VOAL

VOAL

Alfano jep alarmin: Sacra Corona Unita po rivendos kanalet e drogës me Shqipërinë

Mafia italiane po furnizohet gjithnjë e më shumë me drogë nga Shqipëria.

Në provincën e Brindisit mund të konsolidohen më tej marrëdhëniet ndërmjet mafies lokale dhe grupeve të organizuara shqiptare për importimin e sasive të mëdha të drogës. Afërsia me Kalabrinë mund të favorizojë përdorimin e kanaleve të furnizimit të ofruara nga klanet mafioze

Është ky pohimi i ministrit të Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano, i cili ka folur në parlament për rritjen e mafias pulieze Sacra Corona Unita. Raporti i referohet aktivitetit të Dia-s italiane (Drejtoria e Investigimit Antimafia) dhe tregon gjendjen e raportuar në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Sipas raportit të Alfanos, të rinjtë e angazhuar nga mafia pulieze janë pajisur edhe me armë.

Në zonën e Brindizit, tentakulat e SCU kontrollojnë tregun e drogës, duke rivendosur kanalet e vjetra te kondrabandës së cigareve me brigjet e përtejme të Adriatikut, me kontakte te rifreskuara në Vendin e Shqiponjave.

Të dhënat e mbledhura në terren janë konfirmuar edhe nga rrëfimet e ish-mafiozëve të penduar Ercole Penna, nga klani i mesanjezëve dhe Sandro Campana nga klani i tuturanezëve, dy trungjet e SCU (Sacra Corona Unita)”, shkruan ‘BrindisiReport’.

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, dy grupimet e SCU-së kanë rënë në kompromis për menaxhimin e trafiqeve të paligjshme, në radhë të parë të lëndëve narkotike. /HashtagAL

Rama: Ja për çfarë do bisedojmë me Vuçiçin në Nish

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për takimin me Aleksandër Vuçiçin në Nish të Serbisë.

Takimi është paralajmëruar nga homologu serb dhe thuhet se në të do të merrnin pjesë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Rama ka konfirmuar se do të ketë një forum ekonomik shqiptaro-serb. Këtë deklaratë Rama e ka dhënë për “Klan Kosovën”.

Ky forum biznesor që do të organizohet në Nish të Serbisë, sipas kryeministrit Rama ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”, thotë ai.

Rama shton se gjithçka ka nisur pas një bisede me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

“Duke pare rezultatet shume inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiç e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj”, deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova.

Ai e ka sqaruar se çka saktë do të ndodh në Nish dhe se nëse ka kërkuar që pjesëmarrës të jenë edhe qeveritarë nga Kosova.

“Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe  as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, është deklaruar Rama.

Rama thotë se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, mirëpo as nuk përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

“Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës”.

Në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, e po ashtu edhe për ndërmarrjen e masave që do ta lehtësonin të bërit ekonomi në mes të dyja vendeve.

“Do te flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona”.

Edi Rama, pas publikimit të lajmit në mediat serbe se Vuçiç e Rama do të takohen gjë që nxiti reagime në Prishtinë, u shpreh se i duket diçka qesharake.

A është pushuar dosja 60 milionëshe për Sherefedin Shehun?

A i ka të pastra letrat e ish-zëvendësministri Sherefedin Shehu, që synon të marrë një post të ri publik, Bashkinë e Dibrës?

Ministria e Financave, në vitin 2014 ka bërë kallëzim në Prokurori për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode dhe për zëvendësin e tij Sherefedin Shehu.

Kallëzimi i Ministrisë u bë për shpërdorim të detyrës dhe për shkelje në barazisë në tendera gjatë procedurës së tenderit për kredinë prej 250 milionë eurosh që ka përfunduar në buxhetin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës- Morinë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kombit”.

Në atë kohë u ngrit edhe një task force, madje u morën në pyetje edhe nëpunësit e komisionit të ofertave, por nuk dihet se si kanë përfunduar kjo dosje.

Në kallëzimin e Ministrisë së Financave thuhet se Bode dhe Shehu akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë euro.

Kjo, pasi tenderi është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe kredia është marrë ne dy banka me interes 13 %, ku dëmi ndaj shtetit llogaritet 60 milionë euro.

Në kallëzim thuhej se i gjithë procesi është kryer në shkelje të ligjit “Për huamarrjen shtetërore dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit “Për prokurimin publik”.

Përzgjedhja e fituesit është kryer në kushte të pabarabarta dhe jo transparente, duke favorizuar një ofertues kundrejt të tjerëve, dhe duke kryer vlerësim të pabarabartë të ofertave.

“Përveçse një borxh shumë i shtrenjtë me kosto reale rreth 13.3%, si pasojë e veprimeve të mësipërme dhe duke blerë borxhin më të shtrenjtë midis gjithë ofertave të paraqitura, i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerën 60 milionë euro”, theksohej në kallëzimin e Ministrisë së Financave.

Nga burime të prokurorisë mësohet se, Bode është mbrojtur me faktin, që këtë kredi e ka miratuar me një ligj të posaçëm parlamenti.

Këta janë tepelenasit që e drejtojnë Policinë e Shtetit – LISTA

Lapsi.al ka publikuar listën me drejtuesit kryesorë të policisë, të cilët për ‘koiçidencë’ janë të gjithë me origjinë nga Tepelena, njësoj si ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ka qenë Partia Demokratike ajo që ka folur e para për këtë situatë që në vitin 2014. Megjithatë, kjo mënyrë e drejtimit të policisë nuk është diçka e re për Shqipërinë, pasi gjatë kohës që qeveriste PD-ja, policia dominohej kryesisht nga persona që vinin nga Tropoja apo nga Kukësi.

Lista:

Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe.

Krasniqi: “Në Bibliotekën e Kuvendit marrin libra vetëm 3 nga 140 deputetë”

TIRANE – Vetëm 7 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë aktivë të Bibliotekës Kombëtare e parlamentare, dhe vetëm 3 prej tyre tërheqin libra. Këto janë statistikat që zbulon politologu Afrim Krasniqi, i cili thotë se ‘ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë’.

Por në raport me librin, Krasniqi thotë se shqiptarët po e braktisin çdo ditë e më shumë atë, pasi më shumë se gjysma e qytetarëve sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë.

“ Ne sot kemi numrin më të vogël të juristëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të akademikëve në historinë e Parlamentit, kemi numrin më të vogël të profesorëve në historinë e parlamentarizmit.”- shprehet Krasniqi.

Këtë konstatim, politologu Afrim Krasniqi e shoqëron me të dhëna shqetësuese për raportin që kanë me librin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Bibliotekën parlamentare nuk e kanë vizituar asnjëherë 133 përfaqësues të popullit.

“Nëse eurodeputetët përdorin 10 vajtja në 10 tërheqje nga bibliotekat dhe vizita pa fund në biblioteka për të marrë arkiva, të dhëna që i duhen për fjalimet e tyre dhe për punën e tyre, në Shqipëri ndodh që maksimumi 7 deputetë kanë vizituar ajo që quhet libraria e parlamentit dhe Biblioteka Kombëtare dhe vetëm 3 prej tyre rezultojnë që janë klientë dhe që tërheqin libra.”- deklaron Krasniqi.

Por politika duket se nuk është e vetmja që e ka refuzuar leximin. Sipas të dhënave më shumë se gjysma e qyteteve nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi.

“Shumica e librarive janë shndërruar në atë që quhet kafe ose qendra të lotove, ku gjenden disa libra dhe në aspektin e reklamimit të librit ne shohim një situatë paradoksale. Ne Shqipëria librat më të shitur janë librat e politikanëve.”- deklaron Krasniqi.

Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe lexuesit e saj, ku të dhënat me të shpeshta janë ato të panaireve.(ChannelOne)

Zheji: “Rama bleu heshtjen e Blushit duke i ofruar një post të rëndësishëm?”

Ben Blushi, kritiku i madh i Ramës dhe Rilindjes prej disa javësh nuk ka dalë më publikisht.

 

Fjalimet e tij të gjata në Kuvend plot akuza për Edi Ramën dhe disa nga ministrat janë kohë që janë harruar.

Mbi të gjitha ai nuk ishte fare aktiv gjatë kohës që në korridoret e politikës flitej për një largim të Metës dhe një aksion të Ramës për të bërë 71 votat.

Heshtja e tij ishte aq e dukshme saqë të shumta ishin fjalët se mes Ramës dhe Blushit kishte një pakt që në rast largimi të Metës, deputeti rebel të votonte kabinetin “Rama 2”.

Analisti Artur Zheji shkruan në një editorial në portalin “360gradë.al” se fjalët flasin për një post të rëndësishëm që iu ofrua Blushit.

 

“në mënyrë magjike dhe të pakuptueshme, ai (Rama) vuri në “gjumë” dhe “bleu” heshtjen e të “rrebeluarit elokuent” Ben Blushi. Se si ndodhi, e se si nuk ndodhi, askush nuk e thotë dot qartazi, por ndonjë postier enigmatik do të ketë hedhur në kutinë e postës të Ben Blushit, letrën me “recetën” dhe “formulën” çudibërëse. Dikush thotë ofertë e sigurtë e një posti të rëndësishëm, dikush tjetër thotë një temë për një roman, dhuruar nga kryeministri shok dhe armik, dikush tjetër, diçka krejt tjetër dhe më materiale. Por në fund të fundit kjo nuk ka fare rëndësi, në një periudhë shumë të vështirë për kryeministrin, Blushi, përmes heshtjes dhe strehimit në Dardhë apo diku tjetër, la të kuptojë se do të votonte një Qeveri Rama2. Efefekti Blushi ishte shumë i rëndësisishëm për Ramën sepse i siguronte atij një demoralizim të “rrebelëve” apo të pakënaqurve të tjerë potencialë”.

Vlorë – Antiterrori arreston të riun nga Kosova

Nën thirrjet “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, 29 vjeçari Dijar Xhema, ka tentuar të rrëmbejë tre persona në qytetin e Vlorës

Policia shqiptare njoftoi se njësitë Antiterror kanë arrestuar një 29 vjeçar nga Mitrovica e Kosovës. Dijar Xhema, pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me automjetin e tij tre persona. Sipas policisë, gjatë përpjekjes për rrëmbim, Xhema, i ka shoqëruar veprimet e tij me thirrjet në vende dhe ambiente publike si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”. Policia shpjegoi se gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Sipas policisë shqiptare e cila ia ka kaluar materialiet Pokurorisë për Krimet e Rënda, “ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Xhema, ka konsumuar elementet e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, të parashikuara nga Kodi Penal”.

Policia shpjegoi gjithashtu se “ky person paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit”.

Basha: Rama parashikon qelinë për gazetarët, neni 13 nuk do kalojë kurrë

Voal –  Partia Demokratike shprehet e vendosur për të ndalur nenin 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që sipas PD-së, i hap derën një censure të paprecendentë.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ‘kryeministri Rama fshihet pas djallëzisë së nenit 13 që parashikon dënimin e gazetarëve.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha thekson se Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm.

DEKLARATA E PLOTE E BASHES
Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve. Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara. Ky nen sdo te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit. Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj.

NENI 13

Neni 13 i projektligjit “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, pjesë e paketës për reformën në drejtësi, ka shkaktuar një shqetësim të madh dhe ka vënë në alarm mediat shqiptare. Sipas këtij neni, “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”. Dhe dënimi në kodin penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.

Izet Haxhia: Pse e vrau Fatmir Haklaj Azemin dhe skenari i Klosit për ta çuar Sali Berishën në Guantanamo

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, në një status të tijin në “Facebook” ka shpjeguar sipas tij arsyet e vërteta të vrasjes së Azem Hajdarit nga Fatmir Haklaj.

Haxhia shkruan se ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi kishte një plan për të sulmuar ambasadën amerikane dhe për të dërguar në Guantanamo Berishën.

Sipas tij, plani ishte që Azem Hajdari të merrte kreun e PD-së. Madje, në këtë plan ishte edhe Fatmir Haklaj, të cilit i kishte rënë në dorë një kasetë e takimit të Klosit me shkrimtarin De Villers, të librit “Shqipëria: Mision i Pamundur”.

Ndaj, Izet Haxhia shkruan se Fatmir Haklaj shkoi të takonte Azemin për kasetën në fjalë, për të cilën ai donte sipas Haxhisë, që ta dërgonte te Ambasada Amerikane.

Por Haxhia shkruan se Haklaj kuptoi që Hajdari ishte i lidhur me Klosin dhe i frikësuar për jetën e vrau që askush të mos e dinte se ai kishte në dorë kasetën në fjaë.

STATUSI I HAXHISE

Libri i De Villers, zbulon të verteten se perse e vrau Fatmir Haklaj, Azem Hajdarin. Vrasja e Azem Hajdarit, sipas drejtesise shqiptare, që ka dhene vendimin në të gjitha shkallet per të, eshte pa motiv. Perse e vrau Fatmir haklaj, Hajdarin.

Sepse kishte dore në vrasjen e vellait Shkelqimit? Nese do të kishte qene bash ky motivi i Fatmirit, ai nuk do të shkonte ta vriste Azemin para selise se Pd -se.

Fatmiri mund t’ia kishte bere priten azemit até nate në shume vende, rruges per në shtepi. Azemi nuk mund të mos e dinte nese Fatmiri ka shkuar per ta vrare, keshtu që nuk do të dilte nga selia, por do njoftonte Policine.

Si debutet dhe kryetare i Komisionit Parlamentare të Mbrojtjes që ishte Azemi, Policia ishte e detyruar të vinte ta ruante nga ata që kishin ardhur per ta vrare. Azemi i doli para Fatmirit se ishte i sigurte që ky nuk do ta vriste. Nese Azemi kishte arme në dore, kete e kishte Jo per tu mbrojtur nga Fatmiri, se persa i takon ketij do kishte vepruar ndryshe, dhe Azemi e dinte shume mire që nuk mund ti dilej perpara nje Fatmiri që kishte ardhur per ta vrare me pistolete apo kalashnikov.

