VOAL

VOAL

PD-ja vetëdënohet me 10 ditë jashtë Kuvendit

Demokratët do të bojkotojnë për 10 – ditë punimet e kuvendit  në shenjë proteste ndaj vendimit që mori byroja për të përjashtuar nga parlamenti ish – Kryeministrin Berisha për të njëjtën periudhë kohore, pas thirrjes së këtij të fundit për armatosje të popullatës përmes një ligji të ngjashëm si ai në Shtetet e Bashkuara. Pas mbledhjes jashtë rradhe të grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi hakmarrje të kryeministrit pas denoncimeve që ish kreu i qeverisë Berisha i bëri lidhjeve të Ramës me Shullazin.

 Basha akuzoi kryeministrin se po bën avokatin e Shullazit dhe se ky qëndrim i tij po frikëson disa nga dëshmitarët.

Basha paralajmëroi se Partia Demokratike do bëjë gjithçka, në rrugë institucionale, që kjo pikë kthese e shënuar nga prokurorët të shndërrohet në aktin e parë të Reformës në Drejtësi dhe se do të dëshmojë arsyet dy vjeçare të bllokimit të këtij procesi nga ana e Kryeministrit Rama.

Gjykata e Lartë mbyll ’21 Janarin’, hedh poshtë rekursin e Prokurorisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Prokurorisë për dosjen e “21 Janarit”. Togat e zeza e kanë zgjidhur çështjen me mospranim kërkesën, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit të Tiranës.

Kjo gjykatë në shtator të 2013 dënoi me e vendim të formës së prerë me 1 vit burg, ish-kreun e Gardës Ndrea Prendi dhe 3 vite burg Agim Llupon ,ish-gardist.

Rekursi i Prokurorisë kishte rreth 3 vite që ishte bërë dhe Kolegji Penal i përbërë gjyqtarët Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selim la në fuqi vendimin e Apelit.

Me këtë vendim mbyllet një ndër proceset më të debatuar në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës pas protestës së opozitës së atëhershme ngriti akuzën e vrasjes me dashje për dy të pandehurit. U kërkua dënimi me 23 vite për Prendin dhe 25 për Llupon . Gjykata e Tiranës i shpalli fajtor ata, por duke ndryshuar akuzën në vrasje nga pakujdesia. Në përfundim shkalla e parë dënoi me një vit burg ish-drejtuesin e gardës dhe 3 vite Agim Llupon.

Por ata u lanë të lirë pasi periudha e dënimin ishin shlyer nga qëndrimi në ambientet e paraburgimit. Këta dy persona akuzoheshin për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt. Ndërsa për të vrarin e katërt të “21 Janarit” ende nuk ka një autor dhe vazhdojnë hetimet.

Tv Klan

Zyrtare: Iu shitet kinezëve Aeroporti i Rinasit

Kompania kineze “China Everbright Limited” (CEL) ka njoftuar zyrtarisht blerjen e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Sipas njoftimit zyrtar, janë dy kompani pjesë të “China Everbright”, “Keen Dynamics Limited” (KDL) së bashku me “Friedmann Pacific Assets Management Limited”, që fokusohet në investimet globale në aeroporte, ka nënshkruar marrëveshjen me koncesionarin dhe operatorin e Aeroportit të Rinasit.

KDL pritet që ta marrë koncesionin e TIA deri në vitin 2025, me dy vite zgjatje të afatit, në varësi të aprovimit të qeverisë shqiptare.

Kompania kineze, me bazë në Hong Kong, vlerëson se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është një ndër aeroportet në rritje në Europë.

print

Sipas saj, numri i pasagjerëve është rritur nga 600 mijë që ishte në 2005 – ën, në 2 milionë në 2015 – ën. Kjo për drejtuesit e “China Everbright Limited” është një tregues i rritjes së shpejtë ekonomike të Shqipërisë.

Chen Shuang, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë kineze tha: “CEL është në proces investimi në infrastrukturës jashtë vendit dhe blerja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është hapi i parë. Me përmbylljen e marrëveshjes, KDL do të marrë totalisht në dorë TIA – an”. /tvklan.al

Pit Bullët lëvizin lirshëm në kryeqytet, asnjë i pajisur me maskë

Kafshimi që i bëri një qen i rracës Pit Bull një gruaje, bëri që një i afërm i saj të marrë automatikun dhe të qëllojë me breshëri mbi të, në rrugën “Sitki Çiço”, në Tiranë. Nga plumbat u plagos 19 – vjeçari Vehbi Rrijolli. Autori është Denis Lala. Dëshmitarë thonë se qeni lëvizte lirshëm nëpër lagje dhe banorët i frikësoheshin.

Të tillë qen të rrezikshëm, lëvizin po ashtu lirisht nëpër parqe, sheshe e rrugë të Tiranës. Disa janë ndër racat më të rrezikshme, që nëpër vende të ndryshme të botës, nuk lejohet të lëvizin pa maska. Në Shqipëri i gjen kudo nëpër ambiente publike, pa asnjë masë mbrojtëse. Edhe në zona ku ka tabela detyruese që qentë të mbajnë maska, ky rregull nuk respektohet. Madje shkelet edhe në prani të policisë.  

Kafshimet nga qentë janë bërë të zakonshme edhe për mjekët. Vetëm në Shërbimin Infektiv në QSUT paraqiten mesatarisht 7 persona, të cilët janë sulmuar nga qen endacakë apo shtëpiakë. Në Ministrinë e Bujqësisë është një zyrë e posaçme që kontrrollon mënyrën se si duhen mbajtur qentë në publik.

Drejtuesit e saj, të kontaktuar nga Televizioni Klan thonë se veprojnë vetëm në rastet kur Bashkia i sinjalizon për shqetësimet që kanë banorët. Në raste të tilla, ata ndërhyjnë duke ia marrë qenin pronarit. Por deri tani nuk raportohet të ketë ndodhur ndonjë rast i tillë, edhe pse qentë e rrezikshëm lëvizin çdo ditë pa maska në rrugë, duke sulmuar shpeshherë qytetarët.

Tv Klan

Pistoletën në kokë gruas në sy të fëmijëve – parandalohet në kohë

KRUJË – Policia e Krujës ka parandaluar një krim në familje. Në pranga ka përfunduar Ibrahim Lika 53 vjeç, banues në fshatin Shkretë. Pasi e ka dhunuar barbarisht bashkëshorten, 47-vjeçaren A.Lika, ai i ka vënë pistoletën në kokë. Gjithçka ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit. Pas dhunës e kërcënimit, 53-vjeçari është larguar, për tu arrestuar më pas nga policia.

Gjatë arrestimit Likës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, tipi “TT” si dhe një krehër me 6 fishekë model 54, të kalibrit 7.62 mm. 53-vjeçari ka qenë i dënuar më parë dhe ka kryer 4 vite burg për veprën tentativë vrasjeje e kryer në bashkëpunim./ tvklan.al

Tre në pranga – Dhunuan motrën, nënën dhe ish – nusen

TIRANË – Dhuna në familje vijon të mbetet ende një fenomen shqetësues. Në kryeqytet janë raportuar tre raste të reja, si dhe janë vënë në pranga tre persona.

Policia ka arrestuar shtetasin Ilia H., 40 – vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj së motrës A. Xh.,  31- vjeçe.

Për 31-vjeçaren është dhënë urdhër mbrojtje. Gjithashtu është bërë arrestimi i 21- vjeçares A.S, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike sistematikisht ndaj nënës së saj, 56 – vjeçares F. S..

Nga ana tjetër edhe 41 – vjeçarja L. Q., ka marrë urdhër mbrojtjeje, pasi ish – vjehrri i saj A. B., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. /tvklan.al

Denoncim të riut: U fut në banesë, më ngacmoi seksualisht vajzën

CËRRIK – Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 18 – vjeçare. Specialistët  për  Krimet në  Komisariatin  e  Policisë  Cërrik,  bënë  ndalimin  e  26 – vjeçarit Halit  Mëhalla, banues  në  fshatin  Klos, Cërrik. Ky  shtetas,  u  ndalua  nga  efektivët  e  policisë,  pasi dyshohet  të  jetë  futur  në  banesën  e  shtetasit F.S,  51- vjeç  dhe  të  ketë  ngacmuar  seksualisht  vajzën  e  këtij të fundit, 18 – vjeçaren me iniciale E.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme, për veprën  penale “vepra të turpshme” dhe “dhunimi  i  banesës” ./tvklan.al

Tritol makinës së biznesmenit

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Bulqizë. Lënda eksplozive i ishte vendosur një automjeti, në pronësi të biznesmenit Rexhep Losha. Gjatë momentit të shpërthimit, makina ishte e parkuar përpara banesës, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, kurse policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorit. Uniformat blu do të marrin në pyetje edhe biznesmenin që iu vendos tritol për të zbuluar nëse ka konflikte me persona të tjerë./tvklan.al 

Vlonjatët kapin peshkaqenin 4 metërsh

Si të mos mjaftonte masakra që vlonjatët po i bëjnë pyllit të Sodës dhe vijës së mrekullueshme bregdetare duke e betonizuar të gjithën, ata duket se janë “në gjak” edhe me detin.

Nuk janë të pakta rastet kur peshkatarët vlonjat shihen në foto ose në video duke kapur specie të rralla peshqish apo duke masakruar faunën detare, si në rastet me breshkat e detitit ose me peshkaqenët.

Edhe këyë herë një peshkaqen me përmasa të pazakonta ka rënë në rrjetën e disa peshkatarëve në Vlorë. Peshkaqeni prej më tepër se 400 kilogramë dhe 4 metra i gjatë u kap mëngjesin e sotëm rreth 200 metra larg gjirit të Gramës.

Sipas peshkatarëve, përmasat e tij kanë bërë që të hasnin vështirësi për ta hipur në varkë.

Sipas gazetarit, Enrik Mehmeti të “News 24”, peshkaqeni është ndër më të mëdhenjtë që është kapur deri tani në brigjet e Vlorës.

Lirohet biznesmeni Nikollaq Neranxi

Pas më shumë se 5 orësh në komisariatin e policisë numër 6, rreth orës 23:00 tw mbrëmjes së djeshme, është liruar biznesmeni i njohur shqiptar Nikollaq Neranxi.

Ai u shoqërua pasi sipas policisë kundërshtoi dhe ofendoi efektivët blu, të cilët gjobitën disa makina të parkuara gabim pranë kompanisë së tij në një rrugë dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.

Bashkë me biznesmenin, u liruan edhe disa punonjës të tij që u shoqëruan bashkë me të. Në momentin që u shoqërua nga policia, Nikollaq Neranxi ndodhej në ambientet e kompanisë së tij ku organizohej panairi i kulinarisë 2016. /tvklan.al

Rilindja e krimit, ringjallja e Sokratit shqiptar dhe keqpërdorimi i presidentit të Republikës – Opinion nga Enver Bytyçi

“Edhe presidenti e ka quajtur të papranueshme këtë çështje dhe kur flet presidenti, kjo çështje s’ka më vend për diskutim kur e dënon dhe ai. Duhet lexuar siç e thotë presidenti”. Ky nuk është një pohim nga të djathtët. Përkundrazi, po perifrazoj deputetin ekstremist të majtë, ose ekstremistin oligark të rilindjes, Taulant Balla. Ai ka përdorur presidentin e Republikës me qëllim që të bëjë një diversion në “përligjje” të vendimit për ta përjashtuar Dr. Berishën nga seancat parlemntare të dhjetë ditëve të ardhshme. Dmth ka përdorur një prononcim të zotit Nishani, me qëllim që “t’i japë vetes të drejtën” për votën kundër pjesmarrjes së ish-kryeministrit në seancat e parlamentit. Madje Balla, duke perifrazuar presidentin ka dashur t’i kundërvihet gjithashtu kreut të parlamentit, pasiqë nuk i ka pëlqyer abstenimi i tij në vendimmarrjen antiBerisha të kryesisë së Kuvendit. Mendja e ngushtë e Taulantit ka dashur të godasë me një gur tre politikanët më me ndikim në këtë vend: Kryetarin e Shtetit, Kreun e Parlamentit dhe liderin historik të së djathtës, duke menduar se këta tre politikanë klasi na qenkan adoleshentë në politikë. Ndërkaq zëdhënësin e zellshëm të kryeministrit, zotin Balla, e kanë tradhëtuar dhe e tradhëtojnë vazhdimisht kolegët e tij ministra si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velia. Vetëm të dëgjojmë diskursin antipresident të Veliajt, ministrit Tahiri ose vetë kryeministrit të vendit dhe vetëmjaftohemi me faktet se si sillet ekzekutivi ndaj institucionit të Presidentit. Kur arrin kryetari i Bashkisë dhe urdhëron “Mos e lini presidentin të vizitojë vendin e krimit të betonit!”, nuk ka nevojë që të sillet ndonjë argument tjetër sesa destriktuivë dhe antiinstitucionalë janë rilindasit tanë. Rekord për Gines. Kurrë nuk ka ndodhur që një zyyrtar i cilitdo vend në botë të japë urdhër për të ndaluar presidentin e vendit në misionin e punën e tij. Ka ndodhur vetëm në kryeqytetin e paradokseve dhe qeverisjes nga fëmijët politikanë të rilindjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, në Tiranën tonë, të cilën po e braktisin të gjithë kundërshtarët politikë të kryetarit të Bashkisë, ministrit të Brendshëm, kryeministrit të vendit dhe zëdhënësit të tij të zellshëm, Taulant Balla. I fundmi ishte Zirkon Disha, i njohur për sakrificën e tij në mbrojtje të lirisë për të marrë frymë pa kundragazin e ofruar nga kreu i Bashkisë. Ndërkaq shkak i keqpërdorimit të një prononcimi korrekt të presidentit të Republikës, zotit Nishani, ishte diskutimi për marrjen e vendimit për ta përjashtuar nga punimet e Kuvendit të vetmin zë të lirisë në këtë vend, zërin e pakompromis të Dr. Sali Berisha. Shkurt, presidentin po e përdorin si me sharje, si me diversion për ta vrarë lirinë e këtij vendi, për ta fundosur Shqipërinë në humnerën ku e ka degdisur e ashtuquajtura rilindje. Rilindje i thënçin, ndonëse në këto afër tri vite ajo ka dëshmuar se në një drejtim është dhe mbetet rilindje: Rilindje e metodave arrogante të diktaturës komuniste në drejtimin e shtetit e të vendit, rilindja e bashkëpunimit me bandat e krimit, rilindja e mafies, trafikut dhe korrupsionit në çdo qelizë të shoqërisë, rilindje e luftës së egër e të dhunshme politike kundër atyre që besojnë te liria, rilindje e luftës kundër tregut të lirë, kundër pronës provate, kundër “armiqve të brendshëm të partisë”. Rilindja e pretenduar e Ramës, Ballës, Veliajt është rilindje e metodave fashiste dhe komuniste në drejtimin shtetëror, është rilindje e manipulimit të opinionit publik, është rilindje imponimit të mendimit të njëshit të rilindjes. Nëse Sali Berisha denoncon krimin e lidhur me rilindjen, atëherë ai shpallet “armik”. Nëse dikush tjetër proteston, si Nikollaq Neranxi, i vihen prangat. Nëse dikush futet në një garë zgjedhore pa lejen e padishahut, atëherë vihen në veprim bandat e krimit për ta ndaluar atë. Kjo është rilindja. Kush e denoncon atë duhet të ndëshkohet, duhet të dënohet, duhet të hetohet për t’i gjetur një cen në biografi, me qëllim denigrimin, dhunimin, arrestimin, heqjen e lirisë për të vepruar i lirë. Kjo është praktika e revolucionit rilindas, me të cilën fatkeqësisht ka ende shqiptarë, me të cilën mburren. Kundër kësaj rilindje janë ngritur të gjithë, opozita po e po, Sali Berisha që ditën e parë të saj, presidenti Nishani gjithashtu, partneri i qeverisjes dhe kreu i Kuvendit. Rilindja ka përfunduar në rivarrimin e këtij vendi. Duhet thjesht të organizohet ceremonia mortore dhe arkivoli të çohet te varrezat. Në këtë kuptim deklaratën e Dr. Sali Berishës për t’u armatosur e shoh si një deklaratë dëshprimi. Në dëshprim janë të gjithë shqiptarët, janë ata që ikin çdo ditë nga ky vend. Janë ata që për shkak të mendimit të lirë dhe protestës së lirë të aplikuar që në shekullin e katërt para Krishtit, sot në këtë vend dhunohen, tërhiqen zvarrë e përfundojnë në pranga. Të dëshpruar janë studentët, janë të rinjtë, janë bizneset, të cilat shkojnë drejt falimentit të garantuar thjesht për shkak të fobisë që kanë rilindasit ndaj pasurisë së shqiptarëve. Rilindja pasurinë e do të tërën për veten e saj. Të tjerët, jorilindasit, kundërrilindasit le të vdesin nga uria, papunësia, mjerimi dhe varfëria. Kjo devizë e bën Dr. Berishën të denoncojë lidhjet e rilindjes me krimin e bandat e krimit, me fakte, me emra, me sms, me data, me orë, minuta. Eshtë zëri i vetëm të cilit i besojnë shqiptarët, edhe ata që marrin një rrogë te rilindja e për këtë arësye përbuzen e trajtohen si njerëz të dorës së dytë e të tretë. Të gjithë ata që ndjehen keq nga kjo lloj rilindje i besojnë institucionit Berisha. Prandaj rilindasit janë tërbuar dhe kanë mbipopulluar burgjet e dhomat e paraburgimit si asnjë regjim tjetër në botë. As Koreja e Veriut nuk vuan nga ky lloj popullimi i burgjeve, që ka sjellë rilindja në Shqipëri. Ndërkaq rilindja ka prodhuar një Sokrat të ri, sokratin shqiptar të shekullit të XXI me emrin Sali Berisha. Shiheni dhe krahasoni shfaqjen e monodramës “Apologjia e Sokratit” nga Nderi i Kombit, Mirush Kabashi me shfaqjen e polidramës parlamentare shqiptare dhe do të kuptoni se rilindasit janë vënë në rolin e gjykatësit dhe prokurorit që dënuan Sokratin, ndërsa Dr. Berishën duan ta kryqëzojnë siç ndodhi këtu e 2400 vite më parë në Athinën e Lashtë. Kjo është rilindja e rilindjes së krimit, kriminelëve, korrupsionit dhe korrupsionistëve.

