VOAL

VOAL

Tiranë: Prokurori Shkëlqim Hajdari shpjegon dorëheqjen

Prokurori i Prokurorisë së Shkodrës, Shkëlqim Hajdari, njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të Republikës Bujar Nishani, pesë ditë më parë për shkak të pengesave në ushtrimin e detyrës, siç shprehet ai.

Zoti Hajdari pohoi se pas një pune profesionale për afro dy dekada, prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla e transferoi dhjetorin e kaluar nga drejtues i prokurorisë së apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër.

Ai thotë se kjo dorëheqje erdhi sepse situata në organin e akuzës është bërë alarmante për një shtet demokratik, ku emërimet dhe shkarkimet bëhen në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë.

Sipas tij, disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe përdoren nga politika.

“Dorëheqja ime nuk është një akt dorëzimi, përkundrazi, është një akt i përgjegjshëm sensibilizimi dhe motivimi të prokurorëve të ndershëm, të cilët në sistemin e prokurisë janë në maxhorancë. Për fat të keq, prokurorët nuk munden dot të artikulohen dhe të gjejnë forca për të ndaluar këta individë, të cilët nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit, përdorimit politik dhe kriminal të tyre e kanë katandisur organin e akuzës në një organ, i cili vetëm zbatimin e ligjit nuk bën më” – tha kryetari i shoqatës së prokurorëve.

Zoti Hajdari thotë se në vitet e fundit një numër jo i vogël prokurorësh profesionistë nga krimet e rënda dhe sektorë të tjerë janë transferuar në mënyrë të paligjshme nëpër periferi dhe pikërisht në zonat ku janë përballur me bandat e armatosura.

Këtë situatë të jashtëzakonshme mund ta rregullojë, sipas tij, vetëm reforma në drejtësi, e cila do të nxjerrë pasuritë e mëdha të disa prokurorëve, lidhjet me krimin të disave madje edhe lidhjet me Sigurimin e Shtetit të disa të tjerëve.

“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me shumë kolegë prokurorë të ndershëm. Ne dimë gjithçka për çdo koleg prokuror. Ne dimë se kush janë përgjegjës, individë konkretë, të cilët me aktet e tyre të paligjshme e kanë shkatërruar organin e prokurorisë. Këshilli aktual i prokurorisë, një organ i cili duhej të mbronte trupën e prokurorëve nga paligjshmëritë që i vijnë nga prokurori i përgjithshëm e më gjerë, është kthyer në një vegël qorre, që shkel ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe është bërë një mashë, që ka shkatërruar kolegë të ndershëm, të cilët kanë punuar me ndershmëri, përkushtim, nuk kanë pranuar kurrë të përdoren politikisht gjatë karrierës së tyre” – tha zoti Hajdari.

Në dhjetorin e kaluar presidenti Nishani dekretoi transferimin e drejtuesit të prokurorisë së apelit si prokuror i thjeshtë në Shkodër.

Ai e ankimoi transferimin si të paligjshëm dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, por ajo e rrëzoi ankesën e tij.

Prokuroria e përgjithshme ka deklaruar se transferimet e prokurorëve janë bërë në kuadër të ristrukturimit të institucionit dhe sektorëve të ndryshëm të tij.

Arrestohet Elvis Rroshi bashkiak i Kavajës

Gjykata vendosi arrest me burg për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për “fallsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” me plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

Këtë masë e kërkoi prokuroria e Tiranës, e cila gjeti se Rroshi nuk ka paraqitur në formularin “për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.

Prokuroria nisi hetimin kryesisht dhe kërkoi verifikimin e formularit të Rroshit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas njoftimit të prokurorisë së përgjithshme, nga verifikimi i thelluar doli se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke shënuar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke shënuar sërish të dhëna të rreme në formular.

Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se u arrestua në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe u dëbua sërish, duke shënuar të dhëna të tjera të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Prokuroria shtoi se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Reforma në Drejtësi – Rama: Çfarë nuk tolerojmë?

Kryeministri: Nuk heqim dorë nga 2/3 për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë gati të gjejmë zgjidhje. Nesër teksti i ndryshimeve në Komisionin e Posaçëm parlamentar

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama përsëriti sot se po bëhen përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për të kapërcyer ngërcin lidhur me emërimet e anëtarëve të disa institucioneve të drejtësisë nga parlamenti, për të gjetur një formulë të pranueshme nga opozita e cila këmbëngul për variantin e vendeve të rezervuara. Zoti Rama megjithatë saktësoi se ai nuk pranon që kjo formulë të përdoret për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të kualifikimit dhe atë të Kolegjit të Apelimit që duhet të bëjnë verifikimin etiko-profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i posacëm i Reformës do të mblidhet nesër për të votuar projektin në të cilin shumica ka hequr dorë dhe nga ngritja e dy institucioneve të reja

Paraditja e sotme për kryeministrin Edi Rama duket se ka qenë dedikuar plotësisht Reformës në Drejtësi. Ai pati fillimisht një takim me kryetarin e parlamentit Ilir Meta i cili dje bisedoi për këtë çështje me drejtuesin e opozitës Lulzim Basha. Më pas në zyrën e tij mbërriti ambasadori amerikan Donald Lu, dhe ambasadorja e delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin.

Më herët kryetari i Komisionit të posaçëm të Reformës Fatmir Xhafaj kishte shpërndarë projektin e ndryshimeve kushtetuese dhe ka thirrur për nesër mbledhjen e këtij komisioni për miratimin nen për nen të projektit. Sipas tekstit, shumica ka lëshuar pe, sa i përket institucioneve të reja që parashikohen të ngrihen, duke ju afruar pozicionit të opozitës e cila ka kërkuar thjeshtimin e arkitekturës së sistemit. E majta ka pranuar të heqë dorë nga dy prej institucioneve të reja, Tribunalit disiplinor dhe ngritjes së Gjykatës së Lartë administrative.

Por pika kyçe mbetet ajo e mënyrës së votimit nga paramenti të emërimeve në disa prej institucioneve të drejtësisë. Shumica ka mbështetur variantin e dy të tretave, ndërsa opozita këmbëngul te formula e vendeve të rezervuara, ose e thënë ndryshe një ndarje politike të posteve mes shumicës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama përsëriti se mbetet i hapur për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët me opozitën: “Kemi punuar dhe po punojmë dhe tani që po flasim, me shumë përkushtim, për një zgjidhje të përshtasë përmbajtjen thelbësore të Reformës dhe nevojë për përfshirje substanciale të opozitës në procesin e zbatimit të Reformës, sikundër shprehet dhe Komisioni i Venecias. Unë jam i bindur që kjo zgjidhje mund të gjendet dhe mund të jetë plotësisht e pranueshme për opozitën, nëse PD do vërtetë zgjidhje për këtë pikë dhe nëse kjo pikë është e vetmja gjë që e ndan PD-n nga kartoni jeshil për Reformën”.

Megjithatë zoti Rama saktësoi se ka një vijë përtej së cilës shumica nuk pranon të shkojë, dhe që lidhet me përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të posaçëm të kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit, lista e të cilëve duhet t’i propozohet parlamentit nga Avokati i Popullit nën monitorimin e një grupi ndërkombëtar. Këto dy institucione janë të ngarkuara për të bërë verfikimin etiko-profesional të çdo prokurori apo gjyqtari, duke kaluar në sitë, aktivitetin e tyre ndër vite si dhe pasuritë e tyre.

“Këto dy institucione janë matanë vijës së kuqe. SHumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe të cilën ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për të bërë asnjë lloj kompromisi me PD-në. Unë nuk do ta votoj kurrë Rëformën në Drejtësi nëse preket kjo pikë. O do të bëjmë Reformën, ose kurrë mos u bëftë. Për dy institucionet e tjera, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Prokurorisë janë të gjitha mundësitë të gjendet një zgjidhje e arsyeshme kompromisi. Ne jemi gati të lëvizim dhe nga dy të tretat, PD të lëvizw nga vendet e rezervuara dhe zgjidhje ka” deklaroi zoti Rama.

Me kalimin nesër të projektit të ndryshimeve kushtetuese në Komisionin e Reformës, teksti hyn në procedurat paramentare për të shkuar drejt votimit në sallë. Mbetet për t’u parë nëse do të kërkohet që ai të hyjë ose jo me procedura të përshpejtuara, duke qenë se si kryeministri Rama ashtu dhe kryetari i parlamentit Meta, i kanë mëshuar faktorit kohë. Miratimi brenda qershorit, do t’i krijonte mundësi parlamentit që në korrik të mund të miratonte dhe disa nga ligjet kryesore për vënien në jetë të reformës, duke krijuar kështu një shans për një rekomandim pozitiv në vjeshtë nga ana e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, sic e kanë premtuar përfaqësuesit më të lartë të tij.

Reforma në Drejtësi: Xhafaj nuk përjashton Referendumin Popullor

Pas takimit prej 3 orësh mes kreut të LSI-së Ilir Meta me kreun e PD-së Lulzim Basha mëngjesin e së djelë si dhe nisjen sot të takimeve në Kryeministri me Ramën dhe ndërkombëtarët, palët do të ulen nesër në tryezën e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Komisioni nis nesër me shqyrtimin e draftit nen për nen, ku vetë kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj zbardhi edhe një pjesë të dakortësuar me opozitën.

“Sot në mëngjes shpërndamë draftin e komisionit. Nesër mblidhet komisioni. Do të shqyrtojë e votojë nen për nen e në tërësi draftin. Drafti që do të jetë në tavolinë  është reflektim mbi draftin e paraqitur në komision në datën 4 maj dhe i është nënshtruar një votimi në parim. Është e pranueshme dhe për sa kohë u rekomandua si një zgjidhje konsensuale ne e kemi pranuar dhe në respekt të nevojës dhe dakordësisë së arritur. Sot në projekt është me 2/3”, ka thënë Xhafaj nga Kryesia e Kuvendit.

Ndërkohë që gjithë debati nga ana e opozitës për ‘vendet e rezervuara’, Xhafaj tha se nuk ka qenë një propozim i ndërkombëtarëve, por një ndarje që vetë partitë duan të bëjmë me institucionet.

“Vendet e rezervuara nuk janë propozim i ndërkombëtarëve, por është formulë në funksion të nevojës seleksionuese brenda trupave parlamentare. Vendet e rezervuara nuk ka qenë kurrë e dakordësuar mes palëve dhe nuk është definuar nga Venecia si zgjidhje.  Institucionet të ndahen mes partive. Që do të thotë PS të ketë të vetët në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, PD të vetët, dhe LSI të vetët. Kjo zgjidhje në KQZ është problematike dhe KQZ është bërë shpesh pjesë e votimit politik sipas përzgjedhjes që kanë bërë partitë. Por KQZ është ndërtuar si organ politik, ndërsa Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokurorisë janë qeveritë e një pushteti tërësisht të pavarur ku influenca politike do të ishte cënim i pavarësisë së tyre”, tha kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, teksa shtoi se ‘ në mungesë të një konsensusi, atëherë populli do të jetë ai që do të vendosë për Reformën në Drejtësi, duke lënë të hapur kështu mundësinë e mbajtjes së një Referendumi Popullor.