Fatmiri shkoi ta takoj Azemin, per nje çeshtje që e dinin të dy. Fatmiri kishte shume burime informimi. Atij i kishin dhene nje kasete të nje bisede në Paris, mes Fatos klosit dhe De Villers, shkrimtarit francez që do shkruante librin ”Shqipria: Mision i Pamundur ”,i porositur dhe i paguar nga Klosi.

Izet-Haxhia1

 

Ne kete kasete Klosi i jepte udhezime De Villers per skenarin e librin, ku duhet të tregohej se si do behej nje atentat ndaj Ambasade amerikane, ku organizatore ishte nje terrorist Arab dhe Fatmir haklaj si bashkepuntor i tij.

Ne variantin e pare të librit, që u ndryshua per shkak të vrasjes se hajdarit, kete kerkonte ta vriste Fatmir haklaj, sepse kishte mesuar per planın e atentatit.

Domethene e kishin parashikuar edhe vrasjen e hajdarit, ne skenar, si të gjithe të tjereve, fatmirit ,mua etj Fatmiri i tronditur shume shkoi të takonte Azemin dhe t’i thoshte që te shkonin bashke në ambasaden amerikane per të dorzuar kaseten dhe denoncuar skenarin e klosit me atentat ndaj ambasades.

Azemi hezitonte sepse ai kishte lidhje me klosin, i cili i kishte garantuar se atentati do t’i ngarkohej salı berishes, dhe per kete do të perdorej si nje kamikaz i sajuar, Izet Haxhia siç trajtohet në librin e De Villers.

Fatmiri do të eleminohej nga Shiku, që të humbnin gjurmet e atentatit. Salı berisha do të dergohej në Guantanamo, që me të do të inagurohej si burg e keshtu azemi do të mbetej lideri i PD.

Nese gjerat do të kishin shkuar keshtu, sipas skenarit të klosit, do të ishte nje krim ndaj të gjithe të permendurve me perjashtim të Sali berishes që duhet të kishte patur kete fat që me 1997 per krimet e tij.

Pse Fatmiri nuk shkoi vete në ambasaden amerikane do thoni? Ai sapo mori kaseten ate dite dhe e kuptoi se ajo kasete ia rrezikonte jeten. Ai duhet të vepronte me shpejtesi. Nese shkonte vete në amabasade, mund të mos e prisnin akuzohej kerkohej per vrasje.

Nese u tregonte se cfare kishte në dore per të siguruar takım, njerzit e klosit do ta mesonin dhe do të kerkonin ta zhduknin bashke me kaseten ,para se të merrte takım me amerikanet.

Prandaj Fatmiri deshi ta takonte azemin, i bindur se edhe ky do të kishte interes të shkonte ne ambasade me të pasi në bisede permendej edhe azemi që i ishte vene koka në loje në skenar. Fatmiri as e imagjinonte se Azemi nuk do ta refuzonte të shkonte në ambasade.

Ne biseden e shkurter me azemin, Fatmiri, kuptoi se ky azemi ishte bere zarı i klosit per të shpetuar koken nga berisha dhe per të marre PD. Fatmiri u nervozua shume se e kuptoji që azemi do ta spiunonte direk tek klosi.

Ne keto kushte nervozizmi Fatmiri vrau azemin. Pas kesaj as që mund te imagjinohej që Fatmiri të shkonte në ambasade. Ne të vertet Fatmiri nuk kishte as besim te keta të ambasades per shkak të lidhjeve qe kishin me klosin. Ai donte të gjente nje lidhje direkte ne Uashington që të dergonte kaseten.

Ne librin e De Villers Fatmir haklaj bashkepunon me nje terrorist Al -Qaeda, të quajtur Hasan Mohamed Al -Jafari, ish shefi i sherbimeve sekrete sudaneze, njeri i rrjetit terrorist të Bin Laden per të cilin në liber thuhet se ngriti rrjetin e bin ladenit ne shqiperi. Ku Al Jafari, që në liber paraqitet sikur strehohet në Tropoje në shtepine e Fatmir haklajt, në fakt eshte sajuar si personazh nga De Villers mbi bazen e nje personi konkret, egjiptjanit Salah El -Sayed, nje terrorist i rrezikshem që erdhi në shqipri si nje punonjes i Fondacioneve bamirse arabe. Al -Jafari na jepet ne liber si të gjithe të dhenat e Salah El -Sayed, ai ishte i martuar me nje femer shqiptare, kishte shtepi në zonen e Oxhakut në Tirane, ku banonte familja e tij.

Salah El Sayedin e egzekutoi Renea në tetor 1998 në shtepine e tij në Tirane, ku e gjeten të fshehur në nje lavatriçe. Kete Salah el Sayed kishin bere plan ta conin në Tropoje, tek shtepia e Fatmir haklaj, me rekomandimin e klosit, por pa e ditur Fatmiri se cili ishte që ta kompromentonin.

Do t’i benin disa foto apo filmime me ane të agjenteve të tyre (edhe shume filmime tek emisioni ”Xhungel ”jane të bera fshehtas në ate kohe nga agjentet e klosit ),mund te ma prezantonin edhe mua si bamirse Arab pa e ditur se cili ishte ai. Ne liber Al-Jafari bisedon me Fatmir haklajn per atentatin, ben plan bashke me të, dhe të dy udhezojne Britan Maten, emri më te cilin paraqitem une Izet Haxhia në liber, se ku duhet ta çoje kamionin e ngarkuar me eksploziv në Tirane.

Kur të ndodhte atentati në realitet, Jo ne liber, se në liber do të pershkruhej me vone ,pra kur të ndodhte atentati tek ambasada amerikane, do të nxirrnin si prova fotot e Fatmiri dhe te mijat me kete Salah el -Sayed si prova, t’ua jepnin amerikaneve, që te dergonin Apache per të vrare fatmirin, se mua do më kishin vrare të paketuar brenda në kamjonin që do shperthente tek Ambasada amerikane në Tirane.

Te gjithe kete skenar të vertet e prishi vrasja e azem hajdarit, pas refuzimit të tij per të shkuar tek ambasada amerikane me Fatmir haklajn. Fatmir e regjistroi biseden e shkurter me azemin, ashtu siç kishin regjistruar Haklajt ngjarje të tjera. Dy kaseta kishte që Fatmiri i mbante me vete në trup në nje kuti metalike speciale, si kutite e duhanit. Kaseten që i derguan me biseden e Fatos klosit me De villers në Paris, dhe kaseten me biseden me Azemin mbremjen kur e vrau në Tirane.

Te dy keto kaseta ia moren në trup kur u vra naten e 4 nentorit 1999 dhe ato rane në doren e klosit. Botimi i pare i librit të De villers eshte ne 20 janar 1999. Libri ka 256 faqe në botimin e pare në frengjisht. Ne kete liber ngjarjet arrijne deri në mes të nendorit 1998. Per sa kohe e shkroi librin De villers ,duke llogaritur kohen që ju desh për redaktimin per procesin shtupshkrimit masiv. A mund të besohet që De villers e shkruajti librin per e shumta gjashte jave? ??

Nje liber që ben fjale per nje vend të panjohur për autorin, ku ai pershkruan sakte vende që nuk i ka njohur apo shkelur kurre, si ato në Tropoje apo Tirane. Ne Tirane ai pa vetem rrugen nga hotel ”Rogner ”,deri tek zyrat e shik, ku e priti klosi. Si shpjegohet që De villers pershkruan më saktesi disa muaj para se të ndodhte nje nga atentatet që iu bene fatmir haklajt gjate vitit 1999.

Libri i De villers permban te dhenat që mungojne që të zbulohet e verteta e vrasjes se Azem hajdarit. Te gjitha pyetjet që kane ngelur pergjigje gjate hetimeve të vrasjes,marrin pergjigje duke perdorur si prove në hetime kete liber. ……………………Ne ditet në vazhdim do tu tregoj rolin e berishes ne nxjerrjen nga selia të hajdarit. .kush e sajoi alibine e telofonates per azemin dhe pse? Pse nuk u kerkua kurre të gjendej telefoni i humbur i hajdarit. ..etj. .

Shqipëria ia kërkon Greqisë filmimet e vdekjes së mërgimtarit Marnikollaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, thotë se ka ndjekur hap pas hapi nëpërmjet të gjitha kanaleve zyrtare rastin tronditës të humbjes së jetës së shtetasit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një rajon policie të Athinës.

“Duke u shprehur familjareve ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje tragjike, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kërkuar nga pala greke bashkëpunimin e menjëhershëm dhe maksimal të të gjitha organeve ligjzbatuese”, është thënë në kumtesën e MPJ-së.

Kjo ministri ka thënë se nga kontaktet e deritanishme me autoritetet greke, bëhet e ditur se ekzistojnë pamjet filmike të ngjarjes, si dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

“Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjekë me vëmendje të veçantë rastin dhe kërkon nga autoritetet greke kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare”, thuhet në reagim. “Pala shqiptare mbetet në pritje të rezultateve paraprake të hetimit të nisur dhe bashkëpunimit të plotë të autoriteteve greke, duke rezervuar të gjitha të drejtat për trajtimin e mëtejshëm të rastit. Ambasada jonë në Athinë do të ndjekë në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t’i gjendet pranë të afërmve të viktimës”, thuhet më tej aty.

Deri në zbardhjen e plotë të situatës, MPJ fton të respektohet dhimbja e familjareve dhe të mos instrumentalizohet politikisht kjo ngjarje.

Shokon avokatja e Marnikollajt: Do shpëtonte por nuk iu dha ndihma e parë

Avokatja e Pëllumb Marnikollajt, që vdiq në Greqi brenda rajonit të policisë, ka dhënë deklaratën shokuese se ai kishte mundësi të shpëtonte nëse do t’i ishte dhënë ndihma e parë.

“Policia më tha se dyshohej për një tjetër vepër penale dhe do të arrestohej. Marnikollaj u hodh nga kati i tretë për shkak të arrestimit.

Atij nuk iu dha ndihma e parë. Nëse do t’i ishte dhënë, kishte mundësi të mbijetonte. Pas kësaj, humbën kontaktet me njerëzit e tij.

Në Polici më thanë se ai humbi jetën.

 

Rrëfen shoku i shqiptarit: Si e zbuluam që po e varrosnin në Greqi

Ka qenë shoku i ngushtë i shqiptarit ai që u interesua për fatin e Pëllumb Marnikollaj, i cili humbi jetën në policinë greke.

Në një rrëfim për “Shekulli”, i mbyllur në një nga burgjet e Greqisë, Besi M – shoku i ngushtë i 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, tregon sesi u interesua të gjente kontaktet e humbura me shokun që u zhduk papritur. Ai thotë se u interesuar nga burgu e më pas njoftoi vëllanë e viktimës.

“Ne, këtu nga burgu, bashkë me shokët jashtë dhe me ardhjen e familjarëve, se vetëm ata mund ta kërkonin aq thellë në polici apo kudo, – tregon Besi, – gjetëm një avokate, e cila mësoi se ai ishte i vrarë tek varrezat, gati për t’u groposur. Jo tek morgu ku mbahen viktimat. Duke pasur identitet, sepse firmoste çdo muaj në polici dhe duke e ditur se është shqiptar personi, e dërguan në morg në fillim dhe pastaj te varrezat për ta zhdukur, sepse e cilësuan si një person pa identitet dhe ngjarjen nuk e bënë publike. Pra, e mbajtën të fshehur për 9 ditë.

Ne, të shtunën, nga ora 4 e mëngjesit, na tha avokatja që ndodhet aty te varrezat, te frigoriferët. Një shoku im që është jashtë ka shkuar te varrezat që ndodhen në Agio-Anargiro bashkë me vëllanë, i cili nuk dinte greqisht, por ishte shoku që përkthente dhe fliste me ata që kishin trupin, por refuzonin ta tregonin apo t’i afroheshin.

Kur vëllai i Pëllumbit ka thënë se dua ta shikoj nëse është im vëlla dhe do ta nis në Shqipëri, është telefonuar policia dhe direkt kanë lejuar të shikojnë trupin që mbahej në frigorifer. Por kur e ka parë shoku im, direkt e ka kuptuar që kishte shenja dhune. Shoku ka kërcënuar duke u thënë se do t’i denonconte, sepse ishte rrahur keq. Ata janë frikësuar dhe u kanë thënë se nuk dinin asgjë dhe nuk kanë lejuar të afroheshin familjarët përveç doktorëve që njihnin policët.”

Vdekja e shqiptarit në mjediset e policisë greke, familja bën kallëzim për vrasje

Familja e 28-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, i cili ka gjetur vdekjen në rrethana misterioze brenda ambienteve të Policisë greke, është e bindur se djali i saj është vrarë. Pasditen e së shtunës, familjarë të tij kanë bërë kallëzim penal për veprën penale të vrasjes në Policinë e Lezhës, e cila ka nisur hetimet për rastin.

Trupi i Marnikollajt u soll dje nga Greqia dhe i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore në Tiranë, për të zbardhur shkaqet prej të cilave ai humbi jetën. Ende nuk ka përfunduar autopsia, e cila do t’u dorëzohet hetuesve në Lezhë dhe mbi bazën e saj do të kryhen veprimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut Marnikollaj.

Në një komunikim të shkurtër në hyrje të banesës së tij, në Rrilë, Nikoll Marnikollaj, babai i të riut, ka deklaruar se, nëse djali tjetër që kishte shkuar prej disa ditësh në Greqi nuk do të kishte insistuar me forcë për të mësuar fatin e të vëllait, kufoma e tij nuk do të ishte gjetur ende.

