VOAL

VOAL

Kryeministri Rama për Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Për fat të mirë që është Angela Merkel”

Voal – Voal.ch shkruan se në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung GmbH, dhënë  gazetarit Christian Geinitz në Tiranë, kryeminstri Rama komenton krizën e refugjatëve, duke lavdëruar vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE dhe duke kritikuar nga ana tjetër vendet e BE që nuk kanë patur sjellje aspak të denjë ndaj refugjatëve:

“Ballkani Perëndimor është treguar shumë më europian se shumë vende anëtare të BE-së, të cilat kanë paraqitur një imazh të turpshëm në krizën e refugjatëve”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për F.A.Z. në Tiranë.

“Maqedonia dhe Serbia kanë regjistruar, transportuar dhe furnizuar me ushqime qindra-mijëra emigrantë gjatë rrugës së tyre drejt BE-së, duke mos qenë anëtarë të BE-së, ndërsa më parë refugjatët kanë qenë në Greqi në një hapësir Schengen”, ka theksuar Rama. Refugjatët kalonin nga Serbia në Kroaci dhe Slloveni, rishtas në një zonë Schengen. „Kjo tregon dobësitë e Europës të fragmentarizuar“, ka kritikuar Rama. „por kështu nuk mund të vazhdohet më, prandaj rruga përmes Ballkanit është mbyllur.“

Një akord me Turqinë për kthimin e refugjatëve klandestinë dhe krijimin e mundësive për hyrjen e tyre legale është i vonuar, thotë Rama për F.A.Z.. “Marrëveshjet duhet të kishin qenë kryer në fillim. Dhe Europa duhet ta zgjidhi menjëherë pa arritur kriza kulmin e saj, sugjeron kryeministri i Shqipërisë, në lidhje me negociatatat midis BE-së në Bruksel me Turqinë.

“Është koha për të zhvilluar një linjë mbrojtëse europiane në Turqi. Ankaraja mund të zhvillojë një rol fondamental për të ndalur avancimin e refugjatëve drejt Greqisë dhe për të ndalur trafikimin e qënieve njerëzore “.

Në mënyrë eksplicite Rama lavdëron përpjekjet e Kancelares Merkel.

“Për fat të mirë është Angela Merkel. Pa përpjekjen e saj për të arritur një akord europian me Turqinë, puna do të shkonte shumë më keq”.

Rama i konsideron fallsitete pretendimet se Turqia po i kërkon BE një thes me para, heqjen e vizave për qytetarët turq dhe shpejtimin e hyrjes të saj në BE.

“Nuk besoj se Turqia po shantazhon dikënd. Ajo i përgjigjet BE-së që ka mbajtur një qendrim të stërzgjatur dhe pa strategji të qartë. Nëse sot Ankaraja tregon një farë krenarie, kjo është e natyrëshme.”

“Lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që qeveris vendin prej 2013, ka kërkuar një program të përbashkët europian për refugjatët”, sepse për ndryshe “drama mund të kthehet në një tragjedi të Europës”.

Në këtë dritë Rama sheh anëtarësimin e Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve të ish-Jugosllavisë në BE. “Kemi nevojë për një Europë të integruar, jo me shumë vrima. Nuk është fjala për zgjerim por për plotësim. Kjo vlen për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Tirana i ka kërkuar mbështetjen Italisë për të forcuar kontrollin e kufijve sepse Roma kishte frikë se trafikantët do t’i sillnin refugjatët përmes Adriatikut nga Shqipëria në Itali, por deri tani nuk ka evidenca të tilla, thotë Rama për F.A.Z.

“Ne nuk ndërtojmë mure, por kufijtë nuk i hapim sepse nuk mund të mbajmë nën kontroll limitin e refugjatëve”.

“Është një plan emergjent, por ky plan është modest nëse kihet parasysh potenciali i fluksit të refugjatëve. Shqipëria nuk mundet që ta mbrojë e vetme Europën. Së bashku me italianët po, si një qendrim europian, kësisoj do të garantohen kufijtë dhe do të mbrohen refugjatët që të mos bien në duart e trafikantëve.  Shqipëria, ka pranuar që të presë refugjatë, por duhet një politikë e kordinuar në nivel eurpian dhe ndërkombëtar për të krijuar pikat e pritje, prej nga të bëhet shpërndarja e refugjatëve në vende të tjera të BE-së. Shqipëria po mban përgjegjësinë e saj, përfundoi kryeministri i Shqipërisë, dhe ndihemi në këtë materie, nënvizoi Kryeministri i Shqipërisë, si të jemi pjesë e BE-së. /Shqipëroi E.Buçpapaj

Mimoza Hafizi: PS e Shkodrës drejtohet nga aventurierë

Mimoza Hafizi, deputete socialiste në qarkun e Shkodrës është shprehur me kritika të ashpra për drejtimin që u është bërë strukturave të partisë në këtë qark.

Ajo ka theksuar se partinë socialiste në Shkodër  e drejtojnë disa aventurierë, që të vetmin qëllim kanë të përfitojnë ekonomikisht.

“Armikun më të madh, PS e Shkodrës e ka pasur brenda vetes. Prej vitesh në PS-në e Shkodrës janë vendosur aventurierë që e kanë parë partinë si mundësi përfitimi ekonomik. Prej vitesh unë kam qenë e përjashtuar për të marrë drejtimin e strukturave të PS-së në Shkodër. Kërkojmë të jemi parti evropiane, nuk do të pranoja asnjë model tjetër partie. Motoja jonë rreth 8 muaj ka qenë jo më fiktivitet. Edhe një pjesë e organizatave në Shkodër nuk janë formatuar se është respektuar statuti. Por a ka sens që të bëhet kjo gjë dhe të mos respektohet statuti për kreun e partisë.”, është shprehur Hafizi.

Ben Blushi merr fjalën, shpall të vërtetat e paralajmëruara

Deputeti kritik Ben Blushi e merr fjalën në kongresin e Partisë Socialiste. Në nisje të fjalës së tij, Blushi u prit me duartrokitje.

“Sot kam ardhur këtu si i barabartë në mes të barabartëve. Ajo që duhet të them sot është se jemi pronar të një prone të përbashkët dhe kjo quhet PS. Por PS ka shqisat e saj, barazia është e saj, bashkim është muskuli i saj, drejtësia është dora e saj, liria është shpirti i saj. Ne socialistët kemi vetëm një detyrë, ti mbajmë këto shqisa në harmoni”.

“Në këtë parti si çdo parti, ka një shumicë ka dhe një pakicë. Ka një shumicë absolute që kërkon parti të përbashkët për të gjithë, ka dhe një pakicë që kërkon parti për vete. Kam ardhur sot të flas në emër të kësaj shumice që mund të jetë e heshtur, por ekziston. Është duke pritur aty të çlirohet. Është një zemër e zënë ngrohtë në grusht.

Të gjithë bashkë, duhet të kemi një gjë të përbashkët, kjo është e vërteta. A jemi të barabartë në këtë parti? A po respektojmë rregullat që kemi vendosur bashkarisht? A po i japim dikujt më shumë fuqi? A ka shkelje në jetën e PS? A ka pasur shkelje gjithë këto vite?

A mund të fajësohet dikush se po flet në emër të kësaj të vërtetë? Për fat të keq unë mendoj se po ndodh.  E vërtetat po mbytet në PS. Një pakicë po kthehet shumicë pa votim në këtë parti.

“Sot do të ju them disa të vërteta”, u shpreh Blushi.

Nuk ka zgjedhje prej 3 vitesh.

Rama i vetmi kryetar në Europë ka mandat 7-vjeçar.

Që referendumet nuk bëhen për persona por vetëm për çështje.

Që asnjë ndryshim statutor nuk do ketë fuqi prapavepruese.

Që në PS janë futur pa votim njerëz me precedentë penalë.

Që borxhi është rritur.

Që taksat për të pasurit nuk janë rritur.

Që ekonomia nuk është rritur siç prisnim.

Që arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm siç duhet të ishte.

Që shëndetësia falas nuk është bërë.

Që kemi naftën më shtrenjtë se çdo vend.

Që ndërtimet janë bllokuar për arsye që nuk janë arsye.

Që nuk kemi hapur dot 300 mijë vende pune.

Që emigracioni është shtuar.

Që unë nuk jam Saliu, por po qeverisim si Saliu pa Saliun.

Të gjitha kanë ndodhur në 3 vjet.

Ne nuk jemi vetëm, ky nuk është opinion, është fakt.

Zgjedhje po pengohen, ky është fakt.

Nëse doni të provojmë kush është shumica dhe pakica, ka një rrugë, të shkojmë në zgjedhje.

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se sa zgjedhje.

T’i heqësh të drejtën e votës një partie është njësoj si t’i heqësh zemrën. Çfarë ka këtu për t’u mos u kuptuar, për t’u ndarë?

Asgjë nuk ka kur nuk bën zgjedhje. Prandaj unë ju ftoj për zgjedhje.

I gatshëm të njoh çdo zgjidhje që buron nga zgjedhjet. E ftoj Edi Ramën në zgjedhje sepse do ishte në nderin e ne të dyve dhe në dinjitetin e PS.

Shqipëria ka dhe do të ketë të drejtë me apo pa ne, sepse Shqipëria është më shumë se partia. Ju ftoj dhe njëherë në zgjedhje. Faliminderit!

At Ilia Qirjo i përgjigjet z. Arben Lllalla

I nderuar zotëri, përgënjeshtroj dhe hedh poshtë me përçmim dhe indinjatë të thellë dy shkrimet tuaja të datave 8 dhe 16 mars 2016 në lidhje me personin tim. Ju si zakonisht shpreheni me përbuzje dhe ofendoni pa të drejtë Kryepiskopin Anastas, por kësaj radhe përpiqeni të përdorni persona dhe rrethana të caktuara për të arritur qëllimin tuaj. Problemin që ngrini ju, unë e zgjidh brenda Kishës dhe nuk kam kërkuar ndihmë jashtë saj e aq më pak, nga ju. Në artikullin tuaj ju flisni me një gjuhë të ashpër dhe ofenduese për të ulur figurën e Kryepeshkopit Anastas, i cili punon me mish e me shpirt për ringritjen e Kishës Orthodhokse. Unë e dua dhe e respektoj Kryepiskopin tim dhe këtë e kam trashëguar nga babai im Izmot Kozma Qirjo, për të cilin ju shprehni një “admirim”, i cili shfaqet vetëm së fundmi, çka më bën të mendoj se nuk është i natyrshëm dhe as i ndjerë.

 

Askush nuk mund të mohojë se im atë ka qenë një nga mbështetësit më të flaktë të Kryepishkopit Anastas që në mbërritjen e tij në vend, fillimisht si Eksark Patriarkal dhe në vazhdim si Kryepiskop i Kishës sonë. Ai ka qenë një nga pritësit e Kryepiskopit në mbërritjen e tij në aeroportin e Rinasit dhe gjithashtu askush nuk mund të mohojë, e aq më pak ju, mbështetjen e ndërsjellët dhe bashkëpunimin midis tyre si në Seminarin Teologjik ashtu edhe në të gjithë sektorët e tjerë të aktivitetit të KOASH-it. Ishte iniciativa e Kryepiskopit Anastas dhe pranimi vullnetmirë i tim eti që bënë të mundur ngritjen e tij në gradën episkopale dhe më tej krijimin e Sinodit të parë të KOASH-it pas persekutimit në bashkëpunim me Kryepriftërinjtë e shenjtë anëtarë të tij.

 

Kryepiskopi Anastas ka ndjekur nga shumë pranë shëndetin dhe ecurinë e tim eti, deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ka kryer për të, të gjitha nderimet dhe ceremonitë që i përkasin një kryeprifti orthodhoks dhe i ka qëndruar pranë familjes në momente të vështira. Ai kujdeset që prej ditës së largimit nga jeta të babait tim, për nënën time, e cila jeton në një banesë të vënë në dispozicion nga Kryepiskopi Anastas dhe një pension të lidhur prej Kishës në mënyrë që të ketë një jetë dinjitoze. Unë gjithashtu banoj në një banesë, e cila është prone e kishës e blerë me kontributin e Kryepiskopit tonë të dashur. Ku është pra “persekutimi” dhe “kryqëzimi” im zoti Llalla? Jeta dhe puna kanë probleme siç kanë patur edhe në të shkruarën dhe do të kenë patjetër edhe në të ardhmen, por siç jua përmenda edhe më sipër, ato do të zgjidhen përherë brenda Kishës, me urtësi dhe lutje. Me dashamirësi ju bëj thirrje që të mos përsërisni shpifje të tilla dhe njëkohësisht i lutem Zotit që t’ju falë gjithë marrëzitë tuaja.

