VOAL

VOAL

Studentët protestojnë para Kuvendit, u bashkohen dhe qytetarët

TIRANE – Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16 të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme.

Studentët kanë nisur protestën  para Parlamentit duke këmbëngulur që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se ka prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të parlamentit.

Studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të ardhur nga rrethet.

“Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi ata nuk ranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sat ë marrim zgjidhje për kërkesat tona”- thotë një student.

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm. Aktualisht protesta është e qetë.

INSTAT: 317 mijë shqiptarë emigruan nga vendi gjatë 2011-2017

TIRANE – Janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, deri në janar 2018, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra.

Pjesa më e madhe e tyre kanë ikur pas viteve ’90, por edhe vitet e fundit ritmi i të ikurve vijon të mbetet i lartë.

Sipas INSTAT shqiptarët e larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2017 arritën gjithsej në 317 mijë persona.

Ky vlerësim u bë duke marrë në konsideratë krahasimin e dy popullsive asaj të popullsisë banuese dhe regjistrit civil. Si bazë u mor popullsia më 1 janar 2018 e regjistrit civil, e cila përmban të gjithë shtetasit shqiptarë pavarësisht vendbanimit të tyre (edhe ata që jetojnë jashtë vendit) sipas moshes dhe gjinisë. Kësaj popullsie ju zbrit popullsia e përllogaritur nga INSTAT (përllogaritje vjetore), e cila i referohet popullsisë banuese në vend (personat që plotësojnë kushtin e vendbanuesit të zakonshëm- që jetojnë në vend për 12 muaj ose më shumë).  Në këtë mënyrë u përftua një vlerësim  i shtetasve shqiptarë që nuk jetojnë në vend në 1 janar 2018.

Kjo shifër është më e lartë sesa popullsia e qytetit të dytë më të madh në vend, Fierit, që në janar 2018 kishte 298 mijë banorë, apo Durrësit, me 278.5 mijë banorë.

Sakaq INSTAT ka identifikuar se mosha mesatare e emigrantëve është më e ulët se ajo popullsisë banuese në Shqipëri.

Mosha mediane e popullsisë së diasporës rezulton 32 vjeç, e cila mbështet dhe faktin që emigracioni shqiptar involvon një popullsi të re dhe se diaspora shqiptare është më e re në moshë sesa popullsia banuese në Shqipëri, ku mosha medianë gjatë vitit 2017 shënoi vlerën 35 vjeç.

Emigrimi në dekadën e fundit ishte 56 për qind meshkuj në Gjermani dhe Greqi, dhe 51 për qind meshkuj në Itali. Migrimi në Gjermani akoma ka të ngjarë të jetë i lidhur ngushtë me punësimin (dhe studimin) e cila tregohet nga raporti i ulët e fëmijëve. Në krahasim me të, Italia dhe veçanërisht Greqia kanë një shpërndarje moshore më të gjerë, treguese e migrimit familjar.

Këto shpërndarje moshore të emigrimit reflektohen tek të dhënat në strukturën e  popullsisë së Shqipërisë që aktualisht jeton jashtë vendit siç raportohet në Censin 2011.

Struktura moshore e shtetasve Shqiptarë të regjistruar në Censin Italian 2011 gjithashtu tregon qartë efektet e bashkimit familjar si dhe prezencën e një brezi të dytë: fëmijët e emigrantëve shqiptarë të lindur në Itali.

Sipas të dhënave të raundit të censeve 2010, shtetas shqiptarë që jetojnë në Europë figurojnë të jenë të një moshe të re. Rreth 36% e tyre i përkasin grupmoshës 30-49 vjeç. Shifrat tregojnë se janë femrat ato që dominojnë për grupmoshat nën 15 vjeç dhe 15-29 vjeç, ndërsa meshkujt janë më të shumtë në  numër në grupmoshën 30-49 vjeç (38,6%). Këtë fakt e mbështesin edhe raportet e varësisë të cilat sipas të dhënave të censeve tregojnë se janë raporti i varësisë së shtetasve të rinj  shqiptar 0-14 vjeç ndaj popullsisë 15-64 vjeç është 32.1% ndërsa ai i shtetasve të moshuar shqiptar 65+ është 5.3 %/Monitor.

Nesër protesta edhe më masive në Shqipëri, ngrihen biznesi i vogël dhe i mesëm

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme, përmes një konference, që duke filluar nga nesër, biznesi i vogël dhe i mesëm do të protestojë.

“Kemi bërë thirrje për grevë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites, forma e së cilës do të jetë me ulje qepenësh. Kryefjala e protestës sonë është përfshirja në TVSH e biznesit të vogël, e cila pati efekte gjatë këtij viti. Nga janari deri në fund të nëntorit falimentuan plot 13 mijë biznese të vogla”- bëri me dije Bujar Muça, nënkryetar i Shoqatës, për “Monitor”.

Sipas tij, kërkesat që i drejtohen qeverisë janë si më poshtë:
1. Rritja e pragut të tvsh për biznesin e vogël nga 2 mld lekë në 12 mln lekë
2. Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30 %
3. Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4. Ndalja e projektit të qeverisë për zëvendësimin e kasave fiskale dhe gjithashtu ndryshim sistemi

Sipas z. Muça, biznesi i vogël po përballet gjithnjë e më tepër me kosto të shtuara. “Edhe për projektin e zëvendësimit të kasave fiskale, ka kosto të larta për ne. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë biznese që i përfshin ky projekt. Një kasë së bashku me ndryshimin e sistemit arrin në 500-600 euro, gjë e cila është kosto shumë e lartë për ne. Jemi dakord me projektin në parim, por qeveria të mbulojë kostot”- thotë më tej z. Muça.

Ai shtoi se , duke nisur nga data 19.12.2018, janë bërë thirrje në rang kombëtar, duhet një solidarizim mes të gjithë bizneseve, që të qendrojnë të bashkuar për kauzën dhe kërkesat që kanë.

“Ne mbështesim edhe kauzën e studentëve, ndaj duke nisur nga dita e nesërme, të gjithë bizneset në të gjithë Shqipërinë do të solidarizohen me mbyllje qepenash fillimisht, e në rast të mosreagimi nga instancat përkatëse, do të kemi përshkallëzim të protestës në ditët e tjera”- tha z. Muça, duke paralajmëruar edhe greva urie.
Sipas një kërkimi të botuar më parë në Monitor, prej fillimit të vitit dhe deri më 30 nëntor kanë kaluar në statusin pasiv gati 14 mijë biznese (13,927), të cilat në pjesën më të madhe janë biznese të vogla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me rreth 65%. Mesatarisht, duke përjashtuar fundjavat (kur nuk kryhen veprime tek tatimet), rezultojnë që janë mbyllur reth 57 biznese në ditë.

Të dhënat në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2017 tregojnë se numri i bizneseve të vogla dhe të punësuarit ranë në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Numri i ndërmarrjeve me 1 deri në 4 të punësuar në 2017-n ishin 94 mijë e 614 biznese, ndërsa një vit më parë 96 mijë e 614 biznese, thuajse 1,800 biznese më pak. Në prill 2018, situata e biznesit të vogël u shtrëngua me përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve me qarkullim mbi 2 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte pragu për përjashtimin nga TVSH-ja.

Presidenti Meta reagon pas kërcënimit me jetë ndaj Ylli Rakipit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar rreth lajmit të publikuar pak orë më parë, ku është kërcënuar me jetë drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi.

Pas një takimi që Meta ka patur me Ylli Rakipin dhe është njohur me kërcënimin që është bërë në adresë të tij për shkak të detyrës.

Me anë të një komunikate zyrtare, kreu i shtetit i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë kërcënimin e gazetarit Rakipi.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.

Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.

Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit”,-thuhet në njoftimin e Presidentit.

Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, emrat e zyrtarëve që s’morën votat në Kuvend

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Partia Demokratike do të thërrasë sot në orën 16:00 mbledhjen e parë të Këshillit të ri Kombëtar të saj.

 

Pas publikimit të rezultateve këtë të diel, Basha ka kërkuar thirrjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar për të diskutuar mbi “Situatën Politike në vend”.

Sipas statutit të Partisë Demokratike, në nenin 50, pika 1 e tij, anëtarët e Këshillit të PD-së, në mbledhjen e tyre të parë, do të zgjedhin edhe kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat 4-vjeçar.

Por pavarësisht kësaj, situata politike dhe qëndrimet që demokratët duhet të mbajnë në lidhje me protestën e studentëve, mund ta shtyjnë zhvillimin e këtij votimi. Emrat e rinj që Basha i propozoi Kuvendit Kombëtar për të qenë pjesë e Këshillit të Ri Kombëtar kanë marrë votën e delegatëve. Ish-zv/kryeministri Gazmend Oketa, ish-themeluesi i PD, Aleksandër Biberaj, apo edhe ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, janë zgjedhur si anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në listën fituese janë edhe kritikë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, si: Igli Cara, Gent Malko, Tomorr Alizoti apo edhe aktori Julian Deda.

LARGIMET

Jashtë listës së Këshillit Kombëtar të PD-së kanë ngelur disa prej personaliteteve dhe ish-funksionarëve të lartë gjatë kohës kur e djathta ishte në pushtet. Ish-nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku, nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Këshillit. Turku ka mbajtur postin e nënkryetarit të Parlamentit në mandatin e dytë të qeverisë “Berisha”, ndërkohë që në vitin 2015 la mandatin e deputetit për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit.

Ardian Turku
Ardian Turku

Një tjetër mungesë në listën e Këshillit Kombëtar është edhe ajo e ishzv.ministrit të Ekonomisë, Sherefedin Shehu. Eksperti ekonomik la mandatin e deputetit në vitin 2016 pasi kandidoi për Bashkinë e Dibrës. Në ato zgjedhje, Shehu mori mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar të PD-së, por megjithatë nuk arriti të shpallej fitues, ndërkohë që demokratët ngritën pretendime të forta për blerjen e zgjedhjeve. Pas humbjes së PD-së në vitin 2017, Shehu u rreshtua në radhët e kritikëve të kreut të PD-së.

Leonard-olli-12-janar-2016

Votat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së nuk i mori as Leonard Olli. Ish-kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të Tiranës ka mbajtur detyrën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme gjatë qeverisjes Berisha. Në nëntor 2017, Olli dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Këshilltarëve Bashkiakë të Tiranës, vendim që e mbështeti në arsye personale. Jashtë listës me 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar mbeti edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.

EndiraBushati

E njohur si kritike e fortë e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Bushati, edhe përmes një reagimi zyrtar, shprehu rezerva të forta për procesin e votimit në Kuvend dhe respektimin e statutit të Partisë Demokratike. Ndonëse një pjesë e madhe e deputetëve të legjislaturës së kaluar në radhët e demokratëve morën votat e delegatëve të Kuvendit për të qenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, disa prej tyre ngelën jashtë kësaj liste.

sHEREFEDIN-sHEHU

Ish-deputetët Kozma Dashi, Bedri Mihaj dhe Roland Keta nuk u votuan për të qenë pjesë e këtij Këshilli. Me vullnetin e tyre, përpara nisjes së procesit të votimit në Kuvendin Kombëtar të PD-së dhanë dorëheqjen nga gara shumë prej kritikëve të Bashës si: Edit Harxhi, Edvin Kulluri, Fabian Topollaj, Arben Skënderi dhe Valbona Mezini. Nga gara, për arsyet e tyre personale, u tërhoqën edhe zëdhënësja e ish-Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj dhe ish-ministrja Anila Godo.

