjen e menjëhershme të një negociate publike të Kuvendit dhe reporterëve të akredituar në institucion si dhe organizimave të tjerë të interesuar.

Veprimet e kreut të Kuvendit për t’i përjashtuar gazetarët e mediave të padëshiruara nga mjediset e institucionet dhe nga e drejta për të pasqyruar veprimtarinë e institucionit, po ndërmerren në kuadrin e një morie veprimesh që e çojnë Shqipërinë jo drejt Evropës dhe Perëndimit, por drejt Lindjes, drejt autokracive dhe diktaturave të reja të cilat po bëhen gjithnjë e më kërcënuese për demokracinë dhe të ardhmen e rajonit.

Këto veprime janë një atentat i neodiktatures së sotme në pushtet kundër fjalës së lirë e lirisë së shtypit, prandaj edhe BE e kundërshtoi hapur dhe e përgënjeshtroi pretendimin se këto akte të drejtuesve të parlamentit shqiptar e të një grupi deputetësh të cilët në shtator nuk do të jenë më të tillë, janë bërë më dijeninë e rekomandimin e tyre.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) e dënon me vendosmëri përshkallëzimin antidemokratik që shënon rregullorja e re e Byrosë parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, përkrah fuqishëm kërkesat e gazetarëve të përjashtuar padrejtësisht nga e drejta për të mbuluar veprimtarinë e institucionit, mbështet plotësisht protestat e tyre dhe iu bën thirrje të gjithë faktorëve vendas, perëndimorë dhe ndërkombëtarë të mbrojtjes së fjalës së lirë, mendimit të lirë, gazetarisë së lirë e të pavarur që të ngrenë zërin e tyre dhe të ushtrojnë ndikimin e tyre për të plotësuar kërkesat e drejta të gazetarëve dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë gjendjes së nderë e me perspektivë të errët që sundon mediat, vendin dhe shoqërinë në Shqipëri.

10 qershor 2021

blank

Presidenti Biden mbërrin në Evropë; takime me aleatët dhe Putinin

Presidenti Biden flet përpara ushtarakëve amerikanë në bazën ajrore RAF Mildenhall, Angli (9 qershor 2021)

Ken Bredemeier

UASHINGTON – Presidenti Joe Biden zbarkoi në Evropë të mërkurën në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara, i vendosur për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me krerët e tjerë të shteteve perëndimore përpara takimit javën e ardhshme me Presidentin rus Vladimir Putin në një samit në Gjenevë.

Ndalesa e parë ishte në RAF Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai iu drejtua forcave amerikane.

“Për të gjithë ju aviatorë dhe ushtarë, unë dua t’ju them, faleminderit. Ne ju detyrohemi. Ne jemi kaq shumë krenarë për ju”, tha Presidenti Biden.

Ai gjithashtu i drejtoi një mesazh të fortë Presidentit rus Vladimir Putin, të cilin do ta takojë më vonë gjatë udhëtimit.

“Unë kam qenë i qartë – Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në një mënyrë të fuqishme dhe kuptimplote kur qeveria ruse të përfshihet në veprimtari të dëmshme”, tha Presidenti Biden.

Presidenti gjithashtu tha se ai do të sigurojë aleatët për rolin e Shteteve të Bashkuara në botë.

“Në çdo hap, ne do t’i bëjmë të njohur të gjithëve se Shtetet e Bashkuara janë rikthyer”, tha ai.

Gjatë mbërritjes në Cornwall, Angli

Gjatë mbërritjes në Cornwall, Angli

Ndërsa hipte në Air Force One për t’u larguar nga Uashingtoni, Presidenti Biden tha se qëllimet e tij për udhëtimin ishin forcimi i lidhjeve me aleatët, duke “ia bërë të qartë Putinit dhe Kinës se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngushta”.

Presidenti Biden gjithashtu tha se ai do të shpallte një strategji të re për vaksinimin e botës kundër pandemisë së koronavirusit.

Gazetat më vonë raportuan se Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer COVID-19 për të dhuruar në 92 vende me të ardhura më të ulëta dhe Bashkimin Afrikan gjatë vitit të ardhshëm. Shtetet e Bashkuara kanë vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë së saj në moshë madhore, por vendet e varfëra janë shumë larg këtij niveli të vaksinimit.

Plani amerikan parashikon dhurimin e 200 milionë dozave – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – deri në fund të këtij viti, me pjesën e mbetur që do të dërgohet në gjysmën e parë të vitit 2022.

Ndërsa presidenti u nis për në Britani, Shtëpia e Bardhë tha se udhëtimi “do të nxjerrë në pah angazhimin e Amerikës për të bashkuar demokracitë e botës së toku për të hartuar rregullat e rrugëtimit për shekullin e 21-të, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të trajtuar sfidat më të mëdha të botës”.

President Joe Biden duke biseduar me gazetarët përpara nisjes

President Joe Biden duke biseduar me gazetarët përpara nisjes

Presidenti Biden do të zhvillojë bisedime të enjten me Kryeministrin britanik Boris Johnson, përpara se të marrë pjesë në samitin e grupit G-7 të kombeve kryesore të industrializuara në Cornwall, Britani, nga e premtja deri të dielën.

