VOAL

VOAL

NATO konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik në Shqipëri

Gresa Kraja

Aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Më 8 shtator, përmes një deklarate, NATO dënoi fuqishëm sulmin kibernetik të korrikut, duke thënë se sulme të tilla kanë për synim të krijojnë destabilitet dhe të dëmtojnë sigurinë e aleatëve të NATO-s.

“NATO dhe aleatët mbështesin Shqipërinë në forcimin e aftësive mbrojtëse kibernetike që t’i bëjë ballë dhe të kundërpërgjigjet ndaj veprimeve të tilla dashakeqe në të ardhmen”, u tha në njoftimin e NATO-s.

Aleanca ushtarake tha se aktorët malinj dëshirojnë të dëmtojnë infrastrukturën kritike, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare të anëtarëve dhe të marrin informacione të inteligjencës dhe të pengojnë aktivitetet ushtarake të anëtarëve të NATO-s.

Ky njoftim i NATO-s vjen teksa të enjten diplomatët iranianë të enjten braktisën ndërtesën e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe u nisën për në aeroportin kryesor shqiptar të Rinasit, pas urdhrit të Qeverisë shqiptare që ta lëshojnë Shqipërinë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve iranianë u shpall nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi akuzoi Iranin për “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës qeveritare dhe shërbimeve digjitale gjatë muajit korrik.

Ky është rasti i parë që një shtet ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me një shtet për shkak të sulmeve kibernetike dhe hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s zyrtarisht fajëson Iranin për organizim të një sulmi kibernetik.

Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para se të largoheshin nga Shqipëria.

Forcat speciale të njësisë anti-terror të Shqipërisë janë parë duke u futur në ambientet e Ambasadës iraniane në Tiranë për të kryer kontrolle pas largimit të diplomatëve nga ndërtesa.

Shqipëria njëherësh nga viti 2013 është shtëpi e rreth 3.000 anëtarëve të organizatës MEK, të cilët strehohen në Durrës pas kërkesës së parashtruar nga Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Iranit i konsiderojnë terroristë anëtarët e këtij grupi. Pjesëtarët e këtij grupi këtë vit janë vizituar nga ish-zyrtarë të administratës amerikane, Mike Pompeo dhe Mike Pence.

Veprimi i Shqipërisë për ta ndëshkuar Iranin dhe për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me të është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar veprimet e dyshuara të Iranit dhe ka paralajmëruar për “veprime të mëtejme” lidhur me sulmin “e pashembullt” kibernetik ndaj një shteti të NATO-s.

Britania e Madhe, përmes një reagimi zyrtar, e ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë duke deklaruar se Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike ka vlerësuar se “aktorë kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse plotësisht përgjegjës për një sërë sulmesh ndaj infrastrukturës së Qeverisë shqiptare, të cilat patën ndikim të rëndësishëm ndaj shërbimeve publike digjitale dhe në faqet qeveritare në internet”.

“Veprimet e pamatura të Iranit treguan shkelje të pacipë ndaj qytetarëve shqiptarë duke e kufizuar seriozisht mundësinë e tyre që të kenë qasje ndaj shërbimeve esenciale publike”, tha James Cleverly, sekretar i Jashtëm britanik.

“Britania e Madhe përkrah partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. I bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”.

Sipas zyrtarëve shqiptarë, katër grupe iraniane janë organizuar për sulmin kibernetik në Shqipëri, “ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar”.

Shqipëria, në muajin korrik, ka qenë cak i një sulm të madh kibernetik, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Pas këtij sulmi kibernetik, Ambasada amerikane në Shqipëri ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm, që thuhej se kishte për cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim. Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), që të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.

Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se Teherani ka qenë mbrapa ndonjë sulmi kibernetik ndaj faqeve të Qeverisë së Shqipërisë.

Policia shqiptare bastis Ambasadën iraniane

Dokumentet e Ambasadës iraniane zhduken në flakë

 

Gresa Kraja

Diplomatët iranianë të enjten kanë braktisur ndërtesën e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe janë nisur për në aeroportin kryesor shqiptar të Rinasit, pas urdhrit të Qeverisë shqiptare që ta lëshojnë Shqipërinë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve iranianë u shpall nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi akuzoi Iranin për “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës qeveritare dhe shërbimeve digjitale gjatë muajit korrik.

Ky është rasti i parë që një shtet ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me një shtet për shkak të sulmeve kibernetike dhe hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s zyrtarisht fajëson Iranin për organizim të një sulmi kibernetik.

Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para se të largoheshin nga Shqipëria.


Forcat speciale të njësisë anti-terror të Shqipërisë janë parë duke u futur në ambientet e Ambasadës iraniane në Tiranë për të kryer kontrolle pas largimit të diplomatëve nga ndërtesa.

Shqipëria njëherësh nga viti 2013 është shtëpi e rreth 3.000 anëtarëve të organizatës MEK, të cilët strehohen në Durrës pas kërkesës së parashtruar nga Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Iranit i konsiderojnë terroristë anëtarët e këtij grupi. Pjesëtarët e këtij grupi këtë vit janë vizituar nga ish-zyrtarë të administratës amerikane, Mike Pompeo dhe Mike Pence.

Aleanca ushtarake e NATO-s dënoi fuqishëm sulmin kibernetik iranian ndaj Shqipërisë dhe tha se sulme të tilla kanë për synim të krijojnë destabilitet dhe të dëmtojnë sigurinë e aleatëve të NATO-s.

“NATO dhe aleatët mbështesin Shqipërinë në forcimin e aftësive mbrojtëse kibernetike që t’i bëjë ballë dhe të kundërpërgjigjet ndaj veprimeve të tilla dashakeqe në të ardhmen”, u tha në njoftimin e NATO-s të publikuar më 8 shtator.

Aleanca ushtarake tha se aktorët malinj dëshirojnë të dëmtojnë infrastrukturën kritike, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare të anëtarëve dhe të marrin informacione të inteligjencës dhe të pengojnë aktivitetet ushtarake të anëtarëve të NATO-s.

Veprimi i Shqipërisë për ta ndëshkuar Iranin dhe për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me të është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar veprimet e dyshuara të Iranit dhe ka paralajmëruar për “veprime të mëtejme” lidhur me sulmin “e pashembullt” kibernetik ndaj një shteti të NATO-s.

Britania e Madhe, përmes një reagimi zyrtar, e ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë duke deklaruar se Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike ka vlerësuar se “aktorë kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse plotësisht përgjegjës për një sërë sulmesh ndaj infrastrukturës së Qeverisë shqiptare, të cilat patën ndikim të rëndësishëm ndaj shërbimeve publike digjitale dhe në faqet qeveritare në internet”.

“Veprimet e pamatura të Iranit treguan shkelje të pacipë ndaj qytetarëve shqiptarë duke e kufizuar seriozisht mundësinë e tyre që të kenë qasje ndaj shërbimeve esenciale publike”, tha James Cleverly, sekretar i Jashtëm britanik.

“Britania e Madhe përkrah partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. I bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”.

Sipas zyrtarëve shqiptarë, katër grupe iraniane janë organizuar për sulmin kibernetik në Shqipëri, “ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar”.

Shqipëria, në muajin korrik, ka qenë cak i një sulm të madh kibernetik, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Pas këtij sulmi kibernetik, Ambasada amerikane në Shqipëri ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm, që thuhej se kishte për cak një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim. Ky samit ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

Samiti ishte paraparë të organizohej nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), që të dyja grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.

Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se Teherani ka qenë mbrapa ndonjë sulmi kibernetik ndaj faqeve të Qeverisë së Shqipërisë.

Llogaritë e ‘Albcontrol’ bllokohen për të paguar 110 milionë eurot e Beketit

Ndonëse kryeministri Edi Rama u zotua se Françesko Beketi nuk do ta marrë shumën prej 110 milionë euro, që fitoi në arbitrazh me shtetin shqiptar për shkak të mbylljes së Agon Channel, realiteti duket se është tjetër. Biznesmeni italian duket se ka marrë vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 21 milionë euro. Në raportin e dorëzuar në QKB, kompania shtetërore “Albcontrol”, thotë se ka vështirësi financiare, pasi 21 milionë euro që gjeneroi gjatë vitit 2021, u bllokuan nga Eurocontrol për llogari të biznesmenit italian

SYRI TV

Por teksa kryeministri Edi Rama u premtoi shqiptarëve se nuk do të paguanin asnjë lek për faturën prej 110 milionë eurosh që Françesko Beketi fitoi ndaj shtetit shqiptar, në realitet ndodh e kundërtat. Kompania shtetërore “Albcontrol” ka zbuluar indirekt se vetëm gjatë vitit 2021, Françesko Beketi i ka marrë shtetit shqiptar rreth 21 milionë euro, nga 110 që do të marrë në total.

Kompania me pronësi shtetërore “Albcontrol”, që menaxhon trafikun ajror në vend, po përballet me vështirësi likuiditeti për shkak të bllokimit të llogarive financiare në Bruksel. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë “Albcontrol” në raportin vjetor të vitit 2021, të cilin e ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas raportit, të cituar nga revista “Monitor”, Albcontrol ka vështirësi likuiditeti, pasi të ardhurat e saj janë bllokuar në Bruksel nga Eurocontrol. Sipas raportit, gjatë periudhës Janar- Dhjetor 2021, nga aktiviteti i “Mbikalime & ulje ngritje”, është arkëtuar e duhet të ishte në dispozicion të shoqërisë për të plotësuar detyrimet e programit, shuma me vlerë neto 20.98 milionë euro, ose 2.57 miliardë lekë.

