VOAL

VOAL

Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi – Nga SPARTAK NGJELA

Dy janë morsat që do të shtypin deri në paqenie korrupsionin shqiptar dhe të korruptuarit e Shqipërisë: reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Janë që të dyja të lidhura me njëra-tjetrën, por krerët e mëdhenj të korrupsionit shqiptar nuk e kuptuan. Dhe nuk kishin sesi, sepse janë drejtuar nga dritëshkurtësia e mendimit të tyre korruptiv.

l.
Reforma në Drejtësi tani e ka krijuar shtratin e vet juridik. I gjithë korpusi ligjor i reformës është gati për t’u aplikuar.
Po hapja e negociatave?
Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është aspekti kryesor nxitës dhe aplikues i reformës në drejtësi.

Kush mendon se negociatat nuk do të hapen në qershor, është mendjengushtë si Saliu dhe Rama, dhe i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar.
Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi. Nëse nuk ecën reforma në Drejtësi, nuk shkulet dot nga Shqipëria Korrupsion i kryeministror Berisha-Rama. Nëse nuk shkulet Korrupsion i kryeministror shqiptar, Shqipëria shkon nga kundërshtarët e Uashingtonit dhe Berlinit.

Atëherë, është shumë e thjeshtë: hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në qershor të këtij viti, është një gjë e sigurt.

ll.
Çfarë do sjellë realisht hapja e negociatave?
Hapja e negociatave është skemë që BE e ka si metodë për të barazuar nivelet me kandidatët që duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kjo metodë është skemë investuese në lidhje me strukturimin e tregut sipas normave të tregut europian, dhe skemë investuese në lidhje me ristrukturimin institucional të shtetit aktual. Kuptohet që gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

Por duhet theksuar se pikërisht këtu flitet për investime të mëdha që kapin disa miliardë euro. Sigurisht që për kontrollin e tyre menjëherë Brukseli cakton katër ose pesë këshilltarë kryesorë: këshilltarin e Kryeministrit, të ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë dhe të ministrit të Bujqësisë, të ministrit të Brendshëm.
Por pikërisht këtu është mbërthyer i gjithë ngërçi i korrupsionit kryeministror shqiptar, sepse në këtë formë kontrolli reforma në drejtësi nuk ka më asnjë shans që të ndalohet dot as nga Berisha dhe as nga Rama, se këta nuk do të kenë më asgjë në dorë.

Kjo është arsyeja që tani hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është në gjë e sigurt. Kjo sepse vetë reforma në drejtësi është e strukturuar e gjitha ligjërisht dhe pritet vetëm implementimi i saj. Kurse ky implementim është penguar nga korrupsioni kryeministror. Por, menjëherë pas hapjes së negociatave, korrupsion i kryeministror nuk do të ketë më asnjë gjë në dorë.

Për faktin që BE nëpërmjet Brukselit dhe bankës së vet do të investojë në Shqipëri në treg dje në strukturën juridike të shtetit, në vetë marrëveshjen pas hapjes së negociatave, vendosen pikat e ndërhyrjes së autoritetit të kontrollit të Komisionit Europian. Një nga këto pika pritet të jetë implementimi i reformës në drejtësi, sepse dihet që vetë Brukseli ka marrë pjesë direkte në drejtimin e ligjeve të reformës, madje edhe të kushtetutës së Shqipërisë, të cilat tani janë të gjitha në fuqi.
Madje kjo është arsyeja që politika e Brukselit dhe e Uashingtonit tani ndihet e qetë në lidhje me bëmat që vijon të bëjë korrupsion kryeministror shqiptar.

Kjo është arsyeja politike e cila hapjen e negociatave tani e konsideron një nevojë të domosdoshme edhe për Uashingtonin edhe për Berlinin e vetë Brukselin. Madje kjo është arsyeja që edhe ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë u emërua pikërisht personi që ka shkruar draftin e vetingut shqiptar.

E pra, hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë do të bëhet në muajin qeshor 2018 me një siguri absolute.
Asnjë forcë e brendshme në Shqipëri sot nuk ka fuqi të bëjë dot gjë kundër kësaj.

Saimir Tahiri lihet i lirë, gjykata jep vendimin pas dy orësh seancë me dyer të mbyllura

Gjykata e Apelit ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe tashme Tahiri do te hetohet ne gjendje te lire.

Sipas avokatit Maks Haxhia, Saimir Tahiri është pa asnjë masë sigurie tashmë, duke u shprehur se nuk ka asnje prove per t’i lidhur me kete veprimtari kriminale per te cilat akuzohet.

“Përfundimisht Tahiri është pa masë sigurie. Gjykata shfuqizon masën ndaj ish-ministrit. Nuk ishte fitore personale por e bazuar mbi ligjin.”, u shpreh haxhia ne nje deklarate per mediat.

Deklaraten e nje dite me pare te ambasadorit amerikan Donald Lu, Maks Haxhia tha se e kishte interpretuar në dy pjesë.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është që Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj”, tha avokati i Tahirit.

Më herët, rreth orës 13:30 të dites se sotme, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka lene banesen, ku ndodhet ne arrest shtepie, per te qene pjese e seances ne Gjykaten e Apelit për Krime të Rënda, e cila pritet të vendosë sot nëse ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.

Per rreth dy ore ai ndodhet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku po vijon seanca per shqyrtimin e mases per ish ministrin.

Ashtu si edhe seancen e shkuar, Tahiri eshte shoqeruar nga nje makine policie, e cila u fut ne pjesen e garazhit dhe doli praj andej se bashku me ish ministrin.

Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë sot për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e më- parshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion.

Megjithatë, nuk është çudi që të merret një vendim i njëjtë me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, kur Tahirit kjo treshe i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar me një vendim të gjyqtares Liljana Baku në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identitetit, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, avokati i tij Maksim Haxhia dhe ish-ministri kanë këmbëngulur për heqjen e masës që u dha në dy data të ndryshme nga e njëjta gjyqtare. Pas argumentit se nuk kishte prova, kërkesa u pranua nga gjyqtarët Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Nertina Kosova.

PANORAMA

Ekstradimi i Izet Haxhisë dhe hapja e dosjes Hajdari, çfarë thotë vajza e Azemit

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka reaguar sot për herë të parë pas zhvillimeve të fundit, ekstradimin e Izet Haxhisë dhe kërkesën e tij për hapjen e dosjes së vrasjes së heroit të demokracisë.

 

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin  “Ditë e Re” në “Ora News”, e pyetur pikërisht për këto dy cështje të nxehta, ajo shprehet se ëndrra e babait të saj u ndërpre dhe është misioni i saj për ta vazhduar.

 

Ke ndonje koment për ekstradimin e Izet Haxhisë?

Është një gjë që unë nuk kam dëshirë të përgjigjem, veje veten në pozicionim tim, është një gjë që unë…, tani jam e fokusuar në gjera të tjera.

Cfarë mendon për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit

Përgjigja ime është, ti e bën pyetjen se nuk i sheh anën emocionale, unë të them këtë: ajo që unë dua është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të ketë shumë dëshira në pozicionin, tim. Ajo ëndërr e atij u ndërpre, ky është misioni im.

Shqipëri, kushte të vështira pune dhe jetese për gratë punëtore

Ilirian Agolli – Në Shqipëri, Aleanca Gjinore për Zhvillim protestoi për helmimin në punë të 24 punëtoreve të një rrobaqepësie në Durrës. Në mbi 1 mijë fabrika veshjesh dhe këpucësh në gjithë vendin, punojnë rreth 40 mijë gra e vajza në kushte të vështira pune dhe jetese.

Të paktën 20 punonjëse gra, mes të cilave edhe gra shtatzëna, u helmuan dje për shkaqe të panjohura teka punonin në ditë të shtune në një firmë robaqesësie me rreth 120 punëtorë në Shkozet të Durrësit.

Ato u dërguan me shpejtësi në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa organet policore dhe ato të shëndetit publik po hetojnë për incidentin.

Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila prej disa vitesh po studion kushtet e punës në qindra fabrika dhe firma të vendit, deklaroi sot se po ndjek zhvillimet hap pas hapi, dhe po pret zbardhjen e plotë e të paanshme të ngjarjes.

“Fakti që 24 gra u helmuan në fabrikën e Durrësit tregon që në këto fabrika kushtet e punës janë larg standarteve normale të punësimit të njerëzve. Nga ana tjetër, helmimi tregoi se dita e shtunë është kthyer në një ditë rutinore pune për gratë dhe vajzat në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve. Ato punojnë pa pushim dhe nuk u llogaritet asnjë ditë pune shtesë, por ato punojnë shumë herë më tepër se sa lejon Kodi i Punës së Shqipërisë, por asnjëherë nuk shpërblehen për këto orë të tepërta pune që ato shpenzojnë në këto fabrika” – tha drejtorja ekzekutive e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti.

Dyshimet janë te ushqimi, por ato mohojnë të kenë ngrënë në grup të njëjtin vakt dhe së dyti çlirimi i mundshëm i ndonjë gazi në rrobaqepësi. Aleanca Gjinore për Zhvillim tha që ky nuk është rasti i parë që gratë e vajzat punëtore në fabrikat e tekstileve e këpucëve helmohen masivisht në vendin e punës.

“Në Shqipëri ka një ligj për sigurinë e shëndetit në punë qysh në vitin 2010, i cili kërkon të ngrihen këshillat e shëndetit dhe sigurisë në punë. Jemi të shqetësuar për këtë, sepse nuk e dimë se çfarë këshillash verpojnë në këtë fabrikë ku ka ndodhur helmimi. Nga sa dimë dhe nga raportimet e grave, këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë janë thjesht një grup emrash në letra sa për formë dhe jo për të kryer detyrat sipas ligjit. Zakonisht këta janë familjarë të pronarëve, ose të afërm të tyre dhe nuk mbrojnë të drejtat e punëtoreve” – tha zonja Arqimandriti.

Organizata po ndjek trajtimin e grave në spital dhe ecurinë e hetimeve. Mjekët kanë marrë kampione gjaku për kryerjen e analizave dhe gjetjen e shkakut të sëmurjes masive.

“Ne kërkojmë sa më parë zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe shkakun pse janë helmuar gratë e fabrikës në Durrës. Kush mban përgjegjësi për helmimin e tyre? Cilat janë masat që ka marrë këshilli për sigurinë e shëndetit në punë? Sepse ky këshill mban përgjegjësi ligjore. Me kë i kanë kontratat këto gra? Zakonisht gratë në këto sipërmarrje kanë kontrata kolektive, që ato nuk i shohin ndonjëherë me sy, sepse është një letër e bardhë, ku ato nënshkruajnë. A kanë apo nuk kanë kontrata këto gra? Kërkojmë që Inspektoriati i Punës të hetojnë menjëherë këtë rast dhe të marrin masa për këtë fabrikë dhe për fabrika të tjera, në mënyrë që njerëzit të bëjnë një punë të denjë” – tha zonja Arqimandriti.