KANDIDATET JOFITUES PËR KËSHILLIN E PD-se

Ardian Turku
Sherefedin Shehu
Leonard Olli
Endira Bushati
Kozma Dashi
Bedri Mihaj
Roland Keta
Arqile Goreja
Astrit Xake
Besnik Dervishi
Halit Shamata
Namir Lapardhaja
Nertila Qafzezi
Shkëlqim Fortuzi
Agim Parllaku
Ajet Ramçaj
Albert Melyshi
Aldo Myftari
Aleksandër Marleci
Alfred Qafa
Altin Çomo
Altin Ponari
Alvaro Noga
Arben Elezi
Arben Qirjako
Arben Sefgjini
Arber Agalliu
Ardi Prushi
Ardian Muhaj

Ardian Muka
Ardian Xhakoni
Ardian Zeneli
Ardit Gjinali
Arian Gjini
Arlind Boshku
Armando Merhori
Armend Gjana
Artan Peqini
Bejdo Çela
Besar Gazidede
Bislim Ahmetaj
Brikena Danaj
Bujar Brovina
Denisa Daka
Devis Osmani
Dritan Burgija
Dritan Haznedari
Durim Kraja
Edison Çela
Edlira Late
Edmond Gjoka
Edmond Palushi
Eduart Kelmendi
Elidon Nika
Elmaz Haruni
Elvis Malasi
Endri Jorgoni

PANORAMA

Haradinaj: Tarifa nuk hiqet pavarësisht kush është kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të martën, pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar pavarësisht se kush është kryeministër apo ministër i Tregtisë.

“Tarifa nuk do të hiqet, ai vendim do të konsolidohet si qëndrim i Kosovës pavarësisht kush është kryeministër, deri në njohjen e Kosovës ky vendim nuk ndryshon” tha Haradinaj.

Qeveria e Kosovës i ka dy kërkesa për BE-në, që sipas Haradinajt, janë normalizimi i dialogut pasi “vlerësojmë se procesi ka dalur nga kontrolli” si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Megjithatë, Haradinaj tha se, liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me vendosjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Deklarimet e kryeministrit Haradinaj bëhen një ditë pasi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, përmes një letre kanë shprehur zhgënjimin e tyre për shkak të mbajtjes në fuqi të taksës 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

(Video)Studentja ia bën 8 me dy Edi Ramës: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti z.kryeministër i pranishëm këtu

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Universitetin Bujqësor ku po zhvillon takim me studentët dhe pedagogët. Por një prej studenteve ka marrë fjalën dhe ka nxjerr zbuluar kryeministrin dhe rektorin e këtij universiteti.

“Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, deklaroi studentja.

I kapur në befasi nga studentja, Rama u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë bëni ju me rektorin, kjo është puna juaj.”

Studentja deklaroi gjithashtu se tarifat në universitete janë rritur, pavarësisht se në ligj paraishkohet ndryshe.

 

Protesta studentore, opozita rikthehet në Parlament

Opozita do të rikthehet në parlament në seancën e ditës së enjte dhe të premte.

Këtë fakt e ka konfirmuar për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas takimit me zhvilloi me aleatët e opozitë.

Takimi është zhvilluar sot në selinë blu, mbledhje e thërritur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi.

Kryemadhi ka thënë se opozita do të jetë në Parlament në seancën ku do diskutohet edhe njëherë miratimi i ligjit të buxhetit të shtetit, i cili u kthye nga Presidenti, Ilir Meta disa ditë më parë.

Meta e ka kthyer buxhetin me argumentin që qeveria të gjejë zgjidhje dhe dialog me studentët për të plotësuar kërkesat e tyre.

Jul Deda dhe Renis Gjoka në protestë me studentët (fotot)

Studentët kanë protestuar edhe këtë të hënë për plotësimin e 8 kushteve të tyre. Teksa kryeministri Rama u ka bërë thirrje për dialog, studentët kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare.



Në mbështetje të tyre në protestë kanë qenë edhe aktori i humorit, Julian Deda dhe këngëtari Renis Gjoka. Ky i fundit ditë më parë njoftoi se ishte me studentët.

Rivlerësimi, shkarkohet Kryetari i Kushtetueses

Në Shqipëri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja nuk mundi t’i mbijetojë procesit të rivlerësimit. Kolegji i Apelimit vendosit sot shkarkimin e tij. Zoti Dedja e kaloi me vështirësi dhe testin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku tre anëtarët që shqyrtuan dokumentacionin e tij u ndanë në vlerësim, për shkak të problemeve të vërejtura me pasurinë e gjyqtarit. Relatori i çështjes hodhi hije të forta dyshimi mbi tre apartamente të blera nga zoti Dedja një në Tiranë në vitin 1997, një tjetër në Golem, i deklaruar në përdorim, dhe apartamenti i tretët i blerë në vitin 2013 në Tiranë së bashku me një garazh, për një vlerë prej 180 mijë eurosh.

Ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e rikonfimoi zotin Dedja në detyrë në muajin qershor, me dy vota pro dhe një kundër, pak javë më pas, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Për blerjen e apartamenteve zoti Dedja kishte deklaruar se përveç kredive kishte marrë dhe hua pa interesa nga të afërm të familjes, të cilët sipas Komisionerit Publik nuk ishin në gjendjen financiare për të bërë një gjë të tillë, pasi nuk i justifikonin me të ardhurat që merrnin.

Gjykata Kushtetuese prej disa muajsh është jashtë funksionit duke qenë se shumica e 9 anëtarëve të saj ishin dorëhequr ose u rrëzuan gjatë procesit të rivlerësimit. Me vendimin e sotëm të Kolegjit të Apelimit, i vetmi anëtar i konfirmuar është gjyqtarja Vitore Tusha e cila ndërkohë ka kandiduar për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Lista zyrtare, 220 emrat fitues në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Partia Demokratike ka zgjedhur të dielën në mbrëmje 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Komisioni i drejtuar nga Jemin Gjana ka firmosur në mesnatë listën fituese të anëtarëve të rinj të Këshillit, organ që ka atribut edhe zgjedhjen e lidershipit të ri në PD.

Nga 4919 delegatë që morën pjesë në votimet e ditës së shtunë, vetëm 4826 vota kanë rezultuar të vlefshme. Të kontaktuar nga “Panorama”, përfaqësuesit e Komisionit e kanë cilësuar një proces delikat kalkulimin e votave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi lista e kandidatëve ishte e gjatë dhe përbëhej nga 352 emra, por edhe për faktin se në përfundim të numërimeve duhet që sipas statutit të PDsë të ruhet përfaqësimi i të rinjve dhe grave në Këshillin Kombëtar.

FITUESIT

Emrat e rinj që Basha i propozoi Kuvendit Kombëtar për të qenë pjesë e Këshillit të Ri Kombëtar kanë marrë votën e delegatëve. Ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa, ishthemeluesi i PD-së, Aleksandër Biberaj, apo edhe ishkreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, janë zgjedhur si anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në listën fituese janë edhe kritikë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, si Igli Cara, Gent Malko, Tomorr Alizoti apo edhe aktori Julian Deda. Vota në Këshillin Kombëtar të PD-së kanë marrë edhe ish-ministrat teknikë të PD-së, Gazmend Bardhi, Dritan Demiraj dhe Mirela Karabina. Pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së do të jenë edhe shumë prej ish-deputetëve të legjislaturës së kaluar si Arben Ristani, Albina Deda, Asllan Dogjani, Gert Bogdani dhe Alban Zeneli. Në listë bëjnë pjesë edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile , analistë dhe ekspertë të ekonomisë dhe urbanistikës si Selami Xhepa, Besnik Aliaj, Fitim Zekthi dhe Aulon Kalaja. Në selinë qendrore të PD-së, procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së u transmetua live deri në përfundim të tij. Të 13 grupet e numërimit të mandatura nga Kryesia e PD-së kanë numëruar votat e 4919 delegatëve, të cilët zgjodhën në listën me 352 kandidatë, anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

EKIPI I RI

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PDsë do t’i hapë rrugë zgjedhjes së ekipit të ri të Lulzim Bashës. Anëtarët e rinj të Këshillit do të votojnë për përzgjedhjen e dy nënkryetarëve të rinj të partisë, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të tjerë të PD-së. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Basha bëri thirrje që të gjithë demokratët të rikthehen në PD, duke mos kërkuar vetëm poste, por duke dhënë kontribute për opozitën. “Kontribut nuk do të thotë të kesh post dhe aq më pak një post të përjetshëm në PD apo në pushtet. Kontribut do të thotë të punosh dhe mbështetësh misionin dhe veprimtarinë e PD-së. Të gjithë ata që sot duan të kontribuojnë në PD, nuk kanë nevojë të jenë dakord me çdo gjë që bën PD-ja dhe janë të mirëpritur njësoj që të jenë pjesë e saj. Për të gjithë ata, unë kam vetëm një ftesë: ejani, bëhuni pjesë nga afër, të gjitha dyert dhe të gjitha mendjet janë të hapura për ju”, deklaroi Basha.

