VOAL

VOAL

Historia e “riciklimit” të importit të mbetjeve – Nga Agim Dalipi*

Që në verën e vitit 2004, gati-gati fshehurazi ( kjo është një tipar dallues i shtetarëve tanë) u mor vesh se po bëhej një marrëveshje me shtetin italian për importin e mbetjeve urbane dhe ministra e nëpunës e kishin firmosur atë. Pritej që ta firmoste dhe “i pari”, Kryeministri Fatos Nano. Dihej vështirësia e italianëve për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe stoqeve qw më vonë , do të zinin edhe sheshet edhe rrugët e qyteteve siç ndodhi , për shembull në Kampania aq sa u detyruan të angazhonin ushtrinë .

Për sa u bë publike kjo marrëveshje, qeveria tha se kjo “draftmarrëveshje” ishte ngrirë . Se ç’do të thoshte kjo nuk kuptohej mirë. Ministri i Drejtësisë z. Xhafaj që,  shoqërisë civile i pati deklaruar se marrëveshja ishte e paligjshme, heshti. Ministri tjetër B. Fino heshti dhe ai. Ministri Ruka ( i Mjedisit ) vazhdonte të pohonte se importimi i mbetjeve është i paligjshëm, por se marrëveshjen do ta shqyrtonin një grup ekspertësh. Pra këta ishin ministrat që u takonte të firmosnin ( dhe e kishin bërë ) dhe e “kishin ngrirë” marrëveshjen derisa ekspertët të thonin fjalën e tyre. Por cilët ekspertë? Pikërisht ata që punonin në këto dikastere dhe që e patën formuluar aktmarrëveshjen e firmosur nga ministrat e tyre. Për të mos folur për “guximin” profesional të tyre, gjë që, edhe sot e kësaj dite është kaq i rrallë sa vështirë se ta beson njeri. Por faktikisht qeveria ishte duke kryer edhe negociata me firmën italiane “Albaniabeg Ambient” pavarësisht se as ligj nuk kishte, e as marrëveshje nuk ishte firmosur akoma.

Shoqëria civile reagoi shpejt dhe më 23 qershor i dërgoi një letër të hapur Presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi . Kjo letër ishte nënshkruar nga një numër organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e mjedisit, lëvizje qytetare, organe shtypi etj, lidhur me projekt-marrëveshjen për impiantin e mbeturinave në Kashar. E njëjta letër u ishte dërguar edhe ministrave gjermanë Joschka Fisher, Ministër i Jashtëm dhe Jürgen Trittin, Ministër për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës. Po ashtu edhe përfaqësisë së delegacionit të Komisionit Europian dhe Ambasadës Gjermane në Tiranë. Berisha , atëherë në opozitë iu kundërvu me forcë projektit që u quajt “Nano-Bechetti” dhe që do të sillte mbetjet italiane në Shqipëri dhe mbështeti deri në fund protestat e shoqërisë civile deri në pezullimin e projektit .

Pas disa debateve dhe këmbënguljes së shoqërisë civile dhe opinionit publik, kjo marrëveshje me të vërtetë ngriu. Nano, duke parë që kishte një sensibilizim të ndjeshëm për Sharrën ku depozitoheshin, e qenë bërë “mullar” mbetjet tona , iu kthye italianëve  për “ndihmë” në rehabilitimin e këtij vend-depozitimi. Për importin heshti dhe ai. Siç duket me që nuk pati firmosur marrëveshjen e nisur prej tij. Por kaluan dy vite kur Sharra doli përsëri në planet e qeverisë, kësaj here në krye të saj qe Berisha që e bëri normë pune të quante ambientalistët “ antiglobalistë , komunistë, marksistë etj, deri sa në 2013-n, gjatë firmosjes së referendumit, i quajti “aleanca e plehrave”. Dhe këta ishin e janë bashkëqytetarët e tij e midis tyre edhe intelektualë në zë që e kanë nderuar vërtet Shqipërinë. Perëndia e ndjeftë se njerëzit nuk besoj se ia falin , megjithëse është një nga të këqijat më të vogla që ka lënë pas.

Ndërkohë, në Shqipëri kishte filluar të zhvillohej biznesi i riciklimit. Bashkë me zhdukjen, pothuaj totale të kapakëve të pusetave, grumbullohej çdo gjë që vlente.  Për mbledhjen e hekurishteve në ndërtimet e vjetra industriale u vodh sa mundej e me pasoje edhe vdekjen e “ricikluesve, deri fëmijë 10-vjeçarë. Shteti po bënte sehir për këto, por edhe për importin klandestin, sidomos të plastikës nga Maqedonia e Greqia. Madje, nga kjo e fundit erdhën dhe një sasi thasësh plastikë , me një lloj kimikati që edhe sot nuk dihet se çfarë ishte, për t’u pastruar në rrethinat e Korçës , në Devoll . Edhe një njeri pa informacion e di se sa vlejnë thasët plastikë që shiten me qindarka e jo më t’i lash. Dhe shteti vazhdonte sehirin për këto e për të tjera . Romët mblidhnin plastikën dhe e shisnin tek ky biznes duke nxjerrë bukën e gojë .

Në këto vite, grupimi ambientalist “Ekolëvizja” zbatoi një projekt të UNICEF për riciklimin e plastikës në shkollat 9-vjeçare të shumë rretheve. U bë një punë e madhe ku, rezultati më domethënës e mbresëlënës, ishte ndërgjegjësimi i fëmijëve për dëmet e plastikës në mjedis dhe riciklimin e tyre. Por dhe këtu shtetarët, megjithë takimet e diskutimet për t’i dhënë ndihmw kësaj nisme, nuk u gjetën të gatshëm. Nga bashkitë as nuk merreshin plastikat e mbledhura nga nxënësit , biznesi i riciklimit nuk “begenisi” të ofrohej se kërkonte sasi të mëdha dhe u ndihmua deri diku vetëm nga shoqatat e romëve në Tiranë e në Fier. Më kujtohet shprehja e përfaqësuesve të bashkisë së Tiranës ( nënkryetar ishte E. Shalësi ) që do të merreshin me këtë punë, por as e vunë ujin në zjarr. Po ashtu edhe kërkesë së dy sipërmarrjeve ricikluese që kërkuan vetëm një vend për të bërë seleksionimin e mbetjeve të kryeqytetit, pra ndarjen e diferencuar të mbetjeve,  ju bë një pyetje e tillë: Po bashkia çfarë do fitojë ? Dhe mbeti me kaq.

Do të vinin vitet 2012 e 2013 që importi i mbetjeve do të dilte prapë në skenë. Qeveria e Berishës hartoi një ligj për të e mbas reagimit të publikut e shoqërisë civile, i veshi ligjit ca fjalë “të parrezikshme”, përkrahje e biznesit të riciklimit , “gjelbërim të politikave “por , në thelb mbetej importi i mbetjeve të të tjerëve “. Kësaj here u ndje shumë më tepër opinioni publik, edhe më i sensibilizuar, edhe më i organizuar në Aleancën kundër Importit të Mbetjeve, por dhe i përkrahur nga opozita . Partia Socialiste e bëri kauzë të vetën shfuqizimin e këtij ligji . Fjalori i Berishën ndaj ambientalistëve kapi majat. Për të dhënë ndihmesën e tij ndaj bizneseve të riciklimit, që u përfolën dhe për lidhje interesash të dyshimta, Lulëzim Basha, si Kryetar i Bashkisë ndërmori një reprezalje të vërtetë ndaj romëve që grumbullonin plastikë e u mori edhe ato ciklomotorët për të ndaluar “ndotjen” që bënin nëpër kazanët e mbeturinave. Se ku do të hanin bukë këta njerëz, ishte çështje që do ta zgjidhte biznesi .

Në 6 Mars 2013 , Fatmir Mediu , që kishte “rregulluar” eksportin e municioneve në Gërdec si ministër i Mbrojtjes me gjakun e 26 njerëzve, kësaj here si Ministër i Mjedisit bënte karshillëk publikut : “Nuk mund të diskutoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk kam qenë kundër zhvillimit të referendumit për importin e mbetjeve. Do të vijojë importi i mbetjeve, derisa të zhvillohet referendumi. Shoqëria civile duhet të jetë më konseguente për këtë çështje. Me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve, rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve”. Pra të liberalizoheshin mbetjet se kishin mbetur të paligjshme!

Në 16 korrik të atij viti , Ministria e Mjedisit organizoi tryezën “Politikat Mjedisore për Riciklimin”,  ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit të riciklimit, specialistë të ministrive të linjës, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe përfaqësues të shoqatave mjedisore. Në këtë tryezë, ministri Mediu u shpreh se procesi i riciklimit në Shqipëri kishte lidhje edhe me zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.  Kjo ishte e vërtetë, por nuk ishte i tillë importi i mbetjeve që në Marrëveshje nuk përmendet asnjëherë . Dhe si gur themeli përmendi si rastësisht edhe një VKM që përmbante një listë të plotë të mbetjeve metalike, plastike, tekstile, letrës dhe  organike, që lejoheshin të importohen dhe eksportohen në Shqipëri. Kjo do të thoshte që edhe ato mbetje të diferencuara që mblidheshin në atë kohë ( për shembull Lezha apo projekti i ambasadës Hollandeze në Fier )  do të mbeteshin në periferinë e riciklimit që do të mbytej nga importi. Paçka se një titullar i lartë i MMPAU u shpreh : “Do të ishte shume mirë që industria e riciklimit të mbështetej në burimet e brendshme. Pra , me që nuk jemi të zotët “t’i dalim për zot”  grumbullimit të diferencuar , atëherë le të marrim plehrat e të tjerëve”.

Në gusht të vitit 2013, pasi kishte humbur zgjedhjet dhe pritej që do duhej vetëm të përkujdesej për vendin deri në kalimin normal të pushtetit, Berisha vazhdonte të merrte vendime, një nga të cilët kishte të bënte dhe me importin e mbetjeve. Kjo bëhej pasi ishte miratuar mbajtja e referendumit të iniciuar nga Aleanca kundër importit të mbetjeve ( 60 mijë firma për disa ditë nga “Aleanca e plehrave” siç e kishte quajtur ai ) dhe pasi mazhoranca e zgjedhur kishte deklaruar se një nga vendimet e para që do të merrte do të ishte shfuqizimi i ligjit për to . Bëhej fjalë për 600 ton nga Greqia dhe 2000 ton nga Italia . Caktoheshin edhe sipërmarrjet që do ta bënin këtë :“Plastika – Albania”, sh.p.k., dhe “V.A.L.E. Recycling’.

Por me ndërrimin e qeverisë në 2013-n u shfuqizua dhe ligji mes një euforie deputetësh që po mbanin fjalën. Atëherë Kryeministri Rama u shpreh se nëpërmjet ndalimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme, parashikohet të nxitet pastrimi i vendit dhe do të sigurohet lëndë e parë e mjaftueshme për industritë ricikluese. “Jam shumë krenar që ky Kuvend do të miratojë përfundimisht ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë. Plehrat në Shqipëri nuk do të hyjnë asnjëherë, deri në ditën kur Shqipëria do të jetë në gjendje të seleksionojë, të ndajë, të mbledhë, të përpunojë plehrat që prodhon vetë. Ne do t’i heqim plehrat nga sytë e gjithkujt që në këtë vend e ftojmë të vijë për të shijuar bukuritë dhe për të shtuar fuqinë tonë të industrisë së turizmit dhe që nuk mund ta mikpresim dhe as të presim të kthehet përsëri pasi e kemi shëtitur mes malesh, kodrash dhe pirgjesh me plehra, në të katër anët”. Dhe më tej : “Ka vetëm dy kategori vendesh që importojnë plehrat, ose vendet me standarde maksimale dhe me garanci maksimale, të cilat i lejojnë vetes import edhe të mbeturinave më të rrezikshme për shkak se kanë të gjitha aftësitë për të kontrolluar dhe për të trajtuar këto lloj mbeturinash dhe vendet me standardet më të ulëta të kontrollit dhe me standardet më të ulëta, madje inekzistente, të përpunimit të tyre”. Kjo është e vërtetë nga që importi dhe riciklimi i mbeturinave nga vendet e BE është fitimprurës për kompanitë evropiane, sepse në Shqipëri ndotja e mjedisit nuk penalizohet, siç ndodh nё vendet e BE-së.

Edhe Eduard Shalësi , iniciator i sotëm i importit të mbetjeve , atëherë tha në karrigen e Kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se : “Do të duhet kohë për një Shqipëri pa plehra, por me këtë akt kemi ndërmarrë vendimin e duhur”.

Por siç duket sot duan të vërtetojnë se fjalët i merr era. Qofshin edhe ato të deputetëve. Por me çfarë llogari po ecin drejt importit të mbetjeve?

Së pari , në ekonominë e tregut biznesi do të ketë patjetër dhe mbështetjen e shtetit, por përherë në dobi të të gjithëve. A janë bërë mirë llogaritë e interesat financiare të këtyre bizneseve dhe përfitimi i të gjithëve dhe në krahun tjetër dëmtimi i mjedisit ? Mos vallë , presioni që ushtron Shoqata dhe biznesi i riciklimit ndaj qeverisë për importin e këtyre mbetjeve , do të ishte më mirë të ushtrohej për diferencimin e mbetjeve tona? A ia vlen importi i mbetjeve kur, sipas parimeve të sakta të BE-së, duhet të menaxhojmë dhe riciklojmë mbetjet tona njëherë e pastaj të shikojmë për interesat e një apo disa bizneseve ? Sa për shembull , në venddepozitimet tona të mbetjeve , plastika zë 40% të vëllimit . Po të hiqej e të riciklohej do të shtonte 40% edhe jetëgjatësinë e këtyre depozitave që po na zënë frymën dhe duan goxha para të ndërtohen .

Së dyti sa të sigurtë do të jemi për “cilësinë” e mbetjeve që do të importohen? Sepse , sot më shumë se kurrë, ky fenomen është në qendër të vëmendjes me rastet e përsëritura. Në plehrat e Napolit, që nga qeveria italiane u dërguan në Gjermani të kontrolluara të paktën dy herë, strukturat kufitare gjermane gjetën mbeturina toksike dhe radioaktive. Në Kinë shkojnë gati nën dorë rreth 100 mijë ton mbetje që askush nuk i di se çfarë janë. Aq sa një qytet i tërë vuan pasojat e helmimit nga plumbi. Sipas statistikave të BE-së , “ekomafia” në Itali trajton  mbetje të rrezikshme me një faturë prej 6 miliardë euro në vit dhe nuk do të jetë e vështirë që me shifra shumë më “modeste” , mbetje të tilla të hyjnë (il)legalisht edhe tek ne. Le të kujtojmë po ashtu se gati 50%  e mbetjeve europiane ( sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Mjedisit )  eksportohen ilegalisht , por edhe qeveritë “mbyllin” njërin sy. Le të kujtojmë “Albaniabeg Ambient” që do të digjte falas plehrat e shqiptarëve për 5 vjet në impiantin e Kasharit,  por që do ta bënte këtë edhe me mbetjet italiane për 25 vjet të tjera dhe që shtypi italian shprehu se po e kthejmë Shqipërinë si “nevojtorja jonë “. Por kjo bëhej për të shmangur taksat doganore dhe për të mos alarmuar shumë opinionin publik italian duke i quajtur plehrat si lëndë e parë djegëse, siç mund të quhen sot “për riciklim”. Le të kujtojmë se dhe nga diplomatët italianë anulimi i marrëveshjes dhe polemikat e opozitës së atëhershme u tha se do të ndikojnë negativisht në negociatat për hyrjen e Shqipërisë në BE. Mos duhet të paguajmë një votë për hyrjen në BE me importin e plehrave? Kush e di, edhe mundet.