Në raportin vjetor të Albcontrol nuk përmendet arsyeja e bllokimit të llogarive, por ky bllokim është i lidhur me konfliktin mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Françesko Beketi. Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Françesko Beketi, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh. Vendimi është i formës së prerë dhe sipas mediave ndërkombëtare, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar.

Berisha: Flamuri i vërtetë i kësaj qeverie është ai i Beogradit! Më 2013, Rama vrapoi me padurim drejt Serbisë

Kreu i PD Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvend , u ndal tek akti normativ për simbolet kombëtare. Berisha s’i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë aleat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës . Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit europian krahas flamurit tonë, por de facto vijmë këtu si vendi, si populli i ëndrrave të grabitura e të rrënuara. Që nga mesi i viteve 800 dhe gjer sot, ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formua me gjak , para se të shkruhej në libra. Me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin totalisht për të mos thënë të na shfarosnin nga trojet tona. Një rol më i ligë se sa vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët. Një përpjekje Ahmet Zogut për ta shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi 5 shekullor, u ndërpre nga një diktaturë , një tradhti kombëtare që jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që dhe Shqipërinë ta shndërrojë në pjesë të Jugosllavisë. Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë nga rrjedha europiane. Edhe në vende të tjera ishin diktatura por jo izoluese në shkallë të tmerrshme si diktatura e Enver Hoxhës. Lëvizja studentore shënoi një akt madhor dhe krahas përmbysjes në rrafshin kombëtar ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë. Në këte udhëtim drejt Europës sigurisht do kishim vështirësi, por u dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Endrra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e vendit në NATO dhe një seri aktesh e marrëveshje historike me BE. Sot votojmë për flamurin europian, por kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka atë të Beogradin dhe kryeqytet të vërtetë ka Beogradin. Në 2013 Edi Rama sikur të zgjidhej nga varr Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit, por në vitin 2010-2013 pati proces intensiv midis Prishtinës dhe Beogradit. Rama u vu në shërbim të padronit të tij”, tha ai. bw

Diplomatët iranianë djegin dokumentet disa orë para largimit nga Shqipëria

RFE/RL

Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para se ishte paraparë që të largoheshin nga Shqipëria.

Shqipëria më 7 shtator ndërpreu raportet diplomatike me Iranin, duke e akuzuar Republikën Islamike se qëndron prapa një sulmi kibernetik që ndodhi në korrik.

Gjatë një video-adresimi të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, urdhëroi diplomatët dhe stafin që të mbyllnin ambasadën dhe të largohen nga shteti brenda 24 orëve.

Kjo është hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s zyrtarisht fajëson Iranin për organizim të një sulmi kibernetik dhe ndërmerr masa të tilla.

Rama tha se sulmi kibernetik i korrikut ka kërcënuar paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve digjitale si dhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.

Ky sulm preku edhe platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.

Një dëshmitar i tha Reuters se ka parë një person brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi me zjarr.

Uashingtoni, aleati i ngushtë i Tiranës, po ashtu ka fajësuar Iranin për sulmin dhe ka premtuar se do të “ndërmarrë hapa të mëtejmë që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë” e Shqipërisë.

Teherani ka dënuar vendimin e Tiranës për të ndërprerë raportet diplomatike, duke thënë se për këtë çështje, Shqipëria mori vendim “mbi pretendime të pabaza”.

Në Shqipëri, pranë qytetit të Durrësit, prej vitit 2016 strehohen rreth 3.000 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), pas kërkesës së parashtruar nga Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Iranit i konsiderojnë terroristë anëtarët e këtij grupi.

Berisha: Operacionet kundër drogës i dekonspiron ministri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta këtë pasdite ndaj ministrit Bledi Çuçi. Teksa fliste për sigurinë në vend dhe bashkëpunimin e qeverisë me bandat, Berisha tha se operacionet kundër drogës i dekonspiron ministri.

“Kjo është doktrina e krimit të dobishëm. Ata që ushtruan kasaphanën e luftës së klasave për 46 vite, e dinin që kanë vra. E dinin që kanë armiq. Problemi është se ato vrasje, burgosje, u duheshin për pushtetin e tyre. Edhe Edi Ramës, ai e di që ato janë të gjitha dhunimet të tmerrshme ligji, pasiguri për qytetarët, rrënim për ekonominë, por problemi është se i duhen për karrigen e tij. Dhe ky është krimi i dobishëm. Ndaj dhe ai, jo vetëm që i mbështet, i mbron, por e vërteta është se ndjehet komod të qeverisë së bashku me ta.

Unë mora Elbasanin, akoma më shumë është Durrësi. Aty ka dy muaj pa drejtor policie. S’ka sepse drejtor është krimi aty. Çfarë duhet drejtori. Ky Gledis Nano, po del si puna e Zaganit. Dritani ishte një oficer kurajoz, dhe këtë nuk e njoh. Problemi ishte se Dritanin e akuzuan për spiun italian. Ai kishte detyrë të bashkëpunonte me italianët me të cilët kishin marrëveshje. Këtë tani, nesër apo pasnesër do na e akuzojnë për spiun francez apo amerikan.

Çfarë informacioni sekret qenka se na janë dekonspiruar operacionet. Nuk përbën asnjë sekret, përkundrazi ka denoncuar një krim të shëmtuar që ndodh e që duhet denoncuar publikisht. Kush i dekonspiron operacionet? Operacionet kundër drogës i dekonspiron këshilltari i ministrit dhe ministri.”-tha Berisha. syri.net

Partia e Lirisë nxjerr dokumentet: Ja kontratat e lidhura mes bashkisë së Shijakut dhe inceneratorit të Tiranës

 Partia e Lirisë ka denoncuar sot me dokumente bashkinë e Shijakut sa i takon mbetjeve.

Në një deklaratë për mediat, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsiont Brisida Shehaj publikoi disa dokumente ku faktohej se ishte lidhur marrëveshje me inceneratorin, që kundrejt pagesave të bëhej depozitimi i mbetjeve në landfill.

“Ky është dokumenti i parë që bëhet për herë të parë publike. Kompania i thotë Bashkisë që keni të drejtë që të depozitoni 15 ditë falas pa paguar asnjë cent. Në datën 23 gusht të 2021 lidhet marrëveshja. (Tregohet marrëveshja) mes Inegretet Energji SPV me Bashkinë e Shijakut. Më pas hynë në marrëveshje kontraktuale për 5 vite me inceneratorin, ku palët bienë dakord për të paguar 29 euro për 1 ton mbetje.

Kjo kontratë ka dhe një aneks që është firmosur nga bashkia Shijak, nga zoti Elton Arbana dhe përgjegjësja e sektorit juridik. ata kanë marrë angazhimin për njësitë vendore të qarkut të Durrësit, pasi janë dhe për Durrësin këto. Po i vëmë në dijeni, se Elton Arbana për një Shijak më të pastër se di që ka paguar para. Kjo është një tjetër shkresë ku i thotë bashkisë; këtu keni faturën, situacionet dhe kopjen. Në këtë dokument është rakordimi që është firmosur nga zoti Arbana që vetëm për muajin shtator deturimin që ka bashkia është 14 mijë e ca euro. Është firmosur nga kryebashkiaku.”, tha Shehaj. syri.net

Sulmet kibernetike, Qeveria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Qeveria ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Lajmi bëhet i ditur nga burime për News24.

Burimet bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas sulmit kibernetik të pak javëve më parë ku qindra shërbime online u pezulluan.bw

“Dështoi në basketboll dhe në pikturë”, Edmond Tupja: Ramën e kam këshilluar të kurohet në Francë, duhet të shpëtojë nga vetvetja

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, profesori Edmond Tupja u ndal edhe tek situata politike në vend. Gjatë bisedës në studio ai u ndal edhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kujtoi edhe një deklaratë të atëhershme të kryeministrit Rama, i cili në atë periudhë ka përmendur vitin 2029.

“Është vështirë dhe unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029. Deri më 2025 ai do jetë kryeministër pastaj nga 2025 do të bëhet president . e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai.

Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme.

“Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja.”, tha me tej Tupja.

Gjithashtu ai u shpreh se xhelatët nuk duhet të adhurohen.

“Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesë votën e tyre , ato do të shesin edhe shpirtin,. Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.

Frrok Çupi është spiun i ‘Sigurimit’ – Vendimi – Dokument – Gjykata e vërteton deklarimin e Rakipllarit

Gazetari Robert Rakipllari fiton gjyqin për shpifje me botuesin Frrok Çupi. Ky i fundit e kishte paditur Rakipllarin pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, por Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e ngritur.

Më 15 qershor 2021, në Gjykatën e Tiranës u depozitua ankimi i Çupit, i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të Sigurimit të Shtetit.

Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i Çupit. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të Verifikimit.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.

Sipas vendimit, dokumentet e paraqitura nga Rakipllari dhe të dhënat që mbanin ato ishin të sakta dhe të nxjerra nga autoritetet shtetërore.

“Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron gjykata.

Deputetët e PD padisin Bordin e Transparencës në Gjykatën Kushtetuese

Deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër Bordit të Transparencës.

Gjatë fjalës së tij deputeti Sula tha se me këto vendime të Bordit zhvaten qytetarët. Ai mes të tjerash pohoi se më muajin gusht nuk pati asnjëherë ulje të çmimeve të karburanteve.

