VOAL

VOAL

Akademikët i dalin kundër idesë së Thaçit për kufijtë: Plan i vjetër serb, me pasoja shumë të dëmshme

February 11, 2019
blank
7 Comments
  • author avatar
    Sabaudin Zhuta 4 years ago Reply

    Më në fund ja “tymi i bardh” mbi oxhakun e kësaj Akademie që llogaritet si truri udhërrëfyes i popullit dhe shtetit të Kosovës.
    – Ky prononcim dhe këto udhzime duhet të ndiqen me përpikshmëri dhe pa hamendje !

  • author avatar
    Sahit 4 years ago Reply

    Thuhet ” më mirë von se hiq” Është shum i vonuar ky Reagim i cili është dashur qysh në fillim dhe do të ndikonte në Opinjon ,por sidoqoft është një Opinjon i Akademisë dhe do ket ndikim pozitiv.

  • author avatar
    rexhep 4 years ago Reply

    Akademia nuk e paska perfill opcionin e R.Q.

    • author avatar
      Anonymous 4 years ago Reply

      besa as të N.D.

  • author avatar
    Mehmet Sadiku 4 years ago Reply

    Reagim me vend por i vonuar. Ky reagim është dashur të del në publik qysh në kohën kur u dha ideja për ndrrimin e kufirit.

  • author avatar
    Anonymous 4 years ago Reply

    Akedemi që është politizuar,Turp që deri tani ëdhtë deklaruar fare për qeshtjet jetike të nji shteti.Por thon nji fjalë popullore kur nuk bjen shi ,ban edhe breshër.

  • author avatar
    Mustaf Danaj 4 years ago Reply

    Shyqyr ,shyqyr qe me ne fund,Thaci mori vesh cka duhet bejne atdhetaret e vertete,se CIA ban e cka I ka gjet trathetaret e kombit e ka pas mesuar.ma par….

Komentet

blank

Intervistë me këshilltarin e DASH, Derek Chollet, para vizitës në Kosovë dhe Serbi

VOA/Arben Xhixho

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, shkon javës tjetër për një turne në Ballkanin Perëndimor, me ndalesa në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Mal të Zi, ndër të tjera. Në prag të vizitës, në një intervistë për shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, zoti Chollet thotë se zgjedhjet lokave në komunat në veri të Kosovës duhet të shtyhen për shkak të situatës së sigurisë atje. Zyrtari i lartë amerikan po ashtu thekson se ndërsa normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka në themel njohjen reciproke, Uashingtoni, beson se bisedimet e tanishme janë një hap drejt kësaj, që Kosova të vazhdojë rrugën e integrimit drejt Evropës. Zoti Chollet për nga funksioni është në nivelin e Zv./Sekretarit të Shtetit dhe kryen misione të posaçme diplomatike të ngarkuara nga Sekretari Blinken.

Zëri i Amerikës: Zoti Chollet, këtë vit procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar dhe presioni ndaj të dyja vendeve është rritur. Në të njëjtën kohë është vënë re edhe një përshkallëzim i tensionet mes dy palëve. Në më pak se dy javë, Kosova ka planifikuar zgjedhje të posaçme në pjesën veriore të vendit, që janë vënë në pikëpyetje për shkak të shqetësimeve të sigurisë. A duhet të mbahen këto zgjedhje? Dhe nëse ato shtyhen, çfarë mesazhi përçon një gjë e tillë?

Derek Chollet: Ne e kemi shprehur qartë se mendojmë se nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh brishtësinë e situatës në këto momente. Vetëm 24 orët e fundit kemi parë veprime të dhunshme, është një kohë shumë e tensionuar dhe duam të sigurohemi që ekzistojnë kushtet e duhura që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme. Kosova është një demokraci shumëetnike, si Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenarë për punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë gjatë 20 viteve të fundit për të ndihmuar në vendosjen e demokracisë në Kosovë. Dhe ne duam të vazhdojmë të punojmë për ta mbështetur dhe mbrojtur atë. Prandaj, ne sugjerojmë me respekt, që këto zgjedhje të shtyhen, derisa të vijë koha e duhur kur mund të mbahen, pa nxitur më shumë paqëndrueshmëri dhe dhunë.