Aleanca Gjinore për Zhvillim ka konstatuar edhe më parë helmime në vendin e punës dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve. Organizata publikoi pak më parë një studim, sipas të cilit, në një mijë fabrikat e tekstilit dhe këpucëve, që kanë afro 40 mijë punëtorë, mbi 95 për qind e punëtoreve në to janë gra e vajza, që punojnë mes mungesave të shumta teknike dhe të sigurisë për paga minimale e të paplota. Ato paguhen rreth 24 mijë lekë ose 180 euro, të cilat nuk i marrin të plota, por punojnë gratë dhe vajzat punojnë në kushte shumë të vështira jetese më këto fabrika. Kjo gjendje e rëndë e kushteve të punës dhe mos-trajtimit dinjitoz vjen nga papunësia e lartë dhe nga mungesa e sindikatave.

Punëtoret që ankohen janë nën kërcënimin e largimit nga puna dhe mbizotërojnë fyerjet gjatë procesit të punës. Sipas studimit, nëpër fabrika mungojnë kontrollet shëndetësore, pajisjet për mbrojtjen e punëtorëve nga kimikatet, shpërblimet për punë të zgjatur dhe lehtësira për gratë shtatzanë. Shpesh në këto fabrika mungojnë këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe sindikatat për dialog me pronarët.

Tahiri kërkon heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, Donald Lu: Vendimi të bazohet mbi ligjin, jo mbi presione, kërcënime apo para

TIRANE- Në një kohë kur nesër pritet të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit mbi kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Renda, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

Në një prononcim ekskluziv për “BalkanWeb” Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi sipas tij ka raportime nga burime te pavarura për presione dhe ryshfete ndaj gjykatësve.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu për “BalkanWeb”.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në Tiranë, tek Rruga “Kodra e Diellit”.

Një “grusht shteti” që u rrek të bëhej me gurë – Nga SPARTAK NGJELA

26 maji ishte krejt e krejt një protestë e dështuar qëkurse nisi.
Partia Demokratike nuk ka më mbështetje, sepse krerët e saj, si forcë antiamerikane, janë të korruptuarit që kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë me metoda të vjetra otomane.

Dje e pamë sesi Sali Berisha donte të dëbonte Amerikën nga aleanca me Shqipërinë me gurrët e 200 individëve të paguar.
Fjala ishte se donin të rëzonin ministrin e Brendshëm.
Ministri i Brendshëm Xhafaj doli edhe më i fortë në një betejë me 11 policë të dëmtuar lehtë, përballë një “grusht i shteti” që u rrek të bëhej me gurë.
Po këta injorantë, nuk e kuptojnë se nuk kanë më kohë politike në Shqipëri, se janë antiamerikanë dhe Shqipëria tani është e kurdisur sipas orës amerikane?

l.
Antiamerikanët që hiqen si perëndimorë dhe që duan të destabilizojnë Shqipërinë për të siguruar gjënë e tyre të vjedhur, dështuan dje plotësisht, sepse shqiptarët këtë herë as që i përfillën fare, ngaqë e kuptuan se korrupsioni shqiptar që po drejton Shqipërinë, është një forcë e dështuar.

Ishte dhe çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, por atë në fakt nuk e trondit dot asgjë.
Shqipëria e ka të sigurt që i çel negociatat në këtë qershor, duan apo nuk duan një grusht njerëzish të korruptuar që, pasi kanë vjedhur shqiptarët, të kapur, nuk duan ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, dhe nuk duan që t’i përgjigjen normalisht akuzës kundër tyre.

Por gjithsesi, e gjithë zallamahia e djeshme sigurisht që në thelb nuk ishte një ndërmarrje e kotë dhe nuk mund të thuash se do të ndalojë si përpjekje antiperëndim, nga të gjithë të korruptuarit.

ll.
I gjithë korrupsioni kryeministror i të dy krahëve të politikës shqiptare dje, më 26 maj 2018, ishte i bashkuar. Që të katër bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha pritën dje që të rrëzonin ministrin e Brendshëm Xhafaj.
Pas protestës së dështuar të katër ishin pa gjak në fytyrë, kurse Fatmir Xhafaj qeshte.

Në të vërtetë lufta kundër ministrit Xhafaj është një luftë antiamerikane. Në këtë betejë antikorrupsion të drejtuar nga politika amerikane në Shqipëri, amerikanët i kanë marrë Ramës dhe Berishës ministrin e Brendshëm. I morën me forcë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, dhe ndërkohë i kanë lënë në mëshirë të reformës në drejtësi, e cila sigurisht që penalizon edhe Ramën, edhe Berishën.
Duhet të theksojmë se pa ministrin e Brendshëm, Reforma në Drejtësi nuk mund të kryhet. Por këtë, ashtu siç e di Rama dhe Berisha, e dinë edhe amerikanët.

Kjo është arsyeja që Lufta kundër ministrit të Brendshëm sot në Shqipëri është një lëvizje antiamerikane.
E gjithë kjo lëvizje, para një jave, pasi paraqiti çështjen qesharakë Babalaj, priti nga Rama shkarkimin e ministrit të Brendshëm. Dhe të gjithë ishin të sigurt për këtë shkarkim: të gjithë të korruptuarit e Shqipërisë.
Kurse politika amerikane heshti.
Rama provokoi rëndë politikën amerikane, dhe ajo iu përgjigj ashpër me ambasadorin Lu. Por menjëherë FBI dhe organet e specializuara amerikane konstatuan nga analiza spektrale e zërit se audiopërgjimi Babalaj, ishte një falsitet destabilizues. Amerikanët e vunë në dijeni kryeministrin shqiptar, dhe ky i përpunuar doli dhe dhe me frikë tha që “analiza e zërit tregon që audiopërgjimi është falsitet”. Ministri nuk u shkarkua dot prej tij.
U kundërpërgjigjën injorantët e korruptuar duke thënë se nuk bëhet analiza spektrale e zërit në dy ditë.
Analiza spektrale e zërit të krahasuar nga FBI bëhet në më pak se një orë, por kur ke të bësh me injorantë, është e kotë të merresh me ta. Ku e dinë këta derëzes e punëzes se çfarë është analiza spektrale e zërit!

Treshja Berisha, Meta dhe Basha të rënë shpirtërisht, u hodhën kundër Ramës, kurse ky në fakt ishte me ta, por i detyruar nga politika amerikane, refuzoi pushimin e ministrit të Brendshëm.
Kurse Xhafaj u tregua më i vendosur kur tha se “jepte dorëheqjen si ministër në funksion të analizës së zërit”. Kuptohet se ky sigurisht që e dinte të vërtetën nga FBI. Po Basha, pse nuk iu përgjigj me të kundërtën, domethënë që edhe ky e jepte dorëheqjen po të dilte falsitet audiopërgjimi Babalaj?
Ku shkoni o të korruptuar të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit!

lll.
Dje, korrupsioni shqiptar, pati rënie drastik dhe, bashkë me të, edhe media e blerë nga korrupsioni. Në fakt rënia e tyre është nga naiviteti i shpresës se me një revoltë popullore do të mund të ndalonin reformën e nisur në Shqipëri.
Kurse media e blerë nga korrupsioni është e mërzitur.
Edhe Rama, i mërzitur, provokoi dje pas protestës përkrahësit e Partisë Demokratike me shpresë që ata të vinë me shumicë herën tjetër.
Të gjithë bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha duan destabilizim.
Por ajo që është më poetikja: të katër këta kërkojnë të rrëzojnë Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, sepse ai drejtohet nga amerikanët.
Po dështuan përfundimisht.

IV.
Koha po ndihmon Shqipërinë. Politika amerikane e kërcënoi ashpër dje si Berishën ashtu edhe Bashën. Dhe do të vijojë kështu, sepse këta nuk heqin dorë nga destabilizimi.

Amerikanët duhet t’i bëjnë publike ato që kanë grumbulluar kundër korrupsionit shqiptar, kurse riemërimi ambasador i ambasadorit Donald Lu, ka mërzitur rëndë gjithë korrupsionin kryeministror shqiptar, sepse nuk kanë alibi për të thënë se kundër nesh nuk është politika amerikane, por vetëm ambasadori.

Po kush vjen tani në Shqipëri.
Ende nuk dihet, por koha sot në Shqipëri, në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, kërkon që politika amerikane të sjellë këtu një personalitet të njohur amerikan.

Ambasadori amerikan në Tiranë sot hyn në pesë ambasadorët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të shohim se kush do të vijë. Por kjo politikë amerikane do të vijojë më me forcë kundër korrupsionit shqiptar.
Shqiptarët treguan dje se po presin sa më shpejt rezultatet e Reformës së nisur nga amerikanët në ndihmë të shrrënjosjes së korrupsionit në Shqipëri.
Ajo që dihet me siguri është fakti se të gjithë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, sot janë të humbur dhe të gjithëve iu është identifikuar shuma e parave dhe pronave që kanë përfituar nga korrupsioni.

Holanda kundër negociatave, ja letra që Rama iu ka dërguar deputetëve holandezë

Kryeministri Edi Rama iu ka shkruar një letër deputetëve holandezë, si një përpjekje për të bindur ata se Shqipëria meriton çeljen e negociatave.

Kjo lëvizje e kryeministrit Edi Rama vjen pasi dy deputetët e Partisë Laburiste, Lodewijk Asscher dhe Kati Piri kishin bërë një listë të gjatë me argumente ku theksonin se vendet e Balkkanit Perëndimor nuk ishin gati për tu bërë pjesë e BE-së, ndaj në vendimet e Qershorit Holanda duhej të shprehej kundër.

Pjesë nga letra e kryeministrit Edi Rama:

“Vendet e Ballkanit nuk janë ende gati për të hyrë në BE”, shkruajnë Lodewijk Asscher dhe Kati Piri në 15 maj. Pastaj ata renditën një listë të problemeve për t’i bërë ato të barabarta. Kjo nuk është e nevojshme. Ne jemi dakord me ta: Shqipëria në të vërtetë nuk është ende gati për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. Kjo mund të merret parasysh vetëm nëse plotësojmë plotësisht kriteret strikte për anëtarësim.

Përfundimi i Asscher dhe Piri nuk është vetëm i parakohshëm, por kalon edhe qëllimin e tij. Duke u bërë anëtar i Bashkimit Evropian nuk është një çështje në këtë moment. Vizioni ynë për të ardhmen e Shqipërisë është se udhëtimi është shumë më i rëndësishëm se destinacioni. Ajo që ne në të vërtetë dëshirojmë është ajo që dëshiron çdo vend: paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i qëndrueshëm për popullin tonë.

Rekomandimi i Komisionit Europian për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nuk do të thotë që Shqipëria automatikisht do të bëhet anëtare, por është sinjal për ne që të punojmë më shumë, duke dhënë më shumë rezultate nga reformat. Duke hyrë në negociata, Shqipëria ka një pozitë më të mirë për të zbatuar procesin e reformave në vend. Për më tepër, Holanda dhe pjesa tjetër e BE-së do të kenë kontroll më të mirë ligjor dhe politik mbi këtë proces.