“Ndjesë qytetarëve që nuk e kemi bërë padinë më shpejt. Qeveria zhvat qytetarët. Në muajin gusht nuk pati asnjëherë ulje të çmimeve. Këta luajnë dhe tallen me qytetarët shqiptarë. Kosova më shumë para se Shqipëria për qytetarët.

Ne e kemi thënë dhe po jua themi dhe qytetarëve. Me një llogari të thjeshtë që kemi marrë nga drejtoria e Tatimeve dhe Doganat, del që sasia e naftës së importuar për konsum është me e lart në 2011 se sa në 2021. Ndërkohë në 2021 kemi dyfish makina dhe sasia e karburantit që importohet është më pak se ajo e 2011-ës. sa herë që qeveria që tani s’ka bërë asnjë kontroll, vjen sasia. Operatorët abuzojnë duke vjedhur qytetarët. Ka shumë problematika, që mendoj se Kushtetuesja duhet ti bëjë procedurat më shpejt, pasi zhvaten qytetarët shqiptarë. Gjykata duhet të marrë vendim në interes të qytetarëve shqiptarë dhe jo të politikës.”, tha Sula.

Dhurata Çupi e quajti tallje që po bëhet ndaj qytetarëve, lëvizjet me dy lekë të karburanteve që po bëhen nga ‘Klubi i Oligarkëve’.

“Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë cdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës. Cdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë.” – u shpreh mes te tjerash Çupi. Lapsi

Përkujtohet 6 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 25 vjetori i ndarjes së saj nga jeta

Pëllumb Sulo

Banorët e Dioqezës së Sapës, ku përfshihen Zadrima, Puka, Kukësi dhe Tropoja përkujtuan sot 6 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 25 vjetorin e ndarjes së saj nga jeta. Ipeshvi i Sapës imzot Simon Kulli thotë se katedralja është ndërtuar në vitin 2008 në qendër të Vau Dejës dhe i kushtohet bamirëses me origjinë shqiptare, Nënë Terezës, në nderim të veprës së saj në ndihmë të më të varfërve.

“Katedralja jonë mban edhe emrin e kësaj shenjtore shqiptare, Nanës tonë Tereze. Është e veçantë sepse Nana Tereze ka dhuru jetën e saj të sëmurëve dhe të varfërve ndër më të varfër. Dhe Dioqeza jone e Sapës mundohet të ecë në gjurmët e kësaj shenjtëreshe duke ndihmu të sëmurët dhe të varfërit”.

Në meshën kushtuar bamirëses së njohur me origjinë shqiptare, ipeshkvi i Giacomo Morandi, i dioqezës Regio Emilia, tha se Nënë Tereza vazhdon t’i flasë njerëzimit me jetën dhe veprën e saj.

“Unë besoj se kjo është një prej mësimeve të mëdha që kjo grua e madhe na jep, na dhuron. Që t’i duam vëllezërit dhe motrat tona duhet t’i kuptojmë, të zhytemi në jetën e tyre, duhet të bashkëndajmë vuajtjet e tyre”.

Ashtu si pjesa më e madhe e fshatrave dhe qyteteve në Veri të Shqipërisë, Vau Dejës është një zonë me vështirësi ekonomike dhe probleme sociale për banorët e saj. Kryebashkiaku Mark Babani thotë se, vitet e fundit këtu është ngritur një qendër bamirësie dhe një tjetër në ndihmë të të moshuarve.

“Bashkia e Vau Dejës është me fat se ne kemi Nënë Terezën, një shenjtore të madhe që, me gjanat e vogla ka ditë me ba punë të mëdhaja. Edhe Bshkia e Vau Dejës ka këtë symbol. Ne kemi shtëpinë e bamirësisë që sot mbush 10 vjet nga krijimi i saj”.

Pas meshës së shenjtë banorët e Vau Dejës u lutën përpara shtatores së Nënë Terezës, të vendosur në afërsi të katedrales që mban emrin e saj.

Motrat e Nënë Terezës prej vitesh shërbejnë në zonat më të thella në Veri të Shqipërisë, duke u ardhur në ndihmë të varfërve, personave me aftësi të kufizuara dhe të braktisurve. Motër Maksimina thotë se në zemrën e saj është një ditë e lumtur, sepse i kujton fjalët e Nënë Terezës, e cila thoshte se nuk dashurojmë me fjalë, por dashurojmë me vepra. Ndërsa motër Marija thotë se, është e sigurtë se Nënë Tereza është sot e lumtur që po festojmë ditën e shenjtërimit të saj me njerëzit e varfër dhe të sëmurë.

Përkujtimi dhe nderimi për shenjtoren me origjinë shqiptare Nënë Terezën, për imzot Simon Kullin duhet të bëhet çdo ditë përmes veprave të vogla në shërbim të njerëzve në nevojë.

‘Alibeaj të tërhiqet’, Hajdari: Berisha u zgjodh kryetar nga votat e demokratëve

Anëtarja e Këshillit Kombëtar, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari deklaroi se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet dhe të njohë Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Hajdari theksoi se Alibeaj dhe çdo deputet, duhet të respektojë vullnetin e demokratëve, të cilët zgjodhën me votë lidershipin e partisë.

‘Mendoj që është në vlerën e çdo deputeti që të respektojë votën e demokratëve. Çdo deputet, kur bëhet pjesë e parlamentit shqiptar, mbështetet nga elektorali demokrat. Në momentin që ne flasim, deputetët duhet të kuptojnë që elektorali apo anëtarësia e Partisë Demokratike ka zgjedhur një lidership të ri.

Në fund të fundit, mendoj që është në vlerën e çdo deputeti të respektojë vullnetin e elektoratit që ka. Elektorati i zotit Alibeaj, apo elektorali im, elektorali i çdo personi që është pjesë e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, duhet të respektojë elektoralin e kësaj force politike’, u shpreh ajo. syri.net

‘Shteti do paguajë 63 mijë dollarë në ditë’, Leskaj: TEC-i lundrues në Vlorë do jetë katastrofë ekologjike

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj e ka quajtur krim ankorimin e dy TEC-eve lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë.

Anijet do mbërrijnë në Vlorë në datën 8 shtator dhe do përdoren për prodhimin e energjisë elektrike.

Leskaj thotë se këto do anije do jenë një katastrofe ekologjike për Vlorën për shkak të ndotjes që do krijojë prodhimi i energjisë nga djegia e naftës bruto.

“Sekti Rama ekzekuton krimin e radhës në Vlorë me TEC-et lundruese.

Në datën 8 shtator TEC-et lundruese në anije mbërrijnë në Vlorë.

Një katastrofë e vërtetë ekologjike, njerëzore e ekonomike për Vlorën, si rrjedhojë e ndotjes, e cila do të krijohet nga djegia e naftës bruto, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty, duke ndotur ajrin, dëmtuar florën e faunën, duke zhdukur plazhet. Për të gjithë ata që e njohin Vlorën, Laguna e Nartës dhe Pylli i Sodës, dy pika të atraksionit turistik e ekonomik do të zhduken”-shkruan deputeti i PD.

Leskaj shkruan edhe për kosto të lartë ekonomike, që sipas tij shteti do paguajë 63 mijë dollarë në ditë për 2 vite për prodhimin e energjisë nga dy anijet.

“Kostoja ekonomike është shumë e lartë: shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000 $ në ditë për 2 vjet.

Natyrisht këto para do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët do të varfërohen edhe më shumë.

Natyrisht që këtë ndotje të mjedisit, këtë dëm të turizmit, këtë korrupsion e shpërdorim sekti Rama përsëri do ta hedhë mbi shpinën e qytetarëve shqiptarë!

Një skemë e ngjashme si me aferat korruptive dhe prokurimet publike që kryen sekti Rama.

Kësaj katastrofe, kësaj marrëzie, kësaj afere korruptive qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm duhet t’i thonë NDAL!

Prandaj është koha që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Vlorës dhe jo vetëm, duhet që haptazi dhe pa rezerva të mbështesin shoqatat e ambientalistëve, intelektualët e angazhuar ose jo dhe shoqërinë civile, të cilat po ngrenë zërin duke sensibilizuar opinionin qytetar kundër një marrëzie të tillë”-thekson Leskaj. syri.net

Rama: Serbia nuk i ka kapacitetet për të sanksionuar Rusinë

Kryeministri Edi Rama thotë se Serbia nuk i ka kapacitetet për të sanksionuar totalisht Rusinë.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama deklaroi se do donte që Serbia të vendoste sanksione, por sipas tij, kjo do të sillte më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë.

“Fillimisht sepse Serbia nuk i ka kapacitetit për ta sanksionuar totalisht Rusinë. Nuk ka as kapacitetet teknike për të jetuar pa gazin rus, as kapacitetet financiare për t’i mbijetuar kësaj. Dhe fakti që Serbia ka votuar 3 herë rresht në Kombet e Bashkuara për ta dënuar agresionin, madje edhe për ta përjashtuar Rusinë nga Komitetit i të Drejtave të Njeriut, kjo do të thotë shumë.

Tani, sigurisht që ne jemi 100% të rreshtuar me politikat e Bashkimit Europian për sa i përket sanksioneve. Sigurisht që unë do të doja që Serbia ta sanksiononte Rusinë, por unë mendoj që kjo do të sillte shumë më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë. Por, nëse ky presion do t’i kishte prishur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Perëndimit, kjo do të kishte rezultuar në një katastrofë të vërtetë”, u shpreh ai.dita

A do i bëjë publike Taulant Balla faturat e hotelit 500 euro nata?

