VOAL

VOAL

PATOS- ‘Gjej 10 vota për PS-në’- Dhunohet barbarisht punonjësi i bashkisë

Prej kohësh, punonjës dhe drejtues sektorësh kanë dëshmuar se janë të vënë nën presion për mbledhje dhe deklarime votash, në të kundërt do t’u duhet të bënin gati dorëheqjen dhe ta linin atë të gatshme në zyrat e eprorëve.

Mirëpo, asnjë prej tyre nuk ka shkuar të denoncojë rastet e për pasojë historitë kanë mbetur të pazbuluara, ndërsa ditën e djeshme, një burrë, punonjës i komunales, është dhunuar barbarisht pasi ka refuzuar të plotësojë një formular, në të cilin do të deklaronte votën për të gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Sipas tij, formulari i është vënë në dispozicion nga eprori i tij, që pas refuzimit, është bërë edhe dhunuesi i tij. Burri, i cili ka përfunduar me plagë në spital dhe për të cilin ka reaguar edhe Policia e Fierit, ka dalë edhe në mediat lokale duke dëshmuar hapur rastin flagrant, atë për të cilin po flitet prej të paktën 2 muajsh.

NGJARJA

Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale në Bashkinë e Patosit, denoncoi eprorin e tij për dhunë brenda institucionit për shkak të refuzimit për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Bato Dalipaj fillimisht ia tregoi ngjarjen kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e më pas ka denoncuar në Polici eprorin e tij, Petrit Pëllumbi, për ushtrim dhune ndaj tij. Kjo e fundit tha se ka nisur hetimet për rastin.

Qytetari i identifikuar si Bato Dalipaj, punonjës i Ndërmarrjes Komunale të Bashkisë së Patosit, thotë se u dhunua nga shefi i tij pasi nuk pranoi të firmosë një formular ku duhet të garantonte 10 vota për Partinë Socialiste.

“Më thirrën lart në zyrë dhe më ofruan një formular për të plotësuar për ta firmosur, të shkruaja pjesëtarët e familjes dhe nuk e pranova. I thashë jo. Formulari ishte për votimet. Mora rrugën dhe ika, më erdhi nga pas dhe më gjuajti, më shtriu përtokë. Më goditi Petrit Pëllumbi. Më ndihmuan shokët atje dhe pastaj më çuan në spital. Petriti është përgjegjës që ndan punën në Komunalen në Patos. Unë jam katërorarësh deri në qershor dhe mbaron, një vit kontratë”, denoncoi Bato Dalipaj.

Policia bëri të ditur në një reagim për ngjarjen se rreth orës 16:10 të së martës, 55- vjeçari, punonjës i Ndërmarrjes së Komunales në Bashkinë Patos, është paraqitur në Komisariat ku ka bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, Petrit Pëllumbi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë formularin. Policia në njoftimin për rastin tha se “rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i Ndërmarrjes së Komunales, Bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale”. syri.net

Të fshehtat e dosjes “UNESCO” për Polifoninë Shqiptare Nga Zeno Jahaj

Habitshëm, pas afro 20 vjetësh, konstatohet se, për të regjistruar Polifoninë Shqiptare në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jolëndore të Njerëzimit, do të jenë hartuar dy dosje. Njëra ka të ngjarë të jetë zhdukur. Tjetra, krejt e tjetërsuar, duket se është dërguar në UNESCO.

 

Nëpunësit e UNESCO-s, Agjenci e OKB-së në Paris, i kanë të gjitha instrumentet për të hetuar e vërtetuar vetë vlerat e çdo kandidature. Për Polifoninë Shqiptare, ndoshta e kanë pasur akoma më të lehtë sepse, jo vetëm që ajo është unike në madhështinë e vet, por edhe sepse ajo e kishte bërë vetë rrugën e Francës, qëkurse në shekullin e kaluar, në Festivalin e famshëm në Dijon.

 

Gjithsesi, nëpunësit e UNESCO-s, të neveritur nga gjella “interpretuese” që iu është servirur nga Shqipëria, kanë pranuar që, në faqen zyrtare elektronike të Agjencisë, Polifonia Shqiptare të regjistrohet me emrin “Iso-Polifoni”, kur 16 shtete të tjera i kanë regjistruar vlerat e tyre kulturore me emrin “Polifoni”, edhe pse të gjitha, absolutisht të gjitha, këndohen me “iso”.

 

Shqipëria si dhi në mes të dhenve! Por, çështja nuk qëndron thjesht te dallimi në këtë kopé. Çështja është se, dikush është i interesuar ta shpërbëjë polifoninë shqiptare në “iso” dhe në “polifoni” dhe motivi i fshehur i kësaj shpërbërjeje, jepet në një video që gjendet në linkun The Albanian Iso Polyphony, me logon e UNESCO-s. Në këtë video të dërguar nga institucionet shqiptare me titullin “The Albanian Iso-Polyphony”, iso-ja kushtëzohet me mitologjinë e Sirenave. Por, për çudi (dhe jo vetëm), po aty, kalohet ca më tutje sesa kushtëzimi mitologjik, kur shkruhet: “Etnomuzikologjia, siç është vëzhguar që nga ekzistenca e Sirenave në mitologjinë e stërgjyshërve tanë…”. Qartazi, misioni paska qenë edhe më i thellë sesa origjina e iso-s: kushtëzimi i origjinës kombëtare shqiptare nga mitologjia e Sirenave! Dhe kjo tezë prezantohet pikërisht në një Agjenci të OKB-së!

 

Për ta përforcuar këtë tezë, në faqen zyrtare elektronike të UNESCO-s, shkruhet: “Termi ‘iso’ që shoqëron të kënduarit polifonik, është i lidhur me ‘ison’ e muzikës së kishës Bizantine”. Dhe, tinëzisht, po aty, pas klikimit mbi fotografinë ku janë shtatë këngëtarë, shkruhet: “Iso-polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine”! Me siguri, nëpunësit e UNESCO-s do të jenë neveritur akoma më shumë, kur kanë parë se vetëm Shqipëria i kërkon rrënjët jashtë rrënjëve të veta, ndërkohë që shtetet e tjerë, të përgjegjshëm shkencërisht dhe historikisht, përmes polifonisë, identifikojnë rrënjët e lashta të popujve të tyre. Madje, Gjeorgjia dikton: “Himnet liturgjike Bizantine, kanë thithur nga tradita polifonike gjeorgjiane, një masë të atillë, saqë tradita gjeorgjiane është bërë pjesë e rëndësishme e himneve liturgjike bizantine.” Ashtu sikurse, ndër dhjetëra jo-shqiptarë, njeri prej tyre, Yves Bonnefoy, historian i famshëm dhe i paanshëm francez i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, shkruan: “Kultura mbijetuese para-kristiane shqiptare tregon se mitologjia dhe folklori shqiptar janë me origjinë të lashtë dhe pothuajse të gjitha elementët e tyre janë pagane”.

 

Në videon shqiptare shkruhet se Iso-Polifonia Shqiptare ndahet në “Polifoni të thatë” dhe në “Polifoni detare” dhe se “…Bazuar në Iso-Polifoninë Mesdhetare dhe këngët tradicionale, liturgjia dhe melurgjia e të qarit akoma qan vdekjen e Krishtit dhe ringjalljen e tij. Me anë të Polifonisë, J.S.Bah kreu evolucionin real në muzikë, duke arritur kulmin e tij me polifoninë gjithëpërfshirëse të Ligettit në shekullin e 20-të. Polifonia do të mbetet gjithnjë një këngë magjike e Sirenave, ose një kabá me klarinetë e performuar nga Mjeshtri Laveri…”.

 

Zyrtarët e UNESCO-s do të jenë çoroditur që Polifonia Shqiptare u shpjegokërka me një cocktail unik në botë për nga përzierja: liturgji, melurgji, qarje, polifoni e thatë, polifoni e njomë, vdekje, Krisht, ringjallje, Sirena, Laver Bariu! Ashtu siç do të kenë zgurdulluar sytë, kur kandidatura shqiptare është paraqitur si e lidhur me kompozitorin gjerman Johann Sebastian Bach (i cili u shqua kryesisht me Koralet Luterane!) dhe me kompozitorin hungarez György Sándor Ligeti (i cili u shqua thjesht se theu barrierat e status quo-së në muzikë!), a thua se këta mjeshtra të mëdhenj të kombeve të vet, do të kenë kaluar më parë nga shkolla shqiptare e polifonisë për t’u bërë ata që u bënë!

 

Por, përtej ofertës së këtij cocktail-i, autorët e videos, paskan pasur edhe një mision tjetër: rishikimin e gjeografisë dhe historisë së Shqipërisë! Sipas tyre: “Muzika iso-polifonike shtrihet në një territor gjeografik ku përfshihet shumica e Shqipërisë Jugore. Dy zona të mëdha etnografike dallohen në këtë territor gjeografik: Toskëria dhe Labëria. Gjysma jugore e këtij shteti është quajtur Epir dhe pjesa tjetër është quajtur Iliri.” Në vijim, autorët e videos, paraqesin një hartë, sipas të cilës, Kosova shtrihet në Shkup, ndërsa Serbia shtrihet përreth Prizrenit! Si për ta bërë më bindës këtë version, paraqesin edhe një shqiponjë, e cila vjen nga Stambolli për në viset shqiptare, a thua se shqiponjat qenkan një shpend i huaj për malet shqiptare, paçka se shqiptarët ia dedikojnë pikërisht shqiponjës emrin e tyre kombëtar!

 

Autorët e “Dosjes UNESCO” i janë shmangur hartës natyrore të shtrirjes gjeografike të polifonisë shqiptare. Ata kanë shmangur kriterin shkencor që polifonia shqiptare shtrihet mbi baza etnografike, specifikisht sipas fshatrave e qyteteve, sepse një nga veçoritë e papërsëritshme të saj, është se ajo ndryshon nga një fshat në fshatin tjetër fqinj. Në vend të hartës natyrore, autorët e dosjes kanë përdorur hartën e tyre me termat “gegë” e “toskë”, terma të cilët jo vetëm që janë të papërcaktuara gjeografikisht, por janë sa të tejkaluar në kohë, aq edhe të dënueshëm, ngase çojnë ujë në mullirin e përçarjes kombëtare. Qartazi, terma të tillë janë edhe të pasaktë për referim të shtrirjes së polifonisë. Atëherë, një pikëpyetje e madhe shtrohet se përse autorët e “Dosjes UNESCO”, në videon e paraqitur, kanë afishuar grupe folklorike të lokalizuara me përzgjedhje, ndërkohë që kanë përjashtuar nga afishimi fshatra dhe qytete të rretheve Skrapar, Berat, Vlorë, Gramsh, Korçë e gjetkë. Po ashtu, një pikëpyetje tjetër e madhe, shtrohet se përse në video janë evidentuar me përparësi këngë vajtimi, kur misioni natyror i Polifonisë Popullore është himnizimi i vijimësisë së jetës njerëzore dhe historisë lokale e kombëtare, jo i vdekjes së tyre.

 

Prezantimet në faqen zyrtare të UNESCO-s dhe videon “prezantuese” i paska dërguar, sikurse shkruhet në hyrje të saj, Republika e Shqipërisë, Radio-Televizioni Shqiptar dhe një fantazmë me emrin “Këshilli i Muzikës Shqiptare”. Institucionet tona shtetërore, përkatësisht Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, Misioni Diplomatik në UNESCO, drejtoria për UNESCO-n në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtoria e Radio-Televizionit Shqiptar, kanë përgjegjësinë morale, institucionale e kombëtare, të përkthejnë shkrimet / titrat dhe të transkriptojnë tekstet e këngëve të videos, fotografitë dhe pas fotografitë e prezantuara në dosjen “UNESCO”, me qëllim që të identifikojnë kush është ky “Këshill i Muzikës Shqiptare” dhe pastaj, të bëjnë analizën e konsideracioneve të dyshimta të paraqitura në atë dosje dhe në atë video.

 

“Shqipëria – thotë Kadareja, nuk do të mund të ishte në këtë botë veçse serioze dhe morale. Ky do të ishte kushtëzimi numër një, pa të cilin Shqipëria, thjesht, do të pushonte së qeni”. Dhe këtë përgjegjësi e kemi të gjithë, ne si qytetarë, ashtu edhe institucionet përfaqësuese shtetërore, të cilat nuk kanë arsye tjetër përse ekzistojnë./Panorama.al

‘Jam optimist për atë që opozita do arrijë’- Lela: 14 Maji nuk është stacioni i fundit i përballjes me regjimin!