Zëri i Amerikës: A keni marrë ndonjë përgjigje prej Prishtinës në këtë drejtim?

Derek Chollet: Ne kemi biseduar vazhdimisht për këtë me kolegët tanë në Prishtinë. Ambasadori ynë atje Jeff Hovenier ka qenë shumë i angazhuar në këtë drejtim dhe unë do të shkoj atje javën e ardhshme Kjo do të jetë një nga temat kryesore për të cilat do të flas me presidenten dhe kryeministrin, ndërsa punojmë së bashku për të gjetur një emërues të përbashkët.

Zëri i Amerikës: Propozimi kryesor që po diskutohet mes Beogradit dhe Prishtinës është i ashtuquajturi plan franko-gjerman. Megjithëse nuk janë bërë të njohura gjerësisht detajet, çka në vetvete është diçka misterioze, ai nuk parashikon njohje të ndërsjellë. Të dyja palët kanë kryer bisedime për mbi 10 vjet, duke u marrë me çështje dytësore dhe jo me temën kryesore: njohjen. Çfarë ju bën të mendoni se gjërat këtë radhë do të jenë më mirë dhe do të ketë më shumë sukses?

Derek Chollet: Siç thatë edhe ju, ka qenë një rrugë e gjatë, por ne e mbështesim me forcë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Ne kemi punuar shumë me të dyja palët në mbështetje të BE-së, për të arritur këtu ku jemi. Për sa u përket bisedimeve që janë në vazhdim e sipër dhe do të ketë një raund të ri bisedimesh në javët e ardhshme në Bruksel. Ne e mbështesim shumë këtë proces. Nuk dua të hyj në detaje, por një nga gjërat për të cilat do të flas kur të vizitoj Prishtinën dhe më pas Beogradin, do të jetë se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin Bashkimin Evropian në përpjekjet e tij për të pasur negociata të suksesshme.

Zëri i Amerikës: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, i shprehur nga Presidenti Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken, është që Kosova dhe Serbia të njohin njëra-tjetrën. Në fakt kjo është ajo që kërkon qeveria e Kosovës, që të gjitha këto çështje dytësore, të inkuadrohen në zgjidhjen e çështjes kryesore. Çfarë problemi ka me këtë qasje dhe cilat janë hapat e mëtejshëm?

Derek Chollet: Ne duam ta shohim Kosovën të vazhdojë në rrugën drejt integrimit më të madh evropian dhe një nga mesazhet që doli nga takimi shumë i rëndësishëm i nivelit të lartë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Tiranë, i pari i këtij lloji që mbahet në rajon, ishte një angazhim i ripërtërirë i Bashkimit Evropian për ta çuar më tej këtë integrim. Ne i konsiderojmë bisedimet e drejtuara nga BE-ja mes Serbisë dhe Kosovës, si një element kritik në këtë drejtim. Ne jemi të përqendruar tek normalizimi me bazë njohjen e ndërsjellë. Por ne besojmë se bisedimet mund të çojnë në këtë hap dhe Kosova të mund të vazhdojë në rrugën e integrimit drejt Evropës.

Zëri i Amerikës: Javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë në Prishtinë. Departamenti i Shtetit i ka quajtur veprimet e Kryeministrit Kurti zhgënjyese. Një qëndrim që nuk e kemi parë përpara. Çfarë ka ndryshuar?

Derek Chollet: Bëhej fjalë për një çështje specifike, atë të zbatimit të vendimit për targat. Ne kishim pasur shumë biseda me kryeministrin dhe të tjerë për këtë çështje. Sekretari i Shtetit pati një bisedë me të. Ajo që mund të them është se më 23 nëntor ne kishim rënë dakord që ta linim atë çështje mënjanë për momentin, në mënyrë që të mund të përqendroheshim tek ajo që ne besojmë se është çështja më e rëndësishme me të cilën përballemi sot dhe ky është statusi i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin me bazë njohjen reciproke. Kjo është diçka për të cilën ne do të bëjmë gjithçka mundemi, që ta mbështesim dhe kjo do t’i mundësonte Kosovës ecjen në këtë rrugëtim drejt integrimit evropian. Duke qenë se kushtet nuk ishin të përshtatshme për të zbatuar plotësisht këtë rregullore për targat, mendimi ynë ishte se ishte e rëndësishme të mos shkaktonim paqëndrueshmëri më të madhe. Menduam se do të ishte një lëvizje e matur, që ta linim (çështjen e targave) mënjanë për momentin, që t’i jepej më shumë kohë zhvillimit të bisedimeve të udhëhequra nga BE.

