VOAL

VOAL

Visho Ajazi e ka ndryshuar ditëlindjen- ishte emigrant në Greqi e Kanada (dokumentet)

Shefi i Shërbimit Informativ Shtetërore Visho Ajazi ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit se e ka ndryshuar ditëlindjen. Nga 12 shkurt 1956 ai e ka bërë ditëlindjen e tij 12 mars 1956.

Gjithashtu Visho Ajazi Lika ka deklaruar se në vitin 1991 ka shkuar emigrant në Greqi si punëtor sezonal.

Ndërsa në periudhën 1998-2009 ka qenë emigrant në Kanada.

visho-1visho-2visho-ajazi

Busti i Enverit, Nishani tani padit një deputet

Erjon Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës, nuk do të jetë zyrtari i vetëm në përballje me Kreun e Shtetit në dyert e gjykatave. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të padisë në Gjykatën e Lartë edhe deputetin e Partisë Socialiste, Alfred Peza. Vetë Nishani, në në intervistë për emisionin “Fakt”, bëri të ditur se është duke përgatitur një padi për ta dorëzuar në Gjykatën e Lartë, pas disa deklaratave të Pezës.

“Ka pasur një akuzë nga deputeti që pretendon se në ngjarjet e Shkollës së Bashkuar kam qenë në krahun e enveristëve. Akuza të pamoralshme dhe spekulative. Kam qenë pedagog në Akademinë Ushtarake. Nuk kam qenë në krahun e enveristëve, nuk kam qenë neutral, por aktiv në kundërvënie ndaj tyre”, u shpreh presidenti Nishani. Ai tha se Gjykata e Lartë do të gjykojë mbi këtë rast.

Deklarimet e deputetit Peza dhe reagimi i Nishanit u referohen ngjarjeve që pasuan 20 shkurtin 1991, kur në Tiranë u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës.

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili është arrestuar nga policia. Mësohet se Halili u vetëdorëzua në polici, pasi ishte në kërkim për shpërdorim detyre.

 

Hasan Halili më pas u dërgua në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku ishte në kërkim dhe aktualisht po mbahet nën ruajtje policore.

Abuzimi me fondet e bashkisë ka çuar pas hekurave tre ish-zyrtarë, ndërkohë që ishte shpallur person në kërkim ish kreu i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili.

Halili, ish-demokrati që kaloi me LSI-në, u etiketua nga deputeti Blushi, si fenomen i hasanizimit.

Ata akuzohen se shfrytëzuan fondet e bashkisë për të sponsorizuar “Klubin e Futbollit Kukes” duke lene pa derdhur sigurimet shoqerore te punonjesve te bashkise.

Prokuroria e rrethit ka sqaruar  se me kerkese te saj gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Kukës; Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës.

Dosja e prokurorise

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksioneve në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011-2015 rreth 45 milionë lekë të reja.

Këtë shumë, Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit.

Prokuroria e Kukësit nisi hetimin në nëntor 2015, në bazë të një kallëzimi të Bashkisë së Kukësit, në të cilën ishin ngritur dyshime për veprime të paligjshme nga ana e ish-drejtuesve të këtij institucioni, të cilët ishin larguar pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.

Hetimi 

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Kukësit, rezultoi në mënyrë të përmbledhur se:

– Shoqëria “Klubi i Futbollit Kukësi” sh.a është krijuar në vitin 2011, si një shoqëri tërësisht private. Në vitin 2012, me një vendim fiktiv, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë në atë kohë, Bashkia Kukës regjistroi si aksionere e kësaj shoqërie, pa asnjë bazë ligjore.

– Pas regjistrimit fiktiv si aksionere në këtë shoqëri private, Bashkia e Kukësit ka dhënë në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit mbi 45 milionë lekë të reja. Hetimi ka provuar se këto pagesa janë kryer tërësisht në kundërshtim me ligjin.

– Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kukësit konstatoi se shuma e paguar në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit është marrë nga fondi i përcaktuar për pagesën e detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të pjesës më të madhe të punonjësve që janë të regjistruar në ndërmarrjet e Bashkisë. Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme, të cilat dorëzohen në Drejtorinë e Tatimeve nga ana e punëdhënësit (Bashkia në resting konkret).

– Po ashtu, rezulton se Bashkia e Kukësit, për periudhën objekt-hetimi, ka qenë në dijeni të borxhit të akumuluar për shkak të mospagesës së detyrimeve. Megjithatë, si nga ana e Bashkisë, ashtu edhe nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të rikthyer normalitetin financiar.

Për më tepër, pavarësisht rritjes së borxhit nga viti në vit, rezulton se organika e Bashkisë është rritur periodikisht, duke shtuar ndjeshëm detyrimin që institucioni kishte ndaj administratës tatimore. Edhe kjo e fundit, megjithëse ka qenë në dijeni të situatës anormale, nuk ka ndërmarrë procedurat e nevojshme ligjore, përfshirë edhe masat përkatëse, për të detyruar Bashkinë Kukës të sistemonte financat e saj.

Në këto kushte, Prokuroria e Kukësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa ish-zyrtarë lokalë kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. ndaj personave të konsideruar përgjegjës, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga Gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, për personat si më poshtë:

  1. Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Kukës
  2. Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës
  3. Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës

Është shpallur në kërkim:

  1. Hasan Halili, ish-kryetar i Bashkisë Kukës

Berisha: ‘Arratiset Elvis Roshi, skenari i njëjtë me Arben Frrokun dhe Balilin’

Sapo prokuroria njoftoi nisjen e hetimit ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, për mosdeklarimin e dënimit në Itali, ish-kryeministri Sali Berisha njofton se ai eshte arratisur drejt Italisë me ndihmën e Ramës.

Berisha akuzon kryeministrin Rama se pasi e mbrojti Roshin po përdor me të të njëjtin skenar si në rastin e Arben Frrokut dhe ish kreu i transporteve në Sarandë, Klemend Balilin, etiketuar si “Escobari i Ballkanit”.

 

Postimi i Berishes 

Edvin Shullazi thellon krimin e tij. Ai arratis para arrestimit Ervin Roshin si Arben Frrokun dhe Ediskobarin!

Te dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu per vite dhe mashtroi qytetaret e Kavajes dhe mbare Shqiperise per krimin e Ervinit/Elvisit te tij te dashur, e nisi kete te fundi sapo prokuroria hapi çeshtjen penale, njelloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashte shteti per te shpetuar nga arrestimi i prokurorise per fshehjen e krimit.

I bej thirrje prokurorise te hape ceshtje penale ndaj Edvin Shullazit per fshehjen per disa vite te krimit te Ervinit dhe favorizimin e arratisjes se tij! sb

KQZ: Prokuroria të hetojë Fatmir Mediun dhe Shkëlqim Selamin jashtë shtetit, në listë edhe Kapllanaj, Bushi e Bardhi

Pas Elvis Rroshit, prokuroria do të nisë shumë shpejt verifikimet për një sërë politikanësh të tjerë të dyshuar për lidhje kriminale. Aktualisht është KQZ e cila po bën verifikime për shumë prej tyre, teksa mësohet se për 3 kryebashkiakë dhe për 2 deputetë do të kërkohet asistenca e organit qendror të akuzës. Prej disa ditësh, KQZ është duke bashkëpunuar me zyrën e gjendjes civile dhe me zyrën e gjendjes gjyqësore nëse këshilltarët bashkiakë, deputetët, ministrat dhe kryebashkiakët janë dënuar a proceduar brenda vendit. Por për ata persona që janë ndaluar apo dënuar jashtë vendit KQZ nuk ka kapacitete të nevojshme dhe këtu hyn në lojë prokuroria.

Sipas burimeve, shumë shpejt KQZ do i kërkojë Adriatik Llallës që të vihet në lëvizje për verifikimin e formularëve të tyre, duke bashkëpunuar dhe me ndërkombëtarët, por dhe me inteligjencën vendase dhe autoritetet e tjera për të verifikuar të dhënat e kreut të Bashkisë Krujë, Artur Bushi, kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe atij të Kurbinit, Artur Bardhi. Për rastin e Bardhit mësohet se do të kërkohet verifikim sepse ka dyshime mbi arsyet se përse ai ka ndryshuar disa herë identitet. Edhe për të verifikimet do të shtrihen si brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu verifikim do të kërkohet edhe për deputetët Fatmir Mediu dhe Shkëlqim Selami, të cilët kanë deklaruar se kanë pasur probleme me ligjin jashtë vendit. Mësohet se KQZ aktualisht është ende në proces verifikimi dhe sapo të mbyllë vetë ajo detyrimet ligjore do i dërgojë prokurorisë një listë me të gjithë zyrtarët që kërkojnë një hetim nga prokuroria, mes të cilëve do jenë 5 emrat e mësipërm, por dhe disa anëtarë të këshillave bashkiakë.

Bashkëpunimi KQZ-prokurori

Sipas ligjit të dekriminalizimit, fillimisht është organi përgjegjës ku dorëzohet formulari i dekriminalizimit ai që bën verifikimet. Në rastin e kryebashkiakëve, deputetëve, ministrave apo këshilltarëve bashkiakë është KQZ. Prej disa ditësh, kjo e fundit ka vijuar me procedurat e verifikimeve dhe shumë shpejt do të dilet në një konkluzion. Por sipas ligjit për raste të veçanta i kërkohet ndihmë prokurorisë, e cila më pas bën një hetim më të thelluar. Sipas burimeve, në rastin e 3 kryebashkiakëve dhe 2 deputetëve KQZ do i drejtohet prokurorisë pasi nuk heton dot jashtë vendit. Por nga kontaktet dhe nga organi i akuzës edhe nëse KQZ nuk dorëzon asnjë kërkesë verifikimi, do jetë vetë prokuroria që do kërkojë informacione për shumë të tjerë, pasi ligji ia lejon që të nisë vetë verifikim kur ka indicie të caktuara. Në rastet e 3 kryebashkiakëve, dy janë akuzuar jashtë vendit dhe njëri ka ndryshuar 4 herë emrin. Ndërsa në rastin e dy deputetëve, ata janë hetuar jashtë vendit. Për këtë arsye, me të mbërritur kërkesa e KQZ, prokuroria do i drejtohet shtetit italian dhe vendeve të tjera për të grumbulluar të dhëna për ta. Sipas informacioneve, prokuroria nuk ka bërë asnjë kërkesë, pasi është në pritje të kërkesave të KQZ. Elvis Rroshi ishte kryebashkiaku i parë që u largua për shkak të dekriminalizimit, teksa pritet që pas tij të ketë dhe emra të tjerë në politikë.

(Video)Ja gjyqtarët që kanë ndryshuar emrat dhe kanë ulur moshën

Një numër i madh gjyqtarësh kanë ndryshuar emrat, por si për të mos u mjaftuar me kaq kanë ndryshuar dhe moshën, kjo për të shtyrë pensionin.

Referuar formularëve të vetëdeklarimit, Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria.

Megjithatë, ai i shpëtoi shkarkimit. Ndërkaq, Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, thotë se emri i saj i parë ka qenë Zenepe. Po ashtu, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Spahiu, deklaron se emri i tij i parë ishte Zeni Spahiu. Kështu edhe, Gjyqtari në Gjykatën Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, ka ndryshuar gjithashtu gjeneralitetet, ku emri i tij i parë rezulton të jetë, Petrit Vejzadi.