Shkatërrimet që po ndodhin në ‘Prestige Restort’ kanë nxjerrë edhe të palarat e drejtuesve të partisë në pushtet dhe jo vetëm.

Punonjësit e këtij resorti kanë treguar se, kreut i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e kishte kthyer hotelin si shtëpinë e tij.

Ai qëndronte me netë të tëra në suitën presidenciale prej që kushtonte 500 euro nata.

Gazetari dhe analisti, Hysni Gurra ironizon me veprimet e Ballës, duke shkruar se a do ti tregojë ai faturat e hotelit 500 eurosh në natë.

‘Sipas kodit etik të Partisë Socialiste (rilindja): A do të tregojë Kryetari i Grupit Parlamentar të PS  faturat e pagesave në Prestige Resort?

Dje dhe sot, mediat dhe gazetarët e këtij biznesi kanë deklaruar publikisht se ai ka ndenjur në një suitë presidenciale për shumë ditë, madje më shumë edhe se vetë pronari, z. Irfan’, shkruan Hysni Gurra në postimin e tij në Facebook. syri.net

‘Shqiptarët në malet e Francës’- Berisha publikon foton rrëqethëse: Edi Rama po shkreton kombin

Emigrantë nga Shqipëria janë dyndur si asnjëherë më parë rrugëve të Europës. 

Shumë prej tyre duan të kalojnë në Britaninë e Madhe.

Si vendqëndrim shërben Franca, në brigjet e së cilës ndodhen qindra, në mos mijëra emigrantë nga Shqipëria.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar në Facebook një foto të shqiptarëve, kryesisht kuksianë, të cilët ndodhen në mes të një pylli, sipas qytetarit digjital, në Francë.

“Edi Rama po e shkreton kombin”, shkruan Berisha teksa poston mesazhin e qytetarit digjital. syri.net

DOKUMENTI- Stela Gugallja i dhuroi gruas së Ben Blushit një Range Rover

Në aferën 430 milionë euro të inceneratorëve janë të përfshirë edhe gazetari Ben Blushi dhe e shoqja, Eva.

Por selia blu denoncoi sot një tjetër dokument.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi tregoi se si Eva Blushi ka marrë një makinë luksoze Range Rover nga Stela Gugallja, e shpallur në kërkim për mega-skandalin e inceneratorëve.

“Në këtë shumë stratosferike ka pasur thela, jo të vogla, po të gjykosh nga heshtja për drejtorë të mëdhenj, me libra apo pa shkollë, të cilët janë kavërdisur në tiganin plot të vjedhjes qeveritare. Jo vetëm drejtorët, por edhe gratë e tyre, të cilat kanë udhëtuar si zonja në makina luksoze të ofruara pa teklif nga grabitqarët e parave publike. Dokumenti që po shfaqim sot dëshmon se si Stela Gugallja, pronare e Albtek energy i ka dhuruar një Range Rover të bardhë, gruas se ish-kryetarit të Libra, ish-deputetit socialist, dhe ish-drejtorit të Top Media, Ben Blushi. Ky ka qenë kali i bardhë në pajën që Blushët kanë marrë nga banda e inceneratorëve,” tha Malltezi, duke shtuar se PD do denoncojë të tjerë dokumente dhe skandale të Blushit në këtë vazhdë. syri.net

‘Prestige Resort’: Balla qëndroi dy muaj te dhoma presidenciale si pasha, gatuante me ne

Punonjëset e ‘Prestige Resort’ kanë folur sot për atë që po ndodh prej dy ditësh me aksionin e INUK që shkatërroi pishinat e këtij resorti dhe pse gjithçka figuron me dokumente të rregullta.

Ato kanë treguar dhe episode nga vizitat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Kanë kujtuar përgëzimet e Ramës ndaj tyre dhe shërbimin ndaj Ballës, i cili ka pushuar me ditë të tëra në këtë resort.

“Rama, kur ishte, na tha fole dallëndysheje, na falënderoi, hëngri dhe drekë. Prestige Resort priti dhe banorët nga tërmeti dhe afganët. Nga 3 vakte, 5 jepte. Po shpenzimet kur kanë ikur afganët që i ka larë e të gjitha. Kjo është turp. Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty. Kjo është e keqe për ne, jo për shefin. Unë mbaj familjen. Kanë ardhur pushtetarë shumë, pa numër. Kanë ngelur shumë të kënaqur dhe dje thoshin si mund të prishet një gjë e bukur”, thanë punonjëset.

Edhe shefi i kuzhinës së Prestige Resort pohoi për News24 se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë si i shtëpisë në këtë hotel, madje ka gatuar dhe në kuzhinë bashkë me të. Kuzhinieri tha se Balla duhet të ishte i pranishëm në resort sot për të ofruar mbështetjen e tij.

“Kam punuar dhe jashtë vendit. Kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë vend. Ajo që më vjen në mendje është se Taulant Balla ka ardhur dhe me mua në kuzhinë, kemi gatuar bashkë. Ai minimumi i minimumeve duhet të ishte krah nesh. Si ka mundësi që ai nuk jep një prononcim. Ai ka qëndruar këtu me ne, dhe i kemi shërbyer. Kjo që po bëhet s’ka asnjë shpjegim. Ky resort është si shtëpia jonë”, tha kuzhinieri. syri.net

Ismet Çekorja 4 ditë para se të vritej: ‘Familjes sime i është qepur shteti dhe bandat në shpinë’

4 ditë më parë, Ismet Çekorja, sot i ekzekutuar me armë zjarri në Shkodër, në një deklaratë për mediat i doli në mbrojtje djalit që ishte shpallur në kërkim, Bajramit, duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Ai thoshte se familja e tij po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prap më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj.

U plagos Admir Bajri, prap në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë.

Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia.

Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet” , është shprehur Ismet Çekorja, pak ditë para se të ekzekutohej. syri.net

Porti i Durrësit, Berisha: Po ndërtohet nga gangsterët politikë të rajonit me ata të Putinit

Kreu i PD Sali Berisha ka denoncuar atë që ai e quan afera e Portit të Durrësit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi penale në lidhje me këtë aferë.

“Unë jam sot sërish për problemin aktualisht shumë madhor për vendin, Portin e Durrësit.Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshi vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit“, tha Berisha në një konferencë për gazetarët.

 

Më tej kreu i PD shtoi se nuk do të njohim asnjë vendim për Portin e Durrësit pasi sipas tij se vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të kompanive të Alabarit në Beograd. Sipas Berishës, kjo kompani ka gjithashtu ka filial edhe në Minsk të Bjellorusisë, në krye të së cilës është ndihmësi i Presidentit bjellorus Lukashenko.

E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi. PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor”, shtoi ai.

/Gazeta Express

Aksioni i paligjshëm në ‘Prestige Resort’, Berisha: Rama përgjegjës penalisht, akt i mirëfilltë banditesk me sfond politik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi shembjet e paligjshme në Prestige Resort të paligjshme.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se se vendimi ka sfonde politike, ndërsa shtoi se Rama duhet të përgjigjet penalisht.

“Me ato që kam lexuar konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga Rama.

Çka e bën atë përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit. Qoftë në zbatim të ligjit. të një akti të tillë, kur resorti është plot me turistë, është normale që ta zgjasim sezonin. Akt i mirëfilltë banditesk. Goditje që jepet këtij sektori, shembull më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë. Ajo që dënoj me forcën me të madhe është sfondi politik i këtyre veprimeve.”, tha Berisha.bw

Rama fyen gjuhën shqipe në Serbi- Berisha: Albanofob antishqiptar

Kryeministri Edi Rama regjistroi një tjetër skandal dje në Serbi, kur e quajti gjuhën shqipe, një gjuhë të çuditshme.

Teksa fliste në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama bëri një deklaratë që solli shumë zemërim në opinionin publik.

Teksa poston videon e Ramës, Berisha e quan atë një albanofob antishqiptar.

“Vetëm albanofobëve anti-shqiptar gjuha shqipe iu duket e çuditshme, për shqiptarët dhe miqtë e tyre ajo është gjuhë e bukur,” tha Berisha.

Berisha akuza Ramës: Nga 26 monumente kulture të shpallura, kanë ngelur 2-3

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin me temë “Tirana në rrezik”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë ai që betonizoi Tiranën.

Sipas Berishës në kryeqytet po pastrohen miliona euro para të pista, me ndërtimin e kullave në çdo cep, pa zbatuar një plan të mirëfilltë urbanistik.

“U bënë ndërtimet socialiste, të cilat duhet pranuar, aspak të paraqitshme nga pikëpamja arkitekturore, por me urbanistikë rigoroze. Mes pallateve nuk ndërtoi kush. Ata erdhën me atë gjeometri.
Batërdia. Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë.
Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë. Bëri një gjë të mirë. Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do t’i sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë. Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar.”, tha Berisha.

 

Sipas tij, po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove duke shkatërruar kryeqytetin.