Ne jemi të bindur se procesi rigoroz, i vështirë dhe i gjatë para anëtarësimit në Bashkimin Evropian është mënyra më e mirë për të arritur rezultate: së pari rezultate për brezin e ri të vendit tonë dhe së dyti, në të ardhmen të marrim dritën jeshile për anëtarësim. Duke punuar së bashku dhe për të siguruar që ne mund të zbatojmë reformat e rënda që janë të nevojshme: Në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe krimit të organizuar. Me fjalë të tjera, është pikërisht procesi i gjatë dhe i rreptë i pranimit në BE që na detyron të bëjmë reformat që Asscher dhe Piri dëshirojnë!

Ne i kuptojmë shqetësimet e shteteve anëtare. Dhe ne e pranojmë qëndrimin e rreptë dhe të drejtë të Holandës. Pra, të mos ketë keqkuptime për këtë. Por, ne e meritojmë plotësisht procesin e pranimit. Qëllimi ynë është pajtueshmëria 100 përqind. Dhe jo vetëm për shkak se ajo na përket, por sidomos sepse besojmë se i detyrohemi këtij brezi tjetër të Shqipërisë.

Por pastaj i them gjithashtu z. Asscher dhe kolegëve të tij – në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm të dalin në rrugë dhe të bëjnë sakrificat e nevojshme në rrugën drejt së ardhmes – jo vetëm të jenë strikte, por edhe të drejta.

Ne tashmë po kryejmë reforma. Bëhet fjalë për fakte dhe dëshmi për punën e vështirë. Duke na refuzuar negociatat e pranimit, procesi nuk është as më i mirë as më i drejtë. Sepse, pa marrë parasysh se sa ambicie kemi, nuk mund ta bëjmë vetëm. Le të bëjmë këtë udhëtim së bashku sa më shumë që të jetë e mundur. Për t’i dhënë asaj shansin më të mirë të suksesit. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Evropës.

Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë.

Çfarë deklaronin dy deputetët (Përmbledhje)

Sipas Lodewijk Asscher dhe Kati Piri korrupsion dhe mungesa e perspektivave ekonomike është e lartë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në mesin e të rinjve. Shumica e liderëve politikë kanë një reputacion të dyshimtë kur bëhet fjalë për vlerat evropiane.  Ata argumentonin se futja në BE e këtyre vendeve, i nxitur nga shqetësimet gjeopolitike për stabilitetin dhe ndikimin në rritje të lojtarëve të jashtëm si Rusia, Turqia dhe Kina duket i tepërt.

Kati Piri është politikane holandeze e lindur në Hungari dhe anëtare e Parlamentit Evropian për Holandën, që nga korriku 2014. Ajo është anëtare e Partisë Laburiste, pjesë e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Lodewijk Asscher është kryetar i Partisë Laburiste Holandeze (PvdA). Ai ka shërbyer si zëvendës kryeministër i Holandës dhe Ministër i Çështjeve Sociale dhe Punësimit në kabinetin e dytë të Rutte nga 5 nëntor 2012 deri më 26 tetor 2017.

Përgatiti Gazeta Shqiptare

Manjani: “Basha bëri mirë që tërhoqi protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, bëri analizën e tij në lidhje me protestën e sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas ish-ministrit të LSI, protesta ishte një potencë e jashtëzakonshme kundër qeverisë dhe se njerëzit ishin të mbushur me mllef.

Përsa i përket përshkallëzimit të situatës ku pati një konfrontim mes protestuesve dhe policisë, Manjani thotë se kryetari  i PD bëri mirë që tërhoqi protestuesit, pasi nuk dihej ç’mund të ndodhte, shkruan BalkanWeb

“Kemi një qeveri që vetëm bën propagandë, e tani na shfaqet si qeveri që zhduk prova. Bën të këqija dhe zhduk provat, nxjerr opozitën gënjeshtare. Kemi pasur përpjekjen e opozitës, që ka bërë një punë të lavdërueshme me thënë të drejtën. Nxorrën prova, dhe tani u finalizuan me një protestë. Ishte një pjesëmarrje shumë e mirë.  Kishte një lum njerëzish, shihej një potencë e jashtëzakonshme antiqeveritare. Kishte goxha mllef. Unë isha në mes të njerëzve që nxirrnin mllef.

Nuk mendoj se shqiptarët kanë indiferencë për çështje politike. Ata marrin pjesë në politikë në mënyrën e tyre, secili ka mendimin e vet. Marrin pjesë në zgjedhje. Ajo që e ndan opinionin publik nga e vërteta janë analistët për fat të keq.

Njerëzit u përgjigjën”

Protestë si e Kukësit apo si kjo e ditë së sotme?

“Çdo protestë është e mirë, nuk është e thënë që të vriten njerëz që të quhet protestë. Ne po përjetojmë për herë të parë policinë dhe ministrinë e Brendshme të jetës së njeriut, pasi hyn në jetën e çdo njeriu, kontrollon çdo gjë. Dëmi që i sjell trafiku i drogës një shteti është shumë më i madh se një mllef i shkaktuar në ditë proteste. Kam përshtypjen se në Greqi e Francë do ishin djegur qytetet, por këtu nuk ndodh. Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit dhe nuk la që të zhvillohej ndonjë skenar i padëshirueshëm”.

Paloka deklaratë të fortë: Protestuesit ishin gati për gjithçka, mund të kishte viktima

TIRANE– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e vlerësoi të drejtë vendimin e Lulzim Bashës për të tërhequr turmën e protestuesve, pasi sipas tij situata mund të kishte precipituar.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në “News24” Paloka tha se punonjësit e policisë kishin shkelur ligjin, pasi në protestë ishin të armatosur, ndërsa shtoi se mund të rrezikonte që ndonjë protestues t’ua merrte pistoletën, shkruan “BalkanWeb”. Teksa u pyet nga moderatorja Nisida Tufa nëse mund të kishte viktima, Paloka nuk e mohoi këtë fakt, ndërsa shtoi se protestuesit që ishin tek Ministria e Brendshme ishin të gatshëm për gjithçka.

INTERVITSA
Teksa ndoqëm intervistën e kryeredaktorit të RD të dhunuar. Si e komentoni ngjarjen?
Bledi ka ardhur gazetar kur unë kam qenë kryeredaktor te RD. Ai është qytetar i Tiranës, dhe nuk është agresiv. Do i uroj shërim të shpejt. Do uroja pa cinizëm se gazetarët janë dhunuar edhe në botë, ju ka ndodhur edhe shumë raste dhune. Me një qeveri si kjo s’mund të presësh asgjë tjetër. Ajo sulmon qytetarët dhe mbron krimin. Për këtë ishim sot në protestë, për të luftuar ndaj një qeverie që mbron kriminelët.

Si ishte për ju protesta e ditës së sotme, edhe nga pjesëmarrja?
Mendoj se protesta i dha mesazhet për të cilat u thirr. Siç kemi thënë gjatë gjithë ditëve para, qëllimi ishte kërkesa për largimin e Xhafës. Ju do thoni se ai është aty. Kur kemi kërkesa për largim, se mendonim që ai do jepte dorëheqje. Ai vërtetë u largua nga ministria, para se protestuesit të ktheheshin në Ministrinë e Brendshme, ai nuk dha dorëheqje.

Në fjalën e tij Basha se përmendi audio-përgjimi…
Ça lidhje ka kjo?!

Me ça objektivi erdhi sot PD në protestë?
Ti bënte të qartë se shqiptarët nuk mund të pajtohen me faktin që është vënë një ministër i brendshëm të ketë lidhje me drogën. Edhe një njeri i vetëm kur proteston ka të drejtën të thotë të vërtetën.

Ju i keni qejf shifrat për pjesëmarrje…
Sigurisht. Unë vet nuk mund të gjykoj se ishte apo jo më e madhe apo më e vogël.

Ku ishit pozicionuar?
Unë qëndrova në pjesën e qendrës së protestës. Isha dhe tek ministria e Brendshme, në atë pjesë ku ishte pjesa më energjike.

A tregoi ‘muskujt’ opozita aty?
Absolutisht jo. Ne si deputetë, drejtues të PD jemi ndeshur gjithë kohës edhe me reaksion të protestuesve që kërkonin të lejoheshin të avanconin më shumë. Nëse aty sdo të kthehej Basha të merrte protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë. Aty mund të ishin 5 mijë vetë që ishin gati për gjithçka. Kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Ishin të armatosur. Në kundërshtim me ligjin.

Mund të kishte viktima?
Aty mund të ndodhte çdo gjë. Kishte policë me armë. Jo se mund të nxehej ai (polici), por edhe mund t’ja merrnin armën.

Tiranë: shoqatat kërkojnë mbështetje për dhunën policore

Ilirian Agolli  – Në Tiranë, Shtëpia e të Drejtave Njerëzore dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i kërkuan qeverisë të hapë në çdo drejtori policie Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.Kërkesa e këtyre organizatave erdhi pas njoftimeve të shumta për dhunë në repartet policore, dhe pas dyshimeve se një i ri humbi jetën në policinë e Korçës prej dhunës dhe diskriminimit.Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kërkuan sot që Policia të hapë sa më parë Zyra për të Drejtat Njerëzore dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Organizatat thanë se nga qytetarët dhe nga media po bëhen denoncime të vazhdueshme për keqtrajtim dhe diskriminimit të arrestuarve brenda reparteve policore.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut, Altin Hazizaj, thotë se shkelja e të drejtave njerëzore në komisariatet policore, arriti kulmin një javë më parë, kur i riu Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve, humbi jetën në mjediset e policisë së Korçës, duke dëshmuar se situata vazhdon të keqësohet.

Organizatat theksuan se Avokati i Popullit denoncon për rreth 163 personave të keqtrajtuar nga policia me dhunë fizike, trajtim johuman dhe diskriminim, si dhe arrestime ose shoqërime të paligjshme.

Por vetëm 8 raste janë dërguar në prokurori për ndjekje penale ndaj policëve për këto shkelje të të drejtave.

Ndaj ato kërkuan sot qeverisë dhe policies të hapin Zyrën për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në çdo drejtori policie.

Kjo zyrë pritet të trajtojë ankesat e qytetarëve ndaj forcave të policisë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe rasteve të diskriminimit, shkelje të të drejtave të vetë policëve nga kolegët dhe eprorët e tyre, si dhe informimin dhe trajnimin e forcave policore, për ta kthyer policinë në një institucion që mbron të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët.

Veprimtarët e të drejtave njerëzore kujtuan se hapja e negociatave me Bashkimin Europian kërkon edhe plotësimin e prioritetit numër 5, që është respekti për të drejtat e njeriut dhe eleminimi i diskriminimit.

Ndaj qeveria nevojitet të sigurojë standarte ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, thonë ata, si pjesë e përpjekjeve serioze për integrimin e vendit në BE.

Një pjesë e madhe e forcave policore janë trajnuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi, por ky prioritet ende nuk po zbatohet nga policët e thjeshtë.

Largohet edhe Vlahutin. Kush është italiani Soreca që e zëvendëson

Luigi Soreca, ambasadori i ri i BE-se ne Tirane

Një italian do të përfaqësojë në Tiranë prezencën e Bashkimit Europian.

Ai është Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishëm i komisionit Europian në Bruksel që pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë.

 

Soreca do të zëvendësojë në këtë detyrë Romana Vlahutin, kroaten e kritikuar shumë së fundmi nga opozita.