Vëllai, Artan Marnikollaj, ishte njoftuar nga shoku i Pëllumbit se herën e fundit që e kanë dëgjuar gjallë, ai ka qenë duke hyrë në rajonin e Policisë “Kato Patisia”, në Athinë, ku e kishin thirrur për ta marrë në pyetje. Më tej nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ajo që dihet është se Pëllumb Marnikollaj ka humbur jetën.

Policia greke njoftoi se shqiptari ndërroi jetë duke u hedhur nga kati i katërt i godinës së Policisë. Sipas saj, ndaj 28- vjeçarit ishin ngritur akuza të tjera dhe për këtë arsye ai ndërmori veprimin ekstrem.

Kjo deklaratë e Policisë greke bie ndesh me atë që ndodhi realisht, pasi trupi i pajetë i të riut u dërgua në varrezë publike, pa identitet, duke ia lënë në dorë shtetit për ta varrosur, edhe pse vdekja kishte ndodhur në ambientet e Policisë.

Misteri shtohet më tepër, kur në fshehtësi të plotë, Policia u ka kërkuar drejtuesve të varrezës “Agio Anargioro” për ta varrosur Marnikollajn si person të paidentifikuar.

“Sikur kërkimet e djalit, Artanit, të kishin zgjatur edhe një ditë tjetër, trupi i Pëllumbit do të zhdukej dhe nuk do ta kishim gjetur dot”, u shpreh babai. Trupi i pajetë i 28- vjeçarit prej 10 ditësh është mbajtur në frigoriferin e varrezave dhe do të varrosej pa emër, ndryshe nga ligji grek, i cili parashikon mbajtjen e kufomave të paidentifikuara për 1 muaj.

Trupi i pajetë, pas ekspertizës, i është dërguar familjes, e cila paraditen e sotme do të përcjellë për në banesën e fundit djalin e saj. Asnjë send personal nuk u është kthyer pas familjarëve të tij.

Familja Marnikollaj pret që të përfundojë sipas zakoneve ceremoninë mortore për të nisur një betejë ligjore në kërkim të drejtësisë për djalin e tyre të vdekur në rrethana krejtësisht të paqarta.

Ata thonë se nga dëshmitë dhe rrethanat se çfarë ka ndodhur pas datës 3 gusht, janë të bindur se djali i tyre është vrarë, pasi nuk kishte asnjë arsye apo motiv që të kryente vetëvrasje.

ELVIS HILA

Vettingu – ekspertët e huaj pritet t’i përgjigjen sot oponencës së PD-së

TIRANE-Komisioni i Posaçëm parlamentar i Reformës në Drejtësi do të presë ekspertët ndërkombëtarë për t’u mbledhur. Pritet që deri brenda ditës së sotme, këta ekspertë që asistuan të gjithë procesin e hartimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjet që e shoqërojnë atë, të japin opinion të tyre në lidhje me oponencën që i ka bërë Partia Demokratike, projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç quhet ndryshe ligjit i “vettingu”-ut.

Në mbledhjen e fundit që pati Komisioni i Reformës në Drejtësi, ekspertët e PD-së parashtruan disa kritika në lidhje me këtë projektligj. Oponenca e PD-së iu dorëzua ekspertëve të BE e SHBA, OPDAT dhe Euralius, të cilët do të vlerësojnë se sa afër apo larg konsensusit me draftin e “vetting”-ut janë ato që propozon opozita. Më pas pritet që të caktohet edhe një datë për seancën parlamentare, e cila do të votojë projektligjin, që tashmë është një tjetër kusht i ndërkombëtarëve për t’u miratuar brenda muajit gusht, në mënyrë që t’i paraprihet opinionit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në fund të këtij viti. Janë 10 çështje të kundërshtuara nga PD për këtë projektligj dhe që janë detajuar në 55 faqe material të argumentuar.

Noka: “Tahiri e takoi më 12 Gusht Balilin në Ksamil”

TIRANË-Deputeti i PD, Flamur Noka ka bërë një denoncim këtë të diel ku në qendër të akuzës ka ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, Tahiri vijon axhenden e trafikut duke bere takime me super te kerkuar si Klement Balili, qe njihet si ‘Baroni i Ballkanit’. Noka i kerkon kryeminstrit te vertetoje te kunderten.

Ja deklarata e Nokes

“Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që ministri i Brendshëm është në krye të një bande të organizuar të narkotrafikut. Pas udhëtimit në Itali së bashku me disa anëtarë të organizatës mafioze Sacra Corona Unita, Saje Qorri nuk ka reshtur së vazhduari me axhendën e trafikut. Meqënëse Rama nuk dënjoi të kthejë asnjë përgjigje për këtë shqetësim të ngritur, sot kemi një pyetje tjetër për Ramën dhe kryeqehajain e tij Tahiri.

Ku ka qënë Tahiri mbrëmjen e datës 12 Gusht?
A ke kaluar një mbremje konfidenciale në Ksamil me drejtorët Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës dhe çfare bisede u bë aty?

A ishin pjesë e këtij takimi edhe vëllezërit Habilaj dhe Klement Balili dhe me çfare cilësie ishin pjesë e tavolinës ministrit ?
Meqënëse kryeqehajai i Ramës ka axhendë të zënë me takime me narkotrafikatët më të mëdhenj të Ballkanit e Italisë për të garantuar trasportimin e sasisë më të madhe të kanabisit që ka parë ndonjëherë vendi, po presim përgjigje nga Rama. Shqiptarët kërkojnë të dinë të vërtetat e këtij krimi që ka mbuluar vendin. Pse organizohet nga qeveria? Pse menaxhohet nga ministri e vartësit e tij? Çfarë problemi ka Z Rama që fshihet dhe përpiqet ta fshehë këtë krim shtetëror me pasoja për vendin? Ndaj Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën.”

Berisha: “Dyfytyrësia e Ramës, shmang “vetting-un” për gjyqtarin e Strasburgut”

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po tregohet me dy fytyra krahas procesit të “vetting-ut”.

Sipas Berishës, Rama po shmang “vetting-un” për emërimin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg, ndërsa kërkon ta zbatojë atë për emërimin e gjyqtarëve në Shqipëri.

Sipas tij, kryeministri po e bën këtë gjë që të emërojë në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafajt.

STATUSI I BERISHES

Dyfytyresia e Edi Rames eshte pafytyresi e neveritshme!!

Te dashur miq, dje neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama botoi listen e personave qe sipas sekretarit te pergjithshem te mafies qeveritare, Agaçi kane konkuruar per t’u kandiduar nga Shqiperia si gjykates ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Sikunder njoftuam nje dite me pare listen e kryesonte kunat Xhafa.

Dyfytyrsia e Edi Rames qendron ne faktin se per te derguar gjykatesin shqiptar ne Strasburg nuk nevojitet Vettingu, proces qe me Kushtetute eshte i detyruar per cdo kandidat per gjykates apo prokuror ne sistemin gjyqesor te Shqiperise. Pra Edi Rama ka nje standart, nje fytyre per Europen dhe nje standart, apo fytyre te dyte per Shqiperine, gje qe do te thote pafytyresi e neveritshme.

Shkaku i ketij qendrimi te pafytyre i shmangies nga vettingu, qendron ne pallatet e Kunatit te Fatmir Droges dhe per shkak te pasurive te fshehura dhe te pafshehura te Kunat Xhafes, ndaj duhet ne kete rast te shkelet Kushtetuta dhe Kunati te perjashtohet nga vettingu.

Qesharak eshte pretendimi se jane perzgjedhur nga nje komision i veçante.

Kjo sepse, ky komision nuk ka asnje tager te thyeje Kushtetuten, te zevendesoje procesn e vettingut, qe duhet te behet nga vetore te perzgjedhur sipas procedures kushtetuese dhe jo broçkullave te Rames!

Per te mos u ndalur pastaj tek anetaret byk te komisionit si Metani, qe ka mezidiplome me te gjitha 5-sa dhe 6-ta dhe nje koficent intelektual etiko-moral nen Agaçin, apo Traja, ndaj te cilit ekziston para publikut nje çeshtje e forte etike por dhe ligjore ende e pazgjidhur, apo Luan Omari, nipi i diktatorit stalinist Enver Hoxha etj.

I bej thirrje parlamentit, Presidentit te mos lejojne nisjen e emrave qe kane ndertuar parajsen e tyre mbi krimin, drogen, kunaterine por te imponojne zbatimin e Kushtetutes! sb

Raporti sekret – 363 zona me hashash në Shqipëri

Një raport sekret i agjencive ligjzbatuese ne Shqipëri ka listuar plot 363 zona, ne te cilat kultivohet kanabisi. Dokumenti qe disponon Vizion Plus, është hartuar edhe me ndihmën e partnereve nga Gjermania dhe Italia, duke dhëne nje panorame te plote te trafikut te hashashit qe gjeneron miliarda euro fitime.

Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesor të kanabisit në Europë duke mundur te kaloje mbi nje mije ton marijuane ne vit. Trafikantet nga Jugu ne Veri bashkëpunojnë me drejtues lokale dhe oficere te policisë, per te garantuar mbrojtjen e parcelave me droge kundrejt pagesës prej 10 euro per rrënje, ose duke dhëne si këmbim 30 perqind te prodhimit ne fund.

Te dhënat sekrete kane evidentuar se trafikantet veç bandave te armatosura, po përdorin edhe dronet per kontrollin e hapësirave me kanabis. Për here te pare kjo teknologji është zbatuar ne Kruje dhe sipas te dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe ne zona te tjera.

Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona te tera ne juglindje, veri, ne Fier, Berat e Skrapar, apo edhe ne Mat, Kruje e Dibër.

Trafikantet gjithashtu janë kujdesur te sigurojnë fara kanabisi qe sigurojnë rritje te shpejte dhe me cilësi. Gjithë sasia e hashashit kalon ne perëndim, por ketë radhe, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Se fundmi, tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër – Mali i Zi – Serbi – Hungari dhe më pas në Gjermani.

Ne tregjet perëndimore, marokenet janë drejtuesit kryesore te trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushte me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin ne Itali e Greqi, e me pas dhe ne Holande, France, Hungari, Ceki, Austri e Gjermani.

Raporti thekson se çdo vit ne europe harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare. Vetëm nje dite me pare ne jug te Italisë, policia arrestoi disa shqiptare, te cilët kishin transportuar me gomone plot 2 ton hashash.

Veseli: Demarkacioni kryhet më 1 shtator, s’ka vend për harta jugosllave

PRISHTINË – Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret që më një shtator çështja e demarkacionit me Malin e Zi të përfundojë.
“Unë pres që të kryhet më 1 shtator demarkacioni dhe nuk humbim asnjë metër. Është fakt real se ky është kufiri jonë”, ka thënë Veseli në transmetuesin publik. Ai shtoi se mosratifikimi i demarkacionit do t’i prishte punë Kosovës dhe do t’i pengonte rrugën në drejtimin perëndimor.
Veseli përmendi argumentet e disa ekspertëve opozitarë në debatin e 3 gushtit, por siç tha ai, nuk është i prirë tu besojë hartave jugosllave dhe mendësisë jugosllave, por do t’i besojë Shteteve të Bashkuara, miqve evropianë dhe ekspertëve të komisionit shtetëror.
“Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi do të kalojë. Duhet ta dimë vetëm një fakt se Kosova fiton shumë me këtë demarkacion kur ta miratojë. Ndërsa nëse nuk do të bëhej, e ardhmja është e panjohur. Ne duhet të bëjmë vendimmarrje historike më 1 shtator dhe t’i hapim perspektivë vendit për reforma dhe zhvillim ekonomik, për ta ndryshuar cilësinë e jetës”, tha Veseli.

Pollo: “Në vdekjen e 17-vjeçarit në Sharrë ka gisht edhe kreu i PS në Peqin”

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo në një status në rrjetet sociale hedh akuza të forta për kreun e degës së Partisë Socialiste në Peqin, si person që ka lidhje me vdekjen e të riut në Sharrë disa ditë më parë.

Sipas Pollos, ai “ka shkelur rëndshëm rregullat e sigurimit teknik me pasojë vdekjen e një 17 vjeçari” dhe “është arratisur e fshehur pasi prokuroria i preu urdhër-arrestin”.

Statusi i Genc Pollos:

E pabesueshme por e vërtetë!
E pabesueshme në një vend normal.
E vërtetë në Shqipërinë rilindiste.
Që kreu i degës së Partisë Socialiste Peqin:
1.-të ketë rastisur ish hajdut i dënuar për vjedhje të pasurisë socialiste nga gjykatat e Partisë së Punës;
2.-të jetë dëbuar nga Italia pas horrllëqeve me “mishin e bardhë”;
3.–të ketë marrë nje license të paligjshme nga bashkia socialiste Tiranë e me të të bëjë goxha para me plehrat e qytetit;
4.-të ketë punësuar të mitur në të zezë;
5.-të ketë shkelur rëndshëm rregullat e sigurimit teknik me pasojë vdekjen e një 17 vjeçari;
6.-dhe të jetë arratisur e fshehur të fshihet pasi prokuroria i preu urdhër-arrestin.
Të gjitha këto nuk janë “normale” por ja që ndodhën.

Ajo që trondit më shumë nga të gjitha është heshtja e udhëheqjes politike. Asnjë fjalë nga socialistët peqinas, nëse ka mbetur ndonjë syresh në strukturat rilindiste. Nuk ka qendrim “na turpëroi, të ikë, ta heqim” ose edhe ” e duam Edurimin, është djalë i mirë, nuk ka faj po e baltosin kot”.

Asnjë llaf nga Veliaj, (përveç ca mallkimeve kalimtare për opozitën e ca kërcënimeve për romët e avokatët e tyre), nga këshilltarët socrilindistë e aleatët ls-integristë (që votuan për kontratën e plehrave) apo nga PS e Tiranës për tragjedinë e për skandalin e Sharrës.