Zëri i Amerikës: Siç e dini, Shtetet e Bashkuara kanë ndikim të madh në Kosovë dhe madje kanë kërkuar që Uashingtoni të jetë më i përfshirë. A do të shohim një rritje të angazhimit nga Shtetet e Bashkuara lidhur me bisdedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse BE-ja e udhëheq procesin?

Derek Chollet: Kosova është një partnere e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara. Unë e di që Kosova është një vend shumë pro-amerikan dhe Shtetet e Bashkuara janë një vend shumë pro-Kosovës dhe sigurisht ne kemi pasur një rol kritik në përpjekjet e Kosovës për të fituar pavarësinë. Gjatë dekadave të fundit, Kosova ka qenë një partner i shkëlqyer në aspektin e mbështetjes për Ukrainën, madje ka bërë më shumë se sa janë mundësitë e saj. Ajo ka qenë gjithashtu një partner i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara duke ndihmuar në pranimin e afganëve që donin të largoheshin nga Afganistani pas rënies së qeverisë afgane. Kështu ne do të vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar me kolegët tanë në Prishtinë. Ne kemi komunikime të rregullta me ta këtu në Uashington, në takime të tjera anembanë botës, si dhe vizita si ajo që do të të bëj unë javën e ardhshme në Prishtinë.

Zëri i Amerikës: Dhe si u përgjigjeni qytetarëve në Kosovë që pyesin se si ka mundësi që Serbia po “ulet në dy karrige” dhe po trajtohet ndryshe nga vendet perëndimore, nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Kosova po trajtohet më ashpër, se trysnia është rritur ndaj Kosovës, por jo aq shumë ndaj Serbisë. Cila është përgjigjia juaj?

Derek Chollet: Ne nuk e shohim aspak kështu. Kosova është një mike shumë e mirë e Shteteve të Bashkuara, një partnere e ngushtë. Ne kemi një marrëdhënie të rëndësishme edhe me Serbinë. Ne po përpiqemi t’i zgjidhim këto çështje hap pas hapi dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë një partner i mirë për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa ato punojnë në procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht, për të arritur rezultatin më të mirë, që ne mendojmë se do t’i ndihmonte të dyja këto vende të realizojnë potencialin e tyre të plotë.

Zëri i Amerikës: A keni diçka tjetër për të shtuar?

Derek Chollet: Mezi pres të kthehem në Kosovë. Vizita ime e fundit atje, ka qenë me ambasadorin Holbrooke shumë vite më parë. Mezi pres të shoh miqtë dhe kolegët e mi atje dhe të bisedoj përsëri me presidenten dhe kryeministrin.

blank

Osmani i përgjigjet Beogradit: Në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

Dje dhe sot ka pasur kërcënime të hapura të zyrtarëve të lartë të Serbisë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e dërgimit të 1 mijë ushtarëve në Kosovë siç thonë “në përputhje me Rezolutën 1244”.

Për këtë ka reaguar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më as policë e as ushtarë të Serbisë.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.
Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.
Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.
Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”, deklaron Osmani.bw

blank

Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e sigurisë nuk e përndjekin askënd në baza etnike, fetare, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose grupore.

“Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë verior”, ka thënë ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, Kurti ka thënë se pavarësisht “konsideratës shtesë”, Kosova ka përgjegjësi që dalin nga kushtetuta dhe ligji.

“Unë kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi zyrtar e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndajë shqiptarët dhe serbët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Përditë, serbë dhe shqiptarë takohen në Kosovë”.

Ai ka thënë se është duke u konsultuar vazhdimisht me faktorin ndërkombëtar.