 

Së fundmi, ju them dhe ju siguroj se unë dhe im atë kemi qenë gjithmonë përkrah Kryepiskopit tonë Anastas dhe unë në gjurmët e babait tim do të ngelem i tillë deri në fund të jetës sime.

At Ilia Qirjo

Famullitar i Kishës së Shën e Premtes

Skrofotinë, Vlorë. 18 mars 2016

Sot Kongresi i PS, ja axhenda dhe të ftuarit

Partia Socialiste do të mbledhë sot forumin e saj më të rëndësishëm, Kongresin e PS-së. Në këtë eveniment të rëndësishëm të PS-së mësohet se është ftuar dhe ish-kryetari historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Nuk dihet nëse ky i fundit do të shfaqet gjatë punimeve të Kongresit. Ndërkohë që mbledhja më e rëndësishme e socialistëve pritet të ketë sot si të ftuar nderi ishKryeministrin britanik, njëherësh këshilltarin e kreut të qeverisë shqiptare, Tony Blair.

Po ashtu pjesë e listës së të ftuarve të nderit do të jetë dhe kreu i së majtës europiane në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, si dhe Martin Schultz.

Dy personalitetet e Parlamentit Europian pritet të përshëndesin punimet e Kongresit me anë të video-konferencave. Po ashtu Kongresi i socialisteve do të nderohet nga ish-Kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, i cili po dje inauguroi librin e tij “Jo vetëm euro”.

AXHENDA

Dy moderatorët e Kongresit të PS-së, që do të vendosë nëse do të ketë garë ose jo për kreun e PS-së, janë Gramoz Ruçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, dhe Taulant Balla, Sekretari i Grupit.

Në rendin e ditës janë parashikuar 6 pika kyçe që nisin me fjalën e kryetarit aktual dhe me debatet për statutin. I pritshëm është debati që pritet të ngjallë deputeti i PS-së, Ben Blushi, i cili bashkë me përkrahësit e tij ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve për postin e kryetarit.

Po ashtu në rendin e ditës do të flasë edhe Gramoz Ruçi për anëtarësimet e reja në parti, si edhe kreu i Komisionit të Garancive Statutore, bashkë me Fatmir Xhafajn, që prezanton ndryshimet në statutin e PS-së. Në këtë Kongres do të flasin ministra dhe deputetë të PS-së. Në Kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.

PRITJA

Kryeministri Rama ka organizuar dje një pritje me delegatët e Kongresit dhe me të ftuarit e nderit. “Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë ishte e shqetësuar se nuk kishte konfirmime, por ja ku kanë ardhur që të gjithë. E në mënyrë të posaçme dua t’i shpreh një falënderim të veçantë Kryeministrit legjendar të Italisë, në kohën e përpjekjes së madhe për të çliruar Kosovën dhe po ashtu Presidentit të Fondacionit për Studimet Progresive të Partisë Socialiste Europiane, mikut tonë të shtrenjtë, Massimo D’Alema. Falënderoj pa dyshim edhe gjithë kolegët që janë këtu të pranishëm, anëtarë të Grupit parlamentar, anëtarë të qeverisë!”, tha dje Rama.

Kongresi

Vdekja e Kristi Mazes, nis online një peticion për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj

Voal – “Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Bergamos në Itali, vogëlushi Kristi Maze i cili ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë.

Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në News 24 ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë.

Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT në neglizhencën totale të qeverisë ku deklaroi se rasti i tij nuk ishte urgjent dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të transferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojë sëmundjes së rëndë, vonesa prej një viti pati pasoja.

Kristi dhe familja e tij vuajtën shumë. Reago sot për një ndryshim rrënjësor për shëndetin tënd. Ne meritojmë me taksat tona kujdesin për shëndetin dhe jo për tenderat klientelistë”, shkruhet në peticionin që ka nisur online me qëllim dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Për të votuar edhe ju mund të klikoni këtu

Shteti i heq mbrojtjen vëllait të dëshmitarit të vrasjes së kryekomisar Lamaj: Më kërcënuan ‘Edhe ty do të vijë radha’

TIRANË – Besnik Vladi, vëllai i Fatmir Vladit, dëshmitarit kyç në procesin gjyqësor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, para pak ditësh është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve.

Besnik Vladi tregon për News24 se kërcënohet vazhdimisht në telefon nga njerëz të panjohur, të cilët e paralajmërojnë se “së shpejti do t’i vijë radha edhe atij”. Besnik Vladi thotë se ndihet i pasigurt dhe i bën apel shtetit për ndihmë.
Zoti Besnik vëllai juaj ka qenë dëshmitari kryesor në çështjen e Arben Frrokut. Për këtë çështje ju keni qenë në mbrojtje të shtetit. Tash një vit jam në mbrojtje të shtetit deri sot kur më hodhi në rrugë shteti.

Me çfarë argumenti ju keni dalë nga programi i mbrojtjes?
Nuk e di. Kam shkuar 3-4 herë për të takuar drejtorin e ZMQ-së e më ka dalë si të jetë aga e s’më ka lënë as të futem në zyrë dhe s’më ka marrë asgjë shënim. I ka thënë policit që më ruante, sillma në zyrë. Shkova dhe më tha je i pushuar nga programi. I thashë që ai baba që e nxjerr fëmijën nga shtëpia nuk është baba. Unë baba e nënë kam shtetin. Je i dalë nga programi tha. I thashë po plaka. Plaka tha është në program.

Në programin e mbrojtjes janë edhe 5 vëllezërit tuaj. Pse përjashtoheni vetëm ju?
E di ai.

A keni pasur një komunikim të drejtpërdrejt me të, çfarë ju ka thënë?
Ai ma komunikoi dhe më tha hidhe firmën këtu. I thashë nuk dua të hedh firmë. Edhe shkruajta, unë nuk jam dakord me këtë gjë sepse tjetër qysh i kemi pasur fjalët dhe tjetër qysh ma keni bërë. Dhe dola nga zyra dhe erdha tek ju.

Tani që nuk jeni në programin e mbrojtjes a ndiheni të kërcënuar?
Unë jam ndierë i kërcënuar edhe kur kam qenë në mbrojtje sepse kam pasur disa telefonata dhe kam parë disa makina.

Çfarë ju thoshin personat që ju merrnin në telefon?
“Edhe ty do të vijë radha jote”. Kaq. I kam denoncuar, janë me shkrim ja kam çuar policit.

Çfarë apeli i bëni shtetit sot?
Unë shtetit i bëj apel që të më tregojë ku të shkoj, çfarë të bëj, se nuk e ndiej veten e mbrojtur. Jam i kërcënuar nga të gjitha anët. Njeriu është jashtë, nuk e di ku është, por është jashtë hekurave. Të marrin masa a diçka. Unë jam pro shtetit, vëllai im ka qenë pro shtetit jo kundër.

Dy atentate në zonën qendrore të Tiranës

Një 35 vjeçar, ish efektiv policie mbeti i vrarë në pranë të ish Bllokut. Një biznesmen ndërtimi, 56 vjeçar, u plagos në një atentat tjetër me armë, në Komunën e Parisit. Shpërthim dhe në një kantier ndërtimi

Dy atentate tronditën mbrëmë Tiranën, në dy nga zonat më të populluara prej saj. Një 35 vjecar, Ajet Zeqaj, u vra me pistoletë me silenciator, pranë zonës së ish bllokut. Sipas informacioneve të para Zeqaj, një ish efektiv policie, kishte pak javë që ishte kthyer nga Franca. Ai sapo kishte dalë nga një bilardo, i shoqëruar me një shokun e tij, kur është qëlluar, nga një person i maskuar. Zeqaj ka humbur jetën në vend, ndërkohë që janë të paqarta motivet e ngjarjes.

Pak më parë, një tjetër atentat ishte rregjistruar në zonën e Komunës së Parisit. Objektiv i sulmit me automatik, mësohet të ketë qenë një biznesmen ndërtimi, Lulzim Kazani. Ai është qëlluar ndërsa ka parkuar makinën dhe po futej në hyrjen e pallatit të tij. Kazani u dërgua menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka vetëm dy plagë, një në këmbë dhe një në bark. Sipas informacioneve të policisë, dyshimet e para bien mbi një konflikt të mundshëm për cështje pronësie.

Problemet dhe konfliktet me pronën, dyshohet të kenë qenë shkak edhe një shpërthimi në një kantier ndërtimi po në Tiranë, pak pas orës 19.00 të mbrëmjes së djeshme. Sasia e eksplozivit ka dëmtuar vetëm një eskavator.

Fadil Hoxha e bëri Kosovën pjesë kushtetuese të ish-Federatës jugosllave Nga Rrahman Parllaku

Voal – Të shtunën, më 19 mars do të përkujtohen në vendlindjen e tij, Gjakovë, luftëtari, patrioti, burri i shquar i kombit tonë, Fadil Hoxha. Si bashkëkohës, bashkëpunëtor dhe dëshmitar okular i një pjese të rëndësishme të veprimtarisë së tij ndjehem krenar që po shkruaj këto radhë për këtë luftëtar e shtetar të rrallë, në këtë ditë të shënuar të 100 – vjetorit të lindjes së tij.

Unë pata fatin të njihesha me Fadilin në zjarrin e luftës për çlirimin e Kosovës, kur ai e drejtonte atë me guxim e largpamësi.

Që të vlerësosh realisht figurën e Heroit të Popullit Fadil Hoxha, veç njohjes personale, duhet të njihesh edhe me kujtimet e vlerësimet që i kanë bërë bashkëkohësit dhe sidomos, të atyre që luftuan e punuan krahas tij. Duhet të lexosh ç’është shkruar për jetën e veprimtarinë e Fadilit.

Atëherë mund të thuash se ke njohur rrugën plot zigzage që ka përshkuar Fadil Hoxha gjatë jetës së tij. Kështu njihesh me përpjekjet e tij që në moshën e adoloshencës, si u shkëput nga familja, si kaloi kufirin mes vështirësish e pengesash, nga dëshira për t’u shkolluar dhe se si ia arriti qëllimit.

Fadili, si shumë djem kosovarë që shkolloheshin në Shqipëri, ishte ndër të parët që përqafoi idetë përparimtare e liridashëse të kohës, pasi kishte ndjerë shtypjen e lirive nacionale, nën sundimin e regjimit të egër serb.

Këta djem të shkolluar u përfshinë të parët në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri. Më pas u bënë grupi kryesor që drejtoi Luftën Nacionalçlirimtare kundër nazifashizmit për çlirimin e Kosovës.

Por për ta përfshirë popullin e Kosovës në Luftën Nacionalçlirimtare, Fadil Hoxhës e shokëve të tij u duhej të kapërcenin shumë pengesa e vështirësi; duhej të shkëputeshin lidhjet e popullit të mashtruar me pushtuesit nazifashitë e qeveritë kuislinge. Ishte koha kur me bashkimin e një pjese të Kosovës me Shqipërinë, populli kishte fituar një sërë të drejtash që iu ishin mohuar nga pushtuesi serbë. Kjo e ndihmonte propagandën fashiste ta paraqiste pushtimin fashist si çlirim, megjithëse e kishte pushtuar Shqipërinë me forcën e armëve dhe synonte ta kthente atë në koloni italiane. Duhej sqaruar populli se kurrsesi nuk mund të kishte Shqipëri të pushtuar e Kosovë të lirë. S’ka liri me okupator brenda vendit.

Fadil Hoxha, bashkë me ekipin drejtues, kaluan vështirësi të jashtëzakonshme, por arritën t’i shkëpusnin lidhjet e popullit të Kosovës me nazifashizmin dhe ta radhisnin Kosovën me Frontin Antifashist të kombeve. Kjo ishte ndër meritat kryesore, pasi lidhjet me nazifashizmin rrezikonin shpërnguljen e kosovarëve nga trojet e tyre etnike, siç ndodhi në shumë vende të Europës. Kështu nuk u zbatua plani i akademikut shovinist Sava Çubrolloviqit. Ndërkohë që 50.000 kosovarë ishin përfshirë në luftë kundër nazistëve, Tito nuk mund të përzinte familjet e tyre.

Vërtetë që nuk u arritën objektivat e Konferencës historike të Bujanit, por shqiptarët mbetën në trojet e tyre.

U deshën shumë përpjekje, luftë e gjak, por sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, shtet sovran.

Fadil Hoxha, si burrë shteti, me aftësi e dinjitet, me zgjuarsi e largpamësi të jashtëzakonshme, duke shfrytëzuar më së miri konjukturat e brendshme politike në ish-Federatën Jugosllave, arriti ta bëjë Kosovën pjesë kushtetuese të Federatës.

