VOAL

VOAL

Basha, Rama e Meta takohen sot

Takimi i shumëpërforlur me Edi Ramës dhe Lulzim Bashës i kërkuar nga ambasadori amerikan Donald Lu do të mbahet sot. Në këtë takim u vetëofrua edhe Ilir Meta. Opinion.al ka mësuar nga burimet të sigurta se takimi mes tre politikanëve kryesorë në vend dhe dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin mbahet sot në orën 16:00

Përgjimet që iu bënë Majlinda Andreas, anëtares të Gjykatës të Lartë

  • Sa më shpejt se është vap dhe njerzit ikin

Gjyqtarja Andrea refuzon tokën në këmbim të vendimit, kërkoi para. Grupi i vëzhgimit fiksoi momentin kur bashkëshorti i gjyqtares ka marrë shumën e 50 mijë eurove nga shtetasi Petraq Dashi, i cili sapo e kishte tërhequr këtë shumë parash nga një pikë e këmbimit valutor në qytetin e Fierit dhe e ka dorëzuar në një lokal në Tiranë.

Hetimi i gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe bashkëshorti të saj Odhise Andrea ka zbardhur një skemë të mirëfilltë korruptive duke provuar se janë paguar para në këmbim të vendimit.

Ndërmjetësi në këtë çështje, Petraq Dashi, tashmë i arrestuar për shkak të njohjes me bashkëshortin e gjyqtares ka marrë përsipër të ndërhyjë tek ai që bashkëshortja të jepte një vendim në favor të palës së interesuar.

Për këtë çështje është ofruar edhe tokë në këmbim të vendimit, por ky propozim është refuzuar nga bashkëshorti i gjyqtares.

Për të zgjidhur çështjen, ndërmjetësi ka ofruar t’i jap ai paratë për llogari të Ilia Çabirit dhe Eleni Lino, të cilët janë pala përfituese në proces gjyqësor.

Dashi ka ofruar paratë e tij dhe ka nënshkruar një kontratë noteriale me përfituesit e pronës, të cilët ishin në pritje të njohjes së pronësisë për 40 ha tokë në Sarandë.

Sipas prokurorisë, provohet se tre shtetasit Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi do të jenë përfitues të sipërfaqes së tokës që kërkohet të kthehet në favor të trashëgimtarëve të ish pronarit të pretenduar dhe se këta persona janë interesuar drejtpërdrejt në lidhje me ecurinë e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë.

Nga hetimi provohet se këta persona bisedojnë në mënyrë të qartë në lidhje me shumën që duhet të paguhet për efekt të procesit gjyqësor, për shumën që duhet të kontribuojnë edhe personat e tjerë trashëgimtarë të ish pronarit.

Në datën 10.07.2016 ata janë njoftuar nga shtetasi Petraq Dashi se duhet që të paguajnë shumën 50, shumë e cila nga kronologjia dhe konteksti i bisedave të tyre është shuma prej 50.000 euro.

Dyshohet se shuma e mësipërme është siguruar nga shtetasi Petraq Dashi dhe se dy personat e tjerë kanë nënshkruar deklaratat noteriale, sipas të cilave ata ia njohin pjesën e detyrimit të tyre si borxh shtetasit Petraq Dashi.

“Shtetasi Petraq Dashi gjatë kësaj kohe ka qenë në pritje të përgjigjes së mikut të tij që nga kronologjia e veprimeve është shtetasi Odhise Andrea. Ai ka folur për kostot e procesit me shtetasin Ilia Çabiri menjëherë pasi ka takuar shtetasin Odhise Andrea në datën 07.07.2016. Ka konfirmuar faktin se personi i mësipërm nuk dëshironte tokë por vlerë monetare. Dashi tha se iu ka ulur nga 60 në 50 shumën e kërkuar që është sipas tij diçka e madhe”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Tre përfituesit e tokës më pas kanë vazhduar takimet mes tyre për të siguruar shumën e parave dhe për të pritur momentin e dhënies së parave pak përpara se të jepej vendimi në Gjykatën e Lartë.

Nga hetimet e prokurorisë duket qartë se ka një lloj nxitimi nga përfituesit e tokës për ta mbyllur këtë çështje sa më shpejtë për shkak dhe të pushimeve që po afrojnë, pasi përgjatë muajit gusht gjykatat nuk punojnë.

Në përfundim të negociatave dhe takimeve mes tyre është rënë dakord që paratë do i paguaj shtetasi Petraq Dashi, i cili ishte në rolin e ndërmjetësit në këtë çështje dhe në këmbim të parave ai do të përfitonte një sipërfaqe toke pasi të njihej e drejta e pronësisë në Gjykatën e Lartë.

Sipas prokurorisë pasi ka marrë shumën e caktuar nga zyra e një pika këmbimi në Fier, në datën 11.7.2016 Petraq Dashi ka komunikuar menjëherë me shtetasin Odhise Andrea me të cilin kanë lënë takimin për në Tiranë.

Në këtë bisedë që është përgjuar me urdhër të prokurorisë, Dash i ka thënë bashkëshortit të gjyqtares Andrea: “sa më shpejt aq mirë se është vap dhe njerzit ikin”.

Ky takim është mbajtur në mbikëqyrje nga grupi i vëzhgimit të policisë i cili në raportin e shërbimit të hartuar për këtë çështje thotë se në takimin midis tyre shtetasi Petraq Dashi i ka dhënë shtetasit Odhise Andrea të njëjtën qese që kishte marrë nga pika e këmbimit në Fier.

Një ditë pasi janë dhënë paratë, trupi gjykues pjesë e të cilit ishte gjyqtarja Andrea ka dhënë vendimin  në favor të përfituesve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Dekonspirimi i hetimit për gjyqtaren Andrea, të gjithë të dyshuar

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar nisjen e një hetimi pas dyshimeve se është dekonspiruar dosja e gjytqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea bashkëshortit të saj Odhise Andrea.

Mësohet tashmë është regjistruar procedimi penal për akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor dhe çështja i është përcjellë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

Sipas burimeve të akuzës mësohet se në këtë hetim janë të gjithë të dyshuar.

Në hetime do përfshihet institucioni i prokurorisë, personat që kanë patur dijeni për çështjen.

Por jashtë vëmendjes nuk do ngelen as efektivët e policisë, veçanërisht grupi i vëzhgimit dhe eprorët e tyre që kanë patur dijeni për çështjen, pasi kanë qenë të angazhuar për ndjekjen në terren të veprimeve të të dyshuarve.

Gjithashtu sipas prokurorisë në hetime do përfshihet edhe Gjykata e Lartë edhe pse nga të dhënat paraprake nuk rezulton se mund të ketë patur dijeni për çështjen.

Kjo edhe për faktin se kërkesa për masën e sigurimit pezullim nga detyra për gjyqtaren dhe kërkesa për arrestimin e bashkëshortit të saj janë dërguar në Gjykatën e Lartë mesditën e së premtes.

Ndërsa gjyqtarja dhe bashkëshorti janë larguar ngas Shqipëria në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Kur Gjykata e Lartë shpalli masën e sigurisë pezullim nga detyra të gjyqtares Majlinda Andrea, ajo kishte të paktën 12 orë që kishte lënë Shqipërinë.

Sistemi Tims tregon se gjyqtarja Majlinda Andrea, e dyshuar për korrupsion pasiv, ka dalë nëpërmjet portit të Durrësit me bashkëshortin gjatë orës 02:00 të mesnatës së të premtes, ndërsa vendimi është dhënë nga kolegji penal në orën 16:30 të së shtunës.

Sipas burimeve, në sistemin Tims është regjistruar se 48-vjeçarja ka dalë e shoqëruar nga familjarët me një automjet.

Ka dyshime të forta se ka rrjedhje të informacionit dhe se gjyqtarja Andrea është vënë në dijeni për hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme e cila po përgjonte të paktën pesë persona për aferën korruptive. Burimet shpjegojnë se emri i gjyqtares së lartë ka dalë rastësisht në përgjime.

Grupi i hetimit po përgjonte në fund të qershorit për një çështje tjetër korruptive dhe sapo është përmendur emri i Andreas dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nga ana e saj po ashtu ka shpallur mos kompetencën duke ja deleguar Prokurorisë së Përgjithshme.

E ndërsa me këtë dosje është marrë prokurori Arben Kraja, në përgjime dhe sipas raportit të vëzhgimit, del se i pandehuri Petraq Dashi pas nënshkrimit të një kontrate fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lito, e ka tërhequr këtë shumë në një “exchange” në qytetin e Sarandës dhe më pas ka udhëtuar drejt kryeqytetit duke ja dorëzuar në një lokal 50 mijë eurot bashkëshortit të gjyqtares, Odisea Andrea.

Burimet shtojnë për Top Channel se kanë nisur gjithashtu hetimet edhe për dekonspirim të dosjes.

Ja pasuria e gjyqtares Andrea për vitin 2015

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila tashme është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka marrë ryshfet 50 mijë euro për të dhënë një vendim gjyqësor, rezulton se ka një pasuri në vlera normale, madje ka edhe borxhe.

Në deklaratën e saj të pasurisë për 2015 rezulton se ajo ka përfituar nga paga e saj 1.5 milionë leke nga rroga e saj, ndërsa bashkëshorti, Odhise Andrea, që është anëtar i komisionit të sigurisë ka përfituar nga paga e tij për vitin 2015 rreth 1.1 milionë lekë.

Sakaq bashkëshorti i gjyqtares ortak pasiv në kompaninë GranitImport–AL sh.p.k ka marrë dividend prej 2.1 milionë lekësh nga fitimi i kësaj kompanie.

Djali i gjyqtares, Kristi Andrea, rezulton të ketë marrë nga paga si administrator i kësaj firme rreth 790 mijë lekë.

Djali i gjyqtares, Kristi Andrea, si administrator pranë shoqërisë GranitImport–AL sh.p.k ka marrë 7.9 milionë lekë të vjetra.

Në 2015 Majlinda Andrea ka përfituar rreth 5 mijë euro nga shitja e një automjeti, ndërsa bashkëshorti i saj në 2014 gjithashtu ka shitur 500 mijë lekë një makinë Volkswagen.

Djali i çiftit posedon një autoveturë BMW vlera e së cilës shkon në 5 milionë lekë.

amilja Andrea rezulton se ka depozitë bankare në vlerën e 20 mijë eurove, ndërkohë Majlinda Andrea ka tërhequr nga një depozitë në vlerën 30 000 euro për blerje të një apartamenti në kryeqytet.

Ndër të tjera në deklaratën e pasurisë gjyqtarja e gjykatës së lartë deklaron se është pronare e 60 % të shoqërisë, “BESIMI GRANIT” sh.p.k që operon në Kosovë.

Propozimi i Metës për takim, Basha gati

Reforma në Drejtësi, kryetari i opozitës i përgjigjet pozitivisht ftesës për një takim me praninë dhe të ambasadorëve Lu e Vlahutin. Basha: Qeveria teknike, zgjidhja e duhur

Në Shqipëri, kryetari i opozitës Lulzim Basha ju përgjigj sot pozitivisht ftesës së bërë një ditë më parë nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta për një takim tjetër me kryeministrin Edi Rama për Reformën në Drejtësi , me praninë edhe të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe të Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin. “Mbështesim dhe mirëpresim propozimin e Metës për një dialog shumëpalësh. Gjithpërfshirja ka zgjidhje”, shprehet zoti Basha përmes një deklarate. Zoti Basha ishte i vetmi që nuk kishte komentuar deri sot në mëngjes ftesën, dhe me përgjigjen pozitive mbetet vetëm të caktohet ora e takimit.

Opozita deri tani ka këmbëngulur në kundër-propozimin që ajo bëri ndaj ofertës së kompromisit të dhënë më 10 korrik nga Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland. Një propozim që është konsideruar i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara. Edhe në përgjigjen që ambasadori amerikan Donald Lu, i ktheu ftesës së zotit Meta saktësohet se ftesa mirëpritet “duke nënkuptuar se këto diskutime do bazohen mbi propozimin hibrid. Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara Ambasadores Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS”. Në të njejtën linjë ka qenë dhe ambasadorja Vlahutin. “BE e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid. Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e BE-së rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me Opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarres duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare”, shpjegon deklarata e djeshme e Delegacionit të BE-së.

Në deklaratën e tij të sotme për takimin zoti Basha nuk është se tërhiqet nga propozimi i opozitës por lë hapësira për bisedime për zgjidhje. “PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Zgjidhja është e mundshme dhe duhet të arrihet patjetër, me kontributin e të gjithëve, me forcën imponuese të argumenteve dhe largpamësisë, siç i ka hije përgjegjesisë politike, bashkëpunimit dhe parneritetit strategjik”, saktëson zoti Basha.

Drejtuesi i opozitës gjithashtu ka mirëpritur propozimin e kryetarit të parlamentit Ilir Meta i cili miratimin e Reformës në Drejtësi e ka lidhur dhe me krijimin e një qeverie të re teknike. “Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për stopimin e krizës së gjithanshme të vendit. Fakti që një parti qeveritare i bashkohet në mënyrën dhe autonominë e vet opsionit të opozitës tregon qartë se kjo është rruga e vetme, në kushtet e degradimit ekstrem të qeverisjes, për një konkurim te lirë, të drejtë e të barabartë të partive në zgjedhje, duke e lënë vendimin në duart e sovranit”, shprehet zoti Basha.

Lidhur me kushtëzimin e krijimit të qeverisë teknike me miratimin e Reformës, kreu i opozitës jep një shpjegim të përgjithshëm. “Dëshiroj të nënvizoj se PD dhe opozita kanë kërkuar dhe janë angazhuar që prej fillimit e deri në këtë sekondë për një reformë konsensuale të standarteve të Venecias dhe në bashkepunim të ngushte me partnerin tone strategjik SHBA dhe BE”, thekson zoti Basha.