Mbaron takimi – Basha dhe Meta i përforcojnë qëndrimet

Ka përfunduar pas thuajse 120 minutash takimi i Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe atij të PD-së, Luzim Basha në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Takimi i mbajtur në hotel “Rogner” ishte përcaktuar për ditën e sotme, pasi kreu demokrat Basha iu përgjigj ftesës së Kreut të Kuvendit. Në nisje të takimit Meta ka sjellë për kreun e PD, edhe 42 trëndafila blu, për t’i uruar Bashës ditëlindjen.

Kryetari i Kuvendit u shoqërua në takim nga Sokol Dervishaj, ndërsa Lulzim Basha nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Meta tha se do të bëjë çdo përpjekje për ta miratuar Reformën me konsensus dhe pa vonesë.

“Sigurova përkushtimin tim maksimal si Kryetar i Kuvendit për të garantuar një proces dhe procedurë parlamentare tërësisht legjitime dhe me integritet, për miratimin e paketës kushtetuese për Reformën në Drejtësi, si një proces madhor dhe me rëndësi historike për qytetarët, vendin dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane. Ia kam bërë të qartë zotit Rama iniciativën për tu takuar me zotin Basha dhe para se ta bëjë publike ftesën për të, i kam telefonuar dhe në fakt ideja ime kryesore ka qenë për tu takuar me zotin Basha, për tu takuar edhe me zotin Rama dhe me përfaqësues të mazhorancës, pse jo edhe me përfaqësues të misioneve që na asistojnë dhe që janë marrë me këtë çështje. Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët. Sigurisht unë do të kem mundësi të takohem me zotin Rama, edhe me përfaqësues të tjerë të komisionit të posaçëm zgjedhor dhe me aktorë të tjerë, por qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë për të hyrë në përmbajtjen e kësaj reforme. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që ky të jetë një proces i hapur, të jetë një proçes transparent, ky të jetë një proces konsensual që garanton standartet e kësaj reforme dhe ky takim u bë për këtë qëllim dhe ky angazhim është vetëm në këtë drejtim.”

Ndërsa Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk heq dorë nga vendet e rezervuara.

“Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën, por të ofruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE dhe të konsakruar nga Komisioni i Venecias, si një zgjidhje e përshtashme për të shmangur kapjen politike të sistemit. Por që të jetë produkti që dëshiron çdo shqiptar, duhet me patjetër të përputhet me opinionin final të Komisionit të Venecias. Dhe për këtë çështje, ja çfarë thotë Komisioni i Venecias: Me qëllim përgatitjen e tekstit përfundimtar Komisioni i Venecias i rekomandon autoriteteve shqiptare t’i kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme, nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jogjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK, DHSK-së, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës në organët kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e përzgjedhjes. E zezë mbi të bardhë. Ky është arbitri. Për këtë kemi rënë dakord, ky është autoriteti suprem, mbi çdo autoritet tjetër europian apo global, për ndryshimet kushtetuese në çdo vend anëtar të Këshillit të Europës. Arbitri ka folur, PD ka zgjedhur, e ka pranuar, ata që se kanë pranuar është mazhoranca, ai që se ka pranuar është Kryeministri. Nëse kërkohet bashkëbisedim, negocim, vullnet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët në përputhje me Komisionin e Venecias, PD e ka , e ka patur dhe vazhdon ta ketë, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, edhe të dielën, edhe ditën e ditëlindjes time.”

Sot Basha ka ditëlindjen – Meta e pret me 42 trëndafila

Takimi i paralajmëruar një ditë më parë mes kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka nisur në ambientet e hotel ‘Rogner’.

I pari që ka mbërritur në ambientet e hotel ‘Rogner’ ishte kreu i kuvendit, ndërsa lideri i opozitës ka hyrë vetëm disa minuat më vonë.

Takim vjen në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Ky takim përkon edhe me ditëlindjen e kreut të demokratëve, i cili feston sot 42-vjetorin.

Në këtë aspekt, raportohet se Meta e priti Bashën me një tufë me 42 trëndafila blu për t’i uruar ditëlindjen.

Gjendja e rëndë e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri

Edhe sot, pas 25 vjetësh që kanë dalë si të pafajshëm nga burgjet, ish të dënuarit politikë të diktaturës komuniste në Shqipëri ende vuajnë në jetën e tyre. Ndihma ndaj tyre ka qenë gjithnjë e pamjaftueshme dhe e vonuar. Instituti i të përndjekurve politikë sapo ka rindërtuar banesën e një të burgosuri politik në Lushnje. Përfaqësues të tij pohojnë se gjendja e rëndë, ku jetojnë sot shumë të dënuar politikë është e papranueshme.

Instituti i të Përndjekurve Politikë përfundoi këto ditë rindërtimin e banesës së Ramadan Toskës, një ish i burgosur i regjimit komunist.

Deri sot 26 vjet pasi doli nga burgu Ramadani jetonte në një kasolle, ku shiu, era dhe dielli depërtonin në brendsësi, ndërsa familja jeton në vështirësi të mëdha.

Me pak të holla u krye u krye jo një riparim i kasolles, por një ndërtim i plotë i shtëpisë, ku bashkë me dy prindërit e munduar nga jeta banon edhe vajza e tyre 18 vjeçare, tashmë maturante.

Drejtuesi i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se rasti i Ramadanit ishte një nga më të rëndët në gjithë krahinën e Myzeqesë, por si ai jetojnë ende në vështirësi dhe varfëri edhe shumë të ish të burgsur të tjerë të regjimit komunist.

Instituti i të Përndjekurve me ndihmën simbolike ndaj Ramadanit në Lushnje po tërheq vëmendjen se ish të përndjekurit vazhdojnë të vuajnë dhe me pak kujdes atyre mund t’u plotësohen disa nevoja jetësore bazë.

Ndërkohë që ish të burgourit politikë vazhdojnë të vuajnë, parlamenti miratoi një ligj për hapjen e dosjeve, i cili nuk parashikon lustrimin.

Diktatura komuniste dhe shërbimi i saj sekret vrau, burgosi dhe përndoqi dhjetëra mijëra kundërshtarë politikë.

Sot pas 25 vitesh, ish të burgosurit politikë po marrin vetëm disa dëmshpërblime për burgimin e padrejtë, por asnjë persekutor dhe informator i tyre nuk ka marrë asnjë ndëshkim apo pengim në karrierën administrative.

Ilir Meta ftesë për takim Lulzim Bashës

Në Shqipëri, kryetari i parlamentit Ilir Meta njoftoi sot se i ka dërguar një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u takuar me të lidhur me reformën në Drejtësi

Zoti Meta shpjegoi se takimi do të duhej të zhvillohej mundësisht brenda së hënës sepse “përndryshe mund të komprometohen procedurat parlamentare dhe integriteti i parlamentit”, nënvizoi ai, duke shtuar se institucioni që drejton “është i vonuar me kalendarin e Reformës dhe se duhet lëvizur sa më shpejt në mënyrë që ky proces të zhvillohet me cilësinë e duhur sipas standardeve të Komisionit të Venecias, por edhe sipas sugjerimeve të EURALIUS-it dhe OPDAT-it”, u shpreh zoti Meta. Sipas tij, procesi i Reformës në Drejtësi “duhet të gëzojë të gjithë legjitimitetin dhe integritetin e plotë që meriton si kryereforma që i nevojitet vendit”.

Ftesa e zotit Meta koincidon me një takim që ai sot pati me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin, dy diplomatët e angazhuar intensivisht për të cuar drejt përfundimit procesin.

Të hënën e kaluar, takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe zotit Basha dështoi pasi palët nuk gjetën dakortësi mbi formulën e emërimeve të anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë që do të duhet të zgjidhen nga parlamenti.

PSE NUK KEMI AMBASADOR NË VATIKAN!? – Nga Fritz RADOVANI

Ronald Reagan i dorzon Nanës Tereza, Medaljen Presidenciale të Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, me 20 Qershor, 1985.

■Me 25 Maji 1945, perfaqësuesi i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone G.B. Nigris, nxiret jashtë Shqipnisë nga qeveria sllavokomuniste e Tiranës, që e drejton anadollaku Enver Hoxha. Në vitin 1954, kam njoh Don Mark Hasin, i cili në vitin 1956 më ka tregue per bisedimet e fundit që ka pasë me Imz. Nigris, në hotel “Dajti”, perpara se Ai të largohej perfundimisht nga Shqipnia.
■Shpjegimet e bame nga At Konrrad Gjolaj, në librin “Çinarët” per porositë e Imz. Nigris të lanuna Don Markut, janë shumë të sakta. Don Marku me të vertetë porositë ua kaloi Imz. Gasper Thaçit, Argjipeshkëv i Shkodres, po edhe Imz. Frano Gjinit, Abat i Mirditës, që u ngarkue me postin e Zv. Nuncit Apostolik të Delegacionit të Vatikanit në Shqipni. Detyrë me randsi që u vazhdue me nder nga Imz. Frano Gjini, deri diten që u pushkatue me 11 Mars 1948. Mbas arrestimit të Imz. Gjinit në nandorin e 1946, asht kenë Argjipeshkëv në Tiranë Imz. Vinçenc Prennushi, që u mundue me mbajtë lidhje me anen e misjoneve anglo – amerikane me Vatikanin, po loja e atyne misjoneve në Tiranë, i kushtoi shumë shtrenjtë të gjithë Klerikëve Katolik të Shqipnisë.
■Mbas vitit 1947, kur u arrestue edhe Imz. Prennushi, lidhjet me Vatikanin as, direkt as, indirekt nuk kanë funksionue ma. Po e njajta lojë vazhdoi edhe me ambasaden italiane dhe franceze mbas viteve 1950, kur u bane shumë përpjekje nga Klerikët e Tiranës me u lidhë me Vatikanin per Projektin e Statutit të Kishës Katolike, që aprovonte “shkëputjen e Kishës” nga Papa dhe Vatikani, në vitin 1951. Konferenca e Paqes, në 1952 në Tiranë, ua vuni vulen e turpit të gjitha komuniteteve fetare. Askush nuk asht pendue deri sot!
■Në vitin 1967, “Revolucioni Ideologjik dhe Kulturor”, i drejtuem nga vetë terroristi Enver Hoxha, me pasuesin e tij servil Ramiz Alia, u vulos dhe la dokumentin ma të pakundershtueshem në Shkoder, me “Muzeun Ateist”, një turp i pashembullt në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit.
■Shqipnia u shpall “Shtet ateist” me të gjitha tiparet e turpit në Europë!
■Shpallja e “Shqipnisë ateiste” nuk ishte aspak formale, po gjatë gjithë periudhës që asht kenë nen thundren sllavokomuniste, ajo ishte model i luftës kunder Fesë, kulturës dhe të gjitha tipareve të Europës Perëndimore, per të cilat u punue deri në vitin 1944.