Pas largimit të forcave të Divizionit tonë për në Sanxhak, shovinistët serbë provokuan ngjarjet e Drenicës, për të zbatuar planin e Çubrolloviqit, duke akuzuar Fadilin se ai është shkaktari e duke e shkarkuar nga funksioni i komandantit të Shtabit të Forcave të Kosovës.

Edhe në këto kushte tepër të vështira, Fadil Hoxha nuk i pushoi përpjekjet e luftën për të mbrojtur të drejtat e bashkëkombësave brenda Federatës. Kështu ai bëri të mundur që të ruhet gjuha e të shkollohet rinia kosovare në gjuhën shqipe; doli hapur kundër shpërnguljes të shqiptarëve nga trojet e tyre për në Turqi; kundër largimit të shqiptarëve nga administrata; kundër reprezaljeve që bëheshin ndaj shqiptarëve, nën pretekstin e mbledhjes së armëve, etj.

Kontributi i Fadil Hoxhës bëri të mundur që të ruhej uniteti i Krahinës së Kosovës, të cilën shovinistët serbë kërkonin ta ndanin sinë kohën e krajlëve, ose siç ndanë Krahinën e Sanxhakut mes Serbisë dhe Malit të Zi.

Nga arritjet më madhore të Fadilit e të Grupit që ai drejtonte qe arsimimi i rinisë së Kosovës me gjuhën amtare në shkollat e të gjitha niveleve e profileve; arritje këto që kulmuan me hapjen e Universitetit të Prishtinës e krijimin e institucioneve kulturore, përfshi Akademinë e Shkencave e Arteve të Kosovës, ku mbaruan studimet e larta dhjetëra mijë intelektualë dhe nga ku dolën profesorë e akademikë të shquar.

Njerëzit e shkolluar punojnë për ngritjen e ndjenjës kombëtare të popullit, nxisin e drejtojnë kërkesat të drejta nacionale për liri demokratike e njerëzore. Ata qenë të parët që u ngritën në demonstrata, që rrëmbyen armët dhe u bënë udhëheqës të Luftës Çlirimtare dhe udhëheqës të shtetit demokratik. Pa njerëz të shkolluar nuk drejtohet as lufta e aq më tepër shteti.

Për zhvillimin e arsimit e Kulturës në Kosovë, Fadil Hoxha dhe grupi që ai drejtonte, punuan me largpamësi e perspektivë. Është meritë e tyre që u lanë trashëgiminë më me vlerë brezave të kombit.

Fadili e brezi i tij, brenda ish – Federatës Jugosllave strukturuan shtetin e Kosovës dhe përgatitën kuadrin drejtues, në luftë me shovinistët serbë që këmbëngulnin që postet drejtuese partiake e shtetërore në Kosovë t’i mbanin serbët, me qëllim që me kohë Kosovën t’ia bashkëngjitnin Serbisë.

Fadili me shokë shfrytëzuan me shumë zgjuarsi situatën e krijuar pas Plenumit të Partisë Komuniste Jugosllave të Brionit, në të cilin, me shkarkimin e Rankoviqit nga detyra mori goditje shovinizmi serb. Ata avancuan kërkesat për rritjen e pozitës të Krahinës të Kosovës brenda Federatës. Dhe kështu arritën ta bëjnë Kosovën pjesë konstituive të Federatës Jugosllave.

Me Kushtetutën e vitit 1974, Kosova u bë shtet, pa emrin Republikë. Kjo për faktin se Kosovës iu caktuan kufijtë shtetërorë – këto kufij që ka edhe sot Republika e Kosovës, dhe populli kosovar fitoi të drejta të barabarta me gjithë kombet tjera brenda Federatës.

Kufijtë shtetërorë ruajtën unitetin territorial të Kosovës.

Po të mos ishin përcaktuar kufijtë e saj në Kushtetutën e 1974-trës, rrezikohej që t’i jepeshin Serbisë pjesë të Kosovës; rrezikohej Mitrovica me rrethinat që edhe gjatë okupacionit fashist nuk iu bashkuan Shqipërisë por ishin në vartësi të pushtetit ushtarak nazist. Por ishin pikërisht këto kufij që shërbyen si bazë edhe për Paketën Ahtisari, të cilit ne shqiptaret i jemi mirënjohës përjetë.

Në fund dua të them se Fadili me shokë, nuk mund ta ndanin Kosovën nga ish – Federata Jugosllave, kur ajo kishte mbetur pjesë e saj pas luftës. Po ata, me përpjekje të vazhdueshme, duke luftuar pa pushim shovinizmin serb arritën t’i bënin Kosovën e shqiptarët të barabartë me kombet tjerë të Federatës.

Sot kujtojme me respekt e nderim të veçantë 100-vjetorin e lindjes të këtij burri të shquar të Kosovës e gjithë kombit tonë. Ai do të mbetet në histori si një nga figurat e shquara të kombit tonë.

*Kryetar i OBVL – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit i Shqipërisë

Aeroport i ri, themelohet ‘Saranda International Airport’

Teksa qeveria është në negociata me Tirana International Airport për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi, duket se në Shqipëri po mbërrin një aeroport i ri. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është regjistruar një kompani e re e quajtur Saranda International Airport.

Kompania zotërohet në masën 34 për qind nga një shtetas me emrin Donald Shena, ndërsa 66 për qind e aksioneve të saj i përkasin një shoqërie me emrin American Capital Group

Në dokumentin e regjistrimit të kompanisë saktësohet se objekti i saj do të jenë shërbimet aeroportuale  “Objekti i kompanisë është kryerja e shërbimeve aeroportuale, përpunimi i avionëve, shërbimi i pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave, bar – restorante të tjera në funksion të objektit,” thuhet në dokument.

Prej vitit 2001 që kur qeveria e Fatos Nanos nënshkroi marrëveshjen e konçesionit të Rinasit, në Shqipëri fluturimet ndërkombëtare kanë qenë monopol i këtij aeroporti. Pas 15 vitesh operimi, duket se më në fund kompania gjermane, që administron aeroportin e Rinasit ka ka pranuar të lëshojë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të aeroporteve të tjera në vend.

/Syri.net/

Mehmet Shehu, agjent i CIA-s? Sa do qeshte Harry Fulz! – Nga AURON TARE

Studiuesi Auron Tare është revoltuar nga një emision në kanalin TCH ku një ish-drejtues i Sigurimit shqiptar e nxirrte Mehmet Shehun si agjent të CIA-s.

Me një reagim në Facebook, Tare shkruante, se nëse dikush do të kishte marrë mundimin te lexonte pak do të kishte mësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur një Shërbim Sekret deri në datën 12 Qershor 1942.

Reagimi i plotë i Auron Tares:

Mehmet Shehu agjent i CIA-s? Keshtu thote nje ish-drejtues i larte i Sherbimit te Inteligjences ne kohen e komunizmit.

Mire qe gazetaria e sotme nuk lexon apo nuk kerkon te hulumtoje per te kuptuar pak me shume se per cfare flitet, por qe drejtues te larte te ish-Sigurimit te jene kaq pak te informuar mbi historine e sherbimeve?

Te ben pershtypje profesionalizmi i ceket i ketyre drejtuesve te cilet dikur kane drejtuar nje prej institucioneve me te rendesishme te Shtetit.

Nëse e dikush do kishte mare mundimin te lexonte pak do te kishte mesuar se Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk kane pasur nje Sherbim Sekret deri ne daten 12 Qershor 1942 ku me direktive te posaçme te Presidentit Rusvelt u krijua OSS nen drejtimin e Kolonelit Irlandez William “Bill” Donovan. (OSS 1943-1945. )

Ne kundershti me Britaniket te cilet kishin nje tradite te hershme te spiunazhit te shperndare ne te gjitha kolonite e tyre si dhe ne vendet me interes per ta, Amerikanet nuk kane pasur interes per spiunazh global e aq me shume ne vende te humbura ballkanike si Shqiperia deri sa hyne perfundimisht ne Luften Boterore.

Harry Fulz me siguri do te qeshte me naivitetet shqiptare nëse do te ishte ende gjalle.

Fatkeqesisht askush nuk ka dashur te lexoje dosjen e Fultz e cila shume qarte tregon se Fultz nuk ka pasur asnje ide, kontakt apo deshire te jete i perfshire ne spiunazh ne favor te amerikaneve ne periudhen kur ai drejtonte shkollen teknike.

Ai ishte nje drejtor shkolle i perkushtuar ndaj te rinjve shqiptare duke krijuar nje prej oazeve perendimore ne Shqiperi, ne 1943 kur amerikanet zbarkuan ne Itali dhe ne Bari u hap Zyra per Ballkanin e cila ishte para pregatitur ne Egjypt, brenda saj ishte edhe Seksioni Shqipta.

Me ne krye nje oficer amerikan Dale McAdoo me pseudonimin “Tank” u pa qarte se ne Ballkan duheshin njerez te cilet e njihnin mire vendin. Per kete arsye OSS ftoi Harry Fultz i cili e njihte mire Shqiperine te drejtonte Zyren e Shqiperise.

Pra ne 1943 periudhe kur Mehmet Shehu ishte tashme nje personalitet i levizjes komuniste.

Qe Shehu mund te kete pasur komunikim me ish-mesuesin e dikurshem nga 1943 e deri sa Fultzi u largua nga Shqiperia kjo mund te pranohet por qe Fultzi te kete rekrutuar nxenesit e tij te Shkolles Teknike ne vitet 20-30 kjo nuk ka asnje baze faktike deri me sot. Per ke do ti rekrutonte? Per nje organizate qe nuk egzistonte?

Fatkeqesisht ende sot flitet pa dokumenta por vetem me hamendje. Qe Fultzi nuk ka pasur lidhje me CIA-n e mevonshme kjo eshte shume e qarte per kedo qe ka pasur deshiren te njihet me dosjen e Fultzit ne Arkiven Amerikane…

Nis sezoni i ri i mbjelljes së kanabisit

Policia e Vlorës njofton nisjen e aksionit kundër kultivuesve të hashashit.

Sipas drejtorit të Policisë së Vlorës, ka informacione se po tentohet sërish të bëhen mbjellje të reja.

“Plani i veprimit për këtë qëllim do të kalojë në dy faza, e para është ajo e takimeve sensibilizuese që do të zhvillohen dhe do të ndahen sipas rretheve dhe bashkive”, thotë drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në vitin 2015 u evidentuan 850 parcela të mbjella me kanabis të cilat u asgjësuan dhe zonat me problematikë ishin Sevasteri, Brati, Shushica dhe Kota.

Libri ‘Letër një socialisti’ – fletëhyrja e Blushit në Kongresin e PS

TIRANE – Deputeti socialist Ben Blushi i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj lidershipit aktual të Partisë Socialiste, nxorri sot në treg një libër të ri, të titulluar “Letër një socialisti”. Ky libër i Blushit me 120 faqe, u drejtohet të gjithë socialistëve, dhe do të kushtojë vetëm 300 lekë.
Deputeti trajton në këtë botim zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste. Janë 10 letra për socialistët, mes të cilave, disa shpjegojnë se çfarë është Rilindja, për të cilën deputeti është shprehur më parë se ka rezultuar të jetë vetëm një ambalazh dhe vetëm kasta qeverisëse, e jo Partia Socialiste. Blushi ka përfshirë në librin e ri edhe 10 propozime ekonomike.Pas librit “Kandidati”, “Letër një socialisti” i Ben Blushit pritet të hapë debate të tjera në Partinë Socialiste.

Por cfarë përmban libri më i ri i Blushit?
Shkrimtari ka sjellë në këtë botim të ri dhjetë letra për socialistët mes të cilave me tema, ‘si u kalb Rilindja si doktrine’, ‘Si futi Rama njerëz me precedentë penalë në PS, ‘Si mori njerëz të PD dhe i kandidoi në emër të Rilindjes’, sqarohen cështje se, ‘ku është shkelur Statuti dhe kushtetuta në funksionim e PS’, si dhe dhjetë propozime ekonomike që dalin për herë të parë për rritjen e pagave, dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e konsumit dhe prodhimit, taksë progresive reale si dhe propozimin sesi do gjenerohen disa miliardë euro investime në Shqipëri për tre-katër vite!

Libri ‘Letër një Socialisti’ del sot në librari dhe shihet se është një akt politik por dhe një manifest i Ben Blushit para Kongresit të partisë Socialiste.

Libri del sot në treg
Ky botim del sot në treg dhe kushton vetëm 300 lekë të reja. Në të shpjegohet me anë të dhjetë letrave drejtuar socialistëve se cfarë është Rilindja. Po kështu ‘Letër një socialisti’ përmban dhe platformën e Ben Blushit për PS, si dhe dhjetë propozime ekonomike

Dyshohet se kërkohet nga FBI, punon këshilltar i Ministrit Arben Ahmetaj

TIRANE – Dyshohet se një person që i fshihet drejtësisë amerikane punon në Shqipëri në një pozicion të lartë në Ministri. Byroja Federale e Hetimit (FBI) po kërkon në Shqipëri shtetasin Knidi Bashari, i cili akuzohet për mashtrim financiar.