Këshilli Kombëtar

Votuar në Kuvendin Kombëtar të datës 15.12.2018

Adela Kryeziu
Adriana Gjonaj
Agest Kopellaj
Agim Kukeli
Agron Kuliçi
Agron Musaraj
Agustin Kola
Ahmet Premci
Ajshe Isha
Akil Kraja
Alban Zeneli
Albert Avduli
Albert Kushti
Albert Loci
Albina Dede
Aleksandër Biberaj
Alfred Ahmetcenaj
Alfred Rushaj
Alfrida Marku
Altin Meçe
Andi Mustafa
Andia Pustina
Antoneta Çela
Anxhela Malko
Arben Beqiri
Arben Ibroja
Arben Muça
Arben Ristani
Ardian Isufi
Ariana Malltezi
Armand Teliti
Artan Pogoni
Arvit Bushati
Asllan Dogjani
Aulon Kalaja
Aurel Bylykbashi
Avenir Peka
Avzi Ahmati
Bardhyl Londo
Benardeta Syku
Bernard Banushi
Besart Kadia
Besnik Aliaj
Bledi Kasmi
Bujar Hoxha
Bujar Vukaj
Çelo Hoxha
Çlirim Gjata
Dardana Boletini
Darien Xhindoli
Dashnor Sula
Denisa Vata
Dorian Gjokmarkaj
Dorjan Teliti
Dritan Demiraj
Dritan Shano
Eda Grimci
Edmond Biçoku
Edmond Isaku
Edona Staka
Elvana Hana
Emiliano Mone
Endrin Gjipali
Endrit Kokoshi
Endrit Memiaj
Eneida Guria
Eneo Zguri
Eni Kasmi
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Ceno
Enriketa Papa
Erald Kapri
Erion Sula
Eris Hoxha
Eriselda Prishta
Ermal Xhelilaj
Ermir Gjeta
Ervis Xhako
Estela Gostivari
Etion Kapedani
Etleva Merko
Fatbardh Kadilli
Fatbardh Sallaku
Fatjon Bathorja
Fatmir Guda
Fetah Hasanaj
Fisnik Kruja
Fisnik Qosja
Fitim Zekthi
Flamur Gjymishka
Flamur Hoxha
Florian Pustina
Gazmend Dibra
Gazmend Koduzi
Gazmend Oketa
Gazment Bardhi
Gent Malko
Gert Bogdani
Gjergji Nika
Gjok Uldedaj
Gjok Vuksani
Gramoz Nazëraj
Greta Deljani
Grigels Muçollari
Haki Mustafa
Haris Vongli
Hysen Kadiu
Hysen Xhura
Hysni Ahmetaj
Ibrahim Sako
Igli Cara
Ilir Dervishi
Ina Vorfi
Ina Zhupa
Indrit Hoxha
Indrit Vokshi
Ines Nurja
Irena Progni
Irma Kopliku
Irsida Shehi
Ivi Bejtja
Ivi Kaso
Jamarbër Malltezi
Jemin Gjana
Jola Hysaj
Jolio Dine
Juela Hamati
Julian Dedaj
Juvina Qevani
Kastriot Sulka
Klodian Lata
Klodjana Shala
Kosta Barka
Kreshnik Çollaku
Kristi Koçibelli
Laura Vorpsi
Lealba Pelinku
Lediana Fratari
Ledina Mandia
Liljana Cingu
Liljana Elmazi
Lindita Protoduari
Lisander Hoxha
Luan Hoti
Luan Mustafaj
Luigj Gjergji
Luis Hoxha
Lulzim Omuri
Mal Berisha
Marinela Ziu
Martin Biba
Mateo Spaho
Megi Balliu
Meri Poni
Mersi Shehu
Mimoza Hasekiu
Minushe Lazaj
Mirela Bogdani
Mirela Karabina
Mirela Tabaku
Monika Qosja
Murat Basha
Myqerem Tafaj
Nada Kallçiu
Ndriçim Mehmeti
Nevila Xhindi
Niazi Kosovrasti
Olsi Karapici
Oriela Nebijaj
Osman Metalla
Patrik Sadikaj
Paulin Marku
Paulina Hoti
Pëllumb Berisha
Përparim Caca
Petraq Milo
Prel Gjoni
Rajmonda Bulku
Ramiz Çoba
Ramona Tullumani
Redon Zogaj
Reila Bozdo
Reldar Dedaj
Resilda Kalija
Robert Budina
Roberto Caparota
Roland Bejko
Roland Kercuku
Rudi Sata
Sahit Dollapi
Sajmir Koreshi
Sajmir Shatku
Selami Xhepa
Shkëlqim Hoxha
Shkelqim Krasniqi
Shpresa Breçani
Silvi Bardhi
Skerdjan Dhuli
Sokol Ruka
Sorina Koti
Spiro Cura
Spiro Vaso
Suzana Guxholli
Tasim Mema
Taulant Zeneli
Taulanta Jupi
Teuta Starova
Tomorr Alizoti
Valbona Mhilli
Vali Vorpsi
Vendim  Demaj
Viktor Bella
Xheraldo Dashi
Xhevdet Mehmetaj
Xhuljeta Kertusha
Ylber Vata
Ylli Kupi
Zaim Kupa
Zhaneta Ndregjoni

Ndalohet nga policia Panajot Barka, i gjenden materiale me përmbajtje anti-shqiptare

Studiuesi dhe njëherësh shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka, është ndaluar nga policia Kufitare në Kakavijë


Mësohet se ky i fundit është kapur teksa kthehej nga Greqia dhe me vete kishte libra me përmbajtje anti-shqiptare.

Gjatë një kontrollit rastësor, policia e kufirit gjeti në bagazhin e makinës së studiuesit rreth 20 libra për flisnin për Vorio-Epirin. Barka ishte me gruan në makinë kur iu gjetën librat. Studiuesi u justifikua se librat ishin për bibliotekën e Universitetit “Eqerem Çabej”.

Librat me përmbajtje anti-shqiptare i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës, ndërsa Barka dhe bashkëshortja e tij janë lënë të lirë.

Panajot Barka njihet dhe për qëndrimin e tij pro grek, i cili ka mbështetur me këmbëngulje pretendimet greke për Vorio-Epirin. Po ashtu ai është dhe një nga njerëzit i cili është shprehur se pretendimet greke për zgjerim gjeografik në territorin shqiptar janë të drejta.

Protesta – Jep dorëheqjen kreu i FRESSH? – Ja çfarë shkruan Eljo Hysko

TIRANE – Në një kohë kur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 12 të saj, thuhet se Eljo Hysko ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të FRESSH.

Ky fakt është bërë i ditur nga vet Hysko, përmes një postimi në ‘Facebook’. Ai theksoi se ky veprim vjen pas lajmeve që qarkulluan në media. Në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se ai udhëzonte të rinjtë socialistë që të komentonin pro dialog, gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve.

Por vetëm pak më vonë Hysko ka fshirë postimin e tij në ‘Facebook’, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Kreu i PD: Rama rrëzohet me votë jo me dhunë

Në Shqipëri Partia Demokratike mblodhi sot kuvendin e saj për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. Në fjalën e tij kryetari Lulzim Basha foli për nevojën e një modeli të ri qeverisje duke theksuar se partia e tij nuk kërkon rrëzimin me dhunë të kundërshtarit, dhe se ajo di të jetë në pushtet vetëm përmes votës. Ai bëri thirrje kritikëve të tij brenda partisë që të kontribuojnë, por kontribut tha ai nuk do të thotë të kesh post.

Fjala kryesore e Kuvendit të sotëm të Partisë Demokratike, i thirrur për të votuar anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar, ishte ajo e kryetarit Basha. Ajo ishte një vlerësim i zhvilimeve brenda Partisë, e cila zhvilloi javët e fundit zgjedhjet për drejtuesit e saj lokal, renditja e sfidave dhe objektivave të forcës kryesore të opozitës, por dhe një pasqyrë e errët e situatës, në të cilën, sipas zotit Basha, ndodhet aktualisht vendi dhe qeverisja e tij.

Ai tha se opozita mbështet të gjitha protestat për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse, por kundërshtoi zërat që sipas tij vijnë si nga brenda partisë ashtu dhe nga mediat për rrëzimin e qeverisë më dhunë. “Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi”, u shpreh kryetari demokrat..

Ai i mëshoi dhe një herë kësaj ideje, ndërsa foli për nevojën e një modeli të ri qeverisës që të rikthejë besimin te njerëzit: “Sot beteja jonë duhet jo thjesht për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij shkatërrues nga pushteti, por për të zhdukur bashkë me të edhe këtë sistem të ndryshkur në qeverisje, në politikë dhe në ekonomi. Kjo gjë nuk arrihet me dhunë, por me mjete demokratike. Kjo gjë nuk arrihet me forcë, por me vote”.

Që pas humbjes së zgjedhjeve të 2017 dhe rikonfirmimit në krye të Partisë Demokratike, zoti Basha është gjendur shpesh në qendër të kritikave të forta prej disa nga emrat e njohur të kësaj partie. Për të gjithë ai kishte një thirrje: “Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e PD-së dhe kushdo që do të kontribojë, ka vendin e vet brenda PD-së. Por kontribut nuk do të thotë të kesh post, dhe aq më pak një post të përjetshëm në PD apo në pushtet. Kontribut do të thotë të punosh dhe mbeshtetësh misionin dhe veprimtarinë e PD-së. Në qeverisje dhe në opozitë, kur je anëtar i thjeshtë apo drejtues i lartë”.

Disa prej kritikëve kryesorë të tij megjithatë, nuk janë në listën e kandidatëve për në Këshillin Kombëtar, ndërsa disa të tjerë u tërhoqën para votimit të sotëm.

Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, i hapet rruga zgjedhjeve të drejtuesve të tjerë të lartë së bashku me kryesinë e re.

(Video) Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit bën këtë analizë me zgjidhje të situatës që mbretëron sot në Shqipëri! Mos e humbni dhe shpërndajeni!

Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit, bën një argumentim të plotë të asaj që po ndodh këto ditë në Shqipëri dhe në fund ofron një rrugëdalje.

Protestuesit para Kryeministrisë: Rama po ‘josh’ mbi 200 studentë

TIRANË

Studentët vijojnë të sfidojnë kushtet e vështira të motit, ku për post temperaturave të ulëta, problematikë tjetër e shtuar janë edhe reshjet e shiut të cilat kanë qenë prezente gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë mbrëmjes.

Nga bulevardi përballë kryeministrisë, studentë kanë deklaruar se shefi i qeverisë po tenton  të blejë rreth 200 studentë, me synim që të takohet me ta nesër në Kuvend.

Studentët shtuan mes tjerash se do të demaskohen të gjithë ata që bien pre e kësaj duke shtuar se studentët të tillë që blihen dhe mashtrohen për një dialog, nuk do të jenën më pjesë e tyre.

“Edi Rama po blen studente, rreth 200  studentë. U ka dhënë lekë për të realizuar gjoja një takim për dialog. Ata nuk janë pjesë e jona dhe ne do i demaskojmë. Nesër i ftojmë të gjithë të protestojnë”, thanë studentët.

“Shqipëria është faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”

TIRANË – Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, priti në një takim zv/sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, Xhaçka dhe Gottemoeller dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat, ku zyrtarja e lartë e NATO-s tha se Shqipëria jep një kontribut të vlefshëm për NATO-n.

“Ne mirëpresim që Shqipëria po investon më shumë në fushën e mbrojtje dhe se planifikon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024. Kjo është edhe për investimin në aftësitë ushtarake moderne dhe për të kontribuar në misionet dhe operacionet e NATO-s. NATO është e angazhuar për sigurinë në Shqipëri. Ne planifikojmë të investojmë 51 milionë euro për modernizimin e objekteve ekzistuese në bazën ajrore Kuçovë. Kjo përfshin projektet për ruajtjen dhe trajtimin në terren dhe përpjekjet e tjera logjistike”, deklaroi zv/sekretarja e Përgjithshme të NATO-s.

Ndërsa ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria është e vendosur dhe angazhuar seriozisht për ruajtjen e solidaritetit dhe kohezionit të Aleancës.

Duke u ndalur tek investimet, ministrja Xhaçka deklaroi se, “Jemi shumë entuziastë që NATO zgjodhi Bazën Ajrore të Kuçovës, si një bazë taktike për operacionet e Aleancës në rajonin e Ballkanit”.

Sipas saj, projekti është ambicioz dhe konfirmon Shqipërinë si vend lider sigurie në rajon dhe më gjerë.

“Shqipëria në më pak se 2 vjet ka trefishuar praninë e trupave (136 personel) në Misionin e NATO-s në Afganistan, mbështet fuqimisht Misionin e KFOR-it në Kosovë, është e angazhuar në Prezencën e Forcës së Përparuar të NATO-s në Letoni si dhe në aktivitetin detar të NATO-s në Detin Egje. Gjithashtu kemi deklaruar një kompani në kuadër të Forcave të Reagimit të Shpejtë të NATO-s. Shqipëria është e përkushtuar ndaj rrugës së saj për në Bashkimin Evropian dhe vazhdon kontributin në misionin e trajnimit të BE-së në Mali dhe misionit ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Xhaçka.