Nuk mendojmë se kontratat që mund të lidhen për importin e plehrave të të tjerëve do të jenë “mafioze”. Por kur këto ndodhin në vendet e BE-së, me përvojën e kontrollit dhe të teknologjisë në përdorim, me ligje të forta si ai i vitit 2009 (CE n. 967/2009 për eksport-importin e mbetjeve ), pa përmendur këtu edhe Konventën e Bazelit për transportin ndërkufitar të mbetjeve, ç’mund të ndodhë tek ne?! Vështirë të thuhet. Ose më saktë e dimë ç’mund të ndodhë, por nuk na e nxë goja ta themi.

Në vendet e Europës, për mbetjet urbane ka vite që përdoret një shprehje : not in my backyard!” që do të thotë ( pak më thjeshtë se përkthimi ) nuk i dua plehrat e të tjerëve në oborrin tim. Ndofta do të ishte mirë t’ia u kujtonim shtetarëve tanë çdo ditë . Aq më tepër atyre që me të drejtë e shfuqizuan njëherë ligjin .

*Kryeredaktor i gazetës “Ekolëvizja”

Milionat e Rinasit, dyshohet pjesëmarrja e kosovarëve

Hetimet për zbardhjen e grabitjes së datës 30 Qershor në Rinas e kanë çuar policinë në Kukës dhe Kosovë.

Sipas të dhënave nga policia, po hetohet për dy grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitje me pjesëmarrjen e disa shtetasve kosovarë dhe disa personave nga Kukësi.

Pjesëtarë të grupit hetimor kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme dhe me policinë kosovare me qëllim sqarimin e dyshimeve për grupin e personave që dyshohet të kenë hyrë ilegalisht nga kufiri në Morinë, transmeton syri.net.

Paralelisht katër persona, tre nga Burreli dhe një nga Laçi me precedentë të mëparshëm penal në vjedhjet me armë brenda vendit, por kryesisht në Itali, janë dhe duke u mbajtur nën vëzhgim për qëllime hetimore.

Zyrtarisht u deklarua se në mjetin e blinduar ku ndodheshin paratë e një banke të nivelit të dytë, mesditën e 30 Qershorit nga tre persona të armatosur që lëviznin me një mjet tip Benz ngjyrë vishnje, brenda Aeroportit të Rinasit.

Maskat tentojnë të grabisin vëllezërit tregtarë, i plagosin se s’u bindën

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në tregun e Tapizës në Fushë-Krujë. Ngjarja bëhet me dije nga burimet zyrtare policore rajonale.

Panorama.al mëson edhe dinamikën e ngjarjes. Bëhet me dije se dy vëllezërit, me banim në Tiranë, kishin shkuar këtë mëngjes në Tregun e Tapizës, të dorëzonin misër.

Papritur janë sulmuar nga dy persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët u kanë kërkuar lekët. Vëllezërit nuk i janë bindur autorëve të cilët kanë nxjerrë armët dhe i kanë qëlluar duke i plagosur lehtë. Më pas dy autorët janë larguar në drejtim të paditur dhe pa mundur të realizojnë qëllimin: grabitjen e tregtarëve.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 09.06 2016, në orët e para të mëngjesit, në tregun e Tapizës, Fushë -Krujë janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:

• K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç,  banues në Tiranë. (vëllezër).

Për pasojë të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftimin Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Specialistët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Propozimi i ri” i Lulzim Bashës, ja ç’është “vota e blinduar”: SHBA dhe BE të jenë vetëm “roje”

Ky me poshte eshte, “propozimi i ri” i opozites se kryesuar nga Lulzim Basha.

“Propozimi i ri” qe ka brenda pak nga Oerd Bylykbashi e pak nga Kastriot Islami, nxjerr jashte procesit te rivleresimit te gjykatesve e prokuroreve sot ne sistem, nderkombetaret, evropianet dhe amerikanet.

“Propozimi i ri” i trojkes se gjithpushtetshme ne PD- “OKB”, i jep nderkombetareve vetem rolin e “rojtarit te transparences” ne procesin e perzgjedhjes se gjykatesve te vetingut, asgje me shume.

Nderkohe qe ne draftin e ndryshimeve ne Kushtetute, miratuar ne Komisionin e Posacem te Reformes ne Drejtesi, mbeshtetur nga SHBA e BE, nderkombetaret marrin rolin e qarte te monitorimit dhe mbikqyrjes se procesit te perzgjedhjes se gjykatesve te vetingut, duke sugjeruar direkt ne listen e kandidateve per gjykates dhe me pas, rol te qarte te informuesit, analizuesit te te dhenave, kundershtimit te vendimeve te gjykatesve kur ato jane haptazi te padrejta.

Diferenca eshte e thelle.

Ne draftin e ndryshimeve ne Kushtetute, procesi i vetingut nis me perzgjedhjen e kandidateve per gjykates te vetingut nga Avokati i Popullit dhe Operacioni Nderkombetar i Monitorimit.

Ne “propozimin e ri” te Lulzim Bashes, procesi i vetingut nis tek Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese, dy institucione te zgjedhhura ne menyre te njeanshme, me shumice te thjeshte partiake.

Por edhe me nje favor te madh:

“Propozimi i ri” i Lulzim Bashes, ne rastin me te mire-i perjashton nga vetingu gjykatesit e Gjykates Kushtetuese, ne rastin me pak te mire-garanton vetingun ne kushtet e konfliktit te paster te interesit; gjykatesit e Gjykates Kushtetuese zgjedhin gjykatesit e vetingut dhe gjykatesit e vetingut bejne vetingun per gjykatesit e Gjykates Kushtetuese.

Por habia me e madh ne kete proces, gjithnje referuar “propozimit te ri” te Lulzim Bashes, eshte votimi per perzgjedhjen e kandidateve per gjykates nga nje komision partiak i Kuvendit.

Sipas propozimit, nje sistem elektronik votimi komandon voten;

Thuhet ne propozim:

“Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe. • Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter”.

Lulzim Basha ka shume te drejte qe nuk e kupton kete menyre perzgjedhjeje.

Por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte se, kjo e “propozimit te ri” te Lulzim Bashes, eshte nje vote e komanduar banalisht, pavaresisht votimit te fshehte dhe elektronik.

Pra, nese dy ose me shume anetare te komisionit adhoc- me perberje te barabarte mes pozites e opozites, votojne per nje kandidat si gjykates, vetem nje nder ta ka mundesine e votimit per te, te tjeret, pavaresisht mendimit e te drejtes se tyre per te zgjedhur, duhet te votojne- ne menyre te komanduar, per ate qe nuk e perzgjedhin.

E thjeshte, keshtu arrihet atje ku do prej muaj Partia Demokratike, sali Berisha e Lulzim Basha;

Ndarja e oraganeve te reja qe do qeverisin sistemin e ri te drejtesise mes partive politike dhe me keq akoma, deshtimin e nje procesi jetik rivleresimi per te gjithe gjykatesit e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte, te gjithe gjykatesit e prokuroret e cdo niveli ne sistemin e drejtesise.

“Propozimi i ri” i PD prezantuar sot nga deputeti Oerd Bylykbashi

Zgjedhja e 12 Komisionereve te Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit (Vetingu)

Hapi 1 – Shpallja e Vakancave

1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit

Kriteret per aplikim parashikohen ne Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.

Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.

Hapi 2 – Vleresimi dhe Vetingu

Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.

Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates Kushtetuese (PV).

Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si “rojtar te transparences” , sic rekomandon Komisioni i Venecias.

Hapi 2 – Vleresimi dhe Vetingu

Paneli i Vleresimit shqyrton secilen dosje sipas kritereve ligjore, perfshire te dhenat mbi integritetin e kandidateve.

Shqyrtimi behet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundesia te faktoje permbushjen e kushteve dhe kritereve.

Nese nje kandidat nuk ploteson kushtet, rrezohet.

Vezhguesit nderkombetare kane akses te plote ne te gjithe dokumentacionin.

Hapi 3 – Vleresimi dhe Vetingu

Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin final per kandidaturen.

Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

Hapi 4 – Perzgjedhja e Kandidateve

Kuvendi ngre nje komision parlamentar ad hoc me 12 antare, ku 6 anetare jane nga mazhoranca dhe 6 jane nga opozita.

Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat qe do t’i paraqiten Kuvendit per miratim.

Cdo anetar i komisionit ad hoc ka vetem nje vote dhe mund te votoje vetem per nje kandidature.

Hapi 4 – Perzgjedhja e Kandidateve •

Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.

Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.

Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe. Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Hapi 4 – Perzgjedhja e Kandidateve

Sistemi elektronik garanton qe kur nje anetar i komisionit zgjedh nje kandidature, kjo e fundit nuk mund te zgjidhet nga nje anetar tjeter.

Ne perfundim te votimit, sistemi shfaq listen e kandidateve te perzgjedhur.

Lista zyrtarizohet.

Hapi 5 – Votimi

Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.

Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.

Cdo deputet ka vetem nje vote.

Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes.

Hapi 6 – Perseritja e Votimit

NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.

Komisioni ad hoc perserit proceduren e perzgjedhjes.

Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.

Perfundimi i Procesit

Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin detyren sipas ligjit./ Skandal.al

Gjykata e Londrës: Becchetti nuk ekstradohet në Shqipëri

Presidenti i ekipit anglez të futbollit Leyton Orient, Francesco Becchetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri, ku akuzohet për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash.

Lajmin e raportojne mediat e huaja, teksa specifikojnë se vendimin e ka marrë pak më parë Gjykata e Londrës, e cila shqyrtoi çeshtjen ndaj tij dhe kërkesën e palës shqiptare për ekstradim nga Britania. 

Pas këtij vendimi, pronari i Agon-Channel nuk do të ekstradohet në vendin tonë. Gjatë deklaratave të bëra, Becchetti i ka cilësuar sulmet ndaj tij të motivuara politikisht, ndërsa avokati ka thënë se kryeministri Edi Rama e urrente atë dhe për këtë bizneset e Becchettit u konfiskuan nga Qeveria.

Avokati shtoi gjithashtu se Qeveria Shqiptare ka gënjyer për të manipuluar procesin e ekstradimit të Becchettit nga Anglia në Shqipëri.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Nina Tempia, ndërkohë që pala shqiptare deklaroi se do ta apelojë vendimin, brenda 14 ditësh.

Investitorët-trafikantë: Ja hierarkia dhe rolet e grupit të drogës

14 shtetasit shqiptarë, të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të drogës, me emrin e koduar “Ballkan”, funksiononin në skemë piramidale të një grupi të strukturuar kriminal, me organizatorë, ndërmjetësues, financues dhe blerës.

 

Në bazë të hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se, shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Nuredin Nazëraj, që shihni në këto foto, kanë patur rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale, që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

ndermjetesuesit

 

Në rolin e ndërmjetësuesit janë identifikuar shtetasit, Arben Prendi dhe Blerim Ukimeraj, ndërsa në rolin e blerësit dhe financuesit ishin të përfshirë Romeo Beqa, Viktor Behaj, Anest Koromani, Denis Sinameta (Land Lleshi), Lulzim Qorri, Gjolek Xhaferi, Robert Petoshati, Myqerem Çela, Fatos Muçi.

beqa

Sipas Prokurorisë dhe Policisë, ky grup i financonte paratë në fushën e ndërtimit.

Jurgen Molla është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “Molla shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Ky shtetas rezulton nga hetimi se ka pasur në përdorim vazhdimisht mjete luksoze, si automjete tip foristradë “Porch Cayen”, “Audi A6”, BME X6 etj.

Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike gjatë viteve të embargos së naftës, ndaj ish – Federatës Jugosllave, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Në vitin 2009 ka filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës.

Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit.

Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milionë euro. Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma “Molla Sh.p.k”.

Shyqyri Kotorri është vëllai i Hikmet Kotorrit i vrarë në vitin 2013. Ka firmë ndërtimi “Kotorri-SL shpk” dhe “Hapësira X”.  Shtetasi Shyqyr Kotorri ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar.

Ka investuar në ndërtim mbi 6 milionë euro, kryesisht pallate të ndërtuara në rrugën e Elbasanit. Ka dyshime se po ndërton edhe në zonën e Freskut. Paratë dyshohet se i ka përfituar kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Nuredin Nazëraj është i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ka qënë dhe më parë i arrestuar për këtë vepër penale.

Në vitin 2014, djali i tij ka kryer një vrasje në Vlorë për motive të dobëta. Është pronar i Hotel Delfini në Vlorë.

Hetimet zbuluan se aktiviteti i këtij grupi kriminal, me 30 të arrestuar e 25 persona të shpallur në kërkim, e ushtronte veprimtarinë e tij në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari e Kosovë.

Ndahet nga jeta piktori i shquar Vilson Kilica

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare një nga të mëdhenjtë e pikturës shqiptare, “Piktori i Popullit” Vilson Kilica. Ai u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje të rëndë, por la pas një vepër të madhe për artin shqiptar.

Kilica ishte ndër krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare dhe kontributi i tij është i pazëvendësueshëm. Mbi 100 vepra të Vilson Kilicës janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës e shumë të tjera në institucione brenda vendit.

Krijimet e tij fillojnë nga viti 1950 e deri në ditët tona sidomos për periudhën e gjatë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Mbas studimeve në Akademinë e Artit në Leningrad, Vilson Kilica kthehet në atdhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin shqiptar. Me personin e tij lidhet krijimi i Akademisë së Arteve. Si drejtori i parë i kësaj Akademie, Vilson Kilica ka pasur rolin kryesor si organizator dhe përpilues i strukturës pedagogjike.

Kilica përcillet sot për në banesën e fundit nga miq, të afërm, familjarë e personalitete të ndryshme të kulturës dhe artit në vend.

kilicaa2

Majko: Shqipëria rrezikon të përfshihet në një spirale antiperëndimore

Tiranë, 8 korrik – Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi sot se Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale antiperëndimore duke vënë në shënjestër qëndrimin e PD-së për reformën në drejtësi pas letrës së ambasadorit Donald Lu, drejtuar deputetëve një ditë më parë.

Deputeti i PS-së, Majko në një postimi në statusin e tij ne Facebook, paraditen e së premtes, shprehet: “Udhëtimi drejt askundit si altermativë. Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj”.