Partia Demokratike, përmes deputetit Luçiano Boçi denocon rastin, duke i kërkuar Ramës të dorëzojë këtë person në kërkim nga amerikanët. Sipas Boçit, Kompania që është nën hetim drejtohet nga Knidi Bashari, këshilltari i Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, që siç e pohon edhe ai vetë ka drejtuar këtë kompani deri në gusht 2015-ës.

“Pavarësisht të dhënave hetimore që ka publikuar media për 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, qeveria shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për këtë megaskandal, hesht dhe merr në mbrotje të kërkuarin e FBI-së”, vijon më tej Boçi.

“Këshilltari i financave hetohet nga zyra më e njohur e globit për mashtrim financiar ndërsa ministri e ka emëruar si këshilltar të tij.

Ky është një kombinim kriminal mes një të kërkuari për mashtrim financiar nga FBI dhe një ministri hajdut e me skandale si Arben Ahmetaj. Për më tepër, edhe pas këtij lajmi, personi në fjalë vijon të këshillojë ministrin e Financave.

Kjo është situatë e pastër inkriminimi ku një mashtrues financiar punon në ministrinë e Financave. Edi Rama dhe ministri i tij i skandaleve nuk kanë vullnet për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit.

Ky rast dëshmon qartë vullnetin e Edi Ramës për të bashkëjetuar e bashkëqeverisur me krimin”, tha deputeti demokrat në një deklaratë për mediat. /Opinion.al

Nënë Tereza do të shpallet Shenjtore më 4 shtator

Voal – Posa e ka botuar Avenire.it lajmin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që do të përmbyllet më 4 Shtator.

Duket se Papa Françesku ka firmosur sot në Vatikan, dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të Lumturve që bëhen shenjtër.

Ndër ta është edhe e Lumja Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiu.

Në Koncistorin e Tretë të Rregull Publik për Kanonizimin e të Lumturve, Papa Françesku pritej sot të caktonte datën.

Dhe sikur boton Avernire, kjo datë do të jetë 4 Shtatori!

Shqiptarët anë e mbanë memzi e kanë pritur këtë lajm!

 

18-19 Mars: Konferenca “SFIDAT E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM NË QARKUN SHKODËR

DRAFT – AXHENDA

Auditori 1, pranë Rektoratit -Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’, SHKODËR

18 Mars 2016

fte2fte3fte5fte6

Në kuadër të fillim sezonit turistik 2016, shoqëria civile prej tre organizatash që operojnë në rajonin e Shkodrës mbi turizmin dhe Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ kanë ndërmarrë një organizim të Konferencës ‘Sfidat e Turizmit të Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër’.
Qëllimi: Të krijohet rrjet gjithëpërfshirje për të gjitha palët e interesuara në sektorin e turizmit.
Objektivat:
–    Të bëhet i njohur roli dhe kontributi i gjithësecilit prej aktorëve në zhvillimin e sektorit;
–    Të nxitet shkëmbimi i produkteve, ideve, kapaciteteve dhe kapitaleve ekzistuese në territor;
–    Të krijohen lehtësi veprimi dhe bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor me aktorët e tjerë të pranishëm për të zhvilluar dhe promovuar ofertën turistike të rajonit.

19 Mars 2016

Vizitë studimore  – Kelmend, Malësi e Madhe – SHKODËR
Më 19 mars 2016 do të organizohet si një udhëtim studimor në Kelmend, për të parë sesi është punuar në këtë zonë dhe modelet e suksesit të cilat mund të përdorën si ‘know-how’ për zonat e tjera.

Kosto ditore 1700lek/person (transporti dhe dreka)

REZULTATI

•    Hartimi i një  MEMO e cila vjen si përmbledhje e ideve të vjelura nga të gjithë pjesëmarrësit dhe ku do të caktohet një PLAN VEPRIMI afatshkurtër mbi turizmin në nivel Qarku dhe qasjet e krijimit të produkteve të përbashkëta me rajonet kufitare fqinje: qofshin brenda vendit, qofshin me shtetet kufitare.
•    Krijimi i një sistemi të dhënash me aktorë në fushën e turizmit.

Të dyja këto materiale do vihen në dispozicion të gjithë pjesëmarrësve dhe njësive të pushteteve vendore. Propozohet të caktohet dhe një bord drejtues për të ndërmarrë hapat e përcaktuar dhe mbikëqyrur veprimet në kohë.

Kosto ditore 1700lek/person (transporti dhe dreka)

REZULTATI

• Hartimi i një MEMO e cila vjen si përmbledhje e ideve të vjelura nga të gjithë pjesëmarrësit dhe ku do të caktohet një PLAN VEPRIMI afatshkurtër mbi turizmin në nivel Qarku dhe qasjet e krijimit të produkteve të përbashkëta me rajonet kufitare fqinje: qofshin brenda vendit, qofshin me shtetet kufitare.
• Krijimi i një sistemi të dhënash me aktorë në fushën e turizmit.

Të dyja këto materiale do vihen në dispozicion të gjithë pjesëmarrësve dhe njësive të pushteteve vendore. Propozohet të caktohet dhe një bord drejtues për të ndërmarrë hapat e përcaktuar dhe mbikëqyrur veprimet në kohë.

Basha vizitë pesëditore në SHBA – ja axhenda

Kreu demokrat, Lulzim Basha, pritet të zhvillojë një vizitë 5 ditore në SHBA, në datat 15-20 mars, duke filluar nga data 13 mars.

Bashën do e shoqërojnë deputetët Jorida Tabaku, Gent Strazimiri dhe Eduard Selami, këshilltari Mal Berisha, si dhe një pjesë e stafit të marrëdhënieve me publikun.

Axhenda e Bashës përfshin takime me zyrtarë të niveleve më të larta në Departamentin e Shtetit.

Kryetari i PD-së do zhvillojë takime edhe në Kongresin Amerikan. Ai ka në axhendë bisedime me kongresmenë amerikanë.

Kreu demokrat do të zhvillojë një takim me grupin e miqësisë SHBA – Shqipëri, e cila drejtohet nga kongresmeni amerikan Elliot Engel. Në këtë grup janë pjesëmarrës edhe shumë kongresmenë të tjerë amerikanë. Ky takim zhvillohet pikërisht në ditë e 25-vjetorit të rivendosjes se marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, raporton City News.

Një leksion në Universitetin e Kolumbias është pjesë e aktiviteteve të Bashës në SHBA. Gjithashtu, mësohet se do të ketë një dalje të tij edhe tek Zëri i Amerikës.

“Vatra” e shqiptarëve në SHBA do të jetë një nga ndalesat e Bashës. Ai gjithashtu do zhvillojë një takim të veçantë edhe me studentët shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në SHBA, si dhe Këshillin Shqiptaro-Amerikan.

Prokuroria: Mbi 4 mijë shqiptarë u përgjuan më 2015

Në raportin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, zbulohet se gjatë vitit të kaluar, me kërkesë të organit të akuzës, Gjykatat kanë dhënë 1445 vendime përgjimesh, ndërsa mësohet se janë përgjuar 4099 persona.

Në raport thuhet se në saj të përgjimeve është arritur të kapen në flagrancë 593 persona të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe të tjera vepra penale. Ndërsa në disa raste, nga të dhënat e përfituara në sajë të përgjimeve, ka arritur prokuroria të regjistrojë procedime penale kryesisht për korrupsion të personave që kryejnë funksione publike.

Në vitin 2015, numrin më të madh te aplikimit të përgjimeve e ka Prokuroria për Krime të Rënda, ku rezultojnë 859 vendime të kërkuara nga kjo prokurori për 164 procedime penale.

Organi i akuzës kërkon rritje të efiçencës së hetimeve proaktive dhe metodave të posaçme të hetimeve në goditjen e krimit të organizuar. “Ne vlerësojmë se nevojitet të investohet më shumë në aspektin infrastrukturor, ligjor e njerëzor për sa i takon përafrimit me standardet europiane. Në këtë kuadër sa i përket përgjimit të komunikimeve elektronike, përbën domosdoshmëri rritja e kapaciteteve interceptuese të tyre, kushtëzuar së pari nga aktivitetet e grupeve kriminale në territorin e Republikës së Shqipërisë apo edhe jashtë saj si dhe sofistikimi i komunikimit ndërmjet anëtarëve të këtyre grupeve”, thuhet në raport.

Tronditëse – 4 mijë tentativa vetëvrasjesh në Shqipëri për 1 vit

Vetëm paraditen e të Premtes, 3 vetvrasje me hedhje nga lartësia. Ndërkohë 4 mijë të rinj vetëm vitin që kaloi kanë tentuar ti japin fund jetës me vetëhelmim. 50 prej tyre kanë vdekur. Viti 2016 e ka zbritur moshën e vetvrasjeve deri tek 14 vjeçarët.

Këto janë shifrat e studimit më të fundit që po bën Shërbimi i Toksikologjisë në Qsut. Shefi i shërbimit doktor Zihni Sulaj, publikon të dhënat dhe flet për fenomenin e vetvrasjes tek të rinjtë në dokumentarin “Zoom In”, në In Tv. Por shifrat janë shumë më alarmante, pasi të rinjtë nuk tentojnë ti japin fund jetës vetëm duke pirë lëndë toksike.

Një rrëfim nga një adoleshente që ka tentuar ti japë fund jetës dhe përgjigjet e pyetjeve: Cilat janë shkaqet e vetvrasjeve, si mund ti dallojnë prindërit fëmijët, a mund ti ndihmojmë të mos e bëjnë aktin final, mund ti ndiqni të Dielën ora 20.00 në “Zoom In”, në In Tv.

Enver Robelli: Vampirat e gjallë e vizitojnë Prishtinën!

Në Kosovë ka patur vizita nga Tirana zyrtare.

Para pak kohësh ishte kryetari i Kuvendit Ilir Meta, dje Kosovën e vizitoi lideri i opozitës Lulzim Basha.

Ja si reagon Enver Robelli ndaj këtyre vizitave në faqen e tij në Facebook:

“Koçi Xoxe e Rita Marko,

Foto Çami e Haxhi Lleshi, Hekuran Isai dhe Simon Stefani

– të gjallë si vampira në Prishtinë,

duke dhënë këshilla për të shkatërruar Republikën e Kosovës!

Rama lë të kuptojmë: Meta president më 2017

Vitin tjetër politika shqiptare do të përfshihet në diskutim që pritet të hapet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Zërat aktualë flasin se njeriu që ka ambicien për të zëvendësuar Bujar Nishanin, është as më pak e as më shumë po vetë Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

I pyetur nëse ka një marrëveshje paraprake me LSI-në për zgjedhjen e Ilir Metës president vitin e ardhëshëm, kryeministri Edi Rama është përgjigur se: “nuk ka një marrëveshje për Ilir Metën, President”. Por më pas Edi Rama ka shtuar se: “Presidenti i ri do të zgjidhet në bashkëpuim me LSI-në”, duke lënë të kuptohet se do të jetë në dorën e LSI-së të bëjë propozimin e saj për kreun e shtetit.

Zërat e oborreve politike, thonë se Ilir Meta ka kohë që nuk e fsheh ambicien e tij për të marrë postin e Presidentit të Republikës, por edhe kjo dëshirë e tij duket se do të përcaktohet nga balancat politike që do të prodhojë viti i ardhshëm, dhe kushti për të marrë votën e PS-së në këtë rrugëtim të tij në Presidencë, atëhere ai më parë duhet të firmosë një pakt parazgjedhor për të vijua koalicionin me PS-në.

Prandaj situata është mjaft interesante dhe mbetet për tu parë sesi do të përmbyllet.

Gjirokastër – Marijuana kultivohet në sera

Mimoza Hafizi: Pas ‘Elbasanit’ jam e rrezikuar (fjala e plotë)

Deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ka qenë e ashpër në fjalën e saj sot në mbledhjen dyorëshe të Asamblesë së PS-së.

Hafizi, e cila ka dalë hapur pro zgjedhjeve për kryetar në PS ka folur pa rezerva në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Ajo vuri në dukje se statuti është shkelur me gati tre vjet, duke kundërshtuar Ramën për fjalimin e sotëm.

“Deputetët Blushi, Arta por edhe kolegë të tjerë e kanë ngritur zërin prej kohësh, dhe më vjen keq që kryetari sot e mohoi këtë fakt në fjalën e tij”, tha Hafizi.