Asnjë tingull nga FREShi zhurmatar që duket i memecosur para fatkeqsisë së të riut e shkaktarëve të saj. As edhe një togfjalësh nga shefrilindisti, i cili shfaqet aty këtu për të shpjeguar gënjeshtrat e stadiumit e për të mallkuar sipas rastit median e opozitën, por nuk bëzan për mynxyrën që bëjnë njerëzit e tij nën hundën e tij. As edhe një thirrje Edurimit të tij për t’ju dorëzuar Policisë.

As keqardhje e ngushëllim për Arditin e të tijtë, as kritikë apo qoftë dhe pyetje për licencen dhënë Edurimit e zullumet që pasuan atë.

E shpreha shqetësimin për këtë lloj mosreagimi dy muaj më parë me rastin e arrestimit të Elvis-Ervin-Enver Roshit (e gjeni më poshtë nëse përsëritja nuk ju mërzit) duke argumentuar se kjo heshtje është në fakt shumë më e rëndë e më keqe se vetë skandali apo krimi. Eshtë në fakt një apologji latente e skandalit dhe e krimit.

Që atëherë E.E.E. Roshi, në arrest shtëpie, u shfaq dy herë publikisht: për të nënshkruar me një kompani private një kontratë tre milion euro për sistemime e ndërtime në një përrua si dhe për të shtruar iftar për punonjëset e bashkisë të gjinisë femërore.

Në Jug vjen Nikolas Gage, që e quan Himarën ‘greke’. Nesër protesta

Një projekt prej 3.5 milionë euro për zhvillimin urban të qytetit të Himarës ditën e diel do të pritet me protesta nga banorët e Himarës. Projekti i rregullimit të qendrës së Himarës, do të prekë gjashtë objekte si dhe toka të cilët banorët po e kundërshtojnë.

Ata thonë se kanë pak informacion ose aspak për këtë projekt. Ndërkohë kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro për Top Channel u shpreh, se çdokush ka të drejtë të protestojë, por ai është një projekt për të gjithë qytetarët.

“Ky projekt i zhvillimit të qendrës së Himarës është një projekt i cili duhet të bëhet për 500-600 familje të tjera , që ata të jetojnë më mirë, dhe mundësi zhvillimi. Po ashtu dhe biznesi në qendër të Himarës do të dyfishohet duke krijuar mundësinë të jetojnë më mirë. Prishjet që do bëhen janë gardhe dhe mure rrethues që janë ngritur në vite dhe me bërjen e këtij projekti për zhvillimin e qendrës së Himarës do të ketë më shumë rrugë, parkime, kënde lojërash për fëmijët,” shprehet Goro duke shtuar se  projekti ka më shumë se dy vite, ndërsa në janar të këtij viti të gjithë banorët janë lajmëruar për këto zhvillime që do të bëhen në qendër të Himarës.

“Nga ky projekt do të preken 6 familje, por zhurma bëhet nga të tjerë që kanë ambicie për të tjera gjëra”, shton Goro.

Projekti do të nis në shtator, dhe pjesa më e madhe e tij  do të  mbarojë për vitin tjetër të sezonit turistik.

Ndërkohë që protesta është njoftuar të dielën në orën 19:00, interesi duket më i madh se zona. Prej disa ditesh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko-amerikani Nikolas Gage.

Cage është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e disa tre dekadash për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar.

Derisa presidenti Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitet 90’. Por Gage i përmirësoi marrëdhëniet me Berishën në vitin 2002 duke i përkeqësuar respektivisht me qeverinë Nano. /tch/

Vrasja e Lamajt – Gjykata e Amsterdamit do ta ekstradojë Frrokun

Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri. Një gjykatë holandeze ka rrëzuar pretendimet e Frrokut, i cili refuzonte ekstradimi me argumetin se burgjet shqiptare nuk ishin të sigurta dhe se ai kërcënohej nga gjakmarrja.

Arben Frroku është i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet të ketë vrarë oficerin e policisë, Dritan Lamaj.

Më ketë vendim i hapet rrugë kthimit të tij në Shqipëri, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata Apelit për Krimet e Rënda, Qershorin e vitit të kaluar.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm. Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij.

Ndërsa pretendimet se burgjet shqiptare nuk janë të sigurta dhe jeta e tij kërcënohet, togat e zeza argumentuan se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Arben Frroku u arrestua në Holandë në datën 6 Mars me një pasaportë greke të falsifikuar me identitetin e Renato Tsepa. Ai u ndalua fillmisht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa më pas u kryen verifikimet dhe rezultoi se ai ishte Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një polici.

Tv Klan

FASADA E STADIUMIT E ZBULON RAMËN SI MASHTRUES DHE HAJDUT

Fasada e ish-Stadiumit Kombëtar ‘Qemal Stafa’ është rikthyer në çështje të nxehtë pas publikimit të fotove që tregonin rrënimin e saj.

Debati ishte hapur që përpara paraqitjes së projektit të stadiumit, ku vetëm insistimi i shoqërisë civile bëri që të modifikohej projekti italian dhe në të të parashikohej ruajtja e fasadës, vepër që ndërkohë ishte shpallur ‘monument kulture’.

Pasi bëri ndryshimin në projekt, Kryeministri Rama sulmoi ashpër gjithë ata që e kundërshtuan, madje i quajti qorra ata që nuk e kishin parë projektin:

Për qorrat që s’duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç! Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e “Qemal Stafës” (e vetmja gjë me vlere në atë gërmadhe), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Nuk është e qartë arsyeja e urrejtjes së Kryeministrit për stadiumin historik të Shqipërisë, të cilën e quan ‘gërmadhë’, por fakt është që këtë urrejtje e ka shprehur edhe sot.

Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelievë pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore… Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore”.

Bëhet fjalë për një objekt që ka një status zyrtar të ‘monumentit të kulturës’dhe si i tillë duhet të mbrohet në do element të tij.

Ky është detyrim i shtetit, madje edhe i Kryeministrit që sot po na thotë se ato basorelievë nuk kanë asnjë vlerë.

Cili ekspert e ka certifikuar ‘mungesën e vlerave’ të këtyre basorelievëve për të cilat Kryeministri flet me aq siguri? A janë depozituar këto ekspertiza në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe a ka marrë ndonjë vendim ky institucion që të përjashtojë këta basorelievë nga lista e ‘veprave me vlerë’?

Ata si Artan Lame që e kuptojnë këtë sjellje arrogante por që nuk kanë guxim të flasin kanë vetëm një fjalë: Ndjesë.

Kryeministri Rama ka sjellë sërish përpara publikut sot standardin e arrogancës.

Stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”, shkruan Rama duke na paralajmëruar se madhështia dhe shkëlqimi i stadiumit të ri do t’u mbyllë gojën atyre ‘me mentalitet të vjetër’ që po ngrihen të flasin.

Rama shpjegon se fasada do të rivendoset në vend, me të njëjtët gurë që janë hequr nga godina e vjetër dhe do gjë do të rindërtohet si më parë.

Por Kryeministri ka harruar disa detaje të vogla:

– Ai nuk e informoi publikun se monumenti i kulturës do të prishej dhe do të rindërtohej.

– Nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë vendim për prishjen dhe rindërtimin e fasadës nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

– Nuk ka asnjë informacion për mënyrën se si po bëhet ky punim, përveç garancisë së tij personale për ‘të gjitha standartet profesionale’.

Pra, ka shumë arsye për të dyshuar. Arsye që shkojnë përtej interesave të kullës ku përflitet se secili anëtar i kabinetit të Ramës do të ketë nga një kat.

Nëse Rama na quan qorra dhe injorantë, ne kemi të drejtën legjitime ta quajmë mashtrues dhe hajdut.

Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pronat publike të trajtohen në mënyrë kaq të papërgjegjshme dhe të vendosen në dispozicion të ndërtuesve e ministrave.

Dhe kur zaptimi i hapësirave publike bëhet me arrogancë dhe në mungesë të transparencës, ky është vetëm një aksion që të legjitimohet vjedhja /HashtagAL

O bo-bo, le-le, stadiumi… – Nga Kolec Traboini

Na e paska prishur stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit kryeministri. Bjerë këmborë të dëgjojnë ujqërit. Gjëmë e madhe për të gjithë ata që nuk kanë çfarë të bëjnë e rrahin dybekun si Nafija e gjorë në site interneti. Po gjëmë e madhe more na paska rënë. Si të bëjmë ne tani pa Qemal Stafën edhe si emër edhe si stadium. Ku të vemi e ku të fshihemi pa atë stadiumin që ishte bërë si kasolle jevgu ku shurronin kalamajtë e Tiranës.
Pike e plasur, pikë e paplasur. Veri çfarëdo kryefjalë shprehjes dhe je në rregull me kuptimin e alegorisë popullore, kur s’ke punë luaj derën.
Mirë stadiumin, që u bë kuvendi çorap i grisur, po mjaft more edhe me emrin. U lodh atje në varrin e dëshmorëve edhe vetë idealisti Qemal Stafa duke ja keqpërdorur emrin dhe idealet për ca mashtrime ordinere. Për më tepër një stadium nuk mund të ketë emrin e një luftëtari. Por në Shqipëri gjithçka është e militarizuar. Edhe shkollat edhe rrugët. Pushkë e top e mitraloz. A e keni parë fasadën e Muzeut Kombëtar sa armë ka. Luftëtarë të mëdhenj paskemi qenë. Gjoksin gropë e të pasmen tym… Pa-pa-pa-pa… Të bëjmë gjëmën me një kallash të ndryshkur pas gardhit. Aq luftëtarë të pamposhtur skërkave të historisë kemi qenë (bam-bum deri në Çana Kala) sa kemi mbetur të copëtuar anë e mban Ballkanit e të zotë të bashkojmë një komb nuk jemi. Ushtria jonë ka vajtur për lesh e emra luftëtarësh kudo në çdo cep të atdheut të katandisur si mos më keq, se nuk dimë tjetër veç kazmë e pushkë. Vrit e shkatërro. Asnjë lopatë gjëkundi. Vetëm për të hapur varret tona.
Ke gjë për të prishur or mik. Jemi gati. Me themel po të duash.
Ndërkohe absurdi shkon deri atje: rruga Brigada e VIII-të e të tjera llahtarira si këto. Ndërkohë i ngremë shtatore një handrak Sule me brekushe Stambolli, që u argalis si dylber me sulltanët dhe na e bënë historinë tonë shkurre e drizë, veç në katër shekuj pushtim hordhish osmane se me tej s’na lënë shteg të shohim.
Si të ishim pjellë sulltanësh. Se vër re çfarë e merakos Lamën tonë që gërmon në vlerat tona historike. Fotot e gjermanëve tek xhamia e një farë Ethem beu. Kush ishte ky farë Ethem beu e çfarë ka bërë në histori të Shqipërisë mund të pyes çdo ndokush, se gjermanët i dimë?! Kush po pyet. Mjafton të jetë insan turqeli e stambolli. Se aty e kanë mendjen e zemrën turkoshakët e rinj të Shqipërisë së vjetër me 5 mijë vjet qytetërim. Po, për të vërtetë, o Lamja, që je për këto arkeologjitë mesjetare sulltanore, se më thellë nuk të sheh llupa, jo për gjë por ngaqë është fort i thellë pusi i historisë për mendje të cekëta. Që ta kam llafin, na hëngri barku keq për atë varrin e Ethem beut në foton me gjermanët e luftës se dytë, që na e shet si zbulim i madh. Dhe për atë shtatoren idiote të Sules me brekushe që keni ngritur në mes të Tiranës, si të ishim pinjoll të sulltanëve të Turqisë, por, nuk rri dot pa të pyetur: ke ndonjë llaf pazari apo zbulim të ri për atë Sulejman Pashën e osmanllinjëve, për të cilin na ha barku fare, diare thuaj, që ti biem shkurt.
Po, more Lamja ynë, thonë se dardha e ka bishtin prapa, që thua ti, që nuk the asgjë, nuk ka filluar historia tek Ethem Beu i Turqisë dhe as tek Sul Brekushja i Aishes me zogun e zogorinë e vet. Punë çengijesh e hamani. Nëse genet e ndokujt e kanë fillesën aty, ka të tjerë që i kanë që nga koha e Teutës… e me përtej, o Lamja ynë, gërrmimtari i historise. Na u prish stadiumi. Obobobooo…Na doli punë tani. Për atë gërmadhë stadium. Se ne për të gjitha jemi kundra. Rroba e re na e ha trupin. Ndaj kruhemi. Luftë me llafe. Luftë me llafe nëpër kafe. Na lini more të jetojmë pakëz ditë të qeta dhe nga koha tjetër pa mite e vjetërsira, please! E pirdhuni megjithe Sulat tuaj e gërmadhat e vjetra. Se për ideale? Lëre më. I dimë idealet tuaja. Janë shterur, janë tharë. Idealet tuaja janë në qyp të historisë. Nuk po them në hale. Ideal sot është paraja. Ta Lefta Olimbi! Ta Lefta! Çfarë shoqërie hipokrite, mor Zot.
12 gusht 2016

Basha rrëfen për kafen me Metën, qeverinë teknike… deputetët rebelë

Lulzim Basha do t’u prijë vetë revoltave popullore nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Në të parën intervistë televizive pas votimit me konsensus të reformës në drejtësi, falë bashkëpunimit me Ilir Metën, kryetari i PD tregon për ABC News se për të, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira.

“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një akt politik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa aftësia ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar një lëvizje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranoj qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknik është kushti patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor”, thotë ai.

A e gjen tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla? Lulzim Basha nuk e pranon, por nuk mungon së vlerësuari rolin e Metës në konsensusin për reformën në drejtësi

“Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve… Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoja rolin e Metës për arritjen e konsensusit, por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë sic kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj”, vazhdon Basha.

Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për herë të parë pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën, sic bënë ambasadorët dhe Ilir Meta gjatë negociatave për reformën në drejtësi.

“Z.Berisha ka një rol si deputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht dhe unë si kryetare dhe anëtarët  të tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD i takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha… Nuk jam unë ai që vendos se kë merr në telefon. Meta apo ku pi kafe z.Lu , por unë jam a i që vendos në PD”, u shpreh Basha.

Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me Prim që do prekte partitë e vogla, por një sistem që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike. T’ju them se çfarë kam problem, mos përfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008 duhej të rrisnin cilësinë…Një qeveri ku kam pas çdo akt i fsheh hajdutërinë e radhës…Për tej zgjedhjeve të lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve por edhe e vullnetit politik”, shprehet kreu i PD-së.

Basha flet edhe për marrëdhënien e re me Ilir Metën e kafen me të në Rinas, për ambasadorët Lu e Vlahutin, për dy deputetët që e kritikuan hapur, Eduard Selami e Majlinda Bregu.

KLSH kallzim për kryetaren e KQZ-së

Numërimi dhe verifikimi elektronik në zgjedhjet e 2013, Kontrolli i Lartë kërkon rihapjen e çështjes: Dëmi mbi 2.5 milion euro. Kompania spanjolle u favorizua në mënyrë të qëllimshme

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria që të rihapë hetimet për projektin pilot për verifikimin elektronik të votuesve në Tiranë dhe numërimin elektronik të fletëve të votimit në Fier, i cili u synua të zbatohej në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Vlera e të gjithë projektit ishte 4 milion euro, por ai dështoi që në fillim, ndërkohë që kompania spanjolle INDRA, e cila fitoi garën për realizimin e tij, mori gati 90 përqind të shumës, pa mbajtur asnjë përgjegjësi për dështimin. Mbi këtë rast prokuroria shqiptare zhvilloi një hetim pas kallzimit të bërë në atë kohë nga Partia socialiste, duke e arkivuar më pas atë. Tani, KLSH-ja kërkon që çështja të rihapet nën dritën e “fakteve dhe provave të reja të konstatuara nga auditimi i KLSH-së, sidomos përsa i përket përcaktimeve të bëra në kontratat e lidhura nga KQZ me kompaninë sipërmarrëse”, thuhet në raportin e hartuar në përfundim të një kontrolli të detajuar mbi kontratat e lidhura për këtë projekt.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shkeljet kanë nisur që në fazën e hartimit të kontratës, ku sipas tij, “KQZ-ja ka vendosur të mos i marrë parasysh propozimet dhe sugjerimet e Avokaturës së Shtetit, duke mos ndryshuar përmbajtjen e tyre në kontratën e parë të lidhur më datë 11.03.2013 dhe në kontratën e dytë të lidhur më datë 25.03.2013. Madje në të dyja rastet KQZ i ka nënshkruar kontratat përpara mbërritjes së një përgjigje shkresore nga ana e Avokaturës së Shtetit”, shpjegon raporti i KLSH-së, sipas së cilit “përsa i përket fazës përpara nënshkrimit të kontratave kërkesa e KQZ-së për dhënie mendimi nga ana e Avokaturës së Shtetit ka qenë fiktive ndërsa përsa i përket fazës pas nënshkrimit të kontratave, KQZ-ja nuk ka kërkuar asnjë mendim Avokaturës së Shtetit”.

Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon se “përcaktimet kontraktore i kanë dhënë një sërë të drejtash të kontraktorit INDRA Sistemas S.A. në disfavor të interesave të ligjshme të shtetit”, duke përmendur “Dhënien e së drejtës për të anulluar kontratën”, “Krijimin e mundësive për të anulluar kontratën për shkaqe teknike” në rast të moskryerjes së pagesave nga KQZ-ja apo në rastin e modifikimit të dizenjos së fletës së votimit. Po ashtu sipas KLSH-së, kompania spanjolle është favorizuar duke kufizuar në kontratë rastet e përgjegjësisë së saj. “KQZ ka krijuar me dashje që në fillim kushtet optimale për një ndërprerje të qëllimshme (madje të paramenduar) të kontratës, duke i dhënë kompanisë Indra Sistemas S.A. të drejtën për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëdhënien kontraktore, duke i dhënë asaj dy variante se si ajo mund të ndërpriste në mënyrë të menjëhershme kontratën në rastin e mosplotësimit nga KQZ të dy kushteve teknike që kishin të bënin me moskryerjen në kohë të pagesave dhe ndryshimin e fletës së votimit, si dhe duke kufizuar dhe shmangur totalisht në shumicën e klauzolave përgjegjësinë e kompanisë në rastin e shkaktimit të dëmeve”, nënvizon raporti.

Testi i zhvilluar në atë kohë për të dy projektet rezultoi problematik, dhe sipas KLSH-së, përcaktimet në kontratë, nuk krijonin mundësi që kompania spanjolle të penalizohej. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, edhe pagesa e menjëhershme e 90 përqind të vlerës totale të kontratës ka qenë një tjetër favorizim i paligjshëm i kompanisë spanjolle “Në kushtet e një dijenie të plotë në lidhje me pasojat, risqet dhe procedurat e zbatimit të projektit SEN, vendimmarrja e KQZ në lidhje me përcaktimet kontraktore që kishin të bënin me zgjidhjen e kontratës, favorizimin e kompanisë dhe dhënien ndaj saj të pagesave të panevojshme, ka qenë e qëllimshme. Dështimi i paramenduar i këtij projekti çon në konkluzionin që ky projekt ka qenë një projekt fiktiv, i cili në mënyrën se si ishte kontraktuar kishte të garantuar dështimin dhe jo suksesin e tij”, thekson raporti sipas të cilit “KQZ-ja, nëpërmjet vendosjes në të dyja kontratat të përcaktimeve të disfavorshme për KQZ-në ka favorizuar kompaninë Indra Sistemas S.A. në ofrimin e një shërbimi të pavlefshëm, marrjen e pagesave të pamerituara dhe ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktore pa kurrfarë detyrimi karshi dëmeve të shkaktuara KQZ-së, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën 2,563,349.5 Euro”.

Lidhur me gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nuk ka patur ende asnjë reagim nga kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi.

Shembet fasada historike e stadiumit “Qemal Stafa”. Rama: Kujë për basorelievet që e turpëronin edhe realizmin socialist

 

TIRANE– “Dikush pyeti per fatin e basoreliefeve. Ja ku kane perfunduar basoreliefet me gjithe stadium (me gjithe statusin Monumen Kulture”. Kështu shkruan Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ndërkohë që zotimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ka qenë se pjesa hyrëse e stadiumit “Qemal Stafa”, duke u konsideruar si historike, do të mbrohej me çdo kusht.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me fasadën e stadiumit ‘Qemal Stafa’, duke pohuar se kujëvënësit profesionistë kanë vënë alarmin për basorelievet që turpëronin edhe Realizmin Socialist dhe se sipas tij kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Rama tha se fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli.

STATUSI I RAMES
“NJE VEPER BRENDA VEPRES KTHIMI NE IDENTITET I FASADES SE ARENES KOMBETARE
Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore😱 Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.
Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli🇦🇱🇮🇹
Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio👍👍👍
Prandaj, edhe njëherë ‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara‬ dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj⚽️⭐️⚽️⭐️⚽️⭐️⚽️⭐️⚽️⭐”, citohet në mesazhin e Ramës.

Ministrja Kumbaro
“Projekti ruan dhe respekton historinë kulturore dhe sportive të stadiumit “Qemal Stafa”, pasi ruan pjesën e fasadës, e cila integrohet në projektin e ri. Jemi përballë fasadës në të cilën kemi pikërisht pjesën e konsideruar si monument kulture nga vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Kemi bashkëpunuar me studion e arkitektëve të cilëve iu është bashkuar ekspertiza e Palazzo Spinelli-t. E reja është që në rezultatin e fundit që do të vijë të prezantohet para KKR-së javën që vjen, fasada do të ruhet siç është, jo vetëm do të ruhet por do të jetë pamja ballore e stadiumit dhe do të jetë edhe funksionale për të shërbyer për të njëjtin funksion hyrës siç ka shërbyer gjithë këto vite. Ne kemi ruajtur këtë projekt, e konservojmë të plotë dhe e risjellim në projektin e ri kështu siç është”, tha Kumbaro pak muaj me parë.

Stadiumi
Stadiumi “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22.500 spektatorë, Stadiumi do të jetë i kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s (kategoria maksimale) dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 24 muajsh. “Arena Kombëtare do të ruajë pjesën ballore të stadiumit ekzistues, e cila është shpallur Monument Kulture”,- njoftohej atë kohë.

Vrasja makabre e Arditit, prokuroria: Gjetëm gjurmë gjaku te eskavatori

 Te akuzuarit ne gjyq

Katër punonjësit e landfilldit të Sharrës, të arrestuar në lidhje me vdekjen në rrethana ende të pazbardhura të 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, u paraqitën dje në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Referuar vendimeve të firmosura nga gjyqtarja Rexhina Merlika, tre prej tyre do të vijojnë të hetohen në masën “arrest në burg”.

I katërti u lirua dhe do të hetohet në masën “detyrim për paraqitje”. Gjykata çoi në qelitë e paraburgimit përgjegjësin e firmës ku punonte 17-vjeçari Gjoklaj, Besnik Braha, drejtuesin e ekskavatorit, Edmond Kollari, dhe përgjegjësin e turnit, Dëfrim Hakrama.

Nga ana tjetër, Gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e paraburgimit për të arrestuarin Bujar Daja, përgjegjës i punonjësve në firmën private ku punonte 17-vjeçari i ndjerë në Sharrë.

Sipas Gjykatës, referuar provave të paraqitura në proces, nuk është gjetur lidhje mes veprimeve të të dyshuarit Daja dhe pasojës. Në të njëjtin vendim Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia.

Sipas Prokurorisë, punonjësit e shoqërisë private të angazhuar në seleksionimin e plehrave në landfilldin e Sharrës, kanë konsumuar veprën penale të “shkeljes së rregullave dhe sigurisë në punë”, me pasojë vdekjen e të riut Gjoklaj.

Mbi drejtuesin e ekskavatorit Kollari, mjeti i të cilit dyshohet të ketë aksidentuar për vdekje adoleshentin, rëndon edhe akuza e “drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt”. Ardit Gjoklaj u gjet i vdekur në landfilldin e Sharrës në orën 14:30 të së dielës nga dëmtime shumë të rënda, që mendohet të jenë shkaktuar nga ekskavatori.

SEANCAT

Në katër seanca të veçanta, të zhvilluara me dyer të mbyllura për publikun, Gjykata e Tiranës u njoh me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” për të dyshuarit.

Përfaqësuesi i Prokurorisë në sallën e gjyqit mësohet t’i ketë thënë Gjykatës se nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se të pandehurit kanë konsumuar veprën penale të “shkeljes së rregullave dhe sigurisë në punë”.

Prokurori ka bërë me dije se në kovën e ekskavatorit që punonte për llogari të firmës së të dyshuarve në Sharrë janë konstatuar disa njolla gjaku.

“Nga ana jonë janë administruar kampione të këtyre njollave, të cilat janë dërguar për ekspertizë, për të provuar nëse i përkasin apo jo 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj”, u bë e ditur të ketë pohuar prokurori. Njëkohësisht, prokurori ka bërë me dije se gjatë deklarimeve paraprake, të dyshuarit kanë dhënë dëshmi kontradiktore, që nuk përputheshin me njëra-tjetrën.

Disa prej tyre pretenduan se nuk kishin njohje me të ndjerin Gjoklaj, apo se trupi i pajetë mund të kishte ardhur nga kamionët që shkarkojnë plehra në Sharrë. Pretendimet e prokurorit janë kundërshtuar nga të arrestuarit. Përmes avokatëve të tyre mbrojtës, ata kanë kërkuar konstatim të paligjshëm të arrestimit të tyre dhe lirim nga qelitë e paraburgimit.

Sipas burimeve, ata nuk kanë dhënë ndonjë version për momentin se si mund të jetë vrarë i riu Gjoklaj. Por gjatë seancave, nga një prej tyre është pretenduar se herën e fundit që ka parë në Sharrë, 17-vjeçari ka qenë rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur është bërë një apel i punëtorëve nga përgjegjësi. Ai ka pretenduar se pas këtij momenti nuk ka mësuar më se ku ka shkuar i riu, që u gjet gati 10 orë më vonë i masakruar.

ARMAND BAJRAMI

Dëshmia: “Arditi punonte me mua natën që e vranë në plehra”

Ardit Gjoklaj

Prokuroria e Tiranës siguron dëshmi që hedhin poshtë thëniet e katër të arrestuarve për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës më 7 gusht.

“Panorama” shkruan se një vajzë me iniciale Z.B, rreth 18-vjeç, ka dëshmuar për Prokurorinë se natën e krimit ka punuar brenda landfillit bashkë me Arditin deri në orën 03:30 të natës.

Kjo duket se është dëshmitarja e parë që hedh poshtë thëniet e shtetasve Besnik Braha, përgjegjës firme; Edmond Kollari, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, përgjegjës turni dhe Bujar Daja përgjegjës i punëtorëve.

Pas arerstimit ata u morën në pyetje nga prokuroria dhe thanë se nuk e njihnin Arditin. Të arrestuarit thanë para hetuesve që 17-vjecari që u gjet në plehra i masakruar nuk kishte qenë punonjës aty.

Të dyshuarit shtuan se trupi i pajetë mund të jetë sjellë nga diku tjetër prej kamionëve që mbledhin mbeturina nga zona të ndryshme dhe i hedhin në Sharrë.