“Letra e Ambasadorit Lu është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një çështje në pamje të jashtme si “çështje e brendëshmë” e një vendi. Ka pak njerëz, por ka edhe në Partinë Demokratike që e kuptojnë “kodin” e saj. Kjo parti u krijua si aspiratë ndaj Perëndimit e shoqërisë shqiptare përpara 25 viteve. Ky është fakt. Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore. Ky është një rrezik real. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën. Eshtë e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka çfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë” shprehet Majko.

Në vijim, Majko shkruan se: “E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësise është një akt sovraniteti është ironik. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe jo sovraniteti i saj është ai cfarë diskutohet me votimin ose jo të reformës në drejtësi. Refuzimi i Reformës të Drejtësisë nuk do të jetë një akt ku “cudia më e madhe zgjat tre ditë!” Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjeçar për të cilin ajo është votuar”.

“Refuzimi i Reformës së Drejtësisë do të konsiderohet një akt frike i politikës. Historikisht kur politika dhe frika janë bërë bashkë ato e kanë izoluar Shqipërinë. 21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit”, shkruan Majko.

Në Shqipëri rikthehet importi i plehrave

  • Përmes një projektligji të ri, tre deputetë të majtë kërkojnë importimin e mbetjeve jo të rrezikshme nga vendet fqinje
  • Ngritja e industrisë së riciklimit, argumenti kryesor për miratimin e ligjit që është refuzuar dy herë. Pse e majta ndërroi qëndrim
  • Shqipëria do të importojë mbetje nga vendet fqinje. Edhe pse duket si një refren i përsëritur, në parlament ka mbërritur këtë javë një projektligj, i cili mes të tjerash ka dhe një histori debatesh e akuzash për qeveritë që e kanë iniciuar. Projektligji i qeverisë “Berisha” vitit 2011, prezantohet tashmë me disa shtesa e ndryshime që i përshtaten kohës dhe kushteve aktuale, si dhe duke vendosur sanksione të forta në rast se importuesit sjellin mbetje të dëmshme, të cilat i specifikon projekti i riformuluar. Janë 3 deputetë të majtë, të parët që kanë firmosur propozimin për të mundësuar importin e mbetjeve në Shqipëri. Bëhet fjalë për deputetët e PS-së, Eduard Shalsi dhe Ervin Bushati dhe atë të LSI-së, Bujar Derveni, të cilët kanë kërkuar zhvillimin e kësaj industrie. Sipas tyre, akti “rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend duke kthyer të drejtat që ka pasur Këshilli i Ministrave, si pjesë e rrjetit të integruar të mbetjeve”. Gjithashtu, ai përcakton autoritetin pranë të cilit depozitohet kërkesa për importin e mbetjeve, si dhe autoritetin që e lëshon këtë akt. “Si pasojë e këtij parashikimi, bëhen edhe ndryshimet përkatëse në pjesën takuese të kundërvajtjeve administrative, me qëllim që mbetjet jo të rrezikshme të mos importohen pa u pajisur me dokumentacionin përkatës që specifikohet në këtë akt”, shprehen propozuesit.Sipas tyre, akti i propozuar parashikon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, e ashtuquajtura “lista e gjelbër”, ose siç mund te thuhet ndryshe lista e mbetjeve që mund të importohen në Republikën e Shqipërisë, pasi akti që ka qenë në fuqi për këtë qëllim është shfuqizuar me ligjin nr. 156/2013. Nisma e tre deputetëve është justifikuar me mbështetjen për industrinë e riciklimit në vend. “Ndryshimet ligjore do të hapnin mundësi të mëdha ekonomike në sektorin e riciklimit, shoqëruar me krijimin e dhjetëra mijë vende të reja pune, rritje të rëndësishme të GDP-së dhe dyfishimin e eksporteve, referuar nga Shoqata e Ricikluesve”, citon relacioni, por pa dhënë asnjë detaj konkret mbi efektet ekonomike të propozimit të tyre. Investimet në industrinë e riciklimit, sipas deputetëve, janë rreth 120 milionë euro, me rreth 35 000 të punësuar. Propozimi i një nisme ligjore për lejimin e importit të mbetjeve përbën një ndryshon thelbësor në qasjen e qeverisë dhe shumicës parlamentare ndaj këtij problemi, i cili ndër të tjera do të rihapë, sipas relacionit shumë vende të reja pune të mbyllura, si pasojë e ndryshimit ligjor. Duhet thënë se edhe në relacionin shoqërues të ligjit nr. 156, datë 10.10.2013, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, është cituar: amendamentet e propozuara do të jenë në formën e dispozitave transitore me afat jo më tepër se 2 vite nga miratimi, pasi synohet që marrja e masave të nevojshme dhe mirorganizimi, bashkëpunimi me qeverisjen vendore, do sjellë efektet e synuara në miratimin e ligjit. Ndalimi i importit të mbetjeve ishte një ndër vendimet e para të qeverisë “Rama” në shtator 2013, por sipas 3 nismëtarëve, nevoja për të mbështetur industrinë e riciklimit të mbetjeve ka ndryshuar edhe qëndrimin e tyre.

    Projektligji

    Në amendamentin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i vitit 2011 dhe i ndryshuar në vitin 2013 nga qeveria “Rama”, thuhet se importi do të lejohet vetëm për mbetjet jo të rrezikshme, mbetjet inerte për qëllime riciklimi. Amendamenti ligjor i propozuar nuk bën asgjë tjetër, por rikthen në fuqi dy nenet e shfuqizuara në vitin 2013. Në nenin 49 të projektligjit, thuhet se në Shqipëri lejohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme apo mbetjeve inerte. Importi i mbetjeve do të lejohet vetëm me autorizimin e ministrit. Çdo riciklues që ka investuar në Shqipëri, duhet të depozitojë kërkesën për import pranë Ministrisë së Mjedisit. “Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat dhe procedurat, për importimin e mbetjeve, për përdorim, përpunim e riciklim, për zbatimin e këtij neni”, thuhet në nenin 49. Ndërkohë sa i përket sanksioneve, ato janë riparë dhe për personat që importojnë mbetje të rrezikshme, gjoba arrin nga 1.5 milionë lekë deri në 2 milionë lekë, ndërsa edhe për personat, të cilët importojnë mbetje jo të rrezikshme brenda vendit pa autorizim apo në kundërshtim me autorizimin dhe jo në përputhje me këtë projektligj, masa e dënimit është e njëjtë.

    Ndryshimet

    Pas nenit 48, shtohet neni 49, me përmbajtje si më poshtë:

    1. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji.

    2. Importimi i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij ligji, është i mundur vetëm me autorizim të ministrit.

    3. Kërkesa për autorizimin e importit paraqitet në Ministri.

    4. Autorizimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi.

    5. Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme është i vlefshëm për një periudhe kohe deri në dy vjet dhe u nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregulloret e miratuara në zbatim të këtij ligji, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.

    6. Në autorizimin e importimit të mbetjeve përcaktohen:

    a) lloji i mbetjeve për importin e të cilave lëshohet;

    b) standardet që lidhen me ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre;

    c) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.

    Çfarë është ricklimi, mbetjet e përshtatshme

    Lënda e parë e shumë produkteve që përdorim sot përfitohet nga burimet natyrore. Bashkë me rritjen e popullsisë kemi edhe rritjen e konsumit dhe kjo shkakton jo vetëm pakësimin e këtyre burimeve natyrore, por edhe zhdukjen e tyre. Për të mbrojtur këto burime, që në natyrë gjenden në sasi të kufizuar, është bërë e pashmangshme përdorimi i metodave alternative në prodhim. Një nga praktikat që ndiqet për këtë qëllim, është edhe riciklimi. Riciklimi është shndërrimi i mbetjeve të caktuara në lëndë të parë dytësore duke i përpunuar ato më parë me anë të proceseve të ndryshme fizike ose kimike dhe përfshirja e tyre sërish në procesin e prodhimit. Mbetjet si hekur, çelik, bakër, plumb, letër, plastikë, alumin, kauçuk, xham dhe të tjera të ngjashme me këto janë mbetje të riciklueshme. Gjithashtu të përshtatshme për riciklim janë edhe mbetjet elektronike, bateritë dhe vajrat. Përdorimi përsëri i këtyre mbetjeve duke i ricikluar ato parandalon shterimin e burimeve natyrore. Riciklimi i mbetjeve përveçse ruan rezervat natyrore, redukton edhe koston në sigurimin e lëndës së parë dhe sasinë e energjisë që harxhohet gjatë prodhimit. Një avantazh tjetër që ka riciklimi, është edhe pakësimi i sasisë së mbetjeve inerte që duhen eliminuar. Në këtë mënyrë reduktohet edhe dëmi që i shkaktojnë kë- to mbetje mjedisit jetësor, por kursehet edhe nga hapësira e depozitimit të tyre. Faza e parë e një riciklimi të shëndetshëm është ndarja e mbetjeve që në burim. Një rëndësi të madhe ka këtu mospërzierja e lëndëve të riciklueshme me mbetjet e tjera dhe përdorimi në mënyrën e duhur të kutive me ndarje që përdoren për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme. Duke kontribuar në riciklim, ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe në parandalimin e shpërdorimit të energjisë.

    Eduard Shalsi: Riciklimi po dështon, kërkesa  është e përligjur

    Në një prononcim për “Shekulli”-n, deputeti i Par tisë Socialistë, njëkohësisht edhe kryetari i komisionit të – Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi shprehet se ndryshe nga 3 vite më parë, qeveria “Rama” rrëzoi kërkesën për importin e mbetjeve, sot janë krijuar kushtet që ligji të kalojë për miratim. Ai argumenton edhe efektet që dalin nga ky ligj, si dhe pamundësinë e qeverisë për të menaxhuar sektorin vetëm me mbetjet vendase.

    Z. Shalsi, cila është arsyeja që sillni një propozim për importin e mbetjeve, propozim të cilin vetë qeveria Rama e ka kundërshtuar?

    Ne kemi dëgjuar vazhdimisht që të flitet me grupet interesit dhe të biznesti. Komisioni herë pas herë organizon dëgjesa dhe komunikon në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë. Një nga shqetësimet që kemi marrë që kur u vendos moratoriumi i mbetjeve, ishte që industria e riciklimit në Shqipëri e ngritur me shumë sakrificë, a do të mbahej në këmbë dhe si do të mbahej, sepse Shqipëria nuk i ndan mbetjet në burim dhe është pothuajse e pamundur për këtë industri që ka investuar që të përballojë nevojat me mbetjet vendase.

    Çfarë ndikimi pritet të ketë për mjedisin dhe ekonominë kjo industri?

    Ne i kemi thënë disa herë qeverisë se duhet parë mundësia e lejimit të lëndëve të para sekondare (terminologji për mbetjet që parashikon projektligji). Ne ishim në pritje, për shkak të problemit që përmenda dhe meqë përgjigja po vonohej, vendosëm që t’i bënim një propozim të drejtpërdrejtë në parlament. Bëhet fjala për plastikët, për letër etj. Bëhet fjalë për kushte të tjera në dogana, ndryshe nga viti 2013. Sot që flasim edhe Inspektorati Kombëtar i Mjedisit ka kapacitete të ndryshme nga ato të 3 viteve më parë, që linin për të dëshiruar. Pra janë pjekur kushtet, ndërkohë që një pjesë e mirë e bizneseve po negocionojë, në Kosovë e më pas në Maqedoni. Ne nuk mendojmë se ka vend të zhvilluar dhe të pastër, në mungesë të një industrie riciklimi të fuqishme dhe në këtë synojmë.

    Nga do të importohen lëndët dhe cili ka qenë reagimi i parë, sidomos nga ambientalistët?

    Këto lëndë të para sekondare (do të flasim me këtë term) të merren aty ku kanë kosto më të ulët. Nuk i quajmë mbetje, madje edhe në direktivën e Bashkimit Evropian, këto konsiderohen lëndë të para sekondare. Tashmë ne jemi përpara dy alternativave; e para është që industrinë e riciklimit që kemi ta shkatërrojmë meqë nuk jemi në gjendje të bëjmë ndarjen në burim dhe e dyta është propozimi, e që shpresojmë që qeveria me politikat e saj të arrijë të krijojë lëndë të parë për këtë industri. Do të organizojmë diskutime me deputetë dhe grupe interesi. Javën tjetër do tëorganizoj dërgesat. Disa ambientalistë e mbështesin, të tjerë janë kundër. Unë do të doja të përdornim lëndën e parë vendase, por për sa kohë qeveria nuk krijon kushtet, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bëjmë këtë propozim. shekulli

Denoncoi për rrogën, Klosi shkarkon diplomaten në OKB

 Blerina Zoto, ish-diplomatja shqiptare ne OKB

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka shkarkuar eksperten tonë pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, Blerina Zoto.

Zoto e kishte marrë këtë detyrë në prill të 2015-s, për një mandat katërvjeçar, por pas një viti dy ministritë, e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Jashtme, kanë vendosur që ta shkarkojnë nga detyra. Zoto, kishte denoncuar publikisht faktin se në shkjelje të marrëveshjes mes dy ministrive, i ishte ndërprerë rroga, por dhe pagesa e qirasë së banesës dhe faturat e tjera si ujë, energji etj.

Ajo nuk mori asnjë përgjigje për këtë ndërprerje as nga ambasadorja jonë në Gjenevë Filloreta Kodra dhe as nga ministrat Klosi dhe Bushati kur ajo tentoi t’i takonte në Tiranë. Në shkresën që i dërgon ministrit të Jashtëm Bushati, Klosi e motivon këtë shkarkim me faktin se ekspertja nuk e justifikoi detyrën e marrë.

“Gjatë gjithë periudhës njëvjeçare të krijimit të pozicionit të dedikuar të diplomatit/ekspertit pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, nga zonja Zoto, nuk është paraqitur asnjë raport, informacion apo dokument i cili të justifikojë, shpjegojë dhe mbështesë domosdoshmërinë e pasjes së një pozicioni të tillë si përfaqësues e kësaj ministrie pranë këtij misioni”, thuhet në shkresën e Klosit.

 

Sipas tij, qëllimi që kjo zyrë kishte, nuk u përmbush. “Angazhimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në promovimin e të drejtave të njeriut në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe specifikisht të romëve, egjiptianëve, personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve etj. nëpërmjet përfaqësueses së saj në Mision, vlerësohet të jetë i papërmbushur dhe të mos ketë arritur qëllimin e tij”, vijon më tej Klosi në motivimin e këtij shkarkimi.

Një vit pasi është vendosur dërgimi i ekspertit të Shqipërisë në Gjenevë, ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë konkludon se nuk duhen shpenzuar 90 mijë euro në vit për këtë mision.

ARISTIR LUMEZI

Shqipëria e ratifikon Marrëveshjen me SHBA kundër terrorizmit

Tiranë, 7 korrik – Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 89 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim Marrëveshjen me Qeverinë e SHBA-së që parashikon shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit dhe rritjen e efikasitetit në luftën kundër tij.