HEC Banjë – mbyllen portat e digës dhe nis mbushja e rezervuarit

Ka nisur  mbushja e rezervuarit të HEC Banjë. Mbyllja e portave dhe përfundimi i fazës së përmbytjes, konsiderohet si faza më e rëndësishme për vendosjen në funksion të këtij hidrocentrali.

Drejtuesit e kompanisë e quajtën një fazë shumë të rëndësishme, ndërkohë që ministri Gjiknuri e cilësoi një ëndërr tashmë të realizuar për të gjithë banorët e dy bashkive Gramsh dhe Cërrik.

Autoritetet vendore garantuan se do të mbrojnë interesat e banorëve sa i përket shpronësimeve, rrugëve, por edhe vaditjes. Rezervuari i Banjës është mbi 16 km i gjatë dhe në përfundim të mbushjes do të vërë në funksion dy turbina me kapacitet 66 MW dhe një turbinë me 7 mw.

Parashikimi i prodhimit të energjisë është menduar 255 GWh. Nga përmbytja e digës preken 130 familje në zonën e Drizës nga të cilat, 9 ende nuk kanë pranuar asnjë formë kompensimi.

Tv Klan

Deklarata militariste e Berishës – Nga FERDINAND XHAFERRI

 

Seanca e Kuvendit e kësaj jave u la tërësisht në hije si pasojë e deklaratës së Berishës, i cili nga foltorja e Kuvendit theksonte se shteti ka dështuar dhe ofronte si zgjidhje ftesën për armatosje të qytetarëve. Retorika e Berishës kishte brenda saj edhe problematikën e kapjes apo dështimit të shtetit, edhe zgjidhjen ekstreme të propozuar nga ai. Vetë z. Berisha orë më mbrapa reflektoi për zgjidhjen e ofruar dhe moderoi gjuhën duke u kthyer përsëri te teza e domosdoshmërisë së revolucionit demokratik (por duhet pranuar se opozita nuk po është në gjendje të mobilizojë masivisht revolucionarë demokratë). Po kështu, edhe presidenti Nishani dhe ish-kryetarja e Kuvendit, zj. Topalli u investuan për të rrumbullakosur deklaratën e z. Berisha. Që z. Berisha shkoi përtej normales në deklarimin e tij, kjo s’do shumë për t’u kuptuar, sepse u vetëkorrigjua nga vetë Berisha. Por, që kemi një shtet të dështuar që provokon në çdo sjellje të tij riaktivizimin e kulturës së dhunës, kjo po shtjellohet nga vetë krerët e së majtës. Themi kështu sepse, një ditë mbas deklarimit të Berishës, kreu i Kuvendit, z. Meta dhe një nga eksponentët e spikatur të së majtës, z. Majko, në prezencë të kreut të Bundestagut gjerman, z. Lamert, jepnin opinionet e tyre në konferencën: 25 Vite Parlamentarizëm Demokratik.
Ish-kryeministri Majko në fjalën e tij do të qartësonte në mënyrë shteruese hamendësimet për pandershmërinë e votës në Shqipëri duke evidentuar edhe bursën e votës për zgjedhjet e vitit 2013. Sipas opsionit të deklaruar nga z. Majko, në prezencë të z. Lamert, në zgjedhjet e fundit politike vota është shkëmbyer me 50 euro. Ndërsa z. Meta theksonte se kjo legjislaturë ka kaluar një ligj shumë të ashpër për dekriminalizimin. Pra, z. Meta dhe z. Majko na bënë me dije se Kuvendi i prodhuar me vota 50-euroshe natyrshëm ka qenë i dominuar nga prezenca e krimit në përmasat që kërkonin një ligj të ashpër për dekriminalizimin. Por, Kuvendi është pushteti nga ku burojnë të gjitha pushtetet e tjera, dhe kjo ka sjellë që situata të degjenerojë në përmasat ku bota e krimit po investohet deri në përcaktimin e edukatorëve të rinisë së sotme. Kujtojmë se më herët kemi qenë dëshmitarë të deklaratave të Ramës dhe Tahirit që na informonin se kanë koordinuar së bashku se ku do të takojnë me elementë të spikatur të krimit të organizuar. Të gjitha këto dëshmojnë se jemi në kushtet e një shteti që është vështirë të përcaktohet nëse është i kapur apo i dështuar, sepse është edhe i kapur edhe i dështuar. Sidoqoftë, zgjidhja e propozuar nga z. Berisha del jashtë kornizës që propozon struktura demokratike.
Por, dhe këtu është një ‘por’ i madh; studiues të ndryshëm të shkencave politike argumentojnë mundësitë për përfshirje në dhunë politike të shoqërive në tranzicion demokratik. Këta studiues theksojnë se tendenca për t’u përfshirë në dhunë politike rritet kur kemi një vlerësim të unifikuar negativ për një autoritet politik dhe strukturën e krijuar nga ai. Për më qartë, analistët theksojnë se motivimi i shoqërisë për t’u përfshirë në dhunë politike mund të shtohet nëse rënies së legjitimitetit të qeverisë i shtohen edhe mundësitë e zbehta që ofron e ardhmja për rotacion demokratik të pushtetit. Pra, sa më i pakët të jetë besimi tek autoriteti politik dhe sa më pak mundësi të ndjejë opozita për rotacionin demokratik, aq më të mëdha janë mundësitë që të provokohet dhunë politike.
Shqipëria, që po shkon drejt zgjedhjeve të 2017-ës, ofron një model të mundshëm për t’u përfshirë në dhunë politike. Kjo sepse besimi në autoritetin politik të Ramës është duke u ulur vazhdimisht. Deri tani qytetarët shqiptarë kanë parë vetëm autoritetin e forcës së qeverisë. Qeveria ka shkuar dhunshëm te qytetari për dritat, ujin dhe taksat, por nuk ka bërë asgjë për t’i shërbyer atij. Dihet se autoriteti politik formësohet nga dy burime kryesore: forca ose pajtimi. Natyrisht që, në demokraci, i vetmi autoritet politik legjitim me të cilin shoqëria mund të qeveriset, është ai që buron nga pajtimi dhe jo nga forca. Ne kemi parë një qeveri që ka përdorur në mënyrë sistematike vetëm logjikën e forcës ndaj qytetarëve të saj. Për më keq, kemi parë edhe një qeveri që është investuar për manipulimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet në Korçë, në fund të 2013-ës, dhe zgjedhjet lokale të 2015-ës certifikuan probleme të rënda të blerjes së votës. Pra, opozita mund të priret të nxisë dhunën politike sepse ajo ka filluar të ndjejë se kjo qeveri po qep një strukturë institucionale të ‘konkurrimit demokratik’, e cila nuk e lejon opozitën që të realizojë aspiratat e saj. Në përfundim, duket kumbuese shprehja e presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy kur deklaronte se: Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur, bëjnë të paevitueshëm revolucionin e dhunshëm.

Ja 7 femrat e kryesisë së PS-së, Leskaj më pak e votuara

Ka përfunduar numërimi i votave për anëtaret e Kryesisë së Partisë Socialiste për sa i përket kandidateve gra.

Mes anëtareve të zgjedhura më e votuara është Eglantina Gjermeni, kurse nënkryetarja e Parlamentit Leskaj ka qenë më pak e pëlqyra nga lista prej 7 anëtaresh.

Lista

Englantina Gjermeni 226 vota

Mimi Kodheli 219 vota

Vasilika Hysi 197 vota

Lindita Nikolla 177 vota

Evis Kushi, 167 vota

Olta Xhaçka, 166 vota

Valentina Leskaj, 163 vota

Arta Dade tërhiqet nga Kryesia e PS: Parimet e mia bien ndesh me udhëheqjen e partisë

Rama ka prezantuar të parën në radhën e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste, por Arta Dade dorëhiqet nga ky post.

‘’Parimet e mia bien ndesh me drejtimin e PS-së’’, ka thënë Dade.

E njohur për kundërshtimin e saj për mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste, duket se Dade ka pritur momentin pasi Rama e ka prezantuar si anëtarë për një nga postet më të larta të partisë. Ndërkohë që Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë propozuar nga Rama në këto poste.

Rama përjashton Kokëdhimën nga gara për Sekretar të Përgjithshëm – Ruçi pa rival

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka përjashtuar sot deputetin Koço Kokëdhima nga gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm duke deklaruar se kandidati i vetëm për postin është Gramoz Ruçi.

Deklarata është bërë sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, ku Rama lexoi njerin pas tjetrit, emrat e kandidatëve për vendet në strukturat drejtuese.

Rama lexoi edhe emrat që kandidojnë për postet drejtuese të PS-së, sipas rendit alfabetik:

“Për kryesinë ka dy lista, një për burrat dhe djemtë dhe një për gratë dhe vajzat, – tha ai. –Djem nuk më rezultojnë, por vetëm burra. Janë 18 kandidatë për 13 vende: Arben Ahmeti, Armando Subashi, Besnik Bare, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Eduard Shalsi, Erion Braçe, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Namik Dokle, Niko Peleshi, Pandeli Majko, Qazim Sejdini, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Vangjush Dako dhe Ulsi Manja.

Përsa i përket grave dhe vajzave, janë 12 kandidate për 7 vende: Arta Dade, Anila Shehu, Eglantina Gjermeni, Ermonela Felaj, Evis Kushi, Klotilda Ferhati, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Olgerta Manastirliu, Olta Xhakça, Vasilika Hysi dhe Valentina Leskaj.

Edi Rama: I thosha Dan Klosit se do përfundosh duke e vrarë veten!

Ardian Klosi nuk na tha Lamtumirë por na tha “Ik pirdhuni”!

Voal – Është promovuar këtë të premte në sallën COD në kryeministri libri i autorit Oliver Schmit ”Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqiperia”.

Po ashtu familjes së tij iu dorëzua edhe çmimi “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015, financuar nga fondacioni “S. Fischer”.

Në promovimin e librit për publicistin Klosi, mbajti një fjalë edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi atë si një shpirt të trazuar duke shtuar se “për Ardianin intelektuali jeton vetëm me të vërtetën”.

Deklaratat e plota të Ramës për Klosin – “Arsyeja pse përkthente ishte nevoja për higjienë.

Nëse nuk do kishte atë trazim të madh që i vinte së brendshmi por që agravohej nga injoranca dhe pisllëku nuk do kishte përkthyer.

Për shkak të nevojës për të bashkëjetuar, pra përkthimi ishte mundësi për të bashkëjetuar në një shoqëri me të tjerë që i zgjidhte vetë, komunikonte me ta ishte një lloj rruge në arrati, ashtu sikurse ishte një lloj flirti me të vdekurit.

Vdekja ishte një fuqi që tek Ardiani vepronte në mënyrë të pavetëdijshme, e kishte me vete, nuk e shmangte atë.

Në flirt me të vdekurit që i zgjidhte vetë trazimi i tij rritej, mendja e mprehtë që kishte ia rëndonte trazimin.