 

Kush është Luigi Soreca

Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Emigracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të emigracionit.

Zoti Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Itaisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Audio-përgjimi: Prokurori shqiptar heton Agron Xhafajn në burg në Romë

Prokurori i  çështjes së Agron Xhafajt, Përparim Kulluri  gjendet në Itali për të marrë në pyetje vëllanë e ministrit të Brendshëm, i cili ditën që u drejtua publikisht më një letër të hapur shkoi drejt Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e së enjtes  gazetari dhe drejtuesi i emisionit Debati në Channel One, Roland Qafoku.

Sipas gazetarit Qafoku, Agron Xhafaj gjendet në një burg në Romë dhe pritet që prokurori Kulluri ta marrë atë në një seancë pyetje- përgjigje.

Sipas burimeve të gazetarit Qafoku, edhe ekspertiza e video-përgjimit mbi çështjen e vëllait të ministrit të brendshëm do të kryhet në Itali.

Të njëjtat burime shtojnë se gjithçka do realizohet përmes një bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane. Prokurori shqiptar do pyesë Agron Xhafajn lidhur me video-përgjimin, njohjen e tij me Albert Veliun të njohur si “Babalja” dhe rrethanat e video-përgjimit.

PROTESTA E OPOZITËS DHE NEGOCIATAT – Nga Lirim NEZHA

Gjate kesaj javes se fundit, ne media apo rrjete sociale, po perballemi ne menyre krejt inflacioniste me argumentin se PD dhe opozita, permes protestes se te shtunes tenton bllokimin e celjes se negociatave.
Qe politika eshte shpesh spekulative, kjo dihet dhe pranohet deri ne nje fare mase, por qe te spekulohet ne kete fare feje me padijen e ketij populli eshte per te ardhur keq, sikurse eshte detyre e secilit qe njeh vlerat demokratike te nje proteste apo te cdo proteste qe te shkruaje dhe te flase kunder ketij spekulimi dizinformues.
Protesta,si nje e drejte demokratike e te gjitha vendeve me demokraci perfaqesuese,nuk eshte gje tjeter pervecse lubrifikanti i demokracise.Eshte pikerisht protesta dhe e drejta per te protestuar ajo qe e ben nje vend dhe nje popull te renditet mes demokracive.
Ndaj te protestohet sot kunder nje qeverisjeje te zhytur ne droge dhe krim,nuk eshte aspak te pengosh integrimin,por ta ndihmosh kete vend qe perpara se te aspiroje te jete pjese e Europes,duhet te respektoje veten,te shkundi supet dhe ta hedhe tej zgjedhen keq qeverisese.Vetem duke patur respekt per veten Europa do te doje te na fute ne familjen e saj.Ndryshe,duke retushuar realitetin per hir te propagandes,jo vetem qe nuk hyjme dot ne Europe,por as e meritojme te hyjme.
Sa me shume te protestoje nje vend dhe nje popull,sa me shume te dyndemi shesheve dhe te kerkojme largimin e qeveritareve te lidhur me kupolen e krimit,aq me prane integrimit jemi.Sepse une besoj se Europa eshte demokratike dhe si e tille do te doje ne familjen e vet nje vend demokratik dhe jo nje vend ku jane kapur nga qeveria te gjitha mediat,nje vend ku qeveria ka kapur prokurorine,nje vend qe nje ish minister e ka ne arrest shtepie nderkohe qe do te duhej ta kishte ne burg e pasardhesi i tij,nje ish hetues i diktatures,e ka vellain e vet te denuar me vendim te formes se prere per trafik narkotikesh.
Europa,me siguri pret te integroje nje Shqiperi te qytetareve dhe jo te bandave,nje Shqiperi ku jetohet dhe jo nje Shqiperi qe zbrazet e zbrazet perdite.
Edhe nese per fatin tone te mire apo per arsye gjeopolitike do te celen negociatat me BE-ne,kjo nuk do te thote aspak se i kemi punet ne vije.Kjo nuk do te thote aspak se Europa eshte pajtuar me qeverine dhe menyren e funksionimit te saj.Nese per fat celen negociatat,kjo do te thote se detyrimet dhe presioni nderkombetar per te pastruar politiken nga krimi vazhdojne te intensifikohen.
Ndaj eshte e udhes qe qytetaret t’i bashkohen protestes se dites se shtune dhe te gjitha protestave ne vijim derisa te kemi nje shtet te shqiptareve dhe jo te trafikanteve dhe hajduteve.
Nese nje komb dhe nje popull ka shpirtin e protestes ndaj te zgjedhurve te vet,atehere do te jete gjithnje e me prane aspiratave europiane.Pikerisht ky eshte argumenti qe duhet te na zgjoje cdo mengjes me nje reagim per ate qe nuk eshte bere si duhet dhe jo frika se ndoshta reagimi qytetar na largon nga Europa.
Nuk ka se si te ngjase,kurrsesi!

Orikum,24.05.2018

Audio-përgjimi i ‘Babales’, Prokuroria merr vendim për pasuritë e vëllait të ministrit Xhafaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë regjistrimin për procedim penal në lidhje me audio-përgjimin e shfaqur nga PD.

“Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305  i Kodit Penal”, thuhet në reagim.

 

NJOFTIM NGA PROKURORIA 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305  i Kodit Penal.

Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë ku është publikuar një material video.

Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunëtori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit.

Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit.

Gjithashtu njoftojmë se ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë.

Ndahet nga jeta autori i fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, akademiku Kolec Topalli

Është ndarë sot nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare”, njofton Akademia e Shkencave duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit akademik, miqve dhe kolegëve brenda dhe jashtë vendit.

Kolec Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare, shkruan atsh.

Punën shkencore e ka nisur në fillim të viteve ’70, duke u përqendruar në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka dhënë leksione dhe ka mbajtur konferenca shkencore për historinë e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa universitete e qendra shkencore jashtë vendit (Kozencë, Romë, Lecce, Palermo, Bari, Napoli, Mynhen, San-Peterburg, Detroit, Bukuresht, Zagreb, Glaskoë, Krakov, Riga etj.). Ka botuar artikuj shkencorë në disa revista të huaja (Gjermani, Itali, Rumani, Bullgari, Rusi, Kroaci etj.); ka referuar në shumë simpoziume e seminare ndërkombëtare dhe është anëtar i redaksive të disa revistave. Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Për kontributin e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” (“Profesor”).

Është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008; rektor i shkollës së lartë “Gjon Buzuku” Shkodër në vitin 2010; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vitin 2012. Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”.

Më 2011 ka botuar veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” dhe është shpallur fitues i çmimit të Akademisë KULT 2012 për librin studimor më të mirë të vitit. Ka përfunduar veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” që do të botohej në vitin 2015, kurorëzim i punës 45-vjeçare të tij në fushën e albanologjisë.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademikut Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00 ndërsa ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

DUKATI, OPOZICIONI DHE PERSEKUTIMI – Nga LIRIM NEZHA

Ndonëse gjatë këtyre viteve të fundit është folur dhe shkruar shumë për Dukatin, kryesisht prej bijve të vet të penës, si një prej fshatrave më të mëdhenj nacionalistë të Shqipërisë, gjithsesi është thënë shumë pak për opozicionin dhe raportet e tij me komunizmin në segmentin kohor prej 50 vjetësh. Vuajtjet e këtij fshati martir gjatë regjimit të egër diktatorial nuk kanë të sosur e nuk mund të  përfshihen brenda kornizave të një shkrimi sado i kompletuar të jetë. Do të duhen njerëz të guximshëm që natyrisht nuk do t’i përkasin këtij brezit të sotëm që do të mund të shkruajnë volume të tëra për të nxjerrë në dritë mizoritë e pafundme të pesë dekadave famëkeqe nën çizmen e kuqe.

Unë sot, përmes këtij shkrimi, do të përpiqem të mos përsëris ato çka janë thënë dhe shkruar në histori, por të bëj të ditura për lexuesin pikërisht ato fakte që të tjerët i kanë anashkaluar, madje edhe disa botime të këtyre viteve të fundit që janë shkruar për historinë e Dukatit.

I gjithë kalvari i vuajtjeve të Dukatit dhe dukatasve nën komunizëm e ka zanafillën e vet në ato pak orë ndjellakeqe te 30 nëntorit duke u gdhirë 1 dhjetor i vitit 1943, kur dy brigada partizane të udhehequra nga Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Shefqet Peci, Muhamet Prodani e të tjerë dhe të orkestruar nga emisarët jugosllavë Dushani e Miladini, u orvatën të nënshtronin Dukatin dhe dukatasit me forcën e armëve. Por nuk qe e thënë qe t’u ecte atë natë. Ata u thyen me turp në atë sulm që i bënë një fshati ku jetonin veç shqiptarë e që u mbrojt ashtu siç dinë vetëm shqiptarët të mbrohen.

Por qëllimi i këtij shkrimi nuk është të trajtoj temën e kësaj lufte vellavrasëse sepse për këtë temë kam shkruar herë të tjera. E rëndësishme për të motivuar këto radhë është ajo çka ndodhi me dukatasit pas kësaj dite makabre e deri ne vitin 1991 kur zgjedha e rëndë e komunizmit ra e bashkë me të edhe pesha e persekutimit për shkaqe bindjesh politike.

Persekucioni komunist do të niste menjeherë sapo erdhën në pushtet fitimtarët, e prej ketij persekutimi aq më pak mund të bënin përjashtim dukatasit dhe Dukati. Menjëherë filloi hakmarrja mizore ndaj krerëve opozitarë dhe familjeve të tyre. Nisën arrestimet e bujshme dhe përndjekja e atyre që ishin konsideruar kundërshtarë politikë gjatë luftës. Kështu u arrestuan dhe u dënuan me vdekje krerët e çetës së Ballit Kombëtar Maliq Koshena, Hamdi Gjoni e Sinan Hamiti.

Tmerri që mbollën komunistët me ardhjen e tyre në pushtet bënte te dridhej edhe foshnjën në barkun e nënës. Ngado, së bashku me propagandën e tyre famëkeqe, mbollën edhe frikën se askush nuk do t’i shpëtonte asaj që vetëquhej “drejtësia popullore”, e që në të vërtetë nuk kishte asgjë të përbashkët me drejtësinë. Sigurimi i shtetit i mobilizoi të gjithë informatorët dhe mekanizmat shtetërorë kundër reaksionit potent ne Dukat.

Kësisoj, dukatasit që sigurisht nuk kishin qënë pro komunizmit por më së shumti opozitarë me të, nuk mund të ndiheshin të sigurtë.  Në çdo çast i priste arrestimi dhe lincimi, pa arsye, por duke u paraqitur shkaqe nga më banalet. Ishte kjo dhunë dhe ky terror që, në vend t’i tulatte burrat më në zë të Dukatit, ngjalli edhe më shumë zëmrimin e tyre dhe nxiti edhe më shumë reaksionin që edhe ashtu nuk ishte i pakët. Ishte ky presion dhe terror  i ushtruar nga pushteti mbi ta që i bëri dukatasit te organizoheshin në grupe antikomuniste dhe të hidheshin në veprim kundër klikes së kuqe të sapo ardhur në pushtet e të cilën nuk e kishin dashur kurrë.