1985…RONALD  REAGAN i dorzon Nanës Tereza, Medaljen Presidenciale të Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, me 20 Qershor, 1985.
■Plot mbas 40 vjetësh, Presidenti Amerikan Ronald Reagan “veshtron” nga Shqipnia!
■16 TETOR 1978, Karol VOJTILA zgjidhet Papa i Kishës Katolike në Vatikan.
Fillon takimet me udhëheqës shpirtnor e politik nga gjithë Bota…fillon lidhjet me shumë shtete të mbetuna pezull si ShBA, BRSS, Hungari, Çekosllovaki, Rumani etj…(1990).
20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.
■22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan…
■2 Dhjetor 1992, Ramiz Alia shpallë: Shqipnia antare e “Konferencës Islamike”…
■Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.
■25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit…
■21 Shtator 2014, PAPA FRANÇESKU, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes”…
■Kanë kalue dy vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik”, me e dergue Ambasador në Vatikan… Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 70 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, na ka marrakotë…e janë ba 25 vjetë që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”…Edhe pse Vatikani asht perballë Shqipnisë!
***
■Kam bindjen se kur ishte Papa Gjon Pali II, me detyren e madhe Fetare në Vatikan, askush ma mirë se Ai, nuk e ka njoh komunizmin shkatrrues të Njerzimit Perparimtar!
■E këte e verteton ma mirë se gjithshka thanja e Tij aktuale per Popullin Shqiptar:
“Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra,
nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!”
Melbourne, Qershor 2016.

‘IMSI Catcher’ e përgjuar nga kamerat e Bashkisë

TIRANE –Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kamerat e jashtme të Bashkisë, në kuadër të hetimeve për pajisjen e “IMSI Catcher”, e cila dyshohet se është administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit.

Mësohet se prokuroria do të analizojë pamjet e fiksuara nga kamerat e jashtme të Bashkisë së Tiranës në datën 13.05.2016, kur dyshohet se është lëvizur pajisja e përgjimit.

Prokuroria ka sekuestruar gjithashtu serverin qendror të kamerave të sigurisë në ambientet e Forcave të Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit. Burime nga prokuroria thonë së janë pyetur drejtuesit e këtij reparti, të cilët kanë pohuar se kamerat nuk punojnë, por organi i akuzës ka dyshime se është ndërhyrë për fshirjen e tyre.

Sipas prokurorisë, edhe nëse ka ndërhyrje, do të jenë librat e regjistrit të hyrje-daljeve në repart, që do të provojë se brenda këtij institucioni makina ku ndodhet e instaluar pajisja e përgjimit “IMSI Catcher” ka hyrë në të paktën dy raste.

Prokuroria nga ana e saj ka dyshime edhe për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues, pasi pas urdhrit për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, automjeti me pajisjen më datë 13.05.2016 është larguar nga ky ambient rreth orës 12:00.

Sipas prokurorisë, fakti që mjeti së bashku me pajisjen ka lëvizur në të paktën dy herë një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi dhe titullarin e Forcës

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Sipas prokurorisë, Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Ndërsa Ention Xhelilajn me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, se ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.

Ndërkohë, 3 zyrtarët e lartë të policisë i janë drejtuar Gjykatës së Apelit duke kundërshtuar masat e  sigurisë, ndërsa Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi Ministrisë italiane të Drejtësisë me kërkesën për t’u informuar mbi pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Takimi i Llallës me Ajazin, dyshohet për pajisje tjetër përgjimi

 Skandali i përgjimeve dhe zhvillimet e fundit lidhur me hetimet që sollën pezullimin e kreut të Policisë, Çako, mblodhën bashkë dje në një takim Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla me Kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika.

Takimi mes dy zyrtarëve të lartë është mbajtur në kohën kur Prokuroria e Tiranës po kryen hetime në lidhje me pajisjen përgjuese “IMSI Catcher” dhe për këtë hetim ka pezulluar nga detyra drejtorin e Policisë, Haki Çako, shefin e FLO, Artion Duka, dhe shefin e IT në Forcën Operacionale, Ention Xhelilaj.

Mësohet se SHISH ka ofruar mbështetje në hetimin e Prokurorisë. Organi i akuzës ndërkohë ka dyshime se pajisje përgjuese janë futur e kanë vepruar në Shqipëri edhe më parë. Nga burimet mësohet se pyetja e një drejtuesi të lartë të policisë ka zbardhur raste të tjera të futjes së pajisjes në vend pa autorizimin e Prokurorisë.

Pyetja që i është bërë zyrtarit ka qenë: “A keni dijeni nëse ka ardhur tjetër pajisje ‘IMSI Catcher’ në territorin e Republikës së Shqipërisë për të kryer përgjime për vitin 2015- 2016?”.

Zyrtari i policisë ka dhënë përgjigjen: “Në dijeninë time, në vitin 2015 është ofruar ndihme nga Policia italiane për ngjarjen e vendosjes së tritolit në farmacinë në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm. Unë e kam parë këtë pajisje dhe ajo ndryshonte në formë nga pajisja që ka ardhur për trajnim. Ajo pajisje ishte nga prodhues tjetër, por nuk ndryshonte në funksione”.

Basha i shoqëruar nga Berisha në takimet në Bundestagun gjerman

Kryetari i PD Lulzim Basha do të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar në Berlin.

Bashkë me Bashën në këto takime do të jetë dhe ish-kreu i PD njëherësh ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili dhe ai ka udhëtuar që dje drejt Berlinit, ku fotot e tij janë botuar në të gjitha mediat.

Me sa duket takimet do të jenë tepër të rëndësishme përderisa delegacioni i PD ka qënë në nivelin më të lartë të mundshëm, pra dyshja drejtuese e opozitës.

Mësohet se Basha do të marrë pjesë në takimin me deputetët e Bundestagut gjerman, ndërkohë që ftesa për kreun e opozitës shqiptare është bërë nga ana e kryetarit të Bundestagut gjerman.

Vizita e Bashës dhe e Berishës në Berlin vjen vetëm disa ditë pas takimeve që ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin ka bërë po në Gjermani me administratën e lartë gjermane, në lidhje me pengesat që kanë dalë për miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, pasi palët nuk kanë rënë dakord dhe SHBA e BE kanë akuzuar opozitën se nuk ka qënë fleksibël në lidhje me këtë reformë.

Ndërsa debatet vazhdojnë në Tiranë për reformën në drejtësi, Basha dhe Berisha pritet të zhvillojnë takime me deputetët gjermanë, ku reforma do të jetë pjesë e bisedimeve.

Polemika qeveri – KLD mbi gjyqtarin që pezulloi kryepolicin Çako

Përfaqësuesit e qeverisë dhe ata të drejtësisë shkëmbyen akuza të ashpra të mërkurën lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në qendër të kritikave u vendos gjyqtari Arjan Aliaj, i cili vendosi dy ditë më parë, pas kërkesës së prokurorisë, që zoti Çako të pezullohej nga detyra e kreut të policisë dhe nga çdo detyrë tjetër publike apo shtetërore e mundshme, deri në përfundimin e hetimeve.

Drejtuesi i lartë i policisë Çako e apeloi vendimin, i cili, sipas prokurorisë, bazohet në shpjegimin se ai nuk mori masat ligjore për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin për përgjim të pajisjes IMSI Catcher.

Zyrtarët e policisë pohojnë se pajisja u soll në Shqipëri nga autoritetet italiane për qëllime trajnimi dhe me të nuk u bë përgjim.

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se gjykatësi që pezulloi nga detyra drejtorin e policisë Haki Çako është zhytur në kënetën e drejtësisë aq sa Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës.

Zoti Rama shtoi se “ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë”.

Kryeministri Rama tha se ai gjyqtar u kthye në detyrë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan reformën në drejtësi dhe e përdorin atë për interesat e tyre.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzoi publikisht gjyqtarin Aliaj se ka liruar vrasës dhe kjo e ka demaskuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas tij, gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin ndaj Çakos nuk duhej të merrte në shqyrtimin e çështjes, sepse ai nuk ishte gjyqtar i gatshëm, por dikush tjetër atë ditë.

“Shorti u mënjanua dhe çështjen e mori gjyqtari Arjan Aliaj”, – tha ministri Tahiri.

Sipas tij, drejtësia po mbahet peng nga një front i së keqes, kryetari i gjykatës së Tiranës duhet të shpjegojë pse u shkel ligji, ndërkohë që po kryhet reforma në drejtësi.

Akuzat publike nga qeveritarët e shtynë Këshillin e Lartë të Drejtësisë të publikojë edhe ai një deklaratë, ku theksohet se shprehjet e kryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshëm, janë një kërcënim i hapur ndaj gjyqtarit dhe ndaj të gjithë trupës gjyqësore.

“Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri përdorën një arsenal të padenjë fjalësh ndaj një gjyqtari, për ‘gabimin’ e tij të vetëm se miratoi kërkesën e prokurorit, për dhënien e masës së pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.” – thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku kritikohen deklaratat qeveritare për fjalor i papërshtatshëm.

Këto deklarime në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë, sipas KLD, japin mesazhin që kjo reformë mund të jetë vetëm fasadë.

Në deklaratën e KLD-së shpjegohet se gjyqtari Arjan Aliaj u kthye në sistemin e drejtësisë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese në 2003.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kërkoi kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të ndalojnë ndikimin, presionin apo kërcënimin ndaj drejtësisë, sepse ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet shtetit të së drejtës.

Rama quan killer gjyqtarin që pezulloi Çakon, KLD-në e cilëson Këshilli i Kënetës

Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshilli i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!

Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë… Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë?

Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!

Raporti i World Vision: Tre të katërtat e fëmijëve të varfër në Shqipëri përballen me dhunën dhe abuzimin

Organizata World Vision publikoi sot Raportin e Mirëqenies së Fëmijëve, ku thuhet se tre të katërtat e fëmijëve të varfër në Shqipëri pohojnë se e kanë ndeshur dhunën dhe abuzimin në jetën e tyre, por më pak se 15% janë gati për t’ia treguar këtë dikujt.

Sipas raportit, në shumë nga zonat më të varfëra të vendit ka pak punonjës për mbrojtjen e fëmijëve, dhe dhjetëra-mijëra fëmijë mund të jenë duke përjetuar dhunë dhe abuzim, pa mbrojtje nga shteti.

Raporti i Mirëqenies Sociale theksoi se programet e ndërgjegjësimit, nuk kanë ndonjë ndikim domethënës, dhe kërkohet mbrojtja e fëmijëve dhe parandalimi i dhunës ndaj tyre.

Gjatë vitit të kaluar kanë përfituar nga programi i mbrojtjes së fëmijëve 8.869 fëmijë, por kjo është e pamjaftueshme.

Mbi 70% e fëmijëve pranojnë se dhuna është e pranishme në jetën e tyre.

Rreth 5% raportojnë nivele të larta të dhunës së vazhdueshme, pra dhuna është një dukuri, që ka marrë përmasa të gjera, thuhet në raport.

Megjithatë, vetëm 15 për qind të fëmijëve dhe prindërve janë gati të denoncojnë dhunën, dhe afro gjysma e të rriturve nuk dinë nëse ka një institucion ku mund ta denoncojnë dhunën ndaj fëmijëve.