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, në “A Show” me Adi Krastën u shpreh optimist për atë që opozita do të arrijë më 14 Maj, edhe pse në kushte të pabarabarta dhe përballë një regjimi. 

Megjithatë, zgjedhjet vendore nuk janë stacioni i fundit, sqaroi Lela, i rezistencës së opozitës me pushtetin dhe Edi Ramën.

Ai tha se mbështetësit e opozitës në këtë fushatë udhëhiqen nga pasioni duke përkrahur me entuziazëm kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa në krahun tjetër, shtoi ai, kemi të bëjmë me dhunën banale dhe vulgare aq sa po rrahin edhe njëri-tjetrin, duke iu referuar rastit të Patosit.

“Fryma e entuziazmit duket, janë gjëra të matshme sepse i mat syri. Jemi në kohë kur njerëzit po nuk patën një pasion nuk dalin. Kemi dy dalje, daljen e demokratëve që nga foltorja e këtij, nuk dalin për ndonjë pushtet se kanë zero pushtet, i vetmi pushtet është bashkia e Shkodrës e cila është e rrethuar, është rrethimi i dytë i Shkodrës, janë malazezët dhe ‘ramazezët’ po përdor një simbolikë politike uroj që të mos ofendohen ata të partisë së namuzit. Këta njerëz që dalin dhe i shkojnë zotit Berisha, i shkojnë eksponentëve të tjerë të PD, tregojnë që kanë pasionin e të drejtës ose të drejtën e pasionit. Kemi dhunën në anën tjetër, dhuna është bërë aq banale e vulgare sa po rrahin të vetët. Rasti i Patosit ishte po nuk solle 10 vota mjerë ti, ke ca plagë… Si do përkthehet elektoralisht? Qeveria, Rama po bën të gjitha përpjekjet që të mos ketë zgjedhje, por votime. Zgjedhje do të thotë të zgjedhësh i lirë, më pëlqen emisioni i Adi Krastës do shkoj, po më shtrënguan poshtë që mos shko te Adi Krasta por në emision tjetër, ndoshta për kushte e rrethana do detyrohem të shkoj. Kjo është liria. Si gazetar, jo si përfaqësues i ekspertizës së një krahu politik të komunikimit publik. Kaq i kërkoj kësaj qeverie dhe këtij zotërisë që njerëzit të lihen të votojnë, të zgjedhin të lirë, asgjë tjetër. Opozita është në të drejtën e së drejtës për të zgjedhur të lirë. Po shohim të kundërtën, e shohim vazhdimisht. Kjo nuk do të thotë se rezistenca është ulur, rezistenca do të vazhdojë me të gjitha mjetet e fjalorit politik që lejohen dhe 14 Maji është para nesh, por nuk është stacioni i fundit i përballjes me këtë regjim. Jam optimist për atë që opozita do të arrijë në 14 Maj. Do të arrinte shumë më shumë në kushtet e garës së barabartë, por edhe në kushtet e këtij frustrimi të madh politik dhe shoqëror opozita do të arrijë mjaftueshëm për të qenë krenare sepse vjen nga zero në kushtet e një regjimi që shihet qartë se i çfarë natyre monstruoze është”, tha Lela.

“Kanë fituar zemrën e qytetarëve”, Berisha: Jemi të sigurt në fitoren e kandidatëve tanë në Durrës dhe Elbasan

“Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan po shënojnë suksese shumë të mëdha”, kështu ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në studion e Panorama TV.

Berisha u shpreh se kandidatët po shënojnë sukses në fushatën e tyre dhe u shpreh i sigurt se do të korrin fitore. Sipas tij këtë e gjë e di dhe vetë Edi Rama, ndaj dhe është i frikësuar.

“Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurt në fitoren e tyre, Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë i tronditur. Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve”, u shpreh Berisha.bw

Posterat e Ramës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kavajën: Sa më shumë e shohin qytetarët, aq më shumë e urrejnë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka folur për posterat e vendosura nga Partia Socialiste.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Qosja tha se edhe në Kavajë janë vendosur postera, teksa theksoi se sa më shumë qytetarët i shohin aq më shumë i shtohet urrejtja. “Kavaja e urren këtë qeveri dhe mezi pret që ta largojë më 14 maj”, tha kandidati i “BF”.

“Po janë vendosur, shumë mirë që janë vendosur sepse sapo qytetarët i shohin këto postera i shtohet urrejtja. Kavaja e urren këtë qeveri dhe mezi po pret që ta largojë. Edhe nga njerëz të majtë janë të zhgënjyer. Unë komunikoj me elektoralin gri, me njerëz të majtë dhe mezi po presin ndryshimin për Kavajën”.

Po ashtu Fisnik Qosja foli edhe për programin e tij elektoral, duke thënë se bashkia nën drejtimin e tij do të ofrojë lehtësira për biznesin e ri, duke u paguar taksat për një vit.

“4-vjeçarin që unë do jem kryetar bashkie, Kavaja do të behet. Ne kemi një paketë shumë të mirë për bizneset e reja. Një i ri që do të hape biznesin, taksat do paguhen nga bashkia e Kavajës. Bashkia do t’i vijë në ndihmë për një vit, një të riu që e do Kavajën dhe do të japë kontribut në Kavajë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për presionit që i bëhen administratës, ai tha se kjo ndodh, duke u ndalur kryesisht drejt disa drejtorë shkollash.

Pyetje: A keni hasur me raste presioni në administratë?

Fisnik Qosja: Pa diskutim. Kjo është kthyer në shqetësuese, por edhe qesharake. Ka ca mësues, unë iu bëj thirrje disa drejtorëve të shkollës që të rrinë larg kësaj historie. Kavaja është qyteti që ta jep notën ashtu siç e meriton. Do të ngelin në klasë më 14 maj, prandaj i them që mos ngelen në klasë. Mos u bëni pjesë e një maskarade dhe show. Duhet ti japim fund kësaj historie. Por ata janë të detyruar dhe deri në një farë mënyrë unë i mirëkuptoj. Por janë ca njerëz  që unë i bëj thirrje që të tërhiqen.bw

‘Ulja e taksave rrit biznesin’- Belind Këlliçi prezanton 5 zotimet për Tiranën në Yzberisht

Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, janë nga më të diskriminuarat nga Bashkia e Tiranës në raport me invetimet publike. Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës.

Gjithashtu, banorët u ankuan edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.

“Ajo që duket nuk ka nevojë për koment. Këtu nuk është vënë dorë për asgjë. Edhe kanalizimet bllokohen. S`jam i kënaqur hiç. Paguaj 18 mijë lekë taksë gjelbërimit lali Erit, është me fakt kjo jo kështu, i paguaj. Këtu o vëlla na ka ardhur. Ne familjarët ashtu jemi, ca me punë e ca pa punë, po fëmijët këtu nuk kanë ku luajnë”, u shprehën disa banorë të Yzberishtit.

Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se po flet çdo ditë. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.

“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan me ndenjtë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopësht. Asnjë gjë”, tha Këlliçi.

Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta. Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë  e Tiranës, reduktimi i këtyre taksave, do të ndihmojë biznesin të fitojë më shumë por njëkohësisht të hap vende të reja pune.

“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje”, tha Këlliçi.

Një tjetër problem thelbësor për zonën është mungesa e ujit të pijshëm. Belind Këlliçi takoi një të moshuar, i cili sapo kishte blerë ujin që përdor për të pirë në familje.

I moshuari u shpreh se në  çezma nuk kanë ujë, siç pretendon Erion Veliaj, ndërsa tha se faturat i paguan dyfish.

“Po e paguajmë ujin, trefshi, katërfishi. Edhe ujë s`kam për të pirë. Dy lloj ujërash, po ku e ke ujin. Po ku ka ujë me 24 orë, pse janë ato depozitat? Ja bidoni, e bleva, 1200 lekë, e bleva për të pirë. Po ato çisternat pse i ka ato? Se thotë ka ujë 24 orë! Vetëm për banjot!”, tha i moshuari.

Ndërsa Belind Këlliçi u shpreh: “E paguan trefish e katërfish, dhe ujë nuk ke. Kurse Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme”. 

Edhe në Yzberisht, qytetarëve që u është marrë prona nga bashkia e Tiranës, duke i lënë rrugëve, janë të shumtë. Një prej tyre duke konfirmuar votën për Belind Këlliçin, tregoi se si Erion Veliaj i grabiti pronën pa e dëmshpërblyer.

“Në darke të 2017, në 21 tetor unë kam qenë pronar, më jepte KESH-i paratë, nënstacioni. Në datën 20, ky zdromsi, ky çuni zdroms, lali zdromsi, ma konfiskoi pronën si në kohën e Enver Hoxhës. Votën time e ke lale, edhe nja 12 a 14 vetë sa janë, ta jap. Por mos harron, se kur të fitosh do të zejë derën e bashkisë”, u shpreh qytetari.

Gjatë takimeve me qytetarë të shumtë, Belind Këlliçi mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, duke u angzhuar se pas fitores në zgjedhje, në Tiranë do të vijë ndryshimi. syri.net

Image

Isopolifonia (!!!), bizantinizmi dhe akademia! Nga Akademik Artan Fuga

Ku polifonia ku Bizanti!!! Edhe një amator e di! Një student i vitit të parë në filozofi nëse nuk e di që polifonia është shumë parabizantine, edhe pa lexuar Eskilin, Sofokliun, Sokratin, etj., meriton notë pakaluese në provim. Eshtë e “lidhur” – thotë. T’ja plasësh gazit!!! Po polifonia po të jetë me “të lidhura” është e lidhur edhe me gurmazin e këngëtarëve, me rrymat e ajrit që e kalojnë tingullimin te veshët tanë, e lidhur me strukturën e fytit, me çfarë të duash, me zoqtë, shiun, fijet e barit, me ndonjë gllënjkë raki mani, me gjithçka. Ku e gjete kulturën muzikore bizantine ta lidhësh? Pse nuk e lidhe me koret e murgjëve katolikë? A me ç’të duash a derëbardhë!!!
—————
Ta quash polifoninë shqiptare si të ndarë në toske dhe gege është një hap konceptual që e çan në dysh kombin shqiptar!
Ta “lidhësh” kuptimësisht termin “iso” të polifonisë labe me “ison” e muzikës fetare bizantine veç një budalliku shkencor, është edhe një mungesë e plotë e dijes mbi historinë e kulturës dhe artit para dhe pas bizantin, të ngatërrosh dhe bësh mish mash, mash mish, dukuritë artistike fetare dhe dukuritë artistike shekullare, pra laike.
Unë e kuptoj protestën e shoqatës Labëria kur supozon dhe akuzon për një atak kundër identitetit tonë kulturor artistik kombëtar, ndonëse nuk e di se ku e bazojnë, dhe as jam marr me hetime të tilla.
Besoj se do ta sqarojnë opinionin publik mbi këtë çështje!
Unë si akademik distancohem nga ato përkufizime si ky që lidh artin shqiptar me muzikën bizantine, “lidhje” që gjuhësisht në tekst nënkupton se polifonia labe qenka e “lidhur” me Kishën e Bizantit si me një burim parësor rrjedhjeje. Sepse aty nuk thuhet që muzika kishtare bizantine është e lidhur me polifoninë shqiptare!!! Cka do të ishte e kundërta, pra do ta rridhte muzikën bizantine nga polifonia labe, dhe kjo një e pavërtetë si e para!
Nëse ndokush ka nevojë për leksion në semantikë për të parë kuptimin e fjalës “lidhje” dhe “rrjedhje”, në nivelin e vitit të parë universitet, unë jam i gatshëm ta sugjeroj publikisht!
Ndërkaq kultura artistike dhe fetare bizantine edhe ajo është një vlerë gjigande e njerëzimit. Por është përdorur duke e futur keq këtu!
Amatoreske!
Unë distancohem prerazi edhe nga qendrimi i shprehur nga ana e kryesisë të akademisë të shkencave që u deklarua zyrtarisht në dëgjesën e saj në komisionin e edukimit dhe mediave të Kuvendit të Shqipërisë, ku pyetjeve të deputetes Ina Zhupa akademia e shkencave, pa asnjë kompetencë në këtë fushë, iu përgjigj me gojën e një nga drejtuesve të saj aktualë se teksti në fjalë në Unesco, çuar nga Shqipëria, nuk ka asnjë problem dhe nuk është ashtu sikurse kritikohet! (shih linkun e rregjistrimit audiovizual)
Ky është një turp!
Ku polifonia ku Bizanti!!! Edhe një amator e di! Një student i vitit të parë në filozofi nëse nuk e di që polifonia është shumë parabizantine, edhe pa lexuar Eskilin, Sofokliun, Sokratin, etj., meriton notë pakaluese në provim.
Eshtë e “lidhur” – thotë. T’ja plasësh gazit!!! Po polifonia po të jetë me “të lidhura” është e lidhur edhe me gurmazin e këngëtarëve, me rrymat e ajrit që e kalojnë tingullimin te veshët tanë, e lidhur me strukturën e fytit, me çfarë të duash, me zoqtë, shiun, fijet e barit, me ndonjë gllënjkë raki mani, me gjithçka. Ku e gjete kulturën muzikore bizantine ta lidhësh? Pse nuk e lidhe me koret e murgjëve katolikë? A me ç’të duash a derëbardhë!!!
Puna është se shoqata Labëria, kaq e adhurueshme në ndjeshmërinë e vet, tregoi krizën e rëndë të asaj të ashtuquajture “shkencë” mbi polifoninë, sikurse ka një krizë në albanologji, pavarësisht se në ankesën e saj nuk u ishte drejtuar “veshëve” që duhen për ta bërë të dëgjohet zëri i komunitetit! U drejtua atje ku është krijuar problemi.
Unë di të them atë që vazhdoj të them prej vitesh: Nuk është rastësi!
Por, thënë kjo prit anatemimet! Mirësetëvinë!