Emrat dhe mbiemrat nuk i kanë ndërruar vetëm politikanët që kanë patur probleme me ligjin në të shkuarën, kryesisht jashtë vendit. Formularët e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit kanë zbuluar se gjeneralitetet janë ndryshuar edhe nga gjyqtarë e prokurorë. Disa prej tyre rezulton të kenë ndryshuar edhe moshën, me qëllim për të shtyrë daljen në pension.

Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ai deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria, raporton Shqiptarja.com, që sqaron se a ii shpëtoi shkarkimit.

Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e e Lushnjës emrin e parë e ka patur Zenepe.

Zihni Spahiu, gjyqtar në Elbasan, deklaron se emri i tij i parë ka qenë Zeni Spahiu.

Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit Vlorë ka ndryshuar mbiemrin. Më parë ai quhej Petrit Vejzadi. Aliaj është kallëzuar penalisht nga ILDKP për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Rexhina Merlika, gjqtare në Tiranë, më parë quhej Gjelina.

Skënder Haluci, gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, thotë se mbiemri i tij i parë ishte Buçpapaj.

Ilir Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deklaron më parë quhej Elfterios Çelikas.

Durim Hasa, gjyqtar në Berat, deklaron se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa.

Asnjë nga gjyqtarët nuk figuron i dënuar më parë.

Vetëm Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë, shënon se është ndaluar me urdhër të prokurorisë për korrupsion më 5 qershor 2015.

Disa prej gjyqtarëve deklarojnë se kanë qenë emigrantë në Greqi dhe Itali.

Tritan Hamitaj, anëtar i KLD, ka qenë tre herë emigrant në Paleta në Greqi, në vitet’91, ’92 dhe ’96. Gjyqtari Sulejman Kurti, deklaron se ka qenë emigrant ilegal në Greqi në vitin 1995.

Sokol Bunaj ka emigruar për punë në periudhën 1992-2001, në Romë, Itali.

Gjin Gjoni, anëtar i KLD, deklaron se ka qëndruar katër herë jashtë vendit, për arsye studimore, nga viti 2000-2002. /Lapsi.al

Gjyqtarët që ulën moshën për të mos dalë në pension

Tre gjyqtarë kanë ndryshuar datën e lindjes, me sa duket për të shtyrë afatin e daljes në pension dhe zgjatur qëndrimin në detyrë.

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Dedë Deda, rezulton se ka lindur në datën 10 Tetor të vitit 1949.

Por, gjyqtari deklaron se e ka ulur moshën me vendim gjykate. Në formularin e vetëdeklarimit, gjyqtari Dedë Deda thotë se ka lindur në datën 01.05.1951, duke e ulur moshën me dy vjet. Po ashtu, Flora Hajredinaj, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka ulur moshën me tre vjet.

Në formularin e vetëdeklarimit, zonja në fjalë thotë se ka lindur në datën 01.11.1969, por sipas saj kjo datëlindje është një gabim i zyrës së gjendjes civile. Zonja thotë se ka lindur në datën 01.11.1972, pra tre vjet më vonë.

Shefkie Mataj, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e njohur edhe si Shefkie Demiraj dhe Shefkie Hajdarmataj, ka ulur moshën me tre vjet.

Dhoma Amerikane: Bie treguesi i biznesit në Shqipëri

Shqipëri, sondazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregon përkeqësim të ndjeshëm në perceptimin e klimës së biznesit

Shqipëri, sondazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregon përkeqësim të ndjeshëm në perceptimin e klimës së biznesit

Të dhënat e sondazhit të kryer nga Dhoma Amerikane e Tregtisë tregojnë se në vitin 2015 ky tregues pësoi rënie të ndjeshme. Ai ra në nivelin e 37.94 pikëve, 4.83 pikë më poshtë se ai i vitit 2014, duke zbritur edhe nën nivelin e vitit 2013 e 2012. Gati 90 përqind e treguesve të marrë në shqyrtim kanë treguar rënie.

Përkeqësim të ndjeshëm ka pësuar, sipas sondazhit, edhe perceptimi mbi klimën e biznesit. Mbi 65 përqind e sipërmarrjeve u shprehën se klima nuk është e favorshme, nga të cilët 18.7 përqind janë shprehur se nuk është aspak e favorshme. Krahasuar me vitin 2014 përkeqësimi është me 21 pikë. Në 2015, vetëm 4.5 përqind e shoqërive janë shprehur të kënaqura nga klima e biznesit, ndërsa në 2014 ishin 13,1 përqind ato që kishin këtë mendim. Për vitin 2016 megjithatë pritshmëritë janë optimiste.

Për sipërmarrjet që bëjnë pjesë në Dhomën Amerikane të Tregtisë, problemet më shqetësuese janë Niveli i Përgjithshëm i Taksave, Monopolet dhe Konkurrenca e Padrejtë dhe Burokracia qeveritare. Afro 70 përqind e ndërmarrjeve të pyetura e shohin të pafavorshëm Nivelin e Taksave, ndërkohë që në 2014 si të tillë e shikonin 55 përqind. Lidhur me vlerësimet për ekonominë, 66 përqind e anëtarëve të Dhomës Aerikane të Tregtisë, janë shprehur në 2015 ecuria ekonomike ka qenë në rënie, dhe vetëm 9.8 përqind kanë mbështetur të kundërtën.

Në përkeqësim kanë rezultuar dhe marrëdhëniet me administratën fiskale. Të paktën 23 përqind e ndërmarrjeve (1.9 në 2014) janë shprehur se marrëdhëniet me doganat nuk janë të mira, ndërkohë që 36 përqind i vlerësojnë të mira, përkundrejt 53 përqind që ndanin të njejtin opinion në vitin 2014. E njejta tendencë ështe dhe për raportet me administratën tatimore.

Një një letër që shoqëron publikimin e sondazhit, ambasadori amerikan Donald Lu shprehet se ka mbetur “i zhgënjyer kur vura re rënien e ndjeshme të Indeksit të Biznesit në 2015-n, nga 42.77 në 37.94”. Ai megjithatë shton se “raporti nuk është tërësisht një lajm i keq. Unë jam i inkurajuar që anëtarët e Dhomës Amerikane janë optimistë për vitin 2016, me pritshmëritë që Indeksi i Biznesit do të ringrihet në 40.61. Unë besoj se me miratimin me sukses dhe zbatimin e reformës së sistemit gjyqësor, me një angazhim për të pasur një regjim rregullator të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe me luftën e fortë kundër informalitetit dhe korrupsionit, do të mund të shohim një rritje të Indeksit të Biznesit, edhe më të madhe sesa parashikohet në raportin e vitit të ardhshëm”, shkruan ambasadori Lu.

PS: Të hetohet Flamur Noka

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë të dhënat e deklaruara nga deputeti demokrat Flamur Noka në formularin për procesin e dekriminalizimit

Më shumë se një e dhjeta e deputetëve, anëtarë të grupit parlamentar socialist, kërkojnë verifikimin e të dhënave të deklaruara nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Në kërkesën zyrtare drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, deputetët socialistë thonë se kolegu i tyre demokrat nuk ka treguar se është ndaluar, i është vendosur një masë sigurie personale dhe është dëbuar nga një shtet i huaj.

Ligji për dekriminalizimin parashikon ndërprerjen e mandatit, shkarkimin dhe ndjekjen penale për të zgjedhurit nëse ai fsheh të dhënat dhe verifikimin e kryen Prokuroria e Përgjithshme. Bazuar në këto fakte prej disa ditësh socialistët kërkojnë hetim për deputetin Noka.

“Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprohet për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg, por edhe për Arben Ristanin, numrin dy të Partisë Demokratike, i dënuar gjithashtu me burg. Partia Socialiste i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të përfshihet në hetimin e Flamur Nokës, Arben Ristanit, Alban Zenelit e të çdokujt tjetër që përfaqëson këtë parti dhe që ka probleme me dekriminalizimin”, deklaroi deputeti Alfred Peza.

Flamur Noka është përmendur më herët në media e më pas zyrtarisht nga Partia Socialiste se ka fshehur arrestimin e tij në vitin 1991 nga organet e sigurisë së ish-Jugosllavisë.

Në dokumentat e asaj periudhe, të botuara në media, thuhet se zyrtarë të shërbimit sekret jugosllav UDB i bënë atij një ofertë për bashkëpunim, duke i ofruar edhe një punë, ndërsa Noka dha informacion në lidhje me themelimin e PD, ngjarjet në Shkollën e Bashkuar, rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Më pas ai u deportua në Shqipëri.

Nuk deklaroi dënimin në Formular – Roshi rrezikon të burgoset

Për mosdeklarimin e dënimit të tij nga autoritetet gjyqësore italiane, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, rrezikon të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në katër vjet.

 

Në ligjin e dekriminalizimit, deklarimi i të dhënave të rreme apo fshehja e tyre është cilësuar si vepër që dënohet nga Kodi Penal, neni 190.

Ky nen, që flet për rastet e “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, thotë se: “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.

Ndërsa pjesa tjetër e nenit parashikon dënimet kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim. “Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në nenin 190 të Kodit Penal.

Sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese, vepra penale e përdhunimit është listuar te nenet që ndalojnë përjetësisht kandidimin apo zgjedhjen për postet publike.

“Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, thuhet në nenin 45 të Kushtetutës. PANORAMA

150 emigrantë shqiptarë ngritën kamp buzë greminës në Francë

Një grup me 150 emigrantë shqiptarë kanë ngritur një kamp buzë greminës në Dieppe në veri të Francës.

Autoritetet franceze shkatërruan kampin afër “Channel Tunnel”, duke i detyruar emigrantët që të marrin drejtimin për në Dieppe.

Channel 4 News ka gjetur disa shqiptarë të rinj duke fjetur në tendat buzë greminës. Ata kanë thënë se tendat e tyre janë goditur nga gurët që kanë rënë nga shkëmbinjtë.

Emigranti shqiptar me emrin Landi, 20-vjeçar, ka thënë se dëshiron të ketë një punë, të kthehet në punë dhe të kontaktojë me shokët në internet.

Gjatë fundjavës 18 migrantë shqiptarë janë shpëtuar nga përmbytja. Anija e tyre kishte probleme në momentin kur ekipet e shpëtimit erdhën në vendin e ngjarjes.

Dëshmia e penalitetit: Elvis Roshi është dënuar në Itali për përdhunim

“Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza carnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim.”

Këtë ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një dalje për mediat.

“Roshi që e fsheh, dhe shefi i rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës. Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar bashkie në Kavajë”, tha Paloka.

Kreu i grupit të PD-së foli edhe për atë që po pason dorëheqjen e Rroshit; protestat në qutetin e Kavajës.

“Rama u thotë socialistëve të dalin të mbrojnë përdhunuesin. Demonstratën do ta udhëheqë Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge, ushtar i Roshit, të cilin Rama e ka caktuar në krye të PS-së së Kavajës”, tha Paloka.