Marrëveshja, e nënshkruar në prill 2016, synon t’i sigurojë akses palëve në informacionin për identifikimin e individëve që njihen ose dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari që lidhen me terrorizmin.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes do të mundësojë rritjen e efikasitetit të agjencive ligjzbatuese për t`u mbrojtur nga aktet e terrorizmit, si dhe goditjen e personave për të cilët ka të dhëna që janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shqipëria është e para nga vendet e rajonit me të cilën SHBA nënshkruan një marrëveshje të tillë. Pala shqiptare ka nënshkruar 16 marrëveshje të ngjashme me vende të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Gjatë diskutimit në parim të këtij akti, kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade e vlerësoi marrëveshjen me qeverinë amerikane si një akt shumë të rëndësishëm, në kuadër të kontributit që jep vendi ynë si pjesë e koalicionit të gjerë antiterror.

Berisha: Në Rinas u grabitën mbi 20 milionë euro, i grabiti banda e Ramës

TIRANE- Seanca e sotme e Kuvendit ka në rend dite diskutimin e dy projektligjeve, “Për kontrollin kufitar” dhe marrëveshjen me Qeverinë e SHBA-së “Për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit”, por u përfshi nga debatet për çështjet e nxehta të aktualitetit.

Grabitja e rëndë në aeroportin e Rinasit ngjalli debate që në nisje të seancës, ndërsa pritet që të tilla të ketë edhe për Reformën në drejtësi, propozimi i ri i opozitës në lidhje me të.

BERISHA: U GRABITËN TË PAKTËN 20 MLN EURO
Ish-kryeminsitri Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të grabitjes në aeroportin e Rinasit. Berisha tha se Rama është kreu i meduzës së krimit dhe se kompania e avokatit të tij ka fituar tenderë duke dhënë para.

“Maxhoranca me vellon e turpit që ulet sot në këtë sallë nuk mund të dilte në skeptrin e parlamentit ndaj dhe ia lëshoi opozitës. Me këtë rast dua t’i garantoj se ulen si këtu si një maxhorancë unike në botë. E dominuar në çdo qelizë nga krimi i organizuar. Pse ndodh, pse çdo javë kemi të paktën një ngjarje madhore të krimit sepse kreu juaj është kreu i meduzës së krimit. E ka shndërruar Shqipërinë në proktetoratin e krimit. Ndjehen zotër të territorit të këtij vendi. Ajo që ndodhi në aeroportin shqiptar, është një akt i mirëfilltë terrorizmi jo ndaj personave por një grabitje e stilit terrorist. Shqiptarët pas kësaj ngjarje mësuan se nuk keni asnjë përgjegjësi për aeroportin. A ka turp më të madh?! Nëse ka një pikë kufiri më nevralgjike, më strategjike ky është aeroporti. Ju menjëherë latë duart, ‘nuk kemi përgjegjësi ne, por ka përgjegjësi kompania e avokatit të kreut tuaj’. Fati i shqiptarëve, siguria e aeroportit varej nga avokati i Edi Ramës. Nën 20 milion euro avionët nuk pranojnë të transportojnë. Janë nisur 115 kilogramë, janë rrëmbyer mirë e bukur, qetë e qetë 85 kg. Janë rrëmbyer të paktën 20 mln euro. Nuk është vepër e një bande ordinere, është vepër e një bande zyrtarësh”, deklaroi Berisha.

Ai tha se deklarata për 1 mln euro të vjedhura është mashtrim dhe ky sipas tij është një akt edhe më i shëmtuar. Po kështu Berisha deklaroi se politikanët dhe bankat nuk humbin nga kjo grabitje, pasi ato janë para të shqiptarëve.

“Iu thatë shqiptarëve u vodhën 1 mln, iu thatë shqiptarëve se s’keni punë me aeroportin. Por shqiptarët shohin se vjedhjet më të mëdha ndodhin nën kompanitë e partisë. Gjici famoz ka fituar 20 tendera në rojë. Pas tij vjen Nazeri, kompania e avokatit të Edi Ramës.

Një nga kompanitë kryesore të fitores së të gjitha tenderëve tuaj. Ju peshon në kandar, ju peshon në euro ndaj i fiton të gjitha tenderët. Deklaroni një shumë falso. Është një akt edhe më i shëmtuar. Atyre që jua vjedhin, ja vratë barkun. Ato janë kursimet tuaja. Mos kujtoni se ata u dobësuan, ata i kanë të siguruara ndaj vjedhin bashkërisht”, tha Berisha.

Nga ana tjetër Berisha akuzoi maxhorancën se është kthyer në një makineri babëzie. Teksa u ndal tek disa projekte për ndërtimin e disa akseve rrugore, Berisha tha se ‘Lungo Mare’ është kthyer në ‘Lungo mundime’.

“Jeni shndërruar në një makineri babëzie të pashembullt ndoshta në historinë e njerëzimit. Dje mediat ndërkombëtare ju denonconte se keni blerë një kosh plehrash 1 milion e 55 mijë lekë të reja. 100 kosha plehrash që keni vendosur në park keni harxhuar miliona euro. A e kuptoni o qytetarë që pse nuk ju rriten rrogat? E vërteta është se xhepat tuaj varfërohen çdo ditë e më shumë. Koshi firmato për të mashtruar vjedhjet. Duhet të ishte Dolce Gabana, apo Versaçe. Vetëm koshat dhe llambat janë 12 milionë euro. Po kush e bën këtë standard? Ky është Eftimiu. Një ditë po dëgjoja një debat midis koalicionit për fondet për rrugë. Po ku ka fonde për rrugë? Të gjitha i vidhni. Shko o zoti Pandeli e më thuaj një fjalë. Si ka mundësi që s’ka përfunduar për 3 vite rruga Lin-Pogradec. Kur ne e kemi dorëzuar trasenë e shtrirë. Si ka mundësi që ti bëhet ajo që ju bë Vlorës, projekti Lungo Mare u bë Lungo-mundim. Për të dalë nga Vlora deri në Radhimë, sot do 45 minuta. I kanë goditur Vlorës në mënyrë fatale turizmin. Çfarë bëtë me rrugën e Arbrit? Ku e keni? Mashtrime dhe vetëm mashtrime. Çfarë bëtë me Bay-passin e Fierit o deputetë të Fierit?”, tha Berisha.

BOÇI: GRABITJA NË RINAS MEGASKANDAL, POLICIA DËSHTOI
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e cilësoi një megaskandal ngjarjen e ndodhur në Rinas ku u grabitën rreth 1 milion euro. Sipas Boçit me grabitjen u cënua siguria kombëtare e vendit. “Përballja me terrorizimin, i çfarëdolloj ngjyre të jetë ai mbetet një nga sfidat kryesore në përpjekën e tyre për rritjen e sigurisë së qytetarëve. Vendi ynë ka qenë i angazhuar në plotësimin e marrëveshjeve. A ka sot një angazhim real konkret që merren me parandalimin dhe luftën me terrorizimin. A është sot Shqipëri asnjë vend i sigurt. Tek kthehemi tek ngjarja në Rinas, do thoja se ky realitet merr formë tjetër. Është për të ardhur keq për këto fakte dhe ndaj realitetit për luftën ndaj terrorizimit. Atë ditë nuk u grabitën vetëm miliona euro, policia duhet të merret në mënyrë të posaçme, por ishte siguria e milionave njerëz. Ky ishte një megasdakndal i vërtetë, pasi tek e fundit kjo qeverisje ka falimentuar. I ka shqyer kufijtë e Shqipërisë. Këtu hyn e del kujt ti dojë qejfi, edhe derri edhe dosa”, tha Boçi.

Nga ana tjetër, Boçi tregoi një foto nga Kuvend, ku sipas tij ishte një punonjës i sigurimit që flinte gjumë në makinën e policisë, në kohën kur ishte në shërbim, ditën kur ndodhi grabitja në Rinas. “Në kohën e shërbimit punonjësi i Aeroportit ka qenë në gjumë. Foto është fiksuar ditën e ngjarjes. Ky është simboli i policisë, kjo është e vërteta. Duhet të kishte ndodhur një tërmet i vërtet, por asgjë s’ka ndodhur në këtë parlament”, tha Boçi.

NDREU: AGRESIONI NDAJ POLICISË I PASHEMBULLT, JAPIN MEND ATA QË BËNIN EKSPERIMENTE
Teksa po diskutohej pr.ligji për terrorizmin, deputeti i PS-së Pjerin Ndreu e ndali vëmendjen tek aktualiteti, ku e vlerësoi si të rëndë grabitjen në Rinas.

Duke iu drejtuar opozitës, Ndreu tha se nuk mund të fajësojnë policinë e shtetit për çdo gjë që ndodh.

“Rëndësia që kanë ngjarjet e terrorizmit është e madhe. Prioritet mbetet lufta ndaj tij.
Por nuk mund t;i shmangem çështjes në Rinas, them që është e rëndë por duhet të mos ndodhte, fakti që ndodhi nuk i bën mirë aspak imazhit të rendit e sigurisë. Ne si parlamentarë s’mund të flasim pa lidhje, të ngremë furtuna që s’kanë lidhje me ngjarjen dhe fajtorët e ngjarjes, përgjegjësit e saj. Si ish-oficer policie po them që politika të ndërgjegjësohet se ka kusure të rënda në organizimin e policisë së shtetit ajo është nën tutelën e politikës. Është një problematikë që e ka mbyt policinë, se është e implikuar se duhet ta kapte autorin, janë histori që se di ku merren, është njësoj sikur të dal unë e të flas për mjekësinë. I bëj thirrje kolegëve të mos e anatemojnë më policinë që ka prodhuar aq të mira për këtë vend. I pashembullt agresioni, është trupa që janë bërë eksperimentet më të pashembullta me marangozë, zejtarë, është eksperimentuar në mënyrën më të pashembullt. Gatuesit e këtyre eksperimenteve vijnë këtu dhe të japin mend. Policia është aq e aftë sa nuk ua merr mendja. Zinxhiri i përgjegjësive nuk fillon tek policia, hedhin helm në vend që të japin zgjidhje”.

FERRCAKU: UNË DHE PKD JAPIM VOTËN PRO REFORMËS NË DREJTËSI
Deputetja e PDK-së, Mirela Ferracaku mori fjalën sot në seancën parlamentare për të shprehur votën e saj pro reformës në drejtësi.

“Në këto muaj më shumë se sa politikë kam mësuar si të përdridhesh dhe si të bësh intriga. Por askush s’mund të flasë në emrin tim. Qëndrimi im dhe i Partisë Kristian Demokrate është të mbështesim pa asnjë kusht draftin e reformës në drejtësi”.

Nxirret mjeti që ra në liqenin e Shkopetit, policia dyshon se u përdor në vjedhjen e Rinasit

 

BURREL – Polumbarët kanë arritur të nxjerrin automjetin që ra dje në liqenin e Shkopetit.

Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se makina dyshohet të jetë përdorur në vjedhjen e ndodhur në Rinas në 30 qershor. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se brenda në liqen ka edhe makina të tjera.

NJOFTIMI PER NGJARJEN
“Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë nga një peshkatar i zonës, i cili ka njoftuar se ka parë gjurmë të freskëta të gomave të makinës në afërsi të liqenit Shkopet dhe dyshon se në liqen mund të ketë rënë ndonjë automjet.

Menjëherë në drejtim të liqenit të Shkopetit kanë shkuar forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, ku kanë konstatuar se: Në afërsi bregut të liqenit dhe poshtë rrugës nacionale kishte gjurmë të freskëta të gomave të automjetit si dhe pjesë të parafangos, parakolpit e xhama të thyer.

Po nga kontrolli i vendit ku dyshohej se mund të kishte rënë automjeti në liqen, Policia ka gjetur njërën prej targave të automjetit, konkretisht targën AA 969 ND. Nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat është bërë identifikimi i targës së gjetur në vendngjarje, targë e cila i përket automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë.

Targat janë denoncuar të vjedhura në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Janar 2016 nga shtetasi M.P. Theksojmë që ky shtetas ka denoncuar vetëm targat të vjedhura, jo automjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur Polumbarët e Reneas të cilët kanë kontrolluar gjithë perimetrin e liqenit ku dyshohej se kishte rënë automjeti.

Polumbarët gjatë zhytjeve të kryera kanë konstatuar në thellësinë 18 metra dhe në thellësinë 25 metra dy automjete. Me ndihmën e një mjeti të rëndë vinç, polumbarët dhe forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë të mundur nxjerrjen në anë të liqenit të njërit prej automjeteve të konstatuara, konkretisht automjetin autoveturë tip Benz me targa FFV 562, (Suedeze).

Nga këqyrja paraprake, shenjat e konstatuara si, “llumi mbi sipërfaqet e lëmuara të mjetit” rezulton se ky mjet ka kohë që ndodhej brenda në liqen. Gjithashtu po nga këqyrja paraprake rezultoi se në automjet nuk kishte asnjë viktimë.”, citohet ne njoftimin e policise.

Bashkia Lezhë shpall “non grata” historianin turk Talha Uğurluel

Voal- Bashkia e qytetit të Lezhës ka shpallur “non grata” historianin turk, Talha Uğurluel, i cili pak ditë më parë, gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, tentoi të shpërfytyrojë lavdinë dhe historinë e tij.

Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, Bashkia Lezhë ka bërë me dije se pas publikimit të videos në rrjete të ndryshme sociale, ku vihej re se historiani turk, jo vetëm deformonte historinë e lavdishme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, por edhe denigronte figurën e tij, nuk do të lejohet më të vizitojë qytetin e Lezhës.

“Bashkia e Lezhës dënon gjuhën e përdorur dhe pabesinë e një grupi vizitorësh turq, të cilët gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut, duke shfrytëzuar mikpritjen, një vlerë universale të Kombit Shqiptar, shpërfytyrohen duke tentuar të tjetersojnë lavdinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Lezhë.

Ajo nënvizon se përmes një videoje të regjistruar nga vetë ata përmes një telefoni celular nuk zhbëhet historia.

“Sqarojmë opinionin publik se grupi nga Turqia ka folur në gjuhën turke dhe nuk ka pranuar të komunikojë me ciceronin në gjuhën angleze, pasi kanë kuptuar se gjuha e tyre nuk kuptohej nga personeli i turnit pranë memorialit”, shkruhet në deklaratë.

Deklarata thekson se Gjergj Kastrioti dhe lavdia e tij në luftën antiosmane nuk errësohet nga një “historian” turk, të cilin Bashkia e Lezhës nuk do ta lejojë më që të vizitojë Memorialin.

“Nder dhe Lavdi të perjetshme Heroit të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti!”, përfundon deklarata e shpërndarë për mediat e Bashkisë Lezhë.

Historiani turk, Talha Uğurluel njihet si një studiues i periudhës osmane. Përveç publikimeve historike, ai drejton edhe disa ture turistike për qytetarët turq në vendet e rajonit.

Mësohet, se qëllimi i këtyre tureve është njohja e historisë së Perandorisë turke në zonat kur dikur shtrihej Perandoria Osmane.

Është bërë me dije, se leksioni i dhënë një ditë më parë te Memoriali i Skenderbeut në qytetin e Lezhës, është pjesë edhe e cikleve të leksioneve që Uğurluel mban në universitetet turke.