Por dëshmia e vajzës  me iniciale Z.B, hedh poshtë pretendimet e tyre duke konfirmuar se Arditi punonte prej më shumë se një muaji brenda landfillit në kategorizimin e mbeturinave.

Trazhgim Sokolaj

Braçe: Kam dosje për lidhjet e një trafikanti droge me 3 deputetë

Deputeti Erjon Braçe përmes një postimi në facebook thotë se disponon dosje operative të shërbimeve policore dhe shërbimit sekret për lidhjet e një trafikanti droge me politikanë shqiptarë, tre prej të cilëve janë në Kuvend sot.

“Une nuk kam shpifje ne fakt, une kam dosje, dosje te operativeve te sherbimeve policore dhe sherbimit sekret per lidhjet e nje trafikanti droge me politikane shqiptare, tre prej te cileve ne Kuvend sot. Mbase eshte rast i mire per ta bere publike, ne gjykate akoma me mire”, shprehet deputeti socialist.

Ky reagim vjen pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka përmes një prononcimi për median dje deklaroi:

“Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë”.

Braçe e quan shpifje dhe e mbyll postimin duke deklaruar se mbase është rast i mirë për ta bërë publike, “në gjykate akoma më mirë.”

Shteti që fyen poetin martir Havzi Nela – Nga BESIM NDREGJONI

 

Më 10 gusht 1988 poeti disident, martir i lirisë, u nda tragjikisht dhe fizikisht nga Kollovozi i Kukësit, nga Shqipëria, atdheu i tij i dashur që i kushtoi jetën e tij në mbrojtje të lirisë dhe dashurisë njerëzore. Çdo vit përkujtimor, përveç ritualit të kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh e që ua morën jetën pa të drejtë, e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.

Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria, jashtë politikës, është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij, janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën, çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet, duke i vënë emrin e tij një shkolle gjimnazi. Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, të propozuar nga Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me nderimin e poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë. Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”. Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet, për poetin që vargjet i shkruante qelive, duke sfiduar xhelatët e diktaturës, për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka fyer kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës.
***
Drejtësia e shtetit tonë nuk ka marrë mundimin për këta 25 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 10 gusht 1988, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor. Të gjithë ata persona që ishin pjesë e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata një e nga një? Ekzekutorët e tij patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale. Së paku tre prej atyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen. Ish-presidenti diktator komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe politikanët tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi shqiptar që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë kriminale “që druhej të mos derdhë gjak”(!).

Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative në shtetin demokratik shqiptar. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e I.D.P, e dekoruar me po këtë titull në vitin 2009 nga presidenti tjetër i radhës. Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin. Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë të gjithë ata që çuan në vrasjen e poetëve. E pakta moralisht duhej të bënte pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e politike. Standardi i këtij shteti demokratik është i dyfishtë, kriminal, hipokrit, fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu edhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Shteti demokratik me këto nderime jep shembullin më të keq: të nderosh viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapësh mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament. Fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët në Shqipërinë tonë. Nderimi nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm. Ismail Kadareja bën një sugjerim në 20-vjetorin e varjes së poetit… Poeti është në botën e amshuar, por shoqëria shqiptare, a është e qetë? Në rrugëtimin tonë drejt përparimit dhe Europës, është shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht, politika shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë e mban peng të vërtetën e krimit komunist.

Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet. “Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoin e Havzi Nelës, e në Bërzhezhdën e Vilsonit dhe Gencit, nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist enverist shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me Havziun, Trifonin, Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Dhe ngelemi jashtë Europës, se ajo nuk na pranon me vrasësit e poetëve, por me martirizimin e poetëve. Duke qenë heroi i vetvetes, ai natyrisht që jepte nga vetvetja edhe për të tjerët: “Vdekja për liri nuk më tremb aspak. Si e duron robninë zemra e një trimi”. Kështu shkruante një vit para vdekjes, poeti ynë Havzi Nela.

Raport tronditës: Bankat përfituan paligjshmërisht qindra miliona lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hetuar praktikën sesi Banka e Shqipërisë dhe bankat private kanë nxjerrë nga tregu kartëmonedhat e dëmtuara nga janari i vitit 2010 deri në korrik të 2014-s. Pikënisja e hetimit ka qenë vjedhja e bujshme në Bankën e Shqipërisë në korrik të vitit 2014. Por gjetjet e tij janë tronditëse.

Përfundimet e kontrollit janë listuar në një raport sekret, i cili është lexuar nga Top Channel falë burimeve konfidenciale. Sipas raportit, e gjithë skema e këmbimit të kartëmonedhave të dëmtuara ka funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme, duke u marrë qytetarëve dhe buxhetit pa të drejtë qindra milionë lekë.

Por si ka funksionuar skema? Deri në shtator të vitit 2013, baza ligjore për këmbimin e kartëmonedhave të dëmtuara ka qenë vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, numër 29, datë 30.3.1998. Sipas këtij vendimi, bankat private do t’i grumbullonin kartëmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me 80 për qind të vlerës dhe do t’i dorëzonin ato në Bankën e Shqipërisë me po të njëjtën vlerë.

Por KLSH ka gjetur se ky rregull është shkelur. Edhe pse bankat private i kanë blerë kartëmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me 80 për qind të vlerës, ashtu sikur diktonte ligji, kur i kanë dorëzuar në Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit ua ka blerë ato me 100 për qind të vlerës. Diferenca prej 20 për qind, që sipas KLSH-së është përfituar në mënyrë të paligjshme nga një grusht bankash private, duhej të ishte fitim i Bankës së Shqipërisë për t’u transferuar në buxhetin e shtetit.

KLSH ka zbuluar se, për periudhën Janar 2010-Korrik 2014, përmes kësaj skemë janë këmbyer dhe nxjerrë nga tregu rreth 2.71 miliardë lekë kartëmonedha të dëmtuara. Sipas tij, kjo do të thotë se përfitimi i padrejtë për bankat ka qenë 542 milionë lekë, ose rreth 4 milionë euro.

Raporti, i cili konsiderohet si një nga auditet më tronditëse në vitet e fundit, i është dorëzuar Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Top Channel ka mësuar se banka i ka kundërshtuar përfundimet e KLSH-së dhe dy institucionet janë përplasur fort për raportin.

Por përtej përplasjeve KLSH-BSH, dokumenti pritet të shkaktojë furtunë edhe mes institucioneve më të larta të shtetit, mbi mënyrën sesi operon dhe është qeverisur sistemi financiar, pasi edhe pse është sekret shtetëror, ligji e detyron KLSH-në të informojë Kuvendin, përkatësisht Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

/ Top Channel /

Grupe refugjatësh të mitur drejt kufirit shqiptar

Policia shqiptare bllokoi të mërkurën 26 refugjatë afganë të hyrë nga kufiri grek, në afërsi të pikës së Kakavijës, në rrethin e Gjirokastrës.

Mes refugjatëve 18 prej ishin fëmijë të mitur. Duket se destinacioni i tyre ishte Mali i Zi. Policia shqiptare nuk ka dhënë hollësi, por refugjatët pritet t`u dorëzohen autoriteteve greke.

Policitë e të dy vendeve po hetojnë mbi një organizim të mundshëm trafiku të grupeve të mëdha të refugjatëve, të cilët dyshohen se fshihen në zonat pyjore buzë kufirit me Shqipërinë dhe që kanë destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet perëndimore.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë greke të Politikave të Emigracionit, aktualisht në Greqi janë 57 mijë refugjatë. Nga këta, rreth 10.000 janë të strehuar në zonat e mikpritjes ne ishujt e Egjeut Lindor. Po sipas burimeve zyrtare greke 41% e refugjatëve janë meshkuj, 21% femra dhe 38% fëmijë, një pjesë të mitur, të pashoqëruar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Solidaritet Social (NCSS), në Greqi aktualisht jane rreth 1495 të mitur te regjistruar të cilët janë duke pritur për zbrazjen e strukturave pritëse për t`u akomoduar.

Pjesa më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve, sipas shtypit grek, janë vendosur në Greqinë Veriore dhe në zona afër kufrit me Shqipërinë.

Vlerësohet se 21836 refugjatë gjenden në strukturat pritëse në këtë rajon ndërkohë që Kapaciteti pritës është për rreth 29.000 persona.

Shqipëria ka njohur javët e fundit grupe të shtuara të refugjatëve sirianë dhe afganë nga Greqia.

Autoritetet shqiptare po ndihmohen nga UNCHR për trajtimin e përkohshëm të refugjatëve. Kjo organizatë sapo ka hapur një zyrë të saj në Gjirokastër dhe po koordinon operacionet e ndihmës në rajon.

PD: Eskobari i Ballkanit Klement Balili me skaf në Sarandë, e shoqëron drejtuesi i policisë

TIRANE- Partia Demokratike publikon disa foto, të një personi në skaf, duke pretenduar se ai është Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

PD-ja i referohet “dëshmive nga vendngjarja”, që “konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin “Sejko” në Sarandë është shfaqur Klement Balili”.

PD shton se në foto është Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.

“Ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë”

Duke iu referuar sërish dëshmve, selia blu shton se Balili ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.

“Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet t’ju shpjegojë shqiptarëve: Cfarë po bënte, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj?Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët. Por cdo ditë që kalon thellohet edhe më shumë gjirizi i krimit dhe drogës ku është futur kryeministri në detyrë, gati të sfidojë edhe DEA-n amerikane, duke mbrojtur një të kërkuar prej saj si Klement Balili. Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës”,- thuhet më tej në deklaratë.

KUSH ËSHTË KLEMENT BALILI
Hetimi i policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane e cilëson Klement Balilin që ishte edhe Drejtori i Transporteve të Sarandës, një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Emri i tij doli në skenë gjatë hetimeve për goditjen e rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe 2 shqiptarë dhe u sekuestruan 678 kg kanabis. Pas kësaj, u shkarkua nga detyra drejtori i Transportit Rrugor, Klement Balili, i cilësuar nga media greke si “Eskobari i Ballkanit”. Pesë ditë pas publikimit të emrit në media policia shkoi në shtëpinë e Balilit, por ky i fundit ishte larguar në drejtim të paditur

Në vitin 2006 ai sëbashku me 3 efektivë policie të Sarandës, u arrestuan pasi po tentonin të kalonin për në shtetin fqinj rreth 750 kilogramë drogë drejt Greqisë. Dosja u dërgua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nën akuzat e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal, por për Klemend Balilin, hetimet u pushuan.

Grabitja e bankës – Pranga drejtorit e shefit të sigurisë, bashkëpunuan me grabitësit

Disa orë pas grabitjes në bankën në ish-Bllok, policia arreston 2 persona, punonjës të saj.

Punonjësit e arrestuar dyshohen për bashkëpunim me autorët dhe për shpërdorim detyre.

Në pranga ranë Luigj Gjonaj, drejtori i filialit të bankës në ish-bllok, Florjan Skarra shefi i sigurisë së filialit.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë neglizhuar detyrën në momentin e rënies së alarmit, pas futjes së grabitësve në dhomën e kasafortës. Burimet e policisë thanë se dy të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me grabitësit.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistet e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj pronës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Luigj Gjonaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, me me detyrë drejtor i filialit të bankes.

• Florjan Skarra,36 vjeç, banues në Tiranë me detyrë shef i sigurisë së filialit të bankes, (nenet 248 dhe 25 të K.P).

Arrestimi i shtetasve Luigj Gjonaj dhe Florjan Skarra, u bë për arsye se me veprimet dhe mos veprimet e tyre pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasaforten e kësaj banke.

Nenet 136/2, 248 dhe 25 të K.P. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit (neni 136/2 i K.P), të vjedhjes së ndodhur në orën 08:15, në kryqëzimin e rrugës ‘‘Vaso Pasha“, me rrugën ‘‘Ismail Qemali“, ku persona të paidentifikuar duke hapur dy vrima në murin rrethues të bankës dhe të murit të dhomës kasafortë kanë hyrë në kasafortën e bankës dhe kanë vjedhur një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

GRABITJA

Krimi besohet se ka ndodhur gjatë fundjavës që shkoi në një filial banke në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja është zbuluar dje në mëngjes, pasi banka e nivelit të dytë konstatoi boshatisjen e kasafortës ku janë marrë një shumë totale prej rreth 200 mijë dollarësh. Skenari spektakolar është realizuar me anë të hapjes së vrimave me dimensione 50×30 në dy faqe muri, që lidhnin bankën me një bodrum që rrinte prej vitesh i boshatisur.

Duke shfrytëzuar njohjen në detaje të planimetrisë së ndërtesës dhe, me sa duket, duke pasur të dhëna nga brenda bankës për pozicionin e kasafortës, autorët kanë vepruar me saktësi.

Ata kanë shfrytëzuar një bodrum, ishlokal nate dhe më vonë ishkazino, ku kanë hyrë dhe kanë punuar të pashqetësuar nga njeri, të paktën 2-3 ditë.

Ata kanë çarë dy faqe muri, duke arritur që përmes tyre të dalin në anën tjetër pikërisht në dhomën ku ndodhej kasaforta e bankës. Burime nga hetimi thanë se kasaforta është hapur me turjelë metalike dhe prej saj janë marrë 10 milionë lekë të rinj, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.

Duket e habitshme, por të premten, më 5 gusht, në orët e mbrëmjes, stafi i bankës ka pasur një sinjalizim për tentativë të mundshme grabitjeje.

Kompania e sigurisë private të bankës ka dërguar grupet e saj të gatshme, që kanë bërë kontrollin e jashtëm të krejt godinës dhe të ambienteve ku ndodhet filiali dhe në fund nuk kanë konstatuar asgjë të dyshimtë.