“I poshtëroi duke ua vënë Roshin kryetar bashkie, i poshtëroi duke u vënë kryetar partie të dënuarin për drogë, po i poshtëron edhe më shumë sot duke i kërkuar të mblidhen në shesh në mbrojtje të përdhunuesit.”

deshmmm

Elvis Roshi dorëzohet: Largohem nga posti – ja që më doli një ndënim në Itali

Kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka deklaruar sot dorëheqjen nga posti që mban si i pari i qytetit të Kavajës. Përmes një postimi të gjatë në profilin e tij ne Facebook, Roshi ndan me gjithë ndjekësit shkakun e vendimit të papritur, që sipas tij, nuk vjen pas sulmeve dhe akuzave të shumta të opozitës, por për shkak të zbulimit të një dënimi që ka marrë në Itali kur ishte vetëm 16-vjeç, e për të cilin betohet se nuk ka qenë në dijeni.

 

Postimi i Roshit për dorëheqjen

U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.

Faleminderit te gjitheve.

Rama – Britanisë lutjen e fundit: Mos u largoni nga BE!

Të tri gjuhët që përdori në Asamblenë parlamentare të NATO-s; shqip, frëngjisht dhe anglisht; kryeministri Edi Rama i shfrytëzoi për të shprehur vullnetin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Europës.

Kjo ra më shumë në sy, kur iu përgjigj një britaniku të interesuar për pikëpamjet e kryeministrit për zgjerimin, pas përfshirjes në debatin për largimin ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

“Ndoshta jemi ende shumë naivë, që mendojmë se BE-ja është çfarë mendojmë ne që është, dhe ndoshta ju e keni humbur tërësisht kapacitetin për të qenë naivë, por me të tillë situatë gjërash dua t’iu them që nuk preferoj të jem në vendin tuaj. Preferoj të jem në vendin ku jam, në vendin tim. Kështu që ne preferojmë të vazhdojmë më tej dhe të bëhemi anëtarë të BE-së”, citon tch të ketë thënë tha Rama.

Këtë qëndrim, kryeministri e mbrojti me këmbëngulje deri në fjalinë e fundit të përgjigjes, pavarësisht se dy ditët e fundit, në Britani shqiptarët janë vënë sërish në qendër të vëmendjes, pas shpëtimit të një varke që po mbytej në La Manche, me 18 emigrantë shqiptarë në bord.

“Edhe një herë, me aq sa mund t’iu vij në ndihmë, ju lutem të mos largoheni nga BE”, deklaroi kryeministri Rama.

Edhe Cameronit i shket gjuha tek Shqipëria

Shqipëria është përfshirë kohët e fundit në debatet e brendshme të Britanisë së Madhe, pasi Sekretari britanik i Drejtësisë Michael Gove e ka cilësuar ekonominë tonë si shembull për ta nëse dalin nga Bashkimi Europian.

Kjo ngjalli pakënaqësi dhe ironi tek qytetarët britanikë dhe tek zyrtarë të tjerë. Edhe vet Kryeministri Rama është shprehur më herët se është habitur nga deklarata se si Britania e Madhe mund të marrë shembull nga Shqipëria.

Së fundmi, është Kryeministri britanik David Cameron, i cili sot ka thënë se është qesharake ta krahasosh Britaninë e Madhe me Shqipërinë.

“Në fillim thanë se duan përshtatje të tipit norvegjez, pastaj atij kanadez. Tani flasin për stilin shqiptar, sepse Shqipëria mesa duket ka një pozicion të jashtëzakonshëm tregtie në Europë. Epo, në fakt nuk e ka.

Ka kuota të eksporteve të saj të peshkut, nëse doni realisht ta dini. Por ta krahasosh Shqipërinë, një vend dëshpërimisht i varfër që po mban radhën për të hyrë në Bashkimin Europian, me Britaninë, ekomoninë e pestë më të madhe të botës, kjo është vërtet qesharake”, është shprehur Cameron në një intervistë për revistën GQ.

Janë shpëtuar 18 shqiptarë dhe 2 britanikë në kanalin La Mansh

Zyra e brendshme e Britanisë ka njoftuar sot se 20 vetë, përfshirë 18 shqiptarë, janë shpëtuar gjatë natës nga një anije gome, e cila kishte filluar të fundosej në Kanalin Anglez.

Në këtë grup gjendeshin edhe dy britanikë.

Pas operacionit të shpëtimit, grupi është dërguar në Dover për intervista me zyrtarët kufitarë të Britanisë, raporton AP.

Roja bregdetare britanike thotë se kishte marrë informacion se anija kishte probleme, të shtunën, pak kohë para mesnatës.

Në operacionin e ndërlikuar, përfshihej një helikopter për kërkim-shpëtim dhe barka shpëtimi, që ishin dërguar nga disa porte angleze.

Deri tash kanë ndodhur disa incidente në të cilat migrantët me anije të vogla janë përpjekur të arrijnë në Britani.

Sociologu Gëzim Alpion flet mbi shenjtërimin e Nënë Terezës

Në Tiranë, sociologu i njohur, Gëzim Alpion, biografi i Nobelistes së Paqes Nënë Tereza, mbajti një leksion publik mbi shenjtërimin e saj. Ai trajtoi një seri detajesh nga jeta e Nënë Terezës, ndërsa po shkruan edhe një libër të ri për të.

Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal organizoi në Tiranë një konferencë mbi vlerat dhe rëndësinë e figurës së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu në prag të shenjtërimit nga Vatikani.

Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe mbajti leksionin publik “Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.

Në një mori detajesh të kësaj figure të njohur, ai tërhoqi vëmendjen e një auditori të larmishëm me studentë, klerikë dhe diplomatë, qytetarë, studiues dhe besimtarë.

Dr. Alpion ka stidiuar në Universitetin e Kajros dhe mbrojti doktoraturën në Angli, ku ishte lektor në disa universitete, para se të emërohej në Universitetin e Birminghamit.

Libri i tij më i njohur është Nënë Teresa: E Shenjtë apo e Famshme, i botuar në Londër dhe Nju Jork, në Nju Delhi dhe në Romë.

Por dr.Alpion pohoi në Tiranë se ka në dorë një libër të ri për Nënë Terezën.

Leksionit publik të dr.Alpion iu bashkuan me kumtesa edhe studiues të tjerë si prof. Përparim Kabo dhe dr.Nevila Nika, të cilët theksuan aspekte të veçanta të veprimtarisë humanitare të Nënë Terezës, i pari besimin e saj të lartë fetar dhe e dyta lidhjen e saj me kombin shqiptar.

Kalvari i vuajtjeve të besimtarëve shqiptarë nën diktaturën komuniste zgjati afro gjysëm shekulli, kur u vranë dhe u burgosën mijëra klerikë dhe qytetarë të çdo besimi, sepse feja u ndalua me ligj.

Dr.Alpion beson se është me rëndësi që për Nënë Terezën dhe figura me përmasa të tilla të diskutohet sa më shumë me të rinjtë universitarë.

Pas monografisë “Nënë Tereza e Shenjtë apo e Famshme”, dr.Alpion ka botuar përmbledhje esesh, mes të cilave mbi qytetërimin nga Aleksandri i Madh te Nënë Tereza.

Ai është autor i studimeve mbi sociologjinë e fesë, kombit, mediave, racës dhe etnicitetit të botuara në revista shkencore të Anglisë, Amerikës, Australisë, Hollandës dhe Indisë.

I vlerësuar si studiuesi më i rëndësishëm në gjuhën angleze për Nënë Terezën, dr.Alpion është ftuar të zhvillojë mëse 50 leksione dhe biseda në konferenca ndërkombëtare dhe universitete të mirënjohura në 14 vende dhe pikëpamjet e tij citohen vazhdimisht nga mediat botërore në mbi 25 vende.

Përjashtohet 10 ditë Berisha – PD bojkoton 10 ditë Kuvendin

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar dje me 10 ditë nga punimet e Parlamentit, ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi e quajti Kryeministrin Edi Rama “kriminel”. Ndërkohë që, pas këtij vendimi, burime pranë Partisë Demokratike bënë të ditur se kjo forcë mund të shkojë drejt bojkotit me 10 ditë të punimeve të Parlamentit.

Demokratët njoftuan dje në mbrëmje mbledhjen me urgjencë të Grupit të PD-së për të marrë vendim pas përjashtimit të Berishës, por duke qenë se një pjesë e madhe e deputetëve ndodhen në zonat e elektorale, mbledhja është shtyrë për ditën e sotshme në orën 10:00.

Burime bënë të ditur se vendimi i Grupit shkon drejt bojkotit 10-ditor të punimet e Kuvendit, si qëndrimi i mbajtur kur Berisha u përjashtua herën e parë nga Byroja.

Vetë ish-kryeministri nuk ka reaguar pas vendimit të Byrosë, por ka publikuar në “Facebook” fjalën e tij, duke thënë se: “Në Parlament, duke denoncuar racizmin e ulët të Edvin Kristaq Ramës ndaj Veriut të Shqipërisë”.

VOTIMI

Dje anëtarët e PS-së në Byronë e Kuvendit kanë miratuar kërkesën e firmosur nga 8 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në të cilën kërkohej përjashtimi i deputetit Berisha nga Kuvendi për shkelje të rendë të rregullores. Mësohet se gjatë votimit kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, nuk e ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke shprehur kartonin e “abstenimit”.

Ndërkohë që i vetmi nga opozita në mbledhjen e Byrosë ka qenë nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, i cili ka votuar kundër. Kërkesa është miratuar me 5 votat e socialistëve, Taulant Balla, Anastas Angjeli, Musa Ulqini, Fatmir Toçi dhe Mimoza Hafizi. Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit nuk ka marrë pjesë nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, Valentina Leskaj dhe deputeti i PDsë, Sherefedin Shehu.

Në kërkesën e miratuar nga anëtarët e PS-së në Byro thuhet se: “Gjatë fjalës së tij deputeti Sali Berisha ka fyer në mënyrë të përsëritur Kryeministrin duke iu drejtuar: Edi Rama ky kriminel… Kryeministri është një kriminel! Në vlerësimin tonë përdorimi i këtyre fjalëve fyese hyn në përcaktimet ligjore të Rregullores së Kuvendit. Për këtë qëllim në përputhje me pikën 1 të nenit 65 të Rregullores së Kuvendit kërkojmë mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për dhënien e masës disiplinore sipas nenit 63 shkronja ‘ç’ ‘Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare deri në 10 ditë’”, thuhet në kërkesën e miratuar dje nga socialistët.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, deputeti Taulant Balla ka paraqitur kërkesën e Grupit të PS-së, duke thënë se deputeti Berisha ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit.

Balla mësohet të ketë thënë se përdorimi i gjuhës fyese në Kuvend dhe ndaj Kryeministrit duhet të dënohej nga Byroja, pasi shkelja e rregullores ishte në mënyrë të përsëritur. Por mësohet se gjatë diskutimit nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, e ka quajtur si të papranueshme kërkesën e Grupit të PS-së.

FATION BINJAKU

Byroja e përjashton sërish Berishën nga Kuvendi

TIRANE –Byroja e Kuvendit ka përjashtuar sërish ish-kryeministrin Berisha për 10 ditë nga Kuvendi. Në mbledhjen që u zhvillua pasdite, Byroja ka votuar pro kërkesës së kreut të grupit socialist, Gramoz Ruçi, për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se Brenda PS-së është një grup që kërkona ta shohë PD-së jashtë kuvendit.