Çuditërisht, deformimi historik i Heorit tonë Kombëtar dhe mllefi ndaj tij, nuk mund të ndikojë nga një historian që si burim kryesor të jetës së tij akademike ka deformimin e fakteve e aq më tepër, në kohën kur nga historian të huaj në lidhje me figurën e Skenderbeut janë shkruar mbi 175 vepra.

Në vazhdën e kësaj optike, tentativa e një historiani, të krijon përshtypjen se nuk është asgjë tjetër veçse një luftë me mullinjtë e erës. Asgjë më shumë se kaq.

Megjithatë, opinioni publik në vend, pas njohjes me materialin video të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale është shokuar, përveç reagimit të Bashkisë Lezhë, me shumë mundësi, ai pret edhe një reagim nga Ministria e Kulturës apo dhe nga institucionet e tjera të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike.

Në Shqipëri mbi 17 mijë sipërmarrje nuk i paguajnë detyrimet

Numri i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas statistikave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lista e bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore është 17 471, nga 13 778 biznese që ishin në fund të muajit dhjetor.

Ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.

Nishani i jep ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ shoqatës ‘Çamëria’

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Presidencë, kreu i shtetit, Bujar Nishani, vlerësoi me rastin e 25-vjetorit të krijimit të saj shoqatën patriotike “Çamëria” me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në këtë veprimtari nderimi ishin të pranishëm nënkryetari i Parlamentit, Shpëtim Idrizi, presidenti i Nderit i PDIU-së Tahir Muhedini, kryetari i shoqatës “Çamëria” Abaz Hado si dhe anëtarë të bashkësisë çame. “Në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer e të pamohueshëm dhënë ndaj çështjes çame, si dhe për veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe nxjerrjen më në pah të vlerave kulturore dhe etnografike të kësaj bashkësie të rrallë shqiptare me histori sa të lashtë, aq edhe të lavdishme”, është motivimi i këtij nderimi të ndërmarrë nga presidenti.

Në përshëndetjen e rastit, Presidenti i Republikës vlerësoi veprimtarinë e Shoqatës me një shtrirje më të madhe në hapësirë dhe në kohë dhe me rrënjë të thella historike dhe atdhetare. Në vijim të fjalimit drejtuar komunitetit çam, Presidenti Nishani cilësoi tiparin dallues të tyre, krenarinë “për historinë dhe trashëgiminë e pasur të vlerave tuaja të patjetërsueshme atdhetare, kulturore si dhe përpjekjeve tuaja të pareshtura ndër shekuj për të mbajtur të pastër dhe për të ngritur edhe më lart identitetin tonë karakterizues kombëtar”.

Nishani theksoi rolin që ka pasur në bashkësinë çame “Krijimi i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’ më 10 janar 1991, në saje edhe të përpjekjeve të Abaz Dojakës në fillimet e demokracisë. “Ju, që përfaqësoheni e njësoheni me ‘Shoqatën Patriotike Çamëria’ keni në aradhën tuaj të veprimeve, angazhimeve, kontributeve, vlera të patjetërsueshme dhe dinjitet duke u renditur krenarë krah për krah me shoqatat simotra anembanë në çdo cep të Shqipërisë, të cilat ruajnë, pasurojnë dhe zhvillojnë më tej xhevahiret e vyer të kurorës sonë të hijshme historike, kulturore dhe identifikuese. Shoqata Patriotike ‘Çamëria’ ka 25 vjet që me meritë, me zgjuarsi e me aq maturi ka ditur të hedhë hapa të rëndësishëm në evidentimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes çame. Ky mision i juaji, i Shoqatës suaj të nderuar, i kontributeve të atyre burrave dhe grave që krijuan këtë shoqatë dhe sot atë e kanë lartësuar me dinjitet në mozaikun e nderimeve që i bëhen kombit, janë argumenti më bindës edhe për institucionin e Presidentit të Republikës në këtë ceremoni vlerësimi dhe nderimi”, tha Presidenti Nishani.

Kreu i shtetit e konsideroi vlerësimin me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, edhe si një rast “për të evokuar dhe për të ndriçuar momente të rëndësishme të jetës historike, publike, kulturore dhe etnografike të një shoqate që meriton vlerësim të lartë nga gjithë institucionet vendimmarrëse të shtetit shqiptar, në mënyrë që çështja çame dhe kauza për zgjidhjen e të drejtave të këtij komuniteti të jenë në agjendën e së ardhmes për diplomacinë, këdo faktor dhe gjithë potencialin intelektual të shoqërisë shqiptare. Suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik dhe atdhetar!” – me këtë urim Presidenti Nishani mbylli fjalën e Tij të mbajtur me këtë rast.

Financimet e BE-së, ja çfarë fitoi Shqipëria nga samiti i Parisit

Për të tretin vit radhazi, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, ministrat e Punëve të Jashtme dhe ministrat e Ekonomisë të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë si edhe të Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, dhe përfaqësues të Bashkimit Europian dhe të Instituteve Ndërkombëtare Financiare, u takuan në Paris, në Samitin, i cili pasoi takimet e Berlinit dhe të Vjenës.

 

Takimi i Parisit ishte një bilanc i punës së përbashkët të zhvilluar midis qeverive në rajon, si dhe midis qeverive dhe Komisionit Europian, në kuadër të nismave të ndryshme rajonale që promovojnë bashkëpunim rajonal dhe perspektivën europiane të rajonit.

Gjatë Samitit, kryeministrat e rajonit nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Kjo zyrë u vendos që do të ngrihet në Tiranë, për të financuar projekte që rrisin bashkëpunimin e të rinjve në rajon, si dhe mundësitë për kualifikime profesionale. Duke u bazuar në përvojën e 50-vjeçare të Zyrës së Rinisë franko-gjermane për bashkëpunimin e të rinjve, misioni i Zyrës në Tiranë do të jetë ai i mbështetjes së aktiviteteve që promovojnë pajtimin e popujve, si dhe programet për diversitetin, shkëmbim ndërkulturor, lëvizshmërinë rajonale, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe promovimin e vlerave demokratike.

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse shprehën bindjen e tyre se RYCO do të japë një kontribut të madh në pajtimin dhe të ardhmen europiane të rajonit, duke forcuar shkëmbimet dhe lëvizjen e rinisë së rajonit.

Kryeministri Edi Rama, i cili iu përgjigj ndër të tjera interesimit të mediave ndërkombëtare, e vlerësoi Samitin, si një takim inkurajues në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian. Duke folur për mediat shqiptare Kryeministri Rama vuri theksin se është hapur një epokë e re për Ballkanin Perëndimor përmes procesit të Berlinit: “Sigurisht që këtu bëhet një përmbledhje e punës që është bërë së bashku, qoftë midis qeverive në rajon, qoftë midis qeverive dhe Komisionit Europian me mbështetjen gjithmonë të pranishme të Gjermanisë dhe të Kancelares. Padyshim që ka qenë një përmbledhje inkurajuese në vazhdim të një procesi që ka çelur një epokë të re për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian.“

 

Përsa i përket ndërlidhjes infrastrukturore, vendet pjesëmarrëse dakordësuan një listë për 3 projekte të reja hekurudhore, e cila do të marrë bashkëfinancimin nga BE prej afro 100 milionë euro, përveç financimit nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe buxhetet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një prej tyre është projekti i paraqitur nga Shqipëria për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit për në Rinas, me një vlerë investimi 82 milionë euro, nga të cilat granti i Bashkimit Europian që u miratua në Samit është 35 milionë euro.

“Në tre projektet që do të financohen pas këtij Samiti, njëri prej projekteve është projekti ynë i hekurudhave. Ne jemi shumë të kënaqur që u vlerësua maksimalisht serioziteti i treguar nga qeveria shqiptare në programimin e kësaj faze. Por akoma më shumë jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian,” – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Plani i veprimit për heqjen barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, propozim i Shqipërisë u vlerësua në Samit si një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. “Nga ana tjetër më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë sëbashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera e ne po përgatitemi ta lançojmë sëbashku në muajin shtator të bindur që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit,” – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Në Samit u vlerësua se shteti i së drejtës qëndron në qendër të procesit të zgjerimit, duke përfshirë reformat në sistemin e drejtësisë, dhe duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe duke siguruar respektimin e plotë të të drejtave themelore.

Përsa i përket energjisë, pjesëmarrësit ranë dakord mbi një udhërrëfyes për ngritjen e një tregu rajonal të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor për të lehtësuar shkëmbimin e burimeve, për të siguruar përdorimin më të mirë të sistemeve ekzistuese të energjisë, për të integruar prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, si dhe për të lidhur tregun rajonal me atë të BE-së. Komisioni Europian do të ndjekë këtë iniciativë, me mbështetjen e sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Progresi në zbatimin e udhërrëfyesit do të pasqyrohet në vendimet e financimit të ardhshëm të BE-së. Pjesëmarrësit përshëndetën investimet në efikasitetin e energjisë përmes financimit shtesë të BE-së prej 50 milionë euro.

Palët pjesëmarrëse përshëndetën gatishmërinë e Italisë për të mbajtur takimin e radhës së Samitit të Ballkanit Perëndimor në vitin 2017.

Fotot: Si duket Tirana nga lart, kur myslimanët festojnë Fiter Bajramin

 Besimtare Myslimane, duke u falur ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, me rastin e festes se Fiter Bajramit

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin. Bajrami i Madh, vjen pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, pas një kohe agjërimi, në përpjekje të ripërtëritjes se vlerave më të mira.

 festashqiptare

Në Tiranë besimtarë të shumë që në orën 06:00 mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku bënë faljen e Bajramit

Krerët e komunitetit mysliman bënë thirrje për paqe dhe harmoni. Për nder të kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, uroi të gjithë shqiptarët,  “Zoti në këto ditë të veçanta që ka një përkujdesje të veçantë për të gjithë besimtarët, të japë mirësi dhe begati shoqërisë sonë dhe popullit tonë”.

Ai ka bërë thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare ashtu siç është jetuar deri më sot.

“Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, të ndryshmen. Zoti e begatoftë çdo shqiptarët dhe Shqipërinë”, uroi Bruçaj.

 

Alket Islami ka dhuruar një pamje të vecante te Tiranës nga lart, mëngjesin e sotëm ku të gjithë besimtarët myslimanë dolën për t’ju bashkuar faljes së madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06:00

Grabitja në Rinas, drejtuesi i mjetit punonjës i aeroportit

Drejtuesi i mjetit të grabitësve të miliona eurove në Aeroportin e Rinasit është ose ka qenë punonjës i aeroportit, kjo është pista që dyshon dhe po heton grupi hetimor.

Këto dyshime kanë lindur pas analizimit të kamerave të sigurisë dhe lëvizjeve të mjetit. Mjeti i grabitësve ka përshkruar një itinerar që shumë veç personelit të aeroportit ka shumë pak të ngjarë ta dinë të tjerë, raporton “Panorama”.

Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar nga TIA një listë të punonjësve që atë ditë kanë qenë pushim, dhe listë të ish-punonjësve.

Po kështu, janë marrë në pyetje edhe shumë banorë të zonës për ngjarjen, nëse kanë evidentuar ndonjë gjë të pazakontë para se të ndodhte grabitja.

Ndërkohë në përfundim të seancës së sotme prokuroria ka dhënë masën arrest me burg për 5 të pandehurit.

Reagime zinxhir: Arjan Çani reagon ndaj shkrimit të Blendi Manes

Voal – Ka patur një zinxhir reagimesh mes moderatorit Arjan Çani  dhe gazetarit Bledi Mane.

Arjan Çanit i kishte thënë Bledi Manes se shkrimet që ai botonte ia shkruante Edi Rama.

Blendi Mane nga ana e tij reagoi me një shkrim paradoks, ku përfshinte vëllain dhe nënën e Arjan Çanit.

Dhe kështu debati ka degjeneruar dhe Arjan Çani vijon me reagimin e rradhës në Facebook:

Arjan Çani thotë shpesh se ai nuk ka faqe të personalizuar në Facebook, përveç Zona e Lirë, por këtu del me emër.

Po ua sjellim si më poshtë:

,

cani

Shqipëria ndaloi 18 afganë për kalim ilegal të kufirit

Një polic i Shqipërisë duke e vëzhguar kufirin me Greqinë

Policia e Shqipërisë thotë se i ka ndaluar 18 afganë, që ilegalisht e kishin kaluar kufirin nga Greqia dhe përpiqeshin të hynin në Kosovë, për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore.

Policia i kishte ndaluar ata të shtunën në një minibus jo larg kufirit të Kosovës.

Sipas një njoftimi të djeshëm, policia ka njoftuar se i kishte arrestuar edhe pesë shqiptarë dhe një afgan tjetër, që e kishin organizuar kalimin ilegal të kufirit.

Të gjashtë të arrestuarit janë akuzuar për kalim ilegal të kufirit dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Nëse shallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në 15 vjet burg, raporton AP nga Tirana.

Të 18 migrantët janë dërguar në një qendër për refugjatë dhe me gjasë do të dëbohen në Greqi.

Deri tash, Shqipëria nuk ishte rrugë tranzitore për migrantët, që ishin nisur për në vendet e Evropës Perëndimore.

Grabitja në Rinas – policia bën identikitet e autorëve

Prokuroria dhe policia e shtetit ndërtojnë identikitin e tre autorëve të grabitjes së rreth 1 milion eurove brenda pistës së avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas të dhënave paraprake, policia ka arritur të ndërtojë imazhet fizike të 3 grabitësve.

Burimet zyrtare i thanë ABC News se dy nga grabitësit janë të moshës nga 25 deri 35 vjeç, me fizik të dobët dhe me gjatësi nga 1.65 cm deri 1.80 cm. Ndërsa personi i tretë, është i shkurtër rreth 1.60 deri 1.70 cm, me trup të shëndoshë dhe moshës mbi 35 deri 40 vjeç.

Identikiti i 3 të dyshuarve, sipas policisë është ndërtuar falë kamerave të sigurisë së dy furgonëve të blinduar, të cilët janë të pajisur me kamera sigurie.

Kjo pasi koncesionari dhe kompania private ICTS nuk kishte vendosur kamera sigurie në zonën e ngarkimit të dërgesave postare dhe parave në avion.

Kamerat e munguara

Konstatimi është bërë edhe nga prokuroria e Krujës, e cila nuk ka rritur të siguroj pamjet filmike të momentin e grabitjes, pasi vendi nuk ishte i monitoruar nga kamerat e sigurisë. Mungesa e monitorit të kësaj zone, për hetuesit ka vështirësuar punën për të fiksuar ndonjë detaj të rëndësishëm për identifikimin e autorëve të grabitjes. Në këto pamje, të fiksuar nga kamerat e furgonave të blindit, autorët kishin të veshura doreza, paruke dhe maske në fytyrë si dhe jelekët që ngjanin me të kompanisë private që kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurinë e perimetrit të aeroportit.