Silvi Bardhi: Belind Këlliçi ka mbaruar me mesataren 9.7, ja shkresa e shkollës Harri Fultz

Zëdhënësja e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, reagoi pas fushatës së nisur nga mediat pranë Erion Veliajt në lidhje me shkollimin e Belind Këlliçit.

Ajo tha se kjo është një fushatë mashtrimi dhe shpifjesh. “Asgjë nga këto nuk i shërbejnë qytetit dhe banorëve të Tiranës.

Belind Këlliçi është i vendosur në rrugën e tij që sjell ndryshimin,” tha Bardhi.

DEKLARATA E PLOTE

Erjon Veliaj i cili në 8 vite la 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, Liqenit të Thatë, Kodrës së Priftit, pa një çerdhe, pa një kopsht, pa një shkollë.

Erjon Veliaj që arsimin e kupton si një mundësi të mirë për tender, pasi jep për një godinë 3 herë më shumë para’ se sa Bashkimi Europian.

Erjon Veliaj që ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës për arsimin, dhe nuk tregon se ku kanë shkuar këto para të qytetarëve të Tiranës.

Erjon Veliaj që një ambient të destinuar për shkollë ia hoqi qytetarëve të Tiranës dhe ia dha Bolinos, medias me të cilën fabrikon shpifjet e sulmet për interes të tij, medias që financohet edhe nga inceneratorët.

Ky, kryebashkiak pra, po gërmon së fundmi për shkollimin e Belind Këlliçit, dhe ka furnizuar mediat e tij me spekullime të ulëta.

Këtë komunikim po e bëjmë për qytetarët.

Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qënë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.

Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.

Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz.

Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro.

Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Suma Kam Laudi” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim.

Duke parë se njerëzit po reagojnë, se njerëzit e duan ndryshimin. Duke parë se nuk ka bilanc dhe se në 8 vite ka keqqeverisur dhe ka abuzuar me buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ndonjë bashki, Erjon Veliaj në këto kushte është gati të sulmojë edhe Shkollën “Harry Fultz”, edhe Universitetin e Marylend-it.

Asgjë nga këto nuk i shërbejnë qytetit dhe banorëve të Tiranës.

Belind Këlliçi është i vendosur në rrugën e tij që sjell ndryshimin.

Është i vendosur të realizojë projektin me 5 prioritetet kyçe që sjellin zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës.

Belind Këlliçi me banorët e Sharrës: Vdekja e Ardit Gjoklajt nxiti Veliajn të nisë aferën e inceneratorit

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorët e zonës së Sharrës. Ai paraqiti programin e tij, 5 pikat kryesore që sjellin ndryshimin në Tiranë, dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Zona e Sharrës është e lënë pas dore dhe gjatë viteve të fundit kanë munguar investime që do të përmirësonin jetesën e komunitetit. Por sikur të mos mjaftojë kjo, banorët e Sharrës dhe gjithë Kombinatit, vuajnë ende ndotjen e ajrit për shkak të mbetjeve urbane që hidhen në landfill.

Belind Këlliçi e cilësoi këtë si minierë ari për Erion Veliajn, dhe dëm ndaj qytetarëve.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, shërbeu si pretekst që Erion Veliaj të niste aferën me inceneratorin e Tiranës, që sot i kushton taksapaguesve të Tiranës plot 80 mijë euro në ditë.

“Arsyeja pse po ua përmend këtë, është se u gjet ky justifikim, që në vitin 2016 kur kjo ndodhi, të fillohej të flitej për herë të parë për koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Këtu ka një problem shumë të madh. Ju nuk e keni idenë në aspektin financiar se çfarë vjedhje ndodh vetëm pak metra larg nga ju. 80 mijë euro në ditë vjedhin nga taksat e tua, të mijat, të gjithëve neve këtu. E di çfarë domethënë 80 mijë euro në ditë? Sikur një javë të hidhen ato lekë këtu në zonë, zgjidhet problemi me rrugicat hyrëse”, u shpreh Këlliçi.

Për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, aq para sa sot shkojnë për aferën e inceneratorit, mjaftojnë për të mundësuar transportin publik falas për 200 mijë qytetarë të Tiranës. Pas 14 majit, ky angazhim do të bëhet realitet, “pasi u shërben shtresave në nevojë dhe jo klientelës së Erion Veliajt”, tha Këlliçi.

“Unë kam premtuar transport publik falas, autobusin falas për 200 mijë qytetarë në ditë. Një shërbim që kushton sa para që shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston. Ajo bileta 400 lekëshe nuk është dhimbje koke për të pasurit, por është për të varfrit. Ajo masë që unë kam propozuar nuk i shërben oligarkëve, klientelës së Erion Veliajt. Është një shërbim i dedikuar për pensionistët, për studentët, për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë”. 

Transporti publik falas do të jetë një shërbim që për të gjithë banorët e kryeqytetit, përfshirë edhe ata në zonat rurale. Këlliçi tregoi edhe si do të realizohet ky projekt.

“Në të gjithë katundet e Tiranës, në të gjithë fshatrat dhe në qytet, që kur të hipin në autobus, të ndjekin të njëjtin model që ka në 250 qytete të tjera në bot, që hipet në autobus, ka një kartë elektronike, e çekon, e shtyp aty, dhe vazhdon rrugën. Siç e ka e gjithë vendet e zhvilluara. Pse? Sepse unë kam vendosur që taksat e qytetarëve të mos i marrë e t`i çojë për shërbime që nuk ekzistojnë, por t’i marr e t’i çoj për qytetarët”, u shpreh Këlliçi.

Teksa transporti publik pritet të ulë kostot e jetesës, por edhe trafikun, një tjetër plan ambicioz për të lehtësuar qarkullimin në rrugët e kryeqytetit, është nënkalimi te sheshi “Skënderbej”. Para banorëve të Sharrës, Belind Këlliçi u shpreh se po kritikohet për koston e ulët të këtij projekti, pasi sipas tij, nxjerr zbuluar aferat e Erion Veliajt me kostot e fryra për ndërtimin e Unazës së Re.

“E keni para projektin për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, që kam propozuar tunelin e nëndheshëm te sheshi? A e dini kush është akuza e vetme që kam marrë? Kushton shumë pak, 4.5 milionë euro. Sepse unë e kam propozuar me çmim kostoje, u kam thënë që nuk do vjedh. Jam ulur me urbanistët, më kanë nxjerrë faturën, më kanë thënë që është 4.5 milionë euro. Çfarë? Të dal unë të them që është 20, është 30? Problemi është se u prish punë se i nxjerr zbuluar me çfarë kanë bërë këta. Këta kanë vënë një standard: kanë ndërtuar në Unazë të Re 24 milionë euro kilometrin”, u shpreh Këlliçi.

Kandidati i opozitës foli edhe për planin e ofruar për uljen e taksave dhe tarifave vendore, ku pritet të përfitojnë bizneset por edhe qytetarët.

“Kam dhënë premtim përgjysmimin e tarifës për hapësirën publike, përgjysmimin e tarifës për pastrim gjelbërimin, zerimin e taksës, edhe ti e paguan, për arsimin që është një taksë që ka mbledhur Erion Veliaj 41 milionë euro këto 7 vjet, dhe nuk ka ndërtuar një çerdhe, një kopsht, një shkollë për gjithë zonën e Unazës së Re, që janë 70 mijë banorë”, u shpreh Belind Këlliçi.

Para banorëve të Sharrës, Belind Këlliçi premtoi se do të pastrojë Bashkinë e Tiranës nga patronazhistët dhe aktivistët, ndërsa deklaroi se një ndër strukturat e para që do të reformohet është Policia Bashkiake, e cila sot është kthyer në gjobëvënëse ndaj qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës nuk do të ketë më vend as për patronazhistë dhe as për aktivistë, do të ketë vend për të rinj e të reja të Tiranës, të vijnë të punojnë për qytetin dhe nëpunësi i shtetit do duhet të jetë nëpunës i shtetit. Po 24 orë pas 14 majit unë do ta reformoj. Policia bashkiake do të jetë në shërbimin tuaj dhe t`i dridhet dora kur e kap stilolapsin dhe i vendos gjobë qytetarit. Ta mendojë mirë. Çdo vit në buxhetin e bashkisë ka planifikim buxheti dhe realizim faktik të buxhetit të bashkisë. E dini që e vetmja shifër, i vetmi zë, që tejkalohet në masën 300% është parashikimi i gjobave të Policisë Bashkiake. Pra nëse në të gjithë zërat e tjerë ka mungesë të realizimit të planit çfarë është e planifikuar dhe realizimi faktik, kur vjen puna te gjobat e vendosura nga Policia Bashkiake tejkalohet me 300% objektivi”, tha Këlliçi.

Për të bërë realitet planin e tij për kryeqyteti, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Sharrës në zgjedhjet e 14 majit.syri.net

Skandali McGonigal- Agron Neza shfaqet në takimin elektoral të kandidatit të Ramës

Skandali Rama-McGonigal lëshon hije edhe mbi fushatën elektorale.

Agron Neza, personi A në dosjen hetimore amerikane të Ramës dhe McGonigal, u shfaq dje në një takim elektoral të kandidatit të Edi Ramës në Tropojë.

Neza është person kyç i kësaj afere.

Kujtojmë se hetimet vazhdojnë dhe zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar foli për çështje penale të hapur.

Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, kjo do të thotë derë burgu e hapur për Edi Ramën. syri.net

‘Bashkë Fitojmë’- Selia e PD vishet me logon e koalicionit

Selia e Partisë Demokratike është veshur sot me logon e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Ndërsa fushata dhe takimet vazhdojnë në çdo qytet të Shqipërisë ku prezantohen kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, edhe selia blu është veshur me ngjyrat e koalicionit që do të fitojë Shqipërinë. syri.net

Zhdukja misterioze e dy personave, blindohet Saranda. Sekuestrohen 8 makina dhe shoqërohen disa persona

Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur 48 orët e fundit lidhur me zbardhjen e ngjarjes së rëndë të zhdukjes prej 15 ditësh të dy 46 vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

BalkanWeb mëson se forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me banim në Sarandë, kryesisht me precedentë penalë.

Ata janë dërguar në Vlorë ku janë marrë në pyetje dhe nuk dihet ende nëse janë liruar apo mbajtur.

Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Një automjet fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë ndërkohë që janë marrë për verifikim edhe 6 mjete të tjera, një prej tyre e blinduar.

Policia mendon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol.

Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

Gazment Bardhi, fushatë për Zef Hilën, denoncon vendimin personal të Alibeajt

Gazment Bardhi ka kërkuar votën e demokratëve për Zef Hilën në Bashkinë e Vaut të Dejës, kandidaturë e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Gjatë takimit me mbështetësit në këtë bashki, Bardhi dhe strukturat lokale denoncuan vendimin personal të Enkelejd Alibeajt, për të kandiduar Klomentina Drinin, që sipas tyre çon votat në favor të Tom Doshit.