I përkiste një lloj shkolle që nuk e pranonte intelektualin si koncept jashtë angazhimit. Për Ardianin intelektuali ishte ai që rron me të vërtetën.

Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe pasonte e qeshura…

Kur ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bej papafingo lart.

Kur shkoja ta takoja ndonjë natë, i thosha pak a shumë në këtë orë këtu lart do të ndihej një krismë e thatë …i madhi Ardian Klosi nuk na tha Lamtumirë por na tha “Ik pirdhuni”!

Nuk merrem me k**va”, fyerja ndaj gazetares i kushton 100 milionë lekë drejtorit të RTSH?

 

Një konflikt në 2014­-ën e shtyu moderatoren e sportit Enkeleida Zeko të padiste drejtorin e Radio Televizionit Publik shqiptar, Martin Leka.

Të enjten e 21 prillit 2016, ajo shpërndau një status në Facebook ku shkruante: Mos mendoni se nuk ka drejtesi ne Shqiperi…! Për mua sot drejtësia u bë realitet. Po e shijoj…’

Në media u raportua se moderatorja ka fituar gjyqin ndaj ish­drejtuesit të saj, i cili do të gjobitet me 100 milionë lekë dëmshpërblim për ‘fyerje dhe denigrim të figurës morale e publike’ të Zekos. E kontaktuar nga Anabel.al, Enkeleida Zeko nuk e mohoi lajmin, por u shpreh se nuk mund të jepte asnjë deklaratë lidhur me këtë pa miratimin e avokatit të saj.

Në 2014-­ën, ajo botoi një shkrim në median e shkruar ku akuzonte drejtpërdrejt drejtorin se kishte vjedhur fonde dhe thoshte se ishte hequr nga puna. Një status i drejtorit, Martin Leka, në Facebookun e tij pas këtij shkrimi u përkthye si një përgjigje ndaj moderatores: ‘Nuk merrem me k***a (të sponsorizuara nga k***at). Kaq ishte reagimi im për sot’, shkroi ai.

Menjëherë pas kësaj erdhi edhe padia, siç është raportuar, me të cilën moderatorja i kërkonte ta dëmshpërblente me një shumë prej 100 milionë lekësh për dëmtim të imazhit të saj.

Vetë drejtori në fuqi i Radio Televizionit Shqiptar deklaroi asokohe se statusi i tij në Facebook nuk kishte kurrfarë lidhje me Enkeleda Zekon: ‘Qenka interesante gjithë kjo idiotësi. Ma kishin thënë po e mora për budallallëk. Unë nuk i kam thënë kujt k**vë, ma provoni dhe jam gati të paguaj 130 miliardë euro. Botë çudirash, edhe skuthash’.

Leka gjithashtu u shpreh se moderatorja nuk ishte pushuar kurrë nga puna: “U pushua nga puna pak ditë më parë”­thonë! As është pushuar, madje as ndonjë masë tjetër ndaj saj nuk është marrë.’ Zeko më pas nisi të moderonte në News 24, ndërsa në RTSH aktualisht emisionet e sportit i moderon Hygerta Sako.

Ish Hotel Vollga – hetim 3 gjykatësve

Në Shqipëri Prokuroria njoftoi sot nisjen e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit të cilët dyshohen se kanë kryer veorime të paligjshme në përcaktimin e pronësisë së ish Hotel Vollgës një kompanie të huaj e cila më pas rezulton t’I ketë kaluar në formë dhurimi, 30 përqind të pronës Emiljano Shullazit. Ndërkohë, arrestimi i Shullazit vazhdon të jetë në qendër të polemikave politike. Kryeministri Edi Rama tha sot se pararendësi i tij Sali Berisha duhet të hetohej për deklaratat e djeshme në parlament, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha e akuzoi sërish për lidhjet e tij me Shullazin. Ndaj zotit Berisha parlamenti mori masë disiplinore duke e përjashtur 10 ditë.

Pasi pak ditë më parë vendosi sekuestron preventive mbi ish Hotel Vollgën, në qendër të Durrësit, për shkak të dyshimeve mbi njohejn e pronësisë mbi të, Prokuroria njoftoi sot se ka nisur hetimet dhe ndaj tre gjyqtarëve të cilët në shkurt të vitit 2013 i njohën pronësinë një kompanie të huaj. Mbi këtë pronë ka patur një proces të gjatë civil i cili kishte përfudnuar deri në Gjykatën e Lartë, por ndërsa po zhvillohej gjyqi në këtë gjykatë, gjyqtarët e Durrësit kanë marrë një vendim në favor të kompanisë së huaj. Sipas prokurorisë, ky vendim “është marrë në kundërshtim të hapur e flagrant me ligjin, pasi nuk referohet në asnjë bazë ligjore dhe në dijeni të plotë të ekzistencës së një gjykimi paralel, i cili ndodhej në Gjykatën e Lartë”. Hetimet për këtë rast nisën pas arrestimit të Emiljano Shullazit, i cili rezulton të ketë marrë në formë dhurimi 30 përqind të ish Hotel Vollgës, nga kompania e huaj e cila u shpall pronare nga Gjykata e Durrësit.

Cështja Shullazi ndërkohë vazhdon të trazojë politikën shqiptare. Pas deklaratës së djeshme në parlament të ish kryeministrit Sali Berisha dhe thirrjes drejtuar qytetarëve që të armatosen për mbrojtjen personale, sot kreu aktual i qeverisë Edi Rama tha se ai do të duhej të përgjigjej para drejtësisë: “Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur, është vetëm një arsye më shumë. Në një vend normal, sot tellalli i kryengritjes së armatosur, do të ishte përpara prokurorëve. Kështu e thotë edhe ligji ynë i shkruar normalisht, për një vend normal. Por Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal, për sa kohë çka shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë. Për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve”.

Pikërisht për shkak të kësaj situate, sipas zotit Rama, reforma në Drejtësi është mëse e nevojshme, porse sipas tij zoti Berisha dhe opozita po bëjnë cmos për ta penguar. 24 orë pas deklaratave në parlament, në zyrën e zotit Berisha ishte sot ambasadori amerikan Donald Lu i cili më pas u takua dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Për temat e diskutuara nuk ka patur një deklaratë zyrtare.

Në një dalje për shtypin, zoti Basha ripërsëriti sulmet ndaj zotit Rama për lidhjet që sipas tij ai kishte me Shullazin, duke e cilësuar shkurtimisht, deklaratën e zotit Berisha jo si një vendim, por si propozim ndaj situatës së rëndë të sigurisë: “I ka lënë Emiliano Shullazit territore të tëra në dispozicion për të mbjellë hashash, i ka ofruar postet kyçe në polici e dogana dhe sot kapet pas një deklarate, një qëndrimi që nuk është as vendim dhe as nisëm, por është një propozim për gjendjen e tmerrshme kriminale me shpresën që do të fshijë Shullazin nga memoria e njerëzve”

Po sot Byroja e parlamentit, vendosi të ndëshkojë me përjashtimin për 10 ditë nga parlamenti ish kryeministrin Sali Berisha për deklaratën në parlament një ditë më parë. Kërkesa për masën displinore ndaj tij ishte paraqitur zyrtarisht që dje nga grupi socialist.

Tiranë – Sondazh i qytetarëve për politikën: Këta deputetë nuk na përfaqësojnë

Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim dhe Instituti Demokratik Amerikan publikuan sot në Tiranë një studim mbi shkallën e angazhimit politik të qytetarëve në proceset demokratike të Shqipërisë.

Studimi zbuloi një zhgënjim në rritje të qytetarëve nga partitë politike si dhe një pakënaqësi të konsiderueshme ndaj parlamentit, qeverisë, dhe opozitës.

Ky studim mbi angazhimin politik i përgatitur nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim dhe nga Instituti Kombëtar Demokratik Amerikan është i pari i këtij lloji, që mat gadishmërinë e qytetarëve për të marrë pjesë në zhvillimin e demokracisë.

Mbi 22 për qind e të anketuarve deklaruan prerë se nuk do të votonin në zgjedhje nëse ato mbahen tani, rreth 30 për qind janë të pavendosur, nëse do të votonin apo jo dhe afro gjysma e të amketuarve pohuan që janë gati marrin pjesë.

Studiuesit pohuan se një pjesë e madhe e atyre që kanë prirje të votojnë janë punonjës administrate, anëtarë partie dhe veprimtarë të shoqatave.

Mosbesues dhe të zhgënjyer nga politika tradicionale e partive, sondazhi zbuloi se qytetarët janë gati të shtojnë pjesëmarrjen e tyre në protesta dhe veprimtari të shoqërisë civile, apo në takimet e këshillit bashkiak për çështje të caktuara konkrete dhe jo për pikëpamje të përgjithshme.

Afro gjysma e tyre janë gati të përfshihen në veprimtari të nivelit vendor dhe vetëm 10 për qind e tyre janë gati të angazhohen në nivel kombëtar.

Sipas sondazhit, një ndër 2 të anketuar është i pakënaqur me punën e parlamentit dhe të qeverisë aktuale, ndërsa 2 nga 3 pjesëmarrës nuk janë të kënaqur me punën e opozitës aktuale.

Gjysma e të anketuarve pohuan se parlamenti nuk është transparent dhe nuk punon mbi baza etike qytetare.

Po ashtu 2 në 3 qytetarë nuk janë dakord se parlamenti përbëhet nga përfaqësues të respektuar.

Më shumë se 2 në 3 të anketuar, gati treçereku i tyre mendojnë se deputetët nuk i përfaqësojnë ata dhe familjet e tyre.

Shumica e të anketuarve dëshirojnë t’i përfaqësojë një deputet i përgjegjshëm dhe i ndershëm, deputet me arsim të mirë dhe që të kuptojë varfërinë dhe problemet e popullit.

Të anketuarit pohuan se nuk kanë ndërmarrë asnjë nismë me karakter social e politik, sepse; 40 për qind e tyre besojnë se asnjë njeri nuk i dëgjon, 40 për qind të tjerë pohuan se politikant mendojnë vetëm për veten e tyre dhe rreth 20 për qind pohuan se politikanët nuk mendojnë për njerëz të thjeshtë si ne.

Mbi 80 për qind e qytetarëve pohuan se ata janë gati të angazhohen në procese politike për interesa personale, familjare dhe komunitare.

Ndërsa 65 për qind pohuan se janë të gatshëm të angazhohen në çështjet që besojnë, por që nuk lidhet me ata personalisht.

Gjysma e tyre pohuan se situata mund të ndryshojë duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe gjysma tjetër me votim në zgjedhje.

Një masë po aq e madhe qytetarësh thanë se gjendja mund të ndryshojë duke marrë pjesë në veprimtari për të ushtruar presion ndaj vendim-marrësve.

Por vetëm 20 për qind e tyre pohuan se do ti bashkoheshin një partie politike për të ndryshuar situatën aktuale.

Treçereku i të anketuarve pohuan se nuk janë anëtarë e as mbështetës të ndonjë partie politike dhe as të ndonjë shoqate.

Vetëm një në 5 pjesëmarrës mendon se mund të angazhohet politikisht pa qenë pjesë e një partie politike.

Pjesa tjetër mendojnë se e vetmja mënyrë të angazhohen në politikë është të bëhen anëtarë të partie politike.

Nga sondazhi doli se 2 në 3 të anketuar pohuan se vota e tyre nuk ka asnjë ndikim në vendim-marrjen kombëare.

Një në 2 pjesëmarrës pohojnë se nuk kanë asnjë ndikim në vendim-marrjen vendore, ndaj ata kërkojnë shtimin e takimeve të drejtpërdrejta me deputetët dhe bashkiakët, dhe detyrimin që ata tu përgjigjen me shkrim kërkesave të tyre jetike.

Sondazhi vlerësoi se njohuritë e qytetarëve për institucionet demokratike janë të pamjaftueshme.

Ata shprehën interesim më të lartë për qeverisjen vendore. 2 nga 3 të anketuar theksuan se nuk u intereson fare roli i deputetëve.

Vetëm një e treta e qytetarëve tha se ishte gati të përfshihej në vendimmarrjen në nivel kombëtar dhe një në 2 është gati të angazhohet në çështje të nivelit vendor.

Renea vret të shumë kërkuarin Petrit Dushi

Forcat speciale Renea vranë sot një person shumë të kërkuar gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në fshatin Gziq të Lezhës.  Sipas burimeve policore, 45 vjeçari Petrit Dushi iu përgjigj policisë me të shtëna.

 Edhe në shtator të vitit të kaluar, forcat RENEA kryen një operacion, të mbështetur edhe nga ajri, në një nga zonat më malore të Mirditës, por pa mundur ta arrestojnë Dushin, i cili qëlloi me armë ndaj forcave policore duke arritur t’i shpëtojë arrestimit. Policia dyshon se ai u plagos. 

 Prej më shumë se 10 vitesh, Petrit Dushi jetonte në arrati, në zonën e thellë malore të Mirditës. Për policinë, ai ishte person me rrezikshmëri të lartë.

 Gjykata e kishte dënuar në mungesë me 17 vite burgim me akuzën e vrasjes për motive pronësie të një bashkëfshatari nga fshati Kaçinar i Mirditës si dhe me 3 vjet burgim për falsifikim të dokumenteve.

 Ai ishte gjithashtu në gjykim si i dyshuar për vrasjen e një të afërmi të tij në fshatin Ungrej të Lezhës ku, për një periudhë kohe, ishte strehuar gjatë kohës që qendronte në arrati.

Rama reagon pas deklaratës së Berishës: Ka disa arsye për hetime ndaj ish kryeministrit

Rama gjatë një konference për shtyp nga selia e Këshillit të Ministrave u shpreh se ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas deklaratës së ish-kryeministrit të vendit dhe aktualisht deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha për “armatosjen e popullit” sipas tij për sigurinë e tyre, ka reaguar duke theksuar se mos të merret seriozisht rreziku se njerëzit do të marrin armët.

Rama gjatë një konference për shtyp nga selia e Këshillit të Ministrave u shpreh se ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit.

“Kjo thirrje ndaj popullit për tu armatosur është vetëm një arsye më shumë. Në një vend normal sot tellalli i kryengritjes së armatosur duhet të ishte përpara prokurorëve, kështu e thotë edhe ligji ynë i shkruar për një vend normal. Sali Berisha nuk është hetuar deri më sot për çka ka bërë dhe as mund të hetohet për deklaratën e djeshme për sa kohë reforma në drejtësi nuk do të votohet dhe zbatohet”- u shpreh Rama.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë dje u përfshi nga debate të forta mes deputeteve të maxhorancës dhe opozitës, pas një deklarate të ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ku iu kërkonte qytetarëve të armatoseshin, sipas tij, për sigurinë e tyre.