Parukja e gjetur ku u dogj makina

Policia në vendin ku është djegur makina, që u përdor nga autorët për grabitje mësohet se ka gjetur njërën prej parukeve të përdorura nga grabitësit. Parukja e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim biologjik në Laboratorin e Policisë Shkencore, ku po punohet për të gjetur ndonjë gjurmë apo fije floku për të krijuar një profil gjenetik të përdoruesit të kësaj parukeje.

Gjithashtu në vendin braktisjes së makinës, policia ka gjetur edhe një bidon plastik, i boshatisur por që dyshohet se ka qenë i mbushur me benzinë që është përdorur për të djegur makinën e tipit “Benz”. Për hetuesit autorët e grabitjes, dyshohet se janë njohës të mirë të zonës dhe ishin të mirë-informuar për çdo lëvizje në Rinas.

 

Dyshohet se ndonjëri prej grabitësve, mund të ketë qenë i punësuar në aeroport, pasi e njihte shumë mirë zonën e perimetrit të rrethimit. Ajo që ka rënë në sy për hetuesit është fakti se porta 3 nga ku kanë hyrë grabitësit nuk ishte e monitoruar nga kamera dhe nuk kishte as sensor alarmi, siç ishin të pajisura portat tjera të aeroportit. Edhe pas grabitjes, në portën nr.3 nuk ka ndryshuar asgjë, përveç se një zinxhiri të ri të portës dhe nga jashtë që ruhet nga efektivë të policisë.

Dyshimet për 2 bashkëpunëtorë të tjerë

Grupi hetimor i ngritur për grabitjen spektakolare të gati 1 milion eurove dyshon se numri i autorëve mund të jetë më shumë se 3. Hetuesit dyshojnë se pas djegies së “Benz-it” me të cilin u realizua vjedhja, autorët janë pritur nga një person tjetër i cili i ka ndihmuar për t’u larguar me një tjetër automjet. Po ashtu ka dyshime se pranë kargos mund të ketë qëndruar një tjetër person i cili ka sinjalizuar futjen e blindit me para drejt pistës së avionëve duke sinkronizuar në këtë mënyrë grabitjen e paprecedentë. Nëse 3 autorët që qëndronin në makinën tip BENZ janë konsideruar si krysorë dyshimet janë se ata janë ndihmuar nga të paktën edhe 2 persona të tjerë.

Qeveria Rama ka edhe pak kohë të dëshmojë se nuk po mashtron me Rrugën e Arbërit – Nga Dr Gëzim Alpion*

Deklaratë e Grupit të Lobimit pas interpelancës së 9 qershorit 2016 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmod Haxhinasto, kërkuar nga deputetja Mesila Doda

 

Pas debatit të zhvilluar në seancën plenare të datës 9 qershor në Kuvendin e Shqipërisë me objekt “Rrugën e Arbërit”, vërejmë me shqetësim se Qeveria Shqiptare nuk e ka marrë seriozisht çështjen e Rrugës, ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale në vitin 2013 dhe gjatë miratimit të programit të qeverisë.

 

Seanca e 9 qershorit 2016 ishte një kopje e shëmtuar e debatit parlamentar të zhvilluar për këtë çështje së paku në 10 vitet e fundit; njëra për të fituar kredo politike në kurriz të çështjes dhe tjetra në përpjekje për të justifikuar vonesat.

 

Debati parlamentar duhet të synonte së paku, zbardhjen e negociatave mes Qeverisë Shqiptare dhe  ‘China State Construction Company’ si dhe të bënte transparentë koston financiare të debatueshme në këto negociata, në zbatim të ligjit nr. 41/2015, dt. 16.4.2015, të miratuar po nga këta deputetë që ishin në sallë.

 

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto përdori shifra të pasakta, të dhëna të vjetruara, mashtrime me të dhënat teknike të projektit, madje arriti deri aty sa të kërcënonte deputetët e parlamentit se “në qoftë se ata vendosin të investojnë në këtë rrugë, gjithë buxheti vjetor për rrugët do të shkonte te Rruga e Arbërit”.

 

Ky kërcënim është i papranueshëm për ne. Duhet të ishte i tillë edhe për së paku gjashtë deputetë të drejtëpërdrejtë të Dibrës, me në krye Shkëlqim Canin, të cilët, ndërsa në prill të vitit të kaluar deklaronin se “qeveria ka vendosur ta ndërtojë rrugën”, “rruga e shpresës së madhe” “punimet nisin në 2016”,  “dibranët ta gëzojnë rrugën” etj,, tani paturpësisht heshtën. Ata duhet të reagonin me një zë kundër spekullimeve të ministrit Haxhinasto.

 

Në i ftojmë deputetët në parlament që të mos bëhen më aktorë të skenave të tilla të turpshme. Ne i ftojmë ata të ushtrojnë të gjithë të drejtën e tyre ligjore dhe demokratike për të zgjidhur financimin e rrugës në një kohë sa më të shpejtë.

 

Deklaratat pa përgjegjësi të Ministrit të Transportit, jo vetëm që janë të pasakta dhe spekullative, por tregojnë papërgjegjshmëri të qeverisë lidhur me këtë çështje.

 

Ky debat parlamentar kaloi pa reagimin e duhur nga opinioni publik, përveç ndonjë zëri të vetmuar të anëtarëve të shoqërisë civile apo atyre që kanë lidhje me çështjen. Ne u kërkojmë projektuesve të rrugës të bëjnë publike projektet dhe kostot financiare. Mospublikimi i projektit dhe kostos financiare të nevojshme për ndërtimin e rrugës, është një mënyrë e duhur për të ndihmuar zhvillimin e aferave korruptive sot dhe në të ardhmen në Rrugën e Arbërit.

 

Megjithatë, premtimi për Rrugën e Arbërit u është dhënë dibranëve nga Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Shkëlqim Cani. Ne kërkojmë prej tyre të distancohen nga deklaratat e Haxhinastos si dhe sa më parë të bëjnë zbardhjen e negociatave me kompaninë kineze. Këto negociata nuk mund të jenë pa fund, por edhe duhet të jenë transparente dhe të ditura për publikun.

 

Gjithashtu, ftojmë kompanitë shqiptare apo të huaja, të interesuara për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, të bëjnë publike ofertat e tyre financiare. Të kërkosh të marrësh përsipër ndërtimin e një objekti publik pa zbardhur ofertën financiare, është një mënyrë abuzive në kurriz të takspagueve shqiptare.

 

Ne, ashtu si dhe më parë, deklarojmë se nuk mbështesim asnjë parti politike, por jemi të vendosur që të ushtrojmë presionin e nevojshëm ndaj ligjvënësve dhe qeveritarëve, në mënyrë që njëherë e mirë të ndahemi nga e kaluara e premtive boshe. Fushata elektorale e radhës është në prag, por ne nuk do të qëndrojmë indiferencë. Ne jemi të vendosur që çështja e Rrugës së Arbërit nuk do të jetë më temë e premtimeve elektorale në Dibër, Mat dhe në lindje të Tiranës.

 

Dr Gëzim Alpion

Në emër të Grupit të Lobimit

Ka qenë babai im dashnori i mamasë së Çanit? – Opinion nga Bledi Mane-Public Enemy

Bledi Mane replikon me Arjan Çanin pas sulmeve të tij personale me “thashetheme”: Ka qenë babai im dashnori i mamasë së Çanit?

Bledi Mane i është përveshur Arjan Çanit pasi ky i fundit e ka sulmuar disa herë me akuzën se “shkrimet e Bledit, i bën Edi Rama”.

Pas kësaj Bledi Mane në mënyrë cinike i kujton Çanit se bota e thashethemeve është aq e pështirë, sa kanë shkuar deri tek akuza dhe për dy prindërit e tyre dhe për ti verfikuar ato e fton të bëjnë ADN-në.

Një replikë e ashpër për të goditur gazetarinë e thashethemeve të Çanit, publikuar nga Bledi Mane ne Facebookun e tij.

Ma permendnin shpesh here kur shkoja te e lira zone e Arjanit. Me pergojonin pse isha aq i privilegjuar dhe gjenin arsye te habitshme.

U ngjit gjaku!-me peshperisnin por une nuk ua vija shume veshin derisa kureshtja filloi te brente ndergjegjjen.
Familja e Haxhi Canit, nje oficeri te ushtrise shqiptare u transferua ne Permet ne fillimet e viteve ’70.

Haxhiu sunit gjirokastrit i martuar me Konstandinen ortodokse dropullite nuk kishte kohe te harxhonte me familjen por pas mbrojtjes se kufirit pasion tjeter kishte te kenduarin ne shtepine e kultures.

Babai im, Ahmet Mane asaj kohe nje burre simpatik dhe inteligjent sherbente si shef arsimi i gjithe rrethit te Permetit. Konstandina Cani ishte mesuese letersie dhe sipas gojedhenave babai im e sistemoi ne nje shkolle te qytetit per ta pasur afer.

Konspiracionet nuk ndalen. Mesuesja simpatike pavaresisht burrit oficer qe mbetej gjithe kohen larg familjes, mbetet shtatzane. Arjani i vogel behet me nje vella.

Ne Permet lind Alketi.

Thone se ngjan me mua por une nuk besoj. Dhe si per ironi fati do i lutesha Arjanit, vellait te madh zhurmues te na gjente ndonje donator nga ata te programit te tij “Zone e Lire” qe te sponsorizonte analizat e ADN-se dhe te mblidhnim mendjen.

Arjan nuk ben rrobi per 700 mije leke.

Bejme analizat dhe mbledhim mendjen e pastaj kur te kthjellohesh vazhdo merr gjithe njerzit neper goje…

Shenim/ Personazhet ne replike jane perzgjedhur  simbolikisht nga autori

Kjo qeveri nuk rrëzohet me qaravitje dhe mjete demokratike – Opinion nga Arjan Çani

 

Po vazhdoj të ndjek me shumë interes gjithë reagimin e opozitës dhe portaleve plus rrjete sociale dhe shoh se ka një keqkuptim të madh. Për nga forma dhe mënyra se si po reagojnë kundërshtarët e qeverisë aktuale, të krijohet ideja se jemi në një regjim demokratik ku mjaftojnë denoncimet sistematike të aferave të regjimit dhe gjërat do të mund të ndryshojnë.

Në një vend tjetër me demokraci të shprehur qartë, aferat dhe skandalet e njëpasnjeshme që po plasin prej muajsh, ku tre më të fundit (fotoja 80 mijë euro me Obamen qe implikon Edi Ramen, grabitja spektakolare dhe pa zhurmë e miliona eurove në mes të ditës m’u në mes të Rinasit dhe përgjimet e paligjshme me Imsi Catcher) do të mjaftonin që vetë Rama dhe ministrat e tij të binin njëri pas tjetrit.

Në Shqipëri nuk ndodh kjo gjë. Dhe arsyeja është e thjeshtë, por shumë pak e artikuluar: Shqipëria ka disa kohë që nuk është më një regjim demokatik. Duket si frazë banale dhe naive, por është shumë e rëndësishme të përsëritet sa më shumë nga analistë dhe njerëz të lirë ende të pakapur totalisht nga klika… Nuk jemi më në nje regjim demokratik.

Jemi në një regjim autoritar dhe policor. Ndaj mjetet demokratike që po përdor opozita dhe disa të tjerë që kërkojnë rrëzimin e kësaj klike, tingëllojnë gjithnjë e më shumë të pakuptimta dhe të pamjaftueshme për të ndalur abuzimin me pushtetin në këtë vend.

Nuk jemi më në demokraci. Jemi në një regjim krejt tjetër që kërkon reagime krejt të tjera…

Nuk ju vjen për të vjellë nga qarjet dhe ankesat e pafundme në Facebook? Akoma nuk e kuptuat që Ed Rama nuk pjerdh më për Facebook dhe të qarat tuaja aty? Eshtë koha për strategji të reja reagimi. Të pa provuara deri më sot. Cdo ditë që kalon, vetëm e forcon pushtetin e të gjatit…

Mos harroni! Ai erdhi në pushtet, përveç votave të Ilir Metës, sepse ishte dhe është shumë i gjatë. Jo vetëm Facebook nuk ia pret dot duart dhe këmbët, por as FBI po të doni. Madje administratat amerikane i respektojnë më shumë udhëhësit e këtyre palo vendeve pikërisht për faktin që këta janë kaq të fuqishëm dhe shkelin me këmbë gjithçka ju del perpara.

Ndaj po ta kujtoj dhe njëherë që nuk jemi prej kohësh në demokraci. Se jo për ndonjë gjë, por kur shof reagimet shumë demokratike të kundërshtarëve të kësaj qeverie, me vjen për të qeshur dhe nuk e di pse me del anglishtwhat the fuck!‘”

Thellohet skandali i policisë private: Në Rinas futet edhe tritol!

Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aereoport në datën 20 Prill 2016. Testimi 1: futja e eksplozivit; testimi i dytë: futja e armëve të ftohta dhe testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit. Në të tre testimet, siguria e aereoportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.

Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar. Top Channel posedon të plotë këtë raport tronditës dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj. Ai tregon sesa vulnerabël dhe i pasigurtë është aeroporti dhe sesa me indiferencë është trajtuar çështja nga “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë e Rinasit.

Testimi sekret i 20 prillit 2016 i është njoftuar drejtuesve të aeroportit në 13 maj, duke ngritur alarmin e rëndë mbi cënueshmërinë e sigurisë së pistës së vetme ndërkombëtare në vend.

Sipas kësaj shkrese që Top Channel e disponon të plotë, tre testet e dështuara përfshijnë futjen e eksplozivit në bagazh dore dhe të detonatorëve, futjen e një thike të ftohtë përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit dhe më e rënda edhe futjen në perimetrin rrethues, pikërisht aty ku ndodhi grabitja e pak ditëve më parë.

Top Channel disponon edhe fotot e mjeteve me të cilat janë bërë testet, për të cilat kanë qenë në dijeni autoritetet përkatëse: Aviacioni Civil dhe Policia e Shtetit.

Testi i tretë është padyshim më skandalozi, pasi lidhet drejtëpërdrejtë me ngjarjen e dy ditëve më parë. Ai është bërë pikërisht në pikën ku grabitësit u futën me makinë, me ndihmën edhe të stafit brenda.

Raporti për dijeni edhe të Ministrisë së Transporteve i është dërguar drejtuesit të aeroportit të Rinasit në 13 maj. Por nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë, së paku deri në 29 qershor, kur edhe ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”.

Fotoja e Ramës me Obamën, ja kallëzimi penal i PD

TIRANE – Zbardhet kallëzimi penal i PD për donacionin e paligjshëm 80 mijë dollarë për foton e Ramës me Obamën. Ja rrethanat e fakteve të parashtruara në kallëzimin penal të PD që do i dërgohet Prokurorisë.

I. RRETHANAT E FAKTEVE

Më 29 Qershor 2016, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar lajmin e bërë publik nga disa media prestigjoze ndërkombëtare, se shtetasi shqiptaro-amerikan Bilal Shehu ka paguar para në mënyrë të jashtëligjshme me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në autoritetet amerikane për të lejuar hyrjen e shtetasit Edi Kristaq Rama në një event elektoral të vitit 2012 të Presidentit të SHBA Barack Obama. Nga ky veprim i kundërligjshëm nuk është arritur të sigurohet hyrja në aktivitet, por është arritur të sigurohet vetëm realizimi i një fotoje midis Edi Ramës dhe Presidentit Barack Obama, e cila është publikuar në Shqipëri nga vetë shtetasi Edi Rama.