“Sa më shumë i afrohemi momentit të votimit të reformës në drejtësi një grup brenda PS-së është e interesuar të shohë PD-në jashtë parlamentit dhe iniciativa të tilla i marrin me votat që kanë në Byronë e Kuvendit”- deklaroi Spaho.

Sakaq, anëtari i Byrosë së Kuvendit, deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se vendimi për përjashtimin e Berishës është në sajë të respektimit të ligjit. Ndër të tjera ai theksoi se i vjen keq që një ish-kryeministër është përsëriste i këtyre shkeljeve. “Byroja është e detyruar të respektojë ligjin. Është mesazh për qytetarët. Këtë rregullore nuk e kemi miratua ne, por të gjithë së bashku, socialistë dhe demokratë. Më vjen keq që një ish-kryeministër është përsëritës dhe dënohet me vendimin maksimal që mund të japë Byroja, por siç e thash; ligji duhet respektuar dhe kushdo qoftë shkelësi i ligjit.”, tha Balla.

Ndër të tjera Balla hodhi poshtë pretendimin e PD-së se ky është një pretekst për të penguar procesin për reformën në drejtësi. “A ka mesazh më të qartë për vullnetin e reformën në drejtësi kur parlamenti dhe deputetët respektojnë ligjin. Kur vet deputetët nuk respektojnë ligin, çfarë mesazhi japim për reformën ën drejtësi? Berisha nuk është anëtar i reformën në drejtësi, Ai nuk është anëtar. Dhe si i tillë nuk implikon fare mbarëvajtjen e punës së komisionit të Reformës në drejtësi.”, pohoi Balla.

Pas akuzave të Berishës në drejtim të kryeministrit Rama, të cilin e quajti kriminel dhe racist, Ruçi kërkoi që të merren masat përkatëse për ta përjashtuar deputetin Berisha 10 ditë nga parlamenti.

“Vjen në parlament dhe devijon rendin e ditës. Berisha nuk foli asnjë fjalë për marrëveshjen, por akuzoi kryeministrin si tradhtar”, deklaroi Ruçi dje në Kuvend.

Më 22 prill Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë ish-kryeministrin, Sali Berisha për deklaratat e lëshuara në seancë plenare, ku u bëri thirrje qytetarëve për armatosje. “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”,-tha Berisha në Kuvend.

Sadri Abazi përplas fëmijën në Shkozet – rrëfen deputeti

Deputeti i PS-së, Sadri Abazi ka përplasur me makinën e tij një fëmijë 7-vjeçar në Shkozet.

 

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në afërsi të lagjes numër 13 dhe konfirmohet zyrtarisht nga burime të policisë lokale.

Sipas tyre, vetë deputeti ka qenë në timonin e automjetit AA 907 MB, tip “Range Rover”, në momentin kur ka përplasur fëmijën 7-vjeçar.

Policia gjithashtu zyrtarisht konfirmon se fëmija është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është dërguar në shtëpi, pasi nuk ka pasur dëmtime serioze.

I kontaktuar nga panorama.al Abazi tha se “une nuk isha me shpejtesi kur po udhetoja, femija u perplas me makinen dhe jo e kunderta. Por femija nuk pesoi asgje”.

Ndersa policia ne nje komunikate per mediat ka bere te ditur se ”

Më datë 27.05.2016, në lagjen Nr.13 Durrës, në rrugën “Bajram Curri”, mjeti tip Land Rover me targa AA 907 MB me drejtues shtetasin S.A. ka aksidentuar fëmijën J.S.7 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës. Fëmija pas një kontrolli në Spitalin Rajonal Durrës, u largua për në banesë. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje së bashku me Efektivat e Policisë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve”.

(Video) Axhenda e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mban Sesionin e Pranverës në Tiranë

Voal – Gjashtë javë përpara samititit të korrikut që do të mbledhë krerët e Aleancës Verio-Atlantike, për herë të parë Parlamenti i Shqipërisë bëhet mikpritës i një Samiti të NATO-s.

Asambleja Parlamentare e NATO-s Sesionin e Pranverës e mban në Tiranë.

Samiti i aleancës ushtarake Verio-Atlantike ka filluar sot, të premten dhe do të zgjasë prej 27 deri në 30 maj.

Në të marrin pjesë 260 delegatë nga 28 vendet anëtare të NATO-s, duke filluar nga SHBA, Kanada dhe  Evropë.

Sa u takon temave të diskutimit fokusi do të jetë në sigurinë globale dhe në Ballkan.

Në takim merr pjesë edhe Kosova, ndërsa në muajin tetor NATO do ta organizojë një Samit edhe në Kosovë.

Të shtunën dhe të djelën më 28 dhe 29 maj do të zhvillohen takime të pesë Komiteteve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që janë Komiteti i Politikës, Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë, Dimensioni Civil i Sigurisë dhe Komiteti i Ekonomisë e Sigurisë.

Në Sesionin Plenar që do të mbahet të Hënën në 30 Maj do të mbajë fjalën e tij Kongresmeni Michael Turner, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori Alexander Vershbow, Zv Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, si dhe Milo Gjukanovic, Kryeministri i Malit të Zi.

 

banner

 

Alfred Peza i kërkon Lulzim Bashës të thyejë heshtjen e të shprehet për rastin e deputetit Flamur Noka!

Voal – “I kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës Adriatik Llalla, nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë rast.

 Nga ana tjetër, i kërkojmë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që të thyejë heshtjen dhe të shprehet publikisht dhe zyrtarisht për rastin e deputetit Flamur Noka.

Zoti Basha, në kulturën tuaj politike, gjëja më e thjeshtë ka qenë hedhja e baltës dhe tregimi me gisht i kundërshtarëve të tu politikë, duke i akuzuar për kriminelë.

Por, nëse e keni vërtetë seriozisht ashtu siç përbetoheni, kauzën e dekriminalizimit, duhet ta tregoni SOT shembullin e zbatimit të ligjit për deputetët tuaj. Sepse ka një rast konkret dhe një provë konkrete”, tha Alfred Peza.

Sipas PS-së Shqiptarët duhet të shohin nga njëra anë baltën dhe shpifjet e Lulzim Bashës për deputetët e mazhorancës, ku asnjëri nuk ka dalë i dënuar, e nga ana tjetër duhet të shohin ish- ministrin e Brendshëm, deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka që ka dhënë dëshmi të rremë në formularin e dekriminalizimit, e që sipas ligjit duhet të lerë mandatin.

“Ky është momenti i të vërtetës.

Ndaj është koha që Prokuroria të nisë sa më parë hetimet, dhe Lulzim Basha të shprehet se çfarë do të bëjë Partia Demokratike me deputetin e saj në shkelje flagarante të ligjit?”, theksoi Peza.

Krujë – autobusi me besimtarë merr flakë në ecje, 2 të vdekur e 12 të plagosur

 VOAL – KRUJË, 27 MAJ – Mediat në Tiranë prej dy orësh transmetojnë drejtpërdrejt ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Krujës, me 2 të vdekur dhe 12 të plagosur, 3 prej të cilëve rëndë. Në këto momente pranë të plagosurve në spitalin Nënë Tereza ka shkuar edhe vetë kryministri Rama. Ja rrjedhja e ngjarjes e përditësuar në mënyrë koronologjike nga mediat e Tiranës:

* Autobusi me besimtarë ortodoksë dhe priftërinj
* Ekskursioni i organizuar nga Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë
* Policia: Ngjarja aksidentale
* Dëshmia e priftit: Ishim 35 persona, ja si shpërthyen flakët
* Të gjithë turistët nga 40 deri në 60 vjeç

KRUJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Krujës, kur një autobus, brenda të cilit kishte 35 besimtarë dhe priftërinj të Kishës Ungjillore të Vlorës, ka shpërthyer në flakë në ecje duke u shkrumbuar plotësisht.

Burimet policore bëjnë me dije se 2 persona kanë vdekur, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur. Njëra prej viktimave është grua e moshës rreth 60-vjeç, ndërsa bëhet me dije se ka mbetur e shkrumbuar brenda autobusit pa mundur të dalë.

Mësohet se autobusi ishte nisur nga Vlora për ekskursion në Krujë, ndërsa të gjithë turistët janë të moshësa nga 40 deri në 60 vjeç,pjesa më e madhe gra. Autobusi ka marrë flakë gjatë ecjes dhe kjo ka penguar që personat të mund të dalin prej tij. Personat më me shumë dëmtime, raportohet të kenë qenë në pjesën e fundit të autobusit, aty nga kanë shpërthyer edhe flakët.
10 gra janë dërguar nga spitali i Krujës në repartin e djegie plastikës në QSUT e Tiranës, ndërsa 2 prej tyre janë transportuar me makina personale.

 

 

LISTA ME EMRAT E UDHËTARËVE TË AUTOBUSIT
Lista me emrat ok

RAMA E BEQAJ NË QSUT
Ora 13:16- Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kanë shkuar të shohin nga afër të plagosurit në QSUT.

4 TË LËNDUAR NË QSUT ME DJEGIE TË KONSIDERUESHME
Ora 13:01- Gazetari i News 24, Erion Skëndaj raporton nga QSUT-ja se 4 gra të mbërritura deri tani kanë djegie të konsiderueshme. Ai shton se mjekët nuk japin shumë detaje, pasi janë duke dhënë ndihmën e nevojshme.

MBËRRIN NË QSUT HELIKOPTERI I DYTË ME TË PLAGOSURIT
Ora 12:45- Ka mbërritur helikopteri me persona të tjerë të plagosur nga shpërthimi i autobusit në Krujë. Nga pamjet e transmetuara live nga News24, duken qartë udhëtarët me plagë të rënda në trup për shkak të djegies.
DREJTORI I SPITALIT TË KRUJËS: MUND TË KETË HUMBUR JETËN EDHE NJË PERSON I DYTË
Ora 12:35- Drejtori i spitalit të Krujës, Arben Kurti deklaron se mund të ketë 2 viktima nga djegia e autobusit në qendër të qytetit. Ai tha se përveç gruas që u shkrumbua në autobus, dyshohet edhe për një tjetër viktimë. “Ishin 10 të lënduar lehtë dhe 3 në gjendje të rëndë. Të gjithë u dërguan për në Tiranë. Dyshohet edhe për një tjetër të vdekur, kam një informacion paraprak”,- tha ai.DËSHMIA: AUTOBUSI U NDEZ MENJËHERË, DOLËM NGA DRITARJA DHE DERA
Ora 12:30- Një prej personave që ndodheshin në autobus, prifti Kostandini ka rrëfyer për News24 dinamikën e ngjarjeve dhe minutat e tmerrit se si i shpëtuan flakëve udhëtarët.