 

“Çdo qytet është normale që të ketë ndërtimet e kohës. Arkitektët e studios holandeze që merren me Tiranën apo Stefano Boere janë të njohur. Por çfarë ndodh me ta? Nëse këta arkitektë në Roterdam apo qytete të tjera kanë ndërtuar kryevepra, këtu ata transformohen me Ramën dhe me këtë kryetar bashkie ata përshtaten dhe gjithçka në Tiranë dikton pesha e drogës. Asnjëri nuk mund të jetë kundër një lagjeje moderne në Tiranë. Por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh askund në botë. Janë vërsulur ku të ndërtojnë një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani. Pa asnjëlloj respekti për kushtet urbanistike.
Çfarë po mbetet për Tiranën. Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë, fëmijë, ishte shumë herë me eprore në trashëgimi dhe vlera se sa Tirana e sotme me kulla që përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden, mjaftojnë të lahen tonelatat e eurove dhe drogës.
Para një jave kam parë treguesin e ndërtimit në Europë. Treguesin Shqipëria e ka 2 herë më të lartë se çdo vend tjetër të Europës, dhe 4 herë më të lartë se Suedia, e disa vende. Sepse këtu po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin”, tha ai.bw

Dibra kundër Skavicës: Të korruptuar! Sa vlen kur dëbohen 20 mijë banorë?!

Intelektualë të shquar dhe kryesisht ata dibranë janë ngritur në një protestë të shndërruar në lëvizje popullore tashmë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Një peticion që po shpërndahet gjerësisht “Jo Skavicës”, po mbledh qindra firma dita –ditës.

Kuvendi i Protestës së Dibranëve u mblodh sot Ura e Lushës në Fushë Alie të Dibrës për të ngritur zërin kundër dëbimit të 20 mijë banorëve nga fshatrat që do të përmbyten nga Skavica dhe të gati 16 mijë ha tokë.

Prof. Sazan Guri u ftua si luftëtari më i paepur në këtë protestë që po vazhdon këtë paradite të enjtes dhe e shpjegoi qartë arsyen pse jo thjesht dibranët, por gjithë shqiptarët duhet të ngrihen kundër ndërtimit të Skavicës.

“Të dashur qytetarë dibranë! – thirri Guri me megafon. – Kjo nuk është betejë, as luftë, por kauzë e shenjtë ku secili nga ne t’i lutet Zotit të bëjë bashkimin me veten dhe të tjerët për këtë betejë të fuqishme që kemi përpara.

Nuk është çështje dhe kauzë e vetëm dibranëve, por e gjithë shqiptarëve, ndaj neve na duhet ë bindim edhe ata në qeveri, politikë,  këshill bashkiak a kudo që të kenë atë mendim që ndajmë së bashku se Skavica nuk ndikon aspak në atë që quhet përmbytje në rrjedhjen e kaskadave të Drinit, sepse Drini është  një prurje konstante që qeveriset nga natyra, me liqenin e Ohrit plus edhe një apo dy liqene të tjera që janë në Dibër të Madhe.

Boll më që atë që nuk e bëri serbi dhe ju e ndaluat (gjyshërit tuaj) dhe ta bëjnë këta të korruptuarit dhe bashibozukët e sotëm!

Doja të thosha se këtu bëhet që të largohen jo pak, por 20 mijë banorë; këtu bëhet që të përmbyten 16 mijë ha, që do të thotë 40 ha për një megavat! Kur një megavat duhet të përmbytë të paktën dhjetë ha që të jetë i barabasvlershëm me prodhimin që bën toka bujqësore e ndërkohë mbyt katër a pesë herë më tepër, një megavat që toka prodhon, me këto përmbytje, unë e blej energjinë diku tjetër në vend, gjetkë, plus që Shqipëria ka 1200 HEC-e,” theksoi Sazan Guri.

Dhjetëra intelektualë e banorë e morën fjalën në vazhdim.

Ideja per Hec Skavica ka nisur që në vitin 1957 dhe është miratuar nga qeveria e kohës me VKM në v.1961. Por, në finale rezulton se ky projekt, edhe përse kanë kaluar rreth 60-vjet nuk është zbatuar.

Sepse zhduken rreth 33-35 fshatra dhe se përveç përmbytjes së 35 fshatrave do të izolojë po ashtu mbi 100 fshatra të tjerë. Kjo digë kaq e lartë ( sipas te dhenave te publikuara nga KESH, diga ndoshta do të jetë 147 metra e lart) do të ndajë luginën e Drinit të Zi në dy pjesë; në lindje dhe në perëndim, duke vështirësuar lidhjen mes tyre. Sepse ndërtimi i Skavicës do të shpërngulë afro 15-20 mijë banorë.

Gledis Nano thyen heshtjen: E rëndësishme të guxosh, e ndërlikuar të mos kesh frikë

Një ditë pas shkarkimit si drejtues i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano ka thyer heshtjen duke iu drejtuar bashkëpunëtoreve me një fjalë përshëndetëse.

Teksa ka përshkruar disa nga sfidat me të cilat është përballur gjatë drejtimit të policisë, në letrën e “lamtumirës”, Nano nuk i ka kursyer falënderimet për bashkëpunëtorët e tij.

Fjala e plotë

Lënda: Fjalë përshëndetëse. Drejtuar: Të nderuar, kolegë, kudo ku gjendeni sot, në krye të detyrës në çdo skaj të vendit, Të nderuar drejtues dhe ekspertë të organizmave partnere ndërkombëtare, Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar anëtarë të komunitetit,

Ju drejtohem, ashtu si në ditën kur i përzgjedhur nga radhët e policisë, mora detyrën e vështirë të Drejtuesit të Policisë së Shtetit. Sjell ndërmend se gjendesha pikërisht në momentin e duhur, kur besova edhe më fort se së bashku na priste një udhë aspak e lehtë, me sfida jo të pakta por që mbi të gjitha, sot mendoj me bindje të thellë se ia vlente vërtet që ta përshkonim atë së bashku.

Jeta është ndërtuar e tillë, me ligje të pandryshueshme të ardhura nga kohërat, në të cilën kuptojmë se ashtu si në çdo fillim, njeriu duhet të shohë e të mendojë edhe për fundin e çdo rrugëtimi, nga njëri prej të cilëve, më duhet sot të shkruaj faqen e tij përmbyllëse.

Pikërisht në ditën e sotme, në fjalën time falënderuese për gjithsecilin prej jush, nuk kam ndërmend aspak të bëj një analizë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përkundrazi atë mund ta bëjë fare mirë dhe lehtësisht secili prej jush, çdo profesionist me përvojë brenda apo jashtë radhëve të policisë si edhe çdo qytetar i thjeshtë, i cili beson tek autoriteti i policisë, sikurse Policia e Shtetit, beson dhe mbështetet tek integriteti i gjithsecilit prej anëtarëve të komunitetit.

Në punën time, nuk më ka mjaftuar vetëm përvoja e fituar nga vitet por edhe modelet e ndërtuara nga shumë prej personaliteteve madhorë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku njëri prej tyre mbetet edhe një nga mendjet më të ndritura të politikës botërore; Shimon Peres. Prej tij kam mësuar dhe nuk e kam harruar për asnjë çast thënien se: “Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”.

Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.
Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore. Ajo që ka një rëndësi parësore në këtë aspekt është ruajtja e tipareve identitare, thënë më qartë, mos tjetërsimi dhe qëndrueshmëria mbi parimet me të cilat jemi mbrujtur qysh në bankat e shkollës deri në ditën kur kemi bërë betimin përpara flamurit kombëtar, besnikëria ndaj të cilit mbetet akti më i vështirë por edhe më i çmuari!

Njeriu do të mund të mbahet mend, për gjurmët që ka lënë pas, si edhe për ndihmën që ka mundur të përçojë në dobi të komunitetit ku bëjmë pjesë.
Pa diskutim që në një sfond gati të padukshëm, sidomos për punonjësit e policisë dhe drejtuesit e saj, një vend dhe rol të vendimtar por të pashpërblyer me çfarëdolloj stimuli, luajnë familjet e tyre. Familja, mbetet streha dhe vatra më e përkushtuar e cila me mbështetjen dhe sakrificat e pashembëllta që i kushton familjarit të saj, i cili ka marrë përsipër një mision aspak të lehtë, arrin t’i japë shoqërisë një dimension fisnik dhe të pakrahasueshëm! Veçanërisht ajo, meriton respektin dhe nderimin më të madh për të cilën nuk do të gjendej a të mjaftonte dot një fjalë apo një gjest i vetëm, por mbi të gjitha do të duhet ndërgjegjësimi i shoqërisë, instancave apo edhe i organizmave që funksionojnë në mbrojtje të saj, për një vëmendje dhe respekt për shembullin e pashembëllt që ato përcjellin në zhvillimet e sotme social – edukuese.

Tek mbështetja e vazhdueshme dhe e pakursyer që kam marrë nga familja ime, e cila jo vetëm gjatë kësaj periudhe tepër të ngarkuar por përgjatë gjithë karrierës sime në polici, më ka mbështetur e qëndruar pranë, vetvetiu, kam parë dhe njohur përkushtimin e familjeve të çdo kolegu apo punonjësi policie. Ishte dhe mbetet familja ime, që duke pranuar ndër të tjera edhe mungesën time të gjatë e të përsëritur pranë saj, burimi që shndërrohet në forcë dhe motiv madhor në përmbushjen me sukses të detyrës dhe të angazhimit të pakohë e me koordinata të papritura që parashtron çdo rast, ku më është dashur të jem i pranishëm me gjithë potencialin tim fizik, intelektual e shpirtëror.