Rezulton tashmë e provuar nga autoritetet ligjzbatuese amerikane se një burrë në Paramus Nju Xhersi, i quajtur Bilal Shehu, ka ndihmuar të injektojë 80 mijë dollarë kontribute prej një burimi të huaj në fushatën e mbledhjes së fondeve për Presidentin e ShBA-ve gjatë zgjedhjeve të vitit 2012. Ky fakt është bërë i ditur nga Asistenti Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm Leslie R. Caldwell nga Departamenti i Divizionit Kriminal dhe Prokurori Amerikan Paul J. Fishman i Ditsriktit të Nju Xhersit. Konkretisht, Bilal Shehu 48 vjeç është deklarua fajtor përpara Gjykatësit Madeline Cox Arleo të Distriktit të Nju Xhersit sipas një informacioni që akuzon atë se me vetëdije dhe nismë personale ka derdhur kontribute të huaja që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 të pëmbledhuar në 25 mijë dollar ose me shumë në një vit kalendarik.

Në bazë të deklarimeve të tij, Bilal Shehu, një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në Shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së Presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim që një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012. Ligjet federale e ndalojnë kategorikisht që shtetas të huaj të derdhin kontribute në fushatat elektorale të kandidatëve federal.

Më herët gjatë Shtatorit 2012, Bilal Shehu kishte marrë në llogarinë e tij bankare një shumë prej 80 mjijë dollarësh që vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do ti derdhte ato para në fushatën elektorale, siç vetë ai e ka pranuar. Bilal Shehu ka pranuar se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje në eventin për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që i ishte mundësuar gjithësesi një foto me Presidentin Barack Obama.

Të gjitha të dhënat dhe faktet e mësipërme, përfshirë informacionet e bëra publike në mediat prestigjoze ndërkombëtare, të krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se shtetasi i huaj që ka paguar 80 mijë dollarë, për të marrë pjesë në këtë event, është Edi Kristaq Rama, aktualisht me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Sipas agjencisë prestigjoze të lajmeve Reuters, personi që përfitoi nga financimi i paligjshëm është Edi Rama.

Kjo për faktin se deklarata e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, thekson se Bilal Shehu ka pranuar se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje në eventin për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që i ishte mundësuar gjithësesi një foto me Presidentin Barack Obama. Rezulton e provuar se në aktivitetin e Tetorit 2012, Edi Rama, në atë kohë Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u fotografua me Presidentin Obamën. Për këtë arsye, Kongresmeni Dana Rohrabacher i Kalifornisë në atë kohë u ankua se fotoja e Ramës me Presidentin Obamën, që është realizuar në aktivitetin për të cilin bën fjalë njoftimi i Departamentit të Drejtësisë, u përdor për qëllime “të këqija” për të nënkuptuar një marrëdhënie mes Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 në Shqipëri.

The Daily Caller e ka akuzuar Edi Ramën se në mënyrë të paligjshme ka financuar Partinë Demokratike të Presidentit Obama përmes një biznesmeni shqiptaro-amerikan për të siguruar një foto me Presidentin më 8 Tetor 2012. Akti Federal i Fushatës Zgjedhore në SHBA, FECA, ndalon të huajt që të kontrobuojnë apo të shpenzonnë para, në zgjedhjet federale, shtetërore apo lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejpërdrejtë apo tërthorazi. Mirëpo, “The Daily Caller” hodhi dyshime se Rama kishte anashkaluar kufizimet për të huajt për të finacuar kandidatët në zgjedhjet amerikane duke dhuruar donacione përmes biznesmenit Bilal Shehu nga Nju Xhersi. Ky shtetas dha kontribute të mëdha në Komitetin Nacional Demokratik, DNC, dhe në fondin e fushatës së Obamës para se Rama të takohej me Presidentin e SHBA në vitin 2012. Të dhënat e FEC tregojnë se Shehu dhe gruaja e tij, Aida, kontribuuan me 80,000 dollarë në Partinë Demokratike të SHBA mes 28 gushtit dhe 26 tetorit, 2012. 38,300 dollarë shkuan direkt në “Services Corporation” të DNC, fuqia për mbledhjen e fondeve që qëndron pas Partisë Demokratike, dhe pjesa tjetër u shpërnda mes fondeve të fushatës për Presidentin Obama dhe kapituj të ndryshme shtetërore. Një fotografi e postuar në Facebook nga Shehu me Presidentin Obama e tregon atë të marrë pjesë në një takim të planifikuar për mbledhje fondesh për fushatën e Presidentit në San Francisko më 8 tetor 2012. Një fotografi e postuar në internet tregon se Shehu u takua në të njëjtën ditë edhe me Edi Ramën, i cili më pas publikoi edhe ai një foto në të njëjtin aktivitet me Presidentin Obama.

Bilal Shehu, pronar i Eliot dhe Kleri LLC, pagoi një shumë të konsiderueshme për fushatën e Presidentit Obama, edhe pse kjo ishte jashtë mundësive financiare të tij. Për këtë arsye, ai ka pranuar se paratë i janë siguruar nga një shtetas i huaj, që sipas të gjitha rrethanave është Kryeministri Edi Rama.
Bilal Shehu i është përgjigjur pozitivisht të gjitha pyetjeve të më poshtmë gjatë marrës në pyetje nga organet ligjzbatuese amerikane: “1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë “Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh”), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama? 2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (“Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh”)? 3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t’i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë? 4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan? 5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas? 6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan? 7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal? 8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t’i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos? 9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t’ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh? 10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t’ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh? 11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë? 12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2? 13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh? 14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara? 15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj? 16. A jeni fajtorë për akuzën e ngritur në Informacion?”.

Përgjigja pozitive ndaj këtyre pyetjeve, është tregues i qartë se financuesi real i paligjshëm i shumës prej 80 mijë Dollar, është shtetasi shqiptar Edi Rama.

Veprimi i Edi Ramës përbën shkelje të Aktit Federal të Fushatës Zgjedhore në SHBA, FECA, që ndalon të huajt që të kontrobuojnë apo të shpenzonnë para, në zgjedhjet federale, shtetërore apo lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejpërdrejtë apo tërthorazi. Mbi këtë fakt, po hetojnë dhe do të hetojnë autoritetet ligjzbatuese amerikane.

Mirëpo, financimi i paligjshëm nëpërmjet dhënies së shumës prej 80 mijë Dollar, përbën vepër penale edhe sipas legjislacionit shqiptar, për shkak të burimit të paligjshëm e të padeklaruar të kësaj shume, si dhe tentativës për të kërkuar një përfitim të parregullt, nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, mbyllet kallzimi penal i PD.

Nënpresidenti Biden vizitë në Tiranë më 26 gusht

TIRANE – Në harkun kohor të një viti, Tirana ka qenë destinacioni i drejtuesve më të lartë të SHBA-ve me një synim te vetëm: miratimin e reformës ne drejtësi. Vizitat kulmojnë me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar të Zv/Presidentit amerikan, Joe Biden. Sipas “Vizion Plus” Biden pritet të vijë në Shqipëri në datat 26 ose 27 gusht. Kësaj vizite i paraprin mbërritja në Tiranë në 10 korrik e Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.

Misionet diplomatike të drejtuesve më të lartë në SHBA në një kohë kaq të shkurtër lidhen drejtpërdrejt me reformën në drejtësi që pritet të votohet në 21 korrik në parlament. Nëse ajo miratohet, burimet thane për “Vizion Plus” se zv/presidenti Biden, do të japë shpërblesën për palët qe punuan për kalimin e amendimeve kushtetuese. Por nëse ajo dështon, atëherë mesazhi i tij, pritet të jetë edhe më ndëshkues për faktorët politikë shqiptarë. Vizita e Biden pason atë të Sekretarit të Shtetit, John Kerry në 14 shkurt të këtij viti. Shefi i diplomacise amerikane atë kohë, nuk e kurseu inkurajimin për miratimin sa më parë të reformës.

Na vjedhin dhe na thonë budallenj – Nga BLENDI FEVZIU

Duhet të jesh budalla ta besosh! Duhet të jesh naiv të bësh pyetjen “Si ndodhi?” dhe duhet të jesh i trashë që të mos e kuptosh se vjedhja e parave në aeroportin e Rinasit, nuk është as grabitje me dhunë, as një vjedhje nga ato që ndodhin rëndom, por fare thjesht, dorëzim me mirëkuptim të një shume jo të vogël. Një shumë ku palët nuk po tregohen transparente dhe ku shifra reale po zvogëlohet me herë. Duke tentuar kështu të minimalizohet edhe skandali.
Pyetja e parë shkon përtej vjedhjes dhe ka lidhje me sigurinë. Që prej 24 orësh, pas ngjarjeve të Stambollit, aeroporti i Tiranës ishte vendosur në masa sigurie të shtuara. Policë dhe forca speciale u shfaqën në TV duke bërë kontrolle dhe duke vonuar pasagjerët, ndërkohë që “hajdutët” nuk i shqetësoi askush. Imagjino, hajdutët hynë deri në pistë, pa i ndaluar askush dhe pa i shqetësuar njeri.
Nëse ata do kishin pasur objektiv jo lekët, por aktet e terrorit, mund të bënin ç’të donin. Mund të merrnin peng një apo më shumë avionë; mund të hidhnin në erë një a dy prej tyre, madje mund të merrnin peng edhe vetë kryeministrin bashkë me delegacionin e tij sikur të ndodhej atë moment aty.
Pra, masat kundër-terror nuk patën asnjë vlerë, madje e nxorën gjithë planin e tyre në një situatë komike. Në këtë rast, ose gjithë struktura ishte e paaftë, ose ajo e dinte që ata që do hynin aty ishin thjesht hajdutë dhe nuk kishin punë me terrorizmin. Pra do merrnin atë që iu ishte caktuar të merrnin dhe do iknin. Kjo duhet hetuar seriozisht, sepse realisht kërcënon thellë sigurinë e vendit. Një vend që nuk mund të ruajë dot pistën e aeroportit qendror, s’mund të jetë i aftë t’u garantojë siguri qytetarëve të tij.
E dyta, të gjitha strukturat kanë falimentuar ose kanë bërë sikur kanë falimentuar. Ekipi privat i sigurisë që shoqëronte paratë dështoi; ekipi i sigurisë së aeroportit që është gjithnjë aty, nuk pa gjë dhe dështoi; ekipet e gjithë llojeve të policisë, që nga ajo e Rendit dhe deri te Rrugorja po ashtu dështuan. Kush e njeh atë zonë, mund të qeshë me vete me shpjegimet e dhëna. Hajdutët kanë grabitur në pistë, pastaj kanë ecur disa kilometra nëpër një rrugë të ngushtë drejt Fushë-Krujës. Mjaftonte një radio policie ose një celular, që patrullat e policisë që qëndrojnë në kryqëzimin e rrugës Vorë – Fushë-Krujë, aty ku del rruga e Rinasit, të vendosnin makinën e tyre në mes të rrugës dhe asnjë automjet të mos ecte më dot.
Ndryshe nga rastet e tjera, zona rreth aeroportit është bosh dhe çdo helikopter mund të shihte me qartësi atë që ndodhte. Nuk veproi asnjë dhe hajdutët ikën, siç kanë ikur rëndom në këta 18 muajt e fundit. Me disa miliona euro me vete dhe me një tallje dhe përqeshje të shtetit, i cili ditën që kishte marrë masat për një siguri maksimale nuk “ruajti” dot as tre veta. Që hynë, e vodhën dhe pastaj ikën.
Natyrisht që paratë e vjedhura i paguan kompania ndërkombëtare e sigurimit, por ato i gëzon me siguri ndonjë prej njerëzve, ose njerëzit që zyrtarisht kanë qenë të ngarkuar për t’i mbrojtur. Asnjë shpjegim tjetër nuk mund të ketë një histori e përsëritur, ku shqiptarët, përveçse i vjedhin, duan t’i bindin që janë edhe budallenj për të besuar versionin e “grabitjes me dhunë”!

Vetingu: Zbardhet projektligji i ri, si do të kontrollohen gjyqtarët dhe prokurorët

Zbardhet skicë-projektligji “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ose siç do të quhet ndryshe procesi i vetingut. Ky proces do të kryhet nën mbikëqyrjen e strukturës së quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, e cila do të ketë si kompetencë përzgjedhjen e listës së anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të Apelit dhe vëzhgimin e procesit.

Kjo strukturë do të bashkëpunojë me institucionet e tjera vendëse, si Shërbimi Informativ Shtetëror, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave(ish-SHKB-ja), Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive. Çelja e procedurës për anëtarë të këtij komisioni dhe Këshillit të Apelit bëhet nga Avokati i Popullit, dhe ajo do të kontrollohet nga ILDKP-ja dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Kjo strukturë ka të drejtë të fshijë emra nga lista që do të verifikojë ILDKPja, në mënyrë që të përzgjedhë kandidatë më cilësorë. Lista përfundimtare i dërgohet për votim Parlamentit.

ZGJEDHJA

Përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të Apelit, që do të zgjidhen nga Parlamenti, është parashikuar të votohen me 2/3-at e deputetëve, ose 94 vota. Por, në rast se ata nuk zgjidhen në tri raunde, është parashikuar dhe një mekanizëm zhbllokues që mundëson procesin e përzgjedhjes me short. Ky short organizohet nga Presidenti i Republikës dhe do të monitorohet nga ndërkombëtarët.

“Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit dhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ftohen për të tërhequr shortin. Kandidatët e zgjedhur me short dekretohen nga Presidenti i Republikës brenda tri ditëve”, thuhet në nenin 10 të projektligjit.

Anëtarët që do të zgjidhen në Komisionin dhe Këshillin e Apelit do të kenë si kriter të fortë gjuhën angleze, mesataren mbi 8, dhe një eksperiencë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës. Ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ndërmerren tre lloj rivlerësimesh, të pasurisë, rivlerësim të figurës dhe të aftësive profesionale.

Pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të deklarohet sërish e plotë dhe do të krahasohet me ato deklarime që janë depozituar ndër vite në ILDKP. Po ashtu, verifikimi do të kërkojë dokumentacione që të justifikojnë pasurinë e tyre brenda apo jashtë vendit.

Por, më “i rrepti” do të jetë rivlerësimi i figurës, ku do të angazhohet DSIK, SHISH, SHKBÇA. Për gjyqtarët dhe prokurorët do të kontrollohen tabulatet telefonike, apo do të merren në konsideratë fotografi të tyre me persona të inkriminuar.

PROJEKTLIGJI I RIVLERESIMIT

NENI 8

Zgjedhja e kandidatëve nga Kuvendi

1. Komisioni parlamentar që mbulon çështjet ligjore shqyrton dhe vendos për rekomandimet e dhëna nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe miraton listën e konsoliduar/tërësore të aplikuesve brenda 5 ditëve nga depozitimi i saj.