“Ishim në udhëtim për në Krujë. Autobusi u ndez menjëherë. Shoferi hapi kroskotin. Dikush na ndihmoi theu xhamin me një varre. Disa dolë nnga dritarja dhe disa nga dera. Ishim 31 veta. Ishim nisur për në Shkodër dhe do shkonim në Ulqin dhe do ktheheshim nesër. Filloi të futej tym brenda, shoferi ndaloi dhe sa ndaloi filloi flaka dhe ne u hodhëm poshtë”, tha një prej dëshmitarëve.

MBËRRIJNË 4 TË PLAGOSUR NË TIRANË
Ora 12:18- Katër persona kanë mbërritur në repartin e djegie-plastikës në QSUT. Ata janë sjellë me helikopterë. 12 është numri i të plagosurve, 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

PERSONI I KARBONIZUAR BRENDA NË AUTOBUS
Ora 12:20- Trupi i karbonizuar i një prej personave ndodhet ende në autobusin e shkrumbuar. Gazetari Prend Shota tha se në Krujë ndodhet një numër i madh autoritetesh dhe i forcave të rendit.

KREU I BASHKISË KRUJË: JA SI NDODHI NGJARJA
Ora 12:15- Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur në një lidhje telefonike për News24.

Ai tha se autobusi është përfshirë menjëherë nga flakët dhe se kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar shoferin dhe duke i thënë të ndalonte menjëherë. Sapo shoferi ka zbritur duke hapur derën, flakët janë përhapur më shumë.

“Një autobus me turistë nga Vlora është futur në qendër të Krujës dhe përballë qendrës shëndetësore ka shpërthyer flaka. Qytetarët e kanë parë dhe e kanë lajmëruar. Të gjithë personat në autobus janë përpjekur menjëherë të dalin. Me sa kam informacion është 1 viktimë, në dispozicion janë policia, ambulanca, zjarrfikësja. Janë evakuuar menjëherë personat e tjerë në autobus. Shkaqet e zjarrit nuk dihen.

Shoferi dhe personat nuk i kanë parë flakët. Të gjithë kanë dalë menjëherë me përjashtim të një gruaje. Flakët kanë shpërthyer menjëherë dhe ndoshta ajo nuk ka dalë dot nga autobusi. Nuk dihet nëse janë të huaj”, tha Bushi.

10 TË PLAGOSUR TRANSPORTOHEN DREJT TIRANËS
Ora 12:10- Pas shpërthimit për shkaqe ende të panjohura të autobusit në Krujë, mësohet se 10 besimtarë u transportuan drejt Tiranës. Mësohet e ata po kurohen pranë repartit të djegjeve në QSUT.

aut2aut3aut4

Kuvend – Sadri Abazi deputetit të PD-së: T’i pres veshët!

TIRANE –  Teksa deputeti Ben Blushi foli këtë të enjte në Parlament duke mos i kursyer kritikat mbi qeverinë dhe mbi mënyrën se si po qeveriset vendi, nuk kanë munguar replikat, akuzat dhe kërcënimet mes deputetëve në sallë.

Në sallë u përfshinë në replika deputeti socialist Sadri Abazi me demokratin Sherefedin Shehu, madje ky i fundit u kërcënua hapur nga deputeti i PS­-së, me fshirje dhe prerje veshi. Gazeta Panorama ka zbardhur debatin.

Sadri Abazi-­Sherefedin Shehut: Çfarë ke që më sheh? Pse më shikon? Ti je komunist, unë jam socialist.

Sherefedin Shehu: Çfarë ke ti, zotëri, kush të foli ty?

Mhill Fufi: Çfarë halli ke?

Sadri Abazi: Mos fol ti, se ti je bodigard.

Sherefedin Shehu: Ore, je në terezi ti?

Bedri Hoxha: S’qenke mirë, Sadri.

Sadri Abazi: Mos më shiko mua, se të fshij fare.

Sherefedin Shehu: Këta lloj njerëzish përfaqëson ti.

Sadri Abazi: Ej, t’i pres veshët unë, mos më fol mua ashtu.

Fullani: Dua 500 mijë USD dhe rikthimin si Guvernator

Ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon një shumë të majme nga shteti shqiptar. Në padinë gjyqësore civile, përveç një dëmshpërblimi financiar dhe moral prej gati 50 milionë lekësh të rinj, Ardian Fullani, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kërkon të rikthehet në detyrë.

Kërkesa u artikulua dje në Gjykatën Administrative nga ana e përfaqësueses ligjore të Fullanit, avokates Erinda Ballanca, në gjyqin ku ish-guvernatori ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin e Republikës.

Në seancën e djeshme të procesit gjyqësor, përmes së cilës Fullani kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij dhe dëmshpërblim, palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Në seancën ku vetë Fullani nuk ishte i pranishëm, avokatja Ballanca shtoi kërkesën e re për rikthimin në detyrë të klientit të saj.

Kërkesa u konsiderua e çuditshme nga pala kundërshtare, të cilët thanë se ky është ndryshim i objektit të padisë. Vendimi përfundimtar i gjykatës për padinë e Fullanit pritet të shpallet më 2 qershor 2016.

PRETENDIMET

Përmes një materiali prej 59 faqesh, që përbënin konkluzionet përfundimtare të palës paditëse, avokatja Erinda Ballanca tha se klienti i saj, Ardian Fullani, është shkarkuar nga detyra e guvernatorit në shkelje flagrante të ligjit. Sipas avokates, Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi i Republikës duhet të provonin në proces që propozimi për shkarkim, i bërë nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH e më pas i miratuar nga Kuvendi është bërë për një nga shkaqet e përcaktuara në ligj për shkarkimin e guvernatorit.

“Mungesa e shkakut, që pretendohet se mund të jetë shkelje e rëndë e etikës së punës dhe cenim i rëndë i interesave të Bankës së Shqipërisë, e bën shkarkimin të paligjshëm”, tha avokatja. Sipas mbrojtëses, Fullani nuk ka shkelur etikën për asnjë moment dhe se, edhe pasi vendimet penale në lidhje me vjedhjen ne Bankën e Shqipërisë kanë marrë formë të prerë, nuk ka rezultuar asnjë formë bashkëpunimi mes tij dhe të përfshirëve në vjedhje. Duke iu referuar procesverbaleve të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Ballanca tha se shkaku i vetëm i shkarkimit të Fullanit ka qenë arrestimi i tij.

Përfundimisht, mbrojtësja i kërkoi gjykatës të urdhërojë BSH-në dhe Kuvendin të rikthejnë në detyrë ishguvernatorin, dëmshpërblimin e tij moral me 15 milionë lekë dhe dëmshpërblimin pasuror të pagave që ai duhet të merrte nga dita e shkarkimit deri në ditën e rikthimit në detyrë, ose deri në ditën e përfundimit normal të mandatit, në masën 35 milionë lekë.

Po ashtu, mbrojtësja tha se paditësit duhet të paguajnë dhe faturën e dy avokatëve në proces, nga 280 mijë lekë secili. Pretendimet e saj u kundërshtuan nga përfaqësuesit e BSH-së dhe të Kuvendit në sallën e gjyqit. Para gjyqtarit Bezart Kaçkini, avokatët kërkuan rrëzimin e padisë së ish-guvernatorit si të pabazuar në prova dhe në ligj.

RAPORTI PSIKOLOGJIK

Në seancën e kaluar, Gjykata Administrative administroi si provë raportin e përpiluar nga një psikologe për dëmin psikologjik, moral e ekzistencial të shkaktuar te Fullani për shkak të shkarkimit.

Sipas raportit, ishguvernatori kishte pësuar dëm maksimal psikologjik. Në raport theksohej se ky dëm ishte manifestuar me gjumë të shqetësuar me ëndrra e ankth tek ish-guvernatori, me mungesë të theksuar të oreksit dhe me ulje në vetëvlerësimin e tij.

ARMAND BAJRAMI

Berisha e quan Ramën kriminel – rriten tensionet në Kuvend. PS kërkon pushim

Janë rritur tensionet në Kuvendin e Shqipërisë teksa e ka marrë fjalën ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “kriminel”, teksa ka kërkuar grupi parlamentar i PS dhe ka kërkuar 5 minuta pushim.

Berisha: Shpreh vlerësimin tim të madh për këtë ligj, se faktoi qe vrasësit i futi në parlament Edi Rama, faktoi turPin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të kRahasojnë vrasjen me kundravajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe të tjera. Me këtë sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më krimineklë se kurrë. Dua të denoncoj këtu ramën si një armik të egët të qenies sonë kombëtare.

Qenia kombëtare është një dhe e pandarë, ata që e ndajnë janë armiq të egër të saj. Përpiqen që shqiptarët ti nxjrrin sa më të ndryshëm nga njëri tjetri. çfarë do ti thoshtë ne një fjalim një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: po Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ka rekrutuar nga zonat e veriut vrasës kriminele trafikantë se në ato zona vetëm me të tillë ia dilet. E para, në këtë mënyrë Rama me një rracizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtrar paraqet veriun si pyllë kriminelësh dhe të dashur qytetarë nga rrethet e veriut e verilindjes se ky është koncepti i tij antishqiptar për ju.

Dëgjoja një herë njeriun më të afërt të tij që thoshe se nga Laçi në Vermosh e Tropojë ka vetëm kriminelë. Ky është fatkeq që beson në mashtrime, trillime, shpifje të ulëta të një antishqiptari sic është Rama.

Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë. Iu thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se veriu… Më lër të flas se është çështje e rëndësishme kjo i drejtohet Ruçit dhe Ballës.

Balla kërkon 5 minuta pushim

Alfred Peza – Lulzim Bashës: Pse e fshehe Flamur Nokën?

TIRANE – Deputeti socialist, Alfred Peza reagoi në lidhje me rezultatet e formularëve të vetëdeklarimit, që sipas tij, konfirmuan se në radhët e PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ka pasur asnjë kriminel. Sipas Pezës, PD duhet të japë llogari për Flamur Nokën, që ka arsye për të dhënë shpjegime ligjore.

“Basha gënjeu për 19 kriminelët e PS-së. Tani Lulzim, meqë gënjeshtra jote spektakolare për PS u vërtetua , merru pak me Flamur Nokën që e ke fshehur nga ligji i dekriminalizimit, duke fshehur të dhënat.”- deklaroi Peza.

Formularët e dekriminalizimit: Llalla e Leskaj ishin emigrantë në Greqi

Nga publikimi i faksimileve të formularëve të zyrtarëve të lartë të institucioneve të pavararura, dorëzuar prej tyre në kuadrin e dekriminalizimit del se kryeprokurori Adriatik Llalla ka qenë emigrant në Patra të Greqisë.

Ndërsa kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka deklaruar se ka qenë emigrant në Greqi, por nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale.

llall1llall2llall3llall4llall5llall6

Formulari i dekriminalizimit: Nishani kish në fëmijëri mbiemër tjetër

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se gjatë fëmijërisë ai ka mbajtur mbiemrin Mehmeti.

Gazeta Panorama është duke i botuar faksimilet e formularëve të zyrtarëve të institucioneve të pavarura. Janë të shumtë ata që kanë pasur mbiemra të tjerë dhe më vonë, për arsye dhe motive të ndryshme i kanë ndryshuar .

formln

 

Letra rrënqethëse e 12 vjeçares nga jetimorja e Shkodrës drejtuar Edi Ramës

 Njëra prej vajzave të dhunuara në jetimoren e Shkodrës, K.B i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama.