“Synimi i qeverisë është që të vendoset një punonjës i mbrojtjes së fëmijëve për 3 mijë fëmijë, por në realitet jemi ende larg, ose 10-20 herë më pak se objektivi” – pohuan vëzhguesit.

Fëmijët përjetojnë nivele të ngjashme dhune me një vit më parë, theksoi studimi i organizatës World Vision.

Mediat italiane: Pajisja e përgjimit hyri me një makinë me targa diplomatike tonat

Pezullimi i kreut të policisë shqiptare, Haki Çako, në vazhdën e hetimit për skandalin e përgjimeve nuk është lënë pa vëmendje nga mediat italiane, vend nga u fut edhe pajisja e shumëdebatuar në vendin tonë.

Në një shkrim të sotëm,  “Il Secolo XIX”, raporton se pajisja në fjalë, për të cilën i pari që denocnoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha, e kaloi kufirin në mënyrë të fshehtë.

Sipas saj, pajisja e përgjimit hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë përmes kanaleve diplomatike italiane. Saktësisht, sipas medias thuhet se pajisja ka mbërritur më 11 mars në Shqipëri, e fshehur në një makinë me targa diplomatike italiane.

Ajo nuk është deklaruar në doganë, duke hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme.

Me një vendim të djeshëm Gjykata pezullulloi drejtorin e Policisë, Haki Çako dhe caktoi arrest për dy vartës të tij, të cilët akuzohet se kanë patur kontakt me këtë aparaturë përgjimi.

Hoffman- Topallit: E bëtë ligjin e dekriminalizimit të dënoni Blendi Klosin pse piu dy birra

Në kulmin e debatit politik për reformën në drejtësi dhe duke mbështetur ish-kryeministrin Berisha lidhur me faktin që ndërkombëtarët gjykojnë mbi materialet e shkuara (me raste keq) nga ambasadorët e akredituar, deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka dhënë një shembull konkret me ambasadorin gjerman.

Gjatë debatit dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Topalli ka ndarë me kolegët komunikimin me ambasadorin Hoffman, i cili sipas saj, e lidhte këmbënguljen e opozitës për ligjin e dekriminalizmit me synimin për heqjen e ministrit Klosi, për precedentin e tij me birrat, në të kaluarën

“Dua të tregoj një rast në lidhje me këtë mënyrën se si diplomatët i perceptojnë gjërat dhe më pas ua përcjellin vendeve të tyre respektive. Më ka ndodhur në një takim me përfaqësuesit e Bundestagut, ku ambasadori Hoffman më ka thënë: Ju e bëtë ligjin për dekriminalizimin që të hiqni Blendi Klosin se ka pirë dy birra. U gjenda e befasuar nga ai qëndrim sepse nuk është puna vetëm te ambasadorët vendës, është problemi te dokumentet dhe komunikimi që ata kanë me vendet e tyre, pasi përfaqësuesit e tyre andej kanë si referim vetëm informacionet që marrin nga përfaqësuesit e tyre”- ka thënë Topalli.

Fjala e saj, erdhi fill pas Berishës, i cili theksoi se “pavarësisht qëndrimeve që mbajmë, institucionet ndërkombëtare na gjykojnë mbi bazë të materialeve që nisen nga ambasadorët që kanë në vendin tonë. Diplomatja në fjalë në gjykimin tim i “shkruan” keq qëndrimet e opozitës. Është një njeri që nuk komportohet në mënyrë objektive në transmetimin e gjykimeve të opozitës. Siç e thashë, pavarësisht sa sqarues jemi ne, me rëndësi janë letrat që shkruhen në zyrat e Ramës dhe që nisen drejt BE-së”.

Pezullimi i Çakos – Rama fajëson prokurorinë tonë dhe i kërkon ndjesë publike Italisë

TIRANE – Italia tërhoqi sot nga Shqiperia shefin e Interfoce nga Shqipëria, z Michele Grill. Ky veprim erdhi menjëherë pasi me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, z Haki Çako. Pas kësaj ka reaguar kryeministria që ka drejtuar një ndjesë publike ndaj shtetit italian, në emër të kreut të qeverisë, z Edi Rama. Në këtë deklaratë akuzohet institucioni i Prokurorisë shqiptare, që sipas Ramës, po përdoret si makinacion i rëndomtë politik.

Publikimi nga kryeministria
Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.
Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik.
Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria.

Duke u kërkuar ndjesë për këtë “çudi” që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë.

Skandali i përgjimeve – Italia tërheq shefin e Interforcës nga Shqipëria

Italia tërheq nga vendi ynë shefin e shërbimeve të Interforcës. Michele Grillo deri tani në detyrë si kreu i Interforcës në vendin tonë nuk do të ushtrojë më funksionin e tij, raporton “News 24”.

Pas skandalit me pajisjen e përgjimit, emri i Michele Grillos u lakua si personi që futi në Shqipëri pajisjen e përgjimit.

Ai është shefi i misionit policor italian, Interforce, që vepron në Tiranë. Për herë të parë rreth përfshirjes së mundshme të tij në debatin për pajisjen e përgjimit shkruajti gazeta më e madhe italiane, Corriere Della Sera.

Aso kohe u tha se ky dyshohej për shkak të lidhjeve familjare që ai kishte me kompaninë IMSI Catcher që e kishte prodhuar pajisjen.

Sipas Corriere Della Sera, drejtuesit e Interforcë janë përfolur për lidhje të forta me politikanë e zyrtarë të lartë shqiptarë që në kohën kur Anna Poggi, ish –punonjëse e këtij misioni, u përfshi në çështjen e ngritur nga ish –shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, që akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me grupet e trafikantëve të drogës që veprojnë në jug të Shqipërisë.

Detajet – Pajisja e përgjimit u fsheh kur Prokuroria kërkoi sekuestrimin

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të tjera për hetimin e pajisjes së përgjimit në Policinë e Shtetit. Sipas hetimit, Prokuroria e Tiranës pati nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, por ajo është lëvizur nga dy efektivët Entiol Xhelilaj dhe Artion Duka.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11.45 dhe 12.00. Në këto ambjente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij.

Në orën 12.10 nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambientet e F.P.O. automjeti që mbarte pajisjen ka dalë nga këto ambiente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi O.P.Gj-të ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e  kësaj paisje.

Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambienteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapësira kohore prej gjysmë ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

Shtetasi Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.

Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambientet e Forcës Operacionale.

Pika e fundit e shkeljeve të dyshuara se janë kryer nga shtetasi Artion Duka është edhe me e rëndësishmja. Ky shtetas merr përsipër me përgjegjësinë e tij, pa kryer asnjë hulumutim të natyrës penale apo administrative, se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm.

Dosja – Çako shpërdoroi detyrën, pajisja është përdorur për përgjim

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje për dosjen e IMSI Catcher, pajisjes së dyshimtë të sjellë nga Interfoca italiane, fillimisht për trajnim, por që më pas u bë objekt hetimi për përgjime të paligjshme.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka shpërdoruar detyrën në administrimin e kësaj pajisjeje përgjuese.

Për këtë arsye ai është pezulluar nga detyra me vendim gjykate ditën e sotme. Po kështu, dosja e Prokurorisë së Tiranës thotë që ka patur përgjime të paligjshme me këtë pajisje.

DOSJA

Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit.

Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.

I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të Policisë Shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë. Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste.

Po ashtu, shtetasi Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i F.O, Ention Xhelilaj.

Gjithashtu, në dt. 13.05.2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11.45 dhe 12.00. Në këto ambjente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij.

Në orën 12.10 nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambjentet e F.P.O. automjeti që mbarte paisjen ka dalë nga këto ambjente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi O.P.Gj-të ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e  kësaj paisje.

Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjestarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambjenteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapsira kohore prej gjysëm ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

Shtetasi Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.

Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale.

Pika e fundit e shkeljeve të dyshuara se janë kryer nga shtetasi Artion Duka është edhe me e rëndësishmja. Ky shtetas merr përsipër me përgjegjësinë e tij, pa kryer asnjë hulumutim të natyrës penale apo administrative, se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm.

Ka dyshime të arsyeshme se kjo gjë nuk është e vërtetë. Kështu nga hetimi ka rezuluar se aparati konkret funksionon duke u klonuar si një antenë e rrjetit telefonik Mobile dhe duke marrë rolin e antenës ligjore.

Antena e gënjeshtërt emeton një sinjal më të fortë se antena ligjore dhe kësisoj shkakton lidhjen e aparateve fundor nga antena ligjore te antena e gënjeshtërt. Kjo gjë bie ndesh me detyrimet e ligjit 9918 Neni 123/2.

Shtetasi Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.

Veprimtaria e tij nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët e tij. Ai ka dijeni se në cilën pikë kufitare ka hyre automjeti, ku qëndronte ai gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohe. Ai është në dijeni të parametrave teknike të automjetit dhe çfarë ushtrimesh janë kryer në bazë.

Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve. Nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin, të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve.

Përgjimet – Gjykata pezullon nga detyra kreun e Policisë Haki Çako

Gjykata ka vendosur sot me kërkesë të Prokurorisë që të pezullojë nga detyra kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako për çështjen e pajisjes së dyshimtë të përgjimit.

Përmes një njoftimi për mediat, Prokuroria njofton se Haki Çako dyshohet se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, sa i përket ekzistencës së pajisjes përgjuese.

Prokuroria thotë se pajisja e dyshimtë e ardhur nga Italia, është administruar në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, sipas njoftimit, është marrë edhe masa e arrestit shtëpiak për Artion Dukën, drejtor i Forcave Operacionale, si edhe Entiol Xhelihajn, specialist në këtë sektor, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe  “eprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

“Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.  Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

|Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike”, shkruan deklarata e Prokurorisë.

Dështon takimi i qeverisë me PD-në, Rama thotë se projektligji do të votohet në Kuvend

Tashmë duket se gjithçka kthehet në pikën zero edhe pse kreu i ekzekutivit tha se mazhoranca është e hapur që ta presë në ditët në vijim opozitën për ta votuar draftin në parlament.

“Sonte PD nuk mund t’i tregojë shqiptarëve se SHB dhe Brukseli janë arsye pse s’mund të votojë reformën në Drejtësi

PD nuk e do reformën, por kjo s’do të thotë që nuk do ta votojmë. Ne nuk do ta presim PD-në deri në votën në parlament ka kohe për ta.

Nëse do duan jemi gati të dëgjojmë çdo ide, kërkesë që nuk cenon thelbësisht draftin e përmbajtjes së reformës.

Drafti nuk mund të përkeqësohet për llogari të partive. Asnjë përkeqësim s’mund ta lejojmë.

Pas këtij takimi reforma do niset drejt parlamentit”, tha Rama.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar pas takimit 3 orësh me kryeministrin Edi Rama se kishte kërkuar zgjidhje për moskapje politike të drejtësisë.