Por komunistët po i forconin pozitat e tyre dhe nuk ishte më e lehtë që t’u dilje ballazi si më 1943-shin. Në këto kushte nuk ngelej rrugë tjeter përvec ikjes nga ky ferr ku gjithsesi do te linin familjet, jetën dhe pronat e tyre për të cilat i kishin dalë aq ballazi ideologjisë komuniste. Përveç arratisjeve të menjëhershme pas luftës të disa krerëve intelektualë si Azem Shehu e ndonjë tjetër, do të pasonte ikja proverbiale e dukatasve ne vitin 1949, ikje që shënoi një goditje për pushtetin në fuqi, ndonëse jo e atyre përmasave siç do të ishte kryengritja e dështuar pak kohë më parë. Bëhet fjalë për kryengritjen e oraganizuar në burgun e Vlorës, një bashkëpunim mes te burgosurve dhe një berthame të fuqishme qe i mbështeste nga jashtë. E gjitha ishte një përpjekje për t’i ikur thonjve të diktaturës.

Dukati ka ndoshta numrin më të madh të viktimave të komunizmit krahasuar me numrin e banorëve. Vetëm të vrarë gjatë Luftës së Dukatit dhe të pushkatuar pas saj jane  16 vetë, bij të nënave dukatase. Atëherë si mund të ishte Dukati me komunizmin kuur rrallë ndonjë familje ngeli pa u prekur nga persekutimi? Po aq sa janë të vrarët dhe të pushkatuarit, po aq të tjerë janë të arratisur për t’i shpëtuar lincimit, plot 16 vetë, shumica e të cilëve vdiqën pa e prekur ditën e lirisë.

Vala e egër e internimeve përzuri nga shtëpitë e tyre 11 familje, ndërkohë që u shpallën kulakë 13 familje të tjera.

Duhet përmendur si një pjesë e rëndësishme e persekucionit edhe presioni permanent i sigurimit te shtetit për t’i bere dukatasit informatore e per te arritur keshtu depersonalizimin e tyre. Të gjitha  këto vetëm e vetëm që të mposhtnin këtë kështjellë që u kishte ngelur pa marrë. Por, ndonëse komunizmi u ul këmbëkryq edhe në Dukat si në të gjithë Shqipërinë, nuk mundi dot ta vërë përfund. Dukati dhe dukatasit nuk mund të pajtoheshin me regjimin që i shpronësoi, nuk mund t’i shihnin dot mallin dhe gjënë e tyre te ishin të gjithkujt dhe të askujt. Vetëm pse gjithnjë reagonin me zemërim ndaj pushtetit të dhunës, janë dënuar me burgime të gjata për motive të pastra politike 72 dukatas. Një numër rekord. Po të guxosh të mbledhësh vitet e kaluara në burgje del nje shifer shumë shekullore. Një shifër me të vërtetë marramenëse po të mendosh se 72 familje e më shumë i lanë fëmijët e tyre “nën kujdesin atëror të Partisë” për vite e vite me radhë.

Ç’MENDOJNE “ATA”…? – Nga LIRIM NEZHA

Per kuriozitetin tim i hodha nje sy te gjitha profileve te perfaqesuesve te mendimit ndryshe (ne te vertete kunder) ne Partine Demokratike. Doja te shihja ndonje reagim rreth situates aktuale ne vend, rreth levizjeve dhe aksionit opozitar, rreth asaj çka po ndodh me trafiqet dhe trafikantet ne qeveri dhe jashte saj.
Isha kurioz te lexoja se cfare mendojne per investigimin me te fundit te Jetmir Olldashit, per Babalen dhe Xhafen?
Desha te dija mendimin e tyre per ate çka po ndodh me opoziten keto ditet e fundit.
Si nje demokrat i thjeshte do te doja te krijoja nje ide te qarte nese shihet ose jo sinqerisht levizja opozitare dhe aksioni opozitar. A u intereson kjo sadopak apo thjesht po perpiqen te konturojne levizjet e tyre politike?
Ja,pergjigjet e ketyre pyetjeve kerkova ne profilet e atyre qe ne emer te parimeve dolen menjane, moren shenjester thep-shqekez lidershipin e Partise Demokratike dhe qelluan e qelluan mbi te derisa me sa duket municionet u mbaruan.
Une hyj tek ata njerez qe besojne se Partia Demokratike ka nevoje per te gjithe. Askush nuk eshte i tepert, por gjithashtu askush i domosdoshem. Te gjithe jane te nevojshem kur i sherbejne te njejtes kauze.
Por…! I pashe profilet e tyre me trishtim e nuk gjeta asfare ndonje rresht ku te flitej per kauzen e madhe te opozites, ate te dekriminalizimit te Ministrise se Brendshme dhe te gjithe qeverise se kapur nga krimi dhe droga. Fare! Asnje fjale.
Une nuk di ne do te jene te shtunen ne shesh, besoj se po nese e quajne veten opozitare, por prania e tyre nuk eshte asgje edhe nese do te jene. Opozita dhe populli opozitar ka nevoje per qendrimin e tyre publik pro kesaj kauze te madhe.Nje qendrim qe une,si nje demokrat i thjeshte i bazes e pres…!
Sepse edhe levizja e re politike, nese do te krijohet, ka per te qene levizje opozitare. Apo jo ?

 

Orikum, me 22.05.2018

Lobimi i PD në SHBA, Prokuroria dërgon letërporosi në Skoci për “Biniatta Trade”

Në kuadër të hetimeve për kontratat e lobimit të PD-së, Prokuroria e Tiranës ka dërguar letër porosi në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky veprim i Prokurorisë mësohet se ka ardhur pasi kompania që dyshohet se ka lobuar për PD-në në SHBA, është e regjistruar në këtë vend.

Kujtojmë që më herët Prokuroria ka dërguar dhe letërporosi në SHBA, por kompania “Biniatta Trade” ka pasur aktivitetin e saj në Skoci.

Partia Demokratike po hetohet për kontrata lobimi me kompania të huaj të cilat dyshohet të jene të lidhura me oligarkë rusë të cilat i mundësuan Bashës foton me Trump gjatë vizitës së tij vitin e kaluar.

Më herët, prokuroria dërgoi letërporosi në SHBA për Nick Muzin.

A është gati Tirana për ‘trazira sociale’? – Nga ALEKSANDËR KOCANI

E thënë ndryshe, a ka në këto momente ky  elektorat një “humor” aq “të zymtë” sa ta nxisë të hidhet në trazira, apo revolta sociale? Pyetja lind natyrshëm nga fakti që ka disa kohë që liderë të ndryshëm të opozitës artikulojnë thirrje drejtuar elektoratit shqiptar që shkojnë nga thjesht “mosbindja qytetare”, deri në pjesëmarrje në demonstrata të dhunshme. Këtu nuk është qëllimi për të shtruar se sa legjitime është kjo kërkesë nga pikëpamja morale, mbasi kuptohet që për të, natyrshëm, ka qëndrime të ndryshme, shpesh edhe kontradiktore (deri edhe në akuzën se po kërkohet të nxitet një rikthim i situatës së vitit të mbrapshtë ’97).

Jo, thjesht po kërkohet që të kuptohet, bazuar në studime shkencore empirike, nëse shfaq ky elektorat një gatishmëri reale për t’u hedhur në trazira sociale në këto momente. Po qe se ai do ta shfaqte këtë “potencial shpërthyes”, atëherë nga pikëpamja e logjikës së shkencave politike, do të kishte kuptim në këndvështrimin pragmatist që aktorë të ndryshëm politikë t’i kërkonin këtij elektorati ta shfaqte në veprim këtë potencial. Në këto kushte, figurativisht, “barutit të thatë” të tij do të mjaftonte që “t’i hidhej një shkëndijë” që ai të mund “të shpërthente” në trazira sociale.

Ose, ndryshe, nga pikëpamja e llogaritjeve pragmatiste, shanset që të priteshin “trazira sociale” do të ishin relativisht të konsiderueshme. Për fat të mirë, shkencat politike e kanë një instrument matës që tregon ekzistencën e mundshme të një “humori” të tillë të elektoratit që paralajmëron “furtuna sociale”. Madje, ai jo thjesht lejon të konstatohet ky “humor i zymtë”, por mat edhe shkallën “shpërthyese” të tij. Ky instrument quhet Indikatori i Mirëqenies Subjektive dhe ka për autor studiuesin e shquar të vlerave, prof. Ronald Inglehart.

Ai ndërtohet nga përgjigjet ndaj dy pyetjeve, që hetojnë shkallën e kënaqësisë nga jeta që bëjnë tani dhe atë të lumturisë që ndjejnë të anketuarit, sipas një formule të dhënë nga Inglehart. Vlera e llogaritur, sipas saj, e këtij indikatori tregon, në përgjithësi, shkallën e legjitimitetit që i jep elektorati pushtetit politik. Kur kjo vlerë është afër zeros, ose zbret relativisht pak poshtë saj, atëherë indikatori tregon për shkallë të ulët të legjitimimit të pushtetit politik që, me gjasë, flet për prirje të elektoratit drejt kërkimit të një rotacioni politik. Kur vlerat e këtij indikatori në kahun e numrave pozitivë e kalojnë shifrën e 10%, atëherë kemi një dëshmi empirike që ky elektorat më shumë i jep legjitimitet pushtetit aktual politik, sesa kërkon ndryshimin e tij.

Pra, gjasa që të ketë rotacion politik është relativisht mjaft e vogël. Ndërsa, për vlerat e tij përtej “- 10%” në kahun rritës negativ, do të thuhej si interpretim se ato, me shumë gjasë, paralajmërojnë jo thjesht një rotacion politik, por edhe mundësinë e “shpërthimeve sociale” të afërta. Në Departamentin e Shkencave Politike pranë Universitetit të Tiranës ekzistojnë rezultate të matjes së këtij indikatori që nga viti 1998 dhe që kanë qenë pothuaj të përvitshme, duke nisur që nga viti 2003. Si instrument që lejon parashikime të sjelljes politike të elektoratit, ai është përdorur për të bërë parashikime të tilla si për të shkuarën, ashtu edhe për të ardhmen dhe, në përgjithësi, ka dalë relativisht mjaft i suksesshëm në këtë mision parashikues.

Për këtë ka dëshmi si nga deklarime në konferenca shkencore, ashtu edhe në botime në revista shkencore e gazeta. Nëse i kthehemi vlerave të këtij indikatori këto 2-3 vitet e fundit, atëherë kemi për vitin 2016 vlerën prej “- 11.9%”, e cila fliste për një “humor të zymtë”, që kishte nisur të shkonte përtej kërkesës për rotacion politik.

Në vitin 2017 ky “humor i zymtë” u thellua më tej dhe këtë e tregon vlera e indikatorit që ishte “- 23.4%”. Një vlerë e tillë dëshmonte, me më shumë gjasë, mundësinë e trazirave sociale. Lexuesi i nderuar, nëse dëshiron, mund të kujtojë se deri në pranverën e atij viti, kur janë bërë matjet e kësaj vlere, pati një sërë aksionesh politike të opozitës dhe shfaqje të kundërshtimit të qeverisë nga një pjesë e elektoratit. Një tregues i një “zymtie” të tillë të “humorit” fliste pa dyshim për një nivel relativisht mjaft të ulët të legjitimitetit që i jepte në atë kohë elektorati i Tiranës pushtetit politik.

