Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, duke konfirmuar se ai është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas avokatit, ekzaminimi është kërkuar edhe në bazë të udhëzimeve të mjekut që ndjek procesin e rikuperimit të Veliajt.
Ndërkohë, Ndreca ka bërë të ditur se gjatë takimit, kryebashkiaku i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal. Në këto shënime, sipas avokatit, janë përgjigjet që ai i ka dhënë ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij – sipas kryebashkiakut me porosi të kryeministrit Rama – për heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe delegimi te Arbër Hajdari, pranimin e autorësisë së protestave studentore dhe të Flamingove, si dhe distancimin nga avokati Ndreca.
Avokati ka paralajmëruar se këto përgjigje do të bëhen publike.
Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:
“Dola nga takimi me Erionin.
- Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
- Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”Panorama





Lexova fjalimin e Metes dhe ja si shprehet :”Në këtë datë historike, ne krenohemi me renditjen e popullit shqiptar përkrah Aleancës Antifashiste Botërore, si dhe përkulemi me mirënjohje të veçantë për dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën e tyre për Çlirimin e Shqipërisë.”( Me shume ka qene lufte civile e udhehequr nga Jugosllavet ,por dhe plumba pas shpine ne lufte per pushtet ne mesin e vete udheheqjes komuniste! ),por Meta si mashtrues vazhdon:
“Vepra e tyre shërbeu si simbol i bashkimit për idealet e lirisë, pavarësisë, demokracisë dhe frymëzim për rikthimin tonë përkrah Aleatëve tanë të mëdhenj, SHBA, NATO dhe Bashkimit Europjan ” Sipas ketij filozofi nga Skrapari , lufta e drejtuar nga Enver Hoxha dhe heronjtè e saj , jane berè burim frymezimi qe ne te ktheheshim ne demokraci , ne NATO ,SHBA etj. Kjo eshte kulmi , ku tregohet hapur se diktatura komuniste me kriminelet e saje jeton dhe drejton vendin me dhune, drogè, korrupsion e mashtrim .
As edhe nje fjale per terrorin komunist, dhe viktimat e saje, as nje fjale per rreformen e drejtesis , per luften ndaj korrupsionit dhe droges!
Kuptohet mire se Meta eshte perfaqesues i sistemit te kalbur,dhe nuk do ta bente kurre ,edhe formalisht!
Por si i korruptuar dhe si injorat, nuk harroi ti leri ca detyra shtepie Europes .
Ne fund i beri edhe presion Bashkimit Europian mbi stabilitetin ne rrajon, dhe mendoni pak se kush e benè nje gje te tillè; Presidenti i klikes politiko-mafioze shqiptare, e falimentuar , pa asnje mbeshtetje ne popull, SHBA dhe Europè ?!!!
Ne fjalimin e Metes lexohet qartè se shteti mafioz Rama-Meta-Basha-Berisha i ka ditet e numruara!
Ikni nga syte kembet o te korruptuar se na felliqet dhe na turperuat kombin.
Ku shkoj besa dhe premtimet tuaja boshe qe si qeveritar i dhate
ppopullit tone Shqipatr per liri, demokraci te vertet dhe prosperiet.
Ikni o te korruptuar se na felliqet dhe na turperuat kombin.
Degjoni dhe mesoni nga kjo kenge per bese dhe tradite Shqiptare.
http://www.youtube.com/watch?v=bNLca2RXI4I
Te Lumte Goja Gezim