Ai dhe zonja e parë Jill Biden do takohen gjithashtu të dielën me Mbretëreshën Elizabeth II në Kështjellën Windsor përpara se të nisen për një samit të NATO-s në Bruksel të hënën.

Në kryeqytetin belg, Presidenti Biden do të zhvillojë bisedime të ndara me Kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, një aleat i NATO-s që ka zemëruar Uashingtonin nga qëndrimi i tij i vetëm pro blerjes së një sistemi të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia që është i papajtueshëm me atë të NATO-s.

Të martën, Presidenti Biden takohet me mbretin belg Philippe dhe Kryeministrin Alexander De Croo, si dhe merr pjesë në një samit SHBA-BE.

Në Gjenevë të mërkurën, Presidenti Biden takohet me Presidentin e Konfederatës Zvicerane Guy Parmelin, përpara se të ulet për takimin potencialisht të diskutueshëm me Putinin – hera e parë që të dy udhëheqësit janë takuar ballë për ballë që nga koha kur zoti Biden u bë president.

Gjatë gjithë udhëtimit të tij, Presidenti Biden tha se shpreson të paraqesë një pikëpamje të ndryshme amerikane nga ajo e ish-Presidentit Donald Trump, i cili shpesh pretendonte se aleatët e NATO-s përgjithësisht nuk po kontribuojnë pjesën e tyre të drejtë për të mbështetur aleancën ushtarake perëndimore të krijuar shtatë dekada më parë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të “afirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për NATO-n, sigurinë transatlantike dhe mbrojtjen kolektive”.

Në samitin e G-7ës, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden “do të përforcojë angazhimin tonë për multilateralizëm, do të punojë për të avancuar përparësitë kryesore të politikës amerikane për shëndetin publik, rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen përfshirëse dhe të demonstrojë solidaritet dhe vlera të përbashkëta mes demokracive kryesore”.

Takimi me Putinin

Marrëdhëniet e Presidentit Biden me Presidentin rus Putin janë tashmë të tensionuara.

Vila La Grange ku të zhvillohet takimi Biden - Putin në Gjenevë, Zvicër

Vila La Grange ku të zhvillohet takimi Biden – Putin në Gjenevë, Zvicër

Ish-Presidenti Trump e konsideroi Putinin të pafajshëm për akuzat se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 për të ndihmuar fitoren e zotit Trump në zgjedhje.

Në të kundërt, Presidenti Biden, në bisedat e hershme telefonike me Putinin, i ka thënë drejtpërdrejt udhëheqësit rus se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kremlinin përgjegjës për ndërhyrjet në zgjedhje, për një sulm masiv kibernetik ndaj agjencive qeveritare amerikane dhe helmimin e kundërshtarit të Putinit, Alexey Navalny-in. Secili vend ka dëbuar disa nga diplomatët e tjetrit, nga Moska dhe Uashingtoni.

Në një intervistë televizive, Presidenti Biden gjithashtu tha se ai e konsideronte Putinin një “vrasës”, një pretendim që Putini shpejt e ktheu kundër Shteteve të Bashkuara duke përmendur vrasjet e indianëve të Amerikës gjatë zgjerimit të vendit përgjatë shekullit të 18-të dhe abuzimin vdekjeprurës të pakicave gjatë gjithë historisë së tij.

blank

Rregullorja e re e parlamentit të Shqipërisë, protestojnë gazetarët

VOA

Në Shqipëri, gazetarët e mediave lokale të cilët mbulojnë zhvillimet në parlamentin shqiptar, protestuan të mërkurën ndaj rregullores së re të miratuar javën e shkuar nga Byroja parlamentare e cila ndryshon kushtet e punës për mbulimin e ngjarjeve në këtë institucion. Sipas saj gazetarët nuk mund të jenë më të pranishëm për të ndjekur mbledhjet e Komisioneve parlamentare. Gjithshka do të mund të ndiqet nga një sallë dedikuar mediave. Por ajo që ka sjellë dhe shqetësimin më të madh lidhet me faktin se gazetarët as nuk do të mund të levizin në mjediset e parlamentit dhe nëse do të duhet të bëjnë intervista me deputetët, nevojitet që të paraqesin më parë një kërkesë.

“Ne vërejmë me shqetësim të madh, se vendimi i Byrosë së Kuvendit, nr.82, datë 02.06.2021 bie ndesh me parimet e lirisë së shtypit, pengon transparencën dhe krijon diskrimin mes mediave. Ky sistem i ndërtuar prej jush e bën informacionin të kontrolluar, të manipulueshëm, të pa plotë, dhe me rrezik real për censure”, nënvizohet në letrën e protestës drejtuar parlamentit. “Ne denoncojmë faktin se ju e keni marrë këtë vendim në mungesë të konsultimit me grupet e interesit. Asnjë nga ne gazetarët nënshkrues të mëposhtëm, të cilët prej vitesh jemi të akredituar në Kuvend, nuk jemi thirrur për shkëmbim mendimesh dhe për konsultim publik për këtë rregullore”, vijon më tej shkresa në të cilën theksohet se “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton pjesëmarrjen e medias dhe publikur në mbledhjet e organeve kolegjiale. Të tilla janë edhe komisionet parlamentare”.