Meta: Ta miratojmë reformën, ta shpërndajmë parlamentin dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Polemikat mes forcave kryesore politike në Tiranë mbi reformën në sistemin e drejtësisë morën një kthesë të re sot kur kryetari i LSI-së, Ilir Meta, propozoi një takim mes tij, kryetarit të PS-së Rama, kryetarit të PD-së Basha, ambasadorit amerikan Lu dhe ambasadores europiane Vlahutin për të gjetur kompromisin në afatin e fundit për miratimin e saj.

Duke sjellë një thyerje të papritur në radhët e maxhorancës, zoti Meta tha se ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të parlamentit, nëse kjo i shërben konsensusit, pasi ky të miratonte reformën e drejtësisë dhe të shpërndahej për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme, të përgatitura nga një qeveri teknike.

“Rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh, e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush.” – tha ai.

Ai shtoi se mungesa e konsensusit për këtë reformë po sjell rreziqe të mëdha për Shqipërinë, e cila vuan nga një sistem gjyqësor i korruptuar.

“Unë shoh një rrezik serioz për vendin nëse reforma nuk miratohet me konsensus, sipas Venecias dhe pa dyshim edhe sipas standardeve europiane dhe euroatlantike. Në rast mosmiratimi të reformës, vendi do të bëjë një hap të madh prapa, duke i hapur rrugë paqartësive lidhur me institucionet dhe stabilitetin e vendit – tha zoti Meta.

Ai theksoi se mbështetste fuqimisht deklaratën e fundit të ndihmës sekretares amerikane Nuland për të arritur konsensusin, dhe se mbështeste propozimin hibrid të saj.

Zoti Meta tha se reforma në drejtësi bëhet për të paktën për 30 vitet e ardhshme, bëhet për gjyqësorin e ardhshëm dhe jo për të shpëtuar parlamentin aktual.

“Maxhoranca aktuale nuk i ka votat, por edhe në rastin e miratimit të saj pa konsensusin e opozitës, nëse mosmiratimi i saj është hap mbrapa për vendin, miratimi në mënyrë të diskutueshme apo ilegjimite mund të hapë një situatë të re për vendin, e cila mund të hapë një kapitull të gjatë të mungesës së stabilitetit në vend dhe funksionimit të institucioneve që përfshihen”, – tha zoti Meta.

Ai tha se për hir të kompromisit është gati të japë dorëheqjen në çast nga kryetar i parlamentit, ministrat e LSI-së po ashtu.

“Votat e LSI-së janë për reformën, mjafton që PD-ja dhe PS-ja të arrijnë konsensusin. I vetmi institucion që bën të mundur këtë është Komisioni i Venecias. Kjo nuk është çështje 88 apo 99 por e një mosbesimi të jashtëzakonshëm që ekziston sot jo vetëm në politikë, por edhe në opinionin publik” – tha zoti Meta.

Pak orë më vonë, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin pranuan ftesat e tij. Ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin kërkuan që bisedimet e të hënës të bazohen mbi propozimin e sjellë nga ndihmës sekretarja e shtetit Viktoria Nuland.

Ambasadori Lu theksoi në deklaratën e tij se “më 10 korrik qeveria dhe opozita u angazhuan para ambasadores Nuland se negociatat e ardhme do të bazohen vetëm mbi propozimin hibrid, i cili zbaton plotësisht pikën 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e misioneve Euralius dhe OPDAT”.

Zonja Vlahutin tha se , e informoi zotin Meta, se BE e pranon ftesën e tij për t’iu bashkuar diskutimeve ditën e hënë, në rast se të gjitha partitë bien dakord, me mirëkuptimin se këto diskutime do të bazohen tek propozimi hibrid.

“Ambasadorja është e gatshme të ofrojë pikëpamjet e BE-së rreth propozimit dhe përputhshmërisë së plotë të rolit të parashikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me Opinionin e Komisionit të Venecias, si edhe me qëndrimin afatgjatë të BE-së dhe SHBA-ve se i gjithë pushteti vendimmarres duhet të qëndrojë me autoritetet shqiptare” – thuhet në deklaratën e BE-së.

Bashkimi Evropian ka mbështetur dhe lehtësuar si punën e ekspertëve, ashtu edhe negociatat politike për reformën në drejtësi që prej fillimit. Kjo reformë kërkohet nga qytetarët shqiptarë dhe përbën një parakusht thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë për integrimin në BE.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të japim asistencën tonë me anën e po ketij roli edhe në të ardhmen. Megjithatë, është e qartë që përgjegjësia për këtë reformë është e autoriteteve shqiptare” – deklaroi zyra e Delegacionit Europian..

Rama reagon ndaj reagimit të Bashës: Thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për letrën e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi. Një ditë më parë, kreu i PD në letrën drejtuar kryeministrit shkruante “Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike”.

Në përgjigje të kësaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë shkruan se PD nuk duhet të ketë frikë nga reforma në drejtësi.

Rama ripërsërit qëndrimin e tij, duke u shprehur se është i gatshëm të pranojë çdo propozim të PD për reformën, i cili do të ketë dakordësinë e SHBA dhe BE.

Kryeministri Rama thotë se është i gatshëm për të diskutuar ballë për ballë me opozitën për këtë çështje, “në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd”.

“Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian”, shkruan kryeministri Rama.

REAGIMI I PLOTE
“Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatoret e PS ti rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, sic e dini, të gatshem që sot.”


Zoti kryetar i PD,
e lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht, që propozimi Juaj “i bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias” jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre.

Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!

Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?!

Si ka mundësi që pasi ka shterruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!

I dashur Lulëzim,
thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri!

Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën.

Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd. Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian.

Koha vrapon sfida është historike!
Edi Rama

Arrestohet mashtruesja, hiqej si punonjëse e Kryeministrisë, mori mbi 6 500 euro për makinat në ankand

TIRANE– Një grua 51-vjeçare është arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një qytetari një shumë të konsiderueshme parash. Burime pranë policisë së kryeqytetit bënë me dije se në pranga ka përfunduar Esmeralda Huqi, banuese në Tiranë. Kjo e fundit, duke u prezantuar si punonjëse e Kryeministrisë, i ka marrë 28- vjeçarit me iniciale F.B. shumën prej 6500 euro, me qëllim që t’i jepte makina të këtij institucioni që dilnin në ankand. Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga vetë 28-vjeçari nga Tirana, i cili ka pohuar se shumën e sipërpërmendur ia kishte dhënë pak kohë më parë.

Menjëherë pas kësaj, Huqi u arrestua në banesën e saj nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Të njëjtat burime shtuan më tej se 51-vjeçarja më herët është arrestuar po për të njëjtën mënyrë të mashtrimit. Ajo ishte dënuar nga Gjykata me 8 vite burg, ndërsa ishte në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Herën e parë që Esmeralda Huqi është prangosur, mësohet se ishte prezantuar te qytetarët që u kishte marrë paratë si punonjëse e Ministrisë së Financave.

Gjatë dëshmisë që gruaja ka dhënë para oficerëve të policisë ka pranuar akuzën që i është ngritur, ndërsa ka shtuar më tej se nuk ka më asnjë shumë nga paratë që i kishte marrë të riut, pasi i kishte shpenzuar. Ndërkohë, materialet në lidhje me këtë çështje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Mashtrimit”.

Basha – Ramës: Lëri letrat, propozimi ynë 100% sipas Venecias

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përgjigje të letrës së hapur që kryeministri Rama i nisi për Reformën në Drejtësi.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Basha e quan manovër letrën e hapur të Ramës, duke i kujtuar se reforma në drejtësi është një çështje që kërkon seriozitet dhe jo tallje.

Sipas Bashës, propozimi i PD bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilin të dy palët politike e kanë pranuar si udhërrefyesin e vetëm.

Në kushte te tilla, sipas Bashës, topi është në anën e Ramës, i cili duhet të autorizojë negociatorët të ulen në tryeze për zgjidhje.

Deklarata e Bashës

Zoti Rama,
Leri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma ne drejtesi kerkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi yne bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias te cilat PD dhe PS i kane pranuar si udherrefyesin e vetem. Autorizo negociatoret e PS t’i rikthehen negociatave per zgjidhje. Negociatoret e PD jane, sic e dini, te gatshem qe sot.

Anulimi i takimit nga Presidenti, flet Visar Zhiti: Të mos merremi me djajtë

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Vatikan ka folur për herë të parë për incidentin në pritjen e diplomatëve shqiptarë në Presidencë.

Ky takim u anulua papritur nga Presidenti Nishani, çka ngriti një tjetër valë përplasjesh mes Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm.

Por Visar Zhiti, i cili nuk është dekretuar nga Presidenti Nishani për t’u bërë ambasador, pas propozimit që erdhi nga qeveria, nuk preferon ta komentojë gjatë këtë çështje.

“Shkuam në pritje të caktuara me kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, shkuam dhe në Presidencë siç ishte parashikuar, ku u tha se për arsye… Nuk u bë ky takim dhe dola bashkë me të gjithë. Nuk kam një koment të veçantë për këtë”, thotë Zhiti.

“Në 5 nëntor në Shkodër do të bëhet lumturimi i 38 martirëve. Të merremi me shenjtërimet dhe sa më pak me djajtë, sidomos kur janë të vegjël”, shprehet Zhiti.

“Gërdeci”, “Doshi”, “Frroku” dhe “Meta”, çështjet që gjykoi e arratisura Andrea

 Ajo rezulton se ka dhënë pafajësi në vitin 2011 për Ilir Metën, në atë që u quajt skandali i videos Meta-Prifti

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila është arratisur nga Shqipëria bashkë me të shoqin para se kjo gjykatë të jepte masën e pezullimit për të dhe “arrestit me burg” për të shoqin, ka gjykuar një sërë çështjesh të rëndësishme.

Ajo akuzohet nga Prokuroria për korrupsion me një çështje prone, ku sipas provave ka marrë 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të atyre që e kanë paguar.

Gjithashtu, bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, Këshilltar te Kuvendi, ka luajtur rolin e sekserit.

Gjyqtarja Majlinda Andrea ka gjykuar çështjen “Gërdeci”, e cila i referohej shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve ku pati edhe viktima dhe që zbuloi një skandal korrupsioni me armët që demontoheshin.

Si për ironi të fatit, gjyqtarja Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj Tom Doshit, dhe ajo ishte e vetmja anëtarë e Gjykatës së Lartë që votoi kundër lehtësimit të masës së sigurisë ndaj deputetit, me pretendimin se ai mund të largohej nga Shqipëria.

Gjithashtu, rezulton se Majlinda Andrea ka qenë edhe në çështjen ndaj deputetit Mark Frroku. Ajo rezulton se ka dhënë pafajësi në vitin 2011 për Ilir Metën, në atë që u quajt skandali i videos Meta-Prifti.

Gjyqtarja Majlinda Andrea dhe i shoqi largohen nga Shqipëria pak orë para arrestimit për korrupsion

Gjykata e Lartë në Tiranë pezulloi nga detyra, me kërkesë të prokurorisë së përgjithshme, gjyqtaren e saj, Majlinda Andrea, e dyshuar për korrupsion pasiv.

Gjykata e Lartë vendosi “arrest me burg” për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, dhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për korrupsion pasiv të gjyqtarëve në bashkëpunim dhe korrupsionit aktiv të gjyqtarëve në bashkëpunim.

Prokuroria njoftoi se bashkëshortët Andrea janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tyre dhe janë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit arrestoi të dyshuarit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.

Ata dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.

Ai është këshilltar në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare.

Hetimet i nisi prokuroria për krime të rënda, por pasi në veprime të dyshimta korruptive doli e përfshirë edhe një gjyqtare e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme.

I dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, si përfaqësues i një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë.

I dyshuari Çabiri kontaktoi me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili kishte njohje dhe komunikim me shtetasin Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, njëra prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë.

I dyshuari Petraq Dashi, sipas hetuesve, nënshkroi një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, për huazimin e 50 mijë eurove, të cilat Dashi ia dorëzoi bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Andrea, për të dhënë vendimin në favor të Çabirit dhe Linos.

Një ditë pas dhënies së parave trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, dha vendimin në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. za

Anuloi takimin me ambasadorët, Bushati sulmon Nishanin: Frikacak!

 Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, gjate ceremonise se betimit tek Presidenti, Bujar Nishani, ne Presidence

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në “Facebook” për anulimin e pritjes së Presidentit të Republikës me ambasadorët shqiptarë dhe të ngarkuarit me punë në vendet e huaja.

Ai e quan Presidentin frikacak të reformës në drejtësi dhe sqaron se pretendimet e tij për thyerje të ceremonialit janë të pabaza.

“Habitem se si një President që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje (përfshirë ato protokollare), nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdor tellallët e vend strehimeve politike”, shkruan Bushati në “Facebook”.

REAGIMI

Për shpërfillësit e ligjit dhe frikacakët nga reforma!

Habitem se si një President që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje (përfshirë ato protokollare), nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdor tellallët e vend strehimeve politike.

Ceremoniali i shtetit, si pika e vetme e referimit për protokollin e shtetit që siguron mirëkuptimin e bashkëpunimin midis institucioneve, është fare i qartë. Ai aplikohet njësoj për Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme. Ceremoniali nuk lë shteg për interpretime partiake, e as për trajtim privat të institucioneve shtetërore.

Koha e trajtimit të trupit diplomatik mbi bazën e “vendeve të rezervuara” ka perënduar që kur shqiptarët me votën e tyre të lirë e nxorën në opozitë partinë e zotit President. Trupi diplomatik nuk është “mërgata e qyqeve” dhe as e “qokatarëve”, por një trupë e një shërbim që punon për interesat e vendit e qytetarëve.