Lidhur me rolin e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, Xhaçka tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e palëkundur si “faktor i stabilitetit, dialogut dhe paqes”, duke bashkëpunuar me të gjithë fqinjët.

Gottemoeller u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Gottemoeller: Të gjitha palët të sigurojnë që vendimi i transformimit të FSK-së nuk do të rrisë tensionet në rajon

Gottemoeller foli edhe mbi votimin në Kuvendin e Kosovës të projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

“Dua të theksoj se të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në këtë rajon. Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqendrohen në përparimin e reformave dhe dialogut”, deklaroi Gottemoeller.

Ndërsa, Xhaçka, nga ana e saj, tha se, “Ne jemi në favor të dialogut të drejtuar nga BE midis Serbisë dhe Kosovës, si një gur themeli për një zgjidhje të përbashkët dhe të qëndrueshme. Misioni i KFOR-it në Kosovë ka kontribuar në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kujtojmë se në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës me një shumicë absolute miratoi tre projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht projektligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe projektligjin për shërbim në FSK.

Votimi i projektligjeve të sotme pritet të dekretohet nga presidenti Thaçi, pas së cilës Kosova zyrtarisht bëhet me ushtri.

“Shkodra ka një vend të veçantë në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”

SHKODËR – Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës deklaroi se ky qytet ka një vend të veçantë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një delegacion i Ambasadës së Turqisë në Tiranë, i kryesuar nga ambasadori Yörük, po zhvillon një vizitë në qytetin e Shkodrës, duke realizuar takime me drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

Ambasadori Yörük është takuar me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ndërsa në fokus të bisedës së tyre ishte bashkëpunimi për projekte të ndryshme dhe mbështetja e ofruar nga institucionet turke.

Ambasadori turk gjatë takimit të realizuar në selinë e Bashkisë së Shkodrës tha se midis dy vendeve dhe popujve në nivelin më të lartë ka marrëdhënie shumë të mira dhe shumë miqësore

“Synimi gjatë këtyre vizitave në qytete është që ky nivel i lartë në qendër midis dy vendeve të shtrihet edhe mes autoriteteve lokale. Sigurisht që Shkodra është e rëndësishme për Turqinë, ashtu si gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë, por në aspektin historik dhe kulturor, Shkodra zë një vend të veçantë në marrëdhëniet tona. Krahas projekteve të TIKA-s në Shqipëri, ka filluar një projekt i madh, që është projekti për shndërrimin e Xhamisë së Plumbit në qendër të vizitueshme. Unë shpresoj që brenda një kohe të afërt të fillojë puna në realizimin në terren të këtij projekti”, tha ambasadori Yörük.

Ambasadori turk tha se do të hedhin hapa për të marrë masat e nevojshme në mënyrë që populli i Shkodrës të ndikohet sa më pak nga përmbytjet dhe se për këtë çështje po punojnë me seriozitet.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, gjatë takimit theksoi se gjatë këtij viti kanë patur mundësi për bashkëpunim shumë të mirë me institucionet turke në Shqipëri dhe shtoi se “shpreson që përsëri do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”.

“Ne kemi nisur një projekt me TIKA-n(Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) që shpresoj të vazhdojë për ndërtimin e një qendre multifunksionale të shërbimeve komunitare. Nëse e realizojmë, ajo do të ishte një nga veprat më të mira të bashkëpunimit Turqi-Shqipëri për komunitetin”, tha Ademi.

Ambasadori Yörük vizitoi edhe Medresenë Haxhi Sheh Shamia në këtë qytet, ku u takua me drejtuesit e saj dhe nxënësit, ndërsa u përgatit edhe një program festiv.

Dënohet me 30 vjet burgim ish-drejtori i Shërbimit të fshehtë jugosllav

Josip Perkoviqit, ish-drejtor i Shërbimit të fshehtë jugosllav dhe atij kroat

Një Gjykatë në Kroaci e ka ndryshuar dënimin e përjetshëm me burg ndaj Josip Perkoviqit, ish-drejtor i Shërbimit të fshehtë jugosllav.

Gjykata vendosi, që 73 vjeçari, Perkoviq të vuajë dënimin në Kroaci, pasi më parë ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga një Gjykatë në Mynhen të Gjermanisë lidhur me akuzat për vrasjen e emigrantit politik, Stjepan Gjurekoviq në vitin 1983, në Gjermani.

Për këtë vrasje, Gjykata pati dënuar edhe ish-zyrtarin tjetër të shërbimit të fshehtë të Kroacisë Zdravko Mustaq.

Gjykata e shkallës së parë të Zagrebit, arriti në përfundimin se në çështjen e Perkoviqit duhet zbatuar ligji që është aktualisht në fuqi duke e shpallur dënimin maksimal prej 30 vitesh burgim.

Mbrojtja e Perkoviqit argumentoi se në rastin e tij duhet zbatuar një dënim prej 20 vjetësh i cili ishte dënimi më i lartë në kohën e vrasjes.

Kroacia ekstradoi Perkoviqin dhe Mustaqin në Gjermani në vitin 2014.

Perkoviq ishte agjent i shërbimit të fshehtë jugosllav në vitet e 80-ta. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, në vititet e 90-ta, ai kishte ndihmuar në krijimin e shërbimit të inteligjencës së pavarur të Kroacisë.

Sali Berisha uron Kosovën për ushtrinë

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së duke e quajtur 14 dhjetorin si ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar.

“Dite historike per Kosoven dhe kombin shqiptar! Të dashur miq, sot Parlamenti i Republikës së Kosovës, në një akt historik për konsolidimin e pavarësisë së saj votoi ligjet për ngritjen e Ushtrisë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka uruar që FSK-ja të shndërrohet në një partnere të vërtetë të ShBA-së dhe NATO-s.

“Duke përshëndetur përzemërsisht këtë votim, uroj që Forcat e Armatosura të Kosovës të shndërrohen në një partnere të vërtetë të ushtrive të ShBA dhe vendeve anëtare të NATO-s, garanci e kufijve të Republikës së Kosovës dhe kontribues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit të rajonit tonë. Urime Kosovë”, ka përfunduar Berisha.

“Vendim historik”, Meta reagon me këtë mesazh pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e quan vendim historik krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

 

Me nje mesazh urimi ne rrjetet sociale, fill pas votmit ne Kuvendit e Kosoves per themelimin e Ushtrise, Meta thekson se kjo dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Mesazhi i Metës

Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik

Themelimi i Ushtrisë, Basha uron Kosovën: Kombi shqiptar, i integruar dhe më i fortë

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka uruar Kosoven ne kete dite historike, te themelimit te Ushtrise.

 

Me nje mesazh ne rrjetet sociale, Basha e quan kete ngjarjen e dytë te përmasave kombëtare dhe historike, pas Pavaresise.

Urimi i Bashes 

Urime Kosovë për Ushtrinë!
Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!

Mësuesi dhe nxënësi dy figura të përjetshme të shkollës – Nga FRAN GJOKA

 

Koha e re e lirisë dhe demokracisë e ka detyruar shkollën moderne, për t’i përmbysur këto role të determinuar, këto pozicione të “stratifikuara” të qëndrimit dhe vlerësimit interdogmatik, të marrëdhënieve midis mësuesit dhe nxënësit. Është e sigurt që shkolla demokratike shqiptare është duke krijuar dhe konsoliduar një relacion të ri, interaktiv, në marrëdhëniet midis tyre. Kjo do të thotë se raporti i mëparshëm, që njëri flet dhe tjetri dëgjon ka ndryshuar radikalisht. Në shkollën e sotme, marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit janë të tilla, që të dy kanë marrëdhënie që ndikojnë mbi njëri-tjetrin, dhe të dy bashkë mbi të tjerët (shoqërinë).

Shkolla nuk është më institucion edukativ i mbyllur në guaskën e relacionit të fosilizuar, determinist të mësuesit me nxënësin. Ajo është institucion social i rëndësishëm, në të cilin kultivohen vlerat e shoqërisë dhe individit. Nxënësi nuk është më njeriu i klasifikuar sipas metodës së vjetër pedagogjike, në rolin pasiv të dëgjuesit dhe të të nxënit.  Ai nuk është njësi e thjeshtë statistikore dhe e amzës. Çdo nxënës është një qenie njerëzore me cilësi, botë shpirtërore dhe identitet specifik, që ka qëllimet dhe synimet e veta të personalizuara. Shkolla moderne nuk është më institucion që i ndërton marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin mbi parime të vjetra të “paternalizmit mekanicist”, sëmundje e vjetër nga e cila ende nuk është shëruar shkolla jonë. Pedantizmi i mësuesit, mbivlerësimi i rolit të tij dhe nënvleftësimi i personalitetit të nxënësit është njëri nga shkaqet, në mos kryesori që sjell konflikte pedagogjike në marrëdhëniet midis tij dhe nxënësit në shkollë. Personalisht, gjithnjë kam menduar se ka patur të drejtë Kanti i madh, ky filozof universal i iluminizmit kur thoshte se “despotizmi më i keq është paternalizmi”. Kur flasim për këtë raport pedagogjik delikat të natyrës bipolare, për këtë relacion dinamik, midis dy figurave qendrore dhe të vetme të edukimit në shkollë siç janë mësuesi dhe nxënësi, duhet të mendojmë se nuk kemi përballë dy “qenie të zbrazura” apo “njerëz të kulluar”. Mësuesi dhe nxënësi janë dy “entitete njerëzore”, identitete sociale të ndryshme. Kjo do të thotë se ato janë dy figura që kanë mendimin e tyre për njëri -tjetrin, të kondicionuar natyrisht nga relacionet sociale të jetës së sotme në vendin tonë, në kontekstin e të cilës “bashkëjetojnë” mësuesi dhe nxënësi. Ata në kushtet e shkollës moderne nuk duhet të jenë “rivalë”, por partnerë që kanë një mision të përbashkët. Në një farë mënyre ajo që po ndodh në shkollën e sotme, është fakti që këto marrëdhënie tentojnë drejt një partneriteti interaktiv, funksionues dhe të barabartë. Në çdo kuptim që ta shikojmë shkollën moderne, ajo është dhe do të jetë një institucion i madh, jo vetëm pedagogjik por dhe i marrëdhënieve të demokratizuara midis mësuesit dhe nxënësit.

Shkolla është vatër e madhe e “demokracisë së vogël”. Aty ndërtohen marrëdhënie midis dy subjekteve që e ndërtojnë hierarkinë e tyre, duke respektuar lirinë, identitetin dhe “rolet” e njëri-tjetrit. Demokratizimi i marrëdhënieve mësues -nxënës, natyrisht nuk ka terren për anarki pedagogjike. Por as shkak për të trembur mësuesin që nuk komunikon demokratikisht, apo argument në favor të nxënësit rebel. Në këtë kontekst, shkolla si çdo institucion tjetër social, ka parime ndërtimi dhe rregulla  e rregullore funksionimi që garantojnë marrëdhënie të drejta, lirinë “pozitive” dhe “negative”, për mësuesin dhe nxënësin. Kjo do të thotë që nxënësi dhe mësuesi janë të lirë të ndërtojnë marrëdhënie produktive, duke u nisur nga parimi demokratik dhe pedagogjik, sipas të cilit në shkollë “liria e nxënësit” mbaron aty ku fillon e “drejta e mësuesit”, dhe anasjelltas, e drejta e mësuesit mbaron atje ku fillon liria dhe e drejta e nxënësit për të gjykuar, menduar dhe vepruar. Në tërë këtë hapësirë lirie, nuk ka arsye pse të kemi përplasje midis nxënësit dhe mësuesit.