Në këtë etapë ku ka hyrë tashmë zhvillimi dhe integrimi i Policisë së Shtetit, duke u bërë partnere e agjencive më të njohura ligj zbatuese ndërkombëtare, policia po përballet dhe është në luftë të pandërprerë me gati të njëjtat dukuri e sfida, me të cilat ndeshet puna e policive në vendet me një performancë dhe traditë tejet të konsoliduar. Falë këtyre arritjeve, drejtimi i Policisë së Shtetit u orientua dhe i njehsoi objektivat dhe prioritetet e saj, me ato të vendeve të zhvilluara dhe prijëtare në çështjet e sigurisë. Këto organizma të cilat gëzojnë një prestigj dhe ndikim të shumanshëm në sigurinë globale, tashmë e shohim armën tonë, si një aleate të denjë, me kapacitetet e duhura dhe aspiratën për t’iu përgjigjur standardeve të kohës.

Të gjitha këto arritje ne i realizuam së bashku, pasi asnjëherë nuk e kam menduar forcën e armës që drejtoja për ta renditur karshi jush por gjithmonë të ishte përkrah jush, duke hedhur hapa të matur dhe pa u ndalur për asnjë çast, qoftë edhe kur përballej me realitete që preknin dhe kërcënonin sigurinë publike dhe atë institucionale. Sot, ashtu siç edhe mund ta keni vënë re, kemi një situatë ku polici nuk përqeshet ose të shndërrohet më në objekt humori. Tanimë çdo përkushtim e sakrificë deri në dhënien e jetës në emër të detyrës, zë vend në panteonin e vlerave më të patjetërsueshme të armës sonë.

Situatat e vështira janë ato që na kanë rritur dhe stërvitur, me qëllim për t’i parandaluar dhe kapërcyer ato, sepse gjatë jetës së tij profesionale askush nuk mundet të përsoset pa kaluar nëpër tehun e vështirësive. Pikërisht kjo është dhe mbetet shkolla më e madhe të cilën na e shpalos jeta dhe çdo aspekt i saj.

Të mos harrojmë për asnjë çast se ne jemi jo vetëm pasardhës por edhe bij e bija të atyre brezave që me mund e vetëmohim arritën ta bëjnë këtë vend dhe besuan në ardhmërinë e tij. E kaluara është ajo dritare që na përcjell vetëm të vërtetën, atë të vërtetë për të cilën na del të gjithëve si detyrë të punojmë e të sakrifikojmë jo pak nga jeta jonë, ashtu siç thotë edhe Konfuçi i madh se “Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem”!

Nuk mund të largohesha nga ky pozicion i rëndësishëm pa shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ju dhe duke uruar pasardhësin tim në këtë detyrë, për një vijimësi të mbarë dhe të suksesshme në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike. Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë kolegët dhe çdo punonjës të Policisë së Shtetit që me përgjegjësi, devotshmëri e profesionalizëm përmbushin dhe i përgjigjen në kohë çdo situate apo detyrimi ndaj shoqërisë dhe institucioneve.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, për frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Policisë së Shtetit, në dobi të përvetësimin të modeleve më të përparuara që aplikohen sot në vendet e zhvilluara.

Kam një vlerësim dhe falënderim të veçantë për median dhe përfaqësuesit e saj, të cilët kanë përcjellë me transparencë të plotë dhe kanë analizuar në mënyrë të paanshme dhe tejet profesionale çdo etapë të punës së Policisë së Shtetit, në përmbushjeve të detyrimeve dhe interesave ndaj qytetarëve.
Nuk mundem të rri, pa i kushtuar një vëmendje dhe një falënderim të veçantë mbarë komunitetit sepse falë marrëdhënies së ndërsjellë që krijuam, ky i fundit mbetet mbështetësi dhe motivi më i fortë e i qëndrueshëm në krejt veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Kupola e policisë së shtetit po drejtohet aktualisht nga një zv.drejtori Tonin Vocaj ndërsa ende Ministria e Brendshme nuk e ka përcaktuar se kush do të jetë drejtus i policisë së shtetit.

Washington Post: Kim loboi te Rama për afganët; Biden e DASH e refuzojnë

Washington Post i ka kushtuar një artikull evakuuimit të refugjatëve afganë, duke u ndalur tek ata që u strehuan në Shqipëri. Duke nënvizuar faktin se afganët presin që të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, theksohet se rreth 2500 refugjatë u strehuan në vendin tonë.

“Shumë telefonuan Ramën. Brenda pak muajsh, Shqipëria kishte marrë rreth 2500 afganë. Organizatat evakuuese prisnin që Shqipëria të ishte një ndalesë, një platformë e përkohshme uljeje, ndërsa të evakuuarit do të përpunoheshin për rivendosje të përhershme në Shtetet e Bashkuara, thanë përfaqësuesit e shoqatave në intervista”, shkruan WP.

Më tej nënvizohet se, Rama, i cili fillimisht kishte thënë se Shqipëria do të shërbente si “vend tranziti për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë që kanë Shtetet e Bashkuara si destinacionin e tyre përfundimtar”, tha më vonë se nuk kishte kurrë një afat kohor të rënë dakord për ato nisje.

Por ai vendosi që herët se nuk do t’i akomodonte në një kamp refugjatësh. Ai donte t’u jepte dinjitet dhe qetësi, tha ai. Ai donte t’u jepte atyre “atë që ne donim kur ishim afganë një herë e një kohë”.

Ata u strehuan në hotelet pranë plazhit në Shëngjin. Por një prej resorteve që priti një numër të konsiderueshëm afganësh thotë se i kanë një borxh prej 2 milionë dollarë.

Por nga ana tjetër, një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se “Qeveria e SHBA-së nuk ka asnjë përgjegjësi për këta njerëz”.

Administrata e Biden thotë se nuk i inkurajoi kurrë grupet amerikane që të çonin njerëzit e tyre në Shqipëri dhe se ajo dërgoi një mesazh të qartë vjeshtën e kaluar se çdo ent privat që evakuon afganët do të mbante përgjegjësi për ta dhe se afganë nuk do të kishin një rrugë të garantuar për në Shtetet e Bashkuara, shkruan WP.

Më tej thuhet se për të evakuuar afganët, u kontaktuan ambasadorët. Prej atyre që iu kërkua bashkëpunim ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Kongresmenia Slotkinin i tha ambasadores Kim: “Yuri, duhet të më ndihmosh këtu. Unë kam afganë. Dëgjoj se Shqipëria është e gatshme t’i marrë ata”.

Ambasadorja e lidhi Slotkinin me Ramën. Slotkin bashkëpunoi me ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare H.R. McMaster për të rregulluar evakuuimin e afganëve në Shqipëri.

Kujtojmë se Kim i priti afganët vetë në Tiranë dhe u uroi mirëseardhjen në emër të qeverisë amerikane. Tani kjo e fundit thekson se nuk ka lidhje me afganët dhe se nuk do paguajë asnjë cent për ta. syri.net

🦋🦋🦋🦋🦋🦋🦋”Fluturat” film dokumentar i Bujar Alimanit kushtuar vajzave dhe grave të internuara në kampet komuniste Nga Fjori Sinoruka

🦋🦋🦋🦋🦋🦋🦋

 

Të internuarat e kampeve komuniste kujtojnë fëmijërinë e humbur

Regjisori Bujar Alimani ka kapur dëshmitë e grave që kaluan fëmijërinë e tyre të internuara në një kamp pune në Shqipërinë komuniste për dokumentarin e tij të ri, “Fluturat”.

Jeta e 21 grave të lindura apo të internuara në kampin e punës së Gradishtës në jug të Shqipërisë ishte fokusi i dokumentarit “Fluturat” të Bujar Alimanit, i cili u shfaq premierë të martën në mbrëmje në Tiranë.

Alimani i tha BIRN në një intervistë se filmi ishte “një mënyrë për t’u kërkuar falje” viktimave të komunizmit, për të cilët ai beson se meritojnë një ndjesë nga shoqëria shqiptare.

“Të gjithë duhet ta bëjnë këtë, jo vetëm ata që kryen krime, por edhe ata që nuk folën, ata që qëndruan indiferentë dhe ata që i miratuan ato. Mendoj se si shqiptar, ky film është ndjesa ime për këta njerëz,” tha ai.

“Po kuptoj me kalimin e kohës se jam duke bërë një pastrim, një katharsis shpirtëror dhe unë isha shumë i ri në atë sistem, nuk isha anëtar i asnjë organizate [komuniste], asgjë. Por kjo është detyra juaj, është detyrimi juaj ndaj historisë së vendit tuaj,” këmbënguli ai.

Gratë që u internuan në kampin e punës në Gradishtë ishin fëmijë të njerëzve që ishin akuzuar për krime kundër regjimit represiv komunist, ose të afërm të atyre që ishin arratisur nga Shqipëria. Disa prej grave lindën në kamp, ndërsa të tjerat u dërguan atje me nënat e tyre kur ishin të vogla.

Familje të tëra u internuan në kampin e Gradishtës, thotë në film Fatmira Bajo: “Imagjinoni një fëmijë rreth 12 vjeç, gjyshen time të vjetër, mamanë shtatzanë dhe dy motrat e mia më të vogla”.

Të internuarit kishin disa të drejta dhe lejohej të dilnin nga kampi vetëm me leje – për të punuar në punë që u caktoheshin nga autoritetet ose për fëmijët që shkonin në shkollë.

Por ata konsideroheshin “armiq të popullit” nga komunistët. Ata jetonin në baraka të improvizuara dhe nuk kishin të drejtën e arsimimit pas moshës 14 vjeç, kur duhej të shkonin të punonin në ara.