Ajo shtoi më tej se Rama me referendumin që kërkon të bëjë për garë ose jo për kreun e PS-së kundërshton argumentet e tij.

Gjithashtu, Hafizi tregon se pas incidentit në Elbasan, ajo ndihet në rrezik.

FJALA E PLOTE

Të nderuar antarë të AK,

Ka disa javë që bashkë me kolegë po investohemi për një kauzë të rëndësishme: respektimin e garës në PS, respektimin e normave statutore të partisë sonë. Çdo veprim tonin e kemi komunikuar me transparencë maksimale drejt secilit prej jush, përmes adresave elektronike që i keni patur të depozituara në zyrën e organizimit. Kemi dashur kështu të japim dhe një model të ri transparence dhe respekti.

Gjithkush e di tashmë që mandati i kryetarit të partisë socialiste është shkelur me gati tre vjet, ka shkuar nga katër në shtatë vjet. Deputetët Blushi, Arta por edhe kolegë të tjerë e kanë ngritur zërin prej kohësh, dhe më vjen keq që kryetari sot e mohoi këtë fakt në fjalën e tij. Unë vetë, në momentin e hyrjes së një sfidanti në garë, krahas kryetarit në detyrë, ndalimin e garës e kam quajtur njollë të padenjë mbi PS. Gara deri më tani është refuzuar të hapet. E kam quajtur shkarje drejt autoritarizmit. E kam konsideruar kthim mbrapa në histori. E kam konsideruar zhbërje të vlerave të PS, të kësaj force politike që me shumë mundim lindi si një krijesë demokratike në kaosin e përmbysjes së komunizmit.

Përse gara nuk u pranua që në ditën e parë? Z. Rama u përpoq të jepte sot përgjigje, por më pas me propozimin e tij për referendum ai hodhi poshtë argumentet e veta. Përse paska kohë të shkojë para socialistëve në referendum dhe s’paska kohë të respektojë statutin, pra të shkojë para socialistëve me një kandidat dinjitoz përballë e t’u kërkojë votën? Ne kërkojmë garë dhe që kjo garë të zhvillohet sipas normave të statutit ende në fuqi. Se ky është supozuar të na ketë ruajtur bashkëjetesën prej një dekade. Futja e një norme të re, që kandidati të marrë 10% të firmave të delegatëve të Kongresit nuk ka pikë burrërie, siç i themi ne veriorët. Se kështu kërkoni ta detyroni Benin apo Artën apo këdo tjetër që mund të aspirojë për kryetar me datën 19 Mars, të marrë mbi 100 firma e të votohet nga më shumë se gjysma e delegatëve të atij Kongresi me socialistë që me të drejtë shpresojnë për një vend pune apo që nuk duan të humbin vendin e punës. Se mezi e kanë fituar. Dhe vendet e punës administrohen nga qeveria e kryeministrit.

Miq, deri dje kishim dy variante të zgjedhjes së kryetarit, statuti aktual që është arsyeja dhe statuti i ri, që është imponim i shumicës. Sot u fol për referendum, konfuzioni u rrit, mbase juristët e PS i japin pak dritë kësaj rrëmuje, unë nuk di më se ç’të them.

Gjithkush e ka marrë vesh që organet e Partisë socialiste nuk funksionojnë prej vitesh. Nuk ushtrohet kolegjialiteti i vendimmarrjes as në Kryesi dhe as në Asamble. Këto organe nuk mblidhen, Kryetari i Partisë nuk e ka ushtruar detyrën e vet statutore.

Përse nuk janë mbledhur? Përse është shkelur kolegjialiteti në Partinë Socialiste, normë e vendosur në nenet e para të statutit aktual? Edhe në projekt-statutin që propozohet, kolegjialiteti është norma bazë. A ka kuptim që t’i referohemi përsëri kësaj norme, nëse nuk kemi ndërmend ta respektojmë?

Të nderuar antarë të Asamblesë Kombëtare. Po ndjekim prej disa javësh dhe kemi shterruar të gjitha procedurat institucionale brenda partisë. Nga Asambleja, nga Kryetari i saj e deri te Komisioni i Garancive Statutore. Sinqerisht nuk e di se çfarë mund të bënim më tepër që ju të jeni të informuar e të ndjeshëm ndaj asaj që ka ndodhur dhe po ndodh në Partinë Socialiste. Po marrim me koshiencë të plotë të gjitha kostot politike. Çfarë ka anormale këtu? Përse duhej e kujt i duhej gjithë ky moskuptim ndaj nesh, ky reaksion negativ e hera-herës cinizëm? Përse kjo situatë duhej të degjeneronte në dhunë?

Unë miqtë e mi, dhunën nuk e pranoj. Nuk pranoj që një koleg i yni të lëshohet pre e njerëzve agresivë. Ndjehem keq nga heshtja mbytëse e kolegëve të grupit.

Unë miqtë e mi, pas incidentit të Elbasanit dhe skenave të ditës së hënë në Tiranë, ju them sinqerisht se ndjehem e rrezikuar, për veten apo kolegët e mi që po ndjekin këtë kauzë. Dhe kjo më trishton pa masë. Këtë nuk ia fal mikut im, kryetarit të Partisë Socialiste. Pas mbi një dekade që bashkëpunojmë, pas viteve të tëra që e kam ndjekur me shpresë se do sjellim bashkë në këtë vend më shumë begati, siguri e liri, nuk ia fal që erdhi dita të kem frikë se unë apo njeri nga kolegët e mi do të cënohet fizikisht për arsyen e thjeshtë se nuk jemi dakord me të. Unë prita prej tij ndjesë për skenat e dhunës së ditëve të fundit. Do vazhdoj të pres. Përndryshe, unë e kam të pamundur të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike.

Unë nuk e pranoj më që ai të ndezë dritën informative për mesazhet e tija nëpër aktivitete partiake dhe të ndezë terrin informativ për kolegët që duan të flasin jashtë matricës së tij të preferuar. Nëse vazhdon kështu, unë s’mund të jem më pjesë e aktiviteteve të tija publike.

Miq të nderuar, a do kemi pas këtyre ditëve dhe javëve një Parti Socialiste më të mirë? Dua shumë ta besoj, por kjo varet nga secili prej jush, të nderuar antarë të Asamblesë. Ju ftoj të merrni në dorë fatin e kësaj partie, me guxim, kurajo e ndërgjegje qytetare. Jemi partia më e madhe në vend, populli pret nesh.

Rama: Dua referendum për mandatin tim

Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Rama kritikon deputetin Blushi dhe pranon: Statuti nuk është respektuar. Blushi: Idea e referendumit një marrëzi. Shmang garën

Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama pranoi sot se statuti i kësaj force politike është shkelur me mosorganizimin e zgjedhjeve për drejtuesin e saj në vitin 2013. Ai propozi sot që socialistët të shprehen me referendum për ndërprerjen e mandatit apo rinovimin e tij. Deputeti Ben Blushi, kritik i ashpër ndaj zotit Rama dhe njeriu që e ka ngritur me forcë këtë çështje, e cilësoi propozimin e kryetarit të partisë si një marrëzi, pasi sipas tij kjo do të thoshte sërish shmangie të zgjedhjeve brenda partisë

Mbledhja e sotme e Asamblesë së Partisë Socialiste ishte parapri nga debatet e forta e shpesh dhe tensione të brendshme të rregjistruara ditët e fundit. Në qëndër të tyre ka qenë deputeti Ben Blushi i mbështetur dhe nga disa deputetë të tjerë, i cili është shprehur mjaft kritik lidhur me funksionimin e partisë apo mënyrën e qeverisjes së vendit. Këtyre debateve kryetari socialist Edi Rama i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij, duke pranuar dhe se ka gabuar. Megjithatë ai e quajti të papranueshme që qeveria të sulmohet nga brenda me fakte të pavërteta sipas tij dhe që “të pranojmë që një diskutim legjim për statutin të kthehet në një debat hileqar për qeverisjen. Sepse për statutin mund të kemi opinione të ndryshme. Bujrum, le ta cojmë deri në fund debatin, madje  më fërshëlleni mua sa të doni. Mund të kemi opinione të ndryshme, edhe për qeverisjen sigurisht, ti ballafaqojmë, po e drejtë, për këtë duhet të kishim funksionuar edhe kryesi, edhe asambleja e me radhë. Por ama nuk mund të kemi në këtë parti kurrsesi jo, fakte të ndryshme mbi qeverisjen”, u shpreh zoti Rama.

Ai u ndal në vecanti në cështjen e mandatit të tij si kryetar dhe garën e munguar në shtatorin e 2013 kur i kishte përfunduar katërvjecari i dytë në drejtimin e partisë socialiste. “Statuti nuk është respektuar lidhur me zgjedhjet time si kryetar i PS. Por pse nuk është respektuar. Opinionet janë të ndryshëm, por pse nuk është respektuar këtë nuk mund ta diskutojmë dot”, pranoi zoti Rama.

Sipas tij këtë cështje nuk mund ta zgjidhë kongresi, duke qenë se ai është zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Zgjidhja që zoti Rama ofroi për këtë është: “Shkojmë në referendum dhe ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, as ju, as unë, as ne, por socialistët dhe socialistet në të gjithë Shqipërinë me votë të lirë dhe të fshehtë, në përgjigje të pyetjes nëse mandati im duhet të ndërpritet dhe të shkojmë tek ata për të zgjedhur kryetarin me një anëtar, një votë, apo mandati im rinovohet automatikisht në bazë të modelit të ri statutor sipas modelit laburist”.

Kritiku i tij i ashpër, deputeti Ben Blushi, i cili prej kohësh i mëshon kësaj cështjeje e quajti një marrëzi propozimin e zotit Rama, e për me tepër dhe një shkelje sërish e statutit: “Eshtë një gjë e paarsyeshme. Eshtë marrëzia e një njeriu që kërkon të shkojë në zgjedhje pa kandidat. Nuk do që të ketë zgjedhje, por do të shkojë pa kandidat. Që Edi Rama të ketë përballë vetes Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë”.

Pavarësisht komenteve të zotit Rama ndaj deklaratave të tij për situatën e vendit, zoti Blushi tha se i qëndron atyre: “Unë do vazhdoj të flas përsa kohë nuk ka zgjedhje, nuk ka kolegjialitet, nuk respektohet statuti. E përsa kohë që mendoj se Rilindja dhe PD-ja janë fatkeqësisht dy parti të djathta. Unë nuk jam dakort që Partia Socialiste të mos jetë më e majtë. Kam hyrë në mënyrë vullnetare në një parti të majtë. Dua të mbetem deri në fund këtu, përsa kohë që kjo është partia ku kam hyrë, e cila duhet të bëjë të paktën dy gjëra. Të respektojë statutin, që nuk po e bën, dhe të respektojë thelbin e ekzistencës së vet, që është një partia e majtë”.

Disa deputatë dhe anëtarë të asamblesë, përfshirë dhe zotin Blushi kanë shpallur platformën e Lëvizjes për Demokraci, brenda partisë, e cila sipas tij është një qasje për një parti më demokratike. Por mbetet ende e paqartë se cfarë përfaqëson një lëvizje e tillë, cfarë ajo synon dhe si do të veprojë.

Fatos Lubonja: Socialistë, ndalni kultin e dhunës që po promovojnë rilindasit

Në një opinion për gazetën “Panorama”, opinionisti , Fatos Lubonja komenton atë çfarë ka ndodhur gjatë javës së shkuar, për incidentin me deputetin e Partisë Socialiste, Ben Blushi në qytetin e Elbasanit si dhe dhunën e ushtruar nga policia bashkiake e Tiranës ndaj protestuesve të shoqërisë civile në Parkun Kombëtar të Liqenit.

“Nuk i shoh pa lidhje me njëra-tjterën, përkundrazi si pasqyrë të njëra-tjetrës.  Në fakt, historia e Shqipërisë është dramatikisht e mbushur me gabimet e mendjeve të ekzaltuara dhe të papjekura politikisht, që, duke menduar se historia fillon me ta, nuk kanë lënë krim e dhunë pa bërë ndaj tyre që i pengonin në rrugën e tyre. E tregon këtë jo vetëm përvoja e komunizmit, por edhe përvoja e këtyre 25 viteve. Gjithësesi më duket se me Edi Ramën dhe pretendimin e tij për Rilindje po përjetojmë një kulm të ri të këtij fenomeni”, shkruan Lubonja, duke shtuar edhe tre elementë të tjerë që sipas tij kryeministri Rama po shpalos siç janë mospërfillja e historisë dhe traditës referuar këtu ndryshimit të arkitekturës  dhe urbanistikës së qëndrës së Tiranës, dhunën verbale e mediatike që sipas opinionistit synon të frikësojë njerëzit  duke nxjerrë figurën e një kryeministri që ngjall frikë dhe urrejtje dhe së treti   shkatërrimin shtetndërtues, duke u mos u konsultuar për asgjë me njerëzit.  Lubonja jep një këshillë për socialistët brenda PS-së, që duhet të ngrenë barrikadë sa s`është vonë ndaj kultit të dhunës që po promovojnë këta rilindas.