Këto relacione nuk ndërtohen me mentalitete dhe paranojat e pedagogjisë së vjetër autoritariste, që nuk respekton të drejtën dhe liritë e nxënësit për të qenë figurë aktive në shkollë. Koha kërkon që “hapësirat respektive” të mësuesit dhe nxënësit, për të luajtur rolet e tyre si mësues dhe nxënës, të jenë të qarta. Normalisht sipas meje, liria pedagogjike dhe demokratizimi i marrëdhënieve mësues-nxënës, nuk mund të realizohen duke ndërhyrë padrejtësisht në hapësirat e njëri-tjetrit, duke krijuar anarki dhe kakofoni pedagogjike, marrëdhënie kaotike, të paqarta, që sjellin konflikt midis tyre. Këto situata jo arkaike të vjetra pedagogjike, as me mentalitete paranojake reciproke, midis mësuesit dhe nxënësit. Mbase ka ardhur koha për të riparë këtë relacion, në të dy drejtimet kryesore të demokratizimit të shkollës dhe marrëdhënieve mësues – nxënës. Kjo kërkon që nga njëra anë të ridimensionohet koncepti për “autoritetin e mësuesit”, duke e forcuar dhe demokratizuar jo si “autoritet të jashtëm”, që sjell autoritarizëm dhe konfliktualitet në marrëdhëniet me nxënësin. Por nga ana tjetër, nuk duhet asnjë lëshim në konceptin që liria e nxënësit në shkollë është pozitive, që do të thotë që ai është i lirë të mësojë dhe edukohet duke ju respektuar prirjet, dëshira dhe personaliteti. Por ajo është edhe “liri negative”, në kuptimin që sjellja e nxënësit është e detyruar të jetë e përputhur me rregullat, rregulloret, parimet pedagogjike të shkollës, si institucion social.

Ndërkaq mësuesi është i detyruar që me mjeshtërinë, përvojën, aftësinë, fleksibilitetin pedagogjik, (jo me dogmatizëm) të krijojë kushtet normale dhe atë “situatë pedagogjike”, në të cilën nxënësi të ketë mundësi të zgjedhë alternativa veprimi, kulturimi në përputhje me dëshirat, aftësitë dhe prirjet personale. Kjo liri pedagogjike, nuk ka pse të jetë e huaj për shkollën tonë moderne, në se mësuesi dhe nxënësi dinë të respektojnë njëri – tjetrin, duke luajtur secili rolin e vet. Me fjalë të tjera, ka ardhur koha që në shkollë të punojmë që duke e demokratizuar atë dhe marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit nga njëra anë, po kaq seriozisht të mendojmë për një “rikonceptim të roleve” dhe statusit të secilit, si mjet për mbarëvajtjen e punës dhe procesit mësimor dhe edukativ. Çështja e njohjes dhe respektimit të statusit të mësuesit dhe nxënësit, ndikon në krijimin e një atmosfere të veprimit të “hierarkisë shkollore”, e cila është e domosdoshme për një institucion të tillë, me mision social dhe pedagogjik siç është shkolla. Në se do të arrimë që në shkollë të kemi përfytyrime të drejta për statusin e mësuesit dhe nxënësit, duke respektuar të drejtat institucionale të secilit, atëherë kemi për të patur një atmosferë marrëdhëniesh të mirëkuptimit reciprok. Kjo është ajo që i duhet shkollës, për të patur eficencë dhe efikasitet socio pedagogjik, rezultate të prekshme dhe gjurmë të thella të relacioneve shpirtërore midis mësuesit dhe nxënësit. Nuk ka pse të ngatërrojmë shkollën me koncepte të skajshme konservatore, arkaike të pedagogjisë së vjetër e të re, që janë provuar se kanë qenë dhe janë kundër produktive, të panatyrshme për shkollën moderne shqiptare, në stadin e sotëm.

As nxënësi, por as mësuesi nuk janë ata që kanë qenë dikur, as marrëdhëniet e tyre nuk ndërtohen mbi parime të vjetra që ngatërrojnë “stauset reciproke”, që dëmtojnë punën e shkollës. Shkolla nuk është as vend i “pavarësisë së nxënësit” nga mësuesi, por as fushë beteje për të treguar “unin” apo egocentrizmin pedagogjik të këtij të mësuesit. Natyrisht mësuesi është në një situatë të veçantë, sepse është i detyruar të komportojë sjelljen dhe “unin” e tij, me nxënësit e tij që janë në të njëjtën kohë ”grup”, “tërësi kolektive” që duhet njohur, punuar dhe respektuar jo vetëm si grup, por dhe individualisht. Natyra e profesionit dhe e marrëdhënieve të tilla kontradiktore, të punës me “grupin” dhe “individin” në të njëjtën kohë, është ajo që e bën të vështirë, delikate, me përgjegjësi dhe të lodhshme punën e mësuesit në shkollë. Ndaj është aq shumë e respektuar puna e mësuesit të vërtetë, të cilën nuk mund ta bëjë kushdo. Ai është mjeshtër për të gjetur “masën”, midis lirisë dhe disiplinës që duhet të respektojë nxënësi në shkollë. Kjo do të thotë që duhet me kujdes të shikojmë atë raport delikat të të drejtave dhe lirive të natyrshme që ka nxënësi (liria pozitive), me atë të drejtë që ka shkolla dhe mësuesi për nxënësin që të respektojë rregullat dhe parimet e ndërtimit dhe funksionimit të shkollës (liria negative).

Sipas mendimit tim midis këtyre “dy lirive”, midis mësuesit dhe nxënësit është ajo situatë që ndikon në përcaktimin e statusit të tyre, është pikërisht ajo gjendje që mundëson funksionimin ideal të marrëdhënieve, pa cenuar dhe nëpërkëmbur të drejtat e njëri – tjetrit. Shkolla është institucion dhe natyrisht që ka nevojë për “hierarki” vlerash dhe njerëzish, që kanë role të ndryshme bashkëpunuese. Konceptet e vjetra të shkollës hierarkike, janë shpesh shkak për konflikte dhe situata të pakëndshme, midis mësuesit dhe nxënësit. Në se do të duhej të gjeja një term, që mund të përcaktojë se si duhet të jenë në kohën tonë marrëdhëniet e mësuesit me nxënësin, unë do të preferoja që ato në esencë të jenë në pozicionin e “hierarkisë së harmonishme”. Nuk mund të ndërtohet shkolla e re e demokratizuar me mësues që kanë në mëndje ide dhe konceptet e shkollës së vjetër totalitariste që e shtypte lirinë e nxënësit. Tani është kohë tjetër dhe natyrshëm shkolla është e detyruar të mbajë “barrën e lirisë”, të institucionit të lirë,  që nuk ka për mision të edukojë nxënës  të trysnuar me parime të moralit dhe pedagogjisë së vjetër. Shkolla tani është një institucion që ka tjetër mision, të edukojë qytetarë aktivë, të guximshëm, humanë, antikonformistë, me personalitet të fuqishëm e të pavarur. Këto vlera dhe cilësi që duhet të kultivojë shkolla, nuk mund të realizohen me konceptin e vjetër të statusit të mësuesit si tutelë mbi nxënësin pasiv, timid, të flashkët, pa vetëdije personale.

Shkolla është vendi i parë ku nxënësi kërkon të afirmojë personalitetin dhe identitetin e vet të dallueshëm Kjo kërkesë dhe dëshirë e natyrshme e nxënësit, nuk ka pse të cenojë personalitetin e mësuesit të “lëkundur”, i cili nga që mund të mos jetë i aftë të përballojë këtë kërkesë legjitime, trembet e kap paniku dhe nervozizmi pedagogjik. Dëshira e nxënësit për të afirmuar personalitetin, nuk cenon aspak, nuk e vë në krizë autoritetin e mësuesit të talentuar, që di të kuptojë këtë aspirate të nxënësit, duke ndërtuar ndërkaq marrëdhënie të mira ndikuese me të. Nuk është e drejtë frika që kanë disa mësues, për “kufijtë” e cenuar të autoritetit të tyre. Sipas mendimit tim, pavarësisht proceseve demokratizuese që kanë përfshirë shkollën tonë, ka për të qenë kurdoherë e pranishme dhe e diskutueshme pyetja e mësuesit se “deri ku duhet të shtrihet autoriteti” i tij. Por ndërkaq edhe nxënësi ka po aq të drejtë të pyesë, se “deri ku janë kufijtë e lirisë” së tij. Kjo situatë dikotomike midis “autoritetit të mësuesit” dhe “lirisë së nxënësit”, është dhe do të jetë problem i përjetshëm, ekzistencial i shkollës. Asnjëherë shkolla nuk është normale, në se nuk ka të kristalizuar misionin, qëllimin, funksionin dhe natyrisht edhe statusin dinamik të dy figurave të përjetshme të saj: mësuesit dhe nxënësit.

Studentët protestojnë natën në temperatura të ulta, Rama: Le të rrinë për 10 vjet

Studentët kanë vijuar protestën e tyre për gjithë natën para Kryeministrisë, duke ndezur zjarre për të përballuar temperaturat e ulta.


I ftuar në “Opinion” Rama ka folur për protestën e studentëve dhe ligjin për arsimin, ku u shpreh se ky ligj nuk është rrëzuar por nuk është respektuar nga universitetet.

Ndërkohë, kryeministri ka komentuar edhe studentët të cilët qëndrojnë natën duke protestuar për plotësimin e tetë pikave. Ai tha se ligji do të diskutohet, ndërsa për studentët që qëndrojnë jashtë natën për të protestuar tha se për të mund të rrinë para Kryeministrisë për 10 vjet.

Nuk është problem, për mua le të rrinë atje për 10 vjet”-tha Rama

Dëshmorët e Atdheut – PS kërkon verifikim të statuseve: Kanë përfituar bashkëpunëtorë të fashizmit

ERVIN KOÇI/ Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, ku u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve.

Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, gjatë fjalës së saj, duke orientuar diskutimin e deputetëve, theksoi se përgjatë viteve janë falsifikuar dokumente dhe personat që kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit nazi-fashistë kanë mundur të marrin Statusin e Dëshmorit si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Unë do të doja t’i orientoja të gjithë anëtarët e komisionit në ato pika që do të përbëjnë diskutim për ne. Konkretisht, Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut ka kërkuar që si subjekt i këtij ligji të njihet edhe organizata në fjalë. Për arsyen e vetme, sepse janë organizatë kombëtare e strukturat në degë në të gjithë Shqipërinë. Normalisht, pjesë e saj, edhe me njohjet që kemi nga terreni, janë pothuajse të gjithë pasardhësit e dëshmorëve. Po kështu, është kërkuar një mundësi që për të gjithë ata që u është njohur statusi mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, të mund të hiqet. Edhe kjo është një pikë e rëndësishme që ne ta diskutojmë sepse, për hir të së vërtetës, gjatë gjithë këtyre viteve, kanë ndodhur edhe çudi të këtij lloji që bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve na kanë dalë që kanë qenë pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe ky është një tjetër moment ku ne mund të reflektojmë”, u shpreh Felaj.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, duke diskutuar mbi projektligjin, theksoi se nisma e ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes vlerëson figurën e dëshmorëve të atdheut. Krahas kësaj, Felaj u shpreh se ligji i ri parashikon zgjerimin e rrethit të personave që do të përfitojnë këtë status, ku nuk do të jenë vetëm ata që kanë rënë gjatë luftimit kundër pushtuesve, por edhe persona të rënë gjatë shërbimit të interesit publik.

“Ka ardhur momenti që fjalët tona drejtuar atyre, me respekt, me nderim, të mund të materializohen konkretisht në një ligj, i cili njeh një status dinjitoz të të gjithë dëshmorëve të atdheut dhe që i lartëson këto vlera sepse e rëndësishme është që këto vlera të mos humbasin edhe për brezat që vijnë. Pra, asgjë nuk duhet harruar nga ajo që ka ndodhur shumë kohë më parë. Kështu që ligji, për hir të së vërtetës, reflekton shumë nga këto momente që fillojnë që nga vlerësimi i parë se kush do të njihet dëshmor i atdheut, dhe dëshmorë të atdheut nuk do të jenë vetëm ata që kanë luftuar dhe që kanë dhënë jetën për pavarësinë dhe për lirinë e këtij vendit, por edhe ata që për interesa të tjera kombëtare ose interesa më të lartë publikë janë vetësakrifikuar”, u shpreh Kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

Ajo shtoi më tej se ligji nuk ka fuqi prapavepruese, por do të ketë raste përjashtimore për personat që do t’u hiqet ky statusi. “Ligji nuk ka fuqi prapavepruese vërtet, por ka një moment shumë të rëndësishëm, që përjashton nga dhënia e Statusit Dëshmor të Atdheut të gjithë ata që janë dënuar për vepra të rënda, të themi për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunues me pushtuesit e vendit, për veprimtari terroriste, ashtu sikurse u shpreh edhe zëvendësministri Koçi në fjalën e tij”, u shpreh kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

PANORAMA

Dita e 9 – Meta ktheu ligjin e Buxhetit, studentët e përshëndesin me duartrokitje vendimin (fotot)

Ndryshe nga sa është vepruar këto ditë, këtë të enjte, protesta e studentëve pritet të zhvendoset para parlamentit.

Ora 14:43/ Studentët kanë marrë vesh lajmin që Meta ka thyer ligjin e buxhetit në Kuvend dhe e kanë pritur me duartrokitje këtë vendim.

Ora 13:49/ Pasi është mbyllur seanca plenare dhe të gjithë deputetet janë larguar, studentët kanë nisur një marshim për të shkuar drejt Kryeministrisë.

 

Ata janë shpërndarë në rrugë të ndryshme dhe janë bashkuar sërish në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të shkuar më pas të gjithë bashkë drejt Kryeministrisë.

 

Ora 13:36/ Studnetët kanë vijuar protestën e tyre të grumbullaur para Kuvendit, ku kërkojnë që të plotësohen 8 kërkesat e tyre.

Ata sot kanë lexuar dhe një letër që i kanë drejtuar zv. ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

Ora 11:10/ Studentët i janë përgjigjur Kryeminstrit Edi Rama negativisht kërkesës për dialog. “S’ka dialog, ose këto pika bëhen ose jo. Do vendosim të përshkallëzojmë protestën. Do flasim me studentët e tjerë dhe do vendosim ca do bëjmë”, është shprehur një student.

Procedimi i Tupes – Ministri e quajti lajm të pavërtetë, por ja komunikata me emrat që policia kishte çuar për hetim

Ministri i Brendshem, Sander Lleshi, teksa foli sot ne Kuvend, e quajti nje lajm te pavertete procedimin nga policia te 25 protestuesve, mes te cileve edhe profesor Edmond Tupes.

 

Jo vetem kaq, por teksa deklaroi se u ndje i befasuar nga sa lexoi ne media per kete lajm, kerkoi verifikimin nga ana e strukturave dhe theksoi se ka njoftuar marrjen e masave per punonjesit perkates, te cilet nuk bene ne kohe pergenjeshtrimin e tij.

Ne fakt, media duket se beri vetem detyren, pasi dha nje lajm jo vetem te vertete, por te bazuar ne komunikaten e brendshme te Policise se Shtetit, me emrat perkates te personave ndaj te cileve ishin referuar materialet ne Prokurori, mes te cileve edhe profesor Tupes.

Ne nje komunikate te dyte, zyrtare per median, Policia e Shtetit pranon se ka procedime, madje bazuar ne ligj, por pa publikuar emrat e te proceduarve.

Komunikata e brendshme e Policise 

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit :
• Edmond Tupe, i datëlindjes 09.03.1947, banues në Tiranë, profesor i gjuhëve të huaja Frenge, Organizator.
• Estela Adnan Nazarko, e datlindjes 15.12.1994, banuese në Tiranë, studente, Organizator.
• Xhuljano Syrja Bregasi, i datëlindjes 06.07.1991, banues në Tiranë, student, Organizator.
• Henri Ardian Fero, i datëlindjes 18.09.1995, banues në Tiranë, student, Organizator.
• Andrea Pashk Gjini, i datëlindjes 15.02.1998, banues në Tiranë student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”.
• Kristina Tonaj, e datëlindjes 10.10.1997, banuese në Shkodër, studente aktiviste i formacionit politik F.R.D. Organizator.
• Gentian Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1984, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I, Organizator. Proceduar ne date 25.05.2015 per Njoftim te rreme.
• Migen Bujar Qiraxhi, i datëlindjes 24.02.1987, banues në Tiranë, student Organizator.
• Agron Behra Pepaj, i datëlindjes 16.07.1998, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Nebih Hasan Bushaj, i datëlindjes 10.05.1994, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Mirela Besjan Ruko, e datëlindjes 02.10.1993, Aktiviste e lëvizjes për Universitetin. Proceduar më datë 18.11.2016, sepse më datë 17.11.2016, ora 16:45, tek Piramida, gjatë një aktiviteti, ka goditur në kokë, me bidon pije energjike, Ministren e Arsimit Lindita Nikolli. Nenet 237 dhe 274 të K.P.
• Robert Ali Aliaj, i datëlindjes 18.02.1960, banues në Tiranë, artist, këngëtar, Organizator.
• Malbor Hafiz Duka, i datëlindjes 22.09.1996, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Redi Fredi Muci, i datëlindjes 18.11.1985, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Klodian Preng Leka, i datëlindjes 05.07.1992, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.
• Erdi Fatmir Berxulli, i datëlindjes 10.06.1995, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.
• Nerid Bilal Shehu, i datëlindjes 07.05.1992, student pranë Fakultetit të Inxhinjerisw së Ndërtimit. Organizator
• Bislim Lakna, i datëlindjes 27.04.1993, nga Kosova, i cili është student pranë Fakultetit të Inxhinjeris se Ndërtimit. Organizator.
• Bledar Nazif Hysa, i datëlindjes 19.06.1990, banues në Tiranë, student Arkitekture, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator por dhe ka qelluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Organizator.
• Luan Esat Myrtaj, i datëlindjes 05.07.1970, banues në Tiranë, petagog Organizator.
• Adriatik Lapaj, banues në Tiranë, avokat, pjesëmarrës në protestën e studentëve.
• Altin Goxhaj, i datëlindjes 08.05.1970, banues në Tiranë aktivist i shoqërise civile i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Liri Hajri Kuci, e datëlindjes 14.06.1994, studente pranë Fakultetit të Inxhinjeris së Ndërtimit. E Proceduar me parë me datë 02.11.2015, për goditje për shkak të detyrës dhe goditje të punonjesit të policisë. Organizatore.
• Klajdi Murat Bello, i datëlindjes 16.12.1985, banues në Tiranë, student i cili ka qënë një nga organiztorët për ti drejtuar drejt Kryeministrisë. Organizator.
• Gaetano Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1994, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”, Organizator, sepse në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e insitucionit. Punohet per identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar. Nenet 150, 262, 274 dhe 293 të K.P. Nr

Kominikata e Policise se Shtetit, nisur dje ne mesdite per mediat 

Tiranë, 12.12.2018
Njoftim për media i Policisë së Shtetit

Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh, të cilat kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve.

Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.

Policia e Shtetit shpreh edhe një herë gatishmërinë e strukturave të saj për të shërbyer me përkushtim të plotë ndaj të drejtës së çdo qytetari për të protestuar si dhe ndaj mirëmbajtjes së rendit, sigurisë dhe normalitetit të jetës për të gjithë qytetarët e tjerë.

Ambasadori amerikan: Votimi për transformimin e FSK-së, “historik”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zhvillimin profesional dhe organizativ të FSK-së, që do të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar si karakterin multi-entik të shtetit, ashtu dhe dedikimin e popullit të Kosovës për paqe”, ka thënë ai.

Përveç tjerash, ambasadori amerikan ka thënë se seanca e së premtes në Kuvend duhet të jetë rast për reflektim dhe dedikim për paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe fqinjtë e saj.

Kosnett ka përmendur dhe faktin se tani është “koha për të gjithë liderët dhe palët e përfshira që të fokusojnë energjinë në dialog”.

​Të premten, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë në lexim të dytë projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Studentët:T’i bllokojmë rrugën Kuvendit derisa të votojnë ligjin (video)

Ndërkohë që vijon seanca plenare në Kuvend, studentët kanë ngritur tonet për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Nga jashtë godinës së Kuvendit, një nga të rinjtë e pranishëm në protestë ka kërkuar që t’i bllokojnë rrugën deputeteve.

“Unë kam marrë mesazhe kërcënuese nga fakulteti im dhe pedagogët e mi. Unë kam kushte për të paguar por dua të jem këtu. Rrënjët në Shqipëri janë shumë të kalbura. Nuk e di ku i kam shokët e mi sot, se kanë ikur nga Shqipëria, pse duhet të ikim edhe ne. Tani mbaron seanca, kush është t’i bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin tonë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që sot studentët me libra e Kushtetutë në duar, nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.

Kreyeministri Edi Rama nga ana tjetër është treguar i gatshëm t’i plotësojë 8 pikat studentëve, por me kushtin që të ulen në dialog.

Grupi Parlamentar i LSI i pranishëm në seancën plenare ka ngritur zërin për studentët, ndërsa tyre i është bashkuar edhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari.

Me argumentin se është institucioni që vendos për ligjet, studentët kanë marshuar drejt Kuvendit. Nga policia nuk është kërkuar që mos tubohet por është kërkuar që të mbajnë distancë pasi është krijuar një kordon i dytë policor.

Nuk dihet nëse do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve, pasi varet nga numri i studentëve që do marrin pjesë në protestë.