SUPERGRABITJA

Ka dyshime se autorët e krimit kanë nisur të gërmojnë murin që prej të premtes javën e kaluar, në datë 5 gusht 2016. Në pjesën e përparme të bodrumit në fjalë, nga drejtimi i vilave të ish-diktatorit ndodhen shkallët që zbresin rreth 3 metra nën nivelin e trotuarit për te një derë hekuri, që përbën hyrjen kryesore.

Bodrumi vazhdon nga ky krah i ndërtesës, deri në krahun tjetër të pallatit ku ndodhet një parking privat. Rrëzë murit, në katin e parë nga krahu i parkingut, ndodhet një dritare me dimensione rreth 100x30cm.

Rrjeta prej hekuri e kësaj dritareje ishte “shqyer” nga autorët që, me sa duket, kanë hyrë fillimisht nga kjo anë e bodrumit dhe më pas kanë hapur nga brenda portën e hyrjes kryesore në anën tjetër.

HETIMI

Policia flet për të paktën tre persona që kanë vepruar përgjatë tri ditëve të fundjavës për realizimin e grabitjes.

Megjithatë, nuk është e konfirmuar kjo shifër, pasi deri mbrëmë vonë nuk ishte arritur të gjendej asnjë material filmik nga kamerat e sigurisë ku të dalloheshin autorët.

Ndërkohë, në vendngjarje janë fiksuar prova të ndryshme si dalta, çekiçë, gurë fresibël, bombol gazi e oksigjeni, që janë përdorur për realizimin e çarjeve në të dyja muret.

Arrestohet nipi dhe vëllai i ish-oficerit të SHISH Isa Çopa

Forcat e Sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit mbrëmë kanë vënë në pranga vëllain dhe nipin e ish-shefit të Kundërzbulimit të SHISH-it, Isa Çopës, i cili u gjet i djegur brenda makinës së tij “Opel Korsa” më 24 tetor të vitit 2011.

Mësohet se Halit Çopa dhe djali 20-vjeçar i këtij të fundit u arrestuan në banesën e tyre. 50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, ndërsa i biri për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, pasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr drogë.

Rreth orës 22:00, policia ka shkuar për kontroll në banesën e familjes Çopa, në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar si dhe për të ndaluar djalin e kësaj familjeje. Menjëherë ka reaguar kryefamiljari, Halit Çopa, i cili u ka thënë policëve nëse kishin mandat kontrolli dhe përse po e shqetësonin në orët e natës. Pas kundërshtimit, blutë i kanë vënë prangat 50-vjeçarit dhe e kanë çuar në komisariat bashkë me të birin.

Ndërkaq, pjesëtarë të familjes Çopa deklaruan se policia ka dhunuar e rrahur djalin në sy të tyre. Nga ana tjetër, blutë janë treguar të rezervuar në dhënien e informacionit në lidhje me arrestimin e vëllait dhe nipit të Isa Çopës, vrasja e të cilit ka mbetur në kufijtë e misterit. Ndonëse kanë kaluar 5 vjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Currilave në Durrës, ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve të krimit. Aktualisht dosja “Çopa” është në arkivën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. /GSH/

Ekspertët gjermanë: Zv/drejtori i SHISH-it, Çopa është vrarë – Shekulli Online

Flamur Vezaj

-Isa Çopa, babai i një djali, ish-efektivi i policisë, prej 11 vitesh agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror pranë zyrës së kundër¬spiunazhi dhe në fund zv/drej¬tor i SHISH në Durrës, është vrarë. Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe labora¬torëve shkencore të shtetit gjer¬man, të cilët kanë sjellë raportin për shkakun e vdekjes së ish-drejtorit Çopa më 24 tetor 2011 në Durrës. Sipas ekspertëve, Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në gërhamat e fundit të jetës është vendosur në makinë të cilës i kanë vënë flakën.

Raporti 

Vdekja e mistershme e zv/drejtorit të SHISH-it në Durrës, njëherazi shefi i kundërzbulimit për të huajt në këtë qytet, tashmë ka marrë një përgjigje nga ekspertët e gjermanë përpos atyre shqiptarë. Sipas ra¬portit disa faqesh të përpiluar në gjuhën gjermane dhe që është përk¬thyer pranë Ministrisë së Drejtësisë e që tashmë ndodhet në duart e prokurorëve Sokol Nishani dhe En¬kelejda Xhengo, zv/drejtori i SHISH-it është vrarë dhe jo vetëvrarë. “Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunu¬ar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, çka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas men¬dohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit “Opel Cor¬sa”. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëm-time të mëdha në kafkë, ka vazhdu¬ar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej.

Hetimi

Sipas burimeve pranë institucionit të akuzës, për gjurmimin e çështjes përveç efektivëve të policisë së Durrësit janë angazhuar edhe kolegë të viktimës Çopa, të cilët nën drejtimin e dy prokurorëve të çështjes, janë përqendruar në dy pista hetimore: Atë për shkak të punës si zv/drejtor i SHISH-it dhe shefi i kundërzbulimit dhe dyshimeve për ndonjë lidhje jashtë martese. “Kemi kryer një sërë veprimesh hetimore dhe kemi arritur në fazën e vendimmarrjes. Shumë shpejt do të bëhet një analizë e përgjithshme e kësaj dosjeje dhe më pas do të vendoset për drejtimin që do të marrë çështja”, – thuhet nga burimet e akuzës në Durrës. Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht.

Isa Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe kur ka qenë ende gjallë është vendosur në makinë, së cilës i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur

Çopa është goditur jashtë makinës

Sipas ekspertëve të policisë dhe prokurorisë, Isa Çopa është goditur në kokë me sende të forta jashtë makinës dhe më pas është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij, të cilës i është vënë zjarri. “Nga këqyrja e makinës pas djegies, ekzaminimin patologjik të trupit të viktimës dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, është konstatuar se pas kokës i ndjeri Çopa ka dëmtime të kafkës me një gjerësi të theksuar. Plagë kjo që shkaktohet vetëm pas goditjes me sende të forta, që mund të jetë shkop bejsbolli apo një dru apo hekur paksa i gjerë. Ndërkaq, dyshimi që i ndjeri mund të jetë goditur në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjet i djegur, është krijuar pasi nuk mund të dëmtohet kafka në atë mënyrë nga e goditura pas koke me një distancë të afërt, siç mund të ketë qenë personi në sediljen e pasme”-thanë burimet e policisë. Sipas tyre, nuk ka mundësi që personi që mund të ketë qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës së Çopës, të hapte krahun për të qëlluar aq fort në kokë të ndjerin nga një distancë kaq e afërt, pasi edhe hapësira në sediljen e pasme është e vogël për shkak të llojit të makinës “Opel Corsa” me tek derë.

Mesazhi i Çopës nuk u shkrua nga viktima

Hetuesit e policisë, gjithashtu, gjatë këqyrjes dhe krahasimit të mesazheve telefonike të shkruara nga i ndjeri Isa Çopa para vdekjes me mesazhin që i është dërguar djalit të tij, kanë konstatuar mos përputhje në mënyrën e zbatimit të gramatikës së drejtshkrimit. Sipas tyre, mesazhet që Çopa ka shkëmbyer me personat e familjes dhe shokët para vdekjes, janë të ndryshëm me atë të dërguar drejt djalit. Mesazhi i nisur në telefonin e djalit nuk ka asnjë gabim drejtshkrimor, çka në mesazhet e tjera që Çopa ka nisur para kësaj ngjarje konstatohen gabime dhe shkurtime të fjalive. Kjo ka bërë që prokuroria të ngrejë dyshime se mesazhi nuk është shkruar nga vetë ai po nga “vrasësi” që donte ta bënte të besueshme vetëvrasjen e zv/drejtorit të SHISH-it.

Familja: Të gjendet autori

Kohë më parë, gjatë prononcimeve në media të familjarëve të ish-drejtorit të SHISH-it, Isa Çopa, ata kanë kërkuar gjetjen dhe dënimin e autorëve të kësaj vrasje makabre. Ashtu si i vëllai edhe bashkëshortja, kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë të vrasësve.

Roja pikasi makinën që po digjej 

Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011-të, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit me ndihmën e një telefonate nga një roje objekti, zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka teksa ndodhej brenda Isa Çopa.

Zhduket djali i shefit të SHISH-it

Që nga data 30 nëntor 2012, familja e Skënder Çelës, njëherazi zv/drejtor i antiterrorit pranë drejtorisë së SHISH-it në Tiranë, ka humbur kontaktin me djalin e tij 10-vjeçar. Ende edhe sot nuk dihet vendndodhja e djalit Julian Çela. Është i çuditshëm fakti i zhdukjes së djalit të shefit të antiterrorit në SHISH, pasi vetë familjarët shprehen se djali ka qenë i shkathët dhe nuk ka pasur probleme në familje.

Ish-shefi i Çopës, qëllohet me dy plumba

Eduard Daka, ish-drejtor i SHISH-it në Durrës dhe shefi i të ndjerit Isa Çopa, 12 muaj pas vrasjes së këtij të fundit, është qëlluar me dy plumba në kurriz, duke plagosur dhe sjellë pasoja për jetën. Ka qenë mbrëmja e 20 shtatorit 2012 kur në hyrje të pallatit të tij, është qëlluar me dy plumba pas kurrizit.

Kushti nga SHBA: Byroja e Hetimit e kontrolluar nga FBI, ndryshe s’ka para

Voal – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, kërkojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të kundër do të anulojnë ndihmën financiare për themelimin dhe funksionin e strukturës së frikshme hetimore, e cila do të godasë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri.

Paralajmërimi është artikuluar nga John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në datën 13 korrik, raporton Shqiptarja.com, që ka zbardhur debatin.

Drafti për institucionet antikorrupsion parashikon ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për funksionimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë së Hetimit.

Ky komision rrit besueshmërinë mbi Byronë e Hetimit, ndërsa shton edhe pritshmëritë, për hetimin e pushtetarëve të korruptuar, nën shembullin e Kroacisë.

Por, anëtarë të komisionit kanë hedhur idenë e miratimit të një marrëveshje të re, me qëllim që ky parashikim të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkaq, John Smibert, ka pohuar se senati i SHBA nuk mund të miratojë një marrëveshje të re për këtë çështje, ndërsa ka paralajmëruar se FBI nuk jep paratë pa qenë e pranishme këtu.

“Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s‟është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë.

Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Smibert.

Debatet në komision për Byronë e Hetimit

-Vasilika Hysi: Dua vetëm të saktësoj se ky komision përbëhet komplet nga ekspertë të huaj, 100%, nëse e kam kuptuar saktë.

-Jon Smibert: Kjo është pjesë e pritshmërisë, që SHBA-ja dhe BE-ja ka pasur për formimin e BKH-së, sidomos për sa i përket financimit të SHBA-së, ky komision do të ndihmojë. E di se një prej personave do të jetë nga FBI-ja, atashe ligjor dhe përfaqësues i ICITAP-it. Kështu që Komisioni i Rishikimit apo Komisioni i Monitorimit, sido që ta quani këtë… Propozimi pra, ka qenë që të japë ndihmën e vet në drejtimin dhe të japë një
mbikëqyrje ndërkombëtare mbi BKH-në. Pra, kjo ishte në ligjin fillestar dhe është mbajtur gjatë parasysh gjatë gjithë kohës në këtë proces.

-Fatmir Xhafaj: Ka një kufi, sepse këtu ka nja shtatë misione asistence nga BE-ja, nja shtatë misione asistence nga SHBA-ja. Të gjithë këto do të jenë këtu, te Komisioni i Pavarur i Rishikimit? Vendosni se kë do të jetë i përbërë dhe me çfarë marrëveshje. Sepse do një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në kuadrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Si do të bëhet pa një marrëveshje, sepse është edhe çështje kushtetuese?

-Jon Smibert: E di për të dyja marrëveshjet që ne keni pasur; keni një marrëveshje dypalëshe me SHBA-në, që lejon OPDAT-in dhe ICITAP-in, ndihmën në mbrojtje, që ju merrni, por kjo do të jetë baza për këtë proces. Gjithashtu, ju keni edhe një Marrëveshje Stabilizim Asociimi me Bashkimin Europian, e cila është një marrëveshje para aderimit.

-Fatmir Xhafaj: Mund të mos ketë detaje lidhur me këtë gjë. A do të duhej që kjo të ketë një marrëveshje të drejtpërdrejt, për ta rregulluar gjithë këtë proces, që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Një kjo. E dyta, nuk keni lënë nen pa thënë këtu e pa përmendur detaje nga më të hollësishmet. Vetëm kjo është një gjë e përgjithshme e pa asnjë detaj. Nëse do të rregullohet te marrëveshjet  dypalëshe, jam dakord: sa veta janë? Si funksionojnë? Çfarë mandati kanë? Të gjitha këto përbëjnë elementë të rëndësishëm.

-Jon Smibert: Unë nuk mendoj se sa shtrihet. Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s’është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë. Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, që janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë. Mbase këto do të jenë brenda marrëveshjes kuadër, që ka me Bashkimin Europian, me PAMECA-n apo me të tjera. Këto do të përzgjidhen nga misionet, e kjo do të thotë se delegacioni i BE-së do t‟i caktojë ata persona?

-Fatmir Xhafaj: Prandaj po them se, për shembull, BE-ja ka këtu nja katër misione asistence policore. Duhet ndalur se për çfarë bëhet fjalë, për një moment: çfarë statusi kanë këta? Çfarë mandati? Cilat janë detyrat që kryejnë këta? Kështu, kam përshtypjen se kjo është një gjë që duhet të qartësohet. Neni 46 duhet të riformulohet e të mbetet e hapur për t’u riparë. Edhe unë, nga ana ime, do të ulem ta shoh më me vëmendje, që ta shqyrtojmë përpara miratimit në tërës. Vazhdojmë me nenin 47: “Mbrojtje sipas shërbimit civil për punonjësit e gjykatave, kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhe strukturave të posaçme kundër korrupsionit”.