“Si kryetar i PD erdha sot në këtë takim me përfaqësues më të lartë të mazhorancës, me vullnetin për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje, që do i japë shqiptarëve një drejtësi që lufton dhe nuk mbron korrupsionin dhe dhe për këtë PD ka pasur që prej ditës së parë të vetmin kusht, moskapjen politike të drejtësisë.

Nëse politika nuk do i mbronte Shullazët me shokë, padyshim që drejtësia do vepronte, por drejtësia trembet nga një pushtet politik i cili prioritet ka të mbrojë kriminelët që i gjenden pranë ditën e votimit.

Ne kemi dhënë kontributin tonë…”, tha Basha duke e quajtur test për vullnetin politik për reformën në drejtësi takimin e sotëm.

Me siguri kryeministri ka thënë këtu para jush se është pd ajo që e pengon reformën në drejtësi, faktet tregojnë të kundërtën, sot detajuam propozimin tonë bazuar mbi rrugëzgjidhejn që dha Vebnecia për vendet e rezervuara si piak e vetme që ndan palët. Thjesht nuk u pëlqen, është kaprico…”

Kërcënimi nga Shullazi – Mynyr Koni thyen heshtjen, rrëfen detajet

Mynyr Koni, rektori i ri i universitetit te Tiranës, thyhen heshtjen mediatike dhe rrëfen per kërcënimin gjate fushatës zgjedhore për rektoratin në ‘UT’.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Koni tregon se është kërcënuar një javë para zgjedhjeve në afërsi të banesës. Rektori nuk di të thotë nëse ishte Emiliano Shullazi apo dikush tjetër, pasi nuk mundi ta identifikojë për shkak të errësirës.

“Unë jam kërcënuar personalisht dhe është gjithcka e vërtetë pavarësisht nga akuzat që janë hedhur se është inskenim, aspak. Kërcënimi ka qenë që të largohem nga kandidimi për rektor.

Unë kam vënë në dijeni punëdhënësin tim, ish rektorin Dhori Kulen dhe asnjë tjetër”, tha Koni.

Tashme çështja e kërcënimit ndaj rektorit Koni është nen hetim, ndërsa i dyshuari Emiliano Shullazi është ne qeli, ndonëse nuk ka e pranuar ngjarjen. Ndërkohe 40 dite pas zgjedhjeve, Mynyr Koni ka marre detyrën e rektorit te Universitetit te Tiranes.

Reforma në Drejtësi, mbahet takimi Rama-Basha

Në fokus Reforma në Drejtësi. Në ngërç çështja e formulës së emërimeve në institucionet e drejtësisë nga ana e parlamentit

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha u takuan sot në një përpjekje për të përmbyllur reformën në Drejtësi. Takimi i sotëm është paraprirë nga një trysni e lartë ndërkombëtare, si nga Uashingtoni ashtu dhe Brukseli. Palët tanimë duket se ndahen vetëm në cështjen që lidhet me mënyrën e votimit nga parlamenti të anëtarëve të disa institucioneve të sistemit të Drejtësisë. Ndërkohë në takim pritet të diskutohet edhe për reformën zgjedhore, një pikë së cilës opozita i mëshon me forcë

Palët në tryezë u përfaqësuan me delegacione treshe. Kryeministri me në njërin krah me kryetarin e komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafën dhe në krahun tjetër Petrit Vasilin, kryearin e grupit parlamentar të LSI-së. Përballë, kryetari demokrat Basha ishte me Oerd Bylykbashin i cili së fundmi përfaqësoi opozitën në Komisionin e Reformës në Drejtësi e që është njëkohësisht dhe bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore. Me ta edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.

Takimi i sotëm vlerësohet si mundësia për t’i dhënë fund procesit të gjatë të Reformës në Drejtësi e për t’i hapur rrugë miratimit të saj në parlament. Prej më shumë se dy javësh, thuajse gjithshka ka mbetur pezull, pasi demokratët paraqitën propozime të reja, duke kërkuar thjeshtimin e arkitekturës së sistemit, ndërsa po ashtu çështja e emërimeve nga ana e parlamentit ishte ende në pritje të përzgjedhjes së formulave nga palët. Ndonëse kishin mbështetur pa rezerva tekstin e rishikuar mbi bazën e rekomandimeve të Komsionit të Venecias, nga ana e ekspertëve të tyre të OPDAT-it dhe EURALIUS-it, javën e shkuar, në përpjekje për të afruar qëndrimet e palëve, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e delegacionit të Komisionit europian Romana Vlahutin, paraqitën një variant të ri, ku sugjerohej shkurtimi i dy institucioneve të reja të parashikuara fillimisht si dhe votimi me dy tretat, deri në zgjedhjet e ardhshme, për emërimet në institucionet e Drejtësisë. Socialistët duket se janë të gatshëm t’i pranojnë këto propozime dhe dakortësinë për çështjen e dy të tretave e njoftoi publikisht kryeministri Rama, por opozita tani po këmbëngul për variantin e vendeve të rezervuara, që do të thotë emërime sipas vendeve që ndahen mes shumicës dhe opozitës. Ky variant nuk duket i preferuar për shumicën, pasi sipas saj do t’i jepte një ngjyrim të theksuar politik kandidatëve. Kjo duket të jetë dhe pika kryesore e cila po mban varur fatet e Reformës.

Sot ambasadori amerikan Donald Lu pati një tjetër takim me kryetarin demokrat Lulzim Basha. Javën e shkuar zoti Basha mori një telefonatë dhe nga ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Europën dhe Euroazinë Victoria Nuland e cila theksoi se udhëheqësit politik shqiptar duhet ta përdorin takimin e sotëm “për të rënë dakort për miratimin e shpejtë të një reformë kuptimplotë dhe tërësore në Drejtësi”, ndërsa theksonte se kjo Reformë “mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”. Në fakt dhe trysnia nga Brukseli nuk ka qenë më e pakët. Pas komisionerit për Politikat e fqinjësisë Johannes Hahn, dje edhe përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit europian, Federica Mogherini e cilësoi reformën si mundësinë për hapjen e një kapitulli të ri për Shqipërinë. Zonja Mogherini ishte e drejtpërdrejtë kur theksonte në deklaratën e saj se “propozimi ligjor që ndodhet tashmë para Kuvendit pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përputhet plotësisht me standartet evropiane”. Përfaqësuesja e Lartë europiane saktësonte gjithashtu se “është thelbësore që ky propozim të miratohet një shumicë prej 2/3 që kërkohet. Bëhet fjalë për një votë për të cilën çdo deputet i Kuvendit, i cilitdo grupimi politik, mban përgjegjësi të veçantë”. Ashtu si dhe Uashingtoni edhe Brukseli nënvizon se pret që takimi i sotëm të cojë në miratimin e Reformës.

Por bisedimet për Drejtësinë mund të kushtëzohen fort edhe nga cështja e Refromës zgjedhore, të cilën opozita po e rendit gjithnjë e më tepër si përparësinë e saj absolute, ndërsa këmbëngul në një process ku të garantohet votimi dhe numërimi elektronik.

Lu 60 minuta me Bashën para takimit me Ramën

Pak orë përpara se kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama të takohen në Pallatin e Kongreseve, ambasadorët kanë nisur të lëvizin.

Ambasadori Donald Lu ka zhvilluar një takim 60-minutësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Besohet se çështja kryesore që u diskutua është ajo e reformës në Drejtësi. Në fundjavë, një prej zyrtarëve më të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë ka telefonuar Bashën dhe Berishën dhe u ka kërkuar të votojnë draftin për Reformën në Drejtësi.

Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi.

Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në një njoftim për shtyp, selia blu njofton se kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha në bisedën telefonike me ndihmessekretaren e Shtetit Victoria Nuland, e informoi mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe ne vecanti mbi propozimet e Partise Demokratike per te zgjidhur ceshtjet e mbetura pezull.

“Zoti Basha rikonformoi qendrimin e Partise Demokratike ne mbeshtetje te formules se vendeve te rezervuara te propozuar nga SHBA dhe BE qe prej muajit shkurt 2016 per institucionet e reja te sistemit te drejtesise, si dhe e njohu ndihmessekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike per thjeshtimin e arkitektures se drejtesise ne funksion te mos kapjes politike. Duke theksuar se korrupsioni ne drejtesi eshte produkt dhe pasoje e korrupsionit politik, Basha nenvizoi vendosmerine e opozites per te garantuar kushtet per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne vecanti per votimin biometrik dhe elektronik si prioriteti kryesor i demokracise shqiptare”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD.

Çfarë mësoi Zagani për një kandidat socialist për deputet që hetohej në Itali?

Fotoja në të cilën Dritan Zagani lë të kuptohet se ndodhet një i hetuar për aktivitet kriminal në Itali

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, ka folur për një telefonatë nga Guardia di Finanzia, në të cilën i kërkonin të dhëna për një kandidat për deputet të Partisë Socialiste.

Kam nevojë të më thuash çfarë përfaqëson për ligjin shqiptar shtetasi X.Y….dhe nëse njihej për aktivitet kriminal në Shqipëri apo jo”, ishte kërkesa e kolegut nga Italia, i cili i tha se ky emër rezultonte i implikuar në hetimet e tij.

Zagani tregon se nuk e njihte atë emër. Por e dëgjoi po atë mbrëmje në një rrethanë të pazakontë:

Rastesisht shikoj liderin e opozitës së atëhershme që po prezantonte një nga kandidatët për deputet ….!!! Mbeta për disa minuta pa fjalë dhe fillova të flisja me vete….si ka mundesi…o po e dëgjoj gabim apo më ngjante se ishte një emër i njohur për mua….atë natë e lashë me aq se thashë mbase me kujtohej gabim emri që miku im më kerkoi informacion dhe prita të nesërmen sa vajta në zyrë… Mbi tavolinen e punes shikoj në një fletë nga ato të verdhat me ngjitje që e kisha vendosur në cepin e monitorit të p.c… Çuditërisht ishte i njëjti emër me atë që kisha parë të prezantohej nga opozita si kandidat për deputet.”

Po cili është personazhi në fjalë?

Zagani nuk e tregon. Jep vetëm një të dhënë, që lehtëson kërkimin.

Sot kjo fotografi më thotë që unë duhet të bëja më shumë. Kjo foto…më sjell me mendje një kujtim të trishtë. ..!!!!”

Më poshtë, statusi i plotë në Facebook i ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani, i njohur për publikun pas denoncimit të tij se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbron trafikantët e drogës.

Kjo foto…me sjell me mendje nje kujtim te trishtë. ..!!!!

…Ishte diku Maji i vitit 2013, ne zyren time ne Drejtorin e Policise Fier,periudhe para zgjedhore dhe sapo kishte filluar fushata elektorale për zgjedhjet e 2013.

Ne pune e sipër me bie telefoni,shikoj qe po me merrte nje koleg nga G di F ish drejtues i misionit ne Vlore qe pas largimit nga misioni kishte marr detyren ne nje qytet ne brigjet e Adriatikut si komandant dhe ku ishte rritur ne grade..me kete okazion po uroja për ngritjen ne grade dhe pas fjaleve te kortezise si dy kolege qe kishim ngelur edhe shum miq me pyet se ku po punoja tani.. (kishte degjuar qe me kishin lëvizur nga Vlora)..pas kesaj bisede te përgjithshme me pyet nese nga funksioni qe kisha e ndihmoja dot ne lidhje me nje çështje hetimore qe kishte ne pune e sipër sepse donte te kuptonte kush ishte nje shtetas shqiptare qe i rezultonte i implikuar në hetimet e tija.