Keqardhje për Presidentin në kërkim të konflikteve të vockla, që hesht dhe pranon çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi. Është mendësia e korporatës, në shpërfillje të plotë të rendit demokratik, që tregojnë me gisht mbi 93% e shqiptarëve sot. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë investuar pak në këtë proces jetik për vendin.

Keqardhje për “amnezinë presidenciale” ndaj paranojës së partisë së zotit President për reformën në drejtësi, që po e çon këtë të fundit gjithnjë e më shumë drejt instikteve e metodave izolacioniste të Doktorrit, i cili, për hir të interesave të pushtetit dhe familjes së tij, u konfrontua me popullin dhe botën atlantike.

Zoti President, çlirojeni veten nga përdorimi i funksionit publik si pronë private dhe partinë tuaj nga paranoja e “rrezikut euro-amerikan”, çlirojeni veten dhe partinë tuaj nga sindroma e qarramanit, sepse për Shqipërinë çështja më madhore mbetet miratimi i reformës në drejtësi.

Ca fjalë për ata që justifikojnë terroristët – Nga BLENDI FEVZIU

Vrasësit nuk kanë mëshirë! Vrasësit nuk kanë zemër. Vrasësit janë të mbushur me urrejtje. I tillë ka qenë edhe terroristi që hyri dje në mbrëmje me kamionin e tij në një nga bulevardet më të bukur të botës, në “Promenade des anglais” në Nicë. Hyri ndërsa mijëra e mijëra veta kishin dalë të festonin ditën e pavarësisë së Francës dhe të shijonin mbrëmjen e mrekullueshme mesdhetare.

Pa e ditur se për 83 prej tyre kjo do të ishte mbrëmja e fundit e jetës. Për disa madje, mbrëmja e fundit e një jetë shumë të shkurtër. 54 prej tyre ishin fëmijë. Disa me kukullat në duar, disa me makina të ngjashme me kamionin që u sul si përbindësh drejt tyre. U vërsul pa mëshirë, i eksituar nga ulërimat e tmerrit dhe i motivuar nga dhimbja që po u shkaktonte atyre njerëzve. Të gjithë të pafajshëm, të gjithë paqësorë, të gjithë shumë larg dilemave dhe problemeve që trazojnë kokën e sëmurë të një terroristi. U bë kohë që bota është trazuar nga ky fenomen i lashtë, por i rikthyer vrullshëm.

U bë kohë që njerëz të pafajshëm humbin jetën si pasojë e një marrëzie që ka pushtuar globin ose e një fanatizmi ekstrem. Nga Parisi në Bruksel, nga Stambolli në Daka, nga Bagdadi në Nicë. Kam vënë re që në rrjetet sociale ka edhe njerëz që duan t’i justifikojnë. Me stil dhe me kujdes, por që në thelb justifikimi mbetet justifikim. Ka njerëz që e lidhin aktin e tyre me sjelljen e Fuqive të mëdha botërore, me Amerikën apo Izraelin. Me politikat globale dhe me Lindjen e Mesme. E pashë edhe dje në mbrëmje, kur kishte njerëz që pyesnin: po fëmijët e Palestinës? Po fëmijët e Irakut?

Po, humbja e jetës dhe dhimbja është e njëjtë për të gjithë. Çdo fëmijë është një engjëll që i merret përdhunshëm kësaj bote dhe kësaj jete. Kudo që të jetojë, në Gaza apo në Nju Jork, në Mosul apo në Londër. Po të guxosh të bësh krahasime dhe të justifikosh një terrorist është po kaq kriminale në thelb. Terroristët nuk kanë ideologji; nuk kanë as bindje. Terroristët nuk janë trima. Janë njerëz të trishtuar dhe të mbushur me urrejtjen ndaj kësaj bote. Të mbushur me mllef.

Ata urrejnë këdo. Fqinjin që shkon në mëngjes në punë; kolegun e zyrës, vajzat e bukura që dalin në takim, fëmijët që hedhin hapat e parë duke belbëzuar fjalët në rrokje. Ata nuk vrasin në emër të fëmijëve të vrarë. Ata vrasin njerëz të pafajshëm sepse në thelb nuk durojnë dot një botë të mirë, nuk durojnë njerëz të lumtur; nuk durojnë normalitetin. Ata vrasin për të zbrazur gjithë mllefin e tyre ndaj kësaj bote, bote normale, të cilës nuk i kanë përkitur dot kurrë.

Dhe për faj të askujt përveç vetes. Ata janë vrasës të rëndomtë, por edhe më të këqij se kriminelët me pagesë. Edhe pse në thelb janë një tipologji. Ndaj të tentosh t’u japësh atyre mbulesë ideologjike apo t’i lidhësh me një filozofi, apo besim të caktuar, është thjesht një krim i ngjashëm me atë që bëjnë ata. Janë thjesht vrasës, vrasës frikacakë. Që nuk kanë frikë vetëm nga njerëzit, por nga jeta. Nga jeta që tentojnë të shuajnë përdhunshëm…

Ambasada turke në Tiranë: Presidenti Erdogan dhe qeveria turke janë në krye të detyrës

TIRANE – Ambasada Turke në Tiranë ka reaguar lidhur me tentativën për grusht shteti, mbrëmjen e djeshme në Turqi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ambasada Turke thekson se populli turk iu kundërvu me dinjitet dhe solidaritet tentativës për grusht shteti, duke i dhënë përgjigjen e duhur.
Ambasada turke thekson se presidenti Erdogan dhe qeveria turke janë në krye të detyrës.

“Ngjarja e ndodhur në Turqi ishte një tentativë për grusht shteti kundër qeverisë së zgjedhur demokratikisht. Populli ynë iu kundërvu me dinjitet dhe solidaritet. Presidenti ynë dhe qeveria jone janë në krye të detyrës. Nuk ishte një grusht shteti ku ishin përfshirë të gjitha forcat e armatosura të Turqisë. Ai ishte organizuar nga një grup brenda Forcave te Armatosura, të cilit iu dha përgjigja e duhur nga populli ynë.”- thuhet në deklaratën e Ambasadës Turke në Tiranë.

Dënohet me burg Ballisti Morina

Gjykata e Tiranës ka pezulluar sot vendimin për shërbim prove ndaj shtetasit Ismail Morina.

Gjykata i ka dhënë atij dënimin me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.

I njohur ndryshe si Ballist Morina, u bë i njohur pasi fluturoi dronin me flamurin “authoctonus” mbi stadiumin e Beogradit, kur po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri.

Rama – ambasadorit Lu: Ta them copë, lepurin në bark e ka opozita,jo ne

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje ftesës së ambasadorit amerikan Donald Lu që bëri për takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, për të gjetur një zgjidhje për miratimin me konsensues të reformës në drejtësi.

 

“Sot jemi në këtë udhëkryq, ne besojmë se pa përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e skanimit nuk ja dalim dot, opozita kërkon një relativizim të këtij përfshirje që e bën të pamundur instrumentin e kontrollit, ka bërë një propozim që është refuzuar jo vetëm nga ne por edhe nga SHBA. I keni dëgjuar argumentat, sovraniteti, atdheu, aftësia jonë për ta bërë këtë punë vet dhe të gjitha llojet e fjalimeve propagandistike kur sic thotë ajo fjala e mencur patriotizmi bëhet strehë, spo e them sic e thotë tamam, por po themi për njerëzit që se kanë ndershmërisht.

Tani pasi ne kemi pranuar gjithcka jemi para një situate absurde. I kam bërë opozitës një propozim shumë serioz, shumë sinqerisht ne nuk kemi një formulë që e qetëson lepurin e frikës në barkun e opozitës dhe na jep ne miratimin e reformës për SHBA. Opozitës i kam thënë që mendohu se ndoshta e gjen, ne jemi gati por s’dimë si ta pajtojmë këtë gjë dhe për ta thënë cop nuk e kemi ne lepurin dhe mbase se kuptojmë ca lloj tensionesh të brendshme shkakton ai lepur nga dridhet, por mbase edhe nga përgjegjësia e madhe që ka mbi supe edhe opozita mbase gjendet një zgjidhje.

Dëgjova ambasadorin amerikan që doli dhe unë e mirëkuptoj plotësisht se në këtë qerthull ka një moment absurd dhe absurdi të lodh. Tha të takohen. Unë ndërkohë po sot thashë jo vetëm ditën por edhe natën, në cdo orë, mjafton që të kenë një propozim, që të jetë i pranueshëm se para se të flisja sot, nga Hollanda erdhi mesazhi i opozitës që propozimin e ke në tavolinë. Unë e marr por sic e dëgjuat nga ambasadori nuk pranohet nga SHBA, cfarë në duhet? Çfarë do bëjmë me atë propozim? Tani ju jeni studentë… lepuri është në tension maksimal dhe kru frika flet, s’ka arsye. Por nga ana tjetër kjo është një reformë që vendos për shumëcka lidhur me ju me gjithë bashkëmoshatarët tuaj dhe me familjet e zakonshme të këtij vendi.

Nice, a është mbuluar kjo viktimë me flamurin shqiptar?

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri me dije se deri tani nuk ka njoftime për shqiptarë të plagosur në Nice të Francës. Por në sy bie një fotografi, një grua e vrarë nga terroristi me kamion mbrëmjen e djeshme në Nicë. Trupi i saj i shtrirë në bulevardin ku bëheshin festimet për Bastijën, është i mbuluar me një copë të kuqe, që deri diku ngjan me një flamur shqiptar. Por, a është flamuri shqiptar? A është ajo një shtetase shqiptare? Pritet që përgjigjet të vijnë në orët në vijim.

Adriatik Llalla nxjerr një letër konfidenciale të ambasadorit amerikan, një javë para votimit të reformës

Voal – Një javë para votimit të reformës në drejtësi, Adriatik Llalla ka nxjerrë një letër konfidenciale të ambasadorit amerikan Donald Lu.

Bëhet fjalë për një letër të një viti më parë, në të cilën Lu i shkruante Llallës pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Bankers.

Kjo, duke qenë se banorët e zonës së Patos Marinzës ishin ankuar për disa shpërthime.

Letra është botuar sot nga gazeta Dita.

Bëhet fjalë për një letër korrekte, të një ambasadori që shqetësohet për bizneset dhe shtetasit e vendit që përfaqëson.

Letra:

Dear Mr.Llalla,

The U.S. government expresses its interest in the decision by the Fier Prosecution to pursue criminal charges against seven Bankers Petroleum employees (six of ëhom are international ëorkers) over Patos-Marinze ëell incident.

Ëe expect that political motives and public pressure ëill not affect the prosecutorial decisions.

The U.S. Embassy is ëatching this case closely ëith the expectation that the Albanian judicial system ëill act according to international standards of fairness, transparency and professionalism.

Representatives of foreign companies that are considering investing in Albania ëill pay very close attention to this case and the message it sends abort fairness of judicial proceedings in Albania.

Sincerely, Donald Lu.

Përkthimi shqip:

I dashur zoti Llalla,

Qeveria e SHBA shpreh interesin e saj lidhur me vendimin e Prokurorisë së Fierit, për të nisur ndjekjen penale kundër shtatë punonjësve të Bankers Petroleum (gjashtë prej të cilëve janë punonjës të huaj), lidhur me incidentin e pusit të Patos-Marinzës.

Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës.

Ambasada e SHBA-së po e ndjek nga afër këtë çështje, me pritshmërinë që sistemi gjyqësor shqiptar të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit.

Përfaqësues të kompanive të huaja që po shqyrtojë mundësinë e investimit në Shqipëri, do t’i kushtojnë vëmendje shumë të afërt kësaj çështjeje dhe mesazhit që ajo dërgon, mbi paanësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri.

Sinqerisht, Donald Lu

Dita shkruan se ambasadori amerikan ka ndërhyrë për të favorizuar Bankers, dhe për këtë arsye Prokuroria ka pushuar hetimet pas dy javësh.

Gazeta përpiqet të tregojë se edhe po e bënë ndërkombëtarët reformën në drejtësi, do kemi të njëjtin produkt, pasi ata do të kujdesen për interesat e vendeve të tyre.

“Le të mos fshihemi pas gishtit: Teksti i letrës konfidenciale që z.Lu i dërgon kryeprokurorit, (e ndaj së cilës ky i fundit lëshon pe pothuajse në çast, siç do shohim në një dokument të dytë më poshtë), është vërtet elegant e diplomatik, por me mesazhe të qarta e pa dykuptimësi: “Prokuroria shqiptare duhet të ndalojë hetimin penal ndaj kompanisë Bankers”.

Është fjala për një kompani që siç e dimë, ka vjelë miliona e dhjetra milionë në valutë, nga nëntoka e Shqipërisë. Që ka shtuar artificialisht shpenzimet për të mos paguar taksa.  Që ka dëmtuar rregullisht pasuritë, plaçkën e katandinë, e më tej vetë jetën e shumë banorëve në zonat ku ka operuar.

E ka bërë këtë me vetëdije, i ka mbyllur ankesat dhe akuzat me forcën e arrogancës dhe parasë, dhe…. atëherë kur një incident u bë aq i madh sa nuk mund të fshihej dhe drejtësia jonë topalle vendosi të veprojë, atëherë… Çfarë ndodh atëherë?

Pikërisht flamurtari i reformës në drejtësi i harron të gjitha parimet që e kanë frymëzuar në aksionin e tij të shumëpërshëndetur. Po, po, të përshëndetur mbi të gjithë nga shqiptarët e thjeshtë, që janë të pafuqishëm përballë kësaj politike e kësaj drejtësie, dhe që duan një drejtësi të re, të vërtetë, realisht të barabartë për të gjithë.

Por kjo letër tregon se drejtësia duhet të jetë pak më e barabartë për Bankersin sot, e kushedi për kë tjetër nesër”, shkruan kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano.