“Por ju duhet ta kuptoni se ata presin që ne të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por ata nuk bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në Qeverinë tonë. Qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet”.

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

blank

Stipe Mesiç: Berishës iu bë atentat, ky ishte një sulm kundër demokracisë

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” menjëherë pas takimit me kryetarin demokrat, Sali Berisha, dënoi sulmin fizik të bërë më 6 dhjetor ndaj kreut të opozitës. Sipas ish-presidentit, ajo që ndodhi më 6 dhjetor nuk është një incident, por një atentat që mund të kishte shkaktuar vdekjen e kreut të opozitës pas së cilës ish-presidenti është i bindur që qëndron dikush që nuk e do demokracinë, madje nuk do as Bashkimin Evropian, pasi ndodhi në të njëjtën ditë kur në Shqipëri përfaqësuesit e BE-së. Ai e cilësoi këtë një akt të rëndë që kërkon reagimin e organeve të drejtësisë. Ndërkohë, sa i përket strategjisë së protestave të opozitës, Mesiç u shpreh në mënyrë të prerë se demokracia që sulmohet duhet të mbrohet.

Z. Mesiç, ju sot keni pasur një takim me ish-kryeministrin Berisha. Besoj jeni njohur me ngjarjen që ndodhi në protestën e 6 dhjetorit, ku z. Berisha u sulmua fizikisht. Si e komentoni këtë ngjarje?

Unë nuk do ta quaja incident, por si atentat i montuar. Është njësoj, sikur një e rrahur e rëndë e rrëzon njeriun në tokë dhe njeriu duke u rrëzuar mund t’i bjerë koka në beton dhe mbetet i vdekur. Për këtë arsye, quhet atentat ndaj kreut të opozitës. Doktor Sali Berisha nuk është njeri i panjohur, por ka qenë qeveritar dhe në të gjitha pozicionet politike në Shqipëri. Është njeri që e njeh i gjithë rajoni gjithë Ballkani, Evropa dhe gjithë bota.

Çfarë mesazhi përcillet për demokracinë ku dhunohet lideri i opozitës, kur në Shqipëri ndodheshin liderët e vendeve të BE?

Mesazhi im është që ky është një sulm kundër demokracisë. Mbas këtij sulmi, me siguri qëndrojnë struktura të ndryshme. Nuk kam informacione të hollësishme se kush qëndron pas kësaj, por kjo është edhe një gjë kundër atyre liderëve që ishin atë ditë në Shqipëri, pra përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Unë nuk dua të them diçka për këtë çështje, sepse s’kam informacione të sakta, por e sigurt është se pas asaj që ndodhi qëndron dikush tjetër. E sigurt është se qëndrojnë ata, të cilët janë kundër demokracisë, kundër pluralizmit dhe kundër çdo procesi demokratik.bw

blank

Raportohet për situatë të qetë në veri të Kosovës

RFE/RL

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat të veprimeve nga të dyja anët.

“Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë” ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.

“(Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) EULEX tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Kemi thënë në prononcimet tona se EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë që ndihmon Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën e zbrazët që është krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe”.

Sipas këtij burimi, EULEX-i është duke bashkëpunuar në terren edhe me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje vazhdimisht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe në përmbushjen e obligimeve të tyre që dalin nga marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të BE-së në Bruksel.

Blloku evropian ka thënë po ashtu se palët duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që çojnë deri te tensionet në Kosovë dhe që të gjitha mospajtimet t’i adresojnë përmes dialogut.

blank

PPE dënon sulmin ndaj Berishës: Ngjarja të dënohet! Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë

Partia Popullore Europiane ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ku kërkon që ngjarja të dënohet.