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i cili ka theksuar se është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe të bësh thirrje publike për dhunë ndaj institucioneve.

Ndërkohë pas kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste të Shqipërisë, sot Byroja e Kuvendit të Shqipërisë, vendosi përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Parlamentit të deputetit Sali Berisha. aa

Inva Mula në Vatikan më 3 shtator me Himnin për Nënë Terezën

Voal – Voal.ch shkruan se Inva Mula do të këndojë në koncertin që do të mbahet në Vatikan himnin kushtuar Nënë Terezës, me rastin e Shentërimit të Nënës të Njerëzimit.

Hymni kushtuar Nënë Terezës “Vals Hyjnor” , kompozuar nga Genc Tukiçi, do të interpretohet më 3 shtator në Vatikan në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës, që do të realizohet më 4 shtator të këtij viti.

“Hymni do të interpretohet nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj. Eshte kurorëzim i idesë dhe punës së palodhur të gazetares Dijana Toska e cila mundësoi që Valsi Hyjnor të interpretohet në Vatikan”, shkruan Genc Tukiçi, në faqen e tij në Facebook.

Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë ditën e dielë, më 4 shtator 2016. Kjo pasi Papa Françesku firmosi dekretin e shenjtërimit të saj, event ky që do të mbahet në bazilikën e Shën-Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Dhe data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostolik, pikërisht si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.

Kujtojmë se në 17 dhjetorin e kaluar, Papa Françesku firmosi dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjendje mjaft të avancuar të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.

Mmë 19 tetor të vitit 2003, do të ishte Papa Gjon Pali II që do ta shpallte Nënë Terezën si “E lume” dhe sipas rregullave të së drejtës kanonike, festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator, pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Deklarata integrale ku Berisha nga Parlamenti i bëri thirrjen skandaloze popullit për t’u armatosur

Po ju sjellim deklaratën e plotë të Berishës shqiptuar dje nga foltorja e Parlamentit ku i bën thirrjen skandaloze popullit që të armatoset:

“Po e çoni vendin drejt një konflikti të pashmangshëm të të gjitha llojeve. Unë kam një kërkesë  për shqiptarët sot ju bej thirrje qytetarëve shqiptarë ju bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje, ju bëj thirrje. Nëqoftë se ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futi. Të mos gjeni vrimë miu ku të futi. Po, po, të armatosen, se armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Të sjellim ligjin, tu japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka siguri, me këtë organizatë kriminale  nuk ka rend, me këtë organizatë kriminale  nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen sigurisht hidhen sepse janë të lidhur me bandat, këtyre sigurinë ua japin bandat, bandat meme uniformë dhe bandat pa uniformë.
Opozita është këtu për qëndruar dhe do qëndrojë fuqishëm. Ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, bëni lojën e armëve, kërcënimet ndaj opozitës, jemi të gatshëm t’u përgjigjemi ju në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë, ju dhe ata që ju japin zemër ju jeni nga më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë dhe do kërkoni  vrima për tu futur dhe nuk do i gjeni dot. Nuk mundet ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mundet ju të përzëni, spastroni shqiptarët nga vendi i tyre, një mashtrues, një nastradin.”

 

 

Spitali Ushtarak pa antibiotikë, ministria premton zgjidhje të shpejtë

Prej disa ditësh në Spitalin Universitar të Traumës nuk ka antibiotikë. Sipas mjekëve të këtij institucioni shëndetësor, mungesat janë në të gjitha llojet e tyre, ndërkohë që shpjegojnë se këto medikamente janë të nevojshëm për të gjitha traumat. “Antibiotikët janë ilaçe që nevojiten për traumat, nga më të lehtat tek më të rëndat. Kemi parasysh këtu edhe traumat e këmbës, krahut, barkut apo gjoksit. Pra janë të domosdoshëm për çdo lloj plage”, thanë bluzat e bardha për “Gazeta Shqiptare”.

Po ashtu, teksa iu referuan protokolleve mjekësore ata shtuan se në një spital universitar duhet të ketë minimalisht 2 lloje antibiotikësh që kombinojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të garantohet shëndeti i të sëmurëve. Nga ana tjetër, mjekët theksuan se po detyrojnë familjarët e pacientëve t’i blejnë vetë këto ilaçe, ndërkohë që për shkak të kësaj situate, në disa raste ka pasur edhe konfrontime.

“Kemi filluar të lëshojmë receta për t’i blerë antibiotikët nëpër farmacitë jashtë spitalit. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Patjetër, që kjo situatë është pasuar edhe me përplasje mes familjarëve dhe kryesisht infermierëve, që janë në kontakt më të vazhdueshëm me ta, pasi akuzojnë spitalin për mungesat e krijuara”, u shprehën mjekët. Një tjetër denoncim vjen edhe për medikamentet që përdoren për të bërë anestezinë. Sipas mjekëve ato janë drejt përfundimit, çka do të thotë se janë në ‘rrezik’ ndërhyrjet kirurgjikale. “Ne kemi vetëm për pak ditë ilaçe si Prozerina, që përdoren nga anestezistët për ndërhyrjet kirurgjikale. Sigurisht që pa to është e pamundur të kryhen operacionet”, u shprehën mjekët.

Reagimi i MSH
Ndërkohë, të kontaktuar nga “GSH” përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se mungesat për antibiotikë janë krijuar si pasojë e vonesës së nënshkrimit të kontratave, pas procedurës së prokurimit të ilaçeve. “Shkak i mungesës së këtyre ilaçeve është bërë nënshkrimi i kontratave, por besojmë se brenda pak ditësh do të bëhet furnizimi i plotë”, u shprehën përfaqësues të MSH-së. Kjo nuk është hera e parë, që për shkak të vonesës së dorëzimit të ilaçeve në kohë krijohen mungesa në Spitalin Universitar të Traumës. Pak kohë më parë, “GSH” denoncoi mungesën e fraksiparinës ose thënë ndryshe të holluesit të gjakut, që i nevojitet çdo pacienti, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët thanë në atë kohë “se ky ishte një medikament jetik dhe themelor për këta persona, pasi është i domosdoshëm për të parandaluar trombozat”.

Ngjela: Drama e Saliut shkoi në vetëvrasje – të shohim si do të veprojë Rama pasi firmosi me FBI

“Drama e brendshme e Saliut shkoi deri në vetëvrasje”, kështu shkruan avokati Spartak Ngjela referuar deklaratës së ish kryeministrit ditën e djeshme nga Kuvendi për armatosje civile.

“Berisha iu kërkon atyre që ka vjedhur që të armatosen për të siguruar gjënë e vjedhur prej tij. (!)

Ka bërë shkelje të madhe: ka shkelur nenin 222 të Kodit Penal me atë thirrje, me dënim deri në 10 vjet burgim”, shkruan Ngjela ndërsa pyet:

“Po Rama? Ky është rasti që të provojmë: e do apo nuk e do Reformën në Drejtësi Kryeministri Shqiptar? Dyshimet e ndërkombëtarëve janë që nuk e do këtë Reforme Rama. Prandaj s’e fut në Parlament.

Por, a do ta hapë procedurën për arrestimin e Berishës nën akuzën e nenit 222 të Kodit Penal?

Ta shohim ! Por ka dyshime edhe për këtë”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

“Dil dhe nis akuzën kundër Saliut, në të kundërt je bashkëpunëtor me vjedhësit që kërkojnë të mbrojnë gjënë e vjedhur duke armatosur të vjedhurit. Kjo është kohë guximi dhe jo frike. Si mund te ketë frikë një kryeministër që ka mbështetje absolute nga politika amerikane?

Nuk ka më kohë, shqiptarët kërkojnë europianizimin e tyre. Të gjithë vjedhësit janë trembur, pse po i merr seriozisht ti Rama?

Fute projektligjin e Reformës në Parlament Rama, se është politika amerikane në atë draft!… Kush do ta votojë kundër? Asnjë. Prandaj nuk futet. Rama! Ti ende nuk e kupton se po vepron si me

Nishan ziun që nuk pranove të vije kandidaturë të dytë apo të tretë në zgjedhjen e presidentit? Çfarë po kërkon? Mos po kërkon t’i çosh prapë shqiptarët në nje çezëm pa uje?

Tani që Saliu do të bëjë kryengritje për të siguruar vjedhjet e tij dhe të families së tij, ka vetëm një rrugë: futjen urgjente të Reformës në Parlament. Kjo është prova. Sali Berisha kërkon të terrorizojë shqiptarët dhe t’i thotë politikës amerikane që unë “hedh Shqipërinë në erë ” nëse më cenoni te vjedhja ime. Berisha ka krime të shumtë në shpinë dhe po e mudon Hija e Bankos. Mos ju duket çudi, sepse hijen e Bankos e shihte vetëm Magbethi.”, shkruan më tej avokati ndërsa i jep kryeministrit edhe një këshillë.“Rama, mos u bëj palë me ose pa dashje me ata të cilëve iu është shfaqur Hija e Bankos.

Ta shohim si do veprojë ky Kryeministër pasi ka firmosur me FBI – në amerikane…”.

Nishani kundër Berishës, ja çfarë thotë për thirrjen e tij për armatosje

 

Voal – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur sot në emisionin “Të Paekspozuarit” për thirrjet që ish-kryeministri Berisha bëri në Parlament.

Ky i fundit bëri thirrje që të armatoset popullsia, pasi vendi është në pasiguri totale, një thirrje kjo që u komentua gjatë edhe në mediat botërore.

Mirëpo, Presidenti Nishani ka dalë kundër Berishës, duke thënë se një nismë e tillë është e papërshtatshme.

“Grupet Parlamentare kanë të drejtat e tyre për të propozuar nisma ligjore për armatosjen e popullsisë apo ligj për armët, por mua më duket krejt e papërshtatshme personalisht”, tha Nishani.

Presidenti, duke folur për Shullazin, tha se ai nuk është i vetmi që vepron dhe se si ai ka edhe grupe të tjera kriminale.

Nishani tha se kryeministri Rama duhet të veprojë që të sjellë besimin te opozita politike. Ai madje tha se që prej një viti, në Ministrinë e Brendshme është një listë e të gjithë oficerëve të Policisë që janë të lidhur me bandat kriminale, por që kjo listë fle në sirtarët e ministrit.

Intervista:

Nishani: Thirrja për pjisje me armë, nuk është propozim i duhur

Rakipi: Zoti President. Ka pasur intensitet politik, për shkak të parlamentit. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të vetëarmatosen, çfarë mendim keni?

Nishani: Normalisht si takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive. Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë.

Çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë se pranoj. Është një propozim jo i duhur. Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mendoj se nuk është një thirrje e duhur.

Mundësia që tu jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për tu mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte poizitve që qytetarët të pajiseshin me armë.

Ligji për Pronat, Nishani: Nuk është rrëzuar Presidenti

Rakipi: Sot Gjykata Kushtetuese vendosi për pezullimin  zbatimit të ligjit

Nishani: S’është rrëzuar presidenti Nishani, ka një vendim për kërkesën paraprake. Ka qenë një kërkesë praprake, ligji të pezullohej, të mos ishte në fuqi. Kjo ka qenë në masën e sigurisë. Ligji do të vazhdojë deri sa të kemi një gjykim.

Është hera e parë që ndodh në një praktikë të GJykatës Kushtetuese, që ligji krijon pasoja, që nëse ligji është antikushteutes, të gjitha pasojat do të mbeten në fuqi dhe nuk mund të rrëzohen. Ligji s’ka fuqi prapavepruese. S’ka qenë vetëm Presidenti i Republikës, kanë qenë disa aktorë, Presidenti, disa parti politike parlamentare, disa shoqata interesi ka qenë edhe Avokati i Popullit.

Është një nga rastet e veçanta që Avokati i Popullit i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që më ka shqetësuar, është dhe fakti ajo që pretendohet nga ana e qeverisë shqiptare mbrohet interesi publik, është jo korrekte. Edhe pas miratimit të ligjit, është vërtetuar që ky ligj do të vazhdojë ta dëmtojë interesin publik. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut se ka pranuar këtë ligj. Do të vijojë të marrë vendime që e dëmtojnë interesin publik.

Do të krijoj një shembull, që tregon hipokrizi të thellë.

Kur Papa Françesku u shfaqën klerikut, në shenjë  dhimbjeje dhe angazhim që e drejta e këtyre njerëzve. Njëri prej tyre ishte Frano Gjinaj, një nga kelerikët që u pushkatua. Qeveria pretendoi se duke e vënë foton ishte si një reflektim ndaj vuajtjeve. Sot që flasin, i kanë uzurpuar, i shfrytëzojnë dhe si lejojnë të gëzojnë pronën e tyre, familjarëve të këtij kleriku. Shiko se çfarë realitetesh jetojmë dhe çfarë hipokrizie të madhe është. Është një pronë në qendër të Tiranës. Është prona e ish-aneksit të Tiranës dhe shfrytëzohet nga bashkia. Është një kontrast të jashtëzakoshëm të shfaqejs.

Çështja e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronës, ka dimensionin e shqetësimit evropian, me pasoja afatgjata. Ky ligj se zgjidh të drejtën e pronarëve. Se parandalon dëmin, e thellon padrejtësinë, por edhe dëmin ndaj qytetarëve.

Rakipi: Zoti President, pak ditë më parë ju vizituat parkun e liqenit dhe dolët në mbrojtje të protestuesve, duke bërë thirrje që qytetarët të mbrojnë parkun. Nga kush duhet qytetarët ta mbrojnë parkun? Kush po e sulmon atë dhe përse?

Nishani: Është çështje që do të trajtohet gjatë jo vetëm në Shqipëri. Unë dua të solidarizohem ne ndjeshmërinë e të gjithë atyre që kanë kërkuar të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kjo sështë kapriço e atyre individëve, por është detyrim i shtetit të zbatojë ligjin. Detyrimin e Republikës ndaj konventës së Ahosit, që parashikon tre kolona: së pari , të drejtën për të pasur akses në mjedis, në vendimmarrjen për mjedisin, e drejta e qytetarëve në drejtësi për mjedisin. Dy kolonat janë injoruar, qytetarët skanë pasur akses në vendimarrjen, kanë pasur akses vetëm në sistemin e drejtësisë.

Së pari i prita në zyrë dhe konstatova se zëri i tyre ishte mbërthyer në terr, askush spo dëgjonte të trajtonte problemin  tyre, duke nisur nga bashkia, nga qeveria dhe nga institucionet e tjera. Këta djem dhe vajza, që janë me mentalitet perëndimore, me sensibitet qeveritar, trokitën në derën e presidentit dhe kërkuan që nëpërmjet meje të sensibizohen mbarë opinioni, të ndodhesh përpara një breshëri fyerjesh.