Blushi në Kuvend: Reforma në Drejtësi shumë afër dështimit

Deputeti socialist Ben Blushi shprehet se Reforma në Drejtësi është shumë afër dështimit dhe për klasën politike sot ka vetëm neveri dhe përçmim.

Në një fjalim të mbajtur në Parlament ai shprehet se kjo klasë politike nuk merr dot vendime në interes të vendit.

 

“Jemi më larg se ç’ishim para një viti, para një muaji, para një dite, para një ore me reformën në drejtësi. Unë nuk dua të bëj profetin, por reforma në drejtësi është drejt dështimit. Ka mosbesim më të madh ndaj klasës politike, ka një përçmim dhe nuk kam dilemë ta përdor këtë fjalë, nga komuniteti ndërkombëtar se sa aftësi ka kjo klasë politike për të zgjidhur një çështje jetike për Shqipërinë. Ka neveri nga shqiptarët për këtë klasë politike që nuk merr dot vendime”, thotë Blushi.

Sipas tij “Nëse reforma në drejtësi nuk kalon, ndoshta ska për të ndodhur asgjë. Jemi prapë ne që jemi. Po çështja është kush është kosto dhe kush e paguan koston e mungesës së drejtësisë në Shqipëri. Një grua dje në mes të Tiranës, po ecte me dy fëmijë në rrugë. Vjen një i çmendur, e përplas dhe gruaja humb jetën. A ka lidhje kjo me reformë në drejtësi? Ka. i çmenduri ishte i dënuar dhe gjykata e liroi për bakshish thonë”.

“Kavaja qeveriset nga një njeri që nuk është kryetar bashkia, por qeveris nga shtëpia, një njeri që punon nga shtëpia pasi ka marrë arrest shtëpiak, do lirohet të jeni të bindur se reforma edhe nëse do bëhet do funksionojë me disa standarde. Po kthehet edhe Shukriu në punë, ka precedent nëse u lirua i pari do lirohet edhe i dyti. Kush e qeveris Dibrën dhe Kavajën për tre muaj. Pse nuk licencon zgjedhjet rilindja në këto dy qytetet, për çfarë, për ti dhënë mundësi popullit të vendosë në njeri më të mirë. Një deputet këtu ka qenë, përdori armën për punë personale, do kthehet të votojë për reformën ai, është e vërtetë apo jo? Po edhe Ballist Morina kishte pistoletë pa leje është në burg akoma, as europianin nuk pati mundësi ta shihte edhe pse na çoi ai atje për fat të mirë. Kush është kosto e mungesës së drejtësisë dhe pse s’po ndodh reforma. Një arsye do e them këtu, paaftësia e Lulit dhe Edit për tu marrë vesh, kemi 25 vjet që mezi merremi vesh, por shkonim me shpresë se të rinjtë ta kenë më të lehtë konsensusin, ndaj një grua vdes për shkak të reformën, ndaj banditi i Kavajës kthehet në punë”.

Sipas deputetit socialist “Para dy javësh firmosëm një iniciativë kushtetuese për president nga populli, jemi 10 deputetë, ku jemi kërkuar ta fismosni, duhen 28 firma, askush nuk e firmos, nuk më habit fakti që tre partitë e vjetra, jo më të mëdhatë, nuk i japin votat. kjo nuk është tekë, por domosdoshmëri për të shfryrë konfliktin, se cdo mundësi që ka populli është më e mirë, se vendimet që marrim ne. Ne e dinim se s’do i jepnit format, tentuam peticionin. Qytetarët janë shumë më direkt se 140 burra e gra, kanë nënshkruar 10 mijë qytetarë, janë më të avancuar se ju, komentet që kanë bërë janë të jashtëzakonshme, dhe thonë se ka ardhur koha për zgjedhje direkte në popull, unë e di që deri në 21 korrik të këtij viti apo edhe të të ardhshmit, askush prej tre partive të vjetra nuk do e jepni firmën tuaj”.

Banorët e Luginës së Vjosës në protestë

Banorët e Luginës së Vjosës protestuan të enjten për dhënien e koncesionit të Hidrocentralit te Poçemit mbi lumin Vjosë.

Për rreth 30 minuta grupe banorësh bllokuan segmentin e rrugës kombëtare që lidh Levanin me Tepelenën, duke kërkuar nga qeveria që të anulojë planet për ndërtimin e Hidrocentralit.
Policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën, por pa pasur përplajse me protestuesit. Banorët thonë se tokat me të cilat ata sigurojnë të ardhurat për familjet përmbyten nga ndërtimi i digës, ndërsa zona pëson dëmtime të mëdha.

Kompania turke që ka fituar konçesionin për ndërtimin e Hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës ka filluar këto ditë punën për projektimin e digës, por banorët e zonave përreth e kanë kundërshtuar këtë hap.

Autoritetet shqiptare të Ministrisë së Energjisë e shpallën në fillim të majit të këtij viti vendimin për dhënien me konçesion 35 vjeçar për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, tek një Kompani turke.

banban

Sipas projektit, Hidrocentrali i Poçemit parashikohet të ketë fuqi të instaluar prej 99.5 mw, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë kwh. Nëse ndërtohet, Poçemi do të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit, pas projektit të Kaskadës së Devollit.

Sipas kompanisë turke që fitoi koncesionin, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreht 101 milionë euro.

Hidrocentrali i Poçemit, është një nga 8 Hidrocentralet e parashikuara në Lumin Vjosë. Sipas një koalicioni të gjerë të Organizatave Mjedisore ndërtimi i digave në Poçem dhe Kalivaç si dhe hidrocentraleve të vegjël në degët e Vjosës si Lengaricë, Bënçë, Shushicë, Kardhiq, Picar etj, do t’i jepte fund vizionit për një Park Kombëtar në rrjedhën e Vjosës.

Parlamenti Europian i ka kërkuar kohët e fundit qeverisë shqiptare të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të këtij lumi dhe të hartojë Planet e Ndikimit në Mjedis përpara se projektet të vihen në zbatim.

Basha: Propozimi i Nulandit, një hap larg marrëveshjes. Autorizoj negociatorët për bisedime

* Deklaratat e Donald Lu, Basha: Miqtë flasin hapur edhe kur janë dakord edhe kur nuk janë
* Basha: Konfirmoj vullnetin tim dhe të PD për të arritur një marrëveshje

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot pas mbledhjes së grupit parlamentar se propozimi i ndihmës sekretares amerikane Nuland është një hap larg marrëveshjes, ndërsa autorizon negociatorët të vijojnë diskutimet me negociatorët e kryeministrit Edi Rama. Kjo ishte edhe përgjigjja e tij për ftesën që Rama i bëri sot për t’u ulur në bisedime.
“Diskutimi ka përfunduar me një qëndrim unik, unanim të grupit në mbështetje të propozimit tonë. Komisioni ka propozimin e Venecias në thelb, asnjë shtesë. PD inkorporon 95 % të propozimit hibrid. Jo sepse PD ka një mosbesim ndaj faktorit ndërkombëtar sepse në fakt unë dhe PD që nga dita e parë kemi thënë se nuk do të ketë votë për komisionin ndërkombëtar të monitorimit”, tha Basha.Kreu i opozitës tha se PD nuk e ka refuzuar propozimin hibrid.
“Nëse diçka nuk shkon mirë, apo shkon tmerrësisht keq, ku ta drejtojë gishtin qytetarët shqiptar tek kryeministri i Finlandës apo i Zvicrës? nuk mund të ketë kompetenca kushtetuese. Venecia është e qartë. Shembulli është i qartë. PD nuk e ka refuzuar propozimin hibrid por është një hap larg marrëveshjes. Dua të konfirmoj vullnetin tim dhe të PD për të arritur një marrëveshje. Kam udhëzuar ekspertët të marrin në shqyrtim 7 ligjet. Duam të votohet reforma në drejtësi dhe sa më shpejt. Është një mënyrë për të frenuar Edi Ramën. Rinovoj sot, autorizimin e plotë për negociatorët tanë, dhe Edi Rama të autorizojë negociatorët. Formula që propozojmë sot, formula që propozoi Rama më 8 korrik”, tha Basha.

Kreu i PD ka folur edhe për deklaratën e ambasadorit Lu, duke thënë se miqtë flasin hapur dhe se janë në kushtet e një aleance.

“Ambasadori amerikan ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, unë kam dhënë kontributin tim se besoj për një Shqipëri proevropiane, miqtë flasin hapur edhe kur bien edhe kur nuk bien dakord, cështja e gjykatës kushtetuese meriton debat, propozimi nuk është i shkuar mbi gur, është proces negociatash. Mos jetoni me drama. Ne japim dhe do të japim kontributin tonë. Nga një herë e marrim vlerësimin e merituar, nganjëherë e marrim të pamerituar. Por asnjëherë nuk e marrim personalisht”, tha Basha.

Tiranë – Nëna shpëton fëmijët, por aksidentohet për vdekje

Një grua u aksidentua për vdekje pas një aksidenti që mund të kishte përfunduar edhe më tragjikisht. Ajo shpëtoi 2 fëmijët e saj duke i dalë përpara një makine, e cila e mori përpara dhe i kaloi përsipër.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën “Asim Vokshi”, pranë ish-stacionit të trenit në kryqëzimin me burgun 313 në Tiranë, teksa 37-vjeçarja po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin së bashku me 2 fëmijët e saj, transmeton Tch.

Në këtë moment, gruaja ka parë një makinë që afrohej me shpejtësi dhe ka shtyrë 2 fëmijët duke i shpëtuar ata nga përplasja, por duke marrë dëmtime të rënda për vete.

Automjeti u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa dëshmitarët flasin për një skenë të tmerrshme.

Gruaja 37-vjeçare me iniciale DH.P ndërroi jetën pak orë më pas në spital, ndërsa policia është vënë në kërkim të makinës së dyshuar tip “Mercedes Benz” dhe drejtuesit të mjetit.

Uniformat blu po këqyrin kamerat e bashkisë së instaluar në disa kryqëzime në këtë zonë për të bërë të mundur gjetjen dhe arrestimin e drejtuesit që shkaktoi aksidentin e rëndë. Burime nga policia thonë se ai është larguar me shpejtësi të madhe dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Refuzimi i PD-së, reagon Lu: Jemi të zhgënjyer nga Basha

I menjëhershëm është reagimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ndaj refuzimit që PD-ja ia bëri projektit të ri të Reformës në Drejtësi të paraqitur nga pala amerikane me rastin e vizitës në Tiranë këto ditë të ndihmëssekretares amerikane Victoria Nuland.

“Jemi të zhgënjyer nga përgjigja e Z. Basha ndaj propozimit hibdrid për Reformës në Drejtësi.

Propozuam një zgjidhje në mirëbesim, gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita.

Z. Basha propozoi diçka për të cilën ai vetë ka prauar më parë se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me parsgrafin 61 të Opinionit të Komisionit të Venecias.

Jami duke e vazhduar bisedën me të dyja palët me qëllim që t’i sjellim përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar me Ndihmës Sekretaren Nuland në Tiranë,” përfundon ambasadori Donal Lu.

‘Energy Charter’, Rama zbulon premtimin e Vuçiçit për Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka folur për perspektivën energjitike të Shqipërisë në takimin e vendeve të “Energy Charter” në Tiranë dhe ka rrëfyer ndërmjet të tjera se ka marrë një premtim nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Samitin e Parisit, për të zgjidhur një problem linjash ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Prej kohësh jemi një aktor i besueshëm për zhvillimin e sektorit energjitike dhe për këtë do të jepja dy shifra: Tre vjet më parë, kompania jonë e shpërndarjes ishte me humbje të thella, por në 2015-ën mblodhi 1 miliardë USD borxhe, sepse njerëz, biznese, vidhnin ose thjesht nuk e paguanin energjinë. Ne lidhëm 340 mijë marrëveshje të reja mes konsumatorëve dhe OSHEE me argumentin se borxhi duhet paguar. Kështu që për herë të parë në 2015-ën, ne nuk e subvencoinuam kompaninë e energjisë. Zakonisht qeveria e subvenciononte këtë për humbjet diku me 250 milionë USD në vit dhe për herë të parë ne nuk patëm nevojë të paguanim asnjë qindarkë sepse kompania pati sukses. Ky takim vjen në një moment shumë deçiziv, në një moment kur një krizë komplekse gjeopolitike po krijon krizë dhe kërcënon me pasoja afatgjata vendet e Mesdheut. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm pas 2009-ës, se përqendrimi i BE për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe korridorin e energjisë, është absolutisht i rëndësishëm dhe hapja e korridorit të gazit është me rëndësi në këtë strategji europiane”, tha Rama.

Jemi të lumtur që kemi linjën e interkonjeksionit me Kosovën, ku duhet të zgjidhim edhe një problem mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër të tjera, ai sqaroi edhe projektin rajonal si dhe impaktin që do të ketë kjo në vendet e Rajonit. “Jam takuar me kryeministrin serb në Paris dhe shpresoj se brenda vitit do të kemi një zgjidhje për këtë problem, ç’ka tregon potencialin që kemi në rajon. Pika e tretë dhe e fundit është krijimi i tregut të aksioneve energjitik shqiptar që do të hapë një kapitull të ri në operacionit e përbashkët dhe gjithashtu në bashkëpunimin rajonal. Besoj se kjo iniciativë do të përhapet në rajon dhe do të krijojë një treg aksionesh unik për rajonin. Për këtë shkak, për besueshmërinë që po shtojmë çdo ditë me menaxhimin e burimeve tona, ne jemi mbështetur me financime për linjën tjetër nga Shqipëria në Maqedoni. Po e mbyll këtë takim me një citim nga një artist i famshëm kinez e që shkon shumë mirë me këtë takim se “ne do të mësojmë më shumë për njeri tjetrin nëse do të jemi të hapur dhe të njohim më thellë ata që na rrethojnë”, tha kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij në aktivitet.