I them ti me thuaj çfare nevoje ke dhe te shikoj çfar mundem te ndihmoj.Ne keto kushte me thot ne nje hetim kam nevoje te me thuash çfare përfaqson për ligjin shqiptar shtetasi X.Y….dhe nese njifej për aktivitet kriminal ne shqiperi apo jo…

Un ne fakt ate emer e degjova për here te pare dhe ishte nga nje qytet ne Shqiperine e mesme qe e njifja pak ose aspak edhe si qytet,keshtu qe nuk isha ne gjendje te jepja asnje mendim për te sepse nuk dija gje,por për te qene korrekt me kolegun dhe mikun tim(duhet ta theksoj qe ishte nje nga miqt e shumta qe kisha njohur nepermjet punes ne Vlore nga drejtuesit e G di F )…i them qe nuk e njof por do te shikoj çfare mundem te mesoj me ane te kolegeve apo ndonje burimi qe ka te dhena ne lidhje me kete problem.

Keshtu mbylla biseden me kolegun italian dhe se bashku me te dhe diten e punes ne zyre…pas disa oresh isha ne shtepi dhe po degjoja lajmet ne tv…kishte filluar fushata zgjedhore me gjithe “madheshtine” e prezantimit te kandidateve për deputet…dhe keshtu rastesisht shikoj liderin e opozites se atehershme qe po prezantonte nje nga kandidatet për deputet ….!!!

Mbeta për disa minuta pa fjale dhe fillova te flisja me vete….si ka mundesi…o po e degjoj gabim apo me ngjante se ishte nje emer i njohur për mua….ate nate e lash e me aq se thash mbase me kujtohej gabim emri qe miku im me kerkoj informacion dhe prita te neserme sa vajta ne zyre …mbi tavolinen e punes shikoj ne nje flet nga ata te verdha me ngjitje qe e kisha vendos ne cepin e monitorit te p.c. ne te cilen kishja emrin qe miku me pyeti nje dite me pare….çuditerisht ishte i njejti emer me ate qe kisha pare te prezantohej nga opozita si kandidat për deputet….ça te thoja apo beja….nuk kisha fare iden as se kush ishte…

Pak dit me vone kur miku im me mori prap për te me pyet i thash shkurt…me vjen keq por esht ne nje qytet ku nuk njof njeri si dhe as ndonje polic qe te me ndihmoje…keshtu ste ndihmoj dot…

Sot pyes veten….a duhet te beja me shum apo bera mire qe nuk hyra me shum ne ate verifikim qe me kerkoj miku im….!!!!

Sot kjo fotografi me thot qe un duhet te beja me shum…edhe pse faktikisht ishte jasht çdo juriksioni apo mundesie reale për mua….prap them qe kam ber gabim…dhe jo se mund te beja kushedi se çfare….por te pakten sot nuk do ndihesha keq me veten kur shikoj kete foto dhe shikoj se kush përfaqëson ligjvenesit ne vendin tim….kjo me ben te besoj qe nese ky eshte realiteti i trishtë i vendit tim,te gjith kemi pjesen tone te fajit ne nje form a tjetren te gjithe jemi fajtor dhe duhet te benim secili ate qe mundet….mbase nuk do arrinim ne kete dite ku jemi…kushedi mbase jo…por tani qe jemi ne kete gjendje thjesht konstatojm se çfare gabuam…un e di qe kam gabuar ne disa raste dhe do bej çfar te mundem për ta korigjuar gabimin….me mire vone se kurrë.!!

Video: Ju tregoj si ia mbylli gojën prostitutës kryebashkiaku i Divjakës

Në foto: Edi Rama, Fredi Kokoneshi dhe Erjon Braçe

“Asaj prostitutës i dhashë 30 milionë lireta të mos më denonconte, se që nga burgu unë nxora 90 milionë me të’ – kjo thënie, që i atribuohet kryebashkiakut aktual të Divjakës, Fredi Kokoneshit, është shfaqur sot me zë e figurë të citohet nga miku i tij i vjetër Berti Mone.

Partia Demokratike ka shfaqur kronikën dhe kryetari i PD-së në Lushnje, Myslim Murrizi, ka kërkuar nga selia blu sot që prokuroria të verifikojë vetëdeklarimet e kryebashkiakut të Divjakës.

Shihni dhe dëgjoni çfarë thotë ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, ish drejtori i ndërmarrjes së plazhit, Berti Mone, pra bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të Bashkisë Kokoneshi, ‘ tha Murrizi.

Pra, ky mik i Kokoneshit për 32 vjet, bashëpunëtor i tij i afërt, rrëfen ngjarje konkrete, rrethana konkrete që janë indicie për të verifikuar akuzat se Kokoneshi është marrë me trafik prostitucioni. Kjo është akuzë publike që Kokoneshi, kryetari i Ramës në Bashkinë e Divjakës nuk e ka mohuar. Prej një viti gjendet nën këtë akuzë, dhe Kokoneshi nuk e ka kurajon ta përgenjështrojë ose ta padisë për shpifje z.Mone.

Në formularin e dekriminalizimit ai e pranon që ka qënë në Milano, pikërisht në periudhën të cilën përmend miku tij prej 32 vitesh. Por nuk ka dhënë motivin, arsyen pse ka qënë në Milano.

Bashkë me shumë qytetarë, ne këtë i kërkuam dy ditë më parë, të japë llogari për akuzat. Të përgjigjet për goditjen prej rivalitetit në trotuaret e Milanos, të përgjigjet për shumat që paska fituar me vajzën nga Kombinati për muajin gusht në vitin 96.

Ai jo vetëm nuk përgjigjet, por akuzave për trafik prostitucioni i shton dhe shpifje të ulëta. Mashtron duke thënë për mua se jam i dënuar për mitmarrje. Dua tiu tregoj këtu vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë numër 423 datë 25.04.2007, që dëshmon pafajësinë time.

Kokoneshi nuk do t’i shpëtojë dot akuzave për trafik prostitucioni duke shpifur.

Partia Demokratike e fton sërish prokurorinë të shqyrtojë dhe të hetojë të gjitha të dhënat që bën publike, ish sekretari i Partisë Socialiste për Divjakën dhe miku i Kokoneshit për 32 vite.”

Akuza: “Kokoneshi i Divjakës ka qënë tutor prostitutash në Milano”

“Asaj prostitutës i dhashë 30 milionë lireta të mos më denonconte, se që nga burgu unë nxora 90 milionë me të”.

Kjo është ajo që ka thënë ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, ish drejtori i ndërmarrjes së plazhit, Berti Mone, bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të Bashkisë Fredi Kokoneshi. Video u publikua sot nga selia e PD-së, ku doli në një deklaratë për mediat kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi.

“Pra, ky mik i Kokoneshit për 32 vjet, bashëpunëtor i tij i afërt, rrëfen ngjarje konkrete, rrethana konkrete që janë indicie për të verifikuar akuzat se Kokoneshi është marrë me trafik prostitucioni.

Kjo është akuzë publike që Kokoneshi, kryetari i Ramës në Bashkinë e Divjakës nuk e ka mohuar. Prej një viti gjendet nën këtë akuzë, dhe Kokoneshi nuk e ka kurajon ta përgenjështrojë ose ta padisë për shpifje z.Mone.

Në formularin e dekriminalizimit ai e pranon që ka qënë në Milano, pikërisht në periudhën të cilën përmend miku tij prej 32 vitesh. Por nuk ka dhënë motivin, arsyen pse ka qënë në Milano.

Bashkë me shumë qytetarë, ne këtë i kërkuam dy ditë më parë, të japë llogari për akuzat. Të përgjigjet për goditjen prej rivalitetit në trotuaret e Milanos, të përgjigjet për shumat që paska fituar me vajzën nga Kombinati për muajin gusht në vitin 96.

Ai jo vetëm nuk përgjigjet, por akuzave për trafik prostitucioni i shton dhe shpifje të ulëta. Mashtron duke thënë për mua se jam i dënuar për mitmarrje. Dua tiu tregoj këtu vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë numër 423 datë 25.04.2007, që dëshmon pafajësinë time.

Kokoneshi nuk do ti shpëtojë dot akuzave për trafik prostitucioni duke shpifur.

Partia Demokratike e fton sërish prokurorinë të shqyrtojë dhe të hetojë të gjitha të dhënat që bën publike, ish sekretari i Partisë Socialiste për Divjakën dhe miku i Kokoneshit për 32 vite”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Thirrjet për armatosje: Prokuroria nuk e merr nën hetime Berishën

Prokuroria ka vendosur të mos nisë hetimin për thirrjet e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, për armatosje.

Sipas Prokurorisë, thirrjet për armatosje nuk përbëjnë vepër penale. Gjithashtu, prokuroria ka sqaruar se deklaratat e Berishës janë në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës. Sipas saj, mendimi për armatosjen e popullsisë nuk konsiderohet vepër penale.

Kallëzimi ndaj ish-kryeministrit është kryer nga një grup deputetësh socialistë, pas thirrjeve për armatosje, pasi situata në vend është në dorën e krimit.

Berisha: ja emrat e drejtuesve të policisë që dekonspirojnë aksionet dhe spiunojnë agjentët e infiltruar

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar korrupsionin në policinë e shtetit.

Në një status tijin në facebook, Berisha nëpërmjet policit dixhital ka bërë të ditur emrat e personave në Policinë e Shtetit të lidhur me bandën e Emiljano Shullazit.

Polici dixhital informon:

Bazuar ne fakte te pakundeshtueshme, pergjime etj, shnderrimin e policise ne organizate kriminale. Ai nder te tjera shkruan se:

Nga burime te sigurta brenda ketij sektori, te cilet pohojne se Hamez Demushaj ka fotografuar te gjithe agjentet e infiltruar te Policise se Shtetit dhe ja ka shperndare rrjetit te shperndarjes se kokaines dhe heroines ne Tirane, nje pjese e te cilit drejtohet nga biri i drejtuesit te Sektorit te Hetimit nen Mbulim, Spartak Gumaj. Ky shtetas duke perdorur dhe nje mjet te sekuestruar te tipit Mercedes GL me targa AA355BD, kontrollon shperndarjen e kokaines ne zonen e Ali Demit.