SYRI TV

Demokratët do të kenë vetëm një kandidat për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës, dhe ai është Zef Hila, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Sot krah Hilës u shfaq edhe Gazment Bardhi, i cili denoncoi vendimin e njëanshëm të Enkelejd Alibeajt për të nxjerrë kandidat në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërsa theksoi se më 14 maj, demokratët kanë si qëllim që t’i marrin bashkinë Tom Doshit.

“Kryesia e partisë nuk ka miratuar që të ketë kandidat tjetër në Bashkinë Vau i Dejës. Pra, ka ruajtur të njëjtin standard që kishim vendosur për Devollin dhe Kurbinin. Ka marrë opinionin e strukturave që situata krijon mundësinë në 14 maj ju t’ia hiqni nga duart bashkinë Tom Doshit. Prandaj fokusi juaj në këto 25 ditë që ka mbetur do të duhet të jetë këtu që në 14 maj të dorëzojë çelësat e bashkisë që i ka marrë me pa të drejtë në vitin 2019 dhe ju të riktheni ato punë të mira”, tha Bardhi.

Të revoltuar me Enkelejd Alibeajn janë shfaqur edhe demokratët e Vaut të Dejës, që u sfiduan nga Alibeaj duke u nxjerrë një kandidate që nuk gëzonte mbështetjen e demokratëve, ndërsa denoncuan makinacionet për zëvendësimin e komisionerëve të djathtë me përfaqësues të Partisë Socialiste.

“E kam ndjerë veten të fyer me veton që vuri zoti Enkelejd Alibeaj. Por gjithsesi ne duhet të jemi të bashkuar, nuk duhet të demoralizohemi, por do ta mbështesim Partinë Demokratike dhe kandidatin zotin Zef Hila“, u shpreh Gentjan Ndoj.

Më herët e gjithë lista e kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike nga Enkelejd Alibeaj, deklaruan refuzimin e kandidaturës së Klomentina Drinit, duke shprehur publikisht mbështetjen ndaj Zef Hilës.

Këlliçi mbështet projektin ‘Portat e Hapura’- Vilat e vjetra do kthehen në atraksione turistike

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore do të jetë në fokusin e punës së kryebashkiakut të ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi. 

Këtë fundjavë, kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, u njoh nga afër me një nga projektet inovative të quajtur “Portat e Hapura”, që synon mbrojtjen e vilave dhe banesave të vjetra të Tiranës.

Ky projekt është hartuar nga Xhimi Begeja, familja e të cilit zotëron një shtëpi në rrugën e “Dibrës”, e cila është Monument Kulture e Kategorisë së II-të. Këtë objekt e vizitoi Belind Këlliçi me një pjesë të stafit të tij, për të parë nga afër planin që synon shndërrimin e të paktën 9 vilave të vjetra në një pol turistik për Tiranën.

Pasi njohu Belind Këlliçin me vlerat e pronës së tij, Xhimi Begeja tregoi se plani synon që 9 ndërtesa të vjetra deri në 300 vjeçare, të restaurohen dhe kthehen në një mini lagje turistike që do të lidhet me zonën e “Pazarit të Ri”.

Ky model ka Parisi, Milano, një lagje e bukur me rrugica me gjëra. Janë 9 objekte këtu për t`u ruajtur, të tjerat do zhvillohen. Kjo zonë këtu ka, e para çdo familje këtu nuk humb emrin e vet, identitetin. Ruan pronën e vet, bëhet hajër, se përfitimi ekonomik këtu nuk është i njëtë për të njëjtën sipërfaqe, pothuajse është 5 deri në 10 herë më shumë si vlerë. Dhe e fundit fare, është një zhvillim ekonomik i paparë” – u shpreh Xhimi Begeja.

Ai tregoi se projekti është dakordësuar dhe hartuar në bashkëpunim me të gjithë pronarët e objekteve të vjetra që ndodhen në “Rrugën e Dibrës” dhe zonën e “Selvisë”.

Sipas z.Begeja, restaurimi i këtyre objekteve me vlera historike, muzeale dhe urbanistike, do ta kthejnë zonën në pol zhvillimi për në Tiranë.

Unë kam bërë një gjë shumë të bukur. I mblodha të gjithë edhe u thashë: Hajdeni çuna ta bëjmë një bashkë, pse të vendosin të tjerët për fatet tona, hajde ta bëjmë bashkë. Duhen pesë lekë, ore do t`i nxjerri paret se vlerën e jep ajo cop letër. Kthehet në rrugë, kthehet në lulishte, kthehet në zonë zhvillimi. Do vij tjetri ta zhvillojë vet këtë gjë” – u shpreh Xhimi Begeja.

Pasi u njoh nga afër me çdo detaj të këtij projekti, që është hartuar nga vetë të zotët e pronës, Belind Këlliçi shprehu mbështetjen e tij, që plani të bëhet realitet. Sipas Këlliçit, ky plan do t’i shërbejë të gjithëve, duke përfshirë harmoninë sociale në komunitet.

“Varet për çfarë ke hyrë në politikë. Po ke hyrë për pare është vendi gabuar, po ke hyrë për punë të mirë, me lënë një gjë të mirë, janë këto lloj projektesh, që janë afatgjate, që ngelesh. Kjo është idea, kjo është një gjë e mirë për qytetin, i shërben të gjithëve. Kjo ka dhe një vlerë të madhe shumë për komunitetin, sepse kjo rikthehen harmoninë mes familjeve, mes njerëzve”-u shpreh Belind Këlliçi.

Edhe kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj, deklaroi se për të tilla projekte, kjo shoqatë ka 20 vjet që lobon, por nuk kanë gjetur mbështetjen e pushtetit lokal dhe atij qëndror. Tafaj theksoi se zona të tilla kthehen në vend atraksioni për turistët me përfitime të larta financiare.

Ka disa zona të cilat ne si “Shoqata Tirana”, të paktën prej 20 vitesh kemi thënë, planet urbane të zhvillimit të qytetit, duhet t’i ruajnë këto njolla, për të ruajtur trashëgiminë tonë. Këto jo vetëm që kthehen në vende atraksioni për turistët, por kthehen edhe në vende biznesi për të rritur të ardhurat” – u shpreh Arben Tafaj. syri.net

Shqipëria anulon hyrjen pa viza për turistët nga Rusia

VOA/Armand Mero

Shqipëria ka shfuqizuar heqjen e vizave për qytetarët e Federatës ruse të cilët duan të vizitojnë vendin për arsye turistike. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e enjte, ku u rishikua lista e shteteve, qytetarët e së cilëve përfitonin nga një masë e tillë. Kjo listë, e miratuar në vitin 2022, përfshinte 8 shtete dhe parashikonte hyrjen pa viza çdo vit për periudhat kohore nga 20 prilli deri më 31 dhjetor. Për tre nga këto shtete, përfshirë Federatën ruse, udhëtimi pa viza për qëllime turistike përfshinte një periudhë më të shkurtër kohore, nga 1 maji deri më 30 shtator.

Në faqen e saj zyrtare, ambasada e Shqipërisë në Moskë, publikoi më pas një njoftim “tepër urgjent”, ku njoftonte për vendimin e Qeverisë shqiptare duke shpjeguar se “për të vizituar Republikën e Shqipërisë është e nevojshme të aplikohet për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit”.

Të premten pasdite, vendimi i qeverisë shqiptare u pasqyrua dhe në faqen e ambasadës ruse në Tiranë në Facebook, duke ju drejtuar “qytetarëve të Federatës ruse të cilët kanë për qëllim të vizitojnë Shqipërinë”, e duke shpjeguar se shteti i tyre “është përjashtuar nga lista e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza nga 1 maji deri më 30 shtator”. Me fjalë të tjera, për të vizituar Shqipërinë në këtë periudhë, ashtu si dhe në pjesën tjetër të vitit, qytetarët rusë duhet të kërkojnë një vizë shqiptare sipas qëllimit të udhëtimit”. Në një postim të mëvonshëm, pak para mesnatës, ambasada ruse bëri të ditur se do të ketë një reagim të shtunën në mëngjes.

Vitin e kaluar, pasi kishte miratuar vendimin me anë të të cilit qytetarët rusë mund të hynin në Shqipëri pa viza, për qëllime turistike, Kryeministri Rama, gjatë një konference shtypi e mbrojti qëndrimin që kishte zgjedhur, duke u shprehur se: “nuk mendoj se duhet rishikuar”.

Më 3 maj, përmes një video-konference, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha përpara parlamentit shqiptar se: “ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush po vjen tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj”, theksoi ai.

Dy ditë më pas kryeministri Edi Rama, dha shpjegimin e tij, lidhur me rregjimin pa viza për turistët rusë: “Vendimet tona janë në një linjë me vendimet e Bashkimin Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian dhe për sa kohë nuk ka një vendim, ne jemi duke vazhduar me të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi me Bashkimin Europian”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.

Pak muaj më pas, në verën e vitit të shkuar, Bashkimi Evropian vendosi pezullimin e marrëveshjes së vitit 2007 me Federatën ruse, e cila ofronte lehtësira për udhëtimet e qytetarëve rusë në territorin e vendeve anëtare dhe në hapësirat e Shengenit.

Shqipëria ka mbështetur që në fillim Ukrainën, duke dënuar agresionin rus, duke mbështetur sanksionet ndaj Moskës, e duke qenë nismëtare me rezoluta dhe qëndrime të forta ndaj Rusisë, me SHBA-të si bashkë-penëmbajtëse, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria po ashtu ka ofruar ndihma ushtarake dhe ushqimore për Ukrainën.

‘Nga mbrapa, vetëm për para’- Opozita përgjigjet me posterat që shpjegojnë qeverisjen korruptive të Ramës

Posterat denigrues të vendosura nga kryeministri Edi Rama që kanë zaptuar rrugët e Tiranës kanë marrë përgjigjen e merituar.

Në vendet ku ishin vendosur posterat e Ramës, në të cilat shkruhej ‘vetëm përpara, kurrë mbrapa’, ditën e sotme janë parë që mbi to janë ngjitur postera të tjerë, ku dallohen të gjithë ministrat dhe vartësit e kryeministrit, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, që janë në burg dhe ata që pritet të shkojnë pas hekurave, me sloganin ‘nga mbrapa, vetëm për para’.

Këto postera shpjegojnë më së miri qeverisjen e Ramës gjatë këtyre 10 viteve si kryeministër i Shqipërisë, ku në qelitë e burgjeve ëshë krijuar një ‘grup parlamentar socialist’, si dhe një ‘shoqatë e kryetarëve të bashkive burgaxhinj’.syri.net

Hetimet për lobimet në SHBA, Endrit Braimllari thirret në SPAK

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është pyetur në SPAK për hetimin e lobimit në SHBA.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Braimllari është marrë në pyete pas ardhjes së letërporosisë nga SHBA.

Mësohet se Brahimallari është pyetur në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm.

VOA: Shëngjin, vritet biznesmeni Ardian Nikulaj

Pëllumb Sulo

Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, u vra të mërkurën në qytetin e Shëngjinit.

Nikulaj, i përfshirë dhe në politikë, si pjesë e Partisë SocialDemokrate dhe aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak, ndodhej në mjediset e brendshme të resorit në pronësi të tij “Coral Shëngjin”, në Shëngjin kur u qëllua.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, autori i vrasjes ishte i maskuar, me skafandër në kokë dhe një jelek fosforeshent në trup, kur ka qëlluar me pistoletë ndaj Nikulajt. Menjëherë më pas ai është larguar me një motoçikletë.

Policia njoftoi se vrasja e 50-vjeçarit Nikulaj është kryer në orën 13 e 30 minuta, për motive ende të paqarta.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Ardian Nikulaj ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate.

Ndërsa aktualisht ai drejtonte degën vendore të kësaj partie për qarkun e Lezhës dhe ishte përfshire ne listat e kandidateve për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen më 14 maj.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, përmes një postimi në facebook u shpreh se “një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publikë në qytetin tonë”, ndërkohë që kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes nga organet e rendit.

Ardian Nikulaj, ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, përfshirë postin e drejtorit të ALUIZNI-t për Lezhën.

Sipas formularit të dekriminalizimit, dërguar në KQZ në vitin 2021, ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg në vitin 2003 dhe me gjobë në vitin 2006. Në vitin 1998 ai ka qenë emigrant në Novara të Italisë.

Konfiskimi i Ora News- Gazeta e Arbitrazhit Ndërkombëtar: Kërkohen 128 milionë euro dëmshpërblim

Konfiskimi i Ora News mund t’i kushtojë shtrenjtë qeverisë shqiptare.