2. 1/5-a e deputetëve, brenda 5 ditëve, ka të drejtë të kërkojë votimin e rrëzimin e listës së konsoliduar/ tërësore në seancë plenare. Kuvendi voton në seancën e radhës me 2/3-at e anëtarëve të tij.

3. Në rast se Kuvendi rrëzon listën e konsoliduar, sipas paragrafit të mësipërm, procesi i rivlerësimit përfundon pa sukses.

NENI 9

Votimi i kandidatëve në seancë plenare

1. Votimi i kandidatëve bëhet brenda 30 ditëve nga miratimi i listës së konsoliduar/tërësore. Për zgjedhjen e kandidatëve, Kuvendi zhvillon deri në tri votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga miratimi i listës së konsoliduar. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës.

2. Anëtarët e Kuvendit përzgjedhin në listën e konsoliduar kandidatët për secilin vend vakant dhe 5 (pesë) kandidatë zëvendësues.

3. Kandidati fitues është ai që ka marrë jo më pak se dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

4. Në rast se edhe pas votimit të tretë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar dhe numri i vendeve vakante është i paplotësuar, zgjedhja bëhet nëpërmjet shortit manual publik, të organizuar nga Presidenti i Republikës.

NENI 10 Shorti

1. Shorti për plotësimin e vendeve vakante hidhet nga lista e konsoliduar/tërësore e parashikuar në nenin 8, paragrafi 1, i këtij ligji.

2. Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit dhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ftohen për të tërhequr shortin.

3. Të gjithë të pranishmit ftohen të nënshkruajnë procesverbalin, i cili pasqyron procedurën e shortit.

4. Kandidatët e zgjedhur me short dekretohen nga Presidenti i Republikës brenda tri ditëve.

NENI 25

Deklarimi i pasurisë

1. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, së bashku me deklaratën e pasurisë, paraqesin të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

2. Nëse subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrimin e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit.

3. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, apo persona të tjerë të lidhur, të deklaruar në cilësinë e dhuruesit, huadhënësit ose huamarrësit, nëse konfirmojnë këto marrëdhënie, kanë detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

4. Deklarimet e interesave private dhe pasurore të paraqitura më parë te ILDPKI mund të përdoren si provë nga Komisioni dhe Kolegji i Apelimit.

FATION BINJAKU

Prokuroria: Katër zyrtarët e arrestuar në Rinas ‘krijuan kushtet për supergrabitjen’

Pesë persona u arrestuan dje në mbrëmje me urdhër të Prokurorisë së Krujës në lidhje me supergrabitjen e ndodhur në Aeroportin e Rinasit tri ditë më parë.

Organi i akuzës ka urdhëruar ndalimin e disa drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, në vijim të hetimeve të nisura për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve, ngjarje e ndodhur të enjten, më datë 30.06.2016.
Burimet zyrtare thanë se Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen dhe në bazë të veprimeve të deritanishme, drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni.

“Prokuroria e Krujës ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambientet e brendshme të Aeroportit të Rinasit”, thanë më tej burimet.

Sipas tyre, deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Krujës, e cila po heton mbi veprimet e personelit të sigurimit, dyshon se kanë shpërdoruar detyrën dhe ka nxjerrë urdhër ndalimi për pesë persona, përfshi tre zyrtarë të kompanisë së sigurisë së aeroportit, shoqëruesin e parave nga banka dhe një zyrtar teknik të Rinasit.

  1. Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”
  2. Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
  3. Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
  4. Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë
  5. Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë mbrëmjen e së Premtes (dt. 01.07.2016). Ndërkohë, hetimi për vjedhjen po kryhet nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ka dyshime se vepra penale është konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Rama për foton me Obamën: Nuk kam frikë nga drejtësia si Basha e Berisha

*Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per çeshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne New York dhe eshte takuar me delegacionin shqiptar ne SHBA ne vitin 2012
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme lajmet mbi foton e tij me Presidentin amerikan Barack Obama dhe faktin se një shtetas shqiptar në SHBA po gjykohet mbi financimin e fushatës elektorale të kandidatit. Sipas Ramës, kjo foto po përdoret qëllimisht për propagandë, ndërsa mohon të ketë marrë pjesë në ndonjë organizimin elektoral të Presidentit Obama, apo të ketë kryer ndonjë pagesë, sic shkruajnë mediat.

“Duke shprehur keqardhjen per manipulimin mediatik dhe propaganden e baltes lidhur me nje foto te vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marre pjese ne ndonje organizim elektoral te Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonje pagese, per te marre pjese ne nje organizim te kesaj natyre. Sepse ligji amerikan ndalon perfshirjen e cfaredolloji te shtetasve te huaj ne fushate ne Shtetet e Bashkuara.
Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per ceshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne New York dhe eshte takuar me delegacionin qe tone ne SHBA ne vitin 2012. Por ne menyre kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames per te realizuar fotografine e takimit me Presidentin Obama”, citon ne nje njoftim Drejtoria e Komunikimit e qeverise.

Më tej, Rama i drejtohet përfaqësuesve të opozitës, Bashës dhe Berishës me një pyetje, ndërsa u thekson se ata të dy duhet të përqëndrohen tek Reforma në Drejtësi.
“Nderkohe qe duke perfituar edhe nga ky rast, kryeministri i ben thirrje edhe njehere Lulezim Bashes te fokusohet tek reforma ne drejtesi dhe respektin e tij per drejtesine ne Shtetet e Bashkuara, ta tregoje duke mbeshtetur projektin kushtetues te Reformes ne Drejtesi qe eshte hartuar me kontributin e cmuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Edi Rama nuk ka frike nga drejtesia, nuk ka frike nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te drejtesise, nuk ka frike nga pavaresia e anetareve qe do te bejne vetingun e gjykatesve e prokuroreve, po Lulezim Basha me Sali Berishen pse i tremben faktit qe ata qe do te gjykojne prokuroret dhe gjykatesit, do te perzgjidhen nga Shba e BE?!”, citon zyra e shtypit tekryeministrit.

Rama shigjeton më tej krerët e opozitës duke i sfiduar me largimin e duarve të partive nga sistemi i drejtësisë.
“Eshte koha e te vertetes per krimet, akuzat, genjeshtrat dhe te verteten mund ta thote vetem nje drejtesi e çliruar nga kthetrat e vendeve te rezervuara te partive ne sistem. Edi Rama dhe shumica jane gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulezimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk jane gati?!”

Bushati-Athinës: Greqia s’ka punë në Himarë

 Ministrat e Jashtem, Bushati dhe Kotzias

Ministria e Jashtme ka reaguar sot lidhur me një deklaratë të Athinës për sherrin e djeshëm në Himarë mes banorëve të zonës dhe Këshillit bashkiak të këtij qyteti.

Ky sherr u interpretua nga Athina si një cënim i të drejtave të minoritetit.

Ndërkohë, sot ministria e Jashtme i bën thirrje Greqisë të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë duke konfirmuar edhe njëherë se nuk ka asnjë fakt që të pretendohet se Himara është hapësirë minoritare.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë, shpreh keqardhjen që Greqia fqinje kërkon të instrumentalizojë aktet e padenja të kryera dje nga disa individë në Himarë, duke synuar të përfshijë në to çështje të respektimit të të drejtave të minoritet grek në Shqipëri. Rasti në fjale po trajtohet nga organet kompetente shqiptare. Në këtë kontekst, reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqise përbën ndërhyrje të përsëritur në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe bie ndesh me angazhimin e Greqisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

“Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare. Përpjekjet e vazhdueshme për të instrumentalizuar çdo pakënaqësi individuale ose kolektive, synojnë shtrëmbërimin e realitetit të bashkejetesës së shkëlqyer midis popullsisë shqiptare dhe minoritetit grek, i cili gëzon të drejta të plota, në baze të legjislacionit vendas, si dhe normave dhe konventave ndërkombetare”, vijon më tej njoftimi për shtyp.

Një ditë më parë diplomacia greke reagoi lidhur me ngjarjet në Himarë. Në një deklaratë ajo kërkon që qeveria shqiptare të mbajë qëndrim ndaj kësaj ngjarjeje dhe të mbrojë të drejtat e minoriteteve. “Dënojmë ngjarjet në këshillin bashkiak të Himarës. Qeveria shqiptare të mbajë qëndrim. Jini në lartësinë që kërkon Europa dhe ndërkombëtarët. Thirrje për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve”, thuhet në reagimin e MPJ greke.

Erion Veliaj vizitë në Moskë

Më 30 qershor është çelur në Moskë Forumi i VI-të Ndërkombëtar Urban (mosurbanforum.ru), ku po merr pjesë edhe delegacioni shqiptar me në krye kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njofton përmes një kumtese Ambasada ruse në Tiranë, transmeton Koha.net.

Veliaj ishte ftuar dje në seancën plenare të Forumit me temë “Revolucioni teknologjik. Axhenda për menaxhimin e qyteteve”, ku rrëfeu për përvojën e Bashkisë Tiranë në përmirësimin e infrastrukturës së kryeqytetit shqiptar, si dhe për aplikacionin “Tirana Ime” në veçanti.

Në kuadër të Forumit, Veliaj mbajti gjithashtu një takim me përfaqësuesit e Unionit të Qyteteve të Rusisë, me të cilët diskutoi mbi vendosjen e bashkëpunimit midis bashkive të dy vendeve tona.

Që nga viti 2011 Forumi Urban i Moskës mbahet nën kujdesin e Bashkisë së Moskës dhe mbledh ekspertë, arkitektë, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve shtetërore nga vende të ndryshme me qëllim trajtimin e çështjeve dhe objektivave të urbanistikës moderne dhe dizajnimin e hapësirave komode urbane.

Grabitja disamilionëshe në Rinas – Arrestohen 10 punëtorë të kompanisë private

Janë arrestuar edhe 16 persona të tjerë nga Policia e Krujës

Policia e Shqipërisë ka arrestuar 10 punëtorë të kompanisë private të sigurisë “Nazeri 2000”, pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit në Shqipëria.

Kjo kompani private ishte një nga të angazhuarit për transportimin e parave dhe punëtorët e saj ishin në vendngjarje kur u realizua grabitja.

Sipas mediave në Shqipëri, janë arrestuar edhe 16 persona të tjerë nga Policia e Krujës.

Policia: Në Rinas u grabitën 10 milionë euro

Një ngjarje tjetër e pazakontë ndodhi mesditën e djeshme në Aeroportin e Rinasit gjatë momentit kur paratë po ngarkoheshin në avion.

Tre grabitësit thyen portën hyrëse pranë pistës dhe rrëmbyen disa milionë euro teksa ngjiteshin në një avion me destinacion Vjenën.

Tre persona të armatosur kanë hyrë me forcë në gardhin rrethues të Aeroportit të Rinasit dhe në mes të pistës ku ulen e ngrihen avionë, mundën të grabisin në kërcënimin e armëve një shumë të madhe valute, gjatë momentit që ata po transportoheshin nga makinat e blinduara drejt bordit të avionit.

Sipas News24, dyshohet se shuma e grabitur kap shifrën e rreth 10 milionë eurove dhe si grabitja ashtu edhe largimi është kryer në një mënyrë befasuese, duke zbuluar njokohësisht edhe paaftësinë në këtë rast të strukturave të sigurisë, shtetërore dhe private në Aeroportin e Rinasit.

Aeroporti vëzhgohet në të gjitha anët me kamera sigurie, madje edhe momenti i grabitjes është filmuar, por ndërhyrja për të ndaluar autorët ka qenë mjaft me vonesë.

Kjo ngjarje i shton një tjetër bilanc negativ sulmit që u është bërë kompanive private që transportojnë vlera të mëdha monetare për llogari të bankave të nivelit të dytë.

Xhon Juncaj: Krenar të shërbej si prokuror amerikan në Shqipëri

Ambasada amerikane ka zgjedhur që një prokuror shqiptaro-amerikan të japë mesazhet për publikun shqiptar, pak ditë para votimit të reformës në drejtësi.

Prokurori Xhon Juncaj tha se një vend e bën të madh mundësitë e barabarta që u jep të gjithë qytetarëve.

“Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi. Babai dhe nëna im si shqiptarë do t’ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanikë dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve.

Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin.

Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroi me krenari.

Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë, si amerikan krenar ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen”, tha ai.

Reforma në Drejtësi: Lu takohet me disa deputetë të PD-së

Ambasadori Amerikan, Donald Lu ka nisur takimet e ndara me disa deputetë të PD-së. Këto takime vijnë në një kohë kur PD refuzon të votojë draftin për reformën në Drejtësi, pa marrë vendet e rezervuara në katër institucionet që krijohen në të.

Sipas burimeve të “Panoramës” Lu mendohet se këto takime po i bën në kuadër të votimit të 21 korrikut, kur reforma së bashku me ndryshimet kushtetuese shkon në  Parlament për votim.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh reformën me vota të trafikuara, siç quan ai votat e supozuara brenda grupit të PD-së që mund të bashkohen me mazhorancën.

Sipas burimeve, takimet e ndara me deputetë të PD-së do të vazhdojnë deri në ditën e votimit të reformës.

Po kështu, mësohet se në mesin e tyre ka qenë edhe Astrit Patozi, me të cilin është takuar në Hotel Rogner.

Mesila Doda: Ndjesë Doktor, s’të besova kur the që Blushi vodhi dorëshkrimin e gjyshit

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda akuzon nga Crans Montana deputetin e PS Ben Blushi se i ka vjedhur propozimin për ndryshimin në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Madje ironizon se paska pasur të drejtë Berisha që e akuzonte Blushin se kishte vjedhur dorëshkrimin e gjyshit, duke kërkuar njëfarë ndjese se nuk e kishte besuar doktorin atëherë. Ja çfarë shkruan në rrjetin social Facebook Doda, teksa i përgjigjet ironisë së deputetit Blushi.

Ndodhem e ftuar në Forumin e Crans Montana, ku duhet të referoj mbi temën “Diplomacia parlamentare dhe ndëreligjioze” dhe për fat të keq nuk jam e pranishme në seancën plenare ku po mësoj se bolsheviku në tentativë,

Ben Blushi ka ironizuar mbi autorësinë e amendamenteve të paraqitura nga PDIU.

Në fakt, derisa thonin për zgjedhjen e Presidentit edhe mund të mbroheshin se tek e fundit flasim për zgjedhjen e një institucioni dhe thonin ide që e kemi përmendur është, ju e keni çuar propozim tek Komisioni Reformës Kushtetuese ne e çojmë amendament në Kuvend.

Plagjatura doli zbuluar, kur mori propozimin për Presidentin dhe i shtoi edhe amendamentin tjetër të PDIU, atë të Referendumit për Kushtetutën, pasi kalon në Parlament.

I ndryshuan vetëm numrin jo 2/3, por 2/5…

Ça të them? Kur doktori thoshte që vidhte dorëshkrimin e gjyshit nuk e besoja…

Paskam gabu doktor…”, shkruan Doda në rrjetin social.


Send this to a friend