PD-ja hedh poshtë propozimin e Nulandit, përjashton vetingun

Top Channel ka siguruar propozimin me te ri dorezuar nga Partia Demokratike lidhur me reformen ne drejtesi si kunderpergjigje ndaj propozimit me te ri amerikan bere te dielen gjate vizites se nensekretares se shtetit Viktoria Nuland.

Por, sipas burimeve te rendesishme dhe sic shihet qarte nga drafti te cilin ne ne website e top channel po e botojme te plote, propozimi i PD kerkon perjashtimin e nderkombetareve nga vettingu. Komisioni zgjidhet politikisht dhe eshte ai qe perjashton kandidatet. Amerikanet‎ propozuan qe te marin ata dhe jo europianet ne dore drejtimin e komisionit nderkombetar te vetingut. Propozimi i pd eshte bere dje. Por ai bie ne kundershtim me ate qe kerkojne amerikanet nderkombetaret dhe drafti aktual ne tryezen e komisionit te reformes.

Ministrat e LSI-së e bojkotojnë festën e themelimit të PS-së

Rama, Pëllumbi dhe Braho dje në festën e PS 

Socialistët zgjodhën të festojnë 25-vjetorin e krijimit të partisë në lulishten pas selisë dhe jo në ndonjë ambient tjetër. Rreth 2 mijë të ftuar mbushën ambientin prapa selisë rozë të rikonstruktuar së fundmi, ndërsa kudo mbizotëronte ngjyra mavi.

Socialistë të të gjithë brezave iu përgjigjën ftesës së kryetarit Edi Rama për të ndarë këtë moment. Binte në sy mungesa e ish-kryetarit Fatos Nano dhe deputetit Ben Blushi.

Kësaj ftese iu përgjigj pozitivisht edhe Partia Demokratike, e cila përfaqësohej nga ishkryetari i saj, Tritan Shehu.

Aleati kryesor i PS-së, Ilir Meta, nuk ishte prezent, për shkak të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, por nga LSI ishte prezent vetëm Spartak Braho dhe zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj. Nuk kishte ardhur asnjë nga ministrat e LSI-së, madje as kryetari i Grupit Parlamentar, Vasili dhe ndonjë nga deputetët e kësaj partie.

Në festë ranë në sy aleatët e rinj të PS-së, Shpëtim Idrizi me deputetët e tij Aqif Rakipi dhe Tahir Muhedini. Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ishte prezent dje në festën e PS-së, por dhe avokat Ngjela.

Në hyrjen e lulishtes ku organizohej festa, të ftuarit i priti sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, me sekretarët e Kryesisë Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Alfred Peza dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Të pranishëm dje ishin dhe ishzv. kryetari i parë i PS-së, Servet Pëllumbi, por dhe Arben Malaj, Ndre Legisi dhe Bardhyl Agasi.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, mbërriti në festë në orën 19:00 i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda. Dhe pse ceremonia ishte parashikuar të niste në orën 19:00, Rama për rreth 30 minuta kaloi në të gjithë sheshin, duke i takuar në grupe të pranishmit.

Ajo që ra në sy ishte se gjatë këtij rrugëtimi, Edi Rama shmangu një shtrëngim duarsh me ish-deputetin e qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, i cili shoqërohej nga bashkëshortja dhe disa delegatë të kongresit dhe anëtarë të Asamblesë nga ky qark.

Pas fjalës së kryetarit Rama, në një podium të ndriçuar me ekrane “Led”, u shfaq një dokumentar, i cili në mënyrë të përmbledhur tregonte me pamje të gjithë historinë 25-vjeçare të PS-së. Protagonistët e parë të saj në themelim e më pas betejat elektorale, ata që kanë bërë histori, pa anashkaluar Nanon e Metën.

Edhe marrëdhënia Rama-Nano pasqyrohej me pamje në këtë dokumentar e më pas historia e PS-së pas 2005-s, kur në krye të saj erdhi Edi Rama e deri në fitoren e zgjedhjeve të 2013-s.

I pyetur pas ceremonisë festive për deklaratën e Nanos se Rilindja po “e varros” PS-në, profesor Servet Pëllumbi tha se ai nuk duhet të japë mesazhe pesimiste nga Vjena.

ARISTIR LUMEZI

Nano konstaton vdekjen e PS-së, Pëllumbi: S’kemi nevojë për mesazhe nga Vjena (intervista)

Partia Socialiste e Shqipërisë shënon 25-vjetorin e themelimit

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, etj

TIRANË – Partia Socialiste e Shqipërisë me anë të një ceremonie organizuar në Tiranë ka shënuar sot 25-vjetorin e themelimet të saj, ku ishin të pranishëm personalitete të larta të politikës dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile, diplomatë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalën e tij përshëndetëse ka shprehur falënderimet për gjithë themeluesit e partisë që ai drejton. Ai ka pohuar se nga PS ai ka mësuar shumë, duke e konsideruar drejtimin e saj si një përvojë, por dhe një shkollë. “Kam bindjen që duhet akoma punë për të bërë për të mirën e popullit”, ka theksuar Rama në fjalën përshëndetëse.

Pas fjalimit të Ramës është shfaqur një material filmik që tregonte aktivitetin politik të kësaj force politike në vite.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca kryesore politike ne koalicionin qeverisës të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa pjesë e tij është edhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga kryeparlamentari Ilir Meta.

Zyrtarisht data e themelimit të Partisë Socialiste është më 12 qershor, por drejtuesit e saj kishin vendosur për organizmin sot të ceremonisë që shënon 25-vjetorin e themelimit. aa

Kryesia e LDK: Po demarkacionit dhe riformatimit të qeverisë

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së “njëzëri janë pajtuar” që marrëveshja me Malin e Zi për shënimin e kufirit duhet të miratohet në Kuvend, thuhet në një komunikatë që subjekti qeveritar i Kosovës iu ka dërguar mediave pas mbledhjes së mbajtur pasditën e së martës.

Mbledhja sipas njoftimit është udhëhequr nga kryetari i partisë dhe kryeministri, Isa Mustafa.

“Pas diskutimeve shterruese, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, njëzëri u pajtuan që duke u bazuar në punën e komisionit shtetëror, vlerësimin e komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-Presidentja Jahjaga, si dhe qëndrimin e Presidentit Amerikan Barack Obama, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mesazheve të qarta të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland e personaliteteve të tjera evropiane, duhet të vazhdohet me ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, e cila do t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mërkurën më 13 korrik ta mbajë mbledhjen ku do ta procedonte për në Kuvend marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, mirëpo kjo mbledhje është shtyer deri nga fundi i javës.

Partia e dytë më e madhe në Kosovë njofton se Kryesia e partisë ka diskutuar edhe për riformatimit kabinetit qeveritar të Kosovës “me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja, të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po zhvillohen nga Qeveria e Kosovës”.

Mirëpo tema e riformatimit do të diskutohet me propozime konkrete në mbledhjen e radhës të Kryesisë së LDK-së. rel

Papa, 5 nëntori dita e shpalljes së 38 martirëve shqiptarë

Një dekret i Papa Françeskut, i cili sapo ka arritur në Shqipëri, cakton 5 nëntorin si ditën e shpalljes së 38 martirëve shqiptarë, një ceremoni kjo që do të mbahet në Shkodër në prani të kardinal Angjelo Amato. Famullitari i Shkodrës, dom Artur Jaku thotë se kanë nisur përgatitjet, pjesë e të cilave është edhe perurimi, ditët e fundit, i muzeut dioçezian të Shkodër-Pultit, ku vend të veçantë i është kushtuar 38 martirëve, pjesa më e madhe e të cilëve të pushkatuar nga rregjimi komunist.

Berisha: Nanoja e shkëputi PS-në nga modeli stalinist, Rilindja e bëri strofkull të vrasësve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar socialistët shqiptarë me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste por që për të është 25-vjetori i ndërrimit të emrit nga PPSH. Berisha në urimin e tij postuar në facebook, vlerëson rolin e ish-liderit të PS-së, Fatos Nano, duke thënë se pati meritën e shkëputjes së PS nga modeli stalinist, ndërsa ka kritika të mëdha për Rilindjen, që sipas tij e ka shndërruar partinë në një strofull të vrasësve e kriminelëve.

NGA SALI BERISHA*
Një urim për socialistët shqiptar!
Të dashur miq, sot socialistët shqiptarë kremtojnë një muaj me vonesë 25-vjetorin e ditës se emrit, pra të ndryshimit të emrit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Parti Socialiste të Shqipërisë, duke mbetur gjithnjë trashëgimtarë juridikë e PPSH. Asokohe PPSH mbeti e dyta parti komuniste e bllokut komunist, që nuk u shkri për t’i hapur rrugën krijimit të një force social-demokrate por nisi reformimin e saj vetëm me ndërrimin e emrit.

Pavarësisht nga kjo, edhe vetëm ndryshimi i emrit ishte një hap pozitiv, që hapi rrugën e reformimit të mëtejshëm të kësaj Partie. Veçanërisht i rëndësishëm për këtë parti dhe për vendin ishte shndërrimi i saj gradual nga një parti anti-NATO dhe anti-BE, që propozonte në parlamentin e 23 viteve më parë rezoluta kundër NATO-s dhe bashkëpunimit euro-atlantik, e dominuar nga agjentura sovjetike, bashkëpunëtorë të KGB, ne një parti pro bashkëpunimit euro-atlantik dhe europian.

Përveç kësaj, pasojat e luftës së brendshme për pushtet nga fundi i viteve 1990 i dhanë mundësi Fatos Nanos, që në një garë, nga anëtar i thjeshtë të zgjidhet kryetar i PS dhe ta shkëpusë PSSH nga modeli stalinist pothuaj 60-vjeçar i partisë së një njeriu! Fatos Nano e aderoi PS-në në organizmat e socialistëve europian dhe ka meritën e pranimit të rotacionit jo vetëm në parti por dhe në nivel vendi! Ndaj dhe unë dua me sinqeritet të uroj socialistët shqiptar për çdo arritje të tyre!

Por sot është rasti t’u rikujtoj atyre përgjegjësinë e madhe historike që kanë në krijimin, nga neo-bllokmenët në krye të PS, të mostrës politike që quhet Rilindje, e cila në të vërtet nuk është gjë tjetër veçse rikthim nga bastardet e bllokmenëve hoxhist të normave dhe standardeve antidemokratike, antikombëtare të etërve të tyre barbar.

Sot modeli i Rilindjes ka shndërruar Partinë Socialiste në një parti, kryetari i së cilës, si asnjë tjetër neë Shqipëri, Ballkan, Europë nuk lejon konkurrimin, garën për kryetar të Rilindjes por detyron anëtarësinë të votojë në referendum që kryetari të mos votohet, duke e rikthyer këtë parti në kohërat e saj staliniste me të zeza.

Sot modeli i Rilindjes, bazuar në doktrinën e etërve “të krimit teë dobishëm për pushtetin”, ka shndërruar qeverinë shqiptare në një organizatë të rrezikshme kriminale të hajduteve të shtetit që drejtohet nga kreu i meduzës së krimit të organizuar, Edvin Kristaq Rama

Sot modeli i Rilindjes, bazuar në këtë doktrinë ka shndërruar PSSH në konglomeratin dhe strofullin e vrasësve, pengmarrësve, trafikantëve, grupeve dhe organizatave më të rrezikshme kriminale, që me veprimtarinë e tyre, të mbështetur nga qeveria largojnë nga vendi për pasiguri qindra mijëra shqiptarë, bëjnë ligjin në parlament, në qeveri, në biznese, prokurime publike e private, dogana, tatime dhe institucione të tjera të “mazhorancës së qelbësirave”.

Sot modeli i Rilindjes ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të pasigurt në rajon dhe Europë, në Kolumbi të Evropës, Kanabistan, Tritolistan.

Me gjithë këto, unë jam optimist dhe besimplotë se, pavarësisht nga gjendja aktuale dramatike e shqiptarëve, ata shumë shpejtë do t’i rezervojnë mostrës së re të neo-bllokmenëve koshin e plehrave të historisë që i rezervuan partisë mëmë të etërve të tyre mizor!

Ilir Meta në Podgoricë: Shqipëria e mban në zemër Malin e Zi

Kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta në Parlamentin e Malit të Zi mbajti fjalim në gjuhën shqipe, në të cilin porositi se Mali i Zi është një vend i mrekullueshëm, të cilin Shqipëria e mban “në zemër”

PODGORICË – Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë janë miqësore dhe mund të shërbejnë si shembull i fqinjësisë së mirë në rajon, tha kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Pajoviç tha se bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve bazohet në respektin reciprok, mirëkuptim, besim dhe mbështetje, ndërsa ato lidhen me një histori dhe kulturë të përbashkët.

“Ekziston bazë e shkëlqyer për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve edhe ashtu të mira, por edhe të atyre të veçanta bilaterale që do të jenë në të mirën e qytetarëve, si transporti, infrastruktura, energjia, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, tha Pajoviç.

Ai ka falënderuar Parlamentin e Shqipërisë e cila ishte njëra nga të parat prej shteteve anëtare të NATO-s që ka ratifikuar Protokollin për Anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë.

Kryeparlamentari i Shqipërisë pas takimit me homologun e tij malazez Pajoviç në sallën plenare të Parlamentit të Malit të Zi mbajti fjalim në gjuhën shqipe, në të cilin porositi se Mali i Zi është një vend i mrekullueshëm, të cilin Shqipëria e mban “në zemër”.

Meta tha se midis dy vendeve ekzistojnë lidhje natyrore që janë shembull i mirë për rajonin.