Gazeta e Arbitrazhit Ndërkombëtar ‘Global Arbitration Review’ shkruan se për këtë konfiskim është ngritur një padi prej 128 milionë eurosh ndaj qeverisë shqiptare.

“Një biznesmene bullgare ka ngritur një padi prej 128 milionë eurosh kundër Shqipërisë për sekuestrimin e një stacioni televiziv dhe investimeve të tjera,” shkruan GAR.

Në rastin konkret, biznesmenia bullgare është Mimoza Ndroqi, bashkëshortja e Ylli Ndroqit. Ajo ka nënshtetësinë bullgare dhe ka vendosur të padisë qeverinë shqiptare për shkeljen e traktatit dypalësh të investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Në vitin 2015, qeveria shqiptare firmosi një kontratë koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës me kompaninë koncesionare Albania Bay Marina. Pjesa më e madhe e aksioneve të Albania Bay Marina zotërohej nga pronari i i RTV Ora, Ylli Ndroqi me 50%, ndërsa gjysma tjetër ndahej mes kompanisë shqiptare ISDC me 30% dhe asaj bullgare, Quentin Ltd me 20%. Por investimi nuk u realizua asnjëherë.

Zoti Ndroqi pretendon se qeveria shqiptare ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën, duke mos i vënë në dispozicion terrenin e premtuar në kontratë. Veç dështimit të portit, biznesmeni Ndroqi pretendon se ka pësuar dëme nga qeveria edhe në disa kontrata të tjera që ai ka pasur për ndërtimin e një resorti turistik, lejen minerare për shfrytëzimin e një miniere kromi si dhe disa licenca për ndërtim hidrocentralesh.

Përveç këtyre, pretendimet e tjera të biznesmenit lidhen me sekuestrimin e pasurive nga autoritetet shtetërore, përfshirë televizionin Ora News.

Për të gjitha këto pretendime, familja Ndroqi kërkon nga shteti shqiptar një kompensim prej 128 milionë eurosh, një shifër kjo pak më e madhe se sa kompensimi që fitoi një tjetër ish-pronar mediesh, biznesmeni italian Françesko Beketi. syri.net

Sekretare e Përgjithshme në Ministri dhe njëkohësisht avokate kundër Qeverisë në Strasburg, si ia fshehu zyrtarja e Ramës ILDKPI-së

Pas emërimit në detyra të larta qeveritare zv.sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë, Elira Kokona, i fshehu Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ushtrimin e aktivitetit te saj privat si avokate.

Elira Kokona mori detyrën e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës më 2013. Në deklaratën fillestare në momentin kur sapo ishte emëruar në detyrat e larta shtetërore ajo ka deklaruar të ardhurat nga profesioni i saj si avokate që kishte realizuar përpara se të futej në zyrat e qeverisë. Por në deklaratën pasardhëse kur tashmë ajo ushtronte detyrën e sekretares së Përgjithshme në ministri në asnjë rresht ajo nuk ka deklaruar punën e saj private dhe as të ardhurat, ndërkohë që vazhdonte pa ndërprerje profesionin e avokatit privat deri në gjykatën e Strasburgut apo nëpër Arbritrazhet ndërkombëtare.

Po ashtu dhe në deklaratat në vazhdim për vitin 2014, 2015 dhe 2016 Elira Kokona e ka mbajtur të fshehur ushtrimin e aktivitetit si avokate private, ashtu siç nuk ka deklaruar mbylljen e licencës në prill të 2014 dhe të ardhurat e përfituara prej saj.

Me standardet e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët që qeveria ka vendosur, Elira Kokona tashmë duhet të ishte shkarkuar me urgjencë nga detyra. Për mosrakordime minimale në deklarimin e të ardhurave gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, ndërsa për zyrtarët e lartë të qeverisë si në rastin e Elira Kokonës ligji shkelet me të dyja këmbët. Nëse do kishte deklaruar në ILDKPKI ushtrimin e profesionit si avokate ndërkohë që punonte si sekretare e Përgjithshme në ministri Elira Kokona, ndaj saj do kishte filluar hetimi penal.

Sipas dokumenteve zyrtare zëvendës sekretarja e përgjithshme e Kryeministrisë Elira Kokona, pas emërimit në detyra të larta qeveritare në 2013, vazhdoi punën si avokate private, madje në çështje kundër vetë qeverisë.

Në shpërdorim të pastër detyre, Elira Kokona rezulton se ka përfaqësuar si avokate private paditës të ndryshëm në çështje kundër Shqipërisë në Strasburg apo arbitrazhe, ndërkohë që paralelisht ishte emëruar sekretare e përgjithshme në Ministrinë e kulturës.bw

“Nëse ndryshimi nuk nis tani, do zhdukemi si shqiptarë”, Topalli: Në 8 vjet kanë ikur 800 mijë, shumica të rinj

Drejtuesja e qarkut politik të Lezhës për PD, Jozefina Topalli ka ngritur shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. E ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Topalli deklaroi se shqiptarët po zhduken nga keqqeverisja, ndaj duhet ndryshim.

“Ne kemi vetëm në 8 vitet e fundit 800 mijë shqiptarë, shumica e të cilëve të rinj, që janë larguar nga Shqipëria. Një vend ku ik rinia është një vend pa perspektivë. Ne do pranojmë që të zhdukemi sepse ne po zhdukemi, në qoftë se ne nuk pranojmë se po zhdukemi ne kemi një problem të madh me veten dhe kjo të stopohet duhet të bëhet diçka e madhe e fortë, e ka emrin ndryshim dhe ky ndryshim duhet të filloj që tani”, theksoi ajo.

Në të njëjtën kohë, Topalli ka akuzuar qeverinë për keqqmenaxhim të buxhetit duke thënë se ka rritur borxhin publik dhe nuk ka rritur pagat. Ajo theksoi se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, borxhi publik ishte nën kontroll dhe pagat u dyfishuan.bw

Ibsen Elezi: Shumë kandidatë të opozitës janë vërtet dinjitozë, ju uroj fitore!

 

Kur fillon gara kritikat heshtin !

Marr shkas nga kritikat e hasura qe diten e pare te hapjes se fushates.

Dikush me te drejte shqetesohet per gafat organizative, por keto as mesohen dhe as riparohen kur fillon gara. Parafushata pati gafa thelbesore shume me rendesishme se ato organizative.

Çfare ka ndodhur s’mund te riparohet, ata qe e kane marr persiper nuk duhet pengohen ne perfundimin e aksionit politik.

Nese rezultati del pozitiv, tregon se kritiket duhet te rishohin veten ne raport me mjedisin.

Nese rezultati del negativ, atehere ata qe e moren persiper duhet ti nenshtrohen analizes dhe te japin llogari.

Te kritikosh kur tjeteri eshte ne gare quhet sherbim ndaj kundershtarit edhe pse ndoshta jo qellimshem.

Nese nuk pelqeni X-kandidat per arsye te drejta, mund te demtoni shume te tjere qe e meritojne te fitojne.

Kjo eshte edhe ne respekt te mundit te shume demokrateve.

Shume kandidat te opozites jane vertete dinjitoz, ju uroj fitore !

Këlliçi: Ku shkuan miliona dollarë që qytetarët e Tiranës paguan për ujin e rritur me 44%?

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, paraqiti platformën e tij në emisionin ‘Quo Vadis’, ku u ndal në 5 prioritetet kryesore që ndikojnë në zbutjen e kostos së renduar të jetesës.

Ai veçoi transportin publik falas, dhe uljen e taksave e tarifave.

Gjatë intervistës, Këlliçi bëri gjithashtu denoncime të forta.

Ai tha se me faturën e ujit që Veliaj e rriti me 44 përqind në janar të 2018, do të duhej te kishte mbledhur 46 milionë dollarë më shumë çdo vit.

Ky është një objektiv që sipas tij nuk është arritur asnjëherë në këto kohë nga Veliaj, çka deshmon për abuzim me fondet.

Por as argumenti i rritjes së çmimit, me shpalljes se do të sillte funizim 24 orë me ujë dhe ulje të humbjeve në rrijet, në masën 40 përqind, nuk u realizua asnjëherë.

Këlliçi tha se janë bërë nga ana tjetër, prej janarit të 2018, 628 prokurime nga UKT, në vlerën 121 mln dollarë.

Po, ku kanë shkuar keto para, pyeti Këlliçi, kur dihet se shumë zona në Tiranë, nuk kanë më shumë se 2 ose 3 orë ujë të rrjedhshëm në ditë.

Ku kanë shkuar këto para, kur humbjet në rrjet janë 67 përqind, pyeti Këlliçi.

Ai shtoi se abuzimi dhe korrupsioni në Bashkinë e Tiranës është në nivele alarmante.

Kandidati i Opozitës, tha se brenda mandatit të tij të parë, synon që ta rrisë furnizimin me ujë të rrjedhshëm për banorët e Tiranës, deri në 17 orë në ditë. syri.net

’15 tregje të reja, park teknologjik dhe ‘qytet filmi”- Luçiano Boçi prezanton programin për Elbasanin

Luçiano Boçi ka prezantuar programin e tij për Elbasanin gjatë një takimi me ekspertë këtë të hënë. 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” tha se ka si synim kryesor 4-fishimin e të ardhurave nga turizmi në Elbasan, pasi sipas tij, ky sektor është një mundësi shumë e mirë për të krijuar më shumë vende pune dhe rritjen e përfitimeve.

Ai përmendi disa nga projektet që ai do të realizojë nëse arrin të fitojë zgjedhjet e 14 majit, që nga ndërtimi i 15 tregjeve të reja për këtë bashki, ndërtimin e një “qyteti filmi” dhe një parku teknologjik që do të strehojë 100-150 kompani.

“Ne synojmë një qeveri gjithëpërfshirëse. Do të realizojmë investime publike efiçente. Synojmë krijimin e 9 ndërmarrjeve të reja me pjesëmarrjen e bashkisë, që do t’i kthejnë qytetarët në pronarë të ndërmarrjeve ekonomike në Elbasan. Do të ndërtojmë parkun e energjisë diellore, shpitë e pritjes së të moshuarve, etj. Synojmë të krijojmë 15 tregje të reja në qytet dhe në njësitë administrative. Sot qyteti ka një numër minimal tregjesh. Synojmë një laborator të certifikimit të produkteve bujqësore dhe të vajit të ullirit. Pra 4 herë më shumë deri në fund të mandatit”, tha Boçi.

Pikat e forta të programit të Luçiano Boçit:

“Arsimi, mikëpritje unike, artizanati, pjelloria e tokës. Krijimi i markës made in Elbasan do të jetë qëllimi ynë parësor. Brenda 6 muajve të parë do i japim ekonomisë vendase një vlerë të shtuar. Ndërmarrjet e reja me kapital të përbashkët janë pikëpyetja. Financimi do të bëhet përmes një projekti që zbatohet përmes bankave të nivelit të dytë. Kjo metodë nuk kërkon kolateral… Investitori ofron 100 % të financimit dhe merr 50% të aksioneve. Në datën 19 prill do të jemi sërish për nënshkrimin e këtij memorandumi. Për këtë gjë ne do të synojmë financimet në pikat që i përcaktuam. Teknopolisi, parku i turizmit tregtar 75 milion euro. Parku i madh i lojërave do të trajtohet me ankand. Totali i këtyre shpenzimeve shkon në 180 milionë euro. Parku teknologjik pranë universitetit do të strehojë 100-150 kompani të reja. Unëversiteti do të jetë pjesë i teknopolisit.

Pretendojmë që 50 % e çative të vishen me panele diellore. Do të trajnojmë 100 teknikë të rinj për energjinë diellore. Investimi tjetër është qyteti i filmit. Janë mbi 80 monumente kulturore dhe pafundësisht histori që jetojnë këtu në shtëpinë e tyre. Elbasani ka nevojë për një qytet filmi, duket si një ëndërr e parealizueshme, por mund të realizohet dhe të ofrojë zbavitje për qytetarët e Elbasanit. Parqe të tillë janë ndërtuar edhe me iniciativë private, i gjejmë në territore të tjera të Shqipërisë. E njëjta logjikë është ndjekur në Romë. Afërsia jonë me Tiranën dhe zgjatja e e sezonit turistik e bëjnë këtë shumë tërheqëse. Këtu pretendojmë se do të punësohen rreth 200 punonjës. Llixhat kërkojnë mbështetje me infrastrukturë. Synojmë të ndërtojmë qendrat e SPA-së. Bashkia e re do të ndërtojë edhe qendrat e pritjes së moshës së tretë. Italianët sot paguajnë 1400-1700 euro për këtë shërbim. Elbasani ka një universitet për infermieri dhe mjekësi, që shkollohen për të ikur jashtë vendit, ndërkohë që mund ta bënin këtë punë shumë mirë këtu. Projekti i shtëpive për të moshuarit mund të realizohet me faza. Mund të bëhet me bashkëfinancim. Elbasani duhet të jetë destinacion kombëtar turistik. Do të arrijmë që brenda këtij mandati ta shndërrojmë Elbasanin në qytet turistik. Na duhet rritja e ofertës. Shpërndarja sa më e mirë e të ardhurave.