Dokumentari ka përdorur pamje të arkivave për të treguar se si jetonin të internuarit dhe se si gratë kryenin punë të rënda në bujqësi. Njëra prej tyre, Eva Pervizi përshkruan kushtet tejet të vështira: “Litari i thesit më futej thellë në shpatull. Balta. Na caktuan të hapnim kanale me lopata dhe shata. I ftohti. Lagështira. Çizmet tona nuk e mbanin kurrë ujin jashtë”.

 ‘Njoha jetën e tyre’

Regjisori Bujar Alimani me protagonistet e dokumentarit “Fluturat”. Foto kortezi: Bujar Alimani.

Alimani është nga Patosi, jo larg nga kampi i Gradishtës. Ai iku nga Shqipëria në vitin 1992 për në Greqi dhe gjatë tetë viteve të fundit ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

“Kam shok një djalë që e takova në Shtetet e Bashkuara, ku unë jetoj. Ai kishte lindur dhe ishte rritur në kampin e Gradishtës, ndërsa familja e tij e kishte origjinën nga veriu. Kështu u interesova të dija për jetën e tyre,” tha ai.

Alimani e dinte ndërkohë që njerëzit e persekutuar nga sistemi komunist dërgoheshin në kampe internimi, por shoku i tij i tha shumë më tepër.

“Njoha përditshmërinë e tyre, stinët, mënyrën e jetesës, mënyrën e të jetuarit, fejesat, martesat, vdekjet. Shumë prej tyre ishin internuar për shkak se prindërit apo gjyshërit e tyre ishin të arratisur [nga Shqipëria], bënin jetë paralele në Perëndim dhe ishte shumë e çuditshme; a komunikonin me njëri-tjetrin, a sillnin gjëra, a i lejonte sistemi letrat, a e mernin vesh ata që gjyshi që ishte arratisur kishte vdekur?” pyet ai.

Ai zbuloi se zakonisht të internuarit e mësonin se i afërmi i tyre kishte vdekur, por shumë kohë pasi kjo kishte ndodhur.

 ‘Shqipërisë i vjen turp për kujtimet e saj’

Regjisori Bujar Alimani gjatë xhirimeve. Foto kortezi: Bujar Alimani.

Alimani thotë se beson se Shqipëria ka një problem me kujtesën kolektive të viteve komuniste. Dosjet e mbajtura nga regjimi i rrëzuar nuk janë hapur plotësisht për publikun, duke e bërë të vështirë krijimin e një panorame të plotë të asaj që ndodhi.

“Përsa kohë që dosjet e komunizmit nuk janë hapur, Shqipëria po i fshihet kujtimeve të veta,” tha ai.

“Ka turp për kujtimet e saj. Sigurisht, moshapja e dosjeve për kaq kohë çfarë tregon? E vërteta po fshihet”.

Pasi punoi ngushtësisht me ish-të internuarat, Alimani thotë se gjëja që i mbajti ato ishte “ndjenja e unitetit mes njëra-tjetrës” dhe “dinjiteti njerëzor”.

Shumica e grave u larguan nga vendi në vitet ’90, pas rënies së komunizmit.

“Disa prej tyre ia kanë mbyllur derën Shqipërisë dhe nuk duan t’ia dinë më për të dhe kjo për arsye të kuptueshme, vuajtjet që kanë kaluar. Disa prej tyre i kishin prindërit në burgje në Spaç dhe Burrel dhe disa prej tyre u pushkatuan,” tha ai.

“Njëra prej grave po më thoshte që ‘e shoh Gradishtën në ëndërr’. Pra, si mund ta kalosh këtë gjë, si mund t’i vendosësh kapakun?” pyet ai.

“Ti e jetove jetën tëndë atje…ata të morën rininë, morën gjithçka. E shkuara, edhe kur nuk mbahet mend drejtpërdrejt, është brenda jush”.

Berisha: Gledis Nano u shkarkua sepse zbuloi lidhjet e freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Berisha shkruan, se Nano u shkarkua pasi ka zbuluar lidhjet e freskëta të krimit që të çojnë tek Olsi Rama dhe Bledi Çuçi.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjetër të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjetër të policisë, por atij i kushtoi kokën:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çështjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur. syri.net

KESH thirrje qytetarëve: Fikni dy llamba për katër orë në ditë! Fatura e energjisë elektrike do ju vijë më pak lekë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) i bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike.

Në një postim në faqen e saj zyrtare, KESH thekson duhen fikur 2 llamba për 4 orë në çdo ditë në mënyrë që fatura e energjisë elektrike të vijë më pak.

Statusi i plotë

Kursejmë energjinë që ta kemi

Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.

Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.gsh

Pse e ka ndërruar emrin nëndrejtori i SHISH i emëruar sot nga Rama?

Ish-këshilltari i Edi Ramës, Oljan Kanushi është emëruar sot si zëvendës drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Emërimi i Kanushit është bërë publik pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se, Oljan Kanushi është emëruar në një vend që ka qenë bosh prej kohësh.

Por Kanushi mësohet se në vitin 1999 ka ndryshuar emrin.

Sipas një vendimi të këshillit Bashkiak të Tiranës të 21 Majit 1999, Olian Kanushi ka ndërruar emrin në Oljan Kanushi.

‘Olian Kanushi, banor i Njësisë Administrative Nr.8, t’i ndërrohet emri nga Olian në Oljan’, thuhet në vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

Arsyet se pse Kanushi ka ndërruar emrin nuk dihen, por ai mund të japë arsyet.

Ndërkaq, Oljan Kanushi duket se ka bërë karrierë që kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Në një jetëshkrim të tij të shpërndarë nëpër disa media të thuhet se ai, ka punuar në disa kompani private, pa specifikuar emra, por pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet ka punuar në administratën shtetërore, që nga ministria e Jashtme, deri së fundmi si këshilltar i Edi Ramës. syri.net

Lubonja për shkarkimin e Gledis Nanos: Duhet transparencë, ka heshtje mafioze!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘Opnion’ në News243, komentoi shkarkimin e Gledis Nanos, nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lubonja tha se në lidhje me shkarkimin e Nanos do të duhej të kishte më shumë transparencë, pasi thuhet se ka pasur sipas tij një ‘ndeshje’ mes ministrit Çuçi dhe ish-drejtorit.

“Do ishte mirë që të kishim transparencë në këto raste. Më ka ndodhur të dëgjojë nga njerëz që largohen, nga rrethi i Ramës, i qeverisë që të thonë se; ça më kanë parë mua sytë atje. Ka një heshtje mafioze, se pse qysh tek se çfarë të kanë parë sytë. Në radhë të parë u tha se ka pasur një ‘ndeshje; mes ministrit dhe drejtorit. Por si? Hipoteza ime mbështetet në faktin se lufta kundër krimit, siç po shohim dhe lulëzimin e krimit, është një çështjes zgjedhjeje që ka bërë politika për mua. Pra, ‘do bashkëpunojmë me krimin se na duhen paratë e krimit, këta të fortët për të vjedhur votat, pasi riciklojnë paratë, e mbajmë pak ekonominë’, apo ‘duhet ta luftojmë krimin, se është si një tumor’. Mendoj se zgjedhja e politikës, është ajo e para, bashkëpunim me krimin, pasi duket sheshit te ngjarjet që shikojmë. Kur flasim për ‘bashkëpunim me krimin’, kam parasysh bashkëpunimin e policisë me krimin. Siç është rasti i Martinajt, që është bërë refren në media, ku policë paguhen nga krimi. Siç ndodh dhe me politikanë që paguhen nga krimi se jep më shumë para se rroga në Bashki, psh. Kështu që të marrësh tani dhe të sulmosh Gledis Nanon, këtu është çështjes politike. Përgjegjësitë i ka politika, Edi Rama i pari. Po pse shkoi Gledis Nano aty?! E di ky situatën se policinë e ka ashtu siç e ka. A ka pasur vullnet për ta luftuar? Mua më duket shumë pak. Sherri mes tyre ka qenë këtu; më bënë mua kokë turku ti se të duhet. Po këtu lind pyetja; pse si lënë ata të mos pyesin fare. Pse e bëjnë këtë fasadë, që e hoqën Gledis Nanon. Këtu jemi te politika e fasadës. Edhe komunizmi tentonte që të fshihte shumë gjëra. Gledis Nano është thjesht lëvizje fasade që kërkon të shtyjë, ose të fitojë kohë, ose të ndërtojë një narrativë mbi një person tjetër, por janë konsumuar narrativat”, pohoi analisti.

Duke komentuar qëndrimin e ambasadës së SHBA-ve, Lubonja tha se ishte një deklaratë me doreza.

“Ne kemi qejf që të besojmë diku, s shpresa është e rëndësishme të mbahet gjallë. Ndoshta ka qenë bashkëpunëtor i mirë kundër luftës së terrorizmit, por të thuash që ka qenë bashkëpunëtor i mirë, në luftën që i ka bërë Shqipërisë, ai s’ka punuar mirë. Do kisha dashur që ato gjera që nuk i dimë në publik, mbi përgjegjësitë, nëse është ky shkaku se e quan veten jo përgjegjës, duhet t’ua kishte thënë amerikanëve. Por besoj se ata e dinë. Këto deklarata as më ngrohin as më ftohin. Raportet që kemi me njëri-tjetrin janë të bazuara në një agresivitet. Opozita përveç akuzave dhe hedhjes së fajit te maxhoranca, mendoj se gjithsesi duhet të ketë dy gjera, një reflektim të thellë.”, tha Lubonja.

Po ashtu Lubonja u pyet edhe për faktin se në Kosovë drejtori i policisë së Prishtinës dha dorëheqje pas përdhunimit të një vogëlushe.