Në një reagim për Faxneës pas sulmit ndaj Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Në reagim thuhet se PPE mbështet gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes.

blank

 

Reagimi i PPE për Faxnews:

blank

 

Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.
Rikujtojmë se incidenti i rëndë ndodhi më datë 6 dhjetor, në nisje të protestës së opozitës ku 31-vjeçari Gerti Shehu iu afrua kreut të PD Sali Berisha dhe e qëlloi në fytyrë duke e lënë të gjakosur.
Më pas ai u neutralizua nga truprojat e Berishës, të cilët më pas ia dorëzuan policisë. Këto të fundit e arrestuan në spitalin e Traumës, aty ku i riu përfundoi me plagë, pasi u dhunua nga demokratët që gjendeshin afër Berishës, si një shenjë kundërpërgjigje. Ai sot pritet të njihet me masën e sigurisë.bw

blank

Raportohet për sulm ndaj një ekipi të gazetarëve në veri

Pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi i policisë për të shtuar praninë e saj në veri, ka për qëllim sigurimin e qytetarëve.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Për shkak të incidenteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve.

Raportohet për situatë të qetë në veri të Kosovës

Një zyrtar i Policisë së Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se situata në veri të Kosovës është aktualisht e qetë dhe “nuk ka persona të maskuar në rrugë, të cilët janë parë në orët e mëngjesit”.

“Personat e maskuar kanë qenë aty gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, por tani janë larguar”, ka thënë ky zyrtar policor.

Aktualisht nuk ka patrulla të policisë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por vetëm në lagjen multi-etnike, Mëhalla e Boshnjakëve.

 

Polici i plagosur në veri nuk është në rrezik për jetë

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se polici i plagosur më 8 dhjetor në veri të Mitrovicës, nuk është në rrezik për jetë.

Ajo ka thënë se zyrtari policor është plagosur në shpatull, dhe tani do të transferohet në Prishtinë për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Sipas Policisë së Kosovës, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.

Ky institucion ka thënë se njësitë që kanë qenë në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”.

AGK dënon sulmin ndaj një ekipi të gazetarëve në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar të premten sulmin ndaj një ekipi të gazetarëve të mediumit Kallxo.com në veri të Mitrovicës.

Sipas komunikatës për media, ekipi i këtij mediumi është sulmuar nga “një grup i maskuar i serbëve në afërsi të Shkollës Teknike”.

Kallxo.com ka thënë se dy gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonave tjera të Mitrovicës.

Sipas saj, “sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit”.

AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.

Përshëndetje lexues të nderuar,

Po e nisim mbulimin direkt të zhvillimeve në veri të Kosovës, ku ditëve të fundit ka tensione në rritje, përfshirë incidente.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë janë në teren për t’ju sjellë informacionet më të fundit nga ajo pjesë e Kosovës.

Qëndroni me ne!

blank

Berisha-të rinjve: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti Kuvendin e të rinjve demokratë, duke thënë disa mesazhe për ta.

“Sot ne mblidhemi në këtë Kuvend, pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët, anëtaret e PD-së, u shndërruat në fibrën më të fuqishme të rithemelimit të PD-së, të rivitalizimit të saj, u shndërruat në vis vitalis të atij revolucioni, që kishte dy qëllime madhore: shpëtimin e PD-së dhe shpëtimin e Shqipërisë.

Ju vini krenarë, pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenarë dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, më të motivuar në misionin e dytë, i cili është një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe Shqipërisë.

A do mundeni ju, me energjinë, me guximin, me përkushtimin tuaj, të shpëtoni Shqipërinë, e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe, e cila përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egrit në historinë e ekzistencës tonë kombëtare. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë, e cila është sot, vendi, shoqëria më e adresuar, më viktimë e mafias shqiptare rajonale dhe botërore?

Shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, keni të gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë përsëri në rrugën e të ardhmes, në rrugën e dinjitetit kombëtar, në rrugën e integrimit euroatlantik.

Mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje, e cila me një guxim epik, me një guxim në kufijtë e legjendës, u përball në vitet ’90 me diktaturën më të egër staliniste, më çnjerëzore, më barbare, me diktaturën komuniste, e cila në kohën kur bashkëmoshatarët tuaj mbushën sheshin, diktatura vriste ata që niseshin për të arritur në botën e lirë, por mbeteshin nën breshëritë e kallashnikovëve të rojeve të vdekjes.

Megjithatë ata të rinj, të udhëhequr nga bashkëmoshatari juaj Azem Hajdari, i shndërruar në një lider legjendar, e gjunjëzuan diktaturën dhe diktatorin.