Turizmi i gjelbër, ai kulinar dhe fetar, do të shrijnë hartën e turizmit aq sa në fshatra edhe në qytet. Të ardhurat e turizmit janë 55 milionë euro dhe ne synojmë që kjo shifër të arrijë në 4 herë më shumë. Tregu i agjencive do të punësojë të rinj. Do të ketë nga ata që do të marrin shtëpi me qëra, t’i mobilojnë e ti rijapim me qira. Ne do t’i mbështesim qytetarët në rritjen e vlerave të banesave të tyre”. syri.net

Saimir Korreshi: Para fushatës bëhet nami! PD do të fitojë 55 Bashki

Në rubrikën “Opinion” në News24 deputeti Saimir Korreshi foli për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë kësaj interviste, ai u ndal edhe tek problematikat me të cilat përballet qytetarët në Lushnje, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama, duke shtuar se po përdor administratën në funksion të zgjedhje.

Korreshi tha se Bashkia nuk ka bërë asnjë investim në Lushnjë dhe se vetë në kohë fushatash kujtohen për qytetarët.

“Nuk kanë kurajë që të takohen me njerëzit. Vetëm në dy muajt e fundit, bëhet nami, sikur xhindit i  është kërkuar llamba dhe ndërtohet pa fund. Ndërsa pas datës 14 do të harrohet çdo gjë. Është katastrofike ajo që bën administrate qendrore dhe lokale. Emërimet e reja në punë, dhe pas tre muajsh i nxjerrin në rrugë. Gjithmonë vendet e punës dalin përpara zgjedhjeve. Lushnja nuk vuan vetëm për të ngrenë, por para nuk ka. Banorët janë larguar jashtë vendin, drejt Gjermanisë dhe Anglisë. Është e frikshme, ka largime pa fund. Janë të shpërndarë edhe drejt Francës. Ikin edhe drejt vendeve ku kanë mundësi të pasurohen më shpejt, apo edhe “shtëpi bari” për të punuar. Ka “rilindur tregu i rrobave të përdorura”, nuk kanë mundësi ekonomike”, ka thënë ai.

Më tej shtoi se në këtë fushatë janë të angazhuar edhe për Lushnjen, por gjithashtu edhe për Divjakën, por theksoi se nuk ka munguar mbështetja edhe për Belind Këlliçin.

“Sali Berisha nuk ka një entitet juridik për t’u përfshirë pavarësisht përfaqësimit nga elektorati. Meta ndoshta ka preferuar të mos jetë ai i parë, besoj unë. Për mua Partia e Lirisë ka përfituar jashtëzakonisht shumë. Gjykoj dhe mendoj se nuk i meritojnë aq kandidatë sa ka kërkuar Partia e Lirisë. Unë kam thënë diku, që PD do të fitojë 55 Bashki, pra kandidatët e djathtë, këtu flas si politikan dhe jo si Saimiri”.bw

Organizatat mjedisore kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa edhe në anën greke

VOA/Raimond Kola

Disa organizata mjedisore greke në nivel kombëtar dhe vendor po mbështesin një fushatë për shtrirjen e kufijve të Parkut Kombëtar të Pindosit Verior drejt kufirit me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje ndërkufitare për lumin Vjosa.

Vjosa buron nga vargmali i Pindos në Greqi dhe pasi përshkon 70 km në anë greke hyn në Shqipëri dhe pas 192 km derdhet në detin Adriatik. Me përjashtim të një dige në rrjedhën e sipërme në burimet e lumit, të quajtur ‘Piges’, lumi Vjosa rrjedh lirshëm për mbi 270 kilometra, duke valëzuar nëpër kanione mahnitëse në të dy anët e kufirit dhe duke gjarpëruar në rrugën drejt detit në territorin shqiptar.

Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Njeriun në Greqi , organizata “”Pindos Environment” dhe organizata të tjera vendore greke janë fokusuar në zonën ndëkufitare Grammoz – Konicë – Pogon, me synimin përfundimtar bashkimin e zonës kombëtare të Pindosit Verior me Parkun Kombëtar të Vjosës, i saposhpallur nga qeveria shqiptare.

Sipas organizatave edhe në anë greke lumi Vjosa, në rreth 70 kilometrat e tij kërcënohet nga ndërtimi i afërt i dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, të cilët, nëse zbatohen, do të minonin përpjekjet e më shumë se një dekade për të krijuar parkun e parë Kombëtar Ndërkufitar të lumit të egër në Evropë.

Organizatat mejdisore greke theksojnë faktin se Plani i ri Kombëtar grek i Energjisë dhe Klimës i nënshkruar në vitin 2019, parashikon një rritje prej 15% të kapacitetit të instaluar të hidrocentraleve deri në vitin 2030 dhe një nga fushat ku është shprehur interesi i madh për instalimin e hidrocentraleve është pellgu i lumit Vjosa. Ky pellg përbëhet nga një kompleks lumenjsh, degësh dhe përrenjsh që mbeten pothuajse të paprekur deri më sot.

Organizatat kanë paraqitur propozimet në konsultimin publik që pritet të përmbyllet ne fund të prillit duke kërkuar ndalimin të gjithë veprave hidroenergjitike në të gjithë pellgun e lumit Vjosa (duke përfshirë lumenjtë kryesorë, degët dhe përrenjtë).

“Nëse këto vepra materializohen,vlerësojnë organizatat, ato do ta transformojnë zonën në një zinxhir liqenesh artificiale, duke ndërprerë çdo rrjedhë natyrore të lumit dhe nëndegëve dhe duke penguar në këtë mënyrë proceset thelbësore ekologjike, duke ndikuar negativisht si në biodiversitetin ashtu edhe në jetën e komuniteteve”.

Ndërhyrja më e madhe në në burimet e Vjosës në anë greke u bë në fund të viteve 80-të me një dige të madhe hidroelektrike ku uji nga liqeni artificial devijohet në ujëmbledhësin e Arachthos, me ndikime në rrjedhën, hidromorfologjinë dhe ekosistemet e Vjosës

Në vitin 1989 Planet për “shfrytëzimin” e potencialit ujor të zonës përfshinin ndërtimin e një dige dhe një rezervuari uji në zemrën e Parkut Kombëtar të Pindosit Verior. Shoqata për Mbrojtjen e Natyrës Kontinentale e apeloi në Këshillin e Evropës dhe në 1990 në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe pas reagimeve të forta nga organizatat mjedisore dhe Komisioni Evropian i Mjedisit, i cili referoi Greqinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, projekti u rrëzua.

Por, çështja e digave në lumin Vjosa në anën greke rikthehet në plan të parë nga viti 2000 e në vazhdim.

Në vitin 2009, një plan iu dorëzua Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike dhe Punëve Publike për të devijuar sasi shtesë uji nga lumi drejt pellgjeve ujëmbledhëse fqinje dhe në veçanti liqenit , në qytetin e Janinës. Plani parashikonte gjithashtu ndërtimin e stacioneve hidroelektrike përgjatë kanalit të devijimit.

Njoftimi i planit shkaktoi një reagim nga komunitetet lokale dhe organizatat mjedisore dhe në vitin 2010 ministrja e atëhershme e Mjedisit e hodhi poshtë planin. Nismëtarët e projektit u tërhoqën duke marrë parasysh edhe vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për një çështje të ngjashme.

Edhe Plani i Entit Rregullator grek të Energjisë përfshin tre projekte të mëdha hidroelektrike me krijimin e rezervuarëve në pellgun ujëmbledhës te Vjoses , si dhe 293 projekte të vogla hidroelektrike.

U nda nga jeta Rukije Skifteri, Zonja Mikpritëse e Teqesë së Dervish Hatixhesë – një pjesë e historisë së qytetit të Tironës

Në Natën e Kadrit u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare Rukije Skifteri, Zonja Mikpritëse e Teqesë së Dervish Hatixhesë.

Voal.ch po boton lajmin që e ka sjellë njëra nga bijat, zonja Luli Skifteri dhe po ashtu edhe deputetja Jorida Tabaku  e cila Zonjën Mikpritëse të Teqesë së Dervish Hatixhesë e ka patur njeri të afërm të saj .

“LAJMERIM:

 

Per ty Nëna jone e shtrenjte! Mbylle syte në diten me të bekuar të Zotit, në Naten e Kadrit.

Erdhe ne moshe të re nga familja e madhe Tabaku në shtëpine e madhe të Dervish Hatixhese, ku shërbeve dhe lartësove emrin e atij vendi të shenjte.

Je imazh mirësie, kulture dhe histori qe nuk shuhet, nuk fshihet dhe as nuk harrohet.

Për ty mund te flasin mijra njerez qe i prisje dhe i percillje me zemren e madhe pa e mbyllur deren kurre edhe kur sistemi tu vu kundra.

Je pjese e historisë së Qytetit te Tirones.

Gjithmone per ty do te kete një pllakate të shkruar me germa të arta. Sot do ishe e lumtur te shihje.

sa shume veta kane ardhur per të të dhene lamtumirën.

Të dashur miq, varrimi bëhet ditën e Marte, Ora : 12, nga shtepina jone : Teqja e Dervish Hatixhese.

Lamtumire ikone e mirësise.”

Zonja Rukije kur ishte vajzë e re
Zonja Rukije dhe njëra nga vajzat, Luli Skifteri

Jorida Tabaku: Sot, u nda nga jeta Nona Kija!

 

Iku një copëz e pakthyeshme e fëmijërisë e jetës time! Nona Kija do mbahet mend nga të gjithë si gruaja e fortë e Dervish Hatixhesë që rriti e vetme 6 fëmijë, që ia hapi derën kujtdo dhe gjatë regjimit komunist kur shumë dyer u mbyllën! Rukije Skifteri, bija e Ali dhe Bakushe Tabakut, për mua qe guri i mbetur i fëmijërisë time, vendi im i lumtur! Shtëpia e saj më rriti mua e kushërinjtë e mi që vraponim nga avllia në avlli, me pemët erëmirë, me lulet e shumta me oborrin me pllaka me derën e hapur çdo ditë e me oxhakun e vjetër që na mblidhte netëve të dimrit!

Nuk kam kujtim fëmijërie ku ajo mos jetë, e nuk ka pasur kënaqësi më të madhe kur më thoshte: i them njerëzve jam halla e Joridës!

Një zonjë e fortë Tirone që nuk ka reshtur së luftuari gjatë gjithë jetës së saj dhe së besuari përherë se Mirësia e mposht të keqen!

Ajo më mësoi për fenë e më tregoi historitë e bukura e të trishta të familjes! Me një lloj elokuence që nuk e gjen kund as sot, ajo fliste me këdo e papërtuar, gjithmonë në shërbim, me trupin e imët e mërhamonin e bardhë nuk e thoshte kurrë një fjalë të keqe! Soji është soj më thoshte, s’duhet me e prish zemrën!

Ajo iku sot e mori me vete dhe një copëz timen, e të fëmijërisë time!

Lamtumirë Nona Kije! Qofsh e amshuar pranë Zotit që aq shumë e predikove!”

Thellohet skandali i Elira Kokonës, më 2015 mbrojti si avokate kompaninë greke që hodhi në gjyq Shqipërinë

Thellohet skandali me zv.sekretaren e Përgjithshme të kryeministrisë Elira Kokona, e cila pas emërimit në detyrat e larta qeveritare në 2013 e në vazhdim, ka ushtruar e pashqetësuar profesionin e avokates. Nga të dhënat e ekstraktit të biznesit Elira Kokona, ka pezulluar aktivitetin e saj si avokate vetëm në prill të 2014, gati 8 muaj pasi ishte emëruar si sekretare e përgjithshme e ministrisë se kulturës.