Rexhep Qosja vjell Kosovën në Tiranë – Nga Rexhep Shahu

Vjen nga Prishtina e vjell vner në televizionet e Tiranës. Si plakat e kqija s’le kënd pa marrë në gojë, pa i vu bisht gjithkujt.

Vjen e thotë në Tiranë se veç ai di në këtë botë, veç ai ka kujtesë dhe gjithë shqiptarët e tjerë janë për temlik e për grazhd.
Unë kam shkrue shumë herë se pse nuk bie dakort me Qosen për shumë gjëra, por unë nuk jam askush para atij.
E megjithatë unë si dreqi dua t’ia them serish Qoses se rrallë kush ta ka kaluar per titist special në Kosovë në kohën e Titos. 
Unë nuk kam njohje dhe as ndonjë dhimbje për ata që vret e pret Qosja. Por di   vetem se Ibrahim Rugova ia ka prishë gjithë jetën gjumin e natës Qoses se ai nuk i shtinte mendt me Qosen.
Lexova se kundër Isa Mustafës ka ngritë akuzë për vrasje të 30 studentëve të Kosovës.  Nuk më dhëmb Isa dhe s’ka mbetë me i dalë avokat unë. Ku ishe deri tani z. Qose? Në cilin cep të zitit të patën vu qoshe që nuk fole me vakt, nuk fole herët. Ku ishe qysh kur Isa u bë kryetar i LDK, apo deshte që LDK të vdesë e ta marrin vrasësit e studentëve. Duhet të kishe folë me vakt ti që je humanist kaq i madh, ti që je kaq shumë zemër bardhë. Duhet të kishe folë se ia ke borxh Kosovës të vërtetën, ua ke borxh nxënësve, studentëve e të gjithëve ne që jemi rritë me fjalën tënde, me librat e tu dhe nuk kemi ditë tjetër më të madh e më të dijshëm se ti.
Nëse Isa ka qenë zyrtar i lartë shqiptar në Jugosllavinë e Titos, ti ke qenë ideolog shumë i njohur shqiptar i Jugosllavisë së Titos, i bashkim-vëllazërimit dhe zyrtarë të nivelit të Isës për ty kane qenë të papërfillshëm, gogla dushku.
Pse nuk del nëpër televizionet e Prishtinës përnatë, pse nuk jep atje intervista, deklarata, opinione. Jo! Atje nuk të lënë me vjellë. Në televizionet e Kosovës nuk mundesh me vjellë, nuk mundesh me derdhë vner e urrejtje kështu si në televizionet e Tiranës. Dhe kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, në Kosovë është vështirë me u ngulë komunizmi edhe pse ka ideolog komunist si shoku i lavdishëm Qose, edhe pse ka parti të majta si e Albinit, edhe pse ka mbetje të LPK e LPKÇK, por asnjëherë në thelb askujt nuk i ka hangër palla për Enver Hoxhën e komunizmin sepse Kosova ia ka pa sherrin komunizmit i cili e ndau nga Shqipëria dhe e bashkoi me Jugosllavinë dhe këtë e di çdo burrë me mend në Kosovë.
Në fakt më erdhi rëndë dhe ndjeva dhimbje kur u ankua te gazetarja e Tiranës se veç asaj dhe Baton Haxhiut që ka bërë trimëri që e ka marrë në intervistë Qosen,  të tjerët kanë frikë me e marrë në bisedë televizive Qosen. Kjo është akuzë e rëndë dhe ose provon se media nuk është e lirë në Kosovë, ose Qosja nuk është më interesant sepse është ngatërrestar dhe nuk e duan në Prishtinë.
Qose merret me vogëlsitë e ditës në Shqipëri, me plehrat, me pastrimin e koshave, me rrugët si reporter terreni, ndërkohë që unë e pres prej dekadash që ai te merret me fatin e shqiptarëve, me shprazjen e trojeve tona prej shqiptarëve, me krimin që kanë bërë qeveritë shqiptare në Tiranë e Prishtinë duke dëbuar shqiptarë prej atdheu për mungesë të shpresës, të punës, të kushteve për mbijetesë. Askush, asnjë shqiptar nuk deshiron të shkojë e të bëhet skllav në asnjë shtet të huaj askund sepse shqiptari e ka pak me tepri krenarinë, por qeveritë aktuale e kanë pshurrë e dhie krenarinë e shqiptarëve. Qosja fle, hesht si aleat i dreqit kur dihet se fjala e tij çon peshë kur nuk ngatërron si plakë e keqe katundi.
Qose të alarmojë si di ai se shqiptarët me qindra mijë do mbetemi në trojet tona e jo me miliona sa duhet të ishim. Rexhep Qosja ka qenë frymëzues dhe ai di të jetë frymëzues. Prej kujt pret me frymezue shqiptarët që të rrinë në vendin e tyre, ta duan vendin e tyre, të mos e lëshojnë vendin e tyre, të mos mbetemi çobanë këtu për serbët e grekët, por për dy breza njerzorë ta dyfishojmë popullsinë në trojet shqiptare. Pse nuk i frymëzon Qosja shqiptarët të dëbojnë qeveritë e tyre për këtë shkak e jo për molla të tharta… Qosja din të frymëzojë e të bindë njerzit se shprazja e hapsirës shqiptare prej shqiptarëve është vetëm në dobi të serbëve e grekëve dhe ndoshta është projekt përfekt i tyre i zbatuar me rigorozitet nga qeveritë shqiptare të Tiranës e Prishtinës dhe ndoshta ka zyrtarë të lartë që paguhen për politikat shpërngulëse. 
Qose jep lavde te pamerituara për figura apo subjekte të ndryshme pa ditë se sytë e popullit shohin më shumë se dy sytë e Qosës e kështu Qosja shemb Qosen e mua më dhemb kjo shembje.
E bën bërllok sot Hashim Thaçin që u bë president i Kosovës dhe thotë e ka bërë president Serbia. Pra, sipas tij deputetët shqiptarë në Kosovë janë mercenarë të Serbisë. Dhuna e pakicës dhe e Qoses është e ëmbël, dhuna e shumicës është e idhtë. Po a je ti Qose që ia ke mbajtë çantën këtij Hashimi në Rambuje? E ke ngritë në qiell këtë Hashim kur ai përmbushte kërkesat e tua dhe financonte botimet e tua. Pse ke heshtë kur nuk është dashtë dhe flet kur nuk duhet për mëkatet e Thaçit…
Deklaron se refuzon të bëhet president i Kosovës dhe të merreë më politikë, por pasi mori vota sa një autobus me njerëz në Kosovë.
Qorton të gjallë e të vdekur pse nuk e mbajmë në kalistrup në qafë gjithë ditën e gjithë natën e lume Adem Demaçin se ai ka bërë 28 vjet burg.
Po Demaçi nuk ka bërë burg për tu bërë president i Kosovës. Ai u bë lider shpirtëror i qëndresës shqiptare që u kalit në burgjet serbe, por nuk ishte e nuk është kusht që pas burgut të bëhej president. Populli në Kosovë sheh e di shumë më shumë se sheh e di Qosja e Demaçi, i cili di me ba burg, por nuk mundet me udhëheqë Kosovën e as politikën pasi i ka mbetë ora të Enver Hoxha. Po Qosja pse nuk është kujtue më herët për Demaçin…
Qose, ky idhnak i madh por jo aq sa Rugova, mund tu binte këmbanave të alarmit se kur u bie ky kembanave ato dëgjohen shumë dhe ngrenë në këmbë njerzinë dhe të apelonte, pse nuk prodhohet asgjë në Shqipëri e në Kosovë, pse shembim të vjetrën dhe varrosim të renë, pse shembim diktaturën e një sistemi e varrosim çdo sistem duke e lënë vendin në dorën e diktaturës së anarkisë, në pornodemokraci deledashësh e pederastësh pinjollë të bllokut komunist me rrënjë në Beograd.
Mua më dhemb Rexhep Qosja ndaj shkruaj. Jo se ma ka zanë diellin apo më ka luajtë gurët e kufinit.

Shqipëria e shtyn ankandin e avionëve ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se do të shtyjë procesin e shitjes e avionëve të vjetër ushtarakë. Ministria ka në plan të shqyrtojë çmimin fillestar të ankandit, pas shtimit të interesit nga muzeumet dhe koleksionistët në disa vende të botës.

Disa avionë të vjetër ushtarak të tipit Mig, dikur krenaria e ushtrisë komuniste shqiptare, tani janë të tepërt në një bazë ushtarake në afërsi të Tiranës.  Të mbuluar nga ndryshku, shumë prej tyre janë me dritare të thyera dhe goma të prishura, por për disa të tjerë, këta MIG ruajnë kujtime të rëndësishme.

Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Vasil Jangari, tregon se janë disa modele të MIG.

“Janë 36 avionë ushtarakë dhe katër helikopterë. Janë të llojeve të ndryshme dhe përveç atyre luftarakë ka edhe nga ata që përdoreshin për trajnim.” 

“Shumica e tyre  janë avionë rusë, por të prodhuar në Kinë.”

Turistët, ngjiten në këto avionë për të bërë foto, ndërsa koleksionistët dhe tregtarët e metaleve kanë filluar të interesohen për ankandin.

Ministria e Mbrojtjes kishte planifikuar në shkurt një ankand të hapur, por ai u shty si rezultat i një interesdi të shtuar.  Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli sqaron:

“Na kushtojnë sepse nuk janë përdorur tash 30 vjet. Po shpenzojmë para vetëm për ruajtjen e tyre. Me shitjen e tyre, përmes një ankandi të hapur, mund të nxjerrim fitime që mund të përdoren për modernizimin e forcave tona të armatosura.” 

Koleksionistët dhe muzeumet nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia kanë shprehur interes mbi ankandin. Për këtë arsye, Ministria i shtyu procedurat për të rishqyrtuar çmimet fillestare të hapjes së ankandit që fillimisht ishin caktuar mes vlerave 8 deri 14 mijë dollarë.

“Prandaj po shtyjmë procesin sepse kishte shumë kërkesa. Ishte e papritur për ne dhe nuk ishim në gjendje të menaxhonim dhe zgjidhnim të gjitha dokumentet që njerëzit po paraqesin për ankandin”, thotë zonja Kodheli.

Ushtria shqiptare do të shesë rreth 40 avionë dhe helikopterë rusë dhe kinezë të prodhuar në vitet 50-të, por që nuk janë përdorur për dhjetëra vite.

Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka filluar të modernizojë armatimin. Sipas qeverisë shqiptare, mjetet ajrore luftarake nuk përputhen me standartet që ka NATO.

Ndërkohë, ushtria shqiptare ka hequr dorë nga makinat ushtarake të transportit, tanket, transportuesit e blinduar, kallashnikovët dhe municionet, kryesisht duke i shitur ato për skrap. Nga ana tjetër, disa nga ish pilotët thonë se do t’u vinte  keq të shihnin që avionët të kishin të njëjtin fat. Një prej tyre është edhe Ilirjan Kola:

“Nuk duhet të shiten për skrap. Avionët mund të dërgohen në muzeume këtu apo jashtë vendit. Do të na krijohej mundësia për t’i vizituar. Kemi përshtypje dhe ndjenja shumë të mira. Ne do të ndiheshim shumë keq nëse shiten për skrap.”

Ankandi do të shërbejë si test për tregun, pas dështimit për shitjen e tyre nga qeveria e mëparshme në vitet 2012-2013. Nëse del me sukses, Shqipëria ka avionë dhe helikopterë të tjerë që mund të nxjerrë në shitje. Ministria e Mbrojtes thotë se ankandi do të zhvillohet këtë muaj por ende nuk është caktuar data.

Konkurrenca i kërkon qeverisë të mos zgjasë kontratën koncesionare të Aeroportit të Rinasit

Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negociatash shumëvjeçare për rishikimin e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Rinasit, Autoriteti i Konkurrencës (AK) i ka rekomanduar qeverisë të mos marrë në konsideratë opsionin për zgjatjen e afateve të kontratës.

Në raportin vjetor për 2015 që AK ka dorëzuar tashmë në Kuvend raportohet se me anë të vendimit të datës 24 dhjetor 2015 “Për disa rekomandime në lidhje me draft-amendamentin e Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur më datë 15 Tetor 2004 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Tirana internacional Aeroport SHPK”, ka rekomanduar mos zgjatjen e afatit të ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.