Mjeti Mercedes Benz GL 350, eshte mjet I sekuestruar nga policia e Tiranes, dhe perdoret jashte cdo kriteri ligjor, nuk eshte mjet I rregjistruar ne asnje nga inventaret e policise si dhe targat AA 355 BD rezultojne te falsifikuara

Arsyeja e dekonspirimit te qindra operacioneve speciale dhe te infiltrimeve eshte vetem dekonspirimi qe I behet agjentave nga Spartak Guma, shef i sektorit te operacioneve speciale, i cili informon rregullusht Shullazin. Per me hollesi lexoni informacionin e tij trondites! sb

“Pershendetje doktor, doja te beja nje denoncim qe vijon si me poshte;

“Sekseri”

që u arrestua, sepse kishte ndërhyrë për ta “graduar” policin e kapur me drogë nepermjet shefit te Sektorit te Operacioneve Speciale Spartak Guma. Nga ana tjetër, 43-vjeçari me inicialet Avni.Shaba, nga Petrela, i cili u arrestua më 25 shkurt, teksa kthehej në Rinas, mohon akuzën zyrtare “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky person, në seancat pyetësore, nuk e pranon se kishte marrë para nga oficeri i Komisariatit Nr. 3, Hamëz Demushi, për t’ia dorëzuar një ish Drejtorit te Forcave Operacionale Albano Ahmetaj me qëllim emërimin e Demushit në radhët e forcave lëvizëse operacionale. Mirëpo, grupi hetimor pretendon se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë 43-vjeçarin në dhënien e ryshfetit. Kur ekspertët e shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në Ministrinë e Brendshme shkuan për t’i bërë kontroll në shtëpi 32-vjeçarit Demushi, për t’i gjetur paratë që “sekseri” ia kishte kthyer, pasi ryshfeti nuk u pranua, përveç drogës, u sekuestrua edhe dokumentacioni përkatës, që oficeri kishte plotësuar për t’u bërë pjesë e Sektorit te Operacioneve Speciale. Ky efektiv trafikant eshte zgjedhur nepermjet Shefit aktual te Sektorit Spartak Guma I cili e ka drejtuar per te personi Avni Shaba(sekseri) me qellim perfitime financiare.

Dokumentet

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Brendshme tha se “kryeinspektor Hamëz Demushi dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme, ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme”.

Ndërkaq, sipas njoftimit, në banesë është gjetur 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Brendshme, është sekuestruar një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shitblerjeje apartamentesh e automjetesh, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme për hetimet.

Pikërisht, mes këtyre dokumenteve të rëndësishme për hetimet, gjendeshin edhe letrat e kthyera mbrapsht. Në fotot që Ministria e Brendshme dërgoi për mediat, dalloheshin dokumentet e sekuestruara në banesën e Demushit. Mes tyre është edhe një certifikatë, e dhënë kohët e fundit.

Oficeri ka marrë pjesë në një seminar, me temë “drejtuesit e agjentëve të infiltruar”. Seminari është zhvilluar nga misioni Pameca IV, nga 2 deri në 5 shkurt, ndërsa firmëtarë të kësaj certifikate janë nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe drejtori i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema.

Më tej, mes dokumenteve gjendeshin edhe karta e identitetit, certifikata personale, si dhe diploma e përfundimit të studimeve në polici. Ndërkaq, në banesë iu gjetën edhe dokumente të trajnimeve apo prova të tjera plotësuese. Gjetja e tyre i ka bërë ekspertët të besojnë se ishin pikërisht dokumentet që Demushi kishte dorëzuar për t’u transferuar pranë Forcave Lëvizëse Operacionale dhe që më pas i kishte rimarrë nga “sekseri”.

Nga ana tjetër, Demushi po hetohet edhe për pastrim parash. Ai mbahej të paktën prej 1 viti në survejim, nisur nga jeta luksoze dhe dyshimet për përdorim droge. Kontrolli i banesës së tij në Unazën e Re, në Tiranë, u krye pikërisht për t’i gjetur paratë që kishte ofruar dhe gjatë këtij kontrolli u gjetën dokumentet, si dhe sasia e drogës. Për oficerin, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg”, teksa ende vijojnë hetimet për këtë çështje.

Emerimi i Hamez Demushes prane ketij Sektori kishte per qellim infiltrimin e nje trafikanti ne strukturen me te specializuar te policise se shtetit dhe ne te ardhmen te sherbente si “syri” dhe “veshi” i Emiljano Shullazit ne Drejtorine e Operacioneve Speciale dhe jo vetem.

Nga burime te sigurta brenda ketij Sektori, te cilet pohojne se Hamez Demushaj ka fotografuar te gjithe agjentet e infiltruar te Policise se Shtetit dhe ja ka shperndare rrjetit te shperndarjes se kokaines dhe heroines ne Tirane, nje pjese e te cilit drejtohet nga biri i drejtuesit te Sektorit te Hetimit nen Mbulim Spartak Gumaj. Ky shtetas duke perdorur dhe nje nje mjet te sekuestruar te tipit Mercedes GL me targa AA355BD, kontrollon shperndarjen e kokaines ne zonen e Ali Demit.

Mjeti Mercedes Benz GL 350, eshte mjet I sekuestruar nga policia e Tiranes, dhe perdoret jashte cdo kriteri ligjor, nuk eshte mjet I rregjistruar ne asnje nga inventaret e policise si dhe targat AA 355 BD rezultojne te falsifikuara.

Spartak GUMA

Ky person, njihet si njeri me integritet shume te ulet ne ambjentin ku jeton dhe ku punon. Duke shfrytezuar gjithe burimet e informacionit qe I vihen ne dispozicion per shkak te detyres, zakonisht I dorezon informacionet tek banda e Emiljano Shullazit brenda nje restoranti prane pallatit me shigjeta.

Arsyeja e dekonspirimit te qindra operacioneve speciale dhe te infiltrimeve eshte vetem dekonspirimi qe I behet agjentave nga Spartak Guma.

Drejtuesi I Sektorit te rendesishem Spartak Guma, ne orarin e punes dhe me mjetin e punes,del nga hotel Myrtaj bashke me nje femer ne moshe shume te re, e cila pas aferes seksuale me kete drejtues eshte emeruar ne kete Sektor, duke privuar me qindra efektive te zote dhe te talentuar te behen pjese e strukturave te specializuara te policise, si dhe rrezikimin e dekonspirimit te vazhdueshem te tyre nga persona me mungese integriteti.

Pergjimet;

Shefi do flas me drejtorin

Në datë 26.12.2014, në bisedën e orës 15:11:29 i dyshuari Hamëz Demushi komunikon më një person, i cili del të jetë epërori i drejtpërdrejtë i Hamëz Demushit në Kom nr.3, e merr vetë këtë të fundit në telefon për të mësuar gjeneralitetet e plota të tij, pasi po i bën vlerësimin e punës. Në këtë bisedë ai ndër të tjera e pyet Hamzën: “A mos u emërove gjë o vëlla. … Se mua më thanë më duket se po…”

Hamza i përgjigjet “Edhe mu ashtu më thanë po…akoma… E bardha mbi të zezë akoma s’ka dalë”.Në datë 06.01.2015 Hamëz Demushi është takuar me shefin e Komisariatit të Policisë Nr.3 dhe ky i fundit i thotë se vajti gjatë kjo punë, prandaj kthehu në punë dhe fol me shefin e rendit.

Këtë fakt ai ia ka vënë në dijeni shefit të tij të quajtur “Taku”, i cili thotë se do të flasë me Drejtorin e Përgjithshëm për këtë punë. Më mbrapa në bisedën e orës 15:29 Spartaku e s’qaron Hamzën se ka folur me Albanin, i cili i ka thënë të rrijë i qetë. Në darkën e datës 06.01.2015 Spartaku e merr prapë në telefon Hamzën dhe pasi merr vesh që ai është tek lloto “Niut” (Avni Shaba) i thotë “Ec ec se ka shumë atje. Hajde poshtë hajde” dhe e lënë të takohen bashkë dhe pinë kafe te lokali “Roki i Bardhë”.

Në datë 08.01.2015, ora 12:13,Hamëz Demushi komunikon me Avni Shabën, të cilit i thotë se e kanë marrë ata të rendit në komisariat dhe i kanë thënë të paraqitet në punë të nesërmen, përndryshe do të fillojë ecuria disiplinore.Avniu e sqaron Hamzën se ka folur me “Takun” dhe i ka thënë se “… urdhëri është bërë gati. E ka firmosur edhe nëndrejtori. Ta firmosë edhe drejtori i përgjithshëm dhe mbaroi kjo punë…”.

Hamza këmbëngul që Avniu kur të vijë t’i bëjë një telefon atij (për personin që ka marrë përsipër këtë punë në DPP) se shkon vetë Hamza tek Drejtoria e Përgjithshme. Nga ana tjetër Avniu s’qaron se ai i ka thënë se “…marrim urdhërin dorazi masi të mbarojë Drejtori i Përgjithshëm e ia çojmë një kopje. Na…”. Për të festuar këtë lajm, Hamza pasi takohet me Avniun tek lokali i tij e lënë për të ngrënë një drekë në një lokal në Petrelë. Nga vëzhgimi i fshehtë ka rezultuar se në lokalin “Bizanti” kanë drekuar së bashku Hamëz Demushi, Avni Shaba, Altin Mene(officer policie) dhe një person i katërt i paidentifikuar me emrin “Rreli”.

Duke ndjekur gjithe ecurine e hetimeve te SHKB, Spartak Guma ka qene stermbullari i kesaj afere, por si zakonisht edhe me nderhyrjen e Emiljano Shullazit, Spartak Guma ka dale I pafajshem dhe I palagur nga kjo mesele, duke hedhur tere fajin tek Albano Ahmeti…Pasi fundja fundit Albanua sheget, mandarinat dhe kastravecat do ti ndante me Spartak Gumen, I cili eshte dhe fqinj me Avni Shaben…..

Ky manjak esht i filmuar ne ambjentet e nje hoteli ku ky shkon me vajza te reja dhe me pas i emeron ne sektorin e tij duke i mashtruar qe nqs emerohen atje kane premisa per tu titulluar oficere une jam nje oficer policie dhe normalisht ky nuk eshte identiteti im i vertete”

Prokuroria e Përgjithshme jep alarmin: Kanabisi po kultivohet në të gjithë vendin

Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur shqetësimin për kultivimin e lëndëve narkotike në të gjithë territorin e vendit.

Përmes një qarkoreje, organi i akuzës thekson se kanabisi po kultivohet në sipërfaqe toke publike, në pyje dhe pranë burimeve ujore.

Është vënë re një tendencë e kultivimit edhe në magazina e ambiente të tjera të mbyllura.

Në qarkoren e saj, Prokuroria vlerëson punën organeve ligjzbatuese për të luftuar fenomemin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Vetëm gjatë kësaj jave, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie sasi të mëdha të kanabisit në të gjithë vendin

Prokuroria kërkon nga KQZ verifikimin e formularëve të Bushit e Nokës

Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Sipas një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni nga struktura ligjzbatuese mbi disa të dhëna, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar lidhur me të shkuarën e këtij subjekti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi paraprak kryhet nga institucioni që i administron formularët, që në rastin konkret është KQZ-ja.

Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme i drejtohet këtij institucioni për të kryer verifikimin fillestar. Pas këtij verifikimi, materiali duhet t’i përcillet Prokurorisë, e cila do të vijojë procedurat e saj, sipas përcaktimeve ligjore”, shkruan njoftimi.