Rakipi: Çfarë patë ju atje?

Nishani: Ishte një vandalizëm, ishte beton i paimagjinuar, hedhur nëntokë dhe mbitokë, disa qindra linear hekur të instaluar në parkun natyror të Tiranës, kishte një dëmtim të ambientit, të pemëve të gjithë gjelbërimit. Në situatën ku jetojmë, për fatin e keq gjatë dy dekadave, kemi një shkatërrim të Tiranës. Ishte i vetmi vend ndryshe, i cili për fat të keq një pjesë, u tkhye në një vend ku çohet beton.

Atja kanë shkuar mbi 70 betoniere, kemi thënë zhavorr dhe fidanë…

Jo vetëm që është derdhur, por është hedhur sikur do ndërtohen godina disa kate. Si mund të justifikohet me këndin e e lojërave. Jam i bindur që fëmijët, që krahas këndit të lojërave, të kenë edhe park natyror.

Eksperienca e botës, në distanca fare të shkurta, kemi parqe që fëmijët dhe luajnë. Sikur diçka tjetër do ndodhë aty?

Qytetarët më kanë adresuar shqetësime të ndryshme. Unë kam gjykuar atë që kam parë. Kam përcjellë shqetësimin qytetar. Çdo njeri që ulet në postë publike, duhet që të përcjellin zërin e qytetarëve.

Rakipi: Komunikuat me bashkinë?

Nishani: Ka qenë mjaft i qartë komunikimi, për fat të keq ka pasur eksperiencë të mëparshme, përsëri për bunkerin te Ministria e Brendshme. I kërkova dokumentet bashkisë së Tiranës, dhe është injoruar totalisht.

Rakipi: Mos e keni kërkuar gabim. T’ia kërkonit Ramës, që ka bërë bunkerë në konkurse ndërkombëtare?

Nishani: Janë pjesë të një kulture të vjetër, të pazhvilluar, banale, mendoj se gjenerate e re, djemtë dhe vajzat, jam i bindur do të imponohen që Shqipëria, dhe etja institucionale, të zhvendoset pak nga pak, në një kulturë qytetare. S’bëhet brenda natës, do të ketë shantazhime, historia botërore e ka treguar që lëvijzet emancipuese se kanë pasur të lehë.

Rakipi: Duket se kjo mazhorancë ka ardhur me die të rilindjes… Kjo po mbetet, si një rilindje urbane. E keni quajtuar kryetarin e bashkisë, sjellje prej rrugaçi, pse?

Nishani: I qëndroj eksperienca se jetës dhe aktiviteti personal më ka mësuar shumë gjëra. Mendohem mirë para se të jap vendime kam kaluar sprova të vështira, i kam kaluar në mënyrë të suksesshme, të menaxhimit të punëve, jam shprehur në përgjigje të etiketimeve, që ishin të asaj etike, që përdoren rëndom nga njerëz që zihen dhe ofendohem në rrugë. Presidenti s’bëri gjë, priti dëgjoi dhe shprehu shqetësimin për të drejtën e një grupi të rinjsh.

Mosdekretimi i Visar Zhitit ambasador, Nishani: Fjalori i kryeministrit ishte i papranuar

Rakipi: Marrëdhenia juaj me Kryeministrin ka qenë përgjithësisht e tensionuar. Madje, ka arritur deri aty sa Kryeministri t’ju drejtohet me ton mjaft të lartë dhe ofendime (bëhet fjalë për kohën kur ju nuk dekretuat Visar Zhitin si ambasador në Vatikan). A mund të dimë me konkretisht çfarë ju ka thënë zoti Rama juve në atë telefonatë? Shumëkush thotë se ai ka qenë totalisht gojë-shthurur në atë bisedë. Ju jeni dy njerëzit më të rëndësishëm të vendit, ky nuk është një sherr midis dy grave të fshatit… Çfarë është kjo konkretisht?

Nishani: Nga ana tjetër, smund të spekuloj, jo me kryeministrin, as mund të abuzoj, kam qenë e mbetem për qëndrim serioz. S’ka qenë fjalor gojështhurur, meqë e rikthyet, ka qenë e papranueshme, duke pasur parasysh që bisedohej me kërkesën e kryeministrit, me Presidentin, fjalori ishte i papranueshëm. Se kam dëgjuar që kryeministrat të përdorin, e të shkuarës së tyre. Ishte një fjalor i papranueshëm.

Bisedat mbeten biseda politike, kemi disa marzhe. Se ka cenuar funksionimin e presidentit, as personalitetin e dinjitetin tim. Ajo mbetet të peshës dhe rëndesës së vetë kryeministrit, në kontekstin moral dhe njerëzor.

Rakipi: Pse mendoni se ka mbërritur marrëdhënie në këtë  shkallë?

Nishani: Unë e kam shprehur në fillim, ishte hera e parë që në Shqipëri ndoshte që një president vinte nga qëndra e djathtë dhe një kryeministër nga qendra e majtë. Ishte hera e parë. Dhe mendova që ishte rasti i mirë që Shqipëria të shfaqte një mënyrë tjetër të bashkëjetesës politike dhe institucionale, duke i lënë jashtë dyert të institucioneve, origjinën politike, por që të vepronim në raportet kushtetuese, njerëzore dhe civile. Juve në materialin që kishit përgatitur, kishit saktësuar disa nga momentet, spo i hyj këtyre deklaratave, qëndrimesh, fakti ka qenë tendenca për të pasur një pushtet të vetëm, të padiskuetueshëm të kryeministrit, për të komanduar çdo institucion të të gjitha pushteteve, por edhe kushtuese. S’u realizua me syrin e Presidentit, dhe su realizua, për shkak të personit që jam për sjelljen politike e njerëzore, unë kam menduar që interesi i vendit është më mirë . Për të apsur në kontroll politikën.

Nishani: Jam përgjuar, drejtësia ta zbardhë

Rakipi:  Ju keni deklaruar se është përgjuar jeta juaj private. Nga kush dhe përse?

Nishani:  Se cilët janë personat që kanë urdhëruar në radhë të parë, njerëzit e kanë realizuar nga pikëpamja operacionale, e pëgjimit, me aparatura të ndryshme, janë njerëz që kanë vepruar me iniciativën e tyre. Ka dy lloje grupime, secilët janë udhëruesit s’di ta them. Ajo duhet të zbardhet nga drejtësia.

Nishani:  Oficerë policie janë të lidhur me organizata kriminale, në trafiqe. 

Rakipi: Ky është një popull të largohet nga ky vend… Nëse ju thoni që ka banda të tjera…

Nishani: Veprimtaria e tyre është e neutralizueshme. Së pari do t’i rekomandoja, doja që kryeministri i vendit, ka përgjegjësinë të reagojë, kryeministri të merrte disa vendime të kthente besimin opozitës politike që qeveria ka mundësi për të goditur fort përmes këtyre vendimeve institucionale, dhe i takon që ta marrë situatën në dorë, për të kthyer besimin te ajo pjesë e popullsisë, që iu është tronditur besimi. Jua sugjeroj të ndërmarrë disa hapa dhe vendime instiutcioanle për të  rikthyer këtë besim. Së dyti duke larguar nga insitutucionet, nga policia dhe prokuroria njerëzit.

Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion që në polici dhe prokurori, oficerë policie, të lidhur me grupe kriminale. Oficerë të caktuar janë të lidhur me organizata, në trafiqe.

Rakipi: Ju thoni që është e thjeshtë, që autoritetet kanë në duar, lsita njerëz të inkrimunaur. Shqipëria nuk dekreiminalizohet në Parlament?

Nishani: S’ka ndodhur më parë. Dua të shpreh keqardhjen e thellë që Parlamenti mbërriti në këtë ditë. Dua të bëj një dallim, shumica e njerëzve janë njerëz të respektuar me dinjitet, që i janë kushtuar politikës.

Rakipi: Parlamenti i vitit 1992… kanë kaluar dy breza. Mos të flasim për parlamentin e viti 1925. Tani ka një pjesë injorantë .

Nishani: Kjo reflekton standardin e vendimmarrjes. Përbërja e parlamentit është për shkak të vendimmarrjes së lidershipit, jo vetëm se është sistemi i tillë, por edhe mënyra e konfigurimit të njerëzve që merren njerëzit në fushatë.

Më parë ka qenë dhe duhet të jetë, një kryetar i partisë, që merr përgjegjësinë, i njihet e drejta për të përzgjedhur ekipin, por mbi bazën e interesit publik, interesit të vendit. Kështu dua të besoj se është standardi i ldiershipit politik.

Raklipi: Më pas, njerëz me rekorde kriminale, shkojnë në administratën shtetërore. Ata mbërrijnë te kryetarët e bashkive. Kjo vijon edhe më tej. Pse zoti president. Pse ju duhen këta njerëz në parlament? Përse i nevojiten Shqipërisë këta njerëz?

Nishani: Ajo që kam unë si përgjigje, këta që janë njerëz që mbledhin dhe gjenerojnë vota në mënyrë ilegale. Kjo është evidentë. Kush mendon ta përgënjeshtrojë, fsheh të vërtetën.

Rakipi: E keni biseduar me Ramën?

Nishani: Kjo s’është që hyn te e drejta e Presidentit. Në momentet që Presidenti ndërhyn, ndërhyn nga pikëpamja legjislative, apo zgjedhore, Presidenti ndërhyn kur ka krizë.

Rakipi: Në rast të një lufte ushtri me ushtri, Presidenti është i rëndësishëm. Nëse vendin e kërcënon edhe një ushtri karkalecësh, presidenti mund të mbledhë edhe këshillin e sigurisë. Po flasim për inkriminim?

Nishani: Bëhet e domosdoshme ndërhyrja e Presidenti kur aktorët janë në një krizë të thellë dhe të gjetjes së zgjidhjes. S’mund ta them që në Parlamentin tonë që duhet të dekriminalizojmë.

Përdersia e kemi sjellë në këtë pikë, duhet ta kurojmë. Formalisht ka një ligj që parashikon largimin e këtyre personazheve, për mendimin tim s’është vetëm te qenia formale, është edhe më e gjerë. Nëse ka një person që ka pasur një aktivitet kriminal në dorë, grabitje e vjedhje, ky person jo vetëm që s’duhet pjesë e administratës publike, ky njeri s’duhet të ketë  në të mirave publike, të financave të vendit. Nëse ky fiton nga tenderat paratë e qytearëve, këtë fitim do ti çojë në veprimtari kriminale.

Dekreiminalizimi duhet të jetë thelbësor.

Nishani: Nuk jam dakord me Ramen qe sistemi i drejtesise eshte i kalbur

Rakipi: Kemi dëgjuar Ramën që sistemi është i kalbur dhe i korruptuar?  Ndani të njëjtin mendim?

Nishani: Nuk bëj komente të zotit Rama, as të politikanëve të tjerë. Qëndrimet e mia kanë qenë shumë të hapura, shumë publike. Drejtësia vuan problematikë, trashëgimin e një një numri njerëzish që vijojnë të jenë pjesë  e sistemit, që janë nga diktatura. Kemi individë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, individë të paaftë që të shërbejnë në prokurori dhe gjykatë. Ka personazhe të kapur politikisht, por është edhe ana e tjetër e medaljes. Kam pasur rastin të shoh që ka gjyqtarë e prokurorë me dinjitet. S’është bardh e zi situata. Nukk pranoj etiketime që drejtësia është e kalbur.

Marr veprimtarinë Prokurorinë dhe Gjykatën e  Krimeve të Rënda. Askush s’mund t’i thotë që janë të korruptuar. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin të atyre që e meritojnë të jenë pjesë e sistemit dhe atyre që nuk duhët të jenë.

Unë besoj që vet kryeministri ka shkuar te sistemi, edhe për interesin e vet të kryeministrit.

Rakipi: Zoti President, ka një perceptim që vazhdon të rriet. Që KLD-ja është kundër reformës. Si kreu i KLD-së, çfarë e pengon që ta nisë ajo këtë reformë. Në një rast KLD-ja, për ta mbështetur këtë interpretim, si rasti Gjin Gjoni…

Nishani: S’konkurroj dot në agjitacion e propagandë. S’besoj te retorika, populizmi, unë besoj të pragmatizmi, efiçenca. Unë e quaj agjitacion e propagandë.

KLD është një institucion që as bën reformë as e pengon. S’merr vendime në lidhje me reformën, ka një përfaqësues të KLD në grupin e punës, të ekspertëve të nivelit të lartë, është paraqitur dhe ka dhënë mendim, ka pasur një propagandë krejt të papranueshme, për të fokusuar që Presidenti e komandon KLD-në, askush se kontrollon. Mazhroanca e ka zëvendësuar 80 përqind.

Rakipi: Pse këtë reformë nuk e ka nisur KLD-ja?

Nishani: S’ka kompetencë. Presidenti ka bërë tentativën në tetor 2014. Askush nuk fliste për reformën në drejtësi.

Kam idenë që kjo reformë, është një përpjekje, për të rrëmbyer një pushtet. Përderisa kemi një mazhorancë, duke e gjetur drejtësinë në këtë nivel, përpiqet ta marrë…

Rakipi: Vijmë te çështja e reformës, është e rëndësishme.

Nishani: Megjithëse Presidenti s’ka fuqi institucionale, as për të bërë reformë, as për ta penguar, nisur nga përgjëgjësia institucionale për ta ndihmuar vendin dhe aktorët e tjerë, për t’i krijuar lehtësitë e nevojshme, për t’i mbledhur aktorët e ndryshëm në tavolinë, Presidenti që në tetor 2014, i koordinuar ne BE-së, iniciuam procesin e reformës në drejtësi. Kushdo gazetar mund të shohë që presidenti ka tentuar të bëjë reformë.

Jam te pjesa e angazhimit të Presidencës, të gjithë aktorët e rëndësishëm, kryeministri, kuvendi, në tryezën e tetorit të vitit 2014, shfaqën mendimet e tyre. Më pas, Presidentit iu tha që merremi ne me këtë punë. Dhe pas kësaj u krijuar një komision parlamentar. Njëra anë, në mënyrë të pandershme, ka spekuluar në institucione shqiptare dhe jo shqiptare, për të depërtuar një stituatë të pavërtetë që presidenti s’do reformën, kjo s’është dinjitoze. Mendoj që reforma s’është e një qeverie, as e ambasadorëve, është një çështje e shtetit shqiptar. Dhe shteti ka qytetarët ka institucionet e aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi ta bëjnë shtetin të funksionojë më së miri. Reforma është pjesë e kësaj përgjëgjësië. I ftoj palët të vijojnë punën, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë pranuar nga të gjitha palët. Askush të mos e mendojë ta përdorë në fushatat elektorale, apo zgjedhjet.