“E thashë më herët. Ai nuk ka hyrë në atë post ai për të luftuar krimin dhe kur sheh që nuk ia del dot, ose është i rrethuar nga krimi, ka shefa që nuk i përgjigjen, njeriu i përgjegjshëm largohet. Marrja e përgjegjësive në Shqipëri, aq keq ka shkuar puna për mua sa shpesh herë mendon; a ka njeri të përgjegjshëm që mund t’i dalë zot këtij vendi? Pse i dalin në krye këtij vendi, njerëz të papërgjegjshëm, të marrësh në dorë fatin e 3 mln njerëzve, është barrë e madhe, jo të bësh festa e daulle. Por të papërgjegjshmit e kanë pa problem këtë. Në Kosovë ndihet një lloj përgjegjësie më e madhe ndaj shtetit, ndoshta dhe nga dëshira e madhe për ta pasur shtetit. Edhe aty ka aventurierë.”, theksoi ai.

PRAPASKENAT- Nuk pranoi të dorëhiqet, Nano u shkarkua pas sherrit me Çuçin, 2 emrat për pasues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shkarkuar nga detyra pasi refuzoi të japë dorëheqjen.

Vendimi u bë publik nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë. Shkarkimi i Nanos sipas Çuçit ka ardhur pasi nuk ka përmbushur objektivat.

“Policia e Shtetit dhe drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve dhe një menaxhim. Këshilli i Ministrave, qeveria, ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, u shpreh ministri Çuçi.

Vetë Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqje ndaj është dashur dhe mbledhja e qeverisë për të vendosur shkarkimin e tij. Flitet se ka pasur përplasje mes Nanos dhe ministrit të Brendshëm të hënën. Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij.

Kujtojmë se Nano ka qenë pjesë e policisë prej shumë vitesh. A ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit që prej 17 shkurtit të vitit 2016.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u emërua më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.

Sot pas shkarkimit të tij, vendin e tij do ta mbajë përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri.

Deri tani 2 janë emrat më të lakuar për të marrë postin e drejtorit të ri të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja si dhe drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati.

/Gazeta Express

Pas Gledis Nanos, shkarkohet edhe Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra.

Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.

“Sot janë marrë dy vendime. Lirimi nga detyra i zv/ministrit të Energjisë, zotit Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv/ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Do ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim, që i bazojmë në eksperiencën të cilën kanë dhe në pozicionet kyçe që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.

Veliu largohet pikërisht në ditën kur u shkarkua Gledis Nano. Ky i fundit kishte zëvendësuar Veliun në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. syri.net

Berisha: Rama i vërsulet SPAK-ut pasi Olsi është në hetim ndërkombëtar!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij Olsi Rama është i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave.

Sipas Berishës, Edi Rama i vërsulet me tërbim SPAK pas ii vëllai është në hetim ndërkombëtar.

Berisha: I vërsulet me tërbim ndaj SPAK, e dini pse. Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai.

 Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse që në fillim është ndërtuar si njësi e partisë, por beteja që i bëhet, sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama, bashkë me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme.

Shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm veprimi qytetar. Pa veprim qytetar ne nuk mund të zgjidhim problemin. Kjo është e vërteta. syri.net

Berisha: Kurti është i lirë dhe shqiptar! Rama është vasal dhe tradhtar!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova kanë dallimet e tyre.

Rama i referohet sidomos qëndrimit që mban ai dhe qeveria e tij ndaj Serbisë, në dallim me qëndrimin e qeverisë së Albin Kurtit.

“Rama deklaron: Kemi diferenca me Kurtin në qëndrimin ndaj Serbisë!

Dallimi është i jashtëzakonshëm!

Kurti është njeri i lirë!

Edi është vasal!

Kurti është shqiptar!

Edi është tradhtar!” shkruan Berisha, teksa poston videon.syri.net

Sulmi i rusëve ndaj ushtarakëve në Gramsh temë diskutimi në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE në Pragë, Fuga: S’e di shkallën e rrezikut, por BE-ja nuk mblidhet kot

Akademiku i njohur Artan Fuga ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku ka komentuar deklaratën e dhënë  për Deutsche Welle nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, e cila konfirmoi se BE po ndjek me vëmendje njoftimet mbi incidentin në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

“Presim një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare, i cili tashmë ka nisur. Para së gjithash, dy ushtarëve shqiptarë të plagosur i urojmë shërim të shpejtë. Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë”, tha Pisonero-Hernandez vetëm një ditë para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë.

Sipas medias gjermane në këtë takim, pritet të diskutohet arrestimi nga Policia e Shtetit të dy rusëve, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëve në Shqipëri, dhe sipas Fugës, kjo tregon se BE mund të posedojë më shumë informacion sesa është shfaqur në media për ngjarjet.

 

“Nuk e di se çfarë ka brenda atyre uzinave, se çfarë përbën sekret atje. Shikoj pak një kontradiktë në këtë që po shohim. Nga njëra anë përfaqësuesja e Komisionit Europian thotë ne presim hetim të thellë, ndërkohë mblidhen Ministrat e Jashtëm për të diskutuar për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Nuk e di ndoshta ka informacion që nuk i vjen publikut shqiptar, por i shkon BE-së. Unë mendoj se Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk mblidhen kot, nëse mblidhen ata kanë informacione të cilat janë serioze. Ka pafund turistë që hyjnë nga vende të ndryshme, dua të di nëse janë të organizuar apo jo. Mund të jenë aventurierë që bëjnë fotografi dhe i shesin se ka plot nga këta në botë”, tha Fuga.

 

 

(BalkanWeb)

U kap në Shqipëri, Turqia kishte kërkuar ekstradimin e tij, ja skema e mashtrimit të biznesmenit turk me 2 miliardë USD

Bëri bujë në mediat shqiptare lajmi se një biznesmen turk i akuzuar për një skemë mashtrimi 2 mld dollarë fshihej në Shqipëri.

Në prill 2021 Ministria turke e Drejtësisë nisi procedurën për kërkimin me njoftim të kuq dhe ekstradimin nga Shqipëria për Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi, shkruante Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra për Özer, i lindur në vitin 1994 në rajonin Gebze, Prokuroria e Stambollit filloi më 22 prill një hetim pas lajmeve se ai ishte arratisur jashtë vendit duke mashtruar investitorët në shumën prej 2 miliardë dollarë.

Në këtë kuadër, Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestit ndaj Özer për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.

Me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.

Ministria e Brendshme, në një shkresë më 22 prill 2021, konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në këtë vend.

Në këtë kuadër, Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim për publikimin e (buletinit) njoftimit të kuq ndaj Özer.

Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme të nevojshme.bw

GRAFIKU: Tkurret numri i lindjeve në vend, Dibra dhe Korça kryesojnë në 6-mujorin e parë të vitit

Numri i lindjeve është duke rënë me shpejtësi në të gjitha qarqet e vendit vit pas viti, por në 6 mujorin e parë 2022 fenomeni ishte më i fortë në qarqet e Dibrës dhe të Korçës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në janar-qershor 2022 lindjet në shkallë vendi pësuan rënie vjetore me 9 për qind, por në qarqet e Dibrës dhe Korçës tkurrja ishte përkatësisht 23.8 % dhe 20%.

Të dhënat tregojnë se në qarkun e Korçës lindjet ranë me gati një të katërtën në harkun kohor të një viti, teksa faktorët lidhen me emigracionin e mprehte, plakjen e popullsisë dhe rënien e normave të lindshmërisë për gratë që jetojnë në atë zonë.

Rënia e lindjeve lidhet me të njëjtat arsye edhe në Dibër, ku qarku vit pas viti po humbet popullatën e re në moshë si rrjedhojë e normave të larta të emigrimit të brendshëm dhe emigracionit.

Bashkitë e vogla dhe sidomos zonat rurale të vendit janë duke u shpopulluar më shpejtësi. Çiftet e reja nuk po ndërtojnë jetën në këto zona, jo për arsye ekonomike, por nuk nga mungesa e shërbimeve arsimore cilësore. Në shumicën e fshatrave shqiptare janë krijuar shkolla kolektive nga numri i pakët i fëmijëve. Për ketë arsye shumë prindër largohen nga vendbanimet e tyre kur fëmijët i afrohen moshës së shkollës.

Shumica e qarqeve kishin rënie dyshifrore të lindjeve në krahasim me gjashtëmujorin e parë. Pas Dibrës dhe Korçës, Shkodra kishte rënie me 18%, Berati me 13.2%, Fieri me 12.4% dhe Kukësi me 10.5%.

Rënia e lindshmërisë ka prekur edhe Tiranën. Pavarësisht se popullsia e kryeqytetit vjen në rritje nga viti në vit, numri i lindjeve ka nisur rënien. Në 6-mujorin e parë 2021 lindjet në qarkun e Tiranës shënuan rënie me -3.5%.

Përveç normave të lartë të emigracionit që po ndikojnë negativisht lindjet, shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare që jetojnë në Shqipëri të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Kjo tendencë po pasqyrohet qartë në rënien vit pas viti të indeksit Sintetik të Fekonditetit (ISF), i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese.

INSTAT raportoi se indeksi sintetik i fekonditetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Kjo do të thotë se 100 gra pritet të lindin 132 fëmijë nga rreth 210 fëmijë në vitin 2001 dhe 500 fëmijë në vitin 1970.

Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe gratë nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten. Kjo do të thotë se në të ardhmen popullsia do të pakësohet, por do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit.


Send this to a friend