“Ne ndihemi të afërt, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në saj të pakicës shqiptare në Mal të Zi, e cila na lidh”, tha Meta.

Ai tha se vlerëson progresin e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke theksuar se Shqipëria pa asnjë vonesë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë.

“Ne vlerësojmë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është thelbësor për perspektivën e fuqizimit rajonal në mbarë Evropën Juglindore”, tha Meta.

Ai ka falënderuar Malin e Zi për njohjen e realitetit politik, siç është njohja e Kosovës.

“Shqiptarët kurrë nuk do të harrojmë mikëpritjen e Malit të Zi për mijëra shqiptarë të cilët në pranverën e vitit 1999 gjetën strehim në Mal të Zi”, tha Meta.

Ai pjesës së opozitës malazeze i tha se Shqipëria është përqendruar të punojë për të mirën e rajonit me të gjitha vendet “padyshim edhe me Serbinë”.

Meta sot më herët dekoroi kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç me Urdhërin e flamurit kombëtar të Shqipërisë.

Deputetët e Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Popullore Demokratike në parlament shpalosën një transparentë ku shkruhej “Populli i Malit të Zi ka pranuar se, Kosova është zemra e Serbisë”, gjatë fjalimit të Metës në sallën plenare.

Ata shprehën protestën e tyre për shkak të dekorimit të kryeminstrit malazez Gjukanoviç nga kreu i Parlamentit të Shqipërisë. aa

Zbardhet formula e Nulandit për Reformën – qeveria dhe opozita nga 6 anëtarë secila

Propozimi që ndihmës sekretarja amerikane Nuland iu shtroi palëve politike në Tiranë, do të çojë drejt konsensusit parlamentar për miratimin e draftit të Reformës në Drejtësi.

Tv Klan ka arritur të mësojë që varianti që Nuland e cilësoi një si hibrit, parashikon ngrirjen e komisionit “ad-hoc” me një përbërje të barazvlefshme pozitë-opozitë, i cili do të zgjedhë përfaqësuesit e komisionit të posaçëm të kualifikimit të përbërë nga 12 anëtarë, propozim ky i cili është bërë nga opozita javën e shkuar.

Por ndryshe nga sa kërkon opozita oferta që artikuluar nga Nuland parashikon që emrat e anëtarëve që do të përbëjnë komisionin e Vetingut dhe që do të miratohet komision “ad hoc” duhet të filtrohen nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit dhe maxhoranca dhe opozita do të kenë të drejtë të zgjedhin secila nga 6 anëtarë.

Po sipas të njëjtave burime negociatat vijojnë mes të dy paleve. Ç’ka iu është bërë e njohur dhe nga Kryeministri Rama dhe deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Vetë kryeministri, i cili mësohet se iu ka thënë deputeteve se qëndrimi i shprehur nga Nuland në takimin e një ditë më parë tregon se ka një qëndrim të unifikuar me SHBA.

Ndërsa përpara gazetarëve nuk preferoi ta cilësojë si tërheqje të maxhorancës faktin që po negociohet propozimi i bërë nga opozita, të cilin një ditë pasi e bërë publik Basha, kryeministri e cilësoi si propozim që kërkonte vende të blinduara në këmbim të atyre të rezervuara për përfaqësuesit që do të përbëjnë institucionet e vetingut.

Kryedemokrati i Vlorës letër të hapur: Në PD ka njerëz që i shërbejnë mazhorancës

Kreu i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj nuk e ka pritur mirë lajmin e rirorganizimit të strukturave të PD-së në këtë qytet.

Ai ka shkruar një letër të hapur për demokratët, duke thënë se brenda PD-së, ka njerëz që janë pasuruar në emër të kësaj partie dhe që i shërbejnë mazhorancës aktuale.

Për të, ky urdhër është absurd. Ai i drejtohet me letrën e tij, atyre që i cilëson si demokratë të ndershëm.

LETRA

Të nderuar demokrate,

Si sot, dy vite me pare, me 11 Korrik 2014 Kuvendi i Deges se Partise Demokratike ne rrethin e Vlores, per here te pare ne nje gare te barabarte dhe demokratike mes shume kandidaturash, me voten e tyre demokratet e deges Vlore me dhane votebesimin absolute per te qene Kryetar i Deges se Partise Demokratike.

Ky moment ka qene edhe vleresimi me i madh i strukturave dhe anetaresise mbi kontributin tim disa vjecar ne sherbim te Partise Demokratike.

Ne fjalen time ne Kuvend, nder te tjera, jam shprehur se sfida me e madhe do te jete ringritja e Partise Demokratike dhe ne perpjekjen time dy vjecare per ta drejtuar dhe ringritur jam mbeshtetur fort tek pararoja e saj, strukturat baze dhe militantet e saj te perkushtuar nder vite.

Demokratet dhe qytetaret e Vlores ju pergjigjen sloganit me te ri “ Proteste, rezistence, perballje” dhe protestuan ne cdo cep te Vlores kunder keqqeverisjes nga grykderdhja e Vjoses , ne Vlore e Orikum , Selenice dhe Himare.

Ne keto dy vite demokratet dhe qytetaret e Vlores protestuan dhe denoncuan kunder krimit ne qeveri, kunder pasigurise, kunder padrjetsise, kunder varferise etj.

Demokratet e vertet jo vetem thjesht protestuan dhe denoncuan, ju gjenden prane qytetareve kur ata paten aq shume nevoje per ndihmen tone, qe nuk ju mungoi, por ju gjenden prane qofte edhe per nje fjale te mire.

Ne ishim aty prane qytetareve ne Vlore kur ju prishen banesat, kur u permbyten, kur ju moren tokat, kur nuk i demshperblyen, kur i lane pa drita dhe pa uje, pa rruge etj.

Dhe me krenari them se PD dega Vlore organizoi mbi 108 aksione qytetare ne dy vjet drejtim dhe ringritje. Fituam 1 bashki dhe rikuperuam 10.000 vota krahasuar me 2013.

Deshiroj te falenderoj te gjitha strukturat baze te Partise Demokratike dega Vlore, kryetaret dhe sekretaret e seksioneve, anetaret dhe militantet e saj nder vite, pasi ne dy vite patem bashkepunim dhe komunikm perfekt, ju gjendem njeri tjetrit ne te mire dhe te keq.

Statusi

Por jo gjithcka shkoi sipas parashikimeve, gjate dy viteve ne drejtim patem veshtiresi, shkopinje nen rrota, pengesa te panevojshme nga te zgjedhur partiak vendor dhe me orientim nga lart.

Dhe ndodh çudia, ne vend te falenderimit , vjen urdheri, shkrihet PD e Vlores, riorganizim nga e para. Do zerojme seksionet.

Fitore…..????

Fitore thone ata qe e molen ne pushtet dhe nuk erdhen 1 dite te PD tani ne opozite, se nuk behet fjale per protesta.

Fitore thone klanet dhe hienat kunder demokrateve te ndershem.

Fitore thone ata qe deri dje nuk kane lene me gje pa bere kunder demokrateve te ndershem.

Fitore thone ata qe jane pasuruar duke u futur doren ne xhep qytetareve te ndershem ne emer te Partise Demokratike.

Fitore thone ata qe kane qene kundershtar ne komision votimi me demokratet e sotem dhe te djeshem.

Fitore thone ata qe kane qene ne sherbim te mazhorances, vazhdoine te jene dhe sot kane kurajo dhe te kercenojne demokratet e cdo seksioni se kontributet e tyre do zerohen, se do shkarkohen.

Por si ndihen strukturat me rioganizimin: ndjehen te pa mbrojtur nga oligarket e sotem dhe te rinjte neser, te fyer , te poshteruar dhe te hedhur ne mes te kater rrugeve.

Kam nje mesazh: Moret ate qe deshet ne PD dega Vlore: Kursejini seksionet !!!!

Jam krenar qe drejtova degen e Partise Demokratike Vlore per dy vjet!

FALEMINDERIT!!!

PS: Fotot jane te kufizuara pasi faqja ne fb nuk pranon me.

Deputeti Kosta ikën nga PS, letër Ramës: Mosmirënjohës, për ty pagova shtrenjtë

Deputeti nga Përmeti, Vladimir Kosta është larguar nga Partia Socialiste. Ai i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku sqaron edhe arsyet e largimit nga PS-ja

Kosta ka shkruar në një mënyrë të paprecedentë letrën dhe i kujton kryeministrit se si një herë ai ka paguar 110 mijë euro një drejtuesi medieje për hatër të kryeministrit.

Ai gjithashtu i kujton edhe përplasjet që ka patur me të për kandidimin e Gilberto Jaçes për Bashkinë e Përmetit.

Më poshtë është letra e paprecedentë e Kostës për Ramën, publikuar nga “Balkanweb”.

LETRA

Per Dijeni: Anëtareve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Përshëndetje Kryeministër,

E vlerësoj faktin që më kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ku shprehnit interesimin tuaj për shëndetin tim por njëkohësisht më shqetëson fakti përse ky interesim nga ana juaj pikërisht tani pas tre vjetësh refuzimesh të më dëgjonit e të më respektonit për atë që isha dhe për atë që bëja.

Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit . Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithë fshatrat e Përmetit,në 2013, 4 muaj fshat më fshat. Një kërkesë të bëra që mos e vër Gilin se nuk fiton, mos ma bëj këtë të keqe, të thashë, por ti as që e çave kokën fare! Përkundrazi dëgjove ata kalamajtë që mban rreth e rrotull, të servilosen e të gënjejnë gjithë ditën. E kujtoni besoj si të thoshte Ben Ahmetaj: Kryeministër, fitojmë me 400 vota! Më çove në Dropull dhe më ngarkove të punoj për PBDNJ-shin. Unë çdo punë e marr me pasion. Anastas Angjeli më tha: mos e mer me kaq vrull se po tall bythën me ty KM-ja!! Dhe kjo ishte e vërtetë. Kur u takuam te karburanti i Bert Targës më thotë Vangjel Tavo: thuaji Ramës  … dhe unë të thirra 2-3 here kryeministër, kryeministër! Ti  as që begenise të ngrije kokën. Nuk ju kujtohet? Ishim vetem dy  metër përballë, njëri tjetrit. Mire që ja fale  bashkinë PD-së, por  më nxore dhe  si koqe, pa  asnjë vlerë para Tavos!

Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës  time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale,nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ  !sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai ” pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me  faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty.

Përkundrazi, po vlerësohen përditë e më shumë të fortët e drogës, po vlerësohen e mbështeten vetëm një grusht klientësh të ministrave dhe të qeverisë tende. (Nganjëherë kur dëgjoja nga ju që flet  me superlativa për Tërmet Peçin,për kte të  kavajës ,për të gjithë të fortët që ngre në piedestal, i thoja vetes t’ia fus edhe unë një vizë që të më vlerësojë kryetari im  !!!? Mir që  nga ajo e bardha nuk gjeta,po nuk gjeta as Ashash!!,, fati i keq imi….! )  E degjenerove rolin e deputetit, sa më vjen të pështirë ta mendoj se jam deputeti i partisë tënde! Kam çuar shumë e-mail e sms në adresën tënde dhe ju nuk u kujtuat asnjëherë të merrnit në konsideratë shqetësimet e mia, përkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit  e ke kaluar në mëndjen tënde; ç’na çau k…n ky LOQA ! Nuk të kam kërkuar asgjë për veten dhe nuk do të kërkoj më absolutisht asgjë. Turp, turp që ndave pushtetin me çamët! Je mosmirënjohës ndaj të tuve!

Çamët i kishim kundërshtarë e krah për krah me Berishën në 2013. Një ditë të bukur i pamë në pushtet me nje marrëveshje të fshehtë të bërë nga ti pa asnjë konsultim e diskutim me deputetët e Partisë Socialiste. E kishe vendosur ti me dhjetë ministra të tutë. Pse, ti me ata dhjetë ministrat e fituat pushtetin?Apo me QIFEN?! U ke dhënë Çamëve gjithë atë pushtet ,Ndërsa  socialistët që fituan zgjedhjet rrinë si trapa rrugëve të Shqipërisë dhe ne budallenj me duar prapa  para tyre, kur ata na kërkojnë një vend pune!!!!? Po ç’të them unë ti ndjen neveri për ne , vaj halli për militantët e bazës…, Je mosmirënjohës ndaj të tuve!

Bëra një urë në Vllaho Psiotera. Ftova miqtë e mi dhe hodhën 31 milion lekë  të vjetra nga xhepi i tyre sepse ishte jeta e atyre fshatarëve tek ajo urë. Falë kësaj pune ne e fillojmë garën elektorale me 250 vota plus në atë fshat, i cili më mban si perëndi për këtë hall që ju zgjidhëm.

Më pas të kam kërkuar një urë po kaq të rëndësishme në një fshat tjetër por ti asnjëherë nuk më mbështete, mendon se e kam për xhepin tim! E premtova në zgjedhje se kështu e pashë të arsyeshme, sepse bëhej fjalë për fitoren tënde. Dhe shuma që kërkon kjo vepër është modeste. Asnjëherë nuk mu përgjigje. Po po, ti ke këtë gjeneratën e re të ministrave e drejtorëve që na shohin si kundërshtarë. Janë arrogantë e mendjemëdhenj! Jane gjithë pordhë. E hoqën nga puna, një mbështetës timin, që s’kishte lidhje hiç me paratë apo terrenin. Ishte në zyrën juridike, te tatimet. Mbeti pas meje i shkreti në fushatë. E hoqi shoqja e Saimirit, drejtoresha e tatimeve me porosi të Ben Ahmetajt. E hoqën djalin e Veliut nga puna pa asnjë arsye por vetëm nga mllefi i të kaluarës ndaj meje, hakmerren njerëzit e qeverisë tënde ndaj një nevojtari socialist nga provinca për të nxjerrë kunj me mua, deputetin e partisë tënde. Kam shumë gjëra për të shkruar, por nuk dua të mërzis veten më shumë, prandaj  jam tërhequr ngaqë dua të harroj poshtërsitë e pafundme të stafit tënd. Një mallkim të fuqishëm ju a kam kaluar ty dhe ekipit tënd të ministrave e drejtorëve që më  keni bërë të vuaj kaq shumë dhe padrejtësisht!