Nishani: Nuk jam dakord me Ramen qe sistemi i drejtesise eshte i kalbur

Rakipi: Kemi dëgjuar Ramën që sistemi është i kalbur dhe i korruptuar?  Ndani të njëjtin mendim?

Nishani: Nuk bëj komente të zotit Rama, as të politikanëve të tjerë. Qëndrimet e mia kanë qenë shumë të hapura, shumë publike. Drejtësia vuan problematikë, trashëgimin e një një numri njerëzish që vijojnë të jenë pjesë  e sistemit, që janë nga diktatura. Kemi individë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, individë të paaftë që të shërbejnë në prokurori dhe gjykatë. Ka personazhe të kapur politikisht, por është edhe ana e tjetër e medaljes. Kam pasur rastin të shoh që ka gjyqtarë e prokurorë me dinjitet. S’është bardh e zi situata. Nukk pranoj etiketime që drejtësia është e kalbur.

Marr veprimtarinë Prokurorinë dhe Gjykatën e  Krimeve të Rënda. Askush s’mund t’i thotë që janë të korruptuar. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin të atyre që e meritojnë të jenë pjesë e sistemit dhe atyre që nuk duhët të jenë.

Unë besoj që vet kryeministri ka shkuar te sistemi, edhe për interesin e vet të kryeministrit.

Nishani: KLD nuk ka kompetencë të bëjë reformën

Rakipi: Zoti President, ka një perceptim që vazhdon të rriet. Që KLD-ja është kundër reformës. Si kreu i KLD-së, çfarë e pengon që ta nisë ajo këtë reformë. Në një rast KLD-ja, për ta mbështetur këtë interpretim, si rasti Gjin Gjoni…

Nishani: S’konkurroj dot në agjitacion e propagandë. S’besoj te retorika, populizmi, unë besoj të pragmatizmi, efiçenca. Unë e quaj agjitacion e propagandë.

KLD është një institucion që as bën reformë as e pengon. S’merr vendime në lidhje me reformën, ka një përfaqësues të KLD në grupin e punës, të ekspertëve të nivelit të lartë, është paraqitur dhe ka dhënë mendim, ka pasur një propagandë krejt të papranueshme, për të fokusuar që Presidenti e komandon KLD-në, askush se kontrollon. Mazhoranca e ka zëvendësuar 80 përqind.

Rakipi: Pse këtë reformë nuk e ka nisur KLD-ja?

Nishani: S’ka kompetencë. Presidenti ka bërë tentativën në tetor 2014. Askush nuk fliste për reformën në drejtësi.

Kam idenë që kjo reformë, është një përpjekje, për të rrëmbyer një pushtet. Përderisa kemi një mazhorancë, duke e gjetur drejtësinë në këtë nivel, përpiqet ta marrë…

Rakipi: Vijmë te çështja e reformës, është e rëndësishme.

Nishani: Megjithëse Presidenti s’ka fuqi institucionale, as për të bërë reformë, as për ta penguar, nisur nga përgjëgjësia institucionale për ta ndihmuar vendin dhe aktorët e tjerë, për t’i krijuar lehtësitë e nevojshme, për t’i mbledhur aktorët e ndryshëm në tavolinë, Presidenti që në tetor 2014, i koordinuar ne BE-së, iniciuam procesin e reformës në drejtësi. Kushdo gazetar mund të shohë që presidenti ka tentuar të bëjë reformë.

Jam te pjesa e angazhimit të Presidencës, të gjithë aktorët e rëndësishëm, kryeministri, kuvendi, në tryezën e tetorit të vitit 2014, shfaqën mendimet e tyre. Më pas, Presidentit iu tha që merremi ne me këtë punë. Dhe pas kësaj u krijuar një komision parlamentar. Njëra anë, në mënyrë të pandershme, ka spekuluar në institucione shqiptare dhe jo shqiptare, për të depërtuar një stituatë të pavërtetë që presidenti s’do reformën, kjo s’është dinjitoze. Mendoj që reforma s’është e një qeverie, as e ambasadorëve, është një çështje e shtetit shqiptar. Dhe shteti ka qytetarët ka institucionet e aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi ta bëjnë shtetin të funksionojë më së miri. Reforma është pjesë e kësaj përgjëgjësië. I ftoj palët të vijojnë punën, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë pranuar nga të gjitha palët. Askush të mos e mendojë ta përdorë në fushatat elektorale, apo zgjedhjet.

Nishani: Shumë prona të FA janë jashtë inventarit

Rakipi: Ju duhet të qëndroni mbi palët. Kritika është se ju jeni palë e PD-së. Si do ti përgjigjen kësaj?

Nishani: Paraardhësit e mi kanë pasur kundërshti me qeveritë që kanë pasur. Ka qenë pozitive që Presidëentët kanë qenë në opozitë me qeveritë e tyre. Akzuat që kanë ardhur ndaj sjelljes sime institucionale, kanë ardhur për disa emërimë në Gjykatën e Lartë dhe në disa ambasada. Po flas në momentin që Presidenti i Republikës, shikon se qeveria i heq apo redukton kompetencat kushtetuese presidentit, dhe këtë se ka bërë në rrugë ligjore. Në fund të fundit, një qeveri ka mazhorancë, dhe mund ta ndryshojë, por kurrësesi s’mund të lejohet t’i ndryshojë kushtetutën, por të ndryshojë disa ligje që në hierarkinë e Presidentit i shikon dhe nuk reagon, s’mund të rri në presidencë.

Në ligjin që tentoi të ndryshonte kompetencat, qeveria i hoqi të drejtat Presidentit për të hequr nga inventari i pronave ushtarake. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dhe ia ktheu Presidenti. Gjatë këtij viti që kanë kalaur janë me dhjetëra prona që janë nxjerrë jashtë inventarit të FA-së. Pronat janë hequr. Janë prona të FA-së, reparte, baza etj.

Rakipi: Cilat janë kompetencat e Presidentit të Republikës. Cilat janë ato që janë hequr?

Nishani: Ne jemi një Republikë Parlamentare, s’kam pasur iluzion, s’është Presidenti vendimmarrësi. Në kohën e Berishës kishte kompetenca të drejtpërdrejta ekzekutive.

Pas Kushtetutës së re, Presidenti mbeti një figurë protokoll, komandant i FA-së, emëronte e shkarkonte funksionarët e lartë, gjeneralët, ajo iu hoq, s’iu kthye nga Gjykata Kushtetuese, janë lënë emërtesa. Pjesa tjetër me grada madhore i janë lënë kryeministrit, në emërimin e tyre në detyrë. Një aspekt i  rëndësishëm, ka qenë heqja e kompetencës së Presidentit, për të hequr kreun e ILDKPK-së. Presidenti duhet ta përcaktojë dhe parlamenti ta miratojë. Ne kemi shkuar mbrapa. Tani Parlamenti e emëron e shkarkon, e gjykon. Një gjë e tillë u bë nga mazhoranca aktuale.

Presidenti ka dy kompetenca, emërimin e ambasadorëve dhe emërimin e gjyqtarëve të shkallës së lartë dhe të kushtuese. Në kod përjashtohet nga vendimmarrja. Emëron edhe drejtorin e SHISH me propozim të kryeministrit

Për Gjykatën e Lartë, për tre vite, ka rrëzuar të gjitha dekretet për të propozuar kandidatët e Gjykatës së Lartë.

Kushtetuesja ka përcaktuar që Parlamenti duhet të japë shpjegim për rrëzimin e dekreteve. S’është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe ka ndodhur kjo situatë, që anëtari i Gjykatës së Lartë megjithëse ka mbaruar mandatin, merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe e ka kompromentuar procesin vendimmarrës, çdo person që ka mbetur i pakënaqur, personi ka të gjitha mundësitë ta quajë nul këto vendime.

Nishani: Komunikimi me Ramën, institucional. Me Berishën konsultohem sepse ka eksperiencë

Rakipi: Zoti President. Çfarë është komunikimi me kryeministrin?

Nishani: Institucional. Shkëmbejmë shkresa. Edhe kur qëllojmë në evente, përshëndetemi.

Rakipi: Ju keni thanë që konsultoheni me Berishën?

Nishani: Jam konsultuar për shkak të ekpseriencë, si shtetar, të ndaj me të, shqetësimin dhe të kërkoj angazhimet e tij, për disa çështje me interesin kombëtar dhe të çështjes  së Kosovës. Për fatin e mirë kanë rezultuar pozitivë. Rasti më i fundit, ishte  kërkesa që bëri Kosova në Unesco. Edhe me kërkesën e miqve tanë nga Kosova, unë personalisht s’kisha eksperiencë në marrëdhënie ndërkomëbëtare, kisha autoritet t’ia kërkoja Berishës dhe rezultoi e suksesshme.

 

Emrat e rektorëve, dekanëve, drejtuesve të depertamenteve në të gjitha universitetet e Shqipërisë

Përfundon procesi i numërimit të votave të pedagogëve e studentëve për zgjedhjet në universitete. Ende pa u zyrtarizuar fituesit, votat e numëruara kanë nxjerrë emrat të cilët do të drejtojnë universitetet, fakultetet e departamentet për 4-vjeçarin e ardhshëm.“Panorama” publikon emrat e fituesve ne gjithe universitetet. Ajo që dihet tashmë, por që është zyrtarizuar vetëm dje nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, pasi në fakultete u mblodhën të gjitha votat e pedagogëve e studentëve, është fitorja e Mynyr Konit si rektor i Universitetit të Tiranës me 63.2% të votave, kundrejt 36.8% të atyre që rezulton të ketë fituar Klodeta Dibra.

Ndërsa të tjerë rektorë që nuk mund të kandidonin më, kanë zbritur në bazë duke drejtuar fakultetet. Mes tyre përmendim Dhori Kulen, i cili është rikthyer në drejtimin e Fakulteti të Ekonomisë. Po ashtu, edhe Jorgaq Kacani, i cili “ndërroi postet” me Andrea Maliqarin, ish-dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Sulo Hadëri, ish-dekani i Ekonomikut, nuk ka mundur të marrë votat e kolegëve të tij për të drejtuar Departamentin e Ekonomiksit. Nga ana tjetër, përmendim zv.dekanë si Valentina Duka apo Xheladin Dracini, që kanë arritur të ngrihen në përgjegjësi, duke marrë drejtimin e fakultetit. Zv.rektori i UT-së, Edmond Rapti, merr drejtimin e Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa ish-rektori i Arteve, Petrit Malaj, është bërë dekan i Artit Skenik në po këtë Universitet.

Po dje janë zyrtarizuar edhe emrat e rektorëve dhe dekanëve fitues në gjashtë universitetet e rretheve. Ajo që mbahet mend nga këto zgjedhje është rektorja e Durrësit, Kseanela Sotirofski, e vetmja femër në këtë post drejtues.

UNIVERSITETI I TIRANËS
REKTOR
Mynyr Koni

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
Dekan
Edmond Rapti

1. Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
Rudina Rama

2. Departamenti i Filozofisë
Alment Muho

3. Departamenti i Shkencave Politike
Aleksandër Kocani

4. Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë
Theodhori Karaj

FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI
Dekane
Valentina Duka

1. Departamenti i Gjuhës

Shezai Rrokaj

2. Departamenti i Letërsisë
Lili Sula

3. Departamenti i Historisë
Eva Tafili

4. Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit
Mark Marku

5. Departamenti i Gjeografisë
Romeo Hanxhari

6. Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore
Lorenc Bejko

FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA
Dekan
Artur Sula

1. Departamenti i Gjuhës Angleze
Viktor Ristani

2. Departamenti i Gjuhës Frënge
Eldina Nasufi

3. Departamenti i Gjuhës Italiane
Diana Kastrati

4. Departamenti i Gjuhës Gjermane
Sonila Sadikaj
(s’ka marrë votat e mjaftueshme)

5. Departamenti i Gjuhës Spanjolle
Anasatasi Prodani

6. Departamenti i Gjuhëve Sllave e Ballkanike
Sofia Delijorgji

FAKULTETI EKONOMIK
Dekan
Dhori Kule

1. Departamenti i Ekonomiksit
Tonin Kola

2. Departamenti i Marketing-Turizmit
Vjollca Panajoti

3. Departamenti i Menaxhimit
Shyqyri Llaci

4. Departamenti i Financës
Edlira Luçi

5. Departamenti i Kontabilitetit
Prof. dr. Ingrita Shuli

FAKULTETI I DREJTESISE
Dekan
Artan Nexhdet Hoxha

1. Departamenti i së Drejtës Penale
Skënder Kaçupi

2.Departamneti i së Drejtës Civile
Zhaklina Peto

2. Departamenti i së Drejtës Publike
Kristinka Jançe

FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES
Dekan:
Spiro Drushku

1. Departamenti i Biologjisë
Mirela Lika

2. Departamenti i Bioteknologjisë
Klementina Puto

3. Departamenti i Fizikës 

Polikron Dhoqina

4. Departamenti i Kimisë
(barazim votash)
Majlinda Vasjari
Elda Marku

5. Departamenti i Kimisë Industriale
Rozana Troja

6. Departamenti i Informatikës
Endrit Xhina

7. Departamenti i Matematikës
Prof. Artur Baxhaku

8. Departamenti i Matematikës së Aplikuar
Fatmir Hoxha

9. Departamenti i QKKF
Alfred Mullai

UNIVERSITETI POLITEKNIK
REKTOR
Prof. dr. Andrea Maliqari

Dekan i Inxhinierisë Mekanike
Jorgaq Kaçani

Dekan i Teknologjisë së Informacionit
Vladi Koliqi

Dekan i Inxhinierisë Matematike
Ligoraq Nikolla

Dekan i Inxhinierisë së Ndërtimit
Gezim Hasko

Dekan i Inxhinieri Gjeologjisë
Vasil Jorgji

Dekan i Gjeoshkencave
Fatos Hoxha

UNIVERSITETI I MJEKESISE
Rektor
Arben Gjata

Dekan i Fakultetit të Mjekësisë
Xheladin Draçini

Dekan – Fakultetit të Stomatologjisë
Edit Xhajanka

UNIVERSITETI I ARTEVE
REKTOR
Kastriot Çaushi,

Dekan i Artit Skenik
Petrit Malaj

Dekan i Arteve të Bukura
Ardian Isufi

Dekan i Muzikës
Isak Shehu

UNIVERSITETI “ALEKSANDËRMOISIU”, DURRËS
Rektore
Kseanela Sotirofksi,

Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale
Osman Metalla,

Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
Azeta Tartaraj

Dekan i Fakultetit të Teknologji-Informacionit
Lindita Mokli

Dekan i Fakultetit të Edukimit
Jani Soto

Dekan i Fakultetit Juridik
Andon Kume

UNIVERSITETI “FAN NOLI”, KORÇË
REKTOR
Ali Jashari

Dekan i Fakultetit të Bujqësisë
Gjergji Mero

Dekan i Fakultetit Ekonomik
Frederik Çuçllari

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane
Gjergji Pendavinji

Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë
Pavllo Cicko

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR 
REKTOR
Adem Bekteshi

Dekan i Shkencave të Edukimit
Fatmir Vadohej

Dekan i Fakultetit Ekonomik
Blerta Dragusha

Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Alma Hafizi

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë
Roland Dodani

Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore
Mimoza Priku

Dekan i Fakultetit i Shkencave të Natyrës
Suzana Golemi

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
REKTOR
Skënder Topi

Dekan i Fakultetit Ekonomik
Imelda Sejdini

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit
Valentina Haxhiymeri

Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane
Albert Riska

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës
Sotir Mali

UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
REKTOR
Bektash Mema

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës
Selfo Ruçi

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Shoqërore
Gëzim Sala

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË
REKTOR
Roland Zisi

Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane
Aleks Trushaj

Dekan i Fakultetit të Shëndetit Publik
Aurela Saliaj

Dekan i Fakultetit Ekonomik
Albert Qarri

Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike
Hajdar Kicaj

PJESËMARRJA NË FAKULTETE
Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 %
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 %
Fakulteti i Drejtësisë 97 %
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 %
Fakulteti Histori-Filologji 99 %
Departamenti Edukimit Fizik 100 %
Instituti i Fizikës Bërthamore 100 %
Filiali Kukës 100 %
Filiali Sarandë 100 %

universitete

(Video) Deklarata skandaloze e Berishës: Të armatoset populli!