Vajza 12 vjeçare që jeton së bashku me 2 motrat e saj prej shumë vitesh nëpërmjet një letre drejtuar Ramës ka rrëfyer dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj dhe motrave brenda jetimores. Ajo u shpreh se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopin që ishte në raft.

“Shkopi ishte prej hekuri dhe na rrihnin pa mëshirë. Çunat më të mëdhenj na detyronin të thoshim fjalë të pista dhe të bënim veprime që donin ata, pasi nëse nuk pranonim ata na rrihnin”, shkruan vajza.

Ajo ka deklaruar në letër se në dijeni të këtyre ngjarjeve ka qenë edhe ish-drejtoresha Albana Llazani, apo siç ajo e quan zysh Albana, por që asnjëherë nuk ka reaguar.

“Kur mami na merrte në shtëpi, ne i tregonim mamit dhe mami shkonte te zysh Albana. Por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Dhe sa ikte mami na kërcënonte të mos tregonim për çfarë ndodh në shtëpi”,  vijon rrëfimin 12 vjeçarja.

Ndër të tjera në letrën e saj drejtuar kryeministrit Edi Rama vajza 12 vjeçare kërkon të ndihmohet familja e saj dhe ajo së bashku me tre motrat të largohen nga ky institucion pasi nuk mund të durojnë më këto vuajtje.

Banka Botërore: Pa Reformën në Drejtësi, Shqipëria nuk ka investime të huaja

Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë: Vendi duhet të ketë një rritje mesatare mbi 4.5 përqind. Duhen ndryshime strukturore. Reforma në Drejtësi vlerësohet si element kyç për investimet e huaja

Në Shqipëri përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare thanë sot se vendi duhet të bëjë më shumë për të krijuar një klimë sa më tërheqëse për investimet e huaja dhe për të nxitur zhvillimin e ekonomisë. Drejtoresha e Bankës Botërore Tahseen Sayed deklaroi se Shqipëria duhet të ketë një rritje mesatare mbi 4.5 përqind që të përshpejtojë arritjen e standartee të vendeve të Bashkimit europian. Një element kyç për të ardhmen e investimeve të huaja u konsiderua realizimi i reformës në Drejtësi.

Zhvillimet ekonomike dhe cështja e investimeve të huaja ishin në qendër të një takim që bashkoi sot përfaqësuesit e qeverisë, të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të botës së sipërmarrjeve të huaja që veprojnë në Shqipëri. Ndërsa nga njëra anë u vlerësuan reformat dhe ndërhyrjet e realizuara, nga ana tjetër u theksua se vendi ka një rrugë të gjatë përpara.

Për Drejtoreshën e Bankës Botërore Tahseen Sayed Shqipërisë i duhet një rritje mesatare ekonomike prej mbi 4,5 përqind dhe kjo sipas saj kërkon një zhvendosje strukturore drejt rritjes së produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Autoritetet deklarojnë se një ndër shtyllat e rritjes ekonomike do të jetë eksporti, i cili përfaqëson 33 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, një nivel jo i duhur për të mbështetur një rritje të shpejtë, ndërkohë që sipas drejtoreshës së Bankës Botërore eksportet shqiptare janë të përqëndruara vetëm në disa produkte, gjë që rrit shkallën e cënueshmërisë së tyre. Lidhur me investimet e huaja ajo tha se duhet të ketë një rregjim transparent politikash që të jetë dhe i parashikueshëm.

Edhe përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri Jens Reinke theksoi se “komuniteti ndërkombëtar ka ende një vlerësim të dobët për Shqipërinë si destinacion investimesh”. Sipas tij “niveli i investimeve është ende i ulët dhe to janë në një drejtim, të përqëndruara në sektorin e energjisë, apo te gazsjellësi TAP. Ka nevojë për më shumë investime të huaja dhe në industrinë e shërbimeve”. Ai u tregua ndërkohë kritik lidhur me sistemin fiskal. “Shqipëria nuk po ecën mirë në sistemin e të ardhurave. Ajo që dua të them është se ky sistem është jo funksional. Sistemi i taksave duhet të jetë i parashikueshëm, i drejtëpërdrejtë dhe autoritetet tatimore duhet të gëzojnë besim. Administrata duhet të përmirësojë punën përsa i përket llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit”.

Por të gjithë bien dakort megjithatë për rëndësinë që ka realizimi i reformës në Drejtësi për të ofruar garancitë e nevojshme për sipërmarrjet e huaja. Këtë e theksoi dhe kryeministri Edi Rama: “Padyshim që reforma në drejtësi është themelore për ti dhënë gjithë këtyre reformave të tjera qëndrueshmëri. Unë kam patur me disa kontakte me disa kompani, që janë dhe këtu në sallë që kanë hasur në arbitraritete të paimagjinueshme në gjykatë, por besoj shumë që duhet të ndajmë bashkërisht një bindje. Shqipëria nuk mund të bëhet vendi që duam nëse informaliteti, privilegjet dhe shpejtësitë e ndryshme të siguruara përmes korsive preferenciale nuk do të luftohen përditë dhe kudo, qoftë një biznes i brendshëm, qoftë një biznes i huaj”.

Zoti Rama solli shembullin e konfliktit me kompaninë kanadeze të naftës Bankers Petroleum e cila sipas tij nuk paguante taksat dhe se arbitrazhi i dha të drejtë qeverisë. Ai hodhi poshtë ndërkohë zërat se investitorët e huaj po lënë Shipërinë: “Çfarë janë këta që çohen dhe thonë: Po ikin investitorët? Kush investitor po ikën? E kam dëgjuar nga përfaqësues të dhomave te huaja të tregtisë. Kush janë investitorët që po ikin?! Më thoni një investitor që po ikën nga Shqipëria? Bankersi nuk po ikën nga Shqipëria. Bankersi po shitet domethënë që po fiton, ata që e kanë po fitojnë. Bankers do vazhdojë të qëndrojë aty, do vazhdojë të punojë aty, do ketë gjithë mbështetjen tonë. Po ashtu dhe aeroporti i Rinasit. Po e shesin dhe shumë më tepër seç e morën. Mos duhet ti ndalojmë edhe gjermanët dhe amerikanët të shesin se duhet të rrinë këtu?! Kanë ardhur të fitojnë, kanë bërë fitimet e tyre, po shesin dhe po vijnë të tjerët”.

Ndaj kritikave të shpeshta për situatën ekonomike të vendit, kryeministri Rama ngriti disa herë zërin, duke kërkuar që të mos harrohet sipas tij gjendja në të cilën ndodhej vendi kur qeveria e tij nisi punën 32 muaj më parë, apo reformat e ndërmarra që nga ajo për energjinë elektrike, të reforma e pensioneve, e ndarjes territoriale apo dhe operacioni kundër informalitetit.

Për opozitën shqiptare, “takimi i sotëm i kryeministrit me biznesin u kthye në një bumerang aktakuzash publike, sy për sy, cka dëshmon se sa e rëndë është situata ekonomike, sa e thellë kriza e biznesit, dhe sa e pashpresë mundësia e tyre për të hapur vende të reja pune nën qeverisjen e Ramës, nënvizoi kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha në një deklaratë.

Kukës: Në kërkim ish-kryebashkiaku Halili, në pranga 3 ish-zyrtarë – abuzuan me fondet e Bashkisë

*Deputeti socialist e pati bërë Hasan Halilin shembull të sulmeve të tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Blushi e quajti ‘hasanizim’ fenomenin e konvertimit politik
KUKES-
Tre ish-zyrtarë të lartë lokal kanë përfunduar pas hekurave, ndërsa është shpallur në kërkim ish-kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili, pasi akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’. Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Mirdash Hoxhën, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Kukës, Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës, Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës dhe është shpallur në kërkim Hasan Halili.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksionere në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011-2015 rreth 45 milionë lekë të reja. Këtë shumë, Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit.Prokuroria e Kukësit nisi hetimin në nëntor 2015, në bazë të një kallëzimi të Bashkisë së Kukësit, në të cilën ishin ngritur dyshime për veprime të paligjshme nga ana e ish-drejtuesve të këtij institucioni, të cilët ishin larguar pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Kukësit, rezultoi në mënyrë të përmbledhur se:

– Shoqëria “Klubi i Futbollit Kukësi” sh.a është krijuar në vitin 2011, si një shoqëri tërësisht private. Në vitin 2012, me një vendim fiktiv, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë në atë kohë, Bashkia Kukës regjistroi si aksionere e kësaj shoqërie, pa asnjë bazë ligjore.

– Pas regjistrimit fiktiv si aksionere në këtë shoqëri private, Bashkia e Kukësit ka dhënë në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit mbi 45 milionë lekë të reja. Hetimi ka provuar se këto pagesa janë kryer tërësisht në kundërshtim me ligjin.

– Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Kukësit konstatoi se shuma e paguar në formën e sponsorizimit për ekipin e futbollit është marrë nga fondi i përcaktuar për pagesën e detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të pjesës më të madhe të punonjësve që janë të regjistruar në ndërmarrjet e Bashkisë. Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme, të cilat dorëzohen në Drejtorinë e Tatimeve nga ana e punëdhënësit (Bashkia në resting konkret).

– Po ashtu, rezulton se Bashkia e Kukësit, për periudhën objekt-hetimi, ka qenë në dijeni të borxhit të akumuluar për shkak të mospagesës së detyrimeve. Megjithatë, si nga ana e Bashkisë, ashtu edhe nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të rikthyer normalitetin financiar.

Për më tepër, pavarësisht rritjes së borxhit nga viti në vit, rezulton se organika e Bashkisë është rritur periodikisht, duke shtuar ndjeshëm detyrimin që institucioni kishte ndaj administratës tatimore. Edhe kjo e fundit, megjithëse ka qenë në dijeni të situatës anormale, nuk ka ndërmarrë procedurat e nevojshme ligjore, përfshirë edhe masat përkatëse, për të detyruar Bashkinë Kukës të sistemonte financat e saj.

Në këto kushte, Prokuroria e Kukësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa ish-zyrtarë lokalë kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. ndaj personave të konsideruar përgjegjës, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga Gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

“Hasanizimi”
Termi ‘hasanizim’ u be i njohur pak muaj me pare fale nje fjale te deputetit Ben Blushi. Sipas Blushit, Hasani e mori mandatin si i djathtë, dhe përfundoi ne kandidim si i majtë. Ne ate kohe, Halili iu kunderpergjigj se do e padiste Blushin, qe perdori termin, ‘hasanizim’.

Biri i Hysni Milloshit është një nga vrasësit e Elton Çiços (foto)

 

Renato Milloshi (majtas) dhe Jani Alia (djathtas)

Jani Naim Alia, 39 vjeç dhe Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç janë sipas Policisë së Tiranës dy autorët që kanë kryer vrasjen e Elton Çiços më 1 maj në një lokal në kryeqytet.

Gjatë hetimeve, Policia dhe Prokuroria kanë mbledhur disa prova të vlefshme të cilat kanë ndihmuar në zbulimin e dokumentimin ligjor të vrasjes.