Dhe, meqë shumë afër (në qershor të atij viti) ishin zgjedhjet parlamentare, një nga mundësitë e pritshme ishte që ky nivel “humori të zymtë”, të paktën, ta shtynte elektoratin të votonte për rotacionin politik. Por, kjo gjë nuk u konstatua në zgjedhjet në fjalë. Kështu që lypset të hetohen mundësi të tjera shpjeguese të sjelljes votuese të këtij elektorati në zgjedhjet në fjalë. Ndoshta, për këtë ndihmon shqyrtimi dhe interpretimi i vlerës së Indikatorit të Mirëqenies Subjektive të matur gjatë muajve prill-maj të këtij viti. Ashtu si dhe një vit më parë, për llogaritjen e vlerës së këtij indikatori u përdorën të dhënat nga disa anketime të zhvilluara me elektoratin e qytetit të Tiranës.

Më konkretisht, 4 të tilla me mbi 900 të anketuar në 7 zona elektorale të zgjedhura me procedurë të rastit. Vlera mesatare e llogaritur për IMS doli “+8.375%”, e cila përbënte një rritje të ndjeshme kundrejt vlerës përkatëse të llogaritur një vit më parë. E para gjë që mund të thuhet më me siguri për këtë vlerë, është se ajo dëshmon që “humori” aktual i elektoratit të qytetit të Tiranës nuk ka fare karakter “zymtësie”. Pra, që, me mjaft gjasë, ky elektorat, për arsye të ndryshme, e legjitimon pushtetin ekzistues politik dhe nuk do të votonte për rotacionin e tij nëse, siç thuhet në këto raste, do të kishte zgjedhje të përgjithshme mbas një jave.

Nisur nga ky ndryshim i konsiderueshëm i vlerës së IMS, mund të supozohet që “ulja e tensioneve të brendshme” në “humorin” e këtij elektorati, lidhet jo me përmirësimin e imazhit që ka ai tani për klasën politike shqiptare, por me një pritmëni, me një shpresë se me përparimin e vetingut gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Kështu që, me gjasë, ai e sheh si më të dobishme që të ruhet statuquo-ja e tanishme e pushtetit politik, në funksion të realizimit të vetingut në fushat kryesore të jetës social-politike të vendit. Por, edhe nëse interpretimi i mësipërm nuk do të qëndronte, prapë mbetet fakt se “humori” aktual pozitiv i elektoratit të qytetit të Tiranës nuk krijon terren për aktivizimin e tij në veprimtari të tipit të trazirave sociale.

Çdo tentativë për ta thirrur atë në veprime destabilizuese, sipas hulumtimeve shkencore, del se nuk i përgjigjet gatishmërisë së tij për të marrë pjesë në to. Kështu që ajo nuk përbën një veprim politik realist, por të bazuar në një qëndrim voluntarist, subjektiv. Prandaj, edhe në vendet e zhvilluara perëndimore, forcat politike përpara se të ndërmarrin një veprim politik, e testojnë pranueshmërinë e tij nga elektorati me anketime, në mënyrë që të maksimalizojnë dobinë politike që vjen prej tij. Të njëjtën gjë do të duhej të bënin edhe aktorët politikë shqiptarë, nëse do të luanin me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri politike. Por …

“Për 10 kile mos më hajde, unë flas për 100 e sipër”, Salianji: Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit

TIRANE – Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se në disa pjesë të tjera të audio-përgjimit ai ka fakte që implikohet Agron Xhafaj.

Teksa u pyet nga gazetarët nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, Salianji pohoi se kishte treguar se si i kishte rënë në dorë audio-përgjimi, por që nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e sekretit hetimor. Po ashtu ai tha se nuk ka besim tek prokuroria, pasi sipas tij ajo është në dorë të Ramës.

“Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri. Është e qartë si drita e diellit që qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit dhe jo të qeverisë. Agron Xhafaj i kapur sot me zë dhe figurë dhe me telefonata e me çdo provë. Ai nuk është në Shqipëri dhe është larguar për të mos bërë të mundur zbulimin e fakteve të tjera. Ne jemi pyetur dhe kemi dhënë shpjegimet tona për këtë ngjarje, por prokuroria eshtë e përfshirë në kallëzimin e rremë që ka bërë Agron Xhafaj sesa në kartën e grupit kriminal. Shpejtësia e hetimit duhet të jetë për të zbuluar grupin e strukturuar kriminal. Po fakt është që të them unë; nuk jam Ervis Salianji, këtë lloj përgënjeshtrimi bën edhe Agron Xhafaj, që mos të dalë të përgënjeshtroj zërin e vet në publik. U pyetëm për gjithçka që kishin pyetje për hetimin. Nuk mund të flasim për sekretin hetimor. Kjo është pjesë e sekretit hetimor, pasi e kam deklaruar edhe në prokurori. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më solli pjesën e audio-përgjimit. Jo vetëm pjesën e parë të audio-përgjimit që u publikua nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartazi se persona të lidhur me krimin dhe me Fatmiri dha Agron Xhafajn bëjnë trafik droge në mes të ditës.

Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’. Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit ku implikohet Agron Xhafaj”, tha Salianji.

Rihapja e dosjes “Hajdari”, caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen

Izet Haxhia nëpërmjet avokatit të tij, ka kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” dhe një gjykim tjetër për të.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata dhe është caktuar gjyqtari që do ketë në dorë fatin e kësaj dosje.

Gjyqtari Besnik Hoxha do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykimin e këtij të fundit lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit 1998.

Gjyqtari do të rivendos në afat ankimin e çështjes, pasi dënimi është marrë që vitin 2002 dhe  ka kaluar afati për të apeluar.

Me këtë kërkesë të bërë nga Haxhia mund të apelojë vendimin që e ka dënuar me 25 vite dhe të kërkoj një rigjykim.

Përmes kësaj kërkese Izet Haxhia kërkon rigjykimin e tij me pretendimin se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë dhe në mungesë.

Me 8 maj 2018, Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë, 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria.

Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Kleriku pedofil në Fier, Mitropolia reagon pas akuzave të gazetarit

Sot gazetari Alfons Zeneli ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një denoncim ndër të tjera shkruante: “Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla (Arjan Pelivan Hyka) ka dorëzuar klerik një ish katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit”.

Pas këtij denoncimi ka reaguar dhe Mitropolitia e Fierit, e cila i ka hedhur poshtë ëkto akzuat dhe ka sqaruar të vërtetën që ekziston sipas tyre.

“Nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё”, thuhet në reagim.

KLERIK PEDOFIL NË FIER – Nga ALFONS ZENELI

Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla (Arjan Pelivan Hyka) ka dorëzuar klerik një ish katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit.
Edhe pse fillimisht katekisti ishte pushuar nga puna, ai po rekrutohej serisht. Nëna e viktimës shkoi tek Kryepeshkopi Anastas, dhe i tregoi shenjat e abuzimit seksual në trupin e fëmijës së saj, Fortlumturia e Tij e pa te arsyeshme qe mos t`ia prishte lumturine priftit te vet pervers dhe e dha bekimin që pedofili të hyjë në radhën e klerit të KOASh-it.

Fortlumturia e tij (dhe e atyre), kryepeshkopi i Durresit, Tiranes dhe i gjiiiiitheeeeee Shiperise, hiresia e tij Anastas pasi shperfill, perdhos, fshi nga mendja e besimtareve shqiptare At Nolin, At Visarion Xhuvanin, At Stath Melanin dhe Papa Kristo Negovanin e plot te tjere te masakruar nga parardhesit e vet te Kishes greke po injekton ne korpusin e ortoksise tone “tarbiatet seksuale” te kishes se tyre. Kisha greke , ne raport me Shqiperine dhe ortodoksine shqiptare, ka qene thjesht nje organizate kriminale dhe terrotiste. Ka shume prifterinj te larte ne hierarkine e Kishes greke qe jane ngjirrur deri ne fund te jetes duke mallkuar publikisht shqipen dhe shqiptaret e duke bekuar pushket dhe thikat e paraushtarakeve qe masakruan popullsine civile ne Korce, Kolonje e Permet.
Tani qe nuk ushtrojne dot dhume fizike kane nisur sulm te nje lloji tjeter si ky rasti qe permendem pak me lart duke i lene besimtaret ne doren e “meshave” te prifterinjeve perverse, homoseksuale e pedofile.

Iu bej thirrje ortodoksve shqiptare qe t`i abandonojne kishat e Janullatosit. T`i abandonojne djajte e veshur me veladon. Me mire djepi bosh se shejtani brenda. Vetem keshtu mund te shpetohet nderi i ortodoksise shqiptare e cila eshte avangarde namndritur e atdhedashurise, dijes dhe besimit te vertete ne Zot.

Shqipëri: Studim mbi përndjekjen e shkencëtarëve në diktaturë

Në Tiranë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e Sigurimit të Shtetit sapo ka nisur një studim mbi përndjekjen e shkencëtarëve shqiptarë gjatë diktaturës komuniste.

Studimi përfshin dekadën e parë të diktaturës, 1945-1954, kur regjimi komunist e shoqëroi instalimin e vet me vrasjen dhe burgosjen e dhjetëra dijetarëve shqiptarë.

Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit zhvilloi në Tiranë një konferencë mbi profesorin Selahudin Toto, deputet dhe drejtuesi i parë i Institutit të Shkencave.

Ai u dënua me vdekje nga diktatura komuniste qysh në fillimet e saj, në maj 1947, së bashku me një grup deputetësh të tjerë.

“Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka arritur një marrëveshje me Projektin PERFORM për të bashkëpunuar në studimin mbi rolin e shkencës në zhvillimin e shoqërisë gjatë viteve të para të vendosjes së regjimit komunist (1945-1954)” – tha Genta Mara Sula, drejtuese e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Konferenca u zhvillua në ditën e lindjes së Selahudin Totos, i cili u përkujtua me nderim nga akademikë, diplomatë dhe familjarë të studiuesve të përndjekur.

Ambasada e Italisë në Shqipëri e gjeti dhe i dhuroi Akademisë së Shkencave dhe familjes temën e tij të diplomës.

Historiania Nevila Nika, foli në takim mbi “nevojën e madhe që ka shoqëria shqiptare të dëgjojë sa më shumë për këto vuajtje ende të pazbuluara, si një rrugë që Shqipëria të bëhet më e mirë”.

Projekti do të zbulojë ndikimin e Sigurimit famëkeq të Shtetit mbi shkencën shqiptare dhe përfaqësuesit e saj më të njohur, si edhe përndjekja e shkencëtarëve shqiptarë në jetën dhe punën së tyre.

Mes shumë figurave do të studiohen Gjergj Kokoshi, Eqrem Çabej, Sabiha Kasimati, Arshi Pipa, Odhise Paskali, Aleks Buda, Ollga Plumbi, Petraq Pepo, Gjovalin Gjadri dhe Petraq Qafoku, si pjesë e elitave intelektuale dhe kërkimit shkencor në dekadën e para të regjimit komunist në Shqipëri.