I imponuan atij, vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Në një betejë të pashembullt në katër anët e vendit, përmbysën me votë diktaturën komuniste në Shqipëri.

Kjo është trashëgimia, që do ju frymëzojë ju dhe gjithë shqiptarët në betejën për liri dhe dinjitet.

Është kjo trashëgimi që të ngriheni në lartësinë e idealeve fisnike. Kështu që sot, fjala dhe kryefjala e ditës është revolucion dhe vetëm revolucion.

Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve,” tha Berisha.

Berisha entuziazmon të rinjtë: Ne nuk ndalemi pa realizuar qëllimet tona

Kryetari demokrat, Sali Berisha, entuziazmoi sallën e të rinjve të Forumit Rinor të PD, kur tha se nuk do të ndalen pa realizuar qëllimet.

“Forumi dhe PD prej një viti u angazhuan në një përpjekje të madhe, të ndershme, transparente dhe të sinqertë për të vendosur votën brenda tyre në piedestal. Zhvilluam primaret, zhvilluam referendumet, në mënyrë ëq secili prej jush, të ketë pushtetin dhe dinjitetin e vet. Të vendosë me votën e tij.

Këto nuk i kemi për veten tonë. Ne do bëjmë gjithçka që këto t’ia garantojmë çdo qytetari shqiptar, atij që na do dhe atij që nuk na voton.

Sot në pushtet është një klikë, që urren liritë tuaja. Është një njeri që e ka shndërruar shtetin në një makineri monstruoze të shtypjes dhe rrëmbimit të votës. Në pushtet është një njeri që përdor qindra miliona dollarë tuaj për të blerë votat.

Në pushtet është një njeri që ka krijuar një armatë të kuqe patronazhistësh që terrorizojnë nënat dhe baballarët tuaj.

Në pushtet është një njeri që po bën gjithçka jo për të ardhmen tuaj, por për narkotrafikantët. Kurse ju përpiqet që t’ju largojë me shpejtësi nga vendi.

Nuk ka vend me pasuri si Shqipëria, por ky këto pasuri i ka kthyer në mallkim për ju, prandaj shqiptarët largohen dhe marrin detrat sikur ky vend të ishte një vend i mallkuar. Ky është vend i bekuar, por Edi Rama me këtë klikë, e shndërron në vend të mallkuar ku shqiptarët besojnë se nuk mund të ndërtohet e ardhmja.

Por ju do ia dilni, ne do ia dalim, sepse ne i dalim zot Shqipërisë, ne i besojmë Shqipërisë. Ne jemi gati të luftojmë çdo armik të saj, çdo pushtues të saj, çdo mafie te saj.

Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona,” tha Berisha.

Paralajmërimi/ Berisha-Ramës: Një njeri mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë! Mjerë ti nëse prek votën

Gjatë Kuvendit Kombëtar të FRPD, kryetari demokrat, Sali Berisha kishte një mesazh direkt për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan.

Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë.

Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë.

Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë!

Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim.

Mjerë ti që ke prekur votën tonë!” tha Berisha.

Mesazhi/ Berisha: Tani fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik të shqiptarëve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, në mbyllje të fjalimit të tij përpara të rinjve të FRPD-së, tha se tani pritet të nisë faza e dytë e revolucionit.

Ai tha se tani nis përballja me Edi Ramën.

“Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret.

Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion.

E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë.

Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj.

Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar,” tha Berisha.

syri.net

blank

Berisha informon ish-presidentin kroat: Ai që më goditi, agjent i policisë

Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç ndodhet sot në Tiranë, ndërsa është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ky i fundit, dy ditë pas sulmit në protestën e opozitës, priti në zyrën e tij ish-presidentin kroat, ku e informoi për zhvillimet e fundit në vend, që nga shembja e paligjshme e Prestige Resort dhe agresioni ndaj tij.

“I vendosën 70 kg tritol një hoteli shumë të bukur, vetëm e vetëm për ta poshtëruar atë në prag të samitit. mendonte se zhurma e samitit do ta shuante atë. Ai që më goditi është agjent i policisë kriminale dhe informator.”, tha Berisha për ish-presidentin, ndërkohë që kryetari i PD shfaqet me syze, për shkak të dëmtimit me grusht.