Sipas ligjeve në fuqi detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në administratën e lartë shtetërore është kategorikisht e papajtueshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, dhe çdo person që kalon nga aktiviteti privat në zyrat e qeverisë duhet të tërhiqet nga biznesi personal përpara se të emërohet në detyrë. Shkelja nuk është vetëm disiplinore, por edhe penale pasi kemi të bëjmë me shpërdorim të pastër detyre.

Nga ana tjetër Elira Kokona rezulton se e ka ushtruar profesionin e avokatit privat jo vetëm në Strasburg por edhe në abritrazhet ndërkombëtare ku qeveria shqiptare është përballur me investitorë të ndryshëm.

Kështu në çështjen, “MAMIDOIL JETOIL GREEK PETROLEUM PRODUCTS SOCIETE S.A. kundër Shqipërisë”, Elira Kokona ka qenë përfaqësuese e kompanisë greke si avokate private. Padia është hapur në korrik të 2011, ndërsa vendimi është dhënë në 30 mars 2015. Në mes të kësaj periudhe Elira Kokona u emërua në detyrën e sekretares së përgjithshme të Ministrisë se Kulturës, por ky fakt nuk përmendet në asnjë rresht të vendimit të arbitrazhit ku janë listuar etapat e procesit.

Si zyrtare shtetërore nga njëra anë dhe si avokate nga ana tjetër, Elira Kokona në shpërdorim të pastër detyre, duhet të mbronte në arbitrazh interesat e klientëve të saj që ishin në gjyq me qeverinë, ndërkohë që gjatë gjykimit ajo ishte bërë pjesë e rëndësishme e vetë qeverisë.bw

Zgjedhjet e 14 majit- Përfaqësuesja e ODIHR, Audrey Glover në selinë e PD, takim me Berishën

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e PD ku do të zhvillojë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi ka nisur në orën 13:00, në selinë e PD, teksa po sot ka takuar dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.bw

“Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo”, kandidati i PD, Cara: Qyteti po zgjohet, po beson te e ardhmja

Kandidati demokrat për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara e ka nisur javën me një takim me një prej artizanët e qytetit.

Sipas tij era e ndryshimit në qytetin bregdetar po ndihet kudo.

Statusi i Carës

Një javë e re që nis me dëshirën për ndryshim! Një qytet që po zgjohet, duke besuar tek e ardhmja.

Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo. Edhe në punimet e Usta Metit që ka gdhendur këtë anije të veçantë.

Artizani i palodhur, që e njohin të gjithë në qytet, për mjeshtërinë e tij.

Çdokush që ka nostalgji për detin dhe mbresat e udhëtimeve ruan në një kënd të veçantë të shtëpisë, një anije me vela të gdhendur në dru nga Usta Meti.

Për mua, kjo anije ka një domethënie më shumë.

Eshtë anija e shpresës, që na bën bashkë në këtë rrugëtim të ri.

14 Maji bën ndryshimin!

Qyteti je ti! bw

Belind Këlliçi: ‘Autobusi do të jetë pa pagesë! Taksat tona nuk do t’i marrin më bosat e inceneratorëve’

Fjala e plotë e Belind Këlliçit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës në hapjen e fushatës elektorale.

Ja ku jemi. Zbritëm në fushë si ekip.
Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,
Të dashur demokratë e opozitarë,
Të nderuar drejtues të Koalicionit Bashkë Fitojmë,
I nderuar z. Ilir Meta dhe Doktor Sali Berisha,
Të dashur miq!

Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ju, kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Profesionistë me përvojë, ekspertë, profesorë, të rinj, të djathtë, të majtë, përfaqësues të komuniteteve që përbëjnë Tiranën e vitit 2023; një ansambël i vërtetë i vlerave tona gjithkrahinore.

Bashkë do të punojmë duke ndjekur parimin e gjithpërfshirjes, në respekt të çdo shqiptari që zgjedh të jetojë në Tiranë e që ka gjetur këtu miq, dashuri, mikpritje, punë dhe dije. Nga Shëngjergji në Kashar, nga Zall-Bastari në Vaqarr, nga Kombinati në Kinostudio, nga Blloku në Baldushk, nga Myslym Shyri në Ali Dem, ne jemi kryeqyteti.
Unë nuk do të lejoj diferencime.
Banorë të Tiranës!

Po ju drejtohem nga kjo arenë emocionesh. Kudo të banoni në territorin e bashkisë sonë, do të jeni të barabartë në shërbime dhe investime. Bashki do të thotë “bashkësi”, dhe ne bashkë do t’i zgjidhim problemet që ka sot Tirana.

Së bashku do të ndërtojmë kopshte, shkolla dhe çerdhe aty ku nuk ka. Fëmijët nuk do të zgjohen që pa aguar për të shkuar në shkolla kilometra larg tyre. Ju prindër në Astir e Unazë të Re, tek Liqeni i Thatë apo tek Kodra e Priftit, nuk do të nxitoni më nëpër Tiranë për të çuar në kohë fëmijët tuaj në shkollë. Shkolla do të vijë te ju, qendra shëndetësore do të vijë te ju, shërbimet e bashkisë do të vijnë te ju.

Atje ku ka fëmijë, ne do të çojmë dije, ku ka shkollë do të çojmë rrugë, ku toka u tha për një pikë ujë, do të çojmë ujë për vaditje. Atje ku ka vështirësi, një dorë do të trokasë në derën tuaj.

Nuk do të humbni asnjë ditë pune në Tiranë për të marrë një dokument. Do të gjeni gjithnjë hapur një derë ku t’ju shërbehet njerëzisht. Bashkia e Tiranës do të reflektojë traditën tonë të mikpritjes, të gadishmërisë për të ndihmuar këdo që na troket në derë.

Këtë ofroj unë, vërtetësi, mirësi, besnikëri , ndihmë, zgjidhje. Unë jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë, dhe a e dini pse? Sepse janë të gjitha të arritshme, 100% të realizueshme.

Jam i lumtur veç kur e mendoj që 200 mijë banorë që udhëtojnë çdo ditë me urban, nuk do të paguajnë më. Me këto rroga e pensione, ato para do t’ju duhen në xhep. Minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj, do ti keni në xhepat tuaj dhe kjo jo vetëm 1 muaj para zgjedhjeve, por çdo muaj, për 4 vite me rradhë.

U them gjimnazistëve, studentëve, pensionistëve dhe të gjithëve ju që për të njëjtin shërbim mizerabël, jua rritën biletën në 400 lekë: Autobusi do të jetë pa pagesë! Kushton vetëm 6.8% të buxhetit të bashkisë. Taksat tona nuk do t’i marrin më bosat e inceneratorëve. Ju nuk do të mbani më me para ata që janë në kërkim nga drejtësia. Financimi i inceneratorit imagjinar të Tiranës do të ndërpritet urgjentisht! Jo 70 e 80 mijë euro në ditë, por as 400 lekë biletë autobusi nuk do ju marrin më!

Tirana nuk do të ketë dallim nga 250 e kusur qytetet anembanë botës që ofrojnë transport publik pa pagesë. Bëni hesap sa shpenzoni deri tani për 1 apo 2 linja vajtje-ardhje në ditë, e sa do të kurseni nga udhëtimi pa pagesë. Bëni llogaritë tuaja, sa orë kaloni në radhë për një abone, e cila pas 14 majit nuk do t’ju duhet më fare. Transport pa pagesë për qytetarët e Tiranës! Kjo çështje është e mbyllur.

Kam dëgjuar çudira nga kampi tjetër, por nuk kanë të krahasuar me problemet e përditshme që kam parë e dëgjuar nga ju këto muaj për Tiranën e vërtetë dhe jetesën e papërballueshme, për apartamentet e shtrenjta, taksat e larta, për ujin që e paguani 3-4 herë dhe nuk është i pijshëm; prandaj unë dhe ekipi im vijmë me një program për ta bërë Tiranën funksionale dhe të jetueshme për të gjithë.

Është e pafalshme të mos ndërtohet qoftë edhe një shkollë për një zonë me 70 mijë banorë, kur kryebashkiaku ka mbledhur plot 41 milionë euro, nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, e cila pas 14 Majit, do të bëhet zero, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin.

Është e pafalshme të shpenzosh 61% të buxhetit të bashkisë për mobilje, dieta, karburant, shërbime luksi dhe paga për njerëz që nuk shkojnë në punë, e të lësh 1 milionë banorë me bidona në duar, qytetin pa trotuarë ku të lëvizin nënat me karroca, fëmijë pa oborr ku të luajnë, të rinjtë pa një qendër rinore.
Jo, nuk do të prisni pafundësisht. Më 14 maj Tirana ka një zgjedhje për të bërë, dhe ajo fillon nga duart tuaja.

Sot kemi miq nga e gjithë Shqipëria, prandaj unë ju drejtohem edhe juve që planifikoni të shpërnguleni në Tiranë. E di se keni hallet tuaja e nuk doni ta kaloni kohën të bllokuar në trafikun e tmerrshëm të Tiranës. Investimi më i mirë që mund të bëjmë për të lehtësuar trafikun, përvec autobuzit pa pagesë, është dhe zgjidhja përfundimtare për lidhjen e Bulevardit Dëshmorët e Kombit me Bulevardin Zogu I, përmes nënkalimit që do të ndërtojmë në Sheshin Skënderbej, pa prekur asnjë cm katror të sheshit apo parkingut nëntokësor ekzistues. Gjithashtu Tirana do të ketë 30% më shumë vende parkimi pa pagesë për banorët e saj.

Kështu do të ulim edhe ndotjen e madhe që kemi, prej së cilës kryesojmë listën e kryeqyteteve europiane me më shumë fëmijë astmatikë dhe renditemi si një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës.

Për shëndetin tonë na duhen edhe oazët e gjelbër. 1 për çdo lagje. 200 metra katrorë për të ndërtuar një kënd të gjelbër nuk janë asgjë përpara batërdisë me 7.1 milionë metër katrorë leje ndërtimi që janë dhënë këto vite. Ja pra që është e mundur, nëse vendosim prioritet shumicën, qytetarët.

Në shumë rrugë të brendshme ndërtimet e larta bllokojnë depërtimin e dritës së diellit. Tirana nuk e sheh më, as malin e Dajtit dhe as Kullën e Sahatit.

Tirana jonë ka nevojë për frymëmarrje, për kënde pushimi për fëmijët dhe të moshuarit, ka nevojë për ajër më të pastër. Unë dhe ekipi im i kemi identifikuar këto hapësira, por si fillim ne do të orientojmë ndërtimin rezidencial nga përqëndrimi aktual në qendër, drejt poleve të qytetit, në mënyrë që Tirana të bëhet qytet policentrik, qytet proporcional, i zhvilluar dhe i jetueshëm edhe në periferitë e saj, atje ku planifikojmë të ndërtojmë parkingjet hyrëse për këdo që vjen këtu për të zgjidhur punë.

I kemi ndarë problematikat në dy kategori, brenda shtëpisë dhe jashtë pragut të saj. Uji është problemi më i madh që kemi në shtëpitë tona. Çmimin na e rritën me 44%, por uji vazhdon të vijë me orar të kufizuar dhe nuk plotëson asnjë standard për konsum të shëndetshëm. Objektivi im është t’i heq Tiranës depozitat e ujit mbi tarraca. Për këtë më duhet mbështetja juaj dhe gjykimi i ekspertëve.

Tani i drejtohem biznesit të vogël dhe biznesit të mesëm. Përse mendoni se politikat e kësaj Bashkie janë kaq armiqësore ndaj jush? Përgjigja është e thjeshtë, sepse ju përbëni shtresën e mesme të këtij qyteti. Kontigjentin më të lirë dhe të pakontrollueshëm nga pushteti. Sot lidhim një pakt sëbashku. Me paketën time të zerimit të taksës antikushtetuese të infrastrukturës arsimore, uljes së taksave të tjera si dhe përgjysmimin e tarifave, ju do të ndesheni me klimën më miqësore ndaj jush, që do t’ju mundësojë të rriteni vit pas viti.

Të nderuar bashkëqytetarë!
Pas 14 Majit, ju garantoj se asnjë metër katror gjelbërim nuk do t’i preket më parkut të liqenit artificial! Madje Bashkia e Tiranës do të ketë në territorin e saj edhe 6 parqe të reja.
Kështu do të veprojmë edhe përgjatë lumit Lana, i cili na bën sot të vetmin kryeqytet në Europë, që ujrat e zeza i derdh në mes të qytetit. Lana, lumi plot hijeshi i Tiranës do të bëhet realitet.
Këto projekte janë të realizueshme nëse ju të parët e kërkoni ndryshimin. E ky ndryshim tani është në duart tuaja.