Tërmeti i fuqishëm trondit jugun e Shqipërisë

Lëkundje tërmeti kanë tronditur jugun e vendit, pasditen e së shtunës. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 ballë.

Me një thellësi prej 2 kilometra, epiqendra ka qenë 14 kilometra larg nga Orikumi.

Nga raportimet e para mësohet se nuk ka dëme, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë tek banorët.

Këto janë lëkundjet e dyta që janë ndjerë në jug të vendit këtë të shtunë.
Rreth orës 14:59, një tjetër tërmet ka lëkundur jugun, ndërsa ishte me magnitudë 2.3 ballë.

Rama ndryshon qëndrim për audio-përgjimin

Kryeministri Edi Rama ndryshe nga herët e tjera thotë se po pret provat nga prokuroria, në lidhje me audio-përgjimin e bërë për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një reagim të kryeministrit, në rrjetet sociale, pas akuzave të bëra nga kreu i PD si dhe deklaratës së bërë nga gazetari Jetmir Olldashi, që pranoi se e kishte bërë ai audio-përgjimin, Rama shkruan se kjo bëhet vetëm për të penguar Shqipërinë ne çeljen e negociatave.

“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, shkruan kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama këmbënguli një ditë më parë se  materiali i përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm është i manipuluar. Ai nuk pranoi të tregonte agjencinë e specializuar që përmendi në mbledhjen e grupit për autenticitetin e përgjimit.

“Unë i jam drejtuar një agjencie të specializuar, adresën nuk mund tua jap, dhe ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua. Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë cilado që të jetë ajo, Prokuroria, por për sa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë, dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë”, tha Rama të premten.

Dëshmia e plotë e Jetmir Olldashit:

Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!

 

Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.
E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.
Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.
Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!
Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.
Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.
Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Velliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

 

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.
Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.
Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.
Më pas jemi kthyer në Tiranë.
Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.
Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.
Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.
Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material. Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.
E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo cështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.

Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditëesh. Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

Ju ftoj ju kolege gazetare ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave. Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.

‘Bomba’ e gazetarit që intervistoi: Veliu e telefonoi Agron Xhafajn në praninë time

Gazetari Jetmir Olldashi, që intervistoi ‘dëshmitarin X’, Albert Veliu, doli në një konferencë për shtyp.

Ai i ka dhene detaje ne lidhje me Veliun dhe audio-pergjimin me Agron Xhafajn.

Olldashi eshte shprehur se Albert Veliu e ka telefonuar Agron Xhafajn ne pranine e tij.

Me poshte deklarata e plotë e Jetmir Olldashit:

Te dashur kolegë gazetarë,

Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlorës.

Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Burimi më dërgoi një numër telefoni.

E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu.

Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.

Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër dhe të afërt me të.

Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.

Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është numri i Agron Xhafaj të cilin në të gjitha bisedat që kryente me të e quante Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!

Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye në lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha vënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.

Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha vënë.

Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshtë Habilajve.

Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për të siguruar sërisht një sasi tjetër kanabisi.

Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se janë goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit.

Të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.

Më pas jemi kthyer në Tiranë.

Në këto kushte duke patur parasysh se në një nga takimet flitej për vëllain e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.

Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.

Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe duke mbajtur në dorë një patate të nxehtë, pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.

Iu drejtova opozitës, jo se ishte Partia Demokratike, por edhe sikur të kishte qenë e kundërta që të ishte Partia Socialiste në opozitë patjetër që do të isha drejtuar tek opozita për të gjetur mbrojtje.

Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.

Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike dhe një pjesë do të transmetohet në emisionin “Ajsberg” këtë të hënë.

E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit politik në vend.

Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej disa ditësh.

Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

Ju ftoj ju kolegë gazetare t’i qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.

Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.

Ju falemnderit.

 

Deshmia e gazetarit Jetmir Olldashi on Vidnews.

Reportazhi i kanalit gjerman ZDF: Shqipëria para një apokalipsi

 

Shqipëria

Kanali i njohur gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë problemit të ndotjes së ambientit dhe plehrave që kanë pushtuar vendin tonë.

 

Reportazhi është publikuar edhe në faqen zyrtare dhe faqen e FB të këtij rrjeti, shoqëruar me shënimin:

 

Shqipëria ka një problem të madh: plehrat- aty ku askush nuk duhet të jetë.

Ajo që duhet si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën.

‘Shqipëria e maleve të thepisur dhe plazheve magjepsëse, me një ëndërr turistike që është në ndërtim e sipër njëlloj si në Mal të Zi dhe Greqi, ka një problem të madh.

Ajo që duket si një film apokalipsi po kërcënon njeriun dhe natyrën sepse nuk ka një sistem të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë vendin që sjell: Mbushjen e Shqipërisë me plehra’, –thuhet në pamjet e prezantuara nga ZDF.

 

 

 

 

Gazetari që përgjoi vëllanë e Xhafajt: Ja çfarë ndodhi, kam materiale të tjera (deklarata e plotë)

Personi pas pergjimit te audios mes dehshmitarit X tashme dale me ze e figure, Albert Veliu dhe vellait te ministrit Xhafa, eshte gazetari Jetmir Olldashi.

Permes nje deklarate publike, ai pranon se është ai njeriu që ka përgjuar Agron Xhafajn dhe ka zbuluar bisedat e tij me Albert Veliun.

Ai jep te gjitha detajet se si ra ne kontakt me Veliun, si u be biseda me Agron Xhafajn ne telefon, qe Veliu e therriste Pasha dhe cfare mund te vije me pas.

Njoftimi i plotë

Te dashur kolegë gazetarë,

Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!

Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.

E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.

Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe i njohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.

Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!

Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha vënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.

Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha vënë.

Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Velliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.

Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.

Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.

Më pas jemi kthyer në Tiranë.

Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.

Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.

Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.

Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.

Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.

E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo cështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.

Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditëesh.

Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

Ju ftoj ju kolegë gazetare t’i qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.

Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.

Ju falemnderit.

PD nis organizimin, Basha cakton orën dhe mënyrën si do zhvillohet protesta

Partia Demokratike ka nisur organizimin e protestës së paralajmëruar të shtunën e 26 Majit në Tiranë.

Në këtë kuadër, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot mbledhje me krerët e degëve, për t’u dhënë direktivat e protestës së opozitës. Mësohet se kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me krerët e degëve vendosi që protesta e datës 26 maj të nisë në orën 11:00.

Por ende nuk ka një vendim për vendin, pasi kjo do te varet nga veprimet e ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Nëse ai do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, ndërsa në rast se të kundërt, atëherë protesta do të përqendrohet të Ministria e Brendshme.

Po ashtu, mësohet se Basha ka diskutuar me demokratët në rrethe edhe zgjedhjet brenda PD.

Një ditë më parë, ishte vetë Basha që njoftoi mbajtjen e protestës së opozitës të shtunën e ardhshme në kryeqytet, ku do të kërkohet largimi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas opozitës, Xhafaj mbron vëllain e tij Agron Xhafaj të dënuar në Itali për trafik droge.

URREJTJE PATOLOGJIKE E AKADEMIKËVE MEMURË NDAJ GEGNISHTES – Nga KOLEC TRABOINI

Nuk kam asgjë apriori pro a kundër Standartit, nuk ndjehem përjashtues por përbashkues, madje unë shkodran përdor trajta toskërishte që më ndihmojnë në krijimtari, se të gjitha gjuhët e dialektet janë të bukura. Por atij Standarti i mungon lëngu i jetës, ai lëng që frutave u jep aromë, e në ketë rast për të cilin flasim është Gegnishtja lëngu i jetës. Shtërpëzimi i gjuhës është një krim kundër kombit prandaj na duhet e gjithë pasuria gjuhësore e rrafshit kombëtar, jetëdhënese kjo për kulturën e gjuhës që është themeli jo vetëm i letërsisë por edhe i çdo gjëje të bukur e të mirë të krijuar në këtë vend. Gjuha mban mbi shpatulla kombin.

Problemi më i madh gjuhësor në rrafshin e sotëm kombëtar qëndron tek alergjia që kanë disa gjuhëtarë të ashtuquajtur akademikë ndaj çdo gjëje që quhet Gegnishte. Janë sëmurë psiqikisht prej kësaj urrejtje. Kanë futur në Fjalorët e miratur akademikë ( botimet to ena to dhio to tria) me mijëra fjalë të huaja turqisht e sërbisht a më gjërë dhe tregohen agresivë të pandreqëshëm (lloshizmi – e kam quajtur ) ndaj formave dialektale të trungut kombëtar. Kjo është një debilëri e zyrtarizuar për të cilat paguhen me miliona nga taksimet e përbindshme që bën shteti në një vend shumë të varfër e në mjerim si ne (20%). Kur pensionet në Shqipëri janë sa dieta ushqimore mujore e një qeni (dëgjoje ti Alfret Peza, milioneri i kazanit që llomotit përnatë në TV duke i lëpirë b… qeverisë). Është katandisur fjalori GJLSH pra, si gjeldeti i rjepur në prag të vitit të ri, i eksportuar ky nga turko-serbia.

Fjala e parë e Iliadës ështe MENI, e të parës vepër letrare në botë, dhe e gjen vetëm në gjuhën shqipe e këta gjuhtarët e Enver Hoxhës, vetëm se është Gegnishte, e kanë zhduk nga fjalori duke vënë vetëm fjalën MËRI, çfarë të huajt e konsiderojnë fjalë tjetër sepse ndryshimi i një gërme i ndryshon kuptimin çdo fjalë. Këta akademikë janë një bandë me ndërgjegje të kalbur që një qeverisje me mend në kokë do ti hidhte në kosh të plehrave e jo ti ushqente si vemje vegjetuese.

Dhe pse flenë gjumë edhe Akademiket e Kosovës; edhe kjo është një fenomen i çuditshem vegjetativ që ka kapluar rrafshin tonë kombëtar në të cilin kudo paraqitemi në bjerrje.

Kolec TRABOINI

18 maj 2018

“Euro në pikiatë” – Ekspertët: Jemi në rrezik, kriza po vjen nga paratë e pista

Emisioni “Java” në RTSH ka diskutuar në lidhje me një ngjarje që po vijon prej disa javësh, siç është dobësimi i euros në kursin e këmbimit në krahasim me lekun.

Të ftuare në studio për të diskutuar për këtë temë ishin ish-drejtor i Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave, Hekuran Valdi dhe kryeredaktorja e revistës ekonomike Monitor, Ornela Liperi.

Të dy kanë thënë se shkak për rënien e euros vjen nga futja në treg e parave të pista.

Pjesë nga biseda

????????????????????????????????????

Ornela Liperi: Po godet tregun se shumë kredi janë marrë me euro kur ka qenë në nivel të lartë, ndërsa tani po dalim me humbje. Ekonomia informale është 30 deri në 40%.

Hukuran Valdi: Euro në vendin tonë bëhet e rëndësishme nga remitancat, nga të ardhurat nga emigracioni. Më shumë se 1 miliard euro në vit janë xhiro kriminale, janë 15 deri në 20%.

Preç Zogaj: Euro është në rënie apo në pikiatë?