Sa urrejtje kam që po të shkruaj! Por mos harro se po kaq kanë dhe deputetët e tjerë ndaj teje.

Mendoja në atë fillim se ishe shumë i zoti,

Por për sa po të njoh je një ndër llapistët më të mirë në botë ,! Po ja  që jam i paaftë të bëhesha pjesë e ndonjë mashtruesi tënd….

Ti e bazove punën tënde dhe drejtimin e partisë tek 10 ministra dhe disa zyrtarë të tutë të besuar dhe nuk e ke problem të nxjerrësh jashtë loje deputetët, ti fyesh e mërzitësh, ti poshtërosh e mashtroshë sipas qejfit tënd! Që në  ardhjen time si deputet ju kam kërkuar të kem autoritetin dhe respektin e duhur.

Ka dhe më shumë arsye të tjera të cilat ju i dini më mirë se unë dhe që më bëjnë të vuaj tej mase duke e denigruar vazhdimisht figurën fisnike të deputetit.

Për këto arsye ju bëj me dije se nga ky moment, largohem njëherë e përgjithmonë nga ky grup parlamentar qe drejtoni ju zoti Rama.

Respekt për deputetët e ndershëm! Respekt për socjalistët e ndershëm!

Po dal përfundimisht nga grupi yt parlamentar, që në mandatin tjetër të mos e kem më në krye atë talenten e tatimeve që keni zgjedhur ju zoti  Rama.

Besoj qe kjo qe po bej une do jete nje ndihme dhe çlirim per shume deputete te tjere. Do të vazhdoj tu shërbej si deputet zgjedhësve të qarkut Gjirokaster dhe socialistëve të gjithë Shqiperisë.

KUJTESË

Me që nesër bën  festën e partisë , Ard Çelën e bëre anëtar asambleje dhe i takon të jetë se fton zyra  por  mos të dalë nga mendja të ftosh Gëëëëëzimin e KASHTËS….

Vladimir Kosta

Arrestohet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi dyshohet për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë…”, si edhe për administratorët e 4 kompanive private, të dyshuar për “korrupsion aktiv”, gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri. Në pranga janë vënë edhe administratorët e katër kompanive private për korrupsion aktiv.

Prokuroria e Krime të Rënda nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në referim përcillej informacioni se disa kompani private, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, përfshiheshin në mënyrë fiktive në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas informacionit paraprak, dyshohej se këto kompani private realizonin qëllimin e tyre duke bashkëpunuar me zv.Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin, në bazë të të cilit rezultoi si vijon: Administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakort për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentat e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata benin. Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese.

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë me fakte konkrete se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936.

Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekë të reja te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.

Personi i dyshuar, Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.05.2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti “Nelsa”, me administrator shtetasin Nexhmi Balla. Nga veprimet e tij, del qarte dijenia për kryerjen e procedurës së prokurimit në mënyrë fiktive. Detyra funksionale e tij është pjesë e zinxhirit përkatës që nga fillimi i nisjes së procedurës së prokurimit dhe deri ne lidhjen e kontratës.

25-vjetori socialist, Rama fton Bashën në festë

Socialistët festojnë të martën 25 vjetorin e krijimit të partisë. Rreth 1500 të ftuar do të marrin pjesë në festën që do të zhvillohet në oborrin e pasëm të PS-së.

Ftesë i është dërguar dhe Lulzim Bashës i cili nuk dihet nëse do të thyejë traditën e përvitshme dhe në këtë jubile të socialistëve, të marrë pjesë në ftesë, por edhe gjithë ish-presidentëve, ish-deputetëve, ish-kryetarëve ku përfshihet dhe Fatos Nano dhe të gjithë funksionarëve pa përjashtim ndër vite që kanë qenë pjesë e PS-së.

Musa Ulqini, një prej organizatorëve të këtij eventi, thotë për Report Tv se ftesa e 25 vjetorit do të zhvillohet rreth një muaj me vonesë për shkak të Kampionatit Europian të futbollit.

Ftesat me mesazhin e Edi Ramës, janë shpërndarë që të enjten, ndërsa askush nga zyrtarët socialistë ndër vite nuk do të mbetet jashtë.

I gjithë trupi diplomatik, krerët e institucioneve shtetërore, krerët e partive politike aleate dhe atyre parlamentare do të akomodohen në oborrin e ristrukturuar të PS-së.

Grabitet një bankë në qendër të Vlorës

Filiali i një banke në Vlorë është grabitur sot në mesditë nga 2 persona të armatosur me pistoleta, të veshur me rroba ushtarake dhe me kapele me strehë. Burime policore nga Vlora kanë pohuar incidentin.

Burimet paraprake nga administrata e Bankës flasin se autorët kanë hyrë në mjediset e bankës në mënyrë të befasishme nga ana e pasme e godinës. Ata kanë arritur të marrin paratë në dy sportele shërbimi dhe më pas janë larguar në rrugët dytësore të lagjes në qendër të qytetit. Burimet policore kanë pohuar se njëri nga grabitësit ka vijuar ndërhyrjen në sportele ndërsa grabitësi tjetër ka dalë në hyrje të bankës.

Ende nuk ka të dhëna për shumën e grabitur por vlerësohet se ajo përfshin xhiron ditore të bankës. Policia thotë se është vënë në ndjekje të autorëve duke ngritur pika të shumta kontrolli në qytet dhe në dalje të tij.

Filiali i bankës ndodhet në qendër të Vlorës në Sheshin e Flamurit, një zonë mjaft e kontrolluar e qytetit. Një tjetër grabitje është shënuar disa vite më parë po në këtë bankë. Vlora njihet si një nga qytetet me më shumë incidente, pas Tiranës, për sa i përket grabitjes së bankave dhe agjensive finaciare.

Grabitja e Bankës në Vlorë vjen në një kohë kur në Shqipëri janë nxitur debate të forta për sigurinë e transportimit të parave nga bankat dhe agjensitë financiare. Pak ditë më parë një grabitje transfertash financiare të një banke ndodhi në Aeroportin e Rinasit duke shkaktuar polemika të forta edhe për kushtet e sigurisë së Aeroportit të vetëm në vend.

Futja e një autoveture nga një portë e pakontrolluar me kamera në Aeroport grabitja e një shume të madhe fianciare në një makinë banke në pistë tek transportonte paratë drejt një avioni për ti dërguar jashtë vendit kishte ndodhur vetëm për disa minuta. Ende nuk ka një të dhënë zyrtare mbi shumën e grabitur dhe asnjë nga autorët nuk është vënë në pranga. za

Kokëdhima-Mero Bazes: Je maskë me pagesë për llogari të luftrave brenda PS-së

Pas shkrimeve të Mero Bazes për prishjen e “vëllazërisë” së Koço Kokëdhimës me Edi Ramën, vjen pergjigja sot në gazetën e tij “Shekulli”, me anë të një editoriali të shkruar nga kryeredaktori Arben Rozhani.

Në shkrim fillimisht bëhet një “skaner” i piruetave të Bazes si shërbëtor mediatik i Berishës dhe pastaj i Ramës. Më pas në funksion të “shkundjes” së kujtesës së Ramës dhe PS-së, rikthehen të gjitha të zezat që ka pas shkruar Baze për atë vetë, Gramoz Ruçin, etj.

Dhe pasi bëhet një rezume e gjatë me kontributet e Kokëdhimës për aq kohë sa mbajti mandatit e deputetit të PS-së, në fund të shkrimit pranohet për herë të parë prej tij, se ka pasur një komplot brenda kupolës së Partisë Socialiste, për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima. Ja disa pasazhe interesante të marra nga ky editorial për Mero Bazen.

“Shekulli” për Mero Bazen

Mero Baze, “një mik që ia do të mirën” të majtës

Dikur funksiononte me anë të letrave anonime, si në rrëfenjat popullore, ku nënshkruesi ishte “një mik që ta do të mirën”. Atëherë punonte shërbëtor me kohë të pjesshme. Ndërsa tani që punon shërbëtor me kohë të plotë, firmos me emër, por ka mbetur “një mik që ta do të mirën”. Është i njëjti shërbëtor: Mero Baze. Ka ndërruar porositësi i shërbimeve të ulëta. Nuk është më Sali Berisha dhe segmente të së djathtës, por elementë të kupolës së majtë dhe brenda qeverisë së Edi Ramës.

Koço Kokëdhima është një prej personazheve publikë, për të cilin nuk ka lënë gjë pa shpifur. Është ndoshta ndër më të sulmuarit në galerinë e personave publikë, dhe jo vetëm, që janë bërë objekt i sulmeve, intrigave dhe shpifjeve të ulëta, për llogari të personave të veshur me pushtet.

Galeria është termi i duhur për ish-inxhinierin e minierave, apo siç njihet në termonologjinë studentore, si urith. Nuk e përballoi dot profesionin për të cilin ishte diplomuar dhe e këmbeu nëntokën e pasur shqiptare të mineraleve me atë të medias së sapoliberalizuar shqiptare, pas ndryshimit të sistemeve në vitin 1990. Një urith mediatik që nga nëntoka e errët e lidhjeve me pushtetin e radhës, në emër të të drejtës së shprehjes dhe lirisë së informimit ka bërë me qindra vrasje morale të urdhëruara prej padronëve të radhës.

“Miku i të majtës”

Mero Baze, të paktën prej 25 vitesh, ka qenë “miku i të majtës”. Ia ka dashur shumë “të mirën”. Prej vitit 1992, kur u emërua që të kontrollonte linjën berishiste të lajmeve zyrtare në ATSH, ai i ka shërbyer verbërisht regjimit që do të tentonte të kthehej në klikë fashiste dhe që kishte si synim eleminimin politik të opozitës, por edhe eleminimin fizik të drejtuesve dhe aktivistëve të majtë.

Është për të ardhur keq që sot, në korrik 2016, ne duhet t’i japim të drejtë Fatos Nanos, kur deklaronte pak vite më parë, se PS-ja është katandisur në një parti pa memorie historike. Fytyrat e reja që e kontrollojnë atë dhe qeverinë e saj, kanë harruar dhe amnistuar krimet e Berishës dhe të shërbëtorëve të tij në vitet më të vështira dhe të dhimbshme për PS-në dhe të majtën shqiptare. Qindra socialistë të ndershëm u arrestuan, përndoqën apo dhunuan vetëm pse ishin të një partie kundërshtare në opozitë, apo vetëm pse protestonin për vjedhjen e votës.

Propaganda e PD-së, e lidhur ngushtë me SHIK-un famëkeq dhe e mbledhur përnatë në zyrën e ish-presidentit Sali Berisha bënte planet e errëta për të nxjerrë të majtën nga parlamenti dhe jeta politike, pse jo edhe jashtë ligjit, që Berisha të ishte diktatori i radhës dhe të rikthente diktaturën në vend.

Në ditët më të errëta dhe të vështira të të majtës, me kreun e PS-së të burgosur, Mero Baze ishte zyrtarisht korrespondent i radios “Zëri i Amërikës”, pra i politikës së administratës Klinton, e cila i kishte dhënë sinjale paralajmërimi qeverisë “Meksi”, pas prishjes së raporteve me Greqinë, thyerjen e vazhdueshme të kontrabandës së naftës ndaj Serbi-Malit të Zi si dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në vend dhe sulmeve ndaj opozitës së majtë.

Por nuk u ndahej “galerive”, nëntokës së errët të medias që kontrollohej nga Berisha dhe prej aty sulmonte të majtën, intrigonte për letra të Nanos, qypin me m… dhe guralecë, përçante drejtuesit socialistë, vishte Gramoz Ruçin me fustan që të arratisej në Greqi për të mos rënë në dorë të Berishës së donte ta arrestonte, shantazhonte drejtuesit vendorë…

Autorësinë e tij mbajnë dhjetëra editoriale të botuara në gazetat që komandonte Berisha dhe ku ai mbante frymën, pasi bënte lidhjet e tij telefonike, ku raportonte për “Zërin e Amerikës”, sipas linjës zyrtare të qeverisë amerikane, ndërsa në shkrimet me emra të sajuar, sulmonte Shtëpinë e Bardhë, mbrojtjen që po i bënte Athinës zyrtare, sulmeve të padrejta ndaj demokracisë së brishtë shqiptare dhe presidentit Berisha. Ndërsa vendi ishte në ditët e para të konfliktit politik dhe social në shkurt 1997, ndryshe raportonte për revoltat që nisën në Lushnjë dhe në Vlorë dhe ndryshe hapte titullin e madh të gazetës së Berishës ku sulmonte “puçin ndërkombëtar” ndaj Sali Berishës, duke nënkuptuar SHBA-të dhe Greqinë.

Se sa e ngushtë ishte marrëdhënia padron-shërbëtor mes Berishës dhe Bazes e treguan 8 vitet në opozitë dhe më pas kandidimi i tij si deputet i PD-së në jug të vendit, ku nuk arriti të fitonte, sepse nuk e votuan as bashkëfshatarët e tij “kërcikuq” të asaj zone që, sipas rrëfimeve të gjirokstritëve të vjetër, më mirë shkonin të bënin pazarin në Janinë, se sa t’i grabisnin paraardhësit e Mero Bazes, mes gërxheve të Tepelenës. Dhe prishja e tyre dy vite më vonë nuk ndodhi aspak për çështje parimore, por sepse Berisha nuk mund të pranonte që Baze të zëvendësonte fëmijët e tij si sekserë të bizneseve familjare.