Protesta e studentëve, numri dy i NATO-s shtyn vizitën në Shqipëri

Situata e tensionuar në Tiranë dhe protestat e  studentëve kanë qenë shkaku i shtyjes së vizitës së Zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.

Burime të “Panorama  Online”, pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë të ditur se numri dy i NATO-s, kishte programuar sot vizitën zyrtare në Tiranës, ku do të takonte Krerët e Lartë të Shtetit.

Por mësohet se vetëm pak orë më parë, Zëvendëssekretarja  Përgjithshme e NATO-s ka njoftuar institucionet shqiptare se vizita do të anulohej për ditën e sotme.

Burimet konfirmuan se Rose Gottemoeller kishte në program të takonte, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, më pas Kryeministrin Edi Rama dhe në fund, Presidentin Ilir Meta.

Për koordinimin e kësaj vizite mësohet se është marrë vetëm Ambasadori i Shqipërisë në NATO, i cili ka mbajtur postin e kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Mësohet se Visho Ajazi Lika ndodhet në Tiranë dhe është marrë këto ditë më organizimin e kësaj vizite të nivelit të lartë të numrit dy të NATO-s në vendin tonë.

Burime nga ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s do të vijë në vendin tonë në orët e vona të mbrëmjes, për të zhvilluar ditën e premte takimet me krerët e lartë.

Njoftimi i NATO-s

Ndërkohe që NATO ka sqaruar me anë të një njoftimi zyrtarë se vizita e Zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller do të zhvillohet ditën e premte.

Sipas axhendës së publikuar nga NATO , thuhet se më datë 14 dhjetor në orën 9:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp  me Ministrin e Jashtëm, Bushati.

Ndërkohë që në orën 11:45 është programuar konferenca me ministren e Mbrojtjes, Xhaçka.

Rudina Hajdari sot në Kuvend: Studentët janë të lodhur nga çdo lloj politikani, të gjithë në këtë sallë jeni kryehajdutë

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, vetëm pak ditë pasi njoftoi se ishte gati të linte mandatin e t’i bashkohej studentëve, ka qenë sot në seancën e Kuvendit, duke mbajtur edhe një fjalë të fortë nga foltorja, por duke shpetuar edhe mandatin.

 

Ajo ka vlerësuar protestën e studentëve, por ka lëshuar akuza ndaj politikës dhe politikanëve për të cilën ka thënë se nuk e duan këtë vend, ndërkohë që studentët sipas saj, janë të lodhur me ta, me cdo lloj politikani.

Burime nga PD-ja, bëjnë me dije për “Panorama” se Hajdari në Kuvend ka shkuar në thyerje te vendimit të Grupit Parlamentar. “Një javë më parë lajmëroi heqjen e mandatit, sot shkoi ne Kuvend dhe rrjedhimisht shpëtoi mandatin”- thonë burimet.

Fjala e Rudina Hajdarit ne Kuvend

Sot kam ardhur vetëm për një arsye. Jo për t’ju drejtuar këtij Parlamenti, as për t’ju thënë që kam ardhur këtu të marr një llokmë të studentëve, që t’ju them që jam këtu për të marrë mbështetjen e studentëve. Unë i dua ata studentë, atyre bravo ju qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi.

Unë kam ardhur këtu për një arsye të vetme, për t’ju thënë ju që rrini nëpër kafe aty që asnjë nuk është në këtë seancë, dhe këtu kushdo që foli ishte një kryehajdut që asnjë nuk e do këtë vend dhe s’keni për ta dashur. Dhe nëse doni ju ndryshim në këtë vend, sillni Kodin Zgjedhor këtu.

Mos i mbani listat e mbyllura! Silleni këtu ta votojmë. Dhe atëherë do pastrojmë këtë Parlament. Do pastrojmë këtë kastë politike dhe do e ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët?

Ndryshoni auditorët, kapni ata pedagogët aty. Ky eshte ndryshimi. nëse doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni show politik sepse jemi të ngjeshur. Ky vend është i ngopur. Këta studentë që dalin aty jashtë, nuk dalin sepse vetëm thjesht duan ndryshime.

Ata janë të lodhur nga çdo politikan, jane te lodhur nga ju, nga këta, nga çdo lloj politikani. Kanë humbur besimin nga çdonjëri prej jush.

Sondazhi i ri i Gallup: 1.7 milionë shqiptarë duan ta braktisin vendin

Shqiptarët renditen të 4-t në botë për t’u larguar nga vendi i tyre. Kjo e dhënë është publikuar nga kompania e sondazheve Gallup, sipas së cilës Shqipëria renditet pas dy vendeve afrikane Sierra Leone dhe Liberia, si dhe shteti i shkatërruar i Haitit. Sipas të dhënave të fundit të kësaj kompanie të njohur të sondazheve, 1.7 milionë shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi.

 

Pra, plot 60 për qind e popullsisë do të braktiste përfundimisht Shqipërinë, nëse do të kishin mundësi. Sipas Gallup, kjo e bën Shqipërinë vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigracion. Më keq renditen vetëm dy republika afrikane, Sierra Leone dhe Liberia, si dhe shteti i shkatërruar i Haitit, tre vende ku niveli i varfërisë luhatet nga 54 deri në 70 për qind.

Sipas përllogaritjeve të shprehura në numër popullsie, nga 2.87 milionë banorë, që ka aktualisht Shqipëria, 1.7 milionë duan të largohen jashtë vendit për një jetesë më të mirë. Kjo është një shifër alarmante, duke pasur parasysh se është shumë më e lartë, madje edhe se e vendeve të përfshira në luftëra civile. Shqiptarët e pyetur janë shprehur se shkaku kryesor që duan të ikin përgjithnjë nga vendi është ekonomia, por edhe mungesa e shërbimeve publike.

Ky është një fenomen, i cili kërcënon të ardhmen e ekonomisë, duke shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare. Në misionin e fundit në Tiranë, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorët prioritarë si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar. Por shqiptarët duket se tashmë nuk po e projektojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Madje, së fundmi, po largohen edhe individë me rroga të larta, të cilët janë të pakënaqur me shumë faktorë në vend, përfshirë këtu shërbimet publike, pasiguria e rendit e mjaft faktorë të tjerë socialë, që ndikojnë në mirëqenien e tyre familjare. Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991-n, më shumë se 1.4 milionë shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale e vendit ka emigruar kryesisht në Italinë fqinje dhe Greqi dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, rreth 65 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-2016. Shumica e tyre u refuzuan pasi ky vend filloi të mirëpriste sirianët që iknin nga lufta. Së fundmi, Gjermania ka mirëpritur mjekët dhe infermierët, gati të gjithë të diplomuarit e rinj, ku po vërehet një eksod i bluzave të bardha.

FOTO – Studentët e kërkojnë në shesh, Rama mbaron fjalën dhe largohet nga Kuvendi

Kryeministri Edi Rama pasi ka mbaruar  fjalën e tij në Kuvend është larguar, edhe pse një nga daljet ka qenë e bllokuar.

Gazetari i Panorama nga Kuvendi, ka raportuar se Rama është larguar nga ana e pedonales, me makinën e tij.

Ndërkohë që Rama largohej, studentët bënin thirrje që nuk kërkojnë dialog dhe nuk pranojnë asnjë kusht tjetër.

Kuvend – Rama u përgjigjet studentëve: Treçereku i atyre pikave nuk ka lidhje fare me qeverinë

Kryeministri i vendit Edi Rama, u është përgjigjur sërish studentëve, duke thënë se është e gatshme ti plotësojnë të gjitha kërkesat. Rama tha se i fton dhe në sallën e Kuvendit studentët, të diskutojnë hapur me të.

 

DEKLARATA E RAMËS

Dua që ndërkohë që Kuvendi vazhdon sipas axhendës së parashikuar, të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të sinqertë për ti dhënë zgjidhje një situate krejt absurde, ku njëra parë ka shtruar disa kërkesa dhe tjera jo vetëm nuk i ka refuzua por është e gatshme ti zgjidhë një për një janë të ftuar në çdo moment edhe në këtë sallë nëse duan të diskutojnë hapur në sytë e të gjithë opinionit publik lidhur me të tete pikat por edhe më shumë, kjo sallë është në dispozicion dhe faktikisht opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë kartë kundër një sistemi brenda universitetit që i ka marrë ata peng dhe në të njëjtën koha na kanë dhënë një shuplakë, për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë e ti fokusojmë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit.

 

Jam i gatshëm dhe kudo që ata duan të diskutojnë me ta, jo për ti tororisur, as për të mbyllur protestën, unë dua që protesta të mbyllet se kjo protestë që afishon tetë pika i ka rrënjët shumë më thellë, te burimet e sëmundjes së universitetit dhe ajo sëmundje që autonomia e dhënë për herë të parë nga shumica socialiste i ka mbuluar dhe nuk ka lejuar kurimin e tyre.

Është shumë e thjeshtë për mua që ta trajtoj si çështje procedure dhe ofertë kërkese apo porosish në derën e një dyqani, po nuk bëhet fjalë për thasë me patate apo për arka me mollë, bëhet fjalë për një proces që nis nga këto pika, pikat jemi gati ti plotësojmë një për një, por ata që erdhën këtu si përfaqësues të opozitës së maskuar, të hedhur në ilegalitet, që nuk ka mundësinë ta mbështes se në momentin që e mbështet e njollos, mendoni ca opozite është

Një opozitë që futet te jelekët portokalli te Astiri dhe nuk ka kurajo ti thotë popullit që jam me studentët se e ha mbrapsht flakërimën.

Pyetja këtu është çfarë fshihet pas bllokimit të dialogut, kjo është e padëgjuar, çfarë fshihet pas propagandës që investohet nga ndërmarrja e doktoreshës dhe nga SHUQO këtu dhe profesor qorri që në asnjë mënyrë dialog, fshihet nga njëra anë qëllimi që këto të mos zgjidhen, që studentët të acarohen dhe të futen në qorsokakun ku i do kjo opozitë që kërcënon me destabilizim, djegie, që të martën pas pushimeve do iki qeveria ose do digjet Tirana, çfarë fshihet.

Kjo është e padëgjuar dhe kjo është arsyeje ja pse unë refuzoj që këto tetë pika ti plotësojmë sikur janë porosi për dyqan.

Se nëse e bëj jo përballë me studentët, menjëherë gjithë makineria e manipulimit, do të thitë që nuk janë këto, se pikat nuk janë çfarë, por edhe si, jo vetëm përgjysmimi dhe si do përgjysmohen, në të momente do nisë industria e manipulimit të vihen në lëvizje. 

 

Nuk është çështja a duam të bëhet pastrimi i universitet nga farsa e titujt mbi kopje, mashtrime, pyetja është te si, ne jemi përgatitur edhe për si, por duhet ta diskutojmë me studentët në sy të publikut që këtë thamë dhe jo nga ballkoni. ky është qëllimi dhe studentët duhet ta kuptojmë.

më falni po kur kam parë dje një video nga studentet e ekonomikut, që studentët donin të hapnin dialogun dhe atyre u fliste një fantazmë e Partisë së Punës, e pjesës më vulgare të PP, që doktoraturën e ka bërë me titull eficenca e kalit në ekonomi, personazh që skam asgjë personale, por e dija tanimë në botën tjetër, dhe aq u habita sa besova që më bënin sytë, një personazh që përfaqëson gjithçka që ne nuk e gëlltisnim më në vitin 90 kundër regjimit, fytyra e hipokrizisë, u flet me megafon studentëve dhe u thotë pse nuk duhet të dialogun me kryeministrin, o zot.