Ornela Liperi: Nga 2009 deri në 2015 mori një ekuilibër të ri, ka pasur çdo vit luhatje kur vijnë emigrantët. Vrulli parë ka qenë në fillim t ë 2017, ka qenë për shkak të kanabisit dhe zgjedhjeve. Ka pasur një rënie shumë të madhe, ka pasur shumë euro në treg.

Preç Zogaj: Sa ndikon paraja e pistë në rënien e euros?

Hekuran Vladi: Vlerësohet që ofertat e euros në treg është rritur nga paraja kriminale. Kryesohet janë Euro dhe Paund, por më shumë euro. Janë para të eksportit të hashashit, dhe para të produkteve të veprave kriminale të bandave që veprojnë në Evropë. Po ashtu kjo që quhet rënia e Eurot, por është forcimi i lekut, që të jemi të vërtetë. Por ka ndikuar dhe politika e Bankës së Shqipërisë, që është në një valë me qeverinë, për atë që quhet deeuroizimi.  Kjo është një përpjekje për të forcuar lekun e vet, por ne kemi borxhin rreth 72%, dhe nuk na lë FMN që të marrim borxh.

Pse prokuroria kërkon shoqërimin me forcë të deputetit Doshi

Gjyqi për atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi dështoi në seancën e parë të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Pas thuajse tre vjetësh sorollatjeje sa në Gjykatën e Lartë dhe sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ditën e djeshme pritej që të çelej seanca e parë në Gjykatën e Tiranës pas zgjidhjes përfundimtare të kompetencave, shkruan “Panorama”. 

Mirëpo mungesa e ish-deputetit Mark Frroku, që është i bashkëpandehur në këtë proces për “Kallëzim të rremë”, bëri që seanca të shtyhej. Autoritetet e kishin dërguar njoftimin për pjesëmarrjen në gjyq në Burgun e Fierit, por Mark Frroku ka disa ditë që ka fituar lirinë e parakohshme me kusht dhe gjendet në shtëpi.

Në seancë munguan edhe Durim Bami dhe deputeti Doshi, që përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Prokuroria kërkoi nga Gjykata shoqërim të detyrueshëm për Doshin dhe Bamin, por trupi gjykues gjykoi se kjo ishte e tepruar dhe e rrëzoi kërkesën e organit të akuzës.

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mëhill Fufin. Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e akuzës gjithçka ishte e rreme dhe tashmë, si

Durim Bami ashtu edhe Tom Doshi janë nën akuzë për kallëzim të rremë. Durim Bami u arrestua më 4.3.2015, teksa po përpiqej të shkonte në Malin e Zi. Pas arrestimit ai është marrë në pyetje prej të paktën 10 orësh nga oficerët e Policisë Gjyqësore lidhur me atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit.

Para prokurorëve, ai ka thënë se ishte paguar për të eliminuar deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin e PD-së, Mëhill Fufi, por ishte penduar. Me gjithë detajet që ka dhënë Durim Bami, hetuesit nuk janë bindur për skenarin dhe e vunë nën akuzë për “kallëzim të rremë”. Durim Bami ka qenë një emër i lakuar për disa ngjarje kriminale, por që nuk janë provuar asnjëherë.

PANORAMA

Dëshmitari X krijon furtunë… Drejtori i policisë shkon tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Për më shumë se 40 minuta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, me kreun e këtij institucioni, që sapo është emëruar, Donika Prela.

Ky takim që vjen pas vetë zbulimit të Dëshmitarit X, Albert Veliut, në përgjimin audio të vëllait të ministrit të Brendshëm.

Pas kësaj 51-vjeçari Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X është marrë sërish në pyetje nga prokuroria, por këtë të premte nga ajo për Krimet e Rënda.

Më herët Albert Veliu ka qenë në selinë e PD, ku është takuar m deputetin e PD-së, Ervin Salianji.
Dëshmitari X është shoqëruar tek Krimet e Rënda nga avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso.

Po ashtu Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji, do të merren në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të hënën, sa i përket pas kallëzimit të bërë nga Agron Xhafaj, që pretendon se audio-përgjimi nuk është autentik.

Llalla do nxjerrë dosjet e ministrave të Ramës, nëse ky nuk nënshtrohet – Nga Artur ZHEJI

Trekëndëshi i Bermudës, është një hapësirë e frikshme në Karaibe, ku cunamet dhe forcat magnetike negative, kanë krijuar një mister të trishtueshëm dhe shumë legjendar, si trekëndëshi i humbjes pa nam e nishan…
Duket sikur, në mënyrë të ngjashme edhe në politikën e sotme shqiptare, Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, po shndërrohen në koordinatat e një furtune shkatërrimtare, që do të përcaktojë në shtatorin e ardhshëm, maksimumin e goditjes së vet.
Në të njejtën kohë, Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, janë tre nga njerëzit më të informuar në Shqipëri, njerëzit më të specializuar dhe më të pasurit në çështje dosjesh, të cilat mund të hedhin në erë, cilindo politikan në Shqipëri, duke filluar nga jeta private dhe deri te dokumentat më komprometuese të natyrës politike dhe të natyrës ekonomike.

Lufta kundër Adriatik Llallës përshembull, do të ketë shpejt si përfundim të parë, nxjerrjen në treg të shumë dosjeve që lidhen me korrupsionin e qeveritarëve dhe ministrave të Ramës, të cilat Llalla disponon. Nëse nuk nënshtrohet, “raprezalja” e ish Prokurorit të përgjithshëm do të mund të jetë shkatërrimtare për kryeministrin dhe sepse do të jetë padyshim një proces jo më i kontrollueshëm. Urtësia dhe qetësia e ish kryeprokurorit është vetëm aparencë dhe lidhjet me shpresën se gjërat mund të marrin për mirë, që do të thotë të zgjidhen përmes kompromisit.

Tanimë Adriatiku shquhet si njeri që deri dje ka qenë besimplotë në negociatat e fshehta me të dërguarit e Ramës, që bindën të largohet urtë e butë nga posti i lartë, në pritje të një portofoli ministror si shpërblim.

Dhe shpërblimi erdhi: Llalla është sot në një pozitë shumë të vështirë për lirinë e tij personale.

Rasti i Tahirit është më i qartë. Edhe ai gjendet sot në kufirin e besimit e të mosbesimit, ku fijet e të ardhmes së tij, janë të varura po te kryeministri, që shkallë shkallë po e çon me këmbët e veta në shkallën më të fundit para greminës.

Nuk do të ishte habi që përpara shtyrjes fatale drejt greminës, të kërkohet nga Tahiri që të bërtasë me të madhe: Rroftë Partia Socialiste dhe rroftë udhëheqësi Rama!

Pastaj të bëhet i famshëm duke dërguar letra nga burgu!

Rasti i ministrit Xhafaj, që është në shpërthim, duket qartazi që e ka burimin nga vetë kupola drejtuese e Ps dhe ndoshta edhe nga vetë Tahiri, që ka shpresën dhe iluzionin e rremë, se duke shtyrë më parë ministrin e sotëm të brendshëm, do të jetë ai, Fatmir Xhafaj pra, koka e kurbanit që do ti dërgohet në tepsi zonjës Merkel.

Dhe duket se Partia Demokratike, po i jep një dorë të mirë në këtë drejtim edhe Tahirit edhe Ramës, që mezi e duron Xhafën dhe autoritetin e tij të sponsorizuar nga amerikanët.
Mirëpo pas gjithë kësaj, në të vërtetë po gatuhen të gjitha elementët e duhur, për një shpërthim të madh skandalesh, që do të ketë një rreze shkatërrimtare 360 grade dhe që ndoshta do ta shpëtojë Shqipërinë, nga pjesa më e madhe e kësaj klase politike, që ska me se çthotë e ska më se çtë bëjë…
Pikërisht si trekëndëshi vrastar i Bermudës.

Kryemadhi: Rama ia nguli thikën Xhafës, Parlamenti ka vdekur

TIRANE- Gjatë fjalës së saj jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të qeverisë. Monika Kryemadhi tha se Rama i nguli ‘thikën’ Fatmir Xhafajt dhe se Parlamenti ka vdekur. Kryetarja e LSI u shpreh se Rama ka frikë nga drejtësia dhe se këtë të fundit do ta marrë në dorë populli shqiptar.

“Tashmë parlamentarizmi është drejt fundit dhe kjo është për shkak të uzurpimit që rilindja i ka bërë institucioneve dhe parlamentin po e çon drejt vdekjes. Rama ka frikë nga përballja me drejtësinë dhe ka vdekur politikisht. Drejtësia do vijë nga populli shqiptar. Dita e sotme tregon kapjen e këtij sistemi dhe kapjen çdo qelize që shqiptarët kanë vite që duan ta mbrojnë. Drejtësinë do ta marrë populli. Kur them këtë është thjeshtë që ta kuptojmë, pasi qytetarët nuk do lejojnë që Rama të prekë të ardhmen e fëmijëve. Rama kishte frikë të vinte sot në Kuvend. Ishte Rama që i nguli thikën Xhafajt. Pengesa për negociatat është Rama.”- tha Kryemadhi.

Sali Berisha: Edi Rama ka ndërmarrë akt terrorist kundër Dëshmitarit X

“Beteja e opozitës kundër krimit dhe drogës do të vazhdojë!

Shqiptarët t’a krrejnë Ramën nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin!” sb

Prononcimi jashte parlamentit:

– Dita e sotme e parlamentit është dita e faqezi Edvin Kristaq Ramës dhe dita e Fatzi Xhafë Drogës. Xhafa i drogës dhe faqezi Rama mashtruan mashtruan, ashtu siç thotë populli, si derra, si të pafytyrë, kombin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar. Ky faqezi për të mbrojtur vëllanë e tij Olsi gënjeu, u bë kryeksperti i zërit dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar.
Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka ndërmarrrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë absolutisht autentike. Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët, që ky dje i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt, më i shpërfytyruar, ta krrejnë nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin!

EMRI – I riu vdes në Komisariatin e Korçës, policia sqaron rrethanat e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komisariatin e Policisë në Korçë, pasi një është gjetur I vdekur.

Sipas informacioneve mësohet se  viktima është një 27-vjeçar që ishte arrestuar për vjedhje me dhunë.

Mësohet se viktima është Enea Ftoi, dhe u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimi.

Ndërkohë policia deklaroi se i riu u gjet i pajete ne ambientet e paraburgimit.

Vdekja paraprakisht dyshohet natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ka qenë i dënuar me herët për vjedhje. Ene Ftoi u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje. Trupi i pajete ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.

PD fakte të reja që kryqëzojnë Fatmir Xhafajn, konferencë për shtyp sot në orën 13:30

PD fakte të reja që kryqëzojnë Fatmir Xhafajn, konferencë për shtyp sot në orën 13:30.

PD sot ka paralajmëruar një tjetër konferencë për shtyp në të cilën thuhet se do të paraqesë fakte të reja që do ta kryqëzojnë ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj i cili është mbrojtur në mënyrë stoike nga kryeministri Edi Rama. Mbrojtje të tillë i ka bërë Edi rama edhe ish-Ministrit të tij të Brendshëm Sajmir Tahiri.


Send this to a friend