-Vasilika Hysi: Çështja e fundit që kam lidhet me testin e poligrafit. E kam bërë si pyetje në diskutimin kur ekspertët paraqitën ligjin. Ne kemi vënë si kriter këtu: “Duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme: “…të kalojë me sukses testin e poligrafit për integritetin dhe motivimin”. Në fakt, kur unë bëra këtë pyetje zoti Smibert më tha: “Ky nuk është një kusht, por mund të jetë diçka shtesë”. Ndërkohë, duke ia vënë si kusht drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që të ketë kaluar me sukses testin e poligrafit, kjo mund të na krijojë probleme dhe unë nuk do të doja që ky nen të shkojë në Strasburg. Praktika e Gjykatës së Strasburgut lidhur me procesin e rregullt ligjor, dyshimin e arsyeshëm, bazuar në prova dhe fakte, të cilat i njeh përvoja dhe praktika evropiane, mund të na vërë në vështirësi me këtë lloj parashikimi. Nuk e di nëse e kam kuptuar siç duhet z. Smibert kur më dha përgjigjen: “Jo, nuk është kusht, por thjesht e ka kërkuar policia dhe mund ta përdorim”, sepse, po e renditëm si një kusht, personi mund të thotë: “Unë i plotësoj të gjitha kriteret. Në qoftë se unë jam tip emocional, shoh një pajisje që nuk është përdorur më parë e të tjerë…”, nuk e di, kam frikë në lidhje me praktikën e Gjykatës së Strasburgut për provat dhe krijimin e bindjes nëse një person me të vërtetë gënjen, mashtron, nuk është i sinqertë apo këto lidhen me emocionet që mund të ketë një person në atë moment. Për këtë do të kërkoja edhe ndihmën e ekspertëve të EURALIUS-it, pasi ata e njohin më mirë përvojën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

-Jon Smibert: Së pari, edhe unë kam një diplomë në të drejtën evropiane dhe përdorimi i testit të poligrafit, si një provë, mund të nxjerrë probleme në Gjykatën e Strasburgut, por kontrolli i një poligrafi (mënyra sesi) dhe unë e kuptoj, është përdorur në Poloni, në Rumani, është përdorur me ndihmën e Amerikës edhe në Kroaci, madje ky screening është përdorur edhe në Belgjikë. Kështu që, si një mjet kontrolli apo mjet ekzaminimi, është një mjet i cili nuk vjen në kundërshtim me të drejtat e njeriut, me të drejtën evropiane, sepse është përdorur edhe në vende të tjera të Evropës. Edhe ne në Amerikë nuk e përdorim këtë si provë, madje mendoj se kjo nuk përdoret si provë askund, por thjesht si një mjet kontrolli apo mjet ekzaminimi. Prandaj testi i poligrafit nuk përdoret për të thënë nëse ti kalon apo ti dështon. Testi është thjesht një mjet marrjeje në pyetje. Kur unë të bëj një pyetje, shpesh mund të them: “Jo vetëm që ti e the këtë gjë, por ka edhe një problem”. Pastaj, nëse ti fillon të shpjegosh edhe më shumë përgjigjen, atëherë ti mund të marrësh edhe më shumë të dhëna për këtë person. Kjo është arsyeja pse FBI-ja e përdor. Kjo është hartuar pikërisht në bazat e arsyeve pse përdoret nga FBI-ja. Nëse ju zgjidhni të mos e përdorni këtë, sigurisht është diçka që duhet ta diskutoni vetë.

-Fatmir Xhafaj- …zonjën Hysi, me këtë fjalën “me sukses”? Po ta hiqni…, domethënë “të ketë kryer testin e poligrafit për integritetin dhe motivimin dhe atë me sukses”, se ju thatë që nuk është kusht, okej, apo jo?

-Jon Smibert: Mendoj që mënyra sesi është shprehur është marrë kryesisht nga rregullorja e FBI-së.

-Fatmir Xhafaj: …kjo dhe jemi okej. Derisa kroatët e kanë kaluar me sukses, ne nuk kemi pse të mos e kalojmë me sukses!

Koraljka Bumçi: Ne e kemi këtë kusht, gjithashtu, për punonjësit e USKOK-ve dhe PNUSKOK -ve, ku ne duhet të japim pëlqimin tonë me shkrim para se ta bëjmë këtë test. Nuk është diçka që bëhet automatikisht, pra ne duhet të japim, së pari, pëlqimin me shkrim për ta bërë ose jo këtë test dhe nuk mund ta përdorim si provë në gjykatë.

-Fatmir Xhafaj: Nuk është për provë. Kjo është thjesht për të… Më falni, të bëj një pyetje. Pse çfarë të keqeje ka ta bëjë?

-Vasilika Hysi: Për mua le të jetë, nuk ka problem personalisht.

-Fatmir Xhafaj: …hallin e kujt ke pastaj?

-Vasilika Hysi: Kam hallin të mos na shkojë në Strasburg. Po e them hapur edhe një herë…

-Fatmir Xhafaj: Pse do të shkojë në Strasburg?

-Fatmir Xhafaj: Le të shkojë njëri dhe…

-Vasilika Hysi: E zëmë se nuk firmosi. Atëherë, po t’i referohemi formulimit të pikës 4 në variantin shqip, ne themi që drejtori nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit nëse nuk e kalon testin, madje edhe me sukses. E dyta, në Kroaci, nëse e kalon testin, nuk pranon të firmosë, pra nuk përmbushet një kusht, nuk bëhet drejtor.

-Koraljka Bumçi: Jo, ne nuk kemi BKH, ne kemi PNUSKOK-un, që është pjesë e Policisë së Shtetit, por është komplet e veçantë dhe e atashuar ndaj USKOK-ut. Ky nuk përdoret si një kusht paraprak, përdoret nëse është e nevojshme, nëse ka ndonjë pasiguri dhe atëherë kandidatit mund t’i kërkohet të kalojë edhe testin poligrafik. Pra, nuk është një kusht, por është opsionale e thënë ndryshe, që mund të përdoret për gjyqtarët dhe për prokurorët, të cilët punojnë atje.

Fatmir Xhafaj: Domethënë, kushtet bazë dhe kushtet që avantazhojnë, si me thënë, në kriteret shtesë… Dakord, riformuloheni dhe po të ketë nevojë… Biem dakord me riformulimin? Në rregull.

Reforma në Drejtësi: Prokuroria Speciale, jashtë çdo kompetence të Llallës

Voal – Nga fillimi i vjeshtës, përpara se Brukseli të japë vendimin për statusin kandidat të Shqipërisë, nga grupi i ri i SPAK pritet të kërcasin prangat e para për “peshqit e mëdhenj”.

SPAK do të ketë të njëjtin rol dhe kompetenca me homologen kroate USOK, e cila ka kryer para 6 viteve arrestimet e mëdha në vendin ballkanik, ku në krye spikat ish-kryeministri Ivo Sanader.

Të gjithë ata që do punojnë në SPAK do i nënshtrohen një trajnimi special mbi teknikat, taktikat dhe gjithçka tjetër që duhet për të zbuluar korrupsionin, por sidomos paratë e pista, pasi dyshimet janë se shumë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë, i kanë dërguar ato jashtë vendit.

Në procesverbalin e datës 13 gusht të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi,  janë dhënë shumë detaje se si do funksionojë SPAK, teksa është thënë nga përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare se do ketë një zyrë të posaçme, ku do ketë vetëm ekspertë të huaj.

Duke qenë se SPAK do funksionojë sipas modelit kroat, prokurorët dhe specialistët do të vijnë nga Zagrebi për të asistuar prokurorët e SPAK, në disa elementë, por dy janë më kryesorët: përgjimet dhe gjurmimi i parave të korrupsionit dhe krimit.

Kjo strukturë e posaçme që do jetë me ekspertë të huaj, do ketë përfaqësues nga vende të ndryshme, si nga SHBA, Kroacia, por dhe nga Rumania.

SHBA do ketë aty një agjent të FBI-së, i cili do merret vetëm me Byronë e Hetimit, ndërsa kroatët do të asistojnë prokurorët e SPAK.

Disa javë më parë në vendin tonë disa prej tyre kanë ardhur dhe kanë dhënë asistencë, ndërsa rreth datës 26 shtator do të nisin dhe trajnimet e para antikorrupsion.

Në bazë dhe të ligjit për SPAK, prokurorët dhe gjykatësit do të trajnohen gjatë gjithë kohës dhe do të ndiqet shembulli kroat përgjithësisht, por dhe ai rumun.

Në bazë të deklaratave që ekspertët e SHBA-BE kanë bërë në komisionet parlamentare dhe të aktiviteteve të EURALIUS, ndihma e kroatëve do jetë e përqendruar fillimisht te përgjimet. Grupe prokurorësh shqiptarë do shkojnë te USKOK (prokuroria e posaçme kroate) për të marrë asistencë, por dhe prokurorë kroatë do të vijnë në vendin tonë.

EURALIUS në faqen e saj në internet ka treguar se si funksionon USKOK dhe se ky model do ndiqet dhe te ne.

Aty theksohet se ka një bashkëpunim shumë të fortë me agjencitë e huaja, si DEA amerikane, Interpolin dhe agjenci sekrete, të cilët asistojnë në zbulimin e parave të fshehura në bankat e huaja. Në këtë mënyrë, numërimi mbrapsht për politikanët tanë ka filluar dhe të gjithë llogaritë e tyre do kalojnë në sitë.

Në Kroaci janë arrestuar mbi 270 zyrtarë, përfshirë ministra dhe deputetë.

Kryprokurori

Zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm do të jetë një odise më vete pasi ai kërkon 94 vota për të marrë detyrën.

Por deri sat ë arihet tek kjo pikë duhet të miratohen 7 ligjet e reformës dhe më pas të zgjidhet Këshilli i Prokurorisë, proces që kërkon kohë.

Kështu që Adriatik Lalla do të jetë në detyrë edhe ndoshta deri vitin tjetër.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit për prokurorinë që pritet të miratohet pas dy javësh në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca të ndjekë hetimet e vartësve të tij.

Sipas draftit që ka kaluar në komisionin e reformës, Prokuroria e Përgjithshme nga një institucion vertikal kthehet në një organ horizontal.

Pra, Kryeprokurori nuk do të ketë ndikim mbi dosjet e prokurorëve të tjerë, por do të ketë vetëm kompetenca administrative.

Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm humbet kontrollin mbi hetimin dhe mbi emërimet apo transferimet e prokurorëve.

E vetmja kompetencë që i mbetet Prokurorit të Përgjithshëm është të përfaqësojë akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe të menaxhojë punën e administratës.

Kompetencat e Kryeprokurorit

a-Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe çështjet ne gjykatën kushtetuese  me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e posaçme;

b-Nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët me përjashtim të prokurorëve te prokurorisë së posaçme;

c-Siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë , me përjashtim të administratës së prokurorisë së posaçme . Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave të teknologjisë se informacionit në prokurori rregullohet me vendim te Këshillit të Ministrave;

ç-propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë , me përjashtim të buxhetit të prokurorisë së posaçme;

d-raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit;

dh- Ushtron kompetencat te tjera të përcaktuara me ligj.

Ndryshe nga tani, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës çdo prokuror do të jete i pavarur në hetimet, pa i dhënë llogari eprorëve.

Puna e tyre do te vlerësohet periodikisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kjo strukturë, KLP do të jetë përgjegjëse edhe për karrierën e prokurorëve, kompetencë e cila deri me tani ishte në duar të Prokurorit të Përgjithshëm.

Vjedhësit e çanë murin e bankës në zonën e ish-Bllokut, por dështuan

TIRANË – Një tjetër bankë bëhet shënjestër e grabitësve. Mësohet se një bankë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është tentuar të grabitet gjatë natës, por sipas policisë autorët kanë dështuar.

E njoftuar nga punonjësit e bankës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Paraprakisht burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se grabitësit kanë çarë murin që të çon tek kasaforta. Bëhet fjalë për një çarje në murin e bankës 50 me 30, tek dhoma e kasafortës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se kasaforta ndodhet në bankë, e pa dëmtuar dhe e palëvizur dhe ekspertë të policisë do të bëjnë këqyrjen e saj për të verifikuar nëse është vjedhur gjë apo jo.

Policia ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë, në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes. Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

Ngërçi për vettingun, Kuvendi e frenon Nishanin

Presidenti Nishani e mbajti konfidencial komunikimin me Kuvendin, për zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas mungesës së ligjit për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Përderisa ky komunikim është në vijimësi e sipër dhe unë kam ftuar për një takim konsultativ më të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, do të preferoja që ne të mos e bënim publike çfarë kemi deri tani në këtë proces. Ka një komunikim me mendime konkrete”, deklaroi Nishani.

Por Top Channel mësoi përgjigjen e Kuvendit, i cili i sugjeron Presidentit të mos e ushtrojë formalisht kompetencën e tij vetëm sa për të respektuar një afat kushtetues.

Kuvendi thotë se zgjidhja më e drejtë do të ishte që Presidenti ta ushtrojë kompetencën e tij në mënyrë substanciale, që do të thotë se ai duhet të presë miratimin e ligjit përkatës, ku detajohen kriteret për të cilat flet Kushtetuta.

Me ndryshimet që pësoi reforma kushtetuese, ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk është një çështje urgjente, sepse ky organ do të duhet të veprojë pas procesit të “vetting”-ut për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe inspektorit të ri të drejtësisë.

Burime zyrtare konfirmuan se projektligji do të jetë gati për t’iu shpërndarë anëtarëve të komisionit ditën e hënë. Dhe po atëherë pritet të mësohet se cili do të jetë qëndrimi i partive kryesore politike për takimin e thirrur nga Presidenti të martën.


Send this to a friend