Kryetari i PD i ka shpjeguar mikut të Shqipërisë dinamikën e ngjarjes duke theksuar se goditja u bë nga një informator i Policisë, me porosi të ministrit Çuçi dhe vetë Edi Ramës. Më pas Berisha u ndal te dramat aktuale të Shqipërisë, shpopullimi dhe rënia e pluralizmit nëpërmjet paralizimit dhe manipulimit të votës së lirë, por edhe përpjekja për të zhdukur opozitën.

 

“Kemi humbur më shumë shqiptarë gjatë 8 viteve të fundit se Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Berisha.bw

blank

Kreu i PD u godit me grusht në protestë, ish-presidenti kroat: Atentat, Berisha babai i demokracisë, i duhet shqiptarëve dhe komunitetit evropian

Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç e ka cilësuar atentat sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha dy ditë më parë në protestën e opozitës.

Pas takimit me Berishën, Mesiç theksoi se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm ndërsa kryedemokratin e cilëson “babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.blank

 

“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë.
U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, theksoi ish-presidenti.bw

blank

Forza Italia dënon sulmin ndaj Berishës: I papranueshëm, të hetohen lidhjet e autorit

Kreu i grupit të Forza Italia në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Italian, Andrea Orsini me anë të një deklarate ka dënuar me bindje të fortë sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha gjatë protestës paqësore të organizuar në Tiranë gjatë ditës së djeshme.

‘Ka të bëjë,-shton ai-me një akt të papranueshëm dhe që kërkon një vlerësim të përgjegjësive, veçanërisht nëse konfirmohen zërat për lidhjet e autorit të sulmit me institucione shtetërore’, shkruan deputeti i Forza Italias, partisë së koalicionit qeverisës të Italisë që drejtohet nga Silvio Berluskoni.

‘Shqipëria është një vend i rëndësishëm, me një histori të madhe dhe të shquar qytetërimi, e  lidhur historikisht me Italinë me lidhje të thella miqësie: stabiliteti i demokracisë shqiptare është garancia për opozitën që të mund ta bëjë të dëgjohet zëri i saj lirisht dhe këto janë kushte thelbësore për ne.

Presim që qeveria shqiptare të bëjë çfarëdo që është e mundur për të garantuar çdo përshkallëzim apo rritje të tensioneve. Kryetarit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike, me të cilën na bashkon qenia së bashku në organizatën e Partive Popullore Europiane, i shprehim solidaritetin më të madhe të Forza Italias dhe timin personal’, – është shprehur Andrea Orsini.

Një ditë më parë gjatë protestës paqësore, Gerti Shehu, person i infiltruar dhe sipas të dhënave një agjent i policisë kriminale, sulmoi kreun Partisë Demokratike, Sali Berisha. syri.net

blank

Sulmi ndaj Berishës, reagon LDK: E papranueshme dhuna ndaj kreut të opozitës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar me forcë sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe opozitës në Tiranë, Sali Berisha.

Me anë të nënkryetarit Lutfi Haziri, LDK e dënon sulmon dhe e cilëson si të papranueshme dhunën ndaj Sali Berishës, që e cilëson si udhëheqësin e ndryshimeve të mëdha në Shqipëri dhe lider i opozitës së sotme.

‘Në një ditë të mirë për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për Shqipërinë e shqiptarët, kur zbritën në Tiranë udhëheqësit më të lartë europian e kur po bisedohej për Ballkanin e Europianizuar përmes shembullit të Tiranës, ndodhi ajo që nuk duhej.

Në emër të LDK-së e dënoj si të papranueshme dhunën ndaj prof. dr. Sali Berishës, udhëheqësit të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri e liderit të opozitës së sotme.

Kontributi i Berishës për demokracinë dhe ndërtimin e Shqipërisë është historik. Lutem që një akt i tillë i shëmtuar të mos përsëritet kurrë në trojet tona!’, shkruan Lutfi Haziri në faqen e tij në Facebook. syri.net


Send this to a friend