Voal – Sot në Kuvend, Berisha bëri një deklaratë skandaloze. Debati ka nisur për arrestimin e Emiljano Shullazit. Ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili i kujtoi deputetëve të mazhorancës se në kohën e qeverisjes së tij, e kishte arrestuar katër herë. Berisha i bëri thirrje popullit të armatoset për t’u mbrojtur nga qeveria kriminale.

Ai akuzoi sërish kryeministrin Rama dhe Tahiri se kanë lidhja të ngushta me Shullazin, duke u vënë gjoba biznesmenëve dhe qytetarëve të ndryshëm në vend. Berisha përgëzoi Prokuorinë e Përgjithshme që reagoi menjëherë për të arrestuar Shullazin, i cili akuzohet edhe për kërcënimin e akademikut Mynyr Koni për të dhënë dorëheqjen nga gara për kandidat si rektor i Universitetit të Tiranës.

“Gjatë qeverisjes sime, Shullazi është arrestuar 4 herë. Shullazi është skandali i radhës i kësaj qeverie, – tha Berisha nga foltorja e Parlamentit. – Kjo qeveri është e përfshirë në skandale të pafundme. Të gjitha këto vetëm për një arsye, për shkak të lidhjeve të ngushta të Shullazit me Ramën dhe Tahirin. Rama e ka shndërruar qeverinë në një organizatë kriminale”.

Më pas, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të sigurojnë armë zjari për t’u mbrojtur nga organizatat kriminale që mbështeten nga qeveria.

“I sugjeroj qytetarëve të armatosen me armë për të mbrojtur pronat, bizneset, vatrat e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri, – theksoi Berisha. – Nëse kjo qeveri, si organizatë kriminale, kërcënon opozitën me banda kriminale, të jeni të bindur se hqiptarët do t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë, ku nuk mund të gjeni dot vrimë miu ku të futeni. Duhet t’u jepet e drejtë qytetarëve të mbajnë armë, sepse me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. E përsëris, shqiptarët të sigurojnë armë për t’u mbrojtur”.

 Berisha korrigjon deklaratën: T’i përmbahemi ligjit amerikan

Por në një qëndrim të dytë teksa është pyetur nga gazetarët jashtë Parlamentit, Berisha ka korrigjuar deklaratën e bërë në foltore, duke thënë se “unë iu përmbajta ligjit amerikan për armët”.

“Çdo qytetar i ndershëm duhet të ketë të drejtë ligjore për të mbajtur armë për t’u mbrojtur. Me ligj, jam i mendimit, që derisa të zhduken bandat, njerëzit të kenë të drejtë të mbrohen, – shtoi Berisha. – Ligji amerikan është ligji më i drejtë, unë do ta shoh këtë. Unë s’mund ta konceptoj këtë që një bandë me 40 vetë të bëjë terror në mes të Tiranës”

(video) Berisha përballet me gazetaren e Ora News: Je avokate e Shullazit

Voal – Pas thirrjes publike për armatosjen e shqiptarëve dhe reagimit të ashpër që shkaktoi ajo te shumica në Kuvend, ish-kryeministri Berisha sqaroi jashtë sallës së parlamentit se propozimi i tij vjen në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe është praktikë që e ndjekin vende të zhvilluara.

Berisha theksoi se duhet bërë gati ligji që i mundëson shqiptarëve të vetëmbrohen nga kërcënimi i bandës në pushtet.

Teksa fliste Berisha iu drejtua me akuza gazetares së Ora News, Klementina Cenkollari që i kujtoi atij se vetëm së fundi po përmend ligjin, pasi në fillim bëri vetëm thirrje për armatosje të civilëve.

Replikat me gazetaren

Gazetarja: Zoti Berisha, duket se thirrja juaj ishte si për të hapur luftë civile

Berisha: Kush tha?

Gazetarja: Une isha aty qe ne fillim dhe e degjova fjalen, Ju ne kete momend po i riktheheni ceshtjes se ligjit, po në krye të fjalës nuk përmendët ligjin.

Berisha: Tani po i lejon vetes dicka jo profesionale. Me fal tani se dua te te respektoj por nuk po me lejon..

Gazetarja: Ligji u permend ne fund zoti Berisha..

Berisha: Si i ndërtoj unë fjalitë eshte puna ime, a je avokate e Shullazit, apo e një përdhunuesi, epo te lutem shume..

Gazetarja: Jam gazetare dhe iu referova fjales suaj

Berisha: Nëse je gazetare s’mund të më diktosh mua fjalinë, ku te ve kete pjese te fjalise.

Gazetarja: Pse duket se paten rishikim te qëndrimit tuaj zoti Berisha?

Berisha: Te pelqen ty kjo, ty te kanë përsëritur falangat e krimit ty këtë…

Gazetarja: Jam gazetare, e pavarur, nuk më dikton kush..

Berisha: Pavarësinë e di dhe unë, Une po perseris fjale per fjale ato qe thashe, une nuk i heq asnje presje asaj qe kam thene dhe e them prape, pse po me thua mua po i ndryshon, nuk shkon, per ty, pa per mua…

Shkodër – investimi dhjetëra milionë dollarësh dëmton mjedisin

Pesë vite më parë, kur nisën punimet për ndërtimin e rrugës unazore (bypasit) të Shkodrës për ta lidhur atë me Tiranën dhe Hanin e Hotit, u tha se bypasi do të shpëtonte pjesën perëndimore të qytetit nga përmbytjet që vinin nga liqeni dhe Lumi Buna si dhe do të shërbente edhe si zonë turistike. Punimet e nisura me ngut, me një fond fillestar prej 1 miliard e rreth 900 milionë lekësh, u ndërprenë nga dy firmat ndërtuese në fund të vitit 2012 për shkak të mospagesës së tyre. Që atëherë, bypasi i Shkodrës, një projekt 55 milionë eurosh, i reklamuar si i pari i këtij lloji në Shqipëri, është shndërruar në vend depozitim mbeturinash dhe ndotës i liqenit dhe vetë qytetit.

Bypasi ka dy vjet që nuk funksionon si projekt dhe realisht është kthyer në një fushë grumbullimi mbetjesh urbane dhe mbetjesh të ngurta. Hedhja e mbeturinave në këtë zonë ende po vazhdon dhe kjo po dëmton ekosistemin. Krahas ndotjeve të përqendruara që ka ekosistemi përsa i takon derdhjes së ujrave të zeza, tani kemi edhe ndotje të përqendruara urbane në këtë ekosistem, duke e përkeqësuar kështu vlerën ekologjike të ujrave.

Ndërkohë, këshilltari bashkiak i Shkodrës, Fatlum Nurja, e quan tashmë bypasin perëndimor të Shkdorës një projekt të dështuar.

“Kjo është një situatë absurde shumë dimensionale, ku nga njëra anë kemi programe dhe projekte të REC dhe Bankës Botërore për të ruajtur ekosistemin e një liqeni, si më i madhi në Ballkan, ndërsa në anën tjetër, kemi shpenzime që dëmtojnë ekosistemin. Ky është një rast absurd, duke patur parasysh se Shqipëria rreth 72 përqind të Prodhumit të Brendshëm Bruto i ka borxhe dhe një pjesë e borxheve janë investime si ky i bypasit të Shkodrës. Mendoj se ne po paguajmë interesat e këtyre borxheve pa marrë frytet e tyre dhe, në këtë këndvështrim, bypasi është një investim i dështuar”, thotë zoti Nurja.

Situata problematike, e krijuar përgjatë bregut të Lunit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, është pranuar edhe nga kryetaria e bashkisë, Voltana Ademi, gjatë një dëgjese publike për projekbuxhetin e bashkisë së këtij viti.

“Përsa i përket pjesës së bypasit, atje në fakt kemi një situatë të vështirë që duhet t’i gjejmë një zgjidhje. Zgjidhje teknike pikë së pari, pastaj investuese. Sepse ashtu nuk funksionon”.

Ndërkohë, Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, i cili pesë vite më parë, kur nisën punimet, mbante postin e Zv. Kryeministrit, u shpreh para pak ditësh gjatë një seance parlamentare se byasi i Shkodrës ka probleme të mëdha teknike, pa ofruar një zgjdhje për ecurinë e mëtejshme të projektit.

“Përsa i takon bypasit të Shkodrës edhe kjo është një vepër e trashëguar, me probleme shumë të mëdha teknike. Nuk është financuar, siç nuk janë financuar disa projekte të tjera, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje për riparime teknike të projektit”.

Për këshilltarin Fatlum Nurja, në gjendjen e tanishme, By Passi perëndimor i Shkodrës është shndërruar në një problem serioz, jo vetëm për Liqenin e Shkdorës dhe Lumin Buna, por edhe për vetë qytetin. Ndaj, sipas tij, si qeverisja vendore dhe ajo qendrore, duhet të marrin vendime të përbashkëta për të mos lejuar përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes.

Në këtë rast, as nuk është marrë produkti i këtij investimi dhe as nuk është mbrojtur ambienti. Mendoj se ky është një dëm i jashtëzakonshëm për Shkodrën dhe këtë, natyrisht nuk e ka bërë bashkia, por as nuk mund ta rregullojë ajo. Besoj se është e nevojshme urgjentisht një tryezë mes bashkisë dhe qeverisë që, në kuadër të fondeve të zhvillimit të rajoneve, të rikonsiderojnë edhe një herë këtë projekt për të ruajtur ambientin, por edhe që të ofrohet shërbimi i këtij bypasi.

Por përfaqësuesja e Forumit Ndërkufitar për Liqenin e Shkodrës, Djana Bejko, shprehet kundër vazhdimit të punimeve, pasi, sipas saj, bypasi shtrihet brenda zonës së mbrojtur Ramsar, me rëndësi të veçantë ndërkombëtare, shpallur si e tillë në vitin 2006.

“Ky ekosistem është zonë e mbrojtur e rëndësisë ndërkombëtare dhe, si e tillë, është absolutisht e ndaluar që të afrohesh deri në zonimin e këtij ekosistemi. Zonimi presupozon që zonat të jenë të paprekura dhe ligji nuk lejon që pranë këtij ekosistemi të ketë aktivitet njerëzor. Vetë idea e ndërtimit të bypasit përgjatë brigjeve të këtij ekosistemi ka qenë një ndër gabimet fatale, që realisht është kundërshtuar me kohë nga të gjitha strukturat ambientaliste dhe organizatat e shoqërisë civile”.

Megjithëse kanë kaluar tre vite nga ndërprerja e punimeve në byasin e Shkodrës, ende nuk është e qartë se cila do të jetë e ardhmja e këtij projekti. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, deri tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmin, disa miliona dollarësh, shkaktuar buxhetit të varfër të shtetit shqiptar dhe as ndotjes së mjedisit dhe ekosistemit të Liqenit të Shkodrës, më i madhi në Ballkan. za

Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë

Voal – Voal.ch shkruan se Dom Jeton Thaqi e jep i pari lajmin e gazetës italiane Avvenire, përmes faqes së tij në Facebook: “Lajm tejet i mirë: pas lumturimit të Nene Terezes, do të beatifikohen ose do të lumturohen edhe 38 martirët shqiptarë të kohës së komunizmit. Sipas një shkrimi që sjell Avvenire procesi ka përfunduar dhe tani mbetet vetëm vendimi i Papa Françeskut.”

Dhe shqiptarët nuk e kanë kot për zemër Papa Françeskun, sepse e dinë se sikur ai shpalli shenjtore Nënë Terezën, do t’i shpallë martirë ata që i vrau dora e zezë e diktaturës komuniste.

Më poshtë Voal.ch citon gazetën Avvenire: “Do të lumturohen shpejt 38 martirët shqiptarë, të ekzekutuar me vdekje nga regjimi komunist. «Procesi tashmë është kryer dhe konkluzionin do ta marrë shpejt Selia e Shenjtë dhe pastaj do të jetë vetë Ati i Shenjtë që do vendosë», ka konfirmuar monsinjor Marcello Semeraro, peshkop i Albanos dhe sekretar i Këshillit të kardinalëve themeluar vetë nga Papa Françesku, i quajturi  C9”.

Midis emrave që do të shpallen martirë është Maria Tuci, Vincent Prenushi, Fran Gjini. Jo më kot ishte vetë Papa Françesku, i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 24 shtatorin e vitit 2014, do ta definonte Shqipërinë si “vendin e martirëve”.

Gjykata arrest me burg Shullazit dhe bashkëpunëtorëve

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi sot masën e “arrestit me burg” për Emiljano Shullazin, një person i dyshuar për përfshirje në aktivitete të shumta kriminale dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi. Ata akuzohen nga Prokuroria për një sërë veprash të rënda penale. që nga gjobëvënia te kanosja për shkak të detyrës, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje, trafik droge e deri të organizimi grupi të strukturuar kriminal.