Kjo është çmenduri, me këtë nuk duhet te flisni se do ju bej magji, do ju çorodisë, do ju mbushe mendjen. Sudja thoshte sot te gjitha e ,mbani mend, se ca ju tha ne fund, ishte loja, Sudja tjetër doktoresha e shkencave thotë sot të gjitha, por loja vazhdon.

Kujt t’ja themi, Ylli Kadriut, apo qimit.net, me kë ta flasim, duhet ta flasim me studentët.  Unë nuk e parafytyroj dot një situatë që treçereku i atyre pikave nuk ka lidhje fare me qeverinë, janë çështje të brendshme të universitetit dhe fakti që sot i kërkohen qeverisë flet shumë, flet për të vërtetën që shpresa te universiteti vetë ka vdekur.

Shpresa se forumet mund ti zgjidhin këto probleme, ca problemesh janë, publikimi online i shpenzimeve të universitetit, ca detyrë e qeverisë është kjo? Si mund të them po unë, pa thënë si do bëhet, se këtë e bën çdo universitet, e kjo nuk ndodh nëse mjaftohemi me një po për të mbyllur protestën.

Nuk duan zgjidhje ata qe janë në opozitë, ata që janë para pasqyrave ne darke, ata qe janë brenda universitetit qe nëse e ndjejnë qe shkohet përtej 8 pikave vjen fundi i tyre.

“Protesta i dha shuplakë qeverisë, i dha grusht opozitës dhe e treta i dha një shpresë shoqërisë”, shtoi më tej Rama.

 

Pjesë nga deklarata

Adashi imë me mbiemër, Rama Luan tha që studentët kanë të drejtën të na nxjerrin të gjithëve jashtë, ndërkohë juve ju kanë nxjerrë jashtë, se u detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar, tani për të mos humbur kohë, dje janë formuar dhe organet e para të drejtësisë së re, KLP dhe KLGj, pasi u krijua dhe KED, ndërkohë që sa i takon propozimit të tyre nuk është çështje procedurale apo buxheti, propozimet e këtyre janë të refuzuara, sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha shuplakë qeverisë, i dha grusht opozitës dhe e treta i dha një shpresë shoqërisë.

Zgjidhja nuk vjen nga doktoresha Kryemadhi, Lulzim Ziu apo profesor Qorri, opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes se kërkon të nxjerrë gështenjta nga zjarri duke futur studentet në qorrsokak, qeveria e ka zgjidhjen dhe do ta japë me dialog, me dialog, pse na duhet dialogu, për shembull pika për vetingun e titujve ne kemi plan si duhet bërë duhet rëndë dakord për planin, brenda 6 muajve të ardhshëm Kryemadhi do të jetë e para që do të heqi bluzën e doktorit dhe do të mbetet me çizmen e LSI

FOTOT – Dita e 9- Studentët mblidhen para Kuvendit, mbahet seanca plenare

Ndryshe nga sa është vepruar këto ditë, këtë të enjte, protesta e studentëve u zhvendos para parlamentit.

Ora 10:00/ Ndërkohë që në Kuvend ka nisur seanca plenare, studenët janë mbledhur të gjithë para godinës dhe po protestojnë.

 

Ora 09:45/ Ka nisur marshimi i studentëve nga Politekniku drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku do mblidhen për të protestuar. Ata kanë kaluar para Kryeministrisë, por nuk kanë qëndruar aty.

 

FOTOT – Sërish protestë kombëtare, studentët e rretheve të gjithë në bojkot

Në ditën e 9 të protestës studentore  edhe universitetet në rreth kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në sheshet kryesore të qyteteve.

Ata kanë të qarta kërkesat e tyre, dhe shprehen se do ndalen vetëm kur të plotësohen 8 pikat që janë bërë publike nga studentët në Tiranë.

“S’na përçani dot”, si e kaluan natën studentët në temperatura nën zero para Kryeministrisë e zyrës së Nikollës

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Studentët nuk i kanë ndalur protestat e tyre, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të Kryeministrit Rama për të dialoguar.

 

Temperaturat nën zero dhe 7 ditë në protestë nuk i kanë penguar studentët e fakulteteve të Tiranës që të vijojnë rezistencën e tyre deri në plotësim të kërkesave nga qeveria.

Dhjetëra të rinj zgjodhën ta kalonin natën të ndarë përpara institucionit të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Solidariteti i disa prej qytetarëve të Tiranës ka bërë që në mesnatë pranë tyre të mbërrinin ushqim, çaj, batanije dhe disa dru zjarri për ngrohje.

Sipas informacioneve të “Panorama”, si pasojë e temperaturave të ulëta, dy prej studenteve që dëshironin të qëndronin përgjatë natës përpara Kryeministrisë, janë dërguar në spital për të marrë kujdes mjekësor për shkak se nuk janë ndierë mirë.

PROTESTAT

Mungesa e dakordësisë për vendin, në të cilin do të duhej të mbahej protesta e kësaj të mërkure, solli si rezultat zhvillimin e dy protestave të ndryshme. Grupimi i protestuesve përpara Kryeministrisë ka vijuar të qëndrojë aty, ndërkohë që në mbështetje të tyre, protestës iu bashkuan edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe gjimnazistë të Tiranës. Protestës përpara godinës së Kryeministrisë iu bashkua edhe profesori Edmond Tupja, i cili vetëm një orë më parë ishte njohur me procedimin nga Policia e Tiranës për zhvillimin e protestave të paligjshme. Në sheshin përpara Kryeministrisë ishte edhe aktori Julian Deda, i cili inkurajoi studentët të vijonin me protestën e tyre.

Edhe studentët që kaluan natën përpara godinës së Ministrisë së Arsimit u shtuan në numër pas orë 10:00, kur studentët e Tiranës dhe disa të ardhur nga rrethet iu bashkuan protestës së tyre. Ashtu siç edhe kishin bërë me dije, studentët përpara godinës së Ministrisë së Arsimit kishin marrë me vete fletë të bardha dhe libra për të lexuar. Në mesditë, ata shtuan edhe një pikë të 9-të në kërkesat e tyre, duke kërkuar heqjen e procedimeve penale për studentët dhe pedagogët nga Policia. Sipas tyre, fjalët pas shtatë ditë proteste ishin të tepërta dhe tani pritet vetëm reagimi i qeverisë. Protestat përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit kanë zgjatur deri në mesnatë, ndërkohë që sot studentët pritet të protestojnë së bashku.

PARLAMENTI

Thirrja që ka shoqëruar më shumë 8 ditët e protestës së studentëve ka qenë “Jo politikë”. Kushdo që ka marrë në dorë megafonin, ka bërë thirrje që protesta të mos politizohet. Sot, studentët kanë vendosur që gjithçka që kanë artikuluar këto ditë t’i thonë përpara institucionit, në të cilin ‘gatuhet’ politika, Parlamentin e Shqipërisë. Në orën 10:00, kur deputetët e maxhorancës do të vijnë për të zhvilluar seancë plenare, studentët do të jenë duke protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre. Të dyja grupet që kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë kanë dakordësuar që vendgrumbullimi i protestës së tyre në ditën e 9-të të saj të jetë përpara Parlamentit.

KLGJ dhe KLP – SHBA, BE, OSBE: Hap vendimtar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe prania e OSBE-së në Shqipëri përshëndetën mbrëmjen e së mërkurës ngritjen e dy institucioneve të para të sistemit të ri të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Në deklaratat që pasuan përmbylljen e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së, të mërkurën, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë folën për “një hap vendimtar në zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri” e cila sipas ambasadës amerikane “zëvendëson një sistem të prishur me një sistem me integritet, i cili përmbush dhe u shërben nevojave të qytetarëve shqiptarë”. Ambasada gjithashtu “përgëzon prokurorët dhe gjykatësit që morën pjesë në votim për kurajon e tyre dhe që zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë”.

Si SHBA-tw dhe vendet anëtare të BE-së, theksojnë se “Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm”. Për SHBA-të “këto institucione të drejtësisë janë të gjithë gurë të rëndësishëm në ndërtimin e shtëpisë së drejtësisë”, ndërsa vendet anëtare të BE-së nënvizojnë se këto dy institucione “do të mundësojnë konsolidimin e mëtejshëm të progresit të bërë me Reformën e Drejtësisë”.

Të dya palët theksojnë se “aktorët kombëtarë duhet tani të konsolidojnë këtë përparim të reformës në drejtësi, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, gjë që është vendimtare për funksionimin e gjyqësorit. Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është kritik për të sjellë për popullin shqiptar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Si SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së konfirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur më tej Shqipërinë “për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor, i cili sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët shqiptarë”. Të njejtën mbështetje premton dhe OSBE-ja, sipas së cilës Reforma në Drejtësi “do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u zgjodhën të martën, ndërkohë që përfaqësuesit e gjykatësve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjatë një procesi votimi të mërkurën. Ata janë Dritan Hallunaj, Marçela Shehu, dhe Brunilda Kadi, nga gjykatat e Shkallës së Parë; Brikena Ukperaj dhe Ilir Toska nga gjykatat e Apelit, dhe Medi Bici nga Gjykata e Lartë. Ngritja e KLGJ-së zhbllokon ngërѯin e krijuar me emërimet dhe transferimet në gjykata, si dhe i hap rrugën plotësimit të vendeve bosh në Gjykatën e Lartë e cila ka mbetur vetëm me 4 anëtarë, pasi një pjesë e mirë u rrëzuan gjatë procesit të riverësimit. Po ashtu KLGJ ndër detyrat e para do të ketë dhe ngritjen e Gjykatës speciale antikorrupsion e cila do të shqyrtojë rastet e hetuara nga Prokuroria speciale e njohur ndryshe dhe si SPAK-u.

Universiteti i Tiranës kundër Ramës: S’kemi kërkuar vendosje tarifash për provimet, të përgjysmohet pagesa për studentet

Senati Akademik i Universiteti i Tiranës, në një deklaratë për mediat ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me debatin për arsimin e lartë, dhe për protestën e studentëve.

 

Në këtë deklaratë bëhet më dije se Universiteti i Tiranës nuk ka bërë  asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e bartura.

Më tej thuhet se  mbështesin dhe kërkesën e studentëve  për uljen e tarifave të shkollimit, për studimet e larta.

NJOFTIMI I PLOTË

Deklaratë e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës!

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në mbledhjen e tij të datës.12.12.2018, në mbështetje të protestës të studentëve dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore, vendosi unanimisht që të shprehet me këtë deklaratë:

1. Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”).

2. Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe ngarkohet Bordi i Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në.

3. Në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të studentëve, merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe proceduriale për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik.

4. Në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

5. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së.

SENATI AKADEMIK
UNIVERSITETIT TË TIRANËS


Send this to a friend