Autoriteti i ka rekomanduar gjithashtu liberalizimin e shërbimeve (ground handling) sipas anekseve të kontratës koncesionare, rishikimin e  pagesës së shërbimit në tokë dhe e uljes dhe e ngritjes.

Gjithashtu Autoriteti ka kërkuar rishikimin e pagesës për pasagjerët, të Kargos, pagesës së Parkimit të Avionëve dhe rishikimin e pagesës së ndriçimit të aerodromit.

Nëpërmjet këtij vendimi është kërkuar edhe zbatimi i vendimit të 50 Komisionit të Konkurrencës nr. 308, datë 21.02.2014 “Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e shërbimit të transportit ajror”, në mënyrë të veçantë: “Për shkak të pozicionit të kompanisë koncesionare si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, OSHA të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos”.

Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana international Airport (TIA), Z. Rolf Castro-Vasquez ka pohuar për Monitor.al se nuk kanë nënshkruar ende asnjë marrëveshje me qeverinë shqiptare për ndryshimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Rinasit.

Ai pohon se janë ende në negociata në qeverinë shqiptare dhe po shqyrtohen pikat e fundit nga ana e avokateve në Londër. Z. Rolf Castro-Vasquez pohoi se nuk mund të thotë nje afat se kur do të bien dakord, nëse kjo do të jetë shpejt apo vonë në kohë.

Ai shton se e rëndësishme është se çfarë do vendosin aksionarët dhe kreditoret që janë tre, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Intesa Sanpaolo dhe Alpha, sepse janë ata që kanë investuar. Sidomos kreditorë janë shumë “të rreptë”.

“Kemi që nga 2007 që po negociojmë, u ndryshua qeveria, filluam sërish, nuk është e lehtë të ndryshohet një kontratë pas 10 vitesh. Nuk di të jap një afat, por di te them që për momentin nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë”, thotë z. Castro-Vasquez. Ai shton se të gjitha negociatat po i zhvillojnë me ministrin e transporteve, z.Edmond Haxhinasto.

Ministri Arben Ahmetaj tha me herët gjatë shkurtit se është mbyllur negociata me sukses për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit për një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit.

Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana Airport Partners”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese. Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash. /Monitor/

Dokumente – Endri Fuga kërcënon Eduard Ndocajn

Deputeti kaubojs Eduart Ndocaj është kërcënuar me SMS gjatë natës nga këshilltari i Ramës dhe drejtori për mediat në Kryeministri, Endri Fuga.
Ky njihet edhe si nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit Edi Rama, që kujdeset për çdo eveniment, për çdo fjalim apo dalje publike të shefit të Qeverisë.
Fuga përmes një  mesazhi e kërcënon Ndocajn se do t’i digjet mandati nëse vazhdon të ndërhyjë në debatin mes Ramës dhe Blushit.
fuga sms
Ja postimi i plotë i Eduart Ndocajt:
Pas mbarimit të emisionit Opinion të dedikuar për përplasjen Rama-Blushi dhe ku Blendi Fevziu lexon një status të shkruar nga deputeti Ndocaj që mbron parimisht Blushin, me mesazh private po në facebook e z. Ndocaj me emrin “Stafi i Edi Ramës” vjen mesazhi i mëposhtëm.
Po e publikojmë për ta komentuar qytetarët, socialistët dhe mediat!
fuga sms1
Mesazhi:
Përshëndetje Eduart!
Jemi baza e PS , Selia qendrore Tiranë.
Të shkruajmë sepse na çudit ‘loja’ jote mediatike, pra po i kundërvihesh PS për t’u bër i famshëm dhe për të dalë në media!
Mos harro: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama të dha mundësinë të hysh në politike, ti ke të drejtën të japësh mendimet tuaja rreth PS por jepi në kryesi jo në media, sepse kur shan PS në media duket qartë që e bën për Shoë!
Kujdes: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama mund të të heq mandatin Emoticon smile
Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i ‘digj’ edhe ti!
Kujdes me fjalët që thua!
E.F !
fuga sms2

Shkodra mban peng Ramën për dëmshpërblimet e përmbytjeve dhe stadiumin, ndërhyn Garda dhe policia

Kryeministri Edi Rama është përplasur dje me banorët e Shkodrës, ku nuk kanë munguar konfrontimet dhe përleshjet me forcat e policisë dhe Gardës së Republikës. Paraditen e djeshme, shefi i qeverisë kishte planifikuar një takim me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, por sapo mbërriti aty, para bashkisë ishte mbledhur një turmë e madhe qytetarësh, të cilët i kërkuan shpjegime kryeministrit mbi mungesën e dëmshpërblimeve për përmbytjet dhe ndërtimin e stadiumit të ri. Banorët kanë tentuar të takojnë kreun socialist, por kjo ka sjellë përplasje pasi punonjësit e Gardës kanë ndërhyrë duke mos e lejuar një gjë të tillë. Ky veprim i kryeministrit ka irrituar banorët. Shumë prej tyre i kanë kërkuar që t’i dëmshpërblejë për përmbytjet, ndërsa shumë të tjerë që preken nga ndërtimi i stadiumit të ri kanë shfaqur pakënaqësi me masën e dëmshpërblimit. Kreu i qeverisë ka qëndruar për rreth një orë e gjysmë në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi, teksa me qindra qytetarë mbushën sheshin para bashkisë duke këmbëngulur që Rama të jepte shpjegime. Pas daljes së tij nga ambientet e bashkisë ka pasur sërish incidente, pasi banorët i janë vërsulur me inat kryeministrit, teksa kanë ndërhyrë sërish forcat e Gardës dhe të policisë. Kreu i qeverisë ka tentuar të hipë në makinë dhe të largohet, por banorët nuk e kanë lejuar duke bllokuar rrugën dhe automjetin, teksa u duk se e mbajtën peng një moment. Gjatë këtij momenti ka pasur tension dhe thirrje nga më të ndryshmet. Kjo ka detyruar shefin e qeverisë që të qëndrojë dhe t’u japë shpjegime banorëve. Sa u takon familjeve të përmbytura, ai u ka thënë se qeveria është duke shqyrtuar listën e lënë nga Sali Berisha, teksa për stadiumin premtoi se të gjithë do të dëmshpërblehen me çmimin e tregut. Po ashtu, Rama ka thënë se stadiumi do ndërtohet sipas standardeve të UEFA dhe më pas ka hipur në makinë. Nga ana tjetër, banorët e kanë akuzuar për arrogancë dhe inferioritet, teksa kanë tentuar të bllokojnë makinën, por ka ndërhyrë policia. “Nuk mund të na ndaloni ta takojmë. Të drejtat tona do t’i kërkojmë deri në fund. Kërkojmë dëmshpërblimet për përmbytjet”, kanë thënë banorët.
Dhuna ndaj gazetarëve
Përplasjet e kryeministrit Edi Rama me banorët e Shkodrës, kanë sjellë dhe incidente e dhunë nga ana e përfaqësuesve të Gardës së Republikës. Teksa kanë shtyrë disa herë banorët, ata kanë dhunuar dhe gazetarët dhe operatorët e televizioneve. Një gjë e tillë është denoncuar dje publikisht nga gazetari Simon Shkreli, i cili është shprehur në rrjetet sociale se punonjësit e Gardës janë sjellë brutalisht me banorët dhe kanë dhunuar gazetarët. “Isha në punën time dhe duke mbrojtur kameramanin të cilin Garda e kryeministrit po e tërhiqte. Kur papritur një nga gardistët më qëllon me bërryl në brinjë. Për fat jam mirë edhe pse më dhembin pak brinjët. Kjo është sjellja e sotme e Kryeministrit dhe shpurës së tij”, ka deklaruar ai.
Takimi Rama-Ademi
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në fokus të takimit të tyre kanë pasur disa tema të rëndësishme. Më kryesoret kanë qenë mungesa e dëmshpërblimit të banorëve të përmbytur në vitet 2010-2011, stadiumi i ri dhe plani urbanistik i qytetit. Mësohet se Voltana Ademi i ka kërkuar Ramës të ndihmojë familjet e prekura nga përmbytjet dhe të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut banorët që preken nga ndërtim i stadiumit të ri. Kliti Topalli

Voltana Ademi letër të hapur Ramës me 8 pika për Shkodrën

Gjatë viteve 2014-2015 Shkodra është diskriminuar duke marrë përsëri vetëm 1% të fondit total të investimeve nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve krahasuar me Bashki të ngjashme si Fieri (11%) , Durrësi (10%), Vlora (18%), Korça (9%) (bashkëngjitur grafiku i realizimit të investimeve FZHR 2014-2015)
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ia ka “numëruar” Kryeministrit Edi Rama gjithçka që ai ka dhe qeveria nuk kanë bërë për Shkodrën në më shumë se dy vjet qeverisje.Në një letër të hapur, Ademi shkruan për problemin e pazgjidhur të dëmshpërblimit të të përmbyturve; të mungesës së investimeve në kullim; të diskriminimit në financime në krahasuar me bashkitë e drejtuara nga të majtët; cenimin e pronave të qytetarëve përreth stadiumit të ri; dëmshpërblimin e pamjaftueshëm; korrupsionin e lartë në institucinet shtetërore dhe largimet politike nga puna.

LETRA E HAPUR

Z. Kryeministër
Shfrytëzoj mundësinë për t’ju bërë prezent disa shqetësime që lidhen me Shkodrën dhe zhvillimin e saj.

I. Zona e Shkodrës, më saktë e nën-Shkodrës është zona më e prekur dhe më e rrezikuar nga përmbytjet në Ballkan. Prej më shumë se dy vitesh në këtë zonë janë realizuar investime të papërfillshme në vepra kulluese apo pritëse. Nënvizoj se nuk është realizuar dëmshpërblimi i të përmbyturve me pagesat e detyrueshme referuar VKM për dëmshpërblimin nga përmbytjet, gjë që do të duhej të ishte kryer tashmë, si një e drejtë ligjore e secilit, dhe përtej saj do të duhej që zona të përfitonte vazhdimin e investimeve në kuadër të studimeve dhe projekteve të parashikuara për minimizimin e pasojave të përmbytjeve, gjë që është harruar.

II. Sot, aktualisht në vitin 2016, Këshilli i ministrave me VKM nr. 90, datë 04.02.2016 për shpërndarjen e fondit të investimeve për ujitje dhe kullim përsëri Shkodra është diskriminuar duke marrë vetëm 2% të fondit total të investimeve për ujitje dhe kullim, më pak se të gjitha bashkitë. Ndërsa bashkitë Fieri (26%), Korçë (12%), Vlorë (11%) (bashkëngjitur grafiku i fondeve referuar të dhënave të VKM).

III. Gjatë viteve 2014-2015 Shkodra është diskriminuar duke marrë përsëri vetëm 1% të fondit total të investimeve nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve krahasuar me Bashki të ngjashme si Fieri (11%) , Durrësi (10%), Vlora (18%), Korça (9%) (bashkëngjitur grafiku i realizimit të investimeve FZHR 2014-2015). II. Kemi aplikuar në fondet IADSA të konvertimit të borxhit të Qeverisë Italiane. I pa shembullt është rasti i Shkodrës. Vetëm përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në mënyrë të pashembullt insiston dhe insiston në kundërshtim me kriteret e vetëpërcaktuara për të skualifikuar projektin e Bashkisë së Shkodrës, me arsye fiktive, jo ligjore, diskriminuese, për cështje “vula shtrembër apo drejtë”. Nuk 2 kanë patur as durimin të verifikojnë dokumentet e aq më pak të lexojnë projektin!

IV. III. Duke u kthyer tek buxheti i këtij viti, dua të theksoj se procesi i transferimit të funksioneve të reja: ujitje dhe kullim, shërbimi zjarrfikës, dhe sidomos shërbimi ujësjellës po zvarritet. Procesi nuk monitorohet dhe ka ecejake, tërheqje mbrapsht të procedurave, rezistencë për të kryer transferimin/detyrën e përcaktuar me ligj nga ministritë dhe drejtoritë përkatëse. Sigurisht kjo dëmton punën, dëmton shërbimin, shpenzon energji e kohë e mund të panevojshëm, pamundësi për ofrimin e shërbimeve.