Sipas Prokurorisë janë disa biznesmenë të cilët mendohet të jenë shtrënguar me anë të kërcënimeve që t’i japin para Shullazit dhe grupit të tij. Ndaj Shullazit ka të paktën një denoncim nga një qytetar Arjan Zika, i cili në fillim të muajit shkurt, i është drejtuar policisë, duke rrëfyer se është kërcënuar nga Shullazi në mënyrë që të tërhiqet nga pronësia mbi një garazh nëntokësor me sipërfaqe mbi 1000 metra katrorë. Zika i cili ka dhe nënshtetësi amerikane, është thirrur disa herë në takim nga Shullazi. Ai ka refuzuar që të heqë dorë nga prona e tij dhe është larguar menjëherë nga Shqipëria. Policia ka dhe dëshmitë e të afërmve të Zikës, lidhur me kërcënimet nga ana e Shullazit dhe njerëze të tij. Në mars të këtij viti, në garazhin e Zikës ka patur një shpërthim me lëndë eksplozive.

Por avokati i Shullazit deklaroi pas seancës për masën e sigurisë se Zika, sipas tij, nuk ka folur për kërcënime, dhe se ai dhe klienti I tij janë takuar vetëm një herë, gjatë së cilës SHullazi i ka kërkuar që të zgjidhë konfliktin për pronësinë e parkimit nënëtokësor me personin tjetër që e pretendonte atë. Avokati tha se nuk ka denoncim nga asnjë biznesmen tjetër, dhe se vendimi i sotëm sipas tij “ishte i pritshëm duke parë trysninë politike dhe mediatike për këtë cështje”.

Një rast tjetër ku dyshohet se SHullazi ka përfituar përmes kanosjes, është dhurimi i 30 përqind të pronësisë mbi ish hotel Vollgën në Durrës, në qendër të qytetit që ai ka përfituar. Dyshohet se “dhurimi në shenjë mirënjohje”, sic është përcaktuar në kontratën noteriale, është bërë pasi Shullazi, ka ndërhyrë në favor të pronarëve në një konflikt që ata kishin me persona të tjerë pikërisht për ish Hotel Vollgën. Sot prokuroria njoftoi se me lejen e gjykatës ka vendosur sekuestro preventive ndaj ish Hotel Vollgës “nën dyshimin se është përfituar përmes  “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Prokuroria shpjegon se nga hetimet e deritanishme “janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë e se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm. Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij u ndaluan fillimisht ditën e shtunë pasi u dyshuan të ishin autorët e kërcënimit ndaj profesorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, që të tërhiqej nga gara për rektor të Universitetit si dhe ndaj rektorit aktual Dhori Kule. Profesor Koni, ka pranuar se ka marrë kërcënime që të tërhiqej nga gara, por emri i Shullazit si autor i kërcënimit u përmend nga ish kryeministri Sali Berisha. Rivalja tjetër në garë, profesoreshë Klodeta Dibra, e angazhuar dhe në strukturat e Partisë socialiste gjatë zgjedhjeve të fundit për kreun e Bashkisë së kryeytetit, ka folur për “një ngjarje shumë të shëmtuar” duke u shprehur se është distancuar që në fillim duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të saj.

Opozita bëri përgjegjës të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj synon të diktojë përmes kriminelëve dhe drejtimin e universiteteve. Dje zoti Rama i hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar se “nuk ka kandidat të Partisë Socialiste në asnjë nga garat që zhvillohen në të gjithë rruzullin e botës universitare shqiptare”. Ndërsa lidhur më kërcënimin ndaj profesor Konit ai u shpreh se “ajo që ndodhi përpara tre ditësh nuk dëshmon cenimin e Universitetit, por dëshmon vullnetin e plotë të qeverisë sonë për të mos lejuar askënd dhe për asnjë arsye të cenojë Universitetin. Kjo është dhe e vërteta e thjeshtë e një historie shumë të trishtueshme, tërësisht të papranueshme, por që askush nuk mund ta marrë dhe ta përdorë duke përdorur Universitetin, për të bërë hesapet dhe për të nxjerrë përfitimet e veta jashtë mureve të botës universitare”.

Emri i Emiljano Shullazit është mjaft i njohur për organet e Drejtësisë shqiptare. Ai ka hyrë dhe dalë disa herë nga qelitë, duke i shpëtuar dënimeve. Disa muaj më parë, emri i tij u përmend nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu, si shembulli I kriminelëve që lëvizin lirshëm në Shqipëri. Ai është i njohur edhe sepse shpesh është përmendur për lidhje të tij me politikën. Gjatë zgjedhjeve vendore të 2011, ai u denoncua nga përfaqësuesë të Partisë socialiste, pasi ndërhyri duke prishur një nga takimet elektorale në Tiranë. Ndërkohë që opozita e sotme në një mori rastesh ka akuzuar direkt ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si një “mbrojtës” të Shullazit dhe aktivitetit të tij kriminal.

Emiljano Shullazi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nis seanca larg mediave

Emiljano Shullazi ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka nisur seanca pa praninë e kamerave. Sot në orën 8:30 pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të vendosë masën e sigurisë për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin, të tre të arrestuar tri ditë me parë.

Masa duhej të merrej ditën e djeshme por vendimi u shty dhe shkak është bërë fakti se gjyqtari që do i komunikojë masën e sigurisë, ishte duke gjykuar të akuzuarit për terrorizëm.

‘’Është brenda afatit ligjor. Ka ngarkesë për proceset e tjera që po zhvillohen. Është babai i të dëmtuarit, jo i dëmtuari konkret. Nuk i njohin personat që i akuzojnë. Asnjë nga të dëmtuarit në qytetin e Durrësit nuk ka bërë asnjëherë asnjë kallëzim.

Jemi njohur me kërkesën, por asnjëherë me provat. Nuk i është gjetur pistoletë. Pretendohet për kanabis sativa, po nuk është bërë ekspertiza. Është një person që nuk i intereson bota akademike. Nuk ka vajtur oficeri gjyqësor të marrë deklarimet. Nuk ka prova dhe padi për të vërtetuar akuzat.’’, tha avokati Alban Qafa.

Emiljano Shullazi dhe “banda” e tij, për Prokurorin e Krimeve të Rënda dyshohet se ka kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura.

Sipas kësaj dosje, Emiljano Shullazi dyshohet se është kreu i një “bande” e cila vijon aktivitetin e saj kriminal, për të realizuar marrjen e përfitimeve të padrejta, nëpërmjet kanosjes si dhe trafikimit e lëndëve narkotike. Në dosje janë renditur dyshimet, ku Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi dhe persona të tjerë që po hetohen, janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Gent Sejko: Rritja ekonomike për 2016 parashikohet 3 – 3.2 %

Arben Xhixho – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se parashikimi i Bankës për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë gjatë vitit 2016 është 3 deri në 3.2 për qind.

Duke folur për Zërin e Amerikës, pas takimeve në Uashington me zyrtarët e Fondit Monterar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, zoti Sejko, tha se Banka e Shqipërisë është treguar më konservatore në këtë parashikim se sa Banka Botërore.

Por më shumë se shifrat, tha guvernatori Sejko, ajo që ka rëndësi është prirja pozitive e zhvillimit, fakti që ekonomia e Shqipërisë gjatë viteve të fundit ka shënuar vazhdimisht rritje.

I pyetur për shqetësimet e ngritura lidhur me klimën e përkeqësuar të biznesit për investimet e huaja, guvernatori Sejko tha se shqetësimet duhet të jenë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe të gjithë aktorëve që kanë një ndikim në mjedisin e përgjithshëm të biznesit.

Duke e vënë theksin tek faktorët e jashtëm, zoti Sejko përmendi situatën jo pozitive në rajon dhe se eksportet shqiptare janë të ndikuara ndjeshëm nga vështirësitë ekonomike që kanë partnerët në eurozonë. Gjatë vitit 2015, tha ai, u shënua një rritje e investimeve të huaja në nivelin 11.5 për qind,  si rezultat i rinvestimeve ekzistuese në Shqipëri dhe pritet që këtë vit ky nivel të rritet nga fillimi i projektit të TAP-it dhe ndërtimi i një hidrocentrali në jug të vendit.

Guvernatori tha se vetëm me instrumentat e bankës qëndrore, si ulja e normës së interesit, nuk mund të arrihet rritja ekonomike, por duhet të ketë një kombinim më të mirë të politikave monetare me politikat stimuluese fiskale si dhe me reformat e duhura strukturore, të cilat arrihen me një udhëheqje politike me strategji të qarta.

Shqipëria tha ai i ka shpallur dhe i ka ndërmarrë reformat strukturore dhe është në procesin e vazhdimësisë së këtyre reformave, por do të duhet më tepër kohë për të marrë rezultate.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ishte këto ditë në Uashington, ku mori pjesë në takimet e pranverës të Fondit Monetar Nërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Zoti Sejko ishte i ftuar për një bisedë të drejtpërdrejtë në emisionin “Ditari” të Zërit të Amerikës.

Largohet nga Shqipëria personi që e akuzoi Emiljano Shullazin

Menjëherë pas publikimit të emrit të tij, si personi që ka përmendur emrin e Emiljano Shullazit, Mitri Prifti, ky që shihni në këtë foto, është larguar nga Shqipëria.

32 – vjeçari nga Kuçova është kushëriri i ndërtuesit Jani Zaka, edhe ky, që shihni në këtë foton tjetër, i larguar jashtë Shqipërisë pak ditë pasi deklaroi se Shullazi e kishte kërcënuar për t’i marrë parkingun nëntokësor prej 1.200 metrash katrorë, në rrugën “Sali Butka”, pranë Policisë Bashkiake.

Deklarimet ata i dhanë më 3 Shkurt të këtij viti.

Televizioni Klan mëson se Mitri Prifti është nisur nga Aeroporti i Rinasit gjatë natës. Ai ka marrë një fluturim të orës 3:32 drejt një kryeqyteti të një vendi të Ballkanit.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të menjëhershëm të Priftit nga Shqipëria, por dyshohet se kjo ka qenë një masë sigurie e ndërmarrë prej tij.

Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.

“Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. Dhe më thotë: Mario ti je? Unë i them: Po, kush je? Më thotë: Jam Blerim Shullazi. I thuaj kushëririt tënd Jani, të vijë për dy minuta tek lokali se përndryshe do vish ti në vend të tij. O djalë, do më qash në duar. E di se çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”.

Rreth 40 ditë pas kanosjes, në portën kryesore të parkingut shpërtheu një sasi eksplozivi.

Aktualisht, të dy personat që kanë bërë deklarimet në polici kundër Shullazit, ndodhen jashtë vendit, në pamundësi për t’u pyetur nga prokuroria.

Berisha: Kushëriri i ministrit Beqaj ia dhuroi ‘Vollgën’ Shullazit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i pari që denoncoi publikisht Emiljano Shullazin, deklaron se “Vollgën” ia dhuroi kushëriri i një prej ministrave aktual.

Berisha publikon mesazhin e një qytetari dixhital, që sipas tij tregon se kjo pronë iu dhurua Shullazit nga djali i xhaxhait të ministrit Ilir Beqaj.

“Arapi bamirës i Shullazit që i dhuroi Vollgën, është Ylvi Beqja, djali i xhaxhait të Ilir Beqës! Qytetari dixhital informon se:

Arapi, bamirësi i madh që e bëri të lumtur Milin e Partisë duke i dhuruar Hotel Vollgën, është fiks Ylvi Beqja, djali i xhaxhait të Ilir Beqës. Qytetari informon se arabët e vërtetë, të paktën prej 10 vitesh nuk janë dukur në Shqipëri. Këtu na del një tjetër Shullaz në qeveri. I bëj thirrje prokurorisë të hetoje lidhjen mafioze të Beqajve me Milin e Partisë!”, shkruan Berisha duke publikuar edhe mesazhin nga qytetari dixhital.

“Doktor përshëndetje, përfaqësuesi i arabëve tek Vollga është Ylvi Beqja, djali i xhaxhait të Ilir Beqës. Dhe arabët nuk kanë shkelur të paktën prej 10 viteve në Shqipëri. Dhuruesi real është djali i xhaxhait të Beqajt se arabët kanë deleguar tek ky pronën dhe nuk vijnë kurrë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin, të cilit i referohet Berisha.

Prokuroria sekuestron hotel Vollgën – çfarë del nga hetimi

Prokuroria e Durrësit, me lejen e gjykatës, ka vendosur sekuestro preventive ndaj objektit ish-“Vollga” në Durrës, nën dyshimin se është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë.

Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm.

Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipas Prokurorisë së Durrësit, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt.

Shullazi – policëve të arrestimit: Hajdeni, po ju prisja

Shoqërimi i Emiljano Shullazit ditën e shtunë iu besua forcave të Njësisë “Shqiponja”, të mbështetura edhe nga shërbimet operacionale dhe ato të Komisariatit nr.2.

Por duket se edhe për vetë Policinë ka qenë befasi prezenca e Shullazit në shtëpinë e tij që ndodhet tek ish- Parku i Autobusëve, pasi nuk pritej që të ndodhej aty.

“Panorama” referuar burimeve shkruan se sipas informacioneve te siguruara nga Policia flitej se ai ndodhej në Krujë, ku edhe po qëndron më shumë kohët e fundit. Për këtë arsye, grupit që mori pjesë në këtë aksion iu kërkua që të shoqëronin të gjithë personat e afërt të tij që pritej të ndodheshin në zonën e njohur tashmë për Policinë.

Burimet thanë se në momentin që janë gjendur në tunelin e një prej pallateve në krah të vilës së Shullazit, tek ish-Parku janë përballur me të paktën 20 persona që qëndronin para portës dhe janë bërë gati për t’i shoqëruar të gjithë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Por në kohën që forcat e Policisë po nisnin të bënin shoqërimet, në krye të shkallëve është shfaqur vetë 38-vjeçari, i cili ka bërtitur që t’i linin të qetë njerëzit e tij. “Po ju prisja. Nuk keni punë me djemtë. Do të vij unë me ju, ja ku më keni!”, u është drejtuar Shullazi punonjësve të Policisë dhe ka zbritur poshtë.

Ai e ka hapur vetë derën e makinës së Policisë, pa pyetur për arsyen e shoqërimit, apo pse Policia kishte shkuar aty. Ndërsa asnjë nga personat që ishin të pranishëm aty nuk është shoqëruar nga Policia. Po ashtu, nuk është bërë as kontroll banese në atë moment, pasi forcat e Policisë janë kthyer aty pak më vonë dhe nuk kanë gjetur asgjë.

Ndërsa dy personat e tjerë, Gilmando Dani dhe kushëriri i Shullazit, Blerim Shullazi, janë shoqëruar në momentin që kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë që të interesoheshin për 38- vjeçarin.

Nga ai moment, ata nuk janë lejuar që të dalin më nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ndërsa pas orës 01:00 të natës iu është komunikuar arresti të treve, në ekzekutim të urdhrit të Prokurorisë.


Send this to a friend