Ndërkohë, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme po kërkon informacione mbi kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh, në ngarkim të subjektit Flamur Noka.

Kallëzimi është shoqëruar me një material, i cili nuk mund të konsiderohet provë dhe është i paqartë. Për këtë arsye, Prokuroria do të kërkojë materiale shtesë në strukturat e specializuara, për të vlerësuar nëse ka vend ose jo për hetim të mëtejshëm.

Berisha: ‘Ja resorti 19 mijë m2 i Edvinit dhe Olsi Ramës në fshatin Gjilekë’ (fotot)

 foto e publikuar nga Berisha ne FB

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një foto në të cilën thotë se tregohen “sarajet e reja të Edvinit dhe Olsit në Gjilekë!”

 

Statusi i Berishës: 

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit numër 7 të datës 7 mars 2014 dhe firmën e tij dhe ministres Gjermeni ka miratuar projektin e nje resorti te madh në fshatin Gjilekë, Dhërmi të bashkisë së Himarës.

Lejen formalisht e firmosi per famozin Pandi Carapuli, ndertuesi i sarajeve te Surrelit por ne Keshillin Kombetar te Territorit te gjithe e dinin si driten e diellit se resorti turistik eshte i Edvin dhe Olsi Rames. Kurse Pandi Carapulit i eshte premtuar nje perqindje e vogel si shperblim per ndertimin e tij dhe leje te tjera ndertimi njelloj si per sarajet e Surrelit.

Sipërfaqja e resortit është 19 mijë e 100 metra katror, ku 3873 metra janë sipërfaqe ndërtimi.

Janë parashikuar 6 lloje vilash 1, 2 dhe 3-katëshe, një bar-restorant, një pontil druri per jahtin e Rames një pishinë e hapur, godinë për administratën dhe garden, kabinë për oficerin e rojes, një impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe kabina e transformatorit elektrik.

Do të ketë parkime mbi tokë dhe nëntokë.

Sistemimin e infrastrukturës për sjelljen e energjisë elektrike do ta marrë persiper OSSHEE! sb

slbb2

foto e publikuar nga Berisha ne FB

Roshi: Ja pse rikthehem në detyrë. Dhe i tregon këto letra

Elvis Rroshi:

Sic edhe jeni ne dijeni, me koshiencen time, ju tregova per nje leter e cila me zuri ne befasi disa dite me pare.
Nisur nga ai moment, i vene ne kushtet si me qene vrases, apo hajdut i rruges se kombit, une mendova se smund te vazhdoja detyren time duke qene ne qender te akuzave, por pas vetem 60 minutash, me vjen nga Italia deshmia ime e penalitetit e cila tregon te verteten qe une jam komplet i paster.
Nga ai moment, bera valixhen gati dhe u nisa per Itali me qellim qe betejes sime me drejtesine ti shkoj deri ne fund, sic edhe ju kam premtuar njerezve. Kam 3 dite ketu dhe posedoj, dy deshmite e mia te penalitetit dhe cdo certifikate te mundshme e cila tregon ne driten e diellit qe une skam patur probleme me drejtesine italiane.
Duke qene se jetojme dhe punojme me nje shtet ligjor, kam vendosur qe mos ju besoj letrave te bakallit por cdo leter e cila ka vlere ligjore dhe cdo element qe e ben ate te vlefshme.
Ndaj, nisur edhe nga mijera mesazhe qe kam marre nga votuesit dhe nga situata qe me nxjerr te pafajshem, kam vendosur te vazhdoj detyren time me perulje kundrejt qytetareve te mi deri ne momentin qe cdo gje do sqarohet nga drejtesia.
Mandatin dhe detyren e mrekullueshme te sherbimit ndaj qytetareve nuk ma ka dhene as Lulja, as Saliu dhe as Shqupi. Ma kane dhene bashkeqytetaret dhe atyre do tju bindem dhe sherbej deri ne sekonden e fundit.
I bej thirrje politikes qe mos merret vetem me nje Kryetar Bashkie te nje qyteti se une as kam vrare njerez ne Gerdec, as kam vrare njerez ne bulevard, as kam vrare shpresen e njerezve por kam ringjallur shpresen ne qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrire doren tek cdokush qe me ka dhene ndihme qofte edhe per nje peme per qytetin tim.
Do kthehem ne Shqiperi sebashku me skuadren e avokateve te mi italiane per te vene pikat mbi i me drejtesine dhe me publikun.
Sic edhe e ka merak Berisha, deshmite jane edhe me Elvis edhe me Ervin:)

letrat1letrat2

Berisha zbulon sherrin në Qeveri mes Tahirit dhe Metës

Voal – Pas lajmit për zbulimin e “çimkës” përgjuese në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kërkesës për hetime, ish­kryeministri Berisha zbardh skemën e asaj që ka ndodhur. Duke iu referuar oficerit dixhital, Berisha shkruan në një status në FB, se pas zbulimit plasi sherri ne Qeveri.

Oficeri dixhital informon: ­

Me dt 18 maj, diten qe Saje gjeti çimken ne zyre, menjehere akuzoi Ilir Markon si autorin e pergjimit te tij dhe ­Dergoj skuader policesh me dy makina dhe e moren thuajse menjehere ne nje lokal duke i thene se zyra jote po tymon ­Pasi Iliri hapi zyren, çunat e krimit menjehere rrethuan zyren e tij me shirit “zone krimi” dhe filluan bastisjen qe zgjati 24 ore duke hedhur cdo gje ne toke, madje edhe suvane per te gjetur aparatin marres te videos se trasmetuar nga zyra, por nuk gjeten asgje ne zyren e Markos. ­

Nderkohe Saje qorri takon Ilir Meten dhe i thote se Ilir Marko i ka bere atij pergjimin ndaj dhe i kerkon largimin e tij te menjehershem nga detyra ­Meta i thote me sill prova qe une te vendos perndryshe ai do qendroje ne detyre per sa kohe te vazhdoje koalicioni. – Saje qorri de facto shkarkon Ilir Markon, informon shtypin se eshte denuar si nje hajdut ordiner makinash dhe i nderpret pjesmarrjen ne çdo aktivitet publik si dhe e vendos ne survejim te plote. Keshtu qe te gjithe ata qe mund te ftojne Markon per kafe duhet ta dine se ai eshte ne survejim dhe pergjim te gjithanshem! ­Dje, pra pas dy javesh manipulimi dhe fshirjesh te çimkes, Saje qorri nisi ne prokurori per ndjekje penale jo Ilir Markon sepse ka frike se i nxjerr videon, por autorin anonimin te pergjimit.

Ai e beri kete sa per te lare duart se gjoja nuk ka frike se eshte fillmuar cullak etj. Por nga ana tjeter ai, si te thuash tallet me prokurorine, vete e fsheh autorin e pergjimit, prokuroreve ju thote gjejeni ju se kush me pergjoi?! I bej thirrje prokurorise te marre menjehere te pandehur Saje qorrin per fshehjen e krimit shteteror, si per fshirjen e videos ashtu dhe per fshehjen e autorit te regjistrimit si kompromis per te mos i nxjerre videon me te palarat e tmerrshme te zyres se tij! sb

Ky është modeli i çimkës së zbuluar në zyrën e Tahirit (foto)

Kjo që shihni në foto është modeli i “çimkës” së gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së saj. 

Për këtë fakt, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distance që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes.

Si dhe për të ekzaminuar cimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transemtuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çimkës.

Nga ana tjetër, mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho i ka caktuar disa detyra oficerëve të policisë, konkretisht sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëbrimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, raporton “ABC News”.

Pasi ka qenë kjo drejtori, që ka dorëzuar kallëzimin në Prokurori më datë 20 maj, dy ditë pasi pajisja ishte gjetur nga sekretarja e ministrit, e vendosur pas grirses së letrave që ndodhej në paradhomën e Sajmir Tahirit.

Përgjimi i ministrit Tahiri – Prokuroria merr në pyetje sekretaren e tij

Prokuroria merr në pyetje sekretaren e zyrës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për gjetjen e pajisjes përgjuese në ambientet e këtij dikasteri.

Burime të prokurorisë kanë thënë se sekretarja e Ministrit Tahiri është thirrur rreth një orë më parë për të dhënë deklarime para grupit të hetimit në lidhje me datën 18 maj 2016 kur në zyrën e ministrit Tahiri është gjetur pajisja regjistruese-transmetuese zanore.

Një burim nga prokuroria tha se sekretarja do të pyetet për gjithë personat që kanë hyrë dhe kanë dalë në zyrën e ministrit gjatë muajit maj të këtij viti.

Sekretarja mësohet se ka lënë në prokurori edhe regjistrin e hyrje-daljeve të shënuara për personat që kanë qenë në zyrën e Tahirit.

Policia shkencore ka bërë ndërkaq publik modelin e pajisjes që është gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm e cila është dërguar për ekspertim tek grupi i ekspertëve.

PS kërkon deri në 4 vite burg për Nokën – fshehu dëbimin

Nga selia e Partisë Socialiste deputeti Pirro Lutaj i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për Flamur Nokën pasi sipas tyre ai ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit, duke shkelur në këtë mënyrë kodin e Procedurës Penale që e dënon nga 6 muaj deri në 4 vite burg.

“Prokuroria e Përgjithshme sipas afateve që ka parashikuar ligji të fillojë sa më shpejt hetimin dhe verifikimin, lidhur me këtë rast, i cili në vlerësimin e 25 deputetëve firmëtarë të Kuvendit të  Shqipërisë, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përbën vepër penale pasi në formularin e vetëdeklarimit  përkatësisht në pikën 5 dhe pikën 7 të tij, deputeti Noka nuk ka deklaruar të dhëna të rëndësishme që lidhen me ndalimin dhe dëbimin nga një shtet i huaj.

Bëhet fjalë për dëbimin nga Jugosllavia e atëhershme.

Prokuroria duhet që të fillojë menjëherë verifikimin dhe hetimin për shkeljen e nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon dënimin me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Kjo është një procedurë që ne do ta ndjekim dhe për disa raste të tjera, deputetë apo përfaqësues të qeverisjes vendore, të Partisë Demokratike, rreth të cilëve dua të them, se është mbledhur i gjithë informacioni i nevojshëm.

Partia Socialiste nëpërmjet deklaratave për shtyp, nuk ka për qëllim të shpallë fajtorë askënd, por të insistojë për zbatimin e ligjit, ndërkohë neverisim me përbuzje qëndrimin e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe këllëfëve të saj, lidhur me demagogjinë për dekriminalizimin e politikës.

Ne i bëjmë thirrje Partisë Demokratike që ajo të jetë jo vetëm pjesëmarrëse në këtë proces por edhe kontribuese e te tregoje qe di te zbatoj ligjin qe vetë e kërkoi, vetë e hartoi dhe e miratoi bashkë me ne.

Është shumë e rëndësishme që ky proces i cili sapo ka filluar të vazhdojë me seriozitet…

Dhe ne, jemi duke ushtruar të drejtën tonë ligjore për të ndjekur çdo rast, në zbatim të këtij ligji”, tha Lutaj.


Send this to a friend