Dua gjithashtu ti drejtohem grave të Tiranës, nënave dhe bashkëshorteve. Ne e dimë mirë se jeni të pazëvendësueshme kur bëhet fjalë për ta mbajtur të bashkuar familjen shqiptare. Nëse Tirana ndryshon, fëmijët tuaj do të kenë një të ardhme në Shqipëri. Unë kërkoj nga ju mbështetje, sepse e di peshën reale të fjalës suaj. Unë dua ti mbaj të bashkuara familjet tona, e ndërkohë ju garantoj se Policia Bashkiake, do t’ju ofrojë më shumë siguri për jetën tuaj në këtë qytet, i cili ka dëshmuar shpesh herë se është tepër agresive me ju.

Ndryshimi është në duart tuaja!

Në mbyllje, apeli im i shkon të gjithë të rinjve të kryeqytetit, të cilët e gjejnë të pamundur të nisin një jetë të vetën këtu, për shkak të kostove stratosferike të këtij qyteti. Cdo gjë që ne bëjmë sot, shkon vetëm për të ardhmen tuaj më të mirë. Për cmime më të përballueshme për apartamentet, për standard jete më të mirë, për karta studenti që përfshijnë nevojat tuaja reale dhe jo qokat e kryebashkiakut, dhe për infrastrukturë arsimore shumë herë më cilësore. Për këtë arsye, me 14 Maj, mos ikni nga qyteti, por dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë ato grupe interesi, të cilat pavarësisht se nuk përmenden dot në një fjalë të shkurtër si kjo sot, i kam takuar gjatë turit tim të dëgjimit: Taksistët, zjarrfiksët, mësuesit, punëtorët, fermerët, pensionistët, artistët, barmenët, berberët, parukierët, animalistët, gazetarët, sportistët, ambjentalistët, mjekët dhe shoqërinë civile.
Jam krenar për programin dhe ekipin tim, që ju garantoj se është nga më të mirët që ka parë Tirana.

Gjithashtu falenderoj anëtarësinë dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që më dhanë nderin të përfaqësoj alternativën e ndryshimit në qytetin tim. Kurrë nuk e kisha menduar ndonjëherë se ai djaloshi që shpërndante fletëpalosje për Partinë Demokratike nëpër Tiranë 14 vite më parë, sot do të ishte kandidati i saj për Bashkinë e Kryeqytetit.

Është tepër emocionuese për mua dhe njëkohësisht mesazhi më i fortë që marr, se me punë e vullnet, shpesh herë dhe me luftë, mund t’ia dalësh të arrish aty ku duhet.

Sa për mua, ju jap fjalën e nderit se sa herë të dal nga ajo zyrë e të na ndeshen shikimet përballë në rrugë, do të shihni po atë Belind besnik të qytetit të tij dhe të pa tjetërsuar nga politika.

Faleminderit Suzana, Zamir dhe Redi për gjithcka keni bërë për mua.
Faleminderit Anna, që gjithmonë besove tek unë.
Ju du Tirana!
Bashkë Fitojmë! Bashkë Fitojmë! Bashkë Fitojmë!

Cara dhe Mëlyshi takim me mirditorët e ‘Durrësit të ri’ dhe Spitallës: Të shpëtojmë pluralizmin, ta kthejmë pushtetin tek qytetarët

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, zhvilluar një takim në zonën e “Durrësit të Ri” dhe Spitallës me përfaqësues të komunitetit mirditor.

Në takim ishte i pranishëm edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mirditë Albert Mëlyshi, teksa të dy u zotuan se pas 14 majit pushteti vendor rikthehet në duart e qytetareve.
“Rikthimi i pushtetit lokal në duart e qytetarëve dhe investime që kanë në fokus njerëzit dhe jo fasadën”, u shpreh Cara.

Ndërkohë Mëlyshi ftoi mirditorët që votojnë në qytetin bregdetar të votojnë Igli Carën, ndërsa nga mirdtorët që votojnë në vendlindje, ai kërkoi që ta mbështesin.

Melyshi i ftoj që në 14 maj të bëhen pjesë e ndryshimit duket votuar për opozitën. Sipas Mëlyshit krahina e Mirditës ka qenë e diskriminuar në investime e pasojë sot po përballet me shpopullim masiv, ndaj sipas tij qytetarët duhet të reagojnë me votë.

Ndërkohë kandidati për Bashkinë Durrës Igli Cara vlerësoi rolin e komunitetit mirditor në Durrës dhe arritjet e tij, teksa u shpreh se ne 14 maj shqiptarët do shpëtojnë me vote pluralizmin. Cara u shpreh Bashkia do ketë vëmendje të shtuar sa i përket investimeve në zonat e reja të banimit të krijuara pas viteve 2000.

Në Durrës dhe rrethina jeton një komunitet prej 15 mijë banoresh, të cilët kanë ardhur dy dekadat e fundit nga Mirdita.bw

Si po falsifikohen paratë në Shqipëri, raporti i BSH: Kini kujdes me këto dy kartëmonedha

Sipas raportit të bankës së Shqipërisë për sigurinë e monedhave, përgjatë vitit 2022, janë sekuestruar 343 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara dhe 79 copë monedha metalike kombëtare të falsifikuara.

Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim vijon të ngelet në vlera shumë të ulëta. Për vitin 2022, ky koeficient rezultoi në vlerën 2.2.

Sa i përket shpërndarjes strukturore të kartëmonedhave të falsifikuara, sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1.000 Lekë dhe 5.000 Lekë, të ndjekura nga prerja 2.000 Lekë dhe 500 Lekë.

Monedha metalike prerje 50 Lekësh vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, në sasi të ulët dhe të papërfillshme në raport me të vërtetat, e shoqëruar me trend të theksuar rënës, krahasuar me vitet e mëparshme.

Nga këndvështrimi teknik dhe/ose teknologjik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale komerciale, pothuajse vetëm me teknikën ink-jet me ngjyra, të shoqëruara me aplikime të teknikave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë.

Ndërsa, elementet e sigurisë të lexueshëm prej makinave/pajisjeve autentifikuese, nuk ndeshen në asnjë rast imitimi, – thotë raporti. / dita

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: I dashur Prof.Robert Radoja faleminderit në jetë të jetëve!

“Të paçim sa malet, nderi i kombit shqiptar”, shkruan sopranoja me famë botërore Inva Mula krah fotove të bukura, ku në njërën prej tyre shfaqet së bashku me vajzën dhe bashkëshortin e saj, një vit më parë duke i uruar ditëlindjen e 84-rt Prof. Robert Radojës në rrjetin social.

Ndërsa me rastin e 85 vjetorit të lindjes të Prof.Robert Radojës, Inva Mula shprehet  si më poshtë:

“Ta gezosh kete jubile Profesor i Profesorave.

Ti, RINIA e perjetshme qe na meson si ta duam jeten dhe si te jemi te mire.

Te kam model qe diten e pare ne provat e Pallatit të Pionierëve por mbete model dhe i femijeve mij ndaj te them me ze te larte Faleminderit me jete te jeteve .”

 

 

Për ju i shtrenjti Profesor Robert Radoja – Requiem për vdekjen e vlerave Nga Prof.Përparim Kabo

Ikona e muzikës shqiptare Prof.Robert Radoja mbushi 85 vjeç

“Autobusë falas”, befason kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Këlliçi hyn me autobus në ‘Air Albania’

Hyrje e pazakontë në ‘Air Albania’, atje ku është çelur fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili duket se i ka mëshuar sërish premtimit të tij, për transport publik falas në kryeqytet, duke hyrë kështu me autobus në stadium.bw

Tomor Alizoti: Këtë herë ka më shumë frymë se në fushatën e vitit 2021

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti, deklaroi në një prononcim për SYRI TV përpara çeljes së fushatës, se këtë herë opozita ka më shumë frymë se në vitin 2021.

“Unë kam qenë kritik për faktin që nuk ka pasur një debat ideologjik, por realiteti politik ka qenë gjithmonë me zotin Berisha. Kjo ka qenë e padiskutueshme.

Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata janë bashkuar. Tani ata do të zgjedhin edhe të ardhmen e tyre.

Të gjithë demokratët duhet të jenë këtu se kemi një realitet të ri politik,” tha ai.

Tomorri tha se në vitin 2021, kishte një ide se pushteti do të ndryshojë për shkak se kishin kaluar tetë vite. Kurse tani ka më shumë frymë se gjatë fushatës për zgjedhjet e prillit 2021.

“PD duhet të bëjë çmos të mbrojë votat dhe t’u japë shpresë shqiptarëve,” tha Alizoti.

Belind Këlliçi: Ja pesë angazhimet kryesore për Tiranën

Pak përpara hapjes së fushatës elektorale, kandidati i opozitës, Belind Këlliçi propozoi pesë angazhimet kryesore për Tiranën.

Ato nisin me propozimin për transportin publik falas në Tiranë, që do të ulë koston e jetesës, lehtësojë qarkullimin dhe do të pakësojë ndotjen.

Këlliçi propozon reduktimin e taksave dhe tarifave, që do të ndihmojnë biznesin e vogël dhe familjet. Po ashtu, 7 milionë euro do shkojnë për prodhimet ‘Made in Tirana’.

Pjesë e angazhimit janë edhe 500 oaze të gjelbërta në Tiranë, ndërsa Lana do kthehet në një korridor të pastër dhe çlodhës.

Asnjë zonë në kryeqytet nuk do jetë pa çerdhe, kopshte dhe shkolla.

Së fundmi, Këlliçi ka propozuar edhe ndërtimin e një nënkalimi në sheshin ‘Skënderbej’ për të përgjysmuar trafikun në Tiranë. syri.net

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën elektorale

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.

ORGANIZIMI
Gazetari Osman Stafa në një lidhje për News24 tregoi detaje nga organizimi i sotëm, ku demokratë dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë udhëtuar dhe nga rrethe të vendit, për të qenë në stadiumin ‘Air Albania’. Po ashtu mësohet se pasi të jepet një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit, i pari që do të hapë zyrtarisht fushatën është kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes 17-20 folësve, është dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se gjatë ditëve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha në disa qytete të Shqipërisë, ku dhe kanë prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë e këtyre qyteteve.bw

Elona Agolli: Rudolf Marku,ky shtrembërues faktesh që i qëmton subjektivisht dhe del me konkluzione që të lenë pa gojë

Ka reaguar në rrjetin social Elona Agolli, vajza e poetit Dritero Agolli rreth shtrembërimeve të poezive të Dritero Agolli botuar tash së fundmi në një antologji poetike që ka shkaktuar shumë diskutime. Letërsia shqiptare sikur edhe shoqëria shqiptare përjetojnë trauma sepse duke munguar kritika, kjo është zëvendësuar nga nëntoka.

Më poshtë Voal.ch po sjell reagimin e Elona Agollit:

“Ja dhe antologjia me titull fort të bukur “Veshun me diell, mbathun me hanë”, emërtuar si antologji e poezisë moderne shqipe dhe hartuar nga poeti Rudolf Marku

Për përfaqësimin e Dritëro Agollit janë zgjedhur 6 poezi, nga të cilat, në publikimin prestigjoz të Markut,

tre rezultojnë me gabime drejtshkrimore që në titull ,

njëra me titull të ndryshuar

( mesa duket titulli i zgjedhur nga Dritëroi për krijesën e vet, nuk i ka pëlqyer hartuesit të antologjisë )

dhe thuajse të gjitha të gjashtat me gabime drejtshkrimore, fjalë të ndryshuara, vargje të ndryshuara, shenja pikësimi të munguara ose të gabimta, moskorrektësi në shënimin e vitit siç publikohet në versionin origjinal të vetë autorit;

Komenti tepër konçiz, shoqërues i poezive, përveçse fakteve biografike të qëmtuara e përzgjedhura subjektivisht nga poeti Marku, përmban dhe konkluzione që të lënë pa gojë …

E nuk ka ndodhur në asnjë rast tjetër që shtrembërimi i fakteve të arrijë deri aty sa të pohohet që Dritëro Agolli studioi për letërsi pranë Institutit të Letërsisë “ M . Gorki “ në Moskë .

Poeti Rudolf Marku gjithashtu i jep të drejta madhore vetes së tij për të mos përfillur të drejtat e autorit, pasi i plotfuqishmi poet laureat nuk e sheh të udhës të kërkojë leje kur autori nuk është në jetë, por vepra dhe pasardhësit e tij jetojnë.”


Send this to a friend