V. Z. Kryeministër Unë, ne, dëshirojmë që Stadiumi i ri, vepër e rëndësishme për qytetin tonë, të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke plotësuar të gjitha standartet e nevojshme, të kërkuara nga shteti shqiptar dhe nga UEFA, por në të njëjtën kohë, si Kryetare e Bashkisë Shkodër, insistoj që interesat e qytetarëve të mi, të mos cënohen, prandaj, do ju lutesha që të rishikojmë një tjetër mundësi, një tjetër opsion real, për të zhvendosur parkimin e kërkuar në fazën e dytë, në mënyrë që të shpëtojmë shtëpitë respektive, ku nënvizoj faktin që, kemi të bëjmë me vila disa katëshe, të ndërtuara dhe të restauruara kohët e fundit (foto bashkëngjitur), po ashtu dhe me biznese që kanë punësuar mbi 20 persona. Duke u bazuar në standartet e kërkuara nga UEFA për klasifikimin e Stadiumeve, (material bashkëngjitur), stadiumi i ri, edhe nëse nuk i shtojmë parkimet e kërkuara në fazën e dytë, klasifikohet në kategorinë 4 të stadiumeve, duke u nisur për nga numri i parkimeve aktualisht të planifikuara dhe projektuara. –

Në fq. 13 Artikulli 74, thuhet: Një minimum prej 150 vende parkimi për personat vip, duhet të jetë i mundshëm në një zonë të sigurtë. – Në relacionin e Arkitekturës, (fq 6) se projektit të parë të dorëzuar, specifikohet që numri i parkimeve të parashikuara në projekt, është 210, dhe nga të cilat, parkimet Vip janë 150. (në projekt) Projekti fillestar i Stadiumit, (pra, para se të shtoheshin këto parkime), ishte përgatitur duke respektuar rregullat e nevojshme për këtë kategori Stadiumi. – respektohen dhe distancat e kërkuara nga UEFA, respektivisht, fq 2, artikulli 4, pika 6, thuhet, nuk duhet të ekzistoj asnjë objekt, më pak se 21m, afër fushës së lojës. Në rastin tonë, objektet fillojnë në një largësi mbi 65m nga fusha e lojës.

VI. 3 Dëmshpërblimi i parashikuar referuar VKM për çmimet e referencës së truallit dhe ndërtesës nuk përmbushin kurrsesi shpërblimin për llojin dhe cilësinë e objekteve në fjalë. (foto të shtëpive bashkëngjitur) Alternativa të mundshme të zhvillimit dhe mbështetjes së ndërtimeve dhe funksionimeve të parkingjeve me pagesë dhe krijimit të ambjenteve të shërbimit në funksion të stadiumit me qëllimin për të siguruar vende të tjera shtesë për parkim mund të jetë një opsion që mund të mbështetet në të ardhmen.

VII. Në qarkun e Shkodrës shkalla e korrupsionit në institucionet shtetërore vazhdon të jetë e lartë: Nënvizoj këtu, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, apo institucione të tjera, në shëndetësi dhe arsim, që abuzojnë me të drejtat e njeriut dhe punësimin e tyre, duke marrë rryshfet.

VIII. Sot në Shkodër kemi heqje diskriminuese të njerëzve nga puna apo presion për shkak të vendit të punës. Trajtim i diferencuar i bëhet biznesit duke e klasifikuar atë në të majtë e në të djathtë. Dikush paguan taksat e gjobën e dikush nuk i paguan taksat. Bashkia Shkodër mbetet e angazhuar të punojë për zgjidhjen e një mori problemesh dhe sfidash krijuar së fundmi dhe nga reforma territoriale, për të siguruar shërbime për qytetarët në një nivel më dinjitoz dhe në cdo pjesë të territorit të Bashkisë. Për këtë kërkojmë një trajtim pa paragjykim nga Qeveria Shqiptare si pjesë e përgjegjësisë së përbashkët ndaj qytetarëve.

Dritan Hila takll Edi Ramën për statutin e ri të partisë së vjetër

Ish-zv/ministri i Edi Ramës në ministrinë e Mbrojtjes, Dritan Hila është tallur me kryeministrin dhe kreun e PS-së në një status në profilin e tij në Facebook. Në fakt, Hila tall Ramën për statutin e ri të Partisë Socialiste.

Ja çfarë shkruan Dritan Hila në Facebook:

Statuti i ri i PS (përshtatur nën vëzhgimin e Fatmir Xhafës, nga ai i PD i vitit ’97)

Pika 1: Kryetari emëron veten dhe nderon partinë me kryetarllëkun e tij.

Pika 2: e vetmja mënyrë votimi e lejuar, është duartrokitja

Pika 3: Lala, Gjushi, Koqo etj, emërojnë kryetaret e seksioneve. Anëtarësia ka të drejtë ti votojë.

Pika 4: Kush nuk është dakord, është i lirë të emigrojë.

Pika 5: Ngarkohet Koço Kokëdhima dhe Luan Bregasi, të ndërtojnë kapitalizmin

Aneks: Ngarkohet Taulant Balla dhe Joleza, të djegë gjithë kopjet e statutit të Partisë së Punës, pasi me frymën e tij, mund të infektojë anëtarësinë laburiste. Anëtarësia e re nuk duhet të mësojë se në diktaturë ka pasur votime, qoftë edhe formale, pasi dëmtojnë reformat dhe koncesionet që janë në proces.

Paloka: Djegia e mandateve s’është ide vetëm e Berishës dhe Topallit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se, opsioni i djegies nuk është një rrugë proteste e propozuar vetëm nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Paloka thekson se kjo ide është diskutuar nga mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, por shton se është kërkuar që të mos shkohet menjëherë në këtë masë ekstreme.

“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka për “Neës 24”.

Deputetët e opozitës bojkotuan seancën e fundit parlamentare duke mbajtur qëndrimin se nuk po reflektohen kërkesat e PD-së që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit për tre deputetët të mazhorancës, të cilët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën.

Protesta tek parku, ky është momenti kur qytetari humbet ndjenjat

Kjo foto tregon momentet kur qytetari humbi ndjenjat gjatë përleshjeve mes policisë bashkiake dhe shoqërisë civile.

Qytetari që humbi ndjenjat është Isa Myzyri 31 vjeç dhe u ndihmua fillimisht nga protestuesit e tjerë. Më pas u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Kush është i dyshuari që qëlloi me grusht policin e Bashkisë së Tiranës (fotot)

Policia e Tiranës njoftoi se njëri nga protestuesit me origjinë nga Medvegja, dyshohet të ketë goditur me grusht policin bashkiak dhe për rrjedhojë është shoqëruar në komisariat.

Ai është Aranit Beqiri, 20 vjeçar, nga Medvegja. Studenti medvegjar është bërë shpesh pjesë e lëvizjeve të shoqërisë civile në Tiranë, ku ka qenë pjesëmarrës.

Ai mendohet se ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e sotëm për të qenë pjesë e protestës së organizuar nga shoqëria civile kundër ndërtimit të Këndit të Lojërave për Fëmijë te Parku i Liqenit.

Në profilin e tij në “Facebook” shihet se ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe ka qenë pjesë e protestës së organizuar edhe nga opozita në Prishtinë.

id2id3id4

Ben Blushin e kërcënuan në Elbasan vartësit e Qazim Sejdinit – ja emrat

Të gjithë personat që kërcënuan Ben Blushin në takimin e tensionuar të socialistëve në Elbasan, janë të gjithë punonjës të administratës dhe të Bashkisë së Elbasanit, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’, teksa ka publikuar edhe listën e tyre me emrat përkatës.

-Aurel Mehja, drejtor i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Elbasanit dhe dhëndri i Qazim Sejdinit

-Andri Mehja, inspektor i Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit dhe vëllai i dhëndrit të Qazim Sejdinit

-Irland Sina, drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Elbasanit

-Xhavahir Budani, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Lel Kaja, drejtor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Besnik Melloholli, inspektor i mjedisit në Bashkinë e Elbasanit

-Xhevahir Kapllani, inspektor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Artan Gashi, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Tasha Gura, inspektore e Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit

-Leta Gjana, mësuese gjimnazi

-Hektor Çiftja, përgjegjës i mediave në PS-në e Elbasanit

-Bardh Qaja, polic në Bashkinë e Elbasanit

Dy ditë më parë, në aktivitetin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste të Elbasanit, deputeti Ben Blushi u kërcënua dhe u godit një moment nga dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Aurel Mehja.

Por, gjatë këtij momenti ka ndërhyrë garda që shoqëronte Kryeministrin Rama. “Do të vras, ke bërë libër kundër gruas sime”, i ka thënë dhëndri i Sejdinit, Ben Blushit.

Ja 14 nga gjykatësit e listës së ambasadorit Lu

Në listën e gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja, kallëzime këto që janë hetuar ose janë në hetim nga organi i akuzës.

Pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Përveç këtyre emrave të kallëzuar nga ILDKPKI, burimet thonë se janë edhe emra të tjerë të gjyqtarëve, që ambasada ka krijuar bindjen se janë të korruptuar, raporton Abc.

Nga një hulumtim i DITA-s, rezulton se ILDKP ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë për akuzat e pastrimit të parave, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Kallëzimet e para në nivele të tilla në fakt kanë ndodhur pas vitit 2013, me fillimin e detyrës nga Inspektori i ri Shkëlqim Ganaj.

Më poshtë emrat

Gjyqtarët e kallëzuar nga ILDKP

23 prill 2014 Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

26 shtator 2014 Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

29 shtator 2014 Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

12 nëntor 2014, Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015, Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

8 qershor 2015, Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

8 qershor 2015, Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

8 qershor 2015, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

9 korrik të 2015-s, Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

9 korrik të 2015-s, Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

2 nëntor 2015, Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

 

Prokurorët e kallëzuar nga ILDKP

12 nëntor 2014, Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan

1 mars 2014, Bardhok Lleshi, me funksion prokuror

Rrëfimi i ish-deputetit të PS: Biseda me Nanon kur Rama donte kreun e partisë më 2004

Ish-deputeti i PS-së, Taulant Dedja rrëfen bisedën me ish-kreun e partisë Fatos Nano në kohën kur kryeministri aktual Rama donte të ishte në krye të socialistëve.

Duke bërë një paralelizëm me incidentin e djeshëm në Elbasan e menyren si u trajtua Blushi, ai sjell ne kujtese vjeshten e vitit 2004, kohe kur Rama erdhi në një konferencë që zhvillohej ne teatrin Skampa ne Elbasan.

Por sipas tij, askush nuk iu afrua, si te ishte ‘lebroz’, por ishte vete Nano që kerkoi te ndihmonim Edin të mblidhte firmat per te garuar si kandidat.

Statusi i Dedjes 

Po te sjell ne vemendje nje fakt te jetuar ne vjeshten 2004. Kur erdhi Rama ne ate kohe ne Elbasan, konferenca zhvillohej ne Teatrin Skampa. Ai hyri ne holl dhe nuk ju afrua askush si te ishte nje lebroz. Isha une i vetmi qe ju afrova dhe e ula te pinim kafe bashke me mikun tim socialist nga Elbasani Sotir Nikolla. Per mua ai ishte para se gjithash ish-shoku im i shkolles dhe jo kryetari i bashkise se Tiranes dhe aspiranti per kryetar i PS. Dhe kujtoj qe ate dite askush nuk e fishkelleu, askush nuk e kundershtoi kur foli. Nga podiumi i asaj konference personalisht kam deklaruar qe PS ka nevoje per te gjithe … Nanon, Mejdanin, Meten, Majkon, Ramen …. Me pas ne Kongres, vete Nano na porositi qe ta ndihmonim Edin te mblidhte firmat e domosdoshme per te kandiduar edhe ai per kryetar. Dhe kjo ishte per te ruajtur dhe dinjitetin e tij si kryebashkiaku i kryeqytetit. I kujtova keto fakte vetem per te nenvizuar filozofine qe dominonte ne ate kohe brenda PS, fale tolerances dhe liberalizmit te Nanos, i cili ishte per gjithperfshirje

Video – Sali Berisha tek Zona e Lirë e Arian Çanit: E respektoj Vetvendosjen,por gazi e dhuna e papranushme

Voal – Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tek Zona e Lirë Arian Çanit u shpreh edhe për Vetvendosjen.

“Vetëvendosja është forca politike e vetme në Kosovë, jo e vogël, e cila thotë se jam për bashkim kombëtar. Unë nuk e qortoj fare atë për atë që shpall ajo, unë kam respekt për Vetëvendosjen, por forma e punës që ndjek ajo është në kundërshtim për idealin e bashkimit kombëtar.”

Sali Berisha i ka quajtur të papranueshme veprimet e fundit në Kuvend në Kosovë, kur opozita përdori gazin lotësjellës.

‘Nuk mund të ketë bashkim kombëtar duke përdorur dhunë në parlamentin e Kosovës. Nuk mund të ketë bashkim kombëtar pa bindur qytetarët e Kosovës, qytetarët e Shqipërisë dhe aleatët tanë. Gazi, dhunë e papranushem’, tha Berisha mbrëmë tek ‘Zona e Lirë’ me Arian Çanin.

http://dai.ly/x3vw56n

 

 


Send this to a friend