Me vendim gjykate, Alia dhe Milloshi janë në “arrest me burg”, dhe tashmë janë të shpallur në kërkim nga Policia.

Përveç tyre, sipas Policisë vazhdon puna për dokumentimin me prova ligjore të të gjithë mekanizmit kriminal të ngjarjes si dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë të përfshirë.

NJOFTIM PËR SHTYP

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe procedurial kanë bërë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokalin “De Niro” në datë 1 Maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiço, person të njohur si me precedentë kriminalë. Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit: •

Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë. • Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të 2 me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.

Për të dy këta dy shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimet nr. 1379 dhe 1380 dt. 24 maj 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë hetimeve intensive për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë janë mbledhur një sërë provash të vlefshme të cilat kanë ndihmuar në zbulimin e dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë vazhdon puna për dokumentimin me prova ligjore të të gjithë mekanizmit kriminal të ngjarjes si dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë të përfshirë. Për këtë ngjarje, aktualisht janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë.

Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dyshuar për këtë vrasje. Qytetaraët që kanë informacion, mund të telefonojë në numrin 069 41 10 299, duke siguruar anonimat të plotë. Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja.

Gjithashtu Policia e Tiranës siguron qytetarët se do të punojë maksimalisht për parandalimin dhe dokumentimin e të gjitha veprave penale me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt për ta.

vrasesi

BIRN: 66 këshilltarë bashkiakë të dënuar për krime të ndryshme

Formularët e vetëdeklarimit të të shkuarës penale të afro 1600 anëtarëve të këshilleve bashkiake në Shqipëri të para nga BIRN tregojnë se shumica dërrmuese e tyre janë vetëdeklaruar pa probleme me drejtësinë ndërsa një grup relativisht i vogël prej 66 vetësh kanë raportuar dënime apo hetime për krime të ndryshme, përfshirë vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, kultivim marijuane apo falsifikim zgjedhjesh.

Disa janë të dënuar apo kanë qenë nën hetim për korrupsion aktiv apo pasiv, si dhe për falsifikim dokumentesh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni që grumbullon vetëdeklarimet e rreth 1800 zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive dhe këshilltarëve bashkiakë, vendosi publikimin e vetëdeklarimeve javën e kaluar pas disa kërkesave për të drejtë informimi të dorëzuara nga BIRN dhe subjekte të tjera.

Nga deputetët, dhjetë vetë rezultuan me probleme me drejtësinë ndërsa mes 61 kryetarëve të bashkive, pesë deklaruan të dhëna problematike.

Opinioni publik u gajas gjatë ditëve të fundit me numrin e lartë të politikanëve që deklaruan se kanë ndërruar emrin ku rasti më ekstrem qe ai i kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhi, i cili deklaroi se kishte përdorur katër emra në jetën e tij, Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi, para se të merrte emrin aktual.  Bardhi deklaroi gjithashtu se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i hetuar për asnjë lloj vepre penale.

Nga këshilltarët bashkiakë, 66 vetë patën diçka për të deklaruar, ku një pjesë e tyre qenë vepra penale të papërfillshme, përfshirë dënime apo hetime për organizim grevash apo hetime për bllokim rrugësh në protesta. Por në disa raste, veprat penale të deklaruara qenë të rënda, përfshirë dënimin me 2 vjet burg të një këshilltari në Shkodër për vrasje të mbetur në tentativë apo një këshilltari në Pukë që është dënuar me tre vjet burg për vrasje në bashkëpunim.

Në Malësinë e Madhe një anëtar këshilli është dënuar për kultivim lëndësh narkotike ndërsa në të gjithë vendin, ka këshilltarë të dënuar apo të dyshuar për falsifikim dokumentesh, rrahje, organizim lojërash fati të palicencuara apo vjedhje të energjisë elektrike.

Samiti i NATO blindon Tiranën, prej 1 muaji agjentë të CIA, FBI dhe MI6

Kontrolle intensive për prezencë të shërbimeve ruse, “krihen” 7 hotelet mikpritës

Prej një muaji në Tiranë kanë zbarkuar agjentë sekretë nga shërbimet më të forta të inteligjencës në BE e SHBA, në kuadër të Samitit të NATO-s që do të nisë më 27 Maj në Tiranë. Për të parën herë në vendin tonë do të mbahet një eveniment i tillë ku do të jenë prezentë personalitete nga të gjithë vendet anëtare. Duke qenë se do të vijnë ministra, kryeministra dhe personalitete të ushtrive botërore, janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e tyre, por dhe për të ndaluar rrjedhjen e informacioneve. Sipas burimeve të sigurta pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që po merret me organizmin e këtij aktiviteti, në vendin tonë prej një muaji janë stacionuar agjentë sekretë të CIA, FBI, shërbimit sekret anglez MI6, shërbime franceze e gjermane, të cilat po krehin gjithë Tiranën për të evidentuar çdo lloj rreziku që mund të ketë për samitin. Por sipas burimeve, frika më e madhe e tyre është se në vendin tonë mund të kenë hyrë agjentura të huaja që kërkojnë të vjelin informacion nga bisedat mes personaliteteve. Ka dyshime se mund të ketë agjentë rusë dhe për këtë arsye po bëhen kontrolle të imtësishme dhe për të evidentuar pajisje të ndryshme përgjimi apo monitorimi. Falë tyre u arrit që të gjendej dhe pajisja e përgjimit e policisë, por dhe 2 pajisje të tjera, njëra dyshohet e rusëve. Dyshimet janë se dhe në raste të tjerë rusët kanë tentuar që të përgjojnë biseda në të tilla evenimente dhe për këtë arsye kanë nisur kontrollet, sidomos pranë ambasadës ruse. Sipas burimeve, agjentët janë vënë në lëvizje edhe pranë ambasadave të tjera, por dhe institucioneve të ndryshme, si dhe bëjnë kontrolle përreth Pallatit të Kongreseve, ku dhe do të mbahet aktiviteti. Të gjithë gazetarët që do marrin pjesë, personalitete, politikanët dhe të gjithë zyrtarët janë duke u kontrolluar një më një bashkë dhe me Shërbimin Informativ Shtetëror. Mësohet se autoritetet shqiptare u kanë vënë në dispozicion organizatorëve të NATO listën me të gjithë individët që do marrin pjesë dhe po bëhet verifikim për secilin prej tyre. NATO ka sjellë dhe një sërë pajisjesh speciale që arrijnë të zbulojnë çdo lloj aparature përgjuese, apo materiale të tjera të rrezikshme.

Masat e sigurisë

Përveçse po bëhet një verifikim i gjerë për shkak se mund të jenë vënë në lëvizje agjentura ruse apo të vendeve të Lindjes së Mesme, vendet anëtare të NATO u tremben dhe sulmeve të ndryshme terroriste apo ngjarjeve të tjera që mund të jenë rrezik për ta. Përveç se të gjithë personalitetet që do vinë do të jenë të shoqëruar me shërbimet e tyre të sigurisë, policia shqiptare, ushtria dhe SHISH do të kenë pranë tyre agjentë të FBI, CIA dhe shërbimeve të tjera që do të koordinojnë të gjitha planet për mbarëvajtjen e evenimentit që do të mbahet nga data 27 Maj deri në 30. Mësohet se gjatë ditëve të fundit ka pasur një sërë takimesh mes krerëve të policisë, ushtrisë apo SHISH për këtë çështje. Sipas informacioneve, janë ngritur disa grupe shoqërimi, që do të bëjnë shoqërimin e të gjithë personaliteteve nga Aeroporti i Rinasit drejt Pallatit të Kongreseve. Mësohet se në ajër do të ketë helikopterë që patrullojnë, ndërsa agjentë sekretë do të jenë nëpër rrugë. Po ashtu, këto tre ditë Tirana do të paralizohet, pasi shumë rrugë do të bllokohen. Sipas informacioneve, personalitetet është planifikuar që të qëndrojnë në 7 hotele, të cilët këto tre ditë nuk do të kenë njerëz të tjerë. Bëhet fjalë për hotelet më luksoze të Tiranës, ku dhe aty para mbërritjes së tyre do bëhen kontrolle të imtësishme në çdo dhomë. Po ashtu aty do të ketë shërbim sigurie 24 orë  dhe agjentë vendas dhe të huaj.

SHBA: Është koha për të miratuar Reformën në Drejtësi – Vonë për ndryshime thelbësore të projektit

Në Shqipëri, zëvendës ambasadori amerikan David Muniz tha sot se është shumë vonë për ndryshime thelbësore në pjesët kryesore të reformës në Drejtësi

“Ne jemi tashmë në një fazë kritike të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias e ka dhënë mendimin e tij dhe komisioni i posaçëm parlamentar është duke shqyrtuar projekt-ligjet përkatëse. Kjo reformë është kritike dhe për projektin e tanishëm kanë punuar shumë ekspertë për shumë muaj. Ka ardhur tashmë koha që parlamenti ta miratojë reformën pa vonesë. Ndërsa ka negociata që duhen zhvilluar para se të hartohet varianti përfundimtar dhe të paraqitet për votim, tashmë është shumë vonë për ndryshime thelbësore të pjesëve kryesore të reformës” deklaroi zëvendës ambasadori amerikan duke shtuar se në këtë cështje duhet të bëhet përparim dhe ajo të përmbyllet pasi “nuk ka më kohë për vonesa dhe debate pa fund”, theksoi ai.

Deklaratat e përfaqësuesit të ambasadës amerikane, në një takim për ndikimin e Reformës në Drejtësi për investimet e huaja, u bënë pak përpara se komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi të niste mbledhjen pasdite e cila është e e fundit për fazën e shqyrtimit nen për nen.

Javën e shkuar opozita paraqiti një projekt të zgjeruar me propozime që sipas saj i japin zgjidhje cështjeve që kërkojnë një vendimmarrje politike, ndërsa sugjeron dhe ndryshime në arkitekturën e sistemit të ri të propozuar, me shkurtimin e disa prej institucioneve të reja të parashikuara në variantin e përpunuar nga ekspertët e misionit amerikan OPDAT dhe tij europian EURALIUS.

Reforma në Drejtësi konsiderohet jetike dhe për të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë dhe investimeve të huaja. Sipas zëvendës ambasadorit amerikan “investitorët amerikanë e shmangin sistemin e drejtësisë këtu në Shqipëri sepse kanë humbur besimin tek ai. Kjo nuk është një shenjë aq shpresëdhënëse. Kostot e kësaj situate janë shumë të larta”, tha ai duke shtuar se “Shqipëria humbet miliona dollarë në investime potenciale të huaja çdo vit për shkak të sistemit gjyqësor të dështuar. Vetëm vitin e kaluar ne kemi folur me shumë kompani, një prej të cilave kërkonte të investonte 250 milionë dollarë. Këto kompani kanë zgjedhur të investojnë gjetkë për shkak të frikës se nuk do të mund të kishin gjykim të paanshëm në gjykatat shqiptare. Kishte një vërejtje në veçanti që ne e dëgjonim gjithë kohën: gjykatat në këtë vend ekzistojnë që t’u shërbejnë të korruptuarve në kurriz të bizneseve të ligjshme”, u shpreh zoti Muniz.