Ndërsa kundërshtojnë faktin se rregullorja “i jep TVSH-së dhe ATSH-së një akses të pakufizuar për të lëvizur në ambientet e Kuvendit, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar të barazisë dhe të mbrojtjes nga diskriminimi”, gazetarët kërkojnë “tërheqjen e vendimit të Byrosë së parlamentit” dhe “”nisjen e menjëhershme të një negociate publike të Kuvendit dhe reporterëve të akredituar në institucion dhe organizimave të tjerë të interesuar”.

Në mbështetje të gazetarëve shqiptarë është rreshtuar dhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt i cili bashkon shoqatat e gazetarëve nga vendet e Ballkanit. Sipas një deklarate të këtij Rrjeti, të shpërndarë të mërkurën “rregullorja e re e parlamentit shqiptar për “orientimin” e medias mund të rrezikojë lirinë e saj”.

Në një reagim të gjatë, Parlamenti sqaroi se “teknikisht, gazetarët dhe publiku, me ndërmjetësinë ose jo të gazetarit, nuk pengohen nga informimi. Kuvendi i Shqipërisë nuk censuron dhe nuk përzgjedh asnjë pamje dhe asnjë plan, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk po instalon asnjë regji qendrore. Përkundrazi çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që ndjekin dhe përzgjedhin çdo pamje apo detaj që dëshirojnë të transmetojnë. Në “News room-in” e dedikuar për gazetarë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë regji dhe asnjë regjisor të ngarkuar me detyrën për përzgjedhjen e pamjeve”.

Parlamenti shpjegon më tutje se “sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian për Shqipërinë, dhe Kuvendi është përfitues i këtij projekti/modeli të ri. Edhe specifikimet teknike të ndërtimit të këtij sistemi u përcaktuan dhe miratuan nga Komisoni Evropian, bazuar në standardet dhe përvojat më të mira të parlamenteve të vendeve të BE-së”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë. “Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014”, saktëson Delegacioni I BE-së përmes një postimi në Twitter.

blank

VOA- Sondazhi: Besim minimal tek partitë, qeverisja perceptohet si jotransparente dhe e korruptuar

Ilirian Agolli

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sot Sondazhin e përvitshëm të opinionit publik “Besimi në qeverisje 2020”.

Qytetarët pohuan se besimin më të lartë, afro 70 për qind, e kanë tek institucionet fetare, e më pas vijnë ato arsimore brenda vendit dhe tek NATO, OKB dhe BE jashtë Shqipërisë.

Ndërsa institucionet me besimin më të ulët janë partitë politike (20%), gjykatat (24%), presidenti (24%), parlamenti (24%) dhe prokuroria (24%).

Sondazhi zbuloi se gjatë vitit të pandemisë ka rënë besimi te policia, institucionet e kujdesit shëndetësor, media, qeveria qendrore krahasuar me vitin 2019.

Afro 30 për qind e popullsisë në Shqipëri beson se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi dhe rreth 53% e të anketuarve besojnë se reforma do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit.

Sipas sondazhit, shumica e shqiptarëve i perceptojnë si jotransparente qeverinë qendrore (64%) dhe bashkitë (62%) si jo transparente.

Edhe më i lartë është perceptimi për korrupsionin. Mbi 84 për qind e të anketuarve pohojnë se korrupsioni është i përhapur në nivelet e larta dhe afro 87 për qind e shqiptarëve e shohin tek nivelet e ulëta të administratës.

Institucionet më të korruptuara qytetarët renditin gjykatat, spitalet, policinë dhe parlamentin.

70 për qind e shqiptarëve nuk kanë besim në ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë, po ashtu edhe në atë nivelit të ulët, dhe kjo përqindje është rritur nga viti në vit.

Po ashtu janë rritur edhe përqindjet e qytetarëve që pohojnë se kanë paguar rryshfet në qeverisjen qendrore dhe atë vendore për të marrë shërbime.

Më tepër se gjysma e qytetarëve të anketuar pohojnë se prokuroria dhe gjykatat janë institucionet më shumë të ndikuara politikisht.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve besojnë se dëgjesat publike vendore janë formale, ndërsë vetëm 35 për qind mendojnë që këshilltarët e bashkisë përfaqësojnë komunitetin dhe mbrojnë interesat e qytetarëve.

Afro 44 për qind e shqiptarëve pohuan se duan të emigrojnë drejt një vendi tjetër, megjithë vështirësitë e lëvizjeve prej pandemisë.

Mbi 70% e shqiptarëve të anketuar nuk ndihen të sigurt në jetën e përditshme për shkak të kriminalitetit, padrejtësive, pasigurisë në vendin e punës si dhe shëndetësisë pa cilësi e pa standard.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim kryen sondazhe periodike për marrëdhëniet mes qytetarëve dhe institucioneve, dhe mbi perceptimet për shkallën e demokracië apo të korrupsionit në Shqipëri.


Send this to a friend