Një mendje e sëmurë

Koço Kokëdhima, botues dhe politikan i respektuar, që prej vitesh ndjehet i tronditur dhe i shqetësuar për sulmet pa bazë, intrigat pa fre dhe shpifjet më të ulëta, duhet të ndjehet i përkëdhelur nga fati, kur të lexojë p.sh. se çfarë ka shkruar Mero Baze pak vite më parë për Edi Ramën, qeveria e të cilit e përdor sot. Ai ishte pjesë e atij detashmenti politiko-mediatik që e kanë demonizuar figurën e Edi Ramës, që kur ishte në opozitë si një publicist i pavarur dhe më pas si kryetar bashkie.

Në fletët e gazetës së tij janë botuar akuzat më të përbindshme ndaj një pushtetari vendor, figure politike dhe për më tepër një qenieje njerëzore. Në redaksinë e gazetës së tij, në janar 2007 u gatua futja e 71-vjeçarit të paralizuar, Akile Rama, si kandidat për kryetar bashkie në emër të partisë inekzistente Balli Kombëtar Demokrat. Qëllimi ishte malinj, që votuesit të ngatërroheshin nga mbiemri dhe t’i hiqeshin sa më shumë vota Edi Ramës, që kandidonte për herë të tretë për kryetar bashkie, përballë rivalit të PD-së, të ndjerit Sokol Olldashi.

Në ato ditë intrigash politike që gatuheshin në zyrën e kryeministrit Berisha, Mero Baze do të bënte edhe editorialin e radhës “Edi Rama dhe sulmet ndaj rivalëve”, ku shkruante gjëra të tmerrshme kundër kryetarit të bashkisë, për ta denigruar përpara votuesve të kryeqytetit paragrafe të të cilit mund t’i botojë vetëm një media që drejtohet nga mendje të sëmura.

Një shpjegim për sulmet ndaj Kokëdhimës

Që prej kandidimit si deputet i PS-së në qarkun e Vlorës dhe deri më sot që shkruajmë, Mero Baze ka rivalizuar fort Berishën në sulmet ndaj Koço Kokëdhimës, si për të treguar se janë ende në të njëjtën varkë politike dhe notojnë në të njëjtët ujëra të qelbura që vijnë nga gjirizet e ndyra të politikës. Është marrë me bizneset e tij, punën e tij si deputet, me familjen e tij, me bashkëpunëtorët. Ka shpifur sa nuk mban më, aq sa lexuesit e “Tema” online, të lodhur nga “përroi psiqik” kundër deputetit i shkruanin: “Po mjaft o Mero, se ke ngatërruar Koçon me Saliun”.

Por Baze, ështu si dhe padronët e tij, që e kanë porositur të bëjë sulmet e radhës, kanë të drejtë të sillen ashtu siç bëjnë, sepse Koço Kokëdhima e theu mitin e politikanit të gatuar në këto 25 vite në Shqipëri, marrëdhënies së tij me qytetarin, biznesin, ligjin dhe u ka prishur pazaret. Kryefjalë e sulmeve ka qenë se ai është promovuar nga Edi Rama dhe se ka fituar prej tij. Kokëdhima nisi jetën e tij si biznesmen që ditën e parë që u lejua sipërmarrja e lirë në vitin 1991 dhe si botues i suksesshëm në vjeshtën 1997, mbi të gjitha me gazetën “Shekulli” dhe me pas me botime të tjera periodike që kanë lënë shenjë në shtypin e shkruar shqiptar.

Edi Rama u bë ministër në qeverinë e majtë në vitin 1998 dhe më pas kryetar bashkie në vitin 2000. Media e tij ka qenë në shërbim të publikut dhe qartësisht majtas, por duke mos kursyer drejtues të të majtës apo në qeveri që punonin kundër interesave të vendit. Bie fjala, “Shekulli” denoncoi aferën me koncesionin e Rinasit nga qeveria e majtë e Fatos Nanos, si një marrëveshje skllavëruese në kurriz të shqiptarëve dhe koha i dha të drejtë Kokëdhimës. Po ashtu edhe tentativën e Nanon në vitin 2004 për ta kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash të rrezikshme të Italisë dhe sërish fitoi beteja e drejtë dhe qytetare e Kokëdhimës. Ndonjë botues tjetër do të bënte lepe-peqe, siç bëri, për të fituar milionat, por Kokëdhima jo.

Fitorja e tij në një zonë bastion të të majtës në vitin 2013, gjatë zgjedhjeve parlamentare, siç ndodh rëndom, mund të ishte edhe fillim dhe mbarim, sepse këtë model deputeti kishte kultivuar politika shqiptare këto dy dekada. Por ndryshe mendoi dhe veproi Kokëdhima. Deputeti është përfaqësuesi i popullit dhe jo agai i zonës elektorale. Për të qenë sa më afër zgjedhësve të tij në Vlorë, ai hapi zyrat e deputetit, duke i financuar me paratë e tij, si porta të hapura të pushtetit për qytetarët. Janë me mijëra hallet e konsultuara në këto zyra në Vlorë dhe Tiranë, zgjidhjet e dhëna dhe falenderimet e qytetarëve që ishin mësuar me deputetë që i shohin një herë në 4 vite. Fryt i bashkëpunimit me elektoratin dhe forcimin e strukturave të PS-së në bazë ishte edhe rezultati i zgjedhjeve vendore të 21 qershori 2015, ku e majta arriti të fitonte 5 bashki të rajonit Vlorë-Gjirokastër, duke e bërë PD-në inekzistente në bregdet.

Riorganizimi i PS-së në bazë ishte një sfidë tjetër e fituar nga deputeti Kokëdhima. Anëtarësia e PS-së në rajonin Vlorë-Gjirokastër u tre dhe katërfishua, me mijëra të rinj u ftuan dhe u bënë pjesë e struktrurave drejtuese në parti, e cila deri dje ishte bërë një bunker që nuk pranonte prurjet e reja. Këto zhvillime nuk u pëlqyen drejtuesve vendorë apo eprorëve të PS-së në Tiranë që ishin mësuar me modelin e çifligut elektoral në bazë, duke e kthyer degën e partisë në një biznes familjar. E cilësuan “projekt pilot”, pra si të papranueshëm për partinë tradicionale, por sot kur po shohin prurjet e reja, freskimin e partisë, shtimin e radhëve dhe garancinë për fuqizimin e partisë më të madhe në vend, por që ishte tkurrur vit pas viti, “projektin pilot” duan ta aplikojnë në të gjitha degët e partisë.

Mero Baze është sot zëdhënësi i atyre që komplotuan kundër mandatit të Kokëdhimës, për t’u dhënë mesazhin deputetëve të tjerë që të mos dalin nga rreshti dhe të bënin siç urdhëron kupola e partisë, edhe pse ky nuk është vullneti i elektoratit. Atë dhe padronët e tij i shqetëson fakti se Kokëdhima nuk u bë i pasur nga politika, por hyri i pasur në të, se nuk ka frikë nga reforma në drejtësi, por kërkon një rrugë të miratimit të saj që nuk çon në dështimin e saj, që nuk ka çifligje elektorale, por zgjedhës që presin zgjidhje.

Shërbëtori Mero shpërblehet sot, falë shërbimeve si maskë me pagesë për llogari të luftrave të brendshme në PS dhe në kampin e shumicës. Ndërsa qeveria nuk ka më nevojë për armiq. I del Merua, “miku që ia do të mirën” të majtës.

Dy dite me pare Mero Baze beri nje shkrim me temen: “Nje kujtese per ‘miqesite’ me Kokedhimen

Mero Baze

“Falë mbështetjes që gëzonte nga raporti i tij konfidencial me Edi Ramën, ai arriti t’i imponohet Kongresit të fundit të Partisë Socialiste, duke shkelur statutin dhe duke u konsideruar delegat Kongresi, jo për shkak të mandatit të deputetit, por si i propozuar nga Vlora, çka e bën atë sot, të jetë sërisht anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai po ashtu ishte prodhuesi i konflikteve më të mëdha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për histori tërësisht biznesi.

Konsorciumi i tij në Xarrë të Sarandës, duke marrë tokat e ish-NB Vrinës, për llogari të një grupi rreth tij, e futën atë në konflikt me Dhimo Koten, një ish- kryetar komune dhe biznesmen, që po ashtu kultivon agrume në vreshtat e tij prej viteve ‘90. Pas kësaj, Kote u afrua më shumë me LSI dhe konflikti me Kokëdhimën kaloi në nivel politik.

Në zgjedhjet e vitit 2015, ai plasi hapur. Kokëdhima mbështeste çdo kandidat që ishte kundër LSI, pavarësisht koalicionit. Kështu, në bashkinë e re të Vurgut, ndërsa koalicioni formalisht ishte me PBDNJ dhe PS e LSI duhet të mbështesnin kandidatin e Vangjel Dules, palët u ndanë. Kokëdhima mbështeti kandidatin e MEGA-s në Finiq, dhe konflikti shkoi aq hapur, sa Meta shkonte prezantonte kandatin e Dules, që ishte normalisht në koalicion me PS, ndërsa Kokëdhima në të njëjtën orë dilte në tribunë me rivalin e tij.

Konfliktet u zgjeruan dhe në Vlorë dhe Gjirokastër, por falë faktit që Kokëdhima nuk kishte mbështetje politike, nuk bëri dëme.

Pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi atij mandatin e deputetit, Kokëdhima u gjend papritur para një mungese autoriteti në bazë. Kokëdhima u ndje i befasuar, kur gjithë grupi socialist ngriti kartonat që ai të përballej me drejtësinë dhe Berisha u ndje keq, që i iku një nga qindra shkaqet që kishte bërë gati, për të mos votuar reformën.

Tani jemi në momentin më tragjikomik të Kokëdhimës. Ai ka ndërtuar një fabulë në kokën e tij, se si amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën, ta heqi nga deputet dhe se kështu do veprohet dhe pas reformës në drejtësi me të tjerë. I autosugjestionuar si çdo delirant, duke u vetëcaktuar si “viktima” e parë e drejtësisë amerikane në Shqipëri, ai është kthyer javët e fundit në një lloj heroi për Berishën dhe kundërshtarët e tjerë të reformës, duke vajtuar fatin e tij të keq, që ja ndollën dhe gatun vetë (dhe mirë bënë). Mban nga pas një grua që ka mandat deputeti, dhe e trajton mandatin e saj si pronë private, duke garantuar kundërshtarët e reformës, se kontrollon votën e saj.

E shikoj si tallen me të, këta ta opozitës, si i shkelin syrin njëri- tjetrit që “ja kanë marrë Ramës, Kokëdhimën”, se si bëjën plane tashmë bazuar mbi vizionin e Kokëdhimës. Nuk e kam zakon të citoj vetveten, po tre vjet më parë në vitin 2013, në një nga shkrimet e ashpra kundër fenomenit Kokëdhima, kam shkruar në fund se “Edi Rama nuk ka nevojë për armiq, derisa të ketë mik Koço Kokëdhimën”. Tani siç duket nuk e ka më, dhe thjesht dua t’ua kujtoj këtë gjë miqve të rinj të Kokëdhimës të ri. Ta gëzoni! Tani as ju nuk keni më nevojë për armiq. U del Koçua!”

Victoria Nulandi në Shqipëri takon Bushatin dhe Bashën

Në një njoftim zyrtar nga MPJ e Shqipërisë, thuhet se bashkëpunimi në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rëndësia e miratimit të reformës në drejtësi, bashkëveprimi për sfidat e sigurisë globale dhe perspektiva e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin ndër çështjet e trajtuara në takim

TIRANË- Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland po realizon një vizitë zyrtare të shkurtër në Shqipëri. Fillimisht ajo është takuar me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në një njoftim zyrtar nga MPJ e Shqipërisë, thuhet se bashkëpunimi në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rëndësia e miratimit të reformës në drejtësi, bashkëveprimi për sfidat e sigurisë globale dhe perspektiva e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin ndër çështjet e trajtuara në takim.

Ministri Bushati e njohu zyrtaren amerikane Nuland me zhvillimet më të fundit në vend dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi.

“Bushati falënderoi ndihmës sekretaren Nuland për mbështetjen e çmuar të Shteteve të Bashkuara për proceset demokratizuese, konsolidimin e shtetit ligjor dhe kryerjen e reformave duke theksuar se mbështetja dhe asistenca e ekspertëve amerikanë është e një rëndësie themelore për suksesin e reformës në drejtësi. Ne këtë kontekst ministri Bushati u shpreh se këshillat e SHBA-së kanë qenë të çmuara dhe bashkëpunimi i ngushtë i tyre me BE-në, si dhe mbështetja e pakursyer për reformën tregon rëndësinë dhe koherencën e aksionit tonë të përbashkët. Për ne nuk ka as kthim prapa, as hollim të reformës. Ajo duhet të jetë rrënjësore sepse kështu e kërkon mbi 90% e shoqërisë sonë, e kërkon nevoja jonë për zhvillim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu theksohet se Nuland shprehu mbështetjen e SHBA-së në proceset demokratizuese, integrimin e mëtejshëm euroatlantik si dhe në prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Ajo theksoi se reforma në drejtësi mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Në vazhdën e vendimeve të marra gjatë Samitit të NATO-s në Varshavë, Nuland vlerësoi rritjen e kontributeve të Shqipërisë në kuadër të misioneve të aleancës dhe luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Pas takimit me kryediplomatin e Shqipërisë, Nuland është takuar me liderin e opozitës dhe njëkohësisht kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Në takime ajo është shoqëruar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ndërkohë Rreth orës 18:00 të ditës së sotme Nuland do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. aa


Send this to a friend