Revolta e Spaçit në muzeun online

Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike publikoi sot projektin “Lugina e Qëndresës”, kushtuar revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit, në maj të vitit 1973.

Këtu të burgosurit politikë të kampit famëkeq u ngritën në revoltë kundër regjimit.

Ata shpalosën flamurin kombëtar pa yll dhe kërkuan demokraci në vendin më stalinist të Europës.

Revolta u shtyp me dhunë, 4 të burgosur u ekzekutuan dhe shumë të tjerë morën dënime të ashpra.

Varret e tyre nuk janë zbuluar ende.

Projekti i Institutit të Studimeve Politike është një muze online me të dhëna të detajuara për jetën në burgun e Spaçit, revoltën, protagonistët kryesorë dhe historinë e ndërtimit të qindra veprave publike me punë të detyruar nga të burgosurit politik.

Projekti publikon për herë të parë dokumentet zyrtare mbi revoltën e majit 1973 në Spaç, urdhërat e regjimit komunist për shtypjen e revoltës me dhunë maksimale.

Nisma http://luginaeqendreses.al synon t’u tregojë të rinjve, që nuk e kanë jetuar periudhën komuniste, ngjarjet e saj më të rënda, duke i shërbyer kështu kujtesës kombëtare ndaj të kaluarës.

Shqipëria është ndër ato pak vende ish komuniste ku ende nuk ka programe mësimore, në shkolla e universitete, kushtuar periudhës komuniste, për zbardhjen e krimeve të saj.

Jepini Fullanit paratë që do! – Esé nga Pëllumb Kulla

“Dikur thuhej se puna është nder, sot, turpi të sjell lavdi.”

Përafërsisht me këtë titull, Moza Demiri, një mike fort e afërt e jona solli dje një lajm paradoksal mbi kërkesën e ish guvernatorit Fullani për një dëmshpërblim të majmë për shkak të dëmeve psikologjike që i ka sjellë mikroburgimi që vuajti. Unë i bëra shënimit të Mozës një koment, por meqënëse aventura e Fullanit ka qenë një nga temat e mia të preferuara, kam shumë dëshirë ta vendos komentin tim, si vëzhgim, edhe në këtë faqen time kryesore.

Bukur, Moza, po ne, ne, ne, …përse nuk flemë, dreqi ta marrë?!… Më kujtohet se të gjithë krerët e politikës, atëherë kur e prangosën, shqiptonin një frazë, të mësuar në kor, por që e këndonin veçmas nëpër intervista: “Fullani ka meritën që e zbuloi vjedhjen vetë!”

Ja, këtu ishte dhelpëria e Fullanit.

Së pari e ujdisi punën që banka të vidhej, vetëm e vetëm që ai ta zbulonte!

Po të mos e kishte zbuluar vjedhjen e bankës (atë të gjorë bankë që ishte ngarkuar dhe paguhej që ta ruante!), ne dhe të dashurit tanë, krerët e politikës, nuk do të merrnin vesh gjë dhe jeta do të rridhte e qetë.

Por Ardian Fullani, me gjenialitetin e një ekonomisti të mirë të këtyre kohërave në Shqipëri, për të fituar këta milionët që po kërkon sot, e zbuloi! E dinte që pas zbulimit, detyrimisht, do ta burgosnin pakëz, pastaj do ta falnin. Se që do ta falnin, këtë ai e dinte qëkur e emëruan!

Dhe pas faljes, ajo dihet që vjen dëmshpërblimi i majmë!

Ti, lexues i shtrenjtë, e di që aty, në atë vend të bekuar, nuk të lënë kurrë pa dëmshpërblim. Veç teje tërë bota, Uashingtoni, BE-ja, Izraeli dhe Zanzibari e me radhë, e dinë që Shqipëria paskomuniste ka marrë vendimin human, më të rrallin në historinë e njerëzimit, atë të dëmshpërblimit të atyre që kanë vuajtur prapa hekurave dhe është zotuar që t’ua shndrrrojë borxhin moral në material: drënk, në para të thata, këst pas kësti, brënda shekullit që sapo hymë! Por Fullani nuk është futur dot në ato listat, ku paratë jepen me këste dhe është i detyruar t’i marrë ato të tëra menjëherë!

Megjithatë, Moza, unë rikthehem te pyetja e parë: po ju atje, në Boston, dhe unë këtu në Florida, c’dreqin kemi që nuk flemë?!

Kuçkaland – Esé nga Dr. Bledar Kurti

Ky është vendi i kuçkave. Dhe me këtë nuk u referohem vetëm atyre femrave dredharake që ngjisin shkallët e karrierës jo me djersën e ballit, por edhe atyre meshkujve që janë bërë kuçka të shefave apo eprorëve të tyre duke shkëmbyer burrërinë me privilegjet, integritetin me favoret.

Ky është Kuçkaland sepse në çdo derë që trokasim gjejmë një kuçkë, qoftë kjo një femër me nota dhe kraharor pesa, apo mashkull ngelës në shkollë por me medalje ari në bythëlëpirje. Kuçka gjendet në çdo zyrë, pranë çdo ministri, çdo drejtori, kuçka mund të jetë vetë drejtori. Ajo/ai gjendet në parlament, biznes privat, spital, shkollë, dhe padyshim në çdo pallat.

Kuçkën e njohin të gjithë, madje dihet publikisht se kujt kodoshi i shërben. Kuçka e sheh veten në pasqyrë, dhe sheh një virgjëreshë, por të tjerët e dinë se sa larg shenjtërisë është ajo femër apo ai mashkull kuçkë. Shijojeni luksin, krekosuni me përdaljen tuaj, por ne e dimë natyrën dhe emrin tuaj të vërtetë:

Kuçkat shqiptare gjenden edhe brenda ambasadave të huaja, ku ato kanë ngritur me njëra tjetrën shoqatat apo klubet e kuçkave. Po po, ju njohim.

Ato gjenden në gjirin apo në krye të organizatave jo qeveritare ku me paratë e destinuara për të varfrit, pleqtë, apo skamësit shpirtërorë kënaqin grykësinë e tyre kuçkare. Ato gjenden në universitete ku kërkojnë pará nga studentët për të kaluar provimet. Ato gjenden në administratën shtetërore, ku për çdo shërbim kërkojnë zarfin nën tavolinë. Ato gjenden në gjykata ku ngopin zorrët me gjakun e të pafajshmit.

Kuçkat i gjejmë në spitale, farmaci, madje edhe furra buke ku përziejnë miellin me bojë. Kuçkat të vjedhin tek nafta, të shesin fruta e perime me hormone, dhe, oh, se harrova, tek vota. Si munda ta harroj, vota or plako, vota, oh sa kuçka ka Shqipëria ditën e zgjedhjeve.

Kuçka kërkon 3-5 mijë euro për një vend pune, kërkon favor seksual për një rrogë të ulët shteti. Kuçka i ka brekët e grisura dhe ndonëse ka shumë emra dhe me precedent penal del gjithmonë e dekriminalizuar. Ajo fiton tendera dhe është “nona” e mitmarrjes.

Kuçka ndjehet mirë në këtë vend sepse është habitati i saj i përkryer. Ajo del në televizor dhe flet për shpresën, të ardhmen e ndritur dhe reformat.

Ai/ajo qëndron gjithmonë jashtë burgut, nuk plaket kurrë dhe gjumin e bën të qetë sepse teksa lëpin bythë apo ndonjë gjë tjetër, zëri i brendshëm i pëshpërit fjalë lajkatare, ndërsa pjesa tjetër, ku sinqerisht shpresoj të jem edhe unë, dhe sa më shumë prej jush që po më lexoni, na duhet ta shtrijmë rëndë kokën mbi jastëk, sepse mbajmë kurorën e dijes: të asaj njohjeje që na e shpalos qartë faktin se sa shumë kuçka na rrethojnë dhe për dreq si nuk mbarokan kurrë!

Ndahet nga jeta Ipeshkvi i Dioqezës së Sapes Imzot Luçjano Avgostini

Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Lucjano Avgostini ju dorëzua vdekjes këtë të djelë, rreth orës 15:00, pas një sëmundje të pashërueshme në kokë. Kleriku i lartë katolik, pak kohë më parë ju nënshtrua terapive intensive, në një prej Spitaleve me të mira të Romës, ku u vizitua dhe nga Papa Francesku. Në gjendje aspak të mirë shëndetësore imzot Avgostini u rikthye pak ditë më parë në rezidencën e tij pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejes, ku shërbente me devotshmëri prej vitesh.

Shkëlqësia e Tij, Imzot Luçjan Avgustini, lindi me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, të mesmen në gjimnazin klasik në Suboticë, fakultetin teologjik në Zagreb, ku edhe është diplomuar në Teologji Morale. Më 15 gusht të vitit 1989 shugurohet meshtar në Zym të Hasit, nga Imzot Nikë Prela. Me 10 shtator 1989 emërohet ndihmës për botime liturgjike në gjuhën shqipe dhe ushtron detyrën e sekretarit të Imzot Nikë Prelës. Në fillim të marsit 1991 vjen për herë të parë në Shqipëri, si i dërguar i ipeshkvit të Kosovës, Imzot Nikë Prela.

Merr pjesë në hapjen e shtëpisë së parë të murgeshave të Nënës Terezë në Tiranë dhe pastaj në hapjen e Kishës Katedrale në Shkodër. Në vitin 1992 emërohet drejtor i Caritas-it të Kosovës, institucion ky, i sapoformuar. Në prill të vitit 1993 emërohet famullitar në Ferizaj. Në vitin 1994, duke pasur parasysh nevojat e mëdha të Kishës në Shqipëri, ofrohet vullnetarisht për mbarështimin e shërbesës baritore në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Si fillim ka ushtruar detyrën e ndihmës famullitarit në Katedralen e Shkodrës ndërsa nga korriku i vitit 1995 emërohet famullitar i saj.

Në vitin 1997, me 24 maj, emërohet prej Atit të shenjtë, Shën Gjon Pali II, Kapelan i tij duke i dhënë titullin Monsinjor. Në vitin 1998 nga Arqipeshkëvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra emërohet në detyrën e Vikarit të Përgjithshëm të kësaj Dioqeze. Në dhjetor të vitit 2006 emërohet Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës. Me dt 6 Janar të vitit 2007 shugurohet Ipeshkëv në Katedralen “Nënë Tereza” në Vau-Dejës. Gjatë viteve 2009 – 2012 ushtroi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë. Në vitin 2012 zgjidhet Nënkryetar i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, detyrë të cilën e mbante dhe aktualisht. Imozt Avgostini njihet si vizitori dhe bamirësi I të varfërve. Ai udhëtonte gjithnjë deri në zonat më të thella të veriut të Shqipërisë duke zbutur zemrat e besimtarëve e duke ju ofruar ndihmë mes halleve ku jetonin.

Kisha Katolike  njoftoi se trupi i Ipeshkvit do të vendoset në Katedralen “Nën Tereza” ku do të bëhen lutje dhe homazhe, ndërsa të mërkurën ora 10:00 do të zhvillohet mesha e lamtumirës. Trupi i Imzot Luçjano Avgostini do të vendoset në Kripten e Katedrales “Nën Terezës”.


Send this to a friend